Download - Produktet bankare ne sistemin Shqiptar

Transcript
Page 1: Produktet bankare ne sistemin Shqiptar

DETYRE KURSITema:“Produktet bankare ne

sistemin Shqiptar”

Punoi :

Pranoi : Jetmir RUÇI Ervin LUARASI

Page 2: Produktet bankare ne sistemin Shqiptar

Sistemi financiar në vendin tonë i konceptuar si tërësi e tre komponentëve: institucioneve, tregjeve dhe instrumenteve financiare, ka përballuar mjaft sfida e vështirësi në rrugën e zhvillimit e të konsolidimit të tij gjatë 10 viteve të fundit. Nuk mjaftuan kushtet e disfavorshme makroekonomike, financiare dhe prapambetja në zhvillimin e institucioneve bankare e financiare në të cilat kjo reformë filloi, por ajo u përball edhe me mjaft vështirësi të brendshme të saj që buronin nga rritja e vazhdueshme e kredive të këqija, mungesa e eksperiencës në fushën e mbikëqyrjes bankare, ineficienca e sistemit të pagesave etj.. Këto vështirësi arritën kulmin me krizën e piramidave, që shërbeu si një shkëndijë që destabilizoi gjithë vendin dhe e futi ekonominë shqiptare në një kolaps të plotë. Për vetë trashëgiminë dhe nivelin e arritur të zhvillimit, sistemi bankar zë peshën më të rëndësishme në sistemin financiar të vendit tonë. Vitet 1991-1992 shënuan krijimin e sistemit të ri bankar nga pikëpamja e organizimit sipas modelit të vendeve perëndimore. Kuadri ligjor në këtë periudhë bëri të mundur kalimin e sistemit bankar njënivelor në sistem bankar dynivelor. Si bankë e nivelit të parë u krijua Banka e Shqipërisë (BSH) me atributet e një banke qendrore, ndërsa në nivelin e dytë operonin tre banka me kapital shtetëror: Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Banka e Kursimeve (BK) dhe Banka e Bujqësisë dhe e Zhvillimit që shpejt ndërroi emrin në Banka Tregtare Agrare (BTA). Zhvillimet e viteve të mëvonshme u karakterizuan nga kryerja e reformave në këto banka si dhe krijimi dhe zgjerimi i veprimtarisë bankare nga banka të reja private. Reforma në sistemin bankar, e cila synonte rritjen e efektshmërisë në tregun bankar, krahas realizimit, fillimisht të ristrukturimit, u mbështet në privatizimin e tyre.

Sistemi bankar ne Shqiperi funksionon me dy nivele.

Banka e Shqiperise (niveli i pare) eshte institucioni financiar kryesor i vendit e cila krijon aplikon politikat fiskale ne perputhje me legjislacionin perkates. Veprimatrine e saj ajo e bazon ne ligjin Nr 8269, date 23.12.1997 "Per Banken e Shqiperise" si dhe amendamentet e bera atij.

Bankat e nivelit te dyte jane bankat ekzekutive te politikave dhe te sherbimeve te sistemit financiar. Ne Shqiperi operojne 16 Banka te nivelit te dyte.

Në kuadër të përmirësimit të produkteve dhe shërbimeve bankare, vërehet një shtim dhe përmirësim të produkteve bankare nga vitit 2007 e deri tani. Kjo natyrisht që është shpejtuar dhe nga rritja e konkurrencës së sistemit bankar. Në rolin e saj si bankë e bankave, Banka e Shqipërisë duhet të jetë mbrojtëse e interesave të publikut duke orientuar sistemin bankar drejt një niveli të ulët risku dhe një niveli të lartë transparence dhe korrektësie. Kjo pasi ende sot në tregun bankar gjen banka të cilat nuk reklamojnë me transparencë dhe vërtetësi çmimet e produkteve të tyre, dhe sidomos huave. Kjo jo vetëm që prek interesat e publikut por cenon dhe funksionimin e sistemit bankar.

PRODUKTET BANKARE :

Depozitat bankare Depozitat me afat (3, 6, 12 mujore) dhe mbi një vit në monedha të ndryshme, Llogarite e kursimit Futura-llogari per femije Llogarite rrjedhese Vertetimet e depozitimit Lizing

E Drejta Bankare 1

Page 3: Produktet bankare ne sistemin Shqiptar

Kreditimi:

i korporatave dhe i ndërmarrjeve të vogëla dhe të mesme (SME), i individëve (kredi për shtëpi, për pajisje, për makinë, për trajtim shëndetësor,

pushime, arsim etj.) i qeverisë (blerja e bzth dhe e obligacioneve) Kreditë sindikatë.

Kartat e debitit dhe kartat e kreditit, Operacionet e tregtisë ndërkombëtare (letërkreditë, letërgarancitë, etj.) Bankingu nëpërmjet internetit (e-banking),

Sipas nje raporti te fundit te publikuar kete vit nga BB, Shqiptarët, kjo edhe për shkak të normave të larta të interesit, i janë rikthyer bankave për të depozituar paratë e tyre. Shifra e depozitave të reja 12 mujore, (që janë edhe depozitat më të shpeshta në bankat e nivelit të dytë) për muajin janar arritën në 22 miliardë lekë. Kjo është shifra më e lartë e depozitimit mujor që nga janari i vitit të kaluar. Shifër që tregon besimin e qytetarëve ndaj bankave të nivelit të dytë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me depozitat 12 mujore në euro. Gjatë janarit janë depozituar 65 milionë euro. Kjo shifër thyen rekordet e 12 muajve të fundit, duke përjashtuar gushtin, kur për shkak të emigrantëve depozitat në sistemin bankar vetëm për një muaj u shtuan me 138 milionë euro. E njëjta gjë ka ndodhur edhe për llojet e tjera të depozitave, qoftë këto në lekë apo euro, përjashto llogaritë rrjedhëse, që duket se janë tkurrur në të dy monedhat gjatë janarit. Ky vit, sipas statistikave të bankës së Shqipërisë, duket si një vit i artë për bankat.

DEPOZITAT BANKARE

Depozitë është një shumë e caktuar parash, e cila mund të mbahet në një institucion financiar (për shembull, bankë) si një shërbim i ofruar për klientët, prej të cilës mund të përfitohen interesa. Mbajtja e një depozite është një mënyrë e sigurtë e investimit të parave, fitimprurës dhe me interesa më të lartë krahasuar me llogarite e kursimeve. Nuk ka komisione për hapje, për mbyllje apo për mirëmbajtje të saj.

LOJET E DEPOZITAVE:Dy janë llojet më të zakonshme të depozitave:

Depozita pa afat.Kjo është një lloj depozite ku parate mund të mbahen si dhe te tërhiqen në çdo kohë. Sa më gjatë te mbahen paratë aq më shumë interesa do te perfitohen.

Depozita me afat.Kjo është një lloj depozite ku parate mund te depozitohen me afate të caktuara maturimi (1, 3, 6, 12 muaj si dhe 2 deri në 5 vjet). Interesi i ofruar varet nga shuma dhe periudha. Kjo depozitë ofron një interes më të lartë për paratë që nuk do te perdoren per nje periudhe te caktuar kohe. Banka të ndryshme ofrojnë edhe lloje të ndryshme depozitash si: depozita elastike, depozita rekord, depozita “Monthly Special” (speciale mujore), depozita fleksi etj.

Depozita elastike.Depozita elastike është e vlefshme për të gjithë personat që kanë dëshirë të investojnë kursimet e tyre për të përfituar interes, në përputhje me kohëzgjatjen e kesaj depozite. Pra indiviti nuk kushtëzohet vetëm me depozitat me afate standarde 1,3,6 dhe 12 - mujore por mund të zgjidhe afatin e depozitës nga 1 muaj deri në 1 vit.

E Drejta Bankare 2

Page 4: Produktet bankare ne sistemin Shqiptar

Depozita rekord. LEK 200,000 - 10,000,000

EUR 2,000.00 - 100,000.00

USD 2,000.00 - 100,000.00

GBP 1,000.00 - 50,000.00

1 Muaj 2.50% 1.00% 0.10% 0.95%

3 Muaj 4.80% 2.50% 0.90% 1.10%

6 Muaj 6.00% 3.00% 1.10% 1.15%

1 Vit 6.80% 3.75% 1.60% 1.30%

2 Vjet 7.40% 4.55% 1.70% 1.35%

Depozita rekord është depozita në monedhë të huaj me afate më të gjata maturimi se ato standarde, e cila varion nga 2,3,4 dhe maksimalisht deri në 5 vjet, duke qenë dhe depozita me afat më të gjatë në vendin tonë.

Depozita “Monthly special” (speciale mujore).Depozita “Monthly Special” (speciale mujore) është një depozitë që krijon mundësinë të tërhiqen interesat çdo muaj, duke mos qenë e nevojshme të pritet fundi i periudhës për ti përfituar ato.

Depozita fleksi.Depozita fleksi është një mënyrë fitimprurëse dhe fleksible për administrimin efektiv të parave. Depozita fleksi mundëson përdorimin në çdo moment të një pjese të depozitës tuaj dhe përfitimin e interesit për pjesën e mbetur në depozitë. Gjithashtu, ofron mundësi të pakufizuaratërheqjeje për sasinë që individi ka në dispozicion.

Shembull : DEPOZITAT ME AFAT QE OFROHEN NGA INTESA SAN PAOLO BANKAfatet që ofron kjo banke për Depozitat me Afat janë kryesisht: 1 mujore, 3 mujore, 6 mujore, 1 vjeçare dhe 2 vjeçare. Për raste të veçanta mund të pranohen dhe afate të ndryshme nga këto, por kjo do të ishte subjekt i marrëveshjeve individuale me klientin.Një Depozitë me Afat prane kesaj banke mund te hapet ne nje nga monedhat e meposhtme :

LEK Lek

EUR Euro

USD Dollarë Amerikanë

GBP Paund BritanikShuma minimale qe nevojitet për të hapur një Depozitë me Afat eshte 200,000 Lek; 2,000 EUR/USD; ose 1,000 GBP.

E Drejta Bankare 3

Page 5: Produktet bankare ne sistemin Shqiptar

Normat e interesave në datë 11/03/2010

Depozitë me Afat

Normat e interesit të Depozitës me Afat në LEK janë të diskutueshme për shuma mbi 10,000,000 LEK dhe për periudha të ndryshme nga ato të lartpërmendura. Normat e interesave për Depozitat me Afat për USD janë të negociueshme për: shuma mbi 100,000 USD dhe për periudha të ndryshme nga të mësipërmet. Normat e interesit për Depozitat me Afat në EUR, GBP janë të negociueshme respektivisht për shumat mbi 100,000 EUR dhe 50,000 GBP dhe per periudha te ndryshme nga te mesipermet. LLOGARITE E KURSIMIT

Llogaria e Kursimit është një produkt që Intesa Sanpaolo Bank Albania ju’a ofron vetëm individëve, dhe u siguron atyre avantazhet e një Depozite me Afat dhe një Llogarie Rrjedhëse në një llogari të vetme. Nepermjet saj mund të kryhen veprime (depozitime apo tërheqje) në çdo moment, si dhe të përfitohet interes.

Llogaria e kursimit i jep mundësi klientit që të planifikoje dhe të organizojë më mirë kursimet e veta në çdo kohë duke depozituar edhe shuma të vogla.

Për shpenzimet e planifikuara apo të papritura individi mund të zgjidhe të depozitoje fondet e tepërta në llogarinë e kursimit duke përfituar interes, por edhe duke patur mundësinë e tërheqjes në çdo kohë.

Interesi që përfitohet llogaritet mbi bazë ditore dhe kreditohet në llogari dy here ne vit, respektivisht 30 Qershor dhe 31 Dhjetor

Individi mund të zgjidhe monedhën që dëshironi: LEK, EUR, USD, GBP dhe CHF. Llogaria e kursimit nuk ka minimum të nevojshëm, pra mund të qëndrojë e hapur edhe

nëse balanca është 0 (zero)

Një Llogari Kursimi mund te hapet ne: LEK  Lek EUR Euro

USD Dollarë Amerikanë

GDP Paund Britanik

Llogari Kursimi – Normat e interesave

 LEK 3.50% S'ka shumë minimale

 EUR 2.20% S'ka shumë minimale

 USD 0.60% S'ka shumë minimale

 GBP 1.00% S'ka shumë minimale

E Drejta Bankare 4

Page 6: Produktet bankare ne sistemin Shqiptar

Interesi llogaritet mbi balancen me te ulet te muajit. Interesi do tju kreditohet ne fund te cdo

muaji.

FUTURA – LLOGARI PER FEMIJE

FUTURA është një investim afatgjatë i cili mundëson venien menjane te fondeve në mënyrë që të sigurohet e ardhmja e fëmijës. FUTURA mund të hapet në emër të fëmijës që nga momenti i lindjes dhe/ose çdo moment pas saj, deri kur ai/ajo bëhet 15 vjeç.

Kjo llogari mund te hapet ne:

LEK Lek EUR Euro

USD Dollarë Amerikanë

Për të hapur një llogari FUTURA mjaftojnë 10,000 LEK, 100 USD ose 100 EUR. Llogarinë në emër të fëmijës mund ta hapë prindi, kujdestari ligjor i fëmijës, apo dhe ndonjë i afërm i fëmijës. Por sipas ligjit, pavarësisht se kush e hap llogarinë, vetëm prindi apo kujdestari ligjor i fëmijës ka të drejtë të administrojë llogarinë. Kjo llogari i mundëson kujtdo që dëshiron të depozitojë, në çdo moment dhe në çfarëdo lloj shume që dëshiron. Fëmija fiton të drejtën e përdorimit të llogarisë së tij/saj kur ai/ajo bëhet 18 vjeç. Banka njofton me shkrim fëmijën mbi ekzistencën e llogarisë FUTURA, në ditën që ai/ajo fiton aftësi të plotë për të vepruar. Momenti kur fëmija mbush 18 vjeç, është maturimi i kësaj llogarie, dhe ajo shndërrohet në një Llogari Rrjedhëse të zakonshme. Jo, vetëm prindërit apo kujdestari ligjor i fëmijës mund të jenë administratori i kësaj llogarie deri sa femija te behet 18 vjec.

Çfarë është një Llogari Rrjedhëse ?

Llogaria Rrjedhëse është një llogari e cila ofron mundësinë e kryerjes se veprimeve në çdo moment pa asnjë kufizim. mund të bëhen transferta parash, pagesa për kartat e kreditit, pagesa të faturave te shërbimeve dhe pagesa periodike. Individi ka mundësinë të perfitoje avantazhet e nje paradhënie bankare, e cila mundëson para – cash edhe kur fondet në llogarinë rrjedhëse nuk janë të mjaftueshme. Klienti (individi) administron sasinë e parave që ai ka nga rroga apo kursimet duke i vendosur në një nga bankat që zhvillojnë aktivitet në vend. Banka të ndryshme të ofrojnë paketa të ndryshme.Llogaria mund të hapet në Lekë, Euro dhe Usd. Llogaria rrjedhëse ndryshon nga depozita, pasi nga llogaria mund t`i tërheqësh paratë në çdo moment dhe banka nuk të aplikon asnjë interes, ndërsa me depozita përfiton interesa që i merr në fund të periudhës së maturimit.

Perfitimet:Mund të kryhen pagesa të faturave të ndryshme si telefonike të energjisë etj..

E Drejta Bankare 5

Page 7: Produktet bankare ne sistemin Shqiptar

Derdhja e pages.Pajisja me karte krediti.Perfitimi dhe lëshimi i çekut te udhetarit.Mund të krhen transferta në të gjithë botën.Mund të ofrohen kushte lehtësuese për kredi.Klienti mund të përfitoje paradhënie bankare ose mbitërheqje të hollash nga banka (overdraft). Në disa banka mund te përfitohet automatikisht kjo paradhënie, ndërsa në raste të tjera mjafton një kërkesë.

Penalizimet:Nga “Llogaria Rrjedhëse” mund të tërhiqen vetëm paratë e depozituara, dhe në qoftë se kalohet shifra e depozituar, klienti eshte i detyruar ta paguaje me interesin më tëlartë që ka banka.

VERTETIMET E DEPOZITIMIT OSE CERTIFIKATAT E DEPOZITES

Certifikatat e depozites emetohen nga bankat per te siguruar mjete financiare. Çertifikatat e Depozitave (ÇD) përfaqësojnë një formë të caktuar të grumbullimit të depozitave me afat. Një çertifikatë depozite është një lloj depozite bankare që ofron interesa më të lartë se një llogari bankare e zakonshme. ÇD emetohen nga bankat dhe nga degët e bankave të huaja, të licencuara nga Banka e Shqipërisë për të kryer aktivitet bankar. Investuesit e certifikatave te depozitave jane te shumellojshem : individe, biznese te vogla si dhe shoqeri te medha , bashki, organizata publike etj. Por investimet me te medha ne keto lloj instrumentesh realizohen nga fondet e investimeve, sidomos ato te specializuara ne tregjet e parase shoqerite e sigurimeve, fondet e pensioneve etj.

MADHËSIA MINIMALE

ÇD emetohen në Lekë, Usd, Euro.

Për ÇD në Lekë, shuma minimale është 50,000 lekë.

Për ÇD në Usd, shuma minimale është 1,000 usd.

Për ÇD në Euro, shuma minimale është 1,000 euro.

Bankat emetojnë ÇD me prerje mbi shumën minimale, por me kusht që shtesa të jetë shumëfish i plotë, përkatësisht për ÇD në Lekë i 10,000, për ÇD në Usd dhe Euro i 500.

AFATI I MATURIMIT

Afati i maturimit i ÇD është nga 1 muaj deri në 60 muaj.

Të gjitha ÇD me afat maturimi nga 1 muaj deri në 12 muaj quhen afatshkurtra.

Të gjitha ÇD me afat maturimi nga 12 muaj deri në 36 muaj quhen afatmesme.

Të gjitha ÇD me afat maturimi nga 36 muaj deri në 60 muaj quhen afatgjata.

Llojet e certifikatave te depozitave ne Shqiperi :

E Drejta Bankare 6

Page 8: Produktet bankare ne sistemin Shqiptar

Çertifikatë depozite që mundëson opsionin me një kohë për rritje interesi. Kjo lloj çertifikate lejon, që në periudhë afatmesme klienti të mund të zgjedhe një interes më të lartë nëse interesat e tregut rriten.

Çertifikatë depozite me rritje të shkallëzuar ose rritje periodike, i lejon klientit të përfitojë interesa sipas kësaj rritjeje.

Çertifikatë depozite e disponueshme, ka një përqindje fikse të interesit por lejon klientin të tërheqë një pjesë të depozitës fillestare pa paguar gjobë.

Ne Shqiperi ato kane filluar te tregtohen qe nga viti 2007 dhe bankat e para qe kane filluar te tregtojne kete produkt kane qene Banka Kombetare Tregtare dhe Banka Amerikane e Shqiperise

LIZINGU FINANCIAR

Lizingu është një formë kredie e vogël, e butë, ose siç njihet ndryshe, qiraja financiare, me anë të së cilës një person mund të përfitojë një shërbim apo mund të blejë edhe pa i pasur të gjitha paratë e domosdoshme.

Lizingu financiar është i ngjashëm me kredinë, por që ka disa ndryshime në strukturë nga kredia. Një financim me lizing është më fleksibël se kredia, duke qenë së është një financim mbi mjetin. Kur kemi të bëjmë me mjete me treg dytësor të qëndrueshëm, shoqëria e lizingut, brenda normave të lejuara të menaxhimit të rrezikut, tregohet “më tolerante” sesa në rastin e kredisë. Një financim me lizing është “teorikisht” më i lehtë për t’u marrë sesa një financim më kredi. Ndërkohë, struktura e lizingut financiar mund të jetë e ndryshme nga ajo e kredisë. Në këtë financim, vetë parapagimi mbi vlerën e mjetit, si dhe vendosja e vlerës së mbetur në fund të financimit bëjnë që struktura e financimit të përshtatet më shumë se kredia, sipas nevojave dhe aftësisë paguese të klientit.

Në fund të periudhës së financimit, klienti ka mundësinë e ushtrimit ose jo të së drejtës së blerjes së mjetit, që në ndryshim nga kredia, i lehtëson atij menaxhimin e mjeteve në fund të periudhës së një projekti të caktuar. Ky lloj financimi do t’i jepte mundësinë klientit që duke qëndruar brenda strukturës lizing, të rinovonte teknologjinë në mënyrë periodike.

Aktualisht në vendin tonë vetëm pak kompani dhe banka e ofrojnë një shërbim të tillë, që në vendet e zhvilluara është shumë i përhapur. Vetëm disa auto-sallone, disa kompani imobiliare, pak firma elektro-shtëpiake dhe së fundi tri banka, janë bërë pjesë e skemës ku mund të blesh edhe me lizing. Pas Tirana Bank dhe Raiffeisen Bank, edhe Banka Credins ka hyrë në tregun e lizingut me “Credins Leasing”, duke ofruar një pjesëmarrje në financim deri në 80 për qind dhe duke ofruar mundësinë për të lënë një pjesë të mbetur të vlerës për në fund të kontratës.

Në këtë mënyrë bankat private u ofrojnë klientëve një produkt më të përballueshëm financiarisht. Leasing-u financiar ka avantazhe të padiskutueshme për bizneset, për popullatën dhe për shtetin. Shoqëritë e leasing-ut kanë mundësi më të mëdha të njihen dhe të futen në marredhënie kontraktuale me bankat, shoqëritë e sigurimit apo institucione të tjera financiare, me prodhues apo furnizues të fuqishëm të mallrave dhe shërbimeve brenda dhe jashtë vendit, duke krijuar besim dhe akses në burime financiare dhe në tregje të konsoliduara, gjë që e kanë të vështirë ta bëjnë direkt bizneset e tjera dhe sidomos ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe aq më tepër konsumatorët familiarë.

E Drejta Bankare 7

Page 9: Produktet bankare ne sistemin Shqiptar

Tregu i lizingut ka potenciale të mëdha zhvillimi dhe hapësira të mëdha në vendin tonë, ndaj parashikohet që shumë shpejt të jetë po aq i fortë në treg sa edhe konkurrentët aktualë të mëdhenj. Ndryshe nga prirja e përgjithshme që vihet re në rajon e më gjërë, leasing-u shqiptar ka mbetur në një segment mjaft të ngushtë, me një peshë të parëndësishme në ekonominë e vendit, duke financuar kryesisht blerje të autoveturave, dhe nuk po shtrihet në nevojat aq të mëdha për financime biznesore të teknologjive të reja sidomos në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Leasing-u nuk po bëhet një instrument financiar masiv dhe nxitës i zhvillimit të bizsnesit dhe i plotësimit të nevojave të popullatës.

Në moszhvillimin sa duhet të leasing-ut, kanë ndikuar një sërë faktorësh si infrastruktura ligjore, sistemi bankar, niveli i edukimit të konsumatorëve biznesorë dhe familiarë, etj., por, do të veçonim këtu mungesën e një politike të qartë orientuese, mbështetëse për zhvillimin e këtij bisnesi, dhe sidomos mungesën e një trajtimi të qartë e stimulues fiskal.

KREDITIMI

Bankat po i rikthehen kredisë në euro. Kete e deshmojne statistikat e fundit të Bankës së Shqipërisë, te cilat tregojnë për një rritje të ndjeshme të kreditimit në euro të ekonomisë shqiptare dhe një rënie të ndjeshme të kredisë në lekë. Nga ana tjetër, depozitat, po rikthehen në sitet me ritme të larta në të dy monedhat. Duket se bankat, për shkak edhe të kursit të këmbimit, po i rikthehen edhe një herë politikës së vjetër të kreditimit në euro. Një politikë e kritikuar kjo nga Banka e Shqipërisë.

Po të shikosh statistikat e bankës boterore, në janar, janë më pak kredi në lekë se sa në dhjetor. Shifrat tregojnë për një ulje të ndjeshme të kredisë afatgjatë, mbi 5 vjet, që është kredia për shtëpi. Për herë të parë gjatë 12 muajve të fundit kredia afatgjatë është ulur nën 1 miliardë lekë. Në janar bankat dhanë 957 milionë lekë kredi afatgjatë, ndërkohë që gjatë gjithë vitit të kaluar kjo shifër ka qenë mbi 1 miliardë lekë. E kundërta ka ndodhur me euron. Bankat kanë dhënë më shumë kredi në euro, duket edhe nga norma e lartë e këmbimit të euros me lekun. Janari i këtij viti kap shifrën e 21 milionë euro të dhëna për kredi afatgjatë, shifra më e lartë e dhënë që nga janari i vitit 2009. Në total, duket se janari ka qenë pozitiv për kredi-dhënien në euro. Në janar janë dhënë gjithsej 110 milionë euro kredi, një shifër kjo sa dyfishi i mesatares së vitit të kaluar.

Raporti i fundit statistikor i bankës së Shqipërisë, tregon se normat e interesit të kredive si në lekë edhe në euro kanë pësuar rritje nga janari në shkurt. Kjo, edhe pse normat e interesit të bonove të thesarit, që shërbejnë si bazë për matjen e interesit të kredive janë ulur. E thënë më thjeshtë, bankat kanë rritur normën e fitimit për kreditë. Pra, kanë rritur marzhin shtesë, që aplikohet mbi normën bazë të bonove të thesarit. Kështu, në rast se norma e interesit të bonove ishte 9 %, norma e interesit të kredisë ishte 12.24 %. Pra marzhi, të cilin banka përdor për fitim ndaj kredisë ishte 3.24. Gjatë shkurtit norma e interesit të bonove të thesarit ra në 8.5 %, ndërsa bankat, jo vetëm që nuk e ulën normën e interesit të kredisë, por në të kundërt e rritën atë, duke e çuar në 12.28 %. Pra, e rritën marzhin me rreth 0.52 %. Kjo për kreditë 6-12 muaj. Kuptohet, që një politikë e tillë, sigurisht që do të stepë bizneset të kërkojnë kredi dhe sigurisht, do të bëjë të pamundur në disa raste edhe shlyerjen e kredisë. Një situatë e tillë po ndodh edhe me euron.

ÇFARË ËSHTË KREDIA?

E Drejta Bankare 8

Page 10: Produktet bankare ne sistemin Shqiptar

Kredia është zgjedhja që i vjen në ndihmë individit në formën e një sasie parash, por që duhet paguar zakonisht me këste mujore ose tremujore (ndodh të paguhet edhe në këste 6- mujore ose 1- vjeçare) për një periudhë kohe të caktuar pasi të jetë llogaritur një normë interesi. Një normë interesi është çmimi që një person paguan për përdorimin e parave që merr hua nga banka ose pagesa që merr një huadhënës për paratë e tij të dhëna hua. Ndryshe, norma e interesit njihet dhe si kostoja e të mbajturit të parasë. Zakonisht normat e interesit shprehen në përqindje për një afat njëvjeçar.Bankat ofrojnë një larmishmëri kredish për të realizuar nevojat e individëve dhe të biznesit. Më të përhapura në vendin tonë janë kreditë e renditura më poshtë: Kredia konsumatore është një mjet financimi, e shpejtë dhe fleksibël që mbulon nevojat tuaja për: blerjet e pajisjeve elektronike, të mobilieve, të autoveturave personale. Kredia për shtëpi është një mundësi që lejon blerjen e një apartamenti të dëshiruar. Bankat ofrojnë mundësi të shumta me kushte të ndryshme. Kredia personale është një mjet, që mund të përdoret për të plotësuar nevojat më të ngutshme si arsimim, udhëtim turistik, mjekim më i mirë, blerje kompjuteri etj. Kjo është një lloj kredie shumë e shpejtë që mund te përfitohet lehtë. Kredi me kapital qarkullues është një lloj kredie që ofrohet në formën e një paradhënieje bankare ose llogarie me tepricë debitore (overdrafti), për të gjithë ata që kanë një llogari me bankën. Zakonisht është e përshtatshme për kompanitë ose për personat që kanë kërkesa të vazhdueshme për të qarkulluar para. Kredi për investime, është lloji i kredisë që ndihmon për financimin e blerjeve të mobilieve dhe pajisjeve për zyrë, për makineri ndërtimi, rinovim e zgjerim të mjediseve të biznesit. Kredia e biznesit është një mjet që ofron financime për investime afatshkurtra dhe afatmesme. Kjo kredi ju jep mundësi për zgjerimin e aktivitetit të biznesit. Mund te perdoret për të blerë makineri apo pajisje, për të rinovuar teknologjinë apo për çdo investim tjetër dhe rifinancim të kredive ekzistuese. Fleksi kredi nga llogaria rrjedhëse është një paradhënie bankare, e cila ndihmon në plotësimin e nevojat financiare afatshkurtra. Kjo mundësi ofrohet për të gjithë personat që kanë një llogari në bankën që e jep këtë lloj kredie.Kredi për rikonstruksion banese.

AVANTAZHET DHE PENALIZIMET

Avantazhet:

Kredia realizon dhe u jep zgjidhje shumë dëshirave dhe kërkesave.Kredia është e shpejtë dhe e lehtë për t`u marrë.Mund te merret në disa monedha (Lek, Euro, Dollar).

Penalizimet:

Nëse nuk do të shlyhet dot kredia, klienti mund të humbe shtëpinë, por vetem nqs shtëpia është e hipotekuar për kredi ose çdo lloj tjetër garancie që eshte depozituar për të përfituar kredinë.

Lloje te ndryshme te huase:

Dhënia e kredisë me këste: Huamarrësi fillimisht merr një shumë parash nga huadhënësi, të cilin ai e paguan në kiste të rregullta (mujore) – huadhënësit në të shumtën e rasteve bankës. Ky shërbim zakonisht ofrohet me kosto, të cilit i referohemi si kamatë në borxh që paguhet me kamatë në pagesa të njejta periodike.

E Drejta Bankare 9

Page 11: Produktet bankare ne sistemin Shqiptar

Anuiteti/Pagesa e borxhit më këste: Kredi anuiteti është kontratë që ofron pagesa në intervale të rregullta (zakonisht mujore) për një periudhë të caktuar apo për tërë jetën e anuitantit. Pagesat e të hyrave mund të fillojnë menjëherë,apo të shtyhen për një datë të ardhshme.

Kredia Bllok: Kredia e zakonshme që është në dispozicion në aranzhimet e hapura për një periudhë të caktuar kohore. Për shembull, vija e kredisë, për zgjatjen e financimit afatgjatë apo huave të investuese.

Kredi e tejkaluar: Një teknikë përmes të cilës klientit të bankës i lejohet që të tërheqë nga banka llogarinë e tij, d.m.th. tërheq paratë që e tejkalojnë bilancin e kredisë. Banka i jep klientit të saj një lehtësi të përgjithshme kreditore, përmes të cilës klienti, përmes tërheqjes së një shume ë madhe i jep vetvetes një kredi afatshkurtër pa pasur nevojë për marrëveshje formale të marrjes së kredisë. Përparësia për klientin është se do të paguajë vetëm për aqë sa ka huazuar.

Kredia e përtëritshme: Kredia që automatikisht mund të përtërihet pa negociata shtesë me bankën. Kjo kredi është në dispozicion për një sasi të caktuar e cila mbetet konstante gjatë një periudhe të caktuar kohore, ashtu që sa herë bëhet tërheqja ajo përsëri është në dispozicion për sasinë e saj të plotë. Huadhënësi është i detyruar me ligj që ta vë në dispozicion fondin për të cilin janë marrë vesh me huadhënësin, ndërsa klienti mund të tërheq para sipas nevojave të tij. Kredia rrotulluese mund të jepet për kredi afatshkurtëra (më pak se një vit), por gjithashtu për financime afatmesme (deri në tri vjet). Huamarrësi duhet të paguajë tarifën e zotimit për shumën e pa shfrytëzuar të kredisë (zakonisht rreth 0.5%), përveç kamatës (0.5% mbi shkallën e kredisë afatmesme).

KARTAT E DEBITIT

Karta e debitit është një kartë plastike që klienti mund ta gjeje pranë çdo banke tregtare. Këto karta janë krijuar, që të zëvendësojnë paratë fizike (monedhë, kartëmonedhë) dhe t’ju lehtësojnë pagesat dhe shërbimet perdoruesve te tyre. Kështu, nëse nje individ nuk ka me vete të holla, ai mund të bleje atë që dëshiron, duke paguar lehtë dhe shpejt me kartën. Për këtë qëllim, vjen në ndihmë komoditeti i krijuar nga banka që ka lëshuar kartën me anë të instalimit të terminaleve POS dhe sporteleve ATM. POS ose të quajtura ndryshe dhe pikat e shitjes, gjenden tashmë të instaluara në dyqane, hotele, restorante, agjenci udhëtimi, klinika mjekësore, supermarkete etj. ATM-të ose Sportelet Automatike gjenden pranë filialeve të bankave dhe mundësojnë tërheqje cash dhe kontrollin e gjendjes së llogarisë 24 orë në ditë, çdo ditë.

Një kartë debitore është një kartë magnetike që të lejon, nëpërmjet një kodi personal sekret (PIN), tërheqjen e cash-it, nxjerrjen e gjendjes së llogarisë dhe nxjerrjen e lëvizjeve të llogarisë pranë sporteleve automatike. Ajo përmban: logon e bankës që e ka lëshuar; një element sigurie të paraqitur në formën e një chip-i 3 me 5 mm; një numër të dukshëm që është dhe numri i identifikimit të bankës; kohën e skadimit (muajin dhe vitin).

AvantazhetKrijojnë siguri më të madhe se sa mbajtja cash.Karta ndihmon të shmanget mbajtja e shumave të tepruara në portofolet.Mund të tërhiqen para cash nga çdo ATM e çfarëdo banke në Shqipëri dhe jashtë saj.Një kartë debiti mund të merret më lehtë se sa një kartë krediti.

E Drejta Bankare 10

Page 12: Produktet bankare ne sistemin Shqiptar

PenalizimetVini re se kartat e debitit kanë përqindje interesi të ndryshme për sasi parash të ndryshme.

LLOJET E KARTAVE TE DEBITIT :Kartat e debitit që tashmë janë të pranishme në Shqipëri janë disa llojesh. Kështu mund të dallojme kartat Maestro, Visa Electron, ABA kartë, BanKomaT dhe Cashtronic. Kartat e debitit lëshohen nga të gjitha bankat tregtare, pranë të cilave individet kane një llogari rrjedhëse. Për t`u pajisur me një kartë debiti individi mund të paraqitet pranë çdo banke tregtare, fillimisht duhet të hape një llogari bankare, duke paraqitur një dokument identifikimi dhe një vërtetim individual për të ardhurat mujore.

Shembull : Kartat e debitit te ofruara nga BKT

   

Visa Electron: është kartë debiti e cila lidhet direkt me llogarinë rrjedhëse, duke u ofruar akses të plotë parave te klienteve kurdo dhe kudo që ata ndodhen. Në rast se atyre u nevojiten para cash ata mund të tërheqin në çdo ATM të BKT-së dhe në çdo ATM tjetër si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit aty ku shikojne logon e Visa Electron. Karta e debitit Visa Electron është gjithashtu e përdorshme edhe për blerje në terminalet POS (pikë shitjeje) në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Ata qe zoterojne nje karte te tille mund të blejne në çdo dyqan, supermarket, bar restorant, pika furnizimi karburantesh etj. kudo që logo e Visa Electron është e pranishme. Klientet mund të verifikojne çdo transaksion të kryer nëpërmjet pasqyrimit të gjendjes së llogarisë, duke ju ofruar një kontroll të plotë të shpenzimeve te tyre.

Avantazhet:

o Ul rrezikun e humbjes/vjedhjes të parave cash. Pra është më e sigurt sesa të mbash para me vete.

o Mundësi aksesimi në llogari 24 orë në ditë 7 ditë në javë, pa qenë e nevojshme paraqitja në Degë.

o Tërheqje në çdo ATM në mbarë botën, mjafton që të jetë logoja e Visa Electron.o Mundësi blerjeje në të gjitha pikat e shitjes (POS) në Shqipëri dhe jashtë saj aty ku

ndodhet logo Visa Electron.o Kontroll i shpenzimeve dhe mundësi verifikimi për çdo transaksion të kryer me anë të

pasqyrimit të gjendjes së llogarisë.o Nuk ka komision për tërheqje cash nga ATM të BKT-së, dhe për blerjet si brenda ashtu

edhe jashtë Shqipërisë.o Mund të lidhet deri në 4 llogari rrjedhëse me monedha të ndryshme (ALL, EUR, USD,

GBP) dhe mundësi tërheqjeje në ALL ose EUR.

KARTAT E KREDITIT

E Drejta Bankare 11

Page 13: Produktet bankare ne sistemin Shqiptar

Përdorimi i kartave të kreditit për blerje të ndryshme është tashmë një fakt në jetën e konsumatorëve. Shumë njerëz sot kanë të paktën një kartë krediti ose më shumë. Karta e parë e kreditit është hedhur në treg nga Diners Club dhe American Express në vitin 1951, e cila mund të përdorej në 27 restorante të New York-ut. Por vetëm në vitin 1970 pas daljes së shiritit magnetik, të cilin ajo përmban, u bë popullore. Këto karta janë krijuar, që të zëvendësojnë paratë fizike (monedhë, kartëmonedhë) dhe te lehtësojnë pagesat për blerjet dhe shërbimet. Kështu, nëse nuk keni me vete të holla, mund të blini atë që dëshironi, duke paguar lehtë dhe shpejt me kartën tuaj. Për këtë qëllim, ju vjen në ndihmë komoditeti i krijuar nga banka që ka lëshuar kartën me anë të instalimit të terminaleve POS dhe sporteleve ATM. Një kartë krediti është një kartë magnetike që të lejon, nëpërmjet një kodi personal sekret (PIN), tërheqjen e cashit, nxjerrjen e gjendjes së llogarisë dhe nxjerrjen e lëvizjeve tëllogarisë pranë sporteleve automatike. Ajo përmban: logon e bankës që e ka lëshuar; një element sigurie të paraqitur në formën e një chip-i 3 me 5 mm; një numër të dukshëm që është dhe numri i identifikimit të bankës; kohën e skadimit (muajin dhe vitin); një numër ekstra dhe një kod sigurie treshifror (jo të gjitha kartat e kanë këtë kod sigurie). Kartat e kreditit mund të merren pranë bankave tregtare që zhvillojnë aktivitetin në Shqipëri. Ato mund t`ju dërgohen edhe në shtëpi, për të lehtësuar aplikimin tuaj.

Avantazhet:Krijojnë siguri më të madhe se sa mbajtja cash.Karta ndihmon të shmanget mbajtjen e shumave të teperta në portofol.Kartat e kreditit të sipërpërmendura janë ndërkombëtare. Mund të tërhiqen para cash nga çdo ATM e çfarëdo banke në Shqipëri dhe jashtë saj.Mund të bëhen blerje në internet. Në vend që të jepen të holla në dyqane për të blerë, do të jepet kartën tuaj. Përdoren për të blerë mallra dhe për të përfituar shërbime, në Shqipëri dhe në botë

Penalizimet.Totali i shumës së faturuar të jetë paguar brenda afatit të caktuar.Nëse individi nuk planifikon të paguaje plotësisht çdo muaj, duhet të informohet në lidhje me interesin që do ti ngarkohet.Kartat e kreditit kanë përqindje interesi të ndryshme për sasi parash të ndryshme. Në rast mospagese, banka mund të bllokojë kartën dhe gjithashtu, të aplikojë interesin e saj të caktuar me bazë ditore, mbi shumën e vonuar.

LLOJET E KARTAVE TE KREDITITKartat e kreditit që tashmë janë të pranishme në Shqipëri janë disa llojesh. Permendim kartat Mastercard, Visa, American Express, Diners. Kartat e kreditit kanë filluar të përdoren në Shqipëri që prej vitit 1999

Shembull: BKT ofron VISA CLASSIC dhe MASTER CARD

E Drejta Bankare 12

Page 14: Produktet bankare ne sistemin Shqiptar

Karta e kreditit Visa Classic mundëson një linjë krediti për shpenzimet. Klienti mund të bleje në të gjithë botën në çdo POS (pikë shitjeje), në Internet apo të tërheqe cash në çdo ATM pa pasur nevojë që të kete gjendje në llogari. Ofrohen pagesa të shpejta për shpenzimet, pa qenë nevoja të paguhet në moment. Klienti mund të bleje OnLine në Internet, të bëje abonime apo të prenotoje falas. E përdorshme në të gjitha ATM-të dhe POS-ët në mbarë botën aty ku është logoja e Visa. Visa Classic ofron një periudhë shlyerje të detyrimit prej 40 ditësh pa qenë nevoja të shlyhet i gjithë detyrimi, por vetëm një pjesë e tij.

Avantazhet:

a. E lehtë në përdorim, pagesa të shpejta të blerjeve të kryera.b. Linjë krediti Revolving, mundësi pagese të një pjese të detyrimit.c. E përdorshme në të gjitha ATM-të dhe POS-et në të gjithë botën aty ku shikoni logon e

Visa, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.d. Komision 0 për blerjet brenda vendit, jashtë vendit dhe në Internet.e. E përdorshme për prenotime biletash udhëtimi, rezervime hotelesh, makinash etj.f. Karta Visa Classic është ndër kartat më të përhapura dhe të pranuara në mbarë botën.

MasterCard Standard

NDRYSHIMI I KARTËS SË DEBITIT NDAJ ASAJ TË KREDITIT.

Ndodh shpesh që termat debit dhe kredit të përdoren si të njëjtë, por në fakt ekzistojnë ndryshime midis tyre. Me një kartë krediti mund të blesh dhe faturën ta paguash më vonë. Shumica e llogarive të kartave të kreditit të lejojnë të mbartësh një shumë të papaguar nga një faturë mujore tek tjetra, duke paguar interesat për atë shumë. Zakonisht, duhet shlyer detyrimi sa herë që merr një faturë. Një kartë debiti ose e quajtur ndryshe dhe Bankomat, është e ngjashme me kartën e kreditit. Shuma e shpenzuar nga karta e debitit, në ndryshim nga ajo e kreditit të mbahet nga llogaria rrjedhëse personale automatikisht.

E Drejta Bankare 13

Page 15: Produktet bankare ne sistemin Shqiptar

LETER GARANCITE

Një lloj kontrate e lëshuar nga një bankë në interes të një klienti i cili ka marrë përsipër të blejë mallra nga një furnitor dhe prenton të paguajë çdo detyrim financiar furnitorit në rast mos përmbushjeje të detyrimeve.Një letër garanci shpesh ndihmon firmat të drejtojnë bizneset me palë të tjera me të cilat nuk do të kishin pasur rastin të bashkëpunonin. BKT mund të lëshojë garanci bankare, sipas rastit, kundrejt: një depozite të vënë si kolaterali në para, linjës së kredisë ose kundër garancive të lëshuara nga bankat e huaja të klasit të parë. Ndryshimi ndërmjet një Letër Kredie dhe nje Letër Garancie është se, në Letrën e Garancisë lëshuesi nuk pret të paguajë dhe vlefshmëria mund të jetë e përcaktuar ose pa kufizim, ndërsa në Letër Kredi lëshuesi pritet të paguajë dhe ka një vlefshmëri të fiksuar.

Tipet kryesore të Garancive janë:

Garanci për tender "BID BOND" Kjo garanci kërkohet në vijim të ofertave publike. Banka do të paguajë nëse;

1. në raste kur ofertuesi tërhiqet para datës së maturimit2. ofertuesi pas fitimit të kontratës refuzon nënshkrimin e saj ose3. refuzon të ofrojë sigurojë kushtet e tjera të parashikuara në ofertën e dhënë.

Garanci për performance "PERFORMANCE BOND"Kur një bankë lëshon një Garanci për Performance, ajo garanton të paguajë një shumë të caktuar në qoftë se shitësi nuk mban premtimin për të bërë një dërgesë ose të ofrojë një shërbim për blerësin.

Garanci për paradhënie "ADVANCE PAYMENT GUARANTEE"Në shumë transaksione, blerësit i kërkohet t’i bëjë parapagime shitësit dhe për rrjedhojë, ai do sigurohet që shitësi do i kthejë mbrapsh një pagesë të tillë, nëpërmjet një garancie përkatëse nga banka emetuese, në rast mospërmbushje të detyrimit nga ana e shitësit.

Garanci për pagesë "PAYMENT GUARANTEE"Kjo lloj garancie garanton kryerjen e pagesës së duhur të një dërgese/levrimi të caktuar.

Stand-by letter of creditNjë bankë lëshon një letër kredi “Stand-by” në emër të një klienti për të ofruar garanci për aftësinë e tij për të paguar sipas kushteve të një kontrate ndërmjet aplikantit dhe përfituesit. Letër Kredia “Stand-by” shpesh përdoret për të garantuar ecurinë apo për të forcuar vlerën e kreditit të një klienti.

Përfitimet:

Optimizimi i flukseve të parasë;

E Drejta Bankare 14

Page 16: Produktet bankare ne sistemin Shqiptar

Mbështetje dhe këshillim; Ofron financim tregtar afatshkurtër dhe zgjidh mungesat e kapitalit. Fleksibilitet maksimal: Ne ofrojmë shembuj të letër garancive ose mbështetje

profesionale nga specialistët tanë për krijimin e tekstit të përshtatshëm të letër garancisë në përputhje me nevojat tuaja.

LETER KREDITE

Letër Kredia është detyrimi i një banke për të paguar vlerën e dokumentave tek përfituesit nëse dokumentet e kërkuara paraqiten brenda vlefshmërisë së L/C dhe dokumentet janë në përpuethshmëri me kushtet e letër kreditsë.Letër Kredia është një mekanizëm bankar që lejon importuesit të ofrojnë kushte të sigurta eksportuesve.

1. Një marrëveshje pagese e dhënë nga një bankë (Banka Lëshuese)2. Në interes të blerësit (Aplikantit)3. Për të paguar një shitës (Përfituesi) për një shumë të caktuar parash4. Me prezantimin e dokumenteve specifikë që përfaqësojnë furnizimin e produkteve5. Brenda një kohe të specifikuar6. Dokumentet duhet të jenë në përputhje (konform) me kushtet e punës të përcaktuara në

letër kredi7. Dokumentet duhet të dorëzohen në një vend të caktuar.

Karakteristikat e Letër Kredisë Revokueshmëria Negociueshmëria Transferimi dhe konfirmimi E menjëhershme dhe e shtyrë

Letër Kredia përdoret nga:

Importuesit Eksportuesit

Avantazhet për blerësin

Banka nuk do të paguajë shitësin derisa kushtet e letër kredisë të jenë përmbushur plotësisht.

Shitësi është i detyruar të sigurojë se mallrat ose shërbimet të jenë mundësuar saktësisht sipas marrëveshjes së shitjes, në rast të kundërt blerësi nuk do t’a paguajë atë.

Avantazhet për shitësin

E Drejta Bankare 15

Page 17: Produktet bankare ne sistemin Shqiptar

Shitësi është i sigurtë që do të paguhet nëse mallrat do të dërgohen dhe dokumentacioni i tyre është në përputhje me kushtet e letër kredisë dhe rregullave të tregtisë ndërkombëtare.

Letër kreditë janë një formë e volitshme financimi për një shitës sepse pagesa bëhet menjëherë sapo dokumentat e kërkuara dorëzohen në bankë.

E-BANKING

Eshtë produkti me i ri bankar, i cili mundëson nëpërmjet sistemit elektronik, kryerjen e veprimeve bankare nga llogaria juaj në Bankën perkatese , nëpërmjet internetit ose celularit tuaj.

Shembull: Credins Online

Veprimet qe mund te kryeni jane:

o Kontroll i llogarisë OnLine, nëpërmjet internetit, ne çdo moment te ditës nga çdo vend. o Urdhër xhirime, pagesa dhe transferta brenda për brenda Shqipërisë (Domestic Payments)

nëpërmjet  internetit, pa qenë nevoja e paraqitjes në sportelet e Bankës, si dhe konfirmimi i kryerjes se veprimit.

o Kontroll i të gjitha urdhërpagesave të kryera nga llogaria juaj dhe me destinacion llogarinë tuaj.

o Konsultimi i te gjithë transaksioneve të kryera dhe nxjerrje e llogarisë nëpërmjet internetit.

E Drejta Bankare 16

Page 18: Produktet bankare ne sistemin Shqiptar

REFERENCAT:

LIGJ : Nr. 8269, datë 23.12.1997PËR BANKËN E SHQIPËRISË

LIGJ : Nr. 9662, datë 18.12.2006PËR BANKAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

o http://www.bkt.com.al ,

o http://www.bankacredins.com ,

o http://www.intesasanpaolobank.al ,

o http://www.bankofalbania.org ,

o http://www.worldbank.com ,

E Drejta Bankare 17