32 Priroda 4 Alb - e-ucebnici · Si shfrytëzohet energjia e erës? Për çka përdoret uji?...

112
BILJANA KËRTOLICA VIOLETA MITOVSKA OLIVERA VELIÇKOVSKA NATYRA PËR KLASËN E KATËRT të arsimit fillor nëntëvjeçar

Transcript of 32 Priroda 4 Alb - e-ucebnici · Si shfrytëzohet energjia e erës? Për çka përdoret uji?...

BILJANA KËRTOLICA VIOLETA MITOVSKAOLIVERA VELIÇKOVSKA

NATYRA PËR KLASËN E KATËRT

të arsimit fi llor nëntëvjeçar

Botues:

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS E REPUBLIKËS SË MAQEDONISËRr. Mito Haxhi-Vasilev Jasmin, p.n.Shkup

Recensues:

Dr. Nikolla Dimitrov – kryetarMeri Xhekova – anëtareNamuk Kuçi – anëtar

Co решение на Министерот за образование и наука на Република Македонија бр. 10-1616/1 од 19.06.2009 година, се одобрува употребата на овој учебник.

Ме vendim të ministrit të Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë nr. 10-1616/1 të datës 19.06.2009, lejohet përdorimi i këtij teksti shkollor.

3

I NDERUAR NXËNËS!

Në këtë vit të ri shkollor do të njoft ohesh me lëndën e re - NATYRA.Që më lehtë ta mësosh materialin duhet të jesh i përgatitur që në fi llim. - Vëzhgo natyrën, hulumto, me prova - vërteto, eksperimento,

demonstro, merr pjesë aktive në punë. Tërë këtë shkruaje në një fl etore që e ke të caktuar për këtë qëllim. Fletoren mbushe me fotografi të që do t’i bësh ose do t’i gjesh - në këtë mënyrë do të kesh një fotografi apo pamje më të qartë rreth asaj që ke hulumtuar.

- Materialet e mbledhura nga hulumtimet dhe detyrat punuese shfrytëzoi për të bërë album klase të natyrës, album me fotografi , ilustrime, shënimet sipas temave dhe përmbledhje të ndryshme.

- Merr pjesë në mënyrë aktive në ruajtjen e mjedisit tënd jetësor. - Ndërtoni një kopsht tuajin (me saksi, nëse nuk keni vend në

oborr). Hidhni fara, mbillni, kultivoni bimët dhe vështroni ato.... - Vështroni kafshët që gjenden në afërsi të rrethit tuaj. Në një bankë shkollore të zbrazët radhitni të gjitha materialet dhe sipas nevojës përdorni ato. Mbi bankën shkollore vendosni titullin NATYRA. Materialet, fotografi të dhe shënimet mund t’i shfrytëzoni edhe për lëndët tjera: Shqip - për ushtrime me gojë apo ushtrime me shkrim; arsim fi gurativ - për t’i treguar afi nitetet tuaja për vizatim; matematikë, shoqëri etj.

ME FAT!Nga autorët

4

TI JE PJESË E GRUPIT

Që të arrihet deri tek rezultatet e vërteta në hulumtimin për NATYRËN, më së miri është që të punohet në grup ose çift e, hulumtime me ekip ose hulumtime individuale. Si anëtar i një ekipi (grupe apo çift e), për bashkëpunim të suksesshëm në kryerjen e detyrës së dhënë është me rëndësi që të respektohen rregullat për punë në grupe apo çift e.

RREGULLAT PËR PUNË NË GRUPE APO ÇIFTE:

- Të respektohet mendimi i çdonjërit prej grupit; - Detyrat të ndahen sipas aft ësive dhe interesit të çdo

anëtari të grupit; - Secili anëtar është i obliguar për ta kryer detyrën e vet

në kohën e caktuar; - T’i ndihmohet shokut; - Të gjithë anëtarët të pajtohen për një anëtar - të bëhet

udhëheqës i grupit;Mirëkuptimi në mes të anëtarëve do të sjellë deri tek suksesi.

Do të mësosh si të arrish në përfundime prej krahasimit të rezultateve të fi tuara që i ke arritur duke punuar vet, në çift e apo grupe.Kjo është dituri e përhershme.

Përgatit këto materiale për punë:

Qese, kavanoza të vegjël, shishe të vogla, peshore, vizore, pincetë, gërshërë, pikatore, sharrë.Të nevojiten edhe enë për të ngrohur, akull dhe sende të tjera për të cilat gjatë mësimit do të bëhet fj alë.

NATYRA

5

PËR TË HULUMTUAR DUHET TË DISH

Për sukses gjatë hulumtimit të nevojiten: materiale për hulumtim dhe organe shqisore të zhvilluara. Ti dëgjon zëra të ndryshëm, shushuritje, shikon gjithçka që të rrethon, nuhat erëra të ndryshme, Dallon shije të ndryshme dhe e ndjen se çka prekë - sipërfaqe të lëmuar, të vrazhdë, të ft ohtë, të nxehtë. Gjithë këtë ty ta mundësojnë shqisat. Organet shqisore, me ndihmën e nervave janë të lidhur me koren e trurit të madh dhe e lajmërojnë organizmin për ndryshimet dhe për çdo gjë që ndodh në rrethin tënd.

Ka pesë organe shqisore: hunda - shqisë për nuhatje; gjuha - shqisë për shije; syri - shqisë e të pamurit; veshi - shqisë për dëgjim; lëkura - shqisë për prekje.

Përskaj materialeve për hulumtim, shfrytëzo në mënyrë aktive edhe organet shqisore. Suksesi është i pashmangshëm.

NATYRA

6

Detyra për hulumtim afatgjatë, në grupe dhe individualisht:

1. Mbillni një bimë. Mbillni disa kokrra gruri. Të dy bimët duhet të kenë ushqim të mjaft ueshëm, ajër, nxehtësi diellore dhe dritë!

2. Mbjelli të njëjtat bimë si në grupin e parë. Vetëm mos i ujitni me ujë!3. Mbjelli të njëjtat bimë si në grupin e parë. Vendosni në vend të errët!

Me vizore matni bimët njëherë në javë, që të shihni se sa janë rritur. Numëroni gjethet që kanë dalë. Përcillni ndryshimet. Të gjitha shënimet shënoni në fl etore.

4. Përcjell ndryshimet klimatike dhe aktivitetet e njerëzve. Të gjitha shënoi në kalendarin për kohën!

NATYRA

7

TAKIMI ME NATYRËN

NATYRA

8

Detyra për hulumtim:

Ç’është natyra?

- Bën një shëtitje në rrethinën e afërt. Vështro çdo gjë që është për rreth teje.- Merr nga një grusht dhe prej më shumë vendeve. Fërko dheun në duart tua.

Vëreje edhe ngjyrën e tokës. Me thjerrëz, vëzhgoje mirë. Çka do të vëresh në të? Në fund dheun që e ke marrë vendose në qese.

- Merr disa guralecë, me ngjyra të ndryshme, me formë dhe madhësi të ndryshme dhe me vrazhdësi të ndryshme. Mundohu që t’i ndjesh në duar. Th yeje njërin prej tyre dhe me thjerrëz shiko në brendësi. Edhe këta guralecë vendosi në një qese.

-Nëse në afërsi ku ti banon ka lumë të vogël, laj duart në lumë, merri erë ujit, vështroje dhe mbushe një shishe me ujë.- Drejtohu dhe thith prej ajrit që është për rreth teje.- Këput një degë vogël nga ndonjë bimë. Përkëdhele, merri erë dhe fute në qese.- Mundohu të zësh ndonjë insekt që nuk është i rrezikshëm. Vështro insektin,

shiko trupin dhe fl atrat e insektit me thjerrëz. Nuk është e njëjtë sikur ta shikosh vetëm me sy.

Kur ta kryesh vështrimin fute në një kavanoz.Mos harro bimët dhe kafshët të cilët do t’i takosh. Shëno cilën dhe ku e ke parë.Në fl etore shëno për të gjitha që i ke parë, që i ke prekur, që e ke dëgjuar, që ke

marrë erë dhe për të gjitha që ke ndje. Rregullo përfundimet. Në orë krahaso të dhënat dhe sjell përfundimin.

Ç’ËSHTË NATYRA?

NATYRA

9

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!

Natyra është gjithë ajo që na rrethon: toka, uji, ajri, bimët, kafshët dhe njeriu.Toka, uji dhe ajri nuk lindin, nuk zhvillohen, nuk vdesin. Ato nuk janë të gjallë! Prandaj

edhe bëjnë pjesë në natyrën jo të gjallë!Bimët e ndryshme, kafshët dhe njerëzit lindin, zhvillohen, ushqehen, arrijnë pleqëri të

caktuar dhe vdesin.Ata janë të gjallë! Prandaj bëjnë pjesë në natyrën e gjallë.Natyra e gjallë - bimët, kafshët dhe njerëzit janë të varur prej njëri tjetrit por gjithashtu ata

janë të varur edhe prej natyrës jo të gjallë.Njeriu e ndryshon natyrën për nevojat e veta: ndërton lagje, rrugë, fabrika, shkolla dhe të

tjera. Kjo është natyra e ndryshuar.Ambienti në të cilën ka kushte për jetë të ndonjë bime, kafshe apo të njeriut, quhet

ambient jetësor.

Nëse e do vetveten dhe njerëzit përreth teje –

ruaje natyrën

Në natyrë ka vend për të gjithë - për njerëzit, për bimët dhe për kafshët. Të gjithë janë pjesë e nënës -

natyrë!

Detyra punuese:Prej materialeve të fi tuara bën përmbledhje prej: guralecëve, llojet e tokave, bimëve të thata, insekteve; mbillni bimë të reja. Një pjesë të këtij materiali do ta shfrytëzosh kur do të mësosh për tokën.Të gjitha do t’i vendosni në katin për natyrë, ndërsa shënimet do t’i vendosni në pano.

NATYRA

10

NJERIU DHE NATYRA

Detyra për hulumtim:

Si ndikon njeriu mbi natyrën?

Përmes hulumtimit: vrojtime, revista, enciklopedi, internet dhe burime të tjera; eja deri tek përgjigjet e këtyre pyetjeve:

Si sillet njeriu ndaj natyrës?Si e ndryshon natyrën?Me çfarë qëllimi bën ndryshime?Cilat janë përparësitë gjatë shfrytëzimit të natyrës?Si i shfrytëzon njeriu pasuritë natyrore të tokës?Cilat janë përparësitë e shfrytëzimit të energjisë diellore?Cilat janë pasojat e ndotjes së ajrit?Si shfrytëzohet energjia e erës?Për çka përdoret uji? Ndërsa fuqia e tij?Si kontribuon ti për ruajtjen e mjedisit tënd jetësor?

Detyra punuese:

1. Mbjell dru!2. Mblidhi letrat dhe gjërat prej plastike nga oborri i juaj i shkollës dhe rrethit

juaj. Futi në thasë të posaçëm dhe dërgoi për riciklim.3. Në orën e arsimit fi gurativ puno një pllakat me shishet e plastikës dhe letrat e

mbledhura, me temën “Ruaje natyrën”!

NATYRA

11

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!

Toka sot duket krejtësisht ndryshe se sa para miliona vitesh. Dukuritë e ndryshme e kanë ndryshuar pamjen e Tokës. Për këto ndryshime shumë ka ndikuar edhe njeriu. Njeriu aq shumë e ka ndryshuar natyrën, sa që kushtet për jetesë kanë ndryshuar krejtësisht. Ajri, uji dhe toka janë aq shumë të ndotura, klima është duke u bërë më e nxehtë, ndërsa niveli i ujit në dete është më i lartë.

Për nevojat e veta njeriu i shfrytëzon pasuritë e tokës: pasuritë e minierave, nxehtësinë e tokës, etj.

Pa dritën dhe ngrohtësinë diellore në Tokë nuk do të mund të ekzistonte botë e gjallë.

Me gjithë atë, njeriu me aft ësinë e tij për të menduar e shfrytëzon energjinë diellore për t’u nxehur, për punën e makinave të fabrikave, pastaj në industrinë automobilistike, etj.

Njeriu e shfrytëzon edhe ajrin (erën) si energji.

Uji është po ashtu burim i energjisë që njeriu e shfrytëzon me sukses.

E gjithë kjo është në interes të njeriut dhe kjo është mirë, nëse nuk keqpërdoret mendja e tij dhe nuk ndotet ambienti i tij natyror dhe ambienti natyror i gjallesave tjera.

Obligim i çdo individi është që të kujdeset për ruajtjen e natyrës.

NATYRA

12

NDRYSHIMET NË NATYRË NË VJESHTË

Detyra për hulumtim:

Cilat ndryshime në natyrë i vëren në vjeshtë?

Para se të fi llosh me hulumtimin përgatit një fl etore, kutia dhe qese për gjethet, frutat dhe farat e mbledhura. Me vete mbaje kalendarin në të cilin do t’i shënosh ndryshimet e kohës. Lexo vjersha dhe përralla në cilat përshkruhet vjeshta.

Vrojto, hulumto dhe shëno të gjitha ndryshimet që bëhen në natyrën përreth teje Për këtë do të ndihmojnë këto pyetje:

Si janë lajmërimet meteorologjike për kohën?Me çfarë veshje e zëvendëson veshjen e verës?Pse zogjtë e braktisin ambientin e tyre natyror?Sa ambiente natyrore kanë zogjtë shtegtar?Cilat ndryshime i vëren tek bimët?Çka punojnë njerëzit në vjeshtë?Pse ndodhin të gjitha këto ndryshime?Në çka të përkujton vjeshta?Çfarë ndryshimesh ndodhin kur ndërrohen stinët tjera?

Detyra punuese:E tëra ajo që e ke shënuar, shkruaje në formë raporti. Krahaso rezultatet e tua me

rezultatet e anëtarëve tjerë të grupit.Mblidh gjethe, fruta, fara .... dhe prej tyre ndreq fotografi arti.Materialin e mbledhur dhe shëtitjet shfrytëzoi për krijimtari në orët e gjuhës

shqipe.

Eksperimento:Merre një gjeth të thatë dhe të verdhë dhe një gjeth të gjelbër. Ndrydhi mirë në një enë dhe trego në çfarë përfundimi ke ardhur?

NATYRA

13

NATYRA

14

BIMËT E MIA U RRITËN

Detyra për hulumtim:Çfarë ndryshime ke vërejtur tek bimët pas një muaji? Kontrollo detyrën e parë nga libri! Në fi llim të është dhënë detyrë që të mbjellësh bimë dhe të përcjellësh zhvillimin e tyre! Çfarë bime ke mbjell?Sa centimetra ishte e gjatë bima kur e ke mbjellë?Për sa centimetra rritej për një javë?Sa centimetra është rritur gjatë tërë kësaj periudhe?Kur doli fara e mbjellë?Sa është rritur për një muaj?Çfarë kontribuove për zhvillimin e bimëve tua?Si përparonin bimët të cilave nuk iu jepnit ujë të mjaft ueshëm?Çka u bë me bimët të cilat nuk kishin dritë dhe ngrohtësi të mjaft ueshme?

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!

Bimët janë pjesë e natyrës së gjallë. Sikur se të gjitha gjallesat tjera në natyrë edhe bimët nuk mund të zhvillohen dhe të rriten pa ujë, ajër dhe pa dritën dhe ngrohtësinë e diellit. Bimët vdesin.

NATYRA

15

ÇKA MËSOVA?

Mësova ç’është natyra!

Ka natyrë të gjallë dhe jo të

gjallë.

Kur hulumtoj duhet të përdor

instrumente.

Mësova si të hulumtoj vetë!

Si të kultivoj bimë.

Si t’i shfrytëzoj shqisat e të pamurit, dëgjimit, shijes dhe

aromës (erës).

Si të sillem me materialin e mbledhur.

Mësova se si duhet të sillem kur

punoj në grup.

MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË

16

NATYRA JO E GJALLË ËSHTË E PËRBËRË PREJ MATERIALEVE TË NDRYSHME

Tash do të mundohemi të mësojmë për

materialet në natyrë.

Detyra për hulumtim:

Grupi i I-rë: Në një enë mblidhni rërë të trashë, pa gjurmë prej tokës, ndërsa në enën tjetër - disa kokrra groshe!

Prej rërës ndaj gurët pak më të mëdhenj. Preki dhe ndjeji! Pastaj, merri dy enë prej qelqi me ujë. Në njërën enë futi disa gurë, ndërsa në tjetrën enë disa kokrra groshe. Vrojto dhe përcjelli për disa ditë. Çka vëren?

Grupi i Il-të: Në një enë më të madhe mbledh dhe fut forma të ndryshme të plastikës (lodra, shishe, kocka, gota ...).

Pastaj, çdo send veçanërisht analizoje sipas formës, ngjyrës, fortësisë. Krahasoi me ndonjë fryt (p.sh. mollën). Çfarë dallimesh vëren? A mundet plastika ta ndryshojë formën? Si?

Grupi III-të: Mblidh sende prej qelqi, prej metali dhe prej druri. Pastaj bën krahasim mes tyre. Krahaso qelqin me drurin. A do të thyhet qelqi nëse të bie nga dora? A do të ndodh e njëjta me drurin dhe me metalin? Pse? Si mundet metali dhe druri ta ndërrojnë formën?

Grupi i IV-t: Merr dy qirinj. Preki dhe ndjeji dhe shiko se çfarë forma kanë. Si janë për nga ngjyra? Ndize vetëm njërin qiri. Çfarë vëren?A do ta ndryshojë formën qiriu? Pse? Pastaj a do të mund të bëjmë ndonjë formë tjetër prej parafi ne? Pastaj merr një fl etë prej letrës. A do të mundesh ta ndryshosh formën e letrës? Çka do të ndodhë nëse e vemi letrën mbi fl akën e qiriut?

Prej detyrave për hulumtim kuptuam dhe mësuam për materialet në natyrë dhe për vetitë e tyre - mësuam se prej çfarë janë të ndërtuara dhe në çfarë mënyre mund ta ndryshojnë formën e tyre.

MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË

17

Çka mësuam prej hulumtimit?

Nga eksperimenti që e bëmë më parë mund të përfundojmë se:Gurët e futur në ujë do të ngelin të pa ndryshuar, në krahasim me kokrrat e groshës të cilat do të mbijnë dhe prej tyre do të del bimë.

Parafi na është material prej të cilit bëhen qirinjtë. Nëse e ndezim qiriun, ai do të fi llojë të shkrihet dhe të zvogëlohet. Do ta ndryshojë formën dhe madhësinë e vet.

Natyrën jo të gjallë e përbëjnë materiale të

ndryshme.

Pamë se ata nuk mund të rriten por, forma e

tyre mund të ndryshojë.

Detyra:1. Prej çfarë materiali janë të bëra mobiliet në shkollën

tuaj?2. Cila lodër ka qenë më e dashur për ju? Prej çfarë

materiali ka qenë e bërë? Sqaro!

MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË

18

DIÇKA MË TEPËR PËR MATERIALET

Qelqi është pjesë e natyrës jo të gjallë. Është kryesisht rërë e ft ohtë dhe e shkrirë, por po ashtu shtohen edhe përmbajtje tjera. Mund të jetë në forma dhe ngjyra të ndryshme.

Letra bëhet prej fi jeve bimore, më saktësisht prej trungut ose prej gjetheve të bimës. Në të kaluarën letra është ndrequr me dorë, ndërsa tash me makina.Mundohu që përmes enciklopedisë të informohesh se si fi tohet letra!

Prej plastikës pothuajse gjithçka mund të bëhet. Asaj mund t’i jepet formë në mënyra të ndryshme. Disa lloje të plastikës janë rezistuese ndaj të nxehtit. Plastika mund të shkrihet dhe prej saj të bëhen forma të ndryshme.Vendos ushqim në një kuti të plastikës, mbylle me kapak dhe një pjesë të të njëjtit ushqim vendose në një enë të pambuluar. Çka do të ndodh për një ditë?

Hekuri është metali më i përdorur nga të gjitha metalet tjera. Është i lirë dhe është shumë i fortë. Përdoret për ndërtimin e themeleve të ndërtesave të mëdha dhe urave. Sasia më e madhe e hekurit shndërrohet në çelik, i cili mund të përdoret për nevoja të ndryshme. Forma e çelikut mund të ndryshohet me ndihmën e shkrirjes në temperatura të mëdha.

MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË

19

VETITË E MATERIALEVE NË RRETHINË

Detyra për hulumtim:Puna në grupeGrupi i I -rë: Mblidhni dhe sillni materiale me sipërfaqe të ndryshme, si: mëndafsh, stof, argjilë, pambuk, llastik, shpuzë....Grupi i II -të: Mblidhni dhe sillni materiale - sende të forta, si: metal, dru, plastikë, qelq ...Çdo anëtar i grupit le të vjen në kontakt me njërin prej materialeve - sendeve dhe le ta përcaktojë kualitetin e tij, përkatësisht çfarë materiali është (i fortë, i butë, i vrazhdë), material elastik apo mund të shqyhet...).

Me kujdes vështro fotografi të!Çfarë gjërash vëreni?Cilat prej tyre mund ta ndryshojnë formën? Dilni në ambientin e shkollës tuaj dhe mblidhni gjëra të ndryshme që do të gjeni.

MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË

20

ÇKA MËSOVA?Sendet mund të jenë, të forta, të buta, të ft ohta, elastike, të ngurta, mund lehtë të shqyhen, etj. Por këto sende, siç mësuam prej hulumtimeve të mëparshme mund ta ndërrojnë formën e tyre nën ndikimin e temperaturës.

Nëse ngrohet luga prej metali në nxehtësi, ajo nuk do ta ndërrojë formën, por nëse në te vendosim lëng atëherë lëngu do të fi llojë të vlojë. Disa metale të caktuara nuk ndërrojnë formën e tyre, por janë vetëm përçues të nxehtësisë.

Në këtë rast metali shkrihet dhe bëhet i lëngshëm deri sa nuk ft ohet. Në këtë mënyrë i jepet formë metalit dhe fi tohet forma e dëshiruar.

Çka do të ndodh me drurin kur e ndezim? A do ta ndryshojë formën?Në çfarë mënyre mund ta fi tojmë formën e dëshiruar prej drurit?

Materialet mund të shihen, mund të preken, kanë formë,

zënë hapësirë.

Nëse nxehen e ndërrojnë formën, por jo të gjitha.

Trego cilët?

Detyra punuese:1. Në tabelë shëno emrin e materialit, cilat gjëra janë bërë prej tij dhe cilat janë vetitë e tij (të fortë, të butë, elastik, të ngurtë).

Emri i materialit

dru

Sendet

kukull

Karton

Vetitë

elastik

i butë

MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË

21

MATERIALET NDRYSHOHEN NËN NDIKIMIN E NXEHTËSISË DHE SHTYPJES

Detyra për hulumtim:

Kupto disa të dhëna themelore për materialet që ndryshojnë nën ndikimin e nxehtësisë dhe shtypjes.

Prej bibliotekës së shtëpisë, shkollës apo të qytetit merr enciklopedi dhe kuptoi të dhënat themelore për materialet që ndryshojnë nën ndikimin e nxehtësisë dhe shtypjes.

Të dhënat themelore:Të gjitha materialet ndryshojnë nën ndikimin e nxehtësisë, ajrit, ujit dhe shtypjes - tërheqjes. Disa pësojnë ndryshim të përhershëm, ndërsa disa të përkohshëm.

Detyra punuese:Në shkollën tuaj me siguri se ka kabinet nga lënda e fi zikës (lëndë e cila mësohet prej klasës së shtatë). Me nxënësit tjerë të klasës dhe arsimtarin/arsimtaren vizitoni kabinetin dhe kryeni këtë eksperiment:

Përcjell procedurën - mënyrën!1. Një top metalik i cili është i vendosur në një mbajtëse

të metalit, kalon nëpër një rreth - unazë metalike.2. Nxehe topin me ndihmë të qiriut të ndezur. Çka vëren?A do të mund të kalojë topi nëpër rrethin - unazën e metalit? Pse?

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!Trupat e fortë gjatë nxehjes bymehen në të gjitha anët, ndërsa gjatë ft ohjes mblidhen- tkurren.

MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË

22

Provo përsëri!

1. Derdh ujë të nxehtë në një gotë prej qelqi të hollë. Çka do të ndodh me gotën?2. Në një gotë prej qelqi të hollë vë një lugë prej metali dhe

pastaj derdh ujë të nxehtë.3. Çka ke vërejtur?

Detyra punuese:

Për çdo ilustrim veçmas, shpjego se si materialet ndryshojnë nën ndikimin e nxehtësisë së madhe!

Hulumtimet afatgjata

Temperaturat gjatë ditës dhe vitit ndryshojnë. Zakonisht gjatë verës temperaturat ngrihen, ndërsa gjatë dimrit bien. Gjatë kësaj vjen deri tek nxehja gjegjësisht ft ohja. Hulumto! (Çka ndodh me asfaltin, me telat e rrymës elektrike... Shëno!)

MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË

23

Detyra punuese:Përcill dhe vështro çdo ilustrim veçmas, shpjego se si materialet ndryshojnë nën ndikimin e shtypjes.

Qelq Letër

Parafi në

Dru

Dru

Detyra për hulumtim:

1. Ndrydhe gomën për fshirje të lapsit!2. Lëviz vizoren lartë e poshtë!3. Merr çorape dhe tërhiqi!

Çka vërejte?Numëro edhe trupa tjerë që kanë veti elastike!

MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË

24

PËRZIERJE

PËRKUJTOHU SE!Toka është përzierje e numrit të madh të përbërësve: humus (tokë e zezë), gurë, rërë, argjilë...Ajri është përzierje e oksigjenit, azotit, dioksidit të karbonit dhe avullit të ujit.Uji është tretësi më i shpeshtë në natyrë. Në te treten materie të ndryshme të cilat mund të jenë në formë të ngurtë, të gaztë ose në gjendje të lëngët.

KUJTOHU SE!

Materialet:Dru GurëQelq

Plastikë Letër

ShkumësParafi në

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!

Nëse përzihen materialet, mund të fi tohet përzierje. Përzierjet mund të jenë në gjendje të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë.

Detyra për hulumtim?1. Prej përbërësve që janë në gjendje të ngurtë, çfarë përzierje mund të fi tosh?Merre një enë prej druri dhe në të shtype – thërrmoje gjysmën e shkumësit. Përzije me rërë!Th ekso se çka ke vërejtur.2. Në një kavanoz prej qelqi përziej lëngun e limonit me ujë dhe trego se në çfarë gjendje janë përbërësit e përmbajtjes, ndërsa në çfarë gjendje është përzierja? Çka do të ndodh nëse përzierjes i shtojmë sheqer?3. Gjatë vizitës së ndonjë punëtorie zanati kërko zdruktha të hekurit, drurit, qeramikës...Përzieji me vaj, në një enë qelqi dhe pastaj thekso çka ke vërejtur. Përcakto se në çfarë gjendje janë përbërësit, ndërsa në çfarë gjendje është përzierja?4. Hulumto edhe me materialet tjera! Ndreq përzierje të ndryshme, pastaj zbulo vetitë e tyre, analizo dhe përfundo!

MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË

25

PËRDORIMI I MATERIALEVE TË NDRYSHME

Dua të bëj!

Kulla prej rërës

Çka më nevojitet?

rërë e imët, modele, drunj, gypa me ngjyra të ndryshme, kapëse të metalta, shkumës i bardhë i shtypur, topa të ping-pongut, gurë të imtë, qirinj dekorativ...

Bën plan për çdo gjë që dëshiron ta bësh vet. BËHU KREATIV!

MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË

26

ENERGJIA I VË NË LEVIZJE OBJEKTET

Detyra për hulumtim:

Grupi i I-rë: Mundohuni të zbuloni se si njeriu mundet të ngrejë një automobil? Në çfarë mënyre mund të bëjë atë?Grupi i II-të: Merr në top dhe me një shok hidhni topin njëri-tjetrit! Çfarë lëvizje bën kur luan me topin?

Grupi i III-të: Mendohu ose lexo në enciklopedi se si lëvizin veturat?

Detyrat për hulumtim na

sjellën deri tek njohuritë.

Për çdo gjë që e bëjmë në jetë nevojitet punë, por që të mund ta kryejmë punën ne marrim masa të caktuara të kujdesit: ushqehemi, pimë, fl emë më së miri që mundemi. Me fj alë të tjera, që të mund të kryejmë një punë të caktuar, ne mbledhim energji. Kur do të nevojitet, energjinë e akumuluar e shndërrojmë në punë. Energjia mundëson që të ndodhin punët. Pa energji asgjë nuk mund të jetojë, të lëvizë, të rritet ose të jep dritë, nxehtësi apo zë. Pothuaj se e tërë energjia e planetit në mënyrë direkte apo indirekte rrjedh prej diellit. Natyra na ka dhënë burimin më të rëndësishëm të dritës - Dielli.

MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË

27

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!Energji quhet e gjithë ajo që mund të shndërrohet në punë, ose nëpërmjet gjendjes së vet, ose nëpërmjet gjendjes së lëvizjes. Uji që del nga bunari, spiralja e cila lëshohet, guri që bie... kanë energji. Ekzistojnë lloje të ndryshme të energjisë.

energjia elektrike

energjia e nxehtësisë energjia diellore

Njerëzit përdorin forma të ndryshme të energjisë për t’u nxehur, për vozitur automobila ose për t’i vënë në lëvizje- punë makinat e fabrikave. Dielli, era dhe uji janë burime të pashtershme të energjisë.Njeriu në mënyra të ndryshme e përdor energjinë e dritës- si është shembulli i punës së kalkulatorit me dritë. Në kulmet e shtëpive dhe ndërtesave vendosen pllaka solare të cilat tërheqin energji diellore me ndihmën e së cilës ngrohet uji në shtëpi.

Të përkujtohem Si arrinte energjia

elektrike deri tek shtëpitë tona?

Me dritë të mirë dhe me ndihmën e të dy syve

njeriu mund të dallojë 10 milion ngjyra. Ende

nuk është ndërtuar makinë e cila mund të matet ose të jetë e

barabartë me njeriun.Detyra punuese:1. Kujtohu dhe shkruaj si arrin energjia elektrike tek

shtëpitë?2. Si e ngrohni shtëpinë tuaj në dimër?3. Në orën e gjuhës shqipe shkruaj hartim “Kurse

energjinë elektrike”.

MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË

28

Detyra për hulumtim:

Kupto disa të dhëna themelore për dritën!

Nga biblioteka e shtëpisë, shkollës apo e qytetit merr enciklopedi për natyrën dhe kupto të dhënat themelore për dritën dhe nxehtësinë e diellit.

DRITA

Të dhënat themelore për Dritën

E gjithë drita në tokë rrjedh prej diellit. Ajo lëvizë në mënyrë drejtvizore, nuk mund t’i shmang sendet. Prandaj, prapa sendeve të cilat gjinden në rrugën e dritës krijohen hije të errëta.Sendet që e lëshojnë dritën, siç është qelqi, i quajmë sende të tejdukshme. Sendet nëpër të cilat nuk depërton drita i quajmë sende të patejdukshme (druri, metali, guri...).

Por a e di në cilin grup bën pjesë akulli?Madhësia e hijes varet prej:*madhësisë së sendit të ndriçuar.*distanca ndërmjet burimit të dritës dhe sendit të ndriçuar.

Punë e pavarurPërcakto prej çka varet madhësia e hijeve në ilustrimet e dhëna. Dhe për secilin ilustrim veçmas shkruaj raport në fl etoren tënde, ndërsa pastaj raportin tënd krahasoje me raportet e nxënësve të tjerë në klasë.

MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË

29

Përkrah diellit, i cili është burim natyror i dritës, njeriu ka krijuar edhe burime artifi ciale të dritës. Ato janë llambat e ndryshme, llamba neoni, llamba halogjeni....

Hulumto!

EKSPERIMENT:

Materiali i nevojshëm për kryerjen e eksperimentit * bateria,* gotë e qelqit e vendosur në tavolinën e punës,* ujë* pak qumësht* një karton pak më i madh* hapësirë e errësuar.

1. Mbushe 3/4 e gotës me ujë dhe ndriçoje. Shiko hijen.Në gotë derdh qumësht dhe përsëri ndriçoje. Vërej ndryshimet e hijes.2. Largo baterinë prej gotës. Çka do të ndodhë me madhësinë e hijes?3. Ktheje llambën në pozitën e mëparshme dhe zbulo si ndikon largimi i sendit në madhësinë e hijes.

BËNE VET

Të nevojiten:* karton *gërshërë * laps apo shkop.

Prej kartonit preje një rreth, në mes bëre një vrimë dhe në të fute një laps apo shkop. Kartonin vëre në vend ku tërë ditën ka për ta prekur drita e diellit.Vëzhgoje lëvizjen e hijes dhe në çdo orë shënoje vendin ku ndodhet hija. Mate gjatësinë e hijes dhe shkruaj. Në fund do të shohësh se në cilën pjesë të ditës hija ka qenë më e madhe.

MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË

30

Detyra për hulumtim:Dëshmo se drita e dukshme përmban më shumë ngjyra!

YLBERI “SHTËPIAK”

Materiali i duhur:- karton i bardhë, bokall me ujë, enë e plastikës kënddrejtë dhe pasqyre.1. Mbushe enën e plastikës me ujë. Vendose në një vend ku bije dielli.2. Para enës me ujë, vendose kartonin e bardhë.3. Fute pasqyrën në ujë, ashtu që në të, të bie direkt drita e diellit. Zhvendose derisa në kartonin e bardh nuk paraqiten ngjyrat e ylberit.

RROTULLAKJA

1. Në një copë të kartonit të bardhë vizato një rreth dhe pastaj preje. Rrethin e prerë ndaje në shtatë pjesë të barabarta.

2. Secilën pjesë ngjyrose me ngjyrat që i ka ylberi, sipas radhitjes së dhënë: e verdhë, e gjelbër, e kaltër, vjollce, indigo, e kuqe, portokalli.

3. Nëpër mesin e rrethit fute një kruese dhëmbi. 4. Sille si rrotullake.

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!

Njëra nga vetitë kryesore të dritës është ngjyra. Sikur të ishte drita krejtësisht e bardhë, bota do të ishte zi e bardhë, me nuanca në të përhimët. Por drita e bardhë nuk është pastër e bardhë, por ajo është përzierje e të gjitha ngjyrave të ylberit të cilat janë të njohura si spektër i ndritshëm. Ngjyrat ekzistojnë për shkak se drita paraqitet në formë të valëve, ndërsa të gjitha valët nuk kanë gjatësi të njëjtë. Disa prej tyre janë më të gjata në krahasim me valët tjera dhe ne i shikojmë si ngjyrë e kuqe. Më të shkurtrat i shohim si ngjyrë vjollce. Gjethi është i gjelbër për arsye se sipërfaqja e tij i thithë të gjitha ngjyrat përveç të gjelbrës. Flamuri i kuq i thithë të gjitha ngjyrat përveç të kuqes. Sendet të cilat i refuzojnë - zbrapsin të gjitha ngjyrat janë të bardha.

MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË

31

NGROHTËSIA

Detyra për hulumtim:Vërteto: Temperatura nuk është njëjtë si ngrohtësia?1. Në kuzhinën e shtëpisë apo të shkollës, me ndihmën e ndonjë të rrituri ngrohe sandviçin tënd të dashur ose një kroasan në shporetin elektrik apo në furrën me mikrovalë.

Kur me majat e gishtërinjve ose në buzë do të prekësh sandviçin apo kroasanin, të nxehur në temperatura të ndryshme (sandviçin në 40°C, ndërsa kroasanin në 30°C), a do të mund të përcaktosh se sa është temperatura?

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!Ngrohtësia është shumë e rëndësishme për jetën tonë. Ajo paraqet një formë të energjisë, ndërsa temperatura është matëse e sasisë së energjisë që e përmban një materie apo një send. Temperatura matet me precizitet (saktësisht) me ndihmën e mjetit të quajtur - termometër.

Krahaso, analizo dhe përfundo:

1. Kur, si dhe ku e përdorim termometrin?

2. Çka mund të masim me termometër?

MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË

32

Hulumto!1. EKSPERIMENT

Çka të nevojitet:- dy saksi më të vogla, - një grusht dhe.

1. Mbushi të dy saksitë me dhe.

2. Njëkohësisht vendosi në një vend të caktuar - saksinë e parë vendose në vend ku bie dielli, ndërsa të dytën nën hije.

3. Pas një kohe me ndihmën e termometrit mate temperaturën e dheut në të dy saksitë.

Sa është temperatura në dheun e saksisë qe ishte e vendosur në diell, ndërsa sa është temperatura në dheun e saksisë që ishte e vendosur nën hije? Sa është dallimi? Pse?

Hulumtim afatgjatë:

MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË

33

TINGULLI

Detyra për hulumtim: Përse tingulli është një nga llojet më të pranishme të energjisë në jetën tonë të përditshme?

Të janë dhënë tinguj prej burimeve të ndryshme. Bisedo për secilin tingull veçmas:a) tinguj natyrorb) zhurma e veturavec) zhurma e të foluritd) instrumentet e muzikës

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!

Çdo ditë mund ta dëgjojmë të folurit e njeriut, të dëgjojmë muzikë nga radioja, nga televizori, cicërimën e zogjve, tingullin e veturave dhe makinave, shushurimën e gjetheve, fi shkëllimën e erës, gurgullimën e ujit, vetëtimën... Kur fl asim por, edhe kur pëshpëritim, telat e zërit të cilat gjinden në fytin tonë dridhen.

MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË

34

ÇKA MËSOVA?

Bota jo e gjallë është e përbërë prej

materialeve të ndryshme.

Materialet mund të jenë: të forta/të buta,

elastike/ngurtë.

Me përzierjen e materialeve

fi tohet përzierje. Disa materiale

pësojnë ndryshim të përhershëm, ndërsa

disa të përkohshëm.

Dielli është burim natyror i dritës, por njeriu ka ndërtuar

edhe burime artifi ciale të dritës.

Temperatura nuk është e njëjtë si ngrohtësia.

Tingulli është një nga llojet më të pranishme të energjisë në jetën tonë të përditshme.

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

35

TOKA ËSHTË PLANETË AKTIVE

Detyra për hulumtim:

Kupto disa të dhëna themelore për Tokën.

Në bibliotekën e shtëpisë, shkollës apo të qytetit merr enciklopedi për natyrën dhe kupto të dhënat themelore për krijimin e Tokës.

Të dhënat themelore për TokënQë nga fi llimi i saj, Toka vazhdimisht ka ndryshuar: kontinentet janë zhvendosur;

shkëmbinjtë e kanë ndryshuar pamjen e tyre; klima ka ndryshuar. Prandaj për Tokën thuhet se është planetë e ndryshueshme aktive.

Planeti Tokë ka qenë i krijuar para 4,6 miliardë vitesh. Gradualisht ndër vite është formuar. Janë formuar oqeane, pastaj është paraqitur jeta, pastaj është zhdukur një botë bimore dhe shtazore dhe është krijuar një tjetër.

Së pari Toka ka paraqitur një top të mbështjellë dhe të përbërë prej shkëmbinjve të lëngshëm. Gradualisht temperatura e Tokës ka fi lluar të ft ohet dhe në sipërfaqe është krijuar shtresë e fortë.

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

36

DIÇKA MË TEPËR!

Shkencëtarët kanë llogaritur se kontinentet me siguri janë të lidhur ndërmjet veti në një kontinent që quhet Pangaj.Para rreth 190 milion vitesh, ky kontinent është shkatërruar për shkak të lëvizjes së sipërfaqes së Tokës. Pjesët e tij ende zhvendosen.

Detyra punuese:

1. Me ndihmën e globit zbuloi kontinentet e planetit tonë Tokës.

2. Në orën nga lënda e matematikës radhiti planetët sipas madhësisë (punë me të dhëna).

Hulumtime afatgjata:Përmes enciklopedive, hulumto she shëno karakteristikat dhe gjërat interesante për kontinentin për të cilin të përkujtojnë ilustrimet e dhëna!

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

37

PËRBËRJA E TOKËS

Detyra për hulumtim:

Vërteto se prej shkëmbinjve është krijuar toka për t’u përpunuar!

Që të bindesh për atë që është treguar për çarjen e shkëmbinjve, bëni eksperimentet e radhës. Këto eksperimente punohen veçanërisht në orë ose në marrëveshje me grupin dhe prindërit. Detyra jote do të jetë vetëm të vëzhgosh dhe të shkruash në fl etore.

1. Mbushe një shishe të qelqit me ujë deri në grykë. Mbylle mirë dhe fute në frigorifer për ngrirje. Të nesërmen shiko se çka ka ndodhur.

2. Vë një copë guri të nxehet sa është e mundur më shumë. Gurin e nxehur fute në 1 ujë të ft ohtë. Kjo duhet të përsëritet disa herë. Shëno çka ke vërejtur. Trego a është e vërtetë atë që thonë shkencëtarët?

3. Merr një gurë dhe rrokullise prej lartësie. Çka ka ndodhur me gurin?

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

38

Të dhënat themelore për formimin (zanafi llën) e Tokës

Toka është planetë, kryesisht e përbërë prej shkëmbinjve.

Shkëmbinjtë nën ndikimin e shiut dhe gjallesave të para, kanë fi lluar të thërrmohen.

Bimët, të ngjashme me likenet kanë lëshuar rrënjë në shkëmbinjtë. Kafshët e para, siç janë format primitive të krimbave, janë ngjitur për shkëmbinjtë. Kjo ka sjellë që të krijohen hapësira të vogla në shkëmbinjtë.

Në atë kohë, temperatura e ajrit ka qenë me ndryshime të mëdha, ditët kanë qenë shumë të nxehta, ndërsa netët shumë të ft ohta. Dhe e tërë kjo ka sjellë në plasaritjen e shkëmbinjve. Uji i cili ka depërtuar nëpër plasaritjet e shkëmbinjve, në netët e ft ohta është ngrirë dhe në këtë mënyrë i ka zgjeruar edhe më tepër plasaritjet. Të reshurat e mëdha të shiut i kanë ndarë shkëmbinjtë dhe i kanë rrokullisur tatëpjetë. Dhe kështu duke u rrokullisur janë krijuar copa të vogla dhe të mëdha të gurëve. Gradualisht nga gurët është formuar rëra, ndërsa pastaj edhe toka punuese. Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!

1. Kur uji ngrin, ai bymehet. Prandaj shishja e qelqit thyhet.

2. Me nxehjen dhe ft ohjen e vazhdueshme të gurit, ai thërmohet në më shumë pjesë.

3. Me rrokullisje guri thërrmohet dhe imtësohet.

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

39

TRUALLI

Detyra për hulumtim në grupe:

Për secilën detyrë të ketë nga dy grupe. Secili grup duhet të ketë nga një të rritur i cili do të ju udhëheqë dhe do të ju ndihmojë për gjetjen e asaj që ju e kërkoni.

Ç’është trualli dhe sa lloje të truallit ekzistojnë?

1. Gjeni më shumë lloje të tokës (prej arës pjellore - tokë e zezë; tokë e cila gjendet për rreth lumenjve; tokë të verdhë dhe të bardhë). Prej secilës merr nga një grusht dhe futi në qese të veçanta! Me thjerrëz vëzhgo grimcat e të gjitha llojeve të tokës. Prej të gjitha llojeve të tokës veni në pjata, ngrohi dhe merru erë dhe shëno çfarë ke ndje.

2. Vizito vende ku ka shembje të shkëmbinjve dhe është krijuar tokë e butë - shkrift ë. Shikoji shtresat e tokës! Fotografo me aparat.

3. Bisedo me bujq dhe kupto se cila tokë është më e mirë për t’u punuar!

Të dhënat e mbledhura krahasoji me grupin përkatës dhe të dhënat përgatiti për orë.

Të gjitha grupet në orë:

a) në një gotë me ujë futni një grusht dhe.

b) në një enë futni dhe -tokë. Enën mbuloni me qelq dhe ngroheni. Çka ke vërejtur në provën - eksperimentin e parë dhe çka në provën - eksperimentin e dytë?

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

40

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!

Shtresa sipërfaqësore e tokës e cila është e pasur me materie ushqyese dhe lehtë përpunohet, quhet truall.

Një pjesë e truallit punohet, ndërsa pjesa tjetër janë kullosat, livadhet dhe malet.Ka disa lloje të truallit:

Trualli i zi - Tokë e zezë - kur nxehet lëshon aromë. Ato janë materiet ushqyese të cilat digjen. Trualli i zi është i shkrift ë, lehtë punohet dhe është pjellor.

Trualli i argjilës - Toka e argjilës nuk ka materie ushqyese dhe vështirë punohet. Ujin e mban në sipërfaqe. Që të përmirësohet duhet që t’i hedhim apo shtojmë truall ranor dhe plehra.

Trualli ranor - Toka ranore lehtë punohet. Nuk ka materie ushqyese dhe uji lehtë depërton nëpër të. Që të bëhet tokë pjellore, ky truall duhet të përzihet me lloje tjera të truallit. Në truall ka ujë dhe ajër.

Detyra për hulumtim afatgjatë:

Hulumto përmes enciklopedive dhe vrojto cilat kafshë dhe bimë jetojnë mbi dhe nën truall, cilave kafshë dhe bimë iu nevojitet uji ose hapësirë e lirë ajrore.

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

41

RELIEVI

Detyra për hulumtim:

Ç’është relievi?Përsërit çka ke mësuar në klasën e tretë, për orientimin në hapësirë.Dil në shëtitje në rrethin - ambientin tënd të afërt. Ngjitu në një vend më të lartë që të mund të vëzhgosh hapësirë më të madhe. Merr me vete: kompas, fl etore, laps, ngjyra.

Emërto çdo gjë që sheh me sy: kodër, kodrinë, mal, lum, luginë lumi, fushë... Nëse kanë emër, shkruani edhe emrin e vendit. Vëreje se nga cila anë rrjedh lumi. Gjeje se nga cila anë e shkollës gjendesh. Me vizatim përshkruaj çdo gjë që ke parë. Ke kujdes për anët e botës. Në çfarë vendi gjendet vendbanimi yt? (kodrinor, malor, rrafshinor...)

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

42

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!

Ja si na e ka përshkruar ambientin e tij të afërt një shok i juaji.Vendi im gjendet në rrafsh. Përreth tij ka kodra, ndërsa mbrapa tyre ka një mal të madh. Në mes rrjedh lumi. Të dy pjesët e fshatit tim i bashkon ura.Në çfarë përfundimi ke ardhur?

Si quhen me një emër rrafshinat dhe lartësirat?

Reliev është pamja e sipërfaqes së tokës. Format e relievit i përbëjnë fushat, kodrinat dhe luginat (shtretërit e lumenjve, grykat e maleve).Vizatimi i lirë, pa matje të sakta, që e ke bërë gjatë vrojtimit quhet skicë.

Toka me më shumë lartësi (kodra dhe kodrina) është tokë kodrinore.Nëse toka është në mal atëherë ajo është tokë malore.Përfundo vet, si quhet toka e cila gjendet në rrafsh?Cilat bimë më së shumti kultivohen në ambientin - rrethin tënd të afërt?Cilat kafshë janë të përfaqësuara më së shumti?Nëse në ambientin - rrethin tënd të afërt keni mal, na trego cilat drunj dhe kafshë i keni në

atë mal?

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

43

RELIEV PREJ RËRËS DHE ARGJILIT

Detyra punuese në grupe:

Ndahuni në grupe. Secili grup prej materialeve të ndryshme le të ndreq relievin e ambientit - rrethit të tyre të afërt. Shfrytëzoje skicën të cilën e ke bërë.

Grupi i I-rë: Bëni reliev në ranorin. Materiali i duhur; ranor me rërë dhe shenja për mbishkrimet e vendeve të shënuara.

Grupi i Il-të: Bëni reliev prej argjilës. Materiali i duhur: argjilë, pllaka, karton ose dërrasë për vendosjen e relievit, ngjyra të ujit, shenja dhe mbishkrime.

Fushat ngjyrosni me të gjelbër, lartësitë e vogla me të verdhë dhe ashtu siç shkoni duke paraqitur lartësira më të mëdha, ashtu do të përdorni sa më tepër ngjyrën kafe. Nëse ka borë në male do ta përdorni ngjyrën e bardhë.

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!

Që të punohet relievi nevojitet:Të vëzhgohet; të paraqitet me vizatim (skicë) çdo gjë që sheh para vetes; t’i dish anët e

botës dhe të dish të orientohesh në bazë të tyre dhe objekteve.

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

44

AJRI

Detyra për hulumtim:Ku ka ajër?

Ndahuni në grupe, punoni detyrat dhe binduni vet se ku nuk ka ajër!Përkujtohuni në provat - eksperimentet që i bëre për truallin. A ka në truall ujë?

Vërteto (trego si e ke zbuluar)!

1. Merre një libër dhe lëvize para fytyrës! Shkruaj çfarë ndjen!2. Në një enë me ujë mundohu të futësh një gotë apo shishe të zbrazët me grykën

tatëpjetë. Shkruaj çfarë ke vërejtur! A është gota e zbrazët?3. Merre një gotë dhe mbushe me ujë. Prit disa minuta. Çka ke vërejtur? Prej nga janë

fl luskat?4. Afroje dorën para gojës dhe nxirre frymën. Çka ndjen?

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!

Gjithë kund përreth nesh ka ajër, prandaj kur lëvizim librin para vetes ndjejmë ft ohje. Ajo e lëvizë ajrin që është para nesh.

Gota nuk mbushej me ujë për shkak se ishte e mbushur me ajër. Kur e lakuam prej saj doli ajri dhe u fut uji.

Kur e lëmë të pushojë, nëpër muret e gotës të mbushur me ujë u paraqitën fl luska. Ky është ajri që ka qenë në ujë.

Njeriu dhe kafshët në vete kanë ajër.

Përfundim:Ajri është gjithkund përreth nesh.

Pse nuk e ndjemë përmes shqisave? Nuk e pamë, nuk i morëm erë, nuk e dëgjuam dhe nuk e prekëm. Nuk e kemi ditur se gjendet gjithkund përreth nesh?Ajri është pa ngjyrë, pa aromë-erë dhe pa shije.

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

45

.

ATMOSFERA

Rruzulli tokësor është i rrethuar me mbështjellës ajror i cili quhet ATMOSFERË. Ajri dhe uji bëjnë që toka të dallohet prej planetëve tjera të afërme, sepse kanë mundësuar zhvillimin e jetës.

A do të dish diçka më tepër?

Unë e di se atmosfera e cila rrethon tokën tonë shtrihet në

lartësi prej rreth 500 gjer me 600 km.

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

46

PA AJËR NUK KA JETË

Detyra për hulumtim:

Ajri është i domosdoshëm për jetë!

1. Mbylle hundën dhe gojën! Sa kohë qëndrove? Pse e hape gojën?2. Nën një kavanoz ven disa insekte. Vështro çka do të ndodhë!3. Me kavanoz mbulo një qiri të ndezur. Vështro!4. Shiko ilustrimet dhe trego pse astronautët dhe zhytësit veshin pajisje të tillë?

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!Pa ajër nuk mund të jetojë asnjë qenie e gjallë.As zjarri nuk ndizet pa ajër.Astronautët dhe zhytësit mbajnë aparate për ajër, sepse nuk munden të qëndrojnë pa ajër.

Diçka më tepër: Ajri, lart në gjithësi është më i rrallë, ka më pak oksigjen dhe pa aparate për ajër astronautët

nuk do të mund të ia dilnin mbanë (të qëndronin)

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

47

UJI

Detyra për hulumtim:

Nevojitet të kesh një glob para vetes. Shiko globin. Vini re ngjyrat me të cilat është i plotësuar globi! Për çdo gjë që të intereson bisedo me shokët e tu dhe me arsimtarin/ arsimtaren. Lexo çka shkruan në sipërfaqet e kaltra.

Ndihmë: ngjyra kafe, e gjelbra dhe e verdha paraqesin tokën, ndërsa ngjyra e kaltër paraqet hapësira me ujë.

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

48

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!Globi paraqet planetin Tokë, sipas ngjyrës përfundohet se rruzullin tokësor e përbëjnë më tepër sipërfaqe ujore se sa sipërfaqe tokësore. Sipërfaqet ujore janë: oqeane, dete, liqene dhe lumenj.

70% e trupit të njeriut është ujë.

Të gjitha ujërat në planetin tokë me një emër quhen hidrosferë. Uji në tokë

përfshin dy të tretat të sipërfaqes së tërë të tokës.

KU KA EDHE TJETËRKUND UJË?

Detyra për hulumtim: Ku ka ujë?

1. Merr nga një fryt të pemëve dhe të perimeve. Ndrydhi dhe shëno çka vërejte!2. Merr degë dhe gjethe prej bimëve të ndryshme. Ndrydhi dhe Vështro se çka ndodh.3. Shtrëngo në dorë një copë mish. Çka vërejte?4. Përkujtohu në eksperimentet të cilat i bëre për tokën (dheun). Çka ka në dhe?5. Veni qelqin para gojës dhe nxirr frymën disa herë. Çka vërejte në qelq?

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!Ujë ka në tokë dhe në bimë. Në përbërjen e trupit të njeriut dhe në trupin e shtazëve ka sasi

të mëdha të ujit.

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

49

UJI ËSHTË I DOMOSDOSHËM PËR JETË

Kur parashtrohet pyetja, a ka jetë në ndonjë planetë tjetër, pyetja e dytë është a ka ujë. Pse?

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!

Njeriu dhe shtazët nuk munden pa ujë. Uji shërben për ndërtimin e trupit, për rritje, ndihmon në tretjen e ushqimit, në ruajtjen e temperaturës së përhershme të trupit e kështu me radhë.

Nëse materiet ushqyese nuk janë të tretura në ujë, bimët nuk mund ta pranojnë ushqimin.

Kur është nxehtë, me çka fl laditesh?

Kur humb sasi të madhe të ujit, ti dehidron (humb lëngje).

Atëherë të nevojitet ndihmë mjekësore.

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

50

GJENDJE TË UJIT

Detyra për hulumtim: Në çfarë gjendje mund ta hasim ujin?Provën e parë punoje në klasë ose nën kontrollin e ndonjë personi të rritur. Ti vetë vështro dhe shkruaj.- Merr një enë me ujë dhe ngrohe deri sa të vlojë! Çka vërejte?- Në një enë ven ujë dhe fute në frigorifer për ngrirje!- Një kub akulli prej frigoriferit për ngrirje fute në hapësirë të ngrohtë.- Keni vëmendjen në ngjyrën, shijen dhe erën e ujit. për të bërë këtë duhesh ta

shijosh!- Duhesh të kesh durim dhe të kesh kujdes se çka po ndodh me provën e dytë dhe të

tretë.

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

51

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!

Uji është pa ngjyrë, pa shije dhe pa erë. Gjendet kudo dhe pa të nuk ka jetë.Në natyrë hasen ujëra që rrjedhin (derdhen) dhe ujëra që nuk rrjedhin (moçale, dete, disa

liqene). Ujërat e Liqenit të Ohrit derdhen përmes Drinit të Zi.Uji mund të ketë tre gjendje ose forma: të lëngshme, të ngurtë (akull) dhe të gaztë (avull

uji).

Diçka më tepër:Në 0 gradë uji prej

gjendjes së lëngshme kalon në gjendje të ngurtë (akull)

Ndërsa në 100 gradë Celsius uji prej gjendjes së lëngshme

kalon në gjendje të gaztë.Ky kalim prej ujit të rrjedhshëm

të dukshëm, në avull të padukshëm të ujit quhet avullim.

GJËEGJËZA

1. Nuk jam aeroplan, por fl uturoj në qiell. Nuk jam lum, por jam plot me ujë. Çka jam?

2. Çka jeton në dimër, vdes në verë dhe rritet me rrënjën përpjetë?

3. Cili top nuk kthehet prapa?

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

52

OQEANI-DETI-LIQENI

Detyra për hulumtim: Cili është dallimi ndërmjet oqeanit, detit dhe liqenit? Çfarë shtazë dhe bimë jetojnë në to?- Shiko në glob ku është treguar uji!- Lexo çka shkruan në sipërfaqet e kaltra.

Deri në çfarë përfundimi erdhe?- Shiko fotografi në dhe përfundo vet se çfarë shtazë dhe bimë ka në dete, e çfarë në liqene e moçale (këneta)!

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

53

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!Oqeani është sipërfaqe shumë e madhe, e përhershme me ujë të njelmët.Deti është sipërfaqe më e vogël, e përhershme e mbushur me ujë të njelmët, por është në

kuadër të oqeanit. Më shumë dete e formojnë oqeanin.Liqenet janë hapësira të mëdha, por më të vogla se detet, me ujë të qetë ose me ujë që

lëviz ngadalë. Më së shpeshti uji në liqene, sipas shijes, ngjyrës dhe shijes është i njëjtë si uji për pije. Ka liqene luginore dhe liqene malore. Nëse janë krijuar prej natyrës quhen liqene natyrore, ndërsa nëse janë krijuar prej njeriut quhen liqene artifi ciale.

Mjedisi jetësor i botës bimore dhe shtazore

Uji i njelmët prej oqeaneve dhe deteve paraqet mjedis jetësor për botën bimore dhe shtazore e cila jeton në to: (ushqimi, hapësira).

Për bimët dhe shtazët e ujërave të ëmbla, mjedis jetësor janë ujërat e ëmbla dhe prandaj jetojnë në liqene dhe lumenj. Për disa shtazë dhe bimë mjedis jetësor është uji i ëmbël i ndenjur (këneta).

Mundet troft a të jetojë në det, në ujë të njelmët?

Troft a nuk mund të jetojë në ujë të njelmët.

Uji i njelmët nuk është mjedisi i saj jetësor!

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

54

BURIMI DHE LUMI

Detyra për hulumtim në grupe:

Çka është burimi, e çka është lumi?

1. Nëse në afërsinë tënde ka lum, hulumto prej nga vjen ai!2. Vizito një burim. Si edhe gjer më tani, përdor enciklopeditë dhe njohuritë e të rriturve. Shëno çka ke vërejtur!

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!

Rrjedha e natyrshme e ujit e cila rrjedh nëpër shtratin e lumit, e kufi zuar me brigje (bregu i majtë dhe bregu i djathtë), quhet lum.

Uji i lumenjve vjen prej burimeve dhe prej ujërave mbitokësorë (ujëra prej shkrirjes së borës dhe prej shiut). Lumenjtë kanë rol të madh në jetën e njerëzve. Prandaj, qysh prej shumë më parë vendbanimet (vendet për jetesë) janë ndërtuar përskaj lumenjve. Me ujin e lumenjve janë ujitura fushat, janë përdorur për ndërtimin e mullinjve, hidrocentraleve dhe për fi timin e energjisë elektrike, etj.

Hapja në sipërfaqen e tokës, prej nga del uji nëntokësor në sipërfaqe, quhet burim.

Burime ka edhe nën sipërfaqen e liqeneve dhe deteve. Burimi mundet me qenë me shumë ujë ose me më pak ujë. Por mundet me qenë edhe i përkohshëm; ndonjëherë të ketë ujë, e ndonjëherë të mos ketë. Kjo varet prej rezervave nën sipërfaqen e sipërme të tokës.

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

55

AKULLI I PËRHERSHËM

Detyra për hulumtim:Ku ka akull të përhershëm?Shiko globin. Përskaj ngjyrave të cilat e shënojnë tokën dhe ujin, do të vëresh edhe

ngjyrë të bardhë.Bisedo me arsimtarin për atë se çka tregon ngjyra e bardhë në glob!Eja vet në përfundim se sa janë të mëdha ato sipërfaqe!Përkujtohu prej hulumtimeve” Në çfarë gjendje është uji”.Mendo çka donë të thonë fj alët ”akull i përhershëm”! Këmbe mendime me shokët e

klasës.

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

56

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!Shumë më parë, para më shumë se milion vitesh, toka ka qenë nën një shtresë të trashë

të ngrirë (akull). Kjo periudhë është quajtur periudha e akullnajave. Shumë njerëz mendojnë se periudha e akullnajave është e kaluar. Edhe sot, u bindët se në atlas ka vende të cilat janë nën akull të përhershëm.

Vitet e fundit, për shkak të ndryshimeve klimatike fi lloi të shkrihet shpejtë akulli prej vendeve të shënuara në glob. Shkencëtarët mendojnë se kjo është rezultat i moskujdesit të njeriut, prej ndotjes së shpejtë të ujit dhe ajrit. Viset e mbuluara me akull paraqesin mjedis jetësor për disa bimë dhe shtazë.

Banorët e Grenlandës ende jetojnë në periudhën e akullnajave. Prej shkrirjes së akullit ndahen copa më të mëdha të akullit, ajsberg (pjesë të mëdha të akullit) të cilat lundrojnë nëpër det dhe paraqesin rrezik të madh për anijet të cilat lundrojnë nëpër det në afërsi të vendeve të ngrira.

Uji në lumenj, këneta dhe liqene ngrihet së pari më së larti

e pastaj gradualisht shkon poshtë.

Kur uji prej lumenjve, kënetave dhe liqeneve do të ngrihej prej fundit nga sipërfaqja, do të ndryshonte klima në botë, ndërsa bota e gjallë

do të zhdukej.

Antarktiku është kontinenti i pestë në tokë. Ai është pjesa më e ft ohtë, më e errët e rruzullit tokësor. Prej botës

bimore dhe shtazore ka vetëm gjallesa më primitive: myshqe,

likene. Ka edhe zogj dhe shtazë që ushqehen prej detit.

Uji i ngrirë përhapet, për një të nëntën pjesë. Akulli prej

91 ujë e mbush hapësirën e enës për dhjetë litra.

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

57

DUKURI NATYRORE

Detyra për hulumtim në çift e:Cilat dukuri natyrore i vërejte?Në natyrë takohen shumë dukuri natyrore. Çdo ditë mundet të vëzhgohet rrjedha e

lumenjve, shiu, lëvizja e diellit dhe hënës, lëvizja e ajrit, bubullima, vetëtima, etj.Përcakto çka do të vëzhgosh! Sipas asaj do të përgatisësh materiale për kontrollim

dhe hulumtim. Shembull:Pse rrjedh uji?Nëse ven ujë në sipërfaqe të rrafshët, ajo do të derdhet dhe mbetet në vendin e

njëjtë. Nëse ven ujë në një vend paksa të pjerrët, ajo do të derdhet kah pjesa më e ulët. Do të thotë për të rrjedh, ujit i nevojitet edhe pjerrtësi e caktuar.

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!Dukuri natyrore janë: ndryshimi i stinëve të vitit; shiu, bubullimat dhe vetëtimat, ngrirja, rrjedha e lumenjve, lëvizja e hënës rreth diellit gjatë ditës...

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

58

DUKURI NATYRORE RE, SHI, BORË, BRESHËR

Detyra për hulumtim:Si formohet reja, shiu, bora dhe breshri?Është e nevojshme të marrësh: enciklopedi për natyrën; enë me ujë për ngrohje;

kapak qelqi; qese me akull. Eksperimentin e kryen në shkollë ose në prani të një anëtari të rritur të familjes.

- Lexo si formohen këto dukuri natyrore. Atë që do ta lexosh, përmes provave kontrollo se a është e vërtetë.

- Ngroh një enë me ujë gjer në pikën e vlimit (të avullojë avulli i ujit). mbulo enën me kapak të ft ohtë, të qelqtë. Pas një kohe të shkurtë ngrite kapakun.

- Në pjesën e sipërme të kapakut ven një qese me akull.

Shëno çdo gjë që do të vëresh. Krahaso hulumtimet tua me hulumtimet e grupeve tjera.

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

59

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!

Ajri i ngrohtë plot me lagështi, e cila është avulluar prej tokës dhe sipërfaqeve ujore të tokës, ngrihet lart. Kur të arrijë në një lartësi të caktuar, ajri me avullin e ujit ft ohet dhe dendësohet.

Reja paraqet avull të dendur uji.Sipas asaj se në cilën lartësi janë formuar, retë mund të jenë të ulëta, të mesme dhe tëlarta.Avulli i ujit shndërrohet në pika të imëta të ujit. pikat e ujit lidhen me njëra tjetrën, bëhen

më të rënda dhe në tokë bien si pika shiu.Gjatë kohës së vapës, më së shpeshti të përcjella me bubullimë, në tokë bien toptha të

akullt.Breshëri formohet me ngrirjen e pikave të ujit, të cilat duke rënë kah toka kalojnë nëpër

valë të ajrit të ft ohtë. Pikat ngrihen dhe bien në formë të topthave të breshrit. Mund të vijë deri te ngjitja e disa topthave të tillë dhe atëherë breshri shkakton dëme të mëdha.

Bora formohet kur në atmosferë ngrihet avulli i ujit. formohen kristale të vogla. Prej lëvizjes së ajrit kristalet fl uturojnë lart-poshtë, e mblidhen dhe ngjiten me njëra tjetrën.

Flokët e dëborës bëjnë pjesë në mjeshtëritë më të bukura gjashtëkëndëshe të natyrës. Prej të gjitha fj ollave, nuk

mund të hasen as dy të njëjta.

Fjolla e borës është vetëm pikë e ngrirë e ujit.

Mjeshtëri e natyrës janë edhe larat të cilat gjatë dimrit

bëhen në dritare. Ajo është. avull uji i ngjitur në qelqin

e ft ohtë.

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

60

DUKURI NATYRORE MJEGULLA, VESA, BRYMA

Detyra për hulumtim:

Si formohen mjegulla, vesa dhe bryma?

Që të gjesh përgjigjet shfrytëzo enciklopedi, kërko në internet, bisedo me të rriturit rreth teje. Përgatit: gotë, ujë dh e akull.1. Në një gotë të thatë veni ujë të ft ohtë (prej frigoriferit ose me akull). Çka vëren në

pjesën e jashtme të gotës?2. Gotën me pika të ujit vene shpejt në frigorifer për ngrirje. Pas dhjetë minutash nxirre

gotën dhe trego çka vërejte.

Krahaso të gjitha ato që i pa me anëtarët tjerë të grupit ose me anëtarët e grupeve tjera.

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

61

Më së shpeshti ka mjegull gjatë vjeshtës, sepse ajri prej dite në ditë ft ohet sa më shpejtë.

Shpesh do të dëgjoni ndërmjet njerëzve: “Ra vesë”. - Vesa nuk bie.

Ajri në vete përmban avull të ujit. ajri më i nxehtë përmban sasi më të mëdha të avullit të ujit. kur ky ajër do të vijë në kontakt me sipërfaqe më të ft ohtë- bimë, gjëra-avulli i ujit i cili gjendej në ajër mbetet në ato sipërfaqe në formë të pikave. Kjo është vesa.

Që të ketë vesë duhet të ketë ajër të ngrohtë, plot me avull uji dhe të vijë deri te kontakti me sipërfaqe të ft ohtë.

Nëse kalon ajër shumë i ft ohtë mbi bimët dhe gjërat të cilat kanë pika uji mbi to, i ngrin ato dhe ato shndërrohen në kristale.

Bryma është e përbërë prej pikave të ngrira të vesës, të ngjitura në bimët dhe gjërat.

Bryma u shkakton dëme të mëdha bimëve në vjeshtë dhe bimëve të hershme në pranverë.

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!Nuk ka asnjë dallim ndërmjet reve lart në qiell dhe mjegullës poshtë mbi tokë.Mjegulla është re e cila gjendet afër sipërfaqes së tokës.

Vepër e kujt janë dukuritë natyrore të cilat i hulumtuam?

Dukuritë natyrore: shi, borë, mjegull...

të cilat i mësova, janë vepër e ujit

dhe ajrit!

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

62

NJË VIZITË NË STACIONIN METEOROLOGJIK

Detyra për hulumtim:Për çka shërben stacioni meteorologjik?Vizito stacionin më të afërm meteorologjik. Me vete merr: fl etore, laps, bllok për

skicim, mundësisht edhe aparat për fotografi m.Përgatit pyetjet të cilat do të duash të ua parashtrosh meteorologëve.Merr me vete kalendarin tënd të motit të cilin e shkruan në këtë periudhë. Krahaso

me informatat e tyre!Shfrytëzo praninë e meteorologut për njësinë e ardhshme mësimore: “Aktivitetet e

njerëzve varësisht nga ndryshimet e motit”. Pyet pse ndërrohen stinët e vitit.

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

63

Moti është emri i përbashkët për kushtet atmosferike. Ai mund të jetë: i ngrohtë, i ft ohtë, i lagësht, i thatë..., ai çdo ditë ndryshon.

Klima është gjendja mesatare e motit, e cila përcillet gjatë një periudhe më të gjatë kohore.

Si e dinë meteorologët çfarë do të jetë moti?

Shumë gjëra ndikojnë në ndryshimet e motit, por më të rëndësishmet janë dielli dhe ajri. Nën ndikim të diellit vjen deri te avullimi. Ngrohet ajri dhe bëhet rrymimi (lëvizja) e ajrit.

Në stacionet meteorologjike ka shumë aparate të cilët i përcjellin ndryshimet e motit në një regjion.

Çdo stacion meteorologjik është e lidhur me stacionet tjera meteorologjike në vend dhe në botë. Kështu merret vesh për motin më gjerësisht.

Meteorologët e kontrollojnë: lagështinë e ajrit, fuqinë dhe drejtimin e erës (era-fryma është lëvizja e ajrit); temperaturën e ajrit dhe tokës; dhe çdo gjë tjetër që mund ta shfrytëzojnë për të ardhur deri te pasqyra reale meteorologjike për motin, si dhe deri te informatat për ndryshimet e shpejta dhe të ngadalshme të klimës në sipërfaqen e tokës.

Kush është fajtor që moti është i ngrohtë

apo i ft ohtë?

Në ndryshimin e motit ndikon: ngrohja e ndryshme, lagështia dhe lëvizja e ajrit, e

kjo është e lidhur me ngrohjen e ajrit prej diellit.

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

64

AKTIVITETI I NJERËZVE VARËSISHT NGA NDRYSHIMET E MOTIT

Detyra për hulumtim: Cilat aktivitete i kanë njerëzit në periudha të ndryshme të motit?1. Kontrollo çka ke shkruar për detyrën e dhënë për një periudhë të gjatë, për

aktivitetet e njerëzve varësisht prej ndryshimeve të kohës.2. Prej qëndrimit në stacionin metereologjik, përkujtohu çka ke shënuar për

ndryshimet e stinëve të vitit.3. Bisedo me prindërit, me ndonjë bujk dhe me një blegtor.

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

65

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!Pse ndërrohen stinët e vitit?

Që moti, para shumë kohësh, njerëzit e kanë parashtruar këtë pyetje.

Me siguri keni dëgjuar se globi tokësor sillet rreth diellit. Ndërsa gjer më tani mësuat se të gjitha ndryshimet ndodhin për shkak të ngrohjes së ajrit dhe tokës prej diellit. Do me thënë, edhe për ndryshimin e stinëve të vitit, përskaj kushteve tjera të cilat do t’i mësoni në klasat më të larta, meritën më të madhe e kanë dielli dhe ajri.

Aktivitetet e veta njerëzit gjithmonë i bëjnë në pajtim me kohën.

Në vjeshtë koha fi llon të ft ohet. Ajo na lajmëron se po afrohet dimri. Njerëzitaktivitetet e veta i drejtojnë kah: mbledhja e frutave, lëvrimi vjeshtor dhe mbjellja vjeshtore;përgatitja e zahireve; shëtitje në natyrë. Plotësoje ti!

Në dimër koha është e ft ohtë. Toka më shumë ditë është e mbuluar me borë dhe akull. Aktivitetet e njerëzve janë më të vogla në ara e kullosa, por i mbulojnë dhe i ngrohin lehët; bagëtinë e ushqejnë në vendbanimet e tyre; ndërsa kohën e lirë e kalojnë në natyrë, në borë.

Në pranverë fi llon të ngrohet koha. Njerëzit përgatiten për lëvrimin pranveror, për mbjelljen e rasatit prej leheve të ngrohta. Bëhet pastrimi pranveror i shtëpive. Koha e lirë shfrytëzohet për shëtitje në natyrë.

Vera është më e nxehta. Ka më së shumti ditë me diell. Njerëzit punojnë në ara. Bagëtia kullot në livadhe. Njerëzit fl laditen përskaj lumenjve, liqeneve dhe deteve.

Njerëzit aktivitetet e tyre i përshtat varësisht prej ndryshimeve të kohës

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEM I NDRYSHUESHËM

66

ÇKA MËSOVA?

Toka është planet i ndryshu -

eshëm i përbërë prej shkëmbinjve.

Shtresa sipërfaqësore

e tokës quhet truallE di çka është

reliev dhe di ta bëj prej argjilës.

Mësova për ajrin, atmosferën dhe ujin.

Pa ajër nuk ka jetë.

Mësova për dukuritë natyrore:

shiun, borën, vesën...

Aktivitetet e njerëzve janë të varura prej ndryshimeve

të kohës.

BOTA E GJALLË NË NATYRË

67

DALLIMET NDËRMJET NATYRËS ЈО TË GJALLË DHE TË GJALLË

Aktivitet i nxënësve:Vështro fotografi në me kujdes!Cilat karakteristika mund të numërosh për zogun, e cilat për robotin?

Çka është jeta?-Mendo dhe jep shembuj!Çfarë është dallimi ndërmjet gurit dhe bimës?-Merr një gur në njërën dorë dhe një bimë në tjetrën. Vështro me kujdes dhe trego çka mund të vëresh.

Mënyra më e mirë të kuptohet nocioni jetë është të bëhet krahasimi me qenie jo të gjallë dhe qenie të gjallë.Qeniet e gjalla kryejnë funksione të ndryshme, për shembull:Zogu fl uturon, han, shumohet, lëviz, vdes...Guri mbetet gjithmonë statik, nëse nuk ndryshohet prej jashtë.Roboti është qenie jo e gjallë, e cila gjithashtu lëviz, ushqehet (me energji), e madje është i aft ë edhe të prodhojë gjëra të reja. Por nëse e zbërthejmë, do të shohim se është i përbërë prej metalit, plastikës, vidhave dhe disa pjesëve tjera mekanike.

Bima rritet dhe zhvillohet. Guri mbetet i pandryshuar. Ai mundet të ndryshojë formën e tij vetëm nën ndikimin e forcave natyrore.

BOTA E GJALLË NË NATYRË

68

KRAHASIMII OBJEKTIT TË GJALLË МЕ QENIEN Е GJALLLË

Karakteristika Objekt jo i gjallë Qenie e gjallë

ndërlikueshmëria shumë e vogël shumë e madhe

funksionimi i rrallë ose nuk ka i përhershëmpërsëritja jo pongacmueshmëria jo pozhvillimi vetanak jo po

Në tokë ekziston botë gjallë. Atë i përbëjnë bimët, shtazët dhe njeriun, si qenie më e përsosur

e gjallë.

Çka mësova?Ekzistojnë dallime ndërmjet natyrës së gjallë dhe jo të gjallë.Bimët, shtazët dhe njeriu janë pjesë e natyrës së gjallë.Uji, ajri dhe dielli, lumenjtë, toka, shtëpitë-të gjitha këto janë pjesë e natyrës jo të gjallë. Por ekziston edhe lidhshmëri e madhe ndërmjet natyrës jo të gjallë dhe natyrës së gjallë. njeriu e shfrytëzon natyrën jo të gjallë si mjedis jetësor

Njeri, bimë, shtazë

NËSE DON TË MËSOSH MË SHUMË!

Evolucioni është aft ësi për përshtatje ndaj ndryshimeve të mjedisit jetësor, aft ësi e qenieve të gjalla të gjenden në kushte më të mira ose më të këqija për sa i përket mjedisit. Këto veti ato ua përcjellin pasardhësve të tyre përmes gjeneve. Gjeni defi nohet si njësi e materialit trashëgues, i cili bartet prej një gjenerate në gjeneratën tjetër.

Detyra punuese:

1. Mbledh ekzemplar të natyrës jo të gjallë dhe natyrës të gjallë. ngjiti në album.

2. Përpuno natyrë të gjallë dhe natyrë jo të gjallë prej materialeve të ndryshme (fruta me kokrra, fotografi dhe lloje të tjera të materialeve)!

BOTA E GJALLË NË NATYRË

69

DALLIMET NDËRMJET BIMËVE DHE SHTAZËVE

Përkujtohu!Në cilën natyrë bëjnë pjesë bimët dhe shtazët?Me çka ushqehen shtazët?Çfarë ushqimi përdorin bimët?Si lëvizin bimët?A mund të lëvizin bimët?

Me siguri u përkujtuat se si shtazëve ashtu edhe bimëve u nevojitet ushqimi për të mbijetuar dhe për tu rritur. Përderisa shtazët munden vet të lëvizin dhe të gjejnë ushqimin e vet ose të gjejnë vende të reja me vegjetacion, bimët zakonisht janë të rrënjosura në një vend. Megjithatë, bimët munden të bëjnë diçka që shtazët nuk mund ta bëjnë. Ato mund të krijojnë energji prej nxehtësisë së diellit. Ky proces quhet fotosintezë. Përskaj dritës, bimëve u nevojitet edhe uji dhe materie ushqyese. A mund të paramendohet jeta e njeriut pa bimë dhe pa shtazë?

Mendo dhe përgjigju!Në pjesën e sipërme pamë se bimët ushqehen në mënyrë të ndryshme.Shiko me kujdes fotografi të dhe përgjigju: -Me çka dallohen bimët prej shtazëve?

-Si lëvizin bimët?-Si lëvizin shtazët?

BOTA E GJALLË NË NATYRË

70

Shumica е kafshëve е marrin ushqimin përmes gojës. Shtazët të cilat jetojnë në tokë e thithin ajrin përmes zgavrave të hundës. Të gjitha shtazët kanë të zhvilluar sistemin për tajitje. Muskujt i mundësojnë shtazës të lëvizë në kërkim të ushqimit. Numër më i madh i shtazëve kanë këmbë të cilat u ndihmojnë të lëvizin.

ÇKA MËSOVA?

Bimë Veti të përbashkëta Shtazë

Nuk kanë organe Lëvizja Kanë organeNuk reagojnë ndaj ngacmimeve Të ushqyerit Reagojnë ndaj

ngacmimeveLëvizin me ndryshimin e pozitës Rritja Lëvizin me këmbë, ose

krahë (ekstremitete)E prodhojnë ushqimin vet Frymëmarrja Kërkojnë ushqim

A e di se?

Shtazët u janë përshtatur pothuaj të gjitha llojeve të vendbanimeve, ndërsa disa prej tyre e kalojnë tërë jetën e tyre në brendinë e shtazëve tjera!Sipas kushteve në të cilat jetojnë, ekzistojnë shumë lloje të shtazëve!

BOTA E GJALLË NË NATYRË

71

KARAKTERISTIKAT Е QENIEVE ТË GJALLA

Detyra për hulumtim:

Grupi I: Zgjidh një kafshë dhe në formë të raportit shëno të gjitha karakteristikat e tij (të ushqyerit, lëvizja, shumimi, mjedisi jetësor).Grupi II: Vështro një bimë e cila përparon në mjedisin tënd. Çfarë është? Për sa kohë do të rritet? Cilat janë kushtet e tij themelore për jetë?

Lepuri jeton në pyll, por mund të ruhet edhe në kushte shtëpiake. Ushqehet me bimë (karotë, lakër). Shumohet me dy prindër.

Lulet dekorative në kopshte mbillen me farë. Mbijnë për dy deri në tre javë, ndërsa ju nevojiten rreth 30 ditë për tu rritur dhe për të lulëzuar. Mbillen në pranverë. Që të rriten dhe të zhvillohen u nevojitet tokë pjellore, ujë, drita e diellit dhe nxehtësi.

Krahaso përfundimet tua me përfundimet tona!Temperatura, lagështia e ajrit dhe toka kanë ndikim të madh për rritjen e bimëve. Në temperatura më të ulëta dhe pa lagështi ato rriten shumë ngadalë ose nuk rriten aspak. Prandaj, në rajonet (viset) me borë të përhershme dhe akull nuk ka botë bimore, si dhe në shkretëtira, ku ka vetëm bimë të përshtatura mirë siç janë kaktuset.

Shtazët kanë vendbanim të vet. Nëse kanë nevojë, atëherë e ndërrojnë. Aft ësia për lëvizje u mundësojnë të shkojnë në kërkim për ushqim ose të mbrohen prej armikut. Varësisht nga vendbanimi ata lëvizin në mënyra të ndryshme. Për këtë u shërbejnë pjesët e trupit (këmbët, krahët, pendët). Shumë shtazë trupi i të cilave është i mbuluar me gëzof, siç është lepuri, me ndërrimin e stinëve të vitit e ndërron edhe gëzofi n që të vërehet sa më pak në mjedis.

Detyra punuese:1. Mbledh bimë të cilat rriten në vendin tënd, ngjiti në album

(paraprakisht i than mirë) dhe shëno emrin e tyre.

BOTA E GJALLË NË NATYRË

72

NDIKIMI I KUSHTEVE PËR ЈЕТЕЅË NË BOTËN Е GJALLË

Detyra për hulumtim:

Grupi I: shfrytëzoni bimët e mbjella prej detyrës së parë. Njërën bimë ujiteni rregullisht me ujë, ndërsa tjetrën jo! Çka do të ndodhë pas dy javësh?Grupi II: mundohu të zësh insekte prej rrethit ku jeton (mizë, mollëkuqe, fl utur). Njërin insekt vendoseni në enë të mbuluar me rrjetë të dendur, ndërsa tjetrin në enë në të cilën nuk ka hapje! Vështro insektet dhe trego çka do të ndodhë pas një kohe të caktuar!Grupi III: në dy enë mbill disa kokrra bizele! Njëra enë le të mbetet në temperaturë të dhomës ndërsa tjetrën e leni në anën e jashtme të dritares! Çka do të ndodhë pas dy javësh?Grupi IV: përdor nga bimët e rritura prej detyrës së parë! Njëra saksi le të mbetet në vendin e njëjtë si gjer më tani ndërsa tjetrën mbuloje me kuti! Çka ndodh me bimën pas një jave?

bimë e ekspozuar në dritë natyrore

bimë e cila nuk është në kontakt me dritë natyrore

ujitje e rregullt me ujë

pa ujë nga ana e brendshme

nga ana e jashtme

BOTA E GJALLË NË NATYRË

73

Në çfarë përfundimi erdhe?Grupi i parë erdhi në përfundim se bima e cila ujitet me ujë rritet dhe zhvillohet. Bima e dytë, e cila nuk ujitej, është vyshkur dhe tharë. Pa ujë nuk ka jetë.

Grupi i dytë, në të cilin kishte eksperiment me insekte, përfundoi se insekti i cili ishte në enën e mbyllur vdiq, ndërsa insekti i cili gjendej në enën e mbuluar me rrjetë mbijetoi sepse në këtë enë pa ndërpre qarkullonte ajri (oksigjeni). Pa ajër nuk ka jetë.

Grupi i tretë, i cili kishte për detyrë të mbjell bizele, erdhi në përfundim se në saksinë e cila ishte në temperaturë të dhomës mbiu bima. Bima në saksi e cila ishte në të ft ohtë nuk u rrit. Bimët kërkojnë nxehtësi për të mundur të rriten dhe të zhvillohen.

Grupi i katërt, i cili e zbatonte eksperimentin me bimët e rritura, erdhi në përfundim se drita e diellit ndikon në rritjen dhe zhvillimin e bimëve. Bima e cila kishte dritë të mjaft ueshme rritej dhe ngjyra e gjetheve të tij ishte e fortë me ngjyrë të mbyllët të gjelbër. Për dallim nga ajo, bima e cila ishte vënë në hapësirë ku nuk ka dritë të diellit, kishte gjethe shumë të holla dhe me ngjyrë të gjelbër të zbehtë.

Kushtet në mjedisin jetësor mund ta kufi zojnë jetën e qenieve të gjalla. Në trupin e çdo qenie të gjallë ndodhin një varg procesesh fi zike dhe kimike të cilët ndihmojnë të ruhet jeta. Uji, ajri, drita e diellit dhe nxehtësia dhe toka paraqesin një zinxhir të pandashëm.

BOTA E GJALLË NË NATYRË

74

ÇKA MËSOVA?

Çdo qenie e gjallë rritet, zhvillohet dhe përshtatet

ndaj kushteve të ndryshme në mjedisin në

të cilin jeton.

Nëse nuk ka ujë nuk do të ketë as bimë

e as kafshë. Ajri nevojitet për frymëmarrje, gjegjë-sisht për këmbimin e

materieve.

Drita është prej ngacmimeve kryesore

për bimët sepse ua siguron energjinë e nevojshme për

kryerjen e fotosintezës, gjegjësisht prodhimin e

ushqimit....

Detyrë punuese:

1. Si kanë arritur bimët të banojnë të gjitha viset e tokës me kushte të ndryshme për jetë?

2. Si ushqehen shtazët, e si bimët. Sqaro!

BOTA E GJALLË NË NATYRË

75

DOMOSDOSHMËRIA Е USHQIMIT SI ВURIM PËR JETË

Të përkujtohemi!

Bimët e prodhojnë ushqimin e vet, për dallim nga shtazët të cilat duhet vet ta sigurojnë ushqimin.

Detyra për hulumtim: (Punë në çift e)

1. Provo të anashkalosh një shujtë (ushqim) Çka do të ndjesh?2. Me çka ushqehet njeriu?3. Çfarë ushqimi përdorin bimët?4. Çka hanë shtazët?Me shokun tënd jepni shënime për këto detyra:

BOTA E GJALLË NË NATYRË

76

Çka mësuam?

Përveç ujit, ajrit, dritës së diellit dhe nxehtësisë, është i nevojshëm edhe ushqimi për të pasur jetë. Organizmi e shfrytëzon ushqimin për kryerjen e funksioneve të tij jetësore (lëvizja, rritja, zhvillimi, shumimi). Përmes të ushqyerit qeniet e gjalla i sigurojnë materiet e nevojshme për fi timin e energjisë, e cila u nevojitet për ta ruajtur organizmin e vet.Vitaminat janë të nevojshme për jetë. Ato nuk mund t’i krijojë organizmi. Ato futen në organizëm vetëm përmes ushqimit.

Shtazët ushqehen me bimë dhe me

organizma të gjallë.Njeriu në të ushqyerit

e tij përdor ushqim me prejardhje bimore dhe

shtazore.

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!Qeniet e gjalla ushqehen me materie prej mjedisit të jashtëm dhe e shfrytëzojnë për krijimin e organeve të veta dhe për kryerje të funksioneve. Në natyrë ekzistojnë shumë mënyra për të siguruar ushqim, prej rrënjëve të bimëve e deri te goja e shtazëve.Ushqimi paraqet burim për jetë.

Detyra punuese:

1. Prej aktiviteteve dhe hulumtimeve të mëparshme për qeniet e gjalla, arrite deri te disa njohuri.

2. Zgjedh një qenie dhe në orën e gjuhës shqipe, në formë të raportit, shëno kushtet themelore të cilat janë burim për jetën e tij!

BOTA E GJALLË NË NATYRË

77

RRITJA DHE SHUMIMI ТЕ BIMËT DHE SHTAZËT

Përkujtohu!

1. Çka na nevojitet për të mbjellë një bimë?2. në detyrën e parë, kur vëzhgonim dhe hulumtonim, për sa kohë mbiu bima?3. Cilat janë organet e bimës?

PërfundimPrej një fare u rrit një bimë e bukur, e cila ka rrënjë, kërcell dhe gjethe.

Ka bimë të cilat shumohen me polenin e lules. Ai proces quhet pluhurim. Kjo mund të kryhet me anë të erës, përmes ujit, me ndihmën e insekteve, me ndihmën e njeriut, etj.

Detyra për hulumtim:

Grupi I: Vizito një shitore për peshq dhe shiko peshqit në akuarium! Bisedo me njeriun i cili është i angazhuar të kujdeset për ta. Parashtro pyetje për mënyrën e të ushqyerit dhe për shumimin! Si e mirëmbajnë mjedisin natyror në akuarium?

Grupi II: Vizito një fermë shpezësh! Shiko si shumohen pulat! Me çka ushqehen? Në çfarë kushte jetojnë? Bisedo me personin përgjegjës dhe shëno të gjitha informatat e reja!

BOTA E GJALLË NË NATYRË

78

Duke hulumtuar fi tova këto njohuri:

Roli kryesor i shtazëve është vazhdimi i llojit. Peshqit shumohen në atë mënyrë që peshku (femra) bën disa mijëra vezë (ikra), në periudhën prej Majit e gjer në Gusht dhe themi se peshku pllenohet. Njëkohësisht mashkulli i stërpik vezët me lëng të bardhë si qumësht dhe kryhet frytnimi i tyre. Ato vezë bëhen në vende më të sigurta (të fshehta) ose ndërmjet bimëve. Prej tyre pastaj zhvillohen peshqit e rinj. Peshqit ushqehen me shtazë të vogla: gaforre, krimba, ushejza e tjerë.Në fermat e shpezëve vezët çilen në inkubator, për dallim nga kushtet shtëpiake, ku vezët i klloçit (i çel) një pulë të cilën e quajmë klloçkë. Në inkubator temperatura është e njëjtë si edhe kur rrin klloçka mbi vezë. Pas 21 ditësh çilen zogjtë. Zogjtë përzgjidhen: ata që janë më të zhvilluar ndahen dhe ruhen si pula që do të bëjnë vezë, e tjerat për mish. Që të mos sëmuren shpezët-veterinarët ndërmarrin masa për shkatërrimin e parazitëve. Për mbrojtjen e shpezëve prej sëmundjeve ngjitëse bëhet vaksinimi.

Bëje vet!

Bën një album në të cilin do të mbledhësh dhe do të ngjitësh fotografi prej llojeve të ndryshme të peshqve dhe kafshëve tjera shtëpiake. Shëno emrat e tyre!

A e din se:Prej ikrës së shumë peshqve bëhet një delikates shumë i shijshëm dhe i shtrenjtë që quhet kavijar.

BOTA E GJALLË NË NATYRË

79

ÇRREGULLIMI I FUNKSIONIT ТË ORGANEVE GJATË NDIKIMEVE TË FORTA

Mendo dhe përgjigju!

1. Si kuptojmë se dikush e thotë emrin tonë, ose se dikush na thërret?2. Çka ndjejmë në trup dimrit kur jemi të veshur hollë?3. Kur qëndrojmë në semafor, si e dimë kur duhet të kalojmë vendkalimin e

këmbësorëve?4. Ç farë shije ka çokollata dhe si e zbulojmë këtë?

E di!Kur dikush thërret emrin tim, ose më thërret,

unë atë e dëgjoj.Nëse gjatë dimrit vishem hollë, do të ndjej të

ft ohtë. Trupi e ndjen ajrin e ft ohtë dhe temperaturat e ulëta.

Kur qëndroj në semafor, shikoj në të dhe pres të ndizet drita e gjelbër që të kaloj. Ndërsa kur

është e ndezur drita e kuqe-ndalem. Çokollatën do ta marr vesh se çfarë shije ka kur ta fus në gojë. Atëherë do të ndjej se është e ëmbël.

Detyra për hulumtim: (punë në çift e)

1. Mermi një gotë me ujë të nxehtë! Veni dorën në ujin e ngrohtë. Çka ndjeni? Pastaj mermi një enë me katrorë akulli dhe prekni. Çka ndjeni? Në fund veni dy-tre katrorë akull në ujin e ngrohtë. Çka vëreni?

BOTA E GJALLË NË NATYRË

80

Ujë i ngrohtë Enë me akull Akulli fi llon të shkrihet

Si ndjehesh kur i merr erë një shisheje të vogël me parfum? Çfarë është era kur je në tualet? Si do të reagosh nëse në kuzhinë nëna jote pjek speca djegës?

Nëse shtrydhim limon në gojë, do të ndjejmë shijen e tij me një pjesë të gjuhës. Ai

është i tharët.

Era e parfumit është e këndshme, për dallim nga era e tualetit e cila është e

pakëndshme.

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!Të gjitha këto ndryshime i ndjeni me shqisat për prekje (dora), me shqisën për erë (hunda), për shije (gjuha), për dëgjim (veshi) dhe me shqisën e të pamurit (syri). Truri është qendër kontrolluese e trupit dhe është përgjegjës për të menduarit, të mbajturit mend, të folurit dhe ndjenjat. Në të janë vendosur të gjitha shqisat. Ai pranon dhe merr porosi në formë të sinjaleve elektrike që vijnë në koren e trurit të madh. Trupi kryen edhe aktivitete automatike për të cilat truri nuk vendos me vetëdije. E tillë është puna e zemrës dhe e aktiviteteve të refl ekseve. Kështu për shembull, kur do të prekim diçka shumë të nxehtë me dorë, shqisat dërgojnë sinjale deri te truri, kështu që automatikisht reagojmë dhe e tërheqim dorën prej zjarrit.Në këtë mënyrë reagojnë edhe shqisat tjera, të cilat janë dhënë në shembujt e dhe detyrat e mësipërme për hulumtim.

BOTA E GJALLË NË NATYRË

81

KËSHILLA PËR KUJDES DHE HIGJIENË TË ORGANEVE SHQISORE

Ruaj sytë prej papastërtisë. Mos lexo dhe mos shkruaj në dritë të dobët. Mos u përkul shumë mbi libër dhe shiko televizor prej së largu. Pusho sytë në gjelbërim dhe ajër të pastër.

Largoju tingujve të fortë dhe zhurmës. Rregullisht mirëmbaje higjienën dhe mos i kruaj veshët me objekt të fortë.

Mos rri më hapësira të mbyllura dhe të ndotura. Largoju erërave të ashpra, djegëse ose të qelbëta. Mirëmbaje higjienën. Mos e prek hundën me gishta dhe ruaju prej ft ohjeve.

Ruaj lëkurën prej djegieve, goditjeve, ngrirjes ose goditjeve të forta.

Nëse ndjen dhembje të organeve të shqisave, kërko ndihmë prej mjekut!

Detyra punuese:

1. Material i nevojshëm: një copë çokollatë. Mbylle hundën me dy gishtërinj dhe haje çokollatën. Çka vëren? A ka shije të çuditshme?

- Posa ta lëshosh hundën, shija do të jetë e njëjtë si më parë.2. Material i nevojshëm: shishe qelqi dhe shishe

plastike, oriz , groshë. Në shishen e qelqtë veni orizin, ndërsa në shishen e plastikës veni groshën dhe pastaj shkundi ngadalë. Cili tingull është më i këndshëm?

BOTA E GJALLË NË NATYRË

82

TË USHQYERIT E SHËNDETSHËM

Si ndikon ushqimi i njëtrajtshëm në shëndetin e njeriut?

1. Gjatë një jave përpiqu të hash vetëm ushqim të njëtrajtshëm!2. A do të mundesh të qëndrosh tërë ditën të mos hash asgjë tjetër përveç pemëve?3. Ditën e ardhshme provo me perime!4. Ditën e tretë provo të hash vetëm mish!5. Deri në ditën shtatë, tërë kohën, gjatë ditës, ha ushqim të njëtrajtshëm!

Krahaso përfundimet tuaja me përfundimet tona!

Njeriu, si qenie e gjallë më e përsosur, ushqehet ashtu që vet e siguron ushqimin sipas zgjedhjes së tij. Por gjatë asaj zgjedhje duhet të ketë kujdes çka dhe sa han!

Organizmi i njeriut nuk është i mësuar me ushqim të njëtrajtshëm. Për zhvillim të drejtë dhe të shëndetshëm të trupit është e nevojshme të merret ushqim i balancuar.

Njerëzve u nevojitet sasi e caktuar e ushqimit çdo ditë, që të furnizohen me energji. Pothuaj çdo ushqim mund të sigurojë sasi të caktuar të energjisë, por trupi ynë ka edhe nevoja tjera. Për të qenë të sigurt se po marrim çdo gjë që na nevojitet, duhet të hamë ushqim të shumëllojshëm, me sasi të sakta të sheqernave (karbohidrateve), yndyrave, mineraleve, proteinave, vitaminave.

BOTA E GJALLË NË NATYRË

83

Mbaje në mend!Ushqimi i pasur me sheqerna (karbohidrate) na jep energji. Ato gjenden në prodhimet e drithërave, në patate, oriz dhe në ushqimin e kokërrzuar.Proteinat janë të nevojshme për ndërtimin dhe ripërtëritjen e qelizave dhe për ruajtjen e eshtrave tonë, muskujve, gjakut dhe lëkurës së shëndoshë. Gjenden në mish, peshk, në vezë...Pemët dhe perimet përmbajnë energji dhe një numër të madh të vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme. Mund ti hamë të freskëta, të konservuara, të thata ose të pimë lëngje. Prodhimet qumështore përmbajnë pjesë përbërëse të cilat na nevojiten që të kemi dhëmbë dhe eshtra të shëndoshë.Kontrollet e shpeshta mjekësore, gjithashtu janë masë për atë se sa i shëndoshë është organizmi jonë.

Piramida e të ushqyerit të shëndetshëmLargoju ushqimit dhe sjelljes së ilustruar në majën e piramidës! Mos ha në situata të cilat të çojnë të hash në mënyrë të pakontrolluar (përderisa shikon televizor, përderisa mëson, kur shikon ndeshje sporti...)ZGHIDHJE:1. Mos i kapërce (humb rendin) shujtat (ushqimin)!2. Gjithmonë kur të hash, ulu dhe përdor pjatë.3. Mos hani pak nga pak tërë kohën (kështu nuk do të dish sa ke ngrënë).4. Nëse gjatë ditës han normalisht, nuk do të jesh i uritur tërë kohën. Kur nuk mundesh të

durosh, ha pemë!5. Afër shtratit mbaj libër e jo ushqim!6. Pasi të hash shko të shëtisësh!7. Merru me sport, shko në shëtitje në natyrë, shoqërohu!

BOTA E GJALLË NË NATYRË

84

Detyrë:

1. Ра ndihmën е askujt formo një meni javor të ushqyerit, që të mundesh të ushqehesh në mënyrë të drejtë.

2. Mbledh fotografi dhe përfundoje piramidën e fi lluar, me ushqimin të cilin ti e përdor!

3. Mundohu të gjesh informata prej enciklopedive ose në internet faqet që të kuptosh “Pse na merr uria?”

4. Çka do të kishe zgjedh më së pari prej ushqimit të shumëllojshëm të ofruar në tavolinë? Pse?

Çka është DR?

DR është “doza e rekomanduar”. Ajo përdoret për të përshkruar sasinë e vitaminave dhe mineraleve, e cila duhet të hahet çdo ditë që ruhet shëndeti i mirë.

Cilat materiale u nevojiten njerëzve?

Krahas vitaminave nevojiten edhe mineralet, siç janë hekuri për formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe kalciumi për eshtra dhe dhëmbë të shëndoshë.

Pse disa njerëz janë më të trashë se të tjerët?

Nëse me ushqim marrim më tepër energji se sa na nevojitet, ajo shtresohet në formë të yndyrave. Megjithatë, është e natyrshme njerëzit të kenë formë të ndryshme të trupit. Por edhe dy persona me ndërtim shumë të ndryshëm të trupit mund të jenë krejtësisht të shëndoshë.

Tani kuptova!

Kur ha, trupi përdor ushqimin për të krijuar energji. Por, nëse hamë më tepër ushqim se sa na nevojitet, trupi e ruan (deponon) si tepricë të yndyrave. Njerëzit trashen sepse hanë më tepër se sa ju nevojitet, nuk lëvizin dhe nuk ushtrojnë mjaft .

BOTA E GJALLË NË NATYRË

85

USHQEHU DHE ЈЕТО SHËNDETSHËM

Detyra për hulumtim:

Grupi I: Me ndihmën e prindërve tu mate temperaturën e trupit! Shëno sa është!

Grupi II: Bisedoni me prindërit tuaj. - Prej çfarë sëmundjesh keni qenë të sëmurë? - Kush e ka vërejt sëmundjen i pari? - Ku ju kanë dërguar prindërit dhe prej kujt kanë kërkuar ndihmë? - Çka ju ka rekomanduar mjeku? - Ku i bletë ilaçet?

Grupi III: Vizito mjekun tënd të dhëmbëve (dentistin)! - Bëje një kontroll të dhëmbëve dhe kërko këshillë si të ruash dhëmbët të shëndoshë. - Si e kryen kontrollin e dhëmbëve dentisti? - Nëse keni dhëmb të prishur, çka ndërmerr dentisti?

Krahasoni përfundimet tuaja me përfundimet tona!Temperatura e organizmit të shëndoshë është 36-37 gradë.Nëse ajo rritet më tepër, atëherë organizmi na sinjalizon se diçka nuk është në rregull me trupin tonë. Menjëherë duhet të kërkojmë ndihmë prej mjekut. Pas kontrollit mjeku saktësisht e di si duhet të veprojë dhe çka të na shkruajë në recetë për ilaçe, që të shërohemi më shpejt.Ilaçet me recetën i marrim në barnatore, gjatë së cilës tregojmë edhe librezën e shëndetit në të cilën, gjithashtu, janë të shënuar ilaçet dhe diagnoza të cilën e ka shkruar mjeku.Që të mos vijmë deri te sëmundjet ngjitëse dhe lloje sëmundje tjera që barten, duhet të kujdesemi për shëndetin tonë. Prandaj duhet:- rregullisht të shkojmë në kontrollim sistematik dhe rregullisht të vaksinohemi;Pas çdo ushqimi ti lajmë dhëmbët;Të hamë ushqim të shëndetshëm, të freskët dhe të llojllojshëm;Të hamë pemë dhe perime në sasi të madhe;T’i largohemi qëndrimit në hapësira të pa ajrosura dhe në hapësira ku pihet duhan;Të merremi me sport.

Të kujdesemi për shëndetintonë, që të mos sëmuremi

BOTA E GJALLË NË NATYRË

86

Kujdesu për shëndetin tënd

Vizito rregullisht stomatologun

tënd.

Para çdo ushqimi laj duart me sapun dhe mirëmbaj

higjienën personale. Mos harro të kalosh kohën e

lirë ta kaloshnë ajër të pastër.

Uji është burim i jetës.

Shiko çka më kanë bërë ëmbëlsirat e tua

Detyra punuese:1. Shëno një rregull tënden për jetë të shëndoshë!

Mos hani shpesh ushqime të ëmbla dhe ushqim të shpejtë

EKOLOGJIA

87

EKOLOGJIA ËSHTË SHKENCË E PLANETËS TOKË

Punë në grupe:

Vështro fotografi të në libër!- Në glob, ose hartë gjeje shtetin tonë, e pastaj trego ku gjenden vendet tjera.- Cila ngjyrë është më e pranishme në hartë (ose glob)?- Çka mund të përfundosh?- Në cilën datë shënohet dita planetit Tokë?- Formo një rreth me duar. Në këtë mënyrë e përfaqëson formën e planetit Tokë. Pastaj thuaj me zë të lartë: “Jetoj në planetin Tokë!”

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!

Toka ka formë topi, e cila është paksa e shtypur kah polet. Bashkë me tetë planetë tjerë dhe një numër të madh satelitësh, kometa dhe meteorë, rrotullohet rreth Diellit. Planeti jonë, Toka, është e pesta sipas madhësisë prej gjithsej nëntë planetëve të cilat sillen rreth Diellit. Dritën dhe nxehtësinë e fi ton prej Diellit, njëlloj si dhe planetët tjerë. Pjesa më e madhe e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me ujë. Pjesa tjetër është tokë. Hapësirë e madhe e mbushur me ajër e rrethon Tokën. Ai gjendet gjithkund rreth nesh. Toka është planetë në të cilën ka jetë. Ajo është shtëpia jonë. Duhet të kujdesemi për te dhe ta ruajmë. NË TË VËRTETË EKOLOGJIA ËSHTË SHKENCË PËR ZHVILLIMIN E PLANETIT TOKË.

EKOLOGJIA

88

Detyra për hulumtim:

Grupi I: Bëni përmbledhje prej guralecëve, dheut dhe shënoni të gjitha të dhënat për to (emri i gjësendit, prejardhja e tij, prej nga është marrë, çfarë dobie kemi prej tij).

Grupi II: Bëni përmbledhje të bimëve dhe shënoni të gjitha të dhënat për to (ku jetojnë, prej nga janë marrë, si ruhen dhe dobia prej tyre).

Grupi III: Bëni përmbledhje prej kafshëve (insekteve) dhe në orën e matematikës shënoni të gjitha të dhënat për to (ku jetojnë, prej nga janë marrë, mënyra e ruajtjes, dobia prej tyre). Vëzhgoni ekzemplarët me thjerrëz ose me mikroskop (nëse shkolla juaj ka mikroskop) dhe shënoni të dhënat me vizatim dhe tekst për ngjyrën, për lulen, për dejtë e gjetheve, për sytë, për krahët e insekteve... - varësisht nga ajo çka vëzhgoni.Me nxënësit bisedoni për fotografi të dhe vini re dallimet!- Të dhënat e këtij hulumtimi do t’i përdorësh në të mësuarit e mëtejshëm të ekologjisë.

EKOLOGJIA

89

Krahaso përfundimin tënd me përfundimin tonë!

Ekologjia është shkencë e cila studion ku dhe si jetojnë organizmat e gjallë dhe gjithashtu i studion marrëdhëniet ndërmjet organizmave dhe mjedisit të tyre.

Ekologjia është shkencë e cila e studion qëndrimin e njeriut ndaj natyrës dhe dëmet prej ndotjes së mjedisit jetësor të njeriut.

Ruaje Tokën time dhe tënden, sepse ajo na dhuron, ajo na ushqen-pa ujë, ajër dhe ushqim të pastër, jeta jonë nuk ka kuptim!

Punë në grupe:

Vështroni fotografi të dhe ejani në përfundim(ndotja e ujërave, e tokës, ajrit dhe shkatërrimi i pyjeve).Çdo grup le të paraqitet me parullë të veten:

Grupi I-për ndotjen e ujit

Grupi II-për tokën

Grupi III-për ajrin

Grupi IV-për shkatërrimin e pyjeve

EKOLOGJIA

90

POROSI!

Mos e ndot ajrin!

Stop për të gjithë njerëzit që hedhin

mbeturina!

Stop për fabrikat që lëshojnë tym! Stop për industritë

që lirojnë ujëra të papastra!

Detyrë punuese:

Në klasën tuaj formoni eko-patrulla.

Eko-patrullat janë grupe të cilat do të mbledhin informata për shkatërrimet ekologjike në vendin e jetesës. Çdo grup do të ketë eko-ditar në të cilin do të shënojë prej nga rrjedh ndotja, cilët janë ndotësit, çfarë dëmi shkakton ndotja, cilat masa duhen të ndërmerren për të penguar ndotjen.Patrulla I: mbledh të dhëna për mjedisin në të cilin jeton (për pastërtinë e shkollës dhe rrugës).Patrulla II: mbledh të dhëna për ujërat në vendin në të cilin jeton, si dhe për ujin për pije. Patrulla III: mbledh të dhëna për pyjet dhe për aksionet për pyllëzim.Patrulla IV: mbledh të dhëna për ndotjen e ajrit.

EKOLOGJIA

91

LIDHSHMËRIA NDËRMJET NATYRËS SË GJALLË DHE JO TË GJALLË

VËRTETO APO DËSHMO!Në natyrë çdo gjë është e lidhur dhe varet prej njëra tjetrës.

Detyra për hulumtim:

Vështro një bimë dekorative gjatë kushteve normale dhe gjatë mungesës së ujit!

Çka vërejte?

Pse ju nevojiten organizmave të gjallë: ajri, ushqimi, toka, dielli dhe drita?

Cilat janë karakteristikat e tyre të përbashkëta?

EKOLOGJIA

92

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!1. Karakteristika të përbashkëta të të gjithë organizmave të gjallë janë:

a) lindjab) frymëmarrjac) uji dhe ushqimid) shumimie) vdekja

2. Karakteristika të veçanta:

bimë shtazët njeriu

- e prodhojnë vet - ushqehen me - e ka të foluritushqimin e tyre - ushqim të gatshëm, - mendjen

me bimë ose me - ec drejtProdhues; shtazë - - jeton me njerëz

tjerë-- lirojnë oksigjen, Harxhues;- kanë ngjyrë të Harxhues;gjelbër, - lëvizin,- nuk e ndërrojnë - trupin e kanë tëvendbanimin. mbuluar me lëkurë.

Bimët e prodhojnë ushqimin vet në pjesët e tyre të gjelbra (gjethet) dhe prandaj janë quajtur prodhues. Për të formuar ushqim ju nevojitet drita e diellit, uji dhe dioksidi i karbonit, i cili gjendet në ajër.Shtazët dhe njeriu ushqehen me ushqim të gatshëm, prandaj ata janë harxhues.

Detyra punuese:

Në orën e artit fi gurativ paraqit natyrë të gjallë dhe jo të gjallë!

EKOLOGJIA

93

ÇKA ËSHTË MJEDISI JETËSOR?

Detyra për hulumtim:Grupi I: Përcillni kushtet për jetesë në mjedisin jetësor të një bime.Grupi II: Përcillni kushtet për jetesë në mjedisin jetësor të një shtaze.Hulumto lidhshmërinë e bimës ose të shtazës me mjedisin e tij jetësor ose vendbanimin.

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!Për lepurin mjedisi jetësor është pylli, për urithin-toka, për njerëzit-qyteti, për peshkun-uji...Mjedisi jetësor është rrethina në të cilën jeton një bimë, shtazë ose njeri, vendi ku i gjen kushtet e nevojshme për jetesë (dritë, nxehtësi, ujë, tokë dhe ajër). Mjedis jetësor nuk është vetëm vendbanimi, gjegjësisht shtëpia në të cilën dikush jeton. Ajo është hapësira, rrethina në të cilën shtazët, bimët dhe njeriu lindin, ushqehen, rriten, shumohen dhe vdesin.Çdo bimë dhe shtazë i është përshtatur mjedisit të saj jetësor.Mjedis jetësor i njerëzve është e gjithë ajo të cilën ata e kanë krijuar dhe çka ekziston në natyrë. Njeriu mundohet ta përshtat

mjedisin jetësor për nevojat e tij. Ai mundohet që ajo të jetë e dobishme dhe tërheqëse, ndërsa jeta e tij të jetë e rehatshme.Duke ndryshuar mjedisin jetësor ndonjëherë rrezikohet bota e gjallë në të dhe vetshëndeti i njeriut. Ajo më së shpeshti ndodh kur njerëzit mundohen të sigurojnë më tepër ushqim, kur nuk kanë kujdes ku ndërtojnë rrugë dhe shkatërrojnë tokë pjellore.

Detyrë punuese:

Në orën e gjuhës shqipe përshkruaj mjedisin tënd jetësor!

EKOLOGJIA

94

UJI, TOKA, AJRI

Uji si mjedis jetësor

Mendo dhe hulumto!1. A ka jetë pa ujë? (përkujtohu për rëndësinë e ujit për botën e gjallë).2. Për kë është uji mjedis jetësor?3. Mendo për veprimin negativ të njeriut ndaj ujit!Eko-patrulla e cila mblidhte të dhëna për ujërat le ta lexojë raportin!

Krahaso përfundimin tënd me përfundimin tonë!

Pa ujë nuk ka jetë. Ajo është mjedis jetësor për peshqit, algat dhe për bimët dhe shtazët tjera ujore. Ato jetojnë në ujë. Por ka edhe bimë dhe shtazë të cilat jetojnë përskaj ujit: lejleku, gjarpri i ujit, bretkosa, kallami... Ato në ujë marrin frymë, ushqehen, rriten, shumohen. Te të gjithë organizmat e gjallë-bimët, shtazët dhe njeriu, pjesa më e madhe e trupit përbëhet prej ujit.Por ato e humbin ujin. Si? Çka ndjen kur të mungon uji? Si e fusin ujin në trup organizmat e gjallë? Bimët e pranojnë ujin përmes rrënjës, ndërsa njeriu dhe shtazët përmes ushqimit dhe marrjes së lëngjeve. Ndotës më të shpeshtë të ujit janë: ujërat e mbeturinave të fabrikave dhe shkritoreve, kanalizimi prej amvisërive, detergjentet për larje, vajrat dhe materie tjera të mbeturinave. Në këtë mënyrë shkatërrohen bimët dhe shtazët të cilat jetojnë në ujë.Me mbeturina përskaj ujit do të kontribuojmë të mos prishen kushtet për jetesë në mjedisin jetësor ujor dhe nuk do t’i shkatërrojmë bimët dhe shtazët të cilat jetojnë në të.

EKOLOGJIA

95

TOKA SI MJEDIS JETËSOR

Detyra për hulumtim:

1. Pse u nevojitet toka bimëve dhe shtazëve?2. Pse i nevojitet njeriut?3. Numëro disa bimë dhe shtazë për të cilat toka është ambient jetësor!

Krahaso përfundimin tënd me përfundimin tonë!

Toka përmban kushtet e nevojshme për jetesë.Ajo është mjedis jetësor për shumë bimë, shtazë, por edhe për njeriun. Çdo njeri bëhet ndotës nëse nuk i hedh mbeturinat në vendin e caktuar për to. Përskaj këtyre ndotësve, kemi edhe ndotje të tokës me të përdorurit e tepërt të plehrave artifi ciale, me gazrat helmuese prej oxhaqeve të fabrikave dhe mbeturinave tjera industriale. Toka ndotet gjatë ujitjes me ujë të ndotur dhe me shkatërrimin e pyjeve.

Aktivitet i nxënësve:Eko-patrulla e cila mblidhte të dhëna për pastërtinë e shkollës dhe rrugës, le ta lexojë raportin! Bisedoni dhe ejani në përfundim për raportin!Merruni vesh se çfarë aksione do të ndërmerrni për të ruajtur të pastër mjedisin në të cilin jetoni.

EKOLOGJIA

96

AJRI SI MJEDIS JETËSOR

Detyrë për hulumtim:Vëzhgo, hulumto dhe krahaso të dhëna për ajrin në natyrë dhe për ajrin në vend të banuar!

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!Ndërtimi i numrit të madh të fabrikave, autostradave modeme, aeroporteve, zjarret, materiet helmuese të cilat lirohen prej mbeturinave gjatë zbërthimit të shtazëve dhe bimëve të vdekura, sjellin deri te zmadhimi i ndotjes së ajrit. Ajri i ndotur me dioksidin e karbonit dhe gazra tjerë të ndryshëm helmues, kur nuk ka erë që t’i shpërndajë këto materie helmuese, qëndron në shtresat e poshtme të ajrit në formë të mjegullës së rrallë e quajtur smog. Ajri që është i ndotur e dëmton shëndetin e njeriut, shëndetin e bimëve dhe shëndetin e shtazëve. Prej ajrit të ndotur njeriu mund të sëmuret prej sëmundjeve të ndryshmet organeve të frymëmarrjes, sepse gjatë thithjes së ajrit futen sasi më të mëdha të materieve helmuese. Kjo sidomos ndodh në qytete. Ajri mund të jetë i ndotur edhe në hapësira të mbyllura. Nëse hapësira në të cilën qëndrojmë nuk ajroset mund të paraqiten shpesh kokë dhimbje dhe djegie e syve.

Të gjithë ne duhet të luft ojmë kundër ndotjes së ajrit. Fabrikat dhe automjetet duhen të përdorin fi ltra. Pastrues të ajrit janë gjethet e gjelbra, gjegjësisht pyjet. Prandaj ne duhet:

- të ruajmë pyjet; - të kultivojmë gjelbërimin; - të shkojmë në piknik në natyrë; - të ajrosim hapësirat, në shtëpi dhe në shkollë.

Detyra punuese:

- Mbill një dru! Merr pjesë në aksione për pyllëzimin siç është “Dita e drurit”.

EKOLOGJIA

97

VENDBANIMI

Shiko fotografi të! Cakto vendbanimin në çdo fotografi dhe përcakto cilat bimë dhe shtazë jetojnë në të!

Vendbanimi është hapësirë e banuar me bimë dhe shtazë. Në çdo vendbanim ekzistojnë kushte të caktuara për jetesë, sipas së cilës ajo dallohet prej vendbanimeve tjera. Në një vendbanim jetojnë ato bimë dhe shtazë të cilat i janë përshtatur kushteve për jetë në të. Të gjitha bimët që kanë mbirë vet dhe shtazët e egra, të cilat jetojnë në vendbanim të njëjtë në natyrë paraqesin një bashkësi jetësore.

Lloje të vendbanimeve

Vendbanime të natyrshme Vendbanime të krijuara prej njeriut

Toka pylli livadhi

Uji kënetalumi liqeni

Toka parkuara

Uji basenpeshqish

Detyrë punuese: 1. Numëro vendbanime tjera!

EKOLOGJIA

98

LIDHJA NDËRMJET ORGANIZMAVE DHE VENDBANIMEVE TE TYRE

Detyra për hulumtim:Mendo për ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet shtazëve dhe bimëve (të ushqyerit, frymëmarrja, rritja dhe shumimi).Si do ta përcaktosh se a është një organizëm bimë apo shtazë (p.sh. dushku dhe zogu)?Vëreni si pasqyrohen ndryshimet stinore të motit në bimët dhe në shtazët.Në cilën stinë të vitit ka më shumë bimë të lulëzuara?

Gjatë tërë jetës organizmat ushqehen, krijojnë ushqim, marrin frymë, i largojnë materiet e panevojshme, shumohen, rriten dhe vdesin. Për kryerjen e këtyre funksioneve ato janë në lidhje të përhershme me vendbanimin e tyre.Bimët dhe shtazët kanë veti të përbashkëta, por ato dallohen ndërmjet vete sipas mënyrës së të ushqyerit, sipas lëvizjes, frymëmarrjes dhe sipas ndërtimit të trupit.Bimët i banojnë të gjitha vendbanimet në tokë. Bimët e prodhojnë ushqimin vet. Për këtë qëllim, ato përmes gjetheve dhe pjesëve të gjelbra thithin dritën e diellit, dioksidin e karbonit prej ajrit dhe uji. Lirojnë oksigjen dhe prodhojnë ushqim. Që të arrijnë deri te uji dhe drita e diellit, varësisht prej kushteve të vendbanimit, bimët kanë zhvilluar aft ësinë për tu përshtatur ndaj kushteve të ndryshme.Në disa vendbanime ka mjaft ujë, ndërsa në tjerat ka mungesë të ujit. në disa janë temperaturat e larta, ndërsa në tjerat-të ulëta.Kështu bimët, përmes ndërtimit dhe funksionit të organeve të tyre, janë përshtatur për jetë në vendbanimin e tyre. Në viset e thata gjethet e bimëve janë të trasha që të mund të mbledhin sa më tepër ujë (kaktusi), ndërsa gjethet e bimëve të ujit (zambaku i ujit) janë të holla që ju mundëson të lirojnë shpejt ujin e tepërt.

EKOLOGJIA

99

LIDHJA NDËRMJET ORGANIZMAVE DHE VENDBANIMEVE TË TYRE

Shiko fotografi të dhe përfundo si përshtaten shtazët në vendbanimin e tyre, për të gjetur ushqim dhe për tu ruajtur mos t’i hanë shtazët tjera.

Shtazët, për dallim nga bimët, nuk e prodhojnë vet ushqimin i cili u nevojitet. Ato ushqehen me ushqim të gatshëm, me bimë ose me shtazë.Prandaj janë quajtur harxhues. Shtazët, jo vetëm me pamjen e tyre, por, edhe me sjelljen e tyre u përshtaten kushteve në vendbanim.Shqiponja ka pamje të shkëlqyeshme dhe prej së larti mund të sheh prenë e vet, ndërsa kthetrat i ndihmojnë gjatë gjuetisë. Fluturat kur lëshohen mbi lulet vështirë dallohen. Lëkura e lepurit ka ngjyrë të ngjashme me vendbanimin e tij dhe është shumë i shpejtë, gjë që i ndihmon të mos bëhet pre e ndonjë shtaze. Ngjyra e lëkurës së gjarprit është e ngjashme me rrethinën dhe prandaj vështirë mund të vërehet.

Detyra punuese:Numëro kushtet në vendbanimet ndaj të cilave përshtaten bimët dhe shtazët!

EKOLOGJIA

100

SHPENDËT

Ndërto një shtëpizë оѕе vend për ushqim të shpendëve!Ajo do të jetë strehimore për to gjatë ditëve të ft ohta të dimrit. Shiko fotografi të në libër dhe sipas tyre ndërto shtëpizën ose vendin për ushqim të shpendëve. Vendose atje ku do të ju duhet.Hulumto me çfarë ushqimi ushqehen shpendët gjatë dimrit.

Në natyrë jetojnë shumë shpendë. Ato më së shpeshti ndërtojnë fole në të cilat i bëjnë vezët e tyre. Ato janë shumë të dobishme sepse ushqehen me insekte dhe në këtë mënyrë i mbrojnë drunjtë prej tyre. Ushqehen me kokrra të imëta, shpërndajnë farat dhe në këtë mënyrë e ndihmojnë shumimin e bimëve. Sipas vendit ku dhe si jetojnë, ato ndahen në:

-shpendë shtegtarë (dallëndyshja, bilbili, lejleku),-shpendë të cilët qëndrojnë edhe gjatë dimrit (harabeli, pëllumbi),-shpendë të cilët jetojnë përskaj kënetave (lejleku, gata, rosa),-grabitqarët (shqiponja, skift eri).

Vend ushqimi për shpendë

EKOLOGJIA

101

LIVADHI

Vështro livadhin gjatë periudhës së verës dhe të dimrit (mund të shërbehesh me fotografi të) dhe mbaj shënime ekologjike për aktivitetet e botës shtazore dhe bimore në lidhje me të ushqyerit.-Cilat bimë dhe shtazë jetojnë në livadh?-Çfarë janë kushtet për jetë në livadh?-Kush me çka ushqehet?

Krahaso përfundimin tënd me përfundimet tona!

Livadhi është vendbanim për barin dhe bimë tjera kërcelli i të cilave është i vogël, i butë, i lëngshëm dhe i gjelbër. Ajo është vendbanim edhe për shumë shtazë dhe insekte. Ka mjaft nxehtësi, dritë, ujë dhe tokë pjellore. Prej bimëve më së shumti ka bar, por ka edhe tërfi l, luledhëmbi, kamomileja, mendra, lule këmbora, lulëkuqja,... Në livadh rriten edhe shumë bimë mjekuese, siç janë: bar pezmi, trumza, nania e butë dhe tjerë. Bota bimore e livadhit mundëson mbijetesën e insekteve të ndryshme, shpendëve dhe shtazëve të tjera të vogla. Në livadh jetojnë buburrecat, merimangat, fl uturat, shumëkëmbëshit, minjtë. Atë shumë shpesh e viziton lepuri, e gjithashtu edhe shpendë të cilët ushqehen me insekte. Livadhet më së shpeshti hasen përskaj përrenjve dhe lumenjve. Livadhet në të cilat rregullisht kullosin gjedhet quhen kullosa. Bari kositet. Bari i tharë quhen sanë. Sana përdoret si ushqim për kafshët shtëpiake gjatë dimrit.

EKOLOGJIA

102

Një prej kushteve të rëndësishme për jetesë të bimëve është nxehtësia. Gjatë dimrit bimët ndërpresin rritjen për shkak të temperaturave të ulëta. Disa vdesin, por paraprakisht e lënë farën. Në pranverë fi llon jeta e re për bimët. Zhvillohen gjethet e reja në drunj, e pastaj formohen sythat, lulet dhe frutat.

Detyrë punuese:Përshkruaj livadhin!Cilat bimë mjekuese gjenden në livadh?

EKOLOGJIA

103

NJERIU I SHFRYTËZON BIMËT DHE SHTAZËT NË TË USHQYERIT E TIJ

Përkujtohu!Cilat qenie të gjalla janë prodhues, e cilat harxhues?Si ushqehen bimët?Si dhe me çka ushqehen shtazët?Si dhe me çka ushqehen njerëzit? Cilit grup i takojnë ata?

Në çdo vendbanim ekzistojnë marrëdhënie të caktuara të të ushqyerit ndërmjet anëtarëve të saj. Kjo quhet zinxhiri i të ushqyerit. Zinxhiri i të ushqyerit më së shpeshti fi llon me bimë, sepse ato janë prodhues të ushqimit, e pastaj me to ushqehen harxhuesit.Bota bimore dhe shtazore janë të lidhura me njëra tjetrën. Po të mos ekzistonin bimët nuk do të kishte ushqim për shtazët.

Zinxhirët e të ushqyerit:

Një prej lidhjeve më të rëndësishme të organizmit me mjedisin e tij jetësor është ushqimi. Ushqimi i nevojitet njeriut që të rritet, të zhvillohet dhe të lëviz. Ushqimi sigurohet prej mjedisit jetësor. Për shkak të ruajtjes së shëndetit, çdonjëri duhet të dijë pse është i rëndësishëm ushqimi i shëndetshëm. Futja e materieve të ndryshme në organizëm quhet të ushqyerit.

EKOLOGJIA

104

Shtazët dhe bimët ushqehen në mënyra krejtësisht të ndryshme. Shtazët dhe njeriu ushqehen me ushqim të gatshëm (është e prodhuar më parë), ndërsa bimët e prodhojnë ushqimin vet. Shtazët të cilat ushqehen vetëm me bimë quhen barngrënëse. Ato të cilat ushqehen vetëm me mish quhen mishngrënëse dhe ka edhe shtazë të cilat ushqehen edhe me bimë edhe me shtazë dhe prandaj ato quhen gjithçka ngrënëse. Në të ushqyerit e tij njeriu përdor edhe ushqim me prejardhje bimore edhe me prejardhje shtazore.

Por a është i shëndetshëm ushqimi të cilin e përdorim?

Bimët i thithin helmet prej tokës së ndotur dhe bashkë me ujin i përcjellin deri te frutat. Këto fruta janë të dëmshme për njeriun.Toka, ajri dhe uji janë të ndotura. Nëse njeriu ushqehet me ushqim të ndotur, atëherë edhe ai mund të helmohet.Që të kemi jetë të shëndetshme duhet të kujdesemi si sillemi me mjedisin tonë. Qytetet, për shkak të njerëzve të pandërgjegjshëm, bëhen mjedise jetësore të cilat fshehin shumë rreziqe dhe sëmundje.

Detyra punuese:Paraqit një skemë kur njeriu në ushqimin e tij merr ushqim të ndotur me prejardhje bimore dhe shtazore!

EKOLOGJIA

105

ÇKA MËSOVA?

Planeti Tokë është shtëpia jonë. Duhet të kujdesemi për të dhe ta

ruajmë.

Ekologjia është shkence

për zhvillimin e planetit Tokë. Ajo studion ku dhe

si jetojnë organizmat e gjallë dhe marrëdhëniet ndërmjet organizmave

dhe mjedisit të tyre.

Mjedisi jetësor është rrethina në të cilën jeton një

bimë, shtazë apo njeri, vendi ku i gjen kushtet e

nevojshme për jetë.

Bimët përmes ndërtimit (pamjes)

dhe funksionit të organeve të tyre, janë përshtatur për

jetë në vendbanimin e tyre.

Vendbanim është hapësira e banuar

me bimë dhe shtazë.

Bimët e prodhojnë ushqimin vet në pjesët e tyre të gjelbra (gjeth)

dhe prandaj quhen prodhues. Shtazët dhe

njeriu ushqehen me ushqim të gatshëm

dhe prandaj ata janë harxhues.

Bimët, shtazët dhe njeriu së bashku janë të lidhura përmes të ushqyerit. Kjo

lidhje e ndërsjellë quhet zinxhiri i të

ushqyerit.

Livadhi është vendbanim për barin dhe bimë tjera kërcelli i të cilave është i vogël, i butë,i lëngshëm dhe i gjelbër. Ajo është vendbanim për shumë

shtazë dhe insekte.

106

DITURIA IME ËSHTË PASURI

VETVLERËSIM I TË ARRITURAVE EDUKATIVE

A e din...Çka është natyra dhe çfarë mund të jetë ajo?Si të hulumtosh?Të përdorësh shqisat?Çka përdorim gjatë hulumtimit?Prej çfarë materialeve është e përbërë natyra jo e gjallë?Çfarë mund të jenë materialet?Si fi tohen përzierje?Si ndërrohen materialet?Cilat janë burime natyrore e cilat burime artifi ciale të dritës?Cila formë e energjisë është më e pranishme në jetën e përditshme?Pse themi se Toka është planetë e ndryshueshme?Çka është toka (dheu, trualli) dhe çfarë lloj toke kemi?Çka është relievi?Çka është ajri, atmosfera, e çka uji?Cilat kushtet e nevojshme për jetë?Cilat j anë dukuri natyrore?Në çka ndikojnë ndryshimet e motit?Cilat janë karakteristikat e qenieve të gjalla?Çfarë është roli i ujit, ajrit dhe i dritës për jetën e qenieve të gjalla?Si quhet planeti i jonë?Në cilën datë shënohet dita e planetit Tokë?Çka është ekologjia?Të numërosh mjediset jetësore?Çka është vendbanim?Çfarë vendbanime ekzistojnë?Si përshtaten qeniet e gjalla ndaj vendbanimit?Cilët janë prodhues e cilët janë harxhues?Çka është të ushqyerit, e çka zinxhiri i të ushqyerit?

Çdo rrath afër pyetjes ngjyrose me ngjyrën e cila i përgjigjet!

A din...Të mbjellësh dru?Të bësh reliev prej argjilës?Të bësh......................... Të shkruash eko-ditar?

� � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � �

107

po jo ashtu-ashtu

VETVLERËSIMITË ARRITURAVE EDUKATIVE

Mësova të kultivoj bimë. A ha çdo ditë ushqim të shëndetshëm për mëngjes?

A shëtis dhe luaj rregullisht në natyrë?

A e mbaj higjienën personale rregullisht?

A i ushqej shpendët që dimërojnë te ne?

A marr pjesë në aksione pune?

E di si të veproj me materialin e mbledhur në natyrë

Mësova si të sillem kur punoj në grup

A është temperatura njëjtë si dhe nxehtësia?

Mësova të kursej ujë dhe energji elektrike?

A di të kujdesem drejt për shëndetin tim?

A kujdesem për kafshën time të adhuruar shtëpiake?

Po JoPo Jo

Po Jo

Po Jo

Po Jo

Po Jo

Po JoPo Jo

Po Jo

Po Jo

Po Jo

Po Jo

Mendo dhe përgjigju vetë sipas kërkesave. Krahaso përgjigjet me shokët e klasës.� Sa u rrit dituria jote këtë vit (numëro rrathët e kuq dhe shëno në fl etoren tënde)� Çka din më së miri prej lëndës NATYRA?� A kishte diçka për të cilën do të doje të mësosh më shumë?� Atë pëlqeu lënda NATYRA?

FJALOR I FJALËVE TË PANJOHURA

Eksperiment - të mësuarit përmes zbatimit me të planifi kuar të ndonjë dukurie, në kushte të caktuara.

Enciklopedi - vepër shkencore e cila jep pasqyrë sistematike të diturive ose përmbledhje të të dhënave prej të gjitha fushave ose prej një fushe të caktuar.

Fotosinteza - proces në të cilin organizmat e gjallë, para së gjithash bimët, me pjesëmarrjen e rrezeve të diellit, krijojnë ushqim.

Funksionimi - kryerja e veprimit, pinës.

Hulumtim - zbulim i diturive me anë të eksperimenteve.

Ikrat -vezët e peshkut.

Ilustrim -(në kuptim më të gjerë të fj alës) shpjegim i qartë i hollësishëm i gjërave; (në kuptim më të ngushtë të fj alës) fotografi ose vizatim i cili sqarohet me tekst.

Inkubator - aparat për klloçitje (çelje) artifi ciale të zogjve.

Karbohidratet - sheqernat, të cilët i japin energji organizmit.

Kometa - trup i vogël qiellor në formë të një ylli mjegullor me bisht të gjatë (e cila paraqitet kur afrohen afër diellit), e cila lëviz nëpër sistemin diellor nëpër një rrugë të theksuar elipsoide.

Meteori - trup i imët qiellor i cili hyn në atmosferë, nxehet dhe zbërthehet; dukuri në atmosferë, ylberi, ngjyra e kuqërremtë e mëngjesit...Mineralet - elemente të cilat janë të domosdoshme në të ushqyerit e njeriut.

Model - kallëpe, enë.

Ngacmueshmëri - reagim (përgjigje e organizmit ndaj ndonjë ndikimi)

Pllenimi-shumimi te peshqit Precize - e saktë.

Proces - zhvillim, përparim, rritje.

108

Proteina - albumina (përbërësi kryesor i organizmave të gjalla për rritje dhe zhvillim të drejtë e të rregullt).

Pulë që bën vezë - lloj pule e cila bën më shumë vezë.

Qark - rreth.

Satelit - trup qiellor i cili sillet në orbitë rreth ndonjë planeti ose rreth ndonjë sateliti tjetër (p.sh. Hëna është satelit i Tokës).

Shujtë - sasi e caktuar e ushqimit gjatë ditës (mëngjesi, dreka, darka).

Vitaminat - pjesë përbërëse të ndryshme ushqyese të nevojshme për rritje dhe zhvillim të rregullt të organizmave të gjallë.

109

PËRMBAJTJA

NATYRA

TI JE PJESË E GRUPIT ........................................................................................................................... 4QË TË HULUMTOSH DUHET TË DISH ........................................................................................... 5NATYRA ................................................................................................................................................... 6TAKIMI ME NATYRËN ......................................................................................................................... 7ÇKA ËSHTË NATYRA? .......................................................................................................................... 8NJERIU DHE NATYRA ........................................................................................................................ 10NDRYSHIMET E NATYRËS NË VJESHTË ...................................................................................... 12BIMËT E MIA U RRITËN .................................................................................................................... 14ÇKA MËSOVA? ...................................................................................................................................... 15

MATERIALET DHE ENERGJIA NË NATYRË

NATYRA JO E GJALLË ËSHTË E PËRBËRË PREJ MATERIALEVE TË NDRYSHME ............. 16DIÇKA MË TEPËR PËR MATERIALET ............................................................................................ 18VETITË E MATERIALEVE NË RRETHINË ..................................................................................... 19MATERIALET NDRYSHOHEN NË NDIKIM TË NXEHTËSISË DHE SHTYPJES ................... 21PËRZIERJET ........................................................................................................................................... 24PËRDORIMII MATERIALEVE TË NDRYSHME ............................................................................ 25ENERGJIAI LËVIZ OBJEKTET ........................................................................................................... 26DRITA ...................................................................................................................................................... 28NXEHTËSIA ........................................................................................................................................... 31TINGULLI .............................................................................................................................................. 33ÇKA MËSOVA? ...................................................................................................................................... 34

PLANETI TOKË ËSHTË SISTEMI NDRYSHUESHËM

TOKA ËSHTË PLANETË AKTIVE .................................................................................................... 35PËRBËRJA E TOKËS ............................................................................................................................. 37TOKA (TRUALLI) ................................................................................................................................. 39RELIEVI .................................................................................................................................................. 41RELIEVI NË RËRË DHE ARGJILË .................................................................................................... 43AJRI .......................................................................................................................................................... 44ATMOSFERA ......................................................................................................................................... 46PA AJËR NUK KA JETË ....................................................................................................................... 47UJI ............................................................................................................................................................ 49UJI ËSHTË I DOMOSDOSHËM PËR JETË ...................................................................................... 49GJENDJA E UJIT ................................................................................................................................... 50OQEANI-DETI-LIQENI ...................................................................................................................... 52BURIMI DHE LUMI ............................................................................................................................. 54AKULLI I PËRHERSHËM .................................................................................................................... 55

110

111

DUKURI NATYRORE .......................................................................................................................... 57REJA, SHIU, BORA, BRESHRI ............................................................................................................ 58MJEGULLA, VESA, BRYMA ............................................................................................................... 60VIZITË STACIONIT METEOROLOGJIK ......................................................................................... 62AKTIVITETET E NJERËZVE VARËSISHT PREJ NDRYSHIMEVE TË MOTIT ....................... 64ÇKA MËSOVA? ...................................................................................................................................... 66

BOTA E GJALLË NË NATYYRË

DALLIMET NDËRMJET NATYRËS SË GJALLË DHE JO TË GJALLË ....................................... 67DALLIMET NDËRMJET BIMËVE DHE SHTAZËVE .................................................................... 69KARAKTERISTIKAT E QENIEVE TË GJALLA .............................................................................. 71NDIKIMI I KUSHTEVE PËR JETË NË BOTËN E GJALLË ........................................................... 72DOMOSDOSHMËRIA E TË USHQYERIT SI BURIM PËR JETË ................................................. 75RRITJA DHE SHUMIMI TE BIMËT DHE SHTAZËT .................................................................... 77ÇRREGULLIMII FUNKSIONIT TË ORGANEVE GJATË NDIKIMEVE TË FORTA ............... 79KËSHILLA PËR KUJDES DHE HIGJIENË TË ORGANEVE SHQISORE ................................... 81TË USHQYERIT E SHËNDETSHËM ................................................................................................. 82USHQEHU DHE JETO SHËNDETSHËM ........................................................................................ 85

EKOLOGJIA

EKOLOGJIA ËSHTË SHKENCË PËR PLANETIN TOKË .............................................................. 87EKOLOGJIA ........................................................................................................................................... 89POROSI! .................................................................................................................................................. 90LIDHSHMËRIA NDËRMJET NATYRËS SË GJALLË DHE JO TË GJALLË ................................ 91ÇKA ËSHTË MJEDISIJETËSOR? ........................................................................................................ 93UJI, TOKA, AJRI .................................................................................................................................... 94UJI SI MJEDISI JETËSOR ..................................................................................................................... 94TOKA SI MJEDIS JETËSOR ................................................................................................................ 95AJRI SI MJEDIS JETËSOR .................................................................................................................... 96VENDBANIMI ....................................................................................................................................... 97LIDHJA NDËRMJET ORGANIZMAVE DHE VENDBANIMEVE TË TYRE ............................. 98SHPENDËT ........................................................................................................................................... 100LIVADHI ............................................................................................................................................... 101NJERIU E SHFRYTËZON BIMËT DHE SHTAZËT NË TË USHQYERIT E TIJ ...................... 103ÇKA MËSOVA? .................................................................................................................................... 105DITURIA IME ËSHTË PASURIAIME ............................................................................................. 106VETVLERËSIMI I TË ARRITURAVE EDUKATIVE .................................................................... 107FJALOR I FJALËVE TË PANJOHURA............................................................................................. 108

PËRMBAJTJA ...................................................................................................................................... 109

112

Билјана Кртолица - Виолета Митовска - Оливера Величковска: ПРИРОДА за IV година за девотогодишно основно образование: Соработник: Анастасија Стојанова * Превод: Агим Кучи * Лектор: Флорие Кучи * Компјутерска подготовка: Пепи Дамјановски* Печати: Графички центар дооел, Скопје

Biljana Kërtolica - Violeta Mitovska - Olivera Veliçkovska: NATYRA për klasën IV të arsimit fi llor nëntëvjeçar * Bashkëpunëtor: Anastasija Stojanova * Përkthyes: Agim Kuçi * Lektor: Florie Kuçi * Përgatitjen kompjuterike: Pepi Damjanovski * U shtyp në shtypsh-kronjën: Qendra grafi ke shpkp, Shkup

CIP - Каталогизација во публикација Народна и универзитетска библиотека „Климент Охридски“ - Скопје

373.3.016:502(075.2)=163.3

КРТОЛИЦА, БилјанаПрирода: за четврто одделение во деветгодишно основно образование / Билјана Кртолица, Виолета Митовска и ОливераВеличковска. - Скопје: Министерство за образование и наука на Република Македонија, 2009 - 107 стр.: илустр. Во боја ; 29 см

ISBN - 978-608-4575-38-61.Митовска, Виолета [автор] 2. Величковска, Оливера [автор] COBISS. MK-ID 79203850