Detyre Kursi

30
DETYRË KURSI 1 Republika e Shqipërisë Universiteti i Tiranës
  • Upload

    jana511
  • Category

    Law

  • view

    714
  • download

    35

Transcript of Detyre Kursi

Page 1: Detyre Kursi

DETYRË KURSI

Tiranë, 2014

1

Republika e Shqipërisë

Universiteti i Tiranës

Fakulteti i Drejtësisë

Page 2: Detyre Kursi

PASQYRA E LËNDËS

ABSTRAKT......................................................................................................................................................3

HYRJE .............................................................................................................................................................4

KREU I SISTEMI DOGANOR

I. Zhvillimi i sistemit doganor në Shqipëri para dhe pas viteve ’90 ..................................................5

II. Administrata Doganore sot ................................................................................................................6

III. Organizimi i Administratës Doganore .............................................................................................8

IV. Elementët doganorë – terminologjia doganore ................................................................................9

KREU II IMPORTI DHE EKSPORTI. REGJIMET DOGANORE

I. Akciza, TVSH, Importi, Eksporti ....................................................................................................11

II. Regjimet Doganore ...........................................................................................................................12

KREU III DETYRIMET DOGANORE

I. Kuptimi për detyrimet doganore .....................................................................................................14

II. Llojet e detyrimeve ...........................................................................................................................15

KREU IV MSA- ja DHE E ARDHMJA E DOGANAVE

I. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit .................................................................................................18

II. E ardhmja e doganave ......................................................................................................................18

PËRFUNDIMET ...........................................................................................................................................20

BIBLIOGRAFIA............................................................................................................................................21

2

Page 3: Detyre Kursi

ABSTRAKT

Zgjodha këtë temë pasi më duket një teme shumë interesante për të diskutuar dhe me mjaft problematika. Duke u ndihmuar nga libra shkollorë padyshim dhe infomacioneve të marra në faqe të ndryshme në internet, arrita të përmbledh disa nga elementët më kryesorë që duhet të trajtohen në lidhje me temën duke dhënë kështu një kombinim dhe sintetizëm të njohurive të mia të fituara gjatë studimeve.

Jam përpjekur që në këtë punim t`i përmbahem disa rregullave dhe strukturore e që bashkë me një përmbajtje të mirë, e bëjnë punimin më të plotë. Ky punim, në kreun e parë, trajton sistemin doganor në Republikën e Shqipërisë, fillimin e ekzistencës së tij, zhvillimin e këtij sistemi para dhe pas viteve `90, administratën doganore sot, misionin, qëllimin, funksionet, përgjegjësitë, organizimin , si dhe elementët doganorë.

Në kreun e dytë kam trajtuar TVSH, Akciza, Importi dhe Eksporti si dhe regjimet doganore. Dhe në kreun e tretë , kam shpjeguar gjërat kryesore në lidhje me detyrimet doganore. Në kreun e fundit të punimit kam dhënë një ide se si do të funksionojnë doganat shqiptare pas hyrjes në Bashkimin Europian.

Si qëllim kryesor të këtij punimi është të kuptojmë sesi ka evoluar Sistemi Doganor në Shqipëri, si ka evoluar Administrata Doganore gjatë viteve dhe cilat janë sifidat e së ardhmes së doganave shqiptare.

3

Page 4: Detyre Kursi

HYRJE

Akoma nuk është shumë e qartë se ku dhe kur lindi saktësisht koncepti i doganës për herë të pare.  Adam Smith në veprën e tij të famshme “Pasuria e kombeve” tregon se dogana, si një pagesë e zakonshme detyrimesh, ka ekzistuar qysh prej kohëve që nuk mbahen mend. Vet fjala “doganë” është me origjinë nga persishtja e vjetër dhe do të thotë “Libër ku shënohen mallrat tranzit”. Ne gjuhën shqipe fjala "doganë" duket se është huazuar nga italishtja "la dogana".

Dogana është një autoritet ose agjensi qeveritare e një vendi që ka për detyrë mbledhjen e detyrimeve të importit si dhe kontrollin e mjeteve dhe mallrave që hyjnë/dalin  në/nga territori doganor i atij vendi. Thuhet që dogana ka ekzistuar që në kohën e Mbretërisë së Vjetër në Egjiptin e Lashtë, rreth viteve 2700-2200 para Krishtit. Gjenden fakte që tregojnë se “drejtuesit e karvanëve, titull ky për një nga postet që i përkiste administratës zyrtare të asaj kohe, i cili ishte përgjegjës për regjistrimin e mallrave që hynin dhe dilnin nga Egjipti, mblidhte bashkë me statistikat edhe detyrimet doganore, duke pasur kështu funksione të ngjashme me ato të një drejtori të përgjithshëm të doganave të sotme”. 

Doganat janë një lloj i tatimit sepse kanë karakteristikat juridike, ekonomike dhe teknike sikurse edhe tatimet. Pra karakteristikë e doganave është dhënia e detyrueshme e në para në bazë të sovranitetit financiar shtetëror, doganat janë tatime indirekte. Si rregull, doganat shtrihen në porte dhe në kufinjtë tokësore, në pikat e kalimit të hekurudhave, në lumenjtë, liqenet e lundrueshme dhe në rrugët ajrore dhe automobilistike. Ngarkesat e drejtuara për në brendësi të doganës në kufi nuk kontrollohen kështu që plotësimi i të gjitha formaliteteve doganore bëhet në brendësi të doganave. Ndërsa taksat doganore janë tatime të tërthorta me anë të të cilave tatohen artikuj që lejohen të futen nëpërmjet kufirit të një territori të caktuar nën kontrollin e e institucionit doganor të një vendi.

Detyrimet doganore janë një lloj i veçantë i taksave indirekte të cilat paguhen me rastin dhe në kohën e kalimit të mallrave nëpër kufirin doganor. Edhe pse në fakt detyrimet doganore paguhen nga personat që sjellin ose nxjerrin mallrat nga territori doganor (importuesit ose eksportuesit), duke qenë se këta të fundit i përfshijnë pagesat për detyrimet doganore si kosto në çmimet e mallrave, në analizë të fundit janë konsumatorët që blenë mallrat e importit që janë pagues të detyrimeve doganore të paguara për ato mallra.

4

Page 5: Detyre Kursi

KREU I

SISTEMI DOGANOR

I. Zhvillimi i sistemit doganor në Shqipëri para dhe pas viteve `90

Në kushtet e krijuara për një kohë të gjatë para ndryshimeve të fillim viteve `90 , shqiptarët ishin plotësisht të bindur se ata ishin i vetmi vend në botë pa tatime dhe taksa. Sigurisht që ne, shqiptarët, paguanim tatime dhe taksa, të cilat ishin të “fshehura” në çmimet e kontrolluara të mallrave dhe shërbimet që ofroheshin nga ndërmarrjet shtetërore. Kjo periudhë e bëri vërtet të vështirë riprezantimin pas një periudhe 50 vjeçare të një sistemi të ri tatimor dhe krijimin e një administrate doganore dhe tatimore efiçente.

Shqipëria vinte nga një periudhë post-komuniste ku sistemi i taksave ishte një utopi. Për këtë arsye rruga më e mirë për të përcaktuar mënyrën e organizimit të sistemit të ri fiskal, do të ishte të merreshin për bazë modelet europiane të organizimit të sistemit fiskal. Kjo përvojë e vendeve të zhvilluara duhej t`i drejtonte politikbërësit drejt krijimit të dy strukturave paralele atë doganore dhe tatimore, sipas specifikave përkatëse duke bërë specifikimet në vjeljen e taksave direkte dhe indirekte. Ajo cfarë duhet theksuar është fakti se megjithëse përvoja europiane mund të ishte lehtësisht e adoptueshme, në atë kohë nuk u mundësua asnjë studim specifik apo planifikim i detajuar strategjik mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të këtyre institucioneve të reja.

U vendos që Administrata Doganore do të vilte gjithçka, pra çdo taksë që ka lidhje me prodhimin dhe konsumin e brëndshëm. Në këtë mënyrë nuk u morën në konsideratë dallimi i vendeve të tjera europiane për diferencimin dhe ndarjen e vjeljes së taksave direkte dhe indirekte dhe në përcaktimin e organeve që do kishin kompetencë vjeljen e tyre. Kështu Administrata Doganore vilte Taksë Doganore për llogari të vet dhe taksat e tjera të importit si Tatimi mbi Qarkullimin (sot TVSH në import) dhe gjithashtu vilte Akcizën në import. Këto të fundit, pra Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe Akciza në import, vileshin për llogari të Administratës Tatimore, ku Administrata Doganore kishte atributet dhe vepronte me cilësinë e Agjentit Tatimor. Edhe sot skema e vjeljes së këtyre taskave është e njëjtë, pa dyshim që është shtuar dhe numri që vjel Administrata Doganore si për llogari të vet ashtu dhe me cilësinë e Agjentit Tatimor. Kështu mund të përmendim:

Akciza, e cila nga data 1 tetor 2012 vilet plotësisht nga Administrata Doganore; TVSH; Taksa e ambalazhit njëpërdorimësh të qelqit dhe plastikës; Taksa e karbonit (benzinë, benzol, naftë); Taksa e qarkullimit të automjetev të huaja;

5

Page 6: Detyre Kursi

II. Administrata Doganore sot

Administrata Doganore është një agjensi e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë në varësi të Ministrisë së Financave që është përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit doganor si dhe një numri dispozitash të tjera që lidhen me levizjen e mallrave dhe mjeteve në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë. Në krye të saj qëndron Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Misioni i Administratës Doganore 

Aktiviteti i sistemit doganor shqiptar mbështetet në tri misionet e tij thelbësorë:

1. Misioni Fiskal

Misioni fiskal është një nga misionet kryesorë të Administratës Doganore. Ky mission konsiston në mbledhjen e taksave doganore të mallrave që importohen në Republikën e Shqipërisë. Në bazë të këtij misioni Administrata Doganore arrin të sigurojë 40 % të të ardhurave të buxhetit të shtetit.

2. Misioni Ekonomik

Si organizëm i rëndësishëm i shtetit, doganat, mbrojnë prodhuesit vendas, dhe stimulojnë importet për sfera të caktuara dhe inkurajon investimet e huaja në vendin tonë. Instrumentat e përdorura nga Administrata Doganore për ato çka përmenda më sipër janë:

- Zbatimi i niveleve të ndryshme të taksave;- Tarifat sezonale për prodhimet bujqësore;- Kontrolli i sistemit të liçencave;

Zbatimi i Legjislacionit të Ri Doganor sipas modelit europian, tek i cili vend të rëndësishëm zënë procedurat doganore për importin, eksportin, tranzitimin e mallrave dhe regjimet ekonomike si ai i lejimit të përkohshëm, i përpunimit aktiv dhe pasiv etj., ka krijuar kushte mjaft të favorshme në zhvillimin dhe shtimin shkëmbimeve tregtare me jashtë si dhe me stimulimin e prodhimit vendas. Administrata Doganore, në përmbushjen e këtij misioni, luan rolin e vëzhguesit ekonomik duke orientuar veprimet dhe politikat e qeverisë shqiptare dhe operatorëve ekonomik pasi është i vetmi grumbulles, përpunues dhe shpërndarës i statistikave të tregtisë së jashtme.

3. Misioni Mbrojtës

Duke patur një mbështetje ligjore të fuqishme, duke qenë e pranishme në pikat e kalimit të kufirit, duke patur nën vëzhgim zonën kufitare si dhe duke mbajtur nën kontroll rrjetin rrugor kombëtar, dogana ka një mission të rëndësishëm mbrojtës që shtrihet në shume fusha:

- Mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe rendit publik;- Mbrojtja e shëndetit publik;- Mbrojtja e pasurisë kulturore kombëtare;- Ruajtja e moralit publik;- Mbrojtja e mjedisit;

6

Page 7: Detyre Kursi

Qëllimet e Administratës Doganore

Në rend të parë të qëllimeve të Administratës Doganore është ruajtja e integritetit ekonomik të vendit. Qëllimet kryesore jane të natyrës:

- Financiare të doganave, me anë të tyre mblidhen mjetet financiare për plotësimin e shpenzimeve shtetërore;

- Ekonomike të doganave, janë mbrojtja e ekonomisë së vendit;

Funksionet e Administratës Doganore

- Të mbrojë nivelin e arritur si dhe strukturën e zhvillimit ekonomik;- Të mbrojnë situatën e caktuar të bilancit të pagesave sipas bilancit të pagesave, nëpërmjet bilancit

tregtar;- Të rregullojë strukturën e nevojshme të importit; - Të shpërndajë akumulimin ndërmjet prodhuesve, degëve dhe rajoneve të ndryshme;

Përgjegjësitë e Administratës Doganore

Autoritetet doganore janë përgjegjëse për kryerjen e të gjitha veprimeve me mallrat në hyrje dhe në dalje të territorit doganor shqipëtar. Gjithashtu autoritetet doganore janë përgjegjëse për verifikimin dhe vjeljen e detyrimeve doganore që duhen të paguhen, parandalimin, verifikimin dhe luftën ndaj veprimtaisë së kontrabandë, shkeljeve dhe trafikimit të paligjshëm të mallrave të ndaluara si dhe për detyra të tjera të ngarkuara nga akte nënligjore.

Vizioni i Administratës Doganore

Vizioni i Administratës Doganore Shqiptare duhet të jetë:

- në harmoni të plotë me standardet dhe praktikat më të mira të BE;- një institucion publik modern, profesional, i paanshëm, i ndershëm, i besueshëm dhe i

pakorruptuar;- një partner mbështeës i komunitetit tregtar dhe ruajtës efikas i shoqërisë dhe zinxhirit të furnizimit;

III. Organizimi i Administratës Doganore7

Page 8: Detyre Kursi

Në nenin 9 të Kodit Doganor shprehet se: “Administrata doganore përbëhet nga Drejtoria e Përgjithshme, nga drejtoritë rajonale dhe nga degët doganore. Ajo varet nga Ministria e Financave dhe është nën mbikëqyrjen e saj”.

Bazuar në strukturën e re organike, aktualisht funksionojnë 3 Drejtori Rajonale, të cilat janë nën varësinë e Drejtorisë së Përgjithshmë. Këto drejtori kanë si detyrë kryesorë ushtirmine kontrollit dhe mbikqyrjes mbi degët doganore që kanë nën varësi.

8

Figura 1: Organizimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave

Page 9: Detyre Kursi

IV.

Elementët doganorë – Terminologjia doganore

1. Territori doganor - përfshin territorin tokësor, ujerat territoriale, ujerat e brendshme dhe hapësirën ajrore te Republikës se Shqipërisë. 2. Vija doganore - përbëhet nga bregdeti, brigjet e liqeneve e te lumenjve kufitare dhe nga kufijtë tokësore me shtetet e tjerë. 3. Administrate doganore - struktura organike e autoriteteve doganore. 4. Zyre doganore - çdo zyre ne te cilën mund te kryhen te gjitha ose një pjese e formaliteteve qe parashikon legjislacioni doganor. 5. Vendim - çdo akt zyrtar i autoriteteve doganore qe ka te beje me normativat doganore qe rregullojnë një çështje te caktuar, i cili ka pasoja ligjore për një ose disa persona te caktuar ose te identifikueshëm. 6. Status doganor - statusi i mallrave te kategorizuara si mallra shqiptare ose jo shqiptare.

9

Figura 2: Degët Doganore

Page 10: Detyre Kursi

9. Borxh doganor - detyrimi qe ka një person për te paguar shumën e detyrimeve te importit (borxh doganor importi) ose shumën e detyrimeve te eksportit (borxh doganor eksporti), qe zbatohen për mallra te caktuara sipas dispozitave ne fuqi ne Republikën e Shqipërisë. 10. Detyrime importi - detyrimet doganore dhe taksa te tjera qe kane efekt te njëjtë me detyrimet doganore qe duhen paguar ne importimin e mallrave. 11. Detyrime eksporti - detyrimet doganore dhe taksa te tjera qe kane efekt te njëjtë me detyrimet doganore qe duhen paguar ne eksportimin e mallrave12. Debitor - çdo person qe ka një borxh doganor për te paguar. 13. Destinacion doganor i mallrave do te thotë: a) vendosja e mallrave nen një regjim doganor; b) hyrja e tyre ne një zone te lire ose ne një magazine te lire; c) rieksportimi i tyre nga territori doganor i Republikës se Shqipërisë; d) asgjësimi i tyre; e) braktisja dhe kalimi i tyre ne favor te buxhetit te shtetit; 14. Regjim doganor do te thotë: a) vënia ne qarkullim te lire; b) transiti; c) magazinimi doganor; d) përpunimi aktiv; e) përpunimi nen kontroll doganor; f) lejimi i përkohshëm; g) përpunimi pasiv; h) eksportimi. 15. Deklarim ne dogane - akti me te cilin një person shpreh, ne format dhe mënyrat e caktuara, vullnetin për te vendosur mallrat nen një regjim te caktuar doganor. 16. Date e pranimit te deklarimit ne dogane - çasti kur behet deklarimi ne dogane dhe pranohet nga zyra doganore. 17. Deklarues - personi qe bën deklarimin ne dogane ne emrin e vet, ose personi ne emër te te cilit behet deklarimi ne dogane. 18. Paraqitje e mallrave ne dogane - njoftimi i autoriteteve doganore, ne mënyrën e parashikuar, për mbërritjen e mallrave ne zyrën doganore ose ne një vend te caktuar ose te miratuar prej autoriteteve doganore. 19. Çlirim i mallrave - akti, me ane te te cilit autoritetet doganore e bëjnë një mall te disponueshem për qëllimet e parashikuara nga regjimi doganor, te cilit ai mall i ishte nënshtruar. 20. Zona doganore përfshin atë pjese te territorit doganor ku veprojnë autoritetet doganore si dhe te gjitha zonat ku këto autoritete ushtrojnë kontroll ose mbikëqyrje doganore.

KREU II

10

Page 11: Detyre Kursi

IMPORTI DHE EKSPORTI. REGJIMET DOGANORE

I. Akciza, TVSH, Importi, Eksporti

Akcizat përfaqësojnë tatime me nivele të larta tarifore mbi konsumin e një kategorie të caktuar mallrash. Zakonisht akcizat aplikohen mbi produktet e dëmshme për shëndetin, mallrat që ndotin ambientin dhe mallrat e luksit. “Produkte që i nënshtrohen akcizës” janë:

a. produktet energjetike dhe pijet freskuese; b. alkooli dhe pijet alkoolike; c. produktet e duhanit; d. nënproduktet e naftës; e. kafeja; f. artikujt e kozmetikës;

Për mallrat e akcizës detyrimi i akcizës lind në momentin e hedhjes së mallit për konsum në territor . Deklarimi i akcizës bëhet nga:

a) depozituesi i miratuar;b) pritësi i regjistruar; c) dërguesi i regjistruar;

d) përfaqësuesi fiskal;

Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) është një formë e tatimit të konsumit. Nga prespektiva e blerësit, ajo është një taksi mbi cmimin e blerjes. Nga ajo e shitësit, kjo është një taksë e vetme mbi vlerën e shtuar për një product, material ose shërbim, ne fazën e prodhimit e tij ose të shpërndarjes. Prodhuesi i paguan qeverisë diferencën mes këtyre dy shumave dhe mban pjesën tjetër për vete për të kompensuar tatimin e paguar më parë për imputet. Strategjia e reformimit të sistemit tatimor u bazua në disa elementë thelbësor lidhur me TVSH : sistem TVSH me bazë të gjerë dhe normë standarte 20 % (me një normë të reduktuar 10 % ), si dhe një prag përjashtimi “brenda normales” për bizneset e vogla.

Importi. Bazuar në ligjin nr. 7928, datë 27.04.1995 “Për tatimin mbi vleren e shtuar” i ndryshuar, përjashtimi nga TVSH-ja zbatohet kur kemi të bëjmë me:

import të mallrave në regjimin transit; import të mallrave të deklaruara nën regjimin e lejimit të përkohshëm; import të mallrave në regjim aktiv; import të mallrave dhe shërbimeve që lidhen me realizimin e fazave të kërkimit dhe zhvillimit të

operacioneve hidrokarbure, të kryera nga kontraktoret apo nënkontraktorët; importi i kafshëve të gjalla të racës, të ardhura nga donatorët të ndryshëm; importi i mallrave të ardhura nga NATO; importi i mjeteve të cilat ndihmojnë në integrimin në jetë të invalidëve.

11

Page 12: Detyre Kursi

 Eksporti. TVSH zbatohet në masen zero përqind për mallra që eksportohen nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Dokumentet që duhen paraqitur në doganë për importimin dhe eksoprtimin e mallrave, në bazë të neneve 142 dhe 145 të vkm nr 205 datë 13.04.1999 “Për miratimin e dispozitave zbatuese të Kodit Doganor ”, i ndryshuar, janë si më poshtë :

a. Deklaratë doganore; b. Fatura; c. Dokumente transporti; d. Paking listë; e. Dokumentet e nevojshme për zbatimin e regjimit tarifor preferencial ose çdo masë tjetër për të

cilën nuk zbatohen rregullat normative të zbatueshme për mallrat e deklaruara; f. Dokumenetet e nevojshme për zbatimin e masave të politikave tregtare dhe ligjeve të tjera që

rregullojnë eksportimin e mallrave.

II. Regjimet Doganore

Duke u bazuar në llojet regjimeve doganore të parashikuara nga neni 84 deri në nenin 180 të VKM nr.205 datë 13.04.1999 “Për miratimin e dispozitave zbatuese të Kodit Doganor” mund ti klasifikojmë si më poshtë :

1. Vënia në qarkullim të lirë. Mallrat e vendosura në qarkullim të lirë, me një nivel të reduktuar ose zero të detyrimeve të importit, për arsye të përdorimit të veçantë të tyre, do të mbeten nën mbikëqyrjen doganore. Kjo mbikëqyrje përfundon kur kushtet për përfitimin e nivelit të reduktuar ose zero të detyrimeve pushojnë së ekzistuari, kur mallrat eksportohen ose shkatërrohen, ose kur lejohet përdorimi i mallrave për qëllime të ndryshme nga ato të parashikuara për zbatimin e nivelit të reduktuar ose zero të detyrimit, me kusht që të paguhen detyrimet përkatëse.

2. Regjimi i lejimit të përkohshëm bën të mundur në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet e importit dhe pa iu nënshtruar masave të politikave tregtare, të mallrave jo-shqiptare të destinuara për t’u rieksportuar, pa pësuar ndryshime, përveç

zhvleftësimit normal për shkak të përdorimit të tyre. 3. Regjimi i përpunimit aktiv i referohet një proçedure doganore ku mallrat e importuara drejt

Shqipërisë, ose me origjinë shqiptare, janë të prodhuar ose përpunuar dhe pastaj ri-eksportuar nga Shqipëria në formën e produktit kompensues. Regjimi i i përpunimit aktiv i lejon prodhuesit importimin e lëndëve të para ose gjysmë-produkteve të përpunuara, të përjashtuara plotësisht ose pjesërisht nga taksat doganore, si dhe për prodhimin / proçesin dhe ri-eksportin e produkteve kompensuese të përfunduara. Produkti origjinal i importuar mund ose nuk mund të jenë  i dallueshëm nga produkti përfundimtar.

12

Page 13: Detyre Kursi

4. Regjimi i përpunimit pasiv lejon që mallrat shqiptare të eksportohen përkohësisht ngaterritori doganor i Republikës së Shqipërisë, me qëllim që t’u nënshtrohen operacioneve përpunuese dhe produktet që dalin si rezultat i këtyre operacioneve të vendosen në qarkullim të lirë me përjashtim të plotë ose të

pjesshëm nga detyrimet e importit. 5. Rregjimi i Magazinimit lejon ruajtjen në një magazinë me porosi të:

1. mallrave jo shqiptare nuk i nënshtrohen detyrimeve doganore;2. mallrat shqiptare, kur dispozitat në fuqi, në rastet e depozitimit të tyre në dogana, kërkojnë

zbatimin e masave në lidhje me eksportin e këtyre mallrave.

Një magazinë doganore mund të jetë publike ose private:

a. Magazina publike janë përdorur për të ruajtur mallrat nga çdo person i interesuar.

b. Magazina private janë përdorur për të ruajtur mallrat vetëm nga operatorët depozitues.

6. Regjimi i tranzitit lejon lëvizjen nga një pikë në tjetrën, brenda territorit doganor të Republikës

së Shqipërisë: – të mallrave jo-shqiptare, pa ia nënshtruar këto mallra detyrimeve të importit dhedetyrimeve të tjera ose

masave të politikës tregtare; – të mallrave shqiptare, të cilat u nënshtrohen masave për eksportimin e tyre drejt vendeve të tjera dhe

për të cilat janë kryer formalitetet përkatëse doganore për eksport.

Regjimi i tranzitit zbatohet mbi mallrat që kalojnë nëpër territorin e një vendi tjetër, vetëm në qoftë se:

a) një gjë e tillë është parashikuar në një marrëveshje ndërkombëtare;b) transportimi i mallrave nëpër atë vend mbulohet nga një dokument transporti i vetëm, i hartuar në

territorin doganor të Republikës së Shqipërisë.

7. Përpunimi nën kontroll doganor lejon importin pa detyrime doganore të mallrave me origjine jo-shqiptare, përdorimin e tyre në operacione që e ndryshojnë natyrën ose gjendjen e mallrave dhe vendosjen në qarkullim të lirë të produkteve të përftuara si pasojë e këtyre operacioneve, kundrejt pagesës se detyrimeve përkatëse të importit.

KREU III13

Page 14: Detyre Kursi

DETYRIMET DOGANORE

I. Kuptimi për detyrimet doganore 

Detyrimet doganore janë një lloj i veçantë i taksave indirekte të cilat paguhen me rastin dhe në kohën e kalimit të mallrave nëpër kufirin doganor. Edhe pse në fakt detyrimet doganore paguhen nga personat që sjellin ose nxjerrin mallrat nga territori doganor (importuesit ose eksportuesit), duke qenë se këta të fundit i përfshijnë pagesat për detyrimet doganore si kosto në çmimet e mallrave, në analizë të fundit janë konsumatorët që blenë mallrat e importit që janë pagues të detyrimeve doganore të paguara për ato mallra. Është pikërisht kjo arsyeja që detyrimet doganore klasifikohen në grupin e taksave të tërthorta ose indirekte.

Origjina e detyrimeve doganore

Detyrimet doganore janë taksat më të vjetra që janë mbledhur historikisht. Ato kanë lindur, siç tregojnë edhe faktet historike, qysh në rendin skllavopronar, por zhvillimin dhe peshën e duhur ato e morën në fazën e dytë të zhvillimit të marrëdhënieve feudale dhe sidomos fazën e parë të zhvillimit të marrëdhënieve kapitaliste.

Natyra dhe roli i detyrimeve doganore nuk ka qenë i njëjtë në të gjitha periudhat e zhvillimit historik. Duke filluar nga shekulli XV kur roli i tyre filloi të marrë rëndësinë që përcjell edhe sot e deri në shekullin XVIII roli i detyrimeve doganore përqëndrohej në rregullimin e bilancit tregtar të vendit, me qëllimin për të siguruar futjen e arit në vendn që në atë kohë konsiderohej si e vetmja pasuri. Kjo ishte pasojë e mbizotërimit në atë kohë të teorive dhe politikave merkantiliste në ekonomi.

Gjatë gjithë kësaj kohe mbizotëruan detyrimet doganore që synonin mbrojtjen e prodhimit vendas dhe për këtë arsye ajo periudhë mund të quhet edhe periudha proteksionizmit në doganë. Në shekullin XIX gjithmonë e më tepër filluan të zenë vend idetë e Adam Smithit për tregtine e lirë, duke ndryshuar edhe qëllimin për të cilin vazhdonin të mblidheshin detyrimet doganore. Tashmë ato filluan të konceptoheshin jo më si një pengesë për futjen e mallrave të huaja në tregun e brendshëm por si një mjet për të mbledhur të ardhura për financat publike, duke profilizuar kështu rolin fiskal të detyrimeve doganore.

Në prag të shekullit XX dhe sidomos në dekadat e para të tij, filloi të ridimesionohet roli që duhet të luante dogana, duke i dhënë një profil ekonomk, dhe në kuadër të saj edhe vetë detyrimeve doganore, ide kjo që pas Luftës së Dytë Botërore mbështeti gjithë frymën e integrimit ekonomik dhe tregtar që ka arritur kulmin në konceptin e ekonomisë globale dhe shprehjen e vet në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Për sa i përket Shqipërisë për herë të parë detyrimet doganore shfaqet në kohën e sundimit osman në formën e një takse që quhej “zeqati ashir” dhe ka qenë një nga bazat e ndihmesës fetare. Kjo taksë e vendosur mbi mallrat tregtare në masën 1/40 është marrë nga tregtarët vendas dhe në masën 1/10 marrë nga tregtarët e huaj dhe ka qenë e ndarë në 4 lloje: import, eksport, konsum dhe tranzit. Në ditët e sotme, kur liberalizimi dhe integrimi po i zënë vendin proteksionizmit, dogana ka marrë një rol të ri që ka të bëjë me : lehtësimin e tregtisë dhe mbrojtjen e komunitetit.

Proteksionizmi dhe liberalizmi

14

Page 15: Detyre Kursi

Detyrimet doganore dhe kufizimet sasiore në import ose eksport përbëjnë ato që shpesh quhen instrumenta të politikës tregtare. Nëpërmjet zbatimit të detyrimeve doganore dhe/ose të kufizimeve sasiore në import, çdo vend kërkon të rregullojë fluksin e mallrave të importuar në tregun e vet duke rritur në këtë treg ofertën e mallrave me çmime më pak konkurruese se ato të mallrave të ofruara nga prodhimi kombëtar në tregun e brendshëm, gjë që ndikon patjetër edhe në krijimin e çmimeve të konsumit në tregun e brendshëm. Në këtë rast thuhet se ky vend kërkon të mbrojë prodhimin kombëtar.

Në qoftë se një mbrojtje e tillë bëhet e nevojshme apo merr njëfarë rëndësie për një vend, atëhere kjo nevojë konkretizohet në hartimin e politikave doganore të ashtuquajtura “proteksioniste”. Proteksionizmi është e kundërta e atij që quhet liberalizëm doganor. Ky i fundit, gjithmonë në lidhje me doganën, nënkupton që shkëmbimet ndërkombëtare të mallrave të kryhen në kushtet e konkurrencës së lirë. Megjithatë, edhe brenda një politike doganore liberale vendosja e detyrimeve doganore në importin e mallrave mund të shërbejë për vendosjen e kushteve të drejta të konkurrencës duke mbrojtur prodhimin vendas nga konkurrenca e ndërkombëtare në rastet kur kjo konkurrencë është shtrembëruar për arsye se ndërmarrjet e brendëshme janë të detyruara të përballojnë kosto shtesë në krahasim me ndërmarrjet e vendosura jashtë.

Pavarësisht nga arsyet, vihet re se në këto raste, që përmendëm më lart, jemi përpara një shtrembërimi të lojës së konkurrencës dhe për këtë arsye vendi importues duke vazhduar të ndjekë një politikë liberale në fushën e shkëmbimeve tregtare, është i detyruar, pikërisht për hir të rivendosjes së konkurencës së drejtë, të aplikojë detyrime doganore dhe/ose kufizime sasiore në import, për të mbrojtur ndërmarrjet e veta. Nuk përjashtohen edhe rastet kur detyrime doganore dhe/apo kufizime sasiore të vendosen edhe në eksport, gjë që më tepër sesa me rivendosjen e konkurrencës ka lidhje me mbrojtjen e nevojave lokale të konsumit në raport me një prodhim të caktuar.

II. Llojet e detyrimeve doganore

Siç thamë më lart edhe në kushtet e një politike nga më liberalet, një vend mund të jetë i detyruar të aplikojë detyrime doganore në import apo eksport. Nisur nga qëllimi i vendosjes, mënyra e vjeljes si dhe koha aplikimit, e të tjera kritere mund të bëhen klasifikime të ndryshme të detyrimeve doganore. Lë të shohim disa prej tyre.

Sipas drejtimit të lëvizjes së mallrave

Nisur nga drejtimi sipas të cilit lëvizin mallrat, hyjnë apo dalin nga territori doganor, mund të kemi:

a. Detyrime doganore të importit që vendosen si detyrim për të drejtën e kalimit të kufirit për mallrat që importohen. Niveli i këtyre detyrimeve përcaktohet nga qëllimet ekonomike apo fiskale për të cilat vendosen dhe përfaqëson një nga elementët që formojnë atë që quhet tarifë doganore. Ky lloj detyrimesh doganore është forma më e përhapur që gjendet në të gjitha vendet e botës.

b. Detyrime doganore të eksportit që vendosen si detyrim për të drejtën e kalimit të kufirit për mallrat që eksportohen. Të tilla detyrime mund ti vendosen mallrave kombëtare me ofertë të vogël të cilat janë të kërkuara për konsum lokal (ky është aspekti ekonomik) si dhe mallrave kombëtare me elasticitet të vogël të kërkesës në tregun e jashtëm. Gjithsesi, ekzistenca në ndonjë rast i detyrimeve doganore të eksportit

15

Page 16: Detyre Kursi

përbën gjithmonë një përjashtim nga rregulli i përgjithshëm për të mos vendosur të tilla. Në vendin tonë nuk gjenden të tilla detyrime.

Sipas qëllimit të vendosjes

Qëllimi i detyrimeve doganore fiskale është mbledhja e një pjesë të mjeteve të domosdoshme financiare për të përballuar nevojat shoqërore dhe veprimtarinë e admimnistratës shtetërore. Nisur nga qëllimi për të cilin vendosen, detyrimet doganore ashtu siç kemi parë edhe më lart, ndahen në dy kategori të mëdha:

a. Detyrimet doganore ekonomike, siç kemi treguar edhe më lart synojnë të rivendosin konkurencën që në ndonjëfarë mënyrë mund të jetë shtrembëruar. Detyrimet doganore ekonomike mund të jenë disa llojesh në varësi të qëllimit ekonomik për të cilin janë vendosur. Të tilla janë:

Detyrimet antidumping që mblidhet mbi mallrat e importuara të cilat janë objekt i dumpingut. Me dumping do të kuptojmë çdo rast kur mallra të huaja importohen në një vend me një çmim shumë më të ulët se çmimi i tyre konkurues në vendin dhe kohën e eksportimit, dhe në qoftë se një import i tillë dëmton ose mund të dëmtojë prodhimin vendas të mallrave të tillë ose zhvillimin e këtij prodhimi. Siç kemi treguar më lart kjo lloj takse ka karakter të theksuar ekonomik sepse synon të rivendosë konkurencën e shtembëruar.

Detyrime kundërbalancuese me të cilat kuptohet një lloj i veçantë takse që mblidhet për qëllime të kundërbalancimit të subvencioneve që mund të jenë, dhënë drejtpërdrejt ose jo, për krijimin, prodhimin apo eksportimin e mallrave të caktuar. Ka karakter ekonomik dhe synon të rregullojë konkurrencën e shtrembëruar nga subvencionet.

Detyrime kundërpërgjegjëse me të cilat kuptohen mbidetyrime që u shtohen niveleve normale, ose sipas rastit, që vendosin një taksë të veçantë për mallrat që nuk janë objekt i detyrimeve doganore në përputhje me tarifën doganore, të cilat vendosen për një periudhë të caktuar si kundërpërgjigje ekonomike kundrejt mallrave që importohen nga një vend i cili e diskriminon vendin importues në marrëdhëniet ekonomike.

b. Detyrime doganore sezonale që vendosen për një periudhë të caktuar të vitit e që mblidhen për importimin e të gjitha mallrave të një natyre të caktuar pavarësisht nga vendi prej nga vijnë apo kanë origjinën. Vendoset zakonisht për prodhimet bujqësore apo blegtorale dhe është shprehje e një politike të kulluar “proteksioniste”.

Sipas mënyrës së llogaritjes

Përqindjet apo shumat monetare fikse mbi të cilat mbështetet përkatësisht llogaritja e detyrimeve doganore quhen nivele të detyrimeve doganore.Tani le të shohim tani se si mund të klasifikohen detyrimet që mblidhen në doganë, nga pikënpamja e mënyrës së llogaritjes. Mund të bëhet ky klasifikim:

a. Detyrime ad valorem (sipas vlerës) të cilat llogariten në një përqindje të caktuar në tarifën doganore ndaj vlerës doganore të mallrave që taksohen. Detyra e doganës, në rastet kur zbatohen detyrime ad valorem është të shqyrtojë nëse vlera doganore e mallrave është përcaktuar në përputhje me rregullat e parashikuara për këtë qëllim.

16

Page 17: Detyre Kursi

b. Detyrime specifike, të cilat llogariten sipas një shume monetare fikse, të caktuar në tarifën doganore për çdo njësi të sasisë së mallrave që taksohen. Njësia mund të jetë e masës apo vëllimit, nuk përjashtohet mundësia edhe në copë. Në këtë mënyrë llogaritja e këtyre lloj detyrimeve bazohet mbi operacione numërimi, peshimi ose matjeje duke dhënë rezultate të fiksuara dhe të pandryshueshme për një lloj të caktuar mallrash.

Nga pikëpamja e origjinës kjo lloj takse është më e lashtë se detyrime sipas vlerës. Ajo është shprehje e parimit të barazisë horizontale sipas të cilit mallrat e të njëjtit lloj taksohen në të njëjtën masë absolute pavarësisht nga vlerat që mund të jenë ekstremisht të ndryshme.

8. Detyrime të kombinuara që konsistojnë në zbatimn e kombinuar të detyrimeve ad valorem dhe atyre specifike.

Sipas së drejtës së nxjerrjes

Në këtë rast dallojmë:

1. Detyrimet doganore autonome nuk kushtëzohen nga ndonjë marrëveshje ndërkombëtare dy ose shumëpalëshe në fushën e shkëmbimit të mallrave. Këto lloj detyrimesh vendosen sipas nevojave që ka vendi në një periudhë të caktuar dhe formojnë atë që mund të quhet “tarifa normale”.

2. Detyrimet doganore konvencionale janë të kushtëzuara gjithmonë nga marrëveshjet që mund të ketë një vend i caktuar me vende të tjera në nivel dy ose shumëpalësh. Ato asnjëherë nuk mund të vendosen dhe të ndryshohen në mënyrë të njëanshme. Shembuj detyrimesh të tilla janë ato që zbatohen në të ashtuquajtura Zona të Tregtisë së Lirë.

Sipas lartësisë së nivelit

Detyrimet doganore mund të dallohen edhe nëse për të njëjtin pozicion tarifor në nomenklaturë kemi më tepër se një nivel takse. Në këto raste dallojmë ato që quhen:

a. Detyrimet normale janë ato të cilave u korespondon ai nivel takse që zbatohet normalisht për taksimin e mallrave që shkëmbehen ndërmjet vendeve që nuk kanë lidhje të ngushta dhe të vazhdueshme tregtare. Në këto raste niveli i taksës është më i larti, sepse synojnë pengimin e futjes së mallrave nga tregje jo shumë miqsorë. Të tilla mund të jenë vetëm detyrimet jokonvencionale.

b. Detyrimet preferenciale janë detyrimet që zbatohen në nivele të ndryshme, gjithmonë më të ulëta, se ato normalet si një favor që mund ti jepet një vendi tjetër me të cilën marrëdhëniet tregtare janë të ngushta dhe të vazhdueshme duke i krijuar mundësinë mallrave të atij vendi për të hyrë më lehtësisht në tregun e vendit që ka dhënë preferencat. Preferencat mund të jenë reciproke, në nivel dy ose edhe shumëpalësh, ose të një anshme. Forma më e lartë dhënies së preferencave në nivel shumëpalësh është arritur me të ashtuquajturin Sistemin e Përgjithshëm të Preferencave te percaktura në kodin doganor të një shteti.

17

Page 18: Detyre Kursi

KREU IVMSA-ja DHE E ARDHMJA E DOGANAVE

I. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit Në zbatim të marreveshjeve të tregtisë së lirë, Shqipëria zbaton Tarifa Preferenciale Importi me vëndet e marrëveshjes CEFTA, EFTA, Bashkimin Evropian dhe Turqinë. Për produktet industriale (kapitujt 25-97 të Nomenklaturës së klasifikimit të Mallrave) këto tarifa janë 0%, ndërsa për produktet bujqësore në përputhje me përcaktimet në marrëveshjet përkatëse.

Veçanërisht tek Marrëveshja e Stabilizim Asocimit thuhet se : “Komuniteti dhe Shqipëria do të vendosin gradualisht një zonë të tregtisë së lirë gjatë një periudhe maksimumi dhjetëvjeçare duke nisur nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshjeje, në përputhje me dispozitat e kësaj Marrëveshjeje dhe në përputhje me dispozitat e GATT 1994 dhe të OBT.”Për çdo produkt, tarifa bazë mbi të cilin zbatohen reduktimet pasuese të vendosura në këtë marrëveshje, është tarifa që faktikisht zbatohet erga omnes ditën para nënshkrimit të saj. Tarifat e reduktuara që zbatohen nga Shqipëria, të llogaritura ashtu siç parashikohet në të dhe rrumbullakosen në numra të plotë duke përdorur parime aritmetike të zakonshme.

Si rrjedhojë, të gjithë numrat që kanë 50 ose më pak pas presjes dhjetore, rrumbullakosen në zbritje drejt numrit të plotë më të afërt, dhe të gjitha numrat që kanë më shumë se 50 pas presjes dhjetore, rrumbullakosen në ngjitje të numrit të plotë më të afërt. Tregtia ndërmjet palëve të produkteve të përcaktuara nga Traktati themelues i Komunitetit Europian të Energjisë Atomike do të zhvillohet në përputhje me dispozitat e atij Traktati.

Detyrimet doganore për importet dhe kufizimet sasiore për importet drejt Komunitetit të produkteve që e kanë origjinën në Shqipëri, shfuqizohen me hyrjen në fuqi të të marrëveshjes. Komuniteti dhe Shqipëria, me hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, shfuqizojnë në tregtinë ndërmjet tyre çdo detyrim që ka efekt të barabartë me detyrimet doganore për importet.

II. E ardhmja e doganave

Pas shumë vitesh kur të realizohet ëndrra jonë europiane sipas ligjeve europiane do të realizohet edhe ajo që quhet liria e qarkullimit të mallrave e cila përfshin :

Bashkim doganor (eleminim I kufijve dhe detyrimeve doganore ); Harmonizimi dhe njohja reciproke e standarteve dhe rregullave; Harmonizimi i tatimeve dhe taksave; Eleminimi i masave kufizuese ekuivalente me taksat; Eliminimi masave kufizuese sasiore;

18

Page 19: Detyre Kursi

Në bazë të nenit 23 të Traktatit të Komunitetit Europian parshikohet: “Komuniteti bazohet në një bashkim doganor që përfshin tërësinë e shkëmbimeve të mallrave dhe sjell heqjen mes shteteve anëtare të taksave doganore të importit dhe eksportit dhe të çdo lloj detyrimi të të njëjtit efekt , përdorimin e një tarife doganore të përbashkët në raport me vendet e treta”.

Rruga drejt BE ka vazhduar edhe me ratifikim e Memorandumit tw Mirwkuptimit ndwrmjet Bashkimit Europian dhe Republikws sw Shqipwrisw nw lidhje me programin e BE-sw “Doganat 2013”.

Pas hyrjes në BE, Shqipëria duhet të zbatojë, ashtu si dhe vendet e tjera anëtare, “Kodin Doganor Komunitar” e cili u hartua si zbatim i një legjislacioni të përbashkët doganor në territorin doganor të Komunitetit, me rregulloren 2913/92 të Këshillit të 12 tetorit 1992. Pra, do të kemi ndryshime rrënjësorë në sistemin doganor dhe me detyrimet doganore.

19

Page 20: Detyre Kursi

PËRFUNDIMET

Dogana ka rëndësi të madhe për procesin e barazpeshës në treg dhe për stabilitetin e çmineve ashtu siç është edhe instrument për harmonizimin e sistemit ekonomik të vendit. Ngarkesat e doganave ndihmojnë ruajtjen e stabilitetit të tregut vendor, i japin përparësi prodhimeve vendase, ndërsa nëpërmjet lehtësirave doganore që eksportohen stimulohet shtimi i prodhimit vendas dhe qarkullimi i tyre jashtë vendit. Në një këndvështrim tjetër këshillat e mia do të ishin një politikë më agrare, ku subvencionet do i mbështesin fermerët tanë pasi ne historikisht kemi qenë një vend bujqësor, dhe kështu do të konkuronim si një vend agrar dhe jo tregtar.

Gjatë punimit të kësaj detyre kam hasur dhe me problematikat që kanë pasur bizneset, disa grupe qeveritare dhe joqeveritare me ndryshimet që ka pësuar Administrata Doganore. Në një këndvështrim më të ngushtë lidhur dhe me ndryshimet e rëndësishme që kanë ndodhur me doganat gjatë vitit 2013, si dhe përvojën e krijuar nga drejtuesit dhe ekspertët e Administratës Doganore, mund të thuhet me bindje që Administrata Doganore Shqiptare ka bërë progres në drejtimin, organizimin, udhëheqjen, përmbushjen e sfidave dhe realizimin e funksioneve të saj duke u paraqitur gjithmonë e më efektive.

Administrata Doganore Shqiptare ka luajtur një rol të rëndësishëm për verifikim dhe vjeljen e detyrimeve doganore që duhen paguar, parandalimin, verifikimin dhe luftën ndaj veprimtarisë së kontrabandës, shkeljeve dhe trafikut të paligjshëm të mallrave të ndaluara.

Shqipëria i ka hequr detyrimet doganore për import me anë të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me vendet anëtare të Bashkimit.Megjithatë heqja e detyrimeve doganore për produktet agro-ushqimore shqiptare, nuk i jep mundësi prodhuesve që të qarkullojnë mallrat e tyre lirisht në Bashkimin Europian , pasi ka një tërësi rregullash teknike që garantojnë sigurinë ushqimore dhe të drejtën e konsumatorit për të njohur produktin, rregulla që në BE janë të detyrueshme. Pra, nuk do të mjaftonte që prodhimi i një produkti ushqimor të ketë cilësi, por që prodhuesi dhe shteti shqiptar duhet të plotësojë kushtet e Bashkimit Europian për sigurinë ushqimore dhe monitorimin e garantimin të tyre, mungesa e të cilave kthehet praktikisht në pengesa për eksport.

Mund të them që Doganat Shqiptare janë në rrugë të mbarë e pasi me datë 20.12.2012 Shqipëria ratifikoi Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Bashkimin Europian në lidhje më pjesëmarrjen e Shipërisë në programin e Komunitetit për “Doganat 2013”. Si përfundim mund të them se doganat duke qene edhe pararojë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, janë në rrugën e duhur për arritjen e qëllimeve dhe misioneve të saj.

20

Page 21: Detyre Kursi

BIBLIOGRAFIA

Gjyli, Kristaq. Shkenca e Financave dhe E Drejta Financiare. Tiranë: Ombra GVG, 2009;

Zajmi, Iva, Tregu i Përbashkët Europian, botimi i dytë. Tiranë: Ombra GVG, 2010;

Codice Breve dell’Unione Europea, Editio Monitor 2009;

Dervishi, Shaban. Qytetërimet e para. Tiranë: SHBLU, 2008;

Bejko, Sadik. Qytetërime të mëdha. Tiranë: Onufri, 2006;

Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë dhe ndryshimet:

Ligji Nr. 8449, datë 27.01.1999 Për Kodin Doganor në Republikën e Shqiperisë, i ndryshuar;

Ligj Nr. 8473, datë 14.04.1999 Për disa ndryshime në Ligjin Nr. 8449, datë 27.01.1999 Për Kodin Doganor të Republikës së Shqiperisë, i ndryshuar;

Ligj Nr. 8719, datë 19.12.2000 Për një shtesë në Ligjin Për Kodin Doganor të RSH Nr. 8449, datë 27.01.1999, i ndryshuar;

Ligj Nr. 8999, date 30.01.2003 Për një shtesë në Ligjin Për Kodin Doganor te RSH Nr. 8449, date 27.01.1999, i ndryshuar;

http://www.ikub.al;

http://www.dogana.gov.al;

http://www.aida.gov.al;

http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/ligji_nr_8449_dt_27_01_1999_per_kodin_doganor_te_republikes_se_shqiperise_77_1.pdf;

http://www.em-al.org/spaë2/uploads/files/Marreveshja%20e%20Stabilizim%20Asociimit_1.pdf;

http://europa.eu/index_en.htm;

http://www.qbz.gov.al

21