Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda luga

35
REPUBLIKA E SHQIPERISË Universiteti Bujqesor i Tiranes Fakulteti i Ekonomise dhe Agrobiznesit Departamenti Drejtim Agrobiznesi DETYRE KURSI në Ndermarrja dhe Drejtimi i Biznesit te Vogel TEMA: Ecuria e nje Biznesi te Sukseshem Punoi Pranoi

Transcript of Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda luga

Page 1: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

REPUBLIKA E SHQIPERISËUniversiteti Bujqesor i Tiranes

Fakulteti i Ekonomise dhe AgrobiznesitDepartamenti Drejtim Agrobiznesi

DETYRE KURSInë Ndermarrja dhe Drejtimi i Biznesit te Vogel

TEMA:

Ecuria e nje Biznesi te Sukseshem

Punoi Pranoi

Lirim Hodaj Dr. Eda Luga Enksi ManiXhesika Muco

Tiranë,201

Page 2: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

1. Hyrje

Zhvillimi i agroindustrise ne Kosove ka pesuar rritje te konsiderueshme. Mjaft firma qe po operojne ne fushen e agroindustrise, krahas zhvillimit e prosperitetit te tyre po ndeshen edhe me probleme te cilat kerkojne zgjidhje te menjehershme. Ne menyre te vecante industria e qumeshtit ka pesuar rritje te konsiderueshme. Ne se me pare perpunohej vetem 20% e qumeshtit te prodhuar, aktualisht perpunohet mbi 40% e tij. Kjo rritje kerkon vemendje ne dy aspekte te rendesishme, se pari ne drejtim te asortimenteve te prodhuara dhe se dyti ne drejtim te rritjes se cilesise se tyre. Prezantimi e nje plani biznesi i cili do te ndihmoje me tej si perdoruesit e brendshem te tij, pra menaxheret me miremenaxhimin e kompanise, ashtu dhe perdoruesit e jashtem pra investitore te ndryshem, furnitoret, etj.

1.2 Objektivat:

Objektivi i pergjithshem eshte studimi i kompanise dhe problemeve me kryesore qe lidhen me menaxhimin e saj.

Objektiva specifike do te ishin: studimi i struktures organizative te kompanise dhe prezantimi mbi kete baze i planit te menaxhimi, studimi i produkteve me kryesore te saj si dhe studimi i problemeve qe lidhen me marketingun e kompanise si: kanalet e shperndarjes, promocioni, etj, si dhe prezantimin mbi kete baze te planit te marketingut.

1.3 Rezultatet e priteshme:

Permes kesaj teme pres qe te jap kontributin tim ne drejtim te prezantimit ne pergjithesi te nje plani biznesi per kompanine ABI, e ne menyre me te plote te planit te markrtingut si dhe planit te menaxhimit, dokumenta mjaft te rendesishme keto per te ndihmuar menaxheret dhe punonjesit e kompanise per drjetimin me me efektivitet te saj.

Page 3: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

1.4 Metodat e perdorura dhe burimet e informacinit

Per te realizuar objektivat e percaktuara eshte percaktuar edhe metodologjia e studimit. Kjo metodologji perbehet nga metoda te ndryshme te cilat plotesojne njera tjetren. Ne percaktimin e tyre ne jemi nisur nga specifikat e problemit qe analizohet si dhe nga natyra e objektivave.

Nder metodat qe jane perdorur do te permendnim:

Metoda statistikore, kryesisht metoda e grupimeve, e mesatareve, e indekseve si dhe ajo e krahasimit.

Metoda e diskutimit ne grup, grupet e fokusit, diskutimet me specialiste te fushes dhe drejtues te agrobiznesit.

Te dhenat:

Per realizimin e studimit eshte shfrytezuar nje numur i madhi te dhenave te grumbulluara nga kompania ABI. Vrojtime te kryera nga vete Kompania ABI; Studime e botime te kryera nga autore te vendoit dhe te huaj.

Page 4: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

PLANI I BIZNESIT TE KOMPANISE ABI

2.1 Permbledhje ekzekutive

1- Përshkrimi i ndërmarrjes

Sektori i përpunimit të qumështit në Kosovë filloi të shënojë një zhvillim më të hovshëm vetëm gjatë tre, katër viteve të fundit, atëherë kur qumështoret kryesore filluan ta rrisin prodhimtarinë dhe asortimentin e produkteve të tyre.

Kompania “ABI” u themelua në vitin 1989, atëherë kur filluan të regjistrohen ndërmarrjet e para në pronësi private në Kosovë, e cila në atë kohë ishte pjesë e ish federatës jugosllave.

Qumështorja ABI MILK filloi me punë në vitin 1996, kur u be komercializimi i qumështores në pronësi të ndërmarrjes shoqërore “PROGRES” në Prizren. Për ta kompletuar procesin e prodhimit u desh të investohen 2,276,515.80 DM, apo rreth 1,140.000 €, në periudhën prej vitit 1996 deri në vitin 20010

Për shkak të mungesës së përvojës në këtë lëmi qumështorja kërkoi asistencë nga industria e qumështit PKB e Beogradit, e cila i ofroi ndihmën e nevojshme për të filluar. Më vonë, me rritjen e aktiviteteve, puntorët u dërguan në Turqi, për t’u aftësuar për prodhimin e produkteve të caktuara.

Në fillim qumështorja kishte një kapacitet të vogël të përpunimit (5,000 litra) dhe një asortiment të vogël prodhimesh, mirëpo dalëngadalë u arritë që kapaciteti të ngritej në 15,000 litra të përpunuara në ditë, kurse në vitin 2009 me një investim prej 92,000 € në pajisje shtese u arrit kapaciteti ditor prej 25,000 litrash dhe një llojshmeri prej afër 30 produktesh të ndryshme.

Ky kapacitet i përpunimit gjatë sezonit, muajve veror, arrin në 37,000 litra.

Page 5: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

Mirëpo, edhe përkundër këtij suksesi mjaft të madh, pronarët e kësaj qumështoreje nuk do të ndalen me kaq, ata planifikojnë ta ndërtojnë një qumështore të re, me një kapacitet të përpunimit prej 100,000 litrash.

2 - Vizioni i ndërmarrjes

Vizioni i qumështores ABI MILK është ngritja e një qumështoreje bashkëkohore, me kapacitet të zgjëruar, e cila i plotëson të gjitha kushtet e përcaktuar nga Bashkësia Europiane.

3 - Objektivat afariste

Objektiv afatshkurtër është privatizimi i qumështores ekzistuese, kurse objektiv afatmesëm është ndërtimi i qumështores së re, me një kapacitet trefish më të madh nga kapaciteti i tanishëm.

Në këtë mënyrë do rë realizohen edhe disa objektiva me interes të gjërë shoqëror – zevendesimi i importit dhe rritja e punësimit.

4 - Produktet dhe shërbimet

ABI MILK ka një asortiment të gjërë të produkteve të qumështit.

Këtu prodhohen lloje të ndryshme të kosit dhe jogurtit (në paketime prej 180 gr. deri 1000 gr.), qumështi ditor, ajrani, gjalpi, djathi i bardhë, djathi Mozzarella, djathi i Sharrit, si dhe prodhime tjera të qumështit.

Përveç prodhimtarisë, qumështorja ABI është e perqendruar edhe në ofrimin e shërbimeve të ndryshme, të cilat ndikojnë në rritjen e prodhimtarisë së qumështit dhe aftësimin profesional të blegtorëvë kosovarë.

Këto shërbime mund të përmblidhen në grupet e mëposhtme:

- Trajnimet e blegtorëve

- Projektimi i qendrave të grumbullimit të qumështit dhe

- Sigurimi i pajisjve për qendrat e grumbullimit

Page 6: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

5- Tregu ekzistues dhe ai potencial

Pervec prezencës në tërë tregun kosovar, ABI MILK eksporton edhe në Serbi dhe Shqipëri. Ndër blerësit kryesor të qumështores janë hipermarketet më të mëdhenj ne Kosovë, si Interex, Era, Albi, Intereminex, Maxi, Viva, Elkos, Ylli Bec dhe Univertrade, kurse distributor për tregun e Serbisë jugore është firma RAKIC. Qumështorja nuk ka distributor zyrtar për Shqipëri, por tregtarë të ndryshëm nga ky vend furnizohen drejtëpërdrejt në depot e kompanise.

Krahas mbajtjes së tregut ekzistues, qëllimi i kompanise është përhapja në tregun rajonal, prej nga ka sinjale pozitive rreth shitjes së produkteve.

Në këtë aspekt momentalisht kompania përkrahet nga projekti i USAID-it, KCBS-së (Kosovo Cluster and Business Support), i cili e ka angazhuar një person për hulumtimin e tregut të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe zhvillimin e kontakteve me blerësit ne keto vende.

6 - Analiza e konkurrencës

Prodhuesit kosovarë të produkteve të qumështit nuk paraqesin ndonjë kërcënim për qumështoren. Me përvojën dhe punën e deritashme eshte arritur një zhvillim më të madh krahasuar me qumështoret tjera. Kjo mund të dëshmohet edhe me faktin se çmimet furnizuese të produkteve te kompanise ABI janë më të larta sesa çmimet e prodhuesve tjerë, mirëpo kjo nuk ndikon negativisht në shitjen e produkteve, sepse klientët kanë të kënaqur me kualitetin dhe konsumatori konsovar i kërkon ato.

Si konkurrent më të rrezikshëm janë ata të importit, si SOLE, ALPSKO, DUKAT, ZOTT, MEGGLE dhe të tjerë, sepse kanë çmime më të ulta, kualitet të qëndrueshëm, si dhe afat të gjatë të përdorimit. Prodhuesit e jashtëm depërtojnë lehtë në tregun e kompanise për shkak të fondeve të mjaftueshme për marketing dhe ofrimit të marzheve. Me këto fonde ata kanë mundësi të investojnë shumë në reklama dhe promovim të produkteve të tyre.

Page 7: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

7 - Implementimi dhe identifikimi i rreziqeve të mundshme

Duke u bazuar në përvojën shumëvjeçare në këtë fushe mund të themi se implementimi i këtij projekti nuk paraqet ndonjë vështirësi të madhe për ndërmarrjen ABI.

Ekspertë të ndryshëm që kanë punuar në qumështoren ABI, drejtpërdrejt, apo në angazhime të shkurta nëpërmjet organizatave ndërkombëtare kanë ndihmuar shumë në përvetësimin e njohurive të nevojshme për një prodhimtari të nivelit që e planifikojmë ne në ABI MILK.

Si një faktor tjetër i rëndësishëm për implementimin e sigurt të këtij plani është edhe aftësimi i puntorëve nëpër qumështoret me renome në rajon.

Sa i përket rreziqeve për këtë biznes nuk ekziston ndonjë rrezik serioz i cili mund të ndikojë negativisht gjatë implementimit të planit investiv.

Llogariten vonesa të ndryshme gjatë ndërtimit të objektit të ri, blerjes dhe montimit të pajisjeve të reja, mirëpo këto mund të ndikojnë vetëm në zgjatjen e afatit të implementimit të planit tonë investiv.

Page 8: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

2.2 Pershkrimi i ndermarrjes

1- Emri dhe detajet e ndërmarrjes Emri i ndërmarrjes Qumështorja “ABI MILK” Emri i pronarit: Bari Fusha, Irfan Fusha dhe Adnan Fusha Adresa: Tirana p.n. Qyteti: Prizren Nr. i tel. & faxit: +381 29 622 356, +381 29 42 282 E-mail adresa: abi@ABI M Web Faqja: www.ABI MILK.com Nr. i regj. të biznesit: 80180187 Statusi ligjor: Pronë private

4- Vizioni dhe objektivat e ndermarrjes

Vizioni i ndërmarrjes Vizioni i qumështores ABI MILK është ngritja e një qumështoreje bashkëkohore, me kapacitet të zgjëruar, e cila i plotëson të gjitha kushtet e përcaktuar nga Bashkësia Europiane.

Objektivat afatshkurtëra dhe afatmesme Objektiv afatshkurtër është privatizimi i qumështores ekzistuese, që në bazë të premtimeve nga AKM-ja duhet te kryhet në gjysmën e dytë të vitit 2009, kurse

objektiv afatmesëm është ndërtimi i qumështores së re, me një kapacitet dyfish më të madh nga kapaciteti i tanishëm.

Page 9: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

Përshkrimi i produkteve

A) Qumësht i freskët 1 litër

Produkti paketohet ne qese 1 litër. Qumësht i freskët me 3,2 % yndyes.Përshkrimi kimik: minimum 3,2% yndyrë qumështi; materie të thata pa yndyrë 8,5 %; aciditeti të mos jetë më i madh se 7.8°SH (Shkallë të Soxhlet-Henkel); duhet të jape vlerë negative në reaksion me fosfatin.

Përshkrimi i punës teknologjike:

Qumështi standardizohet me 3,2% y.q. duke u homogjenizuar dhe pastaj pasterizohet në temperaturë prej 80-85 °C për 15-20 sekonda dhe menjëherë ne sektorin e tretë të pasterizimit ftohet në +4°C, pastaj mbushet në qese polietileni nga 1 litër, paketohet në arka të plastikës dhe vendoset në deponim me temperaturë +2 deri në +4°C. Gjatë paketimit duhet të merret mostra minimum 3 herë për të kontrolluar analizat fiziko-kimike dhe peshën ne qese.

Paketimi:

15 qese poli-pak paketohen në arkën katrore nga plastika. Arka duhet paraprakisht të jetë e larë dhe e dezinfektuar.

Afati i përdorimit: 48 orë nga data e prodhimit.

Kushtet e ruajtjes: Duhet të ruhet në temperaturë prej 2 deri 4°C.

B) Kos ABI me kajmak 850 gr.

Neto masa në paketim origjinal: Paketim gota plastike, neto sasia 850 gr.

Përmbajtja kryesore:

Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 3,6% yndyrë qumështi.

Përshkrimi organoleptik:

Kajmaku duhet të ketë ngjyrë të verdhë, ndërsa kosi ngjyrë të bardhë, me shije dhe erë tipike të kosit dhe konsistencë të fortë.

Page 10: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

C) Jogurt Extra 180 g.

Neto masa në paketim origjinal: Paketim gota plastike, neto sasia 180 g.

Përmbajtja kryesore:

Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 3,2% yndyrë qumështi.

Përshkrimi organoleptik:

Ngjyra e bardhë me shije, erë tipike të jogurtit dhe në gjendje të lëngët.

Përshkrimi kimik:

Duhet të plotësojë këto kushte:

minimum 3,2% yndyrë qumështi; materie të thata pa yndyrë 9 %; aciditeti të mos jetë më i madh se 55 ° SH.

D) Jogurt 1 litër BioAktiv

Neto masa në paketim origjinal:

Paketim shishe e plastikës, neto sasia 1 litër

Përmbajtja kryesore:

Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 3,2% yndyrë qumështi.

Përshkrimi organoleptik:

Ngjyra e bardhë me shije, erë tipike të jogurtit dhe në gjendje të lëngët.

Ky jogurt prodhohet edhe ne paketim prej 0.5 l.

Page 11: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

E) Kos Extra 180 g BioPlus

Neto masa në paketim origjinal:

Paketimi në gota të plastikës, neto sasia 180 g

Përmbajtja kryesore:

Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 3,2% yndyrë qumështi.

Përshkrimi organoleptik:

Ngjyra e bardhë me shije,erë tipik të kosit dhe në gjendje të ngurët.

Përshkrimi kimik:

Duhet të plotësoj këto kushte: minimum 3,2% yndyrë qumështi; materie të thata pa yndyrë 9%; aciditeti të mos jetë më i madh se 55° SH .

F) Kos Dietal 450 g Fit Line

Neto masa në paketim origjinal:

Paketimi në gota të plastikës, neto sasia 450 gr.

Përmbajtja kryesore:

Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 0% yndyrë qumështi.

Përshkrimi organoleptik:

Ngjyra e bardhë me shije, erë tipike të kosit dhe në gjendje të ngurtë.

Page 12: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

G) Ajran Oriental 180 g.

Neto masa në paketim origjinal:

Paketimi në gota plastike, neto sasia 180 g.

Përmbajtja kryesore:

Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 1% yndyrë qumështi.

Përshkrimi organoleptik:

Ngjyra e bardhë me shije, erë tipike të jogurtit në gjendje të lëngët me 0,3% kripë .

H) Gjalp i freskët 1 kg

Neto masa në paketim origjinal:

Paketimi në gota plastike, neto sasia 1 kg.

Përmbajtja kryesore:

Yndyra e qumështit e pasterizuar dhe grumbulluar në procesin e separimit.

Përshkrimi organoleptik:

Ngjyra e verdhë, erë dhe shije tipike të gjalpit në gjendje të ngurtë pa flluska të ujit .

Page 13: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

I) Djath i Bardhë 1, 2 dhe 3 kg.

Neto masa në paketim origjinal:

Paketimi në enë plastike, neto sasia 1, 2 dhe 3 kg.

Përmbajtja kryesore:

Qumësht i pasterizuar me yndyrë të plotë.

Përshkrimi organoleptik:

Ngjyra e bardhë, erë dhe shije tipike të djathit në gjendje të ngurtë dhe gjysmë të fortë.

J) Djath Sharrit 1 dhe 2 kg.

Neto masa në paketim origjinal:

Paketimi në enë plastike, neto sasia 1 dhe 2 kg.

Përmbajtja kryesore:

Qumësht i pasterizuar me yndyrë të plotë.

Page 14: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

Shërbimet e ofruara Përveç aktiviteteve tjera, qumështorja është e kyqur edhe në ofrimin e shërbimeve të ndryshme, të cilat ndikojnë në rritjen e prodhimtarisë së qumështit dhe aftësimin professional të blegtorëvë kosovarë.

Këto shërbime mund të përmblidhen në grupet e mëposhtme:

- Trajnimet e blegtorëve

- Projektimi i qendrave të grumbullimit të qumështit dhe

- Sigurimi i pajisjve për qendrat e grumbullimit

Me ekipin e saj profesional, të përbërë nga një veterinar, një agronom dhe një teknik të veterinarisë, qumështorja ABI MILK organizon trajnime të ndryshme për blegtorët të cilët e dorëzojnë qumështin në pikat e saj grumbulluese.

Në rastë të caktuara angazhohet edhe veterinary ynë, të gjitha me qëllim të sigurimit të lëndës së parë, qumështit, sa më kualitativ dhe sa më higjienik.

Në këtë aspekt, qumështorja bashkëpunon edhe me firmën kroate SANO, që është prodhues i njohur i ushqimit të kafshëve, i cili jep edhe garancione për kualitetin e qumështit. Duke përdorë këtë ushqimm është arrit që numri i kontrollave të veterinarit të bie nga 30 në vetëm 3 kontrolle në vit. Si përfaqesues i kësaj firme në Kosovë është veterinary, Behlul Behluli.

Sa i përket projektimit të qendrave të grumbullimit të qumështit, ABI MILK ka një ekip profesionist, i cili bën vlerësimet e duhura rrëth mundësisë së hapjes së një pikë të grumbullimit në rajon të caktuar. Nëse vlerësimi është pozitiv, atëherë në bashkëpunim me fshatarët e atij rajoni fillojnë punët rreth vendosjes së pikës grumbulluese të qumështit.

ABI MILK bën edhe sigurimin e pajisjeve të nevojshme për një qendër të grumbullimit të qumështit. Deri më tani këto pajisje i kemi sigururuar në Turqi.

3.3 Blerësit kryesorëPërveç prezencës në tërë tregun kosovar, ABI MILK eksporton edhe në Serbi dhe Shqipëri. Ndër blerësit kryesor të qumështores janë hipermarketet më të mëdhenj ne Kosovë, si Interex, Era, Albi, Intereminex, Maxi, Viva, Elkos, Ylli Bec dhe Univertrade, kurse distributor për tregun e

Page 15: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

Serbisë jugore është firma RAKIC. Qumështorja nuk ka distributor zyrtar për Shqipëri, por tregtarë të ndryshëm nga ky vend furnizohen drejtëpërdrejt në depon e kompanise.

Nëse i llogarisim blerësit më të vegjël, shitoret me pakicë, qebaptoret dhe burektoret, atëherë numri i tyre është rreth 900 blerës.

Në qytetet kryesore të Kosovës, si në Prishtinë dhe Pejë blerësit vizitohen çdo të dytën ditë. Vetëm në Prishtinë jane rreth 170 blerës, kurse në Pejë dhe Prizren rreth 120 blerës. Në Prizren blerësit vizitohen për çdo ditë, mirëpo prej 120 shitoreve blejnë vetëm rreth 75-80, kurse ne Pejë prej 120 blerësve që vizitohen çdo të dytën ditë, blejnë rreth 110 prej tyre.

Për shkak të problemeve të mëhershme me pagesa, tani malli nuk shitet me pritje dhe pagesa duhet të bëhet menjëherë.

3.4 Tregu i targetuarSi treg i targetuar i ndërmarrjes sonë është tregu regjional, më saktësisht tregu i Malit të Zi, Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Krahas mbajtjes së tregut ekzistues, qëllimi i kompanise është përhapja në tregun rajonal, prej nga kemi sinjale pozitive rreth shitjes së produkteve.

Në këtë aspekt momentalisht me përkrahjen e projektit të USAID-it, KCBS-së (Kosovo Cluster and Business Support), i cili e ka angazhuar një person për hulumtimin e tregut të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe zhvillimin e kontakteve me blerësit e atjeshëm.

3.5 Analiza e konkurrencës Prodhuesit kosovarë të produkteve të qumështit nuk paraqesin ndonjë kërcënim për qumështoren ABI. Me përvojën dhe punën e deritashme ne eshte arritur një zhvillim më të madh krahasuar me qumështoret tjera. Kjo mund të dëshmohet edhe me faktin se çmimet furnizuese të produkteve te ABI-t janë më të larta sesa çmimet e prodhuesve tjerë, mirëpo kjo nuk ndikon negativisht në shitjen e produkteve, sepse klientët jane të kënaqur me kualitetin dhe konsumatori konsovar i kërkon ato.

Si konkurrent më të rrezikshëm janë ata të importit, si SOLE, ALPSKO, DUKAT, ZOTT, MEGGLE dhe të tjerë, sepse kanë çmime më të ulta, kualitet të qëndrueshëm, si dhe afat të gjatë të përdorimit. Prodhuesit e jashtëm depërtojnë lehtë në tregun për shkak të fondeve të

Page 16: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

mjaftueshme për marketing dhe ofrimit të marzheve. Me këto fonde ata kanë mundësi të investojnë shumë në reklama dhe promovim të produkteve të tyre.

Në vijim kemi analizën e 5 forcave krahasuese të Michael Porterit.

Barrierat e hyrjes Si veprimtari është mjaft specifike dhe kërkon njohuri dhe përvojë në përpunimin e qumështit në produkte të ndryshme, gjë e cila u mungon edhe shumicës së qumështoreve ekzistuese në Kosovë. Mundësia e hyrjes në këtë veprimtari është më tepër e kufizuar vetëm në prodhimin e kosit dhe të jogurtit, kurse për prodhimin e produkteve tjera duhet pasur ekspertizë të posacme. Pra, barrierat për hyrje në këtë biznes nuk janë të vogla.

Fuqia e furnizuesitLënda e parë kryesore, qumështi i grumbulluar nga fermerët mund të gjindet në secilën pjesë të Kosovës, prandaj nuk paraqet ndonjë problem. Si problem është kualiteti i atij qumështi, për çka qumështorja ABI ka investuar mjaft dhe vazhdon të investojë në këtë drejtim.

Mund të thuhet se fuqia e furnizuesit nuk është e madhe.

Fuqia e BlerësitDuke marrë parasysh konkurrencën e madhe në treg, posacërisht nga produktet e importit, mund të themi se forca e blerësit është e madhe, prandaj secili prodhues ekzistues apo i ardhshëm duhet të ketë shumë kujdes si do të del në treg. Për shkak të përvojave jo të mira me disa prodhues vendor një pjesë e konsumatorëve vendor kanë krijuar preferenca për marka specifike, mirëpo në kohë të fundit gjithnjë e më tepër po kthehet besimi i tyre në produktet vendore.

Produktet zëvendësuesePër shkak të lljojllojshmërisë dhe prezencës së madhe të këtyre produkteve në tregun kosovar, konsumatori gjithnjë ka në dispozicion alternativa të ndryshme, produkte me çmime më të ulta, prandaj ekziston rreziku permanent dhe gatishmëria e blerësit për zëvendësim.

Page 17: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

Rivaliteti ndërmjet konkurrentëveKonkurrenca në këtë fushë është e madhe, posacërsht ajo nga importi, prandaj në treg është një rivalitet i lartë. Identiteti të cilin kompania ka krijuar deri më tani është një faktor shumë i rëndësishëm, i cili ndikon në mbajtjen e konsumatorëve.

Në bazë të analizës së këtyre pesë forcave krahasuese mund të konkludojmë se përpunimi i qumështit dhe tregu i këtyre produkteve është shumë i ndjeshëm dhe me rreziqe të mëdha dhe vetëm ata që kanë përvojë dhe ekspertizë të mjaftueshme mund të qëndrojnë në këtë treg.

Importi paraqet një rrezik permanent për të gjithë prodhuesit vendor, mirëpo në rastin e kompanise ABI, me fillimin e punës së qumështores së re, ky rrezik do të zvoglohet.

Përparësitë konkurruese Si përparësi konkurruese, përveç kualitetit të dëshmuar te kompanise ABI, është edhe shërbimi më i mirë ndaj klientëve, që nënkupton vizita shumë të shpeshta te pikat shitëse dhe ofrimi i mallliyt të freskët dhe kthimi i mallit të reklamuar, gjë të cilën nuk e kanë prodhuesit e jashtëm. Si përparësi e qumështores ABI ndaj atyre lokale mund të përmendet edhe adoptimi i Praktikave të Mira të Prodhimtarisë (GMP), që është bërë me ndihmën e ekspertëve të angazhuar nga projekti i USAID-it, KCBS.GMP është një system, i cili mundëson prodhimtari stabile të produkteve cilësore dhe kontroll të përmbushjes së standardeve të caktuara.

me sistemin GMP janë të mbuluara tri fusha kryesore:

- Prodhimtaria efektive

- Sigurimi i kualitetit

- Mbajtja e kualitetit (Hulumtime sistematike dhe eliminimi i problemeve)

Strategjia e çmimeve Për shkak të shitjeve gati të përditshme dhe sasive jo të mëdha të shitura ABI MILK nuk aplikon kurrfarë zbritje. Çmimet e produkteve janë reale dhe konform kualitetit të cilin e ofrojmë.

Shperndarrja Siç u permend më siper, për shkak të natyrës së veprimtarisë, kompania i viziton blerësit gati cdo ditë dhe i furnizojmë me mall të freskët. Për këtë qëllim ka në dispozicion pesë automjete me të cilat behet edhe shperndarja.

Page 18: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

Iveco Turbo Daily 49 -10, Mercedes 410 D, Mercedes 310 D, DAF 1300 Turbo dhe FORD CARGO Turbo

Këto automjete shërbejnë për distribuimin e produkteve finale me ftohje deri + 2°C dhe janë të përshtatshme për ruajtjen e freskisë së produkteve. Janë të thjeshtë për pastrim dhe të lehtë për dezinfektim. Motorri ftohtës ju punon me freon ekologjik me energji tre fazore, kurse ventilimi i përgjigjet standardeve evropiane për transportin e produkteve të qumështit. Ftohja punon me rrymë, ndërsa gjatë lëvizjes me motorr.

Plani i promovimit Sa i përket promovimit të deritanishëm është bërë reklamimi i qumështores në gazeta dhe në radiot lokale, përgatitja e materialeve të ndryshme promovuese (lapsa, shkrepsa, mbajtëse të çelsave), përgatitja e katalogut multimedial në CD si dhe pjesëmarrja në panairin tradicional të ushqimit, që mbahet në Prishtinë nga viti 2002. ABI MILK ka qenë pjesëmarrës i rregullt i këtij panairi që nga viti 2002.

Në bashkëpunim me KCBS-në, eshte kyqur promovimi i djathit Mozzarella, promovim i cili eshhtë organizuar për katër qumështoret kryesore të Kosovës, në qytetet më të mëdha kosovare. Pjesëmarrës në këto promovime kanë qenë kryesisht pronarët e restoraneve dhe në këtë mënyrë është arritë një efekt i madh, kështu që tani blerësit jane te rregullt të këtij djathi që shfytëzohet kryesisht për pica.

Page 19: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

Me ndërtimin dhe funksionalizimin e qumështores së re do të investohet në promovim më agresiv të kompanisë ABI, duke bërë reklama edhe në televizionet kombëtare, përveç atyre lokale. Njëkohësisht do t’i kushtohet rëndësi më të madhe edhe relacioneve me publikun (PR), si dhe sponzorimit të ndonjë manifestimi të rëndësishëm.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve do të vazhdohet me pjesëmarrje në panairet kombetare, si dhe do të tentohet të ekspozohet edhe në panairet rajonale.

Buxheti i marketingut dhe shitjesBUXHETI I MARKETINGUT DHE I SHITJES

Kategoria e harxhimeve:

Buxheti i këtij viti

Viti 2011(€)

Buxheti i vitit të ardhshëm

Viti 2012(€)

Rrogat e stafit të Marketingut

Dizajni dhe identiteti 3,000 8,000

Katalogjet 2,500

Reklama dhe promovimet10,000

30,000

Panairet 8,000 20,000

BUXHETI I MARKETINGUT21,000

60,500

Rrogat e stafit të shitjes dhe proivizionet30,000 60,000

Harxhimet e shitjes (udhëtimet dhe argëtimi)

Harxhime të ndryshme të shitjes (psh. mostrat) 1,000 3,000

BUXHETI I SHITJES31,000

63,000

TOTALI I BUXHETIT TË MARKETINGUT DHE SHITJES52,000

123,500

BUXHETI I MARKETINGUT DHE SHITJES SI % E SHITJES1.7 %

3.4 %

Shitjet 2009 = 3,025,000 €, 2010 = 3,630,000 €

Page 20: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

Buxheti i Marketingut 2007

Design and Identity

Catalogs

Ads and promotion

Trade fairs

Salesmen Salaries

Sales Expenses

Buxheti i Marketingut 2008

Design and Identity

Catalogs

Ads and promotion

Trade fairs

Salesmen Salaries

Sales Expenses

Perderisa shpenzimet e shitjes ne vitin 2008, ne krahasim me vitin 2007 jane dyfishuar, buxheti i marketingut eshte trefishuar ne krahasim me periudhen e meparshme.

Page 21: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

Ajsel HalkoAdministratore

Daut KajmakçiuMirëmbajtja

Gyltene Hashani Laborante

Fahri RizanajTeknolog

Suna BytyçNdihm. Teknol.

Avdurrahim KryeziuPaster. Hom.Stand.

Muhamet QoqajPranimi i qum.

Shemsidin GashiDepo e prodh.gat.

Hivzi Gashi Prodhimi i gjalpit

Asim BytyqiPaket. i kosit

Sedat Hajdari Sterilizimi

Ali Kryeziu Prodh. i djathit

Bedrije MallakuPak. i djath. Sharr

Senada GashiPastruese

Naser XhemajPak. i jogurtit

Mevlyde IliaziPak.i djath. bardh

Alajdin FushaMenaxher

Menaxhimi dhe organizimi

Struktura organizative Momentalisht qumështorja ka të punësuar gjithsej 40 puntorë, 17 janë në prodhimtari, 17 në qendra grumbulluese të qumështit, kurse 6 në distribuim.

Struktura organizative e qumshtores “ABI MILK” duket si më posht:

Page 22: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

Rrogat dhe struktura e shpërblimeveNdërmarrja ABI i kushton rëndësi të duhur motivimit të puntorëve, duke u nisur nga fakti se puntorët e pamotivuar nuk do ta japin kontributin e pritur nga ata, e për kompanine është shumë me rëndësi që produktet dhe shërbimet e kryera të jenë sa më kualitative dhe efektive. Përveç rrogave që janë mbi mesataren e vendit, kompania mundohet që edhe në mënyra tjera t’i stimulojmë ata sa më shumë.

4.3 Politika kadrovike Ndërmarrja ABI i kushton rëndësi të posaçme aftësimit sa më të mirë të puntorëve. Deri më tani jane shfrytëzuar raste të ndryshme për dërgimin e puntorëve nëpër qumështore, si në Beograd dhe në Turqi, mirëpo edhe në vet lokalet e qumështores është bërë aftësimi i tyre, duke iu falenderuar ekspertëve të ndryshëm të angazhuar nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare, siç janë GTZ, KSDP dhe projektet e USAID-it, KBS dhe KCBS.

Përveç personelit kyç, edhe puntorët tjerë ndjekin trajnime të ndryshme. Një trajnim i rëndësishëm është organizuar nga Agjensioni Veterinar dhe i Ushqimit i Kosovës, me temë Higjiena Personale, ku pas përfundimit të trajnimit është bërë testimi i puntorëve dhe dhënia e çertifikatave.

Dy puntorë të cilët nuk e kanë kaluar këtë test, janë përjashtuar nga puna.

Page 23: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

Grumbullimi i qumështit

prej fermavePranimi i

QumeshtitKontrollimi i kualitetit te Qumeshtit

Nxehja dhe ndarja e qumeshtit

Pasterizimi

Distribuimi

ThartimiFermentimi

Mbushja Ruajtja ne Depo

Ftohja

Plani operacional

Procesi i prodhimit/shërbimeve

skemën e mësipërme janë paraqit fazat kryesore të procesit të prodhimit, që janë grumbullimi i qumështit, kontrollimi i kualitetit, nxehja dhe ndarja e qumështit, pasterizimi, thartimi, fermentimi, ftohja dhe mbushja.

Në raste të caktura paraqiten edhe faza tjera të këtij procesi, siç janë homogjenizimi i qumështit, apo presimi i djathit.

Page 24: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

Produktet e reja që do të prodhohenMe ndërtimin e qumështores së re planifikojmë t’i prodhojmë edhe këto produkte:

- Djath i shkrirë

- Djath Feta

- Jogurt me afattë gjatë përdorimi

- Jogurt me fruta

Gjatë punës se kompanise ABI të gjertanishme jane arritur te përvetësohen njohuritë e nevojshme për prodhimin e produkteve të mësipërme. Me blerjen e pajisjeve të reja dhe hapjen e qumështores së re, menjëherë kompania do të jete në gjendje t’i prodhojë këto produkte të reja.

Lënda e parë dhe furnitorët Lënda e parë sigurohet nga qendrat e grumbullimit të qumështit, të cilat janë paraqit në vijim:

Në secilën qendër të grumbullimit janë të vendosura këto pajisje:

Page 25: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

Blegtori

Qendra e grumbullimit

Testimi në laborator

Ftohja deri +4 °C

Testimi në laboratori

Ngarkimi në cisternë

Përcaktimi i aciditetitKontrollimi i shijes,ngjyrës dhe erës

Përcaktimi i antibiotikutPërcaktimi i yndyrës

Verifikimi i sasisë

Përcaktimi i të gjitha analizave fiziko-kimike Vozitësi dhe Menaxheri

Verifikimi i sasisë

- Llaktofrizi (pajisja për ftohjen e qumështit deri +2 °C)

- Marrësi i mostrave

- Pompa vetëthithëse

- Llaboratori i analizave fiziko-kimike

- Bojleri për ujë të nxehtë

- Rezervari inox për pastrimin dhe dezinfektimin e pajisjeve

- Peshorja për verifikimin e sasisë

Përshkrimi i grumbullimit të qumështit :

Qumështi duhet të testohet në çdo dërgesë për këto veti :

1) Paraqitja (dukja)2) Ngjyra

Page 26: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

3) Era dhe shija 4) Përmbajtja e qelizave somatike për mastit5) Përmbajtja e antibiotikëve6) Zbulimi i ujit të shtuar duke e matur dendësinë ose pikën e ngrirjes 7) Zbulimi i sasisë të baktereve me testin e reduktimit të Blu Metilenit8) Zbulimi i shkallës së acidifikimit duke matur aciditetin 9) Testimi i përshtatmërisë për përpunim e mëtejshëm me testin e alkoolit.10) Testimi i pH ( pH i ulët karakterizon aciditetin e lartë ) 11) Përqindja e yndyrës me metodën Gerber

Me ndihmën e ekspertëve të ndryshëm, qumështorja ABI ka krijuar rregullore shumë precize për manipulimin e duhur të secilit person të përfshirë në këtë zingjir, si dhe rregullore dhe doracakë të nevojshëm prej fermerit deri te vozitësi i automjetit.

Plani i prodhimtarisë

Page 27: Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga

Trendi i prodhimit

0

1000000

2000000

3000000

4000000

5000000

6000000

7000000

8000000

1 2 3 4 5 6 7

Ne kete grafik boshti x paraqet vitet prej 2008 deri 2012, kurse boshti y vlerat e prodhimtarise ne euro.

Kompania ka planifikuar nje rritje garduale te prodhimtarise dhe te shitjeve, sepse ne te njejten kohe ajo duhet te punoje edhe ne rehabilitimin dhe zgjerimin e qendrave grumbulluese te qumeshtit, si dhe ne zhvillimin e tregjeve te reja, posaqerisht te eksportit.

Per vitin 20013 planifikohet nje rritje prej 20%, per 2009 – 30%, per 2010 – 20%, per 2011 – 10% dhe per 2012 – 15%.