8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
1/25
38
SHËRBESA E PARAKLISITTË VOGËL TË SË TËRËSHENJTËS
Prifti: I bekuar është Perëndia ynë, gjithnjë, tani
e përherë e në jetë të jetëve.
Psaltët: Amin.
Psalmi 142
O Zot, dëgjo faljen time, vëri veshin lutjes sime sipassë vërtetës sate, dëgjomë sipas drejtësisë sate.
Dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd, se asnjë igjallë nuk do të dalë i drejtë përpara teje.
Se armiku ma ndoqi shpirtin, dhe ma rrëzoi jetën
përdhe.
Më vuri në vende të errëta, si të vdekurit prej kohe,
shpirti m’u trishtua dhe zemra m’u trondit.
Kujtova ditët e lashta, mendova gjithë veprat e tua,
sillja ndër mend punët e duarve të tua.
I shtriva duart drejt teje; shpirti im ka etje për ty si
toka e thatë.
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
2/25
39PARAKLISI I VOGËL I SË TËRËSHENJTËS
Dëgjomë shpejt, o Zot, m’u zu fryma, mos e kthemënjanë fytyrën tënde prej meje, që të mos bëhem si ataqë zbritën në varr.
Bëj që të dëgjoj përdëllimin tënd në mëngjes se mëty shpresova.
Tregomë, o Zot udhën ku duhet të eci, se më ty e kamvarur shpirtin:
Shpëtomë prej armiqve të mi, o Zot, se tek Ti kërkovastrehë.
Mësomë të bëj dëshirën tënde se ti je Perëndia im.Fryma jote e mirë, do të më udhëheqë në vend të
drejtë. Për emrin tënd, o Zot, gjallëromë.Sipas drejtësisë sate nxirr shpirtin tim nga trishtimi,
dhe sipas mëshirës sate shfarosi armiqtë e mi, dhe
shkatërroji të gjithë ata që hidhërojnë shpirtin tim se unë jam shërbëtori yt.
Psaltët: Perëndi është Zoti dhe u shfaq ndër ne, i
bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit (4).
Tingull i katërt. O Ipsothis En To Stavro
Te Hyjlindësja me gjithë zemër le të vrapojmë tani,ne mëkatarët e të përulurit; le t’i përgjunjemi me pendim
duke thirrur nga thellësia e shpirtit: O Zonjë ndihmona,
duke na mëshiruar; nxito se humbasim prej mëkatesh të
shumta; mos i kthe shërbëtorët e tu të zbrazët, se ty të
kemi të vetmen shpresë.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
3/25
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
4/25
41PARAKLISI I VOGËL I SË TËRËSHENJTËS
Krijo zemër të pastër tek unë, o Perëndi, dhe përtërit
frymë të drejtë në thellësitë e zemrës sime.
Mos më hidh larg fytyrës sate, dhe mos e hiq prej
meje Shpirtin tënd të Shenjtë.
Jepma prapë ngazëllimin e shpëtimit tënd dhe
forcomë me frymë sunduese.
Do t’u mësoj të paligjve udhët e tua, dhe të pabesët
do të kthehen tek ti.
Shpëtomë prej gjakrash, o Perëndi, Perëndia i
shpëtimit tim, gjuha ime do të lavdërojë me gëzim
drejtësinë tënde.
O Zot, çel buzët e mia, dhe goja ime do të lëçitë
lavdinë tënde.
Se po të kishe dashur therore do të kisha prurë, por
Ty s’të pëlqejnë therore me djegie të plotë.
Therore ndaj Perëndisë është shpirti i dërrmuar;
zemrën e dërrmuar dhe të përulur Perëndia nuk do tapërbuzë.
Bëji të mirë, o Zot Sionit, sipas mirëdashjes sate; dhe
le të ndërtohen muret e Jerusalemit.
Atëherë do të të pëlqejnë therore drejtësie, dhurata
dhe therore me djegie të plotë.
Atëherë do të sjellin viça mbi altarin tënd.
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
5/25
42 PARAKLISI I VOGËL I SË TËRËSHENJTËS
Pastaj psalet kanoni në Tingullin tërthor të katërt
Igran Dhiodhefsas
Kënga e parë
Irmosi
U hodh nëpër detin si në stere, shpëtoi nga tirani
dhe armiku egjiptian, populli i mjerë dhe thërriste: Lavdimë Ty Shpëtimtar, Perëndi dhe Zot.
Troparet
I mbytur prej ngasjeve si në det, më ty po përikij,dhe prej teje kërkoj shpëtim, o Nënë dhe Zonjë
Virgjëreshë, prej çdo rreziku dhe zie shpëtomë ti.
Pësimet më mbushën me turbullim, dhe shpirtin mambytën me mërzitje dhe dëshpërim, po ti qetësomë,
Virgjëreshë, me ngushëllimin dhe paqen e Birit tënd.Të lutem, o Zonjë, o Shën Mari, që linde Jisuin, ti
shpëtomë nga çdo rrezik, më ty po përikij dhe të lutem,
me tërë forcën e zemrës dhe shpirtit tim.
Se shpirti dhe trupi keq m’u sëmur, pra ti mëshiromë,edhe syrin mbi mua hidh, kujdesu për mua Virgjëreshë, e
mirë vetë dhe Nën’ e të mirit Bir.
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
6/25
43PARAKLISI I VOGËL I SË TËRËSHENJTËS
Kënga e tretë
Irmosi
Kryemjeshtër i qiellit, o Perëndi edhe Zot, qëndërtove Kishën e Shenjtë, ti pra më siguro, se ti na do
dhe na ndih, ti i dëgjon mëkatarët, ti besnikët përgjithmon’
mbron, njeridashësi.
Troparet
Si përkrahje dhe mbrojtje të jetës sime të kam, ty oVirgjëresh’ e kulluar, ti pra më qeveris, dhe në liman të
më çosh, se ti na fal çdo të mirë, ti besnikët përgjithmon’
i mbron, Hyjlindëse.
Po të lutem, o Zonjë, ma qetëso shpirtin tim, dhepushoma shqotën e zemrës, se më bie zali, se ti, o Zonjë
Mari, ke lindur Mbretin e Paqes, Shpëtimtarin Zotin
Krisht, ti, o Hyjlindëse.
Mirëbërësin linde, që bëri çdo mirësi, pasurisht tëgjitha të mirat, jepna të gjithëve, se ti në dorë e ke, se ti ke
lindur të fortin, Shpëtimtarin Zotin Krisht, ti o Hyjlindëse.
Me sëmundje të liga dhe çfarëdo pasion, dergjemun’ i mjeri, o Zonjë, eja shëromë ti, se s’të mungon asnjëgjë, i ke të gjitha të mirat, je thesar për çdo shërim, ti o
Hyjlindëse.
Shpëtona ti prej çdo rreziku Hyjlindëse Virgjëreshë,se të gjithë pas Perëndisë ty të përgjunjemi, se ti je fortesë
që dot nuk tundesh.
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
7/25
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
8/25
45PARAKLISI I VOGËL I SË TËRËSHENJTËS
Pastaj psalet:
Ndenjësorja: Tingull i dytë. Ta ano
Ti je ndërmjetim, fortesë që tronditje s’di, buronpërdëllim, o mbrojtje e besnikëve, të thërresim pra me
mall: Virgjëreshë Zonjë Hyjlindëse, shpëtona nga çdo
helm e çdo rrezik, se ti je e vetmja përkrahëse.
Pastaj vazhdon Kanoni:
Kënga e katërt
Irmosi
Kam dëgjuar, o Zoti Krisht, si e rregullove këtë mistertë madh, dhe kuptova veprimin tënd, dhe e lavdërova
Hyjninë tënde.
Troparet
Shën Mari, o Hyjlindëse, ti që linde Zotin, kapedaninton’, zbute shqotën e pësimeve, qetësoji valët e mëkateve.
Ne të gjithë të lutemi, dhembshurinë tënde tregonapa vones’, ti që linde njeridashësin, Krishtin Shpëtimtarin
e besnikëve.
Për shumicën e dhuratave, të falënderojmë nemirënjohësit, me këndime lavdëruese, Nënë Virgjëreshë
dhe Hyjlindëse.
Ty të kemi përkrahëse, dhe fortesë të patundur dhembrojtëse, Virgjëreshë dhe Hyjlindëse, na shpëto përherë
prej rreziqeve.
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
9/25
46 PARAKLISI I VOGËL I SË TËRËSHENJTËS
Kënga e pestë
Irmosi
Dritë na dhuro, dhe tregona udhën Ti, o Zot meporositë dhe me krahun tënd, dhe paqen tënde dhurona, o
mik i njerëzve.
Troparet
Zemrën na e çel, me gëzim dhe ngazëllim o Zonj’,falna gazin e pasosur tani, sepse ke lindur ti shkaktarin e
gëzimeve.
Zonjë na shpëto, Virgjëreshë dhe Hyjlindëse, prejhelmeve si dhe rreziqeve, se ti ke lindur Shpëtimtarin
paqeprurësin.
M jegullën largo, të mëkateve Hyjlindëse, me dritëntënde jetëdhënëse, sepse ke lindur ti diellin e parajetshëm.
Zonjë na shëro, nga pësimet e sëmundjeve, namëshiro edhe na vizito, edhe shëndetin na dhuro mendërmjetimin tënd.
Kënga e gjashtë
Irmosi
Të falurit Perëndisë do t’ia shtroj, dhe atij do t’iatregoj hidhërimet, se plot me vrer, shpirti im është
mbushur, dhe jeta ime ka zbritur përposh në ferr, dhe lutem
si Jonaj në det: Prej greminës më nxirr Perëndi dhe Zot.
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
10/25
47PARAKLISI I VOGËL I SË TËRËSHENJTËS
Troparet
Atij iu lut se prej vdekjes na shpëtoi, si u dha nënthonjt’ e vdekjes dhe vetë, prapë tani, shpirtin tim ta
shpëtojë, nga shkatërrimi i vdekjes dërrmonjëse, dhe nga
armiku zemërlig, Biri yt, Zoti yt, o Hyjlindëse.
Si mbrojtëse ty të di dhe rojtëse, të sigurt’ oVirgjëreshë për jetën, ti i shpërndan, gjithë ngasjet e liga,edhe veprime demonësh na i dëbon, pra ty të lutem si
gjithnjë: Ti shpëtomë prej gjithë pësimeve.
Fortes’ e mur ty të kemi Zonja jon’, dhe shpëtim përshpirtrat tanë të plotë, dhe ngushëllim në mjerimet, o
Zonjë, dhe n’errësirën me dritë na ngazëllon. Pra ti,o Zonjë
dhe tani, nga pësimet, rreziqet ti na shpëto.
Në shtrat tani i sëmurë shtrirë jam, dhe për trupintim shërim dot nuk gjendet, vetëm pra ti, që ke lindur për
botën, një Shpëtimtar dhe një Mjek të sëmundjeve, pra tytë lutem dhe tani: Ti më ngri nga lëngatat Hyjlindëse.
Shpëtona ti prej çdo rreziku Hyjlindëse Virgjëreshë,se të gjithë pas Perëndisë ty të përgjunjemi, se ti je fortesë
që dot nuk tundesh.
Hyjlindëse, ti që në ditët e fundme tani ke lindur,Shpëtimtarin, Zotin Jisu dhe Fjalën çuditërisht, për ne iu
lut me guximin e Nënës.
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
11/25
48 PARAKLISI I VOGËL I SË TËRËSHENJTËS
Pastaj prifti kujton ata, për të cilët bëhet lutja:
Prifti: Mëshirona, o Perëndi, sipas mëshirës sate
të madhe, të lutemi, dëgjo e mëshiro.Psaltët: Mëshiro, o Zot (tri herë).Prifti: Lutemi dhe për Kryepiskopin tonë (ose Epi-
skopin aksh) edhe për tërë vëllazërinë to-
në më Krishtin.Psaltët: Mëshiro, o Zot (tri herë).Prifti: Lutemi dhe për mëshirë, jetë, paqe,
shëndet, shpëtim, vështrim, ndjesë dhe falje të mëkateve
të shërbëtorëve të Perëndisë (aksh), gjithë të krishterëveshpresëtarë dhe orthodhoksë, që banojnë dhe ndodhen nëkëtë qytet (ose manastir), dhe enoritëve, epitropëve dhe
ndihmëtarëve të kësaj shtëpie (ose manastiri) të shenjtë.
Psaltët: Mëshiro, o Zot (tri herë).
Prifti: Se Ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashësdhe Ty ta drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edheShpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë
të jetëve.Psaltët: Amin.
Pastaj psalet:
Shkurtorja: Tingull i katërt. Prostasia
Mbrojtje e paturpëruar e të krishterëve, ndërmjetimi pandërprerë ndaj krijuesit, dëgjo zërat e lutjeve tëmëkatarëve, dhe arri si e mirë për të na ndihmuar ne që tëthërresim me besë, nxito të ndërmjetosh dhe shpejto të
lutesh, o Hyjlindëse, që mbron ngaherë ata që të nderojnë.
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
12/25
49PARAKLISI I VOGËL I SË TËRËSHENJTËS
Shkallesa: Tingull i katërt
Që prej rinisë sime, shumë pasione më luftojnë. Poti përkrahmë dhe shpëtomë, o Shpëtimtari im (dy herë).
Ju që urreni Sionin, kini turp nga Zoti, se do tëthaheni si bari prej zjarrit (dy herë).
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Me anën e Shpirtit të Shenjtë, merr jetë çdo shpirt,dhe me pastrim lartësohet, dhe mistikisht ndriçohet prej
njësisë trinisore.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Me anën e Shpirtit të Shenjtë, rrjedhin burimet ehirit që vaditin tërë krijesën për rilindje jete.
Paravarg: Do ta kujtoj emrin tënd në gjithë brezat e
brezave (dy herë).
Varg: Dëgjo, o bijë, dhe shiko, dhe veshin vër;
popullin tënd harro dhe shtëpinë e atit
tënd. Dhe mbreti do të dëshirojë bukurinë
tënde. Do ta kujtoj’ emrin tënd…
Prifti: Dhe që të bëhemi të denjë për të dëgjuar
Ungjillin e Shenjtë, Zotit Perëndisë tonë
le t’i lutemi:
Psaltët: Mëshiro, o Zot (tri herë).
Prifti: Urtësi, drejt. Le të dëgjojmë Ungjillin e
Shenjtë. Paqe në të gjithë.
Psaltët: Dhe në shpirtin tënd.
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
13/25
50 PARAKLISI I VOGËL I SË TËRËSHENJTËS
Prifti: Këndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas
Llukait.
Le të vëmë re.
Psaltët: Lavdi më Ty, o Zot, lavdi më Ty.
Prifti: Ungjilli (1: 39-56)
Edhe nd’ ato dit Mariama ungrit, e vate me nxitim
ndë malësit, ndë një qytet të Judhësë; Edhe hyri ndë shtëpittë Zaharisë, edhe përshëndoshi Elisavetënë. Edhe posa
dëgjoj Elisaveta të-përshëndoshurit’ e Marisë, këceu
foshnjeja ndë barkt t’asaj; edhe Elisaveta umbush me
Frymë të-Shënjtëruarë, Edhe thërriti më zë të-math, e tha,
E-bekuarë je ti ndë mest të gravet, edhe e-bekuarë është
pem’ e barkut t’ënt. Edhe nga më ngjau kjo, të vinj’ e ëm’
e Zotit t’im tek unë? Sepse na posa erdhi zëri i të-
përshëndoshurit t’ënt ndë veshët t’im, këceu foshnjeja me
gëzim ndë barkt t’im. Edhe lum ajo që besoj, se dotë
mbushenë tek ajo ç’janë folurë prej Zotit.Edhe Mariama tha,
Shpirti im madhëron Zonë, Edhe fryma ime ugëzua
mbë Perëndinë shpëtimtarinë t’im;
Sepse shtyri sytë mbë të-përunjurit të shërbëtores’ së
ti; sepse na që tashi e paskëtaj gjithë brezatë dotë më
lumëronjënë; Sepse i Forti bëri punë të-mëdha tek unë,
edhe i-shënjtëruarë është emër’ i ati;
Edhe Mariama ndënji bashkë me atë afëro tre muaj;
pastaj ukthye ndë shtëpit të saj.
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
14/25
51PARAKLISI I VOGËL I SË TËRËSHENJTËS
Psaltët: Lavdi më Ty, o Zot, lavdi më Ty.
N ë ato ditë Mariama u ngrit dhe vajti me nxitim në
malësi, në një qytet të Judesë. Edhe hyri në shtëpi të
Zaharisë dhe përshëndeti Elisabetën. Edhe sapo dëgjoi
Elisabeta përshëndetjen e Marisë, kërceu foshnja në bark
të saj, edhe Elisabeta u mbush me Frymë të Shenjtëruar,
e thërriti më zë të lartë edhe tha: “E bekuar je ti në mes
të grave dhe e bekuar është pema e barkut tënd. Edhe
nga më ngjau kjo, të vijë e ëma e Zotit tim tek unë? Sepse
ja, sapo erdhi zëri i përshëndetjes sate në veshët e mi,
kërceu foshnja me gëzim në barkun tim.
Edhe lum ajo që besoi se do të mbushet tek ajo ç’janë
folur prej Zotit”. Edhe Mariama tha: “Shpirti im
madhëron Zotin, edhe fryma ime u gëzua më Perëndinë,
Shpëtimtarin tim; sepse shtyri sytë mbë të përunjurit e
shërbëtores së tij; sepse që tani e tutje gjithë brezat do të
më lumërojnë; sepse i Forti bëri punë të mëdha tek unë,
edhe i shenjtëruar është emri i tij”. Edhe Mariama ndenji
me të afro tre muaj dhe pastaj u kthye në shtëpinë e saj.
Përkthimi më i ri
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
15/25
52 PARAKLISI I VOGËL I SË TËRËSHENJTËS
Tingull i dytë
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Atë, Bir dhe Shpirt, një Trini dhe Perëndi, shuajimëkatet e mia të shumta.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Me ndërmjetimet e Hyjlindëses, o mëshirëplotë,shuaji mëkatet e mia të shumta.
Përdëllyes, përdëllemë, o Perëndi, sipas përdëllimittënd të madh dhe sipas dhembshurive të tua të shumta
shuaje paudhësinë time.
Mos më neverit tani, pa mbrojtje o Virgjëreshë, Zonjëdhe Hyjlindëse, eja prite lutjen e shërbëtorit tënd; helmi
më mbyti krejt dhe nuk duroj dot më, shigjetimet e
demonëve, strehë gjëkundi s’gjej, as ku të përikij i varfri
un’, se luftë rreth e rrotull kam, tjetër ngushëllim gjetkë
nuk po shoh. Zonj’ e tërë botës, ti shpres’ e mbrojtje jepër çdo besnik, mos m’i përbuz pra të luturat, në mëshirë
dhe shpëtim.
Askush që përik tek ti nuk largohet i turpëruar nga ti,o e Virgjër Hyjlindëse e kulluar, por kërkon hirin dhe merr
dhuratën sipas interesit e kërkesës.
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
16/25
53PARAKLISI I VOGËL I SË TËRËSHENJTËS
Ndryshim i të hidhëruarve, çlirim i të sëmurëve je, oHyjlindëse Virgjëreshë. Shpëto qytetin dhe popullin, o
paqja e atyre që luftohen, qetësia e atyre që janë në dimër,
mbrojtje e vetme e besnikëve.
Prifti: O Perëndi shpëtoje popullin tënd dhe bekoje
trashëgimin tënd. Vështroje botën tënde me mëshirë e
dhembshuri. Lartësoje fuqinë e të krishterëve orthodhoksë
dhe dërgo mbi ne mëshirat e tua të pasura, me ndër-
mjetimet e Zonjës sonë të pacënuar, Hyjlindëses dhe
gjithmonë të Virgjërës Mari; me fuqinë e Kryqit të çmuar
dhe jetëbërës; me mbrojtjet e Fuqive qiellore të çmuara
dhe të patrup; me lutjet e të nderuarit, të lavdëruarit
profetit, pararendësit dhe pagëzorit Joan; të Apostujve të
shenjtë të lavdëruar dhe të dëgjuar; të protokorifejve Petër
dhe Pavël, të apostull Qesarit, episkopit të Durrësit; të
etërve tanë të shenjtë; të etërve tanë të mësuesve të
mëdhenj ekumenikë dhe hierarkëve, Vasilit të Madh,Grigor Theologut dhe Joan Gojartit; të patrikëve të
Aleksandrisë, Athanasit, Qirilit dhe Joan Përdëllimtarit;
të çudibërësve, Shën Kollit Kryepiskopit të Mirës së
Likisë dhe Shën Spiridhonit Episkopit të Trimithundës;
Nifonit, patrikut të Konstandinopojës; të martirëve të
shenjtë, të lavdëruar dhe mundës të shkëlqyer; të shenjtë,
të lavdëruar e të mëdhenj Gjergj Tropeprurësit, Dhimitër
Mirovlitit, Theodhor Tironit dhe Theodhor Stratillatit;
të hieromartirëve të shenjtë Lefterit të Vlorës, Astit të
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
17/25
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
18/25
55PARAKLISI I VOGËL I SË TËRËSHENJTËS
Troparet
Birit plot me mëshirë, që ke lindur o Nën’ e kulluar,lutju për ne, të na i ndjejë fajet dhe njollat shpirtërore, se
thërresim me zë të madh: O Perëndi i etërve, o Zot je i
bekuar.
Thesarin e shpëtimit dhe burimin e paprishjes tyHyjlindësen pra, kështjellën e përikjes, dhe derën e
pendimit ua shfaqe besnikëve. O Perëndi i etërve, o Zot
je i bekuar.
Sa po vijnë me plot mall edhe nën hijen tënde tëgjithsigurtë, o Zonj’, denjo që të shërohen si shpirtrat e
sëmurë, ashtu dhe trupat në vuajtje, se Krishtin ton’
shpëtimtar, për ne ti e ke lindur.
Kënga e tetë
Irmosi
Zotin dhe Mbretin mbiqiellor që bekojnë, ushtrit’engjëllore himnoni, dhe e lartësoni me zë për gjithë jetët.
Troparet
Mos i harro kurr’ Virgjëresh’ sa të luten, të himnojnëme bes’ e me shpresë, dhe të lartësojnë me zë për gjithë
jetët.
Ti i shëron krejt përher’ e pa u kursyer, gjith’ ata qëtë luten, o Zonjë dhe të lartësojnë që linde Zotin tonë.
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
19/25
56 PARAKLISI I VOGËL I SË TËRËSHENJTËS
Ti më shëron krejt nga gjith’ sëmundjet e shpirtit,dhe nga dhembjet e trupit, o Zonjë; të të lartësoj pra, o
Virgjëresh’ hirplote.
Ti i largon krejt sulmet dhe ngasjet e liga, dhepësimet, o Zonjë e virgjër, pra të lartësojmë me zë për
gjithë jetët.
Kënga e nëntë Irmosi
O Nën’ e Perëndisë Zonjë Virgjëreshë, që nashpëtove me anën e Zotit Krisht, të madhështojmë me
gjithë ushtrit’ e engjëjve.
Troparet
Shiko si qaj me lotë, edhe mëshiromë, se ti ke fshirëçdo lot prej fytyrave, o Virgjëreshë dhe Zonjë që linde
Zotin Krisht.
Gëzoje zemrën time Zonjë Virgjëreshë, se ti ke lindurgëzimin për njerëzit, dhe zhduke çdo helm me ndjesën egjith’ mëkateve.
Liman dhe mbrojtje bëhu, Zonjë Virgjëreshë,kështjell’ e mur i patundur Hyjlindëse, përikje, ndihmë
dhe mbrojtje e gjithë njerëzve.
Me rrezet dhe me dritën, ndritna Virgjëreshë, edhelargo errësirën e mendjeve t’atyre që të lëçitin ZonjëHyjlindëse.
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
20/25
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
21/25
58 PARAKLISI I VOGËL I SË TËRËSHENJTËS
Gojët e pabesa u thafshin krejt, që nuk e nderojnëkorën tënde besnikërisht, që ka pikturuar ai i
shumëhirshmi Apostull Shën Llukai, si udhëheqëse.
Madhështimi i shenjtit të kishës. Pastaj:
Forca engjëllore, të gjitha bashk’, o Joan i shenjtë,dymbëdhjetë Apostuj t’ shenjt’, të gjithë shenjtorët, me
Zonjën Virgjëreshë, të gjithë ndërmjetoni që tëshpëtohemi.
Lexuesi: Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm,
Shenjt i pavdekshëm, mëshirona (3 herë).
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e
përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna mëkatet
tona; o Zot i madh, ndjeji paudhësitë tona; o i Shenjtë,
vështro dhe shëro sëmundjet tona, për emrin tënd.
Mëshiro, o Zot (tri herë).
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e
përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emi yt, ardhtëmbretëria jote, u bëftë dëshira jote si në qiell ashtu edhe
mbi dhé. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhe
falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë;
dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
22/25
59PARAKLISI I VOGËL I SË TËRËSHENJTËS
Prifti: Se jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lav-
dia, e Atit, e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë,
tani e përherë e në jetë të jetëve.
Lexuesi: Amin
Pastaj thuhen troparet pasuese
Tingull tërthor i dytë
Mëshirona, o Zot, mëshirona; se duke na munguarçdo mbrojtje, ne mëkatarët ta drejtojmë Ty, si Zot që je,
këtë lutje: mëshirona.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Mëshirona, o Zot; se te Ti e kemi shpresën; mos uzemëro tepër me ne, as mos i kujto paudhësitë tona; po
hidh sytë dhe tani si i dhembshur, dhe shpëtona nga armiqtë
tanë; se ti je Perëndia ynë dhe ne populli yt; të gjithë jemi
vepra të duarve të tua dhe thërresim emrin tënd.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Hapna derën e dhembshurisë, o Hyjlindëse e bekuar;ne që kemi shpresë tek Ti, të mos gabohemi, shpëtofshim
me anën tënde nga rastet e këqija, se ti je shpëtimi i të
krishterëve.
Pastaj prifti kujton përsëri ata për të cilët bëhet lutja:
Prift: Mëshirona, o Perëndi, sipas mëshirës sate
të madhe, të lutemi, dëgjo e mëshiro.
Psaltët: Mëshiro, Zot (tri herë).
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
23/25
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
24/25
61
Prifti: Krishti, Perëndia ynë i vërtetë, me
ndërmjetimet e Nënës së Tij të pacënuar dhe krejt të
papërlyer dhe të shenjtë, të Etërve tanë oshënarë dhe
hyjprurës, të hyjprindërve të shenjtë dhe të drejtë Joakim
dhe Ana, të shenjtit (të ditës) dhe të gjithë shenjtorëve të
tij, na mëshiroftë dhe na shpëtoftë si i mirë dhe
njeridashës.
Pastaj njerëzit puthin ikonën e së Tërëshenjtës, duke
psalur:
Tingull i dytë. Ote Ek Tu ksilu
G jithë sa përikin i përkrah ti nën mbrojtjen tënde tëfortë, o Zonj’ e Shenjt’ Mari, tjetër s’kemi ndërmjetim,
përpara Zotit të Madh, në rrezik e në hidhërim, për ne
kujdesesh, ne që po përmbysemi, nga faj’ i rëndë përdhe,
Nën’ e Perëndisë së lartë, ty po të përgjunjemi ngrena,
dhe shpëtona ne që po të lutemi.
G jithë sa helmohen i gëzon, dhe i mbron sa janë tështypur, sa kan’ uri i ushqen, ti i pret të huajt, të verbërit
i ndriçon, të sëmurët më këmb’ i ngre, ata që mundohen,
ti i çlodh e i forcon, edhe jetimët i rrit, Nën’ e Perëndisë
së lartë, ty po të përgjunjemi ngrena, dhe shpëtona ne që
po të lutemi.
Tingull tërthor i katërt
Prit të falurat Shën Mari, o Hyjlindëse, shpëtonagjithnjë nga të gjitha shtrëngimet e helmeve.
PARAKLISI I VOGËL I SË TËRËSHENJTËS
8/20/2019 Uratore e Vogël - Shërbesa e Paraklisit Të Vogël
25/25
62
Tingull i dytë
G jith’ shpresën time e vë tek ti, o Nënë e Perëndisë;ruajmë nën mbrojten tënde.
Gjatë periudhës 1 – 14 gusht në vend të tropareve të
mësipërme psalim:
Tingull i tretë. Apostoli Ek Peraton
Apostuj që u mblodhët, këtu nga anët e dheut, nëfshat të Gjesthimanisë, po trupin ju ma varrosni; dhe
Perëndi edhe Bir’ im, eja dhe merrma ti shpirtin.
O ëmbëlsi engjëllore dhe ngazëllim për të mjerët, tiqë i mbron të krishterët, o Shën Mari Virgjëreshë;
përkrahmë ti dhe shpëtomë, nga zjarr’ i ferrit për jetë.
O ndërmjetare e vetme, për Perëndin’ Njeridashës,mos më dëno pra për veprat, përpara engjëjve të gjithë, të
lutem pra Virgjëreshë, eja shpejt edhe ndihmomë.
Ti o kështjell’ e florinjtë, me dymbëdhjetë fortesa, ofron i ndritshëm si diell, ku rri si Mbret i madh Krishti.
Ti, o çudi e mahnitshme si mban e i jep gji Zotit?
Prifti: Me uratat e Etërve tanë të Shenjtë, o Zot
Jisu Krisht Perëndi, mëshirona dhe shpëto-
na. Amin.
PARAKLISI I VOGËL I SË TËRËSHENJTËS
Top Related