IEKAieka.al/uploads/IEKA/2017/Programi - Konferenca IV Ndërkombëtare e... · Sistemi aktual i...
Transcript of IEKAieka.al/uploads/IEKA/2017/Programi - Konferenca IV Ndërkombëtare e... · Sistemi aktual i...
20 vjet – Profesion i audituesit në Shqipëri
20 years – Audit profession in Albania
20 vjet IEKA – Konferenca e IV
“Sfidat e audituesit në një mjedis ekonomik në ndryshim të vazhdueshëm”
18 Nëntor 2017, Sheraton Tirana Hotel,
Sheshi Italia, Tiranë, Shqipëri
IEKA
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë Institute of Certified Public Accountants of Albania Rr. Elbasanit, P. Edil Al IT, Tirana Albania, www.ieka.al
© 2017 by Albanian Institute of Certified Public Accountants (IEKA)
20 vjet – Profesion i audituesit në Shqipëri
20 years – Audit profession in Albania
IEKA është e vetmja organizatë
Profesionale e Audituesve Ligjorë në
Shqipëri. Ajo është një anëtare aktive e
Federatës Ndërkombëtare të
Kontabilistëve (IFAC®). Instituti është
gjithashtu anëtar me të drejta të plota
në FIDEF, FCM, EFAA.
Konferenca IV Ndërkombëtare, e
organizuar me rastin e 20 vjetorit, do të
mbledhë së bashku anëtarë të
profesionit kontabël;
përfaqësues nga Qeveria dhe
Institucionet Publike;
përfaqësues nga Federata
Ndërkombëtare e Kontabilistëve
(IFAC); përfaqësues nga të tjera
Organizata të profesionit Kontabël në
Shqipëri, nga Organizata Profesionale të
Kontabilitetit dhe Auditimit nga rajoni,
BE dhe vende të tjera, si edhe
përfaqësues nga biznesi.
Konferenca do të ndahet në
tre sesione, secili me disa prezantime.
Do të diskutohen çështjet e
mëposhtme:
Rolet e reja të OPK në kushtet kur
sistemi i Mbikëqyrjes ka marrë më
shumë rol mbi profesionin;
Zhvillimi i PVM, dixhitalizimi dhe
përdorimi i teknologjisë - Nevoja
për diversifikimin e shërbimeve dhe
shtimin e cilësisë;
Përmirësimi i edukimit – faktor kyç
për suksesin e ardhshëm të
profesionit kontabël.
Në këtë konferencë ndërkombëtare një-
ditore, Instituti i Ekspertëve Kontabël të
Autorizuar (IEKA) feston 20 vjetorin e tij.
Qëllimi kryesor i këtij eventi është nxitja
e debatit mbi temat e mëposhtme:
sfidat e audituesit në një mjedis
ekonomik në ndryshim të
vazhdueshëm;
roli i Organizatave Profesionale të
Kontabilitetit në të ardhmen (OPK);
dixhitalizimi i profesionit kontabël;
dhe
rolet e praktikave të vogla e të
mesme (PVM) në shtimin e vlerës për
entitetet e bizneseve, veçanërisht për
entitetet e vogla e të mesme (EVM).
VËSHTRIM
KONTEKSTI
Ndryshimet në rolet e Organizatave
Profesionale të Kontabilitetit përmes
dixhitalizimit dhe përdorimit të teknologjisë
janë çështje për t’u marrë seriozisht.
Pa dyshim teknologjia është një pjesë e
rëndësishme e jetës tonë, pa të cilën edhe
punët e përditshme do të ishin të vështira
për t’u bërë.
EVM janë thelbësore për zhvillimin e
sektorit privat - ato nxisin rritjen ekonomike
dhe gjenerojnë punësim.
PVM janë pozicionuar në mënyrë unike si
ofruesit e natyrshëm të shërbimeve për
EVM duke i mbështetur në rritjen e tyre
përmes ofrimit të një game shërbimesh
profesionale.
20 vjet – Profesion i audituesit në Shqipëri
20 years – Audit profession in Albania
Konferenca IV Ndërkombëtare e IEKA synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e raportimit
financiar cilësor për entitetet e biznesit, audituesit dhe stakeholders (palë interesi) të tjerë, të tilla si
agjencitë qeveritare dhe institucionet financiare.
Në kushtet ku shumica e entiteteve të
biznesit do të përballen me ndryshime
shumëdisiplinore, kur teknologjia po
ndryshon ndjeshëm mënyrën e të
bërit biznes, përfshirë ndryshimet e
shumta në aktivitetet tona të
përditshme, roli i profesionistëve
nevojitet të ridimensionohet.
Konferenca do t’i shërbejë IEKAs dhe
anëtarëve të saj të mësojnë nga
zhvillimet ndërkombëtare dhe nga
eksperiencat e OPK të tjera në rajon
dhe Europë, se si t’i adresojnë sfidat,
si të diversifikojnë shërbimet
profesionale duke ruajtur në të njëjtën
kohë cilësinë dhe etikën, dhe se si të
kontribojnë në rritjen ekonomike dhe
t’i shtojnë vlerë biznesit dhe
shoqërisë.
Së fundmi, konferenca do të shqyrtojë
mënyrat se si profesioni mund të
kontribuojë në përpjekjet e Qeverisë
Shqiptare për luftimin e ekonomisë informale, për përmirësimin e rritjes ekonomike dhe konkurrencës,
si dhe për të eksploruar rrugët me të cilat PVM mund të përmirësojnë mbështetjen e tyre për EVM
përmes ofrimit të shërbimeve të ndryshme dhe transformimit në mënyrë eficente të modeleve të
ushtrimit të profesionit.
IEKA Anëtare me të drejta të plota
www.ieka.al
www.fidef.org
www.ifac.org
PJESËMARRËSIT
Anëtarë të profesionit të audituesit
në Shqipëri;
Profesionistë kontabël të certifikuar
dhe kontabilistë të punësuar në
biznes;
Drejtues të agjencive qeveritare;
Përfaqësues nga organizmat
Ndërkombëtare e rajonale dhe të
tjera;
Përfaqësues të universiteteve
publike e jopublike;
Drejtues të biznesit;
Përfaqësues nga Institucionet
Financiare Ndërkombëtare, BB,
UNDP, BE.
www.fcmweb.org
www.efaa.com
worldbank.org
20 vjet – Profesion i audituesit në Shqipëri
20 years – Audit profession in Albania
Axhenda
08:20 Regjistrimi i pjesëmarrësve
08:45 Kumtesat Hyrëse
Pan
elis
tët/
Folë
sit
Hysen Çela President, IEKA – Fjala hapëse e Konferencës
Arben Ahmetaj Ministër i Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri
Romana Vlahutin Kryetare, Delegacioni i BE në Tiranë, Shqipëri
Sonila Qato Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Anastas Angjeli Sekretar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave – Kuvendi i
Shqipërisë
Bodo Richardt President, Federata Europiane e Kontabilistëve dhe Audituesve
për SME-të (EFAA)
Bujar Leskaj Kryetar, Kontrolli i Lartë i Shtetit
Masum Turker President, Federata e Kontabilistëve të Mesdheut (FCM)
Dhori Kule Dekan, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri
Fayezul Choudhury Drejtor Ekzekutiv, Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve
(IFAC) (me video-regjistrim)
09.50 – 11.15
SESIONI 1: Ndryshimet në rolet e Organizatave Profesionale të Kontabilitetit
Sfidat dhe Mundësitë – pyetje dhe përgjigje
09.50 Hysen Çela President, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar
20 vjet IEKA - një histori suksesi për zhvillimet e
organizatës profesionale
10.10 Reiner Veidt Drejtor Ekzekutiv, Dhoma Gjermane e Audituesve Ligjorë (Wirtschaftsprüferkammer), Gjermani
Mbikëqyrja e profesionit të audituesit në Gjermani
10.30 Dritan Fino Kryetar, Bordi i Mbikëqyrjes Publike në Shqipëri
Mbikëqyrja e Profesionit – një element i rëndësishëm në
përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e besimit për shërbimet
profesionale
10.50 Bodo Richardt President EFAA, Brussels
Organizimet rajonale kontribuojnë në zhvillimin e
profesionit
Pyetje dhe përgjigje
20 vjet – Profesion i audituesit në Shqipëri
20 years – Audit profession in Albania
Moderator Eleonora Olli|Zv.President i IEKAs
Përshkrimi Sesioni i parë i Konferencës do të japë njohuri të mëtejshme mbi rolin e ri që OPK luajnë në ditët
e sotme duke marrë në konsideratë faktin se në vendet e BE, por gjithashtu edhe në vendet e
tjera aspirante si Shqipëria, janë prezantuar sisteme të mbikëqyrjes publike në vijim të
ndryshimeve të bëra në Direktivën për Audituesit Ligjorë. Fokusi i aktivitetit të OPK do të jetë
shqyrtimi i cilësisë së shërbimeve përmes adoptimit dhe zbatimit të standardeve teknike dhe
etike të nivelit të lartë dhe përmirësimit të praktikave dhe metodave të kualifikimit të
vazhdueshëm profesional.
11.15 -11.30 | Pushim Kafeje dhe Networking
11.30 – 13.00
SESIONI 2: Zhvillimi i PVM (praktikave të vogla e të mesme), teknologjia dhe
dixhitalizimi, roli i profesionit në luftën kundër informalitetit dhe
diversifikimi i shërbimeve – pyetje dhe përgjigje
11.30 Philippe Arraou OEC/CNCC dhe Anëtar i Këshllit të IFAC
Dixhitalizimi – e ardhmja e profesionit kontabël
11.55 Panagiotis
Alamanos
Kryetar i marrëdhënieve ndërkombëtare, SOEL, Greqi
Eksperienca greke në rolin e PVM dhe diversifikimin e
shërbimeve
12.15 Vasilika Vjero Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve
Profesioni i audituesit dhe kontributi i tij në luftën ndaj
informalitetit dhe formalizimin e biznesit
12.30 Përfaqësues nga
Big 4
Diversifikimi i shërbimeve profesionale kontribuon në
shtimin e vlerës për biznesin
12.45 Përfaqësues nga
local software
Përdorimi i softwareve në zhvillimin e SME-ve
12.50 Pyetje dhe përgjigje
Moderator Hysen Çela |President IEKA
Përshkrimi Sesioni i dytë do të fokusohet tek dixhitalizimi i profesionit dhe teknologjitë e reja. Zhvillimi i
PVM është kritik për t’i shërbyer siç duhet nevojave të EVM në luftën ndaj ekonomisë
informale dhe shtimin e vlerës për bizneset e tyre. EVM luajnë një rol domethënës në rritjen
ekonomike të qëndrueshme, ato gjenerojnë punësim. Në rajonin tonë është e nevojshme të
konsiderohen shumë faktorë për të ndihmuar EVM, përfshirë reduktimin e barrës së tyre
raportuese ndërkohë që sigurohet cilësia e raportimit të tyre financiar, që nga ana tjetër
përmirëson seriozitetin dhe besimin për stakeholders të ndryshëm. Përdorimi i teknologjisë
së avancuar, programeve dhe mjeteve kompjuterike të avancuara do të ndihmojë
komunitetet profesionale në kontabilitet (profesionistët kontabël dhe audituesit) të rrisin
cilësinë punës së tyre.
20 vjet – Profesion i audituesit në Shqipëri
20 years – Audit profession in Albania
14.30 – 15.30
SESIONI 3: Përmirësimi i kualifikimit – faktor i rëndësishëm për suksesin e ardhshëm
të profesionit – pyetje dhe përgjigje
14.30 Andrei
Busuioc
Senior Financial Management Specialist
EQFinrep project dhe ndikimi i tij në sistemet e
kualifikimit, zhvillimit të vijueshëm profesional dhe
sigurimit të cilësisë së punës së audituesve
14.45 Kledian Kodra Partner Grant Thornton, Kryetar i Komitetit të Edukimit në IEKA
Sistemi aktual i edukimit të IEKAs, sfidat dhe perspektivat
15.00 Stewart
Macleod
Konsultant, AARC Consultancy Ltd, Irlandë
Roli i projektit të BB në zhvillimin e një kurrikule të re në
përputhje me Direktivën e BE për auditimin ligjor
15.15 Ingrid Shuli Shefe e Departamentit të Kontabilitetit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës
Roli i Universiteteve në edukimin kontabël
15.25 Nazmi Pllana Kryetar Bordi SCAAK, Shoqata e Kontabilistëve dhe Audituesve të Kosovës
Edukimi dhe Certifikimi – eksperienca e Kosovës
Pyetje dhe përgjigje
Moderator Adriana Berberi |Ish Kryetare dhe anëtare e Bordit të
Mbikëqyrjes Publike
Përshkrimi Sesioni i tretë do t’i dedikohet edukimit të profesionistëve kontabël. Diskutimet e këtij paneli
do të shërbejnë për shkëmbimin e eksperiencave në pajtueshmëri me SNE dhe direktivën për
auditimin ligjor. Në vijim të ndryshimeve në ligjin e auditimit, IEKA do të prezantojë një
kurrikulë të re për audituesit. Ajo do të bashkëpunojë ngushtë me Universitetet dhe firmat e
auditimit për të rritur besueshmërinë dhe seriozitetin e trajnimeve dhe testimeve. Për herë
të parë, modulet profesionale do të jenë të njëjta me modulet ndërkombëtare të përdorura
nga organizatat ndërkombëtare, të tilla si ACCA. Do të ketë pesë deri në gjashtë module të
avancuara (profesionale) përfshirë raportimin financiar, auditimin dhe dhënien e sigurisë,
etikën profesionale, menaxhimin e performancës, taksat, legjislacionin për shoqëritë tregtare
dhe ligje të tjera përkatëse.
15.30 Fjala mbyllëse e Konferencës
Hysen ÇelaPresident i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë
15.45 Mbyllja e Konferencës
13.00 – 14.30 | Dreka dhe Networking