ns3036873.ip-149-202-208.euns3036873.ip-149-202-208.eu/websites/ministria.turizmit/... · Web...

28
UDHËZUESI PËR NGRITJEN E SISTEMIT ELEKTRONIK TË INTEGRUAR PËR SHËRBIMET SOCIALE TË STREHIMIT NË SHQIPËRI Hyrje Ky dokument është përgatitur në kuadër të projektit “Krijimi i një udhërrëfyesi për integrimin e shërbimeve sociale të strehimit”, mbështetur financiarisht nga COMCEC, bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Urban të Republikës së Shqipërisë. Dokumenti është organizuar në 7 kapituj, ku përfshihen një vështrim i përgjithshëm mbi situatën e strehimit social dhe informacione të tjera që lidhen me të në Shqipëri. Për sa më sipër, qëllimi kryesor i këtij dokumenti është ofrimi i të dhënave të mjaftueshme dhe të sakta që do të shërbejë si bazë për ngritjen e sistemit elektronik të integruar për shërbimet e strehimit social në Shqipëri. 1. Situata aktuale 1.1 Përshkrimi për sektorin e strehimit në Shqipëri Gjatë vitit 2014, Ministria e Zhvillimit Urban, me mbështetjen e PNUD-it, realizoi dy studime të cilat u fokusuan në analizën e situatës së strehimit social dhe vlerësimin e nevojave për strehim social në Shqipëri. Studimet hodhën dritë mbi një sërë problemesh, të cilat u synuan të adresoheshin përmes Strategjisë së Strehimit Social. Konkretisht, u identifikuan një sërë sfidash të lidhura me evidencën e pakët rreth strehimit social dhe kapaciteteve vendore; kuadrin e pamjaftueshëm ligjor, institucional, dhe rregullator; instrumentet e kufizuara financiare për grupet e Ky udhëzues është pergatitur në kuadër të projektit “Krijimi i një udhëzuesi për një Shërbim Social të integruar me fokus strehimin” 2016- Albpover-197, financuar nga COMCEC

Transcript of ns3036873.ip-149-202-208.euns3036873.ip-149-202-208.eu/websites/ministria.turizmit/... · Web...

Page 1: ns3036873.ip-149-202-208.euns3036873.ip-149-202-208.eu/websites/ministria.turizmit/... · Web viewUDHËZUESI PËR NGRITJEN E SISTEMIT ELEKTRONIK TË INTEGRUAR PËR SHËRBIMET SOCIALE

UDHËZUESI PËR NGRITJEN E SISTEMIT ELEKTRONIK TË INTEGRUAR PËR SHËRBIMET SOCIALE TË STREHIMIT NË SHQIPËRI

Hyrje

Ky dokument është përgatitur në kuadër të projektit “Krijimi i një udhërrëfyesi për integrimin e shërbimeve sociale të strehimit”, mbështetur financiarisht nga COMCEC, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Urban të Republikës së Shqipërisë. Dokumenti është organizuar në 7 kapituj, ku përfshihen një vështrim i përgjithshëm mbi situatën e strehimit social dhe informacione të tjera që lidhen me të në Shqipëri.

Për sa më sipër, qëllimi kryesor i këtij dokumenti është ofrimi i të dhënave të mjaftueshme dhe të sakta që do të shërbejë si bazë për ngritjen e sistemit elektronik të integruar për shërbimet e strehimit social në Shqipëri.

1. Situata aktuale

1.1 Përshkrimi për sektorin e strehimit në Shqipëri

Gjatë vitit 2014, Ministria e Zhvillimit Urban, me mbështetjen e PNUD-it, realizoi dy studime të cilat u fokusuan në analizën e situatës së strehimit social dhe vlerësimin e nevojave për strehim social në Shqipëri. Studimet hodhën dritë mbi një sërë problemesh, të cilat u synuan të adresoheshin përmes Strategjisë së Strehimit Social. Konkretisht, u identifikuan një sërë sfidash të lidhura me evidencën e pakët rreth strehimit social dhe kapaciteteve vendore; kuadrin e pamjaftueshëm ligjor, institucional, dhe rregullator; instrumentet e kufizuara financiare për grupet e pafavorizuara; dhe nivelin e ulët të përfitimit nga programet e strehimit social të shtresave më të varfra. Një nga pengesat kryesore për hartimin e politikave dhe programeve efektive të strehimit social është mungesa e të dhënave sistematike dhe analizave të cilat mbështeten në këto të dhëna.Sfida kryesore është njohja e qartë e ofertës dhe kërkesës për strehim social. Duhet të ngrihet një sistem i cili do të mundësojë grumbullimin dhe më tej analizimin e të dhënave në mënyrë periodike në secilën njësi vendore. Një tjetër sfidë është sigurimi i të dhënave në disa nivele – të dhëna që fokusohen në nevojën për strehim social, situatën e strehimit të grupeve të përjashtuara, si dhe asetet që zotërojnë dhe mund të mobilizojnë njësitë vendore, me qëllim ofrimin e strehimit social. Kjo do të kërkojë krijimin e infrastrukturës së nevojshme për grumbullimin e të dhënave dhe sidomos forcimin e kapaciteteve vendore mbi zbatimin e politikave të strehimit, si dhe mënyrën si të grumbullojnë, analizojnë, dhe më tej përdorin të dhënat. Këto hapa do t’i shërbejnë hartimit të politikave dhe programeve të mbështetura.

Ky udhëzues është pergatitur në kuadër të projektit “Krijimi i një udhëzuesi për një Shërbim Social të integruar me fokus strehimin” 2016-Albpover-197, financuar nga COMCEC

Page 2: ns3036873.ip-149-202-208.euns3036873.ip-149-202-208.eu/websites/ministria.turizmit/... · Web viewUDHËZUESI PËR NGRITJEN E SISTEMIT ELEKTRONIK TË INTEGRUAR PËR SHËRBIMET SOCIALE

1.2 Kuadri ligjor

Në fushën e strehimit social, aktiviteti mbështetet në:Strategjinë e Strehimit Social, miratuar me VKM nr. 405, datë 1.6.2016 Ligjin nr. 9232, datë 13.05.2004 “Për programet e sociale të strehimit”, i ndryshuar;Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”;V.K.M. Nr. 814, datë 03.12.2004 “Për normat e strehimit për familjet që përfitojnë nga programet sociale të strehimit”;VKM Nr. 23, datë 07.01.2005 “Për përbërjen, organizimin dhe funksionimin e komitetit kombëtar të strehimit”; V.K.M. Nr. 258, datë 28.04.2005 “Për kushtet, normat dhe standardet që duhet të plotësojnë banesat sociale me qira, të cilat blihen në treg”;VKM Nr. 35, datë 24.01.2007 “Për procedurat dhe format e shitjes së truallit, të pajisur me infrastrukturë, për qëllime tregu”;V.K.M. Nr. 97, datë 03.02.2008 “Për procedurat e privatizimit të banesave, objekt i ligjit nr.7652, datë 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore", dhe i ligjit nr.9321, datë 25.11.2004 "për privatizimin e banesave dhe objekteve, të kthyera në banesa me fondet e shoqërive dhe ndërmarrjeve shtetërore”;V.K.M. Nr. 148, datë 13.02.2008 “Për përcaktimin e procedurave për blerjen e banesave, me kosto të ulët, në treg”;V.K.M. Nr. 456, datë 16.4.2008 “Për procedurat e vlerësimit dhe të shitjes, si dhe kriteret e përcaktimit të çmimit të shitjes së truallit familjeve, që përfitojnë banesa me kosto të ulët”;V.K.M. Nr. 574, datë 29.8.2012 “Për përcaktimin e dokumentacionit, që duhet të paraqesë familja për t'u strehuar sipas njërit prej programeve sociale të strehimit, dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore”; V.K.M Nr. 614 “Për përcaktimin e procedurave të privatizimit të banesave dhe objekteve të kthyera në fond banese, me vendime të organeve të qeverisjes vendore, në pronësi të njësive të qeverisjes vendore dhe të shtetit, ku janë sistemuar me strehim banorë të pajisur me autorizim nga organet kompetente”, i ndryshuar;V.K.M Nr. 526, datë 6.8.2014 “Për kategoritë e personave me aftësi të kufizuara që trajtohen me përparësi si përfitues të programeve sociale të strehimit”;V.K.M Nr. 527, date 06.08.2014 “Për miratimin e procedurave, kritereve dhe përparësive për përfitimin e grantit të menjëhershëm për banesat me kosto të ulët”;V.K.M Nr. 1093, datë 28.12.2015 “Për miratimin e procedurave, kritereve dhe përparësive për dhënien e bonusit të strehimit”, i ndryshuar;UDHËZIM Nr.19, datë 13.09.2007 “Për përcaktimin e rregullave të përgjithshme të zbatimit të programit të banesave me kosto të ulët”; UDHËZIM Nr. 23, datë 30.12.2008 “Për përmbajtjen e bonusit të strehimit”. UDHËZIM Nr. 6257, datë 02.09.2008 “Mbi përcaktimin e masës së subvencionit për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti”, i ndryshuar.

Page 3: ns3036873.ip-149-202-208.euns3036873.ip-149-202-208.eu/websites/ministria.turizmit/... · Web viewUDHËZUESI PËR NGRITJEN E SISTEMIT ELEKTRONIK TË INTEGRUAR PËR SHËRBIMET SOCIALE

1.3 Vlerësimi i situatës së strehimit në Shqipëri (analiza e shkurtuar e studimeve të organizuara me UNDP)

Në vijim të punës së bërë paralelisht me hartimin dhe miratimin e Strategjisë së Strehimit Social, sikurse dhe pas reformës territoriale, me qëllim evidentimin e situatës sa më reale në rang vendi në lidhje me strehimin social, MZHU me mbështetjen e PNUD nisi projektin për hartimin e një raporti/studimi mbi situatën e strehimit social në Shqipëri. Për mbledhjen e informacionit të nevojshëm u hartua një pyetësor online. Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2016, u organizuan seanca trajnimesh ku 61 bashkitë u prezantuan me këtë pyetësor. Gjatë këtyre seancave u diskutuan çështjet e trajtuara në pyetësor. Si rezultat i komenteve të marra, u realizua versioni final i pyetësorit i cili ju dërgua bashkive për plotësim. Gjatë kohës që iu caktua bashkive për plotësim, u zhvillua një sesion i dytë trajnimesh për të ndjekur nga afër procesin dhe për të zgjidhur probleme të ndryshme të hasura gjatë plotësimit. Pyetësorit iu përgjigjën 61 bashki.

Plotësimi i informacionit nga bashkitë, për periudhën kohore 2011 - 2016 përbën një veçori të rëndësishme të studimit sepse mundëson një analizë statistikore të shtrirë në kohë.

1.3.1 GJETJET E PYETËSORIT

a) Plotësimi i pyetësorit Të gjitha njësitë vendore në Shqipëri (61 bashki) u bënë pjesë e procesit të plotësimit të pyetësorit. Nga analizimi i pyetësorëve rezulton se deri në këtë fazë, vetëm 4 bashki u janë përgjigjur të gjitha pyetjeve. 28 bashki kanë plotësuar informacion në nivelin 75% - 90%, kurse 17 bashki kanë plotësuar informacion në nivelin 50% - 74%. 11 bashki kanë plotësuar më pak se 50% të pyetjeve, kurse 1 bashki nuk ka dhënë informacion për asnjë pyetje. Një pasqyrë e përgjithshme e plotësimit të pyetësorit është si në vijim.

b) Situata e të pastrehëve

40.98 % e NJ.V i janë përgjigjur negativisht pyetjes nëse kanë informacion për numrin e personave të pastrehë.Informacioni i mbledhur nga njësitë vendore që i janë përgjigjur pozitivisht kësaj pyetjeje na rezulton se numri total i personave të pastrehë është 31994. Vërejmë se numri i të pastrehëve është 8.61% më i ulët nga ai i identifikuar në vitin 2014(n = 35011).

c) Numrin e aplikantëve për strehim social sipas kategorive

Kategoritë vulnerabël me numrin më të madh të aplikimeve për strehim social janë: përfituesit e ndihmës ekonomike (n = 3223), gratë kryefamiljare (n = 2611), çiftet e reja (n = 2598), personat me aftësi të kufizuara (n = 2228) Kategoritë vulnerabël me numrin më të vogël të aplikimeve për strehim social janë: azilkërkuesit (n = 0), gratë e të dhunuara (n = 15), familjet e policëve të rënë në detyrë (n = 17).

d) Numri i aplikimeve sipas bashkisë

Bie në sy mungesa e të dhënave për qytetet e mëdha si Tirana, Elbasani, Lushnja, Fier. Nga bashkitë që kanë plotësuar informacionin, me numër më të madh aplikantësh kemi Durrësin (n = 4224), Korçën (n = 3735), Sarandën (n = 1082).

Page 4: ns3036873.ip-149-202-208.euns3036873.ip-149-202-208.eu/websites/ministria.turizmit/... · Web viewUDHËZUESI PËR NGRITJEN E SISTEMIT ELEKTRONIK TË INTEGRUAR PËR SHËRBIMET SOCIALE

e) Grupe të tjera

Disa prej bashkive kanë evidentuar edhe grupe të tjera vulnerabël që duhen marrë në konsideratë. Për shembull në Durrës një grup të rëndësishëm formojnë familjet e ish-pronarëve (n = 554), në Shkodër kemi grupin e të persekutuarve me status politik (n = 10).

f) Aplikantët sipas programit

Evidentohet numri i aplikantëve për secilin program dhe vizualizon popullaritetin e secilit program të shprehur në numër aplikantësh. Programi me numrin më të madh të aplikantëve është Banesa me kosto të ulët ( kredi e lehtësuar) (n = 8769) kurse programi me numrin më të vogël të aplikantëve është programi Grante të vogla (n = 101).

g) Numri i përfituesve

Shuma totale e përfituesve që kanë deklaruar bashkitë është (n = 5336).

h) Përfituesit sipas programeve

Numrin më të madh të përfituesve e ka programi Banesa me kosto të ulët ( kredi e lehtësuar) (n = 3083) dhe Banesa me qira(n = 740). Numrin më të vogël të përfituesve e ka programi Grand i menjëhershëm(n = 2).

i) Problemet kryesore në sigurimin e strehimit social

Problemi kryesor që kanë hasur bashkitë është mungesa e fondeve dhe investimeve nga pushteti qendror. Këtë problem kanë vendosur si më të rëndësishmin 50 nga 55 bashkitë që i janë përgjigjur kësaj pyetjeje.

j) Sistemi i pikëzimit

Evidenton grupet në nevojë me rëndësi të madhe në sistemin e pikëzimit sipas bashkive.

k) Vështirësi në zbatimin e sistemit të pikëzimit

Rezulton se 48 bashki janë shprehur se nuk hasin vështirësi në zbatimin e sistemit të pikëzimit dhe vetëm 13 bashki kanë hasur probleme në zbatim

l) Sistemi i të dhënave

Raportohet se 33 nga 61 bashki (54.10%) përdorin Excelin si sistem për të regjistruar të dhënat e aplikantëve për strehim social. 26 6 nga 61 bashki (9.84%) përdorin përdorin Microsoft Ëord apo Microsoft Açess për rregjistrimin e të dhënave të aplikantëve.

m) Buxhetin për strehimin social

Nga raportimi i bashkive rezulton se gjatë viteve 2012 – 2016, buxheti total i bashkive ka qenë 32.23 miliard lekë. Nga ky buxhet të ardhurat lokale kanë qënë në shumën 9.50 miliard lekë.

Page 5: ns3036873.ip-149-202-208.euns3036873.ip-149-202-208.eu/websites/ministria.turizmit/... · Web viewUDHËZUESI PËR NGRITJEN E SISTEMIT ELEKTRONIK TË INTEGRUAR PËR SHËRBIMET SOCIALE

n) Inventari i banesave dhe truallit

Problemet më shpesh të hasura janë: mospasja në pronësi nga ana e bashkisë truall ose objekte ne pronesi te saj per te ofruar strehim social, problemet me pronësinë e truallit(zaptimin) dhe proceset e zgjatura të legalizimit nga familjet që jetojnë në to.

o) Nevoja për rritje kapacitetesh

Si pjesa më e rëndësishme ku ka nevojë për rritje kapacitetesh, bashkitë kanë renditur pjesën e fondeve dhe investimit. Përkrah investimeve një fushë tjetër që ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme është ajo e burimeve njerëzore.

p) Faza aktuale / Vizualizimi

Me grumbullimin e informacionit të vënë në dispozicion nga bashkitë nëpërmjet plotësimit të pyetësorëve, MZHU, nëpërmjet ekspertëve të kontraktuar, ka vijuar përpjekjet për vizualizimin e të dhënave të Strehimit social, me qëllim vënien në dispozicion të publikut të interesuar duke mundësuar gjenerimin e raporteve të ndryshme mbi situatën.Konkretisht, është realizuar ndërtimi i një ndërfaqeje dhe përcaktimi i menusë së navigimit interaktivite, me qëllim që çdo i interesuar të mund të aksesojë dhe eksplorojë informacionin në lidhje me indikatorë të ndryshëm, në mënyrë individuale apo dhe konvergjuese mes tyre, në lidhje me: Të dhënat për situatën e të pastrehëve;Të dhënat për sistemin e të dhënave;Të dhënat për sistemin e pikëzimit;Inventarin e truallit në dispozicion të bashkive;Të dhënat për buxhetin e strehimit social;Të dhënat për ngritjen e kapaciteteve;

Të gjitha sa më lart shoqërohen edhe me një paraqitje minimale dhe bazike në hartë (vizualizimi).I gjithë informacioni është i aksesueshëm online, sikurse dhe do të mund të materializohet në raporte nëpërmjet printimit, apo ruajtjes në formate PDF dhe EXCEL. Aktualisht, MZHU, në bashkëpunim me ekspertin, nëpërmjet kontakteve me bashkitë po vijon përpjekjet për plotësimin e informacionit dhe përditësimin e tij, me qëllim minimizimin e boshllëqeve.Informacioni i reduktuar apo mungesa totale e tij për shumë bashki, aktualisht konsiderohet shqetësimi më i serioz për funksionalitetin dhe efiçencën e këtij projekti.

2. Sistemi elektronik i shërbimeve sociale të strehimit

Nëpërmjet këtij sistemi synohet që të unifikohen procedurat e aplikimit për programet e strehimit në 61 Bashkitë e vendit. Sistemi do të ofrojë elektronikisht për çdo qytetar mundësinë për të aplikuar online, marrë informacion, si dhe të shkarkojë formularët e aplikimit. Gjithashtu online do të mundësohet ndjekja e të gjitha procedurave, deri në fazën përfundimtare të miratimit nga Këshilli Bashkiak.

Qëllimi i ngritjes së këtij sistemi është:

Page 6: ns3036873.ip-149-202-208.euns3036873.ip-149-202-208.eu/websites/ministria.turizmit/... · Web viewUDHËZUESI PËR NGRITJEN E SISTEMIT ELEKTRONIK TË INTEGRUAR PËR SHËRBIMET SOCIALE

- Eleminimi i mundësive abuzive dhe korruptive gjatë aplikimit;

- Ofrimi i lehtësive për qytetarët për marrjen e informacionit;

-Ofrimi i lehtësive per marrjen e informacionit nga MZHU

- Rritja e transparencës në procesin e shqyrtimit të kërkesave për strehim;

- Aksesimi në çdo kohë në system;

- Shpallja online e listës së përfituesve.

Objektivat kryesore të ngritjes së këtij sistemi janë:

1. Të krijojë lehtësira në:

- Marrjen online të informacionit për strehimin - Aplikimin online nga qytetarët që kanë

nevojë për strehim;

- Zvogëlimin e rradhëve pranë sporteleve tjë Njësive të Qeverisjes Vendore

2. Të mundësojë monitorimin e sistemit nga Ministria e Zhvillimit Urban, lidhur me:

- Numrin e aplikantëve e ndarë sipas programeve dhe kategorive;

- Numrin e përfituesve e ndarë sipas programeve dhe kategorive;

- numrin e banesave sipas programeve në të cilat janë sistemuar përfituesit.

Ngritja e sistemit do të shoqërohet edhe me manualin e përdorimit të sistemit nga ana e

punonjësve të Njësive të Qeverisjes Vendore.

Sistemi duhet të përmbajë edhe një seksion me qëllim hedhjen e të dhënave nga Njësitë e

Qeverisjes Vendore dhe Enti Kombëtar i Banesave për përfituesit në vite, për periudhën para

ngritjes së sistemit, për të mundësuar identifikimin e përfituesve të mëparshëm. Gjithashtu,

informacioni që do të krijohet për çdo aplikant pas miratimit nga Komisioni i Strehimit, do të

përmbajë për çdo program:

- Emrin Atësinë Mbiemrin e aplikantit;

- Numrin e kartës së identitetit

- Përbërjen familjare (numrin e pjestarëve të familjes);

- Strukturën e Apartamentit (sipërfaqja e banimit që është përfituar);

- Kushtet sociale të ndara sipas kategorive;

- Të ardhurat për familjen;

- Vlerën maksimale të të apartamentit të përfituar apo qiranë që do të përfitojë.

3. Programet në fushën e strehimit

3.1. Programi i Banesave me Kosto të Ulët, i cili përfshin këto nënprograme:

- Kreditimi i lehtësuar (subvencioni i interesave të kredisë);

- Banesat me kosto të ulët (ndërtimi)

Page 7: ns3036873.ip-149-202-208.euns3036873.ip-149-202-208.eu/websites/ministria.turizmit/... · Web viewUDHËZUESI PËR NGRITJEN E SISTEMIT ELEKTRONIK TË INTEGRUAR PËR SHËRBIMET SOCIALE

- Banesat me kosto të ulët (blerja në treg të lirë)

3.2. Programi i Banesave Sociale me Qira, i cili përfshin këto nënprograme:

- Banesat në pronësi të Bashkive;

- Banesat me qira në treg të lirë (kur Bashkia nuk disponon banesa me qira në pronësi)

3.3. Programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi;

3.4. Programi për krijimin e banesave të përkohshme;

3.5. Programi i banesave të specializuara.

3.6. Instrumentat në ndihmë të programeve tëstrehimit, ku përfshihen:

- Bonusin e strehimit;

- Subvencionin e qirasë;

- Granti i menjëhershëm

4. Aplikimi

Aplimi për programet e strehimit parashikohet të realizohet nëpërmjet këtij sistemi

elektronik. Çdo aplikant do të kryejë fillimisht regjistrimin në system e më pas do të zgjedhë

llojin e programit të strehimit që kërkon të aplikojë. Më pas do të plotësohen të dhënat në

formularin e aplikimit. Formulari i aplikimit do të plotësohet nga vetë aplikantët ose në

pamundësi nga punonjësi i Bashkisë në emër të aplikantit. Formulari aplikimit për strehim në

fuqi paraqitet si më poshtë. Ky formular do të duhet të përditësohet me kërkesat e projektligjit

të ri i cili pritet të miratohet në parlament.

Formulari i Aplikimit

Faza e Parë eAplikimit

Mbiemri……………………..Emri..…………………….datëlindja……………………..Qyteti………………………….Njësia Administrative…………….Rruga……………………….Pall……Shk……Ap………(Në rastin e një banese private) Nr……….Tel………………………

I. Gjendja familjare

Mbiemri Emri DatëlindjaData/Muaji/Viti

(1)Seksi

(2)Gjendja Civile

Nr i Dokumentit

të Identifikimit

(3)Familjarët

(4)Punësimi

Page 8: ns3036873.ip-149-202-208.euns3036873.ip-149-202-208.eu/websites/ministria.turizmit/... · Web viewUDHËZUESI PËR NGRITJEN E SISTEMIT ELEKTRONIK TË INTEGRUAR PËR SHËRBIMET SOCIALE

1. Seksi 2. Gjendja Civile 3. Familjarët 4. PunësimiMashkull M Beqar/e 1 Aplikanti 00 Punësuar në shtet 01

Femër F i/e martuar 2 Nëna/Babai 01 Punësuar në privat 02 i/e ve 3 Bashkëshorti/ja 02 Vetëpunësuar 03

i/e divorcuar 4 Biri/Bija 03 Punësim i rastit 04 Gjysh/e 04 I përfshirë në 05

programin e ndihmës ekonomike

Nip/mbesë 05 Të tjera 06Vjerri/a 06 Dhëndri/Nusja 07Vëlla/Motra 08Kunati/a 09Të tjera 10

Shënim: Në kolonat 1,2,3 dhe 4 vendos numrin që i korrespondon gjendjes suaj. Të dhënat e kolonës (3) duhet të korrespondojnë me çertifikatën familjare.

II. Gjendja e Strehimit

1. Përfituar banesë nga ligji nr.7652, date 23.12.1992 “Për Po JoPrivatizimin e banesave shtetërore

2. Disponon banesë në pronësi

2.1 Nëse po jep informacionin e saktë mbi:- Prona është e regjistruar në emër të (vendos reference sipas kolonës (3) të tabelës

“Gjendja familjare”

- Struktura e apartamentit 1 + 1

- Struktura e apartamentit 2 + 1

- Struktura e apartamentit 3 + 1

- Sipërfaqja totale e banesës sipas dokumentit të pronësisë……………………………

- Sipërfaqja totale e banimit……………………………………………………………

3. Nëse jeni përgjigjur negativisht në pikën (2) vazhdoni me plotësimin e informacionit më poshtë:

- Banoj me qira

- Disponoj objekt tjetër në pronësi që mund të përdoret edhe për strehim

Page 9: ns3036873.ip-149-202-208.euns3036873.ip-149-202-208.eu/websites/ministria.turizmit/... · Web viewUDHËZUESI PËR NGRITJEN E SISTEMIT ELEKTRONIK TË INTEGRUAR PËR SHËRBIMET SOCIALE

Nëse po, jep informacion të saktë mbi:- Llojin e

objektit………………………………………………………………………- Sipërfaqen totale të

objektit……………………………………………………………

Kushtet e banimit- Kushte të këqija higjeno shëndetësore

- Banesë me rrezik shëmbje

- Banesë e mbipopulluar

III. Të Ardhurat e Familjes

Ky seksion duhet të plotësohet për çdo person që siguron një të ardhur në familje në përputhje me kolonat (3) dhe (4) të tabelës “Gjendja familjare”. Në të ardhurat totale të familjes përfshihen të ardhurat neto nga punësimi, pagesa e papunësisë, dypunësimi, pagesa e ndihmës ekonomike, pensioni, dërgesa nga emigracioni, qira nga prona, tranferta të tjera nga të afërm, si dhe çdo lloj e ardhure tjetër që sigurohet mbi baza mujore ose vjetore nga trashëgimi, interesa bankare, etj. Me të ardhura neto kuptohen të ardhurat pas shlyerjes së detyrimeve si taksa, tatime e sigurime shoqërore.

- Të ardhura totale të familjes……………………………………………………………

- Të dhëna të detajuara të të ardhurave mujore të familjarëve sipas kolonës (3) të tabelës “Gjendja familjare”Detailed family income data refer to column 3 of the table “Family Status”

- 00………………04……………….08…………………

- 01………………05……………….09…………………

- 02………………06……………….10…………………

- 03………………07……………….11…………………

- Të ardhura nga emigracioni (vjetore)……………………………..

- Të ardhura nga qira (mujore)…………………………

- Të ardhura të tjera (vjetore)…………………………..

IV. Fomat e trajtimit sipas njërit prej programeve sociale të strehimit

Unë dhe familja ime kërkoj të trajtohemi me strehim nëpërmjet programit të:Po Jo

Page 10: ns3036873.ip-149-202-208.euns3036873.ip-149-202-208.eu/websites/ministria.turizmit/... · Web viewUDHËZUESI PËR NGRITJEN E SISTEMIT ELEKTRONIK TË INTEGRUAR PËR SHËRBIMET SOCIALE

- Banesë sociale me qira

- Banësë me kosto të ulët

- Tokë e pajisur me infrastrukturë për të ndërtuar vetë banesë

V. Kërkesë e veçantë pë statusin e njërit prej anëtarëve të familjes

1. A ka në përbërjen tuaj familjare persona me aftësi të kufizuara sipas kategorive të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave sipas nenit 5 të ligjit nr. 9232, datë 13.05.2004 “Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane”, i ndryshuar:

Po Jo

Nëse po, atëherë cilësoni kategorinë _________________________

2. A ka në përbërjen tuaj familjare persona me statusin:

- Emigrant i rikthyer

- Punëtor emigrant

3. A dispononi statusin e jetimit

4. A jeni viktimë e dhunës në familje

5. A jeni familje e policëve të rënë në detyrë

VI DEKLARATË Ë VËRTETËSISË SË INFORMACIONIT PARAPRAK

DEKLARATË

Nën përgjegjësinë time personale dhe në prani të punonjësit të njësisë së qeverisjes vendore,

deklaroj sa më poshtë:

1. I gjithë informacioni i dhënë në formularin KËRKESË PËR TRAJTIM ME

STREHIM është i vërtetë.

2. Pranoj që, në rast se përzgjidhem për t'u trajtuar me strehim, të bëhet inspektimi në

banesën ku banoj dhe verifikimi i të gjithë informacionit të dhënë.

3. Jam në dijeni se, për çdo informacion të rreme, mua dhe anëtarëve të familjes sime, u

hiqet e drejta për të përfituar strehim.

Page 11: ns3036873.ip-149-202-208.euns3036873.ip-149-202-208.eu/websites/ministria.turizmit/... · Web viewUDHËZUESI PËR NGRITJEN E SISTEMIT ELEKTRONIK TË INTEGRUAR PËR SHËRBIMET SOCIALE

4. Jam në dijeni se, nëse përzgjidhem për tu trajtuar me strehim, zyra e strehimit në

njësinë e qeverisjes vendore, bazuar në të dhënat mbi të ardhurat familjare, mund të më ofrojë

një formë tjetër strehimi nga ajo që kam kërkuar në KREUN IV të këtij formulari.

Nënshkruar në , më

Deklaruesi: (Emër/Mbiemër/Firmë) . .

Punonjësi i njësisë së qeverisjes vendore: (Emër/Mbiemër/Firmë)

Shënim: Në prani të punonjësit të njësisë së qeverisjes vendore firmoset vetëm deklarata.

Pas miratimit përfundimtar nga Këshilli Bashkiak, aplikanti do të shpallet online në listën e

përfituesve. Përveç sa më lart, aplikim online do të kryejnë edhe Njjësitë e Qeverisjes

Vendore për projekte të shpallura nga Ministria e Zhvillimit Urban. Njësitë e Qeverisjes

Vendore paraqesin online projektpropozimet e tyre, të tilla si:

- Projekte për grante të vogla për komunitetin Rom/Egjiptian;

- Projekte për banesa sociale me qira;

- Projekte për ndërtimin e banesave me kosto të ulët;

- Projekte për ruajtjen e energjisë në banesat me bashkëpronësi;

- Kërkesa për financime për subvencionin e qirave

- Kërkesa për financimin e grantit të menjëhershëm

Pas verifikimit të projekteve dhe kërkesave, Ministria e Zhvillimit Urban do të shpallë Njësitë

e Qeverisjes Vendore që do të jenë përfituesit e projektit apo kërkesave për financime.

5. Procesi mbas aplikimit

Mbas aplikimit, çdo aplikant do të njoftohet për miratimin dhe shqyrtimin e kërkesës duke pasqyruar të dhëna mbi numrin e aplikimit, datën, llojin e programit, informacion mbi aplikuesin, statutin e aplikimit. Pas miratimit përfundimtar aplikanti do të shpallet online në listën e përfituesve. Lista do të përmbajë përveç informacionit për përfituesit, edhe datën e miratimit. Përgjegjës për ndjekjen online dhe përditësimin e ecurisë së procesit e ka punonjësi i Njësisë së Qeverisjes Vendore, në të cilën është bërë aplikimi.

Page 12: ns3036873.ip-149-202-208.euns3036873.ip-149-202-208.eu/websites/ministria.turizmit/... · Web viewUDHËZUESI PËR NGRITJEN E SISTEMIT ELEKTRONIK TË INTEGRUAR PËR SHËRBIMET SOCIALE

6. Dokumentacioni që kërkohet për tu plotësuar nga aplikuesit

Lista e dokumentave

- Karta e identitetit të aplikantit - Çertifikata e lindjes së aplikantit dhe çertifikatën e gjendjes familjare;- Vërtetimin për vendbanimin në bashkinë ku kërkohet strehimi ose lejen e banimit, për

familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit;- Vërtetimi i të ardhurave neto dhe bruto (vërtetim punësimi nga punëdhënësi)

shoqëruar me vërtetimin nga Drejtoria Rajonale Tatimore për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

- Dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë antarët e vetëpunësuar të familjes;

- Vërtetimin nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të qeverisjes vendore për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;

- Vërtetimin nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;

- Vërtetimin nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension;- Vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se familja apo ndonjë

anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis, që mund të përdoret si e tillë;

- Vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme shoqëruar me kartelën e pasuriseë që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi të strehimit;

- Vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të vendit të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi, për të gjithë antërët e familjes;

- Dokumentin zyrtar të celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja;

- Vendimin e gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara, shoqëruar me vërtetimin nga zyra e përmbarimit për masën e pensionit që përfitojnë për femijët;

- Vërtetimin përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit;

- Vërtetimin e Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Aftësisë së Kufizuar, për individë me aftësi të kufizuara, që trajtohen sipas shkronjës “i”, të shkronjës “c”, të nenit 5, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, i ndryshuar;

- Nëse jetoni në një banesë me kushte jo të mira ose që rrezikon shembjen, kopja origjinale e vërtetimit të lëshuar nga Shërbimet Teknike të Bashkisë.

- Dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”:

Page 13: ns3036873.ip-149-202-208.euns3036873.ip-149-202-208.eu/websites/ministria.turizmit/... · Web viewUDHËZUESI PËR NGRITJEN E SISTEMIT ELEKTRONIK TË INTEGRUAR PËR SHËRBIMET SOCIALE

- “Emigrani” dhe “punëtori emigrant”:* Vërtetim nga sportelet e migracionit të Ministrisë së Punëve, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, ose* Vërtetim nga zyrat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, ose* Vërtetim i marrë pranë zyrave të punës.- “Azilkërkues”:* Vërtetim nga Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët.

- Dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Policisë së Burgjeve:* Vërtetim nga Policia e Shtetit;* Vërtetim nga Garda e Republikës;* Vërtetim nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm;* Vërtetim nga Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit;* Vërtetim nga Forcat e Armatosura;* Vërtetim nga Shërbimi Informativ Shtetëror;* Vërtetim nga Policia e Burgjeve.

- Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse për viktimat e dhunës në familje:* Urdhri i mbrojtjes i lëshuar nga gjykata e rrethit gjyqësor, seksioni familjar (Fotokopje e njehsuar me origjinalin), ose* Vërtetim të marrë nga qendra kombëtare e shërbimit të përkujdesit shoqëror për viktimat e dhunës në familje - e ngritur nga Ministria e Punëve, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, ose* Dokumentacioni përkatës mjekësor i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe raporti mjekësor i lëshuar nga shërbimet e urgjencës dhe qendrat shëndetësore në bashki dhe komuna, ose;* Vërtetim nga strukturat e shërbimit social, qendrave sociale dhe të rehabilitimit për viktimat e dhunës pranë njësive të qeverisjes vendore.

- Dokumenti e lëshuar nga institucionet përkatëse për familjet e komunitetit rom.- Dokumenti që verteton përkatësinë si LGBT

- Vërtetim mjeksor për shtatzaninë për vajzat-nëna- Vërtetim nga institucionet përkatëse për fëmijët që kanë përfunduar dënimin dhe që

nuk pranohen nga familja.

7. Të tjera

7.1. Komunikimi me sisteme të tjera

Sistemi elektronik do të mundësojë komunikimin me institucionet që tashmë kanë sisteme elektronike përmes ndërveprimit elektronik. Sistemi duhet të mbështesë komunikimin me sisteme të tjerë për shkëmbim informacioni Sistemi do të mund të lidhet dhe marrë automatikisht të dhëna nga regjistrat e gjendjes civile, QKB-së, ndihmës ekonomike, ZRPP (hipoteka), Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor apo çdo shërbim tjetër i aksesueshëm nga platforma e-albania.

Page 14: ns3036873.ip-149-202-208.euns3036873.ip-149-202-208.eu/websites/ministria.turizmit/... · Web viewUDHËZUESI PËR NGRITJEN E SISTEMIT ELEKTRONIK TË INTEGRUAR PËR SHËRBIMET SOCIALE

7.2. Kërkesë për shprehje interesi për shërbime konsulence nga ekpertë lokal për IT, për hartimin e termave të referencës për përgatitjen e specifikimeve teknike dhe financiare për ngritjen e një sistemi elektronik të integruar për shërbimet sociale të strehimit në Shqipëri.

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI PËR SHËRBIME KONSULENCE

Ministria e Zhvillimit Urban, ka fituar projektin mbi programin COMCEC (Komiteti për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar i organizatës së vendeve islamike, për “Krijimin e një Udhërrëfyesi për integrimin e shërbimeve sociale me fokus strehimin”.

Qëllimi i projektit, është krijimi i një udhëzuesi për integrimin e shërbimeve sociale me fokus strehimin, i cili më pas, do të shërbejë për ngritjen e një platforme online për aplikimet në programet sociale të strehimit, në përputhje me strategjinë e strehimit të miratuar së fundmi dhe projekt-ligjin të ri për strehimin i miratuar me Vendim të Keshillit të Ministrave nr. 311, datë 12.04.2017“Propozimin e projektligjit për strehimin, për kalim në Kuvendin e Shqipërisë dhe qe pritet te miratohet ne Parlament.

Për sa më lart, Ministria e Zhvillimit Urban kërkon ofrimin e shërbimeve të konsulencës nga konsulentë individual lokal për hartimin e termave të referencës për përgatitjen e specifikimeve teknike dhe financiare për ngritjen e një sistemi elektronik të integruar për shërbimet sociale të strehimit në Shqipëri.

Konsulenti duhet të ketë kualifikimet e mëposhtme:

Të vërtetojë eksperienca të mëparshme në projekte IT-je në Institucione të Administratës Publike dhe projekte IT-je me kompleksitet të lartë dhe sisteme të integruara;

Diplomë Masteri në shkencat kompjuterike, administrim informacioni, administrim biznesi

Diplomë Universitare për studime në shkencat kompjuterike ose Sisteme informacioni;

Njohuri për procedurat e prokurimit në Shqipëri.

Ministria e Zhvillimit Urban fton konsulentët individual lokal të shprehin interesin e tyre për ofrimin e shërbimit të kërkuar. Konsulentët e interesuar duhet të provojnë se disponojnë kualifikimin dhe eksperiencën e kërkuar për të ofruar këtë lloj shërbimi. Kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve janë:

Numri Kriteret e vlerësimit Pikët1. Kualifikime të Përgjithshme 30 pikë2. Eksperienca të mëparshme të ngjashme me

shërbimin e kërkuar 50 pikë

3. Kapacitete të mjaftueshme për të përmbushur shërbimin e kërkuar 20 pikë

Totali 100 pikëShërbimi i kërkuar duhet të realizohet për një periudhë kohore XXXX mujore.

Page 15: ns3036873.ip-149-202-208.euns3036873.ip-149-202-208.eu/websites/ministria.turizmit/... · Web viewUDHËZUESI PËR NGRITJEN E SISTEMIT ELEKTRONIK TË INTEGRUAR PËR SHËRBIMET SOCIALE

Informacion i mëtejshëm mund të kërkohet në adresën e mëposhtme, nga e Hëna deri të Enjten nga ora 08:00 deri në 16:30 dhe të premten nga ora 08:00 deri 14:00.

Kërkesa për shprehjen e interesit, së bashku me dokumentacionin e kërkuar duhet të dorëzohet (personalisht, me postë ose me email) në adresën e mëposhtme branda datës XXXX.

Adresa (kush do jenë emrat e personave)

XXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXX

XXXXXXXXXXXXXXXXXXXXX

XXXXXXXXXXXXXXXXXXXX

7.3. Pyetësori mbi perceptimin e qytetarëve për shërbimet sociale të strehimit

Pyetësor

Mbi perceptimin e qytetarëve për shërbimet sociale të strehimit

Objektivi i këtij pyetësori është që të vlerësojë nivelin e të kuptuarit të shërbimeve sociale të

strehimit nga grupe të ndryshme qytetarësh.

Seksioni 1: Pyetje të përgjithshme 1.1 Grupi (individ/familje) të cilit i përkisni referuar kushteve ekonomike/të ardhurave

Pa të ardhura

Me të ardhura shumë të ulta

Me të ardhura të ulta

Me të ardhura mesatare

1.2 Grupi (individ/familje) të cilit i përkisni referuar kushteve të strehimit

Nuk disponon banesë në pronësi

Banon në banesë me rrezik shëmbjeje

Banon në banesë të mbipopulluar/nën normat e strehimit

I pastrehë

1.3 Grupi (individ/familje) të cilit i përkisni referuar kushteve familjare

Familje njëprindërore

Të moshuar që nuk përzgjidhen për tu strehuar në institucionet publike të përkujdesjes shoqërore

Familje me më shumë se katër fëmijë

Bashkëshortë mosha e të cilëve në total arrin 60 vjeç

Page 16: ns3036873.ip-149-202-208.euns3036873.ip-149-202-208.eu/websites/ministria.turizmit/... · Web viewUDHËZUESI PËR NGRITJEN E SISTEMIT ELEKTRONIK TË INTEGRUAR PËR SHËRBIMET SOCIALE

1.4 Grupi (individ/familje) të cilit i përkisni referuar kushteve sociale

Person me aftësi të kufizuar

Person me status jetimi

Të pastrehë si rezultat i lirimit të banesave ish - pronarëve

Emigrantët e rikthyer

Azilkërkues

Punëtorë emigrantë

Familje polici rënë në detyrë

Viktimë e dhunës në familje

Viktimë e trafikimit

Anëtar i komunitetit Rom

Anëtar i komunitetit Egjiptian

I mitur në konflikt me ligjin

Vajzë nënë

Anëtar i komunitetit të Lesbikëve, Gay-ve, Biseksualëve dhe Transgjinorëve

1.5 Mosha

deri 18

18-24

25-44

45-64

65 +

1.6 Gjinia

Femër

Mashkull1.7 Niveli i edukimit

Fillor

I Mesëm

I Lartë

1.8 Si do ta vlerësonit standardin e jetesës në Bashkinë tuaj?

Të shkëlqyer

Mirë

Mesatare

Të varfër

Shumë të varfër

1.9 Mendoni se ka mjaftueshëm investime publike në Bashkinë tuaj lidhur me programet sociale të strehimit?

Bie dakord plotësisht

Bie dakord

Asnjanës

Nuk bie dakord

Aspak dakord

1.10 Sa të kënaqur jeni me shërbimet sociale te ofruara nga Bashkia?

Shumë të kënaqur

Të kënaqur

Asnjanës

Të pakënaqur

Shume të pakënaqur

Seksioni 2: Perceptimi i qytetarëve për shërbimet sociale të strehimit

Page 17: ns3036873.ip-149-202-208.euns3036873.ip-149-202-208.eu/websites/ministria.turizmit/... · Web viewUDHËZUESI PËR NGRITJEN E SISTEMIT ELEKTRONIK TË INTEGRUAR PËR SHËRBIMET SOCIALE

Seksioni 2.1: Niveli i njohjes së shërbimet sociale të strehimit. Shënoni me X, në kutinë përkatëse

  Po JoA keni dijeni për shërbimet sociale të strehimit në bashkinë tuaj?    A mendoni se qytetarët duhet të kenë ndonjë rol në procesin e realizimit fondeve të parashikuara për shërbimet sociale të strehimit?    A keni takuar ndonjëherë përfaqësues të bashkisë tuaj në lidhje me realizimin e këtyre shërbimeve?    A jeni në dijeni të ndonjë projekt zhvillimi të ri të që ka nisur në zonën tuaj këtë vit?    

Seksioni 2.2: Niveli i të kuptuarit të shërbimeve sociale të strehimitShëno me X, nivelin që mendoni.

 Aspak Pak Disi Shumë

Sa i informuar jeni mbi njoftimet dhe konsultimet që bën bashkia për shërbimet sociale të strehimit?        Sa të familjarizuar jeni me shërbimet sociale të strehimit?        Sa njohuri keni mbi fazat e procesit?        Sa i informuar jeni mbi bazën ligjore për strehimin?        Sa jeni në dijeni në lidhje me fondet e dedikuara për shërbimet sociale të strehimit në zonën tuaj?

Seksioni 2.3: Perceptimi i qytetarëve mbi shërbimet sociale të strehimitShëno me X, nivelin që mendoni.

 Aspak Pak

Disi Shumë Nuk e di

A duhet që njerëzit e thjeshtë të kenë njohuri në lidhje me buxhetin e bashkisë së tyre pë shërbimet sociale të strehimit?          A keni informacion mbi vlerën që ka buxheti i bashkisë suaj lidhur me investimet për shërbimet sociale të strehimit?A është transparent procesi i realizimit të këtyre investimeve?          Buxheti për shërbimet sociale të strehimit është planifikuar duke mbajtur parasysh problemet dhe kërkesat e zonës suaj?          A keni ndjerë ndonjë zhvillim pozitiv në zonën tuaj, pas realizimit të buxhetit për investimet e planifikuara për shërbimet sociale të strehimit?          A keni marrë ndonjëherë informacion mbi realizimin e investimeve për shërbimet sociale nga bashkia për buxhetin e vitit 2016?          A jeni dakord se realizimi i investimeve për shërbimet sociale të strehimit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve?          A mendoni se zyrtarët e qeverisë keqpërdorin fondet e planifikuara për shërbimet sociale të strehimit?          

Page 18: ns3036873.ip-149-202-208.euns3036873.ip-149-202-208.eu/websites/ministria.turizmit/... · Web viewUDHËZUESI PËR NGRITJEN E SISTEMIT ELEKTRONIK TË INTEGRUAR PËR SHËRBIMET SOCIALE

Seksioni 3: Pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e planifikimit të fondeve për shërbimet sociale të strehimit Shënoni me X, në kutinë përkatëse

3.1 Nëse ju jepet një mundësi, do të donit të merrnit pjesë në procesin e planifikimit të fondeve për shërbimet sociale të strehimit në Bashkinë tuaj?

Po Jo

3.2 Çfarë hapash duhet të ndërmerren nga bashkia për një realizim efektiv të fondeve të planifikuara për shërbimet sociale të strehimit?

Mbledhje të hapuraThirrje për propozime nga qytetarëtDy te mësipërmet

3.3 A keni marrë pjesë në seanca dëgjimore në lidhje me realizimin e këtyre fondeve?

Po Jo

3.4 Si do t’i konsideronit punën e Bashkisë në lidhje me shërbimet sociale të strehimit.

Shëno me X, nivelin që mendoni.

Nr FushatShërbim shumë i dobët

Shërbim i

dobëtNeutral

Shërbim i

mirë

Shërbim i shkëlqyer

Shërbimi social i strehimit          

Seksioni 4: Aplikimi i qytetarëve në programet sociale të strehimit Shënoni me X, në kutinë përkatëse

A keni aplikuar dhe pëfituar nndonjë program social strehimi?

Po Jo

Nëse po, shënoni me X, në kutinë përkatëse

Programi i banesave sociale me qiraProgramin për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, deri në një ndërtim të riProgramin e banesave me kosto të ulëtProgramin për zhvillimin e zonës me qëllim strehimiProgramin për krijimin e banesave të përkohshmeProgramin e banesave të specializuara

Nëse jo, shkruani më poshtë arsyen

Page 19: ns3036873.ip-149-202-208.euns3036873.ip-149-202-208.eu/websites/ministria.turizmit/... · Web viewUDHËZUESI PËR NGRITJEN E SISTEMIT ELEKTRONIK TË INTEGRUAR PËR SHËRBIMET SOCIALE

Dëshironit të shtoni ndonjë gjë tjetër në lidhje me shërbimet sociale të strehimit që Bashkia juaj ofron?

Faleminderit për përgjigjet tuaja!