Duhani,alkooli dhe droga !!!

16
Duhani,alkooli, droga dhe lojërat e fatit Punoi : Klarisa Karaboja Klasa : VIIA

Transcript of Duhani,alkooli dhe droga !!!

Page 1: Duhani,alkooli dhe droga !!!

Duhani,alkooli, droga dhe

lojërat e fatit

Punoi : Klarisa Karaboja Klasa : VIIA

Page 2: Duhani,alkooli dhe droga !!!

Duhani Duhani është bërë pjesëtar

pothuajse i përhershëm dhe i pranishëm, një shok i keq, i bezdisshëm por mbi të gjitha i rrezikshëm. Jo rrallë ndodh me ata që shkojnë në punë, ta fillojnë ditën me kafe, cigare dhe një teke apo dopio pijesh alkoolike. Njerëz, të punësuar apo jo, të vjetër ose të rinj mbushin lokalet ndërkohë që duhani është shoqëruesi i përhershëm, dhe në më të shumtën e rasteve edhe alkooli ku pija e preferuar është sipas fuqisë së xhepit, raki, konjak, kampari ose uiski. Dhe ç`është më e keqe deri dje këto dy vese ishin përgjithësisht pronë e meshkujve por që pas viteve ‘90, përdorimi i alkoolit dhe duhanit nga femrat filloi të rritej në mënyrë të frikshme, sa sot në Shqipëri ashtu si edhe në botë statistikat flasin për një barazim të përdorimit midis dy gjinive. 

Page 3: Duhani,alkooli dhe droga !!!

Duhani mbahet si një nga faktorët kryesorë në dëmet Arteriosklerotike të enëve të gjakut, që në vetvete shkakton sëmundje iskemike të zemrës, infarktin e zemrës, dëmtim të Sistemit Nervor Qendror si edhe të shumë organeve të tjera. Është vërtetuar se sëmundjet iskemike janë të pranishme 3.4 për mijë tek ato që nuk pinë duhan dhe 7.4 për mijë tek ato që pinë duhan. Tek ata që pinë 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumi i duhanit shton rrezikun për vdekje të papritur, kështu tek ata që pinë një paketë cigare në ditë rreziku për vdekje të papritur pesëfishohet. Monoksidi i duhanit, një nga përbërësit e tymit pakëson oksigjenin në gjak, ndërkohë që nikotina një nga përbërësit e duhanit shton punën e zemrës dhe të dyja shpejtojnë formimin e trombociteve që ngushton dhe bllokon anët e gjoksit.

Demet qe shkakton duhani

Page 4: Duhani,alkooli dhe droga !!!

Përveç duhanit një ves tjetër i dëmshëm është edhe alkooli. Edhe ky ves është shkaktar i një vargu të gjerë sëmundjesh duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pakthyeshme të Sistemit Nervor Qendror . Në mëlçi alkooli i konsumuar shkakton dëmtime të qelizave hepatike, dëmtim që progreson në kohë dhe që varet nga doza e konsumuar për ditë dhe nga veçoritë fiziologjike të individit. Kështu është vërtetuar se sasi e rrezikshme alkooli është ajo prej 20-40 gr alkooli etilik (alkooli që përmbajnë pijet dehëse), ndërsa përdorimi i 100-150 gr alkool në ditë, çon brenda një periudhe 10-vjeçare në cerozë. Alkooli dëmton pa përjashtim të gjitha organet e trupit, po ashtu si edhe duhani.

Alkooli

Page 5: Duhani,alkooli dhe droga !!!

Femrat dhe alkooli Është e vërtetuar shkencërisht se

për shkak të fiziologjisë së tyre femrat dëmtohen shumë më shpejt se meshkujt për të njëjtën sasi alkooli të konsumuar. Njerëz që pinë prej vitesh alkool, që nuk ndjejnë asgjë papritur një ditë gjenden para një fakti të hidhur, mëlçia e tyre ka marrë fund, është kthyer në një mëlçi cerotike, ose kanë shqetësime të lehta që nuk ja vënë veshin, por fort mirë ato bëjnë puthjen e parë me vdekjen. Edhe pankreasi pëson dëmtime nga alkooli. Përdorimi i zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimave për të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve. Është vërtetuar se konsumimi i 20-50 gr alkool etilik (rreth 100 ml raki) në ditë predispozon për dëmtime të sigurta të pankreasit.

Page 6: Duhani,alkooli dhe droga !!!

Sot bota aplikon lloj-lloj strategjish për të luftuar përdorimin e duhanit dhe alkoolit. Shpenzojnë sasi të mëdha parash për reklama kundër tyre, nxjerrin ligje për mospërdorimin e duhanit në vende publike, apo për mospërdorimin e alkoolit përpara moshës 21-vjeç, krijon të ashtuquajturat Ditë Botërore kundra duhanit siç ishte ajo e 31 majit, apo organizimi i kurseve kundër alkoolit etj. Por, ç’ndodh në të vërtetë? Sa më shumë shpenzohen para nëpër reklama kundra duhanit, aq më shumë rritet përdorimi i tij. Jo të pakta janë rastet kur 21-vjeçarët përfundojnë pas hekurave për përdorimin e alkoolit dhe anëtarët e të ashtuquajturave grupe kundra alkoolit, të cilët s’janë gjë tjetër veçse alkoolistë kronikë, që i kthehen herë pas here zakonit të vjetër sepse nuk arrijnë të heqin dorë prej tij.

Strategjitë kundër alkoolit dhe duhanit

Page 7: Duhani,alkooli dhe droga !!!

- për shkak të nervozitetit- për shkak të relaksimit- për shkak të vetmisë- për shkak të dietës- për fitimin e vetëbesimit- për rritjen e kënaqësisë- për zbutjen e moskënaqësisë- për t’u bërë pjesë e shoqërisë- si një mjet për pagjumësi etj.

Disa nga arsyet që të shtyjnë drejt duhanit , alkoolit dhe drogës :

Page 8: Duhani,alkooli dhe droga !!!

Droga Në shoqerinë shqipëtare drogat dhe

problemet që shkaktojnë ato janë bërë më shumë evidente sidomos pas viteve 90. Me hapjen e shoqërisë, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ,një produkt i ri deri diku edhe i panjohur për shoqërinë tonë të asaj kohe siç ishte droga u fut në vendin tonë. Droga ishte një produkt pak i njohur si për specialistët që merreshin me problemet shëndetësore ashtu dhe për masën e gjëre të popullsisë, sidomos për të rinjtë që shtyheshin edhe nga kurioziteti. Deri në fillim të viteve 90 kishte shumë pak ose aspak përdorues të drogave “të forta”, siç mund t’i quajmë. Drogat më të përdorshme deri në atë kohë ishin duhani, alkoli si dhe disa preparate farmaceutike. Pozicioni gjeografik i vendit tonë mes lindjes dhe perëndimit në të ashtuquajturën “Rruga ballkanike” ka kushtëzuar, në një farë mënyre, politikën shtetërore për t’u fokusuar kryesisht në fushën e marrjes së masave kundër trafikut ilegal të drogave. Rruga ballkanike përdoret kryesisht për trafikimin e një prej drogave më të dëmshme për shëndetin e qytetarëve - heroinës

Page 9: Duhani,alkooli dhe droga !!!

DepresantetStimulantetHalucinogjenet

Si I klasifikojme drogat ?

Page 10: Duhani,alkooli dhe droga !!!

Jane droga qe ngadalsojne funksionin e trupit duke perfshire edhe mesazhet per dhe nga truri.Ne sasi te medha mund te shkatojne humbje te vetdijes,te vjella e deri ne vdekje.

Llojet kryesore te depresanteve jane:AlkooliMarijuanaBenzodiazepinaBarbitudetGBHOpiateInhilantet Depresantet qe perdoren me shume nga te rinjte

jane alkooli dhe marijuana.

Depresantet

Page 11: Duhani,alkooli dhe droga !!!

Drogat stimuluese shpejtojnë funksionet e organizmit. Si rrjedhim personi që merr stimulantin ndjehet më i gjallë, i vëmendshëm dhe i sigurt tek vetja. Ato rritin rrahjet e zemrës, temperaturën e trupit dhe tensionin e gjakut. Stimulantët pakësojnë oreksin, zmadhojnë pupilat e syrit, sjellin pagjumësi dhe e bejnë përdoruesin që të flasë pa pushim apo të jetë pak nervoz. Marrja e sasive të mëdha të stimulatëve shkakton ankth, panik, kriza, dhimbje koke, dhimbje në stomak, agresivitet dhe paranojë. Stimultantët e fortë mund të maskojnë disa nga efektet e depresantëve si për shëmbull alkooli.

Stimulantet

Page 12: Duhani,alkooli dhe droga !!!

Drogat haluçinogjene shndërrojnë mënyrën se si një person sheh ose imagjinon atë që e rrethon. Personat që marrin haluçinogjene mund të shohin apo dëgjojnë gjëra që nuk egzistojnë, ose mund të shohin gjëra të tjetërsuara.

Llojet kryesore të haluçnogjenëve janë: Datura(bimë) Katemina LCD(acid dietilmid ) Këpurdhat magjike Meskalina PCP Marjuana Ekstazi

Halucinogjene

Page 13: Duhani,alkooli dhe droga !!!

Terheqja nga drogaNëse një person që merr drogë

e ndërpret atë ose e pakëson sasinë që merr, atëherë tek ai ose ajo mund të shfaqen simptoma fizike sepse trupi e ka të vështirë të funksionojë pa drogë. Simptomat e tërheqjes janë të ndryshme, sipas llojit të drogës dhe personit përdorues, por në përgjithesi ato përfshijnë depresionin, irritime, ngërçe, të përziera, djersitje dhe pagjumësi.

MbidozaNdodh kur merret një sasi e tepruar droge dhe trupi nuk është në gjëndje që t’a konsumojë, duke krijuar nivele të paabsorbueshme toksike në trup. Overdoza mund të çojë individin deri në vdekje. Në rastet kur nuk shkaktohet vdekje mund të mbeten dëmtime të trurit apo të organeve të trupit.

Page 14: Duhani,alkooli dhe droga !!!

Vartësia ndaj lojërave të fatit (loto, bastet sportive, kazino) si dhe lojërat me zare dhe me letra në mënyrë legale apo ilegale, sjellin pasoja të rënda ne familje dhe shoqeri , psikologjike e fizike .Vartësia sjell gjithashtu tkurrje në vetvete e kjo sjell probleme të tjera me familjen dhe të afërmit, pasi lojtari bëhet gjithnjë e më i padukshëm, sepse kohën e kalon në bixhoz e nga kjo bëhet nervoz. Ai bëhet i padurueshëm, shqetësimet rriten, me te rritet edhe pagjumësia e kjo rrit masën e neurozave. Edhe gjatë lojës, në mes të lojtarëve, ai ndihet i vetmuar dhe shpesh të tjerët sikur komplotojnë kundër tij. Gënjeshtra dhe moskthimi i borxheve janë elementi kryesor që bëjnë njerëzit e rrethit të tij t’i largohen masivisht dhe kjo krijon një vetmi tejet të rëndë. Pasojat sociale jane tepër të rënda, që nga vetvrasjet dhe deri te problemet e fundit që kanë të bëjnë me divorcet, shkatërrimin e themelit bazë të një shoqërie.

Lojrat e fatit : Pasojat ne familje e shoqeri

Page 15: Duhani,alkooli dhe droga !!!

Sa i përket dëmeve në sferën profesionale, ato vijnë nga fakti se lojtari kalon kohë të gjatë duke luajtur dhe kështu humb aftësitë prodhuese: ai nuk është më i motivuar të punojë edhe nga shkaku se paga e tij është harxhuar akoma pa e marrë atë, gjithashtu është i rraskapitur psikologjiksht dhe fizikisht nga mundimi i tepërt gjatë lojës e kjo çon detyrimisht në shkatërrim të plotë. Kur flasim për shkatërrim të plotë, flasim për dergjen që e kaplon bixhozxhiun e vartur dhe vetitë apo vartësitë e tjera që shpesh e ndjekin, si duhani, alkooli e që së bashku krijojnë favore për sëmundje të ndryshme psikologjike dhe fizike.

Pasojat psikologjike dhe fizike

Page 16: Duhani,alkooli dhe droga !!!

THUAJI STOP DUHANIT,ALKOOLIT,DROGES DHE LOJERAVE TE FATIT