Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

21
1. ZHVILLIMET DHE PARASHIKIMET E EKONOMISË SË KOSOVËS .11 ZHVILLIMET MAKROEKONOMIKE GJATË VITIT 2011 Bazuar në trendin e treguesve makroekonomik gjatë vitit 2011, ekonomia e Kosovës pritet të shënoj një rritje vjetore prej 5.3% krahasuar me vlerësimet për vitin 2010. Kjo rritje vlerësohet të vije kryesisht nga rritja e kërkesës së brendshme e po ashtu edhe ajo e jashtme. Për sa i përket investimeve, të dhënat e deritanishme mbi strukturën e importit si dhe të dhënat mbi kreditimin e ekonomisë sugjerojnë që investimet pritet të shënojnë një rritje prej 13.0%, ku kontributi i investimeve publike si dhe i atyre private pritet të jetë në nivel të njejtë. Në vitin 2011, rritja e konsumit pritet të jetë shumë më e madhe duke kontribuar kështu edhe ne rritjen e BPV-së. Më saktësisht, konsumi i përgjithshëm pritet të rritet me një normë prej 9.4%, nga i cili konsumi privat pritet të shënoj një rritje prej 9.5% që vije si rezultat i rritjes së të ardhurave të disponueshme ku pjesë të rëndësishme përbëjnë dërgesat nga diaspora. Në anën tjetër, konsumi publik pritet të rritet me një normë prej 8.9% krahasuar me vitin 2010. Për sa i përket sektorit të jashtëm, gjatë vitit 2011 pritet të shënohet një përkeqësim në bilancin tregtar, i ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve botërore të ushqimit dhe naftës e cila rritje ka ndikuar edhe në vlerën e importit e po ashtu edhe nga rritja e shpejtë e kërkesës së brendshme (konsumit dhe investimeve). Më saktësisht, importet e mallrave pritet të rriten me 13.5% ndërkaq që eksportet e mallrave pritet të rriten me 10.2%. Këto zhvillime pritet të ndikojnë në rritjen e deficitit tregtar prej 40.1% në vitin 2010 në 42.3% të BPV-së në vitin 2011. Ekonomia e Kosovës, si ekonomi e vogël dhe e hapur, nuk mund t’i diktoj çmimet ndërkombëtare e as ato vendore andaj, lëvizjet e çmimeve në tregun ndërkombëtar reflektohen drejtpërsëdrejti ne nivelin e çmimeve ne Kosovë. Gjatë vitit 2011, norma mesatare vjetore e rritjes se indeksit të çmimeve të konsumit pritet të jetë rreth 7.0% nga 3.5% sa ishte në vitin 2010. 1

Transcript of Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

Page 1: Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

1. ZHVILLIMET DHE PARASHIKIMET E EKONOMISË SË KOSOVËS

.11 ZHVILLIMET MAKROEKONOMIKE GJATË VITIT 2011

Bazuar në trendin e treguesve makroekonomik gjatë vitit 2011, ekonomia e Kosovës pritet të shënoj një rritje vjetore prej 5.3% krahasuar me vlerësimet për vitin 2010. Kjo rritje vlerësohet të vije kryesisht nga rritja e kërkesës së brendshme e po ashtu edhe ajo e jashtme.

Për sa i përket investimeve, të dhënat e deritanishme mbi strukturën e importit si dhe të dhënat mbi kreditimin e ekonomisë sugjerojnë që investimet pritet të shënojnë një rritje prej 13.0%, ku kontributi i investimeve publike si dhe i atyre private pritet të jetë në nivel të njejtë.

Në vitin 2011, rritja e konsumit pritet të jetë shumë më e madhe duke kontribuar kështu edhe ne rritjen e BPV-së. Më saktësisht, konsumi i përgjithshëm pritet të rritet me një normë prej 9.4%, nga i cili konsumi privat pritet të shënoj një rritje prej 9.5% që vije si rezultat i rritjes së të ardhurave të disponueshme ku pjesë të rëndësishme përbëjnë dërgesat nga diaspora. Në anën tjetër, konsumi publik pritet të rritet me një normë prej 8.9% krahasuar me vitin 2010.

Për sa i përket sektorit të jashtëm, gjatë vitit 2011 pritet të shënohet një përkeqësim në bilancin tregtar, i ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve botërore të ushqimit dhe naftës e cila rritje ka ndikuar edhe në vlerën e importit e po ashtu edhe nga rritja e shpejtë e kërkesës së brendshme (konsumit dhe investimeve). Më saktësisht, importet e mallrave pritet të rriten me 13.5% ndërkaq që eksportet e mallrave pritet të rriten me 10.2%. Këto zhvillime pritet të ndikojnë në rritjen e deficitit tregtar prej 40.1% në vitin 2010 në 42.3% të BPV-së në vitin 2011. Ekonomia e Kosovës, si ekonomi e vogël dhe e hapur, nuk mund t’i diktoj çmimet ndërkombëtare e as ato vendore andaj, lëvizjet e çmimeve në tregun ndërkombëtar reflektohen drejtpërsëdrejti ne nivelin e çmimeve ne Kosovë. Gjatë vitit 2011, norma mesatare vjetore e rritjes se indeksit të çmimeve të konsumit pritet të jetë rreth 7.0% nga 3.5% sa ishte në vitin 2010.

1

Page 2: Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

2

KUTIA 1. MJEDISI I JASHTËM EKONOMIK

Paqartësitë në zhvillimin ekonomik global edhe gjatë kësaj periudhe janë duke vazhduar. Ekonomia globale është futur në një fazë qe shpeshherë po konsiderohet mjaft e rrezikshme dhe e pasigurt, përderisa elementet që po kanosin rrezik janë duke u ngritur me një ritëm mjaft të shpejt. Ekonomia globale përgjatë kësaj periudhe është duke u ndikuar nga dy zhvillime që po krijojnë paqartësi dhe pasiguri në zhvillimin ekonomik si dhe në parashikimet ekonomike. E para, rritja ekonomike e ngadalshme në vendet e zhvilluara, dhe e dyta ngritja e paqartësive për aftësinë e menaxhimit të borxheve publike nga shtetet e caktuara.

Duke marr parasysh këto zhvillime, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka rishikuar rritjen globale ekonomike për vitin 2011 nga 4.5% sa ishte parashikuar më parë në 4%. Edhe pse kjo rritje mund të konsiderohet e kënaqshme, vlen të ceket se kjo rritje është mjaft e pa balancuar përbrenda shteteve, ku vërehet rritje ekonomike në vendet e zhvilluara me 1.6% dhe 6.4% rritje në ekonomitë në zhvillim.

Bazuar ne projeksionet e FMN-së, viti 2012 nuk do të ketë dallim të madh nga viti 2011; rritja e BPV-së globale do të shënoj 4%, ku ekonomitë e zhvilluara do të kenë një rritje prej 2%, e ndihmuar kryesisht nga adresimi i faktorëve të cilët ndikuan në ngadalësimin e kësaj rritje gjatë dy viteve të kaluara. Ndërsa rritja tek ekonomitë në zhvillim projektohet të jetë 6%, e rishikuar nga 6.5% sa ishte parashikuar ne fillim të vitit.

Kriza ekonomike globale e cila ishte prezente në fund të vitit 2008 dhe përgjatë vitit 2009 kishte ndikim të theksuar në ekonominë Evropiane. Ky ndikim u reflektua në tkurrjen e aktiviteteve ekonomike, ku shprehur në përqindje, kjo tkurrje shënoj 4.1%. Viti 2010 tregoj shenja të rimëkëmbjes ekonomike në shtetet e eurozonës edhe pse kjo rimëkëmbje ishte e ngadalshme dhe nuk ishte e barabartë as në mes shteteve e as në mes të sektorëve ekonomik. Ekonomitë Evropiane, pas një ngritje të kënaqshme ekonomike në tremujorin e parë të vitit 2011, në tremujorin e dytë të këtij viti shënoj rënie si rezultat i ngadalësimit të aktiviteteve ekonomike botërore. Gjithashtu, ndikim të theksuar në ngadalësimin e zhvillimit ekonomik luajti rol edhe mos menaxhimi i mirë i krizës së borxheve publike që janë duke rrezikuar shtetet e ashtuquajtura periferike të eurozonës. Rritja ekonomike në Evropë sipas FMN-së, në fund të vitit 2011 vlerësohet të jetë 2.3% nga 2.4% sa ishte parashikuar në fillim të vitit, ku kontribut të theksuar në këtë rritje ekonomike vlerësohet të kenë dhënë stimujt e ndryshëm fiskal të aplikuara nga Qeveritë e caktuara nga shtetet përbrenda eurozonës.

Për sa u përket parashikimeve ekonomike, pritet që shtetet evropiane të vazhdoj me një rritje modeste ekonomike e cila gjatë vitit 2012 pritet të jetë 1.8%, por kjo rritje do të vazhdoj të mos jetë e barabartë përbrenda shteteve në eurozonë. Përderisa, inflacioni pritet të bie nga 4.3% sa

-6

-4

-2

0

2

4

6

8

2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014

Bota Ekonomitë e zhvilluara Unioni Europian Ekonomitë në zhvillim

Rritja e BPV Botërore

Page 3: Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

.21PASQYRA MAKROEKONOMIKE 2012-2014

Projeksionet ekonomike për periudhën 2012-2014 tregojnë për një rritje mesatare të BPV-së prej 5.3%. Kjo rritje është parashikuar të udhëhiqet nga rritja e konsumit, eksporteve dhe investimeve. Rritja për vitin 2012 parashikohet të jetë 5.0% e stimuluar kryesisht nga investimet publike të cilat në vitin 2012 pritet të rriten me 15.1%.

Kontributin më të rëndësishëm në rritjen e BPV-së, brenda periudhës së parashikuar, pritet të vijë nga rritja e investimeve, si ato private e po ashtu edhe ato publike. Investimet private parashikohen të rriten me një normë mesatare vjetore prej rreth 8.7%, duke stimuluar rritjen ekonomike përgjatë periudhës raportuese. Në ndërkohë, kontribuues tjetër i rëndësishëm në ngritjen e normës së zhvillimit ekonomik do jetë ngritja e investimeve publike, të cilat në mesatare pritet të kenë një pjesëmarrje prej 11.9% në Bruto Produktin Vendor (BPV).

Parashikimet mbi ekonominë e Kosovës janë bërë duke pasur parasysh edhe gjendjen aktuale të ekonomisë së eurozonës, andaj edhe parashikimet për rritje janë më konservative. Në këtë kontekst, konsumi privat pritet që të ngadalësoj normën e rritjes duke marrë për bazë mundësinë e zvogëlimit të dërgesave nga diaspora. Si rrjedhojë, konsumi i përgjithshëm për këtë periudhë pritet të shënoj një rritje prej 5.0% duke shënuar ngadalësim gjatë vitit 2012 (shih figurën 2).

Figura 2. BPV reale dhe komponentët e tij, 2009-2014

2.9%

4.0%

5.3% 5.0%5.3% 5.6%

0.0%

1.0%

2.0%

3.0%

4.0%

5.0%

6.0%

-4

-2

0

2

4

6

8

10

2009 2010 2011 2012 2013 2014

Importi i mallrave dhe shërbimeve

Eksporti i mallrave dhe shërbimeveInvestimet

Konsumi

BPV reale (boshti i djathtë)

Ne miliona euro

Burimi: ESK dhe kalkulimet e MF, Departamenti i Makroekonomisë

Si rrjedhojë e asaj që u tha më lartë, edhe deficiti tregtar pritet të bie nga 42.3% e BPV-së sa pritet të jetë në vitin 2011 në 41.6% të BPV-së në vitin 2012. Në anën tjetër, çmimet ndërkombëtare të ushqimit dhe të naftës bazuar në parashikimet e FMN-së parashihen të bien, gjë që do të ndikoj në uljen e vlerës së importit dhe si rezultat edhe rënies së deficitit tregtar.

3

Page 4: Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

Duke qenë që institucionet ndërkombëtare parashohin rënien e çmimeve ndërkombëtare të ushqimit dhe naftës edhe niveli i çmimeve ne Kosovë pritet të stabilizohet përgjatë kësaj periudhe të vrojtuar në rreth 2.2%.

1.2.1 ZHVILLIMET NË SEKTORIN REAL

Parashikimi i indikatorëve makroekonomik tregon se ekonomia e Kosovës pritet të shënoj një rritje mesatare prej 5.3% gjatë viteve 2012-2014. Ky ritëm pozitiv i rritjes pritet të mbështetet nga investimet e larta publike, ndërkohë që investimet private dhe eksportet parashihen të vijojnë me një rritje relativisht të qëndrueshme gjatë tërë periudhës parashikuese. Megjithatë, rritja ekonomike pritet të ngadalësohet në vitin 2012 nën supozimin që kriza ne eurozonë do të reflektohet edhe ne Kosovë përmes zvogëlimit të dërgesave nga diaspora dhe investimeve më të ulëta direkte.

Konsumi privat gjatë periudhës së parashikuar pritet të rritet me një normë mesatare vjetore prej rreth 5.0%, me një ngadalësim të rritjes në vitin 2012 që rezulton nga rritja e vogël e të ardhurave të disponueshme për shkak të ngadalësimit të rritjes së dërgesave nga diaspora si dhe shtrëngimi i mundshëm i kredive për konsumatorë që pritet të vije si rezultat i krizës në eurozonë. Kjo reflektohet në një masë relativisht të madhe edhe në rritjen më të ngadalshme të importit te mallrave gjatë këtij viti.

Për sa i përket investimeve private, ato parashihet të rriten me një normë më të lartë në krahasim me vitet paraprake. Në veçanti, investimet private pritet të rriten me një normë vjetore mesatare prej 8.7% në periudhën 2012-2014, rritje kjo e cila rrjedh nga lehtësimi i procedurave administrative të bërjes biznes, aprovimit të ligjeve me qëllim të lehtësimit të ambientit të të bërit biznes, përmirësimit të infrastrukturës fizike si dhe lehtësimit të aktiviteteve kreditore. Megjithatë, në vitin 2012, investimet private parashihen të rriten me një normë më të ulët prej 4.2% krahasuar me vitet pasuese kur kjo rritje pritet të jetë mbi 11%.

Nga ana tjetër, investimet publike parashikohen të rriten me një normë mesatare vjetore prej 5.5%. Këto investime konsiderohen të jenë edhe shtytësit kryesorë të rritjes së kërkesës agregate në veçanti gjatë vitit 2012 kur ato pritet të rriten me 15.1% krahasuar me vitin 2010. Vitet vijuese 2013 dhe 2014 pritet të vazhdojnë me nivel të ngjashëm apo me një rritje më të moderuar të investimeve publike.

Eksportet neto vazhdojnë të kenë kontribut negativ në rritjen e BPV-së edhe përgjatë periudhës në vrojtim. Megjithatë, si rezultat i rritjes më të shpejte të eksporteve, parashikimet tregojnë për një rënie të peshës së kontributit negativ të neto eksporteve në aktivitetin ekonomik përgjatë periudhës së parashikimit. Për më shumë, eksporti i mallrave dhe shërbimeve pritet të rritet me 5.5% përderisa importi i mallrave dhe shërbimeve parashihet të rritet me 4.3%. Duke marrë për bazë që vlera e importit është shumë më e madhe, një rritje më e shpejtë e eksporteve të përgjithshme mund të ndikoj në një mënyrë të moderuar në përmirësimin e bilancit të mallrave

4

Page 5: Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

dhe shërbimeve nga 41.5% e BPV-së sa pritet të jetë në vitin 2011 në 40.1% të BPV-së në vitin 2014.

Gjatë viteve 2012-2014, eksportet e mallrave pritet të rriten me një normë mesatare vjetore prej rreth 5.8% duke e arritur nivelin e mbulimit të importeve të mallrave prej eksporteve të mallrave në 15%. Ndërsa sa i përket ecurisë së importeve, parashikohet që importet e mallrave të vazhdojnë me një rritje më të moderuar prej 4.1%. Po ashtu, kontribut në përmirësimin e bilancit të tregtisë së mallrave dhe shërbimeve pritet të japin edhe rënia e çmimeve ndërkombëtare, kryesisht të ushqimit dhe naftës kur dihet se mallrat konsumuese përbëjnë mbi 20% të importit.

1.2.1.1ZHVILLIMET DHE PARASHIKIMET E ÇMIMEVE

Në harmoni me trendin global, inflacioni mesatar i matur përmes Indeksit të Çmimit të Konsumit (IÇK), gjatë vitit 2011 pritet të rritet me një mesatare vjetore prej rreth 7.0%. Kjo rritje pritet të vijë si rezultat i faktorëve të natyrës kalimtare dhe nuk pritet që të ketë efekte të qëndrueshme. Në veçanti, kjo rritje rezulton nga ngritja e çmimeve botërore të produkteve ushqimore dhe çmimeve botërore të naftës gjatë gjysmë vjetorit të dytë të vitit 2010 te cilat pritet të rriten edhe deri në fund të vitit 2011. Duke marrë parasysh peshën e madhe që kanë këto produkte në shportën e konsumatorit, kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e inflacionit në ekonominë e Kosovës.

Parashikimet e fundit për ekonominë botërore tregojnë për një stabilizim të çmimeve në tregun ndërkombëtar. Si rrjedhojë, parashikimet për inflacionin në Kosovë sinjalizojnë për një stabilizim të çmimeve përgjatë periudhës së parashikimit duke arritur mesataren vjetore prej 2.3% gjatë vitit 2012 ndërsa që për periudhën 2013-2014 norma e inflacionit pritet të jetë 2.2% (shih figurën 3).

5

Page 6: Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

Figura 3. Zhvillimet dhe parashikimi i çmimeve gjatë periudhës 2009-2014

-20

-15

-10

-5

0

5

10

15

20

2009 2010 2011 2012 2013 2014

Ndryshimi i ICK

Ndryshimi i cmimeve nderkom. te ushiqimit

Ndryshimi i cmimeve te ushqimit ne Kosove

%

Burimi: Ministria e Financave, Departamenti i Makroekonomisë, ESK dhe FMN

Çmimet e ushqimit pritet të vazhdojnë të jenë faktor determinues në lëvizjen e IÇK-së edhe përgjatë viteve 2012 - 2014 mirëpo me një normë më të ulët krahasuar me vitin 2011. Më saktësisht, çmimet e ushqimit parashihen të bien duke reflektuar rënien e çmimeve ndërkombëtare të ushqimit dhe duke marrë parasysh pjesëmarrjen e ushqimit në shportën e konsumit në Kosovë këto pritet të ndikojnë në rënien e përgjithshme të çmimeve.

1.2.2 ZHVILLIMET DHE PARASHIKIMET NË SEKTORIN E JASHTËM

Zhvillimet kryesore në sektorin e jashtëm gjatë vitit 2011 u karakterizuan kryesisht me përmirësim të transaksioneve rrjedhëse neto, përkeqësim të lehtë të llogarisë rrjedhëse si përqindje e BPV-së si dhe përkeqësim të moderuar të bilancit tregtar, rritje të të hyrave në llogarinë kapitale si dhe të investimeve direkte.

Parashikimet për llogarinë rrjedhëse sugjerojnë për rritje të mëtutjeshme të deficitit të kësaj kategorie kryesisht gjatë vitit 2012 e cila në një masë të madhe vjen si rrjedhojë e nivelit më të ulët të dërgesave nga diaspora si dhe përkeqësimit të bilancit të shërbimeve që lidhet me shërbimet e kontraktuara për ndërtimin e autostradës. Sidoqoftë, me daljen e ekonomive të eurozonës nga kriza, pritet që edhe dërgesat nga diaspora të kthehen në nivelin e mëparshëm si dhe të ndikojnë në përmirësimin e llogarisë rrjedhëse.

Kontributin më të madh në përmirësimin e llogarisë rrjedhëse gjatë periudhës së parashikuar pritet të jap përmirësimi i bilancit tregtar e po ashtu të hyrat nga investimet jashtë vendit që vjen si rrjedhojë e pritjeve për rritjen e normave të interesit si dhe rritjen e ekonomisë botërore e sidomos duke filluar nga viti 2013 kur edhe pritet të tejkalohet kriza e vendeve të eurozonës.

6

Page 7: Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

Meqenëse një përqindje e lartë e eksporteve vendase janë metalet, rritja e eksporteve të mallrave lidhet ngushtë me lëvizjen e çmimeve botërore të metaleve si dhe ndryshimet në kërkesën botërore për metale. Te dhënat dëshmojnë për një ngritje të konsiderueshme të çmimeve botërore të metaleve për vitin 2011. Parashikimet tregojnë që këto çmime do të stabilizohen në 2012 dhe fillojnë të bien në vitet 2013 dhe 2014. Siç shihet në figurën 4, eksportet e mallrave pritet të rriten me një normë mesatare prej 5.8% përgjatë kësaj periudhe. Në anën tjetër, importet e mallrave janë projektuar të ngritën me një norme mesatare prej 4.1% e që reflekton parashikimet për zhvillimin ekonomik përgjatë kësaj periudhe si dhe lëvizjen e çmimeve botërore.

Figura 4. Zhvillimet dhe parashikimet e eksportit të mallrave

-25

0

25

50

75

2009 2010 2011 2012 2013 2014

Ndryshimi vjetor i eksportit te mallrave

Ndryshimi vjetor i cmimeve nderkombetare te metaleve

Ndryshimi vjetor i kerkeses boterore per nikel

%

Burimi: FMN, Morgan Stanley Metals ‘Global Metal Playbook’, kalkulimet e Departamentit të Makroekonomisë

Të dhënat e bilancit të pagesave (BP) për vitin 2011 tregojnë për të hyra prej rreth 15.2% të BPV-së në llogarinë kapitale dhe financiare të cilat pritet të arrijnë 21.7% të BPV-së në 2012 dhe të bien në 14.4% të BPV-së në vitet vijuese. Për sa i përket parashikimeve për kategoritë brenda llogarisë financiare, investimet direkte pritet të rriten në 14.3% të BPV-së në fund të kësaj periudhe në krahasim me 2011 kur ishin 7.9% të BPV-së. Të hyrat në llogarinë kapitale pritet të mbeten relativisht të njëjta krahasuar me 2011 e cila ishte 0.6% e BPV-së. Në të njëjtën mënyrë, investimet portfolio e që reflektojnë kryesisht investimet e Trustit Pensional të Kosovës dhe bankave komerciale jashtë vendit, pritet të mbesin në rreth 5.4% të BPV-së (shih figurën 5).

Gabimet dhe lëshimet paraqesin të hyrat e paregjistruara nga jashtë e që janë një pjesë e rëndësishme e financimit të ekonomisë së Kosovës. Kjo pjesë e financimit është parashikuar të bie gradualisht përgjatë periudhës së parashikimit nën supozimin e përmirësimit të kualitetit të të dhënave.

7

Page 8: Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

Figura 5. Komponentët e Bilancit të Pagesave, si % e BPV-së

-50%

-40%

-30%

-20%

-10%

0%

10%

20%

30%

2009 2010 2011 p. 2012 p. 2013 p. 2014 p.

Deficiti Tregtar

Neto Transferet (duke përfshirë dërgesat e diasporës)Llogaria Rrjedhëse

Llogaria Financiare dhe Kapitale

Investimet e Huaja Direkte

Burimi:BQK dhe MF, parashikimet e Departamentit të Makroekonomisë

1.2.3 TË HYRAT E PROJEKTUARA BUXHETORE PËR VITIN 2012

Projeksionet e të hyrave buxhetore për vitin 2012 bazohen në vlerësimet afatmesme të indikatorëve kryesor ekonomik, përfshirë këtu lëvizjet mbi nivelin e importit, çmimet si dhe në vlerësimet mbi rritjen e performancës së institucioneve përgjegjëse për mbledhjen e të hyrave siç janë Doganat e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK). Të hyrat e projektuara buxhetore për vitin 2012 paraqesin bazë për hartimin e buxhetit të vitit 2012.

1.2.3.1 TË HYRAT E PËRGJITHSHME BUXHETORE

Të hyrat e përgjithshme buxhetore për vitin 2012, pritet të arrijnë shumën prej €1,361 milion. Pjesë e të hyrave të përgjithshme buxhetore për vitin 2012, ngjashëm me vitin 2011, është dividenta në vlerë prej €35 milion, e cila pritet të deklarohet nga PTK-ja. Po ashtu pjesë e të hyrave të përgjithshme buxhetore pritet të jetë edhe vlera prej €30 milion si mbështetje direkte buxhetore nga Banka Botërore. Për periudhën e parashikuar 2012-2014, rritja mesatare e të hyrave tatimore pritet të jete rreth 6.1%.

8

Page 9: Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

Figura 6. Trendi i të hyrave 2010-2014

0.0

0.2

0.4

0.6

0.8

1.0

1.2

1.4

1.6

2010 2011 2012 2013 2014

Ne miliarda euroTe hyrat e përgjithshme Te hyrat tatimore Te hyrat jo-tatimore dhe të hyrat vetanake

Burimi: MF, departamenti i Thesarit dhe kalkulimet e Departamentit të Makroekonomisë

A) TË HYRAT TATIMORE

Të hyrat tatimore për vitin 2012 janë planifikuar të arrijnë vlerën prej €1,123 milion. Më saktësisht, të hyrat nga kufiri janë projektuar të jenë €860 milion ndërsa të hyrat brenda vendit në vlerë prej €285milion. Vlerësimet për rritjen e të hyrave buxhetore në të ardhmen bazohen në supozimet mbi rritjen e bazës tatimore nga njëra anë, si dhe ngritjes së efikasitetit të grumbullimit të të hyrave nga institucionet përgjegjëse, nga ana tjetër. Përpos rritjes së kapaciteteve institucionale në grumbullimin e të hyrave, kjo rritje në nivelin e të hyrave në masë të madhe vjen si rezultat i rritjes së përgjithshme të parashikuar ekonomike për vitet në vijim.

9

Page 10: Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

Tabela 2. Të hyrat e përgjithshme buxhetore

Pershkrimi 2010 2011 2012 2013 2014

Te hyrat totale 1,169 1,312 1,361 1,399 1,406Te hyrat nga tatimet 894 1,059 1,123 1,168 1,222

Te hyrat vendore 221 261 285 305 327Te hyrat doganore 701 830 860 899 933Kthimet -28 -31 -35 -36 -37Masat e paspecifikuara te te hyrave - - 13 - -

Te hyrat jo-tatimore, THV 148 159 168 177 184Te hyrat jo-tatimore 41 45 46 48 49

Nga te cilat: Interesi 2 3 3 3Te hyrat vetanake 106 113 120 123 125

Niveli komunal 52 58 59 60 62Niveli qendror 54 55 61 62 63

Taksa koncesionare - - 2 7 10Dividenda 85 60 35 - - Mbeshtetja buxhetore nga donatoret 30 20 30 50 -

Komisioni Evropian 30 0 0 50 - Banka Botërore - 20 30 - -

Grantet e projekteve 4 3 4 4 - Fondi i besimit 10 11 - - -

Në miliona euro

Burimi: MF, departamenti i Thesarit dhe kalkulimet e Departamentit të Makroekonomisë

− Të hyrat nga kufiri

Të hyrat e gjeneruar nga kufiri për vitin 2012 planifikohen të jenë në nivel prej €860 milion, shifër e cila është më e lartë për 3.7% në krahasim me të hyrat e planifikuara për vitin 2011. Ky parashikim për rritjen e të hyrave nga kufiri është mjaft konservativ duke marr për bazë, së pari, rënien e çmimeve të cilat janë të ndikuara nga lëvizja e çmimeve në tregun ndërkombëtar si dhe ambientin e jashtëm ekonomik që po mbizotëron në Evropë dhe më gjerë, dhe mundësitë që këto turbulenca mund të reflektohen në ekonominë tonë përmes dërgesave nga diaspora dhe investimeve të huaja direkte. Gjithashtu, ky nivel i parashikuar i rritjes së të hyrave nga kufirit vjen si rezultat i supozimit të rritjes së nivelit të importit për këtë vit (5.6%), si rezultat i rritjes së konsumit (6.3%) si dhe rritjes së investimeve kapitale gjatë vitit 2012. Ky parashikim fillestar prej €860 milion mund të rezultojë me të hyra shtesë në fund të vitit si rezultat i implementimit të politikave të reja fiskale që priten të hyjnë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, të cilat në Tabelën 3 (Aneks) janë të paraqitura në zërin buxhetor si masat e paspecifikuara të të hyrave.

Krahas këtyre zhvillimeve, kontribut në rritjen e të hyrave të mbledhura në kufi pritet të kenë edhe një sërë masash administrative të cilat janë duke u ndërmarrë nga Dogana e Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me kontrollin e shtuar, vlerësimin më të saktë të mallrave të importuara, bashkëpunimit më të madh me doganat rajonale, bashkëpunimit me Policinë e Kosovës si dhe ngritjes së kapaciteteve të mëtutjeshme të Doganës.

Planifikimi mbi të hyrat nga kufiri për vitin 2012 mund të vlerësohet si një planifikim real, kjo përpos tjerash, duke u bazuar në trendin e të hyrave nga vitet e kaluara, trend i cili shënonte rritje

10

Page 11: Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

dy shifrore. Më specifikisht, të dhënat aktuale deri më 30 Shtator tregojnë për një rritje në të hyra prej 16.4% në krahasim me periudhën e njëjte të vitit 2010.

Grafiku në vijim paraqet një pasqyrë të qartë në mes të raportit të rritjes së importit dhe rritjes së të hyrave nga kufiri gjatë viteve 2005 -2010 si dhe parashikimeve deri në vitin 2014. Nga ky grafik mund të vërehet qartë, që rritja e të hyrave nga kufiri ka përcjellur trendin e rritjes së importit, që do të thotë së përgjatë viteve në përgjithësi rritja e importit u përcjellë me rritje në të hyra. Mirëpo, ajo që vlen të ceket është rritja e të hyrave në raport me rritjen e nivelit të importit përgjatë viteve 2005-2010 nuk ka përcjellur një trend konstant të tyre, kjo për shkak të strukturës së ndryshme të mallrave të importuara.

Figura 7. Ndryshimi në rritjen e të hyrave nga kufiri dhe ndryshimi në rritjen e importit, në përqindje

-5%

0%

5%

10%

15%

20%

25%

30%

35%

2009 2010 2011 2012 2013 2014

Rritja e të Hyrave nga Kufiri Rritja e Importeve

Burimi: MF, kalkulimet e Departamentit të Makroekonomisë

− Të hyrat vendore

Të hyrat vendore për vitin 2012 janë planifikuar të jenë në nivel prej €285 milion apo për 9.5% më të larta krahasuar me të hyrat e planifikuara për vitin 2011. Njëlloj sikurse në të hyrat nga kufiri edhe gjatë planifikimit të të hyrave vendore janë marr për bazë supozimet më konservatore që mund të ndikojnë në inkasim në të hyra vendore. Gjithashtu, ngjashëm me të hyrat nga doganat parashikimet fillestare për te hyrat vendore në niveli prej €285 milion mund të tejkalohen si rezultat i implementimit të politikave të reja fiskale që pritet të hyn ne fuqi ne fillim te vitit 2012, të cilat në Tabelën 3 (Aneks) janë të paraqitura në zërin buxhetor si masat e paspecifikuara të të hyrave.

Krahas kësaj që u tha, supozimet për ngritjen në këtë kategori të të hyrave përpos që bazohen në rritjen e aktivitetit afarist në vend i cili vjen si rezultat i rritjes së përgjithshme ekonomike, po ashtu bazohen në angazhimet e vazhdueshme për ngritjen e efikasitetit përbrenda Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). ATK tashmë ka zhvilluar një pako aktivitetesh të cilat janë në

11

Page 12: Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

funksion të rritjes së të hyrave dhe uljes së evazionit fiskal, po ashtu ky institucion ne bashkëpunim me ekspert te Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) kanë përfunduar strategjinë e përmbushjes, qëllimi i së cilës është zgjerimi i mëtutjeshëm i bazës tatimore dhe ulja e evazionit fiskal.

ATK ka vazhduar me aktivitet e saj me qëllim të zgjerimit te bazës tatimore dhe ngritjen e inkasimit, përmes fiskalizimit të mëtejmë dhe pajisjes së bizneseve me pajisje elektronike fiskale. Projekti i deklarimit elektronik, është në implementim e sipër dhe ka filluar testi me njësinë e tatimpagueseve të mëdhenj për deklarimin e TVSh-së. Po ashtu, hapa tjerë kanë të bëjnë me vlerësimin e stoqeve të kompanive, kontrollet më të shpeshta, avancimin e sistemit informativ (SIGTAS) si dhe implementimin e dispozitave të reja të përcaktuara në Ligjin mbi TVSH-në. Në funksion të ngritjes së kapaciteteve administrative është duke u zhvilluar procesi i rekrutimit të inspektorëve të rinj tatimor.

Të dhënat aktuale mbi nivelin e të hyrave nga vendi, dëshmojnë për një ngritje të theksuar të këtyre të hyrave prej rreth 34% deri në fund të muajit Shtator të vitit 2011 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Trendi aktual i mbledhjes së të hyrave së bashku me masat tjera të përmendura më lartë, janë argumente të qëndrueshme se plani i paraparë i të hyrave mund të realizohet deri në fund të vitit.

Grafiku në vijim paraqet trendin e pjesëmarrjes së të hyrave vendore në Bruto Produktin Vendor (BPV) gjatë viteve 2009-2010, si dhe parashikimet 2011-2014. Ashtu edhe siç mund të shihet nga ky grafik, të hyrat vendore si pjesëmarrje në BPV në vazhdimësi ka shënuar ngritje , dhe parashikimet për vitin 2012 flasin që pjesëmarrja e të hyrave vendore në BPV të arrijë në rreth 6%.

Figura 8. Të hyrat vendore 2009-2014, si pjesëmarrje në BPV

4.0%

4.5%

5.0%

5.5%

6.0%

6.5%

2009 2010 2011 2012 2013 2014

Te hyrat vendore si % të BPV-së

Burimi: MF, Thesari dhe parashikimet e Departamentit të Makroekonomisë

12

Page 13: Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

B) TË HYRAT JO TATIMORE DHE TË HYRAT VETANAKE

Kategoria e të hyrave jo-tatimore për vitin 2012 planifikohet të arrij në €168 milion, duke shënuar një ngritje prej rreth 6.0% në krahasim me vlerësimin e të hyrave jo-tatimore për vitin 2011. Nga këto të hyra, €46 milion vlerësohen të jenë të hyra jo-tatimore dhe €120 milion të hyra vetanake ku nga to €61 milion të hyra vetanake nga niveli qëndror dhe €59 milion nga niveli komunal. Gjithashtu, në buxhetin e vitit 2012 planifikohen €2 milion të hyra nga taksat koncesionare.

1.2.4 SHPENZIMET BUXHETORE 2012

Shpenzimet e përgjithshme buxhetore për vitin 2012 janë planifikuar të jenë në vlerë €1,520 milion apo rreth 7.6% më të larta se shpenzimet e që priten të realizohen gjatë vitit 2011. Kjo rritje e nivelit të shpenzimeve buxhetore për vitin 2012 kryesisht vjen si rezultat i rritjes së shpenzimeve kapitale me rreth 15%. Rol kryesor në ngritjen e kësaj kategorie të shpenzimeve ka shtimi i intensitetit në ndërtimin e Autostradës Merdare –Morinë, por gjithashtu kjo ngritje vjen edhe si rezultat i rritjes se shpenzimeve tjera kapitale prej rreth 11% krahasuar me shpenzimet buxhetore për vitin 2011. Burim tjetër i rritjes së shpenzimeve buxhetore është edhe rritja e kategorisë së pagave dhe mëditjeve prej rreth 5%, që kryesisht vjen si rezultat i implementimit të plotë të rritjes së pagave që ndodhi në fillim të vitit 2011 për një pjesë të caktuar të shërbyesve civil, bartjes së përgjegjësive nga institucionet ndërkombëtare si dhe themelimit të institucioneve të reja të parapara në kuadër të një numri të caktuar të ligjeve tashmë të aprovuara dhe të hyra në fuçi.

Ngjashëm me vitet tjera, pjesë e shpenzimeve të përgjithshme të Qeverisë janë edhe pagesa e interesit për huamarrje në vlerë prej €13 milion si dhe kredia e planifikuar për ndërmarrje publike në vlerë prej €15 milion nga €45 1milion sa ishte planifikuar me Buxhet të vitit 2011.

Në grafikun e mëposhtëm mund të shihet ecuria e zhvillimit të Buxhetit të Kosovës nga viti 2009, duke vazhduar me projeksionet deri në vitin 2014. Siç edhe mund të shihet nga grafiku, përkrah ngritjes së përgjithshme të shpenzimeve buxhetore, nga viti 2009 deri në vitin 2012, shpenzimet kapitale janë rritur më shpejtë se shpenzimet rrjedhëse, çka edhe reflekton ndërtimin e autostradës Merdare –Morinë, duke qenë që në mesatare nga vitit 2010-2012 shpenzimet vjetore vetëm për këtë projekt kanë qenë në rreth 35% të vlerës së përgjithshme të shpenzimeve kapitale. Ndërkohë që gjatë periudhës 2012-2014 te dy kategoritë e shpenzimeve si ajo kapitale po ashtu edhe kategoria e shpenzimeve rrjedhëse, priten të kenë një ngritje modeste.

1 Nga kjo vlerë e planifikuar KEK-ut iu është lëshuar kredia në vlerë prej €30 milion

13

Page 14: Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

Figura 9. Shpenzimet Buxhetore 2009-2014, në miliona euro

0

200

400

600

800

1,000

1,200

1,400

1,600

1,800

2009 2010 2011 2012 2013 2014

Shpenzimet e përgjithshme Rrjedhëse Kapitale Huadhënia për KEK

Burimi: MF, Thesari dhe parashikimet e Departamentit të Makroekonomisë

1.2.4.1 SHPENZIMET BUXHETORE SIPAS KATEGORIVE EKONOMIKE

Përcaktimi i shpenzimeve është përgatitur duke marrë për bazë kategorizimin ekonomik të shpenzimeve sipas standardeve ndërkombëtare për Statistikat Financiare të Qeverisë (SFQ). Kategoritë kryesore të shfrytëzuara për buxhetin dhe shuma e planifikuar nën secilën kategori janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Tabela 3. Shpenzimet buxhetore, sipas kategorive ekonomike, 2010-2014

Pershrimi 2010 2011 2012 2013 2014

Shpenzimet totale 1,262 1,413 1,520 1,514 1,537

Rrjedhese 746 845 889 897 908

Pagat dhe meditjet 311 386 407 412 416

Mallrat dhe sherbimet 182 187 198 202 207

Nga te cilat: komunalite 20 23 23 23 23

Subvencionet dhe transferet 253 272 284 283 286

Transferet sociale 218 238 247 252 257

Subvencionet per NP 35 34 37 31 29

Shpenzimet kapitale 455 535 616 620 625

Kredidhenia 60 30 11 -7 0

Nga te cilat: kredite per NP 60 30 15 0 0

Nga te cilat: kthimet nga NP 0 0 -4 -7 0

Bilanci primar -92 -101 -159 -115 -131

Pagesa e interesit 10 11 13 15 20

BIlanci i pergjithshem -102 -112 -172 -130 -152

Ne miliona euro

Burimi: MF, Buxheti 2012

14

Page 15: Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

Tabela e prezantuar më lartë paraqet shpenzimet buxhetore për vitin 2012, të dhënat mbi shpenzimet që priten të realizohen gjatë vitit 2011 si dhe projeksionet buxhetore për vitin 2013 dhe vitin 2014.

Në krahasim me vitin 2011, janë dy kategori që kanë pësuar rritje më të theksuar: kategoria e shpenzimeve për investime kapitale si dhe kategoria e rrogave dhe mëditjeve. Si rrjedhojë e rritjes së financimit të shtuar për investimet kapitale dhe për paga dhe mëditje deficiti buxhetor për vitin 2012 pritet të thellohet, gjithnjë nën supozimin se vlera e nën-shpenzuar këtë vit do të jetë më e ulët. Duke qenë që kontribuuesi kryesor i thellimit të deficitit buxhetor është intensifikimi i punëve në infrastrukturë edhe gjatë vitet vijuese vërehet se deficiti i përgjithshëm buxhetor edhe gjatë viteve 2012-2014 në mesatare do të sillet rreth 3% e BPV-së.

Grafiku më poshtë paraqet pjesëmarrjen e kategorive të ndryshme ekonomike në shpenzimet e përgjithshme buxhetore për vitin 2012.

Figura 10. Shpenzimet Buxhetore 2012 sipas kategorive në miliona € dhe përqindjes së pjesëmarrjes së kategorive ekonomike në total

Pagat dhe Mëditjet40727%

Mallrat dhe Shërbimet

19813%

Subvencionet dhe Transferet

28419%

Investimet Kapitale61641%

Burimi: MF, Buxheti i vitit 2012

Siç mund të shihet edhe nga figura 10, struktura e shpenzimeve buxhetore dominohet nga shpenzimet kapitale me 40%, të përcjellura nga shpenzimet në paga dhe mëditje, shpenzime këto që kanë një pjesëmarrje prej 27% në shpenzimet e përgjithshme. Kjo strukturë buxhetore është përcaktuar nga viti 2008 dhe nga ky vit nuk ka pësuar ndryshime të theksuara.

Analizuar nga aspekti makroekonomik, struktura buxhetore në planin afatmesëm është dizajnuar në mënyrë që kategoritë e shpenzimeve rrjedhëse të buxhetit të mos tejkalojnë vlerën prej 10% të BPV-së. Më saktësisht, përderisa kategoria e pagave dhe mëditjeve gjatë vitit 2012 pritet të arrijë

15

Page 16: Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

vlerën prej 8.3%, deri në vitin 2014 kjo kategori pritet të ulet në ulet në 7.6% të BPV-së. Kategoria e mallrave dhe shërbimeve gjatë vitit 2012 do të mbetet nën vlerën prej 4% të BPV-së, me tendencë rënie gjatë dy viteve vijuese. Kategoria e subvencioneve dhe transfereve do të mbetet nën vlerën prej 6% të BPV-së gjatë vitit 2012, ndërsa që deri në vitin 2014 pritet të mbetet në 5.2%. Përderisa në vitin 2009 kategoria e shpenzimeve për investime kapitale përfaqësonte rreth 10% të BPV-së, në vitin 2011 kjo vlerë u rrit në 11.5%, dhe me buxhetin e vitit 2012, pjesëmarrja e investimeve kapitale në BPV do ngritet në 12.4%. Pas vitit 2012 parashihet që investimet kapitale në mesatare të mbahen në nivelin prej 11.9% të BPV-së.

Nën supozimin se shpenzimet buxhetore për vitin 2012 do të ekzekutohet në normën prej 100%, deficiti i përgjithshëm buxhetor për vitin 2012 është parashikuar të jetë në vlerë prej €172 milion apo rreth 3.5% të BPV-së. Duke qenë që projekti i autostradës paraqet një investim trevjeçar, i planifikuar të arrijë fazën finale në vitin 2013, deficiti i planifikuar buxhetor parashihet të arrijë vlerën prej 2.5% të BPV-së në vitin 2013 dhe 2.8% në vitin 2014 si rezultat i inicimit të projekteve të reja kapitale.

Më poshtë është paraqitur grafikisht pjesëmarrja e kategorive të ndryshme ekonomike të shpenzimeve si përqindje e BPV-së.

Figura 11. Shpenzimet në kategori ekonomike 2009-2014, si përqindje të BPV-së

PM PM PM PM PM PMMSH MSH MSH MSH MSH MSHST ST ST ST ST ST IK IK IK IK IK IKBPr BPr

BPr BPr BPr BPrBPgj BPgj

BPgj BPgj BPgj BPgj

-6.0%

-4.0%

-2.0%

0.0%

2.0%

4.0%

6.0%

8.0%

10.0%

12.0%

14.0%

2009 2010 2011 2012 2013 2014

Pagat dhe Mëditjet Mallrat dhe Shërbimet Subvencionet dhe Transferet

Investimet Kapitale Bilanci Primar Bilanci i Përgjithshëm

Burimi: MF, Thesari dhe kalkulimet e Departamentit të Makroekonomisë

− Shpenzimet për paga dhe mëditje: për vitin 2012 janë paraparë të jenë €407 milion, shifër kjo që paraqet një ngritje prej 5% në krahasim me realizimin e shpenzimeve të vitit 2011. Ashtu siq u cekë edhe më lartë, në masë të madhe kjo rritje e nivelit të kësaj kategorie të shpenzimeve i atribuohet implementimit të plotë të rritjes së pagave për kategori të caktuara të shërbyesve civil gjatë vitit 2011. Po ashtu në këtë rritje është përfshirë edhe zgjerimi dhe krijimi i institucioneve të reja në mes tjerash edhe Ministria e Diasporës dhe Agjensionit për Ruajtën e të dhënave shtetërore si dhe harmonizimi i pagave me strukturën e re të Qeverisë.

16

Page 17: Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

− Subvencionet dhe transferet: Kategoria e shpenzimeve subvencione dhe transfereve përfshin tri lloje kryesore të shpenzimeve: i) transferet për mirëqenien sociale, ku përfshihen pagesat e pensioneve për anëtarët në nevojë të shoqërisë; ii) subvencionet për ndërmarrjet në pronësi publike, shpenzime të cilat kanë për qellim të sigurojnë që këto kompani kanë të paktën kapacitete themelore për ofrim të shërbimeve; iii) subvencionet që sigurohen për komunitetin, si grupet sportive e kulturore, në mbështetje të aktiviteteve të tyre në komunitet.

Buxheti i paraparë për vitin 2012 për këtë kategori është në vlerë prej €284 milion, vlerë e cila nëse krahasohet me vitin paraprak shënon një ngritje prej 4.4%.

Kjo ngritje në këtë kategori të shpenzimeve vjen kryesisht nga ngritja e vazhdueshme e subvencioneve për transfere sociale, për të reflektuar vazhdimin e përkrahjes së kategorive të dala nga lufta, pensionistëve si dhe shtresave sociale në harmoni me pritjet për fillimin e implementimit të Ligjit të Pensioneve. Për më shumë, shpenzimet për transfere sociale janë paraparë të jenë për 3.6% më të larta në krahasim me vitin 2011.

Ndërsa subvencionet për NP-të për vitin 2011 janë paraparë të jenë €37 milion, duke shënuar një ngritje krahasuar me planifikimet për buxhetin 2011. Kjo rritje në këtë kategori të shpenzimeve vjen si rezultat i përfshirjes së subvencioneve për RTK (pas aprovimit të ligjit përkatës) si dhe subvencioneve për Termokos.

− Mallrat dhe shërbimet: Shpenzimet për mallra dhe shërbime në vitin 2012 janë paraparë të jenë në nivelin prej €198 milion duke shënuar një ngritje prej 5.8% në krahasim me vitin paraprak. Një pjesë e kësaj rritje ngjashëm me rritjen në kategorinë e pagave dhe mëditjeve reflekton themelimin e organizatave të reja buxhetore apo ristrukturimin e atyre ekzistuese si dhe nevojën e shtuar për mirëmbajtën por edhe blerjen e materialit shpenzues për investimet realizuara kapitale gjatë viteve të kaluara (shkolla, shtëpi të shëndetit, sheshe, rrugë etj).

− Shpenzimet kapitale: për vitin 2012 janë parapare të jenë €616 milion, shifër e cila përfaqëson një ngritje prej 15% në krahasim me shpenzimet e planifikuara për këtë kategori gjatë vitit 2011. Siç u cekë edhe më lartë kjo ngritje e theksuar në këtë kategori të shpenzimeve reflekton kryesisht implementimin e projektit të autostradës Merdarë- Morinë. Duhet cekur se në kuadër të shpenzimeve kapitale janë përfshirë një numër i madh i projekteve infrastrukturore që përfshijnë ndërtimin e rrugëve të tjera, ndërtimin e shkollave, spitaleve si dhe investime tjera shtesë që përfshihen në përmirësimin e infrastrukturës. Gjithashtu duhet theksuar se përgjatë viteve ekzekutimi i shpenzimeve kapitale është përmirësuar, edhe pse edhe më tutje në raport me planin çdo vit regjistrohen nën-shpenzime në këtë kategori të shpenzimeve.

17

Page 18: Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

Aneksi

18

Page 19: Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

Tabela 1. Agregatet kryesor, 2009-2014

Pershkrimi 20092010Vler.

2011Proj.

2012Proj.

2013Proj.

2014Proj.

BPV 2.9% 4.0% 5.3% 5.0% 5.3% 5.6%

Konsumi privat 8.4% 0.9% 8.0% 8.9% 4.5% 4.2%

BPV per koke banori 7.6% 1.1% 9.4% 6.4% 5.6% 3.6%

Konsumi privat per koke banori 6.8% -0.6% 6.4% 7.3% 3.0% 2.7%

ICK -2.4% 3.5% 7.4% 2.3% 2.1% 2.2%

Te hyrat 25.9% 26.2% 27.5% 26.7% 25.8% 25.7%

Shpenzimet primare 26.4% 28.0% 29.8% 30.4% 29.2% 28.1%

Nga te cilat: shpenzimet kapitale 9.3% 10.6% 11.5% 12.4% 11.9% 11.4%

Bilanci rrjedhes 10.0% 8.9% 9.3% 8.8% 8.6% 9.1%

Bilanci primar -0.6% -2.2% -2.2% -3.2% -2.2% -2.4%

Bilanci i pergjithshem (perfshire pagesat e interesit) -1.1% -2.4% -2.4% -3.5% -2.5% -2.8%

Kursimet vendore -15.8% -10.2% -10.6% -8.9% -6.7% -5.3%

Dergesat nga diaspora 10.1% 9.8% 9.6% 8.9% 8.7% 8.6%

Te hyrat nga jashtë, neto 2.1% 3.0% 3.2% 3.2% 3.4% 3.6%

Kursimet kombetare -3.6% 2.6% 2.2% 3.2% 5.5% 6.9%

Investimet 29.8% 30.8% 32.2% 32.5% 33.4% 34.0%

Llogaria rrjedhese -15.4% -15.3% -18.5% -18.4% -18.2% -17.9%

BPV 3,912 4,291 4,646 4,962 5,205 5,473

BPV per koke banori (ne euro) 1,848 1,997 2,130 2,242 2,316 2,400

BAKD per koke banori (ne euro) 2,074 2,253 2,403 2,514 2,598 2,693

Dergesat nga diaspora, neto 395 420 448 443 454 473

Normat reale te rritjes (ne perqind)

Ndyshimet e cmimeve (ne perqind)

Buxheti Qeveritar (ne perqindje te BPV-se)

Bilanci i kursimeve/investimeve (ne % te BPV-se)

Agregatet kryesor (ne miliona euro)

Burimi: Enti i statistikave të Kosovës dhe parashikimet e Departamentit të Makroekonomisë, MF

19

Page 20: Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

Tabela 2. BPV nominale dhe komponentët e tij, 2009-2014

Pershkrimi 20092010Vler.

2011Proj.

2012Proj.

2013Proj.

2014Proj.

Konsumi 4,280 4,643 5,079 5,369 5,554 5,765

Konsumi privat 3,609 3,894 4,263 4,533 4,721 4,934

Konsumi publik 671 749 816 836 833 830

Qeveria e pergjithshme 410 494 573 605 614 622

Sektori i donatoreve 261 256 243 231 219 208

Investimet 1,166 1,323 1,494 1,613 1,737 1,860

Investimet private 766 868 981 1,022 1,141 1,260

Investimet publike 400 455 514 591 595 600

Neto eksportet e mallrave dhe sherbimeve -1,534 -1,675 -1,928 -2,020 -2,086 -2,151

Eksportet 612 827 867 924 972 1,020

Eksportet e mallrave 177 305 336 367 379 397

Eksportet e sherbimeve 435 522 531 557 594 622

Importet 2,146 2,502 2,795 2,944 3,058 3,171

Importet e mallrave 1,851 2,028 2,301 2,430 2,528 2,599

Importet e sherbimeve 295 474 494 513 530 572

BPV 3,912 4,291 4,646 4,962 5,205 5,473

Dergesat nga diaspora, neto 395 420 448 443 454 473

Te hyrat nga jashtë, neto 83 129 147 158 178 195

BAKD 4,391 4,840 5,241 5,564 5,837 6,142

Ne miliona euro

Burimi: Enti i statistikave të Kosovës dhe parashikimet e Departamentit tëMakroekonomisë, MF

20

Page 21: Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves

Tabela 3. Të hyrat dhe shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme, 2010-2014

Pershkrimi 20102011Vler.

2012Buxheti

2013Proj.

2014Proj.

1. Te hyrat totale 1,169 1,312 1,361 1,399 1,406Te hyrat nga tatimet 894 1,059 1,123 1,168 1,222

Te hyrat vendore 221 261 285 305 327Te hyrat doganore 701 830 860 899 933Kthimet -28 -31 -35 -36 -37Masat e paspecifikuara te te hyrave - - 13 - -

Te hyrat jo-tatimore, THV 148 159 168 177 184Te hyrat jo-tatimore 41 45 46 48 49

Nga te cilat: Interesi 2 3 3 3Te hyrat vetanake 106 113 120 123 125

Niveli komunal 52 58 59 60 62Niveli qendror 54 55 61 62 63

Taksa koncesionare - - 2 7 10Dividenda 85 60 35 - - Mbeshtetja buxhetore nga donatoret 30 20 30 50 -

Komisioni Evropian 30 0 0 50 - Banka Botërore - 20 30 - -

Grantet e projekteve 4 3 4 4 - Fondi i besimit 10 11 - - -

2. Shpenzimet totale 1,262 1,413 1,520 1,514 1,537Rrjedhese 746 845 889 897 908

Pagat dhe meditjet 311 386 407 412 416Mallrat dhe sherbimet 182 187 198 202 207

Nga te cilat: komunalite 20 23 23 23 23Subvencionet dhe transferet 253 272 284 283 286

Transferet sociale 218 238 247 252 257Subvencionet per NP 35 34 37 31 29

Shpenzimet kapitale 455 535 616 620 625Rezerva - 3 4 4 4Kredidhenia 60 30 11 -7 -

Nga te cilat: kredite per NP 60 30 15 - - Nga te cilat: kthimet nga NP - - -4.0 -7 -

3. Bilanci primar -92 -101 -159 -115 -131Pagesa e interesit 10 11 13 15 20

4. Bilanci i pergjithshem -102 -112 -172 -130 -1525. Financimi -102 -112 -172 -130 -152

Financimi i jashtem 11 15 90 -4 -22Terheqjet 22 26 102 10 -

nga te cilat: FMN - - 92 - - Pagesa e principalit te borxhit -11 -11 -11.3 -14.0 -21.80

Financimi I brendshem 91 97 82 134 173Huazimi I brendshem - - 74 80 119Financimi I njehereshem - - 300 30 - Ndyshimi ne mjetet tjera financiare (KFW) - -20 -4 -4 - Ndyshimi ne stokun e THV -5 -5 - - -

Ndyshimi ne bilancin bankar 98 121 -288 28 546. Bilanci i BKK 244 123 411 383 329

Nga te cilat: ELA - - 46 46 46

Ne miliona euro

Burimi: departamenti i buxhetit, departamenti i thesarit dhe parashikimet e Departamentit të Makroekonomisë

21