Ali Halebiu Dje Dhe Sot

23
A A l l i i H H a a l l e e b b i i u u d d j j e e d d h h e e s s o o t t Pasqyrë e ndryshimit të çuditshëm që pëson natyra njerëzore nën ndikimin e parave Dedikuar partizanëve të Halebiut © http://albanmalaj.multiply.com/

description

Ali Halebiu dje dhe sot:Pasqyrë e ndryshimit të çuditshëm që pëson natyra njerëzorenën ndikimin e parave

Transcript of Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Page 1: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

AAllii HHaalleebbiiuu ddjjee ddhhee ssoott

Pasqyrë e ndryshimit të çuditshëm që pëson natyra njerëzore nën ndikimin e parave

Dedikuar partizanëve të Halebiut

© http://albanmalaj.multiply.com/

Page 2: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 2

‘Ali Halebiu dje dhe sot

Bismil-lah, ues-Salatu ues-Selamu ‘ala Rasulil-lah, Ue ba’d: Ka thënë Sufjan eth-Theurij rahimehullah: “Pasuria është sëmundja e këtij Umeti, ndërsa Dijetari është doktori i këtij Umeti. Por, nëse doktori ia jap vetes së tij atë sëmundje, atëherë si do t’i kurojë njerëzit?” Sijer E’alamin-Nubela`, 7/243. Ka thënë dikur Ali Hasen el-Halebi, personazhi të cilit i dedikohet ky monograf ku pasqyrohet ndryshimi i çuditshëm që pëson natyra njerëzore nën ndikimin e parave:

عباد الدنیا والراضخون لزخرفھا ، فإنھم الیبالون كیف یجمعون األموال

الیبالون بباطل من القول وزور یلقونھ بعباد اهللا ! بحرام أو بحالل ! ونشرا لباطلھم وترویجا لبضاعتھم ! حین الغافلین ، رفعة ألنفسھم الصالولكن إن ربك بھم علیھم وھو سبحانھ لھم !! وإرضاء الھوائھم !

.بالمرصاد “Robërit e dynjasë dhe ata të cilët i janë nënshtruar bukurive të saj s’duan t’ia dinë qysh i grumbullojnë pasuritë! Me harram apo me hallall! Nuk duan t’ia dinë nëse i fitojnë me batil (padrejtësisht) apo me fjalë të rreme të cilat ua hedhin robërve të mirë e të padjallëzuar të Allahut, për të ngritur lartë vetet e tyre! për të përhapur Batilin e tyre, për të promovuar mallin e tyre, duke kënaqur epshet e tyre!! Mirëpo Zoti yt është Mbikqyrës mbi ta dhe Ai – i Përsosuri nga çdo e metë, u rri në pritë.” [Aadab Tahsijl el-‘Ilm, fq.70]

Dhe ka thënë gjithashtu:

این أولئك الذین امتطوا الدعوة لمآربھم الشخصیة ، وحقوقھم الذاتیة ،

.فلما حصلوا انفضوا ، فكشف اهللا خبیئتھم وفضح سریرتھم “Ku janë ata të cilët i hipën davetit për përfitimet e tyre individuale dhe drejtat e tyre personale, dhe kur arritën atë që donin u demaskuan dhe e zbuloi Allahu mashtrimin e tyre dhe e nxorri në shesh atë që ata e mbanin të fshehur.” [ed-Durar el-Galijeh, fq.16]

Page 3: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 3

Në këtë shkrim do të risjell deklaratat e Ali Halebiut në kohët e vjetra, në kohët kur ai ishte i rreshtuar përkrah Selefijinëve në luftën kundër armiqve të Davetit Selefij.... derisa krejt papritur Halebiu ndryshon shenjestrën dhe i kthen shtizat ndaj Selefijinëve, ndërsa parzmoren e tij e vë në mbrojtje të armiqve të Selefijinëve! Çfarë ndodhi kështu?!!! Ra në fitne o vëlla. U përpi i gjithi nga fitneja e epsheve dhe shubuhateve. Me pak fjalë... të gjithë fajin e ka paraja! Me pak fjalë, ishte Turathi i Kuvajtit që bleu Halebiun me gjith Selimin e famshëm të Shamit duke u dërguar çeqe njëri mbas tjetrit. Konsumimi i parave të Turathit la pasoja të thella tek Halebiu dhe anëtarët e tjerë të qendrës duke ua shtuar babëzinë dhe tamahqarllëkun, aq sa e shitën fenë e tyre dhe vetet e tyre tek kutbijunët. Dhe jo më kot kanë paralajmëruar Selefët për rrezikun e atij që ushqehet me sadakatë e njerëzve. Ka thënë Sufjan eth-Theurij rahimehullah: “Dhe ai që ha nga ndyrësirat (sadakatë) e njerëzve flet me teka e epshe, duke u pajtuar me njerëzit nga frika se mos ata e braktisin. O vëllai im! Sikur te merrje ndonjë gjë nga njerëzit, ti do të mbash gjuhën [duke mos ua thënë atyre të vërtetën] dhe disa njerëz do t’i nderosh kurse disa të tjerë do t’i përbuzësh pa marrë parasysh dënimin që mund të të kaplojë në Ditën e Ringjalljes. Sepse vërtet, ai që të jep diçka nga pasuria e tij, në të vërtetë ai të ka dhënë ndyrësirën e tij.” [Hiljetul-Eulija] Dhe ka thënë Imami i Xhihadit kundër hizbijunëve sot, Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij hafidhahullah, duke nënvizuar faktorët e degjenerimit të fitnes së Halebiut dhe bandës së tij:

“Kjo fitne e tyre kishte disa shkaqe: 1 – Pasioni për marrje të kryesisë dhe udhëheqësish, i cili i shtyu që të shiten superior ndaj dijetarëve, të mundohen t’i rrëzojnë ata, të përpiqen t’i fusin nën ombrellën e vet të rinjtë selefij e t’i udhëheqin drejt shkatërrimit dhe të vendosin parime për ta realizuar këtë qëllim duke bërë përpjekje të pandërprerë që t’i devijojnë të rinjtë. 2 – Vërvitja pas pasurive dhe dashuria ndaj dunjasë është ajo që i bërë bishta dhe ushtarë të pronarëve të pasurive, siç janë shoqatat hizbije politike dhe të tjerat, të cilat ndiheshin ngushtë nga selefijtë dhe ata që e kritikonin partishmërinë e tyre dhe i kritikonin udhëheqësit e tyre të devijuar si Sejjid Kutbi, elBenna dhe kokat e Ihuanul Muslimunëve dhe Xhema’atu etTeblig.

Page 4: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 4

Shumë prej pasurive që shoqatat hizbije i mbledhin në emër të jetimëve, fukarenjve dhe të prekurve nga sprovat, derdhen në xhepat e Halebiut dhe partisë së tij. Ata dhe pasuesit e tyre e meritojnë Fjalën e All-llahut të Lartësuar:

” للسحتسماعون للكذب أكالون“ “Ata janë dëgjues të gënjeshtrës dhe e hanë me kënaqësi të madhe atë që është e ndaluar.” (elMaide: 42) Prandaj, nuk gjen te ky grup kujdes ndaj ngrënies së pasurisë së huaj dhe as kujdes ndaj gënjeshtrës, mashtrimit dhe dredhive kundër menhexhit selefi dhe kundër atyre që bëjnë durim ndaj devijimeve të tyre vite e vite me radhë. 3 – Mendjemadhësia, që është nënçmimi i njerëzve dhe refuzimi i të vërtetës, siç e ka sqaruar i Dërguari i All-llahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. Kjo mendjemadhësi – pjesë e së cilës është nënçmimi i dijetarëve të Sunnetit dhe refuzimi i të vërtetës së qartë, parimeve dhe menhexhit që e kanë ata – vërehet nga ana e të zgjuarve. Ajo shihet se si i ka shtrirë krahët në qëndrimet, fitnet dhe fjalët e tyre që ndërtohen mbi mburrje dhe inat. Kur njeriu i mençur, i drejtë dhe i pastër ta kuptojë gjendjen e këtyre, atëherë nuk habitet pse ata gënjejnë, tradhtojnë dhe i rrotullojnë faktet, duke e bërë mizorin të shtypur dhe të shtypurin mizor, të kotën të vërtetë dhe të vërtetën të kotë.” [Përkthyer nga Xhemal Jakupi]

Sido që të jetë... Përballja e deklaratave të vjetra të Halebiut me deklaratat e tij të sotme janë një dëshmi e qartë e devijimit të tij bashkë me ata që shkojnë shtegut të tij. Dhe për selefiun e mençur e të sinqertë mjaftojnë këto deklarata si argument të devijimit të Halebiut, sikurse thoshte Imam Albani rahimehullah:

“Kërkuesit të Hakut i mjafton vetëm një argument, ndërsa pasuesit të epshit nuk i mjaftojnë as njëmijë argumente.

Injoranti merr mësim, kurse pasuesit të epshit nuk kemi çfarë t’i bëjmë!"

Page 5: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 5

Për Adnan Ar’urin: Ka thënë ‘Ali Halebiu në lidhje me Ar’urin: “Kur i përcolla Shejkhut tonë el-Albanit hafidhahullah diçka rreth argumenteve të Shejkh Rabisë në kritikën dhe refuzimin që i bën Adnanit, ai tha: “Këto çështje (për të cilat ai është refuzuar) janë të vërteta. Është obligim për Adnanin që t’u përgjigjet atyre me qartësi dhe nuk mjaftojnë vetëm llafet ose që ai të flasë me fjalë të përmbledhura e me shtjellime, ose në mënyrë të përgjithshme apo specifike, e deri në fund të këtyre fjalëve të cilat nuk përmirësojnë e as nuk i bëjnë dobi atyre që janë si puna e tij.”” Gjithashtu, Është pyetur ‘Ali Halebiu për Ar’urin më 28 Ramadan të vitit 1422 Hixhrij (13/12/2001): “Çfarë keni parë ju – Allahu ju bekoftë – në fjalët që janë thënë për Adnan Ar’urin?” Dhe ai u përgjigj:

:جواب الحلبي

لیس عندنا من جدید بعد ما ذكره وتكلم بھ كثیرا فضیلة استاذنا الشیخ ) إذا قالت حذام فصدقوھا فإن القول ما قالت حذام (واألمر كما قیل ربیع

عند اآلخرین شيء من الرد والبیان فلیبینوا ذلك والقضیة كان ، فإذاأما مجرد التھویش ومجرد إلى الحق واإلنصیاع إلیھ ، تنتھي بالرجوع

الكالم ھكذا بصورة أو باخرى للرد على كالم شیخنا أبي محمد حفظھ اهللا .نعم بكل ما وافق الحق، فنحن مع الحق وأھل الحق فھذا ال یصلح

“Nuk ka asgjë të re tek ne pas asaj që përmendi dhe foli mjaft i nderuari profesori jonë esh-Shejkh Rabij’, çështja është ashtu siç kanë thënë, “Po foli Hadhami besojeni sepse ato fjalë i ka thënë Hadhami.” E nëse të tjerët kanë ndonjë gjë për ta refuzuar apo sqaruar, atëherë le ta sqarojnë dhe çështja merr fund duke u kthyer tek Haku dhe duke iu nënshtruar Hakut. Por ama që të bëhen veçse irritime apo llafe kështu, duke paraqitur çështjen kështu apo ashtu për të refuzuar fjalën e Shejkhut tonë Ebij Muhamed (Rabij’ el-Medkhalij) hafidhahullah, atëherë kjo s’është me vend. Prandaj ne jemi me Hakun dhe njerëzit e Hakut në çdo gjë që pajtohet me Hakun. Po.”

Hadhami ishte emri i një vajze në Xhahilijet e cila kishte shikim shumë të mprehtë dhe çonte habere tek fisi i saj dhe ishte besnikja e fisit. Mirëpo, një rast ndodhi që armiku iu afrua fisit të saj për t’i goditur befasisht. Hadhami i dalloi ata nga larg dhe shkoi menjëherë që të lajmëronte fisin e saj. Mirëpo, këtë rradhë fisi i saj nuk i besuan fjalës së saj dhe nuk e morën seriozisht lajmin. Kështu, mbërriti ushtria e armikut dhe i shfarosi që

Page 6: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 6

të gjithë. Prandaj ka mbetur edhe kjo fjalë popullore mes Arabëve: “Po foli Hadhami besojeni sepse ato fjalë i ka thënë Hadhami.” Me shembullin e saj ‘Ali Halebiu përngjason edhe Imamin e Xherhit dhe Ta’dilit, Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij duke thënë se fjala e tij duhet pranuar pasi ai është besnik në fjalën e tij. Dhe thotë sot Halebiu për Ar’urin:

نحن نعرف الشیخ عدنان منذ نحو خمسة عشرة عاما وجالسناه وسافرنا معھ وأقمنا الندوات والحلقات والمحاضرات والجلسات الخاصة

النعرف عنھ إال كل خیر في منھجھ وخلقھ ودینھ وعلمھ وال والعامة،لكن ھل ھو كامل، ال ، ھل ھو مصعوم نزكیھ على اهللا تبارك وتعالى،

خطئ كما یخطئ غیره، ھو یخطئ كما یخطئ منتقده ، معصوم ، ال، ھو ینأخذ الصفوة وندع الكدر، أما : ومنتقده یخطئ كما ھو یخطئ ، كما قلت

أنني مع أن نتحزب ونتشقق ونتفرق، فال وألف ال، وكان لي كلمة، تخطئتي للشیخ ربیع في ھذا األمر

“Ne e njohim Shejkh Adnanin thuajse që prej pesëmbëdhjetë vjetësh dhe jemi ulur me të, kemi udhëtuar me të dhe kemi organizuar seminare, tubime, konferenca dhe takime të veçanta e të përgjithshme, nuk dimë gjë tjetër për të veçse çdo të mirë në menhexhin e tij, në moralin e tij, në fenë e tij dhe në dijen e tij, dhe ne s’pastrojmë askënd para Allahut Tebarake ue Te’ala. Mirëpo, a është ai i përsosur? Jo! A është ai i pagabueshëm i pagabueshëm? Jo! Ai gabon ashtu siç gabojnë të tjerët, ai gabon ashtu siç gabon kritikuesi i tij, edhe kritikuesi i tij gabon ashtu siç gabon ai, sikurse kam thënë: të marrim ajkën dhe të lëmë llumin. Por ama që të bëhemi grupacione, të përçahemi dhe të ndahemi, jo, njëmijë herë jo! Dhe unë e kam thënë një fjalë: me të vërtetë unë e konsideroj të gabuar Shejkh Rabinë tek kjo çështje.”

Page 7: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 7

Për Muhamed Magrauin: Ka thënë ‘Ali el-Halebi për tekfirsin Muhamed el-Magraui:

ویجب علیھ فنقول ھذه األخطاء أخطاء واضحة تخالف منھج السلف

الشیخ المغراوي أن یتراجع عنھا بكل صورة واضحة ، وما یظن أنھ لھ فیھ سلف أو قضیة علمیة یرجع االمر الى العلماء والحمد هللا موجودون

وغیره من واما القضایا التي ھو مخطىء فیھا وبینھا الشیخ ربیع نبل یجب أن جوز السكوت عنھا وال تلمس االعتذار فیھاال ی المشایخ

. یرجع عنھا بكل وضوح وصلى اهللا على نبینا محمد “Andaj ne themi se këto gabime janë gabime të qarta që kundërshtojnë Menhexhin e Selefëve dhe është obligim mbi Shejkh Magrauin që të tërhiqet nga ato në mënyrë të qartë dhe për ato që ai mendon se është paraprirë nga Selefët apo se ka ndonjë çështje akademike, le të kthehet çështja tek Ulematë, dhe lavdi Allahut ata janë të pranishëm. Kurse çështjet në të cilat ai është gabimtar dhe që i ka sqaruar Shejkh Rabij’ dhe dijetarë të tjerë përveç tij, atëherë nuk lejohet heshtja para atyre (gabimeve) dhe nxjerrja e justifikimeve për to, porse është obligim që ai të tërhiqet nga ato në mënyrë të qartë. Allahu dërgofte salavate dhe selame mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin.”

Dhe thotë sot ‘Ali el-Halebi për Magrauin:

و أما الشیخ المغراوي فنحن ال نعلم عنھ إال خیرا و ھو من أھل العلم و

أھل السنة و من السلفیین المعروفین

“Sa i përket Shejkh Magrauit, ne s’dimë gjë tjetër për të përveç khajrit dhe ai është prej njerëzve të dijes dhe Ehli-Sunetit dhe prej Selefijinëve të njohur.”

Page 8: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 8

Për Ebu Is`hak el-Huvejnin: Ka thënë Halebiu për Ebu Is`hak el-Huvejnin:

إذا قال أبو إسحاق الحویني في محمد عبد المقصود وفوزي السعید

ویتھموننا وربعھم من التكفیریین الجھلة الذین یطعنون بنا وبمشایخنا، باإلرجاء قال إنھم علماء، فھذا یدل على جھلھ ویدل على ابتداعھ، ویدل

على أنھ على وشك الـخروج من السلفیة التي لـم یعرف إال بھا، ولم ندعو لھ وننتصر لھ إال بسببھا، فإذا خرج منھا وناوئ أشیاخھا وأھلھا

اهللا ناصر دینھ وأبناءھا، فالحق واهللا أغلى منھ، وأغلى من ألف مثلھ، و وصلى اهللا على نبینا محمد وعلى آلھ وصحبھ أجمعین

“Nëse Ebu Is`hak el-Huvejni ka thënë për Muhamed ‘Abdul-Meksud dhe Feuzij es-Se’ijd dhe pjesën tjetër të tekfirsave injorantë, ata të cilët na shajnë ne dhe dijetarët tanë dhe na akuzojnë për Irrxha, nëse ai thotë se ata janë Ulema, atëherë kjo nxjerr në pah injorancën e tij, dhe tregon për bidatin e tij dhe tregon se ai është në prag të daljes nga Selefizmi, i cili nuk njihet për gjë tjetër përveç tij, dhe ne nuk bëjmë dua për të dhe as nuk e mundim atë përveç se për shkak të Selefizmit. E nëse ai del prej tij dhe u kundërvihet dijetarëve, pasuesve dhe bijve të Selefizmit, atëherë haku është më i dashur - pasha Allahun - është më i shtrenjtë për ne sesa njëmijë si puna e tij, dhe Allahu është Ai që e ndihmon Fenë e Tij.”

Ka thënë gjithashtu:

.ھنا سؤاالن بخطین مختلفین عن األخ أبي إسحاق الحوینياألخ أبو إسحاق الحویني من إخواننا طلبة العلم الحدیثي الذین : أقول

وكان قد ذكره شیخنا في السلسلة , كنا نتمنى لھم مستقبال واعدا ومشرقا ... مع آخرین بأنھ من إخواننا األقویاء في ھذا العلمالصحیحة واصفا إیاه

أبى أبو إسحاق إال أن ینقل نفسھ من قائمة أھل الحدیث لیضعھا في , لكنفلم نرى لھ ولم نسمع منھ وال عنھ . ولألسف...قائمة الوعاظ والقصاص

علما حدیثیا وال عمال إسنادیا منذ سنوات وسنوات ونراه یتنقل ھنا رطتھ ومجالسھ لكن في الوعظ والقصص الذي قد یتقنھ وھناك ویكثر أش

.الجھلة أكثر من إتقان أھل العلم وطلبتھ لھ

Page 9: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 9

فنسأل اهللا أن یرده إلى أھل الحدیث ردا سالما إنھ سمیع مجیب وآخر .دعوانا أن الحمد هللا رب العالمین

“Ka dy pyetje me shkrim të ndryshëm në lidhje me vëllanë Ebu Is`hak el-Huvejni. Unë them: vëlla Ebu Is`hak el-Huvejni është prej vëllezërve tanë, prej studentëve të dijes së hadithit, nga ata të cilët shpresonim se do të ishin premtim dhe shkëlqim për të ardhmen, dhe atë e ka përmendur shejkhu ynë në Silsiletu es-Sahijhah duke e cilësuar atë me disa të tjerë se është prej vëllezërve tanë të fortë në këtë shkencë, mirëpo... Ebu Is`haku refuzoi gjer sa kaloi nga lista e Ehlul-Hadithit për në listën e tregimtarëve dhe ligjëruesve... dhe për fat të keq, nuk po shohim tek ai dhe as po dëgjojmë nga ai e as të flitet për të për dijen e hadithit dhe as për dijen e zinxhirëve vite të tëra, por e shohim të hidhet këtu e aty dhe shtohen kasetat dhe mexhliset e tij, mirëpo me ligjërata dhe tregime, gjë të cilën injorantët e bëjnë më mirë se ç’mund ta bëjnë dijetarët dhe studentët e dijes. Prandaj ne lusim Allahun që ta kthejë atë tek Ehlul-Hadithi me një kthim të shëndoshë. E me të vërtetë Ai është Dëgjuesi dhe Ai i Cili përgjigjet. Dhe lutjet tona të fundit janë: e gjithë lavdia i takon Allahut, Zotit të Botëve.”

Ka thënë gjithashtu:

أما بالنسبة لألخ أبي إسحاق الحویني، فأبو إسحاق الحویني لم نعرفھ إال

، وھو في >حدثنا وأخبرنا<بالحدیث، وبالسنة والتخریج واألسانید وبـمصر بین أناس من أھل الحدیث ال یتجاوز أصابع الید الواحدة، وبین

وقصاصین یتجاوزون األلف، فأبى لألسف أبو إسحاق إال أناس وعاظ أن ینقل نفسھ من دائرة أھل الـحدیث؛ لینقصھم واحدا لیزید الوعاظ

والقصاصین األلف نفرا آخر، فنسأل اهللا أن یھدیھ وأن یرده إلى منھج السنة والـحدیث، وأن یبعده عن طرائق ھؤالء التي تعدي األجرب

الصحیح “Për sa i përket vëllait Ebu Is`hak el-Huvejni: Ebu Is`hak el-Huvejnin e njohim veçse për hadith, për sunet, për takhrixh dhe esanide (dmth. për nxjerrjen e referencave dhe transmetimeve të haditheve) dhe për “haddethena ue akhbarana – më ka treguar, më ka transmetuar” dhe ai është në Egjipt midis njerëzve të Ehli-Hadithit, të cilët nuk i kalojnë gishtat e njërës dorë, dhe midis njerëzve predikues (wuadh) dhe tregimtarë (kassasun) që janë më shumë se një mijë; dhe nuk pranoi – për fat të keq – Ebu Is`haku dhe e nxorri veten e tij nga rrethi i Ehli-Hadithit për të lënë mangut një prej tyre që t’u shtonte një mijë predikuesve dhe tregimtarëve

Page 10: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 10

një tjetër plus. Prandaj ne e lusim Allahun që ta udhëzojë atë e ta kthejë në Menhexhin e Sunetit dhe Hadithit, dhe ta largojë atë nga rrugët e atyre që infektojnë zgjebet tek ai që është i shëndoshë.”

Ndërsa sot? U pyet Halebiu:

... بدأ ینشر أقوال العلماء في الشیخ أبي إسحاق الحویني وطبعا... بعض اإلخوة لألسف العوام أو غیرھم، بدءوا ال یسمعون الشیخ؟

“Disa vëllezër, për fat të keq... filluan të shpërndajnë fjalët e Ulemave mbi Shejkh Ebi Is`hak el-Huvejnin dhe natyrisht... tek auamët (njerëzit e thjeshtë) dhe njerëzit e tjerë dhe ata filluan të mos e dëgjojnë Shejkhun.” Dhe u përgjigj Halebiu:

نحن نعتقد أن ھذا خطأ، وأن أخانا أبا إسحاق رجل فاضل من أھل "

السنة، وھو من الدعاة السلفیین المعروفین منذ أكثر من عشرین سنة، أنھ ال یخطئ، ھو یخطئ ونحن ننبھ علیھولكن ھذا ال یعني

“Ne besojmë që kjo është gabim dhe se vëllai unë Ebu Is`hak është burrë i virtytshëm prej Ehli-Sunetit dhe ai është prej thirrësave Selefijinë të njohur qysh prej më shumë se 20 vitesh. Mirëpo kjo s’do të thotë që ai nuk gabon, ai gabon dhe ne e vëm në dijeni atë.”

Page 11: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 11

Për Muhamed Hassanin: Ka thënë ‘Ali el-Halebi për Muhamed Hassanin në librin “Hakku Kelimeti el-Imam el-Albani rahimehullah fij Sejjid Kutb” (fq.64):

ما ! – أكثره و ما–! من الباطل–) كلمة حق(من أشنع ما رأیت في

من كالم الشیخ ) 111ص(و ! من كالم الشیخ الجبرین ) 100(ورد ص – محمد حسان) الواعظ )من كالم) 125ص(و ! حمود العقالء الشعیبي

و ذلك في مقارنتھم سید قطب بأئمة اإلسالم المقتدى -: ھدى اهللا الجمیع , و علو كعبھم, و المتفق على سبقھم , بھم و ابن , و ابن الجوزي , كالنووي –و عظم معارفھم , وسعة علمھم

!! إن ھذا ألمر عجاب -!!! و ابن األثیر, و ابن حزم , حجر

و , ھذه الدرجة التعصب البغیض أن یصل) أتخیل(أكاد ال ! إلى مثل ھذا الحد(!) في الدفاع الفاشل التماوت كذا

“Nga gjërat më të shëmtuara që kam parë në librin “Kelimetu Hak” – nga pavërtetësitë! – e sa të shumta që janë në të - ! ajo që ka sjellë në faqen 100 nga fjalët e Shejkh Xhibrinit ! dhe në faqen 111 nga fjalët e Shejkh Hamud el-‘Ukla` esh-Shuajbi dhe në faqen 125 nga fjalët e (predikuesit) Muhamed Hassan – i udhëzoftë Allahu që të gjithë – : është krahasimi që ata i bëjnë Sejjid Kutbit me Imamët shembullorë të Islamit, për të cilët ka pajtueshmëri rreth superioritetit, gradës së lartë, dijes së gjerë dhe njohjes së thellë që kanë ata, siç është Neveviu, Ibnul-Xheuzij, Ibn Haxher, Ibn Hazmi dhe Ibnul-Ethiri!!! – Me të vërtetë kjo është një gjë e çuditshme!! Pothuajse nuk mund (të imagjinojë që) të arrijë fanatizmi (et-teasub) i urryer deri në këtë gradë, e po kështu të arrijnë mashtrimet në mbrojtjen e dështuar (!) deri në këtë kufi!”

Thotë sot ‘Ali el-Halebi:

واألخ محمد حسان أخونا , أخونا الشیخ الزغبي: الفئة األخیرة وھي أما

: فانا أقول. حسان وأخونا الشیخ أبو إسحاق الحویني الشیخ محمد

Page 12: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 12

بملء فمي ھؤالء سلفیون لیسوا تكفیریین أقولھا. ھؤالء سلفیون یخالفوننا في اولیاء االموروال ولیسوا قطبیین

“Për sa i përket grupit të fundit që është: vëllai jonë esh-Shejkh Zugbij, dhe vëllai Muhamed Hassan, vëllai jonë esh-Shejkh Muhamed Hassan, dhe vëllai jonë esh-Shejkh Ebu Is`hak el-Huvejni, atëherë ne themi: ata janë Selefijunë, e them këtë me plot gojë se ata janë Selefijunë, nuk janë as Takfirijunë dhe as nuk janë Kutbijunë dhe ata nuk na kundërshtojnë për çështjet e udhëheqësve.”

Page 13: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 13

Për bashkimin e feve, lirinë e besimit, vëllazërinë ndërmjet feve:

Ja çfarë ka thënë më përpara Ali Halebiu për ata që thërrasin për bashkimin e feve, lirinë fetare, vëllazërinë ndërmjet feve etj, teksa komenton një fragment nga fjalët e Shejkhul-Islam Ibn Tejmijes: Ka thënë Shejkhul-Islam Ibn Tejmijjeh rahimehullah në librin e tij el-Ubudijeh:

وذلك ھو دین اإلسالم :" ودیة في كتابھ العب– رحمھ اهللا -قال شیخ اإلسالم ابن تیمیة الذي بعث اهللا بھ األولین واآلخرین من الرسل وھو الدین الذي ال یقبل اهللا من أحد دینا

. إال إیاه

“Dhe ajo është Feja Islame me të cilën Allahu dërgoi të Dërguarit e parë dhe të fundit, dhe ajo është Feja përveç të cilës Allahu nuk i pranon robit asnjë fe tjetër.” Dhe ka komentuar Ali Halebiu në reçensimin që i ka bërë këtij libri, duke thënë në fusnotë (fq. 226, fusnota n. 2):

التسامح الدیني ( و) وحدة األدیان ( حول ) العصرانیین ( فدندنة بعض

ء المبطلین ، وانحرافاتھم ، بل من ضالالت ھؤال) األخوة اإلنسانیة ( و) كفریاتھم ، وإنما یریدون بذلك اجتثاث أصل اإلسالم ، ومحو حقیقة دین

!! اهللا من النفوس ، فالحذر الحذر “Kështu që, gumëzhitjet e disa (bashkëkohorëve) rreth (bashkimit të feve), dhe (lirisë fetare), dhe (vëllazërisë ndërmjet feve) janë prej devijimeve të atyre njerëzve të Batilit dhe prej lajthitjeve të tyre, madje janë prej kufrijateve të tyre. Dhe në të vërtetë ata duan me ato gjëra që të ç’rrënjosin Islamin dhe ta fshijnë nga njerëzit realitetin e Fesë Islame, prandaj ruhuni, ruhuni!!”

Ndërsa sot, Halebiu lavdëron Deklaratën e Amanit, deklarata e hartuar nga një grup dijetarësh shija, sufistë, cila përmban devijime të hatashme në besimin dhe metodologjinë Islame, si: 1 – Thirrje për bashkimin e feve,

Page 14: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 14

2 – Thirrje për lirinë e feve, 3 – Thirrje për vëllazëri midis feve, 4 – Thirrje për barazi midis feve, 5 – Thirrje për vënin në zbatim të ligjeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Të gjitha këto kufrijate të qarta si dielli në zenit nuk i dhanë as alergjinë më të vogël Halebiut, përkundrazi i dhanë fuqi në artikulimin e lëvdatave të cilat gjuha e një Muslimani me Teuhijd s’mund t’i artikulojë kurrë, lëre më pastaj gjuha e një Selefiu! Dhe ka thënë Halebiu në lavdërimin dhe madhërimin e Deklaratës së Amanit

“Ne e lusim Zotin tonë të Lartësuar me sinqeritet që t’i japë sukses mbretit tonë dhe liderit tonë, All-llahu e ruajttë dhe e stolistë me udhëzimin dhe devotshmërinë e tij, për më shumë kontribut ngulmues dhe të pandërprerë, i cili nuk u ndal së përpjekuri me seriozitet, All-llahu e ruajttë, për realizimin e atij kontributi, duke i njoftuar vendet e botës në përgjithësi me Fenë Islame, me parimet e tij të drejta dhe të madhërishme, si dhe me pastërtinë e Islamit nga veprat e atyre ekstremistëve injorantë nga fundërrinat... I Dërguari i ynë, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, thotë: “Kush nuk i falënderon njerëzit nuk e falënderon All-llahun.” Prandaj çdo falënderim ia drejtojmë mbretit tonë, All-llahu ia shpërbleftë me të mira dhe ia shtoftë fisnikërinë dhe bamirësinë, për kujdesin, mbrojtjen, vigjilencën, dhembshurinë, rojën...

Kurse, “Mesazhi i Ammanit”, që është pararendës në shpjegimin e Mesazhit të Islamit të vërtetë dhe mesatar, të cilën e lëshoi ai, All-llahu e ruajttë, para më shumë se një viti, nuk është gjë tjetër veçse argument i fortë dhe fakt i dukshëm për krenarinë e tij në këtë Fe dhe pastërtinë e tij; dhe për mburrjen me bukurinë e saj dhe çiltërsinë e tij, si dhe për kujdesin e tij për përparimin dhe jetëgjatësinë e saj. Kjo më shtyn që t’i rri besnik bindjes ndaj tij me të vërtetë dhe ta vërtetoj obligimin e bindjes ndaj urdhrit të tij në bamirësi...” [Përkthyer nga Xhemal Jakupi]

Pra, Halebiu thotë se Mesazhi i Deklaratës së Amanit është shpjegues i Mesazhit të Islamit të vërtetë dhe mesatar! La ilahe il-lAllah! Qëkur na qenka bërë thirrja për bashkimin e feve, thirrja për lirinë fetare, thirrja për vëllazërinë midis feve... mesazh i Islamit të vërtetë e mesatar?!!! Nga e nxorri këtë besim Halebiu? A e nxorri nga Kurani

Page 15: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 15

dhe Suneti? A nxorri nga kuptimi i Selefëve të këtij Umeti? Apo e mësoi nga Imam Albani??? Ka thënë gjithashtu Halebiu për Deklaratën e Amanit:

تبین شرح موجز وعام، وبعبارات لطیفة غیر عسرة؛ رسالة عمان؛

وخصالھ العظام شمائل اإلسالم، “Deklarata e Amanit është një shpjegim konçiz dhe i përgjithshëm, i shprehur me fjalë të bukura e jo të vështira, e cila sqaron vlerat e Islamit dhe virtytet e tij madhështore.”

Dhe ka shkruajtur Umer Batush, një nxënës i Halebiut, në një postim me titull “Risaletu Amman Huxhetun ue Burhan ue Nakdun li-Buhtan – Deklarata e Amanit është argument dhe dëshmi dhe refuzim i shpifjeve” në forumin “Kulu-Selefijin”:

، وقد قمت بشرحھا وبیان ما !برسالة عمان المباركة وبما أنني مھتم

إعانة اللھفان "؛ وذلك في كتاب أسمیتھ !!تشتمل علیھ من محاور بدیعة، وكذا شرحتھا في سلسلة من البرامج "!!!بشرح رسالة عمان

حلقة، رأیت 60الدولیة في أكثر من " قناة الصناعیة"التلفزیونیة على علي أن أقوم برد افتراءات وأباطیل ذاك المتعالممن الواجب

“Dhe meqë unë i kushtoj rëndësi Deklaratës së Bekuar të Amanit, unë tashmë e kam shpjeguar atë dhe kam sqaruar thelbin e mrekullueshëm të saj, gjë të cilën e kam bërë në librin që e kam titulluar, “I’anetul-Lehfan bi-Sherhi Risaleti Amman – Ndihmesa për të eturin me shpjegimin e Deklaratës së Amanit”. Dhe po kështu, unë e kam shpjeguar atë në një seri programesh televizive në kanalet satelitore shtetërore në më shumë se 60 pjesë. Unë pashë se është prej detyrës sime që të refuzoj shpifjet dhe pavërtetësitë e atij shtinjaku...”

Dhe thotë gjithashtu ky nxënës i Halebiut:

Page 16: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 16

لقد كانت ھذه الرسالة الرائدة على قدر عظیم من : والحق والحق أقول؛ مما جعلھا بحق وصدق رسالة !الحكمة واالعتدال والدقة والمنھجیة

نور وھدایة وسالم وسماحة “Ky është Haku dhe Hakun unë po e them: kjo Deklaratë udhërrëfyese ka patur një vlerë madhështore prej urtësisë, drejtësisë, preçizionit dhe metodologjisë, vlerë e cila e bën atë me të drejtë dhe vërtetësi Deklaratë të Dritës, Udhëzimit, Paqes dhe Bujarisë (Risaletu Nur ue Hidajeh ue Selam ue Semahah).”

Pra, Batushi i ka shkruajtur këto fjalë në forumin “Kulu-Selefijin” nën hundën e Halebiut, i cili njëkohësisht është edhe administratori i forumit, ndërsa ai nuk ka luajtur as qerpikun e lëre më pastaj të bënte diçka tjetër në ndalimin e kësaj lajthitjeje! I hodhën pas shpine librat e Selefëve dhe kanë filluar të shpjegojnë kufrijatet e Deklaratës së Amanit! E sikur të mos mjaftonte kjo fatkeqësi, Batushi e quan Deklaratën e Amanit me epitetit si “Dritë, Udhëzim, e Bekuar, Paqe, Bujari, Udhërrëfyese...” Shiko pra se si evulon bidati tek pasuesit e epsheve, një pikë e zezë, një pikë e zezë, një pikë e zezë... derisa zemra nxihet tërësisht dhe arrin deri tek caku i kufrit dhe shirkut, Allahu na ruajt e na dhënë istikame në këtë Fe!

Page 17: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 17

Për Imamin e Xherhit dhe Ta’dilit, Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij:

Ka thënë ‘Ali el-Halebi duke komentuar fjalët e Shejkh Mukbilit rahimehullah për Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij:

... و ما فیھا من االنحراف, إذ بین عقائد سید قطب , یحفظ أخانا ربیع بن ھادي وأسأل اهللا أن... “Ka thënë el-Alameh el-Muhaddith Mukbil el-Uadi’ij rahimehullah: “...lus Allahun që ta ruajë vëllain tonë Rabij’ Ibn Hadij, ngase ai bëri të qartë besimet e Sejjid Kutbit dhe devijimet që përmbajnë ato...” Komentoi ‘Ali Halebiu:

- حفظھ اهللا - ولكتبھ - أي الشیخ ربیع - جزاه اهللا خیرا وزاده من فضلھ كبیر جدا في التعریف بحقیقة سید قطب و التحذیر من أفكاره دور

( لیست بعیدة - قد كنت إلى فترة - صراحة-و أقولھا الغالیة المنحرفةوملتمسا لھ بعض المعاذیر , متعاطفا مع سید قطب- قبل سنوات -) جدا - الفاحصة -اهللا حفظھ-إلى أن ظھرت كتابات فضیلة الشیخ ربیع ,

یتبع و رأیت حججھ ضده و ردوده علیھ و الحق أحق أن, لتھا وتأم Ka thënë Halebiu: “Më përpara unë kam qenë i ndikuar nga stili i Sejjid (Kutbit) dhe nga shkrimet e tij, madje unë përcillja nga ai, referoja tek ai, derisa mu shfaq e vërteta që ai është në kundërshtim me Hakun... kështu u ktheva dhe u përmirësova dhe bëra sqarim... sikurse ka thënë Zoti im: “Përveç atyre që pendohen, përmirësohen dhe bëjnë sqarim...”” [Shkëputur nga libri i Halebiut, “Tergijmul-Muxhadil el-‘Anijd”, fq. 231]

Gjithashtu Halebiu në broshurën e tij “el-Es`iletul-Jemenijjeh” (bot.1426 Hixhrij) ka komentuar në fjalët që ka thënë Shejkh Mukbil (rahimehullah): “Unë lus Allahun që ta ruajë vëllain tonë Rabij’ Ibn Hadij, ngase ai bëri të qartë akijden e Sejjid Kutbit dhe devijimet qe ka në të...” Dhe komentoi Halebiu duke shtuar:

“Allahu ia shpërbleftë me të mira dhe ia shtoftë mirësinë – pra Shejkh Rabisë. Dhe libra e tij – Allahu e ruajt – kanë një rol shumë të madh në njohjen e realitetit të Sejjid Kutbit dhe në tërheqjen e vëmendjes

Page 18: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 18

kundër ideve të tij të devijuara e ekstremiste. Dhe unë e them haptazi: unë kam qenë deri në njëfarë kohe – e cila nuk është (shumë) e largët, para disa vitesh – i dashuruar pas Sejjid Kutbit dhe kërkoja që ta justifikoja atë, derisa dolën librat e të nderuarit Shejkh Rabij’ hafidhahullah – analizues – dhe meditova në to dhe pashë argumentet dhe refuzimet e tij kundër atij, dhe haku meriton më shumë që të pasohet.”

Gjithashtu, është pyetur Halebiu:

ما ھو رأي الشیخ في الشیخ ربیع المدخلي والشیخ مقبل الوادعي ؟: سئل الحلبي

Cili është mendimi (juaj) për Shejkh Rabij\ dhe Shejkh Mukbil el-Uadi’ij? Dhe është përgjigjur Halebiu:

! مثلي ال یسأل عنھما، ھما یسأالن عني :الحلبي

“Një si puna ime nuk pyetet për ata të dy, por ata të dy pyeten për mua!”

Dhe u pyet më pas Halebiu:

ما رأیكم فیمن یقول عن الشیخ ربیع أنھ عنده غلو في مسألة الردود ؟

“Cili është mendimi juaj rreth atij që thotë për Shejkh Rabinë se ai ka guluu (ekstremizëm) në çështjen e refuzimeve? Dhe u përgjigj Halebiu:

ھذا القول وإن كنت أرید أن أقول یقبل منھ ھذا ھذا غیر مقبول منھ

القول بالنسبة لغیره ممن یخالف الشیخ ربیعا، ألن الذین یخالفون الشیخ ربیعا في العادة ال ینتقدون علیھ أنھ عنده غلو في الردود ھذا انتقاد

وإن كانت باطلة ومردودة وغیر مقبولة ظر مقبول قد یكون لھ وجھة نلمن لھ تلطف في العبارة وانتقاد ال یرجع بالطعن على الشیخ ربیع ـ

ھذه تھمة باطلة ومردودة حفظھ اهللا تعالى ـ ومع ذلك فإن األمر كما قلت

Page 19: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 19

واهللا لقد وفق اهللا لھذه األمة "بل إنني أقول كما قال شیخنا رحمھ اهللا لشیخ ربیع حتى یبین حقیقة ما علیھ كثیر من في ھذا الزمن با

المنحرفین عن الحق، المخالفین لسنة سید الخلق صلى اهللا علیھ وسلم؛ولوال ما وفق اهللا إلیھ الشیخ ربیعا في مثل ھذه الردود لكان كثیر من الذین رد علیھم ال یزالون عند كثیر من الناس قادة وسادة ومفكرین

كما الشیخ ربیع .ین وكبراء ووو إلى آخر ھذه األموروحركیین ومفسریوقال شیخنا قال شیخنا فیھ ھو إمام في الجرح والتعدیل في ھذا العصر،

ھذا لیس یعني "لم أجد علیھ غلطا منھجیا فیما كتب" ـ رحمھ اهللا ـ فیھ بمعصوم ھو لیس بمعصوم ال ھو یقول عن نفسھ بأنھ معصوم ولسنا

لكن عندما ال یكون من اإلنسان غلط منھجي معصومنحن نقول عنھ أنھ فإن ھذا یدل على وضوحھ وعلى ظھوره وعلى بیانھ وعلى صالحھ

أما أن یغلط في مسألة جزئیة أو فرعیة أو في تركیبة وعلى استقامتھ لغویة أو شيء من ذلك فھذا أمر طبیعي ال ینجو أحد منھ ممن مسك قلما

))أو الف كتابا) منھج األنبیاء في الدعوة إلى اهللا : (ي مسجل بعنوان شریط سمع[

]ب : تسجیالت مجالس الھدى ـ الجزائرـ ، الوجھ

“Kjo fjalë është e papranueshme nga ai (që e thotë këtë fjalë) edhe po të doja të thoja se kjo fjalë i pranohet atij nga mesi atyre që kundërshtojnë Shejkh Rabinë, ngase ata që e kundërshtojnë Shejkh Rabinë zakonisht nuk e kritikojnë ata se ai ka guluu (ekstremizëm) në refuzime, kjo kritikë është e pranueshme, mund të ketë ndonjë këndvështrim edhe pse është e pavërtetë, e refuzuar dhe e papranueshme për ata që përdor fjalë të buta në shprehje dhe kritikë pa sharje mbi Shejkh Rabinë, Allahu i Lartësuar e ruajt. E megjithatë, çështja është ashtu siç thashë: kjo është një akuzë e kotë dhe e refuzuar, madje unë në të vërtetë them ashtu siç tha Shejkhu ynë, Allahu e mëshiroftë: “Pasha Allahun, me të vërtetë Allahu i ka dhënë sukses këtij Umeti në këtë kohë me Shejkh Rabinë që të sqarojë realitetin e shumë prej të devijuarve nga Haku, kundërshtarëve të Sunetit të Zotërisë së njerëzimit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).” Dhe sikur Allahu të mos i kishte dhënë sukses Shejkh Rabisë në këto rrudude (refuzime), shumica e atyre që u refuzuan do të vazhdonin të ishin udhëheqës, zotërinj, mendimtarë, aktivistë, komentatorë, kollosë... dhe, dhe... e gjer në fund të këtyre çështjeve. Shejkh Rabij’ është ashtu sikurse ka thënë edhe Shejkhu ynë për të: “Ai është Imam në Xherh dhe Ta’dil në këtë kohë.” Dhe ka thënë për të Shejkhu ynë rahimehullah: “Nuk kam gjetur asnjë gabim metodologjik tek ato që ka shkruajtur ai.” Kjo nuk do të thotë se ai është measum (i pagabueshëm) dhe as nuk themi ne që ai është measum, mirëpo kur njeriu nuk ka gabim në menhexh, kjo tregon për qartësinë e tij, për çiltërsinë e tij, për transparencën e tij, për mbarëvajtjen e tij dhe për

Page 20: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 20

qëndrueshmërinë e tij. Por ama që ai të fajësohet për ndonjë çështje të vogël ose dytësore apo për ndonjë shprehje të tij, apo për diçka të ngjashme me to, atëherë kjo është diçka e natyrshme, askush nga ata që kap penën apo shkruan ndonjë libër nuk shpëton dot nga ato.”

Ka thënë gjithashtu Halebiu kur u pyet për thënien e Shejkh Rabisë, “Selefizmi ynë është më i fortë se Selefizmi i Albanit”:

قال نحن في السعودیة ! وأبان عن قصده فیھا ! ھذه قالھا الشیخ ربیع

كان تركیزنا على باب توحید األلوھیة بسبب ماكان من تلك البالد من ، بینما الشیخ األلباني كان تركیزه في باب االسماء والصفات وباب شرك

نشر السنة فھذه المفاضلة لیست عامة وإنما مقصود بھا شيء محدد ، نقول الشیخ األلباني ! وھو الشيء المحدد ممكن أن نقلبھ على قائلھ

لكن ( !! ) سلفیتھ فیھا ظھور أكثر من سلفیتكم ، وھذا السیحسن حقیقة : لمة خرجت طار بھا طائفتانھي ك

من أھل الغلو حملتھا على غیر مرادھا ،: طائفة وطائفة أخرى ولالسف الشدید جعلتھا سبیال للنقض بین الشیخ ربیع

والشیخ األلباني ونحن لسنا إلى ھؤالء وال إلى ھؤالء “Këtë e ka thënë Shejkh Rabij’ dhe ai e sqaroi qëllimin që kishte me të! Tha: ne në Saudi kemi qenë të përqëndruar në kapitullin e Teuhidit Uluhijeh për shkak të Shirkut që gjendet në ato vende (jashtë Saudisë), ndërsa Shejkhul-Albani ka qenë përqëndrimi i tij në kapitullin e Emrave dhe Cilësive dhe në kapitullin e përhapjes së Sunetit, dhe ky është një dallim i cili nuk është i përgjithshëm porse qëllimi me të ishte diçka e kufizuar. Dhe ajo është diçka e kufizuar që mund t’ia pranojmë atij që e tha! Ne themi se selefizmi i Shejkhul-Albanit është më i shfaqur sesa Selefizmi juaj... mirëpo ajo fjalë doli dhe fluturuan me të dy grupe: grupi i parë, njerëzit e ekstremizmit të cilët e nxorrën atë jashtë kontekstit të saj; dhe grupi i dytë, që për fat të keq, e përdorën atë si mjet për të kritikuar Shejkh Rabinë dhe Shejkhul-Albanin, ndërsa ne nuk jemi as me grupin e parë e as me grupin e dytë.”

Ndërsa sot ka ndryshuar kursi i ‘Ali Halebiut për Imamin e Xherhit dhe Ta’dilit, Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij. Dhe shkrimi i tij i mëposhtëm i bombarduar nga shenjat e

Page 21: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 21

pikësimit tregon histerinë e Halebiut dhe vakumin e tij akademik – duke patur parasysh që ai pretendon se ka mësuar për 25 vjet me Shejkhul-Albanin!!! Thotë sot Ali Halebiu në librin e tij “Menhexhi...” duke tallur dhe përqeshur Imamin e Xherhit dhe Ta’dilit për diçka nga e cila deri dje ai e mbronte dhe e pastronte vet:

إلى تشكیك – لمجرد مخالفتھ –( ! ) وفقد یصل الحد ببغض الناس

.!!) سلفیتك غیر سلفیتنا: ( كأنھ یقول !! بسلفیة من یخالفھ وأن ماقد یقع – أبدا – غفر اهللا لھ أن السلفیة واحدة – ھذا –متناسیا

، أو سوء - والخلل –فسبب سوء الفھم : إلختالف بین االشخاص من ا .! التصرف والعمل

یقصد بھا [ –( ! ) بما قالھ بعض الناس ( ! ) ولقد ذكرتني ھذه الكلمة : ( بحق شیخنا األلباني رحمھ اهللا – قدیما - ، -!!! ] الشیخ ربیعا

سواء –ذه من تلك فھ.!! ) ) سلفیتنا أقوى من سلفیة الشیخ االلباني .!! معذرة بإسلوب آخر–وكن ! -بسواء

غفر – إن قائل ھذه الكلمة – أخي طالب العلم –والعجب یعظم إذا عرفت على معنى الذب ، والدفاع عن الشیخ األلباني ( ! ) خرجھا -اهللا لنا ولھ

..!!! “Dhe mund të arrijë kufiri i urrejtjes së njerëzve (!) – thjesht pse e kundërshtojnë atë – derisa të hedhë dyshime mbi Selefizmin e atij që e kundërshton atë!! Ai sikur thotë: (Selefizmi yt nuk është si Selefizmi ynë.!!) duke harruar – ky – Allahu e faltë se Selefizmi është një – përhërë – edhe pse mund të ndodhin mospajtimë ndërmjet njerëzve: dhe sebepi është kuptimi i keq – dhe difekti - , ose sjellja dhe puna e keqe.! Dhe vërtetë më kujtove këtë fjalë (!) të cilën e kanë thënë disa njerëz (!) – më përpara – mbi hakun e Shejkhut tonë el-Albani rahimehullah: (Selefizmi ynë është më i fortë se Selefizmi i Shejkhul-Albanit.!!!) Dhe kjo fjalë me atë – janë të njëjta - ! dhe mund të jetë justifikim – në një mënyrë tjetër.!! Dhe çudia bëhet akoma më e madhe nëse e di – o vëllai im nxënës dije – se thënësi i kësaj fjale – Allahu na faltë neve dhe atë – e ka nxjerrë atë (!) në kuptimin e mbrojtjes dhe përkrahjes ndaj Shejkhul-Albanit!!!...”

Dhe thotë gjithashtu:

Page 22: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 22

“Shejh Rabia ka thënë: “Unë jam treguar i duruar me të për dhjetë vjet me rradhë, ndërsa ai ishte me ta, i përkrahte dhe i mbronte, por unë isha i duruar ndaj tij”. Them: Ka për qëllim, Allahu i dhëntë sukses, se ai është treguar i duruar me mua lidhur me atë çka përmend për përkrahjen dhe mbrojtjen dhe vetëm këtë gjë… Sa i përket (durimit), ai është reciprok ndërmjet nesh, falënderuar qoftë Allahu, pasi sikurse ai më sheh mua në gabim lidhur me qëndrimin tim ndaj këtyre (ka për qëllim El Magravin, Ar’urin dhe Ebul Hasenin e me pas Ebu Is’hakun dhe Muhamed Hasanin)...” [Ky citat është marrë nga një artikull që është përkthyer nga një Halebist të cilin deri më sot nuk e kam marrë vesh kush është pasi nuk e tregon emrin e tij të vërtetë, por veçse nofkën e tij.]

MashaAllah, së fundi Halebiu po thotë se ka 10 vjet që e paska duruar Shejkh Rabinë! Po kush e paska ditur vallë këtë gjë? Këto ishin disa pasazhe nga e shkuara dhe e tashmja e Ali Halebiut të cilat i kam marrë nga postimet e anëtarëve të forumit Sahab dhe alBaidha. Allahu dërgoftë salavate dhe selame të pafund mbi të Dërguarin e Tij fisnik, si dhe mbi Familjen e tij, mbi Shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin Rrugën e tij deri në Çastin e Fundit. Subhaneke Allahumme ue bihamdike, esh-hedu en la ilahe il-la Ente estagfiruke ue etuubu ilejke.

Page 23: Ali Halebiu Dje Dhe Sot

Ali Halebiu dje dhe sot

© http://albanmalaj.multiply.com/ 23

Reflektim: Vërtet, Sahabi i nderuar, Hudhejfeja (radij-Allahu ‘anhu) ka thënë të vërtetën dhe ai ishte i saktë në këshillën e tij. Ebu Mes’udi hyri tek Hudhejfeja dhe tha: “Më këshillo.” Ai iu përgjigj: “A nuk të ka ardhur ty e sigurta?” Ai tha: “Sigurisht, pasha Krenarinë e Zotit tim.” Ai tha: “Atëherë dije se devijimi i vërtetë është që ti të miratosh atë që refuzoje më përpara dhe të refuzosh atë që miratoje më përpara. Dhe ruhu nga ndryshimi i vazhdueshëm i qëndrimeve ngase Feja e Allahut është një.” Dhe kjo është një tjetër këshillë nga ‘Abdullah Ibn Mes’udi i cili ka thënë: “Vërtet, ti po jeton në një kohë kur Fukahatë janë të shumtë dhe ata që ligjërojnë janë të pakët. Të pakët janë ata që lypin dhe të shumtë ata që japin dhe u jepet përparësi veprave të mira mbi epshet. Mbas jush ka për të ardhur një kohë kur Fukahatë do të jenë të paktë dhe ligjëruesit do të jenë të shumtë; ata që do të lypin do të jenë të shumtë kurse ata që japin do të jenë të paktë. Do t’u jepet përparësi epsheve mbi veprat e mira. Dijeni se udhëzimi më i mirë gjatë kohëve të fundit do të jetë më i mirë se disa vepra të mira.” Kjo ka qenë gjatë kohës së tij – Allahu pastë mëshirë për të – por si është gjendja në kohën tonë?! Nga Muhamed Ibn Sirin i cili ka thënë: Adij Ibn Hatim (radij-Allahu ‘anhu) ka thënë: “Vërtet, ju do të vazhdoni të jeni në mirësi për aq kohë që nuk do ta miratoni atë që më përpara e refuzonit dhe të refuzoni atë që më përpara e miratonit; dhe për aq kohë që dijetarët tuaj mund të flasin midis jush pa patur frikë.” Nga Ibn Battah rahimehullah i cili ka transmetuar se Fudajl Ibn ‘Ijjad rahimehullah ka thënë: “Si do të jeni atëherë kur t’ju vijë një kohë në të cilën do të shikoni njerëz që nuk bëjnë dallim midis të vërtetës dhe të pavërtetës, midis besimtarit dhe mosbesimtarit, midis besnikut dhe tradhëtarit, midis injorantit dhe të diturit, të cilët nuk e pranojnë atë që është e drejtë dhe as nuk e hedhin poshtë atë që është e gabuar?” Më pas, Imam Ibn Battah rahimehullah tha: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Ne e kemi arritur atë kohë, e kemi dëgjuar, kemi njohur pjesën më të madhe të saj dhe e kemi dëshmuar vetë. Nëse njeriu të cilit Allahu i ka dhuruar logjikë të shëndoshë shikon, mendon dhe reflekton me kujdes në çështjen e Islamit dhe Muslimanëve dhe ndjek rrugën e drejtë, atij do t’i bëhet e qartë se pjesa më e madhe e njerëzve janë kthyer mbrapa, kanë devijuar nga rruga e drejtë dhe janë larguar nga argumenti i qartë. Shumë njerëz kanë filluar të pëlqejnë atë që më përpara e urrenin, të lejojnë atë që më përpara e ndalonin, të pranojnë atë që më përpara e refuzonin. Dhe nuk ka dyshim – Allahu pastë mëshirë për ty – se ky nuk është karakteri i Muslimanëve, as sjellja e atyre që kanë largpamësi në Fenë e tyre apo e atyre që besojnë dhe janë të paluhatur në besimin e tyre.”