Download - Qka eshte Avokatia

Transcript
Page 1: Qka eshte Avokatia

Ligji për avokatinë

Page 2: Qka eshte Avokatia

Çka është avokatia

• Avokatia është profesion i lirë dhe i pavarur• Ofron shërbime dhe ndihmë profesionale juridike

personave fizikë dhe juridikë për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave dhe të interesave të tyre në pajtim me rendin juridik në shoqëri.

• Ofron ndihmë juridike në mënyrë të pavarur• Organizimi i avokatëve bëhet përmes Odës së

Avokatëve të Kosovës, si organizatë e pavarur publike• Oda e Avokatëve ka autorizim të nxjerr akte normative

me qëllim të rregullimit dhe organizimit të avokaturës

Page 3: Qka eshte Avokatia

Shërbimet që ofron një avokat• Dhënien e këshillave• Përfaqësimin dhe mbrojtjen e palëve para organeve të

drejtësisë dhe subjekteve të së drejtës që i zbatojnë ligjet• Përfaqësimin e palëve para organeve të arbitrazhit dhe

organizatave të tjera të pavarura• Përfaqësimin e palëve në raportet e tyre juridike me personat

e tjerë fizik dhe juridik• Përgatitjen e padive, paraqitjeve për ndjekje penale dhe mjete

ankimore• Përgatitjen e dokumenteve juridike të cilat sjellin ose synojnë

pasoja juridike, siç janë;kontratat, testamentet, statutet etj.• Përgatitjen e ekspertizave për çështje të ndryshme juridike• Veprime të tjera të parapara me ligj.

Page 4: Qka eshte Avokatia

Kur mund të zëvëndësohet një avokat• Mbrojtës mund të jetë vetëm avokati i regjistruar në Odën e

Avokatëve dhe nën kushte të caktuara atë mund ta zëvendësojë edhe praktikanti i avokatit

• Avokati mund të zëvëndësohet nga praktikanti i tij që është në aftësim profesional për ushtrimin e profesionit të avokatit

• Praktikanti duhet të ketë autorizim dhe të veprojë nën mbikëqyrjen e avokatit në rastet kur përfaqësimi nga praktikanti lejohet me ligj

• Praktikanti i avokatit nuk mund të paraqitet pranë Gjykatës Supreme të Kosovës ndërsa në çështjet penale që kanë të bëjnë me vepra penale të dënueshme me dënim burgimi me të paktën 5 vjet praktikanti i avokatit mund t’a zëvendësojë avokatin vetëm nëse ka të dhënë provimin e judikaturës

Page 5: Qka eshte Avokatia

Kushtet për ushtrimin e profesionit të avokatit

• Të posedojë aftësi për të vepruar• Të jetë rezident i përhershëm i Kosovës• Të ketë kryer fakultetin juridik• Të ketë përvojë së paku një vjet si praktikant avokature apo praktikant gjykate

apo të ketë përvojë dy vjeçare si praktikant në administratën publike• Të ketë dhënë provimin e jurisprudencës• Të ketë dhënë betimin solemn• Të mos jetë i dënuar për vepra penale që e bëjnë atë të padenjë për ushtrimin

e profesionit të avokatit sipas Kodit të Etikës Profesionale• Të mos jetë i përjashtuar ose i pezulluar nga detyra e gjyqtarit ose prokurorit

ose ushtrimi i profesionit të avokatit(në rast përjashtimi kërkesa mund të përsëritet pas pesë vitesh)

• Të mos kryej ndonjë veprimtari e cila nuk është në pajtim me profesionin e Avokatit apo veprimtari e cila cënon pavarësinë e tij profesionale

Page 6: Qka eshte Avokatia

Betimi i avokatit• Çdo kandidat para para se të pajiset me lejen e

ushtrimit të profesionit të avokatit është i detyruar ta japë betimin solemn

• Betimi bëhet kështu;• ‘’Betohem, se profesionin e avokatit do ta ushtroj me

dinjitet,ndërgjegje, i pavarur dhe me nder, duke respektuar rendin juridik dhe kushtetues’’

• Betimi bëhet para kryetarit të Odës së Avokatëve ose personit përgjegjës të caktuar nga bordi

Page 7: Qka eshte Avokatia

Kur pushon së ushtruari profesionin• Kur avokati ka vdekur ose është shpallur zyrtarisht i vdekur • Ka bërë kërkesë për çregjistrim• I është marrë e drejta e ushtrimit të profesionit të avokatit• Kur Bordi i Odës së Avokatëve ka inicuar procedurë për shlyerje

nga regjistri konform dispozitave disiplinore nga par.3 të n.19 të LAK.

• Pushimi i të drejtës për ushtrimin profesionit bëhet• Nëse e humbet zotësinë për të vepruar• Nëse bëhet i paaftë nga një sëmundje kronike për ushtrimin e

detyrës së avokatit• Nëse vullnetarisht heq dorë nga ushtrimi i profesionit• Nëse më shumë se 6 muaj pa arsye nuk e ushtron profesionin• Nëse krijon marrëdhënie të punës përveç në Odën e Avokatëve

Page 8: Qka eshte Avokatia

Të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e avokatit• Avokati është i detyruar t’i përmbahet ligjit dhe së drejtës si dhe të sillet në

pajtim me etikën e nderit profesional gjatë ushtrimit të profesionit• Është i detyruar të japë ndihmë juridike çdo personi fizik dhe juridik , pa dalluar

dhe diskriminuar klientët në baza nacionale, etnike, racore, fetare, gjinore, gjuhësore, bindjeve politike, gjendjes ekonomike, arsimore, sociale ose ndonjë karakteristikë tjetër personale.

• Avokati nuk ka të drejtë t’i ofrojë ndihmë juridike një personi tjetër interesat juridik të të cilit janë në kundërshtim me interesat e klientit të tij, po ashtu përfaqësimi i palës kundërshtare nuk mund të bëhet nga një avokat i cili bashkëvepron në të njëjtën zyrë me avokatin e klientit.

• Avokati është i detyruar të ruaj fshehtësinë profesionale kundrejt klientit të tij• I ndalohet të bëjë kallëzim penal në organin e ndjekjes penale dhe nuk mund të

pyetet si dëshmitar, lidhur me personin të cilit i ka ofruar ndihmë juridike• Duhet të përkujdeset të mos ekzistojë konflikt interesi në mes tij dhe rastit që

përfaqëson apo mbron• I ndalohet të përfaqësojë ose mbrojë një person nëse ndërmjet tij dhe gjykatësit

ose organit hetues të të njëjtës çështje ekzistojnë lidhej gjaku ose martesore po ashtu nëse ka qenë i ngarkuar më parë në të si gjykatës, prokuror ose dëshmitar.

Page 9: Qka eshte Avokatia

Përgjegjësia disiplinore

Me Statutin e Odës se Avokatëve përcaktohen shkeljet e rënda dhe të lehta të detyrave të avokatëve dhe avokatëve praktikantë si dhe llojet e masave disiplinoreNë raste të rënda të shkeljes së detyrave gjatë ushtrimit të profesionit, Oda e Avokatëve mund të nisë procedurën e shlyerjes së avokatit nga regjistri i Odës së Avokatëve

Raste të rënda të shkeljes së detyrave të avokatit konsiderohen shkeljet e rënda të Kodit të Etikës Profesionale, në veçanti:

nëse avokati e shkel detyrimin për ruajtjen e fshehtësisë profesionale

nëse avokati, përkundër qortimeve të shumta, vazhdon të shkelë detyrat e tij, ose kryen veprimtari të padenjë për pozitën e avokatit,

Page 10: Qka eshte Avokatia

Nëse një Avokat vepron në kundërshtim me detyrimet e tij Oda e Avokatëve mund të ndërmarrë masa disiplinore në formë të:

vërejtjes qortimit formal dënimit me gjobëdhe qortimi publik

Pezullimi i së drejtës për ushtrimin e avokaturës

Nëse avokati është zgjedhur apo emëruar në ndonjë detyrë publike me pagesë, gjatë kohës së ushtrimit të asaj detyre i pushon e drejta e ushtrimit të profesionit të avokatit

Me vendimin mbi pezullimin e së drejtës për ushtrimin e avokaturës caktohet edhe kohëzgjatja së pezullimit

Page 11: Qka eshte Avokatia

Pjesëmarrja e avokatëve në shërbimet juridike publike

• Të gjithë avokatët janë të detyruar të marrin pjesë në sistemin e ndihmës juridike falas, i cili financohet me mjete publike

• Në këto raste avokati nuk ka të drejtë të kërkoj kompenzim nga klienti në fjalë

• Avokatët kanë të drejtë pavarësisht nga sistemi të ofrojnë ndihmë juridike falas për klientë të varfër.

• Kur ata kryejnë ndihmë juridike falas kanë të drejtë të kërkojnë reduktime tatimore për angazhimin e tyre social.

Page 12: Qka eshte Avokatia

Mbrojtësi në procedurë penale• I dyshuari dhe i pandehuri kanë të drejtë të kenë mbrojtës gjatë gjithë

fazave të procedurës penale

• Para çdo marrjeje në pyetje të të dyshuarit ose të pandehurit, policia, prokurori publik,gjyqtari i procedurës paraprake ose kryetari i trupit gjykues udhëzon të dyshuarin ose tëpandehurin për të drejtën e tij në angazhimin e mbrojtësit dhe se mbrojtësi mund të marrë pjesë gjatë marrjes së tij në pyetje

• Nga e drejta e mbrojtjes mund të hiqet dorë, përveç në rastin e mbrojtjes së detyruar(neni 73 i këtij Kodi), nëse heqja dorë bëhet qartë, në mënyrë të informuar dhe vullnetarisht.

• Heqja dorë duhet bërë me shkrim dhe duhet nënshkruar nga i dyshuari ose i pandehuri dhe nga organi kompetent që e zbaton procedurën ose bëhet gojarisht në audio a videotrakë, autenticiteti i të cilës verifikohet nga gjykata

Page 13: Qka eshte Avokatia

I dyshuar, neni 151 nënparagrafi 1 i KPPPK, është personi për të cilin policia ose autoritet e ndjekjes penale kanë dyshim të arsyeshëm se ka kryer vepër penale por ndaj të cilit procedura penale nuk ka filluar ndërsa i pandehur, neni 151 paragrafi 2 i KPPPK është personi kundër të cilit zbatohet procedura penale dhe nënkupton personin ndaj të cilit zbatohet hetimi, personin e akuzuar dhe atë të dënuar.

Që të dy këta kanë të drejtë të kenë mbrojtës në të gjitha fazat e procedurës penale pa marrë parasysh dënimin e paraparë për veprën penale. Është detyrë e organit që zbaton ligjin, policisë, prokurorit publik, gjyqtarit të procedurës paraprake ose kryetarit të trupit gjykues, kjo përfshin edhe gjyqtarin që zbaton procedurën për konfimimin e aktakuzës, neni 151 nënparagrafi 14 i KPPPK, ta udhëzojnë të dyshuarin a të pandehurin për të drejtën e tij për të angazhuar mbrojtës dhe se mbrojtësi ka të drejtë të marrë pjesë gjatë marrjes së tij në pyetje.

Asnjë provë e marrë me dëgjimin e të dyshuarit a të pandehurit nuk është provë e pranueshme nëse në procesverbal nuk është shënuar udhëzimi në të drejtën për angazhimin e mbrojtësit dhe deklarimi i të dyshurit apo të pandehurit lidhur me këtë udhëzim.

Nga e drejta në mbrojtje nuk mund të hiqet dorë në rastet e mbrojtjes së detyrueshme. Personat nën moshën tetëmbëdhjetë vjeqare nuk mund të heqin dorë nga e drejta në mbrojtje pa pëlqimin e prindit, kujdestarit apo përfaqësuesit të qendrës për punë sociale

Page 14: Qka eshte Avokatia

Personat nën moshën tetëmbëdhjetë vjet mund të heqin dorë nga e drejta për të angazhuar mbrojtës me pëlqimin e prindit, kujdestarit ose përfaqësuesit nga qendra për punë sociale përveç rasteve të dhunës në familje në të cilin është përfshirë prindi ose kujdestari tek të cilët prindi ose kujdestari nuk mund të jep pëlqim për heqjen dorë nga kjo e drejtë.

Personat të cilët tregojnë shenja të çrregullimeve ose të paaftësisë mendore nuk mund të heqin dorë nga e drejta në angazhimin e mbrojtësit

Kur i dyshuari ose i pandehuri i cili ka hequr dorë nga e drejta në angazhimin e mbrojtësit e kërkon sërish këtë të drejtë, ai këtë mund ta ushtrojë menjëherë

Po qe se vetë i dyshuari apo i pandehuri nuk angazhon mbrojtës, përfaqësuesi i tij ligjor, bashkëshorti apo bashkëshorti jashtëmartesor, personi i gjinisë së gjakut në vijë të drejtë, prindi adoptues, fëmija i adoptuar, vëllai, motra dhe ushqyesi mund të angazhojnë mbrojtës për të, por jo kundër vullnetit të tij.

Në një procedurë penale mbrojtësi nuk mund të mbrojë dy ose më tepër të pandehur në të njëjtën çështjeNjë i pandehur mund të ketë deri në tre mbrojtës dhe e drejta për mbrojtje konsiderohet se është e mjaftueshme kur në procedurë merr pjesë njëri nga mbrojtësit

Page 15: Qka eshte Avokatia

Mbrojtës nuk mund të jetë i dëmtuari, bashkëshorti apo bashkëshorti jashtëmartesor i të dëmtuarit ose i paditësit, as personi që është në gjini gjaku në vijë të drejtë në cilëndo shkallë, në vijë anësore deri në shkallën e katërt ose të krushqisë deri në shkallën e dytë

Teksit ligjor i nenit 72 paragrafi 1 është në kundërshtim me tekstin në gjuhën angleze dhe serbe dhe ka shkaktuar keqinterpretime në praktikë. Ka pasur raste kur nuk u është lejuar të ushtrojnë detyrën e mbrojtësit mbrojtësve që janë në vijë të drejtë të gjinisë së gjakut me të pandehurin. në tekstin në gjuhën shqipe, pas fjalëve “as personi që është” duhet shtuar fjalët “me ta në gjini gjaku në vijë të drejtë…” që do të thotë me paditësin a të dëmtuarin e jo edhe me të pandehurin.

Mbrojtës nuk mund të jetë as personi i cili është thirrur si dëshmitar në shqyrtimin gjyqësor, përveç nëse sipas këtij Kodi është liruar nga detyra e dëshmimit dhe ka deklaruar se nuk do të dëshmojë ose nëse mbrojtësi pyetet si dëshmitar në rastin nga neni 159, paragrafi 2 i KPPK-së

Mbrojtës nuk mund të jetë as personi i cili në të njëjtën lëndë ka vepruar si gjyqtar ose prokuror publik

Page 16: Qka eshte Avokatia

I akuzuari ndaj të cilit është ngritur aktakuza për vepër penale për të cilën mund të shqiptohet dënim me burgim tetë ose më shumë vjet duhet të ketë poashtu mbrojtës që nga ngritja e aktakuzës

Mbrojtja është e detyruar edhe në procedurën sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike nëse i gjykuari është i shurdhër, memec ose shpreh shenja të çrregullimit apo paaftësisë mendore

Në rastin e mbojtjes së detyrueshme nëse i pandehuri nuk angazhon mbrojtës dhe atij nuk i angazhojnë mbrojtës as personat që kanë këtë të drejtë, mbrojtësin, sipas detyrës zyrtare dhe varësisht nga faza e procedurës penale,e cakton policia prokurori publik apo gjykata në shpenzime publike

Mbrojtja e detyruar është rregulluar me Kodin e Procedurës Penale neni 73

Page 17: Qka eshte Avokatia

Mbrojtja fakultative• E drejta e të pandehurit që të mbrohet është një e drejtë e tij

më e rëndësishme në procedurë penale.• I pandehuri ka të drejtë të mbrohet vet ose të mbrohet me

ndihmën profesionale të mbrojtësit i cili është anëtarë i Odës së Avokatëve

• Mbrojtja me avokat arsyetohet me faktin se i pandehuri është person laik që në shumicën e rasteve i mungon përgatitja juridike.

• I pandehuri gjatë gjithë rrjedhës së procedurës penale mund të ketë mbrojtës e në raste të caktuara duhet të ketë mbrojtës

• Përveç në rastet kur mbrojtja është obligatore ose kur çmohet se caktimi i mbrojtësit është në interes të drejtësisë për të gjitha rastet tjera për të cilat zhvillohet procedura penale mbrojtja është fakultative

Page 18: Qka eshte Avokatia

Mbrojtja obligatore• Mbrojtjen e detyruar e kushtëzojnë vetitë fizike dhe

psikofizike të të pandehurit paraburgimi dhe sankcioni i paraparë për vepër penale

• Për shak të vetive fizike dhe psikofizike mbrojtës duhet të kenë që nga marrja e parë në pyetje e të padehurit memec, të shurdhër dhe ata me shenja të çrregullimeve ose paaftësisë mendore pa marrë parasysh peshën e veprës penale

• Pesha e veprës penale nuk është me rëndësi as me rastin e mbrojtjes së detyruar për gjatë marrjes në pyetje në paraburgim dhe kohës sa zgjatë paraburgimi

Page 19: Qka eshte Avokatia

Kur është mbrojtja e obligueshme• Nga marrja në pyetje për herë të parë kur i pandehuri është memec, shurdh ose shpreh

shenja të çrregullimeve apo paaftësisë mendore dhe kështu është i paaftë që të mbrohet vetë me sukses

• Gjatë marrjes në pyetje në paraburgim dhe gjatë kohës derisa ai gjendet në paraburgim

• Në procedurë sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike kur i pandehuri është memec, shurdh ose shpreh shenja të çrregullimeve, të paaftësisë mendore ose është shqiptuar dënimi me burgim afatgjatë

• Në qoftë se i pandehuri në rastin e mbrojtjes së detyruar nuk angazhon mbrojtës, e angazhimin nuk e bën askush në pajtim me nenin 69, paragrafi 6 i këtij Kodi, kryetari i gjykatës ose organi kompetent që e zbaton procedurën në fazën paraprake cakton mbrojtës sipas detyrës zyrtare në shpenzime publike. Kur mbrojtësi caktohet sipas detyrës zyrtare pasi të jetë ngritur aktakuza, i pandehuri njoftohet për këtë me rastin e dorëzimit të aktakuzës

• Kur i akuzuari në rastin e mbrojtjes së detyruar mbetet pa mbrojtës gjatë procedurës dhe nëse ai nuk angazhon mbrojtës tjetër, kryetari i trupit gjykues ose organi kompetent që e zbaton procedurën në fazën paraprake sipas detyrës zyrtare cakton një mbrojtës të ri në shpenzime publike

Page 20: Qka eshte Avokatia

Mbrojtja obligatore• Sipas nenit 127 par.3 gjithashtu ekziston mbrojtje obligatore kur të

akuzuarit i cili nuk ka mbrojtës duhet t’i dorëzohet aktgjykimi me të cilin është shqiptuar dënimi me burgim efektiv, kurse dorëzimi nuk mund të bëhet në adresën e mëparshme të tij.

• Në raste të tilla gjykata ia cakton mbrojtësin i cili e ushtron këtë detyrë derisa të zbulohet adresa e re e të akuzuarit.

• Mbrojtja është obligatore edhe në procedurë ndaj të miturve• KPP ka paraparë edhe mundësinë që të pandehurit i cili nuk mund

të paguaj shpenzimet e mbrojtjes dhe për këtë arsye nuk mund të angazhojë mbrojtës të pavarur me përvojë dhe me kompetencë konform me llojin e veprës penale, me kërkesë të tij t’i caktohet një mbrojtës i pavarur i cili paguhet nga mjetet e buxhetit kur kjo është në favor të drejtësisë

Page 21: Qka eshte Avokatia

Kush mundet ta caktojë mbrojtësin• Pavarësisht nga ajo se me çfarë lloji të mbrojtjes është fjala mbrojtësin e

cakton i pandehuri• Mbrojtësin mund ta caktojë edhe përfaqësuesi i tij ligjor,përfaqësuesi

ligjor i të miturit, bashkëshorti,bashkëshorti jashtë martesor, personi i gjinisë së gjakut në vijë të drejtë,adoptuesi, i adoptuari,vëllai, motra dhe ushqyesi por jo kundër dëshirës së tij.

• I pandehuri mund të heqë dorë nga mbrojtja përveç te mbrojtja e detyrueshme nëse këtë e bën në mënyrë të çartë, në mënyrë të informuar dhe vullnetarisht

• Kur i dyshuari ose i pandehuri i cili ka hequr dorë nga e drejta në angazhimin e mbrojtësit e kërkon sërish këtë të drejtë, ai këtë të drejtë mund ta ushtrojë menjëherë.

• Mirëpo kur është fjala për mbrojtje obligatore nëse i pandehuri dhe personat me të drejtë nuk kanë angazhuar mbrojtës atëherë sipas detyrës zyrtare me shpenzime publike mbrojtësin e cakton kryetari i gjykatës ose organi kompetent që zbaton procedurën në fazën paraprake.

Page 22: Qka eshte Avokatia

Procedura e veçantë dhe mbrojtja në interes të drejtësisë

– I pandehuri gjithashtu duhet të ketë mbrojtës edhe në procedurë të veçantë për shqiptimin e masës së sigurimit për mjekim të detyrueshëm psikiatrik dhe ruajtje përderisa prokurori publik të paraqet propozim për shqiptimin e kësaj mase

Mbrojtja është e obligueshme po ashtu kur zbatohet procedura për marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë

• Në rastet kur mbrojtja nuk është e obligueshme por caktimi i mbrojtësit është në interes të drejtësisë , caktohet mbrojtës nga pala personalisht apo sipas detyrës zyrtare