Zeri i studenteve

4
Plenumi studentor është inicijativë autentike e cila lufton për të drejtat e studentëve. Si organizatë e cila ka vendosje horizontale, plenumi studentor me ndihmën e metodës të demokracisë të drejtpërdrejtë e artikulon zërin e studentëve. Qëllimi ynë është që secili student aktivisht të bashkangjitet në betejën për arsim më të mirë. Në një nivel të caktuar, demokracia e drejtpërdrejtë është pasojë e premtimeve të paplotësuara të demokracisë perfaqësuese. Demokracia e drejtëpërdrejtë është roje dhe përkujtues i konceptit fundamental të demokracisë. ZËRI I STUDENTËVE Çka paraqet plenumi studentor dhe zhvillimi i tijо PSE PLENUMI STUDENTOR? 1. Sepse luftojmë për arsimim të lartë më të mire! 2. Sepse luftojmë kundër reformave të këqija! 3. Sepse luftojmë kundër reformave tashmë ekzistuese që kanë vite që aprovohen fshehtas! 4. Sepse duam që të degjohemi! 5. Sepse është e nevojshme një lëvizje studentore e bashkuar e cila lufton për vlera të vërteta!З lexo dhe shpërnda! Nr.1 / 21.02.2015 PLENUMI STUDENTOR

description

 

Transcript of Zeri i studenteve

Page 1: Zeri i studenteve

Plenumi studentor është inicijativë autentike e cila lufton për të drejtat e studentëve. Si organizatë e cila ka vendosje horizontale, plenumi studentor me ndihmën e metodës të demokracisë të drejtpërdrejtë e artikulon zërin e studentëve. Qëllimi ynë është që secili student aktivisht të bashkangjitet në betejën për arsim më të mirë. Në një nivel të caktuar, demokracia e drejtpërdrejtë është pasojë e premtimeve të paplotësuara të demokracisë perfaqësuese. Demokracia e drejtëpërdrejtë është roje dhe përkujtues i konceptit fundamental të demokracisë.

ZËRI I STUDENTËVE

Çka paraqetplenumi studentor dhe zhvillimii tijо

PSE PLENUMI STUDENTOR?

1. Sepse luftojmë për arsimim të lartë më të mire!2. Sepse luftojmë kundër reformave të këqija!3. Sepse luftojmë kundër reformave tashmë ekzistuese që kanë vite që aprovohen fshehtas!4. Sepse duam që të degjohemi!5. Sepse është e nevojshme një lëvizje studentore e bashkuar e cila lufton për vlera të vërteta!З

lexo dhe shpërnda!

Nr.1 / 21.02.2015PLENUMISTUDENTOR

Page 2: Zeri i studenteve

“Veproj, domethënë ekzistoj” Të veprohet d.t.th. që të ndërmerren aktivitete që të realizohet qëllimi i dëshiruar. Në përputhshmëri me idenë dhe qëllimin e lëvizjes, Plenumi Studentor imple-mentoi disa metoda veprimi. Fillimisht nëpërmjet marshit si formë e protestës paqësore e treguam revol-tin dhe pakënaqësinë tonë ne publik, dukë e dëshmuar me masovitet seriozitetin e problemit. Më tutje, vazh-duam me protesta, letra të hapura, lutje dhe kerkesa. Pasi të gjithë metodat u shterruan, dhe qëllimi ende nuk ishte arritur, e vetmja formë që na mbeti për t’u dëgjuar zëri jonë, ishte shpallja e zonave autonome ne fakulltetet tona.

Ideja nuk është që të “okupohen” fakultetet në funksionimin e tyre, por vetëm të ndërprehet mësimi formal dhe e njejta të zëvendësohet me mësim alternativ. Ky mësim alternativ organizohet nga studentët të cilët aktivisht janë të kyçur në “okupacion”. Ato studentë mund të jenë të gjithë që vetëm kanë dëshirë që të kyçen. “Okupacioni” vazhdon derisa nuk vendosin ndryshe studentët që e njëjta të ndërprehet, ose derisa të plotëso-hen kërkesat.

Zona Autonome paraqet okupacion ose pushtim më qëllim rikthimin e Univerzitetit atyre për të cilët është i destinuar i njejti. Në kohën e okupimit, fakultetet e okupuara nga institucione të destinuara ekskluzivisht për mësim dhe avancim të jetës profesionale, i shëndrojmë në institucione të destinuara për shumë më shumë gjëra, si p.sh.: jetë sociale, veprim dhe mendim kritik, studim emancipues dhe liridashës, jetesë etj. Por, më e rëndësishme nga e tëra kjo është arsyeja pse ndërmerret ky hap, dhe si realizohet teknikisht e njejta.

SI REALIZOHET?

VEPRIMTARIA E PLENUMIT

PLENUMISTUDENTOR

Page 3: Zeri i studenteve

NGJARJE AKTUALE

Krijimi i fazave në të cilat do të kyçen grupe punuese

Aktivitetet e Plenumit Studentor dhe presioni të cilin ata e kryen ndaj pushtetit solli me vete shpresë për plotësimin e disa nga kërkesat të shumëkërkuara të Plenumit Studentor. Një nga kërkesat e shqyrtuara në takimin ishtë formimi i të ashtuquajturave faza në të cilat do kyçen grupe punuese. Ka gjithsejt katër faza në të cilat në fazën e dyte parashikohen grupe punuese.

Çka në fakt paraqesin grupet punuese dhe çka është qëllimi i tyre?

Grupet punuese formohen nga anëtarë të Plenumit Studentor, të Profesorëve, anëtare të administratës univerzitare dhe përfaqësues të ministrive përkatëse. Ato i kahëzojnë vepri-met e tyre drejt gjetjes të një zgjidhjeje për përmirësimin e problemeve të arsimit të lartë.

.

Bëhet �alë për problemet vijuese:

- Ligji i ri për arsimin e lartë;- Testimi nga organ i jashtëm;- Thyerja e autonomisë të univerzitetit;- Finansimi i paqëndrueshëm i arsimit publik;- Kushtet jo të përshtatshme për përvetësim të titujve dhe avancimit ne to;- Përkrahja e pamjaftueshme shtetërore për qëllime shkencoro-kërkimore;- Detyrimet pagesore të panevojshme, joreale dhe që nuk shpenzohen siç duhet;- Mungesa e bene�cioneve studentore.

“Në bazë të konkludimeve u dakordua që me dialog të hapur të arrihet drejt një zgjidhje të përbashkët për avancim dhe sigurim të kualitetit në arsimin e lartë. Në atë drejtim u konkludua që të formohet grup punues me përfaqësues të Univerzitetit, duke i përfshirë Plenumin Studentor dhe Plenumin e Profe-sorëve, si dhe përfaqësues të MASH, i cili grup punues duhet që ne afat prejt 30 ditësh do të përpilojë analizë për gjendjen aktuale, në bazë të së cilës do të de�nohet koncepti për përpunim të një teksti ligjor për arsimin e lartë. Njëkohësisht ishtë dakorduar që në ditët e ardhshme të mbahet takim punues me të njejtën përbërje.”

Pas takimit ndërmjet studentëve, profesorëve dhe përfaqësuesve të ministrisë të arsimit Rektori e dha këtë deklaratë:

PLENUMISTUDENTOR

Page 4: Zeri i studenteve

Ju, qytetarë të mirë të cilët e vërtetuat përkrahjen e mire që në �llimin e okupacionit duke donuar resurse �nanciare, ushqimore dhe sanitare. Ju lutemi që nëqoftëse keni mundësi të vazhdoni me atë përkrahje. Në të kundërt, ju ftojmë të na vizitoni në fakultetet tona, pasi që ajo paraqet motivacion i papërshkrueshëm për ne.Në fund, i thërrasim edhe qytetarët e përmbajtur që të vijnë dhe indirekt të njoftohen më motivin tonë, t’i dëgjojnë argumentet tona dhe menyrën e veprimit. Besojme se do t’ë bindeni në sinqeritetin tonë të qëllimeve plenumore, për një qëllim madhështor.

Çka ndodh në fakultetet përderisa zgjat Zona Autonome?

Përgjatë zonës autonome studentët kanë mundësi të marrin pjesë në një morri aktivitetesh. Profesore të fakulteteve, gjithashtu edhe ekspertë të jashtem mbajnë ligjerata alternative. Pjesa e mbetur mbushet me performansa kulturoro-artistike dhe bashkëpunim të studentëve ndërmjet veti.

Më shumë për ne në:

www.studentskiplenum.org

#PërshendetjePlenumistë

PLENUMISTUDENTOR