“Bamirësia,virtyt i qytetarisë...

4
Page 1 “Bamirësia,virtyt i qytetarisë Korçare’’ Në datën 7 shkurt 2014 Këshilli i Federatës së Paqes Universale Korçë, në bashkëpunim me Universitetin Fan S. Noli, mbajtën konferencën me titull “Bamirësia,Virtyt i Qytetarisë Korçare” Konferenca u mbajt në ambjentet e amfitetarit të Universitetit ku morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal, komuniteteve fetare, shoqërisë civile, fushës akademike, studentë si dhe përfaqësues të medias. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i vlerave të bamirësve të vjetër korçarë dhe kontributin që ata dhanë për qytetin dhe për kombin shqiptar, si dhe nxitja e bamirësisë në ditët e sotme, vlerë e cila po humbet ose po keqpërdoret. Në fjalën përshëndetëse Kryetari i Këshillit Drejtues të FPU-së z. Bajram Ibraj vlerësoi këtë aktivitet duke thënë: “Vleresimi për njerëzit e mënçur dhe bamirës të kombit, vendit, rajonit apo qytetit është mesazhi më i mirë që ne mund t’u japim qytetarëve tanë tashmë të ngarkuar me probleme të shumta që vijnë nga të gjitha drejtimet duke mos harruar të kaluarën dhe trashëgiminë e çmuar që na kanë lenë personalitete të tilla. Megjithatë, ne nuk mund ta mohojmë se jeta sot, krahasuar me të kaluarën është përmirësuar shumë së jashtmi, por lë shumë për të dëshiruar së brendshmi e kjo ka të bëjë me marrëdhëniet njerëzore që janë dobësuar dhe humanizmin i cili është venitur. “Federata e Paqes Universale dhe themeluesit e saj Dr. San Mjang Mun dhe Znj. Mun janë promovuesit më të fuqishem të altruizmit dhe bamirësisë sot në botë dhe këtë e kanë treguar nëpërmjet shumë sipërmarrjeve për të mbështetur dhe ndihmuar njerëzit në nevojë kudo në botë, vecanërisht në vendet e Afrikës, duke zhvilluar mjaft projekte humanitare për të zbutur urinë dhe varfërinë e skajshme. Me qindra shkolla fillore janë hapur nga vullnetarë të frymezuar nga mësimet e tyre dhe ndihma të shumta

Transcript of “Bamirësia,virtyt i qytetarisë...

Page 1: “Bamirësia,virtyt i qytetarisë Korçare’’ffpbb.weebly.com/uploads/2/5/9/.../raport__bamirsia... · Page 1 “Bamirësia,virtyt i qytetarisë Korçare’’ Në datën 7 shkurt

Page 1

“Bamirësia,virtyt i qytetarisë Korçare’’

Në datën 7 shkurt 2014 Këshilli i Federatës së Paqes Universale Korçë, në bashkëpunim me Universitetin

Fan S. Noli, mbajtën konferencën me titull “Bamirësia,Virtyt i Qytetarisë Korçare”

Konferenca u mbajt në ambjentet e amfitetarit të Universitetit ku morën pjesë përfaqësues të pushtetit

lokal, komuniteteve fetare, shoqërisë civile, fushës akademike, studentë si dhe përfaqësues të medias.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i vlerave të bamirësve të vjetër korçarë dhe kontributin që ata

dhanë për qytetin dhe për kombin shqiptar, si dhe nxitja e bamirësisë në ditët e sotme, vlerë e cila po

humbet ose po keqpërdoret.

Në fjalën përshëndetëse Kryetari i Këshillit Drejtues të FPU-së z. Bajram Ibraj vlerësoi këtë aktivitet duke

thënë:

“Vleresimi për njerëzit e mënçur dhe

bamirës të kombit, vendit, rajonit apo

qytetit është mesazhi më i mirë që ne

mund t’u japim qytetarëve tanë tashmë

të ngarkuar me probleme të shumta që

vijnë nga të gjitha drejtimet duke mos

harruar të kaluarën dhe trashëgiminë

e çmuar që na kanë lenë personalitete

të tilla. Megjithatë, ne nuk mund ta

mohojmë se jeta sot, krahasuar me të

kaluarën është përmirësuar shumë së

jashtmi, por lë shumë për të dëshiruar

së brendshmi e kjo ka të bëjë me

marrëdhëniet njerëzore që janë dobësuar dhe humanizmin i cili është venitur.

“Federata e Paqes Universale dhe themeluesit e saj Dr. San Mjang Mun dhe Znj. Mun janë promovuesit

më të fuqishem të altruizmit dhe bamirësisë sot në botë dhe këtë e kanë treguar nëpërmjet shumë

sipërmarrjeve për të mbështetur dhe ndihmuar njerëzit në nevojë kudo në botë, vecanërisht në vendet e

Afrikës, duke zhvilluar mjaft projekte humanitare për të zbutur urinë dhe varfërinë e skajshme. Me qindra

shkolla fillore janë hapur nga vullnetarë të frymezuar nga mësimet e tyre dhe ndihma të shumta

Page 2: “Bamirësia,virtyt i qytetarisë Korçare’’ffpbb.weebly.com/uploads/2/5/9/.../raport__bamirsia... · Page 1 “Bamirësia,virtyt i qytetarisë Korçare’’ Në datën 7 shkurt

Page 2

humanitare shpërndahen cdo vit në Afrikë e vende të tjera. Ata promovojnë dashurinë e Zotit dhe

Prindërve të Vërtetë e cila është më e madhe se cdo ndjenjë tjetër.” – theksoi z. Ibraj

Ai e cilësoi këtë konferencë si aktivitet mbreslënës dhe me energji pozitive. Përvojë nga e cila do t’u

propozojë këshillave lokal të paqes në trevat shqiptare që të zhvillojnë edhe ato mundësisht gjatë vitit

2014 aktivite të tilla, në mënyrë që edhe dita ndërkombetare e bamirësise 5 shtatori të gjejë pasqyrim sa

më të plotë në kujtim, respekt e mirënjohje të të gjithë bamirësve shqiptarë dhe Nënë Terezës në vecanti.

Më pas u mbajtën referate mbi bamirësit e vjetër korcarë.

Zonja Klara Çela, kryetare e shoqatës “Gruaja Korçare” dhe ApP në temën

e saj “Mirëbërësit korçarë ndër vite’’ përmendi disa nga bamirësit më të

mëdhenj dhe sakrificat apo dhurimet që ata kishin bërë për ndërtimin e një

të ardhme më të mirë në arsim, shëndetësi, kulturë dhe në ndihmën ndaj të

varfëve. Vlejnë për t’u përmendur bamirës e patriotë si Anastas Lakçe,

Jovan Banka, Vionis Naum Dine, Gaqo Avramushi, Petro Kostandin Tokli,

Sotir Naso Poti, Jovan Cico Gjanqi, Vasil Caci, Pandeli dhe Kostandin Cale,

Irakli Duro, Nikoll Kristo, Ali Zenel Dibra, Stevasti e Parashqevi Qiajzi,

Katerina Cilka, Alo Bej Dishnica. Ndër bamirësitë e këtyre personaliteteve

ishin shkollat, menzat për të vërfërit, biblioteka, spitale dhe objekte kulti të

besimeve të ndryshme. Në vitet 30’ të shek. të

kaluar bamirësit më të mëdhenj korçarë janë

Thoma dhe Athina Turtulli që i falën korçës

bibliotekën, spitalin dhe liceun kombëtar

shqiptar.

Në mbyllje të referencës së saj znj. Çela

përmendi disa raste bamirësish të pas viteve ’90

dhe theksoi se: “Në ditët e sotme është e vakët

ndjenja e bamirësisë. Ndihmat vijnë vetëm nga

të huaj. Biznesi vendas mund të financojë

koncertet dhe parada misesh, fushata elektorale

me paratë e taksa paguasve.” Gjithashtu zonja

Çela, njëkohësisht edhe kryetare e shoqatës Gruaja Korçare nuk harroi të përmendte edhe ndihmën e

pakursyer që dhanë qytetarët dhe biznesmentët korçarë gjatë krizës së Kosovës ku në këtë qytet u

strehuan me qindra refugjatë të cilët gjetën përkrahjen e banorëve dhe kryetarit të Bashksisë z. Dionis

Kotmilo.

Page 3: “Bamirësia,virtyt i qytetarisë Korçare’’ffpbb.weebly.com/uploads/2/5/9/.../raport__bamirsia... · Page 1 “Bamirësia,virtyt i qytetarisë Korçare’’ Në datën 7 shkurt

Page 3

Ambasadori për paqe dhe doktori i shkencave z. Kliti Kallamata, me disa çmime kombëtare &

ndërkombëtare në arkitekturë, foli për veprimtaritë

mirëbërëse të fotografit të Luftës së Koresë Dhimitër

Gaqo Mborias, i cili dhuroi pasurinë e tij bashkë me

objektet e mbledhura prej tij në Azi për ndërtimin e një

muzeu oriental në Korçë.

Prof. Dr. Dion Tushi në tëmën e tij “Origjina e

filantropisë në Qytetin e Korçës’’ duke marrë si shembull

z.Anastas Lakçe ai cilësoi që ndikimi më i fuqishëm në

zhvillimin e filantropisë ka qënë dhe vazhdon të jetë

religjioni.

Zoti Armand Baze president i qëndrës tregëtare “Baze” dhe i radios

lokale “ABC” në temën e tij “Kur ndërgjegjësohet komuniteti…” solli

si shëmbull ndërtimin e këndit të lojrave për fëmijë në parkun e

qytetit; kënd që u ndërtua nga një nismë qytetare e iniciuar nga Radio

ABC, me donacionet e vetë qytetareve. Ky bashkëpunim i shoqërisë

civile, komunitetit qytetar dhe deputetit Niko Faber tërhoqi

vëmendjen e mediave të kohës, madje edhe të televizionit britanik

BBC që e pasqyroi në një

reportazh të vecantë. Duke

theksuar rëndësinë e shoqërisë

civile ai përmendi:

“Megjithatë për kushtet në të cilat u operua kjo iniciative tregoi se

komuniteti ynë është i gatshëm të bashkëveprojë në cdo rast kur

puqen të gjithë elementët e nevojshëm për një bashkëpunim,sic

janë: qëllimi i mirë,besimi reciprok mes palëve,trasparenca,

kohezioni etj. Shoqëria civile është një element patner i

pazvëndësue-shëm për menaxhimin e hapësirës së përbashkët dhe

jo vetem. Sa me e forte të jetë mardhënia e pushtetit me shoqërinë

civile apo grupet e interest aq më mirë bëhet shfrytëzimi dhe

menaxhimi i kësaj hapësire. Këtë e tregoi dhe

kjo eksperiencë modeste e Radios ABC në

këtë veprimtari të përbashkët.”

Në fund të aktivitetit kryetar i bashkisë së

Korçës zoti Sotiraq Filo u emerua Ambasador

për Paqe. Ai vlerësoi aktivitetin si shumë të

rëndësishëm për promovimin e filantropisë

dhe bamirësisë si simbole të qytetit të Korçës

dhe pjesë e pandashme e historisë së qytetit.

“Bashkia po bën përpjekje për ta ringjallur

këtë traditë dhe çdo përpjekje për ta

rigjallëruar këtë traditë të bamirësisë është për

t’u vlerësuar” tha z. Filo pas emërimit.

Page 4: “Bamirësia,virtyt i qytetarisë Korçare’’ffpbb.weebly.com/uploads/2/5/9/.../raport__bamirsia... · Page 1 “Bamirësia,virtyt i qytetarisë Korçare’’ Në datën 7 shkurt

Page 4

Njëkohësisht si nuk e fsheu kënaqësinë e vlerësimit me titullin e Ambasadorit pë Paqe duke shtuar se

FPU është një organizatë që synon promovimin e vlerave universale të njerëzimit si humanizmin.

Gjithashtu nderuan me prezencën e tyre anëtarët e Këshillit Drejtues të FPU z. Gaqo Apostoli, znj. Kozeta

Zavalani dhe z. Gani Rroshi nga Tirana.

Raportoi: Ermir Hoxha – sekretari KLP Korçë