Buletini informativ i SHGPAZ

10
Buletini Informativ PRILL 2014 SHOQATA KOMBËTARE E GRAVE PROFESIONISTE, AFARISTE DHE ZEJTARE Kongresi boteror i grave sipermarrese, nga FCEM & anetaresimi i SHGPAZ 3-6 Prill 2014, Dubrovnik-Kroaci

description

Prill 2014

Transcript of Buletini informativ i SHGPAZ

Page 1: Buletini informativ i SHGPAZ

Buletini Informativ PRILL 2014

SHOQATA KOMBËTARE E GRAVE PROFESIONISTE, AFARISTE DHE ZEJTARE

Kongresi boteror i grave sipermarrese, nga FCEM & anetaresimi i SHGPAZ

3-6 Prill 2014, Dubrovnik-Kroaci

Page 2: Buletini informativ i SHGPAZ

Faqe 2

AKTIVITETET E SHGPAZ - PRILL 2014

1 prill, Zyrat e EBRD Tryeze e rrumbullaket

Hotel Tirana Projekti triple-helix nga OECD

2 prill Hotel Grand-Shkoder Lancimi i projektit Start –W-Shkoder

3 prill, Hotel Tiran Amcham

3-6 prill Dubrovnik Takim i GTF

7 prill-18

Ekspertja Hollandeze Ekspertja Hollandeze e PUM ne SHGPAZ

8 prill Scan Tv Intervist ne Scan TV

Ministria e mireqenies so-ciale dhe rinise

Takim ne Ministrin e MMSR

9 prill AS Interviste ne AS

11 Prill ABA Business Center Diskutim i draft- progres raportiT 2014, per Shqiperine, pergatitur nga Delegacioni Europian

12 prill

Teatri i operas dhe baletit Promovimi i librit “Pasioni I biznesit”

15 Prill Ministria e Jashtme Firmosja e memorandumit te bashkepunimet me Minis-trinë e Jashtme.

18 prill Takim percjellje Rezyme e nje takimi 10 ditor me eksperten hollandeze

26 prill Vila 31 Dita nderkombetare e pronesisë industriale

29 prill EBRD( BERZH) Takim me ekspertet e EBRD dhe sipermarreset e SHGPAZ

Ministria e Inovacionit Takim me shoqerinë civile”Partneritet per nje qeverisje te hapur.

28-30 prill Sky tower Takim i MBB per sipermarreset e reja, “Menaxhimi i Riskut”

30 prill Salla e Bashkise, Fier Fuqizimi ekonomik i gruas – Sfida jonë e përbashkët

Hotel Tirana Edicioni II i forumit te investimeve Shqiperi-Maqedoni

Page 3: Buletini informativ i SHGPAZ

Ne Ballkan, per here te pare, u organizua nga FCEM dhe

GTF, konferenca Gratë Sipermarrese— pune krijuese për

Evropën Juglindore”, si dhe kongresi i boteror i grave

sipermarrese. Ne kete aktivitet moren pjese gra sipermarrese

nga 25 vende te botes; Shqiperia u perfaqesua nga 11 gra

sipermarrese, anetare te SHGPAZ, te cilat paten mundesi

bashkepunimi dhe shkembimi te eksperiencave me sipermarrese nga e gjithe bota.

Çdo vend që ka gra të forta nga ana financiare, detyrimisht ka një shoqëri të fortë dhe një ekonomi të

zhvilluar. Këtë mesazh përcolli edhe ky kuvend botëror i sipërmarrjes femerore. Të përkrahim dhe

mbështesim njëra-tjetrën në zhvillimin e ideve dhe biznesit, pasi vetëm në këtë mënyrë do të kemi të

ardhme, u shpreh Kryetarja e Shoqatës së Grave Profesioniste, Afarsite dhe Zejtare, Flutura Xhabija, në

momentin e pranimit të Shqipërisë si anëtare e FCEM, dhe “ sipermarreset e Ballkanit, do te jen nje TVSH

edhe per vete grate ne biznes ne te gjithe globin .

FCEM, është shoqata pioniere e grave sipërmarrëse në botë.

E themeluar në Francë në vitin 1945, në fund të Luftës së

Dytë Botërore nga Yvonne Foinant; shoqata u përhap shpejt

nga Evropa në te gjithe botën.

Gjatë hapjes së panairit tregtar për gratë e Europës

juglindore, ku ishin pjesemarrese edhe grate artizane nga Shqiperia me produktet e tyre, morën pjesë zv/

Ministri kroat i Sipermarrjes, z. Dazen Pros dhe zv/ministrja e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes së

Shqipërisë, znj.Brunilda Paskali

Faqe 3

Dubrovnik 3-6 prill 2014

Page 4: Buletini informativ i SHGPAZ

Ditën e shtunë 12 prill, në hapësirën e mjedisit të

Teatrit të Operas e Baletit, Tiranë, u zhvillua

ceremonia e promovimit të librit “Pasioni i biznesit”,

botim i parë në llojin e tij nga ana e Qendrës së

Medias Ekonomike dhe Sociale, në bashkëpunim

me Agjensinë Telegrafike Shqiptare, që trajton

analizën e profileve profesionale të 57 grave

shqiptare të suksesshme dhe protagoniste si

sipërmarrëse, veçanërisht në Shqipëri, Kosovë,

Maqedoni e Europë.

Ne ceremoninë e promovimit të librit, realizuar prej

autores dhe organizatores së eventit, znj. Nini Mano, gazetare e ekonomisë, ishin të pranishëm edhe

bashkëpunëtore të realizimit të veprës, miq, dashamirës e përkrahës të nismave të tilla, kryesisht të

realizuara nga ana e grave shqiptare, disa nga protagonistet dhe autoritete të ndryshëm.

Ky libër, me autore znj. Nini Mano, që sheh si bashkëautore disa gazetare shqiptare të fushës së

ekonomisë dhe si protagoniste, gra shqiptare të trevave të ndryshme, të cilat kanë filluar veprimtarinë e

tyre në biznes, menjëherë kryesisht pas viteve ’90, sipas mundësive, konteksteve, sipas përgatitjes

vetjake e rrethanave të ndryshme, për të arritur secila në një hark relativ kohor, rezultate të

rëndësishëm në këtë lëm, është e para vepër që tenton t’i bëjë të njohur publikut shqiptar e atij të huaj,

profilet e grave shqiptare aktive e të suksesshme sidomos në biznesin e mesëm e të madh të

çfarëdolloj fushe, aspekt ky, që deri tani, ndoshta ka qenë edhe jo mjaft i njohur për opinionin publik.

Ndjehem mirë që me disa kolege të mijat, ja dolëm për të bërë të njohur tek publiku forcë, guxim,

këmbëngulje dhe aq shumë dashuri, të këtyre grave të jashtëzakonshme, që kanë sfiduar gjithçka me

punë dhe sakrifica aq të mëdha! Por aq pak të njohura sa duhet në mjedisin tonë shoqëror! Pas të

parit, QMES do të vijojë me botime të tjera për promovimin e sipërmarrëseve në biznes, sipas fushave

dhe kudo ku ka gra shqiptare!” – u shpreh autorja Nini Mano

marre nga; Shqiptraja .com

Faqe4

Promovimi i librit “Pasioni i biznesit”

Page 5: Buletini informativ i SHGPAZ

Faqe 5

Komisioni Evropian për pronësinë intelektuale dhe fallsifikimet

Komisioni Evropian së fundmi ka publikuar statistikat e aktivitetit të luftës kundër fallsifikimeve të cilat tregojnë për një numër sekuestrimesh në zbritje, për fat të mirë, për shkak të masave efikase të adoptuara në këtë sektor nga ligjvënësit. Po bëjmë një përmbledhje të të dhënave kryesore të relacionit të KE, në mënyrë që të japim një kuadër të një fenomeni në interes të ekonomisë së komunitetit.

Në vitin 2012, janë ndaluar nga Doganat evropiane, rreth 40 milion produkte të fallsifikuara. Krahasimi me statistikat e vitit 2011 përbën një të dhënë të rëndësishme. Numri i produkteve të sekuestruara ka zbritur në fakt në krahasim me vitin 2011, në 65%, ndërkohë që numri i sekuestrimeve të kryera nga autoritetet ka mbetur i pandryshueshëm duke kaluar nga 91 000 në vitin 2011 në 90 000 në 2012. Vlera e mallit të zbuluar në vitin 2012, ka qënë gati në 990 milion euro, në krahasim me 1,3 miliard euro në vitin 2011. Produktet kryesore të kategorisë së produkteve të sekuestruara janë ato mjekesore, që kalojnë nga 24% në rreth 12%, si dhe cigaret, qa kanë arritur rreth 30% të produkteve të sekuestruara, duke ndryshuar kështu shifrat e vitit 2011. Sekuestrimet relative të veshjeve kanë patur një rritje duke kaluar nga 4% në 2011 në 8% të vitit 2012. Mbeten në sasi te medha sekuestrimet e kryera në pakot postare, që përbëjnë 70% të sekuestrimeve në total. Ky fenomen ka ardhur si rezultat i rritjes eksponenciale të tregut të veshjeve online, aksesoreve dhe produkteve mjekesore. Këto të fundit përbëjnë vetem 25% të të gjitha pakove postale të sekuestruara nga Doganat. Një fakt i cili përsëri nuk është i habitshem është origjina e mallrave të konfiskuar, por duhet të theksohet se 65 % e produkteve të konfiskuara në fakt vjen nga Kina, ku megjithatë, ka një rënie të lehtë në numrat në krahasim me 70% në vitin 2011 . Vendet Arabe janë në rritje në vendin e dytë me rreth t8 % e produkteve të konfiskuara,ndërsa Hong Kongu bie në rreth 7 %. Një statistikë veçanërisht e konsiderueshme , duke reflektuar nje përpjekje të madhe te privimit të mbajtësve të të drejtave te prones intelektuale në luftën kundër falsifikimit , është numri i konsiderueshëm i rasteve te ndjekuara per ndalim, nga 90 % ne ( 80 % në vitin 2011 ) nga doganat të firmave, ku mallrat janë shkatërruar pas marrëveshjes mes importuesve dhe pronarit të te drejtave të patentës , duke thjeshtuar ” procedurë “apo në vijim krijimi i një veprimi ligjor para Autoriteteve shtetërore përgjegjëse . Një tjetër e dhëne e siguruar direkt nga Komisioni Evropian është e veçantë. Interesi është ende në rritje. Aplikimet e mbikqyrjes doganore te paraqitura nga mbajtësit e të drejtave të pronësisë , jane rritur nga rreth 20,000 në 2011 në 23,000 në vitin 2012 . Ky numër është perfundimisht në rritje në mënyrë të qëndrueshme dhe së bashku me masat e ndryshme qe merren mund te permendim se Shtetet e Bashkuara te Amerikes, jane një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërmjet Autoriteteve doganore dhe pronarëve te te drejtave te Pronesise Intelektuale.

*Senior IP Expert Nga: Albana Laknori

Page 6: Buletini informativ i SHGPAZ

Faqe 6

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim

pritet të rrisë prezencen e saj në vendin tonë

me mbështetje financiare në sektorin privat.

Drejtori i Zyrës së BERZH, për Shqipërinë,

z.Fabio Serri, premtoi gjatë një takimi me

Shoqatën e Grave Profesioniste dhe Afariste, se do të bashkëpunojë me bankat tregtare

në vend për të rritur financimin e grave sipërmarrëse me linja të ndryshme kreditimi. “Po

punojmë me bankat e nivelit të dyte për të hapur një linjë kreditimi vetëm për sipërmarrjet

femerore.

Kjo linjë do të jetë kredi dhe investime ne kapital për sektorin privat. Sipërmarrja femërore

ka nevoje për t’u promovuar dhe mbështetur më shumë, që roli i femrës të jetë më i

madh në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha z.Serri. Edhe pse të pakta në numër, ka disa

sipërmarrje që janë mbështetur nga BERZH, shtoi, kryetarja e SHGPAZ-se, znj.Flutura

Xhabija, dhe se, kjo duhet të fokusohet kryesisht në grante dhe asistencë teknike”.

BERZH ka financuar gjithsej 12 projekte në Shqipëri në vetëm në vitin 2012 , që arrin

në 69 milion euro, 70 për qind e të cilave janë në sektorin privat. Gjatë këtyre viteve

BERZH ka mbështetur edhe sektorin financiar shqiptar, duke siguruar financim afatgjatë

të institucioneve të mikrokredisë me qëllim rritjen e rolit të institucioneve financiare për

kreditimin e tyre për SME-të dhe të përmirësimit të qeverisjes korporative dhe procedurat

e menaxhimit të kredisë.

Takim i grave sipermarrese me Banken Europiane per rindertim dhe zhvillim

Page 7: Buletini informativ i SHGPAZ

Faqe 7

Takimet, b2b dhe analize, me berthamat

Takim Berthama e Hoteleve 04.04.2014, ne Hotel-Bar-Restorant “Vila 3”

Takim- Berthama e Restoranteve ne Restorantin “Miqte e Vjeter”

Takim- Berthama e Parukiereve 30.04.2014, ne Sallon “Beaty Erla”

Takim- Berthama e Mobiliereve 29.04.2014

Page 8: Buletini informativ i SHGPAZ

Foto nga vizitat dhe takimet e Ekspertes Hollandeze, znj. Henny Van Egmon,

Si dhe disa veprimtari lokale te planifikuara, nga filialet e shoqates.

Page 9: Buletini informativ i SHGPAZ

Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia – Shqipëri & Kosovë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Tiranë dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, ka organizuar Forumin e Biznesit dhe Investimeve Maqedoni-Shqipëri, edicioni i dytë ku përfshihet edhe Kosova. Në forum morën pjesë mbi 200 kompani.

Të tre vendet e rajonit, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova janë duke bërë përpjekjet e tyre maksi-male për të rritur bashkëpunimin veçanërisht në fusha që kanë më shumë potencial dhe ku duhet të përqendrohen përpjekjet për të nxitur zhvillimin ekonomik si Investimet e Huaja Direkte, Agro-biznesi dhe Ushqimi dhe pijet.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh gjatë fjalës së tij se, vendet e rajonit tonë kanë nevojë për më shumë bash-këpunim dhe rajoni duhet të shikohet si një treg rajonal in-vestimesh.

“Rajoni ynë duhet të shihet si një treg rajonal inves-timesh. Duhet të çlirohemi nga megalomania jonë ball-kanike, se vendet tona janë më interesantet në botë të për investuar dhe nuk ka tjetër, investitorët i urrejnë burok-racitë dhe duan siguri ligjore. Ne duhet në këtë botë konkurruese, të jemi më bashkëpunues, më praktikë dhe të tërheqin sa më shumë investitorë, në kohën kur vendet tona kanë nevojë për sa më shumë vende pune”, theksoi kryetari i Parlamentit, Ilir Meta.

“Duhet të jemi treg atraktiv për investitorë të mëdhenj apo të vegjël. Ekziston një vullnet politik për zhvillim ekonomik dhe integrimin ekonomik si një platformë të përbashkët, Besoj se të dyja vendet tona kanë se çfarë të shërbejnë, dije, suksese, biznes, dhe ky është forum është një hap shumë i mirë përpara”, u shpreh ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

“Nuk duhet të shtrohen pengesa siç ka ndodhur ndonjëherë. Shqipëria del më përpara me prodhimet bujqësore. Kjo është në interesat e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ftoj investitorët maqe-donas të investojnë në pikat e grumbullimit të prodhimeve bujqësore në Shqipëri. Ne kemi mundësi shumë të mëdha për të dyfishuar shkëmbimet tregtare. Nuk mund të mbetemi në shifrat që na rezultojnë dhe dy vendet të mos jenë antagonistë në shkëmbimet tregtare”, deklaroi ministri i Bu-jqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti në fjalën e tij.

Drejtuesi i Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia – Shqipëri & Kosovë, Fatos Mustafa thotë se ky forum do të shërbejë për të rritur shkëmbimet tregtare, por edhe investimet e huaja. Padyshim që do të shërbejë si pikëtakimi për biznesin e të tria vendeve, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, që do të kenë mundësi të shkëlqyera të ndajnë mes tyre përvojat, por edhe të krijojnë ura bash-këpunimi për të dalë prej tij me marrëveshje konkrete bashkëpunimi.

Faqe 9

Forum për nxitjen e investimeve Maqedoni-Shqipëri

Page 10: Buletini informativ i SHGPAZ

Redaktim & përgatitje përfundimtare msc.Flutura XHABIJA Mblodhi materialet & draftoi Jur.Marjeta MAZNIKU Ndihmoi.Silvana BARCI

Rr.Bogdani, pallati 10 katesh”4 Bimo”, kati 7, ap.45, Tirane-Albania

Tel/+355 4 235 726

[email protected]; [email protected] [email protected]

www.shgpaz.al