AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË...

33
AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT – NË PARTNERITET ME SIDA FESTIVALI I TRETË I GJELBËR I KOSOVËS Pamje e Pavijonit të Gjelbër 19 – 21 SHTATOR 2018

Transcript of AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË...

Page 1: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT – NË PARTNERITET ME SIDA

FESTIVALI I TRETË I GJELBËR I KOSOVËS

Pamje e Pavijonit të Gjelbër

19 – 21 SHTATOR 2018

Page 2: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

Aktiviteti i EMPOWER Sektori Privat të USAID-it në partneritet me Sida-n

FESTIVALI I TRETË I GJELBËR I KOSOVËS

Përgatitur nga:

EMPOWER Sektori Privat

Kontribues:

Trim Tërnava, Ekspert i Energjisë

Dorëzuar nga:

Cardno Emerging Markets USA, Ltd.

Dorëzuar tek:

USAID-i/Kosovë

Nr. i kontratës:

AID-167-C-14-00.005

EMPOWER Sektori Privat

DEKLARATË E MOHIMIT TË PËRGJEGJËSISË

Ky raport është mundësuar me mbështetjen e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID-it), në partneritet me Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (Sidan). Përmbajtja e këtij raporti është përgjegjësi e vetëm Cardno Emerging Markets USA, Ltd. dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht as pikëpamjet e USAID-it, as të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, apo të Sidas apo Qeverisë Suedeze.

Page 3: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

PËRMBAJTJA 1. Pasqyra dhe rezultatet e Festivalit të Gjelbër ...................................................................... 1

1.1. Qëllimi i Festivalit ...................................................................................................................... 1

1.2. Programi i Festivalit .................................................................................................................. 2

1.3. Raportimi i mediave për Festivalin e Gjelbër ............................................................................ 5

1.4. Faqja e Facebook-ut Green Business Kosovo: .......................................................................... 8

FORUMET E GJELBRA .............................................................................................................. 9

2. Efiçienca e energjisë dhe qëndrueshmëria ........................................................................... 9

2.1. Fondi për efiçiencë të energjisë ................................................................................................ 9

2.2. Skemat e certifikimit të energjisë ........................................................................................... 10

2.3. Teknologjia e ndriçimit LED..................................................................................................... 11

2.4. Arkitektura dhe qëndrueshmëria ........................................................................................... 11

3. Energjia e ripërtëritshme .................................................................................................. 12

3.1. Inovacioni në teknologjinë FV ................................................................................................. 12

3.2. Trendet ndërkombëtare të energjisë diellore ........................................................................ 14

3.3. Teknologjia e paneleve termale diellore, fizibiliteti dhe trendet ........................................... 16

3.4. Energjia e ripërtëritshme dhe skemat e mbështetjes në rajon .............................................. 17

4. Efiçienca e Energjisë, Biomasa, Riciklimi ............................................................................ 22

4.1. Historia e suksesit të qytetit të Lubjanës: Shembulli i efiçiencës së energjisë dhe riciklimit ......................................................................................................................................... 22

4.2. Teknologjia e mbushjes së automjeteve elektrike ................................................................. 25

4.3. Historitë e suksesit të Kosovës në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë/burimeve të ripërtëritshme ........................................................................................... 26

5. Bibliografia ....................................................................................................................... 29

Page 4: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

1

1. PASQYRA DHE REZULTATET E FESTIVALIT TË GJELBËR

1.1. Qëllimi i Festivalit

Festivali i Gjelbër i Kosovës është nismë e projektit EMPOWER Sektori Privat të USAID-it në partneritet me Sidan, me qëllimin kryesor (i) promovimin e rritjes së tregjeve të biznesit të gjelbër në Kosovë, në mënyrë që të rriten shitjet dhe vendet e punës për furnizuesit e tyre vendorë; (ii) avokimin për përmirësime politike, ligjore dhe rregullatore të nevojshme për rritjen e biznesit të gjelbër; dhe (iii) ngritjen e vetëdijes publike për përfitimet nga përvetësimi i praktikave dhe teknologjive të gjelbra, duke përfshirë mënyrat se si qytetarët mund të mbështesin qëndrueshmërinë mjedisore.

"Sektori i gjelbër" mbulon një gamë të gjerë të bizneseve në energjinë e ripërtëritshme, efiçiencën e energjisë dhe riciklimin. Ai ofron mundësi substanciale për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të punës, kryesisht në bizneset që janë tërësisht vendore. Shembujt e suksesit të bizneseve në Kosovë përfshijnë prodhimin e peletit si lëndë djegëse nga biomasa, mbledhjen e mbeturinave të plastikës për t’i përpunuar dhe shndërruar në mbuloja për serra, përpunimin e vajit motorik të përdorur, prodhimin e paneleve diellore fotovoltaike (FV-ve), prodhimin e materialeve izoluese dhe prodhimin e dyerve dhe dritareve me energji efiçiente (në kuadër të të cilave edhe mbeturinat e qelqit të sheshtë riciklohen brenda vendit nga një palë e tretë për t’u shndërruar në pllaka dekorative të murit).

Përkundër mundësive të konsiderueshme për zhvillim në të ardhmen, janë të dukshme edhe sfida të shumta, përtej çështjeve që lidhen me kornizën politike dhe atë rregullative. Përmirësimet në politikat e qeverisë janë shumë të nevojshme për ta stimuluar prodhimin e energjisë së ripërtëritshme, ruajtjen e energjisë dhe riciklimin në të ardhmen e afërt. Pa ndryshime të konsiderueshme në politika, industria e gjelbër do ta ketë të vështirë ta shfrytëzojë potencialin e plotë të saj.

Projekti EMPOWER Sektori Privat i USAID-it, në partneritet me Sidan, e ka themeluar, organizuar dhe bashkëfinancuar me sukses Festivalin e Gjelbër gjatë tri viteve të fundit. Edicioni i parë është mbajtur nga data 25 deri më datën 27 maj të vitit 2016, së bashku me panairin EXPOKOS 2016, i cili është një panair tregtar shumë-sektorial që është mbajtur gjatë 16 viteve të fundit. Edicioni i dytë i festivalit është organizuar si ngjarje e vetme dhe është mbajtur nga data 19 deri më datën 21 shtator 2017.

Edicioni i tretë i Festivalit të Gjelbër është mbajtur nga data 19 deri më datën 21 shtator 2018. Këtë vit, Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) i është bashkuar kësaj ngjarjeje si bashkë-organizator. Organizimi i edicioneve të ardhshme të Festivalit të Gjelbër do t'i dorëzohet KPK-së.

Edicioni i tretë i Festivalit të Gjelbër është zgjeruar në kuptim të numrit dhe cilësisë së ekspozuesve dhe folësve nëpër forume. Edicioni i këtij viti është sponsoruar nga GIZ-i, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, ProCredit Banka, TEB-i dhe FFEGj i BERZh-it. EMPOWER ka arritur ta mobilizojë mbështetjen për sponsorim, e cila e ka tejkaluar shumën e vitit të kaluar për trefish. Sponsorisimet e ndara për edicionin e tretë të Festivalit kanë qenë 2.7 herë më të mëdha, përkatësisht 38,900 euro, krahasuar me vetëm 14,000 €, sa kanë qenë vitin e kaluar.

Page 5: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

2

1.2. Programi i Festivalit

Ceremonia e Hapjes së Festivalit

Gjelbër

Pjesë kryesore e hapjes së madhe të edicionit të tretë të Festivalit të Gjelbër ishin fjalimet e Zëvendësdrejtoreshës së Misionit të USAID-it, Christina Davies, Ambasadorës së Suedisë në Prishtinë Karin Hernmarck Ahliny, Ambasadorës së Mbretërisë së Holandës në Prishtinë Gerrie Willems, Ministrit të Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës Valdrin Lluka, Shefit të Zyrës së GIZ-it për Kosovë dhe Maqedoni David Oberhuber dhe Drejtorit Ekzekutiv të Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha.

Aktivitetet kryesore të Festivalit të Gjelbër ishin Pavijoni i Gjelbër, Forumet e Gjelbra dhe aktivitetet paralele.

Në Pavijonin e Gjelbër, 38 kompani vendore të përfshira në energjinë e ripërtëritshme, në riciklim dhe në energji efiçiente i shfaqën produktet e tyre për publikun. U vlerësua se numri i vizitorëve gjatë tri ditëve të kësaj ngjarjeje ishte rreth 1,500. Megjithatë, gjatë Festivalit, ekspozuesit raportuan se i kanë përcjellë rreth 4.800 vizitorë, që përfaqëson numrin kumulativ të vizitave të regjistruara nga kompanitë (kjo mund të përfshijë individët që kanë vizituar më shumë se një kompani posa kanë hyrë në Festivalin e Gjelbër). Ekspozuesit i raportuan rreth 800 kontakte të vlefshme, që konsiderohen ata që kanë treguar interes më të thellë dhe që mund të jenë kontakte potenciale për bashkëpunim gjatë periudhës së ardhshme.

Sa u përket shitjeve, 20 kompani i deklaruan 2,750,000 euro në marrëveshjet e mundshme potenciale të reja për shitblerje, ndërsa 72,702 euro u raportuan si shitje aktuale. Disa kompani thanë se po merrnin pjesë në Festivalin e Gjelbër me qëllim të promovimit dhe i drejtuan vizitorët tek pikat e shitjes së kompanisë së tyre. Kompanitë ekspozuese e çmuan lartë organizimin, arkitekturën dhe logjistikën e Festivalit të Gjelbër.

Pavijoni i Gjelbër: Vizitorët në kabinën e “Elektrostubllës”.

Prerja e shiritit (nga e majta në të djathtë): Drejtori Ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha, Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë Gerrie Willems, Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Republikës së Kosovës Valdrin Lluka, Zëvendësdrejtoresha e Misionit të USAID-it Christina Davies dhe Ambasadorja e Suedisë në Prishtinë Karin Hernmarck Ahliny.

Page 6: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

3

Gjatë Forumeve të Gjelbra të edicionit të tretë të Festivalit të Gjelbër u mbajtën prezantime nga përfaqësues të organizatave të mëposhtme me reputacion ndërkombëtar: Organizata Holandeze për Kërkime Shkencore të Aplikuara (ECN, pjesë e TNO-së); Solar Power Europe me seli në Bruksel; Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Ripërtëritshme - IRENA; Qyteti i Lubjanës; Snaga d.o.o1; ABB2; 4M Group3; Fondet e Efiçiencës së Energjisë nga Kroacia dhe Bullgaria; Zyrat e Rregullatorit të

Energjisë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor etj. Në Forumet e Gjelbra, gjatë tri ditëve të Festivalit, u paraqitën gjithsej 12 folës ndërkombëtarë nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor. Folësit prezantuan tema të ndryshme që përfshinë efiçiencën e energjisë, teknologjinë e energjisë diellore, inovacionet, trendet e teknologjisë diellore dhe kostot, arkitekturën e qëndrueshme, menaxhimin e mbeturinave, skemat e mbështetjes së energjisë së ripërtëritshme dhe teknologjitë e mbushjes së automjeteve elektrike. Vlerësohet se rreth 200 vetë morën pjesë në seancat e forumit gjatë tri ditëve të Festivalit.

Në pavijonin e gjelbër, EMPOWER Sektori Privat i krijoi të ashtuquajturat "aktivitete paralele" për ta inkurajuar vetëdijesimin dhe angazhimin e publikut në qëndrueshmërinë mjedisore dhe "ekonominë qarkore". Ofruesi inovativ i trajnimeve nga Kosova, BONEVET, prezantoi 3D printerët e tyre që funksionojnë me filamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin e materialeve, robotikën dhe energjinë e ripërtëritshme. Kolegji lokal, UBT, e prezantoi laboratorin e tij të energjisë së ripërtëritshme dhe mekatronikës. Rrënjet Tona, një kompani e vogël nga Kosova, e promovoi përdorimin e mbeturinave të kafesë për kultivimin e kërpudhave “oyster”. Përveç kësaj, dy prototipe të arkitekturës së qëndrueshme u prezantuan për

1 Snaga d.o.o është kompania rajonale e menaxhimit të mbeturinave nga Lubjana dhe kompania më e madhe e menaxhimit të mbeturinave në Slloveni. 2 ABB vepron në më shumë se 100 vende të botës dhe i ka më shumë se 147,000 punonjës. Kjo kompani fokusohet në rrjetet e energjisë, në produktet e elektrifikimit, në automatizimin industrial dhe në robotikë e lëvizje, duke u shërbyer klientëve në shërbimet publike, industri, transport dhe infrastrukturë globalisht. 3 4M Group është firmë e arkitekturës që ka marrë shpërblime në Londër dhe Prishtinë.

Vizitorët e kabinës së 4M Group.

“Fondet për Efiçiencë të Energjisë: “Krahasimi i fondeve kroate dhe bullgare" ishte njëra nga temat që u paraqitën dhe u diskutuan në seancat e Forumit të Gjelbër të Festivalit të Gjelbër më 19 shtator 2018.

Page 7: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

4

publikun, projekti "City Gardens" u prezantua nga firma e famshme e projektimit arkitektonik me seli në Londër 4M Group, ndërsa "City Tree " u prezantua nga një grup i studentëve që e kanë themeluar kompaninë “TePema”, që është një biznes vendor i ri. 4M Group e promovoi edhe përdorimin e materialeve të qëndrueshme në arkitekturë dhe ndërtesa. Gjatë Festivalit të Gjelbër, vizitorët po ashtu qenë në gjendje të mësonin të mbillnin lule në vazo me logon e Festivalit të Gjelbër, të cilat iu dhanë si dhurata në fund të aktivitetit.

Fëmijë nga shkollat e mesme lokale duke mbjellë lule.

Fëmijët nga shkollat e mesme lokale mësojnë për riciklimin, robotikën dhe energjinë e ripërtëritshme në kabinën e BONEVET.

Page 8: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

5

1.3. Raportimi i mediave për Festivalin e Gjelbër

Mediat raportuan gjerësisht për edicionin e tretë të Festivalit të Gjelbër, ndërsa ai e tërhoqi vëmendjen e mediave sociale. Festivali u komunikua dhe promovua gjerësisht përmes mediumeve dhe aktiviteteve të ndryshme duke filluar nga një muaj para ngjarjes e deri në ditën e fundit të Festivalit. Faqja e Facebook-ut Green Business Kosovo është azhurnuar vazhdimisht me informacione për Festivalin, duke përfshirë profilet e kompanive pjesëmarrëse, temat e prezantimeve dhe prezantuesit e forumeve si dhe informacione të tjera interesante. Postimet e Green Business Kosova dhe video transmetimet e drejtpërdrejta të ceremonisë së hapjes dhe prezantimeve nëpër forume u ndanë edhe në faqen e Facebook-ut të EMPOWER Sektor Privat. Një video animacion informues u zhvillua dhe u nda në faqen e Facebook-ut dhe u shfaq në kanalet televizive më të njohura kosovare gjatë kohës së lajmeve qendrore. Banerë elektronik u vendosën në katër nga portalet më të njohura lokale të lajmeve, ndërsa banerë të mëdhenjë të shtypura u shfaqën në sheshin Nënë Terezë në Prishtinë. EMPOWER Sektori Privat po ashtu i prodhoi dhe shpërndau disa materiale të komunikimit të shtypura, duke përfshirë posterin, katalogun, fletushkën dhe fletën informuese për ta promovuar Festivalin. Email dhe ftesa me porosinë “ruaje datën” iu dërguan më shumë se 3,840 akterëve dhe kontakteve.

Para kësaj ngjarjeje, dy artikuj të lajmeve u shkruan nga EMPOWER Sektori Privat për ta ngritur vetëdijen dhe interesimin për Festivalin. Të dy artikujt u botuan nga disa portale në internet. Intervista u organizuan për Udhëheqësin e Ekipit për Krijim të Vendeve të Punës, për përfaqësuesit e KPK-së, për përfaqësuesit e kompanive energjetike dhe për ekspertët e energjisë në pesë emisione televizive të popullarizuara të mëngjesit dhe pasdites në RTK1, KTV, RTV21, Klan Kosova dhe T7. Përveç kësaj, EMPOWER Sektori Privat organizoi që një rrëfim për Festivalin të bëhej dhe të shfaqej nga programi "Ora e Pasdites” i Klan Kosovës. Intervistat dhe rrëfimi u ndanë edhe në internet përmes YouTube dhe Facebook. Mbi 10 mediume ishin të pranishme në ceremoninë e hapjes së Festivalit. Kanalet televizive lokale raportuan për këtë ngjarje në lajmet e tyre kryesore, ndërsa 36 portale online shkruan për edicionin e tretë të Festivalit të Gjelbër.

Intervistat dhe rrëfimet televizive:

1. Intervista në programin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK1, më 15 shtator 2018: https://www.youtube.com/watch?feature=youtu.be&v=IzYWikDLW7Q&app=desktop (496 shikime në YouTube)

2. Intervista në programin e mëngjesit SOT në KT, më 17 shtator 2018: https://www.youtube.com/watch?v=CLqHBAa0XLk (84 shikime në YouTube)

Mediat kosovare raportuan gjerësisht për edicionin e tretë të Festivalit të Gjelbër.

Page 9: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

6

3. Intervista në programin “Ora Shtatë” në Klan Kosova më 18 shtator 2018: https://www.facebook.com/Ora7Official/videos/289529321891126/?q=greenfest&filters_rp_author=%7B%22name%22%3A%22author%22%2C%22args%22%3A%22184132955056057%22%7D (4.2K shikime në Facebook)

4. Intervista në programin “Express Morning” në T7, më 18 shtator 2018: https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/1840285772673676/?__xts__[0]=68.ARCVAjvWgXclZiVoHT71EwqDEYtDOZb45DANu3iHuNTSWJKeZanNCXWwkt502mBykMpOFWmubOIdniP7HlpziJwezERYbOgOzs9R8aVdcDLTs1_9UslP3GJC85X2BniGbM6hK7i9-S3iy6yrwLeFrozn8XAf9uu1P0MoNM6bdUs1HubZhcTW4Q&__tn__=HH-R (15K shikime në Facebook)

5. Intervista në programin e pasdites “Bob Bon” në RTV21, më 18 shtator 2018: https://www.youtube.com/watch?v=jwJPToB4_eM (93 shikime në YouTube)

6. Rrëfimi në lajmet qendrore të RTV21 më 19 shtator 2018: https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=VgunLoFYcrE (17 shikime në Youtube)

7. Artikulli në KosovaPress, më 19 shtator 2018 https://www.youtube.com/watch?v=hIcOsxycUyE (143 shikime në YouTube)

8. Rrëfimi për Festivalin e Gjelbër në programin “Ora e Padites” në Klan Kosova më 20 shtator 2018: https://www.facebook.com/OraePasditesOfficial/videos/277521799752094/UzpfSTg0MTU5MDcxNTg5ODQ5NjoyMDQ4MDAyNzc1MjU3Mjc4/ (1.600 shikime në Facebook)

9. Mbulimi i ceremonisë së hapjes në lajmet kryesore të stacioneve kryesore televizive duke përfshirë Klan Kosovën, RTK1-në, RTV21-shin dhe KTV-në.

Artikujt/rrëfimet e botuara:

• Rrëfimi i botuar (Festivali i gjelbër vjen më i fuqishëm në edicionin e 3-të më 19-21 shtator), 10 shtator 2018: https://www.gazetaexpress.com/lajme/festivali-i-gjelber-vjen-me-i-fuqishem-ne-edicionin-e-3-te-me-19-21-shtator-574642/ https://www.koha.net/arberi/116327/festivali-i-gjelber-vjen-me-i-fuqishem-ne-edicionin-e-3-te-me-19-21-shtator/ http: // www.ekonomiaonline.com/arte/festivali-i-gjelber-vjen-me-i-fuqishem-ne-edicionin-e-3-te-me-19-21-shtator/

• Rrëfimi i botuar (Edicioni i Tretë i Festivalit të Gjelbër vjen me plot surpriza), 12 shtator 2018: https://www.koha.net/arberi/116600/edicioni-3-te-i-festivalit-te-gjelber-vjen-me-plot-surpriza/

Lajmet në portalet online:

1. https://vimeo.com/290677228 19 shtator 2018

2. http://www.insajderi.com/fillon-edicioni-i-trete-i-festivalit-te-gjelber/ 19 shtator

2018

3. http://rtv21.tv/prishtine-hapet-festivali-i-gjelber/ 19 shtator 2018

Page 10: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

7

4. https://klubiprodhuesve.org/edicioni-i-trete-i-festivalit-te-gjelber/ 28 gusht 2018

5. https://telegrafi.com/mbahet-edicioni-trete-festivalit-te-gjelber/ 19 shtator 2018

6. https://kallxo.com/hapet-festivali-i-gjelber/ 19 shtator 2018

7. https://kallxo.com/hapet-festivali-i-gjelber-2/ 19 shtator 2018

8. http://www.radiokfor.com/1/?fn_mode=fullnews&fn_id=6759# 18 shtator 2018

9. https://ekonomiku.uni-pr.edu/Lajmet/Festivali-i-Gjelber-ne-Prishtine.aspx 12 shtator

2018

10. http://www.arbresh.info/lajmet/fillon-edicioni-i-trete-i-festivalit-te-gjelber/ 19,

shtator 18

11. http://www.informatat.com/hapet-edicioni-i-trete-i-festivalit-te-gjelber/ 19 shtator

2018

12. https://fim.uni-pr.edu/Lajmet/Informim-i-studenteve-per-Festivalin-e-Gjelber.aspx

7, shtator 2018

13. http://etleboro.org/g/1bc6ba0085236d079db7c5595ba3289asq/festivali-i-

gjelb%C3%ABr-vjen-m%C3%AB-i-fuqish%C3%ABm-n%C3%AB-edicionin-e-3-

t%C3%AB-m%C3%AB-19---21-shtator 19 shtator 2018

14. http://ekoinformatori.net/mbahet-edicioni-i-trete-i-festivalit-te-gjelber/ 28 gusht

2018

15. http://fax.al/news/17661048/hapet-festivali-i-gjelber 19 shtator 2018

16. https://www.jahasolar.com/edicioni-i-trete-i-festivalit-te-gjelber/ 19 shtator 2018

17. http://www.radiokfor.com/1/?fn_mode=fullnews&fn_id=6759# 17 shtator 2018

18. http://www.kosovapress.com/en/economy/green-economy-5-thousand-new-jobs-

expected-to-be-created-by-mid-2019-179990/ 19 shtator 2018

19. http://mzhe-ks.net/sq/lajmet/lluka-paralajmeron-rritjen-e-transparences-ne-

marrjen-e-licencave-per-bre-#.W6jiWtczbIV 19 shtator 2018

20. https://www.ubt-uni.net/sq/ubt-po-merr-pjese-ne-festivalin-e-gjelber/ 19 shtator

2018

21. http://www.ekonomiaonline.com/ekonomi/festivali-i-gjelber-pese-mije-vende-te-

reja-pune-deri-ne-korrik-te-2019/ 19 shtator 2018

22. https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=295487 19 shtator 2018

23. http://rtv21.tv/prishtine-hapet-festivali-i-gjelber/ 19 shtator 2018

24. http://www.informatat.com/hapet-edicioni-i-trete-i-festivalit-te-gjelber/ 19 shtator

2018

25. https://ndertimi.info/4m-group-e-perparim-rames-pjese-e-edicionit-te-trete-te-

festivalit-te-gjelber/ 4 shtator 2018

26. http://altradeholding.eu/?p=2658 20 shtator 2018

27. https://www.rezervimi.com/al/event/green-festival/ 17 shtator 2018

28. http://www.botasot.info/ekonomi-lajme/951987/prej-ekonomise-se-gjelber-numri-

i-te-punesuarve-pritet-te-arrije-ne-5000/ 19 shtator 2018

29. http://oxygenpress.info/shpejt-nis-festivali-i-gjelber/ 16 shtator 2018

Page 11: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

8

30. https://www.ubt-uni.net/sq/ubt-po-merr-pjese-ne-festivalin-e-gjelber/ 19 shtator

2018

1.4. Faqja e Facebook-ut Green Business Kosovo:

Statistikat nga 28 gushti i vitit 2018 (nga fillimi i fushatës për promovimin e edicionit të 3-të të Festivalit të Gjelbër) deri më 23 shtator të vitit 2018:

• 662 pëlqime të reja në faqen e Facebook të Green Business Kosovo

• 203,694 arritje në 74 postime në Facebook

• Postimi i ngjarjes: 897 reagime ka arritur tek 32,800 njerëz

• Shikimet e videos së drejtpërdrejtë:

Transmetimi i drejtpërdrejtë i ceremonisë së hapjes:

2,800

Skemat mbështetëse për energjinë e ripërtëritshme në rajon: 1,200

Forumet e Ditës 1: 954

Forumet e Ditës 2: 538

Forumet e Ditës 3: 698

Ceremonia e mbylljes: 386

Page 12: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

9

Forumet e Gjelbra

2. EFIÇIENCA E ENERGJISË DHE QËNDRUESHMËRIA

2.1. Fondi për efiçiencë të energjisë

Parlamenti i Kosovës më datën 5 dhjetor 2018 e ka miratuar Ligjin e ri për Efiçiencë të Energjisë (Ligji Nr. 06/L-079) që do të pasohet me ndryshime në legjislacionin sekondar, duke e bërë të mundur krijimin e një Fondi për Efiçiencë të Energjisë. Banka Botërore dhe Komisioni Evropian janë zotuar që të jenë donatorë për këtë fond. Modeli dhe struktura e saktë e fondit pritet të finalizohen së shpejti.

Në Festivalin e Gjelbër u mbajt një seancë e veçantë gjatë forumeve të gjelbra ku praktikat më të mira dhe mësimet e mësuara u ndanë nga vendet fqinje që tashmë kanë fonde të ngjashme. Në këtë seancë morën pjesë folësit në vijim:

● Irena Dubravec, Kryesuese e Departamentit për Menaxhimin Sistematik të Energjisë,

Fondi për Mbrojtje të Mjedisit dhe Efiçiencë të Energjisë – Kroaci, FMMEE

● Dimitar Doukov, Drejtor Ekzekutiv, Fondi për Efiçiencë të Energjisë dhe Burime të

Ripërtëritshme – Bullgari, FEEBR

● Nexhat Jashari, GIZ (moderator)

Përfundimet dhe rekomandimet:

• Fondi për Efiçiencë të Energjisë dhe Burime të Ripërtëritshme (FEEBR) është

themeluar përmes Aktit të Efiçiencës së Energjisë të miratuar nga Parlamenti Bullgar

në shkurt të vitit 2004. Kapitalizimi fillestar i FEEBR-it është tërësisht me fonde të

granteve, ndërsa donatorët kryesorë të tij janë: Shërbimi Global për Mjedisin

nëpërmjet Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Bankës Botërore) –

10 milionë dollarë; Qeveria e Austrisë – 1.5 milion euro; Qeveria e Bullgarisë – 1.5

milionë euro dhe disa kompani private bullgare.

• FEEBR e ka kapacitetin e kombinuar të një institucioni kredi dhënës, një shërbimi për

garantim të kredisë dhe një kompanie konsulente. Ai u ofron asistencë teknike

kompanive, komunave dhe individëve privatë bullgarë në zhvillimin e projekteve të

investimit në efiçiencë të energjisë e pastaj e ndihmon financimin apo

bashkëfinancimin e tyre ose e luan rolin e garantuesit para institucioneve financuese

të tjera.

• Parimi themelor i operacioneve të FEEBR-it është partneriteti publiko-privat. Fondi e

ndjek një agjendë që mbështetet plotësisht nga qeveria e Bullgarisë, por është

strukturuar si një subjekt ligjor i pavarur, i ndarë nga çdo agjenci apo institucion

shtetëror, komunal dhe privat.

• FEEBR i mbështet vetëm projektet që lidhen drejtpërsëdrejti me:

o Efiçiencën e përmirësuar të energjisë në proceset industriale

o Rehabilitimin e ndërtesave në të gjithë sektorët, duke përfshirë atë industrial,

komercial, komunal dhe banesor

o Përmirësimet në burimet dhe sistemet e shpërndarjes së ngrohjes

Page 13: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

10

o Rehabilitimin e objekteve komunale, siç është ndriçimi i rrugëve

o Aplikimet e tjera të përdorimit të energjisë së fundit, duke përfshirë sistemet

e kontrollimit të menaxhimit të energjisë, masat e korrigjimit të faktorëve të

energjisë, kompresorët e ajrit dhe zëvendësimin e lëndëve djegëse

o Projektet dhe masat e vogla për rrjetin e BRE-ve

• Fondi kroat është krijuar në fund të vitit 2003 dhe është institucion jashtëbuxhetor i

cili të ardhurat i mbledh nga tarifat dhe ngarkesat që i paguajnë "ndotësit" dhe nga

tregtimi i lejeve për emetim.

• Ky fond i financon projektet dhe aktivitetet në tri fusha kryesore: mbrojtjen e

mjedisit, efiçiencën e energjisë dhe përdorimin e burimeve të energjisë së

ripërtëritshme.

• Në vitin 2015, Fondi Kroat për Mbrojtje të Mjedisit dhe Efiçiencë të Energjisë i ka

aprovuar 127 milionë euro për projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me efiçiencën

e energjisë. Doli që një grant në vlerë prej 1euro gjeneroi investime prej 2.1 €, që

është dyfishi i shumës.

• Është qenësore që EE të promovohet gjithherë dhe që njerëzit të edukohen për

efiçiencën e energjisë, produktet e reja, materialet dhe përvojën e përdoruesve.

• Promovimi dhe zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë mund t’i rrisë kursimet e

energjisë. Këto masa do ta përmirësojnë drejtpërsëdrejti ekonominë dhe do të kenë

efekt pozitiv në mjedisin.

2.2. Skemat e certifikimit të energjisë

Në këtë seancë u mbajt një prezantim i ndarë për Skemat e Certifikimit të Energjisë nga:

• Servet Spahiu, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH)

Përfundimet nga ky prezantim:

• MMPH-ja e ka marrë përsipër obligimin për ta transpozuar Direktivën Evropiane

2010/31 përmes Ligjit për Performancën Energjetike në Ndërtesa.

• Ligji për Performancën Energjetike në Ndërtesa synon ta përmirësojë performancën

energjetike në ndërtesa, duke i marrë parasysh kushtet klimatike të jashtme dhe

lokale si dhe kërkesat për klimë të brendshme dhe kosto efektive.

• Ky ligj e rregullon, nëpërmjet udhëzimeve administrative:

1. Metodologjinë kombëtare për llogaritjen e performancës energjetike të integruar në ndërtesa;

2. Kërkesat minimale për performancën energjetike në ndërtesa; 3. Inspektimin e sistemeve të ngrohjes dhe sistemeve të kondicionimit të ajrit 4. Procesin e licensimit të ekspertëve të pavarur; 5. Hartimin e regjistrit kombëtar për ruajtjen e certifikatave për performancë

energjetike (CPE); 6. Procedurat për certifikimin e performancës energjetike në ndërtesë.

Page 14: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

11

2.3. Teknologjia e ndriçimit LED

Gjatë kësaj seance u mbajt një prezantim i ndarë për zgjidhjet e efiçiencës së energjisë duke e përdorur teknologjinë LED, dobitë e mundshme për Kosovën dhe pengesat aktuale legjislative. Prezantimin e mbajti:

• Valon Kuliqi, Menaxher, Polar Light

Përfundimet nga ky prezantim:

• Sipas Teknologjisë IHS, vetëm vitin e kaluar, mbi 140 milionë llamba janë instaluar në

mbarë botën, duke përfshirë 19 milionë LED. Deri në vitin 2020 pritet që mbi 100-

155 milionë reflektorë LED të instalohen vetëm në ndriçimin publik apo ndriçimin

rrugor.

• Komuna e Prishtinës dhe ajo e Prizrenit së bashku kanë potencial për t’i kursyer 1.25

milion euro në vit nëse e zëvendësojnë ndriçimin publik ekzistues me teknologjinë

LED.

• Ka probleme serioze me tenderët publikë në Kosovë për shkak të mungesës së

përvojës së projektuesve kur përcaktohen specifikacionet e tenderit për teknologjitë

e ndriçimit (p.sh. kur caktohet si kriter fuqia e poçeve në vat në vend të sasisë totale

të dritës së dukshme të emetuar nga ndonjë burim në lumen).

2.4. Arkitektura dhe qëndrueshmëria

Në këtë seancë u trajtuan efektet e projektimit dhe arkitekturës në mirëqenien dhe qëndrueshmërinë tonë. 4M Group i prezantoi disa nga projektet e tyre dhe si ato çojnë në një mjedis më të mirë për përdoruesit e fundit. 4M Group po ashtu e paraqiti projektin e tyre të propozuar “City Gardens” për Prishtinën.

• Përparim Rama, pronar, 4M Group

• Mirjeta Morina, Arkitekte, G4M Group

• Arta Ibrahimi, Arkitekte, 4M Group

Përfundimet nga ky prezantim:

• Institucionet e ndryshme kanë zhvilluar standarde ndërkombëtare siç është

Standardi Well dhe standardi BREEAM, për të cilët merren parasysh ndikimet e

projektimit dhe arkitekturës në shëndet dhe mirëqenie, qëndrueshmëri, rehati, dritë,

efiçiencë, mbeturina etj.

• Përgjysmimi i madhësisë së pronave ose hapësirave tona të jetesës i zvogëlon

gjurmët tona të karbonit për të paktën 35%.

• Duke i përdorur inovacionet e ndryshme në shtëpitë e mençura, mjedisi i brendshëm

mund të ndryshojë varësisht nga aktivitetet tona fizike, disponimi dhe parametrat e

jashtëm.

• Projekti “City Gardens” është planifikuar që të vendoset në sheshin kryesor të

Prishtinës. Është planifikuar që të integrohen vegjetacioni, drita dhe uji në të gjitha

katet dhe hapësirat e ndërtesave.

Page 15: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

12

• Projekti “City Gardens” do t’i kontribuojë edhe pastrimit të ajrit për hapësirën

përreth.

3. ENERGJIA E RIPËRTËRITSHME

3.1. Inovacioni në teknologjinë FV

Për t’i përmbushur objektivat klimatike që janë caktuar sipas Marrëveshjes së Parisit, të nënshkruar më 22 prill të vitit 2016, është e nevojshme që të përshpejtohet tranzicioni energjetik. Sfidë është zvogëlimi i emetimeve të CO2 duke futur në përdorim energjinë e qëndrueshme dhe tërheqja graduale e energjisë fosile, duke e mbajtur furnizimin me energji të sigurt, të disponueshëm dhe të përballueshëm. Edhe ruajtja e energjisë është mjet i rëndësishëm. Për tranzicionin energjetik kërkohen ndryshime të mëdha teknike dhe sociale në të gjithë sektorët e ekonomisë si dhe në mesin e autoriteteve dhe qytetarëve.

Për ta mundësuar një kalim nga energjia fosile në energji të qëndrueshme dhe për t’i përmbushur objektivat e klimës që janë përcaktuar në Marrëveshjen e Parisit (të nënshkruar më 22 prill të vitit 2016), inovacionet në teknologji dhe shoqëri janë qenësore. Shumë institute për kërkim dhe zhvillim janë duke punuar drejt zgjidhjeve për të ardhmen e energjisë. (TNO, 2018)

Energjia diellore e kombinuar me ruajtjen e energjisë ua mundëson prodhuesve që energjinë diellore ta përdorin 24 orë në ditë, 365 ditë në vit. Kjo mundëson që energjia diellore të përdoret për vetë konsum me zgjidhje të ruajtjes në shkallë të vogël si dhe me ruajtjen në shkallë të shërbimeve për të ofruar shërbime shtesë siç është stabilizimi i rrjetit. “Vetë-konsumimi do të jetë nxitësi i kërkesës për energji diellore në Bashkimin Evropian; zgjidhjet për ruajtje të energjisë elektrike në shkallë të vogël do të kenë rol qenësor në zgjerimin e konsumit në vend". (Solarpower Europe, 2018)

Në këtë seancë në pah u vë Organizata Holandeze për Kërkime Shkencore të Aplikuara (ECN pjesë e TNO) dhe puna e tyre drejt inovacioneve në fushën e fotovoltaikëve (FV), me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe uljes së shpenzimeve; dhe, SolarPower Europe, e cila po punon drejt promovimit të sistemeve diellore dhe ruajtjes së energjisë.

● Dr. Frank Lenzmann, Organizata Holandeze për Kërkime Shkencore të Aplikuara

(ECN pjesë e TNO), H&Zh aktuale dhe e ardhshme e 'ECN pjesë e TNO' në fushën e

fotovoltaikës

● Raffaele Rossi, Analist i Politikave, Solarpower Europe, Lëshimi dhe ruajtja e

energjisë diellore

● Trim Tërnava, Ekspert i Energjisë (Moderator)

Përfundimet dhe rekomandimet:

• Kosova merr rreth 30% më shumë rreze të diellit se Holanda.

• Objektivat kryesore për hulumtim dhe zhvillim (H&Zh) për FV janë:

o Ulja e shpenzimeve të teknologjisë së energjisë diellore dhe energjisë

elektrike, që do të thotë:

✓ Shpenzime më të ulëta të materialeve

✓ Efiçencë e lartë e konvertimit dhe rendimentit të energjisë

✓ Procese më të shpejta të prodhimit

Page 16: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

13

✓ Shpenzime më të ulëta të instalimit dhe sistemit

✓ Më shumë jetëgjatësi

✓ Mirëmbajtje më e ulët

o Përshpejtim i zhvillimit të teknologjisë nga niveli i provës së konceptit në

nivelin pilot.

o Avancim i zbatueshmërisë: diversifikim i produktit dhe sistemit.

• Fushat e H&Zh për FV përfshijnë:

o Teknologjinë e silicit kristalin: materialet deri te modulet dhe aplikimet e reja.

o Teknologjinë e filmit të hollë: materialet deri te modulet/folitë dhe

aplikacionet e reja.

• Krijimet e vlerës vendore për shkak të punëve dhe pagave në FV, fitimet e

kompanisë, të ardhurat tatimore në Holandë në vitin 2015:

o Krijimi total i vlerës monetare:

✓ 163 milionë euro (Totali)

✓ 103 milionë euro (63% e totalit) në nivel komunal

o Vende të punës

✓ 3000 - 4000 (në përgjithësi, d.m.th direkte + indirekte)

✓ ~ 2000 (direkte)

• Kombinimi i energjisë diellore dhe ruajtja– teknologji kyçe për ta nxitur zhvillimin e

energjisë së ripërtëritshme:

o Ofron zgjidhje fleksibile konkurruese të kostos dhe e mbështet

besueshmërinë e sistemit energjetik me saktësi më të lartë sesa gjenerimi i

energjisë nga burimet fosile.

o Luan rol qendror në lidhjen e sektorit, duke e shtuar në maksimum

përdorimin e burimeve të ripërtëritshme në sektorët me intensitet të lartë të

energjisë.

o E mundëson prodhimin e hidrogjenit nga energjia elektrike e ripërtëritshme,

duke e mundësuar integrimin e ruajtjes të energjisë së ripërtëritshme dhe

duke e siguruar ruajtje sezonal.

o Sjell dobi sociale, siç është krijimi i vendeve të punës, shmangia e emetimeve

të CO2 dhe fuqizimi i vërtetë i konsumatorit.

o Hap mundësi të mëdha të tregut për industrinë evropiane.

• Dobitë e prodhimit dhe magazinim të energjisë diellore janë si në vijim:

o Ruajtja e optimizon furnizimin me energji diellore, sepse nevojat për konsum

të energjisë elektrike përputhen më mirë, duke e ruajtur energjinë e tepërt të

gjeneruar dhe duke e përdorur atë kur është e nevojshme.

o Ruajtja e mban prodhimin me ndërprerje të energjisë të një sistemi FV në një

nivel të zotuar për një periudhë të zgjatur kohore.

o Ruajtja siguron shërbime të besueshmërisë së sistemit, siç është kontrolli i

frekuencave dhe tensionit.

Page 17: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

14

o Bateritë mund të injektojnë dhe thithin energji elektrike jashtëzakonisht

shpejtë (<50ms) dhe me saktësi më të lartë se gjeneratorët konvencionalë

për të ofruar shërbime të besueshmërie së sistemit energjetik.

o Ruajtja i ulë shpenzimet e rrjetit duke siguruar fleksibilitet më të lartë, i cili do

të rezultojë në shpenzime të reduktuara për përmirësime në rrjet dhe

investime në zgjerim të rrjetit.

o Ruajtja e energjisë elektrike diellore kur çmimet janë të ulëta dhe përdorimi i

saj kur çmimet janë të larta mundëson që çmimet e energjisë të stabilizohen.

o Ruajtja u mundëson konsumatorëve që të bëhen pjesëmarrës aktivë në

sistemin energjetik, duke e rritur përqindjen e energjisë së vetëkonsumuar.

• Për të pasur kushte të duhura në dizajnin e tregut të energjisë elektrike:

o Energjia e ruajtur nuk duhet t'u nënshtrohet taksave, ngarkesave apo tarifave

të dyfishta.

o Tregjet e energjisë elektrike duhet të jenë jodiskriminuese, transparente dhe

konkurruese.

o Duhet lejuar ofrimi i disa shërbimeve në të njëjtën kohë, siç janë shërbimet

ndihmëse.

o Duhet të mundësohet sistemi i prodhimit dhe ruajtjes së energjisë diellore

për të fituar para nga vlera lokale që ua sjellë operatorëve të rrjetit.

o Investimet në ruajtje, burime të ripërtëritshme dhe reagim ndaj kërkesës

duhet të konsiderohen sistematikisht si alternativë ndaj zgjerimit të rrjetit.

• Për ta promovuar pranimin e konsumatorëve aktivë:

o Çdo amvisërie duhet t’i lejohet që të instalojë dhe lidhë sisteme diellore dhe

të ruajtjes pa ndonjë ngarkesë.

o Konsumatorët aktivë duhet të marrin kompensim të drejtë kur ofrojnë

shërbime që e mbështesin sistemin energjetik.

o Konsumatorët aktivë dhe vetëkonsumuesit duhet t'u nënshtrohen pagesave

të drejta që e pasqyrojnë koston dhe që janë proporcionale, në përputhje me

efektin e tyre efektiv në rrjet.

o Rolet e akterëve të tregut (Operatorëve të Sistemit të Shpërndarjes (OSSh),

furnizuesve, agreguesve, pronarëve të sistemeve të ruajtjes) duhet të jenë të

qarta për t’i mundësuar investimet nga sektori privat.

3.2. Trendet ndërkombëtare të energjisë diellore

Kapacitetet e instaluara të energjisë së erës dhe energjisë diellore janë rritur në vitet e fundit.

Në Kosovë, Instalimet e paneleve FV në vitin 2017 (gjithsej 2.45 MW) janë shtuar për afro 10 herë krahasuar me instalimet në vitin 2014 (gjithsej 0.23 MW). Kapaciteti total i sistemeve FV të instaluara në periudhën 2014-2017 është 4.52 MW. Vlerësohet se në Kosovë së paku 8

Page 18: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

15

MW të sistemeve FV janë instaluar vetëm në vitin 2018 (pothuajse duke e dyfishuar sasinë totale të instaluar deri më tani). (EMPOWER, 2018)

“Inovacioni teknologjik, efikasiteti i shpenzimeve dhe rritja e kërkesës së konsumatorëve po i shtyjnë burimet e ripërtëritshme — veçanërisht ato të erës dhe diellore — që të jenë burimet e preferuara të energjisë. Shpejtësia e vendosjes së energjisë diellore dhe e erës dhe lakorja në rënie e shpenzimeve të tyre i kanë befasuar edhe akterët dhe vëzhguesit më optimistë të kësaj industrie. “Përpara parashikimeve dhe përkundër perceptimeve të vazhdueshme për të kundërtën, era dhe energjia diellore janë bërë konkurruese me teknologjitë konvencionale gjeneruese në të gjitha tregjet më të mëdha botërore”. (Deloitte Insights, 2018)

Një seancë në forum që u përqendrua në kostot dhe tregjet globale u mbajt me folësit në vijim:

● Michael Taylor, IRENA - Trendet dhe kostot e energjisë diellore

● Raffaele Rossi, Analist i Politikave, Solarpower Europe, Perspektiva e Tregut Global për Energjinë Diellore 2018-2022

● Trim Tërnava, Ekspert i Energjisë (Moderator)

Përfundimet dhe rekomandimet:

• Kostot vazhdojnë të bien për teknologjitë e energjisë diellore dhe të erës.

• Të gjitha burimet e energjisë komerciale nga BRE-të do të jenë konkurruese me

burimet e karburanteve fosile deri në periudhën 2020-2022.

• Ruajtja: Aplikimet e ndryshme, teknologjitë e ruajtjes dhe kostot e instalimit do të

bien për 50-66% deri në vitin 2030.

• Automjetet elektrike kanë të ngjarë ta dominojnë tregun e së ardhmes, kështu që

ndërlidhjet mes automjeteve dhe rrjetit mund të jenë shumë të rëndësishme.

• Lider i kostove: Prodhimi i energjisë diellore është gjithnjë e më i lirë se prodhimi i

energjisë bërthamore si dhe nga qymyri e gazi.

• Kapaciteti total i instaluar FV në mbarë botën është rritur për 32% vitin e kaluar,

përkatësisht nga 306.4 GW në vitin 2016 në 404.5 GW deri në fund të vitit 2017.

Vetëm në vitin 2017 janë instaluar gati 100 GW, ndërsa Kina i ka shtuar pothuajse 53

GW.

• Rreth një e treta e kapacitetit akumulues të energjisë diellore të instaluar në mbarë

botën deri në fund të 2017 është instaluar në Kinë, e cila udhëheq shumë përpara

SHBA-ve dhe Japonisë.

• Me Skenarin e Mesëm parashikohen më shumë se 1 TW (Terawatt) ose 1000

Gigawatt të kapaciteteve globale gjeneruese të energjisë diellore deri në fund të vitit

2022.

• Sinjale pozitive nga tregu diellor evropian: Rritja prej 31% në krahasim me vitin e

kaluar, pas një trendi rënës gjatë disa viteve.

• E nxitur nga rritja e fuqishme në Turqi, energjia diellore në Evropë si tërësi po rritet

shumë më fuqishëm se sa në BE-28. Edhe ekuilibrimi i kërkesës për energji diellore

në BE pas vitit 2020 pritet që të ndikojë në rritjen e kërkesës së përgjithshme për

energji diellore në Evropë.

Page 19: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

16

• Më shumë vende do të instalojnë sisteme në nivel të GW-ve në vitin 2022 në Evropë.

Ashtu si në Perspektivën e Tregut Global (PTG) të vitit 2017, pritet që Gjermania,

Franca dhe Turqia të jenë 3 tregjet kryesore të energjisë diellore në vitin 2022.

• Energjia diellore me kosto të ulët është rritur më shpejt se çdo teknologji tjetër e

prodhimit të energjisë në vitin 2017.

• Korniza rregullative mbetet sfidë kryesore për zhvillimin e mëtejshëm të tregut të

energjisë diellore në Evropë.

• Kërkesat e politikave për kërkesën e fuqishme për energji diellore në Evropë janë:

o Realizimi i objektivit për 32% të BRE-ve deri në vitin 2030

o Korniza e përshtatshme për instalimet e vogla

o Tregjet më të shpejta dhe më të mira

o Një strategji industriale evropiane

o Një plan i tërheqjes për sistemet jo fleksibile të gjenerimit.

3.3. Teknologjia e paneleve termale diellore, fizibiliteti dhe trendet

Sipas Komisionit Evropian, “79% e përdorimit total përfundimtar të energjisë në familje është vetëm për ngrohje dhe ujë të nxehtë”. Në industri, 70.6% e konsumit të energjisë u përdorën për ngrohje të hapësirës dhe për procese industriale, 26.7% për ndriçim dhe për proceset elektrike siç janë motorët e makinave dhe 2.7% për ftohje " (Komisioni Evropian, 2019). Energjia diellore termike (EDT) është një formë e energjisë dhe teknologji për shfrytëzimin e energjisë diellore për të gjeneruar energji termike ose energji elektrike për përdorim në industri dhe në sektorët rezidencial dhe komercial. Duke e ditur se në Kosovë ka potencial të madh për përdorimin e energjisë termike diellore, në Forumin e Gjelbër z. Ilija Nasov e mbajti një prezantim për teknologjinë e paneleve diellore termike, realizueshmërinë dhe trendet.

Z.Ilija Nasov është Drejtor i Kërkimit dhe Zhvillimit në Qendrën për Teknologjitë Plasma, Kryetar i Shoqatës Diellore të Maqedonisë dhe Kryetar i Shoqatës Nano të Maqedonisë.

Përfundimet dhe rekomandimet:

• Ekzistojnë dy mënyra për instalimin e paneleve diellore termike:

o Mënyrat klasike të instalimit: ▪ Termosifoni ▪ Kolektorët diellorë të instaluar ndaras nga kaldajat.

o Integrimi i kolektorëve diellorë në fasadë – integrimi i arkitekturës.

• Ekzistojnë disa parametra të rëndësishëm për aplikimin e energjisë diellore:

o Lloji i energjisë diellore termike ▪ Efikasiteti shumë i lartë në temperaturë më të lartë.

o KWh më i lirë për m2

o Integrimi i kolektorëve në fasada dhe çati, aspekti i arkitekturës: ▪ Dukja e absorbuesit në kolektor. ▪ Mënyra e instalimit. ▪ Ngjyra e ngjashme e absorbuesve me atë të fasadave.

o Stabiliteti afatgjatë:

Page 20: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

17

▪ Zgjidhja e njërit prej problemeve më të mëdha: rënies së efikasitetit

gjatë përdorimit:

✓ Stabiliteti i veshjes selektive.

✓ Zgjidhja e kondensimit.

✓ Zgjidhja e transmisionit të qelqit nga vjetërsimi (veshjet kundër

pluhurit).

• Kolektorët hibridë fotovoltaikë termikë (FVT) sigurojnë energji edhe elektrike, edhe

termike. Këta kolektorë hibridë ndahen në dy grupe:

o Paneli FV me glazurë me qelq shtesë mbi panelin FV. o Paneli PV pa glazurë pa qelq shtesë.

• Pjesa më e madhe e rrezatimit diellor të absorbuar nga paneli FV konvertohet në

nxehtësi (në shkallë prej afro 70% - 80%) dhe si rezultat i kësaj e ngritë temperaturën

e celulave.

• Ky efekt e redukton efikasitetin elektrik të tyre - kryesisht për shkak të celulave të

silicit.

• Në fasadë ose në instalimin e kulmit të pjerrët në ndërtesa humbjet termike

zvogëlohen për shkak të mbrojtjes termike të sipërfaqes së pasme të panelit FV,

ndërsa modulet FV veprojnë në temperatura më të larta. Ky efekt i padëshirueshëm

mund të evitohet pjesërisht duke i përdorur mbledhësit hibridë FVT.

3.4. Energjia e ripërtëritshme dhe skemat e mbështetjes në rajon

Përmes Direktivës së Energjisë së Ripërtëritshme, Komisioni Evropian kërkon që shtetet e BE-së t’i përmbushin së paku 20% të kërkesave të përgjithshme të tyre për energji me burime të ripërtëritshme deri në vitin 2020. (Direktiva e Energjisë së Ripërtëritshme, Komisioni Evropian, 2019). “Tregjet e Energjisë nuk mund ta arrijnë nivelin e dëshiruar të burimeve të ripërtëritshme në BE të vetmuara, që do të thotë se skemat kombëtare të mbështetjes mund të jenë të nevojshme për ta tejkaluar këtë dështim të tregut dhe për ta nxitur investimin e shtuar në energji të ripërtëritshme”. ("Skemat e Mbështetjes - Energjia - Komisioni Evropian, 2019)

Gjatë Festivalit u mbajt një seancë në forum për skemat mbështetëse në rajon, e cila tërhoqi një audiencë të madhe dhe nxiti shumë pyetje. Paneli u përbë nga përfaqësues nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe ministritë përkatëse të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi:

● Anastasija Stefanovska-Angelovski, Koordinatore, Komisioni Rregullator i Energjisë i

Republikës së Maqedonisë, Legjislacioni i ri për vetë konsum dhe skemat ekzistuese

të mbështetjes

● Igor Malidzan, Analist i Lartë, Koordinator për BRE, Agjencia Rregullatore e Energjisë

e Malit të Zi, Burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe skemat e mbështetjes në

Malin e Zi

● Rodon Miraj, Ekspert, Drejtoria e Politikave dhe Strategjisë së Energjisë dhe

Industrisë, Vendosja dhe Rregullimi i Energjisë së Ripërtëritshme në Shqipëri

Page 21: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

18

● Fidan Isufi, Zyra e Rregullatorit të Energjisë të Kosovës, SKEMA E MBËSHTETJES SË

BRE-ve

● Krenar Bujupi, Ekspert i Energjisë (Moderator)

Përfundimet dhe rekomandimet:

3.4.1. Pasqyra e përgjithshme e legjislacionit të Maqedonisë

• Maqedonia e ka miratuar ligjin e ri të energjisë në qershor të vitit 2018, i cili

përmban masa të reja mbështetëse.

• Në Rregulloren për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë do të shpjegohen kushtet

dhe mënyra në të cilën teprica nga energjia e prodhuar nga burimet e ripërtërishme

të energjisë të dedikuara për vetë konsum bartet në rrjetin e shpërndarjes së

energjisë elektrike.

• Për momentin Maqedonia ka skemë mbështetëse për TN-të (tarifat nxitëse):

o Mënyra e caktimit të TN-ve është përcaktuar në Rregulloren e Komisionit

Rregullator të Energjisë.

o Operatori i tregut i shpërndan shpenzimet që u janë paguar prodhuesve

preferencialë për çdo furnizues, tregtar apo prodhues të licencuar, kur ata ua

shesin energjinë elektrike të prodhuar konsumatorëve sipas hises së tyre në

treg. Konsumatorët paguajnë 100% të mbështetjes nga BRE-të për TN-të.

o Operatori i tregut të energjisë elektrike është i obliguar që ta blejë energjinë

e prodhuar nga një prodhues preferencial, pas një marrëveshje për blerje të

energjisë (MBE).

o MBE-ja nënshkruhet për periudhën e përdorimit të TN-ve të përcaktuara me

vendimin e lëshuar nga KRrE-ja (20 vjet për hidrocentralet e vogla dhe

impiantet e erës, ndërsa 15 vjet për impiantet e biogazit dhe biomasës).

o TN-të janë caktuar në ¢ për kWh të energjisë elektrike të dërguar në sistemin

e energjisë elektrike dhe nuk përfshijnë TVSh-në.

o Operatori i tregut është pala përgjegjëse për balancim.

• Skema e re e mbështetjes do të përfshijë Feed-in Premium (FIP), i cili:

o Do të jepet duke u bazuar në një procedurë të tenderit që i përfshin

ankandet. Mënyra e zhvillimit të procedurës së tenderimit dhe ankandit për

dhënien e premiumeve përcaktohet me dekret të qeverisë, ndërsa Ministria

vetëm e zbaton procedurën.

o Fondet për premiumet do të vijnë nga buxheti i shtetit.

o Prodhuesi preferencial i cili e ka fituar të drejtën e përdorimit të premiumit

nuk mund të përdorë FIT dhe nuk sigurohet për blerje të garantuar të

energjisë së prodhuar nga operatori i tregut të energjisë elektrike.

o Kontratat përfundimtare dhe pagesa e premiumeve përcaktohen me

Dekretin e Qeverisë.

Page 22: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

19

o FIP-të janë caktuar në ¢ për kWh të energjisë elektrike të dërguar në sistemin

e energjisë elektrike dhe nuk përfshijnë TVSh-në.

o Prodhuesi i bart përgjegjësitë e bilancit.

o FIP-të fikse – nxitje për të reaguar ndaj sinjaleve të tregut, shpenzimet

qeveritare janë të parashikueshme.

o Periudha e përdorimit:

✓ Era - 20 vjet

✓ FV - 15 vjet

o Kapaciteti total i instaluar (vendimi i ri):

✓ Era - 50 MW

✓ FV - 200 MW

3.4.2. Pasqyra e përgjithshme e legjislacionit të Malit të Zi

• Me aktet nënligjore është parashikuar që vetëm impiantet FV të ndërtuara në

ndërtesat ekzistuese (kryesisht nëpër kulme) që nuk e tejkalojnë 1 MW mund të

bëhen prodhues i privilegjuar.

• Impiantet e pavarura FV janë jashtë TN-ve.

• Për 17 impiante janë dhënë leje energjetike, por ende nuk ka ndonjë impiant PV që

është ndërtuar dhe që është në fuksion.

• Trajtimi i veçantë për BRE-të u njohur me ligji qysh në vitin 2003.

• Ligji për Energji në vitin 2010 e ka bërë edhe një hap tjetër përpara:

o Paraqitja e prodhuesve të privilegjuar.

o Janë parashikuar shumë akte nënligjore që kanë të bëjnë me BRE-të.

o Paraqitja e garancive të origjinës (GO-ve).

• Ligji për Energji në vitin 2016 ka bërë përparim të mëtejmë:

o Njohja e statusit të përkohshëm për prodhuesit e privilegjuar.

o Prosumatorët (Prodhues + Konsumator) tani janë kategori e ndarë dhe mund

të përfitojnë nga skemat e mbështetjes.

• Stimujt për të gjitha burimet e ripërtëritshme:

o Prioriteti në lidhje dhe dërgim.

o Garancitë e origjinës.

• Stimujt për prodhuesit e privilegjuar:

o TN-të e garantuara për periudhën dymbëdhjetëvjeçare.

o E tërë energjia e prodhuar blihet nga operatori i tregut.

o Nuk ka përgjegjësi për balancim.

o Blerje e garantuar.

o Garancitë e origjinës.

• Stimujt për prosumatorët:

o Të përshtatshme për prosumatorët me gjenerim të përafërt me nivelin e

energjisë së konsumuar.

Page 23: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

20

o Çmimet e larta të energjisë elektrike (të barabarta me çmimin që u ofrohet si

konsumatorë).

o E tërë energjia e prodhuar blihet nga operatori i sistemit të shpërndarjes.

o Nuk ka përgjegjësi për balancim.

o Procedurë e thjeshtë e autorizimit.

3.4.3. Pasqyra e përgjithshme e legjislacionit të Shqipërisë

• Korniza ligjore përmban:

o Ligjin Nr. 7/2017 "për Promovimin e Burimeve të Ripërtëritshme të

Energjisë".

o Ligjin Nr. 43/2015 "për Sektorin e Energjisë Elektrike".

o Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 179/2018 "për Planin Kombëtar të

Veprimit për Energjinë e Ripërtëritshme".

• Potenciali i energjisë diellore është vlerësuar të jetë 1,500-1,700 kWh/m2 në vit.

• 1550 orë mesatare nominale të pikut për instalimet diellore FV .

• Aktualisht burimet e ripërtëritshme mbështeten nëpërmjet tri skemave:

o Instalimet deri në 2MW të energjisë diellore dhe 3MW të energjisë së erës

marrin një TN.

✓ Çmimi i mbështetjes është përcaktuar nga Ministria përmes llogaritjes

së Kostos së Nivelizuar të Energjisë Elektrike (KNEE-së) dhe është

miratuar nga Rregullatori.

✓ Çmimi në vitin 2017 ishte 100 €/MWh për energji diellore dhe 76

€/MWh për energji të erës

✓ I nënshtrohet ndryshimeve çdo vit duke u bazuar në teknologjinë dhe

në faktorët ekonomikë të vendit.

✓ Zhvilluesi është pronar i tokës.

✓ Interes shumë i lartë nga zhvilluesit. Impiantet e para diellore janë në

ndërtim e sipër.

o Skemat e mbështetjes të dhëna përmes ankandeve:

✓ Për herë të parë Qeveria e ka zhvilluar skemën e ankandit për

kapacitetin diellor prej 50 MW të fuqisë së instaluar.

✓ Qeveria ofron:

• Tokën.

• Pikën lidhëse në rrjet.

• Marrëveshjen për Blerjen e Energjisë (MBE-në) për 15 vjet.

✓ Si fitues shpallet zhvilluesi me projektin më të mirë dhe çmimin më të

ulët ofertues për MWh.

✓ Pas krijimit të Tregut të Liberalizuar, mbështetja do të jetë përmes një

Kontrate për Diferencën.

o Skema e Matjes Neto (Faturimi neto):

Page 24: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

21

✓ Skema e Matjes Neto (Fatura Neto) është ende në formë të draftit,

meqë po zhvillohen konsultime të gjera me të gjitha institucionet e

përfshira.

✓ Kjo skemë do t’i ketë këto parime themelore:

• Një rrjetëzim vjetor (0 energji tepricë në fund të vitit).

• Ministria dhe Enti Rregullator do ta miratojnë një çmim të

blerjes për energjinë elektrike të injektuar në rrjet.

❖ Në fillim ai ndoshta do të jetë i njëjtë me çmimin me

pakicë në mënyrë që të ketë një marrje dhe vendosje

të shpejtë.

✓ Kapaciteti maksimal i lejuar i instaluar është 500 kW.

✓ Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka shprehur shqetësime për

implikimet teknike të balancimit të rrjetit.

3.4.4. Pasqyra e përgjithshme e legjislacionit të Kosovës

• Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE-ja) e ka autoritetin ligjor për ta përcaktuar

Skemën e Mbështetjes për BRE sipas objektivave të përcaktuara nga Ministria e

Zhvillimit Ekonomik.

• ZRrE-ja e përcakton metodologjinë për TN-të dhe mënyrën e kompensimit të rrymës

së prodhuar nga burimet e ripërtëritshme.

• E përcakton procedurën e autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese nga

burimet e ripërtëritshme.

• Garancitë paraprake dhe përfundimtare të autorizimit:

o Pranimi në Skemën e Mbështetjes.

o Tarifa nxitëse.

o Marrëveshja e Blerjes së Energjisë (MBE) me operatorin e tregut.

o Prioriteti i dërgimit.

• Obligimet e gjeneratorit të energjisë së ripërtëritshme janë:

o Garancia bankare në favor të operatorit të tregut në nivelin 25% nga

parashikimet e qarkullimit vjetor,

o Përgjegjës për 25% të pabarazive,

o U përmbahet kodeve dhe rregullave të tjera.

• Mikrogjeneruesit nga BRE-të mund ta shkëmbejnë energjinë me rrjetin varësisht nga

bilancet e tij.

• Prodhuesit e BRE-ve që nuk i nënshtrohen Skemës së Mbështetjes mund të zgjedhin

që energjinë e tyre ta shesin sipas Kornizës së Rregulluar, me kushtet në vijim:

o Me një çmim të miratuar nga Rregullatori,

o Për t’i mbuluar të gjitha mosbalancimet e tyre,

o Do të kenë prioritet të dërgimit, dhe

o Prioritet në vlerësimin e lidhjeve.

Page 25: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

22

4. EFIÇIENCA E ENERGJISË, BIOMASA, RICIKLIMI

4.1. Historia e suksesit të qytetit të Lubjanës: Shembulli i efiçiencës së energjisë dhe riciklimit

Lubjana është emëruar Kryeqyteti i Gjelbër Evropian për vitin 2016 nga Komisioni Evropian. Lubjana është lavdëruar për ngritjen e vetëdijes për mjedisin në mesin e qytetarëve të saj. Juria gjithashtu e ka pranuar strategjinë e saj të qëndrueshmërisë "Vizioni 2025", e cili i bën bashkë planet që e mbulojnë mbrojtjen e mjedisit, mobilitetin, menaxhimin e mbeturinave, energjinë dhe transportin elektrik. Përveç kësaj, Lubjana ka bërë përparim të dukshëm në zbatimin e politikave të prokurimit të gjelbër që i mbulon 70% të të gjitha blerjeve të komunës. Për më tepër, Ljubjana është vlerësuar nga Zero Waste Europe për shkallën e saj të mbledhjes, ndarjes dhe riciklimit të mbeturinave.

Historia e suksesit të Lubjanës në realizimin e shumë projekteve të efiçencës së energjisë është prezantuar në Forumin e Gjelbër nga anëtarët e panelit në vijim:

● Alenka Loose, Menaxhere e Energjisë, Qyteti i Lubjanës, Rinovimi i Ndërtesave Publike përmes CPE-ve në Lubjanë

● Mitja Praznik, Asistent i Drejtorit dhe Shef i Departamentit të Investimeve dhe

Zhvillimit, Snaga d.o.o, Historia e suksesit në mbledhjen dhe riciklimin e mbeturinave

● Trim Tërnava, Ekspert i Energjisë (Moderator)

Përfundimet dhe rekomandimet nga prezantimi i znj. Loose:

• Qyteti i Lubjanës është shumë i fokusuar në zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme.

Lubjana e ka përgatitur një Plan të Veprimit për Energji të Qëndrueshme (PVEQ), i cili

është lansuar në vitin 2011 dhe do të zgjasë deri në vitin 2020.

• Objektivat e saj janë që t’i reduktojë emetimet e CO2 për 30%, për ta arritur pjesën e

energjisë së ripërtëritshme në shkallë prej 25% në shfrytëzimin përfundimtar të

energjisë dhe po ashtu ta zvogëlojë konsumin final të energjisë për ndërtesa dhe

transport për 20%.

• Qyteti i Lubjanës është përzgjedhur nga Komisioni Evropian si Kryeqyteti i Gjelbër

Evropian për vitin 2016 për shkak të zhvillimit më të shpejtë të qëndrueshëm midis

qyteteve kandidate.

• Për t’i arritur qëllimet e tyre strategjike (përfshirë PVEQ-në) janë bërë dhe po bëhen

investime të mëdha.

• Qyteti i Lubjanës i ka përdorur të gjitha mundësitë e mundshme të financimit përveç

buxhetit të qytetit, nëpërmjet:

o Asistencës teknike ELENA (Asistencës Lokale Evropiane për Energji), (EIB -

Banka Evropiane e Investimeve) për rinovimin energjetik të ndërtesave

publike të Lubjanës – Partneritet Publiko-Privat (PPP) – qasjes ndaj

Inxhinierisë, Prokurimit dhe Ndërtimit (IPN).

• Me ndihmën e AT ELENA (përafërsisht 1 milion euro), rreth 49 milionë euro

investime në riparimin energjetik të ndërtesave dhe infrastrukturës publike janë

realizuar në kuadër të projektit REL (Rinovimi Energjetik i Lubjanës).

Page 26: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

23

• Sfidat kryesore të projektit REL ishin:

o Nuk kishte bazë ligjore për PPP për CPE,

o Ishin vetëm disa kompani të shërbimeve të energjisë (ESCO) të pranishme në

Slloveni,

o Brenda administratës komunale dhe shtetërore nuk kishte përvojë me qasjen

IPN,

o Nuk kishte mbështetje nga akterët lokalë, dhe

o Ekzistonte një synim i fuqishëm i akterëve lokalë për ta ruajtur praktikën e

zakonshme të qasjes ndaj prokurimit publik.

• Në fund të vitit të dytë (2014) të projektit u përgatitën dhe miratuan Udhëzimet për

PPP për IPN në nivel shtetëror – drita e gjelbër për PPP për IPN u ndez.

• Objektivi i parë ishte që 106 ndërtesa të rinovoheshin në aspektin e efiçiencës së

energjisë.

• Gjatë dialogut konkurrues 106 objekte u ndanë në tri grupe:

o A - rinovim energjetik i thellë.

o B - rinovim energjetik i pjesshëm.

o C - e përshtatshme për IPN.

• Në fund të analizave u vendos se vetëm 48 objekte ishin pjesë e grupit A dhe B.

• ESCO-të për rinovim energjetik në 48 ndërtesa publike:

o Shkollat,

o Çerdhet e fëmijëve,

o Shtëpitë e shëndetit,

o Sallat sportive,

o Ndërtesat e administratës komunale,

o Rinovim energjetik i thellë në 25 ndërtesa, rinovim energjetik i pjesshëm në

23 ndërtesa.

• Avantazhet e modelit ESCO për partnerin publik:

o Kontributi i vogël financiar,

o Rehatia termike në shkallë të plotë sipas standardeve shtetërore dhe të BE-së

(temperatura e ambientit, lagështia, shkëmbimi i ajrit),

o Të gjitha rreziqet lidhur me rinovimin, mirëmbajtjen, menaxhimin e energjisë

dhe kursimet e energjisë merren nga partneri privat,

o Kursimet e garantuara të energjisë,

o Asnjë pagesë në qoftë se kursimet e realizuara nuk janë sipas kursimeve të

kontratës,

o Shpenzime të ulëta të mirëmbajtjes

• Disavantazhet e modelit ESCO për partnerin publik:

o Rinovimi i thellë i ndërtesave dhe koncepti i shtëpive me energji pothuajse

zero nuk janë të realizueshme,

o Pjesa e ulët financiare e kursimeve (10%).

• Mësimet e mësuara:

Page 27: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

24

o Jo shumë kompani ESCO për rinovim energjetik të thellë,

o Periudhat e gjata të kthimit të investimeve,

o Shpenzime të larta para kontratës për partnerët privatë (llogaritjet

paraprake, projektet, vizitat në terren),

o Kontrolli i vështirë dhe që merr kohë i bazave të konsumit të energjisë,

o Përdorimi më efektiv i fondeve të kohezionit,

o Përzierja optimale e kursimeve të energjisë dhe kostove të investimit

(periudha të pranueshme të pagesës)

o Analiza e vështirë e shpenzimeve të mirëmbajtjes para dhe pas rinovimit të

ndërtesave,

o Modeli ESCO është më efektiv sesa praktika e zakonshme e qasjes ndaj

prokurimit publik,

o Partneri publik duhet t’i kontrollojë shpenzimet e rinovimit energjetik para se

ta nënshkruajë kontratën,

o Shtëpitë e pa izoluara të ndërtuara para vitit 1975 shfaqin potencialin më të

lartë.

• Ekzistojnë disa pyetje për t'iu përgjigjur para se të aplikoni për asistencë teknike

duke u bazuar në historinë e rastit të Lubjanës:

o A ka bazë ligjore për PPP për IPN?

o A ekzistojnë praktikat lidhur me çështjet buxhetore?

o A ekzistojnë të dhënat e nevojshme për performancën energjetike të

objekteve?

o A ka ESCO? Nëse nuk ka, kontrollojeni tregun. Kontrollojeni përputhshmërinë

e projekteve të planifikuara me synimet e projektit të propozuar –

bashkëpunimi i brendshëm.

o A janë akterët dhe punonjësit e administratës komunale përkatëse të

vetëdijshëm për dobitë nga qasja e PPP-së për ESCO-të?

o A i pranojnë dobësitë?

Përfundimet dhe rekomandimet nga prezantimi i z. Prajznik dhe seanca e pyetjeve dhe përgjigjeve:

• Qendra Rajonale e Menaxhimit të Mbeturinave e Lubjanës (RCERO Ljubljana) është

projekti më i madh mjedisor në Slloveni dhe objekti më modern për trajtimin e

mbeturinave në Evropë. I tërë projekti udhëhiqet nga Snaga Ljubljana, një

ndërmarrje publike nën autoritetin e Komunës së Lubjanës (KL) dhe komunave të

tjera.

• RCERO Lubjana, e cila është bashkëfinancuar nga Fondi i Kohezionit Europian në

shkallë prej 61%, është shembull i praktikës së mirë në fushën e rrjetëzimit dhe

bashkëpunimit midis komunave dhe elementit lidhës të menaxhimit të mbeturinave

në Slloveni midis komunave dhe rajoneve. Aktualisht, më shumë se 50 komuna janë

të përfshira në RCERO, kështu që RCERO kujdeset për një të tretën e mbeturinave të

Sllovenisë.

Page 28: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

25

• Sllovenia i ka trajtuar mbeturinat komunale të saj kryesisht me anë të deponisë,

duke i humbur të gjitha materialet dhe tërë energjinë. Duke e ndryshuar këtë parim

dhe duke e përdorur këtë trajtim të ri për mbeturinat, shkalla e materialit që

riciklohet është përmirësuar dukshëm.

• Lubjana po ashtu i ka zëvendësuar disa lëndë djegëse dhe energji nga lëndët djegëse

të prodhuara në mbeturina dhe e ka reduktuar ndjeshëm sasinë e mbeturinave që

shkon në deponi. Nga impianti i ri, vetëm 2% e mbeturinave shkojnë në deponi:

pjesa tjetër prej 98% shndërrohet në lëndë djegëse!

• Për shkak të rritjes së sasisë së mbeturinave të mbledhura ndaras dhe rrjedhimisht

një sasie më të vogël të mbetjeve të deponuara, në fund të vitit 2014, Snaga ua ka

dërguar të gjithë përdoruese të saj një njoftim për një kartë në vlerën e faturës së

dhjetorit për menaxhimin e mbeturinave.

• Në dhjetor të vitit 2015, Snaga ua ka kthyer paratë banorëve për të njëjtën arsye dhe

e ka reduktuar pagesën mesatare të dhjetorit për 60%.

• Në Lubjanë është sistemi më i mirë i menaxhimit të mbeturinave në të gjitha

kryeqytet e BE28, i cili është një model për vendet e tjera evropiane, ndërsa ajo e ka

arritur përqindjen më të madhe të mbeturinave të mbledhura ndaras - në vitin 2016

(66%).

4.2. Teknologjia e mbushjes së automjeteve elektrike

Sipas Direktivës (EU) 2018/844 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 30 majit të vitit 2018 për ndryshimin e Direktivës 2010/31/EU për Performancën Energjetike të Ndërtesave dhe Direktivës 2012/27/EU për Efiçiencën e Energjisë:

"Sa u përket objekteve të reja jo banesore dhe objekteve jo banesore që janë duke u rinovuar, me më shumë se dhjetë hapësira të parkimit, Shtetet Anëtare sigurojnë instalimin e të paktën një pike të rimbushjes në kuptim të Direktivës 2014/94/EU të Parlamenti dhe Këshillit Evropian (*) dhe infrastrukturën e kanalizimit, përkatësisht kanaleve për kabllo elektrike, për të paktën një në çdo pesë hapësira të parkimit, për ta mundësuar instalimin në një fazë të mëvonshme të pikave të rimbushjes për automjetet elektrike, ku:

(a) parkingu i automjeteve ndodhet brenda ndërtesës dhe, për rinovimet e mëdha, masat e rinovimit përfshijnë parkingun e automjeteve ose infrastrukturën elektrike të ndërtesës; ose

(B) parkingu i automjeteve ndodhet fizikisht ngjitur me ndërtesën dhe, për rinovimet e mëdha, masat e rinovimit përfshijnë parkingun e automjeteve ose infrastrukturën elektrike të parkingut të automjeteve”. (Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, L 156, 19 qershor 2018)

Z. Aleksandar Radosavljević, Menaxher i Shitjeve për Mbushje të AE-ve dhe Energji Diellore nga ABB, Kroaci, e mbajti një prezantim për portofolin e ABB-së për teknologjinë e mbushjes së AE-ve.

• Shitja e automjeteve elektrike në Evropë është rritur për 47%, nga 132,800

automjete të shitura në vitin 2017 në 195,300 automjete të shitura në vitin 2018.

Page 29: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

26

4.3. Historitë e suksesit të Kosovës në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë/burimeve të ripërtëritshme

Aktualisht në Kosovë janë dy projekte të vazhdueshme që financohen nga donatorët ndërkombëtarë (Banka Botërore dhe BERZh-i) me fokus kryesor në masat e efiçiencës së energjisë.

Historitë e suksesit të dy projekteve iu prezantuan audiencës gjatë një seance në forumin e përbërë nga:

● Naim Bujupi, Menaxher i Projektit - Projekti i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme, historitë e suksesit të projekteve të Bankës Botërore

● Arian Lila, GEFF BerZh-it, Portofoli i Kredive të Gjelbra

● Trim Tërnava, Ekspert i Energjisë (Moderator)

Përfundimet dhe rekomandimet nga prezantimi i z. Bujupi dhe seanca e pyetjeve dhe përgjigjeve:

• Si rezultat i studimeve të besueshme për potencialet e Efiçiencës së Energjisë në

ndërtesat publike, Banka Botërore e ka lansuar këtë projekt, i cili po realizohet nga

Ministria e Zhvillimit Ekonomik nëpërmjet Njësisë për Implementimin e Projektit

(NjIP-së).

• Objektivat e projektit janë:

o Ulja e konsumit të energjisë dhe përdorimit të karburanteve fosile në

ndërtesat publike përmes investimeve në efiçiencë të energjisë dhe energji të

ripërtëritshme, dhe

o Avancimi i politikave dhe mjedisit rregullativ për energjinë e ripërtëritshme

dhe efiçiencën e energjisë.

• Projekti përbëhet nga pjesët e mëposhtme:

o Pjesa 1. Investimet në efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtëritshme në

ndërtesat publike

Promovimi i përdorimit efikas të energjisë në ndërtesat publike nëpërmjet:

✓ Realizimit të nënprojekteve për efiçiencë të energjisë dhe energji të

ripërtëritshme në ndërtesat e qeverisë qendrore nëpërmjet sigurimit

të punimeve,

✓ Realizimi i pilot nënprojekteve efikase të efiçiencës së energjisë në

ndërtesat e qeverisë komunale për t’i testuar opsionet e ndryshme të

financimit për të hartuar një program më të gjerë për tregun e

komunës përmes ofrimit të punës,

✓ Zhvillimi i studimeve dhe mbikëqyrjes teknike, duke përfshirë kryerjen

e auditimeve të energjisë në ndërtesa, hartimin e dokumenteve për

projektim dhe ofertim dhe kryerjen e mbikëqyrjes së ndërtimit dhe

studimeve për deponimin e mbeturinave, dhe

Page 30: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

27

✓ Ofrimi i trajnimeve për kompanitë e projektimit, kompanitë e

ndërtimit dhe ofruesit e synuar të shërbimeve të efiçiencës së

energjisë dhe energjisë së ripërtëritshme dhe shpërndarja e

informatave për ndikimet dhe rezultatet e projekteve

o Pjesa 2. Mbështetja e Politikave dhe Rregullatorëve për Energji të

Ripërtëritshme dhe Efiçiencë të Energjisë

Forcimi i politikës dhe regjimit rregullator për përfituesit për energjinë e

ripërtëritshme dhe efiçiencën e energjisë duke përfshirë:

✓ Ofrimin e mbështetjes për Zyrën e Rregullatorit për Energji për ta

promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të kapaciteteve të gjenerimit të

energjisë së ripërtëritshme duke përfshirë:

▪ Përmirësimin e regjimit rregullator të energjisë së

ripërtëritshme, duke përfshirë TN-të dhe tarifat e ngrohjes

qendrore të bazuara në konsum,

▪ Sistemimin e proceseve të dhënies së lejeve dhe licencave dhe

mekanizmat për monitorimin e licencave,

▪ Hartimin e rregullave specifike për: (a) integrimin e

kapaciteteve të gjenerimit të energjisë së ripërtëritshme në

rrjet dhe (b) marrëveshjet e lidhjes në rrjet,

▪ Zhvillimin e analizave për reformën tarifore të ndërgjegjshme

ndaj shoqërisë, duke përfshirë kthimin e shpenzimeve për TN-

të dhe ndikimet e rritjes së tarifave në aftësinë paguese të

konsumatorit dhe

▪ Kryerjen e vlerësimeve për burimet e ripërtëritshme të

energjisë nëpërmjet ofrimit të shërbimeve këshillimore

teknike, mallrave dhe trajnimit.

✓ Ofrimin e mbështetjes për MZhE-në për ta krijuar një mjedis

rregullativ për realizimin e efiçiencës së energjisë duke përfshirë:

▪ Ndërmarrjen e një rishikimi teknik të informatave në

dispozicion dhe hartimin e procedurave operative për krijimin

e një skeme të qëndrueshme komunale për financimin e

efiçiencës së energjisë për ta rritur pilotimin e nënprojekteve

të efiçiencës së energjisë sipas Pjesës I (b) të Projektit dhe

▪ Rishikimin e rregullave të prokurimit publik në kontekstin e

prokurimit të pajisjeve dhe shërbimeve me efiçiencë të

energjisë dhe hartimin e udhëzimeve përkatëse të prokurimit,

dhe

▪ Hartimin e një plani të zbatimit për të krijuar shoqata të

pronarëve të shtëpive dhe pilotimin e disa masave për

efiçiencë të energjisë.

o Pjesa 3. Mbështetja për implementimin e projektit

Page 31: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

28

▪ Themelimi i Njësisë për Implementimin e Projektit në kuadër

të Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (AKEE-së)

dhe rekrutimi i personelit për të kryer prokurimin, menaxhimin

financiar dhe monitorimin e vlerësimin e Projektit,

▪ Ofrimi i trajnimit për stafin e AKEE-së dhe NjIP-së për zbatimin

efektiv të projektit dhe qëndrueshmërinë e aktiviteteve dhe

qëllimeve të projektit. Përfituesi përmes MZhE-së duhet të

sigurojë që Projekti të realizohet në përputhje me Manualin e

Operacioneve të Projektit.

• Z. Bujupi i prezantoi rezultatet aktuale të krahasuara me parashikimet dhe ishte

shumë e qartë se secili objektiv ishte tejkaluar.

Përfundimet nga prezantimi i z. Lila:

• GEFF në Kosovë u ndihmon amvisërive që të investojnë në teknologji me

performancë të lartë duke ofruar financim përmes Institucioneve Financiare

Pjesëmarrëse lokale.

• Fondi i Financimit të Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) i BERZh-it në Ballkanin Perëndimor

siguron financim për investimet në ekonomi të gjelbër në sektorin e banesave si dhe

për bizneset që familjeve u ofrojnë produkte dhe shërbime të efiçiencës së energjisë

dhe energjisë së ripërtëritshme. Vëllimi total i linjës së kredisë në Ballkanin

Perëndimor, përkatësisht në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, Ish-

Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në Kosovë, është 85 milionë euro.

• Investimet në ekonomi të gjelbër janë të dobishme për amvisëritë, ekonominë dhe mjedisin.

o Për amvisëritë:

✓ Reduktimi i konsumit të energjisë përmes instalimit të teknologjive me performancë të lartë dhe me efiçiencë të energjisë,

✓ Rritja e buxhetit familjar nëpërmjet shpenzimeve më të ulëta, ✓ Besueshmëria më e mirë e pajisjeve, ✓ Shtëpitë më të rehatshme, ✓ Rritja e vlerës së pasurisë së patundshme.

o Për bizneset:

✓ Qarkullimi më i madh, ✓ Shitjet më të mëdha/prodhimi i energjisë efikase dhe të

ripërtëritshme, teknologjitë, ✓ Disponueshmëria më e mirë e teknologjive dhe zgjidhjeve të gjelbra

për sektorin e banimit. o Për mjedisin:

✓ Ruajtja e burimeve të çmuara natyrore, ✓ Reduktimi i ndotjes, ✓ Rrethi më i shëndetshëm .

Page 32: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

29

5. BIBLIOGRAFIA

I. "A Sustainable Future Is The Only Future | TNO". TNO, 2019, https://www.tno.nl/en/focus-areas/ecn-part-of-tno/.

II. "Heating And Cooling - Energy - European Commission". Energy - European Commission, 2019, https://ec.europa.eu/energy/en/topics/energy-efficiency/heating-and-cooling.

III. "Global Renewable Energy Trends". Deloitte Insights, 2019, https://www2.deloitte.com/insights/us/en/industry/power-and-utilities/global-renewable-energy-trends.html.

IV. “Assessment of Private Sector Energy Clusters”. USAID EMPOWER Private Sector, 2018 V. "Heating And Cooling - Energy - European Commission". Energy - European Commission,

2019, https://ec.europa.eu/energy/en/topics/energy-efficiency/heating-and-cooling. VI. "Renewable Energy Directive - Energy - European Commission". Energy - European

Commission, 2019, https://ec.europa.eu/energy/en/topics/renewable-energy/renewable-energy-directive.

VII. "Support Schemes - Energy - European Commission". Energy - European Commission, 2019, https://ec.europa.eu/energy/en/topics/renewable-energy/support-schemes.

VIII. Official Journal of the European Union, L 156, 19 June 2018

Page 33: AKTIVITETI I EMPOWER SEKTORI PRIVAT TË USAID-IT NË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/FINAL-Third-Green-Festival-Report_ALB.pdffilamente organike dhe e promovoi edhe riciklimin

Festivali i Tretë i Gjelbër i Kosovës - Raporti i ngjarjes - 2019

30

MBESHTETUR NGA: