· Web viewTë ketë minimalisht gradën shkencore “Master Shkencor” për lektorët që do të...

3
_________________________________ ________________________ ________ R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS R E K T O R I NJOFTIM Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, shpall konkursin për vende të reja pune për personel akademik me kohë të pjesshme, në Fakultetin e Biznesit, për semestrin e dytë të vitit akademik 2018 – 2019, si më poshtë: Fakulteti i Biznesit 5 (pesë) vende Departamenti i Marketingut: 5 (pesë) vende Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtëme : 1. Të ketë minimalisht gradën shkencore “Master Shkencor” për lektorët që do të rekrutohen dhe angazhohen për programet e studimit Bachelor. 2. Të ketë minimalisht gradën shkencore “Doktor i Shkencave”, për lektorët që do të rekrutohen dhe angazhohen për programet e studimit Master. 3. Të ketë mbaruar Studimet Universitare në fushën e Marketingut, Menaxhimit, Komunikimit, Internet Marketingut, Statistikës, Metodave të Kërkimit dhe fusha të tjera të ngjashme. Të ketë eksperiencë pedagogjike të mësimdhënies në fushat e mësipërme. 4. Kriteri i notës mesatare i ponderuar për të gjitha ciklet e studimeve duhet minimalisht 8 (tetë). Për aplikantët e kategorisë “Profesor”, apo “Doktor i Shkencave”, nuk merret parasysh kriteri i mesatares. 5. Të ketë njohuri mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor dhe të jetë i aftë të garantojë vlerësimin, efikasitetin dhe ekselencën e lëndëve që do të japë. 6. Të njohë dhe të jetë familjar me sistemin e funksionimit Adresa: Lagja Nr.1, Rr “Taulantia”, Durrës, Tel: +355 52 39161, www.uamd.edu.al ,

Transcript of  · Web viewTë ketë minimalisht gradën shkencore “Master Shkencor” për lektorët që do të...

Page 1:  · Web viewTë ketë minimalisht gradën shkencore “Master Shkencor” për lektorët që do të rekrutohen dhe angazhohen për programet e studimit Bachelor. Të ketë minimalisht

_________________________________ ________________________________ R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS R E K T O R I

NJOFTIM

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, shpall konkursin për vende të reja pune për personel akademik me kohë të pjesshme, në Fakultetin e Biznesit, për semestrin e dytë të vitit akademik 2018 – 2019, si më poshtë:

Fakulteti i Biznesit 5 (pesë) vende

Departamenti i Marketingut: 5 (pesë) vende

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtëme   :

1. Të ketë minimalisht gradën shkencore “Master Shkencor” për lektorët që do të rekrutohen dhe angazhohen për programet e studimit Bachelor.

2. Të ketë minimalisht gradën shkencore “Doktor i Shkencave”, për lektorët që do të rekrutohen dhe angazhohen për programet e studimit Master.

3. Të ketë mbaruar Studimet Universitare në fushën e Marketingut, Menaxhimit, Komunikimit, Internet Marketingut, Statistikës, Metodave të Kërkimit dhe fusha të tjera të ngjashme. Të ketë eksperiencë pedagogjike të mësimdhënies në fushat e mësipërme.

4. Kriteri i notës mesatare i ponderuar për të gjitha ciklet e studimeve duhet minimalisht 8 (tetë). Për aplikantët e kategorisë “Profesor”, apo “Doktor i Shkencave”, nuk merret parasysh kriteri i mesatares.

5. Të ketë njohuri mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor dhe të jetë i aftë të garantojë vlerësimin, efikasitetin dhe ekselencën e lëndëve që do të japë.

6. Të njohë dhe të jetë familjar me sistemin e funksionimit të universiteteve perëndimore dhe të Kartës së Bolonjës.

7. Të mos ketë marrë asnjë masë disiplinore gjatë mësimdhënies së tij me punën aktuale.

8. Të ketë pjesëmarrje me artikuj shkencor dhe pjesëmarrje në Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare me prooceding.

9. Të jetë disponibël për tu angazhuar në mësimdhënie në oraret që zhvillon mësim fakulteti i Bisnesit dhe fakultetet e tjera të UAMD-së.

I. Përjashtohen nga aplikimi, me të drejtë angazhimi në semestrin e dytë lektorët me kohë të pjesshme të cilët janë shpallur fitues në proçesin e rekrutimit në fillim të semestit të parë të vitit akademik 2018-2019.

Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

1. Formularin e aplikimit për personel akademik i cili mund të shkarkohet në faqen zyrtare të universitetit në adresën www.uamd.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Sektorit të Burimeve Njerëzore të universitetit;

Adresa: Lagja Nr.1, Rr “Taulantia”, Durrës, Tel: +355 52 39161, www.uamd.edu.al,

Page 2:  · Web viewTë ketë minimalisht gradën shkencore “Master Shkencor” për lektorët që do të rekrutohen dhe angazhohen për programet e studimit Bachelor. Të ketë minimalisht

2. Fotokopje e diplomave të noterizuara.3. Fotokopje e çertifikatave të notave të noterizuara.4. Fotokopje të dëshmive kualifikimi të ndryshme, të noterizuara.5. Tre letra rekomandimi nga lektorë, udhëheqës shkencorë të kandidatit, profesionistë

të fushës ose nga punëdhënësit/drejtuesi i tij.6. Fotokopje e pasaportës ose një dokument identifikimi.7. Fotokopje e noterizuar e librezës së punës nëse ka.8. Raport mjekësor i aftësisë për punë.9. Dëshmi Penaliteti .10. Leje nga punëdhënësi për tu aktivizuar për mësimdhënie pranë UAMD-së.

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, duhet të jenë të përkthyera dhe të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në Ligjin nr. 80/2015“Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit te lartë në Republikën e Shqipërisë”.

C. Afati i fundit i pritjes së aplikimeve është deri më 18.02.2019

D. Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën;

Universiteti “Aleksandër Mosiu”, Durrës.Fakulteti:___________________________Lagja 1, Rruga e Currilave, Durrës.

E. Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi.

F. Proçedura e përzgjedhjes së kandidaturave fillon menjëherë pas publikimit të këtij njoftimi dhe do të zhvillohet sipas Rregullores së Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Adresa: Lagja Nr.1, Rr “Taulantia”, Durrës, Tel: +355 52 39161, www.uamd.edu.al,