Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi 10000 kopje E Enjte 14 Shkurt 2019 Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do aplikojë më për të udhëtuar drejt SHBA Ç m i m i 2 0 l e k ë Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet politike në vend, duke e ndalur theksin tek protesta e paralajmëruar e opozitës më 16 shkurt, thirrjet e Berishës, Kryemadhit dhe Bashës për destabilitet si dhe akuzat e këtyre të fundit... Pjesa më e madhe e kanabisit në Shqipëri është eliminuar. Policia e shtetit dhe përfaqësues të Guardia Di Finanza italiane kanë bërë dje publike statistikat sa i takon parcelave me kanabis dhe niveleve të trafikut. Në raportin e... Mazhoranca nuk është tërhequr nga ligji për presidentin. Gjatë javëve të fundit kemi pasur përplasje të forta mes presidentit dhe qeverisë, pasi secila palë i interpreton ndryshe kompetencat. Por në Kuvend një vit më parë shkoi një ligj, i cili zgjidh gjithë këtë situatë. Në vendin tonë... Përplasjet mes organeve të vetingut nuk kanë të sosur. Komisioneri Publik (IKP) dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit vazhdimisht kanë dalë kundër vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Rasti më i fundit u shënua... PS nuk tërhiqet, ridepozitim në Kuvend të ligjit për presidentin, brenda legjislaturës rrudhen kompetencat e Ilir Metës Komisioneri Publik sërish kundër KPK, ankimon vendimin për Adnan Kosovën, Apeli rrëzon Gani Dizdarin Eliminohen parcelat me kanabis, Guardia Di Finanza nxjerr statistikat, Lleshaj: Do të godasim fort trafikantët dhe krimin e organizuar Petro Koçi: 16 shkurti dita e rilindjes së Haxhi Qamilit, PD nuk ndahet dot nga dhuna, po ndjek interesat ruse Faqe 9 Faqe 8 Faqe 2 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Simbioza e 16 shkurtit, “referendumi” i negativizmit të opozitës Nga Kastriot ALIAJ Nga Besi BEKTESHI Sigurisht, nuk jemi në 22 marsin e vitit 1913! Nga Prof. Dr. Ago NEZHA SHBA trondit pushtetarët: Do të presim lidhjet e politikës me krimin dhe do të gjurmojmë paratë e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër goditje pushtetarëve shqiptarë të korruptuar dhe të lidhur me krim- in. Zëvëndësambasadorja amerikane, Leyla Moses-Ones e ka bërë dje të qartë se askush nuk mund ta pengojë ngritjen e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Duke folur në konferencën “Për një Shqipëri pa kanabis” të zhvilluar dje në Tiranë, ajo u shpreh... Bizneset amerikane ankohen për rimbursimin eTVSH, konkurrencë të pandershme, evazion fiskal, si dhe për apelimin e vendimeve në Dre- jtorinë e Apelimit Tatimor. Dhoma Amerikane e Tregtisë... Bizneset amerikane ankohen për rimbursimin e TVSH, konkurrencën e pandershme dhe evazionin fiskal, Tatimet premtojnë zgjidhje CIA zbardh përplasjet në Kongresin e Rumanisë: Ja si Hysni Kapo doli kundër Hrushovit, Shqipëria ktheu sytë nga Kina dhe nisi sulmet ndaj Moskës Faqe 12,13 Rama shpërthen ndaj Sali Berishës: Mbushi drejtësinë me maskarenj, Dajti i lidhur me mikun tij dhe jo me mua Faqe 6 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] Spartak Ngjela: Qarqet serbo-ruse në Tiranë synojnë destabilizim, amerikanët i janë vënë mbrapa Berishës, nuk i shpëton dot SPAK Faqe 5 Faqe 7 Faqe 10 Faqe 3 Faqe 4 Çeta e çakejve

Transcript of Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për...

Page 1: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Tirazhi 10000 kopje E Enjte 14 Shkurt 2019

Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do aplikojë

më për të udhëtuar drejt SHBA

Çmimi 20 lekë

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet politike në vend, duke e ndalur theksin tek protesta e paralajmëruar e opozitës më 16 shkurt, thirrjet e Berishës, Kryemadhit dhe Bashës për destabilitet si dhe akuzat e këtyre të fundit...

Pjesa më e madhe e kanabisit në Shqipëri është eliminuar. Policia e shtetit dhe përfaqësues të Guardia Di Finanza italiane kanë bërë dje publike statistikat sa i takon parcelave me kanabis dhe niveleve të trafikut. Në raportin e...

Mazhoranca nuk është tërhequr nga ligji për presidentin. Gjatë javëve të fundit kemi pasur përplasje të forta mes presidentit dhe qeverisë, pasi secila palë i interpreton ndryshe kompetencat. Por në Kuvend një vit më parë shkoi një ligj, i cili zgjidh gjithë këtë situatë. Në vendin tonë...

Përplasjet mes organeve të vetingut nuk kanë të sosur. Komisioneri Publik (IKP) dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit vazhdimisht kanë dalë kundër vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Rasti më i fundit u shënua...

PS nuk tërhiqet, ridepozitim në Kuvend të ligjit për

presidentin, brenda legjislaturës rrudhen

kompetencat e Ilir Metës

Komisioneri Publik sërish kundër KPK, ankimon

vendimin për Adnan Kosovën, Apeli rrëzon Gani Dizdarin

Eliminohen parcelat me kanabis, Guardia Di Finanza nxjerr statistikat, Lleshaj: Do të godasim fort trafikantët

dhe krimin e organizuar

Petro Koçi: 16 shkurti dita e rilindjes së Haxhi Qamilit, PD nuk ndahet dot nga dhuna,

po ndjek interesat ruse

Faqe 9

Faqe 8

Faqe 2

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Simbioza e 16 shkurtit, “referendumi” i

negativizmit të opozitës

Nga Kastriot ALIAJ

Nga Besi BEKTESHI

Sigurisht, nuk jemi në 22 marsin e vitit 1913!

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA

SHBA trondit pushtetarët: Do të presim lidhjet e politikës me krimin dhe do të gjurmojmë paratë e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKHShtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë

dhënë dje një tjetër goditje pushtetarëve shqiptarë të korruptuar dhe të lidhur me krim-

in. Zëvëndësambasadorja amerikane, Leyla Moses-Ones e ka bërë dje të qartë se askush nuk mund ta pengojë ngritjen e SPAK dhe

Byrosë Kombëtare të Hetimit. Duke folur në konferencën “Për një Shqipëri pa kanabis” të zhvilluar dje në Tiranë, ajo u shpreh...

Bizneset amerikane ankohen për rimbursimin e TVSH, konkurrencë të pandershme, evazion fiskal, si dhe për apelimin e vendimeve në Dre-jtorinë e Apelimit Tatimor. Dhoma Amerikane e Tregtisë...

Bizneset amerikane ankohen për rimbursimin e TVSH, konkurrencën

e pandershme dhe evazionin fiskal, Tatimet premtojnë zgjidhje

CIA zbardh përplasjet në Kongresin e Rumanisë: Ja si

Hysni Kapo doli kundër Hrushovit, Shqipëria ktheu sytë nga Kina dhe nisi sulmet ndaj Moskës

Faqe 1

2,1

3

Rama shpërthen ndaj Sali Berishës: Mbushi drejtësinë me maskarenj, Dajti i lidhur me mikun tij dhe jo me mua

Faqe 6

NjoftimGazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me

eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën

elektronike: [email protected]

Spartak Ngjela: Qarqet serbo-ruse në Tiranë synojnë destabilizim, amerikanët i janë vënë

mbrapa Berishës, nuk i shpëton dot SPAK

Faqe 5

Faqe 7

Faqe 10

Faqe 3

Fa

qe

4

Çeta e çakejve

Page 2: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

GAZETA SOT2 E Enjte 14 Shkurt 2019

2,5,7,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

PD dhe LSI vijojnë me kërcënimet ndaj qeverisë, paralajmërojnë dhunë më 16 shkurt, kërkojnë të mos pengohen protestuesit

Opozita ka paralajmëruar ditën e djeshme dhunë dhe destabilizim në protestën e 16 shkurtit. Teksa Policia e Shtetit dy ditë më parë bërë të ditur se po përgatiten skenarë desta-bilizues edhe vetë partitë opozitare po japin sinjale se të shtunën mund të ketë trazira. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili deklar-oi se nëse do të bllokohen dy akset kryesore kombëtare që lidhin Tiranën me Veriun dhe me Jugun e vendit, atëherë protestuesit do t’i heqin me dhunë pengesat e vëna nga policia. Dhe për të paralajmëruar se të shtunë do të ketë kaos dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, Bardhi përmendi shembullin e zonës së “Astirit”, ku banorët protestues kundër projektit të Unazës së Madhe larguan me dhunë makineritë e kompanisë private që do ndërtojë rrugën. “Edi Rama, pasi dështoi me

përdorimin qesharak të policisë, që i njihte kriminelët në protestë, por nuk i arreston ata, sot ka përdorur një makinacion edhe më qesharak- ka urdhëruar bllokimin e dy akseve kryesore kombëtare që lidhin Tiranën me Veriun dhe Jugun e Shqipërisë. I ka bërë prapë llogaritë gabim. Edi Rama dhe kushdo tjetër që pranon të përdoret në këtë skenar është i pafuqishëm të ndalë shqiptarët të vijnë në protestë. Qytetarët do t’i heqin pengesat me mënyrat e tyre, njësoj siç bënë banorët e Unazës së Re. Shqiptarët do të jenë në Tiranë të shtunën. 16 shkurti është protesta që do t’i japë fund një pushteti të blerë me votat e krimit, një qeverie të kapur në vjedhjen e zg-jedhjeve dhe në vjedhjen e qytetarëve të saj”, deklaroi Bardhi. Ndërkohë, në të njëjtën linjë me Bardhin, dje ka qenë edhe zëvendëskrye-tari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan

Rama. Gjatë një deklarate për mediat, Rama deklaroi se qytetarët do të dalin në protestë vetëm për të kundërshtuar, sipas tij, qeverinë e korrupsionit dhe lidhjet me krimin. Madje, deputeti i LSI la të nënkuptohet se do të ketë dhunë, kur theksoi se 16 shkurti do jetë dita e fitores mbi të keqen. “Protesta e 16 shkurtit nuk është një konfrontim mes qytetarëve dhe institucioneve të shtetit por është fillimi i luftës së qytetarëve kundër të keqes. Është demonstrimi i forcës qytetare përballë papërg-jegjshmërisë së qeverisë, është manifestimi solidaritetit dhe angazhimit qytetar përballë krimit, korrupsionit, trafiqeve së qeverisë që është bërë pengesë në procesin e integrimit evropian të vendit. Ejani të jemi bashkë në 16 shkurt për të filluar përfundimisht rrugën e lirisë dhe integrimit europian të Shqipërisë. 16 shkurti është dita e shpirtit dhe solidaritetit

qytetar, është dita e fitores së qytetarëve mbi të keqen që është personifikuar tek qeveria e krimit dhe kryeministri i qeverisë së krimit”, deklaroi ai. Po ashtu, Rama theksoi se përmes protestës në Shqipëri do të rikthehet normal-iteti, sikundër është në çdo vend të Europës. “Protesta e 16 shkurtit do të jetë demonstrim force, por edhe po aq manifestim qytetarie, do të jetë angazhimi i përgjegjshëm i qytet-arëve për të thënë ndal qeverisë, për ti thënë ndal papërgjegjshmërisë së kryeministrit, por ndërkaq do të jetë edhe demonstrim i vullnetit dhe i angazhimit qytetar për të bërë të mundur që Shqipëria të hyjë, të kthehet në normal-itetin e reformave të integrimit europian të vendit, sepse është edhe mbetet padyshim prioriteti ynë kombëtar”, nënvizoi deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ndër të tjera në fjalën e tij.

Petro Koçi: 16 shkurti dita e rilindjes së Haxhi Qamilit, PD nuk ndahet dot nga dhuna, po ndjek interesat ruse

Zv/ministri i Mbrojtjes: Berisha s’duhet të flasë për Kosovën, ka qenë shërbëtor i Millosheviçit

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet

politike në vend, duke e ndalur theksin tek protesta e parala-jmëruar e opozitës më 16 shkurt, thirrjet e Berishës, Kryemadhit dhe Bashës për destabilitet si dhe akuzat e këtyre të fundit ndaj reformës në drejtësi dhe qeverisë. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Koçi hoqi një paralele mes 16 shkurtit dhe Haxhi Qamilit duke theksuar se opozita kërkon medoemos dhunë, si e vetmja mënyrë që të vijë në pushtet. Në këtë kon-tekst, numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes vuri në dukje faktin se përmes protestës së dhunshme, opozita hyn në rolin e saj, duke mbrojtur dhe ndjekur inte-resat ruse, të cilat sipas tij, krerët e opozitës i mbrojnë me besnikëri dhe fana-tizëm. Duke u ndalur tek ideja e hedhur nga presi-denti i Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë, Koçi deklaroi se i vetmi që nuk duhet të kundërshtojë këtë tezë është

ish-kryeministri Sali Berisha. Dhe për të mbrojtur argumentin e tij, zëvendësministri i Mbrojt-jes i kujtoi Berishës kohën kur theu embargon dhe furnizoi me armë edhe naftë Millosheviçin, duke dalë kështu hapur kundër Kosovës.

-Z. Koçi, pak ditë më parë Shqipërinë e vizitoi një gjen-eral i NATO, vizitë e të cilit u fokusua tek baza që Aleanca do të ngrejë në Kuçovë. Keni një koment dhe a e forcon imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkom-bëtare, vëmendja që NATO po i kushton vendit tonë?

Ndërtimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë është një konfirmim i besimit të aleatëve

tanë strategjikë te roli i rëndësishëm

i Shqipërisë për interesat e Ale-ancës në rajon dhe votëbesim për politikën e paqes dhe stabilitetit që ndjek vendi ynë në Ballkan. Nga ana tjetër,

vendimi

shpreh mirënjohjen e partnerëve tanë ndaj kontributit të Forcave tona të Armatosura në misio-net ndërkombëtare të NATO-s. Qeveria Rama qysh në fillimet e qeverisjes e kishte objektiv ndër-timin e një baze ushtarake të NA-TO-s në Shqipëri. Domethënëse në arritjen e këtij objektivi ka qenë edhe niveli i shkëlqyer i bashkëpunimit ushtarak SH-BA-Shqipëri, ku spikat takimi i ministres Olta Xhaçka me ish-Se-kretarin e Mbrojtjes Mattis.

-Investimi që NATO po bën në Kuçovë është një investim, i cili ndodh për herë të parë në Ballkan, pasi aleanca nuk ka baza në gadishullin tonë. Çfarë përfitimesh do të ketë Shqipëria nga ky investim?

Në radhë të parë baza do të forcojë rolin politik dhe ush-tarak të Shqipërisë në Aleancë. Ndërkohë funksionimi i saj do të shëndoshë kushtet për zhvil-limin e mëtejshëm të Forcës tonë Ajrore. Do të përshkallëzohet më tej perceptimi ndërkombëtar për sigurinë që ofron vendi ndaj investimeve të huaja. Dhe patjetër që investimi në vetvete dhe ecuria e bazës në kompleks do të ndikojë psikologjikisht dhe praktikisht në zhvillimin e zonës ku ndod-het baza. Tradita e aviacionit në Kuçovë do të ketë arsye për të rizgjuar krenarinë e këtij profe-sioni prestigjioz.

-Opozita në 16 shkurt ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste, ku nuk kanë munguar edhe thirrjet për revolta. Më i ashpër ka qenë Berisha dhe Kryemadhi, të cilët kanë kërkuar rrëzimin e qeverisë me dhunë? Keni një ko-ment?

Opozita e ka profesion dhunën dhe sulmin mbi shtetin. Për atë pushteti

është më i rëndësishëm se shteti. Është e gatshme të shkatërrojë shtetin për ta marrë apo mbajtur pushtetin. Kjo është provuar në vitin 1997, në 14 shtator të vitit 1998 dhe herë të tjera. Partia Demokratike e ka pasion sulmin mbi institucionet e shtetit. Hap-jen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian opozita e quan fatkeqësi. Lulzim Basha e konsideron grushtin e shtetit mjet legjitim. Reforma në dre-jtësi i ka errur sytë krerëve të

opozitës. Keni dëgjuar ndonjë deklaratë nga opozita në favor të reformës në drejtësi? Aleanca e opozitës me kriminalitetin në drejtësi është arsyeja kryesore e tërbimit opozitar. 16 shkurti është dita e rilindjes së Haxhi Qamilit.

-Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama në perg-jigje të akuzave të Berishës, la të nënkuptohet se ky i fundit nuk gëzon më respektin e SHBA. Keni një koment?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë arsye për të ndaluar hyrjen e politikanëve të tipit Sali Berisha në vendin e tyre. Por kësaj radhë kanë një arsye më shumë, rezistencën jo paqësore të Sali Berishës dhe Partisë Demokratike ndaj reformës në drejtësi.

-Edi Rama akuzoi Sali Ber-ishën se nuk e do Kosovën, duke i përmendur edhe se theu em-bargon duke furnizuar me naftë tanket e Millosheviçit dhe ishte kundër Rambujesë. Sa qëndro-jnë këto pretendime? Keni një koment?

Kosova ka institucionet e veta të zgjedhura të ngarkuara nga Kushtetuta e Kosovës për të marrë vendimet e duhura lidhur me çdo çështje. Shqipëria e ka për detyrë të këshillo-het e të këshillojë. Por ask-ush në Shqipëri nuk mund të zëvendësoje autoritetet legjitime të shtetit të Kosovës. Përndryshe Shqipëria do të ishte e para që do të kontestonte praktikisht pa-varësinë e shtetit që natyrisht ne e dashurojmë me shpirt. Askush nuk ka të drejtën të vetëshpal-let baba i kombit. Berisha më pak nga të gjithë. Sepse me ose pa dashje, ka ndihmuar ata që donin t’i bënin varrin Kosovës dhe tani po ndjek interesat ruse për destabilitet.

Intervistoi: Rigels SELIMAN

Opozita e ka profe-sion dhunën dhe sul-min mbi shtetin. Për atë pushteti është më i rëndësishëm se shteti. Është e gatshme të shkatërro-jë shtetin për ta marrë apo mbajtur pushte-tin. Kjo është provuar në vitin 1997, në 14 shtator të vitit 1998 dhe herë të tjera. Partia Demokratike e ka pasion sulmin mbi institucionet e shtet-it. Hapjen e negociat-ave për anëtarësim në Bashkimin Euro-pian opozita e quan fatkeqësi...

Page 3: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

GAZETA SOT E Enjte 14 Shkurt 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Unë nuk të pyeta a ke marrë fte-sa nga SHBA-ja. Nuk ishte kjo pyetja. Nga ana tjetër, duke menduar se si ta japësh përgjigjen pa dhënë përgjigje, bëre një gabim, the që “unë nuk dal më jashtë shtetit, për arsye pune”. Por, ti jo vetëm del jashtë shtetit, por merr prej krahësh Fatmir Mediun, shkon në Bundestag dhe nuk lë llaf

pa thënë për Shqipërinë. Ti jo vetëm del jashtë shtetit, por ti nuk lë rast pa dalë jashtë shtetit dhe informon edhe ndjekësit e tu digjital. Unë nuk e dis-kutoj që ka njerëz që ty të ftojnë dhe për ty kanë mall në të gjithë globin. Unë të pyeta, ti me dash, e kalon dot oqeanin, apo jo?!”, tha Rama në sallën e Parlamentit.

Ja deklarata e Edi Ramës

Basha fton banorët e Burrelit: Hajdeni të rrëzojmë Ramën, na ndihmoni të hapim derën e Kryeministrisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar ditën e djeshme turin e takimeve me qytetarët për t’i ftuar në protestën e 16 shkurtit që do të zhvillohet në Tiranë. Ditën e djeshme Basha u ndal në Burrel, ku ka ftuar qytetarët t’i bashkohen tubimit të së shtunës. Gjatë fjalës së tij, Basha kërkoi nga banorët që të shtunën të jenë në shesh për të rrëzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, dera e Kryeministrisë hapet vetëm me ndihmën e protestuesve. “Në çdo vend të Evropës, kur qeveria kapet duke vjedhur, kur kryeministri kapet duke vjedhur, ikën qeveria dhe hajdutët shkojnë në burg, nuk vuan populli.

Ndaj duhet të marrim në dorë fatin tonë. Duhet të merrni në dorë fatin tuaj dhe t’i çlironi institucionet e kapura nga krimi dhe nga mafia. Të shtunën, miqtë e mi, mos harroni, në anën tjetër të gardhit të policëve të keqpaguar, të tradhtuar dhe të posh-tëruar, në anën tjetër të gardhit të policëve është hajduti, është kryehajduti që është kapur duke vjedhur paratë tuaja, taksat tuaja, votat tuaja. Na ndihmoni të hapim atë derë. Në anën tjetër është shumica dërrmuese e popullit shqiptar që është vjedhur nga kjo qeveri, ndaj të shtunën më shumë se çdo ditë tjetër, bota e ka kuptuar dhe do ta shohë se ku e ka katandisur shtetin Edi Rama, një shtet

i kapur i cili vetëm mbron hajdutët që janë kapur duke vjedhur”, deklaroi ai. Më tej, kryedemokrati në takim me qytetarët u shpreh se problemi krye-sor është vjedhja e taksave dhe bashkëpunimi i pushtetit me oligarkët, ndërsa theksoi se kjo gjë do të marrë fund sapo ai të bëhet kryeministër. “Por, dua të ndaj me ju sot edhe një lajm tjetër, lajmin se bashkë me gjendjen e dëshpëruar ku ndodhet vendi, kam parë një zgjim të madh të shqiptarëve, nga Shkodra në Vlorë, nga Korça në Gjirokastër, nga Durrësi në Mallakastër e në Tiranë. Ky zgjim i madh i shqiptarëve, ky zgjim i madh i juaji, jam i bindur vjen në radhë të parë sepse si asnjëherë

njerëzit e kanë kuptuar se janë zotër të fateve të veta. Fati juaj është vetëm në dorën tuaj dhe të askujt tjetër. Nuk ka qeveritar t’ju heqë ju bukën e fëmijëve. Edi Rama dhe banda e tij janë kapur duke vjedhur. Kjo qeveri është kapur duke vjedhur në flagrancë. Është kapur duke vjedhur bizneset dhe taksat e tyre, është kapur duke vjedhur pensionistët, është kapur duke vjedhur studentët, është kapur duke vjedhur ilaçet dhe pacientët, është kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve dhe zgjedhjet e shqiptarëve, siç e nxori “Zëri i Amerikës””, nënvizoi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kliti TOPALLI

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kon-firmuar dje në një farë mënyre se ai nuk pranohet të udhëtojë në SHBA. Duke folur në një studio televizive, ai

vijoi me të njëjtën retorike, duke thënë se nuk ka marrë asnjë mesazh nga ambasa-da, por deklaroi se ka vendosur që të mos udhëtojë më drejt SHBA. “Nuk më është refuzuar viza sepse nuk kam pasur asnjë refuzim sepse unë nuk kam aplikuar. Nuk besoj që do të aplikoj sepse unë jam tërhequr nga aktiviteti politik. Kjo është një shpikje e Edi Ramës”, tha ai. Gazeta “SOT” pak ditë më parë deklaroi se si qën-dron e vërteta. Berisha nuk ka aplikuar për vizë, por atij i është kërkuar që të mos aplikojë, pasi nuk e merr dot atë. Fakti që Berisha krejt papritur deklaron se nuk do të aplikojë për vizë, e tregon fare hapur se amerikanët nuk e duan. Berisha e mban veten si një politikan mjaft aktiv dhe si ka mundësi që një person si ai krejt papritur vendos të mos udhëtojë më? Kryeministri Rama, ja bëri të qartë pak ditë më parë se SHBA i ka vënë vizën e kuqe dhe dje Berisha ka dhënë sinjale se kjo është e vërtetë. Sulmet e tij ndaj reformës në drejtësi, por dhe politika pro ruse kanë bërë që SHBA t’ia bëjë të qartë që të mos i shkojë ndër mend që të udhëtojë drejt shteteve amerikane. Kjo u konfirmua në një tjetër deklaratë të Berishës dje. Edhe pse shprehej se mund të udhëtojë ku të dojë, sërish ka deklaruar se nuk ka ndërmend të shkojë askund. “Nuk kam aplikuar kurrë për vizë dhe nuk kam pasur në plan të shkoj. Unë mund të shkoj kur të dua si turist në SHBA, por turizmi nuk është një pasion i imi. Unë mund të shkoj kur të dua dhe sa herë të dua në SHBA, por unë nuk përfaqësoj askënd”, tha ai. Gazeta e zbardhi të vërtetën e kësaj historie pak ditë më parë. Berisha siguroi një ftesë për të shkuar te “Mëngjesi i Lutjeve” në SHBA, por ambasada e njoftoi që të mos aplikojë sepse atij do i refuzohej viza. Fakti që Berisha tani deklaron se nuk do udhëtojë më në SHBA e bën fare të artë se amerikanët nuk e duan. Ish-kryemi-nistri është kthyer në një prej armiqve të reformës në drejtësi, ndërsa dje zv/ ambasadorja amerikane deklaroi disa herë se reforma në drejtësi do drejtohet nga amerikanët dhe nuk ka kthim pas.

Protesta e 16 shkurtit, Kërpaçi: Të rinjtë

nuk i tremben dhunësDeputetja e Lëvizjes Socialiste për

Integrim, Floida Kërpaçi ka parala-jmëruar ditën e djeshme kryeministrin Edi Rama që të mos provokojë pro-testuesit gjatë protestës së 16 shkurtit. Gjatë një prononcimi për mediat, Kër-paçi theksoi se të rinjtë opozitarë si trem-ben dhunës. “Kryeministri Rama mos të guxoj të përdori forcën e policisë kundër të rinjve dhe të rejave, qytetarëve të ven-dit që do protestojnë për familjen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Segmente të cak-tuara të Policisë së Shtetit nën urdhrat e Edi Ramës, janë futur në mënyrë të paligjshme në ambientet universitare, duke ushtruar dhunë ndaj studentëve. Të rinjtë nuk i tremben dhunës, intimidimit apo formave burracake të përdorura kundrejt tyre, prandaj në datë 16 shkurt, do jetë një protestë masive e të rinjve dhe të rejave të vendit të cilët do të kërkojnë largimin e kryeministrit. Do të kërkojnë largimin e Edi Ramës për përbuzjen që ka treguar ndaj të rinjve”, deklaroi deputetja Kërpaçi.

Rrokaj: Ja pse qytetarët duhet të dalin në protestë

Deputeti i LSI, Shezai Rrokaj ka folur dje sa i takon protestës së opozitës që do të zhvillohet më 16 shkurt. Gjatë një prononcimi për mediat, Rrokaj deklaroi se populli duhet të ngrihen në protestë për një sërë problemesh, siç janë sipas saj, blerja e votës, taksat e larta dhe pasigurisë që po i detyron qytetarët të largohen nga vendi. “Duhet që populli, njerëzit, qytetarët të krijojnë besim dhe tek opozita, nëse kjo opozitë do të jetë ajo që ka qenë më parë apo kjo opozitë ofron alternativë dhe një grup lidershipi i aftë për ta bërë ndryshimin dhe i aftë për të shkëputur në mënyrë përfundimtare me atë lloj mendësie keqqeverisjeje dhe përqendrimit të pushtetit tek pak duar dhe mos shpërndarjes së pushtetit. Prandaj kërkojmë një qeveri ta themi me bazë të gjerë, me një kryeministër tjetër, le të jetë dhe socialist. Dhe në mënyrë që të arrihen fillimisht 3 gjëra: që të çelen negociatat, të kemi një kod për zgjedhjet dhe të bëhen zgjedhje të lira”, deklaroi Rrokaj.

shkelmua vota, është më 16 në Tiranë. Nuk ka zgjidhje, vetëm largim dhe vetëm largim të Ramës”, tha ai. Berisha po ashtu deklaroi se protesta do jetë në dorë të qytetarëve derisa të rrëzohet Rama. “Kjo opozitë nuk do tërhiqet derisa të kthejë votën e lirë, Edi Ram faktoi që nuk do zgjedhje. Tani ose do ulim kokën e do

themi do jemi fasadë, ose do ngrihemi të riktheje votën. Çdo çmim e sakrificë du-het të bëjë opozita. Të garantoj që Rama dhe e ftoj të qëndrojë në zyrë në radhë të parë. Ai duhet të qëndroj në zyrë dhe ta vlerësojë në mënyrën më serioze. U bëj thirrje vlonjateve që ta kthejnë në Tiranë më 16 shkurt”, vijoi ai.

Pra, SHBA po tregon çdo ditë se kush është armik i reformës do ndëshkohet. Reprezalja ka nisur me Berishën, pro të rrezikuar janë dhe shumë emra të tjerë.

Sulmet e BerishësBerisha ka folur dje në një studio

televizive dhe për protestën e opozitës. Ai i dërgoi një mesazh në distancë Bashës të qëndrojë larg një pakti të dytë me Ramën. “Marrëveshja e 18 majit ka vdekur. Nuk ka më marrëveshje edhe pse Rama bën diversion. Opozita nuk duhet të shkojë drejt zgjedhjeve me Ramën kryeministër”, tha ai. Berisha u ndal dhe te 21 Janari, ku nuk shfaqi asnjë pendesë. “Garda zbatoi ligjin më 21 janar. Policia nuk vrau asnjeri. I them të rrijë në zyrë dhe të mos bëjë dezertorin, u bëj thirrje vlonjatëve ta kthejnë në zyrë. Shqipëria e pushtuar dhe e dhunuar, të cilës ju

Gazeta tregoi më herët të vërtetën mesazhit që për-mendi kryeministri, i cili një javë më pas i kujtoi Berishës se nuk mund të udhëtojë përtej oqeanit. Burime shumë të sigurta të gazetës bënë me dije se Sali Berisha ishte përgatitur për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë te “Mëngjesi i Lutjeve”. Ashtu si presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri ka arritur të sigurojë një ftesë përmes Fatmir Mediut. Ky i fundit njihet për miqësinë me amerikanët dhe arriti të sigurojë një ftesë për presidentin dhe për ish-kryeministrin. Si Meta

ashtu e Berisha ishin përgatitur që të shkonin bashkë dhe përmes kësaj vizite të godisnin qeverinë, duke treguar se ata janë me amerikanët dhe administrata e Donald Trump i përkrah. Por plani është thyer në mes nga ambasada e SHBA në Tiranë. Kjo e fundit është informuar se nga Shqipëria kanë marrë ftesa Ilir Meta, Pandeli Majko, Fatmir Mediu, Damin Gjiknuri dhe Sali Berisha. Por am-basada i ka dërguar një mesazh ish-kryeministrit, duke i sugjeruar që të mos aplikojë për vizë për të marrë pjesë në këtë ceremoni, pasi atij do i refuzohet viza.

JA E VËRTETA E MESAZHIT

Ish-kryeministri: Nuk do të aplikoj për vizë amerikane

Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se s'do aplikojë

më për të udhëtuar drejt SHBA

Page 4: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

4 GAZETA SOTE Enjte 14 Shkurt 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

4 MESAZHET E SPARTAK NGJELËS

1. Spartak Ngjela paralajmëroi ditën e djeshme se politikanët shqiptarë të lidhur me Serbinë dhe Rusinë po tentojnë të krijojnë destabilizim përmes protestës së 16 shkurtit.

2. Sipas tij, një gjë e tillë vihet re edhe tek thirrjet e vazhdueshme të ish-kryeministrit Sali Berisha për skenarë dhune.3. Ngjela theksoi se opozita dhe Berisha kërkojnë protesta të dhunshme për shkak të frikës nga SPAK.4. Ai shtoi se amerikanët nuk do të lejojnë që të ketë trazira.

“A do ta përkrahin shqiptarët këtë lojë kaq antikom-bëtare që po bën në Shqipëri dhe në Kosovë korrupsioni politik shqiptar? Jo, asfare, do ta shihni që nuk mund të ketë më asnjë shpresë për korrupsionin politik shqiptar, sepse opinioni publik shqiptar nuk i pranon. Por, çfarë po kërkohet të arrihet dhe a do të mundet korrupsioni në Tiranë dhe në Prishtinë të realizojë diçka me këtë ndër-

marrje? Ajo që duhet theksuar është fakti që korrupsioni i Thaçit në Prishtinë nuk po kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia, por shpëtimin nga akuza ndaj Gjykatës Speciale me anë të politikës serbe, duke i dhënë Serbisë Mitrovicën. Kjo është e vërteta. Por, a e dinë shqiptarët këtë? Sigurisht që e kanë kuptuar, prandaj dhe nuk po e përkrahin”, tha avokati Spartak Ngjela dje në rrjetet sociale.

AVOKATI: S’KA SHPRESË PËR TË KORRUPTUARIT SHQIPTARË

Përçahet opozita, Agron Duka nuk firmos platformën e Bashës pa ndryshuar sistemi zgjedhor, Mediu thirrje qytetarëve të protestojnë

Ujërat në opozitë nuk janë fort të qeta. Pas përplasjes mes gardës së vjetër dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një tjetër krisje ka dalë në pah kohët e fundit. Aleatët që deri dje mbështesnin Bashën, sot e kushtëzojnë bashkëpunimin me të me votimin e reformës zgjedhore dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor. Më “rebeli” mes tyre është kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili deklaroi dje për mediat se refuzon të firmosë platformën e bash-këpunimit me PD nëse nuk ndryshohet sistemi

zgjedhor. “Një nga pikat që ne na ndan dhe e kemi theksuar gjatë gjithë kohës është Kodi Zgjedhor, reforma zgjedhore, gjë e cila preket shumë shkara-zi në platformën e Bashës. E dyta, duam që në një nga pikat e reformës të jetë e theksuar zhvillimi i bujqësisë në të ardhmen”, tha Duka. Nëqoftëse Partia Demokratike heziton në plotësimin e dy kërkesave, Partia Agrare do të dalë zyrtarisht jashtë koalicionit të opozitës. “Absolutisht jemi jashtë koalicionit, por gjithmonë jemi në opozitë me mazhorancën sepse edhe nga mazhoranca

jemi të pakënaqur me mënyrën sesi e shikon zhvillimin e bujqësisë. Mendojmë se bujqësia dhe blegtoria nuk shihet si prioritet por shihet si një se-ktor anësor”, shtoi Duka. Megjithatë, ai pranoi se do të jetë i pranishëm krah opozitarëve të tjerë në protestën e 16 shkurtit. “Ne do të jemi në protestë së bashku me opozitën, së bashku me qytetarët shqiptarë”, tha Agron Duka. Por teksa Duka dhe Dashamir Shehi janë të fokusuar më së shumti tek thirrjet për ndryshim të Kodit Zgjedhor, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e ndali theksin

dje tek protesta e fundjavës. Gjatë një takimi në Fier, ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në këtë protestë për të rrëzuar qeverinë. “Në emër të familjeve tona, në emër të së ardhmes tonë nuk mund të pranojmë të ulim kokën përballë një qeverisje e cila ka cenuar çdo lloj të drejte tonën, lirinë e votës, është e lidhur me krimin dhe trafikun e drogës dhe po e çon Shqipërinë në atë drejtim që asnjë nga ne nuk e dëshiron duke shkatërruar të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha kreu i republikanëve, Fatmir Mediu.

Mimoza IBRA

Politikanë shqiptarë të lidhur me Serbinë dhe Rusinë po tentojnë të krijojnë destabilitet në

vend. Opozita ka paralajmëruar një protestë në datën 16 shkurt, por për avokatin Spartak Ngjela opozitarët, të ndikuar nga rusët dhe serbët, kërkojnë trazira. Dy ditë më parë Policia e Shtetit u shpreh e shqetësuar për protestën e fundjavës sepse kishte konstatu-ar se disa persona me precedentë penalë po planifikojnë të apliko-jnë skenarë dhune. Edhe Ngjela, nuk i përjashton trazirat. Madje sipas tij, një gjë e tillë mund të arrihet për shkak të lidhjeve të politikanëve tanë me rusët dhe serbët. Këto lidhje Ngjela i sheh tek thirrjet për destabilizim të ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, edhe tensionet në Kosovë nxiten nga rusët. “Presioni ruso-serb kërkon destabilizim në të dy shtetet shqiptarë. Kurse ko-rrupsioni i lartë politik në Tiranë dhe në Prishtinë është hedhur i gjithë me të. Presioni ruso-serb është rritur më shumë edhe në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Sot ky presion po mundohet që të influencojë me të gjitha mjetet duke u mbështetur te korrup-sioni i të dy shteteve shqiptarë. Në Kosovë presioni ruso-serb turbullon me ndërrim territoresh me anë të presidentit Thaçi dhe grupit të tij, kurse në Shqipëri me protestat e Saliut, ku kërkohet një destabilizim tërësor”, deklaroi Ngjela. Sipas tij, përmes protes-tave të dhunshme, të korruptuarit shqiptarë kërkojnë të shpëtojnë nga ndëshkimi i reformës në dre-jtësi. “Në fakt kjo është e vetmja rrugë që korrupsioni i lartë politik në Tiranë mendon të shpëtojë nga goditja penale dhe nga aksionet e mëdha që priten të fillojnë me SPAK. Gjithçka, nga korrupsioni i liderëve të Partisë Demokra-tike, po trajtohet në Shqipëri “si shpëtim nga Rama”, kurse në Kosovë si “një njohje tërësore e Kosovës nga vetë Serbia”. Rama e ka shpresën te destabilizimi që mund të sjellin në Shqipëri të ko-rruptuarit e opozitës me protestën

Avokati: Presioni ruso-serb turbullon me protestat e Saliut

Spartak Ngjela: Qarqet serbo-ruse në Tiranë synojnë destabilizim, amerikanët i janë vënë mbrapa Berishës, nuk i shpëton dot SPAK

mund të ndodhë me stabilitetin e të dy vendeve as nga Berisha e as nga Thaçi. Po politika ameri-kane, a do t’i kërcënohet Berishës njëlloj siç iu kërcënua për çadrën në vitin 2017? Sigurisht që po. Dhe keni për të parë presionin amerikan, dhe sesi vetë hord-hitë e Saliut do të humbasin nën presionin e frikës së brendshme që do të konstatoni te vetë Saliu. Shqiptarët nuk mund ta përkrahin

korrupsionin e lartë politik as në Shqipëri dhe as në Kosovë, dhe këto ditë ata do ta shohin vetë që politika amerikane nuk ka ndry-shuar asnjë grimë në lidhje me përkrahjen e çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Në të vërtetë në datën 16 shkurt keni për të parë realisht falimentimin tërësor të korrupsionit shqiptar të të dy krahëve të politikës së lartë në Shqipëri”, tha Spartak Ngjela.

Grida Duma: Protesta të jetë e fortë dhe e qartëDeputetja e Partisë Demokra-

tike, Grida Duma deklaroi ditën e djeshme se protesta e opozitës në datën 16 shkurt do të jetë e fortë dhe e qartë. Në një intervistë televizive, Duma u shpreh se synimi final është largimi i kryeministrit Edi Rama. “Sa do të zgjasë protesta pritet të merret vendimi dhe do bëhet me dije. Mendoj se hermetizmi është një strategji normale. Unë jam e bindur që do kemi një pjesëmarrje të merituar për atë që presin shqiptarët nga opozita. PD ka marrë gjithmonë përgjegjësinë për protestat e veta dhe mban përgjegjësi për atë që do të ndodhë. A duhet të jetë protestë e qetë? Duhet të jetë një protestë e fortë dhe e qartë. Pra një qeveri tran-sitore pa Edi Ramën. Nëse Rama nuk largohet nuk është opsion. Ne dimë fuqinë e vetes dhe përgjeg-jësinë. Shoqëria shqiptare gëlon nga pakënaqësia. Nuk kërkojmë qeveri të re me mjete kriminale”, u shpreh demokratja Grida Duma.

Protesta, Ndoka: Opozita gati të marrë përgjegjësitë

Kryetari i Partisë Demokris-tiane, Nard Ndoka, njëkohësisht aleat i Partisë Demokratike, u shpreh ditën e djeshme se opozita është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësitë për protestën e 16 shkurtit. Nga një studio televizive, ai nuk kurseu sulmet ndaj qeverisë. “Detyrë kryesore e opozitës sot është respektimi i qytetarëve. Po-thuajse mazhoranca i ka shpallur luftë qytetarëve. Ne i kemi premtu-ar qytetarëve që jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi në këto mo-mente. Basha i ka dhënë zgjidhje mjaft problemeve me premtime konkrete. Është përpjekur që opozi-ta të ketë një alternativë të garan-tuar. Është hera e parë që qeveria përballet me grupet e interesit”, tha Ndoka. Ai e ndali theksin edhe tek marrëveshja e propozuar nga PD për partitë aleate. “Më tepër është një marrëveshje parimore që opozita e bashkuar gjykoi që duhet të biem dakord, jo thjesht para protestës sepse ajo është më e rëndësishme se marrëveshjet”, deklaroi Nard Ndoka.

e datës 16 shkurt. Në këtë kohë korrupsioni i opozitës në Tiranë nuk po vuan nga Rama, por nga shtrëngimi i lakut të antikorrup-sionit”, tha avokati dje.

Amerikanët dhe BerishaSpartak Ngjela deklaroi

prerazi se pavarësisht tenta-tivave, stabiliteti në vend nuk mund të prishet. Duke qenë se ish-kryeministri Berisha është një ndër personazhet që bën më së shumti thirrje për protesta të dhunshme, avokati u shpreh se ai do të vihet nën presionin e Shteteve të Bashkuara të Amer-ikës për të ndalur skenarët e tij të dhunës. Spartak Ngjela theksoi se në 16 shkurt opozita nuk do të ketë mbështetës, ndërsa parala-jmëroi se në këtë datë do t’i jepet një goditje korrupsionit shqiptar. Sipas tij, askush nuk shpëton dot nga ndëshkimi i SPAK. “Asgjë nuk

Page 5: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

2,5,7,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 14 Shkurt 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Shkon në 16 numri i kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme, ish-prokurori Fatmir Hoxha dorëzon aplikimin

Teksa na ndan dhe një javë nga mbyllja e ap-likimeve për Prokurorinë e Posaçme, ka shkuar në 16 numri i kandidatëve. Hoxha aktualisht është jashtë sistemit gjyqësor, por ka ushtruar detyrën si prokuror për 12 vite. Ai është drejtor në Administrimin e Pronës Shtetërore në Ministrinë e Financave. Megjithatë, deri në datë 21 shkurt, kur do të mbyllet aplikimi, pritet që të ketë dhe emra të tjerë që do të shfaqin interes për të qenë pjesë e prokurorisë më të rëndësishme në vend, e cila do të godasë krimin e organizuar dhe korrup-sionin. I pari prokuror që dorëzoi kandidaturën

për në SPAK ishte Klodian Braho. Pas tij shfaqi interes edhe Besnik Muçi dhe Anton Martini. Nëse i hidhet një vëzhgim listës së aplikantëve të deritanishëm, bie në sy që pjesa më e madhe e kandidatëve vijnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke qenë se ata janë edhe prokurorët që kanë hetuar dosjet e nxehta. Dosjet e bujshme do të jenë çelësi i punës së SPAK. Në momentin që u hap thirrja për aplikime nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u vendos që pjesë të SPAK do të ishin 15 prokurorë. Megjithatë burimet i thanë gazetës se edhe nëse ky numër nuk arrihet, pasi

nuk dihen rezultatet e vetingut, atëherë plani është që Prokuroria Speciale fillimisht të funk-sionojë me 10 prokurorë, ndërsa më pas mund të pranohen aplikime të tjera. Me qëllim që ngritja e kësaj strukture të re të mos shtyhet më, atëherë Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka planifikuar që fillimisht puna e Prokurorisë së Posaçme të nisë edhe me më pak se 15 anëtarë. Në fakt, edhe në ligj është parashikuar që numri minimal i prokurorëve që SPAK duhet të ketë është 10, kështu që nuk e pengon më asgjë që kjo strukturë të marrë jetë. Edhe pse mund të regjistrohen të

tjera aplikime nga prokurorët, sërish nuk është e sigurt që plotësohet numri 15 i anëtarëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion sepse nuk është thënë fjala e fundit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Kandidatët e deritanishëm nuk kanë kaluar në sitën e vetingut dhe mund të ndodhë që një pjesë e tyre edhe të shkarkohet. Pra, zgjidhja e vetme mbetet që puna e SPAK të nisë me numër minimal prokurorësh, duke tejçuar kështu edhe një mesazh për të gjithë ata skeptikë që mendonin se Struktura e Posaçme Antikorrupsion nuk do të ngrihej dot.

Rama shpërthen ndaj Berishës: Mbushi drejtësinë me maskarenj, Dritan Dajti i lidhur me mikun tij dhe jo me mua

Kryeministri akuza të forta gjyqësorit: Po shkelim mbi gjakun e policëve të vrarë

Kliti TOPALLI

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer dje në kritika të ashpra ndaj deputetit Sali Berisha dhe gjyqtarëve në

vend. Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Rrëshenit në kuadër të turit “Bashkia që duam”, Rama reagoi për vendimin që dha gjykata ndaj Dritan Dajtit, duke e dënuar vetëm me 25 vite burgim. Ish-kryeministri Berisha deklaroi kur u dha vendimi, se është Rama ai që po e liron Dajtin, por kryeministri i është përgjigjur dje duke treguar kabllogramin e ambasadës së SHBA. Ambasada fliste për një lidhje mes Dajtit dhe Agron Kuliçajt, një ndër njerëzit më të afër të Berishës. “Drejtësinë e drejtë nuk e kemi pasur sepse e kanë penguar gjykatës e proku-rorë e politikanë si ai zorzopi i Tiranës, që e bënë vrasësin e 4 policëve mikun tim, ndërsa në raportet e ambasadës së SHBA është e shkruar se vrasësi i katër policëve ishte i lidhur me njeriun e afërt të atij zorzopit, Saliut. Ky është fakt. Por historia këtu është merr të vërtetën ktheje përmbys dhe hidhja njerëzve. Zien kazani çdo natë me çdo lloj his-torish, shpifjesh vetëm si të çorodisin njerëzit. Si t’i bëjnë njerëzit që të mos ketë mundësi të shohin të vërtetën”, tha Rama. Për uljen e dënimit për Dajtin, Rama bëri fajtorë gjyqtarët. Sipas tij, ishte Berisha ai që kapi drejtësinë dhe emëroi në gjykata maskarenj, të cilët nuk dhanë kurrë drejtësi. “Këta njerëz pa ndërgjegje pa fe e pa atdhe dhe krim-inelë me kostum dhe kravatë nuk ndalen përpara parasë se janë mësuar për 30 vjet të bëjnë të njëjtën gjë, të grabisin prona, të shkelin të drejta, të rivrasin të vrarë dhe të ripërdhunojnë gra të përdhunuara. Drejtësia e re kërkon kohën e vet. Nuk flasim për rrugë por sistem drejtësie. Do ecim me shpejtësi të madhe, por ka kohën e vet. Një kalbësirë kaq shumë vjeçare nuk zhbëhet sa hap e mbyll sytë. Për më tepër inati legjitim dhe revolta legjitime nuk përkthehet në verbëri e budallallëk: pse nuk i fut në burg. Qeveria nuk ka këtë detyrë. Qever-ia ka detyrë të krijojë nisma që sistemi të veprojë në mënyrë të pavarur. Ne nuk mund të themi që e ka fajin demokracia pse këta maskarenj ja dalin të na bëjnë për budallenj deri në pikën që të shkelim mbi gjakun e policëve të vrarë”, tha ai.

Investimi i unazës së re të Rrëshenit, mundësi zhvillimi

“Infrastruktura e qytetit është e rëndësishme siç është investimi i un-azës së qytetit të Rrëshenit që jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve, por me rëndësi është edhe lidhja me zonat e tjera”, u shpreh kryeministri Edi Rama në takimin për “Bashkinë që duam” me banorët e Rrëshenit. Kryem-inistri Edi Rama deklaroi se investimi i unazës së re dhe i infrastrukturë për Mirditën është i rëndësishëm jo vetëm për lëvizjen e lirë, por dhe lidhjen e zonave me njëra-tjetrën. “Patjetër që ka punë për të bërë në infrastrukturë dhe nuk mbarojnë. Lindita më thotë për rrugën e fshatit të vet. Aty i kanë dhënë votat pa parti dhe tani i thonë mos hajde në fshat po nuk solle rrugën. Është një rrugë që duhet bërë ashtu siç edhe ka rrugë të tjera për të bërë këtu. Ka nevojë për të krijuar lidhje më të shpejtë ku ne besojmë se do të bëjmë që të ketë një zhvillim të mëtejshëm falë agroturizmit”, tha Rama.

Ndryshime në qeveri, ja lëvizjet në

radhët e zv/ministrave Pas ndryshimit të ministrave,

qeveria këtë herë është përfshirë nga ndryshimet në radhët e zëvendësmin-istrave. Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, janë emëruar dy zv/ministrat e rinj të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Redi Shtino dhe Lorena Hax-hiu u emëruan në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Shtino dhe Haxhiu do zëvendësojnë në post Besa Shahinin, e cila u emërua në postin e ministres pas shkarkimit të Lindita Nikollës dhe Taulant Mukën, që dha dorëheqjen 15 ditë pas emërimit në detyrë në nëntor të vitit të kaluar. Lorena Haxhiu është një emër i njohur, pasi është gazetare dhe ka drejtuar disa emisione televizive në vend. Por ndryshime dje ka pasur dhe në Ministrinë e Bujqësisë. Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra, zv/min-istrin e Bujqësisë, Ilir Halilaj. “Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Ilir Halilaj, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zh-villimit Rural, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Arrestimet Kryeministri deklaroi dje se largi-

mi nga vetingu është vetëm faza e parë, pasi të gjithë emrat që kanë ngelur do të hetohen. Ai foli mbi zhgënjimin e qytetarëve për mosarrestimin e të ko-rruptuarve. Rama tha se me reformën në drejtësi kjo gjë do bëhet e mundur. “Vetingu po largon peshkaqenë dhe hiena. Njerëzit thonë se reforma kaq ishte, sa për të pushuar njerëz nga puna. Reforma në këtë fazë është pastrim dhe ndërtim i sistemit të ri. Sistemi i ri do të merret dhe me këta, patjetër. Me këta dhe këdo. Sepse sa herë ndodh diçka dhe njerëzit acarohen, thonë se dhe ti je njësoj si këta, nuk i fute në burg. Ne jetojmë në një sistem ku kryeministri nuk fut njeri në burg. Qeveria nuk

fut njerëz në burgje. Në burg të çon drejtësia. Dhe për të nxjerrë para ligjit ata që kanë probleme me drejtësinë, duhet drejtësi e drejtë”, tha Rama. Më tej shefi i qeverisë deklaroi se Berisha është i vetmi që nuk mund të akuzojë qeverinë. Kryeministri deklaroi se krimi dhe trafiqet janë ulur krahasuar me kohën e PD. “Shikoni se çfarë ndodh. Atë njerëz që e çuan vendin në humn-erë flasin sot për kriminelë. Por sot këta kriminelë janë më në cep se kurrë. Emrat që përmendin këta janë në burg-je. Flasin këta për kanabis e krim dhe vrasje. Sot janë përgjysmuar vrasjet. Ka

shumë më pak aksidente. Sot Shqipëria është e pastër nga kanabisi. Këto nuk bëhen sa hap e mbyll sytë. Janë beteja që kanë dhe problemet e tyre. Ka dhe dështime, por ama sot me dje nuk ka të krahasuar. Guxon Saliu t’i drejtojë gishtin Sandër Lleshit. Saliu guxon të drejtojë gishtin për ata gjykatës që janë aty për shkak të mbështetjes së Saliut. Për një drejtësi që është aty, që po jep shpirt dhe nuk heq dorë si rezultat i pisllëkut që krijoi politika e Saliut mundësinë të rritet e të hajë njerëz ai sistem drejtësie. Dhe guxon dhe i thotë Sandër Lleshit”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur as dje thum-bat ndaj Lulzim Bashës. Teksa dy ditë më parë u shpreh se Basha me protestën kërkon një takim të dytë, dje tha se qytetarët nuk mund të shkojnë pas një personi që do ulë çmimin e energjisë me 300 lekë për litër. “Ajo që mua më krijon trishtim është vetëm ideja që ka njerëz

të zakonshëm që kanë të drejtën të mos na duan, por që ju shkojnë mbrapa atyre. Si mund t’i shkojnë mbrapa Lulit. Një kryetar opozite që thotë do e bëjmë 300 lekë litrin e energjisë. E kuptoni. Tani do thoni është lapsus. Pot tabela e shumëzimit lapsus, litri lapsus, ta bëjë dhe naftën 300 kilovat dhe e mbyllim këtë punë”, tha ai.

RAMA THUMBON SËRISH LIDERIN E PD

“Edhe unë probleme kam pasur sepse i thosha hajde tako-hemi, nuk do takohemi. Por prapë do të më takojë, ja sa të bëjë pak këto sikur s’do. Edhe ai atë sikur s’do e ka me protesta, me çadra, me revolucione, me përmbysje, shkon nëpër Shqipëri, mbledh të gjithë dynjanë. Të gjithë dy-njanë, ata, Franin me shoqnin e tokave edhe hajdeni ta rrëzojmë, ta rrëzojmë. Por është mesazh dashurie, por nuk ka kurajën ta thotë hapur. Nuk është puna tek ai sepse ai është artist por është halli tek këta që vazhdojnë kuj-tojnë se ai do të bëjë revolucion. I shkojnë mbrapa “Këtë herë e ka seriozisht”. Ai seriozisht ka vetëm ato që nuk thotë që do patjetër që të takohemi ne të dy”, tha Edi Rama dy ditë më parë.

KRYEMINISTRI: BASHA DO

TAKIM TË DYTË

Drejtësinë e drejtë nuk e kemi pasur sepse e kanë penguar gjykatës e prokurorë e politikanë si ai zor-zopi i Tiranës, që e bënë vrasësin e 4 policëve mi-kun tim, ndërsa në raportet e ambasadë së SHBA është e shkruar se vrasësi i katër policëve ishte i lidhur me njeriun e afërt të atij zorzopit, Saliut...

Page 6: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

6 GAZETA SOTE Enjte 14 Shkurt 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Antimafia: Bandat shqiptare, më aktivet në Itali

Krimit shqiptar në Itali i dediko­het një kapitull më vete në raportin e Antimafias italiane ku shkruhet se shqiptarët janë organizatat kriminale më aktive në Itali. Në raport thuhet se rekrutimi i vazhdueshëm i të rinjve shton grupet kriminale. “Siç është raportuar dhe në gjashtëmujorin e mëparshëm, shqiptarët janë organ­izimet kriminale të huaja ndër më ak­tivet e më të degëzuara në territorin italian. Rekrutimi i vazhdueshëm i të rinjve është një simptomë e aftësisë së tyre për të shtuar radhët e grupi­meve kriminale, e sjellja e dhunshme që i karakterizon përdoret jo vetëm për qëllime kriminale por dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes grupeve”, thuhet në raport. Trafiku i lëndëve narkotike mbetet aktivi­teti kryesor i krimit të organizuar shqiptar në Itali. Antimafia italiane thotë se Shqipëria prodhoi e ek­sportoi një sasi të konsiderueshme të marijuanës në Itali e destinuar të shpërndahet më pas në të gjithë Evropën.

Voda: 2018-ta, viti i çrrënjosjes së kanabisZëvendës ministrja e Brend­

shme, Rovena Voda tha se ky vit do të jetë çrrënjosja totale e kanabis në Shqipëri. Në një intervistë televizive, ajo iu referua raportit të Guardia Di Finanza që u publikua dje, ajo u shpreh se viti 2018 është vit his­torik, pasi ka sjellë ulje të mëdha të mbjelljes të lëndëve narkotike. Voda deklaroi se për të arritur këtë rezultat, ka pasur një plan agresiv, ku është kontrolluar çdo serrë apo parcelë, duke shtuar se këtë vit nuk është sekuestruar asnjë stok me kanabis në Shqipëri. “323,5 hektarë të mbjellë me kanabis në 2013 ndërsa në vitin 2018 është vit historik me 0.8 hektarë. Viti 2018, është viti çrrënjosjes totale të kultivimit të kanabisit në vendin tonë. Për këtë kemi patur një plan agresiv për të kontrolluar çdo serrë, tunel, parcelë dhe në 2018 nuk kishte stoqe të kanabisit në vend”, u shpreh zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda.

Elisjeda KIKO

Pjesa më e madhe e kanabisit në Shqipëri është eliminuar. Policia e shtetit dhe përfaqësues të Guardia Di Finanza italiane

kanë bërë dje publike statistikat sa i takon parcelave me kanabis dhe niveleve të trafikut. Në raportin e publikuar thuhet se në total për vitin 2018, nga Monitorimet Ajrore, janë identifikuar 27 parcela me 675 bimë narkotike kanabis sativa ose 4.642 bimë më pak se në vitin 2017. Në vitin 2018 janë kultivuar vetëm 0.8 ha nga rreth 2 ha që ka qenë në 2017. Në 2016 ishin 213 ha dhe ne 2013 ishin 323 ha. Në vitin 2018 ka pasur 40% më shumë fluturime se në vitin 2017. Janë kryer gjithsej 69 misione fluturime monitorime ajrore me 187 orë e 42 minuta fluturimi, ose 43h 26’ më shumë se në vitin 2017. Në skaner kanë kaluar 733 mijë hektarë të territorit shqiptar në 2018, nga 683 mijë që u kontrolluan në vitin 2017. Gjithashtu nga zyrtarët italianë u theksua se në vitin 2018 trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Italisë ra me 81%, nga 34.7 ton kanabis që u sekuestruan në Itali në vitin 2017, në 2018 u sekuestruan vetëm 6.6 ton. Zyrtarët italianë në bashkëpunim me policinë shqiptare deklaruan se pas pastrimit të territorit nga kanabisi, tani do të vijojë goditja e grupeve kriminale me skuadrat e përbashkëta hetimore, si në rastin e fundit, 'Lulet e Pranverës', që u finalizua dy ditë më parë.

Lleshaj analizon nivelin e kanabisit

Në ceremoni, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se viti 2018 shënoi nivelin më të ulët të kultivimit të lëndëve narkotike në Shqipëri. Ai u shpreh se këto shifra konfirmohen edhe nga shteti fqinj Italia, duke shtuar se këto shifra janë në minimumin historik. “Historia e kanabisit në Shqipëri është relativisht e re. Ajo ka nisur në fillim të viteve 90­të, ka kaluar nëpër një trajektore plot os­cilacione, ka prodhuar lajme botërore me Lazaratin dhe ka mbërritur sot në nivelet më të ulta. Për vitin 2018, sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit, niveli i kul­tivimit të kanabisit në Shqipëri është në minimumin historik. Siç u dokumentua gjatë prezantimeve të mëparshme, ky sukses konfirmohet plotësisht edhe nga bregu përballë, Italia fqinje. Në vitin 2018, sasia e kanabisit të kapur në Itali me origjinë nga Shqipëria është 81% më e ulët se në vitin 2017”, tha Lleshaj.

Giuseppe Spina: Bashkëpunimi me Shqipërinë që nga viti 1991, ka pasur ulje të sekuestrimit të kanabisit në Itali

Dje u prezantua raporti me rezultatet e luftës kundër kanabisit nga Guardia di Finanza dhe Policia e Shtetit përgjatë vitit 2018. Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë në Ministrinë e Brendshme Italiane, Gjeneral Brigade Giuseppe Spina u shpreh se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë mbi trafikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike i ka fillesat që nga viti 1991, duke shtuar se sot ekziston një platformë marrëveshjeje e cila mbështet 18 instrumente të bashkëpunimit dypalësh. Ai deklaroi se në krahasim me vitet

më parë u arrit të zgjerohet periudha e mon­itorimit dhe fazat e tjera. “Në krahasim me të kaluarën deshën dhe arritëm të zgjeronim jo vetëm periudhën e monitorimit, por edhe fazat e tjera. Kontribut të rëndësishëm ka dhënë shoqëria Benecon për identifikimin e kul­tivuesve. Mirënjohje kryetarit të delegacionit diplomatik, ambasadorit Cutillo. Bashkëpuni­mi me Shqipërinë e ka prejardhjen që në 1991 mbi trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe sot kemi një platformë marrëveshjesh që mbështet mbi 18 instrumente të bashkëpunimit

dypalësh”, tha ai. Giuseppe Spina deklaroi se ka pasur përmirësim të teknologjisë së re e cila ka të bëjë me përpunimin e të dhënave dhe për të bërë analizën e riskut. Ai u shpreh se vep­rimtaritë e zhvilluara duhet të analizohen, duke i krahasuar me vitet e kaluara. “Veprimtaritë e zhvilluara duhet të analizohen në krahasim me vitin e kaluar me një qasje që mban parasysh një qëndrim, një qasje shumë disiplinore në luftën kundër trafikut. Janë përmirësuar dhe konsoliduar shumë procedurat duke përfshirë të gjithë aktorët e interesuar si përdorimi i një

teknologjie të re për përpunimin e të dhënave për të bërë më pas analizën e riskut”, tha ai. Giuseppe Spina u shpreh se ka pasur një ulje të kanabisit të sekuestruar në Itali, me 81% brenda një viti. “Fushata e fluturimeve ka bërë të mundur 187 orë fluturimi, që prej datës 5 prill deri në tetor 2018 dhe analizën e 733 mijë hektarësh të terri­torit shqiptar. Përballë kësaj veprimtarie, është konfirmuar ulje e plantacioneve janë identifikuar vetëm 27, nga 88 që ishin në 2017. Tregohet një ulje domethënëse edhe e kanabisit të sekuestruar në Itali me 81% brenda një viti”, tha ai.

Në 2018 u sekuestruan vetëm 6.6 ton, nga 34.7 ton kanabis që u sekuestruan në vitin 2017

Eliminohen parcelat me kanabis, Guardia Di Finanza nxjerr statistikat, Lleshaj: Do të

godasim fort trafikantët dhe krimin e organizuarHistoria e kanabisit në Shqipëri është relativisht e re. Ajo ka nisur në fillim të viteve 90-të, ka kaluar nëpër një trajektore plot oscilacione, ka prodhuar lajme botërore

me Lazaratin dhe ka mbërritur sot në nivelet më të ulta. Për vitin 2018, sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit, niveli i kul-tivimit të kanabisit në Shqipëri është në minimumin historik...

“Orientimi i goditjes ligjore, jo thjesht kundër bimëve narkotike, por kundër rrjeteve dhe grupeve kriminale, funksionimi i një të qartë përgjegjësish të drejtpërdrejta të zyrtarëve të pushtetit qendror e vendor që kanë detyra për kontrollin dhe administrimin e territorit, korrelacioni i qartë i përgjegjësive mes punonjësve të policisë me zonat potenciale për kultivimin e bimëve narkotike si dhe moni­torimi i rreptë dhe i shumëfishtë i gjithë territorit, ku veçohet operacioni i monitorimit nga ajri. Janë disa nga elementët kryesorë që kanë mundësuar rezultatin historik të arritur në këtë luftë të rëndësishme për të ardhmen e vendit”, tha Lleshaj gjatë konferencës “Shqipëria pa kanabis”.

LLESHAJ: DISA ELEMENT ARRITËN REZULTATIN HISTORIK

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se qeveria shqiptare është e angazhuar për të çuar përpara të gjitha reformat që ka nisur. “Unë dua të garantoj gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe gjithë partnerët tanë, përherë besnik, se qeveria shqiptare, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe të gjitha institucionet e tjera janë të motivuara dhe të angazhuara maksimalisht për të çuar përpara me energji të re të gjitha reformat historike, si ajo e sistemit të drejtësisë, të modernizimit të Policisë së Shtetit, të vetingut në polici dhe shumë të tjera, të cilat janë kushte të rëndësishme për realizimin e krye­reformës sonë kom­bëtare që është ajo për Europën e vlerave tona”, tha ai.

MINISTRI BRENDSHËM: QEVERIA DO TË ANGAZHOHET NË REFORMAT

strategjive dhe planeve, në mbështetjen e strukturave ligj zbatuese, në lehtësimin e pasojave sociale, në mbështetjen e edukimit të shëndoshë, në ndihmën ndaj viktimave të kësaj veprimtarie kriminale, etj. Në mënyrë të veçantë, sot dëshiroj të falënderoj, qeverinë italiane, strukturat e Rojës Financiare të Italisë dhe policinë

italiane për finalizimin me sukses të plotë të projektit të mbështetjes me vëzhgim ajror për zbatimin e strategjisë kundër kanabisit. Viti 2017 ishte një sukses i rëndësishëm. Ndërsa 2018­ta është një kulm historik suksesi. Zhvendosja e ob­jektivit të luftës nga bimët tek kriminelët është thelbi i suksesit”, tha ai.

Ministri i Brendshëm deklaroi se për të arritur deri në këtë ditë është dashur një punë e madhe falë së cilës janë goditur rrjetet dhe grupet funksionale kriminale që operojnë në këtë fushë. “Asistenca frontale e BE dhe e vendeve anëtare ka qenë e pranishme në të gjitha aspektet e luftës kundër kanabisit, si në hartimin e

Page 7: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

2,5,7,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 14 Shkurt 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Soreca: Të sekuestrohen paratë e ardhura nga krimi, BE 20 milionë euro fonde për të përmirësuar kapacitetet e policisë

Dje u mbajt konferenca “Për një Shqipëri pa kanabis”, ku ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca, tha se rezultatet e Policisë së Shtetit dhe Guardia Di Finanza në luftën ndaj kulti-vimit të kanabisit për vitin 2018 janë mbresëlënëse. Ai u shpreh se duke sekuestruar paratë e ardhura nga korrupsioni do të arrihet të shkatërrohet kri-mi i organizuar. Soreca deklaroi se përpara ligjit të gjithë janë të barabartë, pavarësisht nga emri apo funksioni që mund të kenë, duke shtuar se me ngritjen e organeve të reja të drejtësisë çdo gjë do të ndryshojë. “Në kuadrin e operacionit "Forca

e Ligjit", ne kemi parë operacione të suksesshme policore që shënjestrojnë grupe kriminale të organ-izuara. Ne gjithashtu po shohim më shumë vendos-mëri në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale. Të ndjekësh paratë është thelbësore për të shkatërruar krimin e organizuar. Sekuestrimet duhet të ndiqen nga vendime përfundimtare për konfiskimin e pasurive kriminale. Askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht nga emri, funksioni apo pasuria e tyre. Por kultura e imunitetit dhe mbrojtjes që ka mbizotëruar për një kohë shumë të gjatë gjithashtu po ndryshon- kryesisht falë

reformës në drejtësi dhe krijimit të institucioneve të pavarura dhe profesionale të gjyqësorit dhe prokurorisë”, tha ai. Soreca u shpreh se Bashkimi Europian do të vërë në dispozicion fondin prej 20 milionë eurosh për të përmirësuar kapacitetet e policisë. Ai deklaroi se falë bashkëpunimit u bë e mundur goditja e katër grupeve dhe arrestimi i mbi 27 personave që bënin trafikimin e lëndëve narkotike. “Gjatë ditëve të fundit kemi parë një shembull të shkëlqyer të rëndësisë së këtij bash-këpunimi. Operacionet e suksesshme të përbash-këta të policisë kanë goditur katër grupe kriminale

në Shqipëri dhe Itali, duke arrestuar deri tani 27 vetë në disa qytete. Kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa ngritjen e Ekipeve të Përbashkëta Hetimore. Krimi i organizuar transnacional është një kërcënim për sigurinë tonë. Ai pengon zhvil-limin shoqëror, ekonomik, politik dhe kulturor të shoqërive tona. BE-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Shqipërinë për të luftuar trafikimin e drogave dhe për të mbështetur zhvillimin socio-ekonomik në komunitetet e prekura. Një kontribut shumë i rëndësishëm fillon këtë vit, me një total prej gati 20 milionë eurosh”, u shpreh Soreca.

SHBA trondit pushtetarët: Do presim lidhjet e politikës me krimin dhe do gjurmojmë paratë e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH

Leyla Moses-Ones: Arrestimet të pasohen me sekuestrim të pasurive kriminale

Elisjeda KIKO

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër goditje pushtetarëve shqiptarë të korruptuar dhe të lidhur me

krimin. Zëvëndësambasadorja ameri-kane, Leyla Moses-Ones e ka bërë dje të qartë se askush nuk mund ta pengojë ngritjen e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Duke folur në konferencën “Për një Shqipëri pa kanabis” të zh-villuar dje në Tiranë, ajo u shpreh se amerikanët do të punojnë për të prerë lidhjet e politikës me krimin, ndërsa e bëri të qartë se kudo që janë fshehur paratë e pushtetarëve, ato do të zbulo-hen. “Shtetet e Bashkuara janë me ju, por ne varemi nga vullneti juaj politik dhe guximi juaj i vazhdueshëm për të vijuar luftën e mirë për demokracinë dhe shtetin ligjor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim në mënyrë aktive kri-jimin e SPAK-ut dhe të BKH-së për të siguruar që politika të mos luajë më një rol në mbështetjen e këtij aktivitetit të paligjshëm dhe as të mos përmbysë peshoren e drejtësisë në interes të kriminelëve”, tha ajo. Leyla Moses-Ones deklaroi se SHBA mbështet Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit, që sipas saj, përbën kërcënim për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare. “Trafikantët e drogës duhet të përballen me zinxhirin e plotë të drejtësisë – arrestim, procedim penal i drejtë dhe dënimi i duhur me burgim. Njerëzit që drejtojnë këto rrjete duhet të frikësohen. Kapja e Klement Balilit, Arbër Çekajt dhe Met Kananit duhet të shërbejnë si gurë kilometrazhi në këtë përpjekje afatgjatë. Tani është në dorën e prokurorëve dhe të gjykatave”, u shpreh diplomatja amerikane.

Sekuestrimi i parave kriminaleLeyla Moses-Ones duke folur për

mbështetjen që SHBA i jep Shqipërisë për ngritjen e organeve të reja të drejtë-sisë, u ndal dhe te sekuestrimi i parave të pista. Gjatë konferencës, zëvendës ambasadorja amerikane deklaroi se Shqipëria nuk do të jetë asnjëherë vend që të lejojë veprimtaritë e palig-jshme, duke shtuar se SHBA do të gjurmojë paratë e pista që vijnë nga veprimtari kriminale dhe korrupsioni. “Ne duhet të ndjekim paratë e pista. Duhet të dërgojmë një mesazh të qartë se Shqipëria nuk është e nuk do të jetë

Xhafaj: Shqipëria, jo vend origjine për kanabis

Ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se Shqipëria nuk është më vend origjine i lëndëve narkotike mbas 25 vjetësh. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai u shpreh se shifrat kokëforta flasin vetë dhe konfirmojnë edhe njëherë punën që është bërë në këtë drejtim, ndërsa një falënderim special kishte edhe për ish-bashkëpunëtorët. “Një Shqipëri pa kanabis!Prezantimi sot publikisht i rezultateve antikanabis ’18, konfirmi-mi më i mirë i realitetit historik:Pas 25 vitesh, s’jemi më vend origjine i pro-dhimit e trafikimit të kanabisit!Krenar për çfarë bëmë,ndër të tjera, në këto vite! Krenar për rezultatet e anti-trafi-kimit në 2018. 80% ulje e trafikut me vendin fqinj krahasuar me 2017. Luftë pa kompromis e rezultate të shkëlqyera ndaj grupeve kriminale. Shifrat, kokëforta, flasin vet! Fjalët sado të bukura i merr era. Forca e Ligjit në veprim e mbi të gjithë!Respekt dhe mirënjohje pafund bashkëpunëtorëve të mi, sakrificës së policëve të thjeshtë në territor dhe veçanërisht ekipit dre-jtues të Policisë së Shtetit”, tha ai.

Ardi Veliu: Trafiku i drogës ka rënë

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve për kultivimin e kanabisit. Ai u shpreh se trafiku i drogës ka rënë me 81%, krahasuar me vitet e tjera. “Shqipëria ka dalë nga harta e kulti-vimit të bimëve narkotike. Gjatë vitit 2018 u angazhuan në një operacion të gjerë për goditjen që në gjenezë për trafikimin e kanabisit. Janë zh-villuar shumë takime sensibilizuese dhe kontributin më të madh e dhanë institucionet e arrestimit. Ndërtuam hartën dixhitale të sipërfaqeve ku ishin kultivuar bimë narkotike gjatë viteve. Një drejtim tjetër i punës sonë ishte forcimi i kapaciteteve për luftën kundër drogës dhe pajisjen me mjetet e nevojshme. Është bërë identifikimi i grupeve kriminale. Në 2018 ka shënu-ar konkretizime të rëndësishme. Kemi rënie të trafikimit të drogës me 81% drejt shtetit italian në krahasim me një vit më parë. Përpara kemi disa sfida që kërkojnë impenjim maksimal”, tha ai.

kurrë një mjedis që lejon veprimtari të paligjshme kriminale. Ulja e prodhimit dhe arrestimet të pasohet me sekuestrim të pasurive të kriminelëve”, tha Leyla Moses-Ones.

Lufta kundër kanabisit në vendZëvendës ambasadorja ameri-

kane u ndal dhe te lufta kundër kana-bisit në vend. Ajo u shpreh se duhen ndërmarrë pengesa më të forta në mënyrë që trafikantët të mos e shikojnë Shqipërinë si një vend që lejon aktivi-tetet e paligjshme. Leyla Moses-Ones tha se trafikantët duhet të përballen me sistemin e drejtësisë, me procedime pe-nale të drejta dhe me dënime të duhura. “Kultivimi dhe lëvizja e kanabisit janë vetëm një pjesë e problemit. Tani, duhet

Leyla Moses-Ones tha pak kohë më parë se SHBA mbështet ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, duke shtuar se do të jetë kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët bëhen të pasur me paratë e pista. “Të korruptuarit do të largohen. Ata do të jenë e shkuara dhe ju e ardhmja. Mbani premtimin. Diçka që nuk do të ndryshojë është

mbështetja e SHBA për sundimin e ligjit. Do të jemi kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe prokurorëve që bëhen të pasur përmes korrupsionit. Për të favorizuar të fortët apo për të shmangur ligjin ndaj vetë atyre. SHBA do të ndihmojnë shërbyesit publik të ndershëm. Mbështesim ngritjen e SPAK dhe BKH”, u shpreh Leyla Moses-Ones.

ZV/AMBASADORJA: SHBA MBËSHTET SPAK DHE BKH

“Vetingu po bën përparim, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar janë pa punë dhe më shumë do të bëhet në luftën kundër korrupsionit sapo të formohen SPAK-u dhe BKH-ja. Përveç mbështetjes së këtyre proceseve dhe institucioneve, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin çdo mjet që kemi për të luftuar korrupsionin,

përfshi mohimin e vizave për zyrtarë të korruptuar. Indi-vidët që po përdorin postet e tyre për përfitime personale mund të pyesin veten, “Kush e ka radhën”. Vendimi për të ndaluar një zyrtar aktual apo ish-zyrtar për të hyrë në SHBA bëhet në Uashington nga Sekretari i Shtetit”, tha pak kohë më parë zëvendës ambasadorja amerikane.

LEYLA MOSES: DO MOHOJMË VIZAT PËR ZYRTARË TË KORRUPTUAR

të vendosen pengesa më të forta për të ndaluar që trafikantët e drogës ta shohin Shqipërinë si një mjedis lejues për ak-tivitetin e tyre të paligjshëm. Ky është vendi ku ruajtja e vrullit të reformës në drejtësi është jetike. Trafikantët e drogës duhet të përballen me zinxhirin e plotë të drejtësisë – arrestim, procedim penal

i drejtë dhe dënimi i duhur me burgim. Njerëzit që drejtojnë këto rrjete duhet të frikësohen. Kapja e Klement Balilit, Arbër Çekajt dhe Met Kananit duhet të shërbejnë si gurë kilometrazhi në këtë përpjekje afatgjatë. Tani është në dorën e prokurorëve dhe të gjykatave”, tha Leyla Moses-Ones.

Do vijojmë të mbështesim krijimin e SPAK e BKH për të siguruar që politika të mos luajë një rol në mbështetje të këtij aktiviteti të palig-jshëm dhe as të mos përmbysë peshoren e dre-jtësisë në interes të kriminelëve. SHBA qëndron krah për krah me Shqipërinë në këtë luftë...

Page 8: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

8 GAZETA SOTE Enjte 14 Shkurt 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari u shkarkua për shkak të problemeve me pasurinë dhe lidhjet me krimin e organizuar. Në seancën dëgjimor të KPK pak kohë më parë u konstatua se ai nuk ka deklaruar as në IL-KDPI dhe as në veting, dhurimin e mbi 10 mijë eurove për t’u kuruar në Gjermani. Me probleme rezultoi edhe blerja e një apartamenti nga vajza e gjyqtarit, Anisa Dizdari. Ajo deklaronte se ka marrë 2 hua për apartamentin, por sipas KPK, personat që i kanë dhënë hua, nuk kanë të ardhura të mjaftueshme. Po ashtu, rezultoi se Dizdari kishte kontakte të papërshtatshme dhe kishte kaluar kufirin disa herë me automjetin e shtetasit A. L., i cili është i dënuar. Dizdari është shprehur se ka marrëdhënie familjare me të. KPK u shpreh se shtetasi A.L. është dënuar për ushtrim ndikimi të paligjshëm, ryshfet dhe korrupsion.

Gjatë seancës dëgjimore për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Kosova u vu re një përplasje mes tij dhe përfaqësuesit të ONM. Sa i përket kontratës së një makine, Kosova deklaroi se pavarësisht se kontrata shënonte vlerën 1 milionë lekë, ai i kishte paguar të vëllait vetëm 400 mijë lekë fillimisht dhe disa pagesa të tjera më vonë të mbul-uara me kursime. Për këtë të fundit pati një reagim të ashpër edhe nga vëzhguesi i ONM. “Ju thoni se kontrata e makinës, e cila shkruan vlerën 1 milionë lekë të paguar jashtë zyrës noteriale, në fakt për-bënte një pagesë prej 400 mijë lekësh. Ju jeni marrë me çështje etike dhe e kuptoni se një prokuror nuk mund të nënshkruajë diçka të pavërtetë. Kontrata nuk është letër higjienike”, komentoi ai.

PROBLEMET E GANI DIZDARIT ME PASURINË DHE FIGURËN

KOSOVA U PËRPLAS ME ONM GJATË SEANCËS

Artan Bajrami dhe Hysni Demiraj rezultojnë me probleme në veting, ONM “gozhdon” kryetarin e Gjykatës së Apelit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vijoi dje seancat dëgjimore me subjektet e rivlerësimit, ku para trupës gjykuese dhanë llogari kryetari i Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda, Artan Bajrami dhe kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj. Për të dy ata, KPK kishte konstatuar probleme. Në emër të Bajramit është një apartament 110 metra katrorë në Tiranë, blerë për 45 mijë dollarë ose 6.5 milionë lekë. Si burim është deklaruar një hua prej 5 milionë lekë dhe të ardhurat nga shitja e banesës në Gramsh për 4 mijë dollarë, si dhe kursimet nga paga. Nga hetimi

ka konstatuar mospërputhje ne deklarim për shlyerjen e një kësti të huasë. Gjatë hetimit, subjekti nuk ka deklaruar se pagesa 1.5 mil-ionë lekë është paguar nga baxhanaku, siç ka bërë më herët. Po ashtu, prokurori Bajrami ka deklaruar se ka përdorur makinën e një agjencie për udhëtimet jashtë vendit. Por nga hetimi i KPK janë ngjallur dyshime se ai mund të jetë pronar i këtij mjeti, pasi është përdorur edhe brenda vendit. Më të shumta problemet ishin për kryegjyqtarin e Apelit, Hysni Demiraj. Ai zotëron një apartament në Tiranë, por KPK ka konstatuar se shuma e

paguar për të në raport me sipërfaqen është e ndryshme nga ajo që deklarohet. Ai ka edhe një garazh, por për të ka mospërputhje mes deklarimit në deklaratën veting dhe asaj vjetore për sipërfaqen dhe shumën e blerjes. Subjekti ka deklaruar edhe një hua të vëllait të tij në shumën 30 mijë euro. Por nga hetimi, rezultoi se vëllai nuk kishte mundësi të jepte këtë hua në vitin 2013. Sa iu takon aftësive profesionale, KPK vërejti disa mangësi në dosje. “Nuk ka akt formal të gjyqtarit relator; nuk ka kopje e listës së shpalljes së datës së njoftimit; disa seanca nuk janë regjistruar në

audio; është konstatuar një rast i konfliktit të interesit. Ku subjekti ka qenë gjyqtarë në një çështje ku me palët ka qenë në marrëdhënie konflikt interesi, për shkak të njohjes. Subjekti nuk ka dhënë dorëheqjen, por ka vazhduar gjykimin dhe ka dalë me vendim”, tha trupa gjykuese. Në seancë nuk mungoi as ndërhyrja e vëzhguesit të ONM, Theo Jacobs. Ai e pyeti në lidhje me një hua që Demiraj i kishte marrë një biznesmeni. “Sa e njeh biznesmenin që i ke dhënë huanë? Ne themi se nuk ka drekë falas. Biznesmeni mund të trokasë në derë dhe të të kujtojë nderin”, tha ai.

Mimoza IBRA

Përplasjet mes organeve të vetin-gut nuk kanë të sosur. Komi-sioneri Publik (IKP) dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit vazhdimisht

kanë dalë kundër vendimeve të Komi-sionit të Pavarur të Kualifikimit. Rasti më i fundit u shënua ditën e djeshme, ku Komisioneri Publik ankimoi vendimin për prokurorin e Prokurorisë së Përg-jithshme, Adnan Kosova. Kosova doli pak kohë më parë para trupës gjykuese të KPK dhe u konfirmua në detyrë. Por për IKP, Kosova nuk e meritonte këtë vendim pozitiv sepse nuk është i bazuar në prova dhe fakte. “Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 90, datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Adnan Kosova, magjistrat/prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendi-min e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Opera-cioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se, referu-ar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Adnan Kosova, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë”, thuhet në njoft-imin e Komisionerit. Në këtë mënyrë, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të prishë vendimin e KPK për prokurorin dhe ta shkarkojë nga detyra. “Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në për-fundim të gjykimit, të ndryshojë vendi-min nr. 90, datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Adnan Kosova”, përfundoi njoftimi i Komisionerit Publik. Kujtojmë që IKP u vu në lëvizje nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit sepse ky i fundit kërkoi ankimimin e vendimit.

Dizdari rrëzohet edhe në ApelTeksa fati i prokurorit Adnan

Kosova është vënë në pikëpyetje, Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi përfundimisht ish-anëtarin e Gjykatës

Komisioneri Publik pranon rekomandimin e ONM për prokurorin Kosova

Komisioneri Publik sërish kundër KPK, ankimon vendimin për Adnan Kosovën, Apeli rrëzon Gani Dizdarin

Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz, shqyrtoi në dhomë këshil-limi, çështjen (JR) nr. 24/2018, datë 25.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gani Dizdari, kundër vendimit nr. 37, datë 16.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikim-it. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Repub-likën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Ko-

legjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht: Lënien në fuqi të vendimit nr. 37, datë 16.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Gani Dizdari. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Kujtojmë që deri tani, të gjithë të shkarkuarit nga vetingu që janë drejtuar tek KPA janë shkarkuar edhe në këtë fazë të dytë.

Kushtetuese, Gani Dizdari. Dizdari e mori goditjen e parë që në përballjen me Komisionin e Pavarur të Kuali-fikimit, i cili e shkarkoi sepse kishte probleme me pasurinë. Por për të refuzuar këtë vendim, Dizdari “trokiti” në derën e KPA. Ai kërkoi rikthimin në detyrë, por trupa gjykuese e organit kolegjial nuk e pranoi kërkesën e tij. “Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Ina Rama, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë

Komisioneri Publik kërkon rihapje të

hetimit për SevdarinKolegji i Posaçëm i Apelimit zhvil-

loi dje seancën dëgjimore me anëtaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, An-toneta Sevdari. Sevdari u rikonfirmua në detyrë nga KPK, por Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e saj. Gjatë seancës, Komisioneri Publik theksoi nevojën për riçelje të hetimit dhe renditi listën e dokumentacionit që do të duhet të administrohet nga ana e KPA. Në parashtrimet e saj, Anton-eta Sevdari, pretendoi se vendimi i KPK ishte marrë në përfundim të një hetimi të plotë. Por gjatë mbrojtjes, ajo paraqiti disa prova të reja, të cilat nuk ishin administruar më parë gjatë hetimit nga KPK, si dhe kundërshtoi pretendimet e ngritura në 10 denonci-met e publikut, që lidhen me kriterin e aftësisë profesionale. Trupa gjykuese e KPA njoftoi se pranë këtij institucioni është depozituar edhe një denoncim tjetër dhe për tu njohur nga afër me të, vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore në datën 19 shkurt.

KPK shkarkon nga detyra Ana GolloshinKomisioni i Pavarur i Kualifikimit

vendosi ditën e djeshme të shkarkojë nga detyra këshilltaren ligjore pranë Gjykatës së Apelit Administrativ, Ana Golloshi. Gjatë seancës dëgjimore të mbajtur pak ditë më parë për të, u kon-statuan probleme me pasurinë. Komi-sioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 12.02.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Ana Golloshi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 13.02.2019 vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Ana Golloshi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Apelit Administrativ. Vendimi i ar-syetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Pamela Qirko relatore, znj. Firdes Shuli anëtare, do t’u njoftohet subjektit të riv-lerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve”, njoftoi KPK.

Page 9: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

GAZETA SOT E Enjte 14 Shkurt 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit për këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit.

2. Kërkesa duhet t’i paraqitet me shkrim Kryetarit të Kuvendit dhe të përmbajë në mënyrë të motivuar dhe konk-rete shkeljen e rëndë të Kushtetutës ose kryerjen e një krimi të rëndë. Me paraqitjen e propozimit, Kryetari i Kuvendit vë menjëherë në dijeni Kuvendin dhe Presidentin e Republikës.

3. Në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për

t’u dëgjuar në seancë plenare, Kuvendi është i detyruar ta dëgjojë atë. Procedura e detajuar e shkarkimit, në respektim të standardeve te procesit te rregullt ligjor, rregullohet nga Rregullorja e Kuvendit.

4. Kuvendi vendos për shkarkimin e Presidentit të Republikës, me jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij dhe me votim të fshehtë. Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës i dërgohet Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Kuvendit, brenda 5 ditëve nga marrja e tij. Procedura e shqyrtimit të vendimit të Kuvendit rregullohet nga Ligji organik i Gjykatës Kushtetuese.

SHKAQET DHE PROCEDURA E SHKARKIMIT TË PRESIDENTIT Ilir Meta nuk i ndal vizitat te arbëreshët

Presidenti Ilir Meta ka shkuar dje sërish pranë arbëreshëve të Italisë. Sapo tensionohet politika në vend, kreu i shtetit nis një udhëtim drejt Kalabrisë, duke bërë vizita të niveleve “tepër të larta”. “Me shumë emocion do të marr pjesë sot në 100-vjetorin e Eparkisë së Ungros, kësaj vatre të rëndësishme të ruajtjes së gjuhës arbëreshe, të traditave, trashëgimisë së lashtë kulturore, besimit dhe veçanërisht të identitetit tonë kombëtar”, deklaroi ai përmes rrjeteve sociale. Por më bombastik ishte fjalimi i Imzot Donato Oliver-ioImzot Donato Oliverio. Ai e ka vlerësuar kreun e shtetit shqiptar si “një burrë shqiptar i vërtetë, që e mban fjalën dhe besën”. Imzot Oliviero, i cili iu referua premtimit të bërë nga Presidenti Meta 3 muaj më parë gjatë vizitës së tij të fundit në Kalabri se do të ishte i pran-ishëm në 100-vjetorin e themelimit të Eparkisë së Lungros (Ungrës), theksoi se Presidenti i Shqipërisë e mbajti fjalën.

Pedagogët protesta një herë në javë

Studentët do të qëndrojnë edhe përgjatë fundjavës në auditore për të zëvendësuar orët e humbura gjatë protestës. Sezoni i provimit është shtyrë për në muajin mars, ndërsa pagesa e tarifave do të nisë prej javës që vjen. Dekani i Fakultetit të His-torisë dhe Filologjisë u shpreh dje se pedagogë dhe studentë do të vijojnë me protestat, por këtë herë vetëm një herë në javë. “Javën tjetër i bie ditën e martë të ketë protestë. Pritet sesi do të reagojnë institucionet eprore lidhur me kërkesat që ka parashtruar Profe-sorati dhe studentët dhe varësisht nga qëndrimi do të jetë dhe sjellja ndaj pro-testës”, tha Sabri Laçi. Megjithatë në këtë fakultet studentët do të qëndrojnë në auditore dhe gjatë fundjavës deri në zëvendësimin e orëve të humbura. “Semestri i parë mbaron me 3 mars, provimet e semestrit të parë janë me datën 4-24 mars. Semestri i dytë fillon me 25 mars dhe mbaron me 30 qer-shor. Periudha 1 korrik-20 korrik janë provimet e semestrit të dytë”, vijoi ai.

Ministria e Drejtësisë trondit sërish Hipotekën e Durrësit, shkarkohen nga detyra 6 specialistë, vërejtje me shkrim për 10 të tjerë

Ministria e Drejtësisë duket se po e çon drejt shkrirjes Hipotekën e Durrësit. Ky institucion është mbërthyer nga një sërë skandalesh dhe denoncimesh mediatike, të cilat kanë shtyrë ministren Etilda Gjonaj që të bëjë një tjetër inspektim. Më herët u morën masa ndëshki-more për rreth 15 persona, ndërsa dje Gjonaj ka shkarkuar 6 specialistë të tjerë. “Nga kon-trolli rezultoi se: Nga praktikat e monitoruara rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve të parashikuara në aktet nënligjore “Për afatet e trajtimit dhe përpunimit të kërkesave nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”.

Sistemi on-line i menaxhimit të aplikimeve nuk pasqyron situatën reale të praktikave të trajtuara ose jashtë afatit, për faktin se është gjendur se sistemi nuk është administruar dhe përdorur në të gjitha fazat e tij nga specialistët e kësaj Zyre. Nuk është vepruar në përputhje me kërkesat e rregullave “Për arkivimin e doku-menteve tekniko-ligjore në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme“, duke bërë kështu dhe referenca dhe praktika të shërbimeve të ofruara në një masë të konsiderueshme duke mos u arkivuar dhe duke sjellë pasoja në vërtetimin e origjinës së pasurisë si dhe duke krijuar hapë-

sira për veprime të cilat mund të fshehin figura të veprave penale”, deklaroi ministrja. Më tej ajo tha se bazuar në gjetjet e këtij kontrolli, nga Task Forca Antikorrupsion janë rekomanduar gjithashtu një sërë masash të tjera disiplinore, duke ju shtuar 15 masave disiplinore të marra më herët. Dhe pikërisht: Vërejtje me shkrim për 10 specialistë të tjerë, juristë dhe hartograf, të Sektorit të Regjistrimit dhe Hartografisë, duke çuar në total numrin e masave disiplinore për punonjësit e kësaj zyre në 21 masa. “Zyrat ven-dore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ashtu sikurse edhe të gjitha institucionet dhe

zyrat e tjera shtetërore ku ofrohen shërbime për qytetarët kanë qenë dhe do të vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes dhe kontrollit përsa i përket mënyrës së zbatimit të ligjshmërisë dhe ofrimin e shërbimeve publike. Nga ana tjetër ne jemi të vendosur që t’i shkojmë deri në fund çdo denoncimi, që bëhet si në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al apo edhe nga media, duke hetuar në mënyrë të detajuar çdo praktikë të dyshimtë dhe duke marrë ma-sat përkatëse për çdo punonjës që dyshohet të ketë kryer veprime korruptive apo abuzim me detyrën”, vijoi ministrja e Drejtësisë.

Kliti TOPALLI

Mazhoranca nuk është tërhequr nga ligji për pres-identin. Gjatë javëve të fun-dit kemi pasur përplasje

të forta mes presidentit dhe qeverisë, pasi secila palë i interpreton ndryshe kompetencat. Por në Kuvend një vit më parë shkoi një ligj, i cili zgjidh gjithë këtë situatë. Në vendin tonë nuk ka një ligj organik për presidentin, por në kuadër të reformës në drejtësi u hartua një ligj. Deputetët e PS e depozituan në Parla-ment, por e tërhoqën më pas. Gazeta ju drejtua Komisionit të Ligjeve për të marrë një përgjigje zyrtare se çfarë do të ndodhë me këtë ligj. Deputetë të këtij komisioni thanë se sapo të mbyllet mi-ratimi i ligjeve të mbetura të reformës në drejtësi, atëherë do të ridepozitohet dhe ligji për presidentin. Ligjet në fjalë pritet të mbyllen brenda kësaj legjislature par-lamentare. Kjo do të thotë se mazhoranca do të fusë në shina presidentin Meta, pasi në ligj bëhet një përcaktim i qartë i kompetencave të presidentit. “Lidhur me projektligjin për presidentin, nisma ishte nismë deputeti dhe u tërhoq në mbyllje të sesionit plenar si të gjitha nismat e tjera të depozituara dhe të pamiratuara. Me fillimin e legjislaturës së re, disa nisma u ridepozituan, të tjera jo. Besoj se me përmbylljen e procesit të diskutimit dhe miratimit të projektligjeve të reformës në drejtësi, do t’i vijë radha edhe kësaj nisme që mund jo detyrimisht duhet të jetë nismë deputeti”, tha një përfaqësues i Komisionit të Ligjeve për gazetën “SOT”. Komisioni i Ligjeve ka lënë të nënkuptohet se mund të ketë një ride-pozitim të ligjit edhe nga vetë qeveria. Megjithatë e sigurt është se ky ligj do të miratohet. Edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi pak ditë më parë se sapo të vijë ligji në Parlament, ai do të futet menjëherë për diskutim në komisione.

RelacioniNë relacionin e ligjit që po shqyrto-

het nga ndërkombëtarët dhe deputetët e mazhorancës, theksohet se nevoja për një ligj për presidentin lind si për shkak të reformës në drejtësi, por dhe për tu dhënë fund përplasjeve mbi kompetencat. “Projektligji reflekton edhe marrëdhëniet e Presidentit me pushtetin ekzekutiv, si në rastin e emërimit apo lirimit të për-faqësuesve diplomatikë jashtë vendit, apo në dhënien e gradave më të larta

Ja si do veprohet me ligjin organik për presidentin

PS nuk tërhiqet, ridepozitim në Kuvend të ligjit për presidentin, brenda legjislaturës

rrudhen kompetencat e Ilir Metës

ushtarake, si dhe në emërimin e disa funk-sionarëve të tjerë publike, kompetencë e ndarë mes Presidentit dhe Kuvendit. Qëllimi i projektligjit është të përcaktojë rregulla lidhur me pozicionin, kriteret e përzgjedhjes, pamundësinë në kryerjen e funksionit, shkaqet dhe procedurën e shkarkimit të Presidentit të Republikës, ushtrimin e kompetencave kushtetuese,

statusin e tij/e saj dhe të anëtarëve të familjes së tij/saj, gjatë dhe pas mbarimit të mandatit, si dhe organizimin e brendshëm të institucionit të Presidentit të Repub-likës”, thuhet në relacion.

Kompetencat që i hiqen MetësSipas ligjit, presidenti i ri do ketë

rrudhje totale të kompetencave sa i takon sistemit të drejtësisë. Së pari Meta nuk do

mund të jetë kryetar i KLD, ose i KLGJ me emërtimin e ri. Po ashtu ai nuk ka të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas lig-jeve të vjetra, në rastin e gjyqtarëve KLD vendoste emërimin ose shkarkimin dhe më pas ishte presidenti që vendoste. Në rastin e prokurorëve, ishte po presidenti që vendoste për propozimet e kryeproku-rorit për emërim, transferim, komandim apo shkarkim të prokurorit. Një tjetër kompetencë që kishte presidenti i vjetër është se gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese emëroheshin prej tij, me pëlqimin e Kuvendit. Pra i gjithë sistemi i drejtësisë kalonte në duart e pres-identit. Por me ndryshimet në ligj dhe në Kushtetutë kreu i shtetit do ketë rrudhje totale të kompetencave në këtë aspekt.

1. Nuk bën dot emërimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve

2. Nuk bën dot emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve

3. Nuk është më kryetar i KLD4. Përzgjedh vetëm 3 anëtarë të

gjykatës Kushtetuese

5. Nuk ka dorë të lirë në përzg-jedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë

6. Ka më pak kompetenca në përzgjedhjen e Guvernatorit dhe kreut të KLSH

7. Nuk ka të drejtë emërimi e shkarkimi të kryeprokurorit

Kompetencat që i hiqen Ilir Metës

Page 10: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

10 GAZETA SOTE Enjte 14 Shkurt 2019

e k o n o m i www.sot.com.al

Mark Crawford: Shqetësimet i janë shprehur vazhdimisht administratës tatimore

Bizneset amerikane ankohen për rimbursimin e TVSH, konkurrencën e pandershme dhe evazionin fiskal, Tatimet premtojnë zgjidhjeBizneset amerikane anko-

hen për rimbursimin e TVSH, konkurrencë të pan-dershme, evazion fiskal,

si dhe për apelimin e vendimeve në Drejtorinë e Apelimit Tatimor. Dhoma Amerikane e Tregtisë zh-villoi dje një takim me Tatimet, ku u diskutua për disa nga çështjet fiskale që shqetësojnë bizneset anëtare të dhomës. Presidenti i Am-Cham, Mark Crawford deklaroi që në fillim të fjalës së tij shqetësimin në lidhje me rimbursimin e TVSH. “Është diçka që nuk është zgjidhur akoma. Shqetësimet i janë shprehur vazhdimisht administratës tati-more”, tha ai. Ndërkohë, anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë kanë sugjeruar aplikimin e një skeme të re për rimbursim, që nuk do të krijonte akumulime dhe vonesa të tilla për biznesin. Për shqetësimin e mosrimbursimit, zv.drejtori i Ta-timeve, Xhavit Çurri u shpreh se është krijuar një drejtori e posaçme për procedurën e rimbursimit të TVSH, ndërsa premtoi se ky prob-lem do të zgjidhet. Sipas tij, ka një rregullore shumë strikte për rim-bursimin e TVSH. Ai tha se nuk ka cedim nga këto rregulla dhe afate. “Dy momente janë që cedohet, kur tatimpaguesi zgjidhet nga sistemi që është subjekt me risk dhe duhet të kontrollohet, për të cilin kontrolli zg-jat rreth 20 ditë. Ndërsa së dyti, kjo

Bregdeti menaxhim kaotik, Shqipëria pa certifikim të plazheve

Ndërtimet e paligjshme, 552 milionë lekë për kompensimin e pronarëve

Bregdeti në Shqipëri mbetet i parregulluar nga një ligj i veçantë sikurse ap-likohet në shumë vende që kanë prioritet turizmin. Një auditim performance i Kon-trollit të Lartë të Shtetit vlerë-son se Plani Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Bregdetit shpjegon teorikisht situatën por nuk jep asnjë zgjidhje për menaxhimin e tij në vijim. Nga ana tjetër një ndër problemet e hasura gjatë auditimit është mënyra sesi menaxhohen plazhet në vend, me mungesë aksesi të lirë në

plazhe publike. “Shqipëria është i vetmi vend në rajon dhe në Mesdhe që nuk ka një ligj për bregdetin, e për pasojë turizmi nga plazhet është jo konkurrues e nën potencia-lin e zhvillimit të vet, duke mbetur jashtë tregut turistik europian. Aktet rregullatore nuk garantojnë të drejtën e qytetarëve për akses të lirë në plazhe, duke inkurajuar masivizimin e stacioneve pri-vate të plazhit që rezulton të jetë burim informalizimi për të ardhurat vendore”, thuhet në raportin e KLSH.

Qeveria ka miratuar dje kompensimin financiar të pr-onarëve që preken nga ndër-timet informale. Bëhet fjalë për ndërtimet pa leje në drejtoritë për ALUIZNI-t, përkatësisht në Tiranë Veri, Elbasan, Tiranë Jug, Tiranë Shtesat, Vlorë, Dur-rës, Shkodër, Korçë, Kukës, Kavajë, Fshatra Turistikë dhe Kamëz, Vorë. Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, vlera e kompensimit për 43 920,53 m2 është 522 842 426,65 lekë. Në vendim përcaktohet se për kom-pensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen

nga ALUIZNI si rrjedhojë e kalimit të pronësisë ndërmjet shitjes së parcelës ndërtimore si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen. “Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të palu-ajtshme, përkatësisht, në Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Korçë, Kukës, Kavajë dhe Shkodër të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri, në regjistrat e pasurive të paluajtshme”, për-cakton më tej vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Marrëveshja, kompania e njohur koreane vjen në Shqipëri

Një ndër kompanitë e njo-hura në botë për prodhimin e elementeve elektrike të au-tomjeteve ka hyrë zyrtarisht në Shqipëri, ku do të zhvillojë aktivitetin e saj. Kompania nga Koreja e Jugut “Yura Cor-poration” ka vendosur të zhvil-lojë aktivitet në Shqipëri pas negociatave të zhvilluara më herët. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, priti në një takim zyrtar për-faqësuesin e kësaj kompanie zotin Lukas Nam. “Pasi bëmë një studim edhe në vendet e tjera të rajonit, zgjodhëm Shqipërinë

për të investuar për shkak të fuqisë punëtore të kualifikuar, kostove konkurruese, pozitës gjeografike, si dhe incentivave lehtësuese nga ana e qeverisë shqiptare dhe suportit të AI-DA-s”, u shpreh Nam. Referuar njoftimit zyrtar, plani i biznesit i propozuar nga kjo kompani synon zhvillimin e zonës më një sipërfaqe rreth 4.9 ha, pronë shtetërore, e njohur si “Baza e Tubove” që ndodhet në Zhupan të Fier. Kjo zonë është përcaktuar si zonë me përparësi zhvillimi për këtë industri nga qeveria në 2018.

ndodh kur nga miratimi i shumës deri në kalim në llogari, ka pasur një sfazim në kohë. Rimbursimi i TVSH-së ka qenë më i lartë gjatë 2018, në rreth 14.5 miliardë lekë TVSH. Është krijuar një vonesë deri në 6 muaj nga momenti i miratimit dhe kalimi i fondit. Po kërkojmë një zgjidhje për të sheshuar shqetësimet e tatimpaguesit. Zgjidhjet janë dy, bashkë me Ministrinë e Financave kemi bërë një plan më real, më

të madh, të të ardhurave dhe një plan për rimbursim më të madh se sa është planifikuar, në rreth 19 miliardë lekë”, u shpreh Çurri. Ndërkohë, disa nga çështjet që u diskutuan në këtë takim ishin dhe rimbursimi i TVSH-së, konkurrenca e pandershme dhe evazioni fiskal, si dhe apelimi i vendimeve në Dre-jtorinë e Apelimit Tatimor. Takimi u zhvillua në një formë të hapur diskutimi mes përfaqësuesve të

biznesit dhe zv.drejtorit të Tatimeve dhe u prezantuan drejtpërdrejt prob-lematikat apo çështjet themelore që kalon biznesi aktualisht me admin-istratën tatimore.

Situata në Tatime Zëvendësdrejtori i Përgjithshme

i Tatimeve, Xhavit Çurri bëri një paraqitje të ecurisë pozitive të vep-rimtarisë së Administratës Tatimore dhe marrëdhënies së ndërsjelltë me biznesin gjatë vitit 2018. Ai ndau me

pjesëmarrësit arritjet domethënëse, reformat që po ndërmerren për modernizimin e administratës, rritjes së cilësisë së shërbimeve, si dhe uljen e kostove administrative për biznesin. "Viti 2018 ishte pozitiv për administratën tatimore, e cila jo vetëm realizoi programin vjetor të të ardhurave për buxhetin e shtetit, por mbi të gjitha arriti të realizonte treg-uesit më kryesorë të performancës që lidhen me shërbimin e tatimpa-guesve, përzgjedhjen për kontroll me bazë risku, përmirësimin e cilë-sisë së kontrolleve tatimore, luftën kundër informalitetit, mbledhjen e detyrimeve të prapambetura etj”, tha Çurri. Më tej, ai u ndal tek objekti-vat kryesorë të planit strategjik që po ndjek administrata tatimore dhe që lidhen me përmirësimin e nivelit të përmbushjes tatimore, rritjen e të ardhurave tatimore, sigurimin e shërbimeve sa më cilësore për tatimpaguesit, si dhe ndërgjeg-jësimin e tyre për të respektuar legjislacionin tatimor. Një vëmend-je të veçantë në fjalën e zëvendës-drejtorit të përgjithshme pati puna që po bëhet për të modernizuar sistemin informatik tatimor, i cili përbën një zhvillim historik tepër të rëndësishëm në funksion të rritjes së pajtueshmërisë dhe përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka rrëzuar kërkesën e Byrosë Shqiptare të Siguri-meve, e cila ka kërkuar rishikimin e fondit që duhet të vihet në dispozicion për vitin 2019. Në një shkresë të saj, Byroja kërkonte që Fondi do të paguhet nga shoqëritë e sigurimit për vitin aktual, të ishte 313 milionë lekë, dukshëm më i ulët sesa ai që sanksionohej në vendimin e AMF i marrë në fund të dhjetorit 2018, prej 566 milionë lekë. “Byroja Shqiptare e Sigurimit ka depozituar kërkesën për rishikim të Vendimit të Bordit nr. 260, datë 28.12.2018 “Mbi fondin e kompensimit për vitin 2019”, si dhe ka depozituar Vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve nr. 01, datë 11.01.2019 “Për miratimin e masës së

kontributit vjetor për fondin e kompensimit”, ku propozon shumën prej 313 milionë lekë Fond Kompensimi për vitin 2019” thuhet në vendimin e AMF. Por çfarë sanksionon vendimi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për fondin e vitit 2019 dhe si ndahet ai në zëra. Në total, Fondi i Kom-pensimit që duhet të paguhet nga shoqëritë e sig-urimit është mbi 566 milionë lekë. Ky fond përf-shin së pari vlerën 218.5 milionë lekë, i destinuar për shlyerjen e detyrimeve për pagesat e dëmeve më datë ngjarje sigurimi deri në 31.12.2013 (që i përket praktikave të përfunduara në vlerën 11 milionë lekë si dhe praktikave në proces gjyqësor në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën e Lartë). Së dyti përfshin vlerën 248 milionë lekë,

për shlyerjen e detyrimeve për pagesat e dëmeve me datë ngjarje sigurimi pas 1 janar 2014 e në vazhdim (që i përket praktikave të përfunduara në vlerën 100.6 milionë lekë si dhe praktikave në proces gjyqësor në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën e Lartë). Së treti, Fondi i Kompensimit në vlerën minimale prej 100 milionë lekë për shlyerjen e detyrimeve për pagesat e dëmeve me datë ngjarje sigurimi nga 01.01.2019 – 31.12.2019. I njëjti vendim i AMF u kërkon shoqërive të sig-urimit që të krijojnë provigjon për shpenzime në pasqyrat financiare të vitit 2019, shumën totale prej 382.8 milionë lekësh, që u përket praktikave në proces trajtimi dhe në proces gjyqësor në Gjykatën e Shkallës së Parë.

AMF rrëzon Byronë e Sigurimeve për përgjysmimin e Fondit të Kompensimit

Page 11: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

2,5,7,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 14 Shkurt 2019 11

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Thaçi takon ambasadorin Kosnett: Të hiqet çdo pengesë për dialogun me Serbinë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraShtohet presioni ndaj kryeministrit të Kosovës për heqjen e taksës me Serbinë

Andi LAMKO

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar dje amba-sadorin e SHBA, Philip S. Kosnett, në lidhje me ngërçin

e krijuar në procesin e dialogut me Serbinë, për çka ata deklaruan se duhet të largohet çdo pengesë, duke nisur nga taksa tregtare me Serbinë. Komunikata e përbashkët për media sqaron se Thaçi dhe Kosnett u pajtuan se që t’i hapet rrugë marrëveshjes paqësore, është vitale të largohen pengesat për vazhdimin e dialogut. Thaçi ka theksuar se miqësia e Kosovës me SHBA është e përhershme dhe thelbësore për realizimin e qëllimeve strategjike të integrimit në strukturat euroatlantike. “Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë vlera, parime dhe synime të përbashkëta. Në këtë rast, synimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë paqe e stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon, si parakusht për zhvillim e prosperitet të vendit tonë. Çelës për paqen është arritja e një marrëveshjeje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Haradinaj merr mbështetje nga ekipi i dialogut

Takimi i djeshëm erdhi një ditë pas një letre të hapur të zyrtarëve të lartë të SHBA ndaj krerëve të shtetit të Kosovës ku kërkohej seriozisht heqja dorë nga taksa tregtare. Por tashmë kryeministri Haradinaj nuk mund të ndryshojë qëndrimin e tij, si një nga mbrojtësit më të ashpër të presionit ndaj Serbisë për njohje dhe mos ndryshim kufijsh. Udhëheqësit e in-stitucioneve të Kosovës dhe delegacioni

Rusia paralajmëron SHBA kundër ndërhyrjes së mundshme në Venezuelë

Polonia mirëpret shtimin e prezencës së ushtrisë SHBA në territorin e saj

Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar se ministri i Jashtëm i ka tërhequr vërejtjen Shteteve të Bashkuara duke e parala-jmëruar kundër ndërhyrjes së mundshme ushtarake në Vene-zuelë. Në njoftimin e ministrisë së jashtme ruse thuhet se minis-tri Sergei Lavrov ka biseduar në telefon me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, gjatë ditës së djeshme, me ç’rast e ka paralajmëruar atë se ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë do të përcillet me reagimin e Rusisë. Moska i

ka dhënë ndihma miliardëshe qeverisë së Nicholas Maduros viteve të fundit, ndonëse Ven-ezuela është zhytur në kaos ekonomik. Në anën tjetër, Shte-tet e Bashkuara po e mbësh-tesin liderin e opozitës, Juan Guaido, dhe po kërkojnë nga shtetet tjera që ta njohin atë si president të përkohshëm të Venezuelës. Ministri Lavrov i ka kritikuar edhe planet e Shteteve të Bashkuara për rritje të sank-sioneve kundër Rusisë për shkak të helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal në Angli.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë dje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke zhvilluar bisedime me Poloninë për kërk-esën e Varshavës që të shtohet numri i ushtarëve amerikanë në tokën polake. Polonia ka kërkuar vitin e kaluar nga pres-identi amerikan, Donald Trump, që ushtria amerikane ta ketë një bazë të përhershme në Poloni si pjesë e vendosjes së trupave të NATO-s në lindje të Evropës. “Jemi duke e shqyrtuar këtë çështje dhe nuk e di se cili do të jetë vendimi përfundimtar”, ka

thënë sekretari amerikan i shtet-it, Mike Pompeo, gjatë një vizite në bazën ushtarake Orzysz. “Do të përkujdesemi që ta kemi numrin e duhur të ushtarëve që i nevojiten Evropës, NATO-s dhe Amerikës”, ka shtuar Pompeo. E ndërtuar në vitin 2017, baza ush-tarake “Orzysz” ndodhet vetëm 57 kilometra larg enklavës ruse të Kaliningradit në Detin Baltik. Moska ka vendosur në këtë pjesë të territorit raketa që mund të bartin bomba bërthamore dhe e ka instaluar sistemin e mbrojt-jes antiraketore, “S-400”.

PE, replika të ashpra mes kryeministrit Conte dhe belgut Verhofstadt

Kryeministri italian Gi-useppe Conte reagoi ashpër ndaj një deputeti të lartë të PE i cili e quajti “kukull” të liderëve të koalicionit në vend, pasi Conte tha se unioni kishte “humbur kontaktin me njerëzit e tij. Duke u ankuar për “de-gradimin politik në Itali”, Ver-hofstadt akuzoi Conte se ishte kukull e partisë Lëvizja 5 Yje e Luigi Di Maio, dhe e Legës së Matteo Salvini. “Italia ngan-jëherë po sillet në mënyrë anti-Evropian, me përçmim të hapur ndaj shteteve të tjera

anëtare”. Eurodeputeti më herët kishte aluduar se Italia po influencohet nga Vladimir Putin, duke shkaktuar përçarje në BE për çështjen e dënimit të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Conte i kërkoi Verhofstadt të bënte kujdes me gjuhën dhe tha se nuk mbahej në pushtet nga grupet e in-teresit. “Unë nuk jam kukull, jam i lumtur që përfaqësoj popullin tim. Kukulla janë ata që përfaqësojnë lobet e fuqitë e tjera,dhe unë me këtë nuk kam lidhje”, tha Conte.

Ukraina, protestë ndaj Italisë për zyrën

lindore në Verona Ambasada ukrainase në Itali

tha dje se ka dërguar një notë proteste ndaj Romës për një zyrë përfaqësimi të të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetsk që është hapur së fundmi në Ve-rona. Në të thuhet se Kievi dënon mbështetjen ndaj militantëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, dhe e konsideron si një provokim an-ti-ukrainas që dëmton përpjekjet mbarë evropiane për integritetin e Ukrainës. Zyra tha se po përpiqet të përcaktojë statusin e kësaj zyre.

Sulm vetëvrasës në Iran, vriten rreth 20 ushtarakë

Të paktën 20 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës në juglindje të këtij shteti, kanë raportuar agjencitë iraniane të lajmeve, IRNA dhe Fars më 13 shkurt. Sulmuesi vetëvrasës është përplasur me një autobus që ka qenë duke bartur pjesëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit, në rrugën mes qyteteve, Zahedan dhe Kash të provincës Baluçistan, një zonë e dhunshme afër kufirit me Pakistanin.

Austria, ashpërsim dënimeve për

sulmet kundër grave Qeveria e djathtë në Austri ka

njoftuar ditën e djeshme marrjen e masave më të ashpra për krime të dhunshme, sidomos për ato kundër vik-timave gra. Konservatorët e koalicionit në pushtet në këtë shtet, kanë fituar gjatë kohës së krizës së migrantëve, duke u zotuar se do të parandalojnë fluksin e refugjatëve të vitit 2015, shu-mica e të cilëve kishin prejardhje nga Lindja e Mesme apo Afganistani. Të dhënat e fundit kanë treguar ulje të numrit të krimeve të dhunshme.

Të paktën 13 viktima dhe shumë të plagosur janë shënuar dje pasdite në aksidentin e rëndë të autobusit në autostradën Shkup-Tetovë, shumica e pasagjerëve të të cilit ishin nga Gostivari, me shumicë shqiptare. Autobusi i kompanisë Durmo Turs, në autostradën Shkup-Tetovë, pranë fshatit Llaskarcë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u rrokullisur. Kryebashkiaku i Gostivarit Arben Taravari tha: Dita e sotme është kthyer në një ditë të mbrapshtë për vendin… Jam i trishtuar të lajmëroj se një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkup-Tetovë. Fatkeqësisht në këtë aksident janë përfshirë individë të moshave të ndryshme, dhe janë nga Gostivari… Këto janë orë të vështira për të gjithë ne, i lutemi Zotit të na ndihmojë!

Parlamenti i Spanjës ka refuzuar dje draft buxhetin e vitit 2019 duke çuar vendin në prag të zgjedhjeve të parakohshme kombëtare. Partia socialiste e kryeministrit Pedro Sanchez kishte thënë më herët se do të thërriste zgjedhjet e reja nëse buxheti nuk miratohej, me data më të mundshme 14 ose 28 prilli. Socialistët mbajnë në pak se çerekun e karrigeve në parlament prandaj kanë nevojë për mbështetjen e partive ta vogla rajonale, duke përfshirë dhe ato katalanase. Por qeveria ka refuzuar diskutimin e referendumit të kërkuar prej tyre për rajonin e pasur verilindor, prandaj ato votuan kundër. Lideri konservator Pablo Casado e quajti rezultatin “një mosbesim de facto për kryeministrin Pedro Sanchez”.

Aksident në autostradën Shkup-Tetovë, 13 të vdekur Spanja drejt zgjedhjeve, humb votën e buxhetit

i saj shtetëror i dialogut me Serbinë u mblodhën të mërkurën për të diskutuar një platformë bisedimesh dhe letrën e zyrtarëve amerikanë. Aty kryeministri mori njëfarë mbështetjeje dhe garanci për unitet qëndrimi, teksa po mbetet gjithnjë e më i izoluar në këmbënguljen e tij. Kreu i PSD, Shpend Ahmeti, njëri nga drejtuesit e delegacionit për bised-ime tha se ka kërkuar "që mos ta lëmë

njëri tjetrin të vetëm në këto tema, nuk mund ta lëmë vetëm kryeministrin në këtë çështje, sepse presioni po shkon drejt te ai. Nëse marrim vendim bashkë ta mbajmë taksën të bëhemi të gjithë, e nëse vendosim ta heqim, të bëhemi të gjithë bashkë. Unë mbetem i bindur se kjo nuk rrezikon marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara".

Letra e habisë së SHBANë letër mes të tjerash theksohej:

"Kosova nuk ka mik më të mirë se sa Shtetet e Bashkuara. Ne kemi punuar për kaq shumë vite për të realizuar një të ardhme për popullin e Kosovës, në mënyrë që ai të jetojë ashtu siç ka zg-jedhur, në paqe. Lufta e Kosovës për liri ka mbetur në mendjen e amerikanëve. Mijëra diplomatë amerikanë dhe ushtarë janë përfshirë personalisht në

përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme për Kosovën. Është e pabesueshme që pas gjithë çfarë kemi bërë bashkë, Kosova e vlerëson miqësinë tonë aq ulët sa të injorojë këshillat tona", theksohet mes tjerash në letër. Në muajin nëntor Kosova vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia për shkak të, siç është thënë, qasjes agresive të Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi ndërkaq e ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me heqjen e ta-rifave, duke bërë që procesi të mbetet i pezulluar. Kryeministri Ramush Harad-inaj, ngul këmbë që tarifat të mbahen deri në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, ndërsa presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari parlamentit, Kadri Veseli, kërkojnë që të dëgjohen aleatët dhe ato të pezullohen.

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, i ka dhënë një porosi të qartë Serbisë, duke thënë se pa e njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, nuk mund të integrohet në Bash-kimin Evropian. Engel këtë e ka bërë indirekt, duke e porositur Serbinë, që ta trajtojë me shumë kujdes fjalimin e ambasadorit gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit. “Serbia duhet t’i trajtojë me shumë kujdes fjalët e ambasadorit gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit të bëra të enjten, sepse nuk do të mund të integrohen në Bashkimin Evropian për sa kohë nuk njohin Kosovën”, ka thënë Engel. Ambasadori gjerman në Këshill të Sigurimit e kishte godi-tur fortë fushatën e Ivica Dacicit kundër njohjeve të pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke thënë se nuk e kupton një fushatë të tillë të Serbisë, kur për pavarësinë e Republikës së Kosovës ka dhënë mendim edhe Gjykata Ndërkom-bëtare e Drejtësisë.

Engel, Serbisë: Pa njohur

Kosovën s’ka BE

Page 12: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

12 GAZETA SOTE Enjte 14 Shkurt 2019 GAZETA SOT E Enjte 14 Shkurt 2019 13

d o s s i e r www.sot.com.al

CIA zbardh përplasjet në Kongresin e Rumanisë: Ja si Hysni Kapo doli kundër Hrushovit, Shqipëria ktheu sytë nga Kina dhe nisi sulmet ndaj Moskës

Ishte Kongresi i Partisë Ko-muniste të Rumanisë në qershor 1960, vendi i plani-fikuar nga Shqipëria për të

bërë të ditur zyrtarisht prishjen e marrëdhënieve politiko-ekonomike me Bashkimin Sovjetik dhe afrimin me Kinën komuniste. Dokumentet e deklasifikuara të shërbimit amerikan të inteligjencës (CIA), tregojnë se si ish ministri Hysni Kapo sulmoi hapur imperializmin dhe revizionizmin jugosllav, në linjën tipike politike të Shqipërisë, dhe gjithashtu të Kinës.

Nëntor 1960Shqipëria kthen sytë nga Kina

Gjatë kongresit të Partisë Komu-niste të Rumanisë në qershor 1960, ku u bë për herë të parë publike krisja Kinë-BRSS, Hrushovi për-mendi mbështetjen e delegatëve komunistë ndaj Bashkimit Sovjetik. Një nga kontrastet e konferencës ishte qëndrimi i Shqipërisë, një nga vendet më të vogla dhe më besnike deri tani ndaj linjës sovjetike, e cila në Kongresin e Rumanisë jo vetëm nuk i dha mbështetjen propozimeve të Hrushovit, por shprehu simpatinë për qëndrimin radikal të mbajtur nga Kina komuniste. Ndryshe nga folësit e tjerë, ministri shqiptar Hysni Kapo nuk deklaroi bindjen ndaj fjalëve të Hrushovit dhe nuk përmendi fare idenë e “bashkë-ek-zistencës paqësore”, por sulmoi me komentet e tij imperializmin dhe revizionizmin jugosllav, në linjën tipike politike të Shqipërisë, dhe gjithashtu të Kinës. Edhe rezolu-ta e Komitetit Qendror të Partisë Shqiptare në korrik 1960, mbësht-este qëndrimin e Kapos në kongres-in e Bukureshtit, duke zyrtarizuar politikat e pikëpamjeve kineze dhe jo sovjetike. Regjimi shqiptar ka nevojë të ruajë vrullin sulmues ndaj imperializmit perëndimor dhe revizionizmit jugosllav dhe kjo sjell refuzimin prej tyre të çdo hapjeje apo propozimi për bashkekzist-encë paqësore, që mund të çojë në përmirësimin e lidhjeve me Perën-dimin apo në zbutjen e regjimit të tyre stalinist. Udhëheqja shqiptare e përdor vazhdimisht linjën anti-ju-gosllave për ta identifikuar veten si mbrojtëse të interesave kombëtare apo për të justifikuar politika të tjera të brendshme. Vitet e fundit sovje-tikët i kishin lejuar Shqipërisë të manovronte në politikat e saj për të përballuar problemet e brendshme, por tashmë Tirana ka hedhur pub-likisht dyshime mbi udhëheqjen sovjetike të bllokut dhe po kërkon një burim tjetër autoriteti, gjë që do të sjellë reagimin sovjetik për ta rikthyer në linjë. Kohët e fundit, shqiptarët kanë përdorur përv-jetorin e 11 të Republikës së Kinës për të riafirmuar mbështetjen ndaj qëndrimit ideologjik të Kinës. Delegatët shqiptarë po lavdërojnë pa kursim kolegët kinezë si “mbro-jtës të pastërtisë dhe të parimeve të marksizëm-leninizmit”. Edhe kinezët në përgjigjet e tyre kanë ngritur lart “marksizëm-leniniz-min militant” të Partisë Komuniste shqiptare dhe kanë deklaruar mi-qësi të ngushtë me fjalë si “as malet dhe as oqeanët e thellë nuk mund të ndajë popullin shqiptar dhe atë kin-ez në miqësinë e tyre”. Kjo duket qartë që i shqetëson sovjetikët teksa në listimin e gazetës Pravda të delegacioneve në Moskë më 7 shtator Shqipëria nuk përmendej fare, ndërsa kryeministri Shehu që drejtonte delegacionin shqiptar u prit ftohtë nga delegacionet e tjera evropiano-lindore dhe nuk u takua me Hrushovin.

Amerikanët tregojnë detaje nga përplasjet e Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik

Janar 1962Shqipëri-Jugosllavi-BRSS

Prishja e vitit 1948 me Bashkimin sovjetik nuk dëshirohej nga Tito, por ai u detyrua të bëhej pjesë e saj. Si-kur në vitin 1949 atij t’i ishin dhënë kushtet e riafrimit, të cilat Hrushovi rrjedhimisht ia ofroi por me shumë vonesë, Tito do t’i kishte pranuar. Por prej vrullit të ndarjes ishin krijuar zakone, lidhje dhe politika të reja, prandaj dhe çmimi për ribashkimin e Titos me bllokun ishte rritur. Ne nuk besojmë se do të ketë më afrim mes dy palëve pasi kjo do të thoshte kapitul-lim të njërës palë apo tjetrës. Në vitin 1956 Hrushovi bëri një kapitullin ndaj Titos por kjo nuk u pranua nga vendet

e tjera satelite pranë Jugosllavisë, madje soli dhe revolta dhe trazira. Sipas analizës së Kennan, Tito është një njeri me karakter të mirë dhe as gangster e as intrigant. Ai e konsid-eron bllokun sovjetik si familjen e tij politike por kërkon që blloku të njohë integritetin e tij socialist. Në të njëjtën kohë ai pëlqen dhe amerikanët dhe nuk ka hile kundër nesh. Në lidhje me Shqipërinë, jugosllavët janë mjaft nervozë dhe e konsiderojnë një burim kërcënimi për sigurinë e tyre. Ata lumturohen sa herë që në regjimin e Hoxhës ka probleme, edhe pse partinë komuniste shqiptare e konsiderojnë si një pjellë të tyren, të cilën faktikisht e kanë krijuar vetë dhe e bindën të bëhej pjesë e bllokut të Komintern. Ata janë të shqetësuar gjithashtu për minoritetin shqiptar në Kosovë, i cili arrin në disa qindra mijëra njerëz. Por jugosllavët nuk do të ndërmarrin hapa ushtarakë përveç rasteve kur ato nisen nga dikush tjetër. Ata do të ishin të lumtur të rrëzonin Hoxhën nga pushteti, ashtu siç do të ishte dhe Hrushovi. Por Hoxha është një stalinist i vërtetë dhe di si të mbrohet nga armiqtë e brendshëm, pasi ka eliminuar thuajse çdo opozicion, dhe për momentin nuk mund të rrëzohet. Situata aktuale është më optimalja për SHBA, pasi sa më pak që të ndë-rhyjmë deh sa më pak të bëjmë për shqiptarët, aq më e vështirë bëhet për kinezët. Nëse kinezët japin ndihmë të konsiderueshme për Shqipërinë, ajo do të bëhet një barrë për ta. Por nëse

kinezët nuk japin ndihmën e konsid-erueshme ndaj këtij aleati të ri, ata humbin prestigjin e tyre. Por situata mund të ndryshojë prandaj duhet t’i ndjekim zhvillimet me vigjilencë.

Shkurt 1964Informatori ynë beson se ud-

hëheqësi Hoxha do të prekej shumë nga vdekja e të shoqes, me të cilën ka qenë martuar prej më se njëzet vjetësh. Por ai gjithsesi nuk beson se kjo do të sillte ndryshime rrën-jësore psikologjike apo në politikat e tij si drejtues i Partisë së Punës së Shqipërisë. Sipas analizës sonë

Hoxha nuk është sentimental dhe është zot i vetes, megjithëse është mbështetur të gruaja e tij për nxitje morale drejt pushtetit. Informatori thotë se në mungesë të saj Hoxha mund të kërkojë mbështetjen morale të Mehmet Shehu, të paktën për të ardhmen e afërt. Edhe ne besojmë se në rast vdekjeje të zonjës Hoxha marrëdhënie e Enverit me Shehun do të forcohej më shumë.

Teksti:Njëzet vjet janë një kohë e gjatë

në jetën e çdo çifti, dhe është natyrale që humbja e një anëtari ka efektin e

Një nga kontrastet e konferencës ishte qëndrimi i Shqipërisë, një nga vendet më të vogla dhe më besnike deri tani ndaj linjës sovjetike, e cila në Kongresin e Ruman-isë jo vetëm nuk i dha mbështetjen propozi-meve të Hrushovit, por shprehu simpat-inë për qëndrimin radikal të mbajtur nga Kina komuniste. Ndry-she nga folësit e tjerë, ministri shqiptar Hys-ni Kapo nuk deklaroi bindjen ndaj fjalëve të Hrushovit dhe nuk përmendi fare idenë e “bashkë-ekzistencës paqësore”, por sul-moi me komentet e tij imperializmin dhe revizionizmin jugosllav, në lin-jën tipike politike të Shqipërisë, dhe gjithashtu të Kinës...

Page 13: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

12 GAZETA SOTE Enjte 14 Shkurt 2019 GAZETA SOT E Enjte 14 Shkurt 2019 13

d o s s i e r www.sot.com.al

CIA zbardh përplasjet në Kongresin e Rumanisë: Ja si Hysni Kapo doli kundër Hrushovit, Shqipëria ktheu sytë nga Kina dhe nisi sulmet ndaj Moskës

Amerikanët tregojnë detaje nga përplasjet e Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik

tij te tjetri. Në rastin specifik të çiftit Enver-Nexhmije, kjo bashkëjetesë, përveç anës cilësore të 20 vjetëve, ka dhe anën sasiore të trazirave që kanë kaluar së bashku, të cilat i kanë vënë automatikisht në simbiozë me njëri-tjetrin. Prandaj ia vlen të theksohet se faza e parë e kësaj simbioze i përket kohës së luftës partizane në vitet e fundit të pushtimit, ndërsa faza e dytë ishte periudha e vështirë e presionit jugosllav (1945-1948) ku kërkohej zëvendësimi i Hoxhës me Koçi Xoxe, dhe Nexhmija besohet se ka qenë mbështetje e fortë morale ndaj En-verit. Në periudhën para prishjes me Jugosllavinë në 1948, ambasadori sovjetik në Shqipëri raportonte se Hoxha i tregonte me detaje Nexhmi-jes korrespondencën me partinë sov-jetike, para se letrat të diskutoheshin në Komitetin Qendror, apo me ud-hëheqësit e tjerë. Ndërsa faza e tretë ishte ajo e triumfit absolut të Hoxhës ndaj Koçi Xoxe dhe e nisjes së rival-itetit mes Hoxhës e Shehut. Sa i përket rivalitetit me Shehun, duhet theksuar se elementët pro-Shehu nuk kanë arritur të vendosen kurrë në aparatin e Agjitacion-Propagandës, që është drejtuar gjithmonë nga Nexhmija, e cila është kujdesur që ata të mbahen larg drejtorive të rëndësishme. Faza e katërt nis në periudhën e prishjes mes Tiranës dhe Moskës ku natyrisht rivaliteti Hoxha-Shehu humbi intens-itetin e tij, por Nexhmija gjithsesi ka mbajtur anën e të shoqit. Kjo simbiozë mes tyre është një element i fuqishëm për ruajtjen e pushtetit dhe të figurës popullore të Enverit. Në maskën e tij të “njeriut të mirë” Hoxha gjithnjë ka fshehur diplomatik ‘anadollak’ të zgjidhjeve ekstreme që ishte, siç është reflektuar në prishjen e marrëveshjes së Mukjes gjatë luftës, ndarjen me Titon dhe nisjen e luftës së hapur ndaj tij, apo prishjen me Moskën. Të gjitha këto tregojnë për këmbënguljen dhe arrogancën e Hoxhës. Nga ana e saj, Nexhmija nuk ka qenë kurrë person i vendimeve arrogante, por më shumë njeri i veprimit, që shpejt dorëzohet ndaj presionit të tjerëve. Ajo nuk ka qenë udhëheqëse politike por njeri i punës dhe ndoshta gruaja më intele-ktuale në parinë komuniste shqiptare. Ndryshe nga të tjerët, ajo pëlqente librat. Gjatë fazës së dytë, në partinë komuniste shqiptare pushteti i grave kontrollohej nga Naxhije Duma, e preferuar e Koçi Xoxe. Edhe gjatë prishjes mes Tiranës dhe Moskës, Duma së bashku me gruan e Mehmet Shehut (Fiqirete Shehu) kanë shfaqur shenja frike dhe kanë braktisur postet e tyre. Në konkluzion, ne besojmë se humbja e Nexhmijes nuk do të sillte ndryshime në pozitën e Enver Hoxhës, asi ai nuk është shumë sen-timental. Karakteristika kryesore e Hoxhës është adhurimi për egon e

tij, çka nuk lë shumë vend për gjëra të tjera, dhe as për bashkëshorten e 20 viteve. Humbja e Nexhmijes do të kishte vetëm efekte dytësore ose të dorës së tretë mbi personin e Enverit. Pas tashmë çerek shekulli në krye të partisë, edhe sikur të mos dëshironte, në qarkun e intrigave, armiqësive rivaliteteve, Enveri do e ketë hapur ndonjëherë zemrën për mbështetje morale, ose ndoshta duke diskutuar planet dhe dëshirat e tij. Për këtë nuk kishte person më të përshtatshëm se Nexhmija, e cila padyshim që kë qenë vendi i rrëfimit të Enverit. Megjithëse natyra e butë e Nexhmijes nuk ka influencuar bashkëshortin e saj, ka pasur një efekt, si çdo familje ku anëtarët marrin e japin sadopak nga njëri-tjetri. Prandaj besojmë se me zhdukjen e Nexhmijes natyra e egër e karakterit të Enverit do të theksohej edhe më shumë. Ndoshta me zhduk-jen e saj Hoxha do të kërkonte një tjetër vend për mbështetje morale

e psikologjike, por unë përjashtoj mundësinë se do ta kërkonte këtë te një grua tjetër, të paktën për të ardhmen e afërt. Në moshën e tij ak-tuale, pra mbi 50 vjeç, Hoxha mund të kërkojë mbështetjen te fëmijët (më i madhi rreth 15 vjeç) por ata janë gjithsesi të vegjël për të dhënë mbështetje psikologjike. Unë besoj se personi ku Hoxha do të përpiqej të mbështetej është Mehmeti, i cili do të përpiqej të përfitonte sa më shumë nga kjo situatë e favorshme. Nëse kjo hipotezë është korrekte, vdekja e mundshme e Nexhmijes do të bënte që Enveri të lidhej më shumë me Mehmetin (por jo Mehmeti me Enverin). Sa i përket organit të Agjitacion Propagandës në Komitetin Qendror, besoj se edhe pa prezencën e Nexhmijes, ai do të mbetet një vegël e Enverit.

4 janar 1955Ndarja e Shqipërisë nga blloku sovjetik

Nga Holmes, për MerchantSipas udhëzimeve tuaja, ne

kemi studiuar çështjen e ndarjes së Shqipërisë nga blloku Sovjetik. Bashkë me CIA-n kemi analizuar detajet e propozimit dhe mendojmë se për të pasur njëfarë suksesi real, çdo plan i tillë do të kërkonte burime njerëzore dhe material të përafërt me një operacion ushtarak të gradës së plotë. Përgatitjet për një operacion të kësaj mase nuk do të arrihej kurrë të mbaheshin sekrete dhe as nuk do të mund të prezantohej për botën si një iniciativë e natyrës vetëm shqiptare. CIA nuk ka kontakte të vazhdueshme brenda vendit dhe gjithashtu nuk ka figura të njohura ushtarake ose poli-tike që mund t’i kthejnë në udhëheqës të një rebelimi kundër Enver Hoxhës. Përpjekjet për vendosjen e lidhjeve brenda vendit nuk kanë pasur suk-

sese prej mbikëqyrjes së ashpër të au-toriteteve vendore dhe atyre sovjetike. Ka rreth 1000 zyrtarë rusë të ndarë në mënyrë të njëjtë mes institucioneve ushtarake dhe civile. Unë jam dakord me konkluzionet e memorandumit të Thurston në nëntor 1954, dhe nuk e konsideroj të nevojshme përsëritjen e refuzimit politik për veprim në kohën aktuale. Unë rekomandoj se çështja duhet të mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Bashkë me Ministrinë e Jashtme britanike të hartohet një plan afat-gjatë me qëllim përcak-timin e objektivave tona afatgjatë në Shqipëri. Të hartohen gjithashtu plane dytësore për t’u ndjekur në rast të plasjes së konflikteve, të përg-jithshme ose lokale, ku të përfshihet tipi i veprimit diplomatik me Francën, Italinë, Jugosllavinë, Greqinë e Tur-qinë. Të hartohen gjithashtu planet e veprimit operacional dhe diplomatik për t’u ndjekur në rast të ndryshimesh të situatës në Shqipëri, dhe situata të mbahet vazhdimisht nën mbikqyrje. Të përmirësohet efektiviteti i Komitet-it Kombëtar Shqipëria e Lirë, të vazhdohet përmirësimi i kontakteve me figura politike e ushtarake brenda Shqipërisë, të cilët të mund të për-doren në të ardhmen si udhëheqës të lëvizjes së rebelimit për përmbysjen e regjimit të Hoxhës, sado e largët që mund të jetë perspektiva. Të tentohen gjithashtu depërtimet në misionet shqiptare të dërguara jashtë shtetit. Në bashkëpunim me misionin britan-ik, të zhvillohen plane të koordinuara për sugjerimet e mësipërme.

Pozita e Shqipërisë dhe stabilimenti komunist

Është një fakt i ditur se sot Shqipëria nuk është vetëm një satelit që sillet rreth Kremlinit, pasi vend-ndodhja e saj strategjike detare dhe burimet e saj natyrore e bëjnë një nga

vendet kryesore të bllokut lindor, si nga ana ekonomike dhe ushtarake. Ne mund të themi pa ekzagjeruar se 95 për qind e shqiptarëve nuk janë as komunistë as socialistë, në kuptimin marksist të fjalës. Tradicionalisht shqiptarët janë të lidhur ngushtë me idenë e besimit, familjes, lirive indi-viduale dhe pavarësisë kombëtare. Në vitet 1939-1944 gjatë kohës së push-timit italian e gjerman, komunizmi në Shqipëri nuk vepronte për llogari të partisë komuniste por thjesht si një lëvizje çlirimtare. Aktivitetet komuniste kishin karakterin e luftës kundër dominimit të huaj. Në këtë formë lëvizja e Enver Hoxhës mori formën e një demokracie popullore, që u vu nën kontroll nga rrethi i afërt i Hoxhës. Kjo i gënjeu shqiptarët ashtu siç u gënjyen dhe popuj të tjerë të Evropës lindore. Gjithashtu njohja e regjimit në fund të luftës nga SHBA dhe Britania rriti prestigjin e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë. Qeveria e Hoxhës e krijuar nga klika komuniste në drejtimin e ekspertëve jugosllavë, konsolidoi pushtetin e saj me anë të manovrave dhe intrigave, duke u vendosur në sferën e bindjes ndaj Marshall Titos. Qeveria e Tiranës e lidhi Shqipërinë kokë e këmbë me Jugosllavinë, në fushat politike e ekonomike, me bashkim doganor dhe monetar. Populli shqiptar e urren komunizmin dhe çdo akt që kufizon liritë apo përfshin ndërhyrjet e huaja në punët e tyre të brendshme. Ata kanë shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë së Hoxhës në vitet 1945, 1946 dhe 1947, por këto veprime i kushtuan shtrenjtë popullit pasi u sheshuan me masa brutale si kampe përqendrimi, burgosje dhe ekzekutime. Në këtë pe-riudhë populli përballet me probleme vitale si mbrojtja e integritetit terri-torial. Greqia ka vendosur se cilado qeveri të jetë në pushtet në Shqipëri, nuk heq dorë nga pretendimet e saj për dy provincat jugore të vendit Gjirokastra e Korça, të cilat i quan Epiri i veriut. Ato përfaqësojnë rreth një të tretën e zonës dhe popullatës së Shqipërisë. Por komunizmi e ka kaluar radhën me takt, duke përfi-tuar nga çdo mundësi dhe situatë. Nga njëra anë Tito, ish-nxënësi i Stalinit, për të kënaqur shqiptarët i dha autonomi provincës shqiptare të Jugosllavisë, Kosovës në 1949. Nga ana tjetër, në marrëveshje me Moskën, Tito e bëri veten protektor të integritetit territorial të Shqipërisë si-pas kufijve të vitit 1913 me një traktat garancie reciproke me Shqipërinë. Në fakt Moska në bashkëpunim me Beogradin, në konferencën e min-istrave të jashtëm në Paris në 1946 e mbrojtën integritetin territorial të Shqipërisë nga pretendimet greke. Gjatë periudhës 1945-1948 populli shqiptar kaloi prova të vështira. Ata duruan aplikimin e komunizmit të brendshëm radikal dhe influencën e Jugosllavisë së Titos, e cila kishte si synim krijimin e kushteve për hyrjen e Shqipërisë si shtet në fed-eratën e Jugosllavisë. Kjo situatë ishte tragjike sepse nga njëra anë populli shqiptar vuan tiraninë e regjimit të kuq të Enver Hoxhës dhe gjithashtu ekspozohet ndaj mundë-sisë së absorbimit në Jugosllavinë e Marshallit Tito. Nga ana tjetër ata duhet të mbrohen nga pretendimet territoriale të Greqisë, për të cilat shumë shqiptarë thonë se nuk mund të eliminohen përveçse me anë të forcës ushtarake të Marshallit Tito dhe Bashkimit Sovjetik. Të dyja këto janë alternativa të vështira dhe delikate për popullin shqiptar. Por megjithë kërcënimet e Greqisë, pop-ulli shqiptar e ka treguar urrejtjen ndaj qeverisë së Hoxhës.

Prishja e vitit 1948 me Bashkimin sov-jetik nuk dëshirohej nga Tito, por ai u de-tyrua të bëhej pjesë e saj. Sikur në vitin 1949 atij t’i ishin dhënë kushtet e ria-frimit, të cilat Hrush-ovi rrjedhimisht ia ofroi por me shumë vonesë, Tito do t’i kishte pranuar. Por prej vrullit të ndarjes ishin krijuar zakone, lidhje dhe politika të reja, prandaj dhe çmimi për ribash-kimin e Titos me bllokun ishte rritur. Ne nuk besojmë se do të ketë më afrim mes dy palëve pasi kjo do të thoshte kapitullim të njërës palë apo tjetrës...

Page 14: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

GAZETA SOT14 E Enjte 14 Shkurt 2019

2,5,7,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Shkatërrohet grupi i trafikut të kokainës, pranga 11 shqiptarëve

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, policia e Perugia kurorëzoi operacionin e koduar “Random”, duke sekuestruar 1.5 kilogramë kokainë dhe 20 mijë euro. Kokaina e sekuestruar kap një vlerë tregu prej 150 mijë euro. Grupi kriminal ishte i përbërë nga 11 shqiptarë, ku tre prej tyre rezultojnë të jenë kthyer në Shqipëri. Hetimet lidhur me aktivitetin kriminal kanë nisur qysh në muajt e parë të vitit 3018. Anëtarët e këtij grupi, janë shqiptarë me moshë nga 20 deri në 60 vjeç, të cilët qëndrojnë në shtetin fqinj për tre muaj dhe më pas kthehen në vendin e tyre, duke respektuar rregullat e Schengen, por që gjatë kësaj kohe merren me trafikimin e drogës. Shqiptarët bënin shpërndarjen e lëndës narkotike, duke e shërbyer edhe në shtëpi. Operacioni për kapjen e tyre nisi fillim vitin e kalu-ar pas raportimeve se disa të rinj shqiptarë po shfrytëzonin mundësinë e lëvizjes pa viza për tre muaj në territorin italian për t'u punësuar përkohësisht si korrierë të lëndëve narkotike.

Itali, kapen me armë e drogë në banesë, pranga dy shqiptarëveDy të rinj, 25 dhe 27 vjeç me origjinë shqiptare, u arrestu-

an nga karabinierët në Pontassieve ku edhe jetonin, pasi në banesë i është gjetur drogë dhe një arsenal armësh. Njëri nga shqiptarët kishte një urdhër ndalimi të lëshuar nga prokurori i Firences, ku duhet të kryer dy vite e 9 muaj burg për vjedhje. Gjatë kontrollit të fundit, në banesën e tij, u gjetën më pak se 1 kg kokainë, ende e paprerë, disa gram marihuanë dhe 5 pistoleta, 3 armë gjysmë-automatike dhe 2 revolver. Të gjitha armët, përveç njërës, ishin të mbushura me plumba dhe të gatshme për t'u përdorur. Gjithashtu, policia gjeti telefona dhe tableta të shumta, ndoshta të vjedhura, si dhe materiale për paketimin e dozave të narkotikëve. 25 vjeçari, i cili jetonte në të njëjtin apartament, u arrestua, gjithashtu nën akuzën e posedimit të drogës, posedimit të paligjshëm të armëve dhe mallrave të vjedhura. Kontrollet mbi armët kanë zbuluar se 3 prej tyre ishin të vjedhura mes dhjetorit 2015 dhe nëntorit 2017 në provincën e Firences dhe Pizës.

Shkatërrohet grupi i drogës në Greqi, arrestohen 21 shqiptarëPolicia greke godet një grup të trafikut ndërkombëtar të

drogës nga Shqipëria në Greqi. Grupi trafikonte marijuane përmes kufirit greko-shqiptar në Igumenicë dhe më pas e transportonte në Athinë. I njëjti grup kryente dhe shpërndarjen e marijuanës por edhe drogave të forta në vende të ndryshme të Greqisë. Gjatë operacionit janë arrestuar 21 shtetas shqiptarë. Gjithashtu janë sekuestruar 142.5 kg marijuane, 3.3 kg koka-inë, 1 pistoletë dhe 16.756 euro. Këtij grupi në operacione të mëparshme i janë sekuestruar 140 kg marijuanë, 650 gram kokainë dhe 400 gram heroinë. Ndërkohë në sajë të hetimeve llogaritet që prej shtatorit 2018 ky grup ka arritur të trafikojë dhe shesë rreth 500 kg marijuanë, 6 kg kokaine dhe 1 kg heroine. Operacioni ndërkombëtar i policisë greke në bashkëpunim me autoritetet në Belgjike dhe vende të tjera evropiane.

Zbardhet dëshmia e gardistit që vrau gruan: Kishim konflikte të vazhdueshme,

para disa kohësh më kërkoi divorcin

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraAlket Arapaj shfaqet në gjendje të rëndë emocionale në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Elvis MYRTA

Alket Arapaj, punon-jës i gardës prej më shumë se 20 vitesh qëlloi për vdekje

bashkëshorten e tij me armën e shërbimit për shkak të konflik-teve që çifti prej kohësh kishte mes tyre. Ai ka thënë përpa-ra grupit hetimor se prej disa kohësh kishte konflikte të vazh-dueshme me 36-vjeçaren, dhe se disa kohë më parë e ndjera i kish kërkuar divorcin. “Kohët e fundit nuk ma dëgjonte më fjalën. Mu krijuan dyshime se nuk më tregonte më të vërtetën. Kur unë ikja në punë dyshoja se takohej me njerëz të tjerë. Kemi pas debate dhe konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin prej gati një viti. Ndërsa rreth një muaj më parë më kërkoi dhe divorcin. Kërkesa për divorc mi shtoi dyshimet se më tradht-onte”, është shprehur përpara grupit hetimor 44-vjeçari, Alket Arapaj në lidhje me krimin e rëndë. Burime nga grupi heti-mor thonë Alket Arapaj, është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, atje ku dhe mbahet i izoluar. Mësohet se gjatë qëndrimit në dhomën e paraburgimit, ai ka shfaqur gjendje të rëndu-ar emocionale, madje në disa raste ka goditur dhe murin me kokë duke vënë në alarm rojet e sigurisë. Burimet thonë se gjatë marrjes në pyetje, Arapaj ka shfaqur një gjendje të rëndë psikike, duke dhënë dhe ver-sione të ndryshme për motivin që e çoi të qëllonte me armën e shërbimit, 36-vjeçaren, Ervilma Seferi. Deri tani, për grupin e hetimi pista kryesore e krimit në familje është ajo për shkak të xhelozisë dhe për këtë gjë do të merren në pyetje edhe familjarët e viktimës. Pas krimit, 44-vjeçari, nuk është larguar nga banesa e tij që ndodhet në zonën e Al-liasit. Ai ka telefonuar policinë, të cilët bënë edhe prangosjen e

tij. Sipas uniformave blu, krimi ka ndodhur në momentin kur Alket Arapaj do të shkonte të merrte detyrën në Gardën e Republikës. Ai shërbente prej më shumë se 20 vitesh dhe është me arsim të lartë ushtarak, me gradën Kapiten.

NgjarjaKrimi në familje do të

trondiste sërish, këtë herë një 44-vjeçar nga kryeqyteti, punon-jës në gardë do të vriste me armën e shërbimit bashkëshort-en e tij 36-vjeçare. Alket Arapaj është zgjuar herët në mëngjes ditën e martë dhe ka veshur uniformën e Gardës, pasi do të paraqitej në shërbim. Ka marrë pistoletën e punës, që e

mbante me vete edhe në shtëpi dhe ende nuk kishte dalë nga dhoma e gjumit, kur ka nisur një debat me të shoqen, Ervilma Seferaj. Edhe ajo ishte zgjuar si zakonisht, për të bërë punët e shtëpisë, të përgatiste vajzën për në kopsht dhe më pas të shkonte edhe vetë në punë. Prej disa kohësh mes çiftit ka pasur de-bate të vazhdueshme mes tyre. Por ditën e krimit situata është acaruar edhe më shumë. Në debat e sipër, gardisti 44- vjeçar ka nxjerrë armën e shërbimit që e kishte vënë në brez dhe ka qël-luar 3 herë në drejtim të gruas, duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë pas ngjarjes, ai i ka telefonuar Policisë, duke rrëfyer

krimin. Ndërsa u ka treguar se është efektiv i Gardës së Repub-likës. Për këtë arsye, në vendin e ngjarjes, përveç shërbimeve të Policisë, kanë qenë të pran-ishëm edhe oficerë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të cilët kryen arres-timin në flagrancë. Arapaj prej 21 vitesh ishte pjesë e Gardës së Republikës. Ai kishte përfun-duar arsimin e lartë ushtarak në vitin 1997 dhe që pas asaj kohë i ishte bashkuar Gardës. Së fundmi, ai mbante gradën Kapiten. Prej disa vitesh, ai shër-bente në Njësinë nr.3 të Gardës, te Pallati i Brigadave. Ndërsa më herët kishte qenë edhe sho-qërues i Personaliteteve të Larta Shtetërore. Në rrethin shoqëror dhe familjar Alket Arapaj nji-het si person i sjellshëm dhe praktikues i fesë islame, ndërsa edhe gruaja ishte e mbuluar. Arapaj ishte i pajisur me armën e shërbimit tip pistoletë, të cilën në bazë të ligjit ka të drejtë ta mbajë me vete edhe jashtë orëve të shërbimit. Nga ana tjetër, burime nga Garda e Republikës, thanë se Arapaj ishte një efektiv i rregullt, i përpiktë dhe pa masa disiplinore. Edhe bashkëshortja e tij, e cila mbeti e vrarë dje, ishte me arsim të lartë, e diplomuar për Histori-Gjeografi.

Burime nga grupi hetimor thonë Alket Arapaj, është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike në

ambientet e Drejtorisë së Tiranës, atje ku dhe mbahet i izoluar. Mëso-het se gjatë qëndrimit në dhomën e paraburgimit, ai ka shfaqur gjendje të rënduar emocionale...

Trafikuan 2 ton kokainë, nis procesi gjyqësor ndaj 8 shqiptarëve në Gjermani Prokuroria e Landit në Bavari ka bërë gati

aktakuzën për një nga proceset më të mëdha gjyqësore të kokainës në Gjermani. Ka të ngjarë që ky të jetë gjyqi më i madh i kokainës në histori-kun e Republikës Federale Gjermane. Prokuroria e Landshut-it ka përpiluar aktakuzën kundër 8 shqiptarëve. Hetuesit thonë se të pandehurit janë pjesë e një rrjeti kontrabandistësh që mendohet të kenë kontrabanduar në Gjermani rreth dy tonë kokainë gjatë periudhës midis shtatorit 2017 dhe prillit 2018. Ata akuzohen për tregti të palejuar me lëndë narkotike. Me sa duket kanë arritur të kapin kapo të nivelit të mesëm menaxhues të rrjetit ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narko-tike. Kjo del në pah nga dokumentet e gjykatës,

të cilat i posedojnë gazetarë të NDR-së, BR-së dhe “Süddeutsche Zeitung”. Policia e zbuloi krimin rastësisht në shtator 2017, kur në disa supermarkete të Bavarisë së Ulët ishin dërguar kuti me banane, në të cilat punëtorët e supermarkteve kishin gjetur paketa me kokainë. Hetuesit gjurmuan itinerarin e bananeve dhe konstatuan se në depot, ku ato rrinin për t’u stazhionuar kishte pasur disa vjedhje. Në këto depo ruhen banane dhe lloje të tjera frutash prej ku ato shpërndahen në Gjermani dhe Europë. Me ndihmën e një përgjimi shumë të ndërlikuar het-uesit kishin arritur kështu të zbulonin trafikantët. Në operacionet hetuese dhe zbuluese kishin marrë pjesë deri në 500 nëpunës të policisë, doganave dhe hetuesisë. Hetimet zbuluan se kokaina kishte

hyrë në kutitë e bananeve në Ekuador dhe prej andej dërgohej në adresë të një kompanie me seli në Gjermani. Vjedhësit hynin më pas në depot ku ruheshin frutat dhe vidhnin aty kokainën, deri më 320 kg për çdo vjedhje. Bandat e vjedhësve vinin enkas nga Shqipëria. Gjatë periudhës së survejimit të depove, Enti Bavarez i Kriminalistikës kishte regjistruar gjithsej tetë vjedhje në depo staxhionimi në Bavari, Hessen, Nordrajn-Vestfali dhe në landin e Zarës. Videot e përgjimit tregojnë se disa nga vjedhësit kishin qenë të armatosur. Grupi kontrol-lohej dhe drejtohej nga Hamburgu, ku njëri prej të akuzuarve kryesorë, Dario L, 21 vjeç, kishte marrë një banesë me qira. Në këtë banesë hetuesit më vonë gjetën edhe fletëngarkesa për banane.

Page 15: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

GAZETA SOT E Enjte 14 Shkurt 2019 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Fitim Demaj, 32 vjeç, banues në Kosovë, u ar-restua nga policia kufitare natën e së martës duke u gdhirë e mërkura në portin e Vlorës, bëjnë me dije për gazetën “Sot” burime nga Policia e Shtetit. Demaj...

Elvis MYRTA

Një 32-vjeçar nga Koso-va ka tentuar të kalojë kufirin shqiptar me dokument të falsifi-

kuar, por është ndaluar nga forcat e policisë. Ngjarja ka ndodhur në Portin e Vlorës, përmes të cilit shtetasi Fitim Dema nga Kosova ka tentuar të largohet nga Shqipëria, duke përdorur një pasaportë të falsifikuar maqe-donase, të lëshuar vitin e kaluar. Forcat e Policisë Kufitare dhe ato të Qarkut të Vlorës e arrestuan në flagrancë kosovarin, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkom-bëtar nga autoritetet policore të Kosovës. Verifikimet u bënë nga zyra qendrore kombëtare e Interpol Tiranës. Ndaj të ndalu-arit ka një vendim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, që e dënon atë me “arrest me burg” për veprën penale të “organizimit dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste”, sipas Kodit Penal të Kosovës.

ArrestimiArrestimi i 32-vjeçarit nga

Kosova u bë pasi ai ishte shpallur në kërkim në vendin e tij, për pjesëmarrje në grupe terroriste. Terroristi shqiptar nga Kosova është arrestuar në çastet e fun-dit që tentonte të shfrytëzonte Shqipërinë për të ikur drejt Italisë. Fitim Demaj, 32 vjeç, banues në Kosovë, u arrestua nga policia kufitare natën e së martës duke u gdhirë e mërkura në portin e Vlorës, bëjnë me dije për gazetën “Sot” burime nga Policia e Shtetit. Demaj, kishte arritur të siguronte një dokument identifikimi sikur ishte shtetas i Maqedonisë dhe kishte blerë biletë trageti për të udhëtuar nga Vlora drejt Italisë. Por Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë kapjen e këtij shtetasi pasi nga verifikimet e bëra në zyrën Qendrore Kom-bëtare Interpol Tirana rezultoi se Fitim Demaj është shpallur në kërkim nga autoritet policore të Kosovës. “Gjykata Themelore

e Prishtinës, Kosovë, ka lësh-uar urdhrin e kërkimit më datë 26.01.2018 kundrejt shtetasit Fitim Demaj, për vendosjen e masës së sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste" sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, ky shte-tas është kapur në kushtet e flagrancës në Portin e Vlorës pasi ka tentuar të dalë nga Republi-ka e Shqipërisë duke përdorur pasaportë të falsifikuar maqe-donase të lëshuar në 2018”, tha zyrtarisht policia pas arrestimit të kosovarit. Policia është treguar tejet e rezervuar për arrestimin e të riut nga Kosova dhe zyrtarisht nuk ka bërë të ditur se në çfarë aktivitetesh terroriste është përf-shirë Fitim Demaj. Pas arrestimit pritet ekstradimi i tij nga vendi ynë drejt Kosovës, ku dhe ai do të vuaj dënimin.

Kush është Fitim DemaFitim Dema nga Kaçaniku

është dënuar më 2 vjet e gjysmë burgim për terrorizëm nga Gjyka-ta e Kosovës. Ai u akuzua nga au-toritetet kosovare për pjesëmarrje në ISIS. Dema ishte një nga dh-jetëra kosovarët që në vitin 2013 iu bindën thirrjes së imamit nga Gjilani, Zekria Qazimi, për t’iu

Ngacmimi i studentes dhe pedagoges në Shkodër, nisin hetimet

Tre ditë pas videoskandalit të punonjësit të policisë në Grue-mirë, një tjetër skandal ka prekur efektivët e Policisë së Shkodrës. Sipas denoncimit të bërë nga studentët, bëhet fjalë për një efektiv të FNSH-së, i cili prej dy ditësh ka ngacmuar një studente dhe një pedagoge në Universitetin “Luigj Gurqkuqi” në Shkodër. Sipas studentëve të Fakultetit të Juridikut, ky efektiv, i veshur civil dhe me armën e shërbimit në brez, ka hyrë në fakultet dhe në ambientet e tualeteve, sipas studentëve ka ngacmuar studenten dhe pedagogen. Studentët nuk e kanë lejuar efektivin të dalë nga godina dhe kanë lajmëruar forcat e policisë, të cilët kanë bërë shoqërimin e këtij të fundit. Menjëherë pas këtij rasti Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet në lidhje me këtë çështje, ndërsa pasditen e djeshme ka mbledhur si provë materiale kamerat e sigurisë së godinës së Juridikut.

Fitim Dema, i rekrutuar nga imami i dënuar Zekaria Qazimi

Tenton të arratiset nga porti i Vlorës me pasaportë false, arrestohet

kosovari i dënuar për terrorizëm

Video e policit, dyshohet se veprimet si ka bërë me të miturTre ditë pas shpërndarjes në portalet online të një video

intime me protagonist inspektorin e policisë së Gruemirës, Berhan Bajrakurti, policia nuk po arrin të gjejë kush qëndron pas denoncimit. Bajrakurti po mbahet në paraburgim me akuzën e ngacmimit seksual ndaj një 15-vjeçareje. Por deri tani, askush nuk i është drejtuar policisë për të marrë përsipër akuzat dhe për të zyrtarizuar denoncimin. Ky fakt ka shtuar dyshimet e grupit hetimor se mund të bëhet fjalë për një lajm të rremë. Deri tani, pa një person që të marrë përsipër akuzat, pretendimet e ngritura për ngacmim seksual të policit ndaj një 15-vjeçareje, mbeten të pavërtetuara dhe policia do ta ketë të vështirë ta mbajë në burg atë. Hetuesit nuk përjashtojnë që komunikimi në rrjetet sociale i Bajrakurtit të ketë qenë me persona të rritur, të cilët më pas e kanë shfrytëzuar filmimin për të dëmtuar imazhin e inspektorit të policisë. Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe mësues e nxënës në shkollën e Gruemirës, por asnjë në këtë shkollë nuk ka pasur dijeni për ngacmimin.

Nuk mbylli lojërat e fatit, procedohet penalisht durrsaku

Një pronar i një subjekti që vijonte në mënyrë të paligjshme aktivitetin e lojërave të fatit, u procedua penalisht. Policia e Durrësit vijon kontrollet në gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kun-draligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë këtyre kontrolleve është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, një sasi çipash dhe një valixhe pokeri. Sipas të dhënave zyrtare është proceduar penalisht pronari i një subjekti, shtetasi me inicialet R. L., banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të pale-juara”. Kontrolle të tilla vijojnë çdo ditë nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në të gjithë territorin e Qarkut. Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

bashkuar konflikteve të arma-tosura në Siri e Irak. Kujtojmë se Dema është bërë dhe pengesë në proceset gjyqësore ndaj të akuzuarve për terrorizëm në këtë vend, pasi sipas autoriteteve atje dëshmia e tij ishte mjaft e vlefshme për procesin. Policia kosovare ka ndërmarrë disa ak-sione për arrestimin e 32-vjeçarit, por në asnjë rast nuk ka mundur që ai të vihet në pranga. Në një rast policia e Kosovës bëri të mun-dur dhe lokalizimin e të riut, por ai sërish mundi të arratisej duke i shpëtuar arrestimit. I dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burgim për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupe ter-roriste në Siri, sipas prokurorisë kosovare Dema kishte udhëtuar

në nëntor të vitit 2013. Rrugëtimin e tij për në ISIS e kishte mundësu-ar, përmes bashkëpunëtorëve të tij, imami i dënuar për rekrutim të terroristëve kosovarë, Zekria Qazimi. Sipas organit të akuzës kosovar, bëhet me dije që ka qenë vetë Ilir Berisha që i ka siguruar Fitim Demës, vizën dhe pasaportën para se ai të nisej në zonat e konfliktit, përmes Turqisë. Por, para se Dema të nisej për në Siri, bashkëpunëtori i Qazimit, Ilir Berisha, po ashtu i dënuar për terrorizëm, kishe dyshime nëse i riu nga Kaçaniku me të vërtetë e kishte ndarë mendjen për xhihad. Në përgjimet e prokurorisë del se Dema i thotë Berishës se nuk e kthen fjalën e dhënë pas dhe që do të niset patjetër për në Siri.

Një italian në moshë të thyer, i cili akuzohet se ka vjedhur banka në Shqipëri, u ekstradua drejt vendit tonë nga pala italiane, me kërkesë të Interpol Tirana, pasi është dënuar me 7 vite burgim në vendin tonë. Bruno Pomenti, 62 vjeç, banues nga Pontinia, u ekstraduar dje nga Interpol Tirana përmes aeroportit të Romës. 62-vjeçari, ishte shpallur në kërkim ndërkom-bëtar pasi Gjykata e Rrethit Elbasan, më 23 korrik 2015, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë dhe "Falsifikimi i dokumenteve". Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mun-dur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me

ekstradimin drejt vendit tonë. Pas ekstradimit ai është vendosur në paraburgimin e qelive në 313 ku së pari do të njihet me dënimin dhënë në mungesë ndaj tij. Në vitin 2012 në filialin e një banke të nivelit të dytë në Elbasan, Bruno Pomenti ka paraqitur një vërtetim bankar të falsifikuar me një shumë të konsiderueshme në euro në llogarinë e tij. Pomenti kërkoi të tërhiqte 30 milionë lekë të reja në filialin e bankës “Intesa San Paolo” me dokumente false. Ai ka deklaruar në bankë se këtë shumë ia kanë dërguar nga Italia të afërmit e tij, duke cituar më tej edhe shkakun se përse i duhej që t’i tërhiqte ato. Duke u nisur nga shuma e madhe e parave, drejtori i bankës e ka drejtuar qytetarin italian

në filialin kryesor në Tiranë. Kjo edhe për faktin se pas verifikimeve të kryera nga punonjësit e bankës rezultoi se në numrin e llogarisë së tij gjendeshin vetëm 50 euro dhe nuk figuronte asnjë dërgesë, ashtu siç paraqitej në vërtetimin e tij. Bruno Pomenti është drejtuar në të njëjtën ditë në bankën qendrore në Tiranë. Pas verifi-kimeve, banka e ka nisur me postë elektronike vërtetimin pranë filialit në Elbasan, i cili rezu-ltonte i falsifikuar. Tentativa e 56-vjeçarit do të shënonte mashtrimin më të madh në bankat e nivelit të dytë në vend, por qëllimi i tij është pikasur në kohë dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi se në llogarinë bankare të tij ishin të depozituara vetëm 50 euro.

Vodhi bankat në Shqipëri, ekstradohet italiani i dënuar me 7 vite burg

Page 16: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

16 GAZETA SOTE Enjte 14 Shkurt 2019

Nga Stiljan DEDJA

Eshtë pranuar tashmë nga të gjithë, që problemi mbarë shqiptarë është një problem serioz dhe shumë delikat në Ballkan, që patjetër tashmë duhet të

marrë rrugën e zgjidhjes. Europa e ka kuptuar më në fund, se pa integrimin e Ballkanit ajo nuk mund të jetë e forte, dhe e konsoliduar. Pikërisht problemi shqiptar është një problem shumë de-likat për ta, dhe që kërkon një zgjidhje pa vonesë. Problemet e krijuara nga kongresi i Berlinit më 1878 dhe më vonë nga konferenca e ambasa-dorëve në Londër më 1912, në lidhje me ndrys-himin e kufijve në Ballkan, po mbartin probleme edhe sot në këtë kohë, efektet e saj po ndihen edhe tani. Problemi shqiptar dhe ai ballkanik nuk mund të zgjidhet duke u futur në Europë, dhe pastaj të themi që do të zgjidhim problemet etnike, dhe konfliktet e ndryshme të së kaluarës, kjo nuk është e vërtetë, sepse në Europë përsëri do të ketë kufij edhe shtete të ndryshme. Përsëri Europën do ta drejtojnë më të mëdhenjtë dhe ata më të zhvilluarit ekonomikisht. Shumë shtete të rëndësishme anëtarë të Europës po tregojnë me veprimet e tyre, që janë larg qëndrimit bashkë në union, duke shfaqur urrejtje, përparësi racore, mungesë bashkëpunimi, superioritet, përçmim ndaj vendeve ballkanike, të cilat tregojnë që këto vende nuk janë të gatshme të mbajnë një union të qëndrueshëm dhe demokratik. Patjetër më parë duhet të zgjidhet problemi i territoreve shqiptare në Ballkan dhe pastaj mund të pretendojmë të jemi pjesë e një Europe të re dhe demokratike. Europa në këto momente është e përçarë, dhe nuk jep garanci për zgjidhjen e problemit të Kosovës, dhe jo më atij të zgjidhjes të problemit të shqiptarëve në Ballkan, të korrigjimit të kufijve të marrë padrejtësisht nga kongresi i Berlinit dhe

Nga Besi BEKTESHI

Shkon, ikën , ka-lon koha, por his-toria duket sikur përsëritet! Ka ng-

jashmëri sigurisht, por as-gjë nuk është e barabartë! Patjetër në këtë periudhë më shumës e 100 vjeçare e cila ka përcaktuar territor-in shqiptar, kanë ndodhur jashtëzakonisht ngjarje, momente dhe periud-ha që në asnjë mënyrë nuk mund të kthejnë pas atë 22 mars të vitit 1913, i cili mori një vendim si vijim i Konferencës së Londrës filluar me 16 dhjetor të vitit 1912! Çfarë kishte në thelb për ne shqiptarët 22 marsi i vitit 1913? Në pikën e katërt të "Traktatit të Londrës" në raport me perandorinë e vdekur tashmë është thënë se: vendoset një linjë kufiri nga Enos në Midia, për të vazhduar deri në Maritza dhe dhënien aleatëve të gjitha territoreve perëndimore të kësaj linje, me përjashtim të Shqipërisë, sta-tusin e së cilës, kufirin e saj, do të determinohet (vendoset) nga fuqitë e mëdha!? Ky është mo-menti që fuqitë e mëdha të kohës së luftës ball-kanike dhe të fillimit të luftës së parë botërore, realisht vendosën dhe krijimin e shtetit shqiptar, sigurisht në një interes të palëve mes tyre, duke ju rënë në qafë shqiptarëve në katër vilajete dhe duke mbyllur përkohësisht fillim-in e luftës së parë botërore që do të niste me rrethimin e Shkodrës! Çfarë ndodhi? Ndodhi që asnjëherë shqiptarët nuk u përfaqësuan të barabartë (nuk u ulën aspak) në bisedime, ndodhi që vetëm korifenj të pavarësisë sonë të ndërhynin verbalisht dhe me letra në kancelar-itë e mëdha, por asnjëherë shqiptarët nuk ishin në biseda frontale dhe të barabarta karrigesh në Londër! Nga sir Gray në St Jame's Palace, te të gjithë të tjerët më poshtë sidomos me 30 maj, krijimi i shtetit ose principatës shqiptare u bë në një moment shahu, ku territoret e banuara

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Korrigjimi i kufijve, si korrigjim i vendimeve të gabuara të Berlinit dhe Londrës

Sigurisht, nuk jemi në 22 marsin e vitit 1913!

ajo e ambasadorëve në Londër. Disa shtete në Europë akoma nuk e njohin problemin e shtetit të Kosovës, sepse ato ose kanë problemet e veta etnike, ose vazhdojnë miqësinë e sëmurë tradi-cionale me Beogradin. Mendoj që Europa është e pastabilizuar dhe shumë e përçarë. Gjithmonë në të egziston frika e largimit të ndonjë shteti nga unioni për shkak të pakënaqësive që egzis-tojnë brenda saj. Europa nuk mund të forcohet politikisht gjithnjë edhe më shumë, sepse ajo nuk e ka marrë në seriozisht akoma problemin e shqiptarëve dhe atij ballkanik, por më shumë merret me refugjatët sirianë, se sa me zgjidhjen e problemit të vet, atij etnik shqiptar. Ajo sot nuk po përballet siç duhet me serbët, të cilët sollën luftëra dhe destabilitet në Europë dhe në Ballkan, por mundohet të përkëdhelë Beogradin që të marrë rrugën europiane të zhvillimit. Në fakt sipas konceptit tim korrigjim i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë të propozuar nga Thaçi dhe Serbia, nuk është gjë tjetër veçse një propozim për ndryshim të kufijve, në funksion të korrigjimit të vendimeve të gabuara të Berlinit dhe Londrës për ndryshimin e territoreve shqiptare. Europa nuk është në gjendje të ndërhyjë dhe të marrë vendime kaq të rëndësishme, sepse ka frikë nga konfliktet midis shteteve, të cilat mund të lindin në Europë, dhe si pasojë të sjellin destabilizimin e saj, por ajo nuk e kupton akoma që gjërat të cilat ajo i bëri gabim, duhet patjetër t’i korrigjojë, përndryshe ajo asnjëherë nuk ka për të qenë një kontinent i qetë dhe i stabilizuar politikisht.

Europianët mendojnë se në Europën e bashkuar dhe imagjinare do të harrohen vrasjet, masakrimet, persekutimet apo dëbimet masive të popullsive fqinje si kosovare, boshnjake, apo kroate, të cilët kanë jetuar historikisht në trojet e tyre etnike. Teoritë që do jetojnë bashkë qengji me ujkun, apo përralla të tjera nuk mund të jenë

nga shqiptarët u shkëmbyen, u deformuan, u larguan, u masakruan në atë që u quajt paqe dhe ndarje e territoreve të ish perandorisë së vdekur të Abdyl Hamidit të dytë! Edhe në atë kohë, në saj të sidomos Austro Hungarisë dhe Gjermanisë, por dhe deri diku Italisë, Serbia nuk u lejua të dalë në Adriatik, por shkëmbimi territoreve solli copëtimin irracional, kriminal dhe normalisht të pa drejtë të tokave dhe tro-jeve shqiptare, me shqiptarë brenda! "28 Mijë km katrorë të definuara më vonë se 22 marsi" kur u vendos që "principata shqiptare" të for-mohej, kishin më shumë se edhe njëherë aq shqiptarë jashtë këtij territori tashmë në vijim të kohës sovran! Praktikisht Shqipëria e katër vilajeteve pushoi padrejtësisht së ekzistuari, por u krijua ajo Shqipëria Londineze, e cila është pothuaj dhe sot! Një pjesë të padrejtësisë fuqitë e mëdha por kryesisht ato perëndimore e ndreqën me shtetin e Kosovës, dhe akoma ka plot territore dhe komb shqiptar jashtë tyre! Gjaku, vuajtjet, luftërat e shqiptarëve janë marrë pak ose aspak parasysh! Ajo që dua të them është se shteti shqiptar dje dhe ai i po shqiptar i Kosovës shumë më afër kishin gjakun e shqiptarëve, por jo vetëvendosjen dhe dëshirën aspiratë e shqiptarëve! Sigurisht nuk është e njëjta gjë 1913-ta me kohën e Luftës së Kosovës dhe akoma më shumë me sot! Ku e kam fjalën? E kam fjalën se "shkëmbim i ter-ritoreve" duket sikur zgjidh problem! Si dikur në 1913-tën, ku Kosova dhe Çamëria, por dhe vise të tjera mbi Shkodër u "shkëmbyen" me 22 marsin dhe Shkodrën, por halli mbeti! Mbeti

dhe është edhe sot! Ja pra që shkëmbimet nuk zgjidhin kurrë problem! Ato vetëm shtyjnë në kohë, pikërisht problemin! Sot nuk është e një-jta pamje dhe pse akoma jemi modele politike vulnerabël si në Tiranë dhe Prishtinë! Akoma prodhojmë "mediatikisht tradhtarë dhe burra kombëtarë", akoma kemi shkëmbyes toke dhe mbrojtës identiteti dhe kombëtariteti, akoma kemi pazarllëqe politike në vend të parimit kombëtar dhe filozofik bazë që thotë "atdheu mbi të gjitha"?! Po, pastaj paqja, integrimi, mirëqenia! Sot Shqipëria është në NATO dhe prag integrimi në BE! Por bota sërish nuk është mirë! SHBA-të nuk janë kaq pranë Europës sot, as Europa kaq afër SHBA-ve! Sot kemi një realitet të gjithmonshëm Rus dhe akoma një më të madh si ai Kinez! Kemi një burokraci Europiane akoma dhe më shumë të shfryrë nga modeli i zgjidhjes së problemeve në kohë! Por kemi dhe në politikën e brendshme Thaçin dhe Ramën, por dhe Ramushin e të tjerë, që sigur-isht duhet të dinë modelin asnjëherë të hequr dorë të Serbisë si "kontrolluese" e sherreve të Ballkanit perëndimor kur në fakt është tashmë një shtet që realisht nuk tremb më shqiptarët në të tjera kushte historike, ekonomike dhe sido-mos dy shtetesh shqiptarë në Ballkan. Asnjë frikë financiare dhe ekonomike dhe ka ardhur dita dhe asnjë frikë ushtarake! Diskordancat e USA dhe UE mbi "vullnetin mes dy popujve" dhe inisiativat zgjidhëse mes Thaçit dhe Vuçiç janë teatër absurd përballë formës së gjetur të taksës kosovare 100 përqind! E kjo është dhe forma më shumë përmbajtje e raportit që

serbët duhet të kuptojnë për rolin e shqiptarëve në rajon! Shqiptarët nuk janë më jashtë tavo-linave si në 1913-tën!? Edhe sikur të duan ti nxjerrin ose të bisedojnë vetëm me krerët e tyre, nuk e bëjnë dot pazarin si në 1913-tën e 22 marsit! Nuk ka shanse kjo gjë! Të vegjël jemi, por në tavolinë me të mëdhenjtë - jemi! Historia përsëritet, por nuk është e njëjta! Realiteti është ndryshe! Fuqitë e mëdha janë, por shqiptarët nuk janë në pozitat e 22 marsit të vitit 1913 ku territori u la të - definohet më vonë pa i pyetur shqiptarët dhe pa dijeninë e tyre dhe sidomos pa asnjë interes madhor të tyre! Sot ky moment nuk ekziston! E nuk mund të jemi as për krijimin e tradhtarëve (nuk e kemi luksin e këtyre marrëzive) nuk jemi për krijimin as të dëshmorëve, as për modalitetet e heronjve të përjetshëm! Jemi normalisht për të qenë zgjidhjet shqiptare në integrim Europian ku në fund të fundit, faktori i tillë nuk mohohet dhe nuk zhbëhet dot më!

Problemi më i madh joni është marrëzia e brendshme! Ajo është e keqa e madhe e cila tenton më shumë se kushdo tjetër të na bëjë vulnerabël, të vegjël më shumë se sa jemi, të na kthejë në vitin 1913, kur me territorin shqiptar fuqitë shkëmbenin territore dhe toka! Po pra, politika e keqe, kriminale në korruptim të përg-jithshëm e lidershipeve të etur për pushtet dhe jo për komb dhe shtet, e bën këtë kthim virtual me qëllim real në vulnerabilitetin e vitit 1913! Ky është turp, por që nuk duhet lejuar të "hahet vazhdimisht me bukë"! Sigurisht nuk duhet lejuar dhe akoma më shumë pranuar!

nuk është gjë tjetër por vetëm përgatitja dhe pranimi nga të gjithë për krijimin e një situate të re në Ballkan, e cila do të bëjë të mundur të korrigjojë dhe të shmangë gabimet e bëra gjatë këtij fillim shekulli në lidhje me Ballkanin. Fillimi i zgjidhjeve të problemeve të Kosovës me Serbinë është vetëm fillimi i një zgjidhje të madhe të problemit shqiptar në Ballkan. Pengesa është tek Serbia, sepse ajo nuk e dëshiron zgjidhjen e problemeve të kaluara në lidhje me Shqipërinë dhe Ballkanin, pasi ajo humbet territore, por gjithashtu ndihet e pafuqishme për ta penguar këtë zhvillim të ri. Ajo po mundohet ta shfry-tëzojë këtë korrigjim të kufijve për interesat e saj strategjike, duke kërkuar të marrë ndonjë pjesë territorit në Malin e Zi, në Bosnje, apo Kosovë, duke u munduar kështu të krijojë Serbinë e madhe. Por Amerika dhe Europa nuk mund të pranojnë të bien nga një gabim në të shkuarën në një gabim tjetër sot. Amerika dhe Europa nuk mund ta pranojnë “Serbinë e madhe” sepse ajo edhe sot nuk është një shtet demokratik, ky do të ishte një rrezik i madh për të gjithë Ballkanin dhe Europën, pasi Serbia përkrah veprimet destabili-zuese dhe territoriale të Rusisë në Ballkan. Serbia është vegël e Rusisë në Ballkan, për pasojë ajo është pengesa kryesore për demokratizimin dhe rrugëtimin e vendeve Ballkanike në Europë. Teo-ria e Thaçit për shkëmbim territoresh me Serbinë nuk është një përrallë, siç mundohen ta paraqesin disa figura drejtuese të shtetit të Kosovës, apo të shtetit shqiptar, ajo është një realitet, që ka filluar të zbatohet patjetër nën udhëheqjen e shtetit më demokratik në botë ati të SHBA dhe të Europës. Korrigjimi i vendimeve të gabuara europiane në fillim të këtij shekulli, është një prioritet që duhet të na udhëheqë, nëqoftëse duam një Europë të bashkuar demokratike dhe stabile në të gjithë elementet e saj.

të vërteta. Përse edhe sot në këtë periudhë gjoja paqeje në Europë dhe Ballkan, vendet fqinje si Greqia akoma duan të shkëpusin ndonjë territor nga Shqipëria, dhe akoma nuk dëshirojnë paqe midis vendeve fqinje? Po Greqia është anëtare e unionit! Përse Serbia nuk heq dorë nga Kosova megjithëse e di që historikisht ajo nuk është e saj? Përse ajo është gati të shpallë luftë për territoret kosovare dhe shqiptare nqs do të besonim që në Europë nuk do të ketë më problem kufijsh? A nuk jemi në Europë dhe themi që do jetojmë bashkë njëri me tjetrin? A nuk përbëhet Europa nga shumë vende, të cilat kanë edhe sot e kësaj dite këto mentalitete të së kaluarës dhe ne flasim për një Europë të re pa konflikte? Edhe bash-këpunimi i Gjermanisë me Francën, megjithëse historikisht kanë histori lufte me njëra tjetrën, është një bashkëpunim për shkak të dominimit dhe interesave politike dhe ekonomike të tyre ndaj rajoneve të tjera të Europës. Një Europë e fortë dhe unike është në të mirë të Kosovës dhe Shqipërisë, por ajo nuk dëshiron t’i zgjidhë problemet e saj, por vetë dëshiron t’i mbulojë përkohësisht problemet me pluhurin e harresës. Mendoj që fitoret e arritura nga Kosova, në lidhje me krijimin e pavarësisë dhe të shtetit të saj janë direkt angazhim dhe kontribut i shtetit demokratik amerikan së bashku me aleatët e saj europianë.

Është ndikimi amerikan në Europë që ka bërë që Europa të detyrohet të ndihmojë proce-set demokratike dhe shtet formuese në Ballkan. Teoria e ridizajnimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë teori e Thaçit apo e Ser-bisë, ajo është vetëm kërkesë e shtetit amerikan për korrigjimin e vendimeve të gabuara në kon-ferencën famëkeqe të Berlinit dhe Londrës, në dëm të territoreve etnike shqiptare. Teoria gjoja e Thaçit dhe e Vuçiçit për shkëmbim territoresh

Page 17: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

GAZETA SOT E Enjte 14 Shkurt 2019 17

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA

Në pyllin e egërsisë politike kanë filluar të ulërijnë çakejtë e opozitës. Ata lëviz-

in si larvat për të përgatitur “gjëmën” e 16 shkurtit. Kanë hartuar plane, skenarë, pro-grame mafioze e hileqare për karrige pushtetare. Dr. Ber-ishës dhe doktoreshë Monikës, mos ju mohohet kërcënimi prej frikës. Me regjinë e Berishës dhe aktivizimin e turmave e të marrëve kanë treguar me prova se dinë ta turbullojnë dhe shkatërrojnë vendin. Nuk përjashtohet rasti që të aktivizohen instinktet e tërbimit shkatërrues të militantëve, që janë atavizma të kohërave primi-tive po që ndodhen të strehuara dhe flenë në fund të shpirtit të secilit prej nesh. Kur individi është i izoluar ai e ndien rrezikun e shpërthimit ndaj ligjit dhe shoqërisë. Por kur ndodhet në mes të turmës ai ndjehet i motivuar dhe i sigurt për të shfaqur instinktet e tija të konservuara. Këto instinkte për analogji të kujtojnë botën e kafshëve, kur grabitqa-rët shqyejnë ndonjë viktimë dhe shohim të turret e gjithë kopeja për rreth për të rrëmbyer ndonjë copë nga prea. Këtë rol te opozita e luajnë aleatët e tyre besnik, që pas fitores së PD-së, presin dhe ata të marrin çiflig.

Populli është i ndërgjegjshëm se të këqijat e mëdha në vitet e demokracisë këtij vendi i vijnë nga sjellja arrogante e klasës politike, sa djathtas majtas. Dhuna që predikojnë liderët e së djathtës janë shfaqje të popujve primitiv, ose për me saktë të një klase politike që u është errësuar mëndja, shpirti dhe ndërgjegjja para karriges së pushtetit. Pozita dhe opozita merren me njëra tjetrën, njëra në sulm e tjetra në mbrojtje për karriget e pushtetit dhe s’kanë kohë të mendojnë për hallet e popullit. Dihet performanca e opozitës, por ajo shfrytëzon dhe gafat dhe keqqeverisjen e pozitës në sektor të caktuar, ku ka gjetur strehë droga dhe korrupsio-ni. Vendosja e një kabineti qeveritar të rinjsh pa përvojë dhe pjekuri drejtimi, pavarësisht cilado-qoftë shkalla e inteligjencës dhe bagazhi teorik i

Nga Kastriot ALIAJ

Rritja e mosbesimit tek liderët e të djathtës, si nga vetë strukturat brenda saj por edhe

nga mbështetësit historikë, vërteton se kjo opozitë e ka humbur rrugën e arsyetimit politik, moral e pluralist. Rruga e protestave dhe mënyrat se si po i karikon pjesëmarrësit në këtë aventurizëm kronik, duke premtuar lugën e floririt të sistemit që lamë pas, vlen për të dëshiruar. Mungesa e mendimit politik brenda tyre, ka sjellë shterpëzimin e veprimtarisë poli-tike, duke u vetëpërjashtuar nga angazhimet si forca lëvizëse për proceset demokratike. Kjo pro-testë e amplifikuar me aq bujë e tam-tame, nga drejtuesit e PD-LSI, nuk është asgjë tjetër veçse një veprimtari kuturu e përsëritur disa herë pa kauzë, që i ngjan një referendumi që konfirmon negativizmin politik të tyre. Ata harrojnë se jeta politike është dinamikë, është arritje mendore, është kontribut për interesat e veprimit publik dhe jo për ato partiake e personale. Ky binom që vazhdon ta gjejë ngushëllimin tek protestat, marrëdhëniet politike po i trajton gjithnjë e në vijim të shkëputura nga morali i mjedisit plu-ralist. Thirrjet dëshpëruese për protesta kuturu, që nuk i kanë kuruar nga depresioni në të cilën kanë rënë, tregojnë se janë kthyer në një materie solide e pandryshueshme. Është për të ardhur keq që kjo opozitë, e mbetur në udhëkryq, nuk u bë kurrë faktor, por mbeti peng e një grupi njerë-zish, që i ka bashkuar pushteti, pasurimi, mllefi, hakmarrja primitive politike. Këtë filozofi, ajo po e indukton tek mbështetësit në këto protesta, të cilat i vlerëson si arritje statistikore dhe nu-

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Çeta e çakejve

Simbioza e 16 shkurtit, "referendumi" i negativizmit të opozitës

tyre, ata e kanë vështirë të drejtojnë në nivele të larta qeverisëse, e kjo e vështirëson korrigjimin e situatës dhe le shteg për interpretime të natyrshme të opozitës. Kundërargumenti që sjell pozita se në këto mosha kanë qenë në drejtim dhe Majko e Meta, s’është për tu marrë si shembull pozitiv se ministrat s’duhet të jenë të rinj për të vrapuar, por të pjekur dhe me përvojë për të drejtuar. Ky shembull le ngelet një përvojë e gabuar në drejtim të shtetit,që s’duhet referuar. Edhe krahasimi mes të majtës dhe të djathtës, s’ka pikë krahasimi. Po të bësh analizën e shkaqeve në dritën e vrojtimit të fakteve lexohet qartë se kjo klasë politike opozitare ka qenë disa herë në pushtet dhe s’ka pasur ndonjë shkëlqim në qeverisje veç se nxirosje të shtetit. Popullin, që politikanët e djathtë e konsiderojnë turmë që mund ta inspirojnë, manipulojnë dhe organizojnë në demonstrata përmbysëse, është një logjikë aven-tureske. Populli është emancipuar dhe e ka kuptuar se është para një alternative të pa këndshme që duhet të zgjedhë mes dy të këqijave të keqen më të vogël. Të dy krahët e politikës kanë nevojë të ndry-shojnë inercinë e tyre në marrëdhënie me popullin, që e kanë grabitur, plaçkitur e telendisur për gati tre dekada. Po këtë ndryshim nuk mund ta bëjë “çeta e çakejve”, që pushtetin e shohin si një pre, që sa t’u afrohet në sofrën e tyre t’i turren, ta shqyejnë e copëtojnë sipas modelit të xhunglës. Megjithëse situata politike është acaruar dhe agravuar brenda kampit të “djathtë” dhe të “majtë” dhe kaosi politik ka përfshirë gjithë vendin, situatë që i ngjan dimrit të acartë të sivjetshëm, përsëri nuk ka askurrfarë paralelizmi apo krahasimi mes palëve. Kur dëgjon shifrën skandaloze 140 parti të rreshtuara në dy kampet opozitare, kjo tregon se s’ka demokraci e as drejtësi, por veç anarki, e me plot gojën mund të lëshosh piskamën, “moj e mjera Shqipëri”. Në qeverisjen e sotme, ka shumë sektor që kanë nevojë të korrigjohen dhe reformohen. Por spekulacionet e rëndomta të opozitës për të nxirë gjithçka që bëhet në këtë vend, e demotivojnë atë në rolin e saj si korrigjuese e gabimeve të pozitës. Gjeneza seriale e protestave të opozitës duke ju prirë turmave pa fre, ka krijuar një stereotip në opinionin shoqëror, sa që është krejtësisht e parrokshme nga një arsyetim popullor normal. Fuqia e turmës është brutale, kur

merike. Kjo veprimtari e drejtuar nga drejtuesit e opozitës, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, që mbështeten tek fondi i protestave, po shënon kufizimin politik si brenda vendit, ashtu dhe tek e djathta evropiane, e cila nuk sheh një forcë reformuese për t’u ngritur në nivelet e partive moderne. Këtë përfundim e djathta evropiane e ka nxjerrë nga vetë qëndrimet e përfaqësuesve të të djathtës shqiptare, në grup apo në mënyrë individuale në strukturat e BE, duke hedhur baltë mbi çdo ndryshim e arritje në Shqipëri.

Po kush janë synimet e vërteta të kësaj opozite që turfullon, fyen, akuzon, shpif e sajon lloj-lloj alibish për të krijuar situata destabili-zuese?

1- Braktisja e reformave institucionale. 2- Dështimi i hapjes së negociatave të

Shqipërinë me BE në Qershor të këtij viti. 3- Rrëzimi i qeverisë “Rama 2” me modelin

revolucionar alla Sandinizëm.4- Murosja e kujtesës kolektive për mos-

ndëshkimin e figurave politike, që akuzohen për krime shtetërore, politike dhe ekonomike, gjatë gjithë periudhës tranzitive. Me këto e të tjera objeksione manipuluese që opozita po i bën opinionit brenda dhe jashtë Shqipërisë, nuk po bën asgjë tjetër veçse po i jep një goditje identitetit të saj, moralit dhe ambicieve të dësh-tuara politike. Kauza e shumicës qeverisëse është përgjigja më sinjifikative, përballë murit të baltës së kësaj opozitë, të ngritur së bashku

me ushtrinë e mediave, analistëve e prodhues të komedive qesharake të serialit "Babalja". Re-zultatet e pamohueshme të ndërtimit të shtetit ligjor, pushtetit lokal, të ringritjes e gjallërimit të veprimtarive institucionale në shërbim të komunitetit, revolucionarizimi i arsimit të de-graduar ashtu si drejtësia e shëndetësia, flasin se kjo mazhorancë është në rrugë të drejtë. Konfirmimi i arritjeve edhe nga institucionet ndërkombëtare SHBA-BE, tregon se monopoli i kësaj mazhorance nuk mund të thyhet dhe baltoset me qëndrimet e papërgjegjshme të krerëve të kësaj opozite. Ajo po konsumohet pa arritur të bëjë diçka në të mirë të komunitetit, shtetit ligjor dhe demokracisë. Loja e profecive politike të saj, që do të demostrojë më 16 Shkurt, nuk ka asnjë ndryshim nga ato të fëmijëve me tullumbace. Kjo lojë, që do të jetë pa fitues u ngjan stërvitjeve ushtarake të kohës së monizmit, kur propaganda komuniste i profetizonte ato duke sfiduar fuqinë groteske të dy superfuqive të atëhershme SHBA-BS. Mënyrat e propagandës vulgare dhe donkishoteske, se një shqiptar do luftonte me 100 armiq, i ngjajnë sot protestat e opozitës që kërkojnë të thyejnë monopolin politik të mazhorancës dhe kryeministrit Rama. Po me cilat figura do ta thyejë kjo opozitë monopolin politik të kryeministrit aktual Rama? Me figurat e renegatëve politikë në krye të saj, si Sali Berisha, të cilit që nga viti 2014 i është ndaluar hyrja në SHBA? Me Lulzim Bashën, që duhet të përgjigjet

për dosjet e hapura të krimit shtetëror, ekono-mik dhe lobimet me mafien ndërkombëtare? Me Monika Kryemadhin, që duhet të përgjigjet përpara shqiptarëve për partinë e saj LSI, që nuk u identifikua kurrë si formacion politik në shërbim të demokracisë, por mbolli korrupsion, afera, pazare për blerje e shitje votash si dhe lobime me mafien ruse? Mazhoranca e sotme me kryeministrin Rama përbën në vetvete një revolucion politik, që po ndikon për herë të parë pozitivisht për ndryshime në rajon. Duam apo nuk duam ne, ushtria mediatike e baltës rrotull opozitës, programi dhe platforma e tij po i jep frutet e veta. Për herë të parë në rajon, partitë dhe drejtuesit e faktorit shqiptar janë kthyer në aktorë dhe po flasin me një gjuhë. Duke ndikuar dhe bërë bashkë drejtuesit e partive në Maqedo-ni, sot në parlamentin maqedonas flitet shqip, sepse nuk flitej që nga viti 1945. Me iniciativën e kësaj mazhorance është rritur bashkëpunimi në interes të faktorizimit të çështjes shqiptare, për të cilat kanë gjetur mbështetje nga perëndimi e në mënyrë të veçantë nga SHBA. Ndërsa pro-testuesit e 16 Shkurtit me Sali Berishën në krye, mbollën vetëm grindje, përplasje, dasi e urrejtje nacionale. Nëse kjo opozitë është në vështirësi politike sepse ka humbur vetëdijen dhe arsyen, për të pranuar arritjet e kësaj mazhorance, aq më keq për të. Kjo protestë e radhës nuk do të jetë gjë tjetër veçse fundi i një komedie qesharake të negativizmit të saj politik.

nëpërmjet argumenteve dhe ballafaqimeve, për të treguar supermacinë mes palëve, për të rritur kredibilitetet e saj dhe koifiçentin e besueshmërisë që i ka rënë në zero. Por të dalësh me flamurin se: “pushteti na takon neve se dimë të qeverisim më mirë”, kur dihet publikisht qeverisja e tyre gjatë rotacionit politik, ku Basha dhe ekipet e tyre kanë qenë jo vetëm të dështuar, por dhe të korruptuar e të inkriminuar. Me këto premtime shterpë, deklarime e zotime patetike, pasionet tregojnë se politika tek ne është kthyer në një lojë të ndyrë, tejet makiaveliste. Mungesa e objektivitetit që tregon opozita në rrugëtimin e saj politik, tregon edhe për mungesën e identitetit dhe përgjegjësisë jo vetëm para popullit por dhe elektoratit të vet. Opozita deri më sot nuk ka arritur të krijojë dot një kauzë, që të bindë opinionin shoqëror se ka gjetur strehë politike dhe etike në një vendbanim të ri, të panjohur e të pa shkelur deri më sot, që do i sjellë popullit qetësi, siguri, dhe begati familjare. Por me parulla bajate, premtime boshe, prezantime butaforike, ky popull jo vetëm që është ngopur, por si askush tjetër është mbytur, i kanë ngelur në fyt dhe përfundimisht i ka vjellë disa herë gjatë fushatave elektorale. Demagogjia tradicionale e opozitës, ka perënduar. Liderët e saj me në krye regjisorin e marrjes së pushtetit me dhunë nën siglën “o burra rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”, ka bërë histori. Ndërsa trashëgimtari i tij politik Basha, e imiton shëmtuar, duke bërë thirrje: “shkatërroni, digjni goma thyeni dritare, që ngjan me një këlysh të botës grabitqare. Berisha, ndonjë herë ka fituar si në 2005 dhe ka dështuar në 2008, jo për meritë të faktorit të brendshëm (se me këtë të majtë, ai rron dhe 100 vjet), por për ndërhyrjet e faktorit ndërkombëtar. E ky faktor ende sot është determinant siç është aleati kryesor SHBA dhe liderët europian. Eksperimentet makabre që flenë në mendjen e sëmurë të regjisorit Berisha dhe gardianëve të tij tellall dhe të heshtur, duhet të fashiten pa dalë në tregun politik, sepse për-bëjnë rrezik të kthehen në bomerang për vetë opozitën. Demokracia e sotme qytetare, kërkon ide përparimtare, që të mund të shndërrohen në ndjenja njerëzore, për të ndryshuar situatën e sotme politike, tepër kritike.

e orienton drejt shkatërrimit të mirave materiale të shoqërisë. Opozita ndihet e motivuar dhe e entuziazmuar se ka rreth vetes turma militantësh agresiv e barbar dhe harron se në ekuivalencë, në krahun tjetër të pozitës ka turma të virtytshme paqësore dhe të sakrificës për të mbrojtur rendin dhe qetësinë. Liderët e të “djathtës” kanë besim te veprimet e tyre dhe ndjenë siguri se janë profesion-alizuar për protestat popullore shkatërruese. Basha, me stilin elokuent berishjan, i mbylli zgjedhjet i suksesshëm pasi largoi kundërshtarët tradicionalë, seleksionojë dhe zgjodhi kokërr për kokërr, nokër, palokër e shumë mediokër, që do t’i ketë në çetën e tij të çakejve për të marrë pushtetin me dhunë. PD-LSI, flasin për protesta popullore kur dihet qartë se kjo filozofi në opinion, shkrin si akullore. Opinioni Popullor ka në objeksion një kah tjetër të lëvizjes, ndryshe nga sa mendojnë apo dëshirojnë liderët “karizmatik” Luli-Monika, që lëshojnë çika dhe kur i dëgjon “tmerrohesh” nga frika. Populli ka akumuluar një urrejtje të gjithëmbarshme ndaj shtazërisë politike, që ka humbur busullën e orientimit në rrugën e demokracisë. Të eturit për pushtet, shohin se po vyshken në opozitë, si bima në shkretëtirë. Maks Veber, na mëson se: “Kush merret me politikë lakmon pushtetin: pushtetin ose si mjet në shërbim të synimeve të tjera (idealiste apo egoiste) ose pushtet “për hir të pushtetit” për të shijuar ndjenjën e prestigjit, që ta jep ai”.

Pasioni i opozitës për të marrë pushtetin pa asnjë alternativë shpresëdhënëse, por vetëm me motivin se duhet të largojmë Ramën dhe të vijmë ne se dimë të qeverisim më mirë, është një aven-turë shterpë që ka në bazë filozofinë e bandave grabitëse. Pra, ta grabisim pushtetin me dhunë dhe të shpërdorojmë votën e elektoratit si elementin më simbolik të demokracisë. Një mentalitet ban-ditesk i opozitës i përfshirë nga pasioni pa fre, që s’i shërben një kauze për të mirën e vendit. Protestat paqësore kur kanë një kauzë për të mirën e vendit, janë elemente që ruajnë ekuilibrat brenda forcave politike. Opozita betejën mes dy kampeve duhet ta zhvillojë mes të mirës dhe të keqes, të suksesit dhe dështimit, të ndershmëve dhe të korruptuarve, të aftëve dhe të pa aftëve. Këtë betejë duhet ta zhvillojë në parlament

Page 18: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

GAZETA SOT18 E Enjte 14 Shkurt 2019

2,5,7,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Kalendari duhet të ishte shpallur, që në dhjetor për vitin që vjen. Nuk ka kuptim kaq vonë. Pra nëse tani jemi në mes të shkurtit, ende nuk dimë kanë ndërmend ta shpallin apo jo në GKA kalendarin. Ministrisë së Kulturës i kërkojmë që ne duam të dimë se cilët janë aktivitetet që do të bëjë GKA gjatë këtij viti në artin figurativ...

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" rikthen në skenë shfaqjen teatrore "Mbretëresha e bukurisë nga Leenane". Teatri bën me dije se është një vepër do të dhurojë emocione. “Dhurojini njeriut tuaj të zemrës emocione pafund, dhurojini një mbrëmje teatrore!”, shkruan teatri për shfaqjen që do të jetë në skenë në datat 14-15-16-17-18 Shkurt ora 19:00. “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” është një komedi e zezë shkruar nga autori Martin McDonagh, dhe në skenën shqiptare vjen premierë me regji nga Kiço Londo. Në këtë vepër kemi në qendër të saj një nënë dhe një vajzë që persekutojnë njëra- tjetrën. Nëna për të mos ngelur vetëm dhe vajza për të gjetur rrugën e saj. Vepra, e vendosur në malet e Konemarës në kontenë Galluej të Irlandës, rrëfen historinë me nota të errëta ko-mike të Morin Folanit, një grua e zakonshme dhe e vetmuar në të dyzetat, dhe të nënës së saj manipuluese Meg. Ndërhyrja e Me-git në mundësinë e parë dhe ndoshta të fundit të së bijës për një lidhje dashurie vë në lëvizje një tren me ngjarje sa komike, aq tmerruese, të cilat ço-jnë në fundin e pash-mangshëm tragjik të pjesës. Vepra me au-tor Martin McDonagh është përkthyer nga Adriana Tolka. Rolet në këtë shfaqje regjisori Londo ia ka besuar aktorëve Laura Nezha, Ermira Gjata, Genci Fuga, Engjëll Hoxha. Skenograf Beqo Nanaj dhe kostumografe Sofi Kara, as/regjisor Marsel Greva, Kleard Gërmenji. “Kjo komedi tragjike vazhdon të shfaqet me sukses në skenat botërore”, shkruan teatri. “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” është një kritikë ndaj nacionalizmit irlandez, i cili është toksik dhe anti-modern, ndërkohë që tregon nevojën urgjente për një identitet, që nuk është vetëm modern, por edhe irlandez. Ndërsa prioritetet e autorit McDonagh sillen te krijimi i komedisë së zezë, fakti që vepra është bërë kaq e famshme tregon vendin voluminoz, që zë ajo në një diskutim më të gjerë mbi luftën për të gjetur një truall të mesëm midis nacionalizmit, që qëndron larg realitetit, dhe modernitetit të zbrazët kulturalisht. Ndërsa Martin McDonagh nuk e drejton gishtin mbi ndonjë lloj shprese apo zgjidhjeje në vepër, cikli zemërthyes i traumës mes personazheve në Linejn paraqet një kritikë kulturale të rëndë dhe të sinqertë.

Piktorët: GKA e mbyllur si bunkerët e Enverit, kalendari artistik duhej të ishte shpallur

është miratuar një kalendar, që do të publikohet së shpejti.

Në GKA flihet gjumëEdhe pse pranë GKA bëhet

me dije se së shpejti do të publi-kohet një kalendar për ekspozitat, sërish për piktorët deri tani është treguar se në institucion problemet vazhdojnë. Piktori Robert Përmeti pohon se GKA aktualisht është një ndër institucionet qëndrore të artit shqiptare, por ashtu si një vit më parë duke vijuar dhe tani lë për të dëshiruar. “Tradicionalisht GKA ka prezantuar çdo vit kalendarin artis-tik të saj, por me ardhjen e drejtorit të ri, ky kalendar zor se do të arrijë të formulohet dhe kjo për arsyen e thjeshtë se, drejtori i ri, i importuar nga Kosova, as që e ka idenë e artit dhe të artistëve shqiptar”, pohon piktori Përmeti. Sipas tij GKA duhet të ketë në qendër të saj promovimin, si brenda dhe jashtë vendit autorët dhe artin më të spikatur shqiptar të realizuar ndër vite, por kjo nuk po ndodh. “Aktualisht GKA është

kthyer në një strofull ku flihet gjumë dhe për këtë taksapaguesit shqiptar paguajnë verbërisht e pa kërkuar llogari. E kjo nuk i shërben askujt, përveçse mediokërve që vegjetojnë të mbrojtur nga qeveria, si kërpushat në shpinë të deleve. Shpresojmë që ministrja e re e Kulturës të promovojë synime të tjera bashkëkohore, sepse kjo mundësi ekziston nëse ajo do të dijë ti promovojë dhe nëse do të dojë ti promovojë. Këto synime fillojnë së pari duke pastruar ekipet mediokre që vegjetojnë nëpër atmosferën e ar-tit por që as e kanë idenë se ç’ndodh me artin. Koleksionistët privatë sot në Shqipëri bëjnë një punë shumë të kualifikuar dhe shumë të vlefshme, ndërkohë që GKA e ha bukën kot. GKA nuk duhet të ketë prioritet lyerjen e mureve, por ekspozimin. Me synime”, pohon piktori Robert Përmeti. Edhe në vitin që lamë pas GKA nuk prezantoi një kalendar të aktiviteteve duke bërë që artistët të reagojnë, për të pasur një publikim të aktiviteteve dhe veprimtarive.

Teatri Eksperimental: Vepra e Martin McDonagh,

emocione pa fund

Julia VRAPI

Artistët shprehen Galeria Kombëtare e Arteve është kthyer në një institucion hermetik. Sipas tyre në

GKA ende nuk ka të prezantuar një kalendar për aktivitetet dhe ek-spozitat, që do të zhvillohen përgjatë këtij viti. Piktorët shprehen se ashtu si dhe vitin që kaloi ku GKA nuk prezantoi një axhendë për ekspozi-tat duket se po vijohet me mbylljen e institucionit. Piktori Sadik Kasa shprehet se fakti që deri tani GKA nuk ka të prezantuar asnjë projekt gjatë këtij viti tregon që problemet do të vijojnë. “Të flasësh për GKA është një lloj si të komunikosh me alienë për sa kohë që ajo është e mbyllur si bunkerët e Enverit, hermetike për artistët! Brenda saj vërtiten disa pseudo artistë me borde kafesh dhe pa punë! Fakti është që deri tani GKA nuk ka afishuar asnjë projekt për këtë vit, pa u bërë merak se diçka do sajojë për të bërë një ekspozitë dhe rrogat merren dhe kalon dhe një vit si të tjerët”, pohon piktori. Më tej ai shton se në GKA ka nevojë për t’u mbledhur artistët dhe të diskutohet statusi. “Piktorët janë të interesuar direkt për mbarëvajtjen e saj dhe jo drejtuesit që shkojnë e vijnë sa herë që ndërrohet politika! Për mendi-min tim për këtë duhet që Ministria e Kulturës të lëvizë situatën, duke organizuar takime me artistët për të vjelë mendime. Nëse vazhdohet në këtë mënyrë shoqërisë nuk i ngelet gjë vetëm të konsumojë sallatë poli-tike banalitete që shfaqen shpesh në ekrane”, vijon piktori Kasa. Për piktorin Adrian Devolli institucioni duhej të kishte bërë me dije që në dhjetor se çfarë ekspozitash do të kishte këtë vit. “Kalendari duhet të ishte shpallur, që në dhjetor për vitin që vjen. Nuk ka kuptim kaq vonë. Pra nëse tani jemi në mes të shkurtit, ende nuk dimë kanë ndërmend ta shpallin apo jo në GKA kalendarin. Ministrisë së Kulturës i kërkojmë që ne duam të dimë se cilët janë aktiv-itetet që do të bëjë GKA gjatë këtij viti në artin figurativ. Si është plani i GKA për këtë vit, sepse nuk dimë asgjë. GKA është hermetike”, pohon piktori. Por pranë këtij institucioni në lidhje me ekspozitat që do të zhvillo-hen gjatë këtij viti bëhet me dije se

Banesa Taho, një tjetër monument i humbur në Gjirokastër

“Tri gra dhe Misugi”, mbrëmjen e sotme në Eksperimental

Banesa Taho, monu-ment i kategorisë së II-të nuk është më në Gjirokastër. Foto janë publikuar nga CHwB (Trashëgimia kulturore pa kufij), ku bëhet apel për të shpëtuar banesat monument kulture. “Duhet një kohë e gjatë si dhe shumë mjeshtëri dhe mendime mbi si të ruhet dhe restaurohet një objekt! Duhen vetëm pak orë ama për të shkatërruar 100 -vjet histori! Përveç banesës Taho, ka dhe shumë monumente të tjera që kanë humbur plotësisht ose që janë transformuar total-

isht si ish banesa Xhuvi Ropi (ish Fico) në të majtë të fotos. Kur restauron, angazhon një mjeshter; ruan një traditë ose një ndërtesë; ruan vlerat dhe trashëgiminë! Kur shkatërron, shuan një ndërtesë tradicion-ale; shkatërron trashëgiminë në atë pikë sa askush nuk do dije më si ka qenë! I bëjmë apel Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Gjirokastër të ndalojnë këtë çmenduri dhe krim ndaj trashëgimisë sonë kulturore sepse shumë shpejt do ngelemi pa Gjirokastër?!”, shkruan CHwB.

Drama “Tri gra dhe Misugi” rikthehet për publikun në ditën e të dashuruarve në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Me regji nga Suela Bako shfaqja vjen për publikun nën interpretimin e ak-torëve Suela Bako, Romir Zalla dhe Anila Muçaj. “Tri gra dhe Misugi”, vjen si një dramë nga kultura e largët orientale bazuar në novelën “Çiftja” të shkrimtarit japonez Yasushi Inoue. Në thelb të dramës, janë tri letra dërguar Misugit, një burri, që gjendet në mes të një trekëndëshi tragjik dashurie. E vendosur në kon-

tekstin e ditëve të sotme, me tre personazhe: aktorja, regjisori dhe asistentja, pje-sa zbërthehet me të njëjtën strukturë të shtresëzuar dhe me ngjyrimin dhe shijen e Orientit të largët. Vepra e cila pati premierën në 18 tetor të vitit të kaluar dhe është shfaqur tashmë dhe në Kosovë, rivjen në Tiranë në datat 14,15,16,17 dhe 18 shkurt për të vijuar në Te-atrin Eksperimental sërish javën pasardhëse. Kjo vepër është në vijim të shfaqjeve që po vijojnë këtë sezon.

Studentët e guidave, vizitë në mozaikun e Tiranës

Mozaiku i Tiranës, monu-ment kulture i kategorisë I, është siti arkeologjik më i vizituar i kryeqytetit. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës në Sektorin e Tiranës bën me dije se punonjësit po kryejnë një punë sistematike, e cila bëhet periodikisht për mirëmbajtjen dhe kujdesin për objektet që ndodhen aty, pasi kanë një vlerë të veçantë historike dhe kulturore. “Ky mozaik tashmë është kthyer dhe në një vend i cili vizitohet nga nxënës dhe studentë të cilët shfaqin interes për të mësuar rreth historisë

dhe vlerave që ai mbart. Së fundmi ky mozaik ka mirëpritur studentët e Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional, studentët e kursit të guidave turistike. Studentët ishin të fushave të ndryshme, histori, gje-ografi, anglisht, ekonomik, juridik etj. Gjatë orëve të guidës, special-istët e trashëgimisë u dhanë stu-dentëve informacione në lidhje me trashëgiminë kulturore materiale të qytetit të Tiranës”, njoftohet nga drejtoria. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani” u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik.

GKA ende pa kalendar artistik, artistët: Po shkelet një detyrim ligjor, duam të njihemi me aktivitetet

Page 19: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

2,5,7,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 14 Shkurt 2019 19

k u l t u r e www.sot.com.al

“Fqinjët” vjen në skenë si një vepër aktuale jo vetëm për kohën në të cilën jetojmë, por edhe për problematikën dhe idetë që transmeto-hen. Ngjarjet zhvillohen në një fshat të Gre-qisë së veriut, në shtëpinë e një fermeri grek...

Në kuadër të Lëvizjes Kombëtare për Lexim, Ministria e Kulturës bën me dije se pasuroi bibliotekën e shkollës së bash-kuar Zejmen me 200 libra. Deri tani kanë përfituar 10 shkolla periferike në të gjithë vendin. Ministrja e Kulturës, Elva Mar-gariti deklaroi nga Zejmeni se po bashkërendojnë punën me Ministrinë e Arsimit, me qëllim që të rritet numri i shkollave me biblioteka të mirëmbajtura dhe të pasura me tituj të rinj. “Ku ka dije, ku ka bibliotekë, ku lexohet, ka dhe ide novative, ka gjithnjë një shteg të ri për të dalë nga situatat e vështira, për t’u matur me botën me inteligjencë dhe mençuri”, tha ministrja Margariti. Libri dhe leximi duhen kuptuar jo thjesht si tregues të zhvillimit kulturor të një vendi, por dhe si motor lëvizës i zhvillimit social dhe ekonomik të tij, shkruan ministria. Libri përgatit qytetarë më të informuar për të drejtat e detyrimet e tyre, më të motivuar e më të ndërgjegjësu-ar për të përballuar sfidat e zhvillimit shoqëror. Ministria e Kulturës vijon se Lëvizja Kom-bëtare për Lexim vjen si një emerg-jencë kombëtare, në mbështetje të nevojës së sho-qërisë shqiptare për një vizion të përbashkët europi-an të jetës që buron nga kulturimi dhe emancipimi i indi-vidit. Fëmijët janë targeti i Lëvizjes Kombëtare për Lexim, nga 0- 14 vjeç. Kushti kryesor që një fëmijë të bëhet lexues është që prindërit të fillojnë që herët t’u rrëfejnë e t’u lexojnë libra me zë. “Këtë vit Lëvizja Kombëtare ka marrë si model 12 shkolla periferike, bibliotekat e të cilave do t’i pajisë me libra dhe do të synojë trajnimin e mësuesve të këtyre shkollave për mënyrën sesi të punojnë për të afruar nxënësit me librin. Një tjetër detyrë është dhe pasurimi i bibliotekave publike, kthimi në ambiente funksionale dhe tërheqëse për fëmijët dhe të rinjtë. Është një angazhim i kësaj Lëvizje arritja e një marrëveshjeje me bashkitë e vendit për t’i nxitur të krijojnë një zë të rëndësishëm në buxhet për bibliotekat publike”, vijon ministria. Në Zejmen nxënësit u njohën nga afër me librat e dhuruar në orarin e pushimit duke treguar interes për titujt e rinj të letërsisë bashkëkohore. Lëviz-ja Kombëtare për Lexim nisi në muajin nëntor 2018 dhe do të vazhdojë deri në muajin prill 2019.

Tragjikomedia “Fqinjët” e Ruzhdi Pulahës, premierë në skenën e Gjirokastrës

Krijimtaria e autoritDramat dhe komeditë e Ruzhdi

Pulahës janë vënë në skenë jo vetëm në Teatrin Kombëtar, por edhe në Korçë e teatro të tjerë të vendit. Au-tor i angazhuar, Pulaha shquhet për frymën polemiste në trajtimin e konf-likteve të mprehta të ditës në dramat e tij. Veprimi në këto vepra shpesh provokon debate sociale e politike të ndezura, si në një sallë gjyqi. Përmes tyre synohet një efekt kathartik tek audienca, që duhet të nxisë frymën e kundërshtimit ndaj padrejtësive të çdo lloji. Stili i këtij autori dallon për kompozicionin e thjeshtë, veprimin e qartë e të rrjedhshëm, dialogun konkret e të drejtpërdrejtë, vizatimin e shkëlqyer të karaktereve, si edhe tempin e lartë. I lidhur fort pas real-izmit, nuk ka tentuar fare të eksper-imentojë metoda alternative. Talenti

dhe angazhimi qytetar e kanë bërë të kapërcejë me sukses ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri. Pas disa dramave të suksesshme para vitit 1991, si “Maro Mokra”, “Mësuesi i letërsisë”, “Përballë vetes”, “Nën dritat e skenës”, “Doktori pacient”, “Nesër është vonë”, “Shkallët” apo komedia , kalon një periudhë “tran-zicioni” si skenarist i radionovelës së parë shqiptare “Rruga me pisha” (në bashkëpunim me Radio BBC). Në vitin 2000 rikthehet në skenë me “Kohë e çmendur” dhe arrin të bëhet sërish i kërkuar dhe i vënë në skenë, me , “Streha e të harruarve” (2004). Në vitet 2001- 2002 është skenarist edhe i telenovelës së parë shqiptare, “Njerëz dhe fate”. Ruzhdi Pulaha ka shkruar skenarë filmash shumë të njohur si "Zonja nga qyteti" dhe "Shoqja nga fshati".

Dhurohen libra në Zejmen, Margariti: Ku ka dije ka edhe ide novatore

Julia VRAPI

Vepra “Fqinjët” shkruar nga Ruzhdi Pulaha me reg-ji Milto Kutali do të vijë premierë për publikun në

teatrin “Zihni Sako” të qytetit të Gjiro-kastrës. Në role aktorët e trupës së teatrit të Gjirokastrës, por angazho-hen tragjikomedinë dhe të rinj që në vazhdimësi do të jenë pjesë e këtij teatri. Drejtori i teatrit njëkohësisht dhe aktor në vepër Kudret Alikaj tregon se është një vepër që përcjell mesazhe. ““Fqinjët” është ndoshta vepra që flet me shumë dhe për ng-jarjet e kohës, për miqësinë, për mar-rëdhëniet, popujt kanë qenë shumë mirë me njëri- tjetrin, por është politika që i ka trazuar dhe qarqet ndryshme e nacionalizmat e tepruar. Është vepër që i flet bashkëjetesës dhe harmonisë”, tregon Alikaj. Më tej ai shprehet se vepra do të jetë premierë nga mesi i muajit mars në skenën e këtij teatri, por do të jetë më pas dhe në skenat e Tiranës. Në role janë aktorët Kudret Alikaj, Liliana Kumbaro, Rrapo Kapurani, Dajana Nenaj, Alisa Gushi, Viktor Çaro, Mi-moza Kola, Erdit Asllanaj, Serkida Rapollari, Erion Hinaj dhe Delvis Bejleri. Me regji nga Milto Kutali, skenograf në vepër është Gazmend Koçollari. “Fqinjët” vjen në skenë si një vepër aktuale jo vetëm për kohën në të cilën jetojmë, por edhe për problematikën dhe idetë që trans-metohen. Ngjarjet zhvillohen në një fshat të Greqisë së veriut, në shtëpinë e një fermeri grek. Barba Kosta jeton me familjen e tij dhe kantinën e verës të cilën ku ka punësuar një familje të re shqiptare në biznesin e tij. Dashuria e nipit Marko me Borën, motrën e Beharit (Lefterit), përbën ngjarjen shkakore që nxit zhvillimin dramaturgjik. Konflikti bazë është kombësia e dy të dashuruarve. Konflikti bëhet shumë i fortë dhe në të njëjtën kohë krijon edhe situatë me shumë humor, por dy të rinjtë kanë një aleat shumë të fortë, Barba Kostën dhe Jaja Aspasinë, e cila e do Bardhën si vajzën e saj. Me ardhjen e prindërve të Bardhës, Vasilit dhe Shegës, vepra merr një zhvillim të ri, por pa anashkaluar dashurinë e dy të rinjve e cila vendoset në një situatë vërtetë të vështirë.

“Copë Copë” vjen në teatrin “Oda” për vuajtjet e grave

ASH: Idriz Ajeti, dijetar e personalitet shkencor

Artpolis- Qendra për Art dhe Komunitet në kuadër të fushatës globale “Një miliard në këmbë” organizon sot vallëzimin tradicional në sheshin “Zahir Pa-jaziti” në orën 12:00, i përcjell me muzikë nga DJ Lilac. Po në këtë ditë do të jetë dhe shfaqja teatrale “Copë Copë” në teatrin “Oda” në Prishtinë. “Një Ditë e Valentinit për të gjithë” e iniciuar nga Blerta Avdili dhe Jeta Xhara synon të mbledhi fonde në përkrahje të Qendrës për Mbrojtje të Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. Në këtë rrjedhë, Artpolis prezanton shfaqjen “Copë Copë” bazuar

në ngjarje të vërteta të grave në Kosovë kur përfshihet tregimi i një gruaje, mbijetuese e dhunës në familje, e cila është edhe per-formuese në skenë së bashku me aktoret profesionale. Kjo grua e fortë, Bashkime Sulejmani, qysh në 2015 është kontaktuar për të treguar historinë e saj. Shfaqja “Copë copë” është punuar me regji të Zana Hoxha Krasniqit dhe me tekst të Blerta Zeqiraj. Aktore të shfaqjes janë: Melihate Qena, Anisa Ismajli, Donikë Ah-meti, Qendresa Kajtazi, Daniela Markaj, Qendresa Jashari dhe Bashkime Sulejmani.

Akademiku Idriz Ajeti u nda nga jeta në moshën 102 vjeçare. Duke shprehur ngushëllimet Akademia e Shkencave shkruan se ishte albanologu, gjuhëtari e intelektuali, pedagogu dhe veprimtari i palodhshëm në zh-villimet tona shoqërore. “Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj në dy mandate, anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Idriz Ajeti. Dijetar e erudit, personal-itet shkencor, pa kontributet e të cilit studimet albanologjike në Kosovë e më gjerë nuk do

të ishin këto që janë sot, akademik Ajeti ishte dhe mbetet njëra nga figurat më të ndritshme të historisë sonë të re”, shkruan ASH. Prania e Idriz Ajetit në jetën shkencore e kulturore si dhe në të gjitha zhvillimet sho-qërore ka qenë e dukshme dhe thelbësore. Puna e tij është shtrirë edhe në fushën e të drejtave të njeriut dhe në veprimtarinë shoqërore. Në vitet 1997-2002 Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës botoi veprën e tij të plotë në pesë vëllime.

“Tullumbaci i kuq”, për fëmijët në Teatrin Metropol

Në Teatrin Metropol vjen çdo fundjavë në skenë për spektatorin e vogël shfaqja “Tullumbaci i kuq” e shkru-ar nga Barry Kornhauser. Kjo shfaqje teatrale e cila flet për një burrë dhe një tullumbace të kuqe vjen në skenë jo nëpërmjet fjalës, por nëpërmjet pantomimës, gjatë së cilës përcjell një sërë emocionesh te publiku. Per-sonazhi i vetëm njerëzor në këtë shfaqje është Plaku, i cili nuk flet më, pasi nuk ka me kë të flasë. Ngjarja zhvillohet në apartamentin minimalist

dhe dëshpërues të Plakut në Par-is. Ai mund të mos ketë harruar si të flasë, por ka harruar si të luajë. Jeta e tij është e qetë dhe e trishtë dhe ai e ka pranuar këtë mënyrë jetese. Trishtimi në hapat e tij të rëndë janë në kontrast të plotë me karakterin e tullumbaces, e cila është energjike, plot gjallëri, e shkujdesur dhe mjaft lozon-jare. Të gjitha këto mjaftojnë për ta thyer ngurtësinë e Plakut. Shfaqja teatrore “Tullumbaci i kuq” do të shfaqet në skenën e Teatrit Metropol çdo të shtunë dhe të diel, ora 11:00 deri në muajin mars.

Milto Kutali sjell në teatër raportet mes popullit shqiptar dhe atij grek

Page 20: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

GAZETA SOT20 E Enjte 14 Shkurt 2019

2,5,7,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Veleçiku i Koplikut mundi skuad-rën e Erzenit të Shijakut, një ndeshje që pati gjatë saj polemika të shumta mes lojtarëve në fushë por edhe stafeve, edhe pse në fund të gjithë shtrënguan duart. Në fakt, fitorja që skuadra koplikase arriti ndaj Erzenit i shërbeu shumë shkodranëve, pasi shijakasit janë rivalët e tyre krye-sorë. Kryebashkiaku Tonin Marinaj i Malësisë së Madhe ka theksuar se suksesi që arriti skuadra që ai finan-con ishte edhe si një shpërblim për Vllazninë. “S’ka Shkodër pa Malësi, s’ka Vllazni pa Veleçik. Jemi dy klube që jemi të lidhur ngushtë, kështu që edhe fitorja ndaj Erzenit është një shpërblim për ndihmën që na kanë dhënë shkodranët”, tha Marinaj.

TRAJNERI

PORTIERI

KATEGORIA E PARË

Bardheblutë kanë lanë pas ditët e vështira, tani duan një vend në top-5 të Superiores

Adriatik BALLA

Tirana nuk është më një skuadër dosido, përkundra-zi, bardheblutë po tregojnë javët e fundit se janë një

skuadër me cilësi dhe mund të mun-din çdo kundërshtar në Kategorinë Superiore. 7 pikë në tre ndeshjet e fundit janë dëshmi se Tirana po rritet dhe pas Partizanit që ka regjistruar tri fitore në tri ndeshje, bardheblutë janë skuadra e dytë me ecurinë më të mirë në këtë start të vitit 2019. Disfata që i shkaktuan Kukësit ka sjellë një optimizëm të madh në kampin bard-heblu, të cilët do të presin në fundjavë Luftëtarin në një duel direkt për zonën e ftohtë, sepse diferenca midis tyre është vetëm 3 pikë. Pra Tirana ka 24 pikë dhe gjirokastritët kanë 21 pikë. Nëse Tirana e kalon këtë ndesh-je atëherë shkëputet përfundimisht nga grupi i fundtabelës dhe hyn në mesin e saj, duke shpresuar pse jo për një vend në Ligën e Europës. Kjo gjë duket e pamundur për momentin, por në një kampionat me katër faza dhe kur kanë mbetur shumë duele deri në fund, plot 15 javë, gjithçka është e mundur. Duke iu referuar edhe informacioneve që japin mediat sportive online, të cilat kanë ndjekur nga afër stërvitjet e fundit të Tiranës dhe gjendjen e grupit, padiskutim që 2019-ta ka nisur në mënyrën e duhur për Tiranën me bardheblutë që për herë të parë këtë edicion e çuan në 4 numrin e sfidave radhazi pa humbje. Një ecuri të tillë kryeqytetasit nuk e njihnin nga periudha tetor-dhjetor e vitit 2016-të që falë 3 barazimeve dhe dy fitoreve regjistronin një ecuri me 5 ndeshje pa humbje. Statistika që

flasin për një ringjallje të Tiranës dhe kjo për meritë të padiskutueshme të trajnerit Ardian Mema. Sinjalet e përmirësimit u dhanë që në javët e para, me skuadrën që mbetej agre-sive në sulm dhe shumë e brishtë në mbrojtje. Nga java në javë reparti i prapavijës nuk jepte siguri por me shumë durim trajneri Mema arriti të përmirësojë edhe “thembrën e akilit” të bardhebluve që në 5 ndeshjet e këtij viti kalendarik ka pësuar vetëm një humbje që nuk peshoi në sfidën e kthimit të 1/8 të finaleve të Kupës së Shqipërisë ndaj Flamurtarit. Në 450 minuta Tirana ka pësuar vetëm 3 gola, duke përmirësuar ndjeshëm vigjilencën në mbrojtje. Mema priste nga merkato afrime por duke vendo-sur veton për lojtarë cilësorë që bëjnë diferencën, kërkesë që në fund mbeti e paplotësuar. Timonieri bardhebluve

ka këmbëngulur tek lojtarët që ka në dispozicion duke punuar me përk-ushtim për të përmirësuar ata dhe frytet janë parë. Ekipi është shfaqur i balancuar, ndaj Flamurtarit në Kupë luajti për pjesën më të madhe të sfidës me një lojtar më pak, ndërkohë që ndaj Kukësit diferencat në letër janë të mëdha, me nënkampionët që kanë një skuadër me shumë cilësi. Sigurisht që Tirana nuk ka arritur asnjë objektiv deri më tani, por loja e shfaqur në fushë si dhe konsolidimi i mbrojtjes janë një meritë absolute e trajnerit Ardian Mema, që tashmë duhet të ruajë grupin nga euforia. Entuziazmi i trajnerit pas përfun-dimit të ndeshjes me Kukësin është dëshmi e një ripërtëritjeje të Tiranës, e cila ka lënë pas periudhën e krizës së madhe, e tani po sheh përpara për të realizuar minimalisht objektivat

Blerim Krasniqi erdhi me bujë tek Skënderbeu por në javët e para nuk pati kurrfarë shkëlqimi. Meg-jithatë, krejt papritur bëhet lider. Padiskutim që në gjendjen e sul-muesit kanë ndikuar edhe dëmtimet e shumta, jo vetëm të tij por edhe të shokëve të skuadrës, duke bërë që korçarët të humbasin terren në klasifikim. Drejtuesit morën ven-dimin për të ndryshuar organikën, ndërkohë që Orges Shehi vendosi për të ndryshuar diçka në formacion në përballjen me Laçin. Megjithatë

shërimi i kampionëve erdhi nga numri 9, pasi Krasniqi shënoi një gol dhe fitoi penalltinë e golit të dytë, duke qenë protagonisti absolut i sfidës. Madje java e kaluar mund të konsiderohet si momenti më i mirë për të, pasi përveç protagonizmit në sfidën ndaj kurbinasve shënoi në Kupë në sfidën e kthimit ndaj Besëlidhjes 4 ditë më parë. Shifrat e deritanishme të sezonit nuk flasin në favor të 22-vjeçarit, pasi në 17 ndeshje ka realizuar vetëm 2 gola, një numër shumë i ulët për një qendërsulmues.

Por në lojën e skuadrës Krasniqi ka qenë shumë i rëndësishëm me punën e bërë në repartin e avancuar, edhe pse golat janë matësi më i mirë për punën e tij. Megjithatë, dy prezan-timet e fundit në fushë janë sinjali i një rilindjeje për Blerim Krasniqin që duhet të marrë më shumë përsipër tek korçarët. Padyshim që tashmë janë harruar plotësisht Ali Soue dhe Xhejms Adenji, duke i hequr nga supet presionin e fillim sezonit, për ta lënë të qetë të gjejë rrugën e tij në një kampionat shumë të egër.

Sulmuesi/ Krasniqi, zbulimi më i fundit cilësor i Skënderbeut

Veleçiku pranon se e mundi Erzenin përt’i bërë nder Vllaznisë

Iku Duro, vendin e tij tek Drita e Gjilanit e zë Nuhiu

e saj. Kuptohet Tirana është në valle për trofeun e Kupës së Shqipërisë dhe do të tentojë deri në fund ta bëjë të saj këtë trofe. Nga ana tjetër, një kombinacion që çon katër vendet e para të Superiores në aktivitetet e UEFA-s është i mundshëm, por kjo nëse njëra prej tre vendeve të para fiton edhe kupën. Pra shkojnë tre vende por nëse kupën e fiton fjala vjen vendi i parë, i dytë apo i tretë, atëherë i jepet shansi vendit të katërt të shkojë në Ligën e Europës. Tira-na në të dy rastet do të shfrytëzojë mundësitë e saj, por më së pari tra-jneri Ardian Mema dhe skuadra e tij bardheblu duhet të kalojnë pengesën “Luftëtari”, të cilin e presin këtë të shtunë në kryeqytet.

Ngjarjet negative të ndodhura në kategoritë e ndryshme të futbollit kombëtar në fundjavë që lamë pas janë penalizuar nga Komisioni i Disiplinës i FSHF-së, ku janë dhënë edhe penalizimet për klubet që nuk kanë përmbushur detyrimet e or-ganizimit të ndeshjeve apo zyrtarët që janë kapur në gabime të rënda. Bie në sy ndëshkimi i zyrtarit të klubit të Flamurtarit, Ardi Behari që dënohet me dy ndeshje pezullim, për shkak se bëri protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes në takimin e luajtur në Gjirokastër ndaj Luftëtarit. 1.Zyrtari i FC “Flamur-tari”, Ardi Behari, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje

pezullim nga aktiviteti. 2.Zyrtari i KF “Erzeni”, Arjan Hoxha, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 3.Lojtari KF “Erzeni”, Jurgen Peqini, për provokim të publikut, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 4.KF “Veleçiku”, për sjellje të gabuar të spektatorëve dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%. 5.KF “Erzeni”, për sjellje të gabuar të spektatoreve, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%. 6.KF “Tomori 1923”, për dështim në

përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes duke mos zbatuar rregullat e sigurisë dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndesh-jes dhe lojtarëve kundërshtarë, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke përdorur shprehje diskriminuese e hedhur sende brenda rrethimit te fushës duke shkaktuar akte dhune, dënohet me humbjen e ndeshjes kundër F.K Apolonia në tavolinë me rezultatin 3-0, zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve në fushë asnjanëse dhe pa spektatorë si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) Lekë. Në aplikim të nenit 136/1/a), gjoba të aplikohet në masën 50%. 7.Zyrtari i KF “Tomori 1923”, Arben

Paja, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 8.Zyrtari i KF “Tomori 1923”, Santiljano Dule, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 9.Zyrtari i KF “Besëlidhja”,V-ladimir Gjoni, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 10.Lojtari i KF “Vora”, Xhulio Turhani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. KF “Po-gradeci”, për sjellje të gabuar të spektatoreve, dëno-het me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë.

Disiplina me dorë të hekurt, penalizohet drejtuesi i Flamurtarit, Behari

Portieri i Kukësit Stivi Frashëri beson se skuadra do ta kalojë gjend-jen e rënduar pas humbjes së fundit dhe po mendon për sfidat e reja. Çfarë nuk ka funksionuar, pse është bllokuar mekanizmi që po lëvizte në mënyrë thuajse të përsosur në dhjetor, gardiani 28-vjeçar e ka një përgjigje të argumentuar. Diferenca me Par-tizanin është 8 pikë, tashmë rruga e zgjedhur nga Kukësi është tjetër, fjalia “synohet vetëm titulli” është zëvendësuar me “ti marrim ndeshjet një e nga një”. Ndërkohë, trajneri Armand Cungu u tha dje lojtarëve: “Nuk ka presion, edhe te tjerët mund të gabojnë, asgjë s’ka përfunduar, ne mund të fitojmë kundër kujtdo, ju shoh me kokën ulur, buzëqeshni”.

Frashëri: Është koha të reflektojmë, Kukësi

nuk dorëzohet

Drita u eliminua nga Kupa e Kosovës dhe fill pas këtij takimi, trajneri Shpëtim Duro dha dorëheq-jen nga ekipi gjilanas. Vendin e tij e ka zënë një ish-sulmues i spikatur në kampionatin tonë një dekadë më parë, Adrian Nuhiu, i cili ka luajtur në Superiore me Dinamon dhe Elba-sanin, por është mjaft i njohur edhe me skuadra si: Vardari e Shkëndija në Maqedoni. Nga sot, Nuhiu do të jetë trajner i skuadrës së Dritës së Gjilanit, ndërkohë që për të ka pasur interesime dhe nga skuadrat shqiptare gjatë verës së shkuar. Nu-hiu ka qenë edhe ndihmës i Shpëtim Duros në radhët e Dritës. Ndeshjen e radhës skuadra e Dritës do ta ketë një derbi me Gjilanin, ku Nuhiu do të bëj edhe debutimin zyrtar si trajner.

Tirana tremb rivalët, Mema u kujton kundërshtarëve fatin e Kukësit

“Entuziazmi i trajner-it pas përfundimit të ndeshjes me Kukësin është dëshmi e një ripërtëritjeje të Ti-ranës, e cila ka lënë pas periudhën e krizës së madhe, e tani po sheh përpara për të realizuar minimalisht objektivat e saj. Kup-tohet Tirana është në valle për trofeun e Kupës së Shqipërisë...”

Page 21: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

2,5,7,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 14 Shkurt 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Ndonëse 38-vjeçar, Edmond Azemi vazhdon të jetë prej lojtarëve kryesorë vendorë në basketbollin kosovar. Niveli që po shfaq, ka bërë që fundori Azemi të kthehet në për-faqësuesen e Kosovës në basketboll. Jo për të gjithë kthimi i Azemit është i pritur. Lojtari, që çmohet për kon-tributin që ka dhënë për shumë e shumë vite dhe që njihet si sportist i vërtetë, i kishte dhënë lamtumirën përfaqësueses së Kosovës më 3 korrik të vitit 2017. Në atë kohë ai ishte ka-piten i Kosovës, por kishte vendosur të "pensionohej" për arsye familjare. “Pensionimi” doli të jetë i përkohshëm. Azemi, që po vazhdon të japë kon-tribut për skuadrën e Prishtinës, është përfshirë në përfaqësuese për ndeshjen ndaj Rumanisë.

SULMUESI

SULMUESI

BASKETBOLL

Trajneri ka mundësinë për herë të parë të bëjë zgjedhje të mira, legjionarët janë në formë

Adriatik BALLA

Trajneri Kristian Panuçi pritet të ndërmarrë së shpejti një tur vëzhgimi për lojtarët e përfaqësueses, duke i ndjekur

nga afër dhe duke mbajtur shënime për secilin prej tyre, para se të vendosë për-fundimisht në mesin e muajit mars se kë do të ftojë në radhët e përfaqësueses për duelin e fundmarsit ndaj Turqisë, takim që do të luhet në “Elbasan Artena” dhe do të hapë duelet eliminatore në grupin e katërt kualifikues për Kampi-onatin Evropian të vitit 2020. Tekniku italian e ka shans të fundit këtë fazë kualifikuese në krye të kombëtares kuqezi dhe që të mos turpërohet i duhet të punojë shumë për gjetjen e lojtarëve të duhur për të përballuar sfidat. Dëshira e tij është të krijojë një grup bërthamë për eliminatoret dhe që ta ketë këtë grup duhet t’i vëzhgojë lojtarët nga afër, duke nisur nga Greqia, Kroacia, Zvicra dhe padyshim edhe në Itali kiu luajnë një pjesë e rëndë-sishme. Ndërkohë, dy lojtarë që kishin dështuar më parë me skuadrat e tyre, Kristal Abazaj dhe Armando Vajushi, gjejnë më në fund skuadër dhe japin përshtypjet e tyre të para.

Abazaj flet për mediat kroate: Më ndihmoi Grezda për zgjedhjenAfrimi i Kristal Abazajt nga Osi-

jekeu ka bërë bujë në mediat kroate, të cilat kanë nxituar të intervistojnë futbollistin shqiptar. “Në fillim dua të them se isha shumë i lumtur pasi është diçka e rrallë që lojtarët nga kampi-onati shqiptar të transferohen në një

klub kaq të famshëm sa Anderlehti në Belgjikë. Ndjeva kënaqësi, edhe pse e dija që do të kisha konkurrencë për një vend në skuadër. Unë pata fatin e keq që u dëmtova në fillim dhe më pas ishte e vështirë që të bëhesha pjesë e grupit. Por unë jam i lumtur që pata mundësinë që të isha pjesë e një am-bienti të tillë, i njohur dhe vlerësuar në arenën evropiane. Kjo është një eksperiencë shumë pozitive për mua dhe mësova shumë atje”, janë fjalët e Abazajt. Më tej Abazaj theksoi: “Është e vërtetë që aty kishte një konkurrencë të fortë për çdo vend në skuadër e sig-urisht edhe në sulm. Anderlehti është gjithmonë kështu, pasi ambiciet e tyre lidhen me luftën për titull apo një vend mes ekipeve në kreun e klasifikimi në çdo sezon. Por konkurrenca të bën

të punosh më mirë dhe të provosh të sigurosh shansin tënd. Sigurisht që ak-tivizimi më i rregullt ishte ai që shtyu Abazajn të kërkonte sistemim tjetër larg Anderlehtit, ndërsa pranoi e në fillim dinte shumë pak gjëra për Osi-jekun që e kishte kërkuar me ngulm. “Të them të drejtën nuk dija shumë për Osijekun. Megjithatë, kur m’u ofrua si opsion fillova të kërkoja për klubin që interesohej për mua. Unë fola me shokun e skuadrës, Ivan Santini, i cili më tregoi shumë gjëra si dhe kontak-tova me bashkëkombësin tim, Eros Grezda. Ai gjithashtu më tregoi shumë gjëra në lidhje me Osijekun dhe më ndihmoi në vendimin për të pranuar këtë ftesë nga Kroacia”, shpjegon Aba-zaj. Më fund, ai shpreson që të zbresë sa më parë në fushën e lojës dhe të tregojë

Pak vite më parë ai quhej edhe “mister 50mln euroshi”. Shalke i kishte vendosur një klauzolë lirimi të çmen-dur, për shkak të cilësisë që shfaqte, por problemet brenda e jashtë fushës nxorën në pah anët e tij negative dhe sot Donis Avdijajn pak skuadra e duan në gjirin e tyre. Pra, s’ka paqe për Donis Avdijajn, i cili me sa duket po bëhet gati të ndryshojë përsëri klub në një karrierë që e ka parë të lëvizë në vende të ndryshme edhe pse është vetëm 22-vjeç. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, i cili njihet si për talentin në

fushë, aq edhe për situatat aspak të këndshme që krijon jashtë saj, duket se shumë shpejt do të largohet nga Vilem II, klubit holandez të cilit i ishte bashkuar në verë. Futbollisti i cili u bë i famshëm te Shalke me klauzolën prej 49 milionë eurosh, nisi mjaft mirë sezonin te holandezët, duke luajtur e duke shënuar me rregullsi. Por më pas, problemet e “zakonshme” disiplinore kanë bërë që Avdijaj fillimisht të humbasë vendin në formacion e më pas të shpallet i padëshiruar nga klubi. Sulmuesi ishte lënë jashtë planeve

të skuadrës dhe në javët e kaluara kishte kërkuar me ngulm të gjente një skuadër në Gjermani. Por me sa duket do të përfundojë në Zvicër, te një klub i cili njeh mirë futbollistët nga Kosova pasi ka në përbërje edhe emra të tjerë të përfaqësueses së saj, Lucerna. Palët janë shumë pranë arritjes së akordit me Avdijajn që do t’i bashkohet si fillim në formën e huazimit deri në mbyllje të sezonit emrave si Demhasaj, Feka e Voca duke shpresuar që të sigurojë edhe transferimin përfundimtar në radhët e këtij klubi.

SULMUESI/ Donis Avdijaj sërish me probleme, s’e pranojnë ekipet elitare

38-vjeçari Azemi rikthehet në

kombëtaren e Kosovës

Elis Bakaj shkëlqen sërish në Bjellorusi, gol dhe asist

vlerat e tij. “Ndjehem mirë, kam parë në stërvitje se ekipi është i mirë. Mua po më ndihmon shumë Muzafer Ejupi që të përshtatem sa më shpejt që të jetë e mundur me shokët e skuadrës dhe terrenet këtu. Unë dua të luaj sa më shpejt që të jetë e mundur dhe besoj se kjo do të jetë një histori shumë pozitive për mua, ashtu si edhe për Osijekun”, deklaroi Abazaj.

Vajushi: Vetëm 4 muaj qëndroj, do të iki sërish jashtë

Një nga lojtarët që shihej me pers-pektivë në Kombëtare, Armand Vajushi, ende nuk e ka gjetur si duhet veten dhe që të marrë ftesë në përfaqësuese e di mirë që duhet të luajë jashtë vendit. “Te them te drejtën kam 7 vite qe ka qenë jashtë. Kam qenë në bisedime me shumë ekipe në Shqipëri, u ktheva te Teuta se ishin të vetmit drejtues që më deshën kaq shumë dhe që në ditën kur morën vesh që dua të kthehem në Shqipëri, më morën e me thanë ‘eja me çfarë të duash që të luash te ne”, tregoi Vajushi për “RTSH”. Por ai pranon se nuk ka ndër mend që të qëndrojë gjatë në vendin tonë. “Pikësynim kam që të luaj këto katër muaj, të bëj më të mirën me klubin dhe pastaj të kthehem përsëri të luaj jashtë”, shpjegoi ai. De-butimi i tij me durrsakët mund të vijë që në takimin e radhës së tyre, sfidën për vendin e dytë me Kukësin këtë fundjavë. “Kjo është ndeshje e vështirë por jo se është edhe ndeshja e fundit. Ne do ët bëjmë maksimumin, që të marrim maksimumin e të marrim trepikëshin. Besoj se do të jem në fushë në këtë ndeshje”, ishin fjalët e sulmuesit.

Gjykatat në Shqipëri nuk janë si në Ita-li. Shpesh shqiptarët ankohen për sistemin gjyqësor me probleme dhe ku vendimet lënë shumë për të dëshiruar. Gjithsesi, për “gjëra të vogla”, sidomos ato që kanë të bëjë me përplasjet e individëve duket se nuk përbëjnë problem për gjykatësit tanë. Këtë mund ta vërtetojë dhe pushimi i çështjes si “i pabazuar” në lidhje me konfliktin që trajneri i Kombëtares Kristian Panuçi pati me ish-presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani, ku tekniku italian e kishte denoncuar për shpifje. Kështu, beteja mes Kristian Panuçit dhe ish-presidentit Bujar

Nishani ka marrë fund, duke qenë se Gjykata e Tiranës ka marrë vendim në lidhje me padinë që trajneri italian ka bërë kundrejt ish-presi-dentit. Duke e konsideruar akuzën e Nishanit si të pabazuar, Gjykata e ka hedhur poshtë dhe i ka dhënë të drejtë Bujar Nishanit. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Nishani e ofendoi Panuçin duke e konsideruar sharlatan që po shkatërron Kombëtaren. Në kushte të tilla, Panuçi ka bërë një denoncim në lidhje me këtë ofendim, duke kërkuar dëmshpërblim për prishje të imazhit, por që mesa duket ky mund për të përfituar diçka, i ka shkuar dëm.

Pak javë më parë, Gjykata në fakt ia ktheu pas denoncimin Panuçit duke qenë se letrat nuk ishin të plota dhe tashmë e ka hedhur poshtë zyrtarisht. Vetëm pak ditë më parë, Panuçi fitoi një gjyq në Italia kundrejt dy shtetasve italian për një mashtrim, ndërkohë që me drejtësinë shqiptare, nuk ka arritur të përfitojë asgjë. Mbetet që Panuçi t’i kushtohet skuadrës kom-bëtare, duke ndjekur lojtarët dhe duke krijuar ide më të qarta se si do ta përballojë sezonin eliminator për Europianin e ardhshëm. Situ-ata nuk duket dhe aq premtuese, megjithëse shumë lojtarë po kthehen nga dëmtimet.

Vendimi/ Panuçi humb gjyqin me Nishanin, gjykata nuk i jep të drejtë

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, po vazh-don të impresionojë me paraqitjet e tij këtë edicion te Suonsi Siti në Championship të Anglisë (katego-ria e dytë). Prej se i është bashkuar ekipit uellsian, Celina është titullar i padiskutueshëm dhe lojtari me numrin dhjetë në fanellë, që po tregohet i rëndësishëm për repartin ofensiv të Suonsi. Kreativiteti i tij dhe aftësia për të shënuar gola kanë bërë që Sëansea të ëndërrojë për një vend në garat e “play-off”-it për kalim në Premier League. Si rezultat i paraqitjeve, Celina tashmë ka bërë që te Suonsi të harrohet mesfushori ofensiv, islandezi Gylfi Sigurdson, ka shkruar “WalesOnline” të martën.

Celina po lë gjurmë pozitive tek Suonsi

Edhe pse sezoni i ri në Bjelloru-si nuk ka nisur ende për shkak të temperaturave të ulëta në këtë vend, Elis Bakaj vazhdon të lerë shenjë me fanellën e Shakhtjor Soligorsk. 31-vjeçari shqiptar realizoi golin e vetëm në miqësoren që skuadra bjelloruse zhvilloi ndaj rusëve të Ru-bin Kazanit në fazën përgatitore në Turqi. Në minutën e 33-të, Bakaj bëri një lëvizje shumë të zgjuar brenda zonës dhe me një goditje fluturimthi mposhti portierin e Rubinit, meg-jithatë vetëm 2 minuta më pas Poloz barazoi me 11-metërsh, ndërsa në të 39-ën Shakhtjor Soligorsk mbeti me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Ribak. Në fillimin e pjesës së dytë Tsallagov realizoi golin e dytë për rusët që triumfuan 2-1.

Tur inspektimi në Europë, Panuçi në garë me kohën për të krijuar bërthamën kuqezi për Euro-2020

Page 22: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

22 GAZETA SOTE Enjte 14 Shkurt 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Victoria Beckham ndalon lëkurën e kafshëve për koleksionin e 2019

1-Ajo shoqëron vargun në një poezi...2-Tokë e mbjellë...3-Me qëllim...4-Njëra anë e horizontit...5-Është lidhës...6-Radio Televizio-ni...7-Notë në pentagram që tregon se një notë muzikore duhet të ulet gjysmë toni...8-U larguan...9-Kafshë shtëpiake mashkull...10-Organi-zatë Ndërkombëtare...11-Mungesë e theksuar gjaku...13- Është fshat dhe lumë në Shkodër...14-Variete rrushi...16-Një shpend grabitqar që rron shumë...17-Markë cigareje italiane...18-Vegël pune i axhus-tatorit...20-Njeri i zgjuar, por dhelparak...21-Përcaktuesi i sëmundjes së ilaçeve nga mjeku...22-Ngjyrë blu e mbyllur...23-Emri i mëpar-shëm i Egjiptit...24-Kujdestare fëmijësh...25-Fshat bregdetar në jug gjiton me Dhërmihun...26-Kaçek prej lëkure ku mbante ushqimet bariu...27-Zamira e skenës...29- Bega i humorit...30-Ajo e Noës...31-Dashuri e pastër...33-Qytet i madh gjerman...34-Është lidhës...35-Emër djali...36-Spitali Ushtarak...37-Organizatë Ndërkombëtare...

1-Një pije e fortë alkoolike...4-Qytezë afër Tiranës...7-Enë e madhe meta-like ose plastikës për lëngje...12-Organizatë terroriste në Irlandë...13-Pjesë parash për të larë borxhin...14-Vegël pune i këpucarit...15-Atë kërkon një i dënuar kapitali...17-Ka të meta dhe pengesa në të folur...18-Lezha në maki-na...19-Fytyrë, surrat...20-Aktori francez Alen...21-Kompani e telefonave celularë në Itali...22-Personazh tek filmi “Tokë e përgjakur”...23-Josa i futbollit...24- Një shenjë e horoskopit...25-Mund të jetë edhe elektromag-netike një e tillë...26-Njeri i ngushtë, mospërfillës dhe përbuzës...27-Lloj të qethure...29-I thonë edhe uror, copë çeliku për të ndezur eshkën...30-Një opera nga Verdi...32-Ndërmarrje Industriale...33-Pronë shtetërore...34-Mjek specialist për kocka...36-...Peci i letrave, botoi gazetën shqip në Boston të Amerikës...37-Çmim i lartë për filmin më të mirë, pa fund...38-I porsa dalë nga fabrika, fringo...39-I thonë shalqinit, korçarët...40-Vëllai i Hektorit që u vra nga Akili...41-Më gjeti të pa përgatitur ose...

Victoria Beckham është stilistja e fundit e pro-filit të lartë që ka ndaluar përdorimin e lëkurës së kafshëve në veshjet e saj. Veprimi i Beckham është mirëpritur nga aktivistët e të drejtave të kafshëve. Victoria ndoqi gjurmët e markave të mëdha përfshirë Chanel dhe Vivienne Ëestëood. Linja e Beckham nuk kanë përdorur kurrë gëzofin e kafshëve, por premti-mi i saj i fundit nënkupton se veshjet dhe aksesorët e tjerë të bërë nga lëkura e aligatorëve, gjarpërinjve dhe lëkura e hardhucave do ndërpritet që nga vjeshta e viti 2019. "Victoria Beckham nuk do përdorë kurrë lëkurë të kafshëve ekzotike në koleksionin AW19.

Kjo markë kurrë nuk ka përdorur gëzofin e kafshëve në koleksionet e veshjeve dhe aksesorëve”, tha mar-ka e Beckham në një intervistë për WWD. Vendimi u përshëndet nga grupi i të drejtave të kafshëve PETA, që ka bërë fushatë kundër përdorimit të lëkurës së gjarpërinjve në industrinë e modës. Sa i takon jetës së saj ajo ka treguar se zbaton orarin kur del gjith-monë nga zyra për të marrë fëmijët nga shkolla. “Në orën 4 dal nga zyra dhe shkoj të marr fëmijët, i çoj në shtëpi, u jap vaktin kryesor të ditës, i çoj në aktivi-tetet jashtëshkollore. Dhe kur i çoj fëmijët në shtrat, filloj të punoj përsëri”, tregon ajo.

Gjahu dhe NastradiniNjë ditë Nastradini shkon me një

shok për gjah dhe gjuajnë një lepur. Pasi kanë marrë kafshën shkojnë të dy në shtëpinë e Nastradinit, dhe e gatuajnë lepurin. Në fillim e ziejnë dhe më pas e hanë. Pas një jave në shtëpinë e Nastradinit vijnë për vizitë pesë veta dhe i thonë:

-Do të na mbash për drekë, sepse jemi miqtë e shokut tënd me të cilin gjuajtët lepurin të dielën.

Nastradini detyrohet t’i mbaj për drekë të gjithë personat. Kalojnë ditë dhe në shtëpinë e tij sërish vijnë për vizitë 10 veta të cilët i thonë:

-Jemi miqtë e shokut tënd të gjahut. Do të na mbash për darkë.

Tepër i mërzitur nga veprimi i këtyre personave Nastradini, vë një tenxhere me ujë në zjarr, e ngroh dhe më pas ua vë përpara miqve të paftuar dhe i thotë:

-Ky është lëngu, i lëngut të lepurit që gjuajtëm dhe hëngrëm atë ditë me mikun tim!

Televizori Pasi ka parë për herë të parë në

televizor shokun e tij, Agimi niset për ta takuar të nesërmen dhe i thotë:

-Po sa mendjemadh që u tregove more Agim.

Agimi:-Përse, cila është arsyeja?Shoku:-Po, ja të pash mbrëmë në tele-

vizor dhe t’i nuk më fole fare me gojë, bëje sikur nuk më njihje.

Shqiptari në MarsNë planetin Mars do të dërgohej

një astronaut që nuk do të kthehej më në tokë. Në fillim pyesin inxhinierin dhe i thonë:

-Sa para do që të shkosh në Mars?

Inxhinieri përgjigjet:-Më mjaftojnë 1 milion dollarë

dhe këto para do t’i dhuroj për bamirësi një shoqate humanitare.

Të dytin pyesin një mjek astro-naut, i cili kërkon 2 milionë dollarë në shkëmbim të udhëtimit të tij sepse:

-1 milion dollarë i duhen për familjen dhe 1 milion të tjera për kërkimet mjekësore.

Të tretin pyesin shqiptarin i cili kërkoi 3 milionë dollarë:

- 1 milion do t’i marr për vete, 1 milion do t’jua jap juve dhe me 1 mi-lion do të çojmë inxhinierin në Mars.

9 8 2 3

7 2

6 1 8 7

5 3

3 9 2 6

1 5

8 3 9 5

6 8

7 4 3 6

2 1 3 5

4 7

6 9 2 3

8 5 9

1 6

6 9 8

2 5 4 9

8 1

3 7 8 6

5 8 2 9

1 7 3 6

3 2

2 6

8 5

1 8

3 8

1 7 4 5

5 6 7 2

Page 23: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

GAZETA SOT E Enjte 14 Shkurt 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Bëni mirë që të ruani qetësinë dhe të sqaroni men-dimet, duke shmangur kësisoj debatet. Kjo ditë nuk do të jetë shumë pozitive.

23 shattor - 22 tetor

Kjo e enjte parashikohet mjaft pozitive. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të Mar-sit dhe Venusit lidhur me jetën sentimentale.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Ky Shën Valentin për të lindurit e kësaj shenje do të ketë në qendër dashurinë. Por kjo nuk do të thotë se do të jetë pozitiv pa dyshim.

Për të lindurit e kësaj shenje parashikohet ditë mjaft pozitive. Do ketë përmirësim i ndjeshëm me humorin dhe marrëdhëniet me kolegët.

Keni dëshirë për të ndry-shuar ambient. Kjo nuk vlen vetëm për sferën profesionale, por për çdo drejtim të jetës. Do të vini në jetë projekte të reja.

Dashi Demi

Ky 14 shkurt për të lin-durit e kësaj shenje nuk do të jetë shumë pozitiv. Parashiko-het një ditë e karakterizuar me nervozizëm dhe dhimbje koke.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Dita nuk do jetë ashtu siç e prisnit, madje do jeni në kërkim të dikujt që t’ju ndihmojë. Në punë mund të përballeni me disa probleme.

Ditë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të gjejnë zgjidhje lidhur me dashurinë. Ky 14 shkurt para-shikohet si dita e energjisë.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Duhet të lini mënjanë krenarinë dhe egocentrizmin, duke iu dhënë më shumë hapë-sirë të tjerëve. Bëni kujdes në raportet me miqtë tuaj.

Një sondë japoneze pritet të ulet në

një asteroid

Kjo ditë do të jetë e mbush-ur me negativitet, ku vetëm në mbrëmje do të ketë përmirësim. Sfera e ndjenjave do të përballet me momente kritike.

Horizontal

Kini parasysh se nuk je-ni të detyruar që domos do-shmërisht të festoni për Shën Valentin, por kjo nuk do thotë që të keni reagime dramatike.

Kjo e enjte do jetë e komp-likuar, por kjo nuk do thotë që është negative. Do jeni mjaft të lodhur për shkak të proble-meve me të cilat jeni përballur.

Sonda japoneze “Hayabusa2” tashmë në orbitë, do të përpiqet të ulet në një trup qiellor, njoftoi agjencia hapësinore JAXA. Udhëtimi i ardhshëm parashikohet të transmetohet direkt në internet dhe shkencëtarët gjykojnë se ky do të jetë një mision shumë delikat që zhvillohet në hapësirë. Gjithashtu është nisur dhe një robot franko-gjer-man, që ka analizuar përbërjen e këtij guri primitiv në hapësirë. Qëllimi i këtij udhëtimi është kontributi në njohuritë mbi mjedisin qiellor dhe për të kuptuar më mirë jetën që është zhvilluar në Tokë. Agjencia hapësinore JAXA tashmë është shumë me vëmendje për sondën për të cilën pret rezultatet.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Rris shkallën e kualifikimit...6-Ish kam-pioni olimpik në ngritjen e peshave...Pampu-ri...7-Ish futbollisti anglez Robin...8-Ish gjyqtari i futbollit italian Farina në inic...9-Automjetet e Shqipërisë...10-Stacioni ndërplanetar rus në hapësirë...11-Ka për kryeqytet Jemeni...12-Ai është miku më i mirë i njeriut...16-Fill i hollë pambuku...17-Grupi drejtues i një Institucio-ni...18-Qytezë në rrethin e Korçës...19-Barelë primitive...20-Lartësira në mes të Izraelit dhe Pal-estinës...22-Ish futbollisti shkodran Ragami në in-ic...23-Dalja nga shtypi i një vepre letrare...24-E ka fundin mistreci...25-Sheshi i shtangës të ngritësit të peshave...26-Tip autobusi gjerman...27-Njeri i veshur me veladon...29-Patrioti...Nivica...30-Min-eral me veti radioaktive...31-Është djali i tij ose i...32-Eksploratori anglez Robert...33-Kocka e kofshës se këmbës, i shquar...35-Shkrimtari amerikan Tomas...36-Shqetësim, sevda...37-Ob-jekt Sanitar...38-Dackë, shpullë...39-Notë në pentagram...40-Kundërshtar, sfidant...41-Au-tomjetet e transportit ndërkombëtar...42-Bërtet fort...43-Pjesë, rrisk...

1- Mjet metalik për të ç arë trungjet prej druri...2-Zola i letërsisë franceze...3-Lumë në Gjermani...4-Gjeniu i konspiracionit Sorge në inic...5-Udhëheqësi që sillet me arrogancë si vrasës...8-Qytezë e Delvinës kufi me Sarandën...10-Tërësia e mjeteve detare të një shteti, pa fund...11-Patrioti...Musaj i Salarisë...12-Lloj peshku i ujërave të kripura...13-Ish futbollisti i Partizanit...Shulku...14-Markë brisku rroje...15-Ra-dio Televizioni...16-Ka për kryeqytet Esto-nia...18-Njëvjeçar...20-Ndërtesë...21-Tepsi për byrek me buzë të kthyera prej bakri...23-Qytet pothuajse në jug të vendit...24-Kaçek prej lëkure ku mban ushqimet bariu...25-Gozhdë korçare...26-Një shtet afrikan me kryeqytet Rabat...28-Personazh tek telenovela “Klon”...29-Është perde në Teatër...31-Trans-portues të të pamundërve...32-Ndotja e ajrit...33-Fshat i Fierit...34-Tokë e punuar, por e mbjellë...36-Ngjyrë blu e mbyllur...38-“Mbreti” i Shekspirit...39-Dushk ose...40-Notë muziko-re...41-Përemër vetor...

Kukulla Barbie vjen në ndihmë të fëmijëve

Prezantimi i ri i Barbie mund të ndihmojnë në luftimin e stigmave rreth aftësive të kufizuara fizike. Në qershor Barbie do debutojë me një kukull me këmbë protezë dhe një tjetër me karrige me rrota. Kukullat e reja janë pjesë e linjës së Barbie Fashionistas 2019 të Mattel dhe syn-on tu ofrojë fëmijëve përfaqësim më të larmishëm të bukurisë. "Si markë, ne mund të përmirësojmë stigmat rreth aftësive të kufizuara fizike, duke i përfshirë ato në linjën e kuku-llave dhe duke i dhënë një pamje shumë-dimensionale bukurisë dhe modës”, tha Mattel në një deklaratë. Mattel punoi me UCLA Mattel Children's Hospital dhe ekspertët e karrigeve me rrota, që kompania thotë se ka qenë një nga aksesorët më të kërkuar nga fansat e Barbie.

Page 24: Amerikanët i hoqën vizën, Sali Berisha konfirmon se nuk do ... · e pista, nuk ka kthim pas për SPAK dhe BKH Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë dje një tjetër

GAZETA SOT24 E Enjte 14 Shkurt 2019

2,5,7,14,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmë emo-cione të forta në dy takimet e saj në kuadër

të 1-8 e finaleve, ku ra në sy fitorja e thellë 3-0 e Totenhemit ndaj Borusias së Dortmundit, si dhe fitorja e ngushtë e me vështirësi e Realit në Amster-dam ndaj Ajaksit, me shifrat 2-1. Borusia e Dortmundit i rezistoi për bukuri presionit të ushtruar nga ana e Totenhemit në pjesën e parë të ndeshjes, duke qenë mjafte e qartë në veprimet e saj taktike dhe duke u mbrojtur me kujdes. Kuptohet, gjermanët patën synim të mbroheshin e të shfrytëzonin kundërsulmin, ndërsa Totenhemi bëri lojën e tij të zakonshme në përpjekje për ta fituar ndeshjen. Të gjitha goditjet e Totenhemit në pjesën e parë ish-in jashtë kuadratit, kurse brenda kuadratit asnjë. E kiundërta ndodhi në fraksionin e parë të lojës me Borusian, e cila goditi katër herë portën e madje ishte shumë pranë golit në minutën e 44-t, por portieri Hugo Loris u zgjat mjaftueshëm për të evituar një gol të sigurt. Me fillimin e pjesës së dytë Totenhemi kaloi menjëherë në avantazh. Falë një

QËNDRIMI/ Baloteli del në "origjinë", sherr edhe me tifozët e Marsejës

SULMUESI Argjentinasi Mauro Ikardi po kalon ditë të vështira tek Interi. Madje bashkëshortja e tij Uanda Nara thotë se në radhët e Interi ka një spiun që është dashakeqës ndaj argjentinasit. Kështu, heqja e shiritit të kapitenit është shoqëruar me një tjetër lajm të bujshëm në shtëpinë e Interit. Mauro Ikardi përveç se nuk do të jetë më kapiten i skuadrës nuk është grumbulluar as për sfidën e parë të raundit të 1/8-ave të Europa League ndaj Rapidit të Vjenës dhe

do të qëndrojë në Milano. Edhe pse ka një mal me mungesa për këtë sfidë, trajneri Spaleti dhe Marota e Ausilio kanë vendosur të lënë jashtë kësaj sfide ish-kapitenin për t’i dhënë një mesazh të fortë atij dhe bashkëshortes menaxhere Uanda Nara. Mbetet për tu parë se nëse pas këtyre veprimeve të ndërmarra nga klubi Ikardi do të reagojë si një profesionist i vërtetë apo do të prishë përfundimisht marrëdhëniet e tij me Interin dhe tifozët zikaltër.

Për sfidën ndaj Rapidit nuk ja ka dalë të rikuperohet në kohë as Keita Balde, ndërsa është grumbulluar Borja Valero që parashikohet të aktivizohet titullar. Përveç Dal-bert, Galiardinit e Zhao Marios që nuk janë në listën UEFA, Keita e Vrsalkjo të dëmtuar, dy kolona të tjera si Brozoviç e Skriniar që janë të skualifikuar, Interi në Austri nuk do të ketë as Mauro Ikardin, me Lau-taro Martinez që do të zëvendësojë mikun dhe bashkëkombasin e tij.

TEKNIKU MESFUSHORI PORTIERI

Sarri në prag shkarkimi, Zidane pranë pankinës së Çelsit

Bufon regjistron rekord, 50 ndeshje pa gol në Champions

Rakitiç do largimin, Barça i vë çmim 65 mln euro

Në premier League pritet një ndryshim i fortë në fund të sezonit, ndoshta dhe më parë. Kështu, mësohet se Çelsi është duke menduar të bëjë ofertë për Zinedine Zidane derisa po shtohen lajmet për shkarkimin e mundshëm të kryetrajnerit, Maurizio Sarri. Ai u emërua trajner i Çelsit pas periudhës së suksesshme me Napolin. “Blutë” nisën mirë sezonin, por forma e tyre ka qenë e dobët. Fundjavën e kaluar Çelsi u turpërua nga Mançester Siti me rezultat 6-0, duke shtuar edhe më shumë zërat për shkarkimin e Sarrit. Sipas gazetës britanike “The

Edhe pse Barcelona është klubi më i fortë në botë, ka lojtarë që duan të ikin prej saj. Kështu, mesfushori kroat Ivan Rakitiç ka shfaqur dëshirën e tij për t’u larguar nga Barcelo-na dhe pas tij janë vënë shumë klube nga Europa. Juventusi, Interi, Mançester Junajtid, Çelsi apo edhe Bajern Myni-hu janë vënë pas mesfushorit Rakitiç por pa arritur që ta marrin në janar. Në verë, pritet që në drejtim të tij të mbërrijnë ofertat e para, por gjithsesi nuk do të jetë e lehtë. Barcelona ka vënë një çmim për mesfushorin. Katalanasit do të kërkojnë një ofertë që

Paris San Zhermen mun-di 2-0 Mançester Junajtid të martën në mbrëmje dhe në këtë takim portieri Xhixhi Bufon regjistroi një rekord të ri të karrierës së tij. Ai regjis-troi në “Old Trafford” shifrën e 50 ndeshjeve pa pësuar gol në Ligën e Kampioneve. Në këtë takim Bufon nuk pati ndonjë kërcënim serioz nga sulmuesit e Mançester Junajtid, edhe për shkak të paraqitjes mbresëlënëse të dyshes së mbrojtjes Presnel Kimpembe-Thiago Silva, për të mos përmendur Markinjos, i cili bëri edhe mesfushorin. Bufon renditet i treti në listën e

Sun”, Çelsit po mendon afrimin me Zidane që është i lirë që prej largimit nga Real Madridi kur fitoi Ligën e Kampionëve për herë të tretë me radhë.

portierëve që kanë më shumë ndeshje pa pësuar gol në Champions League, pas Iker Kasiljas (59 ndeshje) dhe Ed-vin Van der Sar (51 ndeshje).

skeme të mirë sulmuese kore-ano-jugori Min Son shënoi për anglezët, duke u çliruar psikolog-jikisht. Ky gol i dha një qetësi të admirueshme ekipit të trajnerit Mauricio Poçetino, ndërkohë që gjermanët u hodhën në sulm për të kërkuar golin e barazimit. Dortmundi ushtron shumë pre-sion, në qendër dhe nga krahët, por mbrojtja e skuadrës londin-eze është shumë e fortë. Në fund vjen ndëshkimi. Vertonghen në minutën e 83-të dhe Llorente në minutën e 87-të shënon dy gola të tjerë për Totenhemin, i cili e

Totenhemi shkatërron Dortmundin dhe sheh çerekfinalet, Reali përmbys Ajaksin "in-extremis"

Sulmuesi Mario Baloteli mendohej se do të gjente pak paqe me transferimin te Ol-impik Marseja, por ka mjaftuar një postim i tij në rrjetet sociale për ta bërë menjëherë armik me tifozerinë e skuadrës së re. Super Mario nuk e ka harruar rivalitetin me Mançester Juna-jtid nga vitet e tij si pjesëtar i Mançester Sitit dhe para fundit të ndeshjes së mbrëmshme të anglezeve me PSG-në, ka përfituar nga rasti për t’u tallur

me ata për humbjen 2-0 në shtëpi në Ligën e Kampioneve. Ai ka hedhur një video të mo-menteve të fundit të ndeshjes kur tifozët miq shoqëronin me “ole” çdo pasim të skuadrës së tyre. Duke parë reagimet ndaj tij, Baloteli fillimisht ka hedhur një postim tjetër ku shkruhej “Para OM”, e pastaj fshiu videon ku tallej me Mançester Junajtid për të shpëtuar nga tifozët të cilët e kishin mbushur pjesën e komenteve me fyerje kundër tij.

fiton thellë ndeshjen 3-0 dhe hedh një hap drejt çerekfinaleve. Ndërkohë, Ajaksi ia solli ngushtë mbrëmë Realit të Madridit. “Los Blancos” u fut në fushë me stat-urën e skuadrës kampione në fuqi në Champions, por në duele të tilla kjo nuk mjafton dhe në fushë Ajaksi tregoi se di të rival-izojë edhe më të mëdhenjtë. Një skuadër e mbushur me talente të rinj luajti si e barabartë dhe në pjesën e parë ishte madje domin-ues, gjë që shprehej në kontrollin e topit dhe në goditjet në portë. Madje Ajaksit iu anulua një gol

Ikardi probleme tek Interi, nuk grumbullohet për Rapidin

MLN euro ka paguar Olimpiku i Marsejës tek klubi i Nicës për të marrë kartonin e sulmuesit italian, të cilit asnjëherë nuk i është mohuar talenti dhe

aftësia e tij për të luajtur futboll, por Super Mario doli dhe një herë në origjinë, që lidhet me karakterin e tij të vështirë.

15

Anglezët mundën 3-0 ekipin gjerman, një fitore e thellë që i jep avantazhe për kualifikimin, madrilenët morën një fitore me vuajtje 2-1 në Amsterdam

mbërrin deri në 65 milionë euro, shifër kjo relativisht e lartë për shkak se me këtë çmim mund të blihet një mes-fushor më cilësor se Rakitiç.

në fraksionin e parë të lojës, ku VAR ndërhyri dhe konstatoi se ishte bërë faull ndaj portierit Kurtua. Reali u kujtua të luante në fushë vetëm pas minutës së 20-të, pasi në fillim Ajaksi ishte stuhi e vërtetë dhe holandezëve u mungoi vetëm goli. Vetëm në këtë pjesë, Ajaksi goditi 10 herë në drejtim të portës, kundrejt 4 herë të Realit. Në pjesën e dytë Ajaksi tentoi të luajë në të njëjtën mënyrë, duke i ushtruar presion Realit në gjysmëfushën e tij, por këtë herë la shumë hapësirë prapa dhe nuk ia doli. Madje në momentin më të mirë të holan-dezëve erdhi edhe ndëshkimi, pasi Karim Benzema realizoi për spanjollët në minutën e 60-të. Zh-bllokimi i sfidës e bëri ndeshjen më të bukur, sepse rriti volumin e lojës së holandezëve në kërkim të golit të barazimit. Megjithatë, falë këmbënguljes Ajaksi ia doli të shënojë golin e barazimit në minutën e 75-të me anë të Zijeç. Por Reali do të tregonte staturën e një skuadre të madhe pikërisht në minutat e fundit, kur i futuri si zëvendësues Marko Asensio shënoi golin e dytë, duke bërë që madrilenët të dalin nga Amster-dami me një fitore me vlerë për fatet e kualifikimit. Ndeshjen e kthimit e luajnë në “Bernabeu”.