Biblioteka Kombëtare e Kosovës

24
REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 8 • NUMRI 1 • 2011 Biblio D R . SALI BASHOTA H artimi i bibliografive kombëtare, i llojeve, i tipave, i çfarësive të ndryshme, qoftë në biblioteka kombëtare apo në institute të veçanta shkencore bibliografike është një pasuri kulturore që u ofrohet, në radhë të parë, si vlerë intelektuale lexuesve të një kombi. “Libri Shqip 1555- 1912” ( vëllimi I ) i autorit Ramazan Vozga dhe “Bib- liografi e Librit Shqip 1913-1944” (vëllimi II), i autorëve Maksim Gjinaj, Margarita Mele dhe Myrvete Elmazi, gjithsesi, përbëjnë njërin ndër projektet më madhore të Bib- liotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe më të drejtë botimi i tyre është cilë- suar ngjarje historike për gjithë botën kulturore shqiptare. Botimi i një bibliografie të këtillë, që trajton udhëtimin e librit shqip nëpër afër pesë shekuj është akti më i veçantë intelektual e shkencor i një biblioteke kombëtare, e cila për mision e ka ofrimin e informacionit, duke u mbështetur sipas rregullave dhe standardeve më të avancuara të përshkrimit bibliografik, duke iu referuar edhe zhvillimeve më të reja në fushën e bibliotekarisë bashkëkohore. / VIJON FAQE 8/ BIBLIOGRAFIA E PESË SHEKUJVE TË LIBRIT SHQIP BIBLIOGRAFIA E PESË SHEKUJVE TË LIBRIT SHQIP FOTO: BIBLIOTEKA KOMBËTARE E SHQIPËRISË

Transcript of Biblioteka Kombëtare e Kosovës

Page 1: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

Biblio

DR. SALI BASHOTA

Hartimi i bibliografive kombëtare, illojeve, i tipave, i çfarësive tëndryshme, qoftë në biblioteka

kombëtare apo në institute të veçantashkencore bibliografike është një pasurikulturore që u ofrohet, në radhë të parë, sivlerë intelektuale lexuesve të një kombi.

“Libri Shqip 1555- 1912” (vëllimi I)i autorit Ramazan Vozga dhe “Bib -

liografi e Librit Shqip 1913-1944”(vëllimi II), i autorëve MaksimGjinaj, Margarita Mele dhe MyrveteElmazi, gjithsesi, përbëjnë njërinndër projektet më madhore të Bib -lio tekës Kombëtare të Shqipërisë dhemë të drejtë botimi i tyre është cilë -suar ngjarje historike për gjithë botënkulturore shqiptare.

Botimi i një bibliografie të këtillë,që trajton udhëtimin e librit shqip

nëpër afër pesë shekuj është akti më iveçantë intelektual e shkencor i njëbiblioteke kombëtare, e cila përmision e ka ofrimin e informacionit,duke u mbështetur sipas rregullavedhe standardeve më të avancuara tëpërshkrimit bibliografik, duke iureferuar edhe zhvillimeve më të reja nëfushën e bibliotekarisë bashkëkohore.

/ VIJON NË FAQE 8/

BIBLIOGRAFIA E PESËSHEKUJVE TË LIBRIT SHQIPBIBLIOGRAFIA E PESËSHEKUJVE TË LIBRIT SHQIPFO

TO:

BIBL

IOTE

KA K

OM

BËTA

RE E

SH

QIP

ËRIS

Ë

Page 2: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

2

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

AKTIVITET

Botues: BKUK • Kryeredaktor i botimeve: Prof. dr. Sali Bashota Kryeredaktor: Fazli GajrakuKëshilli redaktues: Bukurije Haliti, Izet Abdyli, Muharrem Halili, Bedrije Mekolli Fotograf: Bujar Mehmeti; Realizimi kompjuterik: Hekuran RexhepiAdresa: Sheshi “Hasan Prishtina”, p.n. PrishtinëTel: ++381 38 225-605, Fax: ++381 38 248-940 • e-mail: [email protected]

Biblioteka Kombëtare dhe Uni -ver sitare e Kosovës dhe Amba -sada Amerikane në Prishtinë,

organizojnë Edicionin e nëntë - Java eBibliotekës në Kosovë, nga 12 deri më16 prill 2011.

Manifestimi qendror mbahet nëPrishtinë dhe në Prizren, me aktivitetetë rëndësishme - ligjërata, sesione dhedebate të veçanta nga fusha e biblio -tekarisë, me ekspertë-bibliotekarë ngaShqipëria dhe Kosova.

Nga bibliografia te webografia:mundësi apo realitet për bibliotekatshqiptare; Bibliotekat e Kosovës dheinformacioni; Biblioteka dhe mediat;Biblioteka dhe përdoruesit, janë disa ngatemat, në të cilat do të mbahen ligjë rata,sesione e debate për të parë kënd -vështrimet dhe rezultatet e hulu mti -meve që do të japin ekspertët e fushës sëbibliotekarisë.

Gjatë Javës, do të organizohetpromovimi më i rëndësishëm biblio -grafik në historinë e kulturës shqiptare- i botuar nga Biblioteka Kombëtare eShqipërisë: Libri shqip 1555-1912 nëfondet e Bibliotekës Kombëtare, i autoritRamazan Vozga, si dhe Bibliografi elibrit shqip në fondet Bibliotekës Kombë -tare 1913-1944, i autorëve: MaksimGjinaj, Margarita Mele, MyrveteElmazi.

Gjatë këtij manifestimi do të bëhetprezantimi i projektit: Portali Albanolo -gjik Shqipëri - Kosovë; si dhe promovimii Trungut - “Miqtë e Bibliotekës”, me

donatorët më të rëndësishëm që kanëndihmuar Bibliotekën Kombëtare dheUniversitare të Kosovës.

Gjatë Javës së Bibliotekës në Kosovëdo të bëhet hapja solemne e Bibliotekëssë Forcës së Sigurisë së Kosovës, nëkazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Me rastin e këtij manifestimi do tëdo të hapet Ekspozita e fotografive:“Impresione” e autorit - FahredinSpahija, si dhe ekspozita me karikaturae autorit Ramadan Zaplluzha

Gjatë kësaj Jave, organizohet Dita eDhurimit të Librit dhe Ekspozita elibrit në gjuhën frënge në fondet eBibliotekës Kombëtare dhe Universitaretë Kosovës; aktivitete në BibliotekënNdërkomunale në Prizren me rastin e5-Vjetorit të hapjes së Këndit Amerikannë Prizren.

Bukurije Haliti

Në këtë numër

U KRIJUA PORTALI ALBANOLOGJIKSHQIPËRI-KOSOVË............4

TË PUNOJMË PËR TË BËRËNJË KONSORCIUM TËFORTË DHE TË QËN-DRUESHËM NË KOSOVË.....6

456 VJET TË LIBRIT SHQIP ....................................9

BIBLIOTEKAT NË KOSOVËMIDIS MUNDËSIVE DHEPASIGURISË ......................10

BOTUESIT KUFIZOJNË KOHËNE SHFRYTËZIMIT NË BIB-LIOTEKË PËR E-LIBRAT..........12

LUMTURIA E LIBRIT.........14

VITA CON SIDERE............18

BIBLIOTEKAKOMBËTARE

DHE UNIVERSITAREE KSOVËS

THE NATIONALAND UNIVERSITYLIBRARYOF KOSOVA

ORGANIZOHET EDICIONIIX I JAVËS SË BIBLIOTEKËS

Page 3: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

3

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

BIBLIOTEKA

VLORA DUMOSHI

Prishtina - kryeqyteti i Kosovës,me afro gjashtëqind mijëbanorë, pas luftës së fundit u

ballafaqua me probleme të mëdha nëtë gjitha fushat, sidomos në atë tëinfrastrukturës, e cila ishte shkatërruarnga lufta. Në këtë drejtim edhekultura pësoi dëme të mëdha materialedhe u desh kohë e mund për riparimindhe krijimin e kushteve elementarepër punë pothuaj në të gjithainstitucionet. Vështirësitë ishin tëmëdha, sepse nuk kishte mjete materialepër t’i plotësuar të gjitha këto nevoja.

Komuna e Prishtinës, në strate -gjinë e vet të zhvillimit të gjithmbar -shëm, një ndër prioritet e saj, kishtekulturën në të gjitha dimensionet dheshtrirjet e saj. Drejtoria e Kulturës,Rinisë dhe e Sportit, në përputhje merealizimin e decentralizimit të pushte -tit qendror nga viti 2010 ka marrëpërgjegjësinë e plotë për të gjithainstitucionet kulturore ku bën pjesëedhe biblioteka e qytetit “HivziSulejmani”. Strategjia e zhvillimit tëkësaj drejtorie, është orientuar nëmënyrë të veçantë në zhvillimin ebibliotekave, dhe atë në tri drejtime:a) në infrastrukturën ligjore (statuti,rregulloret etj.); b. në pasurimin efondit të bibliotekës dhe ngritjenprofesionale të bibliotekarëve; c. mëngritjen e infrastrukturës përkatësishtnë zgjerimin e hapësirave të bibliotekës.

Zbatimi i këtyre prioriteteve ështëbërë në mënyrë graduale dhe tëparaparë me programin zhvillimor. Dytë parat janë realizuar dhe funksiona -lizuar, ndërsa ajo që konsiderohetngjarja më e rëndësishëm për këtëinstitucion është fillimi i ndërtimit tëobjektit të bibliotekës në Dardani.Dihet se biblioteka e qytetit të

Prishtinës nga viti 1947 funksionon nënjë objekt të viteve ’30 dhe nuk iplotëson kushtet elementare për punëdhe aktivitet normal.

Nisur nga nevojat dhe kërkesat emëdha që kanë qytetarët e Prishtinëspër hapësira më të mëdha e më tëshumta leximi, më 30 korrik 2010është vënë gurë themeli i objektit të ritë bibliotekës “Hivzi Sulejmani”. Kyobjekt ka një sipërfaqe prej 4800metra katror. Punët e ndërtimit kanëshkuar, deri tani, sipas dinamikës sëparaparë përkatësisht sipas fazave.

Faza e parë që nënkupton ndër -timin (puna e vrazhdët) është kryergjatë vitit 2010, ndërsa gjatë këtij viti(2011) po vazhdon realizimi i fazës sëdytë, ku janë të inkorporuar edhepunët përfundimtare.

Me realizimin e këtij projekti,komuniteti jo vetëm bibliotekar poredhe ai artistik i Prishtinës do të kenënjë objekt në të cilin do të mund tërealizohen shumë veprimtari kulturore.Natyrisht se mbi të gjithë, kjobibliotekë do të jetë në funksion tëpërdoruesve, të cilëve do t’u mundë -sohen hapësira të mjaftueshme dhe tëngritura sipas standardeve ndër -kombë tare të bibliotekarisë.

Përdorimi i literaturës do të jetë ilehtë, duke i vënë në funksion fondete hapura, ndërsa që ambientet e punëspër lexuesit do të jenë hapësiramoderne që ofrojnë rehati e përshtatjesipas fushave të kërkimit e llojeve tëmaterialeve bibliotekare që do tëpërdoren, duke qenë në funksionambiente të pajisura me teknologjiinformative. Në këtë drejtim po veçojse në këtë projekt janë parashikuar trisalla ku përdoruesit mund të lexojnëdhe shfrytëzojnë literaturën e nevoj -shme, depoja e madhe, ku do tëmund të ruhet një fond i madh ilibrave, salla për simpoziume, debate,konferenca dhe aktivitete shkencorenga fusha të ndryshme, si dhe salla përprograme artistike (salla kamer tale)me numër të kufizuar pjesëmarrësish.

Shpresojmë se ky projekt do tëpërfundojë së shpejti sipas afatit tëplanifikuar, ku qyteti i Prishtinës do tëpajiset me një objekt të bukurarkitektonik mu në zemrën e DardanisëAntike, objekt ky që do të përmbushnevojat e qytetarëve të Prishtinës, dukeqenë në funksion të zhvillimit tëstrategjive në nivel kombëtar përfunksionimin e bibliotekave sipasstandardeve ndërkombëtare.

BIBLIOTEKA E RE E PRISHTINËS ME STRUKTURËTË NJË BIBLIOTEKE TË SË ARDHMES

Maketi i bibliotekës së Prishtinës

Page 4: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

4

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

AKTUALE

Tiranë, 5 mars

Në kuadër të bashkëpunimitdypalësh kulturor midisinstitucioneve qendrore të

bibliotekarisë së dy shteteve dhe dukee mbështetur në Rezolutën e Konfe -rencën Kombëtare të Bibliote kono -misë “Shkenca e bibliotekave dheAlbanologjia”, të mbajtur më 5 mars2011 në Tiranë, u nënshkrua Marrë -veshja për krijimin e portalit albano -lo gjik Shqipëri-Kosovë. Marrë veshjau nënshkrua nga Aurel Plasari, drejtori Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisëdhe Sali Bashota, drejtor i BibliotekësKombëtare dhe Universi tare tëKosovës.

Në këtë ceremoni solemne ishin tëpranishëm personalitete të njohura tëjetës politike, kulturore e shkencore tëShqipërisë, përfaqësues të Ambasadëssë Shteteve të Bashkuara të Amerikësnë Tiranë, përfaqësues të BibliotekësKombëtare dhe Universitare tëKosovës etj.

Duke folur për rëndësinë e krijimittë portalit të përbashkët albanologjik,ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisëdhe Sporteve Ferdinand Xhaferaj, i ciliishte i pranishëm në këtë aktivitet,ndër tjera, tha se me këtë portal tëpërbashkët ne po krijojmë një hapësirëtë unifikuar, e cila u jep mundësipërdoruesve dhe lexuesve përtej dhekëtej kufirit që të kenë qasje nëburimet albanologjike.

Në aktet e Marrëveshjes synohetqë të dy institucionet do të bashkë -ndihmojnë në informimin e përdoru -esve për bazën kombëtare të tëdhënave të dy bibliotekave përkatëse,si dhe të ushtrojnë ndaj njëra-tjetrëstë drejtën e shkëmbimeve të infor -macionit bibliografik të karakterit

albanologjik, në radhë të parë, tëobjekteve të digjituara: dorëshkrime,antikuarë, harta, fotografi, periodikë,etj.

Në këtë drejtim të dy institucionetdo të nxisin implementimin e teknolo -gjive të reja të informacionit nëproceset dhe shër bi met bibliotekare,ndërsa Biblioteka Kombëtare eShqipërisë do të ofrojë ndihmesënprofesionale dhe shkencore për për -parimin e procesit të digjitimit nëKosovë nëpërmjet organizimit tëseminareve apo veprimtarive trajnu esenë Tiranë dhe Prishtinë.

Gjithashtu, përmes kësaj marrë -veshjeje të dy institucionet kryesorebibliotekare të dy shteteve, duke umbështetur në kushtet e shoqërisë sëinformacionit dhe të teknologjive tëreja, do të përshpej tojnë realiziminme sukses të detyrave funksionale qëlidhen me rolin e tyre si ndërmjetësemes dijes albanologjike dhe informa -cionit të pafund që bartin koleksionetgjegjëse, nga njëra anë, dhe lexuesit qëi përdor ato, nga ana tjetër.

Pra, duke u mbështetur në këtëmarrëveshje, Biblioteka Kombëtare eShqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare

dhe Universitare e Kosovës do tëbashkëpunojnë me ekipe të caktuaraprofesionale në krijimin e portalit tëpërbashkët Shqipëri - Kosovë, i cili dotë ofrojë qasje në burime biblio -grafike: libra, artikuj, harta, dorë -shkrime etj., apo burime digjitale tëkarakterit albanologjik.

Qëllimet dhe objektivat kryesoretë këtij projekti të rëndësishëmkombëtar ndërlidhen me përparësitëqë mund t’i kenë të dy institucionetpër të kontribuar më konkretisht nëpromovimin e trashëgimisë kulturoretë shkruar kombëtare të dy vendevepërkatëse në portale europiane dhebotërore, përmes rrjetit botëror tëinformacionit.

Promovimi i portalit albanologjikShqipëri-Kosovë do të bëhet në kuadërtë edicionit të nëntë të manifestimitndërkombëtar: ”Java e Bibliotekës nëKosovë”, i cili do të mbahet nëPrishtinë nga 12-16 prill 2011. Kjoveprimtari organizohet nga BibliotekaKombëtare dhe Universitare e Kosovësdhe Ambasada e Shteteve të Bashkuaratë Amerikës në Prishtinë dhe, gjithsesi,është manifestimi kryesor i vitit përbibliotekat në Kosovë.

U KRIJUA PORTALI ALBANOLOGJIKSHQIPËRI-KOSOVË

Nënshkrimi i marrëveshjes për krijimin e portalit albanologjik Shqipëri-Kosovë

Page 5: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

5

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

MARRËVESHJE

Dy Drejtorët, Z. Aurel Plasarinë cilësinë e Drejtorit tëBKSh-së (në emër të

BKSh-së) dhe z. Sali Bashota nëcilësinë e Drejtorit të BKUK-së (nëemër të BKUK-së), në mbështetje tëMarrë veshjes dypalëshe kulturore tëAutoriteteve Eprore, nën të cilat BKShdhe BKUK ushtrojnë veprimtarinë,duke u nisur nga dëshira për t’i forcuardhe thelluar marrëdhëniet nëpërmjetbashkë punimit si partnerë, këtu tëquajtur palë, janë marrë vesh për samë poshtë:

NYJA 1Palët do të bashkëndihmojnë nëinformimin e përdoruesve për bazënkombëtare të të dhënave të dybibliotekave përkatëse.

NYJA 2Palët do të ushtrojnë ndaj njëra-tjetrës të drejtën e shkëmbimeve tëinformacionit bibliografik të karak -terit albanologjik, si dhe të objekte vetë digjituara (dorë shkrime, antikuarë,harta, fotografi, periodikë, etj.).

NYJA 3Palët do të nxisin implementimin eteknologjive të reja të informacionitnë proceset dhe shër bi met biblio -tekare.

NYJA 4BKSh do të ofrojë ndihmesënprofesionale dhe shkencore përpërparimin e procesit të digjitimitnë Kosovë nëpërmjet organizimit tëseminareve apo veprimtarive trajnu -ese në Tiranë apo Prishtinë.

NYJA 5Palët, në kushtet e shoqërisë sëinformacionit dhe të teknologjive tëreja, do të përshpejtojnë realiziminme sukses të detyrave funksionale qëlidhen me rolin e tyre si ndërmjetësemes dijes albanologjike dhe infor -ma cionit të pafund që bartin nëkoleksionet gjegjëse, nga njëra anë,dhe lexuesit që i përdor ato, nga anatjetër.

NYJA 6Palët do të bashkëndihmojnë nëkrijimin e një portali të përbashkët

Shqipëri – Kosovë, i cili do të ofrojëqasje në burime bibliografike (libra,artikuj, harta, dorëshkrime etj.) apodigjitale të karakterit albanologjik.

NYJA 7Palët do të kontribuojnë nëpromovimin e trashëgimisë kultu -rore të shkruar kombëtare të dyvendeve përkatëse në portale euro -piane dhe botërore, përmes rrjetitbotëror të informacionit.

NYJA 81. Marrëveshja nuk ka kufizime

kohore. 2. Marrëveshja mund të plotësohet

dhe shtjellohet më tej në mirë -kuptim dypalësh.

3. Kjo marrëveshje mund tëndryshohet vetëm me shkrim, mepëlqim të përbashkët të Palëve.

NYJA 9

Hyrja në fuqiMarrëveshja hyn në fuqi menjëherë. Nënshkruhet në Tiranë, më 5 mars2011, në dy kopje origjinale nëshqip.

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MIDIS

BIBLIOTEKËS KOMBËTARE TË SHQIPËRISË (BKSh)DHE

BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS (BKUK)PËR KRIJIMIN E PORTALIT ALBANOLOGJIK

SHQIPËRI-KOSOVË

Z. Aurel PLASARI Z. Sali BASHOTADrejtor DrejtorBiblioteka Kombëtare e Shqipërisë Biblioteka Kombëtare dhe

Universitare e Kosovës

Page 6: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

6

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

INTERVISTA

Rima Kupryte është e diplomuar në Uni-versitetin Vilnius në Lituani. Ka punuarnë Fondacionin për Shoqëri të Hapur nëLituani (OSF), pjesë e rrjetit të Fonda-cionit Soros; në Institutin për Shoqëri tëHapur në Budapest, si menaxhere në Pro-gramin për Rrjetin e Bibliotekave.Është drejtoreshë ekzekutive e Konsorciu-mit EIFL.Më 2008, Rima Kupryte u nderua meMedaljen e IFLA-s, një nga titujt më tëlartë për profesionalizëm për kontributete saj ndërkombëtar në fushën e bibliotekësdhe informacionit.

Znj Rima, si udhëheqëse e EIFL-it, amund të na thoni, për kërkuesit eburimeve elektronike në Kosovë, çfarëështë EIFL dhe cilat janë objektivat esaj?Rima KUPRYTE: EIFL është një

organi zatë ndërkombëtare jofitimpru -rëse, që punon në bashkëpunim mebibliotekat në më shumë se 45 vende nëzhvillim dhe tranzicion si në Afrikë,Azi dhe Evropë.

Misioni ynë është që të mundësojmëqasje në njohuri për edukim, mësim,hulumtim dhe zhvillim të qëndrueshëmtë komunitetit. Përmes 5 programevetona, ne u krijojmë mundësi konsorci -umeve që t’i përshtatin qasjet e tyre nënjohuri.

Objektivat tona janë të ndërtojmëkapacitete përmes trajnimeve dheburimeve të specializuara, të mbrojmëqasjet kombëtare dhe ndërkombëtare,të inkurajojmë shkëmbimin e njohu -rive, zgjerimin e qasjeve të burimeveelektronike komerciale, dhe t’u mundë -sojmë të fitojnë projekte për shërbimetë reja në biblioteka.

Programet tona janë të dizajnuarapër të adresuar sfidat që bibliotekat dhe

përdoruesit e tyre përballen në mjedisindigjital. Pesë programet tona janë:

- EIFL-Licencimi: Negociojmë ma -rrë veshje të përballueshme dhe tëpaanshme të licencimit, ndihmoj -më në informacionet e burimeveelektronike dhe inkurajojmë abo -ni min dhe përdo rimin e tyre;

- EIFL-OA (Open Access): Përkra -him adaptimin dhe miratimin epolitikave për Qasje të hapur (OA)si dhe ngritjen e kapaciteteve përtë nisur dhe ndihmuar në krijimine informacioneve të OA;

- EIFL-IP (E Drejta e Autorit dheBibliotekat): Luajmë rol kryesornë promovimin dhe reformimin eligjit për mbrojtjen e të drejtës sëautorit në nivel kombëtar dhendërkombëtar dhe mbështesimbibliotekarët që të kenë qasje tëdrejtë dhe të paanshme;

- EIFL-FOSS (Softuerë të Lirë dheme Burim të Hapur): Përkrahimpërdorimin e softuerëve të hapurdhe inkurajojmë bibliotekat që tëmbështesin këtë rrjet në vendetpartnere të EIFL;

- EIFL-PLIP (Program për Inova -cione në Biblioteka Publike):ofron burime për të testuar ide tëreja që përdorin teknologjinë përtë përmirësuar jetën dhe jetesën nëpërgjithësi.

Cili është roli i konsorciumeve nëEIFL, pasi që e dimë se për çdoKonsorcium të themeluar keni dhënëgrante dhe keni ndihmuarthemelimin e tij?Rima KUPRYTE: EIFL nuk është

një agjenci financimi, por ne jemi nëgjendje për të punuar me financuesitpër të siguruar grante për vendetpartnere. Në mënyrë të veçantë, përdisa nga vendet tona ne kemi siguruarfonde që të kujdesen për mbarëvajtjen etrajnimeve dhe kemi mbështetur ata nëthemelimin e konsorciumit.

Siç e dini, konsorciumi i bibliotekësështë një grup i bibliotekave që punojnësë bashku për të arritur qëllime tëpërbashkëta. Përmes anëtarëve tëbibliotekave konsorciumet u ofrojnëpërdoruesve shërbime në koleksionetelektronike me çmime të arsyeshme.

Në EIFL, qasja jonë unike është qëbibliotekat të organizohen në Konsor -ciumin e Bibliotekave Kombëtare kumund të lidhen me miliona njerëz tëtjerë. Asnjë bibliotekë e vetme nuk dotë mund të sigurojë cilësi të lartë tëshërbimit dhe rrjet të gjerë të burimeveelektronike, të cilat mund t’u ofrohenkërkesave të përdoruesve. Konsorci -umet janë model tashmë i testuar nëmbarë globin, që u japin mundësinëbibliotekave për të ofruar shërbime qënuk do të mund t’i sigurojnë vetë dhe

INTERVISTË ME ZNJ. RIMA KUPRYTE, DREJTORESHË E EIFL-it

TË PUNOJMË PËR NJË KONSORCIUM TË FORTËDHE TË QËNDRUESHËM NË KOSOVË

Rima KUPRYTE

Page 7: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

7INTERVISTA

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

të shkëmbejnë përvojat dhe praktikatmë të mira në mesin e anëtarëve të tyre.

Meqë ju thoni e EIFL është orga -nizatë joprofitabile, çfarë shërbimeshu ofron anëtarëve të saj?Rima KUPRYTE: Ka shumë shër -

bime që ne ju ofrojmë anëtarëve tanënë kuadrin e programeve që kam për -mendur në paraqitjen time të EIFL-it.

Midis tyre është qasja në një gamë tëgjerë të burimeve elektronike komercialeme një çmim të ulët, dhe në disa rasteedhe falas. Për shembull, përmesprogramit-EIFL Licencimit, burimet emëposhtme janë të disponueshme falaspër anëtarët e Konsorciumit të Biblio -tekave Elektronike të Kosovës: BioOne,Cambridge Journals Online, IOPS -cience, OECD-iLibrary, Oxford EnglishDictionary Online dhe Oxford Refere -nce Online.

Aktualisht, ka 20 abonime për këtoburime në pesë institucione të Kosovës.Ekziston një potencial për abonime prej24 bibliotekave që janë anëtare tëKonsorciumit. Stafi i programit EIFL-Licencimi është në dispozicion për tëpunuar me ju që t’ju ndihmojnë nërritjen e abonuesve dhe të përdorimit.

Gjithashtu, më poshtë po uaparaqes një link me listën e plotë tëburimeve në dispozicion pa pagesë oseme çmime shumë të ulëta për anëtarëte Konsorciumit të BibliotekaveElektronike të Kosovës nëhttp://www.eifl.net/eifl-licensing-kosovo.Njëherësh ofrojmë mirëmbajtjen e ueb-faqes falas për Konsorciumin tuaj, nëseju nuk keni akoma ueb-faqe.

Ne, gjithashtu, ofrojmë mbështetjepërmes punëtorive, në ngritjen ekapaciteteve në të gjitha fushat e pro -grameve dhe njëherësh ofrojmë këshillapërmes vizitave, si dhe sesioneve online.Ne sigurojmë burime online, në veçantinë fushat e të drejtës së autorit dhe OA,udhëzime teknike në FOSS, dhe nëpërgjithësi informacionet më të rejanëpërmjet adresave elektronike nëseksionin e anëtarëve të faqes sonë tëinternetit.

Për çdo vit organizojmë Asamblenë ePërgjithshme të EIFL, në të cilën marrinpjesë të gjithë anëtarët. Ai është një

takim mjaft i suksesshëm në shkëmbimtë njohurive dhe praktikave. Këtë vitAsambleja do të jetë më 26-28 qershornë Minsk, Bjellorusi. Ne inkurajojmë tëgjithë anëtarët që të marrin pjesë në këtëngjarje, e cila organizohet nga anëtarësiavjetore e secilit anëtar të EIFL-it.

Siç e thash edhe më lart, modeli ynëështë që të punojmë me konsorciume,të fitojnë përvoja në krijimin dhemenaxhimin e një konsorciumi efektivdhe të qëndrueshëm të bibliotekave.

Së fundi, duke qenë pjesë e rrjetitglobal EIFL, ju keni mundësinë qëanëtarëve tuaj të Konsorciumit t’upërforconi vizionin e, gjithashtu, tëndihmoni personelin në ngritjen e tyreprofesionale.

Përveç shërbimeve, EIFL ofron edhetrajnime në këto fusha. Çfarë mundtë përfitojë një bibliotekë siç ështëBiblioteka Kombëtare dhe Univer -sitare e Kosovës, ose bibliotekat eKosovës në përgjithësi?Rima KUPRYTE: Përveç përfiti -

meve të cekura më lart, Konsorciumi iBibliotekave Elektronike të Kosovës dotë përfitonte nga trajnimet tona dhekonsultimet në fusha të rëndësishme tëbibliotekarisë, duke përfshirë mena -xhimin e konsorciumit, negocimin dhelejimin e burimeve elektronike, në qasjetë hapur, në të drejtën e autorit, dhe nëmjete të tjera me burime të hapura.Vitin e kaluar ne kemi nisur programinmë të ri për bibliotekat publike (PublicLibrary Innovation Program) dhebibliotekat publike nga Kosova mundtë aplikojnë për grante dhe të adresojnënevojat për komunitetin dhe nevojënpër përdorimin e teknologjive të reja.Konkursi i ardhshëm për projekte do tëhapet në fund të prillit 2011, me ç’rastinkurajojmë të ndiqni faqen tonë tëinternetit: http://www.eifl.net/plip/,për të marrë informatat më të reja përmundësinë e aplikimit dhe financimittë këtyre projekteve. Ne kemi njëstrukturë të koordinatorëve për çdoprogram në secilin vend. Kjo ofronmundësi që të interesuarit të punojnëme EIFL në një fushë të veçantë, jovetëm të zgjerojnë njohuritë e tyre përfusha të caktuara, por edhe të

shkëmbejnë kërkime shkencore mepjesën tjetër të bibliotekës dhe tëkomunitetit. Këtë strukturë e kemi parëtë jetë shumë e suksesshme nëndërtimin e kapaciteteve për individëtdhe, madje, për gjithë konsorciumin.

Koordinatorët janë të emëruar ngaKonsorciumi i tyre. Për çdo vend keminjë koordinator vendi, dhe pastaj njëkoordinator për çdo program: licencimi(në shumë raste ky person ështëkoordinator i vendit), qasje të hapur(OA), të drejtën e autorit (IP), dhesoftuerit të lirë dhe me burim të hapur(FOSS). Koordinatorët nuk kanë nevojëtë kenë njohuri në fushën e tyre, por ataduhet të jenë të motivuar vetë dhe të kenëvullnet të fortë për të mësuar më shumë.

Aktualisht në Kosovë është vetëmBukurije Haliti që shërben në vend, përlicencim, qasje të hapur dhe FOSS. Përtë realizuar përfitimet që ofrohen nëpërgjithësi nga EIFL, ju duhet të shtonipjesëmarrësit dhe duhet të caktoni njëkoordinator për të drejtën e autorit (IP).

A pritet ta vizitoni Kosovën në një tëardhme të afërt dhe si e shihni tëardhmen e Konsorciumit në një vendnë tranzicion?Rima KUPRYTE: Për vendet në

tranzicion, shohim një të ardhmeshumë të ndritshme të konsorciumeve.Siç kam deklaruar, ne kemi parë shumësuksese që një vend i ka arritur kur kaformuar një konsorcium, duke punuarshumë dhe së bashku në drejtim tëqëllimeve të përbashkëta. Në fakt, kohëte fundit kemi vënë në pah suksesin e trivendeve partnere të EIFL, të cilat do tëfestojnë 10-vjetorin e themelimit tëkonsorciumeve më 2011, e ato janëLituania, Moldavia dhe Serbia. Mund tëlexoni më shumë rreth tyre nëhttp://www.eifl.net/news/3-library-consortia-celebrating-10-successful.

Do të donim shumë të vizitojmëKosovën, dhe, nën udhëheqjen eBibliotekës Kombëtare, të prezantojmëdhe debatojmë me të gjitha palët eEIFL që të marrim vendime e tëpunojmë për të bërë një Konsorcium tëfortë dhe të qëndrueshëm atje.

Intervistoi: BUKURIJE HALITI

Page 8: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

8

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

BIBLIOGRAFI

/ VIJON NGA BALLINA /

Botimi i bibliografisëkombë tare të librit shqip,në të cilën përfshihet një

periudhë kaq e gjatë e historisësë librit, pa dyshim, është edhenjë dëshmi e fuqishme e këtijinformacioni të sistemuar nëpërfazat e edukimit, të kulturës dhetë identitetit të popullit shqiptarnëpër qindravjeçarë.

Kriteret e hartimit, metoda,struktura, funksioni i saj nënjërën anë, si dhe përbërësit ekërkimit, dija për librin, treguesite emrave dhe treguesit tjerë, nëanën tjetër, i japin kësaj biblio -grafie kombëtare dimension dhevlerë të veçantë shkencore.

Bibliografia e Librit Shqip,në fakt, është histori e qytetë -rimit shqiptar. Gjithsesi, kulturaburimore shqiptare do të jetë mëe pasur, më e nderuar, më e çmuar mebotimin e këtyre dy vëllimeve tëbibliografisë.

Bibliografia e Librit Shqip do tëlexohet si një kryevepër e kulturësshqiptare që e ka kohën, hapësirën,autorësinë, lexuesit e vet me njëndjeshmëri magjepsëse intelektuale përburimin e kërkuar dhe për një pasionpër specialistët e fushave të caktuara.

Informacionet e sotme biblio -grafike për historinë e librit shqip nanxisin të mendojmë për diversitetin eshenjave shkrimore e gjuhësore nëpëretapa dhe periudha të caktuara kohoretë librit shqip. Ky fenomen ndërlidhetme qytetërimin dhe identitetin eshqip tarëve, ndërsa bibliografia,përshkrimi i librit, e ka kuptimin dhe

interpreti min e vet edhe përbrendakontekstit shoqëror, kulturor, social,religjioz deri te identiteti shtetëror.

Një kulturë kombëtare që e kahistorinë e pasur të botimeve, që e kabibliografinë e vet kombëtare, gjithsesi,dëshmon tërë atë kompleksitet tëreferencave që kanë burim kulturor,gjuhësor, letrar, filozofik, sociologjik,etnologjik, historiografik, publicistik,gjeografik etj.

Bibliografia e Librit Shqip ështëfenomeni më i dëshiruar i çdo biblio -teke, arsyetimi më i plot fuqishëm ispecialistëve të saj për të ofruar, nëradhë të parë, informaci onin biblio -grafik në favor të zhvillimit dhe tëperspektivës së mendimit me karaktershkencor dhe kulturor në përgjithësi.

Bibliografia e Librit Shqip ehartuar dhe realizuar ngakontributet e veçanta personalemerr atribute kolektive dheuniversale duke u bërë referencëburimore edhe në njohjen dheafirmimin e kulturës shqiptare.

Duke i ndriçuar specifikat elibrit shqip nëpër periudhat ehistorisë, kjo bibliografi do tëbëhet udhërrëfyese e interpre -timit kritik e historik për çdokërkues e studiues shqiptar dhepër çdo kërkues e studiuesndërkombëtar duke artikuluarpërmasën e dijes sistematike, ecila ofrohet për librin dhekulturën shqiptare.

Bibliografia e Librit Shqipështë njëri ndër projektet më tëfuqishme kombëtare të Biblio -tekës Kombëtare të Shqipërisëtashmë duke u bërë trashëgimi epërveçme kulturore që e kafunksionin primar të komuni -

kimit në tërë hapësirën kulturoreshqiptare.

Gjithsesi, ky informacion biblio -grafik me përfaqësim afër 500 vjeçartë librit shqip është një enciklopedi ellojit të vet, që e ka frymën burimore,pa dyshim, si kryevepër monumen talee kulturës shqiptare në përgjithësi.

Pra, libri shqip në pesë shekujtashmë e ka shenjën e vet emble -matike, bibliografinë kombë tare, tëprojektuar në kohën tonë, në këtë 90-vjetor të themelimit të institucionitmë të lartë të bibliote karisë nëShqipëri, falë punës së pakursyer dhetë vyeshme të specialistëve të Biblio -tekës Kombëtare të Shqipërisë nëndrejtimin e dr. Plasarit.

BIBLIOGRAFIA E PESË SHEKUJVE TË LIBRIT SHQIP

Page 9: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

9

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

BIBLIOGRAFI

MR. SC. TAHIR FONIQI

Në Tiranë, vitin e kaluar, janë botuar dybibliografi retro spektive kombëtare,duke e pasuruar e çuar, kështu,

përpara traditën e botimit të bibliografive nëShqipëri, për Shqipërinë dhe për shqiptarët,nisur nga gjysma e dytë e shekullitnëntëmbëdhjetë.

Tash mund të flitet për prurje tërëndësishme botuese bibliografike nëShqipëri, në këtë fushë specifike të dijes.Këtë trashëgimi e bëjnë edhe më të pasurvëllimet: Libri Shqip 1555-1912 (vëllimiI) dhe 1913-1944 (vëllimi II), të cilatmbulojnë një periudhë prej rreth pesëshekujsh të botimit të librit shqip e me, tëdrejtë, është cilësuar ngjarje historike përgjithë kulturën shqiptare. Të dy pjesët epara bibliografike përfshijnë 4393 njësibibliografike, 1343 faqe ose 84 tabakështypi. Vëllimet i ka botuar BibliotekaKombëtare e Shqipërisë, në 90-vjetorin ethemelimit, ndërsa i ka shtypurshtypshkronja e Shtëpisë Botuese Onufrie Tiranës në format 25 x 17 cm.

“LIBRI SHQIP 1555-1912 NË FONDET E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE”

Ky vëllim bibliografik përbën pjesën eparë, ndër tri pjesët e planifikuarat, përperiudhën nga fillimet e librit shqip(1555) deri më 1959. Vëllimin e kahartuar Ramazan Vozga. Bibliografia karegjistruar 558 njësi bibliografike. Fillonme njësinë [Meshar] të Gjon Buzukut epërfundon me njësinë Dita e gjyqit e PjetërZarishit. Për hartimin kësaj bibliografiehartuesi është mbështetur në fondet elibrit të Bibliotekës Kombëtare tëShqipërisë. Ai ka zgjedhur përshkrimingjithëpërfshirës të njësive bibliografike,duke i dhënë bibliografisë karaktershkencor. Bibliografia është hartuar mbibazën kronologjike të viteve. Fillon mevitin 1555 e përfundon me 1912. Teksti

është hartuar sipas parimit de visu(drejtpërdrejt nga burimi), ku janërespektuar të gjitha zonat e përshkrimitbibliografik të njësisë bibliografike: zona eautorëve, zona e titujve të librit, zona ebotimit, zona e vendit të botimit, viti,botuesi etj. Kjo bibliografi është pasuruarme treguesin e autorëve, treguesin e titujvetë librave, treguesin lëndor, treguesin ebotuesve, treguesin e tipografëve, libër -shitësve, shtypshkronjave etj. Teksti ipërket bibliografisë së përgjithshmeretrospektive, përkatësisht bibliografisëanotuese.

“BIBLIOGRAFI E LIBRIT SHQIP NË FONDET EBIBLIOTEKËS KOMBËTARE (1913-1944)”

Këtë vëllim e kanë hartuar MaksimGjinaj, Margarita Mele e MyrveteElmazi. Bibliografia përfshin 3835 njësibibliografike. Fillon me njësinë Maksimetë Massimo (D’) Azeglio e përfundon menjësinë Mbreti Perandor Viktor Emanuel iIII në Shqipëri midis enthuziasmit tëpopullit në një britmë të vetme devocionidhe besnikërije.

Bibliografia është hartuar mbi bazëne botimeve në fondet e BibliotekësKombëtare të Shqipërisë. Ajo përfshinbotime të territorit të Shqipërisë në shqipdhe në gjuhë të huaj dhe botime tërealizuara jashtë Shqipërisë, të autorëveshqiptarë e të huaj në gjuhën shqipe.Informacioni bibliografik përfshin:monografi, vepra letrare, antologji,botime zyrtare, botime shkollore, botimemuzikore, albume etj. Në të dhënat bazëtë njësisë biblio grafike është ruajturdrejtshkrimi i kohës kur është botuarvepra duke u përdorur të gjitha zonat epërshkrimit bibliografik. Në raste tëveçanta hasen ndërhyrjet e hartuesve tëbibliografisë për saktësinë e dokumentit,merret vesh me kllapa katrore []. Lëndabibliografike është organizuar në 30kapituj: I. Filozofi. Sociologji. Psikologji.

Etikë, II. Shkenca ekonomike, III. Partitëpolitike, IV. Organizata. Shoqata. Klube,V. Gjendja politike, ekonomike dheshoqërore e Shqipërisë në vitet 1913-1944, VI. Gjendja politike, ekonomike,dhe shoqërore e vendeve të tjera në vitet1913-1944, VII. Shteti dhe e drejta, VIII.Probleme sociale dhe demografike.Statistika e përgjithshme dhe ekonomike,IX. Puna. Kontratat, X. Financat.Kontabiliteti, XI. Ushtria, XII. Shkencate natyrës. Matematika, XIII. Industria.Teknika, XIV. Bujqësia. Ekonomia agrare,XV. Transporti. Mjetet e transportit, XVI.Ndërlidhja. Postat. Filatelia, XVII.Tregtia. Hoteleria. Turizmi, XVIII.Punime komunale. Shërbimet epopullsisë. Ekonomia shtëpiake, XIX.Shëndetësia. Mjekësia. Kryqi i kuqShqiptar, XX. Kultura fizike. Sporti, XXI.Kultura. Arsimi. Shkenca, XXII.Filologjia. Gjuhësia, XXIII. Letërsiaartistike dhe dokumentare, XXIV. Arti,XXV. Etnokultura, XXVI. Historia.Etnogjeneza, XXVII. Biografi, XXVIII.Feja. Teologjia, XXIX. Shtypi. Libri.Bibliotekat. Gazetaria, XXX. Manuale mekarakter të përgjithshëm. Enciklopedi.Harta. Pllakate. Secili grup është ndarë nënëngrupe, kushtëzuar nga lënda. Të gjithëzërat bibliografikë mbajnë numrin rendornë rritje progresive nga 1 deri në 3835.Bibliografia është pasuruar me treguesine autorëve, treguesin e personave dhevendeve, treguesin e titujve të librave,treguesin e vendeve të botimit dhe shtyp -shkrimit, treguesin e botuesve, treguesinkronologjik të botimeve, treguesin eautografëve dhe të kushtimeve dhetreguesin e vulave. Teksti i përket biblio -grafisë së përgjithshme retro spektive,mbështetur në rregullat e KlasifikimitUniversal Decimal (KUD).

Botimi i këtyre dy bibliografive etumir fuqishëm mendimin e Malarmes:“Bota ekziston për të dalë te një libër”.

456 VJET TË LIBRIT SHQIP“LIBRI SHQIP 1555-1912 NË FONDET E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE BIBLIOGRAFI” DHE “BIBLIOGRAFI E LIBRIT SHQIP

NË FONDET E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE (1913-1944)”

Page 10: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

10

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

BIBLIOTEKA

RAMIZE BAJRAKTARI

Departamenti i Arsimit Bib-liotekar vijon të monitorojëgjendjen e bibliotekave të

tipave të ndryshëm, të mbledhë tëdhëna, të ndërtojë një dialog intensivme stafin e këtyre bibliotekave, për tëvëzhguar gjendjen e tyre, mungesat,kërkesat dhe mundësitë e tyre të zhvil-limit. Nga opinionet dhe analizat e bëradel se bibliotekat ende nuk e kanë traj-timin e duhur nga institucionetpërkatëse. Ato vijojnë të funksionojnëme probleme nga ato më elementarederi te ato që lidhen me nevojat e trans-formimit dhe modernizimit të tyre, sirezultat e kërkesave të kohës.

Shumica e bibliotekave vijojnë tëfunksionojnë në hapësira të ngushta,me koleksione të vjetruara dhe pamundësi sistemimi për koleksione tëreja, me hapësira të papërshtatshme përpërdoruesit dhe me një bazë informa-cionin e skedari të pakompletuarmbështetur në numrin e titujve dhe tëekzemplarëve në fondin bibliotekar.

Nga mbledhja pa kriter e materialitbibliotekar, pas luftës, ose nga zhdukjadhe shkatërrimi i fondeve gjatë luftës,nuk ka një pasqyrë të përshkrim tënjërës fazë dhe të tjetrës të zhvillimit tënjë biblioteke dhe as një sistematizimdhe klasifikim të fondeve që janë tëvlefshme dhe duhet ruajtur si pjesë etrashëgimisë kulturore të Kosovës.

Bibliotekat po vuajnë pasojat e njëindiference të institucioneve që kanëpërgjegjësinë e përkujdesjes ndaj tyre,po aq edhe të një kurthi brenda përbrenda që përcillet me mungesën e pro-jekteve që do të përmbanin idekonkrete për politikat e pasurimit tëkoleksioneve, spastrimit të tyre, for-mave të përpunimit, si dhe formave tëpërdorimit të këtyre koleksioneve.

Një ndër problemet më të mëdhaështë mungesa e stafit të përgatitur që

do të sillej sipas dinamikave të zhvil-limit dhe modernizimit të bibliotekavepo aq edhe hyrjeve të reja të koleksion-eve dhe nxjerrjes jashtë përdorimit të tëtjerave, të formave të përpunimit të tyreetj. Kur është fjala te pasurimi ifondeve, funksionimi i kësaj politike,kërkon koncept të qartë që lidhet meaktualitetin e koleksioneve dhe vlerën etyre, sipas profilit të përdoruesve dhetipit të bibliotekës. Biblioteka është in-stitucion i motivimit të përdoruesvedhe i plotësimit të kërkesave të tyre,duke njohur mirë idenë e qarkullimi tëpërgjithshëm të informatave dhe mate-rialeve.

Në këto kushte jemi para sfidave sesi t’i rrisim kapacitetet për trajnimindhe arsimin e bibliotekarëve; të fokuso-hemi në module të dijeve e njohurivepër të cilat kemi prioritetet; të merrensë paku njohuritë e domosdoshme përpërpunimin e informacionit bibli-ografik - manual apo elektronik, nëmënyrë që përdoruesit të mos vihen nëvështirësi gjatë kërkimit të informa-cionit në bibliotekë.

Në Bibliotekën Kombëtare dhe Uni-versitare të Kosovës ekziston tashmëQendra e trajnimeve e cila i ka të gjithakushtet për realizimin e trajnimevesipas programeve. Në këtë kontekstBKUK, ka nisur fazën e trajnimeve përbibliotekarë të bibliotekave të tipave tëndryshëm. Është duke u bërë përpjekjemaksimale për të mundësuar organiz-imin dhe mbajtjen me sukses të trajn-imeve, kurseve dhe seminareve, përngritjen profesionale të stafit të bib-liotekave. Për realizimin e këtyre trajn-imeve tashmë duhet një staf icertifikuar, në mënyrë që të jetë i për-gatitur për arsimimin e informimin,kohë pas kohe, të stafit të bibliotekave,duke gjurmuar e zbatuar mekanizmatplotësues, kontrollues e nxitës, për njëjetësim të plotë të plan-programeve tëcaktuara sipas prioriteteve, varësisht

prej bibliotekave dhe fazës së saj tëzhvillimit.

BKUK, në këtë kontekst arrin tëplotësojë një boshllëk, në këtë dimen-sion, me organizimin e Javës së Bib-liotekës, e cila organizohet bashkë meAmbasadën e Amerikës në Prishtinë, sidhe të Konferencës Kombëtare të Bib-liotekonomisë, që është organizim ipërbashkët me Bibliotekën Kombëtaretë Shqipërisë, gjatë së cilës ekspertëndërkombëtarë dhe bibliotekarë ngaKosova dhe Shqipëria, trajtojnë temame interes nga fusha e bibliotekarisë,shumë herë këto ligjërata përkojnë meprobleme që janë të lidhura drejtpër-drejt me ballafaqimet reale të një bib-liotekari në procesin e aktivitetet e tij tëpërditshme në bibliotekë. Këto dy or-ganizime kanë funksionin e institucion-eve të veçanta për ta mbajtur stafinbibliotekar te ne të informuar dhe nërrjedha të dijeve në fushë të bib-liotekarisë. Kujtojmë këtu se të gjithaligjëratat e sesioneve të këtyre dy orga-nizimeve mblidhen dhe botohen në bo-time të veçanta, prej të cilavebibliotekari mund të përfitojë duke ipasur ato në përdorim.

Tani kemi ndryshime të shpejta nëbotën e informacionit, bibliotekat si in-stitucionet të kulturës mbeten të rëndë-sishme në arsimin intelektual dheshpirtëror të njeriut. Sfidat e ndryshi -meve në botën e informacionit, kërko-jnë alternativa dhe zgjidhje të shpejtadhe të qëlluara, në mënyrë që të mosgrumbullohen problemet. Cilat janëmundësitë tona dhe ku është pasiguriajonë?! Në këtë kontekst na duhet plan-ifikimi i politikave programore dhe istrategjive zhvillimore, që nënkuptojnënjë tërësi veprimesh të përbashkëta in-stitucionale dhe këto duhet t’i realizo-jmë me kohë. Në këtë nguti tëzhvillimeve të botës së informacionit,duhet të ngutemi edhe ne. A jemi dukee bërë këtë?!

BIBLIOTEKAT NË KOSOVË MIDISMUNDËSIVE DHE PASIGURISË

Page 11: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

11

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

BIBLIOTEKA

MR. TEUTA DEMIRI

Biblioteka në Ferizaj, rifillimin epunës në vitin 1999, e bëri menjë përkushtim dhe angazhim

të veçantë, që të vihet në shërbim tëlexuesve. Shumë shpejt bibliotekaavancoi në zhvillimin e veprimtarisëbibliotekare, duke i zgjeruar sektorët,duke rritur numrin e përdoruesve, sidhe duke pasuruar fondin e librave.

Pas kryerjes së renovimit të Biblio -tekës Ndërkomunale “Anton Çetta”, ustandardizua funksionaliteti i saj, dukeu ofruar kushte të mira përdoru esve.Pra, nën menaxhimin e Mini strisë sëKulturës, bibliotekës iu krijuanmundësi në zhvillimin dhe shtimin esektorëve, në rritjen e numrit tëpunëtorëve dhe ç’është më me rëndësinë pasurimin e fondit librar. Krahaskësaj, u organizuan aktivitete tëndryshme kulturore, duke sensi bilizuaropinionin për peshën kultu rore tëbibliotekës.

Më 2001, qyteti i Ferizajt u bëedhe me një bibliotekë - “PublicLibrary”, bibliotekë kjo e financuarnga USAID-i në bashkëpunim meKomunën e Ferizajt. Kjo bibliotekëishte e pasuruar kryesisht me fonde nëgjuhën angleze nga fusha të ndryshmetë dijes, krahas librit në gjuhën shqipe.Me funksionalizimin e këtyre dybibliotekave, u mundësua që përdoruestë moshave dhe fushave të ndryshme,të jenë shfrytëzues të rregullt tëbibliotekave, duke plotësuar nevojat etyre me fondet që ishin në shfrytëzim,si dhe duke iu afruar ambient dhekushte të rehatshme për punë. Të dybibliotekat ofronin fond të pasur tëkoleksioneve nga fusha të ndryshme tëshkencave humane dhe atyre ekzakte.Më 2010, Biblioteka Ndërkomunalekaloi nën menaxhimin e Komunës së

Ferizajt dhe me këtë kalim u paraqitpropozimi për bashkimin e dybibliotekave në një emër të vetëm“Sadik Tafarshiku”, në mënyrë që tëfitohet edhe më shumë në hapësirë përpërdoruesit. Koleksioni për fëmijëmbeti i ndarë për të funksionuar sibibliotekë ekskluzive për fëmijë.

Renovimi dhe riorganizimi i hapë -sirës së bibliotekës “Sadik Tafarshiku”,si dhe bashkimi i tërë fondit të librave,paraqiti nevojën edhe të një risiste -mimi të sektorëve, gjë që u realizuarsipas standardeve në etapat në vijim.Tani biblioteka për të rritur funksi -onon me këta sektorë: Sektori iinformatikës, Sektori i periodikut,Sektori i huazimit të librit, Sektori ipërpunimit të fondeve, Sallat e leximitdhe Salla për studime të veçanta. Poashtu, fondi i librave - i ndarë dhe iklasifikuar sipas KUD-it, në hapësiratë veçanta të bibliotekës, ka mun dësuarpërmirësimin dhe funksiona lizimin eshërbimeve.

Sipas të dhënave, Biblioteka“Sadik Tafarshiku”, në fondin e saj ka3565 tituj apo 6491 ekzemplarë. Tanime risistemimin e fondeve, është bërëedhe revizioni i librit dhe kjo shifërështë rritur. Biblioteka ka synim që tëriinventarizojë të gjitha librat për tëditur numrin e saktë të fondit.

Në funksion të pasurimit tëfondeve, biblioteka është angazhuar nësigurimin e donacioneve nga individëdhe institucione. Të kujtojmë se nëvitin 2010, biblioteka fitoi njëdonacion nga Postë-Telekomuni -kacioni i Kosovës në vlerë prej 9.500 ,duke u pasuruar me 829 tituj apo me2747 ekzemplarë. Ky donacion ishtekryesisht lekturë shkollore, dukepasuruar edhe tri degë të bibliotekës.

Me ndarjen dhe funksionalizimine sektorëve, është bërë e mundur edhe

radhitja e periodikut dhe sistemimi itij. Përdoruesit tashmë do të kenëqasje të plotë në këtë fond, të cilinbiblioteka e posedon që nga viti 1959,duke e pasuruar me tituj periodikëgjatë fazave të zhvillimit të periodikutnë Kosovë.

Gjithashtu, biblioteka, në njëhapësirë të veçantë, ka formuar edheKëndin e Vendlindjes dhe në ardhmenky kënd do mund të funksionojë edhesi sektor i veçantë brenda bibliotekës.

Modernizimi i shërbimeve ndërli -dhet me fillimin sa më të shpejtë tëvënies në funksion të programit Aleph500, program i cili funksionon nëBibliotekën Kombëtare dhe Univer -sitare të Kosovës. Ky program do tëmundësojë përpunimin automatik tëkoleksioneve, duke lehtësuar shërbimetme qasje online në çdo kohë dhe ngaçdo vend. Ky program do të imple -mentohet me përkrahjen financiare tëKomunës së Ferizajt.

Në funksion të implementimit tëkëtij programi, ka filluar trajnimi istafit të bibliotekës në programinAleph 500. Trajnimi është duke u bërënga ekspertë të Bibliotekës Kombëtaredhe Universitare të Kosovës, në fushëne përpunimit dhe të menaxhimit të tëdhënave.

Puna profesionale që është duke ubërë në bibliotekë, pasurimi dhepërpunimi i fondeve, organizimi iaktiviteteve me karakter kulturor einformues, si: ekspozita të veprave ngafusha të ndryshme të artit, orë dhekonkurse letrare, takime me shkrim -tarë, ekspozita botimesh të reja, pro -movime të librave etj., janë nëfunksi on të angazhimeve për plotësi -min dhe aktivizimin e të gjitha kapaci -te teve, në mënyrë që kjo bibliotekë tëplotësoj kushtet sipas standardeve mëbashkëkohore.

BIBLIOTEKA E FERIZAJTDHE PERSPEKTIVAT E ZHVILLIMIT

Page 12: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

12

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

E-LIBRAT

NGA JULIE BOSMAN

Imagjinoni një libër perfekt. Fletëte tij nuk grisen, kopertinat janë tëpathyeshme. Mund të kesh qasje

në të nga shtëpia dhe nuk humbetkurrë.

Vlera e këtij libri mrekullisht tëpërshtatshëm - të njohur ndrysheedhe si e- libra - është subjekt i një de-bati aktual të furishëm në botën e bo-timeve. Për shumë vite, bibliotekatpublike vepruan pikërisht kështu mekoleksionet e tyre; në marrëveshje mebotuesit një bibliotekë blen një e-libëri cili mund t’i jepet në shfrytëzim njëlexuesi për një kohë, shumë herë, nëmënyrë të pakufizuar.

Javën e kaluar, kjo marrëveshje ushkëput nga botuesi HarperCollins kurfilluan kufizime të reja për e-librat e tij,duke kërkuar që e-librat e tij të për-doren vetëm 26 herë para se të skadojëafati i marrëveshjes. Kjo nënkupton sedy javë periudhë shikimi/përdorimijanë të mjaftueshme për një libër që tëqëndrojë të paktën një vit.

Ajo çfarë mund të ketë qenë njëndërrim i thjeshtë, mezi i vërejtshëm,në këto politika, ka nxitur bib-liotekarët në gjithë vendin shumicaprej të cilëve rregullat e reja i quajtëntë padrejta dhe u zotuan për bojkotimtë e-librave të HarperCollins, botues iDoris Lessingut, Sarah Palinit dheJoyce Carol Oatesit.

“Njerëzit janë të befasuar”, thaAnne Silvers Lee, shefja e divizionit tëmenaxhimit të materialeve në Bib-liotekën e Filadelfisë, e cila ka stopuarpërkohësisht blerjen e e-librave tëHarper Collins. “Ne duam e-libra në

koleksionet tona, klientët tanë nabëjnë me dije se duan e-libra, kështuunë dua që ne të jemi në gjendje tëmarrim e-libra nga të gjithë botuesit.Unë gjithashtu kam nevojë ta bëj këtënë një mënyrë që mos të jenë tepër tështrenjta.

Por disa bibliotekarë thanë se ndry -shimi, sado që jo i mirëpritur, kandezur debat publik tashmë të vonuarrreth e-librave në biblioteka. Derisabibliotekarët janë të gatshëm për mëshumë e-libra për të plotësuar nevo-jat e përdoruesve, botuesit, duke parëinteresin e tyre, janë duke rishikuar sae vlefshme do të jetë qasja në e-librate tyre.

“Njerëzit janë të shqetësuar përshumë arsye të forta”, thotë RobertStevens, president i Asociacionit tëBibliotekave të Amerikës. “Buxhetete bibliotekave janë, në rastin më tëmirë, në stagnim. Përdorimi i e-li-brave ka qenë i fryrë. Ndërsa çështjatjetër është se ka drojë që ky modelmund të përdoret nga botuesit tjerë.

Njësoj si në marketet me shitje mepakicë, pyetja sa mund të kushtoj një

e-libër është larg nga përgjigjja.Botuesit kundërshtojnë standardin9.99 dollarë që Amazon e vuri përshumë e-libra, ndaj pranverën ekaluar, disa botues të mëdhenjpërvetësuan modelin që u lejon atyretë vendosin çmimet e tyre.

Këtë muaj, Random House, ivetëm në mesin e gjashtë botuesve mëtë mëdhenj, përfundimisht i ështëbashkuar modelit të agjencisë. Tanishumë e-libra të sapobotuar kanëçmime prej 12.99 deri 14.99 dollarëderisa titujt në zbritje rregullisht janënën 2.99 dollarë.

HarperCollins, duke mbrojturveten, vuri në dukje se politika e tij përbibliotekat është e vjetër një dekadë, ebërë para se e-librat të ishin popullar-izuar ashtu si janë sot. Politika e re ap-likohet në sigurimin e librave të rinj.“Ne kemi probleme serioze me poli-tikën e mëparshme për e-librat me tëcilën ne u shisnim e-libra bibliotekavenë vazhdimësi. Nëse ajo do të mbeteje pandryshuar, do ta minonte shfaq-jen e ekosistemit të e-librave, do talëndonte rrjedhën e rritjes të e-librave,

BOTUESIT KUFIZOJNË KOHËN E SHFRYTËZIMITNË BIBLIOTEKË PËR E-LIBRAT

Page 13: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

13

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

E-LIBRAT

do të shkaktonte presion shtesë mbi li-braritë fizike (klasike) dhe, fundja, dotë çonte në rënie të shitjes së librit dhehonorarëve për autorë”, thuhet nëdeklaratën e kompanisë.

Duket akoma një befasi për shumëkonsumator që e-librat janë në dispozi-cion në biblioteka. Veçanërisht në këtovitet e fundit, bibliotekat kanë zgjeruarkoleksionet e tyre të e-librave, shpesh-herë përmes Over Drive, një ofrues imadh i e-librave për bibliotekat pub-like dhe ato shkollore. Sipas Asocia-cionit të Bibliotekave të Amerikës, nëplanin mbarëkombëtar, 66 për qind ebibliotekave publike ofrojnë e-libra papagesë për abonentët e tyre.

Për shumë bibliotekarë, interesimi iabonuesve të cilët duan të marrin e-libra ka qenë marramendës. Në Bib-liotekën Publike të New Yorkut,përdorimi i e-librave është 36 për qindmë i lartë se sa që ishte vetëm një vitmë parë. Sipas disa bibliotekarëve,kërkesa ka pasur veçanërisht nga dhje-tori, sepse e-lexuesit ishin dhuratapopullore për festa.

“Sikur që leximi ynë bëhet online,edhe dollarët tanë materialë shkojnëonline”, thotë Christofer Platt, drejtori qarkullimit dhe koleksioneve përBibliotekën Publike të New Yorkut.

Sa i përket huazimit, e-librat janë tra-jtuar më shumë si libra të printuar. Atajanë në dispozicion në mënyrë tipike përnjë përdorues në një kohë të caktuar, sh-pesh për një periudhë 7 deri në 14 ditë.Por, ndryshe nga librat e printuar, për-doruesit nuk kanë nevojë ta frekuento-jnë fizikisht bibliotekën për t’i marrë ata- e-librat mund të shkarkohen ngashtëpia, në mobil, kompjuter personaldhe e-lexuesit, përfshirë edhe Nooks-ët,lexuesit Sony, laptopët dhe smartfonët.(E-librat e bibliotekës nuk mund të lex-ohen në e-lexuesin e Amazon Kindle).Me përfundimin e periudhës së për-

dorimit, e-libri në mënyrë automatikeskadon nga llogaria e huazuesit.

Lehtësia me të cilën e-libri mund tëhuazohet nga biblioteka, në mënyrëpotenciale i kthen blerësit e e-libravenë huazues të e-librave dhe kjo i bëndisa botues të mos ndihen mirë.Simon & Schuster dhe Macmillan, dynga botuesit më të mëdhenj në Shtetete Bashkuara, nuk i kanë e-librat e tyrenë dispozicion fare në biblioteka.

“Ne jemi duke punuar me zell nëpërpjekje për të krijuar kushte që dotë kënaqin nevojat e bibliotekave dhembrojnë vlerat e pronës intelektuale”,thotë në një e-mail John Sargent, shefekzekutiv i Macmillan. “Kur ne të për-caktojmë këto kushte, ne do të shesime-libra për bibliotekat, çfarë aktualishtnuk e bëjmë.”

Ndërsa botuesit që i kanë në dis-pozicion e-librat e tyre në bibliotekathonë që marrëveshjet e tanishme përçmime kane nevojë të përmirësohen.

Random House për shembull nukka plane të menjëhershme për tëndryshuar kushtet e marrëveshjeve mebibliotekat, thotë Stuart Applebaum,zëdhënës i botuesit, por nuk e përjash-ton këtë në të ardhmen.

“Çfarëdo që ne do të bëjmë në tëardhmen, gjithsesi ne duam të flasimme komunitetin dhe së bashku të kup-tojmë çfarë ka kuptim për të dy palët”,thotë z. Applebaum. “Ne jemi të hapur

për ndryshime në të ardhmen të cilatjanë në hap me pritjet dhe realitetet egjithë komunitetit bibliotekar”.

Botuesit janë të nervozuat përshkak se huazimi i e-librave në bib-lioteka do t’i egërsojë shitësit me pa-kicë. Ata po ashtu pësojnë humbje nëtë ardhurat vjetore kur bibliotekatzëvendësojnë librat e dëmtuar ose edi-cionet me lidhje të fortë me edicioneme lidhje të butë. Shitja për bib-liotekat llogaritet prej 7-9 për qind tëtë ardhurave të përgjithshme vjetore,thonë dy botuesit më të mëdhenj.

Por e-librat kanë edhe anën tjetër tëtyre , gjithashtu. Shumë bibliotekaspastrohen nga librat e palexuar nëformë të printuar përmes tregut të li-brave të përdorur, një burim i të ard-hurave që e-librat e palexuar nukmund ta sigurojnë.

Asociacioni i Bibliotekave të Ame -rikës ka themeluar dy taskforca për tëstudiuar këtë çështje.

Edhe në mesin e bibliotekarëve qëkanë ndaluar blerjen e e-librave ngaHarperCollins, ka të tillë që thonë seduhet të ketë një kompromis.

“Unë mund të shoh anët e kësajçështjeje”, thotë Lisa Sampley, menax-here e sektorit të koleksioneve në bib-liotekën Sprinfield-Greene të Dis tri ktitnë Springfield. “Unë po shpresoj senëse botuesit e tjerë provojnë tëndryshojnë këtë model ata do të men-dojnë për bibliotekat dhe sa do të nagodasë kjo neve. Por unë jam e sigurtse ekziston ndonjë model i cili do tëfunksiononte për të dy palët”.

Ky tekst, i botuar më 14 mars2011, është marrë nga “New YorkTimes”, në ueb-faqen: http://www.nytimes.com/2011/03/15/ business/media/15libraries.html

Nga anglishtja: Lavdie Rrahmani

Page 14: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

14

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

LIGJËRATË

JORGE LUIS BORGES

... Ndër instrumentet e shumtë tënjeriut, më i mahnitshmi, pa dyshimështë libri. Instrumentet e tjera janëzgjatim i trupit të tij. Mikroskopi dheteleskopi janë zgjatim i pamjes; tele-foni është zgjatim i zërit; kemi edheparmendën dhe shpatën, kuptohet zg-jatime të krahut. Por libri është diçkatjetër: libri është zgjatim i kujtesës dheimagjinatës. Në librin “Qezari dheKleopatra”, Bernard Shaw thotë përbibliotekën e Aleksandrisë se ajo ështëkujtesa e njerëzimit. Por libri ka diçkamë tepër. Ai është edhe imagjinata etij. Sepse a nuk është e kaluara jonënjë seri ëndrrash? Ç’ndryshim mundtë ketë midis kujtoj ëndrrat dhe kuj-toj të kaluarën. I tillë është funksioniqë kryen libri. Njëherë kam menduartë shkruaja një histori të librit. Jo përpamjen e tij fizike. Nuk më interesonaspekti fiziku i librave (sidomos i bib-liofilëve që e teprojnë), por më intere-sojnë vlerësimet që janë dhënë përlibrin. Përpara meje e ka bërë Spen-gler-i te vepra “Perëndimi i Oksiden-tit” ku ka ca faqe të mrekullueshmepër librin. Duke u shtuar atyre ndonjëvëzhgim timin, unë kam ndërmend tëmbetem në ato që thotë Spengler-i.Në lashtësi nuk e kishin kultin e libritsi e kemi ne - dhe kjo nuk më befason;ata shihnin te libri një surrogato tëfjalës së folur. Shprehja që përdoret sh-pesh. Scripta manent verba volant,nuk ka kuptimin që fjala ështëjetëshkurtër, porse që shkrimi ka diçkatë ngurosur si vdekja. Në të kundërt,fjala ka diçka të lehtë, flatrore; diçkaflatrore e të shenjtë, siç thotë Platoni.Është e çuditshme, por gjithë mësue-

sit e mëdhenj të njerëzimit kanë dhënëmësime gojore. Le të marrim rastin eparë: Pitagorën. Ne e dimë se ai ezgjodhi me vetëdije që të mos shkru-ante. Dhe këtë e bëri se nuk donte tëishte i lidhur pas fjalës së shkruar. Mesa duket ai e ndjente shprehjen që mëpas do të thuhej edhe në Bibël: shkro-nja vret, shpirti ngjall. Prandaj Aris-toteli nuk flet kurrë për Pitagorën, porpër pitagorianët. Për shembull, aithotë se pitagorianët jepnin mësimbesimin, dogmën e kthimit të përjet-shëm që Niçe do ta zbulonte shumëmë vonë. Domethënë idenë e një koheciklike, e cila u hodh poshtë nga ShënAgustini te libri “Qyteti i Zotit”. ShënAgustini duke përdorur një metaforëtë shkëlqyer thotë se Kryqi i Krishtitna shpëton nga labirinti qerthullor istoikëve. Ideja e kohës ciklike ka qenëprekur edhe nga Hume-i, nga Blanquie nga shumë të tjerë. Pitagora nukshkroi në mënyrë të vullnetshme. Aidonte që mendimi i tij të jetontepërtej vdekjes së tij trupore, të mbije-tonte në mendjen e nxënësve të tij.Nga kjo ka lindur formula që unëduke mos ditur greqisht do ta them la-tinisht: magister dixit. (e ka thënëmjeshtri). Kjo nuk do të thotë se ataqenë të kushtëzuar pas asaj që kishtethënë mjeshtri, përkundrazi me këtëata vërtetonin se ishin të lirë të zhvil-lonin mendimin fillestar të mjeshtrit.Ne nuk e dimë nëse doktrinën e kohësciklike e ka shpikur Pitagora, por dimëse nxënësit e tij ua mësonin të tjerëve.Pitagora vdiq trupërisht dhe ata menjë lloj transmigrimi që atij do t’ikishte pëlqyer, vazhduan t’i mendonine t’i thellonin idetë e tij, aq sa kur iqortonin se duhej të thoshin gjëra të

reja, mbroheshin me formulën: E kathënë mjeshtri (Magister dixit). Mundtë kujtojmë raste të tjera. Kemi shem-bullin e madh të Platonit kur thotë selibrat janë si efizhitë (ai kishteparasysh mbase statuja apo tablo), qënjeriu i pandeh të gjalla, por kur ipyet, ato, s’të përgjigjen. Dhe për takorrigjuar këtë heshtje të librave, ai sh-piku dialogun. Pra, Platoni vetëshndërrohet në personazhe tëndryshme: në Sokrat, në Gjorgjia e tëtjerë. Mund të na shkojë në mendjeedhe se Platoni donte të ngushëllohejpër vdekjen e Sokratit, duke e përfy-tyruar të gjallë. Dhe çfarëdo problemiqë t’i dilte, ai pyeste veten: Çfarë do tëkishte thënë Sokrati për këtë. Ai qe sitë thuash pavdekësia e Sokratit, qës’pati lënë asgjë të shkruar dhe ishtegjithashtu mjeshtër i fjalës së folur. PërKrishtin dimë se ka shkruar një herëtë vetme ca fjalë mbi rërë e që u fshinë.Nuk dimë të ketë shkruar gjë tjetër.Edhe Buda ishte mjeshtër i të folurit;na ka lënë disa predikime. Pastaj, kemiedhe një frazë të Shën Anselmit, i cilithotë: “Të vësh një libër në duart e njëinjoranti, është po aq e rrezikshme satë vësh një shpatë në duart e njëfëmije”. Ja pra se çfarë mendohejatëherë për librin. Në të gjithë Ori-entin ende gjallon ideja se qëllimi i njëlibri nuk është t’i zbulojë gjërat: njëlibër duhet thjesht të na ndihmojë përt’i zbuluar. Me gjithë paditurinë timenë hebraisht, e kam studiuar pak Ka-balën dhe kam lexuar versione anglishte gjermanisht të Zoharit (Libri iShkëlqimit) dhe të Sefer Jezirasë (Librii Marrëveshjes). Unë e di se këta libranuk janë shkruar për t’u kuptuar, porpër t’u interpretuar, ata duhet ta nx-

LUMTURIA E LIBRIT1

1 Ligjëratë e mbajtur nga autori me studentët e Universitetit të Belgranos, Buenos-Aires, 1977.

Page 15: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

15

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

LIGJËRATË

isin lexuesin që të zhvillojë një ide.Antikiteti klasik nuk e kishte respektinqë kemi ne për librin edhe pse kemimësuar se Aleksandri i Madh mbantenën jastëk “Iliadën” dhe shpatën, dyarmët e tij. Ushqehej respekt përHomerin, megjithatë ai nuk shihej sishkrimtar i shenjtë, në kuptimin që kasot kjo fjalë. Nuk mendohej se “Iliada”dhe “Odiseja” ishin tekste të shenjta;ato qenë tekste që vlerësoheshin, poredhe mund t’i kritikoje. Platoni i flakupoetët nga “Republika” e tij; gjithsesipa u bërë i dyshimtë për herezi. Këtyredëshmive të antikitetit kundër librit,ne mund t’u shtojmë një tjetër, shumëinteresante të Senekës. Mes letrave tëtij të pakrahasueshme drejtuar Lucil-lit, njëra i drejtohet një personi mend-jemadh, për të cilin tregon se kishtenjë bibliotekë me njëqind vëllime; dhekush - thotë Seneka - mund ta gjejëkohën për të lexuar njëqind vëllime.Ndërsa sot, përkundrazi, çmohen bib-liotekat e mëdha. Pra, në antikitet përlibrin ka një qëndrim që mezi e kup-tojmë, që nuk ngjason me kultin qëkemi ne për librin. Te ky i fundit shi-hej përherë një surrogato e fjalës. Pormë pas nga Orienti vjen një konceptkrejt i panjohur për antikitetin klasik:Koncepti i librit të shenjtë. Do të mar-rim dy shembuj duke filluar nga më ivonshmi, nga ai i myslimanëve. Atamendojnë se Kurani i paraprin Kri-jimit dhe është më i moçëm se gjuhaarabe. Kurani, thonë ata, nuk ështëvepër e Zotit, por njëra prej vetive tëtij, siç janë mëshira apo drejtësia. Atyflitet në një mënyrë të pabesueshmepër mëmën e librit. Mëma e libritështë një kopje e Kuranit të shkruar nëqiell. Shkurt, ai është arketipi platon-ian i Kuranit,dhe ky libër ështëshkruar në qiell, thotë Kurani - siatribut i Zotit, e për më tepër është mëi hershëm se Krijimi. Këtë gjë e thonëedhe ulemat apo doktorët myslimanë.Pastaj ka shembuj të tjerë më pranënesh, siç janë Bibla ose më konkretisht

Torah apo Pentateka. Mendohet sekëta libra janë diktuar nga Shpirti ishenjtë. Është interesant fakti që këtalibra të autorëve dhe epokave tëndryshme, i lihen një shpirti të vetëm;a nuk thuhet madje në Bibël se shpirtifrymon ku të dojë? Hebrenjtë patënidenë të bashkonin vepra letrare tëperiudhave të ndryshme dhe të kri-jonin me to një libër të vetëm me tit-ull Torah që në greqisht do të thotëBibël. Këta libra i lihen një autori tëvetëm: Shpirtit. E pyetën një ditëshkrimtarin Bernard Shaw nësebesonte që Biblën e kishte shkruar Sh-pirti i shenjtë. Dhe ai u përgjigjkështu: Çdo libër që ia vlen ta rilex-osh, është shkruar nga Shpirti. Tathemi disi më ndryshe. Një libërduhet të shkojë përtej qëllimeve të au-torit. Qëllimi i autorit është një gjë evarfër, njerëzore që mund të dështojë,kurse libri është më shumë. DonKishoti, bie fjala, është më tepër se njësatirë e romaneve kalorësiake. Në tëvërtetë ai është një tekst absolut, tek icili asgjë, absolutisht asgjë nuk i lihetrastësisë. Të mendojmë ndërveprimet

e kësaj ideje. Për shembull, nëse unëthem: Corrientes aguas, puras, cristali-nasarboles que os estais mirando en el-lasverde prado, de fresca sombra lleno.(Ujëra të gjalla me dritë kristali nëpemë që shfaqeni ndër pasqyrime, li-vadh i blertë plot hijeshi e freski),duket qartë se këto tri vargje kanë nganjëmbëdhjetë rrokje. Kështu kadashur autori. Është zgjedhje e tij. Porçfarë është kjo, krahasuar me një libërtë shkruar nga Shpirti, krahasuar mekonceptin e Hyjnisë që zbret në letërsidhe dikton një libër. Në një libër tëkëtillë asgjë s’mund të jetë e rastë-sishme, asgjë, deri edhe zgjedhja eshkronjave duhet ta ketë një arsye. Mekëtë logjikë e kuptojmë, përse fillimi iBiblës, Bereshit baraelohim është meB, sepse kjo i përgjigjet fjalës bekoj.Fjala është pra, për një libër, në të cilinkurrgjë nuk është e rastësishme, abso-lutisht asgjë. Mbërrijmë kështu te Ka-bala, te studimi i shkronjave, te njëlibër i shenjtë i diktuar nga Hyjnia,domethënë në të kundërt të asaj qëmendonin të vjetrit. Ata mendoninpër muzën në një mënyrë mjaft të

Jorge Luis Borges

Page 16: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

16

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

LIGJËRATË

vagëlluar. Këndo, muzë, zemërimin eAkilit, (“Këndo hyjneshë, mërinë eAkil Pelidit”, është përkthim ishkëlqyer i Gjon Shllakut, por kypërkthim fjalë për fjalë, me varfëri se-mantike këtu bëhet, sepse ka një ko-ment lidhur me fjalën muzë. Shën ipërkth.) thotë Homeri në krye të Ili-adës. Këtu muza përfaqëson frymëz-imin. Po të mendojmë Shpirtin,pranojmë diçka më konkrete e më tëfuqishme: Zotin që është brenda letër-sisë. Zotin që shkruan libër, në të cilingjithçka arsyetohet: numri i shkron-jave, i rrokjeve, i verseteve, ku bëhetlojë fjalësh me shkronja, të cilattashmë i kemi studiuar. Ideja e dytë emadhe që kemi për librin, është se ai,po e përsëris, mund të jetë vepërhyjnore. Sigurisht kjo ide është më afërasaj që kemi sot për librin se ajo elashtësisë që e vështron librin si një sur-rogato të fjalës së folur. Pastaj besimi nënjë libër të shenjtë humbet dhezëvendësohet prej besimeve të tjera.Ekziston bindja, për shembull, se çdovend njëjtësohet me një libër. Duhet tëkujtojmë këtu se myslimanët i quajnëizraelitët njerëz të Librit, le të kujtojmëgjithashtu atë që ka thënë Henri Heinenë lidhje me kombin, atdheu i të cilitishte një libër Bibla, çifutët. Dhe lindkështu ideja e re, sipas së cilës çdo vendduhet të përfaqësohet nga një libër, aponga një autor që mund të ketë shkruarshumë libra. Është e çuditshme - dhenuk besoj se ky fakt është vënë re deritani - por vendet kanë zgjedhur indi-vidë që nuk u ngjajnë shumë. Dikush,për shembull, mendon se Anglia mundtë kishte zgjedhur Samuel Johnson-in,por ajo ka zgjedhur Shekspirin dheShekspiri është si të thuash - më pakanglezi ndër shkrimtarët an-glezë.“Understatement-i, pra, ështëkarakteri tipik i anglezit. Por Shekspiriprirej ndaj hiperbolës në metaforë dhenuk do të habiteshim fare nëse ai do tëkishte qenë italian apo çifut. Kështu kandodhur edhe me Gjermaninë, ky

vend i bukur fanatik për hiçgjë, zgjodhipikërisht një njeri tolerant, aspak fa-natik, të cilit nuk i intereson shumë no-cioni atdhe, pra zgjodhi Gëten.Gjermania përfaqësohet nga Gëte. NëFrancë nuk është zgjedhur ndonjë, porka një dobësi për Hygoin. Natyrisht,unë ushqej një admirim të madh përHygoin, por Hygoi nuk është franceztipik. Hygoi është i huaj për Francën:me dekoret e tij të mëdha e me metafo-rat e panumërta, ai s’është përfaqësuesi Francës. Edhe më i habitshëm ështërasti i Spanjës. Ajo mund të përfaqëso-hej nga Lope De Vega, nga Calderon,nga Quevedo. E pra, jo! Nuk ndodhiashtu! Spanja përfaqësohet nga Migelde Servantes. Servantesi ështëbashkëkohës i Inkuizicionit, por ështënjë njeri tolerant që nuk zotëron as vir-tytet dhe as cenet e spanjollëve. Ngja-son sikur çdo vend mendon se duhet tëpërfaqësohet nga dikush që ndryshonprej tij, nga dikush që mund të jetë sinjë lloj bari shërues, një lloj opiumi, njëkundërhelm ndaj të metave. Neargjentinasit, mund të kishim zgjedhur“Fakundon” e Sarmientos, që është libri

ynë, por jo; me historinë tonëushtarake, me historinë e betejave, nekemi zgjedhur si libër kronikën e njëdezertori, kemi zgjedhur librin “Mar-tin Fierro”, që padyshim meriton tëzgjidhet, por si mund të mendohet qëhistoria jonë të përfaqësohet nga njëdezertor i pushtimit të tokave? Gjith-sesi kështu është: çdo vend duket seprovon mbëhinë e kompensimit. Përlibrin janë shkruar faqe të ndritura ngashumë shkrimtarë. Do të doja të citojandonjërin prej tyre. Po e nis me Mon-tenjin, i cili një nga esetë e tij ia kush-ton pikërisht librit. Në këtë ese ka njëfrazë të tillë, të paharrueshme. “Unënuk bëj asgjë pa gëzim”. Montenji lë tëkuptohet se koncepti i të lexuarit meçdo kusht, është një koncept i gabuar.Ai thotë se kur has ndonjë pjesë tëvështirë në një libër, ai e lë, sepse akti itë lexuarit është një formë e lumturisë.Më kujtohet se para shumë vitesh u bënjë anketë ku pyetej se çfarë shprehpiktura. E pyetën motrën time, Norën,dhe ajo u përgjigj se piktura ishte artiqë dhuron gëzim me forma dhengjyra. Unë do të thosha se edhe letër-

Page 17: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

17

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

LIGJËRATË

sia është një formë e këtij gëzimi. Nësediçka lexohet me vështirësi, autori nuke ka përmbushur misionin e vet. Japërse unë mendoj se një shkrimtar siXhojsi në thelb e ka harruar misionin,sepse vepra e tij lyp mundim për ta lex-uar. Një libër nuk duhet të kërkojëmundim, sepse lumturia nuk duhet tëkërkojë mundim. Më duket se Mon-tenji ka të drejtë. Pas kësaj ai numëronautorët që ka për zemër. PërmendVirgjilin dhe pohon që më shumëpëlqen “Gjeorgjikat” se “Eneidën”.Unë për vete pëlqej “Eneidën”, pors’është këtu çështja. Montenji flet mepasion për librat dhe thotë se libratjanë një kënaqësi e ngadaltë… NdërsaEmersoni thotë të kundërtën. Nga ai ekemi studimin tjetër të madh për lib-rin. Në një nga ligjëratat e tij, Emer-soni thotë se biblioteka është një llojkabineti magjik. Në këtë kabinet rrinëtë magjepsur shpirtrat më të zgjedhurtë njerëzimit, të cilët presin fjalën tonëpër të dalë nga heshtja. Duhet tahapim librin që shpirtrat të rizgjohen.Ai thotë se ne duhet të kemi besim nëshoqërinë e njerëzve më të mirë që kaprodhuar njerëzimi, por që ne nuk ikërkojmë dhe na pëlqen më tepër tëlexojmë komentarë e kritika, në vendqë të lexojmë autorët vetë. Për njëzetvjet unë kam qenë profesor i letërsisëangleze në universitet, në fakultetin efilozofisë e të letërsisë në Buenos-Aires. Gjithmonë u thosha studentëvetë mi që të kishim një bibliografi samë të seleksionuar, të mos lexoninlibra kritike, por drejtpërdrejt autorët;ndoshta do të kuptonin më pak, pordo të kishin kënaqësinë të dëgjoninzërin e dikujt. Do të thosha se më irëndësishëm te një autor është tingullii zërit (stili, shën. i përkth.), pra më irëndësishëm te një libër është zëri i au-torit, ai zë që arrin të vijë gjer te ne.Unë një pjesë të madhe të jetës në tëvërtetë ia kam kushtuar letërsisë, dhebesoj se leximi është një formë e lum-turisë; një tjetër formë e lumturisë, më

e pakët, është krijimi poetik, apo ajoçka quhet krijim, që është përzierje eharresës dhe e kujtesës së asaj që kemilexuar. Emersoni bashkohet me Mon-tenjin kur thotë se duhet lexuar çfarëna pëlqen, sepse siç e thamë libri duhettë jetë një formë e lumturisë. Ne i de-tyrohemi shumë letërsisë. Unë, mëtepër jam i prirë të rilexoj se sa të lexojdhe kam mendimin, se më e vlefshmeështë të rilexosh sa të lexosh, duke moslënë pa përmendur se për të rilexuarduhet të kesh lexuar. Unë e kam këtëkult për librin. Mbase e them në njëmënyrë që tingëllon disi patetike, pors’do të doja të ishte kështu. Do mëpëlqente të ishte si një lloj besimi qëkam për secilin prej jush, jo për tëgjithë, sepse të gjithë është abstraksiondhe secili është një realitet. Duke pasurkultin e librit, unë vazhdoj të bëj sikurnuk jam i verbër, vazhdoj të blej librae të mbush shtëpinë me to. Një ditëmë parë më bënë dhuratë një botim tëvitit 1966 të Encyclopedie de Brock-haus. Dhe e ndjeva praninë e kësajvepre në shtëpi, e kam ndjerë si njëlloj lumturie. I kisha pranë meje tënjëzet vëllimet me shkronja gotike, tëcilat nuk mund t’i lexoj, plot hartadhe gravura që nuk mund t’i shoh:por sidoqoftë vepra ishte aty. Provojanjë si tërheqje miqësore. Kammendimin se libri është një nga lum-turitë e mundshme të njeriut. Sotflitet për zhdukjen e librit: mua mëduket se kjo është e pamundur. Do tëmë thonë se cili është ndryshimi mesnjë libri dhe një gazete apo një disku?Ndryshimi është ky: një gazetë lexo-het për t’u harruar edhe disku dëgjo-het për t’u harruar, është një gjëmekanike dhe kuptohet që është epërkohshme. Porse një libër lexohetpër t’u kujtuar. Koncepti i një libri tëshenjtë, si Kurani, si Bibla apo Vedat- që shkruajnë se edhe ato e kanë kri-juar botën - është ndoshta i tejkaluar,por libri ruan përherë një shenjtërim,të cilin duhet të përpiqemi të mos e

humbim. Të marrësh një libër e tahapësh, e bën edhe më të mundshëmfaktin estetik. Cilat janë fjalët që flenënë libër? Ç’janë ato simbole tëvdekura? Krejtësisht asgjë. Çfarë ështënjë libër që nuk e hapim? Ështëthjesht një kub letre apo lëkure, mefletë; por nëse e lexojmë do të ndodhëdiçka e çuditshme. Dhe besoj se librindryshon sa herë që e lexojmë. Her-akliti thotë (e kam përsëritur shpesh)se njeriu kurrë nuk lahet dy herë në tënjëjtin lumë. Ne nuk lahemi kurrë nëtë njëjtin lumë, sepse ujërat e tij ndër-rojnë. Akoma më e tmerrshme ështëse edhe ne jemi ujorë si lumi. Sa herëqë lexojmë një libër, aq herë ndryshonai, ngjyrimi i fjalëve nuk është i njëllo-jtë. Sepse librat janë mbrujtur me tëshkuar. Kam folur kundër kritikës dhepo e përgënjeshtroj veten (ç’rëndësi kaqë përgënjeshtrohem?). Hamleti nukështë saktësisht ai Hamlet që krijoiShekspiri në fillimet e shek. XVII;Hamleti është Hamleti për të cilin fletKollrixhi, Gëteja dhe Bredli. Hamletiështë rikrijuar. E njëjta gjë ka ndod-hur me Don Kishotin. Kjo mund tëthuhet edhe për Lugones apo Mar-tinez Estrada. “Martin Fierro” nukështë më ai që ka qenë. Lexuesit paknga pak e kanë pasuruar librin. Kurlexojmë një libër të hershëm, ështënjëlloj si të përshkonim kohën që kakaluar që nga çastet kur ai ështëshkruar e deri në ditët tona. Ja përseduhet të kemi kultin e librit. Një libërmund të jetë plot gabime shtypi,ndodh edhe që të mos jemi dakordme atë që thotë autori, por libri kadiçka të shenjtë dhe hyjnore. Nukduhet ta respektojmë atë, të shtyrënga besëtytnia, por me dëshirën emadhërishme që të kridhemi në lum-turi e në dije. Kjo është ajo që dojat’ju thosha sot.

Nga frëngjishtja: FERIDE PAPLEKA

Page 18: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

18

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

FILM

ARSIM CANOLLI

Paradigmat e historisë dhe filo -zofisë politike shpesh na japintë kuptojmë se në kohët e

tensioneve politike e religjioze, filo -zofia - si dashuri për dije, mund tëtkurret në vete dhe të humb peshë ose,në anën tjetër, një ‘hanë’ e saj mundtë bëhet vegël e një ideologjie dhefrymon në spektrin e saj. Sidoqoftë,këto paradigma mjaftojnë vetëm sapër të pohuar një mendim, e jo për tëargumentuar - e lëre më sheshuar,peshën e filozofisë gjatë historisë.Mirëpo, po të donim të dinim mëshumë rreth mbijetesës së filozofisëgjatë periudhave të tensio neve tëndryshme, atëherë do të mund tëniseshim me faktin më bazik sefilozofia është dashuri për dije, dashuripër të njohur relacionet harmonike nëatë që e quajmë realitet i pavarur ngamendja dhe dashuri për të njohurrelacionet e njeriut me atë realitet.Andaj, mund të themi se filozofia sidashuri për dijen dhe urtinë, ndonësemund të tkurret dhe të humbë peshënë kohë të pakohë, mban gjallëmoralin e saj falë ngushëllimit që gjennë Bibliotekë. Biblioteka është vendiqë e ruan dhe e zhvillon filozofinëvetëm për të ruajtur sa më mirë ezhvilluar sa më shumë dashurinë përjetën: dashuri kjo që në Bibliotekëmbahet edhe e shkruar në letër. Herëpas here, secili nga ne ka qenë lexues iromaneve, historiografive e filmavepër Bibliotekën. Nëpërmes tyre kemi

marrë njohuri për Bibliotekën siinstitucion dhe zhvillimin e saj gjatëhistorisë. Megjithatë, rrallë na ështëfalur ndonjë vepër që e afirmonbukurinë e vërtetë të saj. Megjithatë,vlen të përmendet një film i fundit përBibliotekën dhe shpirtin që e mbangjallë atë. Ky është filmi Agora (2009),i regjisorit të mirënjohur spanjollAlejandro Amenabar. Pa dyshim, dotë mund të themi se ky film është“Filmi për Bibliotekën”.

Agora na sjell në skenën kinema -tografike tregimin për Bibliotekën eAleksandrisë dhe shpirtin që e mbangjallë atë, shpirtin e filozofit që dashu -ron dhe i beson dashurisë për dije. Nëkëtë film kamera merr në sy perso -nazhin kryesor - Ipatia, që, si filozofedhe mësuese në Bibliotekë, gjakondeshifrimin e “harmonisë së yjeve nëqiell”, të cilëve nuk ua ndan sytë e nuki lëshon nga mendja. Tema e filmitndërtohet rreth Bibliotekës së Aleksan -drisë së viteve 600 pas Krishtit (pjesëssë mbetur nga shkatërrimi i së parës)dhe ngjarjeve të mëdha të asaj kohe, tëcilat shkaktuar djegien e shkrimeve tësaj. Krahas Ipatisë, kemi edhe dy per -so nazhe: Oresti - student i saj pagan, icili më vonë, si i konvertuar nëkrishterë, arrin të bëhet prefekt romaki qytetit, dhe tjetri, Davus, skllav i saj ikrishterë, më vonë pjesëtar i një grupitë quajtur Parabolani, që bën shërbimetë ndryshme për klerikët e krishterë.

Filmi hapet duke treguar dashu -rinë mes trinisë Ipatia-Oresti-Davusdhe abstenimin që Ipatia bën ndaj

dashurisë së Orestit. Fabula e filmitvazhdon me shfaqjen e një konfliktmes paganëve (pjesëtarë të të cilëveishin Ipatia dhe Oresti), që ishin pjesasundimtare, dhe të krishterëve, qëbëheshim më agresivë hera-herës. Kykonflikt kulmon në shkatërrimin dhedjegien e shkrimeve të bibliotekës sëAleksandrisë, e cila posedonte “krejtçka ka mbetur nga dija e urtia enjeriut”, siç na thotë një nga perso -nazhet e filmit. Regjisori arrin që tëna paraqesë tmerrin e shkatërrimit tëkësaj dije e urtie nëpërmjet një skeno -grafie të përputhshme dhe në funksiontë idesë, ku kamera është e vetë -dijshme se po ndodh një akt imoralqë është kundër parimit filozofik:“ruaj dhe mbroj lirinë akademike”dhe po ashtu na bën të ndjejmë sekamera (alias: ndërgjegjja liberale) evrojton me pezëm dhe me dhimbjekëtë shkatërrim.

Pas kësaj katarze të filmit, ngjarja,në përgjithësi, vazhdon të fokusohet nëpersonazhin e Ipatisë, si filozofe dheshkencëtare e dhënë plotësisht pasgjetjes së enigmës së rrotullimit tëplanetëve, duke dyshuar në sistemin ePtolemeut se toka është në qendër tësistemit tonë diellor. Filmi rrëfen edhepër pasionin e procesit zbulues, përllahtarinë e filozofit me zbulimin emisterit, për “momentin e harmo nisë”shpirtërore e racionale kur “të shfaqet”natyra cogitos së shëndoshë. Ajo zbulonse nuk është vetëm rrethi, ajo figura epërsosur dhe e pakontes tueshme egjeometrisë euklidiane, e vetmja figurë

VITA CON SIDERE1

(NJË FILM PËR BIBLIOTEKËN DHE FILOZOFINË) “AGORA”, 2009, REGJIA: ALEJANDRO AMENABAR

1 Të jetosh me yjet

Page 19: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

19

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

FILM

që shpjegon rrotullimet e planetëve.Duke bërë prova empirike, krahasmendimit racional matematik, dheduke pasur shpirt të lirë e kureshtar, ajogjen se Toka është një “endacak” qësillet rreth diellit në elipsë. Andaj,tregimi për Bibliotekën e Aleksandrisëgraviton rreth perso nazhit të Ipatisë - sisimbol i mëvetësisë së shpirtitkureshtar, i cili ka filluar qysh meTalesin e Greqisë antike që thuhet se ranë bunar duke mos parë se ku poshkelte, sepse ishte në gjendjen considere (shprehje romake që përafërsishtdo të thotë “sy më sy me yjet”, “dukeqëndruar me yjet”). Dihet se kureshtjatalesiane i ka dhënë frymë kërkimitteorik qysh atëbotë dhe këtë mendimgjithmonë e ka përshkuar kërkesaconsiderale, herë më shumë e herë mëpak gjatë historisë së ideve. Ipatia, e cilaakuzo het nga peshkopi i qytetit se ështështrigë pagane, dhe nga anëtarët easamblesë qeverisëse të qytetit - përateizëm, deklaron: “Unë besoj nëfilozofi!”.

Filmi përfundon me vdekjen e saj,përkatësisht vrasjen të cilën ajo epranon nga skllavi saj, që nuk duronta mbysin parabolanët, duke e gjuajturme gurë, por ia merr frymën me dorëtë vet. As skllavi as Oresti nuk

mohojnë dashurinë dhe admiri min qëkanë për çiltërsinë e saj, edhe pse Ipatiakishte refuzuar të jetë dashnore eOrestit, i cili e donte dhe i besonte, gjëpër të cilën ishte aku zuar nga klerikët ekrishterë. Ajo po ashtu refuzon tëpagëzohet si e krish terë. Ajo nuk do tëjetë con religare as con maritus, pordëshiron të jetojë con sidere. Ajo ështënjë çupë e çiltër, e pa përshkruar ngaprojektet ideologjike e pushtetvënëse;ajo rronte duke soditur yjet dhe dukedashur ta njoh harmoninë dhe vetëm“pushtetin” e tyre. Edhe në momentinsaj të vde kjes, ajo mbyll sytë duke parëqiellin përmes një prerje elipsore tëçatisë së Bibliotekës, vendit ku pranontë vdesë nga dora e skllavit të saj, tëcilin ajo e kishte liruar më herët ngaskllavëria. Në këtë pikë narrativembaron filmi për Bibliotekën.

Pas premierave nëpër botë, ky filmka pasur kritika se është film që sulmonkrishterimin. Po ashtu, ka pasur disakritikë që e kanë vlerësuar si filmqëllimor, që, sikur shumë filma të tjerëtë kohëve të fundit, rrëfen përfanatizmin religjioz të 1600-viteve mëparë, për të na treguar diçka rrethfanatizmit religjioz të sotëm. Sado qëdisa nga argumentet e këtyre kritikavekanë peshën e tyre, konsideroj se ajo që

brufullon nga ky film është afirmimikinematografik që i jep mendi mit sefilozofia e pastër ka vendin e saj brendaBibliotekës, vendit ku “vdesin” ata qëkanë jetuar con sidere. Biblioteka ështëe ndarë nga polis-i apo sheshi agora kundeshen ideologjitë, pushtetet dhebindjet religjioze. Në një nga fjalët, menjërin nga studentët e saj, i cili taniishte bërë klerik dhe, përveç respektitdhe dashu risë, donte që kjo tëpërqafonte krishte rimin, Ipatia refuzon,duke thënë atij: “ju nuk e vëni nëmëdyshje atë në të cilën besoni... e muamë duhet ta bëj këtë gjë!”. Pra, kjofilozofe, që vë në pikëpyetje gjithçkapër të kultivuar traditën filozofiketalesiane, është shpirti i asaj që equajmë Bibliotekë. Ne dimë se gjatëhistorisë bibliotekat e arkivat endryshëm kanë shërbyer për qëllime tëndryshme dhe shpesh edhe ideologjike.Po ashtu dimë se ato kanë refuzuarideologjitë. Por, ajo që edhe sot equajmë liri akademike ka dalë ngaparimi bazë: vita con sidere. Andaj, filmiAgora është edhe një vepër që naafirmon mendimin se filozofia (dashu -ria për dije) dhe Biblioteka, si vend i saj,do të mbijetojnë përkundër çdongufatjeje të një periudhe të caktuarkohore.

Page 20: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

20

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

RESTAURIM

BEDRIJE MEKOLLI

Librat, letrat dhe njësitë e tjera nëkoleksionet bibliotekare janë tëpërbëra nga një mori materialesh

organike, të cilat janë të ndjeshme nëndryshimet e kushteve të ambientit. Sirrjedhojë, jetëgjatësia e këtyre mate -rialeve është e përcaktuar nga karakte -ristikat e brendshme të këtyrepër bë rë s ve dhe mjedisi në të cilin atoruhen. Për më tepër, shumë letra tëprodhuara nga mesi i shekullit XIX,kanë qenë të përgatitura nga procesettë cilat lënë përbërës të dëmshëm nëletër, duke e zvogëluar kështu mundë -sinë e përdorimit të saj për kohë tëgjatë, përkatësisht, duke shkaktuarprishjen e tyre.

Prishjet ndodhin ngadalë, për njëperiudhë të gjatë kohore dhe nukvërehen menjëherë, por në rast sendodhin, ato shpesh janë të pakthy -eshme.

Ekzistojnë një numër i ‘kontri -buuesve’ të tjerë në prishjen e kole -ksioneve, të cilët mund të emërtohensi faktorë të jashtëm të prishjes. Atapërfshijnë, trajtimin fizik, vjedhjet,vandalizmat, zjarrin, ujin, insektet,ndotësit, dritën, si dhe, gjithashtu,moskontrollimin e tempe ra turës dhelagështisë relative. Në mënyrë tëpavarur, secili nga këta faktorë mundtë shkaktojë forma specifi ke tëdëmtimeve në koleksionet bibliote -kare, por ato gjithashtu veprojnë sëbashku.

Ne mund të mos jemi të aftë tëndikojmë në faktorët e brendshëm,por mund të ngadalësojmë shkallën eprishjes dhe/ose mënjanojmë dëmet,me kontrollimin e faktorëve tëjashtëm të ambientit.

Metoda më e thjesht dhe që bie nësy më së shumti është mirëmbajtja emirë, si dhe duke zgjedh vendin eruajtjes, në të cilin minimizohetekspozimi i materialeve, kushteve tëpapërshtatshme. Në përgjithësi kushtete ambientit në të gjitha hapësirat kuruhen dhe përdoren koleksionet duhentë jenë stabile, nuk duhet të jenë tepërtë ngroha, apo tepër të thata dhe tepërtë lagështa.

Faktorët e ambientit të cilët ndiko -jnë drejtpërdrejtë në dëmtimet ematerialeve bibliotekare janë tempe ra -tura, lagështia relative dhe drita .

TEMPERATURA DHE LAGËSHTIA RELATIVE

Temperatura është një masëstandarde e përdorur për të përca -ktuar shkallën e nxehtësisë oseftohtësisë në një ambient, derisalagështia relative tregon përqindjen elagështisë në ajrin përkatës në atëtemperaturë.

Mbajtja konstante e temperaturësdhe lagështisë relative është një faktor

jetësor në ruajtjen e koleksioneve.Ngase luhatjet e shpeshta të kushtevetë ambientit, shkaktojnë dëmtime tëpariparueshme në koleksione.

Në kushtet me temperaturë dhelagështi relative të lartë, fijet e celulozësnë letër dhe materiale tjera bibliotekaree absorbojnë lagështinë e tepërt në ajër,duke stimuluar reaksione kimike tëbazave ujore të cilat prodhojnë acide,shpejtojnë oksidimin, dhe nxisinrritjen e mykut. Letrat dhe materialettjera të ekspozuara në këto kushtebëhen të dobëta, me myk dhe njolla.

Ndërkaq nivelet e ulëta tëtemperaturës dhe lagështisë relative,nxisin fibrat e celulozës të lirojnëavullin e ujit, i cili shkakton prishjenfizike të fibrave. Letra e ekspozuar nëkushte të tilla bëhet e thyeshme dheme ngjyrë të errët.

Nivelet e rekomanduara për ruaj -tjen e materialeve bibliotekare cilëso -hen temperatura prej 20˚ - 21˚C,dhe lagështia relative 50%. Tempera -tura prej 20˚- 21˚C është njëkompromis mes asaj çka është e

SPECIFIKAT E AMBIENTIT PËR RUAJTJENE MATERIALEVE BIBLIOTEKARE

Page 21: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

21

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

RESTAURIM

përshtatshme për njerëz dhe edëshiru eshme për materialet. Megji -thatë, shumica e materialeve bibliote -kare i janë përshtatur më mirëtem pe raturave më të ulëta, sepsedëmtimet ngjajnë shumë më shpejtnë temperatura të larta sesa në ato tëulëta. Ekspozimi në të nxehtë nëmënyrë drastike e përshpejton plakjene materialeve organike.

Materialet organike absorbojnëose lirojnë lagështinë vazhdimisht, përtë arritur ekuilibrin me atmosferën.Ato ngushtohen ose zgjerohen varë -sisht nga nivelet e lagështisë së ambi -entit ku ato mbahen. Këto materialejanë më shumë stabile në lagështirelative mesatare 45- 55%. Lagështiarelative mbi 68% shkakton fryrjendhe shtrembërimin e fibrave të letrësdhe përshpejton aciditetin. Gjithash -tu lagështia e madhe në prezencë tëpjesëve të metalit siç janë kapësetmetalike, shkakton njolla ndryshku.Lagështia relative më e vogël se 40%do ta shkakton tharjen e letrës, ashtuqë materialet tkurren, plasariten dhebëhen të brishta, gjithashtu shkaktonçngjyrosjen, njolla të pazakonta,rrudha dhe deformime, disa nga tëcilat janë në rrezik të dëmtimeve tëpërhershme. Dëmtime serioze mundtë ndodhin kur materialet i janënënshtruar ndryshimeve të shpejta tëlagështisë relative brenda një periudhëtë shkurt kohore.

DRITA

Drita është një shkaktar i zako -nshëm i dëmtimeve të koleksio neve. Sinjë burim i energjisë, ajo prodhonnxehtësi e cila përshpejton dhe nxitreaksionet kimike, të cilat shpejtojnëprishjet e koleksioneve bibliotekare.Fatkeqësisht, reaksionet vazhdojnëedhe nëse burimi i dritës largohet, me -gjithëse në një shkallë më të ngadal -shme. Kjo lë të kuptohet se çfarëdoekspozimi në dritë, bile edhe për kohëtë shkurtër është i dëmshëm, dhedëmtimi është pakthyeshëm dhe ështëgrumbullues. Sidoqoftë, ekspo zimi izgjatur dhe në niveleve të larta,shkakton dëme të shumta në libra,dokumente dhe koleksionet tjera.

Dëmtimet e dritës manifestohen nëshumë mënyra. Drita mund të shkaktonletrën të zbardhet, zverdhet, venitet oseerrësohet. Ajo mund t’i dobësoi dhe t’ibëj të thyeshme fibrat e celulozës që epërbejnë letrën. Gjithashtu shkaktonzbehje të ngjyrës së shkrimit dhe pig -men teve dhe mund të kontribuoi nëvjetrimin, brishtësinë si dhe dëmtimin eshpejt të letrës, pëlhurës, lëkurës etj.Venitja, ndryshimi i ngjyrës, brishtësia,plasari tja, ose ndarja e fletëve, të gjithajanë rezultat i vjetrimit të shpejtuar qëështë shkaktuar nga drita. Andaj, nëhapë sirat bibliotekare të shfrytëzuara ngapërdoruesit dhe stafi, ndriçimi duhet tëjetë i përshtatshëm për lexim dhe punëtë rehatshme, por drita duhet të ndaletgjithmonë kur hapësira nuk është nëpërdorim. Pra, është e domosdoshme qëdrita të mbahet në minimum, ashtu qëshumë pak dritë t’i arrijë koleksionet.

Nëse një koleksion do të ruhet osejo për të ardhmen është më së shumtie varur nga mënyra e ruajtjes që iofrohet atij. Duke iu siguruar ruajtjesa më të mirë të mundshme, nemarrim hapin e parë dhe më tërëndësishëm, drejt ruajtjes së trashë -gimisë sonë kulturore.

Page 22: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

22

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

BIBLIOTEKA

MR. LUMNIJE KASA (Biblioteka Ndërkomunale - Mitrovicë)

Personat me nevoja të veçanta janëkategoria ma e ndjeshme eshoqërisë, e cila ka nevojë për

ndihmë në fushën e edukimit dhe ar-simimit. Prandaj, është përgjegjësi jonapër të ndihmuar këtë kategori të per-sonave, në mënyrë që ata të jenë pjesë-marrës dhe kontribuues në të gjithafushat dhe institucionet ku mund dhejanë të angazhuar.

Në Kosovë, ekziston një numër jo ivogël i kësaj kategorie për të cilët shtetiynë duhet të tregojë një interesim tëveçantë. Kjo kategori e personave kanevojë permanente për mësim, edukimdhe aftësim për punë. Në kuadër tëkësaj, në shumë qytete të Kosovës ekzis-tojnë shkolla speciale, të cilat duhet t’iplotësojnë nevojat dhe standardet, nëpërputhje me kushtet e parapara qënevojiten për persona me nevoja tëveçanta.

Gjatë vizitës këtyre shkollave, vëre-het se as objektet e as inventari i tyrenuk u përshtatet kritereve për personatme nevoja të veçanta. Në shumicën ekëtyre shkollave mungojnë bibliotekatshkollore, që do të plotësonin nevojatpër këtë kategori të shoqërisë. Kjoshtron domosdonë që, mbështetur nëobligimet dhe përgjegjësitë tona nëfushën e zhvillimit dhe menaxhimit tëbibliotekave, të ofrojmë kushte sa me tëmira për ta. Këtu kam parasysh zhvil-limin e bibliotekave speciale në kuadërtë shkollave për personat me nevoja tëveçanta, por, gjithashtu, edhe krijimin ekushteve dhe hapësirave speciale përkëtë komunitet në bibliotekat publiketë qyteteve tona.

Pra, bibliotekat duhet të krijojnëkushte, varësisht nga kategoria e per-

sonave me nevoja të veçanta, si: kufiz-imi në të folur, kufizimi në të dëgjuar,kufizimi në ecje etj.

Sigurisht që është me interes të dihetse si do të dukej objekti bibliotekar apondonjë kënd në bibliotekat publikededikuar këtyre personave.

Hapësirat të cilat i përdor kjo kate-gori e personave, mundësisht duhet tëjenë në katin përdhes, me qëllim tëlëvizjes sa më të lehtë dhe të sigurt. Nëkushte të veçanta, edhe inventari nëkëto objekte duhet të jetë i përshtat-shëm për këtë kategori të personave; tëjetë tërheqës, me ngjyra të lehta dhe tëllojllojshme dhe i lehtë në përdorim,duke qenë, gjithashtu, i ndërtuar ngamaterialet e buta me qëllim që të mosekzistojë mundësi për lëndim të person-ave me nevoja të veçanta.

Personeli, i cili do të punonte me per-sona me nevoja të veçanta, duhet të jetëprofesionalisht i përgatitur t’u përshtatetllojeve të aktiviteteve dhe nevojave të kë-tyre personave: të ketë aftësi dhe njohurikomunikimi me personat shurdhme -mecë, nëpërmjet gjuhës së shenjave, ku-fizimit në shikim, alfabetit të brailit; tëketë përkushtim për punën, duke për-dorur të gjitha mundësitë arsimore dhehumane. Personeli duhet të dijë të bëjëpërzgjedhjen e materialit bibliotekar dhetë jetë tërheqës, me qëllim të përshtatjessë sjelljeve dhe komunikimit karshi per-sonave me nevoja të veçanta.

Materiali bibliotekar, i cili përdoret nëbiblioteka që u dedikohen personave menevoja të veçanta, duhet të jetë specifikdhe tërheqës; të jetë edukativ dhe në për-puthje me qëllimet dhe objektivat mësi-more për këta persona, në mënyrë që samë lehtë të kuptohen dhe të përvetëso-hen njohurit në përputhje me plan-pro-gramet shkollore. Këtu mund të hyjnë:

tekste ilustruese, libra me tekste të qartadhe simbole, foto që tregojnë ngjarje,libra të lehtë për lexim, libra me gjuhëne shenjave - për kufizim në të folur dhedëgjim, libra me shkronja të brailit - përkufizim në shikim, atllase ilustruese - bi-ologjik, gjeografik, zoologjik etj.

Libra me përralla dhe lodra tëndryshme që personifikojnë njerëz dheshtazë nga jeta e përditshme. Gjithashtumund të përdoret edhe materiali elek-tronik, i cili është shumë tërheqës përkëta persona, si: CD, audio dhe videokaseta, TV etj.

Që këto institucione të jenë të pa-jisura me këto mjete specifike dhe tëveçanta, duhet ndihma financiare. Këtoinstitucione, me buxhetin e tyre, nukmund t’i mbulojnë as kërkesat më ele-mentare për plotësimin e këtyre nevo-jave. Ky buxhet duhet të plotësohet meburime shtesë nga buxheti shtetëror,donacione nga organizata të ndryshmeqeveritare e joqeveritare, sponsorë tëndryshëm etj.

Personat me nevoja të veçanta janëtë mbrojtur me legjislacion ndërkom-bëtar, si: Deklarata në Kartën eKombeve të Bashkuara, MarrëveshjetNdërkombëtare mbi të Drejtat eNjeriut, Konventa mbi të Drejtat e Per-sonave me nevoja të veçanta etj. Atyre ugarantohen këto liri, prandaj duhet t’igëzojnë plotësisht - pa diskriminim.

Organizata ndërkombëtare tëndryshme, si: UNICEF, UNESCO,IFLA etj., edhe sot sjellin parime eaprovojnë konventa të ndryshme në lid-hje me të drejtat e këtyre personave nëshkollim, edukim dhe punësim, duke ugarantuar të drejta në shkollim, aftësimdhe inkuadrim sa më të lehtë në ak-tivitete dhe veprimtari që ata janë tëgatshëm t’i kryejnë.

BIBLIOTEKA SPECIALE DHE PERSONATME NEVOJA TË VEÇANTA

Page 23: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

23

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011

AKTUALITETE

Tiranë, 24 janar

Në Tiranë, në ambientet e BibliotekësKombëtare të Shqipërisë u organizuaceremonia përmbyllëse e kremtimit

të 90-vjetorit të themelimit të institucionit krye-sor bibliotekar të Shqipërisë.

Me pjesëmarrjen e personaliteteve mëtë njohura shtetërore të Shqipërisë, nëmesin e të cilëve ishte i pranishëm edhekryeministri i Shqipërisë Sali Berisha,ministra, ambasadorë, shkrimtarë,botues, përfaqësues të jetës akademikeetj., u bë përurimi i bibliografisë së libritshqip, e cila përfshin afër pesë shekuj, ngaviti 1555 deri 1944.

Kjo bibliografi përbën njërin ndërprojektet më madhore të BibliotekësKombëtare të Shqipërisë dhe më të drejtëështë cilësuar ngjarje historike për gjithëbotën kulturore shqiptare.

Për botimet “Libri Shqip 1555-1912”(vëllimi I) dhe “Bibliografi e Librit Shqip1913-1944”( vëllimi II), kumtesat e tyre

i paraqitën Nevila Nika, drejtoreshë eArkivit të Shtetit dhe Sali Bashota, drej-tor i Bibliotekës Kombëtare dhe Univer-sitare të Kosovës.

Gjithashtu, u hap edhe ekspozita“Naim Frashëri: një aventurë editoriale1882-1912”.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare tëShqipërisë, Aurel Plasari nderoi memedalje të veçanta ”90 vjet BibliotekëKombëtare”, në të cilat janë të gdhen-dura fjalët e Naim Frashërit: “Njerinë eka bërë njeri të mbaruarë gjuha dheshkronjat. Këto janë të parat’ e mbroth-ësisë”.

Këto medalje të mirënjohjes u krijuanpër herë të parë dhe posaçërisht me rastine këtij përvjetori. Në këtë ceremonisolemne, u nderuan personalitete të jetëspolitike dhe kulturore: Sali Berisha,kryeministër i Shqipërisë, FerdinandXhaferaj, ministër i Kulturës, Rinisë dheSporteve, Sali Bashota, drejtor i Bib-liotekës Kombëtare dhe Universitare tëKosovës, Flavia Tibalin, drejtoreshë e In-stitutit Italian të Kulturës, Sherif Delv-ina, anëtar i Këshillit Shkencor tëBibliotekës Kombëtare, Bujar Hudhri,botues i “Onufrit” dhe Farfuri Xhaja,specialiste e bibliotekës.

BIBLIOTEKA KOMBËTARE E SHQIPËRISËKREMTOI 90-VJETORIN E THEMELIMIT

Prishtinë, 27 janar

Fondacioni Kulturor Shqiptar HIClassic, i themeluar dhe i drej-tuar nga Inva Mula dhe Hetem

Ramadani, në bashkëpunim me Bib-liotekën Kombëtare dhe Universitaretë Kosovës, organizoi ceremoninë e sh-përndarjes së kompleteve të veprës sëplotë të shkrimtarit Ismail Kadare, bo-tuar nga Shtëpia Botuese “Onufri” nëTiranë, dhuratë e këtij fondacioni përbibliotekat e Kosovës.

Nga gjithsej 250 komplete të veprëssë këtij shkrimtari, të dhuruara përbibliotekat e Shqipërisë, Kosovës,Maqedonisë, Luginës së Preshevës,Fondacioni Kulturor Shqiptar HIClassic, dhuroi 80 komplete për 50bibliotekat në Kosovë, duke përfshirë

BKUK, Bibliotekat ndërkomunale,Bibliotekat komunale dhe Bibliotekashkollore.

Drejtori i BKUK-së, Sali Bashota,duke uruar që nisma të tilla të ketëedhe në të ardhmen, theksoi rëndës-inë dhe vlerën e këtij fondi të libravepër bibliotekat e Kosovës. Ai njoftoi sedrejtuesit e këtij fondacioni tashmëjanë Miq të BKUK-së, duke qenë,Fondacioni HI Classic njëri nga dona-torët më të rëndësishëm që kanë ndih-muar fondet e bibliotekave në Kosovë.

Sipas përfaqësuesit të këtij fonda-cionit, Adem Demaçi, kjo dhuratë përbibliotekat është edhe një shenjë se nëhapësirat tona bëhen punë të mira qërrisin dhe zgjojnë vetëdijen kulturorekombëtare. Ai foli për rolin e këtij fon-

dacioni dhe për drejtuesit e tij, të cilëtvijojnë të ndihmojnë dhe afirmojnëkulturën shqiptare në botë. Duke undërlidhur me kompletin e veprave tëI. Kadaresë të botuar nga “Onufri”,dhe të dhuruar për bibliotekat eKosovës nga HI Classic, theksoi se njëshkrimtar kuptohet dhe përjetohet iplotë vetëm kur lexohet në tërësi, ekëtë lexim tashmë për lexuesit eKosovës e mundësoi ky fondacion.

Në përfundim të kësaj ceremonie,drejtori Sali Bashota, me dedikimdrejtuesve të Fondacionit KulturorShqiptar HI Classic, Inva Mula dheHetem Ramadani, i dorëzoi AdemDemaçit falënderimin për këtë fonda-cion nga Biblioteka Kombëtare dheUniversitare e Kosovës.

HI CLASSIC DHUROI KOMPLETE TË VEPRËS SËI. KADARESË PËR BIBLIOTEKAT E KOSOVËS

Dr. Sali Bashota pranon medalje të veçantënga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

Page 24: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

JAVA E BIBLIOTEKËS NË KOSOVË = LIBRARY WEEK IN KOSOVA : 12 – 17 PRILL = APRIL, 2010, PRISHTINË, BIBLIOTEKA KOMBËTAREDHE UNIVERSITARE E KOSOVËS, 2011, 238 F.

Java e Bibliotekës në Kosovë, është botim serik, i teti me radhë, që botohetçdo vit. Në këtë botim jepen punimet e autorëve që kanë referuar gjatëmanifestimit Java e Bibliotekës. Shkrimet janë të strukturuara sipas agjendës së Programit të Javës

dhe, po ashtu, sipas formës së prezantimit nga autorët - si ligjëratë meshkrim ose në formë abstrakti.

Ky botim, përfshin ligjëratat e Catherine Marsicek, Zyrtare përburime të informacionit për Austri, vende të Ballkanit, dhe të Kaukazit,në Ambasadën Amerikane në Vjenë, me temën “Trendet e reja nëbibliotekarinë amerikane”.

Cikli i ligjëratave për Koleksionet e Veçanta, hapet me referimin eEtleva Domit, zëvendës-drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare tëShqipërisë, ndërsa që vijon me ligjërata nga bibliotekarë dhe ekspertë tëBibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Ky botim, përfshin edhe ligjëratat e sesionit kushtuar jetës dhe veprëssë akademik Fehmi Aganit. Nga ky sesion, përfshihen ligjërata eAkademik Rexhep Ismajli, të zëvendës-ministrit të Arsimit, Shkencësdhe Teknologjisë - dr. Agim Hysenit, si dhe të dr. Mentor Aganit, ligjëruesnë Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Botimi përfshin edhe ligjëratat nga sesioni për trashëgiminë kulturore të Kosovës, ku kanë referuar drejtori iArkivit të Kosovës - Jusuf Osmani, kryetarja e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Edi Shukriu, si dhedrejtori i Institutit për Monumenteve Kulturore dhe i Muzeut të Prishtinës - Haxhi Mehmetaj.

THIMI ÇOLLAKU, KALENDARI I BOTËS SHQIPTARE, TIRANË, OMSCA-1, 2010, 542 F.

Në vazhdimin e serisë së botimeve të rëndësishme të shtëpisë botueseOMSCA-1, doli edhe libri “Kalendari i botës shqiptare”. Ky botimështë një almanak që padyshim vë në pah ngjarjet me të rëndësishme

të botës shqiptare. Kalendari nuk është vetëm sistem i përllogaritjes kohore poredhe kronologji e ngjarjeve të përditshme të jetës së popullit dhe kombit, biografiae tyre shkruhet në vite, shekuj dhe mijëvjeçarë. E parë nga ky pikëshikim,kalendarët më të lashtë në traditën e kulturës shqiptare, janë objektet dhe zbulimetarkeologjike.

Shumica e kalendarëve në gjuhën shqipe pasqyrojnë kronikathistorike por edhe festat fetare. “Kalendari i botës shqiptare” përmbanngjarje që nga janari i vitit 1702 e deri në vitin 2006. Në këtë kalendarkujtohen ngjarje historike, politike, kulturore dhe artistike, veprimtaribotuese ndër vite, pastaj ngjarje sportive etj. Po ashtu, kujtohen figurat eshkuara dhe copëza ngjarjesh dhe jetësh njerëzore, aktesh madhore dhezhvillime të thjeshta.

Ky kalendar është pjesë e kujtesës kombëtare, dhe ndihmon në gjetjene informacioneve më të rëndësishme të historisë dhe kulturës shqiptare.

Pa dyshim se si çdo botim tjetër referal, edhe ky nuk pretendon të jetë shterues në kuptimin gjithëpërfshirës tëngjarjeve, porse përbën një gur në themelet e ndërtimit të vlerave enciklopedike e të dijes mbi informacionin referalpër historinë dhe kulturën shqiptare.

BUKURIJE HALITI

24 BOTIME

VITI 8 • NUMRI 1 • 2011