Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

38
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI I SHQIPËRISË PROJEKTLIGJ Nr_______, datë __/__/2014 1 PËR TURIZMIN Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i parimeve dhe i rregullave që veprojnë në fushën e turizmit, si dhe vendosja e zhvillimi i standarteve të shërbimeve turistike dhe të shërbimeve të tjera të lidhura me të. Neni 2 Objekti 1. Ky ligj rregullon marrëdhëniet ndërmjet institucioneve publike dhe subjekteve private, persona juridikë e fizikë, vendas apo të huaj, që ushtrojnë veprimtari turistike, përcakton të drejtat e detyrimet e subjekteve pjesëmarrëse në këto veprimtari, në përputhje me standartet e përcaktuara në këtë ligj, si dhe çështje të tjera që lidhen me fushën e turizmit. 2. Ky ligj rregullon marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe të ndërveprimit të organeve të qeverisjes qëndrore me organet e qeverisjes vendore në përcaktimin e politikave dhe zhvillimit të strategjive në fushën e turizimit, si dhe përcakton rregulla për koordinimin 1 Projektligji është në përputhje me Direktivën e këshillit të Evropës Nr. 692/2011, datë 7 shtator 2005 “Mbi mbledhjen e statistikave në sektorin e turizmit”, si dhe Direktivën 90/314/EEC “Mbi paketën e udhëtimeve, pushimeve dhe tureve”.

description

mare nga http://turizmi.gov.al/files/pages_files/drafti_paraprak_i_projektligjit_per_turizmin.pdf

Transcript of Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

Page 1: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI I SHQIPËRISË

PROJEKTLIGJ Nr_______, datë __/__/20141

PËR TURIZMIN

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1 Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i parimeve dhe i rregullave që veprojnë në fushën e turizmit, si dhe vendosja e zhvillimi i standarteve të shërbimeve turistike dhe të shërbimeve të tjera të lidhura me të.

Neni 2 Objekti

1. Ky ligj rregullon marrëdhëniet ndërmjet institucioneve publike dhe subjekteve private,

persona juridikë e fizikë, vendas apo të huaj, që ushtrojnë veprimtari turistike, përcakton të drejtat e detyrimet e subjekteve pjesëmarrëse në këto veprimtari, në përputhje me standartet e përcaktuara në këtë ligj, si dhe çështje të tjera që lidhen me fushën e turizmit.

2. Ky ligj rregullon marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe të ndërveprimit të organeve të qeverisjes qëndrore me organet e qeverisjes vendore në përcaktimin e politikave dhe zhvillimit të strategjive në fushën e turizimit, si dhe përcakton rregulla për koordinimin

1Projektligji është në përputhje me Direktivën e këshillit të Evropës Nr. 692/2011, datë 7 shtator 2005 “Mbi mbledhjen e statistikave në sektorin e turizmit”, si dhe Direktivën 90/314/EEC “Mbi paketën e udhëtimeve, pushimeve dhe tureve”.

Page 2: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

2

dhe bashkëveprimin e institucioneve përgjegjëse në fushën e turizmit, me qëllim zhvillimin e industrisë së turizmit sipas rregullave dhe standarteve të përcaktuara në këtë ligj dhe nga legjislacioni në fuqi.

Neni 3 Subjektet dhe fusha e zbatimit

1. Personat juridikë dhe fizikë, vendas dhe të huaj, e zhvillojnë veprimtarinë turistike brenda

territorit të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, si dhe me dispozitat e marrëveshjeve ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë.

2. Personat juridikë dhe fizikë, të cilët e kanë selinë apo qëndrën kryesore të veprimtarisë në Republikën e Shqipërisë dhe që zhvillojnë veprimtari turistike biznesi, në baza kontraktuale, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, veprojnë në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij për turizmin, për sa kohë që ato nuk bien në kundërshtim me ligjin e vendit ku zhvillohen.

Neni 4 Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Agjenci udhëtimi” është personi që, zakonisht ose rregullisht, merr përsipër t'u sigurojë personave të tjerë, kundrejt një çmimi, një ose disa shërbime të veçanta, sipas përcaktimeve të bëra në nenin XX të këtij ligji dhe që mundësojnë një udhëtim turistik ose qëndrim të përkohshëm për qëllime turistike.

2. Agroturizëm” është vizita në një fermë ose njësi tjetër agrikulturore për qëllime turistike, edukative ose pjesëmarrje aktive në atë lloj veprimtarie. Agroturizmi mbështet zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm të zonave rurale nëpërmjet mbrojtjes së ambientit, ruajtjes së traditave, promovimit të produkteve tipike të zonës etj.

3. “Akomodim turistësh” është ai shërbim që u ofrohet në mënyrë tregtare ose biznesi vizitorëve për fjetje, i përshtatshëm për t'u regjistruar, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

4. “Burime turistike” janë burimet mjedisorë, natyrorë dhe antropologë, që janë bërë të njohura dhe janë regjistruar si burime turistike për cilësinë dhe veçoritë e tyre e që janë kapitalizuar përmes turizmit.

5. “Ekoturizmi” është një formë turizmi që përfshin të udhëtuarit në vende të virgjëra, zona natyrore relativisht të paprekura, me një ndikim të ulët në mjedisin që vizitohet.

6. “Vend turistik” është një vend i banuar me një përqendrim të lartë të burimeve turistike dhe sipërmarrjeve turistike, i cili ka kapacitet për të tërhequr vizitorë, vendas dhe të huaj, me një infrastrukturë të harmonizuar dhe mjedise që plotësojnë kërkesat e tyre.

Page 3: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

3

7. “Guidë turistike” është çdo person mbi 21 vjeç , i cili udhëheq vizitorët në gjuhën shqip apo një gjuhë të huaj të zgjedhur prej tyre për t’ju interpretuar trashëgiminë kulturore dhe natyrore të një zone.

8. Strukturë akomoduese është struktura në pronësi apo përdorim të personave fizik apo juridik, sipas përcaktimeve të bëra në nenin XX të këtij ligji, të cilat vënë në dispozicion te klientëve vendas dhe të huaj, individë ose të organizuar në grupe, shërbimet e fjetjes, ushqimit, pijes si dhe lehtësirat e duhura në objekte komode, kushte te mira pritje nga një staf i kualifikuar, për një kohë qëndrimi të papërcaktuar.

9. “Pronar i strukturës akomoduese” është personi i cili ka titullin e pronësisë mbi strukturën akomoduese për qëllime turistike, ose është përdorues i autorizuar i kësaj të fundit, si dhe personi me cilësinë e qiramarrësit, i regjistruar si i tillë sipas legjislacionit në fuqi.

10. “Operator turistik” është një person sipas përcaktimeve të bëra në nenin___ të këtij ligji, i cili zakonisht ose rregullisht, kundrejt një çmimi, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose me ndërmjetës, organizon udhëtime ose paketa udhëtimesh për publikun

11. “Operator turistik i jashtëm” është një operator turistik, që ofron shërbimet e përshkruara në përkufizimin “operator turistik”, por me destinacion jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

12. “Kontratë” është marrëveshja që lidhet ndërmjet klientit/konsumatorit të paketës turistike dhe shitësit të paketës apo shërbimit turistik.

13. “Organ shtetëror” është çdo autoritet shtetëror, si njësi të qeverisjes së përgjithshme, ku përfshihen njësitë e qeverisjes qendrore, vendore.

14. “Ofrues transporti për turistët” është një person që u ofron transport vizitorëve me mjete motorike, lundruese, anije apo varka, avion, helikopter ose me kafshë.

19 “Pikë turistike” është një destinacion i krijuar për një kohë të gjatë, i hapur për publikun për zbavitje, argëtim, çlodhje, interes të veçantë, edukim, disa ose të gjitha nga këto, që tërheq vizitorë, ditorë ose turistë, apo një ngjarje që zhvillohet në një vend, i cili përdoret për një kohë të gjatë ose përkohësisht për këtë qëllim, duke shfrytëzuar natyrën argëtuese dhe çlodhëse.

20 “Shërbime turistike” janë shërbimet që u ofrohen turistëve nga sipërmarrjet tregtare turistike.

21 “Sipërmarrje tregtare turistike” është çdo person juridik i krijuar sipas ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”,i ndryshuar, me përjashtim të një autoriteti publik, i cili vepron në kuadër të veprimtarisë së tij të pavarur ekonomike a profesionale dhe që e ushtron veprimtarinë e tij në fushën e turizimit..

22 “Liçencë” është akti administrativ i përcaktuar sipas dispozitave të Ligjit Nr.10081, datë 23.02.2009 “Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

23 “Sigurim udhëtimi” është kontrata e nënshkruar në emër dhe për llogari të udhëtuesit dhe një shoqërie sigurimi, sipas të cilës shoqëria e sigurimit merr përsipër të paguajë kompensim në rastet e sigurimit që hasen nga udhëtari..

24 “Turizëm” janë veprimtaritë e personave që udhëtojnë dhe qëndrojnë në vende jashtë mjedisit të tyre të zakonshëm për jo më shumë se 1 vit radhazi për argëtim, punë dhe qëllime të tjera, që nuk lidhen me ushtrimin e ndonjë veprimtarie, që paguhet nga vendi i vizituar dhe, gjithashtu, i referohet sektorit të ekonomisë kombëtare me funksione

Page 4: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

4

komplekse, që lidh një numër mallrash dhe shërbimesh, të cilat u ofrohen për konsum këtyre njerëzve.

25 “Turizëm i qëndrueshëm” është veprimtaria turistike që përmbush nevojat e turistëve ekzistues dhe të rajoneve pritëse, ndërsa mbron dhe rrit mundësitë për të ardhmen; veprimtaria që çon në administrimin e të gjitha burimeve, në mënyrë që nevojat ekonomike, shoqërore dhe estetike të përmbushen, duke ruajtur, në të njëjtën kohë, edhe integritetin kulturor, procesin thelbësor ekologjik, diversitetin biologjik dhe sistemet e përkrahjes jetësore.

26 “Turist” është një vizitor, i cili qëndron të paktën në një ndalesë për një natë në një hotel ose në akomodime të tjera turistësh dhe/ose një konsumator i shërbimeve turistike.

27 “Turizëm vendas” janë veprimtaritë turistike të ndërmarra nga shtetas shqiptarë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

28 “Turizëm i brendshëm”janë veprimtaritë turistike të ndërmarra nga shtetas joshqiptarë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe nga turizmi vendas.

29 “Turizëm i huaj” janë veprimtaritë turistike të ndërmarra nga shtetas joshqiptarë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

30 “Turizëm kombëtar” janë veprimtaritë turistike të ndërmarra nga shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

31 “Veprimtari turistike” është veprimtaria që zhvillohet në bazë të kërkesës dhe ofertës. 32 “Trashëgimia turistike” janë burimet turistike natyrore dhe antropologjike, baza

materiale dhe teknike, infrastruktura e përgjithshme, infrastruktura e turizmit dhe mallrat për konsumim nga turistët.

33 “Turizëm kulturor” janë veprimtaritë turistike, që kanë si qëllim kryesor vizitat në burimet turistike të një vendi, qyteti, fshati ose rajoni të caktuar.

34 “Udhëtar”, është personi i cili lëviz ndërmjet vendeve për arsye dhe kohëzgjatje të ndryshme.

35 “Vizitor” është çdo person që udhëton në një vend të ndryshëm nga rezidenca e vet e zakonshme për më pak se 12 muaj dhe që nuk ka si qëllim të ndërmarrë veprimtari që paguhen në vendin e vizituar.

36 “Zonë e zhvillimit të turizmit” është zona, e cila ka burime turistike të mjaftueshme për zhvillimin e turizmit sipas përcatimeve që behën në Planin Kombetar të Turizimit.

37 . “Ministri përgjegjës për turizmin” është autoriteti përgjegjës për drejtimin e veprimtarisë shtetërore të turizmit.

38 “Ministria përgjegjëse për turizmin” është personi juridik publik që mbështet, në aspektin teknik, veprimtarinë shtetërore të ministrit përgjegjës për turizmin.

39 “Plani Kombëtar i Turizimit”, quhet plani i hartuar në përputhje me ligjin e planifikimit të territorit dhe strategjinë kombëtare të zhvillimit të turizmit dhe që miratohet nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

40 “Zyrë e informacionit turistik” është zyra, qëllimi parësor i të cilës është t’u sigurojë turistëve informacion lidhur me udhëtimet, veprimtaritë dhe objektet turistike, aktivitetet kulturore dhe çështje të tjera për të lehtësuar vizitën, udhëtimin apo qëndrimin e tyre.

41 “Stacion plazhi” është veprimtaria turistike e ushtruar në struktura të ndodhura pranë bregut të detit, të liqeneve ose lumenjve, të pajisura për plazh me kabina, dhoma zhveshjeje, shërbime higjenike, dushe dhe sipas rastit ofron shërbimin e ushqimit dhe pijeve.

Page 5: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

5

42 “Regjistri Qendror i Turizmit” në vijim “RQT”, është regjistri publik i sipërmarrjeve turistike që mbahet sipas parashikimeve të këtij ligji dhe që ka qëllime statistikore.

KREU II PARIMET E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM TË TURIZMIT

Neni 5 Parimet kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit

1. Turizmi dhe veprimtaritë e tjera të lidhura me të mbështeten në parimin e zhvillimit të

qëndrueshëm, në përputhje me trashëgiminë kulturore kombëtare, traditat dhe zakonet e popullit shqiptar, si dhe në parimin e mbrojtjes e të përdorimit të njëjtë të burimeve turistike.

2. Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit sigurohet nëpërmjet: a) organizimit dhe zbatimit të planifikimit turistik në nivel vendornë përputhje me Planin

Kombëtar të Turizimit të hartuar sipas parimeve të përcaktuara në ligjin “Për planifikimin e territorit”, si pjesë përbërëse e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në nivel kombëtar;

b) përfshirjes së organeve të ndryshme publike, të sektorit privat, shoqatave profesionale, tregtare e të mbrojtjes së konsumatorit, të OJF-ve përkatëse, si dhe të popullsisë në procesin e planifikimit;

c) planifikimit dhe administrimit turistik, duke respektuar mbrojtjen e mjedisit dhe të burimeve natyrore;

ç) shpërndarjes së barabartë të avantazheve dhe të kostove ndërmjet promovuesve të turizmit, komunave, bashkive, qarqeve dhe popullsisë në vendet pritëse;

d) informimit, arsimimit, motivimit dhe përfshirjes së popullsisë vendase në procesin e krijimit të lehtësive të turizmit;

dh) vlerësimit paraprak të projekteve me përfitim të lehtësive, sipas programeve të financimit dhe të ndikimeve të mundshme të tyre pas zbatimit;

e) përfshirjes së popullsisë vendase në hartimin e programeve të përbashkëta për zhvillimin e turizmit.

3. Institucionet përgjegjëse për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit: a) sigurojnë dhe garantojnë në përputhje me Planin Kombëtar të Turizimit përdorimin e

qëndrueshëm të burimeve turistike, mbrojtjen e ruajtjen e mjedisit, masa mbrojtëse dhe monitorim, në përputhje me strategjitë kombëtare dhe lokale, si dhe programet vjetore të zhvillimit të turizmit.

b) promovojnë interesin publik në zonat e zhvillimit të turizmit; c) garantojnë sigurinë, mbrojtjen e të drejtave, të interesave dhe pronën e turistëve;

Page 6: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

6

ç) mbrojnë, zhvillojnë dhe përdorin burimet turistike, për të maksimizuar potencialin e tyre ekonomik dhe administrimin në mënyrë uniformë për përmirësimin e tyre për zhvillim të qëndrueshëm.

KREU III

STRUKTURAT INSTITUCIONALE PËR TURIZMIN

Neni 6 Ministria përgjegjëse për turizmin

1. Ministria përgjegjëse për turizmin ka këto detyra:

a) zbaton parimet bazë të zhvillimit të turizmit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe

me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, në këshillim dhe bashkëpunim me komunitetin e biznesit të turizmit;

b) paraqet për miratim në Këshillin e Ministrave strategjinë kombëtare të turizmit dhe planin e veprimit;

c) paraqet për miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit Planin Kombëtar të Turizimit; ç) mban Regjistrin Qëndror të Turizimit, si dhe Regjistrin e Burimeve Turistike; d) nxit sigurimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e punësimit në sektorin e turizmit;

e) mbështet, mbron, zhvillon dhe promovon burimet turistike, kulturën dhe trashëgiminë materiale e jomateriale të popullit shqiptar, në përputhje me linjën e veprimit dhe në bashkëpunim me institucionet qendrore, vendore, sektorin privat të turizmit dhe shoqërinë civile;

ë) kujdeset për edukimin në lidhje me zhvillimin e kurseve të trajnimit që ofrohen nga institucionet arsimore dhe institucione të tjera për sektorin e turizmit në bashkëpunim me ministritë përkatëse, me organet publike dhe me sektorin privat;

f) kryen procesin e studimit të tregut dhe të statistikave turistike;

g) koordinon zbatimin e dispozitave ligjore, duke përfshirë konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare të lidhura për sektorin e turizmit dhe/ose kompetenca të tjera të ministrit dhe vepron për të parandaluar apo mënjanuar shkeljet; gj) përfaqëson interesat e Qeverisë në organizata të ndryshme ndërkombëtare në pajtim me

traktate dhe marrëveshje të tjera të nënshkruara nga Qeveria, dhe krijon bashkëpunim me këto organizata dhe me shtete të tjera;

h) krijon një sistem liçencimi, çertifikimi, klasifikimi, kategorizimi në përputhje me dispozitat e këtij ligji;

i) aprovon, rregullon e bashkërendon të gjitha programet e asistencës që ofrohen nga organizata ndërkombëtare në lidhje me turizmin, ose ato pjesë të atyre programeve që kanë përbërës të turizmit;

j) propozon zona të rëndësisë kombëtare për zhvillimin e turizmit; k) nxit investime në sipërmarrje turistike;

l) bashkëpunon më autorite kompetente për të siguruar sigurinë dhe mbrojtjen e vizitorëve dhe rezidentëve shqiptarë konsumatorë të shërbimeve turistike;

Page 7: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

7

ll) promovon dhe ndjek zbatimin e Kodit Global të Etikës në Turizëm; m) harton në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit kalendarin e pjesëmarrjes në panaire kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare; n) harton politikat që kanë lidhje me promocionin dhe marketingun në fushën e turizmit; nj) miraton propozimet e Agjencisë Kombëtare të Turizmit për materialet me karakter promocional; o)

2. Çdo institucion publik qëndror dhe vendor në Shqipëri që angazhohet në programet e asistencës së siguruar nga organizatat ndërkombëtare, të cilat kanë një komponent turizmi duhet të informojë ministrinë përgjegjëse për turizmin.

Neni 7

Komiteti Këshillimor i Sektorit Privat të Turizmit

1. Komiteti Këshillimor i Sektorit Privat të Turizmit, në vazhdim KKSPT, krijohet si një organ këshillimor për këtë sektor, që funksionon në varësi të ministrit përgjegjës për turizmin. Veprimtaria e KKSPT-së zhvillohet në përputhje me rregulloren e miratuar me urdhër të ministrit përgjegjës për turizmin.

2. KKSPT-ja kryesohet nga ministri përgjegjës për turizmin dhe në përbërje të tij ka përfaqësues nga të gjitha shoqatat kombëtare profesionale të operatorëve e agjentëve të udhëtimit, hoteleve, njësive akomoduese, guidave turistike dhe sipërmarrjeve të tjera turistike që operojnë në fushën e turizmit, si dhe institucione/donatorë ndërkombëtarë.

3. KKSPT-ja ka këto detyra: a) trajton dhe shqyrton çështje që kanë lidhje me veprimtarinë turistike të sektorit privat

ose që mund të dalin gjatë ushtrimit të kësaj veprimtarie; b) siguron bashkëpunim ndërmjet sektorit privat dhe ministrisë përgjegjëse për turizmin

për çështje që mund të lindin gjatë zhvillimit të turizmit, zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Turizmit dhe planit të veprimit;

c) jep informacione për sektorin privat të turizmit dhe i sugjeron ministrisë përkatëse marrjen e masave për çështje që kanë të bëjnë me turizmin.

Neni 8 Agjencia Kombëtare e Turizmit

1. Agjencia Kombëtare e Turizmit, në vazhdim ”Agjencia”, krijohet si ent publik buxhetor,

qëllim të promovimit dhe përmirësimit të turizmit. Ajo ka statusin e personit juridik publik, në varësi të ministrit përgjegjës për turizmin. Agjencia e ka selinë në Tiranë dhe me zyra ne territorin e Republikës së Shqipërisë.

2. Agjencia-ja ka si objekt dhe qëllim:

Page 8: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

8

a) promovimin e turizmit shqiptar brenda dhe jashtë vendit për krijimin e një imazhi dhe përfshirjen e Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të turizmit;

b) realizimin e marketingut dhe promocionit në nivel kombetar; c) bashkërendimin dhe mbështetjen e veprimtarive rajonale të marketingut, përfaqësimi

në panaire dhe ekspozita turistike kombëtare dhe ndërkombëtare; d) monitorimin dhe përditësimin e faqes zyrtare të turizmit shqiptar; e) propozimin dhe realizimin e prodhimeve dhe materialeve me karakter promocional në

përputhje me tendencat e tregut turistik; f) promovimin dhe krijimin e identitetit të turizmit shqiptar nëpërmjet shfrytëzimit të të

gjitha potencialeve turistike të vendit; g) promovimin e rivitalizimit të punimeve artizanale tradicionale; h) propozimin e ndryshimeve për aktet ligjore e nënligjore që veprojnë në fushën e

turizmit duke argumentuar arsyet që lidhen me këto propozime; i) kontrollin e zbatimit dhe plotësimit të kritereve për marrëveshjet ekzistuese të qirasë

dhe për marrëveshjet e zhvillimit, të lidhura me subjektet; j) hartimin e programeve të asistencës financiare për projektet turistike, të cilat,

nëpërmjet ministrit përgjegjës për turizmin, ia paraqet komisionit të ndihmës shtetërore, në përputhje me ligjin nr. 9374, datë 21.4.2005 “Për ndihmën shtetërore”;

k) mbledhjen e të ardhurave që realizohen nga marrëveshjet e qirasë për sipërfaqet e dhëna në përdorim për zhvillimin e turizimit;

l) dhënien e informacionit për turistët, për hyrjen, shërbimet dhe lehtësitë e mundshme për vendet dhe pikat me interes për turistët;

m) regjistrimin dhe krijimine bazës së të dhënave për hyrjet e turistëve dhe mbajtjen e statistikave për numrin e vizitorëve dhe vendet e pikat turistike më të frekuentuara;

n) mbledhjen dhe hartimin, në bashkëpunim me nëpunësit e turizmit të njësive të qeverisjes vendore, të raporteve periodike statistikore, të cilat ia paraqet ministrit;

o) regjistrimin e çdo kërkese dhe ankese që paraqitet nga turistët, përfaqësues të tyre dhenga shoqatat konsumatore dhe ia përcjell ato inspektoratit që mbulon fushën e turizmit;

p) të marrë pjesë gjatë shqyrtimit të ankesave të shtetasve, vendas apo të huaj, ndaj hotelierëve, pronarëve të restoranteve, guidave turistike, agjentëve të udhëtimit, organizatorëve turistikë dhe sipërmarrjeve të tjera turistike për shërbimet e ofruara.

Neni 9 Organet drejtuese të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

1. Organet drejtuese të Agjencisë Kombëtare të Turizimit janë:

a) Bordi Drejtues; b) Drejtori i Përgjithshëm.

Page 9: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

9

Neni 10

Bordi Drejtues i Agjencisë Kombëtare të Turizmit

1. Bordi Drejtues i Agjencisë Kombëtare të Turizmit është organi më i lartë drejtues i Agjencisë. Në përbërje të këtij Bordi janë:

a) ________________ b) ________________ c) ________________ d) ________________ e) ________________

2. Antarët e Bordit janë anëtarë të tij, për shkak të funksionit apo detyrës që ata ushtrojnë.

Mbarimi i funksionit apo i detyrës është njëkohësisht edhe mbarimi i anëtarsisë në këtë Bord.

Neni 11 Kompetencat e Bordit Drejtues të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

1. Bordi Drejtues i Agjencisë ushtron kompetencat e mëposhtme:

a) Përcakton poltikat e ushtrimit të veprimtarisë të Agjencië; b) Miraton mënyrën e përdorimit të fondeve financiare në dispozicion të Agjencisë dhe të

krijuara sipas burimeve të tjera të financimit; c) Miraton me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm, projektet të cilat mund të përfitojnë

asistencë financiare nga Agjencia; d) Emëron dhe shkarkon nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë; e) Ushtron vetë kontrolle mbi punën e kryer nga Agjencia; f) Kërkon nga drejtori i përgjithshëm raporte lidhur me veprimtarinë e Agjencisë;

Neni 12 Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Turizmit

1. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë është shtetas shqiptar dhe emërohet nga Bordi

Drejtues i Agjencisë. Kushtet që duhet të plotësojë një person për të qënë Drejtor i Përgjithshm i Agjencisë dhe Anëtar i Bordit Drejtues, përcaktohen nga ministri përgjegjës për turizmin.

2. Drejtori i përgjithshëm mund të lirohet nga detyra:

a) kur jep dorëheqjen; b) kur ka kryer një shkelje të rëndë në detyrë; c) kur bëhet i paaftë për të përmbushur detyrën e tij për arsye shëndetësore a për arsye të

tjera.

Page 10: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

10

3. Drejtori i Përgjithshëm drejton veprimtarinë e përditshme të Agjencisë dhe është personi

që ka të drejtën e përfaqësimit të saj në marrëdhëniet me të tretët. Ai ushtron të gjitha kompetencat për drejtimin e veprimtarisë së Agjencisë, me përjashtim të atyre kompetencave që i janë dhënë Bordit Drejtues të Agjencisë.

Neni 13

Struktura dhe organika e AKT-së

1. Statuti i Agjencisë, organizimi, mënyra e funksionimit miratohen me Vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për turizmin.

2. Struktura dhe organika e Agjencisë përcaktohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit përgjegjës për turizmin. 3. Kriteret e përgjithshme të marrjes në punë të personelit të Agjencisë përcaktohen me vendim të Bordit Drejtues. Marrëdhëninet e punës në Agjenci rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës.

Neni 14

Agjencia Kombëtare e Bregdetit

1. Agjencia Kombëtare e Bregdetit, në vazhdim AKB, krijohet si ent publik buxhetor, me statusin e personit juridik publik, në varësi të ministrit përgjegjës për turizmin. Mënyra e organizimit, funksionimit dhe kompetencat e AKB-së përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 15

Komisioni i çertifikimit

1. Komisioni i çertifikimit është një strukturë që kryen provimin e çertifikimit të guidës turistike.

2. Përbërjae këtij komisioni, miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për turizmin. 3. Rregullorja e funksionimit të këtij komisioni miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës

për turizmin. 4. Në asnjë rast anëtarët e komisionit nuk duhet të kenë konflikt interesash me individët që

kërkojnë të çertifikohen. Në të kundërt, veprohet në përputhje me ligjin nr. 9367, datë 7. 4. 2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave” dhe me aktet e tjera ligjore e nënligjore në fuqi.

Neni 16 Inspektorati që mbulon fushën e turizmit

1. Inspektimi i veprimtarive turistike ka si qëllim të sigurojë zbatimin e legjislacionit të

turizmit nga subjektet mbi të cilat vepron ky ligj në perputhje me procedurat e kryerjes së inspektimit.

Page 11: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

11

2. Inspektoriati Shtetëror i Turizmit është strukturë që funksionin sipas ligjit nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Struktura dhe organika miratohet nga Kryeministri.

3. Rregullat e organizimit, funksionimit të inspektoriatit shtetëror të turizmit, funksionet e inspektimit në kompetencë të tij si dhe numri i juridiksionit territorial përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

4. Inspektorati, në zbatim të këtij ligji, ka të drejtë: a) të mbikëqyrë zbatimin nga subjektet dhe sipërmarrësit turistikë të dispozitave të këtij ligji dhe të akteve nënligjore të dala në zbatim të tij; b) të evidentojë të metat dhe shkeljet e konstatuara nga subjektet e ndryshme të dispozitave të këtij ligji; c) të vendosë gjobat ndaj personave fiziko/juridikë, subjekte të këtij ligji, kur vëren kundërvajtje administrative; ç) të zbatojë detyrat dhe përgjegjësitë e ngarkuara nga ministri përgjegjës për turizmin; d) të bashkëpunojë me strukturat e rendit publik dhe të japë informacionin e nevojshëm, për rastet që janë në kompetencë të organeve të rendit, për të ndërhyrë sa herë që cënohen siguria dhe jeta e turistëve; dh) të ushtrojë çdo kompetencë të dhënë në diszpoitata e këtij ligji; e) për çdo ankesë ndaj hotelierëve, pronarëve të restoranteve, guidave turistike, agjentëve të udhëtimit, organizatorëve turistikë dhe sipërmarrjeve të tjera turistike për shërbimet e ofruara, të marrë drejtpërdrejt ose të përcjellë nga AKT-ja, të bëjë verifikimet përkatëse dhe, në bazë të fakteve, të veprojë si më poshtë:

i. të rrëzojë ankesën e turistit; ii. të urdhërojë subjektet e përmendura në shkronjën “b” të kësaj pike për të dëmshpërblyer,

plotësisht ose pjesërisht, klientin që është ankuar; iii. të urdhërojë pronarin e sipërmarrjes turistike për të kompensuar klientin; iv. të vendosë gjobën përkatëse për kundërvajtësin.

5. Rregullorja e shqyrtimit dhe e trajtimit të ankesave miratohet me urdhër të ministrit

përgjegjës për turizmin.

Neni 17 Njësitë e qeverisjes vendore dhe detyrat e tyre për turizmin

1. Njësitë e qeverisjes vendore, në zbatim të këtij ligji, kanë detyrë:

a) të krijojnë inventarin e burimeve kryesore turistike të njësisë së qeverisjes vendore dhe

inventarin e bizneseve turistike në nivel vendor; b) të përcjellin, në mënyrë periodike, dy herë në vit, inventarët e mësipërm pranë

ministrit përgjegjës për turizmin, për krijimin e bazës së të dhënave në nivel kombëtar; c) të japin asistencë teknike për krijimin dhe zhvillimin e bizneseve turistike, në përputhje

dhe në zbatim të këtij ligji; ç) të mbikëqyrin zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe të rregullave të tjera ligjore nga

subjektet private, që ushtrojnë veprimtari në fushën e turizmit dhe të propozojnë masat përkatëse për institucionet.

Page 12: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

12

d) krijojnë kushte të favorshme për veprimtaritë e biznesit të turizmit në nivel lokal duke garantuar që vendet e autorizuara të kenë mjedise të mjaftueshme për vizitorët, duke përfshirë ato për përgatitjen dhe konsumimin e ushqimit, vendet e përdorimit publik si dhe vendet për hedhjen e mbetjeve;

dh)kontribuojnë në zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit në nivel lokal; e)siguron informacion për ministrit përgjegjës për turizmin dhe instiucionet tjera në nivel

qëndror për çështjet e lidhura me turizmin që krijohen në bashkitë dhe komunat;

Neni 18 Komitetet e turizmit në nivel lokal

1. Me qëllim koordinimin e çështjeve të turizimit ndërmjet institucioneve të qeverisjes qëndrore dhe të njësive të qeverisjes vendore, pranë çdo Prefekture krijohen Komitetet Rajonale të Zhvillimit të Turizimit. Në përbërje të këtyre Komiteteve janë përfaqëues të bashkive apo komunave në jurdiksionin e prefekturës, si dhe në to merr pjesë dhe një përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për turizimin 2. Komitetet Rajonale të Turizimit kanë për detyrë të: a) sigurojnë një forum për të trajtuar çeshtjet që lidhen apo që lindin nga turizmi në bashki e komuna; b) sigurojnë një forum për bashkëpunim ndërmjet bashkive, komunave, ministrisë përgjegjëse për turizmin dhe institucionet e tjera të turizmit në nivel të qeverisjes qëndrore, për çeshtjet që lindin në fushën e zhvillimit të turizmit, në zbatimin e politikës kombëtare dhe për çeshtjet e tjera të lidhura me turizmin; c) siguron informacion për ministrin, Agjencinë Kombëtare të Turizmit për çeshtjet e lidhura me turizmin që krijohen në bashkitë dhe komunat; d) jep këshilla për çeshtjet që i kërkohen nga ministri përgjegjës për turzimin; 3. Komiteti mblidhet, të paktën, dy herë në vit dhe në çdo rast tjetër që kërkohet nga Prefekti.

KREU IV

PLANIFIKIMI I ZHVILLIMIT TË TURIZMIT

Neni 19 Klasifikimi i burimeve turistike

1. Burimet turistike në Republikën e Shqipërisë klasifikohen në:

a) burime natyrore turistike, ku përfshihen pejzazhet natyrore, zonat e mbrojtura, veçoritë gjeografike e biologjike, kushtet klimatike, detare, hidrografike dhe objektet e tjera fizike, natyrore apo gjeomonumentale, që janë tërheqëse për turistët;

b) burime njerëzore turistike, që ndahen në:

Page 13: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

13

i) burime materiale njerëzore turistike, ku përfshihen ndërtesat historike, reliket e ndërtimet e tjera, si dhe artifaktet;

ii) burime jomateriale njerëzore turistike, që nënkupton veprimtaritë e ndryshme kulturore.

2. Burimet turistike përfshijnë si ato që shfrytëzohen në mënyrë tregtare, edhe ato që nuk

përdoren në këtë mënyrë.

Neni 20

Regjistri kombëtar i burimeve turistike

1. Ministria përgjegjëse për turizmin harton dhe administron regjistrin kombëtar të burimeve turistike.

2. Ministria përgjegjëse për turizmin identifikon, inventarizon dhe promovon burimet turistike, nëpërmjet sigurimit të të dhënave të lidhura me to, që kanë organet publike të qeverisjes qendrore apo vendore, të caktuara për administrimin e burimeve turistike.

3. Përditëson çdo vit të dhënat në regjistrin kombëtar të burimeve turistike.

4. Pronarët ose organet administruese të burimeve turistike regjistrojnë burimet turistike në regjistrin kombëtar të burimeve turistike.

Neni 21 Përgjegjësia për administrimin e burimeve turistike

1. Personat juridikë dhe fizikë, organet publike qendrore dhe vendore apo personat privatë,

që zotërojnë ose administrojnë burime turistike, janë përgjegjës për administrimin e tyre, në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore të lidhura me të.

2. Organet e qeverisjes vendore janë përgjegjëse për bashkërendimin e punës së bashkive,

komunave dhe organeve publike, të angazhuara në zhvillimin e turizmit brenda territorit të tyre, për mbrojtjen, rritjen dhe përdorimin e burimeve turistike për maksimizimin e potencialit ekonomik të tyre, në përputhje me nenin XX të këtij ligji.

Neni 22 Mbështetja për zhvillimin e turizmit

1. Organet shtetërore, në bashkëpunim dhe në kujdesin e ministrit e të ministrisë përgjegjëse

për turizmin, ndihmojnë zhvillimin e turizmit: a) duke hartuar planet e zhvillimit të turizmit për çdo bashki dhe komunë, të cilat duhet të

jenë në përputhje me Planin Kombëtar të Turizmit;

Page 14: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

14

b) duke dhënë informacion turistik dhe duke organizuar veprimtari arsimuese dhe promovimi;

c) duke marrë masa për zhvillimin e infrastrukturës dhe krijimin e lehtësive në zonat e zhvillimit turistik, zonat turistike, vendet turistike dhe pikat turistike;

ç) duke mbështetur investimet në turizëm në zonat e thella malore dhe me popullsi të rrallë;

d) duke propozuar politika të lehtësive fiskale për bizneset turistike, për individët dhe subjektet juridike në zonat e zhvillimit turistik, vendet dhe pikat turistike, .

Neni 23

Përcaktimi i zonave me përparësi zhvillimin e turizmit

1. Përcaktimi i zonave me përparësi zhvillimin e turizmit përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave me prozim të ministrit përgjegjës për turizimin.

2. Zhvillimi i këtyre zonave, i vendeve dhe pikave turistike bëhet në bazë të Planit

Kombëtar të Turizimit, të regjistrit të burimeve turistike dhe planifikimit të zhvillimit ekonomiko-social të tyre.

Neni 24

Procedura për përcaktimin e zhvillimit të sipërmarrjeve turistike dhe lehtësitë e përfitimit të asistencës financiare

1. Kërkesa për zhvillimin e një sipërmarrje turistike si hotel, kompleks turistik dhe struktura

të tjera akomoduese, bëhen në përputhje me Planin Kombëtar të Turizmit dhe në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi për planifikimin e territorit.

2. Përfitimi i lehtësive dhe i asistencës financiare për një sipërmarrje turistike si hotel,

kompleks turistik dhe struktura të tjera akomoduese bëhet në përputhje me përcaktimet e procedurave të përmendura në nenin XX të këtij ligji.

Neni 25

Caktimi i zonave të rëndësisë kombëtare për turizmin

1. Ministri përgjegjës për turizmin i propozon organeve kompetente, në zbatim të ligjit “Për planifikimin e territorit” miratimin e zonave të rëndesisë kombëtare për turizmin, dhe çdo plan territorial i përgjithshëm i merr në konsideratë këto zona, si zona me përparësi zhvillimin e turizmitt në përputhje me Planin Kombëtar të Zhvillimit të Turizimit.

Neni 26

Plani i zonave të rëndësisë kombëtare për zhvillimin e turizmit

1. Ministria përgjegjëse për turizimin përgatit planin e zhvillimit dhe të veprimit për çdo zonë të rëndësisë kombëtare të zhvillimit të turizmit në bashkëpunim me ministritë, organet publike, organet e qeverisjes vendore, si dhe me gurpet e interesit dhe e paraqet për miratim sipas parashikimeve të Ligjit “Për planifikimin e territorit”.

Page 15: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

15

2. Planet e zhvillimit të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit përmbajnë:

a) Identifikimin, klasifikimin dhe vlerësimin e burimeve turistike të disponueshme në këto

zona në përputhje me nenin XX të këtij ligji;

b) analizimin e mjedisit ekzistues turistik dhe të potencialit të tij;

c) përcaktimin e zhvillimeve prioritare për zbatim;

ç) përcaktimin dhe përshkrimin e vendeve turistike brenda zonave prioritare të zhvillimit të turizmit dhe të nevojave të tyre të zhvillimit;

d) infrastrukturën e nevojshme, mjediset publike dhe shërbimet turistike që kërkohen për përmirësimin e potencialit të zonave prioritare të zhvillimit të turizmit;

dh) mjetet e zbatimit të politikës së përgjithshme të lidhur me sinjalistikën dhe me stendat e afishimeve turistike në bashkërendim me organet publike të lidhur me turizmin;

e) përcaktimin e mjeteve të mbrojtjes dhe të promovimit të burimeve turistike me vlerë trashëgimie kulturore, historike ose natyrore dhe specifikimin e formave dhe mekanizmave të nevojshme të bashkëpunimit dhe të bashkërendimit me autoritetet kompetente për të arritur këtë objektiv.

ë) përcaktimin e mjeteve të inkurajimit dhe promovimit të turizmit hyrës dhe të brendshëm dhe identifikimin e programeve të qarta të punës për të realizuar këtë;

f) përcaktimin e mjeteve të zhvillimit dhe të mbështetjes së produkteve të turizmit në të gjitha format e tyre;

g) përcaktimin e nevojave për financim me qëllim zbatimin e planeve dhe programeve të zhvillimit turistik.

gj) përcaktimin e burimeve të nevojshme njerëzore për zbatimin e planeve dhe programeve të zhvillimit;parashkimin për mbikqyrjen e zbatimit të Planit Kombëtar të Zhvillimit të Turizimit dhe ndjekjen e vlerësimit të përformancës në zonat prioritare të zhvillimit të turizmit.

Neni 27 Planifikimi i zhvillimit të turizmit

1. Planifikimi i zhvillimit të turizmit bëhet në bazë të:

a. regjistrit kombëtar të burimeve turistike; b. planeve, në nivel kombëtar, qarku, bashkie dhe komune, për zhvillimin e turizmit; c. orientimit ndaj zonave të zhvillimit turistik dhe aty ku zhvillimi turistik është në

gjendje të nxisë ristrukturimin social-ekonomik.

Page 16: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

16

2. Planet për zhvillimin e turizmit shqyrtohen dhe rishihen periodikisht, për të siguruar përputhshmëri me situatën e zhvillimit social-ekonomik në nivel kombëtar, qarku, bashkie dhe komune.

Neni 28

Përmbajtja e planeve të zhvillimit të turizmit

1. Planet e zhvillimit të turizmit përgatiten në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të ligjit “Për planifikimin e territorit”. Këto plane përmbajnë: a) parashikimet për zhvillimin e turizmit dhe përcaktimin e zonave të veçanta për këtë

qëllim; b) vlerësimin e kapitalit të investimit të investitorëve të ndryshëm, në përputhje me planet

në nivel kombëtar, bashkie dhe komune, të zhvillimit për një periudhë prej 5 vjetësh, 10 vjetësh ose më gjatë;

c) parashikimet e planit të punimeve në infrastrukturën e zonës, të vendeve dhe pikave turistike, në përputhje me potencialin turistik dhe planet e zhvillimit social-ekonomik kombëtar, rajonal dhe vendor;

ç) parashikimet e veprimtarive të promocionit dhe marketingut; d) parashikimet e veprimtarive arsimuese dhe të vazhdimësisë së zhvillimit profesional.

KREU V PROGRAMET E ASISTENCËS FINANCIARE

Neni 29 Programet e asistencës financiare për sipërmarrjet dhe projektet turistike

1. Ministria, nëpërmjet AKT-së, përgatit programe për sigurimin e asistencës financiare për

realizimin e projekteve.

2. Këto programe duhet të jenë në përputhje me objektivat e këtij ligji dhe të sigurojnë e të përmirësojnë sektorin e turizmit, të mbrojnë, të ruajnë dhe të promovojnë vendet turistike dhe vlerat e trashëgimisë kulturore, të mbështesin, të përkrahin ose të mundësojnë zhvillimin e veprimtarive kulturore, si dhe të mbështesin profesionalizmin në sektorin e turizmit.

3. Asistenca financiare për këto programe mund të jepet në formë granti, huaje ose

përjashtimi nga taksat apo si një kombinim i tyre.

4. Kushtet dhe kriteret për përfitimin e asistencës financiare përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe dispozitat ligjore e nënligjore në fuqi.

Page 17: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

17

Neni 30 Organizimi i kontrollit për mënyrën e përdorimit të granteve,

huave dhe përfitimeve të tjera financiare

1. Çdo person ose strukturë e autorizuar nga ministri përgjegjës për turizmin ka të drejtë, në çdo kohë, të inspektojë subjektin që zhvillon veprimtari turistike, i cili ka përfituar nga grantet, huatë ose taksat e përmendura në pikën 3 të nenit XX të këtij ligji, për të parë nëse janë përdorur në përputhje me kushtet e përcaktuara në pikën 4 të nenit XX të këtij ligji.

2. Nëse subjekti, që ka përfituar asistencë financiare, nuk ka zbatuar kushtet e përcaktuara për përdorimin e saj, ministri përgjegjës për turizmin ka kompetencë të vendosë, përveç gjobave të përcaktuara në nenin XX të këtij ligji, edhe ndërprerjen e asistencës financiare, në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij. Subjektit të cilit i është ndërprerë asistenca financiare me urdhër të ministrit përgjegjës për turizmin, është i detyruar të kthejë shumën e përfituar së bashku me interesat.

KREU VI HOTELET, NJËSITË AKOMODUESE DHE RESTORANTET TURISTIKE

Neni 31

Strukturat Akomoduese

1. Strukturë akomodimi është struktura në pronësi apo përdorim të personave fizik apo juridik, të cilët e vënë në dispozion të klientave vendas dhe të huaj, individë ose të organizuar në grupe, shërbimet e fjetjes, ushqimit, pijes si dhe lehtësirat e duhura në objekte komode, kushte të mira pritje nga një staf i kualifkikuar, për një kohë qëndrimi të papërcaktuar.

Strukturat akomoduese klasifikohen si më poshtë:

a. apartamente janë ambiente që ofrohet me qira për një periudhë të caktuar kohe, të mobiluar, pajisur me dhomë gjumi, tualet dhe kuzhinë. b. bujtina e cila është një banesë private që ofron shërbim të akomodimit për udhëtarët. c. fjetina e cila është një ndërtesë që ofron kushtet bazë të fjetjes dhe qëndrimit, përkundrejt një pagese shumë të ulët ku klientët paguajnë shtratin dhe ndajnë tualetin. ç. hoteli i cili është një ndërtesë me jo më pak se 6 dhoma, ku ofrohet shërbimi i akomodimit dhe shërbime të tjera nëpërmjet një stafi të kualifikuar, kundrejt një çmimi të përcaktuar dhe afishuar. d. kampingu i cili është një zonë publike ose private e rrethuar, e pajisur me facilitete të domosdoshme (tualet, energji elektrike etj) ku udhëtarët mund të akomodohen në tendat e kampit, apo të ngrenë tendat e tyre, ose të parkojnë mjetin motorik akomodues (kamper). e. kompleksi turistik, i cili është një kompleks ndërtesash që ofron për klientët akomodim, cilësi, shërbime ndihmëse, vetëshërbim nëpërmjet një stafi të kualifikuar dhe që përfshijnë një numër ndërtesash të cilët janë të grupuara së bashku si apartamente, vila, studio, apartamente të vegjël me dy kate.

Page 18: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

18

ë. shtëpia e pushimit, e cili ka të njëjtin kuptim si hoteli në lidhje me vendndodhjen, por në terma më specifikë, është ndërtesa ose një pjesë e ndërtesës me hyrje të veçantë, që menaxhohet dhe operohet nga një staf i kualifikuar dhe që ofron për klientët standartet bazë të akomodimit, shërbimeve ndihmëse dhe cilësisë. Dhoma mund të ndahet nga klientët. f. dhoma me qira janë ambiente ku turistëve u ofrohen dhoma fjetjeje si akomodim kundrejt pagesës, në jo më shumë se dy apartamente të mobiluara dhe jo më shumë se gjashtë dhoma, që ndodhen në të njëjtën godinë.

Neni 32 Kriteret e ndërtimit të strukturave akomoduese

1. Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit përgjegjës për turizmin miraton

rregulloren përkatëse të kritereve për projektimin dhe ndërtimin e strukturave akomoduese, të cilat duhet të parashikojnë për.

a) përshtatshmërinë dhe tipet e materialeve të ndërtimit; b) llogaritjen e sipërfaqes, lartësisë dhe thellësisë së ndërtimit; c) mbrojtjen kundër zjarrit të objektit; d) parandalimin e përmbytjeve dhe shpërndarje e ujërave nëntokësore e) hidroizolimin, dhe kushtet e cilësisë së ajrit në ndërtesë; f) kushtet e ndriçimit, reduktimit të zhurmave, dhe ruatjen e energjisë; g) magazinimin e karburanteve dhe të gazit të lëngshëm që përdoret në këto ndërtesa; h) menaxhimin e mbetjeve të ngurta; i) elementët e sigurisë që duhet të ofrojë ndërtesa;

2. Rregullorja e parashikuar në pikën 1 të këtij neni duhet të miratohen brenda __ muajve

nga data e miratimt të ktij ligji.

3. Strukturat akomoduese të cilat nuk i kanë ndërtimet e tyre në përputhje me kërkesat dhe kriteret e përcaktuara në këtë ligj. nuk do të lejohen të ushtrojnë veprimtari deri në plotësimin e tyre. Ushtrimi i veprimtarisë pa plotësuar kërkesat dhe kriteret e përcaktuara përbën kundravajtje administraive dhe dënohet me gjobë nga ana e inspektoriatit sipas nenin ____ të këtij ligji, si dhe me bllokimin e objektit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Neni 33

Ndalimi i shitjes së njësive të veçanta akomoduese 1. Personat fizikë a juridikë, që kanë marrë miratimin për zhvillimin e hoteleve,

komplekseve turistike dhe strukturave të tjera akomoduese në truall publik, nuk lejohen të shesin njësi të veçanta të tyre.

Neni 34

Kushtet e transferimit të objektit të veprimtarisë

1. Transferimi i titullit të pronësisë për strukturat akomoduese mbi objektin e veprimtarisë për zhvillimin dhe administrimin e hoteleve, komplekseve turistike dhe strukturave të

Page 19: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

19

tjera akomoduese, në truall publik, sipas dispozitave të Kodit Civil, subjekti përfitues nuk lejohet të ndryshojë destinacionin turistik apo të shesë njësi të veçanta të tyre.

2. Titullari përfitues duhet të plotësojë të njëjtat kritere si transferuesi paraardhës, dhe duhet

të marrë miratimin përkatës pranë Ministrit përgjegjës për turizmin.

3. Në rast se nuk zbatohen neni 33 dhe pikat 1 dhe 2 të këtij neni, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nuk bën regjistrimin e pasurisë.

Neni 35 Liçencimi i strukturave akomoduese

1. Sipërmarrjet tregtare turistike që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në strukturat akomoduese

para fillimit të ushtrimit të kësaj veprimtarie pajisen me liçencë për një afat kohor 4 vjeçar dhe sipas kritereve të përcaktuara në këtë ligj.

2. Për paisjen me liçencë person fizik a juridik duhet:

a) të ketë një ndërtim në përputhje me kriteret dhe rregulloret e parashikuar në nenin XX të këtij ligji.

b) të provojë se personeli i punësuar në të zotëron një diplomë të vlefshme apo çertifikatë profesionale

c) të ofrojnë sigurimi të përgjegjësisë për biznesin e vet me një mbulim gjatë ushtrimit të veprimtarisë për dëmtim trupor njerëzor apo vdekje, humbje apo dëmtim të pasurisë në çdo incident.

3. Nuk i nënshtrohen plotësimit të të gjitha kritereve të liçencimit sipas parashikimeve të këtij neni, strukturat akomoduese të tipit të_trashëgimisë kulturore.________________. 4.Sipërmarrjet tregtare, të regjistruara si person fizik a juridik, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e strukturave akomduese dhe që e kanë filluar veprimtarinë e tyre para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë të detyruara të aplikojnë për marrjen e liçencës brenda një periudhe kohe 1 vjeçare nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 36 Ndërprerja e ushtrimit të veprimtarisë së strukturës akomoduese

1. Strukturat akomduese të cilat janë pajisur me liçencë e humbasin atë dhe liçenca ju

revokohet nga ministria përgjegjëse për turizimin në rastet kur:

a) afati i vlefshmërisë së liçencës ka mbaruar dhe sipërmarrja tregtare turistike nuk është paraqitur për të bërë rinovimin e saj brenda 30 ditëve nga data e mbarimt të afatit të përcaktuar në nenin XX të këtij ligji;

Page 20: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

20

b) mbaron personi juridik, mbajtësi i liçencës; c) kur ka humbur kriteret mbi bazën e të cilave i është dhënë liçënca

2. Në rastet e humbjes apo revokimit të liçencës, në raset e parashikuara në paragrafin 1 të

këtij neni, ministria përgjegjëse për turzimin heq nga regjistri i saj liçencën e humbur apo të revokuar, si dhe i njofton Qëndrës Kombëtare të Liçencimit shkakun e humbjes dhe aktin e revokimit të liçencës, dhe i kërkon kësaj Qëndre fshirjen e subjektit nga regjistri i liçencave.

Neni 37 Inspektimi i strukturave akomoduese dhe sipërmarrjeve të tjera tregtare turistike

1. Ministria përgjegjëse për turizmin, nëpërmjet inpsektoriatit të turizmit, me njoftim me

shkrim, mund t'i kërkojë çdo personi që drejton një strukturëakomodimi për turistëapo sipërmarrje tjetër turistike:

a. lejimin e nëpunësit të autorizuar për inspektim të hyjë në mjediset ku zhvillohet biznesi;

b. informacion, në formë raportesh, sipas specifikimit në njoftimin me shkrim.

2. Ministria përgjegjëse për turizmin bashkëpunon me organe të tjera publike për të shmangur mbivendosje inspektimesh.

3. Neni 38

Detyrimi për ekspozimin e emrit të biznesit dhe detyrime të tjera

1. Çdo sipërmarrje tregtare turistike ka detyrimin të ekspozojë në vend të dukshëm për publikun emrin e biznesit, si dhe procedurën e ankimit, e cila duhet të jetë në shqip dhe në anglisht.

2. Çdo sipërmarrje turistike ka detyrimin të shënojë në të gjitha faturat, letërkëmbimet, dëftesat, raportet dhe broshurat që përdor emrin e biznesit/shoqërisë.

3. Çdo strukturë akomoduese, agjenci turistike, operatorë turistikë duhet të ekspozojë

dukshëm listat e çmimeve për produktin dhe shërbimin që ofron.

4. Çdo strukturë akomoduese mban përgjegjësi, për sa kohë që klienti qëndron atje, për sigurimin e jetës së tij, të standardeve të shërbimit që ai ofron dhe për çdo dëm të shkaktuar në shëndetin, sigurinë dhe pronën e klientit, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Neni 39 Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave statistikore

Page 21: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

21

1. Përpunimi i të dhënave statistikore duhet të përfshijë kapacitetin e strukturave akomoduese, numrin e turistëve e të ekskursionistëve, numrin e netëve të qëndrimit dhe informacion për kërkesën e tregut turistik.

2. Të dhënat statistikore duhet të jenë të vërteta, cilësore dhe të disponueshme për t'iu transmetuar subjekteve të interesuara brenda dhe jashtë vendit.

3. Hotelieri apo çdo pronar i strukturës akomoduese duhet të sigurojë nga çdo person, që

strehohet ose fle në hotel për të paktën një natë, emrin e plotë, adresën e banimit, kombësinë ose nënshtetësinë, numrin dhe vendin e lëshimit të pasaportës dhe përpara largimit nga hoteli edhe destinacionin e ardhshëm apo adresën, nëse dihet prej tij. Këto të dhëna i dorëzohen çdo muaj strukturës përgjegjëse të përcaktuar nga ky ligj.

4. Hotelieri apo çdo pronar i strukturës akomoduese duhet të jetë i hapur për inspektim nga nëpunësi i caktuar për të inspektuar.

5. Procedurat e mbledhjes, përpunimit, dhënies së të dhënave dhe standardizimi i tyre përcaktohen në rregulloren e miratuar me urdhër të ministrit përgjegjës për turizmin.

Neni 40 Standartizimi i Strukturave Akomduese

1. Sipërmarrjet tregtare turistike, të cilat e ushtrojnë veprimtarinë e tyre si struktura

akomoduese, kanë të drejta të kryejnë vullnetarisht kategorizimin për cilësinë e shërbimit të strukturave të tyre akomoduese, në përputhje me standartet shqiptare, të harmonizuara ose ato ndërkombëtare.

2. Standartet shqiptare përgatiten me konsensus nga ministria përgjegjëse për turizmin, dhe i paraqiten për miratim organit shtetëror i ngarkur nga ligji “Për standartizimin”, me qëlllim, përdorim e të përbashkët dhe të përsëritur, të rregullave, udhëzimeve ose karakteristikave për veprimtarinë e strukturaakomoduese, apo për rezultatet e tyre, në një shkallë optimale rregulli, në kontekstin e cilësisë së ofruar prej tyre.

3. Standardet europiane dhe ndërkombëtare njihen dhe lejohen për aplikim në Republikën e Shqipërisë sipas legjislaciont në fuqi për standardet.

Neni 41 Njohja e standarteve ndërkombëtare

1. Çdo sipërmarje tregtare turistike që zhvillon veprimtarinë e saj në fushën akomoduese

dhe që zotëron një çertifikatë standarti shërbimi dhe cilësie të njohur në vendet e bashkimit europian, i njihet e vlefshme edhe në territorin shqiptar.

Page 22: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

22

Neni 42 Publikimi i standardit

1. Sipërmarrjet tregtare turistike që e zhvillojnë veprimtarinë e tyre në fushën akomoduese,

të cilat kanë marrë një çertifikatë që provon marrjen e një standarti shqiptar, europian a ndërkombëtar, depozitojnë një kopje të tyre pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin, e cila i publikon ato në faqen e saj zyrtare.

2. Sipërmarrjet tregtare turistike që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në fushën akomoduese dhe që zotërojnë një çertifikatë të cilësisë dhe shërbimit kanë të drejtë që ta vendosin shenjën dalluese të saj bashkëngjitur emrit të sipërmarrjes tregtare turistike, ndërtesave të hoteleve për të cilën u është dhënë çertifikata dhe në çdo dokument tjetër që del në emër të tyre.

3. Personat fizikë a jurdikë të cilët nuk zotërojnë një çertifikatë standarti të cilësisë dhe shërbimit ndalohen të vendosin bashkë në emrat e tyre tregtare, në emërtimet e strukturave të tyre akomuduese, si dhe të publikojnë në dokumentat e tyre shenja apo simbole që i përkasin një standarti shqiptar, europian apo ndërkombëtar cilësie dhe shërbimi. Në rast se konstatohet një gjë e tillë, personi i cili ka vepruar në kundërshtim me parashikimet e këtij paragrafi dënohet me gjobë _______lekë, nga inspektoriati i turizmit, si dhe me asgjesimin e produkteve të reklamës vizive apo të shkruar, me shpenzimet e kundrvajtësit.

KREU VII

AGJENCITË E UDHËTIMIT DHE OPERATORËT TURISTIKË

Neni 43 Agjenca e udhëtimit

1. Agjencia e udhëtimit është personi që, zakonisht ose rregullisht, merr përsipër t'u sigurojë

personave të tjerë, kundrejt një çmimi, një ose disa shërbime të veçanta, që mundësojnë një udhëtim turistik ose qëndrim të përkohshëm.

2. Këto shërbime përfshijnë, por që nuk kufizohen në:

a) shitjen e paketave të udhëtimit në emër të operatorëve të udhëtimit vendas ose ndërkombëtarë;

b) përgatitjen e dokumenteve të udhëtimit, në përputhje me rregulloren në fuqi; c) përgatitjen për transportin dhe/ose akomodimin e udhëtarëve.

Neni 44 Liçensimi i agjencive të udhëtimit dhe operatorëve turistikë

Page 23: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

23

1. Sipërmarrjet tregtare turistike që ushtrojnë veprimtarinë e tyre si Agjenci Udhëtimi dhe/ose si Operator Turistik para fillimit të ushtrimit të kësaj veprimtarie pajisen me liçencë sipas kritereve të përcaktuara në këtë ligj.

2. Për paisjen me liçencë personi fizik a juridik duhet :

b. të ketë në pronësi ose në përdorim ambjente të përshtatshme, si dhe pajisjet e nevojshme për komunikim;

c. të ketë drejtuesi teknik (ligjor ose i punësuar me kontratë),ose administratori duhet të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për drejtimin, organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë turistike, të vërtetuara me dokumente, si vijon:

i. diplomën e arsimit të lartë; ii. dëshmi për përvojë pune ose kualifikim profesional në fushën e turizmit.

d. personeli operues duhet të jetë i specializuar në kryerjen e veprimtarive dhe shërbimeve turistike dhe duhet të zotërojë:

i. dëftesën/diplomën e arsimit të mesëm profesional ose të përgjithshëm; ii. kontratë punësimi sipas Kodit të Punës;

iii. leje qëndrimi dhe pune për punonjës me shtetësi të huaj. ç) të ketë besueshmëri financiare për ushtrimin e veprimtarisë së tyre

3. Përveç përmbushjes së kritereve sipas paragrafit 2 tëtij neni, aplikimi për marrjen e një

liçence duhet të shoqërohet edhe me: a) të dhënat për përfaqësuesin ligjor, adresën e saktë të selisë/filialeve, personin/at

dhe numrat zyrtarë të kontaktit, e-mail-in etj; b) regjistrimin në Qëndrën Kombëtare të Regjistrimeve me objekt veprimtarie si

agjenci turistike dhe/ose operator turistik;

4. Aplikimi për pajisjen me liçencë bëhet pranë Qëndres Kombëtare të Liçencimit dhe liçenca lëshohet nga kjo sipas procedurës së përcaktuar për Grupin II të liçencave, si dhe përveç parashikimve të ligjit Nr.10081, datë 23.02.2009 “Për Liçencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë”, kjo liçencëë do të regjstrohet edhe në Regjistrin Qëndror të Turizmit që mbahet nga struktura përgjegjëse pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin.

5. Liçenca që miraton kryerjen e veprimtarisë turistike si Agjenci Udhëtimi dhe Operator

Turistik duhet të përmbajë: a) emrin e sipërmarrjes turistike dhe selinë; b) emrin dhe mbiemrin, datën dhe vendin e lindjes të drejtuesit teknik ose administratorit; c) llojin e veprimtarisë turistike që do të ushtrohet dhe kodin e identifikimit;

6. Për çdo ndryshim të të dhënave të deklaruara sipërmarrja tregtare turistike e udhëtimit

duhet të njoftojë strukturën përgjegjëse pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin brenda shtatë ditëve nga dita e ndryshimit.

7. Afati i vlefshmërisë së liçencës është 3 (tre) vjet nga data e lëshimit me të drejtë rinovimi.

Page 24: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

24

Neni 45 Ndërprerja e ushtrimit të veprimtarisë së agjencisë së udhëtimit dhe operatorit turistik

1. Agjencia Turistike dhe/ose Operatorët Turistikë të cilët janë pajisur me liçencë e humbasin atë, dhe liçenca revokohet nga ministria përgjegjëse për turizimin në rastet kur:

a) afati i vlefshmërisë së liçencës ka mbaruar dhe sipërmarrja tregtare turistike nuk është paraqitur për të bërë rinovimin e saj brenda 30 ditëve nga data e mbarimt të afatit të përcaktuar në nenin 35/1 të këtij ligji;

b) ka humbur besueshmërinë financiare dhe reputacionin;

c) kërkohet nga vetë personi juridik, mbajtësi i liçencës;

ç) kur konstatohen shkelje në kryerjen e veprimtarisë turistike

2. Në rastet e humbjes apo revokimit të liçencës, në rastet e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni, ministria përgjegjëse për turzimin heq nga regjistri i saj liçencë e humbur apo të revokuar, si dhe i njofton Qëndrës Kombëtare të Liçencimit shkakun e humbjes dhe aktin e revokimit të liçencës, dhe i kërkon kësaj Qëndre fshirjen e subjektit nga regjistri i liçencave.

Neni 46

Liçensimi i agjencive të udhëtimit dhe operatorëve turistikë ekzistues

1. Agjencitë e Udhëtimit dhe Operatorët Turistikë, të cilët kanë filluar ushtrimin e vepritarisë së tyre para hyrjes në fuqi të këtij ligji, duhet të aplikojnë pranë Qëndrës Kombëtare të Liçecsimit për pajisjen me liçencë brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

2. Mos kryerja e aplikimit dhe mos marja e liçencës sjell për pasojë mbylljen e veprimtarisë

së tyre, dhe vazhdimi i veprimtarisë si agjenci udhëtimi dhe/ose operator turistik kosiderohet kundrvajtje administrative dhe dënohet me gjobë ________lekë dhe me sekuestrim të ambienteve dhe paisjve që ata kanë në pronësi të tyre.

Neni 47

Shoqëruesi i udhëtimit

1. Çdo agjenci udhëtimi, operator turistik që ka punësuar një shoqërues udhëtimi duhet të lidhë kontratë sipas ligjit nr. 7961, dt.12.07.1995 “Kodi i punës”, i ndryshuar.

2. Regjistrimi i shoqëruesit të udhëtimit bëhet në RQT. Shoqëruesi i udhëtimit duhet të përmbushë kushtet e mëposhtme: a) ka mbushur 18 vjeç; b) ka eksperiencë në këtë pozicion, e njohur kjo nga drejtuesi i Agjencisë së Udhëtimit, i

Operatorit Turistik; c) të zotërojë një kualifikim të vlefshëm për të qënë shoqërues udhëtimesh.

Page 25: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

25

(b) Operatori turistik i cili organizon paketë turistike për 15 ose më shumë udhëtarë, është i detyruar që për nevojat e udhëtimit të angazhojë të paktën një shoqërues udhëtimi.

Neni 48

Vazhdimësia e zhvillimit profesional

1. Ministria përgjegjëse për turizmin organizon kurse të vazhdueshme zhvillimi profesional dhe seminare për administratorët, menaxherët, ekspertët e udhëtimit, shoqëruesit e udhëtimit dhe punonjësit e tjerë të agjencive të udhëtimit dhe të operatorëve turistikë.

2. Ministria përgjegjëse për turizmin krijon një strukturë të formimit profesional, në

përputhje me ligjin nr.8872, datë 29.3.2002 “Për arsimin dhe formimin profesional”. Neni 49

Detyrat dhe përgjegjësitë agjencive të udhëtimit dhe të operatorëve turistikë

1. Drejtuesi i një agjencie udhëtimi ose operatori turistik, menaxherët dhe nëpunësit e tyre duhet të veprojnë në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të përmbushin detyrimet e mëposhtme:

a. të japin informacion të saktë dhe të paanshëm, për të mundësuar që klientët e tyre të ushtrojnë gjykim të bazuar në informacion në blerjen e shërbimeve, paketës turistike, si dhe të vënë në dispozicion broshurat e udhëtimit dhe literaturë tjetër, që ka lidhje me shërbimet që ofrohen për klientët e tyre;

b. reklamat, dokumentet apo botimet, me shkrim ose në formë tjetër, nuk duhet të kenë në përmbajtje të dhëna të rreme që mashtrojnë publikun. Ato duhet të përmbajnë çmimet dhe informacionin e përshtatshëm për klientët;

c. kur bëhen ndryshime gjatë përgatitjeve tëudhëtimit, duhet të vënë në dijeni menjëherë klientët, që ata të këshillohen për situatën dhe të vendosin si duhet të veprojnë;

ç) çdo çështje, që lidhet me përshkrimin e paketës turistike, çmimin e paketës dhe çdo kushtëzim tjetër, të dhënë në kontratën e lidhur me klientin, nuk duhet të përmbajë informacion të paqartë;

d. të sigurojnë për klientin, përpara mbylljes së kontratës, informacion të përgjithshëm për procedurat e marrjes së vizave, sipas rastit të aplikuar, formalitetet shëndetësore, kohën, vendin e ndalesave ndërmjetëse dhe lidhjet e transportit, si dhe të dhëna për emrin dhe numrin e telefonit të agjentit vendor;

dh) në rastin e udhëtimeve të minorenëve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të sigurojnë informacion dhe vendosjen e kontaktit me personat përgjegjës të tyre në vendin e banimit;

e. të mbajnë përgjegjësi për çdo dëmtim të interesave të klientëve, që vijnë si rezultat i dobësive të shërbimit dhe t'i kompensojnë ata sipas masës së dëmit të shkaktuar.

2. Operatorët turistikë, përveç detyrimeve të dhëna në pikën 1 të këtij neni, duhet:

Page 26: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

26

a) të japin, për çdo shërbim të blerë, një faturë, biletë ose vërtetim, që përmban një numër progresiv, si provë pagese, ndërsa kopje të këtyre dokumenteve duhet të mbahen për të paktën një vit nga data e lëshimit; b)të mbajnë një raport të ankesave në ndërtesën ku ofrohen shërbimet. 3. Agjentët e udhëtimit, përveç detyrimeve të dhëna në pikën 1 të këtij neni, duhet:

a) të vënë në dijeni klientët e tyre përpara se të bëhet ndonjë kontratë rezervimi për kushte të tjera të publikuara, që vlejnë për përgatitjet e paketës së tyre të udhëtimit;

b) të sigurohen se klientëve të tyre u janë shitur ture, akomodime dhe përgatitje për udhëtime, në përputhje me kërkesat e tyre individuale.

Neni 50 Garancitë e agjencisë së udhëtimeve dhe operatorëve turistikë

3. Agjencitë e Udhëtimeve dhe Operatorët Turistikë duhet të kenë një kontratë të vlefshme

sigurimi për mbulimin e përgjegjësive të tyre për dëmet e shkaktuara, si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve, përfshirë aftësinë paguese dhe falimentimin. Kontrata e Sigurimit lidhet me një shoqëri sigurimi në përputhje me dispozitat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, për sigurimet dhe risigurimet.

4. Kontrata e sigurimit duhet të mbulojë dëmet e parashikuara më sipër, si dhe ato të parashikuara me ligjin “Për mbrojtjen e konsumatorit” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.

Neni 51

Regjistrimi i udhëtimeve

1. Një operator turistik, që merr një automjet turizmi për ta shfrytëzuar për turizëm, plotëson një raport me shkrim ose dosje të kompjuterizuar të specifikuar, brenda 14 ditëve nga përfundimi i udhëtimit turistik, për çdo ditë të përdorimit të automjetit, sipas formularit të miratuar nga ministri përgjegjës për turizmin.

2. Operatori turistik duhet të mbajë raporte ose dosje të kërkuara për tre vjet, që nga data e kthimit nga udhëtimi, të specifikuara dhe siç kërkohet në këtë nen.

Neni 52 Mosmarrëveshjet me klientët

1. Në rast mosmarrëveshjeje me klientin, operatori turistik ose agjencia e udhëtimit duhet: a) të bëjë çdo përpjekje për të arritur në një zgjidhje me marrëveshje dhe të shpejtë me

klientët;

Page 27: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

27

b) të sigurojë që çdo korrespondencë të trajtohet brenda periudhave kohore të mëposhtme:

i) jo më vonë se 14 ditë nga data e marrjes së kërkesës/ankesës nga klienti; ii) jo më vonë se 28 ditë nga data e marrjes së njoftimit për një përgjigje të hollësishme

për t'ia dërguar klientit.

Neni 53 Paketat e veçanta turistike

1. Organizatat sindikale dhe arsimore, shoqëritë e pensionistëve, institucionet sociale, si dhe

shoqata e organizata të tjera, mund që vetëm për anëtarët e tyre të organizojnë paketa udhëtimi, pa qëllim përfitimi.

2. Prezantimi i paketës së udhëtimit për subjektet e përmendur në paragrafin e mësipërm nuk mund të shpallet dhe reklamohet publikisht, përveç se me mjetet e brendshme të informimit.

Neni 54

Kërkesat për Publikim të Shërbimeve

1. Sipërmarrjet tregtare turisitike të udhëtimit publikojnë, në mënyrë të lexueshme dhe të saktë çmimin e çdo pakete të përshkruar në të dhe informacion të përshtatshëm në lidhje me çështjet e mëposhtëme:

a) destinacionin dhe mjetet, karakteristikat dhe kategoritë e transportit të përdorur; b) tipin e strukturës së akomodimit, vendndodhjen e saj, kategorizimin; c) trajtimin që ofrohet për klientët brenda çmimit; ç) itinerarin; d) nëse kërkohet një numër minimal personash për realizimin e paketës së udhëtimit; dh)afatin për njoftimin e klientit në rastin e anullimit.

2. Nëse klientit i jepet një broshurë, ose nëse ajo është e publikuar nëpërmjet mejteve të komunikimit elektronik, para lidhjes së kontratës, operatorët turistik ose agjentët e udhëtimeve zbatojnë këtë informacion për shërbimet e udhëtimit ose masat e paketës së udhëtimit të blerë përbëjnë pjesë të kontratës së tij me konsumatorët.

Neni 55 Informacioni Kontraktor

1. Sipërmarrja turistike e udhëtimit me lidhjen e kontratës për paketën e udhëtimit, siguron

kilentin, se kontrata në varësi të paketës, duhet të përmbajë të paktën:

a) destinacionin/et dhe, nëse ka periudha ndalimi, periudhat përkatëse, me datat; b) vendndodhjen e tij, klasifikimin dhe kategorinë e strukturës së akomodimit; a) nëse kërkohet një numër minimal personash për të realizuar paketën, tregtare ç) afatin për informimin e klientit në rastin e anulimit për shkak të numrave të pamjaftueshëm; d) vaktet e ushqimit që përshihen në paketë; dh) itinerarin;

Page 28: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

28

e) vizitat, ekskursionet ose shërbimet e tjera të përfshihen në çmimin e përgjithshëm të paketës; ë) emrin, adresën dhe hollësi të tjera kontakti të agjentit të terrenit, shoqëruesit të udhëtimeve; f) çmimin e paketës dhe, nëse paketa lejon rishikimin e çmimit, një tregues për mundësinë e rishikimit dhe mënyrën që mund të llogaritet një rishikim i tillë; g) grafikun dhe mënyrën e kryerjes së pagesës; gj) kërkesat e veçanta që klienti i ka komunikuar sipërmarrjes turistiketë udhëtimit, gjatë kryerjes së rezervimeve dhe që janë pranuar.

2. Sipërmarrjet turistike të udhëtimit përveç detyrimeve të mësipërme zbatojnë edhe

detyrimet që rrjedhin nga Ligji “Për mbrojtjen e konsumatorit” dhe të akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.

Neni 56 Transferimi i rezervimeve

1. Klienti ka të drejtë të transferojë rezervimin e kryer për një paketë udhëtimesh tek

persona të tjerë, nëse ai është në pamundësi objektive për marrjen e shërbimit.Si shkaqe objektive që bëjnë të pamundur udhëtimin, por pa u kufizuar vetëm në to janë: sëmundjae klientit, vdekja e një personi të familjes, ose kërkesat punëdhënësit të klinetit. Transferimi i rezervimit nuk lejohet të kryhet për shkaqe të tjera.

2. Klienti njofton sipërmarrjet tregtare turistike të udhëtimitbrenda një afati kohor të arsyeshëm, para fillimit të udhëtimit duke paraqitur shkaqet që kanë sjellë transferimin e rezervimit.

3. Personi të cilit i është transferuar rezervimi, duhet të përmbushë çdo kusht që ka patur klienti për paketën e udhëtimeve.

4. Klienti dhe personi që i është transferuar rezervimi, janë përgjegjës secili dhe solidarë për çmimin e paketës dhe për shpenzimet shtesë që rrjedhin nga transferimi.

Neni 57

Rishikimi i çmimit

1. Çdo kusht në një kontratë pakete udhëtimesh që lejon rishikimet e çmimeve është i pavlefshëm, me përjashtim të rastit kur kushti për ndryshimin i tij përmbush kërkesat e mëposhtme:

a) të ketë të përcakuar qartë si duhet të llogaritet çmimi i rishikuar; b) rishikimi i çmimit të jetë i lidhur vetëm me ndryshimet në:

i. koston e transportit, duke përfshirë koston e karburantit; ii. detyrimet, tatimet ose tarifat që kërkohen për shërbimet si taksa e zbritjes, tarifat e

imbarkimit ose zbarkimit në porte dhe aeroporte; iii. kurset e këmbimit që zbatohen për një paketë të caktuar.

Page 29: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

29

2. Ndryshimi i çmimit duke e rritur atë, ndalohet të bëhet brenda një periudhe prej 30 ditësh para nisjes dhe çdo dispozitë e vendosur në kontratë në kundërshtim me sa më sipër është e pavlefshme dhe pa asnjë efekt.

3. Sipërmarrjet tregtare turistike të udhëtimit duhet të mbulojnë rritjen e çmimit deri në 2% pa ua kaluar këtë klientëve.

4. Nëse ndryshimi i çmimit sipas këtij neni përbëjnë një rritje të konsiderueshme, klienti ka të drejtë të anulojë paketën pa paguar ndonjë detyrim.

Neni 58

Ndryshimet në Kontratë

1. Në rastin kur sipërmarrjet tregtare turistike të udhëtimit ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme një prej termave thelbësore të kontratës, janë të detyruara të njoftojnë klientin menjëherë sapo të jetë e mundur. Rritja e konsiderueshme e çmimit përbën një kusht thelbësor të kontratës. Nëse bëhen ndryshime të konsiderueshme, klienti mund të anullojë ose të pranojë një dispozitë shtesë në kontratë që të përcaktojë ndryshimin dhe ndikimin mbi çmimin.

2. Klienti njofton sipërmarrjen tregtare turistike të udhëtimit sapo të jetë e mundur për vendimin e tij, dhe nëse ka një vonesë të paarsyeshme kjo e privon atë nga përfitimet e këtij neni.

Neni 59

Anullimi

Kur anulimi i kontratës për paketën e udhëtimit bëhet nga klienti sipas nenit XX dhe XX të këtij ligji, Sipërmarrja tregtare turistike e udhëtimit detyrohet të anullojë paketën para datës së nisjes: a) Klienti ka të drejtë, që nëse sipërmarrja tregtare turistike e udhëtimit nuk është në

gjendje të ofrojë atë, të marrë një paketë zëvendësuese, dhe nëse paketa është e një cilësie më të ulet nga ajo që është rezervuar fillimisht, duhet t’i paguhet diferenca e çmimit ose t’i kthehen të gjitha pagesat që ka bërë në bazë të kontratës;

b) Klienti ka të drejtë të kompensohet për mospërmbushjen e kontratës përveç kur paketa anulohet për shkak se numri minimal i kërkuar nuk është arritur ose paketa u anullua për shkak situatave të jashtëzakonshme (natyrore, politike).

Neni 60

Mosdhënia e shërbimeve

1. Sipërmarrjet turistike të udhëtimit marrin masa të përshtatshme alternative, pa kosto shtesë për klientin për të dhënë kompensim për diferencën ndërmjet shërbimeve të dhëna dhe atyre të kontraktuara, në ato raste kur pjesa e konsiderueshme e shërbimeve të kontraktuara nuk jepen, ose kur ata marrin dijeni që shërbimet nuk do të ofrohen,.

2. Nëse sipërmarrjet turistike të udhëtimit nuk janë në gjendje të marrin masa alternative, ose kur klienti ka shkaqe të arsyeshme për t’i refuzuar ato, ato duhet të kthejnë klinetin me shpenzimet e tyre në pikën e nisjes ose në një vend që bihet dakord nga klienti, me të njëjtin mjet transporti si ai i kontraktuar.

Page 30: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

30

KREU VIII TRANSPORTI TURISTIK DHE SIPËRMARRJET E TJERA TURISTIKE

Neni 61 Transporti Turistik

1. Transporti turistik si veprimtari ushtrohet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, që rregullojnë sektorin e transportit.

2. Ministri përgjegjës për turizimin se bashku me ministrin që mbulon transportin përcaktojnë me udhëzim kriteret që duhet të plotësojnë subjektet në fushën e transportit turistik.

Neni 62 Guida turistike

1. Guidë turistike është çdo person mbi 21 vjec, i cili udhëheq vizitorët në gjuhën shqip apo

një gjuhë të huaj të zgjedhur prej tyre për t’ju interpretuar trashëgiminë kulturore dhe natyrore të një zone. Personi që kryen shërbimin e guidës duhet të zotërojë një çertifikatë të lëshuar nga ministria përgjegjëse e turizmin sipas parashikimeve të këtij ligji.

2. Personi që kërkon të marrë një çertifikatë për guidë turistike duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

a) të ketë një diplomë të vlefshme të një shkolle profsionale apo një diplomë të një shkolle të lartë universitare;

b) të jetë mbi 21 vjeç; c) të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj; d) të ketë ndjekur trajnimin profesional sipas parashikimit të bërë në paragrafin 3 të këtij

neni; e) të jetë anëtar në një organizatë profesionale; f) të gëzojë besueshmëri nga një autoritet përkatës publik.

3. Çertifikata e guidës turistike lëshohet mbas dhënies së provimit që organizohet nga

ministria përgjegjëse për turizmin. Përbërja e komisionit të provimit, si dhe procedura e marrjes në provim e personave që kërkojnë të pajisen me çertifikatë guide përcaktohet me urdhër të ministrit përgjegjës për turizimin.

4. Provimi i çertifikimit për guidën turistike do të zhvillohet në përputhje me një program mësimor të paracaktuar.

5. Ministri përgjegjës për turizmin do të përcaktojë me urdhër programin mësimor të provimit të çertifikimit për guidën turistike. Ky program përgatitet mbasi është marrë edhe mendimi paraprak i institucionit përgjegjës të ngarkuar për çeshtjet e arsimit.

Page 31: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

31

6. Çertifikata që miraton kryerjen e shërbimit të guidës turistike do të regjistrohet në Regjistrin e Qëndror të Turizmit që mbahet nga struktura përgjegjëse pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin.

7. Çertifikata që miraton kryerjen e shërbimit të guidës turistike duhet të përmbajë: a) emrin dhe mbiemrin, datën dhe vendin e lindjes, adresën e guidës turistike; b) fushën në të cilën ai/ajo do të ushtrojë veprimtarinë si guidë turistike, c) kualifikimet profesionale dhe datën në të cilën ai/ajo kaloi provimin e çertifikimit si

guidë turistike; ç) gjuhën në të cilën ai/ajo do të ushtrojë veprimtarinë si guidë turistike,

Neni 63

Detyrat dhe përgjegjësitë e guidës turistike

1. Guidat turistike kanë këto detyra dhe përgjegjësi:

a)japin informacion të saktë dhe të paanshëm për t'u mundësuar klientëve të tyre një gjykim, bazuar në informacionin për blerjen e një udhëtimi ose të shërbimeve të tjera; b)vënë në dijeni klientët për ndonjë rrezik shëndetësor ose sigurie gjatë udhëtimit të propozuar; c) nuk duhet të jenë udhërrëfyes, nëse ngasin makinën, autobusin ose automjetet e tjera për turistët; ç) informacioni që japin për klientët e tyre gjatë drejtimit të një udhëtimi duhet të jetë i saktë dhe profesional; d) nuk lejohet t'i kërkojnë klientit përqindje ose përfitim, përveç sa është parashikuar në kontratën e shërbimit dhe për çmimin e ekspozuar dhe rënë dakord. dh) duhet të demonstrojnë etikë profesionale dhe qytetare në shërbimin ndaj klientëve; e)të përdorë gjatë ushtrimit të profesionit atë gjuhë të huaj për të cilën është i autorizuar nga ministria përgjegjëse për turizmin; ë)të respektojë kulturën dhe traditat e njerëzve të komunitetit lokal; f)të shmangë përdorimin e duhanit, pijeve alkolike ndërsa zhvillon detyrën si guidë turistike; g)të mos krijojë marrëdhënie të papërshtatshme me klientët; gj)të mos ia delegojë përgjegjësitë e guidës ndonjë personi tjetër, ose të marrë ndonjë komision, pagesë, dhuratë të çdo lloji, ndryshe nga ato të përshkruara në këtë rregullore;

d) Udhëtimi duhet të kryhet nga guida në përputhje me itenerarin e vendosur nga Operatori Turistik ose Agjencia e Udhëtimit;

e) Të shoqërojë turistin në udhëtimin e përcaktuar në program, përveç rasteve të kohës së lirë;

f) Të informojë ministrinë përgjegjëse për turizmin me shkrim 14 ditë përpara mbylljes së ushtrimit të veprimtarisë si guidë turistike.

g) Të ketë gjithmonë me vete dokumentin identifikues, modeli i të cilit është përcaktuar me urdhër të ministrit përgjegjës pë turizmin.

Neni 64

Guidat turistike të huaja 1. Personat fizikë a juridikë, të cilët nuk janë të regjistruar në Republiknë e Shqipërisë për

ushtrim veprimtarie në fushën e turizmit, por që sjellin grupe vizitorësh apo turistë të

Page 32: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

32

huaj, për qëllime turistike në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të kenë detyrimisht si shoqërues një person të çertifikuar si guidë turistike sipas parashikimeve të këtij ligji.

2. Personat fizikë të huaj të cilët veprojnë në kundërshtim me paragrafin 1 të këtij neni, ndalohet të vazhdojnë udhëtimin në territorin e Republikës së Shqipërisë pa paraqitur më parë një kontratë apo marrëveshje me një guidë turistike shqiptare, i cili duhet të jetë prezent që në momentin e hyrjes së grupit të vizitorëve apo turistëve të huaj në territorin shqiptar.

Neni 65

Dokumenti identifikues i një guide turistike

1. Një guidë turistike e çertifikuar do të pajiset me një dokument identifikues zyrtar që tregon se ka një çertifikatë për të vepruar si guidë turistike. Dokumenti identifikues përgatitet nga struktura përkatëse në ministri dhe i dorëzohet subjektit bashkë me çertifikatën.

2. Guida turistike duhet ta mbajë me vete dokumentin identifikues zyrtar në një vend të dukshëm të veshjes së vet, gjatë gjithë kohës që kryhen shërbimet e guidës turistike.

3. Nëse dokumenti identifikues e guidës turistike dëmtohet, shkatërrohet ose humbet, guida duhet të aplikojë tek Komisioni i Çertifikimit për një dokument të ri identifikues.

4. Nëse një dokument identifikues i dëmtuar zëvendësohet nga një i ri, guida turistike me marrjen e dokumentit të ri, duhet të kthejë të vjetrin.

5. Nëse çertifikata e guidës turistike pezullohet ose revokohet, atëherë duhet ta kthejë dokumentin identifikues brenda 14 ditëve.

Neni 66

Lehtësirat për Guidat Turistike

Operatorët turistikë dhe agjencitë e udhëtimit duhet të përfshijnë në kontratat me guidat turistike lehtësira si më poshtë: 1. Përjashtimin nga detyrimi i pagesës së taksës së hyrjes në çdo pikë turistike (muzeum, park

kombetar, etj.); 2. Transport falas në mjetet që përdoren për organizimin e udhëtimit; 3. Ushqim falas gjatë gjithë ditës së organizimit të udhëtimit, ose mbulim i shpenzimeve të

drekës kur ajo nuk është e përfshirë në turin ditor të paketës turistike; 4. Akomodim falas.

Neni 67

Numri maksimal i personave në udhëtim që shoqëron Guida Turistike 1. Numri i personave që shoqëron një guidë turistike gjatë udhëtimit nuk duhet të jetë më i

madh se 52 persona. Përbën përjashtim rasti kur guida pajiset me një leje të veçantë nga Komisioni i Çertifikimit të Guidave Turistike.

2. Kur udhëtimi kryhet me autobuz, anije ose mjet tjetër: i. Kërkohet prania e vetëm një guide për autobuz/anije ose mjet tjetër;

Page 33: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

33

ii. Një guidë s’mund të jetë përgjegjëse për më shumë se një autobuz, anije, ndonjë mjet tjetër ose për më shumë persona se kapaciteti i lejuar mbajtës i tyre.

Neni 68 Kohëzgjatja e udhëtimit

Një guidë turistike ofron shërbimin e vet në udhëtime me kohëzgjatje: 1. Gjysëm dite udhëtim por jo më shumë se katër orë; 2. Ditë e plotë udhëtim por jo më shumë se tetë orë (duke mos përfshirë kohën e drekës); 3. Udhëtim natën por jo më shumë se pesë orë.

Neni 69

Anullimi i udhëtimit Angazhimi i një guide turistike në një udhëtim, është subjekt i një kontrate me shkrim midis operatorëve turistikë, agjencisë së udhëtimit dhe guidës turistike. Për rrjedhojë, kjo kontratë midis të tjerave duhet të përmbajë:

1. Kur operatori turistik ose agjencia e udhëtimit anullon udhëtimin në më pak se njëzet e katër orë, duhet t’i paguajë guidës shumën e përcaktuar si tarifë për atë udhëtim;

2. Në rastet kur guida nuk ofron shërbimin e vet dhe nuk njofton operatorin turistik ose agjencinë e udhëtimit brenda njëzet e katër orëve, duhet ti paguajë atyre shumën e përcaktuar si tarifë për atë udhëtim.

Neni 70

Zonat e Kufizuara Një listë me zonat e kufizuara duhet të shpallet dhe vihet në shërbim të guidave turistike kohe pas kohe, të cilat u bëjnë të njohur turistëve zonat me kalim të kufizuar (zonë ushtarake, portet).

Neni 71 Guida turistike e nderit

1. Shkencëtareve të shquar dhe ekspertëve nga fusha të caktuara mund t’ju njihet cilësia e

guides turistike të nderit. 2. Guida turistike e nderit mund të kryejë punët e guides turistike vetëm përkohësisht. 3. Kushtet dhe mënyra e thirrjes së guidës turistike të nderit, aprovohen nga ministri

përgjegjës i turizmit.

Neni 72 Ndërprerja e ushtrimit të veprimtarisë së guidës turistike

1. Ushtrimi i veprimtarisë së guidës turistike e humbet vlefshmërinë:

a) Me kërkesë të guidës turistike; b) Me heqjen e çertifikatës.

2. Heqja e çertifikatë bëhet:

Page 34: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

34

a) Nëse informacioni i dorëzuar është bazuar në të dhëna të paverteta ose në dokumenta të falsifikuara;

b) Nëse guida turistike nuk ofron shërbime në përputhje me dispozitat e këtij ligji; 3. Ndërprerja e ushtrimit të veprimtarisë dhe heqja e çertifikatës bëhen me urdhër të

ministrit përgjegjës së turizmit.

Neni 73 Sipërmarrjet e tjera turistike

Sipërmarrjet e tjera tregtare turistike, dyqanet e suvenireve dhe të prodhimeve artizanale në vendet dhe pikat turistike, për funksionimin e tyre duhet të plotësojnë kritere të përcaktuara nga ministri përgjegjës për turizmin.

Neni 74

Stacionet e plazhit

1. Subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e stacionit të plazhit duhet të pajisenme leje për ushtrimin e veprimtarisë.

2. Rregullorja për kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit miratohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

3. Ministria përgjegjëse e turizimit, Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe Organet e Qeverisjes vendore përcaktojnë procedurën dhe mënyrën e dhënies së të dhënave që kanë këto organe për të gjitha subjektet e regjistruara për ushtrim veprimtarie tregtare si stacion plazhi.

4. Verifikimi dhe kontrolli i përmbushjes së kritereve të përcaktuara kryhet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe Inspektoriati Vendor.

KREU IX

EDUKIMI NË FUSHËN E TURIZIMIT

Neni 75 Objektivat e Edukimit Turistik

Ministria përgjegjëse e turizmit nxit edukimin turistik me objektivat e mëposhtme: a) nxitja e edukimit të gjithë shtresave të popullsisë mbi rëndësinë e turizmit, njohjen e

historisë, kulturës, bukurive natyrore, traditave fetare, artizanatin dhe vënia e tyre në shërbim të turizmit.

b) rritja e ndërgjegjësimit social për turizmin, krijimi i një ambienti të civilizuar, të shëndetshëm dhe të sigurt të turizmit dhe zhvillimi i traditës së mikpritjes.

Neni 76 Edukimi, Trajnimi dhe Puna Kërkimore

Page 35: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

35

1. Ministria përgjegjëse për turizmi nxit dhe fuqizon kapacitetet njerëzore të sektorit të turizmit,

përmes:

a) përfshirjes në fushata për nxitjen e ndërgjegjësimit në popullatën e gjerë mbi kontributin e sektorit të turizmit në ekonominë vendase dhe përfitimet e tjera pozitive dhe mundësitë që sektori ofron për punësimin dhe zhvillimin profesional;

b) përfshirjen e çështjeve të turizmit, si sektor i rëndësishëm ekonomik, në të gjitha ciklet e sistemit arsimor;

c) nxitjes dhe certifikimit të kurseve të trajnimit profesional në kolegje dhe universitete për sektorin e turizmit; ç) vendosjes së objektivave të trajnimit për Sipërmarrjet turistike ; d) dhënies së çmimeve kombëtare ose suksesit / ekselencës, për shërbimet në sektorin e

turizmit, sipërmarrjeve turistike apo individëve nga ndërmarrjet turistike dhe punonjës të veçantë;

dh) sigurimit të rregullave fleksibël që do t’i bëjnë të mundur punonjësve të sektorit të turizmit të përfitojnë eksperiencë ndërkombëtare; e) trajtimit të kërkesave dhe aprovimit të granteve në lidhje me trajnimin për sektorin e turizmit. 2. Ministria përgjegjëse për turizmin në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, ka

kompetencë të çertifikojë kurset e trajnimit profesional për sektorin e turizmit. 3. Ministria, vetë dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera qeveitare agjensitë, institucionet

arsimore dhe sektorin privat, do të përfshihet e do të nxisë kërkime në fushën e turizmit.

KREU X

Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Neni 77 Kuadri i bashkëpunimit ndërkombëtar në sektorin e turizmit

1. Qeveria nxit bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e turizmit me vendet e tjera dhe

organizatat ndërkombëtare mbi baza barazie me përfitim reciprok dhe në pajtim me legjislacionin vendas të drejtën e brendshme dhe ndërkombëtare dhe rregullat e përgjithshme.

2. Qeveria krijon kushte të favorshme për bashkëpunimin ndërkombëtar ndërmjet sektorit të turizmit dhe homologëve të tij jashtë shtetit si dhe ndërmjet organizatave dhe individëve nga Shqipëria dhe organizatat e huaja dhe individë.

3. Do të miratohen politika të favorshme në përputhje dhe në pajtim me ligjin që rregullon

investimet e huaja, për të inkurajuar organizatat dhe individët e huaj për të investuar në infrastrukturën turistike, fshatrat turistikë, zonat turistike ; për të zhvilluar burimet njerëzore ë fushën e turizmit; mbrojtur dhe restaurimin e burimeve turistike; përmirësuar ambientin

Page 36: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

36

natyror; do të përfshihet në punë kërkimore në fushën e turizmit; dhe do të zhvillohen lloje të reja të turizmit në vend.

4. Këshilli i Ministrave, me Rregullore, mund të ofrojë privilegje të veçantë për qytetarët e

vendeve me të cilët Shqipëria ka marrëveshje të veçanta në lidhje me udhëtimin dhe/ose turizmin.

Neni 78 Përmbajtja e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Fushën e turizmit

Bashkëpunimi ndërkombëtar do të inkurajohet në fushat e mëposhtme: a) marketimi dhe promovimi i turizmit; b) zhvillimi i burimeve turistike; c) pjesëmarrje në programe të përbashkëta të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare

turistike; ç) zhvillimi i burimeve njerëzore në fushën e turizmit; d) kërkimet shkencore dhe aplikimet e teknologjisë së përparuar dhe transferimi në fushën e turizmit; dh) shkëmbimi i ekspertëve, informacionit dhe përvojës për zhvillimin e turizmit; e) studimi bazë, mbrojtja, dekorimi, eksplorimi, përdorimi dhe zhvillimi i burimeve turistike; ë) mbrojtja e mjedisin turistik në zonat e zhvillimit të turizmit, vendet dhe pikat e, destinacionet turistike; f) hartimi dhe zbatimi i master-planeve për zhvillimin turistik.

Neni 79

Marrëdhëniet me Organizatat Ndërkombëtare të Turizmit

1. Ministria përgjegjëse për turizmin përfaqëson Shqipërinë në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare të turizmit.

2. Shoqatat dhe sipërmarrjet turistike shqiptare kanë të drejtën të aderojnë në shoqatat ndërkombëtare të turizmit në përputhje me dispozitat e legjislacionit shqiptar.

KREU XI KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE

Neni 80 Rastet e kundërvajtjeve administrative

Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen me denim kryesor me gjobë si më poshtë:

Page 37: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

37

Neni 81 Ankimi

1. Kundër vendimit të inspektorit që vendos dënimin me gjobë ose marrjen e masave

urgjente mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.”

Neni 82 Të ardhurat nga vendosja e gjobave

1. Të ardhurat e krijuara nga vendosja e gjobave kalojnë në masën XX për qind në Buxhetin

e Shtetit dhe ndahen sipas udhëzimit të përbashkët të Ministrit të Financave e ministrit përgjegjës për turizmin dhe XX për qind e tyre në buxhetin e pushtetit vendor ku ato realizohen.

KREU XII DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 83 Dispozita kalimtare

Neni 84 Aktet nënligjore

1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 3 muajve, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të

nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të .............

2. Ngarkohet ministri përgjegjës për turizmin që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve .......

Neni 85

Shfuqizime

Neni 86 Hyrja në fuqi

Page 38: Drafti paraprak i projektligjit per turizmin ne Shqiperi (Albania) 2014

38

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.