101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt...

44
1 TERMA NGA BANKINGU QENDROR 101

Transcript of 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt...

Page 1: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

1

TERMA NGA BANKINGU

QENDROR101

Page 2: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

2

PËRSE NA DUHET NJË FJALORTH I TILLË?

Materialet që flasin për veprimtarinë e një Banke Qendrore,përmbajnë terma dhe shprehje, që megjithëse mund të jenë

ndeshur, nuk janë shumë familjare në jetën e përditshme. Duke qenë seshumëkush prej nesh kërkon të mësojë më në detaje, për botën e madhedhe të larmishme të një banke qendrore dhe rolin e saj në ekonomi, njëshpjegim i thjeshtë i disa prej termave më të përdorur në teknikënbankare, do ta ndihmonte të ishte gjithnjë e më pranë kësaj bote tëndërlikuar. Jo rrallë herë dëgjojmë të flitet për “paranë”, për “monedhën”dhe për “emisionin e monedhës” apo për “çmimet” dhe për “inflacionin”e të tjerë terma si këta, por jo gjithmonë jemi të qartë për mekanizminqë vepron brenda një banke qendrore dhe një ekonomie në tërësi dheqë i jep kuptimin praktik këtyre termave.

Ky fjalorth përbëhet prej rreth 100 fjalësh dhe shprehjesh. Ai përpiqet tëshpjegojë disa nga termat e rëndësishëm duke vendosur lidhjet që atakanë me funksionet e një banke qendrore. Në pjesën më të madhe tëtermave është sjellë si shembull Banka e Shqipërisë. Nuk mund tëpretendohet që ky fjalorth të përfshijë gjithçka, ai shpjegon një pjesë tëasaj që bëhet në gjirin e një banke qendrore. Nëse kërkoni të dini mëshumë akoma, mbi monedhën, mbi bankat, mbi politikën monetaredhe mbi Bankën e Shqipërisë si institucion, mund të hulumtoni nëbroshurat informative që Banka e Shqipërisë, ia ka adresuar publikut tëgjerë dhe në veçanti rrethit të teknicienëve ekonomistë, madje edhe nëinternet, në adresën www.bankofalbania.org.

Page 3: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

3

MBI MËNYRËN E PËRDORIMIT.

Fjalorthi është i renditur sipas rendit alfabetik.

Nëse gjatë kërkimit të ndonjë fjale është dhënë referimi “shihni ……….”,kjo do të thotë që fjala apo shprehja që ju kërkoni është shpjeguar nëatë fjalë apo shprehje të treguar në referimin përkatës.

Shprehjet apo fjalët në kllapa gjatë shpjegimeve, kanë për qëllim tëtregojnë lidhjen e ngushtë ndërmjet shpjegimit në fjalë dhe subjektit tëvendosur në kllapa. Pra, ato lehtësojnë një kuptim më të gjerë të fjalësapo të shprehjes.

Page 4: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

4

Page 5: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

5

1. ACH (QENDRA E

KRYQËZIMIT AUTOMATIK

TË PAGESAVE).

2. ADMINISTRATORËT

E BANKËS SË SHQIPËRISË.

3. AGREGATËT

MONETARË M1, M2, M3.

ACH janë tre gërmat e para të emërtimit nëgjuhën angleze të qendrës automatike tëkryqëzimit të pagesave Automatic ClearingHouse. Në vetvete kjo qendër është një sistemelektronik i transferimit të fondeve nëpërmjet tëcilit institucionet financiare kanë mundësi, që nëmënyrë elektronike të kryqëzojnë hyrjet debitoredhe kreditore të llogarive bankare duke i netuarato në përfundim.

Administratorët e Bankës së Shqipërisë janë:Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, 2zëvendësguvernatorët dhe Inspektori iPërgjithshëm. Inspektori i Përgjithshëm i Bankëssë Shqipërisë emërohet nga Kuvendi i Republikëssë Shqipërisë për një afat pesëvjeçar. Ai drejtonDepartamentin e Kontrollit në Bankën eShqipërisë, i cili ka për detyrë të kryejë kontrolline brendshëm të të gjithë aktivitetit të Bankës sëShqipërisë. (shihni gjithashtu dhe Banka eShqipërisë, Këshilli Mbikëqyrës.)

Sasia totale e instrumenteve të pagesës në njëmonedhë të dhënë mund të përcaktohet nëmënyra të ndryshme. Bazuar në shpejtësinë metë cilën format e ndryshme të parasë mund tëpërdoren për pagesa, ato mund të klasifikohensi agregati monetar M1, agregati monetar M2,agregati monetar M3. Agregati M1 përfshinparanë që përdoret në çdo kohë si mjet pagese -si: paratë në qarkullim dhe ato të depozituaranëpër banka në formën e llogarive korente.Agregati M2 është i përbërë nga agregati M1

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 6: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

6

dhe depozitat me afat dhe të kursimit në lekë -depozitat e kursimit mund të konvertohen nëmënyrë të thjeshtë e të shpejtë në para në dorë.Agregati M3 formohet nga M2 dhe depozitat nëvalutë.

Dikur ari dhe metalet e tjera të çmuara janëpërdorur si mjete pagese, kryesisht në formëmonedhe. Me kalimin e kohës, për vetë faktin qëështë mall i rrallë, ari shërbeu si pikë referimi përmonedhat e tjera dhe si mjet për të vendosurbesimin tek monedha letër apo kartëmonedhat.Për shumë kohë, bankat qendrore ishin tëdetyruara të këmbenin, sipas kërkesës,kartëmonedhat e tyre me ar. Sot kjo mënyrë nukpraktikohet. Megjithatë, një numër vendesh, sipër shembull, Zvicra vazhdojnë të mbajnë në arnjë pjesë të rezervave të tyre valutore si një masëkujdesi kundrejt krizave të mundshme financiare.

Organizatë e themeluar në Breton Woods (SHBA) më1944, në të njëjtën kohë me FMN. Banka Botëroreështë sot banka më e rëndësishme e ndihmës përzhvillim. Ajo ka për qëllim të përkrahë, përmesndihmave financiare, zhvillimin e vendeve më tëvarfra dhe ngritjen e nivelit të tyre të jetesës. Shqipëriaështë anëtare e Bankës Botërore që nga viti 1991.

Banka e Rregullimeve Ndërkombëtare, që e ka selinënë Basel, ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1930.Ajo lehtëson bashkëpunimin midis bankaveqendrore për të cilat kryen operacione tëndryshme bankare. Gjithashtu BIS Basel, shërben

4. ARI.

5. BANKA BOTËRORE

(BB).

6. BANKA E

RREGULLIMEVE

NDËRKOMBËTARE (BIS

BASEL).

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 7: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

7

7. BANKA E SHQIPËRISË

(BSH).

si seli për disa komitete ndërkombëtare tërëndësishme, të cilat trajtojnë çështje specifike,që u përkasin bankave qendrore dhe bankave.Guvernatorët e bankave qendrore mblidhenrregullisht në BIS Basel, për të shkëmbyerinformacione në lidhje me zhvillimet ekonomikendërkombëtare dhe me aspekte të ndryshme tëpolitikës monetare.

Banka e Shqipërisë është banka qendrore eRepublikës së Shqipërisë. Ky status sanksionohetnë nenin 161 të Kushtetutës dhe me ligjin nr.8269, datë 27.12.1997 “Për Bankën eShqipërisë”, i cili përcakton objektivat, detyrat,marrëdhëniet me sistemin bankar dhe me shtetin,organizimin dhe drejtimin, pronësinë mbikapitalin, pasqyrat financiare dhe shpërndarjene fitimit. Banka e Shqipërisë u krijua gjatëprocesit të tranzicionit me kalimin në sisteminbankar dynivelor dhe me krijimin e hapësirës sënevojshme ligjore për një bankë qendrore, e cilau zyrtarizua me miratimin e ligjit nr. 7559 “PërBankën e Shqipërisë”, datë 22 prill 1992. Bankae Shqipërisë është bankë me kapital tërësishtshtetëror dhe përgjigjet përpara Kuvendit tëRepublikës së Shqipërisë. Në cilësinë e autoritetitmonetar e mbikëqyrës të vendit, Banka eShqipërisë gëzon të gjitha funksionet e mirëfilltatë një banke qendrore klasike: harton, miratondhe zbaton politikën monetare të vendit, përrealizimin e objektivave të së cilës ajo përdorinstrumentet e duhura monetare; ka të drejtënekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 8: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

8

kartëmonedhës dhe të monedhës kombëtare;mban dhe administron rezervat valutore tëRepublikës së Shqipërisë; harton, miraton e zbatonregjimin e këmbimit valutor si dhe politikën e kursittë këmbimit; licencon ose revokon licencën përushtrimin e veprimtarisë bankare si dhe mbikëqyraktivitetin bankar me qëllim sigurimin e stabilitetittë sistemit bankar; shërben si bankier, këshilltare agjent fiskal i Republikës së Shqipërisë; shërbensi bankë e bankave të nivelit të dytë; nxitfunksionimin normal të sistemit të pagesave. Ajodrejtohet nga një këshill, që quhet KëshilliMbikëqyrës dhe që kryesohet nga Guvernatori.Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi, me propozimtë Presidentit të Republikës për shtatë vjet, me tëdrejtë rizgjedhjeje. Detyrat dhe veprimtaritë e sajbazohen në një ligj të veçantë, ligji mbi Bankën eShqipërisë. Banka e Shqipërisë e ka selinë e sajnë Tiranë dhe ka pesë degë në rrethe të tjera tëvendit: Shkodër, Elbasan, Korçë, Lushnjë dheGjirokastër.

BQE është autoriteti monetar (banka qendrore) ishteteve anëtare të Bashkimit Monetar Evropian.BQE e cila e ka selinë në Frankfurt mbi Main,drejton politikën monetare të Eurozonës. KëshilliQeverisës është organi më i lartë vendimmarrës.Ai përbëhet nga 6 anëtarë të Bordit Ekzekutiv tëBQE dhe nga guvernatorët e 12 bankaveqendrore kombëtare të Eurozonës. BQE dhe 12bankat qendrore kombëtare të Eurozonës,përbëjnë eurosistemin, ndërkohë që BQE dhebankat qendrore të 15 shteteve anëtare të

8. BANKA QENDRORE

EVROPIANE (BQE).

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 9: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

9

Bashkimit Evropian, formojnë Sistemin Evropiantë Bankave Qendrore.

Termi “bankë qendrore” nënkupton njëinstitucion qendror, që emeton monedhën dhepër rrjedhim rregullon dhe ofertën e parasë tëvendit, duke luajtur kështu një rol kyç në trafikune pagesave. Termi “institut i emetimit” theksonmonopolin që banka qendrore, pra edhe Bankae Shqipërisë, ka për emetimin e kartëmonedhës.

Bankat janë institucione që pranojnë depozitimine fondeve të kursyera nga publiku dhe qëakordojnë kredi. Veç funksionit ndërmjetësuesmidis depozituesve dhe huamarrësve, bankattregtare, krahas bankave qendrore dhe zyravetë Albapostës, në rastin e Shqipërisë, luajnë njërol të rëndësishëm në trafikun e pagesave pa paranë dorë.

Baza monetare njihet ndryshe edhe me emërtiminrezerva monetare apo paraja e fuqishme. Kjo,sepse ndryshimet e ndodhura te kjo e funditshkaktojnë ndryshime në masën e parasë dhe tëkreditit. Baza monetare përfshin paranë nëqarkullim të emetuar nga banka qendrore dhellogaritë rrjedhëse të bankave.

Bilanci i pagesave është një dokument statistikori cili nënkupton regjistrimin kontabël tëtransaksioneve ndërkombëtare të një vendi mepjesën tjetër të botës gjatë një periudhe kohe tëcaktuar, zakonisht në një vit. Bilanci i pagesave

9. BANKA QENDRORE.

10. BANKË, BANKË

TREGTARE, BANKË E

NIVELIT TË DYTË.

11. BAZA MONETARE.

12. BILANCI I PAGESAVE.

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 10: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

10

zakonisht ndahet në "llogari korente" dhe "llogarikapitale". Zërat kryesorë në llogarinë korente janëpagesat për importet dhe eksportet e mallravedhe shërbimeve dhe në rastin tonë është dhetransferimi i pagesave në formën e të ardhuravenga emigrantët. Nga ana tjetër, në llogarinëkapitale regjistrohen shitjet dhe blerjetndërkombëtare të aksioneve, të obligacioneve, tëtokës etj.. Metodologjia ku mbështetet hartimi istatistikave të bilancit të pagesave është krijuarnga FMN-ja dhe njihet me emrin Manuali i Pestëi Bilancit të Pagesave.

Bilanci tregtar përbën një nga kategorizimetkryesore të statistikave të bilancit të pagesave. Aitregon diferencën midis totalit të eksporteve metotalin e importeve të regjistruara të një vendi përnjë periudhë kohe të caktuar. Zakonisht nëliteraturë flitet për bilancin tregtar të mallrave dhetë shërbimeve, megjithëse në përputhje memetodologjinë që përdoret për regjistrimin dheraportimin e statistikave të bilancit të pagesave,bilanci tregtar është i llogaritur në mënyrë tëveçantë si për mallrat ashtu dhe për shërbimet.Zhvillimet në tregtinë e jashtme të një vendi janëtë rëndësishme nga këndvështrimi i ekuilibrit tëjashtëm të vendit. Në Shqipëri vëllimi i importevezë rreth 80 për qind të vëllimit të tregtisë sëjashtme, duke bërë kështu që për një periudhë tëgjatë kohe bilanci tregtar të jetë në nivele të larta.

Një detyrim borxhi i negociueshëm i emetuar ngaMinistria e Financave, i cili ka afat maturimi jo

13. BILANCI TREGTAR.

14. BONO THESARI.

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 11: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

11

më të gjatë se një vit. Meqënëse është një detyrim imarrë nga qeveria, bonot e thesarit konsiderohenme rrezik zero. Në vendin tonë bonot e thesaritemetohen çdo javë me anë të ankandeve qëorganizohen nga ana e Bankës së Shqipërisë.

Një mënyrë e të bërit politikë monetare ku bankaqendrore merr angazhimin që do të rrisë ofertëne parasë për atë shumë që korrespondon mekundërvleftën e shumës me të cilën shtohetrezerva e saj valutore.

Në muajin korrik të vitit 1994 në hotelin "MountWashington" në Bretton Woods, të shtetit NewHampshire u mbajt Konferenca Monetare dheFinanciare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshjaqë u arrit në këtë konferencë ishte shumë erëndësishme, pasi ajo vendosi kuadrin, i ciliadministroi sistemin ndërkombëtar të pagesavegjatë 25 viteve pas Luftës së Dytë Botërore dhethemeloi dy institucione financiare tërëndësishme: Fondin Monetar Ndërkombëtardhe Bankën Botërore, të cilat ekzistojnë dhe sot.(shihni gjithashtu dhe Fondi MonetarNdërkombëtar dhe Banka Botërore.)

Deklarata e pozicionit të planifikuar financiar tëqeverisë për një periudhë të caktuar kohe,zakonisht 1 vit, e cila bazohet mbi vlerësimet ebëra nga qeveria në lidhje me shpenzimet që ajodo të kryejë (paga dhe shpërblime mbi to, blerjee mallrave të ndryshëm, pagesa të interesave,investimeve në sistemin rrugor, sistemet ujitëse,

15. BORD I MONEDHËS.

16. BRETTON WOODS.

17. BUXHETI, DEFICITI

BUXHETOR.

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 12: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

12

në spitale, shkolla etj., etj..) në përputhje mevlerësimet për shumën e të ardhurave (të ardhuratnga tatimet, doganat etj..) që do të realizohennga burime të ndryshme, që do të jenë të vlefshmepër të mbuluar shpenzimet. Një buxhet është ibalancuar kur ndërmjet shpenzimeve dhe tëardhurave të qeverisë nuk ka ndryshime, pra kurkëto grupe të mëdha të buxhetit janë të barabarta.Kur të ardhurat janë më të ulëta /më të larta sesa shpenzimet, jemi në kushtet e një deficiti/suficitibuxhetor. Në mënyrë thelbësore, deficiti/suficitibuxhetor varet nga aktiviteti ekonomik, sepseështë ai që krijon bazën reale të vjeljes së tëardhurave.

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 13: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

13

18. CASH FLOW.

19. CIKLI I BIZNESIT.

20. ÇMIMI.

21. DEFICITI TREGTAR.

22. DEFLACIONI.

Një mënyrë e të maturit të shëndetit financiar tëkompanisë. Qëllimi i tij është barazimi i të hyravenë formë cash-i me pagesat po në cash, në njëperiudhë të dhënë kohe.

Luhatje periodike, të komponentëve të aktivitetittë përgjithshëm ekonomik. Zakonisht atopërkufizohen si devijime të prodhimit (Produktittë Brendshëm Bruto të shprehur me çmimekonstante) nga prirja afatgjatë e tij. Në qoftë secikli është në fazën e gjallërimit, rritja ekonomikepritet të jetë në përputhje me kapacitetetprodhuese disponibël të vendit. Në fazën ekulmimit situata përkon me një rritje ekonomiketë shpejtë. Në fazën që vijon, atë të rënies,prodhimi bie dhe kapacitetet prodhuese mbetentë pashfrytëzuara. Për rrjedhim, papunësia rritetdhe ekziston rreziku i deflacionit.

Raporti i këmbimit midis mallrave të ndryshëm,i matur në njësi monetare (shihni gjithashtudhe monedhë, nivel çmimesh, interes).

Bilanci tregtar negativ, domethënë diferencanegative ndërmjet eksporteve dhe importeve tëregjistruara njihet si deficit tregtar i vendit. Ekundërta, domethënë diferenca pozitive ndërmjeteksporteve dhe importeve të regjistruara njihet sisuficit në bilancin tregtar të vendit. (shihnigjithashtu dhe bilanci tregtar)

Deflacioni i referohet një situate kur niveli içmimeve të konsumit, demonstron rënie përgjatë

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 14: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

14

23. DEPOZITA KURSIMI.

24. DEPOZITA ME AFAT.

25. DEPOZITA PA AFAT

APO LLOGARI

RRJEDHËSE.

26. DEPOZITA

NJËDITORE.

27. EURO.

një periudhe kohore. Deflacioni është rasti ikundërt i inflacionit. (shihni gjithashtu dhe indeksii çmimeve të konsumit)

Fonde që individë apo ndërmarrje depozitojnëpranë një banke, më shpesh në formën e njëllogarie kursimi që përfiton interesa.

Fonde që janë depozituar në një bankë për njëperiudhë kohe të fiksuar. Zakonisht, investuesi nukmund të tërheqë shumën e depozituar deri nëpërfundim të afatit të maturimit. (shihni gjithashtudhe maturim)

Fonde, që mund të transferohen, në çdo kohëdhe pa kufizim nga një llogari bankare në njëtjetër llogari ose të konvertohen me para në dorë.

Është një lehtësi e Bankës së Shqipërisë që imundëson bankave të depozitojnë për një ditë,likuiditetin e tepërt të tyre në para, pranë Bankëssë Shqipërisë. Për këtë investim bankat marrininteresa.

Monedhë e përbashkët e 12 vendeve,pjesëmarrëse në bashkimin ekonomik dhemonetar evropian. Një euro është e ndarë apopërbëhet nga 100 cent. Euro është hedhur nëpërdorim në 1 janar 1999. Që nga kjo datë,përgjegjësia për politikën monetare të ZonësEuro, i është besuar Bankës Qendrore Evropiane.Megjithatë, prania fizike e euros u bë më 1 janar2002.

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 15: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

15

28. FITIMI BRUTO I

BANKËS QENDRORE.

29. FITIMI NETO I

BANKËS QENDRORE.

30. FONDI MONETAR

NDËRKOMBËTAR (FMN).

31. FOREX.

32. FUQIA BLERËSE E

MONEDHËS.

Fitimi bruto, në rastin e Bankës së Shqipërisë,llogaritet duke zbritur nga të ardhurat, shpezimete bëra për vitin financiar.

Fitimi neto, në rastin e Bankës së Shqipërisë, rezultonpas zbritjes nga fitimi bruto i: borxheve të dyshimtapa shpresë arkëtimi (kthimi); masës së zhvlerësimittë mjeteve në bilancin e Bankës së Shqipërisë;shpenzimeve të tjera rezervë dhe të miratuara ngaKëshilli Mbikëqyrës, që konsiderohen të nevojshmepër Bankën e Shqipërisë.

FMN, është një organizatë ndërkombetare, që kapër synim të zbatojë bashkëpunimin monetar dheekonomik midis shteteve anëtare. Shqipëria ështëanëtare e këtij organizmi të rëndësishëm që ngaviti 1991. FMN është themeluar në vitin 1944 nëBreton Woods në të njëjtën kohë me BankënBotërore. Ai ka selinë e tij në Washington. Nëperiudha të rregullta kohore, FMN organizon takimenë të cilat shqyrtohen politikat monetare dheekonomike të ndjekura nga shtetet anëtare të tij. Nëvarësi të ndjekjes së politikave monetare dhe ekonomikenë përputhje me standardet ndërkombëtare,përcaktohen masa dhe burimet e ndihmave financiarepër vendet në vështirësi ekonomike.

Shkurtim i tregut ndërkombëtar të këmbimevevalutore.

Fuqia blerëse e parasë, tregon sasinë e mallrave,që është e mundur të blihen me një shumë tëcaktuar parash. Kur niveli i çmimeve rritet, fuqia

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 16: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

16

blerëse e parasë ulet dhe sasia e mallrave qëmund të blihet me një shumë të caktuar parashpakësohet (inflacioni). Në rastin e kundërt do tëkishim një fuqi blerëse të monedhës që rritet, kurçmimet ulen (deflacion). Qëllimi i politikësmonetare është mbajtja e një fuqie blerëse tëmonedhës sa më të stabilizuar, duke “dozuar”furnizimin me para të ekonomisë.

Grupi i shtatë ekonomive industriale kryesorepërbëhet nga (Kanada, Francë, Gjermani, Itali,Japoni, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA).Kryeministrat apo ministrat e ekonomisë së këtyrevendeve takohen në mënyrë periodike për tëdiskutuar marrëdhëniet politike, ekonomike,monetare dhe financiare në planin ndërkombëtar.

Është paraqitja e treguesve monetarë, në mënyrëtë sintetizuar nga konsolidimi i bilanceve tëbankave tregtare dhe bilancit të Bankës sëShqipërisë. Gjendja monetare siguroninformacionin e nevojshëm për formulimin,zbatimin dhe monitorimin e politikës monetare.Përpunimi i të dhënave bëhet në bazë tëmetodikës së hartimit të gjendjes monetare.

33. GRUPI I TË

SHTATËVE - G7.

34. GJENDJA

MONETARE.

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 17: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

17

35. INDEKSI I ÇMIMEVE

TË KONSUMIT - IÇK.

36. INDEKSI I ÇMIMEVE.

37. INDEKSIMI.

Indeks, që mat ecurinë mesatare të çmimeve tëmallrave dhe të shërbimeve që bëjnë pjesë nëshportën shqiptare të konsumit. Ajo vlerësohet sipërfaqësuesja më e mirë e mënyrës së konsumittë mallrave më të përdorshëm nga një familjemesatare në Shqipëri. Përcaktimi i shportës kalonnëpër një proces të tërë vrojtues dhe vlerësues,të bazuar mbi një metodologji statistikore të plotësipas standardeve ndërkombëtare. Në Shqipëri,indeksi i çmimeve të konsumit, që shpesh quhetindeks i çmimeve, shërben për të matur inflacionin(shihni gjithashtu dhe - indeksi i çmimeve).

Treguesi që mat ndryshimin në përqindje të lëvizjessë çmimit të një malli apo të një grupi mallrashdhe shërbimesh, njihet me emërtimin indeksçmimesh. Indeksi i çmimeve të konsumit ështënjë nga treguesit më të ndeshur. Ai luan një rolkryesor në sjelljen dhe zbatimin e politikësmonetare të bankave qendrore në përgjithësi, dhetë Bankës së Shqipërisë në veçanti. Banka eShqipërisë kujdeset për stabilitetin e çmimeve tëkonsumit. INSTAT, llogarit edhe një numërindeksesh të tjera çmimesh, të cilat masin: ecurinëe çmimeve të prodhimit (IÇP), ecurinë e çmimevenë sektorin e ndërtimit apo indeksin e kushtimitnë ndërtim (IKN); ecurinë e pagave nëpërmjetindeksit të pagave në sektorin publik.

Indeksimi është një mekanizëm që shërben përrregullimin e vlerës së një kontrate në aspektinmonetar, me qëllim përshtatjen e saj me lëvizjet eçmimeve. Kryerja e indeksimit, ruan në njëfarë

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 18: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

18

mënyre vlerën reale të kontratës. Kjo është më eshprehur në kontratat e pagave. Kjo do të thotëqë ato mund të rriten në mënyrë periodike nëpërgjigje të shifrave të rritura të inflacionit.

Norma e inflacionit që pritet të jetë në tëardhmen, përbën normën e pritshme të inflacionit.Në një situatë hipotetike, në të cilën normaaktuale e inflacionit është e barabartë me normëne pritshme, thuhet se inflacioni i faktuar ka kapurnë mënyrë perfekte vlerat e inflacionit të pritshëmapo të atij që pritej. Në realitet, nuk ndodh kështu,pra rasti perfekt ndeshet rrallë. Debati ekziston nëfaktin se si të modelohet më mirë mënyra si agjentëtekonomikë formojnë pritjet për inflacionin. (shihnigjithashtu dhe parashikimi i inflacionit)

Në qoftë se niveli i përgjithshëm i çmimeve rritetedhe kur fuqia blerëse e monedhës bie, atëherethuhet se ka inflacion. Pra me të njëjtën sasiparash, nuk mund të blejmë të njëjtën sasimallrash, por më pak se sa periudha që ireferohemi. E tëra kjo ndodh, sepse çmimet janërritur. Indeksi i çmimeve të konsumit, mundësonmatjen e inflacionit në vend. Inflacioni shprehrritjen në përqindje të indeksit të çmimeve tëkonsumit. Rasti i kundërt i inflacionit ështëdeflacioni. (shihni gjithashtu dhe indeksi içmimeve të konsumit)

Informacioni asimetrik ndodh kur palët në tregzotërojnë informacione të ndryshme në lidhje me mallinapo me shërbimin që tregtohet. Tregu i punës është

38. INFLACIONI I

PRITSHËM.

39. INFLACIONI.

40. INFORMACIONI

ASIMETRIK.

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 19: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

19

41. INSTITUCION

FINANCIAR.

42. INSTITUTI I EMETIMIT.

43. INSTRUMENTET E

POLITIKËS MONETARE.

një shembull i mirë i tregut ku dominon informacioniasimetrik. Për shembull, aplikuesit ose ata qëkërkojnë një vend pune, kanë më shumëinformacion në lidhje me aftësitë e tyre, mendershmërinë dhe me angazhimin sesapunëmarrësit e tyre të mundshëm. Informacioniasimetrik është një nga arsyet përse firmat mund tëofrojnë paga më të larta, jo vetëm për të tërhequrkandidatët më të mirë apo më produktivë, porgjithashtu dhe për të frenuar largimin e personelit mëproduktiv dhe më cilësor.

Institucioni, i cili grumbullon fonde nga publikudhe i vendos ato në aktive financiare, të tilla sidepozita, kredi, obligacione etj., gjithsesi tëndryshme nga pasuritë e paluajtshme.

Me anë të këtij kuptohet institucioni që gëzonmonopolin e emetimit të kartëmonedhës dhetë monedhës metalike. Në shumicën e vendeveky privilegj i përket bankave qendrore. Edhenë Shqipëri këtë pozicion e gëzon Banka eShqipërisë.

Tërësia e transaksioneve me anë të të cilavebankat qendrore influencojnë paranë dhenivelin e përqindjeve të interesit në tregun eparasë, njihet si instrumente të politikësmonetare. Si të tillë, Banka e Shqipërisë përdor,kryesisht repo, kredi njëditore, depozitënjëditore, kredi lombard, operacionet e treguttë hapur, rezervën e detyruar, shitblerjet me tëdrejta të plota.

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 20: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

20

Shuma e të gjitha kartëmonedhave bankare tëemetuara nga një bankë qendrore dhe ajo qëështë në qarkullim për një kohë të caktuar (nënjë moment të dhënë), përbën kartëmonedhënnë qarkullim.

Këshilli Mbikëqyrës është organi më i lartëvendimmarrës dhe mbikëqyrës i politikave, iadministrimit dhe i operacioneve të Bankës sëShqipërisë. Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga 9anëtarë, si më poshtë: Guvernatori i Bankës sëShqipërisë që është edhe Kryetar i KëshillitMbikëqyrës; Zëvendësguvernatori i Parë i Bankëssë Shqipërisë; Zëvendësguvernatori i Dytë i Bankëssë Shqipërisë; dhe 6 anëtarë. Të gjithë anëtarët eKëshillit Mbikëqyrës emërohen nga Kuvendi iRepublikës së Shqipërisë, mbështetur nëpropozimet:

• Guvernatori i Bankës së Shqipërisëpropozohet nga Presidenti i Republikës;

• 4 anëtarë propozohen nga Kuvendi;• 3 anëtarë propozohen nga Këshilli i

Ministrave i Qeverisë së Shqipërisë;• 1 anëtar propozohet nga Këshilli

Mbikëqyrës.

Zëvendësguvernatorët zgjidhen dhe emërohen ngaKëshilli Mbikëqyrës me propozim të Guvernatorit.

Është një lehtësi e Bankës së Shqipërisë qëpërdoret për t'i ardhur në ndihmë bankave tënivelit të dytë duke i furnizuar ato me likuiditete,

44. KARTËMONEDHA

NË QARKULLIM.

45. KËSHILLI

MBIKËQYRËS I BANKËS

SË SHQIPËRISË.

46. KREDIA NJËDITORE.

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 21: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

21

47. KREDIA PËR

QEVERINË.

48. KREDIA PËR

EKONOMINË.

49. KREDIA LOMBARD,

PËRQINDJA LOMBARD.

50. KRIJIMI I PARASË.

në rastet kur ato për arsye të ndryshme nuk kanëfonde të nevojshme për të përmbushur të gjithapremtimet për pagesa në një ditë pune ndajklientëve të tyre.

Të gjitha letrat me vlerë të Qeverisë që zotëronBanka e Shqipërisë në një moment të caktuarnjihen si kredi për qeverinë.

Përfshin të gjitha pretendimet e bankave ndajndërmarrjeve të sektorit publik, ndajndërmarrjeve private, ndaj individëve dhe ndajinstitucioneve financiare. Këto pretendime janëtë shprehuara në formën e kredive të pastra.

Kredia lombard është instrument borxhi ose njëhua e garantuar me letra me vlerë që bankaqendrore, në rastin tonë, Banka e Shqipërisë, uakordon bankave të nivelit të dytë. Ajo ka përqëllim të ndihmojë këto të fundit për kapërcimine problemeve të përkohshme me likuiditetin.Banka qendrore, e akordon atë mbi bazën e njëkolaterali. Ajo përfaqëson mundësinë e funditkredituese për bankat dhe kjo e bën atë më tështrenjtë, pra me përqindjen e normës së interesitmë të lartë në treg. Përqindja e interesit e kësajkredie quhet, gjithashtu, përqindje lombard.

Bankat krijojnë para të re duke dhënë kredi.Aftësia e tyre për të krijuar para është e ndikuarnga rezervat e detyruara dhe nga tendenca epolitikës monetare (konservatore, neutrale apozbutëse) në momentin e dhënë të kohës.

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 22: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

22

51. KURSI I KËMBIMIT.

52. LETRA ME VLERË.

53. LIBOR.

Kursi i këmbimit është çmimi i një monedhe ishprehur në njësi të një monedhe tjetër. Shumëshpesh, në rastin e Shqipërisë, dëgjojmë të flitetpër atë kurs këmbimi që tregon sasinë emonedhës sonë kombëtare (lekë), që duhet dhënëpër të marrë një njësi të një monedhe të huaj.Kështu, nëse themi që kursi i këmbimit sot është130 lekë/euro, do të thotë që për një euro duhenpaguar 130 lekë, pra që çmimi i euros është 130lekë. Nëse nesër ai do të jetë 132 lekë/euro,atëherë themi se çmimi për një euro është rriturose që monedha evropiane (euro) është mbiçmuar(forcuar, mbivlerësuar), ose që leku është nënçmuar(dobësuar, nënvlerësuar) në krahasim me një ditëmë parë. Nëse kursi i këmbimit do të jetë jo më130 apo 132, por 128 lekë/euro, atëherë jeminë rastin e kundërt, kur leku është forcuarndërkohë që euro është dobësuar, apo është blerëmë lirë se një ditë më parë.

Instrumente financiare të cilat mishërojnë tëdrejta pronësie apo njohje borxhi. Aksionet dheobligacionet janë kategoritë më të rëndësishmetë letrave me vlerë që negociohen në tregun ekapitaleve.

LIBOR është bashkim i inicialeve apo akronimi itogfjalëshit: London Interbank Offered Rate(norma e interesit e ofruar në tregun ndërbankartë Londrës). LIBOR-i është një normë interesi metë cilën, bankat tregtare në Londër, marrin huanga njëra-tjetra. Çdo ditë pune, në orën 11.00 (meorën e Londrës) bankat më të rëndësishme që

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 23: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

23

veprojnë në planin ndërkombëtar i njoftojnëShoqërisë së Bankierëve Britanikë në Londër,përqindjet e interesit për fondet që ato kanë marrënë treg, nga banka të tjera apo për ofertat e marranga bankat e tjera. LIBOR shpesh përdoret si normëinteresi referuese, për shembull në kontratathipotekare.

Ligji nr. 8365, datë 02.07.1998 "Për bankat nëRepublikën e Shqipërisë", formon bazën ligjorepër të ushtruar veprimtari bankare në Shqipëri.Ai përcakton kushtet që duhen plotësuar për tëhapur një bankë, cakton veprimtaritë që ajo mundtë kryejë; fondet e saj; rezervat në likuiditete. Ngaana tjetër, ligji për bankat, përcakton bazën ligjorepër atë që ka të drejtën e ushtrimit të mbikëqyrjessë veprimtarisë bankare në Shqipëri.

Ligji nr. 8269, datë 23.12.1997 "Për Bankën eShqipërisë" së bashku me nenin 161 tëKushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përbëjnëkuadrin ligjor, që rregullon aktivitetin e Bankës sëShqipërisë. Në ligj përcaktohet qartë fakti qëBanka e Shqipërisë është person juridik publik,me qendër në Tiranë. Ajo është e pavarur ngaçdo pushtet tjetër, për realizimin e objektivit kryesortë veprimtarisë së saj, arritjen e stabilitetit tëçmimeve. Çdo detyrë tjetër kushtëzohet ngaarritja e objektivit kryesor.

Mjete pagese të disponueshme për të kryerpagesa në mënyrë të menjëhershme apo lehtësiadhe shpejtësia me të cilën një aktiv apo edhe aset

54. LIGJI "PËR BANKAT

NË REPUBLIKËN E

SHQIPËRISË".

55. LIGJI "PËR BANKËN E

SHQIPËRISË".

56. LIKUIDITETI.

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 24: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

24

mund të konvertohet në cash pa humbje,shpjegon më mirë termin e të qenit likuid apo tëlikuiditetit. Likuiditetet e bankave përbëhenkryesisht nga aktivet si llogari rrjedhëse nëBankën e Shqipërisë. Duke zbatuar instrumentete politikës së saj monetare, Banka e Shqipërisë,ndikon mbi likuiditetet e bankave, nëpërmjetpërqindjeve të interesit të aplikuara në tregun eparasë .

Gjendja kreditore në llogaritë rrjedhëse që bankatmbajnë në bankën qendrore, në rastin tonë nëBankën e Shqipërisë. Këto teprica përbëjnë njëpjesë të rëndësishme të likuiditetit të sistemitbankar, i cili tregtohet në tregun e parasë. Bankaqendrore, ndikon mbi tepricat e llogariverrjedhëse që bankat kanë pranë saj, dukendryshuar përqindjen e interesit të cilën ajoaplikon në kreditimin e bankave (shihni gjithashtudhe instrumentet e politikës monetare).

57. LLOGARITË

RRJEDHËSE TË

BANKAVE.

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 25: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

25

58. MEKANIZMI I

TRANSMISIONIT I

POLITIKËS MONETARE.

59. MONOPOLI I

EMETIMIT.

Një politikë monetare rezulton eficiente nësevendimet e marra për ndryshimin e qëndrimit (nëlidhje me ndryshimin e normave të interesit),përcillen në kohën e duhur në ekonomi. E tërërruga që përshkon vendimi politik, i ngjan njëskeme, të themi si ato të shpërndarjes së energjisëelektrike, që në gjuhën bankare njihet si skemë etransmisionit të politikës monetare. Secila pjesëe kësaj skeme luan rolin e vet në vendimpërcjelljeapo në thithjen e sinjaleve që banka qendrorelëshon, për arritjen e objektivit final për të cilinpërgjigjet. Nëse marrim rastin e Shqipërisë, njëskemë do të kishte kanalet e saj të transmisionitqë mund të jenë: kanali i kredisë, i përqindjeve tëinteresit, i kursit të këmbimit, i qeverisë e shumëe shumë kanale të tjera, ndikimi i të cilavefinalizohet tek një vlerë e parashikuar përinflacionin. Skema materializohet në njëkombinim faktorësh të vendosur në një modelmakroekonomik, që përpiqet të kapë sa mëshumë informacion nga ekonomia e vendit.Njohja e kanaleve të transmisionit të politikësmonetare është një prej parakushteve përadoptimin e regjimit të targetimit të inflacionit dhenjë nga sfidat për politikën monetare të Bankëssë Shqipërisë.

E drejta ekskluzive e një institucioni për tëemetuar para, përbën monopolin e emetimit.Në Shqipëri, monopoli për të emetuar para ipërket Bankës së Shqipërisë dhe kjo është esanksionuar me ligj. Institutet e emetimit tëEurozonës, e kanë transferuar në Bankën

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 26: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

26

Qendrore Evropiane të drejtën e monopolit tëtyre të mëparshëm, që i autorizonte për tëemetuar para në monedhën e tyre kombëtare.

Niveli mesatar i të gjitha çmimeve të mallrave etë shërbimeve në një ekonomi në një moment tëcaktuar. Një ngritje e nivelit të çmimeve ka përpasojë një ulje të fuqisë blerëse të monedhës.Ndryshimet e nivelit të çmimeve maten mendihmën e indekseve të çmimit. Për të zbatuarnjë politikë monetare të përshtatshme, Banka eShqipërisë mban parasysh ecurinë e çmimeve tëkonsumit. (Shihni gjithashtu dhe indeksi içmimeve të konsumit, inflacioni, indeksi içmimeve.)

Norma mujore e inflacionit përfaqëson,ndryshimin në përqindje të indeksit të çmimevetë konsumit të muajit ‘t’ në krahasim me një muajmë parë ‘t-1’.

Ashtu si dhe tregues të tjerë, për të kuptuar roline vërtetë të përqindjes së interesit është enevojshme që ai të “pastrohet” nga efektetzhvlerësuese në ekonomi, duke fituar kështunormën reale të interesit. Zakonisht, si faktorzhvlerësimi përdoret inflacioni i matur si ndryshimnë përqindje i indeksit të çmimeve të konsumit.

Norma vjetore e inflacionit përfaqëson,ndryshimin në përqindje të indeksit të çmimevetë konsumit të muajit ‘t’, në krahasim me 12 muajose një vit më parë , ‘t-12’. Norma vjetore e

60. NIVELI I ÇMIMEVE.

61. NORMA MUJORE E

INFLACIONIT.

62. NORMA REALE E

INTERESIT.

63. NORMA VJETORE E

INFLACIONIT.

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 27: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

27

inflacionit, ashtu si edhe normat e tjera të tij,ndiqet me kujdes nga Banka e Shqipërisë, përsakohë që si objektiv i dëshiruar i saj është arritja enjë norme vjetore të inflacionit të fundvitit brendakufijve 2 – 4 për qind.

Çdo regjim i politikës monetare në mënyrë tëqartë fikson një qëllim final për të arritur. Literaturae shumtë tregon se qëllimi (objektivi) final i politikësmonetare, në përgjithësi, është kontrolli mbiçmimet. Megjithatë, po literatura përmend rastekur rolin e objektivit final e luan edhe rritjaekonomike, punësimi, ekuilibri i jashtëm i venditetj.. Pavarësisht nëse objektiv përfundimtar ipolitikës monetare do të jetë vetëm stabiliteti içmimeve apo do të ketë dhe objektiva të tjerë,duhet theksuar se suksesi final arrihet falëpërzgjedhjes së një objektivi të ndërmjetëm (formae objektivit të ndërmjetëm përcakton edhe llojine regjimit të politikës monetare), realizimi i të cilitpërbën kontribuesin kryesor në përmbushjen eobjektivave finalë. Në ndryshim nga objektivatfinalë, objektivat e ndërmjetëm janë variablamakroekonomikë, të cilët në një mënyrë ose nënjë tjetër janë nën kontroll të drejtpërdrejtë tëbankave qendrore si për shembull, bazamonetare, kursi i këmbimit, përqindja e interesitetj..

Që një ekonomi të funksionojë, duhet të ketëpara dhe që të ketë para, ajo duhet të furnizohetnë vijimësi me këto të fundit. Sasia e parasë nëekonomi duhet të jetë e mjaftueshme, pra të mos

64. OBJEKTIVAT E

POLITIKËS MONETARE.

65. OFERTA E PARASË.

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 28: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

28

66. ORGANIZATA PËR

BASHKËPUNIM DHE

ZHVILLIM EKONOMIK -

OECD.

67. PARAJA FIZIKE

(CASH).

68. PARAJA MAGNETIKE

(KARTAT MAGNETIKE).

ketë as sasi të tepërt, por as të mungojë. Kjo bëhetpër të evituar rrezikun e një inflacioni ose të njëdeflacioni (politika monetare). Administrimi iofertës së parasë bëhet nëpërmjet sistemit bankar.Banka qendrore furnizon bankat e tjera memonedhë ose me likuiditete dhe këtë, ajo e bënduke vënë në përdorim instrumentet e politikëssë saj monetare. Më tej, paraja kalon nga sistemibankar drejt pjesës tjetër të ekonomisë nëpërmjetprocesit të krijimit të parasë.

Organizata është themeluar në vitin 1960 ngavendet evropiane të industrializuara, SHBA dheTurqia, me qëllim për të rritur ekonominë,punësimin dhe nivelin e jetesës në vendet anëtaresi edhe për të kontribuar në një zhvillim tëshëndetshëm të ekonomisë botërore e të tregtisëndërkombëtare. OECD e ka selinë e saj në Paris.

Kartëmonedhat dhe monedhat metalike. Cash–i i hedhur në qarkullim nga institutet e emetimitose nga bankat qendrore dhe që publiku e përdorçdo ditë, nuk është gjë tjetër veçse paraja që neshohim dhe prekim. Ajo përdoret veçanërisht nëtransaksionet (shitblerjet) e përditshme, në shumatë vogla.

Paraja fizike, sot është zëvendësuar në pjesën mëtë madhe të vendeve, në një formë tjetër, në atëtë parasë magnetike apo të konvertueshmenëpërmjet kartave magnetike. Në këtë mënyrëpërdorimi i cash-it, është reduktuar ndjeshëm.Duke kryer veprimet me anë të kartave të tilla,

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 29: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

29

pjesëmarrja e sistemit bankar në ekonomi rritetndjeshëm, paraja lëviz në mënyrë të padukshmenë kanalet e sistemit bankar, ajo evidentohet atje,koha e përdoruesve të kartave kursehet, rritetsiguria për ruajtjen e parave.

Shuma e të gjithë monedhës (kartëmonedhat dhemonedhat metalike) së emetuar nga bankaqendrore që është në qarkullim në një momenttë caktuar kohe.

Instrument pagese dhe këmbimi, pranuar si e tillënga publiku. Paraja, shërben gjithashtu, si rezervëvlere dhe njësi llogarie. Ajo mund të paraqitet nëforma të shumta. Ajo që ka rëndësi është se përtë fituar besimin e përgjithshëm të popullatës ajoduhet të jetë e rallë në mënyrë të përshtatshme.

Parashikimi i inflacionit është një proces gjatë tëcilit, merret parasysh një kuadër i gjerë faktorëshekonomikë dhe koniukturalë të periudhës që kakaluar si edhe pritjet për to për periudhat eardhme. Zakonisht aplikohen modele mjaftkomplekse, rezultat i të cilave është një vlerë aponjë interval vlerash për inflacionin, qëparashikohet të faktohet në një të ardhmeafatshkurtër, afatmesme apo edhe afatgjatë.Parashikimi i inflacionit luan një rol thelbësor nëvendimmarrjen e një banke qendrore. Politikamonetare dhe ndryshimi i qëndrimit të sajbazohet mbi parashikimin për inflacionin. Por jovetëm kaq, edhe agjentët e tjerë të ekonomisë,biznesi, investitorët, konsumatorët etj., janë

69. PARAJA NË

QARKULLIM.

70. PARAJA.

71. PARASHIKIMI I

INFLACIONIT.

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 30: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

30

72. PAVARËSIA E BANKËS

QENDRORE.

shumë të interesuar për shifrat e ardhme tëinflacionit. Edhe këta të fundit ndërtojnëstrategjitë e tyre në nivel mikroekonomik. Bankatqendrore që zbatojnë regjime të inflacionit tësynuar (Inflation Targeting), si Banka e Anglisë,Rezerva Federale e Zelandës së Re etj.,parashikojnë inflacionin për periudha minimalishtnjëvjeçare dhe i bëjnë publike rezultatet e këtijparashikimi. Qëndrimi i politikës monetarengrihet mbi bazën e këtyre parashikimeve. Politikamonetare e Bankës së Shqipërisë, ndërtohet,gjithashtu, mbi bazën e parashikimeve përinflacionin, duke argumentuar kështu qëndrimine saj gjatë procesit të vendimmarrjes. Nëseinflacioni i pritshëm prek stabilitetin e çmimeve,Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisërishqyrton politikën e saj monetare.

Ky term i referohet, kryesisht, marrëdhënies midisbankës qendrore dhe autoriteteve politike.Pavarësi do të thotë, që një bankë qendrore tëmund të marrë vetë vendimet e saj të politikësmonetare, në përputhje me objektivat strategjikëtë zhvillimit makroekonomik të vendit, në asnjërast nën ndikimin e qeverisë ose të parlamentit.Për këtë qëllim legjislacioni përkatës që rregullonveprimtarinë e bankës qendrore është i veçantë.Dhënia e hapësirave të nevojshme ligjore ështënjë parakusht që banka qendrore duhet tëpërmbushë, për të hedhur hapa të sigurt nëkryerjen e misionit të saj. Një bankë qendrore epavarur, arrin të sigurojë zbatimin e një politikemonetare, larg “lojës” dhe interesave politikë

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 31: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

31

73. PËRGJEGJSHMËRIA

DHE TRANSPARENCA E

BANKËS QENDRORE.

afatshkurtër. Faktet kanë treguar se vendet ezhvilluara, me banka qendrore të pavarura, kanëarritur të kenë një stabilitet të lartë të çmimeve.Pavarësia e bankës qendrore matet nga treguestë ndryshëm sasiorë. Pavarësia ligjore dhe ajoreale janë dy përmasat themelore mbi të cilatduhet të ngrihet institucioni i pavarësisë së njëbanke qendrore. Në rastin e Bankës sëShqipërisë, është konkluduar se banka jonëqendrore gëzon një pavarësi ligjore tëkonsiderueshme në kufij të kënaqshëm, ndërkohëqë pavarësia e saj reale është në nivele më tëulëta, ndonëse tendenca e kësaj të fundit kaardhur duke u forcuar.

Në kuptimin e përgjithshëm përgjegjshmëri dotë thotë që politikëbërësit, duhet dhe japin llogaripër arritjen e objektivave për të cilët ata duhet tëkujdesen. Me fjalë të tjera, politikëbërësit duhettë konsiderohen përgjegjës, për faktin se sa afërjanë treguesit e faktuar ekonomikë me vlerat esynuara të vendosura si objektiva. Në një shoqëridemokratike, parlamenti përfaqëson pikëpamjetdhe vullnetin e zgjedhësve. Prandaj ështëthelbësore që banka qendrore të përgjigjetdrejtpërdrejt para parlamentit. Në mënyrë qëllogaridhënia të jetë e plotë ajo duhet të: (1)shpjegojë vendimmarrjen në lidhje me objektivatfinalë të politikës monetare; (2) sigurojë standardtë lartë transparence të politikës monetare tëndjekur; (3) nxjerrë përgjegjësitë përfundimtarenë lidhje me politikën monetare të ndjekur.Transparenca përbën një nga elementet qendrore

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 32: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

32

74. PËRQINDJE E

REPOVE.

75. PËRQINDJE

INTERESI.

76. POLITIKA FISKALE.

të përgjegjshmërisë demokratike. Informacioni nëlidhje me sjelljen e bankës qendrore është thelbësorpër vlerësimin e performancës së saj dhe rritjen ebesueshmërisë së institucionit para publikut. Pa këtëinformacion është e pamundur të jepet një gjykimi shëndoshë nëse banka i ka përmbushur detyrate saj.

Përqindje interesi me të cilën Banka e Shqipërisëpërfundon marrëveshjet e riblerjes me bankat.

Çmimi që paguhet për përdorimin e një shumeparash në një periudhë kohore të caktuar. Interesipaguhet nga debitori për te kreditori. Ai shprehetnë përqindje të shumës së dhënë hua (përqindjee interesit) dhe, në përgjithësi, i referohet njëperiudhe njëvjeçare.

Pjesa e politikës qeveritare, e cila synon rritjen etë ardhurave nëpërmjet taksimit dhe përcaktimine shumave dhe të qëllimit të shpenzimeveqeveritare. Një nga teoritë më të shquara ajoKejnsianiste, argumenton se politika fiskale ështënjë mjet i mirë për të stabilizuar ciklet e biznesit.Kur ekonomia është drejt rënies, atëherë politikafiskale do të konsiderohej e përshtatshme apoekspansioniste, nëse do të rriteshin shpenzimetqë nxisin prodhimin dhe në të njëjtën kohë do tëuleshin taksat. Ulja e taksave do t'u linte mëshumë hapësira dhe burime investimeshbizneseve. Ndërkohë që gjatë periudhës sëinflacionit të lartë, politika fiskale duhet tëkoordinojë më shumë se kurrë me politikën

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 33: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

33

monetare. Në këtë periudhë, politika fiskaleduhet të ndërmarrë masa shtrënguese qëkufizojnë shpenzimet buxhetore, duke synuarrritjen e të ardhurave. Rezultati më domethënës ipolitikave fiskale pasqyrohet në vlerat dhe nëtendencat e deficitit buxhetor (shihni gjithashtu dhebuxheti, deficiti dhe suficiti buxhetor).

Politika monetare i referohet atyre masave meanë të të cilave bankat qendrore influencojnë mbipërqindjet e interesit në tregun e parasë, dukemundësuar kështu kontrollin e ofertës së parasë.Pjesa më e madhe e bankave qendrore, përfshirëedhe Bankën e Shqipërisë, përpiqen tëmanipulojnë ofertën e parasë, në mënyrë të tillëqë të sigurojnë stabilitetin e çmimeve dhe tëmundësojnë rritjen e ekonomisë në ritmetpotenciale.

Politika monetare cilësohet e pavarur, kur bankaqendrore e drejton atë në funksion të nevojave tëvendit. Meqënëse ekziston një lidhje midispolitikës monetare dhe kursit të këmbimit tëmonedhës së vendit, një politikë monetare mundtë konsiderohet e pavarur vetëm nëse kursi ikëmbimit është lënë të lëvizë lirisht. Nëse ekzistone kundërta, domethënë një raport këmbimi fiksmidis monedhës kombëtare dhe një monedhe tëhuaj, atëherë banka qendrore, duhet që nga çastiqë kursi i këmbimit ka ndryshuar, të blejë apo tëshesë monedhë kombëtare. Me të tilla blerje oseshitje, ajo influencon mbi sasinë e monedhës sëvendit. Kur ajo ble monedhë për të penguar një

A - B C - GJ I - LL M - Y

77. POLITIKA

MONETARE.

78. POLITIKË MONETARE

E PAVARUR.

Page 34: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

34

79. PRODHIMI I

BRENDSHËM BRUTO -

PBB.

80. PROGRAMI

MONETAR.

mbiçmim të monedhës kombëtare, ajo rrit sasinëe monedhës kombëtare në dispozicion tëbankave, në këtë mënyrë ato shohin likuiditetet etyre të shtuara. Kur banka qendrore shetmonedha të huaja për të shmangur nënçmimine monedhës kombëtare, sasia e monedhëskombëtare pakësohet, likuiditetet tkurren. Njëbankë qendrore e detyruar të mbrojë kursin ekëmbimit, humb kontrollin e furnizimit memonedhë dhe kontrollin e nivelit të përqindjeve tëinteresit afatshkurtër. Politika e saj monetare ështëkopje e asaj të vendit, monedha e të cilit shërbensi referim.

Vlera totale në para, e mallrave dhe e shërbimevetë prodhuara në një vend në njësinë e kohës(zakonisht një vit) nga faktorët e prodhimit qëndodhen në atë vend, pavarësisht se kush izotëron ato, përbën PBB-në e një vendi.

Programi monetar luan një rol mjaft tërëndësishëm në procesin e hartimit dhe të zbatimittë politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Aipërfaqëson një plan të zhvillimit të treguesvemonetarë, i cili mundëson përmbushjen eobjektivit kryesor të Bankës së Shqipërisë, arritjendhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Ky programështë në përputhje me strategjinë e zhvillimitekonomik të vendit, duke inkuadruar: ruajtjen enjë pozicioni të qëndrueshëm valutor të venditdhe politikën fiskale të vendit. Në kuadër tëregjimit të targetimit monetar, që Banka eShqipërisë përdor për të kontrolluar inflacionin,

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 35: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

35

programi monetar saktëson objektivin e rritjessë ofertës monetare, kufirin e sipërm tëekspansionit të bazës monetare dhe nivelin efinancimit të deficitit buxhetor nga sistemi bankar.

Është marreveshje riblerjeje me anë të së cilësBanka e Shqipërisë aktualisht manipulon ofertëne parasë. Në një kuptim më teknik, marrëveshjae riblerjes nënkupton një marrëdhënie huazimi(kreditimi në rastin e repos së anasjelltë) nëthemel të së cilës qëndron angazhimi i bankësqendrore (bankës tregtare) që, në përfundim tëkohëzgjatjes së marrëveshjes, të kryejë njëtransaksion të kundërt: t'i kthejë bankës (Bankëssë Shqipërisë) likuiditetin. Si garanci për këtëtransaksion shërbejnë letrat me vlerë të qeverisë.Gjatë kohëzgjatjes së operacionit, bankaqendrore merr nga bankat tregtare një krediafatshkurtër në lekë, kredi për të cilën ajo paguannjë interes të caktuar të llogaritur mbi përqindjene repos. Kështu, nga një pikëpamje ekonomike,një repo i korrespondon një huaje të mbështeturnë një garanci. Ajo është një nga instrumentetkryesore të politikës monetare të bankësqendrore, me anë të të cilës Banka e Shqipërisëadministron likuiditetin në sistemin bankar.

Shuma e parave dhe e aktiveve likuide, në lekëdhe në valutë, që bankat tregtare duhet tëmbajnë në formën cash ose në formën edepozitës në Bankën e Shqipërisë. Zakonisht, kjoshumë është një përqindje e caktuar mbi totaline depozitave pa dhe me afat, e cila në rastin e

81. REPO.

82. REZERVA E

DETYRUAR DHE

PËRQINDJA E REZERVËS.

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 36: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

36

83. REZERVA VALUTORE.

84. REGJIMET E

POLITIKËS MONETARE.

Bankës së Shqipërisë është 10 për qind. Kjo efundit zakonisht njihet me emrin përqindja erezervës. Rezerva e detyruar ndaj depozitave padhe me afat në usd dhe në euro, mbahet nëBankën e Shqipërisë po në usd dhe në euro.

Aktivet në monedha të huaja dhe në ar në njëbankë qendrore, në përgjithësi përbëjnë rezervënvalutore. Investimet në valutë të Bankës sëShqipërisë dhe ari, përbëjnë rezervën valutore tësaj, që ajo disponon dhe administron. Në pjesënme të madhe, rezerva valutore e Bankës sëShqipërisë, përfshin tituj të sigurtë në monedhëtë huaj dhe në një pjesë më të vogël, depozitame afat fiks (depozita me afat) pranë bankave tëvlerësuara si të sigurisë së lartë ose të rangut tëparë. Në fund të vitit 2003, rezerva valutore eBankës së Shqipërisë arriti të mbulojë rreth 4.7muaj importe.

Mënyra e vënies në zbatim të politikës monetareshpesh njihet me emrin regjim i politikësmonetare. Në parim ekzistojnë tre regjime tëpolitikës monetare: regjimi monetar, regjimi ikursit të këmbimit dhe regjimi i inflacionit tësynuar. Zgjedhja e llojit të regjimit të mbajtjes sëpolitikës monetare, para së gjithash, kushtëzohetnga ambienti ekonomik dhe nga natyra emekanizmit të transmisionit që karakterizon çdovend të veçantë. Për shkak se vende të ndryshmepërballen me ambiente dhe me struktura tëndryshme ekonomike dhe financiare, është ekuptueshme se dhe ankorat e politikës monetare

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 37: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

37

do të jenë të ndryshme në vende të ndryshme.(shihni gjithashtu dhe objektivat e politikësmonetare)

Regjimi i inflacionit të synuar është një strategji epolitikës monetare në themel të së cilës qëndrojnëpesë elemente kryesore: (1) deklarimi publik ngabanka qendrore i nivelit të inflacionit të synuarnë një horizont kohor afatmesëm; (2) angazhimiinstitucional i bankës qendrore për arritjen estabilitetit të çmimeve si objektiv kryesor të politikësmonetare. Krahasuar me këtë të fundit, objektivate tjerë konsiderohen dytësorë; (3) strategjia përtë përfshirë të gjithë variablat ekonomikë dhefinanciarë që mendohet se ndikojnë inflacionin;(4) forcimi i pavarësisë dhe rritja e transparencëssë bankës qendrore sidomos në shpegimin eprocesit vendimmarrës nëpërmjet komunikimit tëgjerë me publikun; (5) rritja e përgjegjshmërisësë bankës qendrore për arritjen e objektivit tëinflacionit. Në kushtet e aplikimit të këtij regjimirolin e objektivit të ndërmjetëm e luan vetëinflacioni i synuar në të ardhmen, fakt ky qëjustifikon dhe emrin e këtij regjimi.

Regjimi i kursit të këmbimit është strategjia epolitikës monetare, në themel të së cilës qëndronkontrolli i kursit të këmbimit të monedhëskombëtare si objektiv i ndërmjetëm. Mëkonkretisht, banka qendrore e vendit kontrollonçmimin e monedhës së saj, në varësi me lëvizjenqë pëson monedha e huaj që ajo ka zgjedhur siankorë në tregun ndërkombëtar duke ndërhyrë

85. REGJIMI I

INFLACIONIT TË SYNUAR

(INFLATION

TARGETING).

86. REGJIMI I KURSIT TË

KËMBIMIT.

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 38: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

38

87. REGJIMI MONETAR.

88. RREGULLI I TAYLOR-IT.

në treg valutor, duke shitur dhe duke blerë valutëme fonde të rezervës së saj valutore. Ky regjimvarion nga forma "e butë", ku fiksimi i monedhësnuk institucionalizohet, deri në formën "e fortë",e cila përfshin dhe zëvendësimin e plotë tëmonedhës vendase me monedhë të huaj përshembull, Euro. Kjo strategji ka përparësinë esjelljes së inflacionit nën kontroll në një kohërelativisht të shkurtër, por në anën tjetër i heqpolitikës monetare fleksibilitetin për t'iu përgjigjurgoditjeve të jashtme.

Regjimi monetar është strategjia e politikësmonetare në themel të së cilës qëndronpërzgjedhja e treguesve monetarë (oferta eparasë) si objektiv i ndërmjetëm. Një rast i tillëështë dhe politika monetare që ka ndjekur dhendjek edhe aktualisht Banka e Shqipërisë. Kyregjim është kritikuar shumë për efektivitetin e tijnë zbatimin e politikës monetare, por suksesi i njëstrategjie të tillë nga ana e Zvicrës dhe e Gjermanisë,ka bërë që ai të bëhet pjesë përbërëse e strategjisësë Bankës Qendrore Evropiane. Gjithashtu, regjimimonetar ndihmon dhe në vendosjen dhe në ruajtjene disiplinës së buxhetit. Kjo është dhe arsyeja pseFondi Monetar Ndërkombëtar, në programet e tijtë mbështetjes, imponon kushte për përqindjen erritjes së parasë dhe të kredisë.

Rregulli i propozuar nga John B. Taylor i StanfordUniversity (në nëntor 1992 në KonferencënCarnegie Rochester) për bankat qendrore nëpërcaktimin e normës së interesit, në mënyrë që

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 39: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

39

të arrijnë një inflacion të ulët pa shkaktuar luhatjetë mëdha në prodhim dhe në punësim. Ai merrnë konsideratë lidhjen midis inflacionit tëpritshëm, rritjes së pritshme të PBB-së dhe normëssë papunësisë. Më konkretisht ky rregull është:norma bazë e interesit = normën e inflacionit +2 + 0.5(përqindja e shmangies së PBB-së realenga prirja e PBB-së reale) + 0.5(norma einflacionit - 2). Sipas rregullit të mësipërm normabazë e interesit duhet të rritet në rast se inflacionikalon objektivin 2 për qind ose kur PBB rritet mbiprirjen e saj afatgjatë. Kështu, në rast se inflacionidhe rritja e PBB-së janë brenda objektivaveatëherë norma e interesit të vendosur nga bankaqendrore duhet të jetë 4 për qind.

Rritja ekonomike zakonisht matet si ndryshimivjetor në përqindje i rritjes në njërin prejagregatëve madhorë të të ardhurave kombëtare,si për shembull, prodhimi i brendshëm bruto oseprodhimi i përgjithshëm kombëtar. Në çdo rast,kryhen korrigjime statistikore për të hequr efektete inflacionit mbi çmimet, të cilat do të çonin nëkeqinterpretime.

Transaksionet e shitblerjeve me të drejta të plota,përfaqësojnë transferimin e plotë të të drejtës sëpronësisë nga shitësi tek blerësi, duke mospërfshirë transaksionin e anasjelltë. Në rastin eBankës së Shqipërisë transaksionet e shitblerjeveme të drejta të plota janë shitjet ose blerjet me tëdrejta të plota të letrave me vlerë. Këto operacionekanë efekt të përhershëm në tregun e parasë dhe

89. RRITJA EKONOMIKE.

90. SHITBLERJET ME TË

DREJTA TË PLOTA.

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 40: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

40

91. SHOQËRI

AKSIONERE.

92. SHPEJTËSIA E

PARASË.

93. SHUMËZUESI I

PARASË.

94. SISTEMI BANKAR.

95. SISTEMI I REZERVËS

FEDERALE.

96. STABILITETI I

ÇMIMEVE.

nuk janë transaksione të kthyeshme. Përdoren vetëmsi operacione me qëllim rregullimin e strukturës sëtregut.

Shoqëri që formon dhe shton kapitalin e saj dukeemetuar aksione. Aksionet formojnë kapitalin eshoqërisë aksionere. Çdo zotërues aksionesh,është bashkëpronar i shoqërisë.

Shpejtësia me të cilën paraja qarkullon në ekonomi,përcaktohet si raport i të ardhurave (PBB-së) meofertën e parasë.

Shuma me të cilën depozita e re në sisteminbankar shumëfishohet si rezultat i përdorimit tësaj në formën e kredisë, të ridepozitimit etj..

Tërësia e të gjitha bankave plus dhe bankënqendrore të një vendi.

Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara tëAmerikës. Ky institucion ka si përgjegjësithemelore hartimin dhe zbatimin e politikësmonetare në SHBA.

Stabiliteti i çmimeve përkon me një situatë ku nivelii çmimeve mbetet i pandryshuar ose ndryshonpak. Në përgjithësi, pranohet që stabiliteti içmimeve është në përputhje me shkallën ezhvillimit ekonomik të vendit. Kështu, përekonomitë e Eurozonës stabiliteti i çmimeveidentifikohet me një normë vjetore inflacioni nënvlerën 2 për qind. Shqipëria, që prej vitit 1999,

A - B C - GJ I - LL M - Y

Page 41: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

41

ka regjistruar shifra të ulëta të inflacionit, dukesynuar drejt intervalit 2-4 për qind. Në këtokushte, është vlerësuar se kontrolli i Bankës sëShqipërisë mbi stabilitetin e çmimeve është arriturnë mënyrë efikase, nëpërmjet zbatimit të njëpolitike monetare të kujdesshme.

Shihni stabiliteti i çmimeve.

Trafiku i pagesave nënkupton të gjitha pagesatmonetare si ato në formë cash–i ashtu edhe atome kalim në llogari (nëpërmjet transferimeve nganjë llogari në tjetrën) dhe ato elektronike.

Tregu në të cilin negociohen kapitale me afatmaturimi më tepër se 12 muaj. Fondet me afatmaturimi më të shkurtër tregtohen në tregun eparasë. Tregu i kapitaleve shërben kryesisht përtë investuar dhe për të financuar shpenzimetkapitale.

Treg në të cilin janë vendosur fonde që jepen huaafatshkurtër, zakonisht nga një ditë deri 12 muaj.Kur afatet janë më të gjata atëherë fondettregtohen në tregun e kapitaleve. Tregu i parasë,para së gjithash, shërben për të ekuilibruarofertën e likuiditeteve midis bankave. Bankaqendrore dhe bankat tregtare janë zakonishtoperatorët kryesorë të tregut të parasë.

Përqindja vjetore në kthim nga një investim, eshprehur në përqindje. Ndërkohë, kurba e yield-

A - B C - GJ I - LL M - Y

97. STABILITETI

MONETAR.

98. TRAFIKU I PAGESAVE.

99. TREGU I KAPITALEVE.

100. TREGU I PARASË.

101. YIELD-I, KURBA E

YIELD-IT

Page 42: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

42

A - B C - GJ I - LL M - Y

it tregon lidhjen ndërmjet yield- eve dhe datavetë maturimit për një grup obligacionesh,zakonisht për obligacione të qeverisë, në njëmoment të caktuar.

Page 43: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

43

Botime të përgatitura me rastin e KonferencësIII, Tiranë 5 - 6 dhjetor 2003 “Banka e Shqipërisënë dekadën e dytë të tranzicionit”.

“Departamentet e Bankës së Shqipërisë”

Fletëpalosje:“Teknologjia e Informacionit” (shqip dhe anglisht)“Burimet Njerëzore” (shqip dhe anglisht)“Mbikëqyrja Bankare” (shqip dhe anglisht)në Bankën e Shqipërisë.

Broshurë“Pak fjalë për Bankën Qendrore”

Botime të përgatitura me rastin e KonferencësIV, Sarandë 11-12 shtator 2003 "Ekonomiashqiptare: Ecuria dhe sfidat e politikaveekonomike".

Fletëpalosje“Sistemi i Pagesave” (shqip dhe anglisht)

Broshurë“Historia e Akullores”“Inflacioni: Çfarë duhet të dimë për të?”“Të flasim thjesht për inflacionin”“Banka Qendrore Evropiane”“Instrumentet e Politikës Monetare të Bankës sëShqipërisë dhe procedurat për realizimin e tyre”(shqip dhe anglisht)“Sistemi i Pagesave”

Page 44: 101 QENDROR - bankofalbania.org · Washington" në Bretton Woods, të shtetit New Hampshire u mbajt Konferenca Monetare dhe Financiare e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja që u

44

Shqipëroi dhe përgatiti për botimE. Çeliku dhe G. Kolasi,

Të gjithë të drejtat i takojnë Bankës së Shqipërisë,Sheshi “Skënderbej”, Nr.1, Tiranë.

Tel: (355) 4 222230; 235568; 235569.Faks: (355) 4 223558.

e-mail: [email protected]: //www.bankofalbania.org

Shtypur në Shtypshkronjën e Bankës së Shqipërisë.Tirazhi: 5000 kopje.