Download -  · Web viewMesimi I: Adobe Bridge Adobe Bridge eshte nje shfletues. Arsyeja qe ne perdorim Bridge eshte per te menaxhuar gjithe dokumentat tona pra jo vetem imazhet por dokumentat

Transcript
Page 1:  · Web viewMesimi I: Adobe Bridge Adobe Bridge eshte nje shfletues. Arsyeja qe ne perdorim Bridge eshte per te menaxhuar gjithe dokumentat tona pra jo vetem imazhet por dokumentat

Mesimi I : Adobe Bridge Adobe Bridge eshte nje shfletues. Arsyeja qe ne perdorim Bridge eshte per te menaxhuar gjithe dokumentat tona pra jo vetem imazhet por dokumentat sepse Bridge suporton jo vetem imazhet por edhe dokumentat PDF, dhe opsione te ndryshme dokumentash por gjithashtu ne CS5 madje edhe video. Per ta lanchuar si program eshte e thjeshte dhe mund te zgjedhim disa menyra por menyra me e shpejte ndersa punojme ne PHOTOSHOP eshte te japim komanden direct nga PHOTOSHOPI. Ne momentin qe ne hapim per here te pare Bridge do te behemi pak konfuze ndoshta sepse eshte pak e ngaterrueshme dhe duket se ekrani eshte I ndare ne tre pjese: ne te majte jane adresa te ndryshme ku ne do te

lokalizojme dhe gjejme dokumentat tona, ne qender kemi dritaren CONTENT ku do te shfaqen pikerisht dokumentat qe kemi gjetur dhe lokalizuar, dhe ne te djathte do te shohim disa panele qe do te na lejoje ne te vendosim me shume info per dokumentat qe na jane shfaqur ne dritaren kryesore. Bridge duhet kuptuar si nje vegel qe sherben per te menaxhur nje numer te madh imazhesh dhe dokumentash. Ne mund te shfletojme

materialet tona tek Folders duke kerkuar dhe zgjedhur kategori pas kategorie por gjithashtu ne mund te lokalizojme materialet tona dhe ti depozitojme tek kategoria Favorites. Dhe kur ne klikojme dhe perzgjedhim nje dosje ne do te mund te shohim ne Bridge gjithe materialet e dosjes perkatese. Por ashtu si edhe photoshopi edhe Bridge ka Workspace te vetat qe na lejojne ne te shofim imazhet dhe dokumentat qe kemi te depozituar ne Bridge ne menyra te ndryshme.

Bridge eshte nje nga menyrat me te shpejta per ne te shohim pikerisht materialet qe deshirojme te shohim. Gjithashtu Bridge ka shume kritere qe ne mund te perdorim per te arritur per te gjetur pikerisht materialet qe ne deshirojme.mjafton te klikojme tek filter dhe ne mund te zgjedhim kriterin qe duam te ndjekim per te gjetur pikerisht ate material qe deshirojme te gjejme ne baze te kriterit. Dhe duke vendosur kritere dhe kufizime do te shohim te listuar gjithe imazhet ose dokumentet ne fillim dhe sa me shume kritere te shtojme aq me shume do te reduktohen materialet .

METADATA

Metadata ne fakt na jep ne mundesine te mesojme shume hollesi per nje imazh te caktuar duke filluar nga permasat deri dhe tek lloji I cameras qe kemi perdorur daten kur eshte bere foto etj. Dhe gjithashtu na jep mundesine qe ne te vendosim disa te dhena te tjera plus tek foto jone pergjithesisht kete mund ta bejme tek opsioni IPTC Core ku sic e shohim ne te djathte te opsioneve qe kemi aty ne mund te shkruajme te dhena + per nje imazh sepse sic e shohim aty ne kemi simbolin e lapsit qe do te thote se eshte I redaktueshem si opsion ne te dhenat e fotos. Dhe te gjitha keto informacione do te qendrojne me imazhin kudo ku ne do ta nisim kete foto.

KEYWORDS jane nje kategori tjeter e Metadat dhe ne do te shohim disa fjale kyce pra tek imazhi por gjithashtu ne mund te shtojme edhe vete opsione te tjera tek imazhi yne dhe ne mund te shtojme kategori dhe nenkategori tek ky opsion duke I vendosur edhe emertimet perkatese. Dhe pasi ne kemi krijuar kete keyword ne mund te shkojme dhe te bejme tag pikerisht keto imazhe qe I perkasin kesaj kategorie dhe pastaj pasi I kemi selektuar te gjithe automatikisht shkojme tek Kategoria ose nenkategoria dhe klikojme me te djathten dhe shikojme se ne fakt kriteri I barazimit eshte pikerisht ky opsion qe ne shtuam atehere kjo do te thote se ne I kemi krijuar vetes shume lehtesi ne konservimin e dokumentave dhe materialeve tona ne kompjuter.

Page 2:  · Web viewMesimi I: Adobe Bridge Adobe Bridge eshte nje shfletues. Arsyeja qe ne perdorim Bridge eshte per te menaxhuar gjithe dokumentat tona pra jo vetem imazhet por dokumentat

SHKARKIMI I FOTOVE NGA KAMERA (APARATI FOTOGRAFIK)

Le te nisim qe nga fillimi kete aplikacion le te themi se ne kemi foto qe deshirojme ti shkarkojme nga kamera ose nje card reader (lexues kartash memorie) dhe deshirojme te shtojme keto foto ne kompjuter per ti menaxhuar me kujdes nepermjet Adobe Bridge. Shkojme tek menuja File→ Get Photos From Camera dhe automatikisht do te shfaqet nje

dritare ku ne kemi disa opsione si psh . perzgjedhjen e pajisjes nga e cila do te importojme fotot si dhe mund te zgjedhim adresen se ku do te depozitojme keto foto ne kompjuterin tone tek opsioni Location, ose te krijojme nendosje nese duam te nisur nga kriteri I dates se kur jane bere keto foto tek opsioni Create Subfolder dhe gjithashtu kemi edhe opsione te tjera nder te cilat edhe None nese nuk duam te aktivizojme kete lloj kriteri. Pergjithesisht kur ne bejme foto me nje aparat te caktuar keto marrin nje emer qe mund te filloje me disa iniciale te shkronjave te emrit te aparatit dhe nje numer etj. Gjithsesi tek Rename Files ne kemi mundesi te vendosim nje emertim tjeter sipas opsioneve qe na paraqiten dhe nese ne deshirojme mund te aktivizojme edhe opsionin Advanced Dialog ku kemi edhe me shume opsione perdorimi te ketyre opsioneve.

WORKSPACES IN BRIDGE

Ne Bridge kemi shume opsione per sa I perket Workspaces te cilat ne mund ti perdorim, modifikojme ose te krijojme te reja.

ESSENTIALS : eshte Workspace I pare dhe me I perdorshmi ne Bridge, ky workspace perbehet nga tre pjese perberese: majtas kemi adresat ne qender materialet dhe djathtas kemi nje Preview normalisht te gjitha keto mund ti modifikojme dhe nese duam te kthehemi perseri tek opsioni I perzgjedhur qe ne fillim nga vete program mund te perzgjedhim edhe opsionin Reset Workspaces.

FILMSTRIP: Na jep mundesine te shohim materialet ne fund dhe me nje Preview me praktike.

METADATA: Eshte me shume e perqendruar tek informacioni qe na jep rreth fotos sesa tek fotot vete.

OUTPUT: Eshte me shume I dhene persa I perket menyres se si ne mund te krijojme publikime te ndryshme si psh . PDF ose Web Gallery.

KEYWORDS: Ne pergjithesi na jep mundesine te shtojme disa fjale kyc per te identifikuar fotot sipas perberjes se tyre.

PREVIEW: Na sherben per te pare me qarte nje prej imazheve.

LIGHT TABLE: Perqendrohet me shume tek perberesit duke fshehur opsionet e tjera rreth e rrotull.

Gjithashtu ne mund te ndryshojme radhitjet e ketyre workspaces duke I radhitur sipas preferences tone dhe mund te fshehim pjesen tjeter ose te bejme Reset Workspaces nese duam te kthehemi edhe nje here tek opsionet fillestare.

THUMBNAILS

Ka te beje me paraqitjet ne miniature te imazheve ose materialeve tona dhe ne mund te rregullojme madhesine nese ne deshirojme duke perdorur sipas deshires disa opsione si Slajderin qe kemi ne fund (CTRL+ ose -) dhe CTRL plus skrollin e mausit etj.

Gjithashtu mund te shtojme deri ne kater radhe info qe shfaqet poshte imazhit (zakonisht shfaqet vetem emri I fotos) ne mund te shkojme tek Edit→Preferences (CTRL+K) dhe tek Thumbnails mund te aplikojme te kater keto

Page 3:  · Web viewMesimi I: Adobe Bridge Adobe Bridge eshte nje shfletues. Arsyeja qe ne perdorim Bridge eshte per te menaxhuar gjithe dokumentat tona pra jo vetem imazhet por dokumentat

opsione ose fusha. Dhe nese ne I aktivizojme keto opsione por nuk deshirojme qe ti kemi gjithmone parasysh kemi nje shortkat (CTRL+T) por gjithashtu ne mund te aktivizojme edhe ToolTips nese deshirojme kjo do te na jepte mundesine te shihnim vetem imazhet dhe njekohesisht kur ne sjellim mausin mbi nje imazh te caktuar te shohim te gjithe info per keto imazhe.

BATCH & RENAME

Sic e thame edhe me siper ne mund te ndryshojme emrin e fotove dhe pasi I kemi vendosur fotot ne kompjuter nga kamera ne mund te shkojme dhe te selektojme fotot qe duam tu ndryshojme emertesat dhe pastaj te shkojme tek menuja Tools→ Batch & Rename dhe te shohim gjithe opsionet qe na jep kjo komande.

METADATA

Ky nocion ka te beje normalisht me info qe ruhet ne menyre automatike se bashku me foton dhe udheton me te qe do te thote se nuk ka rendesi ku publikohet nje imazh ne pergjithesi ai ruan ne vetvete nje sere informacionesh te fshehura. Nje pjese e informacionit I shtohet ne menyre automatike direkt nga aparati dhe gjithashtu ne mund te shtojme edhe disa info te tjera nese deshirojme. Per kete mund te perdorim panelin Metadata tek pjesa IPTC Core ku ne shohim ne fakt simbolin e lapsit dhe po te klikojme aty automatikisht na jepet mundesia te shkruajme (shtojme) info rreth imazhit/ imazheve. Por normalisht mund te na duhet shume pune per ti trajtuar nje nga nje imazhet per kete ne mund te pergatisim nje Template (shabllon, model te gatshem) dhe kete mund ta bejme nepermjet menuse Tools→ Create Metadata Template. Pasi I editojme fushat me info qe deshirojme I ruajme keto info me ane te komandes Save dhe pasi e bejme kete shkojme dhe zgjedhim fotot mbi te cilat duam ti aplikojme dhe pastaj zgjedhim tek menuja Tools→ Append Metadata ose Replace Metadata dhe ne te tille menyre kemi vendosur Info tek imazhet fotot tona.

KEYWORDS

Keywords jane nje menyre tjeter se si mund te identifikojme foto te caktuara ne kompjuterin tone. Per te aplikuar kete mund te shkojme tek paneli Keywords dhe do te shohim aty disa modele ose kategori te cilat mund ti perdorim nese duam ose ti injorojme nese nuk na pershtaten. Ne mund te shtoje kategori ose nen kategori tek Keywords dhe pastaj duke mbajtur CTRL selektojme fotot dhe pastaj pasi kemi selektuar fotot klikojme tek nenkategoria dhe automatikisht Bridge do ti shtoje ketyre fotove edhe keyword perkates. Pasi kemi bere kete ne mund te kontrollojme thjesht duke klikuar mbi nje nga fotot ku kemi modifikuar keywords ose tek Metadata.

PREVIEW

Normalisht kemi shume menyra per te bere nje preview te imazheve tona por nese n kalojme ne panelin Essentials dhe thjesht klikojme Spacebar ne tastiere atehere imazhi do te mbushe gjithe ekranin (full screen) dhe nese ne duam te kalojme ne 100% zoom atehere mjafton thjesht te klikojme me maus dhe automatikisht do te zmadhohet ne 100%. Dhe ndersa ndodhemi ne fit to Windows mode thjesht mjafton te shtypim shigjetat mund te kalojme ne foton tjeter. Dhe nese ne mund te shkojme dhe te selektojme keto imazhe nje numer te caktuar thjesht mund te shohim ne fito to window vetem ato foto qe patem selektuar paraprakisht.

REVIEW MODE

Shpesh pasi ne kemi bere fotot tona thjesht do te na duhet te perzgjedhim fotot me te mira dhe ky mund te jete nje proces I merzitshem nese ne nuk perdorim nje menyre shume te thjeshte qe na e mundeson Bridge. Per te bere kete proces perzgjedhes ne mund te shkojme tek menuja View→ Review Mode (CTRL+B) ketu imazhet na shfaqen si ne nje rreth dhe ne mund te kalojme nga nje imazh ne tjetrin duke perdorur shigjeta majtas← dhe djathtas → dhe nese duam te largojme nje foto qe nuk na pelqen nga perzgjedhja atehere ne mund te perdorim shigjeten ↓ per ta perjashtuar nga

Page 4:  · Web viewMesimi I: Adobe Bridge Adobe Bridge eshte nje shfletues. Arsyeja qe ne perdorim Bridge eshte per te menaxhuar gjithe dokumentat tona pra jo vetem imazhet por dokumentat

perzgjedhja dhe nese gabimisht perjashtojme nje foto atehere mjafton te perdorim shigjeten ↑ per ta rikthyer perseri ne perzgjedhjen tone. Per te dale nga Review Mode mjafton ESC ne tastiere ose X qe eshte ne fund djathtas dhe pasi dalim nga kjo menyre atehere ne do te shohim te perzgjedhura dhe selektuara pikerisht fotot qe ne mbajtem gjate ketij procesi dhe per te kujtuar ose etiketuar keto foto ne nje menyre qe te mund tu rikthehemi perseri me vone ne mund te perdorim menune Label dhe mund te perzgjedhim nje prej opsioneve qe tekemi mundesi ti identifikojme me vone nepermjet Filtering.

COLLECTIONS

Kur ne deshirojme te krijojme nje grup dhe nuk duam ti identifikojme fotot tona nepermjet opsioneve qe thame me siper atehere ndersa ndodhemi ne Review Mode dhe kemi perzgjedhur fotot atehere thjesht perdorim opsionin ne fund djathtas Create Collection dhe I vendosim nje emertim. Collection eshte nje grupim virtual I fotove tona qe do te thote se ai nuk krijon nje dosje tjeter me vetem keto foto por I grupon ato sa here qe ne zgjedhim opsionin Collection tek paneli Filter.

RATINGS (Klasifikimi)

Kur ne deshirojme te vendosim te klasifikojme fotot tona atehere ne mund te perdorim Yjet *** kur ne ndodhemi ne Fit to Window mode (Spacebar Button) atehere mjafton qe te shtypim nje nga numrat nga 1-5 ne tastiere dhe automatikisht I shtohen yjet, dhe nese duam te largojme keto klasifikime atehere mjafton te shtypim 0. Nese kete klasifikim duam ta bejme ndersa ndodhemi ne thumbnails atehere mjafton qe te perzgjedhim fotot dhe normalisht te shtypim CTRL+ NR (1-5) ose 0

SLIDESHOW

Ne shpesh do te duam te shohim ne nje slide show gjithe fotot e perzgjedhura me pare sipas menyrave qe spjeguam edhe me siper. Per te kaluar ne slideshow do te mjaftonte te shkonim tek menuja View→ Slideshow ose (CTRL+L) dhe keshtu ne mund te shohim te gjithe fotot ne slideshow nese duam te ndalojme thjesht mjafton te shtypim Spacebar ose per te pare te gjithe komandat ndersa ndodhemi ne slideshow mjafton te shtypim shkronjen H ne tastiere dhe ne mud te sdhohim te gjithe komandat e perdorshme ne slideshow.

STACKS

Kur ne deshirojme qe fotot qe jane te filtruara ne nje kriter te caktuar ti grupojme se bashku atehere do te na mjaftonte te perzgjedhim kriterin perkates dhe pasi e kemi bere kete ne mund te shkojme tek menuja Stacks dhe zgjedhim opsionin Group as Stack dhe automatikisht ato do te grumbullohen ne nje kolone ose grupim dhe nese ne pasi I kemi grupuar e caktivizojme kriterin me te cilin identifikuam keto foto tek Filter automatikisht ato do te dalin te grupuara dhe me numrin perkates te fotove te grupuara ne krye sic eshte e ilustruar ne foton perkrah. Nese duam te ese duam te ç’grupojme fotot e grupuara ne stack zgjedhim atehere thjesht zgjedhim Stack → Expand all Stacks

CAMERA RAW

Page 5:  · Web viewMesimi I: Adobe Bridge Adobe Bridge eshte nje shfletues. Arsyeja qe ne perdorim Bridge eshte per te menaxhuar gjithe dokumentat tona pra jo vetem imazhet por dokumentat

PWRPARESITE E CAMERA RAW.

Ka nje shprehje shume domethenese persa I perket Camera Raw: Camera Raw for Global Photoshop for Local qe do te spjegohej se kamera raw mund te beje permiresime ne te gjithe foton ndersa fotoshopi mund te beje ate ne pjese te caktuara te fotos. Ekzistojne 5 arsye se perse mund dhe duhet te perdorim Camera Raw:

1. Nuk I demton materialin original I ruan ndryshimet e bera pa e demtuar materialin fillestar ndryshe nga fotoshopi.

2. Ka nje meny opsionesh te bashkengjitur.

3. Punon edhe ne JPEG pavaresisht se quhet kamera raw punon edhe ne kete

format. 4. Nuk eshte e nevojshme te regjistrosh veprimet ose te mbash mend nje rruge te caktuar. 5. Eshte I thjeshte per tu mesuar dhe mund te permiresohet gjithmone me ane te experiences.

Si te hapim nje foto ne Camera Raw zakonisht kjo mund te behet me ane te nje butoni ose komande te ndodhur ne Adobe Bridge nese duam ose nepermjet (CTRL+R). Zakonisht ne Camera Raw siper shfaqet nje menu si ne te gjithe programet e tjera por ne fakt vete kamera raw nuk ka nje menu pra menuja qe duket nuk

eshte e saj por e Photoshop-it dhe nese ne nuk deshirojme qe kjo menu te shfaqet atehere me ane te shkronjes F ne tastier mund ta kalojme ate ne Full Screen ose anasjelltas nese nuk deshirojme qe kjo te shfaqet. Gjithashtu siper djathtas tek kamera Raw kemi edhe nje toolbar me disa vegla ose opsione. te cilat aktivizohen duke klikuar tek secila prej tyre ose aktivizohen edhe thjesht duke perdorur shkronjen perkatese si shortkat (çdo vegel ka nje shkronje si symbol) dhe ne mund ta perdorim ne vend te klikimit per te aktivizuar nje prej opsioneve

DUKE RREGULLUAR PROBLEME TE ZAKONSHME ME CAMERA RAW

Red Eye (Heqja e ngjyres se kuqe nga syri)

Shpesh nje problem I zakonshem kur ne bejme foto eshte ajo ngjyra e kuqe tek bebja e syrit qe kryesisht ndodh kur I bejme fotot ne drite te pamjaftueshme ose te peraferta. Si mund te korrigjojme kete problem me Camera Raw eshte

shume e thjeshte nje nga komandat ose veglat qe kemi tek shiriti ne krye eshte edhe Red Eye Removal Tool (e)

Mjafton qe paraprakisht ne te selektojme pjesen tek bebja e syrit dhe pastaj nepermjet dy slajderave mund te korrigjojme ngjyren e syve si edhe madhesine e bebes se syrit.

CROP (prerja)

Crop sherben per te prere nje pjese nga nje foto ne permasat dhe proporcionet qe deshirojme. Per te aktivizuar komandren Crop mjafton te klikojme tek simboli perkates ne toolbar dhe automatikisht do te kemi mundesine te perdorim kete opsion sic mund te veme re ne fund djathtas ketij simboli ose komande eshte nje trekendesh I vogel qe na jep mundesine te perzgjedhim se ne cfare proporcionesh duam te presim kete foto. Normal eshte opsioni qe na jep mundesine te bejme perzgjedhjen e lire te permasave ne te cilen do te presim foton 1 to 1 (do te priste foton ne nje katror) e

Page 6:  · Web viewMesimi I: Adobe Bridge Adobe Bridge eshte nje shfletues. Arsyeja qe ne perdorim Bridge eshte per te menaxhuar gjithe dokumentat tona pra jo vetem imazhet por dokumentat

keshtu me radhe pasi kemi bere perzgjedhjen ne mund te spostojme pjesen e objektivit ose te seleksionit tone me majtas, djathtas. Pasi kemi bere perzgjedhjen e duhur mjafton te shtypim Enter ne tastier dhe ndryshimet do te aplikohen. Sic e kemi theksuar edhe me siper duhet mbajtur parasysh qe kur ne aplikojme disa opsione ne Kamera Raw nuk demtojne imazhin sepse pjeset e prera ketu ndryshe nga Photoshopi nuk hidhen poshte qe do te thote se ne nje moment te caktuar kur do te duam ti rikthehemi fotos ashtu sic ishte para nderhyrjes tone automatikisht mjafton ta hapim ate ne Kamera Raw dhe pasi e kemi hapur mjafton qe te klikojme te Crop automatikisht do te shfaqen edhe pjeset e fshehura pra ato qe ishin lene jashte perzgjedhjes ne prerjen e fotos keshtu qe ne mund te ndryshojme komplet proporcionet ose mund te anullojme komplet komanden Crop.

STRAIGHTEN (Drejtimi I fotos)

Shpesh per shkak te pozicionit te ftografit dhe objektivit fotot marrin nje pamje te ndryshme te asaj cfare jane ne te vertete nje nga keto probleme eshte edhe drejtqendrimi (ne pamje te pare mund te duket sikur fluturon ose sikur eshte ne renie). Per te korigjuar kete gabim mund te perdorim si komanden Crop qe pame pak me lart por edhe komanden perkatese. Duke perdorur kete opsion mjaft praktik per te drejtuar nje foto mjafton qe ne te klikojme tek simboli

perkates ose (A) dhe normalisht shenjestra do te duket si ne figuren perkatese por nese ne deshirojme te kemi dicka me te sakte dhe orientuese mund te shtypim CAPS LOCK ne tastier dhe automatikisht shenjestra do te ndryshoje. Pasi kemi bere kete opsion me ane te kesaj komande t hjesht heqim nje vije paralele duke perzgjedhur pikat orientuese qe duam te jen drejt dhe pasi e kemi bere kete do te shohim se aktivizohet nje komande e ngjashme me krop e cila pervec kesaj perpiqet dhe perfshin maksimumin e mundshem nga permasat e fotove duke perjashtuar vetem kendet e teperta.

WHITE BALANCE (Eyedroper)

Nje problem tjeter I zakonshem eshte problem me ngjyrat sidomos sfondi kur ne bejme foto te ndryshme dhe ky problem mund te korrigjohet me se miri ne Camera Raw. Per te bere kete normalisht mund te perdorim disa opsione se pari ne mund te punojme me panelin ne te djathte ku kemi disa opsione, se pari eshte opsioni As Shoot dhe kemi gjithashtu disa te tjere ku ne mund ti aplikojme nje nga nje dhe te shohim diferencen midis tyre dhe normalisht nese ne duam te arrijme dicka me shume mund te punojme me Temperature dhe Tint sliders. Nje opsion shume praktik eshte perdorimi I White

Balance tool (I) qe sherben per marrjen e nje shablloni ngjyrash nga nje pike e fotos dhe aplikimin e tij ne gjithe foton. Edhe kete mund ta aplikojme ne disa pjese te fotos.

RECOVERY

Ka pjese fotografish ose foto te tera qe nuk kane shume detaje te dukshem dhe kjo per arsye te ndryshme per kete ne mund te perdorim opsionin Recovery ne panelin djathtas pasi e levizim slajderin deri ne maksimum djathtas do te shohim disa detaje qe nuk mund ti shihnim me pare tek kjo foto per shkak te drites se tepert. Mund te perdorim

opsionin Preview ( p) per te pare si ishte me pare dhe si eshte tani dhe do te shohim nje rikuperim te disa detajeve te fotove me ane te ketij opsioni. Gjithashtu ne mund te perdorim nje kombinim te opsioneve Recovery dhe Exposure ne rastet ekstreme kur fotografia jone mund te duket se nuk vlen dhe eshte per tu hedhur

e gjitha.

FILL LIGHT

Page 7:  · Web viewMesimi I: Adobe Bridge Adobe Bridge eshte nje shfletues. Arsyeja qe ne perdorim Bridge eshte per te menaxhuar gjithe dokumentat tona pra jo vetem imazhet por dokumentat

Nje problem I kundert me ate qe pame pak me siper eshte kur mungon drita ne fotografi pra fotot dhe detajet jane te pakta per shkak te erresires . atehere ne mund te perdorim slajderin tjeter Fill Light qe ndodhet poshte slajderit Recovery dhe automatikisht do te kemi nje perftim nga kjo situate nese e kombinojme kete slajder me ate Exposure dhe do te shohim me te vertete nje rikuperim fantastic te detajeve te fotove qe mund te jene shume te errata ose jo mjaftueshem te dukshme.

NOISE

Shpesh kur ne bejme nje prej veprimeve te mesiperme shfaqet nje problem tjeter ajo qe quhet Picture Noise (njolla ose grimca qe duken shume keq ne imazh) kjo behet e qarte sidomos kur nje imazhi te caktuar ne I bejme zoom ne nje mase te madhe sepse ndryshe ju nuk do te mund te shikoni ndonje diference te madhe si ishte perpara dhe si behet pas veprimeve tona. Gjithsesi per te nderhyre ne kete pjese thjesht klikojme tek paneli Detail

dhe automatikisht do te kemi disa opsione te tjera te ndara ne dy kategori Sharpening dhe Noise Reduction. Dhe punojme ne fillim me slajderat Color dhe Color Detail dhe pastaj me slajderin Luminance dhe te kemi kujdes duke para hap pas hapi se si ndryshon dhe sa duhet aplikuar ky opsion qe te mos e teprojme dhe fotoja te mos duket si shume artificiale ose e manipuluar. Gjithmone nuk duhet te harrojme se per te pare efektet e ketyre komandave ose opsioneve duhet te kalojme ne zoom 100% ose me teper.

FRINGE

Shpesh kemi te bejme me disa probleme tek fotot psh si hije anash personave flokeve ose veshjeve ose aty ku ka dallime te medha midis ngjyrave ne skajet e tyre. Per te korrigjuar keto probleme Kamera Raw na jep disa opsione tek paneli Lens Correction.

SHARPEN

Ky opsion sherben per te nxjerre ose theksuar me teper disa detaje ne nje foto, per te bere kete do te na duhet qe se pari te vendosim foton ne zoom 100% ose thjesht 2x click tek zoom tool ne toolbar. Edhe nje here do te shkojme tek paneli Detail dhe do te merremi me pjesen e pare Sharpening se pari punojme me Amount kjo eshte nje komande qe na jep mundesine te bejme zgjedhjen a do ti bejme kontrastet me te erret apo me te ndritshem. Dhe pastaj punojme me Radius per te bere nje prove te vogel se cfare efekti jep Radius ne mund te mbajme te shtypur butonin ALT dhe terheqim slajderin majtas apo djathtas. Radius ka te beje me ate se sa larg nga pixeli baze do te shfaqet efekti, sa me I larte te jete vlera radius aq me shume te theksuara do te jene detajet dhe sa me pak te jete vlera radius aq me I bute do te duket efekti.