DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa...

20
Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shtator, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 7 QKSH “Migjeni” EKIPI FUTBOLLISTIK “ ILIRIA “ NGA KIJEVA

Transcript of DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa...

Page 1: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur. Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë, Unë, fët, kaloj malet

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shtator, 2010

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti IV , Nr. 7

QKSH “Migjeni”

EKIPI FUTBOLLISTIK “ ILIRIA “ NGA KIJEVA

Page 2: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur. Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë, Unë, fët, kaloj malet

2

Vi har blivit gammal som gatan med andra ord. Men visst är staden mer älskvärd än någonsin. Det var kung Gustav II Adolf som den 29 juni år 1621 undertecknade stadsprivilegierna för staden och på så vis också grundade Borås. Ett par år senare ut-färdades också unika privilegier för staden vilket gav oss rätten

att handla och sälja varor i hela Sverige, bara varorna förtul-lades i Borås. Enligt tidens lag skulle

egentligen all handel ske inom stadsgrän-serna. Det var dessa privilegier som lade grunden till dagens postorder och e-handel i Borås. Kung Gustav II Adolfs bust finns idag att beskåda på Stora Torget som minne om stadens grundare. Längre ner på Knalletorget står en annan viktig person, Knallen. För det var handlarna som drev igenom frågan hos kungen till att börja med. Handeln tillsammans med textilnäringen kom att skapa ett Borås som under mitten av 1900-talet var landets mest expansiva stad och som fortfarande sätter sin prägel på näringslivet, staden och boråsaren.Borås har ett rikt utbud av evenemang inom musik, teater och sport.

Födelsedagstal av Ulrik Nilsson, kommunstyrelsens ordförande.

Årets Boråsambassadör: Carl-Axel Ekman, som gick i pension som kirurgläkare 1989, har uppmärksammats vitt och brett för sitt stora engagemang för barnen i Garissa i Ke-nya. I årtionden har han byggt upp barnhem och skolor samt arbetat med att bekämpa omskärelse bland kvinnorÅrets Boråsambassadör 2010 är Carl-Axel Ekman, pensionerad kirurg som via Rotarys Läkarbank etablerat barnhem, skola och bättre sjukvård i ett av Kenyas fattigaste områden. 1989 startade Carl-Axel Ekman och hans nu frånlidna fru Monica Ekman verksamheten Garissa.Tillsammans har de undsatt hundratals kvinnor och barn från könsstympning, utbildat och stöttat genom frivilliga insatser och gåvor. Carl-Axel Ekman

har hjälpt boråsare att hjälpa dem som behöver det mest. Det är med ödmjukaste stolthet som ambassadörskapet för Borås 2010 går till Carl-Axel Ekman.Borås Bageri- och konditoriidkareförening serverar 30 meter lång tårta.

29 qershor 2010 Borås festoj ditëlindjen e 389!Të themi të drejtën vjetetët po kalojnë dhe ne jemi për ditë e më të vjetër. Por bazuar në ate që është duhet të themi se për cdo vjet

qyteti ynë është më i dashur dhe më i bukur se kurrë më parë. Ishte mbreti Gustav Adolfs i II i cili më 29 qershor 1621 e nënshkruan kartën për qytetin

dhe me këtë u mor vendimi për themelimin e qytetit Borås. Disa vjet më vonë qyteti fitoj një privilegjet me të cilën iu dha e drejta për të blerë dhe shitur mallra në tërë Suedin. Ishte kjo privi-legjeqë hodhi themelet që Borås të fitoj të drejtën e tregëtisë së lirë. Busta e mbretit Gustav Adolf II është tani në sheshin kryesor në kujtim të themeluesit të qytetit. Më poshtë në Sheshin e ndritshëm është një tjetër bustë e një personi të rëndësishëm për qytetin e ky është Knallen i cili ka merita për zhvillimin e tregetisë në këtë qytet.Sepse tregtarët qenë ata që shtruan çështjen te mbretit për të filluar me tregeti, me industrinë e tekstilit, pra kjo ishte njjë ide për të kri-juar një Borås që në mesin e viteve 1900 të kishte një rritje të shpe-

jtë komuniteti i biznesit në qytet dhe Borås ishte qyteti më ekspanziv në vend. Boras ka një gamë të gjerë të ngjarjeve kulturore si në muzikë, teatër dhe sport. Ditëlindja e Borås festohet në sheshin kryesor, për cdo vjet me 29 qershor. Zgjedhja Ambasadori i vitit për Borås e që në këtë solemnitet u promovua ishte mjeku Karl-Axel Ekman, Boråsar i cili është në pension si mjek kirurg nga viti 1989, ka tërhequr vëmendjen e gjerë të opinionit për angazhimin e tij për fëmijët në Garissa, në Kenia. Për dekada, ai ka ndihmuar jetimore dhe shkolla, dhe ka punua për të luftuar syn-

etin tek femrat në trojet e këtyre vendeve afrikane. Ky me punëne tij u ka ndihmuar qindra grave dhe fëmijëve nga gjymtimi gjenital, duke i trajnuar përkrahur në menyrë vullnetare dhe pa shpërblime e kete e ka bere edhe me ndihmen e gruas se tij Monica Ekman. Karl-Axel Ekman ndihmuar ata që kanë nevojë më së shumti. Pastërqitë e qytetit edhe ato ishin angazhuar në këtë drejtim dhe për këtë festë ato kishin gatuar tortë të gjatë 30 metra., e cila tortë u nda për të pranishmit në festim.

BORÅS ME 29 QERSHOR FESTOJ 389 VJETORIN E LINDJES SE TIJ SI QYTET

Page 3: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur. Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë, Unë, fët, kaloj malet

3

Muzika, buritë dhe kënga djaloshare ishin ato cka përshkonin rrugët e qytetit të njohur të textilit, qytetit të njohur suedez Borås sot.Ishte dita kur maturantët e të gjitha shkollave të mesme res-pektivisht të të gjitha gjimnazeve të këtij qyteti festonin ditën e maturës.

Manifestimet veq ka kohë që kanë filluar me organzimin dhe mbajtjen e ballove për maturantët, e kulmimi i kësaj ishte sot me marrjen e rezultatit të arritur në mësim dhe festimin e maturës.Flokët, fustanët, grimi tek shumë vajza të reja ishin karakter-istikat kryesore të këtyre mbrëmjeve të maturës jo vetëm në Borås por thuajse në gjithë Suedinë. Pra ballo e maturës është ajo cka e karakterizon këtë kohë apo si të themi këtë fillim qershori për cdo vjet këtu në Suedi.Por edhe djemtë nuk ishin prapa me këto të reja edhe ata me veshjet e tyre karaktersistike, me kostume dhe frizura modo tregonin ate se edhe ata festojnë së bashku me shoqet e tyre dhe vallzojnë në ballon e maturës.Êshtë intresant se e gjihtë kjo kushton, por tek të rinjët mat-urant nuk ka shumë rëndësi, të gjithë shpenzojnë shuma

të mëdha mjetesh në këtë kohë apo për maturën, si në veshje apo edhe grim.Në ballo maturantët do vijnë me limuzina luksoze të mod-eleve më të shtrenjta të cilat huazohen special per këto mani-festime, edhe kjo edhe më ia shtonë hijeshin një manifestimi të tillë rinor me traditë të lashtë këtu në Suedi. Të gjithë do garojnë kush ka kostum më të mire, me të sh-trenjtë, grimin më të mire, kush ka rregulluar frizurën më të mire, këto janë disa karakteristika të këtyre ballove.

Sokol Demaku: Shenime nga Suedia nga fundi i vitit shkollor

MATURANTËT E GËZUAR IA SHTOJNË HIJESHINË QYTETIT

Kulmin e manifestimit maturantët e kanë ditën e perfuindimit të viti shkollor pra me njëmbëdhjtë qershor kur edhe atyre u komunikohet sukesei I arritur gjatë viteve të shkollimit në gimnaz.Êshtë shumëintresant edhe kjo ditë kur maturantët e të gjitha shkollave të mesme festojnë në menyrë tradicionale këtë ditë.Vetura të vjetra, kamion të rendë klasik të cilët rregullohen special

për këtë ditë janë mjete transporti për maturantët e posa diplomuar. Edhe këtu të rinjët dhe të rejat maturantë shpenzojnë mjete finansiare në menyrë që ata të garojnë se cili mjet transporti do jetë i rregulluar më mire dhe do prezentojë më denjë klasën apo grupin e maturantëve.Kjo është nje traditë e lashtë thonë vendasit dhe se duhet vazhduar edhe nga gjenretat

që vijnë, sepse ka efektin e vet pozitiv kur kemi të bejmë me maturantët e shkollave të

mesme dhe manifestimet e tyre tradicionale këtu.Një manifestim rasti në lokalet shkollore së bashku me maturantët dhe prindërit, urime për maturantët dhe dollia e përbashket me shampanjë, keto janë disa nga karakter-istikat e kësaj dite madhore për të rinjët maturantë.Pastaj një sheti jashtzakonisht tërheqëse dhe impresion-uese me mjetet e transportit të rregulluara enkast për këtë ditë parakalim nëpër rrugët e qytetit, buritë, muzika nga kamionet të cilët lëvizin pa nda nga një skaj në skajin

tjetër të qytetit dhe vallëzimi i maturnatëve në podiumet e kamion-eve janë karakteristika shumë interesnte dhe terheqëse për qytetaret kurreshtar që nga trotuartët përcjellin këtë manifestim madhështor të të rinjëve këtu.Êshtë shumë kënaqësi të shohish së bashku në ballo mature të rinjë dhe të reja të kombeve dhe kombësive të ndryshme të cilët jetojnë dhe mesojnë së bashku këtu. Ata janë si një, janë unik në të gjitha, pra kjo është ajo cka edhe më ia shtonë madhështinë një manifestimi të tillë këtu në Suedi.Ne takuam edhe të rinjë tanë, pra bashkëkombas tanë të cilët kishin kryer maturën këtë vit në qytetin Borås.Në fytyrat e të gjithëve shihej gëzimi, shihej jeta, shihej entuziazmi rinor që së bashku me të rinjët tjerë ta qojnë jetën përpara.Ishte kënaqësi që në mesin e mija maturantëve dëgjohej edhe fjala shqip. “Urime biri/bija ime matura!”,Këto ishin fjalët e prindërve tanë në këto manifestime.Kjo ishte kënaqësia e jonë, zemra të bëhej mal, shpirti të gufonte kur degjojë këtë urim në gjuhën e nënës në gjuhën e embël shqipe. Këta të rinjë maturantë janë e ardhmja e jonë thonë disa nga të pran-ishmit në manifestim, këta do jenë ata të cilët me dinjitet do prezen-tojnë kulturën, traditën dhe gjuhën shqipe në këtë pjesë të Evropës, e ne jemi krenar me këtë.

Page 4: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur. Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë, Unë, fët, kaloj malet

FAQJA E POEZISË

BAJAME HOXHA DASHURIA ESHTE PAVDE-KESI

Më shkruaj në e-mail: ”gjithçka je për mua!”,Tek unë vjen rinia sapo ti e thua.Me shkruaj dy rreshta se s’rri dot pa mua,Si flutur arrij në ndjenjat e tua.Më shkruaj në e-mail: “të dua, të dua!“Dhe unë do besoj në fjalët e tua,Hop, bëhem erë dhe male lë pas,tek ti do të gjendem brenda nëpër natë…Më shkruaj në e-mail: “të dua” shpesh herë,Unë, hop, i ngjitem resë dhe vij menjëherë.Kur tis i natës afron e të vjen,Ti hiç mos kij frikë, jam unë nëpër terr.Më shkruaj në e-mail:se jam i yti,zinxhirët s’më mbajnë dhe vij fluturimthi.Dhe mallin mblidhe, mos e lerë të shkojë,Si lulja me bletën do puthemi njësoj.Më shkruaj në e-mail: “ti je kokëkrisur!“,Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur.Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë,Unë, fët, kaloj malet e jam me ty në shtrat.Më shkruaj në e-mail: ”për ty përgjëro-hem!”,Vitet si njoh fare, në vashë të re shndër-rohem.Kur yjet të dremisin në më të bukurën stinë,Ti mendo për mua e unë pavdekësinë.

Nexhat Rexha

SI JETOHET

KËTO DITË

NË KOSOVË

Në Kosovë jetës i vie erë drojeGratë i kanë prerë flokëtVajzat e kanë ndërruar frizurënDjalëria përfytyron luftënNë vijën e parë të frontitBurrave u është zgjatur mjekraFëmijëve u ka humbur gëzimiNë Kosovë shërohen plagët mijëvjeçareKu lind dhe perëndonDurimi i palodhur i shpirtit idealistMe zgjimin e brezave që vijnë nëpër shekujNë Kosovë këto ditëBukë hahet pak,ujë pihet shumëKriteret e jetës kanë një vështrimNë çdo qoshe të rrugësRrezik pa përjashtimKosovë je loti, dhembja dhe gjaku im

Prill 1999

Arjana Loce

Kujtesa kalendarike

Prapë në mendje të kam...Kujtesa ime në fletët e bardha,ka nxirë me lapsa që s`fshihen,ato që së bashku kaluam.Kujtesa si një kalendar,plot ditë e data shënuar.Me të kuqe ditët plot lumturi,me gri çastet kur grindeshim,me blu netët kur bënim dashuri,me rozë ato kur putheshim.Eh…veç kujtesën kalendarike,kam tani që ti më ike.

Erdhi ora e ndarjes!Nuk ka lëvizje akrepash si përherë,por gjëmime kambanash vajtimi.Sa i hidhur është ky çast,harrimi, harrimi, harrimi.Erdhi ora e ndarjes!Nuk ka më fjalë të ëmbla si dikur,por lot të hidhur si helm i zi.Oh, sa shumë dhembje mban bren-da,dashuri, dashuri, dashuri.

4

Page 5: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur. Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë, Unë, fët, kaloj malet

5

Prej kur ju pushtoi bota e artit e veçmas piktura ?Ne fëmijërinë time pikturoja pa e ditur qe nuk do te hiqja dore deri ne ditet e sotme dhe nje merite i takon nënës time qe më edukoi me këtë gjini te artit. Devotshmeria e saj shihet edhe sot pasi jam kthyer nga nje ekspozitë ne Pallatin e Kulturës Hasan Prishtina në Vushtrri ku me priten mjaft mirë me bujarin dhe patriotizmin qe i karakterizon banorët dhe artdashësit.

Cilat janë aktivitet tuaj në lëmin e figurativ, keni hapur ek-spozita personale, brenda dhe jashtë vendit?Po si artiste jam përpjekur vazhdimisht të kërkojë teren në punimet e mia dhe këtë ta ekspozoje në ambiente të posaçme qe i kushtohen artit. Disa nga ekspozitat personale kanë qene brenda vendit Shqipërisë, ndërsa ato ne Kosovë me te rralla . Ndersa në grup janë me te shpeshta si ne Kosovë ashtu dhe ne Maqedoni, USA Californi, Itali etj.

Cila janë karakteristikat e veçanta në motivin e pik-turës suaj? Po artisti kërkon mjete te reja qe te shprehe brendinë e tij dhe qendrimin emo-cional, shpirti është ai qe i materializon këto elemente për t’i kthyer ne vepër arti. Teknika e vajit është e vështirë, por pasioni qe kam takuar për folklorin dhe mbi te gjitha etnografinë e pasur të popullit tonë me ka dhënë një rrugë të mbarë . Pa lënë mënjanë peizazhet dhe figura paqesore dhe te shquara , permend këtu Nënën Tereze.

Arti figurativ përveç që për ju është profesion , konsideroni se është edhe një pasion pa të cilën nuk mund të imagjinoni jetën tuaj? Nuk mund te beje asgjë tjetër pa art madje dhe jeta ne vetvete ka art dhe si nje enigmë që vjen qe nga koha e shpellave më përndjek në mendime për të hedhur copa nga jeta ne telajo.

Çka i keni dhënë ju artit deri më sot dhe çfarë keni marrë nga ai? Mjaft interesante pyetja po vetem në je marrëdhënie te sinqertë nuk ka peshore për të ditur sasinë, kjo fjalë ka te beje me nje marrdhenie dhe di që jap kohen time, përkushtimin, mendimin, emocionin, hapësirën, njohurinë, shkencën, estetiken harmoni-në dhe kështu me radhë deri tek shpirti. Sa me shumë njohuri marr nga arti aq më e paditur me duket vehtja, uroj ta kem fatin për ta zgjidhur engmen e artit tim. Me kujtohet Pikaso kur e pyeten se “Ç’është arti?”

Ne fund te karrierres se tij tha : - Mu desh një jete e tërë për të piktu-ruar si fëmijë!

Ndonëse realizmi i një pikture është edhe i kushtueshëm, sa arrini të mbuloheni materialisht dhe sa jeni e kënaqur me tregun i këtij arti? Nuk janë materialet ato që bëjnë art, po shpirti qe i rrëmben ato për t’i kthyer ne nje vepër arti.

Jetoni në qytetin metropol shqiptar, gjegjësisht Tiranën, a ju ofrohen kushte ideale për realizimin e ëndrrave tuaja? Si një qytet Metropol dhe si nje Kryeqytet që mban një Galeri Arti Kombetare ofron te gjitha llojet e hapsirave, shanceve dhe artisteve që edhe artedashesve. Të parët që punojnë për artin dhe te dytët qe

duan artin.

Ju lidh edhe në përditshmërinë private, bota e artit? Mendimi ne qenien njerëzore është shumë i shpejtë dhe nuk mund te ketë mendim me bosh sikur një mos te jetë në drejtim të artit individual, për bashkëpunim ndërmjet artisteve në përditshmërinë time.

Sa jeni kritike ndaj gjërave që e prishin shijen e një artisteje? Mundohem me mënyrën time te jap një ndihmesë sado te vogël, e ardhmja tregon vet.

Si e gjykoni ju sot, vlerësimin e kritikës së arteve pamore , ka vend për subjektivizëm?Me vjen keq te them po kjo fjale po harroet dhe nuk e di pse-ne. Une kam vetem një kritike te mire nga Mustafa ferizi , Ne Itali eshte Vitorio Sgarbi dhe ne shqiperi eshte bosh. Sa per subjektivizem ….ndjehet ende nje sy i shtrembër mbi artistët te artit vizive te ballkanit

nga Evropa. Ka përpjekje po janë ende shume të pakta.

Përveç pikturës, jeni e fokusuar edhe ndonjë degë tjetër të artit? Mbaj titullin Skenografe –Kostumografe dhe këtu kam kontributin tim. Në teatrin e Operas dhe të Baletit Tiranë u vendos një pjesë ne bashkëpunim me artiste Amerikane, si ass. kostumografe e operës Porgy & Bess. Premiera u prit me shumë sukses këtu në Tiranë nga kryeministri Sali Berisha dhe Diplomati i Ambasadës Amerikane këtu në Tiranë.

Në hapësirën shqiptare pa dallim kufijve, bota e artit ka nxjerrë emra të mëdhenj, cili është idoli i juaji, e që duhet të mburremi edhe ne? Artisti Kol Idromeno Piktura e titulluar “Motra Tone” krahasohet me Monalizen e Da Vinçit, gjithashtu Vangjush Mijo dhe të tjerë janë mjaft te spikatur ne talentin dhe punën e tyre.

Jeni piktore e re me perspektivë, çfarë do na thoni në përmbyllje të kësaj interviste?Te gjitha llojet e artit sjellin progres pa dallim vendi dhe krahine!

Nga Arsim Halili

Intervistë me Brunilda Mumajesi - skenografe , piktore

Page 6: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur. Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë, Unë, fët, kaloj malet

6

Kujtojm se ky manifestim është i rëndësishëm për të rinjët pjesëmarrës dhe se do jetë gjatë ne kujtesës e tyre. Për një mo-ment këtu të gjithë janë të përfshirë në këtë evenamng dhe të gjithë ndjehen si të jenë një komunitet. Ceremonia e Hapjes së Gothia Cup është e ngjashme me ceremoninë e hapjes së lojnave olimpike. Dhe kjo është pika kulminante e atmosferës që mbretëron në hapjen e Gothia Cup ku në fytyrat e të gjithëve sheh gëzimin, zemra të rritet nga kënaqësia dhe të gjithë do mba-jn në kujtesën e tyre për një kohë të jetës këtë ngjarje madhesh-tore dhe kulminante. Në hapjen solemne të Gothia Cup kishte mbi 50 000 njerëz të pranishëm si lojtar, drejtues ekipesh, shikues dhe banor të Göteborg adhurues të këtij sporti për të krijuar një atmosferë

magjike në Ullevi. Publiku luan një rol aktiv në kësi lloj shfaqje. Flamuri i shteti më të ri në botë republikës së Kosovës do valoj së bashku me flamujt e 70 shteteve të botës në Ulevi dhe Heden të Göeteborg e kjo ka një vlerë shumë të madhe për Kosovën thot organizatori i udhetimit të ekipeve kosovare ne ketë turnir nderkombëtar Bashkim Kume. Ne jemi ambasador të Republikës së Kosovës në botë, ne jemi ata të cilët prezentojmë në menyrë dinjitoze vendin tonë në kete turnir më të madhin të fubollit të të rinjëve që organizohet në botë. Kjo është kënaqësia e jonë, kjo është një e arritur e madhe e jona në arenën ndërkombëtare në fushën e sportit dhe besojmë se nese vazhdojmë kështu edhe FIFA dhe UEFA dhe organet e tyre do e kenë parasyshë rastin e Kosovës dhe së shpejti edhe ne do jem pjesë e tyre.Stadiumi Ullevi, stadium më i madhe i Suedisë me 46 000 vende për ulje dhe vende për qëndrim e kapacitet shtesë. Ceremonia e Hapjes Gothia ishte një rekord në 51 000 shikues ku Ullevi ishte mbushur absolutisht! Në këtë turnir nderkomb ëtar futbolli marrin pjse mbi 70 vende nga mbar bota si 34 vende nga Evropa, 13 nga Azia, 12 nga

Amerika me SHBA dhe Kanada si deh 10 nga Afrika.Qellimi kryesor i të rinjëve dhe të rejave koso¬var ishte prezen-

timi në mënyrë të denjë të futbollit kosovar në arenën nderkom-bëtare dhe prezentimi kulturës sportive të të rinjëve kosovar. Në këtë turnir më të madhin në arenën nderkombëtare për të rinjë që për cdo vjet mbahet në qytetin Götebog të Suedisë me emrin ”Gothia Cup” Republikën e Kosovës perfaqësuan pesë ekipe moshash të ndryshme ku më të medhenjtë ishin 19 vjeqarët gjako-varë dhe djelmoshat 15 vjeqar që perfaqësonin ekipin ”Gjakova” nga qyteti i Gjakovës, pastaj këtu ishte edhe ekipi i Dugagjinit nga Klina me djelmoshat 15 vjeqar , e si zakonisht për herë të dytrë në këtë turnir ishin djelmoshat 16 vjeqar te ekipit Iliria nga Kijeva e komunes ë Klinës.

Sokol DEMAKU KOSOVARËT SHKELQEJNË NË GOTHIA CUP NË GÖTEBERG TË SUEDISË Në Göteborg të Suedisë nga 18 deri me 24 korrik po mbahet Turniri ndëkombëtar i futbollit për të rinjë ”Gothia Cup” në të cilin po marrinn pjesë mbi 1500 ekipe nga më se 70 vende të ndryshme të botës moshash të ndryshme nga ajo 15 deri në 19 vjeq.Këtë vit Republika e Kosovës është përfaqësuar me katër ekipe të mëshkujve moshash dhe kategori të ndryshme.

Page 7: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur. Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë, Unë, fët, kaloj malet

7

Këtë vit në ketë turninë po merr pjese edhe një ekip me djel-mosha nga Shqiperia.Rezultatet ishin modeste për këta të rinjë por edhe një isnpirim për të ardhmen, sepse këta këtu fitojnë një përvojë me vlerë në sfer¬ën e futbollit dhe lojës së futbollit, por edhe udheheqësit e klubeve prezente kanë se cka të marrin në bagazhin e tyre kur

të kthehen në atëdhe.Ne bemë një vizitë në vendqendirmin e klubeve kosovare dhe aty takuam djelmoshat dhe udheheqësin e klubit ”Iliria” nga fshati Kijevë komuna e Malishevës, pastaj të rejat e ekipit të femrave Malisheva nga Malisheva dhe me ta zhvilluam një bisedë rreth punës së tyre në klube, kush¬teve të punës dhe mundësi për ta cuar përpara futbollin kosovar Kështu thot organizatori i udhetimit të klubeve kosovare në Gothia Cup në Göteborg të Suedisë Bashkim Kume.Bashkim Kume ka një përvojë të madhe në këtë drejtim sepse ky është viti i shtatë ti ijt ku bashkë me ekipe kosovare merr pjesë në këtë turninr ndërkombëtar të futbollit. Por siq thot vet Bashkim i këtë vit ky është i zhgenjyer sepse nuk ka pasur kurrrëfar ndihme nga Ministria e Rinisë dhe Sportit edhe pse u është premtuar se do tu dalin në ndihmë. Ai thotë se ne kemi paraqitur këtu pesë ekipe të tërinjëve kosovarë respektivisht kater ekipe të meshkujve dhe një ekip të femrave ku për herë të parë në historinë e futbollit kosovare do merrete pjese në njje turnir nderkombetar nje ekip i futbollit i femrave, por fatkeqë-sisht per shkak të mjeteve materiale u dashte të heqim dorë nga kjo sepse as komuna e Malisheveës nga edhe ishte ekipi i femrave nuk ka arritur të siguroj mjete qe keto vasha kosovare te udhetojnë se bashku me moshatrët e tyre.Kjo është një shkollë e madhe për ne thot krytari i klubit të futbollit ”Ilirija” nga Kijeva Hysni Gashi, i cili ka fjalë miradie për orga¬nizatorët e turnirit si dhe për vet turnirin. Hysniu është plot entuziasëm nga puna dhe prezentimi i të rinjëve të fshatit Kijevë, të cilët prezentojnë fshatin e tyre por edhe Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ai është në Göteborg së bashku me udhëheqësin eklubit Zymer Bacaliun dhe dy trajnertet e klubit Bedri Toplanën dhe ndih¬mësin e tij Zymer Bacaliun së bashku me 24 djelmosha kijevas.Hysniu faledneron Kuvendin Komunal në Malishevë, si dhe të gjithë prindërit e djelmoshave të cilë kanë ndihmuar materilisht klubin në këtë udhëtim. Ndeshja e parë ishte kulminante per keta

djelmosha ata mposhtën ekipin suedez nga qyteti Hallmastad me emrin Ramlösa me rezultat 1: 0, por duhet shtuar se te kater ekipet kosovare ndeshjete para i kanë kalue me sukses pra edhe trie kipet tjera në ndeshjet e para kulaifikuese kanë korrë rezultate pozitive cka jep me kuptue se keta djelmosha premotjne shume në këtë turnirë nderkombëtar futbolli.Bedri Toplana trajner klubi thotë se ai është i kënqaur me rezul-tatin përfundimtar të tyre ku ishin gjithesejt 168 ekipe. Kjo është për cdo lavadat thotë ndihmëstrajneri Zymer Bacaliun duke pasur parasysh konkurencën që kishim në grup ekipet sudeze, islandez e të cilët të parët ishin nikoqir e te dytet ndjeheshin si në shtëpinë e tyre por në dneshjen e fundit të këtij grupi do takohemi me një ekip irakian thot Bediru cka bënë të mednojmë se do ia arrijmë të kualifikohemi për garat e metjeme në ketë Cup. Hysniu është optimist për djelmoshat që ai udheheqë, sepse e ard-hmja e tyre duhet të jetë në duart e tyre dhe ajo është një e ardhme e ndrit¬shme për futbollin kosovar. Po të me pyeste mua dikush sot thot Hysniu –”unë do isha ai i cili për cdo vit do planifikoja dhe organizoja udhetimin për në ”Gothia Cup” me të rinjë koso-var në këtë turnir edhe ate me të rinjët e të gjitha moshave nga të gjitha komunat e Republikës. Optimist për djelmoshat e tij pas nje rezultati 5:0 me një ekip sue-dez është edhe trajneri i ekipit Dugagjini nga Klina Idriz Elezaj i cili thot se nëse do i ipet mundësia që edhe vitin e ardhm të marrë pjes në ketë turnir nderkombëtar organzimi do jetë ne nivel edhe nese nga organet kompetente do mungojë ndihma.

Page 8: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur. Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë, Unë, fët, kaloj malet

8

FAQJA E POEZISË

Adem Zapluzha

RINGJALLJA E DASHNORËVE

Ti nuk mund të fleshMbi barin e prerëKëtej kaluan dhelpratMe putra të djeguraEdhe mbrëmëJehuan kambanatNë rrugën e Shën TrinisëKunguan ujinPse i shkyçët qirinjtëMe jargët e qenveKëtu macet zhdukenKur arnohen thasëtNuk bleva asnjë luleNga vazot e thyeraPoçari atë ditë qeshiMe deltinën e papërpunuarKur dielli ikënBuzëmbrëmja derdhet në qytetNën degët e jargavanëveRingjallen dashnorët

Miradie Zymberi-Avdullahu

LIRINE E DUAM

Në dekada , nëpër shekuj, na perndoqëm ne qëndruam! shumë xhelat o shkja serbie por, ne vendin ta treguam !

Të përplasëm , i pe shqipet kur të dolën në behar ? Jo ! Se kujtove se të vjen dita Ne Drenice me Jashart!

Tash heronj i ka Kosova, shume sokolesha e sokola, vasha si Zana, djem Petrita, që nuk din se çka eshte frika.

Mos na prekni token tone, se një dreq ka me u marr se ajo veç Liri don, të gjitheve do tu shtijmë në varr

Shaban Cakolli

PLAGË SHEK-ULLIShekuj na gërmovesi urio këlysh poturime ne su ngope kurrëas nuk na lë urëas muro lajkatar poturkur u nisnim me dalë në sheshna duhej qefinin të e mbanimnë brezma përcillnit edhe në shkollëme grykhollë.Të na gllabërosh,ëndërren kurrënuk e sosezemër e shpirtëra dogjenuk na le kund pragpa e skuqur në gjakprap su ngope aspakti more bajloz bushtrekësaj radhe e humbedal more ngadalse vetës i bëre varr

Nehat JahiuDASHURINË E KISHIN FILLUAR NATË

Janë dashuruar Hava e Malapër ta na u gëzua dielli e hëna,vendosën menjëherë të vënë kurorënuk kishin për çfarë të diskutojnë.E kishin filluar natën dashurinëHava ,Malës nuk ia kishte shikuar hijeshinë,të nesërmën kur na kishte zbardhur dritafilmi mbaroi nuk ka më shirita.Krisi zerzelja e ç, na u bë kijametiHavën na e kapi i madhi sikleti,nuk po na e don Malën, se na ishte krye cullakthoshte më thonë shoqet, ke marrë burrë plak...

Bilall Maliqi NË TË MIAT VARGJE

Në vargje gjen çdo gjë timen Metafora rreshton fjalëheshtje Në vargje gjen prekjen time Timin zjarr të pashuar Në varg e gjen mallin Dhembjet e kryqëzuara Në të miat vargje i gjen Tri shkronja të puthitura Në të faqosuarat vargje Gjen ëndrrat e djersitura Në vargje të mia gjen Pëshpëritje, klithje e britma Në timin varg gjen durimin Rrugën e afërsisë së shpirtit Në vargje të mia do ta gjesh Ëmbëlsisht fjalën dashuri…

Arsim Halili

MJERIM MBI SUPE

Të lodhur nga koha Mbi supe bartin mjerim Shtegtim i pa fund Sa trishtim Vitet i harruan Nuk e njohin vetën Mallin e bartin në xhep Ku keni tretë Gjyshërit strukën në kujtime A do të flitet gjuha ime Të falem o zot Me këto pika lot Ç’është kjo golgotë

Page 9: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur. Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë, Unë, fët, kaloj malet

9

FAQJA E POEZISË

Sokol Demaku

HIJA E JETËS

Hija e jetës më përcjellëE errët në horizontPor ylli pran yllit shëndritDhe jetës i jep dritë.

E ndjej mallin e natësNë detin e ëndërrave te miaKu shpirti im notënNë përmallim.

Noton lundra ime e pa trazuarDrejtim ka botën e panjohurPor shpirti im ka mallNë afshin e pashuar.

Tutje mbi detin e kaltërUdhëtoj dhe unë Dhe perfundimisht arrita të jem Që shpirti yt të jetë afër shpitit tim.

Adelina Dokja

Ule zer-in.....Mos e ngre zerin,nuk jam e shurdher,nuk me pelqen arroganca juaj!Kush jua jep te drejten te me jepni urdher!vetem pse me shihni te huaj?-Jam dhe une njeri,vec respekt kerkoj,asgje me shume !Prandaj uli puplat,po si ulet ju, jua ul une!

Mimoza Dhima

Ti ,Merrmë,endrra ime...Me shetit ne te fshehtatGalaktikE prehur në enigmenQë zemra ma zbuloiMbushur plot dashuriDashurinë dhuroi...Te duhet te jetoshNdoshta pak...por dhe shumeTe duhet të jetoshMomente te bukuraTë përjetoshKe dashuruar,Por dhe do dashuroshKu vetem një herëVetveten do kuptoshTi merrmë ëndrra imeVetvetja pa paragjykimeTe duhet të jetosh...Çdo cast të dëgjoshVeshtirë te kuptosh...pranoshPor kurrë ëndrren t’mos ndalosh !Se kjo është jetë-ëndrra imeVetvetja pa paragjykime !

Bahtir Latifi

Heshtje e papranuar Nga era e shiut që bie Mbi gjethet e pranverës ku doTë ushqejn me ajër të pastër ,Po rritesh aty ngadal afër tyreSilesh afër tyre;Dhe nga heshtja e njerëzve Që nuk lëviznin mendon.Dhe pyet se ku jan, cfar bëjn? A thua vall pse jem këtu ?Nga heshtaj të rrënqethet edhe trupi Ngase nuk ke aske që të flasësh,Dhe të cmallesh për asgjë .Aroma e gjetheve të pranverës Të duket se të ushqen , Ajri që të rrethonte aty pari Dhe gjithandej qytetit ku jeton. Kërokja me mall që të flisja me dikePor nuk kishte asnjë Dhe mendoj se si kështu jetohet?Të vetmuar në këtë botë dhe botën tjetërA thua vall a kështu e ka jeta?

Skender hasko

Shqipëria ime Shqipëria ime,Si nënën të dua,Unë s’rroj dot pa Ty,Ti s’rron dot pa mua,Se jemi të lidhurSi mishi me thua!Kudo që të ndodhemNë zemër do kem Ty,Dhe Ti do kesh muaSi dritën në sy.

Suzana Kuqi

NënësThur e shthur kam tërë ditën një varg , e nuk mundem e dita po ikën… Prej lulesh të freskëta e desha e qiellit i kërkova pak kaltërsi e diellit një rreze të florinjtë me to të bëja sfond e një kornizë… Thur e shthur e lulet m’u vyshkën hoqa dorë nga vargu që doja mbajta një trëndafil të kuq vetëm e nga mijëra fjalë qe desha të t’i thoja fare pak më mbetën … …Faleminderit që më dhurove jetën…

Page 10: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur. Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë, Unë, fët, kaloj malet

10

Këto ditë e pa dritën e botimit në Bukuresht vëllimi i parë poetik i një krijuesi shqiptar me banim në Suedi. Bahtir Latifi është një poet i ri që i qëndis vargjet me një sin-qeritet që i ka hije. Disa nga poemat e tij shëmbëllejnë me një prozë poetike që derdhet në vargje. Herë-herë, vargjet e tij qën-disen me konotacionet klasike të rimës, duke kultivuar edhe disa shprehje karakteristike të shqipes së folur nga sivëllezërit tanë në Kosovë. Kosova, mërgimi, dashuria dhe nostalgjia. Nostalgjia ndaj dashurisë së parë, e dashura e degdisur në kthetrat e një bote të huaj. Subjekte meditative kushtuar sinqeritetit dhe besnikërisë, punës, dashurisë dhe humanizmit. Fluturime poetike që nuk janë bëlbëzimet e një ëndërrimtari që debuton me librin e parë në jetën e ëndrrave të tij, por janë frymëzime të sinqerta të një mërgimtari që ndjen shqip, flet shqip, shkruan shqip dhe militon për

afirmimin e komunitetit shqiptar në një botë të huaj. Vargjet e shtruara në këtë hapsirë tipografike gurgullojnë si

krojet e Kosovës nga një shpirt i prekur nga flatrat e frymëz-imit. Autori shkruan për Gonxhe Bojaxhiun, shqiptaren më të famshme në botë, nëna e shqiptarëve dhe e gjithë njerëzimit: Në zemrat tona ke mbetur përgjithmonë/ Jemi krenarë që të kemi, siç e kemi qiellin dhe tokën tonë. Pse? Ngase Nënë Terza është bijë e shqipes e cila me humanizmin e saj shndrit si një yll i pashuar në tërë botën. Bahtir Latifi zhurritet dhe digjet

Jeta shqiptare e ëndrrave mërgimtare (Bahtir Latifi, Jeta e ëndrrave tona, Bukuresht, 2010) Baki Ymeri

e shkrihet për atdheun dhe nënën e motrën e tij. Poeti s’e harron kurrë barbarinë serbe në Kosovë dhe pranverën e kobshme të vitit 1998, ”kur motrat mbetën pa vëllezër e vëllezërit pa motra e stërgjy-shërit pa nipa e mbesa”. Poeti shkruan për gurbetin duke e fshikulluar fanatizmin, mosdi-jen dhe varfërinë shpirtërore, në mërgim apo në vendlindje. Poti e don Zotin dhe jetën. Ja disa meditime filozofike të tij: Çuditem me njerëzit/ Sikur të jetojmë në dy botëra/ Të dukej vetja se nuk

je ai që je/ Nuk mund të bindem/ Se kështu e ka jeta/ Që të gënjesh, të mos kuptosh/ Të mos jetosh jetën tënde (Jetoje jetën tënde). Apo: Atëherë kur jeni prezent/ Më dukej vetja sikur në një bot tjetër/ Sikur të isha gjithmonë me ju/ Do të isha dikush tjetër/ Mirëpo edhe kur jam me ju/ Është ndjenjë e veçantë/ Është ndjenjë e papërshkru-ar në një moment/ Të jesh i emocionuar, ia vlen. Pse? Ngase vjen koha kur veprat tua të bëjnë të ndjehesh i lumtur. Koha jonë është jeta jonë, apo jeta e ëndrrave tona. Jeta sipas poetit ështe e bukur dhe e shtrenjtë. Ajo ështe lumturi, rrugë, sakrificë, dashuri. Jeta është det/ Jeta është ëndërr/ Jeta ështe realitet/ Jeta

është vuajtje/ Jeta është test/ Jeta ështe lojë/ Jeta është film/ Jeta është…! Dhe më tej: Nëse ne nuk arrijmë që vërtet ta kuptojmë botën dhe jetën/ Kjo do të na shpie në një pikë të padëshiruar/ Ndaj duhet ditur se si duhet vepruar/ Koha apo ne? Dashuria është një nga motivet esenciale të këtij vëllimi me perla poetike që lindin në një vend të huaj, dhe e shohin dritën e botimit në një vend të huaj: Gjithçka që na rrethon është dashuri/ Pse nuk po e përjeton/ Kurrë nuk do të ndjehem mirë pa dashuri/.../ Të dashurosh, të ndjesh, të përje-tosh/ Don të thotë të duash. Po-eti rekomandon mos ta humbim dashurinë, por ta kultivojmë atë, sepse ajo na ushqen, si buka qe e hamë. Ajo na mban të jemi gallë, ngase, sipas poetit, dashuria është pasuri e botuar. Dhe më tej: Ishe dhe do të jesh zana ime e vërtetë/ Sepse me bëre të të dua// Për ty

po shkrihem/ Për ty po flijohem/ Për ty po sakrifikohem/ Për ty që do të të dua për jetë. Poti nuk pretendon të plasojë subjekte me konotacione edukative dhe moralizuese, edhepse në disa nga vjershat e tij defilojnë subjekte respektive, interesante për lexuesin e rëndomtë. Titujt e poezive janë elokuente (Emocionet, Zemra ime, Vendlindja, Puna, Nëna, Dashu-ria, Motra ime,

Page 11: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur. Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë, Unë, fët, kaloj malet

11

Largësia, Jeta, Paraja, etj.) Sipas tij, duhet ta dimë se si jetojmë, sepse vdekja s’ka edhe shumë rëndësi. Nëse dimë të jetojmë, vdekja do të jetë e mirëseardhur. Nëse nuk mbetemi vetëm kar-ikatura të vetëvetes, ideologjia e të jetuarit te njerëzit ndryshon. Disa dinë, e disa s’dinë se çka duan. Shumë nga ne ide prodhojnë/ Se pa para s’mund të ekzistojnë. Nuk ka rëndësi paraja sa ka rëndësi ndjenja, respekti, humanizmi. Gjithmonë jeta ka nevojë, për shpirt, për zemër, madje edhe për para, ngase paraja e fituar me djersë, është burim i progresit dhe ekzistencës. Përmes vëllimit Jeta e ëndrrave tona (boptim i Bashkësisë Kul-tutore të Shqiptarëve të Rumanisë), Bahtir Latifi vjen para opin-ionit shqiptar me një album frymëzimesh lirike ku defilon jeta me ëndrrat dhe shpresat për lumturimin e saj. Autori e anashkalon folklorizmin patriotik të atyre që s’dinë tjetër veçse të qëndisin vargje me rimë. Sidoqoftë, vargun e tij herë pas here e prek edhe një tingull i mbrujtur me shqetsime shpirtërore që burojnë nga një shpirt i florinjtë. Shqetsime prezente edhe në ditarët e rinisë adoleshente, pas së cilës debuton mosha e pjekurisë, pjekuria intelektuale për të krijuar perla poetike ku në vend të nostalgjisë zotërojnë figurat stilistike, tropet, metafora, imagjinata. Imagjinata e krijuesit në diasporë është prezente edhe në këtë vëllim senti-mentesh lirike, një tufë e bukur frymëzimesh të denja për botim, lëçitje dhe afirmim. DIÇKA EDHE NGA UNË

Bahtir LatifiDua në fillim ta falënderoj të madhin Zot që ma mundësoi të jem shëndosh, psiqikisht, fizikisht dhe shpirtërisht. Dua të them që në fillim se gjithçka që bëhet në këtë botë, bëhet me ndihmën e Zotit i cili na krijoi për të jetuar e mos vdekur. Njeriu i cili arrin të nxjerrë vepra të mira, ai njeri nuk do të vdesë kurrë, por do të jetë i vdekur ai i cili nuk din pse jeton dhe çka don, çka bën dhe si jeton. Është diçka që mendoj se ka vlerë dhe është e pa harruar. Asgjë më tepër se një gjurmë që dëshmon se ekziston dhe mundohesh të jesh pjesë e shoqërisë,

pjesë e botës, njerëzimit, dashurisë, mirë-sisë, familjes etj. Mjafton që të gjithë nga pak, të gjith e kemi obligim të lëmë vepra të mira e jo edhe çka do, kush me çka mundet dhe din të lejë gjurmët e veta në këtë botë. Mënyra ma e mirë edhe më më vlerë është që njeriu të mos vdesë kurrë, por të jetojë me vepra të mira. Mendoj se edhe ky libër do zë vendin e vet. Shpresoj se do jetë pjesë e lojës në botën e letersisë.

Ndoshta shumë ëndërrojnë për të bërë vepra të mira, mirëpo për të qenë autor i veprës së mirë duhet edhe mund, sakrifica, lodhje dhe shumëçka nga vetja. Është një ëndërr e kahëmotshme, edhe pse tani është edhe momenti i kësaj vepre që mendoj se ia vlen të jetë në duart e shoqërisë, sepse ky libër ka diçka që mendoj ia vlen të jetë në gjirin e familjes së librave. Nuk them sa ka diçka që mund të trajtohet si e tretur brenda një kohe, as përjetimi, por ka më shumë nga ajo e kujtesës, e thellimit në mendime. Kush ishim, kush jemi dhe çka duam për të ardhmen? E shkrova ngase më mungoi vendi im dhe të gjitha erdhën si nostalgji e asaj që s’mundja ta përjetoj dhe e ndjeja si një mungesë në shpirtin tim të trazuar.

E kam urrejtur dhe do ta urrej padrejtesinë në jetën time, pasi që më mundonte gjithmonë në jetë. Në anën tjetër, kësaj i shtohet edhe mossinqeriteti i cili fatëkeqësisht po na rrethon dita ditës, gjithnjë e më shumë. Mandej diçka që me duket shumë e shëmtuar kur njerëzit për njëri-tjetrin janë ujq të njëri-tjetrit. Me këtë dua të ju them seë ata që kanë mundësi të dinë dhe të perp-arojnë, duhet t’i japim kurajo, optimizëm, dashuri, e jo pengesa e ngatërresa. E di se nuk hasim shumë në njerëz të tillë, por për mua ka qenë dhe do të jetë mëkati më i madh nëse një njeri nuk i jep mundesi tjetrit të vetëdijësohet, dhe nuk i jap shpresa për të arritur në cakun e dëshiruar të jetës me mendime të mira, pozi-tive, të pjekura dhe të arritura. Pra, mëkat të mos përkrahet dhe të mos stimulohet çdo njeri për qëllime të mira. Pastaj e gjith kjo që e thash, jo edhe pak më mundon mos-mirëkuptimi nga njerëzit që nuk arrinë ta kuptojnë botën e njëri/tjetrit assesi. Nuk do të kisha mundësuar assesi të jem në mesin e atyre që nuk e kuptojnë botën e tanishme që jetojnë dhe që nuk ka arritur ta kuptojë një njeri për diçka shumë të thjeshtë dhe jeton në botën e iluzioneve dhe fantazirave. E obligoj veten time që të jem shërbyes në jetën time gjithmonë për dy gjëra të shenjta për mua: Që të jem përkrahës dhe shërbyes në dy shtyllat kryesore për të jetuar dhe mos vdekur kurrë. Mendoj se familja dhe shteti janë këto dy gjëra që njeriu duhet dhe të luftojë sa kohë që jeton, pa-siqë sipas menidimit tim, i quaj të shenjta dhe se nëse në arrimë të jem kontribues në këtë drejtim, atëherë mendoj se do të këtë kuptim jeta jonë, apo edhe do të kishim mundur ta përkufizojmë me pak fjalë pse jetojmë. Gjithçka është e lehtë në këtë jetë, por diçka që shihet e vështirë dhe me mund të arrihet, është të jesh njeri. Andaj për të qenë i tillë na duhet kohë, pastaj punë, lod-hje, sakrifica, mund e shumëçka që duhet dhënë nga vetja, për të qenë të respektuar, së pari nga Zoti, e pastaj edhe nga të tjerët që na rrethojnë, miqët, shokët, etj. SHËNIME BIBLIOGRAFIKE Bahtir Latifi vjen para opinionit shqiptar nga Vushtria e Ko-sovës, duke u patur prejardhje nga Ceraja e Albanikut (ish Leposaviq). U lind me 15 janar të vitit 1978. Është poet, prozator dhe publicist. Pasi ka përfunduar shkollën e mesme në qyetin e lindjes, ka vazhduar shkollimin e lartë (Fakultetin e Gazetarisë) në Prishtinë, të cilin e ka kryer me sukses. Gjatë kohës së studimeve bashkëpunoi me disa mediume të shkruara në Kosovë. Aktualisht jeton dhe vepron në Borås të Suedisë, ku jeton një komunitet i fuqishëm prej rreth 2.500 shqiptarësh. Ushtron profesionin e gazetarit në revistën shqipe “Dituria”, në ndërkohë duke ushtruar edhe profesionin e gazetarit në një radio lokale në të njëjtin qytet, “Radio Dituria”. Bashkëpunon edhe me agjencionin e lajmeve “Vushtrriapress”, si dhe me disa mediume të tjera, duke qenë publikuar herë pas here shkrime të ndryshme. Aktualisht është kryetar i shoqatës “Migjeni” që ve-pron në Borås, dhe zhvillon aktivitete kulturore me shqiptarët e këtij qyteti. Ky është libri i parë i tij, pasi pat fatin të përfshihet me poezi në disa antologji të përbashkëta me krijues shqiptarë, si “Çelësi i shpirtit”, “Baladë e përflakur”, “Jehona e shekujve” etj.

Page 12: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur. Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë, Unë, fët, kaloj malet

12

Ju lutem na flisni pak për veten tuaj, për lexuesit tan në diasporë?Quhem Fikrije Bajraktari. Jam nga Ferizaji. Kam të kryar shkollën e Mesme Teknike, drejtimi i Makinerisë,(dhe ate si femër e vetme në klasë dhe në gjeneratë) ku dhe kam punuar afro 18 vite në profesion, si teknike në Ferizaj.Kam 5 fëmijë, 3 vajza dhe 2 djem me bashkëshortin Alush Bajraktari që ka qenë profesor i i Kimisë dhe Fizikës në Gjimnazin e Ferizajit.

Çka mund të na thuani nga jeta e juaj në Suedi, si gur-betqare?Në shkurt të vitit 1990 erdhëm në Suedi, si për shumicën ashtu edhe për mua, jeta në gurbet ka qenë e vështirë në fil-lim. Malli për familjen, farefisin, për vendin e punës, kolegët, vendlindjen, atdheun, këto janë ato që të mudnojnë më së shumti. Pra ishte me të vërtet një ndryshim i madh, por me kalimin e kohës fillova të adaptohem.Si fillim mësova gjuhën suedeze, pastaj vazhdova në disa kurse përkthimi dhe që nga viti 1993 punoj si përkthyse.Më vonë fillova edhe të punoja edhe punë tjera, si asistente personale, mandej si person kon-taktues dhe jam mjaft e kënaqur me punën që e kryaj.Përveq këtyre tash jam e angazhuar në Shoqatën e grave “Hand i Hand” ku jam kryetare dhe kryej të gjitha raportet si dhe kujdesem për ekonomi të Shoqatës.Jeni edhe kryetare Unioni të Shoqatave Shqipëtare në Suedi, kur keni jeni zgjeshurë në këtë funksion dhe cfar ju shtyri?Po, ja ky ësht viti i tretë si kryetare e Uunionit. Në fillim isha antare e Kryesisë së Unionit, pastaj mu ofru posti i kryetarës

duke parë se Unioni kishte për qëllim angazhimin rreth organizimit të aktiviteteve nga Shoqatat Shqiptare në lami të ndryshme psh.në kultur, sport, integrim, gjuhë e të tjera, atëhere dhe pranova këtë naga-zhim.Deshira im ishte që edhe unë të angazhohem sipas mundësisë dhe të jap kontributin tim. Pastaj duke e parë edhe mungesën e fem-rave të angazhuara në Union, mora këtë detyrë dhe tani jam këtu dhe shpresoj ta luaj një rol të rëndësishëm që edhe femra tjera shqipëtare të angazhohen në këtë drejtim.Si është bashkëpunimi mes shipëtarët në Malmö dhe më gjerë pasi që edhe jeni si kryetare e USHSH-së, sigurisht që jeni në dijeni për këtë?Bashkpunimi me Shoqatat tjera në Malmö është i mirë, po ashtu kem kontakte edhe me shoqatat në qytetet tjera, vizitojmë Shoqatat, mba-jmë mbledhje të kryesisë, diskutojmë rreth aktiviteteve të planifikuara dhe sipas mundësisë i ndihmojmë me përkrahje morale, dokumenta-cion ose edhe me ndihma materiale.Çfar e bënë më të rëndësishëm rolin tuaj në këtë vend si kryetare e USHSH-së?Në kët pyetje nuk deshiroj ta jap ndonjë pergjigje ,dua të tjerët të thonë se cfar roli luaj unë si femër në krye të Uninonit.Çfar kishte me qen mendimi i juaj për angazhimin e bashkekomab-sëve tanë ne diasporë?Vetëm me mund, angazhim të madh, rrespekt për njeri tjetrin, mirësjellje dhe vlersim të sinqert dhe real, besoj se mund të arrihet shumë.A mendon se kur njeriu don ,mundet të arrij gjithcka dhe si mundë ta arrij atë që e dëshironë?Po, nëse njeriu don, mundë të arri shumë, por kuptohet me angazhim dhe me më tepër punë.Çfar mesazhi keni për të gjitha femrat shqipëtare në Suedi pa dallim moshe?Kisha dashur që numri i fëmrave nëpër shoqata të jetë ma i madh por edhe ato të cilat janë në kryesi të marrin më seriozitet postin e tyre dhe të angazhohen pak më tepër, se vetëm së bashku mund të arrijm më tepër. Muaji i pushimeve veq po afrohet, keni menduar për pushime dicka se ku do ti kaloni ato?Po, pushimet do ti kalojmë si zakonisht në Kosovë, por edhe disa ditë në plazhët e Ulqinit. Revista “Dituria” ju ka ra në dorë dhe dini për të, cka keni men-duar kur keni ndegjuar që një revistë e tillë në shqip botohet në Suedi dhe mesazhi për lexuesit e kesaj reviste?Revistën “Dituria”nuk e kam lexuar, por kam dëgjuar për të dhe besoi se do të kem rastin ta lexoj. Ju dëshiroj suksese dhe punë të mbarë, ju përshëndes dhe ju falenderoj për itervistën.

Intervistë me kryetaren e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi Fikrije BajraktarinIntervistoi: Bahtir Latifi

VETËM SË BASHKU MUND TË ARRIJMË MË TEPËRTë jesh në krye të një detyre të madhe nuk është leht, duhet përkushtim, përgjegjësi por njekohësisht se bashku me to nuk mungon as knaqësi. Në të shumtën e rasteve qysh më herët, zakonisht në Kosovë kanë dominuar mashkujt në marrjen e përgjegjësive të ndry-shme, mirëpo tani më nuk është ajo, tani më kemi edhe femrat të cilat kanë guxim të marrin përgjegjësi të ndryshme dhe luajn rol shumë të rendesishem në botën shqipetare. Sot kemi shumë femra shqiptare në Kosovë po ashtu edhe në diasporë që krenohemi me to se cfar pune bëjnë. Njëra nga ato është Fikrije Bajraktari që për lexuesit e revitës ”Dituria” zhvilluam një bisedë dhe aj ona flet për punën e saj në Malmö të Suedisë.

Page 13: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur. Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë, Unë, fët, kaloj malet

13

Agron Boriçi, ka katër dekada që merret aktivisht me veprim-tari skenike, si regjisor, skenarist dhe aktor.Ka inskenuar 30

drama të zhanreve të ndry-shme , ka përgatitur 8 recitale skenike, 2 filma dokumentar, ka inskenuar e shkruar mbi 50 skeqe humoristike. Au-tor i dramës “Aga Ymeri”, “Kalorësi i Apokalipses”, “Berberhonja”, tre pjesë të “Kabare Tv Llaçka”. Është njëri ndër themeluesit e Festivalit tradicional “Ditët e Komedisë Shqiptare” në vitin 1994,.Përveq që është marrë aktivisht me skenën , është edhe autor i librit “Sherri i Preshevës në derë të Stambol-

lit”. Për punën e tij është shpërblyer me çmime të ndryshme ku veçohen :dy çmime për regji më të mirë, tri për aktrim dhe një për tekst më të mirë.Kryesisht veprimtarinë e tij e ka realizuar në Teatrin e Qytetit të Preshevës.KrijimtariaDitë më parë nga shtypi doli libri i tij i dytë, por kësaj rradhe i zhanrit dramatrik, zhanër ky mjaft deficitar dhe i vështirë me titull “Ëndrra”.Me t’u hapur kopertinat e këtij libri lexuesi menjëherë has në personazhet e tij, me kureshtje futet thellë në dialogjet që zhvillohen brenda vetë librit.Libri apo skeleti është i përbërë me këta personazhe:Udhëtari-pacienti, I riu, Punëtori, Pianeci, Bix-hozxhiu, gruaja dhe mjeku me një anë dhe tema e ngjarja që zhvillohet, ku zhvillohet etj., në anën tjetër…TemaAgron Boriçi në këtë dramë trajton një temë universale që tregon ecejakje të popullit tonë, i cili popull është gjithnjë në rrugëtim.Universaliteti krijues i autorit shihet së pari në zbulimin dhe jetësimin e personazheve të kësaj drame.Ngjarja zhvillohet këtu dhe kudo në mjediset tona me ne dhe rrethë nesh.Stacioni i trenit është vendngjarja dramatike, ku ndeshen mes veti dikund në mes të natës shumë kategori njerëzish të ndryshëm disa edhe me vese negative, intelektu-alë etj, të cilët futen thellë në lojën që Agroni e ka ndarë në personazhe.Dialogimi në mes tyre është shumë interesant dhe lexuesi nuk do të mund të ndal leximin deri te epilogu i dramës.Në skenë paraqet mjeshtërisht autori mençurinë, budallallëkun, paditurinë dhe ëndrrën e papërfunduar të të riut.Së pari në skenë paraqitet punëtori i stacionit të trenit dhe I riu, ku në vazhdim, për t’u paraqitur më vonë edhe udhëtari me të cilin I riu zhvillon shumicën e dialogut e që shohim një temë dialoguese shumë interesante, ku në vazhdim udhëtari nga halu-cinacionet e tij iu dukej se shihte njeriun me buçet lulesh, pastaj me çadër me mantel të bardhë etj, etj.ËndrraIshte e papërfunduar. I riu përderisa flinte në zyre të punëtorit

assesi nuk mundej ta shihte ëndrrën deri në fund, dilte diçka dhe ia prishte ëndrrën, kësaj radhe pikërisht ishte udhëtari që ia ndali ëndrrën ta kryente deri në fund. Aty përplaseshin shumë mendime në dialogun në mes të riut dhe udhëtarit të cilin në epilog e shohim dhe e njohim si pacient të reparetit të psikiatrisë.Pjesë e dramës janë edhe personazhet Pianeci i cili në stacion të trenit paraqitet si i dehur e shpesh i përsëritke fjalët më të njohura të tij dhe besoj edhe të gjithëve që konsumojnë alkoolin , “E bën har-dhija e pin daija”, kjo pra ishte thënia e pianecit, personazh ky me vese negative të shoqërisë.Gruaja tani e mveshur me epitetin lavire apo grua e përdalur iu ofron të riut dhe udhëtarit të gjejnë rehati në dhomën e saj e të paguajnë atë “qef” me të holla.Edhe personazhi grua në këtë vepër simbolizon anët negative të shoqërisë dhe botës femërore.Figura e bixhozxhiut paraqitet në stacion me ato lojëra të tija mashtruese ku paraqitet edhe zënka në mes trekëndëshit pianec-grua-bixhozxhi, se cili më parë do të ketë myshternj.EpiloguNë stacionin e trenit mjeku dhe infermieret improvizojnë një spital.

Në spital shtrihet tani udhëtari-pacient i cili kishte braktisur më parë spitalin dhe kishte dalur në stacion treni. Në vazhdim paraqitet dialogu në mes të mjekut dhe të riut për udhëtarin pa-cient, sëmundjen e tij të pashërueshme, I riu dëshironte ende të jetë objekt bisede me udhëtarin tani pacient, ku zhvil-lohet një dramë e vërtetë në mes këtyre dy person-azheve dhe në fund I riu i thotë mjekut, këtij nuk do ti ndih-mojnë as injekcionet e botës.Vlera

Drama “Ëndrra” e regjisorit, skenaristit dhe aktorit të njohur preshevar Agron Boriçi ka një vlerë të veçantë sepse përmes kësaj drame jep mesazh të qartë shoqërisë për eliminimin e të gjitha ve-seve negative në shoqërinë tonë në njërën anë dhe se për shqiptarët duhet ndreçur “ora “ e prishur dhe se si popull kemi nevojë të vetëdisohemi për një ardhmëri më të mirë në një shoqëri gjithëpërf-shirëse.Është e nevojshme që kjo dramë sa më parë të ketë lexim dhe rilexim në skenë, pra të gjithë artëdashësit ta shohin këtë dramë në skenë…

ËNDRRA E PAPËRFUNDUAR (Agron Boriçi “Ëndrra” (dramë), Preshevë, 2010, faqe 68)BILALL MALIQI

Page 14: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur. Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë, Unë, fët, kaloj malet

14

Daut Demaku është njeriu që solli një frymë të re në sho-qërinë shqiptare: frymën e mendim të ri botëror, frymën e mendimit pozitiv, frymën e NGRITJES SHPIRTËRORE. Ky njeri, me mendjen e një urtaku dhe me një shpirt en-ergjik, arriti për një kohë shumë të shkurtër të bëjë revo-lucion në të menduarit kosovarë duke i thyer mendësitë arkaike dhe zëvendësuar ato me sintezën më të bukur, më domethënës dhe më të dobishme që ka mundur ta kultivoj ndonjëherë mendja e njeriut, me dhuratën më madhore, më kulminante, e siç e quan me shume krenari edhe ai vet, me çelësin e lumturisë njerëzore. Daut Demaku u lind më 13 tetor 1944 në Abri (Drenicë), ku edhe kreu shkollën fillore, ndërsa arsimin e mesëm dhe të lartë i kreu në Prishtinë. Qysh si student ishte vite me radhë kryeredaktor i gazetës së studentëve të Kosovës “Bota e re”, njëkohësish edhe kryetar i Lidhjes së Stu-dentëve të Kosovës. Më vonë punoi si gazetar dhe redaktor i Redaksisë së Revistave Kulturore të “Rilindjes”, për të kaluar pastaj si redaktor përgjegjës i Kooperativës Botuese të Librit Bujqësor në Prishtinë. Dhe, së fundi, ishte drejtor i Edicionit të Botimeve të “Rilindjes” deri në vitin 2003.Përveç artikujve të shumët, të botuar në sa e sa gazeta e revista shqiptare e të huaja, Daut Demaku deri më tani ka botuar edhe mbi 20 libra në fushat e ndryshme të letërsisë dhe të literaturës. E njohim gjatë golgotës kosovare të vitit 1999, ku u dëbuan dhunshëm mbi një milion shqiptarë, Daut Demaku, në bashkëpunim me Shoqatën alternativo-shkencore “UNIVERSI” me qendër në Zvicër, përgatiti projekpropozimin për hapjen urgjente të Qendrës psikotera-peutike të përkohshme në Tiranë, për trajtimin e të trauma-tizuarve nga lufta. Menjëherë pas luftës filloi me botimin e literaturës inspirative dhe në prill të vitit 2000, themelon dhe udhëheq OJQ-në “Qendra e Mendimit Pozitiv” në Prishtinë. Arrin të moderoj një emision (mujor) televiziv në RTK me titull “Mendimi pozitiv”, i cili më vonë bartet në Radio-Kosovë (me të njëjtin emërtim) por tash si emision i përjavshëm e që ndiqej nga dhjetëra-mijëra dëgjues në mbarë rruzullin tokësor (emetohej edhe përmes internetit). Vazhdon me ligjërata e tubime të panumërta që mbaheshin çdo javë në Prishtinë, por edhe nëpër qendra të ndryshme të Kosovës, ku është aktiv edhe sot e kësaj dite, e që pan-dërprerë mban kurse të ndryshme për ngritjen shpirtërore dhe është drejtues i “Qendrës së Mendimit Pozitiv” në Prishtinë.

Veprimtaria botuese:Brigjet e Thata – 1967; Plisat e Kuq – 1969; Plisat e Kuq (ribotim ne Tirane) – 1971;Kapituj jete – 1977; Shi e Puhi – 1979; Buka – 1981; Bletaja – 1976; Në mjaltishtë – 1978; Mote të thata – 1983;Trëndafila pa gjëmba – 1986; Guralec në këpucë -1989; Tregime Shq-iptare -1996; Mendimi dhe Suksesi – 1997;Magjia e Urtisë –2000; Shenjat para kthesave – 2002; Thuaji jetes mire-mengjes –2003; Rina Dhe Gjyshi – 2004;Aforizma – 2005; Tregime Shqiptare dhe Mendimi PozitivRadioDramat:Trenat e mesnatës – 1972; Shelgjishtja është dëshmitare – 1978; Ndryshoe vehten o njeri – 2004;Komedit e luajtura ne teatër : Servisi i shpirtit – 1997; Ulerima - 2004Prozë: Tregime te sotme shqiptare – 1968; Toka e pergjakur – 1972; Djepi i lashte - 1984SEKRETI I LUMTURISË Pse dikush është i pafat e dikush i lumtur? Pse dikush është gazmor e i pasur, ndërkaq dikush i mjerë dhe i varfër? Pse dikush është frikacak dhe i pasigurt e dikush për- plot besim? Pse dikush trajtohet si gjenial në punën që kryen e dikush, ndonëse me përpjekje mbinjerëzore,nuk mund të arrijë kurrfarë rezultatesh?Pse dikujt i shkon përdore të shërohet nga të ashtuquajturat sëmundje të PASHËSHRUESHME e dikush, pa asnjë sëmundje, është i sëmurë? Pse disa femra jetojnë për mrekulli, kurse motrat e tyre jetojnë në mjerim? Pse... Thuhet: njeriu i ka një milion probleme. Jo. Njeriu është krijuesi i prob-lemeve të veta, prandaj, ndihmoje njeriun të qendërzohet – problemet shuhen e tejkalohen. Moti është thënë se:Nuk ka jetë pa VUAJTJE;Nuk ka vuajtje pa SHKAK;Nuk ka shkak që nuk mund të TEJKALOHET. Pse nuk ka jetë pa vuajtje dhe cilët janë shkaktarët e vuajtjes? Të gjitha ligjet e natyrës punojnë për të mirën e njeriut, vetëm njeriu punon kundër vetvetes. Pse? Njeriu me lindjen e tij e fiton të drejtën të jetojë i shëndetshëm, shumë i pasur, i hareshëm dhe shumë i lumtur. Këto janë gjendje normale. Ndërkaq, sëmundja, varfëria, mërzia dhe mjerimi janë gjendje abnormale, SËMUNDJE MENTALE, që ia shkakton njeriu vetes, me mendime negative. (Humbolti ka thënë: do të vijë dita kur edhe sëmundja do të jetë turp, sepse të gjitha sëmundjet bazën e kanë në mendimet negative). Të gjitha librat e vjetra të besimeve fetare thonë: mos iu friko Zotit, frikoju vetes tënde. Pse? Sepse Zoti - (mençuria uni-versale, fara hyjnore apo fuqia e natyrës – thoni qysh të doni) - njeriut ia ka dhënë TË GJITHA, pra, ia ka dhënë të drejtën të zgjedh e të merr çka të dojë dhe sa të dojë nga jeta e vet! Të gjitha krijesattë tjera në planetin tokë e kanë skicën gjenetike, janë esenca të fikësuara – janë të detyruara ta ndjekin vetëm skicë gjenetike dhe asgjë tjetër nuk mund të ndryshoj-në: zogu duhet të jetë vetëm zog; lulja vetëm lule; peshku vetëm peshk; molla vetëm mollë dhe asgjë tjetër. Njeriu e ka LIRINË e madhe – dhu-ratë hyjnore: prej SHËMTIE deri në SHËNJTRI. Në pëlhurën e bardhë të jetës, me dëshirën tënde, me dorën tënde, mund ta shkruash fjalën MJERIM dhe tërë jetën do ta kesh të mjerë dhe, poashtu, në pëlhurën e bardhë, me dorën tënde, me dëshirën tënde, mund ta shkruash fjalën LUMTURI dhe tërë jetën do ta kesh të lumtur. Kjo është dhurata më e shtrenjtë e hyjnores për njeriun që, njeriu i gjorë, nuk DI ta përdorë. Prandaj nuk ka jetë pa vuajtje, sepse në njeriun gjenden shkaktarët e vuajtjes. E ku gjendet, atëherë, mundësia për tejkalimin e shkaktarëve të vuajtjes?

J U P R E Z E N T O J M Ë D A U T D E M A K U (1944)

Page 15: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur. Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë, Unë, fët, kaloj malet

15

F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J Ë

Rizah Haziri

DHELPRA DHE PULAT

U sillej dhelpraPulave vërdallë:-“Eni pranë,Ju kam mbesaMë keni hallë”

Të kaluarënTa harrojmëTani e tutjeNë një shtëpiTë jetojmë.

Ia kthyen pulat:-Na lutesh kotDhelpër isheDhelpër jeDhelpër mbeteshPër jetë e mot.

EDLIRA

I tha gjyshesmbesa Edlirë:- S a e shijshmeBuka me shëllirë!

Këtë ujë të kthjelltëShumë po ma kënda.Më janë mërzitur“Shvepsi” e limonada.

Ky ajër i pastërMë mbushi mushkëritëMë duket gjysheÇdo ditë më rrit.

Edhe lulet tuajaKanë më shumë ngjyraSa bukur duketE gjithë natyra.

UJKU NË LAK

Një ujk syskuqurE lesh kërqethurKishte kohë Që n’aksion ish hedhur.Me këlyshët e tijVetëm gjak kërkonte,Çkado që gjentePriste e gllabëronte.Kishte pre qengja e dele,Drerë e drenusha,Kudo që i gjente,Male dhe fusha.Por, puna e gjakësoritNuk vajti për merak,Veprat e këqijaE çuan drejt në lak

KUSH

Kush ua sjell fëmijëveGjumin në qepalla?Nëna me këngëApo gjushja me përralla?Zogjve këngënkush ua mëson?luleve ngjyrënkush ua dhuron?Si mund t’ qëndrojëaeroplani n’qiell?pse dita s’ka hënëe nata ska diell?përse lumi rrjedhvetëm tatëpjetë?Pse deti trazohete nuk rri i qetë?përse peshku nuk rridot pa ujë,ndërsa devjaqëndron me muaj?Pëse aq vapëbënë në Ekuador,ndërsa në Arktikka përherë borë?Përgjigjet i gjennë libra shkollorë,vetëm mos përtot’i kesh në dorë.

GJYSHJA

Me një gjyshe,Që kisha unë,S’mund t’ia gjejeShoqen askund.

Dinte përrallaPër çudi,Më dukej tamamEnciklopedi.

Tash së voniKa ndryshuar,Përrallat sikurI ka harruar.

Me këdo që vjen,Kudo që shkon,Vetëm për luftënKuvendon.

I thashë një natë:-Të lutem gjyshe,të lutem shumë,më vërë me përrallasërish në gjumë.Mos na kujtogjithë ato të këqija,me to le t’merret- historia.

Page 16: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur. Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë, Unë, fët, kaloj malet

Pas një dite të gjatë, ndoshta edhe pak të lodhshme, u ula të pushojë pakëz. Sot komunikova me pranverën me gjuhën e ngjyrave! Kjo gjuhë e komunikimit me gjithë ato ngjyra të gëzuara, të hapura dhe me plot gjallëri më dhuroi një buqetë buzëqeshjesh dhe shkëndija lumturie... Buzëqeshte natyra - buzëqeshja edhe unë! Më dukej se gjithçka ishte mbështjellë në buzëqeshje!!!... duke i mbuluar ca re të vockla mërzie që rastisin të shëtisin në qiellin e shpirtit ndonjëherë edhe në këtë stinë të ringjalljes së natyrës. Dhe diku në rrugën e kësaj hapësire të këtij komunikimi e kapa, e ndjeva një thirrje, e mora një ftesë... Mirëpo, pas kësaj ftese, shkova t’i prek pak e t’i shijoj edhe ngjyrat e ëndrrave, aty ku harmonizohen e shkrihen ngjyrat e dëshirave që na i “dhuron realiteti” që shpeshherë, disa nga këto, thuhen shprehimisht e disa nga ato ndoshta mb-esin përjetësisht të rezervuara thellë... Për një çast hedha hapin dhe tejkalova pak realitetin, për të qëndruar vetëm për disa momente... e pasi u ktheva prapë për ta prekur realitetin, ah, po, m’u kujtua ftesa që e kisha marrë sot. Një ftesë jo e zakontë në dukje të parë! Por, nuk është hera e parë që e marr një ftesë të tillë!!! Nuk është hera e parë që jam e ftuar. Nuk më është e adresuar nga ndonjë mik apo mikeshë! Jo. Nuk është e shkruar në letër, as nuk është e thënë me fjalë! Nuk vije nga jashtësia!

Kjo është një thirrje pa zë, pa fjalë, pa zhurmë. Një ftesë e pashkruar! Por, ka tingull, notat e të cilit arrin t’i kapë vetëm veshi im! Thirrjen dhe dridhjen e

ndjen vetëm zemra ime! Vendimin e merr mendja ime! Dhe ju përgjigja thirrjes. Ngase nuk kisha dyshime të shkoja apo t’mos shkoja. Nxitova! Thuajse i kisha të numëruara minutat!!! Më thërriste shpirti, zemra njëzëri... Kisha shumë nevojë për këtë takim. Kisha nevojë pak të veçohem së bashku me shpirtin tim e të shtrihem në hapësirën time… Ta ndjej e ta shijoj këtë liri të pakufizuar, por me shumë përgjegjësi për mua! Andaj, erdha të takohem! Më kënd?! -do të ishte pyetja e radhës. Po më kënd tjetër: Vetëm se me vetën!!! Takimi me vetveten! I mora të gjitha ato që më takojnë vetëm mua... Çdo gjë e huaj është e rëndë, e tepërt, andaj, edhe nuk e marr me vete, sepse nuk është pjesë e imja dhe nuk më shkon! Nuk flenë në natyrën time... se nuk dua zhurmë dhe atë zhurmë për asgjë!!!... Këtu ku shkoj nuk ka vend ajo që nuk më takon mua. Këtu gjithçka është pjesë e imja. Gjithçka... dhe Asgjë... tash m’u kujtua kjo, sepse është e rezervuar për mua dhe unë e kam të rezervuar për dikë... Gjithçka e mban vulën time. Gjithçka e mban nënshkrimin tim. Dhe sa herë që ngjitem në shkallët ekësaj hapësire, në secili moment ndihem më e plotësuar e

më përmbushur. Sapo hedha hapin këtu në hapësirën e rezervuar vetëm për mua, u ula dhe qëndrova para pasqyrës! Po, po, pikërisht para pasqyrës së jetës sime! Aty ku reflekton dhe pasqyrohet shpirti im si është më së miri. Sipër pasqyrës harkohet ylberi i ndjesive të mia me të gjitha ngjyrat… Sigurisht se para pasqyrës qëndron libri. Titulli i tij është: Libri i jetës! E lë aty afër, sepse secilën ditë e shpalos nga një faqe të re dhe shpesh i rikthehem prapa ta rilexojë ndonjë fragment të jetuar, të kaluar aty... sepse aty në çdo faqe, në çdo rresht, ka mbet një pjesë e imja... gjurmët e hapave të hedhur. Për atë edhe kam shumë kujdes se me çfarë po i mbushë këto faqe të librit të jetës sime. Faqet që i lë pas, janë vazhdimësi e faqeve që shkruhen, e këto pastaj do të jenë pikë referuese e atyre faqeve që do të pasojnë. E tëra rrjedhë dhe funksionon si zinxhir, e kaluara, e tashmja dhe e nesërmja... Nuk dua që një ditë, kur t’i rikthehem e ta shfletoj këtë libër, ta kem ndjenjën se duhet ta gris ndonjë faqe apo ta shlyej ndonjë rresht. Jo, të paktën ato që i kam unë në dorë, joooo... Dhe vazhdoj t’i shfletoj dhe të marr ndjesi nga me të ndryshmet: herë ndjej lumturi, e herë krenari; herë nostalgji, e herë-herë mall; herë gëzim… Ndonjë faqe ka gjurmë të lotit... ndonjë faqe si ta hapë dalin shkëndijat e shumta të buzëqeshjeve... dhe unë tretëm në to dhe dua të mbetem aty... dhe m’u kujtua ajo thënia: “Buzëqeshja me zemër është nektar i jetës”...Mirëpo, mund të them se këtu ka shumë qetësi. Shumë paqe. Paqe me vetën, e pastaj kjo bartet edhe tek të tjerët! Mundohem ta kuptoj vetën, e ndonjëherë kur tjetri nuk arrin të më kuptojë, unë të paktën mun-dohem ta kuptoj atë. Këtu nuk lëviz asgjë, në fakt nuk dëgjohet të lëvizë diç, mirëpo nuk do të thotë se nuk ka jetë - ka dhe atë shumë! Thellësi dhe pafundësi… por, edhe unë kam shumë kujdes që ta ruaj këtë qetësi në këtë përditshmëri të zhurmshme. Dhe nuk më tremb aspak ky takim! Nuk më pengon kjo qetësi, kjo heshtje, ky pushim, ky veçim… Jam më shumë se e mishëruar. Këtu e prekë atë ngjyrën që e dua pafundësisht - kaltërsinë e qiellit, këtu e prek atë ngjyrën e artë të diellit, këtu e prek edhe ngjyrën e kuqërremtë të perëndimit të diellit, këtu e prekë edhe qiellin të ndriçuar me yje… Gëzimi, shqetësimi, loti, buzëqeshja, malli, dashuria, të gjitha e kanë vulën me emrin tim. Këtu marr ajër lirshëm, këtu dëgjojë tingujt që s’arrij t’i dëgjoj në përditshmërinë time. Këtu ndodhë një transformim apo një pastrim i imi. Këtu nuk flas më askënd, por, nuk e ndjej nevojën të flas më dikë tjetër. Këtu marr shumë dashuri, shumë pastërti, shumë ngrohtësi... shumë përgjigje nga pyetjet që i marr me vete... Këtu, në tavolinën e jetës sime, i shtrojë para vetës gjithë ato që m’i ka ofruar jeta dhe çfarë kam bërë me to! Këtu i marr të gjitha përgjigjet! Mundohem ta zgjedhë atë më të mirën, atë më të arsyeshmen por, gjithherë duke mos e lënë anash atë shpirtëroren. Këtu funksionon harmonia, bashkëpunimi... ndjenjat janë shoqe me arsyen... Duke folur me veten ndonjëherë mjegullohet shikimi dhe e ndjej se vazhdon të më ndjekë ajo ngjyra e hirtë... por, edhe kjo është ngjyrë jete apo jo? Askush nuk e sheh këtë ngjyrë, askush nuk e sheh këtë si ngjyrë që s’ka vend... por, ja që unë nuk e pëlqej fare. Duke menduar kështu, e dëgjova një zhurmë! U drejtova në drejtim të asaj që e dëgjova më tej - ishin “ca pika shiu”... e pas kësaj rrezet e arta të diellit takohen me shikimin tim dhe më duket se e mora një përkrahje të fuqishme në këtë rrugë të gjatë që jam nisur...E unë vazhdoj të mendoj me zë para pasqyrës së jetës sime, sa herë takohem me vetën..

Shkruan: Vlora BANUSHAJ PARA PASQYRËS SË JETËS

Page 17: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur. Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë, Unë, fët, kaloj malet

17

Nga Rose Wyler dhe Gerald Ames

NJË BRETKOSË NË SHKOLLË

Diana po priste autobuzin në stacion, për të shkuar në shkollë. Çantën e librave të shkollës e kishte vënë tek këmbët, në bar. Dukej e mërzitur. Kishin si detyrë shtëpie temën: “Shfaq dhe trego rreth kafshëve shtëpiake”, por Diana nuk kishte kafshë në shtëpi.Hop, hop, hop, një bretkosë e vogël jeshile kërcente mbi bar. Bretkosa u hodh brenda çantës, por Diana nuk e pa. Më në fund, auto-

buzi erdhi. Diana mori çantën e saj, hipi në autobuz dhe u largua. Në klasë zonjushë Uest tha: Erdhi koha për “Shfaq dhe trego!” Irenë, dëshiron të na tregosh diçka rreth kafshës shtëpiake që ke sjellë?Irena i tregoi klasës kafshën e saj, një kavje dhe tha se asaj kafshe i pëlqente të fshihej tek çorapet e saj. Brajan tregoi qenin e tij, Pirat:Pirati qan me lotë të vërtetë, nëqoftëse mamaja dhe babai i tij nuk e marrin në makinë për xhiro. Majk tregoi kotelen e saj. Ajo kishte sy të mëdhenj jeshil dhe putrat ngjyrë kafe në të verdhë…- Në fillim, - tha Majk, - më duhej ta ushqeja me qumësht.- Diana, - pyeti zonjusha Uest. - A dëshiron të na tregosh rreth kafshës sate shtëpiake, që ke sjellë? - Jo, - tha Diana, - jo, sot.Ajo u ndje si e lënë mënjanë dhe në sytë e saj të trishtuar u shfaqën lotë. Befas pas pak, hop, hop, hop…, bretkosa e vogël dhe e gjelbërt kërceu jashtë çantës

së Dianës dhe u hodh mbi tryezën e saj. Diana u mundua ta fshihte, por bretkosa kërceu në bankën e Irenës. Fëmijët e spiunuan. Ata ndaluan dhe i ngulën sytë tek ajo.Irena qau. Një bretkosë! Diana kishte një bretkosë të vogël në çantën e saj të shkollës! - Guak - guak- guak. - bënte bretkosa.- Oh, jo! - u ankua zonjusha Uest. Bretkosa kërcente lart e poshtë, nga një bankë në tjetrën. Fëmijët hipën mbi karrige për ta parë. Ata duartrokisnin dhe bërtisnin. Brajan zbriti nga karrigia dhe u mundua të sillej si bretkosë. - Unë jam një bretkosë, - bërtiti. - Më shihni si kërcej?- Fëmijë, tha zonjusha Uest, - në klasë hyri zonjushë Klein. Hop, hop, hop, kërcente bretkosa. Zonjushë Klein u përkul poshtë dhe u mundua ta kapte atë, por nuk e kapi dot dhe bretkosa u fut brenda xhepit të saj.- Oh, jo! - tha Diana. Por zonjushë Klein nuk u mërzit. - Ti ke një bretkosë të zgjuar! - tha ajo. - Ajo dëshiron të jetë në shkollë! Zonjusha Uest e vuri bretkosën në një kuti kartoni dhe ia dha Dianës: Mirë! - i tha ajo Dianës me buzëqeshje. - Mbi të gjitha keni një kafshë shtëpiake. Kujdesu për të! Fëmijët duartrokitën. Diana buzëqeshi, pa vjedhurazi në karton dhe iu duk se edhe bretkosa e saj po qeshte, gjithashtu.

Përktheu: Alda Kola

T R E G I M I P Ë R M Ë TË VEGJËLIT

Page 18: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur. Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë, Unë, fët, kaloj malet

18

Problemi i princit indian SiranTregojnë se princi indian Siran e ftoi në pallat shpikësin e lojës së shahut, Sissah ibnDalir, për ta shpërblyer për kënaqësinë që ai i kishte sjellë.Por ky i fundit nuk pranoi asnjë nga dhuratat që i sugjeroi princi, si kalin, shtëpinë,çifligun etj., pasi mendonte se ai e kishte shpikur lojën për qejfin e vet dhe jo për t’ushpërblyer.Princi nguli këmbë, madje e kërcënoi me vdekje shpikësin nëse nuk do të kërkonteshpërblim. Atëherë ai i kërkoi t’i jepnin një sasi gruri që do të formohej sipas rregullit tëmëposhtëm: një kokërr për katrorin e parë të tabelës së shahut, dy kokrra për katrorin edytë, katër kokrra për të tretin, tetë kokrra për të katërtin, 16 kokrra për të pestin e kështume radhë, gjithnjë duke dyfishuar numrin e kokrrave deri te katrori i 64-t i tabelës sëshahut.

Pallati Taxh MahallPrinci, i cili nuk kishte dijeni të mjaftueshme në matematikë, mendoi se sasia e gruritishte e papërfillshme, megjithatë urdhëroi magazinierët që të bënin llogaritjet dhe t’idorëzonin grurin e kërkuar shpikësit të shahut.Pas një jave magazinierët shkuan te princi dhe i thanë se i gjithë gruri në hambar nukmjaftonte për shpërblimin. Si është e mundur kjo?

ZgjidhjeËshtë fjala për të gjetur shumën 1 +2 + 4 + 8 + 16 + 32 + 64 + 128 + 256+ ....... deri tekufiza e 64-t.Po të bëni një mbledhje të thjeshtë me kolona ose me makinën llogaritëse të xhepit, do tëshihni se del një numër shumë i madh N= 18 446 744 073 709 551 615 (në sikstilione).Kjo sasi mund të mbulojë me një shtresë 9 mm tërë sipërfaqen tokësore të planetit tonë!Princi Siran, pasi e kuptoi që shpikësi kishte kërkuar diçka të parealizueshme nga ai, uzemërua pa masë dhe urdhëroi t’i prisnin kokën njeriut të talentuar.

P R O B L E M E M A T E A M A T I K O R E Nga Bardhyl Selimi

Page 19: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur. Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë, Unë, fët, kaloj malet

19

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut

Mos a kanë tjetër kush biro? Tahir Hajdini e kishte mbaruar ushtrinë dhe shkon një shok për ta vizituar. Në ndejë e sipër, babai i Tahirit i lodhur kërkoi të falur, dhe u shtri në një qoshe të odës. Shtihej se gjoja po flinte, por qëllimin e kishte që shokët t’i linte që të bisedonin lirshëm. Tahiri, pasi që ja mori mendja se i ati flinte, ia nisi bisedës e po tregon për “trimëritë” që i kishte bërë gjatë shërbimit ushtarak. E rreha një ushtar, -po thotë Tahiri, -pastaj një rreshter, mandej një dhjetar, por më interesant ka qenë kur e kam rrahur një kapiten! Besoni burra, -fliste ai, -kapiteni i ka patur nja 90 kg., dhe si i kam rënë boks, me të parën e kam rrëzuar! Babai i Tahirit, po dremiste, por kur i dëg-joi këto fjalë (duke e njohur të birin që s’është që i bjen kujt) u ngrit e po i thotë: -Mos u kanë tjetër kush biro? -Po pra babë, - ia drodh Tahiri, -isha duke treguar për një shok timin që e ka pas rrëzuar një oficer me një të rame. -E kështu po, -ia ktheu plaku, -se ti nuk je që i bjen kuj pasha babën, veç taksirati i këtyre shokëve dhe i jemi që na le pa gjumë sonte.

Dhëndrri i “mençur” Një bujk nga Vraniçi merrej edhe me kultivimin e bletëve dhe për to bisedonte përherë dhe kudo. Shkon një ditë te i vjehrri i vet dhe fillon e po i shpjegon atij për dobinë e bletëve dhe i thotë se veç mjaltit, bletët kanë edhe veti tjera shëruese. Pra s’ka nevojë për barëra të mjekut po i thotë ai vjehrrit të vet. Më mirë është me të thumbuar nja 20-30 bletë sesa me e marrë një kuti hapa! -Hajt he djalë, le atë muhabet, - po i thot i vjehrri, se me qenë ashtu, mjeku në vend të ilaqeve e mban një krojshe me bletë dhe kur të shkosh për t’u vizituar, ta fut një grusht bletë në pantollana...!

Page 20: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur. Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë, Unë, fët, kaloj malet

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari, [email protected]; Lena Liden, [email protected];Bahtir Latifi; [email protected];Hakif Jashari; [email protected]ëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,[email protected];Bilall Maliqi; [email protected] dhe e reja nga Gjilani:Edona Beqiri; [email protected] e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedi [email protected] Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/ dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria

20

REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “DITURIA”