DORACAK PËR PËRSONELIN AKADEMIK - Kolegji...

110
Volumi II Copyright: Kolegji Universum, 2013/2014 Faqe 1

Transcript of DORACAK PËR PËRSONELIN AKADEMIK - Kolegji...

Volumi II

Copyright: Kolegji Universum, 2013/2014 Faqe 1

PËRMBAJTJA:1. DORACAK PËR PERSONELIN AKADEMIK 32. RRETH KOLEGJIT UNIVERSUM 43. PERSONELI AKADEMIK 74. PROGRAMET AKADEMIKE DHE DEPARTAMENTET 215. INFORMATA DHE ÇËSHTJE AKADEMIKE 256. PAGAT, KOMPENSIMET FINANCIARE DHE BENEFICIONET 487. ADMINISTRATA DHE SHËRBIMET NË KOLEGJIN UNIVERSUM 548. HULUMTIMET DHE KËRKIMET NË KOLEGJIN UNIVERSUM 639. AKTIVITETET E KOLEGJIT UNIVERSUM 6510. BASHKËPUNIMET NDËRKOMBËTARE TË KOLEGJIT 6911. SHTOJCAT 7112. UNIVERSUM NË MEDIA 7213. KOLEGJI UNIVERSUM NE WWW DHE RRJETET SOCIALE 7414. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE 7515. KONTAKTET 76

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 2

1.DORACAK PËR PERSONELIN AKADEMIK

Qëllimi

Kolegji Universum, është institucion arsimor, edukativ dhe shkencor i cili parasheh kriteret për zgjedhjen, avancimin, ekuivalentimin, kualifikimin, si dhe të drejtat dhe detyrat e personelit akademik gjatë procesit mësimor. Me këtë doracak në synojmë që të informojmë përsonelin tonë akademik për Kolegjin Universum. Me detajisht, ky doracak do të duhet të shërbejë si një informatorë për të gjitha rregulloret, politikat dhe proceset, si dhe përgjegjësite e personelit akademike rreth punës së tyre në Kolegjin Universum. Me leximin e këtij doracaku pritet që një pedagog në Kolegjin tonë, të jetë në dijeni për veprimet, rregulloret, udhezimet akademike, dhe politikat menaxhuese të kolegjit Universum. Gjithashtu ai/ajo duhet të jetë në dijeni të plote me përgjegjësite e tij/saj gjatë punës së tyre në Kolegjin Universum.

Doracaku për personel akademik do të përdoret si një informatorë i gjerë rreth Kolegjit Universum, detyrave të personelit akademik dhe informancione por dhe rregullore tjera të cilat janë në dobi të personelit dhe menaxhmentit të Kolegjit Universum. Në këtë informatore mund të gjeni edhe Rregullore të përgjithshme akademike për të ndihmuar në marrëdhëniet mes Kolegjit Universum si një punëdhënës dhe të personelit akademik si punëmarrës.

Ky doracak apo doracak është përpunuar për qëllime informuese të përgjithshme, dhe si i tille nuk duhet të konsiderohet si një deklaratë e detyrimit kontraktual mes punëmarrësit dhe punëdhënësit. Prandaj,

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 3

Kolegji Universum rezervon të drejtën të ndryshojë ose të ndërpresë, pa paralajmërim, politikat, rregulloret, udhezimet dhe të gjitha informacionet tjera që janë të përcaktuara këtu.

Përmbajtja e këtij doracaku është për përdorim të brendshëm të personelit akademik. Aksesi i jashtëm i këtij dokumenti nuk mund në asnjë mënyrë të shfuqizojë të drejtat në përmbajtjen e këtij doracaku. Rrjedhimisht, ky dokument nuk mund të kopjohet, riprodhohet, ose të shpërndahet, pa pëlqimin e shprehur të Kolegjit Universum.

2.RRETH KOLEGJIT UNIVERSUM

Kolegji Universum

Kolegji Universum është një institucion i arsimit të lartë në Kosovë që aspiron të jetë i pari kolegj privat në cilesi dhe ofrimin e pragrameve të mirefillta akademike në Kosove. Kolegji Universum ofron studime në Biznes dhe Menaxhment, Administrate Publike, Marredhenje Ndërkombëtare dhe Studime Evropjane. Kolegji Universum është i akredituar si kolegj i arsimit të lartë në Kosovë nga Agjencia Kosovare për Akreditim, me vlerësimin e bërë nga ekspërtët ndërkombëtarë. Planifikimi strategjik, kurrikula e programeve dhe sigurimi i cilësisë janë vlerësuar shumë nga ekspërtët ndërkombëtarë.

Universum ka partneritetet më të fuqishme ndërkombëtare nga të gjitha institucionet që veprojnë në Kosovë. Është i binjakëzuar me Chichester College (Angli), anëtarësuar në Global College Network, Anglia Network Europe, European Higher Education Society dhe ka mëse 30 institucione partnere nga e gjithë bota. Është institucioni i vetëm privat në Kosovë i cili ka fituar grant nga Ambasada e SHBA-vë dhe Departamenti i Shtetit për zhvillimin e një Reviste Shkencore ndërkombëtare.

Misioni dhe Vizioni

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 4

Misioni i Kolegjit Universum është që të sigurojë cilësi të lartë, mundësi dhe shërbime arsimore të arritshme dhe të përballueshme për studentët Kosovar, rajonal dhe ndërkombëtar nëpërmjet përsosmërisë në mësimdhënie, të nxënit gjatë gjithë jetës, hulumtimit të aplikuar dhe ndërtimit të partneritetit duke përgatitur studentët të kenë mendim kritik, të jenë qytetar të suksesshëm, të përgjegjshëm, dhe të mbështes zhvillimin ekonomik në Kosovë dhe rajon.

Mjetet për arritjen e misionit janë:

Ofrimi i një arsimi të shëndoshë për studentët Kosovar, rajonal dhe ndërkombëtar; Të ruaj dhe zhvilloj standardet e përsosmërisë thelbësore për të ardhmen e suksesit të studentëve tanë

dhe për të siguruar mjetet e duhura për të arritur këto qëllime; Të nxis hulumtimet e aplikuara; Të vazhdojë të zhvillojë qasje inovative dhe fleksibile arsimore të cilat i shërbejnë nevojave të

studentëve; Të zbulojë vlerat shkencore-frymëzuese në sjelljen e studentëve; Të inkurajojë zhvillimin përsonal dhe social të studentëve nëpërmjet veprimtarive jashtë mësimore; Të zhvillojë Kolegjin si qendër e të mësuarit gjatë gjithë jetës; Të ofroj programe mbështetëse për të ndihmuar studentët për të arritur qëllimet e tyre; Të nxis partneritetet dhe programe ndërkombëtare; Të pajisë studentët me mirëkuptim dhe vlerësimin e kulturave botërore; Të çojë në krijimin e partneriteteve që nxisin zhvillimin ekonomik të rajonit; Të prodhoj një strukturë stimuluese që nxisin hulumtime dhe risi për çështje apo interes për

ekonomitë lokale dhe rajonale.

Kampuset

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 5

Përsosmëri akademikePërsosmëria mësimore, liria akademike, njohuriaInovacioni Pavarësia kritike, kreativiteti, risia, sipërmarrjaIntegriteti dhe PërgjegjësiaPërgjegjësia, transparenca, sinqeriteti dhe ndershmëriaKomunitetiShërbimi publik dhe qytetaria e mirë, kolegialiteti, puna ekipore dhe respekti reciprokNdërkombetarizimiBashkpunimet rajonale dhe nderkombetare, shkembimet e pervojave nderkombetare mes stafit akademik dhe studenteve, projekte te perbashketa nderkombetare me student dhe profesor

Kolegji Universum ka katër objekte (të referuara si kampuse në këtë dokument) anembanë Kosovës, me vendndodhje në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjakovë.

Është jetike që të theksohet se Universum, si një Institucion, funksionon përmes një sistemi të menaxhimit të centralizuar. Departamentet, administrative dhe akademike, menaxhohen dhe koordinohen përmes njësive të caktuara në Prishtinë. Prishtina është kampusi kryesorë i Kolegjit Universum, ky janë zyret e menaxhmentit. Kjo përfshin njësitë administrative dhe stafit administrativ, të tilla si Regjistrimin e studentëve, Shërbimet akademike për studentë, Alumni dhe Zyra e Karrierës, financa, opëracionet, teknologjia e informacionit, si dhe burimet njerëzore, dhe udhëheqësinë e departamenteve dhe përsonelin mësimdhënës, të tilla si Departamenti i Biznesit dhe Menaxhmentit, Administrimites Publike (Shkencave Shoqërore) dhe Sigurimin e Cilësisë.

Të gjitha funksionet administrative për secilin objekt menaxhohen nga njësitë e tyre përkatëse. Kjo është bërë në mënyrë që Kolegji Universum të jetë afer studentëve edhe gjeografikisht.

Kampuset e reja:

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 6

PRISHTINA(Rruga: Veternik p.n, Prishtinë,

Dhe Kampusi ne Ulpiana)Tel: +381 38 555 315Tel: +381 38 544 210

Email: [email protected]

FERIZAJ (Rruga: Fan Noli, Nr.156,

Ferizaj)Tel: +381 290 324 596

Email: [email protected]

GJAKOVA(Rruga e UÇK-së, Gjakova)

Tel: +381 0390- 330990Email: [email protected]

Gjakovë:Kampusi i Gjakovës (Adresa: Rruga UÇK, Gjakovë), kanë një sipërfaqe prej 1200 m2. Ky kampus i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për studentët që të mesojnë në programet tona universitare. Vlere tjetër në kampusin e Gjakovës është fakti se kampusi është i vendosur në qendër të Gjakovës, përballe bibliotekës së qytetit, me hapësirë parkimi të arsyeshme dhe afer zonave të gjelbra të qytetit, si parku i qytetit. Përveç të gjitha ketyre të përmendurave më lartë, në kemi finalizuar marrëveshjen me Bibliotekën e Gjakovës, në të cilën, studentët tanë por edhe pedagoget, do të kenë mundësinë për të përdorur burimet e bibliotekës së qytetit, pa kufizim.

Struktura

Universum ka katër (4) nivele të menaxhimit për të siguruar një sistem të fortë për sigurimin e cilësisë.

Bordi i Drejtorëve (BD) është një organ i pavarur qeverisës i përbërë nga udhëheqësit e biznesit dhe të komunitetit. BD është përgjegjës për përcaktimin e objektivave dhe miratimin e politikave dhe planeve për institucionin në tërësi të propozuar nga Këshilli Akademik dhe Bordi Ekzekutiv.

Bordi Ekzekutiv është i përbërë nga Drejtori Ekzekutiv i Universumit, Drejtor i Çështjeve Akademike, Drejtori për Qendrën e Ekselencës në mësimdhënie dhe mësim-nxënie, dhe drejtorët e çdo programi akademik dhe departamentit administrativ. Bordi Ekzekutiv i zbaton politikat dhe vendimet e BD dhe menaxhon funksionimin e institucionit.

Çdo program akademik është i mbikëqyrur nga një drejtor i programit akademik. Drejtori i Programit Akademik është përgjegjës për vendosjen e objektivave të programit, hartimin dhe zbatimin e ndryshimeve kurrikulare, zhvillimin e fakultetit, detyrat e stafit, dhe shqyrtimin e raporteve vjetore dhe përiodike për t'u shqyrtuar nga Bordi i Programit Akademik.

Bordet e Programeve Akademike ekzistojnë për secilin program ekzistues akademik të ofruar në Universum. Këto borde përbëhen nga ish-studentët, stafi, profesionistët e industrisë, dhe stafit administrativ në Universum. Roli i tyre kryesor është që të bëjnë rishikimet vjetore dhe përiodike gjithëpërfshirëse të programeve akademike më të cilat ata janë të ngarkuar.

3.PERSONELI AKADEMIK

Angazhimi i personelit akademiko Përzgjedhja e stafit akademik

Procedura e punësimit të stafit akademikStafi akademik në Universum emërohet në pajtim me proceduren e mëposhtme:

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 7

(1) Pas identifikimit të mungesës së stafit akademk, Këshilli Akademik konsultohet me CEO-në (Kryeshefin Ekzekutiv) për disponueshmërinë e fondeve për të mbështetur fondet shtesë;

(2) Pas konfirmimit nga CEO se ka fonde adekuate për të mbuluar shpenzimet e pozitës së re, CEO-ja, nën direktivat e Këshillit Akademik ban thirrjen për aplikacione për pozitën akademike në fjalë;

(3) Nëse CEO-ja nuk shqyrton kerkesen e Bordit Akademik për zgjerim të stafit bazuar në konsideratat financiare, Këshilli Akademik mund të kërkojë që Bordi i Trustit të intervenojë dhe të ri-konsideroj nevojen për rritjen e stafit, dhe të ri-vleresoj resurset financiare në dispozicion për të mbuluar këtë;

(4) Pasiqë CEO hap thirrjen për aplikime në pozitën akademike, CEO mbledh të dhënat nga të gjithë kandidatet (përfshirë edhe dokumentet të dorezuara në Universum, intervistat me kandidatet, dhe kontaktet telefonike, të email-it me arbitrat e aplikuesit.

(5) Të dhënat e kandidatit (aplikuesit) shikohen nga CEO, dekani i departmentit relevant, të cilët së bashku zgjedhin tre kandidatët që premtojnë më së shumti dhe i propozojnë ata/ato tek Këshilli Akademik.;

(6) Këshilli Akademik bën zgjedhjen e vet për të pranuar një nga tre kandidatët;(7) Nëse nuk janë gjetur se paku tre kandidate, CEO-ja mund të vendose të rihap thirrjen dhe të përsërit

përderisa se paku tre kandidatë aplikojnë.

Zgjedhja e personelit akademik

(1) Përsoneli akademik zgjidhet nga Rektori sipas vendimit të Këshillit akademik me propozim këshillit të njësisë akademike.

(2) Rektori mundet autorizimet për zgjedhjen asistent dhe asistent i ri t’i delegoj në dekanët ose udhëheqësit e departamenteve.

(3) Zgjedhja e personelit akademik është transparente, e cila realizohet nëpërmjet konkursit publik.(4) Zgjedhja behët pasi të jenë shqyrtuar fletëparaqitjet e komisionit vlerësues i themeluar nga Këshilli i

Fakultetit.(5) Komisioni vlerësues interviston kandidatet të cilit i plotësoj kriteret e parapara në konkurs.(6) Komisioni vlerësues i raporton këshillit të fakultetit në afatin e caktuar.(7) Komisioni përbëhet nga anëtarë të dy gjinive.(8) Anëtarë komisioni nuk mund të jetë përsoni bashkëshorti ose anëtar i familjes së ngushtë.(9) Zgjedhja, emërimi dhe avancimi e personelit akademik janë kualifikimet përkatëse dhe përvojat relevante

për vendin e punës.

Kriteret e zgjedhjes dhe rizgjedhjes

(1) Për zgjedhjen profesor i rregullt kandidatit i kërkohet:

i. Doktor shkence ose ekuivalent më të;ii. Të tregoj nivel të lartë dhe kompetencë akademike e përvojë shkencore për lëndën që dëshmohet:

a. Numër të mjaftueshëm të monografive, teksteve mësimore dhe publikimeve.b. Pjesëmarrja aktive në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.c. Krijime apo punimë të njohura artistike ose të ketë pasur prezantime publike.

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 8

d. Përvojë afatgjate në projekte të kërkimeve themelore dhe aplikuese.iii. Aftësi të larta arsimore dhe pedagogjikeiv. Aftësi për mbikëqyrje të temave postdiplomike dhe doktoraturës

(2) Kandidatët potencial duhet të ftohen nga komisioni vlerësues dhe duhet të bëjnë një prezantim publik rreth përvojës dhe diturisë shkencore.

(3) Zgjedhja për personel mësimor bëhet për një përiudhë 3 vjeçare më të drejtë rizgjedhje.

Dokumentacioni i kërkuar

Para nënshkrimit të kontratës, çdo personel apo staf akademik duhet të:

Paraqes gjitha dokumentet e nevojshme, duke përfshirë:o CVo Filozofia e mësimdhënieso Kopje e letërnjoftimit / pasaportës / Certifikata e lindjeso Kopje e të gjitha diplomave, si PhD / Master / BA / BSc etjo Kopje të të gjitha transkripteveo Nostrifikimet e transkripteve dhe të gjitha diplomaveo Dokumentacioni për staf të huaj/ndërkombëtare

Citim i Nenit 5 – Ligji Nr.03/L-136 Leja e Punës

o 1. Përsonat fizikë, që nuk janë shtetas të Kosovës, kur dëshirojnë të punojnë në territorin e Republikës së Kosovës për një afat kohor prej se paku tre (3) muaj, duhet të pajisen me leje pune të lëshuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenie Sociale.

o 2. Përsoni juridik nëse i plotëson kushtet dhe kriteret sipas këtij ligji dhe ligjeve tjera në Republikën e Kosovës duhet të pajiset me leje pune nga Ministria e Punës dhe Mirëqenie Sociale.

o Leje e punës për staf të huaj/ndërkombëtaro Nostrifikimi i transkriptave dhe diplomave për stafin e huaj/ndërkombëtar

Përshkrimi i punës – duhet të parashtroj objektivat dhe arritjet Marrë pjesë në induksion Lexon Doracakun e personelit akademik të Kolegjit Universum

o Detyrat administrativeo Detyrat akademike

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 9

o Pritjet nga përformanceo Rregulloreto Kontakteto Udhëzimeto etj

Duhet të futet në një Test Online për rregulloret dhe politikat e Kolegjit Universum

Struktura, Titujt, Zgjedhjet dhe Promovimi i stafit akademik

Stafi akademik përbëhet nga stafi i rregullt dhe jo i rregullt Përsoneli i angazhuar me normë të plotë, nuk mund të krijoj marrëdhënie pune të rregullta në ndonjë

institucion tjetër. Përjashtim nga paragrafi paraprak bëjnë rastet kur Rektori shprehimisht e lejon.

Titujt e stafit akademik Si kolegj i akredituar, në pajtim me ligjin No.04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës (ligji: Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës), Neni 26, § 5 (me poshte, “Neni 26”), stafi akademik i Kolegjit Universum përbehet nga:

(a) Profesorët;

(b) Asistentet;

(c) Ligjëruesit;

(d) Ndihmës i ligjëruesit.

Tituj shtesë të stafit akademik

Në pajtim me § (paragrafin/piken) 12 të nenit 26 (“çdo ofrues I edukimit të lartë mund të emeroj staf special për mësimdhënie, poste administrative dhe teknike / hulumtuese.”), Universumi gjithashtu punëson stafin e mëposhtëm akademik:

(a) Profesor asistent;

(b) Mesimdhenes asistent;

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 10

(c) Staf akademik vizitor;

(d)Staf tjetër akademik si reagim ndaj nevojave institucionale, të përcaktuara nga Këshilli Akademik.

Përshkrimi i titujve dhe gradave të stafit akademik

Të gjithë titujt, gradat e stafit akademik, dhe kriteri profesional për pranim për përdorur nga Universumi janë të nxjerrura nga mandate i nenit 26.

a. Profesor. Promovimi në gradë të profesorit të plote ose pranimi i një kandidati në rankun e profesorit të plote varet nga arritjet e mëposhtme nga ana e kandidatit:

1) Histori të suksesshme mësimdhënie, hulumtimi dhe/ose praktikë profesionale;2) Vërtetim i më së paku tre arbitrave nga edukimi i lartë, një nga të cilet ka gradë më të lartë se profesor (psh. Dekan); 3) Diplomë Doktorature;4) Publikime, përfshirë edhe histori solide të artikujve në revista, dhe forma tjera të shkrimeve akademike

të publikuara nëpër revista ndërkombëtare të shqyrtuara nga kolegë, dhe/ose një apo më shumë libra të publikuara në fushën e studimit të atij individi;

5) Demonstrim i udhëheqjës së sukseshme akademike përmes dizajnit kurrikular, inovim pedagogjik, hulumtime dhe publikime në minimum 8 vite.Shiko§ 3 dhe § 4 tenenit 26.

b. Profesor i Asocuar. Promovimi tek ranku Profesor i Asocuar apo pranimi i një kandidati me këtë rank varet nga arritjet e mëposhtme nga ana e kandidatit:

1) Histori e sukseshme e mësimdhënies, hulumtimit dhe/ose praktikë profesionale; 2) Vërtetim i me se paku tre arbitrave nga edukimi i lartë, një nga të cilet ka gradë më të lartë se profesor

i asocuar (psh. Profesor);3) Diplomë doktorature4) Publikime, përfshirë edhe histori solide të artikujve në revista, dhe forma tjera të shkrimeve akademike

të publikuara nëpër revista ndërkombëtare të shqyrtuara nga kolegëtShiko § 6 dhe § 7 të nenit 26.

c. Asistent Profesor. Promovimi në rankun e asistent profesor ose pranimi i një kandidati në rankun e Asistent Profesor varet nga arritjet e mëposhtme nga ana e kandidatit:

1) Histori e sukseshme e mësimdhënies, hulumtimit dhe/ose praktikë profesionale; 2) Vërtetim i më së paku tre arbitrave nga edukimi i lartë, një nga të cilet ka gradë më të lartë se profesor

asistent (psh. Profesori Asocuar);3) Diplomë doktorature;4) Publikime, përfshirë edhe histori solide të artikujve në revista, dhe forma tjera të shkrimeve akademike

të publikuara nëpër revista ndërkombëtare të shqyrtuara nga kolegët.

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 11

Shiko § 6 dhe § 7 të nenit 26.

d. Ligjërues. Promovimi në rankun e Ligjëruesit ose pranimi i një kandidati në rankun e Ligjëruesit varet nga arritjet e mëposhtme nga ana e kandidatit:

1) Histori e sukseshme e mësimdhënies, hulumtimit dhe/ose praktikë profesionale; 2) Publikimi i me se paku një punimi akademik në një reviste të shqyrtuar nga kolegë;3) Prezentimi i se paku një punimi në konferenca ndërkombëtare;4) Vërtetim nga se paku dy arbitra akademik; 5) Gradë Baqelor në fushën e mësimdhënies.

Shiko § 12 të nenit 26.

e. Ligjërues Asistent. Promovimi në rankun e Ligjëruesit Asistent ose pranimi i një kandidati në rankun e Ligjëruesit Asistent varet nga arritjet e mëposhtme nga ana e kandidati:

1) Histori e sukseshme e mësimdhënies, hulumtimit dhe/ose praktikë profesionale; 2) Vërtetim nga se paku tre arbitra akademik;3) Demonstrim aftësie (prirje) dhe premtim profesional në fushën e studimit të mësimdhënies;4) Gradë Baqelor në fushën e mësimdhënies.

Shiko § 12 të nenit 26.

f. Ndihmës mësimdhënësi. Pranimi i një kandidati në rankun e Ndihmës mësimdhënësi varet nga arritjet e mëposhtme nga ana e kandidatit:

1) Histori të shkëlqyeshme akademike;2) Përvoje në hulumtim akademik, shkrime dhe/ose publikime;3) Demonstrim aftësie në fushën e studimit të mësimdhënies.

g. Stafi akademik visitor. Anetari i Stafit akademik visitor është i caktuar me shtimin e fjalës “vizitor” tek njeri nga titujt e lartpërmendur (psh. “Ligjërues Asistent Vizitor”). Kandidatet për Staf akademik vizitor duhet të jenë të lidhur me një institut tjetër akademik prej të cilit kanë marrë pushim, dhe i përmbushin kushtet e caktuara më lartë për tu konsideruar për pozitën në fjalë.

Synimet e mësimdhënësve duhet të jenë:

Synimet e Kolegjit Universum janë që studentët tanë të mesojne në një ambient cilesore dhe të arrijne aspiratat e tyre akademike dhe shoqerore. Për të arritur këto synime bazike, stafi akademik

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 12

(mesimedhenesit) duhet të bashkpunojnë me kolegjin në mënyrë që studentët të marrin më të miren nga Kolegji dhe studimet e tyre. Kështu pra:

Mësimdhënësit para së gjithash duhet që të synojnë përmirësimin e cilësisë dhe të sasisë që prodhon Kolegji.

Kriteret për mësimdhënien e mirë në këtë mënyrë do të shihen në lidhje me ambientin e punës, me përvetësimin e lëndës, punën kërkimore dhe studimin etj.

Karakteristikat e mësimdhënësve të dëshiruar

Disa nga karakteristikat kryesore ten je pedagogu të deshiruar që të jetë pjesë e ekipës akademike në Koelgjin Universum janë:

Aplikimin e diturisë në përkrahje të studimit; Përdorim kreativ të teknikave të ndryshme që harmonizohen me synimin fundamental: rezultateve të

dëshiruara nga studentët Aftësi për planifikim dhe organizim një seancë ( qoftë ajo ligjëratë, seminar, trajnim, ushtrime

kërkimore, grup pune apo ndonjë lloj tjetër seance ) në mënyrë të suksesshme, duke qenë fleksibil dhe duke iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave të studentëve

Aftësi që të përdor vlerësimin e tij/saj si mjet për inkurajimin e studentëve për studim, paralelisht duke ruajtur në mënyrë rigoroze standardet akademike

Hulumtim të praktikave të mira që mundësojnë vlerësim të mirë në lëndë dhe jashtë saj. Aftësi për të vetë-vlerësuar përformancën e tij/saj në të gjitha segmentet e lartë-përmendura, dhe të

artikulojë analiza të ndryshme, njëkohësisht duke identifikuar fushat e duhura për përmirësim. Të kuptojë nevojën për shpërndarje të përgatitjes së tij/saj përsonale brenda lëndës apo detyrës për të

cilën është i/e ngarkuar.

Përshkrimi i pozitës (për stafin akademik)

Disa nga përgjegjësite e stafit akademik janë:

(1) Mësimdhënësi/ligjëruesi do të punojë ngushtë me studentët, Udheheqesin e departamentit, shërbimin administrativ, Rektorin dhe Kryetarin e Bordit Drejtues

(2) Mësimdhënësi/ligjëruesi do të raportojë tek Udheheqesi i departamentit dhe drejtori akademik.

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 13

(3) Përgjegjësia për mbikëqyrjen dhe raportimin mbi progresin e implementimin e Strategjisë për Edukim qëndron tek Drejtori Akademik. Gjithësesi detyrim shtesë për kontribut profesional i ngarkohet gjithashtu edhe mësimdhënësve të rregullt. Ata duhet ngushtë të punojnë edhe me Drejtorin e Akademik dhe pjesëmarrësit e tjerë të Strategjisë për Edukim.

(4) Stafi duhet të përmbahet përgjegjesive të shënuara në aneks kontratën – e cila është paraqitur më poshtë.

Aneks Kontrata

Punëmarrësi (në këtë rast stafi akademik), me nënshkrimin e kontratës individuale me Drejtorin Ekzekutiv të Kolegjit Universum është i detyruar që të nënshkruaj edhe aneks kontratën, e cila përfshinë disa punë administrative që një punëmarrës (staf akademik) duhet të kryej gjatë punës së tyre në Kolegjin Universum.

Kjo aneks kontratë lidhet në mes palëve kontraktuese, dhe është si në vijim:

A. KOLEGJI ”UNIVERSUM “- KAMPUSI NË:________________, të cilën e përfaqëson Drejtori Ekzekutiv Alejtin Berisha, MA, DBA (Kand.) (në tekstin e mëtejmë - Punëdhënësi), DHE

B. ____________________________________, me vendbanim në ___________________________, Rr.______________________Nr._______, komuna e ______________________, nr. përsonal _______________________ (në tekstin e mëtejmë – Punëmarrësi).

1. Punëmarrësi është i obliguar që brenda javës të mbajë ______ orë në javë, në lëndë(t) _____________________sipas orarit të përcaktuar nga punëdhënësi. Më së paku 3 java para fillimit të semestrit, punëmarrësi është i obliguar të dorëzoj syllabusin e lëndës, sipas modelit të kërkuar nga punëdhënësi në gjuhen shqipe dhe angleze. Syllabusi pasi shqyrtohet nga Dekani i Departamentit, aprovohet apo ri-dërgohet për plotësim dhe i njëjti duhet të përmirësohet brenda një jave.

2. Nëse punëmarrësi nuk i mbanë orët për arsye të caktuara, atëherë pagesa minusohet sipas koeficientit ______ euro për orë mësimi, për çdo orë të humbur. Orët e zëvendësuara kompensohen në vlerën 80% ndërsa ato të mbajtura nga asistenti, nuk kompensohen. Në rast të vonesës së punëmarrësit deri në 10 minuta, atëherë do të këtë konsekuenca në page sipas Rregullores për Pagesa për Staf Akademik, Administrative dhe Teknik. Në rast të kërkesës për zëvendësimin e orëve, punëmarrësi duhet të paralajmërohet 2 ditë më herët drejtorin e departamentit dhe administratën.

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 14

3. Punëmarrësi është i obliguar që brenda kësaj pagese, të mbajë edhe provimet për lëndët e mbajtura dhe të mentoroj deri në 5 studentë për semestër në punimet e tyre të diplomës. Rezultatet e provimit duhet të dërgohen në administrate dhjetë ditë pas mbajtjes së provimit në formë të rregullt të nënshkruara nga bartësi i lëndes dhe drejtori i departamentit. Nëse dërgohen pas kësaj datë, veprohet sipas Rregullores për Pagesa për Staf Akademik, Administrative dhe Teknik. Raporti i provimit duhet të përmbajë të gjitha elementet (pikët nga vijueshmëria, projektet, testet etj – sipas syllabusit) dhe duhet të jetë i nënshkruar siq është cekur me lartë.

4. Mësimdhënësi është i obliguar në mbajtjen e evidencës së pjesëmarrjes së studentëve në ligjërata dhe ushtrime dhe të njëjtën duhet të dorëzohet të përgjegjësi i Shërbimit Studentor deri me 5 të muajit vijues. Vijueshmëria në ligjërata dhe ushtrime duhet të merret parasysh automatikisht gjatë përpilimit të notës përfundimtare. Lista e vijueshmërisë duhet të nënshkruhet nga bartësi i lëndës para se të dorëzohet në shërbimin studentor.

5. Punëmarrësi obligohet që të jetë në kontakt të vazhdueshëm me studentët duke organizuar konsultime direkt apo përmes email-it (platformës Web Studenti), sa herë që shprehet nevoja për të. Çdo mësimdhënës, është i obliguar që brenda javës të përcaktojë 1 orë konsultime në kampuset përkatëse pas shpalljes së rezultateve të provimeve. Orët e konsultimeve përcaktohen nga mësimdhënësi dhe duhet të njoftoje administratën për kohen e konsultimeve, në mënyrë që administrata të njoftoje të gjithë studentët. Gjatë këtij orari, mësimdhënësi duhet të jetë i gatshëm të pranoj çdo studentë që kërkon konsultime më të. Gjithashtu, mësimdhënësi mbanë edhe orë tutoriale gjatë këtij orari.

6. Punëmarrësi është i obliguar të mirëmbajë faqen e vet në Web Studenti dhe t’i postoj të gjitha ligjëratat, syllabusin, materialet, detyrat, literaturen, vleresimin për kollekviume, punime, hulumtime, ese, që të shërbehen studentët. Në rast se Punëmarrësi nuk e ka përdorur më herët platformën, është i obliguar që të ndjek trajnim dy orësh të cilin e organizon Administrata dhe të pranoj doracakun e përdorimit të platformës. Mos përdorimi i platformës Web Studenti rezulton me mos përmbushje të detyrimeve të kontratës.

7. Punëmarrësi është i obliguar që të përdor emailin zyrtar të Universum ([email protected]) gjatë gjithë kohës dhe përmes tij të mbajë kontakte me stafin dhe studentët. Në rast se emaili nuk është hapur, mësimdhënësi kërkon nga administrata në formë të shkruar që emaili të hapet dhe një trajnim i shkurtër mbi përdorimin e tij të mbahet, në rast se është e nevojshme. Nuk lejohet përdorimi i emailit përsonal për komunikim me stafin dhe studentët e Kolegjit Universum.

8. Punëmarrësi obligohet që të regjistrohet në forme elektronike për çdo fillim dhe mbarim të angazhimit/punës brenda institucionit. Në mungese të formës elektronike obligohet që të paraqitet në shërbimin studentor dhe të nënshkruhet në listat e evidencës.

9. Punëmarrësi është i obliguar të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në Kolegjin Universum. Po ashtu është i/e obligueshme prezenca në mbledhjet e stafit akademik dhe komisionet nëpër të cilat janë caktuar.

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 15

10. Punëmarrësi obligohet që në kuadër të kërkimit shkencor, për çdo semestër të publikoj së paku një kumtese (papër) me karakter ndërkombëtar (e botuar në një revistë ndërkombëtare ‘papër reviewed’ apo e aprovuar si Universum Working Papër nga Këshilli Shkencor i Kolegjit Universum).

11. Punëmarrësi do ta mbështesë departamentin e kërkimit shkencor në projektet kërkimore, qoftë në inicimin e ideve, shkrimin e propozimeve apo mbështetje në gjetjen e donatorëve. Punëdhënësi është i obliguar që për çdo projekt kërkimor të udhëhequr nga ana e punëmarrësit, t’i paguaj punëdhënësit 25% nga të hyrat neto të projektit në fjalë dhe sipas Rregullores për Pagesa për Staf Akademik, Administrative dhe Teknik.

12. Me qëllim të mbështetjes së institucionit në rekrutim të studentëve të rinj, punëmarrësi aktivisht e promovon Universumin si vend për studim dukë marrë pjesë në një spot televiziv, rrjetet sociale dhe në prospektet e brendshmë të Kolegjit, nëse kjo i kërkohet.

13. Punëmarrësi obligohet që ti plotësoje të gjitha kërkesat e shtruara nga Agjensioni i Akreditimit të Kosovës si staf i Kolegjit Universum.

14. Nuk mund të punoni në ndonjë institucion tjetër të arsimit të lartë përveç në UP ose në Institucione jashtë Kosovës. Nëse kjo vërtetohet, atëherë bëhet ndërprerja e menjëherëshme e kontratës dhe mësimdhënësi heq dorë nga të gjitha të ardhurat gjatë semestrit apo edhe të kthej të gjitha pagat e marra për atë semestër.

15. Stafi është i obliguar të lexoj dhe kuptoj Rregulloren për Pagesa për Staf Akademik, Administrative dhe Teknik të Kolegjit Universum.

16. Stafi është i obliguar të lexoj Doracakun për Staf Akademik të Kolegjit Universum.

Kjo kontrate duhet të nenshkruhet dhe datohet nga punëmarrësi dhe punëdhënësi.

Procedura për shkarkim të stafit akademik

Stafi Akademik i Universum mund të shkarkohet vetem nga vendimi i marrë në mbjedhjen e Këshillit Akademik. Procedura dhe mënyra e shkarkimit duhet të bëhet me maturinë e Këshillit Akademik.

Të drejtat dhe detyrat e mësimdhënësve

Të drejtat dhe detyrat e mësimdhënësve

Të drejtat e stafit janë të bazuara në:

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 16

Në pajtim me ligjin No.04/L-037 Në Edukimin e Lartet e Republikes se Kosoves, Article (neni) 27, § 4.1, stafit të kolegjit Universum u garantohet e drejta për bashkim dhe mbledhje.

Në pajtim me ligjin No.04/L-037 Në Edukimin e Lartet e Republikes se Kosoves, Article (neni) 26, § 4.2, anëtarët e stafit të kolegjit Universum janë të mbrojtur me ligj ndaj çdo lloj diskriminimi, përfshirë edhe diskriminimet racore, fetare, ngjyre, ose aftësie fizike.

Të drejtat dhe detyrat e përgjithshme

(1) Të sigurojë efikasitet dhe cilësi të mësimdhënies(2) Të përkrah dhe të ndihmojë në implementimin e Strategjisë për Edukim në nivel Universiteti (3) Përkrah kolegët dhe bashkëpunëtorët në zhvillimin e iniciativave të reja duke përfshirë edhe strategjitë

e fakulteteve për avancim të procesit akademik(4) Të përfaqësojë fakultetin në nivel kombëtar/ndërkombëtar në aspektin e edukimit, që të ngritë profilin

e Kolegjit (5) Të merret në mënyrë të vazhdueshme me kërkime që të identifikojë motivet e bashkëpunimit që

Kolegji posedon në nivel ndërkombëtar për që të krijohen programe zhvillimi në vazhdimësi. (6) Të përkrah dhe të ndihmojë stafin universitar që të gjenerojë të hyra shtesë nga fondet dhe programet

ndërkombëtare për Kolegjin.

Të drejtat dhe detyrat e veçanta

(1) Profesorët duhet të zbatojnë pikat në rregulloren për studime themelore përkatësisht formën standarde e cila është konform Deklaratës së Bolonjës për vlerësimin e studentëve

(2) Në bazë të kritereve të vlerësimit dhe rregullores të përpilohet syllabusi i cili duhet të iu dorëzohet studentëve në javën e parë të ligjëratave në fillim të semestrit.

(3) Profesorët obligohen që pas çdo ligjërate në formë elektronike të dorëzojnë çdo tekst të përgatitur për ligjëratë në zyrën për Shërbime Administrative.

(4) Profesorët janë të obliguar të përcjellin (përsonalisht ose t’ua përcjellin ato administruesit të platformës) të gjitha kërkesat e studentëve të parashtruara në platformën Web Studentë.

(5) Profesorët obligohen të mbajë konsultime një herë në javë me studentët, varësisht nga kërkesat e studentëve.

(6) Profesorët obligohen që brenda një jave të publikohen rezultatet e testimit(7) Për mungesat eventuale profesori është i obliguar që të lajmërojë 1 javë përpara

Zhvillimi i stafit

Investimi i vazhdueshme institucional në zhvillimin e stafit është mekanizem primar përmes të cilit në sigurojme që stafi ploteson dhe tejkalon objektivat e grupeve dhe departmenteve punuese. Stafi jone akademik është burim i cmueshem, pasi i mundeson Universumit të arrij misionin e kolegjit; në e marrim

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 17

shumë seriozisht mirëqenien e anëtarëve të fakultetit, rritjen profesionale, dhe ndikimin që ata kanë në studentët tanë – dhe, për me gjere, ndikimin potencial në zhvillimin e Kosoves.

Për këtë, Universumiështë i përkushtuar të ofroj mundesi zhvillim të duhur dhe të vazhdueshëm të stafit akademik gjatë sherbimit të tyre. Principet e mëposhtme janë themelore për përpilimin dhe implementimin e kesaj politike:

1. Hyrje të barabartë në beneficionet e zhvilimit dhe tretmant të njejte për tërë stafin2. Qasje në talentin e komunitetit si burim për të “force” dhe zhvillim për të mire të të githeve; stafit,

studentëve, si dhe pozites dhe prospektit të Kosoves si teresi; 3. Përkushtimi I resurseve në fushat ku nevojat e kolegjit janë më të medha.

Për këtë qëllim, Kolegji Universum:

Mat përformancen e stafit dhe diskuton rishqyrtimin e zhvillimit çdo vit; Siguron që mesimedhenia e çdo anetare të fakultetit vëzhgohet çdo vit, dhe raporti i vëzhguesit ndahet

me instruktorin si qëllim të zgjerimit të metodave pedagogjike në takime interaktive dhe konstruktive; Shpërndarja e resurseve për zhvillimin e stafit gjatë ciklit të planifikimit vjetor; Delegon përgjegjësitë për zhvillimin e stafit akademit tek dekanët dhe stafi për përkrahje tek Shefi i

Ekzekutivit; Akordon lirinë për tërë stafin akademik; Shënon, rishikon dhe vlerëson aktivitet e zhvillimit të stafit Raporton tek këshilli akademik në baza vjetore;

Anëtarët e fakultetit janë të inkurajuar të:

Aktivisht të avancojnë karierat e tyre në vend dhe ndërkombtarisht, me përkrahje institucionale nga Universum kur është e përshtatshme.

Të ndjekin interesat e tyre hulumtues lirshem. Të mbajne një rekord përsonal të zhvillimit të karrierës së tyre Të ofrojne kolegeve të tyre njohuri nga karrierat e tyre në formë të seminareve, drekave, sesione

diskutimesh, dhe prezantime jo formale në çështje zhvillimore të stafit (propozim hartimesh, dorëzim shkrimesh, teknika të mësimdhënjes, etj);

Të nenshtrohen aktiviteteve për vazhdimin e edukimit të mirëmbajnë statusin ose lejën në fushat e tyre, dhe të marrin grada dhe çertifikime shtesë.

Planifikimi i zhvillimit akademik dhe stafitNevojat e zhvillimit janë të identifikuar si në vijim:

Nevojat e zhvillimit të karrierave individuale janë të identifikuara gjatë veshtrimit të mesimdhenjes dhe përformancave dhe rishikimit të diskutimeve të zhvillimit të karrierës me stafin administrative.

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 18

Nevojat e zhvillimit të karrierës se individeve identifikohen gjatë vezhgimeve të mësimdhënies, dhe gjatë përformancave dhe diskutimit të rishqyrtimeve të zhvillimit të karrierës me stafin administrative;

Nevojat e zhvillimit të stafit të Universumit janë të identifikuara gjatë sesioneve të planifikimit strategjik, sygjerime nga stafi, dhe nga direktivat e sektori public të Arsimimit të Lartë Kosovar;

Nevojat specifike të departamenteve, nevojat e zhvillimit të lendeve, dhe boshlleket në përgaditjen e lendeve identifikohen nga ekipet e departamenteve, grupet punuese administrative, dhe ekipet udheheqese të fakultetit.

Partneritetet internacionale për përmiresim akademik dhe zhvillim të stafit - Universumi ka momentalisht dhe vazhdimisht kërkon partneritet shtesë me institute edukative ndërkombëtare që të ndajë ekspërtizën për të pasuruar mësimdhënien dhe mesimnxenien, dhe planifikim e zhvillimit të stafit. Kolegji ka bere një memorandum mirekuptimi me Universitetin e Qendres se Washington për Mësimdhënie dhe Mësimnxënie të ndaje ekspërtizen, ekspëriencen dhe resurset për të zhvilluar programet dhe sherbimet për zhvillim si dhe avansimin e zhvillimit të stafit. Për më shumë, përmes anetarsimit Rrjetin për Zhvillim Organizativ dhe Profesional (POD) me qendër në US, dhe anëtarësimin për staf administrativë në Asociacionin për Zhvillim Edukativ & Staf (SEDA) me qendër në UK, Universumi vazhdon të kërkoj partneritete shtesë.

Zhvillimi i karrierës Individuale të anëtarëve të Fakultetit – Universumi identifikon dhe adreson nevojat individuale të anëtareve të fakultetit për zhvillim të karrierës përmes Qendrës për Ekselencë në Mesimxenie dhe Mësimdhënie (CELT). Misioni i CELT është të përkrahe, promovojë, dhe zgjeroje efektivitetin e mësimdhënies dhe mesimnxenien nga ana e studentëve; inkurajon bursa për mësimdhënie dhe mësimnxënie; komunikon rëndësinë e mësimdhënies dhe nxenies tek audience e brendshme dhe e jashtme; sherben si katalizator për edukim të përqendruar në mësimnxënie.

CELT është pjesë vitale e kultures akademike e Universumit dhe është emblem e misionit të Universumit për të ofruar shkollim sekondar inovative në Kosove. CELT ofron konsultime, resurse dhe programe që:

Rrisin shkathtesitë pedagogjike të anëtarëve të fakultetit përmes raporteve një-me-një në teknikat e ligjerimit të edukatoreve, zhvillimin e syllabuseve, dhe strategjitë e komunikimit përmes vezhgimeve në klase të secilit anetar të fakultetit për çdo vit, dhe vlerësimit të syllabusit.

Ofron përkrahje të përgjithshme për zhvillim të karrierës përmes ngjarjeve si seancave të trajnimit pedagogjik me mentor fakulteti, dreka mësimnxënie, seminare, takime pune, dhe grupe diskutimesh;

U ofron anëtarëve të fakultetit seanca trajnimi privat apo grupor me staf administrative të cilet janë të lidhur me CELT. Temat e seancave trajnuese përfshin zhvillim kariere, metodologji mësimdhënie, përmiresim të syllabusit, zgjedhje literature, balancim jetë/pune, publikim akademik, dhe tema tjera;

Sponsorizon anetar indidual të fakultetit me ndihmë financiare për aktivitet të zhvillimit të karrierës përmes aplikacioneve për fonde (shih seksionin 2.5, më poshtë).

Punetorit dhe trajnimet për anetar fakulteti që ofrohen përmes CELT në vjështë përfshin:

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 19

Përmiresimë të syllabusit – sit e përpilohet syllabusi që është i përqendruar të studenti, dhe komunikojne përmbajtjen e kursit, dhe pritjet e profesorit në terme relevante dhe të kuptueshme për studentin.

Zhvillimi i rezultatit në mësim – si të përgatiten rezultatet e mësimit që të fokusohen qellimet e dezajnit të kursit, të sherbej si parim udheheqes për metodologjine e të mesuarit të aplikuar në lemin në fjalë, dhe të frymezoj një kulture kolegji në të cilen mesimnxenia është e matshme dhe e testueshme; dhe

Prezentimi akademik i CV-së – si të prezentohen arritjet e njerit në një form që përputhet me ato të zakonshme në SHBA dhe BE

Punetorit dhe trajnimet për anetar fakulteti që ofrohen përmes CELT në pranvere 2013 përfshin:

Dorezimi I punimeve për konferenca akademike; si të rregullohet një draft punimi, përgatitja e ndihmesave vizuele (prezentime në PoëerPoint, sllajde etj) dhe shkrimi i letres e interesit.

Diskutime në tryeze të rrumbullaket rreth përballjes me problemet e studentëve; strategjite se si të punohet me studentë “armiqesor”, përqares, dhe “problematic” në klase; dhe

Teknikat për rritjen e participimit në klase, dhe ate në klase të vogla (me pak se 20 studentë) të mesme (me pak se 50 studentë) si dhe klase të medha (më shumë se 50 studentë)

Prioritet në Instruksion–Aq sa është e mundur, aktivitetet e zhvillimit të stafit të sponsorizuara nga CELT do të planifikohen në ate mënyrë që të jen plotesuese në orarin e mësimdhënies se instruktorit. Do të behen të gjitha përpjekjet që ngjarjet të planifikohen asisoj që angazhimet e stafit të jenë supëriore ndaj aktiviteteve tjera.

Fondet për Zhvillim stafi –Të gjithë anëtarët e stafit janë të ftuar të aplikojnë për përkrahje institucionale për aktivitete të zhvillimit të stafit. Për ta bere këtë, nga stafi kerkohet të kompletojne një aplikacion ku do të identifikojne aktivitetet e propozuara dhe artikulojne relevancen e tij me objektivat e programit të departementit të tyre dhe Universumit si teresi. Për të përcaktuar ndarjen e fondeve do të aplikohen këto udhezime:

Nëse nga një anetar i stafit kerkohet të marrë pjesë në trajnim, kolegji, normalisht, do të mbuloje të gjitha shpenzimet;

Nëse një anetar nga stafi prezenton punim në ndonje conference në Republiken e Kosoves ose jashtë, kolegji do të kontribojme shpenzimet e lidhura me pjesmarrje, në pritje të forms se aprovimit nga komiteti administrativ i buxhetit;

Nëse një anetar i stafit deshiron të marrë pjesë në një conference, kolegji do të kontriboj me shpenzimet e pjesmarrjes në maksimum 50% të shpenzimeve totale për pjesmarrje, në pritje të forms se aprovimit nga komiteti administrativ i buxhetit.

Nëse një anetar i stafit deshiron të ndjek gradë në edukim të lartë, të fitoj certifikate speciale, apo të beje hulumtime jashtë vendit, dhe këto aktivitete janë të lidhura direct me zhvillimin profesional të anetarit të stafit dhe punës në Universum, kolegji do të konsideroj provizione fondesh përkrahese në

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 20

baza vjetore. Kufiri i shumes për këtë përkrahje është 1500 euro për vit. Prioritet për fonde përkrahese i jepet anëtarëve të stafit që deshirojne të ndjekin grada post-diplomuese dhe që duan të fitojne kualifikime më të mira profesionale pasiqë këto aktivitete do të kene dobi direkte për studentët e kolegjit.

4.PROGRAMET AKADEMIKE DHE DEPARTAMENTET

Programet Akademike

Kolegji Universum në procesin e fundit të akreditimit me sukses ka akredituar këto programe:

Baçelor (BA) në Biznes dhe Menaxhment (Riakreditohet për 3 vite – deri më 2016)

Baçelor (BA) në Administratë Publike, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane (Riakreditohet për 3 vite – deri më 2016)

Master (MA) në Menaxhment (Riakreditohet për 3 vite – deri më 2016)

BSc në Shkenca Kompjuterike (Akreditohet për 3 vite – deri më 2016)

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 21

Këtë vitet në vijim Kolegji Universum ka për synim të akreditoj këto programe:

Programet BA:

BA në Gjuhë Angleze

BA në Menaxhimin e Sistemeve të Informimit

Programet MA:

MA në Qeverisje

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 22

Baçelor

BA në Biznes dhe Menaxhment

Baçelor

BA në Administratë Publike, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane

Master

MA)në Menaxhmen

Baçelor

BSc në Shkenca Kompjuterike

Për më shumë informacione për secilin nga këto programe – ju lutem

kontaktoni me drejtorat e departamenteve dhe përgjegjesit e

programeve.

Gjithashtu, mund të referoheni tek manualet e programeve

Departamentet e Kolegjit

DEPARTAMENTI - Biznes dhe Manaxhment (DBM)

Departamenti për Biznes dhe Menaxhment është krijuar në vitin 2005 për të qenë fokus primar në studimin e proceseve në administrim biznesi. Gama e tij inter-disciplinare është e pa krahasueshme. Departamenti ka staf akademik nga fusha ekonomike, biznesit, juridikut dhe shkencave bihevioristike. DBM ka absorbuar akademikët e rinj më të mirë të diplomuar nga Universitetet më të mira në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe pjesën tjetër të Evropës Përëndimore. Departamenti ofron një Bachelor program dhe ka gamën më të gjerë të specializimeve në Biznes në Kosovë. DBM është i hapur. Ka lidhje të forta me departamentet tjera dhe Kolegjin Universum, si dhe me qendrat tjera akademike lokale, regjionale dhe ndërkombëtare. Veçantia e fundit e departamentit është se ka një profil të fuqishëm publik.

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 23

Për më shumë informacione për secilin nga këto programe – ju lutem

kontaktoni me drejtorat e departamenteve dhe përgjegjesit e

programeve.

Gjithashtu, mund të referoheni tek manualet e programeve

Secili nga këto programe të reja do të këtë edhe departamentin e tyre

përkates.

DBM organizon ngjarje të ndryshme duke sjellë në Kolegj figura të ndryshme publike. Web sajti ynë është dhe përditësohet rregullisht me informata, lajme dhe ngjarje që kanë të bëjnë me Departamentin.

DEPARTAMENTI – Shkenca Sociale

Qëllimi programit për studime BA bazohet në ndërtimin e aftësive për të kuptuar rolin, rëndësinë dhe funksionin që ka administrata dhe shkencat politike mbi të cilat ndërtohet tërë një spektër i njohurive të shkencave sociale. Studentët krijojnë njohuri lidhur me metodat e shkencave sociale dhe mënyrën përdorimit të tyre, zhvillojnë aftësi analitike, komunikuese dhe krijojnë njohuri mbi rolin e organizatave publike krijojnë aftësi të mjaftueshme për karrierë të mundshme, për qeverisje lokale apo qendrore dhe organizata tjera publike në vend dhe jashtë. Studentët zhvillojnë njohuritë për sistemet e ndryshme politike dhe administrative publike. Programi APMNSE bënë ndërlidhje teorike me praktikën politike në kuadër të disiplinave të ndryshme; politike, juridike, filozofike, sociologjike, ekonomike me qëllimtë aftësimit praktik për të qenë konkurrent në tregun e punës.

DEPARTAMENTI – Shkenca Kompjuterike

Departamenti i Shkencave Kompjuterike ka për qëllim të përgadis studentët me njohuri dhe aftësi të larta teorike dhe aplikative, dhe të njoftoj studentët me teknikologjitë më të reja në fushën e TI-së. Më tutje, të diplomuarit do të jenë të përgaditur për të qenë lider në këtë fushë, dhe të jenë të vetëdijësuar për përgjegjësit etike, ligjore, dhe përgjegjësit shoqerore si pjesë integrale e profesionit. Gjithashtu, studentët do të jenë të pergaditur të vazhdojn zhvillimin personal nga aspekti karierës profesionale apo asaj akademike, në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Programi është i krijuar duke u bazuar në rekomandimet për programin mësimor të dhëna nga organizata më e mirënjohur në botë, Instituti i Inxhinierëve Elektrik dhe Elektroteknik (Institute of Electrical and Electronic Engineers - IEEE) dhe Shoqatës për Makinerinë Informatike (Association for Computing

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 24

Për më shumë info: www.universum-ks.org/bmd & Doracaku i programit

Email: [email protected]

Për më shumë info: www.universum-ks.org & Doracaku i programit

Email: [email protected]

Machinery - ACM). Pothuajse të gjithë Profesorët kanë eksperiencë ndërkombëtare, në ligjërim apo kanë përfunduar studimet në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Universumi ka siguruar bashkpunime me kontrata për softuer me kompaniet e mëdha botërore duke përfshirë edhe Microsoftin.

DEPARTAMENTI – Gjuhes Angleze dhe EFL (English as a Foreign Langauge), dhe IELTS

Departamenti i gjuhës angleze si gjuhë të huaj ka për qëllim të avancoj rrjedhëshmërinë e të shkruarit dhe të folurit e studentëve në gjuhën angleze. E bazuar në Kuadrin e përbashkët European të Referencës për Gjuhët, ky departament është krijuar për të ndihmuar studentët në pervetësimin e gjuhës më të rëndësishme globale me standarde ndërkombëtare europiane. Kurset fokusohen dhe përqëndrohen në të folurit, në aspekte gramatikale dhe në të shkruarit. Studentët zhvillojne njohuritë ne katër shkathësitë e gjuhës ndërkohë që të thellohen aftësitë analitike dhe të menduarit kritik. E integruar ne të gjitha drejtimet dhe si lëndë në tërë kurikulën tre vjeqar, ky program ofron metodologji inovativ dhe mjaft intensiv të mësimdhënies dhe -nxënies e bazuar në Kornizen Europiane të Cilësisë dhe në metodat më të reja e të mësuarit të gjuhes angleze si gjuhë të huaj. Lëndët përfshijnë një shumëllojshmëri të ushtrimeve dhe aktiviteteve duke përfshirë debate, prezantime improvizime detyra të shkrimit akademik dhe detyra të shtëpisë. Rezultatet mësimore dhe pritjet e studentëve janë shumë të larta pasi shumica e profesorëve janë ndërkombëtar të cilet kan studiuar jashtë Kosovës në SHBA, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në rajone tjera të Europës.

5. INFORMATA DHE ÇËSHTJE AKADEMIKE

Strategjia dhe Politika e Sigurimit të Cilësisë

Strategjia

Zyra e Sigurimit të Cilësisë dhe Akreditimit (ZSCA) është në proces të shqyrtimit, rishikimit dhe zbatimit të udhëzimeve dhe procedurave të reja. Këto procese të reja janë modeluar pas metodave të reja në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë. Fokusi tanishëm në ZSCA është: në të shkruarit e udhëzimeve

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 25

Për më shumë info: www.universum-ks.org & Doracaku i programit

Email: [email protected] dhe [email protected]

Për më shumë info: www.universum-ks.org & Doracaku i programit

Email: [email protected] dhe [email protected]

institucionale për sigurimin e cilësisë në përputhje me deklaratën e misionit aktual; zhvillimin e udhëzimeve të reja për rishikimin e programit akademik dhe një procedurë të detajuar për këtë rishikim përiodik; riorganizimin e vlerësimit formal të të arriturave të studentëve dhe kënaqësi; artikuloj dhe mat sigurimin e cilësisë të personelit akademik nëpërmjet mundësive për përmirësimin e shkathtësive; edukimin e stafit në zhvillimin dhe përshkrimet rezultateve të pritshmë të kursit dhe mbledhjen e të dhënave për analizë.

Nëpërmjet zbatimit të udhëzimeve të reja të sigurimit të cilësisë në përputhje me deklaratën e misionit dhe vlerave institucionale, Universum është në gjendje të promovojë besimin në cilësinë e akademikëve në Universum. Për shembull, Universum ka krijuar një Qendër për Përsosmëri Akademik për të sjellë procedurat dhe ti ofroj personelit akademik trajnimë të ndryshme.

Rishikimi i programit të ri akademik është një procedurë formale e nevojshme për të gjitha programet e akredituara akademike. Rishikimi do të jetë një proces thellësisht i pavarur. Ky proces përiodik do të ndihmojë të vë në pah pikat e forta dhe të dobëta brenda një programi akademik duke ndihmuar për të mbajtur programet aktuale dhe të rëndësishme. Përveç kësaj, ky proces është në linjë me qëllimet institucionale të transparencës dhe përsosmërisë në mësimdhënie.

Vlerësimi i të arriturave të studentëve dhe kënaqësia të realizohet përmes një shumëllojshmërie të instrumenteve. Përveç sondazheve përiodike, studentët kanë në dispozicion një mentor këshillues dhe sugjerohen të takojnë këshilltarin e karrierës. Përvec vlerësimit të studentëve nëpërmjet notave natyrisht, arritja e studentit tani do të vlerësohet edhe nga një vlerësim vjetor të standardizuar që mat standardët e përgjithshmë të mësimit. Këto metoda të përmirësuara do të ndihmojnë Universumin që plan programet mësimore dhe shërbimet ti plotësojnë më mirë nevojat e studentëve.

Zhvillimi akademik i stafit dhe përmirësimi i tij janë një fokus kryesor i përmbushjes së misionit të ri të Universum. Përmes Qendrës së Ekselencës akademike, Universum po zbaton plane afatgjata për të mbajtur stafin akademik të kualifikuar dhe për të arritur kënaqësinë e stafit. Faza fillestare e zhvillimit të personelit përfshin artikulimin dhe matjen e sigurimit të cilësisë të përsoneli akademik me anë përmirësimit të shkathtësive për të bërë publikimë të ndryshme përmes Universumit, propozojnë kurrikula të reja, duke sjellë ligjërues ndërkombëtare, dhe përmirësimin e komunikimit midis fakultetit dhe administratës.

Si Universum duket të jetë zgjeruar akademikisht, si pjesë e planit strategjik përfshirë dhe trajnimin e stafit për zhvillimin dhe shkrimin e rezultateve të pritshme për kurset ku ata janë duke ligjëruar. Duke zbatuar sistematikisht pritjet institucionale, arrihet dhe konsistenca në cilësinë akademike. Stafi aktualisht është duke u udhëzuar për zhvillimin dhe shkrimin e rezultateve të pritshme për kurset ku ata janë duke ligjëruar, metodologjisë pedagogjike, metodologji të ndërlidhura dhe metodat e vlerësimit të studentëve.

Përmes takimeve me departamente të ndryshme, ZSCA është duke bërë planet strategjike për të dhënat që i ndërmarrin në rast që asaj i nevojitën për ti ruajtur ndërlidhjet. Të dhënat e reja që do të vlerësohen përfshin të dhënat socio-ekonomike, orët e kushtuara për një kurs të caktuar, punësimin e të diplomuarve,

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 26

normat e progresit të studentëve, efektivitetin e profesorëve dhe treguesit e tjerë kyç të përformancës. Kjo do t'ju lejojë të dhënave në Universum t'i shërbejnë më mirë studentëve të tij.

Krijimi i mekanizmave për përmirësimin, dhe më e rëndësishmja vlerësimi i cilësisë në të gjitha nivelet e institucionit është e një rëndësie parësore që sigurojnë që praktikat inovatore janë rritur me sukses në Universum.

Politikat

Në lidhje me strategjitë e përshkruara më sipër, politika e sigurimit të cilësisë në Universum është për të siguruar misionin e institucionit përmes rishikimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm. Kjo është realizuar nëpërmjet procedurave të ndryshme që përfshijnë aktorë të shumtë. ZSCA është përgjegjës për propozimin e politikave për zbatimin dhe rishikimin e programeve të ndryshme institucionale dhe akademike si dhe procedurave tjera. Bordi Ekzekutiv është përgjegjës për miratimin e këtyre politikave të propozuara dhe zbatimin e tyre brenda institucionit.

Politika e ZSCA e cila siguron misionin institucional është plotësuar nëpërmjet vlerësimeve dhe udhëzimet që vlerësojnë cilësinë e arsimit në Universum. Përmes përfshirjes së studentëve, stafit, alumni, administratën, dhe profesionistët e industrisë; vlerësimi është kryer për të marr të dhënat dhe opinionet e këtyre aktorëve të ndryshëm dhe të rëndësishëm. Vlerësimet e këtyre individëve kanë përfunduar nëpërmjet pyetjeve strategjike që çojnë në program dhe përmirësimin e institucionit. Pas një vlerësimi në kemi rezultatet, vlerësimet dhe të gjitha të dhënat. Përmes këtyre raporteve, ZSCA është në gjendje të zhvillojë propozime politikash për shqyrtim bordit ekzekutiv për të përmirësuar cilësinë në arsim. Vlerësimet e programeve akademike janë kryer në mënyrë përiodike për të siguruar siguri të vazhdueshmë të cilësisë dhe rëndësisë së tregut. Drejtor i programit dhe departamenti akademik zbatojnë këto komente rigoroze dhe rezultatet çojnë në hartimin e politikave të reja, të cilat janë zbatuar, monitoruar, dhe të rishikohen nëse është e nevojshme. Udhëzimet janë themeluar nga ZSCA për të krijuar qëndrueshmëri në sigurimin e cilësisë në të gjitha departamentet. Departamentet dhe fakultet janë përgjegjës për tu ndërlidhur me udhëzimet dhe zbatimin e politikave të miratuara të sigurimit të cilësisë.

Përveç zhvillimit vlerësimeve dhe udhëzimeve, ZSCA siguron misionin e saj përmes trajnimit dhe edukimit të stafit në këto politika. Duke ofruar udhëzime për politikat e reja, ZSCA promovon bashkëpunimin, pranimin dhe mirëkuptimin me ata që këto politika ndikojnë më se shumti. Kjo siguron cilësinë në arsim, duke mbështetur stafin akademik në zbatimin e politikave në nivelin e kursit ku ata drejtpërdrejt ndikojnë tek studentët.

Studimet, kohëzgjatja dhe numri i kredive sipas viteve të studimit

Studimet themelore (Bachelor) në Kolegjin Universum zgjasin 3 vite (6 semestra) dhe me rastin e përfundimit të studimeve, studentët marrin DIPLOMËN me thirrjen BACHELOR. Për të diplomuar në

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 27

studimet themelore, secilit studentë i duhen së paku 180 kredi (ECTS)1, respektivisht 60 ECTS në secilin vit akademik. Studenti e fiton të drejtën e kalimit në vitin e dytë të studimeve nëse mbledh 36 ECTS, kurse për kalim në vitin e tretë i nevojiten 96 ECTS ( 60 ECTS nga vitit i parë plus 36 ECTS nga viti i dytë). Secila lëndë në studimet themelore, ofron 4, 5, 6, apo 8 ECTS kredi – varesisht nga kurrikula e programit. Tema e dimplomes ofron 10 ECTS kredi.

Studimet në Master në Kolegjin Universum zgjasin 2 vite. Organizimi i studimve Master behet sipas modelit se moduleve. Për të diplomuar në studimet Master, secilit studentë i duhen së paku 120 kredi (ECTS), respektivisht 60 ECTS në secilin vit akademik. Secili modul (lëndë) në Master ofron 10 ECTS kredi. Ndersa tema e diplomimit ofron 20 ECTS kredi.

Provimet, Kreditë (ECTS) dhe Procedurat tjera rreth provimeve

Me poshte do të paraqiten: Rregullat për paraqitjen e provimeve, afatet e rregullta, pagesat, kushtet e pjesëmarrjes në provim dhe sjellja gjatë provimit2

Paraqitja e provimeve bëhet dy javë para se të fillojnë provimet, në afatet e rregullta, bazuar në kalendarin e provimeve i cili është shtojcë e këtij informatori, në fund. Për të qenë pjesëmarrës në provim, studentët së pari duhet ta paraqesin provimin në administratë përmes Web-studentit, nëse i kanë plotësuar kushtet për të ju nënshtruar atij provimi, sipas dispozitave përkatëse të kësaj rregulloreje. Në rastet kur Web-studenti nuk është funksional, studentët obligohen që provimet t’i paraqesin në shërbimin administrativ të kolegjit.

Afatet e provimeve

Kolegji Universum u ofron studentëve katër (4) afate të rregullta:

Janar, Prill, Qershor, dhe Shtator.

1 ECTS- European Credit Transfer System- Sistemi Evropian i Transferimit të Kredive

2 Rregullorja për procedurat dhe rregullat e mbarëvajtjes së provimeve në Kolegjin ‘’Universum’’

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 28

Pagesa për provime

Studentët të cilët i nënshtrohen provimit për herë të parë, në afatin e rregullt, nuk paguajnë për paraqitje të provimit. Të gjithë studentët e rregullt, që i nënshtrohen provimit në afatin plotësues ( provimit për lëndën e njëjtë), janë të obliguar të paguajnë një shumë prej (tre) 3 Euro për çdo provim, për studentët e rregullt. Studentët e regjistruar me korrespodencë paguajnë shumën prej pesë (5) Euro për çdo provim kurse studentët e studimeve në distancë, 20 Euro për çdo provim të paraqitur.

Paraqitja e provimeve me vonesë, jashtë afatit

Vonesa në paraqitjen e provimeve, jashtë afatit të përcaktuar nga Zyra e regjistrit, e obligon studentin që të paguajë 10 Euro për çdo provim të paraqitur.

Kushtet e pjesëmarrjes në provim

Studenti obligohet që pesëmbëdhjetë (15) minuta para fillimit të provimit, të jetë i pranishëm në Kolegjin Universitar ‘’Universum’’, respektivisht në kampusin ku do të mbahet provimi sipas orarit të përcaktuar për atë kampus (shpallur nga administrata);

Studentët që vonohen më shumë se dhjet (10) minuta, nuk kanë të drejtë të hynë në provim. Nëse provimi është i ndarë në grupe/salla, studentët duhet të ju referohen kohës së mbajtjes/sallës për grupin përkatës (ndalohet ndryshimi i grupit/sallës pa miratim të bartësit të lëndës apo mbikëqyrësit);

Studentët obligohen të kenë ID identifikuese, në të kundërtën nuk mund ti nënshtrohen provimit (në rast se i mungon ID, kërkohet letërnjoftimi)

Në momentin kur studenti hynë në provim, bëhet subjekt i mbikëqyrësve të autorizuar dhe duhet t’ju bindët udhëzimeve të tyre respektivisht bartësit të lëndës dhe përsonave të autorizuar

Shpallja e rezultateve të provimit dhe mënyra e vlerësimit për studentët e rregullt dhe ata me korrespodencë:

Rezultatet e provimit shpallën sipas njoftimit të profesorit, por jo më larg se dhjetë (10) ditë pune pas mbajtjes së provimit;

Rezultatet e provimit publikohen në Web Studentë dhe në administratën e fakultetit në kopje fizike;

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 29

Studenti ka të drejtë të refuzojë notën dyzet e tetë (48) orë pasi të jenë shpallur rezultatet në Web studentë duke plotësuar kërkesën për refuzim të notës (kërkesa paraqitët në administratë) në të kundërtën kërkesa nuk shqyrtohet. Nota e refuzuar, humbet, dhe studenti i nënshtrohet procedurave të provimit nga fillimi.

Konsultimet për provimin mbahen sipas orarit të përcaktuar nga bartësi i lëndës, në një interval kohorë të arsyeshëm dhe fleksibil për studentët;

Llogaritja e kredive ECTS dhe notës mesatare

Më poshtë vijon shembulli se si duhet të nxirret nota mesatare3:

LËNDA ECTS NOTA PIKET (ECTS x NOTA)Komunikim në Organizata 6 8 48Ekonomiks II 6 7 42Metodat Hulumtuese 6 7 42Gjuhe Angleze 4 10 40Metodat Kuantitative I 6 6 36Tema e Diplomes 10 9 90

Shembull:Për një lëndë me 6 ECTS kredi duhet të planifikohen:

28-36 ore Ligjërata 18-25 ore Siminare 96 ore Studime Individuale, Lexim i Literaturës nga studentët

Totali i oreve për 6 ECTS kredit duhet të jetë rreth 150 orë.

Rreth ECTS ECTS - European Credit Transfer and Accumulation System

ECTS është sistemi i krediteve për arsimin e lartë i cili përdoret në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë, që përfshin të gjitha vendet e angazhuara në Procesin e Bolonjës.

3 http://ec.europa.eu/education/lifelong-learning-policy/doc/ects/guide_en.pdf

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 30

ECTS është një nga gurët e themelit të procesit të Bolonjës. Shumica e shteteve të Bolonjës kanë miratuar ECTS në ligjin për sistemet e tyre të arsimit të lartë.

Ndër objektivat e kryesore të Procesit të Bolonjës është krijimi i një sistemi të kredive si një mjet i duhur për të përhapur dhe promovuar mobilitetin apo lëvizshmërinë e studentëve nëpër institucionet e arsimit të lartë.

Më shumë informacione rreth kredive ECTS mund të gjeni në dokumentin “ECTS Users’ Guide” - i publikuar nga Komisioni Evropian dhe i cili mund të gjindet në linkun/uebfaqen:

Llogaritja e Kredive ECTS ECTS kreditë janë të bazuara në ngarkesën e nevojitur te studenteve në mënyrë

për të arritur rezultatet e pritura të mësimit. Rezultatet e të mësuarit përshkruajnë se çfarë një student pritet që të dinë, të kuptojnë dhe të jetë në gjendje të bëjnë pas përfundimit të suksesshëm të procesit të të mësuarit.

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 31

Ngarkesa për studentët zakonisht referohet tek nevoja e tyre për kohë për të përfunduar të gjitha aktivitetet e mësimit (të tilla si ligjëratat, seminaret, projektet, punet praktike, puna e vetë-studimit dhe provimet). Këto janë të nevojshme për të arritur rezultatet e pritura të mësimit.

60 kreditë ECTS janë të bashkangjitur në ngarkesën e punës për një vit me orar të plotë e mësimit formal për të arritur rezultatet e të nxënit. Në shumicën e rasteve, ngarkesa e studentit varion nga 1,500 në 1,800 orë për një vit akademik, ku një kredi korrespondon me 25 deri në 30 orë të punës.

Bazuar në rregullorën e kredive ECTS nga 60 kreditë që janë alokuar për ngarkesën e punës së një viti akademik me kohë të plotë për një student, 30 nga këto ECTS kredi janë ndarë normalisht për një semester. Nëse një program ka 3 vite studimi atëher kjo është 60x3=180 kredi.

Nëse internship apo praktika në punë është e nevojshme për të përfunduar programin (ose një komponent), kjo praktike do te jete pjesë e rezultateve të mësimnxënies së studenteve dhe ngarkesës se punës dhe si rezultat kjo kërkon një shpërndarje të kreditëve ECTS. Në rast të tillë, numri i kredive të akorduara për vendosje të punës duhet të përfshihen mbrenda numrit të përgjithshëm të kredive për vitin akademik.

Kreditë ECTS & orët e parapare të ngarkesësNëse nisemi nga udhëzimi kryesorë i procesit të Bolonjës dhe rregullave për alokimin e kredive ECTS, që një ECTS kredi është e barabartë me 25 ose 30 orë mësimi/ngarkese atëher mund të konkludojmë që:

ECTS KreditëOrët e parapara Rregullat e Kolegjit Universum

Min Max

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 32

1 ECTS Kredi 25 30 30 orë3 ECTS Kredi 75 90 90 orë4 ECTS Kredi 100 120 120 orë5 ECTS Kredi 125 150 125 orë6 ECTS Kredi 150 180 150 orë8 ECTS Kredi 200 240 200 orë10 ECTS Kredi 250 300 250 orë20 ECTS Kredi 500 600 500 orë

Programet Akademike dhe kreditë ECTS Programet Bachelor – 3 Vjeqar

o 180 ECTS Kredi (60x3)o Programet e tilla në Kolegjin Universum

BA në Biznes dhe Menaxhment BA në Administrate Publike, Marrëdhënie Ndërkombëtare & Studime Evropiane BSc në Shkenca Kompjuterike

Programet Bachelor - 4 vjeqar4

o 240 ECTS Kredi (60x3+60)o Programet e tilla në Kolegjin Universum

Ky model i programit nuk ekziston në Kolegjin Universum në këtë kohë

Programet Master – 2 vjeqaro 120 ECTS Kredi (60x2)o Programet e tilla në Kolegjin Universum

MA në Menaxhment

4 Duke përfshirë edhe studimet jashtë venditCopyright: Kolegji Universum, Faqe 33

Zhvillimi i Syllabuseve

Të gjitha syllabuset për të gjitha lendet e programeve akademike në Kolegjin Universum duhet të përfshinë pikat e cekura më poshtë. Të gjitha syllabuset duhet pastaj të dorezohen tek drejtori i departamentit dhe në bashkpunim me drejtorin e departamentit të miratohen dhe finalizohen. Syllabuset duhet të ngarkohen në portalin online Web Studentë në mënyrë që studentët të kene qasje në syllabus. Ligjerata e pare e secilës lëndë sygjerohet që të jetë informuese rreth lëndës, ku dhe diskutohet syllabusi i lëndës me studentët. Studentët parashtrojne pyetje rreth syllabusit ku ata nuk e kanë të qarte.

Kolegji Universum e ka hartuar një moster të syllabusit institucional, të cilit të gjithë stafi akademik duhet t’i referohet. Të dhënat kryesore në një syllabus janë:

- Informatat hyrëse- Përshkrimi i lëndës dhe qëllimi- Kredite në ECTS- Objektivat e lëndës- Rezultatet e pritura të mesimit – më së shumti të jenë 6 rezultate të pritura dhe më së paku të jenë 4

rezultate të pritura të nxenies- Metodat pedagogjike për arritjen e rezultateve të nxenies – për secilin rezultat të pritur të nxenies të

spjegohet metoda përdagogjike e ligjerimit- Metodat e vleresimit dhe venia e notave – të përshkruhen metodat apo mjetet e vleresimit për secilin

rezultat të pritur- Literatura kryesore dhe rekomanduese- Plani i ligjëratave dhe temat – gjithesej janë 14 jave ligjerime për një semester. Të përshkruhet plani

mesimore detajisht.- Datat e testimit dhe dorezimit të punimeve- Informata për ligjerata me musafir- Informata për vizita studimore- Informata për raste studimore- Udhezime për sjellje të mira akademike dhe morale gjatë ligjëratave

Syllabuset me informatat e cekura me lartë duhet të shkruhen në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze.

Mostra e syllabusit institucional është paraqitur me poshte:

Emri i lëndës:

Kampusi i Universum-it:

Numri i dhomës:

Profesori/Ligjeruesi:

Informatat kontaktuese të ligjëruesit:

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 34

Reparti:

Mbikqyrësi:

Viti akademik:

Gjysëmvjetori:

Formati(tet) pedagogjik(e) (e.g., ligjerata, grupet e punës, seminaret, pjesët diskutuese):

Niveli i lëndës (1, 2, ose 3):

Lloji i lëndës – detyrueshme ose fakultative:

Përshkrimi i lëndës. Ju lutem, përshkruani lëndën në detaje. Përfshini një ose dy fjali në të cilën ju shpjegoni se si lënda e zgjeron qëllimin e Universum-it duke siguruar studentët me një ekspëriencë mësimi që përfundimisht do të kontribuojë në zhvillimin intelektual, ekonomik dhe social të Kosovës.

Teknologjia, mjetet mësimore, kërkesat për dhomë të nevojshme për suksesin e këtij kursi (p.sh., bordi i bardhë, projektor, etj):

LIBRAT E KERKUARA, ARTIKUJT, DHE MATERIALET REFERUESE:

MATERIALI I REKOMANDUAR:

TABELA “A”: REZULTATET E PRITURA NË LËNDË

Identifiko dhe përshkruaj rezultatet kryesore Mësimore të kësaj lënde, Metodologjinë Pedagogjike të punësuar, dhe mjetet e vlerësimit të çdo rezultati të mësuarit. Shënim: ju lutem t’i shmangeni përdorimit e foljeve në mënyrë paskajore (p.sh., "identifikuar" në vend se "të identifikuar") dhe ndryshoj zgjedhjet tuaja të foljeve për të siguruar që ju jeni saktësisht duke përshkruar rezultatin e të mësuarit. Disa folje mostër dhe frazat folje përfshijnë: të identifikojë, aplikojë, të fitojnë vetëdijen e; zhvilluar zotërim të, të bëhen të njohur më të, të dalluar, të kuptuar; zot; analizuar, konfirmojë, përdorni, të shmangur, të artikuluar, të vlerësuar, të nxjerrë konkluzione në lidhje me, përdorni për dëshmi; të fitojnë besim në; zhvilluar zotërim të, etj.

Rezultati Mesimore Metoda Pedagogjike Mjetet e Vleresimit

(shembull: "Identifikimi i gabimeve logjike (p.sh., njeriu kashtë, ad hominem sulmet, korrelacion konfuze me shkakësi, etj) në shkrim akademik, në të folur, materiale reklamuese, faqet e opinionit të gazetave, dhe gjetkë, dhe për të kuptuar pse dhe si të shmangen logjikisht mangësitë në shkrimin e tyre. ")

(shembull: "Studentët do të kenë të paktën dy leksione 60-minutëshe mbi idetë e gabuara logjike, dhe do të jepet në lidhje me detyrat e shtëpisë mbi idetë e gabuara logjike në të cilat ata duhet të gjejnë tre ose më shumë shembuj të ‘fallacies’ ose ideve të gabuara logjike në mediat e shtypura, në faqet e internetit, ose në transkriptimet e televizioni /

(shembull: "Studentëve do t’i jipen të paktën dy kuize që do të testojë njohuritë e tyre të ideve të gabuara logjike. Këto kuize, së bashku me detyrat e shtëpisë të falsitetit logjik së bashku, do të mblidhen më të dhëna të tjera me Pjesëmarrje në Klasë, të cilat do të llogariten për 10% të notës finale. ")

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 35

eajmeve. ")

1

2

TABELA “B”: PLANI I DETAJIZUAR I LIGJËRATAVE DHE MËSIMDHËNIES (14 Javë në Semester)

Për secilën javë të ligjerimeve, ju lutem shkruaj temat kryesore të ligjëratave, një përmbledhje të temës që do të ofrohet tek studentët, materialin për lexim, rezultatin e pritur marr nga tabelën ‘A’ më lartë të cilat lidhen me secilën javë dhe temë të ligjeratës dhe komponenteve tjerë të vlerësimit. Dhe në fund, ju lutem tregoni se nëse kjo temë do të jetë pjesë e provimit, kuizit apo komponenteve tjera të vlerësimit.

JAVA

TEMA E LIGJERATËS

PËRMBLEDHJE MATERIALI PËR LEXIM

NUMRI I REZULTATIT TË PRITUR NGA TABELA ‘A’

PJESË E PROVIMIT APO VLERËSIMIT (PO/JO)

(Shembull: “Identifikimi i gabimeve logjike në gjuhën angleze”)

(Shembull: “Të mësuarit për të identifikuar gabimet logjike është një komponent kyç i vleresimit të aftësive të menduarit kritik. Ky leksion, dhe material ligjërues, dhe detyrat e shtëpisë do të përgatisin studentët të shmangin gabimeve logjike në retorikën e tyre në gjuhen angleze, dhe për të shmangur varësinë mbi gabimet logjike me shkrimin e tyre argumentues.”)

(Shembull: “AW Kapitulli 1.4, faqe. 26-42; Kapitulli 1.10, Fage. 77-82; dhe Kapitulli 1.11, faqe. 83-89.”)

(Shembull: “Rezultati i pritur nr. 3”)

(Shembull, “PO.”)

1

2

3

TABELA “C”: METODOLOGJIA E VLERËSIMIT (sipas rregullave të vlerësimit)

Për çdo komponent të notuar, ju lutem jep një përshkrim të shkurtër, përqindjen e peshës dhënë këtij komponenti në drejtim të notës finale, dhe trego rezultatin përkatës që do të realizohet nga tabela "A”. Një mostër është dhënë në tabelën më poshte në faqen në vijim – në gjuhën angleze.

KOMPONENTA E VLERËSIMIT

PËRSHKRIMI I METODËS (KOMPONENTES) SË VLERËSIMIT

% E NOTËS FINALE

NUMRI PËRKATËS I REZULTATEVE TË PRITURA NGA TABELA ‘A’

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 36

SJELLJET DHE STANDARDET NË UNIVERSUM

Masat disiplinore:

Gjatë orëve të ligjëratave dhe ushtrimeve NDALOHET rreptësishtë ushqimi, përshpërima që pengon punën në klasë, përdorimi i telefonave mobil. Mos respektimi i këtyre kushteve do të ndikojë në 10% minus të pikëve totale në notën përfundimtare, përveq rasteve kur për mos rrespektimin e rregullave studenti dërgohet në komisionin për diciplinë.

Shkelja e integritetit Akademik respektivisht plagjiatura në punimet e studentëve do të rezultojë në mos vlerësim në lëndën përkatëse apo edhe marrjen e masave tjera diciplinore.

Zhvillimi i lëndëve

- Zhvillimi i lëndës duhet të jetë në hap me ndryshimet dhe risitë në publikime dhe teoritë përkatëse.- Lënda duhet të përfshije të gjitha temat fundamentale të fushes se lëndës dhe të orienton studentët

për mësime individuale të mëtutjeshme në atë lëndë. - Profesori i lëndës duhet të sigurohet që rezultatet e të mësuarit po arrihen nga studentët.- Temat ligjëruese duhet të ndërlidhen me praktikën dhe me situatën apo aktualitetet në vend dhe

rajon.- Studentët me anë të studimit të lëndës duhet të aftësohen që të konkurojnë me studentët tjere nëpër

kolegjet tjera private por edhe me institucionet shtetërore në vend, rajon dhe botë.- Profesori i lëndës duhet të sigurohet që në lëndën e tij/saj të këtë raste studimore dhe studentët

vazhdimisht të vlerësohen me anë të mjeteve të ndryshme të vlerësimit (të cekura më poshtë).- Profesori i lëndës duhet të siguron literaturë në gjuhen që studenti e kupton.

Metodat e Vleresimit për studentë

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 37

1. Studentët duhet të vlerësohen gjatë gjithë semestrit akademik me mënyra të ndryshmë të vlerësimeve

2. Disa nga metodat e vlerësimeve, por jo të gjitha , janë të përcaktuara më poshtë. Duhet te theksohet qe profesori e ka te drejten dhe lierne akademike per te vendosur ne perqidnjen e caktuar me poshte. Ai/Ajo mund te vendos ne caktimin e perqidnjes ne konsultime me drejtorin e programit.

3. Profesoret janë të lire të zgjedhin metodat e vleresimit për lendet e tyre dhe përqidnjen e tyre, por duhet të përmbahen pakashum në listen e me poshtme.

4. Profesoret mund të zgjedhin edhe metoda tjera të vleresimit, këto me poshte janë vetem disa sygjerime.

5. Pedagogu/profesori i lëndës duhet të zgjedhë së paku tre (3) metoda për vlerësim (duke përjashtuar provimin final), dhe më së shumti pesë (5) metoda të vlerësimit, të cilat janë listuar më poshtë:

a. Provimi final – i detyrueshëm për secilën lëndë, dhe nuk duhet të kontribuoj më shumë se 50% drejt notës finale.

b. Ese - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 30% drejt notës finale.c. Kollokfiume - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 30% drejt notës finale.d. Test me përgjigjje zgjedhore - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 20% drejt notës finale.e. Pjesëmarrja - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 10% drejt notës finale.f. Provim/Test me liber të hapur - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 20% drejt notës finale.g. Detyrat e Shtëpisë - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 10% drejt notës finale.h. Prezantime - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 20% drejt notës finale.i. Raporte - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 40% drejt notës finale.j. Projekte Marketingu - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 40% drejt notës finale.k. Analiza Financiare - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 20% drejt notës finale.l. Punë Grupore me shkrim - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 30% drejt notës finale.m. Pune Grupore me prezantime - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 20% drejt notës finale.n. Plane Biznesore - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 50% drejt notës finale.o. Plane Buxhetore - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 40% drejt notës finale.p. Aktivitete në Klasë - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 10% drejt notës finale.q. Kuize - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 10% drejt notës finale.r. Diskutime dhe Debate - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 20% drejt notës finale.s. Analiza Politike - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 30% drejt notës finale.t. Plane Ristrukturimi biznesor - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 30% drejt notës finale.u. Raste Studimore - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 20% drejt notës finale.v. Shkrime Kreative - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 20% drejt notës finale.w. Analiza Ekonomike - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 30% drejt notës finale.x. Provime verbale/gojore - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 40% drejt notës finale.

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 38

y. Rishikim apo shqyrtim i Literaturës - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 40% drejt notës finale.

z. Kompeticione - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 40% drejt notës finale.aa. Analiza Investimesh - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 30% drejt notës finale.bb. Raporte për Kontabilitet - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 30% drejt notës finale.cc. Hulumtime Biznesore - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 50% drejt notës finale.dd. Hulumtime në shkenca shoqërore - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 50% drejt notës

finale.ee. Hulumtime Primare - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 50% drejt notës finale.ff. Eksperimente në terren - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 50% drejt notës finale..gg. Eksperimente primare - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 50% drejt notës finale.hh. Eksperimente sekondare - nuk duhet të kontribuoj më shumë se 40% drejt notës finale.

Vënia e notave dhe rreguloret e vlerësimit

Notat përcaktohen nga pedagogu duke u bazuar në vlerësimin e arritjeve të një studenti në mësim (pjesëmarrje, diskutime, interaktiviteti në ligjërata dhe ushtrime, paraqitjet etj.) dhe/ose arritjet në detyrat e shtëpisë dhe në provimet.

Edhe pse kërkohet provimi përfundimtar, nota përfundimtare e studentit për lëndën e caktuar bazohet në punën e përgjithshme gjatë gjithë semestrit dhe nuk përcaktohet vetëm nga provimi përfundimtar.

Nota përfundimtare llogaritet në bazë të të gjithave metodave të vlerësimit nga profesori i lëndes, i cili duhet të mbajë të dhënat dhe ti dërgon ato tek administrata në fund të semestrit apo përfundimit të vlerësimeve.

Për të siguruar evaluimin sistematik të dijeve, pedagogu duhet së paku dy herë gjatë semestrit të vlerësojë dijet e studentëve dhe atë nëpërmjet: provimit përfundimtar, provimit mes-semestral, dhe një formë tjetër vlerësimi në varësi nga natyra e lëndës (seminar, prezantim, kuis, etj.).

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 39

Pedagogu do të vlerësojë të gjitha aktivitetet dhe do t’ia raportojë këto rezultate zyrës së regjistrit në formë tabelore brenda një jave pas përfundimit të provimit përfundimtar. Një shembull praktik i kësaj forme është dhënë më poshtë:

Studenti

Detyrat e shtëpisë (10 pikë)

Kollokv. (30 pikë)

Punë seminar. (10 pikë)

Pjesëmarrja (10 pikë)

Provimi përf. (40 pikë)

Gjithsej Pike (100 pikë)

Nota përf.

Adrian 8 29 8 9 38 92 10

Bekim 7 25 6 7 35 83 9

Nita 9 19 6 8 29 71 8

Teuta 10 18 8 10 20 66 7

Vlerësimi i studentëve me nota bëhet në bazë të pikëve të notës. Përveç kësaj, llogaritet edhe Nota e Përgjithshme Mesatare (GPA) dhe shënohet në transkript në pajtim me sistemin e notimit të paraqitur më poshtë.

Shkalla e vlerësimit me nota

Përshkrimi i notës Pikët e notës Shkronja

91% - 100% Shkëlqyeshëm 10.0 A

81% - 90% Shumë mirë 9.0 B

71% - 80% Mirë 8.0 C

61% - 70% Mjaftueshëm 7.0 D

51% - 60% Kaluese 6.0 E

50% - e më poshtë Jo-kaluese 5.0 F

E papërfunduar (IN) 0.0

Pa të dhëna (NR) 0.0

Nota e papërfunduar (IN) mund të jepet nëse studenti nuk ka kryer të gjitha kërkesat e lëndës deri në fund të semestrit. Është përgjegjësia e studentit t’i plotësojë në mënyrë të kënaqshme kërkesat e parashtruara nga pedagogu. Nëse kërkesat e parashtruara nuk përmbushen, shënohet nota jo-kaluese.

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 40

1. Raste kur nuk ka të dhëna për notën (No Record)

Ky shënim do të shënohet në transkriptën e studentit në rastet kur studenti është regjistruar në orë dhe nuk ka marrë notë prej mësimdhënësit. Kjo nuk ndikon në notën e përgjithshme mesatare të studentit dhe mund të ndryshohet në notë kur mësimdhënësi jep notën formale.

2. Shpallja e rezultateve të provimeve

Parimet dhe procedurat që qeverisin administrimin e provimeve përfundimtare zbatohen për administrimin e të gjitha provimeve që jepen në Universitet. Pedagogët duhet të tregojnë kujdes lidhur me formën e provimeve gjatë semestrave dhe të sigurojnë që ato përputhen me programin e lëndës. Mësimdhënësit obligohen që në afat prej 7 ditësh të dorëzojnë rezultatet e provimeve në administratë së bashku më tëstet apo punimet.

3. Rregullat për rishikimin e notave

Nëse studentë beson se ai ose ajo i ka marrë notat jo në rregull, dyshon në vlerësimin objektivë, brenda 24 orëve pas shpalljes së rezultateve mund të parashtroj kërkesë për rivlerësim me shkrim. Kërkesa dorëzohet në zyrën e dekanit. Në bazë të kërkesës, Dekani formon komisionin për rivlerësim prej tre ( 3 ) anëtareve, një prej të cilëve është bartësi i lëndës por nuk mund të ndikoj në notën përfundimtare.

Anëtare të komisionit caktohen nga radhët e profesorëve të cilët janë të përafërt me lëndën që studenti i nënshtrohet provimit;

Në qoftë se studenti gjatë provimit, para Komisioni vlerësohet me notën pesë (5), i merret e drejta që t’i nënshtrohet provimit të njëjtë për përiudhën gjashtë mujore , prej datës së vlerësimit nga Komisioni. Studenti nuk ka të drejtë ankese ndaj vendimit të komisionit.

4. Afati i parë dhe afatet tjera: Në afatin e parë të vlerësimit në lëndë – studenti vlerësohet sipas pikës 5 dhe 5.1 dhe pikave tjera

relevante (pjesa 2) – Në rregulloren për Vleresimë të Kolegjit Universum. Nëse studenti nuk e kalon provimin në afatin e parë – edhe afatet tjera duhet të vlerësohen sipas

pikës 5 dhe 5.1 dhe pikave tjera relevante (pjesa 2) – Në rregulloren për Vleresimë të Kolegjit Universum.

Nëse studenti nuk futet në provim fare në afatin e parë - afatet tjera duhet të vlerësohen sipas pikës 5 dhe 5.1 dhe pikave tjera relevante (pjesa 2) – Në rregulloren për Vleresimë të Kolegjit Universum.

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 41

Stundenti i cili nuk e kalon lëndën në afatin e parë, apo nuk hyn në afatin e parë në provim, atëher studentit NUK i lejohet 100% në një provim final. Studenti duhet të vlerësohet në të gjitha metodat e vlerësimit sipas rregullorës dhe pikëve nëpër të gjitha metodat e vlerësimit.

5. Vlerësimi dhe notimi i studentëve me status Korrespondence:

Studentët me korrespondence dallojnë nga studentët e rregullt në të gjitha mënyrat por jo në cilësinë e vlerësimit. Dallimi qëndron tek ngarkesa dhe kërkesat për vlerësim.

Ngarkesa e kërkesës për vlerësim tek studentët me korrespondencë duhet të jetë në këtë mënyrë (si model):

o Studenti me korrespondence duhet te paraqesë provimin final dhe te futen ne te gjitha provimet finale.

o Studenti me korrespondencë nuk është i obliguar që të ndjek të gjitha ligjeratat. Si rezultat përqinjda e vijueshmërisë nuk duhet të llogaritet në notën finale.

o Studenti nuk është i obliguar të futet në kollokfiume apo teste mes-semestrale. Por studentit duhet ti dërgohen detyra të shtëpisë që llogariten në notën finale të lëndës.

o Studenti gjithashtu duhet të bëj një punim në koordinim të plotë me profesorin e lëndës. Ky punim duhet të zavendësojë të gjitha ngarkesat apo kërkesat akademike për studentët e rregullt.

Studentët me korrespondence duhet të futen në provimet finale dhe duhet të përmbushin të gjitha kriteret për vlerësim në këtë rregullore

Studentët me korrespondence duhet të përfundojnë me rregull të gjitha detyrat, dhe përgjegjësitë të cilat profesori i lëndës i cakton për lëndën

Ne pamundësinë për të kompletuar të gjitha mënyrat vlerësuese, studentit duhet t’i kërkohet një punim final (ese, raport, analizë, plan, etj etj) dhe studenti në fjalë duhet të futet në provim final.

Në rast se studenti nuk e kalon provimin apo lëndën në afatin e parë, atëher studenti futen ne afat e tjera.

Shembull 1 – Metodat vlerësuese për studentët me korrespondencë:Provimi Final Detyra te shtepise Punim60% 20% 20%

Shembull 2 – Metodat vlerësuese për studentët me korrespondencë:Provimi Final Punim

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 42

60% 40%

Shembull 3 – Metodat vlerësuese për studentët me korrespondencë:Provimi Final Provim në shtëpi me pyetje60% 40%

Shembull 3 – Metodat vlerësuese për studentët me korrespondencë:Provimi Final Shqyrtim i Literaturës/Ese60% 40%

o Mund të ketë edhe shembuj tjerë. Profesori mund të vendos për lëndën e tij sipas ngarkesës së orëve dhe kredive ECTS për lëndën. Profesori mund të konsultohet me drejtorin e programit.

Kriteret për vlerësim duhet të jenë të njejta – të paraqitura në rregulloren për Vleresimë të Kolegjit Universum. I gjithë stafi duhet të lexon këto rregullore/manuale të rendesishme në Kolegjin Universum para se të bene vleresimin e studentëve:

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 43

Udhërrëfyes për paraqitjen, mbrojtjen dhe punimin e diplomës Procedura për paraqitjen e temës së diplomës:

1. Në vitin e tretë të studimeve, pas përfundimit të ligjëratave të semestrit të pestë, studenti parashtron kërkesën për temën e diplomës.

2. Formulari i kërkesës për temë të diplomës merret në Shërbimin e studenteve;

3. Studenti inkurajohet te zhvillon takime dhe biseda me profesore per te rene dakord per temen e diplomes. Studenti pastaj ne bashkpunim me profesorin zgjedh mentorin.

4. Kërkesa për temë të diplomës i drejtohet profesorit te lendes (dhe drejtorit te programit – dekanit), në të cilën duhet të figurojnë:

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 44

1. Rregulloren e Vlerësimit dhe mbarvajtjes së provimeve

2. Rregulloren për sjellje jo të mira akademike (për student)

3. Rregulloren për studime themelore në KU

4. Manualin e programit akademik dhe Kurrikulën e programit

5. Doracaku për staf akademik

6. Doracaku për ECTS

7. Udhëzimet për temat e diplomës dhe mbrojten e tyre

a) Lënda në të cilën përcaktohet tema (lënda duhet të jetë nga plani dhe program i studimeve prej vitit të parë deri në përfundim të studimeve);

b) Tema e punimit të diplomës;

5. E njëjta kërkesë dorëzohet në Shërbimin e studentëve.

6. Shërbimi i studentëve brenda 24 orëve duhet të dorëzoj kërkesën tek Drejtori i Programit dhe te njoftohet profesori Mentor.

7. Dekani brenda 48 orëve përcakton mentorin, dhe kërkon nga shërbimi që të njoftoj studentin, si dhe t’i dërgoj studentit mënyrën e komunikimit me mentorin;

Afatet për paraqitjen e temës së diplomës:

Jane tre afate: JANAR, KORRIK, dhe SHTATOR

Punimi i diplomës realizohet në përputhje me udhëzimin e caktuar për punim diplome, ndërsa pjesa tjetër si më poshtë:

1. Punimi i diplomës duhet të përmbajë së paku 30, e jo më shumë se 50 faqe A4

2. Prezantimi i punimit të diplomës duhet të përgatit në Power Point më së shumti në 10 sllajde;

3. Punimi i diplomës mund të konsiderohet i përfunduar në momentin e aprovimit nga Mentori;

4. Mentori e njofton administratën se punimi i plotëson kushtet për mbrojtje;

Procedura akademike, administrative dhe procesi deri në mbrojtje:

1. Studenti parashtron kërkesën në Shërbimin e studentëve për verifikimin e notave;

2. Administrata bënë verifikimin se studenti a i ka plotësuar kreditë për mbrojtjen e punimit të diplomës, dhe ja dërgon studentit për të verifikuar se a ka ndonjë notë kontestuese;

3. Pas verifikimit dhe konstatimit nga ana e studentit, administrata i raporton dekanit për plotësimin e kushteve nga ana e studentëve.

4. Dekani formon komisionin para të cilit duhet të mbrohet punimi - Komisioni te perbehet vetem nga profesoret, dhe jo nga administrata. 3 Profesor te perbejne komisionin per mbrojte (Mentori, Kryetari i komisionit dhe nje anetar). Profesoret ne fjale te lajmerohen 1 jave perpara qe do te jene ne komision.

5. Administrata e njofton studentin 12 ditë para mbrojtjes për datën, orën dhe vendin e mbrojtjes së punimit të diplomës, si dhe përbërjen e komisionit;

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 45

6. Studentet te dorezojne punimin 10 dite me pare (prej dites se mbrojtes se temes se diplomes) ne administrate ne hard-copy, POR shume me rendesi qe te dergohet edhe ne Soft-Copy ne CD ose me email.

7. Studenti duhet të shtypë Punimin e diplomës në 4 kopje, dhe atë, nga një për komisionin e cila duhet të jetë e shtypur në formë të thjeshtë e lidhur me spirale, ndërsa për arkivin duhet të shtypet me kore të forta një kopje e punimit të diplomës.

8. Punimi në kopje elektronike duhet të dorëzohet 10 ditë para mbrojtjes së punimit - Ne rast se verehet qe ka plagjiature dhe nuk ka referencim te duhur, punimi kthehet tek studenti, dhe studenti merr verejtjen e pare. Ai/Ajo student duhet te permiresoj gabimet mbrenda nje jave, dhe te paraqet mbrojtjen e temes prap ne administrate.

9. Punimi në kopje fizike duhet të dorëzohet dy ditë para mbrojtjes së punimit të diplomës.

10. Te gjitha vendimet per mbrojten e temave te diplomes, duhet te nenshkruhen nga drejtori i programit dhe nga drejtori akademik

11. Mentori i studentit, duhet te flase per temen ne fillim dhe te prezantoj ne pika te shkurtra punen e studentit.

12. Jo me shume se 10 tema te mbrohen ne nje dite.

Mbrojtja e punimit të diplomës:

1. Mbrojtja e punimit të diplomës është publike; por studenti mund te zgjedh qe te mbron temen vetem me anetaret e komisionit.

2. Mbrojtja e punimit të diplomës zgjatë 15 minuta, prej të cilave 10 minuta prezantim interaktiv, si dhe 5 minuta pyetje – përgjigje;

3. Pas prezantimit, pyetjeve dhe përgjigje, tërhiqet komisioni për vlerësimin e punimit të diplomës;

4. Komisioni rezultatin e punimit ja komunikon studentit publikisht, dhe e evidencon në proces, i cili i dorëzohet administratës.

Certifikata e diplomimit dhe diploma:

1. Studenti mundet të parashtroj kërkesën për Certifikatë të Diplomimit 24 orë pas mbrojtjes së punimit të diplomës në shërbimin e studentëve;

2. Zyrtari/ja në Shërbimin e studentë brenda 8 orëve duhet ta procedoj kërkesën në DRAA, e cila fillon proceduren per lëshimin e Certifikatës se diplomimit per studentet. Kjo duhet te verifikohet nga MASHT. Verfikimet nga MASHT dhe AKA, mund te zgjasin nje muaj.

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 46

3. Zyrtari për përpunimin e diplomave brenda 7 dite i punon studentit diplomën dhe e dorëzon në Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë- MASHT. Pasi te verifikohet ne MASHT dorezohet ne AKA, ku AKA mund te verifikon mbranda nje muaji.

4. Pas verifikimit në MASHT, zyrtari i Institucionit tërheq Diplomat, si dhe bënë pagesat administrative;

5. Zyrtari I Administratës e njofton studentin se mund të bëjë tërheqjen e diplomës, pranon një Pasqyrë të notave (pas marrjes së kësaj pasqyre të notave me diplomën, për rastet e tjera studenti duhet të paguaj taksen administrative në vlerë prej 5 Euro) kërkesa pas pagesës prej 20 Euro në emër të shpenzimeve Administrative në xhirollogaritë bankare;

Udhëzim për vlerësimin e mësimdhënësve

Mësimdhënia do të jetë vendimtare për avancim në punë dhe vazhdim të kontratës. Kërkesat e kandidatëve për avansim në punë ose për zgjatje të kontratës nuk do të shqyrtohen pa dokumentim të qartë të punës së kryer në mësimdhënie. Vleresimin e mësimdhënësve dhe personelit akademik duhet ta bene udheheqesi i departamentit në bashkpunim të plote me drejtorin akademik.

Do të vlerësohen përbërësit e mëposhtem të mësimdhënies:

Projektimi dhe riprojektimi i lëndëve

(1) Sa është efektive lënda në raport me materialin e preferuar për përvetsim nga studenti?(2) A janë të qarta dhe të arsyeshme qëllimet e lëndës?(3) A janë shpallur qartë kërkesat e lëndës dhe a u janë njoftuar studentëve?(4) A zhvillohet syllabusi i lëndës së dhënë, në mënyrë që të mund t’i pasqyrojë zhvillimet e fundit të

lemisë?

Paraqitja e materialit

(1) A nxit mësimdhënësi tek studentët entuziazëm për lëndën që ai /ajo e ligjëron?(2) A e paraqet mësimdhënësi materialin me logjikë dhe përkushtim, në mënyrë që të arrijë të ngjallë

kureshtje tek fillestarët, por edhe t’i stimulojë studentët e avancuar për punë krijuese?

Zotërimi i lëndës dhe përkushtimi

(1) A është mësimdhënësi i pajisur me dijeni të duhura në lëmin e lëndëve të cilat i ligjëron?(2) A angazhohet mësimdhënësi me kërkime nga lëmia e lëndës / lëndëve që i ligjëron, gjë që do t’i

kishte mundësuar të jetë në hap me zhvillimet aktuale shkencore?(3) Ndihmesa për lëndën dhe mësimdhënien

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 47

(4) A ka përpunuar mësimdhënësi materiale mësimore, si: tekste, videoshirita, softuer kursi në kompjuter, botime lidhur me mësimdhënien, ose materiale tjera të ngjashme?

(5) Në çfarë mënyrash ka marrë pjesë mësimdhënësi në drejtim të projektimit dhe zhvillimit të programit të lëndëve të departamentit?

(6) Udhëheqja me punën kërkimore të studentit(7) Sa është aktiv mësimdhënësi në udhëheqjen e projekteve kërkimore të studentëve të diplomuar

dhe studentëve që duhet të diplomojnë?

Këshillimi

(1) Çfarë detyrash të këshillimit zyrtar (formal) dhe jozyrtar (joformal) ka realizuar pedagogu?(2) Sa kohë shpenzon mësimdhënësi në konsultime me studentët?

Portofolio e punës (për stafin akademik)

Secili personel akademik duhet të dorezoj në fund të semstrit një portofolio të punës së tyre në departamentin e tyre:

Të gjitha prezantimet Power Point dhe doracakët tjerë të ndryshëm në një kopje elektronike. Vlerësimet e studentëve Vlerësimi klasës nga profesori duke analizuar se si janë arritur rezultatet e të mësuarit Raporti mbi: Shkallën e kalueshmërisë, mesataren e notës finale në klasë, notat përfundimtare në të

gjitha mënyrat e vlerësimit, etj Pyetësori për staf akademik të kompletohet dhe të dorëzohet tek drejtori i programit ose koordinatori i

programit ne fjale.

Të gjitha këto informacione/dokumentacione (përveq pyetësorit për staf) duhet tëdërgohen tek Drejtori i Departamentit/programit, nga secili profesor/asistent.

Informimi i Administratës dhe Departamenteve

Stafi akademik duhet të informon administraten për çeshtjet e mëposhtme. Kjo duhet bere në mënyrë që administrata të jetë në gjendje të ndihmoj në këto procese/çështje dhe të siguroj logjistiken e nevojshme dhe të informon studentët:

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 48

Ndryshimet në oren e ligjerates Anulimin e ligjerates për ate jave Marreveshjet me studentë për oret shtesë ose zavendesuese Ndryshimin e salles se ligjerimit Musafiret ligjërues Organizimin e testeve/kollokfiumeve Ndryshimet në datat e testeve/kollokfiumeve Vonesat në Ligjerata Ndryshimet në orarin e provimeve – sipas marrëveshjeve me studentë Dhe të gjitha tjerat të cilat ju e shihni si të rëndësishme në mbarjvajten e mësimit.

Gjithashtu, stafi akademik duhet të informon edhe departamentet përkatese për çështjet e cekura më lartë si dhe për:

Ndryshimet në syllabuse pasi që ka filluar semestri Ndryshimet në metodat e vleresimit pasi ka filluar semestri Ligjerata publike Hulimtime publike Publikimet e ndryshme Sjelljet jo të mira akademike nga studentët (p.sh. kompjim, plagjiature) Ndryshimet në orarin e provimeve Sjelljet jo të mira nga studentët ndaj profesorit. Dhe të gjitha tjerat të cilat ju e shihni sit e rendesishme në mbarjvajten e mesimit.

Statusi i studentëve

Studentët e Kolegjit Universum mund të regjistrohen për studime themelore më të drejtën e studimit sipas këtyre statuseve:

1. studentë i rregullt2. studentë me korrespondencë3. studentë i studimeve në distance

Kushtet e studimit si studentë i rregulltStudentët të cilët regjistrohen me statusin e studentit të rregullt, janë të obliguar që t’i vijojnë rregullisht ligjëratat dhe në fund të semestrit, për secilën lëndë marrim përqindje të caktuar e cila vlerësohet nga ligjëruesi i lëndës, bashkë me interaktivitetin e treguar në ligjërata.

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 49

Studentët të cilët mungojnë në më shumë se 5 ligjërata gjatë semestrit, do të vlerësohen me minus pikë nga ligjëruesi i lëndës i cili/ e cila po ashtu ka të drejtë që t;ia mohojë pjesëmarrjen në provimin përfundimtar, në afatin e parë të rregullt pas përfundimit të semestrit përkatës. Secili studentë i rregullt, DUHET që të kryej detyrat (punimet) e caktuara nga ligjëruesi i lëndës, përndryshe i mohohet e drejta e hyrjes në provim përfundimtar. Ligjëruesi i lëndës, duhet që pikët e mbledhura të studentit nga punimet përkatëse, t’ia transferojë studentit në afatet e provimeve, pavarësisht sa herë një studentë i nënshtrohet të njëjtit provim.

Kushtet e studimit me korrespodencëStudentët të cilët regjistrohen për studime me korrespodencë, kanë të gjitha të drejtat e barabarta me studentët e rregullt, por kanë mundësinë që të mos ndjekin rregullisht ligjëratat sikur studentët e rregullt. Përqindja e pikëve nga vijueshmëria, të cilën e marrin studentët e rregullt, studentëve me korrespodencë u kompensohet nga ligjëruesi i lëndës në pjesët e tjera që përbëjnë përqindjet e caktuara për të kaluar provimin (në ese, punim seminarik apo provim përfundimtar). Studentëve me korrespodencë u mundësohet takim me tutorin5 së paku një herë në muaj me qëllim të njoftimit të tij lidhur me ecurinë e ligjëratave, metodologjinë e vlerësimit, etj.

Secili studentë me korrespodencë po ashtu DUHET të kryej detyrat (punimin) e përcaktuar nga ligjëruesi i lëndës për të fituar të drejtën e nënshtrimit në provim përfundimtar. Edhe studentëve me korrespodencë, njëjtë sikur atyre me status të rregullt, ligjëruesi i bart përqindjen e pikëve nga punimet në secilin afat të provimeve.

Studimet në distancëKolegji Universum ofron studime në distancë për të gjitha programet në Bachelor. Ligjërimi dhe përkrahja akademike ofrohet përmes aplikacioneve të ndryshme në internet. Kjo formë e studimeve ofrohet vetëm për përsona të cilët nuk jetojnë në Kosovë; kanë të përfunduar shkollën e mesme; kanë minimum 50% të pikëve në testin e maturës. Pa test mature mund të regjistrohen vetëm ata që kanë mbaruar shkollën e mesme para se të hyjë në fuqi testi i maturës dhe shtetasit jashtë Kosovës të cilët nuk i nënshtrohen testit të maturës në vendet prej nga vijnë. Studentët në studime në distancë nuk janë të obliguar të ndjekin ligjërata në kampus, ligjëratat do të ofrohen përmes internetit në forma të ndryshme6, por, janë të obliguar që të marrin pjesë fizikisht në provimet përfundimtare7. Me përfundim të studimeve në distancë, studentët marrin Diplomën me thirrjen Bachelor.

Ndërrimi i statusit të studimeve

5 Tutori- profesori i lëndës 6 Shih Rregulloren për Studim në Distancë - Ligjërimi7 Shih Rregulloren për Studim në Distancë - Vlerësimi

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 50

Gjatë kohës së studimeve Studentët kanë të drejtë që të ndërrojnë statusin e tyre përmes kërkesës dhe arsyetimit për ndërrim statusi të studentit. Kërkesa i drejtohet Zyrës së Registarit Akademik kurse miratimin për ndërrim statusi e bën Drejtori i Regjistrit.

Kalimi nga një program studimi në programin tjetër të studimit

Studentët mund të ndërrojnë drejtimin-programin e studimit (vetëm në fillim të vitit të parë të studimeve) dhe për këtë duhet të parashtrojnë një kërkesë me arsyetim të Zyra e Regjistrit Akademik dhe Drejtori i Programit. Pëlqimin për ndërrim të programit e jep Drejtori i programit pas aprovimit të kërkesës së studentit që i ka plotësuar kushtet për kalim nga një program në tjetrin.

6.PAGAT, KOMPENSIMET FINANCIARE DHE BENEFICIONET

Rregullore e Pagave dhe Stimulimet shtesë në paga

Kolegji Universum ka hartuar një rregullore të pagave për stafin akademik dhe administrativ. Kjo rregullore e pagave ka hyrë në fuqi me 1.1.2013.

Detajet e kësaj rregullore janë të elaboruara më poshtë:

Përcaktueshmëria

Neni 1

Pagat e të punësuarve janë segment i rëndësishëm në fushëveprimin e Kolegjit “ “Universum” në njësit akademike (në tekstin e mëtejmë: kolegjit) si institucion universitar privat. Me këtë Rregullore përcaktohen kriteret për pagat dhe lartësia e tyre, si dhe çështjet tjera lidhur me pagat e të punësuarave.

Me qëllim të përsosjes së kritereve për pagat e të punësuarave dhe harmonizimin e tyre me politikat e kolegjit dhe me trendet e rritjes së standardit të punonjësve, Këshilli Drejtues i kolegjit miraton Rregulloren për pagat e të punësuarve të kolegjit “Universum” në Prishtinë (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja).

Kriteret për pagat e të punësuarave

Neni 2

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 51

A. Kriteret e pagave bazë

Pagat bazë (pagat fikse) të punësuarave të kolegjit caktohen sipas këtyre kritereve:

1. Nga statusi juridik i të punësuarit (në marrëdhënie të rregullt apo jo të rregullt pune),2. Titulli akademik, dhe3. Numri i orëve që nënkupton:(±2)

a. normën e plotë prej 10 orësh në javë, dhe b. normën jo të plotë prej 5 – 10 orë në javë.

I. Pagat e mësimdhënësve në marrëdhënie të rregullt pune (pagat bazë-fikse):

Neni 3

Mësimdhënësve të kolegjit në marrëdhënie të rregullt pune pagat bazë (fikse) u caktohen varësisht nga titulli akademik dhe norma – numri i orëve (norma e plotë dhe norma jo e plotë).

Në bazë të kritereve nga paragrafi i mësipërm pagat bazë (fikse) të mësimdhënësve caktohen si në tabelën vijuese:

Titulli i mësimdhënësit Norma e plotë8- 12 orë në javë

Norma jo e plotë4 - 8orë në javë

1. Doktor i shkencave ordinar 1200 EURO 1000 EURO2. Doktor shkence prof.asc. 1000 EURO 800 EURO3. Doktor shkence prof.ligjërues 800 EURO 700 EURO4 Magjistër i shkencave 650 EURO 500 EURO5 Profesor me diplomë fakulteti 550 EURO 400 EURO

II. Pagat e mësimdhënësve në marrëdhënie jo të rregullt pune (pagat me honorar):

Neni 4

Mësimdhënësve të kolegjit në marrëdhënie jo të rregullt pune pagat me honorar u caktohen varësisht nga titulli akademik dhe norma – numri i orëve (norma e plotë dhe norma jo e plotë) për lëndën përkatëse në nivel Kolegji me kriterin për lartësinë e tyre: sa më pak orë çmimi më i lartë, duke marrë për bazë fondin e përgjithshëm të orëve për atë lëndë. Në bazë të kritereve nga paragrafi i mësipërm pagat e mësimdhënësve në marrëdhënie jo të rregullt pune (pagat me honorar) caktohen si në tabelën vijuese:

Numri i orëve të mbajtura:

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 52

Nr. Titulli i mësimdhënësit 2-4 orë në javë 6-8 orë në javë

L U L U

1. Doktor ordinar i shkencave 50 45 40 30

2. Doktor shkence prof.asc. 25 22 20 20

3. Magjistër i shkencave 18 16 14 14

4 Profesor me diplomë fakulteti 12 10 8 8

L – Nënkupton ligjëratat , U – Nënkupton ushtrimet

B. Pagat shtesë (stimuluese)Neni 5

Mësimdhënësit për punën e bërë do të stimulohen dhe me paga shtesë si në segmentet vijuese:I. Përvoja në punën akademike të karrierësPagat e mësimdhënësve valorizohen dhe për përvojën në punën akademike të karrierës si në vijim:

1. Prej 3 – 5 vjet përvojë pune kompensohet 1% nga paga bazë mujore;2. Prej 5 deri 10 vjet përvojë pune kompensohet 2% nga paga bazë mujore;3. Mbi 10 vjet përvojë pune kompensohet 3% nga paga bazë mujore.

II. Përformanca e mësimdhënësit nga vlerësimi (evaluimi) i brendshëm Pagat e mësimdhënësve valorizohen dhe në bazë të grupimit në kategorinë përkatëse të përcaktuar sipas nenit 10 Rregulloren për kriteret e vlerësimit të përformancës së mësimdhënësit dhe atë si vijon:

1. Mësimdhënësi me përformancë shumë të mirë stimulohet me 10 % nga paga bazë mujore;2. Mësimdhënësi me përformancë të mirë stimulohet me 5 % nga paga bazë mujore;3. Mësimdhënësit me përformancë të kënaqshme stimulohet me 2 % nga paga bazë mujore,4. Mësimdhënësit me përformancë jo të kënaqshme nuk i takon stimulimi;

Përformanca nga pikat 1, 2 dhe 3 nga alineja e mëparshme do të kompensohen në fund të çdo gjysmë vjetori (semestri).

III. Pagat shtesë ( stimuluese) për kuadrin deficitar (për lëndët mësimore deficitare)

Neni 6

1. Për mësimdhënësit në marrëdhënie të rregullt pune – ligjërues të lëndëve deficitare

Pagave të mësimdhënësve të rregullt të lëndëve deficitare u shtohet pjesa stimuluese në shumën prej 100 -300 Euro e më tepër, pa marrë parasysh titullin akademik.

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 53

2. Për mësimdhënësit jo të rregullt (me honorar) – ligjërues të lëndëve deficitare

Pagave të mësimdhënësve jo të rregullt (me honorar) – ligjërues të lëndëve deficitare u shtohen shumat pre pesë (5) Euro e më tepër për orë, pa marrë parasysh titullin akademik.

Nevojat për kuadrin mësimdhënës të lëndëve deficitare i përcakton udhëheqja e Kolegjit.

IV. Zbritja e pagave për mos respektimin e orarit të punës. Neni 7

Mos respektimi i orarit të punës sanksionohet me zbritje të pagave deri në shkëputjen e marrëdhënies së punës për çështjet vijuese:

1. Vonesa në punë:

a. Për vonesën e parë në punë, deri në 10 minuta, pason zbritja 3 % nga paga e realizuar mujore;

b. Për vonesën e dytë në punë, deri në 10 minuta, pason zbritja 5 % nga paga e realizuar mujore;

c. Për vonesën e tretë në punë, deri në 10 minuta, pason zbritja 10 % nga paga e realizuar mujore;2. Mungesa nga puna (humbja e orëve) me arsye:

a. Deri dy (2) orë të humbura gjatë muajit pason zbritja e pagës prej 3 %;b. Deri gjashtë (6)orë të humbura gjatë muajit pason zbritja e pagës prej 5%;c. Mbi gjashtë (6) orë të humbura gjatë muajit pason zbritja e pagës prej 10%.

3. Mungesa nga puna (humbja e orëve) pa arsye:

a. Deri dy (2) orë të humbura gjatë muajit pason zbritja e pagës prej 5 %;b. Deri gjashtë (6) orë të humbura gjatë muajit pason zbritja e pagës prej 10 %;c. Mbi gjashtë (6) orë të humbura gjatë muajit pason zbritja e pagës prej 15 %.d. Në çoftë se mësimdhënësi gjatë dy muajve, brenda një gjysmë vjetori, mungon pa arsye mbi 6

(gjashtë) orë mësimi, atëherë me mësimdhënësin e tillë do të shkëputet kontrata e punës.

V.Zbritja e pagave për mos kryerjen e detyrave të punësuarve

Neni 8

Moskryerja e detyrimeve mësimore sanksionohet me zbritje pagash prej 5%, veç e veç për secilën nga çështjet vijuese të këtij neni, por zbritja totale nuk do të jetë më shumë se 20%: mbi këto baza:

a) Mos dorëzimi me kohë (prej 1 – 5 shtator ) të syllabusit të lëndës-ve; b) Mos dorëzimi me kohë i Raportit mujor të punës (më së largu deri më 03 muajt vijues) ;

Mos dorëzimi me kohë i rezultateve të provimit (më së largu 14 ditë);c) Mos dorëzimi i raporteve interne me kohë;

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 54

d) Mos pjesëmarrje me rregull në mbledhjet e organeve profesionale të Kolegjit (Këshillin akademik, Këshillin shkencor, Këshillin e departamentit, Aktivet profesionale, takimet për akreditim);

e) Mos kryerje me rregull të detyrimeve të tutorialit të klasës;f) Mos pjesëmarrje në trajnimet , të cilat i organizon kolegji;g) Mos realizimi i projekteve mësimore-kërkimore;h) Mos realizimi i praktikës profesionale sipas lëndëve;i) Mos furnizim me kohë i softuerit me materiale përkatëse nga profesorët dhe shërbimi studentorë;j) Detyrave tjera sipas përshkrimit të vendit të punës, për të gjithë të punësuarit.

Ç. Pagesa e orëve të zëvendësuaraNeni 9

Nëse orët e humbura (me arsye ose pa arsye) zëvendësohen një ditë tjetër gjatë muajit, atëherë kompensimi i tyre bëhet në shumën prej 80% nga çmimi i orës. Zëvendësimi i orëve nga asistenti nuk kompensohet.

D. Pagesa e orëve tjera jo të rregullta,

Neni 10

Orët e kurseve dhe trajnimeve paguhen me çmim prej (10 Euro). Pagesa bëhet në bazë të dëshmisë në (web studentë apo raportin mujor).

Neni 11

Dispozitat shfuqizuese

Me hyrjen në fuqi të kësaj rregullore shfuqizohen të gjitha dispozitat ligjore të cilat bien në kundërshtim më këtë rregullore.

Neni 12

Të gjitha pagat paguhen në shumën bruto, përmes bankës në llogaritë e punonjësve.

Neni 14

Kjo Rregullore do të zbatohet duke filluar nga 1 janari 2013.

Kryetari i Këshillit Drejtues

Suat Berisha

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 55

Pushimet Vjetore

Pushimet vjetore janë parapare për stafin akademik të rregullt në Kolegjin Universum. Numri i diteve me pagese për pushime vjetore varet nga kontratat individuale.

I gjithë stafi i rregullt duhet të lajmëroj për marrjen e pushimit vjetor administratën dhe udhëheqësin e departamentit së paku dy (2) javë para se të mirret pushimi.

Gjithashtu duhet plotësuar një formular kërkese – formular të cilin mund t’a merreni nga administrata Bekim Mucolli: [email protected]

Financat

Kolegji Universum ka departam

entin e financave i cili përveq pagesave të ndryshme, mirret edhe me pagesat e stafit akademik. Stafi akademik paguhet në llogaritë e tyre bankare në mënyrë direkte. Të gjitha pagesat për stafin akademik behen në llogarite bankare mes datës 4 dhe 10 të muajit për muajin paraprak.

Për pyetje rreth pagesave dhe çështjeve tjera financiare, ju lutem kontaktoni me Iliriana Hajrullahun: [email protected].

Aktivitetet Sociale

I gjithë stafi akademik, i rregullt dhe jo i rregullt, mund të marrë pjesë në aktivitetet sociale që organizon kolegji Universum. I gjithë stafi do të njoftohet rreth aktiviteteve të ndryshme, konferencave, publikimeve, ligjëratave publike, prezantimeve nga studentët, dhe evenimenteve tjera, dhe i gjithë stafi mund të merr pjesë.

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 56

7.ADMINISTRATA DHE SHËRBIMET NË KOLEGJIN UNIVERSUM

Administratao Shërbimet për profesoret

Nevoja/Kërkesa Përsoni kontaktues EmailShpallja e rezultateve të provimit ose punimeve tjera

Prishtinë: Arbnore PirevaFerizaj: Elisa HajrullahuGjakovë: Arberita Beka

Prishtinë: [email protected]: [email protected]ë: [email protected]

Informacione lidhur me Web Studentë Prishtinë: Arbnore PirevaFerizaj: Flamur SopaGjakovë: Armend Berisha

Prishtinë: [email protected]: [email protected]ë: [email protected]

Kycja në Web Studentë Prishtinë: Arbnore PirevaFerizaj: Flamur SopaGjakovë: Armend Berisha

Prishtinë: [email protected]: [email protected]ë: [email protected]

Lista e studentëve Prishtinë: Bekim MucolliFerizaj: Elisa Hajrullahu, Amira GabrricaGjakovë: Arberita Beka

Prishtinë: [email protected]: [email protected], [email protected] Gjakovë: [email protected]

Emailat e studentëve Prishtinë: Bekim MucolliFerizaj: Elisa Hajrullahu, Amira GabrricaGjakovë: Arberita Beka

Prishtinë: [email protected]: [email protected], [email protected] Gjakovë: [email protected]

Informacione rreth studentëve Prishtinë: Bekim MucolliFerizaj: Burim Asllani, Elisa Hajrullahu,

Prishtinë: [email protected]

Copyright: Kolegji Universum, 2013/2014 Faqe 57

Amira Gabrrica, Ardit BerishaGjakovë: Arberita Beka

Ferizaj: [email protected], [email protected], [email protected],[email protected] Gjakovë: [email protected]

Sherbimet për studentë Prishtinë: Bekim Mucolli, Arbnore PirevaFerizaj: Burim Asllani, Elisa Hajrullahu, Flamur Sopa, Amira GabrricaGjakovë: Arberita Beka

Prishtinë: [email protected]: [email protected], [email protected], [email protected], [email protected]ë: [email protected]

Zavendesimi i ligjëratës ose ushtrimeve Prishtinë: Bekim Mucolli, Visar KastratiFerizaj: Burim Asllani, Elisa HajrullahuGjakovë: Arberita Beka

Prishtinë: [email protected]: [email protected], [email protected], Gjakovë: [email protected]

Mungesa në ligjërata ose ushtrime Prishtinë: Bekim MucolliFerizaj: Burim AsllaniGjakovë: Arberita Beka

Prishtinë: [email protected]: [email protected], Gjakovë: [email protected]

Vonesa në ligjërata ose ushtrime Prishtinë: Bekim MucolliFerizaj: Burim AsllaniGjakovë: Arberita Beka

Prishtinë: [email protected]: [email protected], Gjakovë: [email protected]

Web faqja e Kolegjit Universum Flamur Sopa [email protected] Prishtinë: Iliriana Hajrullahu

Ferizaj: Amira GabrricaGjakovë: Arberita Beka

Prishtinë: [email protected] Ferizaj: [email protected]ë: [email protected]

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 58

Financat Iliriana Hajrullahu [email protected] Nevojat Logjistike Prishtinë: Visar Kastrati, Arlinda Berisha

Ferizaj: Burim Asllani, Ardit BerishaGjakovë: Violeta Dema, Armend BerishaPrizren: Gentiana Berisha, Mergim Cahani

Prishtinë: [email protected], [email protected],Ferizaj: [email protected],Gjakovë: [email protected], [email protected] Prizren: [email protected], [email protected]

Transporti nëpër kampuse Visar Kastrati [email protected],Pushimet Vjetore Visar Kastrati [email protected],Kalendari Akademik Arlinda Berisha,

Besiana [email protected],[email protected]

Orari dhe ligjeratat Arlinda Berisha, Burim Asllani

[email protected],[email protected]

Provimet dhe mbarvajtja e tyreKontratat dhe dosjet e profesoreveZyra e karrierësStudentët me Korrespondence dhe në Distance

Prishtinë: Egzona BajramiFerizaj: Burim Asllani, Elisa HajrullahuGjakovë:Arberita Beka

Prishtinë: [email protected]: [email protected], [email protected],Gjakovë: [email protected]

Marketing Ramadan QarkajArlinda Berisha

[email protected],[email protected]

Organizime për staf, konferenca, projekte, dhe aktivitete

Arlinda Berisha,Uran Rraci,

[email protected] [email protected]

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 59

Hadis Karatashi [email protected]

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 60

Biblioteka

Biblioteka e Kolegjit Universum është në rritje në përmbajtje. Kampusi në Prishtinë ka bibliotekë të pasur me mbi 4000 ekzemplar dhe 2000 tituj shkencor dhe publicistik në gjuhën shqipe, angleze, serbo-kroate dhe gjuhë të tjera. Strukturat drejtuese kanë bërë përpjekje që ta pasurojnë edhe me tutje bibliotekën me tituj dhe tirazh të ri. Kampusi në Ferizaj, gjithashtu ka bibliotekë dhe sallë leximi me kapacitet për 50 studentë dhe mbi 2000 ekzemplar dhe tituj shkencor.

Për çdo program ekziston një seksion i caktuar në bibliotekë ku studentët mund të huazojnë libra, revista, magazina të ndryshme nga fusha e biznesit, ekonomisë, financave, administrimit publik, drejtësisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, edukimit apo gjuhëve.

Kolegji Universum në dy kampuset, atë në Prishtinë dhe në Ferizaj, përmes platformës elektronike u mundëson studentëve qasje në bibliotekat më të njohura elektronike në botë siç janë: a) EBSCO konsiderohet të jetë njëra nga bibliotekat më të pasura elektronike në botë. Ajo përbëhet nga 10 baza të të dhënave të profileve të ndryshme, b) GALE është gjithashtu bibliotekë e njohur. Studentët kanë qasje në “Literature Resource Centre” dhe “Bibliography Resource Centre”, c) “OXFORD Scholarship Online” është bazë e të dhënave, ku përdoruesi mund të ketë qasje në librat elektronikë në fusha të ndryshme nga ekonomia, financat, filozofia, shkencat politike, biologjia, historia, letërsia, fizika, psikologjia etj, d) OXFORD JOURNALS është bazë e të dhënave me renome botërore. OJ ofron qasje në 200 revista elektronike, shumica prej tyre të publikuara në bashkëpunim me Akademitë e Shkencave më prestigjioze në mbarë botën.

Përveç abonimeve elektronike, të bazuara në rekomandimet e ekspërtëve në kemi edhe abonimë të shkruara nga revista udhëheqëse në fushën përkatëse që ofron edhe Universum. Këtu përfshihen: Economic Affairs; Economic Policy; International Affairs; International Economic Revieë; International Finance; Journal for Common Market Studies; Public Administration; Journal for Small Business Management dhe International Journal of Management Revieës.

Plani për Bibliotekat dhe materialet didaktike

Në kemi skicuar një plan shumë ambicioz për vitin akademik 2012-2013: krijimin e bibliotekave universitare në të katër kampuset tanë, duke filluar me atë të Ferizajt, Dhjetor 2012, kampusin e Prishtinës, Mars 2013; kampusin e Gjakovës, Qershor 2013 dhe kampusin e Prizrenit, Shtator 2013. Secila nga bibliotekat do të ketë fillimisht rreth 22 mijë libra por ambicia jonë është të vazhdojmë t’i pasurojmë ato në vitet që vijnë.

Literatura në bibliotekat tona do të jetë si në funksion të nevojave tona pedagogjike, ashtu edhe në shërbim të pedagogëve tanë dhe bashkësisë akademike Kosovare në një rrafsh më të gjerë. Kësisoj, librat do të jenë kryesisht tekste universitare, monografi, artikuj revistash, enciklopedi dhe vjetorë të dhënash nga të gjitha fushat kryesore akademike që në zhvillojmë në Kolegjin Universum. Të gjitha këto përpjekje

Copyright: Kolegji Universum, 2013/2014 Faqe 61

do të krijojnë një sistem të paprecedent bibliotekash universitare në Kosovë që do të krahasohet me ato të universiteteve të mëdhenj në botë. Në e deklarojmë këtu me krenari këtë ambicie dhe shpresojmë se përpjekjet tona do të shpërblehen në formën e përkushtimit në rritje të studentëve tanë ndaj dijes dhe shkëlqimit akademik.

Kjo ndërmarrje e madhe do të materializohet nga një bashkëpunim i investitorëve, profesorëve dhe studentëve të Kolegjit Universum, miq dhe partner të huaj dhe mbështetës vendas nga biznesi dhe shoqëria civile. Nga ana jonë, në zotohemi të mirëmbajmë librat dhe hapim raftet tona për të gjithë studentët, kërkuesit dhe qytetarët e Kosovës dhe rajonit. Për më tepër, në do ta përhapim dashurinë tonë për librat tek shkollat dhe komunitetet duke ndihmuar bibliotekat e tyre nëpërmjet dhurimeve tona dhe duke dërguar kësisoj libra edhe në zonat më të thella të Kosovës.

Sistemi i bibliotekes

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 62

Shtator 2013 - PRIZREN

Qershor 2013 - GJAKOVE

Mars 2013 - PRISHTINA

Dhjetor 2012 - FERIZAJ

Krijimi i bibliotekave universitare

Teknologjia dhe shërbimet informatike

Adresat Elektronike për stafin akademik:

I gjithë stafi pajiset me një adresë elektronike të Kolegjit Universum. Kjo email apo adresë elektronike duhet kontrolluar vazhdimisht nga i gjithë stafi dhe me anë të kesaj adrese duhet komunikohet me studentët e kolegjit Universum. Gjithashtu edhe studentët pajisen me një adresë elektronike. Forma e adresës elektronike për një staf akademik është e tillë: [email protected].

Platforma Web Studentë:

Kolegji Universum organizon Qasjen në platformën e shërbimeve administrative elektronike Web-Studentë. Në Web Studentë, të gjitha stafi por edhe studentët kanë mundesi qasjeje. Për të fituar qasje në Web Studentë, një profesor/personel akademik, duhet të këtë të hapur një email addres të kolegjit Universum.

Stafi akademik është i obliguar që të vendose (shkarkon) të gjithë materialin ligjërues në këtë platforme elektronike në mënyrë që studentët të mund të kene qasje në këto ligjerata në forme elektronike. Gjithashtu kjo do të sherbej shum edhe studentëve të cilet studjojn me status në Distance ose me Korrespondence.

Në Platformen Web Studentë, studentët gjithashtu duhet të kene qasje në Syllabuset e lëndës që profesori e ligjeron. Studentët gjithashtu mund të paraqesin provimet e tyre në këtë platforme dhe të nxjerrin të dhanat për notat dhe vleresimet e tyre. Pra, është me se e nevojshme që i gjithë stafi akademik i fute të dhënat dhe notat e vleresimit për secilin studentë në këtë plateforme.

Software:Kolegji Universum ka bërë një marrëveshje me Microsoft (ID anëtarësimi 1203882548), veçanërisht Microsoft DreamSpark (i njohur si Microsoft Academic Alliance), për të përdorur softveret e saj falas për studentët tanë dhe stafin. Softueri që do të përdoret është për qëllime edukative dhe kërkimore. Ky softver është i drejtuar kryesisht drejt kurseve të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë, dhe matematikës.

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 63

Regjistari Akademik dhe Administrativ dhe procedurat e regjistrimit

Në kuadër të veprimtarisë së Kolegjit ‘’Universum’’ funksionon edhe shërbimi i administratës i cili ka për qëllim që nëpërmjet shërbimeve administrative të cilat i kryen të mbështes dhe të forcojë punën efikase të kolegjit.

Procedurat e Regjistrimit:Regjistrimi i studentëve në kolegjin tonë paraqet një rëndësi të veçantë, andaj regjistrimi i studentëve dhe ruajtja e dokumentacionit të studentëve bëhet në mënyrë sistematike dhe efikase.Dokumentacioni i cili kërkohet nga studentët është në përputhshmëri të plotë me normat ligjore që determinojnë çështjen e regjistrimit dhe rruajtjen e dokumentacionit. Për më shumë informata, studentët kontaktojne administraten.

Zyra për Sherbimë të Karrierës (për studentë)

Zyra e Karrierës ofron programe, shërbime dhe burimë të ndryshmë të cilat do të inkurajonin dhe ndihmonin studentët të angazhohen në mënyrë të duhur në të gjitha aspektet e planifikimit të karrierës, edukimit ekspërimental, ndjekjen e mundësive arsimore, si dhe arritjen e punës së dëshiruar. Qëllimi i kësaj zyre është që të fuqizojë studentët që të zgjedhin drejt karrierën e tyre profesionale duke i vënë në pah aftësitë, vlerat, besimin dhe qëllimin jetësor.

Programet dhe Shërbimet

- Këshillim për karrierë;

- Burime për karrierë

- Lidhja me punëdhënës/ Puna praktikë;

- Ide për projekte.

- Informata rreth temave të diplomimit

- Informata rreth sjelljeve të mira dhe jo të mira akademike

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 64

Për informata më të detajuara lidhur me fushëveprimin e zyrës së karrierës,

mundësitë dhe dokumente të tjera kontakto Zyrën e Karrierës.

Email: zyra.karrierë[email protected]

Zyra për Marrëdhënie me Jashtë

Zyra për Marrëdhënie me Jashtë në Kolegjin Universum, ka për qëllim forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me universitete të ndryshme në botë, në kuadër të bashkëpunimeve ndërkombëtare që ka kolegji, si dhe në të njëjtën kohë synon përmirësimin dhe komunikimin me struktura të ndryshme akademike mbrenda dhe jashtë vendit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Promovon ndërkombëtarisht aktivitetet e Kolegjit Universitar Universum;- Krijon bazat për bashkëpunim të mëtejmë në shkëmbimin e studentëve, stafit akademik, programeve

si dhe përvojave të mira në rajon dhe më gjerë. - Udhëzon dhe ndihmon studentët për programet e shkëmbimit;- Kordinon aktivitetet e Anglia Network Kosova në kuadër të Anglia Network Europe;- Organizon dhe udhëheqë programet e shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik,- Organizon Çertifikimin e Gjuhës Angleze (Anglia Examination Certification);- Organizon programin e shkëmbimit me Kolegjin e Chichesterit (International Summer School in

Chichester College), etj;

Programet e shkëmbimit:

- Chichester College, Angli (www.chichester.ac.uk);

- Kadir Has University, Turqi (www.khas.edu.tr/en);

- Ozyegin University, Turqi (http://ozyegin.edu.tr/Default.aspx?lang=en-US);

- GEA College, Slloveni (www.gea-college.si);

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 65

Për informata më të detajuara lidhur me fushëveprimin e zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, mund të drejtoheni tek: [email protected] ose [email protected]

Gjithashtu Kolegji Universum se shpejti do të organizoj shkollen verore për studentë ndërkombëtare: http://www.studyinsoutheasteurope.net/

8.HULUMTIMET DHE KËRKIMET NË KOLEGJIN UNIVERSUM

Kërkimi shkencor

Kolegji Universum synon të sigurojë një kombinim të arsimit të aplikuar dhe kërkimit përmes skemave të veçanta me tregun e punës. Kolegji Universum jo vetëm siguron një vazhdimësi të qëndrueshme, por në të njëjtën kohë mundëson personelit dhe studentëve të jetë pjesë e forcimit të vazhdueshëm të zanateve dhe kompetenca në fushat përkatëse. Pothuajse i gjithë kërkimi shkencor do të bazohet në pyetjet dhe çështjet që lidhen me tregun e punës ose mjedisin rrethues të sektorit përkatës. Përpjekje do të fokusohet në zhvillimin dhe promovimin e praktikave dhe proceseve që lehtëson zhvillimin e biznesit dhe subjekteve të tjera jo-fitimprurëse.

Projektet kërkimore janë të organizuara në mënyra të ndryshme:

i. Kompani apo institucione për hulumtim;

ii. Qendrat observojnë kërkesën e përshtatshme për kërkime në fushën përkatëse dhe dizajnojnë projektet sipas nevojës;

iii. Nxënësit zhvillojnë një projekt të kërkimit shkencor në kuadër të kërkesave të tyre për diplomim.

iv. institucion është një transitor i njohurive nga debat global në kontekstin lokal

Projektet e Kërkimit në përgjithësi janë bërë me pjesëmarrjen ose në partneritet me:

i. Qendra specifike për kërkime shkencore

ii. Qendrat përkatëse kërkimore në kuadër të fushave përkatëse të studimit

iii. Studentë në programet Baçelor dhe Master

iv. Stafit akademik që dëshiron të marrë iniciativë individuale

v. Në partneritet me institucionet si-motra

Ndërlidhjen e kërkimit dhe edukimit në kuadrin e programeve akademike bëhet me mënyrat e mëposhtme:

i. Vëllimi kryesore i hulumtimit është bërë nga profesorë dhe bashkëpunëtori profesor me institucionet si-motra

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 66

ii. Profesorët dhe studentët e angazhuar në hulumtim. Projektet e Diplomimit në kuadër të programeve arsimore të për qëndrohen në një problem apo çështje të interesit në tregun e punës

Ndërkombëtarizimi i mësimdhënies dhe hulumtimit

Kolegji Universum është në fazën e zhvillimit të strategjisë së saj për ndërkombëtarizimin e mësimdhënies dhe hulumtimit. Kjo do të vendosë standarde dhe udhëzime se si të ndërkombëtarizohet institucioni. Në jemi të përkushtuar të e partneritet cilësor dhe jemi në ndjekje të rrugës për krijimin e partneriteteve strategjike me disa institucione.

Marrëveshjet aktuale me institucionet ndërkombëtare mbi shkëmbimin e stafit dhe të studentëve do të vazhdojnë të veprojnë. Bazuar në rekomandimet e ekspërtëve në kemi aplikuar për anëtarësim në Shoqatën Evropiane të Arsimit të Lartë dhe Shoqata për Kërkime në Arsimin e Lartë.

Gjithashtu, një projekt i TEMPUS-it për përmirësimin e praktikave të Sigurimit të Cilësisë në Kosovë më të cilin në jemi një institucion partner, ishte i suksesshëm në konkursin e fundit.

Përgjegjësite e stafit akademik dhe mundesite e kerkimeve

Kërkimet avancojnë njohuritë dhe të kuptuarit, dhe mund të marrin forma të ndryshme në fusha të ndryshme. Kërkimi shkencor përfshin hetime shkencore, hulumtime shkencore, dhe shprehje artistike që është e botuar ose shpërndarë ndryshe.

Stafi akademik i rregullt inkurajohet të mirret me hulumtime dhe në raste të veqanta përkrahet financiarisht në publikimin e punimeve shkencore të tyre.

Kerkimet shkencore janë të mirepritura në të gjitha fushat, por më shumë ato që janë në interesin hulumtues të Kolegjit Universum. Këto fusha me interes janë cekur me lartë.

Fushat e kerkimeve me interest për Kolegjin Universum përkrahen edhe financiarisht. Stafi që është i interesuar për publikime dhe hulumtime shkencore duhet të informoj departamentin

përkates dhe udheheqesin e departamentit. I gjithë stafi akademik duhet të publikon se paku 1 apo 2 punime gjatë një viti nëpër revista rajonale,

vendore apo ndërkombëtare. Stafi i rregullt por edhe stafi i angazhuar në Kolegjin Universum është i obliguar që në punimet

hulumtuese dhe kerkimore apo botimeve nëpër revista akademike ndërkombëtare të deklarohet që është pjesë (edhe) e Kolegjit Universum. Menyra e prezantimit duhet të jetë: Universum College, Kosovo.

Stafi i cili boton dhe përfaqesohet me Kolegjin Universum, mund të marrë edhe kompenzime financiare sipas Rregullores për Pagesa të Stafit Akademik, Administrativ dhe Teknik.

Kompenzimet financiare dhe stimulimet janë të parapare në Rregulloren për Pagesa të Stafit Akademik, Administrativ dhe Teknik.

Baze e mire për rekrutimin e stafit të ri akademik në Kolegjin Universum, do të jetë edhe numri i publikimeve nëpër revista të ndryshme akademike në vend, rajon dhe bote.

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 67

9.AKTIVITETET E KOLEGJIT UNIVERSUM

Aktivitetet dhe projektet e Kolegjit Universum

Deri më sot, Kolegji Universum ka ndërmarrë një numër të madh të hulumtimeve për nevoja përsonale apo të kontraktuara nga jashtë. Prandaj, Universum në bashkëpunim me Aleancën Kosovare për Biznes dhe Grupin e Auditimit “Universum” kanë ndërmarrë një numër të madh të hulumtimeve kuantitative në fusha të ndryshmë të mjedisit biznesor, investimeve dhe analizave të punësimit.

Kosovo Acacemy of Management

Ky projekt ka për qëllim mbështetjen e maturantëve nga shkollat e mesme të Kosovës dhe t’u jap atyre njohuritë bazike nga fusha e menaxhmentit, ndërmarrësisë, marketingut, shitjes dhe orientimit profesional në karrierë. Pas përfundimit, nxënësit pjesëmarrës do të pajisen me një Certifikatë për secilin që kalon testin që do të realizohet në fund të trajnimit. Projekti fillon nga zakonisht ne Maj ose Qershor.

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës në projekt, do të përfundojnë këtë program falas dhe pa ndonjë pagesë. Programi do të karakterizohet nga një frymë garuese dhe pjesëmarrësit do të vlerësohen me pikë në përfitimin e bursave.

Qëllimet e projektit janë:

- Orientimi për karrierë i maturantëve të Kosovës

- Njoftimi i maturantëve me menaxhimin modern të organizatave profitabile dhe jo profitabile

- Ngritja e kapacitetit të të rinjve lidhur me menaxhimin

- Zhvillimi i shkathtësive ndërmarrëse të maturantëve

Ligjerata me vizitore dhe Ligjerata Publike

Djretore te OJQ-ve te ndryshme vendore dhe nderkombetare, Ish-Guvernatori i Bankes Qendrore te Bosnjes dhe Herzegovines, Guvernatori i Bankes Qendrore te Kosoves, Lider dhe Udheheqes te larte te Ministrise se Arsmit, Udheheqes te Qeverise se Kosoves, Zavendes Guvernatori i Bankes Qendrore te Kosoves, Zyrtar te larte nga ProCredit, Ministria e Bujqesise, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Punes dhe Mireqenjes Sociale, Ambasadori i Mbreterise se Bashkuar, Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Ministria e Integrimeve Evropiane, Kryetar te komunave, etj.

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 68

• Alejtin Berisha Ligjeron ne Chulalongkorn University ne Tajland – ligjeratat ishin te fokusuara ne sistemin e edukimit publik dhe privat ne Kosove, dhe per mundesite e bashkpunimit mes kolegjeve private dhe universiteteve publike te Kosoves me Tajlanden, me qellimin kryesore per zhvillimin dhe permiresimin e sistemit te edukimit. Viti 20123

• Konference me Raphael Cohen – “From an Idea to Money in the Bank: Creating Business Opportunities through Innovation’’ – Viti 2012

Hulumtimet dhe Projektet

Në vazhdim, në do të përshkruajmë vetëm disa nga hulumtimet dhe projektet të cilat Kolegji Universum i ka përgatitur dhe implemetuar muajt e fundit.

1) Sigurimi i Zhvillimit të Aftësive për Biznes për Ndërmarrësit e Rinj (USAID YEP)

Kolegji Universum ka ndërmarrë një numër të madh trajnimesh në vende të ndryshme në kuadër të programit të USAID për Ndërmarrësit e Rinj, ku 180 pjesëmarrës nga katër lokacione të ndryshme janë tranuar (Prishtinë, Sterpce, Klinë, dhe Gjakovë)

2) Nën-kontraktor i Projektit “Rritja Ekonomike përmes Turizmit”, i financuar nga Komisioni i BE-së

Kolegji Universum ishte nën-kontraktuar nga Komisioni i BE-së për të kryer trajnime dhe për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive biznesore për Ndërmarrësi në Turizëm në rajonin e Prishtinës, si pjesë strategjike e zhvillimit rajonal. Më shumë së 100 kandidatë janë trajnuar, duke përfshirë edhe:

- Pronarë të bizneseve të vogla me potencial për zhvillim të turizmit- Punonjës të komunave të cilët mbështesin zhvillimin e turizmit në rajon

3) Analizë e Tregut Kosovar të Patundshmërisë

Analiza e tregut të patundshmërisë ka qenë një hulumtim i rëndësishëm i kontraktuar nga Forton MKA (Këshilltarë të Pronës Komerciale). Qëllimet kryesore të këtij studimi kanë qenë të vlerësojnë trendët e shitjes me pakicë dhe potenciali i zyrave tregtare në qytetin e Prishtinës (kryeqytetit të Kosovës). Ky studim është përqendruar në hulumtimin në terren në rajonin e Prishtinës; vlerësimin e tendencave dhe rëndësia e invetarit të ndërtesave komerciale.

Në mënyrë të veçantë, ky studim do të marrë të dhëna në lidhje me çështjet e listuara më poshtë:

1. Tregu i patundshmërisë në Prishtinë2. Numrit të zyrave dhe hapësirës së zyrave3. Numri I zyrave të gatshme për qira dhe projektet për ndërtim të zyrave4. Qiraja, çmimi i shitjes së zyrave dhe tendenca e tyre5. Tregu i shitjes me pakicë në Prishtinë6. Konceptet e shitjes me pakicë (lokacionet kryesore, shtëpisë së mallrave, galerive të vogla, etj)

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 69

4) Zhvillimi i qëndrueshëm socio-ekonomik në rajone ndërkufitare përmes turizmit dhe promovimit të bujqësisë

Ky projekt mund të konsiderohet si më i madhi i natyrës së tillë i ndërmarrë për përmirësimin e sektorëve të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri, përmes turizmit dhe bujqësisë. Qëllimet kryesore të kësaj nisje janë ngritja e nivelit të edukimit të fuqisë punëtore për të përmirësuar tregtueshmërinë dhe efikasitetin, në mënyrë që të përmirësojnë prodhimin në të dyja anët e kufijve. Përmirësimet në prodhim do të lejojnë hapësirë për stabilitet dhe investimet duhet të përdoren për zhvillimin e mëtutjeshëm të pesë rajoneve, ku edhe fokusohet ky projekt. Si institute i vetëm në Ballkan i autorizuar të ofrojë programet e Edexcel, Universum është i gatshëm të fillojë ofrimin e trajnimeve profesionale në rajonin e Prizrenit dhe lokacionet e ardhshme në Kukës. Këto trajnime janë të dizajnuara për nevojat e rajonit dhe dija e mësuar mund të hyjë në fuqi menjëherë pas trajnimit.

5) Asistencë teknike në nevojat e trajnimit dhe projektimit/dizajnimit të moduleve të trajnimit

Zhvillimi i përgjithshëm ekonomik në Kosovë është tërësisht i varur nga aftësia e qytetarëve të saj që të gjejnë qasje të ndryshmë të krijimit të kornizës institucionale në mënyrë që të arrihet zhvillimi i qëndrueshëm. Një çështje e tillë ekziston në një numër të madh të komunave në Kosovë, ku mungesa e vetëdijesimit për përdorimin e resurseve natyrore, mungesa e arsimit, infrastrukturës, komunikimit në mes të anëtarëve të bashkësive dhe mungesa e pjesëmarrjes kanë kontribuar në stagnimin ekonomik. Komuna e Dragashit ka pasur në fat të ngjashëm dhe si e tillë, tani konsiderohet si komuna më e përjashtuar në Kosovë.

Prandaj, qëllimi kryesor i këtij projekti është që ti mbështes 10 koordinatorë nga 10 fshatra të ndryshëm dhe 5 punëtorë të komunave, duke ju mundësuar atyre që ti nënshtrohen një trajnimi në Udhëheqje, i cili do ti bëjë pjesëmarrësit më të aftë në udhëheqje, komunikim dhe gjetjen/zgjidhje e problemeve. Gjithashtu, trajnimi tjetër në Menaxhimin e Zyrës do të targetojë 20 pjesëmarrës të cilët do të aftësohen në menaxhimin e zyrës, trajnim ky i cili do ti bëjë pjesëmarrësit më efektiv në organizim, punë në grupe dhe përdorim të kompjuterit.

Premisa prapa këtij trajnimi është që t’iu ofrojë pjesëmarrësve aftësi praktikë të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e tyre. Gjithashtu, trajnimi është dizajnuar me qëllim që të krijojë një lidhje më të thellë në mes të pjesëmarrësve që do të zgjas një kohë të gjatë pas trajnimit dhe e cila do t’iu shërbej atyre si punëtorë të komunës apo qytetarë të thjeshtë.

6) Pikëpamja Biznesore

Pikëpamja Biznesore është një projekt hulumtues 10 vjeçar, i cili ka për qëllim matjen e tendencave dhe lëvizjeve në mjedisin biznesor në Kosovë. Pikëpamja Biznesore kontribuon në avancimin e studentëve dhe stafit. Në njërën anë, studentët e Kolegjit Universum do të mbledhin të dhëna të rëndësishmë të cila nevojiten për të konstruktuar analiza kuantitative, dhe në anën tjetër stafi akademik do të përdorë këto të dhëna për të konstruktuar analiza kualitative përmes këtyre të

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 70

dhënave. Në këtë aspekt, Pikëpamja Biznesore tregon zhvillimin e përfromances së bizneseve dhe parashikon mangësitë dhe/ose sfidat e mundshmë të bizneseve. Me këtë, Pikëpamja Biznesore e cila lëshohet në fillim të çdo viti, i tregon komunitetit të biznesit, investitorëve të huaj dhe qeverisë për tendencat e përformancës dhe parashikimet për lëvizjet e mundshme në sektorin e biznesit në Kosovë.

Ju mund të gjeni versionin elektronik të Pikëpamjes Biznesore në Kosovë në këtë uebfaqe: www.universum-ks.org

7) Barometri i Punësimit

Barometri i punësimit është një tjetër projekt hulumtues 10 vjeçar, i cili ka për qëllim matjen e tendencave dhe ndryshimeve në fuqinë punëtore në Kosovë. Barometri është i gatshëm për masën një herë në vit dhe punohet nga studentët dhe stafi akademik i Kolegjit. Barometri i punësimit tregon për indikatorët e tashëm të fuqisë punëtore të Kosovës, dhe parashikon mangësitë dhe/ose prospektet në fuqinë punëtore të Republikës së Kosovës. Pra, Barometri i Punësimit informon politik-bërësit, investitorët privat, pronarët e bizneseve, etj., për hapat e nevojshëm drejt përmirësimit të mangësive dhe intervenimet e ardhshme që nevojiten për të parashikuar mangësitë.

Ju mund ta gjeni versionin elektronik të Barometrit të Punësimit në këtë uebfaqe: www.universum-ks.org

8) Biznesi në Kosovë “Seri Eseshë”

Biznesi në Kosovë ‘Seri Esesh’ përmban një seri të eseve që diskutojnë, shqyrtojnë në mënyrë kuantitative, analizojnë në mënyrë kualitative dhe testojnë në mënyrë teorike tendencat dhe sfidat e mjedisit biznesor në Kosovë. Kjo seri e eseve kontribuon në zgjerimin dhe në të njëjtën kohë gjetjen e mënyrave të reja për të debatuar rreth biznesit në Kosovë, ndërlidhjen në mes të biznesit në rajon, dhe pengesat që biznesi global i shkakton ekonomisë së Kosovës. Kjo seri e eseve ka për qëllim që ti informojë politikë-bërsitë dhe akademikët për mangësitë dhe përspektiven e biznesit në Kosovë, përmes angazhimit dhe përdorimit të politikave që janë përdorur nga ekonomi në zhvillim. Çdo ese e shkruar nga Kolegji Universum i nënshtrohet një procedure rigoroze prej kolegëve nga Komuniteti i Hulumtimit Ndërkombëtar, gjë e cila i lejon secilit kolegë të jap mendimin e tij/saj. Çdo ese botohet nga Kolegji Universum Press, dhe është gjithmonë e gatshme online. Biznesi në Kosovë, “Seri Esesh” është e vetmja e kësaj kategorie në Kosovë, dhe ka kontribuar shumë në promovimin e hulumtimeve të politikave të ekonomisë, nga pikëpamja e tregut dhe qeverisë.

Ju mund ta gjeni versionin elektronik të eseve në këtë uebfaqe: www.universum-ks.org

9) Kampanja “Pse brengosemi?” – ‘’Why care?’’

Në kemi nisur këtë vite një kampanje kundër varfërisë e quajtur ‘Pse Brengoseni’. Në ditën botërore të ushqimit, afër 1.5 miliard njerëz në të gjithë botën kanosen nga uria. Edhe në Kosovë, sipas të dhënave

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 71

të Bankës Botërore afër 18% e popullsisë jetojnë në varfëri ekstreme me më pak se 1$ në ditë. Me këtë rast Kolegji Universum organizoi debat publik më tëmën “Pse të brengosemi?” e cila do të shërbejë edhe si fillim i projektit të Universum me po të njëjtin titull.

Ky projekt do të implementohet në katër faza përgjatë tri viteve të ardhme. Gjatë fazës së pare vetëdijesuese të projektit, është realizuar një ekspozitë e fotografive nga studentët e Universum. Përsona të ndryshëm u bashkëngjitën në këtë kampanjë duke i dërguar fotografitë me mesazhe përsonale në to. Ky projekt realizohet si pjesë e bashkëpunimit me Universitetet kundër urisë botërore (Universities Fighting Ëorld Hunger) ku Universum është anëtar aktiv. Në partneritet me Programin botëror për ushqim të OKB-së (UN Ëorld Food Programme), Universitetet kundër urisë botërore (Universities Fighting Ëorld Hunger) mobilizon universitetet nga e gjithë bota ta bëjnë luftën kundër urisë vlerë kryesore të tyre duke pasur mision krijimin e një modeli akademik kundër urisë i cili mund të replikohet ose adaptohet nga universitete në të gjithë botën.

10. BASHKËPUNIMET NDËRKOMBËTAREAnëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe bashkpunimet me institucione ndërkombëtare

Universum është një anëtar i Global College Network që nga viti 2005 dhe Anglia Network Europe që nga viti 2006. Në vitin 2012, Universum u pranua si anëtar e plotë në Shoqatën Ndërkombëtare të Universiteteve (International Association of Universities), një organizate më e madhe e këtij lloji në botë.

Lista e plotë e anëtarësisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimit ndërkombëtar mund të gjendet më poshtë.

Institucioni Bashkëpunimi Përfitimet Viti i lidhjes së bashkëpunimit

Chichester College Lidhje Vllazërore 15 bursa ofrohen për çdo vit. Mbi 200 studentë kanë përfituar.

2005

Nagasaki International University, Japan

Program i përbashket për bursa

2 bursa ofrohen për çdo vit 2005

Global College Network

Anetar Shkëmbim i studentëve dhe stafit mes anëtarëve. Secili institucion obligohet të ndaj një burse për staf/studentë.

2005

Anglia Network Trajnimi i mësimdhënësve të Anglishtes

Punetori, Network of English Teachers, Trajnime, ngritje profesionale

2006

Hacettepe University Memorandum i Shkëmbim i studentëve dhe stafit 2007

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 72

MirëkuptimitUniversity of Tirana, Albania

Memorandum i Mirëkuptimit

Shkëmbim i studentëve dhe stafit, Projekte të përbashketa

2007

St Cyril and Methodius University, Macedonia

Memorandum i Mirëkuptimit

Mundesi për stafin për Studimë të doktorraturës

2008

Hawaii Tokai International College, USA

Lidhje Vllazerore Shkëmbim i studentëve dhe stafit, Projekte të përbashketa, dhe Studime jashtë vendit

2009

University of Dubrovnik, Croatia

Memorandum i Mirëkuptimit

Shkëmbim i studentëve dhe stafit, Projekte të përbashketa

2009

Kadir Has University, Turkey

Memorandum i Mirëkuptimit

Shkëmbim i studentëve dhe stafit 2010

Ozyegin University, Turkey

Memorandum i Mirëkuptimit

Shkëmbim i studentëve dhe stafit 2010

UN Global Compact Marrëveshje Arsim i Qëndrueshëm 2010UN Principles for Responsible Management Education (PRME) Initiative

Marrëveshje Anagzhim për një process dhe menaxhim përgjegjes të arsimit

2010

Middlesex University, UK

Marrëveshje e Artikuluar

Studentët mund të shkojne në vitin e 3-të të studimeve në këtë universitet dhe të marrin një diplomë BA nga ky universitet.

2011

GEA College, Slovenia

Memorandum i Mirëkuptimit

Shkëmbim i studentëve dhe stafit 2011

European University of Tirana, Albania

Memorandum i Mirëkuptimit

Projekte dhe programë të përbashketa 2011

University of Kentucky, USA

Memorandum i Mirëkuptimit

Shkëmbim i studentëve dhe stafit, Projekte të përbashketa, dhe Studime jashtë vendit

2012

Morehead State University, USA

Memorandum i Mirëkuptimit

Shkëmbim i studentëve dhe stafit, Projekte të përbashketa, dhe Studime jashtë vendit

2012

University of the Cumberland, USA

Memorandum i Mirëkuptimit

Shkëmbim i studentëve dhe stafit, Projekte të përbashketa, dhe Studime jashtë vendit

2012

International Association of Universities (IAU)

Anetar Rrjet Global i universiteteve 2012

EdExcel, UK I aprovuar për të Në jemi të vetmit që ofrojmë kualifikime 2012

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 73

ofruar kualifikime nga Edexcel (UK)

Edexcel në Ballkan.

University of London International Programmes

I aprovuar për të ligjeruar ne programet me udheheqje akademike nga LSE

Kolegji Universum eshte i pari ne Kosove qe ofron programe nga University of London International Programmes.

Programi: BSc Information Systems and Management

2013

11. SHTOJCAT

I gjithë stafi duhet të jetë në dijeni të plotë me këto dokumentacione, rregulore, organizime dhe udhëzues:

Raporti i orëve të mbajtura që plotësohet nga profesori në fund të çdo muaji – o Ky raport ploëesohet për zyren e financave dhe për administratën

Raporti i vijueshmërisë së studentave – o Ky raport duhet plotësohet nga profesorët dhe të dërgohet në administrate

Projektet hulumtuese me studentë – o Profesorët duhet të angazhohen për projekte me studentët

Obligimet e profesorit tek Grupi i Ambasadorëve të Universumit –

Ambasadorët e Universum-it

1. Qëllimi: Të njoh studentët e dalluar dhe të inkuadroj ata në zhvillimin e mësimnxënjës dhe përparimin e studentëve në klasë. Ambasadorët do të jenë përfaqësues, këshillues dhe ndihmues për bashkëkolegët, përmes ofrimit të seancve të mentorimit dhe këshillimit. Anëtarësimi është i përjetshëm, dhe mund te ketë status Aktiv, Alum, dhe Alum i Dalluar.

2. Nominimet e Studentëve: Studentët që shfaqin aftësi të dalluara akademike do të emërohen nga profesorët e tyre, apo studentët mund të aplikojnë. Studentëte nominuar automatikisht do të jenë pjesë e grupit Ambasadorët e Universum-it, ndërsa aplikantët do të shqyrtohen nga një grup i profesorëve.

Kalendari Akademik –o Paraqet te gjitha datat e pushimeve, dhe orarin e ligjeratave

Klubet Studentore dhe Unioni i Studentëve

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 74

Listat e studentëve – o Keto lista dergohen nga administrate e kolegjit.

Formulari i notave – o Keto lista dergohen nga administrate e kolegjit.

Syllabusi Institucional në gjuhen shqipe dhe anglishteo Është paraqitur në këtë document. Mund të sigurohen nga administrate.

Pyetesori për vleresim të stafit nga studentëto Ne fund të cdo semestri studentet plotesojne anketat per mbarvajten e ligjerimeve.

Pyetesori për vleresim të kolegjit nga stafi

Rregullore për vleresimin e studentëveo Është paraqitur në këtë document. Mund të sigurohen nga administrate.

Rregulore për mbarvajtjen e provimeveo Është paraqitur në këtë document. Mund të sigurohen nga administrate.

Rregullore për sjellje jo të mira akademikeo Është paraqitur në këtë document. Mund të sigurohen nga administrate.

Doracaku për staf akademik

Aneks kontratao Është paraqitur në këtë document. Mund të sigurohen nga administrate.

Induksioni për stafin e ri akademiko Organizohet për stafin e ri akademik

Udhezime rreth statusit të studentëveo Është paraqitur në këtë document. Mund të sigurohen nga administrate.

Rregulloret nga bibliotekao Është paraqitur në këtë document. Mund të sigurohen nga administrate.

Doracakët e programeve akademikeo Mund të sigurohen nga departamentet përkatëse

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 75

12. UNIVERSUM NË MEDIAKosova merr pjesë në garën ndërkombëtare për Marketing organizuar nga GoogleDy studentë të Kolegjit Universum, Egzon Bunjaku dhe Fatjona Berisha, dhe mentori i tyre Profesor Mërgim Cahani, marrin pjesë në Google Online Marketing Challenge, një garë kjo që lejon studentët të krijojnë një kampanjë marketingu duke përdorur Google AdWords dhe Google+ dhe ku gjatë 5 viteve të fundit kanë marrë pjesë ekipe universitetesh nga rreth 100 shtete të ndryshme të botës. MË SHUMË ne http://www.universum-ks.org/?cid=1,21

Universiteti i Londrës në PrishtinëPrej këtij viti të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të marrin një diplomë nga Universiteti i Londrës për programin Sisteme të Informacionit dhe Menaxhment, këtë mund ta bëjnë përmes studimeve nga Kosova. Dekani i këtij Universiteti, Jonathan Kydd, mendon se interesimi nuk do të mungojë, sepse niveli i njohurive dhe vlerësimeve do të jetë sipas standardeve të Londrës. MË SHUMË ne http://www.universum-ks.org/?cid=1,21

Konferenca për Hulumtimin e vendeve të lira të punësKonferenca: 'Hulumtimi i vendeve të lira të punës në Kosovë'. Studimi i kryer nga zyra e karrierës së Kolegjit Universum dhe i publikuar ne kete konference tregon se 67% e vendeve të punës vitin e kaluar vijnë nga sektori privat ndërsa mëse 20% e konkurseve nga 4494 vende të punës të analizuara, kërkojnë punëtor të kualifikuar me gradën Master. MË SHUMË ne http://www.universum-ks.org/?cid=1,21

Universum në top 3% të shkollave më të mira të biznesit në botëUniversum në top 3% të shkollave më të mira të biznesit në botë. MË SHUMË ne http://www.universum-ks.org/?cid=1,21

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 76

Kolegji Universitar ,, Universum” ofron 5 bursa për studentët e komunës së Hanit të ElezitKryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim pune Suat Berishën ,Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Kolegjit Universitar ,,Universum” nga Prishtina, si dhe Prof.Dr Hajrulla Gorani , Rektor i këtij Universiteti. MË SHUMË ne http://www.universum-ks.org/?cid=1,21

Programe të akredituara ndërkombëtarisht në fushën e inxhinierisëTë enjten në Prishtinë është nënshkruar marrëveshja në mes të Rajital Institute of Technology and Health Sciences (RITHS) nga India dhe Kolegjit Universitar Universum përmes së cilës marrëveshje fillon punon Universiteti Nëna Terezë në Kosovë me programe të akredituara nga Edexcel në Britani të Madhe. MË SHUMË ne http://www.universum-ks.org/?cid=1,21

Edexcel po vjen në KosovëMë në fund një lajm i mirë për Kosovën: gjiganti britanik i kualifikimeve akademike dhe profesionale, Edexcel, më në fund ka vendosur të ofroj programet e veta edhe në Kosovë. MË SHUMË ne http://www.universum-ks.org/?cid=1,21

Gjigandi britanik i kualifikimeve akademike “Edexcel” vjen në KosovëKolegji Universitar “Universum” është institucioni i cili ka kaluar certifikimin dhe është aprovuar nga “Edexcel”, ndërsa lajmi zyrtar pritet të publikohet brenda dy ditëve. MË SHUMË ne http://www.universum-ks.org/?cid=1,21

“Edexcel” vjen në KosovëGjigandi britanik i kualifikimeve akademike dhe profesionale “Edexcel” më në fund ka vendosur të ofrojë programet e veta edhe në Kosovë. MË SHUMË ne http://www.universum-ks.org/?cid=1,21

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 77

13. UNIVERSUM NË WWW & RRJETET SOCIALE

Website: www.universum-ks.org

Email: [email protected]

Facebook: www.facebook.com/KU.Universum

Youtube: www.youtube.com/user/UniversumUniversity

LinkedIn: http://www.linkedin.com/company/universum-university-college

Twitter: https://twitter.com/UniversumKS

EdUniversal Ranking: http://www.eduniversal-ranking.com/study-abroad-in-kosovo/universum-university-college--department-of-business-and-management.html

Global College Network:http://www.globalcollegenetwork.org/index.php?option=com_content&task=view&id=30&Itemid=31

University of London International Programmes:http://apps.londoninternational.ac.uk/onlinesearch/profile.do?profile=30319

Study in South East Europe:http://www.studyinsoutheasteurope.net/

Student map.euhttp://kosovo.studentmap.eu/serwis.php?s=2325&pok=57574&id=83770

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 78

University Directory:http://www.university-directory.eu/Republic-of-Kosovo/Universum-University-College.html#.UfDlu9KnDj4

Universities Wordwide:http://www.university.im/kosovo/

Accreditation Agency of Kosovo:http://www.akreditimi-ks.org/sq/?Evaluation_of_Private_Institution_of_Higher_Education:PrBHE_Universum

14. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

I gjithë stafi akademik është i obliguar të lexon këtë doracak. Stafi akademik duhet të kerkon sqarime nëse diqka nuk është e qarte. Ky doracak i personelit akademik duhet pranuar në teresi si i tille nga i gjithë stafi akademik. Stafi akademik duhet të nenshkruaj që pranon rregullat, politikat dhe objektivat e kolegjit të adresuara

në këtë doracak. Stafi akademik nuk duhet të shpërndane këtë doracak, kopjoj dhe publikoj jashtë Kolegjit Universum. Copyright: Kolegji Universum, 2013

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 79

15. Kontaktet

Copyright: Kolegji Universum, 2013/2014 Faqe 80

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 81

PRISHTINËKolegji UniversumKampusi Ulpiana

Rr.Nik Prelaj, Objekti i “Beni Dones”, Prishtinë, KosovëTel. +381 38 555 315 Mob. + 377 44 144 062, 44 168 531

[email protected]

Kampusi në Veterrnik, PrishtinëVeterrniku pn, Prishtinë, Kosovë

Tel. +381 38 544 210 , +377 44 144 062, +377 44 168 531

FERIZAJKolegji UniversumRr.Fan Noli, Nr.156

Ferizaj, KosovëTel. +381 290 324 596

Mob. + 377 44 354 034 [email protected]

[email protected]

GJAKOVËKolegji Universum

Rr.UÇK-së, përball pallatit të kulturësGjakovë, Kosovë

Tel. +381 0390- 330990Mob. + 377 44 209 347

[email protected]@universum-ks.org

Cupyright ©

Copyright: Kolegji Universum, Faqe 82