AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2018. 4. 20. · REPUBUKA E KOSOvES -...

11
REPUBUKA E KOSOvES - PEnYliJIHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY,lI; CONSTITUTIONAL COURT Prishtine, me 11prill 2018 Nr. ref.: RK 1213/18 AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI ne rastin nr. KIll/18 Parashtrues Oda Ekonomike e Kosoves Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Supreme te Kosoves, Rev. nr. 181/2017, te 18 shtatorit 2017 GJYKATAKUSHTETUESEE REPUBLlKES SE KOSOvES e perbere nga: Arta Rama-Hajrizi, kryetare Ivan Cukalovic, zevendeskryetar Altay Suroy, gjyqtar Almiro Rodrigues, gjyqtar Snezhana Botusharova, gjyqtare Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare dhe Gresa Caka-Nimani, gjyqtare. Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa eshte parashtruar nga Oda Ekonomike e Kosoves, me seli ne Prishtine (ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses), e cila perfaqesohet nga Fatmire 1

Transcript of AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2018. 4. 20. · REPUBUKA E KOSOvES -...

Page 1: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2018. 4. 20. · REPUBUKA E KOSOvES - PEnYliJIHKA KOCOBO- REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY,lI; CONSTITUTIONAL

REPUBUKA E KOSOvES - PEnYliJIHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO

GJYKATA KUSHTETUESEYCTABHM CY,lI;

CONSTITUTIONAL COURT

Prishtine, me 11prill 2018Nr. ref.: RK 1213/18

AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI

ne

rastin nr. KIll/18

Parashtrues

Oda Ekonomike e Kosoves

Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Supreme teKosoves, Rev. nr. 181/2017, te 18 shtatorit 2017

GJYKATAKUSHTETUESEE REPUBLlKES SE KOSOvES

e perbere nga:

Arta Rama-Hajrizi, kryetareIvan Cukalovic, zevendeskryetarAltay Suroy, gjyqtarAlmiro Rodrigues, gjyqtarSnezhana Botusharova, gjyqtareBekim Sejdiu, gjyqtarSelvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare dheGresa Caka-Nimani, gjyqtare.

Parashtruesiikerkeses

1. Kerkesa eshte parashtruar nga Oda Ekonomike e Kosoves, me seli ne Prishtine(ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses), e cila perfaqesohet nga Fatmire

1

Page 2: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2018. 4. 20. · REPUBUKA E KOSOvES - PEnYliJIHKA KOCOBO- REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY,lI; CONSTITUTIONAL

Mjeku, zyrtare per <;eshtjeligjore, ne baze te autorizimit te dhene nga Sekretarii Pergjithshem i parashtruesit te kerkeses.

Vendimi i kontestuar

2. Parashtruesi i kerkeses e konteston Aktgjykimin e Gjykates Supreme te KosovesRev. nr. 181/2017, te 18 shtatorit 2017 (ne tekstin e metejme: Gjykata Supreme).

Objekti i c;eshtjes

3. Objekt i <;eshtjeseshte vleresimi i kushtetutshmerise se vendimit te kontestuar,me te cilin pretendohet se jane shkelur te drejtat e parashtruesit te kerkeses tegarantuara me nenin 102 [Parimet e Pergjithshme te Sistemit Gjyqesor] teKushtetutes se Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Kushtetuta) dhe nenenin 6 (E drejta per nje proces te rregullt) te Konventes Evropiane perMbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut (ne tekstin e metejme:Konventa).

4. Parashtruesi i kerkeses, gjithashtu, kerkon nga Gjykata Kushtetuese eRepuhlikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata), qe te vendose mase teperkohshme ''per te pezulluar ejektet juridike dhe zbatimin e [vendimit tekontestuarJ deri ne daten e publikimit te aktgjykimit perfundimtar mbi ketekerkese."

Bazajuridike

5. Kerkesa bazohet ne nenet 21.4 dhe 113.7te Kushtetutes, ne nenet 22 dhe 47 teLigjit per Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves, nr. 03/L-121 (netekstin e metejme: Ligji), si dhe ne rregullin 29 te Rregullores se punes seGjykates Kushtetuese (ne tekstin e metejme: Rregullorja e punes).

Procedura ne Gjykate

6. Me 18janar 2018, parashtruesi e dorezoi kerkesen ne Gjykate.

7. Me 19 janar 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtarin Ivan Cukalovic gjyqtarraportues dhe Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: Almiro Rodrigues(kryesues), Arta Rama-Hajrizi dhe Gresa Caka-Nimani.

8. Me 26 janar 2018, Gjykata njoftoi parashtruesin e kerkeses dhe personin H. D.nga Prishtina si padites ne procedure para gjykatave te rregullta (ne tekstin emetejme: paditesi) per regjistrimin e kerkeses si dhe i dergoi nje kopje tekerkeses Gjykates Supreme.

9. Me 2 mars 2018, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhenjezeri i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

2

Page 3: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2018. 4. 20. · REPUBUKA E KOSOvES - PEnYliJIHKA KOCOBO- REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY,lI; CONSTITUTIONAL

Permhledhja e fakteve

10. Paditesi ka qene ne marredhenie te rregullt pune te parashtruesi i kerkeses derime 3 shkurt 2009.

11. Me 3 shkurt 2009, parashtruesi i kerkeses dhe paditesja lidhen kontrate te repune ne kohe te caktuar prej 12 (dymbedhjete) muajsh dhe ate nga 5 janari 2009deri me 31 dhjetor 2009.

12. Me 12 janar 2010, parashtruesi i kerkeses nxori Aktvendimin nr. 31 permosvazhdimin e kontrates se punes me paditesen dhe kompensim te 50% tepages per nje periudhe 6 (gjashte) mujore (ne tekstin e metejme: Aktvendimi nr.31).

13. Me 21 janar 2010, paditesja paraqet ankese tek parashtruesi ndaj Aktvendimitnr. 31, te 12 janarit 2010.

14· Me 9 shkurt 2010, parashtruesi i kerkeses (Aktvendimi nr. 83/ a) refuzoi si tepabazuar ankesen e paditeses dhe vertetoi Aktvendimin nr. 31, te 12 janarit2010, duke specifikuar se mosvazhdimi i kontrates se punes ka ardhur si rezultati mbylljes se disa pozitave te punes ne strukturen e re organizative teparashtruesit te kerkeses.

15. Ne nje date te pasaktesuar, paditesja paraqiti padi kunder parashtruesit tekerkeses me te cilen kerkoi qe te anulohen aktvendimet e parashtruesit tekerkeses nr. 31, te 12 janarit 2010 dhe nr. 83/1, te 9 shkurtit 2010, dukekonsideruar se ajo ka pasur te themeluar marredhenie te punes meparashtruesin e kerkeses per me teper se 30 (tridhjete) vjet dhe, se kontrata ieshte nderprere pa ndonje vleresim te punes.

16. Me 12 prill 2012, Gjykata Komunale ne Prishtine (ne tekstin e metejme: GjykataKomunale), permes Aktgjykimit (C. nr. 456/10) refuzoi si te pabazuarkerkesepadine e paditeses per anulimin e aktvendimeve te parashtruesit tekerkeses te cekura me lart, duke arsyetuar se kontrata e punes e 3 shkurtit 2009,ishte me afat te caktuar dhe nderprerja e marredhenies se punes ka ardhur sirezultat i kalimit te kohes se percaktuar ne kontraten e punes.

17. Me 18 tetor 2012, paditesja paraqiti ankese kunder Aktgjykimit te GjykatesKomunale (C. nr. 456/10) ne Gjykaten eApelit te Kosoves (ne tekstin e metejme:Gjykata e Apelit).

18. Me 3 korrik 2013, Gjykata e Apelit permes Aktvendimit (CA. nr. 1309/2013)kishte hedhur poshte ankesen e paditeses me arsyetimin se ankesa ishtedorezuar jashte afatit.

19. Ne nje date te pasaktesuar, paditesja paraqiti revizion kunder Aktvendimit teGjykates se Apelit (CA. nr. 1309/2013) per shkelje thelbesore te dispozitave teprocedures kontestimore dhe zbatim te gabuar te se drejtes materiale.

20. Me 8 tetor 2013, Gjykata Supreme, permes Aktvendimit (Rev. nr. 232/2013)pranoi revizionin e paditeses dhe prishi Aktvendimin e Gjykates se Apelit (CA.

3

Page 4: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2018. 4. 20. · REPUBUKA E KOSOvES - PEnYliJIHKA KOCOBO- REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY,lI; CONSTITUTIONAL

nr. 1309/2013) dhe c;eshtjen e ktheu ne Gjykaten e Apelit per rivendosje, mearsyetimin se nuk kishte prova se avokati J. M., i cili kishte pranuar Aktvendimine Gjykates se Apelit (CA. nr. 1309/2013), ishte i autorizuar per ta perfaqesuarpaditesen. Prandaj, afati per paraqitjen e ankeses duhet llogaritur nga data kurpaditesja e ka pranuar Aktgjykimin e Gjykates Themelore.

21. Me 20 nentor 2013, Gjykata e Apelit prishi Aktgjykimin e Gjykates Komunale(C. nr. 456/2010) dhe e ktheu lenden per rivendosje ne Gjykaten Themelore nePrishtine (ne tekstin e metejme: Gjykata Themelore).

22. Me 3 shkurt 2014, Gjykata Themelore nxori Aktgjykimin C. nr. 3070/2013, mete cilin refuzoi si te pabazuar padine e paditeses per anulimin e aktvendimeve teparashtruesit te kerkeses per nderprerjen e marredhenies se punes se paditeses.Gjykata Themelore arsyetoi se paditesja ishte ne marredhenie pune tekparashtruesi per me teper se 30 (tridhjete) vite, por me nenshkrimin e kontratesse 3 shkurtit 2009 paditesja ishte pajtuar qe marredhenia e re e punes ishte meafat te caktuar. Prandaj, nderprerja e marredhenies se punes ka ardhur sirezultat i kalimit te kohes se percaktuar ne kontraten e punes.

23. Paditesja parashtroi ankese kunder Aktgjykimit te Gjykates Themelore (C. nr.3070/2013) ne Gjykaten e Apelit, duke pretenduar vertetim te gabuar dhe jo teplote te gjendjes faktike, shkelje thelbesore te dispozitave te procedureskontestimore dhe zbatim te gabuar te se drejtes materiale. Parashtruesja ekerkeses kerkoi nga Gjykata e Apelit qe te ndryshoje Aktgjykimin e GjykatesThemelore dhe ta detyroje parashtruesin qe ta kthej paditesen ne vendin epunes, me te gjitha te drejtat nga dita e nderpreIjes se marredhenies se punes.

24. Me 18 prill 2017, Gjykata e Apelit nxori Aktgjykimin Ae. nr. 1674/2014, me tecilin refuzoi si te pabazuar ankesen e paditeses dhe vertetoi Aktgjykimin eGjykates Komunale (C. nr. 456/2010).

25. Kunder Aktgjykimit te Gjykates se Apelit (Ae. nr. 1674/2014), paditesjaparashtroi revizion ne Gjykaten Supreme, per shkak te shkeljeve thelbesore tedispozitave te procedures kontestimore dhe zbatim te gabuar te se drejtesmateriale. Paditesja kishte pretenduar se ishte joligjore qe asaj t'i nderpritetmarredhenia e punes 33 vjec;aretek parashtruesi i kerkeses me nenshkrimin enje kontrate me afat te caktuar, ndersa duke pranuar ne vend te saj punetore terinj. Parashtruesi i kerkeses paraqiti pergjigje ne revizionin e paditeses dukekundershtuar revizionin e paditeses.

26. Me 18 shtator 2017, Gjykata Supreme, permes Aktgjykimit Rev. nr. 181/2017, epranoi revizionin e paditeses, si te bazuar dhe ndryshoi Aktgjykimin e Gjykatesse Apelit, Ac. nr. 1674/2014 dhe Aktgjykimin e Gjykates Themelore, C. nr.3070/2013, ashtu qe anuloi si te kunderligjshme aktvendimet e parashtruesit tekerkeses lidhur me mosvazhdimin e kontrates se punes per paditesen dhedetyroi parashtruesin e kerkeses qe paditesen ta kthej ne pune.

27. Gjykata Supreme, nder te tjera, arsyetoi se punet te cilat i ka kryer paditesja tekparashtruesi i kerkeses "nuk kane karakter te natyres se perkohshme apo tekohepaskohshme, por te natyres se perhershme, dhe se paditesja ka pas tethemeluar marredhenie pune ne kohe te pacaktuar, ne te cilin konstatim na qon

4

Page 5: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2018. 4. 20. · REPUBUKA E KOSOvES - PEnYliJIHKA KOCOBO- REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY,lI; CONSTITUTIONAL

fakti i pakontestuar se paditesja ka punuar tek e paditura rreth 33 vite."Gjykata Supreme me tej arsyeton se "marredhenia e punes ne kohe te pacaktuareshte themeluar ne pajtim me dispoziten e nenit 10.1pika a, te Ligjit Themelorte Punes ne Kosove, Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/27. {Nenshkrimi imevonshem i kontrates se re me afat te caktuar J eshte ne kundershtim mepar.4, te nenit 10 te ligjit te lartpermendur, nga se kontrata e punes nuk duhette perfshije dispozitat qe kujizojne te drejtat e punonjesve ose qe percaktojnekushte me pak te favorshme nga ato te percaktuara me kete rregullore, dhesipas rastit edhe me marreveshje kolektive. Ngase, detyrat nga vendi ipuneskane qene te natyres se perhershme dhe se nje kontrate e tille {me afat tecaktuar J e punes eshte ne kundershtim jo vetem me dispozitat e permendurajuridike, por edhe me parimin e ndershmerise dhe ndergjeshmerise teparapare ne nenin 12 te Ligjit te Marredhenieve te Detyrimeve, ne te cilin rastpaditesja me kontraten kontestuese vihet ne nje gjendje pasigurie juridike temarredhenies se punes, me vazhdim te marredhenies se punes ne kohe tecaktuar, edhe pse ajo tek parashtruesi ikerkeses kishte punuar deri atehere 33vite."

28. Me 30 tetor 2017, parashtruesi i kerkeses nxori Vendimin nr. 457 per rikthiminne pune te paditeses bazuar ne Aktgjykimin e Gjykates Supreme (Rev. nr.181/2017).

Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

29. Parashtruesi i kerkeses pretendon se Gjykata Supreme (Aktgjykimi Rev. nr.181/2017) ka shkelur te drejten e tij per nje proces te rregullt gjyqesor, sipasnenit 6 te Konventes, dhe te drejten per t'u ankuar sipas paragrafit 5, te nenit102 te Kushtetutes.

30. Parashtruesi i kerkeses thekson se Gjykata Supreme ka tejkaluar juridiksionin esaj pasi ka vleresuar prova te reja qe nuk jane paraqitur para gjykatave me teuleta, nuk ka derguar rastin ne rigjykim por ka vendosur vet per meritat e rastit,duke mohuar te drejten e parashtruesit per t'u ankuar ndaj vendimit gjyqesor qeka vendosur per meritat e rastit, si dhe duke vleresuar gabimisht vlefshmerine ekontrates se punes se te paditures.

31. Parashtruesi pretendon se Gjykata Supreme nuk ka arsyetuar ne menyre teduhur vendimin e saj pasi "Aktgjykimi i kundershtuar ka deduktuar pa asnjevazhdimesi logjike mes pikenisjes se arsyetimit dhe perfundimit te tij."

32. Parashtruesi po ashtu pretendon se "Gjykata Supreme ka pasur nje paragjykimpozitiv per paditesen dhe nuk ka qene nje arbiter ipaanshem mes paleve si<;urdheron neni 6.1 i KEDNJ-se. Perve<;deshmive te mesiperme, prova me epakundershtueshme e ketij pretendimi eshte udhezimi i hapur qe GjykataSupreme i jep {paditesesJ per te nisur nje procedure te re gjyqesore ku tekerkoje pagat per periudhen qe ka qene ne largim padrejtesisht nga puna".

33. Parashtruesi ne lidhje me kerkesen per venien e mases se perkohshme potenconse "[mJund te supozohet ne menyre te arsyeshme se aktgjykimi i GjykatesKushtetuese mbi kete kerkese do te publikohet pas rreth 10 muajve nga data e

5

Page 6: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2018. 4. 20. · REPUBUKA E KOSOvES - PEnYliJIHKA KOCOBO- REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY,lI; CONSTITUTIONAL

parashtrimit te kerkeses. Gjate ketyre 10 muajve aktgjykimi ikundershtuar dote prodhoje efektejuridike dhe pasojafinanciare."

34· Ne fund, parashtruesi i kerkeses kerkon nga Gjykata qe ta shfuqizoje si tepapajtueshem me nenin 6.1 te Konventes dhe me Kushtetuten, Aktgjykimin eGjykates Supreme, Rev. nr. 181/2017, dhe ta dergoje geshtjen per rigjykim nganje tjeter kolegj i Gjykates Supreme.

Pranueshmeria e kerkeses

35· Gjykata se pari shqyrton nese kerkesa i ka permbushur kriteret epranueshmerise, te percaktuara me Kushtetute dhe te specifikuara me tej meLigj dhe te parapara me Rregullore te punes.

36. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet paragrafeve 1 dhe 7, te nenit 113[Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] te Kushtetutes, te cilet percaktojne:

"1. Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngritura para gjykatesne menyre ligjore nga pala e autorizuar.

[ ...J

7. Individet jane te autorizuar te ngrene shkeljet nga autoritetet publike tete drejtave dhe lirive te tyre individuale, te garantuara me Kushtetute,mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetetjuridike te percaktuarame ligj."

37. Gjykata i referohet edhe nenit 49 [Afatet] te Ligjit, i cili parasheh:

"Kerkesa parashtrohet brenda afatit prej kater (4) muajve. Afati filion teece qe nga dita kur parashtruesit i eshte dorezuar vendimi gjyqesor. [...]"

38. Lidhur me sa me siper, Gjykata konstaton se parashtruesi i kerkeses e kaparashtruar kerkesen si pale e autorizuar, kerkesen e ka parashtruar brendaafateve te percaktuara me nenin 49 te Ligjit dhe pas shterjes se te gjitha mjetevejuridike te parapara me ligj.

39. Megjithate, Gjykata me tej i referohet nenit 48 [Saktesimi i kerkeses] te Ligjit, icili parasheh:

"Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe ne kerkesen e tij te qartesojsaktesisht se cilat te drejta dhe liri pretendon se ijane cenuar dhe cili eshteakti konkret i autoritetit publik te cilin parashtruesi deshiron ta kontestoje."

40. Perve9 kesaj, Gjykata rikujton rregullin 36 (1) (d) dhe (2) (b) dhe (d) teRregullores se punes, i cili percakton:

"(1) Gjykata mund ta shqyrtoje nje kerkese nese: d) kerkesa arsyetohetprimafacie ose nuk eshte qartazi epabazuar.

6

Page 7: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2018. 4. 20. · REPUBUKA E KOSOvES - PEnYliJIHKA KOCOBO- REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY,lI; CONSTITUTIONAL

(2) Gjykata do tii deklarojii njii kiirkesii si qartazi tii pabazuar, niise bindetse:

[ ...Jb) faktet e paraqitura nii asnjii miinyrii nuk e arsyetojnii pretendiminpiir shkeljen e njii tii drejte kushtetuese, ose[. ..J(d) parashtruesi nuk diishmon nii miinyrii tii mjaftueshme pretendimine tij."

41. Ne lidhje me pretendimin e parashtruesit se Gjykata Supreme ka ndryshuarvendimin e gjykatave te instancave me te uleta pa e kthyer ne rigjykim rastin, mec;'rast ka mohuar te drejten e parashtruesit per t'i sfiduar provat e paditeses dheper ankese ndaj vendimit, Gjykata rikujton se e drejta per gjykim te drejte egarantuar me nenin 6 te Konventes perfshine te drejten e paleve ne procedureqe te paraqesin c;doprove apo deshmi qe eshte relevante per rastin e tyre. Njeelement tjeter i "gjykimit te drejte" eshte edhe parimi i barazise se armeve nemes te paleve, ku seciles pale ne procedure duhet t'i ofrohet mundesi earsyeshme per te paraqitur rastin e tij/saj nen kushte te cilat nuk e vendosin atene pozite substancialisht te pabarabarte vis a vis, pales apo paleve kundershtare(Shih, mutatis mutandis, rastin e GJEDNJ-se Andrejeva kundiir Latfisii, nr.55707/00, Aktgjykim i 18 shkurtit 2009, para. 96).

42. Megjithate, Gjykata po ashtu rikujton se e drejta per gjykim te drejte ashtu siparashihet ne nenin 31 te Kushtetutes dhe nenin 6 te Konventes nuk parashehdetyrim per shtetet qe te krijojne gjykata te apelit, apo qe te lejojne ankesa ndajvendimeve te Gjykates Supreme kur ajo vendos rastin ne menyre meritore.Vetem kur keto institucione themelohen ato duhet t' ju permbahen garancionevete percaktuara ne nenin 6 te Konventes, ne menyre qe t' ju garantohet paleveqasje efektive ne gjykata per percaktimin e te drejtave dhe obligimeve te tyrecivile. (Shih, mutatis mutandis, rastin e GJEDNJ-se Andrejeva kundiirLatonisii, nr. 55707/00, Aktgjykim i 18 shkurtit 2009, para. 97).

43. Gjykata po ashtu rikujton nenin 224 te Ligjit te Procedures Kontestimore, qeparasheh se "[nJii qoftii se gjykata e revizionit konstaton se e drejta materialeeshtii zbatuar gabimisht, me aktgjykim e aprovon revizionin e paraqitur dhe endryshon aktgjykimin e goditur." Prandaj, Gjykata Supreme, duke perdorurautorizimet e saja ligjore dhe ne baze te gjendjes faktike te vertetuar nga GjykataThemelore dhe Gjykata e Apelit, si dhe ne baze te revizionit dhe pergjigjes nerevizion ka ndryshuar vendimet e Gjykates Themelore dhe te Gjykates se Apelit.

44. Lidhur me pretendimin e parashtruesit te kerkeses se duke mos i dhene mundesiparashtruesit te ankohet ndaj Aktgjykimit te Gjykates Supreme, GjykataSupreme kishte shkelur paragrafin 5, te nenit 102 [Parimet e Pergjithshme] teKushtetutes. Gjykata rikujton se eshte parim i pergjithshem se nenet eKushtetutes te cilat drejtperdrejte nuk rregullojne te drejtat dhe lirite themelorenuk kane efekt te pavarur, pasi efekti i tyre vlen vetem per "gezimin e te drejtavedhe lirive" qe garantohen me dispozitat e Kapitullit II dhe III te Kushtetutes.Prandaj, keto nene ne menyre te pavarur nuk mund te zbatohen nese faktet ec;eshtjes nuk bien ne fushen e veprimit te pakten te njeres ose me shumedispozitave te Kushtetutes qe kane te bejne me "gezimin e te drejtave dhe lirivete njeriut" (shih, inter alia, akgjykimet e GJEDNJ-se: E. B. kunder Frances, i 22

7

Page 8: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2018. 4. 20. · REPUBUKA E KOSOvES - PEnYliJIHKA KOCOBO- REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY,lI; CONSTITUTIONAL

janarit 2008 par. 47; Vallianatos dhe te tjeret kunder Greqise, i 7 shtatorit 2013,para. 72; gjithashtu rastin KI135/16, parashtrues i kerkeses Vliaznim Bytyqi,Aktvendimi per papranueshmeri, i 23janarit 2017, par. 40).

45. Per me teper, paragrafi 5, i nenit 102 te Kushtetutes, percakton se "[gJarantohete drejta per ankese ndaj nje vendimi gjyqesor, pervec; nese me Zigj eshtepercaktuar ndryshe". Ne lidhje me kete, Gjykata rikujton se sipas legjislacionitne fuqi, ndaj vendimeve te Gjykates Supreme ne lidhje me revizionin, nuk eshtee lejuar ankesa.

46. Sa i perket pretendimit te parashtruesit se Gjykata Supreme ka shkelur parimine paanesise duke keshilluar palen per proceduren qe duhet te ndjeke per terealizuar pagat dhe te drejtat ndaj parashtruesit te kerkeses, Gjykata rikujton sepaditesja e kishte ngritur Geshtjen e njohjes se te drejtave te saj nga dita elargimit te saj nga puna permes padise, por edhe te ankeses ndaj Aktgjykimit teGjykates Themelore tek Gjykata e Apelit.

47. Ne lidhje me kete, Gjykata Supreme duke trajtuar kerkesepadine si teresi, vetemkishte sqaruar arsyet pse Gjykata Supreme nuk ka mundur te adresoje Geshtjene te drejtave te punes se paditeses pas largimit nga puna, duke pohuar se faktiqe Gjykata Supreme nuk mund te adresoje kete Geshtje "nuk do te thote sepaditesi ne nje kontest tjeter te vec;ante nuk ka te drejte te kerkoje kompensimine pagave gjate kohes sa nuk i eshte vazhduar marredhenia e punes e deri nekthimin e saj ne pune tek e paditura."

48. Rrjedhimisht, vetem per faktin qe Gjykata Supreme ka arsyetuar vendimin sajne lidhje me pjesen e kerkesepadise sa i perket te drejtave te punes se paditesespas largimit nga puna, nuk mund te perbeje arsye per te konstatuar se GjykataSupreme nuk ka respektuar parimin e paanesise ashtu siGkerkohet nga e drejtaper nje gjykim te drejte.

49. Ne lidhje me pretendimin e parashtruesit te kerkeses se Gjykata Supreme nukka arsyetuar vendimin e saj pasi ka deshtuar te siguroje nje vazhdimesi logjikemes pikenisjes se arsyetimit dhe perfundimit te tij, Gjykata rikujton se GjykataSupreme kishte arsyetuar vendimin e saj duke u bazuar ne gjendjen faktike tevertetuar nga Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit, si dhe ne baze te normaveligjore qe ishin ne fuqi ne kohen e largimit te parashtrueses nga puna.

50. Ne lidhje me kete, Gjykata Supreme kishte specifikuar se "Perfaktin qe punet teciZat i ka kryer paditesja tek [parashtruesi i kerkesesJ nuk kane karakter tenatyres seperkohshme apo te kohepaskohshme, por te natyres seperhershme,rezuZton se paditesja ka pas te themeZuar marredhenie pune ne kohe tepacaktuar, ne te ciZin konstatim na qon fakti i pakontestuar se paditesja kapunuar tek e paditura rreth 33 vite. Ky lioj i marredhenies se punes eshtethemeZuar ne pajtim me dispoziten e nenit 10.1 pika a, te Ligjit ThemeZor tePunes ne Kosove, Rregullorja e UNMIK-ut nr.2001/27, i cili Zigjka qene nefuqikur eshte lidhur kontrata kontestuese epunes [me afat te caktuar J. Kjo kontrateeshte ne kundershtim me par.4 te nenit 10 te ligjit te Zartpermendur, ngasekontrata e punes nuk duhet te perfshije dispozitat qe kuJizojne te drejtat epunonjesve ose qe percaktojne kushte me pak te favorshme nga ato tepercaktuara me kete rregullore, dhe sipas rastit edhe me marreveshje

8

Page 9: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2018. 4. 20. · REPUBUKA E KOSOvES - PEnYliJIHKA KOCOBO- REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY,lI; CONSTITUTIONAL

kolektive. Nga se, detyrat nga vendi ipunes kane qene te natyres se perhershmedhe se nje kontrate e tille e punes eshte ne kundershtimjo vetem me dispozitate permendura juridike, por edhe me parimin e ndershmerise dhendergjeshmerise te parapare ne nenin 12 te LMD-se, ne te dlin rast paditesjame kontraten kontestuese vihet ne nje gjendje pasigurie juridike temarredhenies se punes, me vazhdim te marredhenies se punes ne kohe tecaktuar, edhe pse ajo tek [parashtruesi i kerkesesJ kishte punuar deri atehere33 vite.[ ... JMe dispozitat e nenit 11 dhe 12 te Ligjit Themelor te Punes ne Kosove, janecaktuar bazat juridike per shuarjen e marredhenies se punes, por nga shkresate len des nuk rezulton se eshte permbushur ndonje nga bazat ligjore pernderprerjen e marredhenies se punes, prandaj vendimet e kundershtuara nukmund te jene me ndikim ligjor ne shuarjen e marredhenies se punes sepaditeses. "

51. Prandaj, Gjykata konsideron se arsyetimi i dhene nga Gjykata Supreme, kur ireferohet ndryshimit te Aktgjykimit te Gjykates Themelore dhe Gjykates seApelit eshte i arsyetuar dhe ijustifikuar. Per me teper, Gjykata veren se GjykataSupreme ka zbatuar dispozitat procedurale dhe materiale ne lidhje me rastin eparashtruesit, si dhe konkluzionet e tyre u arriten pas ekzaminimit tehollesishem te te gjitha argumenteve te paraqitura nga parashtruesit dhe tepaditurit si dhe nga faktet e vertetuara nga Gjykata Themelore dhe e Apelit.

52. Si permbledhje, ne lidhje me pretendimet e mesiperme, Gjykata thekson se nukeshte detyre e Gjykates Kushtetuese te merret me gabimet e faktit ose te ligjit qepretendohet te jene bere nga gjykatat e rregullta gjate vleresimit te provave apozbatimit te ligjit (ligjshmerise), perve<;dhe per aq sa ato mund te kene shkelurte drejtat dhe lirite e mbrojtura me Kushtetute (kushtetutshmeria). Ne te vertete,eshte roli i gjykatave te rregullta qe t'i interpretojne dhe t'i zbatojne rregullatperkatese te se drejtes procedurale dhe materiale. Shih, mutatis mutandis,Gjykata Evropiane per te Drejta te Njeriut (ne tekstin e metejme: GJEDNJ) rastiGarcia Ruiz kunder Spanjes, nr. 30544/96, para. 28.

53. Roli i Gjykates Kushtetuese eshte vetem qe te siguroje respektimin e te drejtavete garantuara me Kushtetute dhe me instrumente te tjera ligjore. Per kete arsye,Gjykata Kushtetuese nuk mund te veproje si gjykate e "shkalles se katert" (shihGJEDNJ, rastiAkdivar kunder Turqise, nr. 21893/93, Aktgjykimi i 16 shtatorit1996, paragrafi 65; shih edhe mutatis mutandis Gjykata Kushtetuese, rastiKI86/11, parashtruesi i kerkeses: Milaim Berisha, Aktvendim perpapranueshmeri i 5 prillit 2012).

54. Me fjale te tjera, vertetimi i plote i gjendjes faktike dhe zbatimi i drejte i ligjiteshte brenda juridiksionit te plote te gjykatave te rregullta (<;eshtje eligjshmerise).

55. Fakti i thjeshte qe parashtruesit nuk pajtohen me rezultatin e rastit, nuk mundt'u sherbeje atyre si e drejte per te parashtruar nje kerkese te argumentueshmeper shkeljen e te drejtave te tyre te mbrojtura me Kushtetute.

56. Gjykata Kushtetuese vetem mund te shqyrtoje nese provat jane paraqitur ne atemenyre dhe nese procedurat ne pergjithesi, shikuar ne teresine e tyre, jane

9

Page 10: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2018. 4. 20. · REPUBUKA E KOSOvES - PEnYliJIHKA KOCOBO- REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY,lI; CONSTITUTIONAL

zhvilluar ne menyre te tille sa qe parashtruesi i kerkeses te kete pasur gjykim tedrejte (shih: inter alia, rasti Edwards kunder Mbreterise se Bashkuar, nr.13071/87, Raporti i Komisionit Evropian per te Drejtat e Njeriut, i miratuar me10 korrik 1991).

57. Ne lidhje me kete, Gjykata konsideron se arsyetimi i dhene nga gjykatat erregullta kur i referohet pretendimeve te parashtruesve per shkelje te ligjitprocedural dhe material eshte i justifikuar dhe se procedurat ne gjykatat erregullta nuk kane qene te padrejta apo arbitrare (shih: GJEDNJ, rasti Shubkunder Lituanise, nr. 17064/06, Aktgjykimi i 30 qershorit 2009).

58. Prandaj, ne rastin konkret, Gjykata konsideron se faktet e paraqitura ngaparashtruesi i kerkeses ne asnje menyre nuk e arsyetojne shkeljen e pretenduarte te drejtave kushtetuese ne te cilat ai thirret dhe se ai nuk e ka deshmuar nemenyre te mjaftueshme pretendimin e tij, ne pajtim me nenin 113.7 teKushtetutes, nenin 48 te Ligjit dhe rregullat 36 (1) (d) dhe (2) (b) dhe (d) teRregullores se punes.

59. Rrjedhimisht, kerkesa eshte qartazi e pabazuar ne baza kushtetuese dhe duhette deklarohet e papranueshme.

Kerkesa per mase te perkohshme

60. Gjykata rikujton se parashtruesi i kerkeses gjithashtu kerkon nga Gjykata qe tenxjerre vendim per vendosjen e mases se perkohshme, perkatesisht ndalimin eekzekutimit te Aktgjykimit te Gjykates Supreme.

61. Gjykata sapo ka konkluduar se kerkesa e parashtruesit eshte qartazi e pabazuarne baza kushtetuese dhe si e tille e papranueshme.

62. Prandaj, ne pajtim me nenin 27.1 te Ligjit dhe me rregullin 55 (4) te Rregulloresse punes, kerkesa e parashtruesit per mase te perkohshme refuzohet si epabazuar.

10

Page 11: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court · 2018. 4. 20. · REPUBUKA E KOSOvES - PEnYliJIHKA KOCOBO- REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY,lI; CONSTITUTIONAL

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese, ne pajtim me nenin 113.7te Kushtetutes, ne nenet 27.1 dhe 48 teLigjit dhe ne pajtim me rregullat 36 (1) Cd),(2) (b) dhe 55 (4) te Rregullores se punes,me 2 mars 2018, njezeri

VENDOS

I. TA DEKLAROJE kerkesen te papranueshme;

II. TA REFUZOJE kerkesen per mase te perkohshme si te pabazuar;

III. T'UA KUMTOJE kete vendim paleve;

IV. TA PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin20-4 te Ligjit;

V. Kyvendim hyn ne fuqi menjehere.

ates Kushtetuese

11