ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE -...

17
- 1 - ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE BIZNESORE Siq e pame me heret, formimi i kontratave ne maredhenjet tregtare ndihmon dhe qarteson sistemin ekonomik te nje vendi. Mirepo shpeshhere, per arsye te ndryshme, vjen deri tek mosmarreveshjet ne mes paleve te cilat kan te bejne me maredhenjet e tyre tregatare ekonomike. Per hir te kesaj lende, perqendrimi i materialit do te jete ne ne mosmarreveshjet ne sferen e biznesit dhe zgjidhjen e tyre ne forume te ndryshme tradicionale dhe alternative. Parimisht, materiali i mbulon dy lloje te zgjidhjes se mosmarreveshjeve biznesore: Gjykatat dhe Zgjidhjen Alternative te Mosmarreveshjeve (ZAM). Tani do ti shqyrtojme ato me rradhe. I. GJYKATAT Forma me tradicionale e zhgjidhjes se mosmarreveshjeve biznesore eshte qasja neper gjykatat kompetente. Pra, Institucionet kompetente për të vendosur mbi konfliktet/kontestet ekonomike apo biznesore në Kosovë janë: - Gjykata Ekonomike e cila është e specializuar dhe në bazë të ligjit ka kompetencën të vendosë vetëm për konfliktet/kontestet që kanë të bëjnë me çështje ekonomike; - Gjykatat Komunale, të cilat vendosin në shkallë të parë për kontestet pronësore, ku vlera e kontestit arrin më së shumti 3000 euro; - Gjykata Supreme, e cila vendosë në shkallën më të lartë, për çështjet që kanë kaluar në gjykatat e shkallëve më të ulëta: p.sh. në gjykatën komunale. Puna e këtyre gjykatave është e rregulluar me Ligjin mbi Gjykatat të vitit 1978, ligj ky i cili është ende në fuqi pasi që ende nuk është miratuar ndonjë ligj i ri për ta rregulluar këtë çështje. Ligji i ri mbi Gjykatat, i cili pritet të miratohet shumë shpejtë, parasheh një strukturë të ngjashme të gjykatave me atë që ka ekzistuar deri më tani, edhe pse ka disa ndryshime përmbajtësore. Në vazhdim do të paraqitet mënyra se si rregullohet kompetenca e gjykatave të lartpërmendura më Ligjin aktual (të vitit 1978), dhe me ligjin e ri mbi gjykatat, i cili pritet të miratohet shumë shpejtë. a. Gjykata Ekonomike Sipas Ligjit mbi Gjykatat e Rregullta (LGjR) (1978) në Kosovë ekzistonin 2 Gjykata Ekonomike të Qarkut, në Prishtinë dhe në Gjakovë, të cilat ishin kompetente për një numër të caktuar të komunave. Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë Formatted: Justified

Transcript of ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE -...

Page 1: ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE - juristi.infojuristi.info/wp-content/uploads/2017/01/4.-Zgjidhja-e... · - 1 - ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE BIZNESORE Siq e pame me heret, formimi i

- 1 -

ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE BIZNESORE

Siq e pame me heret, formimi i kontratave ne maredhenjet tregtare ndihmon dhe qarteson sistemin ekonomik te nje vendi. Mirepo

shpeshhere, per arsye te ndryshme, vjen deri tek mosmarreveshjet ne mes paleve te cilat kan te bejne me maredhenjet e tyre tregatare ekonomike. Per hir te kesaj lende, perqendrimi i materialit do te jete ne

ne mosmarreveshjet ne sferen e biznesit dhe zgjidhjen e tyre ne forume te ndryshme tradicionale dhe alternative.

Parimisht, materiali i mbulon dy lloje te zgjidhjes se mosmarreveshjeve biznesore: Gjykatat dhe Zgjidhjen Alternative te Mosmarreveshjeve

(ZAM). Tani do ti shqyrtojme ato me rradhe. I. GJYKATAT

Forma me tradicionale e zhgjidhjes se mosmarreveshjeve biznesore eshte

qasja neper gjykatat kompetente. Pra, Institucionet kompetente për të vendosur mbi konfliktet/kontestet ekonomike apo biznesore në Kosovë janë:

- Gjykata Ekonomike e cila është e specializuar dhe në bazë të ligjit ka kompetencën të vendosë vetëm për konfliktet/kontestet që kanë

të bëjnë me çështje ekonomike; - Gjykatat Komunale, të cilat vendosin në shkallë të parë për

kontestet pronësore, ku vlera e kontestit arrin më së shumti 3000

euro; - Gjykata Supreme, e cila vendosë në shkallën më të lartë, për

çështjet që kanë kaluar në gjykatat e shkallëve më të ulëta: p.sh. në gjykatën komunale.

Puna e këtyre gjykatave është e rregulluar me Ligjin mbi Gjykatat të vitit 1978, ligj ky i cili është ende në fuqi pasi që ende nuk është miratuar

ndonjë ligj i ri për ta rregulluar këtë çështje. Ligji i ri mbi Gjykatat, i cili pritet të miratohet shumë shpejtë, parasheh një strukturë të ngjashme të gjykatave me atë që ka ekzistuar deri më tani, edhe pse ka disa

ndryshime përmbajtësore. Në vazhdim do të paraqitet mënyra se si rregullohet kompetenca e gjykatave të lartpërmendura më Ligjin aktual (të vitit 1978), dhe me ligjin e ri mbi gjykatat, i cili pritet të miratohet

shumë shpejtë.

a. Gjykata Ekonomike

Sipas Ligjit mbi Gjykatat e Rregullta (LGjR) (1978) në Kosovë ekzistonin 2

Gjykata Ekonomike të Qarkut, në Prishtinë dhe në Gjakovë, të cilat ishin kompetente për një numër të caktuar të komunave. Pas përfundimit të

luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë

Formatted: Justified

Page 2: ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE - juristi.infojuristi.info/wp-content/uploads/2017/01/4.-Zgjidhja-e... · - 1 - ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE BIZNESORE Siq e pame me heret, formimi i

- 2 -

ka pushuar së funksionuari dhe të gjitha çështjet që i përkisnin kompetencës së kësaj gjykate zgjidhen në Gjykatën Ekonomike në

Prishtinë.

Sipas këtij Ligji, Gjykata Ekonomike ka kompetencë që në shkallë të pare:

1) të gjykojë:

a) konfliktet reciproke ekonomike dhe konfliktet për

kompensimin e dëmit ;

b) deliktet ekonomike;

c) konfliktet administrative.

2) të zbatojnë procedurën e pagimit të përdhunshëm të falimentimit

dhe të likuidimit të rregullt, si dhe të gjitha konfliktet që lindin me rastin e zbatimit të këtyre procedurave;

3) të mbajnë regjistrin e organizatave biznesore dhe të punës dhe të personave tjerë juridik;

4) të vendosin dhe të zbatojnë ekzekutimin e vendimeve, që i kanë marrë në shkallë të parë si dhe konfliktet që lindin gjatë dhe me

rastin e ekzekutimit të atyre vendimeve; 5) të kryejnë edhe punë të tjera që me ligj u janë caktuar në

kompetencë. Me Ligjin e ri mbi Gjykatat, Gjykata Ekonomike që gjindet në Prishtinë

ka kompetëncë për tërë territorin e Kosovës. Kjo Gjykatë, në shkallë të parë gjykon të gjitha çështjet ekonomike, duke përfshirë edhe ato që

kanë të bëjnë me kompenzimin e dëmit, që arrijnë më së shumti vlerën prej 3000€. Këto çështje zakonisht kanë të bëjnë me kontratat, kompanitë apo organizatat biznesore, transaksionet e ndryshme,

ekzekutimin e borxhit, çështjet bankare dhe financiare, zbatimin e vendimeve të formave alternative të zgjidhjes së konflikteve, çështje që

kanë të bëjnë me investimet e huaja, bankrotimin, konkurrencën dhe pronësinë intelektuale. Në këtë Gjykatë, rastet dëgjohen dhe vendosen nga një (1) gjyqtar ( e jo

nga paneli i gjyqtarëve), përveç rasteve kur ndryshe është paraparë me ligj.

b. Gjykatat Komunale

Page 3: ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE - juristi.infojuristi.info/wp-content/uploads/2017/01/4.-Zgjidhja-e... · - 1 - ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE BIZNESORE Siq e pame me heret, formimi i

- 3 -

Sipas Ligjit të vitit 1978 këto Gjykata kanë kompetencë të gjykojnë kontestet mbi kërkesat pasurore –juridike kur vlera e kontestit nuk

kalon një shumë të caktuar (dikur ishte 100.000 dinarë).

Sipas Ligjit të ri mbi Gjykatat, në vend të Gjykatave Komunale janë paraparë Gjykatat themelore, të cilat kanë kompetencë të gjykojnë çështjet ekonomike që arrijnë shumën deri në 3000€ (përveç rasteve që

janë në kompetencë të gjykatës ekonomikë). Përveç kësaj, këto gjykata kanë kompetencë të vendosin edhe për çështje pronësore, mosmarrëveshje të punës, mosmarrëveshje që dalin nga kontratat mbi

qiranë, çështje që kanë të bëjnë me regjistrimin e pronave, ndarjen e pronës, trashëgiminë, etj.

c. Gjykata Supreme e Kosovës

Kjo Gjykatë është instanca më e lartë e cila mund të vendosë lidhur me të gjitha kontestet gjyqësore duke përfshirë këtu edhe kontestet

ekonomike. Sipas Ligjit të vitit 1978, Gjykata Supreme vendosë në shkallën më të lartë për kontestet që më parë janë gjykuar në shkallë të parë dhe të dytë (në gjykatat e tjera, si p.sh në gjykatën ekonomike apo

ato komunale) dhe ka të drejtë që rastet t’ja kthejë gjykatave edhe një herë për rigjykim.

Njëjtë parashihet edhe me Ligjin e ri mbi Gjykatat, sipas të cilit Gjykata Supreme do të jetë instanca më e lartë për të vendosur për rastet që vijnë

nga instancat më të ulëta.

i. Dhoma e Posaqme e Gjykatës Supreme Ekziston edhe mundësia e përcaktimit apo themelimit të degëve apo dhomave të veçanta në kuadër të gjykatave që do të merreshin

veçanërisht me ndonjë problematikë të specifikuar apo me kontestet që dalin në raport me ndonjë organizatë a institucion të caktuar. Në këtë

mënyrë në vitin 2002 është themeluar Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet që Lidhen me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit (AKM).

Kjo Dhomë ka kompetencë parësore të vendosë mbi kundërshtimet ndaj

vendimeve ose veprimeve të tjera të AKM-së, duke përfshirë shqiptimin e gjobave; paditë kundër AKM-së, dëmet financiare që rezultojnë nga vendimet apo veprimet e marra, në përputhje me rolin e saj si

administruese e një ndërmarrjeje apo korporate; paditë, duke përfshirë paditë e kreditorëve ose paditë pronësore, të bëra kundër një ndërmarrjeje apo korporate, që aktualisht është ose ka qenë më parë,

nën autoritetin administrativ të AKM-së; paditë që përfshijnë njohjen e një të drejte, një titulli apo interesi pronësor, që është në posedim apo

Formatted: Justified

Page 4: ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE - juristi.infojuristi.info/wp-content/uploads/2017/01/4.-Zgjidhja-e... · - 1 - ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE BIZNESORE Siq e pame me heret, formimi i

- 4 -

nën kontrollin e një ndërmarrjeje a korporate, që aktualisht është ose ka qenë më parë nën autoritetin administrues të Agjencisë, kur paditë e tilla

kanë lindur gjatë kohës ose para kohës, kur ndërmarrja apo korporata e tillë, i është nënshtruar autoritetit administrativ të AKM-së; çështje të

tjera të tilla që mund t’i caktohen me ligj. Ankesat nga Agjencioni Kosovar i Pronës – Ekziston mundësia që Dhomës

së Posaqme ti shtohet jurisdikcioni rreth pranimit të ankesave nga lëndët e vendosura në Agjencionin Kosovar të Pronës. D.m.th. pasi që vendos

Komisioni i Pronave për lëndet pronësore të paraqitura në Agjencion, palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës në Dhomën e Posaqme. Rregullorja e UNMIK-ut që ky jurisdikcion ti ipet kesaj Dhome nuk është

hartuar ende, mirëpo pritet që të miratohet së shpejti.

Gjykata Supreme Shkalla më e lartë

Gjykatat e Qarkut (kryesisht çështjet penale)

Gjykata Ekonomike

(çështjet ekonomike/biznesore)

Gjykatat Komunale (kryesisht çështjet pronësore)

Gjykatat për kundravajtje (kryesisht çështje administrative

dhe gjoba të vogla)

Page 5: ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE - juristi.infojuristi.info/wp-content/uploads/2017/01/4.-Zgjidhja-e... · - 1 - ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE BIZNESORE Siq e pame me heret, formimi i

- 5 -

II. ZGJIDHJA ALTERNATIVE E MOSMARREVESHJEVE (ZAM)

BIZNESORE

Qe nga kohet e lashta, eksiston metoda alternative e zgjidhjes se mosmarreveshjeve. Ne fakt, disa nga metodat alternative edhe parakalojne zgjidhjen e mosmarreveshjeve neper gjykata. Metodat

alternative jane te shumta, mirepo disa prej tyre me te rendesishmet jane: Arbitrazhi, Ndërmjetësimi dhe Negociatat. Ti diskutojme me rradhe!

a. Vleresimi i Hershem Neutral

Kur linde nje mosmarreveshje ne mes te paleve, ka raste kur palet angazhojne persona neutral qe te vleresojne mosmarreveshjen dhe qendrimet e paleve. Zakonisht, kjo eshte e rregulluar me kontrate dhe

personat e angazhuar kane experience ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve te asaj lamie (ish-gjykaca, avokate, anetare te industrise, etj.).

Se fundi, vleresuesi neutral pergatit nje raport per palet ku ai jep vleresimin e tij rreth mosmarreveshjes dhe qendrimit te paleve. Ky

vleresim mund ti ofron qendrimet e paleve dhe te rezulton ne nje marreveshje ne mes te paleve.

b. Arbitrazhi

i. Hyrje Arbitrazhi eshte teknike ligjore per zgjidhjen e mosmarreveshjeve jasht

gjyqesorit. Ne arbitrazh, palet e mosmarreveshjes ia ofrojne lenden e tyre nje apo me shume personave ndermjetesues neutral (arbitrave) qe perbejne panelin e arbitrazhit dhe pajtohen qe vendimi i arbitrave te jete

final. Per arsye se vendimi i panelit arbitrues eshte final, kjo forme e zgjidhjeve te mosmarrveshjes i perngjan me teper procesit gjyqesor sesa

metodave tjera alternative te zgjidhjes se mosmarreveshjeve. Menyra me e zankonshme eshte zgjidhja e nga nje arbitri nga te dy palet, dhe pastaj dy arbitrat e zgjedhur e zgjedhin kryetarin e panelit, pra gjithsej tre

arbitra.

Arbitrazhi sot perdoret me se shumti per zgjidhjen e mosmarreveshjeve komerciale, specifikisht ne kontekstin e transakcioneve komerciale nderkombetare. Gjithashtu, perdoret edhe ne sfera tjera qe e ndikojne

biznesin siq jane zgjidhja e mosmarreveshjeve rreth punetoreve, konsumatoreve, kredinave, etj.

ii. Historia

Page 6: ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE - juristi.infojuristi.info/wp-content/uploads/2017/01/4.-Zgjidhja-e... · - 1 - ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE BIZNESORE Siq e pame me heret, formimi i

- 6 -

Nuk dihet se sa heret ka filluar zgjidhja e mosmarreveshjeve ne arbitrazh, mirepo ka fakte se ajo parakalon edhe gjyqesorin. Arbitrazhi

ka ekzistuar edhe ne kohen e Egjiptit dhe ka qene shume i popullarizuar ne Greqine Antike dhe ne Rome. Prej shteteve moderne, Anglia ishte e

para qe perdori arbitrazhin si forme te zgjidhjes se mosmarreveshjeve dhe kodifikoi ligjin per arbitrazh qe ne vitin1697. Ne vitin 1974, Britania e Madhe dhe SHBA-te nenshkruan Traktatin Jay per zgjidhjen e

qeshtjeve te borxhit dhe kufijve, qe zgjati 7 vite dhe ishte e suksesshme. Ne pjesen e pare te shekullit XX, edhe Franca dhe SHBA-te, si dhe shume shtete tjera, filluan hartimin dhe aprovimin e ligjeve te

arbitrazhit.

Zhvillimi i tregetise nderkombetare ka ndikuar ne zhvillimin e shpejte te sistemeve te arbitrazhit. Aktualisht, varianti qe quhet arbitrazhi nderkombetare eshte nje nder metodat me kryesore te zgjidhjes se

problemeve dhe mosmarreveshjeve nderkombetare.

Koheve te fundit, zhvillimi i tregtise elektronike (e-commerce) ka ndikuar ne zhvillimin e nje metode te re te arbitrazhit, apo Zgjidhja e Mosmarreveshjeve ne Net (ZMN). Gjate ZMN, te gjitha procedurat

zhvillohen nepermes Internetit, qe nga paraqitja e lendes e deri tek leshimi i vendimit.

iii. Perparesite dhe te Mirat e Arbitrazhit

Palet zakonisht kerkojne zgjjidhjen e mosmarreveshjeve nepermes arbitrazhit sepse nje numer i madh i tyre e mendojne arbitrazhin si me te mire se procesin gjyqesor. Perparesite zakonisht jane the shumta, si

p.sh.:

Kur qeshtja e mosmarreveshjes eshte teper teknike (p.sh. prona

intelektuale, inxhinjeringu, statistika), arbitrat me ekspertize te larte ne ate sfere mund ta zgjidhin lenden ne menyre me efikase

dhe me te drejte; Zgjidhja e mosmarreveshjeve ne arbitrazh eshte me e shpejte se

sa ne gjyqesor;

Arbitrazhi mund te jete me i lire; Procesi i arbitrazhit ka me shume perkulshmeri (elasticitet) se

sa procesi gjyqesor; Per shkak te Konventes se Neë York-ut te vitit 1958, vendimet e

arbitrazhit jane me te lehta per ekzekutim jashte vendit sesa

vendimet gjyqesore; Ne shumicen e vendeve, ankesat rreth vendimeve te arbitrave

jane te kufizuara prandaj edhe ekzekutimi eshte me i shpejte;

Palet kane shume me shume control sesa ne gjykime;

Page 7: ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE - juristi.infojuristi.info/wp-content/uploads/2017/01/4.-Zgjidhja-e... · - 1 - ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE BIZNESORE Siq e pame me heret, formimi i

- 7 -

I tere procesi i abitrazhit mund te jete konfident (dhe zakonisht eshte);

Shume e pershtatshme per mosmarrëveshje nderkombetare apo ne mosmarrveshje me pale nga vendet me sisteme gjygjesore te

pazhvilluara ose te pabesueshme; etj.

iv. Te Metat e Arbitrazhit Perpos perparesive, arbitrazhi ka edhe disa te meta, si p.sh.:

Pagesa per arbitrazh dhe arbitrate behet nga palet, qe shton koston ligjore te zgjidhjes se mosmarreveshjes;

Edhe pse arbitrazhi eshte me i shpejt se procesi gjyqesor, per shkak se jane zankonisht tre arbitra, mund te zgjatet procesi duke u munduar qe ti kordinon kalendaret e tyre per seanca;

Ne disa sisteme ligjore, vendimet e arbitrazhit kan me pak menyra te ekzekutimit sesa vendimet e gjyqesorit;

Arbitrat nuk kan mundesi te marrin vendime perkohshme para atij perfundimtar, prandaj nuk kan mundesi ti pengojne palet qe te bejne manevra per ikje nga detyrimet, siq eshte levizja e

aseteve jasht vendit; Arbitrat nuk jane te kufizuar nga ligji dhe procedurat e

evidences, prandaj ata mund te marrin vendime ne baze te

besimeve dhe idealeve te tyre personale; Korporatat e medha mund te bejne presion te palejueshem mbi

arbitrat ne mosmarreveshje te medha komerciale duke iu kercenuar arbitrave me humje te punes ne te ardhmen; etj.

v. Marreveshjet per Arbitrazh

Arbitrazhi eshte proces pajtues mes paleve. Palet qasen ne arbitrazh vetem nese pajtohen per ate. Zakonisht, ekzistojne dy lloj marreveshjesh

per arbitrazh:

Marreveshjet Paraprake: Keto marreveshje diktojne qe ne rast te

mosmarreveshjes, te gjitha problemet do te zgjidhen nepermes arbitrazhit. Keto jane zakonisht kontrata per dicka tjeter,

mirepo kan nje klauzole te arbitrazhit. Keto klauzola mund ti merrni te gatshme nga faqet e netit te organizatave te ndryshme te arbitrazhit, mirepo nuk ka nevoje per gjuhe juridike qe keto

klauzola te kene efekt. Marreveshjet Nenshtruese (Pasuese): Keto marreveshje

nenshkruhen pasi qe vjen deri tek mosmarreveshja. Nepermes

saj, palet mirren vesh qe ta zevendesojne gjyqesorin me

Page 8: ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE - juristi.infojuristi.info/wp-content/uploads/2017/01/4.-Zgjidhja-e... · - 1 - ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE BIZNESORE Siq e pame me heret, formimi i

- 8 -

arbitrazh (d.m.th. ti nenshtrohen arbitrazhit) ne zgjidhjen e problemit te tyre.

Në Kosovë, Ligji për Arbitrazh është miratuar në vitin 2005, edhe pse deri tani është aplikuar në shumë pak raste.

Konventat apo instrumentet nderkombetare qe jane me rendesi ne fushen e arbitrazhit jane:

Konventa e Neë York-ut e vitit 1958 Protokoli i Gjeneves i vitit 1923

Konventa Evropiane e vitit 1961 Konventa e Ëashington-it e vitit 1965 Ligji Moster e Komisionit te Kombeve te Bashkuara per Ligj

Nderkombetar te Tregtise; Rregullat Moster te Komisionit te Kombeve te Bashkuara per

Ligj Nderkombetar te Tregtise

vi. Vendimet e Arbitrazhit dhe Ekzekutimi Varesisht nga vendi ku ndodhet arbitrazhi, vendimet e arbitrazhit kane

nje spekter te gjere. Ato me te zakonshment jane per kompenzim financiar te demeve te pales. Perveq asaj, ne disa raste mundesia eshte

qe paneli i arbitrav te leshon vendime tjera qe i urdherojne nje pale te ben dicka, apo ta pengon nje pale nga kryerja e ndoj veprimi. Gjithashtu, mund te urdheron veprim ne perputhje me detyrimet e pales

sipas kontrates ne pyetje, ose ta anulon ndoj document zyrtar (p.sh. kontrate, titull, etj).

Nje prej arsyeve per perdorimin e madh te arbitrazhit ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve ne tregetine nderkombetare eshte lehtesia e zbatimit

dhe ekzekutimit te vendimeve te arbitrazhit ne vendet e huaja, sidomos ne krahasim me vendimet e gjygjit.

Arsya per zbatim me te lehte eshte Konventa e Neë York-ut e vitit 1958, sipas se ciles nje vendim I arbitrazhit i leshuar ne nje vend te huaj mund

te zbatohet ne cdo vend tjeter qe eshte nenshkruese e Konventes, me disa kufizime te vogla. Gati te gjitha vendet e medha komerciale jane nenshkruese te kesaj konvente. Ndersa, shume pak vende kan rrjete te

zhvilluara ndershteterore te zbatimit te vendimeve gjyqesore. Nje arsye tjeter pse zbatimi i vendimeve te arbitrazhit eshte me i

preferuar sesa vendimet gjyqesore, eshte se krahas vendimeve gjyqesore vetem vendimet per kompenzim financiar jane te zbatueshme. Vendimet

Page 9: ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE - juristi.infojuristi.info/wp-content/uploads/2017/01/4.-Zgjidhja-e... · - 1 - ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE BIZNESORE Siq e pame me heret, formimi i

- 9 -

e arbitrazhit jane te zbatueshme, pa marre parasysh se cfare urdheri dhejne, kompenzim, apo dicka tjeter.

vii. Ankesa Ndaj Vendimeve te Arbitrazhit Zakonisht, vendimet e arbitrazhit nuk mund ti nenshtrohen ankesave

nga palet. Pra, zakonisht, vendimet e arbitrazhit jane finale. Mirepo, ne shumicen e vendeve, gjyqesori mban nje rrol mbikqyres mbi

arbitrazh dhe i anulon disa vendime qe jane teper ekstreme dhe te paarsyeshme, si p.sh. ku ka mashtrime apo gabime serioze ligjore nga

ana e panelit te arbitrazhit.

viii. Kostoja e Arbitrazhit

Edhe pse e menduar si me e lire, kostoja e arbitrazhit mund te jete kogja e larte. Ne shumicen e vendeve, si civile ashtu edhe te zakonshme, eshte normale qe pala humbese ti paguan shpenzimet e mosmarreveshjes

(p.sh. avokateve, shpenzimet e gjygjit, etj.) edhe per palen fituese. Gjithashtu, ne forumet e arbitrazhit, arbitrate kane te drejte qe te

marrim vendim ku pala humbese paguan shpenzimet e pales fituese. Perveq asaj, vendimi mund te leshohet edhe rreth shpenzimeve per

pagesen e anetareve te panelit te arbitrazhit.

ix. Llojet e Arbitrazhit Një nga përparësitë më të rëndësishme të arbitrazhit është se ai mund t’iu përshtatur

qëllimeve dhe nevojave specifike. Palët gëzojnë mjaft fleksibilitet lidhur me përcaktimin

e procedurës dhe nivelit të formalitetit. Dhe kur një kërkesë është paraqitur para

tribunalit të arbitrazhit, palët mund të vendosin për llojin specifik të arbitrazhit që ata e

dëshirojnë. Ky vendim, natyrisht, duhet të merret para se të paraqitet kontesti dhe duhet

të specifikohet në klauzolën e arbitrazhit.

1 Arbitrazhet Institucionale dhe ato Ad Hoc

Pasi që palët të kenë zgjedhur arbitrazhin si formën e dëshiruar për zgjidhjen e

kontesteve, ata duhet të vendosin nëse dëshirojnë të arbitrojnë në bazë të rregullave të një

instituti të arbitrazhit ose nëse në bazë të procedurave ad-hoc. Përderisa arbitrazhi

institucional administrohet nga një organizatë ose institucion në pajtim me rregullat e

veta të procedurës, arbitrazhi ad-hoc nënkupton që nuk ka administrim formal nga një

organizatë e caktuar, por vet palët i krijojnë procedurat e tyre për një arbitrim të caktuar.

Në mënyrë që të bëhet zgjedhje e duhur, duhet të merren parasysh përparësitë dhe

mangësitë e të dy mundësive të cekura këtu.

Page 10: ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE - juristi.infojuristi.info/wp-content/uploads/2017/01/4.-Zgjidhja-e... · - 1 - ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE BIZNESORE Siq e pame me heret, formimi i

- 10 -

Arbitrazhi institucional: Ky lloj i arbitrimit ka një numër përparësish, prej të cilave

veçojmë mundësinë e përfshirjes së rregullave të institucionit në kontratë. Për këtë arsye,

në vend se të fillohen prej fillimit, duke i përcaktuar vetë rregullat dhe duke e “rizbuluar

rrotën”, palët mund të mbështeten në rregullat e arbitrazhit të një institucioni të caktuar,

të cilat janë formuluar nga profesionistë. Ky solucion ofron edhe parshikueshmëri sepse

palëve u epet shans t’i lexojnë dhe analizojnë rregullat, si dhe t’i shkojnë komentet lidhur

me këto rregulla për të parë se çfarë lloj zgjidhjesh ofrojnë ato për çështje të caktuara.

Një rast i rregullave të arbitrazhit institucional janë Rregullat e OEN-it (Odës Ekonomike

Ndërkombëtare), të cilat janë përpiluar para pothuajse 70 viteve dhe azhurnohen për t’iu

përshtatur nevojave dhe klimës së ndryshueshme të zgjidhjes së kontesteve. Edhe një

përparësi është klauzola shabllon e arbitrazhit e cila ofrohet nga institucioni arbitrues. Në

shumë raste, palët e shikojnë klauzolën shabllon të siguruar nga institutet, dhe thjesht e

përfshijnë në kontratë. Një gjë e tillë i shmangë konfliktet eventuale lidhur me

vlefshmërinë e klauzolës, të cilat mund të shfaqen nëse klauzola nuk është hartuar saktë

nga palët.

Përzgjedhja e arbitrave është, padyshim, një prej përparësive më të rëndësishme që ofron

arbitrazhi institucional. Në vend të ballafaqimit të mundshëm në mes të palëve lidhur me

përzgjedhjen e arbitrave, është më lehtë që këtë shërbim ta ofrojë agjencia administruese.

Institucionet e arbitrazhit janë shumë të avancuara në këtë aspekt dhe posedojnë lista me

arbitër të cilët zakonisht janë më të mirët që mund të emërohen. Përveç kësaj, përmes

arbitrazhit institucional, palët nuk kanë nevojë të negociojnë çmimin me arbitrat. Këtë ua

lënë institucionit dhe e lirojnë veten nga kjo barrë. Edhe një përparësi tjetër e këtij lloji të

arbitrazhit është respekti gjyqësorë kundrejt integritetit të vendimeve të marra nga

institucioni i arbitrazhit. Është më shumë e mundshme që një gjykatë ta lë anash

vendimin e një arbitrazhi ad hoc sesa të një arbitrazhi institucional. Edhe një

karakteristikë tjetër e dobishme e arbitrazhit institucional është mundësia e dëgjimit të

lëndës dhe e marrjes së vendimit edhe nëse njëra palë dështon të paraqitet. Kjo mundësi

e procedimit në mungesë të palës së sfiduar zakonisht është e përfshirë në rregullat e

arbitrazhit të institucioneve të ndryshme. Në anën tjetër, një vendim i tillë është shumë

vështirë të zbatohet në arbitrazhet ad hoc.

Arbitrazhi Ad Hoc: përparësia kryesore e ofruar nga kjo formë e arbitrazhit është

fleksibiliteti. Palët kanë të gjithë hapësirën e nevojshme për të marrë vendime lidhur me

procedurat dhe ta përshtatin procesin sipas dëshirave dhe nevojave të tyre. Një përparësi

tjetër janë shpenzimet. Arbitrazhi ad hoc zakonisht kushton më pak se arbitrazhi

institucional, pasi që palët nuk kanë nevojë t’i paguajnë shpenzimet institucionale, por

thjeshtë të negociojnë çmimin e shërbimeve të arbitrave. Për më tepër, arbitrazhi ad hoc

është vlerësuar si më i shpejtë se arbitrazhi institucional, sepse nuk ka nevojë t’i kalojë të

gjitha procedurat të cilat zakonisht marrin kohë. Një shembull i procedurave të

arbitrazhit ad hoc janë Rregullat e Arbitrazhit të UNCITRAL-it, që janë një grup

rregullash të cilat çdo palë mund t’i shfrytëzojë për arbitrazh ad hoc. Kjo nënkupton që

palët nuk kanë nevojë t’i hartojnë rregullat e tyre dhe njëkohësisht shfrytëzimi i

Rregullave të UNCITRAL-it është pa pagesë. Megjithatë, në mënyrë që përparësitë e

lartcekura të kenë kuptim, është e domosdoshme që të ketë bashkëpunim të plotë në mes

Page 11: ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE - juristi.infojuristi.info/wp-content/uploads/2017/01/4.-Zgjidhja-e... · - 1 - ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE BIZNESORE Siq e pame me heret, formimi i

- 11 -

palëve. Pa këtë akordim në mes të palëve dhe këshilltarëve të tyre, përparësitë e

arbitrazhit ad hoc mund të shndërrohen në iluzion.

2 Arbitrazhi i Përshpejtuar

Arbitrazhi i përshpejtuar është një prodhim i ri në tregun e arbitrazhit, kryesisht i

shfrytëzuar në procese të arbitrazhit ndërkombëtar. Ekzistojnë vetëm një numër i vogël i

institucioneve të cilat kanë përfshirë dispozitat e arbitrazhit të përshpejtuar në rregullat e

tyre procedurale. Për këtë arsye, kjo veçori e re nuk mund të hyn në fuqi përveç nëse

palët e kanë paraparë atë në klauzolën e tyre të arbitrazhit. Është zakonisht e dobishme

që palët të përfshijnë në kontratën e tyre procedurën që duhet të ndiqet në rast të

arbitrazhit të përshpejtuar. Kjo do të eliminonte problemet që mund të dalin në rast se

rregullat institucionale të tribunalit parashohin periudha të caktuara kohore për paraqitjen

e dokumenteve dhe çështjeve tjera.

Është më e preferuar që vet institucionet të ofrojnë rregulla specifike të cilat do të

aplikoheshin në rast të proceseve të përshpejtuara. Këto procedura do ta shkurtonin

kohën e paraqitjes së kërkesave, përgjigjeve, dhe dokumenteve të tjera relevante, si dhe

do të përcaktonte procedurën që duhet ndjekur nga kolegji arbitrues. Për më tepër,

institucionet duhet të sigurojnë që proceset e përshpejtuara të lejohen vetëm për raste të

caktuara, dhe duhet të sigurojnë dispozita që qartësojnë se cilat janë këto raste. Tribunalit

duhet t’i epet kompetenca për të vendosur anash çdo çështje e cila është trajtuar në

mënyrë jo të mirëfilltë në formën e përshpejtuar.

Arbitrazhi i përshpejtuar është një veçori relativisht e re e cila nuk është shfrytëzuar dhe

analizuar aq sa është e nevojshme. Akoma mbetet të shihet nëse do të ketë sukses në

tregun e arbitrazhit.

c. Zgjedhja e Ekspertëve

Zgjedhja e eksperteve eshte e kerkuar me kontrat ne shumicen e rasteve.

Sipas ketyre kaluzolave, kerkohet qe ne rast te ndoj mosmarreveshje ne mes te paleve ajo te zgjidhet nga ana e ekperteve ne lamine e

mosmarreveshjes. Kjo metode perdoret me pak se arbitrazhi dhe ndermjetesimi, mirepo eshte tipike ne mosmarreveshjet komerciale me perberje teper te nderlikuar.

Ekspertet zakonisht zgjedhen nga sfera e mosmarreveshjes dhe jane neutral. Vendimi i tyre eshte zakonisht i detyrueshem, mirepo mvarret

nga marreveshja ne mes te paleve. Shpesh, ky perdoret edhe si vleresim i mosmarreveshjes qe do te thote t’ju tregon paleve se ku qendrojne, e

besa edhe t’ju shpjegojne paleve se per çka eshte mosmarreveshja.

Page 12: ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE - juristi.infojuristi.info/wp-content/uploads/2017/01/4.-Zgjidhja-e... · - 1 - ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE BIZNESORE Siq e pame me heret, formimi i

- 12 -

Rreziku me i madh per palet eshte se mund te rezultoje ne pergjegjesi te cilat nuk i kan pritur. Ekpertet kan mundesi qe mos ti permbahen ligjit

mirepo te vendosin sipas rreguallave te industrise. Per ate arsye, edhe vendimet mund te jene te paparashikueshme.

Perparesia me e mire e kesaj metode te zgjidhjes se mosmarreveshjeve eshte shpejtesia e gjindjes se nje zgjidhje dhe ekspertiza qe ofrojne

ekspertet ne zgjidhjen e mosmarreveshjes.

d. Ndermjetesimi

i. Hyrje Ngjajshem me arbitrazhin, edhe ndermjetesimi ka nje histori te gjate qe

fillon qe nga kohet e lashta, me rastet e par ate paraqitura ne kohen e Babilonit, Greqise Antike dhe Romes. Besa, gjate disa periudhave

historike ndermjetesuesit jane konsideruar sikur njerez me status dhe rrespekt te larte ne shoqeri.

Ne kohet me moderne, ndermjetesimi i ka rrenjet ne Diplomaci (p.sh. Senatori Mitchell ne Irlanden Veriore). Perderisa tani, ndermjetesimi zakonisht eshte hapi i pare qe ndermirret ne mosmarreveshjet biznesore.

ii. Metodat/Stilet e Ndermjetesimit Ndermjetesuesi luan vetem rrolin e ndihmuesit e jo te zgjidhesit te

mosmarreveshjeve. Pra, ndermjetesuesi iu ndihmon paleve qe ta kuptojne konfliktin dhe te punojn drejt zgjidhjes se konfliktit. Varesisht nga ndermjetesuesi, ka disa stile te ndermjetesimit siq jane:

Ndermjetesimi Vleresues: Ketu, ndermjetesuesi e vlereson

rastin dhe iu tregon paleve fortesite dhe dobesite e qendrimit te tyre, nese ato vendosin ta paraqesin lenden ne gjygj.

Ndermjetesimi Ndihmues: Ky stil i ndermjetesimit perqendrohet

ne ndihmimin e paleve qe ta arrijne nje marreveshje dhe zgjidhje te problemit.

Ndermjetesimi Transformativ: Nepermes ketij stili te ndermjetesimit, ndermjetesuesi mundohet qe t’ju ndihmon paleve qe te komunikojn me mire sepse mendimi eshte qe

mosmarreveshja eshte rezultat i komunikimit te dobet dhe armiqesise se paleve.

iii. Kodi i Veprimit per Ndermjetesues

Page 13: ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE - juristi.infojuristi.info/wp-content/uploads/2017/01/4.-Zgjidhja-e... · - 1 - ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE BIZNESORE Siq e pame me heret, formimi i

- 13 -

Kod te pergjithshem te veprimit per ndermjetesues nuk ka. Per ate

arsye, shumica e organizatave ndermjetesuese kane koded e tyre te veprimit, te cilave iu permbahen te gjith ndermjetesuesit qe punojne ne

rastet e tyre. Edhe pse nuk jane uniforme, koded e ketyre organizatave zakonisht permbajne disa kerkesa per ndermjetesues qe pasojne:

Detyra qe ti informon palet per procesin e ndermjetesimit;

Nevoja qe ndermjetesuesi te kete qendrim neutral dhe ti paraqet konfliktet e interesit;

Çdo informate qe paraqitet ne ndermjetesim duhet te mbahet

konfidente; Ndermjetesuesit nuk duhet te ofrojne udhezime ligjore, mirepo

ti drejtojne palet ne ligjet aplikuese; Ndermjetesuesit duhet te ndermjetesojne vetem ne sfera net e

cilat jane eksperte; etj.

iv. Perparesite dhe te Mirat e Ndermjetesimit Ndermjetesimi ka shume perparesi ne zgjidhjen e problemeve dhe

mosmarreveshjeve biznesore. Disa nga ato jane:

Te gjitha diskutimet gjate ndermjetesimit jane konfidente;

Ndermjetesuesi eshte neutral; Asgje qe thuhet gjate ndermjetesimit mund te perdoret si fakt

nese lenda shkon ne gjykate; Palet nuk armiqesohen sikur kur lenda eshte ne gjygj apo

arbitrazh;

Ndermjetesuesi eshte ekspert ne lamine rreth te ciles ka mosmarreveshje;

Shume me i lire sepse zakonisht ke vetem nje ndermjetesues;

Eshte me efikas; Zakonisht i permireson raportet e paleve;

Inkurajon palet qe te zgjidhin problemin; Atmosfera eshte me e relaksuar sesa gjykimi apo arbitrazhi; Rregullat procedurale jane me fleksibile; etj.

v. Te Metat e Ndermjetesimi Si çdo gje tjeter, edhe ndermjetesimi ka disa te meta, siq jane:

Nuk ka vendim te ndermjetesuesit per zgjidhjen e

mosmarreveshjeve;

Iu jep rast paleve qe ta zhagisin zgjidhjen e problemit duke iu qasur ndermjetesimit vetem per te humbur kohe;

Page 14: ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE - juristi.infojuristi.info/wp-content/uploads/2017/01/4.-Zgjidhja-e... · - 1 - ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE BIZNESORE Siq e pame me heret, formimi i

- 14 -

Korporatat e medha mund te bejne presion te palejueshem mbi ndermjetesuesin ne mosmarreveshje te medha komerciale duke

iu kercenuar atij/asaj me humje te punes ne te ardhmen; Pasi qe nuk bazohet ne rregulla dhe ligje te paradefinuara,

mund te kete befasi dhe ta ze nje pale te papergatitur; etj.

vi. Procedura Gjate Ndermjetesimit Procedura gjate ndermjetesimit eshte joformale dhe zakonisht e

padefinuar para te fillon ndermjetesimi. Mirepo, zakonisht palet paraqesin nga nje dokument fillestar ku pershkruajne qendrimin e tyre

rreth mosmarreveshjes dhe bashkangjesin dokumentacionin qe ka te bej me mosmarreveshjen (p.sh. kontratat, dokumentat zyrtar, komunikimet mes paleve, etj.). Ai prezentim fillestar pastaj pasohet nga disa takime ne

mes paleve te ndermjetesuara nga ndermjetesuesi dhe te kufizuara ne temat nga rendi i dites i percaktuar nga ndermjetesuesi. Pas asaj, nese

arrihet nje marreveshje, palet pajtohen per pikat e marreveshjes, nga te cilat pastaj perpilojne marreveshjen formale qe nenshkruhet nga palet.

Per ta arritur nje marreveshje rreth problemit te paleve, ndermjetesuesi zaknoisht ju ndihmon paleve duke:

Iu ndihmuar paleve qe te komunikojne;

Iu nidhmuar paleve qe te negociojne; E permiresuar ambientin emocional (zvogelim i agresionit,

armiqesise, etj.) Ua dhene paleve nje kornize procedurale; Iu dhene paleve sygjerime per zgjidhjen e mosmarreveshjes, etj.

vii. Si Zgjedhet Ndermjetesuesi

Zgjedhja e ndermjetesuesit ka nje rendesi te veqante sepse ai eshte i cili ndihmon dhe lehteson zgjedhjen e mosmarreveshjes se paleve. Kur

zgjedhet nje ndermjetesues, palet duhen te kene parasysh: Vetite Personale (komunikuese, intelegjenca, durimi, optimizmi,

etj.);

Qualifikimet, eksperiencen dhe historine personale rreth ndermjetesimit dhe sferes se mosmarreveshjes;

Trajnimi i ndermjetesuesit; Historia profesionale e ndermjetesuesit; Qartifikatat qe i mban ndermjetesuesi;

Konfliktet e interesit te ndermjetesuesit; Qmimi i ndermjetesuesit; etj.

e. Negociatat e Strukturuara

Page 15: ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE - juristi.infojuristi.info/wp-content/uploads/2017/01/4.-Zgjidhja-e... · - 1 - ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE BIZNESORE Siq e pame me heret, formimi i

- 15 -

i. Hyrje

Edhe negociimi eshte nje lloj alternativ i zgjidhjes se mosmarreveshjeve

ne biznes. Negociatat i kane tri elemente thelbesore: 1) procesin; 2) sjelljet; dhe 3) substance.

Procesi ka te bej me menyren e negociimit qe perdorin palet, d.m.th. konteksti i negociatave, palet qe jane ne negociata, taktikat e pedorura nga palet, dhe sekuenca dhe fazat e negociatave. Sjelljet kane te bjene

me marredhenjet ne mes te paleve, komunikimi ne mes tyre dhe stilet qe praktikojne. Se fundi, substanca eshte ajo per te cilen palet negociojne,

d.m.th. agjenda, temat, pozicionet/qendrimet, opcionet dhe marreveshjet e mundshme.

Negociatoret e rryer perdorin taktika te ndryshme te negociimit, qe jane nga to te drejtperdrejtat qe paraqesin kerkesat e pales, deri tek ato me

mashtruese. Disa nga ata me agresivet, perdorin edhe trembjen e pales tjeter (p.sh. e hapi nje dyqan afer cdo dyqani qe hap ti vetem per ta humbur punen ty) si pjese e negociatave.

ii. Menyrat/Metodat e Negociimit

Ka disa metoda apo menyra te negociimit qe perdoren nga negociatoret

gjate mosmarreveshjeve ne marredhenje biznesore. Ato perdoren nga negociatore profesionale qe angazhohen nga nje organizate apo pozite e caktuar. Nga ato metoda te negociimit, veqohen dy:

Menyra Avokuese: Nepermes kesaj metode, nje negociator i shkathet zakonisht avokon per nje pale dhe mundohet qe ta arrine zgjidhjen me te

mire per palen qe reprezenton. D.m.th. ai i gjen pranimet minimale te pales tjeter dhe i bazon kerkesat e pales qe reprezenton ne ato kerkesa

minimale te pales tjeter. Nje negociate e suksesshme sipas kesay menyre konsiderohet kur e zbrapse palen tjeter deri ne fund, mirepo pak para se te terhiqet pala tjeter nga negociatat.

Menyra “Fito/Fito/Fito”: Sipas kesaj metode, palet mund te arrijne

marreveshje nese nuk i shiqojne qendrimet e paleve mirepo interesat dhe kerkesat thelbesore te tyre. Ketu, d.m.th. te gjithe fitojne dhe largohen palet nga procesi armiqesor ku fitimi i nje pale konsiderohet humbje per

tjetren.

iii. Emocionet ne Negociata

Page 16: ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE - juristi.infojuristi.info/wp-content/uploads/2017/01/4.-Zgjidhja-e... · - 1 - ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE BIZNESORE Siq e pame me heret, formimi i

- 16 -

Emocionet luajne nje rrol te rendesishem gjate negociatave. Varesisht si perdoren, emocionet mund te kene nje ndikim pozitiv apo negativ gjate

negociatave. Vendimi se a arrihet nje marreveshje eshte rezultat direkt i emocioneve qe ekzistojne.

Emocionet negative zakonisht shkaktojne veprime te paarsyeshme dhe iractionale, te cilat mund ti shkaktojne palet qe te largohen nga

negociatat. Ne te kunderten, emocionet positive i relaksojne palet dhe ua mundesojn paleve qe te gjejne marreveshje.

Page 17: ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE - juristi.infojuristi.info/wp-content/uploads/2017/01/4.-Zgjidhja-e... · - 1 - ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE BIZNESORE Siq e pame me heret, formimi i

- 17 -

Disa nga Materialet e Konsultuara:

Christian Buhring-Uhle and Gabriale Lars Kirchhof, Arbitration and Mediation in International Business, 2nd ed. (2006);

Tibor Varady, John J. Barcelo, and Arthur Taylor Von Mehren, International Commercial Arbitration, 3rd ed. (2006);

David Lax and James Sebenius, 3D Negotiation, Harvard Business School

Press (2006);

A. Redfern and M. Hunter, Laë and Practice of International Commercial Arbitration, 4th ed. (2004);

R. Charlton and M. Deëdney, The Mediator’s Handbook. Skills and Strategies for Practitioners, 2nd ed. (2004).

R. David, Arbitration in International Trade (1985);