Botues - lokalnirazvoj.org · Mendimet, qëndrimet dhe konstatimet apo rekomandimet e dhëna në...
Transcript of Botues - lokalnirazvoj.org · Mendimet, qëndrimet dhe konstatimet apo rekomandimet e dhëna në...
Botues Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial (InTER)
Për botuesin Dragiša Mijačić
Autorë Dragiša Mijačić
Jovana Jakovljević dr Vesela Vlašković
Viti 2017
Studimi është hartuar në kuadër të projektit të financuar me anë të një granti të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, qëndrimet dhe konstatimet apo rekomandimet e dhëna
në tekst i përkasin autorëve, si dhe nuk shprehin detyrimisht qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Qeveritë lokale në veri të Kosovës
KËSHTJELLAT PREJ LETRE
Gusht 2017
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS PËRMBAJTJA
PËRMBAJTJA
1. HYRJE ........................................................................................................................................1
2. QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS: LOJË “MES DY ZJARRESH” 2.1 Hyrje .............................2
2.2 Organet e vetëqeverisjes lokale në veri të Kosovës ....................................................................... 2
2.2.1 Organet lokale në veri të Kosovës gjatë administratës së UNMIK-ut (1999 – 2008) .............. 3
2.2.2 Organet e vetëqeverisjes lokale pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës ................................ 5
2.2.3 Marrëveshja e Brukselit dhe ndryshimet në funksionimin e njësive të vetëqeverisjes lokale në veri të Kosovës ............................................................................................................................. 7
2.3 Konkludim ....................................................................................................................................... 9
3. PUSHTETI LIGJVËNËS DHE EKZEKUTIV NË KOMUNAT NË VERI TË KOSOVËS – RRËSHQITJE E LIRË NË RRETHANA POLITIKE TURBULENTE .......................................................................................... 11
3.1 Hyrje .............................................................................................................................................11
3.2 Puna e kuvendeve komunale në veri të Kosovës .........................................................................12
3.2.1 Dallimet e legjislacionit në raport me sistemin serb .............................................................13
3.3 Zgjedhja dhe përgjegjësitë e kryetarit të komunës në komunat në pjesën veriore të Kosovës ..14
3.4 Konkludim .....................................................................................................................................15
4. PUSHTETET LOKALE NË VERI TË KOSOVËS – KUÇEDRA DYKRENARE NË NJË TRUP ....................... 17
4.1 Hyrje .............................................................................................................................................17
4.2 Analiza krahasuese e ligjeve për vetë-qeverisjen lokale në Serbi dhe në Kosovë .......................17
4.2.1 Organet e njësive të vetë-qeverisjes lokale dhe kompetencat e tyre ....................................17
4.2.2 Organizimi i administratës komunale në Kosovë dhe në Serbi ..............................................19
4.3 Administratat komunale në veri të Kosovës ................................................................................20
4.4 Konkludim .....................................................................................................................................23
5. FINANCIMI I PUSHTETEVE LOKALE NË VERI TË KOSOVËS – VALLJA PA NDALIM .......................... 25
5.1 Hyrje .............................................................................................................................................25
5.2 Sistemi i financimit të komunave në Kosovë ................................................................................25
5.3 Procesi i hartimit të buxhetit komunal .........................................................................................27
5.3.1 Procedurat dhe afatet për hartimin e buxhetit të komunave ...............................................27
5.3.2 Pjesëmarrja e qytetarëve në hartimin e propozim-buxhetit .................................................30
5.3.3 Analiza e buxheteve të komunave në në veri të Kosovës për vitin 2016 ...............................30
5.4.Raportet vjetore financiare dhe të auditimit ...............................................................................31
5.5 Konkludim .....................................................................................................................................33
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS LISTA E SHKURTESAVE
LISTA E SHKURTESAVE KEVL Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale
KPQK Konferenca e Përhershme të Qyteteve dhe Komunave
LVL Ligji për Vetëqeverisje Lokale
NATO North Atlantic Treaty Organization
OKB Kombet e Bashkuara
OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
RFJ Republika Federative të Jugosllavisë
UNMIK United Nations Mission in Kosovo
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS HYRJE
1
1. HYRJE Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut/Kosovës,1 Leposaviqi, Zubin
Potoku dhe Zveçani, përballen me sfida që shkojnë shumë përtej kornizave të pushtetit lokal
kudoqoftë në botë. Për shkak të refuzimit të fuqishëm të zgjidhjeve që u imponuan nga Administrata e
UNMIK-ut, e më vonë edhe nga Qeveria e Kosovës, këto komuna u vunë në qendër të ngjarjeve
politike, para se gjithash me qëllim të integrimit të tyre në rendin kushtetues e juridik të Kosovës. Si
pasojë, në këto komuna është krijuar ajo që quhet “hibrid institucional”, që karakterizohet me
funksionimin e vetëqeverisjes lokale sipas ligjeve të Serbisë, UNMIK-ut dhe Kosovës, në përputhje
me mundësitë në rrethanat e caktuara, si dhe me vullnetin politik të pushteteve lokale.
Përmes këtij studimi, autorët paraqesin një pasqyrim gjithëpërfshirës të ndryshimeve institucionale dhe
funksionimit të pushtetit lokal në veri të Kosovës, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës,
ardhja e misionit të UNMIK-ut e deri më sot. Studimi përbëhet nga katër punime, ku secili për vete
flet për segmente të ndryshme të funksionimit të pushteteve lokale të vëzhguara, në rrethanat
komplekse politiko-institucionale të veriut të Kosovës. Pasi që punimet janë hartuar si tërësi të
posaçme, ekziston mundësia e përsëritjes së gjetjeve dhe qëndrimeve të caktuara. Në punimin e parë,
është paraqitur analiza konceptuale duke iu kthyer ngjarjeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e sistemit
të vetëqeverisjes lokale në veri të Kosovës nga zbarkimi i Misionit të UNMIK-ut e deri më sot. Punimi
i dytë fokusohet tek korniza ligjore, e cila përcakton kompetencat dhe përgjegjësitë e kuvendeve
komunale dhe kryetarëve të komunave. Në punimin e tretë, paraqitet puna e administratave komunale
në veri të Kosovës, derisa punimi i katërt ka të bëjë me financimin e qeverive lokale. Secili punim ka
konkludimet e veta, ashtu që nuk ka përfundim të përgjithshëm për të gjithë studimin. Përveç këtyre,
secilit punim i është dhënë një nëntitull intrigues nga autorët, në mënyrë që të ilustrojë plotësisht
tematikën dhe ndërlikueshmërinë e rrethanave në të cilat funksionojnë pushtetet lokale të vëzhguara.
Studimi është realizuar në kuadër të një projekti të financuar përmes një granti nga Ambasada
Amerikane në Prishtinë. Mendimet, qëndrimet dhe konstatimet apo rekomandimet e dhëna në tekst i
përkasin autorëve, si dhe nuk shprehin detyrimisht qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit.
1 Mitrovica e Veriut është njohur si komunë më vete vetëm pas Marrëveshjes së Brukselit (2013). Në sistemin
serb, kjo komunë ende përdor emrin “Mitrovica e Kosovës”, që ka ekzistuar para luftës.
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS MES DY ZJARRESH
2
2. QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS: LOJË “MES DY ZJARRESH”
2.1 Hyrje Me miratimin e Rezolutës 1244/99 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara,
me të cilën Kosova u vendos nën protektorat ndërkombëtar u krijuan shumë sfida, qoftë pozitive qoftë
negative, të cilat më pas kanë ndikuar në demokratizimin, qeverisjen e mirë dhe zhvillimin socio-
ekonomik të komunave në Kosovë. Shumë prej këtyre sfidave nuk janë zgjidhur deri më sot, ndërsa
ato janë edhe më të theksuara në nivel të qeverisjes lokale në komunat me shumicë serbe në veri të
Kosovës, ku vazhdojnë të interpretohen në mënyra të ndryshme zgjidhjet juridiko-kushtetuese dhe
korniza kushtetuese e njësive të qeverisjes lokale në Kosovë.
Situata u komplikua edhe më tej pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sepse komunat me shumicë
serbe në veri të Kosovës nuk e njihnin legjitimitetin e qeverisë qendrore në Prishtinë. Gjatë kësaj
periudhe janë organizuar zgjedhjet lokale nën sistemin juridik të Serbisë, rezultatet e së cilës nuk i ka
njohur Qeveria e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar. Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit
në prill të vitit 2013 u krijuan kushtet për shpallje të zgjedhjeve për organet e qeverisjes lokale në veri
të Kosovës, me çka këto komuna u vunë nën sistemin juridik dhe kushtetues të Kosovës. Megjithatë,
me këto zgjedhje nuk janë zgjidhur problemet kyçe të funksionimit të organeve lokale me të cilat këto
komuna po përballen që nga koha e ardhjes së misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
Në këtë punim ofrohet një pasqyrë historike e kornizës ligjore që rregulloi funksionimin e organeve
lokale në Kosovë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës dhe vendosja e misionit të
UNMIK-ut e deri më sot, duke u fokusuar në veçanti në funksionimin e komunave me shumicë serbe
në veri të vendit.
2.2 Organet e vetëqeverisjes lokale në veri të Kosovës Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës dhe miratimin e Rezolutës 1244/99 të Këshillit të
Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë u vendos misioni administrativ i
Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë nën emrin UNMIK.2 UNMIK-u ishte përgjegjës për
themelimin e organeve të përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë, si dhe për kontrollimin e punës së
tyre. Si bazë ligjore, UNMIK-u e kishte shfrytëzuar Kushtetutën e Republikës Socialiste Federative të
Jugosllavisë, të vitit 1974.
Miratimi i Rezolutës 1244/99 të përmendur më sipër rezultoi me tërheqjen e organeve shtetërore të
Republikës Federative të Jugosllavisë (RFJ) dhe Republikës së Serbisë të të gjitha niveleve,
posaçërisht në mjediset ku shumicën e popullatës e përbënin shqiptarët. Megjithatë, në trevat me
shumicë serbe nuk ndodhi një gjë e tillë, sepse administrata e RFJ-së dhe Republikës së Serbisë e asaj
kohe (ose një pjesë e administratës) u mbajt në një trajtë të caktuar. Prandaj, komunat në veri të
Kosovës e mbajtën strukturën institucionale, numrin e të punësuarve dhe kontinuitetin ligjor të
komunave nga periudha e paraluftës kur kishin funksionuar nën kornizën ligjore të Republikës së
Serbisë. Përveç kësaj, legjitimimiteti i këtyre institucioneve pasqyrohet edhe në faktin që RFJ apo
2 UNMIK – Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS MES DY ZJARRESH
3
Republika e Serbisë kurrë nuk kanë miratuar ndonjë dokument që ligjërisht do t’i pezullonte organet
shtetërore në Kosovë (përfshirë komunat, por edhe organizatat dhe institucionet tjera, përfshirë
ndërmarrjet publike, shtetërore dhe shoqërore) dhe do t’i vendoste ato nën ingerencat e UNMIK-ut.
Ndërkohë komuniteti ndërkombëtar dhe organet qendrore në Kosovë, në të cilat dominonin shqiptarët
e të cilave serbët kryesisht nuk ia njihnin legjitimitetin, i hynë procesit të formësimit të kornizës
ligjore dhe institucionale brenda së cilit më vonë do të funksiononin organet lokale qeverisëse në
Kosovë. Gjeneza e procesit të zhvillimit të kornizës institucionale dhe ligjore të organeve lokale të
vetëqeverisjes në Kosovë mund të ndahet në dy periudhat në vijim:
1. Periudha e ndërtimit të kornizës ligjore dhe institucionale gjatë misionit të UNMIK-ut, nga viti
1999 deri në 2008;
2. Periudha e ndërtimit të kornizës ligjore dhe institucionale pas shpalljes së pavarësisë së
Kosovës, nga viti 2008 deri më sot.
Organet e vetëqeverisjes lokale me shumicë serbe në veri të Kosovës kryesisht nuk kanë marrë pjesë
në këtë proces, e as në praktikë nuk i kanë implementuar zgjidhjet ligjore dhe institucionale të cilat
janë imponuar nga komuniteti ndërkombëtar, por kanë vazhduar të funksionojnë brenda kornizës
ligjore të Serbisë për aq sa ka qenë e mundur, duke e krijuar një sistem ‘hibrid’3 institucional i cili
është unik për funksionimin e organeve lokale në veri të Kosovës.
Situata me organet lokale në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës ndërlikohet edhe më tej
pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kur këto komuna ndërpresin çdo formë të bashkëpunimit me
qeverinë qendrore në Kosovë. Megjithatë, situata ndryshon bindshëm pas nënshkrimit të Marrëveshjes
së Brukselit në vitin 2013, kur falë presionit të komunitetit ndërkombëtar Qeveria e Serbisë pajtohet që
të shpërbëjë kuvendet komunale dhe të vendosë masa të përkohshme në organet lokale që
funksionojnë në kuadër të ligjeve të Serbisë. Atëbotë për herë të parë u organizuan zgjedhjet për
kuvende komunale në bazë të ligjeve të Kosovës në tërë territorin e Kosovës, përfshirë komunat me
shumicë serbe në veri të Kosovës (Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan).
Në vijim janë përshkruar epokat e zhvillimit të institucioneve lokale nga viti 1999 deri më sot.
2.2.1 Organet lokale në veri të Kosovës gjatë administratës së UNMIK-ut (1999 – 2008) Me nënshkrimin e marrëveshjes ushtarako-teknike të datës 9 qershor 1999 përfundoi fushata ajrore e
NATO-s4 kundër RFJ-së. Me Marrëveshjen e Kumanovës u krijuan kushtet për miratimin e Rezolutës
1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, gjë që u ndodhi ditën në vijim.
Me këtë Rezolutë, OKB … autorizoi Sekretarin e Përgjithshëm që, me ndihmën e organizatave
ndërkombëtare relevante, të punojë në krijimin e një pranie civile ndërkombëtare në Kosovë, për të
krijuar organet e përkohshme nën ombrellën e së cilave qytetarët e Kosovës do të mund të gëzojnë
autonomi substanciale brenda RFJ-së, e të cilat do të përbëjnë organe të qeverisjes së përkohshme
deri në krijimin e institucioneve demokratike vetëqeverisëse të cilat do të sigurojnë kushte për jetë të
qetë dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës”.5
3 Sistemi “hibrid” në kuptim të kornizës institucionale të këtyre organeve lokale është krijuar me përzierjen e
sistemit serb të para ndryshimeve demokratike (para vitit 2000) dhe sistemit kosovar nga koha e UNMIK-ut, në
atë mënyrë që korniza institucionale adaptoi nga disa elemente të këtyre dy sistemeve, por për nga funksionaliteti
dallohej nga organet tjera lokale që veprojnë nën njërin apo tjetrin sistem. 4 Organizata e Aleancës Veriatlantike. 5 Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1244 (1999), mbi situatën në Kosovë, neni 10, në faqen: http://bit.ly/2sC10xg
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS MES DY ZJARRESH
4
Në fakt, me Rezolutën 1244/99 është krijuar baza për formimin e misionit administrativ të OKB-së në
Kosovë, të njohur si UNMIK-u, me një përfaqësues special të Sekretarit të Përhershëm i cili do të
mbikëqyrte punën e tij. UNMIK-u ka nxjerrë rregullore me të cilat e ka rregulluar krijimin e kornizës
ligjore dhe institucionale të administratës së përkohshme në Kosovë. Në pajtim me Rregulloren e
UNMIK-ut 1999/1 mbi autorizimet e administratës së përkohshme në Kosovë, UNMIK-ut i jepen të
gjitha autorizimet legjislative dhe ekzekutive në Kosovë, përfshirë menaxhimin e gjyqësorit si dhe
menaxhimin me tërë pronën shoqërore dhe shtetërore që ka qenë pronë e RFJ-së dhe Republikës së
Serbisë.
Me ardhjen e misionit të UNMIK-ut erdhi edhe tek ndryshimet në funksionimin e administratave
komunale. UNMIK-u adaptoi modelin e administratës që funksiononte në Kosovë para konfliktit si
dhe rregullativën e përshkruar me Marrëveshjen e Rambujesë lidhur me ndarjen e territorit të Kosovës
në komuna. Me Rregulloren 1999/14, UNMIK-u emëroi administratorë komunalë në komunat e
Kosovës për të kryer kontroll dhe mbikëqyrë funksionet që i janë besuar organeve të vetëqeverisjes
lokale, duke kërkuar nga shërbimet dhe organet në fjalë që të marrin miratimin e administratorëve para
nxjerrjes së vendimeve apo ndërmarrjes së ndonjë iniciative.
Megjithatë, siç u theksua edhe më parë, me arritjen e administratës së UNMIK-ut situata sa i përket
funksionimit të komunave me shumicë shqiptare dallonte bindshëm në krahasim me atë në komunat
me shumicë serbe. Në fakt, deri sa administrata e RFJ-së dhe Republikës së Serbisë u tërhoq nga
hapësirat në të cilat dominonte popullata shqiptare, në mjediset serbe ajo vazhdoi funksionimin edhe
pas vitit 1999. Kjo në veçanti ishte e theksuar në veri të Kosovës, në komunat e Zubin Potokut,
Zveçanit, Leposaviqit dhe Mitrovicë të Veriut,6 komuna këto që vazhdonin të punojnë në bazë të ligjit
për vetëqeverisje lokale në Serbi.
Me Rregulloren e UNMIK-ut 2000/13 u krijua korniza ligjore për regjistrimin e votuesve në Kosovë.
Duke qenë se pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë mbi dy të tretat e popullatës serbe u larguan
nga Kosova, popullata e mbetur serbe frikohej që me pjesëmarrje në regjistrim civil do të mbetej si
regjistër i përhershëm mbi numrin e vogël të Serbëve në Kosovë. Nga këto arsye, komuniteti serb
refuzoi pjesëmarrjen në regjistrim,7 duke kërkuar që para regjistrimit të popullatës të zgjidhen çështjet
e kthimit, sigurisë dhe lirisë së lëvizjes. Megjithatë, UNMIK-u nuk i mori parasysh kërkesat e serbëve
dhe vazhdoi punën në ndërtimin e institucioneve kosovare përmes rregulloreve që rezultuan me
zgjedhje dhe formim të organeve të vetëqeverisjes lokale. Kësisoj, gjatë korrikut të vitit 2000,
UNMIK-u miratoi Rregulloren 2000/39 për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe Rregulloren 2000/43 për
numrin, emrat dhe kufijtë e komunave. Në bazë të nenit 1.1 të Rregullores së UNMIK-ut 2000/43, në
Kosovë u formuan 30 komuna.
Në të njëjtin vit u miratua edhe Rregullorja e UNMIK-ut 2000/45 mbi vetëqeverisjen lokale, e cila
definoi komunat si institucione të përkohshme të vetëqeverisjes autonome dhe demokratike.
Preambula e kësaj Rregulloreje është në pajtim me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale
(KEVL) të Këshillit të Evropës,8 në nenin 3.1 të së cilës theksohet qartë e drejta dhe aftësia e organeve
lokale për vetëqeverisje. Në bazë të nenit 10.1 të Rregullores 2000/45, organi më i lartë përfaqësues i
komunës është Kuvendi i Komunës, anëtarët e së cilit zgjedhen drejtpërsëdrejti përmes zgjedhjeve.
6 Atëbotë Mitrovica e Veriut ende nuk ishte komunë e veçantë. 7 Deri më sot nuk është kryer regjistrimi i popullatës në komuna me shumicë serbe në Kosovë, kështu që numri i
banorëve në to vlerësohet në bazë të numrit të banorëve para vitit 1999. 8 Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, Këshilli i Evropës, në faqen: http://bit.ly/2tY7zOx
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS MES DY ZJARRESH
5
Në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut 2000/45, të gjitha komunat në Kosovë i krijuan nga dy organe
– ligjvënëse dhe ekzekutive. Organi ligjvënës përbëhej nga përfaqësues të zgjedhur në çdo komunë
drejtpërdrejt nga qytetarët. Kuvendi është organi më i lartë përfaqësues i komunës dhe përbën bazën e
trupit ligjvënës. Me Rregullore përcaktohet se numri i anëtarëve të kuvendeve komunale mund të jetë
mes 17 dhe 59, ndërsa me nenin 10.2 caktohet numri i anëtarëve për secilin kuvend komunal
individualisht. Me këtë nen përcaktohet se Kuvendi Komunal i Zubin Potokut, Zveçanit dhe
Leposaviqit do të kenë nga 17 anëtarë. Mandati i parë i anëtarëve të kuvendeve komunale ishte dy
vite, ndërsa pas tij secili mandat mund të ishte deri në katër vite.
Në maj të vitit 2001, UNMIK-u miratoi Rregulloren 2001/9, e njohur si “Korniza Kushtetuese për
Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë”. Kjo Rregullore luante rolin e një kornize kushtetuese dhe
ligjore për vetëqeverisje lokale në Kosovë dhe përkufizonte institucionet të cilat do të vendoseshin në
duart e liderëve të zgjedhur dhe zyrtarëve të lartë publikë, pas zgjedhjeve të planifikuara për nëntor të
vitit 2001. Neni 1.3 i kësaj Rregulloreje përkufizon komunat si njësi themelore të vetëqeverisjes
territoriale.
Funksionimi i organeve lokale i definuar me Rregulloret e UNMIK-ut 2000/45 dhe 2001/9 nuk ishte
mjaftueshëm i detajuar, sepse u shfaqën probleme të dyfishimit të kompetencave mes nivelit qendror
dhe lokal në Kosovë, si dhe probleme në marrëdhëniet mes kuvendeve të komunave, kryetarëve të
komunave dhe drejtorëve ekzekutivë në komuna. Si zgjidhje për këto dhe problemet tjera që
ndërlidheshin me strukturën organizative dhe forcimin e administratës publike, UNMIK-u nxori
Rregulloren 2007/30 e cila përbën plotësim dhe ndryshim të Rregullores 2000/45. Për shembull, për
dallim nga Rregullorja 2000/45 e cila përcaktonte se kryetarët e komunave zgjedhen nga kuvendet
komunale, Rregullorja 2007/30 parashihte që kryetari i komunës të zgjedhej drejtpërsëdrejti nga
votuesit. Kjo Rregullore gjithashtu solli ndryshime sa i përket kompetencave të kryetarëve të
komunave, veçanërisht në fushat e zhvillimit ekonomik lokal, planifikimit urban dhe rural, zhvillimit
dhe përdorimit të tokave, aplikimit të lejeve ndërtimore dhe kontrollit të standardeve të ndërtimtarisë,
mbrojtjes së mjedisit në nivel lokal, furnizimit dhe mirëmbajtjes së shërbimeve publike dhe reagimit
lokal në situata emergjente. Këto kompetenca më pas do të barteshin edhe në Ligjin për Vetëqeverisje
Lokale të miratuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Rregulloret e UNMIK-ut që kanë themeluar dhe organizuar punën e organeve qeverisëse në Kosovë,
përfshirë edhe atë të organeve lokale, kanë ndikuar dukshëm në definimin e planin gjithëpërfshirës për
zgjidhjen e statusit të Kosovës të hartuar nga Ahtisaari (më tej Plani i Ahtisaarit),9 e më vonë edhe janë
integruar në zgjidhjet ligjore të nxjerra pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
2.2.2 Organet e vetëqeverisjes lokale pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. Pas kësaj, në pajtim me parimet e
Kushtetutës së Kosovës, KEVL dhe Planin e Ahtisaarit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për
Vetëqeverisje Lokale10 (në vijim LVL) si bazë ligjore për organizimin dhe funksionimin e organeve
lokale të vetëqeverisjes në Kosovë. Në bazë të LVL, komunat në Kosovë gëzojnë nivel të lartë të
vetëqeverisjes dhe nxisin pjesëmarrje aktive të të gjithë qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në
9 Emisari Special i OKB për Kosovë, Marti Ahtisaari, në mars të vitit 2007 në seancën e Këshillit të Sigurimit të
OKB-së propozoi Planin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të ashtuquajturin Plan i Ahtisaarit.
Ky propozim nuk u miratua falë vetos ruse. Megjithatë, qeveria në Prishtinë u thirr në këtë dokument me rastin e
shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke e shfrytëzuar atë si kornizë për Kushtetutën e Kosovës. 10 Ligji Nr. 03/L-040 për Qeverisjen Lokale, në faqen http://bit.ly/2tyqufg
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS MES DY ZJARRESH
6
komuna.11 LVL merr parasysh edhe parimet që i përmban KEVL. Përveç LVL, në pajtim me Planin e
Ahtisaarit, Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe disa ligje tjera përcjellëse që kanë të bëjnë me
funksionimin e organeve lokale të vetëqeverisjes, përfshirë Ligjin për Kufijtë Administrativë të
Komunave,12 Ligjin për Zgjedhjet Lokale,13 dhe Ligjin për Financat Lokale.14
Me zgjidhje ligjore u përkufizuan tri kategori të kompetencave lokale: kompetencat vetanake,
kompetencat e deleguara dhe kompetencat e deleguara për komunat me shumicë serbe (të cilat nuk
janë të bartshme në entitete tjera). Kompetencat vetanake të organeve lokale të vetëqeverisjes janë
numëruar në LVL dhe komunat kanë autonomi në vendimmarrje lidhur me ekzekutimin e tyre.
Kompetencat e deleguara bëjnë pjesë në grupin e kompetencave të cilat niveli qendror ia delegon
organeve lokale. Këto kompetenca mund t’u merren komunave nëse vërtetohet se nuk kanë kapacitetet
për ekzekutim të mirëfilltë të tyre.15 Kompetencat e zgjeruara për komunat me shumicë serbe janë
pjesë e zgjidhjes së ofruar në decentralizimin thelbësor të marrë nga plani i Ahtisaarit. Me këto
kompetenca, komunave iu jepet status i privilegjuar në vendimmarrje për çështje të rëndësishme për
qëndrueshmërinë e komuniteteve serbe. Megjithatë, me ligj kufizohet mundësia e bartjes së këtyre
kompetencave të zgjeruara tek organet tjera, gjë që mund të ndryshojë me rastin e krijimit të
Komunitetit të komunave serbe, në pajtim me dispozitat e Marrëveshjes së Brukselit.
Korniza ligjore gjithashtu u jep komunave të drejtë të hyrjes në bashkëpunimit ndërkomunal dhe
ndërkufitar. Komunës i lejohet të hyjë në bashkëpunim me komuna tjera me qëllim të zhvillimit të
përshpejtuar ekonomik, efikasitetit dhe efektivitetit të shtuar në kuptim të ofrimit të shërbimeve për
qytetarë dhe përdorues tjerë të shërbimeve komunale.16 Aspekt i rëndësishëm i LVL-së është që çdo
komunë mund të bartë tek një komunë tjetër mandatin për implementim të një kompetence të vet, në
rast se ajo nuk ka kapacitet për ta realizuar atë.
Bashkëpunimi ndërkombëtar lokal kufizohet në aspekte administrative dhe teknike, përveç komunitetit
serb i cili ka të drejtë të bashkëpunojë me Serbinë në fusha që janë të rëndësisë së theksuar për
mbijetesën e atij komuniteti.17 Sidoqoftë, me ligj përkufizohet se nuk mund të realizohen partneritete
me komunat apo institucionet serbe, e as të përzihen e bashkohen kompetencat që rrezikojnë
sovranitetin e Kosovës. Gjatë negociatave në Vjenë, Qeveria e Serbisë është angazhuar që arsimi,
shëndetësia, kujdesi social dhe trashëgimia kulturore në komunat serbe të mbetet nën kompetencat e
Qeverisë së Serbisë e jo Qeverisë së Kosovës. Por, sipas dispozitave të planit të Ahtisaarit, në bazë të
së cilit është hartuar Kushtetuta e Kosovës, rolin e organit mbikëqyrës mbi të gjitha komunat e
Kosovës e luan Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës.18
11 Procesi i decentralizimit në Kosovë dhe krijimi i komunave të reja. Drejtoria e Përgjithshme për Politika të
Jashtme të Bashkimit, Parlamenti Evropian, 2010, në faqen http://bit.ly/2hb0JMF 12 Ligji Nr. 03/L – 041 për Kufijtë Administrativë të Komunave, në faqen http://bit.ly/2sLLTov 13 Ligji Nr. 03/L – 072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, në faqen http://bit.ly/2sM08K5 14 Ligji Nr. 03/L – 049 për Financat Lokale, në faqen http://bit.ly/2rDSwti 15 Organizimi dhe funksionimi i organeve lokale të vetëqeverisjes. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal,
2013, në faqen http://bit.ly/2rJqHuB 16 E drejta për bashkëpunim ndërkomunal (si brenda Kosovës ashtu edhe në nivel ndërkombëtar), si dhe e drejta
për formim dhe anëtarësim në asociacione ndërkomunale garantohen me KEVL. 17 Neni 30.2, Ligji Nr. 03/L – 40 për Vetëqeverisje Lokale, në faqen http://bit.ly/2tyqufg 18 Procesi i decentralizimit dhe krijimit të komunave të reja në Kosovë, Drejtoria e Përgjithshme për Politika të
Jashtme të Bashkimit, Parlamenti Evropian, 2010, në faqen http://bit.ly/2hb0JMF
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS MES DY ZJARRESH
7
Organet lokale në Kosovë të cilat LVL kanë fituar më shumë liri të veprimit në krahasim me nivelin
qendror, me çka është arritur një nivel i caktuar decentralizimi. Megjithatë, decentralizimi është duke
u zhvilluar në një mjedis kompleks politik, në të cilin marrin pjesë përkrahësit por edhe kundërshtarët
e tij, kështu që në praktikë (ende) nuk janë jetësuar të gjitha dispozitat e përcaktuara në ligj. Përveç
kësaj, decentralizimi në masë të caktuar është orientuar nga integrimi i komuniteteve pakicë, me theks
të veçantë në integrimin e komunitetit serb në veri të Kosovës, i cili për arsye politike e ka bojkotuar
çdo lloj bashkëpunimi me institucionet e Kosovës. Bojkoti nga komunat me shumicë serbe në veri të
Kosovës kishte të bënte edhe me implementimin e LVL-së edhe ligjeve tjera të Kosovës, kështu që kjo
përbën bazën e arsyes së mosimplementimit të zgjidhjeve ligjore në lidhje me decentralizimin. Situata
në këto komuna në masë të gjerë ka ndryshuar pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Parë mbi Parimet e
Normalizimit të Marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, të njohur si “Marrëveshja e Brukselit”,
të nënshkruar në Bruksel më 19 prill 2013, kur për herë të parë në këto komuna u organizuan zgjedhjet
lokale në bazë të ligjeve të Kosovës.
2.2.3 Marrëveshja e Brukselit dhe ndryshimet në funksionimin e njësive të vetëqeverisjes lokale në veri të Kosovës Marrëveshja e Brukselit, e nënshkruar nga përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së
Kosovës, përbëhet nga 15 pika.19 Organizimi i zgjedhjeve lokale në komunat me shumicë serbe në veri
të Kosovës parashihet në pikën e njëmbëdhjetë, e cila parasheh që: “në komunat në veri të Kosovës
gjatë vitit 2013 do të mbahen zgjedhje lokale, me ndërmjetësim të OSBE-së dhe në pajtim me ligjet e
Kosovës dhe standardet ndërkombëtare.”
Pikërisht organizimi i zgjedhjeve në komunat e veriut të Kosovës në nëntor të vitit 2013 ishte një nga
rezultatet e para të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit. Zgjedhjet për kryetar të komunës së
sapoformuar të Mitrovicës së Veriut20 u përsëritën në fillim të vitit 2014, ndërsa deri në qershor të vitit
2014 përfundoi procesi i konstituimit të kuvendeve të komunave në të gjitha katër komunat e veriut të
Kosovës (Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan).21
Në bazën e Marrëveshjes së Brukselit gjendet edhe ideja që komunat në veri të Kosovës të integrohen
në kornizën kushtetuese-ligjore të Kosovës, prandaj mbajtja e zgjedhjeve për organe lokale në këto
komuna shihej si kusht i domosdoshëm dhe hap i rëndësishëm në këtë proces. Megjithatë, zhvillimi i
situatës dhe rrethanave në terren dëshmoi se ky proces edhe më tej përshkohet me sfida të shumta,
shumica prej së cilave ende nuk janë zgjidhur.
Sfida më e madhe në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës edhe më tej vazhdon të jetë
sistemi i funksionimit të dyfishtë të organeve lokale. Siç është theksuar edhe më lartë, pas nënshkrimit
të Marrëveshjes së Kumanovës dhe zbarkimit të misionit të UNMIK-ut, organet lokale në mjediset me
shumicë serbe në Kosovë, e në veçanti në katër komunat e trajtuara me këtë punim – ato të veriut të
19 Teksti i Marrëveshjes së Brukselit, në faqen http://bit.ly/2sZmwLN 20 Komuna e Mitrovicës së Veriut është formuar në vitin 2013, pas mbajtjes së zgjedhjeve të para sipas ligjeve të
Kosovës në veri të vendit. Para kësaj, në Mitrovicën e Veriut ka ekzistuar administrata e UNMIK-ut, e cila ishte
funksionale deri në fund të vitit 2012 kur u mbyll për shkak të mungesës së pretenduar të mjeteve financiare. Pak
para mbylljes së Administratës së UNMIK-ut, Qeveria e Kosovës ka vendosur që në veri të Mitrovicës të hapë
zyrën administrative e cila do të ketë të gjitha autorizimet si dhe të gjitha komunat tjera në Kosovë. Kësisoj,
administrata e UNMIK-ut në Mitrovicë u shndërrua në zyrën administrative në Mitrovicën e Veriut, gjë që
përbënte hapin e parë drejt formimit të Komunës së Mitrovicës së Veriut. 21 Komunat tjera me shumicë serbe në pjesët tjera të Kosovës veç kishin funksionuar në bazë të sistemit të
Kosovës.
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS MES DY ZJARRESH
8
Kosovës, vazhdonin të mbanin kontinuitetin e periudhës së paraluftës. Për të përkrahur këtë
veprimtari, gjithë këto vite Qeveria e Serbisë rregullisht ka mbuluar të ardhurat personale të të
punësuarve në këto njësi të vetëqeverisjes lokale dhe ndërmarrjet komunale të tyre.
Në periudhën pas vitit 1999, Qeveria e Serbisë disa herë e ka ndryshuar qëndrimin e vet lidhur me
pjesëmarrjen e organeve lokale në trevat me shumicë serbe në punën e institucioneve të Kosovës, si
dhe qasjen ndaj pjesëmarrjes së popullatës lokale serbe në zgjedhje lokale dhe qendrore.22 Pas
nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, në shtator të vitit 2013, Qeveria e Serbisë nxori vendim për
shpërbërjen e kuvendeve komunale në katër komuna në veri të Kosovës. Me këtë vendim u vendosën
dhe masat e përkohshme dhe u emëruan kryetarët dhe anëtarët e organeve të përkohshme që u krijuan
për të kryer punë nga lëmi i kompetencave të qeverisjes lokale në këto komuna. Sipas ligjeve të
Serbisë, Kryetari i Kuvendit Kombëtar është përgjegjës që brenda dy muajsh pas shpërbërjes së
kuvendeve komunale të shpallë zgjedhjet lokale, por kjo nuk ka ndodhur tash e katër vite.23 Në vend të
këtyre zgjedhjeve, Qeveria e Serbisë aktivisht ka kërkuar që qytetarët e katër komunave në veri të
Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që i ka organizuar Qeveria e Kosovës, në pajtim me
parimet e përkufizuara në Marrëveshjen e Brukselit.
Përveç në rastin e komunës së Zubin Potokut, kryetarët e komunave të tri komunave tjera nuk janë të
njëjtë me kryetarët e organeve të përkohshme që i kishte emëruar paraprakisht Qeveria e Serbisë.24
Ndarja e pushteteve mes kryetarëve të sapozgjedhur të komunave dhe organeve të përkohshme ishte
veçanërisht karakteristike në komunën e Leposaviqit, ku pas zgjedhjeve u shfaq një konflikt politik
mes figurave dhe strukturave që udhëhiqnin komunën nën sistemin e Kosovës dhe atyre që këtë e
bënin nën sistemin e Serbisë.
22 Si shembull, në bazë të rekomandimit të Qeverisë së Serbisë, popullata e trevës i ka bojkotuar zgjedhjet lokale
në Kosovë të cilat në vitin 2000 i kishin organizuar UNMIK-u dhe OSBE-ja. Marrë parasysh që me këtë veprim
organet lokale në treva me shumicë serbe kryesisht kishin mbetur pa përfaqësues, përmes një marrëveshjeje mes
UNMIK-ut dhe Qeverisë së Serbisë u gjet zgjidhja për emërimin e përfaqësuesve të kuvendeve komunale lokale
që do të udhëhiqnin me organet lokale për dy vite, por pa ndikim në buxhete lokale sepse menaxhimi i financave
lokale në këto komuna mbeti në duar të UNMIK-ut. Paralelisht me emërimin e përfaqësuesve të komunitetit serb
që do të marrin pjesë në punimet e kuvendeve komunale nga UNMIK-u, Qeveria e Serbisë i shpërbëri kuvendet
në këto komuna dhe vendosi masa të përkohshme, nën kryesimin e organeve të përkohshme të cilat shpesh
udhëhiqeshin nga të njëjtit njerëz që ishin emëruar si përfaqësues nga UNMIK-u. Pas dy vitesh (2002), UNMIK-
u dhe OSBE-ja organizuan ciklin e ri të zgjedhjeve lokale në të cilat popullata lokale ftohet të marrë pjesë nga
Qeveria e Serbisë. Kjo e fundit më pas e njeh legjitimitetin e organeve të zgjedhura që udhëheqin komunat qoftë
sipas sistemit të UNMIK-ut apo sistemit të Republikës së Serbisë. Megjithatë, në zgjedhjet e ardhshme lokale të
cilat u organizuan në vitin 2007 Qeveria e Serbisë nuk e përkrahu pjesëmarrjen e popullatës serbe, ndërsa bojkoti
i zgjedhjeve pati më shumë sukses në katër komunat e veriut të Kosovës. Qeverisja në këto komuna bëhet nga
kryetarë të zgjedhur në zgjedhjet e vitit 2002. Kosova më 2008 e shpallë pavarësinë e cila nuk njihet nga Serbia,
e me këtë përfaqësuesit lokalë nga veriu i Kosovës bojkotojnë çdo kontakt me përfaqësuesit e Qeverisë së
Prishtinës. Në anën tjetër, gjatë vitit 2008 Serbia organizon zgjedhjet në tërë territorin e vet, përfshirë Kosovën.
Kjo ishte hera e parë (dhe e fundit) pas vitit 1999 që Serbia organizoi zgjedhje (lokale) në Kosovë. Atëherë,
përfaqësuesit e zgjedhur udhëhiqnin me komunat në veri të Kosovës, por legjitimitetin e tyre nuk e njihte as
komuniteti ndërkombëtar as Qeveria në Prishtinë. Në ciklin zgjedhor vijues, në vitin 2012, Serbia gjithashtu
shpalli zgjedhjet e rregullta lokale të cilat duhej të organizoheshin edhe në veri të Kosovës, por kjo nuk ndodhi
pas presionit që mbi Qeverinë në Beograd e ushtroi komuniteti ndërkombëtar. 23 E ngjashme është situata edhe në komunat tjera me shumicë serbe në Kosovë të cilat punojnë nën ombrellën e
sistemit të Republikës së Serbisë, e në të cilat gjithashtu me vite të tëra mbizotërojnë masat e përkohshme. 24 Vetëm në komunën e Zubin Potokut, kryetari i emëruar i organit të përkohshëm është edhe kryetar i zgjedhur i
komunës, prandaj kjo komunë është politikisht më stabilja nga të katër komunat e veriut të Kosovës.
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS MES DY ZJARRESH
9
Komunat në veri të Kosovës përballen me problemin e krijimit të organeve funksionale dhe efikase
lokale të vetëqeverisjes. Realisht, këto organe lokale nuk kanë marrë pjesë në programet e ngritjes së
kapaciteteve dhe reformës së administratave komunale në Kosovë, të cilat janë organizuar nga
organizatat ndërkombëtare gjatë misionit të UNMIK-ut por edhe më vonë. Këto komuna nuk kanë
qenë të përfshira as në proceset e reformës që janë realizuar (ose ende realizohen) në Serbi, apo si
anëtare në Konferencën e Përhershme të Qyteteve dhe Komunave (KPQK) – asociacionin e komunave
të Serbisë që aktivisht punon në avancimin e kapaciteteve të administratave komunale.25 Njëkohësisht,
komunat e veriut të Kosovës nuk janë përfshirë as në zgjidhjet sistemike për realizimin e disa ligjeve
të rëndësishme në Serbi,26 me çka atyre u është dërguar mesazh i qartë se zgjidhjet ligjore nga Serbia
janë vetëm pjesërisht të zbatueshme për to. Nga tërë kjo mund të arrihet përfundimi se organet e
vetëqeverisjes lokale në veri të Kosovës (të cilat punojnë sipas ligjeve të Serbisë) paraqesin hibride
institucionale në të cilat implementohen zgjidhje të cilat mund të realizohen në rrethana të caktuara,
dhe që ato sipas funksionalitetit dhe kapaciteteve dallojnë bindshëm nga komunat tjera në Serbi.
Zgjedhjet në veri të Kosovës nuk kanë rezultuar me atë që (në plotësi) të implementohen ligjet e
Kosovës, por me atë që liderëve të zgjedhur t’u tolerohet që vetë të vendosin se cilat zgjidhje ligjore
do t’i aplikojnë e cilat jo. Për shembull, komunat e veriut të Kosovës i kanë miratuar Statutet e
Komunave që janë në pajtueshmëri me ligjin dhe janë verifikuar nga ana e Ministrisë së Administrimit
të Pushtetit Lokal. Megjithatë, edhe pas gati katër vitesh, komunat nuk i kanë themeluar drejtoritë e
përcaktuara në Statutet e tyre.
Specifikat e funksionimit të komunave në veri të Kosovës (sipas sistemit të Kosovës) pasqyrohen edhe
në procesin e hartimit të buxheteve komunale për vitin 2015. Të gjitha komunat e veriut të Kosovës i
kishin larguar nga projektbuxhetet e veta linjat për arsim dhe shëndetësi, edhe pse këto dy fusha sipas
legjislacionit kosovar duhet të jenë pjesë e buxhetit të organeve komunale. Komunat e kanë arsyetuar
këtë me synimin e tyre që financimin e shëndetësisë dhe arsimit ta bëjnë përmes Bashkësisë së
komunave me shumicë serbe, formimi i së cilës gjithashtu është paraparë me pikat e Marrëveshjes së
Brukselit.
Duhet theksuar edhe se komuna e Mitrovicës së Veriut, e themeluar përmes procesit të negociatave në
Bruksel përballet me mungesë të hapësirave fizike për punë adekuate të Kuvendit Komunal dhe
shërbimeve komunale. Megjithatë, aktualisht është duke u ndërtuar një ndërtesë e re administrative për
Komunën e Mitrovicës së Veriut, me ndihmë të Bashkimit Evropian, ndërtimi i së cilës pritet në vitin
2018.
2.3 Konkludim Që nga viti 1999, sistemi i vetëqeverisjes lokale në mjediset me shumicë serbe në veri të Kosovës
është përshkuar me shumë sfida, para së gjithash politike, sepse menjëherë pas luftës u krijua
25 Për shembull, me miratimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë (2006) dhe ndryshimin e rregullativës
ligjore që rregullon punën e organeve lokale të vetëqeverisjes, me ndihmë të ministrisë së linjës dhe SKGO-së,
shumica e administratave komunale në Serbi e kanë ndërruar dukshëm strukturën e vet dhe mënyrën e punës në
krahasim me periudhën para ndryshimeve demokratike në Serbi, duke formuar drejtori të reja dhe shërbime
profesionale për realizimin e veprimtarisë së vet në pajtim me ligjin. Komunat e veriut të Kosovës nuk kanë qenë
pjesë e këtyre proceseve, prandaj administratat e tyre kanë ngecur në të njëjtën trajtë e formë sikur para vitit
1999. 26 Kësisoj, për shembull, komunat nga veriu i Kosovës nuk kanë qenë të përfshira në sistemin elektronik të
Qeverisë së Serbisë për lëshimin e lejeve të ndërtimit, gjë që ua pamundëson këtyre komunave lëshimin e lejeve
të ndërtimit në bazë të Ligjit për planifikim dhe ndërtim të Republikës së Serbisë.
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS MES DY ZJARRESH
10
atmosfera që këto komuna paraqesin bastionin e fundit të mbrojtjes së institucioneve të Serbisë në
Kosovë. Barra me të cilën përballen këto komuna tejkalon kornizat mbi të cilat funksionojnë organet
tjera të qeverisjes lokale në Kosovë apo kudo në botë. Prandaj, zgjidhjet ligjore dhe institucionale të
krijuara në Kosovë pas vitit 1999, qoftë nga UNMIK-u, gjatë negociatave për statusin e Kosovës të
udhëhequra nga Marti Ahtisaari, apo nga Qeveria e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës,
nuk kanë qenë mjaftueshëm të pranueshme për Qeverinë e Serbisë, rrjedhimisht as për udhëheqësit e
vet komunave në fjalë.
Si pasojë, është shfaqur rezistenca e bartësve të funksioneve lokale ndaj implementimit të zgjidhjeve
ligjore të Kosovës, si dhe problemi i funksionalitetit dhe efikasitetit të këtyre organeve lokale si
rezultat i mungesës së reformave dhe kapaciteteve operative të administratave komunale.
Me nënshkrimin dhe implementimin e Marrëveshjes së Brukselit ka ardhur deri tek vendosja e masave
të përkohshme në këto komuna nga Qeveria e Serbisë, e më pas edhe tek mbajtja e zgjedhjeve në bazë
të ligjeve të Kosovës. Megjithatë, me këtë nuk janë zgjidhur problemet në nivel lokal. Ato vetëm kanë
marrë një formë të re, e cila për nga kompleksiteti nuk është fare më e lehtë se sa situata para
nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit. Sipas të gjitha gjasave, kjo situatë do të zgjasë deri në
formimin e Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila parashihet me Marrëveshjen
e Brukselit, e themelimi i së cilës ende nuk ka filluar por vazhdon të përflitet mes politikanëve dhe
përfaqësuesve qeveritarë në Beograd e Prishtinë.
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS TOBOGAN
11
3. PUSHTETI LIGJVËNËS DHE EKZEKUTIV NË KOMUNAT NË VERI TË KOSOVËS – RRËSHQITJE E LIRË NË RRETHANA POLITIKE TURBULENTE
Sistemi i vetëqeverisjes lokale në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, pas luftës dhe ardhjes
së UNMIK-ut funksionon si tobogan – (rollercoaster)27 që të befason me rënie të lirë e ndërrim të
papritur drejtimi, por gjithmonë kthehet në fillim, aty edhe ku nis vozitja.
3.1 Hyrje Komunat me popullatë shumicë serbe në veri të Kosovës e kanë ruajtur strukturën institucionale e cila
ka ekzistuar në Kosovë para vitit 1999, e që kishte vazhduar së funksionuari sipas ligjeve të
Republikës së Serbisë, edhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës dhe ardhjes së misionit të
UNMIK-ut. Nga ana tjetër, komunat i kishin miratuar strukturat administrative të cilat ishin formuar
në kuadër të funksionimit të misionit të UNMIK-ut, e më vonë edhe të funksionimit të qeverisë së
Kosovës. Në këtë mënyrë u krijua një sistem i dyfishtë, në të cilin funksiononin komunat në veri të
Kosovës: njëri sipas ligjeve të Serbisë, e tjetri sipas ligjeve të Kosovës.
Ndonëse ishte pritur që implementimi i marrëveshjes së Brukselit do të sillte ndryshime drastike në
kuptimin e funksionimit të vetëqeverisjeve lokale në veri të Kosovës, kjo megjithatë nuk ndodhi.
Nëpër komunat të cilat funksionojnë sipas ligjeve të Serbisë ishin vendosur masat e përkohshme,
ndërsa kryetarët e komunave u zëvendësuan me kryetarë të organeve të përkohshme. Nga ana tjetër, u
organizuan edhe zgjedhjet lokale sipas sistemit të Kosovës, në kuadër të cilit u zgjodhën kryetarët e
këtyre komunave dhe ishin themeluar kuvendet komunale sipas ligjeve të Kosovës.
Në të vërtetë, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013, u organizuan për herë të parë
zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe komunat në veri të Kosovës. Serbët
janë popullatë shumicë në 10 nga gjithsej 38 komuna në Kosovë, ndërsa komunat me popullatë
shumicë serbe kanë kompetenca të zgjeruara krahasuar me komunat fqinje në të cilat shqiptarët janë
popullatë shumicë. Mirëpo, edhe përkundër ndryshimeve të krijuara që ishin rrjedhojë e marrëveshjes
së Brukselit si dhe organizimit të zgjedhjeve lokale sipas sistemit të Kosovës, qeveria e Serbisë ka
vazhduar me financimin e institucioneve lokale në Kosovë, të cilat edhe më tutje vazhdojnë të ofrojnë
një numër të madh të shërbimeve për qytetarët e vet në kuadër të kornizës së sistemit të Serbisë për
vetëqeverisjen lokale.
Nga këtu mund të thuhet se komunat në veri të Kosovës funksionojnë në rrethana të cilat e krijojnë një
simbiozë të të dyja sistemeve, atij serb dhe sistemit të Kosovës. Në kuadër të kornizës së këtij punimi
janë paraqitur ngjashmëritë dhe dallimet e këtyre dy sistemeve në komunat me popullatë shumicë
serbe në veri të Kosovës. Po ashtu, është dhënë një paraqitje krahasuese e ligjit të Serbisë dhe të
Kosovës për vetëqeverisjen lokale, ku në veçanti janë theksuar kompetencat përkitazi me
funksionimin e kuvendeve komunale, dhe çështja e zgjedhjeve, përgjegjësive dhe kompetencave të
kryetarit të komunës.
27Tobogan (Ang. Roller Coaster) mjet që ofron një lloj të vozitjes nëpër parqet e argëtimit, që njihet për nga
shpejtësia, por edhe siguria gjatë rënies së lirë, ndërrimeve të papritura të drejtimit të lëvizjes, lëvizjes me kokë
teposhtë dhe ekzibicioneve të ngjashme
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS TOBOGAN
12
3.2 Puna e kuvendeve komunale në veri të Kosovës Sipas ligjit për Vetëqeverisjen Lokale në Serbi (ZLS RS)28 dhe ligjit për Vetëqeverisjen Lokale në
Kosovë (LVL në Kosovë),29 kuvendi komunal është organi më i lartë i vetëqeverisjes lokale. Si pjesë e
zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe krijimit të kushteve për organizimin e zgjedhjeve të para
lokale sipas sistemit të Kosovës, në shtator të vitit 2013 qeveria e Republikës së Serbisë i ka
shpërndarë kuvendet komunale në katër komunat e pjesës veriore të Kosovës dhe i ka futur masat e
përkohshme duke i emëruar kryetarët e këtyre organeve të përkohshme. Ndonëse, sipas ligjeve të
Serbisë, kryetari i Kuvendit popullor do të duhej të shpallte zgjedhjet për anëtarë të kuvendeve në afat
prej dy muajve nga momenti i hyrjes në fuqi të vendimit për vendosjen e masave të përkohshme dhe
shpërndarjen e kuvendeve komunale në njësitë e vetëqeverisjes lokale, kjo nuk ka ndodhur edhe pse
tashmë kanë kaluar gati katër vite. Për këtë arsye, komunat në veri të Kosovës të cilat funksionojnë
sipas sistemit të Serbisë edhe më tutje funksionojnë pa pasur kuvende të zgjedhura, ato vazhdojnë të
udhëhiqen nga organet e përkohshme në krye me kryetarët e këtyre organeve.
Nga ana tjetër, nëpër komunat e pjesës veriore të Kosovës funksionon edhe sistemi i vetëqeverisjes
lokale i themeluar pas ardhjes së misionit të UNMIK-ut, e më pas ky sistem është transferuar te
pushteti i Kosovës. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ky sistem nuk është zbatuar në katër
komunat e pjesës veriore. Mirëpo, gjendja ka ndryshuar me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit
kur edhe ishin krijuar kushtet për organizimin e zgjedhjeve lokale. Në zgjedhjet lokale është bërë
zgjedhja e anëtarëve dhe janë themeluar kuvendet e komunave. Po ashtu, janë hartuar edhe statutet e
komunave të cilat janë verifikuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë.
Kuvendet e komunave në pjesën veriore të Kosovës paraqesin një shembull të rrallë të funksionimit të
institucioneve vetëm në kuadër të ligjeve të Kosovës, dhe jo atyre të Serbisë, ndaj në vazhdim të këtij
punimi do të analizohet edhe puna e këtyre institucioneve vetëm sipas sistemit të Kosovës.
Kuvendi i komunës ka kompetenca të miratoj statutin, rregulloren e punës, rregulloret komunale dhe
çdo akt tjetër juridik të nevojshëm për funksionimin efikas të komunës (Neni 12 i Ligjit për
Vetëqeverisjen Lokale në Kosovë). Anëtarët e kuvendit, përkatësisht asambleistët, zgjedhen nga
qytetarët gjatë zgjedhjeve lokale, dhe mandati i tyre zgjatë katër vite. (Neni 37 i LVL në Kosovë). Në
zgjedhjet lokale, ekziston klauzola gjinore me të cilën promovohet barazia gjinore (çdo i treti anëtarë i
një subjekti politik duhet të jetë i gjinisë femërore).
Numri i asambleistëve nëpër kuvende është në proporcion me numrin e banorëve të komunës, kështu
që varësisht nga numri i banorëve, kuvendet mund të kenë prej 15 deri 41 anëtarë. Përjashtim bën
Kuvendi i komunës i qytetit të Prishtinës të cilin e përbëjnë 51 asambleistë (Neni 36). Të katër
komunat në veri të Kosovës kanë numër të barabartë të asambleistëve në kuvendet e tyre (nga 19).
Sipas vlerësimeve zyrtare dhe të dhënave nga misioni i OSBE-së në Kosovë30, komuna e Mitrovicës
Veriore i ka 29.460 banorë31, prandaj sipas ligjit për Vetëqeverisjen Lokale në Kosovë, ajo duhet t’i
ketë 21 asambleistë. Mirëpo, autoritetet qendrore në Prishtinë nuk i pranojnë të dhënat për numrin e
banorëve, sepse ata i kanë vlerësimet e veta sipas të cilave në këtë komunë jeton një numër më i vogël
i banorëve.
Anëtarët e kuvendit komunal e zgjedhin kryesuesin me votim të fshehtë. Për t’u bërë kryesues, anëtari
i kandiduar duhet të fitoj më shumë se gjysmën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të
28 "Gazeta Zyrtare RS", nr. 129/2007, 83/2014 dhe 101/2016 29 Ligji Nr.03/L – nr. 040 për Vetëqeverisjen Lokale, (versioni në gj. serbe) në http://bit.ly/2tyqufg 30 Misioni i OSBE-së në Kosovë 31 Profili i komunës – Mitrovica Veriore, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në
Kosovë, qasja në http://bit.ly/2dHGdoL
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS TOBOGAN
13
zgjedhur (Neni 41). Në komunat të cilat me regjistrimin e fundit të popullësisë kanë pasur më shumë
se 10% të pjesëtarëve nga komunitetet jo shumicë, kuvendet duhet ta kenë edhe zëvendëskryesuesin e
komuniteteve (Neni 54). Në këtë pozitë, kuvendi e emëron një anëtar nga komuniteti jo shumicë që ka
fituar më së shumti vota në zgjedhje (Neni 54). Komunat janë të obliguara që të mbajnë së paku 10
seanca të kuvendit në vit, prej të cilave 5 duhet të mbahen brenda gjashtëmujorit të parë (Neni 43.3).
Sipas raportit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, për funksionimin e të gjitha komunave
në Kosovë, të gjitha komunat në veri të Kosovës në vitin 2016 e kanë përmbushur obligimin ligjor për
numrin e mbledhjeve të rregullta të kuvendeve të komunave. Komuna e Mitrovicës Veriore dhe ajo e
Leposaviqit e kanë tejkaluar numrin prej 10 mbledhjeve të mbajtura për vitin paraprak. 32
Mbledhjet e kuvendit janë të hapura për publikun dhe të gjithë personave të interesuar u lejohet të
ndjekin dhe të marrin pjesë gjatë mbledhjeve, në pajtim me rregulloren e punës. Në veri të Kosovës,
ndjekja e mbledhjeve të kuvendit dhe kohëzgjatja e tyre dallon sipas komunave. Për shembull,
mbledhjet e kuvendit të komunës së Leposaviqit zgjasin shumë, dhe për shkakun se aty ka një opozitë
të fortë, shqyrtimet janë dinamike dhe shpesh janë shumë afër konfrontimit verbal. Mbledhjet e
kuvendit komunal të Leposaviqit xhirohen nga televizioni lokal, prandaj publiku informohet mirë për
punën e tyre. Mirëpo, në Zubin Potok, mbledhjet e kuvendit të komunës zakonisht zgjasin pak dhe
rrallëherë ka pjesëmarrje nga mediet dhe qytetarët.
Të gjitha kuvendet e komunave janë të obliguara të formojnë Komitetin për politika dhe financa dhe
Komitetin për komunitete. Komiteti për politika dhe finaca është përgjegjës për propozimin e buxhetit
komunal, pjesëmarrjen në hartimin e buxhetit, miratimin e pasqyrës përfundimtare, raportim në
kuvend për gjendjen financiare në komunë dhe të gjitha çështjeve tjera që kanë të bëjnë me financimin
e komunës dhe paraqitjen e udhëzimeve për punën e kuvendit. Ky komitet duhet të reflektojë
përbërjen e kuvendit dhe atë e kryeson kryesuesi i kuvendit (Neni 52.1). Komiteti për komunitete
përbëhet prej anëtarëve dhe përfaqësuesve nga komunitetet jo shumicë. Komiteti është përgjegjës për
të siguruar respektimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve pakicë në territorin e komunës, si
dhe për promovimin e identitetit kulturor, etnik e fetar të komuniteteve (Neni 53.2).
Të dyja sistemet e vetëqeverisjes lokale (i Kosovës dhe i Serbisë) kryesisht funksionojnë në të njëjtat
ndërtesa administrative. I vetmi përjashtim është komuna e sapoformuar e Mitrovicës Veriore e cila
nuk ka hapësira adekuate për punën e organeve të veta. Mirëpo, ky problem do të zgjidhet në saje të
përkrahjes financiare të Bashkimit Evropian, i cili edhe i ka ndarë mjetet për ndërtimin e ndërtesës së
re të komunës.
3.2.1 Dallimet e legjislacionit në raport me sistemin serb Ekzistojnë dallime të caktuara në raport të funksionimit të kuvendeve në mes të legjislacionit serb dhe
atij të Kosovës. Edhe pse këto ndryshime nuk janë domethënëse në kuptim të funksionimit të
kuvendeve të komunave, mirëpo është me rëndësi të përmenden. Njëra prej dallimeve ka të bëj me
numrin e anëtarëve të kuvendeve të komunave ku ligjet serbe parashohin një numër më të madh të
anëtarëve, krahasuar me ligjet e Kosovës. Sipas sistemit të Kosovës, kuvendi i komunës së
Leposaviqit numëron 19 anëtarë, ndërsa gjatë funksionimit të kuvendit në kuadër të sistemit serb,
kuvendi kishte 31 anëtarë. Në tabelën vijuese është paraqitur një krahasim për numrin e anëtarëve në
kuvendet e komunave në veri të Kosovës, në raport me këto dy sisteme.
32 Raport për funksionimin e komunave, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, qasja në
http://bit.ly/2rC0zXq
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS TOBOGAN
14
Tabela 3.1. Paraqitja krahasuese e numrit të anëtarëve në kuvendet komunale sipas sistemit të
Kosovës dhe sistemit të Serbisë
Vërehen dallime në kuptim të numrit të mbledhjeve të kuvendit të cilat është dashur të mbahen brenda
një viti. Sipas ligjeve të Serbisë, mbledhjet e kuvendeve janë mbajtur së paku një herë në tre muaj, më
saktë, së paku katër herë në vit. Sipas ligjeve të Kosovës, kuvendet duhet të mbajnë së paku 10
mbledhje në vit, që është më shumë sesa ajo që parashihet me ligjin në Serbi.
Në pajtim me strukturën etnike të komunave, ligji i Kosovës parasheh ekzistimin e zëvendëskryesuesit
të kuvendit të komunës për komunitete, si një prej mekanizmave për përfshirjen e komuniteteve jo
shumicë. Për emërimin e zëvendëskryesuesit, ligji e parasheh një prag prej 10% nga numri i banorëve
të komunës që janë pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë (Neni 54). Në rast se ky prag nuk arrihet,
komunat e kanë të drejtën diskrecionale që të themelojnë pozitën e zëvendëskryesuesit, nëse
vlerësojnë se kjo do të ishte e dobishme për mbrojtjen e komuniteteve jo shumicë. Në komunat në
pjesën veriore të Kosovës, kjo pozitë është themeluar në Mitrovicën Veriore, Zubin Potok dhe
Leposaviq.
3.3 Zgjedhja dhe përgjegjësitë e kryetarit të komunës33 në komunat në pjesën veriore të Kosovës Në komunat të cilat funksionojnë sipas ligjeve të Kosovës, bartësit e pushtetit ekzekutiv janë kryetarët
e komunave të cilët janë zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë gjatë zgjedhjeve, dhe të cilët i kanë
kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre të përcaktuara në kuadër të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale. Në
punë atij i ndihmojnë zëvendësit dhe këshilltarët të cilët i emëron kryetari dhe mandati i të cilëve është
i lidhur me mandatin e kryetarit të komunës.
Në përshkrimin e detyrave të kryetarit të komunës përmendet që ai i kryen edhe detyrën e emërimit
dhe largimit të drejtorëve të komunës, përkatësisht drejtorëve të drejtorive komunale. Edhe pse në
komunat në pjesën veriore të Kosovës, kryetarët e komunave i kanë pranuar shumicën e kompetencave
të cilat duhet t’i zbatojnë duke qenë bartës të pushtetit ekzekutiv, për shkak të specifikës së gjendjes
politike disa kompetenca thjesht ende nuk mund të zbatohen. Kjo para së gjithash reflektohet në
procesin e krijimit të administratës së komunës, përkatësisht emërimit të drejtorëve të drejtorive të
komunave, që akoma nuk ka përfunduar në të gjitha komunat. Ndonëse, ky është një vendim të cilin
duhet ta nxjerrin kryetarët e komunave, kjo nuk varet ekskluzivisht nga vullneti i tyre, por edhe nga
buxhetet komunale me të cilat do të duhej të parashiheshin mjete financiare të mjaftueshme për
themelimin e administratës komunale funksionale. Përjashtim përbën komuna e Mitrovicës Veriore e
33Ekzistojnë dallime terminologjike në ligjet për vetëqeverisjen lokale në Serbi dhe në Kosovë. Në legjislacionin
e Serbisë, organi ekzekutiv i komunës quhet kryetar i komunës, ndërsa sipas ligjit të Kosovës /përkthimi në gj,
serbe ai quhet Kryetar i Bashkisë/. Në vazhdim të këtij punimi do të përdoret terminologjia në pajtim me
përcaktimet nga ligjet e përmendura. Kryetar i komunës/kryetarë të komunave për liderët e zgjedhur sipas ligjeve
të Kosovës dhe kryetar i komunës/kryetarët e komunave-kryetar/ët i/e organit të përkohshëm për bartësit e këtyre
funksioneve sipas ligjeve të Serbisë.
Komuna Numri i anëtarëve sipas ligjeve të
Kosovës
Numri i anëtarëve sipas ligjeve të
Serbisë
Mitrovica Veriore / Kosovës 19 30
Zveçani 19 27
Zubin Potoku 19 31
Leposaviqi 19 31
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS TOBOGAN
15
cila i ka trashëguar organet e Zyrës Administrative të Mitrovicës Veriore, të cilën e përbëjnë shtatë
drejtori funksionale.34
Sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale në Kosovë, kryetari i komunës e ka për detyrë të raportojë për
gjendjen ekonomike e financiare dhe jetësimin e planeve investive të komunës, në intervale kohore të
rregullta, së paku një herë në 6 muaj, ose kur kjo kërkohet nga kuvendi i komunës (Neni 58). Kur do
që konsiderohet e nevojshme, anëtarët kanë të drejtë të kërkojnë një raport për punën e organit të
pushtetit ekzekutiv. Për këtë arsye, prania e kryetarit të komunës është e domosdoshme gjatë mbajtjes
së mbledhjeve të kuvendit.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë ka kryer procesin e mbikëqyrjes së komunave
lidhur me obligimin e kryetarit të komunës që të paraqes raport në kuvendin e komunës, veçanërisht
për gjendjen ekonomike e financiare për vitin 2016. Mbikëqyrja ka treguar se komunat në pjesën
veriore të Kosovës e kanë përmbushur këtë obligim ligjor, sepse brenda vitit kryetarët e komunave
kanë raportuar dy herë në kuvendet e komunës35 dhe kanë treguar një shkallë të lartë të përgjegjësisë
dhe bashkëpunimit e cila mundëson plotësimin e funksionimit të të dyja organeve, kuvendit dhe
kryetarit të komunës.
Kryetari i komunës, si bartës i funksionit ekzekutiv sipas sistemit serb, zgjedhet nga anëtarët e
kuvendit. Mirëpo, pas futjes së masave të përkohshme nga ana e Qeverisë së Republikës së Serbisë,
pushtetin ekzekutiv në komunat që janë në veri të Kosovës, e të cilat funksionojnë sipas sistemit serb,
e kryen organi i përkohshëm në krye me kryetarin, i cili i kryen punët me kompetenca të kryetarit të
komunës.36
Si pasojë e ekzistimit të sistemit të dyfishtë, në secilën nga katër komunat që janë në veri të Kosovës
janë nga dy përfaqësues të pushtetit ekzekutiv, pra bartësi i funksionit të kryetarit të organit të
përkohshëm të komunës, dhe kryetari i komunës. Përjashtim është komuna e Zubin Potokut ku një
person është bartës i të dyja funksioneve.
3.4 Konkludim Funksionimi i vetëqeverisjes lokale në mjediset me popullatë shumicë serbe në veri të Kosovës është
një reflektim i ngjarjeve politike të pas luftës në Kosovë, dhe të rezistencës institucionale të
komunitetit serb ndaj krijimit të Kosovës së pavarur. Si rezultat, është krijuar një sistem i dyfishtë në
të cilin punojnë organet e vetëqeverisjeve lokale, e në të cilat vendimet politike shpesh qëndrojnë larg
gjetjes së zgjidhjeve juridike.
Marrëveshja e Brukselit ka sjellë mjaft ndryshime në komunat me popullatë shumicë serbe në veri të
Kosovës, para së gjithash në kuptim të organizimit të zgjedhjeve lokale, zgjedhjes së kryetarit të
34Sipas organogramit të zyrës administrative për Mitrovicën Veriore këto janë drejtoritë e saj: drejtoria e
administratës së përgjithshme; drejtoria për financa, buxhet dhe zhvillim ekonomik; drejtoria për shërbime
publike, infrastrukturë, inspeksion dhe situata të jashtëzakonshme; drejtoria për urbanizëm, kadastër dhe
gjeodezi; drejtoria për arsim, kulturë, rini dhe sport; drejtoria për shëndetësi dhe mbrojtje sociale; drejtoria për
komunitetet lokale, kthim dhe marrëdhënie me publikun. 35 Raport për funksionimin e komunave, janar – dhjetor 2016, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, qasja
në http://bit.ly/2rC0zXq 36 Kryetarët e komunave në veri të Kosovës janë ndërruar pasi Qeveria e Republikës së Serbisë ka nxjerrë
vendimin për shpërndarjen e kuvendeve të tyre në shtator 2013 dhe vendosjen e organit të përkohshëm. Organi i
përkohshëm përbëhet prej kryetarit dhe katër anëtarëve të emëruar nga Qeveria e Republikës së Serbisë. Kryetari
i organit të përkohshëm kryen funksionin e kryetarit të komunës.
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS TOBOGAN
16
komunës dhe themelimin e kuvendeve të komunave. Përkundër mungesës së kushteve adekuate për
punë, në disa raste edhe të mungesës së hapësirës fizike për funksionimin e shërbimeve të komunës,
vetëqeverisjes lokale në pjesën veriore të Kosovës, ato kanë trguar një nivel të lartë të përgjegjësisë në
kryerjen e detyrave të veta, që mund të shihet edhe nga raporti i ministrisë përkatëse.
Megjithatë, akoma ka probleme të shumta lidhur me funksionimin e vetëqeverisjes lokale, para së
gjithash në funksionimin e administratave komunale dhe zbatimit të dyfishtë të rregullativës ligjore.
Këto probleme me siguri do të jenë të pranishme deri në vendosjen dhe krijimit të zgjidhjeve
institucionale në kuadër të Bashkësisë/Asociacionit të komunave serbe.
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS KUÇEDRA DYKRENARE
17
4. PUSHTETET LOKALE NË VERI TË KOSOVËS – KUÇEDRA DYKRENARE NË NJË TRUP
Sistemi i funksionimit të administratave komunale në veri të Kosovës të kujton kuçedrën, atë qenie
mitologjike që ka pamjen e një dragoi dykrerësh në një trup, ku njëra “kokë” shikon kah Beogradi,
tjetra kah Prishtina
4.1 Hyrje Që prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës dhe zbarkimit të Misionit të UNMIK-ut në
komunat me shumicë serbe në Kosovë, ekzistojnë dy sisteme të pushtetit lokal, njëri që funksionon në
sistemin juridik të Serbisë, e tjetri në sistemin e Kosovës. Kjo situatë është posaçërisht e shprehur në
katër komunat e veriut të Kosovës (Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan) që kanë
ruajtur të njëjtën strukturë institucionale që kanë pasur edhe para luftës.
Sistemi i organizimit të pushtetit lokal që lindi me veprimtarinë e UNMIK-ut, e më vonë edhe
Qeverisë së Kosovës, në këto komuna asnjëherë nuk ka arritur të jetojë në kapacitet të plotë. Kjo nuk
ka ndodhur as pas Marrëveshjes së Brukselit (të prillit 2013), kur u krijuan kushtet për organizimin e
zgjedhjeve lokale sipas ligjeve të Kosovës në këto komuna. Në zgjedhje u zgjodhën kryetarët e
komunave dhe këshilltarët komunalë në kuvendet komunale, por shumë pak ka ndryshuar në nivel të
funksionimit të administratave komunale.
Si pasojë e kësaj situate, jo rrallë ndeshemi me dyfishim të njësive komunale, funksioneve e të
punësuarve në administrata komunale, që veprojnë në dy sisteme të ndara, duke krijuar kështu një
pamje hutuese tek qytetarët, kur bëhet fjalë për kompetencat e pushtetit lokal, por edhe tek të
punësuarit tek administratat komunale, që gjithashtu janë të ndërthurur mes dy sistemeve. E gjithë kjo
situatë ndikon edhe tek transparenca, efikasiteti dhe përgjegjshmëria e komunave ndaj ushtrimit të
funksioneve publike në fushat e kompetencave të tyre.
Me këtë punim, synojmë të ofrojmë një pamje të kompetencave dhe sistemit të organizimit të
administratave komunale në kuadër të sistemit serb dhe atij kosovar në komunat me shumicë serbe në
veri të Kosovës. Gjithashtu, është dhënë edhe një analizë krahasuese e ligjit për pushtetin lokal në
Serbi si dhe në Kosovë, ku theksohen ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet këtyre dy sistemeve.
4.2 Analiza krahasuese e ligjeve për vetë-qeverisjen lokale në Serbi dhe në Kosovë
4.2.1 Organet e njësive të vetë-qeverisjes lokale dhe kompetencat e tyre Ligjet që rregullojnë punën e pushteteve lokale në Serbi dhe në Kosovë janë të përafruar me Kartën
Evropiane për Vetë-qeverisje Lokale të Këshillit të Evropës, si dhe në këtë kuptim, janë mjaft të
ngjashëm, pasi që parashohin kompetenca të njëjta ose të ngjashme për komunat. Megjithatë, përtej
zhvillimit të ndryshëm legjislativ dhe institucional, në një masë të caktuar këto ligje edhe dallohen mes
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS KUÇEDRA DYKRENARE
18
vete.37 Tabela 4.1 jep një pamje të dallimeve terminologjike ndërmjet Ligjit për vetë-qeverisje lokale
në Serbi38 dhe në Kosovë.39
Tabela 4.1. Paraqitje krahasuese e dallimeve terminologjike në ligjet për vetë-qeverisje lokale
Ligji për vetë-qeverisjen lokale në Serbi Ligji për vetë-qeverisjen lokale në Kosovë
Kryetari i Komunës (Predsednik) Kryetari (Gradonačelnik) i Komunës
Udhëheqësi i administratës komunale Shefi i Personelit
Udhëheqës i Departamentit Drejtor i Departamentit
Burimi: Analizë krahasuese e Ligjit për Vetë-Qeverisje Lokale në Serbi dhe në Kosovë
Të dy ligjet e definojnë komunën si njësi themelore të vetë-qeverisjes lokale. Në Serbi, organet
komunale janë (Neni 27 i Ligjit për vetë-qeverisje lokale të Serbisë): kuvendi i komunës, kryetari i
komunës, këshilli komunal dhe administrata komunale. Kuvendi Komunal është organi më i lartë i
komunës, që ushtron funksionet themelore të pushtetit lokal, të përcaktuara me Kushtetutë, me ligj si
dhe statut të komunës (neni 28, ibid). Shtyllën ekzekutive të komunës e përbëjnë kryetari i komunës40
si dhe këshilli komunal (neni 42, ibid). Kryetarin e Komunës e zgjedh Kuvendi nga radhët e
këshilltarëve komunalë, me shumicë të votave, ndërsa mandati zgjat katër vjet (neni 43, ibid).
Këshillin Komunal e përbëjnë kryetari i komunës, zëvendëskryetari i komunës, si dhe anëtarët e
këshillit komunal, numri i të cilëve përcaktohet me statutin e komunës si dhe zgjedhën nga Kuvendi i
Komunës me shumicë votash për një periudhë prej katër vitesh (neni 45, ibid). Kompetencat e
Kuvendit Komunal, Kryetarit të Komunës, si dhe Këshillit Komunal janë paraparë me Ligjin për Vetë-
Qeverisje Lokale si dhe me statutet e njësive të pushtetit lokal.
Në Kosovë, organet komunale janë Kuvendi i Komunës dhe Kryetari (neni 10. Ligjit për Vetë-
Qeverisje lokale në Kosovë). Kuvendi i Komunës është organi më i lartë përfaqësues i komunës, si
dhe përbëhet nga të gjithë këshilltarët e zgjedhur. Kuvendi nxjerr akte në kuadër të kompetencave të tij
që janë të përcaktuar me Kushtetutë, ligje dhe statutin e Komunës. Kryetari është organi më i lartë
ekzekutiv i komunës, zgjedhur përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta (neni 56, ibid). Kryetari gjithashtu
ka të drejtë të nxjerrë udhëzime dhe vendime në pajtim me autorizimet dhe kompetencat e tij/saj (neni
13, ibid). Për dallim nga Serbia, ku ka këshill komunal, në Kosovë kryetari ka të gjithë pushtetin
ekzekutiv, por në punën e tij/saj ndihmohet nga zëvendëskryetari (që e emëron kryetari). Në komunat
ku ka së paku dhjetë për qind të banorëve që iu përkasin komuniteteve pakicë, përfaqësuesit e atyre
komuniteteve duhet të kenë një zëvendëskryetar për komunitete (neni 61, ibid).
37 Është me rëndësi të përmendet që përkthimi i ligjeve kosovare në gjuhën serbe është pamjaftueshëm i saktë,
gjë që vështirëson interpretimin dhe zbatimin e tyre. 38 Ligji për Vetë-Qeverisje Lokale, "Gazeta Zyrtare RS", nr. 129/2007 i 83/2014, mund të gjendet tek
http://bit.ly/2gbtx7t 39 Ligji nr. 03/L –040 për Vetë-Qeverisje Lokale, mund të gjendet tek http://bit.ly/2tyqufg 40 Ligji për Vetë-Qeverisje Lokale në Serbi bën dallimin ndërmjet qyteteve dhe komunave. Qytetet janë njësi të
vetë-qeverisjes lokale që kanë mbi 100.000 banorë (në raste të posaçme mund të kenë edhe më pak se 100,000
banorë) si dhe funksionet ekzekutive tek to i ushtron kryetari. Njësitë e pushtetit lokal që kanë më pak se
100.000 banorë quhen komuna, ndërsa funksionet ekzekutiv tek to i ushtron kryesuesi i komunës. Sipas ligjit për
organizimin territorial ("G. Zyrtare RS", nr. 129/2007 dhe 18/2016, neni 28), në territorin e Kosovës (dhe
Metohisë), ka 29 njësi të pushtetit lokal, si dhe 28 komuna (Viti, Vushtrri, Gllogovc, Gjilan, Gorë, Deçan,
Gjakovë, Zubin Potok, Zveçan, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë e Kosovës, Mitrovicë e Kosovës, Fushë-
Kosovë, Leposaviq, Lipjan, Novo-Bërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prizren, Serbica, Suharekë, Ferizaj,
Shtimje dhe Shtërpce) si dhe një qytet (Prishtinë).
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS KUÇEDRA DYKRENARE
19
Dallimi në legjislacion ndërmjet Kosovës dhe Serbisë shihet edhe tek fusha e kompetencave në
sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, ku komunat në Kosovë kanë kompetenca shumë më të mëdha sesa
komunat në Serbi. Për këtë, administratat komunale në Kosovë kanë drejtori të formuara që merren me
punë në këto fusha, që nuk ndodh në Serbi.
Në bazë të analizës krahasuese të ligjeve në Serbi dhe Kosovë, mund të konkludohet që autorizimet e
kryetarëve të komunave kosovare janë shumëfish më të gjera në krahasim me bartësit e funksioneve
ekzekutive (kryetarëve të komunave) në sistemin serb, derisa tek sistemi serb, kompetencat e
kuvendeve komunale janë më të mëdha sesa ato në Kosovë.
4.2.2 Organizimi i administratës komunale në Kosovë dhe në Serbi Administrata komunale në Kosovë organizohet në drejtori që udhëhiqen nga drejtori, i cili emërohet
nga ana e kryetarit (neni 62 i Ligjit për Vetë-Qeverisje lokale në Kosovë). Drejtorët udhëheqin
drejtoritë e veta në pajtim me vendimet strategjike dhe politike të kryetarit, si dhe në pajtim me ligjet,
statutin e komunës si dhe aktet tjera relevante. Administrata komunale përbëhet nga të punësuarit në
komunë dhe personat e zgjedhur (kryetari, zëvendëskryetari, drejtorët e drejtorive, kryesuesi dhe
zëvendëskryesuesi i komunës si dhe këshilltarët e kuvendit). Administrata komunale ka shefin e
personelit që është ekuivalenti i udhëheqësit të administratës komunale sipas ligjit për pushtetin lokal
në Serbi. Megjithatë, ligji i Kosovës nuk definon saktësisht kompetencat e administratës komunale, siç
bëhet në ligjin e Serbisë.
Dallimi ndërmjet dy ligjeve paraqitet mu tek zgjedhja e udhëheqësit të administratës komunale,
gjegjësisht shefit të personelit. Në Serbi përcaktohet që për udhëheqës të administratës komunale
mund të vendoset një person që ka kryer fakultetin juridik, ka kryer provimin për punë në organet e
administratës shtetërore, si dhe ka pesë vjet përvojë pune në fushën relevante (neni 54 i Ligjit për
Vetë-Qeverisje Lokal të Serbisë). Ky person zgjedh këshillin komunal në bazë të konkursit publik, për
një periudhë pesëvjeçare (neni 56, ibid).
Sipas ligjit në Kosovë, kryetari shpall konkursin për shef të personelit (neni 66.3 i Ligjit për Vetë-
Qeverisje lokale në Kosovë), në pajtim me Ligjin për Shërbim Civil në fuqi, në të cilin parashihet që
punësimi në atë pozitë bëhet në pajtim me parimet e “kompetencave, paanshmërisë, kushteve të
barabarta, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të barabartë, me anë të konkursit publik si dhe pas
vërtetimit të aftësisë së kandidatit për punë” (neni 11 i Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës).41 Shefi i
personelit në Kosovë i raporton drejtpërdrejt kryetarit për punën e tij/saj, por jo edhe kuvendit (e as
këshillit komunal), siç është gjendja në Serbi.
Administrata komunale në sistemin serb gjithashtu organizohet në drejtori. Dallimet, megjithatë janë
të dukshme tek emërimi i udhëheqësve të drejtorive (në Serbi) ose drejtorëve të drejtorive (në
Kosovë). Në Serbi, njësitë e pushtetit lokal me mbi 50,000 banorë mund të organizohen në më shumë
drejtori komunale, pra mund të krijohen më shumë drejtori komunale për fusha të caktuara (neni 53 i
Ligjit për Vetë-Qeverisje Lokale të Serbisë). Drejtoria komunale udhëhiqet nga udhëheqësi, qoftë nëse
është një drejtori e përgjithshme komunale ose disa drejtori komunale (neni 55, ibid). Udhëheqësit e
drejtorive komunale i vendos këshilli komunal në bazë të konkursit publik (neni 56, ibid), si dhe në
pajtim me kualifikimet që përcaktohen me ligj (neni 55, ibid). Rregullorja për organizimin e
brendshëm dhe sistematizimin e drejtorive komunale nxirret nga udhëheqësi i administratës komunale
me pajtimin e këshillit komunal, derisa vetë udhëheqësi vendos udhëheqësit e njësive organizative në
administratën komunale (neni 59, ibid).
41 Ligji nr. 03/L–149 për Shërbimin Civil të Kosovës, gjendet tek http://bit.ly/2gSqFR5.
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS KUÇEDRA DYKRENARE
20
4.3 Administratat komunale në veri të Kosovës Administratat komunale në veri të Kosovës kanë ruajtur të njëjtën formë institucionale nga para luftës,
derisa përpjekjet e UNMIK-ut për të formuar strukturë tjetër të drejtorive komunale kanë mbetur pa
ndonjë rezultat të dukshëm. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, komunat në veri refuzonin çdo lloj
bashkëpunimi me organet qendrore në Prishtinë, e mu për shkak të kësaj, nuk patën ndodhur as
ndryshimet në formën e administratës komunale në pajtim me legjislacionin kosovar. Kështu, sistemi i
drejtorive komunale në këto komuna dallohet mjaft shumë nga komunat tjera në Kosovë, por edhe nga
komunat në Serbi. Pas ndryshimeve demokratike (të vitit 2000), u bënë reforma themelore të pushtetit
lokal në Serbi, duke përfshirë këtu edhe reformën e administratave komunale, procese këto nga të cilat
komunat në veri të Kosovës janë përjashtuar.
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit (të vitit 2013), Qeveria e Serbisë vendosi masa të
përkohshme në komunat e veriut të Kosovës, si dhe emëroi organet e Përkohshme, të udhëhequra nga
kryetarët, të cilët kishin për detyrë udhëheqjen e punëve komunale, duke përfshirë edhe udhëheqjen e
administratave komunale. Në anën tjetër, u mbajtën edhe zgjedhjet lokale sipas ligjeve të Kosovës, ku
u zgjodhën kryetarët dhe këshilltarët komunalë të Kuvendeve Komunale.
Megjithatë, zgjedhja e bartësve të funksioneve publike nuk ka sjellë ndonjë ndryshim thelbësor në
nivel të funksionimit të administratës komunale, pasi që strukturat institucionale kanë mbetur të njëjtat
si në periudhën para Marrëveshjes së Brukselit, me ekzistimin e administratës së dyfishtë – njëra që
funksionon në kuadër të legjislacionit serb, e tjetra në legjislacionin kosovar. Të dy administratat
komunale punojnë në të njëjtat hapësira (përveç Mitrovicës së Veriut, ku Zyra Administrative ka
marrë përsipër detyrat e administratës komunale) si dhe një pjesë e punëtorëve kryen detyrat (e njëjta
apo të ndryshme) që rrjedhin nga të dy sistemet.
Pas zgjedhjeve lokale (2013), u themeluan Kuvendet Komunale dhe u miratuan statutet e reja të
komunave, që u verifikuan nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës. Me rastin e
miratimit të Statutit, lindi edhe problemi i zgjedhjes së simboleve të këtyre komunave (stema, vula,
emblemat dhe flamujt), ku është e paraparë që këto të definohen me procedurë të posaçme dhe me
shumicë prej dy të tretash në seancën e Kuvendit Komunal. Megjithatë, edhe katër vjet pas miratimit
të statutit, nuk ka ndodhur definimi i simboleve të këtyre komunave, që qartë e paraqet ndjeshmërinë e
kësaj teme. Si zgjidhje kalimtare, u arrit marrëveshja që komunat e veriut të përdorin vulat që datojnë
nga periudha kur pushteti lokal ishte nën mbikëqyrjen e UNMIK-ut.
Sipas legjislacionit të Kosovës dhe statuteve të komunave, administrata komunale organizohet në
drejtori. Më tutje, drejtoritë organizohen në sektorë, përshkrimi i detyrave të të cilëve definohet me akt
të posaçëm të kryetarit. Pasi që nuk janë formuar drejtoritë, kryetarët e këtyre komunave ende nuk
kanë nxjerrë aktet për përcaktimin e numrit dhe përshkrimit të detyrave të sektorëve.
Tabela 4.2. Drejtoritë e administratave komunale në veri të Kosovës
Burimi: Statutet e komunave në veri të Kosovës sipas sistemit serb dhe atij kosovar
Komuna Numri i drejtorive në komuna
sipas sistemit serb
Numri i drejtorive në komuna
sipas sistemit kosovar
Mitrovicë e Kosovës/Veriut 7 16
Zveçan 3 13
Zubin Potok 4 15
Leposaviq 5 15
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS KUÇEDRA DYKRENARE
21
Numri i drejtorive në sistemin e Kosovës është shumë më i madh sesa që ka qenë në sistemin serb
(shih tabelën 3). Megjithatë, pas zgjedhjeve nuk ka ndodhur formimi i (të gjitha) drejtorive komunale,
siç është paraparë me statut, ndërsa arsyet janë të shumëfishta – që nga mungesa e mjeteve buxhetore e
deri tek rezistenca e bartësve të funksioneve publike, e më së pari kryetarit, që t’i përkushtohet kësaj
detyre.
Përjashtim përbën komuna e themeluar së voni e Komunës së Mitrovicës Veriore, që ka marrë përsipër
Zyrën Administrative42 të Mitrovicës së Veriut e cila është bërë pjesë themelore e administratës
komunale të kësaj komune. Që këtu, komuna e Mitrovicës së Veriut është njëra prej katër komunave
në veri të Kosovës që ka administratë komunale që funksionon sipas sistemit të Kosovës, si dhe ofron
shërbime për qytetarë në përputhje me legjislacionin kosovar. Në kuadër të kësaj komune, ka
aktualisht shtatë drejtori, ndërsa planifikohet krijimi i nëntë drejtorive të tjera (gjithsej 16), siç edhe
përcaktohet me statutin e kësaj komune.
Në tri komunat tjera (Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok), funksionimi i administratës komunale
kryesisht përbëhet nga veprimtaritë që kanë të bëjnë me aplikimin për mjete nga fondet në dispozicion
me qëllim të zhvillimit të komunave, si dhe realizimin e tyre. Kjo punë kryesisht kryhet nga kryetarët
e komunave me ndihmësit e tyre, si dhe zyrtarët për financa e prokurim publik. Duke pasur parasysh
që procesi i formimit të drejtorive në këto komuna nuk është përfunduar, të punësuarit tjerë janë
kryesisht të pasistemuar në detyrat e tyre.
Një prej sfidave më të mëdha në procesin e formimit të administratës komunale sipas sistemit të
Kosovës, gjegjësisht formimit të drejtorive komunale, qëndron tek fakti që numri i vendeve të punës
sipas ligjeve të Kosovës është shumë më i vogël sesa ai që aktualisht është i siguruar në administratat
komunale që funksionojnë sipas sistemit serb. Për shkak të këtij fakti, një numër i konsiderueshëm i
punëtorëve në administratat ekzistuese komunale do të mbetej pa punë, sepse në buxhetet komunale
nuk parashihen mjete për pagat e tyre. Kështu, zgjidhja e këtij problemi kërkon një qasje shumë më
gjithëpërfshirëse, gjë kjo me të cilën askush nuk dëshiron të merret, as Qeveria në Prishtinë e as
Qeveria në Beograd, e aq më pak kryetarët (apo udhëheqësit e organeve të përkohshme) në këto
komuna.
Administratat komunale që kanë funksionuar sipas ligjeve të Republikës së Serbisë deri në
nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe organizimit të zgjedhjeve lokale (2013) kanë vazhduar të
ekzistojnë në formën që është e mundur në rrethanat e caktuara. Në domenin e punës, këto
administrata komunale zbatojnë kompetencat burimore dhe të deleguara të përcaktuara me Ligjin për
Vetë-Qeverisje Lokale të Serbisë. Siç është theksuar tashmë më lart, këto administrata komunale
udhëhiqen nga Organet e Përkohshme në krye me kryetarët që ka emëruar Qeveria e Serbisë. Qeveria
e Serbisë gjithashtu ka vazhduar të paguajë të ardhura personale për të punësuarit në këto organe
42 Zyra Administrative është themeluar në vitin 2012, në bazë të Planit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e
Statusit të Kosovës, të njohur si Plani i Marti Ahtisaarit. Në pikën 13.5 të Planit Gjithëpërfshirës thuhet që për
një periudhë kalimtare prej 120 ditësh, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, në koordinim me
Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar “do të themelojë strukturën e përkohshme komunale për komunën e re
Mitrovica e Veriut... që do të jetë nën udhëheqjen e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, deri në kohën e mbajtjes
së zgjedhjeve të para lokale në atë komunë”. Qeveria e Serbisë dhe serbët e Kosovës nuk patën pranuar Planin
Gjithëpërfshirës të Marti Ahtisaarit, e me këtë, as zgjidhjet institucionale që rrjedhnin nga ai plan, duke përfshirë
edhe Zyrën Administrative të Mitrovicës së Veriut. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe organizimit
të zgjedhjeve lokale në komunën e Mitrovicës së Veriut, Zyra Administrative u bë pjesë e administratës
komunale të këtij pushteti lokal. Me këtë akt, mbeti e paqartë çështja e të punësuarve në administratën komunale
që funksiononte në Mitrovicën Veriore (të Kosovës) në periudhën para Marrëveshjes së Brukselit në kuadër të
sistemit serb.
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS KUÇEDRA DYKRENARE
22
komunale. Megjithatë, duhet thënë se këto pushtete komunale nuk kanë mundësi të zbatojnë të gjitha
kompetencat në kuadër të sistemit serb të pushtetit lokal, sepse shumë mundësi ligjore në Serbi nuk
parashohin zbatim në territorin e Kosovës. Për shembull, në komunat e Serbisë zbatohet sistemi i
integruar për dorëzim elektronik të kërkesave për leje ndërtimi, prej të cilit përjashtohen komunat e
veriut të Kosovës.
Mënyra në të cilën tash janë të organizuara administratat komunale në komunat që funksionojnë me
sistem të Serbisë, si dhe mënyrën në të cilën është paraparë të organizohen sipas statutit të komunës së
themeluar rishtas.
Siç është thënë më herët, komunat në Kosovë kanë kompetenca më të gjera në fushën e arsimit dhe
shëndetësisë sesa ato në sistemin e Serbisë. Për këtë arsye, në administratën komunale paraqiten
drejtori që kryejnë punë në këto fusha. Megjithatë, është vërtetuar që formimi i këtyre drejtorive në
komunat në veri të Kosovës nuk është edhe aq i thjeshtë, sepse është paraparë që arsimi dhe
shëndetësia të jenë nën kompetencën e Bashkësisë/Asociacionit të Komunave Serbe, formimi i të cilës
nuk ka filluar ende, edhe pse është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të prillit 2013.
Në fushën e arsimit, kompetencat e komunave kanë të bëjnë me ofrimin e arsimit parashkollor, fillor
dhe të mesëm, si dhe me regjistrimin dhe licencimin e institucioneve edukativo-arsimore, punësimin,
pagesën e kompensimeve dhe trajnimin e instruktorëve dhe administratorëve për arsim (neni 17(h) i
Ligjit për Vetë-Qeverisje lokale në Kosovë). Komuna e Mitrovicës së Veriut ka kompetenca të
zgjeruara në kuptimin e arsimit të lartë, si dhe ka të drejtë të sigurojë edhe arsimin e lartë, duke
përfshirë këtu regjistrimin dhe dhënien e licencave për institucione arsimore, punësimin e kuadrit
arsimor, si dhe trajnimin e personelit arsimor dhe administrativ (neni 21, ibid). Me këto dispozita
ligjore, i jepet e drejta komunës së Mitrovicës së Veriut të themelojë universitet, gjë që duket si
mundësi e legalizimit të universitetit shtetëror ekzistues, i cili funksionon në kuadër të sistemit arsimor
të Serbisë.43
Sipas ligjeve të Kosovës, komuna e Mitrovicës së Veriut ka kompetenca të zgjeruara edhe në kuptimin
e ofrimit të shërbimeve të shëndetësisë sekondare, sipas të cilave ka të drejtë të sigurojë mbrojtjen
shëndetësore sekondare, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve shëndetësore,
punësimin e punëtorëve shëndetësorë, pagesën e rrogave dhe trajnimin e punëtorëve shëndetësore dhe
të atyre që punësohen në administratë (neni 20, ibid). Kjo zgjidhje juridike mund të interpretohet si
pjesë e zgjidhjes së statusit të Qendrës Klinike të Mitrovicës së Kosovës, e cila funksionon në kuadër
të sistemit juridik të Serbisë. Të tri komunat tjera (Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) kanë
kompetenca të zgjeruara për ofrimin e shërbimeve shëndetësore primare, duke përfshirë edhe
punësimin e punëtorëve shëndetësorë, kompensimin e tyre dhe trajnimin e punëtorëve shëndetësorë
dhe atyre që punësohen në administratë.
Risi interesante është që në statutet e komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok paraqitet
drejtoria për Integrime Evropiane. Një zgjidhje e ngjashme është bërë edhe në Komunën e Graçanicës,
e cila ka formuar drejtorinë për Integrim Evropian dhe Zhvillim Ekonomike. Megjithatë, kjo drejtori
në Graçanicë ka ndërruar emrin që të jetë Qendër për Zhvillim Ekonomik, me detyrime që të
përforcojë ekonominë e komunës përmes ofrimit të mbështetjes subjekteve ekzistuese afariste, por
edhe ofrimit të mbështetjes për themelimin e të rejave. Mbetet të shihet nëse një praktikë e ngjashme
do të vendoset edhe në komunat e veriut të Kosovës.
43 “Universiteti në Prishtinë”, universiteti shtetëror i Republikës së Serbisë me seli në Prishtinë, pas luftës është
zhvendosur në Mitrovicën e Kosovës.
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS KUÇEDRA DYKRENARE
23
Buxheti i pushteteve lokale në veri të Kosovës që veprojnë në kuadër të sistemit kosovar është i ndarë
në 5 kategori, që janë: pagat dhe mëditjet për të punësuarit; mallra dhe shërbime; shpenzime
komunale; subvencione dhe transfere, si dhe shpenzime kapitale. Pagat dhe mëditjet më tutje ndahen
në: të punësuarit në komunë (personat e zgjedhur dhe të punësuarit në administratën komunale); të
punësuarit në shëndetësi dhe të punësuarit në arsim. Për dallim prej Komunës së Mitrovicës së Veriut,
tri komunat tjera (Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq) nuk kanë drejtori komunale të formuara, por
kanë një numër të caktuar të të punësuarve për të cilët ndahen të ardhurat e rregullta nga buxheti
kosovar. Gjendja e të punësuarve në komunat veriore të Kosovës në vitin 2015 dhe 2016 është
paraqitur në tabelën 4.
Tabela 4.3. Numri i të ardhurave personale në komunat në veri të Kosovës
(viti 2015 dhe 2016)
Komuna Numri i pagave në vitin 201544 Numri i pagave në vitin 201645
Mitrovica e Veriut 732 152
Zveçan 251 67
Zubin Potok 331 141
Leposaviq 416 196
Burimi: Raportet tremujore financiare të realizimit të Buxhetit të Kosovës për periudhën 1 janar – 31
mars 2015, si dhe 1 janar – 31 mars 2016
Siç edhe mund të shihet në tabelën 4.3, numri i pagesave për të ardhura personale të buxhetuara është
shumë më i ulët sesa në vitin 2015. Kjo gjendje del nga fakti që kryetarët e katër komunave në veri të
Kosovës kanë marrë vendim të mos pranojnë financim në fushën e shëndetësisë dhe arsimit nga
buxheti i Kosovës deri sa të zgjidhet çështja e formimit të Bashkësisë/Asociacionit të Komunave
Serbe, e cila do të duhej të kishte autorizime në këto fusha.
4.4 Konkludim Edhe pse është pritur që Marrëveshja e Brukselit të zgjidhë çështjen e ekzistimit të administratave të
dyfishta në komunat e veriut të Kosovës, kjo nuk ka ndodhur. Arsyet janë politike dhe teknike. Në
nivel politik, as katër vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit nuk ka ardhur deri tek formimi
i Bashkësisë/Asociacionit të Komunave Serbe, e cila është parë si institucion për mbrojtjen e të
drejtave kolektive të serbëve (të mbetur) në Kosovë. Që këtu, nuk është befasuese rezistenca e madhe
e politikanëve (lokalë apo atyre në Beograd) ndaj zbatimit të legjislacionit kosovar, sidomos atyre
zgjidhjeve juridike që kanë të bëjnë me çështjet e identitetit apo fushave strategjike të mbijetesës së
komunitetit serb në Kosovë (p.sh. arsimi dhe shëndetësia).
Në kuptimin teknik, Marrëveshja e Brukselit nuk ka saktësuar nëse komunat e sapoformuara, të
konstituuara pas zgjedhjeve lokale, do të trashëgojnë administratat ekzistuese komunale që kanë
funksionuar deri atëherë në kuadër të legjislacionit serb, ose do të formohen administrata krejtësisht të
reja. Gjithashtu, nuk është saktësuar se çfarë do të ndodhë me të punësuarit në administratat
ekzistuese, e as cili do të jetë roli (apo nëse do të ketë të tillë) i Qeverisë së Serbisë në funksionimin e
ardhshëm të pushtetit lokal dhe administratave komunale. Sipas rrethanave, nuk do të ketë zgjidhje
kolektive për këtë problem, por secila komunë do t’i qaset vetë zgjidhjes së kësaj situate.
44 Raporti tremujor financiar, Buxheti i Kosovës, për periudhën 1 janar – 31 mars 2015, gjendet tek
http://bit.ly/2tdLËa0 i 45 Raporti tremujor financiar, Buxheti i Kosovës, për periudhën 1 janar – 31 mars 2016, gjendet tek
http://bit.ly/2sbTZËe
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS KUÇEDRA DYKRENARE
24
Në fakt, sipas ligjeve të Kosovës, kryetarët e komunave kanë diskrecion pushteti të vendosin se kush
do të marrë pagën nga buxheti komunal që sigurohet nga Qeveria e Kosovës, si dhe jo vetëm kur bëhet
fjalë për të punësuarit në administratën komunale, por edhe në arsim e shëndetësi. Në bazë të kësaj,
kryetarët mund të vendosin nëse duan të vendosin në listën e pagave të punësuarit aktualë apo të
punësojnë punëtorë të rinj. Gjendja e këtillë shpesh sjell situatën paradoksale që përmes punësimit në
kuadër të sistemit kosovar më shumë zbatohet një program social sesa që ka përpjekje për të formuar
administratë profesionale lokale.
Ky konkludim rrjedh nga diskursi publik i kryetarëve nga veriu i Kosovës, të cilët shpesh deklarojnë
që punëtorët nuk mund të pranojnë paga nga dy burime, Qeveria e Serbisë dhe Qeveria e Kosovës, pra
kjo situatë duhet shfrytëzuar për krijimin e vendeve të reja të punës. Kështu, tash së voni, komuna e
Mitrovicës së Veriut ka shpallur konkurs për 168 vende pune në fushat e arsimit dhe shëndetësisë.
Gjithsesi, paraqitet pyetja se ku do të punojnë të punësuarit e rinj (si dhe çfarë do të bëjnë) kur
institucionet shëndetësore dhe arsimore funksionojnë në sistemin serb, si dhe çfarë do të ndodhë me të
punësuarit në administratat komunale, shëndetësi e arsim kur Qeveria e Serbisë të ndërpresë
financimin e tyre? Duket që në këtë moment, kjo pyetje është tejet e largët, si dhe që asnjëra nga palët
nuk dëshiron të mendojë për këtë punë, qoftë në Beograd, Prishtinë, Bruksel apo veri të Kosovës.
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS VALLJA PA NDALIM
25
5. FINANCIMI I PUSHTETEVE LOKALE NË VERI TË KOSOVËS – VALLJA PA NDALIM
5.1 Hyrje Komunat në veri të Kosovës janë bërë shfrytëzues buxhetorë vetëm pas zgjedhjeve lokale dhe
konstituimit të organeve lokale të pushtetit. Megjithatë, procesi i financimit të pushteteve
lokale në veri të Kosovës përcillet me një numër sfidash që janë karakteristike edhe për
segmente të tjera të funksionimit të këtyre komunave.
Qëllimi i këtij punimi është të prezantojë kornizën ligjore që rregullon procesin e përgatitjes,
paraqitjes dhe miratimit të buxhetit komunal, si dhe të prezantojë sfidat kryesore në procesin e
realizimit të buxhetit në komunat e veriut të Kosovës.
5.2 Sistemi i financimit të komunave në Kosovë
Financimi i komunave në Kosovë rregullohet me Ligjin për vetë-qeverisje lokale,46 Ligjin për
financat e pushtetit lokal47 si dhe Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe
përgjegjësitë.48 Me rastin e hartimit të këtyre ligjeve, janë konsultuar Karta Evropiane e
Vetëqeverisjes Lokale të Këshillit të Evropës, e cila në nenin 9 të saj parasheh që komunat
duhet të kenë mjete të mjaftueshme financiare për realizim të suksesshëm të kompetencave të
dhëna.49
Me Ligjin për vetëqeverisje lokale janë definuar kompetencat komunale, që mund të jenë
vetanake, të deleguara dhe të zgjeruara.50 Në anën tjetër, Ligji për financat e pushtetit lokal
parasheh që Kuvendi, Qeveria dhe ministritë e linjës duhet të sigurojnë mjetet buxhetore të
domosdoshme për përmbushjen e kompetencave të komunave. Neni 7 i këtij Ligji përcakton
edhe burimet e financimit të komunave, të cilët përbëhen nga:
1) Të ardhurat vetanake, të parapara me nenin 8 të këtij ligji;
2) Grantet operacionale;
46 Ligji nr.03/L–040 për vetëqeverisjen lokale, gjendet tek http://bit.ly/2tyqufg 47 Ligji nr. 03/L–049 për financat e pushtetit lokal, gjendet tek http://bit.ly/2uO271h. Ligji nr. 05/L-108 për
ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji gjendet tek http://bit.ly/2tsHILa. 48 Ligji nr.03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, gjendet tek http://bit.ly/2tH9BSs.
Ndryshimet e fundit të këtij ligji: Ligji nr.05/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-048, për
menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, ndryshuar dhe plotësuar me ligjet nr. 03/L-221, 04/L-116 si
dhe nr. 04/L-194, gjenden tek http://bit.ly/2uOxetA. 49 Karta Evropiane e Vetëqeverisjes Lokale e Këshillit të Evropës, gjendet tek http://bit.ly/2vOse5b 50 Kompetencat e zgjeruara përcaktohen me nenet 19, 20, 21, 22 dhe 23 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, si dhe
kanë të bëjnë me kompetencat në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe kulturës, si dhe të drejtat e pjesëmarrjes në
zgjedhjen e komandantit të stacionit policor.
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS VALLJA PA NDALIM
26
3) Grantet për kompetencat e zgjeruara;
4) Transferet për kompetenca të deleguara;
5) Grantet e jashtëzakonshme;
6) Ndihma financiare nga Republika e Serbisë;
7) Të ardhurat nga taksat komunale.
Të ardhurat vetanake të komunave janë paraparë me nenin 8 të të njëjtit ligj, si dhe përbëhen
nga këto:
1) Taksat, tarifat komunale, pagesat/tarifat e shfrytëzimit, pagesa të tjera për shërbime
publike që sigurohen nga komuna, si dhe pagesat rregullative dhe gjobat që miratohen
në bazë të këtij ligji;
2) Të ardhurat nga dhënia me qira e pronave të paluajtshme që gjenden në komunë, si
dhe që administrohen apo janë në pronësi të komunës;
3) Të ardhurat nga shitja e aseteve komunale;
4) Të ardhurat nga ndërmarrjet që janë plotësisht apo pjesërisht në pronësi të komunës;
5) Participimi nga ana e shfrytëzuesve të shërbimeve arsimore dhe shëndetësore që
ofrohen nga komuna;
6) Të ardhurat që realizohen nga ndonjë organ/agjenci, drejtori (departament) apo
organizatë e komunës, si pasojë e ofrimit të mallrave apo shërbimeve;
7) Interesat mbi investimet komunale, nëse ka të tilla;
8) Grantet dhe/ose donacionet nga qeveritë e huaja (përveç ndihmës financiare nga
Republika e Serbisë) apo nga organizatat e huaja, duke përfshirë organizatat qeveritare
dhe joqeveritare si dhe institucionet ndërkombëtare dhe supranacionale;
9) Të gjitha kategoritë tjera të të ardhurave që përcaktohen si të ardhura vetanake
komunale në bazë të ligjit.
Me këtë ligj është paraparë që edhe komunat të pranojnë mjete operacionale nga buxheti
qendror (neni 23), derisa këto përfshijnë mjetet e përgjithshme operacionale, mjetet
operacionale të caktuara për arsim, si dhe mjetet operacionale për shërbime shëndetësore.
Këto mjete do të duheshin ndarë në bazë të kritereve të drejta, transparente e objektive, duke i
dhënë komunave liri më të madhe të ndarjes dhe shpenzimit të këtyre granteve.
Kushtet për financimin e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës (Mitrovica e
Mitrovica e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) janë krijuar vetëm pas nënshkrimit
të Marrëveshjes së Brukselit, organizimit të zgjedhjeve lokale dhe konstituimit të organeve
komunale (Kuvendi Komunal dhe Kryetari i Komunës). Vetëm pas përfundimit të këtij
procesi, komunat iu janë qasur procesit të hartimit të buxhetit, për të cilën gjë do të flitet më
vonë në këtë punim.
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS VALLJA PA NDALIM
27
Kur bëhet fjalë për financimin e komunave në veri të Kosovës, është me rëndësi të përmendet
edhe Fondi për Zhvillimin e Komunave Veriore, që është themeluar si pasojë e Marrëveshjes
për Doganat, të arritur në kuadër të dialogut të Brukselit. Pra, me këtë marrëveshje është
paraparë formimi i Fondit për Zhvillimin e Komunave Veriore (i quajtur Fondi Doganor) nga
të ardhurat doganore që mblidhen tek porta 1 (Jarinje) dhe 31 (Brnjak), nga zhdoganimi i
mallrave që janë të synuara për veriun e Kosovës, si dhe nga zhdoganimi i mallrave të
ndërmarrjeve që janë të regjistruara në katër komunat në veri të Kosovës. Mjetet e këtij Fondi
mund të përdoren ekskluzivisht nga katër komunat e veriut të Kosovës, si dhe vetëm për
projektet e tyre zhvillimore, si ndërtimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës publike (që përfshin
rrugët, spitalet, ujësjellësin, trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave),
mbështetja e ndërmarrjeve, bujqve dhe shoqërisë civile, promovimi i të drejtave të njeriut,
arsimi, qasja në shërbime shëndetësore dhe transport.
5.3 Procesi i hartimit të buxhetit komunal
5.3.1 Procedurat dhe afatet për hartimin e buxhetit të komunave Ligji për alokimet vjetore rregullon alokimet për të gjitha organizatat buxhetore, duke
përfshirë komunat, si dhe iu jep atyre autorizime për të shpenzuar apo bartur fondet publike
deri në një shumë të caktuar dhe për destinomë të caktuara, brenda një viti fiskal.
Procesi i hartimit të buxhetit komunal fillon me hartimin e kornizës afatmesme buxhetore
komunale (më tutje në tekst: Korniza afatmesme). Ky është dokument që miratohet çdo vit
nga Kuvendi Komunal, përfshin elemente për tri vite fiskale në vijim, si dhe ofron një analizë
të detajuar të të ardhurave dhe shpenzimeve komunale. Shpenzimet planifikohen me qëllim të
realizimit të prioriteteve strategjike për zhvillimin social e ekonomik të komunës. Korniza
afatmesme paraqet një mekanizëm të dobishëm me anë të të cilit prioritetet strategjike të
komunës mund të integrohen më mirë brenda procesit buxhetor. Secila komunë është e
obliguar të hartojë Kornizën afatmesme, gjë që kërkohet përmes qarkoreve vjetore për
hartimin e buxheteve komunale (më tutje në tekst: Qarkore buxhetore), që nxirren nga
Ministria e Financave.
Në hartimin e Kornizës afatmesme dhe buxhetit komunal, rolin dhe përgjegjësinë më të
rëndësishme e marrin kryetari i komunës dhe Kuvendi Komunal. Kryetari është përgjegjës për
hartimin e buxhetit, i cili i dorëzohet Kuvendit Komunal për miratim. Pas miratimit të
buxhetit, Kryetari është përgjegjës edhe për ekzekutimin e tij.51 Në nivel të Kuvendit të
Komunës, Komiteti për Politikë e Financa është përgjegjës për shqyrtimin e të gjitha
dokumenteve financiare e fiskale, e me këtë edhe për shqyrtimin e propozim-buxhetit.52
51 Neni 58, Ligji nr. 03/L – 040 për vetëqeverisje lokale, gjendet tek http://bit.ly/2tyqufg 52 Neni 52.2, Ligji nr.03/L – 040 për vetëqeverisje lokale, gjendet tek http://bit.ly/2tyqufg
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS VALLJA PA NDALIM
28
Komentet e veta mund t’i japë edhe Komiteti për Komunitete, i cili ka të drejtë të japë
mendime këshilluese në lidhje me alokimet për komunitetet jo-shumicë në komuna. Pas kësaj,
të dy dokumentet dërgohen për miratim tek Kuvendi i Komunës, si organi më i lartë
përfaqësues i komunës. Gjatë hartimit (apo edhe ekzekutimit) të buxhetit, komuna mund të
konsultohet me Departamentin për Buxhete Komunale në Ministrinë e Financave, i cili është i
obliguar të ofrojë ndihmë për komunat në këto çështje.
Ekzistojnë disa hapa konkretë që duhen respektuar gjatë procesit të hartimit dhe miratimit të
Kornizës Afatmesme dhe buxhetit vjetor komunal. Këta hapa janë të përshkruar në qarkoren
buxhetore që nxirret nga Ministria e Financave. Qarkorja buxhetore është dokumenti themelor
për planifikimin e buxhetit komunal, si dhe përmban udhëzime për hartimin e tij. Ky
dokument jep udhëzimet, afatet kohore dhe kufizimet fillestare financiare për nevojat e
hartimit të buxhetit komunal dhe projeksioneve për tri vitet fiskale në vijim.
Gjatë hartimit të buxhetit, ekzistojnë afate që duhen respektuar, e që caktohen me datat
vijuese:
30 prill Procesi i hartimit të buxhetit fillon me faktin që Qeveria e Kosovës është e
obliguar që deri më 30 prill të çdo viti kalendarik t’i dorëzojë Kornizën
Afatmesme53 Kuvendit të Kosovës për miratim, kornizë kjo që përfshin vitin
vijues fiskal dhe projeksionet për dy vitet fiskale në vijim.54
15 maj Afati në të cilin Ministri i Financave duhet të nxjerrë Qarkoren e parë
Buxhetore për drejtoritë komunale për financa.55
30 qershor Afati brenda të cilit Kuvendet Komunale duhet të shqyrtojnë, ndryshojnë e
miratojnë Kornizën Afatmesme komunale, e cila i duhet dorëzuar Ministrisë
së Financave dhe të vihet në dispozicion të publikut. Gjatë hartimit të
Kornizës Afatmesme, pushteti lokal do të duhej të konsultohej me palët
kryesore të interesit në komunitete, ku me anë të dëgjimeve publike e me
mekanizma të tjerë (anketa, takime të drejtpërdrejta, etj.) duhet biseduar për
prioritetet e komunës. Para miratimit të këtij dokumenti, Komiteti për
Politikë e Financa gjithashtu do të duhej të organizonte dëgjime publike, në
53 Përmbajtja e Kornizës Afatmesme është dhënë me nenin 19 të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe
përgjegjësitë. 54 Neni 5, Ligji nr. 03/L-221 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave
publike dhe përgjegjësitë, gjendet tek http://bit.ly/2tM8NM9 55 Neni 6.2, Ligji nr. 03/L-221 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave
publike dhe përgjegjësitë, gjendet tek http://bit.ly/2tM8NM9
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS VALLJA PA NDALIM
29
të cilat do të duheshin shqyrtuar e diskutuar prioritetet strategjike të
komunës.56
15 gusht Afati brenda të cilit Ministri i Financave nxjerr qarkoren e dytë buxhetore,
me të cilën jepen udhëzimet përfundimtare buxhetore me shumat
përfundimtare të transferove buxhetore, të llogaritura në pajtim me Ligjin
për financat e pushtetit lokal, si dhe në pajtim me propozimet nga Korniza
Afatmesme.
1 shtator Afati brenda të cilit Kryetari i Komunës duhet të dorëzojë propozim-
buxhetin komunal tek Kuvendi Komunal për shqyrtim dhe miratim.
Propozim-Buxheti komunal duhet të përmbajë këta kapituj: projeksionet
ekonomike dhe buxhetore dhe supozimet; vlerësimin e përgjithshëm të të
gjitha burimeve; vlerësimin e shpenzimeve të përgjithshme në të gjitha
kategoritë e shpenzimeve; vlerësimin e mbështetjes së pritur nga donatorët;
si dhe të gjitha informatat tjera me rëndësi esenciale për buxhetin.57 Nëse
Kryetari i Komunës nuk e përmbush këtë obligim brenda afatit të përcaktuar
me ligj, Qeveria vendos sanksione ndaj komunës, të cilat përfshijnë edhe
emërimin e administratorit financiar që merr përsipër nga kryetari të gjitha
kompetencat në këtë fushë.58
30 shtator Kuvendet Komunale duhet të shqyrtojnë, e sipas nevojës edhe të
ndryshojnë, të aprovojnë e miratojnë buxhetin komunal për vitin vijues, i
cili duhet t’i dorëzohet Ministrisë së Financave deri më 30 shtator. Me
propozim-buxhetin, komunat i dorëzojnë Ministrisë edhe kërkesën për
ndarjen e mjeteve.59 Nëse Kuvendi Komunal nuk e miraton propozim-
buxhetin brenda afatit të përcaktuar me ligj, Ministri i Administrimit të
Pushtetit Lokal mund të marrë masën e shpërndarjes së kuvendit dhe
vendosjen e masave të përkohshme.60
Pra, gjatë hartimit të buxhetit, komunat janë të obliguara t’i dorëzojnë Ministrisë së Financave
dy dokumente kryesore. Dokumenti i parë është Korniza Afatmesme, të cilën së pari e
miraton Komiteti për Politika e Financa, si dhe duhet t’i dorëzohet Ministrisë së Financave
56 Qarkorja buxhetore 2016/01 për komunat, Ministria e Financave, gjendet tek http://bit.ly/2tQilËZ 57 Neni 61.1, Ligji nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, gjendet tek
http://bit.ly/2tH9BSs 58 Neni 62, Ligji nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, gjendet tek
http://bit.ly/2tH9BSs 59 Neni 20.3, Ligji nr. 03/L – 048 o upravljanju i odgovornostima za rad u javnim finansijama, gjendet tek
http://bit.ly/2tH9BSs 60 Neni 50.2 Ligji nr.03/L – 040 për vetëqeverisje lokale, gjendet tek http://bit.ly/2tyqufg
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS VALLJA PA NDALIM
30
deri më 30 qershor. Dokumenti i dytë është propozim-buxheti komunal vjetor, të cilin
Kryetari i Komunës ia dorëzon Komitetit për Politikë e Financa si dhe Kuvendit Komunal
deri më 1 shtator, ku miratohet me shumicë votash, si dhe i dërgohet Ministrisë së Financave
deri më 30 shtator. Kur propozim-buxheti i miratuar i dorëzohet Ministrisë së Financave, ajo e
bën verifikimin nëse buxheti është në pajtim me qarkoren buxhetore, si dhe pas kësaj, në afat
prej tetë ditësh, njofton komunat nëse buxheti i tyre është miratuar, apo ka nevojë të bëhen
ndryshime.
5.3.2 Pjesëmarrja e qytetarëve në hartimin e propozim-buxhetit Procesi i hartimit të Kornizës Afatmesme dhe buxhetit vjetor komunal parasheh mundësinë e
pjesëmarrjes aktive të qytetarëve. Qytetarët kanë mundësi ligjore që të kërkojnë ndryshimin e
kategorive të caktuara buxhetore dhe ndarjeve të mjeteve buxhetore, ndërsa vendimin për
pranimin apo refuzimin e propozimeve të tilla e merr Kryetari i Komunës. Qytetarët
gjithashtu mund të marrin pjesë në seancat e Komitetit për Politikë e Financa apo seancat e
Kuvendit Komunal, ku mund të parashtrojnë propozime për financimin e projekteve të
interesit të përgjithshëm. Sipas Ligjit për për vetëqeverisje lokale, seancat e Kuvendit
Komunal dhe komiteteve të tij janë të hapura për publikun. Përveç kësaj, ligji e obligon
Komitetin për Politikë e Financa dhe Kuvendin Komunal që të organizojnë shqyrtime publike
të dokumenteve me rëndësi të posaçme për qytetarë. Në këto takime, organet e pushtetit lokal
janë të obliguara të informojnë qytetarët për planet apo programet e veta me rëndësi publike,
mes të cilave bën pjesë edhe propozim-buxheti. Sipas të dhënave të Ministrisë së
Administrimit të Pushtetit Lokal, gjatë vitit 2016, komuna e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit
dhe Zveçanit nuk kanë mbajtur asnjë dëgjim publik me qytetarë në lidhje me çështjet
buxhetore.61
5.3.3 Analiza e buxheteve të komunave në në veri të Kosovës për vitin 2016 Në vitin 2016, komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë pasur në dispozicion
buxhete në këto shuma: Mitrovica e Veriut - 6.771.782 Euro, Zveçani 2.788.498 Euro, Zubin
Potoku 2.459.026 Euro, si dhe Leposaviqi 4.227.337 Euro. Këto komuna në mënyra të
ndryshme kanë ndarë mjetet buxhetore në kategori, gjë që mund të shihet qartë në grafikun
5.1.
61 Raporti mbi funksionimin e komunave të Republikës së Kosovës, periudha janar-dhjetor 2016, gjendet tek
http://bit.ly/2rC0zXq
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS VALLJA PA NDALIM
31
Grafiku 5.1. Ndarja e mjeteve buxhetore në kategori në komunat e veriut të Kosovës, (2016)
Burimi: Raporti i auditimit të pasqyrave financiare vjetore të komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan,
Zubin Potok dhe Leposaviq për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2016.
Nga grafiku mund të shihet që komuna e Zveçanit ka ndarë më së shumti mjete për investime
kapitale (72,2%), më së shumti janë ndarë për paga e mëditje në komunën Zubin Potok
(30%), derisa më së shumti mjete janë ndarë për mallra e shërbime në Mitrovicën e Veriut
(14%). Shërbimet komunale në të gjitha komunat janë nën shifrën prej 1% të buxhetit, derisa
shumat e subvencioneve e transfertave shkojnë nga 2,7% në Zveçan në 1,6% në Zubin Potok.
5.4.Raportet vjetore financiare dhe të auditimit Pas ekzekutimit të buxhetit, komunat janë të obliguara të përgatisin dhe të dorëzojnë raportin
vjetor financiar. Ky raport i dorëzohet drejtorit të përgjithshëm të Thesarit62, derisa afati i
62 Departamenti i Thesarit (“Thesari”) është themeluar në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, si
dhe është përgjegjës për menaxhimin e Fondit të Konsoliduar të Kosovës, si dhe për përmbushjen e detyrimeve
të tjera të përcaktuara me ligj
Paga dhe
mëditje
27.6%
Mallra dhe
shërbime
14.0%Shërbime
komunale
0.4%
Subvencio
ne dhe
transfere 2.4%
Investime
kapitale
55.6%
Mitrovica e Veriut
Paga dhe
mëditje
18.9%
Mallra e
shërbime
5.7%
Shërbime
komunale
0.5%
Subvencio
ne dhe
transfere 2.7%
Investime
kapitale
72.2%
Zveçan
Paga dhe
mëditje
30.0%Mallra e
shërbime
9.6%
Shërbime
komunale
0%
Subvencio
ne
transfere 1.6%
Investime
kapitale
58.7%
Zubin Potok
Paga e
mëditje
26.8% Mallra e
shërbime
6.7%
Shërbime
komunale
0.1%Subvencio
ne e
transfere1.7%
Investime
kapitale
64.8%
Leposaviq
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS VALLJA PA NDALIM
32
dorëzimit është 30 nga përmbyllja e vitit fiskal. Për dorëzim të raportit vjetor financiar janë të
obliguar zyrtari kryesor financiar dhe zyrtari kryesor administrativ në komunë.63 Raporti i
dorëzohet edhe Zyrës Kombëtare të Auditimit64, e cila bën auditimin vjetor të rregullsisë së
buxhetit të Kosovës dhe organizatave buxhetore (në këtë rast komunës) në pajtim me ligjin.
Auditimi i buxheteve komunale bëhet çdo vit për të vërtetuar nëse buxhetet janë menaxhuar
në mënyrën e duhur, ekonomike dhe efikase, si dhe nëse ekzistojnë sisteme për matjen e
efikasitetit të tyre. Në komunat e veriut të Kosovës, raportet e auditimit të buxheteve
komunale hartohen nga fillimi i vitit 2014, derisa raporti për vitin buxhetor 2016 është
publikuar në qershor të këtij viti.
Në gjetjet e raporteve të auditimit për komunat në veri të Kosovës, thuhet që planifikimi i
buxhetit është joadekuat, si dhe që realizimi i tij është në nivel të ulët. Për shembull, komuna
e Zveçanit gjatë vitit 2016 ka shfrytëzuar vetëm 58% të mjeteve të disponueshëm buxhetore.65
Megjithatë, edhe përkundër realizimit të dobët të buxhetit, në raporte theksohet përmirësimi
në krahasim me vitin 2015, gjë që tregon trendin pozitiv në përforcimin e kapaciteteve
komunale në realizim të buxhetit.
Auditorët kanë gjetur që në komunat e veriut të Kosovës nuk ekzistojnë strategji zhvillimore66
dhe plane të tjera zhvillimore. Mungesa e strategjisë së zhvillimit të përgjithshëm dhe planeve
të tjera zhvillimore e bën të pamundur përcjelljen dhe matjen e përmbushjes së synimeve
afatgjate dhe afatshkurtra. Kështu, në raport theksohet rekomandimi i auditorit për kryetarët e
komunave të veprojnë në hartimin e strategjisë zhvillimore dhe hartimin e planit të veprimit,
ashtu që të mund të përcillet përmbushja buxhetore e qëllimeve dhe prioriteteve të komunave.
Për komunat në veri të Kosovës, procesi i prokurimit publik është ende sfidë e madhe, për
shkak të ndërlikueshmërisë së zbatimit të kërkesave në Kosovë. Kështu, shpesh ndodh që
projektet të mos realizohen në vitin buxhetor në të cilin është planifikuar ekzekutimi i tyre,
kështu që mjetet dhe aktivitetet e mbetura barten në vitin vijues, për ç’gjë kërkohet pëlqimi i
posaçëm i Ministrisë së Financave. Në raportet e auditimit theksohet që edhe përkundër rritjes
së buxhetit për investime kapitale, realizimi i mjeteve të tilla është ende në nivel të dobët.67
63 Rregullorja e Ministrisë së Financave nr. 03/2013 për raportet vjetore financiare të organizatave buxhetore,
gjendet tek http://bit.ly/2tyRoqg 64 Zyra Kombëtare e Auditimit është institucion i pavarur kushtetues, ndërsa më shumë për këtë institucion, në
dispozicion vetëm në gjuhën shqipe, shih http://bit.ly/2uëVAqS 65 Raporti i auditimit të raporteve financiare vjetore të Komunës së Zveçanit për vitin që përfundon më 31
dhjetor 2016, qershor 2017, gjendet tek http://bit.ly/2vcjPrË 66 Kjo gjetje e raportit të auditorit shkakton dyshime, sepse Komuna Zubin Potok ka të miratuar Strategjinë e
Zhvillimit Komunal për periudhën 2013-2017, si dhe Strategjinë e zhvillimit të turizmit për periudhën 2015-
2020, derisa Komuna e Leposaviqit gjithashtu ka Strategji të Zhvillimit të Turizmit për periudhën 2017-2022. 67 Për shembull, gjatë vitit 2016, në komunën e Zveçanit janë shpenzuar në total 51% e buxhetit për investime
kapitale
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS VALLJA PA NDALIM
33
Gjetje e përbashkët në raportet e auditimit për të katër komunat e vëzhguara është edhe fakti
që komunat mbledhin tepër pak të ardhura vetanake. Në buxhetet komunale, të ardhurat
vetanake ndahen në tri kategori: të ardhurat e mbledhura nga ana e komunës, gjobat policore,
si dhe gjobat gjyqësore.
Sipas raportit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, komunat Zubin Potok, Zveçan
dhe Leposaviq kanë inkasuar nën 10% të të ardhurave të parapara vetanake të drejtpërdrejta.
Sa i përket inkasimit të të ardhurave vetanake, komunat e veriut të Kosovës thirren në
vendime të kohës së UNMIK-ut, të cilat nuk parashohin të ardhura nga tatimi në qarkullim
dhe pronë, lejet e ndërtimit, shfrytëzimi i pronës publike apo burimet tjera të të ardhurave
komunale sipas legjislacionit kosovar. Kështu, të gjitha mjetet e inkasuara në këtë linjë
buxhetore i përkasin të ardhurave nga taksat administrative dhe taksat për certifikatat e
lindjes, martesës dhe vdekjes, që gjithsesi përbëjnë mjete simbolike në krahasim me shumat e
planifikuara. Është interesante të përmendet që përveç komunës së Zveçanit,68 asnjë komunë
tjetër nuk ka bërë asnjë shpenzim nga kjo kategori buxhetore (të ardhurat vetanake).
5.5 Konkludim Ekzistojnë katër sfida kryesore me të cilat përballen komunat në veri të Kosovës, e që
ndërlidhen me financimin e tyre. Sfida e parë ka të bëjë me pakënaqësinë e të gjitha
komunave në veri të Kosovës me shumat e buxheteve vjetore që janë caktuar nga Qeveria në
Prishtinë, ku komunat insistojnë që atyre iu përket buxhet tejet më i madh sesa ai që është
ndarë për to. Ky ka qenë problem sidomos gjatë vitit 2014, kur këto komuna për një kohë të
gjatë nuk kanë dashur të pranojnë mjetet e ndara buxhetore.
Sfida e dytë ka të bëjë me kapacitetet e pamjaftueshme të komunave në realizim të mjeteve të
ndara në kuadër të vitit fiskal. Realizimi i dobët i buxhetit posaçërisht vërehet në domenin e
realizimit të projekteve kapitale, ku projektet shpesh barten nga viti fiskal në vitin tjetër, e për
këtë duhet autorizim i veçantë i Ministrisë së Financave.
Sfida e tretë ka të bëjë me refuzimin e të gjitha komunave që të realizojnë mjete buxhetore në
sektorin e arsimit dhe atë të shëndetësisë. Arsyeja për këtë qëndron tek fakti që këta dy
sektorë janë paraparë të jenë nën kompetencat e Bashkësisë/Asociacionit të Komunave Serbe,
kështu që me realizimin e mjeteve të disponueshme buxhetore në këto konsiderohet rrënim i
iniciativës për formimin përfundimtar të Bashkësisë/Asociacionit.
68 Gjatë vitit 2016, komuna e Zveçanit nga kategoria e të ardhurave vetanake ka shpenzuar 6.342 Euro
QEVERITË LOKALE NË VERI TË KOSOVËS VALLJA PA NDALIM
34
Sfida e fundit ka të bëjë me refuzimin e komunave që të zbatojnë dispozitat e Ligjit për
financat e pushtetit lokal në fushën e të ardhurave vetanake. Kështu, të ardhurat që komunat
inkasojnë nga burimet vetanake janë të neglizhueshme, nën 10% të të ardhurave të parapara.
Në fund, mund të konkludohet që ekziston një trend pozitiv në procesin e financimit të
komunave në veri të Kosovës në të gjitha çështjet, e sidomos ato që ndërlidhen me
përforcimin e kapaciteteve lokale për ekzekutimin e mjeteve buxhetore.
35