ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e...

28
Mr. sc. Dritan DEMIRAJ Prof. ass. Bejtush GASHI 166 Mr. sc. Dritan DEMIRAJ Prof. as. Bejtush GASHI ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E DROGËS, BURIM THEMELOR I FINANCIMIT TË AKTIVITETEVE TERRORISTE NË AFGANISTAN Përmbajtje e shkurtër. Pas tetë vitesh luftë, 70% e Afganistanit mbetet jashtë kontrollit të qeverisë, me Talibanët që vazhdojnë të shtrijnë gjykatën dhe rrjetet e tyre të sigurisë. Kushtetuta e Afganistanit nuk ka nevojë të jetë një pasqyrë e asaj amerikane mirëpo brenda Afganistanit, trupat duhen lejuar të punojnë për problemet e zbatimit të ligjit, ashtu siç bëjnë në një sërë vendesh demokratike. Çdo zgjidhje afatgjate e të pakëndshmeve Afganistanit domosdoshmërisht do detyrojë zhvendosjen e korrjes së drogave në disa përpjekje të tjera, njëkohësisht, duhet të ndalohet transporti i heroinës për në Perëndim. Strategjia e administratës së ShBA-së, si dhe aleatëve të saj në Afganistan, duhet të jetë e përqendruar më tepër kundër narkotikëve sesa kundër rebelimit. Duke shkuar pas trafikantëve të drogës, kjo do të çojë automatikisht në frenimin e veprimeve të Talibanëve. Për më tepër, tek popullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte luftën nga zona e besimit dhe do ta zhvendoste në zonën e shërbimit publik. Asnjë banor i Afganistanit nuk e dëshiron rrezikun dhe pasigurinë e të jetuarit në një shtet narkotikësh. Vetëm një numër i kufizuar i luftëtarëve të Talibanëve janë ekstremistë të ashpër në çdo mënyrë. Fjalët kyçe: tregti droge, arab, mysliman, talibanë, Al-Kaeda, muxhahedin. fiset, CIA, Pakistan, Afganistan, NATO, Uzbekistani, Kirgizstani, Taxhikistan, etj Gjatë gjithë historisë së njohur, lulëkuqet për prodhimin e opiumit kanë lulëzuar në gjysmëhënën e përmbysur të formuar nga Afganistani, Pakistani dhe Irani. Ato mund të jenë sjellë në rajon nga Aleksandri i Madh

Transcript of ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e...

Page 1: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

Mr. sc. Dritan DEMIRAJ – Prof. ass. Bejtush GASHI

166

Mr. sc. Dritan DEMIRAJ

Prof. as. Bejtush GASHI

ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E

DROGËS, BURIM THEMELOR I FINANCIMIT TË

AKTIVITETEVE TERRORISTE NË AFGANISTAN

Përmbajtje e shkurtër. Pas tetë vitesh luftë, 70% e Afganistanit

mbetet jashtë kontrollit të qeverisë, me Talibanët që vazhdojnë të shtrijnë

gjykatën dhe rrjetet e tyre të sigurisë. Kushtetuta e Afganistanit nuk ka

nevojë të jetë një pasqyrë e asaj amerikane mirëpo brenda Afganistanit,

trupat duhen lejuar të punojnë për problemet e zbatimit të ligjit, ashtu siç

bëjnë në një sërë vendesh demokratike. Çdo zgjidhje afatgjate e të

pakëndshmeve të Afganistanit domosdoshmërisht do të detyrojë

zhvendosjen e korrjes së drogave në disa përpjekje të tjera, njëkohësisht,

duhet të ndalohet transporti i heroinës për në Perëndim.

Strategjia e administratës së ShBA-së, si dhe aleatëve të saj në

Afganistan, duhet të jetë e përqendruar më tepër kundër narkotikëve sesa

kundër rebelimit. Duke shkuar pas trafikantëve të drogës, kjo do të çojë

automatikisht në frenimin e veprimeve të Talibanëve. Për më tepër, tek

popullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e

huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte luftën nga zona e besimit

dhe do ta zhvendoste në zonën e shërbimit publik. Asnjë banor i

Afganistanit nuk e dëshiron rrezikun dhe pasigurinë e të jetuarit në një

shtet narkotikësh. Vetëm një numër i kufizuar i luftëtarëve të Talibanëve

janë ekstremistë të ashpër në çdo mënyrë.

Fjalët kyçe: tregti droge, arab, mysliman, talibanë, Al-Kaeda,

muxhahedin. fiset, CIA, Pakistan, Afganistan, NATO, Uzbekistani,

Kirgizstani, Taxhikistan, etj

Gjatë gjithë historisë së njohur, lulëkuqet për prodhimin e opiumit

kanë lulëzuar në gjysmëhënën e përmbysur të formuar nga Afganistani,

Pakistani dhe Irani. Ato mund të jenë sjellë në rajon nga Aleksandri i Madh

Page 2: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E DROGËS …

167

rreth vitit 330 P.K. Gjatë pjesës më të madhe të shekullit XX, të korrat e

opiumit të Afganistanit dhe Pakistanit dërgoheshin në Iran për eksport të

mëtejshëm, me anë të familjes qeverisëse të Afganistanit që kontrollonte

shumicën e tregtisë. Kur mbreti afgan Zahir Shah u përmbys në vitin 1973,

territoret me prejardhje nga fiset pakistaneze, u kthyen në prodhuesit më të

mëdhenj të rajonit për opiatet. Në kohën kur sovjetët pushtuan

Afganistanin në vitin 1979, fiset Pashtune në FATA-n Pakistaneze,

kultivuan më shumë lulëkuqe se të gjithë kushërinjtë e tyre afganë të marrë

së bashku. Prodhimi i punës së tyre të paligjshme, dërgohej me kamionë në

Karaçi për transport të mëtejshëm. Shpejt ajo lagje e varfër Pashtune buzë

ujit e Sohrab Gotit, u bë me një numër shumë të madh bunkerësh

nëntokësorë të mbushura me mall1.

Më pas, pasi Perëndimi mbërriti në ndihmë të Afganistanit, raportet

e tij të lulëkuqeve filluan të ndryshonin. Në fund të Luftës Sovieto-Afgane,

kreu i Agjencisë Kundër Drogës (DEA) i deklaronte Komitetit të

Inteligjencës në Senatin e ShBA-ve se laboratorët e drogës përgjatë kufirit

jugor të Afganistanit po prodhonin më shumë se gjysmën e heroinës që

shitej në rrugët e ShBA-së, pavarësisht nëse kjo sasi ishte apo jo e saktë në

mënyrë absolute, deklarimi nënkuptonte diçka shumë interesante. Kjo do të

thoshte se rruga e heroinës përmes Baluçistanit eventualisht të çonte drejt

ShBA. (Shih hartën 1.) Afërsisht në të njëjtën kohë, një vlerësim i CIA

konfirmonte sa më poshtë: (1) 11 magazina heroine “një-tonësh” të sigurta

në lagjen Sohrab Goth të Karaçit; (2) tre ton heroinë në pritje të transportit

për në ShBA. ose në Evropën Perëndimore në çdo kohë nga ai qytet; dhe

(3) heroina dërgohej në drejtim të Perëndimit me anë të anijeve2. Përse

atëherë shumica e amerikanëve besojnë ende se e gjithë heroina e Azisë

mbërrin në vendin e tyre nga “Trekëndëshi i Artë” i Burmës dhe Laosit?

Gjatë 30 viteve të fundit Irani ka pretenduar se ka bllokuar pjesën

tokësore të rrugës së Baluçistanit. Megjithatë, duke qenë një teokraci

revolucionare që i kundërvihet çdo ndikimi perëndimor, pretendimet e tij

janë të dyshimta. Hezbollahu – vegjëlia libaneze e Gardës Revolucionare

Iraniane – mbështetet prej kohësh me anë të trafikimit të drogës.

Gjatë Luftës Sovjeto–Afgane, Hekmatyari ishte i preferuari i ISI-t

në koalicionin e shtatë liderëve muxhahedin. Kjo është arsyeja pse ai

merrte zakonisht më shumë ndihmë se të tjerët nga ndihma ushtarake e

1 Peters, Seeds of Terror, pp29-31,"GOP Begins Cleanup of Smugglers at Sohrab Goth",

US State Dept cable, in Seeds of Terror, By Peters, pp 31. 2 DEA Chief Jack Dawn in testimony before Senate Intelligence Committee and CIA

assessment in Sept 1988, as quoted in Seeds of Terror, by Peters, pp28,51.

Page 3: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

Mr. sc. Dritan DEMIRAJ – Prof. ass. Bejtush GASHI

168

Perëndimit. Në atë kohë, Mullah Nasim Akhundzada, ishte zoti i luftës më

i fuqishëm në Provincën Helmand dhe ndërkohë korrte opium për të

ndihmuar me financimin e luftës kundër rusëve. (Shihni sërish hartën 3).

Më pas, për kontrollin e fushave të lulëkuqeve të Helmandit, Hekmatyari

filloi një luftë dyvjeçare të brendshme kundër Akkundzadas3. Me

mbarimin e pushtimit të sovjetikëve, Hekmatyari kishte një sërë

laboratorësh heroine përgjatë kufirit afgan dhe ishte i lidhur ngushtë me

rrjetet e trafikimit të Pakistanit. Ai më pas u bë instrumenti kryesor i ISI-t

për të përcaktuar të ardhmen e Afganistanit të pasçlirimit. Pas rënies së

qeverisë së përkohshme në vitin 1992, milicitë rivale filluan të haheshin

me njëra tjetrën për dominim në atë zonë. Në vitin 1993, ato fraksione ranë

dakord për një qeveri koalicioni me në krye heroin Rabbani me etni

Taxhike dhe njëkohësisht dhe muxhahedin. Në vitin 1994, ISI ishte lodhur

së prituri Hekmatyarin për të rrëzuar regjimin e Rabbanit në Kabul. Kështu

ai krijoi Talibanët (në gjuhën Pashtune “studentët”). Ai ia arriti kësaj duke

organizuar qindra (mbase mijëra) të diplomuar në medresenë JUI/F nga

Kuetta për t’iu bashkuar muxhahedinit Mullah Omar në Kandahar4. (Shihni

sërish hartën 4). Kur ai kontingjent taliban hyri për herë të parë në kufirin e

Afganistanit, ata u luftuan nga milicia e Hekmatyarit. Drejtimi i tyre i

sulmit koincidon me origjinën e tyre nga Jugu, por po aq “studentë mund të

kenë ardhur në Afganistan nga kampet e refugjatëve në Peshawar nga

Lindja. Në mënyrë të qartë, Hekmatyari ishte duke u zhveshur nga asetet e

tij më të mëdha të heroinës. Dhe duke qenë se JUI/F ishte kundër

përdorimit të drogës, ISI mund të ketë qenë duke u shpërngulur në një vend

tjetër, për të reduktuar prodhimin e heroinës afgane. Në vitin 1996, ai

përforcoi Talibanët, me mijëra radikalë Lej (nga SSP), LET (nga JuD) dhe

HUM (nga JUI/F) në atë mënyrë që Kabuli më në fund të mund të merrej.

Në atë pikë, Rabbani u arratis për të luftuar me Aleancën e Veriut5. Ndërsa

Talibanët eventualisht ndaluan kultivimin e lulëkuqes në vitin 20006, kjo

do të justifikonte se kultivimi i opiumit si një mënyrë për të dobësuar

kundërshtarin e tij të ri – NATO-n dhe Perëndimin.

3 Rupertand Coll,"USDeclines to Probe Afghan Drug Trade, Rebels, Pakistani Officers

Implicated", in Seeds of Terror, by Peters,pp34. 4 Gunaratna, Inside Al-Qaeda, p40, Nojumi, The Rise of the Taleban in Afghanistan,

pp23,95, Country Profiles, BBC News Online. 5 Mir, The True Face of Jihadis, p282.

6 Peters, Seeds of Terror, p93.

Page 4: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E DROGËS …

169

Lidhjet e Al-Kaedës me këtë tregti Droge të Azisë Jugore

Me anë të ndihmës së Perëndimit gjatë viteve ’90, Pakistani bëri të

mundur të reduktonte problemin e tij të vartësisë nga droga. Ai ia arriti ta

bëjë këtë gjë me anë të zëvendësimit të kultivimit të lulëkuqes me bimë të

tjera bujqësore. Në atë moment Pakistani u kthye më tepër në një pikë

transporti për opiatet e Afganistanit, sesa për burimet e tij të furnizimit.

Droga zakonisht ndiqte të njëjtat rrjete transporti që – një dekadë më parë –

kishin kaluar furnizimet e luftës për muxhahedinët. Pavarësisht se fushat e

lulëkuqeve dhe laboratorët e përpunimit kishin lëvizur që atëherë përtej

kufirit për në Afganistan, komanda dhe kontrolli i tyre mbeti në Pakistan.

Harta 1. Provincat Afgane.

Shumica e drogës që tani vinte nga Afganistani vazhdonte të lëvizte

në drejtim të Jugut nëpërmjet Baluçistanit. Ajo dukej se financonte vetëm

talibanët dhe jo al-Kaedën. Që nga mesi i viteve ’90, kontakti kryesor i

talibanëve në lidhje me këtë çështje kishte qenë “Quetta Alliance”

(Aleanca e Kuetas”. Në fakt, një raport i përbashkët i Inteligjencës së

ShBA-ve përshkruante Aleancën Kueta se ishte “organizata dominuese

trafikuese [e drogës] në Azinë Jugperëndimore”. Jo rastësisht, këshilli i

lartë ushtarak taliban dhe Shura qëndrore kontrolluese, qëndronin

gjithashtu në Kueta. Ata i drejtonte haptazi deri në verën e vitit 2009

Mulah Abdul Ghani Baradar. (Ai u arrestua më në fund në Karaçi në mes

Page 5: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

Mr. sc. Dritan DEMIRAJ – Prof. ass. Bejtush GASHI

170

Shkurt të vitit 2010). Sipas revistës Newsweek, “ai kontrollon thesarin e

talibanëve”. Për të gjitha qëllimet praktike, ai vepronte gjithashtu edhe si

shefi i shtabit të Mullah Omarit7. Pavarësisht këtyre, komandanti i

përgjithshëm i talibanëve (Omari) ishte ende i fshehur.

Historikisht, ka pasur gjithashtu edhe rrugëkalimi Verior që dilte

nga Afganistani. Meqenëse zakonisht ajo e kishte destinacionin për në

Evropë, një pjesë e kontrabandës tani përfundon në Rusi. Këtu ka një

paralajmërim për këdo që mund të dëshirojë të pushtojë vendin. Kjo

rrugëkalimi veriore ka transportuar ndër të tjerët, produktin nga fushat dhe

laboratorët e ish kryetarit të Aleancës Veriore Abdul Rashid Dostum. Pas

pushtimit nga ShBA., Dostum u bë Zëvendës Ministër i Mbrojtjes i

Karzait. Deri në vitin 2004 ai kontrolloi provincat Balkh, Jowzjan, Sar-e

Pul, Samangan dhe Farjab me një milici të madhe Uzbeke. Ajo milici

tashmë është çarmatosur pjesërisht dhe Dostum drejton nga Kabuli partinë

e tij të re politike, Junbish-i-Mili. Gjithsesi ai ende e mban postin simbolik

të “Shefit të Shtabit të Përgjithshëm” dhe mbetet një prezencë

shqetësuese8. Mbase është vetëm një koincidencë që rebelët uzbekë nga ish

republikat sovjetike, tashmë janë të përfshira thellë në drejtimin e

rrugëkalimit verior. Niveli në të cilin kjo përfshirje financon Al-Kaidën

nuk dihet.

Komisioni 9/11 më vonë arriti në përfundimin se donacionet nga

shoqatat bamirëse të arabëve dhe myslimanëve të pasur, kontribuuan për

bazën e financimit të al-Kaedës. “Ne nuk kemi parë asnjë provë të

rëndësishme”, shtoi paneli, “që tregon se al-Kaeda ka luajtur një rol

kryesor në tregtinë e drogës ose që të mbështetej tek ajo si një burim i

rëndësishëm për të ardhurat, as përpara dhe as pas datës 9/11”. Deri më sot,

nuk ka asnjë provë të dukshme për të provuar lidhjen e Bin Laden me

tregtinë e opiumit, thonë zyrtarët. Megjithatë, ka prova të shumta se rebelët

Uzbekë të lidhur me Al-Kaedën, janë të lidhur ngushtë me trafikimin e

drogës dhe kontrollin e 70% të tregtisë shumëmiliardëshe të heroinës dhe

opiumit (në Veri të Afganistanit) nëpërmjet Azisë Qendrore (Rashid, Jihad,

165; Catseel, “Narko-Terrorizmi”; Makarensko, “Terroristët e Opiumit të

Azisë Qëndrore”)9.

7 Peters, Seeds of Terror, pp74,86,95,"Ron Moreau, "Americas New Nightmare",

Newsweek, 3 August 2009, pp 38-41, NPRs "Morning Edition" News, 15 February

2010. 8 NPRs "Morning Edition" News, 8 December 2009, "Afghanistan U S Escalates the

Illegal Drug Industry", by John W. Warnock, Global Research, 25 February 2009. 9 Reporteri i Associated Press/ABC News, Maj 2009

Page 6: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E DROGËS …

171

Uzbekët e përmendur më sipër, sigurisht janë një dhe njësoj me

Lëvizjen Islamike të Uzbekistanit (LIU). Pasi u formuan përherë të parë

gjatë viteve 90 aty ku bashkohet Uzbekistani, Kirgizstani dhe Taxhikistani,

LIU krijoi një rrjet luftëtarësh në të gjitha këto ish republika, në

Afganistanin e Veriut dhe në zonat e fiseve të Pakistanit. Si të tilla, ata janë

bashkuar prej kohësh me Al-Kaedën. Ishte një kontingjent i LIU-ut, i cili u

shtrëngua nga anëtarët vendas të fiseve dhe trupat e Pakistanit që të

lëshonin Waziristanin në vitin 2004 pasi prezumohej se i siguronin Bin

Ladenit perimetrin e jashtëm të sigurisë10

. Gjithashtu ishin luftëtarët e LIU-

ut, të cilët në vitin 2008 shoqëruan TNSM në Luginën Swat, në Islamabad.

Zyrtarët e Pakistanit thonë se luftëtarët e Uzbekistanit janë ndër ata

që janë kapur dhe vrarë nga ofensiva e qeverisë për të rimarrë Luginën

Swat. Një gazetë Pakistaneze pretendon se forcat lokale talibane përfshijnë

rreth 4 000 luftëtarë të huaj, ku shumica e të cilëve janë anëtarë të Lëvizjes

Islamike të Uzbekistanit 11

(LIU).

Sigurisht do të dukej se dy rrugëkalimet më të mëdha të

narkotikëve nga Afganistani janë duke u drejtuar nga fraksione të ndara të

krimit të organizuar, ku secili ka forcat e veta rebele si mbrojtje. Dikush

mund të pyesë se cili i plotëson rolet në daljet më të vogla për në Lindje

dhe në Perëndim. Në krahun Lindor duhet të jenë të përfshirë në një farë

mënyre Hekmatyarët.

Rrugët tradicionale të drogës në Afganistan

Trafikimi i narkotikëve dhe korrupsioni si pasojë e tij, nuk janë një

gjë e re në Afganistan. Përveç rrugëve të Veriut për kalimin e drogës

përmes Turkmenistanit dhe Taxhikistanit12

, gjenden tri rrugëkalime

trafikimi përmes Afganistanit Jugperëndimor. (Shih hartat 2, 3, 4, 5). Njëra

kalon direkt për në Iran nga Provincat Nimroz dhe Farah. Deri në vitin

2004, autostrada përmes shkretëtirës ndërmjet Baramça dhe zonës së tre

kufijve në Rabat-e-Jali, ishte një rrugë e famshme për trafikuesit. Një rrugë

tjetër ulet poshtë nga Helmandi për në Provincën Baluçistan të Pakistanit,

përpara se të drejtohet në Perëndim për në Iran dhe eventualisht për në

Turqi. Afër përfundimit të pushtimit sovietik, autokolonat e mbrojtura me

“Stinger” (lloj rakete) kalonin nëpër këtë kalim rregullisht nën ngjyrat e

10

Ibid, pp130-131, "Pakistan Blames IMU Militants for Afghan Border Unrest", by

Sidikov, Alnoldy, "Pakistan Not So Epic Offensive", pp8. 11

"Here Comes Trouble", The Economist, 11 June2009. 12

Peters, Seeds of Terror, pp132,133.

Page 7: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

Mr. sc. Dritan DEMIRAJ – Prof. ass. Bejtush GASHI

172

bashkuara të Gardës Revolucionare të Iranit dhe elementëve të kuq të

qeverisë së Pakistanit. Një rrugëkalimi e tretë trafikimi kalon me kamionë

për në Bregun Makran të Pakistanit dhe më pas me anije për në Gjirin

Persik. Motoskafë të fuqishëm largohen nga Gwadar për t’u takuar me

anije më të mëdha në Detin Arab. Motoskafët kryejnë gjithashtu kalimin

ndërmjet Qasm, Iran dhe Port Sha’am për në Emiratet e Bashkuara

Arabe13

.

Shumica e opiumit të kultivuar dhe heroinës së prodhuar në rajon

ka kaluar në Afganistan. Por më herët, në vitin 1984, 70% e furnizimit

botëror me heroinë të gradës së lartë prodhohej ose trafikohej nëpërmjet

Pakistanit. Rrugëkalimi i tij më i debatuar kalonte nga NWFP-ja për në

qytetin port të Karaçit. Kamionët ngarkoheshin me heroinë në ikje dhe

ktheheshin me furnizime për luftën në kthim (për rezistencën afgane). Dy

liderët muxhahedin – Gulbuddin Hekmatjar dhe Mawlawi Jalaluddin

Hakani – i ishin drejtuar drogës për financime të mëtejshme14

. Prapa

skemës së kamionëve qëndronin elementë të kuq të ushtrisë së Pakistanit.

Niveli i korrupsionit brenda qeverisë së Pakistanit ishte aq i lartë në atë

kohë, saqë dukej të ishte ngritur një sindikatë heroine15

.

Gjithashtu ishin vendkalimet malore më në Veri ndërmjet

Afganistanit dhe Pakistanit të cilat përdoren ende për trafikimin e

narkotikëve edhe sot. Jo të gjitha ato janë të vogla dhe të fshehura – p.sh:

Autostrada kryesore përmes Qafës Khyber. Sovjetët asnjëherë nuk i

ndaluan me sukses rrugët e rifurnizimit të muxhahedinëve për në

Afganistan. Me shumë mundësi, kjo do të thotë dy gjëra: 1. Ato rrugë

rifurnizimi kishin lidhje të njëjta me rrugët më të mëdha të trafikimit të

drogës;

2. Shumica e artilerisë së muxhahedinëve trafikohej “në pjesë të

përziera” me anë të rrugëve publike në vend që të paketoheshin “me

kujdes” mbi mushka për të kaluar në shtigje të fshehura. Vëreni

ngjashmërinë e vendndodhjes ndërmjet rrugëve të përmendura më sipër

dhe rrugëve të njohura të rifurnizimit.

Hakani dhe Hekmatyar vazhdojnë ende të komandojnë forcat rebele

në afërsi të Qafës Khyber. I pari operon me një seri kampesh në distriktet

në kufi të Provincës Paktiya, nga të cilat ai e lëviz drogën në drejtimin

Lindor për në Pakistan. Shumica e asaj droge ka mbërritur tek ai nga zonat

13

Ibid, pp 53, 111, 155, 160, an Afghan Confederate of Noorzai in Seeds of Terror, by

Peters, pp 74. 14

Peters, Seeds of Terror, pp37. 15

Ibid, pp38,39.

Page 8: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E DROGËS …

173

e Hekmatyarit në Veri të tij dhe nga laboratorët në Provincën Nangarhar.

Asnjë drejtues lufte nuk merr pjesë personalisht në trafikim, për të pasur

mundësi për ta mohuar16

.

Pas ndalimit të lulëkuqes, vëzhguesit Perëndimorë vunë re se

talibanët nuk bënë përpjekje për të kapur stoqet e drogës ose për të

arrestuar trafikuesit. Në të vërtetë ata vazhduan të taksonin tregtinë e

opiumit, duke gëzuar të ardhura më të mëdha, pasi çmimi i tij u rrit

ndjeshëm. Më pas, zyrtarë kyç talibanë filluan të vënë mënjanë sasi të

mëdha opiatesh si një rezervë ndaj ndonjë mungese të mundshme. Ndër ata

që dyshohen si grumbullues ishin Haxhi Bashir Noorzai dhe Mullah

Omari. Si udhëheqës fisesh dhe si eksponent i rëndësishëm për drogën të

cilin talibanët e bënë “kryebashkiak të Kandaharit” gjatë largimit të tyre në

dhjetor 2001, Noorzai tani gjendet në një burg të ShBAsë. Njësoj si

Baradari, përpara kapjes së tij në vitin 2010, Noorzai mund të ketë qenë

bankieri i talibanëve17

. Udhëheqësi i përgjithshëm i talibanëve, Omari

thuhet se ka të groposur 3.800 ton opium diku jashtë Kandaharit. Zyrtarët

kundër narkotikëve besojnë se liderë të tjerë talibanë kanë rezerva të

ngjashme të cilat së bashku funksionojnë si një lloj “rezerve federale”.

Komandantët rajonalë të Omarit janë gjithashtu të përfshirë në

drogë

Ndërsa ushtria e Hekmatyarit nuk është teknikisht pjesë e

talibanëve, ajo ende merr pjesë në rezistencën afgane. As Hakani nuk është

taliban nga origjina. Si një anëtar i Hizb-i-Islami i mbështetur nga JI, ai

dezertoi për t’iu bashkuar talibanëve në vitin 199618

. Në vitin 2003, Mullah

Omari i kërkoi Hekmatyarit të udhëhiqte krahun Lindor të rezistencës nga

provincat malore të Kunarit dhe Nuristanit. Në të njëjtën kohë, ai udhëzoi

Hakanin të kontrollonte rajonin Juglindor nga një qendër në zonë të

prapme (nga prapa), në Veri të Waziristanit. Ai ende vazhdon ta bëjë këtë

gjë, megjithëse djali i tij Sirajuddin Haqqani ka marrë shumë prej të

njëjtave përgjegjësive.

Sot, HIG i Hekmatyarit përbën një organizatë të plotë narko-

terroriste. Thuhet se komandantët e saj kanë skema të mëdha të

kontrabandimit për nxjerrjen e lëndës së drurit, gurëve të çmuar dhe

16

.Ibid, pp129 17

"Profile Haji Bashir Noorzai", Wikipedia Encyclopedia, s.v " Haji Bashir Noorzai". 18

Marc W. Herold, "The Failing Campaign", Frontline (India), vol 19.issue3,2-15

February 2002.

Page 9: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

Mr. sc. Dritan DEMIRAJ – Prof. ass. Bejtush GASHI

174

heroinës nga zonat e tyre përkatëse të veprimit. Duke qenë se Provinca

afgane e Kunarit është ngjitur me agjencinë FATA të Bajaurit (dyshuar si

vendi i fshehjes së al-Zawahiri), besohet se Hekmatyari ka lidhje me al-

Qaedan. Në të vërtetë, Hematyari ka lidhje thuajse me të gjithë, duke

përfshirë edhe Iranianët19

.

Haqqani vepron në zonën kufitare afgane në Jug të Hekmatyarit.

Kampet e tij në Provincën Paktiya përfshijnë Jaji dhe Dand Wa Patan

fqinje. Gjatë Luftës sovjeto-afgane, ai frekuentonte Miram Shahun

(kryeqytetin e Wazaristanit të Veriut). (Shih hartën 5.) përveç Provincës

Paktiya, ai aktualisht vepron edhe në provincat Khost dhe Paktika. Duke

qenë se kjo e fundit kufizohet me Waziristanet e administruar lirshëm, ai

mund të kontrabandonë një pjesë të produkteve të Hekmatyarit, së bashku

me ato të tijat. Për të vlerësuar lidhjet e përziera të Haqqanit, duhet marrë

parasysh formimi i tij.

Harta 5. Rrugët e mbështetjes së Luftës, ku Heroina del jashtë

Afganistanit.

Ndërmjet provincave kufitare afgane të Kunarit dhe Paktiyas20

,

shtrihet Nangarhari. Atje janë rritur lulëkuqe për shekuj. Ky është njëri nga

vendet ku një tjetër drejtues origjinal i muxhahedinëve filloi të interesohej

19

Mir, The True Face of Jihadis, p138, "Iran Report, Herold, "The failing Campaign". 20

Peters, Seeds of Terror, p129.

Page 10: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E DROGËS …

175

për drogën. Emri i tij ishte Mawlawi Mohammad Yunis Khalis. Gjatë

Luftës Sovjeto-Afgane, përgjatë kufirit afgan, ai drejtonte disa nga

laboratorët e tij të heroinës (të paktën shtatë në Ribat Al Ali) dhe kanalet e

kontrabandimit. Si njëri nga katër prijësit “fondamentalistë” (si

Hekmatyari dhe Rabbani), Khalis formoi një degëzim afgan të kontrolluar

nga Hekmatyari dhe me bazë në Pakistan të Hezb i-Islami (HI, një

paraardhës i Hezb). Në fund të pushtimit sovjetik, Khalis dhe Rabbani i

kishin lidhjet më të ngushta në Iran. (Ishte Khalis ai që i shiste raketa

Stinger Gardës Revolucionare Iraniane.21

) Vetëm më vonë u shfaq

dukshëm lidhja e Hekmatyarit me Iranin. Ai ndihmoi qeverisjen e Rabbanit

dhe Aleancën e Veriut me mbështetje Iraniane për t’i rezistuar marrjes së

Kabulit nga Talibanët me 1996. Kur HI krijoi nënndarje, Haqqani ndoqi

Khalis në vend të Hekmatyarit, për t’u bërë më vonë një nga komandantët

më të mirë në terren të HIK-ut.

Hekmatyari është pakistanez me ndikim të madh në Pakistan. Të

dyja shtrirjet e tij paramilitare janë: me Hezb në Pakistan dhe me HIG në

Afganistan – të cilat mbështeten nga Ji. TNSM-ja është një degëzim radikal

i JI. Rrjedhimisht, ka shumë mundësi që HIG dhe TNSM të kenë përdorur

të njëjtat burime përgjatë pjesës veriore të kufirit në mbështetje të al-

Qaedas apo ndonjë lojtari tjetër. Hekmatyari ka lidhje të njohura me

Iranin. Në këtë pjesë të botës, lidhjet ndaj Iranit dhe al-Qaedas nuk është e

nevojshme të jenë me ekskluzivitet të ndërsjellët. Lojtari i mundshëm i

sipër përmendur ka të ngjarë të jetë një parti politike apo një sindikatë

droge. Nga Agjencia Fisnore e Bajaurit, tani Hezb i çon narkotikët në

drejtim të Jugut në Karaçi22

.

Jalaluddin Haqqani është afgan i lindur, por ka kaluar një kohë të

konsiderueshme në Waziristanin e Veriut për të ndjekur programin e tij në

trafikimin e drogës. Si i tillë, ai ka krijuar shumë lidhje me pakistanezët.

Në fakt ai është bërë aq influencues në Pakistan, sa disa raportojnë se ai

bashkëpunon me TTP-në e Baitullah Mehsudit. Është JUI/F i drejtuar nga

JEM ai që transporton drogën nga Waziristanet, për në Karaçi.

Përgjithësisht mendohet se Haji Bashir Noorzai ka qenë

mbikëqyrësi i pjesës më të madhe të tregtisë së drogës afgane. Ai u gjet

fajtor në vjeshtën e vitit 2008, për kompletimin e kontrabandës së heroinës,

me vlerë miliona dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

21

Brigadier Mohammad Yousaf and Mark Adkin, Bear Trap: Afghanistan's Untold Story

(South Yorkshire, UK:Leo Cooper, n.d.) O'balance, Afghan Wars, p164. 22

"Opium Trade Is Halal in Islam:Sara Scholar" Pakistan Daily News, 21 January 2005,

In Seeds of Terror, by Peters, p 143.

Page 11: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

Mr. sc. Dritan DEMIRAJ – Prof. ass. Bejtush GASHI

176

Administrata e Bushit e ka quajtur këtë drejtues fisnor afgan “Pablo

Eskobarin e trafikimit të heroinës në Azi” dhe “njërin nga drejtuesit më të

kërkuar të botës për marrëveshjet e heroinës”. Atëherë, përse nuk janë

raportuar më gjerësisht detajet e kësaj rrjedhjeje kronike të heroinës së

Azisë Juglindore për në Shtetet e Bashkuara? Në këto vitet e fundit,

agjencia e “vlerësimit të rrezikut të drogës” ka përshkruar përciptas kanalin

e Azisë Juglindore. Kështu që Karai, mund të mos jetë i vetmi që e ka bërë

një sy qorr për këtë problem. Sipas raportit të zbulimit të SHBA-së për

vitin 2004, zoti Noorzai mbante 18 rafineri droge vetëm në Registan.

(Referoju pas tek harta 3). Ai ofronte gjithashtu eksplozivë, armë dhe

milicë për talibanët, në këmbim të mbrojtjes së fushave të tij e lulëkuqe,

laboratorët e opiumit dhe rrugëve të transportit23

.

Kush bënte pjesë në Aleancën e Quettas?. Babai i Haji Bashir

Noorzait, Issa, sipas dokumenteve të nxjerra nga lista e dokumenteve të

DEA-s (Administratës Kundër Drogës) ishte anëtar drejtues i Aleancës së

Kuetas në mes të viteve 1990. Ndërkohë që ka disa tregues të koalicionit

ndërmjet fiseve, ku i njëjti dokument vë në dukje se Aleanca Kueta ishte

bashkimi i “tre grupeve të ndërlidhura të kontrabandës së heroinës dhe

hashashit” të cilët eksportonin rregullisht “ngarkesa shumë tonësh të bazës

së heroinës dhe morfinës”. Një tjetër anëtar i pretenduar i Aleancës Quetta

ishte “Sakhi Jan” Dost Notezai. Në ditët e sotme, djali i tij – Amanullah

Notezai – është ministër i provincës në qeverisjen e Baluçistanit24

.

Lidhjet aktuale me Pakistanin

Në Maj të vitit 2009, Associated Press dhe korrespodenti i lajmeve

Greçen Peters i Kompanisë Amerikane të Transmetimeve (ABC), dhanë

një kontribut të jashtëzakonshëm në transmetimin në përgjithësi të Luftës

Afgane. Një pjesë e mirë e këtij kapitulli ka rrjedhur nga libri i saj Fara e

Terrorit. Ndërmjet shumë të tjerash, ky libër tregon se pjesa më e madhe e

ngjarjeve në Afganistan është shumë më tepër se narkotikë dhe rebelim.

Nëse nuk i jepet fund shpejt, narkotikët do të çojnë në dështimin e qeverisë

së Pakistanit dhe sistemi i drejtësisë penale të SHBA -së do të jetë i

mbingarkuar në mënyrë shkatërruese.

23

"Afghan Linked to Taliban Sentenced to Life in Drug Trafficking Case", by Benjamin

Weiser, New York Times, 1 May 2009, "Afghan Arrested in New York Said to be a

Heroin Kingpin", by Julia Peterson, New York Times, 26 April 2005. 24

Peters, Seeds of Terror, p43,74,193 and chapt3, endnote13..

Page 12: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E DROGËS …

177

Në fillimet e vitit 2008, Aleanca e Kuetas, kishte ende kontroll të

fortë të kalimit të narkotikëve jashtë Afganistanit Jugor25

. Është vështirë të

identifikohen anëtarët e saj aktualë. Haji Kuma Khani ishte ose një anëtar i

spikatur, ose sfidues i suksesshëm përpara se të futej në burg kohët e

fundit. Autoriteti i tij rivalizoi atë të Noorzait nga fundi i regjimit taliban.

Ai mund të ketë qenë anëtari i tretë në radhë në atë hierarki. Deri në kapjen

e tij në tetor të vitit 2008, Khani mbajti njërën nga rezidencat e tij të

shumta të Kueta dhe drejtoi një perandori droge e cila qarkullonte opium

dhe heroinë që kapte vlerën deri në 1 miliard dollarë në vit për të

mbështetur talibanët. Sipas një zyrtari të lartë të policisë afgane, ai nuk

punonte as për talibanët e as për al-Kaedën. Në fakt, ata punonin për të26

.

Khani ishte me origjinë nga popullata Brahuni, e cila popullon

zonën e shkretëtirës së tre kufijve (ku takohen Pakistani, Afganistani dhe

Irani). Kontrabandimi i drogës në këtë zonë, është mjet i zakonshëm jetese.

Khani qëndronte pas autokolonave me automjete nga Nimrozi për në Iran

dhe pas ngarkesave të anijeve nga Karaçi për në EBA (Emiratet e

Bashkuara Arabe).

Khani drejtonte gjithashtu një rafineri masive të opiumit dhe

mbante depo të mëdha të nëndheshme për ruajtje në Baramaça, qyteti i

pluhurosur i kontrabandistëve që shtrihet në kufirin midis Hekmandit dhe

Baluçistanit. Kur Baramaça, u sulmua nga forcat pakistaneze, ai krijoi

rafineri dhe vende fshehjeje në zonën e vetmuar të rajonit Chahar Borjak

në Jug të Nimrozit dhe përgjatë kufirit malor me Iranin. Pastaj ai krijoi

laboratorë të lëvizshëm të cilët mund të përdoreshin në kamionët Toyota

ose nëpër shtëpi. Thuhet se ai ka më shumë bunkerë nëntokësorë për

ruajtjen e opiumit në kampin e refugjatëve të Xhunglës Girdi në kufirin e

Baluçistanit27

. (Referoju prapa tek Harta 5) Ai mbajti një forcë personale

prej 1500 burrash që njiheshin në zonë si talibanë. Ai financoi gjithashtu

një medrese të madhe në Pakistan nga e cila tërhiqte zëvendës për milicinë.

Luftëtarët e tij nuk ishin aty vetëm për t’u dukur. Një komandant britanik i

Forcave Speciale Angleze (SAS) tha se sa herë që sulmohej një laborator

në zonën Deshu të Baramça, sulmi që pasonte kishte nevojë për goditje

ajrore nga NATO28

.

25

Bob Clarke, former DEA agant in Islamabad, 2 February 2008, as quoted in Seeds of

Terror, by Peters, p86. 26

General Ali Shah Paktiawal, as quoted in Peters, Seeds of Terror, p145. 27

Ibid. 28

Former SAS Commander, as quoted in Seeds of Terror, by Peters, p115.

Page 13: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

Mr. sc. Dritan DEMIRAJ – Prof. ass. Bejtush GASHI

178

Sidoqoftë, fuqia e vërtetë e Khan duket se ka ardhur prej aftësisë së

tij për të ngritur rrjete dhe për të korruptuar zyrtarë. Në Afganistan, rrjetet e

tij të shumta shtriheshin deri tek guvernatorët e provincave, agjentët e

sigurisë, komandantët rajonalë të ushtrisë, anëtarët e lartë të Policisë së

Autostradës numër 4 dhe madje edhe deri tek rrethet e brendshme të

Presidentit Karzai. Khani luajti gjithashtu një rol kyç në furnizimin e

Talibanëve me Pajisje Eksplozive të Improvizuara (IED) të prodhimit

Iranian dhe kallëpe mbushjeje në vitin 200729

.

Ngurrimi i Karzait për të Luftuar trafikantët e drogës

Presidenti Karzai erdhi në fuqi si një i emëruar i Administratës së

Bushit dhe drejtues i një koalicioni të Aleancës së Veriut. Pastaj ai “u nxit”

nga çështjet e mbrojtjes dhe nga kufiri kohor i SHBA-së që të linte drejtues

të ndryshëm të luftës në vend si guvernator provincash30

. Të tjerët i shtoi

në kabinetin e tij. Shumë prej tyre kishin lidhje me drogën. Që prej asaj

kohe, Ismail Khani dhe Abdul Rashid Dostumi, janë larguar nga kontrolli

që kishin mbi rajonet e Heratit dhe Mazar-e-Shariffit. Mohammad Qasim

Fahimi, (pasues i Ahmad Shah Massoudit, që ishte kreu i Aleancës

Veriore), është larguar nga pozicioni i Sekretarit të Mbrojtjes31

. Hazrat

Aliu, ishte i ngarkuar për Provincën e Nangarharit, por tani ka vetëm një

vend në Parlamentin Afgan. Sher Mohammed Akhundzaha, një nip i

Nasim Akhundzaha, u largua nga pozicioni i tij si guvernator i Helmandit,

nga presioni i ushtruar nga anglezët në vitin 2006, pasi në themelet e

shtëpisë së tij u gjetën nëntë ton opium.

Në shtator të vitit 2008, Presidenti Karzai kërkonte të rikthente

Mohammed Akhundzahain dhe një tjetër guvernator province të kapur për

tregti heroine, duke besuar se milicia e fuqishme e Akhundzahait që do të

mundte talibanët. Britanikët nuk ranë dakord me një propozim të tillë,

prandaj supozohet që Karzai të ketë thënë që “lidhja e tij me drogën mund

të anashkalohet”. Në korrik të vitit 2008, një nga zyrtarët e lartë të luftës

kundër narkotikëve në departamentin Amerikan të Shtetit akuzoi Karzain

se po mbronte drejtuesit e drogës për arsye politike.

Karzai gjithashtu bëri të çuditeshin në vitin 2007, kur ai emëroi

Izzatullah Wasifin si mbretin e tij të anti-korrupsionit. Wasifi u dënua në

fund të viteve 1980 për përpjekje për të shitur heroinë me vlerë prej 2

29

Ibid, p159. 30

Ibid, p106, 107. 31

Global Security, s.v. Mohammad Qasim Fahim.

Page 14: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E DROGËS …

179

milionë dollarë në Las Vegas tek një polic amerikan që vepronte i

fshehur32

. Tashmë ka raportime që Karzai “nuk ka pasur vullnetin që të

shpallë drejtim të fuqishëm” mbi çështjen e narkotikëve “në provincën e

Kandaharit nga ai vjen” dhe se anëtarët e fisit të tij të Popalzai, kanë bërë

roje për pozicionet në kanalet e ndryshme të transportimit të drogës. Provat

që po shtohen tregojnë se gjysmë vëllai i tij – Ahmed Wali Karzai (i cili u

vra para disa muajsh nga bodigardi i tij) – është i përfshirë thellë në

tregtinë e drogës. Kjo provë konsiston në si vijon: (1) Kjo i është pranuar

personalisht një të dërguari evropian; (2) Dokumentacioni i MI-6 britanike

që pretendon se Haji Juma Khani e përdori Walin, si një kalim midis

guvernatorëve; (3) Të drejtat e njeriut dhe qeveria e ShBA-së raportojnë

për lidhje droge pasi Wali u emërua në një pozicion të lartë provincial në

Kandahar; dhe (4) Një raportim i ABC News në vitin 2006. Duket se

Presidenti Karzai ka ende mjaft korrupsion në administratën e tij.

Laboratorët e drogës afgane

Në procesin e përpunimit të lulëkuqes ka dy procese fillestare.

Fillimisht, opiumi i zhvokshur përzihet me gëlqere dhe ujë deri në vlim.

Pastaj derdhet në forma për të krijuar format kubike të morfinës. Më pas,

këto kubikë duhet të përzihen me anhidrid acetik dhe acid klorhidrik, për të

krijuar bazën e heroinës, një substancë me kokrra të trasha që nga vendasit

quhet “sheqer ngjyrë kafe”. Transformimi i mëtejshëm në heroinë të

bardhë ka nevojë për përpunim me kloroform dhe karbonat natriumi e

pasuar nga kalimi nëpër filtra karboni. Ky proces i fundit ka nevojë për

kimistë të aftë dhe zakonisht ndodh në kufijtë e Turqisë. Një pjesë e këtij

procesi mund të kryhet tashmë përtej kufirit të Pakistanit, në Agjencinë

Khyber të FATA-së33

.

Rafineruesit modernë të opiateve padyshim që përpiqen t’i mbajnë

të fshehta vendndodhjet e laboratorëve të tyre sekretë. Megjithatë, historia

përsërit vetveten. Në vitin 1988, më shumë se njëqind laboratorë heroine

funksiononin brenda Afganistanit, në anën tjetër të FATA-s së Pakistanit.

Në vitin 1989, opiumi i zhvokshur përpunohej në heroinë të nivelit të ulët

edhe në zonën malore të Rajonit Changhi në Provincën e Helmandit.

Fabrikat e Hekmatyarit (të paktën gjashtë) ishin në Koh-i-Soltan34

. Në

32

Declan Walsh, "How Anti-Corruption Chief Once Sold Heroin in Las Vegas," Guardian

(UK), 28 August 2007, in Seeds of Terror, by Peters, p209. 33

Ibid, p30. 34

Peters, Seeds of Terror, pp26,56, "Afghanistan", by Warnock

Page 15: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

Mr. sc. Dritan DEMIRAJ – Prof. ass. Bejtush GASHI

180

dukje nuk kanë qenë shumë të sofistikuara. Secila prej tyre konsistonte në

një shtëpi prej balte me disa fuçi kimikatesh përjashta.

Si mund të nxirret tani Droga jashtë Afganistani?.Një gazetar i

respektuar Pakistanez, Ahmed Rashid, bëri vlerësimin e mëposhtëm në

Mars të vitit 2001: “Të njëjtët tregtarë, shoferë kamionësh, medrese dhe

kontakte qeveritare dhe (të njëjtat) zinxhirë furnizimi me armë, dhe

ushqime që pajisën talibanët dhe furnizimet e tyre, drejtuan drogën

gjithashtu – pikërisht si të njëjtat (është shtuar pjerrtësia e germave)

kanaleve të kalimit të armëve për muxhahedinët që u krye në vitet 198035

”.

Këtu mund të gjendet një e dhënë sesi largohen nga Afganistani pjesa më e

madhe e opiateve. Pjesa e parë e deklarimit të tij thjesht konkludon se

drogat kontrabandohen jashtë në të njëjtën mënyrë siç kontrabandohen

duke u sjellë brenda në vend armët. Në pjesën e dytë të deklaratës së tij

(ose “më tej”) në deklaratën e tij ku mund të ketë një informatë të vërtetë.

Pjesa më e madhe e furnizimeve të luftës së muxhahedinëve vinte përmes

kanaleve logjistike të qeverisë së Pakistanit. Përpara 9/11, një pjesë e

qeverisë së Pakistanit ende mbështeste talibanët, por Rashidi mund të mos

ketë dashur tashmë ta përfshijë atë haptazi në tregtinë e drogës. Në fund të

fundit, ai ende jeton në Lahore. Kështu që duhet bërë përpjekje për të

kuptuar çfarë thuhet mes rreshtash. Si një i tërë, formulimi i tij sugjeron se

të njëjtat kanale pakistaneze që furnizuan muxhahedinët, janë duke

vazhduar të nxjerrin drogën jashtë. Po sikur disa prej këtyre kanaleve të

jenë duke furnizuar NATO-n? Në fund të fundit, Afganistani është ende

duke pluskuar në artileri të fshehur nën tokë, prej konflikteve të shkuara

dhe talibanët duhet të ketë mundësinë për të blerë çdo ushqim apo

karburant që i nevojitet në vend. Atëherë, formulimi i Rashidit, mund të

ketë kuptimin se të njëjtat kompani transportuese të cilat furnizuan

muxhahedinët në atë kohë dhe NATO-n në ditët e sotme, janë duke

mbartur drogën e fshehur në rrugën e tyre të kthimit për në Karaçi.

Në zonat e shkretëtirës në Afganistanin Jugor, ka gjithashtu

autokolona të dedikuara vetëm për drogën. Nëse mbrohen në mënyrën e

duhur, nuk do t’ju duhet të fshehin ngarkesën e tyre. Përgjatë rrugëve

afgane drejt Baluçistanit në fillim të vitit 2004, njësitë e talibanëve me

raste bënin siç vijon më poshtë: (1) Sulmonin pikat e kontrollit, kështu që

autokolonat e drogës të mund të kalonin përmes tyre; (2) Drejtonin sulme

për tërheqjen e vëmendjes për të tërhequr forcat perëndimore larg

35

Ahmed Rashid, The Taliban (New Haven, CT, Yale Univ. Press, March 2001), p122, in

Seeds of Terror, by Peters, p95.

Page 16: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E DROGËS …

181

dërgesave të mëdha dhe (3) Duke shoqëruar këto ngarkesa36

. Në rrugën për

në Iran, një zbulues me motoçikletë mund të paraprijë çdo autokolonë me

1.5 – 5 kilometra distancë. Në kufirin Iranian, agjentët e zbulimit të Iranit

do ta kalojnë drogën pa asnjë ndërhyrje për në Teheran dhe gjatë gjithë

rrugës, deri në kufirin me Turqinë. Në vitin 2005, të njëjtët agjentë ju çonin

talibanëve IED me kamionët e zbrazur të Haji Kuma Khanit.

Itinerari i drogës për në Karaçi nga Pakistani Veriperëndimor mund

të vazhdojë pak a shumë në të njëjtën mënyrë si në vitin 1988. Kamionët

që vijnë nga NWPF-ja (me më shumë mundësi nga Peshawari) mund të

shkarkojnë ngarkesat e tyre në vende të ndryshme përgjatë autostradës

kryesore në Veri të Karaçit. Më pas, makina private mund të transportojnë

pjesë të këtyre ngarkesave në pjesën e mbetur të rrugës për në qytet

brenda37

. Disa kanale transporti të daljes së drogës në drejtimin lindor të

Afganistanit mund të vazhdojnë të drejtohen me njerëz ose me mushka, për

të kaluar me automjete vetëm në brendësi të Pakistanit. Në fund të fundit, i

gjithë kufiri është tepër malor dhe kryqëzohet nga qindra shtigje dhe

tunele. Ose kanale të tjera (si ai përmes Grykës Khyber) janë aq të gjëra sa

mund të përdorin automjete përgjatë gjithë rrugës. Me gjithë këto rrugë,

mashtrimi është i mundshëm. Mund të ketë ndarje të fshehta në depozitat e

karburanteve, ndenjëset e autobusëve, tapetet, lëndën drusore apo

prodhimet. Në një rast, lakrat ishin vendosur mbi dhe përreth paketave të

heroinës.

Fillimisht, talibanët taksonin çdo pjesë të operimit të drogës në Jug

të Afganistanit. Ata mblidhnin të ardhura vjetore nga fermerët, kamionistët

dhe laboratorët – nga ana tjetër ofronin mbrojtje. Ata gjithashtu

mbështesnin pazaret e mëdha të drogës në vendet e mëposhtme: (1) Ghani

Khel në Provincën e Nangaharit; (2) Sangin në Provincën e Helmandit dhe

(3) Maiwand në Provincën e Kandaharit38

. Më pas, talibanët filluan të

merrnin rol më aktiv. Ata përcaktuan sasi të caktuara për fermerët, ngritën

rafineritë e tyre dhe krijuan depot e tyre të fshehta. Shumë shpejt, ata

shoqëronin dërgesat dhe kërcënonin fermerët të cilët nuk mbillnin

lulëkuqe39

. Ka prova të mjaftueshme se tashmë talibanët mund të drejtojnë

të gjitha nevojat e kontrabandës për transport. Kjo do të detyrojë

domosdoshmërisht mbajtjen larg të forcave afgane dhe atyre të NATO-s,

prej autokolonave të ngarkuara me drogë. Në korrik të vitit 2004, krye

36

Seeds of Terror, by Peters, p116. 37

Ibid, p51, Mannes , Profiles in Terror, p66, Paterns of Global Terrorism, 2003. 38

Seeds of Terror, by Peters, p 84.. 39

Ibid p 116, 117.

Page 17: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

Mr. sc. Dritan DEMIRAJ – Prof. ass. Bejtush GASHI

182

polici i narkotikëve në Kandahar, ngriti pretendimin se “tashmë

kontrabandistët marrin terroristët (talibanët dhe al-Kaedën) për të

transportuar drogën e tyre. Është njësoj sikur të thuash që talibanët punojnë

për kontrabandistët dhe shefat ndërkombëtar të fshehur të sindikatës.

Si del në breg droga e transportuar nga FATA?.Sipas zyrtarëve të

zbulimit perëndimor, JEM me bazë në Karaçi dhe Hezb me bazë në

Punxhabin e Veriut transportonin heroinë nga FATA për në bregun e

Pakistanit në 2005. Megjithëse automjetet për transportimin rrugor duket

se nuk ka të ngjarë të përdoren për këtë punë, përsëri diçka e tillë duket e

mundshme. Gjithë hyrja e armëve për në Afganistan tashmë monitorohet

më nga afër sesa gjatë Luftës Sovjeto-Afgane, kështu që skema e

mëparshme e transportuesve (të ushtrisë pakistaneze) nga NWFP për në

Karaçi mund të mos jetë më në funksionim40

. Përsëri, duhet të ketë diçka të

ngjashme. Rruga e Grykës Khyber, në fund të fundit, kalon përmes

kryeqytetit të NWFP të Peshawarit.

JEM-i është një degëzim i HUM-it dhe i lidhur ngushtësisht me

talibanët. Hezb u krijua nga JI dhe Hekmatyari. Rrjedhimisht, radikalët nga

JUI/F dhe JI ose janë duke bashkëpunuar ose janë vënë në konkurrencë për

“transportin” e Karaçit. Ndërsa Hezb mund të jetë transportuesi dhe JEM-i

marrësi, ka shumë të ngjarë që secili prej tyre të drejtojë veprimtarinë e tij.

Pas të gjithash, JEM-i ka kampin e tij “Balakot” diku në FATA. Për fat të

keq, JEM-i dhe Hezbi kanë qenë të dy pasues të ISI-t. Në një periudhë, të

dy kanë qenë anëtarë të Brigadës 055 të al-Kaedës. Ashtu siç u diskutua në

kapitullin e kaluar, një version i rindërtuar i asaj brigade mund të krijojë

bërthamën e të ashtu quajturës “Shadow Army”. Drejtuesi i drogës

Haqqani është i përfshirë në një farë mënyre me Shadow Army.

Haji Juma Khani ka kontrabanduar drogë gjithashtu në Veri,

përmes Uzbekistanit dhe Turkmenistanit41

. Kjo mund të lërë të kuptohet se

Aleanca Kueta, Talibanët, Hekmatyari, IMU dhe al-Kaeda janë të gjithë

duke bashkëpunuar – me ose pa një ndihmës të fshehtë. Jo vetëm që ata

janë duke bashkëpunuar në fushën e eksportimit të opiateve nga çdo cep i

Afganistanit, por edhe në marrjen e Pakistanit. Si mund të shpjegohet

ndryshe prania e dyfishtë e IMU-t në Waziristan me TTP, dhe në Luginën

Swat me JI të bashkuar me TNSM? Nuk ka të ngjarë që elementët e kuq të

40

Chanakya Sen, review of Karachi, A Terror Capital in the Making, by Wilson John,

Asia Times Online, 17 January 2004, Seeds of Terror, by Peters, p 31, Lawrence

Lifsschultz, "Pakistan the Empire of HGeroin", in McCoy and Block, War on Drugs, p

320, and Seeds of Terror, by Peters, p 37. 41

Peters, Seeds of Terror, p160.

Page 18: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E DROGËS …

183

ISI-it Pakistaneze të krijojnë një shkatërrim të tillë të brendshëm. Duhet

parë diku tjetër për këtë faktor lehtësues. Listën e të dyshuarve të

mundshëm e kryeson Kina. Për të do të ishte i mirëpritur destabilizimi në

të dy vendet për më tepër hyrje për naftën Iraniane dhe për në Oqeanin

Indian.

Paralele turbulluese me Kolumbinë

Në Kolumbi, FARC as që ka ndër mend të marrë qeverisjen

qendrore. Përqindja e sulmeve të saj prej vitit 1968 deri në fund të vitit

2007 e mbështesin këtë paradoks në mënyrën më adekuate: (1) Qeveria –

27%; (2) Shërbimet – 22%; (3) Transporti – 9%; (4) Qytetarët dhe prona

private – 9%; (5) Policia – 8%; (6) Bizneset – 7% dhe (7) Ushtria – 1%42

.

Nga brenda atij shteti, FARC-u mund të marrë të gjitha paratë që do nga

rritja në vend e narkotikëve dhe ende të gëzojë një qiell “relativisht” të qetë

mbi krye, nga i cili të mund të shkatërrojë gjithë pjesën e mbetur të

Amerikës Latine. Në vitin 2003, FARC-u i vendoste taksa çdo shkalle të

biznesit të drogës Kolumbiane, që prej kimikateve që nevojiteshin për të

përpunuar mbjelljet e deri tek kanalet e ndryshme të transportimit. Nga ana

e vet, ofronte mbrojtje për fushat dhe itineraret e karteleve Kolumbiane. Që

atëherë FARC-u është shtirë më tej. Ndërkohë që nuk bën asnjë përpjekje

për të marrë përsipër tregtinë rajonale të drogës, operativët e saj janë

tashmë duke funksionuar në jo më pak se tetë vende të Amerikës Latine.

Më shqetësuesit janë operativët e FARC-ut në Meksiko. Ata mund të jenë

pikërisht duke ju treguar karteleve meksikane dhe maras salvadoriane si të

mbrojnë më mirë kanalin për në SHBA. Ose përveç kësaj ata, mund të jenë

duke trajnuar revolucionarë. Duke qenë se qëllimet dhe taktikat e FARC-ut

janë të dyja Maoiste43

, nuk është më mister sponsori i tij i fshehtë.

Ndërmjetësi i atij sponsori në përmbysjen e Hemisferës Perëndimore janë

Kuba dhe Venezuela. Lidhja e tij me fraksionet e krimit të organizuar, ka

shumë të ngjarë që të jetë një treshe e Hong Kongut, që ka provuar të jetë

një vazhdim i forcave të saj të armatosura.

Në Afganistan, rebelët tashmë duken më të interesuar në mbrojtjen

e fushave të opiumit dhe autokolonave të drogës, sesa të marrin Kabulin.

Sponsori i FARC-ut është shumë pranë dhe ka një histori të gjatë

(megjithëse pak të përmendur) të mbështetjes së talibanëve dhe al-Kaedës.

Rrjedhimisht, është për të pyetur veten nëse e njëjta superfuqi frymëzuese,

42

Ibid. 43

H. John Poole, Tequila Junction, 4th

–Generation Counterinsurgency, 2008, p 72-75.

Page 19: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

Mr. sc. Dritan DEMIRAJ – Prof. ass. Bejtush GASHI

184

mund të jetë duke bërë përpjekje – nëpërmjet pasuesve afganë – të

përmbysë edhe pjesë të tjera të Azisë së Jugut. Në këtë kontekst, rrethimi i

Islamabadit në vitit 2008 përmes Luginës Swat, nuk ka domethënie shtesë.

Do të duhej të dinim se cili element i krimit të organizuar Pakistanez

organizon për dërgesat e mëtejshme të heroinës afgane prej Gwadarit dhe

Karaçit. Për aq kohë sa një element i tillë nuk është identifikuar, ai mund të

jetë duke kërkuar çdo lidhje me njësitë portale të Hutchiston Whampoa,

transportin COSCO ose me treshen Sun Yee On. Në një mënyrë ose në një

tjetër, është i përfshirë shefi i padiskutueshëm i krimit në Karaçi – Dawood

Ibrahim. Ai është i njëjti banor i mëparshëm i Mumbait që i ofroi

mbështetje materiale përgatitjeve të bombardimeve të atij qyteti në vitin

1993 dhe sulmeve mbi hotelet në vitin 200844

. Në këtë incident të fundit u

përdor si forcë sulmuese një bashkëpunëtor i al-Kaedës – Lashkar-e-Touba

(LET).

Me gjithë këto lidhje që nuk priten ndërmjet krimit, tregtisë dhe

politikës, nuk ka se si të mos dyshosh për një skemë të përgjithshme për të

destabilizuar fillimisht dhe më pas për të marrë kontrollin mbi të gjithë atë

rajon. Vetëm së fundmi Mumbai është shtuar në “korridorin e sulmit” për

rebelët maoistë të Indisë Lindore.

Në fillim të vitit 2000, një panel i Kombeve të Bashkuara doli në

përfundimin si më poshtë vijon: “Fondet e mbledhura nga.... heroina

përdoren nga talibanët për të blerë armë... dhe për të financuar stërvitjen e

terroristëve dhe mbështetjen e operacioneve të ekstremistëve në vendet

fqinje e më tej”. Dawoodi ka ndihmuar tashmë LET-in, për të dëmtuar

Indinë. Po sikur al-Kaeda dhe një mbështetës i padukshëm ndërkombëtar

të jenë duke punuar nëpërmjet talibanëve dhe Dawoodit, për të

destabilizuar jo vetëm Azinë e Jugut, por edhe partnerët e tregtisë

Perëndimore? Atëherë, si në Kolumbi (me ekstremistët që kontrollojnë

pjesën më të madhe të rrethinave) Afganistani dhe Pakistani do të kishin

një hapësirë më tepër, por që mbështesin vetë për një milici ekspansioniste

e cila do të eksportonte si varësi nga droga edhe revolucioni.

44

"Smoking Al Qaeda Out of Karachi" by B. Raman, South Asia Analysis Group, Paper

No/519, 14 September 2002,"Dawood Gang Provided Logistics to Lashkar Militants",

Press Trust to India, NDTV webside (Mumbai), 29 November 2008, "Attributes

Suggest Outside Help", Washington Post, 28 November 2008, p1.

Page 20: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E DROGËS …

185

Më shumë histori për lidhjen e Karaçit

Në vitin 1965, Pakistani nënshkroi një marrëveshje me

Afganistanin e mbyllur për të lejuar importimin pa doganë të materialeve

përmes Karaçit. Në fillimet e rezistencës afgane, fiset Pashtune, në të dyja

anët e kufirit, zbuluan se si ta bënin këtë marrëveshje që të funksiononte

për ta. Me “Skemën e Kthesës-U”, mallrat e legjitimuara dërgoheshin me

kamionë në zonat fisnore afgane dhe pastaj kontrabandonin përmes kufirit

duke evituar tarifat e Pakistanit. Kamionët do të ktheheshin për në breg të

ngarkuar me opiatet e Pakistanit. Karaçi është Sindhi me zona Baloch në

Veri të tij. Kështu që nuk është e rastësishme që ato droga përfunduan në

kufirin ujor Pashtun të Karaçit, në lagjen e varfër të Sohrab Gothit.

Pas marrëveshjes së sipër përmendur të Marrëveshjes së Tregtisë

Afgane Tranzite, sindikatat e krimit filluan të merrnin kontrollin mbi

Karaçin. Pa kaluar shumë kohë, një njësi kontrabandimi e njohur si “Mafia

e Transportit Kueta-Çaman” (Çamani ndodhet në autostradën 4 atje ku

kontingjenti i Forcave Speciale "Eagle" vepron që nga viti 2010, në kufirin

e rrugës për në Kandahar) mori përsipër tregtinë e kontrabandës afgane.

(Në Peshawar mund të ketë pasur një tjetër “mafie të transportit”).

Kamionët e ngarkuar me mallra të huaj shkonin nga Karaçi për në

Kandahar ose në Jalalabad, dhe pastaj rikalonin kufirin me të njëjtat mallra

ose të tjera. Më vonë, gjatë Luftës Sovjeto-Afgane, Celula Logjistike

Kombëtare (NLC) – një kompani transporti e drejtuar nga Ushtria e

Pakistanit – merrte armët që vinin nga Perëndimi nga Karaçi për në Kueta

ose për në Peshawar dhe pastaj ktheheshin me heroinë për eksport. Në një

mënyrë apo një tjetër dy skemat e transportit u integruan. Në vitin 1991,

tonelata heroine kalonin përmes Karaçit en route për në destinacione të

ndryshme ndërkombëtare. Është raportuar se industria e drogave ilegale të

Pakistanit bënte deri në 10 miliardë dollarë në vit, ose një të katërtën e

Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP)45

.

Që prej asaj kohe, shefat e drogës së Karaçit kanë shtuar ndikimin e

tyre falë lidhjeve të gjera politike dhe ushtarake. Sindikata kryesore e

Karaçit është ajo e Dawood Ibrahimit. Ka të ngjarë që raportimet për një

tjetër sindikatë “Memon” të jenë false. Jamal “Tigri” Memon ende punon

për Dawood Ibrahimit, dhe Memon është njëri nga pseudonimet e Dawood.

45

Sen, review of Karachi, by John, Peters Seeds of Terror, p31, Lawrence Lifschultz,

"Pakistan, the Empire of Heroin", in McCoy and Block, "War on Drogs", p320 and

Lifshulc, Heroin Empire, pp 71-72 and the Herald (Pakistan) during 1985, aal the Seeds

of Terror, by Peters, p37.

Page 21: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

Mr. sc. Dritan DEMIRAJ – Prof. ass. Bejtush GASHI

186

Kur qeveria indiane kërkoi ekstradimin e vëllezërve Dawood dhe Memon

për shpërthimet në seri të bombave në Mumbai në vitin 1993, ky i fundit u

arratis nga arresti duke luftuar për të marrë një sasi të madhe parash në

bankën qendrore të Pakistanit.

Sot, “sindikatat kriminale” tregohet se drejtojnë kompani

transportuese të cilat fillimisht transportojnë opiumin për në laboratorët në

zonat kufitare të Pakistanit (si Agjencia Khyber ku kimistët kinezë bëjnë

rafinimin e opiumit të papërpunuar) dhe më pas për në Karaçi ku heroina

dërgohet me rrugë detare ose ajrore për në Perëndim.

Në Gusht të 2001, anëtarët e SSP u bashkuan me sindikatën e

Dawood Ibrahimit (i njohur gjithashtu edhe si Sheikh Dawood Hassan).

Kështu që, jo vetëm JEM-i ka ndihmuar ka ndihmuar në tregtinë e drogës

në Karaçi. SSP dhe krahu i tij i armatosur – LeJ-i – bëjnë të njëjtën gjë. Në

Gusht të 2009, anëtarët e një celule të LeJ-it, u arrestuan në Karaçi me

jelekë vetëvrasës dhe me mbi 1.8 kg heroinë. Ndërkohë që Ibrahimi

mbështet gjithashtu aktivitetet e LET-it, shkrirja e të dy organizatave vetëm

është spekuluar.

Sipas Interpolit, Dawoodi ende mban një shtëpi në “Shtëpinë e

Bardhë, pranë Xhamisë Saudi, Clifton, në Karaçi”46

. Përpara se të

arrestohej, Haji Juma Khani kishte gjithashtu një shtëpi në lagjen e

Defense Coloni të Karaçit. Nipi i Khanit, Haji Hafiz Akhtari tashmë

drejton një biznes familjar pikërisht në brendësi të kufirit të Pakistanit, në

Baramça.

Gjithashtu deri në njëqind terroristë të al-Kaedës, mund të fshihen

në pjesën e Shoqatës së Mbrojtjes së Shtëpive në Korangi të Karaçit. Një

autor hedh hipotezën se shumë prej atyre që kanë qenë personel i al-

Kaedës tashmë janë anëtarë të zbulimit të ri të Zyrës Federate të Hetimeve

(FBI), Harkat-ul-jihad-Aalami. Newsweek ka raportuar gjithashtu se

Mullah Omari dhe shumë zyrtarë të lartë talibanë, mund të jetojnë lirshëm

në Karaçi duke mbajtur dokumente identiteti të falsifikuara. Aty, ata

ndihen të sigurt prej sulmeve me raketa nga avionët e telekomanduar.

Gruaja e parë e Omarit dhe shtatë fëmijët kanë jetuar të sigurt në njërën

nga lagjet Pashtune të Karaçit që prej vitit 200347

.

Kështu që, Karaçi tani shërben si qendër koordinimi për tre

përpjekje destabilizimi: (1) Rezistencën afgane; (2) Tregtinë e drogës

afgane dhe (3) Shtrirjen e al-Kaedës. Nga pjesa Gulzar-i-Hjiri e atij

46

"Dawood Ibrahim", Interpol Special Notice, 2 October 2009. 47

Sen review of Carachi, by John, Ron Moreau, "Sheltered in Karachi", Newsweek, 7

December 2009, p16.

Page 22: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E DROGËS …

187

metropoli të ngarkuar, raportohet se afganët etnikë eksportojnë armë dhe

eksplozivë për tek rebelët në Kashmir dhe në pjesë të tjera të botës. Ishte

pikërisht kjo lagje, ku u gjendën pjesë të trupit të sakatuar të gazetarit

investigativ amerikan Daniel Pearl pak muaj pas 9/11. Ai kishte ndjekur

lidhjet e Riçard Raidit (famëkeqi “bombarduesi me këpucë”) për tek grupet

terroriste me lidhje të njohura me ISI-n e Pakistanit. Në këtë proces, ai

mund të ketë zbuluar se sa ngushtë ishin lidhur këta të dy në rrjetën e

tregtisë së heroinës. Pasi bëri shumë pyetje në lidhje me lord droge me

bazë në Karaçi, ai – si të tjerë para tij – përfundoi i vdekur. Është

shqetësuese që ky shënim i vogël në histori, nuk është gjerësisht i njohur

në SHBA, dhe ata që do të sigurojnë Amerikën prej “të gjithë armiqve të

jashtëm e të brendshëm” duhet t’i hedhin një sy librit Njeriu më i

Rrezikshëm i Botës nga Gilbert King. Njeriu të cilit ai i referohet nuk është

Osama bin Laden, por më saktë Dawood Ibrahimi.

Për fat të mirë, Uashingtoni mori më në fund mbingarkesat e

tregtisë së drogës afgane si detyrë në gusht të 2009. Është kjo koha kur ata

bënë publike fillimisht një listë me 50 kontrabandistë droge në Karaçi që

duhet ose të arrestohen ose të vriten.

Ku shkon Droga nga Karaçi?. Sipas të gjitha llogarive, droga

shkon në perëndim me anije nga Karaçi. Në fund të vitit 2003, satelitët e

zbulimit të SHBA -së vrojtonin anijet që largoheshin nga brigjet e

Afganistanit të ngarkuara me heroinë dhe ktheheshin me artileri për

kryengritjen. Haji Juma Khani kishte flotën e tij të anijeve transportuese të

cilat shkonin në Sharjah të EBA. Besohet gjithashtu se al-Kaeda ka blerë

flotë anijesh transportuese, por shumë mund të jenë caktuar për qëllime të

tjera (si ri-furnizimi ushtarak apo sulmet vetë-vrasëse)48

.

Duke marrë parasysh rrënjët në Mumbai të Dawood Ibrahimit dhe

ndikimin e vazhdueshëm në atë qytet, ka mundësi të mirë që një pjesë e

asaj droge të shkojë në Lindje përmes Indisë, ashtu siç do të kalojë dhe

gazi natyral. Më pas, tregu Amerikan do të arrihet nëpërmjet Myanmar ose

Gadishullit Malay. Perandoria e Dawoodit shtrihet në 14 vende. Ai ka

agjentë në të gjithë Azinë Jugore, duke përfshirë Tajlandën dhe Malajzinë.

Deri tani rreth 150 agjentë të tillë punojnë vetëm në Bangladesh. Ish-

zyrtarët e kundër-narkotikëve të SHBA -së, kanë konstatuar lehtësinë e

hyrjes së drogave në kanalin e respektuar të “Trekëndëshit të Artë” dhe më

pas të mbërrijnë në Amerikë nëpërmjet Meksikës. Kjo do të thotë thuajse

me siguri të plotë ndihmesë nga treshja Kineze. Nga kjo del edhe mundësia

48

Sen, review of Karachi, by John.

Page 23: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

Mr. sc. Dritan DEMIRAJ – Prof. ass. Bejtush GASHI

188

e mungesës së vigjilencës së PLA (Ushtria Çlirimtare Popullore).

Dawoodi vizitoi Hong Kongun në Korrik të vitit 200149

.

Sigurisht që Dawood ka lidhje në Dubai dhe në Afrikë. I pari njihet

se luan një rol pritësi për “sindikatat e transitit”. Ndërkohë që Evropa është

destinacioni që përmendet më shumë për kërcimin e kufirit Perëndimor,

një pjesë duhet të ndryshojë drejtim për në Amerikë, Kjo lëviz nëpërmjet

Afrikës për në Brazil apo Venezuelë, pastaj nëpërmjet rrugës së shtruar të

Amerikës Qëndrore për në Jug të Teksasit. Fillimisht, rruga më e

mundshme e saj mund të ketë qenë nga Emiratet, për dhe nga pozicionet e

kontrolluara nga al-Kaeda në Jemen dhe Somali, dhe më pas nëpërmjet

gërmadhave të rebelimit në Saharanë e Poshtme për në Afrikën

Perëndimore. Prej këtej, i njëjti kanal i Hezbollah që sjell kokainën

kolumbiane nga Venezuela për në Guinea-Bissau, mund ta çojë po aq

lehtësisht heroinën Afgane për në Jug. Në 21 Qershor të vitit 2010, BBC

News e konfirmoi një rrugë të tillë.

Ai [kreu i agjencisë së drogës në Kombet e Bashkuara] tha se 50

deri 60 tonë kokainë trafikohen çdo vit përmes Afrikës Perëndimore,

ndërkohë që një tjetër sasi prej 30 deri 35 tonë heroine Afgane trafikohej

çdo vit në Afrikën Lindore50

. Për të kryer kontrabandimin, normalisht

mendja të shkon tek anijet që drejtohet në oraret e natës dhe transportimin

sekret. Ka shumë të ngjarë, që drogat të gjejnë strehë midis transporteve

ajrore të cilat rrjedhin nga Dubai. Çdo ditë ka shumë fluturime nga Dubai

për në Karaçi, dhe jo të gjithë transportojnë shumë pasagjerë.

Më shqetësuese janë politikat e Dawoodit. Sipas Departamentit të

Thesarit Amerikan, Dawood ka “gjetur kauzë të njëjtë me al-Kaedën”. Për

fat të keq, kjo kauzë mund të përfshijë më shumë sesa mbështetjen e

sulmeve të LET-it ndaj Indisë. Sindikata e Ibrahimit është e përfshirë në

transportin në shkallë të lartë të narkotikëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe

në Evropën Perëndimore. Rrugët e kontrabandës së sindikatës nga Azia e

Jugut, Lindja e Mesme dhe Afrika ndahen së bashku me Usama bin Laden

dhe rrjetin e tij terrorist51

.

Në vitin 2003, Britanikët i ofruan para çdo fermeri të lulëkuqes që

do të binte dakord të mbillte diçka tjetër. Mijëra sipërmarrës spontanisht

mbollën shpejt disa lulëkuqe që të kishin në dorë para të fituara lehtë.

Duket qartë, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së bëri gabim duke iu

49

Mir, Talibanization of Pakistan, p 174. 50

"Afrika Drug Trade Fuelling Terrorism and Crime, Says UN"-BBC News Online, 9

Dhjetor 2009 51

"Dawood Ibrahim", US Treasury Dept. Fact Sheed, n.d.

Page 24: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E DROGËS …

189

“kundërvënë vënies në shënjestër të baronëve të drogës pasi kjo do të

mërziste krye luftëtarët të cilët ai i donte si aleatë [si Dostumi p.sh.]”. Edhe

vendimi i tij për të pranuar ndihmë nga Garda Revolucionare Iraniane gjatë

pushtimit Afgan nuk ishte një këshillë e mirë gjithashtu. Megjithatë,

vendimi i fundit nuk u morr në vakuum. Që prej atëherë me negociatat e

shpëtimit të fillimit të viteve 1980, SHBA ka qenë në mënyrë kronike e

butë me Revolucionin Iranian.

Cila Sindikatë Ndërkombëtare bën shpërndarjen? Ka pak mundësi

që Ibrahimi ose al-Kaeda të çojnë heroinën Afgane tek kartelet Meksikane

dhe aq më pak në tregun Amerikan. Kështu që duhet të jetë e përfshirë një

tjetër sindikatë ndërkombëtare. Ajo mund ta blejë haptazi produktin për

rishitje, ose vetëm të ndihmojë me transportimin e saj. Në varësi të

qeverisjes mëmë, ajo mundet edhe të ndihmojë në një strategji të

mëtejshme anti-perëndimore. Ka shumë të ngjarë që i dyshuari për këtë

rast të jetë treshja e Hong Kongut.

Raportimet në media52

shpesh përshkruajnë talibanët si përfitues

nga tregtia e drogës, por më saktë është të thuhet se ata i shërbejnë asaj,

duke punuar për kontrabandistët e opiumit dhe rrathët e krimit të

organizuar gjigant ndërkombëtar prapa tyre.

Përfundime

Në fund të vitit 2006, Pentagoni kishte refuzuar të ndihmonte DEA-

n për të mbyllur mullirin e drogës Afgane53

. Dukshëm, drejtuesit e ushtrisë

së SHBA-së dështuan të shihnin se si aktiviteti kriminal mund të

kontribuonte luftën e gjeneratës së 4 (4GW). Të financuar mirë dhe të

ngulitur në politikë, ata as që shqetësoheshin për atë që mund të blinte 90%

të heroinës botërore në tregun e armëve, instruksioneve taktike dhe

mbrojtjes politike. Kjo tregonte dhe njëherë që nga lufta e Irakut, që

radikalët islamikë preferojnë të ngrenë qeveritë e tyre në hije, të plotësuar

me sistemet e drejtësisë kriminale. Në tetor të vitit 2009 (pas tetë vitesh

luftë), 70% e Afganistanit mbetet jashtë kontrollit të qeverisë, me talibanët

që vazhdojnë të shtrijnë gjykatën dhe rrjetet e tyre të sigurisë. Kushtetuta e

Afganistanit nuk ka nevojë të jetë një pasqyrë e asaj Amerikane. Brenda

Afganistanit, trupat duhen lejuar të punojnë për problemet e zbatimit të

ligjit – ashtu siç bëjnë në një sërë vendesh demokratike.

52

Reporter i Associated Press/ABC News,2009 53

Ibid, p183.

Page 25: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

Mr. sc. Dritan DEMIRAJ – Prof. ass. Bejtush GASHI

190

Të mbjellat e lulëkuqes në Afganistan tashmë sjellin 3 miliardë

dollarë në vit (ose një sasi prej 35% deri në 40% të GDP të atij vendi).

Rreth 12% e popullatës së atij vendi mbjellin këtë bimë për të siguruar

jetesën54

. Megjithatë, biznesi i heroinës përfshin shumë më tepër sesa

mbjellja e lulëkuqes. Më pas vjen përpunimi, ruajtja në magazina,

transporti, sigurimi dhe çdo hap tjetër. Mbase kjo është pse Country

Profile. Normalisht e besueshmja e BBC pretendon se “industria e drogës

së Afganistanit përbën rreth 60% të ekonomisë.... dhe vendi ofron 93% të

opiumit botëror”55

.

Çdo zgjidhje afatgjatë e të pakëndshmeve të Afganistanit

domosdoshmërisht do të detyrojë zhvendosjen e korrjes së drogave në disa

përpjekje të tjera. Njëkohësisht, duhet të ndalohet transporti e heroinës për

në Perëndim. Diçka e tillë bëhet duke ndjekur bllokimin e operimit të

bërjes së opiumit, laboratorëve të heroinës, dy deri në tre duzina kimistësh

(me njohuri të mjaftueshme për të kthyer blloqet e opiumit në heroinë),

vendet e fshehjes dhe autokolonat. Në Afganistanin e Jugut, shumë prej

këtyre të fundit nuk ndjekin rrugët ekzistuese, kështu që ka pak rrezik për

dëme anësore gjatë kapjes së tyre. Megjithatë, një konfiskim i tillë duhet të

duket si një zbulim i rastit gjatë një kontrolli rutinë, ose kontrabandistët e

pajisur me Sistemin e Pozicionimit Global (GPS) thjesht do të ndryshojnë

rrugët përmes shkretëtirës që nuk mund të gjurmohet.

Me këto lloj statistikash në dorë, është e thjeshtë të kuptosh se si

rebelët tashmë mbështesin trafikantët e drogës në vend që të ndodhë e

kundërta. Sipas zyrës së Kombeve të Bashkuara mbi Drogën dhe Krimin

(UNODC), 98% e prodhimit të lulëkuqes së vitit 2008, u realizua në zonat

Afgane të kontrolluara nga rebelët dhe më shumë se 3,000 ton opium u

mbajtën atje në ruajtje56

. Lufta nuk bëhet më se kush e mban qeverisjen e

Kabulit, por nëse Perëndimi mund t’i qëndrojë një infuzioni gjigant të

heroinës.

Kështu që, strategjia e administratës së SHBA -së, duhet të jetë më

tepër kundër narkotikëve sesa kundër-rebelimit. Duke shkuar pas

trafikantëve të drogës, kjo do të çojë automatikisht në frenimin e

veprimeve të talibanëve. Për më tepër, tek popullata e Afganistanit,

përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim

ushtarak. Kjo do ta largonte luftën nga zona e besimit dhe do ta zhvendoste

54

Peters, Seeds of Terror, p216, CIA-the World Factbook, (www.cia.gov), s.v.

"Afghanistan". 55

.Country Profiles, BBC News Online, v.s. "Afghanistan". 56

. Peters, Seeds of Terror, p4.

Page 26: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E DROGËS …

191

në zonën e shërbimit publik. Asnjë banor i Afganistanit nuk e dëshiron

rrezikun dhe pasigurinë e të jetuarit në një shtet narkotikësh. Vetëm një

numër i kufizuar i luftëtarëve të talibanëve janë ekstremistë të ashpër në

çdo mënyrë. Shumë prej tyre janë vetëm duke u përpjekur të ndihmojnë

familjet e tyre me të vetmen punë në dispozicion. Sipas Marvin

Vainbaumit, një ish analist i zbulimit të Departamentit të Shtetit, ushtritë e

drogës tashmë kontrollojnë një pjesë të madhe të territorit Afgan57

. Shumë

beteja janë duke u luftuar si një shmangie për të mbrojtur ngarkesat e

mëdha të drogës58

. Për të tejkaluar këtë cikël dinakërie, forcat e NATO-s

dhe ato Amerikane fillimisht duhet të fokusohen në burimin parësor të

financimit të talibanëve. Atëherë, ata nuk do të jetë në gjendje të paguajnë

luftëtarët e tyre dhe ata luftëtarë do të vihen më lehtë nën vathën e

qeverisë.

E gjitha kjo do të ndihmojë, por duhet të marrin përgjigje edhe disa

çështje të rëndësishme. A furnizon ende kanali i Baluçistanit më shumë se

gjysmën e heroinës në SHBA? Ndonjë pjesë e kësaj heroine a është ende

duke u transportuar me të njëjtët kamionë, anije dhe aeroplanë që po sjellin

në vend pajime luftarake? Ndërkohë që presionet bashkëkohore mbi

rajonin tashmë kanë shpërthyer, e shkuara mund të mbajë informatat më të

hollësishme për një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

57

Marvin Weibaum, former US State Dept.intelligence analysis, as quoted in Seeds in

Terror, by Peters, p12. 58

Peters, Seeds of Terror, p12.

Page 27: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

Mr. sc. Dritan DEMIRAJ – Prof. ass. Bejtush GASHI

192

Mr. sc. Dritan DEMIRAJ

Prof. ass. Bejtush GASHI

THE DEVELOPMENT OF THE TALIBAN’S ROLE IN THE

DRUG TRADE, THE MAIN SOURCE OF FINANCING

TERRORIST ACTIVITIES IN AFGHANISTAN

In the end of 2006, the Pentagon refused to help DEA in closing the

Afghan drug windmill. Clearly the leaders of US Army failed to see how

criminal activity could contribute the 4th

Generation War (4GW). They

were well finances and politically supported did not worried about the fact

that 90% of the worlds heroin can be bough at the weapon market together

with tactical instructions and political protection. This was indicating that

since the Iraq war, the psalmist groups preferred to build their shadow

governments, supported by the criminal law system. In October of the

2009 (after eight years of war), 70% of Afghanistan was left out of the

governmental control, with Taliban continuing to spread their court and

security network. The Afghan constitution did not need to be a reflection

of the American one. Within Afghanistan, the troops should have been let

to work on the issues of the rule of law- as they do in other democratic

countries. The red flower seeds in Afghanistan now bring around 3 billion

dollar a year (or approximately 35% to 40% of countries GDP). Around

12% of the Afghan population plants this seed for a living. Nevertheless,

the heroin business is much more lucrative than the red flower. Afterwards

comes the preparation, storage, transport, security and few other

procedures. Perhaps this is why the Country Profile from BBC claims that

the “Drug industry of the Afghanistan consists 60% of the economy.

…And the country is a producer of the 90% of the worldwide opium”.

Every long-term solution for all these Afghan problems will make

people focus on other enterprises rather the one related with drug

production. At the same time, heroin transport to the West should be

immediately interrupted. Something like this can be done when putting a

Page 28: ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E · PDF filepopullata e Afganistanit, përpjekja duhet të duket më tepër si ndihmë e huaj sesa si pushtim ushtarak. Kjo do ta largonte

ZHVILLIMI I ROLIT TË TALIBANËVE NË TREGTINË E DROGËS …

193

stop on the opium production, and on the heroin labs (there are dozes of

professionals have knowledge on how to turn opium blocks into heroin).

In southern Afghanistan, many of the smugglers du not follows main

roads, therefore it is less dangerous and less collateral damage while trying

to get them. Nevertheless, one such action should look as case of routine

checkups otherwise smugglers will use GPS technology to avoid known

obstacles and look for more alternative roads in which they cannot be

tracked. From the above-mentioned drug statistics one can understand how

rebels are supporting drug smugglers. According to the UN office for drug

and crime (UNODC), 98% of red flower production in 2008 was possible

in the Afghan zones ruled by rebels, and more than 3000 tons of opium

was on storage there. We do not have wars about who will be leading the

government in Kabul, but if the West can resist such grand heroin input?

Thus, the strategy of the U.S. administration should be directed more

against the narcotic production than towards rebels. While going against

drug smugglers and producers will automatically slow the Taliban’s

actions. Moreover, this should be presented to Afghan population as

assistance rather then military invasion. This would remove the war toward

the state of public service. No one from the Afghan people wants the

danger and lack of safety that comes from living in a narcotic producing

country.

Only a limited number of Taliban warriors are extremists at any

level. Most of them are there only because they try to support their families

with whatever job they can get. According to the Marvin Weibaum an ex-

intelligence analyst from the Department of State, drug armies now control

a big part of the Afghan territory. Many battles are being fought as

deterioration in order to help huge amount of drug shipments. In order to

surpass this, NATO forces and American troops in particular should focus

on the primary source of the Taliban finances. Then, they will not be able

to pay their soldiers and consequently will be more prone to act according

to the law.

All this will help, but we should get answered for few more

important issues. Is still the channel of Baluchistan bringing more then half

of all drugs smuggled in US? Are these shipments made with same plains

and ships that bring back weapons? In meantime contemporary pressions

over the region now are already booming, the past can hold important

information for a more general solution.