Download - Unë Vlej Më Shumë

Transcript

UNË VLEJ MË UNË VLEJ MË SHUMËSHUMË

Nëse Zoti më dha bukuri Më dha dhe intelekt me shumë aftësi, Ma pasuroi shpirtin me shumë dashuri, Më bëri edhe mua siç je ti- njeri.

Mos e nxjerr në pah veç bukurinë time Që t’ua shtosh shkëlqimin produkteve që reklamon, Se personaliteti pas atij trupi të bukur, Është një botë më vete mes botës që na... rrethon.

Ecja me kujdes nëpër pistat glamuroze, Shkëlqimi artificial nën llambat neon, Apo buzëqeshja e ngrirë ne buzëkuqin e modës, Janë të vetmet gjëra që unë mund të bëj?

Unë vlej më shumë o njeri Se të shfryj epshet e njerëzve të sëmurë, Se të ngop sytë e egërsuar për mish të ri, Apo të tërheq më shumë konsumator. Ndjehem më e aftë nga ajo që më pandehni ju, Me punë perverse e dieta antinjerëzore, Nuk jam veç makinë pa ndjenja për të shtuar njerëzimin, Apo objekt shfrytëzimi për të ardhura me milionë

Unë vlej o njeri më shumë Se sa një bukuroshe me minifund Të cilën e merr jashtë për dore Për t’u bërë krenar në mënyrën mashkullore, Për arsenalin tënd me plus një dashnore, Pa përgjegjësi për jetën, trupin dhe ndjenjat e saj E ky është për femrën një nënçmim pa skaj.

Jam femër dhe njëkohësisht njeri, E jo lodër që të luash ti, Nuk jam veç një trup i bukur por jam person, Me ndjenja e karakter që ti s’i posedon, Se ke harruar mua si njeri të më respektosh, Si nënë, si motër, si bashkëshorte, Ke harruar dashuri të më ofrosh,

Ashtu siç unë e meritoj...Për ndonjë çështje që ke dobi, mundohu, provo, mëso, sepse nuk është e mundur që mos ta bësh!Për mos suksesin tënd gjithmonë fajësoje veten dhe mësohu prej gabimeve të tua, si dhe mundohu që të mësosh çdo gjë që se di!Mos llogarit se njerëzit janë të përsosur dhe mos humb kohë duke u marrë me ta, duke i përcjellë fjalët mes tyre, mos të interesojnë fjalët në mes tyre, pos atyre që ke dobi për ta përmirësuar veten tënde! “Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju”

Musa ibën Isa El-Xhesas thotë: Ebu Sulejmani ka thënë:

Refuzo vetëpëlqimin duke e njohur vetveten, pusho zemrën tënde duke u përzier me pak njerëz,zbute zemrën duke ndjekur me ata që kanë frikë All-llahun, sjelli zemrës tënde nur (dritë) duke qenë vazhdimisht i mërzitur, mërzinë e sjell duke vazhduar meditimin, kërkoi idetë dhe mendimet gjatë vetmisë,ruaju nga iblisi duke kundërshtuar epshin tënd, stolisu për All-llahun me sinqeritet dhe vërtetësi në vepra,fitoje faljen e tij me turp nga Ai dhe vetëkontroll, shtoji begatitë duke falënderuar dhe vazhdoi ato duke patë frikë ikjen e tyre.

Puna më e mirë është kërkimi i shpëtimit, shpëtimi më i mirë është shpëtimi i zemrës,mendja më e mirë është ajo që kundërshton epshin, kurse varfëria më e madhe është varfëria e zemrës, e pasuria më e madhe është pasuria e shpirtit. Forca më e madhe është refuzimi i hidhërimit, kurse drita më e madhe është drita e bindjes,e bindja më e madhe është zvogëlimi i dynjasë. Kërkon një shok i cili nuk ka të meta? E ku ka njeri pa të meta në këtë botë?Ai që mendon për veten se është më i miri, është më i keqi. Tri gjëra e bëjnë këtë jetë të mjerueshme: hakmarrja, xhelozia dhe karakteri i dobët.

Kush të sjell ty fjalë nga dikush tjetër, i dërgon edhe atij fjalë nga ty.Qerasja më e mirë për miqtë është fytyra e qeshur dhe fjalët e ëmbla. Më zemërmiri nga njerëzit është ai që jep pa ia kërkuar, më fisnikuështë ai që fal, megjithëse ka mundësi të hakmerret. Kthehuni sa s’është bërë vonë, dikur pendimi do t’ua kall edhe shpirtin.Fale namazin posa ta dëgjosh ezanin, në çfarëdo gjendje që të jesh.- Lexo dhe urdhëro të lexohet Kur’ani dhe kur lexohet dëgjoje atë. Përmende Allahun dhe kohën mos e kalo kot.

- Orvatu të flasësh gjuhën e pastër arabe, sepse ajo është gjuha e Kur’anit. (Kjo vlen edhe për gjuhën tonë amtare).- Mos diskuto me mendjemadhësi, sepse mendjemadhësia nuk sjell dobi.Mos e festo triumfin para fitoresMos u tall, ngase njeriu i devotshëm din të jetë vetëm serioz.- Mos e ngrit zërin më tepër se sa që është nevoja, sepse zëri i tepërt nuk durohet.- Urreje përgojimin, bën vepra të mira dhe fol fjalë të bukura.- Njoftohu me çdo vëlla që e takon edhe nëse ai nuk don të njoftohet me ty, sepse thirrja e jonë, në esencë, është thirrje dashurie dhe njoftimi.

- Kohë pak kemi ndërsa obligime shumë. Bashkëpuno që ato t’i kryesh në kohë. Dhe kur të paraqitet ndonjë detyrë e rëndësishme, shpejto ta kryesh sa më parë.Në fillim duhet të njohësh të vërtetën. Po e dite të vërtetën, mund ta kuptosh të shtrembrën. Por, po e njohe të shtrembrën në fillim, është shumë e vështirë ta kuptosh të vërtetën.O ti që po e kërkon të vërtetën, mbaje në mend këtë rregull: “Ai që ka ndonjë dhembje ai do ta ndiej erën e së vërtetës”.(Xh. Rumi).

Sytë zgjedhin të bukurën, goja të ëmblën, mendja të dijshmen.Ajo që nuk rrjedh nga zemra nuk hyn dot në zemër. (Aforizëm turke)E kaluara shkrihet në të tashmen, ndërsa e tashmja, duke e ndërshprehur të kaluarën, krijon vizionin e së ardhmes.

-O njerëz, pasha Allahun ne jemi te krijuar për të amshuarën, e jo për të përkohshmen. Ne vetëm shpërngulemi prej shtëpisë në shtëpi. Falenderimi i perket vetem ALL-LLAHUT meshiruesit meshirberesit,paqja dhe meshira e All-llahut qoft mbi te derguarin e fundit muhamedin a.s.,familjen e tij dhe gjith ata te cilet e ndjekun rrugen e tij.AMIN

Edini