Download - Hyrje Ne Informatike

Transcript
Page 1: Hyrje Ne Informatike

KOLEGJI UNIVERSITAR KOLEGJI UNIVERSITAR ““BISNESIBISNESI”” FakultetiFakulteti JuridikJuridik –– EkonomikEkonomik –– EmergjencaveEmergjencave

GjakovGjakovëë Prof.asc.DrProf.asc.Dr. . HashimHashim KKëëpuskapuska

HYRJE NHYRJE NЁЁ INFORMATIKINFORMATIKËË (( DispencDispencëë ppëërr ppëërdorimrdorim intern )intern )

VitiViti I sem. III sem. II FondiFondi ororëë : 2+1: 2+1

Steve Jobs Creates Apple 1977

Page 2: Hyrje Ne Informatike

1

Informatika është ndër disiplinat më të reja dhe njëherit më komplekse. Informatika (ang.information technology) është shkenca që merret më strukturën, përpunimin, ruajtjen,bartjen, dhe shfrytëzimin e informacioneve.Kompjuteristika (ang. computer science) është shkenca që merret më hardverin (ang.hardware) llogarites, softverin (ang.software), si dhe teorinë e llogaritjës dhe aplikimin e sajë.Informatika sot kryesisht radhitet në shkencat inxhinierike-elektronike.

Kompjuteristika përmbledhë gjitha ato që kanë të bëjnë me kompjuterin dhe shkencën kompjuteristike, sikurse është hardveri, softveri, përpilimi i programeve me ndihmën e gjuheve programore etj.

Duke i falenderuar zhvillimit të gjertanishëm të teknologjive informative dhe telekomunikative, dhe integrimit të tyre, bota bëhët shoqëri globale informative.Shoqëri informacioni kuptojmë aplikimin e teknologjive informative në të gjitha fushat e jetës (programet aplikative, botimet,bankat, tregëtia, turizmi, komunikacioni, kultura, arsimi, sporti…).Shoqëria informacioni kërkon mësim të përjetshëm, ku të mësuarit dhe puna do të lakohen gjatë gjithë jetës.

Termin “Informatikë” e ka krijuar Philippe Dreyfus dhe rrjedhë nga fjalët françeze INFORmation (informacioni)dhe autoMATIQUE (makina automatike).Informatike është e lidhur me shkencat tjera si: matematika, elektronika, logjika formale, teoria e informacioneve etj. Informatika është shkenca që merret me përpunimin e të dhënave në formë të kuptueshme.Informacionet janë fakte mbi gjërat dhe ngjarjet nga të gjitha fushat e njerzimit.U tha se informacionet përpunohen me ndihmen makinave automatike.Disa nga këto makina jane: USB (Universal Serial Bus)- është ndërlidhje e jashtme për paisje të ndryshme (printeri,miu, tastiera, kamera digjitale, modemi etj.). Llojet: USB 1.1shpejtesia 12 Mbps (megabit për sec), USB 2.0 shpejtësia 480 Mbps ( janë të montuara në shtepizën e kompjuterit).

Page 3: Hyrje Ne Informatike

2

USB flash stick (portabel) është lloj i flash memoriës që ruan të dhënat deri në 8 GB (deri ne vitin 2006). Ruan më shum të dhëna se sa Zip-i ose flopi disk-u.@ - shënja “at” shërben që sistemi ta njef E-mail-in. Programet- janë i shumë fletësh të instruksioneve që kompjuteri duhet ti kryej. P.sh. PC modern mund ti kryej disa miliarda instruksionesh në sekondë.

Kompjuteri është paisje e ndërlikuar që shërben për kryerjen e operacioneve matematikore të nderlikuara ose operacioneve kontrolluese.

Kompjuteri mund të udhëheq-dirigjoi lëvizjen e pjesëve mekanike (robotet,etj.), elektroneve, fotoneve, të caktoi marshruten e anijeve kozmike për në planetet tjera etj.

Paraqitja dhe zhvillimi i informatikës janë të lidhura me aplikimin e kompjuterëve. Në SHBA termi “shkenca kompjuterike” (ang. Computer Science) përdoret kur është fjala për aplikimin e kompjuterëve në zgjidhjen e detyrave numerike. Termi “shkencë e informatikës” (Information technology- IT) është term që përmbledh të gjitha format e teknologjisë që përdorën për të krijuar, ruajtur, këmbyer dhe për ta përdorur informaten në format e saj të ndryshme (informacionet e dokumentecionit, bibliotekarisë dhe sistemeve të tjera informative).

Detyra kryesore e informatikës është ndertimi i sistemeve informative të kompjuterizuara për nevojat e ndërmarrjeve, instituteve, shërbimeve shoqërore, organizatave shoqërore-politike etj.E dhëna paraqet interpretimin fizik të informacionit.E dhëna është seri e shenjave,numrave,germave,simboleve.E dhëna është germë, numër, tekst, fotografi ose zë të cilin mund ta shkruajmë (regjistrojmë) ose përpunojmë me ndihmën e kompjuterit.

Page 4: Hyrje Ne Informatike

3

Shembull i të dhënës: Gj 03-907Ky është një grumbull i simboleve për deri sa nuk e kuptojmë se bëhet fjalë për numrin e targës së automobilit. Gj na tregon se nga është automobili, kurse numri 03-907 na tregon se kush është pronari I tij.Kur e dhëna paraqitet vetëm me anë të shifrave (numrave), atëherë themi që ajo është dhënë në formë digjitale.

E dhëna mund të paraqitët edhe në formë të shënjave ose alfanumerike (germat,shifrat, shënjat speciale).Për rrjedhjën e informacionit duhët që të ekzistojnë dy objekte: dhënësi dhe pranuesi i informacionit. Objektet mund të jenë të ndryshme: njeriu-njeriu, njeriu-makinë, makinë-njeriu, makinë-makinë. Shembull informacioni: nr. i letërnjoftimit (1001442727). Këto të dhëna paraqesin informacionin mbi pronarin e letërnjoftimit: ku ka lindur, ku jeton etj.

Matja e informacionit

Kompjuteri i përpunon të dhënat sipas udhresave të dhëna nga programi.Programi paraqet grumbull të udhresave të cilat kompjuteri duhet ti kryej për të mund që të zgjidh problemin e caktuar.Programi dhe të dhënat të cilat përpunohen janë të vendosura në memorien e brëndshme.Këjo memorie përbëhet nga qarqe elektronike, ku çdo njëra mund të ketë 2 gjëndje të cilat rëndom shënohen me 0 dhe 1. Duke patur në disponim vetëm dy shifra, 0 dhe 1,çdo e dhënë dhe instruksion që futet në kompjuter duhet të paraqiten si proçes i komponuar prej xerove dhe njësheve.

Në matematikë sistemet numerike të komponuara nga xerot (0) dhe njëshet (1) quhen sistemi i numrave binarë.

Ky sistem numerik bazohet në ndërtimin e të gjithë numrave nga dy shifra : shifra “0” dhe shifra “1”.

Page 5: Hyrje Ne Informatike

4

Po ashtu ekziston sistemi i numerave dekad i cili bazohet në 10 shifra (0,1,2,3,4,5,6,7,8,9).Te sistemi numerik binar secila shenjë mund të paraqitet me kombinimin e shifrave binare “0” dhe “1”. Këto dy shifra mund të merren si analoge me rastet “po” (shifra binare 1) dhe “jo” (shifra binare 0).Në elektronikë rastet “po” dhe “jo” janë analoge me rastet “ka sinjal” dhe “s’ka sinjal”.Informacioni ka madhësinë e vet,sikurse që e kanë të gjitha madhësitë e tjera fizike.

Për t’u percaktuar njësia matëse për informacionin atë do ta zbërthejmë në pjesët elementare përbërëse – infrormacione elementare.Informacione elementare janë ato të cilat nuk mund të zbërthehën më tutje – psh.informacioni “po” dhe “jo”.Duke u bazuar në këto konstatime, njësia për matjen e informacionit elementar është marrë shifra binare të cilën në gjuhen angleze e quajnë BInary DigiT (numri binar)- BIT.Pra njësia matëse një bit paraqet informacionin elementar “po” ose informacionin elementar “jo”. Në elektronikë , një bit paraqet rastin “ka sinjal” .Sistemi i numrave binar është krijuar nga se në përpunimin elektronik të dhënave mund të përkufizohën vetem dy gjendje. Po (1) dhe Jo (0).

Pra,të dhënat dhe instruksionet e paraqitura me ndihmen e 0 dhe 1, themi se janë paraqitje binare, kurse çdo xero (0) dhe njësh (1) quhen bitë - BIT (BInary digiT) (numri binar).

Bit është njësia organizative më e vogël në organizimin e të dhënave, si element i strukturës së informacionit.Më që sasia e informacioneve e cila mund të deponohet në një qark të këtillë është e vogel, bit-et në mëmorie bashkohen në grupe (regjistra) të cilët të PC janë në gjatësi 8 bitë. Grupi i këtillë prej 8 bitë quhet bajt (byte). Bajt është njësia adresore më e vogla e memoriës dhe paraqet pjesë të fjalës (word).

Page 6: Hyrje Ne Informatike

5

Gjëndja e çdo bit-i është sinjal për kompjuterin dhe se 8 bitë mund të kenë 256 (28) kombinime të ndryshme të 0 dhe 1, ashtu që 1 bajt mund të paraqet 256 shënja të ndryshme.Në varshmëri nga kombinimet e deponuara në kompjuter, se cili kombinim paraqet cilin shënj, definohet me ndihmën e tabelës që quhet kod (Code).

Rëndom në përdorim është kodi ASCII (American Standard Code for Information Interchage)

Bit : O ose 1 8 bitë Bajt: 1 0 0 0 1 1 0 1 ------------------------------------ 2 bajt (16 bitë)

Fjala : 1 0 1 1 0 0 0 1 1 1 0 1 0 1 0 1 ---------------------------------------------------------------------Përveq sistemit numerik decimal (dekad) dhe binar, në përdorim janë edhe sistemet numerike oktal, heksadecimal,……- sistemi numerik dekad : 0123456789- sistemi numerik binar : 01-sistemi numerik oktal : 01234567 - sistemi numerik heksadecimal : 0123456789ABCDEF

Përse është në përdorim mu sistemi numerik dekad (decimal) ka shumë spjegime, nga mendimi se ky sistem është racional dhe praktik për përdorim gjërë të konstatimi se njeriu që moti filloi ta përdor nga se i ka 10 gishtërij në duar.

Paraqitja e shënjave nga jeta e përditshme me anë të vargjeve të simboleve të caktuara sipas marraveshjës paraprake quhet kodim.P.sh.mund të krijohet marrëveshja që shkronja A të paraqitet si kombinim i fjalëve po-jo kështu: A (≡) po-jo-jo-po-po-po-jo-joNga këjo kodi binar i shkronjës A sipas marrëveshjës, në të cilën fjala “jo” është analoge me “0”, kurse fjala “po” me “1”, është :

A (≡) 10011100

Page 7: Hyrje Ne Informatike

6

Shembuj të sistemeve numerike: 1357 = 1 · 103 + 3 · 102 + 5 · 101 + 7 · 100←Baza numerike Vlera pozicioni ↑ ↑ ↑ ↑

mijëshe qindëshe dhjetëshe njëshe

13 = 1 · 24 + 0 · 23 + 0 · 22 + 1 · 21 + 1 · 20 ← Baza numerike ↑ ↑ ↑ ↑ ↑

Vlera pozicioni 16 8 4 2 1

Parashtrohet pyetja: sa shifra binare (bitë) nevojiten për të fituar mjaft kombinacione për paraqitjën e të gjitha shënjave që përdorën zakonisht gjatë punës?Në gjuhën shqipe përdorën:36 shkronja të mëdha, 36 shkronja të vogla,10 shifra (1,2,3,4,….,9), rreth 30 shënja të ndryshëm të pikësimit dhe rreth 30 shënja të ndryshme matematikore që gjithësejt paraqesin 142 shënja të ndryshëm.Pasi që kemi të bëjmë me dy shifra binare, gjithmonë baza gjatë llogaritjeve do të jetë 2 (e jo 10 si jemi mësuar në jetën e përditshme me numrat dekadë).Ekuacioni për llogaritjen e sasisë së informacionit, respektivisht të numrit të kombinacioneve të mundshme të bitëve, llogaritet sipas formulës:

y = 2n ku është : y – sasia e informacionit (bitëve) n – numri I kombinacioneve (kodeve)

--------------------------------------------------------------------------------- y 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 (bitë) --------------------------------------------------------------------------------- n 1 2 4 8 16 32 64 128 256 512 1024 (kodet) ----------------------------------------------------------------------------------P.sh.: me 2 bitë fitohen : y = 2n = 22 = 2 • 2 = 4 kode këto kater kode dy-bitëshe: 00,01,10,11 3 bitë fitohen 8 kode, 4 bitë fitohen 16 kode,…. etj.

Njësia tjetër për matjen e informacionit është Byte (bajt):1Bajt = 8 bitë, 1 KB = 210 B = 1024 bitë, 1MB = 210 KB = 1024 KB = 1048576 bitë, 1G = 210 = MB = 1024 MB = 1073741824 bitë

Page 8: Hyrje Ne Informatike

7

Lindja dhe zhvillimi i kompjuterëve

Lufta e II Botërore nxiti koncernet që të kalkulojnë programe për balistikën dhe të deshifrojnë kodet sekrete.Ne vitin 1931 Marina e SHBA dhe IBM sebashku filluan punen në projektimin dhe ndërtimin e kompjuterit për kalkulimet në fushën e teknikës.Kështu në vitin 1941 u ndërtua kompjuteri i parë i quajtur Mark 1, i cili përdori sistemin binar me bazë 2 dhe që ishte programues.Mark 1 kishte memorie prej 72 numrave dhe mund te performonte 23 multiplikacione digjitale per 4 sek. Ky kompjuter operoi per 15 vjete.

Gjenerata e pare, 1946 – 1959; teknologji e re: gypat elektronik, prodhimi i ri: kompjuteret elektronik komercial (arkitektura Fon Hojman,1946)Gjenerata 1946-1959; Gjenerata e kompjuterëve e cila si bazë ka shfrytëzuar gypin elektronik.

Fig.4.Gypi elektronikKëta kompjuter kanë patur siguri shumë të vogël në punë, nxemje shumë të madhe, kanë zënë hapsirë shumë të madhe, kanë qenë shumë të rëndë, kanë hargjuar shumë energji, hyrje-dalje është bërë me kartela të çpuara, ka mund që të programohët vetëm në gjuhën e makinës.

Page 9: Hyrje Ne Informatike

Kompjuteri i parë i kësajë gjenerate (ENIAC) ka qenë i rëndë rreth 30 tonë dhe ka zënë hapsirën prej 140 m2 (Fig.5).

8

Fig. 5 Kompjuteri ANIAC

Fig. 6. Fragment nga kompjuterit ANIAC

Page 10: Hyrje Ne Informatike

9

Fig.7. Kompjuteri i pare ne Australi – CSIRAK

Fig.8. Kompjuteri i pare ne Lituani.

Page 11: Hyrje Ne Informatike

10

Fig.9. Kompjuteri i pare i firmes IBM, 1952.

Gjenerata e dyte, 1956 – 1964; teknologjia e re: komponentet gjysemperquese (tranzistoret), prodhim i ri: kompjuteret me te lire. Karakteristikë e kësajë gjenerate është përdorimi i tranzistorëve (qarku integruar)(fig.10 dhe 11) në vend të gypit elektronik.

Fig.10. Qark i integruar Fig.11. Qarku i integruar për për gjeneratën e III gjeneratën e V të kompjuterëve.

Page 12: Hyrje Ne Informatike

të kompjuterëve. 11

Fig.12. Kompjuteri i gjenerates II. Fig.13. Kompjuter i gjenerates II

Gjenerata e trete: 1965 to 1975; teknologji e re: qarqe te integruara me shkalle integruese te ulet dhe te mesme, prodhimi i ri:mini kompjuteret.(fig.14).

Fig.14. Mini kompjuteri i gjemerates III.

Page 13: Hyrje Ne Informatike

12

Gjenerata e pestë (1975 – 1985): teknologji e re: perpunimi paralel, prodhimi i ri: kompjuteret me shume procesor paralel (multiprocesoret), sistemet operative te avansuara (64-bitë).

Page 14: Hyrje Ne Informatike

Fig.15.Qarku integrues për gjeneratën e V të kompjuterëve. 13

MSI X-Slim X460

MODELET E REJA TE LAPTOPCOM

Compania APPLE

Fig.16. Kompjuterët LapTop të gjeneratës më të re.

Page 15: Hyrje Ne Informatike

Apple introduces 'The new iPad', available starting March 16,2012

Steve Jobs Creates Apple1977

Fig.17. Produkti më i ri i firmës Apple : “iPad “ – në treg nga 16.03.2012.

14

SISTEMI

Sistemi paraqet bashkimin e elementeve të ndryshëm të cilët kanë karakteristika të përbashkëta dhe formojnë një terësi.Dega e kibërnetikës që studion sistemet quhet Teoria e përgjithshme e sistemeve (TPS).

Terësia që paraqet një sistem nuk mund të ndahet – dekomponohet në elementet e saj pa i humbur vetitë kryesore të terësisë.P.sh. shërbimi i furnizimit në ndërmarrje ka për detyrë që të sigurojë paisjet e caktuara të punës dhe elementet tjera harxhuese nga të cilat krijohen produktet e gatshme.

ELEMENTET E SISTEMIT

Pjeset e caktuara të sistemit quhen objektet apo komëponentet e sistemit.

Page 16: Hyrje Ne Informatike

Sistemi i madh i ndërtuar nga shumë komponente quhet supërsistem apo sistem i rendit të lartë.Kështu p.sh. Industria si sistem ndahet në 35 degë, 85 grupe dhe 185 nëngrupe, që paraqesin nënsistemet e sistemit të industrisë.Efekti i terësisë së sistemit varet nga ajo se si funksionon sejcili element i sistemit veç e veç.P.sh. prodhimi në ndërmarrje është i ndërlidhur me furnizimin, shitjen, planifikimin, sigurimin e mjeteve finansiare, përpunimin kompjutrik të të dhënave etj.

Bartja e ndikimit të një elementi në tjetrin bëhet nëpëmes kanaleve, kurse kahja e ndikimit bëhet me shigjetë gjegjëse ( → ) të qujatur vektor.Kanali nëpërmes të cilit bartet ndikimi i elementit E1 në elementin tjetër E2 quhet dalje (ang. autput) nga elementi E1. Kanali nëpërmes cilit elementi E2 merr veprimin nga elementi E1 quhet hyrje (ang. input).

15

Dallohen dy lloje të madhësive hyrëse : të kontrolluara dhe të pakontrolluara.Hyrje (inpute) të ndërmarrjës janë: makinat,materialet,paratë,punëtorët,informacionet etj.Dalje (autput) të ndërmarrjës janë: produktet, shërbimet, informacionet etj.

LLOJET E SISTEMEVE

Sistemet ndahen në katër kategori : sistemet natyrale, sistemet organizative, sistemet teknike dhe sistemet shoqërore.Sistemet natyrale – bazohen në ligjet e natyrës të kembimit të materies dhe të energjisë.Sistemet organizative – ndërtohen në principe dhe doktrina të caktuara. Sistemet teknike – krijohen nga njeriu duke i shfrytëzuar njohuritë e ligjeve fizike.

Page 17: Hyrje Ne Informatike

Sistemet shoqërore – formohen nga njerëzit si sisteme të raporteve në mes njerëzve.

MENYRA E LIDHJES SЁ ELEMENTEVE NЁ SISTEM

Menyrat e lidhjës së elementeve në sistem janë : lidhja në varg, lidhja paralele, lidhja rivepruese e drejtëpërdrejtë dhe lidhja rivepruese e tërthortë. E1 E2 E1

→ ▀▀▀▀▀ → ▀▀▀▀▀ → → ▀▀▀▀▀─ → ▀▀▀▀▀─ E2 E1 E2 E1 E2 → ▀▀▀▀▀ → ▀▀▀▀▀ → → ▀▀▀▀▀ → ▀▀▀▀▀ → ↑───────────│ ↑ ─ ▀▀▀▀▀ ─│ E3

Page 18: Hyrje Ne Informatike