Download - Ju flet Zeri i Amerikes - nga Ajet Nuro dhe Tribuna Shqiptare (Postuar nga M.Dodaj)

Transcript
Page 1: Ju flet Zeri i Amerikes - nga Ajet Nuro dhe Tribuna Shqiptare (Postuar nga M.Dodaj)

Ju flet Zëri i Amerikës ! Në mikrofon ...

Nga Ajet Nuro

Ndoshta pas tre pikave mund të ishte emri im. Pse jo, por nuk kanë rëndësi emrat. Sepse e rëndësishme është “Ju flet Zëri i Amerikës”. Me Zërin e Amerikës është i lidhur çdo shqiptar. Ndonëse, kjo radio, që në fakt mund të quhet radio, televizion dhe internet, sot ngelet e rëndësishme po të kemi parasysh konkurrencën në fushën e mediave, pjesa më e madhe e shqiptarëve, besoj unë, e lidhin Zërin e Amerikës me atë rol që ky stacion ka luajtur në ngjarjet e fund viteve 80 fillimi i viteve 90 kur kjo radio luajti

një rol të rëndësishëm në zgjimin dhe ndërgjegjësimin e shqiptarëve se ekzistonte një botë tjetër veç asaj që shqiptarët ishin të detyruar të njihnin. Askush në atë kohë nuk e kishte shkuar në mendje dhe jo më të shqiptonte fjalë si “të drejtat e njeriut”, “pluralizëm mendimesh dhe pluralizëm politik” apo terma të harruar si prona private, avokatë etj etj.

Ju flet Zëri i Amerikës ! Në mikrofon Elez Biberaj

Kam qenë gjithmonë i dhënë pas shtypit dhe lajmeve. I kam lexuar dhe i lexoj me zell gazetat por para 1990 tek gazetat e asaj kohe, më tërhiqte sidomos faqa 4. Ndonjëri mund të mendoj se kisha qëllime diversive apo simpati për perëndimin apo se prisja ndonjë përmbysje... jo, jo isha shumë larg një gjëje të tillë. Thjesht, më pëlqente të dija çfarë bëhej në botë dhe mund të them se dija emrat e të gjithë udhëheqësve botëror ashtu sikurse dija kryeqytetet e pothuajse gjithë botës. Duhet të ketë qenë pranvera e vitit 1990 kur i dola përpara postierit të fshatit për të marr gazetën dhe si duket biseda u soll rreth plenumeve të famshëm të PPSH dhe demokratizimit të mëtejshëm të vendit sipas variantit Alia. Postieri

Faqja numër 1 http://TribunaShqiptare.com

Në studiot e Zërit të Amerikës

Page 2: Ju flet Zeri i Amerikes - nga Ajet Nuro dhe Tribuna Shqiptare (Postuar nga M.Dodaj)

më tha diçka që do të fillonte të ndërronte gjithçka tek unë. Gjithçka, kam parasysh burimet e informacionit dhe një mënyrë tjetër të të parit të botës. Pa shiko se ç’thotë Zëri i Amerikës, - më tha. E pash në sy se mos tallej. Jo, ai e kishte seriozisht. Ktheje radion në valë të shkurtra, shko nga e majta dhe dëgjo. – Çfarë ore? –Në orën 6 (18). Nuk desha të tregohesha më entuziast nga ç’duhej por me vehte mezi prisja. Ishte ende koha kur nuk mund të luhej me zjarrin. Unë dëgjoja ndonjëherë radio Moskën apo Sofien por më shumë i tërhequr nga shqipja e folësve sepse informacioni nuk dallonte nga radio Tirana. Por duhet thënë se nëse dëgjimi i radiove të huaja përbënte një krim sipas ligjeve të kohës, pa mendo se si duhej konsideruar radioja e armikut më të madh të Shqipërisë, Amerikës...

E pra, në orën e duhur ndoqa udhëzimet por nuk munda ta gjej menjëherë kanalin. Mu desh të levizja majtas e djathtas butonin që ndërronte kanalet për të rënë në ...shqip. Zëri herë vinte e herë ikte por lajmet i kapa. Përveç programit të orës gjashtë ishte dhe një tjetër në orën tetë e gjysëm. Iu ktheva radios në orën 8 e gjysëm se doja ta dëgjoja që nga fillimi. Çfarë thoshte në fillim, si prezantoheshin folësit. Nga radiot e tjera si radio-Moska, Radio-Ankara apo dhe Radio-Sofia, dija formulën “Të dashur miq”... Por Zëri i Amerikës ishte i

veçantë. Sigla në anglisht që ruhet edhe sot “Welcome to the Voice of Amerika, in Albanian” ndiqej nga “Ju flet Zëri i Amerikës ! Në mikrofon Elez Biberaj”. Zëri i Biberaj, ishte një zë i veçantë që ruante pak një farë aksenti dhe duke e dëgjuar aq shpesh, isha në gjendje ta imitoja. Radha e rubrikave ishte lajme, opnioni i qeverisë së Shteteve të Bashkuara, intervista, emisione informative nga kultura etj. Pak a shumë struktura ruhet edhe sot. Në fund Biberaj jepte edhe numrin e telefonit të Zërit të Amerikës duke qenë se Shqipëria ishte lidhur me rrjetin telefonik botëror dhe ata që mundeshin mund të kontaktonin direkt radion. Është numri i parë që kam mësuar për mendësh, 202 619 2223. Mos e provoni, se nuk është më në shërbim...

Duke dëgjuar Zërin e Amerikës, ndihesha i privilegjuar sepse dëgjoja gjëra që gjithësesi nuk mund ti dëgjoje në radio-televizionin shtetëror të Tiranës ku

Faqja numër 2 http://TribunaShqiptare.com

Page 3: Ju flet Zeri i Amerikes - nga Ajet Nuro dhe Tribuna Shqiptare (Postuar nga M.Dodaj)

lajmet diktoheshin dhe kontrolloheshin nga lart. Është për tu çuditur por Biberaj ishte siç i themi ne, shumë i futur. Ndonëse Shqipëria sapo ishte lidhur me rrjetin botëror te telefonave, ai ishte në gjendje të bënte thirrje telefonike në Tiranë dhe të zhvillonte intervista me personazhe me peshë në jetën politike dhe kulturore të vendit. Në emisionet e Zërit të Amerikës kishte rubrika edukative dhe bashkëpunëtorët e Biberajt ishin nga intelektualët më në zë të diasporës shqiptare si Martin Camaj, Arshi Pipa, Nikolla Pano, Peter Prifti për të cituar disa nga emrat që më vijnë sot në mendje. Ajo që më pëlqente veç lajmeve ishte rubrika “Opinion i qeverisë së Shteteve të Bashkuara” sepse nga ajo rubrikë dëgjoja gjëra me të vërtetë të reja por edhe të paimagjinueshme. Për ngjarjet e 2 korrikut 90, largimi e Kadaresë në Perëndim dhe fillimi i lëvizjes studentore në dhjetor 1990, ishte Zëri i Amerikës që jepte versionin e vërtetë të ngjarjeve. Atë, që bëri postieri i fshatit me mua, e bëra unë me të tjerët, pra fillova të “ritransmetoj” lajmet e Zërit të Amerikës. Komentet e Biberajt për zhvillimet politike në Shqipëri dukeshin të pabesueshme po të shikoje fasadën që partia-shtet mundohej të ruante. Kështu, Biberaj fliste për grindje në udhëheqjen e lartë shqiptare midis atyre që ishin pro dhe atyre që ishin kundër demokratizimit të vendit. Në një krah gjendej Ramiz Alia me klanin e vetë dhe në krahun tjetër Nexhmije Hoxha edhe ajo jo e vetme. Në teorinë e tranzicionit që do ta mësoja më vonë, kjo është ndarja mes hardliners dhe softliners apo e thënë shqip ndarja mes vijës së ashpër dhe vijës së butë në gjirin e kastës së lartë të diktaturës. Në fakt, në janar të 1990, babai i ndodhur për vizitë në Tiranë më kish thënë se, njerëz të panjohur, u thoshin kalimtarëve “Do shihemi tek sheshi”. Ndoshta askush nuk kish guxuar të konkretizonte ndonjë veprim. Por nuk mund të them se sot di diçka më shumë rreth asaj që mund të ketë ndodhur apo që pritej të ndodhte. Sidoqoftë rritja e dëgjueshmërisë së zërit të Amerikës përkon me një fenomen tjetër atë, të asaj që do ta quaja periudhë derizioni ku, pas Shkodrës që e kishte filluar shumë më shpejtë, edhe në pjesë të tjera të vendit sidomos në Tiranë e Kavajë, kishin filluar batutat, shakatë, poezitë satirike ku në qendër ishte skamja, injorantët e byrosë politike që drejtonin atë vend, familja e Hoxhës etj etj. Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe rritja e guximit tek shqiptarët për të kundërshtuar diktaturën duke filluar me rritjen e numrit të arratisurve, me ngjarjet e dy korrikut 1990 dhe pastaj me ngjarjet që pasuan dhjetorin 1990. Zëri i Amerikës ka pjesën e vetë në rritjen e kundërshtimit popullor ndaj diktaturës në Shqipëri. Për të shprehur besimin e njerëzve tek Zëri i Amerikës mjafton të themi se një lajm ishte i besueshëm nëse “e tha Zëri i Amerikës”. Madje kjo e dallon edhe sot Zërin e Amerikës nga shumë media të tjera. Për rolin e Zërit të Amerikës në demokratizimin e Shqipërisë është folur shumë dhe ka mendime nga më të ndryshmet. Unë do të thosha, pa dashur të jap një vlerësim shkencor, se Zëri i Amerikës shërbeu si katalizator i një procesi që ndoshta ishte i pashmangshëm në kushtet historike që u gjend Shqipëria pas rënies së murit të Berlinit dhe ngjarjeve

Faqja numër 3 http://TribunaShqiptare.com

Page 4: Ju flet Zeri i Amerikes - nga Ajet Nuro dhe Tribuna Shqiptare (Postuar nga M.Dodaj)

në Europën Lindore. Por, mund të ndodhte që Shqipëria si në rastin e pavarësisë të zgjohej relativisht vonë. Zëri i Amerikës i shkundi shqiptarët për tu zgjuar politikisht. Ndërsa roli i Elez Biberaj do ta përmblidhja në atë që ai, ishte personi i duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.

Viti 1991, ishte viti i triumfit. Elez Biberaj, tashmë i mirënjohur nga të gjithë shqiptarët ishte përkthyesi zyrtar i delagacionit amerikan me në krye Sekretarin e Shtetit Xhejms Bejker. Pritja e jashtëzakonshme që shqiptarët i rezervuan Bejkerit dhe takimi me krerët e shtetit shqiptar s'ka se si të mos ketë shkaktuar ndjenjë triumfi tek Biberaj. Ai ishte një hero në sytë e shiptarëve. Por, merret me mend reaksioni i Ramiz Alisë kur është gjendur përball përkthyesit – gazetar. Besoj se do ketë marr hua shprehjen e shokut Perikli tek Pallati 176 “Ma more kalanë nga brenda, o Jovan Bregu...( Elez Biberaj...)”

Pas viteve 1990-1991, viti 1997 më ka bërë ti rikthehem Zërit të Amerikës. At'herë në fakt nuk besoja kurr se shteti do të binte ashtu siç ra. Nuk e di sepse kisha besim se shteti ishte shtet, që askush nuk do të guxonte ta prekte. Pastaj, ndoshta edhe nga dëshira për ta parë vendin tim në gjendje sa më normale, besoja se do gjendej një zgjidhje, por kthesa që morën ngjarjet më kanë bërë të mendoj se ajo klasë politike që e çoi Shqipërinë në atë ditë, nuk duhet të vazhdonte më të qeveriste. Të paktën moralisht. Por ... morali dhe politika ndonjëherë nuk bëjnë të njëjtën rrugë. E, që ti kthehem Zërit të Amerikës, në ditët që i paraprinë ngjarjeve të marsit 1997, fillova të dëgjoj Zërin e Amerikës. Veç besimit që kisha se dëgjoja lajme “safi” kisha dhe një besim se Zëri i Amerikës mund të ndikonte për mirë. Më dukej se Biberaj do fliste me ndonjë në Tiranë për ti thënë një “Hej, thirrini mendjes !” Në fakt, Zëri i Amerikës u tregua tejet aktiv. Por, gjërat precipituan aq shpejt sa jam i bindur se edhe gazetarët e Zërit të Amerikës duhet ti ketë kapur në befasi. Ndërsa unë në thellësi besoja se ashtu siç kisha dëgjuar lajme të mira dhe shpresëdhënëse në vitin 1990 e 91 ndoshta përsëri do dëgjoja mrekullira. Por, kur zbret në tokë, e kupton se Zëri i Amerikës është një radio-stacion që edhe pse me një ekip profesionistësh...nuk bënë mrekullira. Edhe ata janë krijesa të gjalla me mish, kocka dhe gjak si dhe ne të tjerët...

Rrjedhat e mëtejshme të jetës më shkëputën nga Zëri i Amerikës ashtu siç më shkëputën edhe nga media të tjera. Shumë vite më vonë në Kanada do të rizbuloja Zërin e Amerikës në internet. Ndërkohë Zëri i Amerikës ishte shndërruar në televizion me rubrikën DITARI dhe ishte i pranishëm në internet me faqen e tij zeriamerikes.com. Për prindrit e mi që kaluan mëse një vit në Amerikë rubrika DITARI në internet ishte burimi i vetëm informimi. Dhe si ata ka mijëra shqiptarë në botë.

Faqja numër 4 http://TribunaShqiptare.com

Page 5: Ju flet Zeri i Amerikes - nga Ajet Nuro dhe Tribuna Shqiptare (Postuar nga M.Dodaj)

Stazh tek Zëri i Amerikës

Ndonëse tek web siti i Zërit të Amerikës e bëjnë të ditur se pranojnë stazhiera, nga sa kuptova ata pranonin kryesisht inxhiniera pra teknikë. Në këto kushte, një stazh tek Zeri i Amerikës mbetej ... një ëndërr. Për më tepër, nga ekipi i zërit të Amerikës njihja me emër vetëm Astrit Lulushin që ishte i njohur në listat shqiptare të diskutimeve në internet falë një sërë shkrimesh nga fusha e të rejave shkencore në mjeksi. Vendosa dhe i shkruajta një mesazh zotit Lulushi që nuk vonoi të më përgjigjej. Ndonëse, ai më tha se shef i shërbimit është Arben Xhixho, ndoshta e ka menduar ngurrimin tim për t'iu drejtuar një të panjohuri. Kështu ai flet vetë me zotin Xhixho dhe kështu vihemi në kontakt. I shkruaj zotit Xhixho dhe ...mrekullia ndodhi. Zoti Xhixho më telefonon dhe më thotë se për ata nuk ka asnjë problem dhe informatat e zakonshme...Aty fillon maratona e dokumetave mes meje, univesitetit dhe Arbenit. Ky i fundit kishte goditur i duruar sepse në universitet më kërkonin edhe qiqra në hell. Kështu, u vendos dhe janari 2009 u rezervua për stazhin në Zërin e Amerikës.

Washington, Janar 2009

Janarin e zgjodha sepse ...vinte pas dhjetorit, fundit të sezonit të vjeshtës...dhe as që e shkova në mendje se 20 janari ishte “i rezervuar” për betimin e presidentit që do të dilte nga zgjedhjet e 4 nëntorit. Kështu më 4 janar që mbrrita në Washington, mbrriti dhe presidenti i porsa zgjedhur. Mbrritja e tij dhe përgatitjet për transferimin e pushtetin nga Bushi tek ai, ishin ngjarjet që do më shoqëronin ngado në kryeytetin amerikan. E kam shkruar edhe në vend tjetër (ndonëse shkurt) që Uashingtoni gjithë këtë muaj ka jetuar me këtë ngjarje. Ndonëse relativisht ftohtë, zgjedhja e Barack Obamës dhe përurimi i tij si president i ka “ngrohur” disi njerëzit dhe ka ngjallur shpresa tek ata që janë demoralizuar nga kriza financiare dhe ekonomike që ka mbërthyer Amerikën dhe pazgjidhshmërisht edhe botën. Mbase Obama nuk do bëjë mrekullira por dhe ana psikologjike ka rëndësinë e vetë. Në fund të fundit, kriza ekonomike përkeqësohet me humbjen e besimit që shkakton panik tek konsumatorët po edhe tek investitorët. Nëse ardhja e Obamës në pushtet i qetëson njerëzit, ky është një fillim i mbarë. Për të tjerat ... kur të mbijnë le ti shohim...

Si të duket Washingtoni ?

Pikërisht, para se të mbrrija në Washington, kisha bërë “Ekonomi urbane dhe rajonale” dhe aty kisha lexuar se një shkencëtar që mundohej të ndante qytetet

Faqja numër 5 http://TribunaShqiptare.com

Page 6: Ju flet Zeri i Amerikes - nga Ajet Nuro dhe Tribuna Shqiptare (Postuar nga M.Dodaj)

e mëdha në kategori, i vendoste qytetet sipas ndikimit që këto qyetet kishin tek rrethinat dhe më tej dhe në kategorinë e parë futej vetëm një qytet, Nju Jorku (qytet që i shërben gjithë botës, nga ana ekonomike por dhe organizmat që ndodhen në të si OKB0-ja etj). Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë qytete si Uashingtoni, Gjeneva, Brukseli (sepse u shërbejnë klientëve nga gjithë bota fal institucioneve të vendosura aty...) dhe në kategorinë e tretë futen qytete si Montreali, Toronto, etj (që u shërbejnë nevojave të territoreve që mbulojnë si psh Kanadasë angleze për Toronton dhe Kanadasë franceze për Montrealin) Më tej vazhdojmë me qytete, qyteza dhe fshatra. Pra, unë kisha ikur nga një qytet i kategorisë së tretë në një qytet të kategorisë së dytë (ndonëse kategorinë parë e kam vizituar dhe më ka pëlqyer...) E pra, pyetjes se si më duket Uashingtoni që mu bë nga koleg dhe miq, iu përgjigja këtu pak gjatë dhe kur të bënë dikush një pyetje të tillë nuk besoj se do kaloj ditëm me... kategoritë e mia. Shkurt, Uashingtoni është një qytet beton që ka ndërtesa institucionale, zyrtarë dhe muzeume. Veçse, muzeumet janë falas. Si është Uashingtoni? - I mirë për të punuar se për të jetuar... është Montreali. Kjo është përshtypja ime...

Uashingtoni do të ishte i vështirë për mua për tu vendosur duke parë dhe kushtet e krijuara nga ceremonia e përurimit të presidentit, por po të kesh në vend një mik si miku im i vjetër Aureli, çdo gjë bëhet e lehtë.

Në Washington, metroja është e madhe dhe trenat janë të rehatshëm. Të jepet përshtypja se aty takon veç zyrtarë, zyrtarë që nxitojnë, zyrtarë “blackberry”. Këta janë shefat sepse modelet poshtë blackberry duhet të jenë zyrtarë të thjeshtë që i paguajnë vetë faturat. Çuditërisht, nuk pash “mister iPhone” që duhet të jenë edhe më të sojshëm por mesa duket ata lëvizin me makinat e tyre... Siç e thash, nuk e zgjodha janarin me qëllim por edhe sikur ta kisha planifikuar nuk do të ishte

keq. Një muaj i mbushur me aktivitete, këtu në Uashington që, ia vlente barra qeranë të ndodheshe aty. Fundja, do ngelet e shkruar si një shprehje që një grua e kishte stamposur në kapelen e vetë “I was there”, pra unë isha aty. Po, unë isha aty. Jo vetëm unë që u ndodha për herë të parë në një ngjarje të llojit por dhe kolegët e Zërit të Amerikës që kishin marr pjesë në përurime të mëparshme më thanë se ky përurim ishte i jashtëzakonshëm. Në fakt, nuk ka pse të dyshohet në këtë drejtim. Obama arrinte të mblidhte qindra e mijra mbështës në mitingje përgjatë fushatës. Ngado që shkela në Uashington para, në ditën e përurimit dhe më pas, të krijohej përshtypja se po merrnim pjesë në një ngjarje që do hyjë në histori. Nuk po përsëris psetë që i kam

Faqja numër 6 http://TribunaShqiptare.com

Një parrullë kundër presidentit të ri Obama

Page 7: Ju flet Zeri i Amerikes - nga Ajet Nuro dhe Tribuna Shqiptare (Postuar nga M.Dodaj)

shkruar diku por mua nuk më pëlqejnë sloganet si ky i pjesmarrjes në shkruarjen e historisë. Për mua historia vjen mbrapa. Ceremonia e transferimit të pushteteve nga Bush tek Obama pa dyshim ishte madhështore. Obama ngjalli shpresën e Amerikanëve dhe përmirësoi imazhin e amerikanëve në botë por e gjitha kjo do të harrohet shpejt nëse administrata e re nuk realizon ndryshimet e aq premtuara. Historia fillon tek ndryshimet, sigurisht për mirë.

E thash më sipër se Uashingtoni ka muzeume dhe galeri me të vërtetë klasi por edhe institucionet më të rëndësishme si Shtëpia e Bardhë apo Kapitol Hill (Kongresi) janë të vizitueshme. Në Capitol Hill shkova disa herë. Ishte me të vërtetë një vend pelegrinazhi. Shtëpia e Bardhë për shkak të ndërrimit të “qeraxhiut” kuptohet ishte e mbyllur për vizita brenda ndërtesës por, në rrethina ishte e vizitueshme. Ngado tê krijohej përshtypja se kishe të bëje me mbështetës të Obamës. Rreth Shtëpisë së bardhë kishte militantë kundër luftës apo thjesht kundër-Bush dhe shumë shumë pak anti-Obama. Njëri prej tyre nuk kishte përtuar të shkruiante një parrull për të kujtuar origjinën e tij myslimane...Është e paktë të thuhet se Obama e kishte pushtuar Uashingtonin. Edhe në abonenë javore të metrosë që bleva javën e parë ishte e shkruar “Le të festojmë përurimin e presidentit Obama”

Në dyqanet e suvenirëve nuk kishte veç produkete “Obama” që nga bluza, filxhanë, libra, kalendarë për të përmendur diçka nga ai numër i pafund objektesh me portretin e Obamës. Shumica e institucioneve por dhe hotelet nuk kishin harruar të shkruanin parrulla mirëseardhjeje për presidentin e ri. Nuk bënte përjashtim as Kanadaja. Në ambasadën e saj parrulla “Kanadaja pêrshëndet presidentin Obama” ishte shkruar në të dy gjyhët zyrtare, frëngjisht e anglisht. Tregtarët ambulant dhe fotografët që të filmojnë “falas” por që ti vënë fotot në internet për ti blerë me një im të kripur, përjetonin ditët e arta të biznesit të tyre. Vizitorët, me të cilët munda të flisja ishin nga Franca, Montreali, Teksasi, Florida... por gjeografia e vizitorëve të gjendur në ditën e përurimit, nuk kishte kufi...

Koncerti i organizuar të dielën para përurimit të Barak Obamës si president ishte i jashtëzakonshëm. Mbi një milion njerëz ishin mbledhur në sheshin e Monumentit për ta ndjekur. Ishte ftohtë por entuziazmi ishte i tillë që nuk mund ta përshkruash. Njerëzit këndonin, kërcenin, fotografoheshin,

Faqja numër 7 http://TribunaShqiptare.com

Para Shtëpisë së Bardhë

Vizitorë fotografojnë Shtëpinë e Bardhë

Page 8: Ju flet Zeri i Amerikes - nga Ajet Nuro dhe Tribuna Shqiptare (Postuar nga M.Dodaj)

duartrokisnin dhe bërtisnin në shenjë respekti sa herë kamerat drejtoheshin nga Obama. Nuk mund të lihet mënjan fakti se Obama ështëi pari afro-amerikan president i Shteteve të Bashkuara. Marrja e pushtetit nga ana e tij ishte festë e të gjithë amerikanëve, por për Afrikano-amerikanët ishte paksa e veçantë. Ata festonin Amerikën që tash do ta ndienë të gjithën të tyren, ata festojnë realizimin e ëndrrës së Martin Luther Kingut. Mund të kuptohet pra, ajo ndjenjë gëzimi dhe krenarie që ata manifestonin në ditët e festës së përurimit të njeriut të tyre që u bë i pari i Amerikës. Edhe një gjë që më ka bërë përshtypje dhe që mu përforcua gjatë qëndrimit në Uashington. Amerikanët i respektojnë shumë veteranët dhe gjithë ata që kanë bërë diçka për vendin e tyre. Një parantezë për të kuptuar këtë traditë. Amerika, ka një histori pak më shumë se 200 vjeçare. Dhe themeluesit e saj janë kthyer në legjendë. Thëniet e tyre përbëjnë burim frymëzimi për kombin amerikan sidomos në këto ditë të vështira të një krize ekonomike. Përgjatë koncertit të 18 janarit, aktorët e Hollivudit të ftuar në këtë ngjarje recituan thënie të figurave historike si Linkoln, Washington etj. Në këtë kontekst pyetja që më vjen në mendje është se, si mund të interpretohet dëshira e disa shqiptarëve për ta parë figurën më të madhe të historisë së shqiptarëve, Skënderbeun, të çmistifikuar, si një njeri të zakonshëm, të zhveshur nga legjendat?!...Dhe pasi ta kemi zhveshur Skënderbeun nga “Magjia”që na mban të bashkuar le ti turremi Nënë Terezës. Madje për ti dhënë një emër çmendurisë, le ta quajmë Rilindja Çkombëtare...

Unë Barack ...

Data 20 janar ishte e jashtëzakonshme. Jo vetëm për mua, por dhe për gjithë sa kishin mbërritur në Uashington për ceremoninë e përurimit të presidentit të 44 të Sheteve të Bashkuara. Ne që ishim dëshmitarë të kësaj dite të madhe do ta ruajmë si kujtim gjithë jetën por le të mos e mohojmë faktin që afrikano-amerikanët kishin një motiv më shumë nga ne të tjerët. Shumë prej tyre e përjetonin në heshtje, por kam përjetuar skena ku shumë prej tyre shpërthenin në delirë të vërtetë (që sigurisht bënë pjesë në ato që mund ti konsiderojmë normale për shkak të burimit që e shkaktonte). Ngado shihje ekipe xhirimi nga e gjithë bota që merrnin përshtypjet e të pranishmëve dhe sigurisht afro-ameikanët ishin të privilegjuarit sepse ata ndienin gjerë në thellësi këtë ndryshim që po pësonte Amerika dhe këtë ëndërr të largët të brezave të tërë që u realizua me zgjedhjen e Obamës si president i vendit të tyre që ndoshta jo gjithmonë e kishin ndierë si të tillë. Duke marr pjesë në një ceremoni të tillë nuk ka se si të mos heqësh paralele, mos të bësh krahasime me vendin tonë Shqipërinë. Duke parë ato turma të pafund që dyndeshin në qendër të Uashingtonit për të mar pjesë në ngjarje historike si përurimi në post të pesidentit të vendit, me mendjen

Faqja numër 8 http://TribunaShqiptare.com

Disa të rinjë duke shprehur gëzimin e tyre më 20 janar 2009

Page 9: Ju flet Zeri i Amerikes - nga Ajet Nuro dhe Tribuna Shqiptare (Postuar nga M.Dodaj)

time i shkëmbeja këto turma me ... shqiptarë. Thosha me vehte, do të ishin ata aq të bindur, do të dëgjonin udhëzimet për të shkuar në vendin e paracaktuar për gjithësecilin. Në fakt krahasime të tilla janë të destinuara të ngelen krahasime teorike sepse në realitet nuk mund të ndodhin por edhe ti mendosh duhet të jetë pak e vështirë sepse që në fillim duhet thënë se ne shqiptarët nuk para na pëlqen të marrim urdhra, sepse ... ne na pëlqen të japim urdhra...nejse, le ta lemë krahasimin këtu sepse ne edhe kur bëjmë zgjedhje nuk mblidhemi pas saj për të festuar por për të protestuar, ne nuk...hej, tham ta lem krahasimin këtu, sepse ndrushe nuk do ta dalim dot të krahasojmë pasi edhe njësitë matëse do na dalin të ndryshme. Veç nga 20 janari duhet ruajtur ai kujtim i bukur i një feste për të gjithë që ndonëse edhe me ndonjë dyshim se mos dikush do të tentonte ta prishte festën, ajo ishte e përsposur, madhështore, në lartësin që gjithësecili do të donte ta shihte Amerikën.

Të gjitha rrugët të çojnë në ... Washington

Dikur, të gjitha rrugët të çonin në Romë, por gjymsa e dytë e shekullit të kaluar, bëri Uashingtonin qendrën e politikës botërore. Aty vendoset fati i 50 shteteve amerikane por, po aty vendoset edhe fati i pjesës tjetët të botës duke u nisur nga ndikimi i Shteteve të Bashkuara në mardhëniet ndërkombëtare. Ndoshta edhe e shprehja se të gjitha rrugët të çojnë në Romë duhet riparë... Në këtë kontekst është i kuptueshëm interesimi i botës përgjatë fushatës zgjedhore në Amerikë dhe reagimi përgjithësisht pozitiv ndaj zgjedhjes së Barack Obamës. Edhe nëse nuk do ishte zgjedhur Obama,

dikush do përurohej më 20 janar, bile shumë ftesa për në ditën e betimit të presidentit ishin dërguar para se të merrej vesh emri i fituesit, aty nga vera e vitit 2008. Sipas traditës së zgjedhjeve të pas 1990 edhe forcat politike në Shqipëri marrin pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit amerikan. Dhe, politikanët që mbërrijnë nga Shqipëria në Uashington nuk mund të mos kthehen në Shqipëri pa kaluar edhe nga Zëri i Amerikës. Si Zëri i Amerikës edhe politikanët shqiptarë duhet të transmetojnë mesazhe dhe kështu pas ceremonisë së betimit të presidentit në mjediset e Zërit të Amerikës kaluan me radhë që nga Kryetarja e Parlamentit, zonja Jozefina Topalli, ish kryeministri i Shqipërisë zoti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij zonja Monika Kryemadhi, kryetari i G99 zoti Erjon Veliaj. Nuk

Faqja numër 9 http://TribunaShqiptare.com

Nga emisioni TOP STORY transmetuar nga Zëri i Amerikës. Nga e majta në të djathtë Sokol Balla, Avni Mustafaj dhe Arben Xhixho

Page 10: Ju flet Zeri i Amerikes - nga Ajet Nuro dhe Tribuna Shqiptare (Postuar nga M.Dodaj)

mund të le pa përmendur kalimin e Kryetarit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ish kongresistir Joseph DioGuardi dhe bashkëshortes dhe këshilltares për çështjet e Ballkanit zonjës Shirley Cloyes DioGuardi. Duke e parë nga afër zotin DioGuardi nuk mund të mos “prekësh” atë entuziazëm dhe pasion që e karakterizon këtë personalitet të shquar dhe luftëtar të çështjes shqiptare. Zëri i Amerikës ka krijuar tash së fundi edhe një traditë të re në bashkëpunimin me mediat kombëtare dhe lokale në Tiranë, Prishtinë dhe gjetiu. Veç marrveshjeve që shumë media kanë me Zërin e Amerikës për të ritransmetuar emisionet e Zërit, shumë prej kanaleve televizive lidhen direkt me gazetarët e Zërit të Amerikës për të marr të rejat më të fundit nga Uashingtoni. Kështu, zoti Ilir Konomi paraqet pothuajse çdo natë të rejat më të fundit nga Uashingtoni në valët e Top Channel ndërsa Ardita Dunellari transmetoi disa herë për News 24 lajmet më të fundit nga kryeqyteti amerikan. Por për ngjarje madhore siç ishte ceremonia e transferimit të pushtetit në Amerikë bashkëpunimi shkon edhe më tej si fjala bie transmetimi i emisioneve të përbashkëta. Një nga këto bashkëpunime ishte edhe transmetimi “live” i emisionit Top Story i Sokol Ballës. Në qendër të emisionit kuptohet ishte zgjedhja e presidentit Obama dhe ndikimi i kësaj ngjarje mbi Amerikën, botën dhe sigurisht, kryesorja, ndikimi mbi shqiptarët. Emisioni u transmetua direkt nga studiot e Zërit të Amerikës dhe seksioni shqip përveç sigurimit të mbarëvajtjes së transmetimit, që nuk është dhe aq i lehtë duke ditur se kemi të bëjmë me disa ekipe që duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin, “furnizoi” dhe njërin nga analistët e emisionit. Kështu, krahas profesor Shenasi Rama që komentonte ngjarjen nga Nju Jorku, në studio në Uashington krahas Erjon Velajt dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan Avni Mustafaj, që u alternuan me njëri-tjetrin, ishte edhe shefi i shërbimit shqip të Zërit të Amerikës zoti Arben Xhixho që iu përgjigj pyetjeve të drejtuesit të emisionit Balla dhe pyetjeve të teleshikuesve. Zoti Xhxho është një njohës i mirë i politikës amerikane dhe asaj shqiptare.

Ju flet Zëri i Amerikës ! Në mikrofon ...

Sot do të duhet të shkruaj rreth 15 emra. Ndonëse, fjala “në mikrofon” duket pak arkaike pasi Zëri i Amerikës sot nuk identifikohet veç me mikrofonin. Programi më i rëndësishëm dhe më ndjekur i Zërit të Amerikës sot është rubrika televizime Ditari, një rubrikë e përditëshme prej gjysëm ore që transmetohet çdo ditë në orën 18 me orën lokale të Tiranës,

Faqja numër 10 http://TribunaShqiptare.comEkipi i seksionit shqip të VOA-së me zotin Joseph

DioGuardi

Page 11: Ju flet Zeri i Amerikes - nga Ajet Nuro dhe Tribuna Shqiptare (Postuar nga M.Dodaj)

Prishtinës apo Shkupit. Është rubrika më ndjekur sepse trajton lajme nga Shqipëria, Kosova dhe treva të tjera shqiptare dhe sigurisht nga Shtetet e Bashkuara dhe bota. Ekipi bënë një punë të jashtëzakonshme për të paraqitur një program dinjitoz dhe me sa më shumë informacione, sa interesante dhe jetike për shqiptarët kudo që janë. Por, transmetimet radiofonike tradicionale vazhdojnë. Nga shërbimi shqip i Zërit të Amerikës, unë njihja shumë pak gazetarë. Njihja vetëm Astrit Lulushin, edhe për atë e dija se ishte nga Tropoja... Dikush në internet i ishte tekur ta “dënonte” duke i ndryshuar vendlindjen... prandaj informacionet në internet jo gjithmonë duhen besuar... Por edhe njohja nga afër me Astritit, nuk të zhgënjen. Është po ai gazetari interesant që flet për të rejat nga fusha e mjeksisë dhe mbi të gjitha i kujdesshëm. I dyti që kisha njohur para mbritjes në Uashington ishte vetë shefi i Zërit të Amerikës. Por, nëse para se të mbrrija, për mua ai ishte Zoti Xhixho, në vend ai ishte thjesht Ben. Të paktën kështu e thërrasin të gjithë. Ai, më shpjegoi se si funksionon Zëri i Amerikës. Arbeni, drejton gjithë funksionimin e shërbimit shqip të Zërit të Amerikës dhe është një nga lexuesit e Ditarit. Me përvojë në gazetari nga ai mësova shumë teknika gazetarie. Një ditë, dukej që ishte tejet i zënë. E kishin kontaktuar nga Shqipëria dhe duhet të intervistonte ambasadorin e OSBE në Shqipëri. Para se të nisej për intervistë, nuk harroi të vinte të më merrte për ta shoqëruar. “Kjo të intereson ta mësosh”. Dhe vërtetë ishte interesante. Por ajo që Beni më la të kuptohej gjatë qëndrimit aty ishte vetë qëndrimi ndaj lajmit. Ne jemi të pa anëshëm, - më tha. Në ato ditë qëndrimi aty e pash se jo rrallë që seksioni shqip i VOA duhet të verifikonte informacionin. Ngjarjes së mbylljes së gazetës Tema, Zëri i Amerikës i kushtoi vëmendje por edhe këtu, para një interviste me zotin Mero Baze, Arben Xhxho nuk harroi tu kujtonte teleshikuesve se për hir të transparencës, zoti Baze dikur ka qenë korrespodent i Zërit të Amerikës...

Nga sa kam parë, pjestarët e tjerë të seksionit shqip të Zërit të Amerikës i ndajnë detyrat me njëri-tjetrin dhe kështu u përgjigjen një volumi të jashtëzakonshëm pune për të respektuar oraret e transmetimit që për çudinë time ishin “live”. Kjo për sa i përket rubrikës “Ditari”. Duhet shtuar këtij volumi, futjen e materialeve në internet dhe transmetimet radiofonike. Më i vjetri ndër punonjësit aktual është zoti Shaqir Salihu që ka rreth 30 vjetë tek Zëri i Amerikës. I palodhur dhe nostalgjik për karrierën e tij, është pikërishtë ai që më tregon për vitet '90. Amerika e ka dashur dhe e do Shqipërinë dhe shqiptarët, jo më kot e hapi dhe e mbajti shërbimin shqip. Ishte interesimi i departamentit të shtetit dhe sigurisht puna e shkëlqyer e Elez Biberaj që diti të shfrytëzonte mundësit që ju ofruan në radio për të ndihmuar në rënien e komunizmit në Shqipëri. Por, vëren ai, ardhja e televizionin dhe internetit e ka zbehur pak radion që ndonëse ai nuk e shpreh, duket se ngelet më e preferuara e zotit Salihu.

Faqja numër 11 http://TribunaShqiptare.com

Page 12: Ju flet Zeri i Amerikes - nga Ajet Nuro dhe Tribuna Shqiptare (Postuar nga M.Dodaj)

Pjesa më madhe e aktivitetit të gazetarëve të Zërit të Amerikës ngelet përkthimi i të rejave nga Shtetet e Bashkuara dhe bota, lajme këto që serviren nga qendra e lajmeve apo “news room” siç quhet. Kur dëgjon lajmet në radio apo kur ndjek DITARI-n askujt nuk i shkon në mendje se ajo gjysmë ore program është një punë prej dhjetra orësh. Aty në zyrat e Zërit të Amerikës bëhen diskutimet më të mëdha për gjuhën shqipe, gjithmonë në përpjekje për ta ruajtur shqipen sa më të pastër. Duke diskutuar për një term me zotin Xhixho, i them ¨unë jam bërë si shqiptarët jashtë atdheut” - Pse nuk je ?, - ma ktheu ai me të qeshur. Fakti është se shumë terma në shqip nuk gjenden ose janë disa koncepte që nuk ekzistojnë në jetën tonë. Dhe kështu, gazetarët e Zërit ë Amerikës duhet të punojnë për tu shërbyer dëgjuesve dhe teleshikuesve materiale sa më të kuptueshme. Duke qenë për një muaj “insider” njoha nga afër (aq sa munda...) një ekip që bashkëpunonte, që ndihmonte, që punonte së bashku. Aty gjeje nga të gjitha viset e Shqipërisë dhe nga Kosova. Dy nga gazetarët më me përvojë punonin natën, por munda ti takoj. Bëhet fjalë për Laura Konda dhe Ilir Ikonomi. Ky i fundit ishte një poliglot i vërtet. Aty mësova se Iliri dinte dhe kinezçe. Ishte pikërisht Ilir Ikonomi që bëri përkthimin e fjalimit të presidentit Obama në transmetimin direkt që Zëri i Amerikës i bëri ceremonisë së betimit. Realizimi i programeve (regjia) bëhej nga Astrit Lulushi, Shaqir Salihu dhe Kastriot Haxhiaj. Ky i fundit gjendej kudo dhe ishte mjeshtër në montimin e videove. Keida Kostreci ishte “fqinja” ime pasi posti i saj ishte pranë postit që më përshtatën përgjatë qëndrimit tim në Zërin e Amerikës. Pra ishte Keida që i drejtohesha për ndonjë konsultim. Në ekip ishin dhe dy shkodrane Ardita Dunellari dhe Bardha Shpuza Azari Njërën prej tyre, Arditën, e kisha fiksuar nga një intervistë që ajo kishte zhvilluar me liderin e G99 Veliaj. Më kishte pëlqyer insistimi i saj si gazetare që rrallë e gjenë tek gazetarët shqiptarë. Në ditën e parë të stazhit në Uashington, ditarin e prezantoi Rudina Dervishi. Kështu u njoha me një nga folëset kryesore të rubrikës Ditari. Dy më të rinjtë në ekip ishin Alban Pruthi nga Gjakova që njihte disa nga miqtë e mi gjakovarë këtu në Montreal si dhe Erion Kruja, i diplomuar në Universitetit e famshëm Gergetown, një i ri ky që reflektonte entuziazmine moshës së tij.

Faqja numër 12 http://TribunaShqiptare.com

Astrit Lulushi dhe Rudina Dervishi në studiot e DITARI-t

Page 13: Ju flet Zeri i Amerikes - nga Ajet Nuro dhe Tribuna Shqiptare (Postuar nga M.Dodaj)

Në Uashington unë njoha heronjë...

Kisha shkuar në Uashington për një stazh, por aty njoha dhe heronjë. Po, heronjë të vërtetë. Gazetat tona nuk lënë rast pa na treguar për bëmat e atyre që kishin shkruar ndonjë varg me kuptim të dyfisht dhe sot janë desidentë. Heronjë për mua ishin ata që sfiduan diktaturën qoftë edhe duke lënë atdheun duke rrezikuar edhe jetën. Rastësisht, duke pyetur se kur keni filluar punë tek Zëri i Amerikës, përgjigja e zonjës Izabela Çoçoli, më habiti dhe më bëri kureshtar në të njëjtën

kohë. Ajo kishte filluar punë në vitin 1984. At'herë keni lindur në Amerikë ? - Jo, ishte përgjigja. Dhe ajo që do të më zbulonte kjo zonjë e rrallë, ishte çudia më e madhe që dëgjova në muajin janar në Uashington. Izabela, motra e saj, Zamira, edhe ajo punonjëse në Zërin e Amerikës si dhe vëllai i tyre, të dëshpëruar nga ajo jetë që u kishte rezervuar regjimi komunist në Shqipëri që i kishte internuar në Savër të Lushnjës, vendosën të bëjnë një hap që mund ti kishte shndërruar në tabelë qitje për kufitarët e regjimit të Hoxhës apo mund të dilte edhe me sukses duke u shndërruar në liri veç, larg atdheut. Në fakt, akti i tyre heroik, kalimi i detit me not, nga Saranda në Korfuz, do të ishte një fitore e hidhur. Jo vetëm se për të fituar lirinë, do të duhet të linin atdheun me gjithçka, por edhe për faktin se dy motrat humbën vëllain e tyre. Veç, -më tha Zamira, - të lutem nëse shkruan diku për këtë ngjarje, shkruaj realitetin. Dhe më tregoi se dikush për ta bërë ndodhinë sa më sensacionale, shkroi se vëllai i tyre ishte vrarë... Më erdhi keq që paska dhe zhgarravinas të tillë. Jo për gjë por, regjimi komunist ishte i egër edhe pa i shtuar një vrasje. Në këto raste respektimi i së vërtetës është respekt për të ikurin dhe për ata që mbijetuan. Kështu, në një ditë gushti 1983, rreth orës 10 të mbrëmjes, dy motrat dhe vëllai i tyre, filluan aventurën duke u nistur me not nga Saranda për në Korfuz. Ky udhëtim i gjatë dhe rraskapitës i bëri që aty nga mëngjesi të hallakaten afër brigjeve të Korfuzit. Zamira më thotë se ato e panë vëllain në mëngjes. Por pas

Faqja numër 13 http://TribunaShqiptare.com

Me zonjën Isabela Çoçoli

Page 14: Ju flet Zeri i Amerikes - nga Ajet Nuro dhe Tribuna Shqiptare (Postuar nga M.Dodaj)

kësaj ai zhduket. Dhe ajo thekson fjalën zhdukje. Kaq, vetëm kaq për të kuptuar këtë akt. Nuk e di nëse kjo ngjarje ka kuptim për dikë që nuk e ka jetuar ferrin komunist. Unë me mend kam përjetuar atë guxim për të vendosur të largohesh nga Shqipëria, atë ankth përgjatë përgatitjeve, atë shqetësim se edhe mund të kapeshin, burgoseshin, vriteshin e tërhiqeshin zvarr për të trembur të tjerët...

Çuditërisht Izabela dhe Zamira nuk ishin të vetmet heroina në atë ekip prej pak a shumë 15 vetash. Edhe Astriti (Lulushi) kishte bërë të njëjtën gjë një vit më vonë. Ndoshta, ndonjë ditë, ne si shoqëri, do të duhet tu kthehemi këtyre “tradhëtarëve” që tu heqim atë epitet që ata nuk e meritonin. Epiteti që më shumë do tu shkonte për shtat atyre është heronjë...Sodoqoftë, unë isha me fat, se gjatë qëndrimit në Uashington takova edhe heronjë. Ata e sfiduan regjimin e Enver Hoxhës, ata ishin desident të vërtetë.

Ju flet Zëri i Amerikës !

Unë, para se të mbrrija në Uashington, nuk e dija se Elez Biberaj ishte ende në ndërtesën e Zërit të Amerikës. Kur zoti Shaqir Salihu më tha se kishte 30 vjetë që punonte tek Zëri i Amerikës, pyetja e parë që më erdhi në mendje ishte: - Domethënë ju e keni njohur Elez Biberaj ? - Po, më tha ai, ai është këtu...është shef i divizionit të Eurazisë, - shtoi. Dhe vërtet, pas disa ditësh e takova në një nga korridoret e radios. Ai vinte shpesh edhe tek seksioni shqiptar. Ndonëse zoti Xhixho më kish thënë të mos druhesha tu kërkoja ndihmë apo informacione, më dukej se i bezdisja ndërkohë që ata ishin tejet të zënë. Pra, nuk i thash se doja të takoja zotin Biberaj. Por, në ditën e fundit mendova se një vizitë në Washington dhe sidomos tek Zëri i Amerikës, pa takuar dhe përshëndetur zotin

Biberaj nuk do kishte kuptim. Përsëri Astriti nuk më la në baltë. Së bashku me Keidën u interesuan të më siguronin një takim me zotin Biberaj. Kështu, mu dha rasti të takoj një nga personalitetet e Zërit të Amerikës, një ndër personazhet më të njohur të gazetarisë shqiptare, i mirënjohur prej gjithë shqiptarëve por që për mua ka qenë një idhull dhe në farë mënyre ka reflektuar një nivel gazetarie që duhet të synoj çdo kush. Le të kuptohemi, nuk duhet të jesh gazetar i Zërit të Amerikës për

Faqja numër 14 http://TribunaShqiptare.com

Me zotin Elez Biberaj në zyrën e tij, 30 janar 2009

Page 15: Ju flet Zeri i Amerikes - nga Ajet Nuro dhe Tribuna Shqiptare (Postuar nga M.Dodaj)

të tentuar ta shkundësh shoqërinë, ta shtysh të eci përpara. Kudo që të ndodhen intelektualët shqiptarë, mund të bëjnë ndryshime. I qetë, i qeshur, tejet mikpritës, në një zyrë të zbukuruar me simbole shqiptare ku në mur, në sfond bie në sy një portret i madh i Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar, zoti Biberaj me modesti më thotë se ai ka qenë me fat. Po, ai ka qenë me fat ashtu siç janë me fat dhe gazetarë të tjerë të Zërit të Amerikës. Pjesën tjetër po e plotësoj unë. Po, zoti Biberaj, keni qenë me fat, ashtu si edhe ne shqiptarët kemi qenë me fat që kemi patur një Elez Biberaj tek Zëri i Amerikës.

Një muaj në Uashington kaloi shpejt për më tepër që ky muaj ishte tejet, tejet i ngjeshur me ngjarje.

Duke i dhënë fund qëndrimit, desha ti falenderoj miqtë e mi në Washington, ata që i njihja dhe ata që i njoha aty. Në fakt, ndihem në atë zonë ku fjala faleminderit nuk i shpreh dot të gjitha. Por ... le ta pranojmë këtë fjalë përderisa nuk kemi tjetër. Faleminderit miq. Dhe më duket se ata vazhdojnë të flasin...

Ju flet Zeri i Amerikës. Në mikrofon një ekip i shkëlqyer. Rrini me ne, sepse emisionet e Zërit të Amerikës vazhdojnë, në radio, televizion dhe internet http://zeriamerikes.com

Ajet [email protected], janar- shkurt 2009

Për çdo koment Tribuna Sqiptare Komente

© autori dhe TribunaShqiptare.com Shkrimi mund të ripublikohet me kusht që të përmendet burimi

Faqja numër 15 http://TribunaShqiptare.com