avokati mbrojtes 1

28
KOMBET E BASHKUARA Tribunali Ndërkombëtar për Ndjekjen Penale të Personave Përgjegjës për Shkelje të Rënda të së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare të Kryera në Territorin e ish-Jugosllavisë prej Vitit 1991 IT/125/Rev. 1 12 korrik 2002 ORIGJINALI: Anglisht dhe frengjisht KODI I SJELLJES PROFESIONALE PËR AVOKATË MBROJTËS QË PARAQITEN PARA TRIBUNALIT NDËRKOMBËTAR

Transcript of avokati mbrojtes 1

Page 1: avokati mbrojtes 1

KOMBET E BASHKUARA

Tribunali Ndërkombëtar për Ndjekjen Penale të Personave Përgjegjës për Shkelje të Rënda të së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare të Kryera në Territorin e ish-Jugosllavisë prej Vitit 1991

IT/125/Rev. 1 12 korrik 2002 ORIGJINALI: Anglisht dhe frengjisht

KODI I SJELLJES PROFESIONALE PËR AVOKATË

MBROJTËS QË PARAQITEN PARA TRIBUNALIT

NDËRKOMBËTAR

Page 2: avokati mbrojtes 1

2

Kombet e Bashkuara Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë Churchillplein 1, P.O. Box 13888 2501 EW Den Haag, Holandë Telefon: 31 70 416-5334 Fax: 31 70 416-5345

VENDIM SEKRETARI DUKE MARRË PARASYSH Statutin e Tribunalit të miratuar nga Këshilli i Sigurimit sipas Rezolutës 827 (1993), me ndryshime të mëvonshme; DUKE MARRË PARASYSH Rregulloren e Procedurës dhe të Provave (“Rregullorja”) të miratuar nga Tribunali më 11 shkurt 1994, me ndryshime të mëvonshme; DUKE MARRË PARASYSH Kodin e Sjelljes Profesionale për Avokatë Mbrojtës (IT/125) të shpallur nga Sekretari më 12 qershor 1997; DUKE MARRË PARASYSH se një Projektkod i Sjelljes për Avokatë Mbrojtës që Paraqiten para Tribunalit Ndërkombëtar (“Kodi”), i përgatitur nga një grup pune i avokatëve mbrojtës, Gjykatësve dhe përfaqësuesve të Sekretarit është vënë në qarkullim ndër Gjykatësit e Tribunalit dhe se ata miratuan ndryshimet më 12 korrik 2002; DUKE MARRË PARASYSH se rishikimi i teksteve të këtij Kodi në anglisht dhe frengjisht në përputhje me komentet e Gjykatësve të bërë më 12 korrik 2002 tanimë është mbaruar; DUKE MARRË PARASYSH memorandumin e Kryetarit të datës 4 shtator 2002, në të cilin ai i miraton tekstet në përputhje me Nenin 6 të Kodit; ME KËTË SHPALL Kodin e Sjelljes për Avokatë Mbrojtës që Paraqiten para Tribunalit Ndërkombëtar, të bashkëngjitur si Shtojca I.

Hans Holthuis Sekretar

Më datë 4 shtator 2002 Hagë Holandë

Page 3: avokati mbrojtes 1

3

PËRMBAJTJA PARATHËNIE PJESA E PARË DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1 Përkufizime Neni 2 Hyrja në fuqi Neni 3 Parimet themelore Neni 4 Konfliktet Neni 5 Tekstet autentikë Neni 6 Ndryshimet

PJESA E DYTË DETYRIMET E AVOKATIT

Neni 7 Qëllimi

Seksioni 1 Detyrimet e avokatit ndaj klientëve

Neni 8 Shkalla e përfaqësimit Neni 9 Refuzimi, ndërprerja ose tërheqja e përfaqësimit Neni 10 Kompetenca, integriteti dhe pavarësia Neni 11 Përkushtimi Neni 12 Komunikimi Neni 13 Fshehtësia Neni 14 Konflikti i interesave Neni 15 Marrëdhëniet seksuale me klientë Neni 16 Paaftësia e klientit Neni 17 Këshillimet me klientë të liruar përkohësisht ose në liri Neni 18 Ndarja e honorarëve Neni 19 Honorarët dhe shpërblimi

Seksioni 2 Sjellja para Tribunalit

Neni 20 Rregullorja e Tribunalit Neni 21 Sjellja diskriminuese Neni 22 Komunikimi me Dhomat Neni 23 Çiltërsia ndaj Tribunalit Neni 24 Besueshmëria e provave Neni 25 Procedurat e merituara dhe pretendimet Neni 26 Avokati si dëshmitar

Seksioni 3 Detyrimet e avokatit ndaj të tjerëve

Neni 27 Personat që ndihmojnë ose marrin pjesë në procedura Neni 28 Viktimat dhe dëshmitarët Neni 29 Personat e papërfaqësuar Neni 30 Klientët e mundshëm

Page 4: avokati mbrojtes 1

4

Neni 31 Honorarët për rekomandim Seksioni 4 Sjellja e avokatëve mbikëqyrës dhe vartës

Neni 32 Përgjegjësitë e avokatit mbikëqyrës Neni 33 Përgjegjësitë e avokatit vartës Neni 34 Përgjegjësitë e anëtarëve të tjerë të ekipit

Seksioni 5 Ruajtja e integritetit të profesionit

Neni 35 Sjellja e keqe Neni 36 Njoftimi i sjelljes së keqe

PJESA E TRETË REGJIMI DISIPLINOR

Neni 37 Qëllimi Neni 38 Fuqitë e qenësishme të Tribunalit Neni 39 Dorëzimet, vendimet dhe urdhrat Neni 40 Paneli Disiplinor Neni 41 Paraqitja e ankesave Neni 42 Hedhja poshtë e ankesave me procedurë të shpejtë Neni 43 Tërheqja e ankesave Neni 44 Hetimi i akuzave për sjellje së keqe Neni 45 Pezullimi i përkohshëm i ushtrimit të profesionit Neni 46 Akuzat ndaj avokatëve dhe nisja e procedurave dhe seancave Neni 47 Përfundimet dhe sanksionet Neni 48 Apeli pranë Bordit Disiplinor Neni 49 Shpenzimet Neni 50 Non bis in idem

Page 5: avokati mbrojtes 1

5

PARATHËNIE Sekretari i Tribunalit, Duke marrë parasysh Statutin e Tribunalit të miratuar nga Këshilli i Sigurimit sipas Rezolutës 827 të datës 25 maj 1993, me ndryshime të mëvonshme, dhe në veçanti Nenin 21 të tij; Duke marrë parasysh Rregulloren e Procedurës dhe të Provave (“Rregullorja”) të miratuar nga Tribunali më 11 shkurt 1994, me ndryshime të mëvonshme, dhe në veçanti Rregullat 44 deri në 46, 77 dhe 91 të saj; Duke marrë parasysh Direktivën për Caktimin e Avokatëve Mbrojtës (IT/73) të miratuar më 1 gusht 1994, me ndryshime të mëvonshme; Duke marrë parasysh se avokatët që paraqiten par Tribunalit vijnë nga juridiksione të ndryshme dhe se interesat e drejtësisë kërkojnë që të gjithë avokatë t’i përmbahen të njëjtit Kod të Sjelljes Profesionale; Duke marrë parasysh se ky rishikim i parë i Kodit të Sjelljes Profesionale për Avokatë Mbrojtës që Paraqiten para Tribunalit Ndërkombëtar është miratuar në përputhje me Nenin 6 të Kodit; Në bazë të Rregullave 44 deri në 46 të Rregullores; SHPALL RISHIKIMIN E PARË TË KODIT TË SJELLJES PROFESIONALE PËR AVOKATË QË PARAQITEN PARA TRIBUNALIT NDËRKOMBËTAR SI VIJON:

Page 6: avokati mbrojtes 1

6

PJESA E PARË

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1 Përkufizime

(A) Në këtë Kod, përveç nëse konteksti kërkon ndryshe, termat në vijim do të kenë

këto kuptime:

“Kodi” Kodi i Sjelljes Profesionale për Avokatë Mbrojtës që Paraqiten para Tribunalit Ndërkombëtar në fuqi;

“Direktiva” Direktiva mbi Caktimin e Avokatëve Mbrojtës (IT/73) e miratuar më 11 shkurt 1994, me ndryshime të mëvonshme;

“Rregullorja” Rregullorja e Procedurës dhe e Provave e Tribunalit, e miratuar

më 11 shkurt 1994, me ndryshime të mëvonshme.

“Statuti” Statuti i Tribunalit i miratuar me rezolutën 827 të Këshillit të Sigurimit më 25 maj 1993, me ndryshime të mëvonshme.

“Tribunali” Tribunali Ndërkombëtar për Ndjekjen Penale të Personave

Përgjegjës për Shkelje të Rënda të së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare të Kryera në Territorin e ish-Jugosllavisë prej Vitit 1991, themeluar me rezolutën 827 të Këshillit të Sigurimit më 25 maj 1993.

***

“Paneli Këshillimor” Trup themeluar për t’i ndihmuar Kryetarin dhe Sekretarin në të

gjitha çështjet lidhur me avokatë mbrojtës sipas Rregullës 44 (D) të Rregullores;

“Shoqata e Avokatëve Mbrojtës” Një shoqatë e njohur nga Sekretari në përputhje me Rregullën

44 të Rregullores;

“Klienti” Një i akuzuar, i dyshuar, i paraburgosur, dëshmitar, ose person tjetër i cili ka marrë në shërbim një avokat ose të cilit i është caktuar një avokat nga Sekretari;

“Avokati mbrojtës” Çdo person i cili është ose ka qenë marrë në shërbim prej një

klienti ose ka dorëzuar një autorizim të përfaqësimit ligjor; i cili

Page 7: avokati mbrojtes 1

7

është ose ka qenë i caktuar nga Sekretari për të përfaqësuar një klient; ose është në komunikim me një klient të mundshëm;

“Firmë” Personat që i përkasin një firme private, një seksioni juridik të një organizate ose një organizate të shërbimeve juridike;

“Palët” Prokurori dhe avokatët mbrojtës; “Ekip” Avokatët mbrojtës, bashkavokatët mbrojtës, bashkëpunëtorët

juridikë dhe jojuridikë të cilët kryejnë shërbime për avokatët mbrojtës për qëllimin e përfaqësimit të një klienti para Tribunalit.

(B) Çdo term i cili nuk përcaktohet në këtë Kod ka të njëjtin kuptim që i është

dhënë në Statut ose në Rregullore. (C) Dispozitat e përgjithshme të këtij Kodi nuk duhet të kuptohen ose të zbatohen

në mënyre kufizuese mbi bazën e ndonjë dispozite të veçantë ose ilustruese. (D) Në këtë Kod, mashkullorja përfshin femëroren dhe njëjësi shumësin dhe

anasjelltas.

Neni 2

Hyrja në fuqi Ky Kod hyn në fuqi më 12 qershor 1997.

Neni 3 Parimet themelore

Ky Kod bazohet, në veçanti, mbi parimet themelore që: (i) klientët kanë të drejtën e ndihmës juridike sipas zgjedhjes së vet. (ii) si ushtrues të profesionit juridik, avokatët mbrojtës do t’u përmbahen

standarteve të lartë të sjelljes profesionale; (iii) roli i avokatëve mbrojtës si avokatë në ushtrimin e drejtësisë kërkon që ata të

veprojnë me ndershmëri, pavarësi, paanësi, mjeshtëri, përkushtim, efikasitet dhe guxim;

(iv) avokatët mbrojtës kanë detyrimin e besnikërisë ndaj klientëve të tyre, në

pajtueshmëri me detyrën e tyre ndaj Tribunalit që të veprojnë me pavarësi në ushtrimin e drejtësisë;

Page 8: avokati mbrojtes 1

8

(v) avokatët mbrojtës do të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruarse veprimet e tyre nuk i njollosin procedurat para Tribunalit; dhe

(vi) avokatët mbrojtës mund t’u nënshtrohen procedurave disiplinore dhe duhen

informuar për rrethanat në të cilat mund të nisen proc edurat e tilla dhe të drejtat dhe detyrimet e tyre në këto procedura.

Neni 4 Konfliktet

Në rast mospërputhjeje midis këtij Kodi dhe çdo kodi tjetër rregullues mbi

ushtrimin e profesionit dhe etikën për avokatë mbrojtës, termat e këtij Kodi do të kenë përparësi, sa i përket sjelljes së avokatit para Tribunalit.

Neni 5 Tekstet autentikë

Tekstet e këtij Kodi në anglisht dhe frengjisht do të jenë njëlloj autentikë. Në

rast mospërputhjeje, përparësi ka versioni që është më në pajtim me frymën e Statutit, të Rregullores, të Direktivës, dhe të këtij Kodi.

Neni 6 Ndryshimet

(A) Nën mbikëqyrjen e Kryetarit, ndryshimet do të shpallen nga Sekretari pas

këshillimit me Gjykatësit e përhershëm, Shoqatën e Avokatëve Mbrojtës dhe Panelin Këshillimor.

(B) Ndryshimi do të hyjë në fuqi shtatë ditë pas datës së botimit të një dokumenti

zyrtar të Tribunalit që e përfshin ndryshimin, por nuk do të veprojë në mënyrë që të paragjykohen të drejtat e avokatëve ose të klientëve në ndonjë çështje në vijim.

PJESA E DYTË DETYRIMET E AVOKATËVE

Neni 7 Qëllimi

Qëllimi i kësaj pjese është që të përcaktohen normat e sjelljes për avokatë në

interes të zbatimit të drejtë dhe të duhur të drejtësisë.

Page 9: avokati mbrojtes 1

9

Seksioni 1: Detyrimet e Avokatëve ndaj Klientëve

Neni 8 Shkalla e Përfaqësimit

(A) Avokati e këshillon dhe përfaqëson klientin deri sa përfaqësimi prej avokatit të

ndërpritet nga klienti ose të tërhiqet nga Sekretari. (B) Duke përfaqësuar klientin, avokati: (i) u përmbahet vendimeve të klientit lidhur me qëllimet e përfaqësimit;

(ii) këshillohet me klientin për mënyrat se si do të ndiqen këto qëllime, por nuk detyrohet nga vendimi i klientit; dhe

(iii) kërkon dhe pranon vetëm udhëzimet që vijnë nga klienti dhe që nuk

jepen si pasojë e shtytjes prej asnjë personi, organizate ose shteti. (C) Avokati nuk do ta këshillojë ose ta ndihmojë klientin që të veprojë në ndonjë

mënyrë për të cilën avokati është i vëtëdijshëm se është kriminale ose mashtruese, e cila shkel Statutin, Rregulloren, këtë Kod ose çdo ligj tjetër në fuqi ose Direktivën në qoftë se avokati i është caktuar klientit. Megjithatë avokati mund të diskutojë me klientin pasojat juridike të ndonjë mënyre të propozuar veprimi dhe mund ta këshillojë ose mund ta ndihmojë në mirëbesim klinetin për të përcaktuar vlefshmërinë, shtrirjen dhe thelbin e ligjit në fuqi.

Neni 9 Refuzimi, Ndërprerja ose Tërheqja e përfaqësimit

(A) Avokati nuk do ta përfaqësojë klientin në qoftë se:

(i) përfaqësimi do të çojë në sjellje që është kriminale, mashtruese ose është shkelje e Statutit, Rregullores, këtij Kodi, ose çdo ligji tjetër në fuqi;

(ii) gjendja fizike ose shpirtërore e avokatit dobëson dukshëm aftësinë e

avokatit për ta përfaqësuar klientin; (iii) përfaqësimi prej avokatit ndërpritet nga klienti ose tërhiqet nga

Sekretari.

Page 10: avokati mbrojtes 1

10

(B) Avokati mund të ndërpresë ose të kërkojë, në qoftë se është e përshtatshme sipas dispozitave të Direktivës, tërheqjen e përfaqësimit të tij të klientit, në qoftë se ndërprerja ose tërheqja mund të kryhet pa pasoja të dëmshme dhe me peshë për interesat e klientit, ose në se: (i) klienti ka përdorur shërbimet e avokatit për të kryer një krim ose

mashtrim, ose ngul këmbë në një veprim lidhur me shërbimet e avokatit, për të cilin avokati ka arsye të besojë se është kriminal ose mashtrues.

(ii) klienti ngul këmbë në ndjekjen e një qëllimi të cilin avokati e quan të neveritshëm ose të pamatur.

(iii) klienti nuk përmbush një detyrim thelbësor ndaj avokatit lidhur me shërbimet e avokatit dhe i është tërhequr vërejtje e arsyeshme se avokati do ta ndërpresë përfaqësimin ose do ta kërkojë tërheqjen e tij në qoftë se detyrimi nuk përmbushet.

(iv) ekziston ndonjë arsye tjetër e mirë per ndërprerjen ose tërheqjen. (C) Në varësi të lejimit nga Dhoma, në qoftë se përfaqësimi nga avokati do të

ndërpritet ose tërhiqet, avokati nuk do veprojë kështu para se një avokat zëvendësues të merret në shërbim nga klienti ose të caktohet nga Sekretari, ose klienti e njofton Sekretarin me shkrim se ka ndër mend ta mbrojë vetë veten.

(D) Me ndërprerjen ose tërheqjen e përfaqësmit, avokati do të ndërmarrë hapa të arsyeshëm në atë masë që praktikisht të mbrohen interesat e klientit, për shembull duke i dhënë afat të mjaftueshëm klientit, duke dorëzuar dokumente dhe pronë ndaj të cilave klienti ose Tribunali kanë të drejtë dhe duke kthyer çdo pagesë paraprake të honorarit e cila nuk i takon.

Neni 10 Kompetenca, integriteti dhe pavarësia

Duke përfaqësuar klientin, avokati: (i) vepron me aftësi, mjeshtëri, kujdes, ndershmëri dhe besnikëri; (ii) ushtron gjykim të pavarur profesional dhe jep këshillë të çiltër dhe të

ndershme; (iii) kurrë nuk do të ndikohet në çështjen e përfaqësimit të tij; (iv) ruan integritetin e vet dhe atë të profesionit juridik në tërësi; (v) kurrë nuk lejon që pavarësia, integriteti dhe normat e tij të kompromentohen

nga trysnia e jashtme.

Page 11: avokati mbrojtes 1

11

Neni 11 Përkushtimi

Avokati përfaqëson klientin me përkushtim dhe me kohë për të mbrojtur

interesat më të mira të klientit. Në qoftë se përfaqësimi nuk ndërpritet ose tërhiqet, avokati çon deri në fund të gjitha punët e ndërmarra për klientin brenda fuqisë se përfaqësimit juridik të tij.

Neni 12 Komunikimi

Avokati informon klientin vazhdimisht për statusin e çështjeve para Tribunalit,

për të cilat klienti ka interes, dhe duhet t’u përgigjet me kohë të gjitha kërkesave të arsyeshme për informacion.

Neni 13 Fshehtësia

(A) Pavarësisht në se avokati vazhdon ta përfaqësojë klientin ose jo, avokati ruan

fshehtësinë e punëve të klientit dhe nuk ia zbulon informacionin i cili i është besuar në fshehtësi askujt tjetër, përpos anëtarëve të ekipit të vet të cilëve u nevojitet një informacion i tillë për kryerjen e detyrave të tyre, as nuk e përdor këtë informacion në dëm të klientit ose për përfitimin e vet ose të një klienti tjetër.

(B) Pavarësisht nga paragrafi (A), avoka ti mund të zbulojë informacion i cili i

është besuar në fshehtësi në këto rrethana:

(i) kur këshillohet plotësisht me klientin dhe klienti jep pëlqimin në mënyrë të vetëdijshme;

(ii) kur klienti vullnetarisht i zbulon një pale të tretë përmbajtjen e

komunikimit, dhe kjo palë e tretë pastaj jep prova të këtij zbulimi ose;

(iii) kur nevojitet për të përcaktuar një pretendim ose për të mbrojtur avokatin në ndonjë mosmarrëveshje midis avokatit dhe klientit, për të ngritur mbrojtjen kundër ndonjë akuze penale ose dis iplinore ose çdo pretendimi tjetër të nisur formalisht kundër avokatit në bazë të sjelljes lidhur me klientin, ose për t’i përgjigjur akuzave në çfarëdo procedurash lidhur me përfaqësimin e klientit nga avokati; ose

(C) Për të parandaluar një veprim për të cilin avokati ka arsye të besojë

(i) se është ose të mund të jetë kriminal brenda territorit në të cilin mund të ndodhë, ose sipas Statutit ose Rregullores; dhe

Page 12: avokati mbrojtes 1

12

(ii) mund të çojë në vdekje ose lëndim fizik të dukshëm të ndonjë personi,

në qoftë se ky informacion nuk zbulohet.

Neni 14 Konflikti i interesave

(A) Avokati ka detyrimin e besnikërisë ndaj klientit. Avokati gjithashtu ka

detyrim ndaj Tribunalit që të veprojë me pavarësi në interes të drejtësisë dhe do ta verë këtë interes para interesave të veta dhe atyre të çdo personi, organizate ose shteti tjetër.

(B) Avokati do të bëjë të gjitha përpjekjet për të shmangur çdo konflikt interesash. (C) Avokati nuk do ta përfaqësojë një klient lidhur me një çështje në të cilën

avokati ka pasur rol vetjak dhe thelbësor si zyrtar ose nëpunës i Tribunalit ose në ndonjë cilësi tjetër, derisa Sekretari, pas këshillimit me palët dhe duke marrë parasysh mendimet e Dhomës, të vendosë se nuk duket asnjë mundësi reale e një konflikti ndërmjet detyrës së mëparshme dhe asaj të tanishme.

(D) Avokati ose firma e tij nuk do ta përfaqësojë një klient në lidhje me një çështje

në qoftë se:

(i) ky përfaqësim do të ndikohet ose mund të ndikohet realisht për keq nga përfaqësimi i një klienti tjetër;

(ii) përfaqësimi i një klienti tjetër do të ndikohet ose mund të ndikohet

realisht për keq, nga ky përfaqësim; (iii) çështja është e njëjtë ose lidhet thelbësisht me një çështje tjetër në të

cilën avokati ose firma e tij më parë kanë përfaqësuar një klient tjetër (“klienti i mëparshëm”), dhe interesat e klientit janë qenesisht të kundërta me interesat e klientit të mëparshëm; ose

(iv) gjykimi profesional i avokatit në interes të klientit do të ndikohet ose

pritet se mund të ndikohet realisht për keq nga: (1) përgjegjësitë ose interesat e avokatit lidhur me një palë të tretë.

(2) interesat financiare, tregtare, pronësore, ose vetjake të avokatit.

(E) Kur lind ndonjë konflikt interesash, avokati:

Page 13: avokati mbrojtes 1

13

(i) informon plotësisht dhe me kohë çdo klient të tanishëm dhe të mëparshëm që mund të preket, për natyrën dhe shtrirjen e konfliktit; dhe

(ii) ose:

(1) ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm për ta mënjanuar konfliktin; ose

(2) merr pëlqimin e plotë dhe të informuar të të gjithë klientëve të

tanishëm dhe të mëparshëm që mund të preken, për ta vazhduar përfaqësimin, po të mos ketë gjase se ky pëlqim mund të paragjykojë në mënyrë të pakthyeshme ushtrimin e drejtësisë.

Neni 15 Marrëdhëniet seksuale me klientë

Avokati:

(i) nuk do të kërkojë marrëdhëniet seksuale me klientin si kusht për

përfaqësimin profesional;

(ii) nuk do të përdorë shtrëngim, kërcënim ose ndikim të tepruar në marrëdhëniet seksuale me një klient.

(iii) nuk do të vazhdojë të përfaqësojë një klient me të cilën avokati ka ose

ka pasur marrëdhënie seksuale në qoftë se këto marrëdhëniet seksuale realisht mundet të priten të çojnë në shkelje të këtij Kodi.

Neni 16 Paaftësia e klientit

Kur aftësia e klientit për të marrë vendime të peshuara mirë lidhur me

përfaqësimin e tij ndikohet nga paaftësia mendore, statusi i tij si i mitur ose ndonjë arsye tjetër, avokati:

(i) informon Gjykatësin ose Dhomën që merret me çështjen, mbi

paaftësinë mendore të klientit ose statusin e tij si i mitur, në qoftë se është i tillë, dhe

(ii) ndërmerr hapat e nevojshëm për të siguruar pë rfaqësimin juridik të përshtatshëm të këtij klienti.

Neni 17 Këshillimet me klientë të liruar përkohësisht ose në liri

Page 14: avokati mbrojtes 1

14

(A) Avokati nuk do të këshillohet me një klient të liruar përkohësisht ose në liri në

vendbanimin e klientit. (B) Pavarësisht nga Paragrafi (A), në raste të veçanta, në qoftë se sëmundja,

paaftësia fizike ose shtrëngesat e tjera kufizojnë lëvizjet e klientit, avokati mund të këshillohet me një klient në vendbanimin e tij, dhe nëse është e mundshme, në praninë e një personi të pavarur.

Neni 18

Ndarja e honorarëve (A) Ndalohen nga Tribunali marrëveshjet për ndarjen e honorarëve, duke përfshirë

marrëveshje financiare por duke mos u kufizuar vetem me ato, midis avokatëve të caktuar dhe klientëve të tyre, të afërmve dhe/ose përfaqësuesve të klientit.

(B) Kur avokatëve të caktuar iu kërkohet, joshen ose nxiten nga klientët e tyrë që

të hyjnë në marrëveshje për ndarjen e honorarëve, ata do t’i informojnë klientët e tyre për moslejimin e kësaj praktike dhe do t’ia raportojnë ngjarjen menjëherë Sekretarit.

(C) Avokati do ta informojë Sekretarin për çdo akuzë për një marrëveshje për

ndarjen e honorarëve të ndonjë anëtari të ekipit të tij mbrojtës ose të çdo ekipi tjetër.

(D) Pasi merr informacion lidhur me marrëveshje të mundshme për ndarjen e

honorarëve midis avokatëve të caktuar dhe klientëve të tyre, Sekretari do të hetojë këtë informacion për të zbuluar në se mbështetet me prova.

(E) Në qoftë se avokati i caktuar zbulohet se është përfshirë në praktikën e ndarjes

së honorarëve ose ka hyrë në një marrëveshje per ndarjen e honorarëve me klientin e vet, Sekretari do të shqyrtojë marrjen e masave në përputhje me Direktivën.

(F) Po të ketë dhënë leje Sekretari, avokati mund t’i sigurojë klientët e vet me

pajisje dhe materiale të nevojshme për të përgatitur mbrojtjen e tyre.

Neni 19 Honorarët dhe shpërblimi

(A) Avokati, përpos avokatëve të caktuar nga Sekretari, para se të merret në

shërbim nga klienti për t’a përfaqësuar atë, i jep klientit me shkrim një llogari për shpenzimet e përfaqësimit, duke përfshirë: (i) bazën mbi të cilën llogariten shpenzimet;

Page 15: avokati mbrojtes 1

15

(ii) procedurën për paraqitjen e llogarisë; dhe (iii) të drejtën e klientit që të marrë një faturë për shpenzimet.

(B) Avokati, përpos avokatëve të caktuar nga Sekretari, nuk do të pranojë

shpërblime për përfaqësimin e klientit prej burimeve të tjëra, përveç se nga klienti i vet; përveç kur:

(i) ai klient jep pëlqim me shkrim pasi është informuar plotësisht nga

avokati për burimin dhe i jepet çdo informacion tjetër që ka lidhje me interesat e klientit; dhe

(ii) nuk cënohet pavarësia e gjykimit profesional të avokatit, as

marrëdhënia midis klientit dhe avokatit. (C) Avokati, po të caktohet nga Sekretari, nuk do të pranojë shpërblim për

përfaqësimin e klientit përpos atij sipas dispozitave të D irektivës.

Seksioni 2: Sjellja para Tribunalit

Neni 20 Rregullorja e Tribunalit

Avokati duhet t’u përmbahet kurdoherë Statutit, Rregullores, këtij Kodi dhe

çdo ligji tjetër në fuqi, duke përfshirë vendimet që mund të merren prej Tribunalit gjatë procedurave të veta lidhur me sjelljen dhe procedurat. Avokati duhet t’i kushtojë kurdoherë vëmendjen e duhur zhvillimit të saktë të procedurave.

Neni 21 Sjellja Diskriminuese

Avokati nuk do të sillet në mënyrë diskriminuese ndaj asnjë personi tjetër për

shkak të racës, ngjyrës, prejardhjes etnike apo kombëtare, shtetësisë, gjinisë, orientimit seksual, gjendjes civile, paaftësisë, fesë ose bindjes politike.

Neni 22

Komunikimet me Dhomat

Përveç nëse lejohet nga Rregullorja, nga ky Kod, nga Gjykatësi ose nga Dhoma që merret me çështjen, avokati:

(i) nuk do të hyjë në kontakt me Gjykatësin ose Dhomën lidhur me

meritat e një çështjeje të veçantë, veçse brenda kontekstit të duhur të procedurave mbi çështjen ose

Page 16: avokati mbrojtes 1

16

(ii) nuk do të dorëzojë prova materiale, shënime apo dokumente një Gjykatësi ose Dhome pa i përcjellë nëpërmjet Sekretarisë përveç se në rast urgent ose duke ia përcjellë njëkohësisht Sekretarisë.

Neni 23 Çiltërsia ndaj Tribunalit

(A) Avokati përgjigjet individualisht para Tribunalit për zhvillimin dhe paraqitjen

e çështjes së klientit. (B) Avokati mbrojtës nuk duhet me vetëdije:

(i) të bëjë para Tribunalit një deklaratë të pasaktë për një gjendje faktike ose ligj; ose

(ii) të paraqesë prova për të cilat e di se janë të pasakta. (C) Pavarësisht nga paragrafi (B)(i), avokati nuk do të konsiderohet t’i ketë bërë

një deklaratë të pasaktë mbi fakte thelbësore ose ligjin ndonjë pale tjetër në procedurë ose Tribunalit vetëm e vetëm pse nuk e korrigjon një pasaktësi në ndonjë çështje që i është thënë avokatit ose Tribunalit gjatë procedurës.

(D) Avokati duhet të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të korrigjuar sa më

parë ndonjë deklaratë të pasaktë mbi fakte thelbësore ose mbi ligjin të bërë nga avokati në procedura para Tribunalit pasi avokati të bëhet me dije se ajo deklaratë ishte e pasaktë.

(E) Avokati mund të refuzojë të paraqesë prova nëse avokati paraqet një përcaktim

të arsyetuar që tregon se materiali në fjalë nuk ka lidhje me çështjen ose nuk ka vlerë si provë.

Neni 24 Besueshmëria e provave

Avokati mbrojtës duhet të ruajë kurdoherë besueshmërinë e provave, qofshin

të shkruara, gojore ose në ndonjë formë tjetër, që paraqiten ose mund të paraqiten para Tribunalit.

Neni 25 Procedurat e merituara dhe pretendimet

Page 17: avokati mbrojtes 1

17

Avokati nuk do të nisë ose të mbrojë një procedurë ose veprim po të mos ketë bazë për këtë që nuk përbën mendjelehtësi. Nuk do të kuptohet si mendjelehtësi nga ana e avokatit që të mbrojë një procedurë, duke kërkuar përcaktimin e çdo elementi të çështjes.

Neni 26 Avokati si dëshmitar

Avokati nuk duhet të marrë pjesë si avokat në një gjyq në të cilin ai vetë me

gjasë do të jetë një dëshmitar i domosdoshëm, përveç kur:

(i) dëshmia lidhet me një çështje të pakundërshtuar; (ii) dëshmia lidhet me natyrën dhe vlerën e shërbimeve juridike të dhënë

në çështjen; ose (iii) klientit do t’i shkaktohej vështirësi e konsiderueshme po të mos

vepronte avokati në këtë mënyrë.

Detyrimet e avokatit ndaj të tjerëve

Neni 27 Personat që ndihmojnë ose marrin pjesë në procedurë

(A) Avokati tregon respekt, integritet dhe mirësjellje ndaj zyrtarëve dhe nëpunësve

të Tribunalit dhe ndaj të gjithë personave që ndihmojnë ose marrin pjesë në procedura.

(B) Avokati nuk do të kërkojë të ndikojë ose të komunikojë me një Gjykatës,

zyrtar, ose nëpunës të Tribunalit në mënyra që ndalohen nga Statuti, Rregullorja, ky Kod ose çdo ligj tjetër në fuqi.

(C) Avokati trajton përfaqësuesit e palëve si kolegë profesionalë dhe do të sillet

ndaj tyre me drejtësi, ndershmëri dhe mirësjellje. (D) Avokati nuk do të komunikojë më klientin e një avokati tjetër pa autorizimin e

avokatit të këtij klienti përveç kur lejohet nga Rregullorja, nga ky Kod, ose nga një ligj tjetër në fuqi.

Page 18: avokati mbrojtes 1

18

Neni 28 Viktimat dhe dëshmitarët

(A) Avokati nuk do të veprojë në asnjë mënyrë, qëllimi i vetëm i së cilës është

vetëm që të zërë ngushtë, të vonojë, ose të rëndojë viktimat dhe dëshmitarët, ose të përdorë metoda shtrënguese ose metoda të tjera për të siguruar prova që shkelin Statutin, Rregullores, ose këtë Kod.

(B) Avokati nuk do të paguajë në të holla ose në natyrë dëshmitarë ose dëshmitarë

të mundshëm me qëllim që t’i nxisë dëshmitarë dhe dëshmitarë e mundshëm, ose të ushtrojë ndikim të tepruar mbi ta.

Neni 29 Personat e papërfaqësuar

(A) Avokati i cili komunikon në emër të një klienti me një person i cili nuk

përfaqësohet nga asnjë avokat (“person i papërfaqësuar”):

(i) nuk do të mashtrojë me paramendim personin e papërfaqësuar në dëm të këtij personi, lidhur me identitetin dhe interesat e klientit të avokatit;

(ii) nuk do të shtrëngojë, bezdisë ose kërcënojë personin e papërfaqësuar ose të afërmit e tij;

(iii) nuk do të deklarojë ose të lërë të kuptohet se avokati është i painteres.

(iv) nuk do të bëjë deklarata të tjera të ndaluara nga ligjet në fuqi. (v) nuk do të neglizhojë të nxjerrë informacion që kërkohet nga ligjet në

fuqi ose

(vi) nuk do t’i japë këshillë personit të paperfaqësuar, përveç që të marrë një avokat dhe për çështje të përcaktuara në paragrafin (B), në qoftë se interesat e këtij personi janë ose ka arsye të besohet se mund të jenë në konflikt me interesat e klientit.

(B) Pavarësisht në se ekziston apo nuk ekziston konflikt me interesat e klientit të

avokatit, apo ky konflikt mund të lindë, avokati do ta informojë personin e papërfaqësuar për:

(i) rolin që luan avokati në këtë çështje; (ii) të drejtën e personit për një avokat sipas Rregullores; dhe (iii) natyrën e përfaqësimit juridik në përgjithësi.

Page 19: avokati mbrojtes 1

19

Neni 30 Klientët e mundshëm

Avokati:

(i) nuk do të kontaktojë një klient të mundshëm, të afërmit ose të njohurit

e tij drejtëpërsëdrejti ose tërthorazi; (ii) nuk do të kërkojë punë prej një klienti të mundshëm, në qoftë se:

(1) klienti i mundshëm, të afërmit ose të njohurit e tij i kanë bërë të ditur avokatit dëshirën e tyre që të mos marrin oferta nga avokati.

(2) oferta lidhet me sjellje të tillë, si mashtrim, ndikim i tepruar,

shtrëngim, detyrim ose ngacmim; ose

(iii) nuk do t’u bëjë deklarime të rreme, hutuese ose mashtruese klientit të mundshëm, të afërmve ose të njohurve të tij lidhur me avokatin ose shërbimet e një avokati tjetër.

Neni 31 Honorarët për rekomandim

(A) Avokati nuk do të kërkojë ose të pranojë prej një avokati tjetër ose çfarëdo

personi tjetër asnjë honorar, përqindje ose shpërblim tjetër për referimin ose rekomandimin e avokatit te një klient.

(B) Avokati nuk do t’i paguajë asnjë personi asnjë honorar, përqindje ose

shpërblim tjetër si gjest mirënjohje për rekomandimin e klientit te avokati

Seksioni 4: Sjellja e avokatëve mbikëqyrës dhe vartës

Neni 32 Përgjegjësitë e avokatit mb ikëqyrës

(A) Avokati me autoritet të drejtpërdrejtë mbikëqyrës mbi një avokat tjetër në

ekpin e tij do të bëjë përpjekje të arsyeshme për te siguruar që avokati tjetër t’i përmbahet këtij Kodi.

(B) Avokati do të përgjigjet per shkeljen e këtij Kodi nga ana e një avokati tjetër

në qoftë se:

(i) avokati urdhëron ose, duke qenë në dijeni për sjelljen konkrete, e miraton sjelljen në fjalë; ose

Page 20: avokati mbrojtes 1

20

(ii) avokati ka autoritet të drejtpërdrejtë mbikëqyrës mbi avokatin tjetër

dhe dinte ose kishte arsye për të ditur për sjelljen në një kohë kur pasojat mund të shmangeshin ose të lehtësoheshin, por nuk ndërmori asnjë veprim ndreqës të arsyeshëm.

Neni 33 Përgjegjësitë e avokatit vartës

(A) Avokati detyrohet prej këtij Kodi edhe kur ky avokat vepron nën drejtimin e

një avokati tjetër.

(C) Avokati i cili vepron me arsye në përputhje me zgjidhjen e arsyeshme të një avokati mbikëqyres për një çështje të diskutueshme të detyrës profesionale nuk do të konsiderohet ta ketë shkelur këtë Nen.

Neni 34 Përgjegjësitë e anëtarëve të tjerë të ekipit

(A) Avokati me autoritet të drejtpërdrejtë mbikëqyrës mbi anëtarët e tjerë të ekipit

të tij bën përpjekje të arsyeshme për të siguruar se sjellja e këtyre anëtarëve përputhet me detyrimet profesionale të avokatit.

(B) Avokati përgjigjet për sjelljen e anëtarëve të tjerë të ekipit të tij të cilët bëjnë shërbime për avokatin të cilët, të kryer nga ana e avokatit, do të ishin shkelje e këtij Kodi, në qoftë se: (i) avokati urdhëron ose, duke pasur dijeni për sjelljen konkrete, e miraton

këtë sjellje; ose (ii) avokati ka autoritet të drejtpërdrejtë mbikëqyrës mbi anëtarët e ekipit

dhe është në dijeni për sjelljen në një kohë kur pasojat e saj mund të shmangen ose të lehtësohen, por nuk ndërmerr asnjë veprim ndreqës të arsyeshëm.

Seksioni 5: Ruajtja e Integritetit të Profesionit

Neni 35 Sjellja e keqe

Quhet sjellje e keqe professionale nga ana e avokatit në qoftë se ai, inter alia : (i) shkel ose orvatet ta shkelë Statutin, Rregulloren, këtë Kod ose çdo ligj

tjetër në fuqi, ose me vetëdije ndihmon ose nxit një person tjetër që ta shkelë, ose që ta shkelë përmes veprimeve të një personi tjetër.

Page 21: avokati mbrojtes 1

21

(ii) kryen një vepër penale e cila e njollos ndershmërinë, besueshmërinë

ose përshtatshmërinë e avokatit;

(iii) kryen veprime që përfshijnë pandershmëri, mashtrim, dredhi, ose shtrembërim;

(iv) kryen veprime që dëmtojnë ushtrimin e kërkuar të drejtësisë para

Tribunalit; ose

(v) jep informacion të pasaktë ose nuk zbulon informacion lidhur me kualifikimet e avokatit për t’u paraqitur para Tribunalit siç parashtrohet në Rregullore dhe, në qoftë se avokati i është caktuar klientit, në Direktivë.

Neni 36 Njoftimi i sjelljes së keqe

Në përputhje me regjimin disiplinor të parashtruar në Pjesën e Tretë të këtij

Kodi, avokati do ta informojë Panelin Disiplinor në qoftë se ai di se një avokat tjetër e ka shkelur këtë Kod ose është sjellë keq profesionalisht në ndonjë mënyrë tjetër.

PJESA E TRETË REGJIMI DISIPLINOR

Neni 37 Qëllimi

Qëllimet e kësaj Pjese janë:

(a) të mbrohen klientët dhe personat e tjerë, në veçanti dëshmitarët, prej avokatëve që nuk kanë kryer, nuk kryejnë dhe me gjasë nuk do të kryejnë detyrimet e tyre profesionale dhe t’i sigurojnë çdo personi të drejtën për të paraqitur një ankesë për sjelljen e avokatit;

(b) të sigurohet që avokatët individualisht t’u përmbahen standarteve të nëvojshëm të profesionalizmit, aftësisë, përkushtimit dhe ndershmërisë dhe të ruajnë nivelin e lartë të etikës dhe të praktikës të sistemit juridik të ndjekur nga Tribunali; dhe

(c) për të garantuar se drejtësia proceduriale zbatohet në çfarëdo procedurash disiplinore të ndërmarra kundër avokatit.

Neni 38 Fuqitë e qenësishme të Tribunalit

Page 22: avokati mbrojtes 1

22

Kjo pjesë nuk do të prekë fuqitë e qenësishme të Tribunalit për t’u marrë me sjellje që pengon ushtrimin e drejtësisë sipas Statutit, Rregullores ose çdo ligji tjetër në fuqi.

Neni 39

Dorëzimet, vendimet dhe urdhrat

Në se nuk përcaktohet ndryshe në këtë regjim disiplinor, të gjithë dorëzimet, vendimet dhe urdhrat lidhur me regjimin disiplinor do t’i dorëzohen në mirëbe sim Sekretarisë, ose do të transmetohen prej Sekretarisë në një gjuhë të punës së Tribunalit. Sekretaria do t’i ruajë të gjitha dokumentet për qëllimet e këtij regjimi disiplinor.

Neni 40 Paneli Disiplinor

(A) Paneli Disiplinor merret me të gjitha çështjet në lidhje me etikën e avokatit.

Paneli përbëhet nga:

(i) një anëtar i Shoqatës së Avokatëve i emëruar në përputhje me statutin e Shoqatës;

(ii) një anëtar i Panelit Këshillimor që ka ushtruar profesionin në Tribunal,

i cili emërohet nga Kryetari i Panelit Këshillimor;

(iii) Sekretari i Tribunalit, ose një zyrtar i lartë juridik i Zyrës së Sekretarit, i caktuar prej tij.

(B) Anëtarët e Panelit, në mbledhjen e parë të tij, do të zgjedhin një avokat midis

tyre midis tyre si kryetar. Kryetari do të emërohet për një mandat dyvjeçar. (C) Në se nuk përcaktohet ndryshe në këtë Kod, Paneli mund të përcaktojë

procedurën e vet për dorëzimin e dosjeve dhe paraqitjen e arsyetimeve. (D) Ankesat lidhur me sjelljen e një avokati ose të një anëtari të ekipit të tij, të

lidhura me çështje para Tribunalit dhe të përcaktuara në Nenin 35, do t’i dorëzohen Kryetarit të Panelit në përputhje me Nenin 39. Në qoftë se Paneli vetë ka arsye të mjaftueshme për të dyshuar se avokati ose një anëtar i ekipit të tij është sjellë në mënyrë të tillë, ai mund të nisë hetime për këtë çështje proprio motu .

Neni 41

Paraqitja e ankesave

Page 23: avokati mbrojtes 1

23

(A) Ankesat mund të paraqiten prej një klienti, prej një pale në procedura para Tribunalit, ose çdo personi tjetër, organizate ose Shteti, të drejtat ose interesat e të cilëve mund të cënohen dukshëm nga sjellja e keqe e pretenduar.

(B) Ankesa, e cila do të paraqitet me shkrim dhe në përputhje me Nenin 39; do të

identifikojë ankuesin dhe avokatin kundër të cilit paraqitet ankesa, dhe do të përshkruajë në hollësi të mjaftueshme sjelljen e keqe të pretenduar të avokatit.

(C) Ankesa do të dorëzohet brenda dymbëdhjetë muajve pasi ankuesit i ka

tërhequr vëmendjen sjellja e keqe e pretenduar ose brenda dymbëdhjetë muajve pasi ankuesi realisht duhet të ketë ditur për faktin ose kryerjen e sjelljes së keqe që pretendohet. Paneli disiplinor mund të marrë në shqyrtim ankesa të dorëzuara pas këtyre afateve në qoftë se çështja ka rëndësi të veçantë për Tribunalin ose për interesat e drejtësisë në një çështje të ardhshme.

Neni 42

Hedhja poshtë e ankesave me procedurë të shpejtë

Duke u këshilluar me Gjykatësin Kujdestar të Tribunalit, Paneli Disiplinor mund të hedhë poshtë një ankesë po të jetë e bezdisshme, e keqkuptuar, mendjelehtë, pa thelb ose jashtë kohës.

Neni 43 Tërheqja e ankesave

(A) Ankuesi mund të tërheqë një ankesë me shkrim, duke lajmëruar me shkrim

Kryetarin e Panelit Disiplinor. Tërheqja e një ankese nuk i prek fuqitë e Panelit sipas Nenit 40 (D) për ta hetuar çështjen e ngritur në ankesë.

(B) Tërheqja e ankesës nuk e ndalon paraqitjen e një ankese të mëvonshme në këtë Pjesë nga ana e të njëjtit ankues ose e një tjetri lidhur me çështjen e ankesës së tërhequr; ose marrjen e masave lidhur me çdo ankesë tjetër lidhur me këtë çështje.

Neni 44 Hetimi i sjelljes së keqe të pretenduar

(A) Paneli Disiplinor do të hetojë sa më parë sjelljen e keqe të pretenduar të

përcaktuar në Nenin 35, në qoftë se ankesa nuk hidhet poshtë me procedurë të shpejtë.

(B) Duke hetuar sjelljen, Paneli:

Page 24: avokati mbrojtes 1

24

(i) i dërgon hollësitë për sjellen avokatit përkatës ose anëtarit të ekipit përkatës (“i akuzuari”) në një gjuhë që ai kupton dhe e fton që të paraqesë një shpjegim me shkrim në përgjigje për ankesën.

(ii) mund të urdhërojë të akuzuarin, duke dorëzuar një njoftim me shkrim:

(1) që të paraqesë, në kohën dhe vendin e përcaktuar në njoftim, çdo libër, dokument, letër, llogari ose shënim që ka në zotërim ose nën kontroll që lidhet me çështjen e ankesës; ose

(2) Përndryshe që ta ndihmojë hetimin e ankesës në një mënyrë të

përcaktuar, ose të bashkëpunojë me të. (C) Paneli Disiplinor mund të shqyrtojë çdo libër, dokument, letër, llogari ose

shënim të paraqitur në përputhje me Paragrafin (B) (ii) (1) dhe mund ta mbajë për sa kohë e quan të nevojshëm për qëllimet e hetimit. Për qëllimin e hetimit të sjelljes së keqe të akuzuar të avokatit që lidhet me akuza për ndarjen e honorarëve, Paneli mund të kërkojë nga Sekretari që të sigurojë informacion prej hetimeve të ngjashme për gjendjen financiare të një të akuzuari, në qoftë se ka

(D) Çdo i akuzuar i cili pa justifikim ose përligjje të arsyeshme, refuzon ti bindet

ose nuk I bindet ndonjë urdhri ose detyrimi të Panelit Disiplinor sipas këtij Neni, ai mund të gjobitet nga Paneli Disiplinor me një gjobë deri në 10,000 Euro.

Neni 45 Pezullimi i përkohshëm i ushtrimit të profesionit

(A) Në çdo kohë pasi është paraqitur një ankesë kundër një të akuzuari ose Paneli

Disiplinor ka nisur një hetim proprio motu , në qoftë se ka një bazë të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se sjellja e keqe e pretenduar me gjasë mund t’u shkaktojë dëm të menjëhershëm dhe të pandreqshëm interesave të drejtësisë, një pale në procedura, një dëshmitari, klientit të të akuzuarit ose çdo klienti tjetër të mundshëm, Paneli mundet, pa e paralajmëruar të akuzuarin, të lëshojë një urdhër të arsyetuar për ta pezullar të akuzuarin nga ushtrimi i profesionit para Tribunalit deri në shqyrtimin dhe zgjidhjen e ankesës.

(B) Në qoftë se avokati është duke përfaqësuar një të pandehur ose të akuzuar ndërsa Paneli Disip linor shqyrton një urdhër për pezullim, Paneli duhet ta marrë miratimin e Gjykatësit Kryesues të Dhomës para së cilës paraqitet avokati para se të lëshojë urdhrin.

(C) I akuzuari ose klienti i tij mund t’i bëjnë kërkesë Kryetarit të Tribunalit për

anullimin e urdhrit në çdo kohë. Kryetari i Tribunalit do të shqyrtojë këtë

Page 25: avokati mbrojtes 1

25

kërkesë brenda shtatë ditëve pasi është marrë dhe mund ta pranojë ose ta refuzojë kërkesën si ta gjykojë të përshtatshme.

Neni 46 Akuzat ndaj avokatëve dhe nisja e procedurave dhe sean cave

(A) Paneli Disiplinor do të hetojë çdo akuzë të veçantë dhe në qoftë se ekziston një

bazë e mjaftueshme për të besuar se avokati është sjellë keq, mund të formulojë akuza kundër tij.

(B) Paneli Disiplinor mund të urdhërojë, në qoftë se është në interes të drejtësisë

(i) bashkimin e më shumë se një akuze kundër të njëjtit të akuzuar; ose (ii) ngritjen e së njëjtës akuzës kundër një ose më shumë të akuzuarve në

qoftë se të gjitha akuzat bazohen mbi të njëjtat veprime ose mosveprime ose janë të lidhura ngushtë.

(C) Gjatë hetimit, të akuzuarit do t’i jepet rasti për të dorëzuar një përgjigjë ndaj

pretendimeve në akuzë, në përputhje me rregullat e Panelit Disiplinor. (D) Në qoftë se ngrihen çështje me peshë faktuale gjatë paraqitjeve, ose i akuzuari

kërkon rastin për t’u dëgjuar si shfajësim, Paneli Disiplinor do të mbajë një seancë publike në selinë e Tribunalit, në se nuk vendos proprio motu ose pas kërkesës së të akuzuarit që të mos ketë prani të publikut.

(E) Gjatë seancës i akuzuari do të ketë të drejtën që të përfaqësohet prej një

avokati, të kontrollojë provat e paraqitura nga ankuesi ose të grumbulluara nga Paneli Disiplinor, t’u bëjë kundërpyetje dëshmitarëve dhe të paraqesë prova. Ankuesit, po të ketë ankues, do t’i lejohet të flasë para Panelit Disiplinor për sjelljen e keqe të pretenduar të të akuzuarit dhe pasojat e saj për ankuesin.

(F) Paneli Disiplinor mund të pranojë çdo provë që lidhet me çështjen ose që ka

vlerë si provë, qoftë me gojë ose me shkrim, qoftë të drejtpërdrejtë ose nga të dëgjuarit dhe qoftë kjo provë e pranueshme nga një gjykatë apo jo.

(G) Çdo dëshmitar që paraqitet para Panelit Disiplinor para se të japë dëshmi, do

ta bëjë deklaratën solemne të parashtruar në Rregullore. Dispozitat e Rregullores lidhur me dëshmi të rreme nën deklaratën solemne do të vlejnë, mutatis mutandis, për dëshmitarë që paraqiten para Panelit Disiplinor.

Neni 47 Përfundimet dhe sanksionet

(A) Përfundimet e Panelit Disiplinor për secilën akuzë do të jepen, duke u

këshilluar me Gjykatësin Kujdestar të Tribunalit, nga shumica e anëtarëve dhe

Page 26: avokati mbrojtes 1

26

do të shoqërohen nga një mendim i arsyetuar me shkrim, të cilit mund t’i bashkëngjiten mendime të ndryshme ose kundërshtuese.

(B) Paneli Disiplinor mund ta mbyllë procedurën pa arritur në përfundimin se ka

ndodhur sjellje e keqe, ose mund të hedhë poshtë çdo akuzë. Paneli mund të pezullojë ose të hedhë poshtë një ankesë para, gjatë ose pas hetimit të ankesës, në qoftë se e kërkojnë interesat e drejtësisë ose në qoftë se nuk gjendet një bazë e arsyeshme për të arritur në përfundimin se i akuzuari ka kryer sjelljen e keqe të pretenduar

(C) Një i akuzuar kundër të cilit është vërtetuar jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm

një akuzë për sjelljen e keqe profesionalë mund të dënohet nga Paneli Disiplinor me njërin nga këto sanksione, ose me disa nga këta sanksione njëkohësiht (i) t’i bëhet vërejtje nga Paneli Disiplinor; (ii) t’i jepet këshillë nga Paneli Disiplinor për sjelljen e tij të ardhshme;

(iii) të qortohet publikisht nga Paneli Disiplinor; (iv) të urdhërohet t’i paguajë një gjobë Tribunalit prej deri në 50,000 Euro ;

(v) të pezullohet nga ushtrimi i profesionit para Tribunalit për një periudhë të përshtatshme dhe të përcaktuar deri në dy vjet;

(vi) të ndalohet të ushtrojë profesionin para Tribunalit.

(D) Në caktimin e dënimit, Paneli Disiplinor duhet të marrë parasysh çdo faktor

lehtësues të cilin e quan të nevojshëm, duke përfshirë inter alia faktin se i akuzuari po vepronte në bazë të një kodi tjetër rregulues të sjelljes dhe të etikës dhe se dispozita t e tij nuk përputheshin me këtë Kod. Dënimi duhet të jetë në përpjesëtim me masën e sjelljes së keqe

(E) Vendimi i Panelit Disiplinor do t’u njoftohet ankuesit, po të ketë ankues dhe të

akuzuarit në një gjuhë që i akuzuari e kupton (F) Një kopje e vendimit do t’u komunikohet Shoqatës së Avokatëve dhe shoqatës

profesionale e cila rregullon sjelljen e të akuzuarit në Shtetin i cili e ka pranuar si avokat, ose organit drejtues të universitetit ku avokati është profesor i së drejtës.

(G) Sekretari do të marrë masat e nevojshme për ta zbatuar dënimin.

Neni 48 Apeli ndaj Bordit Disiplinor

Page 27: avokati mbrojtes 1

27

(A) Në rastet kur janë vërtetuar një ose më shumë akuza për sjelljen e keqe profesionale, i akuzuari mund të paraqesë një apel pranë një Bordi Disiplinor brenda katërmbëdhjetë ditëve pas njoftimit të vendimit nga Paneli Disiplinor.

(B) Në rastet kur Paneli Disiplinor ka vendosur se një akuzë nuk është vërtetuar, Sekretari mund të paraqesë një apel pranë Bordit Disiplinor brenda katërmbëdhjetë ditëve pasi i akuzuari është njoftuar për vendimin.

(C) Bordi Disiplinor do të përbëhet nga: (i) tre gjykatës të emëruar nga Kryetari i Tribunalit;

(ii) dy anëtarë të Shoqatës së Avokatëve të emëruar per një mandat dyvjeçar dhe në përputhje me Statutin e Shoqatës së Avokatëve. Asnjë anëtar i Panelit Disiplinor nuk do të jetë njëkohësisht anëtar i Bordit Disiplinor.

(D) Asnjë Gjykatës i cili ka qenë anëtar i Dhomës para së cilës i akuzuari është

paraqitur nuk do të mund të emërohet si anëtar i Bordit Disiplinor për shqyrtimin ose zgjidhjen e asnjë akuze kundër të akuzuarit per sjellje të keqe profesionale.

(E) Anëtarët e Bordit Disiplinor në mbledhjen e tyre të parë do të zgjedhin një

kryetar midis tyre. (F) Në se nuk përcaktohet ndryshe në këtë Kod, Bordi Disiplinor mund të vendosë

procedurën e vet për dorëzimin e dosjeve dhe paraqitjen e provave. Mirëpo, gjatë shqyrtimit, Bordi Disiplinor nuk do të pranojë ose të marrë parasysh asnjë provë që nuk i është paraqitur Panelit Disiplinor, përveç në se mendon se këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë.

(G) Çdo i akuzuar i cili, pa justifikim ose përligje të arsyeshme, refuzon t’ibindet

ose nuk i bindet ndonjë urdhri ose kërkese të Bordit Disiplinor sipas këtij Neni, mund t’i vihet një gjobë prej deri në 10,000 Euro, nga Bordi.

(H) Bordi Disiplinor mund ta konfirmojë, ta anullojë ose ta ndryshojë vendimin

pas apelit.

(I) Në çdo rast në të cilin i akuzuari e ka njoftuar Bordin Disiplinor se do të bëjë apel, hapat e parashtruar në Nenin 47 paragraf (G) do të shtyhen deri në zgjidhjen e apelit nga Bordi Disiplinor me ose pa seancë. Bordi, pasi është marrë me çështjen, në çdo kohë mund të urdhërojë një masë në përputhje me Nenin 45 (A). Neni 45 (B) nuk vlen.

(J) Vendimi i Bordit Disiplinor është i paapelueshëm dhe në veçanti nuk mund të

ndreqet para Kryetarit ose një Dhome të Tribunalit.

Page 28: avokati mbrojtes 1

28

Neni 49 Shpenzimet

(A) Në qoftë se një i akuzuar dënohet nga Paneli Disiplinor dhe nuk bëhet asnjë

apel ose dënohet nga Bordi Disiplinor, shpenzimet e procedures do t’i mbulojë i akuzuari. Këto shpenzime përbëhen nga shpenzimet e nevojshme dhe të arsyeshme të udhëtimit të anëtarëve të Panelit ose të Bordit në përputhje me praktikën e Tribunalit për udhëtimet e avokatëve mbrojtës, po të ketë, dhe një shumë për shpenzime zyre prej deri në 1,000 Euro, që do të caktohet prej Panelit Disiplinor ose Bordit.

(B) Në qoftë se një procedurë ose ankesë hidhet poshtë nga Paneli Disiplinor dhe

nuk bëhet asnjë apel, ose hidhet poshtë nga Bordi Disiplinor, shpenzimet e procedures i mbulon Tribunali, përveç në se Pane li ose Bordi vendos në bazë të një shkaku të arsyeshëm se i akuzuari duhet të mbulojë deri në pesëdhjetë për qind të shpenzimeve.

(C) Të gjitha shpenzimet do t’i paguhen Sekretarit.

Neni 50 Non bis in idem

Kur një procedurë ose ankesë me së fundi gjykohet plotësisht nga Bordi

Disiplinor ose nga Paneli Disiplinor dhe brenda katërmbëdhjetë ditëve pas njoftimit nuk është bërë asnjë apel para Bordit Disiplinor, asnjë masë tjetër nuk do të merret nga Paneli Disiplinor ose nga Bordi Disiplinor kundër të akuzuarit lidhur me lëndën e procedurës ose ankesës