Analizë e politikave publike

21
Leksioni 2– Hyrje në proceset e politikave publike Lënda: Analizë Politike dhe Vlerësim programesh Nga Denis Mari (Qeverisje Lokale Viti I II Msc) Analizë e politikave publike

description

Analizë e politikave publike. Leksioni 2– Hyrje në proceset e politikave publike Lënda: Analizë Politike dhe Vlerësim programesh Nga Denis Mari (Qeverisje Lokale Viti I II Msc). Analiza politike në proceset e politikëbërjes. - PowerPoint PPT Presentation

Transcript of Analizë e politikave publike

Page 1: Analizë  e politikave publike

Leksioni 2– Hyrje në proceset e politikave publikeLënda: Analizë Politike dhe Vlerësim programeshNga Denis Mari (Qeverisje Lokale Viti I II Msc)

Analizë e politikave publike

Page 2: Analizë  e politikave publike

Analiza politike në proceset e politikëbërjes

Analiza politike është veprimtaria e të grumbulluarit të dijeve e njohurive, për dhe gjatë procesit të vendimarrjeve politike.

Gjatë krijimit të njohurive mbi politikëbërjen, analistët politikë studiojnë shkaqet, pasojat, dhe performancën e programeve dhe të politikave publike.

Njohuri të tilla mbeten gjithsesi të cunguara nëse këto analiza nuk merren parasysh nga politikanët dhe nga publiku, të cilit politikanët dhe politikat në fjalë duhet t’i shërbejnë.

Page 3: Analizë  e politikave publike

Procesi i hetimit (investigimit) të politikaveGjatë këtyre 15 javëve (sa më të shkurtra!!) do të

mundohemi të ofrojmë një metodologji të analizave politike. Metodologjia në fjalë konsiston në një bashkësi standartesh, rregullash e procedurash që kanë si qëllim të krijojnë, të analizojnë në mënyrë kritike dhe të komunikojnë, dijet e mbledhura mbi politikëbërjen.

Zgjidhja e problemeve është një element kyç i metodologjisë së përdorur në analizat politike. (Dmth do t’a përdorim shpesh gjatë seminareve)

Analiza politike kërkon gjithashtu që studenti të jetë në gjendje që përveç zgjidhje së problemeve, t’i formulojë ato (problemet), në mënyrë që të stërvitet aftësia për të parashikuar raste të tilla.

Page 4: Analizë  e politikave publike

Metodologjia e analizës politike

Metodologjia e analizës politike huazon dhe integron elementë jo vetëm nga Sh. P por edhe nga:

SociologjiaPsikologjiaEkonomiaFilozofia

Page 5: Analizë  e politikave publike

Metodologjia e analizës politike (vazhdim)

Analiza politike është nga njëra anë përshkruese, pra është në kërkim të marrëdhënies shkak-efekt që politikat publike krijojnë.

Nga ana tjetër është gjithashtu normative pasi krijon, dhe kritikon (në rrafshin shkencor!) arritjet dhe rezultat e politikave të shkuara, të tashme dhe mundohet të parashohë efektet e politikave të ardhshme.

Page 6: Analizë  e politikave publike

Metodologjia e analizës politike (vazhdim)

Njohuritë në lidhje me politikat, presupozojnë domosdoshmërinë e një zgjedhje midis vlerave të tilla si shëndeti, mirëqenia, siguria, drejtësia, barazia dhe liria. Zgjedhja midis këtyre vlerave nuk është për

analistin një vendim thjesht teknik por një vendim i natyrës morale. Në këtë këndvështrim, analiza politike na paraqitet dhe si një forme e aplikuar e etikës.

Një aspekt shumë i rëndësishëm i AP është krijimi i një baze dijesh që përmirësojnë efiçencën e zgjedhjes mes politikave të ndryshme nga ana e politikanëve.

Page 7: Analizë  e politikave publike

Metodologjia e analizës politike (vazhdim)

Ajo çka do të nënkuptohet më fjalën njohuri në këtë kurs është: Hipoteza të mundshme, që ndryshojnë nga të vërtetat absolute, ose që janë gjithnjë të vërteta nëse plotësohen disa kritere paraprake. Është kjo arsyeja pse dhe treguesit

statistikorë që do të shqyrtoni në detyrat tuaja gjatë seminareve, kanë një rol thjesht plotësues, përforcues.

Page 8: Analizë  e politikave publike

Metodologjia e analizës politike (vazhdim)

Me fjalë të tjera, analiza politike ka krjuar një trung teorish, metoda të ndryshme që pranohen pak a shumë nga shumica e studiuesve.

Kësaj i bashkëngjitet dhe një traditë kritike që i drejtohet aspekteve politike, ideologjike dhe etike dhe që analiza politike i nxjerr në pah.

Page 9: Analizë  e politikave publike

Metodologjia e analizës politike (vazhdim)

Një aspekt kyç i punës kërkimore shkencore është rritja e nivelit të ndërlikimit të objektit të studimit, në 40 vitet e fundit. . Thelbi i metodologjisë së analizës politike

është cilësuar nga studiuesit si një formë e ‘multiplizmit’ kritik.

Page 10: Analizë  e politikave publike

Metodologjia e analizës politike (vazhdim)

Sipas multiplizmit kritik, të verifikuarit nëse një premisë është e mundshme për t’u realizuar (jo e sigurtë, thjesht e mundshme) është karakteistika përcaktuese e dijes dhe një standort bazë në analizën politike. Analisti nuk merr në shqyrtim rastet që

mbështesin apo vërtetojnë hipotezën e ngritur. Detyra e tij është të identifikojë, vlerësojë dhe eliminojë të gjithë shpjegimet e tjera të mundshme. Është një formë e studimit pra, përmes një procesi të gjatë eliminimi.

Page 11: Analizë  e politikave publike

Metodologjia e analizës politike (vazhdim)

Standarti tjetër i rëndësishëm i multiplizmit është rëndësia e politikës që po merret në shqyrtim, impakti i saj. Njohuritë janë të tilla vetëm në rast se ato

ndihmojnë në formulimin dhe zgjidhjen e problemeve, doradorës që me këto probleme ndeshen nga politikëbërësit dhe nga njerëzit të cilëve këto politika u drejtohen. (këtu përfshihen dhe votuesit e marxhinalizuar!!)

Page 12: Analizë  e politikave publike

Metodologjia e analizës politike (vazhdim)

Rregulla të përgjithshme për analizë politike sipas parimeve të multiplizmit. Mënyrë veprimi e shumëfishtë.

Nënkupton përdorimin e mënyrave të shumëllojshme matjeje të hipotezave politikëbërëse (policy construct)

Punë kërkimore me metoda të shumëfishta. përdorimi i shumë metodave për të vëzhguar

proceset dhe rezultatet e politikave të ndryshme. Sintezë e shumëfishtë analitike.

Sinteza dhe vlerësimi kritik i analizave në dispozicion për programe apo politika të ngjashme.

Analizë me ndryshore të shumëfishta. Përdorimi i shumë ndryshoreve (variablave) në

modelet politike që merren në shqyrtim.

Page 13: Analizë  e politikave publike

Metodologjia e analizës politike (vazhdim)

Rregulla të përgjithshme për analizë politike sipas parimeve të multiplizmit (vazhdim) Analizë e sa më shumë palëve të interesuara (grupe

interesi, shoqëri civile, institucione). Shqyrtimi i kuadrit institucional dhe interesave të

sa më shumë palëve të interesuara. Analizë nga këndvështrime të shumëfishta

Përfshirja në procesin e analizës të përspektivave të ndryshme; etike, politike, organizative, ekonomike, sociale, kulturore dhe teknike.

Komunikime multimediale.Përdorimi nga ana e strategjistëve e

komunikimeve të shumëfishta është thelbësore për të garantuar që njohuritë e zhvilluara të jenë të rëndësishme në hartimin e politikave.

Page 14: Analizë  e politikave publike

Metodologjia e analizës politike (vazhdim)

Zakonisht është e pamundur që të merren në shqyrtim të gjithë variablat e sipërpërmendur, për arsye kohe e buxheti.

Për më tepër, në varësi të fazës në të cilën po shqyrtohet politika në fjalë, disa nga këto variabla mund të mos jenë më të rëndësishme.

Metodat e shumëfishta kërkojnë kohë, buxhete dhe burime njerëzore të mëdha. Por duke e trajtuar problemin nga një mori kënvështrimesh të ndryshme, ato pakësojnë ndjeshëm gabimet në vlerësimin e politikave.

Page 15: Analizë  e politikave publike

Informacioni me rëndësi për hartimin e politikave

Metodologjia e shumicës së analizave politike është e konceptuar që t’u përgjigjet pesë pyetjeve: ç’lloj problemi hasim?

Problematikat specifike të politikave që po shqyrtohen.

çfarë është ndërrmarrë në të shkuarën për të zgjidhur problemin dhe cilat kanë qenë rezultatet? Rezultatet e politikave

Sa të rëndësishme janë për ne këto rezultate të shkuara për të zgjidhur problemin e tashëm? Performancë e politikave.

Page 16: Analizë  e politikave publike

Informacioni me rëndësi për hartimin e politikave (vazhdim)

Cilat janë alternativat politike të mundshme që disponojmë për të zgjidhur problemin dhe cilat janë rezultatet e tyre të mundshme? Përpjekje për të parashikuar të ardhmen e

politikave. Cilat alternativa duhen përzgjedhur për të

zgjidhur problemin? Veprime politike.

Page 17: Analizë  e politikave publike

STRUKTURIMI I PROBLEMITMund të ofrojë njohuri të vlefshme për

procesin e politikëbërjes që vë në pikëpyetje premisat e përcaktimit të problemit duke e bazuar procesin e politikëbërjes tek nocioni i agenda-setting.

Ndihmon në zbulimin e premisave të fshehta, diagnostikimin e shkaqeve për problematikat sociale, përcaktimin e objektivave, sheshimin e mosmarrëveshjeve dhe hartimin e opsioneve të reja për politikëbërje.

Page 18: Analizë  e politikave publike

PARASHIKIMIMund të ofrojë njohuri të rëndësishme për

politikëbërjen, sidomos përsa i përket gjendjes së situatës politike në të ardhmen si pasojë e adoptimit të një politike të caktuar (ose kur nuk ndërrmerret asgjë). Këto shqyrtohen në fazën e formulimit të politikave.

Parashikimi mund të shqyrtojë situata të ardhshme; të mundshme, të dëshirueshme, të vlerësuara, të japë një mendim për pasojat e filan politike, të parashikojë pengesat që mund të dalin në zbatim, dhe të vlerësojë “përmbushshmërinë” politike, pra mbështetjen dhe kundërshtimet që do të shfaqen për programin në fjalë.

Page 19: Analizë  e politikave publike

REKOMANDIMIKrijon njohuri të rëndësishme për avantazhet

dhe kostot e alternativave të shqyrtuara gjatë parashikimit duke ndihmuar kështu politikëbërësit në fazën e adoptimit të politikave.

Rekomandimi ndihmon në vlerësimin e niveleve të pasigurisë, riskut politik, faktorëve ndikues të jashtëm, përcakton kriteret për bërjen e një zgjedhjeje përfundimtare dhe rekomandon strukturat që duhet të jenë përgjegjëse për zbatimin e politikës së përzgjedhur.

Page 20: Analizë  e politikave publike

MONITORIMIMonitorimi ofron njohuri të rëndësishme në

lidhje me pasojat e politikave të zbatuara më parë në një sektor të caktuar. Kësisoj i ndihmon politikëbërësit në fazën e zbatimit të politikave.

Monitorimi gjithashtu ndihmon në përcaktimin e shkallës së përputhshmërisë me rregullat e ligjet, zbulimin e efekteve të padëshiruara të politikave, identifikimin e pengesave në fazën e zbatimit (teknike) dhe identifikon përgjegjësit e devijimit nga politika e synuar.

Page 21: Analizë  e politikave publike

VLERËSIMIVlerësimi ofron njohuri të rëndësishme rreth

mospërputhjes midis politikës së synuar dhe asaj të zbatuar realisht. Kësisoj u ofron politikëbërësve një ndihmë të madhe në fazën e vlerësimit të politikave.

Vlerësimi jo vetëm ofron përfundime për të përcaktuar shkallën e zgjidhjes së problemeve, por kontribuaon dhe në qartësimin, konsolidimin ose dhe kritikën e vlerave që janë në bazë të politikës së adoptuar, ndihmon në riformulimin e politikave dhe hedh bazat për ristrukturimin/zgjidhjen e problematikave shoqërore nëpërmjet veprimtarisë politike.