“GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi...

71
“GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA APO TË HARRUARA?” Tiranë 2009

Transcript of “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi...

Page 1: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

“GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI

TË PËRFSHIRA APO TË HARRUARA?”

Tiranë 2009

Page 2: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

2

Ky studim u përgatit dhe u botua nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personaveme Aftësi të Kufizuara

Studiuesja kryesore:

MA. Blerta Çani Drenofci

Ndihmuan:

Florida Kalemi, FSHDPAKMAESS, Anna Xheka, MPCSSHB

Përktheu në anglisht: Evis Cerga

Design and layout: Orest MuçaShtypur në shtypshkronjën “ALB Paper”Tiranë, Maj 2009Copyright FSHDPAK

Kopje të këtij botimi jepen pa pagesë, FSHDPAK ka të drejtën e autorit, si rrjedhojënë çdo rast duhet të citohet burimi i informacionit.

Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e FSHDPAK dhe nuk pasqyrondomosdoshmërisht pikëpamjet e Agjensisë së Shteteve të Bashkuara për ZhvillimNdërkombetar apo të Qeverisë së Shteteve te Bashkuara.

Për më shumë informacion kontaktoni:Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të KufizuaraRruga: Bogdani, Pallati 15, Kati 3-të, Tiranë - ShqipëriTel:+355 42 269426Email: [email protected]

Page 3: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

3

PASQYRA E LENDES

....................................................................................................... Faqe

i. Lista e Grafikëve ................................................................................... 4

ii. Lista e shkurtimeve ............................................................................... 6

1. PERMBLEDHJE EKZEKUTIVE................................................................... 7

2. HYRJE ................................................................................................. 11

3. LITERATURA E FUSHES ........................................................................ 13

3.1 Të Drejtat e Grave me Aftësi të Kufizuara në

dokumenta Ndërkombëtarë ........................................................... 13

3.2 Studime për gratë me aftësi të kufizuara në Shqipëri ..................... 16

3.3 Studime për gratë me aftësi të kufizuara në bote .......................... 17

4. METODOLOGJIA ................................................................................... 21

5. REZULTATET ........................................................................................ 27

5.1 Analiza e dokumentave politikë të barazisë gjinore

dhe aftësisë së kufizuar ................................................................. 27

5.2 Intervista me drejtues të Institucioneve Qendrore, përgjegjëse

për problematikat e grave dhe ato të aftësisë të kufizuar ................ 38

5.3 Intervista me organizata të cilat kanë në fokus fuqizimin e grave .... 43

5.4 Intervista me organizata të fokusuara në aftësinë e kufizuar ........... 51

5.5 Intervista me organiza ndërkombëtare. .......................................... 57

6. DISKUTIM/KONKLUZIONE/REKOMANDIME ............................................ 59

7. REFERENCA ........................................................................................ 65

8. SHTOJCA ............................................................................................. 69

Page 4: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

4

Grafiku 1 Rajonet ku organizatat e fushës së barazisë gjinore veprojnë ...... 22Grafiku 2 Drejtimet e punës së organizatave të barazisë gjinore ................. 22Grafiku 3 Shpërndarja gjeografike e organizatave të aftësisë së kufizuar ..... 23Grafiku 4 Drejtimet e punës së organizatave të aftësisë së kufizuar ........... 24Grafiku 5 Arsyet e mungesës të së dhënave specifike për gratë

me aftësi të kufizuara ................................................................ 44Grafiku 6 Statistika mbi gra e vajza me aftësi të kufizuara,

përfituese nga programet e shërbimet ........................................ 44Grafiku 7 Referimi në objektivat strategjike të organizatës ......................... 45Grafiku 8 Arsyet e mos përfshirjes së grave me aftësi të kufizuara

në objektiva strategjikë .............................................................. 46Grafiku 9 Drejtimet ku gratë e vajzat me aftësi të kufizuara

referohen në objektiva strategjikë ............................................... 46Grafiku 10 Hartimi i strategjive që përfshirjnë gruan me aftësi të kufizuara ... 47Grafiku 11 Fushat ku do të përfshihen gratë me aftësi të kufizuara

në strategji të ardhshme ............................................................ 47Grafiku 12 Arsyet e mos përfshirjes së grave me aftësi të kufizuara

në strategji të ardhshme ............................................................ 48Grafiku 13 Barrierat të cilat pengojnë OJFtë të përfshijnë gratë

me aftësi të kufizuara ................................................................ 49Grafiku 14 Përfshirja e aftësisë së kufizuar në trajnime ............................... 49Grafiku 15 Përfshirja në marrje vendimesh .................................................. 50Grafiku 16 Ambiente e materiale të përshtatura për akomodimin

i. LISTA E GRAFIKËVE

Page 5: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

5

e ofrimit të shërbimeve për gratë me aftësi të kufizuara ............. 50Grafiku 17 Kapacitetet e stafit për të përballuar nevojat e grave

me aftësi të kufizuara ................................................................ 51Grafiku 18 Pjesëmarrje në trajnime në sferën e aftësisë së kufizuara .......... 51Grafiku 19 Të dhëna periodike për gratë e vajzat me aftësi

të kufizuara në të gjithë stadet e programit ................................ 52Grafiku 20 Arsyet e mungesës së të dhënave specifike ................................ 52Grafiku 21 Të dhëna për gra e vajza përfituese ............................................ 53Grafiku 22 Referim i grave me aftësi të kufizuara në

objektiva strategjikë të organizatës ............................................. 53Grafiku 23 Drejtimet e përfshirjes së grave e vajzave me aftësi

të kufizuara nga organizata të sferës së aftësisë së kufizuar ....... 54Grafiku 24 Strategji të reja për të rritur numrin e grave e vajzave

me aftësi të kufizuara të përfshira .............................................. 55Grafiku 25 Fushat në të cilat do të fokusohet strategjia për

përfshirje të grave me aftesi të kufizuara .................................... 55Grafiku 26 Arsyet mbi mos hartimin e strategjive të reja,

të ndjeshme ndaj grave me aftësi të kufizuara ............................ 56Grafiku 27 Barrierat që pengojnë organizatat e aftësisë së kufizuar

të jenë më të ndjeshme e përfshirësë ndajgrave me aftësi të kufizuara ....................................................... 57

Grafiku 28 Përshtatshmëria e qendrave e shërbimeve për tëakomoduar gratë me aftësi të kufizuara ..................................... 57

Page 6: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

6

DPSHB Drejtoria e Politikave të Shanseve të BarabartaOJF Organizatë JofitimprurëseOKB Organizata e Kombeve të BashkuaraKEDG Konventa për Eliminimin e çdo lloj Forme Diskriminimi ndaj GruasKDPAK Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të KufizuaraMPCSSHB Ministria e Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të BarabartaSKPAK Strategjia Kombëtare për Personat me Aftësi të KufizuaraSKBGJDHF Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore&Dhunën në FamiljeSKZHES Strategjia Kombëtare për Zhvillim Ekonomik e SocialUNESCO Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën e KulturënUNFPA Organizata e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë dhe Zhvillimin

ii. LISTA E SHKURTIMEVE

Page 7: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

7

Gratë në shoqërinë shqiptare vazhdojnë ende të mbeten të diskriminuara.Tëqenët grua me aftësi të kufizuara e rëndon edhe më situatën dhe gratë e vajzat meaftësi të kufizuara janë një nga grupet më të margjinalizuara të shoqërisë sonë,subjekt i një diskriminimi të shumëfishtë. Fatkeqësisht, flitet shumë pak apopothuajse aspak për gratë me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Kuadri politik i venditnuk ka arritur deri më sot të përfshijë, trajtoje e t’i japë zgjidhje eliminimit tëdiskriminimit të shumëfishtë të grave me aftësi të kufizuara.

Ka ardhur koha të rritet niveli i ndërgjegjësimit të institucioneve qendrore elokale, organizatave jo fitimprurëse dhe të gjitha grupeve të interesit, me qëllimadresimin e diskriminimit të shumëfishtë të gruas me aftësi të kufizuara në tëgjitha nivelet ku ai shfaqet, përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre, pozicionimin etyre në shoqëri me të gjitha të drejtat që gëzon një grua dhe një person me aftësitë kufizuara.

Studimi “Gratë me Aftësi të Kufizuara në Shqipëri: Të Përfshira apo tëHarruara?”, është një vlerësim i përfshirjes së të drejtave të grave me aftësi tëkufizuara në dokumenta politikë të vendit, të fokusuara në arritjen e barazisë gjinoredhe në të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Përveç kësaj, studimi synonedhe në vlerësimin e përfshirjes së grave e vajzave me aftësi të kufizuara nëstrategjitë, programet e aktivitetet e organizatave të sferës së barazisë gjinore dhenë ato të sferës të së drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Pyetjet e studimit:

- Sa vend zënë të drejtat e grave me aftësi të kufizuara në kuadrin politik

kombëtar, që referon çështjet e barazisë gjinore apo ato të aftësisë së kufizuar?

- Sa të përfshira janë gratë/vajzat me aftësi të kufizuara në strategjitë, programet

dhe shërbimet e ofruara nga organizatat kombëtare e ndërkombëtare që kanë në

fokus problematikat e grave, të drejtat e njeriut dhe aftësinë e kufizuar?

1. PERMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Page 8: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

8

Të dhënat për realizimin e këtij studimi, u mblodhën përmes intervistave mekatër drejtoritë përgjegjëse për hartimin dhe monitorimin e politikave të barazisëgjinore dhe ato të aftësisë së kufizuar, pranë MPÇSSHB. Një analizë e detajuarcilësore u krye për dokumentat kryesorë politikë, lidhur me qëllimin e studimit.

Për të vlerësuar a ishin të përfshira gratë me aftësi të kufizuara në strategji,programe, plane konkrete të organizatave kombëtare e ndërkombëtare që punojnënë vend për gratë dhe për personat me aftësi të kufizuara, u treguan të gatshme tëmarrin pjesë në studim 38 OJF, të cilat kanë në fokus barazinë gjinore; 28 OJF, tëcilat kanë në fokus personat me aftësi të kufizuara; si dhe 6 organizatandërkombëtare të cilat punojnë me programe zhvillimi në sfera të ndryshme.

Studimi tregoi se megjithëse ka arritje në drejtim të përmirësimit të kuadritligjor që nxit barazinë gjinore dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara,gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara në Shqipëri nuk kanë ende vendin e duhurnë asnjërin prej dokumentave politikë të Qeverisë Shqiptare në fushën e barazisëgjinore dhe të aftësisë së kufizuar. Gratë me aftësi të kufizuara, shihen si njëkategori jo aktive, e cila duhet të përfitojë vetëm nga shërbimet sociale dhe pagesate akorduara për aftësinë e kufizuar dhe nuk trajtohen specifikisht në asnjë ngafushat që synojnë të nxisin fuqizimin e vendimmarrjen e tyre, shërbime shëndetësoree punësim të përshtatur për to, fuqizimin ekonomik. Rezultatet e studimit vërtetojnëse gratë me aftësi të kufizuara janë lënë jashtë përfitimit të shërbimeve për tëgjithë, pasi ato nuk planifikohen të jenë në përputhje edhe me nevojat e tyrespecifike. Statistikat kombëtare janë fragmentare, nuk ekzistojnë për të gjitha llojete aftësive të kufizuara, duke mos dhënë mundësi të gjykosh mbi numrin total tëgrave e vajzave me aftësi të kufizuara, gjendjen e tyre aktuale, nevojat që ato kanë.

Nga analiza e dokumentave politikë të sferës së aftësisë së kufizuar rezultoi seSKPAK, si dokumenti më i rëndësishëm në vend në këtë drejtim, është krejtësishte pa ndjeshme ndaj konceptit të perspektivës gjinore, gratë me aftësi të kufizuarajanë të pa dukshme gjatë gjithë tekstit si edhe në raportet e monitorimit për zbatimine saj. Një gjetje tjetër me rëndësi e këtij studimi është se gratë me aftësi tëkufizuara nuk kanë zërin e tyre në hartimin e dokumentave qeveritarë si për barazinëgjinore ashtu edhe për aftësinë e kufizuar.

Nga analiza e rezultateve të intervistave me OJF, të cilat punojnë për gratë,rezulton se gratë me aftësi të kufizuara nuk kanë vëmendjen e duhur për të qenëpjesë integrale në programet e tyre. Nuk ka të dhëna për gratë me aftësi të kufizuara,të përfshira apo përfituese nga programet e organizatave të grave. OJFtë që punojnëpër gruan, nuk e kanë në fokus gruan me aftësi të kufizuar dhe mendojnë se ështënjë çështje që duhet trajtuar nga organizatat e sferës së aftësisë së kufizuar.

Page 9: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

9

Organizatat që punojnë për gratë mendojnë se gratë me aftësi të kufizuara mundtë jenë përfituese indirekt të të gjitha nismave e ndryshimeve për përmirësimin estatusit të gruas në tërësi. Një faktor tjetër që duhet marrë në konsideratë, ështëai i mungesës së informacionit, kapaciteteve të duhura brenda organizatës meqëllim përfshirjen e trajtimin e grave me aftësi të kufizuara. Qendrat, në të cilatfunksionojnë organizatat e grave, janë të papërshtatura për të akomoduar gra meaftësi të kufizuara dhe kjo shihet si një nga barrierat kryesore në mos përfshirjen etyre. Barriera të tjera si ndërgjegjësimi i ulët mbi të drejtat e problematikat e graveme aftësi të kufizuara, mungesa e fondeve në sferën e aftësisë së kufizuar, janëdisa nga elementët që duhen marrë në konsideratë.

Edhe në organizatat që punojnë në sferën e aftësisë së kufizuar, gratë meaftësi të kufizuara nuk shihen si një grupim, i cili meriton një konsideratë të veçantë.Kryesisht, gratë me aftësi të kufizuara, trajtohen brenda grupimit të personave meaftësi të kufizuara dhe rrallë herë ato janë trajtuar në mënyrë specifike. Mungesae të dhënave të sakta për gratë me afësi të kufizuara, ndërgjegjësimi i ulët përpërfshirjen e perspektivës gjinore në çdo stad të zhvillimit të organizatës apoprogrameve, mungesa e ambienteve të përshtatura brenda qendrave të tyre,ndikonin negativisht në përfshirjen e grave e vajzave me aftësi të kufizuara nëstrategjitë e programet e organizatave të aftësisë së kufizuar. Fuqizimi i vetë graveme aftësi të kufizuara, rritja e shkallës së avokatisë e lobimit për të drejtat e tyre,krijimi i shërbimeve dhe mjeteve mbështetëse si transporti i përshtatur, asistentipersonal, apo përshtatshmëria e ambienteve, janë disa nga prioritet e përcaktuarasi të rëndësishme për rritjen e pjesëmarrjes së grave me aftësi të kufizuara

Gratë e vajzat me aftësi të kufizuara nuk ishin në fokus të programeve të disaprej organizatave ndërkombëtare të cilat operojnë në vend. Nuk u dhanë shiframbi numrin e grave e vajzave përfituese nga programe të tyre dhe specifikisht kygrupim nuk zinte vend në strategjitë e tyre. Gratë me aftësi të kufizuara ose nuktrajtoheshin fare në programet e tyre, ose shiheshin si pjesë e grave në tërësi apoe personave me aftësi të kufizuara, duke u cilësuar si përfituese indirekte ngaprojektet dhe planet konkrete. U vu re se mungonte ndërgjegjësimi mbi gratë evajzat me aftësi të kufizuara dhe të drejtat e tyre dhe mos pasja e studimeve e tëdhënave specifike, u konsideruan si barriera, të cilat kishin penguar gratë meaftësi të kufizuara të ishin të dukshme në programet e këtyre organizatave.

Ky material, i pari i këtij lloji në Shqipëri, shoqërohet me rekomandime, të cilatdo t’i shërbejnë përfshirjes dhe adresimit të problematikës dhe nxitjes së respektimittë të drejtave të grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara në shoqërinë shqiptare.Studimi ofron rekomandime për të gjitha grupet dhe institucionet pjesëmarrës,

Page 10: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

10

rekomandime të cilat synojnë në rritjen e vëmendjes ndaj grave me aftësi tëkufizuara, adresimit të nevojave e problematikave specifike të tyre në të gjithanivelet dhe në të gjitha sferat, përmenduar punësimin, arsimin e formiminprofesional, fuqizimin ekonomik, shërbimet shëndetësore, aksesin në teknologji einformacion, shërbime mbështetëse dhe të përshtatura.

Studimi është i një rëndësie të veçantë, pasi jo vetëm është ndër të paktëtstudime në fushën e aftësisë së kufizuar dhe që specifikisht targeton gratë meaftësi të kufizuara, por edhe për frymën që synon të nxisë drejt gjithëpërfshirjes sëçështjeve të grave me aftësi të kufizuara në të gjitha politikat vertikale e horizontalesi dhe në të gjitha stadet e zhvillimit e veprimit organizativ.

Page 11: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

11

Sipas statistikave zyrtare1, në Shqipëri janë të regjistruar 44,852 invalidëpune;10,407 persona me probleme në shikim; 2,046 para e tetraplegjikë, 43,301persona me aftësi të kufizuara mendorë e fizikë, të trajtuar me pagesë paaftësie.

Nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare mbi numrin total të grave me aftësi të kufizuara,të regjistruara në vend. Sipas statistikave të MPCSSHB janë 18,880 gra me aftësi tëkufizuara që përfitojnë nga skema e invalidëve të punës. Sipas Observatorit2 Kombëtarpër Personat me Aftësi të Kufizuara numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara, përfituesnga pagesat e paaftësisë, është 16,924, prej të cilëve 44% (n=7,365) janë femra.MPÇSSHB jep të dhëna mbi numrin e femijëve me aftësi të kufizuara që përfitojnënga shërbimet e përkujdesit shoqëror. Kështu, janë 325 përfitues nga shërbimetpublike, prej të cilëve 154 janë femra. Nga shërbimet jo publike të përkujdesit shoqërorpërfitojnë 660 persona, prej të cilëve 377 janë gra e vajza me aftësi të kufizuara.Edhe këto pak statistika për gratë me aftësi të kufizuara janë fragmentare dhe jo sirezultat i një objektivi të përcaktuar në politikat e institucioneve që i evidentojnë ato.

Mangësi nuk ka vetëm në të dhënat zyrtare mbi numrin total të grave me aftësi tëkufizuara në Shqipëri. Mungesa e vemendjes ndaj problematikës së grave me aftësitë kufizuara shprehet tek studimet e realizuara nga institucione, që duhet ta kenë nëfokus këtë problematikë si MPÇSSH, e cila nuk e përmend në një raport kombëtar tërealizuar prej të saj; gjithashtu edhe Raporti Kombëtar i Zhvillimit Njerëzor në Shqipëri(2005) edhe pse trajton problematikën e grave, anashkalon gratë me aftësi të kufizuara.

Mangësi më të mëdha në lidhje me gratë me aftësi të kufizuara gjenden nëpolitikat dhe legjislacionin shqiptar. Dokumentat ndërkombëtare, edhe pse nuk kadokument të veçantë për gratë me aftësi të kufizuara, në mënyrë progresive po edrejtojnë vemendjen drejt problematikës së grave me aftësi të kufizuara nënkëndështrimin e të drejtave. Konventa mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara,

2. HYRJE

1 www.mpcs.gov.al/statistika.2 Aftësia e kufizuar në Shqipëri, Raport Vjetor I Observatorit Kombëtar për Personat me Aftësi të

Kufizuara;2007-2008.

Page 12: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

12

dokumenti i cili për herë të parë garanton të drejtat e personave me aftësi të kufizuaranë çdo aspekt të jetës në mënyrë të barabartë me të gjithë individët e tjerë, përmbannjë nen të veçantë për gratë me aftësi të kufizuara, sipas së cilit gratë e vajzat meaftësi të kufizuara janë subjekt i një diskriminimi të shumëfishtë dhe se shtetet duhettë marrin masa që të garantojnë të drejtat e tyre. Në Planin e Veprimit të Këshillit tëEuropës për personat me aftësi të kufizuara tërhiqet vëmëndja mbi nevojat specifiketë grave me aftësi të kufizuara dhe barazia mes burrave e grave me aftësi të kufizuaraështë një nga principet themelore mbi të cilat është hartuar ky dokument. Nuk e ndeshimkëtë në dokumentat specifike shqiptare. Gratë me aftësi të kufizuara përmenden fareshkarazi në Strategjinë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje dhe planinveprimit për zbatimin e saj, 2007-2010; gratë e vajzat me aftësi të kufizuara janë tëpadukshme gjatë gjithë dokumentit “Strategjia Kombëtare për Personat me Aftësi tëKufizuara” dhe planit përkatës të veprimit, dokument i cili nuk nxjerr në dukje në mënyrëspecifike problematikën e vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara.

Pothuajse e njejta situatë është po t’i referoheni legjislacionit shqiptar. Të drejtate vajzave dhe grave me aftësi të kufizuar gjejnë mbrojtje në kuadrin ligjor shqiptar nëntermin e përgjithshëm të grave dhe vajzave, ndërkohë që mbështetje më specifikepërfitojnë si kategori e personave me aftësi të kufizuara. E pamjaftueshme në këtëdrejtim është mungesa e vëmendjes nga legjislatori për kushtet dhe specifikat eveçanta që paraqet kjo kategori, si dhe rregullimin e tyre me akte nënligjore.

Ndërkohë që gratë/vajzat me aftësi të kufizuara janë të përfshira pak ose aspakedhe në strategjitë, programet dhe shërbimet e ofruara nga organizatat kombëtare endërkombëtare që kanë në fokus problematikat e grave, të drejtat e njeriut dheaftësinë e kufizuar. Gratë me aftësi të kufizuara ose nuk trajtohen fare në programete tyre, ose shihen si pjesë e grave në tërësi apo e personave me aftësi të kufizuara,duke u cilësuar si përfituese indirekte nga projektet dhe planet konkrete.

Përballë një situatë të tillë është gruaja/vajza me aftësi të kufizuara, me të drejtatë barabarta si të gjithë njerëzit e tjerë, por që ndeshet çdo ditë me diskriminimin dhepërpiqet të mbijetojë mbi stigmën, paragjykimet dhe barriera të shumta me të cilatndeshet vazhdimisht duke filluar nga familja e mjedisi rreth saj, e më tej tek shoqëriaqë e ka lënë në harresë; është gruaja/vajza me aftësi të kufizuara që mundohet tëvetarsimohet e vetpunësohet pa pasur alternativa mbështetëse nga shteti; ështëgruaja me aftësi të kufizuara që ëndërron të ndërtojë familjen e saj e të bëhet nënë,por mbetet në kufijtë e ëndrrës. Dhe është normale që si reagim i rezultateve të këtijvëzhgimi të vijë natyrshëm pyetja “ Gratë me aftësi të kufizuara në Shqipëri do tëvazhdojnë të mbeten të harruara apo shoqëria do të aftësohet për t’i ofruar atyremundësi të barabarta për gjithpërfshirje”?

Page 13: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

13

Të drejtat e grave me aftësi të kufizuara, gjithnjë e më tepër po zenë një vendspecifik në dokumenta ndërkombëtarë të fushës të së drejtave të njeriut. Po ashtu,ka një vëmendje në rritje për trajtimin e grave me aftësi të kufizuara si edheproblematikave në lidhje me to, në studime të ndryshme në botë.

Në kapitullin e literaturës, jepet një përshkrim i përmbledhur i dokumentavekryesorë, të cilët mbrojnë të drejtat e grave me aftësi të kufizuara, në nivelin eKombeve të Bashkuara si edhe në Bashkimi Europian. Po këtu, pasqyrohen disaprej studimeve e raporteve, të cilat trajtojnë problematikën e grave me aftësi tëkufizuara në Shqipëri e në botë.

3.1 Të Drejtat e Grave me Aftësi të Kufizuara - DokumentaNdërkombëtarë

Është për t’u theksuar se në nivel ndërkombëtar nuk ka akt apo dokument ligjortë veçantë që të përcaktojë të drejtat e grave me aftësi të kufizuara, por instrumentandërkombëtarë të cilët referojnë çështjen e aftësisë të kufizuar, çështjet e graveapo çështjet e të drejtave të njeriut, kanë marrë në konsideratë dhe u referohennë mënyrë të drejtpërdrejtë apo edhe indirekte të drejtave të grave me aftësi tëkufizuara. Në këtë kapitull, janë trajtuar specifikisht dokumentat kryesore në nivelbotëror dhe europian, në të cilat janë përfshirë të drejtat e grave dhe vajzave meaftësi të kufizuara.

Rregullat Standarte të Barazisë së Mundësive për Personat me Aftësi të

Kufizuara, parashikojnë që Shtetet “ .... duhet të marrin masa për të ndryshuarqëndrimet negative që ende mbizotërojne në shoqëri në lidhje me martesën, seksindhe të drejtën për të krijuar familje për personat me aftësi të kufizuara, në mënyrë

të veçantë për gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara.”

3. LITERATURA

3 Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut.

Page 14: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

14

Neni 45 i Programit Botëror për Veprim për Personat me Aftësi të Kufizuara,flet për situatën specifike të grave me aftësi të kufizuara. Aty përmendenvështirësitë sociale, kulturore dhe ekonomike, të cilat ndikojnë në shëndetine grave dhe aksesi i limituar që ato kanë në marrjen e kujdesit shëndetësor,formimit profesional dhe punësimit.

Konventa për Eliminimin e çdo lloj forme Diskriminimi ndaj Gruas (KEDG),është pa dyshim instrumenti më i fuqishëm në nxitje të të drejtave të grave,por që nuk përmend e përfshin gratë me aftësi të kufizuara. Nisur nga kjomungesë, Komisioni Monitorues i Konventës, miratoi një rekomandim i cilikishte si qëllim t’i kujtonte të gjitha shteteve palë që KEDG mbulon edhe gratëme aftësi të kufizuara. Rekomandimi Nr.18, kërkon prej të gjitha shteteve tëofrojnë informacion për gratë me aftësi të kufizuara në raportet e tyre periodikesi edhe të informojnë për masat që kanë marrë specifikisht në këtë drejtim.Megj i thatë, s ipas Quin & Degener (2002), në raportet per iodike tëimplementimit të KEDG shumë pak vend zenë gratë me aftësi të kufizuara.

Gratë me aftësi të kufizuara nuk janë njohur si një veçanërisht grup imargjinalizuar, të drejtat e të cilit dhunoheshin në mënyrë frekuente derinë Konferencën Botërore të Nairobit për Gratë në vitin 1995. Në këtëkonferencë organizatat jofitimprurëse nxitën për të përfshirë gratë me aftësitë kufizuara në rekomandimet e planet e punës që rezultuan prej saj. Mëtej, Seminari i Vienës për Gratë me Aftësi të Kufizuara (1990), u fokusuanë çështje të diskriminimit të dyfishtë për to në sfera si edukimi, trajnimi,shëndeti, punësimi e të tjera.

Deklarata mbi Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas (1993), theksoi se “gratëme aftësi të kufizuara janë të ekspozuara ndaj dhunës” dhe në nenin 3 të saj,riforcoi “mbrojtje dhe gëzim të barabartë të të gjitha të drejtave e lirive themelorenë sferën politike, ekonomike, sociale, kulturore, civile” veçanërisht “Të drejtënpër të qenë i lirë ndaj çdo forme diskriminimi”, “Të drejtën për kushte tëpërshtatshme punësimi”, “Të drejtën për të gëzuar shëndet fizik e mendor nëpërputhje me standartet më të larta”. Së fundmi Deklarata e Pekinit dhePlatforma për Veprim ofroi një platformë për gratë me aftësi të kufizuara dhedha rekomandime konkrete për t’u zbatuar nga qeveritë. Në këtë deklaratë uadresua edhe problemi i dhunës ndaj grave me aftësi të kufizuara (parag.116)

Deri në vitin 2006 të drejtat e personave me aftësi të kufizuara ishingarantuar vetëm në mënyrë të përgjithshme nga këto dokumenta. OKB pasnjë procesi të gjatë, iniciuar prej vitit 2003, miratoi në 13 Dhjetor 2006Konventën mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK),

Page 15: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

15

dokumenti i cili për herë të parë garantonte të drejtat e personave me aftësitë kufizuara në çdo aspekt të jetës në mënyrë të barabartë me të gjithë individëte tjerë. Konventa përmban një artikull të veçantë për gratë me aftësi të kufizuara(neni 6), sipas së cilit gratë e vajzat me aftësi të kufizuara janë subjekt injë diskriminimi të shumëfishtë dhe se shtetet duhet të marrin masa qëtë garantojnë të drejtat e tyre. KEDG dhe KDPAK përbëjnë së bashkuinstrumentat bazë në drejtim të afirmimit të të drejtave të grave me aftësitë kufizuara dhe janë mjete të fuqishme të cilat adresojnë dhunimin e tëdrejtave të tyre. Ato ofrojnë mundësitë për të shërbyer si një model eguidë për kuadrin ligjor, politikat, programet e shërbimet, të cilat ndikojnënë jetën e grave me aftësi të kufizuara.

Gjatë dekadës së fundit, në nivel europian, janë hartuar një sërëdokumentash të rëndësishëm të cilët janë fokusuar në të drejtat dhegjithëpërfshirjen e problematikave të grave me aftësi të kufizuara. ForumiEuropian i Aftësisë së Kufizuar (1997), adoptoi një Manifest me rekomandimetë hollësishme, të cilat synonin në përmirësimin e jetës së grave e vajzave meaftësi të kufizuara në Europë. Ky Manifest shërbeu si një dokument bazë përpërfshirjen e politikave për gratë me aftësi të kufizuara në të gjitha politikat eBashkimit Europian. Duke u fokusuar në diskriminimin e shumëfishtë të graveme aftësi të kufizuara, Manifesti ofron rekomandime në fusha prioritare përgratë e vajzat me aftësi të kufizuara në Europë. Parë nën këndvështrimin egjithëpërfshirjes së aftësisë së kufizuar, në të theksohet se të gjitha politikat,ligjet, inisiativat e Bashkimit Europian për aftësinë e kufizuar dhe për barazinëgjinore duhet të hartohen duke marrë në konsideratë situatën specifike tëgrave me aftësi të kufizuara.

Deklarata e Malagës (2003), parashikon që gratë me aftësi të kufizuaraduhet të jenë më të dukshme dhe kërkojnë një vëmëndje të veçantë. Po nëkëtë deklaratë theksohet se qasja e gjithëpërfshirjes së perspektivës gjinoreduhet të jetë e shprehur në të gjitha politikat e aftësisë së kufizuar.

Plani i Veprimit të Këshillit të Europës (2003) për personat me aftësi tëkufizuara i kushton një vend të veçantë çështjeve multidisiplinore të aftësisësë kufizuar, përmendur edhe atë të grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara,për të cilat rekomandohet që situatat specifike të tyre duhet të kihen nëkonsideratë në hartimet e politikave si të perspektivës gjinore, ashtu edhe atotë aftësisë së kufizuar. Plani i Veprimit përfshin 15 veprime konkrete, të cilatsynojnë pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara në jetën politike,publike, kulturore, edukimin, informacionin dhe komunikimin, punësimin dhe

Page 16: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

16

përshtatshmërinë. Në të tërhiqet vëmëndja mbi nevojat specifike të grave meaftësi të kufizuara. Barazia mes burrave e grave me aftësi të kufizuara ështënjë nga principet themelore mbi të cilat është hartuar ky dokument.

Komisioni Europian (2004) në një udhëzim të tij për aftësinë e kufizuar dhezhvillimin, vë theksin në përfshirjen e trajtimin e problematikave të aftësisë sëkufizuar në të gjitha programet e shërbimet. Një vend të veçantë në të zënëgratë më aftësi të kufizuara, të cilat shihen si dyfish të shfrytëzuara e tëdiskriminuara, pasi janë totalisht të përjashtuara nga edukimi, shërbimetshëndetësore, punësimi, jeta familjare, kanë mundësi më të mëdha për tëqenë të abuzuara e viktima të dhunës, apo HIV/AIDS. Në guidë orientohen tëgjitha shtetet anëtare të përfshijnë gratë me aftësi të kufizuara në të gjithaprojektet e programet e fokusuara në perspektivën gjinore, por edhe tëmbështesin programe specifike për gratë me aftësi të kufizuara.

Po në këtë drejtim, Parlamenti Europian (2007), adoptoi një rezolutë mbisituatën e grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara në Europë. Përmes kësajresolute, Parlamenti Europian kërkon nga Komisioni dhe Vendet Anëtare tësigurojnë eliminimin e të gjitha barrierave nën këndvështrimin e krijimit tëmundësive të barabarta për gratë me aftësi të kufizuara, me qëllim që ato tëluajnë rol aktiv në familje dhe jetën politike, kulturore, sociale e profesionale,përmes hartimit e zbatimit të një kuadri ligjor përfshirës të barazisë gjinore.

Dokumentat e përmendur më sipër, tregojnë rëndësinë në rritje që i ështëdhënë përfshirjes së çështjeve të grave me aftësi të kufizuara në materiale tërëndësishëm ndërkombëtarë të të drejtave të grave dhe të personave me aftësitë kufizuara, por edhe hartimin e dokumentave specifikë, të cilat nxisinpërmirësimin e rolit, imazhit, kontributit të grave me aftësi të kufizuara nëshoqëri.

3.2 Studime për gratë me aftësi të kufizuara në Shqipëri

Në Shqipëri nuk ka studime të mirëfillta të cilat adresojnë pyetje në lidhjeme problematikat e grave me aftësi të kufizuara. Megjithatë, në raporte tëndryshme të hartuara nga organizata apo institucione të ndryshme, gratë meaftësi të kufizura përmenden rrallëherë në brendësi të tyre.

Në një studim kombëtar të MPCSSHB mbi gratë dhe barazinë gjinore, gratëme aftësi të kufizuara janë lënë jashtë vëmendjes. I vetmi këndvështrim kupërmenden gratë e moshuara me nevoja specifike, është ai I mungesës sëshërbimeve alternative për to. Studimi thekson se ka mungesë shërbimesh

Page 17: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

17

për këtë kategori dhe se duhen shtuar shërbimet në dobi të përmirësimit tëkushteve të jetës për gratë e moshës së tretë.

Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim dhe MPÇSSHB (2006) në një studimtë përbashkët, referojnë që gratë me aftësi të kufizuara janë një nga grupetme përqindje më të lartë rreziku për t’u ndeshur me dhunën në familje. Në tënuk jepen shifra mbi të cilat do të mund të gjykohej mbi prevalencën dheincidencën e këtij fenomeni tek gratë e vajzat me aftësi të kufizuara në Shqipëri.

Raporti Kombëtar i Zhvillimit Njerëzor në Shqipëri (2005), për herë të parëpati një fokus të veçantë në politikat për të varfërit dhe për gratë. Raportir i thekson se gratë në Shqipëri përbëjnë një nga komponentët më tëkonsiderueshëm të grupimit të të varfërve dhe se në dekadat e fundit statusii tyre ka ndryshuar shumë pak. Megjithëse një prej orientimeve të tij ishteorientimi i SKZHES drejt grupimeve më të varfëra dhe drejt grave, gratë meaftësi të kufizuara nuk patën vëmendjen e duhur në të si një kategori shumëfishe diskriminuar dhe përjashtuar.

3.3 Studime e shifra për gratë me aftësi të kufizuara në botësipas raporteve të ndryshme

Në literaturën ndërkombëtare, gratë me aftësi të kufizuara përcaktohen sinjë nga grupimet më të përjashtuara, të neglizhuara, një grup i izoluar nëshoqëri. Ende në ditët e sotme ato mbeten krejtësisht të padukshme, ‘pa njëzë të tyrin”, të injoruara e të harruara nga kuadri ligjor e politik, megjithëse atopërballen me forma të një diskriminimi të shumëfishtë dhe përjashtim social(UNFPA 2005). Megjithëse gratë me aftësi të kufizuara janë një pjesë e madhee popullsisë, ka shumë pak apo aspak informacion mbi karakteristikat e tyre,pengesat që ato hasin gjatë jetës së përditshme, cilësinë e jetës që ato bëjnë.

Sipas të dhënave të Bankës Boterore3, janë rreth 600 milionë persona meaftësi të kufizuara në botë dhe gjysma e tyre janë gra me aftësi të kufizuara.240 milion prej tyre jetojnë në vendet në zhvillim. Megjithë problematikat epërbashkëta që ato kanë me burrat me aftësi të kufizuara, gratë ndeshen menjë diskriminim të shumëfishtë dhe janë në pozita më të disfavorshme seburrat me aftësi të kufizuara.

Sipas Raportit Botëror për Aftësinë e Kufizuar (1999), ¾ e grave me aftësitë kufizuara në botë dhe 100% e grave me aftësi të kufizuara në vendet në

3 www.worldbank.org/disability

Page 18: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

18

zhvillim nuk konsiderohen si pjesë e tregut të punës, ato janë kontribuesebrenda familjeve të tyre përmes gatimit pastrimit, kujdesit për fëmijët e tëafërmit. Po sipas këtij studimi, në vendet e Komunitetit Europian, gratë meaftesi të kufizuara kanë dy herë më pak mundësi të punësohen, në krahasimme burrat me aftësi të kufizuara. Sipas Rousso (2003) pjesa më e madhe egrave me aftësi të kufizuara jetojnë në varfëri. Groce (1997), thekson se varfëriagjeneron aftësi të kufizuara më tepër tek gratë me aftësi të kufizuara, të cilatkanë më pak burime dhe mundësi se burrat me aftësi të kufizuara. Nga natjetër, aftësia e kufizuar e thellon varfërinë si rrjedhojë e shpenzimeve dhekostove të shtuara për ta përballuar atë. Barrierat kryesore janë ato tëqendrimeve ndaj perspektivës gjinore, të përforcuara nga paragjykimet përaftësinë e kufizuar, mungesa e transportit dhe infrastrukturës së përshtatur.Nga një studim i Këshillit të Europës (2003), rezulton se shkalla e trajnimitdhe formimit profesional është më e ulët tek gratë me aftësi të kufizuara,krahasuar me burrat me aftësi të kufizuara.

Sipas Groce (1997) niveli i edukimit të grave me aftësi të kufizuara ështëmë I ulët se ai i burrave me aftësi të kufizuara. Shkalla e analfabetizmit nënivel botëror për personat me aftësi të kufizuara është 3% dhe për gratë meaftësi të kufizuara është 1%.

Nuk ka të dhëna të sakta për gratë e vajzat me aftësi të kufizuara, sirezultat i mënyrave sipas së cilave klasifikohen, por edhe si rezultat i të mosqenit në vëmendje. UNESCO vlerëson 120-150 milion femijë me aftësi tëkufizuara nën moshën 18 vjeç në botë. Sipas Groce (1999), gjysma e tyrejanë vajza me aftësi të kufizuara. Sipas UNESCO4, vetëm 2% të fëmijëve meaftësi të kufizuara ndjekin shkollën, përqindja e vajzave me aftësi të kufizuaraështë shumë më pak se kaq. Këto janë shifra që vërtetojnë diskriminim edyfishtë të bazuar në perspektivën gjinore dhe aftësinë e kufizuar në të gjithasferat, përmendur punësimin, të ardhurat, kujdesin shëndetësor, familjen etj.Sipas Rousso (2003), ende në ditët e sotme ka mungesa të programeve dhepolitikave per arsimimin e vajzave me aftesi te kufizuara. Politika të ndërsjellatë perspektivës gjinore dhe aftësisë së kufizuar për arsimin, nuk i perfshijnëvajzat me aftësi të kufizuara.

Sipas Mekosha (1999), në dekadën e fundit gratë me aftësi të kufizuarakanë kritikuar levizjen e të drejtave të gruas, e cila i ka përjashtuar ato. Ndërkohëlëvizja e aftësisë së kufizuar është e dominuar nga burrat me aftësi të kufizuara,

4 www.unesco.org/wef/countryreports/usa/rapport_2_html

Page 19: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

19

duke i lënë përsëri jashtë vëmëndjes gratë me aftësi të kufizuara. Sipas njëraporti të DPI, Itali ( 2007), lëvizja e aftësisë së kufizuar ende sot nuk e njehdiskriminimin e dyfishtë të grave me aftesi të kufizuara, të shkaktuar ngakombinimi i të qenit grua dhe të qenit me aftësi të kufizuara. Kjo ka sjellë njëmungesë interesi në hartimin e politikave, programeve, aktiviteteve, veprimevekonkrete që synojnë në përmbushjen e nevojave specifike të grave me aftësitë kufizuara. Lëvizja për të drejtat e grave, po ashtu vazhdon ta injorojë epërjashtojë gruan me aftësi të kufizuara. Kjo lëvizje e ka etiketuar gruan meaftësi të kufizuara si me kapacitete inferiore si politike ashtu edhe intelektuale.Gratë me aftësi të kufizuara nuk mendohen si të forta, atraktive, të afta e tëfuqishme, por shihen si të pambrojtura, të varura, në nevojë e pasive, fakt kyqë riforcon steriotipin tradicional që ekziston për gratë në tërësi në shoqëri.

Sipas Fine&Asch (1998), në kontekstin e aftësisë së kufizuar, gratë meaftësi të kufizuara janë një grupim dyfish apo shumëfish i diskriminuar, sirezultat I karakteristikave dhe si rezultat i pozicionit të tyre. Ato vuajnë zhgënjiminnga një shoqëri ku burrat janë dominues, por nga ana tjetër shoqëria e shehaftësinë e kufizuar si një gjendje pasiviteti dhe mungese kapacitetesh e sirrjedhim gratë me aftësi të kufizuara kanë një status të pavlerë në hierarkinësociale. Oliver (1990), në një artikull të tij referon mbi ekzistencën e njëkategorie brenda grupimit të aftësisë së kufizuar që ka pak apo aspak vëmëndje:grate me aftësi të kufizuara. Sipas tij, lëvizja e aftësisë së kufizuar ështe eorientuar drejt eksperiencave e drejtimit mashkullor. Oliver përcakton rolet eburrave e grave brenda grupimit të personave me aftësi të kufizura, role tëcilat përcaktojnë më pas nivelin e kontributeve dhe statusin e tyre në shoqëri.Po sipas Oliver, për të luftuar stigmën ndaj aftësisë së kufizuar, burrat tentojnëtë luajnë fort rolet sociale të zakonshme të burrave në shoqëri, të lidhura mefuqinë e pushtetin. Gratë me aftësi të kufizuara nuk e kanë këtë mundësi; atojanë të perjashtuara nga rolet produktive, si edhe shumica e grave pa aftësi tëkufizuara, por nga ana tjetër ato shihen si të pazonja e pa kapacitete për tëluajtur edhe rolet tradicionale riproduktive të gruas, pasi ato paragjykohen sitë papërshtashme apo të pazonja për të lindur rritur fëmijë e për të kontribuarbrenda familjes.

Studime të mëparshme për dhunën në familje (Mullender and Hague,2001), kanë evidentuar mungesë të studimeve të cilat lidhin aftesinë e kufizuardhe dhunën. Kjo bashkohet me faktin se studime të mëparshme kanë dështuartë përfshijnë gratë me aftësi të kufizuara (Vermon 1998). Sipas Mogowan(2003), gjysma e grave me aftësi të kufizuara kanë eksperienca të dhunës.

Page 20: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

20

Shërbimet e dhunës në familje raportojnë se janë të papërgatitura për tëpritur gra me aftësi të kufizuara dhe anasjelltas ka një mungesë ndërgjegjësimipër dhunën në familje ndaj grave me aftësi të kufizuara (Radford et al, 2006).

Nga literatura botërore e pasqyruar më sipër, rezulton se gratë me aftësi tëkufizuara janë një prej grupimeve më të diskriminuara e përjashtuara, më tëvarfra, me akses të kufizuar në arsim, punësim e formim profesional. Ato janëmë të rrezikuara nga të gjitha format e dhunës në krahasim me gratë e tjeradhe aksesi i tyre në marrjen e shërbimeve është i limituar dhe jo i përshtatur.Si lëvizja për të drejtat e gruas, ashtu edhe lëvizja për të drejtat e personaveme aftësi të kufizuara, nuk janë gjithëpërfshirëse për të drejtat dhe çështjet specifiketë grave me aftësi të kufizuara.

Page 21: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

21

Për realizimin e studimit u përdor një metodologji e kombinuar e llojit cilësordhe sasior. Për të arritur rezultatet mbi përfshirjen e grave me aftësi të kufizuara nëdokumenta të grave si edhe për të vlerësur sa të ndjeshme ndaj perspektivësgjinore ishin dokumenatat e sferës së aftësisë së kufizuar, u ndërmor një analizëcilësore e disa prej dokumentave bazë të referuara në të dyja fushat. Po për këtëqëllim u përgatitën pyetësorë gjysëm të strukturuar dhe u zhvilluan intervista medrejtues të drejtorive përkatëse politikëbërëse dhe monitoruese të politikave tëgrave dhe atyre të aftësisë së kufizuar.

Për të vlerësuar se sa gratë me aftësi të kufizuara zinin vend në strategjitë,projektet e programet e ndërmarra nga organizata të grave, organizata të sferës sëaftësisë së kufizuar dhe organizata ndërkombëtare, u përdor një metodologji sasiore,përmes pyetësorëvë të strukturuar dhe gjysëm të strukturuar.

Pjesëmarrësit/materialet/mjetet për realizimin e studimit

4.1 Organizatat qe punojne me programe specifike per barazinëgjinore

Një nga grupet pjesëmarrëse në studim ishin 38 organizata jofitimprurëse,aktive në sferën e promovimit të barazisë gjinore. Grafiku 1 tregon mbi rajonetku ato ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Respektivisht, 44,7% e tyre (n=17) e ushtronin aktivitetin në rajonin eTiranës; 15,95% (n=6) në atë të Shkodrës; 13,35% (n=5) në Elbasan, ekështu me rradhë në Vlorë, Durrës, Pogradec, Korçë, Kuçovë e Kukës.

4. METODOLOGJIA

Page 22: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009
Page 23: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

23

Për të vlerësuar nëse gratë me aftësi të kufizuara ishin pjesë e strategjive,programeve të organizatave të fokusuara në nxitjen e barazisë gjinore, u përdorën5

pyetësorë gjysëm të strukturuar, pyetjet e të cilëve synonin të mblidhnin informacionmbi faktin nëse ishin gratë me aftësi të kufizuara në objektivat strategjikë tëorganizatës, a kishte gra me aftësi të kufizuara të përfshira dhe përfituese ngaprogramet e tyre, cilat ishin arsyet që gratë e vajzat nuk ishin të dukshme dhe cilatishin barrierat kryesore të cilat pengonin përfshirjen e tyre. Pyetësori përmbantekatër pyetje të cilat lidheshin me trajnimet respektive të perspektivës gjinore dhelidhjes së saj me aftësinë e kufizuar, përshtatshmërinë e qendrave dhe shërbimevepër të pritur gratë me aftësi të kufizuara si edhe përgatitjen e stafit per t’iu përgjigjurnevojave specifike të tyre.

4.2 Organizata që punojne me programe specifike në sferën eaftesisë së kufizuar

28 organizata të cilat punonin në sferën e aftësisë së kufizuar, ishin pjesëmarrësenë këtë studim. Grafiku 3, jep informacion mbi shpërndarjen territoriale ku OJFtëushtrojnë aktivitetin e tyre. 50% e tyre (n=14), e ushtronin aktivitetin e tyre nërajonin e Tiranës, 25%(n=7) në atë të Shkodrës, 10,7% (n=3) në Elbasan,7,3%(n=2) në Korçë, 3,5% (n=1) në Pogradec e Librazhd.

Grafiku 3: Shpërndarja gjeografike e organizatave të aftësisë së kufizuar

Drejtimet kryesore të punës së organizatave të intervistuara janë të pasqyruaranë grafikun 4. 71,4% e organizatave (n=20), kishin si fokus të punës së tyre

5 www.mpcs.gov.al/dshb/organizatat

Page 24: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

24

ndërgjegjësimin për të drejtat e problematikat e personave me aftësi të kufizuara;64,2% (n=18) punonin për nxitje punësimi e formim profesional për personat meaftësi të kufizuara;

53,5% (n=15), kishin përqëndruar programet e tyre në drejtim të nxitjes sëarsimit gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara; 42,8% ishin të fokusuarnë shërbimet shëndetësore si edhe këshillimin e ndihmën psikosociale për personatme aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre; 46,4% (n=5) janë organizata qëavokojnë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara; 39,2% (n=11) punojnëpër ngritjen e kapaciteteve; 32,1% (n=9) ofrojnë asistencë familjeve të personaveme aftësi të kufizuara dhe 25% synojne të fuqizojnë ekonomikisht personat meaftësi të kufizuara përmes mundësive për punësim dhe formim profesional.

Grafiku 4: Drejtimet e punës së organizatave të aftësisë së kufizuar

Për të vlerësuar nëse strategjitë, programet, veprimet konkrete të tyre ishin tëndjeshme ndaj grave me aftësi të kufizuara, u përgatitën dhe u plotësuan pyetësorëgjysëm të strukturuar. Ato u shpërndanë6 në të gjithë databazën e OJFve tëaftësisë së kufizuar. Pyetësori përmbante pyetje të cilat synonin të mblidhnininformacion mbi të dhënat që ekzistonin për gratë me aftësi të kufizuara tëpërfshira, sa ato zinin vend në programe konkrete dhe plane strategjike tëOJFve të aftësisë së kufizuar, cilat ishin arsyet që ato nuk ishin të përfshira nëtë gjitha masat konkrete e në të gjitha stadet, cilat ishin barrierat që pengoninorganizatat të ishin më aktive drejt përfshitjes dhe trajtimit të problematikavetë grave me aftësi të kufizuara. Pyetësori kishte pyetje të fokusuara në trajnimetndërgjegjësuese për barazinë gjinore dhe aftësinë e kufizuar, përfshirjen e grave

6 www.adrf.org.al/databaze

Page 25: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

25

me aftësi të kufizuara në procese konsultuese gjatë hartimit të politikave për gruandhe personat me aftësi të kufizuara, përshtatshmërinë e qendrave dhe shërbimevepër të akomoduar gratë me aftësi të kufizuara.

4.3 Institucione qendrore, pergjegjese për formulimin dhemonitorimin e zbatimit te politikave per gruan dhe përpersonat me aftësi të kufizuara

Katër intervista u zhvilluan me përfaqësues të institucioneve qendrore, përgjegjësepër problematikat e grave dhe ato të personave me aftësi të kufizuara. Intervistatu zhvilluan në MPÇSSHB, respektivisht me Drejtorinë e Politikave të Shansevetë Barabarta, Drejtorinë e Monitorimit të Strategjive për Grupet në Nevojë,Drejtorinë e hartimit të Politikave Sociale, Drejtorinë e hartimit të Politikave tëPunësimit.

a) Drejtoria e Shanseve të Barabarta

Intervista me drejtuesin e kësaj drejtorie synoi të ofronte informacion mbi niveline përfshirjes së grave me aftësi të kufizuara në strategjitë, botimet, raportet,programet që DPSHB përgatit dhe zbaton për gruan shqiptare. Përmes intervistësu synua gjithashtu të merreshin të dhëna për gratë me aftësi të kufizuara në fushaspecifike, të vlerësoheshin tendencat e ardhshme të përfshirjes apo tëmospërfshirjes së saj, të vlerësohej niveli i njohurive mbi problematikën e graveme aftësitë kufizuara si edhe sa shteti shqiptar zbatonte detyrimet që rridhnin ngadokumenta ndërkombëtarë të ratifikuar prej tij.

Pyetjet u orientuan gjithashtu drejt marrjes së mendimeve të grave me aftësi tëkufizuara gjatë hartimit të politikave gjinore. Po ashtu një seksion i veçantë i ukushtua pengesave kryesore në gjithëpërfshirjen e grave me aftësi të kufizuara nëpolitika e programe për të gjitha gratë.

b) Drejtoria e Monitorimit të Strategjive për grupet në nevojë

Pyetësori i përgatitur për këtë drejtori përmbante pyetje gjysëm të strukturuaratë cilat synonin të arrinin në përfundime nëse gratë me aftësi të kufizuara ishinpjesë e raportimeve mbi zbatimin e planeve të veprimit të startegjisë Kombëtarepër Personat me Aftësi të Kufizuara. Pyetësori synonte gjithashtu të mblidhteinformacion mbi numrin e grave e vajzave me aftësi të kufizuara në nivel qendror elokal, sipas fushave të SKPAK.

Ai synonte të vlerësonte nëse ishin gratë e vajzat me aftësi të kufizuara

Page 26: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

26

pjesë integrale e të gjitha strategjive për grupet në nevojë qe kjo drejtori kishtepër detyre të monitoronte.

c) Drejtoria e Hartimit të Politikave Sociale

Intervista synonte të mblidhte informacion mbi vendin që gratë e vajzat meaftësi të kufizuara zënë në të gjitha hapat e formulimit të strategjive e ligjeve nësferën sociale.Pyetësori u plotësua nga specialistë pranë kësaj drejtorie.

d) Drejtoria e Politikave të Punësimit

Intervista synonte të mblidhte informacion mbi vendin që gratë e vajzat meaftësi të kufizuara zënë në të gjitha hapat e formulimit të strategjive e ligjeve nësferën e punësimit. Drejtori i Drejtorisë së Politikave të Punësimit, u përfshi nëdhënien e informacionit.

4.4 Organizata ndërkombëtare,të cilat zbatojnë programe zhvillimi

Gjashtë organizata zhvillimi u përfshinë në intervista me qëllim realizimin e këtijstudimi. Pyetësori i përdorur ishte në të njëjtën linjë me të dy pyetësorët e përdorurpër pjesëmarrësit e përshkruar më sipër. Qëllimi ishte të mblidhej informacion dhetë gjykohej nëse gratë me aftësi të kufizuara ishin pjesë e programeve, strategjivedhe shërbimeve të ofruara nga këto organizata dhe mbi perspektivën e përfshirjessë gruas me aftësi të kufizuar në to.

Të dhënat e mbledhura u përpunuan së bashku dhe rezultatet e tyre janëdhënë në kapitullin REZULTATET.

Page 27: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

27

5.1 Analiza e dokumentave politikë të barazisë gjinore dheaftësisë së kufizuar

Në një kohë që në Shqipëri janë bërë hapa përpara në drejtim të plotësimit epërmirësimit të kuadrit ligjor e politik në nxitje të barazisë gjinore dhe eliminimit tëçdo forme diskriminimi ndaj grave e vajzave, gratë me aftësi të kufizuara kanëfilluar të artikulojnë pyetje të tilla si: A janë gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuarapërfituese të strategjive e ligjeve të hartuara për të nxitur barazinë gjinore e për tëeliminuar çdo lloj forme të dhunës? A është legjislacioni shqiptar në fushën ebarazisë gjinore përfshirës edhe për gratë me aftësi të kufizuara?

Gratë me aftësi të kufizuara janë dyfish të diskriminuara si rezultat i të qënitgrua dhe si rezultat i aftësisë së kufizuar që ato përjetojnë. Problemet e diskriminimittë dyfishtë të grave e vajzave me aftësi të kufizuara nuk janë adresuar e nuk kanëgjetur ende një përgjigje në shoqërinë shqiptare. Për rrjedhojë, pyetja më sipërmbetet ende një pyetje pa përgjigje.

Në Shqipëri prej vitit 1993 janë hartuar akte ligjore dhe nënligjore lidhur mepersonat me aftësi të kufizuara të cilat rregullojnë komisionimin dhe legjislacioninmbi pagesat, të drejtat, te drejtën për arsim, punësim, shërbime shoqërore. Kuadriligjor për përmirësimin e statusit shoqëror dhe ekonomik, i cili ka për qëllim tëofrojë garantimin e mundësive të barabarta për personat me aftësi të kufizuar nëshoqërinë shqiptare, është duke u përmirësuar gradualisht. Kjo vjen si rezultat indikimit të vetë personave me aftësi të kufizuara, presionit të ushtruar nga grupete komunitetet dhe organizatat që mbrojnë dhe përfaqësojnë të drejtat dhe interesate tyre. Megjithatë, analiza e situatës aktuale ka treguar se legjislacioni ka natyrëfragmentare, gjë që kushtëzon njohuri të plota mbi të si në nivel shtetëror, ashtuedhe midis vetë personave me aftësi të kufizuara.

Në vijim, në përmbushje dhe të qëllimit të këtij studimi, po japim një analizë tëkuadrit ligjor dhe politikave ekzistuese në fushën e aftësisë së kufizuar dhe

5. REZULTATET

Page 28: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

28

prespektivës gjinore, analizë që do të shërbejë për të nxjerrë në dukje sa të mbrojturaligjërisht dhe më tej sa të garantuara në praktikë janë të drejtat e grave dhe vajzaveme aftësi të kufizuara në Shqipëri.

5.1.1 Prespektiva Gjinore në kuadrin e dokumentave strategjikënë fushën e aftësisë të kufizuar dhe atë të barazisë gjinore

Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje (SKBGJDHF),

dhe plani veprimit për zbatimin e saj, 2007-2010 (VKM Nr.913, datë 19.12.2007),është një dokument politik i qeverisë shqiptare, në të cilin pasqyrohen drejtimetkryesorë për të arritur barazinë gjinore dhe për të qenë efikas në luftën kundërdhunës në familje.

Synimi i kësaj strategjie është të paraqesë rrugët e mekanizmat institucionalëpër përfshirjen e çështjeve gjinore në politikat publike, për zbutjen e dallimevegjinore dhe parandalimin e dhunës në familje.7

Në hyrjen e Strategjisë vihet theksi mbi rritjen e fenomenit të dhunës në shoqërinëshqiptare, ndër grupet më të rrezikuara janë gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara.Në faqen 8të të po kësaj strategjie, theksohet pjesëmarrje në hartimin e saj e tëgjithë grupeve të interesit në çështjet gjinore. Nëse i referohemi grupeve eorganizatave kontribuese, është evidente se nuk ka asnjë pjesëmarrës që mund tëketë përfaqësuar interesat në këtë strategji të grave me aftësi të kufizuara.

Në analizën që bëhet arsimimit të grave e vajzave në Shqipëri, nuk ka asnjëelement në të cilin të preken gratë e vajzat me aftësi të kufizuara të të gjithallojeve, të cilat janë një kategori e lënë totalisht jashtë sistemit arsimor, si rezultati paragjykimit e stigmës së sistemit arsimor, mungesës së mësuesve të trajnuar,mungesës së mjeteve të posaçme, mungesës së një transporti të përshtatur,papërshtatshmërisë totale të shkollave shqiptare8.

Mbrojtja sociale

Gjatë kësaj analize gratë me aftësi të kufizuara përmenden vetëm një herë nëaspektin e përfitimeve në mjete monetare, si përfituese të pagesave të paaftësisë.

Në rekomandimet e bëra, gratë me aftësi të kufizuara nuk përmenden si grupprioritar përfitues nga pagesat për zbutjen e varfërise dhe shërbimet sociale (gratëme shumë fëmijë dhe ato kryefamiljare shihen me prioritet në këtë aspekt).

7 Strategjia Kombëtare për Barazinë gjinore dhe Dhunën në Familje 2007-20108 FSHDPAK (2008).Zbatimi I SKPAK:Raport Monitorimi.FSHDPAK:Tirana,Shqiperi.

Page 29: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

29

Po aty, nuk parashikohet të ngrihet asnjë shërbim I munguar specifik për t’iardhur në ndihmë grave e vajzave me aftësi të kufizuara.

Kujdesi shëndetësor

Edhe në fushën e kujdesit shëndetësor, analiza e bërë nuk i është referuargrave me aftësi të kufizuara. Ato nuk janë përsëri pjesë e analizës së bërë mbireflektimin e politikave gjinore në shëndetësi si në drejtim të marrjes së informacionitshëndetësor, ofrimit të kujdesit shëndetësor në të gjitha nivelet. Në analizën ebërë është harruar të merret në konsideratë rekomandimi No.24 në përputhje menenin 12 te KEDG, ku citohet se gratë me aftësi të kufizuara, në të gjitha moshat,kanë vështirësi dhe akses të limituar në marrjen e shërbimeve shëndetësore.

Dhuna në familje

Megjithëse në hyrje të strategjisë gratë dhe vajzat me aftësitë kufizuara citohensi një nga grupet më të rrezikuara, në analizën e bërë mbi situatën aktuale nëlidhje me dhunën në familje, ky fakt nuk përmendet më gjatë gjithë tekstit. Nukjepen shifra specifike mbi gratë me aftësi të kufizuara të dhunuara dhe nukpërmendet asnjë masë që mund të ndikonte specifikisht në parandalimin dheeliminimin e dhunës ndaj tyre. Në nismat e ndërmarra për shërbimet sociale ndajviktimave të dhunës nuk thuhet asgjë lidhur me faktin që të gjitha shërbimetkëshilluese, informuese e mbrojtëse duhet të jenë të përshtatura e lehtësisht tëaksesueshme për të gjitha kategoritë e grave me aftësi të kufizuara. Edhe fakti itrajnimit të personelit të këtyre qendrave për punën e mënyrat e trajtimit të graveme aftësi të kufizuara nuk gjen vend në analizën e bërë. Përsa i përket informacionitdhe parandalimit, nuk parashikohet ofrimi i këtij informacioni në formate tëpërshtatura për të gjitha kategoritë e grave me aftësi të kufizuara.

Plani Veprimit i Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje

Tek Qellimi 1, që ka të bëjë me forcimin e mekanizmave ligjorë e institucionalëpër sigurimin e barazisë gjinore, nuk përmenden në asnjë rast të vetëm gratë meaftësi të kufizuara, të cilat duhet të jenë përfituese të ndryshimeve ligjore për gratënë tërësi si edhe përfituese të fushatave të parashikuara të ndërmerren në zbatimtë këtij plani veprimi.

Në objektivin 3.1, i cili ka të bëjë me nxitjen e punësimit e formimit profesionalpër gratë e vajzat, gratë me aftësi të kufizuara lihen të papërmendura si në aspektine studimeve mbarëkombëtare, nga të cilat do të gjykohet mbi vendin real që atozënë në tregun e punës (3.1.1 masa), ashtu edhe në hartimin e politikave me

Page 30: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

30

kohë të pjesshme për gratë në nevoje, ku gratë me aftësi të kufizuara nuk janëparë si pjesë e grupimit të grave në nevojë (3.1.3). Po këtu, nuk tentohet që gratëdhe vajzat me aftësi të kufizuara të kenë akses në informacionin publik mbi tëdrejtën për punësim, informacion ky, i cili duhet të jetë i aksesueshëm dhe në tëgjitha formatet e përshtatshme për gratë me aftësi të kufizuara (3.1.4). Në masën3.1.5, gratë me aftësi të kufizuara përmënden si përfituese të mundshme ngaprogramet me subvencion të pagës, së bashku me gratë e grupimeve të tjera nënevojë. Më poshtë ato nuk mendohet të jenë pjesë e skemave për lehtësimin ekreditimit dhe inisiativave për sipërmarrje.

Nëse vazhdojmë me masat e parashikuara për arsimimin, vajzat me aftësi tëkufizuara nuk janë pjesë e programeve dhe fushatave në nxitje të arsimit. As nëpjesën studimore e as në fushatat ndërgjegjësuese për të promovuar vlerat earsimit përtej atij fillor, vajzat me aftësitë kufizuara nuk shihet të jenë pjesë. Nëmasën 5.2.1, e cila lidhet me zgjerimin e rrjetit të shërbimeve në komunitet, gratëe vajzat me aftësi të kufizuara nuk shihet të bëjnë pjesë, pavarësisht se janë njëgrup I margjinalizuar dhe pothuajse pa asnjë shërbim në komunitet të ofruar. Nëmasën 6.1.1, ku synohet përmirësimi i politikave shëndetësore, nuk parashikohennevojat specifike që gratë me aftësi të kufizuara kanë për barna e mjete ndihmësepër lëvizje dhe rehabilituese. Në masën 6.3.1, është parashikuar mbledhja e tëdhënave nga përdorimi i shërbimeve shëndetësore, të ndara sipas gjinive. Gratëdhe burrat me aftësi të kufizuara janë vizitues të përhershëm të skemave tëshërbimeve shëndetësore, si rrjedhim të dhënat duhet të jenë më të detajuaraedhe për burra e gra me aftësi të kufizuara. Masa 6.3.2, “arritja lehtësisht eshërbimeve shëndetësore”, ka të bëjë më tepër me përshtatjet e orareve të qendraveshëndetësore me mundësitë e gruas, se sa me aksesin që grave e vajzave meaftësi të kufizuara duhet t’i krijohet nga këto qendra.

Nëse i referohemi masave kundër dhunës në familje, në masën 8.1.1.4,gratë me aftësi të kufizuara nuk janë parë si pjesë e studimeve matëse të incidencëse prevalencës së fenomenit të dhunës në familje. Po ashtu, i gjithë sistemi iinformacionit dhe referemit në dobi të viktimave të dhunës nuk është parashikuartë jetë i përshtatshëm dhe në dobi të grave me aftësi të kufizuara, që nga materialetinformuese të parashikuara të prodhohen, qendra këshillimi, suporti e strehëzapritëse të vendosura në ambiente të papërshtatura e me staf të trajnuar për tëpritur e shërbyer grave me aftësi të kufizuara. Po ashtu, në pjesën e buxhetimit tëshërbimeve këshilluese e pritëse, nuk theksohet ndonjë element që ka të bëjë meparashikim buxheti në dobi të krijimit të lehtësirave infrastrukturore e aksesit përgratë e vajzave me aftësi të kufizuara.

Page 31: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

31

Në masën 8.2.2.4 f, pranohet që personat me aftësi të kufizuara janë njëgrupim i dhunuar brenda familjeve të tyre dhe se duhen nxitur studimet “në lidhjeme situatat specifike të dhunës për antarët e paaftë të familjes…”

Një dokument tjetër politik që promovon specifikisht të drejtat e personaveme aftësi të kufizuara, është “Strategjia Kombëtare për Personat me Aftësi të

Kufizuara” (VKM nr. 7 datë 8.01.2005), dokument i cili nuk nxjerr në dukje nëmënyrë specifike problematikën e vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara.Gratë e vajzat me aftësi të kufizuara janë të padukshme gjatë gjithë dokumentitdhe planit përkatës të veprimit.

Ato përmenden vetëm disa herë specifikisht gjatë gjithë dokumentit. Kështu nëkapitullin mbi Parimet Themelore të Strategjisë, paragrafi Parimi i Vetëvendosjestheksohet se “ ....Ky parim gjithashtu parashikon që çdo masë në lidhje merehabilitimin duhet të ndërmerret në bashkëpunim me personat me aftësi të kufizuar.Ai/ajo nuk duhet të trajtohet asnjëherë pa pëlqimin e tij/saj. Në kapitullin “Analizae Situatës së Personave me Aftësi të Kufizuara në Shqipëri- Të dhënastatistikore, në rekomandimet përkatëse gjejmë të shprehur “ ..... Duhet të merrenmasa konkrete për mbledhjen e të dhënave të besueshme lidhur me numrin dhetipologjitë e aftësisë së kufizuara në Shqipëri. Këto të dhëna duhet të jenë të

ndara sipas gjinive.”

Nga analiza më sipër konkludon se dokumentat kryesorë strategjikë përgratë dhe për personat me aftësi të kufizuara nuk janë gjithëpërfshirës përgratë me aftësi të kufizuara.

Gratë me aftësi të kufizuara në to, nuk trajtohen nën këndvështrimin emundësive, kontributeve e detyrimeve të njëjta me ato të grave të tjera në tëgjitha sferat e shoqërisë.

5.1.2 Prespektiva Gjinore në kuadrin e legjislacionit në fushën eaftësisë së kufizuar dhe të barazisë gjinore

Të drejtat politike, civile, sociale, ekonomike apo kulturore të vajzave dhe gravejanë afirmuar prej Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në një sërë ligjeshspecifike, të cilat janë përmirësuar në mënyrë të veçantë vitet e fundit. Të drejtate vajzave dhe grave me aftësi të kufizuar gjejnë mbrojtje në kuadrin ligjor Shqiptarnën termin e përgjithshëm të grave dhe vajzave, ndërkohë që mbështetje me specifikepër kategorinë e personave me aftësi të kufizuara janë miratuar një sërë akteshligjore dhe nënligjore në fushën e mbrojtjes dhe përkrahjes sociale.

Page 32: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

32

“Kushtetuta e RSh” garanton mbrojtjen kundër diskriminimit në bazë të nenit 18 ku:

“1.Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. 2. Askush nuk mund të diskriminohet

padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike,

fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia

prindërore....”. Kushtetuta mbron nga diskriminimi gratë dhe vajzat me aftësi tëkufizuar nën termin e gjinisë dhe gjendjes sociale pa parashikuar në mënyrë specifikembrojtjen e kësaj kategorie nën termin e aftësisë të kufizuar.

Ligji “Për barazinë gjinore në shoqëri”, nr. 9970 datë 24.07.2008, synon tëgarantojë mundësi të barabarta mes grave dhe burrave, eleminimin e diskriminimitpër shkak të gjinisë apo çdo forme tjetër që e nxit atë, si edhe ngritjen e autoritetevenë nivel kombëtar dhe vendor për nxitjen e barazisë gjinore në shoqëri. Në këtëaspekt, është miratuar “Rregullorja e funksionimit të Këshillit Kombëtar të BarazisëGjinore” (vendim nr.122, datë 2.2.2009) si organ këshillimor në përcaktimin dhedrejtimin e politikave shtetërore në këtë fushë. Në ndryshim nga aktet e tjeraligjore në shqyrtim, ligji “Për barazi gjinore në shoqëri” ka garantuar disa elementëmbrojtës për personat me aftësi të kufizuara apo familjarët e tyre. Neni 9, “Masate veçanta” parashikon se “Nuk përbëjnë diskriminim për shkak të gjinisë rastet kur

shteti merr masa të veçanta, përfshirë edhe dispozita ligjore, që synojnë: b)

lehtësimin e ndihmën për personat, që kanë përgjegjësi të veçanta në familje, për

shkak të përkujdesjes së përditshme ndaj anëtarëve të paaftë të familjes, për

shkak të moshës, paaftësisë fizike apo mendore ose për shkaqe të tjera paaftësie.”

Ky ligj ka parashikuar masa mbrojtëse në marrdhëniet e punës për shkak tëaftësisë të kufizuar konkretisht në Neni 17 “Veprimet diskriminuese të

punëdhënësit” 1.Veprimet e punëdhënësit në sektjinshirulik ose privat janë

diskriminuese, nëse, për shkak të gjinisë: a) përdor standarde ose/dhe procedura

të diferencuara ndaj punëmarrësve për rekrutimin, trajnimin dhe ritrajnimin,

promovimin në detyrë, nxitjen profesionale, menaxhimin dhe shpërndarjen e punës,

kohëzgjatjen dhe kushtet e provës, sigurimet shoqërore dhe përfitimet në rastet e

daljes në pension, papunësisë, sëmundjes, invaliditetit, paaftësisë për punë......”

Ligji “Për masat e dhunës në marrdhëniet familjare” nr. 9669 datë 18.02.2006(ndryshuar me ligjin nr. 9914 datë 12.05.2008), u hartua në kuadër të nismavetë qeverisë Shqiptare për përafrimin e legjislacionit me standartet ndërkombëtare,ndërkohë që prej Janarit 2003 ndaj Shqipërisë ekzistonte një rekomandim idrejtëpërdrejtë i Komitetit të Kombeve të Bashkuara për Eleminimin e Dhunës

Page 33: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

33

ndaj Grave të “Konventës për elemenimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj

grave” (KEDG) për eleminimin e dhunës ndaj grave. Ky ligj synon të mbrojë,parandalojë dhe të minimizojë dhunën në familje, si dhe të garantojë mbrojtjenligjore për të gjithë anëtarët e familjes që janë viktima të dhunës, duke i kushtuarndër të tjera një mbrojtje të posaçme edhe personave me aftësi të kufizuara. Neni

1 “Qëllimi”, “Ky ligj ka për qëllim: ...... (2) garantimin e mbrojtjes me masa ligjore

të pjesëtarëve të familjes, të cilët janë viktima të dhunës në familje, duke i kushtuar

vëmendje të veçantë fëmijëve, të modhuarve dhe personave me aftësi të kufizuara”.

Pavarësisht se ligji nuk është shprehur specifikisht për gratë me aftësi të kufizuara,duke i përfshirë ato nën termin e përgjithshëm të personave me aftësi të kufizuar,legjislatori me këtë formulim është munduar të afirmojë standartet e barazisëgjinore, referuar specifikave të veçanta që mbartin gratë me aftësi të kufizuara,viktima të dhunës në familje. Nga ana tjetër, ligji parashikon marrjen e masave sipër mbrojtjen, por edhe rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje, ç’ka kërkonangazhimin dhe veprimet e koordinuara të strukturave shtetërore dhe organizatavejofitimrurëse në ofrimin e shërbimeve sociale. Në lidhje me këtë aspekt, kuadriligjor duhet t’i kushtojë një vëmendje të veçantë masave të mbrojtjes dhe tërehabilitimin në funksion të grave me aftësi të kufizuara si kategori që paraqet njëspecifikë të veçantë. Një fakt të tillë nuk e gjejmë të shprehur në mënyrë të posaçmenë dispozitat e këtij ligji, ndërkohë që një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohetkësaj kategorie edhe gjatë hartimit të akteve nënligjore në zbatim të tij. Gjithashtuky ligj ka sjellë një risi tjetër në aspektin procedurial të masave mbrojtëse kundërdhunës në familje. Krijimin e linjës telefonike 24-orëshe të ankesave si dhe masatmbrojtëse të marra nga gjykata në formën e urdhërave të menjëherëshëm

mbrojtës dhe urdhërat e mbrojtjes për viktimat e dhunës në familje. Këtomasa të marra nga gjykata kanë si qëllim parandalimin e veprimeve të tjera tëdëmshme në të ardhmen si pasojë e dhunës në familje (të cilat janë parashikuarmë gjerësisht në nenin 10 të këtij ligji), ku ndër të tjera urdhërohet edhelargimi i dhunuesit nga banesa familjare për një kohë të caktuar. Këto masatë marra nga gjykata paraqiten në formën e masave alternative për shmangiene dhunës apo formave të tjera të dëmshme, pa qënë nevoja t’i nënshtrohenmasave të sigurimit të proçesit penal, duke lënë hapësirë më të gjerë përzgjidhjen e konfliktit të krijuar me pajtim si dhe rehabilitimin e subjekteve tëpërfshira në të. Në këtë kundvështrim, legjislatori duhet t’i kushtojë njëvëmendje të veçantë grave më aftësi të kufizuara në hartimin e akteve nënligjore,si në aspektin e mbrojtjes dhe të rehabilitimit të tyre, duke theksuar posaçërishtnevojën për mjete dhe shërbime mbështetëse për këtë kategori.

Page 34: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

34

Ligji “Për ndihmë dhe shërbime shoqërore” Nr. 9355, dt. 10.03.2005,parashikon kushtet dhe kriteret për përfitimin e ndihmës ekonomike dhe shërbimeveshoqërore. Ligji (neni 5) parashikon si përfitues të ndihmës ekonomike familjet patë ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme, jetimët mbi 25 vjeç të papunë,të cilët nuk janë në institucione apo nën kujdestari, si dhe prindrit me më shumëse dy fëmijë të lindur njëherësh që i përkasin familjeve në nevojë. Ndërkohë qëpërfitues të shërbimeve shoqërore (neni 6) sipas këtij ligji, janë fëmijët, të rinjtëderi në moshën 25 vjeç, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, si dhegratë dhe vajzat në nevojë. Ndërkohë që vajzat dhe gratë me aftësi të kufizuarajanë përfshirë brenda termit të përgjithshëm të personit me aftësi të kufizuar.Gjithashtu, ky ligj (neni 7) parashikon se personat me aftësi të kufizuara gëzojnë tëdrejtën për të përfituar një pagesë mujore për shkak të aftësisë të kufizuar apo tëdrejtën për kujdestar, për grupin e parë, e drejtë e cila garantohet si për vajzat dhegratë me aftësi të kufizuara.

Standartet e shërbimeve shoqërore (VKM nr. 658 datë 17.10.2005, janëmiratuar në plotësim të detyrimeve të ligjit 9355. Ky vendim përcakton parimet epërgjithshme të standarteve që do të ofrohen në Shqipëri si nga operatorët publikëdhe ata privatë, gjithashtu për qëndrat ditore dhe ato rezidenciale. Po në këtëaspekt, janë miratuar Standartet e shërbimit të përkujdesit shoqëror për personat

me aftësi të kufizuara në qendrat ditore dhe rezidenciale” (VKM nr. 822 datë

06.12.2006), të cilat janë një zbërthim i standarteve të përgjithëshme të shërbimeveme fokus personat me aftësi të kufizuara, në respektim të të drejtave dhe plotësimtë nevojave të tyre. Nëpërmjet këtyre standarteve, bëhet i mundur matja dhepërmirësimi i cilësisë të shërbimeve që do të ofrohen nga në nivel qarku/bashkie/komune. Standartet përfshijnë indikatorë në 5 fusha: pjesmarrjen në vendimmarrjelokale, vlerësimin dhe planin individual, pavarësinë, përfshirjen dhe vetvendosjen,procedurat e shërbimeve dhe procedurat e trajtimit të barabartë dhe ankimimit.Në të gjithë fushat e këtij dokumenti, indikatorët matës i janë referuar në mënyrëtë përgjithshme personave me aftësi të kufizuar, duke mos patur në vëmendje tëveçantë vajzat dhe gratë me aftësi të kufizuara, në përputhje me nevojat specifikeqë ato mbartin gjatë shërbimeve që do të ofrohen si në qendrat ditore dhe në atorezidenciale, si në ato publike apo private.

Standartet të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, në qendrat rezidenciale,

për personat e trafikuar ose në rrezik trafikimi (VKM Nr.195, datë 11.4.2007).Standartet parashikojnë detyrimin e shtetit për mbështeje sociale, akomodim,

Page 35: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

35

informacion, ndihmë mjeksore e psikologjike, edukim, trajnim, punësim embrojtje sociale, duke i trajtuar ato në dhjetë fusha të rëndësishme për jetëne personave të trafikuar.

Standartet e përcaktuara në këtë akt nënligjor, parashikojnë ofrimin e një paketetë plotë shërbimesh, në përputhje me nevojat e përfituesve, duke i adresuar ato nëmënyrë specifike me nevojat sipas moshës, gjinisë, nevojave të veçanta të personave.Standarti 2 parashikon ngritjen e një grupi multidisiplinar në trajtimin e individëve nëpërputhje me kriteret e vlerësimit, sipas një plani individual ku edhe përfituesi ështëpjesë, si dhe (standarti 3) të drejtat e përgjegjësitë e përfituesve, ofruesit e shërbimevenxisin e praktikojnë tolerancën, mirkuptimin e respektin, pa dallime në përkatësinëgjinore, atësinë mendore e fizike. Në mënyrë më specifike standarti 8, përcakton seofruesi i shërbimeve duhet të krijojë kushte dhe mjedis të përshtatshëm për përfituesine stafin në përputhje edhe me kapacitetin, nevojat e përfituesve, përfshirë edhe atome aftësi të kufizuara. Ambientet fizike të qendrave duhet të jenë të përshtatura përtë akomoduar e ofruar shërbime ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Ligji “Për Statusin e Invalidit të Punës”, Nr. 7889, (dt. 14.12.1994), (i ndryshuar)ofron mbështetje në të gjitha fushat për personat me aftësi të kufizuara, të cilëtjanë aksidentuar në punë apo që kanë përfituar aftësinë e kufizuar nga një sëmundjee përgjithshme por gjatë marrdhënieve të punës, dhe që në bazë të këtij ligji njihenme termin “invalidë pune”. Ky ligj përcakton marrjen në mbrojtje të invalidëve tëpunës në mënyrë që të marrin pjesë në jetën shoqërore si të gjithë individët etjerë, por në asnjë prej dispozitave të tij ligji nuk adreson në mënyrë të veçantëgratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara për vetë natyrën specifike që ato mbartin.

Ligji “Për Statusin e Invalidit Paraplegjik e Tetraplegjik”, Nr. 8626 dt. 22.6.2000(i ndryshuar) ofron mbështetje në të gjitha fushat për personat me aftësi të kufizuarapara dhe tetraplegjikë. Ligji “Për Statusin e të Verbërit” Nr.8098, (dt. 28.03.1996),i ndryshuar, ofron mbështetje në të gjitha fushat për personat me aftësi të kufizuaratë verbër. Aktet ligjore të përmendura, ashtu si Statusi i inalidëve të punës, i kanëtrajtuar nën termin e përgjithshëm të personit me aftësi të kufizuar, vajzat dhegratë me aftësi të kufizuara, pa u ndalur specifikisht në problematikat që paraqetky grupim, i cili është i diskriminuar edhe brenda vetë grupimit të aftësisë të kufizuar.

Ligji për “Nxitjen e Punësimit”, Nr. 7995, datë 29.9.1995 (i ndryshuar), synonpërcaktimin e politikave të përgjithshme për të mbështetur dhe siguruar një punësimtë plotë, produktiv dhe të zgjedhur lirisht nga çdo individ. Neni 15-16 i këtij ligji, në

Page 36: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

36

mënyrë specifike i referohet nxitjes së punësimit të kategorisë të personaveme aftësi të kufizuara, duke përcaktuar edhe masa sanksionuese në rast mospunësimi në çdo 24 punonjës 1 person me aftësi të kufizuar. Në të njëtënmënyrë si aktet ligjore dhe nënligjore të trajtuara më lart, një vëmendje tëveçantë ky ligj në dispozitat e tij duhet t’i kushtojë vajzave dhe grave me aftësitë kufizuara, me qëllim nxitjen e punësimit të tyre si një faktor i rëndësishëmnë gjithëpërfshirjen e tyre në shoqëri.

Ligji “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë” Nr.8872, (datë 29.3.2002), shpreh dhe mbron të drejtën e qytetarëve për arsim dheformim profesional, pavarësisht statusit social apo gjendjes shëndetësore të tyre.Neni 5/c i këtij ligji, përcakton se përfitues të arsimit dhe formimit profesionaljanë edhe grupet e veçanta që dëshirojnë riaaftësim profesional, si personat

me aftësi të kufizuara, nënat me shumë fëmijë, personat nën 18 vjeç, të

papunët afatgjatë etj. Edhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të këtijligji, një vëmendje e veçantë i është kushtuar sigurimit të kurseve të formimitprofesional me çmime të reduktuara apo falas për grupet në nevojë, përfshirëpersonat me aftësi të kufizuara, pavarësisht se në pjesën më të madhe të rastevemungesa e infrastrukturës e bën të vështirë ndjekjen e kurseve nga kjo kategori.Ndërkohë, nuk konstatohet të jenë miratuar akte nënligjore të posaçme për nxitjene formimit profesional të vajzave apo grave me aftësi të kufizuara, me qëllimngritjen e kapaciteteve të tyre intelektuale dhe profesionale.

Kuadri ligjor Shqiptar, ka garantuar të drejtat e vajzave dhe grave me aftësi tëkufizuara nën termin e përgjithshëm “vajza dhe gratë”, apo i ka cilësuar ato sipjesë e grupeve në nevojë. Ajo çka konstatohet si e pamjaftueshme në këtë drejtim,është mungesa e vëmendjes nga legjislatori për kushtet dhe specifikat e veçantaqë paraqet kjo kategori, si dhe rregullimin e tyre me akte nënligjore. Për rrjedhojë,ndërhyrje konkrete duhet të ndërmerren në aktet ligjore dhe nënligjore që trajtojnëshërbimet shoqërore, me qëllim standartizimin e shërbimeve për vajzat dhegratë me aftësi të kufizuara, duke patur në vëmendje specifikat dhe shërbimetmbështetëse për integrimin e tyre në shoqëri. Kjo do të ndihmonte në mënyrëtë veçantë ndryshimin e sterotipit tashmë të krijuar, se personat me aftësi tëkufizuara janë përfitues të thjeshtë të pagesës/pensionit të invaliditetit, pa evënë theksin tek aftësitë dhe nevojat e tyre për gjithëpërfshirje në shoqëri.Gjithashtu, aktet ligjore dhe nënligjore në fushën e kujdesit shëndetësor,arsimimi, formimi profesional dhe punësimi duhet të gjithëpërfshijnë dhe t’i

Page 37: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

37

kushtojnë një vëmendje të veçantë problematikës dhe garantimit të të drejtavesë vazjave dhe grave me aftësi të kufizuara në baza të barabarta me gjithë individëte tjerë të shoqërisë Shqiptare.

Raportet Kombëtare Periodike mbi zbatimin e KEDG

Raportet Kombëtare Periodike mbi zbatimin e KEDG, janë raporte të detyrueshmeperiodikë, me anë të së cilave Qeveria Shqiptare raporton mbi zbatimin e KEDG.

Deri më sot, Shqipëria ka përgatitur tre raporte mbi progresin e bërë në drejtimtë zbatimit të KEDG.

Gjatë gjithe përmbajtjes së raportit të parë e të dytë të kombinuar për zbatimine KDEG (2002), gruaja me aftësi të kufizuar përmendet vetëm një herë, në kapitulline raportimit mbi të drejtat e përfitimit nga sigurimet shoqërore, në të cilin citohetse çdo grua mund të përfitojë në rast sëmundjeje të përhershme a të përkohshme,aksidenti etj.

Në këtë raport, në asnjë nga fushat e tjera të mbuluara, nuk raportohet përsituatën e grave me aftësi të kufizuara.

Raporti i tretë kombëtar periodik (2008), përmban informacion mbi masat qëQeveria Shqiptare ka ndërmarrë gjatë periudhës 2003-2007, në drejtim të zbatimittë KEDG. Në të 137 faqet e tij, gratë me aftësi të kufizuara, megjithëse pretendohettë jenë një nga grupimet më të margjinalizuara dhe më të rrezikuara ndaj të gjithaformave të dhunës, përmenden vetëm (faqe 29 e raportit, burim dytesor) pesëherë.

Për gratë me aftësi të kufizuara raportohet në momentin kur tregohen ndryshimetpozitive të Kodit Penal në lidhje me trafikimin e femrave. Në nenet 114/b , në njëdispozitë të vecantë parashikohet dënimi në raste rekrutimi, transportimi,...shtrëngimi, mashtrimit, ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike e psikike dhe110/a të Kodit Penal me titull “Trafikimi i personave” sipas së cilës dënohet rekrutimi,transportimi, transferimi..., përfitimi nga gjendja shoqërore, fizike apo psikike...

Po në nenin 114/a është shtuar përcaktuar se “shfrytëzimi I prostitucionit... dukepërfituar nga paaftësia fizike e mendore e personit... dënohet me 7-15 vjet burgim”

Gratë me aftësi të kufizuara gjithashtu përmenden edhe kur raportohet mbiLigjin nr.8872, date 29.03.2002, “Për arsimin e Formimin Profesional”, sipërfituese nga shërbimet e arsimit e formimit professional. Po në zbatim të këtijligji, në Urdhërin 394, datë 23.02.2004 “Për tarifat e sistemit të formimitprofessional”, janë përmendur grupe vulnerabël si komuniteti rom, viktimat etrafikimit dhe gratë me aftësi të kufizuara janë lënë jashtë vemendjes duke uetiketuar me “etj.”.

Page 38: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

38

Po në lidhje me arsimimin, raportohet se Ministria e Arsimit po monitoronSKPAK, e cila synon të nxisë rritjen e pjesëmarrjes së vajzave me aftësi të kufizuaranë sistemin arsimor (asnjë masë konkrete nuk raportohet ne këtë drejtim). Nënxitje të rritjes së numrit të vajzave me aftësi të kufizuara në arsim është edheraportimi mbi trajnimin nga Ministria e Arsimit e 500 mësuesve në vit, të cilët dotë punojnë më fëmijë nga shtresat e margjinalizuara si edhe transporti I diferencuarpër fëmijë me aftësi të kufizuara. Në faqen 94 të raportit, personat me aftësi tëkufizuara, shihen si përfitues pasivë nga mbështetja me të ardhura në para.

Kur raportohet për programet e ndihmës ekonomike, parashikohet si detyrimnga SKBGJ&DHF shtrirja në të gjithë vendin e shërbimeve komunitare, nga të cilathamendësohet se duhet të përfitojnë edhe gratë me aftësi të kufizuara specifikisht,apo shërbimet duhet të jenë të përshtatura dhe përfshirëse edhe për gratë meaftësi të kufizuara.

Rekomandimi 18 I KEDG, citon që shtetet duhet të ofrojnë informacion përgratë me aftësi të kufizuara dhe duhet të marrin masa, në përputhje me situatënspecifike të tyre në drejtim të sigurimit të aksesit në edukim, punësim, shërbimeshëndetësore dhe sigurime shoqërore si edhe në të gjitha fushat e jetës sociale ekulturore. Ky rekomandim nuk është marrë në konsideratë dhe gratë me aftësi tëkufizuara janë lenë totalisht jashtë vëmëndjes në të gjitha fushat mbi të cilat ështëraportuar në këtë raport kombëtar.

5.2 Intervista me drejtues të Institucioneve Qendrore, përgjegjësepër problematikat e grave dhe ato të aftësisë të kufizuar

Gratë me aftësi të kufizuara dhe Politikat e Shanseve të Barabarta.

Një vëmendje e veçantë në këtë studim iu kushtua garantimit të të drejtave tëgrave me aftësi të kufizuara në politikat dhe programet e DPSHB. Kjo drejtori ka nëmisionin e saj hartimin e politikave dhe programeve që i shërbejnë zhdukjes sëpabarazive gjinore në fusha të ndryshme.

Intervista me drejtuesen e kësaj strukture, evidenton se gratë dhe vajzat meaftësi të kufizuara nuk zënë vend në misionin dhe strategjitë e kësaj drejtorie sikategori e veçantë. Ato mendohet të jenë të përfshira në politika dhe programegjinore në përgjithësi.

Mbi fushat në të cilat gratë me aftësi të kufizuara trajtohen specifikisht, drejtuestë DPSHB u përgjigjën se të drejtat e tyre pasqyrohen në SKBGJDHF dhe trajtohennë kuadër të të drejtave të grave në përgjithësi. Sipas tyre, kjo strategji është

Page 39: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

39

ndërsektoriale dhe shoqërohet nga një Plan Veprimi i zbërthyer në veprime specifikepër vitet 2007-2010, sipas 8 drejtimeve të përcaktuara në të. Plani i Veprimit ikësaj strategjie, përcakton një sërë masash, që në shumicën e tyre i adresohengrupeve në nevojë. Në këtë kontekst, indirekt ky dokument ka një trajtim të veçantëpër gratë me aftësi të kufizuara, si një prej grupeve në nevojë.

Drejtues të kësaj drejtorie, u përgjigjën se nuk kanë evidentuar në treguessasiorë apo statistikorë përqindjet që gratë me aftësi të kufizuara zënë në politikat,projektet e botimet e hartuara prej saj. Po në lidhje me këtë pyetje, drejtues tëDPSHB theksuan se SKBGJDHF është dokumenti i parë politik që adreson masakonkrete për arritjen e barazisë gjinore dhe luftën ndaj dhunës me bazë gjinore,dokument i cili merr përsipër të adresojë zgjidhjet e problemeve për kategorinë egrave në përgjithësi, pa i fragmetizuar ato sipas grupeve të vecanta. Po ashtu Ligji“Për barazinë Gjinore në Shoqëri”, merr në mbrojtje të drejtat në përgjithësi tëgrave, pjesë e të cilave janë edhe gratë me aftësi të kufizuara, duke e vënë theksinveçanërisht në mbrojtjen nga diskriminimi.

Lidhur me rekomandimin 18 të KEDG, i cili i detyron shtetet të raportojnë edhembi gjendjen e statistikat për gratë me aftësi të kufizuara në të gjitha fushat e saj,DPSHB iu përgjigj se ato kishin dijeni për këtë rekomandim, porse ai ende nukkishte filluar të vihej në zbatim. Sipas DPSHB, KEDG trajton garantimin e të drejtavenë përgjithësi të grave, duke mos adresuar masa specifike për kategori të caktuara,siç mund të jenë edhe gratë me aftësi të kufizuara.

Përsa i përket vendit që zënë gratë më aftësi të kufizuara në raportimet shtetëroreperiodike të progresit të bërë në vënd për arritjen e barazisë gjinore, raportimekëto pranë Komitetit përkatës të OKBsë, DPSHB raporton se aktualisht Shqipëriaka pregatitur Raportin IIItë periodik të KEDG dhe se në këtë raport pasqyrohen tëgjitha masat dhe arritjet në fushën e barazisë gjinore në përgjithësi. Gratë meaftësi të kufizuara, përsëri mendohet të jenë pjesë përbërëse e grupimit të gravedhe se për to nuk ka raportime specifike në asnjërën nga fushat.

Drejtues të DPSHB u përgjigjën se aktualisht të vetmet statistika që mblidhenpër gratë me aftësi të kufizuara në fushat e SKBGJDHF, janë ato të sferës sëmbrojtjes sociale. Gratë me aftësi të kufizuara janë të evidentura specifikisht vetëmne skemat e përfitimeve në para nga shteti (madje jo në të gjitha skemat), si edhenë rastet kur ato janë përfituese të shërbimeve sociale publike e jo publike tëofruara. DPSHB nuk raportoi të dhëna për gratë me aftësi të kufizuara në fusha sipunësimi, arsimi e formimi profesional, kujdesi shëndetësor, dhuna dhevendimmarrja.

Page 40: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

40

DPSHB iu përgjigj se kanë filluar përpjekjet për të përfshirë gratë me aftësi tëkufizuara në politikat horizontale që synojnë barazinë gjinore dhe se DPSHB do tëtentojë në vazhdimësi që problematikat e grave me aftësi të kufizuara tëinkorporohen në të gjitha poltikat horizontale të barazisë gjinore si ato të punësimit,mbrojtjes sociale, shëndetësisë, eleminimit të dhunës, mikrofinanca, arsimit eformimit pofesional, vendimmarrja. Sipas DPSHB, një inisiativë e tillë sanksionohetsë pari në parimin e mosdiskriminimit dhe atë të gjithëpërfshirjes së grave meaftësi të kufizuara në të gjitha këto politika.

Sipas DPSHB, jo gjithmonë gratë me aftësi të kufizuara janë pjesë e aktivitetevetë ndryshme që kjo drejtori organizon në kuadër të realizimit të misionit të saj.Pjesëmarrja e tyre nuk është direkte, por raportohet të jetë derivat i anëtarësisë qëkanë ato në OJF të ndryshme, të ftuara në këto aktivitete.

Referuar për përfshirjen e grave me aftësi të kufizuara në proceset e hartimit tëpolitikave që nxisin barazinë gjinore në të gjitha fushat, DPSHB u përgjigj se gratëme aftësi të kufizuara nuk janë përfshirë direkt, por përmes proçeseve konsultueseme organizata të grave apo atyre që punojnë në përgjithësi për personat me aftësitë kufizuara.

DPSHB raporton se gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara janë një ndër grupetshoqërore që ndeshen me barriera të shumta të diskriminimit real në materializimine të drejtave të tyre. Sipas tyre, disa nga shkaqet kryesore të këtyre barrieravejanë: mungesa të një kuadri ligjor e strategjik jo gjithëpërfshirës për gratë me aftësitë kufizuara, ndërgjegjësim i pakët mbi problematikat e nevojat specifike të graveme aftësi të kufizuara, mungesa e programeve specifike për to.

Gratë me aftësi të kufizuara dhe Politikat Sociale

Drejtuesi i Drejtorisë së Politikave Sociale, deklaron se gratë me aftësi tëkufizuara zenë vend të rëndësishëm në misionin dhe politikat që kjo drejtori harton,por brenda grupimit të personave me aftësi të kufizuara. Për vetë specifikën ekësaj drejtorie që është hartimi i politikave sociale, vëmendja ndaj problemeve tëaftësisë së kufizuar është evidente. Kjo problematikë, trajtohet në kuadrin epërgjithshëm në të gjitha strategjitë dhe programet që harton kjo drejtori, përmendurprogramin e pagesave të ndihmës ekonomike, të pagesave për personat me aftësitë kufizuara, shërbimeve sociale etj. Megjithatë, pavarësisht spektrit të trajtimit nëpërgjithësi të problemeve të aftësisë së kufizuar, nuk ka një trajtim specifik tëgrave me aftësi të kufizuara. Ato trajtohen në këto politika dhe programe në kuadërtë trajtimit të personave me aftësi të kufizuara në tërësi. Evidentohet veçmasvetëm komponenti statistikor i tyre, pra numri i grave me aftësi të kufizuara të

Page 41: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

41

regjistruara, të cilat përfitojnë prej disave nga skemat, pagesat e shërbimet përaftësinë e kufizuar. Raportohet se nuk ka një tregues të matshëm për të vlerësuarse ç’masë zë trajtimi i problemeve të grave me aftësi të kufizuara në politikat,programet dhe botimet e kësaj drejtorie, dhe se aktualisht nuk ka asnjë politikëapo program të veçantë për gratë me aftësi të kufizuara.

Pjesëmarrësi në studim nga kjo drejtori thekson se ka një seri aktesh ligjoredhe nënligjore që tentojnë drejt përmirësimit të statusit social të personave meaftësi të kufizuara. Gratë me aftësi të kufizuara janë përfituese direkte prej këtijkuadri ligjor, por gjithmonë si kategori përbërëse e personave me aftësi të kufizuaradhe jo specifikisht të trajtuara.

Drejtoria e Politikave Sociale citon se ka të dhëna statistikore, në nivel kombëtardhe lokal për çdo njësi vendore, për gratë me aftësi të kufizuara. Këto të dhënakanë të bëjnë vetëm me fushën objekt të saj, e cila është Mbrojtja Sociale.Megjithëse kjo drejtori grumbullon të dhëna statistikore për numrin e grave meaftësi të kufizuara si në nivel kombëtar po ashtu edhe lokal, në praktikën e raportevetë saj periodike nuk evidentohet raportimi veçmas për to. Të intervistuarit ejustifikojnë këtë situatë me faktin se asnjëra prej politikave të hartuara prej tyre nësferën e përfshirjes sociale nuk ka të përfshirë komponentin e perspektivës gjinore.Nisur nga ky fakt, ato theksojnë se duke mos qenë të përfshira në strategji tëndryshme specifikisht, nuk mund të ketë detyrim për të raportuar për gratë meaftësi të kufizuara specifikisht.

Drejtoria e Politikave Sociale referon se bën përpjekje që problematikat epersonave me aftësi të kufizuara të jenë pjesë e politikave dhe programeve që ajoharton dhe gratë me aftësi të kufizuara nuk trajtohen specifikisht në to.

Përfaqësues të personave me afësi të kufizuara janë shpesh pjesëmarrës nëtryezat e hartimit të kuadrit politik të kësaj drejtorie, në pozicionin e konsultuesit.Ndërkohë që në praktikën e deritanishme të aktiviteteve të ndryshme mediatiko-promovuese të organizuara nga Drejtoria e Politikave Sociale, nuk rezultonpjesëmarrje e grave me afësi të kufizuara.

Gratë me aftësi të kufizuara dhe Politikat e Punësimit

Sipas pjesëmarrësit në studim nga Drejtoria e Politikave të Punësimit nëMPCSSHB, gratë me aftësi të kufizuara zenë një vend të vecantë në politikat epunësimit dhe ato të formimit profesional shtetëror. Në to, gratë me aftësi tëkufizuara përbëjnë një nga grupet e veçanta që kanë prioritet në programet enxitjes së punësimit, apo përfitojnë formim profesional falas në qendrat publike tëformimit profesional. Po sipas Drejtorisë së Politikave të Punësimit, megjithëse

Page 42: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

42

problematika e grave me aftësi të kufizuara zë një vend të rëndësishëm në politikatdhe programet qe kjo drejtori harton, ka një mosinteresim të dukshëm të grave meaftësi të kufizuara për t’u evidentuar pranë drejtorive të punësimit dhe qendrave tëformimit profesional, si edhe shmangie nga ana e biznesit e detyrimeve për punësimtë tyre, arsye këto që nuk i përkthejnë në rezultate konkrete këto politika.

Drejtoria e Politikave të Punësimit ka të evidentuara 1217 gra me aftësi të kufizuara,të rregjistruara pranë drejtorive rajonale dhe vendore të punësimit. Kjo statistikëkombëtare është produkt i të dhënave vendore të drejtorive rajonale. Kjo drejtoriraporton në mënyrë periodike për numrin e grave me aftësi të kufizuara të rregjistruaranë drejtoritë e punësimit, ato të punësuara apo të trajtuara me pagesë papunësie, siedhe të formuara në qendrat publike të formimit profesional.

Problematika e kësaj kategorie, ashtu si u përmend dhe u sqarua edhe më sipër,është pjesë e hartimit të politikave dhe programeve të vecanta për grupe në nevojë.Si rrjedhojë, gratë me aftësi të kufizuara, janë të përfshira në politikat horizontale tëpunësimit dhe formimit profesional, mision i Drejtorisë së Politikave të Punësimit.

Në të njëjtin pozicion si dy drejtoritë e tjera, edhe për këtë drejtori statusi i përfshirjessë grave me aftësi të kufizuara në procesin e hartimit të programeve dhe politikave kaqenë ai i konsultuesit, jo specifikisht, por nën ombrellën e organizatave të aftësisë sëkufizuar.

Barrierat kryesore që evidenton Drejtoria e Politikave të Punësimit, si pengesa tëeleminimit të diskriminimit ndaj grave me aftësi të kufizuara në fushën e punësimitdhe të formimit profesional, janë mungesa e programeve specifike për to,përshtatshmëria e mjediseve të punës dhe trajnimit, ndërgjegjësim i ulët ndër vetëgratë me aftësi të kufizuara për të drejtat, mundësitë e kapacitetet e tyre. Në aktivitetete organizuara nga kjo drejtori, prezenca e grave me aftësi të kufizuara ka qenë pothuajseinekzistente, kjo për disa arsye ndër të cilat më të dukshmet janë mungesa e organizimittë tyre në OJF dhe mungesa e përshtatshmërisë së mjediseve ku janë organizuar këtoaktivitete.

Gratë me aftësi të kufizuara në fokusin e SKPAK

SKPAK në fokusin e saj ka objektivat dhe synimet kryesore të Qeverisë Shqiptaredhe të aktorëve të tjerë të interesuar në fushën e përshtatshmërisë së mjedisit,shërbimeve, arsimit-punësimit e formimit profesional, në fushën e legjislacionit dhekërkimeve për personat me aftësi të kufizuara. Pyetja që ngrihet, në përputhje meqëllimin e këtij studimi, është a përfshihen në këtë dokument politik problemet egrave dhe vajzave në mënyrë specifike. Nga intervista e zhvilluar për këtë drejtori,rezulton se problematikat e grave e vajzave me aftësi të kufizuara, përfshihen në

Page 43: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

43

mënyrë tepër të kufizuar në SKPAK. Arsyeja që kjo strategji nuk përfshin specifikishtgruan me aftësi të kufizuara është sepse në hartimin e saj nuk është marrë nëkonsideratë përfshirja e komponentit të perspektivës gjinore, problematikat dhe nevojate ndryshme që kanë të dyja gjinitë.

Sekretariati teknik për personat me aftësi të kufizuara monitoron çdo vit realizimine objektivave të SKPAK. Në këto raporte monitorimi, aktualisht ka të dhëna statistikorepër gratë e vajzat me aftësi të kufizuara vetëm në fushat e shërbimeve dhe në mënyrëtë kufizuar në fushën e punësimit. Në fushat e tjera të SKPAK, ende nuk ka të dhënapër personat me aftësi të kufizuara në përgjithësi dhe për gratë në veçanti. Arsye emungesës të së dhënave, referohet nga kjo drejtori, është mungesa e një sistemi tëdetajuar indikatorësh për çdo fushë të SKPAK. Përpjekjet e Drejtorisë së Monitorimittë Strategjive që problemet e grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara të përfshihennë strategjitë apo dokumentat e tjerë, konsistojnë në dhënien e rekomandimeverespektivisht drejtorive të tjera politikbërëse, pasi në misionin e saj kjo drejtori kavetëm monitorimin e strategjive dhe jo hartimin e atyre të reja. Në të njëjtën mënyrëshfaqet edhe përpjekja për të përfshirë specifikisht problemet e grave me aftësi tëkufizuara në strategjitë apo programet për personat me aftësi të kufizuara. Sipasdrejtuesve të kësaj drejtorie, ekzistojnë barriera specifike të cilat pengojnë gratë meaftësi të kufizuara të jenë të dukshme dhe të përfshira sipas të gjitha fushave tëSKPAK. Barriera të cilat përmenden janë përshtashmëria e ambjenteve, ndërgjegjësimi ulët, mungesa e besimit dhe vlerësimit të vetë grave me aftësi të kufizura, mungesae programeve të vecanta etj.

5.3 Intervista me organizata të cilat kanë në fokus fuqizimin e grave

38 organizata te cilat kanë në fokus perspektivën gjinore, u përfshinë në vëzhgim.Të pyetur mbi mbledhjen periodike të të dhënave për gratë me aftësi të kufizuara

përfituese nga programet që organizatat zbatonin, 76,4% e tyre (n=29) u shprehënse ato nuk kishin të dhëna specifike për gratë me aftësi të kufizuara.

Grafiku 5, shpjegon arsyet që organizatat e grave listojnë mbi mungesën e tëdhënave për gratë me aftësi të kufizuara në programet e tyre.34,2% e organizatave(n=13), listojnë si një nga arsyet e mungesës të së dhënave, mospasjen në prioritetete organizatës gratë me aftësi të kufizuara. 28,9% e tyre (n=11) theksojnë se ato“punojnë për të gjitha gratë pa bërë dallime”.

15,85% e organizatave listojnë si një prej pengesave në mungesën e të dhënavemungesën e informacionit dhe kapaciteteve në trajtimin e problematikave të grave

Page 44: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009
Page 45: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

45

Pyetjes nëse janë gratë me aftësi të kufizuara të referuara në objektivatstrategjikë të organizatës, 71,1% e të intervistuarve (n=27), iu përgjigjënnegativisht (shih Grafikun 7).

Grafiku 7: Referimi ne objektivat strategjike te organizatës

Organizatat të cilat nuk i kishin të referuara gratë e vajzat me aftësi tëkufizuara në strategjitë e tyre listuan disa nga arsyet, të cilat nuk kishin lejuarpërfshirjen e tyre.

Siç rezulton në grafikun 8, 15,7% e organizatave (n=6), mendojnë se gratëme aftësi të kufizuara përfitojnë indirekt nga programet e tyre; 15,7% etyre(n=6) shprehen se nuk kanë një strategji të qartë për këtë kategori nënevojë; 13,1% (n=5) mendojnë se nuk i kanë kushtuar vëmendje dhe i kanëlënë pas dore problematikat e grave me aftësi të kufizuara; 10,5% eorganizatave (n=4) raportojnë se ato ofrojnë shërbime specifike për gratë e jopër gratë me aftësi të kufizuara; 5,2% e organizatave theksojnë se ka mëshumë nevojë për ndërgjegjesim mbi gjendjen e problemet e grave me aftësitë kufizuara dhe po kaq citojnë se nuk i kanë përfshirë gratë me aftësi tëkufizuara, pasi kanë dashur të ruajnë fushat specifike të ekspertizës; 7,8%(n=3) shprehen se megjithëse jemi të ndjeshëm ndaj problematikave të kësajkategorie, nuk i trajtojmë vetë por i referojmë ne organizata të tjera.

Page 46: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009
Page 47: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

47

Grafiku 10: Hartimi i strategjive që përfshirjnë gruan me aftësi tëkufizuara

Drejtimet në të cilat këto organizata do të fokusohen për t’i bërë më përfshirësejanë edukimi e ndërgjegjësimi (33,3%); fuqizimi i kapaciteteve (33,3%); asistencaligjore, formimi profesional dhe shëndeti riprodhues (shih grafikun 11).

Grafiku 11: Fushat ku do të përfshihen gratë me aftësi të kufizuaranë strategji të ardhshme

Organizatat të cilat nuk kishin në planet e tyre të afërta të ndryshoninstrategjinë e tyre në favor të përfshirjes së problematikave të grave me aftësitë kufizuara, listuan disa nga arsyet kryesore të cilat kufizonin një ndryshim tëtillë. Grafiku 12, pasqyron disa nga arsyet e mospërfshirjes së grave me aftësitë kufizuara në strategjitë e programet e organizatave të grave. Rezulton semungesa e njohurive për problematikat e aftësisë së kufizuar dhe nevojatspecifike që mbart ky grupim, përbëjnë shkakun kryesor i cili i pengon organizatate grave të dalin nga korniza e tyre e deritanishme. 65,7% e organizatave(n=25) u shprehën se nuk kanë njohuritë e duhura për t’u përballur me

Page 48: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

48

problematikën e grave me aftësi të kufizuara. 36,8% e organizatave (n=14)theksuan se mungojnë të dhënat dhe informacioni i duhur për gratë me aftësitë kufizuara, e si rrjedhoje kjo e limiton trajtimin dhe përfshirjen e tyre nëorganizata të grave.

Shtatë prej organizatave të intervistuara u shprehën se nuk kanë kapacitetetpër të bërë të mundur përfshirjen e problematikave të grave me aftësi të kufizuaranë programet e strategjitë e tyre.

Grafiku 12. Arsyet e mos përfshirjes së grave me aftësi tëkufizuara në strategji të ardhshme

Grafiku 13, pasqyron disa nga barrierat kryesore të cilat pengojnë përfshirjen egrave dhe vajzave me aftësi të kufizuara në programet e ofruara për të gjithagratë nga organizatat me fokus perspektivën gjinore.

39,4% e organizatave (n=15) shohin si barrierë mungesën e ambientevetë përshtatura, të cilat pengojnë aksesin e grave me aftësi të kufizuara nëprogramet e tyre. 34,2% (n=13), theksojnë se mungojnë fondet për tëmundësuar akomodimin e cdo programi, në përshtatje me nevojat specifiketë grave me aftësi të kufizuara. 28,9% e organizatave (n=11) shohin si pengesënivelin e ulët të ndërgjegjësimit për gratë me aftësi të kufizuara e të drejtat etyre. 21 % (n=8) shohin si pengesë të mos trajtimit të grave me aftësi tëkuf izuara, fondet e kuf izuara të akorduara në sferën e aftësisë sëkufizuar.18,4% (n=7) theksojnë si barrierë mungesën e trajnimit e informacionitpër këtë kategori brenda organizatave të tyre. Vetëm njëra prej organizataveshprehet se ekzsistojnë qëndrime negative brenda organizatës ndaj grave meaftësi të kufizuara.

Page 49: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

49

Grafiku 13: Barrierat të cilat pengojnë OJFtë të përfshijnë gratë meaftësi të kufizuara

Nga grafiku 14, rezulton se 57,8% e organizatave (n=22), nuk e kanëkonsideruar aftësinë e kufizuar në trajnimet e ofruara mbi perspektivën gjinore.Ndërkohë 26,4% e organizatave mendojnë se gratë me aftësi të kufizuara nukjanë të përfshira dhe mendimi i tyre nuk merret në konsideratë në raste marrjeshvendimesh në interes të tyre.

Grafiku 14: Përfshirja e aftësisë së kufizuar në trajnime

Page 50: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

50

Grafiku 15: Përfshirja në marrje vendimesh

76,3% e organizatave (n=29), shprehen se e kanë të pamundur të ofrojnëshërbime për gratë e vajzat me aftësi të kufizuara, pasi ambientet ku ofrohenkëto shërbime si edhe materialet ndihmëse e informuese për to janë tëpapërshtatura dhe jo në përputhje me standartet e nevojat e grave me aftësitë kufizuara (shih grafikun 16)

Grafiku 16: Ambiente e materiale të përshtatura për akomodimin eofrimit të shërbimeve për gratë me aftësi të kufizuara

50% e organizatave (n=19), theksuan mungesën e kapaciteteve brenda stafitpër të pritur, akomoduar dhe përballuar nevojat specifike të grave me aftësi tëkufizuara brenda programeve dhe shërbimeve të cilat ato ofronin.

Page 51: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

51

Grafiku 17: Kapacitetet e stafit për të përballuar nevojat e graveme aftësi të kufizuara

44,8% e organizatave (n=17) nuk ishin përfshirë ndonjëherë në trajnime tëfokusuara në çështje të aftësisë së kufizuar.

Grafiku 18: Pjesëmarrje në trajnime në sferën e aftësisë së kufizuar

5.4 Intervista me organizata të cilat kanë në fokus aftësinë ekufizuar

28 organizata, të cilat janë të fokusuara në çështje të aftësisë së kufizuar, upërfshinë në intervista të realizuara për qëllimin e këtij studimi.

Të pyetur mbi ekzistencën e të dhënave të grave e vajzave me aftësi të kufizuara,të përfshira në të gjitha stadet e programeve të zbatuara prej tyre, 57,1% eorganizatave (n=16) u përgjigjën pozitivisht dhe 42,9% (n=12) u shprehën se nukkishin të dhëna specifikisht për gratë me aftësi të kufizuara (shih grafikun 19).

Page 52: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

52

Grafiku 19: Të dhëna periodike për gratë e vajzat me aftësi tëkufizuara në të gjithë stadet e programit

Arsyet, të cilat organizatat e fushës së aftësisë së kufizuar, përdorën për tëjustifikuar mungesën e të dhënave janë të paraqitura në grafikun 20. Nga grafikurezulton se 58,3% e tyre “nuk merr në konsideratë nevojat specifike dhe i trajtojnënjëlloj të gjithë personat me aftësi të kufizuara”. 25% e tyre, thekson se “në fokustë punës sonë janë fëmijët me aftësi të kufizuara”. 16,7% i kanë të dhënat jo tëdetajuara për programe specifike, por me përqindje.

Grafiku 20: Arsyet e mungesës të së dhënave specifike

Nga grafiku 21, rezulton se 12 organizata japin shifra konkrete për gra e vajzanë programe punësimi e formimi profesional, 10 organizata japin shifra për asistencëligjore të ofruar për gra me aftësi të kufizuara e familjet e tyre, 11 organizatareferojnë shifra për gratë që kanë marrë pjesë në trajnime të ofruara prej tyre, 8organizata raportojnë shifra për gra e vajza të cilat frekuentojnë qendra ditore dhe

Page 53: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

53

që marrin asistencë në familje, 7 organizata raportojnë shifra për përfshirje nëprograme këshillimi, 6 organizata raportojnë mbi vajza me aftësi të kufizuara nëarsim gjithëpërfshirës dhe 3 organizata japin shifra mbi përfitimin e grave meaftësi të kufizuara nga programet e tyre të fokusuara në fushën e shëndetit.

Grafiku 21: Të dhëna për gra e vajza përfituese

Gratë e vajzat me aftësi të kufizuara janë të përmendura në objektivatstrategjikë në 67,8% të organizatave të intervistuara (n=19). Grafiku 22, tregonse 32,2% të organizatave të aftësisë së kufizuar, gratë nuk janë të përfshiranë objektivat strategjike.

Të gjitha organizatat që nuk i përmendin gratë me aftësi të kufizuara nëplanet e tyre strategjike (n=9), citojnë se ato janë organizata që punojnë përtë gjithë njëlloj, pa trajtuar specifikisht gratë.

Grafiku 22: Referim i grave me aftësi të kufizuara në objektivastrategjikë të organizatës

Page 54: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

54

Grafiku 23 tregon fushat specifike në të cilat gratë me aftësi të kufizuaratrajtohen specif ik isht nga organizata të ndryshme. 57,8% (n=11) eorganizatave, kanë programe të ndjeshme ndaj grave me aftësi të kufizuaranë sferën e fuqizimit të kapaciteteve dhe lidershipit të tyre;52,6% (n=10)projektet e tyre në nxitke të punësimit i kanë të përshtatura sipas nevojaveedhe të grave me aftësi të kufizuara, 47,3% e organizatave (n=9), janë tëndjeshme ndaj grave në sferën e arsimit dhe 15,7% (n=3) në drejtim tëofrimit të asistencës ligjore.

Grafiku 23: Drejtimet e përfshirjes së grave e vajzave me aftësi tëkufizuara nga organizata të sferës së aftësisë sëkufizuar

Të pyetur mbi mundësinë e rishikimit të planeve të tyre strategjike meqëllim që ato të jenë më të ndjeshme ndaj problematikave specifike të graveme aftësi të kufizuara, 50% (n=14) e organizatave u përgjigjën se ato do t’irishikojnë ato me qëllim rritjen e numrit të grave e vajzave me aftësi të kufizuaranë të gjitha stadet dhe fuqizimin e tyre (grafiku 24).

Fushat, ku ato do të intensifikonin ndryshimet e tyre strategjike në drejtimtë përfshirjes së perspektivës gjinore, ishin ato të shërbimeve specifike përgratë e vajzat me aftësi të kufizuara (50%; n=7), ndërgjegjësimi e avokatiapër të drejtat e grave me aftësi të kufizuara(28,5%; n=4), fuqizimi i grave meaftësi të kufizuara (21,5%; n=3).

Page 55: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

55

Grafiku 24: Strategji të reja për të rritur numrin e grave e vajzave meaftësi të kufizuara të përfshira

Grafiku 25: Fushat në të cilat do të fokusohet strategjia përpërfshirje të grave me aftesi të kufizuara

Arsyet me anë të të cilave 50% e organizatave të intervistuara justifikojnëmos përfshirjen e perspektivës gjinore në strategjitë e tyre, listohen nëgrafikun 26.

Sipas rezultateve të pasqyruara në të, organizatat (n=14), theksojnë senuk duan të ndryshojnë pasi”nuk mund të bëjnë dallime mes kategorive brendasferës së aftësisë së kufizuar”. 92,8% e tyre (n=13) citojnë se “gratë meaftësi të kufizuara janë pjesë e grupimit të personave me aftësi të kufizuara”dhe se “ka shumë problematika të pazgjidhura për të gjithë grupimin e personaveme aftësi të kufizuara”.

Page 56: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

56

Grafiku 26: Arsyet mbi mos hartimin e strategjive të reja, tëndjeshme ndaj grave me aftësi të kufizuara

Grafiku 27, jep opinionet e organizatave të sferës së aftësisë së kufizuarmbi barrierat kryesore, të cilat ndikojnë që gratë e vajzat me aftësi të kufizuaratë jenë të padukshme dhe të papërfshira edhe në programet e orientuaradrejt aftësisë së kufizuar. 82,1% e organizatave (n=23), shprehen se ato nukkanë fonde të mjaftueshme për të mundësuar përshtatjen e të gjitha llojevetë shërbimeve për të gjitha kategoritë e grave me aftësi të kufizuara; 60,7% etyre (n=17), theksojnë se mungesa e një ambienti të përshtatur dhe e shërbimittë transportit të përshtatur ndikojnë negativisht në izolimin e grave me aftësitë kufizuara nga përfitimet që ato mund të kenë nga programet të cilatorganizatat zbatojnë e më gjerë; 57,1% e organizatave (n=16), theksojnëmungesën e të dhënave të sakta për gratë me aftësi të kufizuara si një faktorqë ndikon në mospërfshirjen e mos trajtimin e problematikave të tyre; 35,7%(n=10) e shohin asistentin personal si një nga parakushtet e domosdoshëmpër rritjen e shkallës së pjesëmarrjes së grave me aftësi të kufizuara; 32,1%(n=9) citojnë se problematikat e grave me aftësi të kufizuara janë specifikedhe nuk njihen. Kjo sjell vështirësi edhe në trajtimin e zgjidhjen e tyre. 28,5%e të intervistuarve (n=8) e vënë theksin në nivelin e ulët të ndërgjegjësimindhe mungesën e njohurive për të përfshirë perspektivën gjinore brendaprogrameve e projekteve të tyre.

Page 57: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

57

Grafiku 27: Barrierat që pengojnë organizatat e aftësisë sëkufizuar të jenë më të ndjeshmë e përfshirësë ndajgrave me aftësi të kufizuara

39.3 % e tyre nuk kanë marrë pjesë në trajnime mbi perspektivën gjinore.32,2% (n=9), mendojnë se gratë me aftësi të kufizuara duhet të jenë pjesë etryezave konsultuese në të cilat hartohen politika në favor të tyre. 35,8% eorganizatave pjesëmarrëse, pohojnë se qendrat e tyre dhe shërbimet që ato ofrojnë,nuk janë të përshtatura për të pritur gratë me aftësi të kufizuara (grafiku 28)

Grafiku 28: Përshtatshmëria e qendrave e shërbimeve për tëakomoduar gratë me aftësi të kufizuara

5.5 Organizata ndërkombëtare

Gjashtë organizata ndërkombëtare, të cilat zbatojnë në Shqipëri programe tëndryshme zhvillimi, u përfshinë në intervistat me qëllim realizimin e këtij studimi.

Page 58: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

58

Vetëm njëra prej organizatave kishte të dhëna specifike, të cilat periodikishtmblidheshin për gratë me aftësi të kufizuara, përfituese të programeve të tyre.Disa nga arsyet e listuara në përgjigje të pyetjes se përse nuk kishin të dhëna përgratë me aftësi të kufizuara, janë:”Nuk janë në fokusin e programit tonë”, “Personatme aftësi të kufizuara trajtohen në tërësi e jo të ndarë sipas gjinisë”, “Aktualisht pozbatojmë projekte për gratë, por ato nuk specifikojnë gratë me aftësi të kufizuara”,“Përmes programeve tona, ngremë kapacitetet shtetërore për të mbledhur të dhëna”.

Asnjëra prej organizatave nuk jep shifra mbi gra e vajza me aftësi të kufizuara,përfituese të programeve të tyre. Gjysma e organizatave i kanë të referuara gratëme aftësi të kufizuara në planet e tyre strategjike, por të përfshira në grupimin epersonave me aftësi të kufizuara. Fushat kryesore në të cilat gjejnë pasqyrimproblematikat e personave me aftësi të kufizuara janë ato të edukimit, shërbimevesociale dhe asistencës shëndetësore. Citime të tjera janë:”Vajzat e gratë me aftësitë kufizuara përfitojnë indirekt nga programet tona” dhe se “Kohët e fundit kapasur përpjekje dhe zhvillime për gjithëpërfshirjen e aftësisë së kufizuar në programetë ndryshme”

Katër nga gjashtë organizatat e intervistuara nuk kanë plane të afërta tëndryshojnë strategjitë e tyre për t’i bërë ato më të ndjeshme ndaj përfshirjes sëgrave me aftësi të kufizuara. Për të gjykuar mbi barrierat të cilat ndikojnë në përfshirjene ulët të grave e vajzave në programet e zhvillimit të zbatuara nga organizatatndërkombëtare, katër prej organizatave (66%), theksuan se “ato janë jashtë fokusittë organizatave tona”. Njëra prej organizatave theksoi ndërgjegjësimin e ulët përkëtë kategori. Po ashtu, një tjetër organizatë listoi si barrierë kryesore mungesën estatistikave për gratë e vajzat me aftësi të kufizuara si edhe mungesën e trajnimitpër nevoja specifike të tyre. Niveli i ulët i ndërgjegjësimit, fondet e pakta të akorduaranë sferën e aftësisë së kufizuar nga donacionet për trajtimin dhe akomodimin egrave me aftësi të kufizuara, mungesa e përshtatshmërisë në infrastrukturë etransport, shihen si barriera të tjera të cilat pengojnë organizatat e zhvillimit të jenëmë të fokusuara në gratë e vajzat me aftësi të kufizuara.Vetëm njëra prej organizatavetë intervistuara, ka ambientet e saj të përshtatura, me qëllim sigurimin e aksesitpër personat me aftësi të kufizuara.

Page 59: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

59

Megjithëse ka arritje në drejtim të përmirësimit të kuadrit ligjor që nxit barazinëgjinore dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara, gratë dhe vajzat meaftësi të kufizuara në Shqipëri, nuk kanë ende vendin e duhur në asnjërin prejdokumentave politikë të Qeverisë Shqiptare në fushën e barazisë gjinore dhe tëaftësisë së kufizuar.

Strategjitë e ligjet që nxisin barazinë gjinore e trajtojnë gruan me aftësi tëkufizuara jo si të barabartë me gratë e tjera. Gratë me aftësi të kufizuara, shihen sinjë kategori jo aktive, e cila duhet të përfitojë vetëm nga shërbimet sociale dhepagesat e akorduara për aftësinë e kufizuar.Gratë me aftësi të kufizuara nuktrajtohen specifikisht në asnjë nga fushat që nxit fuqizimin e vendimmarrjen e tyre,shërbime shëndetësore e punësim të përshtatur për to, fuqizimin ekonomik. Gratëme aftësi të kufizuara janë lënë jashtë përfitimit të shërbimeve për të gjithë, pasiato nuk planifikohen të jenë në përputhje edhe me nevojat e tyre specifike.

Ka mungesë të statistikave për gratë me aftësi të kufizuara në fusha si punësimi,arsimi e formimi profesional, përfshirja në komunitet e shërbime. Statistikatkombëtare janë fragmentare, nuk ekzistojnë për të gjitha llojet e aftësive të kufizuara,duke mos dhënë mundësi të gjykosh mbi numrin total të grave e vajzave me aftësitë kufizuara, gjendjen e tyre aktuale, nevojat që ato kanë.

Gruaja me aftësi të kufizuara nuk është pjesë e raporteve kombëtare të detyruarapër raportimin e zbatimit të Konventës për Eliminimin e të Gjitha Formave tëDiskriminimit ndaj Gruas, duke mos zbatuar kështu një prej rekomandimeve tëkësaj konvente.

SKPAK është krejtësisht e pa ndjeshme ndaj konceptit të perspektivës gjinore,gratë me aftësi të kufizuara janë të pa dukshme në të dhe në raportet e monitorimitpër zbatimin e saj. Strategjia ende nuk është një dokument punë për institucionetpërgjegjëse, e shoqëruar me masa konkrete për zbatim. Një situatë e tillë sjell përpasojë edhe mangësi në procesin e raportimit, duke mos i dhënë hapësirë për mëtepër raportimit të aspektit gjinor.

6. DISKUTIM/KONKLUZIONE/REKOMANDIME

Page 60: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

60

Të gjitha ligjet e strategjitë për personat me aftësi të kufizuara nuk kanë tëpërfshirë komponentin e perspektivës gjinore. Nuk ka përpjekje për inkorporim tëproblemeve të grave me aftësi të kufizuara në politikat horizontale ku barazia gjinoretenton të inkludohet. Ky evidentim duhet të shërbejë si një rekomandim për hartimine dokumentave të tjerë në të ardhmen, apo rishikimin e atyre ekzistues.

Gratë me aftësi të kufizuara nuk kanë zërin e tyre në hartimin e dokumentaveqeveritarë si për barazinë gjinore ashtu edhe për aftësinë e kufizuar. Ato përfaqësohenjo direkt nga organizata të sferës së aftësisë së kufizuar apo atë barazisë gjinore.

Ndërgjegjësim i ulët në nivel qendror e lokal për të drejtat e tyre si gra dhe sipersona me aftësi të kufizuara, ambienti i papërshtatshëm, mungesa e shërbimevendihmëse bazë, vetvlerësim e organizim i pamjaftueshëm i vetë grave me aftësi tëkufizuara, janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në mos përfshirjen e grave meaftësi të kufizuara në dokumenta politik të Qeverisë Shqiptare për gratë dhe përaftësinë e kufizuar.

Rekomandime

Institucionet përgjegjëse për nxitjen e barazisë gjinore dhe respektimin e tëdrejtave të personave me aftësi të kufizuara rekomandohen të:

Ndërgjegjësohen e rrisin kapacitet e tyre mbi të drejtat dhe nevojat egrave me aftësi të kufizuara, si një prej kategorive më të diskriminuara eme më pak vëmendje.Rishikojnë strategjitë e ligjet ekzistuese, me qëllim përfshirjen ekomponentëve të perspektivës gjinore në to.Të nxisin përfshirjen e komponentit të barazisë gjinore në të gjithapolitikat horizontale dhe multidimensionale sipas të cilave aftësia ekufizuar duhet të trajtohet (punësim, arsim, shëndetësi, shërbime,transport, fëmijë, të rinj, të moshuar etj.)Të ngrenë një sistem indikatorësh me bazë gjinore dhe aftësinë e kufizuarme qëllim monitorimin e zbatimit të të gjitha strategjive për aftësinë ekufizuar dhe barazinë gjinore.Të nxisin statistika për gratë me aftësi të kufizuara në çdo fushë tëstrategjive përkatëse, në nivel vendor e qendror.Të sigurojnë që gratë me aftësi të kufizuara të jenë pjesë e cdo tryeze ngae cila merren vendime për to.Të nxisin studime kombëtare per vlerësimin e gjendjes e nevojave të graveme aftësi të kufizuara.

Page 61: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

61

Të përfshijnë raportimin për gratë me aftësi të kufizuara në të gjitharaportet e detyrueshme përmes të së cilave Qeveria Shqipatre raporton sipër gratë ashtu edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Organizata të cilat punojnë në drejtim të nxitjes së barazisë gjinore

Nga analiza e rezultateve të intervistave me OJF, të cilat punojnë për gratë,rezulton se gratë me aftësi të kufizuara nuk kanë vëmendjen e duhur për të qenëpjesë integrale në programet e tyre. Nuk ka të dhëna për gratë me aftësi të kufizuaratë përfshira apo përfituese nga programet e organizatave të grave. OJF që punojnëpër gruan nuk e kanë në fokus gruan me aftësi të kufizuara dhe mendojnë seështë një çështje që duhet trajtuar nga organizatat e sferës së aftësisë së kufizuar.Organizatat që punojnë për gratë, mendojnë se gratë me aftësi të kufizuara mundtë jenë përfituese indirekt të të gjitha nismave e ndryshimeve për përmirësimin estatusit të gruas në tërësi. Një faktor tjetër që duhet marrë në konsideratë, ështëai i mungesës së informacionit, kapaciteteteve të duhura brenda organizatës meqëllim përfshirjen e trajtimin e grave me aftësi të kufizuara. Qendrat në të cilatfunksionojnë organizatat e grave janë të papërshtatura për të akomoduar gra meaftësi të kufizuara dhe kjo shihet si një nga barrierat kryesore në mos përfshirjen etyre. Barriera të tjera si ndërgjegjësimi i ulët mbi të drejtat e problematikat e graveme aftësi të kufizuara, mungesa e fondeve në sferën e aftësisë së kufizuar, janëdisa nga elementët që duhen marrë në konsideratë.

Rekomandime

Organizata të cilat punojnë në drejtim të nxitjes së barazisë gjinore, rekomandohet të:Organizatat e sferës së barazisë gjinore të ndërgjegjësohen e të përfshihen nëtrajnime mbi të drejtat dhe nevojat specifike të grave me aftësi të kufizuara.Të përmirësojnë planet e strategjitë e tyre, me qëllim përfshirjen e grave meaftësi të kufizuara në të gjitha stadet dhe në të gjitha fushat e punës së tyreKur është e mundur, të ndërmarrin programe specifike për gratë meaftësi të kufizuaraTë parashikojnë buxhete specifike në çdo projekt me qëllim krijimin ekushteve të përshtatshme edhe për gratë me aftësi të kufizuaraTë ndërgjegjësohen dhe nxisin përfshirjen e grave me aftësi të kufizuara jothjesht si përfituese pasive nga programet e tyre të ndihmës sociale, poredhe përfshirjen e tyre në të gjitha programet për nxitjen e punësimit,fuqizimit ekonomik, lidershipin e vendimmarrjen, shërbimet shëndetësore eshëndetin riprodhues.

Page 62: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

62

Organizata që punojnë për personat me aftësi të kufizuara

Edhe në organizatat që punojnë në sferën e aftësisë së kufizuar, gratë meaftësi të kufizuara nuk shihen si një grupim, i cili meriton një konsideratë të veçantë.

Kryesisht, gratë me aftësi të kufizuara trajtohen brenda grupimit të personaveme aftësi të kufizuara dhe rrallë herë ato janë trajtuar në mënyrë specifike.Megjithatë, organizatat e sferës së aftësisë së kufizuar kanë shifra mbi gra e vajzapërfituese të programeve të tyre në fusha si arsimi, asistenca ligjore, kujdesishëndetësor, shërbimet komunitare, punësimi e formimi profesional.

OJF të aftësisë së kufizuar rezistuan të rihartojnë strategjitë e tyre nënkëndvështrimin e perspektivës gjinore, pasi sfera e aftësisë së kufizuar ka aq shumëprobleme për t’u adresuar për të gjithë grupimin.

Mungesa e të dhënave të sakta për gratë me afësi të kufizuara, ndërgjegjësimii ulët për përfshirjen e perspektivës gjinore në cdo stad të zhvillimit të organizatësapo programeve, mungesa e ambienteve të përshtatura brenda qendrave të tyre,ndikonin negativisht në përfshirjen e grave e vajzave me aftësi të kufizuara nëstrategjitë e programet e organizatave të aftësisë së kufizuar.

Fuqizimi i vetë grave me aftësi të kufizuara, rritja e shkallës së avokatisë elobimit për të drejtat e tyre, krijimi i shërbimeve dhe mjeteve mbështetëse sitransporti i përshtatur, asistenti personal, apo përshtatshmëria e ambienteve, janëdisa nga prioritet e përcaktuara si të rëndësishme për rritjen e pjesëmarrjes sëgrave me aftësi të kufizuara

Rekomadime

Organizatat e sferës së aftësisë së kufizuar rekomandohen të:Rishikojnë startegjitë, programet, planet e veprimit nën këndvështrimin epërfshirjes në to të grave e vajzave me aftësi të kufizuaraTë nxisin përfshirjen e grave e vajzave me aftësi të kufizuara në të gjithaprogramet e projektet konkrete të tyreTë nxisin statistika specifike për gratë e vajzat me aftësi të kufizuarabrenda programeve të tyreTë marrin pjesë në trajnime mbi perspektivën gjinore dhe lidhjen e saj meaftësinë e kufizuarTë fuqizojnë kapacitetet e stafeve të tyre për t’iu përgjigjur nevojavespecifike të grave me aftësi të kufizuaraTë ndërmarrin veprime konkrete për të ndërgjegjësuar opnionin mbi tëdrejtat e grave e vajzave me aftësi të kufizuaraTë nxisin inisiativa, të cilat synojnë në fuqizimin e kapaciteteva të vetë

Page 63: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

63

grave me aftësi të kufizuara në lidership e vendimmarrjeTë nxisin organizimin e bashkimin e grave me aftësi të kufizuara dhenivelin e tyre të përfaqësimit në sferën e perspektivës gjinore edhe atë tëaftësisë së kufizuar.

Organizata ndërkombëtare

Gratë e vajzat me aftësi të kufizuara nuk ishin në fokus të programeve të disaprej organizatave ndërkombëtare të cilat veprojnë në vend. Nuk u dhanë shifra mbinumrin e grave e vajzave nga programe të tyre dhe specifikisht ky grupim nuk zintevend në strategjitë e tyre. Gratë me aftësi të kufizuara ose nuk trajtoheshin fare nëprogramet e tyre, ose shiheshin si pjesë e grave në tërësi apo e personave me aftësitë kufizuara, duke u cilësuar si përfituese indirekte nga projektet dhe planet konkrete.

U vu re se mungonte ndërgjegjësimi mbi gratë e vajzat me aftësi të kufizuaradhe të drejtat e tyre; mungesa e studimeve dhe të dhënave specifike, u konsideruansi barriera të cilat kishin penguar gratë me aftësi të kufizuara të ishin të dukshmenë programet e këtyre organizatave.

Rekomandime

Organizata ndërkombëtare rekomandohet të:Rrisin vëmendjen ndaj grave e vajzave me aftësi të kufizuara në strategjitëdhe programet e zhvillimit të zbatuaraprej tyre.Nxisin mbledhjen e statistikave gjinore në programet e aftësisë sëkufizuar dhe atyre për gratë me aftësi të kufizuara brenda programeve mefokus gratëNdërmarrin inisiativa për studime specifike për gratë me aftësi tëkufizuaraMbështesin programe specifike për gratë me aftësi të kufizuara dhepromovimin e të drejtave të tyre.Programet me fokus gratë dhe ato me fokus personat me aftësi tëkufizuara të kenë indikatorë për vlerësimin e përfshirjes në to të grave evajzave me aftësi të kufizuara.

Page 64: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

64

Page 65: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

65

7. REFERENCA

1. Counsil of Europe Action Plan on Disability2. Discrimination against Women with Disabilities, Counsil of Europe,

20033. DPI Italia.Peer Conseling:from Victims of History to Protagonist of Life,

20074. Guidance Note on Disability and Development, European Commision,

20045. Fine, M&Asc, A (1998).Women with Disabilities;Essay in Psycology,

Culture, Politics.PA Temple University Press.6. FSHDPAK (2008a). Legjislacioni Shqiptar në sferën e aftësisë së

Kufizuar. FSHDPAK:Tirana, Shqiperi.7. FSHDPAK (2008).Zbatimi i SKPAK;Raport Monitorimi.FSHDPAK:Tirane,

Shqiperi.8. Groce, N. (1997a) cited in:Rousso, Harilyn:Girls and Women with

Disabilities:an international overview and summary of research,Disability Unlimited Consulting Services, New York 2000.

9. Groce, N. (1999).An overview of yong people living with disabilities;Theirneeds and their rights.New York:UNICEF

10. Groce, N.1997.Women with disabilities in the developing world.Journal

of Disability Policy Studies.8, 18 2pp 178-19211. Manifesto by Disabled Women in Europe, Adopted by Europen Disability

Forum, Brussels 199712. Malaga Declaration13. MPÇSSHB. Gruaja Shqiptare dhe Problemi I Barazisë Gjinore, Tiranë

200814. MPÇSSHB, Qendra e Alencës Gjinore për Zhvillim. Dhuna në

Familje:Paraqitja e situatës aktuale”, 2006.p.32.versioni anglisht15. Meekosha, H. (1998).Body Battles:Bodies Gender and Disability.In T.

Page 66: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

66

Shakespeare (Ed.), The Disability Reader :Social Schience Perspectives

(pp.163-181).London:Cassell16. Mullender, A. and Hague, G.(2001) Survivors views on domestic violence

services.in J.Taylor-Browne(ed) Reducing Domestic Violence:What works?

London:Home Office.Policing and Reducing Crime Briefing Paper.17. Magowan, P. (2003)’Domestic Violence and Disabled Women’, safe

Women’s Aid Spring.18. MPÇSSHB (2008).Raporti i Trete Kombëtar Periodik i raportimin mbi

zbatimin e KEDG.Tirane, Shqipëri.19. MPÇSSHB (2002).Raporti i Dytë Kombëtar Periodik raportimin mbi

zbatimin e KEDG. Tiranë, Shqipëri20. OKB, “Programi Botëror për veprim për aftësinë e kufizuar”, 1983

21. OKB, “Rregullat Standarte për barazinë e mundësive për personat me

aftësi të kufizuara”, 199322. Oliver, M. (1990).The Politics of Disablement.London:Maximillian Press

LTD.23. Konventa për Eliminimin e të gjitha formave të Diskriminimit ndaj Gruas

(KEDG). www.unchr.ch/tbs/doc24. KEDG Rekomandimi i Përgjithshëm No 18, 10th Sess., U.N.Doc A/46/38

(1991). www.unhcr.ch/tbs/doc25. KEDG Rekomandimi i përgjithshëm No 24, (1999) për “Gruan dhe

Shëndetin”. www.unhcr.ch/tbs/doc26. Report of the Fourth Conference on Women, Beijing 1995, Unated

Nations Publications27. Report of the World Conference to review and Appraise the Achievements

of The UN Decade for Women, Development and Peace, Nairobi 1985,Unated Nation Publications

28. Resolution of the European Parlament on the situation of Women withDisabilities in Europe, 2007

29. Radford, J., Harne, L. and Trotter, J. (2006)”Disabled Women andDomestic Violence as Violent Crime in Practice’, Journal of the British

Association of Social Workers, 18(4).30. Rousso, H. 2003.Education for All:a gender and disability

perspective.Background paper prepared for the Education for all GlobalMonitoring Report 2003/4:UNESCO

31. UNDP, Human Development Report 2005. Pro poor and pro womenpolicies and Development in Albania:Approaches to operationalising the

Page 67: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

67

MDGs in Albania.32. Unated Nation Population Fund. State of World Population in 2005:The

promise of Equality-Gender Equity, Reproductive Health and MDG; UNFPA,2005, New York, USA

33. Vermon, A. (1998) “Multipleopresion and the disabled people’smovement’, in T.Shakespeare (ed.) The Disability Reader: Social Schience

Perspectives, London:Cassell.34. The International Disability Foundation.World Disability Report

1999.Geneva35. Theresia Degener & Gerard Quinn, A Survey of International, Comparative

and Regional Disability Law Reform, in Disability Rights Law and Policy:International and National Perspectives 3 (Mary Lou Breslin & Sylvia Yeeeds. 2002).

Page 68: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

68

Page 69: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

69

Lista e pjesëmarrësve në studim Personi që ofroi informacionin

MPCSSHB

1. Drejtoria e Përgjithshme e Shanseve të Barabarta Anna Xheka2. Drejtoria e Politikave të Punësimit Muharrem Xhelili3. Drejtoria e Monitorimit të Strategjive Anna Xheka4. Drejtoria e Hartimit të Politikave Sociale Etleva Murati

Organizata kombëtare e ndërkombëtare

1. Ligji, Biznesi dhe Gruaja e Fshatit2.Medica Tirana3.Refleksione4.Qendra Shqiptare për Popullsinë e Zhvillimin5.Qendra për Nisma Ligjore Qytetare6.Forumi i Gruas7.Në Dobi të Gruas Shqiptare/Elbasan8.Tjetër Vizion9.Shoqata e Grave me Probleme Sociale10.Në Dobi të Gruas/Tiranë11.Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare12.Unë Gruaja13.ANNTARC14.Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile, Durrës15.Qendra Trokitje16.Gruaja Korcare17.Gruaja Intelektuale Pogradecare18.Qendra për Studime të Avancuara Gjinore

8. SHTOJCA I

Page 70: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

s t u d i m

70

19.Forumi i Gruas/Elbasan20.Shoqata e Grave të Biznesit21.Instituti i Politikave të Aplikuara Gjinore22.Shërbimi Ligjor Falas/Tiranë23.Gratë në Fokusin e Zhvillimit24.Qendra e Këshillimit të Grave dhe ofrimit të Shërbimeve Sociale, Kukës25.Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza26.Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve27. Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim28.Shoqata e Grave Profesioniste e Afariste29.Dimension Human30.Refleksione/Shkodër31.The Door32.Qendra”Trokitje”33.Gruaja tek Gruaja34.Vatra35.Refleksione/Vlorë36.Qendra Aulona/Vlorë37.World Vision38. Bashkëpunim&Ndërveprim fëminor39.Save the Children40.OBSH, Zyra për Shqipërinë41.UNDP42.Caritasi Shqiptar43.GTZ44.Qendra Ditore”Aftësimi për Jetën”45.Shoqata e Invalidëve të Punës së Shqipërisë46.Në Ndihmë të Handikapatëve Mndorë47.Shoqata e të Verbërve/Elbasan48.Miq e Paqe49.Ndihmoni Jetën50.Qendra Komunitare e Shëndetit Mendor/Korce51.Klinika”Kenedi”52.ANAD53.Shtëpia e Kuqe54.Para e Tetra plegjiket/Tiranë55.Para e Tetraplegjikët/Elbasan

Page 71: “GRATË ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SHQIPËRI TË PËRFSHIRA … grate.pdf“gratË me aftËsi tË kufizuara nË shqipËri tË pËrfshira apo tË harruara?” tiranë 2009

71

56.Alternative57.MEDPAK/Librazhd58.MDPAKM/Elbasan59.MIS-AAK60.Shoqata për Gratë e Fëmijët61.Para e Tetraplegjikët/Pogradec62.SHESHIT63.Invalidët e Punës, Shkodër64.Ne ndihmë të Handikapatëve Mendorë/Shkodër65.Para e tetraplegjikët/Shkodër65.The Door66.Shoqata e të Verbërve/Shkodër67.Qendra Ditore e Zhvillimit/Shkodër67.Shoqata e Grave me Aftësi të Kufizuara68.ADRF68.Shoqata e Personave me Poliomelit