Amaneti i Norbert JOKLIT, ruajtur nga Eqrem Çabej · të shquar në fushë të gjuhëve...

8
Redaktor: Ben Andoni; Grafika Artan Buca 290 e-mail: [email protected] E DIEL 25 Qershor 2017 Në këtë numër: Profesor Eqrem Çabej, Gjergj Frashëri, Agron Alibali, Shkëlqim Çela, Demir Gjergji etj... Vijon në faqen 16 NGA GJERGJ FRASHËRI P rerja e monedhës së parë është në arke ologji dëshmia sim bolike domethënëse e fillesave të botës së qytetëruar. Nga pikëpamja stratigrafike historike ajo shënon kapër- Amaneti i Norbert JOKLIT, ruajtur nga Eqrem Çabej Fjala është për bibliotekën albanologjike, që në njëfarë sensi, u bë shkas për humbjen e jetës së Joklit të madh në kampet e përqendrimit. Studiuesi Alibali argumenton se ajo duhet kthyer pikërisht aty ku ajo jetë e dëshironte: në gjirin e popullit shqiptar. Vetëm kësisoj ato libra do të rijetësohen mirëfilli, duke nderuar përjetësisht kujtimin e paharruar të prof. Norbert Joklit. EPIDAM/DYRRAH – në fokusin e monedhës dhe të aktivitetit bankar Pa dyshim nëntoka e Durrësit të sotëm, domethënë Epidami si bërthama e qytetit dhe më tej Dyrrahu i madh që e rrethonte atë (Foto 1 Foto 1 Foto 1 Foto 1 Foto 1), ka qenë një ndër qyte- tet e para të qytetërimit monetar dhe të zhvillimit bankar jo vetëm në viset e Ilirisë por edhe të Mes- dheut. Sipas burimeve të shkru- ara, administratorë dhe tregtarë të civilizimit perandorak helen rrjedhëse të veprimtarisë së saj, si ato për depozitimin e parasë, ato për marrjen dhe dhënien e huasë (kreditit) dhe ndërtimi i vetë bankave, është vepra që dal- lon etapën e lashtësisë prehis- torike të njerëzimit ndaj botës antike arkaike – pra ndaj qytetërimit përmes mjediseve ur- bane. cyellin prej bashkëjetesës njerëzore në formën e vend- banimit prehistorik, në atë të themelimit së fundi të mjedisit urban qytetar. Bota e shkëmbimit vetëm mall për mall (në trajtën e trombit) evoluoi me shkëmbimin e tyre konvencional përmes parasë. Monedha - e sho- qëruar me institucionet nga Korkyra dhe Korinthi erdhën dhe u vendosën pranë Epidamit të vjetër të qytetit në vitin 627 para Kr. për të themeluar dhe unifikuar komunikimin qytetar mesdhetar. Banorët e ardhur helenë bash- kë me banorët vendas ilirë – në mirëkuptim me aristokracinë e qy- tetit (Epidamët) – ndërtuan një të ashtuquajtur Emporion – një port për tregtimin e mallrave, i cili i solli qytetit gjatë shek. 6 dhe të 5 para Kr. një lulëzim të madh. Këtë e ndihmoi pozicioni gjeografik që kishte Epidam/Dyrrah midis Ga- dishullit Italik dhe atij Ballkan- ik, si pikënisja e Via Egnatia-s, e cila si vazhdimi i Via Appia-s lidhte De- tin Adriatik me Propontis (Byzan- tium) dhe me Detin Egje. Fotoja e Joklit është dhuruar bujarisht nga botuesja Brikena Çabej, e bija e Eqrem Çabejt, e cila ka bërë me dije se i ati e mbajti atë për të gjithë jetën në kornizë te kryet e shtratit. Kjo foto, që po e botojmë në ballinën e “Milosao”, do të përfshihet në librin e Joklit: “Studime përmbi etimologjinë dhe fjalëformim- in e shqipes”, përkthyer nga Eqrem Çabej në mesin e shekullit XX, pra rreth 60-70 vjet më parë. Që do të hyjë në shtyp këto ditë nga Botimet “Çabej”.

Transcript of Amaneti i Norbert JOKLIT, ruajtur nga Eqrem Çabej · të shquar në fushë të gjuhëve...

Page 1: Amaneti i Norbert JOKLIT, ruajtur nga Eqrem Çabej · të shquar në fushë të gjuhëve indo-gjermane dhe sllave; ai ishte "au-tor i një fjalori ende të pabotuar në gjuhën shqipe",

Red

akto

r: B

en A

ndon

i; G

rafi

ka A

rtan

Buc

a 29

0

e-mail: [email protected]

E DIEL25 Qershor

2017

Në këtë numër: Profesor Eqrem Çabej, Gjergj Frashëri, Agron Alibali, Shkëlqim Çela, Demir Gjergji etj...

Vijon në faqen 16

NGA GJERGJ FRASHËRI

Prerja e monedhës sëparë është në arkeologji dëshmia simbolike më

domethënëse e fillesave tëbotës së qytetëruar. Ngapikëpamja stratigrafikehistorike ajo shënon kapër-

Amaneti i Norbert JOKLIT,ruajtur nga Eqrem Çabej

Fjala është për bibliotekënalbanologjike, që në njëfarë sensi, u bë

shkas për humbjen e jetës së Joklit tëmadh në kampet e përqendrimit.

Studiuesi Alibali argumenton se ajoduhet kthyer pikërisht aty ku ajo jetë e

dëshironte: në gjirin e popullit shqiptar.Vetëm kësisoj ato libra do të rijetësohen

mirëfilli, duke nderuarpërjetësisht kujtimin e paharruar të

prof. Norbert Joklit.

EPIDAM/DYRRAH– në fokusin e monedhësdhe të aktivitetit bankar

Pa dyshim nëntoka e Durrësittë sotëm, domethënë Epidami sibërthama e qytetit dhe më tejDyrrahu i madh që e rrethonteatë (Foto 1Foto 1Foto 1Foto 1Foto 1), ka qenë një ndër qyte-tet e para të qytetërimit monetardhe të zhvillimit bankar jo vetëmnë viset e Ilirisë por edhe të Mes-dheut. Sipas burimeve të shkru-ara, administratorë dhe tregtarëtë civilizimit perandorak helen

rrjedhëse të veprimtarisë së saj,si ato për depozitimin e parasë,ato për marrjen dhe dhënien ehuasë (kreditit) dhe ndërtimi ivetë bankave, është vepra që dal-lon etapën e lashtësisë prehis-torike të njerëzimit ndaj botësantike arkaike – pra ndajqytetërimit përmes mjediseve ur-bane.

cyellin prej bashkëjetesësnjerëzore në formën e vend-banimit prehistorik, në atëtë themelimit së fundi tëmjedisit urban qytetar. Botae shkëmbimit vetëm mall përmall (në trajtën e trombit)evoluoi me shkëmbimin etyre konvencional përmesparasë. Monedha - e sho-qëruar me institucionet

nga Korkyra dhe Korinthi erdhëndhe u vendosën pranë Epidamit tëvjetër të qytetit në vitin 627 paraKr. për të themeluar dhe unifikuarkomunikimin qytetar mesdhetar.

Banorët e ardhur helenë bash-kë me banorët vendas ilirë – nëmirëkuptim me aristokracinë e qy-tetit (Epidamët) – ndërtuan një tëashtuquajtur Emporion – një portpër tregtimin e mallrave, i cili i solli

qytetit gjatë shek. 6 dhe të 5 paraKr. një lulëzim të madh. Këtë endihmoi pozicioni gjeografik qëkishte Epidam/Dyrrah midis Ga-dishullit Italik dhe atij Ballkan-

ik, si pikënisja e Via Egnatia-s, e cilasi vazhdimi i Via Appia-s lidhte De-tin Adriatik me Propontis (Byzan-tium) dhe me Detin Egje.

Fotoja e Joklit është dhuruar bujarisht nga botuesja Brikena Çabej, e bija eEqrem Çabejt, e cila ka bërë me dije se i ati e mbajti atë për të gjithë jetën nëkornizë te kryet e shtratit. Kjo foto, që po e botojmë në ballinën e “Milosao”, dotë përfshihet në librin e Joklit: “Studime përmbi etimologjinë dhe fjalëformim-in e shqipes”, përkthyer nga Eqrem Çabej në mesin e shekullit XX, pra rreth60-70 vjet më parë. Që do të hyjë në shtyp këto ditë nga Botimet “Çabej”.

Page 2: Amaneti i Norbert JOKLIT, ruajtur nga Eqrem Çabej · të shquar në fushë të gjuhëve indo-gjermane dhe sllave; ai ishte "au-tor i një fjalori ende të pabotuar në gjuhën shqipe",

E diel, 25 Qershor 201714 - ALBANOLOGJI

DDOKUMENT

Kjo histori është e rrallë dhe i takon asaj që ka mbetur nga një prej albanologëve më të shquar austriakë, Norbet Jokl.Një mëngjez marsi 1942 profesori i shquar arrestohet nga Gestapo. Jokli do të eliminohej dy muaj më vonë në kampine shfarosjes në Maly Trostenets në Bjellorusi. Në atmosferën e zymtë dhe gati të pashpresë të asaj kohe të zezë, Jokli dot’i përcillte një mikut të vet një amanet: “Nëse më ndodh gjë, librat dhe arkivën time ia dhuroj popullit shqiptar”. Met’u kthyer në Itali, miku i tij Tagliavini ia kumtoi Çabejit, nxënësit të profesorit, mesazhin e mikut të përbashkët...

NGA AGRON ALIBALI*

Në vjeshtën e vitit 1943,në mes të Luftës IIBotërore, një grup studiuesish të Univer-

sitetit të Harvardit përgatiti njëskedë për profesorin e njohurNorbert Jokl.Ndërkohë që Shtetet e Bashkuarakishin themeluar Zyrën e Shërbi-meve Strategjike (OSS),pararendëse e CIA-s, mëndjet mëtë ndritura të botës akademikeamerikane ishin ftuar të ndihmo-nin. Pjesë e kësaj përpjekjeje ishteedhe nisma American Defense,Harvard Group, e përbërë nga pro-fesorë të atij universiteti të shquar,e ngritur mbi baza kryesisht vull-netare qysh më 1940.

1. Skeda1. Skeda1. Skeda1. Skeda1. Skedabiobiobiobiobiogggggrafikrafikrafikrafikrafike e Je e Je e Je e Je e Joklitoklitoklitoklitoklit

Një ndër qëllimet ishte hartimi ilistave të njerëzve të shquar të sh-kencës, të rrezikuar nga zezonanaziste edhe për shkak të pre-jardhjes së tyre hebreje. Ndër taishte edhe Norbert Jokli.Skeda për Joklin - e shkruar nëkohën e tashme gramatikore - ish-te përmbledhje biografike e jetësdhe karrierës së tij. Aty theksohejse Jokli ishte një nga ekspertët mëtë shquar në fushë të gjuhëve indo-gjermane dhe sllave; ai ishte "au-tor i një fjalori ende të pabotuarnë gjuhën shqipe", si dhe linguistme famë botërore e profesor ifilologjisë, deri sa u përjashtua nganazistët në mars 1938.Skeda e OSS mbante datën 5 nën-tor 1943. Shtohet aty edhe kjo edhënë për Joklin: "Punësimi itashëm i panjohur; adresa e mund-shme Vjena". Mirëpo, mjerisht,Prof. Jokli kishte humbur jetënmëse një vit më parë. Dhe ameri-kanët ende nuk e kishin mësuarfatin e tij të zi.

2. Beteja për2. Beteja për2. Beteja për2. Beteja për2. Beteja përshpëtimin e Joklitshpëtimin e Joklitshpëtimin e Joklitshpëtimin e Joklitshpëtimin e Joklit

E pra përpjekjet nga elita sh-qiptare për shpëtimin e Joklit kish-in qenë të hershme dhe tëshumëfishta. Ato ishin nisur nëSHBA qysh në vitin 1938. "Sed frus-tra", [nga latinishta, "por më kot"]do t'i shkruante Konica Nolit mehidhërim kur përpjekja e parë etyre kishte dështuar. Dy vjet mëvonë të dy i kishin kërkuar Kon-sullatës Italiane në Nju Jork që tëndërhynte tek autoritetet nazistenë Austri "për të ndihmuar Profe-sorin Jokl".Ndërkohë Jokli ishte pushuar ngapuna në Universitetin e Vjenës.Keqësimi i situatës, i kishte nxituredhe Carlo Tagliavinin dhe EqremÇabej, miq dhe kolegët të ngushtënë Itali, të vazhdonin ethshëm për-pjekjet për shpëtimin e tij. Ato ar-

ritën kulmin me aktin institucio-nal të qeverisë kolaboracioniste tëMustafa Krujës, vendimin Nr. II28,datë 3 shtatorit 1941, ku Joklit iofrohej punësim në Shqipëri si "or-ganizatuer i bibliotekave të Sh-qipërisë me rrogë mujore prej frshq 600 (gjashtëqind)". Letra zyr-tare i lutej profesorit të shquar që"posa ta merrte këtë shkresë, tëkryente formalitetet e udhëtimitdhe të nisej sa ma parë për në Ti-ranë".Sipas dëshmisë së Hito Sadikut,nismëtar i përpjekeve vigane përshpëtimin e Joklit ishte Fan S.Noli, dora vetë. "E vërteta është - ishkruante ai Nolit më 1946 - se, ngainteresimi Juaj, njerëzit që ishinahera në fuqi, muar vendimin dukeemëruar Profesorin Jokl si drejtorbiblioteke.." [Letër e Hito Sadik përNolin, Nr. 149, Bari dt. 30.01.1946,N. Jorgaqi, Letërkëmbimi i FanNolit,Erik, Tiranë, 2013, f. 264]. Kurse

shkresa përkatëse e Koliqit përm-ban edhe një element të pashem-bullt: kontrata e ofruar hynte nëfuqi tre muaj para datës së vendim-it. Mesazhi për Joklin, pra, ishte iqartë: "Hajde sa më parë në Sh-qipëri. Për të tjerat mendojmë ne.Nëse ke vështirësi financiare,paradhënien e ke të garantuar."Sikurse e kemi shprehurtjetërkund, përjekjet përshpëtimin e jetës së Joklit ishin mëshumë se gjest fisnik e humanitarndaj një studiuesi të shquar dhemiku të ngushtë e të kahershëmtë shqiptarëve. Ato mbështeteshinnë thelb tek ndorja, apo instituti ilashtë i së drejtës dokësore sh-qiptare që garantonte jetën dhesigurinë e personit në rrezik. Risi-ja këtu ishte se ndorja bashkontepërpjekjet e miqve të Joklit në dykontinente e katër kryeqytete, dhese ai institut i çmuar, madje, ngri-hej përmbi rrafshin e jus non scrip-tum (së drejtës së pashkruar).Ndorja tashmë përcillej jo vetëmsi institut i së drejtës dokësore, poredhe si akt juridik i së drejtës pozi-tive shqiptare.

3. Një jetë për3. Një jetë për3. Një jetë për3. Një jetë për3. Një jetë përlibrat...librat...librat...librat...librat...

-Në përkujtim të 75-vjetorit të humbjes -

Amaneti i papërmbushuri prof. Norbert Joklit

Ndërkaq prof. Çabej në Romë popërpiqej "të zinte një odë" për tëpritur profesorin dhe mikun e tijgjatë rrugës për Shqipëri. Emegjithatë, Jokli nuk u nis kurrëpër Tiranë. Përse vallë?Shkaku i pashembullt lidhej melibrat! Profesor Jokli kishte ngri-tur gjatë vitesh një bibliotekëshumë të pasur, e cila madje kra-hasohej me pasurinë bubliotekaretë një instituti të tërë kërkimor-shkencor. E pra, ky shkencëtar imadh nuk mund të shkonte nëShqipëri pa bibliotekën dhearkivën. Jokli nuk mund të nda-hej nga librat dhe letrat e tij.Mjerisht, Dekani i Fakultetit tëFilozofisë të Universitetit tëVjenës dhe Drejtori i BibliotekësKombëtare të Austrisë ndërhynëtek autoritetet naziste që Joklitt'i ndalohej marrja e bibliotekësme vete. Në pritje të vendimit për-fundimtar, rreth shkurtit 1942Prof. Joklin e vizitoi miku i tij,Prof. Carlo Tagliavini. Në atmos-ferën e zymtë dhe gati të pash-presë të asaj kohe të zezë, Joklido t'i përcillte Tagliavinit: "nësemë ndodh gjë, librat dhe arkivëntime ia dhuroj popullit shqiptar".Me t'u kthyer në Itali, Tagliaviniia kumtoi Çabejit mesazhin emikut të përbashkët.Shpresa vdes e fundit. Megjithatë,pak më vonë dëshira e Joklit ushndërrua në amanet...Njëmëngjez marsi 1942 profesori ishquar arrestohet nga Gestapo.Jokli do të eliminohej dy muaj mëvonë në kampin e shfarosjes nëMaly Trostenets në Bjellorusi.Nuk dimë që Jokli të kishtetrashëgimtarë. Sot Jokli nuk kaas varr. Veprat, bIblioteka dhearkiva e tij janë monumenti i fun-dit që na ka mbetur.

4. Amaneti: "Librat4. Amaneti: "Librat4. Amaneti: "Librat4. Amaneti: "Librat4. Amaneti: "Libratia lë popullitia lë popullitia lë popullitia lë popullitia lë popullit

shqiptar"shqiptar"shqiptar"shqiptar"shqiptar"Por ç'ndodhi me bibliotekën e

Ç’ndodhi me bibliotekëne profesorit

Por ç’ndodhi me bibliotekën e Prof.Norbert Joklit? Sipas faqes zyrtaretë Universitetit të Vjenës, fill pasdërgimit në kampin e shfarosjesBiblioteka e Joklit “u konfiskua dheu ‘arianizua’. Po atë vit, koleksionishumë i pasur iu dorëzua “nëhuazim” Bibliotekës Kombëtare tëAustrisë. Kurse në vitin 1946 libratdhe letrat u konfiskuan zyrtarisht,duke u bërë pronë e saj.Mirëpo Biblioteka e Joklit duhet tëvinte në Shqipëri, në përputhje meamanetin e profesorit të madh. Jokliishte diplomuar së pari si jurist, dhee kishte të qartë rëndësinë edokumentit të shkruar. Pavarësishtse provën testamentare ende nuk ekemi gjetur, Hito Sadik përsëri najep një të dhënë shumë të çmuar:“Kam dëgjuar - i shkruante ai Nolitnë letrën e sipërcituar- se Jokli, nj’apesë a gjashtë vjet më parë, patbërë një testament me anën e tëcilit bibliotekën e tij të pasur j’a falShtetit shqipëtar, po bibliotekën mëpastaj j’a konfeskuan Gjermanët.”

Biblioteka e profesoritShkaku i pashembullt lidhej me librat! Profesor Jokli kishte ngriturgjatë vitesh një bibliotekë shumë të pasur, e cila madje krahasohejme pasurinë bibliotekare të një instituti të tërë kërkimor-shkencor. Epra, ky shkencëtar i madh nuk mund të shkonte në Shqipëri pabibliotekën dhe arkivën. Jokli nuk mund të ndahej nga librat dheletrat e tij.Mjerisht, Dekani i Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Vjenësdhe Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Austrisë ndërhynë tekautoritetet naziste që Joklit t’i ndalohej marrja e bibliotekës me vete.

Adolf HitlerTeksti i telegramit që Fan Noli i dërgoi Hitlerit

Norbert Jokl

Page 3: Amaneti i Norbert JOKLIT, ruajtur nga Eqrem Çabej · të shquar në fushë të gjuhëve indo-gjermane dhe sllave; ai ishte "au-tor i një fjalori ende të pabotuar në gjuhën shqipe",

E diel, 25 Qershor 2017 - 15IN MEMORIAM

NGA EQREM ÇABEJ

Norbert Jokli lindi më 25 shkurt 1877 në Bzenec tëMoravisë jugore, në Çeko-

sllovakinë e sotme. Studjoi sëparidrejtësi dhe shërbeu në Vjenë sipraktikant juridik me shërbimgatitor për karierën e avokaturës.Pas një kohe të shkurtër, duke nd-jekur një prirje të tij të kahher-shme, ai iu kthye degës së gjuhë-sisë. Studjoi indoeuropianistikë tëkrahasuar të P. Kretschmer, ro-manistikë të G. Meyer-Lübke, gjer-manistikë të R. Much dhe sllavis-tikë të W. Vondrak e V. Jagic. I sh-tyrë nga ky i fundit, Jokli që më1907 iu përvesh studimit të shqipes.

Ky është përfaqësuesi gjer tanii fundit në radhën Miklosich-Gustav Meyer-Pedersen-Jokl, njëradhë dijetarësh, të cilët janë mar-rë me gjuhën shqipe drejtpërdrejtdhe vazhdimisht. Jokli në këtëlëmë arriti një mjeshtëri të mad-he, solli këtu një frymë të re nëgjerësi dhe në metodë, dhe zgjeroie thelloi qenësisht (esencialisht)njohjen gjuhësore të shqipes. Me-toda e tij del në shesh që me titul-lin e së parës vepër më të madhealbanistike “Studien zur albane-sichen Etymologie und Wortbil-dung”, (Studime mbi etimologjinëdhe fjalëformimin e shqipes), metë cilën u habilitua më 1911 në uni-versitet të Vjenës: Etimologjia dhemorfologjia janë qenësisht për-pjekjet e gjurmimeve të tij në fushëtë leksikut të shqipes. Qëllimi ikërkimeve të tij rreth historisë sëfjalëve është më fort ky, që të mosmjaftohet vetëm me hetimin eburimit etimologjik të një fjale, potë japë një pamje sa më të plotë tëfjalës, të formimit dhe të historisësë saj, ta ndjekë këtë fjalë në tëgjitha fazat e zhvillimit të saj. Nëpikëpamje stilistike kjo metodëshfaqet në këtë, që Jokli një para-qitjeje sistematike të thatë iparapëlqen traktatin monografik.Prandaj vlerat vetiake të vepravetë Joklit janë thellësia dhe pushti-mi i objektit nga të gjitha anët. Njëvend me rëndësi në veprat e tij zëdhe konsiderimi i elementeve tëkulturës materiale: Fjalët dhe sen-det, drejtimin e gjuhësisë që shpal-li për të parën herë Jakob Grimmidhe që themeloi kryesisht RudolfMeringer, domethënë që krahasme fjalët të kihen parasysh edhesendet përkatëse, edhe këtë drejtime përvetësoi Jokli dhe e vuri në zba-tim në lëmë të shqipes. Kjo vërehethap më hap si në artikujt e tij, sisidomos në kryeveprën e tij të vitit1923, e cila mban titullin “Kërkimegjuhësore-kultur historike ngafusha e gjuhës shqipe”. Me këtë

mënyrë veprat e tij kanë rëndësiedhe përtej caqeve të linguistikës,në lëmë të etnografisë shqiptare.Materialin etnografik Jokli e kanxjerrë sidomos nga veprat e F.Nopcsas, shumë herë edhe në bised-ime private me këtë njohës tëshquar të kësaj disipline shken-core.

Përsa i përket caktimit të kar-akterit gjuhësor të shqipes, Jokliështë një pasardhës i Gustav Mey-erit. Ky i pat shënuar kësaj gjuhevendin e një gjuhe satem (in-doeuropiane lindore) me karakterverior. Për periodën antike të sh-qipes ka rëndësi fakti që Jokli – pashullisë sidomos të H. Pedersenit –e uli pjesën që i bie latinishtes nëformim të leksikut të shqipes,pjesë që Gustav Meyeri e bashkëko-

që pat rrahur G. Meyeri,domethënë që shqipja ka lidhje tëngushta sidomos me gjuhët bal-tike, dhe që të parët e shqiptarëve,duke zbritur nga vise më veriore,ngulën në brigjet e Mesdheut.

Krahas me këto dy çështje: lidh-jet e afërisë që ka shqipja me gju-hët motra, djepi paraballkanik ishqiptarëve, del dhe një pyetje etretë: shqipja nga cila gjuhë ball-kanike jogreke e kohës së vjetërka dalë? Sikundër dihet, aty ka dyteza, të cilat rrinë përkundrejtnjera tjetrës; njera, që është e ba-zuar dhe historikisht e gjeografik-isht, në shqipen sheh vazhdimin eilirishtes (Thunman, Diefenbach,Fallmerayer, Hahn, Niebuhr, Ben-fey, Miklosich, G. Meyer,Kretschemer, Ribezzo e të tjerë),tjetra (Hirt, Ëeigand, Ëhatmough,Bariç e të tjerë), shqipen e ndanprej ilirishtes dhe sheh në të bijëne trakishtes, në këtë kjo tezëmbështetet midis të tjerave edhe nëlidhjet e ngushta që kanë shqipjame rumanishten. Në këtë kontro-versë Jokli rreh një rrugë të tretë:shqipja është e afërt si me ilirisht-

en si me trakishten. Një zgjidhje edrejtë e këtij problemi, i cili karëndësi për etnografinë e mbarëgadishullit të Ballkanit, bëhet evështirë ngase ilirishtja me trak-ishten shumë pak njihen. Nëthemel teza e Joklit do të jetë edrejtë, sepse gjurmë trake në Adri-atik kish diktuar që më parë K.Patschi; edhe Nopcsa kish shpre-hur mendimin që ilirët ishin shtru-ar si mbishtresë përmbi një nën-shtresë trake. Prandaj do të kthe-hemi te mendimi i Thunmannit(1774), që në formimin e kombësisëshqiptare kanë pasur pjesë edhetrakët. Veçse, si mund të gjykojmësipas gjendjes historike egjeografike që na paraqitet, fondinthemelor të popullit shqiptar pasgjase e përbëjnë ilirët.

Vepra gjuhësore e NorbertJoklit, me gjithë se me zhdukjentragjike të tij mbeti e pambaruar,paraqet diçka tërësore në vetvete;tematika e saj është shumë më egjerë se ajo e paraardhësve të tij.Në fushë të fonetikës, për periodënparahistorike të shqipes, ai hapishtigje të reja në punë të apofonisë,si edhe në reflekset e likuidave si-labike. Në konsonantizëm ai vurire ndër të tjera reflektimin e sk-sëindoeuropiane edhe me ç në sh-qipen në fjalë të tilla si çel, dhe pas-qyrimin e grupit zd(h) indoeuropi-an dhe dh, (th), në fjalë të tipitgjeth. Në çështjen e guturaleve aimbrojti gjer në fund teorinë e Holg-er Pedersenit, sipas së cilës shqip-ja është e vetmja gjuhë indoeuro-piane që ruan tri seri guturaleshtë dalluara njera nga tjetra gjer nëditë të sotme. Nga perioda his-torike e gjuhës ai ndoqi dif-tongimin e zanores o në ua, ue në,fjalë si krua, krue, duar duer ngadorë, duke e gjurmuar atë në fazate ndryshme të zhvillimit të tij (ouuo etj.), mbi dëshminë e dialekteve,të dokumentave të vjetra të sh-krimit dhe të marrëdhënieve tëshqipes me gjuhët fqinje të Ballkan-it. Në punë të theksimit ai përcak-toi rregullimin mekanik të thek-sit në pajtim me parimin e thek-simit të rrokjes parafundore. Nëmorfologji ai vërejti përdorimin enjë kallëzorje të moçme si emërore,sinkretizmin (përzjerjen) e rasavedhe ndërrimin e gjinisë së emrit,moshën mjaft të lashtë të nyjes sësprasme, dhe dha sqarimin përfun-dimtar të disa trajtave të përemritpronor, si juaj, juej e taj “tuaj” tëautorëve të vjetër të Veriut e tëligjërimeve arbëreshe të Italisë. Nësistemin foljor ai gjurmoi trajtate foljeve kauzative e denominative,dhe ndër të tjera edhe historinë epërhapjen e paskajores. Vrojtime

Prof. Norbert Joklit? Sipasfaqes zyrtare të Universitetit tëVjenës, fill pas dërgimit në ka-mpin e shfarosjes Biblioteka eJoklit "u konfiskua dhe u 'ari-anizua'. Po atë vit, koleksionishumë i pasur iu dorëzua "nëhuazim" Bibliotekës Ko-mbëtare të Austrisë. Kurse nëvitin 1946 librat dhe letrat ukonfiskuan zyrtarisht, duke ubërë pronë e saj.Mirëpo Biblioteka e Joklit du-het të vinte në Shqipëri, nëpëputhje me amanetin e profe-sorit të madh. Jokli ishte diplo-muar së pari si jurist, dhe ekishte të qartë rëndësinë e do-kumentit të shkruar. Pavarê-sisht se provën testamentareende nuk e kemi gjetur, HitoSadik përsëri na jep një tëdhënë shumë të çmuar: "Kamdëgjuar - i shkruante ai Nolitnë letrën e sipërcituar - se Jok-li, nj'a pesë a gjashtë vjet mëparë, pat bërë një testament meanën e të cilit bibliotekën e tijtë pasur j'a fal Shtetit shqipëtar,po bibliotekën më pastaj j'akonfeskuan Gjermanët."Natyrisht që i takonte institu-cioneve zyrtare të shtetit sh-qiptar që të interesoheshin etë ndër merr nin hapat enevojshme. Për arsye të ndry-shme kthimi u la pas dore përnjë kohë të gjatë. Mirëpo, prof.Çabej, miku, studenti dhedishepulli i Joklit, dikur bëridiçka të pashembullt. Në njëfletë me format A4, Çabej për-colli në letër dëshminë eTagliavinit për amanetin eJoklit... Dhe kjo letër befas ushndërrua në amanet tëamanetit.Pas vdekjes së Çabejit ky do-kument historik i mbeti famil-jes. Ajo dëshmi ishte thirrje,në mos sfidë, për brezatpasardhës që të bënin diçka.Me qëllim nxitjen e institu-cioneve zyrtare që të angazho-heshin për sjelljen e bib-liotekës së Joklit në Shqipëri,e bija e Prof. Çabejit ndërmor-ri hapin e parë thelbësor nëkëtë drejtim. Në prill 2008, merastin e Ditës Botërore të Lib-rit, Brikena Çabej ia dhuroi mefisnikëri të rrallë amanetin eamanetit Bibliotekës Ko-mbëtare të Shqipërisë.Hapi i dytë dhe më i fundit përnjëmendësimin e amanetit tëProf. Joklit u ndërmorr mars-in e këtij viti nga një grup sh-tetasish amerikanë me pre-jardhje hebraike dhe sh-qiptare. Nisma private dhe epavarur, për të cilën mund tëflasim tjetër herë, mbështetettek Marrëveshja midis SHBA-së dhe Shqipërisë përMbrojtjen dhe Ruajtjen e DisaObjekteve të TrashëgimisëKulturore, e 12 korrikut 2004.Kuptohet se rruga është e gjatëdhe aspak e lehtë. Megjithatë,përpjekjet e nisura nuk do tëreshtin deri sa dëshira e fun-dit e Norbert Joklit të realizo-het. Ajo bibliotekë, që në një-farë sensi, u bë shkas për hum-bjen e jetës së Joklit të madh,duhet kthyer pikërisht aty kuajo jetë e dëshironte: në gjirine popullit shqiptar. Vetëm kë-sisoj ato libra do të rijetësohenmirëfilli, duke nderuar kësisojpërjetësisht kujtimin pahar-ruar të prof. Norbert Jokl.

* A* A* A* A* Autor i librit "Futor i librit "Futor i librit "Futor i librit "Futor i librit "Faik Kaik Kaik Kaik Kaik Konica -onica -onica -onica -onica -Dritëhijet e një diplomati",Dritëhijet e një diplomati",Dritëhijet e një diplomati",Dritëhijet e një diplomati",Dritëhijet e një diplomati",Tiranë, 2016Tiranë, 2016Tiranë, 2016Tiranë, 2016Tiranë, 2016

Ja si e përshkruan dijetari ynë i madh, Çabej: Albanalogu i madh mjerisht ështëzhdukur nga rrethi ynë. I përndjekur nga regjimi nazist për idetë e tij demokratike,ky, siç duket, u zhduk në maj të vitit 1942 prej këtij regjimi, në Vjenë, veçse hollësitëe vdekjes së tij nuk dihen. Me këtë dijetar albanistika humbet një përfaqësues tëmadh, atë që e pat zgjedhur studimin e shqipes për mision të jetës së tij.A

ALBANOLOGJI

Homazh për albanistine madh Norbert Jokli

Vijon në faqen 16

Shënim i Brikena Çabejt (botuese)Ky artikull është përkthimi në shqip, i shkurtuar, i fjalës së mbajtur nga prof.Eqrem Çabej në Kolokiumin e Universitetit të Innsbruck-ut në Austri, në vitin1972, organizuar me atë rast (30-vjetori i vdekjes së Joklit) nga i ndjeri Prof.Hermann Ölberg. Ky aktivitet ka qenë një nga konferencat më të mëdha e mëtë rëndësishme albanologjike zhvilluar ndonjëherë jashtë kufijve të Sh-qipërisë. Ölbergu ka qenë koleg dhe mik i dashur i Çabejt, por më i ri se ai nëmoshë. U nda nga jeta dimrin që shkoi, në moshë të shtyrë, i verbër por memendjen e kthjellët. (Në facebook qarkullon një intervistë e gjatë me të ngaAlbert Ramaj, shqiptar që jeton në Zvicer apo në Austri, i cili i vajti dhe etakoi në shtëpi. Në këtë intervistë ai ka folur shumë për shqiptarët që kishnjohur, për udhëtimet në Shqipëri i ftuar nga Akademia, dhe ka përmendur meemër informatorët që e spiunonin atë dhe Çabejn!)Njohësi i shqipes dhe studiuesi i saj, Prof. Ölbergu ka bërë shumë përalbanologjinë, por ne pak e kemi nderuar.Do të vijë dita besoj kur ky vend t'ia shpërblejë moralisht. Shpresoj seInstituti "Çabej" do të nisë së shpejti të nderojë figura si ai me rastin eveprimtarive shkencore që do të zhvillojë.

hasit e tij e kishin çmuar tepër lart.Po më anë tjetër bash Jokli ështëai që ka zbuluar huazime latine tëpavëna re më parë në gjuhën sh-qipe, si për shembëll edhe në tëdrejtën zakonore të Shqipërisë sëVeriut, në Kanun të Lekë Duk-agjinit, si edhe në fushë të toponi-misë. Në çështjen e lidhjevet’afërisë së shqipes me gjuhët in-doeuropiane motra, dijetari ynë eka vërtetuar edhe thelluar rrugën

Norbert Jokl

Page 4: Amaneti i Norbert JOKLIT, ruajtur nga Eqrem Çabej · të shquar në fushë të gjuhëve indo-gjermane dhe sllave; ai ishte "au-tor i një fjalori ende të pabotuar në gjuhën shqipe",

E diel, 25 Qershor 201716 -IN MEMORIAM

AARKEOLOGJI

NGA GJERGJ FRASHËRI

VVVVVijon ngijon ngijon ngijon ngijon nga fa fa fa fa faqja 13aqja 13aqja 13aqja 13aqja 13

Pikërisht në gjysmën edytë të shek. 6 para Kr.Epidam i përkistenjërit prej qyteteve më

të pasur, i cili kishte depozitu-ar një thesar në Olimpia (FotoFotoFotoFotoFoto22222). Të tilla ndërtesa tempullorei përkushtoheshin dhe pagëzo-heshin në mirënjohje të perën-dive. Në brendinë e tyre në këtëkohë, nuk ruhej flori dhe tëtjera pasuri provokuese, pordhurata shugurimi (bekimi) sistatuja, portrete skuptorike tëçmueshme, stoli apo armë tërrëmbyera dhe pajisje armat-urash të ekspozuara, të cilat ijepnin vizitorit të Ndërtesës sëShenjtë, idenë e fuqisë së qy-tetit përkatës në krahasim meatë qyteteve të tjera. Mbi bazëne terakotave arkitektonike tëzbuluara, Thesari i Epidamëvenë Olimp është datuar nga arke-ologët përpara vitit 530 para Kr.

Si kudo edhe në Epidam/Dyrrah monedhat e para er-dhën pikërisht nga qendrat eperandorisë helene. Bashkë meato erdhën edhe konceptet engritjes së institucionit të tem-pullit me funksionet e depoziti-mit të pasurisë së qytetarëvedhe mundësimit të huadhënies.

Ndërmjet të huajve tëardhur nga deti apo nga viaEgnatia dhe banorëve të qytetitantik Epidam/Dyrrah ka pasurmarrëdhënie të pandërprera.Përveç gjetjeve arkeologjikekëtë e përmend edhe ClaudiusAelianus në shek. 2 mbas Kr.,që Epidamët i patën dhënë nëkohën e Kolonisë Helene çdo tëhuaji të drejtën për të qëndru-ar në qytet. Në këtë qytet limantë madh dhe të gjallë detarëshdhe tregtarësh - qendra më erëndësishme tranzite midis Ital-isë dhe Ballkanit, qëndroninpër të jetuar pranë ilirëve dhekolonistëve nga Korinthi dheKorkyra, madje banorë me pre-jardhje nga më të ndryshme ngae gjithë hapësira mesdhetare.

Tashmë është hulumtuar, senga shek. VI-V para Kr. në qyte-tet-shtete të Heliadës krahastempujve si banka religjioze,dhe atyre private, ishin ngri-tur me iniciativën e grupimevetë tregtarëve, edhe institucio-net bankare administrative(publike), së bashku me atë tëkreditit dhe të kamatës. Nuk kapse qytetet-shtete ilire si Dur-rësi apo Apolonia të kenë nd-jekur rrugë tjetër. Dihet gjith-ashtu, se në portet tregtare dhenë skelat e ringarkimit të mall-rave të Mesdheut, të cilat pris-nin vetë monedha, pati brendaepokës helenistike, banka pub-like (të qytetit) dhe banka pri-vate. Këto të fundit morën zh-villim prej veprimtarisë së sh-

këmbimit të parave të tregtarëvedhe afaristëve, të cilët për biznes-in e tyre kishin nevojë për mon-edhën vendase.

Paralel me ato, në qendrat treg-tare si Epidam/Dyrrah luajtën roltë spikatur edhe bankat e tem-pujve, për depozitimin dhe rua-jtjen e sendeve të tejet të çmuaradhe shuma të mëdha të hollash, tëcilat konsideroheshin aty të pa-prekshme. Këto banka nuk ishinaktive në biznesin tregtar. Ato për-doreshin nga bankat private tëangazhuara në tregti, për të de-pozituar shuma të mëdha parashtë fituara. Funksioni i tempullitsi ndërtesë banke nuk buron ngainteresi i tyre primar për të qenësipërmarrje parash, por i përgjig-jet konceptit të paprekshmërisë tëgjithçkaje, që një Ndërtesë e Shen-jtë zotëron, dhe ka marrë përsipërtë ruajë. Tempujt ekonomizoninvetveten nga paratë që ishin de-pozituar aty, duke i mohuar vetespërfitimin nga interesat.

Burimet e shkruara antike për-mendin për ekzistencën e disa tem-pujve në qytetin Epidam/Dyrrah.Por ato nuk janë lokalizuar. Mbibankat dhe tempujt arkaikë dheantikë në Dyrrah, arkeologët dinësot ende shumë pak. Deri tani janëgjetur vetëm disa tempuj extra-urbane. Raportohet se, brendatyre janë gjetur sasi e madhe mëfigura përkushtimore (votivo)(FFFFFoto 3oto 3oto 3oto 3oto 3). Vetëm për një sanktuarperiurban mbi Kodrën Daute për-

menden edhe një sasi e mëdhamonedhash bronxi.

Në periudhën romake numri ibankave private në Dyrrah arritipikën kulmore. Banka të tilla tëvogla u ngritën deri në rrethinate qytetit. Dëshmi për një „Bankë”të tillë private të vogël dëshmonnjë gjetje arkeologjike e veçantënga Nekropoli romak i Dyrrahut,e cila deri më sot sipas dijenive tëmija mjerisht nuk është publikuar(Foto 4Foto 4Foto 4Foto 4Foto 4).

Sipas një njoftimi në WEB-Sitee Römisch-Germanischen-Zen-tralmuseum in Mainz të Gjerman-isë, në Nekropolin romak të Dur-rësit u gjet para disa vjetësh nëthemelin e një varri gruaje të shek.2 mbas Kr., një urnë prej qelqi eruajtur plotësisht. Urna e mbush-ur me lëng kishte brenda disatabelëza të prera nga brirët e fild-ishta të elefantit. Këto tabelëza ish-in patinuar me dyllë, të cilatnëpërmjet një gjilpëre ishingërvishtur me shënime. Pas res-taurimit u bë e mundur të lexo-heshin pjesë nga përmbajtja sëçfarë ishte shkruar në ato tabelë-za. Ato kishin shërbyer si fletët enjë fletoreje kreditesh, ku ishinregjistruar huatë e debitorëve tëndryshëm, me emrin e debitorit,data e skadimit të huasë (muajidhe dita) dhe shuma e huasë e për-llogaritur në monedhë argjendi.Një objekt i tillë arkeologjik nukështë ndeshur deri më sot në Eu-ropë.

të reja i detyrohen atij edhe nëlëmë të fjalëformimit, ndër të tjeranë gjurmim të kolektivave e të de-minutivave, e në mënyrë tëveçantë në hetimin e kompozitavetë gjuhës popullore e letrare. Sin-taksës nuk i është kushtuar ndon-jë punim i veçantë, po vrojtime mbidukuri të ndryshme të kësaj fushegjinden gjithandej në punimet etij.

Në veprën e këtij dijetari ven-din e parë ndërkaq, si u tha, e zëhistoria e fjalëve dhe etimologjia.Në kundërshtim parimor me dijene përparme, e cila e pat trajtuarvisarin leksikor të shqipes më fortnga ana e huazimeve, të marraprej gjuhësh të tjera, ai gjatë gjithëveprimtarisë shkencore të tij ësh-të përpjekur ta rrokë këtë gjuhësë brendshmi. Shihet kështu që nëstudimet e tij, leksikut tëtrashëguar të kësaj gjuhe i përketnjë vend më i rëndësishëm se ele-mentit të huazuar, me gjithë se përhir të së vërtetës do thënë se aiedhe kësaj pjese të visarit leksikori kushtoi vëmendjen e duhur. Nëgjurmimin etimologjik të fjalëveai zhvilloi me kohë dhe një metodëkërkimi të veten, në pajtim mekushtet e veçanta të shqipes.Pikësëpari ai gjurmoi e solli përkrahasim gjithë format e fjalës qëçojnë peshë në punë të historisësë saj. Përveç kësaj ai kreu njëanalizë të thelluar të strukturësmorfologjike të fjalëve që studjoi,një tipar metode që mund të thu-het se është karakteristik përpunën e këtij dijetari. Afrimi i tëdhënave etnografike dhe të kul-turës materiale në gjurmimin gju-hësor, ndjekja e drejtimit shken-cor “Fjalët dhe sendet”, u përmenddhe më sipër.

Interesat shkencore të NorbertJoklit ndërkaq nuk u drejtuanvetëm nga historia e lashtë e gju-hës shqipe. Ai i kushtoi vëmendjeedhe zhvillimit të mëpastajmë tësaj, si gjuhë e shkrimit dhe e liter-aturës. Në artikullin “Një studimpërreth librit të Buzukut” të vitit1930 ai gjurmoi rrethanat his-torike në të cilat u hartua vepra,nga sa dihet, e para e literaturësshqiptare, dhe elementet e alfa-betit që përdori autori i saj. Në njëpunim të hapët të vitit 1925 ai morie studjoi veprën e Naim Frashëritkryesisht nga pikëpamja e pasur-imit të gjuhës letrare nga ana etij, më një anë duke hedhur poetinë përdorim të shkrimit fjalë tëligjërimit popullor, më anë tjetërduke krijuar fjalë të sferës mendi-more e të kulturës me anë përk-thimesh, kalkesh nga gjuhë të hua-ja, në radhë të parë prej frengjish-tes. Dijetari ynë pati lidhje të pan-dërprera edhe me shkrimtarët, ar-simtarët e të tjerë intelektualë sh-qiptarë të kohës së tij, jo më në funddhe me studentët shqiptarë të asajkohe në Austri, të cilët të gjithë pa-suruan njohuritë e tij rreth visaritleksikor të shqipes dhe të dialektevetë saj. Nga fusha dialektore do për-mendur një punim i tij rrethligjërimit të Rapshishtit në rrethete Gostivarit, punim që, me sa duket,mjerisht do t’u ketë bjerrë.

Sikundër po shihet nga kjo skicë,Jokli është përpjekur ta pushtojëproblemin e shqipes në tërësi dhenë të gjithë aspektet e tij. Prej këtijproblemi ne prekëm këtu disa anëmë fort të natyrës historike. E njëj-ta gjë duhet thënë edhe për anëngjeografike të kësaj çështje, sepsemënyra historike dhe gjeografike e

vështrimit të problemit janë të thu-rura ngushtë me njera tjetrën: Jok-li historinë e gjuhës shqipe me çësh-tjet fonetike dhe leksikore të sajat,nuk e ka studjuar në një mënyrë tënjëanshme e të izoluar, duke u kufi-zuar brenda caqeve të shqipes, po eka trajtuar duke pasur përheraparasysh edhe gjendjen si na para-qitet te gjuhët që janë fqinje me sh-qipen. Marrëdhëniet e shqipes megjuhët e tjera të Ballkanit janë njëanë me rëndësi në metodënJokliane; përhera në të mbahetparasysh ç’ka marrë hua shqipjaprej greqishtes (greqishtja e vjetër,e mesmja, e reja), prej serbokroat-ishtes, bullgarishtes e rumanishtës,dhe më anë tjetër ç’u ka dhënë kjoatyre gjuhëve dhe dialekteve të tyre.kështu gjurmimet e tij nuk i përka-sin vetëm albanistikës; ato marrinkarakterin e një vështrimi panball-kanik, në kuptimin e Kristian Sand-feldit dhe në një farë vështrimi edhetë Gustav Meyerit.

Në pikëpamje bibliografike dopërmendur këtu “Vjetari in-doeuropjan” (IndogermanischesJahrbuch), ku Jokli ka redaktuarvit për vit pjesën që referon përmbibotimet e reja të albanistikës Sek-sioni VII, që nga volumi IV, 1917 egjer te XXIV, 1940. Duke marrë aiqëndrim me vërejtje të shkurtëra eshpeshherë edhe mjaft të shtjella,ndaj tezave të ndryshme të di-jetarëve të tjerë, kjo punë bib-liografike mund të themi se naparaqet gjendjen e albanistikës tëkëtyre dhjetë vjetëve të fundit gjernë vitin 1938.

Albanalogu i madh mjerisht ësh-të zhdukur nga rrethi ynë. I përnd-jekur nga regjimi nazist për idetë etij demokratike, ky, siç duket, u zh-duk në maj të vitit 1942 prej këtijregjimi, në Vjenë, veçse hollësitë evdekjes së tij nuk dihen. Me këtëdijetar albanistika humbet një për-faqësues të madh, atë që e patzgjedhur studimin e shqipes përmision të jetës së tij. Përtej caqevetë dijes, edhe populli shqiptar hum-bet një burrë, i cili, duke rrahur mefrymë objektive ravën shkencore, ubë njëkohësisht dhe indirekt njëmbrojtës i të drejtave tona naciona-le. Mjerisht, si u tha, puna e këtijdijetari të shquar mbeti e pakryer.Sidomos nuk u krye dot vepra qëdo të kishte qenë kurorëzimi ipunës së jetës së tij: Fjalori eti-mologjik i shqipes dhe gramatikakrahasimtare e kësaj gjuhe. Nëkëtë vepër të madhe Jokli ka punu-ar vazhdimisht; nuk dimë gjer kuka arritur sa ishte gjallë. Disadorëshkrime të tij gjinden në bib-liotekën Nacionale të Vjenës, ndërto mbase dhe dorëshkrimi i Fjalo-rit etimologjik, ose ndonjë pjesë etij a e skedave përkatëse.

(Botuar së pari në gazetën(Botuar së pari në gazetën(Botuar së pari në gazetën(Botuar së pari në gazetën(Botuar së pari në gazetën“Mësuesi”, 25 tetor 1972.)“Mësuesi”, 25 tetor 1972.)“Mësuesi”, 25 tetor 1972.)“Mësuesi”, 25 tetor 1972.)“Mësuesi”, 25 tetor 1972.)

Artikulli i “Mësuesit” ështëArtikulli i “Mësuesit” ështëArtikulli i “Mësuesit” ështëArtikulli i “Mësuesit” ështëArtikulli i “Mësuesit” ështëmundësuar dhe lejuar falë bash-mundësuar dhe lejuar falë bash-mundësuar dhe lejuar falë bash-mundësuar dhe lejuar falë bash-mundësuar dhe lejuar falë bash-këpunimit të Milosao me Brikenakëpunimit të Milosao me Brikenakëpunimit të Milosao me Brikenakëpunimit të Milosao me Brikenakëpunimit të Milosao me BrikenaÇabejn, të bijën e profesor Çabejt.Çabejn, të bijën e profesor Çabejt.Çabejn, të bijën e profesor Çabejt.Çabejn, të bijën e profesor Çabejt.Çabejn, të bijën e profesor Çabejt.

Fokusi i veprës së tijNë veprën e këtij dijetari vendin eparë ndërkaq, si u tha, e zëhistoria e fjalëve dhe etimologjia.Në kundërshtim parimor me dijene përparme, e cila e pat trajtuarvisarin leksikor të shqipes mëfort nga ana e huazimeve, tëmarra prej gjuhësh të tjera, aigjatë gjithë veprimtarisë shken-core të tij është përpjekur ta rrokëkëtë gjuhë së brendshmi.

Vijon nga faqja 15

Foto 1 Foto 1 Foto 1 Foto 1 Foto 1 (Nga libri Gj. Frashëri, “Illyrisches Dyrrah(Dyrrahu ilir)”, fq. 725, fig. 509).

Foto 2

Page 5: Amaneti i Norbert JOKLIT, ruajtur nga Eqrem Çabej · të shquar në fushë të gjuhëve indo-gjermane dhe sllave; ai ishte "au-tor i një fjalori ende të pabotuar në gjuhën shqipe",

E diel, 25 Qershor 2017 - 17NUMIZMATIKA

Më datat 14-15qershor 2017 në Selinë qëndrore të Bankës së Shqipërisë u zhvillua e Para Konferencë e Muzeut të Bankës së Shqipërisë. Prof.Gjergj Frashëri, arkeolog dhe historian, ishte një ndër të ftuarit e kësaj konference, i cili mbajti edhe një kumtesë me titull “Epidam/Dyrrah – nëfokusin e parasë dhe të aktivetit bankar në Antike”. Kumtesa është një përmbledhje e rezultateve të kërkimeve të tij studimore mbi origjinën e mon-edhave të para autonome të qytetit antik Epidam/Dyrrah në shek 5-1 para Kr. si dhe monedhat që qytetarët e këtij qyteti kanë përdorur gjatë njëmijë vjetëve të periudhës antike (shek. 5 para Kr-shek. 4 pas Kr.). Ky studim është pjesë e librit shkencor voluminoz që Frashëri botoi vitin e kaluarme titull “Illyrisches Dyrrah” (Dyrrahu ilir) në gjuhën gjermane (me përmbledhje të zgjeruar në anglisht dhe në shqip). Ky aspekt studimor vazh-don të trajtohet edhe në volumin e dytë të librit të tij mbi qytetin antik të Durrësit.

***

Historia e monedhës metalikenë Epidam/Dyrrah është nga mëtë hershmet në Iliri. Por kur kyqytet tregtar i fuqishëm fitoi pa-varësinë politike që të priste mon-edhat e veta autonome?

Çështja është ende në diskutim.Studiuesit e vjetër të numizma-tikës (Hasan Ceka, AleksandraMano) qenë të mendimit, se mon-edhat e para autonome Tridrah-met dhe Stateret me shkurtimin„Ęє – u prenë jo më vonë se viti

439 para Kr. Në publikimet e rejambi thesaret në Shqipëri vendosetsi koha e prerjes së monedhaveautonome diku në mesin e shek. 4para Kr. Monedhat e para ishinstateret e tipave korkyrë, të cilatu prenë nga të dy kolonitë, Dyr-rah dhe Apolonia, po kështu edhenga Mbreti ilir Monun. Të gjithakëto monedha tregojnë në faqen epërparme dhe të mbrapme tënjëjtat simbole – një lopë kokulurme viçin e saj duke pirë, ndërsambrapa një kuadrat me orna-mente të stilizuara bimësh dhe

Epidam/Dyrrah – në fokusin emonedhës dhe të aktivitetit bankar

Ethnikon ipsilon (Foto 5Foto 5Foto 5Foto 5Foto 5). Të pak-tën një prej këtyre monedhave dot’i atribuohej me një siguri jo tëpakët - si vend i prodhimit të saj –Epidam-it,

me datën e prodhimit 435 paraKr. – pra pak përpara betejës nëLeuqimme-s

dhe kapitullimit të Epidamitpërpara Korkyrës.

***Si përdoreshin monedhat nëSi përdoreshin monedhat nëSi përdoreshin monedhat nëSi përdoreshin monedhat nëSi përdoreshin monedhat në

Dyrrah?Dyrrah?Dyrrah?Dyrrah?Dyrrah? Me interes të veçantëdokumentar kemi vjelur të dhënambi përdorimin e monedhës nga

3 para Kr. dhe deri në shek. 4 mbasKr. Në një sipërfaqe prej 3.000 m²të gërmimit arkeologjik përmesrrugëve antike të Lagjes së Ze-jtarëve të Dyrrahut, u mblodhënme dokumentacion 920 monedha(mesatarisht 1 monedhë në 3 m²).Prej tyre, 231 monedha të lex-ueshme u përzgjodhën dhe janëekspozuar në faqet e librit “Il-lyrisches Dyrrah” (Dyrrahu ilir)të dalë nga botimi në vitin e kalu-ar.

Në se i hedhim një sy planime-trisë së lagjes së zejtarëve dyrra-has (Foto 6Foto 6Foto 6Foto 6Foto 6), vëmë re, se katet përd-

restorante, etj. (Foto 7Foto 7Foto 7Foto 7Foto 7).Monedhat janë nga më të ndry-

shmet prej bronxi dhe argjendi. Mëtë hershme i takojnë shek. 5 paraKr. Prej shek. 4 deri në mes të shek.1 para Kr. u gjendën gati të gjithamonedhat të prera në Dyrrah, tëcilat i përkasin në pjesën dër-rmuese dy tipave, “Koka e Herak-liut/Armët e tij” dhe “Koka eZeusit/Trekëmbëshi” (Foto 8Foto 8Foto 8Foto 8Foto 8). Njëveçanti paraqet një monedhë iliro-he-lenistike argjendi e vogël e tip-it “Koka e Hermesit/Protome ePégazit (Foto 9Foto 9Foto 9Foto 9Foto 9).

Numri më i madh i monedhavevjen nga koha romake, njëherazinga horizontet e materialeve tëdjegu-ra dhe mbushjeve të shek 2deri në shek. 4 mbas Kr., nga tab-ernae-t dhe punishtet, nga sipër-faqja e kalldrëmeve të rrugëve dhenë shtresat mbushëse me çakëlltjegullash mbi ato, po kështu edhenga mbushja e kanaleve tërrugëve dhe kanaleve të hapuramidis shtëpive (Foto 10Foto 10Foto 10Foto 10Foto 10).

Prerja më e vjetër e kohës ro-make i përket një sesterce të Au-gustit nga vitet 28 deri 15 para Kr.Shumica e monedhave të lex-ueshme të kohës romake datojnëprej fundit të shek. 1 deri në fundtë shek. 2 mbas Kr. Pjesa kryesoree këty-re monedhave u gjendën tëvetmuara, dhe prandaj vlerësohensi monedha të humbura ngaqytetarët në kohën antike. Vetëmnë një shtëpi punishte qelqi u zbu-lua një thesar i murosur, me 64monedha romake, të cilat datuannë një diapazon prej vitit 97 pasKr. deri në kohën e mbretërimit tëMark Aurelit (161–180 mbas Kr.).

Të gjithë këto ekzemplarë mon-edhash të veçuara janë monedhatë humbura nga banorët dhe kal-imtarët mbi rrugët, në kanalet dhepara dyqaneve të lagjes antike.

Rezultatet e këtij gërmimiplotësuan ndjeshëm tablonë e për-dorimit të monedhave nga qyteta-rët e Epidam/Dyrrahut për njëperiudhë më se një mijë vjeçaretë antikitetit. Aty mësuam diçkamë shumë - se si zanatçinjtë ilirëtë këtij qyteti të famshëm antikpunonin dhe fitonin monedhën nëpunishtet dhe dyqanin familjar, segjithçka shitej dhe blihej me mon-edhë, pamë se si qytetarët lëviz-nin nëpër qytet me monedha nëxhepa, se si ndonjërit prej tyre ikishte rënë monedha nga xhepi,dhe se si disa syresh i fshihnin atoedhe nëpër muret e shtëpisë. Mesiguri ata që fitonin shumë e mëshumë, apo donin të investonin, udrejtoheshin bankave të qytetitpër të depozituar, apo për të marrëhua.

yjesh (i ashtuquajtur “Kopshti iAlkinoit”) – të cilat dallojnë nganjëra tjetra vetëm prej Ethnikon-it.

Në përgjithësi mund të përfun-dohet, se të gjitha monedhat e pre-ra deri në mes të shek. 1 para Kr.mbajnë Ethnikon-in „Ęє. Enig-më mbeten disa monedha

të njohura, që në faqen e për-parme mbajnë kokën e Athinasëdhe mbrapa një Pegasus, si dhe një

shtresat e popullsisë së Dyrrahutnë zbulimin spektakolar arke-ologjik të kryer në vitin 2010 në tëashtuquajturën “Lulishtja 1 Maj”në Durrës, në nëntokën e së cilësu zbulua një pjesë urbane e dis-triktit të Zejtarëve ilirë prej shek.

hese të shtëpitë e tyre në të dy anëte rrugëve përbëheshin prej pun-ishteve familjare dhe dyqaneveprivate (taberna), ku ato shisninprodhimet e tyre pranë trotuarit.Në këtë copë lagjeje të zbuluar ugjendën punishte dhe dyqane përprodhimin dhe shitjen e bukës, përprodhimin e shisheve të vogla par-fumesh apo lëng ilaçesh, për dry-na dhe brava portash banese, përngjyrosjen e materialeve prejshajaku, u gjendën pijetore apo

Foto 3 (Terakota arkitektonike dhe figu-ra votive të gjetura nga gërmimet tonanë Durrës) (Marrë nga libri Gj. Frashëri,“Illyrisches Dyrrah (Dyrrahu ilir)”, fq. 583).

Foto 4. Foto marrë nga Web-site i Rö-misch-Germanisches ZentralmuseumMainz (http://web.rgzm.de/en/about-us/press-area/press-releases/news-de-tails/article/business-of-a-dead-wom-an-1.html Foto 5. Monedha të shek. 5 para Kr. me ethnikon-in „E” (Epidam?)

Fotot marrë nga Web-site www.jstor.org: J. Kagan, Epidamnus, Anactorium, andPotidaea: Corinthian-style Pegasi at the Outbreak of the Peloponnesian War,

American Journal of Numismatics, Vol. 25 (2013), pp. 1-9, plate I, fig. 4, 5.

Foto 6. Durrës, gërmimet arkeologjikenë „Lulishten 1 Maj” (2010) (Marrë nga

libri Gj. Frashëri, „Illyrisches Dyrrah(Dyrrahu ilir)”, fq. 180-181, fig. 153).

Foto 7. Durrës, gërmimet arkeologjike në„Lulishten 1 Maj” (Fotot marrë nga libri Gj.Frashëri, „Illyrisches Dyrrah (Dyrrahuilir)”, fq. 166, fig. 124 dhe fq. 183, fig. 156).

Foto 8. Durrës, gërmimet në „Lulishten 1 Maj”, monedha romake (Marrë nga libriGj. Frashëri, „Illyrisches Dyrrah (Dyrrahu ilir)”, fq. 628, 635).

Foto 9. (Marrë nga libri Gj. Frashëri, „Il-lyrisches Dyrrah (Dyrrahu ilir)”, fq.387 )

Foto 10. Durrës, gërmimet arkeologjike në„Lulishten 1 Maj” (2010) (Fotot marrë nga

libri Gj. Frashëri, „Illyrisches Dyrrah (Dyrrahuilir)”, fq. 182, fig. 155 dhe fq. 206, fig. 232).

Page 6: Amaneti i Norbert JOKLIT, ruajtur nga Eqrem Çabej · të shquar në fushë të gjuhëve indo-gjermane dhe sllave; ai ishte "au-tor i një fjalori ende të pabotuar në gjuhën shqipe",

E diel, 25 Qershor 201718 -

Shtëpia e parë e turit u shfaq pasnjë cul de sac–u, një tjetër fjalë tra-zuese kjo, ngase gjithnjë më përk-thehej kundër dëshirës si bythë the-si. Mëhalla (fqinjënaja?) ishte vërtete vjetër, dhe kjo dukej nga pemët qëkishin zënë rrënjë literalisht në tru-all, i cili i përkiste një zone të kërkuarshumë në treg (location, location,location) dhe ndaj një metër katror ikushtonte 50% më shumë se mesa-tarja e kontesë. Por më shumë serrënjët e padukshme, themelimindhe zënien vend të rrethinës e rrëfe-nin kurorat e mëdha të pemëve qëkishin parë shumë diej. I kishapothuaj frikë fqinjënajat (mania meshqipen kudo ku të mundet, kishtedisa kohë që e komandonte trurintim si një despote ballkanike me ko-mandot terroriste të mallit) e reja,ku ndërtuesit rrafshonin gjithçka

gova nga ato mure dhe mesore kukoha në vend që të bjerë si prarim ilodhur argjendi, zvarritet nëpërtunele të padukshme me një pabesitë thatë krimbash druri, pluhuri i tëcilave nuk është veçse pudra e pash-presë në fytyrën e konsumuar të njëgruaje me shumë dikure. Ndërsa poiknim drejt shtëpive të tjera të turittë asaj dite, për një çast mendova sesa i padrejtë isha treguar ndaj ndajshtëpisë që sapo kishim parë, ngasenuk e kisha marrë parasysh për as-një çast historinë që ajo kishtepërthithur në muret dhe shkallët esaj. Si një curril i akullt ma përsh-koi shpinën turpi mbi konsumer-izmin e pafre që e kërkon veçsi ko-moditet jetën e tjetrit.

Shtëpia që pasoi ishte vërtet më emirë, era e vjetërsisë më e dobët,

LETERSIA BASHKEKOHORE SHQIPTARE

TTREGIM

Autori rikthehet pas pak kohësh me këtë tregim enkas për shtojcën tonë “Milosao”. Nëstilin e vet të zakonshëm, ndërthurja e kujtimeve të shkuara të traditës me urbanen emetropolit megafunksional shtjellon mëdyshjet e qenies së sotme...

NGA SHKËLQIM ÇELA

“Ne nuk ju ofrojmë thjesht njëndërtesë, me ne ju gjeni shtëpi”, thapërfaqësuesi i shoqërisë së të patund-shmeve. Sigurisht që ishte një for-mulë për të gjithë klientët, por prapëmë pëlqeu ai premtim. Tek e fundit,vërtet iu thuhet të gjithëve, por atëçast m’u tha vetëm mua. Po kërkojanjë shtëpi të dytë, nga ato që i qua-jnë ‘vacation home’, shtëpi për push-ime, përkthyer kështu për t’i dallu-ar nga të famshmet shtëpi pushimitë Shqipërisë së dikurshme, si rreg-ull të pasuara nga përcaktimi “tëpunëtorëve”. Gëzimi për strehë eshtëpi ka diçka prej gëzimit të mar-tesës, të dyja konsumohen nëmënyrën e tyre, por në fillim gjëratjanë konceptuale, muret dhe çatiajanë thjesht nocione, sikundër gru-aja, pra edhe joshja ime ishte hipote-tike, siç edhe oferta ishte hipotetike,e gjitha me një ajër të lehtë hipoteki-mi. Sezoni i biznesit të shtëpive përrajonin ishte në pikën e vet të ulët,ndërsa kërkesë-oferta një lojë ata-vike që më rrikësh fshehur diku nëapendiks si “pazar”. Shumë agjentëtë tregut të të patundshmeve janëtipa të shkueshëm, por pavarësishtnga kjo dhe përmbi këtë, qëndrondëshira e mbrapshtë e abuzimit mefaktin se klienti (pra unë) ështëmbret. Prirja natyrale e njeriut qen-kësh monarkia – ky ishte një zbu-lim i vockël që e kisha bërë s’kishshumë kohë, por që natyrisht nukdo t’ia thosha kujt. Doja ta kishavetëm për vete, si dhelprastrofkullën e vet me dy hyrje, apomë mirë akoma, si shqiponja folenë,dyshe meqë dykrenare, njërën ngatë cilat për pushime punëtorie.

“Faleminderit,” thashë. “Shtëpikërkoj edhe unë, më vjen mirë qëofroni shtëpi dhe jo thjesht godina,metra katrore, numër dhomash ebanjash, vit ndërtimi...”

“Çfarë lloj shtëpie kërkoni,” pye-ti agjenti. Ai përdori fjalën e papërk-thyeshme “property”, e cila do tëthotë edhe veti apo cilësi. Në tëvërtetë, pyetja u precipitua tek unësi kjo e fundit.

“Dua diçka që të ketë histori, tëketë jetë.”

“Kuptoj,” përdori fjalën më të du-hur agjenti. Pikërisht ç’kërkohej përçastin, - doja të më kuptonte. Dhevërtet, pashë me bisht të syrit se sinë profilin që po ndërtonte për muanë kompiuterin e vet, i hoqi të gjithashtëpitë e reja me anë të kritereve tëkërkimit. “A mundemi të bëjmë njëtur nesër?” pyeti pas pak. “Zakon-isht unë shikoj deri në pesë shtëpipër seancë.

Rashë dakord. Të nesërmenagjenti çeli në orën dhe vendin e cak-tuar, mu si lulet në atë këngën el-basanase. Mbase kisha menduarpak si tepër për shtëpitë e modelitelbasanas, me verandë në ballë, nëtë cilat isha rritur në “Ali Demin” evjetër lindor. Agjenti ishte vërtet njëkomunikues i shkëlqyer, dinte tëmos rrinte pa folur duke mos folurshumë, dhe kishte vetinë e padëgjuarprej kohësh të dëgjimit tëkujdesshëm dhe të përkushtuar. Njëtjetër mrekulli e tregut të lirë, thashëme vete.

të më e vdekur se një beduin një pashnën rërë pas stuhisë, mendova. Le tëthonë ç’të duan manualet e ndër-tuesve apo të zinxhirëve shitor “Bëjevetë”. Një dysheme që ende kashpirt,medoemos ankohet. Dhe kjovlen edhe për trarët e shtëpisë. Atymë lindi ideja të kërkoja një shtëpime trarë të dukshëm. Si shtëpitëtradicionale në Europë, e sqarovaagjentin. Ishte hera e parë që ai mëpa në sy duke e shfaqur açik mosk-uptimin. Më në fund e mori veshç’doja. “Duhet ta dish që ato lloj bane-sash kushtojnë më shtrenjtë,” tha.Doja t’i thosha që nuk do të ishtekeq sikur trarët të kishin edhe ndon-jë krimb druri, nga ata të thatët, qënë netët e gjata të dimrit gërvijnëlehtë, duke u përzier me zhurmën eoxhakut dhe prrrr-in e maces pranëtij, kam dy shekuj që nuk kam fje-

afrova, pashë se ishte man, dhe atypickova veten mos isha në ëndërr.Mani legjendar i fëminisë, i cili tash-më ishte prerë, më vegoi në ditë qer-shorësh të largët, duke tundur lehtëfletët, si veshët e një kafshe shtëpietë dashur. Nuk doja të përdorja fjalën‘deja vu’, se ai man mundej vetëm të‘proftaste’, mundej vetëm të ‘mbintepapritur’, pas një botanike të çudit-shme, i paraprirë prej lidhëses py-etëse ‘nga’:Nga na mbive papritur? -i sjellë që nga larg me vig të plago-suri, mbartur në shpatulla të regju-ra me arkivole dënesash të vjetra.Ishte një pemë shënjëtare, edhe pseishte man tjetër soj, me një lëvorealiene. Mora një frut të vogël, e pro-vova, ishte vërtet i pabërë, nuk podonte të luante me mua asnjëparabolë e fabul (Mund të vizitojëedhe ndonjë dhelpër madje, kur biedëborë.), dhe prapë mbetej man, gjin-ia Morus, si ai tjetri, pema forma-tive në atjedikur. Kaq u desh që t’ibëja agjentit kërkesën tjetër për kri-teret e tij të kërkimit: “Dua shtëpime man në oborrin e përparmë”. Aiçakërriti sytë nga kjo, me sa duketkërkesa ishte aq e çuditshme, saqëpërmbajtja profesionale u thye si njëtra i vjetër, i ngrënë me durim ngakrimbi. Megjithatë, pasi e gëlltitihabinë si të ish vaj peshku, tha atëfjalën më të përshtatshme në botë:“Kuptoj”, dhe pasi u mendua pak,plotësoi: “Gjë që bëhet”. U ndjevavërtet mbret, aq sa më mbuloi njëdjersë e hollë sikleti rishtar prej abu-zimit të pushtetit. Çfarë do të kërko-sh më, iu gërmusha vetes, mos doedhe pusin e vjetër dhe ullirin mepjergull përsipër tani? Njëra ngavetjet më të papërgjegjshme, ajo qënuk e doja vërtet, ajo që përgjigjejpër kënaqësitë e mbrapshta patipafytyrësinë të më përgjigjej dobët:Pse jo?

Shtëpi me mana në oborrin e për-parmë për çudi kishte. Agjenti për-dori gjithë lidhjet në rrjetin profe-sional. Ato gjendeshin gjithnjë e mëlarg, dhe çmimi i tyre po rritej nëmënyrë shqetësuese, por agjenti ish-te i përkushtuar. Do ta gjej atë qëkërkon, tha. E di që një shtëpi (s’ithonë kot e ëmbla shtëpi) është in-vestimi kryesor i njeriut në jetë, dhekjo jo vetëm në jetën reale (nuk qu-het kot “real estate”), por edhe nëëndrra (s’i thonë kot “Americandream”), pra i mirëkuptoj kërkesate tua.

“Në këtë nivel çmimi që kemi ar-ritur tani, s’ka pse të mos kërkojmëedhe pishinë”, tha me ton praktikagjenti.

“Pishina nuk është aspak e rëndë-sishme,” i thashë, “nuk luan asnjërol, ç’është e vërteta.”

Aty erdhi përsëri ajo “Kuptoj” emrekullueshme e agjentit.

“Por a ka mundësi që shtëpia tëketë avlli?” e pyeta. M’u desh t’iashpjegoja pak avllinë, pasi në zonatsuburbane avllia është e rrallë, nëmos e paqenë, ose e mpakur në gard-he industrialë, nga ata që sfidojnëçdo proverb duke mos pasur asnjëvrimë.

Agjenti u vrenjt nga sfida dhepërqendrimi. “Do të na duhet tëkërkojmë përtej shtetit tonë,” tha.“Dhe shteti ynë është vërtet i madh.Dhe çmimi për ‘property’ të rrethua-ra është vërtet shumë i shtrenjtë,tani po flasim praktikisht për man-sione...”

Filloi të kërkonte nëpër dosjet eveta kompiuterike, pa harruar tështonte për forcë zakoni: “Bëhet, pat-jetër!”

Nuk di a vetëm e mendova apoedhe ia thashë me zë psherëtime:“Gjeje të jetë në rrugë të verbri,”duke e përkthyer asisoji shprehjenatavike dhe fatale ‘qorr sokak’.

Unreal estatepër të ndërtuar blloqet e shtëpive,tëcilat përçonin një ndjesi kauçukudhe kazerme. Iu afruam godinës, ecila më shumë se e vjetër u dha mereumatizmë. Ankimet e menteshavetë saj ishin kalcike. Një erë karak-teristike që e jep vetëm vjetërsia m’irrahu hundët si një kamzhik i ver-bër kalin e mirë. Nuk ka gjë më mepersonë se sa shtëpitë, me përjash-tim ndoshta të makinave. Kjo ‘prop-erty’ m’u përqas si një plak nga ver-iu që rrinte mbështetur pas murit tënjë dyqani riparimi këpucësh tekshkolla Fan Noli në Tiranë, një plakqë mëtonte të ishte i verbër, mbasepër t’u hequr si bard, ndërsa këngëtqë këndonte ishin disa vargje tëndyra me dialekt geg, nga të cilatvargu “cic më cic, o jan bashkue”më është pirografuar në tru. Jelekui atij plaku nuk ishte larë kurrë.Eposi i kreshnikëve dhe MitrushKuteli i pafan mirëfilli ndjenin tradh-ti.

Nuk mund ta dija që agjentët tëtregojnë shtëpinë më të keqe nëfillim, si për të matur pulsin, apo përt’i bërë shtëpitë e tjera që do të tre-gojnë më pas, të duken më të buku-ra. Ndikimi i sfondit është i njohur.Vajza të pabukura të pasura pagua-jnë shoqëruese edhe më të pabuku-ra që të rrinë me to, thjesht për këtëefekt. Vlera utilitare e shëmtisë ësh-të edhe më e patundshme se ajo ebukurisë, pasi asaj nuk i duhet tëbëjë asgjë, vetëm të ekzistojë. U lar-

menteshat vuve, vetëm dyshemejanë vende të caktuara kërciste lehtë.Është e pashmangshme, sqaroiagjenti, nuk ka dysheme druri tëmos jepet diku(r), kuitja e drurit ësh-të si rrudhat e burrit kur plaket, porpa shiko detajet në arkitekturë, sotnuk ndërton më njeri kështu... I kalo-va të gjitha dhomat në revistë dhesyri më mbeti tek një shpatull muriku kishte shenja me laps plumbi,matje të një fëmije që rritej, përanashshenjave jepej gjatësia dhe data për-katëse në progresion rritës. Ishtefëminia e dikujt tjetër, diçka engrohtë, por që nuk bëhej dot e jot-ja. Të dukej sikur ti vetë nuk kishekaluar nëpër ato gjatësi. Ngrohtësie huaj apo ftohtësi e jotja?

“Ajri i kondicionuar është zëv-endësuar vjet,” sqaroi ndërkaqagjenti.

Shtëpia tjetër ishte, siç duhej pri-tur, edhe më e mirë. Shushurimat ekurorave gjigande të pemëve, pyllinë oborrin e pasmë, përroi që gjar-përonte përfund, të gjitha këto ishinfare afër gjësë së përsosur.

“Në dimër nuk është çudi që nëpyllthin prapa shtëpisë të bujtindrerët,” tha agjenti. “Mund ta viz-itojë edhe ndonjë dhelpër madje, kurbie dëborë. Ndërsa zogj e ketra katërë vitin.”

Menteshat ishin të heshtura,ndërsa dyshemetë, si për të vërtetu-ar agjentin, kërcisnin aty-këtu.Vërtet, një dysheme që s’bën zë, ësh-

tur ashtu, nën shikimin e kopaçesqë bëhet prush, digjet për ty, por këtëti nuk ke se si e pse ta dish, agjent.Sigurimi kundër termiteve dhe kon-trolli i rregullt për to, përmendej mepërparësi në përshkrimin fillestar tëçdo oferte.

Agjenti erdhi me një listë tjetërshtëpish. Ato kishin trarë të duk-shëm, dhe vërtetë ishin më të shtren-jta. Trarët ishin të llakuar dhe tëmbërthyer me lloj-lloj bullonash dhepafkash metalike dekorative, që tëjepnin edhe ndjesinë e solides. Ndon-jë gozhdë e ndryshkur trari do tëkishte qenë mrekulli, mendova, engulur përgjysmë, jo nga shkelesh-koja e ndërtuesit, por me qëllim, përtë varur ndonjë shakull salçe (evërteta, autentikja, jo si salcat e sot-me, ku ç-ëja e origjinës është degrad-uar në një c-ë të mjerë industriale),ndonjë varg hudhrash kundër syrittë keq a vampirëve, apo pastërma.

Në njërin nga ambientet pashëçentro të punuara me grep, çka iashtoi sakaq vlerën ‘propertisë’ nësytë e mi. Mirëpo çdo gjë e luajtshme,çentro, piktura, tryeza e shtretër,nuk quhej pjesë e shtëpisë. Trarëtishin tjetër punë. Pra, mund tëkërkoje shtëpi me trarë të dukshëm,por nuk mund të kërkoje të tilla meçentro të vjetra, të bëra vetë, me grep,nga duar mamaje. Çentrot nukmund të hynin në kriteret e kërkim-it. Në oborrin e përparmë të asaj sh-tëpie kishte edhe një pemë, që kur iu

Page 7: Amaneti i Norbert JOKLIT, ruajtur nga Eqrem Çabej · të shquar në fushë të gjuhëve indo-gjermane dhe sllave; ai ishte "au-tor i një fjalori ende të pabotuar në gjuhën shqipe",

E diel, 25 Qershor 2017 - 19LETËRSIA SHQIPTARE

PPOEZIA

Përmbledhja poetike “Shkreptimë e tjetër moti” është prurja më e re e Demir Gjergjit, nëpërmjet shtëpisë botuese“Onufri”. Një vëllim me më shumë se 400 faqe, ku përfshihen krijimet e përzgjedhura të këtyre 4 viteve të fundit.Larmi formash e motivesh që të përcjell në përkushtimin e autorit ndaj poezisë si dhe këmbënguljen për të komuni-kuar në atë që ai konsideron si stil bashkëkohor...

NGA DEMIR GJERGJI

Avull frymeKur më duhesh e s’të kam,A e di se ç’bëj?Avull fryme lë në xham,Skicoj syrin tënd.

Dhe me atë sy shoh jashtëBotën dimërore.Kështu ndjej se jemi bashkë,Frymë e fjolla bore.

GadishulliTi vure gishtin në hartë,Mbi sqep të gadishullit të blertë.”Këtu do ta gdhijmë këtë natë,Nën hënën e zënë nga retë”.

Pa pritur muzgun të binte,U nisëm në mjegull pa mendje...Pas hijet na ndiqnin si xhinde,Tek putheshim udhës, në rendje.

Gadishulli humbi në natëDhe pamjet i zhdukën përqark.Ti vure prapë gishtin në hartë:”Këtu do të jemi pas pak”.

I shkuam tokës në fund...U ndezëm, u fikëm, u çmendëm...Gadishulli s’dukej gjëkund,As udha e gjatë, nga erdhëm...

AirlineSi gjysma molle bashkë u ndamë...Pas pak rëndesën do ta flak.Ndjesi prej flatrash ndjej në krahëSi dinozaurët e lashtë.

Më duhet veç një rit i thjeshtë,Të futem në mitologji,Të humb në çast instinkt e peshë,Të ndjehem befas perëndi!

Tani, më lehtë se një kometë,Do tretesha në yllësi,Planetin tim ta humbja krejt,Nëse atje s’më pret më ti!

Peizazh pa hijeNjë mur i ndan ballkonet rozë.Përballë, i njëjti mal me borë.Si poezi e kthyer në prozë,U bëmë thuajse të rëndomtë.

Kthjelluar krejt me njëri-tjetrin,

Si peizazhe pa një hije,Rutinë e themi mirëmëngjesin,Me buzëqeshje kortezie.

Ndërkohë ti lutesh vetmevete:Një mal i lartë mes nesh të ishDhe unë po ëndërroj në heshtjeNjë oqean pa anë midis.

Të heshtin linjat, celularët,Avionët bashkë me internetin,Gjithçka të zhduket nga radarët,Të mos e dimë njëri-tjetrin.

Mbi tokën nudo peizazhet,Nga pyjet do blerojnë sërish,Prania jonë kështu do shfaqetMe tjetër urdhër perëndish.

Faikoi-Elips-1.Brofi faikoi!Shkundi hijenE shkoi.2.Mbi dritë, shpirtëra, gjeth,Hija s’di ku rend...Si kujtimi ytPërmbi mua shkel,Qiell prej meje del...3.Shpendi pingul zbret,Mbi hijen,Prenë e vet!

Azil00, oraBie në azil,Harron, hapet porta,...s’ka as “Hyrë!”, as “Dil!”.

Tej, në prill, puhiza,Ikën mbi tërfil...Lëri ëndrrat, Liza!...Ah, aziL, aziL!

Mëngjesi i nesërm,E djeshme po vdes.Yjet shuhen vetëmNë qiellin varrezë!

Në sy MonalizaVyshk një trëndafil.Lamtumirë, Liza!Ah, aziL, aziL!

00, jetaKukull në azil.Derën e mbyll era...Çohu, shpirt e dil!

Pa mua- Deradës, sime bijë -Ngjitesh qiellitPa mua,Mjellmë me flatra të huaja.Të fshihem,

Të fshij nga kujtesa,Nga frika, mos flatratI lodh e i mposht rëndesa...

Pema u pre!Pema u pre!Mijëra gjethe u dergjën përdhe.

Mijëra gjethe dhe pesë fole.

Hapësira, ku ngrihej kurora e saj,Braktiset nga engjëjt, banohet me djaj.

Pema u pre!Miliona milingona në luftë të re,Miliona milingona dhe një dre në fre.

Ninulla e lumit ka heshtur në pllajë:Në fund, shkretëtirë, në majë, akullnajë.

Pema u pre!Dhe vendin e saj e zuri një re.Një re e zemëruar, me gjëmë e rrufe.

Toka pa hije, pa vjeshtë e pa maj,Kalb rrënjët e thella nën qiellin pa skaj!

Pema u pre(h)!Tej jetëve tona, e shtrirë atje,Pa klithma e kuje në vdekje po fle.

Kortezh kortezieAsgjë s’do të ndodhë ndër ne,Nga ato që mendojmë,Nga ato që s’mund t’i shmangim,Nga ato të vetmive të verbra!

AsgjëS’do të ndodhë,Asgjë!

Fjalët filtrohen frymës,Vështrimet kthjellohen retinës,Shpirtrat shembem greminës!

Asgjë s’do të ndodhë,Nga ato të qelive të errëta,Ku vuan e ngujuar vetvetja!

Fati i fazanitVarur këmbësh brezit mbushur me fishekë,Me tri saçme, mikroçipë trupit të pajetë,Flatrangrirë tundet udhë pa udhë, shkurreve.Pikë-pikë pikon gjaku nëpër sytë e luleve.

Braktisur nga fryma,Gjaku po e lë,Pas pak puplat do të fluturojnë tjetërkund,

Pa të.

Muskujt, lëkura, yndyra,Të brendshmet me gjithçka,Kafshohen me shije, gëlltiten me hireDarkave të mëdha.

Përgjysmë shpend i mjerë:Gjërat e qiellit, në qiell,Tokësoret për gjellë!

Gjah thëllëzashLajthishtës së largët, matanë mrekullive,Ngre gracka thëllëzash njeriu i çudive...

Piqen thëllëzat e zëna, shkunden foletë mevezë,Lajthit lajthishta e largët, tryezë e shtruar meshpezë.

Kalimi i AkrokerauneveDeti, shkulm e shkumë,Malet me stuhi.Këtu mbërrita unë,Ku më prisje ti!

Syri shpon si heshtë,Fryma djeg vetminë.Dallga ngrihet kreshtë,Përmbi Vetëtimë.

U puthëm... U ndamë!

Kalorës në revan,Ngarkuar me dimra,Të tjera maja pamë,Të tjera vetëtima.

Ty mjegulla të treti,Tek ikja mbi gremina...Dallgët zmbrapste deti,Ku shembej Vetëtima.

Takoj Demir GjergjinKur ndjehem keqDhe vetes këmbëzën jam gati t’ia heq,Demir Gjergji më gjen, tek vjen prej mëkatitI lodhur nga bëmat e natës së shtratit...,(Demiri, që veç për dashurinë tradhtoiDhe spiun i regjur i vetvetes qëlloi),

“Shkreptimë e tjetër moti”

Më rri përballë dhe nis e më rrëfen:- Ajri është ende falas për të gjithë!Në ekspozitën e prillit hyrja është e lirë!Mund të qeshësh sa të duash,Pa paguar asnjë taksë, asnjë cent, asnjë lirë!Kujtimet dhe ëndrrat, s’ka zot të t’i ndalojë,Dhe këngë në Youtube free mund të dëgjosh,Ndërsa plumbi kushton sa një simite,Dhe koburja as nuk shitet as nuk blihet!Funerali kërkon pjesëmarrje, zi edheshpenzime,Ndaj merr frymë si unë, kundro tablotë eprillit,Qesh sa të mundesh, fishkëlle për vete,Kujto atë që deshe, ëndërro atë që do!Sa kohë në çmendinë të kërkojnë paraDhe vendprehje në varreza ka ditë që s’ka!-

Kështu,Sa herë ndjehem keq,Gishtin nga këmbëza Demiri ma heq.

Pinoku(Vijon nga libri i parë)E fali peshkaqeni,E gëlltiti qyteti,Pinokun pa mend e pa send.

Tretet ngadalë rropullive të trafikut,

Plëncit të dikastereve, zorrëve të metrove,Jshtëqitet nën urën e fundit.

Shpendi i padukshëm,Më tej ngul sqepin në lumë.Pi ujë me tretësirë PinokuDhe ngrihet qiellit në flur.

Sheh poshtë PinokuMe sy të vegjël prej zogu:Dhe krejt i habitur thërret:”Me Edenin ngjan ky qytet”!

Dita VIIIZogjve u rëndojnë flatrat,Drurëve u rëndojnë çerdhet,Detit i rëndojnë barkat,Jetës i rëndojnë vdekjet.

Vijon në faqen 20

Page 8: Amaneti i Norbert JOKLIT, ruajtur nga Eqrem Çabej · të shquar në fushë të gjuhëve indo-gjermane dhe sllave; ai ishte "au-tor i një fjalori ende të pabotuar në gjuhën shqipe",

E diel, 25 Qershor 201720 - MEA CULPA

…nga numri i shkuar"Milosao" e këtij numri ishte e

ngarkuar me histori, por që kapnin rraf-she të ndryshme. Shkrimin kryesore emori argumenti për Historia e KOMNI-NO-s, shqiptarit që në 1464 ishte anëtari Këshillit të Madh të Venedikut. Avni Al-cani një kontributor i rregullt i shtojcëssonë e kish trajtuar në aspektin historik.

Berlinit më 31 dhjetor 1988 me pianistinEvgenij Kisi dhe dirigjentin e BPO Herbertvon Karajan, mbetet ngjarja historike më emadhe e të dy 'gjenive'. Koncerti u organi-zua me rastin e festës së Vitit të Ri. Në atëkohë pianisti Kisin ishte vetëm 17 vjeç porinterpretimi i tij në piano ishte tepër ele-gant, tingulli i pianos doli i pastër si kristali,toni i pianissimo ishte i këndshëm dhetërheqës, ndërsa virtuoziteti i pianistit të rishkëlqeu veçanërisht në finale...Janë kaqtë dashuruar të dy me argumentin e tyresa nuk të mbetet asgjë tjetër veçse t'i res-pektosh për ndihmën e tyre. Gjithsesi prob-lemi me gjuhën shqipe, duhet rregulluardisi. Është përdorur jo mirë terminologjia.Pianissimmo...Piano-koncert, koncert-pia-nist, balet-danser dhe fortepiano mund tëthuheshin më mirë si koncert për piano,pianist (koncertal), balerin dhe pianoforte,por jo fortepiano, sepse kemi qenë më afërItalisë dhe e kemi huazuar këtë fjalë që në

fillim, na bëri një vërejtje logjike studiuesjaIna Arapi.

Redaktori në këtë numër futi shkrimine kolegut të tij serb Sasha Ciriç që i kush-toi në numrin e kësaj radhe të Betonit (re-vistë prestigjioze letrare serbe) botimit tëdisa autorëve shqiptarë. Fatos Kongoli,Luljeta Leshanaku, Bashkim Shehu dheArian Leka ishin mes autorëve. Madje kyi fundit edhe ishte prezent në mbrëmjen ebërë kushtuar letërsisë shqipe.

Sazan Goliku na kish dhuruar një cikël,me të cilin ai përshfaq shqetësimet e vetapërmes një figuracioni të kujdesshëm. Nukduket poezia si kali i tij i betejës.

Kurse pak poezi të tjera i takonin, njëautori që jeton në Britani. Ndrek Gjini men-donte se nuk do botohej kurrë në shqip.Autori që shkruan në dy gjuhë është nd-jerë i ngazëllyer me botimin..

Vetë redaktori kuturisi të bënte njëshkrim kushtuar hapjes së dosjeve në

Polonia. Kjo e fundit, në ditët e sotme,ka dhënë një nga rastet më intere-sante të përballjes me të shkuarënpërmes artit. Dhe, mënyra sesi në artpasqyrohen kujtimet, në jo pak rastefillojnë me vendin ku ndodhi dikur ng-jarja apo momenti që ngjall kujtesënpër artistin. Poeti polak Tadeusz Gaj-cy, nga të parët, do të nënvizonte nëveprën e tij se Polonia ka vende tëpanumërta kujtese, që lidhen me datatë dëmeve që i janë bërë popullit po-lak, vende ku janë përjetuar traumakombëtare, pa harruar edhe vendet efitoreve të lavdishme...Autori mendonse bëri një punë jo shumë të madhe,por aspak ta pavlerësueshme përkëtë numër...Mendojmë se numri ishtei mirë por nuk mori vëmendjen eduhur...dhe ky quhet realisht trishtim.Layout nuk ishte shumë i motivuar përnumrin.

NGA BEN ANDONI

Ndryshe nga përpjekja përtë bërë një letërsi të ashtuquajtur ndryshe, plot

eksperimente forme dhendërthurje tekstesh, ku mungontematika për hir të kinse mod-ernes, autori i “Hide mbi kall-drëm” është drejtuar kah njërësprej hapësirave më sakrale të sho-qërisë shqiptare. Ajo ka të bëjë mejetën e brendshme të fshehtë tëshoqërisë shqiptare dhe kjo eparashtruar në një periudhë ko-hore, ku edhe historia e letërsisëdokumentare nuk është se nandih shumë. PEGI duhet vlerë-suar për përpjekjen e vet të përko-rë që ta mbështesë autorin nërrugëtimin e tij.

Periudha kohore e paraluftëssë Dytë Botërore, ku e ndërtonhabitatin e vet romani i autoritTom Kuka, është interesant përmetropolin ende qytezës të shtetitshqiptar, Tiranën që mezi sapo ika mbushur dy-tre dekada jetë.

Libri ka një kompozicion tëndërthurur në mënyrë të rregullt,ku rrëfimi është në vetën e tretë.Personazhet e romanit janë nëkërkim të një ngjarje vrasje, metë cilin autori hap librin, dukeshënuar që në fillim pikën engjizjes së subjektit. Në formënsesi e ka zgjidhur, autori duket seështë tejet pro-klasikes sa i për-ket kanoneve të letërsisë, teksanë frymën e letërsisë së AgathaChristie e mbars ngjarjen e tijduke të lënë të pezullt deri në fund.

Libri ka diagramën e zhvillim-it të romanit klasik. Prezantimi ingjarjes, që shoqërohet edhe mepërshkrimin indirekt të mjedisitdhe personazhet, zhvillimi, pikae ngritjes dhe në fund zgjidhja.

Vrasja e grekut Andon dhe jetae tij e fshehtë e mban fillin që mun-dohet të çtjerrë në vepër Di Hima,personazhi kryesor dhe figura e

ropolit shqiptar. Elementi i kohësështë fare mirë i përcaktuar.

Megjithatë në atë nivel ku gjen-det Shqipëria e varfër e kohës e qëna sjell autori, kjo e ka një justi-fikim. Realisht është një kohë epanjohur që ty të fanepset nga fil-mat e dikurit që evokonin atëkohë, por në prizme të tjera, e kjopasqyrë vjen nga figuracioni meprindër që i përcjellin me dëshirëne tyre vajzat në dyert e pasuna-rëve, familjarë që dinë mirë se kupërfundojnë nipërit e tyre, apo tu-torët alla-shqiptarë dhe deri te in-çesti.

Ashtu si e thamë më sipër du-het vlerësuar se autori di të ruajëdinamikën e veprës së tij që ka njëkadencë të përcaktuar dhe që nuke cenon asfare pjesën tjetër të ve-prës. Nuk rëndohet me mbiemradhe sqarime, që ta ulin pezullin eveprës, por ato t’i lë ti zbulosh ngandihma e vet e kursyer. Pse Hidembi kalldrëm? Këtë mund tashpjegoj më mirë autori, porndoshta ndikimi që ka formimika bërë që metafora e titullit tësjellë këtë lloj ëmbëlsie të dënuarnë një mjedis të ashpër. Mbase kjotë përcjell te një prekje e lehtë nëdisa cekje të letërsisë së realizmitmagjik në Shqipëri, sa i përket rit-mit dhe disa motiveve por aspakmbi kanonet e këtij sistemi. Tek efundit realizmi magjik, me duku-ritë e veta specifike, mund ta shi-josh në çdo vend dhe nga kudomund të zbulosh dukuritë speci-fike. Në fakt, në këtë roman kemimë shumë një neo- realizëm,

shfrytëzuar në një kohë tjetër.Interesant përdorimi i pseud-

onimit Tom Kuka, si autor i veprës,por edhe si personazh skajor, qëgjithsesi përbën një vëzhgues tëqetë të situatës, që përcjell embramja. Ndërkohë ngjizja e fab-ulës të përball me një formë shumëtë këndshme sa i përket linjës tëromanit që ndjek vrasjen, por mëshumë operacionin që bën ndër njënga fenomenet më të dhimbshme tëkohëve për shqiptarët: seksualitetine fshehur. Ndoshta operacioni mundtë shkonte për më shumë kah idevetë Jungut, por autorit me sa duketnuk i intereson kjo.

Ajo që e bën fare të afërt me ko-hën tonë është se libri përcjell frus-trimin tonë para të vërtetës dhevesit, që nuk mund ta frenojmë. Nënjë farë mënyre, ti shikon një llojstepje para së të vërtetës por edheindividin shqiptar që do drejtësinë,e që nga ana tjetër e ka të pamun-dur në një shoqëri ku janë të gjithëtë frustruar. Shqipëria e Tom Kukësështë Shqipëria që e kemi para syvee frustruar dhe gjithnjë askurrëvetvetja.

Nëse do t’i referoheshim librit ngastili atëherë ai duhet konsideruarsi i kujdesshëm, i rrjedhshëm që eruan sensin e masës përmes për-dorimit në tekst. Megjithë kontrib-utin e leksikut, duhet thënë se du-het të kishte pak më shumë fjalë ar-kaike dhe figuracione të Shqipërisësë Mesme që i shkonin më shumëasaj kohe. E kjo e mirëkuptojmë sepërbën një detyrë të vështirë, kurmungojnë fjalorë leksikorë të di-alektologjisë. Gjithsesi këto janëmë të paktat, për një roman që eshijon dhe e lexon menjëherë.

Ky është vështrimi ynë për këtëhistori të përfshirë në një cepëz tëBallkanit, që dikur ka qenë pjesë enjë perandorie të madhe, e cila latë plazmuar shenjën e vet nëlëkurën e banorëve, që janë endekrenarë për një origjinë që e ndje-jnë por nuk dinë ta shpjegojë.

Moti për së mbari kthehet.

Jetë e vogëlCa e bukur ishe vetë,Ca të bëja unë.Nga u gjend merak’ i shkretë,Fryu e la furtunë!

Ca inatet ndiznin flakët,Puthjet ca më shumë.Ç’qe për ne kjo jetë e pakët,Dallgë apo shkumë?

Ca enigmat ty të ndollën,Ca mungova unë.Ç’qemë ne të dy për botën,Hapa apo gjurmë?

Herë më shfaqesh vjeshtë e vonë,Herë më vjen aromë,Ç’do ta fshehë udhën tonë,Borë a bar i njomë?

Burri i tradhtuarVirgjëreshë e vjetër,Mos ma josh të dashurën,Në të tjerë shtretër,Se s’kam si ta marr hakun...

Djegur në dritëSiç të kisha, ëndërr mbete prapë,Pasi ndrite fort në qiejt e mi.Ndërsa shkoje, gjurmësh mbillje plagëM’i verboje shtigjet me vetmi.

Në mosqenie, prej nga erdhe, ike,Pasi kishim shkuar gjer në fund...Të ndriçuar si burime drite,Krejt nga drita ishim bërë shkrumb.

Ti tani je tjetër ekzistencë,S’je as pamje, as edhe dëgjim.Je Gjithësisë qenia më e fshehtë:Shpirt që digjesh brenda shpirtit tim.

Gruaja e piktoritKur duheshin tinëzDhe putheshin stinës,Ngjyrat çmendeshin,Gjoksit e shpinës!

Tani, kur gjumi përnatë,I ndan si lumi në shtrat,Në qosh të bujtinës,Tjetra futet sakaqBrenda kornizës,Ngjyrat me bujë i shfaq.Përmes ekspozitës!

Orëve të dyndjeve,Në librin e përshtypjeve,Diku, në një skaj,Ngashërimi e saj!

RREVIEW

Nëse do t’i referoheshim librit nga stili atëherë ai duhet konsideruar si i kujdesshëm, irrjedhshëm që ruan sensin e masës përmes përdorimit në tekst të një kadence që i shkonkohës. Megjithë kontributin e leksikut, duhet thënë se duhet të kishte pak më shumë fjalëarkaike dhe figuracione të Shqipërisë së Mesme që i shkonin asaj kohe. Një detyrë evështirë, kur mungojnë fjalorë leksikorë të dialektologjisë. Gjithsesi këto janë më tëpaktat, për një roman që e shijon dhe e lexon menjëherë...

Tej një diskutimi për emrin dhe çkatë grish tek “Hide mbi kalldrëm”

SkedaTitulli: Hide mbi kalldrëmAutor: Tom KukaGjinia: RomanShtëpia Botuese: PEGIÇmimi: 800 LekëFaqe: 144

intelektualit shqiptar shumë ide-alist, por gjithsesi edhe vetë in-direkt pjesë përbërëse e kësaj sho-qërie të prapambetur që po bënhapat e para në zhvillim. Hima, sinjë nga personazhet kryesore, jovetëm zbulon nga momenti nëmoment shtjellën, por pas çdo ng-jarje hetimi na përshfaq faktin semarrëdhëniet e seksit që gufojnënë këto shtëpi të qytetit të tijmbajnë jo vetëm forcë dhe inter-ese, porse nga ana tjetër tregonqejfin e shfrenuar, lapërdhinë, enëpërkëmbjen që shkon deri nëshpërfytyrim në shoqërinë e met-

Kuptohet se mungonte disi rrëfimi shumëprofesional historik, por me aq mundim saështë bërë duhet menduar si kontribut. Nëamullinë që përcjell argumenti, autori shtoise: Zgjidhjen e kësaj pyetjeje, sa i përketKomninos, do ta gjejmë te dokumenti qëshoqëron emblemën, ku kemi një detajshumë interesant e të rëndësishëm, i cilido të na çojë në zbulimin e enigmës sonë.Aty shkruhet: "Komino i derës së ZotitRetini të Shqipërisë mbi Skuteri, Zot nëanët e atij vendi" (nënvizimi im-A.A.), qëdo të thotë se ky Komino ishte zot jo nëSkuteri, por mbi të..., na thotë autori, qëmund ta zgjidhte pak në mënyrë më tëthukët.

Sul Gragjevi me Harallamb Fandin, dymiq të Milosaos kishin sjellë një histori tëperformancës më të madhe historike nëpiano. Dhe, emri i Herbert Von Karajn nuklë fare dyshim për këtë argument. Ja çfarëshkruajnë autorët tanë: Performanca e

Stili i rrëfimitLibri ka një kompozicion të ndërthurur në mënyrë të rregullt, kurrëfimi është në vetën e tretë. Personazhet e romanit janë nëkërkim të një ngjarje vrasje, me të cilin autori hap librin, dukeshënuar që në fillim pikën e ngjizjes së subjektit. Në formën sesie ka zgjidhur, autori duket se është tejet pro-klasikes sa i përketkanoneve të letërsisë, teksa në frymën e letërsisë së AgathaChristie e mbars ngjarjen e tij duke të lënë të pezullt deri në fund.

Vijon nga faqja 19

NGA DEMIR GJERGJI