PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për...

463
Çështje Administrative 140(00-2018-) .11.2018 kundër ................................ 1

Transcript of PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për...

Page 1: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Çështje Administrative

140(00-2018-) .11.2018 kundër ...............................................................................

1

Page 2: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Kompetenca Civile

(00-2018-1059) 14.11.2018 Spitali Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë kundër Kujtim Llapi, Viktor Naka, Saimir Xhelaj, Eneida Muharremi, Kozeta Xhaferaj..................................................................

(00-2018-1061) 06.11.2018 Lumturi Dervishi kundër Agjencia e Trajtimit të Pronës.................................................................................

(00-2018-1062) 06.11.2018 Rudina Pani; Spiro Pani kundër Sotiraq Lubonja, Stavri Kallço, Olsi Xhavella, Etleva Temo, Entela Prifti, Brunilda Orhani........................................................

(00-2018-1063) 06.11.2018 Kërkues: Simon Vorfi.........................................................(00-2018-1064) 06.11.2018 Shoqëria Bankers Petroleum Albania Ltd (Bpal)

kundër Njësia Administrative Bubullimë, Bashkia Lushnjë, Këshilli I Bashkisë Lushnjë..................................

(00-2018-1065) 06.11.2018 Bardhyl Mezini; Luan Mezini; Ajet Mezini; Jerida Kapllanaj; Valentina Luari kundër Faslli Hajro;

Laureta Lamaj; Natasha Canga (Lamaj); Suzana Kosho (Lamaj); Vjollca Hoxha (Lamaj); Mustafa Lamaj; Mjaftore Beqiraj; Mylise Voshtima; Drita Gabrani; Adriatik Xhaferri; Sadedin Xhaferri; Bernoreta Xhaferri; Fairie Lloja (Xhaferri); Memli Xhaferri;

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë...................................................................................

(00-2018-1071) 14.11.2018 Idaet Rusi kundër Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Institucioni i Ekzekutimit të Veprave Penale Korçë............

(00-2018-1072) 20.11.2018 Elban Çoniku kundër Shoqëria “Adel” sh.p.k.....................(00-2018-1073) 20.11.2018 Learta Murataj, Shoqëria Kursim Krediti (Shkk)

Hamallaj” kundër Qemal Lashi, , Shpëtim Minja, Ramazan Sallaku, Fadil Rryta, Ramiz Hoxha, Kujtim Mysja, Fatime Hardërllari...................................................

(00-2018-1075) 06.11.2018 Artur Topi kundër Ministria E Financave Tiranë; Drejtoria E Drejtimit Të Pronës Publike Pranë Ministrisë Së Financave, Tiranë..........................................

(00-2018-1076) 06.11.2018 Sabri Shera kundër Hasan Baska.........................................(00-2018-1077) 06.11.2018 Xhemile Badronja; Naxhije Alimadhi; Fatime Lamçe;

Gramoz Lamçe; Erjet Lamçe; Kapllan Mançe; Luljeta Mançe kundër Agjencia e Trajtimit të Pronave...................

(00-2018-1078) 06.11.2018 Kadri Lalaj kundër Agjensia e Trajtimit të Pronave............(00-2018-1081) 06.11.2018 Esat Haxholli, Adem Haxholli, Kujtim Haxholli, Hava

Hidri, Rahmije Mehmeti, Ylvije Zajmi kundër Agjencia e Trajtimit të Pronës.............................................

(00-2018-1082) 06.11.2018 Shkëlqim Caka, Nazmije Nano (Caka), Lavdije Lajthija (Caka), Fatos Caka kundër Agjencia E Trajtimit Te Pronave, Adriatik Caka, Dule Caka, Stavro Caka, Xharije Veizi (Caka), Mahmudi Halimi (Caka), Mynevere Zaimi (Caka), Hëne Caka, Robert Meta (Behar Caka), Sokol Caka, Miranda Caka, Vjollca Mahmutaj (Caka)....................................................

2

Page 3: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

(00-2018-1084) 14.11.2018 Marike Muhja kundër Këshilli i Ministrave i Republikës Së Shqipërisë, Bashkia Shkodër........................

(00-2018-1085) 06.11.2018 Suela Dedja kundër Ministria E Infrastrukturës Dhe Energjisë.............................................................................

(00-2018-1086) 14.11.2018 Panteleimon Delapoglou kundër Përmbarues Gjyqësor Privat Halit D. Cani............................................................

(00-2018-1094) 27.11.2018 Kërkues: Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve Tiranë...............(00-2018-1095) 27.11.2018 Minushe Danga kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Elbasan...........................................(00-2018-1097) 14.11.2018 Ylli Karabolli kundër Parku i Udhëtarëve Bashkia

Vlorë...................................................................................(00-2018-1098) 14.11.2018 Istref Nezha kundër Drejtoria Rajonale e Mirëmbajtjes

Së Rrugëve Rurale, Elbasan................................................(00-2018-1099) 14.11.2018 Klodiana Gjonça kundër Ministria e Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes Sociale, Drejtoria e Shëndetit Publik Tepelenë.............................................................................

(00-2018-1100) 14.11.2018 Elton Shehu kundër Drejtoria e Arkivit Qëndror pranë ISSH Lundër,Tiranë............................................................

(00-2018-1101) 14.11.2018 Shoqëria “Jurimex Kommerz Transit Gmbh” sh.p.k kundër Albetrol sh.a............................................................

(00-2018-1102) 14.11.2018 Shoqeria " Xhordi & Megi " kundër Ministria E Infrastruktures Dhe Energjise, Avokatura E Shtetit.............

(00-2018-1103) 14.11.2018 Prekë Molla kundër Inspektoriati Kombëtar I Mbrojtjes

Së Territorit........................................................................(00-2018-1104) 14.11.2018 Edjon Idrizi kundër Ministria E Drejtësisë, Institucioni

I Ekzekutimit Të Vendimeve Penale Elbasan, Drejtoria E Shërbimit Të Kontrollit Të Brendshëm Të Burgjeve Tiranë.................................................................................

(00-2018-1106) 27.11.2018 Faime Kërcuku kundër Prefektura Fier, Feriz Kajolli, Shkëlqim Kajolli, Arjan Kajolli..........................................

(00-2018-1107) 27.11.2018 Kërkues Bujar Demushi, Rozarta Demushi (Celaj).............(00-2018-1110) 14.11.2018 Mishel Gjermani kundër Agjencia E Trajtimit Të

Pronave, Avokatura E Shtetit, Zyra Vendore Korçë, Ministria E Bujqësisë Dhe Ushqimit...................................

(00-2018-1111) 14.11.2018 Kërkues : “Micro Credit Albania” sh.a...............................(00-2018-1112) 14.11.2018 Janaq Papajani kundër Agjencia E Trajtimit Të Pronës.......(00-2018-1113) 14.11.2018 Dega E Doganës Fier kundër E.G.Bailiff Servis,

Shoqëria “Tosk Energji” sh.a, Shoqëria “IRTC”.................(00-2018-1114) 14.11.2018 Fahrije Ademi kundër Drejtoria e Shërbimit Spitalor

Pukë....................................................................................(00-2018-1121) 27.11.2018 Sigal Uniqa Group Austria sh.a kundër Ervis Xaka.............(00-2018-1168) 27.11.2018 Shpresa Cakrani kundër Agjencia e Trajtimit të Pronës,

Tanush Hysenbegasi...........................................................(00-2018-1188) 06.11.2018 Ani Dyrmishi kundër Ministria e Drejtësisë, Zyra

Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.................................................................................

(00-2018-1189) 06.11.2018 Kostandin Simaku kundër Hidro Invest sh.p.k....................(00-2018-1190) 06.11.2018 Aqif Hoxha, Halil Hoxha kundër Agjencia e Trajtimit

të Pronës.............................................................................

3

Page 4: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

(00-2018-1191) 06.11.2018 Alida Frashëri kundër Gjergji Frashëri................................(00-2018-1194) 27.11.2018 Kërkues: “Micro Credit Albania” sh.a.................................(00-2018-1195) 27.11.2018 Klodian Asllani kundër Raiffaisen Bank sh.a, Micro

Credit Albania sh.a.............................................................(00-2018-1196) 27.11.2018 “Progu” sh.p.k kundër Bashkia Pukë...................................(00-2018-1197) 27.11.2018 Helidon Janina kundër Shoqëria “Avduli” shpk..................(00-2018-1203) 14.11.2018 Drita Kodra, Fatime Muslli, Aleks Foti, Alketa

Hodollari kundër Agjencia e Trajtimit të Pronave...............(00-2018-1204) 14.11.2018 Nafije Kosovari kundër Agjencia e Trajtimit të

Pronave...............................................................................(00-2018-1205) 14.11.2018 Faslli Hebeja kundër Agjencia e Trajtimit të Pronës,

Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Vlorë............................(00-2018-1206) 14.11.2018 Ifete Halili kundër Agjencia e Trajtimit të Pronave.............(00-2018-1207) 14.11.2018 Marjana Zeka (Tahiraj) kundër Agjencia e Trajtimit të

Pronave, Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Korçë............(00-2018-1208) 20.11.2018 Kërkues : Shoqëria “Alba Construksion” sh.p.k..................(00-2018-1209) 20.11.2018 Komanda Mbështetëse (Rep. Ushtarak Nr. 4001)

kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Përmet, Shefki Riza Vrenozi, Servije Vrenozi, Gjyliza Selaci(Vrenozi), Suzana Kadilli (Vrenozi)............................................................................

(00-2018-) .11.2018 kundër ...............................................................................(00-2018-) .11.2018 kundër ...............................................................................(00-2018-) .11.2018 kundër ...............................................................................(00-2018-) .11.2018 kundër ...............................................................................(00-2018-) .11.2018 kundër ...............................................................................(00-2018-) .11.2018 kundër ...............................................................................(00-2018-) .11.2018 kundër ...............................................................................(00-2018-) .11.2018 kundër ...............................................................................(00-2018-) .11.2018 kundër ...............................................................................(00-2018-) .11.2018 kundër ...............................................................................(00-2018-) .11.2018 kundër ...............................................................................(00-2018-) .11.2018 kundër ...............................................................................(00-2018-) .11.2018 kundër ...............................................................................(00-2018-) .11.2018 kundër ...............................................................................(00-2018-) .11.2018 kundër ...............................................................................(00-2018-) .11.2018 kundër ...............................................................................(00-2018-) .11.2018 kundër ...............................................................................(00-2018-) .11.2018 kundër ...............................................................................

4

Page 5: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

ÇËSHTJE ADMINISTRATIVE

5

Page 6: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

K O M P E T E N C A

6

Page 7: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 31003-02664-00-2018 i Regjistrit ThemeltarNr. 00-2018-1059 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

në dhomë këshillimi, më datë 14.11.2018, mori në shqyrtim çështjen që u përket palëve:

PADITËS: SPITALI PSIKIATRIK “ALI MIHALI” VLORË

I PADITUR: KUJTIM LLAPIVIKTOR NAKASAIMIR XHELAJENEIDA MUHARREMIKOZETA XHAFERAJ

OBJEKTI:

Detyrimin e palëve të paditura të paguajnë në mënyrë solidare ndaj palës paditëse shumën prej 80,579 Lekë.

BAZA LIGJORE: Neni 31, 32, 42 e Kodit të Procedurës Civile; Neni 608, 626, 640 të Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendimin Nr. 1804, datë 08.11.2017 ka vendosur:

“1. Të shpallë mos kompetencën tokësore për gjykimin e çështjes me nr. 2321 akti, datë 22.09.2017. 2. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Vlorë.”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë me Vendimin Nr. 955 Regjistri Themeltar, datë 06.04.2018 ka vendosur:

“1. T’i drejtohet Gjykatës së Lartë me qëllim për t’u shprehur për kompetencë lëndore të çështjes me numër 955 Regjistri Themeltar, datë 06.04.2018. 2. Rregullimin e kompetencës lëndore për gjykimin e çështjes administrative me nr. 955 Regjistri Themeltar, datë 06.04.2018. 3. Dërgimin e çështjes administrative nr. 955 Regjistri Themeltar, datë regjistrimi 06.04.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si gjykatë kompetente e caktuar me ligj për gjykimin e saj. 4. Një kopje e këtij vendimi

7

Page 8: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

t’i njoftohet forumit gjyqësor të gjykatës civile të shkallës së parë Vlorë, i cili ka vendosur deklarimin e mos kompetencës lëndore.”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit z. Xhezair Zaganjori, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N :

I. Rrethanat çështjes

1. Padia është paraqitur para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë me datë 22.09.2017, me objekt dhe shkak ligjor sikur tregohet në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

2. Nga aktet e fashikullit të gjykimit ka rezultuar se, Spitali Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë, ka zhvilluar procedurën e prokurimit publik me objekt ofrimin e shërbimit të lavanderisë dhe furnizimit me inventar ekonomik. Kjo procedurë administrative ka pasur si fond limit shumën 112.009.392 Lekë.

3. Pas një kontrolli të ushtruar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën 01.01.2014 – 28.02.2014 pranë palës paditëse, ka rezultuar se gjatë kryerjes së procedurës së prokurimit janë kryer shkelje, pasi malli përparëse sanitari dhe malli larje përparëse sanitari janë prokuruar dy herë. Gjithashtu është evidentuar se procedura e prokurimit për shërbimin e lavanderisë dhe furnizimin me inventar ekonomik, si dhe procedura e pastrimit dhe gjelbërimit të brendshëm dhe të jashtëm në këtë institucion, janë prokuruar si shërbime dy herë.

4. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje dhe ka lënë si detyrë që të ndiqen masat ligjore respektive për rikuperimin e dëmit ekonomik të pësuar. Në këto kushte pala paditëse ka ushtruar të drejtën e padisë kundrejt punëmarrësve të tij, të cilët kanë realizuar procedurën respektive të prokurimit publik.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendimin Nr. 1804, datë 08.11.2017 ka vendosur: “1. Të shpallë mos kompetencën tokësore për gjykimin e çështjes me nr. 2321 akti, datë 22.09.2017. 2. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Vlorë.”.

6. Gjykata ka arsyetuar se kontrata e lidhur si pasojë e prokurimit publik është kontratë administrative dhe se për rrjedhojë edhe e drejta e padisë së institucionit publik kundrejt punëmarrësve të tij, që rrjedh nga procedura e prokurimit publik, është lëndë gjykimi administrative, sipas nenit 7 dhe 17 të Ligjit nr. 49/2012. Sakaq gjykata ka individualizuar si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

7. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë me Vendimin Nr. 955 Regjistri Themeltar, datë 06.04.2018 ka vendosur: “1. T’i drejtohet Gjykatës së Lartë me qëllim për t’u shprehur për kompetencë lëndore të çështjes me numër 955 Regjistri Themeltar, datë 06.04.2018. 2. Rregullimin e kompetencës lëndore për gjykimin e çështjes administrative me nr. 955 Regjistri Themeltar, datë 06.04.2018. 3. Dërgimin e çështjes administrative nr. 955 Regjistri Themeltar, datë regjistrimi 06.04.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si gjykatë kompetente e caktuar me ligj për gjykimin e saj. 4. Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet forumit gjyqësor të gjykatës civile të shkallës së parë Vlorë, i cili ka vendosur deklarimin e mos kompetencës lëndore.”.

8. Gjykata administrative ka arsyetuar se çështje objekt mosmarrëveshje nuk është lëndë gjykimi administrativ, pasi formalisht neni 7 dhe 17 i Ligjit nr. 49/2012 nuk e parashikon padinë objekt gjykimi si kompetencë lëndore të gjykatës administrative dhe se për rrjedhojë çështja është kompetencë lëndore e gjykatës civile. Gjykata ka arsyetuar se

8

Page 9: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

kompetenca lëndore për gjykimin e mosmarrëveshjeve që lindin nga marrëdhëniet e punës të rregulluara sipas Kodit të Punës, sipas ndryshimeve ligjore të Ligjit nr. 49/2012 të vitit 2017, ka kaluar nga gjykata administrative në gjykatat me juridiksion të përgjithshëm dhe se çështja objekt gjykimi paraqet një kërkim padie të punëdhënësit, në një marrëdhënie pune të regjuar nga Kodi i Punës, që kërkon të aktivizojë përgjegjësinë juridike materiale të punëmarrësit kundrejt punëdhënësit. Gjykata në parashtresën e saj i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të prishet vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe çështja të dërgohet atje për vazhdimin e gjykimit.

II. Vlerësimi i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë

9. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji), pasi shqyrtoi dokumentacionin e administruar në dosje dhe analizoi objektin dhe shkakun ligjor të padisë dhe vendimet e gjykatave në mosmarrëveshje për kompetencën lëndore, në zbatim të dispozitave të Ligjit nr. 49/2012, çmon se parashtresa e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë është e bazuar në ligj dhe në Vendimin Unifikues Nr. 2/2014 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Kolegji vlerëson se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë është marrë në zbatim të nenit 41 dhe 61 të Kodit të Procedurës Civile dhe se për rrjedhojë ky vendim duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

10. Kolegji sjell në vëmendje se kërkimet e padisë së Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali, Vlorë, si shkak ligjor (causa petendi) kanë të drejtën e pretenduar për të rivendikuar dhe për t’u dëmshpërblyer lidhur me çdo dëm të shkaktuar nga punëmarrësit gjatë përditësimit të marrë dhënies së punës, që sipas pretendimeve të palës paditëse janë veprime që vijnë në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore. Thënë ndryshe marrëdhënia juridike e krijuar nga padia ka të bëjë me përgjegjësinë pasurore materiale të punëmarrësit kundrejt punëdhënësit, që shkaktohet nga mënyra se si punëmarrësi përditëson detyrimet e veta ligjore, nënligjore dhe kontraktore gjatë kohëzgjatjes së marrëdhënies së punës. Kjo do të thotë se marrëdhënia juridike e krijuar është pjesë përbërëse e marrëdhënies juridike mëmë të punës dhe se nuk duhet të ngatërrohet me marrëdhënien juridike administrative të posaçme të kontratës administrative apo të prokurimit publik.

11. Duke pasur parasysh konkluzionin e arritur nga analiza e mëlartme, Kolegji vlerëson se, si pjesë përbërëse dhe integrale e marrëdhënies juridike mëmë të punës ajo do të ndjekë fatin e atribuimit të kompetencës lëndore sipas llojit të marrëdhënies juridike të punës. Kjo do të thotë se, nëse marrëdhënia e punës është kompetencë lëndore sipas ligjit e gjykatës administrative, atëherë edhe kërkimet aksesore të kësaj marrëdhënie pune do të jenë kompetencë lëndore të gjykatës administrative. Më tej, nëse marrëdhënia e punës është kompetencë lëndore e gjykatës civile, atëherë edhe marrëdhëniet aksesore të saj do të jenë kompetencë lëndore e gjykatës civile.

12. Për rrjedhojë Kolegji vlerëson se gjykatat duhet të përqëndrojnë hulumtimin e tyre mbi natyrën juridike të shkakut dhe objektit të kërkimeve apo padisë dhe më tej, nëse sërish janë të paqarta, në natyrën juridike të origjinës së marrëdhënies juridike mëmë. Në rastin konkret pala paditëse ka pretendime për shkaktimin e dëmit material kundrejt punëmarrësve, të shkaktuar gjatë marrëdhënies së punës dhe se kjo marrëdhënie rregullohet nga Kodi i Punës. Për rrjedhojë edhe kërkimet e punëdhënësit kundrejt punëmarrësit për përgjegjësinë materiale janë lëndë gjykimi civil, sikurse është kompetenca lëndore e gjykatës për shqyrtimin e marrëdhënies mëmë juridike të punës. Për rrjedhojë, në zbatim të nenit 7 dhe 17 të Ligjit Nr. 49/2012 dhe nenit 41 të Kodit të Procedurës Civile, Kolegji vlerëson se kompetencën lëndore për gjykimin e kësaj çështje e ka Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

9

Page 10: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,

V E N D O S I:

Prishjen e vendimin nr. 1804, datë 08.11.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe dërgimin e çështjes në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 14.11.2018

10

Page 11: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 31003-02478-00-2018 i Regj. Themeltar Nr. 00 - 2018 - 1061 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

në Tiranë, sot më datë 06.11.2018, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi, çështjen që i përket:

PADITËS: LUMTURI DERVISHI.

E PADITUR: AGJENCIA E TRAJTIMIT TË PRONËS.

OBJEKTI:

Anulimin e vendimit nr. 1240, datë 02.08.2018, të palës së paditur për mbylljen e procedimit administrativ, për tjetërsim të “oborrit në përdorim”, me sipërfaqe 238 m2.

BAZA LIGJORE: Neni 31, 32, 154 e 158 të Kodit të Procedurës Civile. Neni 29 i ligjit nr. 33/2015 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. VKM nr. 578, datë

29.08.2012, i ndryshuar me VKM nr. 790, datë 16.11.2012 si dhe Vendimi Unifikues i Gjykatës së Lartë nr. 611, datë 07.02.2018.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr. (11-2018-4215) 1333, datë 07.09.2018, ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën lëndore të kësaj gjykate për të shqyrtuar kërkesëpadinë me palët dhe objektin e shënuar në pjesën hyrëse të vendimit.Urdhërohet sekretaria e gjykatës për t’ia përcjellë dosjen Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka kompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e ndërmjetëm të seancës përgatitore të datës 10.10.2018, ka vendosur:

Të ngrejë kryesisht çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencës përpara Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes me nr. 4647 (31162-05918-80-2018) Akti, që i përket paditëses Lumturi Dervishi, e paditur Agjencia e Trajtimit të Pronave, me objekt: “Anulimin e vendimit nr. 1240, datë 02.08.2018, të palës së paditur, për mbylljen e procedimit administrativ, për tjetërsim të “oborrit në përdorim”, me sipërfaqe 238 m2”.

11

Page 12: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori dhe si e shqyrtoi çështjen në tërësi, në dhomë këshillimi, pa pjesëmarrjen e palëve;

V Ë R E N

Paditësja Lumturi Dervishi është një nga trashëgimtarët ligjorë të të ndjerëve Hasan dhe Sebe Dervishi.

Paditësja, si përfaqësuese ligjore e të gjithë trashëgimtarëve të këtyre shtetasve, i është drejtuar me një kërkesë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, për tjetërsimin e sipërfaqes prej 238 m2 si oborr në përdorim, ndodhur në ZK 8321, Durrës.

Agjencia e Trajtimit të Pronave, me vendimin nr. 1240, datë 02.08.2018, ka vendosur mbylljen e procedimit administrativ në lidhje me kërkesën e paditëses për tjetërsimin e sipërfaqes prej 238 m2 si oborr në përdorim.

Duke mos qenë dakord me këtë vendim, paditësja i është drejtuar me padi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr. (11-2018-4215) 1333, datë 07.09.2018, ka vendosur: “Të shpallë moskompetencën lëndore të kësaj gjykate për të shqyrtuar kërkesëpadinë me palët dhe objektin e shënuar në pjesën hyrëse të vendimit; Urdhërohet sekretaria e gjykatës për t’ia përcjellë dosjen Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka kompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes.”.

Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në thelb, ka arsyetuar se kompetente për shqyrtimin e çështjes është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, pasi së pari, i padituri, Agjencia e Trajtimit të Pronave, është organ administrativ me seli në Tiranë dhe së dyti, në objektin e kërkesëpadisë paditësja kërkon të ndryshojë një akt administrativ.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e ndërmjetëm të seancës përgatitore të datës 10.10.2018, ka vendosur: “Të ngrejë kryesisht çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencës përpara Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes me nr. 4647 (31162-05918-80-2018) Akti, që i përket paditëses Lumturi Dervishi, e paditur Agjencia e Trajtimit të Pronave, me objekt: “Anulimin e vendimit nr. 1240, datë 02.08.2018, të palës së paditur, për mbylljen e procedimit administrativ, për tjetërsim të “oborrit në përdorim”, me sipërfaqe 238 m2”.”.

Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, në thelb, ka arsyetuar se kompetente për shqyrtimin e çështjes është Gjykata e Apelit Durrës. Referuar parashikimeve të nenit 29 të ligjit nr. 133, datë 05.12.2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, kompetente nga pikëpamja lëndore dhe funksionale është gjykata e apelit ku ndodhet sendi i paluajtshëm. Nga të dhënat e akteve prona ndodhet në qytetin e Durrësit, për rrjedhojë Gjykata e Apelit Durrës është kompetente nga pikëpamja lëndore dhe funksionale për shqyrtimin e kësaj çështjeje.

VLERËSIMI I KOLEGJIT ADMINISTRATIV TË GJYKATËS SË LARTË

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr. (11-2018-4215) 1333, datë 07.09.2018, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është marrë në kundërshtim me dispozitat që rregullojnë kompetencën lëndore dhe funksionale në çështjet me objekt kundërshtimin e vendimeve të Agjencisë së Trajtimit të Pronave dhe si tillë do të prishet, duke u dërguar çështja për vazhdimin e gjykimit pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Ky Kolegj thekson se kompetenca lëndore përbën një nga parakushtet procedurale me qëllim që gjykata të marrë në shqyrtim themelin e pretendimeve dhe të prapësimeve të

12

Page 13: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

palëve. Mungesa e kompetencës lëndore për një forum gjyqësor bën që çdo veprimtari procedurale e kryer prej tij të konsiderohet nul. Shkelja e dispozitave që normojnë këtë lloj kompetence është e tillë që nuk mund të anashkalohet nga gjykata e shkallës së parë që shqyrton çështjen dhe as të vleftësohet nga shkallët më të larta të pushtetit gjyqësor, edhe sikur çështja të jetë zgjidhur drejt (shih vendimin nr. 917, datë 11.05.2017, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë).

Në çështjen në shqyrtim konstatohet se, referuar përmbajtjes së Ligjit nr. 133/215 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, çështja e kompetencës, si asaj lëndore, funksionale ashtu edhe tokësore nuk i është lënë regjimit juridik të rregullave të përgjithshme, por është rregulluar në mënyrë të posaçme nga vetë ky ligj.

Procesi i njohjes dhe kompensimit të pronës, duke qenë një proces që përmban elementë si të natyrës civile ashtu edhe të natyrës administrative, e ka çuar ligjvënësin në përcaktimin e rregullave të veçanta për ankimin gjyqësor ndaj veprimtarisë së organit publik, Agjencisë së Trajtimit të Pronës, në ligjin e ri nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Natyra civile e këtij procesi rezulton në faktin se ATP-ja shqyrton dhe disponon në lidhje me një drejtë të natyrës civile, sikurse është e drejta e pronës, e mbrojtur drejtpërdrejt nga aktet me fuqinë më të lartë juridike në Republikën e Shqipërisë, sikurse është Kushtetuta (neni 41) dhe Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (neni 1 i Protokollit I). Kjo konfirmohet edhe nga jurisprudenca unifikuese e Gjykatës së Lartë (shih vendimet unifikuese nr. 24, datë 13.03.2002 dhe nr. 4, datë 10.12.2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

Nga ana tjetër, natyra administrative e procesit në fjalë del nga përmbajtja e vetë ligjit nr. 133/215 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, i cili përcakton natyrën e këtij organi (Agjencisë së Trajtimit të Pronave), si një organ publik, si dhe rregullat e afatet për trajtimin e kërkesave për njohjen dhe kompensimin e pronave.

Referuar përmbajtjes së ligjit të sipërcituar konstatojmë katër dispozita që kualifikojnë gjykatën kompetente në raport me natyrën e vendimmarrjes së Agjencisë së Trajtimit të Pronës. Konkretisht, në nenin 15 përcaktohet se, nëse Agjencia e Trajtimit të Pronës nuk bën vlerësimin financiar të pronës brenda afatit prej tre vjetësh, atëherë subjekti ka të drejtë të ankohet pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Më tej, në nenin 19 parashikohet se kundër vendimit të ATP-së për vlerësimin financiar subjekti ankohet pranë Gjykatës Administrative të Apelit. Nga ana tjetër, neni 29 i ligjit titullon gjykatë kompetente për shqyrtimin e ankimit kundër vendimit të njohjes së të drejtës së pronës Gjykatën e Apelit. Së fundi, neni 34 njeh si gjykatë kompetente për shqyrtimin e çështjes, në rast se kërkesa e depozituar përpara hyrjes në fuqi të ligjit nuk është shqyrtuar brenda tre vjetësh, gjykatën e shkallës së parë.

Nga analizimi në mënyrë sistematike i këtyre katër dispozitave që përcaktojnë gjykatën kompetente për shqyrtimin e ankimit të subjektit të interesuar në procesin e njohjes dhe kompensimit të pronës, arrijmë në përfundimin se gjykata kompetente definohet bazuar në llojin e kërkimit që ka parashtruar subjekti i interesuar (subjekti i shpronësuar ose trashëgimtarët e tij) përpara Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Nëse kërkimi i tij lidhet vetëm me vlerësimin financiar të pronës kompetente janë gjykatat administrative, ajo e shkallës së parë ose ajo e apelit, në varësi të faktit nëse Agjencia e Trajtimit të Pronave e ka shqyrtuar çështjen ose jo dhe ka dalë ose jo me një vendim brenda afatit prej tre vjetësh, të përcaktuar në ligj. Nga ana tjetër, nëse kërkesa e subjektit në fjalë ka të bëjë me njohjen e pronës, kompetente nga pikëpamja lëndore do të jenë gjykatat civile, edhe këtu, sipas rastit, gjykata e shkallës së parë ose ajo e apelit, varësisht nëse Agjencia e Trajtimit të Pronave është shprehur

13

Page 14: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

ose jo me vendim brenda afatit ligjor (shih vendimin 2157, datë 26.09.2017, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë).

Në çështjen në shqyrtim vërejmë se paditësja i është drejtuar Agjencisë së Trajtimit të Pronave me kërkesë për tjetërsimin e sipërfaqes prej 238 m2 si oborr në përdorim, ndodhur në ZK 8321, Durrës. Pra, në thelb të kërkesës së saj paditësja kërkon njohjen e të drejtës së pronësisë mbi një pasuri të paluajtshme. Si rrjedhojë, i zbatueshëm në këtë rast do të jetë neni 29 i ligjit nr. 133/215 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, i cili përcakton si gjykatë kompetente gjykatën e apelit në territorin e të cilës ndodhet sendi i paluajtshëm.

Në këtë kuadër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë thekson se gjykata kompetente do të përcaktohet referuar natyrës së kërkimit të subjektit të interesuar dhe jo formës së vendimmarrjes së Agjencisë së Trajtimit të Pronave, disponim i cili mund të jetë edhe atipik ose i paparashikuar nga ligji që rregullon organizimin dhe funksionimin e saj.

Gjykata kompetente, për shqyrtimin e padive kundër vendimeve të ATP-së, kur kjo e fundit jep vendim për mbylljen e procedimit pa u shprehur për themelin e kërkesës, në varësi të asaj që kërkohet nga subjekti i interesuar, do të jetë gjykata e apelit, në territorin e të cilës ndodhet sendi i paluajtshëm, kur kërkohet njohja e pronësisë, sipas nenit 29 të Ligjit nr. 133/2015 dhe Gjykata Administrative e Apelit, kur kërkohet vlerësimi financiar i vendimeve përfundimtare të pavlerësuara dhe kompensimi financiar, sipas nenit 19 të Ligjit 133/2015 (shih vendimin njësues nr. 00-2018-611, datë 07.02.2018, të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë).

Për çka u tha më sipër, në çështjen në shqyrtim kompetente nga pikëpamja lëndore dhe funksionale do të jetë gjykata e apelit me juridiksion të përgjithshëm, ndërsa nga pikëpamja tokësore Gjykata e Apelit Durrës, duke qenë sendi i paluajtshëm ndodhet në qytetin e Durrësit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 13, paragrafi VI, të Ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. (11-2018-4215) 1333, datë 07.09.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit pranë Gjykatës së Apelit Durrës;

Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, palës paditëse, Lumturi Dervishi, dhe palës së paditur, Agjencia e Trajtimit të Pronës.

Tiranë, më 06.11.2018

14

Page 15: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 31003-02458-00-2018 i Regj. Themeltar Nr. 00 - 2018 - 1062 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

në Tiranë, sot më datë 06.11.2018, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi, çështjen që i përket:

PADITËS: RUDINA PANI; SPIRO PANI.

TË PADITUR: SOTIRAQ LUBONJA.STAVRI KALLÇO.OLSI XHAVELLA.ETLEVA TEMO.ENTELA PRIFTI.BRUNILDA ORHANI.

OBJEKTI:

1. Detyrimin e të paditurve të shpërblejnë dëmin pasuror të shkaktuar nga shkelja e rëndë e procesit të rregullt e ligjor për shkak të ushtrimit të profesionit me pakujdesi të rëndë, në

vlerën 90.000 lekë.2. Marrjen e masës së sigurimit të padisë, vendosjen e sekuestros konservative në shumën

90.000 lekë derisa vendimi të marrë formë të prerë.

BAZA LIGJORE: Neni 31 e vijues i Kodit të Procedurës Civile, ligji nr. 49/2012, nenet 608, 640 e vijues të Kodit Civil, neni 159 i ligjit nr. 96/2016.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin nr. 1168 (510), datë 09.07.2018, ka vendosur:

Deklarimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë për gjykimin e çështjes administrative me Nr. 819-01104 Regj. Them, datë regj. 04.07.2018.Urdhërohet kryesekretaria e kësaj gjykate të dërgojë padinë dhe aktet bashkëngjitur saj Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë si gjykata kompetente.

Kundër vendimit nr. 1168 (510), datë 09.07.2018, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, ka bërë ankim të veçantë pala paditëse, e cila ka kërkuar prishjen e këtij vendimi dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate, me të njëjtin trup gjykues, duke parashtruar këto shkaqe:

15

Page 16: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

- Vendimi nr. 1168 (510), datë 09.07.2018, i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë është një vendim i marrë në zbatim të gabuar të ligjit dhe për këtë arsye duhet të prishet.

- Në rastin konkret nga ana jonë janë plotësuar të gjitha kushtet për shqyrtimin e kësaj kërkesëpadie përpara Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë.

- Rezulton se në rastin konkret, me anë të veprimeve të tyre, të paditurit nga kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm familjes tonë.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori dhe si e shqyrtoi çështjen në tërësi, në dhomë këshillimi, pa pjesëmarrjen e palëve;

V Ë R E N

Paditësit rezulton të jenë bashkëshortë me njëri – tjetrin, sikurse rezulton nga certifikata e trungut familjar,e datës 29.05.2018.

Me vendimin nr. 432, datë 19.02.2007, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është vendosur pranimi i padisë së paditësit Niko Riza kundër të paditurit Spiro Pani, me objekt lirimin e dorëzimin e truallit prej 540 m2.

Me vendimin nr. 35, datë 28.01.2013, të Gjykatës së Apeklit Korçë, është vendosur ndryshimi i vendimit nr. 432, datë 19.02.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, dhe rrëzimi i padisë së paditësit Niko Riza si të pabazuar në prova dhe në ligj.

Me vendimin nr. 171, datë 19.05.20146, të Gjykatës së Lartë, është vendosur prishja e vendimit nr. 35, datë 28.01.2013, të Gjykatës së Apelit Korçë, dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr. 367, datë 12.12.2017, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr. 432, datë 19.02.2007, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Paditësit kanë pretenduar se Gjykata e Apelit Korçë, në proceset gjyqësore që ka zhvilluar paditësi Spiro Pani nuk i ka garantuar atij një proces të rregullt ligjor pasi si palë ka qenë vetëm shtetasi Spiro Pani dhe jo edhe bashkëshortja e tij, paditësja Rudina Pani.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin nr. 1168 (510), datë 09.07.2018, ka vendosur: “Deklarimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë për gjykimin e çështjes administrative me Nr. 819-01104 Regj. Them, datë regj. 04.07.2018. Urdhërohet kryesekretaria e kësaj gjykate të dërgojë padinë dhe aktet bashkëngjitur saj Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë si gjykata kompetente.”.

Në marrjen e këtij vendimi Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Korçë ka arsyetuar se të paditurit janë persona fizikë dhe nuk janë organe të administratës publike. Si rrjedhojë kompetenca për gjykimin e kësaj çështje i përket Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Kundër vendimit nr. 1168 (510), datë 09.07.2018, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, ka bërë ankim të veçantë pala paditëse, e cila ka kërkuar prishjen e këtij vendimi dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate, me të njëjtin trup gjykues, duke parashtruar shkaqet e prezantuara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr. 1168 (510), datë 09.07.2018, i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, është marrë në zbatim të gabuar të dispozitave që sanksionojnë kompetencën lëndore të gjykatave dhe, si i tillë, ky vendim do të prishet dhe çështja do të dërgohet për vazhdimin e gjykimit në po atë gjykatë, me të njëjtin trup gjykues.

16

Page 17: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Ky Kolegj thekson se kompetenca lëndore përbën një ndër parakushtet procedurale me qëllim që gjykata të marrë në shqyrtim themelin e pretendimeve dhe të prapësimeve të palëve. Mungesa e kompetencës lëndore për një forum gjyqësor bën që çdo veprimtari procedurale e kryer prej tij të konsiderohet nul. Shkelja e dispozitave që normojnë këtë lloj kompetence është e tillë që nuk mund të anashkalohet nga gjykata e shkallës së parë që shqyrton çështjen dhe as të vleftësohet nga shkallët më të larta të pushtetit gjyqësor, edhe sikur çështja të jetë zgjidhur drejt (shih vendimin nr. 917, datë 11.05.2017, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë).

Për përcaktimin e gjykatës kompetente, nga pikëpamja lëndore, për gjykimin e një mosmarrëveshje, gjykatat duhet t’i referohen palëve ndërgjyqëse, objektit dhe shkakut ligjor të padisë. Kompetenca e gjykatave administrative sanksionohet në nenin 7 të ligjit nr. 49/2012, datë 03.05.2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. Sipas shkronjës “b” të kësaj dispozite, gjykatat administrative janë kompetente për të gjykuar: “mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik”.

Nga ana tjetër, padia në një gjykim adminsitrativ, referuar nenit 15, pika 1, shkronja “f”, e këtij ligji, mund të ngrihet: “për shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor, sipas ligjit të posaçëm”. Në rastin konkret, kjo lloj përgjegjësie e organeve të administratës publike rregullohet nga ligji nr. 8510, datë 15.07.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore”.

Në çështjen në shqyrtim Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Korçë ka arsyetuar se kompetenca i përket gjykatës civile për shkak të faktit se të paditurit janë persona fizikë. Përgjegjësia e tyre, sipas pretendimeve të palës paditëse, rrjedh nga neni 159, i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i cili përcakton se: “Magjistrati nuk ka përgjegjësi civile për shkak të ushtrimit të funksionit, përveç rastit kur ka treguar të paktën pakujdesi të rëndë”.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, edhe pse të paditurit janë persona fizikë, mosmarrëveshja në rastin në shqyrtim ka lindur si pasojë e veprimtarisë së tyre në kapacitetin zyrtar. Pra, të paditurit, nuk janë mbajtur përgjegjës për shkak të veprimeve ose mosveprimeve të tyre si persona privatë por për shkak të kryerjes së veprimtarisë së tyre si zyrtarë shteti.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon të theksojë se, si rregull, përgjegjësinë për veprimin ose mosveprimin e paligjshëm të organit publik e mban vetë ky organ dhe jo zyrtarët që e përbëjnë. Kjo pasqyrohet në mënyrë të përgjithshme në nenin 4 të ligjit nr. 8510, datë 15.07.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore”, si dhe në mënyrë të veçantë për magjistratët, në nenin 159 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Ky Kolegj thekson se në rastin në shqyrtim plotësohen të tre kriteret që një mosmarrëveshje të kualifikohet si administrative. Njëra nga palët është organ i administratës publike (gjyqtar i cili vepron në kapacitetin e tij zyrtar), veprimtaria e tij bazohet në një ligj të posaçëm të së drejtës publike (i gjithë kuadri legjislativ për veprimtarinë gjyqësore) dhe kjo veprimtari vepron në drejtim dhe ka si bazë interesin publik (zgjidhjen e mosmarrëveshjeve gjyqësore). Këto kritere janë përpunuar nga jurisprudenca e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë1.

Si konkluzion, përgjegjësia e pretenduar nga të paditurit në rastin në gjykim është një përgjegjësi jashtëkontraktore, e cila rrjedh nga veprimtaria publike dhe si e tillë, kompetente për shqyrtimin e saj është gjykata administrative. Për të njëjtat shkaqe ligjore dhe për të

1 Shih paragrafin 23, të Vendimit nr. 2, datë 10.03.2014, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

17

Page 18: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

njëjtin objekt kërkimi paditësit mund të kishin paditur organin e administratës publike që mbahet përgjegjës nga pikëpamja financiare për shkeljen e kryer.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 13, paragrafi VI, të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. 1168 (510), datë 09.07.2018, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate, për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë kompetente lëndore;

Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, palës paditëse, Rudina Pani dhe Spiro Pani, si dhe palëve të paditura, Sotiraq Lubonja, Stavri Kallço, Olsi Xhavella, Etleva Temo, Entela Prifti e Brunilda Orhani.

Tiranë, më 06.11.2018

18

Page 19: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 31003-02539-00-2018 i Regj. Themeltar Nr. 00-2018-1063 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

në Tiranë, sot më datë 06.11.2018, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi, çështjen që i përket:

KËRKUES: SIMON VORFI.

PERSON I TRETË: AUTORITETI PËR INFORMIMI MBI DOKUMENTET E ISH – SIGURIMIT TË SHTETIT.

OBJEKTI:

Vërtetimi gjyqësor i faktit për korrigjimin e të dhënave të pasakta të pasqyruara në Fletën e regjistrit Model K.I të lëshuar nga Autoriteti për Informimin mbi dokumentet e Ish –

Sigurimit të Shtetit.

BAZA LIGJORE: Neni 31, 32/a, 153, 154, 154/a, 156 dhe 388 të Kodit të Procedurës Civile, Ligji nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish –

sigurimit të shtetit”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 5781, datë 12.06.2018, ka vendosur:

Të deklarojë moskompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e kërkesës me palë kërkuese Simon Vorfi dhe person i tretë Autoriteti për Informimi mbi Dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit me objekt vërtetimi gjyqësor i faktit për korrigjimin e të dhënave të pasakta të pasqyruara në Fletën e regjistrit Model K.I të lëshuar nga Autoriteti për Informimin mbi dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit.Dërgimin e akteve të këtij gjykimi nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në Gjykatën Administrative Tiranë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e seancës përgatitore, datë 16.10.2018, në çështjen me Nr. Regj. Them. 31138-05640-80, ka vendosur:

Të ngrejë çështjen e mosmarrëveshjes për kompetencë para Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes administrative me nr. 31138-05640-80.Të urdhërojë sekretarinë gjyqësore t’i komunikojë këtë vendim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

19

Page 20: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori dhe si e shqyrtoi çështjen në tërësi, në dhomë këshillimi, pa pjesëmarrjen e palëve;

V Ë R E N

Kërkuesi Simon Vorfi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me një kërkesë përmes së cilës ai kërkon të korrigjojë të dhënat e pasakta të pasqyruara në Fletën e regjistrit Model K.I të lëshuar nga Autoriteti për Informimin mbi dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit.

Në kërkesën e tij, kërkuesi shprehet se në Fletën e regjistrit Model K.I të lëshuar nga Autoriteti për Informimin mbi dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit, në dtën 20.08.1982 ai është regjistruar si bashkëpunëtor pranë Policisë Mirditë. Ai pretendon se regjistrimi i tij si bashkëpunëtor është bërë pa vullnetin dhe dijeninë e tij, në shkelje të procedurave ligjore, duke mos e thirrur asnjëherë për ta pyetur në lidhje me atë fakt.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 5781, datë 12.06.2018, ka vendosur: “Të deklarojë moskompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e kërkesës me palë kërkuese Simon Vorfi dhe person i tretë Autoriteti për Informimi mbi Dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit me objekt vërtetimi gjyqësor i faktit për korrigjimin e të dhënave të pasakta të pasqyruara në Fletën e regjistrit Model K.I të lëshuar nga Autoriteti për Informimin mbi dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit; Dërgimin e akteve të këtij gjykimi nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në Gjykatën Administrative Tiranë.”.

Në marrjen e këtij vendimi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arsyetuar se formalisht pala kërkuese ka kërkuar pasaktësi dokumenti shkresor, duke paraqitur një kërkesë për vërtetim fakti, por në themel të kërkimit të palës kërkuese është kundërshtimi i vendimit nr. 44, datë 16.02.2008, i Autoritetit për Informim mbi dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit. Në këto kushte çështja është e natyrës administrative.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e seancës përgatitore, datë 16.10.2018, në çështjen me Nr. Regj. Them. 31138-05640-80, ka vendosur: “Të ngrejë çështjen e mosmarrëveshjes për kompetencë para Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes administrative me nr. 31138-05640-80; Të urdhërojë sekretarinë gjyqësore t’i komunikojë këtë vendim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”.

Në marrjen e këtij vendimi Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka arsyetuar se, duke pasur parasysh rrethanat konkrete të çështjes, objektin dhe shkakun ligjor të saj, rezulton se mosmarrëveshja është e natyrës civile që lidhet me një proces gjyqësor të mirëfilltë civil.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr. 5781, datë 12.06.2018, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është marrë në zbatim të gabuar të dispozitave që sanksionojnë kompetencën lëndore të gjykatave dhe, si i tillë, ky vendim do të prishet dhe çështja do të dërgohet për rigjykim në këtë gjykatë me të njëjtin trup gjykues.

Ky Kolegj thekson se kompetenca lëndore përbën një ndër parakushtet procedurale me qëllim që gjykata të marrë në shqyrtim themelin e pretendimeve dhe të prapësimeve të palëve. Mungesa e kompetencës lëndore për një forum gjyqësor bën që çdo veprimtari procedurale e kryer prej tij të konsiderohet nul. Shkelja e dispozitave që normojnë këtë lloj kompetence është e tillë që nuk mund të anashkalohet nga gjykata e shkallës së parë që shqyrton çështjen dhe as të vleftësohet nga shkallët më të larta të pushtetit gjyqësor, edhe sikur çështja të jetë zgjidhur drejt (shih vendimin nr. 917, datë 11.05.2017, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë).

20

Page 21: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nga përmbajtja e akteve të fashikullit gjyqësor rezulton se kërkuesi Simon Vorfi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesë për korrigjimin e të dhënave të pasakta të pasqyruara në Fletën e regjistrit Model K.I të lëshuar nga Autoriteti për Informimin mbi dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit. Kërkuesi e ka investuar gjykatën e në formën e një gjykimi gracioz, duke e mbështetur kërkesën e tij në nenin 388, paragrafi III, i Kodit të Procedurës Civile.

Në nenin 388 të Kodit të Procedurës Civile parashikohet se:Kur nga një fakt varet lindja, ndryshimi ose shuarja e të drejtave personale apo

pasurore të një personi dhe akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, personi i interesuar ka të drejtë të kërkojë që fakti të vërtetohet me vendim të gjykatës së shkallës së parë.

...Në mënyrën e treguar më sipër mund të kërkohet edhe korrigjimi i gabimeve të akteve

të treguara në paragrafin e parë të këtij neni. Nga përmbajtja e kësaj dispozite rezulton se çdo person i interesuar mund t’i

drejtohet gjykatës së shkallës së parë me kërkesë për të vërtetuar një fakt juridik i cili gjendet i pasqyruar në një dokument që është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër. Në të njëjtën mënyrë ai mund të kërkojë edhe korrigjimin e përmbajtjes së këtyre akteve, pra të vërtetojë një fakt juridik të ndryshëm nga ai që pasqyrohet në përmbajtjen e këtij akti.

Vërtetimi gjyqësor i fakteve, në të dy format e tij të sipërcituara, përbën një gjykim të posaçëm që rregullohet nga dispozitat e Kodit të Procedurës Civile (nenet 388 – 392). Ai është i ndryshëm nga gjykimi i iniciuar në bazë të nenit 32, shkronja “c”, e Kodit të Procedurës Civile, njohja e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin.

Vërtetimi gjyqësor i faktit, në formën e korrigjimit të akteve të përcaktuara në paragrafin I, të nenit 388 të Kodit të Procedurës Civile, ka si kërkesë faktin që akti i cili kërkohet të korrigjohet nuk mund të bëhet përsëri ose nuk mund të merret në ndonjë mënyrë tjetër. Në këtë rast bëhet fjalë për ato akte të cilat janë hartuar në të shkuarën, nga organe shtetërore që nuk ekzistojnë më. Për këtë shkak, akte të tilla nuk prodhohen më dhe, në të njëjtën kohë, nuk ekziston as organi që mund t’i ribëjë. Si rrjedhojë, korrigjimi i përmbajtjes së këtyre akteve nuk mund t’i kundrejtohet një organi të caktuar publik, pasi nuk ekziston më një i tillë që të mbartë detyrimin ndaj personit të interesuar. Në këto kushte, ligjvënësi ka parashikuar një rit special gjykimi, në të cilin paditësi vërteton gjyqësisht një përmbajtje të caktuar të aktit në fjalë.

Në praktikë një gjykim i tillë përdoret rëndom për korrigjimin e akteve të mbajtura nga ish kooperativat bujqësore ose ndërmarrjet e ndryshme shtetërore, akte të cilat nuk prodhohen më, në kuadrin e ri legjislativ dhe, për më tepër, organet që i kanë nxjerrë nuk ekzistojnë më në rendin e ri ekonomik.

Në dallim nga vërtetimi gjyqësor i fakteve, padia për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin përbën një gjykim kontencioz, me palë kundërshtare. Në këtë gjykim, ndaj paditësit, i cili është subjekti që i vijnë pasoja juridike nga njohja e vërtetësisë ose pavërtetësisë së dokumentit, qëndron i detyruar pala e paditur, e cila është organi publik që ka lëshuar dokumentin ose që është përgjegjëse riprodhimin e tij. Gjykime të tilla në praktikë ngrihen ndaj akteve të gjendjes civile ose akte të tjera të organeve të administratës publike.

Vërtetimi gjyqësor i faktit, duke qenë një gjykim i posaçëm, është në kompetencën e gjykatës së rrethit gjyqësor, në territorin e të cilës ka vendbanimin kërkuesi. Një gjykim i tillë është jashtë sferës së kompetencës së gjykatave administrative. Kompetenca e këtyre gjykatave sanksionohet nga neni 7 i ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe

21

Page 22: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. Kjo dispozitë përcakton vetëm gjykime me natyrë kontencioze, pra gjykime me palë kundërshtare, ku si i paditur është gjithmonë një organ i administratës publike.

Në çështjen në shqyrtim konstatohet se kërkuesi Simon Vorfi i është drejtuar gjykatës pikërisht me një kërkesë në përputhje me nenin 388, paragrafi III, i Kodit të Procedurës Civile, duke iniciuar një gjykim gracioz, pasi ai pretendon se dokumenti që përmban të dhënën e pasaktë është një dokument që nuk mund të bëhet përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në mënyrë të gabuar e ka transformuar natyrën e gjykimit, duke u shprehur se në themel të kërkimit të palës kërkuese është kundërshtimi i vendimit nr. 44, datë 16.02.2008, i Autoritetit për Informim mbi dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit. Nga përmbajtja e objektit të kërkesës nuk rezulton që kërkuesi të kundërshtojë këtë akt administrativ. Si në hyrje të kërkesës por edhe nga përmbajtja e saj rezulton qartë objekti i kërkimit, i cili është korrigjimi i të dhënave të pasakta të pasqyruara në Fletën e regjistrit Model K.I të lëshuar nga Autoriteti për Informimin mbi dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon se nuk është në detyrën e gjykatave të deduktojë atë çfarë subjekti i interesuar duhet të kërkonte, pasi kjo do të cenonte parimin e disponibilitetit. Gjykata duhet të kuptojë drejtë natyrën e mosmarrëveshjes, duke i qëndruar kurdoherë besnik objektit dhe shkakut ligjor të padisë/kërkesës. Ajo i bën një cilësim të saktë të fakteve objekt mosmarrëveshje por nuk mund të ndryshojë shkakun ligjor të padisë. Nëse gjykata, në përfundim të gjykimit arrin në përfundimin se kërkimi i objektit të padisë është i gabuar apo padia është mbështetur në një shkak ligjor të gabuar, atëherë rrëzon padinë.

Në këto kushte, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk e ka kuptuar drejt natyrën e mosmarrëveshjes. Mosmarrëveshja është e natyrës civile, ajo përbën një gjykim të posaçëm, vërtetimi gjyqësor i fakteve, që është në kompetencën ekskluzive të gjykatës së rrethit gjyqësor. Si rrjedhojë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është kompetente për gjykimin e kësaj çështje, e cila duhet të vazhdojë gjykimin, duke u shprehur në përfundim të tij bazueshmërinë ose pabazueshmërinë në prova dhe në ligj të kërkesës.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 13, paragrafi VI, të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. 5781, datë 12.06.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate me të njëjtin trup gjykues;

Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, kërkuesit, Simon Vorfi, dhe personit të tretë, Autoriteti për Informimi mbi Dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit.

Tiranë, më 06.11.2018

22

Page 23: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 31003-02526-00-2018 i Regj. Themeltar Nr. 00 - 2018 - 1064 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

në Tiranë, sot më datë 06.11.2018, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi, çështjen që i përket:

PADITËS: SHOQËRIA BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD (BPAL).

TË PADITUR: NJËSIA ADMINISTRATIVE BUBULLIMË, BASHKIA LUSHNJË.KËSHILLI I BASHKISË LUSHNJË.

PERSON I TRETË: ZYRA VENDORE E AVOKATIT TË SHTETIT VLORË.

OBJEKTI:

Shfuqizimi i pjesshëm i aktit normativ vendor, vendimit të Këshillit Komunal të Komunës Bubullimë, nr. 1, datë 24.02.2014, për pjesën e tarifës së pastrimit dhe ndotjes për BPAL.Ndryshimin e vendimit nr. 195 prot, datë 12.03.2014, të Komunës Bubullimë, për taksën e

ndërtesës, duke e përcaktuar atë në shumën 495.000 lekë.Shfuqizimin e vendimit nr. 195 prot, datë 12.03.2014, të Komunës Bubullimë, për tarifën e

pastrimit pasi BPAL nuk i ofrohet ky shërbim.Shfuqizimin e vendimit nr. 195 prot, datë 12.03.2014, të Komunës Bubullimë, për tarifën e

ndotjes së ambientit.Rimbursim në shumën totale prej 5.500.000 lekë.

Ngarkimin e të paditurve me pagimin e shpenzimeve gjyqësore dhe avokatore të parapaguara nga paditësi.

BAZA LIGJORE: Neni 7 i ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, neni 106 e vijues i ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, nenet 7 (a), 10 (2) (b), 15 (a), 17 (b) “Për gjykatat

administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

23

Page 24: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr. 229, datë 21.02.2008, ka vendosur:

Të deklarojë moskompetencën lëndore për gjykimin e çështjes civile me Nr. 1888/237 Regj, datë 30.10.2017, me palë paditëse Bankers Petroleum Albania ltd (BPAL), palë të paditura Njësia Administrative Bubullimë, Bashkia Lushnjë, Këshilli i Bashkisë Lushnjë, person i tretë Zyra Vendore e Avokaturës së Shtetit Vlorë.Dërgimin e dosjes gjyqësore për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim bashkë me vendimin përfundimtar.

Kundër vendimit nr. 229, datë 21.02.2008, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, ka bërë ankim të veçantë pala paditëse, Shoqëria Bankers Petroleum Albania ltd (BPAL), e cila ka kërkuar prishjen e këtij vendimi dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate, me të njëjtin trup gjykues, duke parashtruar këto shkaqe:

- Gjykata në marrjen e këtij vendimi ka gabuar duke keqinterpretuar ligjin procedural dhe detyrat e lëna nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë.

- Gjykata, në marrjen e këtij vendimi, nuk ka ndjekur udhëzimet që të procedojë me ndarjen dhe veçimin e kërkimeve për këtë çështje, të dhëna nga Gjykata Administrative e Apelit, në vendimin nr. 2832, datë 21.06.2017, me të cilin ka prishur vendimin nr. 30, datë 19.01.2018, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

- Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë ka vepruar në kundërshtim me ligjin procedural, duke u shprehur se është detyrë e Gjykatës Administrative të Apelit që të vendoste për ndarjen dhe veçimin e kërkimeve.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori dhe si e shqyrtoi çështjen në tërësi, në dhomë këshillimi, pa pjesëmarrjen e palëve;

V Ë R E N

Pala paditëse, “Shoqëria Bankers Petroleum Albania” ltd, ushtron aktivitetin e saj në kryerjen e operacioneve hidrokarbure, në bazë të marrëveshjeve të lidhura me shoqërinë “Albpetrol” sh.a.

Komuna Bubullimë, nëpërmjet vendimit nr. 195, datë 12.03.2014, ka njoftuar palën paditëse për shlyerjen e taksave dhe tarifave vendore, për vitin 2014, dhe konkretisht taksën e pasurisë, taksën e pastrimit dhe taksën e ndotjes, në shumën totale 5.500.000 lekë. Bashkëngjitur palës paditëse i është njoftuar fatura për arkëtimin e detyrimeve nr. 1, datë 12.03.2014.

Duke mos qenë dakord me detyrimet e njoftuara, pala paditëse i është drejtuar fillimisht me ankim Kryetarit të Komunës Bubullimë, i cili me vendimin nr. 313, datë 06.05.2014, ka rrëzuar ankimin e saj. Më tej, pala paditëse i është drejtuar me padi Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr. 30, datë 19.01.2015, ka vendosur: “Pranimin e pjesshëm të padisë; Ndryshimin e vendimit nr. 195 prot, datë 12.03.2014, të Komunës Bubullimë – Lushnjë për taksën e ndërtesës, duke e

24

Page 25: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

përcaktuar atë në shumën 2.040.000 (dy milion e dyzet mijë) lekë; Rimbursimin e palës paditëse në masën 2.760.000 (dy milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë; rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të kërkimit si të pabazuar në prova dhe në ligj.”.

Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin nr. 2832, datë 21.06.2017, ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr. 30, datë 19.01.2015, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë; Dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.”.

Në marrjen e këtij vendimi kjo gjykatë ka arsyetuar se në përbërje të objektit të padisë ka si kërkime që i përkasin kompetencës së gjykatës administrative të shkallës së parë ashtu edhe kërkime që i përkasin kompetencës së Gjykatës Administrative të Apelit. Konkretisht, vendimi i Këshillit Komunal të Komunës Bubullimë, nr. 1, datë 24.02.2014, i cili përbën një prej kërkimeve të padisë, është një akt normativ, padia ndaj të cilit gjykohet në shkallë të parë nga Gjykata Administrative e Apelit (juridiksion fillestar). Pra, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë duhet të ndante kërkimin që ishte në kompetencë të Gjykatës Administrative të Apelit dhe të shpallte moskompetencën, duke mbajtur për gjykim pjesën tjetër të padisë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr. 229, datë 21.02.2008, ka vendosur: “Të deklarojë moskompetencën lëndore për gjykimin e çështjes civile me Nr. 1888/237 Regj, datë 30.10.2017, me palë paditëse Bankers Petroleum Albania ltd (BPAL), palë të paditura Njësia Administrative Bubullimë, Bashkia Lushnjë, Këshilli i Bashkisë Lushnjë, person i tretë Zyra Vendore e Avokaturës së Shtetit Vlorë; Dërgimin e dosjes gjyqësore për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë; Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë; Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim bashkë me vendimin përfundimtar.”.

Në marrjen e këtij vendimi Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë ka arsyetuar se kërkimi i parë i objektit të padisë, kundërshtimi i vendimit të Këshillit Komunal të Komunës Bubullimë, nr. 1, datë 24.02.2014, është në kompetencën funksionale të Gjykatës Administrative të Apelit, ndërsa kërkimet e tjera në kërkesëpadi janë të lidhura me kërkimin e parë të saj pasi janë detyrime që i janë faturuar palës paditëse në zbatim të këtij akti normativ.

Kundër vendimit nr. 229, datë 21.02.2008, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, ka bërë ankim të veçantë pala paditëse, Shoqëria Bankers Petroleum Albania ltd (BPAL), e cila ka kërkuar prishjen e këtij vendimi dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate, me të njëjtin trup gjykues, duke parashtruar shkaqet e prezantuara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr. 229, datë 21.02.2008, i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, është marrë në shkelje të dispozitave procedurale që sanksionojnë kompetencën e gjykatës gjatë rigjykimit të çështjes, dhe, si i tillë, ky vendim do të prishet dhe çështja do të dërgohet për vazhdimin e gjykimit në po atë gjykatë, me të njëjtin trup gjykues.

Rezulton se pala paditëse i është drejtuar me padi Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, duke kundërshtuar vendimin e ish Këshillit të Komunës Bubullimë për me taksën e pastrimit si dhe vendimin e zyrës së tatim taksave të kësaj njësie qeverisje vendore në lidhje me detyrimet individuale për disa taksa vendore në ngarkim të saj.

Çështja është gjykuar nga kjo gjykatë e cila e ka zgjidhur në themel, duke vendosur mbi kërkimet e parashtruara në padi të palës paditëse. Mbi bazën e ankimit përkatës çështja është gjykuar nga Gjykata Administrative e Apelit, e cila, pa i hyrë themelit të pretendimeve dhe prapësimeve të palëve e ka prishur vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e ka kthyer çështjen për rigjykim me argumentin se padia përmban si kërkime që i përkasin

25

Page 26: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

kompetencës funksionale të Gjykatës Administrative të Apelit ashtu edhe kërkime që janë në kompetencë të gjykatës administrative të shkallës së parë.

Në këto rrethana, kjo gjykatë i ka lënë si detyrë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë që në rigjykim të ndante kërkimet sipas kompetencës së tyre funksionale, duke shpallur moskompetencën për ato kërkime që hynin në sferën e kompetencës së Gjykatës Administrative të Apelit dhe duke vazhduar gjykimin për kërkimet e tjera. Nuk rezulton që ndaj këtij vendimi të jetë bërë rekurs.

Në këtë situatë rrethanash fakti Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit, për sa ka disponuar në lidhje me kompetencën përbën gjë të gjykuar sipas nenit 450, shkronja “b”, e Kodit të Procedurës Civile, pasi ndaj tij nuk është ushtruar mjeti i zakonshëm i ankimit, sikurse është rekursi në Gjykatën e Lartë. Në këto kushte, për sa kohë nuk kemi një ndryshim të rrethanave të faktit, ky vendim është i detyrueshëm jo vetëm për gjykatën e shkallës së parë në rigjykim por edhe për të gjitha gjykatat e tjera, duke përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, në përputhje me nenin 451/a të Kodit të Procedurës Civile.

Për çka u tha më sipër, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, në rigjykim duhet t’i ishte përmbajtur të gjitha disponimeve të Gjykatës Administrative të Apelit. Pra, ajo duhet të bënte veçimin e kërkimeve, duke shpallur moskompetencën funksionale për kërkimin e parë të objektit të padisë dhe të vazhdonte gjykimin për kërkimet e tjera.

Në nenin 467, paragrafi II, i Kodit të Procedurës Civile përcaktohet se: “Gjykata e shkallës së parë në rigjykim është e detyruar t’i përmbahet vendimit të gjykatës së apelit për çdo veprim procedural të vendosur në të.”. Një parashikim i tillë procedural është në përputhje me përcaktimin e shkallëve të gjykimit, të sanksionuar në nenin 135 të Kushtetutës, sipas të cilit konkluzionet e një gjykate më të lartë janë të detyrueshme për shkallën më të ulët, në gjykimin e të njëjtës çështje.

Si rrjedhojë, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë nuk vlerëson të dalë me udhëzime të veçanta për Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë në rigjykim, por kufizohet në urdhërimin e kësaj gjykate për të zbatuar detyrat e lëna nga Gjykata Administrative e Apelit në vendimin nr. 2832, datë 21.06.2017.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 13, paragrafi VI, të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. 229, datë 21.02.2008, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate me të njëjtin trup gjykues;

Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Gjykatës Administrative të Apelit, palës paditëse, Shoqëria Bankers Petroleum Albania ltd (BPAL), palëve të paditura, Njësia Administrative Bubullimë, Bashkia Lushnjë e Këshilli i Bashkisë Lushnjë dhe personit të tretë, Zyra Vendore e Avokatit të Shtetit Vlorë.

Tiranë, më 06.11.2018

26

Page 27: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 31003-02509-00-2018 i Regj. Themeltar Nr. 00-2018-1065 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

në Tiranë, sot më datë 06.11.2018, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi, çështjen që i përket:

PADITËS: 1. BARDHYL MEZINI; 2. LUAN MEZINI; 3. AJET MEZINI; 4. JERIDA KAPLLANAJ; 5. VALENTINA LUARI.

TË PADITUR: 1. FASLLI HAJRO; 2. LAURETA LAMAJ; 3. NATASHA CANGA (LAMAJ); 4. SUZANA KOSHO (LAMAJ); 5. VJOLLCA HOXHA (LAMAJ); 6. MUSTAFA LAMAJ; 7. MJAFTORE BEQIRAJ; 8. MYLISE VOSHTIMA; 9. DRITA GABRANI; 10. ADRIATIK XHAFERRI; 11. SADEDIN XHAFERRI; 12. BERNORETA XHAFERRI; 13. FAIRIE LLOJA (XHAFERRI); 14. MEMLI XHAFERRI; 15. ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME VLORË.

OBJEKTI:

1. Detyrimin e të paditurve të na njohin bashkëpronarë mbi pasurinë e paluajtshme trashëgimore në emër të trashëgimlënësit Ismail Shehu, regjistruar në regjistrat e pasurive të paluajtshme e llojit truall, në regjistrin hipotekor nr. 703, datë 18.05.2012 dhe në sistemin e regjistrimit fillestar me pasuri nr. 36/89, me sipërfaqe 8.000 m2 dhe ndarë në dy pasuri nr.

36/256, volum 70, faqe 164, me sipërfaqe 7.200 m2 dhe 800 m2, ndodhur në zonën kadastrale 8602 Vlorë.

2. Pavlefshmëri të veprimeve juridike të kryera mbi këtë pasuri dhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme dhe detyrimin e ZVRPP Vlorë të njohë regjistrimin sipas regjistrimit

në regjistrat hipotekorë nr. 703, datë 18.05.2012 dhe kartelat e pasurive të paluajtshme e

27

Page 28: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

hartë treguese për pasurinë nr. 36/89 me sipërfaqe 8.000 m2 dhe ndarë në dy pasuri nr. 36/256, volum 70, faqe 164, me sipërfaqe 7.200 m2 dhe 800 m2, ndodhur në zonën kadastrale

8602 Vlorë, duke e kaluar këtë regjistrim në emër të të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të trashëgimlënësit Ismail Shehu.

BAZA LIGJORE: Neni 32/a e në vijim, neni 153 e në vijim, neni 202 e në vijim i Kodit të Procedurës Civile. Neni 92, 193, 199 e në vijim, neni 296, 349 e në vijim të Kodit

Civil. Ligji nr. 7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”, i ndryshuar. Ligji nr. 8053, datë 21.12.1995. Ligji nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Vendimi nr. 161,

datë 08.04.1993.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 1525, datë 04.10.2017, ka vendosur:

Deklarimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për gjykimin e çështjes nr. 1607 Akti, datë regjistrimi 05.04.2016.Dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, si gjykatë kompetente.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr. 1021, datë 12.09.2018, ka vendosur:

Të deklarojë mosmarrëveshjen për kompetencë për gjykimin e çështjes civile me Nr. Regj. 2162/457, datë regjistrimi 21.12.2017, me palë paditëse Bardhyl Mezini, Luan Mezini, Ajet Mezini, Jerida Kapllanaj, Valentina Luari.Dërgimin e akteve Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori dhe si e shqyrtoi çështjen në tërësi, në dhomë këshillimi, pa pjesëmarrjen e palëve;

V Ë R E N

Paditësit janë trashëgimtarë ligjorë të të ndjerës Liri Mezini, e cila është trashëgimtare e të ndjerit Ismail Shehu.

Me vendimin nr. 319, datë 29.03.2012, Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr. 1197, datë 23.05.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Vlorë dhe duke e gjykuar çështjen në fakt: Pranimin e padisë.Detyrimin e të paditurit ZVRPP Vlorë të regjistrojë në emër të trashëgimtarëve të

Ismail Shehu titullin e pronësisë, pasuri tokë bujqësore prej 8.000 m2, ndodhur në zonën kadastrale 8602, sipas kufijve dhe ekstremiteteve të përcaktuara në vendimin nr. 1, datë 23.06.2008, të Komisionit të Tokës Qarku Vlorë.

Pala paditëse i është drejtuar me padi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me pretendimin se nga ana e ZVRPP Vlorë është shkelur ligji gjatë procesit të regjistrimit fillestar të kësaj pasurie të paluajtshme, pasi së pari, ajo është regjistruar vetëm në emër të të paditurve dhe së dyti, kjo pasuri është ndarë në kundërshtim me ligjin.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 1525, datë 04.10.2017, ka vendosur: “Deklarimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për gjykimin e çështjes nr. 1607 Akti, datë regjistrimi 05.04.2016; Dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, si gjykatë kompetente.”.

28

Page 29: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Në marrjen e këtij vendimi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka arsyetuar se në themel të të dy kërkimeve të palës paditëse qëndrojnë veprimet e kryera nga ZVRPP Vlorë, të cilat pretendohet të jenë kryer në bashkëpunim me palën e paditur, duke i mohuar palës paditëse të drejtën e pronësisë në mënyrë indirekte. Si rrjedhojë çështja është e natyrës administrative.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr. 1021, datë 12.09.2018, ka vendosur: Të deklarojë mosmarrëveshjen për kompetencë për gjykimin e çështjes civile me Nr. Regj. 2162/457, datë regjistrimi 21.12.2017, me palë paditëse Bardhyl Mezini, Luan Mezini, Ajet Mezini, Jerida Kapllanaj, Valentina Luari; Dërgimin e akteve Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.”.

Në marrjen e këtij vendimi Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë ka arsyetuar se paditësit në kërkimin e tyre parashtrojnë faktin se u janë cenuar interesat e tyre pasurore për shkak se janë përjashtuar nga trashëgimia dhe për pasojë nga regjistrimi në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Si rrjedhojë çështja është e natyrës civile.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr. 1525, datë 04.10.2017, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, është marrë në zbatim të gabuar të dispozitave që sanksionojnë kompetencën lëndore të gjykatave dhe, si i tillë, ky vendim do të prishet dhe çështja do të dërgohet për rigjykim në këtë gjykatë me të njëjtin trup gjykues.

Ky Kolegj thekson se kompetenca lëndore përbën një ndër parakushtet procedurale me qëllim që gjykata të marrë në shqyrtim themelin e pretendimeve dhe të prapësimeve të palëve. Mungesa e kompetencës lëndore për një forum gjyqësor bën që çdo veprimtari procedurale e kryer prej tij të konsiderohet nul. Shkelja e dispozitave që normojnë këtë lloj kompetence është e tillë që nuk mund të anashkalohet nga gjykata e shkallës së parë që shqyrton çështjen dhe as të vleftësohet nga shkallët më të larta të pushtetit gjyqësor, edhe sikur çështja të jetë zgjidhur drejt (shih vendimin nr. 917, datë 11.05.2017, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë).

Nga përmbajtja e akteve të fashikullit gjyqësor ka rezultuar se paditësit, nëpërmjet padisë së tyre, kanë parashtruar dy kërkime. Së pari, ata kërkojnë detyrimin e të paditurve Faslli Hajrom, Laureta Lamaj, Natasha Canga (Lamaj), Suzana Kosho (Lamaj), Vjollca Hoxha (Lamaj), Mustafa Lamaj, Mjaftore Beqiraj, Mylise Voshtima, Drita Gabrani, Adriatik Xhaferri, Sadedin Xhaferri, Bernoret, Xhaferri, Fairie Lloja (Xhaferri) e Memli Xhaferri për t’i njohur pronar. Së dyti, paditësit kundërshtojnë vlefshmërinë e veprimeve administrative të kryera nga ana e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë si dhe kërkojnë detyrimin e saj për të njohur dhe regjistruar titullin e pronësisë së kësaj pale sipas përmbajtjes së tij.

Në këtë kuadër rrethanash të çështjes Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon se padia përmban kërkime të përbëra, një pjesë e të cilave janë të natyrës civile ndërsa pjesa tjetër janë të natyrës administrative. Në kundërshtim me arsyetimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ky Kolegj vëren se përmbajtja e objektit të kërkimeve në pjesën hyrëse të kërkesëpadisë pasqyrohet edhe në përmbajtjen e kësaj të fundit dhe rezulton edhe nga tërësia e pretendimeve të parashtruara nga palët në proces.

Për të zgjidhur një situatë të tillë, pra kur në gjykim prezantohen kërkime të natyrave të ndryshme, një pjesë e të cilave janë në kompetencën e gjykatës civile, ndërsa një pjesë në kompetencën e gjykatës administrative, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me Vendimin Unifikues nr. 3, datë 28.04.2014, kanë njësuar praktikën gjyqësore, duke u shprehur si më poshtë: “Kur në objektin e gjykimit të një çështje ka disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative, këto kërkime pavarësisht faktit nëse kanë një lidhje të thjeshtë në mes tyre, apo janë edhe të ndërvarura nga njëra tjetra, referuar nenit 61 dhe

29

Page 30: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

159 të K.Pr.Civile dhe 13 dhe 23 të ligjit 49/2012, gjykata duhet të veçojë kërkimet që nuk janë në kompetencën e saj lëndore, duke ia kaluar ato gjykatës kompetente.”.2

Duke qenë se në çështjen në gjykim ka kërkime si të natyrës civile ashtu edhe të natyrës administrative, atëherë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi të bënte veçimin e kërkimeve me natyrë administrative duhet të shpallte moskompetencën dhe dërgimin e tyre në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

Për të përcaktuar natyrën e kërkimeve të parashtruara në padi si dhe individualizimin e këtyre kërkimeve, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë shprehet se kërkesëpadia duhet analizuar në tërësi, duke mos u kufizuar vetëm në atë shkruhet pjesën hyrëse të saj. Për këtë qëllim, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në Vendimin Unifikues nr. 3, datë 29.03.2012, janë shprehur: “Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë arrijnë në përfundimin se për të vlerësuar objektin e padisë është e nevojshme të shihet kërkesëpadia në përmbajtje të saj, të gjitha shtjellimet e kërkimet e paditësit dhe jo vetëm pjesa hyrëse e kërkesëpadisë. Natyrisht që palët kanë detyrimin që të paraqesin pretendime të qarta dhe të kuptueshme për palën tjetër dhe gjykatën, por jo domosdoshmërisht objekti i padisë gjendet gjithnjë vetëm në pjesën hyrëse të kërkesëpadisë (pavarësisht se në praktikë vërehet një konstante në këtë drejtim). Objekti i padisë përmbledh në vetvete të gjitha pretendimet e palës të parashtruara në aktin procedural të kërkesëpadisë. Ai mund të përmbajë një kërkim ose disa të tillë, ndaj kur vlerësohet se çfarë padie është paraqitur për gjykim, gjykatat nuk duhet të kufizohen vetëm tek pjesa hyrëse e kërkesëpadisë, por duhet të shohin tërësinë e përmbajtjes së saj. Kjo pasi zakonisht në pjesën hyrëse të kërkesëpadisë vendosen kërkimet bazë në formë të përmbledhur. Një pjesë e kërkimeve të padisë gjendet në pjesës përshkruese dhe shpjeguese të saj, e një pjesë tjetër mund të gjendet në pjesën fundore të kërkesëpadisë.”.3

Nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë së paraqitur nga paditësit, siç pasqyrohet edhe në pjesën e rrethanave të faktit, rezulton se ata kanë paraqitur një kërkim me natyrë civile, detyrimin e të paditurve për t’i njohur bashkëpronarë mbi pasurinë objekt mosmarrëveshje. Në këto kushte, shqyrtimi i këtij kërkimi është në kompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Nga ana tjetër, paditësit kanë parashtruar edhe dy kërkime të natyrës administrative, e konkretisht pavlefshmërinë e veprimeve administrative të kryera nga i padituri Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë si dhe detyrimin e saj për regjistruar pasurinë objekt mosmarrëveshje siç rezulton nga titulli i pronësisë (pika 2 e objektit të padisë). Për to Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë nuk është kompetente, pasi i përkasin kompetencës së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

Në këto kushte, pas dërgimit të çështjes për vazhdimin e gjykimit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kjo e fundit duhet të veçojë kërkimet me natyrë administrative, siç u cituan më sipër, dhe të shpallë moskompetencën, duke ia dërguar për gjykim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë. Në të njëjtën, kohë kjo gjykatë duhet të vazhdojë gjykimin për pjesën tjetër të kërkimit të padisë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 13, paragrafi VI, të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

2 Shih paragrafin 39 të Vendimin Unifikues nr. 3, datë 28.04.2014, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.3 Shih paragrafin 25 të Vendimit Unifikues nr. 3, datë 29.03.2012, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

30

Page 31: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. 1525, datë 04.10.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate me të njëjtin trup gjykues;

Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, palës paditëse, Bardhyl Mezini, Luan Mezini, Ajet Mezini, Jerida Kapllanaj, Valentina Luari, dhe palëve të paditura Faslli Hajro, Laureta Lamaj, Natasha Canga (Lamaj), Suzana Kosho (Lamaj), Vjollca Hoxha (Lamaj), Mustafa Lamaj, Mjaftore Beqiraj, Mylise Voshtima, Drita Gabrani, Adriatik Xhaferri, Sadedin Xhaferri, Bernoreta Xhaferri, Fairie Lloja (Xhaferri), Memli Xhaferri, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë.

Tiranë, më 06.11.2018

31

Page 32: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11241-02970-00-2018 i Regj.ThemeltarNr. 00-2018-1071 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në dhomën e këshillimit të datës 14.11.2018, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: IDAET RUSI

TË PADITUR: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E BURGJEVE INSTITUCIONI I EKZEKUTIMIT TË VEPRAVE PENALE KORÇË

OBJEKTI:

Detyrimin e të paditurës të më shpërblejë mua paditësin Idaet Rusi me 23 paga mujore, që përfaqëson: Detyrimin e palës së paditur të më dëmshpërblejë me pagën e 12

muajve punë për zgjidhjen e menjëhershme të Kontratës së Punës për shkaqe të pajustifikuara.(Neni 155/3 i K.Punës).

Detyrimin e të paditurit pagimin e 8 muaj e 9 ditë paga mujore, paga që do të kish fituar paditësi, nëse marrëdhëniet e punës do të kishin përfunduar në përfundim të kontratës

me afat të caktuar, afatit 1- vjeçar (Neni 155/1).Detyrimin e palës së paditur të më dëmshpërblejë për mosrespektim të afatit të

njoftimit me 1 pagë mujore. (Neni 143/1 i K.Punës).Detyrimin e palës se paditur të dëmshpërblejë për mosrespektimin e procedurave të

largimit nga puna me pagën e 2 muajve. (Neni 144 i K.Punës).

BAZA LIGJORE: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni 32 e vijues i K.Pr.Civile dhe ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës”, i ndryshuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr. 700, datë 05.06.2018, ka vendosur: Shpalljen e moskompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes nr.21249-00353-41-2018 -(644).Urdhërimin e sekretarisë gjyqësore për dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë është bërë ankim i veçantë nga paditësi Idaet Rusi, i cili parashtron këto shkaqe:

32

Page 33: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

- Paditësi e kundërshton vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi ai nuk është një vendim i drejtë e i bazuar në prova dhe në ligj, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e saj për shpalljen e moskompetencës ka arsyetuar se nuk është kjo gjykata kompetente për zgjidhjen e çështjes objekt shqyrtimi dhe e ka dërguar për kompetencë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë.

- Kontrata e punës e lidhur midis punëdhënësit dhe punëmarrësit në rastin konkret është lidhur në bazë të ligjit me Nr.10032, datë 11.11.2008 “Për policinë e burgjeve”, i ndryshuar, në këtë ligj ka dispozita përkatëse (neni 20 dhe 23) për emërimin dhe lirimin e punonjësve në policinë e burgjeve, ndërsa dispozita për shpërblimin për largimin nga puna në mënyrë të pa drejtë nuk ka gjithashtu nuk ka asnjë parashikim lidhur me afatet e njoftimit për largim nga puna apo ndjekjen e procedurave për shpërblim për largim nga puna apo zgjidhjen e menjëhershme të pa justifikuar për largimin nga puna.

- Por në nenin 13 të ligjit Nr.10032, datë 11.12.2008, “Për Policinë e Burgjeve” thuhet marrëdhëniet e punës në policinë e burgjeve për çështjet, të cilat nuk parashikohen në këtë ligj, rregullohen në përputhje me dispozitat e ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 Kodi i Punës. Pra në ligjin e veçantë parashikohet se çështjet të cilat nuk rregullohen dhe parashikohen nga ligji i veçantë gjejnë mbështetje dhe rregullohen nga Kodi i Punës, dhe në rastin konkret shpërblimet e kërkuara nga paditësi sipas përcaktimeve të bëra në kodin e punës janë korrekte.

- Ky vendim është një vendim i pa drejtë pasi në nenin 4 pika 2 të Kodit të Punës thuhet dispozita të veçanta të këtij Kodi zbatohen edhe ndaj personave, punësimi i të cilëve rregullohet me ligj të veçantë, nëse ligji i veçantë nuk parashikon zgjidhje për problemet e lidhura me marrëdhëniet e punës”, pra kjo dispozitë na lejon të ngremë padi bazuar në dispozitat e Kodit të Punës, pasi ligji i veçantë në rastin konkret ligji Nr.10032, datë 11.12.2008 “Për Policinë e Burgjeve”, ka dispozitë fikse që parashikon zgjidhjen e çështjeve që nuk zgjidh ligji i veçantë të zgjidhen nga dispozitat e Kodit të Punës, ndaj në kuptim të ligjit çështja jonë është çështje që zgjidhet nga dispozitat e Kodit të Punës dhe kompetente është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi në nenin 10 të ligjit Nr. 39/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 49/2012, Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshje ve administrative”, të ndryshuar ku thuhet: Mosmarrëveshjet mbi marrëdhëniet e punës të punonjësve në administratën publike, në gjykatë ose prokurori, marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e Punës, që ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji më në gjykim në gjykatat administrative, do të vazhdojnë të gjykohen sipas dispozitave të ligjit në fuqi, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, pra është kuptueshme që konflikti midis palëve ndërgjyqëse është një konflikt që si bazë kërkimeve në padi ka dispozitat e Kodit të Punës dhe referuar dispozitës së lartpërmendur gjykatë kompetente është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici, dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Pala paditëse Idaet Rusi ka thirrur në cilësinë e palëve të paditura Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe IEVP Korçë, duke kërkuar sipas objektit të padisë të përshkruar në pjesën hyrëse:

33

Page 34: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Pas komunikimit të kërkesës për deklaratën e mbrojtjes dhe depozitimit të saj prej të paditurve, gjykata konstatoi se prej tyre paraqitej një prapësim që lidhej me kompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për shqyrtimin e kësaj çështje. Palët e paditura argumentonin se marrëdhënia e punës e paditësit Idaet Rusi rregullohej nga ligji nr. 10032, datë 11.12.2008 “Për Policinë e Burgjeve”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Korçë, me vendimin nr. 700, datë 05.06.2018 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes nr. 21249-00353-41-2018-(644).

Urdhërimin e sekretarisë gjyqësore për dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë.

Me arsyetimin se, nga provat e paraqitura, rezulton se kemi një marrëdhënie pune me punëdhënës një organ të administratës publike siç është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe ndërkohë aspektet kryesore të kësaj marrëdhënie rregullohen nga një ligj i posaçëm siç është ligji nr. 10032, datë 11.12.2008 “Për Policinë e Burgjeve”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

Ky ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij kanë shërbyer madje edhe si bazë ligjore për emërimin në detyrë të paditësit dhe bazuar kontratën individuale të punës. Sigurisht qe ligji parashikon edhe se aspektet që nuk rregullohen prej tij, rregullohen nga dispozitat e K.Punës, por ky i fundit është komplementar për të rregulluar aspekte dytësore, siç shërben për referencë në çdo marrëdhënie pune dhe nuk e zhbën rregullimin e kësaj marrëdhënie nga ligji i posaçëm dhe natyrën e veçantë të saj. Në këto kushte jemi përpara një çështje që përbën lëndë për gjykatën administrative dhe jo civile.

Gjykata administrative ka kompetencë lëndore të gjykojë çështje administrative të përcaktuara në Ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. Me miratimin e ligjit nr. 49/2012 bëhet fjalë për dy gjykata tërësisht të ndryshme, me kompetenca të mirëpërcaktuara dhe të ndara lëndore, veprimtaria e të cilave rregullohet në mënyra të ndryshme. Këto dy gjykata përfundimisht janë të ndara si në lëndën e gjykimit, rregullimet ligjore që përcaktojnë procedurën e gjykimit të secilës, parimet, etj.

Neni 7 i ligjit nr. 49/2012 ka përcaktuar rrethin e çështjeve që mund të gjykojë gjykata administrative, ndërkohë neni 8/2 i Ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshje ve administrative” parashikon se çfarë nuk mund të gjykojë kjo gjykatë, duke përcaktuar se: Gjykata administrative nuk shqyrton mosmarrëveshjet; b) shqyrtimi i të cilave, sipas legjislacionit në fuqi, është në kompetencën e një gjykate tjetër.

Sipas nenit 41 të K.Pr.Civile, gjykata civile ka të drejtë të shqyrtojë çdo mosmarrëveshje civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të tjera. Pra sipas këtyre rregullimeve ligjore gjykata administrative nuk mund të shqyrtojë mosmarrëveshjet që ligjet i kanë lënë në kompetencë të gjykatës civile dhe anasjelltas.

Në lidhje me kompetencën lëndore Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në vendimin unifikues nr. 03/2014, (paragrafi 30) shprehen se: Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë e çmojnë të rëndësishme çështjen e kompetencës lëndore të gjykatave, për shkak të rëndësisë që ka në zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor, një ndër elementet themelorë të të cilit është “gjykata e krijuar me ligj. Në këtë kontekst, fjala “ligj”, sipas nenit 42 të Kushtetutës, përfshin edhe legjislacionin për krijimin dhe kompetencën e gjykatave, ku kompetenca për gjykimin e “mosmarrëveshjeve” administrative i është caktuar vetëm gjykatës administrative, ashtu siç mosmarrëveshjet civile mund ti shqyrtojë vetëm gjykata civile.

34

Page 35: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Sa sipër gjykata bazuar në nenet 7, 15, 17, të ligjit nr. 49/2012 dhe nenit 59/1 të K.Pr.Civile, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë duhet të shpall moskompetencën lëndore për çështjen objekt gjykimi.

 II. Ligji i zbatueshëm.

Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:Neni 16§1 i K.Pr.Civile që parashikon se: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e

tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj....”.Neni 61 i K.Pr.Civile parashikon se:“Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose

me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.”

Neni 62 i K.Pr.Civile parashikon se: “Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e

mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë”.

Neni 7 i ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikon se: ç)mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës të nëpunësve civilë, nëpunësve civilë gjyqësorë, nëpunësve civilë të prokurorisë dhe të nëpunësve shtetërorë që sipas ligjit organik kanë një rregullim të posaçëm. Përjashtohen nga ky rregull punonjësit në administratën publike, në gjykatë ose prokurori, marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e Punës.”

Ligji nr. 8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosur”.

Neni 20 Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale janë institucione në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe kanë për detyrë pritjen, sistemimin, trajtimin dhe rehabilitimin social të të burgosurve. Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale drejtohen, kontrollohen dhe përfaqësohen nga drejtori, i cili emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Drejtësisë, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

VKM nr.437, datë 20.05.2015 “Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve.

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se:

1. Vendimi nr. 700, datë 05.06.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Korçë, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, është rrjedhojë e zbatimit të normave procedurale administrative dhe për këtë shkak vendimi duhet të lihet në fuqi.

2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në vlerësim të akteve të dosjes gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, e gjen të bazuar në ligj arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Korçë, në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes objekt gjykimi.

3. Në analizë të akteve të dosjes gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, arsyetimit të gjykatës, si dhe legjislacionit të zbatueshëm për rastin konkret, ankimi i veçantë i paraqitur

35

Page 36: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

nga pala paditëse Idaet Rusi, nuk përmban shkaqe për cenimin e vendimit nr. 700, datë 05.06.2018 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Korçë.

4. Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje nga pikëpamja lëndore është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

5. Kolegji Civil në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Korçë. Gjykata ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi, duke bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

6. Duke u kthyer te çështja objekt shqyrtimi, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Korçë ka arsyetuar drejtë në lidhje me zbatimin e ligjit procedural dhe material për sa i përket përcaktimit të kompetencës lëndore.

7. Në nenin 7 të ligjit nr. 49/2012 “Për Organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikon se: Gjykatat administrative janë kompetente për: ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës të nëpunësve civil, nëpunësve civil gjyqësor, nëpunësve civil të prokurorisë dhe të nëpunësve shtetërorë që sipas ligjit organik kanë një rregullim të posaçëm. Përjashtohen nga ky rregull punonjësit në administratën publike, në gjykatë ose prokurori, marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e Punës.

Ndërkohë në bazë të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve miratuar me VKM nr. 437, datë 20.05.2015 gjen rregullim statusi i punonjësve të IEVP-së.

Çështja objekt shqyrtimi, ka në thelb të saj shqyrtimin e një mosmarrëveshjeje të natyrës administrative. Referuar objektit dhe shkakut ligjor të padisë, kërkimi i paditësit lidhet me detyrimin e palës së paditur që të dëmshpërblejë paditësin për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës pa shkaqe të justifikuara nga punëdhënësi etj, mosmarrëveshje, e cila rregullohet sipas parashikimeve të ligjit nr. 10032, datë 11.12.2008 “Për Policinë e Burgjeve”, i ndryshuar. Mosmarrëveshja objekt shqyrtimi është pasojë/rrjedhojë e kundërshtimit të një akti administrativ të lëshuar nga organet shtetërore, i cili është produkt i vullnetit të organit publik shtetëror. Për rrjedhojë, mosmarrëveshja objekt shqyrtimi është mosmarrëveshje administrative, gjykimi i së cilës, i nënshtrohet rregullimeve të parashikuara në ligjin nr. 10032, datë 11.12.2008 “Për Policinë e Burgjeve”, i ndryshuar dhe ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykata administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar.

8. Kolegji Civil vë në dukje se marrëdhënia e punës objekt gjykimi rregullohet sipas ligjit nr.10032, datë 11.12.2008 “Për Policinë e Burgjeve”, i ndryshuar, i cili referuar nenit 13, parashikon një rregullim të posaçëm lidhur me rregullat dhe procedurat e marrëdhënies së punës, trajnimit, ecurisë në karrierë dhe ndërprerjes së marrëdhënies së punës, si dhe në Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve e miratuar me VKM nr. 437, datë 20.05.2015 dhe VKM nr. 173/2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit”.

9. Mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës për nëpunësit civil, marrëdhënie, e cila rregullohet me ligj të posaçëm (siç është në rastin konkret), nuk janë në kompetencën e gjykatës civile.

Në kushtet kur çështja objekt shqyrtimi, i përket parashikimit ligjor të përcaktuara në nenin 7 të ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, pika “ç”, kjo çështje është e natyrës

36

Page 37: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

administrative dhe si e tillë, është në kompetencën lëndore të gjykatave administrative. Ky arsyetim është në përputhje edhe me qëndrimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin nr. 03, datë 06.12.2013, të cilët ndër të tjera arsyetojnë se: Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr. 49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit....

10. Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se pretendimet e paraqitura në ankimin e veçantë nga pala paditëse nuk janë të bazuara në ligj, dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Korçë është i drejtë dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 62 të K.Pr.Civile.

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr. 700, datë 05.06.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Tiranë, më 14.11.2018

37

Page 38: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11241-02906-00-2018 i Regj.ThemeltarNr. 00-2018-1072 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në dhomë këshillimi, më datë 20.11.2018, mori në shqyrtim çështjen që u përket

palëve:

PADITËS: ELBAN ÇONIKU

I PADITUR: SHOQËRIA “ADEL” SH.P.K.

OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur t’i paguaj paditësit 12 paga si shpërblim për zgjidhjen e menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës, 2 paga mujore si shpërblim për

mosrespektimin e procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës, 1 pagë mujore si shpërblim për mosrespektimin e afatit të njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës, 1 pagë për pushimet vjetore të pakryera, 3 paga si shpërblim për plotësimin e afatit të kontratës.

BAZA LIGJORE: Nenet 7, 12, 92, 94, 143, 144, 149, 153, 155 të K.Punës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 929 (13-2018-3937), datë 03.07.2018, ka vendosur:

“1. Deklarimin e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për gjykimin e padisë me paditës Elban Çoniku, të paditur “Adel” sh.p.k, me objekt shpërblim dëmi dhe zgjidhje e menjëhershme e kontratës së punës. 2. Dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, si gjykata kompetente. 3. Kundër vendimit lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.”

Kundër këtij vendimi, me datë 09.07.2018, ka bërë ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë, paditësi, Elban Çoniku, i cili ka parashtruar këto shkaqe:

- Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan është i paligjshëm dhe rrjedhojë e moszbatimit të drejtë të normave procedurale civile dhe Kodit të Punës ;

- Palët në kontratën e punës, konkretisht në nenin 9 të saj, kanë parashikuar se për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë ekzekutimit të kësaj kontrate, palët do t’i drejtohen

38

Page 39: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Por ky parashikim i kontratës nuk mund të zbatohet pasi vjen në kundërshtim me nenet 11 dhe 7/3 të Kodit të Punës;

- Po ashtu, në çështjen objekt gjykimi, marrëveshja për kompetencë nuk mund të zbatohet pasi është lidhur para lindjes së konfliktit;

- Klauzola e kontratës për gjykatën kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis palëve vjen në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit dhe si rrjedhojë nuk mund të prodhojë pasoja juridike për palët;

- Kompetenca tokësore për paditë që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës është parashikuar në Kodin e Procedurës Civile neni 47 dhe në Kodin e Punës neni 7, bazë ligjore që paditësi e ka referuar edhe në kërkesëpadi. Po ashtu, ndërmjet gjykatave alternative, paditësi e përcakton me ngritjen e padisë sipas nenit 54 të Kodit të Procedurës Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes:

1. Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me datë 07.02.2018, është paraqitur një padi me objekt, shkak ligjore dhe palë ndërgjyqëse sikurse përcaktohet në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

2. Sikurse rezulton nga aktet e fashikullit të gjykimit, paditësi ka pretenduar se ka qenë i punësuar pranë palës së paditur, në pozicionin “Shofer Kamioni”, në bazë të kontratës së punës pa afat të caktuar të lidhur me datë 01.02.2017. Në nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen t’i zgjidhin fillimisht me mirëkuptim midis tyre dhe në rast se nuk arrihet kjo gjë, atëherë palët do t’i drejtohen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.”

3. Pala e paditur, në deklaratën mbrojtjes, ka bërë kërkesë për shpalljen e moskompetencës tokësore para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi sipas kontratës së lidhur midis palëve ndërgjyqëse, gjykatë kompetente ishte Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier.

4. Në seancë gjyqësore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 929 (13-2018-3937), datë 03.07.2018 ka vendosur: “1. Deklarimin e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për gjykimin e padisë me paditës Elban Çoniku, të paditur “Adel” sh.p.k, me objekt shpërblim dëmi dhe zgjidhje e menjëhershme e kontratës së punës. 2. Dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, si gjykata kompetente. 3. Kundër vendimit lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.”

4.1. Ndër të tjera, kjo Gjykatë ka arsyetuar se, mosmarrëveshja në rastin konkret ka lindur gjatë zbatimit të kontratës dhe nuk ka lindur pas zgjidhjes së kontratës dhe padia me këtë objekt nuk mund të paraqitej më parë, pasi konflikti nuk kishte lindur. Mosmarrëveshja nga një marrëdhënie pune nuk mund të lindë pas përfundimit të kësaj marrëdhënieje, pasi pas përfundimit palët nuk janë më të lidhura në këtë marrëdhënie. K.Pr.Civile në nenin 52 të tij ka parashikuar të drejtën e palëve që me marrëveshje me shkrim të ndryshojnë kompetencën tokësore, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenet 45 dhe 46 (kompetenca ekskluzive) dhe rasteve kur ligji e ndalon këtë marrëveshje. Në rastin konkret, palët me marrëveshje me shkrim kanë individualizuar si gjykatë kompetente Gjykatën e Rrethit

39

Page 40: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjyqësor Fier, që është edhe gjykata e vendit ku ka selinë pala e paditur. Kjo marrëveshje nuk është e ndaluar nga ligji, pasi edhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, si gjykatë ku ka vendbanimin pala e paditur ka kompetencën tokësore për gjykimin e padive që rrjedhin nga marrëdhënia e punës. Duke qenë se kërkesa e palës së paditur për shpalljen e moskompetencës tokësore u ngrit nga pala e paditur para nxjerrjes së urdhrit për caktimin e seancës gjyqësore, gjykata e mori parasysh këtë kërkesë.

II. Ligji i zbatueshëm:

5. Neni 16/1 i K.Pr.Civile që parashikon se: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj...”.

6. Neni 61 i K.Pr.Civile parashikon se: “Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi, kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente...”

7. Neni 47 i K.Pr.Civile parashikon se: “Paditë për kërkim ushqimi dhe paditë që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës, mund të ngrihen si në gjykatën e vendit ku ka banimin i padituri, ashtu dhe në gjykatën e vendit ku ka banimin paditësi…”

8. Neni 7 i Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, i cili parashikon se: “Paditë ndaj personave që banojnë në territorin e Shqipërisë ngrihen para gjykatës së vendbanimit të të paditurit. 2. Padia ngrihet edhe në vendin ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij. Kur punëmarrësi nuk e kryen zakonisht punën e tij në të njëjtin vend, vendi ku ndodhet qendra e punës, që e ka punësuar atë. 3. Marrëveshjet që lidhen me juridiksionin janë të vlefshme vetëm nëse përcaktohen pas lindjes së konfliktit.”

9. Neni 52 i Kodit të Procedurës Civile, i ndryshuar: “Kompetenca tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve, përveç rasteve të parashikuara në nenet 45 e 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë marrëveshje.”

10. Neni 54 i Kodit të Procedurës Civile, i cili ka parashikuar se: “E drejta e zgjedhjes ndërmjet shumë gjykatave kompetente i takon paditësit, e cila ushtrohet me ngritjen e padisë.”

III. Vlerësimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë:

11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, (në vijim Kolegji) pasi shqyrtoi aktet e dosjes gjyqësore, vlerëson se vendimi nr. 929 (13-2018-3937), datë 03.07.2018, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan me të cilin është shpallur moskompetenca tokësore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është i pabazuar në ligj dhe si i tillë duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për vazhdimin e gjykimit pranë asaj gjykate.

12. Kolegji rikonfirmon qëndrimin se kompetenca nuk është gjë tjetër veçse sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e funksioneve të saj çdo gjykate. Kompetenca tokësore është e drejta e gjykatës për shqyrtimin e një kategorie të caktuar mosmarrëveshjesh, sipas lidhjes që ekziston midis konfliktit gjyqësor dhe gjykatës me një territor të caktuar. Ajo ka për qëllim të zbatojë shpërndarjen e çështjeve mes gjyqtarëve të të njëjtit lloj për të lehtësuar dhe për t’a bërë më komode mbrojtjen e palëve dhe aksesin në gjykatë si dhe për zgjidhjen më lehtë dhe më shpejtë të çështjes.

13. Veç kësaj, për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh, procesi duhet të zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që procesi të zhvillohet në mënyrë sa më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm, në respektim edhe të nenit 6 të KEDNJ, nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 4 të K.Pr.Civile.

40

Page 41: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

13.1. Si parakusht procedural në interes të palëve kompetenca tokësore mund të përcaktohet edhe me marrëveshje, duke deroguar nga rregullat e Kodit të Procedurës Civile që përcaktojnë kriteret e përgjithshme se si individualizohet ajo nga gjykata rast pas rasti. Nuk mund të derogohet vetëm nga rregullat ligjore që individualizojnë kriteret për kompetencën tokësore, e cila sipas ligjit ka karakter ekskluziv apo kur ligji e ndalon shprehimisht marrëveshjen për ndryshimin e kompetencës.

14. Duke iu rikthyer rastit konkret, Kolegji vlerëson se para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan është paraqitur një padi me objekt shpërblimin e dëmit për shkak të zgjidhjes së paligjshme të kontratës së punës nga ana e palës së paditur. Në kontratën e punës të lidhur midis palëve ndërgjyqëse, konkretisht nenin 9 të kësaj kontrate, është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen t’i zgjidhin fillimisht me mirëkuptim midis tyre dhe në rast se nuk arrihet kjo gjë, atëherë palët do t’i drejtohen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.” Nisur nga ky parashikim kontraktor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan bazuar në nenet 52 dhe 61 të Kodit të Procedurës Civile, në bazë të kërkesës së palës së paditur ka shpallur moskompetencën tokësore dhe ia ka dërguar aktet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

15. Kolegji vlerëson se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, duke mos evidentuar drejtë elementët ligjorë që përcaktojnë kompetencën tokësore në mosmarrëveshjet që lindin nga marrëdhëniet e punës dhe duke anashkaluar rregullimet e bëra në Kodin e Procedurës Civile dhe Kodin e Punës, ka arritur në një përfundim të gabuar në lidhje se kujt gjykate i përket kompetenca tokësore për shqyrtimin e çështjes.

15.1. Kështu, neni i 7 Kodit të Punës nën titullin “Kompetenca tokësore” ka parashikuar se: “1. Paditë ndaj personave që banojnë në territorin e Shqipërisë ngrihen para gjykatës së vendbanimit të të paditurit. 2. Padia ngrihet edhe në vendin ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij. Kur punëmarrësi nuk e kryen zakonisht punën e tij në të njëjtin vend, vendi ku ndodhet qendra e punës, që e ka punësuar atë. 3. Marrëveshjet që lidhen me juridiksionin janë të vlefshme vetëm nëse përcaktohen pas lindjes së konfliktit.” Pra, kjo dispozitë, përcakton kriteret e kompetencës tokësore të gjykatave që do të shqyrtojnë mosmarrëveshjet e punës. Kurse në paragrafin e tretë, ndryshe nga terminologjia e përdorur në dy paragrafët e parë, Ligjvënësi përdor termin juridiksion dhe ka parashikuar se marrëveshjet për juridiksion janë të pavlefshme nëse lidhen para lindjes së konfliktit.

15.2. Kolegji vlerëson se, pavarësisht se ligji në paragrafin e tretë të kësaj dispozite përdor termin juridiksion, kjo dispozitë duhet kuptuar dhe zbatuar në mënyrë të zgjeruar edhe për marrëveshjet e kompetencës, për dy arsye.

Së pari nisur nga ratio legis e këtij kufizimi në kohë të lidhjes së marrëveshjes midis palëve, Kolegji vlerëson se kjo dispozitë mbron punëmarrësin, si palën më të dobët në marrëdhënien e punës dhe lirinë e saj për të kontraktuar. Kjo do të thotë se, nëse punëmarrësi kontrakton me punëdhënësin para lindjes së konfliktit, për shkak të raportit të varësisë punëdhënës-punëmarrës, nuk është në gjëndje të vlerësojë dhe kontraktojë lirisht gjykatën e cila do të jetë kompetente dhe më e favorshme për pozitën e tij dhe e cila do të shqyrtojë mosmarrëveshjet eventuale me punëdhënësin në të ardhmen. Pra ligji prezumon një pozitë pabarazie dhe qënien vulnerabël të palës më të dobët në këtë kontratë dhe si rrjedhojë qëllimi i këtij kufizimi të parashikuar në nenin 7/3 të Kodit të Punës është që punëmarrësi të mos jetë i detyruar të nënshkruajë një kontratë duke pranuar gjykatën kompetente të përcaktuar në të, pa qënë realisht në pozita për të negociuar.

Nga ana tjetër, kur ka lindur mosmarrëveshja, duke prezumuar se lidhja e varësisë nuk ekziston më, konsiderohet se punëmarrësi ka pasur një autonomi të konsiderueshme në raport me punëdhënësin, duke qënë i lirë për të negociuar klauzolën që ndryshon rregullat e përcaktimit të gjyqtarit kompetent. Sa më sipër, Kolegji vlerëson se neni 7/3 i Kodit të Punës, është frymëzuar nga parimi i mbrojtjes së palës më të dobët në përzgjedhjen e gjyqtarit apo

41

Page 42: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

forumit kompetent që do të shqyrtojë mosmarrëveshjet midis palëve në kontratën e punës dhe e njëjta logjikë juridike vlen si për rastin kur palët përzgjedhin gjykatën kompetente nga pikëpamja tokësore ashtu edhe kur palët përcaktojnë juridiksionin alternativ të arbitrazhit, në raport me juridiksionin gjyqësor apo kur përcaktojnë me marrëveshje juridiksionin e gjykatave të shteteve të tjera, në raport me juridiksionin gjyqësor shqiptar.

Së dyti, vetë vendosja e këtij parashikimi ligjor, si paragraf i fundit, në të njëjtën dispozitë që rregullon kriteret e kompetencës tokësore, nënkupton që qëllimi i Ligjvënësit në fakt ka qënë për të rregulluar dhe kufizuar në kohë pikërisht marrëveshjen e palëve për të ndryshuar kompetencën tokësore të përcaktuar sipas parashikimeve të dy paragrafëve të mësipërm.

16. Në vijim të këtij arsyetimi, Kolegji vlerëson se në rastin konkret, marrëveshja e palëve që ka përcaktuar si gjykatë kompetente Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier është absolutisht e pavlefshme në këtë pjesë, sepse është lidhur para lindjes së konfliktit dhe si rrjedhojë vjen në kundërshtim me nenin 7/3 të Kodit të Punës. Meqenëse marrëveshja me shkrim e palëve për ndryshimin e juridiksionit (kompetencës) është e pavlefshme, atëherë kompetenca tokësore për paditë që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës është parashikuar në Kodin e Procedurës Civile (neni 47§1) dhe në Kodin e Punës (neni 7). Sipas këtyre dispozitave paditë që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës “mund të ngrihen si në gjykatën e vendit ku ka banimin i padituri, ashtu dhe në gjykatën e vendit ku ka banimin paditësi” ose “në vendin ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij”, ndërsa kur “punëmarrësi nuk e kryen zakonisht punën e tij në të njëjtin vend, vendi ku ndodhet qendra e punës, që e ka punësuar atë”. Në vështrim të këtyre dispozitave rezulton se për paditë që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës ndodhemi përpara kompetencës tokësore alternative/konkurruese dhe, sipas nenit 54 të Kodit të Procedurës Civile e drejta “e zgjedhjes ndërmjet shumë gjykatave kompetente i takon paditësit, e cila ushtrohet me ngritjen e padisë”. Për rastin konkret ka rezultuar se pala paditëse në momentin e ngritjes së padisë ka zgjedhur si gjykatë kompetente Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

17. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse Elban Coniku është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai duhet të pranohet. Për rrjedhojë, vendimi nr. 929 (13-2018-3937), datë 03.07.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 62 dhe 63 të K.Pr.Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. 929 (13-2018-3937), datë 03.07.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe dërgimin e çështjes po pranë asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 20.11.2018

42

Page 43: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-03120-00-2018 i Regj.ThemeltarNr. 00-2018-1073 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në dhomë këshillimi, më datë 20.11.2018, mori në shqyrtim çështjen që u përket palëve:

PADITËS: 1.LEARTA MURATAJ2.SHOQËRIA KURSIM KREDITI (SHKK) “HAMALLAJ”

I PADITUR: 1.QEMAL LASHI2. SHPËTIM MINJA3. RAMAZAN SALLAKU4. FADIL RRYTA5. RAMIZ HOXHA6. KUJTIM MYSJA7. FATIME HARDËRLLARI

PERSON I TRETË: QËNDRA KOMBËTARE E BIZNESIT

OBJEKTI:

1. Pavlefshmëri e vendimeve Nr.1 dhe Nr.2, datë 20.03.2017 të Bordit Drejtues të Shoqërisë Kursim Krediti Hamallaj dhe të vendimit të datës 25.03.2017 të Asamblesë së

Përgjithshme të Shoqërisë së Kursim Kreditit Hamallaj, publikuar në ekstraktin tregtar, datë 31.05.2017 aplikimi nr. CN277175-05-17;

2. Kthimin e gjendjes juridike të shoqërisë siç ishte para depozitimit dhe publikimit të vendimeve (pavlefshmëria e të cilëve është objekt themelor i kësaj kërkesëpadie) dhe

publikimin e administratores Learta Murataj në ekstraktin tregtar në datën 31/05/2017;3. Rregullimin e pasojave, duke detyruar QKB të anullojë dhe çregjistrojë nga

regjistri tregtar i kësaj shoqërie vendimet e Bordit Drejtues dhe të Asamblesë së Përgjithshme të SHKK Hamallaj publikuar nga QKB në ekstraktin tregtar të SHKK Hamallaj me NIPT K81726503S në datën 31.05.2017 pavlefshmëria e të cilave është objekt themelor i këtij

gjykimi dhe për të cilën është marrë vendimi Nr. 42012-01801 (106), akti, datë 02.06.2017 “Për sigurimin e padisë”;

4. Anullimin e të gjitha vendimeve të depozituara nga Fatime Hadërllari dhe të publikuara në ekstraktin tregtar të shoqërisë pas publikimeve me datë 31.05.2017, vendimi i

publikuar me datë 02.06.2017, vendimi i publikuar me datë 06.06.2017 dhe çdo vendim tjetër që mund të publikohet nga të paditurit gjatë periudhës që po gjykohet kjo kërkesëpadi;

43

Page 44: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

5. Detyrimin e palëve të paditura të njohin vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme të datës 28.03.2017 i thirrur me propozimin e administratores Learta

Murataj drejtuar anëtarëve si i marrë në përputhje të plotë me kriteret ligjore në fuqi, njohjen e të gjitha pikave të rendit të ditës të miratuara në unanimitet të plotë sipas këtij vendimi dhe rregullimin e pasojave, duke detyruar QKB të bëjë regjistrimin e këtij vendimi Asambleje të

datës 28.03.2018 të SHKK Hamallaj në regjistrin tregtar të kësaj shoqërie;6. Dhënien e vendimit me ekzekutim të përkohshëm për këtë padi;

7. Detyrimin e palëve të paditura të paguajnë shpenzimet gjyqësore dhe ato të mbrojtjes dhe ato për ekzekutimin e detyrimit në rrugë jashtëgjyqësore.

BAZA LIGJORE: Neni 31 e vijues, 153, 154, 156 të K.Pr.Civile; Neni 317 i K.Pr.Civile; Neni 92 i Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë; Neni 20, 21, 22, 23, 24, 25, 26, 30 i Ligjit Nr. 52/2016 “Për Shoqëritë e Kursim Kreditit dhe Unionet e Tyre”, në tërësi dhe Ligji nr. 9723, datë 03.05.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, i ndryshuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr. 179, datë 12.07.2018, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së të paditurve për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, si të pabazuar në prova dhe në ligj.

Kundër këtij vendimi, me datë 30.07.2018, kanë paraqitur ankim të veçantë palët e paditura Qemal Lashi, Shpëtim Minja, Ramazan Sallaku, Fadil Shyta, Ramiz Hoxha, Kujtim Mysja. Rezulton se vendimi i arsyetuar iu është njoftuar këtyre të fundit me datë 27.07.2018. Rezulton se ankimi iu është njoftuar palëve të tjera ndërgjyqëse dhe nuk rezulton të jetë paraqitur kundërankim. Në ankimin e veçantë janë parashtruar këto shkaqe:

- Vendimi nr. 179, datë 12.07.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për rrëzimin e kërkesës së palës së paditur për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor është i pabazuar në ligj;

- Sipas Ligjit nr. 52/2016 “Për Shoqëritë e Kursim Kreditit dhe Unionet e Tyre” shoqëritë e kursim kreditit dhe organet e tyre monitorohen nga Banka e Shqipërisë dhe Unioni i Shoqërive të Kursim Kreditit;

- Në nenin 80 të këtij Ligji është parashikuar se ankimi ndaj vendimeve të marra nga organet drejtuese të SHKK-ve bëhet fillimisht tek Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe realizimi i këtij ankimi është kusht i domosdoshëm për t’i dhënë mundësi subjektit të cënuar t’i drejtohet gjykatës. Po ashtu, sipas pikës 6 të kësaj dispozite subjekti i cënuar pas ezaurimit të ankimit administrative mund t’i drejtohet Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi çështjen në tërësi, në përfundim;

44

Page 45: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

V Ë R E N

I. Rrethanat:

1. Para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është paraqitur një padi me objekt dhe bazë ligjore, sikurse përcaktohet në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

2. Paditësit, Shoqëria Kursim Krediti (SHKK) “Hamallaj” dhe Learta Murataj (në cilësinë e administratores), duke pretenduar se disa vendime të marra nga Bordi Drejtues dhe Asambleja e Përgjithshme e kësaj shoqërie, janë të paligjshme, kanë kërkuar anullimin e tyre dhe njëkohësisht bërjen e pasqyrimeve përkatëse në regjistrin tregtar etj. Si pale të paditura janë thirrur anëtarët respective të Bordit Drejtues dhe të Komitetit Mbikqyrës të shoqërisë.

II. Procedura:

3. Mbi kërkesën e palëve të paditura, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka marrë në shqyrtim çështjen e juridiksionit dhe me vendimin nr. 179, datë 12.07.2018, ka vendosur:

-Rrëzimin e kërkesës së të paditurve për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit, si të pabazuar në prova dhe në ligj.

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ndër të tjera, ka arsyetuar se kërkesa e të paditurve për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor është e pabazuar në ligj. Të paditurit pretendojnë mungesën e juridiksionit gjyqësor për shqyrtimin e mosmarrëveshjes, por nuk citojnë asnjë dispozitë ligjore si nga ligji specifik nr. 52/2016 “Për Shoqëritë e Kursim Kreditit dhe Unionet e Tyre”, të Ligjit të mëparshëm me nr. 8782, datë 03.05.2001 “Për shoqëritë e kursim-kreditit”, i ndryshuar (i shfuqizuar me Ligjin nr. 52/2016) ashtu edhe nga Ligji nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Kjo gjykatë, ka vlerësuar se objekti i mosmarrëveshjes në rastin konkret, lidhet me administrimin e brendshëm të shoqërisë midis anëtarëve të saj dhe objekt gjykimi janë vendimet e asamblesë së përgjithshme. Kundërshtimi i këtyre vendimeve, mund të bëhet vetëm në rrugë gjyqësore, pasi nuk ka asnjë parashikim ligjor të posaçëm për ndjekjen e një rruge administrative, para se palët t’i drejtohen gjykatës.

5. Kundër këtij vendimi ka bërë ankim të veçantë palët e paditura, palët e paditura Qemal Lashi, Shpëtim Minja, Ramazan Sallaku, Fadil Shyta, Ramiz Hoxha dhe Kujtim Mysja me datë 30.07.2018. Rezulton se vendimi i arsyetuar iu është njoftuar këtyre të fundit me datë 27.07.2018. Rezulton se ankimi iu është njoftuar palëve të tjera ndërgjyqëse dhe nuk rezulton të jetë paraqitur kundërankim.

III. Ligji i zbatueshëm:

6. Neni 31 i K.Pr.Civile që parashikon se: “Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta”

7. Neni 59 i K.Pr.Civile parashikon se:“Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ. Kundër vendimit të dhënë për një rast të tillë, mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë.”

8. Neni 80 i Ligjit nr. 52/2016 “Për Shoqëritë e Kursim Kreditit dhe Unionet e Tyre”, i ndryshuar, nën titullin “Ankimi administrativ dhe gjyqësor” ka parashikuar se:“ 1. Çdo subjekt, ndaj të cilit janë marrë masat e parashikuara në nenet 77 dhe 78, të këtij ligji, ka të drejtë të kryejë ankim administrativ te Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit për aktin. 2. Realizimi i ankimit administrativ te

45

Page 46: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Guvernatori, sipas pikës 1, të këtij neni, është kusht i domosdoshëm, me qëllim ezaurimin e rekursit administrativ dhe për t’i dhënë mundësi subjektit të cënuar për t’iu drejtuar gjykatës. 3. Ankimi administrativ, sipas pikës 1, të këtij neni, nuk pezullon zbatimin e aktit administrativ të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë. 4. Ndryshe nga sa parashikohet në pikën 3, të këtij neni, Banka e Shqipërisë vendos pezullimin e zbatimit të aktit administrativ në rastet kur vlerëson se interesat e depozituesve dhe siguria apo stabiliteti i veprimtarisë së Unionit ose SHKK-së dhe atij financiar në tërësi mund të cënohen apo rrezikohen nga zbatimi i aktit. 5. Ankimi administrativ paraqitet në formën e parashikuar në Kodin e Procedurave Administrative. 6. Subjekti ka të drejtë të paraqesë ankim gjyqësor në gjykatën administrative të apelit në përfundim të procesit të ankimit administrativ.”.

9. Vendim Unifikues Nr. 01/2010 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë:

10. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji), pasi shqyrtoi aktet e dosjes gjyqësore, vlerëson se vendimi i ndërmjetëm, nr. 179, datë 12.07.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës së palëve të paditura për nxjerrjen çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, është i bazuar në ligj dhe si i tillë, duhet lënë në fuqi. Gjykata në rastin konkret ka kualifikuar drejtë natyrën e mosmarrëveshjes, sipas shkakut dhe objektit të padisë me qëllim individualizimin e juridiksionit gjyqësor për shqyrtimin e saj.

11. Kolegji çmon se, juridiksioni është një çështje që përcaktohet ekskluzivisht nga Kushtetuta (shiko p.sh. neni 42), marrëveshjet ndërkombëtare (shiko p.sh. neni 6 i K.E.D.Nj.) apo nga ligji. Përcaktimi i saktë i çështjes së juridiksionit dhe të kompetencës është detyrim që rrjedh nga parimi i shtetit të së drejtës, sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës sipas të cilit, e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit. Megjithatë Kolegji Civil thekson, se bazuar në nenin 7 të Kushtetutës që sanksionon jo vetëm ndarjen, por dhe balancimin e pushteteve dhe në aktet normative që kanë dalë në bazë dhe për zbatim të këtij parimi, pushteteve të tjera u është njohur e drejta/kompetenca për të zgjidhur çështjet ose mosmarrëveshjet që kanë lidhje me funksionet e tyre.

12. Parimi i shtetit të së drejtës kërkon gjithashtu që veprimtaria e organeve të administratës publike të rregullohet jo vetëm me ligj, por edhe që kjo veprimtari, në raport me të drejtat e shtetasve, t’i nënshtrohet kontrollit gjyqësor. Prandaj, sipas nenit 42 të Kushtetutës, individi ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës edhe kur cenimi i të drejtave, i lirive dhe i interesave kushtetues e ligjorë të tij ka ardhur nga akti apo veprimtaria e organeve të administratës publike4.

13. Në këtë kuptim çështja e juridiksionit është parakushti kryesor për të patur proces dhe për t’i lindur e drejta dhe detyrimi ligjor gjykatës që të shqyrtojë gjyqësisht pretendimet objekt gjykimi. Që në momentin e ngritjes së padisë nga paditësi duhet të përmbushen detyrimisht kushtet e ngritjes së saj dhe kushtet për të ushtruar të drejtën e padisë. Një nga kushtet thelbësore për të ushtruar të drejtën e padisë është fakti se padia e ngritur i përket juridiksionit gjyqësor dhe jo atij administrativ dhe në këto rrethana bazuar në efektet juridike të padisë në gjykatë, kjo e fundit është e detyruar që të marrë një vendim përfundimtar për të gjitha problemet e ngritura në padi. Në asnjë rast nuk është e justifikueshme që gjykata të mos shprehet për të gjitha problemet e parashtruara në padi, pasi shkelet një nga parimet themelore të proçesit gjyqësor që gjen rregullim në nenin 1 të Kodit të Procedurës Civile5.

4 Shiko vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 27, datë 27.07.2009.

46

Page 47: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

14. Juridiksioni gjyqësor civil është parashikuar në nenin 36 të Kodit të Procedurës Civile, sipas të cilit janë në juridiksionin gjyqësor të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta. Juridiksioni gjyqësor është i përgjithshëm dhe i detyrueshëm (neni 1/2 i Kodit të Procedurës Civile). Një çështje mund të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor kur ligji në mënyrë eksplicite ka përcaktuar se subjekti pretendues, përpara se t’i drejtohet gjykatës duhet të shterojë juridiksionin administrativ. Në këto raste mos ndjekja e juridiksionit administrativ pengon marrjen në shqyrtim të çështjes nga ana e gjykatës. Kontrolli gjyqësor i veprimtarisë administrative dhe e drejta e individëve dhe personave juridikë për t’iu drejtuar gjykatës, lidhet jo vetëm me aplikimin e parimeve të përgjithshme, por edhe me përcaktimin e qartë e konkret, të treguar shprehimisht në ligjet e posaçme, të rrethanave, kushteve e procedurave konkrete për investimin e mundshëm a të detyrueshëm të juridiksionit administrativ6.

15. Duke iu rikthyer çështjes konkrete, Kolegji Civil vlerëson se para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës është paraqitur një padi me objekt anullimin e disa vendimeve të marra nga Bordi Drejtues dhe Asambleja e Përgjithshme e Shoqërisë së Kursim Kreditit Hamallaj. Padia është ngritur nga administratorja e kësaj shoqërie dhe nga shoqëria kundrejt anëtareve përkatës të Bordit Drejtues dhe Komitetit Mbikëqyrës të saj. Po ashtu, paditësit kanë kërkuar detyrimin e palëve të paditura të njohin një vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme të datës 28.03.2017, të thirrur nga administratorja e shoqërisë, Learta Murataj. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka arsyetuar se, nisur nga shkaku dhe objekti i padisë, shqyrtimi i kësaj mosmarrëveshjeje është në juridiksionin gjyqësor, përsa kohë asnjë dispozitë apo ligj i posaçëm nuk parashikon ezaurimin paraprak të juridiksionit administrativ.

16. Kolegji vlerëson se është i drejtë dhe i bazuar në ligj arsyetimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Në këtë kuadër, Kolegji sjell në vëmendje konkluzionet njehsuese të praktikës gjyqësore të vendimit unifikues Nr. 01/2010 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Ndër të tjera Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë unifikuar praktikën gjyqësore, duke vendosur se:

“Ndjekja e rrugës administrative (të apelimit administrativ) për zgjidhjen e mosmarrëveshjes administrative përpara se subjekti t’i drejtohet gjykatës, është e detyrueshme vetëm nëse ligji që rregullon marrëdhëniet juridike dhe veprimtarinë administrative të fushës përkatëse, parashikon shprehimisht se ndaj aktit administrativ mund të ushtrohet ankim administrativ, si dhe tregon organin apo organet konkrete administrative tek të cilët eventualisht, sipas hierarkisë, duhet të drejtohet apelimi administrativ.

Përveç detyrueshmërisë së parashikimit të ndjekjes së rrugës administrative të ankimit, të organit ku ai drejtohet dhe që ka kompetencën për shqyrtimin e saj, eventualisht, sipas natyrës së marrëdhënieve juridike dhe asaj të mosmarrëveshjes, ligji i posaçëm mund të parashikojë ose jo edhe modalitete konkrete mbi afatet, kushtet e procedurat që duhen respektuar për të bërë të pranueshëm për shqyrtim në themel ankimin administrativ, për procedurat e shqyrtimit dhe natyrën e vendimmarrjes nga organi administrative, etj. Nëse rregulla të tilla eventuale nuk janë parashikuar, gjejnë zbatim afatet, kushtet e procedurat e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative.”

17. Kolegji vlerëson se, ratio decidendi i vendimit të lartpërmendur bazohet tek fakti se kushtëzimi i së drejtës së kujtdo për t’iu drejtuar gjykatës me ezaurimin paraprakisht të juridiksionit administrativ përbën kufizim të aksesit në gjykatë dhe sipas nenit 17 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ky kufizim mund të bëhet vetëm me ligj, i cili duhet

5Shiko vendimin e Gjykatës së Lartë, Kolegji Civil, Nr.3089/934 i Regj. Themeltar, Nr.30 i vendimit, datë 13.01.2005.

6Shiko vendimin e Gjykatës së Lartë, Kolegji Civil, Nr.31001-00159-00-2010 i Regj. Themeltar, Nr.00-2011-249 i vendimit (10), datë 13.01.2011.

47

Page 48: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

të parashikojë shprehimisht ezaurimin e juridiksionit administrativ, si kusht për t’iu drejtuar gjykatës, si dhe të parashikojë qartë organin administrativ se kujt palët duhet t’i drejtohen, për rivendosjen e të drejtave të shkelura, afatet, kushtet dhe procedurat. Në mungesë të një parashikimi të posaçëm ligjor dhe eksplicit apo në kushtet e një parashikimi të paqartë se kush do të jetë organi administrativ që do të shqyrtojë pretendimet e subjektit të cënuar në të drejtat e tij, prezumohet se pretendimet e këtij subjekti duhet të kanalizohen përmes juridiksionit gjyqësor, i cili sikurse u analizua më sipër është i përgjithshëm dhe detyrues.

18. Kolegji Civil vlerëson se në lidhje me mosmarrëveshjen në gjykim, që është një mosmarrëveshje midis administratorit dhe organeve vendimmarrëse të një shoqërie kursim krediti, nuk ka një parashikim të posaçëm ligjor, që të parashikojë në mënyrë eksplicite se palët duhet të ezaurojnë paraprakisht juridiksionin administrativ para se t’i drejtohen gjykatës. Ky Kolegj vlerëson se, ndryshe nga sa pretendojnë palët e paditura në ankim, neni 80 i ligjit nr. 52/2016 “Për Shoqëritë e Kursim Kreditit dhe Unionet e Tyre”, i ndryshuar (si ligji i posaçëm që rregullon organizimin dhe funksionimin e këtyre personave juridik, subjekte të së drejtës tregtare), nuk është relevant për çështjen objekt gjykimi.

18.1. Më konkretisht kjo dispozitë ka parashikuar se: “Çdo subjekt, ndaj të cilit janë marrë masat e parashikuara në nenet 77 dhe 78, të këtij ligji, ka të drejtë të kryejë ankim administrativ te Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit për aktin. 2. Realizimi i ankimit administrativ te Guvernatori, sipas pikës 1, të këtij neni, është kusht i domosdoshëm, me qëllim ezaurimin e rekursit administrativ dhe për t’i dhënë mundësi subjektit të cenuar për t’iu drejtuar gjykatës. 3. Ankimi administrativ, sipas pikës 1, të këtij neni, nuk pezullon zbatimin e aktit administrativ të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë. 4. Ndryshe nga sa parashikohet në pikën 3, të këtij neni, Banka e Shqipërisë vendos pezullimin e zbatimit të aktit administrativ në rastet kur vlerëson se interesat e depozituesve dhe siguria apo stabiliteti i veprimtarisë së Unionit ose SHKK-së dhe atij financiar në tërësi mund të cënohen apo rrezikohen nga zbatimi i aktit. 5. Ankimi administrativ paraqitet në formën e parashikuar në Kodin e Procedurave Administrative. 6. Subjekti ka të drejtë të paraqesë ankim gjyqësor në gjykatën administrative të apelit në përfundim të procesit të ankimit administrativ.

19. Sa më sipër Kolegji Civil vlerëson se kjo dispozitë përcakton rregullat për ankimin administrativ dhe gjyqësor në lidhje me masat administrative, të artikuluara në formën e aktit administrativ, që merr organi monitorues, konkretisht Banka e Shqipërisë, kundrejt subjekteve të ligjit për shkeljet e cilësuara si kundravajtje sipas këtij ligji. Pra neni 80 përcakton rregullat e ankimit administrativ dhe gjyqësor për mosmarrëveshjet që lindin midis shoqërive të kursim kreditit dhe Bankës së Shqipërisë, kur kundërshtohen akte administrative të nxjerra nga kjo e fundit dhe nuk zbatohet për mosmarrëveshje midis administratorit dhe organeve drejtuese për administrimin e brendshëm të këtyre shoqërive. Këto mosmarrëveshje, në kushtet kur nuk ka një parashikim të posaçëm që të parashikojë ndryshe, në bazë dhe për zbatim të nenit 6 të K.E.D.Nj, nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 36 të K.Pr.Civile janë në juridiksionin e përgjithshëm dhe detyrues gjyqësor. Si rrjedhojë, Kolegji konkludon se vendimi nr. 179, datë 12.07.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është i bazuar në ligj dhe duhet lënë në fuqi.

48

Page 49: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 63 të K.Pr.Civile;

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr. 179, datë 12.07.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Tiranë, më 20.11.2018

49

Page 50: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-02957-00-2018 i Regj.ThemeltarNr. 00-2018-1075 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në dhomë këshillimi, më datë 06.11.2018, mori në shqyrtim çështjen që u përket

palëve:

PADITËS/I KUNDËRPADITUR: ARTUR TOPI

TË PADITUR: 1. MINISTRIA E FINANCAVE TIRANË;2. DREJTORIA E DREJTIMIT TË PRONËS PUBLIKE PRANË MINISTRISË SË FINANCAVE, TIRANË.

I PADITUR/KUNDËRPADITËS: 1. JORDAN MACOLLI;

2. SHOQËRIA “SANIDA” SH.P.K;3. SOKRAT KOPACI;4. ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, LIBRAZHD.

OBJEKTI:

1. Detyrimin për shitje trualli nën objekt dhe pjesë funksionale të saj për objekte në pronësinë e paditësit;

2. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes truall me nr. 572 rep., dhe nr. 342 kol., datë 19.03.1998, lidhur midis degës së A.K.P Librazhd dhe të paditurit Jordan

Macolli;3. Konstatimin e pavlefshmërisë së regjistrimit të pronës objekt gjykimi

sipas kontratës së shitjes truall nr. 572 rep., dhe nr. 342 kol., datë 19.03.1998 nga ana e Jordan Macolli pranë ZVRPP Librazhd;

4. Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Librazhd të kryejë procedurat e regjistrimit të pronës pas marrjes formë të prerë dhe lidhjes së kontratës së shitblerjes përkatëse.

BAZA LIGJORE E PADISË:Neni 202 e vijues i K.Pr.Civile, neni 41, 45 i K.Pr.Civile; VKM nr. 1638, datë 17.12.2008; Ligji nr. 7843, datë 13.07.1994 “Për Regjistrimin e

Pasurive të Paluajtshme”, i ndryshuar, Nenet 41, 42/1 të Kushtetutës në RSH, nenet 92, 93 e vijues, nenet 192/1 e 193/a të K.Civil si dhe Ligji nr. 7512, datë 10.08.1991; Ligji nr. 7930,

datë 27.07.1995, VKM nr. 562, datë 09.10.1995 “Për mënyrën e shitjes së trojeve”.

50

Page 51: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

OBJEKTI I KUNDËRPADISË:

1.Detyrimin e paditësit të kundërpaditur Artur Topi të lidhë kontratë qeraje me palën e paditur kundërpaditëse për sipërfaqen e tokës prej 1.648m2;

2. Pagimin e vlerës së përdorimit të sendit që nga momenti i vendimit të kalimit të sendit të paluajtshëm në pronësi të Artur Topit, me datë 10.01.2013.

BAZA LIGJORE E KUNDËRPADISË: Neni 160 i K.Pr.Civile, neni 41 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 1 i Protokollit nr. 1 të Konventës Europiane të

të Drejtave të Njeriut, nenet 153, 298, 801 të K.Civil dhe neni 32 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. s’ka,datë 09.08.2018, ka vendosur:

1. Të shpallë moskompetencën lëndore të kësaj gjykate për gjykimin e çështjes civile që i përket palëve ndërgjyqëse: Paditës Artur Topi, kundër palëve të paditura: Ministria e Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, Jordan Macolli, Sokrat Kopraci, Shoqëria “Sanida” Sh.p.k., ZVRPP Librazhd vetëm sa i kërkon kërkimeve objekt padie që lidhen me: ...2. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes truall me nr. 572 rep., dhe nr. 342 kol., datë 19.03.1998, lidhur midis degës së A.K.P Librazhd dhe të paditurit Jordan Macolli; 3. Konstatimin e pavlefshmërisë së regjistrimit të pronës objekt gjykimi sipas kontratës së shitjes truall nr. 572 rep., dhe nr. 342 kol., datë 19.03.1998 nga ana e Jordan Macolli pranë ZVRPP Librazhd; 4. Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Librazhd të kryejë procedurat e regjistrimit të pronës pas marrjes formë të prerë dhe lidhje së kontratës së shitblerjes përkatëse.”. II. Veçimin e objektit të padisë që lidhet me pikën nr. 1: “Detyrimin për shitje trualli nën objekt dhe pjesë funksionale të saj për objekte në pronësinë e paditësit.” III. Veçimin e kundërpadisë me objekt: “1.Detyrimin e të paditësit të kundërpaditur Artur Topi të lidhë kontratë qeraje me palën e paditur kundërpaditës për sipërfaqen e tokës prej 1648 m2; 2. Pagimin e vlerës së përdorimit të sendit që nga momenti i vendimit të kalimit të sendit të paluajtshëm në pronësi të Artur Topit, me datë 10.01.2013”. Këto dy objekte do të mbeten për t’u gjykuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan si kërkime me natyrë civile. IV. Dërgimin e akteve që i përket objekteve të padisë: “2. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes truall me nr. 572 rep., dhe nr. 342 kol., datë 19.03.1998, lidhur midis degës së A.K.P Librazhd dhe të paditurit Jordan Macolli; 3. Konstatimin e pavlefshmërisë së regjistrimit të pronës objekt gjykimi sipas kontratës së shitjes truall nr. 572 rep., dhe nr. 342 kol., datë 19.03.1998 nga ana e Jordan Macolli pranë ZVRPP Librazhd; 4. Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Librazhd të kryejë procedurat e regjistrimit të pronës pas marrjes formë të prerë dhe lidhje së kontratës së shitblerjes përkatëse”, për kompetencë gjykimi Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës. V. Ky vendim brenda tre ditëve nga shpallja e tij iu komunikohet palëve të këtij procesi...

Kundër këtij vendimi është ushtruar ankim i veçantë nga paditësi, Artur Topi, me datë 13.08.2018, me të cilin kërkohet prishja e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

51

Page 52: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Elbasan dhe dërgimi i çështjes pranë asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit. Në ankim janë parashtruar këto shkaqe:

- Gjykata nuk ka sqaruar drejtë natyrën e mosmarrëveshjes, si rrjedhojë ka gabuar në identifikimin e kompetencës lëndore në shqyrtimin e saj. Pavarësisht se jemi para disa kërkimeve me natyra të ndryshme, gjykata nuk ka zbatuar nenin 55 të K.Pr.Civile, sipas të cilit gjykata që shqyrton padinë kryesore është kompetente për të shqyrtuar edhe kërkesat dytësore, kundërpadinë ose ndërhyrjen kryesore;

- Në rastin konkret, kërkim kryesor është pika e parë e objektit të padisë, konkretisht detyrimi për shitje trualli nën objekt dhe pjesë funksionale të saj, për objekte në pronësi të paditësit. Ky kërkim bazohet në nenet 419 dhe 420 të Kodit Civil. Po ashtu edhe pika e dytë e objektit të padisë ku kërkohet pavlefshmëria absolute e kontratës bazohet në nenet 92, 93 dhe 94 të Kodit Civil dhe kjo kontratë bazohet në dispozitat e Kodit Civil dhe nuk përbën akt të ndonjë organi të administratës publike;

- Ndërsa pika e tretë dhe e katërt është kërkim dytësor në raport me pikën e dytë të objekit të padisë, të cilat duhet t’i shqyrtojë e njëjta gjykatë, konkretisht Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici, dhe si bisedoi çështjen në tërësi;

V Ë R E N

I. Rrethanat:

1. Para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan është paraqitur një padi me objekt, shkak ligjor dhe palë ndërgjyqëse sikurse përcaktohet në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

2. Nga aktet e fashikullit të gjykimit ka rezultuar se, midis të paditurit Jordan Macolli dhe AKP Librazhd, është lidhur kontrata e shitjes së truallit nr. 572 rep., dhe nr. 342 kol., datë 19.03.1998, për pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 6.698 m2, mbi të cilin shtriheshin objektet në pronësi të Shoqërisë “Sanida” Sh.p.k. Kjo e fundit, objektet në fjalë i ka blerë me kontratën e shitjes nr. 973 rep., dhe nr. 558 kol., datë 31.07.1997 të lidhur midis z. Gëzim Hida (në cilësinë e shitësit) dhe përfaqësuesit ligjor të Shoqërisë “Sanida” Sh.p.k z. Jordan Macolli.

3. Me vendimin nr. 296, datë 12.07.2007, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Shoqëria “Sanida” Sh.p.k është shpallur debitore dhe ka vijuar procedura e ekzekutimit të detyrueshëm mbi pasuritë e shoqërisë për shlyerjen e detyrimit që kjo e fundit kishte ndaj Shoqërisë “Giara” Sh.p.k. Në kuadër të procedurës së ankandit të zhvilluar nga përmbaruesi për shitjen e pasurive të debitorit, Shoqërisë “Sanida” Sh.p.k. me vendimin nr. 21 regj., datë 10.01.2013 “Për kalimin e sendeve të paluajtshme në pronësi” të përmbaruesit gjyqësor, paditësi z. Artur Topi ka blerë tre objekte, ndërtesa të ndodhura në qytetin e Prrenjasit, pa truallin nën to, që është edhe objekti material i konfliktit gjyqësor.

4. Duke pretenduar se kontrata e shitjes nr. 572 rep., dhe nr. 342 kol., datë 19.03.1998, e lidhur midis AKP Librazhd dhe z. Jordan Mecolli për blerjen e truallit prej 6698 m2 është lidhur në kundërshtim me ligjin sepse nuk është lidhur në emër shoqërisë, por është lidhur në emër të administratorit të saj, paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan me padi duke kërkuar pavlefshmërinë absolute të kësaj kontrate, detyrimin e palës së paditur për shitje të truallit që ndodhen nën objektet në pronësi të paditësit dhe rregullimet përkatëse në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

52

Page 53: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

II. Procedura:

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. s’ka,datë 09.08.2018, ka vendosur: “I. Të shpallë moskompetencën lëndore të kësaj gjykate për gjykimin e çështjes civile që i përket palëve ndërgjyqëse: Paditës Artur Topi, kundër palëve të paditura: Ministria e Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, Jordan Macolli, Sokrat Kopraci, Shoqëria “Sanida” sh.p.k., ZVRPP Librazhd vetëm sa i kërkon kërkimeve objekt padie që lidhen me: “...2. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes truall me nr. 572 rep., dhe nr. 342 kol., datë 19.03.1998, lidhur midis degës së A.K.P Librazhd dhe të paditurit Jordan Macolli; 3. Konstatimin e pavlefshmërisë së regjistrimit të pronës objekt gjykimi sipas kontratës së shitjes truall nr. 572 rep., dhe nr. 342 kol., datë 19.03.1998 nga ana e Jordan Macolli pranë ZVRPP Librazhd; 4. Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Librazhd të kryejë procedurat e regjistrimit të pronës pas marrjes formë të prerë dhe lidhje së kontratës së shitblerjes përkatëse.”. II. Veçimin e objektit të padisë që lidhet me pikën nr. 1: “Detyrimin për shitje trualli nën objekt dhe pjesë funksionale të saj për objekte në pronësinë e paditësit.” III. Veçimin e kundërpadisë me objekt:

“1.Detyrimin e të paditësit të kundërpaditur Artur Topi të lidhë kontratë qeraje me palën e paditur kundërpaditës për sipërfaqen e tokës prej 1648 m2; 2. Pagimin e vlerës së përdorimit të sendit që nga momenti i vendimit të kalimit të sendit të paluajtshëm në pronësi të Artur Topit, me datë 10.01.2013”. Këto dy objekte do të mbeten për t’u gjykuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan si kërkime me natyrë civile. IV. Dërgimin e akteve që i përket objekteve të padisë: “2. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes truall me nr. 572 rep., dhe nr. 342 kol., datë 19.03.1998, lidhur midis degës së A.K.P Librazhd dhe të paditurit Jordan Macolli; 3. Konstatimin e pavlefshmërisë së regjistrimit të pronës objekt gjykimi sipas kontratës së shitjes truall nr. 572 rep., dhe nr. 342 kol., datë 19.03.1998 nga ana e Jordan Macolli pranë ZVRPP Librazhd; 4. Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Librazhd të kryejë procedurat e regjistrimit të pronës pas marrjes formë të prerë dhe lidhje së kontratës së shitblerjes përkatëse”, për kompetencë gjykimi Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës. V. Ky vendim brenda tre ditëve nga shpallja e tij iu komunikohet palëve të këtij procesi...”

6. Gjykata ndër të tjera ka arsyetuar se, kjo padi është një padi me disa kërkime mikse, një pjesë janë me natyrë civile dhe një pjesë janë me natyrë administrative. Kontrata me nr. 572 rep., dhe nr. 342 kol, datë 19.03.1998 të lidhur midis AKP Librazhd në cilësinë e shitësit dhe z. Jordan Macolli në cilësinë e blerësit është një kontratë administrative sepse: a) është lidhur me një organ publik siç është AKP Librazhd; b) organi publik, dega e AKP Librazhd ka ushtruar funksionet e veta publike në bazë të Ligjit nr. 7512; c) palët kanë përcaktuar të drejta dhe detyrime, shteti ka përfituar të ardhura monetare nga shitja e pronës publike. Si rrjedhojë shqyrtimi i kërkimit për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kësaj kontrate është në kompetencën lëndore të gjykatës administrative, po ashtu edhe kërkimet në pikën e tretë dhe të katërt të objektit të padisë, të cilat janë dytësore dhe të ndërvarura me kërkimin në pikën 2. Sa më sipër, në bazë të Ligjit nr. 49/2012, Vendimit nr. 4, datë 10.12.2013 dhe Vendimit nr. 3, datë 28.04.2014 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, si dhe neneve 41 e vijues dhe 61 të K.Pr.Civile, gjykata ka konstatuar se nuk është kompetente për shqyrtimin e këtyre kërkimeve, duke ia dërguar aktet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

7. Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan ka ushtruar ankim të veçantë pala paditëse, z. Artur Topi, me datë 13.08.2018. Ankimi rezulton të jetë njoftuar tek palët. Nuk rezulton të jetë paraqitur kundërankim. Në ankim janë paraqitur shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

53

Page 54: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

II. Ligji i zbatueshëm:

8. Neni 16/1 i K.Pr.Civile që parashikon se: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj...”

9. Neni 61 i K.Pr.Civile parashikon se: “1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi, kryesisht ose me kërkesë të palëve, 33 vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente…;

10. Neni 7 i Ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative” në të cilin është parashikuar se: “Gjykatat administrative janë kompetente për: a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik...”;

11. Neni 3, pika 4 i Ligjit 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë” në të cilin është parashikuar se: “Kontrata administrative është një marrëveshje e cila krijon, ndryshon ose shuan një marrëdhënie konkrete, sipas të drejtës publike dhe në të cilën të paktën njëra nga palët kontraktuese është një organ publik.”

III. Vlerësimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë:

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji), pasi shqyrtoi aktet e dosjes gjyqësore, vlerëson se vendimi nr. s’ka,datë 09.08.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, është pjesërisht i bazuar në Kodin e Procedurës Civile si dhe në Ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. Gjykata në rastin konkret ka bërë një kualifikim të saktë të natyrës së mosmarrëveshjes sipas objektit dhe shkakut ligjor të padisë, për efekt të përcaktimit të kompetencës lëndore, duke e vlerësuar si kontratë administrative kontratën e shitjes së truallit nr. 572 rep., dhe nr. 342 kol., datë 19.03.1998, të lidhur midis degës së A.K.P Librazhd dhe të paditurit Jordan Macolli, por nën të njëjtën logjikë arsyetimi duhet të kishte shpallur moskompetencën lëndore edhe për kërkimin e padisë: “Detyrimin për shitje trualli nën objekt dhe pjesë funksionale të saj për objekte në pronësinë e paditësit.”

13. Fillimisht, Kolegji rikonfirmon qëndrimin se kompetenca nuk është gjë tjetër veçse sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e funksioneve të saj çdo gjykate. Kompetenca lëndore e gjykatës është drejta e saj për shqyrtimin e një kategorie të caktuar mosmarrëveshjesh, sipas lëndës dhe natyrës së tyre. Lënda e gjykimit përcaktohet në çdo rast nga objekti dhe shkaku juridik i padisë ose i kërkesës.

14. Në aspektin kushtetues, kompetenca e lëndore e gjykatës është shumë e rëndësishme, si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, koncepti juridik i kompetencës është trajtuar nën standartin e gjykatës së caktuar me ligj, si pjesë përbërëse e nenit 42/1 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të KEDNJ ( shih vendimet nr.23/2009, nr.7/2009 dhe nr.31/2005 dhe nr.16/2012 të Gjykatës Kushtetuese). Në këtë linjë arsyetimi, kompetenca lëndore është kusht për vlefshmërinë e procesit gjyqësor dhe të akteve të realizuara gjatë tij në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale. Ky konkluzion e ka bazën tek postulati “Nuk mund të ketë bindje ndaj një gjyqtari jokompetent”.

54

Page 55: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

15. Kodi i Procedurës civile përcakton regjimin procedural të kompetencës së gjykatave për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve sipas natyrës së tyre. Kështu në nenin 41 të tij parashikohet se: “Në kompetencë të gjykatës së shkallës së parë janë të gjitha mosmarrëveshjet e civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të përcaktuara në këtë kod dhe në ligje të tjera”.

16. Nga ana tjetër, me hyrjen në fuqi të Ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” (në vijim Ligji nr. 49/2012) u krijuan gjykatat administrative të shkallës së parë. Sipas nenit 7 të këtij Ligji, i cili përcakton lëndën e shqyrtimit gjatë një gjykimi administrativ, gjykatat administrative janë kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative, kontratat administrative publike, veprimeve të paligjshme apo mosveprimeve të organit publik si dhe mosmarrëveshjet e punës me subjektet që gëzojnë statusin e nëpunësit civil. Pra objekt i hetimit në gjykimin administrativ, është veprimtaria e shtetit, e artikuluar nëpërmjet akteve, kontratave administrative apo veprimeve administrative, nëse kjo veprimtari është apo jo në përputhje me ligjin. Në të gjitha këto mosmarrëveshje organet e administratës publike dalin si subjekte të së drejtës publike që ushtrojnë pushtet urdhërdhënës dhe sovranitet shtetëror.

17. Kolegji vlerëson se në çdo rast gjykata, për identifikimin e kompetencës lëndore/funksionale i referohet objektit dhe shkakut ligjor të padisë, të cilat përcaktojnë edhe natyrën e mosmarrëveshjes apo lëndën e gjykimit.

18. Në rastin konkret, paditësi ka paraqitur një padi me disa kërkime. Paditësi me anë të kësaj padie ka kërkuar: 1) konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes së truallit objekt gjykimi të lidhur midis palës së paditur, Jordan Macolli dhe AKP-së Dega Librazhd; 2) detyrimin e palës së paditur, Ministria e Financave Tiranë dhe Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike Pranë Ministrisë së Financave, Tiranë të lidhë kontratën e shitjes së truallit nën objekt, të cilin paditësi e pretendon në pronësi të tij dhe 3) bërjen e pasqyrimeve përkatëse në ZVRPP.

19. Kolegji vlerëson se referuar nenit 3, pika 4 i Ligjit 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë” me të drejtë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan kontratën e shitjes së truallit me nr. 572 rep., dhe nr. 342 kol., datë 19.03.1998(objekt gjykimi), të lidhur midis degës së A.K.P Librazhd dhe të paditurit Jordan Macolli e ka kualifikuar si një kontratë administrative. Kjo pasi njëra nga palët e kësaj kontrate është organ i administratës publike (kriteri organik) dhe marrëdhënia juridike që krijon kjo kontratë rregullohet nga e drejta publike (kriteri material). Më konkretisht, në këtë marrëdhënie shteti i përfaqësuar hyn si subjekt i së drejtës publike. Kjo marrëdhënie rregullohet nga ligje të posaçme (burim i së drejtës publike), konkretisht Ligji nr. 7512, datë 10.08.1991 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit", i ndryshuar dhe Ligji nr. 7980, datë 27.07.1995 “Për shitblerjen e trojeve”, i ndryshuar, të cilat përcaktojnë organin kompetent që do të lidhë kontratat e privatizimit me subjektet private, kategorinë e subjekteve privatë që kanë të drejtë të lidhin këto kontrata, procedurat për privatizimin, të drejtat dhe detyrimet e palëve etj. Kolegji vlerëson se, nuk zbatohet në këtë kontratë parimi i lirisë kontraktuale, sikurse në kontratat klasike të regjuara nga Kodi Civil midis privatëve, pasi shteti nuk është i lirë të zgjedhë blerësin, por është ligji i posaçëm që përcakton kriteret dhe subjektet privatë të cilët kanë të drejtë të lidhin kontratën e privatizimit me shtetin, në cilësinë kontraktore të blerësit, sipas një procedure të posaçme administrative në fazën parakontraktore. Në vijim të këtij arsyetimi, Kolegji vlerëson se kërkimi për konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës së shitjes së truallit në rastin konkret është me natyrë administrative.

20. Por, nga ana tjetër, nëse vlerësohet se kontrata e shitjes së truallit shtetëror është kontratë administrative, edhe kërkimi për detyrimin e shtetit për të lidhur kontratën

55

Page 56: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

administrative me paditësin është me të njëjtën natyrë. Sa më sipër Kolegji vlerëson Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan duhet të shpallte moskompetencën për shqyrtimin e të gjitha kërkimeve të padisë, duke mos veçuar dhe mbajtur për shqyrtim kërkimin: “Detyrimin për shitje trualli nën objekt dhe pjesë funksionale të saj për objekte në pronësinë e paditësit.”

21. Sa më sipër Kolegji vlerëson se, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan duhet të shpallte moskompetencën lëndore për shqyrtimin e të gjitha kërkimeve të padisë në tërësi dhe jo vetëm për tre kërkime të saj. Për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për shpalljen e moskompetencës lëndore dhe dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës për shqyrtimin e tre kërkimeve të padisë duhet të prishet dhe shqyrtimi i padisë në tërësi duhet t’i dërgohet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 61, 62 të K.Pr.Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. s’ka, datë 09.08.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe dërgimin e akteve pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës për shqyrtimin e të gjitha kërkimeve të padisë.

Tiranë, më 06.11.2018

56

Page 57: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-01841-00-2018 i Regj.ThemeltarNr. 00-2018-1076 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në dhomë këshillimi, më datë 06.11.2018, mori në shqyrtim çështjen që u përket

palëve:

PADITËS: SABRI SHERA

I PADITUR: HASAN BASKA

PERSON I TRETË: ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME DURRËS

OBJEKTI:

1. Njohje (konstatim pavërtetësisë së dokumentit AMTP nr. 54, datë 10.10.1992) për nr. 37/25 pasurie, për sipërfaqen 545 m2, me shënimin magazina e tregtisë;

2. Detyrimin për të më njohur pronar në pronën time të fituar me ligjin nr.7501 “Për tokën bujqësore”.

BAZA LIGJORE: Ligji nr. 7501 “Për tokën”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr. 11-2018-2019/687, datë 25.04.2018, ka vendosur:

“1. Moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në gjykimin e çështjes me Nr. Regj. Them (21246-00515) 966 dhe datë regjistrimi 20.02.2018. 2. Dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, si gjykatë kompetente. 3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë brenda 5 ditëve në Gjykatën e Lartë, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar.”

Kundër këtij vendimi ka ushtruar ankim të veçantë pala paditëse Sabri Shera, i cili kërkon: ndryshimin e vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës, duke i rikthyer kompetencën lëndore asaj për të vazhduar gjykimi duke parashtruar këto pretendime:

- Siç shihet padia përbëhet nga dy pjesë në objektin e saj : Detyrimin për të më njohur pronar, duke qenë ky objekt mendojmë se kompetenca është e gjykata civile e shkallës së parë Durrës.

57

Page 58: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

- Nuk jemi para një rasti të ngjashëm, ku praktika e gjykatës së Lartë vendos për kalimin e tyre në kompetencën administrative. Pasi me padi kemi kërkuar pavërtetësinë e AMTP-së nr.54, d.m.th pavërtetësi dokumenti.

- Pra sipas këtyre pretendimeve kompetente është gjykata e rrethit gjyqësor Durrës.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici, dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes:

1. Para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës është paraqitur një padi me palë ndërgjyqëse, objekt dhe shkak ligjor sikur përcaktohet më sipër.

2. Sikurse ka rezultuar nga aktet e fashikullit të gjykimit, palët ndërgjyqëse kanë përfituar tokë bujqësore sipas ligjit nr. 7501 “Për tokën”. Paditësi Sabri Shera është pronar i pasurisë së paluajtshme nr.59/5, ZK 3137, Vol 2, fq 101, e llojit “pemëtore”, me sip. 850 m2, ndodhur në Radë, Durrës. Nga Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi nr. 54, datë 10.10.1992 provohet se pala e paditur Hasan Basha ka përfituar sipërfaqe tokë prej 7.100 m2, me këto specifikime: “Vendi ku ndodhet ngastra: Ke shtëpia; Bregja e Hates; Ballja dhe Magazina e Tregtisë.”

3. Rezultoi e provuar se palët ndërgjyqëse, duke pasur pretendime për mbivendosje të pasurive te tyre, kanë zhvilluar edhe procese të mëparshme gjyqësore. Në këtë gjykim, paditësi, ka pretenduar se AMTP nr. 54, që i përket të paditurit Hasan Basha, është i pavërtetë dhe e falsifikuar për sa i përket shënimit “Magazina e Tregtisë”, nr. Pasurie 37/25, sipërfaqe 545 m2. Në këto kushte pala paditëse Sabri Shera i është drejtuar Gjykatës me kërkesëpadinë me objektin e sipërcituar.

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr. 11-2018-2019) 687, datë 25.04.2018 ka vendosur: “1. Moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në gjykimin e çështjes me Nr. Regj. Them (21246-00515) 966 dhe datë regjistrimi 20.02.2018. 2. Dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, si gjykatë kompetente. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë brenda 5 ditëve në Gjykatën e Lartë, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar.”

4.1. Ndër të tjera, kjo gjykatë ka arsyetuar se: “...Referuar çështjes objekt shqyrtimi rezultoi se palët ndërgjyqëse kanë përfituar sipërfaqe tokë, në bazë të Ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”, duke u pajisur me Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi. Nga analiza e elementeve te padisë, përmbajtjes se saj dhe deklarimeve të palëve në seancë, Gjykata vlerëson se shkaku i mosmarrëveshjes midis palëve është pikërisht mbivendosja e pasurive të tyre të përfituara nëpërmjet AMTP-ve, si edhe Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi nr.54, datë 10.10.1992, që i përket të paditurit Hasan Basha, për të cilin paditësi ka pretenduar se është i falsifikuar dhe i pavërtetë. Sipas nenit 7 te Ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” , gjykatat administrative janë kompetente ndër të tjera edhe për mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik. Gjykata çmon se kërkesa që po gjykohet përpara kësaj gjykate është një gjykim i një natyre administrative dhe konkretisht është mosmarrëveshje që ka lindur nga aktet administrative individuale: Aktet e Marrjes se Tokës në Pronësi të palëve ndërgjyqëse. Kështu sipas Vendimit Unifikues Nr. 02, datë 10.03.2014, të Kolegjeve te Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ... Sa me sipër, edhe mosmarrëveshjet që burojnë nga aktet e marrjes së

58

Page 59: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

tokës në pronësi që kanë të bëjnë me kundërshtimin e tyre, janë të natyrës administrative, pavarësisht natyrës civile të pasojave që akti i dhënies së tokës ne pronësi apo përdorim ka sjellë për palët e interesuara...

…Për sa i përket kërkimit të paditësit për njohje pronar, Gjykata serish sjell në vëmendje Vendimin Unifikues nr. 2, datë 10.03.2014 sipas së cilit: “Këto akte, pavarësisht se në thelb krijojnë pasoja që kanë të bëjnë me të drejta civile siç është edhe e drejta e pronësisë, janë akte të nxjerra nga organet e përcaktuara me ligj për të ushtruar në interesin publik pushtetin e tyre të dhënë nga ligji, në lidhje me ndarjen e tokës bujqësore. Ne këtë rast këto organe disponojnë mbi të drejta pronësie për pronën publike, duke ndryshuar statusin juridik të saj në pronë private”. Pra ky kërkim është pasojë juridike e krijuar nga Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi, i cili merr zgjidhje vetëm pasi të shqyrtohen dhe vlerësohen AMTP-të dhe sipërfaqet e pasurive të paluajtshme të përfituara nga palët ndërgjyqëse...”

5. Kundër këtij vendimi, me datë, 30.04.2018 ka ushtruar ankim të veçantë pala paditëse Sabri Shera, i cili kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës, duke i rikthyer kompetencën lëndore asaj për të vazhduar gjykimi. Sikurse rezulton nga aktet e fashikullit të gjykimit, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për shpalljen e moskompetencës i është komunikuar kësaj pale me datë 22.05.2018. Në ankim janë paraqitur shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të vendimit.

II. Ligji i zbatueshëm:

6. Neni 16/1 i K.Pr.Civile që parashikon se: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj...”.

7. Neni 61 i K.Pr.Civile parashikon se:“Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi, kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.”

8. Neni 62 i K.Pr.Civile parashikon se:“Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë”.

9. Neni 7 i Ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative” në të cilin është parashikuar se: “Gjykatat administrative janë kompetente për: a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik; b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik; c) mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative në rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative...”

10. Vendim Unifikues nr.03, datë 28.04.2014 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

59

Page 60: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

III. Vlerësimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë:

11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji), pasi shqyrtoi aktet e dosjes gjyqësore, vlerëson se Vendimi Nr. 11-2018-2019) 687, datë 25.04.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, është pjesërisht i bazuar në Kodin e Procedurës Civile si dhe në Ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. Gjykata në rastin konkret ka bërë një kualifikim të saktë të natyrës së mosmarrëveshjes sipas objektit dhe shkakut ligjor të padisë, për efekt të përcaktimit të kompetencës lëndore, për shqyrtimin e kërkimit: “Njohje (konstatim pavërtetësisë së dokumentit AMTP nr. 54, datë 10.10.1992 për nr. 37/25 pasurie, për sipërfaqen 545 m2, me shënimin magazina e tregtisë”, por nuk ka patur në vëmendje Vendimin Unifikues nr. 03/2014 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në pjesën ku edhe kërkimin e dytë të padisë, për njohje pronar ia ka dërguar për shqyrtim gjykatës administrative.

12. Fillimisht Kolegji rikonfirmon qëndrimin se kompetenca nuk është gjë tjetër veçse sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e funksioneve të saj çdo gjykate. Kompetenca lëndore e gjykatës është drejta e saj për shqyrtimin e një kategorie të caktuar mosmarrëveshjesh, sipas lëndës dhe natyrës së tyre. Lënda e gjykimit përcaktohet në çdo rast nga objekti dhe shkaku juridik i padisë ose i kërkesës.

13. Në aspektin kushtetues, kompetenca e lëndore e gjykatës është shumë e rëndësishme, si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, koncepti juridik i kompetencës është trajtuar nën standartin e gjykatës së caktuar me ligj, si pjesë përbërëse e nenit 42/1 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të KEDNJ ( shih vendimet nr.23/2009, nr.7/2009 dhe nr.31/2005 dhe nr.16/2012 të Gjykatës Kushtetuese). Në këtë linjë arsyetimi, kompetenca lëndore është kusht për vlefshmërinë e procesit gjyqësor dhe të akteve të realizuara gjatë tij në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale. Ky konkluzion e ka bazën tek postulati “Nuk mund të ketë bindje ndaj një gjyqtari jokompetent”.

14. Kodi i Procedurës Civile përcakton regjimin procedural të kompetencës së gjykatave për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve sipas natyrës së tyre. Kështu në nenin 41 të tij parashikohet se: “Në kompetencë të gjykatës së shkallës së parë janë të gjitha mosmarrëveshjet e civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të përcaktuara në këtë kod dhe në ligje të tjera”.

15. Nga ana tjetër, me hyrjen në fuqi të Ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” (në vijim Ligji nr. 49/2012) u krijuan gjykatat administrative të shkallës së parë. Sipas nenit 7 të këtij Ligji, i cili përcakton lëndën e shqyrtimit gjatë një gjykimi administrativ, gjykatat administrative janë kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative, kontratat administrative publike, veprimeve të paligjshme apo mosveprimeve të organit publik. Pra objekt i hetimit në gjykimin administrativ, është veprimtaria e shtetit, e artikuluar nëpërmjet akteve, kontratave administrative apo veprimeve administrative, nëse kjo veprimtari është apo jo në përputhje me ligjin. Në të gjitha këto mosmarrëveshje organet e administratës publike dalin si subjekte të së drejtës publike që ushtrojnë pushtet urdhërdhënës dhe sovranitet shtetëror.

16. Në rastin konkret, Kolegji sjell në vëmendje se kërkimet e padisë janë dy dhe se njëri kërkim i padisë evokon të drejta dhe pretendime gjyqësore civile të palës paditëse, duke

60

Page 61: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

pretenduar njohjen e pronësisë, ndërkohë kërkimi tjetër kundrejtohet ndaj aktit të marrjes së tokës në pronësi të lëshuar në emër të palës së paditur, duke evokuar pasaktësitë dhe pavërtetësitë e të dhënave që përmban ky dokument shtetëror. Ndaj Kolegji vlerëson se kemi të bëjmë me padi ku pjesërisht njëri kërkim është në kompetencë lëndore të gjykatës administrative dhe kërkimi tjetër është kompetencë lëndore e gjykatës civile.

17. Kolegji sjell në vëmendje se neni 32 i Kodit të Procedurës Civile është një dispozitë kuadër dhe e përgjithshme, e cila kategorizon proceduralisht llojet e padive. Ky kategorizim juridik është i vlefshëm për të gjitha llojet e padive dhe nuk lidhet me natyrën e kompetencës lëndore të gjykatave të cilat ato aktivizojnë. Kjo do të thotë se edhe gjykatat administrative edhe gjykatat civile mundet të gjykojnë padi detyrimi, padi njohje apo padi me objekt vërtetësinë apo jo të një dokumenti. Ajo ç’ka ndan dhe përcakton ligjërisht kompetencën lëndore të padive civile dhe administrative nuk është kategorizimi procedural i nenit 32 të Kodit të Procedurës Civile, por natyra juridike e kërkimeve të përfshira në të.

18. Për rrjedhojë Kolegji vlerëson se gjykatat duhet të përqëndrojnë hulumtimin e tyre mbi natyrën juridike të shkakut dhe objektit të kërkimeve apo padisë. Në rastin konkret pala paditëse ka pretendime mbi vërtetësinë dhe pavërtetësinë e aktit të marrjes së tokës në pronësi. Kolegji sjell në vëmendje se me Vendimin Unifikues nr. 02/2014 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, për efekt të unifikimit të praktikës gjyqësore, kanë vendosur se aktet e marrjes së tokës në pronësi janë akte administrative dhe se shqyrtimi i ligjshmërisë së tyre është kompetencë lëndore e gjykatave administrative (shiko Vendimin nr. 2, datë 10.03.2014 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

19. Në vijim të këtij qëndrimi, Kolegji rithekson se mosmarrëveshjet që burojnë nga aktet e marrjes së tokës në pronësi, janë të natyrës administrative, pavarësisht natyrës civile të pasojave që akti i dhënies së tokës në pronësi apo në përdorim ka sjellë për palët e interesuara. Këto akte, pavarësisht se në thelb krijojnë pasoja që kanë të bëjnë me të drejta civile siç është edhe e drejta e pronësisë, janë akte të nxjerra nga organe publike, që ushtrojnë veprimtari administrative të parashikuara nga ligje të posaçme. Vendimet e nxjerra prej tyre, në kuptim të nenit 2 të Ligjit nr. 49/2012 janë akte administrative individuale, pasi shprehin vullnetin e organit publik në ushtrimin e funksionit të tij publik, ndaj një subjekti të së drejtës, duke krijuar një marrëdhënie juridike konkrete, që lidhet me të drejtat e pronësisë mbi tokën bujqësore (shiko mutatis mutandis Vendim i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë Nr. 00-2015-4540, datë 03.12.2015). Pra, Kolegji konkludon se nëse në një padi kundërshtohet vërtetësia e aktit të marrjes së tokës në pronësi, në cilësinë e dokumentit, në thelb objekt i shqyrtimit gjyqësor, do të jetë ligjshmëria dhe rregullsia e veprimtarisë së organit të administratës publike që e ka lëshuar këtë dokument, në kuadër të veprimtarisë së tij publike urdhërdhënëse. Si rrjedhojë, në kuptim të nenit 7 të ligjit nr. 49/2012 kjo mosmarrëveshje është në kompetencën e gjykatave administrative.

20. Sa më sipër, Kolegji vlerëson se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në lidhje me këtë kërkim ka kualifikuar drejtë natyrën e mosmarrëveshjes për efekt të identifikimit të kompetencës lëndore, por sikurse u theksua më sipër padia ka dy kërkime, konkretisht edhe kërkimin për njohje pronar i cili është në kompetencë të gjykatës civile. Kolegji sjell në vëmendje se me Vendimin Unifikues nr. 03/2014 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë është arritur në konkluzionin unifikues se: “Në këto kushte, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë e ndryshojnë interpretimin njësues të dhënë ligjit 49/2012, në pg. 46, pikat “A” dhe “B” të Vendimit nr.4, datë 10.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë 7, si vijon: Kur në objektin e gjykimit të një çështje ka disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative, këto kërkime pavarësisht faktit nëse kanë një lidhje të thjeshtë në mes tyre, apo janë edhe të ndërvarura nga njëra tjetra, referuar nenit 61 dhe 159 të K.Pr.Civile

7 Pika “C” e këtij paragrafi ka mbetur e pandryshuar.

61

Page 62: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

dhe 13 dhe 23 të ligjit 49/2012, gjykata duhet të veçojë kërkimet që nuk janë në kompetencën e saj lëndore, duke ia kaluar ato gjykatës kompetente.”

21. Si rrjedhojë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës duhet të kishte veçuar kërkimet dhe të shpallte moskompetencën vetëm për kërkimin që lidhej me pavërtetësinë e dokumentit objekt gjykimi dhe të mbante për shqyrtim kërkimin e dytë të padisë për njohje pronar. Sa më sipër Kolegji vlerëson se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për shpalljen e moskompetencës lëndore dhe dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës duhet të prishet në pjesën që disponon shpalljen e moskompetencës për kërkimin: “Detyrimin për të më njohur pronar në pronën time të fituar me ligjin nr. 7501 “Për tokën bujqësore” dhe duhet të lihet në fuqi për pjesën tjetër.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 62, 63 të Kodit të Procedurës Civile;

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. 11-2018-2019/687, datë 25.04.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në pjesën ku ajo shpall moskompetencën e saj lëndore dhe vendos dërgimin e shqyrtimit të çështjes pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës të kërkimit: “…2. Detyrimin për të më njohur pronar në pronën time të fituar me ligjin nr. 7501 “Për tokën bujqësore”.

Tiranë, më 06.11.2018

62

Page 63: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-02943-00-2018 i Regj.ThemeltarNr. 00-2018-1077 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në dhomë këshillimi, më datë 06.11.2018, mori në shqyrtim çështjen që u përket

palëve:

PADITËS: 1. XHEMILE BADRONJA;2. NAXHIJE ALIMADHI;3. FATIME LAMÇE;4. GRAMOZ LAMÇE;5. ERJET LAMÇE;6. KAPLLAN MANÇE;7. LULJETA MANÇE.

I PADITUR: AGJENCIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE

PERSON I TRETË: 1. HËNA RIZAJ;2. TREBESHINA BRATI; 3. ETLEVA LAMÇE; 4. TOMORR LAMÇE; 5. HAVA LAMÇE; 6. BUJAR LAMÇE; 7. MAJLINDA LAMÇE;8. ERMIRA LAMÇE;

OBJEKTI :

Shfuqizimi i vendimit nr. 1003, datë 05.07.2013 i AKKP, si dhe pranimi i kërkesës sonë për kthimin e sipërfaqeve të lira, brenda sipërfaqes 3.8 ha, të njohur me vendimin nr.

44, datë 10.04.1995 të K.K.K.P Çorovodë.

BAZA LIGJORE: Nenet 31, 32, 153 të K.Pr.Civile dhe Ligji nr. 9235, datë 29.07.2004

“Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave », i ndryshuar.

63

Page 64: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr. 384, datë 25.04.2017, ka vendosur:

“1.Deklarimin e mospasjes së kompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për shqyrtimin e mëtejshëm të çështjes civile me nr. 1776/390/68 akti, datë 10.12.2015. 2. Dërgimin për shqyrtim të kësaj çështjeje dhe akteve shoqëruese, në Gjykatën e Apelit Vlorë si gjykatë kompetente për shqyrtimin e çështjes. 3. Kundër vendimit lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.”

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e ndërmjetëm nr. 185, datë 20.06.2018, ka vendosur:

“1. Ngritjen pranë Gjykatës së Lartë të mosmarrëveshjes mbi kompetencën lëndore (funksionale) në lidhje me gjykimin e çështjes me paditës: Xhemile Badronja, Naxhije Alimadhi, Fatime Lamçe, Gramoz Lamçe, Erjet Lamçe, Kapllan Mançe, Luljeta Mançe, i paditur ATP, me persona të tretë: Hëna Rizaj, Trebeshina Brati, Etleva Lamçe, Tomorr Lamçe, Hava Lamçe, Bujar Lamçe, Majlinda Lamçe, Ermira Lamçe dhe me objekt: «Shfuqizimi i vendimit nr. 1003, datë 05.07.2013 i AKKP si dhe pranimi i kërkesës sonë për kthimin e sipërfaqeve të lira, brenda sipërfaqes 3.8 ha, të njohur me vendimin nr. 44, datë 10.04.1995 të K.K.K.P Çorovodë», pasi kjo çështje nuk i përket kompetencës lëndore të Gjykatës së Apelit Vlorë, por asaj lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. 2. Dërgimin e akteve origjinale të Gjykatës së Lartë, për t’u shprehur në lidhje me mosmarrëveshjen e kompetencës.”

Ndër të tjera, kjo Gjykatë ka arsyetuar se:

- Në rastin konkret padia është paraqitur me datë 23.07.2013, kur është regjistruar për herë të parë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pra para hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”;

- Sipas Vendimit Njësues nr. 611, datë 07.02.2018, të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, konkretisht sipas sentencës së 4-t njësuese të këtij vendimi, gjykimi i padive kundër vendimeve të ish-AKKP-së, të ish-KKKP-ve apo të ish-ZRAKKP-ve, të ngritura dhe të regjistruara në gjykatë nga subjektet ish-pronar apo trashëgimtarët e tyre, para datës 23.02.2016, kur ka hyrë në fuqi Ligji nr. 133/2015, do të vazhdojë dhe do të përfundojë nga gjykatat civile të shkallës së parë në territorin e të cilave ndodhet sendi i paluajtshëm objekt konflikti gjyqësor, kompetenca dhe juridiksioni i të cilave, sipas parimeve perpetuatio fori et iuridictionis ishte përcaktuar sipas ligjit të kohës në momentin e paraqitjes së padisë në gjykatë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

64

Page 65: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes:

1. Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me datë 23.07.2013, është paraqitur një padi me objekt, shkak ligjor dhe palë ndërgjyqëse sikurse përcaktohet në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

2. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 9965, datë 17.10.2014 ka vendosur pranimin e padisë. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 1624, datë 30.06.2015 ka vendosur prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, si gjykata kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore për shqyrtimin e mosmarrëveshjes, pasi në territorin e kësaj gjykate ka vendndodhjen sendi i paluajtshëm objekt gjykimi.

3. Në vijim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr. 384, datë 25.04.2017, ka vendosur: “1.Deklarimin e mospasjes së kompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për shqyrtimin e mëtejshëm të çështjes civile me nr. 1776/390/68 akti, datë 10.12.2015. 2. Dërgimin për shqyrtim të kësaj çështjeje dhe akteve shoqëruese, në Gjykatën e Apelit Vlorë si gjykatë kompetente për shqyrtimin e çështjes. 3. Kundër vendimit lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.”

Ndër të tjera, kjo Gjykatë ka arsyetuar se, në referim të nenit 29 të ligjit Nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” është parashikuar se: "Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankimi, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”. Ndërkohë, në nenin 38 të ligjit,me titull “Shfuqizime”, janë shfuqizuar ligji nr. 9235 datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar, ligji Nr. 10239 datë 25.02.2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, mbi bazën e të cilëve do të zgjidhej konflikti në gjykim. Për rrjedhojë, duke qenë se ligji në fuqi, ka parashikuar kompetencën e Gjykatës së Apelit për shqyrtimin e padive me objekt kundërshtimin e vendimeve të ATP-së dhe ka shfuqizuar ligjet mbi bazën e të cilave do të zgjidheshin këto konflikte, gjykata konkludon se nuk është në kompetencën e saj lëndore gjykimi i kësaj mosmarrëveshjeje.

4. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim të ndërmjetëm ka vendosur: “Parashtrimin e qëndrimit të kësaj gjykate para Gjykatës së Lartë se kompetente për gjykimin e çështjes është gjykata e rrethit gjyqësor Vlorë. Dërgimin e këtij parashtrimi Gjykatës së Lartë për rregullimin e kompetencës.”, duke paraqitur si argumente ato të parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

II. Ligji i zbatueshëm:

5. Neni 16/1 i K.Pr.Civile që parashikon se: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj...”.

6. Neni 29 i Ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” në të cilin është parashikuar se: “Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe avokatura e shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit sipas rregullave të Kodit të Procedurës së Republikës së Shqipërisë.”

65

Page 66: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

7. Neni 38 i Ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në të cilin është parashikuar se: “Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ligji nr. 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar; ligji nr. 10 239, datë 25.2.2010, “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, dhe çdo dispozitë tjetër nënligjore, që është në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

8. Vendim Njësues nr. 611, datë 07.02.2018 i Kolegjit Civil të Gjykatës së lartë.

II. Vlerësimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë:

9. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, (në vijim Kolegji), pasi shqyrtoi aktet e dosjes gjyqësore, vlerëson se vendimi Nr. 384, datë 25.04.2017, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat me të cilin është shpallur moskompetenca funksionale për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet Gjykatës së Apelit Vlorë është i pabazuar në ligj dhe si i tillë duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për vazhdimin e gjykimit pranë asaj gjykate.

10. Kolegji rikonfirmon qëndrimin se kompetenca nuk është gjë tjetër veçse sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e funksioneve të saj çdo gjykate. Kompetenca lëndore apo funksionale e gjykatës është drejta e saj për shqyrtimin e një kategorie të caktuar mosmarrëveshjesh, sipas lëndës dhe natyrës së tyre.

11. Në aspektin kushtetues, kompetenca e lëndore apo funksionale e gjykatës është shumë e rëndësishme, si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, koncepti juridik i kompetencës është trajtuar nën standartin e gjykatës së caktuar me ligj, si pjesë përbërëse e nenit 42/1 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të KEDNJ (shih vendimet nr.23/2009, nr.7/2009 dhe nr.31/2005 dhe nr.16/2012 të Gjykatës Kushtetuese). Në këtë linjë arsyetimi, kompetenca lëndore apo funksionale është kusht për vlefshmërinë e procesit gjyqësor dhe të akteve të realizuara gjatë tij në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale. Ky konkluzion e ka bazën tek postulati: “Nuk mund të ketë bindje ndaj një gjyqtari jokompetent”.

12. Kodi i Procedurës civile ka përcaktuar regjimin procedural të kompetencës së gjykatave për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve sipas natyrës së tyre. Kështu në nenin 41 të tij parashikohet se: “Në kompetencë të gjykatës së shkallës së parë janë të gjitha mosmarrëveshjet e civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të përcaktuara në këtë kod dhe në ligje të tjera”. Në çdo rast gjykata, për identifikimin e kompetencës lëndore/funksionale i referohet objektit dhe shkakut ligjor të padisë, të cilat përcaktojnë edhe natyrën e mosmarrëveshjes apo lëndën e gjykimit.

13. Duke iu rikthyer çështjes konkrete, Kolegji vlerëson se para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat është paraqitur një padi me objekt kundërshtimin e një vendimi të ish-K.K.K.Pronave. Fillimisht padia është regjistruar para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me datë 23.07.2013, e cila me vendimin nr. 9965, datë 17.10.2014 ka vendosur pranimin e padisë. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 1624, datë 30.06.2015 ka vendosur prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, si gjykata kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore për shqyrtimin e mosmarrëveshjes. Më tej, gjatë rigjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, ka vendosur të shpallë moskompetencën funksionale dhe ia ka dërguar aktet Gjykatës së Apelit Vlorë.

14. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, e ka bazuar këtë vendim në Ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” (në vijim Ligji nr. 133/2015), me të cilin është shuar personaliteti juridik i Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, dhe të drejtat dhe detyrimet e saj i kanë kaluar Agjensisë së Trajtimit të Pronës (në vijim ATP). Nga ana tjetër, sipas këtij ligji, gjykatë kompetente për

66

Page 67: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

shqyrtimin e vendimeve të ATP-së është Gjykata e Apelit sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile (neni 29 i Ligjit). Po ashtu, në dispozitat tranzitore të këtij Ligji janë shfuqizuar të gjitha ligjet e mëparshme për kthimin dhe kompensimin e pronës që bien ndesh me të (neni 38 i Ligjit). Ligji nr. 133/2015 ka hyrë në fuqi gjatë gjykimit të çështjes, konkretisht me datë 23.02.20168.

15. Sa më sipër, Kolegji vlerëson se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, është i pabazuar në Kodin e Procedurës Civile, në Ligjin nr. 133/2015 dhe në Vendimin Njësues nr. 611, datë 07.02.2018 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Kolegji vlerëson se, kur flitet për caktimin e gjykatës së caktuar me ligj, ky standart implikon disa dimensione. Së pari, gjykata të jetë konstituuar nga ligji, ku të jetë përcaktuar qartë kompetenca lëndore/funksionale dhe tokësore e saj në shqyrtimin e çështjeve; Së dyti, ligji të ketë caktuar mënyrën dhe momentin se si gjykata merr juridiksion dhe kompetencë. Me fjalë të tjera, ligji për krijimin e gjykatës duhet t’i paraprijë shqyrtimit të çështjeve konkrete.9Në këtë kuptim, Kolegji sjell në vëmendje institutin perpetuatio iuridictionis, sipas të cilit juridiksioni dhe kompetenca lëndore/funksionale e gjykatës për shqyrtimin e një çështjeje përcaktohet sipas ligjit të kohës kur paraqitet padia apo kur lind marrëdhënia juridike-procedurale. Çdo ndryshim i mëtejshëm i faktit apo i ligjit është jorelevant, për rrjedhojë nuk mund të spostojë apo të ndryshojë gjyqtarin natyral të caktuar më parë për shqyrtimin e çështjes.

16. Kolegji vlerëson se nën këtë parim u frymëzuan edhe ndryshimet e Kodit të Procedurës Civile, me Ligjin Nr. 38/2017, në nenin 41/2, ku është parashikuar ndër të tjera se: “Kompetenca përcaktohet në momentin e paraqitjes së padisë në gjykatë, pavarësisht ndryshimeve të mëpasshme të faktit ose të ligjit.”

17. Parimi perpetuatio iuridictionis e ka burimin tek parimi i sigurisë juridike, si parim themelor i shtetit të së drejtës. Kjo siguri presupozon veç të tjerash besueshmërinë e qytetarëve tek shteti dhe pandryshueshmërinë e ligjit për marrëdhëniet e rregulluara. Ajo ka të bëjë me bindjen e individit se nuk duhet të shqetësohet vazhdimisht ose të jetojë me frikë për ndryshueshmërinë dhe pasojat negative të akteve juridike, të cilat mund të cënojnë jetën e tij private ose profesionale dhe të përkeqësojnë një gjëndje të vendosur me akte të mëparshme.10 Nevoja për qëndrueshmëri dhe siguri në marrëdhëniet juridike, në rradhë të parë, kërkon pandryshueshmërinë e akteve juridike që formulojnë rregullat e përgjithshme dhe abstrakte. Parimi i sigurisë juridike nënkupton se ligji rregullon marrëdhëniet juridike të së ardhmes dhe nuk ka efekt prapaveprues, për marrëdhëniet e lindura para hyrjes në fuqi të tij.

18. Sa më sipër, në rastin konkret, Kolegji vlerëson se duke shpallur moskompetencën funksionale dhe duke ia dërguar aktet Gjykatës së Apelit Vlorë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka shkelur parimin perpetuatio iuridictionis dhe sigurinë juridike të palëve në proces për zbatimin e ligjit në fuqi në kohën kur ka lindur marrëdhënia juridike procedurale. Duke iu rikthyer arsyetimit për standartin e gjykatës së caktuar me ligj dhe momentit se kur përcaktohet kompetenca e gjykatës për shqyrtimin e një çështjeje, Kolegji vlerëson se për shqyrtimin e vendimeve të A.K.K.P-së apo K.K.K.P-ve, të marra para hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 133/2015, kompetenca e gjykatës përcaktohet nga ligji që është në fuqi në kohën e paraqitjes së padisë, duke ndarë momentin se kur është marrë vendimi përkatës, nga momenti se kur konstituohet marrëdhënia juridike-procedurale, e cila lind me paraqitjen e padisë në gjykatë.

19. Në rastin konkret padia me objekt kundërshtimin e vendimit të ish-K.K.K.Pronave është paraqitur me datë 23.07.2013, pra para hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 8 Në nenin 39 të Ligjit nr. 133/2015 është parashikuar se: “Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.” Ligji është botuar në Fletoren Zyrtare me datë 08.02.2016.9 Shiko Vendimin Nr. 31, dt. 05.07.2011 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. 10 Vendim i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Nr. 9, dt. 26.02.2007.

67

Page 68: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

133/2015. Ligji në fuqi në kohën e paraqitjes së padisë, po ashtu edhe praktika gjyqësore (shiko Vendim Unifikues nr. 4, datë 10.12.2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë) përcaktonte si gjykata kompetente për shqyrtimin e këtyre çështjeve, gjykatat civile të shkallës së parë, në territorin e të cilave ndodheshin sendet e paluajtshme ( forum rei sitae). Pra, sipas ligjit të kohës në fuqi në kohën e paraqitjes së padisë, kompetente për shqyrtimin e kësaj çështjeje ka qenë dhe mbetet Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, sepse në territorin ku ajo ushtron juridiksionin gjyqësor ka vendndodhjen sendi i paluajtshëm objekt gjykimi. Kompetenca e kësaj gjykate për shqyrtimin e kësaj çështjeje është paracaktuar që në momentin e paraqitjes së padisë dhe ndryshimet e mëvonshme të ligjit kanë qenë jorelevante dhe nuk mund të spostonin gjyqtarin natyral të çështjes. Në të njëjtin konkluzion ka arritur Kolegji Civil me Vendimin Njësues nr. 611, datë 07.02.2018, ku ndër të tjera është shprehur se:

“…107. Nga analiza e mësipërme, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konkludoi në sentencën e katërt të këtij vendimi njësues dhe vendosi se:

Gjykimi i padive kundër vendimeve të ish-AKKP-së, të ish-KKKP-ve, apo ish-ZRAKKP-ve, të ngritura dhe të regjistruara në gjykatë, nga subjektet ish-pronar apo nga trashëgimtarët e tyre, para datës 23.02.2016, kur ka hyrë në fuqi Ligji nr. 133/2015, do të vazhdojë dhe do të përfundojë nga gjykatat civile të shkallës së parë në territorin e të cilave ndodhet sendi i paluajtshëm, objekt konflikti gjyqësor, kompetenca dhe juridiksioni i të cilave, sipas parimeve perpetuatio iuridictionis dhe perpetuatio fori, ishte përcaktuar sipas ligjit të kohës në momentin e paraqitjes së padisë në gjykatë.

20. Sa më sipër u arsyetua, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr. 384, datë 25.04.2017, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, me të cilin është shpallur moskompetenca funksionale për gjykimin e çështjes civile dhe është vendosur dërgimi i akteve në Gjykatën e Apelit Vlorë është i pabazuar në ligj dhe si i tillë duhet të prishet dhe të dërgohet çështja pranë asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 62 dhe 63 të K.Pr.Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. 384, datë 25.04.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe dërgimin e çështjes po pranë asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 06.11.2018

68

Page 69: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-02950-00-2018 i Regj.ThemeltarNr. 00-2018-1078 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në dhomë këshillimi, më datë 06.11.2018, mori në shqyrtim çështjen që u përket

palëve:

PADITËS: KADRI LALAJ I PADITUR: AGJENSIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE

OBJEKTI:

Kërkohet rregullimi i pjesshëm i vendimit nr. 32, datë 28.09.1994 të K.K.K.P, duke vendosur kompensim për parcelën SI (1.800) m2 dhe kthim fizik për parcelën S2 (5.720) m2.

BAZA LIGJORE: Nenet 41 dhe 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 32, 153, 154 të K.Pr.Civile, Neni 16/3 i ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe

përfundimin e procesit të kompensimit të pronës”, VKM 222, datë 23.03.2016, pika 19, plotësuara me VKM 765/2017.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 62-2018-3101 (828), datë 11.06.2018, ka vendosur:

“1. Të shpallë moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për gjykimin e çështjes civile me nr. Regj. 21291-01262-62-2018 (1318) që i përket palës paditëse : Kadri Lalaj, palë e paditur : Agjensia e Trajtimit të Pronës, me objekt : « Kërkohet rregullimi i pjesshëm i vendimit nr. 32, datë 28.07.1994 të K.K.K.P, duke vendosur kompensim për parcelën SI (1.800 m2) dhe kthim fizik për parcelën S2 (5.720 m2). 2. Dërgimin e çështjes për gjykim Gjykatës së Apelit Vlorë, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr. 236, datë 18.09.2018, ka vendosur: “1. Ngritjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore pranë Gjykatës së Lartë, në lidhje me gjykimin e çështjes me palë paditëse Kadri Lalaj, të paditur Agjensia e Trajtimit të Pronave Tiranë, me objekt kundërshtim vendimi. 2. Dërgimin e akteve të dosjes Gjykatës së Lartë për t’u shprehur në lidhje me mosmarrëveshjen e kompetencës.

69

Page 70: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

3. Një kopje e vendimit t’i dërgohet menjëherë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.”

Ndër të tjera, Gjykata e Apelit Vlorë ka arsyetuar se:

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka shkelur nenin 64 të Kodit të Procedurës Civile, duke krijuar situatën e konfliktit të kompetencës;

- Fillimisht çështja i është dërguar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka shpallur moskompetencën tokësore për shqyrtimin e kësaj çështjeje, duke vlerësuar si gjykatë kompetente Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier;

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, nuk mund të shpallte moskompetencën për të dytën herë, por duhet t’ia parashtronte çështjen e kompetencës lëndore Gjykatës së Lartë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes:

1. Nga aktet e fashikullit të gjykimit ka rezultuar se, paditësi, me datë 25.04.2018, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me padi me objekt dhe shkak ligjor sikurse përcaktohet më sipër.

2. Më konkretisht, me vendimin nr. 32, datë 28.09.1994 të Ish-K.K.K.P, Tiranë, trashëgimlënësi i paditësit, z. Jonuz Lalaj është njohur ish-pronar mbi një sipërfaqe trualli prej 14.350 m2, e ndodhur brenda vijave kufizuese të fshatit Bardhaj, të Rrethit Mallakastër. Po ashtu, në këtë vendim trashëgimtarëve të z. Jonuz Lalaj, ndër të tjerë edhe paditësit, Kadri Lalaj, një sipërfaqe trualli prej 3.068 m2 e ndarë në dy pjesë, parcela S1=1.800 m2 dhe parcela S5=1.269 m2, iu është kthyer e lirë. Kurse për sipërfaqen e truallit prej 9088 m2, të ndarë në tre parcela, konkretisht në parcelën S2=2562 m2, S4=5720 m2 dhe S=1820 m2, është vendosur që trashëgimtarët e z. Jonuz Lalaj të kompensohen me obligacione, duke qënë se janë konsideruar truall i zënë, sipas Ligjit nr. 7698, datë 15.4.1993.

3. Paditësi ka pretenduar në padi, se me procesverbalin e konstatimit nr. 1704/5 regj., datë 02.11.2017 nga Bashkia Mallakastër, grupi i punës ka bërë verifikimin në terren dhe ka konstatuar se parcela S1=1800 m2, të cilën K.K.K.P Tiranë e ka konsideruar të lirë, në fakt është sipërfaqe e një Shkolle (shesh), ndërsa parcela S4=5720 m2 në bazë të verifikimeve është e lirë në terren edhe pse Komisioni i Kthimit të Pronave ka vendosur kompensim me obligacione.

4. Sa më sipër, paditësi, me padinë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kërkuar ndryshimin e pjesshëm të vendimit nr. 32, datë 28.09.1994 të ish-K.K.K.Pronave, duke vendosur kthimin fizik të parcelës S4=5720 m2 dhe kompensimin për parcelën S1=1800 m2. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 3993, datë 02.05.2018 ka vendosur të shpallë moskompetencën tokësore dhe t’ia dërgojë çështjen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

5. Në vijim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 62-2018-3101 (828), datë 11.06.2018 ka vendosur: “1. Të shpallë moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për gjykimin e çështjes civile me nr. Regj. 21291-01262-62-2018 (1318) që i përket palës paditëse : Kadri Lalaj, palë e paditur : Agjensia e Trajtimit të

70

Page 71: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Pronës, me objekt : « Kërkohet rregullimi i pjesshëm i vendimit nr. 32, datë 28.07.1994 të K.K.K.P, duke vendosur kompensim për parcelën SI (1800 m2) dhe kthim fizik për parcelën S2 (5720 m2). 2. Dërgimin e çështjes për gjykim Gjykatës së A[elit Vlorë, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore. 3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë, brenda 5 ditëve nga e nesërmja e njoftimit. »

Ndër të tjera kjo gjykatë ka arsyetuar se, me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 133/2015 « Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave », janë shfuqizuar ligjet e mëparshme dhe është përcaktuar si gjykatë kompetente për shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve të ATP-së gjykata e apelit (nenet 29 dhe 38 të Ligjit). Po ashtu, gjykata sjell në vëmendje edhe konkluzionin e arritur me Vendimin Njësues nr. 611, datë 07.02.2018 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, sipas të cilit për shqyrtimin e padive të regjistruara në gjykatë pas hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 133/2015 kundër vendimit të dhënë nga ish-KKKP-të, ish-ZVRKKP-të apo ish-AKKP, që ka disponuar në lidhje me kërkesën e ish-pronarit në bazë të ligjeve të mëparshme për kthimin dhe kompensimin e pronave. Gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore/funksionale do të jetë gjykata e apelit.

6. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr. 236, datë 18.09.2018, ka vendosur: “1. Ngritjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore pranë Gjykatës së Lartë, në lidhje me gjykimin e çështjes me palë paditëse Kadri Lalaj, të paditur Agjensia e Trajtimit të Pronave Tiranë, me objekt kundërshtim vendimi. 2. Dërgimin e akteve të dosjes Gjykatës së Lartë për t’u shprehur në lidhje me mosmarrëveshjen e kompetencës. 3. Një kopje e vendimit t’i dërgohet menjëherë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier”, duke paraqitur si argumenta ato të parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

II. Ligji i zbatueshëm:

7. Neni 16/1 i K.Pr.Civile që parashikon se: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj...”.

8. Neni 59 i K.Pr.Civile parashikon se: “Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ. Kundër vendimit të dhënë për një rast të tillë, mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë.”

9. Neni 3 i Ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” (në vijim Ligji nr. 133/2015) në të cilin është parashikuar se: “1. Ky ligj vepron për të gjitha kërkesat, të cilat janë në shqyrtim në AKKP, në ditën e hyrjes në fuqi të tij, si edhe mbi të gjitha ato kërkesa, të cilat do të paraqiten brenda afateve të këtij ligji, sa i takon njohjes së të drejtës së pronës. 2. Gjithashtu, ky ligj i shtrin efektet, sa i takon vlerësimit financiar, për: a) ekzekutimin e të gjitha vendimeve, të cilat nuk janë zbatuar, për njohjen e së drejtës së kompensimit, të dhëna nga organet administrative ose gjyqësore në vendin tonë; b) çështjet që janë në shqyrtim në gjykatat e të gjitha niveleve, në Gjykatën e Lartë, si edhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, sa i takon vlerësimit financiar të tyre.”

10. Neni 29 i Ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” në të cilin është parashikuar se: “Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe avokatura e shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit sipas rregullave të Kodit të Procedurës së Republikës së Shqipërisë.”

11. Neni 38 i Ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” (në vijim Ligji nr. 133/2015), në të cilin është

71

Page 72: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

parashikuar se: “Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ligji nr. 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar; ligji nr. 10 239, datë 25.2.2010, “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, dhe çdo dispozitë tjetër nënligjore, që është në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

12. Vendim Njësues Nr. 611, datë 07.02.2018, i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

III. Vlerësimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, (në vijim Kolegji), pasi shqyrtoi aktet e dosjes gjyqësore, vlerëson se vendimi nr. 62-2018-3101 (828), datë 11.06.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier me të cilin është vendosur moskompetenca funksionale duke ia dërguar aktet Gjykatës së Apelit Vlorë, është pjesërisht i bazuar në ligj, konkretisht në pjesën ku disponon moskompetencën për shqyrtimin e kërkimit: “Kërkohet rregullimi i pjesshëm i vendimit nr. 32, datë 28.09.1994 të K.K.K.P, duke vendosur kthim fizik për parcelën S2 (5720) m2.”.

13.1. Ndërkohë që Kolegji vlerëson kryesisht, në bazë të nenit 59 të K.Pr.Civile dhe nenit 3 të Ligjit nr. 133/2015, se shqyrtimi i kërkimit: “Kërkohet rregullimi i pjesshëm i vendimit nr. 32, datë 28.09.1994 të K.K.K.P, duke vendosur kompensim për parcelën SI (1800) m2”, nuk është në juridiksionin gjyqësor. Kolegji vlerëson se pavarësisht se objekt kontrolli është i njëjti vendim i ish-K.K.K.Pronave, duke qenë se në të, në mënyrë të integruar është disponuar për disa pasuri të paditësit të ndarë në disa parcela, kërkimet për rregullimin e pjesshëm të këtij vendimi në lidhje me pasuri të ndryshme të identifikuara konkretisht në padi, do të konsiderohen si kërkime të ndara dhe të pavarura nga njëra tjetra dhe për secilin prej tyre do të ndiqet një regjim juridik i ndryshëm në lidhje me juridiksionin dhe kompetencën.

A. Në lidhje me kërkimin: “Kërkohet rregullimi i pjesshëm i vendimit nr. 32, datë 28.09.1994 të K.K.K.P, duke vendosur kompensim për parcelën SI (1.800) m2”.

14. Si Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ashtu edhe Gjykata e Apelit Vlorë, nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes, nuk ka bërë një identifikim të saktë elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e një parakushti të rëndësishëm procedural siç është ai i verifikimit të juridiksionit të kësaj gjykate.

15. Fillimisht, Kolegji vlerëson se juridiksioni është një çështje që përcaktohet ekskluzivisht nga Kushtetuta (shiko p.sh. neni 42), marrëveshjet ndërkombëtare (shiko p.sh. neni 6 i K.E.D.Nj.) apo nga ligji. Përcaktimi i saktë i çështjes së juridiksionit dhe të kompetencës është detyrim që rrjedh nga parimi i shtetit të së drejtës, sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës sipas të cilit, e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit. Megjithatë Kolegji Civil thekson, se bazuar në nenin 7 të Kushtetutës që sanksionon jo vetëm ndarjen, por dhe balancimin e pushteteve dhe në aktet normative që kanë dalë në bazë dhe për zbatim të këtij parimi, pushteteve të tjera u është njohur e drejta/kompetenca për të zgjidhur çështjet ose mosmarrëveshjet që kanë lidhje me funksionet e tyre.

16. Në këtë kuptim çështja e juridiksionit është parakushti kryesor për të patur proces dhe për t’i lindur e drejta dhe detyrimi ligjor gjykatës që të shqyrtojë gjyqësisht pretendimet objekt gjykimi. Që në momentin e ngritjes së padisë nga paditësi duhet të përmbushen detyrimisht kushtet e ngritjes së saj dhe kushtet për të ushtruar të drejtën e padisë. Një nga kushtet thelbësore për të ushtruar të drejtën e padisë është fakti se padia e ngritur i përket juridiksionit gjyqësor dhe jo atij administrativ dhe në këto rrethana bazuar në efektet juridike të padisë në gjykatë, kjo e fundit është e detyruar që të marrë një vendim përfundimtar për të gjitha problemet e ngritura në padi dhe në asnjë rast nuk është e justifikueshme që ajo të mos shprehet

72

Page 73: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

për të gjitha problemet e parashtruara në padi, pasi shkelet një nga parimet themelore të proçesit gjyqësor që gjen rregullim në nenin 1 të Kodit të Procedurës Civile11.

17. Kështu, juridiksioni gjyqësor civil është parashikuar në nenin 36 të Kodit të Procedurës Civile, sipas të cilit janë në juridiksionin gjyqësor të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta. Juridiksioni gjyqësor është i përgjithshëm dhe i detyrueshëm (neni 1/2 i Kodit të Procedurës Civile). Një çështje mund të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor kur ligji në mënyrë eksplicite ka përcaktuar se subjekti pretendues, përpara se t’i drejtohet gjykatës duhet të shterojë juridiksionin administrativ. Në këto raste mos ndjekja e juridiksionit administrativ pengon marrjen në shqyrtim të çështjes nga ana e gjykatës. Kontrolli gjyqësor i veprimtarisë administrative dhe e drejta e individëve dhe personave juridikë për t’iu drejtuar gjykatës, lidhet jo vetëm me aplikimin e parimeve të përgjithshme, por edhe me përcaktimin e qartë e konkret, të treguar shprehimisht në ligjet e posaçme, të rrethanave, kushteve e procedurave konkrete për investimin e mundshëm a të detyrueshëm të juridiksionit administrativ12.

18. Në nenin 59, të Kodit të Procedurës Civile parashikohet se: “Gjykata në çdo fazë dhe shkallë gjykimi, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor...(...).”. Në analizë të kësaj dispozite konstatohet se çdo lloj gjykate dhe në çdo shkallë gjykimi ka të drejtë të marrë në shqyrtim, të analizojë dhe të vendosë në lidhje me juridiksionin e çështjes objekt gjykimi. Kjo e drejtë e gjykatës për të vepruar edhe kryesisht është e lidhur drejtpërsëdrejti me zbatimin dhe respektimin e parimit të procesit të rregullt ligjor në elementin e gjykatës së caktuar me ligj.

19. Duke iu rikthyer çështjes konkrete, Kolegji vlerëson se para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka qenë duke u shqyrtuar një padi me objekt ndryshimin e një vendimi të ish-K.K.K.Pronave, Tiranë, ku paditësi ka pretenduar se rrethanat faktike të pasqyruara në vendim nuk i përgjigjen rrethanave faktike në terren, si rrjedhojë parcela S1, me sipërfaqe 1800 m2, për të cilën ai është njohur ish-pronar dhe për të cilën është vendosur kthimi fizik, në fakt nuk ka qenë një truall i lirë, por ka qenë i zënë. Për këtë arsye, paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesë për rregullimin e pjesshëm të këtij vendimi dhe ka kërkuar kompensim sipas Ligjit nr. 133/2015.

20. Neni 3 i Ligjit Nr. 133/2015 ka parashikuar se: “1. Ky ligj vepron për të gjitha kërkesat, të cilat janë në shqyrtim në AKKP, në ditën e hyrjes në fuqi të tij, si edhe mbi të gjitha ato kërkesa, të cilat do të paraqiten brenda afateve të këtij ligji, sa i takon njohjes së të drejtës së pronës. 2. Gjithashtu, ky ligj i shtrin efektet, sa i takon vlerësimit financiar, për: a) ekzekutimin e të gjitha vendimeve, të cilat nuk janë zbatuar, për njohjen e së drejtës së kompensimit, të dhëna nga organet administrative ose gjyqësore në vendin tonë13; b) çështjet që janë në shqyrtim në gjykatat e të gjitha niveleve, në Gjykatën e Lartë, si edhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, sa i takon vlerësimit financiar të tyre.” Po ashtu, në nenin 6/1 të këtij Ligji, është parashikuar se: “1. Për efekt të ekzekutimit, të gjitha vendimet përfundimtare për kthimin dhe kompensimin e pronës do t’i nënshtrohen vlerësimit financiar nga ATP-ja, si më poshtë: a) prona e njohur për kompensim vlerësohet në bazë të zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësimit; b) prona e kthyer vlerësohet duke e përcaktuar atë nga diferenca, që do të rezultojë midis vlerës së saj, sipas zërit kadastral aktual, dhe vlerës së kësaj prone, sipas zërit kadastral në kohën e shpronësimit…”

21. Në interpretim të këtyre dispozitave, Kolegji thekson se, Qëllimi i Ligjit nr. 133/2015 ishte përfundimi i procesit të trajtimit të pronës dhe ekzekutimi i vendimeve që 11 Shiko Vendimin e Gjykatës së Lartë, Kolegji Civil, Nr.3089/934 i Regj. Themeltar, Nr.30 i Vendimit, dt. 13.01.2005.

12 Shiko Vendimin e Gjykatës së Lartë, Kolegji Civil, Nr.31001-00159-00-2010 i Regj. Themeltar, Nr.00-2011-249 i Vendimit (10), dt. 13.01.2011. 13 Theksim i Kolegjit.

73

Page 74: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

kanë njohur të drejtën e kompensimit, por të cilat kanë ngelur të paekzekutuara për shkak se nuk kanë disponuar në mënyrë konkrete në lidhje me të drejtën e ish-pronarit. Për shkak të disponimit jokonkret, në lidhje me këto subjekte konsiderohet se nuk është ezauruar juridiksioni administrativ. Në këtë mënyrë, sipas nenit 3 të Ligjit nr. 133/2015, vetëm mosmarrëveshje të tilla janë në juridiksionin administrativ dhe vetëm në lidhje me vendime të kësaj natyre, ku e drejta e kompensimit është njohur në mënyrë abstrakte dhe jo konkrete, mund të thuhet se zbatohet Ligji nr. 133/2015 me efekt prapaveprues sa i përket çështjes së juridiksionit administrativ. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin njësues nr.116, datë 07.02.2018, ku ndër të tjera është shprehur se:

“…Omissis…Pra, vendimet e kompensimit në vlerë apo në sipërfaqe dhe vendimet e kthimit fizik të pronës, të cilat përcaktojnë në mënyrë konkrete dhe individualizojnë në sasi dhe në cilësi të drejtat e ish-pronarit, nuk do të rishikohen dhe vlerësohen financiarisht nga ATP-ja sipas ligjit të ri, por thjesht do të ekzekutohen nga ana e organeve ligjzbatuese nëse nuk janë ekzekutuar ende. Pretendimet e ish-pronarit në lidhje me vendimmarrje të tilla do të kanalizohen përmes juridiksionit gjyqësor dhe sipas rregullave të përgjithshme që regjojnë aksesin në gjykatë, sepse në lidhje me to është ezauruar më parë in concreto juridiksioni administrativ.

38. Nga njëra anë, juridiksioni administrativ, sipas dispozitave të Ligjit nr. 133/2015, ka si objekt shqyrtimi vetëm vendimet e pavlerësuara, të cilat parashikojnë të drejta abstrakte (in abstracto) dhe nga ana tjetër, nëse do të interpretohej se të gjitha vendimet e mëparshme sipas ligjeve të shfuqizuara tashmë, pavarësisht mënyrës së disponimit, do të bëheshin edhe një herë objekt i ushtrimit të juridiksionit administrativ, kjo do të krijonte sërish zvarritje dhe pasiguri tek subjektet titullarë dhe do të shkonte përkundër qëllimit të ligjit për përfundimin e procesit të trajtimit të pronës brenda një afati të arsyeshëm me efekt “bumerang”. Në këtë kuadër vlen të theksohet se kjo zgjidhje duhet mbajtur parasysh sidomos nga parashikimet e nenit 15 të Ligjit nr. 133/2015, i cili parashikon se e drejta e ATP-së, për t’u shprehur në lidhje me vlerësimin financiar të vendimeve të mëparshme, është tre vjet nga hyrja në fuqi e ligjit, një afat ky i konsiderueshëm në raport me afatin 10 vjeçar të përfundimit të procesit të kompensimit të pronës.

Kjo do të thotë se, nëse subjekteve ish-pronarë iu ka lindur e drejta e padisë me legjislacionin e mëparshëm, për shkak se në lidhje me to është ezauruar njëherë pushteti administrativ, sipas parimit të sigurisë juridike, kjo e drejtë nuk mund të revokohet apo anulohet me ligj të mëvonshëm dhe nuk mundet dot që sa herë që ndryshon ligji subjektet titullarë të një të drejte konkrete të cilëve iu ka lindur e drejta e padisë, të rikthehen në juridiksionin administrativ. Parimi i ndarjes së pushteteve dhe e drejta e aksesit në gjykatë nënkuptojnë se, pasi individi të ketë ezauruar rrugën administrative të detyrueshme për t’u ndjekur sipas ligjit, ai ka të drejtë, që çdo akt të pushtetit publik dhe administrativ, ta sfidojë ligjërisht në pushtetin gjyqësor, për të testuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e mënyrës se si është ushtruar pushteti publik. Kjo do të thotë se, pasi organet administrative të kenë disponuar, të kenë refuzuar për të disponuar, apo të kenë shprehur qartë dhe pa ekuivok qëndrimin e tyre mbi pretendimet e subjekteve titullarë të së drejtave apo interesave të ligjshëm, atëhere pushteti administrativ konsiderohet i ezauruar dhe, brenda afateve ligjore të paraqitjes së padisë dhe sipas rregullave të përgjithshme të aktivizimit të juridiksionit gjyqësor, individi mundet të ushtrojë të drejtën kushtetuese të aksesit në gjykatë. Ky është parimi dhe zgjidhja ligjore që rendi juridik përdor universalisht në shtetin e së drejtës për të ndarë juridiksionin administrativ me atë gjyqësor. Kolegji Civil vlerëson se, nuk mundet që ndryshimet e ligjit të përtërijnë rrugën administrative të shqyrtimit për një pretendim të një subjekti të së drejtës tashmë të shqyrtuar administrativisht, pasi atij subjekti tashmë i ka lindur e drejta e padisë dhe se e drejta e padisë ushtrohet në juridiksionin gjyqësor, e më

74

Page 75: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

konkretisht në gjykatën që ushtron juridiksion fillestar për shqyrtimin e saj dhe të caktuar për këtë qëllim me ligj...”

22. Sa më sipër, Kolegji thekson se në juridiksionin administrativ do të jenë jo vetëm shqyrtimi i vendimeve që kanë përcaktuar në mënyrë abstrakte të drejtën e kompensimit, ashtu edhe në rastet kur kërkohet kompensimi për herë të parë. Në këto raste nuk konsiderohet i ezauruar juridiksioni administrativ, sipas Ligjit nr. 133/2015 dhe Vendimit Njësues të sipërcituar të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Duke iu rikthyer rastit konkret, në thelb paditësi ka kërkuar kompensim mbi pasurinë e paluajtshme për të cilën ai është njohur ish-pronar dhe për të cilën me vendim të ish-K.K.K.Pronave është vendosur kthimi fizik i pronës. Si rrjedhojë, kërkimi për kompensim sipas Ligjit nr. 133/2015 është një kërkim që shtrohet rishtazi, për herë të parë, i cili duhet të shqyrtohet paraprakisht nga organi administrativ kompetent, konkretisht ATP. Sa më sipër, Kolegji vlerëson se në lidhje me shqyrtimin e këtij kërkimi duhet të vendoset nxjerrja e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

B. Në lidhje me kërkimin: “Kërkohet rregullimi i pjesshëm i vendimit nr. 32, datë 28.09.1994 të K.K.K.P duke vendosur kthim fizik për parcelën S2 (5720) m2”.

23. Në lidhje me shqyrtimin e këtij kërkimi, Kolegji vlerëson se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka kualifikuar drejtë natyrën e mosmarrëveshjes me qëllim identifikimin e kompetencës funksionale/lëndore. Si rrjedhojë vendimi nr. 62-2018-3101 (828), datë 11.06.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në pjesën që disponon moskompetencën funksionale për shqyrtimin e këtij kërkimi, duhet lënë në fuqi.

24. Si fillim, Kolegji vlerëson se, në rastin konkret, paditësi, për pasurinë e identifikuar si parcela S2 (5720) m2, ka kërkuar kthimin fizik pasi nga verifikimi në terren, ndryshe nga sa thuhet në vendimin e ish-K.K.K.Pronave të kundërshtuar, kjo pasuri nuk është truall i zënë por është i lirë. Ndryshe nga kërkimi i parë për kompensim, paditësi kërkon kthimin fizik mbi një pasuri, për të cilën juridiksioni administrativ është ezauruar më parë, duke e konsideruar si truall të zënë dhe si rrjedhojë nuk është vendosur kthimi fizik por kompensimi. Referuar arsyetimit të mësipërm, Kolegji vlerëson se juridiksioni administrativ për pretendimin e paditësit për kthim fizik është ezauruar një herë dhe nëse ky vendim është i bazuar në ligj apo në rrethanat faktike dhe fizike të vendndodhjes së truallit, kjo është një çështje që do të vlerësohet nga gjykata dhe i përket juridiksionit gjyqësor.

25. Për sa i përket identifikimit të gjykatës kompetente për shqyrtimin e këtij kërkimi, Kolegji rikonfirmon qëndrimin se kompetenca nuk është gjë tjetër veçse masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e funksioneve të saj çdo gjykate. Kompetenca lëndore apo funksionale e gjykatës është drejta e saj për shqyrtimin e një kategorie të caktuar mosmarrëveshjesh, sipas lëndës dhe natyrës së tyre.

26. Në aspektin kushtetues, kompetenca e lëndore apo funksionale e gjykatës është shumë e rëndësishme, si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, koncepti juridik i kompetencës është trajtuar nën standartin e gjykatës së caktuar me ligj, si pjesë përbërëse e nenit 42/1 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të KEDNJ (shih vendimet nr.23/2009, nr.7/2009 dhe nr.31/2005 dhe nr.16/2012 të Gjykatës Kushtetuese). Në këtë linjë arsyetimi, kompetenca lëndore apo funksionale është kusht për vlefshmërinë e procesit gjyqësor dhe të akteve të realizuara gjatë tij në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale. Ky konkluzion e ka bazën tek postulati: “Nuk mund të ketë bindje ndaj një gjyqtari jokompetent”.

27. Kolegji vlerëson se, kur flitet për caktimin e gjykatës së caktuar me ligj, ky standart implikon disa dimensione. Së pari, gjykata të jetë konstituuar nga ligji, ku të jetë përcaktuar qartë kompetenca lëndore/funksionale dhe tokësore e saj në shqyrtimin e çështjeve; Së dyti, ligji të ketë caktuar mënyrën dhe momentin se si gjykata merr juridiksion dhe kompetencë. Me fjalë të tjera, ligji për krijimin e gjykatës duhet t’i paraprijë shqyrtimit të çështjeve konkrete.

75

Page 76: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

28. Në çdo rast gjykata, për identifikimin e kompetencës lëndore/funksionale dhe për identifikimin e ligjit të zbatueshëm, që përcakton kompetencën e gjykatës për shqyrtimin e çështjes konkrete, i referohet objektit dhe shkakut ligjor të padisë, të cilat individualizojnë edhe natyrën e mosmarrëveshjes apo lëndën e gjykimit. Për këtë qëllim, gjykata duhet të kualifikojë drejtë natyrën dhe objektin e konfliktit gjyqësor, të bëjë një kualifikim të saktë të fakteve në themel të padisë dhe të sqarojë vullnetin e paditësit se çfarë kërkon prej gjykatës, jo vetëm duke u limituar në pjesë të caktuara të padisë, por duke e parë tekstin e padisë në tërësinë e tij (Vendim Unifikues nr. 3, datë 29.03.2012 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë), qoftë edhe duke u referuar tek shpjegimet e palëve në seancë gjyqësore, nga pikëpamja e faktit dhe e ligjit në kuadër të sqarimit të natyrës së mosmarrëveshjes (nenet 7 dhe 19 të K.Pr.Civile). Kjo garanton të drejtën për një proces të rregullt ligjor, garanton të drejtën për tu dëgjuar të palës nga gjykata, aksesin në gjykatë dhe përditëson parimin e së drejtës, sipas të cilit palët sjellin faktet, gjykata e di dhe e thotë ligjin (da mihi factum dabo tibi ius).

29. Në vijim të këtij arsyetimi, Kodi i Procedurës civile ka përcaktuar regjimin procedural të kompetencës së gjykatave për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve sipas natyrës së tyre. Kështu në nenin 41 të tij parashikohet se: “Në kompetencë të gjykatës së shkallës së parë janë të gjitha mosmarrëveshjet e civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të përcaktuara në këtë kod dhe në ligje të tjera”.

30. Nga ana tjetër, me datë 23.02.2016 ka hyrë në fuqi Ligji nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” (në vijim Ligji nr. 133/2015). Kolegji vlerëson se Ligji nr. 133/2015 pati si qëllim përfundimin efektivisht të procesit të trajtimit të pronës nëpërmjet njohjes dhe kompensimit të saj brenda një afati të arsyeshëm14. Për këto arsye me këtë ligj u krijua një organ i vetëm, person juridik publik, vendimmarrës, konkretisht Agjensia e Trajtimit të Pronave, (në vijim A.T.P) të cilës i kanë kaluar të drejtat dhe detyrimet e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës dhe e cila do të trajtojë përfundimisht kërkesat e ish-pronarëve për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës. Me qëllim përfundimin brenda një afati të arsyeshëm të procesit kthimit të pronave, Ligjvënësi ka parashikuar vetëm një shkallë ankimi gjyqësor nga pikëpamja e faktit dhe e ligjit, konkretisht gjykatën e apelit. Pra, sipas këtij Ligji gjykata e apelit ushtron juridiksion fillestar, për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve midis subjekteve që pretendojnë se janë ish-pronarë dhe Agjensisë së Trajtimit të Pronës, ku objekt i mosmarrëveshjes është vendimmarrja e këtij organi në lidhje me të drejtat e tyre për kthimin apo kompensimin e pronës.

31. Kështu neni 29 i Ligjit nr. 133/2015 ka parashikuar se: “Në nenin 29 të tij është parashikuar se: “Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe avokatura e shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit sipas rregullave të Kodit të Procedurës së Republikës së Shqipërisë.” Po ashtu, në nenin 38 të këtij Ligji nën titullin “Shfuqizime”, është parashikuar se: “Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ligji nr. 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar; ligji nr. 10 239, datë 25.2.2010, “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, dhe çdo dispozitë tjetër nënligjore, që është në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.”

32. Në interpretim të këtyre dispozitave Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me Vendimin Njësues nr. 611, datë 07.02.2018 është shprehur ndër të tjera se:

“Sa më sipër u arsyetua, Kolegji vlerëson se, për shqyrtimin e çdo mosmarrëveshjeje, që do të gjenerojë nga vendime të organeve të mëparshme administrative, të cilat kanë disponuar në mënyrë konkrete për të drejtat e ish-pronarit, kompetente do të jetë gjykatat e

14 Shiko Vendimin nr. 1, datë 16.01.2017 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

76

Page 77: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

apelit, në territorin e të cilës ndodhet sendi i paluajtshëm, sipas rastit gjykata e apelit civil kur pretendimet dhe mosmarrëveshja buron nga njohja e së drejtës (neni 29 i ligjit) dhe për kontestimet për kompensimin financiar mosmarrëveshjet do të jenë në kompetencë të Gjykatës Administrative të Apelit (neni 19 i Ligjit). Kolegji vlerëson se, edhe pse Ligji Nr. 133/2015 nuk parashikon në mënyrë të shprehur se në kompetencë të cilës gjykate do të jetë shqyrtimi i vendimeve të mëparshme të organeve administrative të kthimit dhe kompensimit të pronës, kjo buron nga qëllimi i ligjit dhe objekti i tij, që është jo vetëm ekzekutimi i vendimeve të pa ekzekutuara, por edhe përfundimi i procesit të trajtimit të pronës, sa më shpejt dhe brenda një afati të arsyeshëm.

43. Kolegji vlerëson se me qëllim përfundimin brenda një afati të arsyeshëm të procesit kthimit të pronave, ligjvënësi ka parashikuar vetëm një shkallë gjykimi nga pikëpamja e faktit dhe e ligjit, për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve që disponojnë në lidhje me pronën i ish-pronarëve, konkretisht gjykatën e apelit. Pra ligji ka parashikuar një shkallë shqyrtimi administrativ me juridiksion fillestar fakti dhe ligji, një shkallë shqyrtimi gjyqësor, konkretisht gjykatat e apelit, me juridiksion rishikues të plotë fakti dhe ligji dhe një shkallë shqyrtimi gjyqësor, konkretisht Gjykata e Lartë, me juridiksion të plotë rishikues dhe ekskluziv ligji. Kështu, në pikëpamje të ezaurimit të shkallëve të gjyqësorit mund të thuhet se ATP merr disa tipare të një quasi gjykate dhe vendimi i saj merr tiparet e një quasi vendimi të gjykatës së shkallës së parë, për efekt të ushtrimit të juridiksionit fillestar mbi kërkesat për trajtimin e pronës. Megjithatë ATP-ja, duke qenë në varësi të Ministrit të Drejtësisë, nuk plotëson kushtet materiale kushtetuese dhe konventore të quasi gjykatës dhe për rrjedhojë edhe vendimet e saj nuk janë vendime quasi gjyqësore. Kolegji konkludon se eliminimi i një shkalle të ushtrimit të pushtetit gjyqësor (shiko nenin 135 të Kushtetutës) garanton synimin e ligjvënësit për të përfunduar të gjithë procesin e trajtimit të pronave brenda 10 viteve, me qëllim moszvarritjen e këtij procesi pafund në nivele të ndryshme të juridiksionit administrativ dhe pushtetit gjyqësor…”

32.1. Në vijim të këtij arsyetimi, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me këtë vendim njësues ka arritur në konkluzionin njësues se:

“Për shqyrtimin e padive të regjistruara në gjykatë pas datës 23.02.2016, kur ka hyrë në fuqi Ligji nr. 133/2015, të paraqitura nga subjekti ish-pronar apo trashëgimtarë të tij, kundër vendimit të dhënë nga ish-KKKP-të, ish-ZRVKKP-të apo ish-AKKP, që ka disponuar në lidhje me kërkesën e tyre, në bazë të ligjeve të mëparshme për kthimin dhe kompensimin e pronës, gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore/funksionale do të jetë gjykata e apelit.

Përsa i përket kërkimeve për njohjen e së drejtës, kompetente nga pikëpamja lëndore/funksionale është gjykata e apelit në territorin e të cilës ndodhet sendi i paluajtshëm. Ndërsa përsa i përket kërkimeve për vlerën e kompensimit, kompetente nga pikëpamja lëndore/funksionale është Gjykata Administrative e Apelit.

33. Duke iu rikthyer çështjes konkrete, Kolegji, në kuadër të kualifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes për efekt të identifikimit të kompetencës lëndore/funksionale vlerëson se, fillimisht para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është paraqitur një padi me objekt ndryshimin e një vendimi të ish-K.K.K.P Tiranë, në pjesën ku disponohet kompensimi, duke kërkuar kthimin fizik të pronës. Fillimisht padia është paraqitur para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas kjo e fundit ka shpallur moskompetencën tokësore duke ja dërguar aktet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Në vijim Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka shpallur moskompetencën dhe ja ka dërguar aktet Gjykatës së Apelit Vlorë. Padia është regjistruar me datë 25.04.2018, pra pas hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 133/2015. Si rrjedhojë, bazuar në nenet 29 dhe 138 të Ligjit nr. 133/2015 dhe Vendimit Njësues të sipërpërmendur, Kolegji vlerëson se gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore/funksionale dhe tokësore për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshjeje është Gjykata e Apelit Vlorë, për sa kohë sendi i

77

Page 78: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

paluajtshëm objekt gjykimi e ka vendndodhjen në qytetin e Fierit në territorin e të cilit ushtron juridiksionin e saj kjo Gjykatë (forum rei sitae).

34. Sa më sipër Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka bërë një kualifikim të saktë të natyrës së mosmarrëveshjes me qëllim identifikimin e kompetencës lëndore/funksionale me të cilin është shpallur moskompetenca për shqyrtimin e këtij kërkimi të padisë dhe është vendosur dërgimi i akteve Gjykatës së Apelit Vlorë. Si rrjedhojë ky vendim është pjesërisht i bazuar në ligj dhe duhet lënë në fuqi. Por, Kolegji konstaton se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në kundërshtim me nenin 64 të Kodit të Procedurës Civile, duke shpallur moskompetencën lëndore pasi i kishte ardhur çështja për shqyrtim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila nga ana e saj kishte shpallur moskompetencën tokësore, ka krijuar situatën procedurale të konfliktit të kompetencës, e cila është e ndaluar nga ligji.

35. Neni 64 i Kodit të Procedurës Civile15 ka parashikuar se çështja që dërgohet për shqyrtim nga një gjykatë në një gjykatë tjetër të të njëjtës kategori apo nga një gjykatë më e lartë duhet të pranohet dhe të shqyrtohet nga gjykata të cilës i dërgohet. Kolegji thekson se neni 64 synon të parandalojë dhe të shmangë zvarritjet e gjykimeve për shkakun e vetëm pse gjykatat janë të paqarta në lidhje me çështjen e kompetencës qoftë kjo lëndore, funksionale apo tokësore. Kjo garanton gjykimin brenda një afati të arsyeshëm në kuptim të nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe shmang vonesat në proceset gjyqësore për shkaqe që nuk lidhen me sjelljen e palës, por kanë të bëjnë me interpretimin e ligjit, për të drejtën e gjykatave për të shqyrtuar një kategori të caktuar mosmarrëveshjesh sipas lëndës apo natyrës së tyre. Konfliktet për kompetencë nuk lejohen dhe gjykata e dytë e individualizuar si kompetente (gjykata pritëse) me vendimin e gjykatës së parë që shpallet jokompetente (gjykata dërguese), nëse ndan pikëpamje të ndryshme në lidhje me kompetencën (pavarësisht llojit të kompetencës që ajo vlerëson, lëndore, tokësore apo funksionale) ka vetëm një mundësi, atë të parashtrimit të mosmarrëveshjes në Gjykatën e Lartë, si autoriteti më i lartë gjyqësor i interpretimit të ligjit, që vendos përfundimisht në lidhje me gjykatën kompetente.

36. E drejta e gjykatës pritëse për të kontestuar kryesisht përkatësinë e kompetencës për çfarëdo lloj arsyeje para Gjykatës së Lartë, nuk përbën mjet ankimi, por një instrument procedural për rregullimin në mënyrë përfundimtare të çështjes së kompetencës së paderogueshme16, në mënyrë që të garantohet parimi i gjykatës së caktuar me ligj dhe i gjyqtarit natyral të çështjes.

37. Kolegji vlerëson se, gjykata pritëse, ka të drejtën dhe detyrimin, qoftë edhe kryesisht t’a shqyrtojë, çështjen e kompetencës së paderogueshme. Por ndryshe nga gjykata dërguese, e cila në çdo rast për vlerësimin e kompetencës merr vendim të ndërmjetëm, për dërgimin e çështjes në një gjykatë tjetër, gjykata pritëse të vetmin mjet ligjor që ka për të kontestuar kompetencën, është vendimi i ndërmjetëm që thërret për vlerësim përfundimtar Gjykatën e Lartë. Kjo do të thotë se, gjykata pritëse mundet vetëm të kërkojë të shpallet jokompetente, qoftë duke kërkuar prishjen e vendimit të gjykatës së parë që e ka shpallur veten jokompetente dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në po atë gjykatë apo qoftë duke kërkuar dërgimin e çështjes në një gjykatë tjetër, që ajo e vlerëson si kompetente, por kurrsesi nuk mund të vendosë vetë deklarimin e mungesës së kompetencës për të njëjtin shkak ose për një shkak tjetër, tej kufijve të vendimmarrjes së parë17.

38. Nga ana tjetër, në vijim të këtij arsyetimi, Gjykata e Lartë, pavarësisht arsyes 15 Për analogji shiko nenin 45 dhe 48 të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Italisë.

16 Ordinanca Nr. 19792, datë 17.07.2008 i Gjykatës Supreme të Kasacionit të Republikës së Italisë.

17 Shiko për analogji qëndrimin dhe interpretimin e bërë nga Gjykata Supreme e Kasacionit të Republikës së Italisë në Ordinancën 14559, datë 11.10.2002; nr. 16936, datë 25.07.2006; nr. 17454, datë 23.07.2010.

78

Page 79: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

apo llojit të kompetencës të vlerësuar nga gjykata e parë dërguese që e ka shpallur veten jokompetente dhe për të cilën gjykata e dytë parashtruese ndan pikëpamje të ndryshme, duke qenë autoriteti suprem dhe fundor që zgjidh çështjen e kompetencës së gjykatës për shqyrtimin e çështjes, edhe kryesisht mund të vlerësojë se cila gjykatë, në mënyrë përfundimtare do të jetë kompetente për gjykimin e çështjes, nga pikëpamja lëndore/funksionale dhe tokësore, e cila mund të jetë e ndryshme nga gjykata e individualizuar nga gjykata që ka shpallur moskompetencën.

39. Me vendimin e Gjykatës së Lartë, çështja e kompetencës së gjykatës, qoftë kjo lëndore, funksionale apo tokësore është gjë e gjykuar në kuptimin formal-procedural. Kjo do të thotë se, edhe nëse Gjykata e Lartë në vendimin e saj, në mënyrë eksplicite ka trajtuar vetëm çështjen e kompetencës së ngritur nga gjykata parashtruese, duke individualizuar përfundimisht gjykatën kompetente për shqyrtimin e çështjes (gjëja e gjykuar e shprehur), në mënyrë implicite dhe të nënkuptuar, duke qënë çështje për të cilën ajo investohet kryesisht, prezumohet se ka vlerësuar se kjo gjykatë do të jetë kompetente në të gjitha pikëpamjet, qoftë lëndore/funksionale apo tokësore (gjëja e gjykuar e heshtur)18. Sakaq, vendimi i Gjykatës së Lartë që ka individualizuar njëherë gjykatën kompetente për shqyrtimin e çështjes është përfundimtar, detyrues dhe nuk mund të rivihet në diskutim.

40. Duke u nisur nga ratio e nenit 64 të Kodit të Procedurës Civile, Kolegji konkludon se moskompetenca për shqyrtimin e një çështjeje mund të shpallet vetëm një herë. Ky është interpretimi pajtues i kësaj dispozite me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për gjykimin e çështjes brenda një afati të arsyeshëm. Sakaq, duke shpallur për herë të dytë moskompetencën, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka cënuar nenin 135 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe i ka dhënë vetes atributet eksluzive të Gjykatës së Lartë.

41. Sa më sipër, kjo shkelje e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nuk cënon vendimin për shpalljen e moskompetencës, duke qënë se ka individualizuar drejtë gjykatën kompetente nga pikëpamja lëndore/funksionale, por Kolegji i tërheq vëmëndjen kësaj gjykate të mos përsërisë më shkelje të tilla në të ardhmen dhe të garantojë të drejtat e palëve për gjykim brenda një afati të arsyeshëm dhe për një process të rregullt ligjor.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 59, 63 të K.Pr.Civile.

V E N D O S I

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 62-2018-3101 (828), datë 11.06.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në pjesën që shpall moskompetencën funksionale të saj për shqyrtimin e kërkimit:

Rregullimi i pjesshëm i vendimit nr. 32, datë 28.09.1994 të K.K.K.P Tiranë, duke vendosur kthim fizik për parcelën S2 (5.720) m2........

2. Prishjen e vendimit nr. 62-2018-3101 (828), datë 11.06.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor për shqyrtimin e kërkimit:

Rregullimi i pjesshëm i vendimit nr. 32, datë 28.09.1994 të K.K.K.P, duke vendosur kompensim për parcelën S1 (1.800) m2........

Tiranë, më 06.11.2018

18 Shiko Vendimin Nr. 84, Dt. 22.02.2010 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

79

Page 80: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-03058-00-2018 Regj. ThemeltarNr. 00-2018 - 1081 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në datën 06.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu përket palëve:

PADITËS: ESAT HAXHOLLIADEM HAXHOLLIKUJTIM HAXHOLLIHAVA HIDRIRAHMIJE MEHMETIYLVIJE ZAJMI

I PADITUR: AGJENCIA E TRAJTIMIT TË PRONËS

OBJEKTI:

Përcaktimin e vendimit nr. 82, datë 22.09.1995 të KKKP të Rrethit Durrës, të lëshuar në emër të Mustafa Haxholli, si akt administrativ absolutisht të pavlefshëm.

BAZA LIGJORE: Nenet 108/4 dhe 110/2 të K.Pr.Administrative.

Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin nr. 71, datë 14.05.2018 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë për shqyrtimin e çështjes nr. 150 regj. them., datë 09.03.2018 dhe dërgimin e akteve për kompetencë gjykimi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr. s’ka, datë 25.09.2018 ka vendosur:

T'i drejtohet Gjykatës së Lartë për rregullimin e kompetencës lëndore, për shqyrtimin e çështjes civile nr. (21271-01798) 1700 dhe datë regjistrimi 14.06.2018.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës parashtron se:

80

Page 81: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në seancën përgatitore të datës 25.09.2018, pasi dëgjoi edhe shpjegimet e palëve, çmoi se kompetenca lëndore e tokësore për çështjen objekt gjykimi i përket Gjykatës së Apelit Durrës. Në këto kushte, në referim të nenit 64 të K.Pr.Civile, kjo gjykatë, pa e ndërprerë shqyrtimin gjyqësor, vlerësoi ti parashtrojë qëndrimin e saj Gjykatës së Lartë, në mënyrë që kjo e fundit të vendosë për rregullimin e kompetencës lëndore. Në kuptimin e së drejtës procedurale, kompetenca lëndore është një kusht i domosdoshëm procedural që bën të vlefshëm procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale dhe një gjykatë jokompetente duhet të deklarojë moskompetencën e saj.

- Kompetenca lëndore, përcakton për çdo gjykatë të veçantë se, në çfarë rastesh dhe në lidhje me çfarë mosmarrëveshjesh ajo ka pushtet për të gjykuar, duke përcaktuar qartë rrethin e mosmarrëveshjeve që i është njohur e dhënë asaj për ta gjykuar. Gjykata, në përcaktimin e kompetencës lëndore, i referohet pikërisht identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes që i shtrohet për gjykim. Për këtë qëllim, gjykata i referohet shkakut ligjor të kërkimeve të paditësit të parashtruara si në kërkesëpadi, ashtu dhe gjatë gjykimit, natyrës së mosmarrëveshjes, si dhe statusit juridik të palëve, si dhe bën lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë, dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cënuar.

- Në çështjen objekt gjykimi, rezulton se paditësit pretendojnë se, vendimi nr. 82, datë 22.09.1995 i ish KKKP Këshillit të Rrethit Durrës, me të cilin është vendosur njohja e së drejtës së kompensimit për sipërfaqen 5.000 m2 të trashëgimlënësit të tyre Mustafa Haxholli është i pavlefshëm, pasi ai nuk ka qenë pronar. Me qëllim kundërshtimin e këtij vendimi, paditësit i janë drejtuar Gjykatës Administrative të Apelit më datë 09.03.2018.

- Ndërkohë po nga deklarimet e tyre, paditësit kanë pretenduar se vendimi nr. 82, datë 22.09.1995 ish KKKP Këshilli i Rrethit Durrës, në emër të Xhemile Haxholli, me të cilin është vendosur njohja e së drejtës së pronësisë për sipërfaqen prej 7.250 m2 dhe njohja e së drejtës së kompensimit për sipërfaqen 5.000 m2 është i drejtë, pasi faktikisht ka qenë nëna e tyre që është shpronësuar dhe jo babai. Po sipas pretendimeve të tyre, vendimet mbajnë të njëjtin numër dhe të njëjtën datë për shkak të një gabimi/lapsusi të bërë nga organet kompetente.

- Në nenin 29 të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” është parashikuar se: Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa në nenin 38 i Ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, përcaktohet se: Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ligji nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar; ligji nr. 10239, datë 25.02.2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, të ndryshuar dhe çdo dispozitë tjetër nënligjore, që është në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

- Për shkak të dispozitave ligjore të mësipërme, praktika gjyqësore mbajti qëndrime të ndryshme në lidhje me çështjet se në kompetencë të cilës gjykatë do të jetë: a) shqyrtimi i çështjeve gjyqësore të regjistruara para hyrjes në fuqi të ligjit nr. 133/2015; b) shqyrtimi i padive kundër vendimeve të mëparshme të organeve administrative kompetente të kthimit dhe kompensimit të pronës, konkretisht ish-Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronës (në vijim ish-K.K.K.P-të), ish-

81

Page 82: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Zyrave Rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (në vijim ish-Z.R.A.K.K.P-të) apo ish-Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës (ish-A.K.K.P), të cilat paraqiten pas hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 133/2015; c) shqyrtimi i mosmarrëveshjeve midis ish-pronarëve dhe të tretit, ku vendimi i organit kompetent për kthimin dhe kompensimin e pronës nuk kundërshtohet më si akt administrativ, por si titull pronësie.

- Me vendimin njehsues nr. 00-2018-611, datë 07.02.2018, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, ka njehsuar praktikën për këto çështje: i) Cila është gjykata kompetente, për paditë e regjistruara në gjykatë pas datës 23.02.2016, kur ka hyrë në fuqi ligji nr. 133/2015 dhe të paraqitura nga subjekti ish-pronar apo trashëgimtarët e tij, kundër vendimit të dhënë nga ish-K.K.K.P-të, ish-Z.R.A.K.K.P-të, apo ish-A.K.K.P, që ka disponuar në lidhje me kërkesën e tij, në bazë të ligjeve të mëparshme për kthimin dhe kompensimin e pronës? ii) Cila është gjykata kompetente, për shqyrtimin e padisë, të kundërpadisë apo të padisë së ndërhyrësit kryesor, me të cilat, kundërshtohet vendimi i ish-KKKP, ish-ZRAKKP apo ish-AKKP dhënë në favor të një subjekti, nga i treti që e pretendon tërësisht apo pjesërisht për vete dhe në cilën gjykatë kundërshtohet ky vendim si titull pronësie? iii) Cila është gjykata kompetente, për shqyrtimin e padive kundër vendimeve të A.T.P-së, kur kjo e fundit jep vendim për mbylljen e procedimit pa u shprehur për themelin e kërkimeve: gjykata e apelit civil, Gjykata Administrative e Apelit apo gjykata administrative e shkallës së parë? iv) Cila është gjykata kompetente për shqyrtimin e padisë, me objekt kundërshtimin e vendimit të organeve kompetente për kthimin dhe kompensimin e pronës, sipas ligjeve të mëparshme të shfuqizuara, për kthimin dhe kompensimin e pronës, e cila është regjistruar në gjykatë përpara datës 23.02.2016, pra pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave?

- Në rastin në gjykim, rezultoi se paditësit janë trashëgimtar ligjor të të ndjerit Mustafa Haxholli, i cili është trajtuar me vendimin nr. 82, datë 22.09.1995 si ish pronar. Nga deklarimet gjatë seancës, paditësit e kundërshtojnë këtë vendim dhe i janë drejtuar gjykatës me kërkesëpadi, me datë 09.03.2018, pra pas hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 133/2015. Në këtë rast Kolegji Civil është shprehur se: Për shqyrtimin e padive të regjistruara në gjykatë pas datës 23.02.2016, kur ka hyrë në fuqi ligji nr. 133/2015, të paraqitura nga subjekti ish-pronar apo trashëgimtarë të tij, kundër vendimit të dhënë nga ish-KKKP-të ish-ZRVKKP-të apo ish-AKKP, që ka disponuar në lidhje me kërkesën e tyre. Në bazë të ligjeve të mëparshme për kthimin dhe kompensimin e pronës, gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore/funksionale do të jetë gjykata e apelit.

- Përsa i përket kërkimeve për njohjen e së drejtës, kompetente nga pikëpamja lëndore/funksionale është gjykata e apelit në territorin e të cilës ndodhet sendi i paluajtshëm. Ndërsa përsa i përket kërkimeve për vlerën e kompensimit, kompetente nga pikëpamja lëndore/funksionale është Gjykata Administrative e Apelit. Gjykata mban në konsideratë edhe vendimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, nr. 04, datë 10.12.2013 sipas së cilit: Ndërsa po ti referohemi nenit 40 të ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, gjykata administrative inter alia mund të vendos edhe: ....b) ndryshimin, pjesërisht apo tërësisht të aktit administrativ, ose detyrimin e organit publik për të ndryshuar një akt administrativ; ....ç) detyrimin e organit publik për të kryer apo për të ndaluar kryerjen e një veprimi tjetër administrativ, të nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave apo të interesave të

82

Page 83: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

paditësit; ...e) detyrimin e organit publik për të kryer një veprim administrativ, që është refuzuar, apo për të cilin organi publik ka heshtur, ndonëse ka patur kërkesë;.... Kolegjet e Bashkuara, në analizë të sa më sipër, vlerësojnë se në gjykimin e mosmarrëveshjes ka për objekt kundërshtimin e vendimit të K.K.K.Pronave apo A.K.K Pronave, gjykata nuk mund të vendosë asnjë nga urdhërimet e mësipërme në vendimin e saj përfundimtar. Gjykata në vendimin e saj përfundimtar vendos shfuqizimin apo ndryshimin e vendimit të K.K.K Pronave apo A.K.K Pronave dhe zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjes lidhur me të drejtat ë pronësisë së pretenduara nga palët.

- Në përfundim të analizës së mësipërme, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë konkludojnë se shqyrtimi i mosmarrëveshjeve me objekt kundërshtim të vendimit të K.K.K.Pronave lidhet me të drejta subjektive dhe synon njohjen e të drejtës së pronës mbi sende të caktuara, prandaj ky gjykim mund të bëhet vetëm nga gjykatat e zakonshme civile në përputhje me dispozitat e K.Civil dhe të K.Pr.Civile. Përsa sipër, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë lidhur me pyetjen e dytë arrijnë në interpretimin unifikues të praktikës gjyqësore se: Kur në objektin e gjykimit kundërshtohet vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave apo Agjencisë Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, kjo çështje do të konsiderohet si mosmarrëveshje civile dhe do të shqyrtohet nga gjykata që ka kompetencë gjykimin e mosmarrëveshjeve civile.

- Në rrethanat e mësipërme, në vështrim të parashikimeve ligjore të ligjit nr. 133/2015, vendimit njehsues të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë nr. 00-2018-611, datë 07.02.2018, vendimit unifikues nr. 04, datë 10.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, për çështje të kësaj natyre, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vlerëson se nuk ka kompetencë lëndore për shqyrtimin e çështjes. Për pasojë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e vlerësoi të nevojshme, ti parashtrojë qëndrimin e saj Gjykatës së Lartë, e cila ka tagrin ligjor për rregullimin e kompetencës.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja nr. 11243-03058-00-2018 regj. them, që iu përket palëve: paditës Esat Haxholli, etj dhe e paditur Agjencia e Trajtimit të Pronave Tiranë, me objekt: Përcaktimin e vendimit nr. 82, datë 22.09.1995 të KKKP të Rrethit Durrës, lëshuar në emër të Mustafa Haxholli, si akt administrativ absolutisht të pavlefshëm.

2. Vendimi nr. 71, datë 14.05.2018 i Gjykatës Administrative të Apelit është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit procedural përsa i takon moskompetencës lëndore të saj, por kjo gjykatë ka gabuar në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për shqyrtimin e çështjes, prandaj për këtë pjesë ky vendim duhet të ndryshohet, duke u dërguar çështja në Gjykatën e Apelit Durrës, si gjykata kompetente për shqyrtimin e saj.

I. Rrethanat:

3. Paditësit janë trashëgimtar ligjor të trashëgimlënësve Mustafa Haxholli. Me vendimin nr. 82, datë 22.09.1995, KKK Pronave, pranë Bashkisë Durrës ka vendosur: Të njohë të drejtën e pronësisë të ish pronarit Mustafa Haxholli, sipas nenit 3 të ligjit nr. 7698, datë 15.04.1993 dhe Udhëzimit nr. 13/1993 të K.M, për një sipërfaqe toke truall të zënë prej

83

Page 84: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

5.000 m2, e ndodhur në fshatin Xhafzotaj dhe e kufizuar nga Nezir Skilja, Rruga e “Durrësit” dhe Xhaferr Efendi Kulla. Të kompensohet sipas ligjit neni 16/b....

4. Agjencia e Trajtimit të Pronave, me shkresën nr. 5442/1 prot, datë 09.02.2018, i është drejtuar paditëses Ylvije Zajmi, duke sqaruar se: Nga verifikimi në arkivin e ATP-së, rezulton se në dosje ndodhen të administruar dy vendime: Vendimi nr. 82, datë 22.09.1995 ish KKKP, pranë Këshillit të Rrethit Durrës, në emër të Mustafa Haxholli, me të cilin është vendosur njohja e së drejtës së kompensimit për sipërfaqen 5.000 m2;

Vendimi nr. 82, datë 22.09.1995 i ish KKKP të Këshillit të Rrethit Durrës, në emër të Xhemile Haxholli, me të cilin është vendosur njohja e të drejtës së pronësisë për sipërfaqen prej 7.250 m2 dhe njohja e të drejtës së kompensimit për sipërfaqen 5.000 m2.

5. Në vijim të procedurave, ATP, me shkresën nr. 10311 prot, datë 10.11.2017 ka kërkuar pranë ZVRPP Durrës, nëse është regjistruar vendimi i mësipërm. Në përgjigje të shkresës së mësipërme...rezulton se nga kërkimi në regjistrat elektronik në emër të shtetasit Mustafa Haxholli nuk ka pasuri të paluajtshme të regjistruar në emër të tij...Nga analiza e planvendosjes bashkëlidhur vendimeve, rezulton se planvendosja është e njëjtë për të dy vendimet. Sipërfaqja prej 5.000 m2 për të cilën është njohur e drejta e kompensimit nuk është konturuar brenda sipërfaqes totale prej 7.250 m2 dhe në këto kushte nuk mund të pozicionohet sipërfaqja prej 5.000 m2, si dhe nuk mund të përcaktohet zëri kadastral i origjinës së pronës për kompensim. Nga sa më sipër ju mund ti drejtoheni organeve gjyqësore....

6. Paditësit, në kushtet e mësipërme i janë drejtuar Gjykatës Administrative të Apelit, me padinë objekt gjykimi.

II. Procedura:

7. Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin nr. 71, datë 14.05.2018, ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë për shqyrtimin e çështjes nr. 150 regj. themeltar datë 09.03.2018 dhe dërgimin e akteve për kompetencë gjykimi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

8. Gjykata Administrative e Apelit ndër të tjera arsyeton se:.....Gjykata Administrative e Apelit në analizë dhe vlerësim të akteve të dosjes

gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte, konkludon se çështja nuk hyn në kompetencën e saj për këto arsye: Gjykata e Apelit Administrativ i referohet nenit 19 të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dispozitë në të cilën përmbahet ky parashikim ligjor: 1. Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet kundër vlerësimit financiar të kryer nga ATP-ja për përcaktimin e vlerës së pronës në Gjykatën Administrative të Apelit brenda 30 ditëve nga dita e publikimit, vetëm për vlerën e kompensimit.... Në interpretim sistematik dhe qëllimor të dispozitave të ligjit nr. 133/2015, neni 19 i ligjit e bën Gjykatën e Apelit Administrativ kompetente nga pikëpamja e lëndës dhe funksionit vetëm në ato raste kur Agjencia e Trajtimit të Pronave ka bërë një vlerësim financiar për përcaktimin e vlerës së pronës sipas kritereve ligjore të ligjit nr. 133/2015. Në mosmarrëveshjen, në gjykim. nuk rezulton e përmbushur situata e parashikuar nga neni 19 i ligjit të lartëcituar, pasi Agjencia e Trajtimit të Pronave nuk ka bërë asnjë vlerësim financiar për vendimin e KKKP Durrës nr. 82, datë 1995. Kërkesëpadia e ngritur nga pala paditëse në thelb ka të bëjë konstatimin e pavlefshëm të vendimit nr. 82, datë 22.09.1995 të K.K.K.P të Rrethit Durrës për shkak se pasuria nuk i takon të ndjerit Mustafa Haxholli, por Xhemile Haxholli, bashkëshorte e Mustafa Haxhollit. Për të gjitha arsyet e renditura më lart, Gjykata e Apelit Administrativ vlerëson se nuk është gjykata kompetente nga pikëpamja e lëndës për shqyrtimin e kësaj

84

Page 85: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

mosmarrëveshje. Në këto kushte, në bazë të nenit 13/5 të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative, i ndryshuar Gjykata e Apelit Administrativ, në vijim të veprimeve procedurale ligjore për shqyrtimin e çështjes, kryesisht çmon të shpallë moskompetencën lëndore të Gjykatës Administrative të Apelit për gjykimin e çështjes me nr. 150. Akti datë regjistrimi 09.03.2018 dhe dërgimin e akteve për kompetencë gjykimi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës......

9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr. ska, datë 25.09.2018 ka vendosur:

T’i drejtohet Gjykatës së Lartë për rregullimin e kompetencës lëndore, për shqyrtimin e çështjes civile nr. (21271-01798) 1700 dhe datë regjistrimi 14.06.2018.

10. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ndër të tjera arsyeton se:.....Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në seancën përgatitore të datës 25.09.2018,

pasi dëgjoi edhe shpjegimet e palëve, çmoi se kompetenca lëndore e tokësore për çështjen objekt gjykimi i përket Gjykatës së Apelit Durrës. Në këto kushte, në referim të nenit 64 të K. Pr. Civile, kjo gjykatë, pa e ndërprerë shqyrtimin gjyqësor, vlerësoi t’i parashtrojë qëndrimin e saj Gjykatës së Lartë, në mënyrë që kjo e fundit të vendosë për rregullimin e kompetencës lëndore. Në kuptimin e së drejtës procedurale, kompetenca lëndore është një kusht i domosdoshëm procedural që bën të vlefshëm procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale dhe një gjykatë jokompetente duhet të deklarojë moskompetencën e saj. Kompetenca lëndore, përcakton për çdo gjykatë të veçantë, se, në çfarë rastesh dhe në lidhje me çfarë mosmarrëveshjesh ajo ka pushtet për të gjykuar, duke përcaktuar qartë rrethin e mosmarrëveshjeve që i është njohur e dhënë asaj për ta gjykuar. Gjykata, në përcaktimin e kompetencës lëndore, i referohet pikërisht identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes që i shtrohet për gjykim. Për këtë qëllim, gjykata i referohet shkakut ligjor të kërkimeve të paditësit të parashtruara si në kërkesëpadi, ashtu dhe gjatë gjykimit, natyrës së mosmarrëveshjes, si dhe statusit juridik të palëve si dhe bën lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë, dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cënuar. Në çështjen objekt gjykimi, rezulton se paditësit pretendojnë se vendimi nr. 82, datë 22.09.1995 ish KKKP Këshilli i Rrethit Durrës, me të cilin është vendosur njohja e së drejtës së kompensimit për sipërfaqen 5.000 m2, të trashëgimlënësit të tyre Mustafa Haxholli është i pavlefshëm pasi ai nuk ka qenë pronar. Me qëllim kundërshtimin e këtij vendimi, paditësit i janë drejtuar Gjykatës Administrative të Apelit më datë 09.03.2018. Ndërkohë po nga deklarimet e tyre, paditësit kanë pretenduar se vendimi nr. 82, datë 22.09.1995 ish KKKP Këshilli i Rrethit Durrës, në emër të Xhemile Haxholli, me të cilin është vendosur njohja e së drejtës së pronësisë për sipërfaqen prej 7.250 m2 dhe njohja e së drejtës së kompensimit për sipërfaqen 5.000 m2 është i drejtë pasi, faktikisht ka qenë nëna e tyre që është shpronësuar dhe jo babai. Po sipas pretendimeve të tyre, vendimet mbajnë të njëjtin numër dhe të njëjtën datë, për shkak të një gabimi/lapsusi të bërë nga organet kompetente. Në nenin 29 të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” është parashikuar se: “Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa në Nenin 38 i Ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, përcaktohet se: Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ligji nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar; ligji nr. 10 239, datë 25.02.2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, dhe çdo dispozitë tjetër nënligjore, që është në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen. Për shkak të dispozitave ligjore të mësipërme, praktika gjyqësore mbajti qëndrime të ndryshme në lidhje me çështjet

85

Page 86: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

se në kompetencë të cilës gjykatë do të jetë: a) shqyrtimi i çështjeve gjyqësore të regjistruara para hyrjes në fuqi të ligjit nr. 133/2015; b) shqyrtimi i padive kundër vendimeve të mëparshme të organeve administrative kompetente të kthimit dhe kompensimit të pronës, konkretisht ish-Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronës (në vijim ish-K.K.K.P-të), ish-Zyrave Rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (në vijim ish-Z.R.A.K.K.P-të) apo ish-Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës (ish-A.K.K.P), të cilat paraqiten pas hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 133/2015; c) shqyrtimi i mosmarrëveshjeve midis ish-pronarëve dhe të tretit, ku vendimi i organit kompetent për kthimin dhe kompensimin e pronës nuk kundërshtohet më si akt administrativ, por si titull pronësie. Me vendimin njehsues Nr. 00-2018-611, datë 07.02.2018, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, ka njehsuar praktikën për këto çështje:

i) Cila është gjykata kompetente, për paditë e regjistruara në gjykatë pas datës 23.02.2016, kur ka hyrë në fuqi Ligji nr. 133/2015 dhe të paraqitura nga subjekti ish-pronar apo trashëgimtarët e tij, kundër vendimit të dhënë nga ish-K.K.K.P-të, ish-Z.R.A.K.K.P-të apo ish-A.K.K.P, që ka disponuar në lidhje me kërkesën e tij, në bazë të ligjeve të mëparshme për kthimin dhe kompensimin e pronës?

ii) Cila është gjykata kompetente, për shqyrtimin e padisë, të kundërpadisë apo të padisë së ndërhyrësit kryesor, me të cilat, kundërshtohet vendimi i ish-KKKP, ish-ZRAKKP apo ish-AKKP dhënë në favor të një subjekti, nga i treti që e pretendon tërësisht apo pjesërisht për vete dhe në cilën gjykatë kundërshtohet ky vendim si titull pronësie?

iii) Cila është gjykata kompetente, për shqyrtimin e padive kundër vendimeve të A.T.P-së, kur kjo e fundit jep vendim për mbylljen e procedimit pa u shprehur për themelin e kërkimeve: gjykata e apelit civil, Gjykata Administrative e Apelit apo gjykata administrative e shkallës së parë?

iv) Cila është gjykata kompetente për shqyrtimin e padisë, me objekt kundërshtimin e vendimit të organeve kompetente për kthimin dhe kompensimin e pronës, sipas ligjeve të mëparshme të shfuqizuara, për kthimin dhe kompensimin e pronës, e cila është regjistruar në gjykatë përpara datës 23.02.2016, pra pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave?

Në rastin në gjykim, rezultoi se paditësit janë trashëgimtarë ligjorë të së ndjerit Mustafa Haxholli, i cili është trajtuar me vendimin nr. 82, datë 22.09.1995 si ish pronar. Nga deklarimet gjatë seancës, paditësit e kundërshtojnë këtë vendim dhe i janë drejtuar gjykatës me kërkesëpadi, më datë 09.03.2018, pra pas hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 133/2015. Në këtë rast Kolegji Civil është shprehur se: Për shqyrtimin e padive të regjistruara në gjykatë pas datës 23.02.2016, kur ka hyrë në fuqi Ligji nr. 133/2015, të paraqitura nga subjekti ish-pronar apo trashëgimtarë të tij, kundër vendimit të dhënë nga ish-KKKP-të. ish-ZRVKKP-të apo ish-AKKP, që ka disponuar në lidhje me kërkesën e tyre. në bazë të ligjeve të mëparshme për kthimin dhe kompensimin e pronës, gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore/funksionale do të jetë gjykata e apelit. Përsa i përket kërkimeve për njohjen e së drejtës, kompetente nga pikëpamja lëndore/funksionale është gjykata e apelit në territorin e të cilës ndodhet sendi i paluajtshëm. Ndërsa përsa i përket kërkimeve për vlerën e kompensimit, kompetente nga pikëpamja lëndore/funksionale është Gjykata Administrative e Apelit. Gjykata mban në konsideratë edhe vendimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr. 04, datë 10.12.2013 sipas së cilit: Ndërsa po t’i referohemi nenit 40 të Ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative ”, gjykata administrative inter alia mund të vendosë edhe: ....b) ndryshimin, pjesërisht apo tërësisht të aktit administrativ, ose detyrimin e organit publik për të ndryshuar një akt administrativ;

....ç) detyrimin e organit publik për të kryer apo për të ndaluar kryerjen e një veprimi tjetër administrativ, të nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave apo të interesave të paditësit;

86

Page 87: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

...e) detyrimin e organit publik për të kryer një veprim administrativ, që është refuzuar, apo për të cilin organi publik ka heshtur, ndonëse ka pasur kërkesë;... Kolegjet e Bashkuara, në analizë të sa më sipër, vlerësojnë se në gjykimin e mosmarrëveshjes ka për objekt kundërshtimin e vendimit të K.K.K.Pronave apo A.K.K Pronave, gjykata nuk mund të vendosë asnjë nga urdhërimet e mësipërme në vendimin e saj përfundimtar. Gjykata në vendimin e saj përfundimtar vendos shfuqizimin apo ndryshimin e vendimit të K.K.K Pronave apo A.K.K Pronave dhe zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjes lidhur me të drejtat ë pronësisë së pretenduara nga palët.

Në përfundim të analizës së mësipërme, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë konkludojnë se shqyrtimi i mosmarrëveshjeve me objekt kundërshtim të vendimit të K.K.K.Pronave lidhet me të drejta subjektive dhe synon njohjen e të drejtës së pronës mbi sende të caktuara, prandaj ky gjykim mund të bëhet vetëm nga gjykatat e zakonshme civile në përputhje me dispozitat e K.Civil dhe të K.Pr.Civile.

Përsa sipër, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë lidhur me pyetjen e dytë arrijnë në interpretimin unifikues të praktikës gjyqësore se: Kur në objektin e gjykimit kundërshtohet vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave apo Agjencisë Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, kjo çështje do të konsiderohet si mosmarrëveshje civile dhe do të shqyrtohet nga gjykata që ka kompetencë gjykimin e mosmarrëveshjeve civile.

Në rrethanat e mësipërme, në vështrim të parashikimeve ligjore të ligjit 133/2015, vendimit njehsues të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë nr. 00-2018-611, datë 07.02.2018, vendimit unifikues nr. 04, datë 10.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, për çështje të kësaj natyre, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vlerëson se nuk ka kompetencë lëndore për shqyrtimin e çështjes. Për pasojë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e vlerësoi të nevojshme, t’i parashtrojë qëndrimin e saj Gjykatës së Lartë, e cila ka tagrin ligjor për rregullimin e kompetencës.......

III. Ligji i Zbatueshëm:

11. Neni 42/1 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se: Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin

e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme. 12. Neni 61 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se: Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose

me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

13. Neni 62 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se: Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e

mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

14. Në nenin 29 të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” është parashikuar se:

Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

87

Page 88: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

15. Vendimi nr. 71, datë 14.05.2018 i Gjykatës Administrative të Apelit është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit procedural përsa i takon moskompetencës lëndore të saj, por kjo gjykatë ka gabuar në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për shqyrtimin e çështjes, prandaj për këtë pjesë ky vendim duhet të ndryshohet dhe çështja ti dërgohet Gjykatës së Apelit Durrës, si gjykatë kompetente për shqyrtimin e saj.

16. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin e tij se, kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural. Në përcaktimin e kompetencës lëndore/tokësore ose funksionale, gjykata i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative, përfshihet ose jo në territorin ku shtrin veprimtarinë e saj gjykata në fjalë, ose gjykimi i çështjes i përket gjykatës së shkallës së parë, ose një gjykatë më të lartë, që në rastin në shqyrtim është gjykata e apelit në territorin e së cilës ndodhet resi (sendi).

17. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin nr. 07, datë 24.03.2005 ndërmjet të tjerave kanë pranuar se: ....Fuqia prapavepruese e ligjit është e lidhur kryesisht me ligjin material dhe ajo nuk është në natyrën e ligjit procedural. Palët citohet në vendimin unifikues të mësipërm nuk mund të parashikonin se ligji do të ndryshonte dhe se rregullat e vendosura do të ndryshonin. Të pranosh të kundërtën është me pasoja të rënda jo vetëm për palët të cilat, gjatë apo në përfundim të ndjekjes së procedurave ligjore, të detyrohen të ndjekin të tjera.....

18. Konstatohet që pala paditëse e ka depozituar kërkesëpadinë në Gjykatën Administrative të Apelit në datën 06.03.2018. Në nenin 29 të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” është parashikuar se: Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë. Në rastin në shqyrtim çështja është regjistruar në Gjykatën Administrative të Apelit pas hyrjes në fuqi ligji nr. 133/2015, i cili ka hyrë në fuqi me datë 23.02.2016, prandaj kompetenca funksionale për gjykimin e çështjes i përket Gjykatës së Apelit Durrës.

19. Paditësit kërkojnë pavlefshmërinë absolute të vendimit të ish Komisioni të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që ka disponuar më parë në lidhje me kërkesën e tyre. Në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” nuk janë parashikuar dispozita kalimtare, të cilat rregullojnë ankimin ndaj vendimeve të mëparshme të dhëna nga ish Komisionet e Pronave, por neni 29 i tij parashikon se kundër vendimeve të dhëna nga ATP-ja, e cila është një organ “quasi” gjyqësor, ankimi bëhet në gjykatën e apelit në territorin e të cilës ndodhet sendi i paluajtshëm. Sipas këtij ligji të ATP-ja është personi juridik që ka marrë përsipër të drejtat dhe detyrimet e ish Komisioneve të mëparshme të këtij lloji, prandaj përderisa në ligj nuk parashikohen shprehimisht se, vendimet e ish komisioneve të mëparshme do të trajtohen sipas ligjit të mëparshëm, kompetenca funksionale për shqyrtimin e të tilla çështjeve, kur pala kundërshton vendimin e vet të marrë nga ish komisionet e pronave, i përket gjykatës së apelit dhe jo gjykatës së shkallës së parë.

20. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë sjellë në vëmendje se, me vendimin nr. 611, datë 07.02.2018 në një çështje të kësaj natyre me palë paditëse e kundërpaditur Drita Kodra, etj dhe palë e paditur kundërpaditëse Agjencia e Trajtimit të Pronave, Gjela Çipi, etj ka bërë njehsimin e praktikës gjyqësore, prandaj gjykatat e rretheve gjyqësore dhe gjykatat e apeleve duhet të bëjnë kujdes në zgjidhjen e kompetencës për raste të tilla.

88

Page 89: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

21. Për këto që u thanë më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, parashtrimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës janë të bazuara në ligj vetëm përsa i përket përcaktimit të gjykatës që ka kompetencën për shqyrtimin e çështjes, prandaj si të tilla ato duhet të pranohen vetëm në këtë pjesë dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Apelit Administrativ duhet të ndryshohet vetëm në pjesën që i takon gjykatës kompetente, duke u dërguar çështja në Gjykatën e Apelit Durrës, e cila është gjykata kompetente për shqyrtimin e saj.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit të Procedurës Civile;

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr. 71, datë 14.05.2018 të Gjykatës Administrative të Apelit me ndryshimin:

Dërgimin e çështjes në Gjykatën e Apelit Durrës, si gjykata kompetente për gjykimin e saj.

Tiranë, më 06.11.2018

89

Page 90: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-02948-00-2018 Regj. ThemeltarNr. 00-2018 - 1082 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në datën 06.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu përket palëve:

PADITËS: SHKËLQIM CAKANAZMIJE NANO (CAKA)LAVDIJE LAJTHIJA (CAKA)FATOS CAKA

I PADITUR: AGJENCIA E TRAJTIMIT TE PRONAVEADRIATIK CAKADULE CAKASTAVRO CAKAXHARIJE VEIZI (CAKA) MAHMUDI HALIMI (CAKA) MYNEVERE ZAIMI (CAKA) HËNE CAKA ROBERT META (BEHAR CAKA) SOKOL CAKA MIRANDA CAKA VJOLLCA MAHMUTAJ (CAKA)

OBJEKTI:

Shfuqizimin (anullimi) pjesërisht, ndryshimin e vendimit nr. 201, datë 30.09.2002 të Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave ish pronarëve Berat, përsa i përket përcaktimit të saktë të rrethit të bashkëpronarëve, duke shtuar si bashkëpronar dhe

trashëgimtarët ligjor të trashëgimlënësit Sulejman Caka.Shfuqizimin (anullimi) pjesërisht, ndryshimin e vendimit nr. 202, datë 30.09.2002 të

Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave ish pronarëve, Berat, përsa i përket përcaktimit të saktë të rrethit të bashkëpronarëve, duke shtuar si bashkëpronarë dhe

trashëgimtarët ligjor të trashëgimlënësit Sulejman Caka.Detyrimin e trashëgimtarëve ligjor të Halil Caka, të njohin bashkëpronarë

trashëgimtarët ligjor të Sulejman Cakës mbi sipërfaqen e pronave të njohura me vendimin nr. 926, datë 21.06.1994 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Skrapar dhe me vendimin nr. 257, datë

21.12.1998 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Skrapar, pasi kjo çështje nuk i përket kompetencës lëndore të Gjykatës së Apelit Vlorë, por asaj lëndore të Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Berat.

90

Page 91: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

BAZA LIGJORE: Nenet 31, 32, 36, 41, 42, 45, 96, 153, 154, 161, 201, 202, 203, të ligjit nr. 8116, datë 29.03.1996 Kodi i Procedurës Civile të R.SH, i ndryshuar. Nenet 149,

162, 163, 165, 192, 193, 197, 199, 200 e vijues, 316 e vijues, i ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligji nr. 7698, datë 15.4.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”, me ndryshimet përkatëse, ligji nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i

ndryshuar dhe Kodi Civil i vitit 1929 i Kohës së Zogut.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr. 149, datë 21.02.2017 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për shqyrtimin e çështjes civile me nr. 1128/127 Regj.Them, datë 27.05.2016 Regj. Dërgimin e akteve Gjykatës së Apelit Vlorë si gjykatë kompetente për shqyrtimin e çështjes.

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr. 184, datë 20.06.2018 ka vendosur:

Ngritjen pranë Gjykatës së Lartë të mosmarrëveshjes mbi kompetencën lëndore (funksionale), duke parashtruar këto shkaqe:

- Gjykata e Apelit Vlorë, pasi u njoh me çështjen vlerësoi se nuk mund të shprehet për pretendimet objekt padie, pasi vlerëson se kompetencën lëndore e tokësore për gjykimin e çështjes në këtë rast e ka Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat. Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë në të gjitha rastet ka orientuar gjykatat se kompetenca duhet kuptuar dhe nuk është gjë tjetër veçse sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e funksioneve të saj çdo gjykate. Kompetenca është një kusht procedural i vlefshmërisë së procesit gjyqësor dhe i akteve të realizuara gjatë tij në kuptimin që “Një gjykatë që nuk është kompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale”.

- Kompetenca e gjykatës në gjykimin e një çështjeje, qoftë kjo lëndore apo tokësore, lidhet e përcaktohet nga natyra e mosmarrëveshjes që përbën themelin e pretendimeve të palëve. Identifikimi i kësaj mosmarrëveshje e llojit të padisë së ngritur, duhet të bëhet paraprakisht nga gjykata, me qëllim pranimin ose jo të çështjes për shqyrtim, në kompetencën e saj lëndore. Gjykata e Apelit Vlorë vlerëson se prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat në rastin konkret nuk është bërë identifikimi i saktë i elementëve dhe/ose kritereve ligjore që shërbejnë për përcaktimin e kompetencës. Ndryshe nga gjykata e shkallës së parë, Gjykata e Apelit vlerëson se, kërkimi i palës paditëse për kundërshtimin e vendimit të ish/KKK Pronave Berat nuk është kërkimi kryesor i padisë, pasi shkaku i padisë është i lidhur pazgjidhshmërisht me të drejta pronësie të pretenduara. Padia në shqyrtim ka për shkak të drejtën e bashkëpronësisë së pretenduar nga ana e palës paditëse mbi sipërfaqen e trajtuar në këto vendime në favor të palës së paditur. Pra në rastin konkret jemi para një padie tipike të “Detyrimit për njohje bashkëpronar”, pasojat e së cilës do te reflektojnë në rrethin e subjekteve të trajtuara me vendimet e kundërshtuara. Në këto rrethana, fakti juridik që paditësi ka vënë në themel të kërkimit e që përbën shkakun e padisë, lidhet me të drejta reale mbi sende të paluajtshme. Prandaj Gjykata e Apelit vlerëson se në përcaktimin e

91

Page 92: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

kompetencës lëndore në këtë rast janë të zbatueshme dispozitat e K.Pr.Civile, neni 45 të K.Pr.Civile, e cila është një nga rastet e kompetencës tokësore ekskluzive referuar dhe vendimit unifikues nr. 4. datë 10.12.2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, sipas të cilit gjykimet me objekt kundërshtimin e vendimeve të ish Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Bashki apo Rrethe, si dhe kundërshtimin e vendimeve të ish Zyrave Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Qarqe dhe të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave janë konsideruar si mosmarrëveshje të natyrës civile, prandaj pavarësisht se në rastin konkret padia është paraqitur në gjykatë pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 133/2015, kompetencën lëndore e tokësore për shqyrtimin e saj e ka Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat.

- Ndryshe nga Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit vlerëson se, për shkak të praktikave te ndryshme gjyqësore te ndjekura deri tani, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë me vendimin njehsues 00-2018-611, datë 07.02.2018 ka vendosur: Gjykimi i padisë, kundërpadisë apo padisë së ndërhyrësit kryesor kundër vendimeve të ish-AKKP-së, të ish-KKKP-ve apo ish-ZRAKKP-ve, dhënë në favor të një subjekti, duke pretenduar tërësisht apo pjesërisht për vete sendin e paluajtshëm objekt vendimmarrjeje nga këto organe, kur këto vendime kundërshtohen si tituj pronësie, janë në kompetencë të gjykatave të shkallës së parë, ku ndodhet sendi i paluajtshëm.

- Për sa u arsyetua më lart, Gjykata e Apelit, vlerëson se nuk ka kompetencë lëndore për gjykimin e kësaj çështjeje civile dhe se gjykimi duhet të vazhdojë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Për këtë arsye bazuar në nenin 61 dhe 64 pika 2 të K.Pr.Civile, vendos t’ i parashtrojë qëndrimin e saj Gjykatës së Lartë, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja nr. 11243-02948-00-2018 regj. them, që iu përket palëve: paditës Shkëlqim Caka, etj dhe të paditur Agjencia e Trajtimit të Pronave, Adriatik Caka, etj, me objekt: Shfuqizimin (anullimi) pjesërisht, ndryshimin e vendimit nr. 201, datë 30.09.2002 të Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave ish pronarëve, Berat, përsa i përket përcaktimit të saktë të rrethit të bashkëpronarëve, duke shtuar si bashkëpronarë dhe trashëgimtarët ligjor të trashëgimlënësit Sulejman Caka,....etj.

2. Vendimi nr. 149, datë 21.02.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedurial, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

I. Rrethanat:

3. Paditësit Shkëlqim Caka etj, i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor me kërkesëpadinë me objekt: Shfuqizimin (anullimi) pjesërisht, ndryshimin e vendimit nr. 201, datë 30.09.2002 të Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave ish pronarëve, Berat, përsa i përket përcaktimit të saktë të rrethit të bashkëpronarëve, duke shtuar si bashkëpronar dhe trashëgimtarët ligjor të trashëgimlënësit Sulejman Caka. Shfuqizimin (anullimi) pjesërisht, ndryshimin e vendimit nr. 202, datë 30.09.2002 të Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave ish pronarëve Berat, përsa i përket përcaktimit të saktë të rrethit të

92

Page 93: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

bashkëpronarëve, duke shtuar si bashkëpronarë dhe trashëgimtarët ligjor të trashëgimlënësit Sulejman Caka, etj.......

II. Procedura:

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr. 149, datë 21.02.2017 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për shqyrtimin e çështjes civile me nr. 1128/127 Regj.Them, datë 27.05.2016 Regj.

Dërgimin e akteve Gjykatës së Apelit Vlorë, si gjykatë kompetente për shqyrtimin e çështjes.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ndër të tjera arsyeton se:......me miratimin e ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e

procesit të kompensimit të pronave” janë shfuqizuar ligjet e mëparshme dhe është përcaktuar si gjykatë kompetente për shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve të ATP-së gjykata e apelit (nenet 29 dhe 38 te ligjit). Me shfuqizimin e ligjeve të mëparshme gjykata vlerëson se nuk ka me bazë ligjore e për pasojë kompetencë për shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve të AKKP-së. Në këto kushte, gjykata kompetente për shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve të AKKP-së pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 133/2015 do të jetë Gjykata e Apelit në kuptim të drejtë të neneve 29 dhe 38 të Ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Po kështu, gjykata vlerëson se nuk ka kompetencë për shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve të AKKP-së pavarësisht se gjykimi ka filluar para apo pas miratimit të ligjit nr. 33/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, duke qenë se në dispozitat e fundit janë shfuqizuar tërësisht ligjet e mëparshme dhe nuk është parashikuar një dispozitë tranzitore në lidhje me gjykatën kompetente për çështjet e shqyrtimit të ligjshmërisë së vendimeve të AKKP-së, të cilat janë regjistruar në gjykatë para miratimit të ligjit nr. 133/2015.

Në mbështetje të nenit 41 të K.Pr.Civile: Në kompetencë të gjykatës së shkallës së parë janë të gjitha mosmarrëveshjet civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të tjera. Pra kompetenca lëndore e gjykatës mund të caktohet edhe me ligj dhe në rastin konkret ligji nr. 133/2015 ka përcaktuar Gjykatën e Apelit si gjykatë kompetente për shqyrtimin e këtyre padive.

Së fundmi, gjykata në marrjen e këtij vendimi mban parasysh qëndrimin e mbajtur prej Kolegjit Civil i Gjykatës së Lartë nr. 00-2016-3310, datë 19.12.2016.

6. Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr. 184, datë 20.06.2018 ka vendosur:1. Ngritjen pranë Gjykatës së Lartë të mosmarrëveshjes mbi kompetencën lëndore

(funksionale), etj........2. Dërgimin e akteve origjinale Gjykatës së Lartë për tu shprehur në lidhje me

mosmarrëveshjen e kompetencës.7. Gjykata e Apelit Vlorë ndër të tjera arsyeton se: .....Gjykata e Apelit Vlorë pasi u njoh me çështjen vlerësoi se nuk mund të shprehet

për pretendimet objekt padie, pasi vlerëson se kompetencën lëndore e tokësore për gjykimin e çështjes në këtë rast e ka Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat.

Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë në të gjitha rastet ka orientuar gjykatat se kompetenca duhet kuptuar dhe nuk është gjë tjetër veçse sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e funksioneve të saj çdo gjykate. Kompetenca është një kusht procedural i vlefshmërisë së procesit gjyqësor dhe i akteve të realizuara gjatë tij në kuptimin që “Një gjykatë që nuk është kompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale”.

93

Page 94: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Kompetenca e gjykatës në gjykimin e një çështjeje, qoftë kjo lëndore apo tokësore, lidhet e përcaktohet nga natyra e mosmarrëveshjes që përbën themelin e pretendimeve të palëve. Identifikimi i kësaj mosmarrëveshje e llojit të padisë së ngritur, duhet të bëhet paraprakisht nga Gjykata, me qëllim pranimin ose jo të çështjes për shqyrtim, në kompetencën e saj lëndore.

Gjykata e Apelit Vlorë vlerëson se prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat në rastin konkret nuk është bërë identifikimi i saktë i elementëve dhe/ose kritereve ligjore që shërbejnë për përcaktimin e kompetencës. Ndryshe nga Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit vlerëson se, kërkimi i palës paditëse për kundërshtimin e vendimit të ish/KKK Pronave Berat nuk është kërkimi kryesor i padisë, pasi shkaku i padisë është i lidhur pazgjidhshmërisht me të drejta pronësie të pretenduara. Padia në shqyrtim ka për shkak të drejtën e bashkëpronësisë së pretenduar nga ana e palës paditëse mbi sipërfaqen e trajtuar në këto vendime në favor të palës së paditur. Pra në rastin konkret jemi para një padie tipike të “Detyrimit për njohje bashkëpronar”, pasojat e së cilës do te reflektojnë në rrethin e subjekteve të trajtuara me vendimet e kundërshtuara. Në këto rrethana, fakti juridik që paditësi ka vënë në themel të kërkimit e që përbën shkakun e padisë, lidhet me të drejta reale mbi sende të paluajtshme. Prandaj Gjykata e Apelit vlerëson se në përcaktimin e kompetencës lëndore në këtë rast janë të zbatueshme dispozitat e K.Pr.Civile, neni 45 të K.Pr.Civile, e cila është një nga rastet e kompetencës tokësore ekskluzive referuar dhe vendimit unifikues nr. 4. datë 10.12.2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, sipas të cilit gjykimet me objekt kundërshtimin e vendimeve të ish Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Bashki apo Rrethe, si dhe kundërshtimin e vendimeve të ish Zyrave Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Qarqe dhe të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave janë konsideruar si mosmarrëveshje të natyrës civile.

Prandaj pavarësisht se në rastin konkret padia është paraqitur në gjykatë pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 133/2015, kompetencën lëndore e tokësore për shqyrtimin e saj e ka Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat. Ndryshe nga Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit vlerëson se, për shkak të praktikave te ndryshme gjyqësore te ndjekura deri tani, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë me vendimin njehsues 00-2018-611, datë 07.02.2018 ka vendosur: Gjykimi i padisë, kundërpadisë apo padisë së ndërhyrësit kryesor kundër vendimeve të ish-AKKP-së, të ish-KKKP-ve apo ish-ZRAKKP-ve, dhënë në favor të një subjekti, duke pretenduar tërësisht apo pjesërisht për vete sendin e paluajtshëm objekt vendimmarrjeje nga këto organe, kur këto vendime kundërshtohen si tituj pronësie, janë në kompetencë të gjykatave të shkallës së parë, ku ndodhet sendi i paluajtshëm.

Për sa u arsyetua më lart, Gjykata e Apelit, vlerëson se nuk ka kompetencë lëndore për gjykimin e kësaj çështjeje civile dhe se gjykimi duhet të vazhdojë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Për këtë arsye bazuar në nenin 61 dhe 64 pika 2 të K.Pr.Civile, vendos t’ i parashtrojë qëndrimin e saj Gjykatës së Lartë, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore......

III. Ligji i Zbatueshëm:

8. Neni 42/1 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin

e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme. 9. Neni 61 i Kodit Procedurës Civile parashikon se: Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose

me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

10. Neni 62 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:

94

Page 95: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët

dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

11. Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, me anën e të cilit, kjo gjykatë ka vendosur shpalljen e moskompetencës funksionale të saj për shqyrtimin e çështjes dhe dërgimin e saj për gjykim, Gjykatës së Apelit Vlorë është një vendim i marrë në zbatim të gabuar të ligjit procedural, ndaj për këtë shkak, ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë, për vazhdimin e gjykimit.

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se, kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural. Në përcaktimin e kompetencës lëndore/tokësore ose funksionale, gjykata i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative, përfshihet ose jo në territorin ku shtrin veprimtarinë e saj gjykata në fjalë, ose gjykimi i çështjes i përket gjykatës së shkallës së parë, ose një gjykatë më të lartë, që në rastin në shqyrtim është gjykata e apelit në territorin e së cilës ndodhet resi (sendi). Kolegji Civil e vlerëson jo të bazuar në ligj arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, sepse kjo gjykatë nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të ligjit, duke mos bërë një identifikim të elementëve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës.

13. Kolegji Civil sjell edhe njëherë në vëmendje të gjykatave të shkallës së parë se, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin nr. 07, datë 24.03.2005 kanë pranuar se: Fuqia prapavepruese e ligjit është e lidhur kryesisht me ligjin material dhe ajo nuk është në natyrën e ligjit procedural. Palët citohet në vendimin unifikues të mësipërm nuk mund të parashikonin se ligji do të ndryshonte dhe se rregullat e vendosura do të ndryshonin. Të pranosh të kundërtën është me pasoja të rënda jo vetëm për palët të cilat, gjatë apo në përfundim të ndjekjes së procedurave ligjore, të detyrohen të ndjekin të tjera.....

14. Pala paditëse e ka depozituar kërkesëpadinë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat me datë 27.05.2016 me objektin të përshkruar në pjesën hyrëse të padisë, pra pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 133/2015. Në nenin 29 të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” është parashikuar se: Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë.

15. Në objektin e saj pala paditëse kërkon: Shfuqizimin (anullimi) pjesërisht, ndryshimin e vendimit nr. 201, datë 30.09.2002 të Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave ish pronarëve, Berat, përsa i përket përcaktimit të saktë të rrethit të bashkëpronarëve, duke shtuar si bashkëpronar dhe trashëgimtarët ligjor të trashëgimlënësit Sulejman Caka. Shfuqizimin (anullimi) pjesërisht, ndryshimin e vendimit nr. 202, datë 30.09.2002 të Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave ish pronarëve, Berat, përsa i përket përcaktimit të saktë të rrethit të bashkëpronarëve, duke shtuar si bashkëpronar dhe trashëgimtarët ligjor të trashëgimlënësit Sulejman Caka. Detyrimin e trashëgimtarëve ligjor të Halil Caka, të njohin bashkëpronar trashëgimtarët ligjor të Sulejman Cakës mbi sipërfaqen

95

Page 96: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

e pronave të njohura me vendimin nr. 926, datë 21.06.1994 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Skrapar dhe me vendimin nr. 257, datë 21.12.1998 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Skrapar, pasi kjo çështje nuk i përket kompetencës lëndore të Gjykatës së Apelit Vlorë por asaj lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Pra, në objektin e kërkesëpadisë pala paditëse kërkon kundërshtimin e vendimit që ka disponuar në favor të personave të tretë me të cilët ajo ka konflikte pronësie, duke pretenduar se i janë shkelur të drejtat e pronësisë nga të tretët, për rrjedhojë duhet të zbatohen dispozitat e K.Pr.Civile që kanë të bëjnë me rregullimin e kompetencës në rastet kur kërkohen të mbrohen të drejtat reale mbi pasuri të paluajtshme, e cila iu takon gjykatave të shkallës së parë, pasi ndodhemi përpara pretendimeve për të drejtat e pronësisë nga dy subjekte të ndryshme.

16. Kolegji Civil vlerëson se, konflikti midis palëve është një konflikt lidhur me të drejtat reale të pronësisë mbi një send të paluajtshëm. Në kushtet kur marrëdhënia juridike për shkak të së cilës ka lindur konflikti ka në themel probleme që kanë të bëjnë me të drejta reale mbi sende të paluajtshme, në përcaktimin e kompetencës gjykata duhet ti referohet dispozitave të Kodit Civil të zbatueshme për çështjen konkrete për njohjen e së drejtës së pronësisë të pretenduar nga paditësi. Është për tu vënë në pah se, gjykata e apelit nuk mund të ketë kompetencë për gjykimin në shkallë e parë të çështjes objekt gjykimi, referuar shkakut dhe objektit të padisë, pasi në të kundërtën palëve, do tu mohohej e drejta e gjykimit në një shkallë të gjyqësorit, duke e bërë procesin të parregullt ligjërisht.

17. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë sjellë në vëmendje se, me vendimin nr. 611, datë 07.02.2018 në një çështje të kësaj natyre me palë paditëse e kundërpaditur Drita Kodra, etj dhe palë e paditur kundërpaditëse Agjencia e Trajtimit të Pronave, Gjela Çipi, etj, ai ka bërë njehsimin e praktikës gjyqësore, prandaj gjykatat e rretheve gjyqësore dhe gjykatat e apeleve duhet të bëjnë kujdes në zgjidhjen e kompetencës për raste të tilla.

18. Për këto që u thanë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, parashtrimi i paraqitur nga Gjykata e Apelit Vlorë në lidhje me mosmarrëveshjen e gjykatave në lidhje me kompetencën funksionale të tyre është i bazuar në ligj dhe si rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë, për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit të Procedurës Civile;

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. 149, datë 21.02.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 06.11.2018

96

Page 97: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-03003-00-2018 i Regj.ThemeltarNr. 00-2018-1084 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në dhomën e këshillimit të datës 14.11.2018, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: MARIKE MUHJA

I PADITUR: KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BASHKIA SHKODËR

PERSON I TRETË: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME SHKODËR

OBJEKTI:

Detyrimin e të paditurve që të më njohin pronar të pasurisë së paluajtshme me nr. pasurie 3/25-N, vol. 8, fq. 214, e ndodhur në Zonën Kadastrale 8593 Bashkia Shkodër.

Shfuqizimin pjesërisht të aktit administrativ, vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 421, datë 02.06.2010 “Për miratimin e listës përfundimtare (të pjesshme) të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të Bashkisë Shkodër, të

Qarkut Shkodër për pasurinë e paluajtshme me nr.pasurie 3/25-N, vol. 8, fq. 214, e ndodhur në Zonën Kadastrale 8593 të Bashkisë Shkodër, vetëm për pasurinë e paditëses.

Detyrimin e ZVRPP Shkodër të çregjistrojë pasurinë e paluajtshme me nr. 3/25-N, vol. 8, fq. 214, e ndodhur në Zonën Kadastrale 8593 Shkodër, në emër të Bashkisë Shkodër, për pjesën e paditëses dhe regjistrimin e kësaj pasurie në emër të znj. Marika Muhja, duke lëshuar edhe

çertifikatën e pronësisë.

BAZA LIGJORE: Nenet 3, 4, 11 e vijues të Kushtetutës, nenet 6, 13, Protokolli nr.1 neni 1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, nenet

149 e vijues, nenet 163 e vijues të Kodit Civil, nenet 31 e vijues të Kodit të Procedurës Civile, ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative” dhe ligji nr.

8744, datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”.

97

Page 98: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr. 548 (648), datë 26.07.2017, ka vendosur:

“Moskompetencën lëndore për pikën e parë të kërkimit pikërisht për: Detyrimin e të paditurve që të më njohin pronar të pasurisë së paluajtshme me numër pasurie 3/25-N, vol. 8, fq. 214 e ndodhur në Zonën Kadastrale 8593, Bashkia Shkodër, duke e dërguar çështjen për kompetencë lëndore, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.Kundër këtij vendimit lejohet ankim bashkë me vendimin përfundimtar.Mospranimin e padisë për pikën e dytë dhe të tretë të kërkimit pikërisht për:Shfuqizimin pjesërisht të aktit administrativ, vendim i Këshillit të Ministrave nr. 421, datë 02.06.2010 “Për miratimin e listës përfundimtare (të pjesshme) të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të Bashkisë Shkodër, të Qarkut Shkodër për pasurinë e paluajtshme me numër pasurie 3/25-N, vol. 8, fq. 214 e ndodhur në Zonën Kadastrale 8593 të Bashkisë Shkodër, vetëm për pasurinë e paditëses.Detyrimin e ZVRPP Shkodër të çregjistrojë pasurinë e paluajtshme me numër 3/25-N, vol. 8, fq. 214 e ndodhur në Zonën Kadastrale 8593 të Bashkisë Shkodër.

Pas dërgimit të çështjes në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, kjo e fundit i është drejtuar Gjykatës së Lartë me parashtrimin, që të vendosi për rregullimin e kompetencës.

- Duke mos qenë dakord me përfundimet e arritura nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, e cila nuk kishte të drejtë që të deklaronte moskompetencën lëndore, por ta pranonte atë për shqyrtim, meqenëse një gjykatë tjetër përpara saj kishte deklaruar moskompetencën tokësore, për shqyrtimin e saj, çmon se çështja duhet dërguar për parashtrim qëndrimi në Gjykatën e Lartë, Tiranë, duke parashtruar këtë shkak si më poshtë:Në referim të nenit 64 të K.Pr.Civile, që parashikon se:“Çështja që dërgohet për shqyrtim nga një gjykatë në një gjykatë tjetër të së njëjtës kategori ose nga një gjykatë më e lartë, duhet të pranohet dhe të shqyrtohet nga gjykata së cilës i dërgohet. Konfliktet vër kompetencë midis gjykatave nuk lejohen, por gjykata, pa ndërprerë gjykimin e çështjes, ka të drejtë t’i parashtrojë qëndrimin e saj Gjykatës së Lartë, e cila vendos për rregullimin e kompetencës sipas rregullave të përcaktuara në paragrafin e dytë të nenit 63 të këtij Kodi”, kjo gjykatë çmon se Gjykata Administrative të Shkallës së Parë, Shkodër nuk mund të merrte vendim për deklarimin e mos kompetencës lëndore por duhej të pranonte çështjen për shqyrtim dhe të parashtronte qëndrimin në Gjykatën e Lartë, Tiranë. Por meqenëse kjo gjykatë nuk e ka bërë një gjë të tillë, në referim të asaj dispozite ligjore (neni 64 i K.Pr.Civile) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ndodhet në kushtet që duhet të dërgojë çështjen për parashtrim qëndrimi në Gjykatë të Lartë nëse duhet të mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë apo i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Shkodër.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici, dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

98

Page 99: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Se pala paditëse i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër me kërkesëpadi të përshkruar në pjesën hyrëse.

Gjykata administrative në seancën e depozitimit të veprimeve përgatitore që u zhvillua në prezencë të palës paditëse dhe personit të tretë ZVRPP- Shkodër ka marrë kryesisht në shqyrtim kërkesat e nenit 7, 11, 18 e 19 të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimet administrative”.

Referuar përmbajtjes së padisë të varur për gjykim para kësaj gjykate, parashtrohet në përmbajtje se: Paditësja Marike Muhja është pronare e një pasurie të paluajtshme ish njësi fruta- perime me sipërfaqe 24.5 m2, e ndodhur në tregun “Rus”, e kufizuar me shkollën e “Muzikës”.

Pronësia mbi këtë pasuri të paluajtshme është fituar me veprim juridik, Kontratë Shitje datë 03.02.1992, të lidhur ndërmjet shitësit ish Ndërmarrjes Tregtare, Fruta-perime në pronësi shtetërore në atë kohë të përfaqësuar nga Zef Dragusha dhe paditëses si blerëse. 

Akti i dorëzimit të pasurisë së paluajtshme është kryer me datë 03.02.1992, duke bërë të mundur dorëzimin e sendit nga shitësi Ndërmarrja Tregtare Fruta-perime tek blerësi Marika Muhja. Pas marrjes në dorëzim, objekti është përdorur me destinacionin origjinal të tij atë të dyqanit të shitjes së fruta-perimeve. Përveç pronësisë mbi ndërtesën, paditësja është bërë pronare edhe e truallit mbi të cilin ngrihet kjo pasuri dyqan. Edhe pronësia mbi truallin është fituar me veprim juridik me kontratë shitje. Me autorizimin për shitje - trualli nr. 219, datë 20.01.1997 të lëshuar nga Zyra e Hipotekës Shkodër paditëses i është dhënë autorizimi për të blerë dhe sipërfaqen e funksionale të objektit.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr.548 (648), datë 26.07.2017, ka vendosur:

“Moskompetencën lëndore për pikën e parë të kërkimit pikërisht për: Detyrimin e të paditurve që të më njohin pronar të pasurisë së paluajtshme me numër pasurie 3/25-N, vol. 8, fq. 214 e ndodhur në Zonën Kadastrale 8593, Bashkia Shkodër, duke e dërguar çështjen për kompetencë lëndore, pranë gjykatës së rrethit gjyqësorë Shkodër.

Kundër këtij vendimit lejohet ankim bashkë me vendimin përfundimtar.Mospranimin e padisë për pikën e dytë dhe të tretë të kërkimit pikërisht për:Shfuqizimin pjesërisht të aktit administrativ, vendim i Këshillit të Ministrave nr. 421,

datë 02.06.2010 “Për miratimin e listës përfundimtare (të pjesshme) të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të Bashkisë Shkodër, të Qarkut Shkodër” për pasurinë e paluajtshme me numër pasurie 3/25-N, vol. 8, fq. 214 e ndodhur në Zonën Kadastrale 8593 të Bashkisë Shkodër, vetëm për pasurinë e paditëses.

Detyrimin e ZVRPP Shkodër të çregjistrojë pasurinë e paluajtshme me numër 3/25-N, vol. 8, fq. 214 e ndodhur në Zonën Kadastrale.

Me arsyetimin se, paditësja me anë të një kërkese Nr.3175, datë 30.05.0213 ka kërkuar pajisjen me Vërtetim Pronësie dhe Hartë Treguese Regjistrimi për pasurinë me nr. 3/25-N, vol. 8, fq. 214 e ndodhur në zonën kadastrale 8539. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër i ka kthyer përgjigje paditëses me shkresën nr.4188 Prot., datë 03.07.2013 me lëndë ”Plotësim dokumentacioni”, pa kryer ndonjë veprim konkret.

Duke qenë se kjo kërkesë e paditëses nuk është përmbushur, ajo ka drejtuar një kërkesë të dytë me Nr.7656, datë 16.09.2014. Lidhur me këtë kërkesë të paraqitur nga paditësi, është kthyer përgjigje nga ZVRPP-Shkodër në përmbajtje të së cilës informohet se: Me VKM nr. 421, datë 02.06.2010 pasuria e paluajtshme nr.3/25 është transferuar në pronësi të subjektit të qeverisjes vendore, Bashkisë Shkodër.

Paditësja, ka ushtruar të drejtën për ankim administrativ në ZQRPP -Tiranë me shkresën nr.67 Prot, datë 05.01.2014, me objekt: “Shfuqizimi i aktit (veprimit) administrativ të ZVRPP Shkodër për transferimin e pasurisë së paluajtshme me nr. pasurie 3/25-N të zonës

99

Page 100: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

kadastrale 8539 në favor të Bashkisë Shkodër si i kundraligjshëm dhe kalimin në sistem të ri të kësaj pasurie, si pronare e ligjshme me titull shit-blerje”. ZQRPP-Tiranë me shkresën kthim përgjigje me nr.67/3 Prot. datë 26.03.2015, i kthen të njëjtën përgjigje si ZVRPP-Shkodër.

Paditësja i është drejtuar gjykatës administrative shkallë e parë Shkodër me padi me nr.1704/regj dhe datë 24.12.2014, ku ka kërkuar:

1.Shfuqizimin pjesërisht të aktit administrativ, Vendim të Këshillit të Ministrave nr.421, datë 02.06.2010 dhe veprimit tjetër administrativ njoftuar me shkresën nr.7200 datë 18.12.2014 të ZVRPP Shkodër, për transferimin e pasurisë së paluajtshme nr. 3/25 Z.K 8593 në pronësi të Bashkisë Shkodër.

Deklarimin e pavlefshmërisë së këtij akti veprimi tjetër të paligjshëm, përsa i përket kësaj pasurie duke urdhëruar fshirjen në regjistrat e pronësisë në favor të Bashkisë Shkodër dhe regjistrimin në sistem të ri të pasurisë nr.3/25-N, vol. 8, fq. 214, e ndodhur në zonën me kadastrale 8593 të Bashkisë Shkodër, në favor të paditëses si pronare e ligjshme e dyqanit me truall sip. 33 m2.

Gjykata me vendimin nr.462, datë 16.062016, ka vendosur: Mospranimin e kërkesë padisë në çështjen administrative nr.1704 regj. datë 24.12.2014.

Ndaj këtij vendimi paditësja ka ushtruar ankim në gjykatën e Apelit Administrativ Tiranë dhe se aktualisht dosja ndodhet atje për gjykim (fakt i cili u bë i ditur gjatë seancës nga përfaqësuesi i personit të tretë ZVRPP-Shkodër).

Në lidhje me pikën e parë të objektit të padisë atë të njohjes pronar gjykata e gjen veten jashtë kompetencës lëndore të saj pasi kemi të bëjmë më një kërkim civil si për nga parashtrimi sipas objektit, por edhe si bazë ligjore e përdorur nga paditësi në padi pikërisht neni 163 i K.Civil, që ka të bëjë me mënyrat e fitimit të pronësisë. Për pasojë gjykata duhet të shpallë moskompetencën lëndore për pikën e parë të kërkimit.

Gjykata e vënë në dijeni edhe të këtij fakti si dhe problematikave në kompetencë lëndore që paraqet çështja në gjykim vëren se:

Referuar neni 7 të ligjit 49/2012. Neni 7; Kompetenca lëndore.Në lidhje me pikën e dytë dhe të tretë të kërkimit që është:Detyrimin e ZVRPP Shkodër të çregjistrojë pasurinë e paluajtshme me numër 3/25-N,

vol. 8, fq. 214 e ndodhur në zonën Kadastrale.Gjykata vlerëson se çështja është ngritur jashtë afatit ligjor që parashikon neni 18/1 i

ligjit 49/2012. Pasi nga vetë aktet e parashtruara në padi dhe të pranuara nga paditësja, sipas përmbajtjes së padisë rezulton e provuar se paditësja është vënë në dijeni të VKM nr.421, datë 02.6.2010 që është dhe objekti i padisë, që në vitin 2014, finalizuar me shkresën kthim përgjigje ZVRPP Shkodër me nr.7200, datë 18.12.2014, ku dhe është sqaruar për arsyen e mos regjistrimit të pasurisë së pretenduar, për shkak të pengesave të dala nga VKM nr. 421 datë 02.06.2012, pasi pasurinë e pretenduar prej saj me nr 3/25-N, vol. 8,fq. 214, të ndodhur në zonën Kadastrale 8593 e ka kaluar në favor të Bashkisë Shkodër, të cilën paditësja e ka bërë objekt gjykimi në gjykatën administrative e cila me vendimin nr.462, datë 16.06.2016, ka vendosur mospranimin e padisë.

Për pasojë padia e ngritur në gjykatë rezulton jo vetëm jashtë afatit ligjor por pika e dytë dhe e tretë e kërkimit që është dhe zgjidhja e pasojës që vjen nga kjo VKM rezulton të jetë marrë më parë në shqyrtim nga gjykata administrative e shkallës së parë dhe të jetë shprehur me vendimin nr.462, datë 16.06.2016 “Mospranimin e padisë” e cila aktualisht është për shqyrtim në gjykatën administrative të apelit Tiranë.

Për pasojë gjykata për pikën e dytë dhe të tretë të kërkimit vendos mospranimin e padisë, pasi është një padi e ngritur jashtë afatit.

II. Ligji i Zbatueshëm:

100

Page 101: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Neni 16§1 i K.Pr.Civile që parashikon se: Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera

në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj.....Neni 61 i K.Pr.Civile parashikon se:Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose

me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

Neni 62 i K. Pr. Civile parashikon se: Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e

mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë”.

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se:

1. Vendimi nr. 548 (648), datë 26.07.2017 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, që ka shpallur moskompetencën lëndore për pikën e parë të objektit shqyrtimin e çështjes (atë të njohjes pronar), duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit për këtë kërkim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të normave procedurale dhe për këtë shkak vendimi duhet të lihet në fuqi.

2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në vlerësim të akteve të dosjes gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, e gjen të bazuar në ligj arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, për pikën e parë të kërkimit, në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes objekt gjykimi.

3. Në analizë të akteve të dosjes gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, arsyetimit të gjykatës, si dhe legjislacionit të zbatueshëm për rastin konkret, parashtrimet e paraqitura nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, nuk përmbajnë shkaqe për cënimin e vendimit nr. 548 (648), datë 26.07.2017 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.

4. Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje nga pikëpamja lëndore është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

5. Kolegji Civil në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër. Gjykata ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi duke bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

6. Duke u kthyer te çështja objekt shqyrtimi, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Shkodër ka arsyetuar drejtë në lidhje me zbatimin e ligjit procedural dhe material përsa i përket përcaktimit të kompetencës lëndore për pikën e parë të kërkimit të objekt padisë.

7. Nga kërkesëpadia rezulton se kërkimi i palës paditëse në këtë gjykim është: “Detyrimin e të paditurve që të më njohin pronar të pasurisë së paluajtshme me numër pasurie 3/25-N, vol. 8, fq. 214 e ndodhur në Zonën Kadastrale 8593 Bashkia Shkodër.

Shfuqizimin pjesërisht të aktit administrativ, vendim i Këshillit të Ministrave nr.421, datë 02.06.2010 “Për miratimin e listës përfundimtare (të pjesshme) të pronave të

101

Page 102: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të Bashkisë Shkodër, të Qarkut Shkodër” për pasurinë e paluajtshme.......

Nga shqyrtimi i pikës së parë të kërkimit, i cili bën fjalë për njohje pronar, kompetente në lëndë është gjykata civile, pasi kemi të bëjmë më një kërkim civil si për nga parashtrimi sipas objektit, por edhe si bazë ligjore e përdorur nga pala paditëse në padi pikërisht neni 163 i K.Civil e vijues, nene ku mbështeten mënyrat e fitimit të pronësisë.

8. Kolegji Civil, i sjell në vëmendje Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, se kjo çështje asaj i ka ardhur nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, e cila me vendimin nr. 5374, datë 15.11.2016 e ka nxjerrë jashtë kompetencës së saj tokësore, duke ia dërguar aktet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër. Në referim të nenit 64 të K.Pr.Civile, që parashikon se: Çështja që dërgohet për shqyrtim nga një gjykatë në një gjykatë tjetër të së njëjtës kategori ose nga një gjykatë më e lartë, duhet të pranohet dhe të shqyrtohet nga gjykata së cilës i dërgohet. Konfliktet për kompetencë midis gjykatave nuk lejohen, por gjykata, pa ndërprerë gjykimin e çështjes, ka të drejtë t’i parashtrojë qëndrimin e saj Gjykatës së Lartë, e cila vendos për rregullimin e kompetencës sipas rregullave të përcaktuara në paragrafin e dytë të nenit 63 të këtij Kodi.

Në këto rrethana Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Shkodër nuk mund të merrte vendim për deklarimin e mos kompetencës lëndore, por në kohën kur i ka ardhur çështja për shqyrtim ajo duhet të parashtronte qëndrimin e saj në Gjykatën e Lartë, për më tepër ajo e ka zgjatur gjykimin e kësaj çështje për më shumë se një vit dhe në fund të gjykimit deklaron moskompetencën e saj lëndore, gjë të cilën do të duhej ta bënte që në fillim të gjykimit.

Kolegji çmon se, duke qenë se tashmë ndodhemi përpara një gjykimi të përfunduar (gjykim themeli) përsa i përket kërkimit të dytë dhe të tretë në objekt padi, atëherë vazhdimi për gjykimin e pikës së parë të kërkimit atë të njohjes pronarë do të duhet të vazhdohet nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

9. Në përfundim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr. 548 (648), datë 26.07.2017, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për pikën e parë të kërkimit në objekt padi, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 62 të K.Pr.Civile;

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr. 548 (648), datë 26.07.2017, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.

Tiranë, më 14.11.2018

102

Page 103: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11241-02926-00-2018 Regj. ThemeltarNr. 00-2018 - 1085 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në datën 06.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu

përket palëve:

PADITËS: SUELA DEDJA

I PADITUR: MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur për të shpërblyer paditësen: Me pagën e 1 (një) viti, si pasojë e zgjidhjes së menjëhershme dhe të pajustifikuar të marrëdhënieve të punës; me pagën e 1 (një) muaji, si pasojë e mosrespektimit të afatit të njoftimit; me pagën e 2 (dy) muajve për

mosrespektim të procedurës.

BAZA LIGJORE: Nenet 143, 144, 145, 155/3 të Kodit të Punës, i ndryshuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 6912 vendimi, datë 30.07.2018 ka vendosur:

1. Deklarimin e moskompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes civile me nr. regj.them 7589, datë regj.them 30.03.2018, me paditës Suela Dedja, i paditur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me objekt: Detyrimin e palës së paditur për të shpërblyer paditësen: me pagën e 1 (një) viti, si pasojë e zgjidhjes se menjëhershme dhe të pajustifikuar të marrëdhënieve të punës; me pagën e 1 (një) muaji, si pasojë e mosrespektimit të afatit të njoftimit; me pagën e 2 (dy) muajve për mosrespektim të procedurës.2. Dërgimin e padisë e të akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore e tokësore.

Kundër vendimit të sipërcituar ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse Suela Dedja, e cila kërkon:

Ndryshimin e vendimit nr. 6912, datë 30.07.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për vazhdimin e shqyrtimit po në këtë gjykatë si gjykatë kompetente.

103

Page 104: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Shkaqet që pala paditëse Suela Dedja ka paraqitur në ankimin e veçantë janë:

- Në lidhje me gjykatën kompetente, sjellim në vëmendje se me ligjin nr. 39/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 49/2012, në nenin 7/ç të këtij ligji janë bërë ndryshimet si vijon: ç)... Mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës të nëpunësve civil, nëpunësve civil gjyqësor, nëpunësve civil të prokurorisë dhe nëpunësve shtetëror që sipas ligjit organik kanë një rregullim të posaçëm. Përjashtohen nga ku rregull punonjësit në administratën publike, në gjykatë ose prokurori marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e Punës....Në kushtet kur neni 7/ç është ndryshuar, marrëdhëniet e punës që si shkak ligjor kanë Kodin e Punës, janë në kompetencë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor.

- Gjithashtu Kodi i Punës, në nenin 4 të tij, ka trajtuar dhe çështjet e marrëdhënieve të punës që rregullohen me ligj të posaçëm, siç është dhe rasti objekt gjykimi. Në rastin konkret, në ligjin nr. 9357, datë 17.03.2005 “Për statusin e punonjësit të shërbimit informative të shtetit” nuk gjen rregullim marrëdhënia e punës në rastet kur zgjidhet në mënyrë të njëanshme nga ana e punëdhënësit. Neni 4 i Kodit të Punës ka parashikuar se: Përjashtohen nga fusha e zbatimit të këtij Kodi punësimi i personave që rregullohet me ligj të veçantë. Dispozita të veçanta të këtij Kodi zbatohen edhe ndaj personave, punësimi i të cilëve rregullohet me ligj të veçantë, nëse ligji i veçantë nuk parashikon zgjidhje për probleme të lidhura me marrëdhëniet e punës. Referuar shkakut ligjor të kësaj padie (dispozitat e kodit të punës) natyrës juridike të kësaj çështje marrëdhënie pune, si dhe ndryshimeve të reja të ligjit nr. 49/2012 gjykata kompetente është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja civile nr. 11243-02926-00-2018 regj. them, që iu përket palëve: paditëse Suela Dedja dhe e paditur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me objekt: Detyrimin e palës së paditur për të shpërblyer paditësen: me pagën e 1 (një) viti, si pasojë e zgjidhjes së menjëhershme dhe të pajustifikuar të marrëdhënieve të punës; me pagën e 1 (një) muaji, si pasojë e mosrespektimit të afatit të njoftimit; me pagën e 2 (dy) muajve për mosrespektim të procedurës.

2. Vendimi nr. 6912 vendimi, datë 30.07.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedurial, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

I. Rrethanat:

3. Paditësja Suela Dedja (referuar pretendimeve të saj në kërkesëpadi) ka qenë e punësuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si specialiste në Sektorin e Shpronësimeve në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike. Marrëdhënia e punës ka filluar me datë 01.12.2015 siç rezulton nga libreza e punës në të cilën është pasqyruar:

Ministria e Transportit dhe e Infrastrukturës, datë 01 dhjetor 2015, specialiste në Sektorin e Shpronësimeve-datë 31 dhjetor 2015, përfundon kontrata;

104

Page 105: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Ministria e Transportit dhe e Infrastrukturës, datë 20 janar 2016, specialiste në Sektorin e Shpronësimeve-datë 30 nëntor 2016, përfundon kontrata;

Ministria e Transportit dhe e Infrastrukturës, datë 12 janar 2017, specialiste në Sektorin e Shpronësimeve-datë 20 tetor 2017, Ndërpriten marrëdhëniet e punës.

4. Paditësja Suela Dedja ka paraqitur aktin nr. 13 prot, datë 12.01.2017, të emërtuar “Emërim në detyrë me karakter të përkohshëm”, drejtuar Sektorit të Financës në këtë Drejtori (të Financës) dhe vetë paditëses si person i emëruar, akt që është nxjerrë nga ana e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës S. Dervishaj (emërtimi i palës së paditur para vitit 2017). Në përmbajtjen e këtij akti, ndër të tjerash, theksohet se: … Suela Dedja, për nevoja pune, emërohet përkohësisht në pozicionin specialiste në Sektorin e Shpronësimeve… duke filluar nga data 12.01.2017. Pagesa do të bëhet sipas VKM nr. 589, datë 17.07.2013 “Për disa ndryshime në VKM nr. 545, datë 11.08.2011, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civile/nëpunësve, zëvendësministrit dhe të nëpunësve të kabineteve, në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës, administratën e Presidentit, të Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorinë e Përgjithshme, disa institucione të pavarura, institucione në varësi të KM/Kryeministrit”.....

5. Paditësja ka paraqitur dhe Urdhrin nr. 131/1 prot, datë 18.10.2017 i nxjerrë nga ana e Ministrit D.Gjiknuri në emër të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (emërtimi i po kësaj ministrie pas vitit 2017). Në përmbajtjen e këtij akti, ndër të tjerash, theksohet se si bazë ligjore e këtij urdhëri shërben neni 22/pika 1 e ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 113/pika 1 e ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në R.SH”, si dhe Urdhri nr. 160, datë 05.10.2017 i Kryeministrit “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë”.

6. Në pjesën argumentuese të këtij Urdhri thuhet se, nga ana e titullarit të Ministrisë është konstatuar se me aktin nr. 131, datë 12.01.2017 të ish-Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës me lëndë “Emërim në detyrë me karakter të përkohshëm” Suela Dedja është emëruar me detyrë me karakter të përkohshëm në pozicionin e specialistes në Sektorin e Shpronësimeve. Në vijim, theksohet se akti i mësipërm (i emërimit) bie në kundërshtim me procedurat e rekrutimit, të parashikuara në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, si dhe me aktet nënligjore në zbatim të tij, që parashikojnë emërimin e kategorisë ekzekutive nëpërmjet një konkurrimi të hapur (d.m.th sepse në këtë rast ka një emërim, edhe pse të përkohshëm, pa një procedure të tillë dhe në kundërshtim me ligjin e posaçëm për statusin e një nëpunësi civil).

7. Ndërkohë, në dispozitivin e këtij Urdhri të Ministrit me nr. 131/1, datë 18.10.2017 urdhërohet si më poshtë: 1) Shfuqizimin e aktit administrativ nr. 131, datë 12.01.2017, “Emërim në detyrë me karakter të përkohshëm”, të nxjerrë nga ish-Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës; 2) të ndërpriten marrëdhëniet e punës dhe ato financiare për znj. Suela Dedja në datën 20.10.2017; 3) Suela Dedja të kryejë dorëzimin e detyrës pranë eprorit direkt… . Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

8. Në këto rrethana, duke pretenduar se i janë shkelur të drejtat si punëmarrës paditësja i ka paraqitur gjykatës padinë objekt gjykimi. Paditësja Suela Dedja ka pretenduar me anë të padisë se pala e paditur në mënyrë të menjëhershme dhe njëanshmërisht ka vendosur zgjidhjen e marrëdhënies se punës, marrëdhënie që sipas paditëses rregullohet nga dispozitat e Kodit të Punës (faqet 1 dhe 2 të padisë). Sipas paditëses, nisur nga akti i largimit dhe libreza e punës, marrëdhënia e punës ka filluar në saj të një urdhri të thjeshtë emërimi të nxjerrë nga titullari i ministrisë në atë kohë dhe më pas është lidhur kontrata e punës, ku janë parashikuar të gjithë elementët e një marrëdhënie pune, ku procedura e rekrutimit në këtë pozicion pune është bërë sipas parashikimeve të Kodit të Punës, për pasojë, kjo marrëdhënie juridike nuk është objekt dhe as subjekt i zbatimit të ligjit nr. 152/2013 që rregullon statusin e nëpunësit civil.

105

Page 106: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

II. Procedura:

9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 6912, datë 30.07.2018 ka vendosur:

1. Deklarimin e moskompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes civile me nr. regj.them 7589, datë regj.them 30.03.2018, me paditës - Suela Dedja, i paditur - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me objekt - Detyrimin e palës së paditur për të shpërblyer paditësen: me pagën e 1 (një) viti, si pasojë e zgjidhjes se menjëhershme dhe të pajustifikuar të marrëdhënieve të punës; me pagën e 1 (një) muaji, si pasojë e mosrespektimit të afatit të njoftimit; me pagën e 2 (dy) muajve për mosrespektim të procedurës”.

2. Dërgimin e padisë e të akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore e tokësore.

10. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndër të tjera arsyeton se:... Në rastin konkret, duke iu referuar legjislacionit të posaçëm që ka rregulluar

marrëdhënien e punës midis shtetit dhe një nëpunësi civil në zbatim të ligjit nr. 152/2013 (vendi i punës që mban, shërbimi që kryen, pagesa që merr, si elemente tipike në një marrëdhënie pune, ndërsa marrja ose jo e statusit dhe ligjshmëria e bazueshmëria në prova i përkasin gjykatës kompetente nga pikëpamja lëndore), duke iu referuar natyrës juridike të mosmarrëveshjes në shqyrtim dhe palëve ndërgjyqëse (subjektit/eve që është/janë thirrur si pale e paditur), si edhe duke i trajtuar në tërësi të gjitha kërkimet e padisë dhe shkakun ligjor të saj (duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një gjykimi me anën e së cilit kërkohet të detyrohet një organ publik të shpërbleje punëmarrësin për zgjidhjen/përfundimin e një marrëdhënieje punësimi, në rastin konkret pozicioni i një nëpunësi civil), kjo gjykatë çmon se në përcaktimin e kompetencës lëndore, e me pas tokësore, për shqyrtimin e saj (çështjes) në shkallë të parë, duhet referuar për të gjitha këto kërkime në ligjin e posaçëm që rregullon statusin e një nëpunësi civil, siç është ligji i përmendur nr. 152/2013 dhe neni 7 i ligjit nr. 49/2012, dispozite e ndryshuar me ligjin nr. 39/2017.

Sikundër është përmendur, paraprakisht dhe si rregull, në përcaktimin e kompetencës lëndore duhet referuar identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes, nëse është e natyrës civile apo administrative, ku në këtë rast (sipas formulimit të objektit dhe ndërtimit të ndërgjyqësisë, si edhe referuar shkakut ligjor të padisë në kuptim të neneve 2, 16 të Kodit të Procedurës Civile dhe të vendimit unifikues nr. 3/2012), është arritur në përfundimin se objekti që është në shqyrtim është i natyrës administrative.

Sipas nenit 10/1 të ligjit nr. 49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative“, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, shqyrton mosmarrëveshjet administrative të parashikuara në nenin 7 të këtij ligji, me përjashtim të atyre që lidhen me aktin nënligjor normativ.

Ky nen referon tek neni 7 i ligjit 49/2012, që përcakton se cilat mosmarrëveshje do të konsiderohen administrative. Pikërisht, në pikën “ç” të nenit 7 përcaktohet se janë në kompetencë të gjykatës administrative të shkallës së parë “mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës të nëpunësve civilë, nëpunësve civilë gjyqësorë, nëpunësve civilë të prokurorisë dhe të nëpunësve shtetërorë që sipas ligjit organik kanë një rregullim të posaçëm. Përjashtohen nga ky rregull punonjësit në administratën publike, në gjykatë ose prokurori, marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e Punës”, siç është edhe rasti objekt gjykimi.

Referuar kërkesëpadisë, paditësja Suela Dedja ka kërkuar detyrimin e një organi administrativ ta shpërbleje për përfundimin e një marrëdhënieje pune, e cila ka patur

106

Page 107: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

elemente të një raporti juridik me një nëpunës civil, siç është thënë më lart, referuar ligjit nr. 152/2013 dhe nenit 7 të ligjit nr. 49/2012, dispozite e ndryshuar me ligjin nr. 39/2017.

Në këtë përfundim gjykata arrin nisur nga rrethanat juridike të çështjes, kërkimet, bazën ligjore të zgjedhur nga palët, si dhe nga përcaktimet e Kodit të Procedurës Civile në lidhje me rregullimin e kompetencës lëndore për çështje që kanë në themel të tyre pretendimet në kuadër të një raporti juridik me një nëpunës civil, të tilla që përfshihen në fushëveprimin e ligjit nr. 49/2012 dhe jo në veprimtarinë e gjykatave civile të zakonshme.

Sikundër u tha ma lart, në përcaktimin e gjykatës kompetente për shqyrtimin e çështjes konkrete nga pikëpamja lëndore, bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Civile të zbatueshme për rastin, kjo gjykatë merr në konsideratë objektin e padisë, karakterin dhe natyrën juridike të mosmarrëveshjes, si dhe përcaktimet ligjore për subjektin, të cilit i janë drejtuar kërkimet e palës paditëse.

Duke patur parasysh se kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje (nga pikëpamja lëndore apo tokësore) është shumë e rëndësishme, si një element që garanton procesin e rregullt ligjor (nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës, nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural, madje as në lidhje me të metat proceduriale apo ndonjë mase sigurimi etj), atëhere kjo gjykatë çmon se duhet të deklarojë moskompetencën dhe të vendos dërgimin e padisë e të akteve (për këtë kërkim me natyrë administrative) gjykatës kompetente edhe në këtë fazë, pasi janë marrë në shqyrtim provat dhe është mbyllur hetimi gjyqësor (duke qenë në përputhje me hapësirën e ligjit procedurial për faktin se një e gjë e tillë nuk po konstatohet që në momentin e studimit paraprak të kërkesëpadisë, sikundër parashikohet edhe në nenet 158/a, par.1 dhe 61/par. 1-2 të Kodit të Procedurës Civile, dispozita këto të ndryshuara me ligjin nr. 38/2017 - shih më lart).

Gjykata (gjyqtari i vetëm) çmon se duhet të vendoset deklarimi i moskompetencës lëndore dhe dërgimi për shqyrtim gjykatës që gëzon kompetencën lëndore (Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë) dhe atë tokësore për këtë kategori çështjesh (Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si gjykata administrative e vendit që përfshin territorin, në të cilin ndodhet organi publik që ka punësuar paditësen Suela Dedja (kjo duke patur parasysh se kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje, nga pikëpamja lëndore apo tokësore, është shumë e rëndësishme, si një element që garanton procesin e rregullt ligjor, mbi parimin qe, nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës, atëhere nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural, aq me pak të japë një vendim themeli për zgjidhjen e çështjes). Në lidhje me kompetencën tokësore, për sa iu përket gjykatave të shkallës së parë administrative, do të ndiqet kriteri i përcaktuar në dispozitat e përmendura: gjykata e vendit ku kryhet puna dhe ofrohet shërbimi, që në këtë rast është edhe gjykata e vendit ku ka qendrën personi juridik publik, d.m.th organi i administratës shtetërore, në këtë rast organi qendror Ministria e Infrastrukturës (si një kriter i posaçëm i parashikuar nga neni 11/pika 2 i ligjit nr. 49/2012).

III. Ligji i Zbatueshëm:

11. Neni 61 i Kodit Procedurës Civile parashikon se: Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose

me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

12. Neni 62 i Kodit Procedurës Civile parashikon se: Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e

mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të

107

Page 108: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

13. Neni 7 i ligjit nr. 49/2012 “Për Organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikon se:

Gjykatat administrative janë kompetente për: a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore

normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik;

b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik;

c) mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative në rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative;

19ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës të nëpunësve civilë, nëpunësve civilë gjyqësorë, nëpunësve civilë të prokurorisë dhe të nëpunësve shtetërorë që sipas ligjit organik kanë një rregullim të posaçëm. Përjashtohen nga ky rregull punonjësit në administratën publike, në gjykatë ose prokurori, marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e Punës.”

d) kërkesat e paraqitura nga organet administrative për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, për të cilat ligji parashikon heqjen e lirisë deri në 30 ditë, si një lloj të dënimit administrativ për kundërvajtësin;

dh) kërkesat e paraqitura nga kundërvajtësit për zëvendësimin e dënimit administrativ me heqje lirie deri në 30 ditë me dënimin me gjobë.

14. Neni 10 i ligjit nr. 39/2017 parashikon se: Mosmarrëveshjet mbi marrëdhëniet e punës të punonjësve në administratën publike,

në gjykatë ose prokurori marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e Punës, që ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë në gjykim në gjykatat administrative, do të vazhdojnë të gjykohen sipas dispozitave të ligjit në fuqi, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

15. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, shkaqet që ngrihen në ankimin e veçantë nga pala paditëse janë të bazuara në ligj, prandaj ka arsye që të cënohet vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

16. Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin e tij se, kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje nga pikëpamja tokësore/funksionale dhe lëndore është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës ajo nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

17. Në aspektin kushtetues, kompetenca e lëndore dhe funksionale e gjykatës është shumë e rëndësishme, si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, koncepti juridik i kompetencës është trajtuar nën standardin e gjykatës së caktuar me ligj, si pjesë përbërëse e nenit 42/1 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të KEDNJ (shih vendimet nr. 23/2009, nr. 7/2009 dhe nr. 31/2005 dhe nr. 16/2012 të Gjykatës Kushtetuese). Në këtë linjë arsyetimi, kompetenca lëndore apo funksionale është kusht për vlefshmërinë e procesit gjyqësor dhe të akteve të realizuara gjatë tij në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale.

19 Ndryshuar me ligjin nr. 39/2017.

108

Page 109: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

18. Lënda e gjykimit, e për rrjedhojë kompetenca lëndore e gjykatës, përcaktohet në çdo rast nga objekti dhe shkaku juridik i padisë ose i kërkesës. Për këtë qëllim, gjykata duhet të kualifikojë drejtë natyrën dhe objektin e konfliktit gjyqësor, të bëjë një kualifikim të saktë të fakteve në themel të padisë dhe të sqarojë vullnetin e paditësit se çfarë kërkon prej gjykatës, jo vetëm duke u limituar në pjesë të caktuara të padisë, por duke e parë tekstin e padisë në tërësinë e tij (Vendim unifikues nr. 03, datë 29.03.2012 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë), qoftë edhe duke u referuar tek shpjegimet e palëve në seancë gjyqësore, nga pikëpamja e faktit dhe e ligjit në kuadër të sqarimit të natyrës së mosmarrëveshjes (nenet 7 dhe 19 të K. Pr. Civile). Kjo garanton të drejtën për një proces të rregullt ligjor, garanton të drejtën për tu dëgjuar të palës nga gjykata, aksesin në gjykatë dhe përditëson parimin e së drejtës, sipas të cilit palët sjellin faktet, gjykata e di dhe e thotë ligjin (da mihi factum dabo tibi ius).

19. Duke iu kthyer çështjes në shqyrtim, Kolegji Civil e vlerëson jo të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ajo gjykatë, nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi, duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

20. Nga kërkesëpadia rezulton se, paditësja ka pretenduar zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës nga pala e paditur pa shkaqe të justifikuara dhe për pasojë përfitimin e dëmshpërblimeve përkatëse, bazuar në Kodin e Punës. Kolegji Civil çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një gjykimi që përbën mosmarrëveshje e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, pasi sipas ligjit nr. 39/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, neni 7, shkronja “ç” marrëdhëniet e punës në administratën publike, në gjykatë ose në prokurori të cilat bazohen në Kodin e Punës, (referuar dhe kërkimeve në padi) janë përjashtuar nga kompetenca lëndore e gjykatave administrative nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji.

21. Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse Suela Dedja është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit të Procedurës Civile;

109

Page 110: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. 6912, datë 30.07.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 06.11.2018

110

Page 111: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-03098-00-2018 i Regj.ThemeltarNr. 00-2018-1086 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në dhomën e këshillimit të datës 14.11.2018, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

ANKUES: PANTELEIMON DELAPOGLOU

KUNDËR: PËRMBARUES GJYQËSOR PRIVAT HALIT D. CANI.

OBJEKTI:

Kundërshtimi i veprimeve të përmbaruesit gjyqësor privat Halit D. Cani, shfuqizimin i aktit Nr. 8/16, nr. 6-18 regj., datë 22.08.2018 me objekt “Vendim për gjobitjen e personit të

ngarkuar për moskryerjen e veprimit përmbarimor” në ngarkim të z. Panteleimon Delapoglou.

Pezullimin e ekzekutimin e vendimit deri në përfundim të gjykimit.Detyrimin e të përmbaruesit të paguaj shpenzimet gjyqësore, shpenzimet e mbrojtjes ligjore,

të cilat kanë lindur si pasojë e lëshimit të akteve të sipërcituar.

BAZA LIGJORE: Nenet 31, 32, 50, 153, 202, 206, 606, 610, 615 e vijues të K.Pr.Civile, i ndryshuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 8074, datë 08.10.2018, ka vendosur: Shpalljen e moskompetencës tokësore në gjykimin e ankimit nr. 12378 Akti. Dërgimin e akteve pranë gjykatës kompetente e konkretisht Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Pas dërgimit të çështjes në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, kjo e fundit i është drejtuar Gjykatës së Lartë me parashtrimin, që të vendos për rregullimin e kompetencës.

- Meqenëse parashtrohen pretendime civile të mbrojtura me ligj gjykata çmon, se kjo çështje civile bën pjesë në juridiksionin gjyqësor, sipas neneve 32, 36 e 41 të K.Pr.Civile.

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi shqyrtoi padinë, shkakun e saj ligjor, aktet e dosjes dhe pretendimet dhe në bazë të neneve 32, 36, 41, 49, 50, 61, 64, 158/a/l , 510, 511, 517, 606 e 610 të K.Pr.Civile vlerëson, se:

111

Page 112: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

- I padituri përmbarues është licensuar, sipas ligjit nr.10031/2008 “Për shërbimin përmbarimor privat” dhe mbi kërkesën e kreditorëve/personave juridik privat “Madrid-1” Sh.p.k, etj., ka marrë përsipër proceduralisht ekzekutimin e detyrimit monetar, në dobi të tyre, kundër debitorit “Copri – Aktor”. Paditësi është shtetas i huaj, me vendqëndrim në Tiranë dhe me detyrën e administratorit të debitorit “Copri-Aktor”. Në qytetin Tiranë prezumohet (për shkak të detyrës tij private tregtare), se është pasuria objekt i veprimeve përmbarimore dhe objekt i ekzekutimit të gjobës, nga i padituri. Gjykata e zbuloi shkakun e padisë, pretendimet dhe aktet shkresore, duke i analizuar në tërësinë e tyre. Objekt i padisë janë veprimet përmbarimore dhe respektimi i ligjit në vendimmarrjen e përmbaruesit, sipas neneve 49, 50, 511-517, 606 dhe 610 të K.Pr.Civile.

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan çmon në përfundim, se kjo çështje civile, duhet të pranohet në këtë fazë, për shqyrtim. Por duhet ti parashtrojë qëndrimin e saj Gjykatës së Lartë, për mungesën e kompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në këtë çështje civile.

- Kompetencën tokësore për këtë çështje civile e ka Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka nën juridiksion qytetin e Tiranës, ku është pasuria e debitorit të titullit “Copri-Aktor”, vendi i ekzekutimit të detyrimit monetar sipas titullit dhe adresa e selisë së paditësit, me detyrë tregtare pranë debitorit “Copri-Aktor”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici, dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Se pala paditëse i është drejtuar gjykatës me anën e kësaj kërkesëpadie, duke kërkuar sipas objektit të sipërcituar.

Paditësi është shtetas i huaj, me vendqëndrim në Tiranë dhe me detyrën e zëvëndës administratorit me tagra të kufizuara për Shoqërinë “Copri-Aktor”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.8074, datë 08.10.2018, ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës tokësore në gjykimin e ankimit nr.12378 Akti. Dërgimin e akteve pranë gjykatës kompetente e konkretisht Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Me arsyetimin se, kjo gjykatë, e njohur me të gjitha aktet që ndodhen në këtë dosje gjyqësore, pasi shqyrtoi natyrën e mosmarrëveshjes në gjykim, u njoh me provat shkresore që rezultojnë bashkëngjitur këtij ankimi, si dhe me prapësimet me shkrim të palës kundërshtare, duke vlerësuar shkakun ligjor konkret, pra në vetvete pretendimin që ka ankuesi, për të cilin i është drejtuar gjykatës për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje të lindur si pasojë e një veprimi përmbarimor, Gjykata konstaton se ndodhemi “de facto”, përpara moskompetencës tokësore në shqyrtimin e këtij ankimi.

Është kompetencë e gjykatës që pasi njihet me pretendimet konkrete që kanë palët, provat dhe ajo çfarë në finale kërkohet të zgjidhet nga gjykata, bën përcaktimin e duhur dhe të saktë të natyrës së mosmarrëveshjes së lindur, duke verifikuar dhe konstatuar juridiksionin dhe kompetencën përkatëse (lëndore & tokësore) edhe nëse palët nuk kanë pretendime rreth tyre.

Pikërisht bazuar në sa më sipër, ndodhur në këto kushte, kjo gjykatë çmon me vend dhe të arsyeshme se, bazuar në nenin 49 të K.Pr.Civile, është rasti për të konstatuar moskompetencën tokësore në shqyrtimin e kësaj çështje.

112

Page 113: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

II. Ligji i zbatueshëm:Neni 16§1 i K.Pr.Civile që parashikon se: Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera

në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj.....Neni 61 i K.Pr.Civile parashikon se:Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose

me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

Neni 62 i K.Pr.Civile parashikon se:Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e

mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se:

1. Vendimi nr. 8074, datë 08.10.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është rrjedhojë e moszbatimit të normave procedurale civile dhe për këtë shkak vendimi duhet të prishet e çështja të kthehet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në vlerësim të akteve të dosjes gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, e gjen të pabazuar në ligj arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me kompetencën tokësore të shqyrtimit të çështjes objekt gjykimi.

3. Në analizë të akteve të dosjes gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, arsyetimit të gjykatës, si dhe legjislacionit të zbatueshëm për rastin konkret, parashtrimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, përmbajnë shkaqe për cënimin e vendimit nr. 8074, datë 08.10.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

4. Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se, kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje nga pikëpamja tokësore/lëndore është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

5. Kolegji Civil në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson jo të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Gjykata nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi, duke mos bërë një identifikim të elementëve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës tokësore.

6. Duke u kthyer tek çështja objekt shqyrtimi, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nuk ka arsyetuar drejtë në lidhje me zbatimin e ligjit procedural dhe material, përsa i përket përcaktimit të kompetencës tokësore.

7. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e çështjes konkrete referon në rregullimet e bëra në Kreun e III, Titulli III, Pjesa e Parë të Kodit të Procedurës Civile (ratio legis) dhe në parimet e së drejtës (ratio iuris) në lidhje me kompetencën tokësore të gjykatave për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve civile të parashikuara në këtë Kod dhe në ligje të tjera të veçanta, në të cilat është pasur parasysh, midis të tjerave, që palëve të mos u bëhet i vështirë aksesi në drejtësi. Në këtë kontekst i vlerësueshëm është fakti se për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh procesi duhet të zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e të

113

Page 114: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

cilës të ndihmojë që ai të zhvillohet në mënyrë sa më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm (Neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 4 i Kodit të Procedurës Civile).

8. Në vijim të sa më sipër, ankuesi Panteleimon Delapoglou me padinë objekt gjykimi kërkon: Kundërshtimi i veprimeve të përmbaruesit gjyqësor privat Halit D. Cani, shfuqizimin i aktit Nr. 8/16, nr. 6-18 regj., datë 22.08.2018 me objekt “Vendim - Për gjobitjen e personit të ngarkuar për moskryerjen e veprimit përmbarimor” në ngarkim të z. Panteleimon Delapoglou.....

Në referim të objektit te padisë, rezulton se ndodhemi përpara padisë që ngrihet për kundërshtimin e veprimeve të kryera nga përmbaruesi gjyqësor (neni 610 i K.Pr.C).

9. Kolegji vlerëson se, ndodhemi para kushteve të nenit 50 të K.Pr.Civile nga ku është parashikuar se: Paditë që kanë për objekt kundërshtimin e veprimeve të kryera nga përmbaruesi për ekzekutimin e detyruar, ngrihen në gjykatën e vendit të ekzekutimit. Në interpretim të kësaj dispozite, rezulton se kriteri që përcakton kompetencën tokësore të gjykatës është “vendi i ekzekutimit”.

Me togfjalëshin “vend i ekzekutimit” do të kuptohet vendi ku përmbushet diçka apo zbatohet një urdhërim ose një vendim, pra një titull ekzekutiv. Ky vend i përgjigjet vendit të banimit të debitorit kur ky është person fizik ose selisë së debitorit kur ky është person juridik, ose vendit ku kryen veprimtarinë e tij dhe ka pasuri të luajtshme apo të paluajtshme mbi të cilat do të shtrihen veprimet përmbarimore gjatë procesit të ekzekutimit.

Në rastin konkret ndodhemi para rastit ku “vendi i ekzekutimit” përcaktohet sipas kriterit të vendodhjes së ankuesit, i cili është me detyrën e zëvendës administratorit me tagra të kufizuara për Shoqërinë “Copri-Aktor” (dhe pikërisht për shkak të detyrës së tij në shoqëri i është vënë dhe masa e gjobës), ku selia e kësaj shoqërie rezulton në qytetin e Tiranës, e për rrjedhojë dhe kundërshtimet e veprimeve përmbarimore siç është “Vendimi - Për gjobitjen e personit të ngarkuar për moskryerjen e veprimit përmbarimor”, do të shqyrtohet nga gjykata kompetente, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kjo kompetencë është e karakterit ekskluziv, sepse është vetë ligji që përcakton nga pikëpamja tokësore gjykatën, e cila ka kompetencë shqyrtimin e kundërshtimeve të veprimeve përmbarimore.

10. Në përfundim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr. 8074, datë 08.10.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin është shpallur moskompetenca tokësore për gjykimin e çështjes civile, duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim në po atë gjykatë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 62 të K.Pr.Civile;

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. 8074, datë 08.10.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë.

Tiranë, më 14.11.2018

114

Page 115: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 90200-03032-00-2018 i Regj. ThemeltarNr.00-2018- 1094 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani Anëtar Medi Bici Anëtar

Në datën 27.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket palëve :

KËRKUES: KOMISIONI QËNDROR I ZGJEDHJEVE TIRANË

OBJEKTI:

Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për titullin ekzekutiv vendimit të KQZ-së nr.566 datë 05.10.2017 “Për vendosjen e sanksionit administrativ për barazinë gjinore në listat

shumemrore të kandidatëve për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25.06.2017.

BAZA LIGJORE: Neni 510/e dhe 511/ç të K.Pr.Civile, ligji nr.49/2012 “për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve

administrative”, neni 176 i Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin Nr. s’ka, datë 25.07.2018 ka vendosur:

Të shpallë kryesisht moskompetencën lëndore dhe funksionale të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë për shqyrtimin e kërkesës nr.1355/31134-04598-80-2018 Akti, që i përket: kërkues Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me objekt “Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për titullin ekzekutiv vendimit të KQZ-së nr.566 datë 05.10.2017 “Për vendosjen e sanksionit administrativ për barazinë gjinore në listat shumëemrore të kandidatëve për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25.06.2017”.Kërkesa dhe aktet t’i dërgohen Kolegjit Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Gjykata arsyeton se:“Gjykata administrative është një gjykatë e veçantë, e krijuar me ligj të posaçëm, që operon në një fushë të veçantë, atë të gjykimit të mosmarrëveshjeve administrative, sipas ligjit nr.49/2012,pikërisht nga neni 7 i tij dhe që përbëjnë lëndën të cilat merr në shqyrtim kjo gjykatë. Rastet që përbëjnë lëndë për gjykimin në këtë gjykatë janë parashikuar në mënyrë shteruese. Po kështu kjo gjykatë merr në shqyrtim dhe kërkesat për lëshimin e urdhrave të ekzekutimit në lidhje me aktet administrative të nxjerra nga organet publike.

115

Page 116: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Në rastin konkret akti vendimi nr.566 datë 05.10.2017 “Për vendosjen e sanksionit administrativ për barazinë gjinore në listat shumëemrore të kandidatëve për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25.06.2017” është nxjerrë nga organi publik Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por ka qenë ky i fundit që ka parashikuar në përmbajtjen e tij se ndaj këtij vendimi lejohet ankim në Kolegjin Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, brenda 30 ditëve nga shpallja e tij.Partia Demokratike i është drejtuar me kërkesë padi Kolegjit Zgjedhor për të kundërshtuar këtë akt dhe ai me vendimin nr.13 datë 15.11.2017 ka vendosur rrëzimin e kërkesë padisë, duke përcaktuar në vendim se ai është i formës së prerë.Në këto kushte gjykata çmon se shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për këtë akt nuk bënë pjesë në kompetencë lëndore dhe funksionale të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.Për më tepër kur edhe parashikimet e Kodit të Procedurës Civile nenit 511 të tij, në lidhje me gjykatën kompetente për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit kanë ndryshuar me ligjin nr.38/2017 datë 30.03.2017 “për disa shtesa dhe ndryshime në K.Pr.Civile”.Në këto kushte gjykata çmon se nuk është kompetente nga pikëpamja funksionale dhe lëndore për shqyrtimin e kësaj kërkese, por kompetente është Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë”.

Kolegji Zgjedhor, me vendimin Nr.3 Akti, datë 31.08.2018 ka vendosur:Të parashtrojë para Gjykatës së Lartë qëndrimin lidhur me moskompetencën e Kolegjit Zgjedhor për gjykimin e kësaj çështjeje.

Gjykata arsyeton se:“Në nenin 176 të Kodit Zgjedhor parashikohet se gjoba e vendosur nga KQZ-ja përbënë titull ekzekutiv.Neni 22 i ligjit nr.10279 datë 20.05.2010 “Për kundëravajtjet administrative” parashikon se:“Vendimi për kundravajtjet administrative që parashikon dënimin me gjobë i vendosur nga organet administrative të përmendura në nenin 20 të këtij ligji si dhe vendimet e parashikuara në nenin 21 të këtij ligji përbënë titull ekzekutiv dhe për ekzekutimin e tyre ngarkohet shërbimi përmbarimor ose/ dhe organet e përcaktuara në kreun V të këtij ligji”.Në analizë të kërkesës dhe akteve bashkëlidhur Kolegji Zgjedhor vlerëson se nuk ka kompetencë lëndore dhe funksionale për gjykimin e çështjes objekt shqyrtimi.Një konklouzion i tillë fillimisht rezulton nga parashikimet e neni 145 të Kodit Zgjedhor, i cili parashikon se:“1) subjektet zgjedhore kanë të drejtë të bëjnë ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, kundër vendimeve të KQZ, kur ato cenojnë interesat e tyre të ligjshme brenda afatit të përcaktuar në nenin 152 të këtij kodi. Të drejtën e ankimit sipas këtij neni e kanë edhe individët ose partitë politike të cilave u është refuzuar kërkesa për regjistrim si subjekt zgjedhor.2) subjektet zgjedhore kanë të drejtë të bëjnë ankim në Kolegjin Zgjedhor për mosmarrje të vendimit brenda afatit ligjor nga KQZ-ja...”Pra funksionimi i Kolegjit Zgjedhor është parashikuar në Kodin Zgjedhor i cili parashikon zgjedhjen, organizimin, kategoritë e ankimeve që shqyrtohen prej këtij kolegji dhe procedurën e gjykimit të tyre. Lidhur me kompetencën Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimet kundër vendimeve të KQZ-së, përsa ky komision ka ushtruar funksionet e tij në fushën e administrimit të zgjedhjeve.Në këto rrethana nuk ndodhemi para shkeljes së dispozitave të Kodit Zgjedhor nga KQZ-ja, pasi çështja në shqyrtim nuk ka për objekt çështje të lidhura me administrimin e procesit zgjedhor sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor”.

116

Page 117: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi Nr. s’ka , datë 25.07.2018 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është marrë në kundërshtim me dispozitat që sanksionojnë kompetencën lëndore të kësaj gjykate dhe për këtë shkak, ky vendim do të prishet dhe çështja do të dërgohet për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate me të njëjtin trup gjykues.

Nga përmbajtja e vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë rezulton se kjo e fundit nuk e ka kuptuar drejt natyrën e mosmarrëveshjes dhe për rrjedhojë nuk ka arritur të përcaktojë saktë kufijtë e kompetencës së saj lëndore si dhe ato të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë.

Nga parashtrimi i rrethanave të faktit që kanë bërë të dyja gjykatat në mosmarrëveshje ka rezultuar se në çështjen në shqyrtim, pala kërkuese Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vendimin nr.338 datë 30.05.2017 “Për miratimin e listave shumëemrore të Partisë Demokratike për Zgjedhjet në Kuvendin e datës 25.06.2017”, ka miratuar listën shumëemrore të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.06.2017.

Nga verifikimi i listave pala kërkuese ka konstatuar se në listat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike nuk plotësojnë kriteret e parashikuara nga nenin 67/6 i Kodit Zgjedhor dhe me vendimin nr.566 datë 05.10.2017 “Për vendosjen e sanksionit administrativ për barazinë gjinore në listat shumëemrore të kandidatëve për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25.06.2017”, ka gjobitur subjektin Partia Demokratike me gjobë në vlerën 12.000.000 lekë.

Subjekti Partia Demokratike ka ushtruar ankim pranë Kolegjit Zgjedhor, i cili me vendimin nr.13 datë 15.11.2017 ka vendosur:

“Rrëzimin e padisë”.Në këto kushte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar gjykatës, me

kërkesën objekt gjykimi, duke pretenduar, lëshimin e urdhrit të ekzekutimit dhe kërkon pranimin e kërkesës sipas objektit të saj.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, pranë së cilës është depozituar kërkesa, ka arritur në përfundimin që, nisur nga fakti se përsa kohë kërkohet lëshimi i urdhrit të ekzekutimit të një vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kompetente nga pikëpamja lëndore është Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit, Tiranë. Nga ana e tij, ky i fundit, me të drejtë ka parashtruar përpara Gjykatës së Lartë mosmarrëveshjen e kompetencës, duke parashtruar se konflikti gjyqësor nuk rrjedh nga procesi i zgjedhjeve dhe paditësi nuk përfshihet tek subjektet zgjedhorë.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se qëndrimi i mbajtur nga Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit, Tiranë, është plotësisht i bazuar në kuadrin ligjor që rregullon mosmarrëveshjen në shqyrtim.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 135 të saj parashikon se pushteti gjyqësor në Republikën e Shqipërisë ushtrohet nga Gjykata e Lartë si dhe nga gjykatat e apelit e gjykatat e shkallës së parë, të cilat krijohen me ligj. Nga ana tjetër, Kuvendi mund të krijojë me ligj gjykata të tjera për fusha të veçanta. Pra, nëpërmjet një ligji, i cili në çdo rast duhet të jetë organik (ligj i miratuar me shumicën e tre të pestave të anëtarëve të Kuvendit sipas nenit 81, paragrafi II, shkronja “a”, e Kushtetutës), Kuvendi mund të krijojë gjykata me juridiksion të specializuar, për një kategori të caktuar mosmarrëveshjesh. Mund të

117

Page 118: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

përmendim si të tilla gjykatat e krimeve të rënda, të krijuara me ligjin 9110, datë 24.07.2003, ose gjykatat administrative, të krijuara me ligjin nr. 49/2012, datë 03.05.2012.

Në këtë kuadër, me ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, Kuvendi ka miratuar Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Ky Kod ka për qëllim caktimin e rregullave për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen, si dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për në Kuvendin e Shqipërisë, për organet e qeverisjes vendore dhe referendumet. Rezulton se, ndër të tjera, ky Kod, në zbatim të nenit 135, paragrafi III, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ka krijuar një juridiksion të posaçëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që burojnë nga procesi zgjedhor, Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë. Ky Kolegj është një trupë e posaçme gjyqësore, e përzgjedhur me short nga të gjithë gjyqtarët e apelit të Shqipërisë, që funksionin pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, por me kompetencë lëndore krejt të ndryshëm nga kjo e fundit.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon të theksojë se, nga mënyra e formulimit të paragrafëve I dhe III të nenit 135 të Kushtetutës rezulton se si rregull, gjykatat kanë kompetencë lëndore të përgjithshme, pra ato gjykojnë të gjitha llojet e mosmarrëveshjeve që janë bërë pjesë e juridiksionit gjyqësor, me përjashtim të atyre që Kuvendi, nëpërmjet një ligji organik i’a ka rezervuar një gjykate ose një kategorie të caktuar gjykatash. Nga kjo nxirret një përfundim i rëndësishëm, se kompetenca e gjykatave të fushave të veçanta, sipas nenit 135, paragrafi III i Kushtetutës, është e kufizuar vetëm për ato mosmarrëveshje që specifikisht i janë rezervuar nga ligji i tyre organik ose edhe nga ligje të tjerë. Për të gjitha mosmarrëveshjet e tjera kompetenca i përket gjykatave me juridiksion të përgjithshëm.

Nga kjo analizë rezulton se kompetenca lëndore e gjykatave të specializuara, duke qenë një përjashtim nga rregulli i përgjithshëm, është e lidhur gjithmonë me një fushë të posaçme mosmarrëveshjesh dhe si e tillë nuk mund të interpretohet në mënyrë të zgjeruar. Pra, nëse një mosmarrëveshje nuk ka karakteristikat e plota të atyre që përfshihen në grupin e mosmarrëveshjeve që gjykohen nga një gjykatë me kompetencë lëndore të veçantë, atëherë nuk do t’i përkasë kësaj të fundit, por me rend mbetës do të jetë lëndë shqyrtimi e gjykatave me kompetencë të përgjithshme.

Në këtë këndvështrim, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se, si gjykatat administrative ashtu edhe Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit, Tiranë, janë gjykata me kompetencë lëndore të veçantë, pra ato janë gjykata të krijuara me ligj për fusha të veçanta, nga ana e Kuvendit, në kuptim të nenit 135, paragrafi III, i Kushtetutës. Të dyja këto gjykata shqyrtojnë mosmarrëveshje të natyrës administrative. Gjykatat administrative, për nga vetë emërtimi por edhe nga kompetenca lëndore që u përcaktohet në ligj (neni 7 i ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”) shqyrtojnë këtë kategori mosmarrëveshjesh. Megjithatë, edhe Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit, Tiranë rezulton se shqyrton mosmarrëveshje administrative, pasi aktet që kundërshtohen pranë tij, vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (neni 145 i Kodit Zgjedhor) janë akte të marra nga një autoritet publik, në ushtrim të funksioneve të tij publike.

Në këtë kontekst, kompetencat që ligjvënësi i ka atribuuar Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë, në raport me atë të gjykatave administrative, duhet të evidentohet se cila prej këtyre juridiksioneve gjyqësore ka tiparin e përgjithshëm, në fushën e mosmarrëveshjeve administrative dhe cili atë të veçantë. Nga krahasimi i dispozitave përkatëse, që determinojnë kompetencën lëndore të secilës prej këtyre juridiksioneve, nenit 7 të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” dhe nenit 145 të Kodit Zgjedhor shohim se gjykatat administrative shqyrtojnë të gjitha llojet e mosmarrëveshjeve administrative, me përjashtim të atyre që ligje të veçanta ua kanë atribuuar juridiksioneve më të specializuar.

118

Page 119: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Një nga kategoritë e mosmarrëveshjeve administrative që ligjvënësi e ka përjashtuar nga fusha e shqyrtimit të gjykatave administrative janë ato që burojnë nga vendimmarrja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kuadër të procesit zgjedhor. Mbështetur në analizën e bërë më sipër kompetenca lëndore e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë, shtrihet vetëm për mosmarrëveshjet që lindin nga procesi zgjedhor (kundërshtimi i vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me administrimin e procesit zgjedhor). Asnjë mosmarrëveshje tjetër, qoftë edhe kur buron nga vendimmarrja e këtij organi publik (Komisionit Qendror të Zgjedhjeve), por jo në kuadër të procesit zgjedhor, nuk mund t’i atribuohet kompetencës lëndore të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë. Pra, kompetenca e saj, duke qenë ekskluzive, duhet të interpretohet në mënyrë të ngushtë dhe fokusohet vetëm në mosmarrëveshjet zgjedhore, të ngritura nga subjektet zgjedhorë.

Legjislacioni shqiptar ofron edhe shembuj të tjerë ku shqyrtimi i mosmarrëveshjeve të caktuara administrative i është lënë sferës së organeve të tjera me natyrë gjyqësore, jashtë skemës së gjykatave administrative. Përmendim këtu shqyrtimin nga ana e Gjykatës Kushtetuese të ankimit ndaj vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë për marrjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve ose prokurorëve. Megjithatë, kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk shtrihet ndaj çdo vendimmarrje të organeve të qeverisjes së pushtetit gjyqësor (Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë). Sipas neneve 100 dhe 192, të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ndaj akteve të tjera individuale të organeve të sipërpërmendura ankimi bëhet në Gjykatën Administrative të Apelit.

Duke u rikthyer në çështjen në shqyrtim vërehet se mosmarrëveshja konkrete nuk buron nga procesi zgjedhor por nga Kodi i Procedurës Civile konkretisht neni 510 e vijues për ekzekutimin e detyrueshëm. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në këtë rast, nuk vepron si organ i administrimit të procesit zgjedhor, por nga ana e tij kërkohet të lëshohet urdhëri i ekzekutimit për titullin ekzekutiv që është vendimi i gjobës së lëshuar nga ky organ publik.

Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi Nr. s’ka, datë 25.07.2018 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë 03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit Nr.s’ka , datë 25.07.2018 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykim po asaj gjykate, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore.

Tiranë, më 27.11.2018

119

Page 120: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 31003-02605-00-2018 i Regj. ThemeltarNr. 00-2018- 1095 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani Anëtar Medi Bici Anëtar

Në datën 27.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket palëve :

PADITËS: MINUSHE DANGA

PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE ELBASAN

OBJEKTI:

1.- Njohja e pavërtetësisë së regjistrit themeltar nr. 1, faqe 16 të ish Kooperativës Bujqësore Shushicë, për fshatin Mlizë, përsa i përket shënimit të gabuar të emrit “ Lume ” , në emrin e

vërtetë “ Minushe ”;Njohja e vjetërsisë së punës me emrin e vërtetë “ Minushe ”, për vitet 1972-1979 , në fshatin

e kësaj Kooperative, sipas akteve të këtij regjistri themeltar të vjetërsisë në punë.2.- Njohja e pavërtetësisë së regjistrit themeltar të vitit 1980 të ish Kooperativës Bujqësore Shushicë, për fshatin Mlizë ;Njohje e pavërtetësisë të listëpagesave të vitit 1980, të kësaj Kooperative, për këtë fshat, përsa i përket shënimit të gabuar të emrave, nga “ Lume ” e

“Lumturi ”, në emrin e vërtetë “Minushe” ; Njohja e vjetërsisë së punës me emrin e vërtetë “ Minushe ”, për vitin 1980, në fshatin e kësaj Kooperative, sipas listëpagesave të këtij viti.3.- Njohja e pavërtetësisë së regjistrit themeltar të vitit 1981 të ish Kooperativës në fshatin

Bujqësor Shushicë, për fshatin Mlizë ; Njohja e vjetërsisë së punës, për vitin 1981, në fshatin e kësaj Kooperative, sipas këtij regjistri themeltar të vjetërsisë në punë.

4.- Njohja e pavërtetësisë së regjistrave themeltar të periudhës kohore të viteve 1982 -1984 të ish Kooperativës Bujqësore Shushicë, për fshatrat Mlizë e Shelcan; Njohjen e pavërtetësisë të

listë pagesave të viteve 1982 –1984 të kësaj kooperative (për këto fshatra) përsa i përket shënimit të gabuar të emrave “Lume” e “Lumturi”, në emrin e vërtetë “ Minushe” ; Njohja e vjetërsisë së punës me emrin e vërtetë “Minushe”, për vitet 1982 - 1984, në këto fshatra të

kësaj Kooperative, sipas borderove të këtyre viteve.5.- Njohja e pavërtetësisë së regjistrit themeltar nr. 4 faqe 142 të ish Kooperativës Bujqësore

Berzeshte, për fshatin Karkavec, përsa i përket shënimit të gabuar të emrit "Lumturi”, në emrin e vërtetë “Minushe” ; Njohja e vjetërsisë së punës me emrin e vërtetë “ Minushe ”, për

vitin 1985, sipas akteve të këtij regj.

BAZA LIGJORE: Neni 32/c të K.Pr.Civile dhe ligjit nr. 7703/1993 “ Për sigurimet shoqërore”.

120

Page 121: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin Nr.210 (1013), datë 22.02.2017 ka vendosur:

Rrëzimin e padisë.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin Nr.10-2018-1083-395, datë 28.05.2018 ka vendosur:Prishjen e vendimit Nr.210, datë 22.02.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

Gjykata arsyeton se:“Gjykata e apelit vlerëson se vendimi i gjykatës së shkallës së parë është marrë në shkelje të rregullave proceduralë që lidhen me kompetencën lëndore të gjykimit të çështjes ndaj vendimi duhet që të prishet dhe çështja duhet që të dërgohet për rigjykim në gjykatën administrative të shkallës së parë Durrës. Gjykata e apelit çmon se në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte, në interpretim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile të zbatueshme për rastin konkret, praktikës së Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë në raste të ngjashme (vendimet nr. 00-2017- 1036, datë 21.04.2017 dhe nr.00-2018-432, datë 27.02.2018), arrin në konkluzionin se, mosmarrëveshja objekt gjykimi përbën mosmarrëveshje administrative.Nga sa më sipër rezulton se, kemi të bëjmë me një vendimmarrje me karakter administrativ, objekti i saj është i lidhur me njohjen dhe ndryshimin e të dhënave në regjistër, si një akt administrativ i cili do të trajtohet nga ana e një organi administrativ, përkatësisht të paditurit dhe në procedurën administrative që ligji iu ngarkon si veprimtari të posaçme publike administrative, ç’ka bën të lindë një mosmarrëveshje administrative. Në zbatim të nenit Neni 7 të Ligjit Nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” Kompetenca lëndore, përcakton se: “Gjykatat administrative janë kompetente për:“a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik...”. Gjithashtu, në vendimin Unifikues Nr.3, datë 06.12.2013 të Gjykatës së Lartë është unifikuar se: “Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin Nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit...”. Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, pavarësisht bazueshmërisë apo jo në ligj të një kërkese të tillë, nuk mund të shprehej për themelin e saj, sa kohë që ai lidhet me aktet që nxirren nga organet administrative. Për rrjedhojë çdo aspekt i veprimit ose mosveprimit për nxjerrjen e akteve, është në kompetencën e gjykatës administrative, e për këtë shkak, kompetenca lëndore për gjykimin e mosmarrëveshjes i përket gjykatës administrative.”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin Nr.117, datë 16.07.2018 ka vendosur:

T’i parashtrojë Gjykatës së Lartë qëndrimin e saj në mosmarrëveshje me Gjykatën e Apelit Durrës, lidhur me përcaktimin e kompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes të regjistruar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës, me nr.(01054) 1434 Regj.Them., datë 09.07.2018 regjistrimi.

121

Page 122: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata arsyeton se:“Referuar praktikës së Gjykatës së Lartë, viteve të fundit pas funksionimit të gjykatave administrative, evidentohet qëndrimi i saj se gjykata duhet të bëjnë një identifikim të elementëve si (i) analiza e natyrës juridike të mosmarrëveshjes; dhe/ose (ii) analiza e llojit të veprimtarisë shtetërore të palës së paditur.Gjykata për përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Për këtë gjykata i referohet jo vetëm elementëve formal të padisë, por edhe përmbajtjes së saj, duke mbajtur në konsideratë, po ashtu parashikimet ligjore të sipërcituara, si dhe praktikën e gjykatave më të larta, në rastin konkret vendimin nr.00-2017-2480 datë 21.11.2017 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.Në interpretim të neneve 7 dhe 17 të ligjit nr.49/2012 gjykata vëren se që çështja të gjykohet nga gjykata administrative duhet që akti administrativ që ka cenuar interesat e palëve të ketë dal gjatë ushtrimit të veprimtarisë së organit administrativ ose për shkak të mosveprimit të tij. Në rastin konkret, kërkimi i palës paditëse nuk është kundërshtimi i një veprimi apo akti administrativ konkret, që të ketë cenuar interesat e palës paditëse.Në momentin e depozitimit të padisë në objektin e saj gjendej një kërkim administrativ “shfuqizimi i vendimit nr.76, datë 21.03.2016....” të cilën në seancën e datës 10.01.2017 mbi bazën e kërkesës së palës paditëse është pakësuar objekti i padisë, duke mos u marrë në shqyrtim kjo pikë.Pra, paditësja, e cila ka të drejtën e disponimit ka hequr dorë nga kërkimi që të kundërshtojë në gjykatë si akt administrativ vendimmarrjen e palës së paditur lidhur me llogaritjen e vjetërsisë së saj në punë, por ka kërkuar me padi njohjen e pavërtetësisë dhe vërtetësisë së dokumentit që provon vjetërsinë e saj në punë ”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Vendimi Nr.10-2018-1083-395, datë 28.05.2018 i Gjykatës së Apelit Durrës, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet në po këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Apelit Durrës. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

Gjykata e Apelit Durrës në arsyetimin e vendimit thekson në thelb faktin se kemi të bëjmë me një vendimmarrje me karakter administrativ, objekti i saj është i lidhur me njohjen dhe ndryshimin e të dhënave në regjistër, si një akt administrativ i cili do të trajtohet nga ana

122

Page 123: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

e një organi administrativ, përkatësisht të paditurit dhe në procedurën administrative që ligji iu ngarkon si veprimtari të posaçme publike administrative, ç’ka bën të lindë një mosmarrëveshje administrative. Ky qëndrim është i gabuar, pasi në interpretim të nenit 7 dhe 17/dh të ligjit nr. 49/2012 që çështja të gjykohet nga gjykatat administrative duhet që akti administrativ që ka cënuar interesat e palëve të ketë dalë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij ose për shkak të mosveprimit të tij. Në rastin konkret kërkimi i palës paditëse nuk është kundërshtimi i një akti administrativ konkret që të ketë cenuar interesat e paditëses dhe të ketë lindur nevoja e saktësimit të të drejtave apo te detyrimeve, pra ti ketë refuzuar korrigjimin e gabimit apo të ketë mosmarrëveshje ndërmjet paditëses dhe organit administrativ, por kërkohet pavërtetësia e një dokumenti me pasoja për paditësen.

Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditëses në këtë gjykim është : “1.- Njohja e pavërtetësisë së regjistrit themeltar nr. 1, faqe 16 të ish Kooperativës Bujqësore Shushicë, për fshatin Mlizë, përsa i përket shënimit të gabuar të emrit “ Lume ” , në emrin e vërtetë “ Minushe” ; Njoha e vjetërsisë së punës me emrin e vërtetë “ Minushe ”, për vitet 1972-1979 , në fshatin e kësaj Kooperative, sipas akteve të këtij regjistri themeltar të vjetërsisë në punë. 2.- Njohja e pavërtetësisë së regjistrit themeltar të vitit 1980 të ish Kooperativës Bujqësore Shushicë, për fshatin Mlizë ; Njohje e pavërtetësisë të listëpagesave të vitit 1980, të kësaj Kooperative, për këtë fshat, përsa i përket shënimit të gabuar të emrave, nga “ Lume ” e “Lumturi ”, në emrin e vërtetë “Minushe” ; Njohja e vjetërsisë së punës me emrin e vërtetë “ Minushe ”, për vitin 1980, në fshatin e kësaj Kooperative, sipas listëpagesave të këtij viti. 3.- Njohja e pavërtetësisë së regjistrit themeltar të vitit 1981 të ish Kooperativës në fshatin Bujqësor Shushicë, për fshatin Mlizë ; Njohja e vjetërsisë së punës, për vitin 1981, në fshatin e kësaj Kooperative, sipas këtij regjistri themeltar të vjetërsisë në punë. 4.- Njohja e pavërtetësisë së regjistrave themeltar të periudhës kohore të viteve 1982 -1984 të ish Kooperativës Bujqësore Shushicë, për fshatrat Mlizë e Shelcan; Njohjen e pavërtetësisë të listë pagesave të viteve 1982 -1984 të kësaj kooperative (për këto fshatra) përsa i përket shënimit të gabuar të emrave “Lume” e “Lumturi”, në emrin e vërtetë “ Minushe” ; Njohja e vjetërsisë së punës me emrin e vërtetë “Minushe”, për vitet 1982 - 1984, në këto fshatra të kësaj Kooperative, sipas borderove të këtyre viteve. 5.- Njohja e pavërtetësisë së regjistrit themeltar nr. 4 faqe 142 të ish Kooperativës Bujqësore Berzeshte, për fshatin Karkavec, përsa i përket shënimit të gabuar të emrit "Lumturi”, në emrin e vërtetë “Minushe” ; Njohja e vjetërsisë së punës me emrin e vërtetë “ Minushe ”, për vitin 1985, sipas akteve të këtij regj.”.

Referuar objektit të padisë jemi në kushtet kur Gjykata e Apelit Durrës ka kompetencën lëndore për shqyrtimin e të gjithë objektit të kërkesë padisë, pasi jemi në kushte kur kërkohet njohja e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për palën. Në respektim të nenit 7 të ligjit nr.49/2012, Gjykata e Apelit Durrës ka gabuar kur pranon se çështja duhet të shqyrtohet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës që ka kompetencë lëndore për shqyrtimin e çështjes objekt gjykimi, pasi çështja objekt gjykimi është e natyrës civile.

Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një gjykimi që përbën mosmarrëveshje e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, siç është vërtetësia ose pavërtetësia e një dokumenti me pasoja juridike për paditësin. Ky fakt rezulton nga përmbajtja e nenit 32 të K.Pr.C sipas të cilit: “Padia mund të ngrihet: (i) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur; (ii) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte; (iii) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin”.

Sa më sipër në analizë të kërkimit të palës paditëse Minushe Danga dhe shkakut ligjor ku mbështetet kërkimi, rezulton se jemi përpara një padie për njohjen e vërtetët ose të pavërtetë të dokumentit “Fletës së Regjistrit Themeltar”. Me padinë objekt shqyrtimi

123

Page 124: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

paditësja kërkon të vërtetojë gjyqësisht se ky dokument është i pavërtetë, me qëllim përdorimin e këtij dokumenti pranë institucioneve shtetërore apo private.

Ky Kolegj, në referim të analizës së sipërcituar vlerëson se çështja konkrete përbën një mosmarrëveshje me natyrë civile dhe bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, është Gjykata e Apelit Durrës kompetente për gjykimin e çështjes.

Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi Nr.10-2018-1083-395, datë 28.05.2018 i Gjykatës së Apelit Durrës, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë 03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit Nr.10-2018-1083-395, datë 28.05.2018 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore.

Tiranë, më 27.11.2018

124

Page 125: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 31003-02520-00-2018 i Regj. ThemeltarNr. 00-2018- 1097 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani Anëtar Medi Bici Anëtar

Në datën 14.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket palëve :

PADITËS: YLLI KARABOLLI

PADITUR: PARKU I UDHËTARËVE BASHKIA VLORË

OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur të kthejë pagën e mbajtur në mënyrë të padrejtë nga viti 2011 e në vazhdim

BAZA LIGJORE: Neni 109, 110 të K.Punës, nenet 10, 89, 108, 32 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin Nr.1339 Regj.Them., datë 04.04.2018 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për gjykimin e çështjes civile me Nr.1339 Regj.Them., datë 30.03.2018.Dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

Gjykata arsyeton se:“Referuar kërkesë padisë, gjykata konstaton se natyra e mosmarrëveshjes objekt shqyrtimi gjyqësor ka element të një konflikti administrativ, pasi pala e paditur është organ i administratës publike.Në nenit 7 të ligjit nr.49/2012 përcaktohet se: “Gjykatat administrative janë kompetente për: b) mosmarrëveshje që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik ”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin Nr.1065, datë 20.09.2018 ka vendosur:

Të deklarojë mosmarrëveshjen për kompetencë për gjykimin e çështjes civile nr.1321 regj., datë 18.06.2018 Regj., me palë paditëse Ylli Karabolli dhe palë e paditur Parku i Udhëtarëve Bashkia Vlorë.Dërgimin e akteve Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.

125

Page 126: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata arsyeton se:“Kërkesë padia e paraqitur nuk bënë pjesë në objektin e atyre padive të parashikuara nga neni 7 i ligjit 49/2012, kjo për faktin se të gjithë çështjet me objekt kërkimi marrëdhënie pune të cilat nuk parashikohen nga neni 4 i ligjit nr.39/2017 “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.49/2012”, në të cilin neni 7 pika “ç” ndryshohet si më poshtë:“ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës të nëpunësve civilë, nëpunësve civilë gjyqësorë, nëpunësve civilë të prokurorisë dhe të nëpunësve shtetërorë që sipas ligjit organik kanë një rregullim të posaçëm. Përjashtohen nga ky rregull punonjësit në administratën publike, në gjykatë ose prokurori, marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e Punës”.Nga aktet në dosje rezulton se paditësi Ylli Karabolli është në marrëdhënie pune pranë palës së paditur Parku i Udhëtarëve Bashkia Vlorë dhe ka një kontratë pune me këtë palë.Gjykata vlerëson se kjo është një mosmarrëveshje e cila rrjedh nga marrëdhënia e punës dhe si e tillë duhet të zgjidhet nga Gjykata e Rrethit”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Vendimi Nr.1339 Regj.Them., datë 04.04.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet në po këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në arsyetimin e vendimit thekson faktin se në nenit 7 të ligjit nr.49/2012 përcaktohet se: “gjykatat administrative janë kompetente për: b) mosmarrëveshje që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik. Por ky është një arsyetim tërësisht i gabuar pasi konflikti i mosmarrëveshjes rrjedhë nga marrëdhënia e punës dhe jo nga veprimi ose mosveprimi i organit publik.

Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “detyrimi i palës së paditur të më kthejë pagën e mbajtur në mënyrë të padrejtë ”, bazuar në dispozitat përkatëse të Kodin e Punës, me arsyetimin se nuk janë zbatuar.

Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një gjykimi që përbën mosmarrëveshje civile, e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, pasi sipas ligjit nr.39/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.49/2012 “për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, marrëdhëniet e punës në administratën publike, në

126

Page 127: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

gjykatë ose në prokurori të cilat bazohen në Kodin e Punës, janë përjashtuar nga kompetenca lëndore e gjykatave administrative nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Sipas nenit 10 të ligji nr.39/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.49/2012 “për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, është përcaktuar se:

“Mosmarrëveshjet mbi marrëdhëniet e punës të punonjësve në administratën publike, në gjykatë ose prokurori, marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e Punës, që ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë në gjykim në gjykatat administrative, do të vazhdojnë të gjykohen sipas dispozitave të ligjit në fuqi, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji”.

Ligji nr.39/2017, është botuar në Fletoren Zyrtare nr.85 datë 21.04.2017 dhe hynë në fuqi 15 ditë pas botimit, pra në datë 06.05.2017 do të sjell efektet ligjore, si dhe çdo çështje e regjistruar mbas kësaj date do të gjykohet sipas ndryshimeve ligjore përkatëse, në gjykatat civile.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë se arsyetimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, se marrëdhënia objekt konflikti është për shkak të veprimit në mënyrë të paligjshëm apo të mosveprimit të organit publik, nuk qëndron dhe nuk gjenë mbështetje në ligj, për faktin se çështja objekt konflikti rrjedhë nga marrëdhënia e punës në kuptim të nenit 7 pika “ç” të ligjit nr.49/2012 “për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar.

Në kuptim të nenit 7pika “ç” të ligjit 49/2012 “për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar, do të kuptohet si ligj i posaçëm vetëm ai ligj i cili bënë një rregullim të qartë të marrëdhënies së punës, duke filluar nga mënyra e përcaktimi të kritereve të punësimit, rekrutimit, lëvizjes paralele apo ngritjes në detyrë, të drejtat dhe detyrimit e punonjësit, përfitimet përkatëse, masat displinore, të drejtën e ankimit dhe organin përkatës i cili ushtron këtë funksion, afatet dhe mënyrën e zgjidhjes së marrëdhënies së punës, si dhe çdo masës apo kriter tjetër që shërben për rregullimin e kësaj marrëdhënie pune. Pra, ky ligj do të quhet i posaçëm në kuptim të nenit 7/ç të ligjit 49/2012 dhe i cili nuk referon në Kodin e Punës për rregullime të tjera apo për mënyrën e zgjidhjes së marrëdhënies së punës.

Ky Kolegj, në referim të analizës së sipërcituar vlerëson se çështja konkrete përbën një mosmarrëveshje civile dhe bazuar në nenin 7 të ligjit nr.49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë është kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore për gjykimin e çështjes.

Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi Nr.1339 Regj.Them., datë 04.04.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë 03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit Nr.1339 Regj.Them., datë 04.04.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykim po asaj gjykate, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore.

Tiranë, më 14.11.2018

127

Page 128: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 31003-02527-00-2018 i Regj. ThemeltarNr. 00-2018- 1098 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani Anëtar Medi Bici Anëtar

Në datën 14.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket palëve :

PADITËS: ISTREF NEZHA

PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E MIRËMBAJTJES SË RRUGËVE RURALE, ELBASAN

OBJEKTI:

Pagimin e dëmshpërblimit për zgjidhjen e menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës, për mosrespektim të afatit të njoftimit e procedurës dhe për vjetërsinë në punë, në

masën e pagës së 20.5 muajve.

BAZA LIGJORE: Nenet 144,145 e 153 e 155 të K Punës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin Nr.737 (13-2014-2670), datë 29.04.2014 ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të padisë.Detyrimin e të paditurës Drejtoria Rajonale e Rrugëve Elbasan t’i paguajë paditësit Istref Nezha 19 paga mujore si dëm të shkaktuar nga zgjidhja e menjëhershme dhe e pajustifikuar e kontratës së punës, në shumën 399.000 (treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë) lekë.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin Nr.10-2015-2030/ 838, datë 05.10.2015 ka vendosur:

Moskompetencën e Gjykatës së Apelit Durrës për shqyrtimin e çështjes civile dhe dërgimin e çështjes për gjykim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Gjykata arsyeton se:“Në vendimin Njësues nr.3/2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë është arritur në përfundimin se gjykatat administrative të krijuara me ligjin nr.49/2012, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. ”.

128

Page 129: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, me vendimin Nr.Regj.Them. Nr. 12514/9702/5197/1237 datë 05.10.2018 ka vendosur:

Të ngrejë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore, midis Gjykatës së Apelit Durrës dhe Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për shqyrtimin e çështjes administrative me palë paditëse Istref Nezha, palë e paditur Drejtoria Rajonale e Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale, Elbasan, me objekt pagimin e dëmshpërblimit për zgjidhjen e menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës, për mosrespektim të afatit të njoftimit e procedurës dhe për vjetërsinë në punë, në masën e pagës së 20.5 muajve.Dërgimin e kopjes së akteve Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjes të kompetencës lëndore midis Gjykatës së Apelit Durrës dhe Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Gjykata arsyeton se:“Punëdhënësi i paditësit në rastin konkret është Ndërmarrja Rajonale e Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale Elbasan, nuk mund të konsiderohet organ i administratës publike në kuptim të nenit 7 pika “ç” të ligjit 49/2012.Ndërmarrja Rajonale e Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale është një ndërmarrje e organizuar sipas ligjit për ndërmarrjet shtetërore, për të kryer punë apo shërbime publike, por kjo nuk do të thotë që ajo është organ publik që ushtron funksione ekzekutive urdhërdhënëse, në kuptimin që krijon ndryshon apo shuan marrëdhëniet të së drejtës publike.Ky qëndrim është mbajtur në koherencë nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë në disa vendime ku është shqyrtuar mosmarrëveshja e kompetencës ndërmjet gjykatave të zakonshme dhe atyre administrative kur punëdhënësi ka qenë ndërmarrje publike apo ent tjetër publik, p.sh vendimi nr.00-2014-3969 datë 02.10.2014, vendimi nr.00-2014-3920 datë 20.11.2014”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Vendimi Nr.10-2015-2030/ 838, datë 05.10.2015 i Gjykatës së Apelit Durrës, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet në po këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Apelit Durrës. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, konstaton se, asnjë nga palët ndërgjyqëse në këtë gjykim, nuk ka statusin e një organi publik ose organi administrativ shtetëror, në

129

Page 130: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

mënyrë që zgjidhja e konfliktit midis tyre, të mund të ishte nën juridiksionin e gjykatës administrative si dhe brenda parashikimeve të nenit 7 të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe mosmarrëveshjeve administrative”. Të dyja këto palë, janë subjekte të së drejtës private dhe në këto kushte çështja objekt shqyrtimi është në kompetencën lëndore të Gjykatës së Apelit Durrës pasi mosmarrëveshja është e natyrës civile.

Në bazë të pikës “ç” të nenit 7 të Ligjit nr.49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, gjykatat administrative janë kompetente për “mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ i administratës publike”. Në rastin konkret punëdhënësi nuk është organ i administratës publike sipas nenit 2 pika 6 të ligjit sipër cituar pasi “organ publik” është çdo organ i pushtetit qendrorë i cili kryen funksione administrativ çdo organ i enteve publike në masën që ato kryejnë funksione administrative çdo organ i pushtetit vendor që kryen funksione administrative...”..

Çështja objekt shqyrtimi, referuar nenit 8 gërma “b” të ligjit nr. 49/2013 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, nuk është e natyrës administrative dhe si e tillë, nuk është në kompetencën lëndore të Gjykatave Administrative. Referuar objektit dhe shkakut të padisë, konkludohet se, jemi para rastit të ngritjes së një padie, nëpërmjet të cilës kërkohet, detyrimi i palës së paditur, Drejtoria Rajonale e Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale, Elbasan, që ti paguajë paditësit dëmshpërblimet që i takojnë për efekt të zgjidhjes së marrëdhënies së punës në kundërshtim me sa parashikon Kodi i Punës, sipas të cilit rregullohet kjo mosmarrëveshje. Në kushtet kur padia i kundërdrejtohet një subjekti i cili nuk i është organ publik por subjekt privat, mosmarrëveshja objekt shqyrtimi përbën një mosmarrëveshje civile, gjykimi i së cilës, i nënshtrohet rregullimeve të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile.

Sa më sipër, është në përputhje edhe me qëndrimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin nr. 3 datë 06.12.2013, ku shprehimisht thuhet: “Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me Ligjin nr. 49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit....”. Çështja objekt shqyrtimi, është e natyrës civile, pasi ka si objekt të saj, mosmarrëveshjet që kanë lindur në fushën e marrëdhënieve të punës, të cilat rregullohen drejtpërdrejtë nga Kodi i Punës dhe është një mosmarrëveshje e lindur midis subjekteve, që nuk janë subjekte të së drejtës administrative, dhe që nuk ushtrojnë pushtet shtetëror. Për këtë arsye, kjo çështje duhet të shqyrtohet nga gjykatat civile.

Ky Kolegj, thekson gjithashtu se edhe për shkak të ndryshimeve të fundit ligjore sipas ligjit nr.39/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.49/2012 “për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, rezulton qartë se kjo çështje, duke qenë edhe për faktin se është gjykuar edhe në shkallë të parë nga gjykata civile, rezulton të jetë e natyrës civile dhe kompetente është gjykata civile, pasi marrëdhëniet e punë që rregullohen me Kod Pune janë në kompetencë të kësaj të fundit.

Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi Nr.10-2015-2030/ 838, datë 05.10.2015 i Gjykatës së Apelit Durrës, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

130

Page 131: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë 03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit Nr.10-2015-2030/ 838, datë 05.10.2015 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore.

Tiranë, më 14.11.2018

131

Page 132: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 31003-02535-00-2018 i Regj. ThemeltarNr. 00-2018- 1099 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani Anëtar Medi Bici Anëtar

Në datën 14.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket palëve :

PADITËS: KLODIANA GJONÇA

PADITUR: MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALEDREJTORIA E SHËNDETIT PUBLIK TEPELENË

OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur për dëmshpërblim me një vit pagë për zgjidhjen pashkaqe të justifikuara, dëmshpërblim 3 muaj pagë për mosrespektim të afateve të njoftimit, 9

pesëmbëdhjetë ditsha për vjetërsi në punë.

BAZA LIGJORE: Neni 32 të K.Pr.Civile, nenet 143, 145, 153 e 155 të K.Punës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin Nr.21-2018-571/172, datë 10.04.2018 ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të padisë.Detyrimin e të paditurës Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Tiranë të dëmshpërblejë paditësen Klodiana Gjonça me 4 muaj pagë për zgjidhjen e menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës, me 2 muaj pagë për mosrespektim të afateve të njoftimit, me 4 pesëmbëdhjetë ditësha për vjetërsi në punë.

Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin Nr.20-2018-573/273, datë 21.06.2018 ka vendosur:

Prishjen e vendimit Nr.21-2018-571/172, datë 10.04.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.

132

Page 133: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata arsyeton se:“Gjykata e gjen të gabuar disponimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, për pranimin pjesërisht të padisë. Për këtë gjykata e apelit vlerëson të arsyeshme të prishë e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, dhe aktet t’ja dëgojë për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, si gjykatë kompetente. Në vlerësimin e gjykatës së apelit Gjirokastër kërkesëpadia objekt i këtij gjykimi është në kompetencë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër dhe nuk është në kompetencë lëndorë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si është vepruar në fakt, për arsyet si më poshtë.Paditësja ka qenë emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik Tepelenë me urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me nr.578 datë 28.10.2013 dhe me urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me nr.524 datë 24.11.2017 është larguan nga detyra.Kështu organi që e ka nxjerrë aktin si për emërimin ashtu edhe për largimin e paditëses nga puna është një organ administrativ dhe akti të cilin e kemi për gjykim është një akt administrativ i nxjerrë nga një organ i administratës shtetërore gjatë ushtrimit të veprimtarisë së vet në kompetencë të tij, në zbatim të VKM nr.173 datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave Kryeministrit ose të Ministrit”. Kështu referuar organit që e ka nxjerrë aktin i cili është brenda kompetencës së tij, bazuar në nenin 7, gërma “a” të ligjit nr. 49/2012, i ndryshuar me ligjin nr. 100/2014 dhe ligjin nr.39/2017 “ Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative” në të cilin përcaktohet se:“Gjykatat administrative janë kompetente për:a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik”, rezulton se organi gjyqësor kompetent për shqyrtimin e kësaj çështje është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër. Paditësja nuk ka qenë një punonjëse e zakonshme e administratës publike, por ka qenë Drejtore në Drejtorinë e Shëndetit Publik Tepelenë, që emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sipas procedurës së përcaktuar në VKM nr.173 datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave Kryeministrit ose të Ministrit”, ku në pikën 1 të tij përcaktohet se:” Drejtuesit e institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të ministrit emërohen, lirohen ose shkarkohen nga detyra, përkatësisht nga Kryeministri ose ministri përkatës, në rast se dispozita të tjera, të veçanta, ligjore dhe nënligjore, nuk parashikojnë ndryshe.”.Në këtë kuptim akti i emërimit në detyrën është akt administrativ individual me të cilin Ministri i ka besuar paditëses “Drejtimin e një institucioni publik”, pra, në thelb kemi një marrëveshje midis të paditurës dhe paditëses, ku kësaj të fundit i është besuar nga e paditura e drejta për të ushtruar funksione publike për të drejtuar një organ publik dhe nuk kemi një marrëdhënie të thjeshtë që buron nga Kodi i Punës”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër, me vendimin Nr.Regj.Them., 62 (31112-01611-85-2018, datë 10.10.2018 ka vendosur:

Të ngre konflikt kompetencash pranë Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, e cila të shprehet në lidhje me kompetencën lëndore të çështjes objekt shqyrtimit gjyqësor.

133

Page 134: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata arsyeton se:“Gjykata çmon se në bazë të nenit 7 pika “ç” të ligjit 49/2012, i ndryshuar me neni 4 të ligjit nr.39/2017 “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.49/2012”, gjykatat administrative ka në kompetencë lëndore:“ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës të nëpunësve civilë, nëpunësve civilë gjyqësorë, nëpunësve civilë të prokurorisë dhe të nëpunësve shtetërorë që sipas ligjit organik kanë një rregullim të posaçëm. Përjashtohen nga ky rregull punonjësit në administratën publike, në gjykatë ose prokurori, marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e Punës”.Gjykata çmon se natyra e mosmarrëveshjes mes palëve ka të bëjë me detyrim për dëmshpërblim për shkak të zgjidhjes së marrëdhënies së punës, e cila rregullohet në bazë të Kodit të Punës”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Vendimi Nr.20-2018-573/273, datë 21.06.2018 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet në po këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Apelit Gjirokastër. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

Gjykata e Apelit Gjirokastër në arsyetimin e vendimit thekson faktin se organi që e ka nxjerrë aktin si për emërimin ashtu edhe për largimin e paditëses nga puna është një organ administrativ dhe akti të cilin e kemi për gjykim është një akt administrativ i nxjerrë nga një organ i administratës shtetërore gjatë ushtrimit të veprimtarisë së vet në kompetencë të tij, në zbatim të VKM nr.173 datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave Kryeministrit ose të Ministrit”.

Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “detyrimi i palës së paditur të dëmshpërblejë paditësin për largimin nga puna ”, bazuar në dispozitat përkatëse të Kodin e Punës, me arsyetimin se nuk janë zbatuar.

Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një gjykimi që përbën mosmarrëveshje civile, e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, pasi sipas ligjit nr.39/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.49/2012 “për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, marrëdhëniet e punës në administratën publike, në

134

Page 135: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

gjykatë ose në prokurori të cilat bazohen në Kodin e Punës, janë përjashtuar nga kompetenca lëndore e gjykatave administrative nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Sipas nenit 10 të ligji nr.39/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.49/2012 “për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, është përcaktuar se:

“Mosmarrëveshjet mbi marrëdhëniet e punës të punonjësve në administratën publike, në gjykatë ose prokurori, marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e Punës, që ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë në gjykim në gjykatat administrative, do të vazhdojnë të gjykohen sipas dispozitave të ligjit në fuqi, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji”.

Ligji nr.39/2017, është botuar në Fletoren Zyrtare nr.85 datë 21.04.2017 dhe hynë në fuqi 15 ditë pas botimit, pra në datë 06.05.2017 do të sjell efektet ligjore, si dhe çdo çështje e regjistruar mbas kësaj date do të gjykohet sipas ndryshimeve ligjore përkatëse, në gjykatat civile.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë se arsyetimi i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, se marrëdhënia rregullohet nga ligji i posaçëm dhe aktet nënligjore të posaçme, nuk qëndron dhe nuk gjen mbështetje në ligj, për faktin se ky ligj nuk rregullon marrëdhënien e punës në kuptim të nenit 7 pika “ç” të ligjit nr.49/2012 “për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar. Fakti që mund të parashikohet në ndonjë pikë të ndonjë dispozite ndonjë rregullim sipërfaqësor, nuk përbën dhe nuk ka kuptim të ligjit të posaçëm sipas dispozitës së sipërcituar.

Në kuptim të nenit 7 pika “ç” të ligjit 49/2012 “për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar, do të kuptohet si ligj i posaçëm vetëm ai ligj i cili bënë një rregullim të qartë të marrëdhënies së punës, duke filluar nga mënyra e përcaktimi të kritereve të punësimit, rekrutimit, lëvizjes paralele apo ngritjes në detyrë, të drejtat dhe detyrimit e punonjësit, përfitimet përkatëse, masat disiplinore, të drejtën e ankimit dhe organin përkatës i cili ushtron këtë funksion, afatet dhe mënyrën e zgjidhjes së marrëdhënies së punës, si dhe çdo masës apo kriter tjetër që shërben për rregullimin e kësaj marrëdhënie pune. Pra, ky ligj do të quhet i posaçëm në kuptim të nenit 7/ç të ligjit 49/2012 dhe i cili nuk referon në Kodin e Punës për rregullime të tjera apo për mënyrën e zgjidhjes së marrëdhënies së punës.

Ky Kolegj, në referim të analizës së sipërcituar vlerëson se çështja konkrete përbën një mosmarrëveshje civile dhe bazuar në nenin 7 të ligjit nr.49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, Gjykata e Apelit Gjirokastër është kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore për gjykimin e çështjes.

Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi Nr.20-2018-573/273, datë 21.06.2018 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë 03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit Nr.20-2018-573/273, datë 21.06.2018 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore.

Tiranë, më 14.11.2018

135

Page 136: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 31003-02538-00-2018 i Regj. ThemeltarNr. 00-2018-1100 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani Anëtar Medi Bici Anëtar

Në datën 14.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket palëve :

PADITËS: ELTON SHEHU

PADITUR: DREJTORIA E ARKIVIT QËNDROR PRANË ISSH LUNDËR,TIRANË

OBJEKTI:

1. Detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditësit 12 muaj pagë si dëmshpërblim për përfundimin e marrdhënies së punës pa shkaqe të arsyeshme.

2. Detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditësit 2 muaj pagë për mosrespektimin e afatit të njoftimit të largimit nga puna.

3. Detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditësit 2 muaj pagë për shkak të mosrespektimit të procedurës të përfundimit të marrëdhënies së punës.

4. Detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditësit 1 muaj pagë pushime të pamarra.5. Detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditësit shumën prej 256.500 lekë për diferencat e

papgauara të pagës për periudhën Gusht 2015 – Maj 2018.6. Detyrimin e palës së paditur të paguajë shpenzimet gjyqësore dhe avokatore.

BAZA LIGJORE: Neni 32, 153, 154, 154/a, 156 i K.Pr.Civile, neni 7, 140 e vijues, neni 143,144, 145, 153, 155 të K.Punës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr.6674, datë 23.07.2018 ka vendosur:Deklarimin e moskompetencës lëndore, për çështjen nr.11492 akti, datë 18.07.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.Dërgimin e kërkesë padisë dhe akteve bashkëlidhur saj Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si gjykatë kompetente për shqyrtimin e çështjes.

Gjykata arsyeton se:“Gjatë shqyrtimit të akteve të depozituara në dosjen gjyqësore, Gjykata ka konstatuar se në rastin në gjykim, mosmarrëveshja nuk përfshihet në sferën e të drejtës civile, pavarësisht se kërkimet e paditësit mbështeten në K.Punës.

136

Page 137: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Paditësi ka qenë punonjës në administratën publike, veprimtaria e të cilit është rregulluar me ligj organik dhe me aktet e nënligjore të posaçme.Edhe urdhëri për emërimin e tij nr.5091 prot., datë 27.08.2015, urdhëri nr.7942 datë 20.12.2016, si dhe urdhëri për largimin nga detyra nr.4509 datë 16.05.2018, janë nxjerrë duke pasur parasysh rregullimin ligjor dhe nënligjor të posaçëm. ”.

Gjyakata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin Nr.4452 regj., datë 23.10.2018 ka vendosur:

Të ngrejë përpara Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore në lidhje me gjykimin e çështjes nr.4452 regj.them., me palë ndërgjyqëse:Paditës: Elton ShehuPaditur: Drejtoria e Arkivit Qëndror pranë ISSH Lundër,TiranëObjekti: 1. Detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditësit 12 muaj pagë si dëmshpërblim për përfundimin e marrdhënies së punës pa shkaqe të arsyeshme.2. Detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditësit 2 muaj pagë për mosrespektimin e afatit të njoftimit të largimit nga puna.3. Detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditësit 2 muaj pagë për shkak të mosrespektimit të procedurës të përfundimit të marrëdhënies së punës.4. Detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditësit 1 muaj pagë pushime të pamarra.5. Detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditësit shumën prej 256.500 lekë për diferencat e papgauara të pagës për periudhën Gusht 2015 – Maj 2018.Ti kërkojë Gjykatës së Lartë që të vendos se kompetente nga pikëpamja lëndore për gjykimin e kësaj çëshjte është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe jo Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.

Gjykata arsyeton se:“Paditësi ka qenë në marrëdhënie pune me Drejtorinë e Arkivit Qëndror pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, në detyrën “Specialist Verifikues”.Ligji specifik nr.7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, që rregullon marrëdhëniet në fushën e sigurimeve shoqërore, në asnjë dispozitë të tij nuk ka parashikuar ndonjë rregullim të posaçëm në lidhje me marrëdhëniet e punës midis punëdhënësit dhe punëmarrësit.Në mungesë të një parashikimi ligjor në lidhje me rregullimin e marrëdhënieve të punës midis punëdhënësit dhe punëmarrësit, gjykata çmon se në rastin në gjykim, marrëdhëniet e punës midis paditësit dhe palës së paditur, janë rregulluar duke u bazuar në Kodin e Punës”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Vendimi Nr.6674, datë 23.07.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet në po këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

137

Page 138: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në arsyetimin e vendimit thekson faktin se paditësi ka qenë punonjës në administratën publike, veprimtaria e të cilit është rregulluar me ligj organik dhe me aktet e nënligjore të posaçme. Edhe urdhëri për emërimin e tij nr.5091 prot., datë 27.08.2015, urdhëri nr.7942 datë 20.12.2016, si dhe urdhëri për largimin nga detyra nr.4509 datë 16.05.2018, janë nxjerrë duke pasur parasysh rregullimin ligjor dhe nënligjor të posaçëm.

Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “detyrimi i palës së paditur të dëmshpërblejë paditësin për largimin nga puna ”, bazuar në dispozitat përkatëse të Kodin e Punës, me arsyetimin se nuk janë zbatuar.

Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një gjykimi që përbën mosmarrëveshje civile, e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, pasi sipas ligjit nr.39/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.49/2012 “për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, marrëdhëniet e punës në administratën publike, në gjykatë ose në prokurori të cilat bazohen në Kodin e Punës, janë përjashtuar nga kompetenca lëndore e gjykatave administrative nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Sipas nenit 10 të ligji nr.39/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.49/2012 “për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, është përcaktuar se:

“Mosmarrëveshjet mbi marrëdhëniet e punës të punonjësve në administratën publike, në gjykatë ose prokurori, marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e Punës, që ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë në gjykim në gjykatat administrative, do të vazhdojnë të gjykohen sipas dispozitave të ligjit në fuqi, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji”.

Ligji nr.39/2017, është botuar në Fletoren Zyrtare nr.85 datë 21.04.2017 dhe hynë në fuqi 15 ditë pas botimit, pra në datë 06.05.2017 do të sjell efektet ligjore, si dhe çdo çështje e regjistruar mbas kësaj date do të gjykohet sipas ndryshimeve ligjore përkatëse, në gjykatat civile.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë se arsyetimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, se marrëdhënia rregullohet nga ligji i posaçëm dhe aktet nënligjore të posaçme, nuk qëndron dhe nuk gjenë mbështetje në ligj, për faktin se ky ligj nuk rregullon marrëdhënien e punës në kuptim të nenit 7 pika “ç” të ligjit nr.49/2012 “për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar. Fakti që mund të parashikohet në ndonjë pikë të ndonjë dispozite ndonjë rregullim sipërfaqësor, edhe pse në rastin konkret ligji nr.7703 datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” nuk parashikon në asnjë dispozitë të tij ndonjë rregullim të posaçëm të marrëdhënies së punës, nuk përbën dhe nuk ka kuptim të ligjit të posaçëm sipas dispozitës së sipërcituar.

Në kuptim të nenit 7pika “ç” të ligjit 49/2012 “për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar, do të kuptohet si ligj i posaçëm

138

Page 139: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

vetëm ai ligj i cili bënë një rregullim të qartë të marrëdhënies së punës, duke filluar nga mënyra e përcaktimi të kritereve të punësimit, rekrutimit, lëvizjes paralele apo ngritjes në detyrë, të drejtat dhe detyrimit e punonjësit, përfitimet përkatëse, masat displinore, të drejtën e ankimit dhe organin përkatës i cili ushtron këtë funksion, afatet dhe mënyrën e zgjidhjes së marrëdhënies së punës, si dhe çdo masës apo kriter tjetër që shërben për rregullimin e kësaj marrëdhënie pune. Pra, ky ligj do të quhet i posaçëm në kuptim të nenit 7/ç të ligjit 49/2012 dhe i cili nuk referon në Kodin e Punës për rregullime të tjera apo për mënyrën e zgjidhjes së marrëdhënies së punës.

Ky Kolegj, në referim të analizës së sipërcituar vlerëson se çështja konkrete përbën një mosmarrëveshje civile dhe bazuar në nenin 7 të ligjit nr.49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore për gjykimin e çështjes.

Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi Nr.6674, datë 23.07.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë 03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit Nr.6674, datë 23.07.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykim po asaj gjykate, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore.

Tiranë, më 14.11.2018

139

Page 140: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 31003-02519-00 - 2018 i Regj. ThemeltarNr. 00 - 2018 - 1101 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej anëtarëve të Gjykatës së Lartë :

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani Anëtar Medi Bici Anëtar

Në datën 14.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket palëve :

PADITËS: SHOQËRIA “JURIMEX KOMMERZ TRANSIT GMBH” SH.P.K

PADITUR: ALBETROL SH.A

OBJEKTI:

Marrjen e masës së sigurimit të padisë duke pezulluar procedurat përnegocimin dhe lidhjen e marrëveshjeve hidrokarbure për vendburimet

ekzistuese “Cakra Mollaj” dhe “Gorisht Kocul”

BAZA LIGJORE: Neni 202 206 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin Nr.62-2018-2679 (708), datë 21.05.2018 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për shqyrtimin e çështjes me Nr.Regj.Them. 21238-01096-62-2018 (1221) datë regjistrimi 17.05.2018.Dërgimin për shqyrtim të kërkesë padisë dhe akteve shoqëruese të saj, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, si gjykatë kompetente nga pikëpamja e kompetencë lëndore dhe tokësore për shqyrtimin e çështjes me nr.regj.them. 21238-01096-62-2018 (1221) datë regjistrimi 17.05.2018.

Gjykata arsyeton se:“Ekzistojnë dy kritere për identifikimin e kontratës administrative njëri është organik që ka të bëjë me prezencën e një organi publikë në kontratë dhe tjetëri është substancial që ka të bëjë me lëndën e kontratës dhe konkretisht me ekzistencën e marrëdhënieve juridike në fushën e së drejtës publike.Kështu që kontrata të cilësohet si administrative duhet që kontrata të jetë nënshkruar nga të paktën një person publik dhe duhet që kontrata, për shkak të objektit të saj apo për shkak të kontekstit ku ajo zbatohet të jetë lidhur me veprimtarinë e të drejtës publike, pra njëra nga palët në kontratë është dmosdoshmërisht organi i administratës publike dhe kontrata ka efekte dhe pasoja juridike në fushën e së drejtës publike.

140

Page 141: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata vlerëson se të dy kriteret përmbushen pasi:Së pari, në lidhje me prezencën e një organi publik në fazën parakontraktore si Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës;Së dyti, në lidhje me lëndën e kontratës dhe më konkretisht me ekzistencën e marrëdhënieve juridike në fushën e së drejtës publike-fkati që të gjitha depozitimet e hidrokarbureve janë pronë ekskluzive e shtetit shqipëtar dhe objekti i kontratës është prodhimi i hidrokarbureve (naft dhe gaz);Së treti, ekzistenca e një procedure prokurimi dhe ankandi të cilat shoqërojnë marrëdhënien kotraktore. Në lidhje me natyrën civile dhe administrative të kësaj kontrate gjykatau referohet faktit nëse kontrata objekt gjykimi rregullohet nga Kodi Civil apo që rregullohet nga ligji nr.9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”. Nëse bëhet fjalë për një kontratë prokurimi publik shërbimesh, atëherë ajo do të rregullohet nga ligji nr.9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” dhe kompetencë për gjykimin e mosmarrëveshjes në lidhje me këtë kontratë do ta kenë gjykatat administrative.Së katërti, interesi publik dhe pjesëmarrja e detyrueshme në padi e Avokaturës së Shtetit ”.

Gjyakata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin Nr.Regj. 105, datë 30.05.2018 ka vendosur:

T’i drejtohet Gjykatës së Lartë me qëllim për t’u shprehur për kompetencën lëndore të çështjes, me numër 105 regjistri themeltar, datë regjistrimi 30.05.2018.Dërgimin e çështjes administrative me numër 105 regjistri themeltar, datë regjistrimi 30.05.2018 Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si gjykatë kompetente e caktuar me ligj për gjykimin e saj.

Gjykata arsyeton se:“Kontrata e cila pritet të lidhet midis subjekteve kërkuese pavarësisht interesave relativisht të mëdha publike që mund të prek, rrjedhë nga e drejta civile. Kjo pasi të dy entitetet juridike janë subjekte tregëtare sipas ligjit nr.9901/2008 “për shoqëritë tregëtare” Gjykata e Lartë në shumë vendime të saj, në lidhje me mosmarrëveshjet e rrjedhura nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elktrike apo Korporata Energjitike Shqipëtare, të dyja të organizuara në formën e shoqërive tregëtare, ka mbajtur qëndrimin se pavarësisht interesit që preket gjatë ushtrimit të punës së tyre, çdo marrëveshje apo kontratë e lidhur midis këtyre subjekteve e personave të tretë, duhet të zbatohen dispozitat e të drejtë private, pra dispozitat e Kodit Civil, një qëndrim identik mbahet në vendimin nr.00-2016-493 datë 15.01.2016 të Gjykatës së Lartë.

Për sa kohë subjekti kërkues “Jurimpex” është një shoqëri tregëtare, e cila kërkon të hyjë në marrëdhënie tregëtare me subjektin tjetër tregëtar “Albpetrol”sh.a, mbi këtë marrëdhënie rëndojnë dispozitat e të drejtës private. ”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Vendimi Nr.62-2018-2679 (708), datë 21.05.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, është rrjedhojë e zbatimit dhe interpretimit të drejtë të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të lihet në fuqi.

141

Page 142: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. Gjykata ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi duke bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vrenë se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier në qëndrimin e saj ka interpretuar dhe zbatuar drejtë ligjin, pasi bazuar në nenin 7 të Ligjit nr.49/2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, përcaktohet se gjykatat administrative janë kompetente për:a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik;b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik;mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative në rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative;ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës të nëpunësve civilë, nëpunësve civilë gjyqësorë, nëpunësve civilë të prokurorisë dhe të nëpunësve shtetërorë që sipas ligjit organik kanë një rregullim të posaçëm. Përjashtohen nga ky rregull punonjësit në administratën publike, në gjykatë ose prokurori, marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e Punës;d) kërkesat e paraqitura nga organet administrative për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, për të cilat ligji parashikon heqjen e lirisë deri në 30 ditë, si një lloj të dënimit administrativ për kundërvajtësin;dh) kërkesat e paraqitura nga kundërvajtësit për zëvendësimin e dënimit administrativ me heqje lirie deri në 30 ditë me dënimin me gjobë.

Objekti i konfliktit midis palëve ndërgjyqëse ka të bëjë me “me marrjen e masës së sigurimit të padisë për procedurën e negocimit të marrveshjes së hidrokarbureve”, pra paditësi kërkon të pezullohet procedura e prokurimit për marrëveshjen e hidrokarbureve në të cilën ai ka marrë pjesë si subjekt i interesuar gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit.

Në këto kushte, paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për mbrojtjen e të drejtave të pretenduara si të shkelura dhe kjo e fundit, ka arsyetuar në thelb se kompetente për gjykimin e çështjes do të jetë GjykataAdministrative e Shkallës së Parë Vlorë, pasi çështja objekt shqyrtimi është kontratë administrative.

Referuar akteve të administruara në dosjen gjyqësore rezulton se Shoqëria “Jurimex Kommerz Transit Gmbh” sh.p.k, në bazë të “ftesës për shprehje interesi” të palës së paditur Albetrol sh.a, për lidhjen e marrëveshjeve të hidrokarbureve për vendburimeve “Cakra - Mollaj” dhe “Gorisht - Kocul”, ka aplikuar në datë 02.05.2017 duke dorëzuar të gjithë dokumentacionin teknik, ligjor dhe financiar.

Pala paditëse pretendon se pas përfundimit të procedurës përzgjedhëse është shpallur fitues dhe i është dhënë asaj e drejta ekskluzive për të negociuar dhe lidhur marrëveshjet hidrokarbure për vendburimet “Cakra - Mollaj” dhe “Gorisht - Kocul”.

Nga ana e palës së paditur Albetrol sh.a është njoftuar paditësi se do të pezullohesh procedura e negocimit, për shkak se kjo e fundit ishte në proces ristrukturimit, por ka

142

Page 143: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

rezultuar se pala e paditur ka rishpallur përsëri procedurën e konkurimit për lidhjen e marrëveshjeve hidrokarbure për vendburimet “Cakra - Mollaj” dhe “Gorisht - Kocul”.

Ky Kolegj vlerëson se midis palëve ndërgjyqëse është zhvilluar një proçedurë e mirëfilltë prokurimi dhe kemi të bëjmë me një kontratë administrative publike të nënshkruar rregullisht midis palëve ndërgjyqëse. Pasi mbi bazën e kërkesës së palës së paditur ka filluar procedura përkatëse për të negociuar lidhjen e marrëveshjes së hidrokarbureve. Gjithashtu në vijim, paditësi ka depozituar dokumentacionin përkatës dhe rezulton të jetë shpallur edhe fitues.

Ky Kolegj, vlerëson se sikurse është pranuar edhe nga gjykata e shkallës së parë Fier, se rezulton të jetë realizuar një proçedurë prokurimi sipas rregullave të parashikuar nga ligji për prokurimet për kërkimin dhe ofrimin e këtij shërbimi objekt gjykimi.

Ligji nr.9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, parashikon kushte, kritere, afate dhe proçedura të hollësishme dhe të detyrueshme për tu zbatuar në mënyrë që kontratat publike, të konsiderohen se janë në fuqi dhe se sjellin pasoja për palët. Kontratat duhet të kenë shkak të ligjshëm dhe legjislacioni për prokurimet publike përmban ato elementë juridikë të posaçëm pa të cilat nuk mund të propozohen, negociohet dhe të lidhen marrëdhënie detyrimi ndërmjet autoritetit publik dhe subjekteve private.

Në çështjen objekt gjykimi rezulton të jetë filluar dhe të jetë kryer ajo lloj veprimtarie nga ato që parashikon ligji i posaçëm për prokurimet publike, si dhe janë zbatuar kushtet dhe proçedurat e parashikuara shprehimisht dhe në mënyrë urdhëruese prej tij. Paditësi kundërshton në thelb pikërisht moszbatimin e ligjit të prokurimit publik nga ana e palës së paditur dhe nuk është referenca ligjore por shkaku ligjor që përcakton natyrën e padisë dhe shkaku ligjor nuk rezulton nga dispozitat ligjore që iu referohet paditësi por nga pretendimet dhe kërkimet e tij të parashtruara në padi dhe në gjykim. Rrjedhimisht konflikti i shtruar për zgjidhje është pasojë e një kontrate administrative publike dhe si e tillë mosmarrëveshja është e natyrës administrative.

Pra, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, konstaton se, sipas nenit 7 pika “a” të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe mosmarrëveshjeve administrative”, është përcaktuar se “mosmarveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik”, janë në kompetencë nga pikëpamja lëndore e gjykatave administrative.

Në nenin 3 pika 4 të K.Pr.Administrative, i ndryshuar, jepet kuptimin i kontratës administrative dhe konkretisht rezulton se:“Kontrata administrative është një marrëveshje, e cila krijon, ndryshon ose shuan një marrëdhënie konkrete, sipas së drejtës publike dhe në të cilën të paktën njëra nga palët kontraktuese është një organ publik”.

Kontrata administrative nuk ndryshon në thelb nga një kontratë e së drejtës private. Kriteret e vetme dalluese janë se në kontratat administrative njëra nga palët është gjithnjë një autoritet publik dhe se ato (kontratat) synojnë të ndryshojnë marrëdhënie juridike në fushën e së drejtës publike.

Gjithashtu në nenin 119 të K.Pr.Administrative, të ndryshuar, parashikohen kushtet dhe kërkesat e kontratave administrative, sipas të cilit:1. Organi publik, për realizmin e një interesi publik, të cilit i shërben,por pa cenuar interesat apo të drejtat e palëve të treta, mund të lidhë një kontratë administrative, nëse plotësohen këto kushte:a) forma kontraktore nuk ndalohet shprehimisht nga ligji ose nuk bie në kundërshtim me vetë natyrën e çështjes administrative; dhe b) organi publik është i autorizuar nga ligji të vendosë për çështjen me diskrecion.

143

Page 144: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

2. Kontrata administrative lidhet në formë të shkruar, përveç rasteve kur ligji parashikon një formë tjetër të posaçme.3. Kontrata nënshkruhet nga palët apo përfaqësuesit në mënyrë manuale apo elektronike, në përputhje me modalitetet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi. Nënshkrimi në emër të organit publik bazohet mbi një autorizim të lëshuar nga organi përkatës.

Duke i’u referuar dispozitave të sipërcituara, rezulton se që të jemi përpara një kontrate administrative duhet të plotësohen këto kritere bazë:

Së pari, detyrimisht njëra nga palët duhet të jetë organ publik si palë kontraktore. Në këtë kuptim nuk rezulton vetëm prezenca e Ministris së Ekonomisë dhe Energjitikës, e cila ka marrë pjesë në fazën parakontraktore, por edhe vetë pala e paditur Albetrol sh.a, shfaqet në cilësinë e organit publik pasi po ushtron funksione publike të caktuara nga ligji.

Së dyti, ky organ publik ushtron funksionet e caktuara nga ligji në fushën e të drejtës publike. Pra ashtu sikundër u tha më sipër pala e paditur Albetrol sh.a, po ushtron funksione publike, pikërisht për shkak të interesit të gjerë publik.

Së treti, kjo kontratë administrative nuk duhet të ndalohet nga ligj apo nuk bie në kundërshtim me natyrën e çështjes administrative. Që do të thotë se organi publik, i ushtron kompetencat e tij publike në përputhje me ligjin dhe funksionet publike/administrative që atij i janë prej tij.

Së katërti, organi publik është autorizuar nga ligji të vendos për çështjen me diskrecion. Kjo nënkupton faktin se ligji i ka njohur organit publik të drejtën për të vendosur vetë dhe mbi të gjitha të marrë masa e duhura ligjore për mbrojtjen e interesin publik.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë duke analizuar sa më sipër llojin e mosmarrëveshjes objekt shqyrtimi, konstaton se natyra e mosmarrëveshjes është administrative, pasi konflikti që është shtruar për zgjidhje përpara gjykatës lind nga një kontratë administrative, përkatësisht nga kontrata për të negociuar dhe lidhur marrëveshjet hidrokarbure për vendburimet “Cakra - Mollaj” dhe “Gorisht - Kocul”. Kjo kontratë është lidhur midis palëve në përfundim të një procedure tenderimi, sipas ligjit të posaçëm në fushën e të drejtës publike. Në rastin në shqyrtim, me anë të kontratës administrative palët synojnë të rregullojnë të drejta dhe detyrime në lidhje me kryerjen e shërbimeve në funksion të interesit të gjerë publik, për të përmbushur nevojat funksionale të organit të administratës publike dhe jo vetëm, i cili është edhe porositësi edhe organi publik kompetent i autorizuar për realizimin e këtyre shërbimeve.

Ky Kolegj vlerëson të theksojë se një kontratë administrative shpall, modifikon ose revokon një marrëdhënie juridike në sferën e së drejtës publike. Një kontratë administrative duhet të ketë mbështetjen e saj në ligj dhe nuk duhet të jetë e papajtueshme me ndonjë parashikim ligjor. Në këtë kontekst, ligji nuk do të thotë vetëm ligji bazë, si dhe që rregullon këtë marrëdhënie, por në përgjithësi gjithë legjislacionin administrativ, ligjet e zakonshme, parimet e përgjithshme të së drejtës publike.

Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi Nr.62-2018-2679 (708), datë 21.05.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë 03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

144

Page 145: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit Nr.62-2018-2679 (708), datë 21.05.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Tiranë, më 14.11.2018

145

Page 146: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 31001-02528-00- 2018 i Regj. ThemeltarNr. 00 - 2018 - 1102 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej anëtarëve të Gjykatës së Lartë :

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani Anëtar Medi Bici Anëtar

Në datën 14.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket palëve :

PADITËS: SHOQERIA " XHORDI & MEGI "

PADITUR: MINISTRIA E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISEAVOKATURA E SHTETIT

OBJEKTI:

Anullimin dhe shfuqizimin e urdherit Nr.265 datë 05.12.2017 nenin 2 pika 1 "Anullimi i shtojcës A dhe B të Urdhërit Nr.3917 datë 18.07.2017" dhe Nenit 2 "Subjektet e licensuara sipas udhëzimit Nr.3917 datë l8.07.2017 duhet të dorëzojnë linjat dhe licencat e përfituara

përmes këtij urdhëri"Anullimin e ekzekutimit të urdhërit 265 datë 05.12.2017 për nenin 2 pika 1 aneksin A dhe

aneksin B, Neni 2 pika 2 " shoqëritë e licensuara detyrohen të dorëzojnë licencat dhe linjat" deri në vendimin final të gjykatës administrative që del mbi këtë akt-padi.

BAZA LIGJORE: Kodi i Procedurës Civile; ligji nr.49/2012, ligji nr.8378 datë 20.07.1998,

Vendimi nr.325 datë 19.03.2008, Udhëzimi nr.5628 datë 16.11.2016,Udhëzimi nr.3917 datë 18.07.2017, Udhëzimi nr.265 datë 05.12.2017.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin Nr.284 (80-2018-406), datë 05.02.2018 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës funksionale të gjykatës administrative së shkallës së parë Tiranë për shqyrtimin e çështjes nr.1224 akti.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në gjykatën administrative të apelit Tiranë, si gjykata me kompetencë funksionale për shqyrtimin e saj.

Gjykata arsyeton se:“Kuptimi i aktit nënligjor normativ jepet në pikën 3 të nenit 2 të ligjit nr. 49/2012, në të cilin parashikohet: 3. "Akt nënligjor normativ" është çdo vullnet i shprehur nga organi publik, në

146

Page 147: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

ushtrim të funksionit të tij publik, që rregullon marrëdhënie të përcaktuara me ligj, duke vendosur rregulla të përgjithshme sjelljeje dhe që nuk shteron në zbatimin e tij’’. Në rastin në gjykim, konstatohet se padia është ngritur për shfuqizimin e Udhëzimit të ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës që në vetvete përmban vullnetin e shprehur nga ky organ, në ushtrim të funksionit të tij publik, që rregullon marrëdhënie të përcaktuara me ligjin nr. 8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, i ndryshuar, duke vendosur rregulla të përgjithshme sjelljeje dhe që nuk shteron në zbatimin e tij. Udhëzimi i ministrit ka dalë në bazë dhe për zbatim të ligjit nr. 8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, i ndryshuar, për vendosjen e rregullave të përgjithshme në fushën ku operon MTI, pa patur qëllimin për të shkaktuar pasoja individuale. Fakti që një subjekt preket në interesat e tij nga rregullat e vendosura me aktin nënligjor në fjalë, nuk i heq Udhëzimit natyrën e tij të veçantë si akt normativ nënligjor, në referim të kritereve të nenit 2, pika 3, të Ligjit nr. 49/2012. Sa më sipër, gjykata vlerëson se në çështjen objekt gjykimi, ajo nuk ka kompetencë funksionale për të shqyrtuar këtë çështje duke qene se jemi perpara shqyrtimit të nje akti nënligjor normativ. Në mbështetje të pikës 2 të nenit 10 të ligjit nr. 49/2012, kjo kompetencë i përket Gjykatës Administrative të Apelit”.

Gjyakata Administrative e Apelit Tiranë, me vendimin Nr.Regj.Them., 137, datë 04.10.2018 ka vendosur:

Të ngrejë mosmarrëveshjen për kompetencën funksionale, ndërmjet Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, përpara Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.

Gjykata arsyeton se:“Gjykata çmon se për të njëjtin udhëzim që është objekt gjykimi së fundmi është mbajtur një qëndrim nga Kolegji Adiministrativ ti Gjykatës së Lartë me vendimin nr.00-2018-717 datë 05.06.2018,, ku ndër të tjera është shprehur se:...Kolegji vlerëson se në përputhje të plotë me përcaktimet e sipërcituara udhëzimit nr.265 datë 05.12.2017 të MIE përbënë një akt administrativ individual, pasi ky akt i drejtohet një grupi personash të përcaktueshëm në bazë të karakteristikave të përgjithshme, ka për objekt krijimin, ndryshimin ose shuarjen e një marrëdhënie juridike konkrete, si dhe ka efekte me karakter shterues, pasi efektet shtrihen tek subjekte të përcaktuara dhe në mënyrë të menjëhershme....

Për sa më sipër Gjykata Administrative e Apelit nuk ka kompetencë funksionale në shqyrtimin e çështjes”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Vendimi Nr.284 (80-2018-406), datë 05.02.2018 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, që ka shpallur moskompetencën funksionale për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja të kthehet po asaj gjykate.

Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës për gjykimin e një çështje, nga pikëpamja funksionale, është shumë e rëndësishme si

147

Page 148: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

Në çështjen konkrete, Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës funksionale i referohet identifikimit të natyrës së aktit nënligjor nëse është akt individual apo normativ. Kolegji e vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë. Kjo gjykatë nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të aktit nënligjor dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës funksionale.

Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit shoqëria “Xhordi & Megi” shpk në këtë gjykim është “Anullimin dhe shfuqizimin e urdherit Nr.265 datë 05.12.2017 nenin 2 pika 1 "Anullimi i shtojcës A dhe B të Urdhërit Nr.3917 datë 18.07.2017" dhe Nenit 2 "Subjektet e licensuara sipas udhëzimit Nr.3917 datë l8.07.2017 duhet të dorëzojnë linjat dhe licencat e përfituara përmes këtij urdhëri". Anullimin e ekzekutimit të urdhërit 265 datë 05.12.2017 për nenin 2 pika 1 aneksin A dhe aneksin B, Neni 2 pika 2 " shoqëritë e licensuara detyrohen të dorëzojnë licencat dhe linjat" deri në vendimin final të gjykatës administrative që del mbi këtë akt-padi”.

Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një gjykimi me anën e së cilit kërkohet shfuqizimi i udhëzimit/urdhërit të Ministrit, i cili në rastin konkret paraqitet në formën e aktit administrative individual, duke ka përcaktuar se hiqet linja dhe licensat në të cilën paditësi ushtron në veprimtarinë e përditëshme.

Në analizë të sa më sipër çështja që shtrohet për shqyrtim përpara Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë lidhet me përcaktimin e natyrës së aktit nënligjor, udhëzimit nr.265 datë 05.12.2017 të MIE, pra nëse kemi të bëjmë me një akt më natyrë individuale apo akt me natyrë normative dhe në varësi të natyrës së këtij akti përcaktohet se cila gjykatë ka kompetencën funksionale për gjykimin e çështjes.

Në referim të nenit 2.3 të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, është dhënë përcaktimi i aktit nënligjor normativ, duke përcaktuar se “Akt nënligjor normativ” është çdo vullnet i shprehur nga organi publik, në ushtrim të funksionit të tij publik, që rregullon marrëdhënie të përcaktuara me ligj, duke vendosur rregulla të përgjithshme sjelljeje dhe që nuk shteron në zbatimin e tij.

Gjykata Kushtetuese ka interpretuar tri kritere që përcaktojnë ndarjen e aktit nënligjor në individual ose normativ: (i) Subjektet të cilave akti u drejtohet - subjekte individualisht të përcaktuara të së drejtës/një grup personash të përcaktueshëm në bazë të karakteristikave të përgjithshme, ose subjekte të papërcaktuara të së drejtës; (ii) Objekti - krijimi, ndryshimi ose shuarja e një marrëdhënieje juridike konkrete të së drejtës administrative, ose përcaktimi i normave të përgjithshme të sjelljes, me karakter abstrakt; (iii) Karakteri shterues/jo shterues- efektet shtrihen tek subjekte të përcaktuara dhe në mënyrë të njëhershme, ose tek subjekte të papërcaktuara të së drejtës, në mënyrë të vazhdueshme dhe jo të njëhershme. (shih vendimin nr. 14 datë 21.03.2014 i Gjykatës Kushtetuese)

Kolegji vlerëson se në përputhje të plotë me përcaktimet e sipërcituara udhëzimit nr.265 datë 05.12.2017 të MIE përbënë një akt administrativ individual, pasi ky akt i drejtohet një grupi personash të përcaktueshëm në bazë të karakteristikave të përgjithshme, ka për objekt krijimin, ndryshimin ose shuarjen e një marrëdhënie juridike konkrete, si dhe ka efekte me karakter shterues, pasi efektet shtrihen tek subjekte të përcaktuara dhe në mënyrë të menjëhershme.

Ligji nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” në nenin 10 të tij ka përcaktuar kompetencën funksionale të gjykatave administrative, sipas të cilit:

148

Page 149: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

“1. Gjykata administrative e shkallës së parë shqyrton mosmarrëveshjet administrative të parashikuara në nenin 7 të këtij ligji, me përjashtim të atyre që lidhen me aktin nënligjor normativ.

2. Gjykata Administrative e Apelit shqyrton: ...b) në shkallë të parë, mosmarrëveshjet me objekt aktet nënligjore normative, si dhe

raste të tjera të parashikuara me ligj...”.Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se përsa kohë jemi përpara një akti

administrativ individual, kompetencën funksionale për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje e ka Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë dhe jo Gjykata Administrative e Apelit Tiranë përsa u arsyetua më sipër.

Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi Nr.284 (80-2018-406), datë 05.02.2018 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, me të cilin është shpallur moskompetenca funksionale për gjykimin e çështjes, duhet të prishet dhe çështja ti kthehet po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë 03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit Nr. 284 (80-2018-406), datë 05.02.2018 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykatë për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë nga pikëpamja funksionale.

Tiranë, më 14.11.2018

149

Page 150: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 31003-02540-00 - 2018 i Regj. ThemeltarNr. 00 - 2018 - 1103 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej anëtarëve të Gjykatës së Lartë :

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani Anëtar Medi Bici Anëtar

Në datën 14.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket palëve :

PADITËS: PREKË MOLLA

PADITUR: INSPEKTORIATI KOMBËTAR I MBROJTJES SË TERRITORIT

OBJEKTI:

Kundërshtojmë vendimin administrativ nr. 02 datë 30.11.2017, të IKMTTiranë si dhe vendimin nr.05 datë 30.11.2017 të IKMT Tiranë.

BAZA LIGJORE: Ligji 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin emosmarrëveshjeve administrative”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin Nr.56 (70), datë 29.01.2018 ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën tokësore, për gjykimin e çështjes administrative nr.regj.them. 1080 (31156-00003-83-2018), datë 05.01.2018 të ngritur nga pala paditëse Prekë Molla dhe të dërgojë së bashku me aktet shkresore gjykatës kompetente Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Gjykata arsyeton se:“Pala paditëse në gjykim ka kundërshtuar aktet administrative vendimin nr. 02 datë 30.11.2017 “Për Prishje Objekti” dhe vendimin nr.05 datë 30.11.2017 “Për dënimin me gjobë” të IKMT Tiranë, i cili e ka qendrën dhe selin në Tiranë, pavarësisht se shkelja e pretenduar është konstatuar në adresën Baks Rrjoll Velipojë.Për këtë arsye gjykata kompetente e cila duhet të shqyrtojë këtë mosmarrëveshje është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, e cila përfshinë territorin ku ka vendosjen organi që ka nxjerr aktin administrativ, i cili është bërë objekt kundërshtimi në këtë gjykim ”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin Nr.Regj.Them. 1993 (31156-01366-80) datë 28.06.2018 ka vendosur:

150

Page 151: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Të ngrejë kryesisht çështjen e mosmarrëveshjes për kompetencë përpara Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes administrative me nr. 1993 (31156-01366-80) akti, datë 05.03.2018.Të pezullojë gjykimin e nisur pranë kësaj gjykate deri sa Gjykata e Lartë, të shprehet lidhur me këtë parashtresë.

Gjykata arsyeton se:“Së pari vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër për shpalljen kryesisht të moskompetencës tokësore për çështjen objekt gjykimi vjen në kundërshtim me nenin 13/2të ligjit nr.49/2012.Për rrjedhojë në dosjen gjyqësore nuk gjendet i administruar kërkimi i ndonjërës palë ndërgjyqëse për shpalljen e moskompetencës tokësore, gjykata e Shkodrës ka tejkaluar këto parashikime ligjore duke disponuar vetë në dhomë këshillimi.Së dyti kompetente për shqyrtimin e çështjes është Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, pasi aty është kryer veprimi administrativ i organit publik IKMT. Së treti bazuar në Dekretin e Presidentit nr.7818 datë 16.11.2012, është përcaktuar se kush është në kompetencë tokësore të Gjykatës Administrative të Shkallë së Parë Shkodër.

Së fundi, referuar edhe qëndrimeve të mbajtura nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, moskompetenca tokësore mund të ngrihet ose kundërshtohet nga palët vetëm para se të ketë filluar shqyrtimi gjyqësor i provave ”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Vendimi Nr.56 (70), datë 29.01.2018 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, që ka shpallur moskompetencën tokësore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër në arsyetimin e vendimit ka marrë kryesisht në shqyrtimi faktin nëse është kompetente nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin e çështjes objekt gjykimi apo jo, pa kërkesë paraprake nga palët ndërgjyqëse, duke dal në një konkluzion të gabuar përsa i përket mungesës së kompetencës tokësore.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke vlerësuar arsyetimin e gabuar të ligjit nga ana e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, e gjënë me vend të sqarojë

151

Page 152: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

dhe të interpretojë edhe njëherë qëndrimin mbi kompetencën tokësore të gjykatave në marrjen në shqyrtim të një çështje, në rastet kur ekzistojnë konflikte nga ana e tyre. Në neni 13 të ligjit Nr. 49/2012 në paragrafin e parë dhe të dytë përcaktohen rregulla të ndryshme të shqyrtimit të kompetencës lëndore dhe tokësore nga ana e gjykatës. Pasi, sipas paragrafit të parë kompetenca lëndore dhe funksionale merret në shqyrtim nga gjykata edhe me kërkesën e palëve edhe kryesisht, në çdo fazë dhe shkallë gjykimi, ndërsa ndryshe veprohet për kompetencën tokësore e cila mundet të ngrihet ose të kundërshtohet vetëm nga palët, para se të ketë filluar shqyrtimi gjyqësor i provave.

Kolegji vlerëson se ligji Nr. 49/2012 ashtu dhe Kodi i Procedurës Civile nuk e vlerëson kompetencën tokësore të gjykatës si prezumim ligjor absolut për vlefshmërinë e procesit, në ndryshim nga kompetenca lëndore dhe funksionale, e cila është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Fakti që ligji e ka lënë në dorë palëve të drejtën për të kërkuar apo kundërshtuar kompetencën tokësore të gjykatës, do të thotë se mbetet në vlerësim të palëve për të iniciuar pushtetin e gjykatës dhe disponimin e saj mbi këtë çështje. Për më tepër, ligji ka kushtëzuar ushtrimin e këtij prapësimi në kohë, duke e kufizuar ushtrimin e disponibilitetit të palëve vetëm deri në momentin procedural sa nuk ka filluar shqyrtimi gjyqësor. Që do të thotë se me kalimin e kësaj faze proceduriale, palët nuk kanë të drejtë dhe nuk mund të kërkojnë apo kundërshtojnë kompetencën tokësore, duke e detyruar gjykatën të vazhdojë procesin gjyqësor normalisht deri në shqyrtimin e çështjes në themel, pa cënuar vlefshmërinë e procesit.

Ndryshe paraqitet situata për sa i përket kompetencës lëndore dhe funksionale të gjykatës, ku edhe palët edhe gjykata kryesisht, në çdo fazë dhe shkallë gjykimi, mundet të kërkojnë ose jo nëse gjykata është kompetente për shqyrtimin e çështjes, për sa u arsyetua më sipër pasi lidhet me vlefshmërinë e procesit, si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Vetëm në këtë rast nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi Nr. 56 (70), datë 29.01.2018 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, me të cilin është shpallur moskompetenca tokësore për gjykimin e çështjes, duhet të prishet pasi kjo gjykatë ka zbatuar keq ligjin procedural dhe ka lejuar gabime në procedim.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë 03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit Nr. 56 (70), datë 29.01.2018 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykim po asaj gjykate, si gjykatë kompetente nga pikëpamja tokësore.

Tiranë, më 14.11.2018

152

Page 153: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 31003-02456-00-2018 i Regj. ThemeltarNr. 00 - 2018 - 1104 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej anëtarëve të Gjykatës së Lartë :

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani Anëtar Medi Bici Anëtar

Në datën 14.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket palëve :

PADITËS: EDJON IDRIZI

PADITUR: MINISTRIA E DREJTËSISËINSTITUCIONI I EKZEKUTIMIT TË VENDIMEVE PENALE ELBASANDREJTORIA E SHËRBIMIT TË KONTROLLIT TË BRENDSHËM TË BURGJEVE TIRANË

ME PJESËMARRJEN E AVOKATURËS SË SHTETIT

OBJEKTI:

1. Detyrimin e palëve të paditura që të trajtojnë financiarisht duke i paguar paditësit Edjon Idrizi pagesën kalimtare në bazë të funksionit dhe pagës që ka patur si Inspektori i Drejtorisë

së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB-së) pagesë që përbëhet nga 2 (dy) paga referuese mujore të menjëhershme dhe më pas ta trajtojë

financiarisht me pagesë në masën 50 për qind të pagës referuese për 19 muaj që është vjetërsia e shërbimit.

2. Dhënien e vendimit në ekzekutim të përkohshëm.

BAZA LIGJORE: Ligji nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, nenet 1/1, 32, 106 e 317 të K.Pr.Civile, Ligji nr.9397,

datë 12.05.2005 “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshme në Sistemin e Burgjeve dhe ligji nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave

të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, ... në Republikën e Shqipërisë”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin Nr.1895 (80-2018-1919), datë 17.05.2018 ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën tokësore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për shqyrtimin e çështjes nr. 2708 31138-02658-2018 akti.

153

Page 154: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Dërgimin e aktet të çështjes për kompetentencë, Gjykatës Administrativ të Shkallës së Parë Durrës.

Gjykata arsyeton se:“Në seancën përgatitore të datës 17.05.2017 përfaqësuesi i palës së paditur dhe avokati i shtetit u shprehën që kjo gjykatë nuk është kompetente nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin e çështjes, bazuar në parashikimet e nenit 11/2 të ligjit nr.49/2012, pasi paditësi e ka kryer punën e tij në qytetin e Elbasanit. Ky qytet hyn në juridiksionin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, për rrjedhojë kërkesë padia dhe aktet duhet ti dërgohen kësaj gjykate.Në zbatim të nenit 13/2 të ligjit nr.49/2012, kompetente për gjykimin e çështjes është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë që përfshin territorin ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij ”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin Nr.189, datë 01.10.2018 ka vendosur:

Të ngrejë çështjen në lidhje me mosmarrëveshjen e kompetencës tokësore midis Gjykatës Administrativ të Shkallës së Parë Durrës dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për gjykimin e çështjes civile administrative me numër regjistri (00803) 1311 dhe datë 05.06.2018.

Gjykata arsyeton se:“Në seancën përgatitore të datës 01.10.2018 përfaqësuesi i palës paditëse pretendoi se kompetente nuk është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, por Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe kërkoi që dosja t’i përcillet Gjykatës së Lartë për të zgjidhur çështjen e konfliktit të kompetencës.

Kërkimin paditësi e mbështet në nenin 11/2 të ligjit nr.49/2012, në ndryshimet e nenit 61 të K.Pr.Civile me ligjin nr.38/2017, ne nenet 45 dhe 46 po të K.Pr.C, në faktin se paditësi godet urdhrin i cili është nxjerrë nga organi që ka qendrën në Tiranë ”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Vendimi Nr.1895 (80-2018-1919), datë 17.05.2018 i Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë Tiranë është i bazuar në ligj, prandaj duhet të lihet në fuqi.

Nga aktet e çështjes rezulton se paditësi Edjon Idrizi, është liruar nga detyra me urdhërin nr.8371/1 datë 23.12.2016 të Ministrit të Drejtësisë, me motivacionin “shkelje disiplinore në mënyrë të përsëritur për mosparaqitje në detyrë”.

Pala paditëse e ka kundërshtuar gjyqësisht këtë urdhër në një proces tjetër gjyqësor dhe çështja është në proces shqyrtimi pa i zgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Në këto kushte paditësi i është drejtuar përsëri gjykatës, me kërkesën padinë objekt gjykimi, duke pretenduar, se pala e paditur ka zbatuar gabim ligjin dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin Nr.1895 (80-2018-1919), datë 17.05.2018 ka vendosur:Të shpallë moskompetencën tokësore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për shqyrtimin e çështjes nr. 2708 31138-02658-2018 akti.

154

Page 155: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Dërgimin e aktet të çështjes për kompetentencë, Gjykatës Administrativ të Shkallës së Parë Durrës.

Në thelb Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, arsyeton se bazuar në parashikimet e nenit 11/2 të ligjit nr. 49/2012, paditësi e ka kryer punën e tij në qytetin e Elbasanit dhe ky qytet hyn në juridiksionin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, për rrjedhojë kërkesë padia dhe aktet duhet ti dërgohen kësaj gjykate.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin Nr.189, datë 01.10.2018 ka vendosur:Të ngrejë çështjen në lidhje me mosmarrëveshjen e kompetencës tokësore midis Gjykatës Administrativ të Shkallës së Parë Durrës dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për gjykimin e çështjes civile administrative me numër regjistri (00803) 1311 dhe datë 05.06.2018.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës në thelb, ka arsyetuar në vendimin e saj se kërkimin paditësi e mbështet në nenin 11/2 të ligjit nr. 49/2012, në ndryshimet e nenit 61 të K.Pr.Civile me ligjin nr. 38/2017, ne nenet 45 dhe 46 po të K.Pr.Cicile, në faktin se godet urdhërin i cili është nxjerrë nga organi që ka qendrën në Tiranë.

Në këto kushte, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vrenë se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë në qëndrimin e saj ka interpretuar dhe zbatuar drejtë ligjin, pasi bazuar në nenin 11 të Ligjit nr.49/2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, përcaktohet kompetenca tokësore e gjykatave administrative dhe konkretisht:

1. Paditë kundër veprimit administrativ shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin, në të cilin organi publik ka kryer veprimin administrativ që kundërshtohet.

Në rastet kur organi administrativ më i lartë, pas ankimit administrativ, e ndryshon aktin administrativ të organit vartës, padija ngrihet në gjykatën që përfshin territorin ku ka qendrën organi administrativ më i lartë.

2. Paditë për marrëdhëniet e punësimit shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin, ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij.

3. Paditë për mosmarrëveshjet administrative, që kanë për objekt mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshëm, që rrjedhin nga sendet e paluajtshme, shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin në të cilin ndodhet sendi ose pjesa më e madhe e tij.

4. Paditë për mosmarrëveshjet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave kushtetues dhe ligjorë, që rrjedhin nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ndihma ekonomike dhe pagesa e aftësisë së kufizuar, përveç sa është parashikuar në këtë ligj, shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin ku paditësi ka banimin ose vendqëndrimin.

5. Kur kompetenca tokësore nuk mund të përcaktohet në këtë mënyrë, atëherë kompetente është

gjykata, në territorin e së cilës ka qendrën organi publik i paditur.Objekti i konfliktit midis palëve ndërgjyqëse ka të bëjë me “detyrimin e palëve të

paditura që të trajtojnë financiarisht duke i paguar paditësit Edjon Idrizi pagesën kalimtare në bazë të funksionit...”, pra paditësi kërkon ti jepet pagesa kalimtare referuar ligji nr.10142 datë 15.0.2009 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar.....”.

Në këto kushte, paditësi i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë për mbrojtjen e të drejtave të pretenduara si të shkelura dhe kjo e fundit e ka dërguar çështjen për kompetencë tokësore në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës, duke arsyetuar në thelb se kompetente për gjykimin e çështjes do të jetë Gjykata, pranë territorit ku paditësi ka kryer zakonisht punën e tij, arsyetim ky i marrë në zbatim të drejtë të

155

Page 156: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

pikës 2 të nenit 11 të ligjit nr.49/2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”.

Ky Kolegj, vëren se në nenin 11 pika 2 të ligjit nr.49/2012, është sanksionuar në mënyrë taksative se:

“…..2. Paditë për marrëdhëniet e punësimit shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin, ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij.….”.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson të evidentojë se paditësi në çështjen objekt shqyrtimi nuk godet asnjë akt administrativ i cili të ketë cënuar të drejta e ligjshme, por ai pretendon të zbatohet ligji nga ana e punëmarrësit, për përfitimin e të drejtave që burojnë prej tij dhe që ai pretendon se i takojnë. Pra, në rastin konkret pala paditëse, sipas edhe qëndrimit të gjykatave, ka punuar pranë IEVP Elbasan, prandaj edhe kompetente do të jetë Gjykatën Administrative e Shkallës së Parë Durrës.

Nga ana e Kolegjit Administrativ, theksohet se neni 11 i ligjit nr.49/2012 ka përcaktuar qartë rastet dhe mënyrën se si do të evidentohet dhe përcaktohet kompetenca tokësore e gjykatave administrative, prandaj nga ana e gjykatave duhet të identifikohet dhe të përcaktohet qartë lloji dhe natyra e mosmarrëveshjes. Në këtë mënyrë, do të identifikohet dhe përcaktohet qartë dhe drejtë se cila gjykatë do të ketë kompetencën tokësore për shqyrtimin e çështjeve përkatëse.

Për sa më sipër Kolegji Administrative i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi Nr.1895 (80-2018-1919), datë 17.05.2018 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, i cili ka shpallur moskompetencën tokësore për gjykimin e kësaj çështje, duke e dërguar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës, si Gjykatë kompetente, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë 03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit Nr. 1895 (80-2018-1919), datë 17.05.2018 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Tiranë, më 14.11.2018

156

Page 157: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 31003-02663-00 - 2018 i Regj. ThemeltarNr. 00 - 2018 - 1106 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej anëtarëve të Gjykatës së Lartë :

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në datën 27.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket palëve :

PADITËS: FAIME KËRCUKU

PADITUR: PREFEKTURA FIERFERIZ KAJOLLISHKËLQIM KAJOLLIARJAN KAJOLLI

PERSON I TRETË: ZYRA VENDORE E RREGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME FIER

OBJEKTI:

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit datë 14.02.2002 të Komisionit të Tokës së Bashkisë Fier, përsa i përket disponimit të të gjithë pasurisë së ish-pronarit Sahit Kajolli në favor të ish-pronarit Feriz Kajolli, zgjidhjen e pasojave të saj duke detyruar të paditurit të

njohin bashkëpronare paditësen sipas pjesës takuese sipas dëshmisë së trashëgimisë së Xhyzyde Kajolli, të përcaktuar në vendimin nr.961 datë 22.09.2000 të Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Fier.

BAZA LIGJORE: Neni 92 i K.Civil, neni 31 i K.Pr.Civile, neni 94 i ligjit nr.6340 datë26.06.1981, VUC nr.5 datë 30.10.2012 të Kolegjeve të Bashkuara të

Gjykatës së Lartë, VUC nr.6 datë 24.01.2007 të Kolegjeve të Bashkuara tëGjykatës së Lartë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin Nr. 62-2018-1957 (509), datë 12.04.2018 ka vendosur:

Moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje civile.Dërgimin e kësaj mosmarrëveshje civil për kompetencë lëndore pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

157

Page 158: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata arsyeton se:“Mosmarrëveshja ka lind për shkak të nxjerrjes së një akti administrativ prej Bashkisë Fier, e cila i ka dhënë në mënyrë të drejtpërdrejtë të paditurve titull pronësie si organ administrativ që dispononte tokat bujqësore nën juridiksionin e vet.Për rrjedhojë kompetenca lëndore në shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje civile ka të bëjë me kryerjen e një veprimi administrativ brenda kompetencave të organit administrativ, hynë në kompetencë të Gjykatave Administrative të Shkallës së Parë Vlorë”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin Nr.1222 Akti, datë 02.07.2018 ka vendosur:

Ngritjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, në lidhje me pikën e dytë të objektit të kërkimit “detyrimin e të paditurve ta njohin bashkëpronar paditësen sipas pjesës takuese sipas dëshmisë së trashëgimisë së Xhyzyde Kajolli të përcaktuar në vendimin nr.961 datë 22.09.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”, duke i’a dërguar aktet që shoqërojnë këtë kërkesë padi për vlerësim në lidhje me këtë mosmarrëveshje pranë Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.

Gjykata arsyeton se:“Padia referuar kërkimeve të pasqyruara në objektin e saj konstatohet se ajo ka dy kërkime.Në lidhje me pikën e parë “Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit datë 14.02.2002 të Komisionit të Tokës së Bashkisë Fier, përsa i përket disponimit të të gjithë pasurisë së ish-pronarit Sahit Kajolli në favor të ish-pronarit Feriz Kajolli”, gjykata vlerëson se është kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore, pasi vlerëson se si shkak ligjor i kërkimit të palës paditëse është vlerësimi i një akti administrativ të nxjerrë nga ana e institucionit publik.Kurse në lidhje me pikën e dytë të objektit të kërkimit “detyrimin e të paditurve ta njohin bashkëpronar paditësen sipas pjesës takuese sipas dëshmisë së trashëgimisë së Xhyzyde Kajolli të përcaktuar në vendimin nr.961 datë 22.09.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”, vlerësohet se është një kërkim i cili është në kompetencë lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin nr.4 datë 28.04.2014 kanë ndryshuar interpretimin njësues të pikave “A” dhe “B” të vendimit nr.4 datë 10.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, si vijon:

Kur në objektin e gjykimit të një çështje ka disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative, këto kërkime pavarësisht faktit nëse kanë një lidhje të thjeshtë në mes tyre, apo janë edhe të ndërvarura nga njëra tjetra, referuar nenit 61 dhe 159 të K.Pr.Civile dhe 13 dhe 23 të ligjit nr.49/2012, gjykatat duhet të veçojë kërkimet që nuk janë në kompetencën e saj lëndore, duke ia kaluar atë gjykatës kompetente ”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Vendimi Nr.62-2018-1957 (509), datë 12.04.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që ka shpallur moskompetencën lëndore, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja ti kthehet për gjykim po asaj gjykate.

158

Page 159: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier në arsyetimin e vendimit thekson në thelb faktin se mosmarrëveshja ka lind për shkak të nxjerrjes së një akti administrativ prej Bashkisë Fier, e cila i ka dhënë në mënyrë të drejtpërdrejtë të paditurve titull pronësie si organ administrativ që dispononte tokat bujqësore nën juridiksionin e vet. Ky arsyetim është i gabuar për faktin se nuk nga njëra anë pala paditëse kërkon të godas gjyqësisht aktin administrativ vendimin datë 14.02.2002 të Komisionit të Tokës së Bashkisë Fier dhe nga ana tjetër kërkon të njihet bashkëpronare në këtë pasuri. Pra këto çështje nuk janë të ndërvarura nga njëra tjetra por janë kërkime të cilat qëndrojnë më vete.

Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditëses në këtë gjykim është : “Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit datë 14.02.2002 të Komisionit të Tokës së Bashkisë Fier, përsa i përket disponimit të të gjithë pasurisë së ish-pronarit Sahit Kajolli në favor të ish-pronarit Feriz Kajolli, zgjidhjen e pasojave të saj duke detyruar të paditurit të njohin bashkëpronare paditësen sipas pjesës takuese sipas dëshmisë së trashëgimisë së Xhyzyde Kajolli, të përcaktuar në vendimin nr.961 datë 22.09.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”.

Referuar objektit të padisë jemi në kushtet kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier nuk ka kompetencën lëndore për shqyrtimin e të gjithë objekti të kërkesë padisë, pasi jemi në kushte kur kërkohet si pavlefshmëria vendimit datë 14.02.2002 të Komisionit të Tokës së Bashkisë Fier e cila është kërkim administrative, ashtu dhe njohja bashkëpronar e cila është kërkim civil.

Kolegji Administrativ çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një gjykimi që përbën mosmarrëveshje me natyrë të përzier, e cila rregullohet si nga dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, po ashtu edhe nga ligji nr.49/2012 “për gjykatën administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. Ky fakt rezulton nga kërkimet e vetë paditësit i cili pretendon pavlefshmërinë e vendimit datë 14.02.2002 të Komisionit të Tokës së Bashkisë Fier, si dhe njohjen bashkëpronar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier është kompetente për gjykimin në shkallë të parë vetëm për ato çështje të përcaktuara nga Kodi i Procedurës Civile dhe konkretisht është kompetente në lidhje me gjykimin e njohjes bashkëpronar, ndërsa objekti i kërkesë padisë për pavlefshmërinë e vendimit datë 14.02.2002 të Komisionit të Tokës së Bashkisë Fier, është kompetente për shqyrtim nga gjykata administrative, prandaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier duhej të kishte veçuar çështjen dhe të vazhdonte gjykimin sipas rregullave të përgjithshme të përcaktuar për gjykimin në shkallë të parë për atë pikë të objekti të padisë që ajo është kompetente.

Në çdo rast, ky Kolegj thekson edhe njëherë, se moskompetenca për zgjidhjen e çështjes përbën shkelje të rëndë procedurale, e cila ndikon drejtpërsëdrejti në dhënien e vendimit në kuptimin që, mosrespektimi i kompetencës e bën vendimin gjyqësor absolutisht të pavlefshëm. Prandaj në çështjen objekt gjykim Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier do të duhej të veçonte çështjen për ato pika të objektit të padisë për të cilën ajo nuk është kompetente për

159

Page 160: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

shqyrtimin e tyre, duke ja dërguar gjykatës kompetente, si dhe të shqyrtonte ato për të cilat është kompetente.

Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi Nr.62-2018-1957 (509), datë 12.04.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore, duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim po asaj gjykate.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë 03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit Nr. 62-2018-1957 (509), datë 12.04.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore.

Tiranë, më 27.11.2018

160

Page 161: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 31003-02614-00 - 2018 i Regj. ThemeltarNr. 00 - 2018 - 1107 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej anëtarëve të Gjykatës së Lartë :

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani Anëtar Medi Bici Anëtar

Në datën 27.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit që ju përket palëve :

KËRKUES: BUJAR DEMUSHIROZARTA DEMUSHI (CELAJ)

PALË E INTERESUAR: ZYRA E GJENDJES CIVILE TROPOJË

ZYRA E GJENDJES CIVILE BUJAN

OBJEKTI

Vërtetimin e faktit juridik të martesës tonë që i përket datës 15.06.2003 të lidhur përpara zyrës së gjendjes civile të ish Komunës Nujan ndërmjet kërkuesve.

BAZA LIGJORE: Neni 388 e vijues të K.Pr.Civile

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, me vendimin Nr. s’ka, datë 16.05.2018 ka vendosur:Nxjerrjen jashtë kompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë për gjykimin e çështjes me nr.regj.them.102, datë regjistrimi 27.02.2018 dhe dërgimin e saj pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.

Gjykata arsyeton se:“Për gjykimin e kësaj çështje administrative ka kompetencë lëndore, funksionale dhe tokësore Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër.Për këto arsye bazuar në ligjin nr.49/2012, në nenet 59 dhe 61 të K.Pr.Civile, vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë me nr.3, datë 06.12.2013, i duhet dërguar për gjykim Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë Shkodër”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin Nr.19 (799), datë 12.09.2018 ka vendosur:

Ngritjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore e funksionale ndërmjet gjykatave.Dërgimin e çështjes nr.regj.them. 19(31138-00493-83-2018), datë 12.06.2018 të ngritur nga pala kërkuese Bujar Demushi dhe Rozarta Demushi, për zgjidhjen e konfliktit pranë Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.

161

Page 162: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata arsyeton se:“Paditësi me vullnet të lirë kanë shkuar në zyrën e gjendjes civile Nënprefektura Tropojë, si vendi ku janë transferuar i gjithë fondi dokumentar arkivor i zyrave të gjendjes civile, ku i është komunikuar se nuk ekziston ky akt martese.I ndodhur para këtij fakti, kur akti i martesës i mbajtur përpara organit kompetente konform ligjit, nuk gjendet, ka humbur dhe nuk mund të bëhet përsëri i është drejtuar gjykatës me kërkesë për vërtetim fakti juridik të martesës konform nenit 388 të K.Pr.Civile.

Në këto kushte objekti i kërkimit është i natyrës civile dhe baza ligjore ku kërkuesi ka bazuar kërkimet është K.Pr.Civile dhe K.Familjes, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, çmon se çështja është në kompetencë të gjykatës civile dhe jo administrative ”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Vendimi Nr. s’ka, datë 16.05.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet në po këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë në arsyetimin e vendimit thekson faktin se bazuar në ligjin nr.49/2012, në nenet 59 dhe 61 të K.Pr.Civile, vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë me nr.3, datë 06.12.2013, i duhet dërguar për gjykim Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë Shkodër. Ky qëndrim është i gabuar, pasi në interpretim të nenit 7 dhe 17/dh të ligjit nr. 49/2012 që çështja të gjykohet nga gjykatat administrative duhet që akti administrativ që ka cënuar interesat e palëve të ketë dalë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij ose për shkak të mosveprimit të tij. Në rastin konkret kërkimi i palës paditëse nuk është kundërshtimi i një akti administrativ konkret që të ketë cenuar interesat e paditëses dhe të ketë lindur nevoja e saktësimit të të drejtave apo te detyrimeve, pra ti ketë refuzuar korrigjimin e gabimit apo të ketë mosmarrëveshje ndërmjet paditësave dhe organit administrativ, por kërkohet vërtetimi i faktit juridik të martesës me pasoja për paditësit.

Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditëses në këtë gjykim është : “vërtetimin e faktit juridik të martesës tonë që i përket datës 15.06.2003 të lidhur përpara zyrës së gjendjes civile të ish Komunës Nujan ndërmjet kërkuesve”, bazuar në nenin 388 e vijues të K.Pr.Civile.

Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një gjykimi që përbën mosmarrëveshje e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, siç është vërtetimi i qenies ose mosqenies së një marrëdhënie juridike. Ky fakt

162

Page 163: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

rezulton nga përmbajtja e nenit 32 të K.Pr.Civile sipas të cilit: “Padia mund të ngrihet: (i) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur; (ii) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte; (iii) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin”.

Sa më sipër në analizë të kërkimit të palës paditëse Bujar Demushi dhe Rozarta Demushi (Celaj) dhe shkakut ligjor ku mbështetet kërkimi, rezulton se jemi përpara një padie për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënie juridike, konkretisht marrëdhënies së martesës por se mungon akti që e provon këtë fakt, pra dokumenti “akti i martesës”. Me padinë objekt shqyrtimi paditësi kërkon të vërtetojë gjyqësisht këtë fakt, pasi ky dokument nuk ekziston dhe nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, për shkaqe të cilat nuk kanë ndodhur prej tij dhe për pasojë nuk mund të lëshohet nga organi publik, kjo me qëllim përdorimin e këtij dokumenti pranë institucioneve shtetërore apo privatë.

Kolegji vlerëson të theksoj edhe njëherë qëndrimin e mbajtur dhe të konsoliduar tashmë, se në rastin kur pala paditëse kërkon të vërtetojë gjyqësisht një fakt dhe nuk kërkon detyrimin e palës së paditur për të vepruar apo për ti njohur një të drejtë të cilën ai e disponon sipas dokumentacioni përkatës, jemi përpara rastit të vërtetimit të faktit juridik, pasi jemi në rastin kur akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër. Pra, në rastin konkret akti nuk ekziston, pra dokumenti që vërteton martesën midis palëve nuk është dorëzuar pranë palës së paditur dhe as nuk ekziston në ndonjë institucion tjetër. Pra, nuk është organi publik që në zbatim të funksioneve të caktuara me ligj nuk ka vepruar, por fakti se ky akt nuk ekziston fare dhe i padituri nuk ka se çfarë të akti të lëshojë.

Pra sipas nenit 388 pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, është sanksionuar qartë se:“1.Kur nga një fakt varet lindja, ndryshimi ose shuarja e të drejtave personale apo pasurore të një personi dhe akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, personi i interesuar ka të drejtë të kërkojë që fakti të vërtetohet me vendim të gjykatës së shkallës së parë...”.

Në interpretim të dipozitës së sipërcituar, të pretendimeve të palëve ndërgjyqëse dhe të shkakut ligjor të padisë, rezulton se akti i pretenduar nuk ekziston dhe nuk mund të merre me ndonjë rrugë tjetër, prandaj është investuar gjykata që të vërtetohet ky fakt dhe për të cilën kompetente nga pikëpamja lëndore është gjykata civile.

Ky Kolegj, në referim të analizës së sipërcituar vlerëson se çështja konkrete përbën një mosmarrëveshje civile dhe nuk është e bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” por është bazuar në nenin 388 e vijues të K.Pr.Civile dhe për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë është kompetente nga pikëpamja lëndore për gjykimin e çështjes.

Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi Nr. s’ka, datë 16.05.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë 03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

163

Page 164: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

V E N D O S I

Prishjen e vendimit Nr. s’ka, datë 16.05.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore.

Tiranë, më 27.11.2018

164

Page 165: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-03548-00-2017 Regj. ThemeltarNr. 00-2018 - 1110 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej gjyqtarëve:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në datën 14.11.2018 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit, çështjen që iu përket palëve të mëposhtme:

PADITËS: MISHEL GJERMANI I PADITUR: AGJENCIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE

AVOKATURA E SHTETIT, ZYRA VENDORE KORÇË MINISTRIA E BUJQËSISË DHE USHQIMIT

OBJEKTI:

1-Kundërshtimi i vendimit të K.K.K.Pronave të Këshillit të Rrethit Korçë nr. 361, datë 23.04.1999, duke njohur dhe kthyer sipërfaqen e lirë që rezulton brenda kufinjve të

pronës prej 191.500 m2, si dhe ndryshimin e sipërfaqes së kompensuar dhe vlerës së saj të kompensimit (në favor të trashëgimtarëve të Mishel Gjermani).

BAZA LIGJORE: Neni 32/a, K.Pr.Civile, Ligji nr.7698, datë 15.04.1993 ndryshuar me Ligjin nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës” i ndryshuar me Ligjin 133/2015”Për trajtimin e pronave dhe përfundimin e kompensimit” .

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr. 41-2017-1801 (565), datë 05.05.2017 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes nr. 21291-00701-41-2016-(84/117) akti, datë regjistrimi 24.03.2016 me palë paditës Mishel Gjermani, i paditurAgjencia e Trajtimit të Pronave Tiranë, Avokatura e Shtetit dhe Ministria e Bujqësisëdhe Ushqimit Tiranë, me objekt të sipërcituar.Urdhërimin e sekretarisë gjyqësore për dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës së Apelit Korçë.

165

Page 166: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata e Apelit Korçë i ka parashtruar qëndrimin e saj Gjykatës së Lartë për rregullimin e kompetencës, duke parashtruar këto shkaqe:

- Në vështrim të vendimit unifikues nr. 04, datë 10.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, gjykimet me objekt kundërshtimin e vendimeve të ish-komisioneve të kthimit dhe kompensimit të pronave apo të ish- Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk janë gjykime që përfshihen në rrethin e atyre çështjeve që i përkasin fushës administrative, por mosmarrëveshje të natyrës civile në të cilat subjekti pretendues kërkon të drejtën e pronës mbi një send të paluajtshëm.

- Pra, duke qenë se, çështja objekt gjykimi për kundërshtimin e një vendimi të ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në zbatim të këtij vendimi unifikues ka karakter civil dhe jo administrativ, atëhere për përcaktimin e kompetencës lëndore për gjykimin e kësaj çështjeje nuk mund të jetë i zbatueshëm neni 29 i ligjit nr. 133/2015, por neni 41 i Kodit Civil, që përcakton se kompetencën lëndore për gjykimin e të gjitha mosmarrëveshjeve civile, duke përfshirë edhe ato për të drejtat reale mbi sendet e paluajtshme e kanë gjykatat e shkallës së parë.

- Nëse ligjvënësi do kishte patur për qëllim që sipas kësaj dispozite do të kundërshtoheshin në gjykatat e apelit edhe vendimet e marra sipas ligjeve të mëparshme nga ana e KKKKP, ZRKKP, apo AKKP, do ta kishte zgjidhur këtë situatë juridike nëpërmjet dispozitave kalimtare, apo duke zgjeruar rrethin e vendimeve që kontestohen brenda vetë dispozitës, pra brenda parashikimeve të nenit 29 të ligjit nr. 133/2015.

- Vendimi nr. 3310, datë 19.12.2016 i Gjykatës së Lartë, të cilit i është referuarGjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për shpalljen e moskompetencës lëndore, ështënjë vendim i Kolegjit Civil të kësaj gjykate dhe si i tillë duke mos qenë një vendim për unifikimin e praktikës gjyqësore, nuk mund të ketë karakter detyrues për rastinobjekt gjykimi, për më tepër që shtrihet në të gjitha rastet e vendimmarrjeve të ishKKKKP, ZRKKP, apo AKKP, të kontestuara ose jo në gjykatë deri ne momentin ehyrjes në fuqi të ligjit nr. 133/2015, për të cilat, ashtu sikurse është cituar më lart,tashmë ka një praktikë unifikuese të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.

- Në rrethanat e mësipërme, rezulton që nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçëtë jetë interpretuar në mënyrë të gabuar përmbajtja e nenit 29 të ligjit nr. 133/2015, duke e shtrirë fuqinë vepruese të kësaj dispozite edhe për rregullimin e kompetencës lëndore për paditë që rregullohen nga ligji i kohës kur janë marrë këto vendime, pra vendime të ish Komisioneve të Kthimit e Kompensimit të Pronave, apo AKKP Tiranë vendimmarrja e të cilave nuk i referohet përcaktimeve të ligjit nr. 133/2015.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja civile nr. 11243-3548-00-2017 regj. them, që iu përket palëve: paditës Mishel Gjermani dhe të paditur Agjencia e Trajtimit të Pronave Tiranë, Avokatura e Shtetit Zyra, Vendore Korçë dhe Ministria e Bujqësisë e Ushqimit, me objekt: Kundërshtimin e vendimit të K.K.K.Pronave të Këshillit të Rrethit Korçë nr. 361, datë 23.04.1999, duke njohur dhe kthyer sipërfaqen e lirë që rezulton brenda

166

Page 167: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

kufinjve të pronës prej 191.500 m2, si dhe ndryshimin e sipërfaqes së kompensuar dhe vlerës së saj të kompensimit (në favor të trashëgimtarëve të Mishel Gjermanit).

2. Vendimi nr. 41-2017-1801 (565), datë 05.05.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit procedural, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

I. Rrethanat:

3. Rezulton se babai i paditësit, i ndjeri Teodor Gjermani në cilësinë e pronarit të shpronësuar së bashku me trashëgimtarët e tjerë të ish pronarit Niko Gjermani kanë kërkuar pranë K.K.Pronave, Këshilli i Rrethit Korçë njohjen e pronësisë së pasurisë së paluajtshme të llojit “Arë” me sipërfaqe prej 191.500 m2, e ndodhur në fshatin Boboshticë dhe njohjen e sipërfaqes prej 21 dy po të llojit “Arë”, të ndodhur po në fshatin Boboshticë të Rrethit Korçë.

4. A.K.K.K.Pronave, Këshilli i Rrethit Korçë me vendimin nr. 361, datë 23.04.1999 ka vendosur që të njohë pronësisë për sipërfaqen 191.500 m2 me të drejtë kompensimi dhe nuk është shprehur për sipërfaqen 21 dy. Pala paditëse pretendon se, sipas gjendjes faktike duhej të njihej nga Komisioni edhe sipërfaqja e pronës prej 21 dy, si dhe brenda sipërfaqes prej 191.500 m2 e trajtuar me vendimin nr. 361, datë 23.04.1999 ka sipërfaqe të lira, të cilat në kuptimin e ligjit duhej tu kthehen trashëgimtarëve të ish pronarit të shpronësuar.

II. Procedura:

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr. 41-2017-1801 (565), datë 05.05.2017 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes nr. 21291-00701-41-2016-(84/117) akti, datë regjistrimi 24.03.2016 me palë paditës Mishel Gjermani dhe të paditurAgjencia e Trajtimit të Pronave, Avokatura e Shtetit dhe Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, me objekt të sipërcituar.

Urdhërimin e sekretarisë gjyqësore për dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës së Apelit Korçë.

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ndër të tjera arsyeton se:... Në lidhje me faktin nëse parashikimi i nenit 29 të ligjit nr. 133/2015 iu referohet

vetëm vendimeve të marra nga A.T.P-ja pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, apo të gjitha çështjeve meobjekt ankimimin e vendimeve të K.K.K.P, Z.R.K.K.P, apo A.K.K.P, gjykata bazuar në objektivat e ligjit, i cili synon që ta zgjidhë çështjen e pronave përfundimisht, por edhe në një kohë sa më të shkurtër, referuar edhe jurisprudencës së ndjekur së fundmi prej gjykatave të rretheve gjyqësore dhe Gjykatës së Lartë, e cila në vendimin nr. 3310, datë 19.12.2016, ka lënë në fuqi vendimin nr. 8652, datë 31.10.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur moskompetencën lëndore dhe dërgimin pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, i çështjes me objekt: Detyrim njohje pronar dhe shfuqizim vendim Komisioni, duke arsyetuar se: …...neni 29 i ligjit 133/2015 ka parashikuar se: Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë dhe nuk ka parashikuar zgjidhjen e çështjeve që janë në gjykim, apo që do të paraqiten në lidhje me vendimet e marra përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji. Për më tepër në nenin 38 të ligjit, janë shfuqizuar dispozitat e ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”, të ndryshuar, mbi bazën e të cilit do të zgjidhej mosmarrëveshja objekt gjykimi. Për rrjedhojë

167

Page 168: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

duke qenë se ligji procedural në fuqi, ka parashikuar kompetencën e Gjykatës së Apelit për shqyrtimin e padive me objekt kundërshtimin e vendimeve të A.T.P-së dhe ka shfuqizuar ligjin mbi bazën e të cilave do të zgjidheshin këto konflikte, gjykata konkludon se nuk është në kompetencën e saj lëndore gjykimi i kësaj mosmarrëveshje, duke vlerësuar se është Gjykata e Apelit, e cila ka kompetencën lëndore për shqyrtimin, jo vetëm të ankimeve ndaj vendimeve të marra nga A.T.P-ja pas hyrjes në fuqi të ligjit 133/2015, por të gjitha çështjeve me objekt ankimimin e vendimeve të K.K.K.P, Z.R.K.K.P., apo A.K.K.P.

Nisur nga analiza e mësipërme dhe qëndrimi i Gjykatës së Lartë, gjykata konkludon se nuk gëzon kompetencën lëndore për gjykimin e kësaj çështje, pasi referuar nenit 29 të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave", kompetenca për gjykimin e saj i ka kaluar Gjykatës së Apelit dhe përkatësisht Gjykatës së Apelit Korçë, si gjykata nën juridiksionin e së cilës ndodhet sendi i paluajtshëm objekt vendimit të komisionit që kërkohet të ndryshohet, referuar nenit 45 të K.Pr.Civile.

Përsa u parashtrua më sipër, në mbështetje të neneve 29, 38 të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave", neneve 41, 45 dhe 61 të K.Pr.Civile, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, vlerëson se duhet të shpallë moskompetencën lëndore të padisë objekt gjykimi dhe ta dërgojë për shqyrtim në gjykatën kompetente, që në rastin konkret është Gjykata e Apelit Korçë……..

III. Ligji i Zbatueshëm:

7. Neni 42/1 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se: Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin

e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme. 8. Neni 61 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se: Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose

me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

9. Neni 62 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se: Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e

mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

10. Vendimi nr. 41-2017-1801 (565), datë 05.05.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, me anën e të cilit, kjo gjykatë ka vendosur shpalljen e moskompetencës funksionale së saj për shqyrtimin e çështjes objekt shqyrtimi dhe dërgimin e saj për gjykim Gjykatës së Apelit Korçë është një vendim i marrë në zbatim të drejtë të ligjit procedural, ndaj për këtë shkak, ai duhet të lihet në fuqi.

11. Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se, kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural. Në përcaktimin e kompetencës lëndore/tokësore ose funksionale, gjykata i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative, përfshihet ose jo në territorin ku shtrin veprimtarinë e saj gjykata në fjalë, ose gjykimi i çështjes i përket gjykatës së shkallës së parë, ose një gjykatë më të lartë, që në rastin në shqyrtim është gjykata e apelit në territorin e së cilës ndodhet resi

168

Page 169: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

(sendi). Kolegji Civil e vlerëson të bazuar në ligj arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, sepse kjo gjykatë ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të ligjit, duke bërë një identifikim të elementëve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës.

12. Kolegji Civil sjell edhe njëherë në vëmendje të gjykatave të shkallës së parë se, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin nr. 07, datë 24.03.2005 kanë pranuar se: Fuqia prapavepruese e ligjit është e lidhur kryesisht me ligjin material dhe ajo nuk është në natyrën e ligjit procedural. Palët citohet në vendimin unifikues të mësipërm nuk mund të parashikonin se ligji do të ndryshonte dhe se rregullat e vendosura do të ndryshonin. Të pranosh të kundërtën është me pasoja të rënda jo vetëm për palët të cilat, gjatë apo në përfundim të ndjekjes së procedurave ligjore, të detyrohen të ndjekin të tjera.

13. Pala paditëse e ka depozituar kërkesëpadinë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec në me datë 24.03.2016 (pas datës 23 shkurt 2016, kohë kur ka hyrë në fuqi ligji nr. 133/2015) me objektin e përshkruar në pjesën hyrëse. Në nenin 29 të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” është parashikuar se: Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë. Në zbatim të kësaj dispozite ligjore për çështjet që janë regjistruar në gjykatën e shkallës së parë pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 133/2015 nuk mund të zbatohen ligjet e mëparshme, pasi ato janë shfuqizuar pikërisht nga ky ligj dhe për rrjedhojë kompetenca funksionale në këtë rast i takon Gjykatës së Apelit Korçë, e cila ka nën juridiksionin e saj edhe Rrethin e Pogradecit, i cili është vendi ku ndodhet sendi.

14. Paditësi kundërshton një vendim të ish Komisioni të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që ka disponuar më parë në lidhje me kërkesën e tyre. Në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” nuk janë parashikuar dispozita kalimtare, të cilat rregullojnë ankimin ndaj vendimeve të mëparshme të dhëna nga ish Komisionet e Pronave, por neni 29 i tij parashikon se kundër vendimeve të dhëna nga ATP-ja, e cila është një organ “quasi” gjyqësor, ankimi bëhet në gjykatën e apelit në territorin e të cilës ndodhet sendi i paluajtshëm. Sipas këtij ligji të ATP-ja është personi juridik që ka marrë përsipër të drejtat dhe detyrimet e ish Komisioneve të mëparshme të këtij lloji, prandaj përderisa në ligj nuk parashikohen shprehimisht se, vendimet e ish komisioneve të mëparshme do të trajtohen sipas ligjit të mëparshëm, kompetenca funksionale për shqyrtimin e të tilla çështjeve, kur pala kundërshton vendimin e vet të marrë nga ish komisionet e pronave, i përket gjykatës së apelit dhe jo gjykatës së shkallës së parë.

15. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë sjellë në vëmendje se, me vendimin nr. 611, datë 07.02.2018 në një çështje të kësaj natyre me palë paditëse e kundërpaditur Drita Kodra, etj dhe palë e paditur kundërpaditëse Agjencia e Trajtimit të Pronave, Gjela Çipi, etj ka bërë njehsimin e praktikës gjyqësore, prandaj gjykatat e rretheve gjyqësore dhe gjykatat e apeleve duhet të bëjnë kujdes në zgjidhjen e kompetencës për raste të tilla.

16. Për këto që u thanë më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, parashtrimet e paraqitura nga Gjykata e Apelit Korçë, nuk janë të bazuara në ligj dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë duhet të lihet në fuqi.

169

Page 170: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

PËR KËTO A R S Y E

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit të Procedurës Civile;

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr. 41-2017-1801 (565), datë 05.05.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Tiranë, më 14.11.2018

170

Page 171: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr.90200-01829-00-2018 Regj. ThemeltarNr. 00-2018 - 1111 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në datën 14.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu përket palëve:

KËRKUES: “MICRO CREDIT ALBANIA” SH.A

OBJEKTI:

Kërkohet lëshimi i urdhërit të ekzekutimit për Kontratën e Kredisë Nr.2350 Ref. lidhur me datë 01.02.2017 me kredimarrës Z. Fatmir Zaim Shimaj, i datëlindjes 11.09.1978 i martuar me Znj.Ariola Bahri Shimaj, i datëlindjes 13.05.1989 banuese në Shkjezë, Bushat, Shkodër, bashkëkredimarrës Z. Eduart Zaim Shimaj i datëlindjes 10.04.1981, i martuar me

Znj. Malvina Pëllumb Shimaj e datëlindjes 16.07.1986 banuese në Shkjezë, Bushat, Shkodër,bashkëkredimarrës Z. Dionis Zaim Shimaj, i datëlindjes 14.06.1992 banues në

Shkjezë, Bushat, Shkodër.

BAZA LIGJORE: Nenet 510/d dhe 511/ç (me ndryshimet) të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.4428, datë 16.05.2018 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shqyrtimin e çështjes civile Nr.4428 Regj. Themeltar me palë kërkuese: Micro Credit Albania Sha (MCA), me seli Blv. Zogu i I, Rr.Maliq Muço, Nr. 1, qendra e Biznesit “Star” Tiranë. Objekti: Kërkohet lëshimi i urdhërit të ekzekutimit për Kontratën e Kredisë Nr. 2350 Ref., lidhur me datë 01.02.2017, etj.....

Kundër vendimit të sipërcituar ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse “Micro Credit Albania” Sh.a, e cila kërkon:

Prishjen e vendimit nr.4428, datë 16.05.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Dërgimin e çështjes për rigjykim po tek kjo gjykatë, si gjykata kompetente për shqyrtimin e themelit të çështjes.

171

Page 172: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Shkaqet që pala paditëse “Micro Credit Albania” Sh.a paraqet në ankimin e veçantë, janë:

- Gjykata ka gabuar në referimin me rastin konkret, pasi kemi të bëjmë me ekzekutim detyrimi në të holla dhe jo mbi sende të caktuar, apo veprim. Sigurimi i kredisë është i parashikuar në nenin 5 të kontratës: kredimarrësi në rast mospërmbushje përgjigjet me të gjithë pasurinë e tij: depozitat, llogaritë bankare dhe çdo send të luajtshëm ose të paluajtshëm në pronësi të tij. Vendndodhja e llogarive bankare e sendeve të luajtshme apo të paluajtshme nuk lidhet domosdoshmërisht me vendbanimin e debitorit.

- Neni 511 pika ç parashikon se, urdhri i ekzekutimit lëshohet nga gjykata e vendit ku detyrimet që përmban titulli ekzekutiv do të përmbushen, brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes se kërkesës së kreditorit. Në nenin 4.7 të Kontratës përcaktohet se shlyerja e kësteve mujore të radhës së bashku me interesat, do të kryhet në llogaritë bankare të Kredidhënësit.

- Në aneksin 1 të kontratës plani i pagesave janë përcaktuar edhe llogaritë bankare. Duke qenë se vendi është relativisht i papërcaktueshëm dhe bankat e Nivelit të Dytë ku mund të bëhet pagesa shtrihen në të gjithë Republikën e Shqipërisë, gjykata duhetti referohej rregullimeve të përgjithshme të Kodit Civil neni 448 të Kodit Civil ku përcaktohet se:...Pagesa kryhet në vendbanimin e kreditorit në datën...Ky arsyetim i gjykatës jo vetëm, që nuk gjen asnjë mbështetje ligjore, por gjykata ipso jure pretendon të marrë tagrat e ligjvënësit, duke krijuar norma juridike në zgjidhjen e çështjes.

- Gjykata nuk mban parasysh marrëdhëniet kontraktore që është parashikuar midis palëve dhe që normat në kontratë kanë fuqinë e ligjit përsa i përket zgjidhjes së marrëdhënies ekonomike. Përveç kësaj gjykata nuk ka marrë në konsideratë cilësinë e palës kreditore dhe dëmin që mund të pësojë ky subjekt bankar nga mos përmbushja e detyrimeve sipas afatit të përcaktuar në kontratë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë është rregjistruar çështja nr. 90200-1829-00-2018 regj. them, që iu përket: Kërkues “Microcredit Albania” Sh.a (MCA), me objekt:Kërkohet lëshimi i urdhërit të ekzekutimit për Kontratën e Kredisë Nr.2350 Ref. lidhur me datë 01.02.2017, etj......

2. Vendimi nr. 4428, datë 16.05.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit procedural, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi.

I. Rrethanat:

3.Micro Credit Albania Sh.a (MCA)ka lidhur me kredimarrës Z.Fatmir Shimaj dhe bashkëkredimarrës Z. Eduart Shimaj dhe Z. Dionis Shimaj, Kontratën e kredisë konsumatore Nr.(2350) Ref. të lidhur me datë 01.02.2017, etj.......

172

Page 173: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

4. Debitori nuk e ka realizuar shlyerjen korrekte të pagesave të kësteve të Kontratës respektive në mënyrën që palët kanë rënë dakord sipas kontratës. Nga ana e Micro Credit Albania Sh.a (MCA), janë bërë te gjitha përpjekjet për shlyerjen e kontratës, por nuk është bërë i mundur realizimi i shlyerjes së saj, duke rezultuar debitor Z. Fatmir Shimaj dhe bashkëkredimarrës Z. Eduart Shimaj dhe Z.Dionis Shimaj, në shumën totale 262,025.00 lek deri në datë 03.05.2018, sipas përllogaritjeve të bëra nga Micro Credit Albania Sh.a (MCA). Në këto rrethana kërkuesi MCA i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit.

II. Procedura:

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 4428, datë 16.05.2018 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shqyrtimin e çështjes civile Nr. 4428 Regj. Themeltar, me palë kërkuese: Micro Credit Albania Sh.a (MCA), etj.....Dërgimin për shqyrtim të kërkesës dhe akteve bashkangjitur Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër si gjykatë kompetente nga pikëpamja e kompetencës tokësore për shqyrtimin e kësaj kërkese.

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndër të tjera arsyeton se:.....Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka konsideruar veten jokompetente nga

pikëpamjatokësore dhe ndër të tjera se: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk është kompetente,për shkak të mungesës së kompetencës tokësore në shqyrtimin e kërkesës objekt i këtijgjykimi, për shkaqet si më poshtë: Gjykata pasi u njoh me aktet e paraqitura dhe nëmbështetje të rregullimit ligjor, çmon se cilësinë e titullit ekzekutiv, në kuptim tëdispozitave procedurale mbi ekzekutimin e detyrueshëm e kanë velëm aktet e përcaktuarasipas Nenit 510 të K.Pr.Civile. Në nenin 510 të Kodit të Procedurës Civile parashikohetse:“Janë tituj ekzekutiv”: ...d) aktet që përmbajnë detyrime në të holla, si dhe aktet përdhënien e kredive bankare....Në nenin 511 të Kodit parashikohet se: Titulli ekzekutivvihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhërit të ekzekutimit, i cili: .... ç) për rastet eparashikuara nga shkronjat “d”, “dh” dhe “e” nga gjykata e vendit ku detyrimet qëpërmban titulli ekzekutiv do të përmbushen. Në përputhje me situatën juridike si më lartdhe në situatën e kushteve konkrete që paraqet çështja objekt gjykimi, ku rezulton qartë senuk ka përcaktim në lidhje me pasuritë e luajtshme dhe/ose të paluajtshme të debitorit qëdo ti nënshtrohen ekzekutimit të titullit, gjykata kompetente për lëshimin e urdhërit tëekzekutimit është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pra gjykata e vendit ku pik së pariku më tej rezulton nga të dhënat e kontratës se është lidhur kontrata dhe ka qendrën ebanimit (Shkjezë, Bushat Shkodër) debitori Z. Fatmir Shimaj dhe bashkëkredimarrësZ. Eduart Shimaj dhe Z. Dionis Shimaj, pasi prezumohet se në këtë qytet ai ka pasurinë etij të luajtshme dhe/ose të paluajtshme dhe për këtë arsye në këtë vend duhet të nisin dheprocedurat e ekzekutimit të detyrueshëm. Në këtë mënyrë nga pikëpamja e kompetencëstokësore në përputhje me kuadrin ligjor të sipërpërmendur dhe interpretimin e gjykatës,kjo gjykatë nuk është më kompetente për vazhdimin e shqyrtimit të themelit të kërkesës,por kompetente është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër.......

III. Ligji i Zbatueshëm:

7. Neni 42/1 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin

e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme.

173

Page 174: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

8. Neni 50 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:Paditë që kanë për objekt kundërshtimin e veprimeve të kryera nga përmbaruesi për

ekzekutimin e detyruar, ngrihen në gjykatën e vendit të ekzekutimit.9. Në nenin 52 të Kodit të Procedurës Civile është parashikuar se: Kompetenca tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve,

përveç rasteve të parashikuara në nenet 45 dhe 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë marrëveshje.

10. Neni 61 i Kodit Procedurës Civile parashikon se: Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose

me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

11. Neni 62 i Kodit Procedurës Civile parashikon se: Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e

mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

12. Në nenin 511 të Kodit të Procedurës Civile, të ndryshuar me ligjet nr. 8812, datë 17.05.2001, nr. 10052, datë 29.12.2008, nr. 122/2013, datë 18.04.2013, nr. 114/2016, datë 03.11.2016, i ndryshuar paragrafi i parë dhe dytë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017, parashikohet se:

Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhrit të ekzekutimit, i cili:a) për rastet e parashikuara nga shkronja “a” dhe “b”, të nenit 510, të këtij Kodi,

lëshohet nga gjykata që ka dhënë vendimin në dispozitivin e vendimit;b) për vendimet e gjykatave të shteteve të huaja e të gjykatave të arbitrazhit të huaj,

që u është dhënë fuqi në zbatimin të dispozitave të këtij Kodi, urdhri i ekzekutimit lëshohet nga gjykata që bën njohjen e vendimit, në dispozitivin e vendimit.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, shkaqet e paraqitura në ankimin e veçantë të kërkueses “Micro Credit Albania” Sh.a, nuk përmbajnë shkaqe nga ato që parashikohen në ligj, prandaj nuk ka arsye që të cënohet vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

14. Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin e tij se, kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje nga pikëpamja tokësore/funksionale dhe lëndore është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës ajo nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

15. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e çështjes konkrete referon në rregullimet e bëra në Kreun e III, Titulli III, Pjesa e Parë të Kodit të Procedurës Civile (ratio legis) dhe parimet e së drejtës (ratio iuris) në lidhje me kompetencën tokësore të gjykatave për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve civile të parashikuara në këtë Kod dhe në ligje të tjera të veçanta, në të cilat është pasur parasysh, midis të tjerave, që palëve të mos u bëhet i vështirë aksesi në drejtësi. Në këtë kontekst i vlerësueshëm është fakti se për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh procesi duhet të zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që ai të zhvillohet në mënyrë sa më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm (Neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 4 i Kodit të Procedurës Civile).

174

Page 175: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

16. Kolegji Civil vlerëson se, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka interpretuar drejtë nenin 510 K.Pr.Civile, në të cilin parashikohet shprehimisht se: Ekzekutimi i detyrueshëm mund të bëhet vetëm në bazë të një titulli ekzekutiv. Janë tituj ekzekutivë: ...d) aktet noteriale që përmbajnë detyrim në të holla,si dhe aktet për dhënien e kredive bankare ose aktet për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare. Neni 511 parashikon se: Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhrit të ekzekutimit, i cili: a) për rastet e parashikuara nga shkronja “a” dhe “b”të nenit 510të këtij Kodi, lëshohet nga gjykata që ka dhënë vendimin në dispozitivin e vendimit; b) për vendimet e gjykatave të shteteve të huaja e të gjykatave të arbitrazhit të huaj, që iu është dhënë fuqi në zbatimin të dispozitave të këtij Kodi, urdhri i ekzekutimit lëshohet nga gjykata që bën njohjen e vendimit, në dispozitivin e vendimit.... Kjo kompetencë është e karakterit ekskluziv, sepse është vet ligji që përcakton nga pikëpamja tokësore gjykatën, e cila ka kompetencë të lëshojë urdhrin ekzekutiv.

17. Kolegji Civil vlerëson se, në përcaktimin e kompetencës tokësore për shqyrtimin e saj duhet referuar në nenin 510/d të K.Pr.Civile. Në rastin konkret Referuar natyrës juridike të objektit dhe shkakut të kërkesës, përmbajtjes të titullit ekzekutiv për të cilin kërkohet lëshimi i urdhrit të ekzekutimit, rezulton se kompetenca tokësore për shqyrtimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, të titujve ekzekutiv, aktet për dhënien e kredive bankare, përcaktohet nga vendi ku do të përmbushen detyrimet që përmban titulli ekzekutiv. Sipas këtyre dispozitave ligjore kriteri që përcakton kompetencën tokësore të gjykatës është “vendi i përmbushjes” së detyrimit që përmban titulli ekzekutiv. Me togfjalëshin “vend i përmbushjes së detyrimit” kuptohet vendi ku përmbushet diçka apo zbatohet një urdhërim ose një vendim, pra për rastin, një titull ekzekutiv.

18. Përsa më sipër Kolegji Civil vlerëson se, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është i bazuar në ligj dhe për rrjedhojë ai duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit Procedurës Civile;

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr. 4428 regj.them, datë 16.05.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 14.11.2018

175

Page 176: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-02037-00-2018 Regj. ThemeltarNr. 00-2018 -1112 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej gjyqtarëve:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në datën 14.11.2018 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit, çështjen që iu përket palëve të mëposhtme:

PADITËS: JANAQ PAPAJANI

I PADITUR: AGJENCIA E TRAJTIMIT TË PRONËS

OBJEKTI:

Plotësimin e vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nr. 483, datë 26.05.1994, të lëshuar nga ish KKKP Bashkia Durrës, në emër të subjektit të

shpronësuar Isak Papajani, duke shtuar: Sipërfaqja prej 627,01 m2 tokë truall ti kompensohet subjektit Isak Papajani në një nga mënyrat e parashikuara në nenin 16 të ligjit nr. 7698, datë

19.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve”.

BAZA LIGJORE: Neni 41 i Kushtetutës, neni 163 i Kodit Civil, neni, 32/a i Kodit të Procedurës Civile, ligji nr. 7698, datë 15.04.1993 “Për Kthimin dhe Kompensimin e

Pronës ish Pronarëve”, ligji nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 27, datë 26.05.2010,

vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 43, datë 06.10.2011, vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë nr. 24, datë 13.03.2002, vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë nr. 02, datë 21.01.2011

dhe vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë, datë 10.12.2013.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr. 1935, datë 24.11.2017 ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën lëndore të kësaj gjykate për gjykimin e çështjes civile nr. 2469 regj, datë 06.11.2017.Dërgimin e akteve Gjykatës së Apelit Durrës, si gjykatë kompetente për shqyrtimin e çështjes.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr. 360/10-2018-991, datë 15.05.2018 ka vendosur:

Dërgimin e akteve Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, me qëllim zgjidhjen e çështjes së mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore midis Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Gjykatës së Apelit Durrës, apo Gjykatës së Shkallës së

176

Page 177: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Parë Kavajë. Çështja ngelet pa veprim derisa të shprehet Gjykata e Lartë në lidhje me këtë konflikt kompetencash.

Gjykata e Apelit Durrës parashtron këto shkaqe:

- Në nenin 29 të këtij ligj është përcaktuar “Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë. Në këtë nen gjykata e apelit ka kompetencë gjykimi ankimet kundër vendimeve të ATP-së.

- Neni 29 i ligjit nr. 133/2015 në mënyrë të shprehur e lidh kompetencën lëndore të Gjykatës së Apelit dhe me organin e dhënies së vendimit, duke e specifikuar si objekt shqyrtimi në apel, vendimet e dhëna nga Agjencia e Trajtimit të Pronës dhe jo nga komisionet e mëparshme të kthimit të pronave, sikurse është rasti konkret.

- Në nenin 29 të këtij ligj nuk është përcaktuar se, gjykata e apelit gjykon ankimet kundër vendimeve të dhëna me ligjet e shfuqizuara nga ky ligj, që kanë njohur dhe kthyer pronën e paluajtshme. Në mungesë të një dispozite konkrete që përcakton kompetencën lëndore Gjykata e Apelit çmon se gjykimi i çështjeve me objekt padie kundërshtim të vendimeve të dhëna nga KKKP dhe Agjencia e Trajtimit Pronave me ligjin nr. 7698 dhe nr. 9235 duhet të gjykohen sipas procedurës së zakonshme, duke kaluar në të tre shkallët e gjykimit dhe duke mos i mohuar palëve të drejtën e ankimit.

- Vendimi i gjykatës së shkallës së parë ka shkelur parimin e të drejtës, siç është parimi i “Interpretimit të ligjit në kohë dhe hapësirë”, si dhe parimin e “sigurisë juridike” të lidhur me të parin që në koncept rregullon se, për mosmarrëveshje civile të caktuara do të interpretohen dispozita, të cilat kanë qenë në fuqi në momentin e lindjes së konfliktit.

- Në këto kushte, duke vlerësuar se kjo gjykatë nuk ka kompetencë lëndore për gjykimin e kësaj çështje, parashtron para Gjykatës së Lartë konfliktin e kompetencave, në përputhje me nenet 64 dhe 63 të K.Pr.Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja civile nr. 11243-2037-00-2018 regj. them, që iu përket palëve: paditës Janaq Papajani dhe e paditur Agjencia e Trajtimit të Pronës, me objekt: Plotësimin e vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nr. 483 datë 26.05.1994, të lëshuar nga ish KKKP, Bashkia Durrës, në emër të subjektit të shpronësuar Isak Papajani, etj……

2. Vendimi nr. 1935, datë 24.11.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit procedurial, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

177

Page 178: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

I. Rrethanat:

3. Padia e paditësit, me objektin pasqyruar në pjesën hyrëse të tij është paraqitur para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë në datën 06.11.2017 dhe nga kjo gjykatë është shpallur moskompetenca lëndore, duke argumentuar se, në bazë të nenit 29 të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës nuk është përcaktuar kompetenca e gjykimit të çështjeve me objekt kundërshtim vendimi të Agjencisë së Trajtimit të Pronës apo të K.K.K.Pronave të marrë me ligjet e shfuqizuara nga ligji nr.133/2015.

II. Procedura:

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr. 1935, datë 24.11.2017 ka vendosur:

Të shpall moskompetencën lëndore të kësaj gjykate për gjykimin e çështjes civile nr. 2469 regj, datë 06.11.2017.

Dërgimin e akteve Gjykatës së Apelit Durrës, si gjykatë kompetente për shqyrtimin e çështjes.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ndër të tjera arsyeton se:... Gjykata sjell në vëmendje se në rastin konkret padia është ngritur pas hyrjes në

fuqi të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Në këto kushte gjykata konstaton se, kompetenca për gjykimin e kësaj çështje nga pikëpamja lëndore është Gjykata e Apelit Durrës….

6. Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr. 360/10-2018-991, datë 15.05.2018 ka vendosur:

Dërgimin e akteve Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, me qëllim zgjidhjen e çështjes së mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore midis Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dheGjykatës së Apelit Durrës, apo Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

Çështja ngelet pa veprim derisa të shprehet Gjykata e Lartë në lidhje me këtë konflikt kompetencash.

7. Gjykata e Apelit Durrës ndër të tjera arsyeton se: ..... Vendimi i gjykatës së shkallës së parë, ka shkelur parime të së drejtës, siç është

parimi i “Interpretimit të ligjit në kohë dhe në hapësirë”, si dhe parimin e “sigurisë juridike” të lidhur me të parin që në koncept rregullon se: për mosmarrëveshje civile të caktuara do të interpretohen dispozita, të cilat kanë qenë në fuqi në momentin e lindjes së konfliktit. Në këto kushte, duke vlerësuar se kjo gjykatë nuk ka kompetencë lëndore për gjykimin e kësaj çështje, parashtron para Gjykatës së Lartë konfliktin e kompetencave në përputhje me nenin 64 dhe 63 të K.Pr.Civile. Gjykata e Apelit Durrës, bazuar në nenin 64 të Kodit Procedurës Civile……..

III. Ligji i Zbatueshëm:

8. Neni 42/1 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se: Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin

e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme. 9. Neni 61 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se: Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose

me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

10. Neni 62 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se:

178

Page 179: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

11. Vendimi nr. 1935, datë 24.11.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës me anën e të cilit, kjo gjykatë ka vendosur shpalljen e moskompetencës funksionale së saj për shqyrtimin e çështjes objekt shqyrtimi dhe dërgimin e saj për gjykim, Gjykatës së Apelit Durrës, është një vendim i marrë në zbatim të drejtë të ligjit procedural, ndaj për këtë shkak, ai duhet të lihet në fuqi.

12. Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se, kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural. Në përcaktimin e kompetencës lëndore/tokësore ose funksionale, gjykata i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative, përfshihet ose jo në territorin ku shtrin veprimtarinë e saj gjykata në fjalë, ose gjykimi i çështjes i përket gjykatës së shkallës së parë, ose një gjykatë më të lartë, që në rastin në shqyrtim është gjykata e apelit në territorin e së cilës ndodhet resi (sendi). Kolegji Civil e vlerëson të bazuar në ligj arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, sepse kjo gjykatë ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të ligjit, duke bërë një identifikim të elementëve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës.

13. Kolegji Civil sjell edhe njëherë në vëmendje të gjykatave të shkallës së parë se, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin nr. 07, datë 24.03.2005 kanë pranuar se: Fuqia prapavepruese e ligjit është e lidhur kryesisht me ligjin material dhe ajo nuk është në natyrën e ligjit procedural. Palët citohet në vendimin unifikues të mësipërm nuk mund të parashikonin se ligji do të ndryshonte dhe se rregullat e vendosura do të ndryshonin. Të pranosh të kundërtën është me pasoja të rënda jo vetëm për palët të cilat, gjatë apo në përfundim të ndjekjes së procedurave ligjore, të detyrohen të ndjekin të tjera.

14. Pala paditëse e ka depozituar kërkesëpadinë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë me datë 06.11.2017 (pas datës 23 shkurt 2016, kohë kur ka hyrë në fuqi ligji nr. 133/2015) me objektin e përshkruar në pjesën hyrëse. Në nenin 29 të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” është parashikuar se: Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë. Në zbatim të kësaj dispozite ligjore për çështjet që janë regjistruar në gjykatën e shkallës së parë pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 133/2015 nuk mund të zbatohen ligjet e mëparshme, pasi ato janë shfuqizuar pikërisht nga ky ligj dhe për rrjedhojë kompetenca funksionale në këtë rast i takon Gjykatës së Apelit Durrës, e cila është gjykata e vendit ku ndodhet sendi.

15. Paditësi kundërshton një vendim të ish Komisioni të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që ka disponuar më parë në lidhje me kërkesën e tyre. Në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” nuk janë parashikuar dispozita kalimtare, të cilat rregullojnë ankimin ndaj vendimeve të mëparshme të dhëna nga ish Komisionet e Pronave, por neni 29 i tij parashikon se kundër vendimeve të dhëna nga ATP-ja, e cila është një organ “quasi” gjyqësor, ankimi bëhet në gjykatën e apelit

179

Page 180: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

në territorin e të cilës ndodhet sendi i paluajtshëm. Sipas këtij ligji të ATP-ja është personi juridik që ka marrë përsipër të drejtat dhe detyrimet e ish Komisioneve të mëparshme të këtij lloji, prandaj përderisa në ligj nuk parashikohen shprehimisht se, vendimet e ish komisioneve të mëparshme do të trajtohen sipas ligjit të mëparshëm, kompetenca funksionale për shqyrtimin e të tilla çështjeve, kur pala kundërshton vendimin e vet të marrë nga ish komisionet e pronave, i përket gjykatës së apelit dhe jo gjykatës së shkallës së parë.

16. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë sjellë në vëmendje se, me vendimin nr. 611, datë 07.02.2018 në një çështje të kësaj natyre me palë paditëse e kundërpaditur Drita Kodra, etj dhe palë e paditur kundërpaditëse Agjencia e Trajtimit të Pronave, Gjela Çipi, etj ka bërë njehsimin e praktikës gjyqësore, prandaj gjykatat e rretheve gjyqësore dhe gjykatat e apeleve duhet të bëjnë kujdes në zgjidhjen e kompetencës për raste të tilla.

17. Për këto që u thanë më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, parashtrimet e paraqitura nga Gjykata e Apelit Durrës, nuk janë të bazuara në ligj dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit të Procedurës Civile;

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr. 1935, datë 24.11.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Tiranë, më 14.11.2018

180

Page 181: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-03031-00-2018 Regj. ThemeltarNr. 00-2018 – 1113 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në datën 14.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu përket palëve:

PADITËS: DEGA E DOGANËS FIER

I PADITUR: E.G.BAILIFF SERVISSHOQËRIA “TOSK ENERGJI” SH.ASHOQËRIA “IRTC”

OBJEKTI:

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute, të veprimeve përmbarimore të Shoqërisë përmbarimore “E.G.Baliff Servis”. Marrëveshjes siguruese datë 01.12.2017 nr.32888 Rep.

dhe nr.497/2 Kol. Sigurimin e padisë deri në përfundimin e gjykimit dhe marrjes së vendimit gjyqësor të formës së prerë.

BAZA LIGJORE: Nenet 153,154,202 e në vijim, 609,610 të K.Pr.Civile, neni 605 i K.Civil, Ligji nr. 61/2012, datë 24.05.2012 “Për Akcizat në R.SH” dhe VKM nr. 12, datë

05.09.2012 “Për depozitat e ligjit të akcizës”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 6370, datë 13.07.2018 ka vendosur:

Moskompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në gjykimin e çështjes civile nr.11232, datë 09.07.2018.Dërgimin e çështjes civile nr. 11232, datë 09.07.2018 Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që është gjykata kompetente.

Kundër vendimit të sipërcituar ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse Dega e Doganës Fier, e cila kërkon:

Prishjen e vendimit nr. 6370, datë 13.07.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Dërgimin e çështjes për rigjykim po tek kjo gjykatë, si gjykata kompetente për shqyrtimin e themelit të çështjes.

181

Page 182: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Shkaqet që pala paditëse Dega e Doganës Fier, paraqet në ankimin e veçantë janë:

- Dega e Doganës Fier kërkesëpadinë e ka paraqitur në Gjykatën Civile të Shkallës së Parë Tiranë, pasi të gjithë palët e paditura nga Dega e Doganës Fier e kanë selinë në Tiranë dhe gjithë aktiviteti i tyre zhvillohet në qytetin e Tiranës.

- Ankandi i zhvilluar nga Shoqëria përmbarimore “E.G Bailiff Servic”, pra “vendi i ekzekutimit” në vështrim të nenit 610 të K.Pr.Civile është qyteti i Tiranës, pra e gjithë veprimtaria përmbarimore është zhvilluar në qytetin e Tiranës.

- Dega e Doganës mendon se, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë duhet ta merrte në shqyrtim çështjen e mësipërme, pasi nuk jemi në plotësimin e kushteve të nenit 61 të K.Pr.Civile, pasi siç kemi treguar më lart gjithë veprimtaria, si dhe marrëveshjet e palëve të paditura janë bërë në qytetin e Tiranës, si selia dhe veprimtaria e tyre është në këtë qytet.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja nr. 11243-3031-00-2018 regj. them, që iu përket: paditës Dega e Doganës Fier, etj.....dhe objekt:Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të veprimeve përmbarimore të Shoqërisë përmbarimore “E.G.Baliff Servis”. Marrëveshjes siguruese datë 01.12.2017 nr. 32888 Rep. dhe nr. 497/2 Kol. Sigurimin e padisë deri në përfundimin e gjykimit dhe marrjes së vendimit gjyqësor të formës së prerë.

2. Vendimi nr. 6370, datë 13.07.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit procedural, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

I. Rrethanat:

3. Nga ana e përmbaruesit gjyqësor ka qenë duke u ekzekutuar marrëveshja siguruese e lidhur midis kreditorit “Tosk Energji” Sh.a dhe debitorit Shoqërisë “Ipnia Refining and Trading Company IRTC” Sh.a me datë 01.12.2017. Për këtë arsye përmbaruesi ka vendosur sekuestrimin e mallit dhe më pas ka kaluar në pronësi të kreditorit mallrat e ndodhura në ruajtjen të autoritetit doganor në Depozita e KPTHN Ballsh Fier, duke i kaluar në pronësi të kreditorit.

4. Kreditori “Tosk Energji” Sh.a pretendon se, ka njoftuar paditësin Dega e Doganës Fier se është bërë pronar i këtij malli. Ndërkohë që sipas paditësit Dega e Doganës Fier kjo e fundit e kishte sqaruar më parë përmbaruesin gjyqësor se, në këto depozita përveç mallit të debitorit Shoqërisë “Ionia Refinin and Trading Comapny-IRTC” Sh.a kishte dhe një sasi malli të Shoqërisë “Deveron”. etj.....

II. Procedura:

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë,me vendimin nr.6370, datë 13.07.2018 ka vendosur:

182

Page 183: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Moskompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në gjykimin e çështjes civile nr.11232, datë 09.07.2018.

Dërgimin e çështjes civile nr. 11232, datë 09.07.2018 Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që është gjykatë kompetente.

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndër të tjera arsyeton se:..... Gjykata çmon se në rastin konkret kjo gjykatë nuk ka kompetencë tokësore

ekskluzive për gjykimin e kësaj çështje. Konkretisht në rastin konkret jemi përpara një gjykimi të posaçëm siç është kundërshtimi i veprimeve përmbarimore, i cili rregullohet në pjesën e katërt “Ekzekutimi i detyrueshëm”të Kodit të Procedurës Civile, konkretisht në nenin 610 të K.Pr.Civile. Ky nen e detyron debitorin që të kërkojë në gjykatën kompetente të “vendit të ekzekutimit” kundërshtimin e veprimeve përmbarimore. Sipas këtyre dispozitave ligjore, kriteret që përcakton kompetencën tokësore të gjykatës është “vendi i ekzekutimit”, të detyrimit që përmban titull ekzekutiv. Me togë fjalësh “vend i ekzekutimit” kuptohet vendi ku përmbushet diçka, apo zbatohet një urdhërim ose një vendim pra për rastin, një titull ekzekutiv. Ky vend mund t’i përgjigjet vendit të banimit të debitorit kur ky është person fizik ose selisë së debitorit kur ky është person juridik ose vendit ku kryhen veprimtarinë e tij ose ka pasuri të luajtshëm apo të paluajtshëm mbi të cilat do të shtrihen veprimet përmbarimore gjatë procesit të ekzekutimit(vendim nr. 00-2016-464, datë 19.02.2016 Kolegji Civil të Gjykatës së Lartë).Në kushte kur pasuria e debitorit ku po kryhet ekzekutimi provohet se ndodhet në ruajtje të autoritetit doganor në Depozitat e KPTHN Ballsh Fier, atëhere vendi i ekzekutimit të detyruar të detyrimit është Fier...........

III. Ligji i Zbatueshëm:

7. Neni 42/1 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin

e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme. 8. Neni 50 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:Paditë që kanë për objekt kundërshtimin e veprimeve të kryera nga përmbaruesi për

ekzekutimin e detyruar, ngrihen në gjykatën e vendit të ekzekutimit.9. Në nenin 52 të Kodit të Procedurës Civile është parashikuar se: Kompetenca tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve,

përveç rasteve të parashikuara në nenet 45 dhe 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë marrëveshje.

10. Neni 61 i Kodit Procedurës Civile parashikon se: Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose

me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

11. Neni 62 i Kodit Procedurës Civile parashikon se: Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e

mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, shkaqet e paraqitura në ankimin e veçantë të palës paditëse Dega e Doganës Fier, nuk përmbajnë shkaqe nga ato që parashikohen në ligj, prandaj nuk ka arsye që të cënohet vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

183

Page 184: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

13. Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin e tij se, kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje nga pikëpamja tokësore/funksionale dhe lëndore është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës ajo nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

14. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e çështjes konkrete referon në rregullimet e bëra në Kreun e III, Titulli III, Pjesa e Parë të Kodit të Procedurës Civile (ratio legis) dhe parimet e së drejtës (ratio iuris) në lidhje me kompetencën tokësore të gjykatave për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve civile të parashikuara në këtë Kod dhe në ligje të tjera të veçanta, në të cilat është pasur parasysh, midis të tjerave, që palëve të mos u bëhet i vështirë aksesi në drejtësi. Në këtë kontekst i vlerësueshëm është fakti se për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh procesi duhet të zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që ai të zhvillohet në mënyrë sa më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm (Neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 4 i Kodit të Procedurës Civile).

15. Përfundimi që ka arritur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është i bazuar në ligj, sepse në rastin në shqyrtim ndodhemi përpara një gjykimi të posaçëm siç është kundërshtimi i veprimeve përmbarimore, i cili rregullohet në pjesën e katërt “Ekzekutimi i detyrueshëm” të Kodit të Procedurës Civile, konkretisht në nenin 610 të K.Pr.Civile. Kjo dispozitë ligjore e detyron debitorin që të kërkojë në gjykatën kompetente të vendit të ekzekutimit kundërshtimin e veprimeve përmbarimore. Sipas këtyre dispozitave ligjore, kriteret që përcakton kompetencën tokësore të gjykatës është vendi ku do të ekzekutohet detyrimi që përmban titulli ekzekutiv. Me togë fjalëshin “vend i ekzekutimit” duhet të kuptohet vendi ku përmbushet diçka, apo zbatohet një urdhërim ose një vendim, pra për rastin në shqyrtim, një titull ekzekutiv. Ky vend mund t’i përgjigjet vendit të banimit të debitorit kur ky është person fizik ose selisë së debitorit kur ky është person juridik, ose vendit ku kryen veprimtarinë e tij ose ndodhet pasuria e luajtshme apo të paluajtshme mbi të cilat do të shtrihen veprimet përmbarimore gjatë procesit të ekzekutimit të vendimit. Meqenëse pasuria e debitorit ku ka filluar të kryhet ekzekutimi ndodhet në ruajtje të autoritetit doganor në depozitat e KPTHN Ballsh Fier, si rrjedhojë vendi i ekzekutimit të vendimit përfshihet në territorin ku shtrin aktivitetin e saj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, të cilësi takon kompetenca territoriale.

16. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është i bazuar në ligj dhe për rrjedhojë ai duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit Procedurës Civile;

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr. 6370, datë 13.07.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 14.11.2018

184

Page 185: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-01797-00-2018 Regj.ThemeltarNr. 00-2018 - 1114 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në dhomën e këshillimit me datë 14.11.2018 mori në shqyrtim çështjen civile, që i përket:

PADITËS: FAHRIJE ADEMI

I PADITUR: DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR PUKË

OBJEKTI:

Konstatimin e pavlefshmërisë së shkëputjes së marrëdhënies së punës sipas shkresës nr.396 prot., datë 05.09.2016 të Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Pukë; Detyrimin e palës së

paditur të më dëmshpërblejë me pagën e një viti punë, për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës, pa shkaqe të arsyeshme, neni 153, 155/3 i Kodit të Punës;

3 paga për mosrespektim të afatit të njoftimit, neni 143 i Kodit të Punës;2 paga për mosrespektim të procedurës, neni 144 i Kodit të Punës;9,5 paga mujore për vjetërsinë në punë (145/2 i Kodit të Punës);

Shpenzimet gjyqësore palës së paditur.

BAZA LIGJORE: Nenet 102, 106, 153, 156 e në vijim të K.Pr.Civile, si dhe nenet 144, 153, 155 e në vijim të Kodit Punës dhe ligji nr.49/2012 “Për organizimin dhe

funksionimin e gjykatave administrative”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr.278, datë 18.04.2018 ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën lëndore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër për gjykimin e çështjes administrative nr.1716/651/244 akti, që është ngritur nga pala paditëse Fahrije Ademi. Dërgimin e akteve Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

185

Page 186: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendimin nr.52-2018-285, datë 15.05.2018 ka vendosur:

T'i parashtrojë Gjykatës së Lartë qëndrimin në lidhje me mosmarrëveshjen për kompetencën lëndore me Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër dhe përcaktimin e kompetencës lëndore, etj.........

Kundër vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallë së Parë Shkodër, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse Fahrije Ademi, duke parashtruar këto shkaqe:

- Kjo gjykatë nga ana e saj, duke iu referuar disa ndryshimeve në ligjin për funksionimin e kësaj gjykate ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e saj, duke ia deleguar çështjen për shqyrtim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë.

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë me vendimin nr. 52-2018-285, datë 15.05.2018 kashpallur moskompetencën e gjykimit të çështjes, e cila iu delegua për shqyrtim ngaGjykata Administrative Shkodër.

- Vendimi i Gjykatës Administrative Shkodër është i bazuar në ligj. Unë nga ana ime iu drejtova kësaj gjykate, pasi ishte kompetente në atë kohë, pra nuk ishin bërë ndryshimet ligjore. Përsa i përket vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë unë e konsideroj të padrejtë dhe të pambështetur në ligj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja civile nr. 11243-1797-00-2018regj. them, që iu përket palëve:paditëse Fahrije Ademi dhe e paditur Drejtoria e Shërbimit Spitalor Pukë, me objekt: Konstatimin e pavlefshmërisë së shkëputjes së marrëdhënies së punës, etj.......

2. Vendimi nr. 278, datë 18.04.2018i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedurial, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

I. Rrethanat:

3. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë me datë 14 Maj 2018 është rregjistruar çështjagjyqësore e ardhur nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me palë paditëse Fahrije Ademi, etj, me objekt: Konstatimin e pavlefshmërisë së shkëputjes së marrëdhënies së punës, etj.....

II. Procedura:

4. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr.278, datë 18.04.2018 ka vendosur:

186

Page 187: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Të shpallë moskompetencën lëndore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër për gjykimin e çështjes administrative nr. 1716/651/244 akti, që është ngritur nga pala paditëse Fahrije Ademi. Dërgimin e akteve Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

5. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër,ndër të tjera arsyeton se:....Gjykata ka arsyetuar se kërkesëpadia e paditëses Fahrije Ademi nuk është lëndë

për gjykim nga ajo gjykatë, për shkak të ndryshimeve në ligjin nr.49/2012. Mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve juridike të punës, në bazë të ndryshimeve ligjore të ligjit nr. 49/2012 janë lëndë që shqyrtohen nga gjykatat e rretheve gjyqësore.....

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendimin nr.52-2018-285, datë 15.05.2018 ka vendosur:

Ti parashtrojë Gjykatës së Lartë qëndrimin në lidhje me mosmarrëveshjen për kompetencën lëndore me Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër dhe përcaktimin e kompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes gjyqësore nr. 12003-00210-52-2018 (113)Regjistri Themeltar, etj....

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ndër të tjera arsyeton se:...... Gjykata çmon se vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër

për shpalljen e moskompetencës lëndore të asaj gjykate, për gjykimin e çështjes administrative nr.1716/651/244 Regjistri, datë 08.11.2016, me paditëse Fahrije Ademi dhe të paditur: Drejtoria e Shërbimit Spitalor Pukë, është në kundërshtim me nenin 10 të ligjit nr. 37/2017 i interpretuar në harmoni me nenin 7 shkronja “ç”të ligjit nr.49/2012. Ky qëndrim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, është në harmoni edhe me qëndrimet e mbajtura nga Kolegjet Civile të Gjykatës së Lartë. Kështu, Gjykata e Lartë në vendimet nr. 00-2018-479, datë 24 Prill 2018 dhe 00- 2018-486, datë 24 Prill 2018 ka mbajtur këtë qëndrim: ......Kjo do të thotë se ligji i zbatueshëm për të rregulluar kompetencën dhe juridiksionin do të jetë gjithmonë ai që ka qenë në fuqi në momentin e ngritjes së padisë apo thënë ndryshe ligji që ka qenë në fuqi në momentin e krijimit të marrëdhënies juridiko-procedurale apo jurisprudencës (litis pendentia), etj.....

III. Ligji i Zbatueshëm:

8. Neni 61 i Kodit Procedurës Civile parashikon se: Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose

me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

9. Neni 62 i Kodit Procedurës Civile parashikon se: Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e

mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

10. Neni 10 i ligjit nr. 39/2017 parashikon se: Mosmarrëveshjet mbi marrëdhëniet e punës të punonjësve në administratën publike,

në gjykatë ose prokurori marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e Punës, që ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë në gjykim në gjykatat administrative, do të vazhdojnë të gjykohen sipas dispozitave të ligjit në fuqi, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse Fahrije Ademi dhe parashtrimi në lidhje me mosmarrëveshjen e kompetencës lëndore, të paraqitur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë përmbajnë shkaqe nga ato që

187

Page 188: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

parashikohen në ligj, prandaj ka arsye që të cënohet vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.

12. Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin e tij se, kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje nga pikëpamja tokësore/funksionale dhe lëndore është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës ajo nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

13. Në përcaktimin e kompetencës lëndore, gjykata duhet ti referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji Civil e vlerëson jo të bazuar në ligj përfundimin që ka arritur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, sepse kjo gjykatë nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi, duke mos bërë një identifikim të elementëve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

14. Nga kërkesëpadia rezulton se kërkimi i paditëses në këtë gjykim është detyrimi i palës së paditur të dëmshpërblejë paditësen për zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës nga pala e paditur pa shkaqe të justifikuara dhe përfitimin e dëmshpërblimeve përkatëse, bazuar në Kodin e Punës. Ka rezultuar se paditësja Fahrije Ademi ka filluar punë pranë palës së paditur Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Pukë me datë 16.07.1997 në pozicionin e punës sanitare dhe nuk e gëzon statusin e nëpunësit civil, prandaj marrëdhëniet e saj të punës rregullohen sipas dispozitave ligjore të parashikuara në Kodin e Punës.

15. Në nenin 10 të ligjit nr. 39/2017 është parashikuar se: Mosmarrëveshjet mbi marrëdhëniet e punës të punonjësve në administratën publike, në gjykatë ose prokurori, marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e Punës, që ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë në gjykim në gjykatat administrative, do të vazhdojnë të gjykohen sipas dispozitave të ligjit në fuqi, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji. Ligji nr. 39/2017, është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 85, datë 21.04.2017 dhe ka hyrë në fuqi 15 ditë pas botimit, pra në datë 06.05.2017. Ai nuk ka fuqi prapavepruese, duke u zbatuar vetëm për çështjet e këtij lloji të regjistruara në gjykatë pas hyrjes në fuqi të tij. Meqenëse në rastin në shqyrtim kërkesëpadia është depozituar në gjykatë me datë 08.11.2016 pra para hyrjes në fuqi të ndryshimeve të mësipërme që ka pësuar ligji, atëhere gjykimi i çështjes duhet të vazhdojë në Gjykatën Administrative e Shkallës së Parë Shkodër në të cilën është regjistruar kërkesëpadia.

16. Për këto që u thanë më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, nuk është i bazuar në ligj dhe për rrjedhojë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit të Procedurës Civile;

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. 278, datë 18.04.2018 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 14.11.2018

188

Page 189: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-03235-00-2018 i Regj.ThemeltarNr. 00-2018-1121 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në dhomën e këshillimit të datës 27.11.2018, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA SH.A

I PADITUR: ERVIS XAKA

OBJEKTI:

Pagim detyrimi 2.261.739 lekë (dy milion e dyqind e gjashtë dhjetë e një mijë e shtatëqind e tridhjetë e nëntë) lekë.

BAZA LIGJORE: Neni 31 48 i Ligjit Nr.8116, datë 29.03.1999 i K.Pr.Civile, i ndryshuar, neni 450 dhe 627 i Ligjit Nr.7858, datë 29.07.1994 Kodi Civil, neni 15, 24/1,b të Ligjit Nr. 10076, datë 12.02.2009 “Për Sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin nr. 2060, datë 09.10.2018, ka vendosur:

“Konstatimin e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin për shqyrtimin e çështjes civile me nr.693-323 Akti me paditës Sigal Uniqa Group Austria Sh.a. dhe të paditur Ervis Xaka.Dërgimin e akteve gjykatës kompetente Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë”.

Kundër vendimit të gjykatës, ka bërë ankim të veçantë pala e paditur Ervis Xaka, i cili parashtron këto shkaqe:

- Me këtë vendim nuk jemi dakord dhe brenda afatit ligjor e ankimojmë dhe kërkojmë ndryshimin e tij nga Gjykata e Lartë, duke vendosur që çështja me palë ndërgjyqëse të gjykohet nga Gjykata Kurbin për sa më poshtë vijon:

- Në nenin 48 K.Pr.Civile ligjvënësi shprehet: “Paditë që rrjedhin nga shkaktimi i dëmit mund të ngrihen si në Gjykatën e vendit ku ka banimin i padituri, ashtu edhe në Gjykatën e vendit ku është shkaktuar dëmi.”

- Në rastin konkret dëmi është shkaktuar brenda Juridiksionit Tokësor të Gjykatës Kurbin.

- Ngjarja është hetuar nga Prokuroria Kurbin.

189

Page 190: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici, dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Se pala paditëse Sigal Uniqa Group Austria Sh.a. i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin me kërkesëpadi dhe objekt të përshkruar në pjesën hyrëse.

Paditësi ka paraqitur kërkesëpadi, në lidhje me institutin e padisë së regresit kthimit të shumës, ardhur si pasojë e disbursimit të shumës së dëmshpërblimit, palës së dëmtuar nga aksidenti i shkaktuar nga i padituri Ervis Xaka në gjykim.

Përpara shqyrtimit të bazueshmërisë në ligj e në prova të kërkesës, gjykata analizoi juridiksionin dhe kompetencën e saj në gjykimin e kësaj çështje. Në bazë të neneve 36§1,41 dhe 43§1 të K.Pr.Civile, gjykata konstatoi se çështja hyn në juridiksionin gjyqësor dhe është në kompetencën lëndore, por jo atë tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin nr. 2060, datë 09.10.2018, ka vendosur:

Konstatimin e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin për shqyrtimin e çështjes civile me nr.693-323 Akti me paditës Sigal Uniqa Group Austria Sh.a. dhe të paditur Ervis Xaka.

Dërgimin e akteve gjykatës kompetente Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.Me arsyetimin se, Gjykata vlerëson se bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës

Civile, ajo për përcaktimin e kompetencës duhet të marrë në konsideratë objektin e shkakun ligjor të kërkesë padisë, karakterin dhe natyrën juridike të mosmarrëveshjes.

Përpara, se të shprehet lidhur me çështjen nëse është kompetente nga ana tokësore e për gjykimin e kërkesëpadisë me objekt “Pagim detyrimi 2.261.739 lekë, gjykata çmon të theksojë parashikimet e mëposhtme ligjore:

Konkretisht, në nenin 42 të K.Pr.Civile parashikohet si rregull i përgjithshëm se: Paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit ku ai ka banesën e përkohshme....

Në Ligjin Nr.10076, datë 12.02.2009 “Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit”, i ndryshuar: Në nenin 15 parashikohet se: “Kërkesa për rimbursimin e shoqërive të sigurimit”, Kur shoqëria e sigurimit, e cila, në përputhje me këtë ligj ose me kushtet e sigurimit, e ka dëmshpërblyer palën e dëmtuar, por, sipas këtij ligji ose kushteve të sigurimit, nuk ka qenë përgjegjëse, ka të drejtë të kërkojë rimbursim nga personi përgjegjës për dëmin. Rimbursimi përfshin shumën e paguar për dëmin, shpenzimet e tjera të kryera për të dhe interesin e pagueshëm.

Ndërsa, po ashtu në nenin 24 pika 3 parashikohet se: “Shoqëria e sigurimit që, sipas shkronjës “d” të pikës 1 të këtij neni, ka paguar dëmet te pala e dëmtuar, ka të drejtë të rimbursojë të gjithë masën e paguar për dëmet, interesat dhe shpenzimet nga personi përgjegjës për dëmet”.

Për gjykatën padia e mësipërme është padia klasike e regresit, e rimbursimit të shumës së paguar e ngritur nga ana e shoqërisë siguruese paditëse ndaj personit përgjegjës për dëmin, të thirrur si palë e paditur në këtë gjykim.

Në rastin objekt gjykimi rezulton se neni 42 i K.Pr.Civile përcakton gjykatën kompetente nga pikëpamja tokësore, e cila është gjykata e shkallës së parë në territorin e së cilës ka banimin i padituri, sepse një padi e tillë është një padi e llojit të kthimit të shumës.

Për gjykatën banimi zyrtar (gjendja civile) i të paditurit Ervis Xaka rezultoi pa ekuivok se ishte në Bashkinë Krujë, e pranuar edhe nga ana e paditësit shoqërisë siguruese në kërkesë padi, por argumentoi se një padi e lidhur me dëmin e shkaktuar duhet të vazhdojë të gjykohet në këtë gjykatë, si një padi, që rrjedh nga shkaktimi i dëmit.

190

Page 191: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Si përfundim, Gjykata çmon se jemi në kushtet e moskompetencës nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesës dhe Gjykatë kompetente është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila përfshin nën juridiksionin e saj territorial banimin e të paditurit.

II. Ligji i Zbatueshëm:

Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:Neni 16§1 i K.Pr.Civile që parashikon se: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e

tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj....”.Neni 61 i K.Pr.Civile parashikon se:“Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose

me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

Neni 62 i K.Pr.Civile parashikon se: “Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e

mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë”.

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se:

1. Vendimi nr. 2060, datë 09.10.2018, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, që ka shpallur moskompetencën tokësore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të normave procedurale civile dhe për këtë shkak vendimi duhet të lihet në fuqi.

2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në vlerësim të akteve të dosjes gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, e gjen të bazuar në ligj arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin në lidhje me kompetencën tokësore të shqyrtimit të çështjes objekt gjykimi.

3. Në analizë të akteve të dosjes gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, arsyetimit të gjykatës, si dhe legjislacionit të zbatueshëm për rastin konkret, ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse Ervis Xaka, nuk përmban shkaqe për cënimin e vendimit nr. 2060, datë 09.10.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

4. Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje nga pikëpamja tokësore/lëndore është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

5. Kolegji Civil në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin. Gjykata ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi duke bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës tokësore.

6. Duke u kthyer te çështja objekt shqyrtimi, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka arsyetuar drejtë në lidhje me zbatimin e ligjit procedural dhe material për sa i përket përcaktimit të kompetencës tokësore.

7. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e çështjes konkrete referon në rregullimet e bëra në Kreun e III, Titulli III, Pjesa e Parë të Kodit të Procedurës Civile (ratio

191

Page 192: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

legis) dhe në parimet e së drejtës (ratio iuris) në lidhje me kompetencën tokësore të gjykatave për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve civile të parashikuara në këtë Kod dhe në ligje të tjera të veçanta, në të cilat është pasur parasysh, midis të tjerave, që palëve të mos u bëhet i vështirë aksesi në drejtësi. Në këtë kontekst i vlerësueshëm është fakti se për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh procesi duhet të zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që ai të zhvillohet në mënyrë sa më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm (Neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 4 i Kodit të Procedurës Civile).

8. Në vijim të sa më sipër, paditësi Sigal Uniqa Group Austria Sh.a., me padinë objekt gjykimi kërkon: “Pagim detyrimi 2.261.739 lekë (dy milion e dyqind e gjashtë dhjetë e një mijë e shtatëqind e tridhjetë e nëntë) lekë”.

Në nenin 42 të K.Pr.Civile të K.Pr.Civile parashikohet se: “Paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit ku ai ka banesën e përkohshme”....”.

9. Kolegji Civil çmon se, kompetente nga pikëpamja tokësore për gjykimin e çështjes civile objekt gjykimi është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë (siç me të drejtë ka arsyetuar Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin), pasi i padituri Ervis Xaka, e ka vendbanimin e tij në lagjen nr.1 të qytetit të Krujës. Pretendimi i palës së paditur se meqë vendi i shkaktimit të dëmit është në territorin e rrethit Kurbin e për rrjedhojë dhe ky gjykim duhet të bëhet nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, nuk qëndron për shkakun se në objekt padi kemi detyrimin e palës së paditur të kthejë lekët e dëmshpërblimit të dhënë nga pala paditëse të dëmtuarit. Është neni 42 i K.Pr.Civile që përcakton gjykatën kompetente nga pikëpamja tokësore, e cila është gjykata e shkallës së parë në territorin e së cilës ka banimin i padituri.

10. Në përfundim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.2060, datë 09.10.2018, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, me të cilin është shpallur moskompetenca tokësore për gjykimin e çështjes civile nr. regj. them. 693-323 akti, datë 07.05.2018, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 62 të K.Pr.Civile.

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr. 2060, datë 09.10.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Tiranë, më 27.11.2018

192

Page 193: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 31003-02717-00-2018 i Regj. Themeltar Nr. 00 - 2018 - 1168 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

në Tiranë, sot më datë 27.11.2018, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi, çështjen administrative që i përket:

PADITËS: SHPRESA CAKRANI.

TË PADITUR: 1. AGJENCIA E TRAJTIMIT TË PRONËS.2. TANUSH HYSENBEGASI.

PERSON I TRETË: PAJTIM RAMAJ.KUJTIM SULAJ.NOVRUS MUSARAJ.ETMOND RAMAJ.PAJTIM RAMAJ.MEDIN SULAJ.

OBJEKTI:

Konstatimi si absolutisht të pavlefshëm të vendimit të Komisionit të Pronave Fier nr. 176, datë 14.02.1996, në emër të Sulo Cakranit.

Detyrimin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier të çregjistrojë nga kartelat e pasurisë vendimin nr. 176, datë 14.02.1996, të Komisionit të Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Fier, në emër të trashëgimtarëve të Sulo Cakrani.

BAZA LIGJORE: Neni 32 i Kodit Civil, nenet 108 dhe 109 të Kodit të Procedurave Administrative, ligji nr. 7698, datë 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”,

ligji nr. 8480 “Për funksionimin e organeve kolegjiale, vendimi nr. 5, datë 30.10.2012, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 62-2018-761 (196), datë 15.02.2018, ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për gjykimin e çështjes civile nr. 21262-02012-62-2017 (1874/35), datë 13.09.2017, dhe dërgimin e akteve për gjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

193

Page 194: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e ndërmjetëm të dhomës së këshillimit, të datës 26.03.2018, në çështjen me Nr. Akti 867/2018, ka vendosur:

T’i drejtohet Gjykatës së Lartë me qëllim për tu shprehur për kompetencën lëndore të kërkimit në lidhje me pavlefshmërinë absolute të vendimit të ish Komisionit për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës Tiranë, me nr. 176, datë 14.02.1996, e cila ka marrë numër 867 Regjistri Themeltar, datë 13.03.2018.Rregullimin e kompetencës lëndore për pretendimin “konstatim si absolutisht të pavlefshëm të vendimit të Komisionit të Pronave Fier me nr. 176, datë 14.02.1996 në emër të Sulo Cakranit”, e cila përket mosmarrëveshjes me nr. 867 Regjistri Themeltar, datë regjistrimi 13.03.2018.Dërgimin e kërkimit “konstatim si absolutisht të pavlefshëm të vendimit të Komisionit të Pronave Fier me nr. 176, datë 14.02.1996 në emër të Sulo Cakranit”, pas veçimit, e cila i përket çështjes administrative nr. 867 Regjistri Themeltar, datë regjistrimi 13.03.2018, Gjykatës së Apelit Vlorë, si gjykatë kompetente e caktuar me ligj për gjykimin e saj.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori dhe si e shqyrtoi çështjen në tërësi, në dhomë këshillimi, pa pjesëmarrjen e palëve;

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes.

Paditësja Shpresa Cakrani është një nga trashëgimtarët ligjorë të të ndjerit Kadri Cakrani, i cili ka qenë pronar tokash përpara vitit 1944, të cilat u shpronësuan dhe konfiskuan nga sistemi komunist pa asnjë shpërblim.

Me qëllim njohjen e të drejtës së pronësisë dhe kthimin e pronës së shpronësuar trashëgimlënësit të saj, paditësja i është drejtuar me kërkesë Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier. Ky i fundit, me vendimin nr. 122, datë 30.09.2003, ka njohur pronësinë e të ndjerit mbi një sipërfaqe toke prej 15.000 m2, në fshatin Cakran, Bashkia Fier. Ky vendim është kundërshtuar gjyqësisht dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 571, datë 16.04.2004, u ka kthyer trashëgimtarëve të tij një sipërfaqe toke prej 10.800 m2, e ndodhur në fshatin Cakran.

Trashëgimtarët e të ndjerit Kadri Cakrani kanë kryer veprime juridike të shitjes mbi këtë sipërfaqe toke me personat e tretë në këtë gjykim. Më pas ata i janë drejtuar Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier për tu pajisur me certifikatën për vërtetim pronësie mbi pasurinë e fituar, por aty kanë marrë informacion se pasuria e disponuar me këtë vendim krijon mbivendosje me një pasuri tjetër, e cila ishte regjistruar në emër të trashëgimtarëve të të ndjerit Sulo Cakrani, mbi bazën e vendimit nr. 176, datë 14.02.1996, të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier.

Në këto kushte, paditësja Shpresa Cakrani i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier me padinë për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit nr. 176, datë 14.02.1996, të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, si dhe zgjidhjen e pasojave që rrjedhin nga kjo pavlefshmëri, çregjistrimin nga kartelat e pasurisë vendimin nr. 176, datë 14.02.1996, të KKKP Fier, në emër të trashëgimtarëve të Sulo Cakrani.

194

Page 195: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

II. Procedurat gjyqësore.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 62-2018-761 (196), datë 15.02.2018, ka vendosur: “Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për gjykimin e çështjes civile nr. 21262-02012-62-2017 (1874/35), datë 13.09.2017, dhe dërgimin e akteve për gjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.”.

Në marrjen e këtij vendimi kjo gjykatë ka arsyetuar se mosmarrëveshja është e natyrës administrative për shkak se padia nuk përmban asnjë kërkim të natyrës civile. Paditësja, si kërkim kryesor të padisë së saj ka konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe si shkaqe të pavlefshmërisë ka parashtruar mungesën e elementëve formalë të aktit.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e ndërmjetëm të dhomës së këshillimit, të datës 26.03.2018, në çështjen me Nr. Akti 867/2018, ka vendosur: “T’i drejtohet Gjykatës së Lartë me qëllim për tu shprehur për kompetencën lëndore të kërkimit në lidhje me pavlefshmërinë absolute të vendimit të ish Komisionit për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës Tiranë, me nr. 176, datë 14.02.1996, e cila ka marrë numër 867 Regjistri Themeltar, datë 13.03.2018. Rregullimin e kompetencës lëndore për pretendimin “konstatim si absolutisht të pavlefshëm të vendimit të Komisionit të Pronave Fier me nr. 176, datë 14.02.1996 në emër të Sulo Cakranit”, e cila përket mosmarrëveshjes me nr. 867 Regjistri Themeltar, datë regjistrimi 13.03.2018. Dërgimin e kërkimit “konstatim si absolutisht të pavlefshëm të vendimit të Komisionit të Pronave Fier me nr. 176, datë 14.02.1996 në emër të Sulo Cakranit”, pas veçimit, e cila i përket çështjes administrative nr. 867 Regjistri Themeltar, datë regjistrimi 13.03.2018, Gjykatës së Apelit Vlorë, si gjykatë kompetente e caktuar me ligj për gjykimin e saj.

Në marrjen e këtij vendimi kjo gjykatë ka arsyetuar çështja përmban dy kërkime, ku i pari, kundërshtimi i vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ka natyrë civile, referuar jurisprudencës unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ndërsa i dyti ka natyrë administrative, pasi përmes tij kërkohet detyrimi i një organi publik që të kryejë një veprim administrativ.

III. Vlerësimi i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr. 196, datë 15.02.2018, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, është marrë në kundërshtim me dispozitat që rregullojnë kompetencën lëndore dhe funksionale në çështjet me objekt kundërshtimin e vendimeve të ish Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe pasojave që rrjedhin prej saj. Për këtë shkak, ky vendim do të prishet dhe çështja do të dërgohet për shqyrtim pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, si gjykata kompetente.

Ky Kolegj thekson se kompetenca lëndore përbën një nga parakushtet procedurale me qëllim që gjykata të marrë në shqyrtim themelin e pretendimeve dhe të prapësimeve të palëve. Mungesa e kompetencës lëndore për një forum gjyqësor bën që çdo veprimtari procedurale e kryer prej tij të konsiderohet nul. Shkelja e dispozitave që normojnë këtë lloj kompetence është e tillë që nuk mund të anashkalohet nga gjykata e shkallës së parë që shqyrton çështjen dhe as të vleftësohet nga shkallët më të larta të pushtetit gjyqësor, edhe sikur çështja të jetë zgjidhur drejt (shih vendimin nr. 917, datë 11.05.2017, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë).

Në çështjen në shqyrtim konstatohet se kërkimi kryesor i padisë ka të bëjë me kundërshtimin e vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Çështje të

195

Page 196: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

kësaj natyre, pavarësisht mënyrës së kërkimit të padisë, pra mënyrës së formulimit të objektit të saj, mbeten çështje të karakterit civil. Rezulton se paditësja kundërshton vendimin nr. 176, datë 14.02.1996, të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, për shkaqe formale. Megjithëse ky kërkim i padisë në pamje të parë ka natyrë administrative, në thelb, me konstatimin e pavlefshmërisë së vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave paditësja kërkon realizimin e një të drejte me natyrë civile, sikurse është e drejta e pronës.

Jurisprudenca e Gjykatës së Lartë dhe në plan të parë ajo unifikuese, ka qenë e qëndrueshme në lidhje me natyrën e vendimeve të ish Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duke i trajtuar ato si vendime quasi gjyqësore të cilat njohin si fakt juridik të drejtën e pronësisë që ka ekzistuar përpara shtetëzimit, shpronësimit apo konfiskimit dhe rivendosin me aq sa është e mundur këtë të drejtë. Pra, i gjithë procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave, duke përfshirë të gjithë ligjet e mëparshme të dala në këtë fushë, është konsideruar si një proces me natyrë civile, që njeh një të drejtë me natyre civile, edhe pse i realizuar nga një organ administrativ.

Në kohën e daljes së kuadrit ligjor për kthimin. e pronave ish pronarëve, ligjvënësi mund të parashikonte edhe rrugën gjyqësore të kërkimit dhe kthimit të pronave të shtetëzuara apo konfiskuara padrejtësisht, por çmoi më të përshtatshme rrugën administrative dhe të drejtën e ankimit në gjykatë kundër vendimeve të organeve administrative të ngarkuara për këtë qëllim. Në rastin se do të pranohej zgjidhja e parë edhe analogjia do të ishte më dukshme (shih vendimin unifikues nr. 24, datë 13.03.2002, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

Për këtë shkak, kompetente nga pikëpamja lëndore për shqyrtimin e padive me objekt kundërshtimin e vendimeve të ish Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave janë përcaktuar gjykatat civile. Kjo është shprehur edhe në vendimin unifikues nr. 4, datë 10.12.2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, i cili ishte në sinkron me jurisprudencën e mëparshme të Gjykatës së Lartë. Në këtë vendim, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë janë shprehur se: Kur në objektin e gjykimit kundërshtohet vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave apo Agjencisë Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, kjo çështje do të konsiderohet si mosmarrëveshje civile dhe do të shqyrtohet nga gjykata që ka kompetencë gjykimin e mosmarrëveshjeve civile.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se situata mbetet e pandryshuar edhe pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 133/2015, datë 05.12.2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Ky ligj prezanton një mënyrë të re zgjidhjes së problemit të pronës së shtetëzuar, shpronësuara apo konfiskuara në mënyrë të padrejtë nga regjimi komunist si dhe përcakton vetë, nëpërmjet dispozitave procedurale me natyrë të posaçme, kompetencën lëndore, funksionale dhe tokësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që lindin nga ky ligj.

Nga përmbajtja e ligjit nr. 133/2015, datë 05.12.2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, që ka shfuqizuar të gjithë bazën legjislative të mëparshme, nuk konstatohet ndonjë rregullim në lidhje me mosmarrëveshjet që do të lindnin nga vendimet e mëparshme të organeve të ngarkuara me procesin e njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave. Në këto rrethana, rregullimi në lidhje me kompetencën do të mbështetet në parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, të interpretuara në frymën e ligjit të ri. Me qëllim ruajtjen e uniformitetit në zbatimin e ligjit, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se të njëjtat rregulla në lidhje me kompetencën do të ndiqen si në rastin e kundërshtimit të vendimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës, në lidhje me njohjen e të drejtës së pronësisë, ashtu edhe në kundërshtimin e vendimit të ish Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ish Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave si dhe ish Zyrave Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

196

Page 197: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Në nenin 29 të ligjit nr. 133/2015, datë 05.12.2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” përcaktohet se: Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë. Në këto rrethana, edhe ankimi ndaj vendimeve të ish Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të bëhet në gjykatën e apelit me juridiksion të përgjithshëm, si gjykata kompetente nga pikëpamja lëndore dhe funksionale. Për sa i përket kompetencës tokësore, duke qenë se sendi i paluajtshëm ndodhet në Bashkinë e Fierit, kompetente do të jetë Gjykata e Apelit Vlorë.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon të theksojë se kërkimi i dytë i objektit të padisë, detyrimi i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier të çregjistrojë nga kartelat e pasurisë vendimin nr. 176, datë 14.02.1996, të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, në emër të trashëgimtarëve të Sulo Cakrani, nuk përbën një kërkim të pavarur por të prejardhur nga kërkimi i parë dhe, si i tillë, do të ndjekë kompetencën e këtij të fundit.

Në vendimin unifikues nr. 4, datë 10.12.2013, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë theksuar se: Kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë mosmarrëveshja objekt gjykimi rezulton të jetë e natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes me natyrë civile mund të urdhërohet kryera e disa veprimeve administrative, si p.sh. urdhërimi i Z.V.R.P.P.-së për kryer fshirjen apo regjistrimin e një prone të caktuar, atëherë shqyrtimi i këtyre çështjeve do të jetë në kompetencë të gjykatës që shqyrton mosmarrëveshjet civile (shih çështjen e parë të shtruar për unifikim, pika C, të Vendimit Unifikues nr. 4, datë 10.12.2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 13, paragrafi VI, të Ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. 196, datë 15.02.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim Gjykatës së Apelit Vlorë si gjykatë kompetente lëndore;

Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, palës paditëse, Shpresa Cakrani, të paditurve, Agjencia e Trajtimit të Pronës e Tanush Hysenbegasi, si dhe peronave të tretë, Pajtim Ramaj, Kujtim Sulaj, Novrus Musaraj, Etmond Ramaj, Pajtim Ramaj dhe Medin Sulaj.

Tiranë, më 27.11.2018

197

Page 198: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11241-01295-00-2018 Regj. ThemeltarNr. 00-2018 – 1188 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në datën 06.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu

përket palëve:

PADITËS: ANI DYRMISHI

I PADITUR: MINISTRIA E DREJTËSISËZYRA QENDRORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË

OBJEKTI:

1. Pavlefshmëria e zgjidhjes së kontratës së punës, dhënë nëpërmjet “urdhërit” Lirim nga detyra, shkresa me nr. 3729/1 prot, datë 02.06.2017, “Për shkarkimin nga detyra e

Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, të Ministrit të Drejtësisë, pasi është bërë pa shkaqe të arsyeshme.

2. Detyrimin e palës së paditur të më dëmshpërblejë:- me pagën e një muaji, për mosrespektim të afatit të njoftimit për zgjidhjen e kontratës së

punës.- me pagën e dy muajve për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës.

- me pagën e një viti, për zgjidhje të kontratës së punës pa shkaqe të arsyeshme.3. Detyrimin e palës së paditur të më paguaj shpenzimet gjyqësore dhe të avokatit.

BAZA LIGJORE: Nenet 141, 143, 144, 145, 146, 154, 155 të Kodit të Punës së RSH, ligji 49/2012 ndryshuar me ligjin 39/2017 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, neni 7/c, nenet 32, 105, 106 të Kodit të Procedurës

Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr. (11-2018-832) 285, datë 21.02.2018 ka vendosur:

Moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në gjykimin e çështjes me nr. Regj. Them (21248-04047) 55/2612 dhe datë regjistrimi 30.11.2017.Dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, si gjykatë i kompetente.

198

Page 199: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Kundër vendimit të sipërcituar ka paraqitur ankim të veçantë paditësi Ani Dyrmishi, i cili kërkon:

Pranimin e ankimit të veçantë, në lidhje me “Prishjen e vendimit nr. (11-2018-832) 285, datë 21.02.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, i cili ka deklaruar moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës” dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Shkaqet që paditësi Ani Dyrmishi paraqet në ankimin e veçantë janë:- Me vendimin nr. (11-2018-832) 285, datë 21.02.2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor

Durrës ka vendosur: Moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në gjykimin e çështjes me nr. Regj. Them. (21248-04047) 55/2612 dhe datë regjistrimi 30.11.2017. Dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, si gjykatë i kompetente.

- Unë paditësi Ani Dyrmishi nuk jam dakord me këtë vendim, pasi e cilësoj si të pa mbështetur në ligj, e nëpërmjet këtij ankimi të veçantë, kërkoj nga Kolegji Civil, që të prishi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në po atë gjykatë.

- I jam drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës me kërkesëpadinë me objekt: 1. Pavlefshmëria e zgjidhjes së kontratës së punës, dhënë nëpërmjet “urdhërit” Lirim nga detyra, shkresa me nr. 3729/1 prot, datë 02.06.2017, “Për shkarkimin nga detyra e Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, të Ministrit të Drejtësisë, pasi është bërë pa shkaqe të arsyeshme, etj..

- Kam parashtruar, në kërkesëpadi, se kompetenca për gjykimin e kësaj çështje i përket kësaj gjykate, pra Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për faktin se me ligjin nr. 39/2017, është ndryshuar kompetenca lëndore lidhur me këto kategori çështjesh.

- Neni 7 i ligjit nr. 49/2012, i ndryshuar me ligjin nr. 39/2017 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i përjashton mosmarrëveshjet në marrëdhëniet e punës, kur këto marrëdhënie rregullohen në bazë të Kodit të Punës.

- Pretendimin tim në lidhje me kompetencën e mbështes në nenin 10 pika 4 të ligjit nr. 33/2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, i cili ka përcaktuar shprehimisht.....Marrëdhëniet e punës për punonjësit e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme rregullohen në përputhje me përcaktimet e dispozitave të Kodit të Punës dhe akteve të tjera nënligjore, në zbatim të tij”. Gjykata vendimmarrjen e saj ne dhënien e këtij vendimi, e mbështet, duke iu referuar parashikimeve të nenit 20 të ligjit nr. 33/20012, ne te cilin janë parashikuar kompetencat e Regjistruesit, qe janë: a). drejton dhe organizon veprimtarinë e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për realizimin e funksioneve dhe përmbushjen e detyrave të saj, në përputhje me përcaktimet e legjislacionit në fuqi; b) përgjigjet dhe raporton para Kryeregjistruesit dhe Bordit Drejtues për veprimtarinë e zyrës vendore; c) t’i lëshojë personit të interesuar, që ka të drejtën të kërkojë, çertifikatë pronësie, qiraje apo të interesave të tjerë të regjistruara në kartelë mbi pasurinë e paluajtshme; ç) të kërkojë me shkrim ose me shkresë zyrtare nga personi i interesuar që, brenda një afati jo më të gjatë se 30 ditë, të paraqesë dokumentet e pronësisë, çertifikatat, çdo dokument tjetër apo plan rilevimi, të lidhur me pasurinë e paluajtshme, kontratën e qirasë ose hipotekën në fjalë. Në rast të mosparaqitjes së dokumentacionit të kërkuar brenda afatit të sipërcituar kërkesa për regjistrim refuzohet; d) të thërrasë çdo person të interesuar që të paraqitet tek ai ose të ndonjë

199

Page 200: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

person tjetër i autorizuar prej tij, për të dhënë informacion ose shpjegim për pasurinë e paluajtshme, kontratën e qirasë ose hipotekën; dh). t’i propozojë Kryeregjistruesit refuzimin e regjistrimit kur nuk plotësohen kushtet e përcaktuara në këtë ligj;

- e). të administrojë dhe të verifikojë të dhënat e përcaktuara në shkronjat “c”, “ç”, “d” dhe “dh” të këtij neni; ë). t’i kërkojë personit, që paraqet një informacion jo të rregullt, që t’ia paguajë zyrës së regjistrimit shpenzimet që ajo ka kryer në procesin e verifikimit të këtij informacioni jo të rregullt”.

- Është lehtësisht e kuptueshme se kjo dispozitë, neni 20 i ligjit nr. 33/2012, përcakton kompetencat e Regjistruesit, dhe jo rregullimin e marrëdhënieve të punës midis punëmarrësit që në rastin objekt gjykimi jam unë paditësi me cilësinë e Regjistruesit dhe Kryeregjistruesi me cilësinë e punëdhënësit.

- Ligji i posaçëm që është ligji nr. 33/2012, në nenin 10 pika 4, ka përcaktuar qartë, “Marrëdhëniet e punës për punonjësit e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme rregullohen në përputhje me përcaktimet e dispozitave të Kodit të Punës dhe akteve të tjera nënligjore, në zbatim të tij”.

- Si një nga punonjësit e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, unë paditësi Ani Dyrmishi, marrëdhëniet e punës i kam të përcaktuara në nenin 10 pika 4 të ligjit nr. 33/2012, marrëdhënie këto që rregullohen me Kodin e Punës.

- Gjithashtu Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vendimmarrjen e saj nuk përmend asnjë arsye pse pikërisht kjo mosmarrëveshje që është objekt gjykimi të mos jetë në kompetencë të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, e të jetë në kompetencë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja nr. 11243-01295-2018 regj, them, që iu përket palëve: paditës Ani Dyrmishi dhe e paditur Ministria e Drejtësisë, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, me objekt: 1. Pavlefshmëria e zgjidhjes së kontratës së punës, dhënë nëpërmjet “urdhërit” Lirim nga detyra, shkresa me nr. 3729/1 prot, datë 02.06.2017 “Për shkarkimin nga detyra e Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrit të Pasurive të Paluajtshme Durrës”, të Ministrit të Drejtësisë, pasi është bërë pa shkaqe të arsyeshme, etj.......

2. Vendimi nr. (11-2018-832) 285, datë 21.02.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të kthehet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

I. Rrethanat:

3. Nga provat shkresore të depozituara në dosje rezulton se, pala paditëse Ani Dyrmishi është emëruar përkohësisht në detyrën e Regjistruesit, pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës nëpërmjet Urdhrit Nr. 752/1, datë 08.02.2016, nga Ministri i Drejtësisë. Në vijim, me Urdhrin Nr. 4344/1, datë 15.06.2016 “Për Emërim Përfundimtar në Detyrë”, të Ministrit të Drejtësisë, është emëruar përfundimisht po në të njëjtën detyrë.

200

Page 201: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

4. Me shkresën Nr. 3656 Prot, datë 02.06.2017, me lëndë “Propozim për lirim nga detyra për z. Ani Dyrmishi me detyrë regjistrues i ZVRPP Durrës”, Kryeregjistruesi pranë kësaj zyre, i ka propozuar Ministrit të Drejtësisë lirimin nga detyra të paditësit Ani Dyrmishi. Ministri i Drejtësisë, me Urdhrin nr. 3729/1 , datë 02.06.2017 ka urdhëruar “Shkarkimin nga Detyra të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës”.

5. Në kushtet e mësipërme pala paditëse i është drejtuar gjykatës me kërkesëpadinë me objektin e sipërcituar.

II. Procedura:

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr. (11-2018-832) 285, datë 21.02.2018 ka vendosur:

Moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në gjykimin e çështjes me nr. Regj. Them (21248-04047) 55/2612 dhe datë regjistrimi 30.11.2017.

Dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, si gjykatë i kompetente.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ndër të tjera arsyeton se:....Përpara shqyrtimit të bazueshmërisë në ligj e në prova të kërkesëpadisë, gjykata

mori në shqyrtim juridiksionin dhe kompetencën e saj në gjykimin e kësaj çështje. Bazuar në nenin 36(1) dhe 41 të K.Pr.Civile, gjykata konstatoi kryesisht se çështja objekt gjykimi hyn në juridiksionin gjyqësor. Ndërsa, sa i përket kompetencës lëndore, duke iu referuar nenit 61 të Kodit të Procedurës Civile, ku parashikohet se: Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi, kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetentë. Gjykata vlerëson se ajo nuk është kompetente për gjykimin e kësaj çështje. Gjykata thekson se në kuptimin e së drejtës procedurale, kompetenca lëndore është një kusht i domosdoshëm procedural që bën të vlefshëm procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryej asnjë veprimtari procedurale dhe një gjykatë jokompetente duhet të deklarojë moskompetencën e saj. Kompetenca lëndore, përcakton për çdo gjykatë të veçantë, se, në çfarë rastesh dhe në lidhje me çfarë mosmarrëveshjesh ajo ka pushtet për të gjykuar, duke përcaktuar qartë rrethin e mosmarrëveshjeve që i është njohur e dhënë asaj për ta gjykuar. Gjykata, në përcaktimin e kompetencës lëndore, i referohet pikërisht identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes që i shtrohet për gjykim. Për këtë qëllim, gjykata i referohet shkakut ligjor të kërkimeve të paditësit të parashtruara si në kërkesëpadi, ashtu dhe gjatë gjykimit, natyrës së mosmarrëveshjes, si dhe statusit juridik të palëve si dhe bën lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cënuar. Në funksion të përcaktimit të kompetencës lëndore për shqyrtimin e kësaj çështje gjykata iu referua edhe nenit 16/1 të K.Pr.Civile, i cili përcakton se: Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët. Referuar çështjes objekt shqyrtimi rezultoi se midis palëve ndërgjyqëse, është krijuar marrëdhënia juridike e punës, ku paditësi është emëruar në detyrën Regjistrues pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, fillimisht përkohësisht me Urdhrin nr. 752/1, datë 08.02.2016, nga Ministri i Drejtësisë. Në vijim, me Urdhrin Nr. 4344/1, datë 15.06.2016 “Për Emërim Përfundimtar në Detyrë”, të Ministrit të Drejtësisë është emëruar përfundimisht po në të njëjtën detyrë. Kjo marrëdhënie është ndërprerë me Urdhrin nr. 3729/1, datë 02.06.2017 ku Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar “Shkarkimin nga Detyra të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të

201

Page 202: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Paluajtshme Durrës”, paditësit Ani Dyrmishi. Nga analiza e elementëve të padisë, përmbajtjes së saj dhe deklarimeve të palëve në seancë, gjykata vlerëson se palët ndërgjyqëse janë në një mosmarrëveshje që rrjedh nga marrëdhënia e punës.

Sipas nenit 7/ç të Ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, ndryshuar me ligjin nr. 39/2017 gjykatat administrative janë kompetente ndër të tjera edhe për mosmarrëveshjet që lindin nga marrëdhëniet e punës të nëpunësve civil, nëpunësve civil gjyqësor, nëpunësve civil të prokurorisë dhe të nëpunësve shtetëror që sipas ligjit organik kanë një rregullim të posaçëm. Ndërsa referuar ligjit nr. 33/2012 “Për Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, i ndryshuar, në nenin 19 është parashikuar se, regjistruesi pranë ZVRPP, emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Drejtësisë, me propozim të Kryeregjistruesit. Në nenet 19 dhe 20 të këtij ligji parashikohen edhe kriteret dhe kompetencat e Regjistruesit. Konkretisht në nenin 19 parashikohet se: Zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme e ushtron veprimtarinë në territorin e zonës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme. 2. Zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme organizohet dhe drejtohet nga regjistruesi, i cili emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Drejtësisë, me propozimin e Kryeregjistruesit. 3. Regjistrues mund të emërohet personi që plotëson kriteret e mëposhtme: a) është shtetas shqiptar; b) ka mbaruar arsimin e lartë juridik, ekonomik, inxhinierik ose menaxhim publik: c) ka një përvojë pune jo më pak se 5 vjet në administratën publike; ç) nuk është dënuar penalisht. 4. Regjistruesit duhet të kenë kryer specializime në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, sipas legjislacionit në fuqi... Në nenin 20 të ligjit të sipërcituar parashikohen kompetencat e Regjistruesit si më poshtë: Regjistruesi ka këto kompetenca: a) drejton dhe organizon veprimtarinë e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për realizimin e funksioneve dhe përmbushjen e detyrave të saj, në përputhje me përcaktimet e legjislacionit në fuqi; b) përgjigjet dhe raporton para Kryeregjistruesit dhe Bordit Drejtues për veprimtarinë e zyrës vendore; c) t’i lëshojë personit të interesuar, që ka të drejtën të kërkojë, certifikatë pronësie, qiraje apo të interesave të tjerë të regjistruara në kartelë mbi pasurinë e paluajtshme; ç) të kërkojë me shkrim ose me shkresë zyrtare nga personi i interesuar që, brenda një afati jo më të gjatë se 30 ditë, të paraqesë dokumentet e pronësisë, çertifikatat, çdo dokument tjetër apo plan rilevimi, të lidhur me pasurinë e paluajtshme, kontratën e qirasë ose hipotekën në fjalë. Në rast të mosparaqitjes së dokumentacionit të kërkuar brenda afatit të sipërcituar kërkesa për regjistrim refuzohet; d) të thërrasë çdo person të interesuar që të paraqitet tek ai ose te ndonjë person tjetër i autorizuar prej tij, për të dhënë informacion ose shpjegim për pasurinë e paluajtshme, kontratën e qirasë ose hipotekën; dh) t'i propozojë Kryeregjistruesit refuzimin e regjistrimit kur nuk plotësohen kushtet e përcaktuara në këtë ligj; e) të administrojë dhe të verifikojë të dhënat e përcaktuara në shkronjat “c”. “ç”. “d” dhe “dh” të këtij neni; ë) t’i kërkojë personit, që paraqet një informacion jo të rregullt. që t’ia paguajë zyrës së regjistrimit shpenzimet që ajo ka kryer në procesin e verifikimit të këtij informacioni jo të rregullt. Përsa më sipër, gjykata vlerëson se marrëdhënia e punës e krijuar midis palëve në çështjen objekt shqyrtimi nuk bazohet në Kodin Punës, pasi ka një rregullim të posaçëm ligjor të përcaktuar në ligjin nr. 33/2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, i ndryshuar. Në konkluzion, gjykata çmon se padia që po gjykohet përpara kësaj gjykate është një gjykim i një natyre administrative dhe konkretisht është mosmarrëveshje që ka lindur nga marrëdhënia e punës e krijuar midis palëve. Kjo marrëdhënie nuk rregullohet nga Kodi i Punës, pasi për nëpunësin shtetëror Regjistruesin pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme ka një ligj organik, i cili rregullon në mënyrë të posaçme, emërimin, shkarkimin, kompetencat përkatëse, etj dhe si rrjedhojë edhe mosmarrëveshjet që mund të lindin nga kjo marrëdhënie. Përsa më sipër kompetencën lëndore për gjykimin e kësaj çështje e ka Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës........

202

Page 203: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

III. Ligji i Zbatueshëm:

8. Neni 61 i Kodit të Procedurës Civile, parashikon se:Dërgimi i çështjes gjykatës kompetente Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose

me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

9. Neni 62 i K.Pr.Civile parashikon se:Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e

mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

10. Neni 7 i ligjit nr. 49/2012 “Për Organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikon se:

Gjykatat administrative janë kompetente për: a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore

normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik;

b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik;

c) mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative në rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative;

20ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës të nëpunësve civilë, nëpunësve civilë gjyqësorë, nëpunësve civilë të prokurorisë dhe të nëpunësve shtetërorë që sipas ligjit organik kanë një rregullim të posaçëm. Përjashtohen nga ky rregull punonjësit në administratën publike, në gjykatë ose prokurori, marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e Punës.”

d) kërkesat e paraqitura nga organet administrative për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, për të cilat ligji parashikon heqjen e lirisë deri në 30 ditë, si një lloj të dënimit administrativ për kundërvajtësin;

dh) kërkesat e paraqitura nga kundërvajtësit për zëvendësimin e dënimit administrativ me heqje lirie deri në 30 ditë me dënimin me gjobë.

11. Neni 10/4 i Ligjit nr. 33/2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, i ndryshuar, i cili ka parashikuar se:

...Marrëdhëniet e punës për punonjësit e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme rregullohen në përputhje me përcaktimet e dispozitave të Kodit të Punës dhe të akteve të tjera nënligjore, në zbatim të tij.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, shkaqet që ngrihen në ankimin e veçantë të paraqitur nga pala paditëse Ani Dyrmishi, janë të bazuara në ligj, prandaj ka arsye ligjore që vendimi i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës të cënohet.

13. Vendimi nr. (11-2018-832) 285, datë 21.02.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me anën e të cilit, kjo gjykatë ka vendosur shpalljen e moskompetencës lëndore të saj për shqyrtimin e çështjes objekt shqyrtimi dhe dërgimin e saj për gjykim, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, është një vendim i marrë në zbatim të gabuar të

20 Ndryshuar me ligjin nr. 39/2017.

203

Page 204: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

ligjit, ndaj për këtë shkak, ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

14. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, vlerëson të nënvizojë se, në kuptimin e së drejtës proceduriale, kompetenca lëndore është një kusht i domosdoshëm procedural, që bën të vlefshëm procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari proceduriale dhe një gjykatë jokompetente duhet të deklarojë moskompetencën e saj (neni 61 K.Pr.Civile, neni 7 i ligjit nr. 49/2012, i ndryshuar).

15. Kompetenca lëndore, përcakton për çdo gjykatë të veçantë se, në çfarë rastesh dhe në lidhje me çfarë mosmarrëveshjesh ajo ka pushtet për të gjykuar, duke përcaktuar qartë rrethin e mosmarrëveshjeve që i është njohur e dhënë asaj për ta gjykuar. Ndarja e kompetencës është përcaktuar në ligjin nr. 98, datë 06.10.2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykata administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar dhe K.Pr.Civile. Gjykata, në përcaktimin e kompetencës lëndore, i referohet pikërisht identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes që i shtrohet për gjykim, nëse ajo është e natyrës civile apo administrative. Për këtë qëllim, gjykata i referohet shkakut ligjor të kërkimeve të paditësit të parashtruara, si në kërkesëpadi, ashtu dhe gjatë gjykimit, natyrës së mosmarrëveshjes, si dhe statusit juridik të palëve që kjo padi i kundrejtohet, si dhe bën lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë, dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cënuar.

16. Në rastin konkret, para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është paraqitur një padi me objekt kërkimin e dëmshpërblimeve për shkak të zgjidhjes së paligjshme të kontratës së punës, duke evokuar si bazë ligjore dispozitat përkatëse të Kodit të Punës që rregullojnë zgjidhjen individuale të kontratës së punës. Më konkretisht, paditësi Ani Dyrmishi ka qënë i punësuar pranë palës së paditur, Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, në pozicionin e regjistruesit që prej vitit 2015 në bazë të urdhrit nr. 752/1, datë 08. 02.2015 të Ministrit të Drejtësisë “Për emërimin e përkohshëm në detyrë” (emërimi përfundimtar në datë 09.06.2016). Me vendimin nr. 3729/1 prot., datë 02.06.2017 të Ministrit të Drejtësisë, është vendosur shkarkimi nga detyra i paditësit. Duke pretenduar se zgjidhja e kontratës së punës nga pala e paditur në rastin konkret ka qënë e menjëhershme, pa shkak të justifikuar dhe pa respektuar procedurën, paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe ka kërkuar dëmshpërblimet përkatëse.

17. Kolegji fillimisht vlerëson se në rastin konkret shtrohet për diskutim çështja nëse marrëdhënia e punës me regjistruesit pranë Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme rregullohet nga Kodi i Punës apo nëse këto të fundit do të konsiderohen nëpunës shtetërorë që sipas ligjit organik kanë një rregullim të posaçëm, në kuptim të nenit 7/ç të Ligjit nr. 49/2012. Kolegji vlerëson të rëndësishme të analizojë këtë çështje dhe të vijojë me një qëndrim të konsoliduar sipas një vendimi “pilot” për rastet e ngjashme pro futuro, pasi konstaton se në lidhje me të janë mbajtur qëndrime të ndryshme nga Gjykata e Lartë, në kuadër të garantimit të nomofilatisë, koherencës së praktikës gjyqësore dhe po ashtu me qëllim garantimin e parimit të sigurisë juridike, si funksione themelore, kushtetuese të Gjykatës së Lartë.

18. Konkretisht, në këto vendime ka pasur interpretime të ndryshme në lidhje me kategorinë e regjistruesve pranë Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe në një rast është konsideruar se marrëdhënia e punës së tyre rregullohet nga dispozitat e Kodit të Punës (Vendimi nr. 524, datë 20.02.2018 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë), duke identifikuar si gjykatë kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjes gjykatën civile, kurse në një rast tjetër është vlerësuar se marrëdhënia e punës së tyre rregullohet në mënyrë të posaçme sipas ligjit nr. 39/2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme” dhe në

204

Page 205: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

kuptim të nenit 7/ç të ligjit nr. 49/2012 mosmarrëveshjet e punës me regjistruesit pranë ZVRPP-ve janë në kompetencën lëndore të gjykatave administrative (shiko vendimin nr. 832, datë 12.09.2018 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë).

19. Në vijim të këtij arsyetimi, duke marrë në analizë dispozitat e ligjit nr. 39/2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, Kolegji vlerëson se gjithsej janë dy dispozita të tij që rregullojnë pozicionin juridik të regjistruesit. Konkretisht në nenin 19/2 është parashikuar se: “Zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme organizohet dhe drejtohet nga regjistruesi, i cili emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Drejtësisë, me propozimin e Kryeregjistruesit”. Ndërkohë pika tre e kësaj dispozite ka parashikuar kriteret që duhet të plotësojë çdo subjekt për t’u punësuar si regjistrues në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme². Po ashtu neni 20 përcakton kompetencat e regjistruesit21.

20. Kolegji vlerëson se këto parashikime të vetme, pra thjesht përcaktimi i organit kompetent të emërimit dhe shkarkimit dhe përcaktimi i kompetencave të regjistruesit nuk mjaftojnë për të konsideruar se marrëdhënia e punës së këtyre punonjësve rregullohet me ligj të posaçëm në kuptim të nenit 7/ç të ligjit nr. 49/2012, çka do të aktivizonte kompetencën lëndore të gjykatës administrative, në shqyrtimin e mosmarrëveshjeve të punës në këto raste. Kolegji vlerëson se neni 7/ç për këtë kategori nëpunësish shtetërorë përdor termin …dhe të nëpunësve shtetërorë që sipas ligjit organik kanë një rregullim të posaçëm. Termi ligj organik në dispozitë nuk përdoret në kuptimin e ngushtë (stricto sensu) të fjalës, (i ligjit për që miratohet me shumicë të cilësuar prej 3/5, sipas nenit 81/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë), por në kuptimin e ligjit që nga pikëpamja e përmbajtjes bën një rregullim në mënyrë organike dhe më të detajuar të marrëdhënies së punës, në lidhje me subjektet e tij.

21. Në këtë kuadër, Kolegji sjell në vëmendje ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” si një ligj që rregullon në mënyrë organike dhe të detajuar të marrëdhënies së punës të nëpunësve civile, e cila si rrjedhojë ex lege përbën lëndë shqyrtimi nga gjykatat administrative. Ky ligj rregullon mënyrën e përzgjedhjes, kriteret që duhet të plotësojnë nëpunësit civil, momentin juridik se kur lind statusi i nëpunësit civil, garancitë e qëndrueshmërisë në detyrë, rastet e transferimit dhe lëvizjes paralele në pozicionet e punës, garancitë për ngritjen në detyrë, masat disiplinore, të drejtat dhe detyrimet e nëpunësit civil në marrëdhënien e punës, rastet e përfundimit të marrëdhënies së punës, garancitë për zgjidhjen e paligjshme të kontratës së punës dhe të drejtat që gëzon nëpunësi civil në rastet e zgjidhjes së paligjshme të kontratës së punës, etj.

22. Në këtë kuptim dhe nën këtë logjikë juridike, Kolegji vlerëson se, ligji nr. 39/2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, nga pikëpamja përmbajtësore nuk

21 Kjo dispozitë ka parashikuar se: Regjistruesi ka këto kompetenca: a) drejton dhe organizon veprimtarinë e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për realizimin e funksioneve dhe përmbushjen e detyrave të saj, në përputhje me përcaktimet e legjislacionit në fuqi; b) përgjigjet dhe raporton para Kryeregjistruesit dhe Bordit Drejtues për veprimtarinë e zyrës vendore; c) t’i lëshojë personit të interesuar, që ka të drejtën të kërkojë, çertifikatë pronësie, qiraje apo të interesave të tjerë të regjistruara në kartelë mbi pasurinë e paluajtshme; ç) të kërkojë me shkrim ose me shkresë zyrtare nga personi i interesuar që, brenda një afati jo më të gjatë se 30 ditë, të paraqesë dokumentet e pronësisë, çertifikatat, çdo dokument tjetër apo plan rilevimi, të lidhur me pasurinë e paluajtshme, kontratën e qirasë ose hipotekën në fjalë. Në rast të mosparaqitjes së dokumentacionit të kërkuar brenda afatit të sipërcituar kërkesa për regjistrim refuzohet; d) të thërrasë çdo person të interesuar që të paraqitet tek ai ose te ndonjë person tjetër i autorizuar prej tij, për të dhënë informacion ose shpjegim për pasurinë e paluajtshme, kontratën e qirasë ose hipotekën; dh) t’i propozojë Kryeregjistruesit refuzimin e regjistrimit kur nuk plotësohen kushtet e përcaktuara në këtë ligj; e) të administrojë dhe të verifikojë të dhënat e përcaktuara në shkronjat “c”, “ç”, “d” dhe “dh” të këtij neni; ë) t’i kërkojë personit, që paraqet një informacion jo të rregullt, që t’ia paguajë zyrës së regjistrimit shpenzimet që ajo ka kryer në procesin e verifikimit të këtij informacioni jo të rregullt.

205

Page 206: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

mund të konsiderohet si ligj organik që rregullon në mënyrë të posaçme marrëdhënien e punës të regjistruesve, vetëm pse parashikon organin e emërtesës dhe shkarkimit të këtyre nëpunësve shtetëror. E gjithë marrëdhënia e punës së regjistruesve, zhvillimi dinamik i saj, momenti juridik se kur fillon dhe kur përfundon kontrata e punës, të drejtat dhe detyrimet e palëve në kontratën e punës, regjimi juridik i zgjidhjes individuale të kontratës së punës, të drejtat që gëzon regjistruesi si punëmarrës në rastet e zgjidhjes individuale të paligjshme të kontratës së punës, rregullohen nga dispozitat respektive të Kodit të Punës. Vetë ligji në nenin 10/4 të tij ka parashikuar se: ...Marrëdhëniet e punës për punonjësit e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme rregullohen në përputhje me përcaktimet e dispozitave të Kodit të Punës dhe të akteve të tjera nënligjore, në zbatim të tij. Për më tepër, duke u nisur edhe nga objekti dhe shkaku i padisë, në rastin konkret, që përcaktojnë lëndën e gjykimit, paditësi ka pretenduar zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës nga pala e paditur pa shkaqe të justifikuara dhe për pasojë përfitimin e dëmshpërblimeve përkatëse, bazuar në Kodin e Punës.

23. Sa më sipër, Kolegji arrin në konkluzionin se ligji nr. 33/2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, i ndryshuar, nuk mund të cilësohet si ligj organik që rregullon në mënyrë të posaçme marrëdhënien e punës së regjistruesve, në kuptim të nenit 7/ç të ligjit nr. 49/2012.

24. Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse Ani Dyrmishi është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai nuk duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit të Procedurës Civile;

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. (11-2018-832) 285, datë 21.02.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 06.11.2018

206

Page 207: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-03017-00-2018 Regj. ThemeltarNr. 00-2018- 1189 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në datën 06.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu

përket palëve:

PADITËS: KOSTANDIN SIMAKU

I PADITUR: HIDRO INVEST SH.P.K

OBJEKTI:

Detyrim i Shoqërisë “Hidro Invest” Sh.p.k ti kthejë ortakut vlerën monetare të kredituar prej tij në masën 680.882 Euro si dhe kamatat ligjore nga momenti i ngritjes së padisë deri në

datën e pagesës.

BAZA LIGJORE: Neni 32 e vijues i K.Pr.Civile dhe nenet 419 e vijues të K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 62-2018-4965-(1308), datë 05.10.2018 ka vendosur:

Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr. Regj. them. 21240-01399-62-2018-(1408), datë 20.06.2018 që i përket palëve ndërgjyqëse paditës: Kostandin Simaku dhe palë e paditur: Shoqëria “Hidro Invest” Sh.p.k, me objekt detyrim i Shoqërisë “Hidro Invest” Sh.p.k ti kthejë ortakut vlerën monetare të kredituar prej tij në masën 680.882 Euro si dhe kamatat ligjore nga momenti i ngritjes së padisë deri në datën e pagesës.

Kundër vendimit të sipërcituar, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse Kostandin Simaku, i cili kërkon:

Prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në po atë gjykatë.

Pala paditëse Kostandin Simaku, në ankimin e veçantë parashtron këto shkaqe:- Ankuesi Kostandin Simaku zotëron cilësinë e ortakut me 10 % të kuotës së kapitalit

të shoqërisë “Hidro Invest” Sh.p.k, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, regjistruar në regjistrin tregtar shqiptar me nr. NUIS K49225205I në vitin 2004. Ortakët aktuale të saj janë përkatësisht: Ortaku Dwkw (ortak i huaj shoqëri tregtare Austriake) me 85.8 % të kuotave, Ortaku Bardhyl Hazizaj ortak vendas me 4.2 % të kuotave dhe, Ortaku paditës Kostandin Simaku ortak vendas me 10 % të kuotave. Ndër vite ankuesi ka

207

Page 208: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

kredituar shoqërinë e mësipërme fillimisht në vlerën prej 296.963 Euro me fonde të vetat dhe në vlerën prej 732.000 Euro me fonde të marra hua tek njëri nga ortakët e shoqërisë. Kreditimet janë kryer në vitet 2010-2012 periudhë në të cilën shoqëria ka qenë në investim e sipër për ndërtimin e dy hidrocentraleve sipas kontratave të koncesionit të nënshkruara me Ministrinë e Ekonomisë së R.SH.

- Investimet kanë përfunduar prej mëse 5 vjetësh dhe aktualisht po për të njëjtën periudhë të dy impiantet hidroenergjetike janë në kushte pune e prodhimi normal dhe për këtë arsye ankuesi ka kërkuar nga shoqëria kthimin e vlerave monetare të kredituara asaj, duke qenë se shoqëria nuk po i kthen këto vlera në mungesë të ndonjë marrëveshjeje konkrete për kthimin e tyre ortaku është detyruar të kërkojë gjyqësisht kthimin e shumave të kredituara shoqërisë shkak për të cilin konform ligjeve në fuqi ka paraqitur për gjykim në Gjykatën e Rrethit Fier kërkesëpadinë objekt gjykimi.

- Padia si më sipër është shortuar dhe pas shortimit të saj kanë filluar veprimet proceduriale në funksion të gjykimit të saj ku ndër të tjera është caktuar data e seancës së veprimeve përgatitore datë 19.09.2018. Në këtë seancë përfaqësuesi i të paditurit ka paraqitur një kërkesë proceduriale nëpërmjet të cilës i kërkonte gjykatës që të nxirrte çështjen nga juridiksioni gjyqësor pasi sipas të paditurit Hidro Invest Sh.p.k kjo çështje nuk i takon juridiksionit të gjykatës shqiptare, por juridiksionit të Arbitrazhit Ndërkombëtar ICC e përkatësisht sipas saj Arbitrazhit në Vjenë. Pasi jemi njohur me këtë kërkim të të paditurit kemi paraqitur prapësimet tona, duke i bërë me dijeni gjykatës së kërkesa është e pabazuar në prova e në ligj e si e tillë nuk duhet të pranohej nga gjykata.

- Në prapësimet tona të paraqitura me shkrim gjykatës kemi sqaruar se çështja gjyqësore aktuale është një proces midis dy palëve ndërgjyqëse që janë paditësi Kostandin Simaku në cilësinë e ortakut të Shoqërisë “Hidro Invest” Sh.p.k dhe i padituri Shoqëria “Hidro Invest” Sh.p.k. Bazuar në dispozitat e ligjit procedurial dhe në faktin që procesi gjyqësor prezent është një proces midis një ortaku të shoqërisë dhe vetë shoqërisë rezulton qartësisht se gjykata është kompetente dhe duhet të vijojë gjykimin, duke vendosur për këtë arsye mospranimin e kërkesës së palës së paditur për nxjerrjen e çështjes nga juridiksioni gjyqësor. Asnjëra nga palët ndërgjyqëse nuk është shtetas apo person juridik i huaj. Midis palëve ndërgjyqëse ortakut dhe shoqërisë nuk ka asnjë marrëveshje për caktimin e ndonjë juridiksioni tjetër të ndryshëm nga ai i gjykatave shqiptare.

- Për më tepër sqaruam gjykatën së pavarësisht faktit që kreditimi i shoqërisë objekt kërkimi në padi sa i takon vlerave të kërkimit është bërë nëpërmjet dy burimeve pra nga fondet e vetë ortakut dhe nga huaja e marrë tek ortaku DWKW sipas marrëveshjes midis ortakëve në rastin objekt gjykimi nuk rezulton asnjë marrëveshje apo kontrate huaje midis ortakut paditës dhe shoqërisë sipas të cilës do të përcaktohej juridiksioni i huaj apo arbitrazhi në rastin e mosmarrëveshjeve midis ortakut dhe shoqërisë. Në këto kushte kërkesa e të paditurit për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes përveçse edhe si bazë ligjore nuk ka lidhje me këtë gjykim po ashtu është edhe e pabazuar në prova ku prova që do të mund ta nxirrte gjykimin e mosmarrëveshjes nga juridiksioni i gjykatës shqiptare do të ishte pikërisht ndonjë marrëveshje midis shoqërisë dhe ortakut paditës në të cilën do të ishte përcaktuar një juridiksion tjetër i ndryshëm nga juridiksioni i gjykatave shqiptare për gjykimin e mosmarrëveshjeve midis ortakut dhe shoqërisë.

- Pretendimi i të paditurit bazohet në marrëveshjen midis ortakëve (dy shqiptare dhe një i huaj ) dhe në marrëveshjen e huasë (midis dy shqiptareve dhe një të huaji),por asnjëri prej këtyre akteve nuk përbën një marrëveshje midis ndonjërit nga ortakët dhe

208

Page 209: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

shoqërisë e për me tepër një marrëveshje midis ortakut (paditësit) dhe shoqërisë (të paditurit). Po ashtu edhe vlera e kërkimeve nuk është vetëm për vlerën e kredituar paditësit nga ortaku DWKW. Pavarësisht prapësimeve tona pas shqyrtimit të kërkesës gjykata nëpërmjet vendimit objekt i këtij ankimi të veçantë përfundimisht vendosi të pranojë kërkesën e të paditurit, duke vendosur nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr. Rregj. Them. 21240-01399-62-2018-(1408), datë 20.06.2018. Ky vendim në vlerësimin tonë është një vendim i padrejtë dhe i pabazuar në ligj përsa kohë që gjykata në pjesën arsyetuese paragrafi i fundit shprehet se duke parë shkakun e ngritjes së padisë, gjykata çmon se kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje midis ortakëve të Shoqërisë “Hidro Invest” Sh.p.k. Kjo çmuarje e gjykatës është totalisht absurde.

- Pikërisht ky është arsyetimi i gabuar i gjykatës si pasojë e të cilit gjykata në vijim duke mos marrë fare për bazë ndërgjyqësinë e padisë objekt gjykimi (e cila është në disponimin e palës paditëse), pra faktin që kemi të bëjmë me një konflikt midis një ortaku të shoqërisë dhe vetë shoqërisë të paditur mbërrin në një konkluzion të gabuar, duke vendosur për pasojë edhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor. Përveç sa i takon juridiksionit vendimi është edhe i paplotë, pasi nuk shprehet fare në lidhje me kthimin apo jo të taksës gjyqësore në masën prej 6. 800 Euro taksë të cilën paditësi e ka parapaguar në llogarinë e gjykatës. Në lidhje me këtë fakt paditësi konform ligjit procedurial do të paraqesë kërkesën për plotësimin e vendimit në lidhje me kthimin e taksës së parapaguar kërkim që nuk ndikon shqyrtimin e ankimit të veçantë për juridiksionin.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja nr. 11243-03017-00-2018 regj. them, që iu përket palëve: paditëse Kostandin Simaku dhe e paditur Hidro Invest Sh.p.k, me objekt: Detyrim i shoqërisë Hidro Invest Sh.p.k ti kthejë ortakut vlerën monetare të kredituar prej tij në masën 680.882 Euro, si dhe kamatat ligjore nga momenti i ngritjes së padisë deri në datën e pagesës.

2. Vendimi nr. 62-2018-4965- (1308), datë 05.10.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit procedurial, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

I. Rrethanat:

3. Pala e paditur Shoqëria “Hydro Energy” Sh.p.k është një subjekt i së drejtës tregtare shqiptare, e regjistruar si e tillë me datën 04.11.2004 dhe objekt të veprimtarisë së saj: prodhim dhe tregtimin e energjisë elektrike si dhe burime të tjera energjitike. Paditësi është një nga ortakët e Shoqërisë “Hidro Invest” Sh.p.k, e cila është themeluar fillimisht nga ortakët Ylli Zavalani dhe Eno Bushi, e në vijim kanë ndodhur shitje të kuotave të shoqërisë fillimisht tek ortakët Bardhyl Harizaj dhe Hetem Aliaj, dhe në vijim janë transferuar sërish kuotat nga ortakët Bardhyl Hazizaj dhe Hetem Aliaj, për tek ortakët aktuale të saj të cilët në momentin e paraqitjes së kësaj padie janë përkatësisht: 1. Ortaku DWKW (ortak i huaj shoqëri tregtare Austriake ) me 85.8 % të kuotave, 2. Ortaku Bardhyl Hazizaj ortak vendas me 4.2 % të kuotave dhe, 3. Ortaku paditës Kostandin Simaku ortak vendas me 10 % të

209

Page 210: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

kuotave. Vlera e kapitalit të nënshkruar të shoqërisë është në masën prej 100.000 lekë i përbërë nga 100 kuota me vlerë 1.000 lekë secila.

4. Paditësi pretendon se, shoqëria ka ndërtuar dhe tashmë po operon me dy hidrocentrale duke disponuar aktualisht një vlerë të kapitaleve të veta të saj në masën prej 233.383.380 lekë (sipas të dhënave të bilancit të vitit 2016) vlerë e cila është disponuar nga shoqëria nëpërmjet kreditimeve që ortakët i kanë bërë shoqërisë ndër vite, në mënyrë të veçantë duke filluar në vitet 2008 e në vijim, periudhë në të cilën ka filluar ndërtimi i hidrocentraleve. Në këtë kuadër paditësi pretendon se ka kredituar shoqërinë si ortak nëpërmjet pagesave me rrugë bankare duke i vënë në dispozicion një vlerë monetare prej 296.963 Euro, sipas dokumentave bankare përkatëse të cilat i bashkëngjiten padisë. Përveç këtyre shumave sipas marrëveshjes së ortakëve të shoqërisë, Shoqëria “Hidro Invest” Sh.p.k ka marrë edhe një hua neto prej 7.320.000 Euro nga ortakët e saj, hua kjo e cila është transferuar në llogaritë bankare të shoqërisë, prej llogarive bankare të ortakut DWKW, i cili e ka transferuar këtë shumë, si kreditim dhe si kontribut të të gjithë ortakëve të shoqërisë në këtë periudhë, në të njëjtin raport që disponoheshin edhe kuotat prej tyre, në përputhje me marrëveshjen e ortakeve të saj për kreditimin e shoqërisë prej tyre. Kjo marrëdhënie kreditimi është bërë sipas marrëveshjes së ortakëve, ku në zbatim të se cilës ortakët e tjerë kanë nënshkruar edhe kontrate huaje me ortakun DWKW, i cili ka transferuar fondet në shoqëri.

5. Sipas këtyre akteve ligjore, ka rezultuar që ortaku paditës, ka kredituar shoqërinë pa interes, përveç pagesave të bëra nga llogaria bankare personale e tij në drejtim të shoqërisë, edhe për shumën tjetër prej 732.000 Euro, të cilën nga ana tjetër e ka marrë hua me interes tek ortaku që ka kryer transfertën DWKW. Deri në vitin 2016 paditësi pretendon se, përveçse është ortak i shoqërisë, ka qenë njëkohësisht edhe i punësuar tek shoqëria, asambleja e përgjithshme e së cilës e kishte emëruar edhe si administrator të Shoqërisë “Hidro Invest 1” Sh.p.k, shoqëri e disponuar në 100% të kuotave të saj nga shoqëria Hidro Invest Sh.p.k. Gjatë kësaj periudhe paditësi pretendon se përfitonte të ardhura si administrator i këtij subjekti, dhe ndërkohe shoqëria vijonte ti likuidonte këstet e pagesave në lidhje me kontratën e huasë që ortaku paditës kishte nënshkruar me ortakun DWKW, duke ia transferuar pagesat në llogarinë e tij personale.

6. Në muajin nëntor 2016 shoqëria e ndërpreu marrëdhënien e punësimit me paditësin, dhe po ashtu duke filluar që nga muaji shkurt 2017 e në vijim, ka ndërprerë edhe pagesat apo kthimin e huave që ka dhënë ortaku paditës, duke e vendosur kështu ortakun paditës në kushtet të pamundësisë objektive për kthimin e kësteve të huasë që ky i fundit ka marre kundrejt ortakut DWKW, i cili është dhe shkaktari i krijimit të kësaj situate nëpërmjet vendimeve të marra prej tij si ortak mazhoren i shoqërisë. Nga ana tjetër ortaku paditës është vendosur edhe në vështirësi serioze ekonomike për nevoja jetike në lidhje me mbijetesën e tij, pasi paditësi nuk ka ndonjë pasuri apo aktivitet tjetër me të cilin të garantoje jetesën e vet dhe të familjes, pasi i gjithë kapitali i tij ekonomik është investuar tek Shoqëria Hidro Invest Sh.p.k në pritje për të realizuar të ardhura dhe mjete jetese nga shpërndarja e dividendëve të realizuara nga shoqëria.

7. Paditësi pretendon se shoqëria nuk ka ndarë dividendë për gjithë periudhën e aktivitetit të saj dhe nëpërmjet ortakut DWKW, në mënyrë të përsëritur është refuzuar shpërndarja e dividendëve, ç’ka ka lënë në kushte të vështira ekonomike ortakun paditës. Me gjithë kërkesat e përsëritura të ortakut Kostandin Simaku, për shpërndarje të dividendëve apo për kthimin e huave të dhëna shoqërisë, ka rezultuar se së pari deri në ditët e sotme nuk është marrë asnjë vendim për ndarje të dividendëve, e po ashtu shoqëria jo vetëm që nuk po i kthen huatë apo kreditimet e përfituara nga ortakët ndër vite por për më tepër edhe nuk i ka kontabilizuar apo i ka kontabilizuar në mënyrë të gabuar ato pavarësisht faktit që kreditimet janë kryer me transferta bankare nga llogarite e ortakeve tek llogaritë e shoqërisë, konstatim

210

Page 211: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

ky i bërë nga ana ime duke iu referuar pasqyrave financiare të vitit 2017, të cilat na janë vënë se fundmi në dispozicion për miratimin e tyre. Në këto rrethana paditësi i është drejtuar gjykatës me padinë objekt gjykimi.

II. Procedura:

8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 62-2018-4965 (1308), datë 05.10.2018 ka vendosur:

Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr. Regj. Them. 21240-01399-62-2018-(1408), datë 20.06.2018 që i përket palëve ndërgjyqëse: Paditëse: Kostandin Simaku: palë e paditur: Shoqëria “Hidro Invest” Sh.p.k me objekt detyrim i Shoqërisë Hidro Invest Shpk ti kthejë ortakut vlerën monetare të kredituar prej tij në masën 680.882 Euro, si dhe kamatat ligjore nga momenti i ngritjes së padisë deri në datën e pagesës.

9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ndër të tjera arsyeton se:......Sipas nenit 59 të K.Pr.Civile gjykata, në çdo shkallë gjykimi ka të drejtë të marrë

në shqyrtim, të analizojë dhe të vendosi: në lidhje me juridiksionin e çështjes objekt gjykimi. Kjo e drejtë e gjykatës për të vepruar edhe kryesisht është e lidhur drejtpërsëdrejti me zbatimin dhe respektimin e parimit të një procesi të rregullt ligjor në mbështetje të nenit 42 /1 të Kushtetutës dhe nenit 6§l të K.E.D.NJ. Juridiksioni gjyqësor përfaqëson atributet e gjykatës së zakonshme, të përcaktuara, me ligj për të shqyrtuar një çështje gjyqësore konkrete. Një aftësi e tillë, parimisht i është dhënë gjykatës nga ligji si një tagër i përgjithshëm, përjashtimet nga i cili si rregull ekzistojnë për dy shkaqe:

1) Për shkak të një kufizimi ligjor; 2) Për shkak të një marrëveshjeje të vullnetshme dhe të vlefshme mes palëve për shmangien nga parimi i përgjithshëm i juridiksionit dhe adresimin e mosmarrëveshjes për zgjidhje në një juridiksion tjetër.

Sa sipër, gjykata duhet të përcaktojë natyrën juridike të mosmarrëveshjes, si dhe identifikimin e elementëve dhe ose kritereve ligjore që shërbejnë për përcaktimin e një parakushti të rëndësishëm procedural siç është ai i verifikimit të juridiksionit të kësaj gjykate. Juridiksioni është çështje që përcaktohet shprehimisht nga ligji dhe nuk mund të përcaktohet mbi interpretimet apo qëndrimet që rrjedhin nga dispozitat me karakter lejues apo referues. Në mbështetje të nenit 36/ 1 të Kodit të Procedurës Civile janë në juridiksionin gjyqësor të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta, por ky juridiksion (i quajtur juridiksioni i zakonshëm) nuk mund të ushtrohet kur çështja është parashikuar të gjykohet nga një gjykatë arbitrazhi. Referuar të drejtës sonë procedurale shprehja e vullnetit të palëve për t'iu drejtuar procedurës së arbitrazhit për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, do të thotë në të njëjtën kohë dhe heqje dorë nga procedura e zakonshme e gjykimit, e cila kjo e fundit realizohet nga organet gjyqësore nëpërmjet ngritjes së padisë. Kjo heqje dorë e palëve kontraktuese, nga juridiksioni gjyqësor dhe dëshira për t’ia nënshtruar gjykimin e mosmarrëveshjeve që lindin mes tyre arbitrazhit bëhet pasi ato besojnë se procedura e arbitrazhit ofron për zgjidhjen e problemeve të krijuara mes tyre një zgjidhje më të shpejtë, më efektive dhe më pak të kushtueshme. Duke qenë se në rastin kur palët zgjedhin procedurën e arbitrazhit për të gjykuar mosmarrëveshjet e tyre, kemi në të njëjtën kohë heqje dorë nga gjykimi i mosmarrëveshjeve nga organet gjyqësore është mëse e domosdoshme që kjo klauzole e arbitrazhit të jetë e vlefshme. Kushtet për vlefshmërinë e klauzolës se arbitrazhit janë përcaktuar qartë në nenin 404 të Kodit të Procedurës Civile. Në analizë të dispozitës së mësipërme konstatojmë se:

(i) nga pikëpamja formale kushti për gjykimin e mosmarrëveshjes me arbitrazh duhet të jetë e shkruar: (ii) për sa i përket përmbajtjes, kushti për gjykimin e mosmarrëveshjeve me procedurë arbitrazhi duhet të ketë përcaktuar qartë objektin e mosmarrëveshjes dhe kufijtë e saj; (iii) në marrëveshjen e arbitrazhit duhet të përcaktohet në mënyrë të qartë numri i

211

Page 212: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

arbitrave, si dhe mënyra e caktimit të tyre. Mungesa qoftë edhe e njërit nga elementet e mësipërm e bën klauzolën e arbitrazhit të parashikuar në marrëveshjen i palëve të pavlefshme. Në rastin konkret ortakët e Shoqërisë “Hidro Invest” Shpk. (Draxler Vasserkraftwerke GmbH, shoqëri e themeluar sipas ligjit Austriak. Kostandin Simaku dhe Bardhyl Hazizaj), kanë rënë dakord me marrëveshjen e datës 16 Tetor 2012, pika 8.2) (Marrëveshja e Ortakëve) se çdo mosmarrëveshje, konflikt ose pretendim që mund të lindë lidhur me ose prej kësaj kontrate ose prej shkeljes, zgjidhjes pavlefshmërisë së saj dhe që nuk mund të zgjidhet në mënyrë miqësore do të zgjidhet me ane të një njoftimi me shkrim të dërguar nga njëra prej palëve për palën tjetër që çështja të zgjidhet përfundimisht nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit ICC sipas Rregullores se Arbitrazhit ICE nga një arbitër i vetëm, vendi i zhvillimit të arbitrazhit do të jetë Vjenë, Austri, gjuha do të jetë Anglishtja. Gjithashtu edhe me Marrëveshjen e Huasë, datë 16 Tetor 2012 (pika 7.2.) ortakët kanë rënë dakort që çdo mosmarrëveshje, konflikt ose pretendim që mund të lindë lidhur me ose prej kësaj kontrate ose prej shkeljes, zgjidhjes pavlefshmërisë së saj dhe që nuk mund të zgjidhet në mënyrë miqësore do të zgjidhet me anë të një njoftimi me shkrim të dërguar nga njëra prej palëve për palën tjetër që çështja të zgjidhet përfundimisht nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit ICC sipas Rregullores së Arbitrazhit nga një arbitër i vetëm vendi i zhvillimit të arbitrazhit do të jetë Vjenë, Austri, gjuha do të jetë Anglishtja. Pra ortakët me marrëveshje kanë rënë dakord që mosmarrëveshjen t’ia referojnë për zgjidhje gjykatës se arbitrazhit, që do të thotë se ato me vullnet kanë përjashtuar juridiksionin e gjykatës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve eventuale. Edhe në objektin e padisë paditësi Kostandin Simaku, ortak i shoqërisë, ka kërkuar detyrimin e shoqërisë Hidro Invest Shpk ti kthejë ortakut, vlerën monetare të kredituar prej tij në masën 680.882 Euro si dhe kamatat ligjore nga momenti i ngritjes së padisë deri në datën e pagesës. Nga përmbajtja e kërkesë padisë rezulton se ortaku paditës Kostandin Simaku edhe ka marrë hua nga ortaku DWKW shumën 732.000 Euro por edhe ka dhënë hua shoqërisë Hidro Invest Shpk dhe kreditimi i mbetur është 680.882 Euro. Pra gjykata duke pare shkakun e ngritjes së padisë çmon se kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje midis ortakeve të shoqërisë Hidro Invest Shpk e për pasoje klauzola e arbitrazhit për gjykimin e mosmarrëveshjes mes palëve ndërgjyqëse është e vlefshme dhe për rrjedhojë, mosmarrëveshja e paraqitur për shqyrtim nuk është në juridiksionin gjyqësor dhe në referencë të nenit 59 të K.Pr.Civile, gjykata konkludon në nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor........

III. Ligji i Zbatueshëm:

10. Në nenin 36 të Kodit të Procedurës Civile, është parashikuar se: Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet

e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta.11. Në nenin 59 të Kodit të Procedurës Civile, është parashikuar se: Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim

nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ.12. Në nenin 60 të Kodit të Procedurës Civile, është parashikuar se: Kur një institucion shtetëror pretendon se mosmarrëveshja që ka pranuar gjykata për

një shqyrtim hyn në juridiksionin administrativ, mosmarrëveshja zgjidhet nga Gjykata e Lartë me kërkesën e institucionit shtetëror ose të prokurorit.

212

Page 213: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse Kostandin Simaku, nuk përmban shkaqe ligjore që të motivojnë cënimin e vendimit nr. 62-2018-4965- (1308), datë 05.10.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier me të cilin është vendosur nxjerrja jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes objekt shqyrtimi.

14. Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes ka rezultuar se, pala e paditur Shoqëria “Hydro Energy” Sh.p.k është subjekt i së drejtës tregtare shqiptare, me objekt të saj prodhimin dhe shitjen e energjisë elektrike. Në pikën 8.2 të marrëveshjes së datës 16 tetor 2012 palët kanë përcaktuar që çdo mosmarrëveshje, konflikt apo pretendim që mund të lind lidhur me ose prej kësaj kontrate, ose prej shkeljes, zgjidhjes ose pavlefshmërisë se saj, që nuk mund të zgjidhet në mënyrë miqësore do të zgjidhet me anë të një njoftimi me shkrim të dërguara nga njëra prej palëve për palën tjetër që çështja të zgjidhet përfundimisht nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhi ICC sipas Rregullores së Arbitrazhit ICC nga një arbitër i vetëm, vendi i zhvillimit të Arbitrazhit do të jetë Vjenë, Austri, gjuha e Arbitrazhit do të jetë Anglishtja.

15. Fillimisht duhet vënë në pah se, vendimi gjyqësor që disponon mbi juridiksionin është një moment i rëndësishëm procedural për procesin në tërësi, për të garantuar të drejtat themelore të individit për t’iu drejtuar gjykatës dhe për tu dëgjuar prej saj për themelin e kërkimit. Duke konsideruar rëndësinë e këtij momenti procedural në garantimin e të drejtave të individit për një proces të rregullt ligjor, është parashikuar ushtrimi i ankimit të veçantë në Gjykatën e Lartë, pa qenë e nevoja e ankimit në gjykatën e apelit (neni 59/2 i Kodit të Procedurës Civile).

16. Çështja e juridiksionit është parakushti kryesor për të patur proces të rregullt dhe për t’i lindur e drejta dhe detyrimi ligjor gjykatës që të shqyrtojë gjyqësisht pretendimet objekt gjykimi. Që në momentin e ngritjes së padisë nga paditësi duhet të përmbushen detyrimisht kushtet e ngritjes së saj dhe kushtet për të ushtruar të drejtën e padisë. Një nga kushtet thelbësore për të ushtruar të drejtën e padisë është fakti se, padia i përket juridiksionit gjyqësor dhe jo një juridiksioni tjetër, në rastin konkret arbitrazhit dhe në këto rrethana bazuar në efektet juridike të padisë në gjykatë, kjo e fundit është e detyruar që të marrë një vendim përfundimtar për të gjitha problemet e parashtruara në padi, pasi shkelet një nga parimet themelore të procesit gjyqësor që rregullim në nenin 1 të K.Pr.Civile...

17. Juridiksioni gjyqësor civil është parashikuar në nenin 36 të Kodit të Procedurës Civile, sipas të cilit janë në juridiksionin gjyqësor të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta. Juridiksioni gjyqësor është i përgjithshëm dhe i detyrueshëm (neni 1/2 i K.Pr.Civile). Një çështje mund të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor kur ligji në mënyrë eksplicite ka përcaktuar se subjekti pretendues, përpara se ti drejtohet gjykatës duhet ti drejtohet një juridiksionit tjetër.

18. Në vendimin e saj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ndër të tjera arsyeton se: .... Në rastin konkret ortakët e Shoqërisë “Hidro Invest” Sh.p.k. (Draxler Vasserkraftwerke GmbH, shoqëri e themeluar sipas ligjit Austriak. Kostandin Simaku dhe Bardhyl Hazizaj), kanë rënë dakord me marrëveshjen e datës 16 Tetor 2012, pika 8.2) (Marrëveshja e Ortakëve) se çdo mosmarrëveshje, konflikt ose pretendim që mund të lindë lidhur me ose prej kësaj kontrate ose prej shkeljes, zgjidhjes pavlefshmërisë së saj dhe që nuk mund të zgjidhet në mënyrë miqësore do të zgjidhet me ane të një njoftimi me shkrim të dërguar nga njëra prej palëve për palën tjetër që çështja të zgjidhet përfundimisht nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit ICC sipas Rregullores se Arbitrazhit ICE nga një arbitër i vetëm, vendi i zhvillimit të arbitrazhit do të jetë Vjenë, Austri, gjuha do të jetë Anglishtja. Gjithashtu edhe me Marrëveshjen e Huasë, datë 16 Tetor 2012 (pika 7.2.) ortakët kanë rënë dakord që çdo mosmarrëveshje, konflikt ose pretendim që mund të lindë lidhur me ose prej

213

Page 214: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

kësaj kontrate ose prej shkeljes, zgjidhjes pavlefshmërisë së saj dhe që nuk mund të zgjidhet në mënyrë miqësore do të zgjidhet me anë të një njoftimi me shkrim të dërguar nga njëra prej palëve për palën tjetër që çështja të zgjidhet përfundimisht nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit ICC sipas Rregullores së Arbitrazhit nga një arbitër i vetëm vendi i zhvillimit të arbitrazhit do të jetë Vjenë, Austri, gjuha do të jetë Anglishtja. Pra ortakët me marrëveshje kanë rënë dakord që mosmarrëveshjen t’ia referojnë për zgjidhje gjykatës se arbitrazhit, që do të thotë se ato me vullnet kanë përjashtuar juridiksionin e gjykatës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve eventuale. Edhe në objektin e padisë paditësi Kostandin Simaku, ortak i shoqërisë, ka kërkuar detyrimin e Shoqërisë Hidro Invest Shpk ti kthejë ortakut, vlerën monetare të kredituar prej tij në masën 680.882 Euro si dhe kamatat ligjore nga momenti i ngritjes së padisë deri në datën e pagesës. Nga përmbajtja e kërkesë padisë rezulton se ortaku paditës Kostandin Simaku edhe ka marrë hua nga ortaku DWKW shumën 732.000 Euro, por edhe ka dhënë hua shoqërisë Hidro Invest Sh.p.k dhe kreditimi i mbetur është 680.882 Euro. Pra gjykata duke parë shkakun e ngritjes së padisë çmon se kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje midis ortakëve të Shoqërisë Hidro Invest Shpk e për pasojë klauzola e arbitrazhit për gjykimin e mosmarrëveshjes mes palëve ndërgjyqëse është e vlefshme dhe për rrjedhojë, mosmarrëveshja e paraqitur për shqyrtim nuk është në juridiksionin gjyqësor dhe në referencë të nenit 59 të K.Pr.Civile, gjykata konkludon në nxjerrjen e çështjes ashtë juridiksionit gjyqësor........ Ky përfundim që ka arritur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier është i bazuar në ligj, sepse në rastet kur palët me vullnetin e tyre kanë parashikuar se, mosmarrëveshjet ndërmjet tyre do të zgjidhen në arbitrazh, atëhere çështja nuk i përket juridiksionit gjyqësor. Në nenin 8.2 të marrëveshjes së datës 16 tetor 2012 palët kanë parashikuar se, mosmarrëveshjet ndërmjet palëve do të zgjidhen në arbitrazh dhe si rrjedhojë kjo çështje nuk mund të bëjë pjesë në juridiksionin gjyqësor.

19. Për këto që u thanë më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse Kostandin Simaku, nuk është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai nuk duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 59 të K.Pr.Civile;

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr. 62-2018-4965-(1308), datë 05.10.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Tiranë, më 06.11.2018

214

Page 215: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-03059-00-2018 Regj. ThemeltarNr. 00-2018 - 1190 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në datën 06.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu

përket palëve:

PADITËS: AQIF HOXHA HALIL HOXHA

I PADITUR: AGJENCIA E TRAJTIMIT TË PRONËS

PERSON I TRETË: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË

OBJEKTI:

Ndryshimi pjesërisht i vendimit nr. 57, datë 31.05.1995 i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish Pronarëve të Bashkisë Tiranë.

Kthimi në natyrë, në bashkëpronësi të trashëgimtarëve të Bajram Hoxhës i sipërfaqes prej 3.550 m2, të ndodhur brenda pronës së njohur me vendimin nr. 57, datë 31.05.1995 të KKK

Pronarëve të Bashkisë Tiranë.

BAZA LIGJORE: Neni 4 i ligjit nr. 7693, datë 15.04.1993 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-Pronarëve”, vendimi unifikues nr. 02, datë 21.01.2011 i

Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe ligji nr. 133/2015, datë 05.12.2015 “Për trajtimin e pronës...”, nenet 29 dhe 32 të tij.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 36, datë 16.01.2018 ka vendosur: Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës Apelit Tiranë për gjykimin e çështjes nr. 993 regj. them., datë 16.10.2017 dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si gjykatë kompetente.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 6015, datë 03.07.2018 ka vendosur:Moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile me nr. 7555 Akti, datë 27.03.2018 Regjistrimi.Dërgimin e kësaj çështje dhe akteve bashkëlidhur, Gjykatës së Apelit Tiranë për vazhdimin të këtij gjykimi, si gjykatë kompetente.

215

Page 216: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata e Apelit Tiranë, në vendimin për parashtrimin qëndrimi të datës 23.10.2018 arsyeton se:

- Gjykata e apelit çmon se referuar nenit 64 të K.Pr.Civile: “Çështja që dërgohet për shqyrtim nga një gjykatë në një gjykatë tjetër të së njëjtës kategori ose nga një gjykatë më e lartë, duhet të pranohet dhe të shqyrtohet j nga gjykata së cilës i dërgohet. Konfliktet për kompetencë midis gjykatave nuk lejohen, por gjykata, pa ndërprerë gjykimin e çështjes, ka të drejtë t'i parashtrojë qëndrimin e saj Gjykatës së Lartë, e cila vendos për rregullimin e kompetencës.

- Në rastin konkret, gjykata e shkallës së parë pavarësisht faktit që Gjykata e Lartë me vendimin e saj nr. 00-2018-611, datë 07.02.2018 ka përcaktuar se cila është gjykata kompetente për të shqyrtuar çështjet me këtë objekt padie, nuk mund të shpallte përsëri moskompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes, në kushtet kur kishte një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Apelit Tiranë, lidhur me shpalljen e moskompetencës lëndore.

- Gjykata e Shkallës së Parë duhet të kishte parashtruar qëndrimin e saj lidhur me konfliktin e kompetencës përpara Gjykatës së Lartë, në kushtet kur vendimi nr. 36, datë 16.01.2018 i Gjykatës së Apelit Tiranë, ishte dhënë në një periudhë të mëparshme nga vendimi nr. 00-2018-611, datë 07.02.2018 i Gjykatës së Lartë.

- Në rastin konkret, ndodhemi përpara dy vendimeve të formës së prerë që kanë shpallur moskompetencën lëndore të të njëjtës çështje nga dy gjykata të ndryshme, jo të të njëjtit nivel. Në këto kushte, pavarësisht faktit se duhej të ishte gjykata e shkallës së parë që duhet të kishte parashtruar qoftë edhe formalisht qëndrimin e saj lidhur me moskompetencën lëndore, në kushtet kur gjykata e apelit ndodhet përpara një vendimi të marrë nga vetë ajo dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë lidhur me shpalljen e moskompetencës, vlerëson që në mbështetje të nenit 64/2 të K.Pr.Civile, pa ndërprerë gjykimin e çështjes, t'i parashtrojë qëndrimin e saj Gjykatës së Lartë, e cila duhet të vendosi për rregullimin e kompetencës.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja nr. 11243-03059-00-2018 regj. them, që iu përket palëve: paditës Aqif Hoxha, etj dhe e paditur Agjencia e Trajtimit të Pronave, person i tretë Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, me objekt: Ndryshimi pjesërisht i vendimit nr. 57, datë 31.05.1995 i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish Pronarëve të Bashkisë Tiranë, etj......

2. Vendimi nr. 36, datë 16.01.2018 i Gjykatës Apelit Tiranë dhe vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr. 6015, datë 03.07.2018 janë rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural, prandaj këto vendime duhet të prishen, duke u dërguar çështja në Gjykatën e Apelit Tiranë, si gjykata kompetente për shqyrtimin e saj.

I. Rrethanat:

3. Nga aktet e administruara në dosje rezulton se paditësit Aqif dhe Halil Hoxha të jenë trashëgimtar të radhës së parë të ish-pronarit Bajram Hoxha, përcaktuar në dëshminë e trashgimisë nr. 2549, datë 02.12.1993.

216

Page 217: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

4. Me vendimin nr. 57, datë 31.05.1995 të KKP Bashkisë Tiranë rezulton të jetë njohur e drejta e pronësisë për një sipërfaqe trualli me sipërfaqe 10.400 m2, ndodhur në Yzberisht, e kufizuar veriu me kanalin e kullimit të ujërave të kombinatit, lindja me magazinën e përpunimit të bimëve mjekësore, jugu me hekurudhën, perëndimi me rrugën Shaban Bardhoshi.

5. Ne pjesën përshkruese të vendimit mbas verifikimit të dokumentacionit ligjor dhe të pronës në terren specialistet kane konstatuar se gjendja e pronës rezulton të jetë: -3.550 m2

të administruara nga vetë pronarët; -sipërfaqe e zënë nga hekurudha a=300 m2 dhe sz.h =390 m2, sipërfaqe e lirë SI=1.470 m2;-sip e zënë me bazën e furnizimit të Industrisë së lehtë Sl=4.690 m2. Në përfundim, komisioni përfundimisht ka vendosur:

Njohjen e Bajram Hoxhës ish pronar me sip. 10.400 m2 ndodhur në Yzberisht me kufizimet e përcaktuara më lart. Më poshtë komisioni përcakton mënyrën se si do të kthehet dhe kompensohet si më poshtë:

Truall i zënë me ndërtime të përhershme në bazë të nenit 16 të ligjit nr. 7698, datë 15.04.1993 të kompensohen trashëgimtarët ligjor të ish-pronarit Bajram Hoxha sipas njërit nga paragrafët e këtij neni.

Në bazë të nenit 21 të ligjit, ish-pronari ka të drejtën e parablerjes se objekteve magazinë me sipërfaqe 4.690 m2 kur të privatizohen truall i lirë Sl=1.670 m2 dhe në bazë të nenit 19 të ligjit trashëgimtarët e Bajram Hoxhës i njihet dhe kthehet pronësia mbi këtë truall.

6. Sipas paditësave komisioni nuk shprehet në pjesën vendimore se si do të procedohet me sipërfaqen e pikës a, atë me sipërfaqe 3.550 m2 të administruar nga vetë bashkëpronarët Hoxha, duke penguar në këtë mënyrë paditësit në regjistrimin e kësaj sipërfaqe në pronësi të tyre. Pala paditëse rezulton t’i jetë drejtuar ZVRPP Tiranë për regjistrimin e këtij vendimi dhe se në zbatim të saj kjo zyrë ka regjistruar dhe pajisur paditësit me 4 çertifikata pronësie vetëm për pjesën e kthyer prej 1.670 m2, ndërsa për pjesën tjetër prej 3.550 m2, nuk ka pranuar ta regjistrojë duke pretenduar se vete institucioni nuk është shprehur qartësisht në vendim se si do të procedohet për këtë sipërfaqe. Në këto kushte paditësit i janë drejtuar gjykatës me padinë objekt gjykimi.

II. Procedura:

7. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 36, datë 16.01.2018 ka vendosur: Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës Apelit Tiranë për gjykimin e

çështjes nr. 993 regj. them., datë 16.10.2017 dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si gjykatë kompetente.

8. Gjykata e Apelit Tiranë ndër të tjera arsyeton se:.....Kolegji vlerëson se gjykata kompetente për shqyrtimin e kësaj çështje nuk është

Gjykata e Apelit Tiranë, por Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kolegji Civil, në vlerësim të akteve të dosjes gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, e gjen të pabazuar në ligj arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga paditësit, në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes objekt gjykimi. Kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje nga pikëpamja tokësore dhe lëndore është shumë e rëndësishme dhe është element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion apo kompetencën për të gjykuar një çështje, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural. Kolegji Civil, në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Paditësi me paraqitjen e kësaj padie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi, duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose

217

Page 218: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore. Kjo palë, nuk ka arsyetuar drejt në lidhje me zbatimin e ligjit procedural dhe material përsa i përket përcaktimit të kompetencës lëndore. Kolegji konstaton se, referuar kërkesëpadisë dhe provave të cilat ndodhen në dosjen gjyqësore, çështja është depozituar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë me objektin e përshkruar në pjesën hyrëse. Referuar ligjit nr. 133/2015, në nenin 3 “Fusha e zbatimit”, përcaktohet, “1 .Ky ligj vepron për të gjitha kërkesat, të cilat janë në shqyrtim në AKKP, në ditën e hyrjes në fuqi të tij, si edhe mbi të gjitha ato kërkesa, të cilat do të paraqiten brenda afateve të këtij ligji, sa i takon njohjes së të drejtës së pronës.

Gjithashtu, ky ligj i shtrin efektet, sa i takon vlerësimit financiar, për: a) ekzekutimin e të gjitha vendimeve, të cilat nuk janë zbatuar, për njohjen e së drejtës së kompensimit, të dhëna nga organet administrative ose gjyqësore në vendin tonë;b) çështjet që janë në shqyrtim në gjykatat e të gjitha niveleve, në Gjykatën e Lartë, si edhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, sa i takon vlerësimit financiar të tyre”. Është e rëndësishme të citohet dhe neni 29, i ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Sipas kësaj dispozite përcaktohet se: “Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës. palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim. brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”. Për rrjedhojë kjo dispozitë, duhet zbatuar vetëm për ato raste kur paditë paraqiten për shqyrtim para gjykatave mbas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe brenda fushës së zbatimit të ligjit sipas nenit 3 të tij, dhe jo për padite për kundërshtimin e vendimeve të AKKP-së, të dhëna shumë vite përpara hyrjes në fuqi të ligjit, siç është rasti objekt shqyrtimi. Në këtë dispozitë ligji e ka shprehur në mënyrë të qartë se e drejta e ankimit në gjykatën e apelit të palëve të interesuara dhe Avokaturës së Shtetit, është për vendime të ATP-së kur kjo e fundit është shprehur për njohjen apo mosnjohjen e pronës. Kolegji civil vlerëson se, në interpretim të dispozitave ligjore të sipërcituara, nuk jemi brenda zbatimit të fushës së përcaktuar në nenin 3, të ligjit. Në rastin objekt gjykimi kërkohet ndryshimi pjesërisht i vendimit nr. 57, datë 31.05.1995 të KKKP të ish Pronarëve të Bashkisë Tiranë, vendim i cili është dhënë nga ky organ shume kohe me pare se sa të hynte në fuqi ligji nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Sa më sipër, kolegji konstaton se çështja objekt shqyrtimi, megjithëse është regjistruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ligji nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të cilit i referohet pala paditëse, nuk përfshin në fushën e zbatimit çështjen objekt gjykimi dhe për këtë arsye paditësit kanë gabuar në paraqitjen e kësaj padie pranë Gjykatës së Apelit. Referuar kërkesëpadisë nuk kundërshtohet vlerësimi financiar apo ndonjë vendim për njohjen apo mosnjohjen e së drejtës së pronësisë së ATP, pas hyrjes në fuqi të ligjit por kundërshtohet vendimi i KKKP, për njohjen e të drejtës së pronës, i vitit 1995. Sa sipër, Gjykata e Apelit vlerëson të shpallë moskompetencën lëndore për gjykimin e çështjes civile, duke dërguar aktet pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë, si gjykatë kompetente......

9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. ska, datë 25.09.2018 ka vendosur:

Moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile me nr. 7555 Akti, datë 27.03.2018 Regjistrimi.

Dërgimin e kësaj çështje dhe akteve bashkëlidhur, Gjykatës së Apelit Tiranë për vazhdimin të këtij gjykimi, si gjykatë kompetente.

10. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndër të tjera arsyeton se:..... Vlerësimi i gjykatës mbi ligjin dhe në prova, përsa u pretendua për mungesë

kompetence lëndore

218

Page 219: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Së pari: Bazuar në objektin e kësaj padie si dhe për shkak të konfliktit dhe pretendimeve që ngrihen në të, gjykata tashmë referuar vendimit Nr. 00-2018-611, datë 07.02.2018, të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, kjo çështje me këtë objekt kërkimi i takon Gjykatës së Apelit Tiranë, si gjykata kompetente për gjykimin e këtij lloj konflikti. Ka parashtruar ndër të tjera: Cila është gjykata kompetente, për paditë e regjistruara në gjykatë pas datës 23.02.2016, kur ka hyrë në fuqi Ligji nr. 133/2015 dhe të paraqitura nga subjekti ish-pronar apo trashëgimtarët e tij, kundër vendimit të dhënë nga ish-K.K.K.P-të, ish-Z.R.A.K.K.P-të apo ish A.K.K.P, që ka disponuar në lidhje me kërkesën e tij, në bazë të ligjeve të mëparshme për kthimin dhe kompensimin e pronës? Nga analiza e mësipërme, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konkludoi në sentencën e parë të këtij vendimi njëhsues të praktikës gjyqësore, duke vendosur se: Për shqyrtimin e padive të regjistruara në gjykatë pas datës 23.02.2016, kur ka hyrë në fuqi ligji nr. 133/2015, të paraqitura nga subjekti ish-pronar apo trashëgimtarë të tij, kundër vendimit të dhënë nga ish-KKKP-të, ish-ZRVKKP-të apo ish-AKKP, që ka disponuar në lidhje me kërkesën e tyre, në bazë të ligjeve të mëparshme për kthimin dhe kompensimin e pronës, gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore/funksionale do të jetë gjykata e apelit. Përsa i përket kërkimeve për njohjen e së drejtës, kompetente nga pikëpamja lëndore/funksionale është gjykata e apelit në territorin e të cilës ndodhet sendi i paluajtshëm. Ndërsa përsa i përket kërkimeve për vlerën e kompensimit, kompetente nga pikëpamja lëndore/funksionale është Gjykata Administrative e Apelit. Pra është përcaktuar që ky vendim është njësues i praktikes gjyqësore dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Gjykata që tashme është duke shqyrtuar këtë padi, edhe pse i është kthyer nga Gjykata e Apelit Tiranë, si gjykate kompetente, nuk ka se çfarë konflikt kompetence duhet ti parashtrojë Gjykatës së Lartë, përsa vetë Gjykata e Lartë, ka dalë me vendimin e sipërcituar, e cila është dhënë më pas në kohë, nga vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, ku i ka dhënë fuqi detyruese ligjore për tu zbatuar tashmë dhe ndryshimeve përkatëse ligjore. Si përfundim kjo gjykatë bazuar në nenin 61 të K.Pr.Civile, konkludon se aktet duhen kaluar tek Gjykata e Apelit Tiranë, për të gjykuar këtë çështje.......

11. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin parashtrimin qëndrimi të datës 23.10.2018 arsyeton:

......Gjykata e apelit çmon se referuar nenit 64 të K.Pr.Civile: Çështja që dërgohet për shqyrtim nga një gjykatë në një gjykatë tjetër të së njëjtës kategori ose nga një gjykatë më e lartë, duhet të pranohet dhe të shqyrtohet nga gjykata së cilës i dërgohet. Konfliktet për kompetencë midis gjykatave nuk lejohen, por gjykata, pa ndërprerë gjykimin e çështjes, ka të drejtë t'i parashtrojë qëndrimin e saj Gjykatës së Lartë e cila vendos për rregullimin e kompetencës. Në rastin konkret, gjykata e shkallës së parë pavarësisht faktit që Gjykata e Lartë me vendimin e saj nr. 00-2018-611, date 07.02.2018 ka përcaktuar se cila është gjykata kompetente për të shqyrtuar çështjet me këtë objekt padie, nuk mund të shpallte përsëri moskompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes, në kushtet kur kishte një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Apelit Tiranë, lidhur me shpalljen e moskompetencës lëndore. Gjykata e shkallës së parë duhet të kishte parashtruar qëndrimin e saj lidhur me konfliktin e kompetencës përpara Gjykatës së Lartë, në kushtet kur vendimi nr. 36, datë 16.01.2018 i Gjykatës së Apelit Tiranë, ishte dhënë në një periudhë të mëparshme nga vendimi nr. 00-2018-611, datë 07.02.2018 i Gjykatës së Lartë. Në rastin konkret, ndodhemi përpara dy vendimeve të formës së prerë që kanë shpallur moskompetencën lëndore të të njëjtës çështje nga dy gjykata të ndryshme, jo të të njëjtit nivel. Në këto kushte, pavarësisht faktit se duhej të ishte gjykata e shkallës së parë që duhet të kishte parashtruar qoftë edhe formalisht qëndrimin e saj lidhur me moskompetencën lëndore, në kushtet kur gjykata e apelit ndodhet përpara një vendimi të marrë nga vetë ajo dhe nga gjykata e shkallës së parë lidhur me shpalljen e moskompetencës, vlerëson që në mbështetje të nenit 64/2 të K.Pr.Civile, pa

219

Page 220: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

ndërprerë gjykimin e çështjes, t'i parashtrojë qëndrimin e saj Gjykatës së Lartë, e cila duhet të vendosë për rregullimin e kompetencës.......

III. Ligji i Zbatueshëm:

12. Neni 42/1 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se: Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin

e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme. 13. Neni 61 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se: Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose

me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

14. Neni 62 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se: Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e

mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

15. Në nenin 29 të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” është parashikuar se:

Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

16. Vendimi nr. 36, datë 16.01.2018 i Gjykatës Apelit Tiranë dhe vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr. 6015, datë 03.07.2018 janë rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural, prandaj këto vendime duhet të prishen, duke u dërguar çështja në Gjykatën e Apelit Tiranë, si gjykata kompetente për shqyrtimin e saj.

17. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin e tij se, kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural. Në përcaktimin e kompetencës lëndore/tokësore ose funksionale, gjykata i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative, përfshihet ose jo në territorin ku shtrin veprimtarinë e saj gjykata në fjalë, ose gjykimi i çështjes i përket gjykatës së shkallës së parë, ose një gjykatë më të lartë, që në rastin në shqyrtim është gjykata e apelit në territorin e së cilës ndodhet resi (sendi).

18. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin nr. 07, datë 24.03.2005 ndërmjet të tjerave kanë pranuar se: ....Fuqia prapavepruese e ligjit është e lidhur kryesisht me ligjin material dhe ajo nuk është në natyrën e ligjit procedural. Palët citohet në vendimin unifikues të mësipërm nuk mund të parashikonin se ligji do të ndryshonte dhe se rregullat e vendosura do të ndryshonin. Të pranosh të kundërtën është me pasoja të rënda jo vetëm për palët, të cilat gjatë apo në përfundim të ndjekjes së procedurave ligjore, të detyrohen të ndjekin të tjera.....

19. Konstatohet që pala paditëse e ka depozituar kërkesëpadinë në Gjykatën e Apelit Tiranë në datën 16.10.2017. Në nenin 29 të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” është parashikuar se: Kundër vendimit të

220

Page 221: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë. Në rastin në shqyrtim çështja është regjistruar në Gjykatën e Apelit pas hyrjes në fuqi ligji nr. 133/2015, i cili ka hyrë në fuqi me datë 23.02.2016, prandaj kompetenca funksionale për gjykimin e çështjes i përket Gjykatës së Apelit Tiranë.

20. Paditësit kërkojnë ndryshimin pjesërisht të vendimit të ish Komisioni të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që ka disponuar më parë në lidhje me kërkesën e tyre dhe kthimin në natyrë të sipërfaqes prej 3.550 m2. Në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” nuk janë parashikuar dispozita kalimtare, të cilat rregullojnë ankimin ndaj vendimeve të mëparshme të dhëna nga ish Komisionet e Pronave, por neni 29 i tij parashikon se kundër vendimeve të dhëna nga ATP-ja, e cila është një organ “quasi” gjyqësor, ankimi bëhet në gjykatën e apelit në territorin e të cilës ndodhet sendi i paluajtshëm. Sipas këtij ligji të ATP-ja është personi juridik që ka marrë përsipër të drejtat dhe detyrimet e ish komisioneve të mëparshme të këtij lloji, prandaj përderisa në ligj nuk parashikohen shprehimisht se, vendimet e ish komisioneve të mëparshme do të trajtohen sipas ligjit të mëparshëm, kompetenca funksionale për shqyrtimin e të tilla çështjeve, kur pala kundërshton vendimin e vet të marrë nga ish komisionet e pronave, i përket gjykatës së apelit dhe jo gjykatës së shkallës së parë.

21. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë sjellë në vëmendje se, me vendimin nr. 611, datë 07.02.2018 në një çështje të kësaj natyre me palë paditëse e kundërpaditur Drita Kodra, etj dhe palë e paditur kundërpaditëse Agjencia e Trajtimit të Pronave, Gjela Çipi, etj ka bërë njehsimin e praktikës gjyqësore, prandaj gjykatat e rretheve gjyqësore dhe gjykatat e apeleve duhet të bëjnë kujdes në zgjidhjen e kompetencës për raste të tilla.

22. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në momentin që ka konstatuar se, kompetenca funksionale nuk i përkiste asaj, por gjykatës së apelit, ajo duhet ti parashtronte Gjykatës së Lartë qëndrimin e saj në lidhje me kompetencën, duke u bazuar në rregullat e parashikuara nga neni 64/2 i Kodit të Procedurës së Civile dhe do të ishte Gjykata e Lartë që do të zgjidhte përfundimisht konfliktin për kompetencën ndërmjet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës së Apelit Tiranë, prandaj vendimet e tyre duhet të prishen si vendime të pabazuara në ligj.

23. Për këto që u thanë më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, vendimet e Gjykatës Apelit Tiranë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë janë rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedural, prandaj ato duhet të prishen, duke u dërguar çështja në Gjykatën e Apelit Tiranë, si gjykata kompetente për shqyrtimin e saj.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit të Procedurës Civile;

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. 36, datë 16.01.2018 të Gjykatës Apelit Tiranë dhe vendimit nr. 6015, datë 03.07.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Apelit Tiranë, për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 06.11.2018

221

Page 222: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11112-02712-00-2018 Regj. ThemeltarNr. 00-2018- 1191 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në datën 06.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu

përket palëve:

PADITËS I K/PADITUR: ALIDA FRASHËRI

I PADITUR K/PADITËS: GJERGJI FRASHËRI

OBJEKTI I PADISË: Pjesëtimi i pasurisë bashkëshortore të një apartamenti, me vendndodhje në ZK Nr. 8160 me nr. pasurie 2/294-1-3, Volumi 38, Rr. “Asim Zeneli” Tiranë, i regjistruar në ZVRPP.

OBJEKTI I K/PADISË: Futjen në pjesëtim të vlerës së dy apartamenteve të blera në Këln të Gjermanisë në emër të paditëses të kundërpaditur Alida Llani (Frashëri).

BAZA LIGJORE E PADISË: Neni 207 i K.Civil, neni 369 e vijues i K. Pr. Civile dhe neni 73 e vijues i K. Familjes.

BAZA LIGJORE E K/PADISË: Neni 106 i K.Pr. Civil, neni 207 i K. Civile, lidhur nenin 73 të K. Familjes.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. s’ka, datë 22.06.2018 ka vendosur: Rrëzimin e kërkesës të paditëses së kundërpaditur Alida Frashëri.

Kundër vendimit të sipërcituar, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse e kundërpaditur Alida Frashëri, e cila kërkon:

Prishjen e vendimit të ndërmjetëm me nr. 805 akti, datë 07.06.2018 dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

222

Page 223: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Pala paditëse e kundërpaditur Alida Frashëri në ankimin e veçantë parashtron këto shkaqe:

- Me datë 07.06.2018, paditësja e kundërpaditur nëpërmjet përfaqësuesit të saj ka bërë kërkesë për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor dhe me vendimin e ndërmjetëm Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur: Rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, pasi çështja gjyqësore bën pjesë në juridiksionin e gjykatave shqiptare.

- Pavarësisht detyrimit ligjor për të arsyetuar vendimin e ndërmjetëm për rrëzimin e kërkesës, gjykata nuk e ka arsyetuar vendimin e saj dhe për këto arsye të ndodhur përpara afateve prekluzive të ankimit, ne si palë ndërgjygjëse në këtë ankim i përmbahemi të gjitha shkaqeve ligjore të parashtruara në kërkesë.

- Ashtu siç jemi shprehur dhe gjatë seancës së gjykimit të kërkesës, në nenin 36 të Kodit të Procedurës Civile parashikohet se: Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta. Juridiksioni gjyqësor civil ushtrohet sipas dispozitave të këtij Kodi dhe ligjeve të tjera.

- Ndërsa në nenin 37 të Kodit të Procedurës Civile parashikohet se: Juridiksioni i gjykatave shqiptare për personat fizik dhe juridik të huaj rregullohet me ligj. Juridiksioni i gjykatave shqiptare nuk mund t’i kalohet me marrëveshje një juridiksioni të huaj, përveç kur gjykimi ka lidhje me një detyrim ndërmjet të huajve ose ndërmjet një të huaji e një shtetasi shqiptar, ose personi juridik pa banim ose qëndrim në Shqipëri, si dhe kur këto përjashtime janë parashikuar në marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.

- Në mbështetje të këtyre dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, por dhe qëndrimit tashmë të konsoliduar të jurisprudencës shqiptare, gjykata me kërkesë të palëve ndërgjyqëse ose kryesisht është e detyruar të analizojë faktin nëse çështja që i ka ardhur për gjykim apo është duke u gjykuar, është ose jo pjesë e juridiksionit gjyqësor civil të Gjykatave Shqiptare.

- Nëse do të analizojmë objektin e kundërpadisë së paraqitur nga pala e paditur kundërpaditëse, do të konstatojmë faktin se pala e paditur kundërpaditëse i ka kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë pjesëtimin e vlerës së pasurisë së apartamenteve që ndodhen në qytetin e Koln-it në Shtetin e Gjermanisë. Pra, pala e paditur kundërpaditëse ka vlerësuar të investojë gjykatën me kundërpadinë për pjesëtimin e pasurisë që sipas pretendimeve të saj të parashtruara në kundërpadi, është pjesë e regjimit pasuror martesor i bashkësisë ligjore. Pra, pretendime që lidhen sipas kundërpadisë së palës së paditur kundërpaditëse me bashkëpronësinë e palëve ndërgjyqëse.

- Një konkluzion i tillë ka qenë lehtësisht i vërtetueshëm për gjykatën, pasi mjafton të analizohet dhe lexohet padia në tërësinë e saj pra objekt, palë ndërgjyqëse, bazë ligjore për të arritur në konkluzionin se pala e paditur kundërpaditëse në padinë e saj i është referuar nenit 206 e vijues të Kodit Civil, pra pjesëtimit të pasurisë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kushtet që pasuritë e paluajtshme që kërkohen të pjesëtohen ndodhen në shtetin gjerman nuk ka vlerësuar drejtë dispozitat e ligjit nr. 10428, datë 02.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private”, akt normativ, i cili rregullon juridiksionin gjyqësor civil të gjykatave shqiptare për marrëdhëniet me elementë të huaj. Ky ligj, ka përcaktuar në mënyrë të detajuar, duke marrë për bazë natyrën e mosmarrëveshjes civile, juridiksionin dhe rregullat procedurale të gjykatave shqiptare për marrëdhëniet juridike civile, të cilat kanë elemente të huaja.

223

Page 224: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

- Në nenin 1 të ligjit nr. 10428, datë 02.06.2011 “Për të Drejtën Ndërkombëtare Private” përcaktohet se: 1. Ky ligj përcakton: a) rregullat për ligjin që zbatohet në marrëdhëniet juridike civile, të cilat kanë elemente të huaja; b) juridiksionin dhe rregullat procedurale të gjykatave shqiptare për marrëdhëniet juridike civile, të cilat kanë elemente të huaja. 2. “Elementi i huaj”, për qëllime të zbatimit të këtij ligji, nënkupton çdo rrethanë juridike që lidhet me subjektin, përmbajtjen ose objektin e një marrëdhënieje juridiko-civile dhe që bëhet shkak për lidhjen e kësaj marrëdhënie me një sistem ligjor të caktuar, në interpretim të kësaj dispozite ligjore vlerësohet si element i huaj çdo rrethanë juridike që lidhet me subjektin, përmbajtjen ose objektin e një marrëdhënieje juridiko-civile.

- Po kështu, në nenin 36 të ligjit nr. 10428, datë 02.06.2011 “Për të Drejtën Ndërkombëtare Private” përcaktohet se: 1. Pronësia, posedimi dhe të drejtat e tjera reale mbi sende të luajtshme dhe të paluajtshme rregullohen nga ligji i shtetit në të cilin ndodhet sendi. 2. Fitimi apo humbja e pronësisë, posedimit dhe e të drejtave reale rregullohen nga ligji i shtetit, në territorin e të cilit ndodhet sendi në kohën e verifikimit të rrethanave faktike, që përcaktojnë fitimin ose humbjen e këtyre të drejtave. 3. Përcaktimi nëse një send është i luajtshëm apo i paluajtshëm bëhet sipas ligjit të shtetit ku ndodhet sendi.

- Në referim të kësaj dispozite, në kushtet që pala e paditur kundër paditëse ka vlerësuar të investojë Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me kundërpadinë sipas nenit 206 të Kodit Civil vlerësojmë se në interpretim të nenit 36 të ligjit të sipërcituar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë duhej të vlerësonte se, çështja gjyqësore nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor civil të gjykatave shqiptare. Një konkluzion i atillë rezulton jo vetëm nga fakti se shkaku ligjor i padisë është pikërisht pjesëtimi i pasurisë së ndodhur në qytetin e Kolnit në shtetin gjerman, por dhe nga vetë pohimi i palës që si bazë ligjore për kundërpadinë ka përcaktuar nenin 206 të K. Civil.

- Po kështu vlen për tu përmendur në këtë ankim dhe fakti që palët ndërgjyqëse me vullnetin e tyre të lirë në kontratat e marra në shqyrtim nga gjykata në nenin 1 pika 3 kanë përcaktuar se: Blerësi është i martuar. Me dokumentin e 15 dhjetorit 2003 (regjistri i dokumentave) nr. 3746/2003 të noterit Dietrich Kleppi nga Boni) ai sëbashku me bashkëshorten e tij kanë zgjedhur legjislacionin Gjerman për efektet e pasurisë martesore të martesës së tij. Bashkëshortët më vonë nuk kanë lidhur ndonjë kontratë martesore tjetër. Sipas kësaj ata jetojnë në një gjendje pasurore sipas legjislacionit gjerman. Pavarësisht shkaqeve dhe arsyeve ligjore të parashtruara në kërkesën për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, gjykata në vlerësim të gabuar ka disponuar rrëzimin e kërkesës si të pambështetur në ligj dhe prova.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja nr. 11112-02712-00-2018 regj. them, që iu përket palëve: paditës i kundërpaditur Alida Frashëri dhe i paditur kundërpaditës Gjergji Frashëri, me objekt padie: Pjesëtimi i pasurisë bashkëshortore të një apartamenti, me vendndodhje në ZK Nr. 8160 me nr. pasurie 2/294-1-3, Volumi 38, Rr. “Asim Zeneli” Tiranë, regjistruar në ZVRPP dhe objekti i kundërpadisë: Futjen në pjesëtim të vlerës së dy

224

Page 225: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

apartamenteve të blera në Këln të Gjermanisë në emër të paditëses të kundërpaditur Alida Llani Frashëri.

2. Vendimi nr. s’ka, datë 22.06.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedurial, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor.

I. Rrethanat:

3. Paditësja e kundërpaditur Alida Frashëri i është drejtuar gjykatës me padinë me objekt: Pjesëtimi i pasurisë bashkëshortore të një apartamenti, me vendndodhje në ZK Nr. 8160 me nr. pasurie 2/294-1-3, Volumi 38, Rr. “Asim Zeneli” Tiranë, regjistruar në ZVRPP, duke pretenduar se: Me vendimin nr. 8975 të datës 23.10.2008, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi zgjidhjen e martesës midis shtetasve Gjergji Kristo Frashëri dhe Alida Kiço Frashëri.

4. Me këtë padi paditësja kërkon pjesëtimin e pasurisë bashkëshortore që është vendosur gjatë martesës, në bashkësinë ligjore të ish-bashkëshortëve, për apartamentin me vendndodhje në zonën kadastrale nr. 8160 me nr pasurie 2/294 1-3, volum 38, faqe 3, Rr. “Asim Zeneli” Tiranë, regjistruar në ZRPP në datën 05.09.2013, në emër të S. A. Palët ndërgjyqëse gjatë kohës që kanë qenë të martuar kanë porositur pranë Shoqërisë “SAG” Sh.p.k, ndërtimin apartamentin e sipërcituar me sipërfaqe 178 m2, kundrejt çmimit 131.115 Euro, sipas kontratës së sipërmarrjes me nr. 830 Rep nr. 192 Kol, datë 04.05.2006.

5. Paditësja pretendon se çmimi i këtij apartamenti është paguar plotësisht nga palët gjatë martesës dhe kësti i fundit, është paguar vetëm nga paditësja në vlerën 5000 Euro, pas zgjidhjes se martesës. Ky fakt vërtetohet nga kontratat e sipërmarrjes dhe informacioni i Shoqërisë “SAG” Shpk lidhur me apartamentin në fjalë dhënë me shkresën e datës 11.07.2016 të S. A., në cilësinë e investitorit dhe administratorit të Shoqërisë “SAG” sh.p.k me të cilin ai njofton paditësen se: Apartamentin me vendndodhje në zonën kadastrale nr. 8160 me nr. pasurie 2/294 l-3, Rr. “Asim Zeneli” Tiranë, ua kam shitur me kohë shtetasve Z. Gjergj Frashëri dhe Znj. Alida Frashëri bazuar në kontratën e sipërmarrjes. Vlera e apartamentin është likuiduar dhe kësti i fundit në shumën 5000 Euro është likuiduar nga Znj. Alida Frashëri.

6. Në datë 15.07.2015 së bashku me investitorin S.A, paditësja ka nënshkruar aktin e marrjes në dorëzim të apartamentit në fjalë dhe ka marrë çelësat e tij, por nuk ka hyrë dot sepse ai është zaptuar me dhunë nga i padituri, i cili e posedon atë dhe aktualisht. Paditësja pretendon se është paraqitur pranë shoqërisë së ndërtimit dhe se është vënë në dijeni se ajo është e gatshme për nënshkrimin e kontratës përfundimtare për kalimin e pronësisë, sepse pallati i ndërtuar prej saj është regjistruar në ZVRPP dhe për këtë ka dalë dokumenti përkatës i pronësisë, objekti i pjesëtimit. Shoqëria e ndërtimit ka nxjerrë nga ZVRPP Tiranë çertifikatën e pronësisë së apartamentit dhe ka njoftuar të paditurin për të nënshkruar kontratën e shitjes, për kalimin e pronësisë se apartamentit në bashkëpronësinë në pjesë të barabarta. Për këtë fakt, paditësja i ka dërguar të paditurit kundërpaditësit një Kujtesë Noteriale nr. 1885 Rep nr. 504 Kol, në datë 14.06.2016, por i padituri kundërpaditës nuk pranon të paraqitet sepse ai e posedon në mënyrë të dhunshme këtë apartament dhe një apartamentin tjetër të tyre në bashkëpronësi, që është në procedurë pjesëtimi.

7. Gjatë këtij gjykimi i padituri kundërpaditës Gjergj Frashëri i është drejtuar gjykatës me kundërpadi me objekt: Futjen në pjesëtim të vlerës së dy apartamenteve të blera në Këln të Gjermanisë në emër të paditëses të kundërpaditur Alida Llani Frashëri, duke pretenduar se me padinë e ngritur pranë kësaj gjykate, paditësja e kundërpaditur Alida Llani Frashëri, kërkon pjesëtimin e një apartamenti banimi që sipas saj është blerë në emrin tonë me kontratën e sipërmarrjes nr. rep 830 dhe nr. kol. 1920, datë 04.05. 2006, kërkim ky i pa

225

Page 226: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

bazuar dhe që duhet rrëzuar. I padituri kundërpaditës Gjergj Frashëri pretendon se pavarësisht nga prapësimet e tij lidhur me futjen në pjesëtim të kësaj prone, kërkoj që me këtë kundërpadi të futet në pjesëtim dhe vlera e dy apartamenteve të blera në Këln të Gjermanisë, apartamente këto të blera gjatë kohës së bashkëjetesës.

8. I padituri kundërpaditës Gjergj Frashëri pretendon se me datë 15.12. 2003 është blerë me akt noterial nga paditësja e kundërpaditur Alida Llani (Frashëri) me shitës Dr.Harold Jung, një apartament banimi me vlerë fillestare 215.500 Euro (apartament i kompletuar me të gjitha pajisjet). Konform kësaj kontrate shitblerje i janë paguar Dr. H. Jung me datën 15.12.2003 vlera prej 30.000 Euro, me datë 19.12.2003, vlera prej 1337.89 Euro veprimet noteriale, me datë 19.01.2004 vlera prej 7.479 Euro taksa e blerjes dhe e tokës, me datë 05.04.2004 është paguar kësti i dytë i blerjes së shtëpisë, pagesë e kryer në Bankë në masën 77.964.19 Euro, me datën 05.04.2004, është paguar vlera prej 213.56 Euro si taksë e regjistrimit të tokës në Hipotekë, me datën 04.06.2004 është paguar vlera prej 503.70 Euro taksa e regjistrimit të pronës në gjykatë.

9. Meqenëse Z. H. Jung këtë shtëpi e kishte me kredi, ku masa e kredisë ishte 135.396 Euro e pa paguar, me marrëveshjen e datës 1 Janar të vitit 2004, mes paditëses së kundërpaditur Alida Llani, shitësit Jung dhe Deutsche Bank, detyrimi për pagesën e kësaj kredie i kaloi blerëses Alida Llani, duke u caktuar si këst pagese për çdo muaj vlera prej 733.70 Euro. Këto këste janë paguar rregullisht pranë kësaj banke deri në Tetor të vitit 2008, pra gjithsej 58 muaj që kapin vlerën prej 42.554.60 Euro. Për shkak të interesave bankare me datën 30.10.2008 detyrimi që kishte mbetur në bankë pa u paguar ishte 125.099.51 Euro. Për të mbyllur këtë kredi banke (pra për të çliruar bankën nga çdo veprim bankar) me datën 31.10.2008, mbasi unë isha i ndarë me vendim gjyqësor nga paditësja Alida Llani kam paguar nga të ardhurat e mija vlerën prej 125.099.51 Euro, shumë të cilën kërkoj që të ma kompensoje paditësja e kundërpaditur Alida Llani. I padituri kundërpaditës Gjergj Frashëri pretendon se me të ardhurat e përbashkëta është paguar nga Janari i vitit 2004 deri me 31.03.2009, vlera prej 399 Euro në vit për truallin, si taksë trualli shtëpie e barabartë kjo gjithsej me vlerën 1.995 Euro.

10. I padituri kundërpaditës Gjergj Frashëri pretendon se veç këtij apartamenti banimi, sipas aktit të shitjes se përpiluar nga noteri, me datën 24.01.2008 është blerë me kontribut të përbashkët në emër të Alida Llanit dhe një apartament tjetër banimi në qytetin Këln të Gjermanisë për vlerën 130.000 Euro, ku si shitës janë të quajturit Frank Futterer dhe Marita Barbara Futterer. Për shtëpinë e dytë të blerë për paditësen e kundërpaditur janë kryer këto pagesa, 1- me datën 16.01.2008 janë paguar në bankë në emër të shitëses 70.000 Euro. 2- Po me datën 16.01.2008, përsëri nëpërmjet bankës i është paguar shitësve vlera prej 60.000 Eurosh . 3-Me datën 22.07.2008 është kryer pagesa e Noterit për aktin në vlerën 808.66 Euro. 4- Me datën 01.12.2008, është bërë pagesa e dytë për aktet tek Noteri në masën 154.70 Euro. 5- Me datën 17.03.2008 është paguar vlera prej 4550 Euro që përfaqëson vlerën e taksës së tokës dhe të shtëpisë së dytë që ka në pronësi paditësja e kundërpaditur Alida Llani. 6- Më datën 22.92.2008 është paguar vlera prej 136 Euro si taksë regjistrimi në hipoteke. 7- Më datë 21.04.2008 është paguar vlera prej 325 Euro si taksë regjistrimi në gjykatë.

11. Nga sa më sipër, del që gjatë kohës së bashkëjetesës me paditësen e kundërpaditur Alida Llani, është paguar me kontributin e të dy palëve (i padituri kundërpaditës pretendon për shkak të ligjit vetëm kontributi i tij), vlera prej 286.946.69 Euro për shtëpinë e parë që ndodhet në Këln të Gjermanisë shumë e cila duhet të futet në pjesëtim, duke u përllogaritur nga 1/2 pjesë secili, por njëherësh duhet që paditësja e kundërpaditur Alida Llani Frashëri për shkak të likuidimit të kredisë bankare prej 125.099.51 Eurosh, pagesë kjo e kryer vetëm nga të ardhurat e të paditurit kundërpaditës pas zgjidhjes së martesës, duhet të kompensohet me këtë vlerë. Pra veç pjesës takuese të vlerës së shtëpisë në masën e 1/2 pjesë, paditësja e

226

Page 227: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

kundërpaditur duhet të kompensojë të paditurin kundërpaditës dhe vlerën e sipër treguar si kontribut vetëm i tij. Po kështu duhet të futet në pjesëtim me nga 1/2 pjesë secili dhe vlera e paguar për shtëpinë e dytë dhe konkretisht shuma prej 135.974.31 Eurosh, pasi është vlerë e paguar me kontributin e të dyve dhe sot i ka në pronësi paditësja e kundërpaditur Alida Llani Frashëri në qytetin Këln të Gjermanisë.

II. Procedura:

12. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. ska, datë 22.06.2018 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës të paditëses së kundërpaditur Alida Frashëri. 13. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndër të tjera arsyeton se:......Se paditësja e kundërpaditur Alida Frashëri me padinë drejtuar gjykatës ka

kërkuar pjesëtimi i pasurisë bashkëshortore të një apartamenti, me vendndodhje në ZK, Nr. 8160 me Nr. pasurie 2/294, -3, Volumi 38, Rr. “Asim Zeneli” Tiranë, regjistruar në ZVRPP, ndërsa i padituri kundërpaditës Gjergji Frashëri në kundërpadi ka kërkuar: Futjen në pjesëtim të vlerës së dy apartamenteve të blera në Këln të Gjermanisë në emër të paditëses të kundërpaditur Alida Llani Frashëri. Në seancën gjyqësore të datës përfaqësuesi ligjor i palës paditëse të kundërpaditur i kërkoi gjykatës në bazë të 36 të ligjit nr. 10428, datë 02.06.2011 “Për Drejtën Ndërkombëtare Private” dhe nenit 59 të K.Pr.Civile, nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile me nr. 805 Akti, datë 18.10.2016. Përsa më sipër, pala paditëse e kundërpaditur Alida Llani ( Frashëri ), pranë kësaj gjykate ka ngritur padi për pjesëtimin e një apartamenti banimi, apartament ky i blerë në vitin 2006 me kontratë sipërmarrje nga Shoqëria SAG Sh.p.k, konform nenit 160 të K. KPr.Civile, pala e paditur kundërpaditëse ka ngritur Kundërpadi, duke patur si objekt të saj, futjen në pjesëtim të kontributit të dhëne prej saj dhe i vërtetuar me dokumentacionin në blerjen e dy apartamenteve në emrin e paditëses së kundërpaditur, duke kërkuar njëherazi ti bëhen edhe kompensimet, pra pjesa e vlerës së paguar nga i padituri kundërpaditës si dorëzanës (për këto dy apartamente të ndodhura në Gjermani), pagesë kjo e bërë pas zgjidhjes së martesës.

Nga ana e gjykatës u pranua për shqyrtim kundërpadia, duke u caktuar dhe seancë tjetër gjyqësore për të njoftuar palën paditëse të kundërpaditur. Gjatë gjykimit të padisë dhe të kundërpadisë pala paditëse e kundërpaditur Alida Llani si dhe përfaqësuesi i saj, megjithëse kishte dijeni nuk u paraqit në gjykim, çka detyroi gjykatën të pushojë gjykimin e padisë dhe të vazhdojë shqyrtimin e kundërpadisë. Në seancë gjyqësore pala paditëse e kundër paditur paraqiti para gjykatës kërkesën për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit për faktin se pronat objekt gjykimi ndodhen jashtë shtetit, në Gjermani dhe gjykata shqiptare nuk është kompetente për t'i hyrë çështjes se pjesëtimit të tyre. Mbi sa pretendohet nga pala paditëse e kundërpaditur rezulton se ky kërkim i saj është i paligjshëm për këto arsye:

1- Objekt gjykimi nuk është pjesëtimi i dy apartamenteve, por kontributi, vlera monetare e blerjes së këtyre apartamenteve në emër të paditëses se kundërpaditur Alida Llani, të blera këto në Gjermani në emrin e saj që nga dokumentat rezultojnë që të jenë në Euro.

2- Vlerat monetare futen në pjesëtim kudo që ato të ndodhen jashtë apo brenda Shqipërisë nuk kanë asnjë dallim ligjor.

3- Ligji Shqiptar nr. 10428, datë 02.06.2011 “Për të Drejtën Ndërkombëtare Private” bën përjashtim vetëm për obligacionet që janë letra me vlerë, regjimi juridik i të cilave është krejt i ndryshëm nga vlera monetare.

4- Ky ligj i jep avantazhe akoma më të mëdha sa pretendon paditësja e kundërpaditur gjë që pasqyrohet qartë në nenin 75 të ligjit të sipërpërmendur.

227

Page 228: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

5- Sipas këtij ligji, gjykata shqiptare ka në juridiksion dhe gjykimin e çështjeve....... që lidhen me regjimin pasuror martesor.

6- Po ti drejtohemi të drejtës private Gjermane dhe konkretisht nenit 15 të saj është pasqyruar qartë:

7- Zgjidhja e marrëdhënieve pasurore në mes bashkëshortëve (duke iu referuar ligjeve në fuqi në kohën e lidhjes së martesës) që në rastin konkret janë ligjet shqiptare.

8- Ngado që të shikohet çështja, gjykata shqiptare është kompetente për shqyrtimin e kundërpadisë dhe për pasojë duhet të vazhdojë gjykimi.

Përsa më sipër gjykata çmon se kjo çështje bën pjesë në juridiksionin gjyqësor shqiptar si më poshtë:

1. Shqyrtimi kundërpadisë është rrjedhojë e shqyrtimit të padisë dhe i përmbahet legjislacionit shqiptar. Gjykata shqiptare ka bërë pjesëtimin e pasurisë bashkëshortore dhe po gjykata ka të drejtë të bëjë kompensimet si mbas nenit 160 të K.Pr.Civile.

2. Në kundërpadi nuk bëhet fjalë për pjesëtimin e pasurisë së paluajtshme që ndodhet në Gjermani në emër të Alida Llanit, por kërkohet kompensimi i vlerave monetare të paguara për blerjen e saj që janë të ardhura të fituara gjatë martesës. Neni 1 i ligjit nr. 10428, datë 02.06.2011 “Për të Drejtën Ndërkombëtare Private” përcakton se: - a) Rregullat për ligjin që zbatohet në marrëdhënien juridike civile, të cilat kanë elemente të huaja, b ).......2. “Elementi i huaj” për qëllime të zbatimit të këtij ligji.... Neni 75 i këtij ligji: Gjykata shqiptare ka juridiksionin dhe për paditë......që lidhen me regjimin pasuror martesor.

Në nenin 15 të së Drejtës Private Gjermane të datës 21.09.1994 parashikohet se: “Zgjidhja e marrëdhënieve pasurore ndërmjet bashkëshortëve drejtohet nga ligji në

fuqi në kohën e lidhjes së martesës”.- Nuk janë shtetas të huaj- Vlerat monetare nuk kanë vendndodhje, mbasi mund të janë në xhep, në çdo vend të

botës, prandaj dhe ligji nuk vë kufizime për vlerat monetare që të kushtëzojnë vendndodhjen e tyre apo vendndodhjen se ku bëhen pagesat.

- Ligji bën fjalë vetëm për obligacionet që janë letra me vlerë, regjimi juridik i të cilave është krejt i ndryshëm nga vlera monetare.

Në seancë gjyqësore të datës përfaqësuesi ligjor i palës paditëse të kundërpaditur i kërkoi gjykatës në bazë të 36 të ligjit nr. 10428, datë 02.06.2011 “Për Drejtën Ndërkombëtare Private” dhe nenit 59 të K.Pr. Civile, nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile me nr. 805 Akti, datë 18.10.2016 Regj. Ndërsa pala e paditur kundërpaditëse kërkoi rrëzimin e kërkesës, me pretendimin se gjykata shqiptare është kompetente për shqyrtimin e kundërpadisë, duke kërkuar gjithashtu vazhdimin e gjykimit, pasi çështja objekt gjykimi hyn në juridiksionin shqiptar.

Gjykata, në analizë të pretendimeve të palëve dhe provave të paraqitura të administruara nga kjo gjykatë, çmon se çështja është në juridiksionin gjyqësor shqiptar, duke arsyetuar se:

Përsa më sipër, duke patur parasysh kërkimin e palës së paditur kundërpaditëse në kundërpadi, neni 106 i K.Pr.Civile, neni 207 i K. Civil, lidhur me nenin 73 të Kodit të Familjes, bazë ligjore mbi të cilën i padituri kundërpaditës mbështet kërkimin e tij në kundërpadi, si dhe duke patur parasysh kriteret e neneve 36, 41, 42, 59 të K.Pr. Civile dhe në nenet nr. 1, 8/1, 75/2, 3 të ligjit nr. 10428, datë 02.06.2011 “Për të Drejtën Ndërkombëtare Private” gjykata çmon se çështja objekt gjykimi është në juridiksionin gjyqësor dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kompetencë tokësore për gjykimin e kësaj çështje. Në këto kushte, në referencë të nenit 59 të K.Pr.Civile, klauzola e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e mosmarrëveshjes mes palëve ndërgjyqëse është e vlefshme dhe për rrjedhojë, mosmarrëveshja e paraqitur për shqyrtim është në juridiksionin gjyqësor shqiptar, dhe për këtë shkak kërkesa e bërë nga pala paditëse e kundërpaditur duhet të rrëzohet......

228

Page 229: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

III. Ligji i Zbatueshëm:

14. Neni 3622 i Kodit të Procedurës Civile, parashikon se: Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile dhe

mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta.Juridiksioni gjyqësor civil ushtrohet sipas dispozitave të këtij Kodi dhe ligjeve të

tjera.Asnjë institucion tjetër nuk ka të drejtë të pranojë për shqyrtim një mosmarrëveshje

civile që është duke u gjykuar nga gjykata. Është e pavlefshme çdo marrëveshje që lidhet në kundërshtim me këtë dispozitë.Juridiksioni përcaktohet në momentin e paraqitjes së padisë në gjykatë, pavarësisht

ndryshimeve të mëpasshme të faktit apo të ligjit.15. Neni 4123 i Kodit të Procedurës Civile, parashikon se: Në kompetencë të gjykatës së shkallës së parë janë të gjitha mosmarrëveshjet civile e

mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të tjera.Kompetenca përcaktohet në momentin e paraqitjes së padisë në gjykatë, pavarësisht

ndryshimeve të mëpasshme të faktit ose të ligjit.16. Neni 42 i Kodit të Procedurës Civile, parashikon se: Paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin e

tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit ku ai ka banesën e përkohshme.Kur i padituri nuk ka vendbanim, as vendqëndrim dhe as banesë të përkohshme në

Republikën e Shqipërisë, paditë ngrihen në gjykatën ku banon paditësi.17. Neni 59 i Kodit të Procedurës Civile, parashikon se: Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim

nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ. Kundër vendimit të dhënë për një rast të tillë, mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë.

18. Në nenin 1 të ligjit nr. 10428, datë 02.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private” parashikohet se:

1. Ky ligj përcakton: a) rregullat për ligjin që zbatohet në marrëdhëniet juridike civile, të cilat kanë

elemente të huaja; b) juridiksionin dhe rregullat procedurale të gjykatave shqiptare për marrëdhëniet

juridike civile, të cilat kanë elemente të huaja. 2. “Elementi i huaj”, për qëllime të zbatimit të këtij ligji, nënkupton çdo rrethanë

juridike që lidhet me subjektin, përmbajtjen ose objektin e një marrëdhënieje juridiko-civile dhe që bëhet shkak për lidhjen e kësaj marrëdhënieje me një sistem ligjor të caktuar.

19. Në nenin 8/1 të ligjit nr. 10428, datë 02.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private” parashikohet se:

1. Nëse shtetasi shqiptar ka edhe shtetësi të ndonjë shteti tjetër, për qëllim të zbatimit të këtij ligji, shtetësia shqiptare ka epërsi.

20. Në nenin 36 të ligjit nr. 10428, datë 02.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private” parashikohet se:

Pronësia, posedimi dhe të drejtat reale mbi sendin1. Pronësia, posedimi dhe të drejtat e tjera reale mbi sende të luajtshme dhe të

paluajtshme rregullohen nga ligji i shtetit në të cilin ndodhet sendi.22 Shtuar paragrafi i pestë me ligjin nr. 38/2017, 30.3.2017

23 Ndryshuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001; shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 38/2017, 30.3.2017

229

Page 230: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

2. Fitimi apo humbja e pronësisë, posedimit dhe e të drejtave reale rregullohen nga ligji i shtetit, në territorin e të cilit ndodhet sendi në kohën e verifikimit të rrethanave faktike, që përcaktojnë fitimin ose humbjen e këtyre të drejtave.

3. Përcaktimi nëse një send është i luajtshëm apo i paluajtshëm bëhet sipas ligjit të shtetit ku ndodhet sendi.

21. Në nenin 37 të ligjit nr. 10428, datë 02.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private” parashikohet se:

Letrat me vlerë 1. Të drejtat mbi titujt e regjistrueshëm dhe të negociueshëm rregullohen nga ligji i

shtetit në të cilin ndodhet regjistri. 2. Fitimi dhe humbja e këtyre të drejtave rregullohen nga ligji i shtetit në të cilin

ndodhet letra me vlerë, në kohën e kryerjes së aktit, mbi të cilin bazohet fitimi apo humbja e së drejtës.

22. Në nenin 75 të ligjit nr. 10428, datë 02.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private” përcaktohet:

Juridiksioni për martesën1. Gjykatat shqiptare kanë juridiksion në gjykimin e çështjeve që lidhen me martesën

kur:a) njëri nga bashkëshortët është ose ka qenë në kohën e lidhjes së martesës shtetas shqiptar;b) bashkëshorti, kundër të cilit është ngritur padia, apo paditësi, në rastin për zgjidhjen e martesës, ka vendqëndrimin e tij të zakonshëm në Republikën e Shqipërisë;c) njëri nga bashkëshortët është pa shtetësi dhe ka vendqëndrimin e tij të zakonshëm në Republikën e Shqipërisë.2. Paditë, që lidhen me martesën, sipas pikës 1 të këtij neni, janë paditë për

zgjidhjen dhe shpalljen e pavlefshmërisë së martesës, vërtetimin e lidhjes së martesës, si dhe ato që lidhen me regjimet pasurore martesore.

3. Juridiksioni, sipas pikës 1 të këtij neni, shtrihet edhe mbi pasojat, që vijnë nga zgjidhja, shpallja e pavlefshmërisë së martesës, nga regjimet pasurore martesore, si dhe mbi masat e përkohshme, të cilat merren nga gjykata në këto raste.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

23. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, pretendimeve të palës ankuese, si dhe pjesës arsyetuese të vendimit gjyqësor, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit nr. ska, datë 22.06.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk janë respektuar dispozitat e ligjit procedural civil, duke mos bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile). Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes, duke mos bërë një identifikim të elementëve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e një parakushti të rëndësishëm procedural siç është ai i verifikimit të juridiksionit të kësaj gjykate.

24. Në nenin 59, të Kodit të Procedurës Civile parashikohet shprehimisht se: Gjykata në çdo fazë dhe shkallë gjykimi, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor.... Në analizë të dispozitës së mësipërme konstatohet se çdo lloj gjykate dhe në çdo shkallë gjykimi ka të drejtë të marrë në shqyrtim, të analizojë dhe të vendosë në lidhje me juridiksionin e çështjes objekt gjykimi. Kjo e drejtë e gjykatës për të vepruar edhe kryesisht është e lidhur drejtpërsëdrejti me zbatimin dhe

230

Page 231: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

respektimin e parimit të një procesi të rregullt ligjor në mbështetje të nenit 42/1 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të K.E.D.NJ.

25. Në çështjen objekt gjykimi, ka rezultuar nga provat që janë administruar në dosjen gjyqësore dhe që i janë nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor, se nëpërmjet kërkesëpadisë, pala paditëse e kundërpaditur ka kërkuar: Pjesëtimi i pasurisë bashkëshortore të një apartamenti, me vendndodhje në ZK Nr. 8160 me nr. pasurie 2/294-1-3, Volumi 38, Rr. “Asim Zeneli” Tiranë, regjistruar në ZVRPP, ndërsa pala e paditur kundërpaditëse Gjergji Frashëri ka kërkuar: Futjen në pjesëtim të vlerës së dy apartamenteve të blera në Këln të Gjermanisë në emër të paditëses të kundërpaditur Alida Llani (Frashëri). Në seancën e datës 16.02.2018, gjykata ka pushuar gjykimin e çështjes në lidhje me padinë për shkak të mosparaqitjes së paditëses në seancë gjyqësore pa ndonjë shkak të arsyeshëm dhe ka vazhduar gjykimin e çështjes vetëm përsa i përket kundërpadisë.

26. Konstatohet që marrëdhënia civile e krijuar nga palët ndërgjyqëse është një marrëdhënie civile me elemente të huaj. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të parashtrojë se, juridiksioni i gjykatave shqiptare në çështjet me elementë të huaj, për personat fizikë dhe juridikë të huaj rregullohet me ligj të posaçëm (neni 37/1 i K.Pr.Civile). Për rrjedhojë, referuar nenit 37§1 të Kodit të Procedurës Civile, për përcaktimin e juridiksionit për rastin konkret duhet t’i referohemi ligjit nr. 10428, datë 02.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private”, i cili ndër të tjera përmban norma të karakterit procedural. Neni 1/1/b i ligjit nr. 10428, datë 02.06.2011 parashikon edhe juridiksionin dhe rregullat procedurale të gjykatave shqiptare për marrëdhëniet juridike civile, të cilat kanë elementë të huaj. Gjykatat shqiptare kanë juridiksion në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve juridiko-civile me elemente të huaja, nëse pala e paditur ka vendqëndrimin e zakonshëm në Republikën e Shqipërisë (parim i përgjithshëm), por në të njëjtën kohë, gjykatat shqiptare kanë juridiksion ndërkombëtar ekskluziv dhe të veçantë edhe në rastet e parashikuara në Kreun IX, nenet 71-81, të ligjit nr. 10428, datë 02.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private”.

27. Gjykata e shkallës së parë edhe pse pranon faktin se një nga palët në gjykim (paditësja e kundërpaditur Alida Frashëri) është shtetase gjermane, e ka zgjidhur çështjen duke patur parasysh dispozitat e K.Pr.Civile që rregullojnë kompetencën dhe juridiksionin në rastet kur mosmarrëveshja është midis shtetasve shqiptarë dhe çështja hyn në juridiksionin e gjykatave shqiptare apo edhe kur një nga palët është i huaj dhe ka pranuar vetë këtë juridiksion. Ndërkohë që shtrirja e juridiksionit të gjykatës për të vendosur për një çështje në rastin që ka të bëjë me elemente të huaj është problem që i referohet të Drejtës Ndërkombëtare Private.

28. Ligji shqiptar, i cili rregullon të tilla raste është ai me nr. 10428, datë 02.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private”, i cili rregullon të drejtat e shtetasve si dhe të personave juridik të huaj në Republikën e Shqipërisë në të gjithë fushat, duke përfshirë dhe atë të marrëdhënieve pasurore mes bashkëshortëve sikundër është çështja objekt gjykimi. Dispozitat e këtij ligji rregullojnë hollësisht si problemet e ligjit të zbatueshëm, ashtu edhe problemet e juridiksionit të gjykatave shqiptare kundrejt të huajve, duke i specifikuar ato dhe në kuadrin e ngushtë të marrëdhënieve personale e pasurore midis bashkëshortëve.

29. Ndryshe nga autonomia e theksuar më lart, e drejta ndërkombëtare private nuk u ka lënë hapësirë palëve lidhur problemin e përcaktimit të juridiksionit të gjykatës që do të gjykojë çështjen, pasi nëse një çështje nuk gjykohet nga gjykata që ka juridiksionin, palët do të humbisnin një mjet të rëndësishëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, ndërkohë që nëse gjykata gjykon një çështje që nuk i takon asaj dhe që duhej të zgjidhej nga një gjykatë tjetër, sigurisht që çështja nuk është zgjidhur ashtu siç duhet dhe në përputhje me ligjin.

30. Për shkaqet e mësipërme, ligji nr. 10428, datë 02.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private” i ka kushtuar një kapitull të veçantë problemit të juridiksionit të gjykatave shqiptare kundrejt të huajve. Në nenin 36 të ligjit nr. 10428, datë 02.06.2011 “Për

231

Page 232: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

të drejtën ndërkombëtare private” është përcaktuar se: 1. Pronësia, posedimi dhe të drejtat e tjera reale mbi sende të luajtshme dhe të paluajtshme rregullohen nga ligji i shtetit në të cilin ndodhet sendi. 2. Fitimi apo humbja e pronësisë, posedimit dhe e të drejtave reale rregullohen nga ligji i shtetit, në territorin e të cilit ndodhet sendi në kohën e verifikimit të rrethanave faktike, që përcaktojnë fitimin ose humbjen e këtyre të drejtave. 3. Përcaktimi nëse një send është i luajtshëm apo i paluajtshëm bëhet sipas ligjit të shtetit ku ndodhet sendi.

31. Në këtë dispozitë ligjore, vetë ligjvënësi ka vendosur përjashtimin për paditë që kanë të bëjnë me pasuritë e paluajtshme që ndodhen jashtë shtetit. Edhe sikur vetë shtetasi i huaj të këtë pranuar gjykimin nga gjykata shqiptare, në raste të këtyre padive, shtetasi i huaj nuk mund të paditet para gjykatës shqiptare.

32. E thamë edhe më sipër, që në rastin në shqyrtim gjykata është duke gjykuar vetëm kundërpadinë, pra padinë e të paditurit kundërpaditës Gjergji Frashëri kundër paditëses të kundërpaditur Alida Frashëri që është shtetase e huaj, ku kërkohet pjesëtimi i vlerës së dy apartamenteve të banimit të ndodhura në territorin e shtetit gjerman, pasi për padinë e ngritur nga paditësja e kundërpaditur Alida Frashëri gjykimi i çështjes është pushuar nga gjykata për shkak të mosparaqitjes në gjyq pa shkaqe të arsyeshme të palës paditëse të kundërpaditur dhe për rrjedhojë gjykata shqiptare nuk ka juridiksion për të shqyrtuar këtë çështje.

33. Për këto që u thanë më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse e kundërpaditur Alida Frashëri është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai nuk duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të prishet dhe çështja të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 59 të K.Pr.Civile;

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. s’ka, datë 22.06.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

Tiranë, më 06.11.2018

232

Page 233: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 90200-03221-00-2018 Regj. ThemeltarNr. 00-2018 - 1194 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në datën 27.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu përket palëve:

KËRKUES: “MICRO CREDIT ALBANIA” SH.A

OBJEKTI:

Kërkohet lëshimi i Urdhërit të Ekzekutimit për kontratën e kredisë Nr. 1957 Ref, datë 02.12.2016 me kredimarrës Z. Bardhok Prend Prendi dtl. 06.04.1975 banues në Kosmaç,

Shkodër, bashkëkredimarrës Znj. Marjana Pjetër Prendi dtl. 06.09.1976 banues në Kosmaç, Shkodër, bashkëkredimarrës Z. Agron Myzafer Mehmeti dtl. 20.11.1986 banues në Kosmaç,

Shkodër.

BAZA LIGJORE: Nenet 510/d dhe 511/ç (me ndryshimet) i Kodit të Procedurës Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. s’ka, datë 27.09.2018 ka vendosur:Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shqyrtimin e çështjes civile Nr. 7845 Regj. Them., me palë kërkuese: Micro Credit Albania Sha (MCA), me seli Blv. Zogu i I, Rr. “Maliq Muço”, Nr. 1, qendra e Biznesit Star Tiranë. Objekti: Kërkohet lëshimi i Urdhërit të Ekzekutimit për kontratën e kredisë Nr. 1957 Ref, datë 02.12.2016 me kredimarrës Z. Bardhok Prend Prendi dtl. 06.04.1975 banues në Kosmaç, Shkodër, bashkëkredimarrës Znj. Marjana Pjetër Prendi dtl. 06.09.1976 banues në Kosmaç, Shkodër, bashkëkredimarrës Z. Agron Myzafer Mehmeti dtl. 20.11.1986 banues në Kosmaç, Shkodër.Dërgimin për shqyrtim të kërkesës dhe akteve bashkangjitur, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si gjykatë kompetente nga pikëpamja e kompetencës tokësore për shqyrtimin e kësaj kërkese.

Kundër vendimit të sipërcituar ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse “Micro Credit Albania” Sh.a, e cila kërkon:

Prishjen e vendimit nr. 7845 Regj. Them. të datës 27.09.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Dërgimin e çështjes për rigjykim po tek kjo gjykatë, si gjykata kompetente për shqyrtimin e themelit të çështjes sipas objektit të përcaktuar në kërkesë.

233

Page 234: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Shkaqet që pala paditëse “Micro Credit Albania” Sh.a paraqet në ankimin e veçantë janë:

- Vendimmarrjen e gjykatës e konsiderojmë të gabuar në kundërshtim me ligjin procedural për arsyet si më poshtë: Së pari: Gjykata nuk ka marrë parasysh nenin 7.2.a dhe neni 8.2 të kontratës ku përcaktohet shprehimisht se: Në rast se nuk realizohet kthimi nga kredimarrësi i të gjitha shumave që i detyrohet kredidhënësit sipas kësaj kontrate, kredidhënësi ka të drejtë: Ti drejtohet Gjykatës së Tiranës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit sipas nenit 510 të Kodit të Procedurës Civile. Pra është e përcaktuar shprehimisht në kontratë.

- Kodi i Procedurës Civile nuk ka ndonjë dispozitë urdhëruese që të përcaktojë në mënyrë taksative kompetencën për kontratat e kredive bankare dhe nuk ka ndonjë ndalim taksativ që palët nuk kanë të drejtë të përcaktojnë kompetencën tokësore. Përderisa e lejon ligji dhe palët e kanë parashikuar në kontratë shprehimisht, gjykata nuk mund të dali mbi vullnetin e palëve dhe mbi ligjin.

- Pjesa e Përgjithshme e Kodit të Procedurës Civile neni 52 përcakton se, kompetenca tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve, përveç rasteve të parashikuara në nenet 45 e 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë marrëveshje. Për rastin konkret nuk ka ndalim. Më tej po tek pjesa e përgjithshme neni 54 përcaktohet: E drejta e zgjedhjes ndërmjet shumë gjykatave kompetente i takon paditësit, e cila ushtrohet me ngritjen e padisë. Pra edhe po të kemi të bëjmë me disa gjykata kompetente është kërkuesi ai që zgjedh.

- Së dyti: Edhe sikur të mos ishte parashikimi në kontratë si më sipër gjykata ka gabuar në referimin me rastin konkret, pasi kemi të bëjmë me ekzekutim detyrimi në të holla dhe jo mbi sende të caktuar, apo veprim. Sigurimi i kredisë është i parashikuar në nenin 5 të kontratës: kredimarrësi në rast mospërmbushje përgjigjet me të gjithë pasurinë e tij, depozitat, llogaritë bankare dhe çdo send të luajtshëm ose të paluajtshëm në pronësi të tij. Vendndodhja e llogarive bankare e sendeve të luajtshme apo të paluajtshme nuk lidhet domosdoshmërisht me vendbanimin e debitorit.

- Neni 511 pika ç) parashikon se urdhri i ekzekutimit lëshohet nga gjykata e vendit ku detyrimet që përmban titulli ekzekutiv do të përmbushen, brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së kreditorit. Në nenin 4.7 të kontratës përcaktohet se shlyerja e kësteve mujore të rradhës së bashku me interesat, do të kryhet në llogaritë bankare të kredidhënësit. Në aneksin 1 të kontratës plani i pagesave janë përcaktuar edhe llogaritë bankare. Duke qenë se vendi është relativisht i papërcaktueshëm dhe bankat e Nivelit të Dytë ku mund të bëhet pagesa shtrihen në të gjithë Republikën e Shqipërisë gjykata duhet ti referohej rregullimeve të përgjithshme të Kodit Civili neni 448 ku përcaktohet se:... Pagesa kryhet në vendbanimin e kreditorit në datën e pagesës.

- Të njëjtës linjë i përmbahet edhe Gjykata e Lartë në vendimin e Kolegjit Civil nr. 11243-02323-00-2012 i Regj. Them. nr. 00-2012-2048 i vendimit (385), datë 18.09.2012. Përsa më sipër gjykata ka patur në dispozicion të gjitha kushtet ligjore dhe kontraktuale, provat e nevojshme dhe të domosdoshme për të shqyrtuar kërkesën sipas kritereve të Neni 511 Urdhri i ekzekutimit, gjykata lëshon urdhrin e ekzekutimit, bazuar mbi dokumentet e depozituara nga kërkuesi. Urdhri i ekzekutimit përmban: a) gjeneralitetet e debitorit dhe kreditorit; b) origjinën e detyrimit; c) detyrimin konkret, për të vijuar me shqyrtimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit.

- Së treti: Ky arsyetim i gjykatës jo vetëm që nuk gjen asnjë mbështetje ligjore por gjykata ipso iure pretendon të marri tagrat e ligjvënësit, duke krijuar norma juridike

234

Page 235: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

në zgjidhjen e çështjes. Gjykata nuk mban parasysh marrëdhënien kontraktore që është parashikuar midis palëve dhe që normat në kontratë kanë fuqinë e ligjit, përsa i përket zgjidhjes së marrëdhënies ekonomike. Përveç kësaj gjykata nuk ka marrë në konsideratë cilësinë e palës kreditore dhe dëmin që mund të pësojë ky subjekt bankar nga mos përmbushja e detyrimeve sipas afatit të përcaktuar në kontratë.

- Gjykata duhej të kishte parasysh se “Micro Credit Albania” Sh.a ushton një aktivitet tregtar në fushën e mbledhjes se fondeve të lira me një interes dhe datë maturimi të caktuara, fonde që rishpërndahen po në bazë të rregullave dhe ligjeve në fuqi nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies se ndryshme. Konstatojmë se ky interpretim i gjykatës dukshëm krijon jo vetëm pasiguri juridike, por dhe legjitimon dhe inkurajon palët debitore që mos të përmbushin detyrimet e tyre asnjëherë karshi palës kreditore, duke i vënë përballë rrezikut të mospërmbushjes asnjëherë në kohë të detyrimit, por dhe gjithashtu pengon në mënyrë të drejtpërdrejt ekonominë e lirë të tregut, dëmton konkurrencën dhe cënon interesat e ligjshme kontraktore që i njeh ligji dhe i garanton ndaj palës kreditore.

- Gjykata nuk ka marrë në konsideratë prioritetin që ligjvënësi i ka dhënë sistemit bankar në R.SH në vendimin nr. 39 të datës 16.10.2007 të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka mbajtur qëndrimin se: Sistemi bankar zë vend të rëndësishëm në strukturat ekonomike të një vendi. Ai është një ndër aktorët kryesor të ekonomisë së tregut, stabiliteti i të cilit është i lidhur drejtpërdrejt me stabilitetin makroekonomik të vendit. Në një sistem të tillë, bankat funksionojnë si ndërmjetës financiar, duke mbledhur dhe grumbulluar mjetet e lira financiare të publikut, në formën e depozitave, për t’i përdorur këto fonde për të ushqyer sistemin e kreditimit. Dhënia e garancive ligjore për kthimin e sigurt të kredive bankare i shërben konsolidimit të sistemit bankar, si dhe ndikon drejtpërdrejt në mbrojtjen e depozitave financiare të qytetarëve apo subjekteve të tjerë. Nisur nga ky rol dhe nga atributet që i janë veshur këtij sistemi, parashikimi në ligj i lëshimit të urdhrit ekzekutiv, sipas kërkesës se subjektit bankar, me qëllim shlyerjen e shpejtë të kredisë pas skadimit të afateve kontraktore, ka patur për qëllim të sigurojë ekuilibrin e nevojshëm ndërmjet interesit publik nga njëra anë, që synon qëndrueshmërinë e sistemit bankar dhe garantimin e kursimeve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja civile nr. 90200-03221-00-2018 regj. them, që iu përket: Kërkues “Microcredit Albania” Sh.a (MCA) dhe objekt: Kërkohet lëshimi i Urdhërit të Ekzekutimit për kontratën e kredisë Nr. 1957 Ref, datë 02.12.2016, etj........

2. Vendimi nr. s’ka, datë 27.09.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit procedural, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi.

I. Rrethanat:

3. Në datën 02.12.2016 midis kredidhënësit Micro Credit Albania Sh.a dhe palëve kredimarrës Z. Bardhok Prend Prendi dtl. 06.04.1975 banues në Kosmaç, Shkodër, bashkëkredimarrës Znj. Marjana Pjetër Prendi dtl. 06.09.1976 banues në Kosmaç, Shkodër, bashkëkredimarrës Z. Agron Myzafer Mehmeti dtl. 20.1 1.1986 banues në Kosmaç, Shkodër, është lidhur kontrata e kredisë Nr. 1957 Ref.

235

Page 236: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

4. Me shkresat nr. 1957/1; 1957/2; 1957/3 të datës 17.05.2018 kreditori Micro Credit Albania Sh.a i njofton për vlerën e detyrimit dhe përmbushjen e detyrimit, pasi janë në vonesë, duke i paralajmëruar se do ti drejtohet gjykatës për të kërkuar lëshimin e urdhërit të ekzekutimit. Nga ana e palëve debitore edhe pse u vendosen në dijeni për vonesën dhe mospërmbushjen e detyrimit palët nuk përmbushën detyrimin ndaj palës kreditore, e gjendur në këtë situatë ligjore pala kreditore iu drejtua gjykatës me kërkesë për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për titullin Kontratë Nr. 1957 Ref. lidhur me datë 02.12.2016, duke i bashkëlidhur kërkesë të gjithë dokumentacionin provues së pala debitore nuk dëshiron të paguaj detyrimin.

II. Procedura:

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. s’ka, datë 27.09.2018 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane për shqyrtimin e çështjes civile Nr. 7845 Regj. Them. me palë kërkuese: Micro Credit Albania Sha (MCA), me seli Blv Zogu i I, Rr. Maliq Muço, Nr. 1, qendra e Biznesit Star Tiranë. Objekti: Kërkohet lëshimi i Urdhërit të Ekzekutimit për kontratën e kredisë Nr. 1957 Ref, datë 02.12.2016 me kredimarrës Z. Bardhok Prend Prendi dtl. 06.04.1975 banues në Kosmaç, Shkodër, bashkëkredimarrës Znj. Marjana Pjetër Prendi dtl. 06.09.1976 banues në Kosmaç, Shkodër, bashkëkredimarrës Z. Agron Myzafer Mehmeti dtl. 20.11.1986 banues në Kosmaç, Shkodër.

Dërgimin për shqyrtim të kërkesës dhe akteve bashkangjitur, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si gjykatë kompetente nga pikëpamja e kompetencës tokësore për shqyrtimin e kësaj kërkese.

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndër të tjera arsyeton se:..... Gjatë gjykimit të kërkesës dhe akteve bashkangjitur asaj, gjykata duke u bazuar

në nenin 61 të Kodit të Procedurës Civile, ku parashikohet se: Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet gjykatës kompetente, konstaton kryesisht se: Micro Credit Albania Sha (MCA), ka lidhur kontratën e Kredisë Nr. 1957 Ref datë 02.12.2016 me kredimarrës Z. Bardhok Prend Prendi dtl. 06.04.1975 banues në Kosmaç, Shkodër, bashkëkredimarrës Znj. Marjana Pjetër Prendi dtl. 06.09.1976 banues në Kosmaç, Shkodër, bashkëkredimarrës Z. Agron Myzafer Mehmeti dtl. 20.11.1986 banues në Kosmaç, Shkodër. Me tej në pikat vijuese të Kontratës është përcaktuar mënyra e shlyerjes së kredisë. principalet dhe interesat. Debitori nuk e ka realizuar shlyerjen korrekte të pagesave të kësteve të Kontratës respektive në mënyrën që palët kanë rënë dakort sipas kontratës. Nga ana e Micro Credit Albania Sha (MCA), janë bërë të gjitha përpjekjet për shlyerjen e kontratës, por nuk është bërë i mundur realizimi i shlyerjes së saj duke rezultuar debitor nr.195 Ref datë 02.12.2016 me kredimarrës Z. Bardhok Prend Prendi dtl. 06.04.1975 banues në Kosmaç, Shkodër, bashkëkredimarrës Znj. Marjana Pjetër Prendi dtl. 06.09.1976 banues në Kosmaç, Shkodër, bashkëkredimarrës Z. Agron Myzafer Mehmeti dtl. 20.11.1986 banues në Kosmaç, Shkodër në shumën totale 92,227.59 lekë deri në datë 05.09.2018, sipas përllogaritjeve të bëra nga Micro Credit Albania Sha (MCA). Sa më lart, referuar fakteve të sipërpërmendura dhe analizës së provave, gjykata arrin në përfundimin se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk është kompetente, për shkak të mungesës së kompetencës tokësore në shqyrtimin e kërkesës objekt i këtij gjykimi, për shkaqet si më poshtë: Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë i rezulton nga aktet bashkangjitur kërkesës pavarësish se kërkuesi është drejtuar gjykatës, por kjo gjykatë nuk ka lidhje me shqyrtimin e kësaj kërkesë. Po ti referohemi frymës që ka legjislacioni ynë civil në përcaktimin e kompetencës tokësore, një

236

Page 237: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

mosmarrëveshje ose çështje për gjykim duhet të ketë lidhje me një nga elementet e saj për tu shqyrtuar nga një gjykate e caktuar. Gjykatës i rezulton se me ndryshimet e fundit që janë bërë në K.Pr. Civile nuk parashikohet me, se cila gjykate është kompetente në pikëpamje të kompetencës tokësore për shqyrtimin e kërkesës për lëshim urdhri ekzekutimi për titujt ekzekutiv të parashikuar nga neni 510/e të K.Pr. Civile (nuk kuptohet qartë nëse ky është një gabim në botim), por kjo nuk do të thotë që kërkesa mund të ngrihet në gjykatën që mund të doje kërkuesi kur ajo nuk ka lidhje me juridiksionin ku ushtrojnë veprimtarinë kjo gjykatë. Gjykata në interpretim të neneve 609 (padia e pavlefshmërisë së titullit ekzekutiv) 610 (padia për kundërshtimin e veprimeve përmbarimore të K.Pr. Civile që lidhen me mjetet e mbrojtjes së fazës së ekzekutimit të detyrueshëm, që përcaktojnë se kompetente për shqyrtimin e këtyre padive si mjete mbrojtëse të fazës së ekzekutimit është gjykata e vendit të ekzekutimit të detyrimit, vlerëson se gjykata kompetente për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit do të jetë gjykata që përfshin në juridiksionin e saj vendin ku do të përmbushet detyrimi.

Gjithashtu, Gjykata e Lartë ka një jurisprudence të unifikuar se kompetente nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesave për lëshimin e urdhërave të ekzekutimit, në rastet e titujve ekzekutive që janë kontratat bankare (ose tituj ekzekutiv të tjera që përcaktohen sit e tille me ligj të posaçëm sikurse është rasti në fjalë), kompetente është gjykata e vendit ku do të përmbushet detyrimi “vend i përmbushjes” se detyrimi që përmban titull ekzekutiv. Me togfjalëshin “vend i përmbushjes së detyrimit”, kuptohet vendi ku përmbushet diçka apo zbatohet një urdhërim ose një vendim, pra në rastin, një titull ekzekutiv (vendimi nr. 00-2017-1476 i vendimit, datë 19.09.2017 e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, vendimi nr. 00-2017-1172, i vendimit, datë 22.06.2017 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë). Kjo gjykate e ka konsideruar kompetencë ekskluzive këtë lloj kompetence.

Pavarësisht se Gjykata e Lartë bënte referim në nenin 511/d të K.Pr.Civile që tashmë është shfuqizuar edhe nuk rregullohet më nga ligji, në rastin në gjykim, gjykata vlerëson se detyrimi do të përmbushet dhe ekzekutohet në vendbanimin e debitorit, pasi prezumohet se në këtë qytet ai ka pasurinë e tij të luajtshme dhe/ose të paluajtshme dhe për këtë arsye në këtë vend duhet të nisin dhe procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm. Në këtë mënyrë nga pikëpamja e kompetencës tokësore në përputhje me kuadrin ligjor të sipërpërmendur dhe interpretimin e gjykatës, kjo gjykate nuk është me kompetente për vazhdimin e shqyrtimit të themelit të kërkesës, por kompetente është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Në këto kushte gjykata për sa më lart u arsyetua, çmon se në referim të nenit 61 të K.Pr.Civile çështja duhet të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, si gjykatë kompetente për shqyrtimin e kësaj kërkese........

III. Ligji i Zbatueshëm:

7. Neni 42/1 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin

e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme. 8. Neni 50 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:Paditë që kanë për objekt kundërshtimin e veprimeve të kryera nga përmbaruesi për

ekzekutimin e detyruar, ngrihen në gjykatën e vendit të ekzekutimit.9. Në nenin 52 të Kodit të Procedurës Civile është parashikuar se: Kompetenca tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve,

përveç rasteve të parashikuara në nenet 45 dhe 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë marrëveshje.

10. Neni 61 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:

237

Page 238: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

11. Neni 62 i Kodit Procedurës Civile parashikon se: Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e

mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

12. Në nenin 511 të Kodit të Procedurës Civile, të ndryshuar me ligjet nr. 8812, datë 17.05.2001, nr. 10052, datë 29.12.2008, nr. 122/2013, datë 18.04.2013, nr. 114/2016, datë 03.11.2016; ndryshuar paragrafi i parë dhe dytë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017, parashikohet se:

Urdhri i ekzekutimitTitulli ekzekutiv vihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhrit të ekzekutimit, i cili:a) për rastet e parashikuara nga shkronja “a” dhe “b”, të nenit 510, të këtij Kodi,

lëshohet nga gjykata që ka dhënë vendimin në dispozitivin e vendimit;b) për vendimet e gjykatave të shteteve të huaja e të gjykatave të arbitrazhit të huaj,

që u është dhënë fuqi në zbatimin të dispozitave të këtij Kodi, urdhri i ekzekutimit lëshohet nga gjykata që bën njohjen e vendimit, në dispozitivin e vendimit.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, shkaqet e paraqitura në ankimin e veçantë të kërkueses “Micro Credit Albania” Sh.a, nuk përmbajnë shkaqe nga ato që parashikohen në ligj, prandaj nuk ka arsye që të cënohet vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

14. Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin e tij se, kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje nga pikëpamja tokësore/funksionale dhe lëndore është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës ajo nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

15. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e çështjes konkrete referon në rregullimet e bëra në Kreun e III, Titulli III, Pjesa e Parë e Kodit të Procedurës Civile ( ratio legis) dhe parimet e së drejtës (ratio iuris) në lidhje me kompetencën tokësore të gjykatave për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve civile të parashikuara në këtë Kod dhe në ligje të tjera të veçanta, në të cilat është pasur parasysh, midis të tjerave, që palëve të mos u bëhet i vështirë aksesi në drejtësi. Në këtë kontekst i vlerësueshëm është fakti se për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh procesi duhet të zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që ai të zhvillohet në mënyrë sa më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm (Neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 4 i Kodit të Procedurës Civile).

16. Kolegji Civil vlerëson se, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka interpretuar drejtë nenin 510 K.Pr. Civile, në të cilin parashikohet shprehimisht se: Ekzekutimi i detyrueshëm mund të bëhet vetëm në bazë të një titulli ekzekutiv. Janë tituj ekzekutiv: ...d) aktet noteriale që përmbajnë detyrim në të holla, si dhe aktet për dhënien e kredive bankare ose aktet për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare”. Neni 511 parashikon se: Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhrit të ekzekutimit, i cili: a) për rastet e parashikuara nga shkronja “a” dhe “b” të nenit 510 të këtij Kodi, lëshohet nga gjykata që ka dhënë vendimin në dispozitivin e vendimit; b) për

238

Page 239: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

vendimet e gjykatave të shteteve të huaja e të gjykatave të arbitrazhit të huaj, që iu është dhënë fuqi në zbatimin të dispozitave të këtij Kodi, urdhri i ekzekutimit lëshohet nga gjykata që bën njohjen e vendimit, në dispozitivin e vendimit.... Kjo kompetencë është e karakterit ekskluziv, sepse është vetë ligji që përcakton nga pikëpamja tokësore gjykatën, e cila ka kompetencë të lëshojë urdhrin ekzekutiv.

17. Kolegji Civil vlerëson se në përcaktimin e kompetencës tokësore për shqyrtimin e saj duhet referuar në nenin 510/d të K.Pr.Civile. Në rastin konkret kontrata e për dhënien e kredisë bankare në ngarkim të subjektit Z. Bardhok Prendi, etj, është titull ekzekutiv. Referuar natyrës juridike të objektit dhe shkakut të kërkesës, përmbajtjes të titullit ekzekutiv për të cilin kërkohet lëshimi i urdhrit të ekzekutimit, rezulton se kompetenca tokësore për shqyrtimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, të titujve ekzekutiv, aktet për dhënien e kredive bankare, përcaktohet nga vendi ku do të përmbushen detyrimet që përmban titulli ekzekutiv. Sipas këtyre dispozitave ligjore kriteri që përcakton kompetencën tokësore të gjykatës është “vendi i përmbushjes” së detyrimit që përmban titulli ekzekutiv. Me togfjalëshin “vend i përmbushjes së detyrimit” kuptohet vendi ku përmbushet diçka apo zbatohet një urdhërim ose një vendim, pra për rastin, një titull ekzekutiv.

18. Kolegji Civil vlerëson se ky titull ekzekutiv sipas nenit 511 të Kodit të Procedurës Civile ekzekutohet në vendbanimin e debitorëve Bardhok Prendi, etj, që sipas kontratës ndodhet në Kosmaç, Shkodër dhe kompetente për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

19. Përsa më sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është i bazuar në ligj dhe për rrjedhojë ai duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit Procedurës Civile;

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr. s’ka, datë 27.09.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 27.11.2018

239

Page 240: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-03239-00-2018 Regj. ThemeltarNr. 00-2018 - 1195 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në datën 27.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu përket palëve:

PADITËS: KLODIAN ASLLANI

I PADITUR: RAIFFAISEN BANK SH.AMICRO CREDIT ALBANIA SH.A

PERSON I TRETË: SHËRBIMI PËRMBARIMOR F.S SH.P.K

OBJEKTI:

Konstatimi si pjesërisht të pavlefshëm të kontratës së huasë bankare datë 06.09.2007 lidhur midis shtetasit Sokol Tatani dhe Raiffeisen Bank Sh.a për pjesën që i përket paditësit në

cilësinë e dorëzanësit.Anullimi i të gjitha veprimeve përmbarimore, përsa i përket paditësit në cilësinë e

dorëzanësit, si dhe heqjen e sekuestrove mbi llogaritë bankare të paditësit.

BAZA LIGJORE: Nenet 32, 153, 202, 206, 609, 610, 611 e vijues të K Pr Civile dhe Neni 600 i Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr. (11-2018-4756) 1476, datë 02.10.2018 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në shqyrtimin e çështjes civile me nr. regj. them. (21256-02207) 1913, datë regjistrimi 23.07.2018.Dërgimin e çështjes civile me nr. regj. them. (21253-02796) 2195, datë regjistrimi 26.09.2018 për kompetencë gjykimi, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë, duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për palët e pranishme dhe për palën në mungesë ky afat fillon nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

Kundër vendimit të sipërcituar ka paraqitur ankim të veçantë personi i tretë Shërbimi Përmbarimor F.S Sh.p.k, që kërkon:

240

Page 241: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Shkaqet që personi i tretë Shërbimi Përmbarimor F.S Sh.p.k paraqet në ankimin e veçantë janë:

- Vendimmarrje kjo me të cilën nuk pajtohemi aspak, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës duhet të kishte dëgjuar dhe marrë në shqyrtim kërkesat paraprake të secilës palë ndërgjyqëse në relatimin e tyre, ti shqyrtonte ato dhe më tej të vijonte me vendimmarrje sipas bindjeve ligjore që gjykata zotëron.

- Së pari: Shfaqim mosdakortësinë tonë me gjykimin në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës dhe vendimin e gjykatës, pasi ajo duhet të kishte dëgjuar dhe shqyrtuar kërkimin e palës tretë Shërbimit Përmbarimor F.S Sh.p.k, në daljen jashtë procesit gjyqësor sipas edhe parashikimit ligjor të gjendur në nenin 41 të ligjit nr. 10031, i cili përcakton: Kur marrëdhëniet kontraktore ndërmjet përmbaruesit gjyqësor privat dhe palës kreditore zgjidhen nga përmbaruesi, ai i kthen palës kreditore dokumentacionin ligjor, si dhe pjesën e shumës së marrë si parapagim për procedurën e ekzekutimit. Kur pala kreditore vendos të zgjidhi kontratën, pa shkaqe të arsyeshme, përpara përfundimit të procedurës së ekzekutimit, përmbaruesi gjyqësor i kthen dokumentacionin ligjor palës debitore, vetëm në rast të përmbushjes së detyrimit për çdo shpenzim të kryer deri në atë çast.

- Në kushtet kur ndërmjet Shërbimit Përmbarimor F.S Sh.p.k dhe Micro Credit Albania Sh.a është zgjidhur marrëdhënia kontraktuale, duke i kthyer kështu aktet palës kreditore sipas edhe përcaktimit të ligjvënësit të sipërcituar paragrafi i dytë. Shërbimi Përmbarimor F.S Sh.p.k nuk ka shkak ligjor pse të jetë ende palë ndërgjyqëse në proces, pasi nuk atribuon më të drejta dhe detyrime për çështjen objekt kërkimi e për pasojë nuk ka as shkak ligjor dhe aq me pak ekonomik për t’u investuar për këtë çështje në gjykata të ndryshme për të cilën ndryshon juridiksioni territorial i shqyrtimit. E gjejmë të pambështetur këtë qëndrim të gjykatës, i cili në opinionin tonë është sipërfaqësor në përthithjen e konfliktit civil objekt kërkimi nga paditësi.

- Kompetenca është një kusht procedurial i vlefshmërisë së procesit gjyqësor dhe i akteve të realizuara gjatë tij në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale dhe për këtë pjesë nuk kemi kundërshtime, pasi është parashikim ligjor korrekt, por jo të saktë gjejmë qëndrimin e gjykatës me moskonsideratën e kërkesës për dalje nga gjykimi të Shërbimit Përmbarimor F.S Sh.p.k, e cila në rradhë proceduriale ngelet në të njëjtën rëndësi shqyrtimi sikundër edhe kompetenca territoriale. Për këtë arsye shqyrtimi i çështjes së kompetencës përfshihet që në veprimet përgatitore të procesit gjyqësor që duhet të kryejë gjykata (neni 158 /a i K.Pr.Civile).

- Nga interpretimi i dispozitave ligjore dhe sipas përmbajtjes së tekstit dhe qëllimit të ligjit, del e qartë se në kompetencë të Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Durrës, si rregull janë ato mosmarrëveshje që kanë lindur nga marrëdhëniet ndërmjet palëve, si dhe mosmarrëveshjet nga cënimi i të drejtave apo interesave të ligjshme të subjekteve të së drejtës si rezultat i veprimeve të ardhura në kundërshtim me ligjin dhe cënim të drejtpërdrejtë të së drejtës së pretenduar nga paditësi. Është i paqartë momenti juridik i mosmarrjes në konsideratë të kërkesës paraprake të përfaqësuesit ligjor Shërbimit Përmbarimor F.S Sh.p.k, pasi sipas parashikimeve të ligjvënësit/ligj rregulluesit i njeh të drejtën palës në depozitimin e kërkimeve të palëve ndërgjyqese paraprakisht dhe po ashtu gjykata ka detyrimin ligjor në marrjen në shqyrtim të tyre dhe pranimin ose refuzimin, duke i njohur të drejtën palës kërkuese edhe të qëndrimit në lidhje me

241

Page 242: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

vendimmarrjen e gjykatës, por kurrsesi nuk mund të anashkalojë/neglizhojë kërkimet e palëve në proces pasi kjo do cënonte në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat ligjor të mbarëvajtjes së procesit gjyqësor.

- Evidentojmë se në referim të nenit 49 të Kodit të Procedurës Civile, i cili parashikon se “Paditë, për të kërkuar ekzekutimin e detyrueshëm mbi sende, ngrihen në gjykatën e vendit ku ndodhen ato ose pjesa më e madhe e vlerës së tyre. Paditë për të kërkuar ekzekutimin e detyrueshëm për kryerjen ose moskryerjen e një veprimi të caktuar, ngrihen në gjykatën e vendit ku duhet të përmbushej një detyrim i tillë. Bëjmë me dije se për sa më sipër dispozita përcakton, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës duhet të kishte mbajtur në konsideratë vendin e ekzekutimit të detyrimit, i cili rezulton të jetë qyteti i Durrësit. Ligjvënësi ka përcaktuar në mënyrë taksative se cila është gjykata kompetente në rastin e ekzekutimeve të detyrueshme, e cila është ajo ku duhet të përmbushet detyrimi dhe në rastin konkret rezulton të jetë Gjykata e Durrësit.

- Së dyti: Gjykata vjen në kundërshtim me nenin 198 të K.Pr.Civile çmojmë se gjykata vjen në kundërshtim tërësor me dispozitën e sipër përmendur, pasi vjen në tejkalim të përcaktimeve të këtij neni me vendimmarrjen e saj. Konflikti i paraqitur pranë kësaj gjykate është i natyrës civile absolutisht, duke kërkuar kështu zgjidhjen nga kjo gjykatë, e cila përcolli përgjegjësinë e saj pa dëgjuar të gjitha kërkimet e palëve, duke ardhur kështu në kundërshtim me referencat ligjore mbi të cilat janë mbështetur kërkimet. Vendimi gjyqësor i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës nuk karakterizohet nga elementët e mësipërme, duke e lënë kështu të paplotë e të pasaktë arsyetimin e bërë prej saj, përsa i përket moskompetencës territoriale të shfaqur së fundmi nga ana e gjykatës, e cila nga ana tjetër ka patur detyrimin ligjor ti dëgjonte të gjitha kërkimet e palëve ndërgjyqese duke mbajtur qëndrim specifik për secilin prej tyre.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja civile nr. 11243-03239-00-2018 regj. them, që iu përket: paditës Klodian Asllani, të paditur Raiffaisen Bank Sh.a, “Microcredit Albania” Sh.a (MCA) dhe person i tretë Shërbimi Përmbarimor F.S Sh.p.k, me objekt: Konstatimi si pjesërisht të pavlefshëm të kontratës së huasë bankare, datë 06.09.2007 lidhur midis shtetasit Sokol Tatani dhe Raiffeisen Bank Sh.a për pjesën që i përket paditësit në cilësinë e dorëzanësit, etj........

2. Vendimi nr. (11-2018-4756) 1476, datë 02.10.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedural, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

I. Rrethanat:

3. Paditësi Klodian Asllani i është drejtuar gjykatës me kërkesëpadinë me objekt: Konstatimi si pjesërisht të pavlefshëm të kontratës së huasë bankare datë 06.09.2007 lidhur midis shtetasit Sokol Tatani dhe Raiffeisen Bank Sh.a për pjesën që i përket paditësit në cilësinë e dorëzanësit. Anullimi i të gjitha veprimeve përmbarimore, përsa i përket paditësit në cilësinë e dorëzanësit, si dhe heqjen e sekuestrove mbi llogaritë bankare të paditësit.

242

Page 243: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

II. Procedura:

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr. (11-2018-4756) 1476, datë 02.10.2018 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në shqyrtimin e çështjes civile me nr. regj. them. (21256-02207) 1913, datë regjistrimi 23.07.2018.

Dërgimin e çështjes civile me nr. regj. them. (21253-02796) 2195, datë regjistrimi 26.09.2018 për kompetencë gjykimi, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë, duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për palët e pranishme dhe për palën në mungesë ky afat fillon nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ndër të tjera arsyeton se:..... Duke iu referuar pikës së dytë të objektit të kërkesëpadisë në referim dhe të nenit

202 të K.Pr.Civile, duke respektuar dhe afatin të përcaktuar në atë dispozite me vendim të gjyqtarit të vetëm në respektim të nenit 158 të K.Pr.Civile shqyrtimi i kërkimit për heqjen e sekuestrove mbi llogaritë bankare të paditësit u caktua me datën 02.10.2018, për këtë seancë u njoftuan të gjithë palët ndërgjyqëse dhe ajo seancë u zhvillua në prani të të gjithë palëve ndërgjyqëse. Paraprakisht përfaqësuesi i palës paditëse në këtë seancë parashtroi kërkimin për heqjen dorë nga shqyrtimi i kërkesës për heqjen e sekuestrove mbi llogaritë bankare të paditësit, duke u proceduar me pushimin e gjykimit. Gjykata me vendim të ndërmjetëm në zbatim të nenit 201/1 të K.Pr.Civile dhe nenit 299 të po këtij Kodi procedoi me pushimin e gjykimit të atij kërkimi për shkak të heqjes dorë të paditësit nga ai kërkim. Nga përfaqësuesi i palës së paditur Micro Credit Albania Sh.a u paraqit kërkesë me shkrim për moskompetencën tokësore të gjykimit të çështjes nga kjo gjykatë dhe dërgimin për kompetencë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si gjykata kompetente për shkak se të paditurit si persona juridik kanë qendrën në Tiranë dhe personi i tretë po ka qendrën në Tiranë, kërkim ky i mbështetur në nenet 42 e 43 të K.Pr.Civile. Personi i tretë parashtroi kërkimin për daljen jashtë gjykimit të tij si person i tretë në kushtet kur ajo palë nuk atribuon asnjë të drejtë dhe detyrim për rastin konkret të pavlefshmërisë së titullit ekzekutiv të pretenduar nga pala paditëse. Pala paditëse në lidhje me kërkesën e palës së paditur Micro Credit Albania Sh.a për moskompetencë gjykimi të kësaj gjykate mbajti qëndrimin, duke e lënë në vlerësimin e gjykatës. Gjykata nga analiza e kontratës së huasë bankare datë 06.09.2007 objekt gjykimi objekt pavlefshmërie konstatoi ndër të tjera në nenin 10 të emërtuar dispozita të fundit, përcaktohet në pikën dy të saj si vijon: 2. Palët do të zgjidhin me mirëkuptim çdo konflikt që ka për bazë këtë kontratë përndryshe kompetente për zgjidhjen e tyre do të jetë Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Në nenin 43 të K.Pr.Civile përcaktohet se: Kur i padituri është person juridik, paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku personi juridik ka qendrën e në nenin 158/a të K.Pr.Civile “Vendimet e gjyqtarit gjatë veprimeve paraprake” është parashikuar: Në rast se nga studimi paraprak i akteve, gjyqtari konstaton mungesën e juridiksionit ose kompetencës ... atëherë ai duhet të vendosë nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, dërgimin e çështjes për gjykim gjykatës kompetente disponon me vendim, sipas parashikimeve të këtij Kodi ...Nga sa sipër në zbatim dhe të dispozitave të sipërcituara gjatë këtyre veprimeve paraprake çmohet se kjo gjykatë nuk e ka kompetencën tokësore për gjykimin e kësaj çështje dhe kompetencën tokësore për gjykimin e kësaj çështje e ka Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kjo, si për faktin që në kontratë është përcaktuar Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë si gjykatë për zgjidhjen e konflikteve dhe për faktin se të paditurit si persona juridik e kanë qendrën në Tiranë. Përderisa vlerësohet se është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si gjykata kompetente për shqyrtimin e çështjes objekt shqyrtimi kërkesëpadia dhe

243

Page 244: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

aktet përkatëse duhet ti dërgohen gjykatës kompetente Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë........

III. Ligji i Zbatueshëm:

6. Neni 42/1 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin

e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme. 7. Neni 50 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:Paditë që kanë për objekt kundërshtimin e veprimeve të kryera nga përmbaruesi për

ekzekutimin e detyruar, ngrihen në gjykatën e vendit të ekzekutimit.8. Në nenin 52 të Kodit të Procedurës Civile është parashikuar se: Kompetenca tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve,

përveç rasteve të parashikuara në nenet 45 dhe 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë marrëveshje.

9. Neni 61 i Kodit Procedurës Civile parashikon se: Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose

me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

10. Neni 62 i Kodit Procedurës Civile parashikon se: Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e

mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

11. Në nenin 511 të Kodit të Procedurës Civile, të ndryshuar me ligjet nr. 8812, datë 17.5.2001, nr. 10 052, datë 29.12.2008, nr. 122/2013, datë 18.4.2013, nr. 114/2016, datë 3.11.2016; ndryshuar paragrafi i parë dhe dytë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017, parashikohet se:

Urdhri i ekzekutimitTitulli ekzekutiv vihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhrit të ekzekutimit, i cili:a) për rastet e parashikuara nga shkronja “a” dhe “b”, të nenit 510, të këtij Kodi,

lëshohet nga gjykata që ka dhënë vendimin në dispozitivin e vendimit;b) për vendimet e gjykatave të shteteve të huaja e të gjykatave të arbitrazhit të huaj,

që u është dhënë fuqi në zbatimin të dispozitave të këtij Kodi, urdhri i ekzekutimit lëshohet nga gjykata që bën njohjen e vendimit, në dispozitivin e vendimit.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, shkaqet e paraqitura në ankimin e veçantë të kërkuesit “Shërbimi përmbarimor F.S” Sh.p.k, përmbajnë shkaqe nga ato që parashikohen në ligj, prandaj ka arsye që të cënohet vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

13. Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin e tij se, kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje nga pikëpamja tokësore/funksionale dhe lëndore është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës ajo nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

14. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e çështjes konkrete referon në rregullimet e bëra në Kreun e III, Titulli III, Pjesa e Parë të Kodit të Procedurës Civile (ratio

244

Page 245: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

legis) dhe parimet e së drejtës (ratio iuris) në lidhje me kompetencën tokësore të gjykatave për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve civile të parashikuara në këtë Kod dhe në ligje të tjera të veçanta, në të cilat është pasur parasysh, midis të tjerave, që palëve të mos u bëhet i vështirë aksesi në drejtësi. Në këtë kontekst i vlerësueshëm është fakti se për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh procesi duhet të zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që ai të zhvillohet në mënyrë sa më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm (Neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 4 i Kodit të Procedurës Civile).

15. Kolegji Civil vlerëson se, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës ka interpretuar drejtë nenin 510 K.Pr.Civile, në të cilin parashikohet shprehimisht se: Ekzekutimi i detyrueshëm mund të bëhet vetëm në bazë të një titulli ekzekutiv. Janë tituj ekzekutiv: ...d) aktet noteriale që përmbajnë detyrim në të holla, si dhe aktet për dhënien e kredive bankare ose aktet për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare. Neni 511 parashikon se: Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhrit të ekzekutimit, i cili: a) për rastet e parashikuara nga shkronja “a” dhe “b” të nenit 510 të këtij Kodi, lëshohet nga gjykata që ka dhënë vendimin në dispozitivin e vendimit; b) për vendimet e gjykatave të shteteve të huaja e të gjykatave të arbitrazhit të huaj, që u është dhënë fuqi në zbatimin të dispozitave të këtij Kodi, urdhri i ekzekutimit lëshohet nga gjykata që bën njohjen e vendimit, në dispozitivin e vendimit.... Kjo kompetencë është e karakterit ekskluziv, sepse është vet ligji që përcakton nga pikëpamja tokësore gjykatën, e cila ka kompetencë të lëshojë urdhrin ekzekutiv.

16. Kolegji vlerëson se në përcaktimin e kompetencës tokësore për shqyrtimin e saj duhet referuar në nenin 510/d të K.Pr.Civile. Në rastin konkret kontrata e për dhënien e kredisë bankare në ngarkim të subjektit Sokol Tatani, me dorëzanës paditësin etj, është titull ekzekutiv. Referuar natyrës juridike të objektit dhe shkakut të kërkesës, përmbajtjes të titullit ekzekutiv për të cilin kërkohet lëshimi i urdhrit të ekzekutimit, rezulton se kompetenca tokësore për shqyrtimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, të titujve ekzekutiv, aktet për dhënien e kredive bankare, përcaktohet nga vendi ku do të përmbushen detyrimet që përmban titulli ekzekutiv. Sipas këtyre dispozitave ligjore kriteri që përcakton kompetencën tokësore të gjykatës është “vendi i përmbushjes” së detyrimit që përmban titulli ekzekutiv. Me togfjalëshin “vend i përmbushjes së detyrimit” kuptohet vendi ku përmbushet diçka apo zbatohet një urdhërim ose një vendim, pra për rastin, një titull ekzekutiv.

17. Kolegji vlerëson se ky titull ekzekutiv sipas nenit 511 të K.Pr.Civile ekzekutohet në vendbanimin e debitorit Sokol Tatani dhe vendbanimin e dorëzanësit Klodian Asllani, paditës në këtë gjykim që sipas kontratës ndodhet në Durrës dhe kompetente për shqyrtimin e çështjes është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës.

18. Përsa më sipër Kolegji Civil vlerëson se, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës nuk është i bazuar në ligj dhe për rrjedhojë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit Procedurës Civile;

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. (11-2018-4756) 1476, datë 02.10.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 27.11.2018

245

Page 246: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-03073-00-2018 Regj. ThemeltarNr. 00-2018 - 1196 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në dhomën e këshillimit me datë 27.11.2018 mori në shqyrtim çështjen civile, që i përket:

PADITËS: “PROGU” SH.P.K

I PADITUR: BASHKIA PUKË

OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur për të paguar shumën prej 5.175.936 lekë, e cila përfaqëson vlerën e punimeve të kryera në stadiumin “Ismail Xhemali” në qytetin e Pukës dhe

shpërblimin e dëmit të shkaktuara nga qënia në vonesë, detyrim i pranuar nga pala e paditur Bashkia Pukë, pagimin e kamatëvonesave deri në momentin e ekzekutimit të vendimit.

Shpenzimet gjyqësore ti ngarkohen palës së paditur.

BAZA LIGJORE: Nenet 31, 32, 102, 106, 153 e vijues të Kodit të Procedurave Civile në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar; Neni 115, pika dh, neni 120, 121, 419, 450, 608, 640,

653, 655, 850, 851, 860, 863, e vijues të Kodit Civil në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, etj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendimin nr. 52-2018-5226 (131), datë 16.10.2018 ka vendosur:

Deklarimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për shqyrtimin e çështjes civile nr. 21258-00303-52-2018 (145) Akti, datë 12.07.2018 regj., me paditës “Progu” Shpk, palë e paditur: Bashkia Pukë, me objekt: Detyrimin e palës së paditur për të paguar shumën prej 5.175.936 lekë, e cila përfaqëson vlerën e punimeve të kryera në stadiumin Ismail Qemali, në qytetin Pukë. Shpërblim dëmi shkaktuar nga vonesa.Dërgimin e çështjes për shqyrtim, Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Shkodër, si gjykata kompetente.

Kundër vendimit të sipërcituar, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse “Progu” Shpk, e cila kërkon:

Prishjen e vendimit nr. 52-2018-5226 (131), datë 16.10.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë dhe kthimin e çështjes në po atë gjykatë për të vazhduar gjykimin.

246

Page 247: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Pala paditëse “Progu” Sh.p.k në ankimin e veçantë parashtron këto shkaqe:- Gjykata ka gabuar në marrjen e këtij vendimi, duke interpretuar në mënyrë të gabuar

ligjin procedurial dhe material civil. Mbështetur në matjet fizike të kryera me specialistë të Bashkisë Pukë dhe në manualit të punimeve të ndërtimit për zërat e kostos së paguar nga “Progu” Sh.p.k Pukë, gjithsej 5.175.936 lekë. Të gjitha pagesa janë kryer për llogari të “Futboll Klub Tërbuni” Sh.a, me kërkesën verbale të Bashkisë Pukë, si aksioner në këtë shoqëri dhe në kushte emergjence. Për dokumentacionin që është hartuar ndërmjet Bashkisë Pukë dhe “Futboll Klub Tërbuni” Sh.a Pukë, për kryerjen e punimeve shtesë në stadiumin “Ismail Xhemali” nuk jemi vënë në dijeni, ne na është vënë në dispozicion vetëm projekti dhe preventivi përkatës të përgatitur nga specialistë të angazhuar nga Bashkia Pukë, me qëllim organizimin dhe drejtimin e punimeve të ndërtimit.

- Marrëdhënia e mirëbesimit nuk mund të krijohej me Bashkinë Pukë dhe as me “Futboll Klub Tërbuni” Sha në qoftë se ajo zotërohej 50 % + nga Bashkia Pukë, pasi menaxhimi i fondeve do të duhej të bëhej me procedura standarde të prokurimit publik, të cilat rezultojnë në një kontratë publike ndërtimi, mosmarrëveshja për të cilën zgjidhet nga gjykata administrative sipas nenit 7/a të ligjit nr. 49/2012 ku përcaktohet se gjykatat administrative ka kompetencë për: Mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, akt nënligjore normative dhe kontratat administrative publike të nxjerra gjatë ushtrimit veprimtarisë nga organi publik. Ne jemi përfshirë në një marrëdhënie mirëbesimi punësimi dhe kreditimi me “Futboll Klub Tërbuni” Sha Pukë, me kërkesën e Bashkisë Pukë si aksionar i saj, mbasi kjo ishte e mundur për faktin se aksionet zotëroheshin në masën 65 % nga Grand Frroku, zotërim i cili mundësonte lidhjen e marrëveshjeve përkatëse pa kaluar në procedurat e prokurimit publik.

- Mosmarrëveshjet për marrëdhënien e mirëbesimit me “Futboll Klub Tërbuni” Sha, krijuar me kërkesën e aksionarit, Bashkia Pukë, duhet të gjykohen nga Gjykata Rrethit Gjyqësor Pukë, sipas nenit 7/a i ligjit nr. 49/2012. Edhe sikur marrëdhënia e mirëbesimit të ishte krijuar me Bashkinë Pukë publik dhe jo si aksionar në “Futboll Klub Tërbuni” Sha, përsëri gjykata administrative nuk është kompetente të gjykoj mosmarrëveshje të tilla kur nuk ka një kontratë administrative publike të rezultuar nga një procedurë e prokurimit publik (në ligjin nr. 49/2012).

- Ne kemi paditur Bashkinë Pukë dhe jo “Futboll Klub Tërbuni” Sh.a, për faktin se kontratën e dhurimit të aksioneve të aksionarit Grand Frroku, ka marrë përsipër detyrimet që “Futboll Klub Tërbuni” Sha Pukë ka pas ndaj të tretëve në datën e dhurimit 20.10.2015. Këto detyrime sipas cilësimit në aktin e dhurimit i ka marrë përsipër si bashki dhe jo në emër e për llogari të “Futboll Klub Tërbuni” Sh.a Pukë, aksionare e vetme e së cilës është. Gjithsej detyrimi i Bashkisë Pukë, i cili ka ardhur si rezultat i detyrimit që “Futboll Klub Tërbuni” Sh.a kishte ndaj palës paditëse, dhe se kjo e fundit kishte dhuruar aksionet tek pala e paditur Bashkia Pukë së bashku me të drejtat dhe detyrimet, është 5.175.936 (4.238.419 lekë detyrim nga kreditimi dhe 937.517 lekë kamatëvonesat e arrira).

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit, në përfundim;

247

Page 248: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja nr. 11243-03073-00-2018 regj. them, që iu përket palëve: paditës Shoqëria “Progu” Sh.p.k dhe e paditur Bashkia Pukë, me objekt: Detyrimin e palës së paditur për të paguar shumën prej 5.175.936 lekë, e cila përfaqëson vlerën e punimeve të kryera në stadiumin “Ismail Xhemali” në qytetin e Pukës,...etj.

2. Vendimi nr. 52-2018-5226 (131), datë 16.10.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

I. Rrethanat:

3. Nga aktet e administruara në dosje rezulton se pala paditëse Progu Shpk, pretendon se në korrik 2015, është ftuar nga Bashkia Pukë për të organizuar dhe drejtuar kryerjen e punimeve në stadiumin “Ismail Xhemali” në qytetin e Pukës për llogari të “Futboll Klub Tërbuni” Sha. Punimet, të cilat do të plotësonin standardet e detyrueshme të superligës të kërkuara nga Federata Shqiptare e Futbollit, duhej të përfundonin brenda dy muajsh, para se të fillonte sezoni i ri futbollistik për ekipin e “Tërbunit”, i cili aderonte për herë të parë në këtë kategori.

4. Paditësi pretendon se lejet përkatëse dhe çdo dokument tjetër teknik apo vlerësues të Bashkisë Pukë për punimet që do të kryheshin nuk kanë qenë në adresë të “Progu” Sh.p.k Pukë, për efekt zbatimi punimesh na janë venë në dispozicion projekti dhe preventivi përkatës. Me administratorin dhe aksionarin kryesor Grand Frroku, i cili zotëronte 65 % të aksioneve, nuk kemi komunikuar mbasi nuk ka qenë i pranishëm para dhe gjatë kryerjes së punimeve, ndërsa me 20.10.2015, aksionet ia dhuroj Bashkisë Pukë, veprime të cilat nuk vareshin nga ne, por që nuk na dhanë mundësinë për të nënshkruar ndonjë kontratë kreditimi apo kryerje punimesh në kohën e duhur me “Futboll Klub Tërbuni” Sh.a. Nga subjekte të tjera, janë siguruar, tulla, rërë, hekur, çimento, fino, skeleri, etj.....

5. Paditësi pretendon se me fillimin e punës me datë 12.07.2015 e më pas, u krijuan probleme me pagesat e punëtorëve dhe furnitorëve tek të cilët kishte tërhequr materiale të ndryshme, gazoil, etj.. Në këto kushte dhe në komunikim me drejtues të Bashkisë, ka kryer likuidimin e detyrimeve për llogari të “Futboll Klub Tërbuni” Sh.a, nga të ardhurat e “Progu” Shpk Pukë, me pagesën e detyrimeve “Progu” Sh.p.k, ka kredituar financimin e punimeve nga “Futboll Klub Tërbuni” Sh.a. Pas përfundimit të punimeve të ndërtimit dhe kryesisht pas datës së kontratës së dhurimit 20.10.2015, Bashkia Pukë, duke u justifikuar me vështirësitë financiare vonoi pagesën e detyrimeve që kishte ndaj nesh, i përcaktuar si i tillë edhe në kontratën e dhurimit.

6. Paditësi pretendon se për shkak të emergjencës së kryerjes së punimeve dhe mungesën e mjeteve financiare në atë periudhë korrik - tetor 2015, është angazhuar me mjetet dhe burimet tona teknike e financiare në mirëbesim. Gjatë vitit të kaluar dhe në vijim ka kërkuar me insistim pagesën e detyrimit nga Bashkia Pukë. Me komision të përbashkët me punonjës të Bashkisë Pukë, janë bërë matjet fizike të punimeve, por ndërkohë nuk është hartuar dhe nënshkruar situacioni përkatës. Organizimi, drejtimi i punimeve dhe pagesa e tyre nga “Progu” Sh.p.k Pukë, është një fakt që dihet botërisht në qytetin e Pukës, fakt i cili lidhet me objektin e përfunduar dhe të matshëm në çdo kohë, provohet me dëshmitë e disa punëtorëve që kanë punuar dhe janë paguar prej nesh, apo të disa faturave të paguara. Në këto rrethana paditësi i është drejtuar gjykatës me padinë objekt gjykimi.

248

Page 249: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

II. Procedura:

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendimin nr. 52-2018-5226 (131), datë 16.10.2018 ka vendosur:

Deklarimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për shqyrtimin e çështjes civile nr. 21258-00303-52-2018 (145) Akti, datë 12.07.2018 regj., me paditës “Progu” Shpk, palë e paditur: Bashkia Pukë, me objekt: Detyrimin e palës se paditur për të paguar shumën prej 5.175.936 lekë, e cila përfaqëson vlerën e punimeve të kryera në stadiumin Ismail Qemali, në qytetin Pukë. Shpërblim dëmi shkaktuar nga vonesa. Dërgimin e çështjes për shqyrtim, Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Shkodër, si gjykata kompetente.

8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ndër të tjera arsyeton se:.......Gjykata Kushtetuese ka një praktikë të konsoliduar lidhur me qëndrimin ndaj

kompetencës lëndore të gjykatës. Kështu, kjo gjykatë, ndërmjet të tjerave, në vendimet nr. 41, datë 29.12.2005, nr. 14, datë 17.04.2007 dhe nr. 11, datë 23.04.2009 është shprehur se: Mosrespektimi i kompetencës lëndore e bën vendimin gjyqësor absolutisht të pavlefshëm dhe pretendimi për respektimin e kësaj kompetence mund të ngrihet si nga palët në çdo fazë të procesit... Gjykimi i një çështje në kompetencën lëndore të një gjykate tjetër përbën një proces jo të rregullt ligjor në kuptim të nenit 42 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të Konventës Europiane për Drejtat e Njeriut. Bazuar në aktet e ndodhura në fashikullin e gjykimit rezulton se paditësi “Progu” Shpk nëpërmjet përfaqësuesit të tij të posaçëm kërkon sipas objektit të sipërcituar kundrejt palës së paditur Bashkia Pukë. Nga sa më sipër rezulton se, kemi të bëjmë me një vendimmarrje me karakter administrativ, nëpërmjet të cilës kërkohet të shprehet për detyrim kontraktor mes paditësit e palës së paditur ka të bëjë me një mosmarrëveshje administrative. Konkretisht kjo është një kontratë porosie ndërmjet paditësit e institucionit shtetëror që është edhe pala e paditur në këtë gjykim, ç’ka bën të lindë një mosmarrëveshje administrative. Në zbatim të nenit Neni 7 të ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” Kompetenca lëndore, përcakton se: Gjykatat administrative janë kompetente për: a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik... Gjithashtu, në vendimin unifikues nr. 03, datë 06.12.2013 të Gjykatës së Lartë është unifikuar se: Gjykatat Administrative të Rrethit Gjyqësor, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr. 49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative ”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit...Gjykata e Lartë me vendimet: nr. 00 - 2016 - 2398 e 00-2016- 2373, datë 08.06.2016, ndër të tjera shprehet se: Kolegji administrativ thekson se, gjykatat më të ulëta duhet të bëjnë mirë dallimin ndërmjet kërkimeve të palëve për njohjen e një të drejte në fushën e marrëdhënieve të sigurimeve shoqërore kur dokumentat për të vërtetuar vjetërsinë në punë mungojnë me rastin kur këto dokumenta ekzistojnë, por organet e sigurimeve shoqërore nuk u lidhin pensionin subjekteve të interesuara me pretendime nga më të ndryshmet. Në rastin e parë kemi të bëjmë me njohjen e vjetërsisë në punë që i përket të drejtës civile, ndërsa në rastin kur dokumentat ekzistojnë ndodhemi në fushën e së drejtës publike, për shkak të mosveprimit të organit administrativ. Për të përcaktuar kompetencën lëndore të gjykatave, nuk duhet ti referohemi vetëm shkakut ligjor të padisë, sepse në dispozitat kalimtare të ligjit nr. 49/2012 është thënë se, nëse rregullimet në këtë ligj mungojnë, atëhere gjykata i drejtohet për zgjidhje dispozitave të veçanta të Kodit të Procedurës Civile, që do të thotë se, dispozita ligjore të këtij Kodi

249

Page 250: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

zbatohen edhe nga gjykatat administrative gjatë shqyrtimit të mosmarrëveshjeve administrative. Ekziston tashmë një praktikë e konsoliduar gjyqësore, e cila na sugjeron që, është detyrë e gjykatës që shqyrton mosmarrëveshjen, që të kuptojë drejt natyrën e konfliktit të krijuar mes palëve, shkakun ligjor të kërkimit, përcaktimin e drejtë të ligjit të zbatueshëm dhe si rezultat, të zgjidhë mosmarrëveshjen objekt gjykimi, në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej tyre. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson të theksojë se, shqyrtimi dhe zgjidhja e një çështje nga gjykata, nuk mund të bazohet vetëm mbi atë që formalisht shkruhet në aktet e procesit gjyqësor dhe që mund të emërtohen objekti apo baza ligjore. Gjykatat, gjatë shqyrtimit të çështjeve që u shtrohen për gjykim, kanë detyrimin të vlerësojnë dhe të marrin parasysh të gjithë përmbajtjen e akteve procedurale, të identifikojnë shkakun ligjor të kërkimeve në mënyrë që të mund të japin vendime të drejta për to.....Në nenin 17 i ligjit nr.49/2012 përcaktohet “1. Padia ngrihet: ... b) për ndryshimin, pjesërisht apo tërësisht, të aktit administrativ apo detyrimin e organit publik për të ndryshuar një akt administrativ;... e) për detyrimin e organit publik për të kryer apo për të ndaluar kryerjen e një veprimi tjetër administrativ, të nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave apo të interesave të paditësit; Në padinë në shqyrtim palë të paditur kemi një organ administrativ Bashkia Pukë, e cila sipas paditësit “Progu” Sh.p.k i detyrohet në shumën prej 5.175.936 lekë, e cila përfaqëson vlerën e punimeve të kryera në stadiumin Ismail Xhemali, në qytetin e Pukës si dhe demin e shkaktuar nga vonesat. Pra kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje që i përket për gjykim Gjykatës Administrative. Në rastin konkret referuar neneve 1 (b), 7, 8(b), 11, 69, 72 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, si dhe Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 8349, datë 14.10.2013 “Për fillimin e funksionimit të gjykatave administrative”, gjykata kompetente për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje është Gjykata e Shkallës së Parë Administrative, si gjykata që ka kompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes gjyqësore, me paditës: Progu sh.p.k, e paditur: Bashkia Pukë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë çmon se, duke mos patur kompetencën lëndore për rastin konkret, çështja duhet ti kalojë Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Shkodër si gjykatë kompetente lëndore dhe tokësore, me arsyetimin se, Dekreti nr. 7818, datë 16.11.2012 i Presidentit të Republikës së Shqipërisë në nenin 5 pika 3 të tij parashikon se: “Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, ka kompetencë tokësore në rrethet Lezhë, Mirditë, Kukës, Has, Pukë, Malësi e Madhe, Shkodër dhe Tropojë, me seli qëndrore në Shkodër. Në lidhje me kundërshtimin e këtij vendimi nga palët ndërgjyqëse: Neni 62 i K.Pr.C përcakton se kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe prokurori kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë. Pra, palët ndërgjyqëse kanë të drejtë të ushtrojnë ankim të veçantë (brenda afatit 5 ditor nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi), në Gjykatën e Lartë.......

III. Ligji i Zbatueshëm:

9. Neni 61 i Kodit të Procedurës Civile, parashikon se:Dërgimi i çështjes gjykatës kompetente Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose

me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

10. Neni 7 i ligjit nr. 49/2012 “Për Organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikon se:

Gjykatat administrative janë kompetente për:

250

Page 251: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik;

b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik;

c) mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative në rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative;

ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ i administratës publike;

d) kërkesat e paraqitura nga organet administrative për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, për të cilat ligji parashikon heqjen e lirisë deri në 30 ditë, si një lloj të dënimit administrativ për kundërvajtësin;

dh) kërkesat e paraqitura nga kundërvajtësit për zëvendësimin e dënimit administrativ me heqje lirie deri në 30 ditë me dënimin me gjobë.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, shkaqet që ngrihen në ankimin e veçantë të palës paditëse “Progu” Sh.p.k, nuk janë të bazuara në ligj, prandaj nuk ka asnjë shkak ligjor që vendimi i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë të cënohet.

12. Vendimi nr. 52-2018-5226 (131), datë 16.10.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, me anën e të cilit, kjo gjykatë ka vendosur shpalljen e moskompetencës së saj lëndore për shqyrtimin e çështjes objekt shqyrtimi dhe dërgimin e saj për gjykim, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, është një vendim i marrë në zbatim të drejtë të ligjit, ndaj për këtë shkak, ai duhet të lihet në fuqi. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, vlerëson të nënvizojë se, në kuptimin e së drejtës procedurale, kompetenca lëndore është një kusht i domosdoshëm procedural, që bën të vlefshëm procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale dhe një gjykatë jokompetente duhet të deklarojë moskompetencën e saj (neni 61 K.Pr.Civile, neni 7 i ligjit nr.49/2012).

13. Kompetenca lëndore, përcakton për çdo gjykatë të veçantë se, në çfarë rastesh dhe në lidhje me çfarë mosmarrëveshjesh ajo ka pushtet për të gjykuar, duke përcaktuar qartë rrethin e mosmarrëveshjeve që i është njohur e dhënë asaj për ta gjykuar. Ndarja e kompetencës, është përcaktuar në ligjin nr. 98, datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykata administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” dhe K.Pr.Civile. Gjykata, në përcaktimin e kompetencës lëndore, i referohet pikërisht identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes që i shtrohet për gjykim, nëse ajo është e natyrës civile apo administrative. Për këtë qëllim, gjykata i referohet shkakut ligjor të kërkimeve të paditësit të parashtruara, si në kërkesëpadi ashtu dhe gjatë gjykimit, natyrës së mosmarrëveshjes, si dhe statusit juridik të palëve që kjo padi i kundrejtohet, si dhe bën lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë, dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cenuar.

14. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në lidhje me çështjen objekt gjykimi, në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të kërkimeve të paditësit, pretendimeve dhe kërkimeve të parashtruara prej tij në aktet procedurale, shkaqeve të ngritura në ankimin e veçantë të paditësit dhe në interpretim të dispozitave të ligjit nr. 49/2012, të zbatueshme çmon se, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, e ka kuptuar drejtë natyrën e vërtetë të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se, pala paditëse në këtë gjykim, kërkon

251

Page 252: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

detyrimin e të paditurit për: Detyrimin e palës së paditur për të paguar shumën prej 5.175.936 lekë, e cila përfaqëson vlerën e punimeve të kryera në stadiumin “Ismail Xhemali” në qytetin e Pukës dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuara nga qenia në vonesë, detyrim i pranuar nga pala e paditur Bashkia Pukë, pagimin e kamate vonesave deri në momentin e ekzekutimit të vendimit,... etj.

15. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se, pavarësisht se palët nuk kanë nënshkruar kontrata në zbatim të ligjit nr. 9643/2006 “Për prokurimin publik”, mosmarrëveshja objekt shqyrtimi, lidhet me veprimtari administrative në kuptim të nenit 2 të K.Pr.Administrative dhe me veprimtarinë e një organi publik, në kuptim të nenit 3 të po këtij Kodi, si edhe nenit 2, pika 7 të ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykata administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i cili përcakton: veprim administrativ është akti administrativ, kontrata administrative dhe veprimi tjetër administrativ. Çështja objekt shqyrtimi ka në thelb të saj shqyrtimin e një mosmarrëveshjeje të natyrës administrative. Referuar objektit dhe shkakut ligjor të padisë, kërkimi i paditësit lidhet me: Përmbushje e detyrimit, etj ....,.

16. Në kushtet kur çështja në shqyrtim i përket parashikimit ligjor të përcaktuar në nenin 17 të ligjit nr. 49/2013 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, pika “ç” dhe “e”, të cilat përcaktojnë: Gjykatat administrative janë kompetente për: ç) për të detyruar organin publik të kryejë një veprim administrativ, që është refuzuar, apo për të cilin organi publik ka heshtur, ndonëse ka pasur kërkesë; e) për detyrimin e organit publik për të kryer apo për të ndaluar kryerjen e një veprimi tjetër administrativ, të nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave apo të interesave të paditësit, kjo çështje është e natyrës administrative dhe si e tillë, është në kompetencën lëndore të gjykatave administrative, në përputhje të plotë me qëndrimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin nr. 03, datë 06.12.2013, ku ndërmjet të tjerave thuhet: Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr. 49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit....

17. Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse “Progu” Shpk nuk është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai nuk duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit të Procedurës Civile;

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr. 52-2018-5226 (131), datë 16.10.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë.

Tiranë, më 27.11.2018

252

Page 253: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11241-03121-00-2018 Regj. ThemeltarNr. 00-2018 - 1197 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në datën 27.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu përket palëve:

PADITËS: HELIDON JANINA

I PADITUR: SHOQËRIA “AVDULI” SHPK

OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur për pagimin e pagave të prapambetura për 39.6 muaj, që rrjedhin nga kontrata e punës me nr. rep 1396 dhe nr. kol 341, datë 23.03.2011 dhe pagimin e

pagave të prapambetura për 17.7 muaj që rrjedhin nga kontrata e punës me nr. rep.709 dhe nr. kol 218, datë 05.04.2016.

Detyrimin për pagimin e vjetërsisë në punë në masën 3.5 paga mujore. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur.

BAZA LIGJORE: Nenet 32, 202 të K.Pr.Civile dhe nenet 116, 120, 144, 145, 149, 152 të K.Punës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 5117, datë 06.06.2018 ka vendosur: Deklarimin jo kompetente nga pikëpamja tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile me nr. Regj. 9602 Them. që i përket palëve ndërgjyqëse:Paditës: Helidon Janina dhe e Paditur: Shoqëria “Avduli” Sh.p.k.Kalimin e kësaj çështjeje për gjykim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë pas njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr. s’ka, datë 26.07.2018 ka vendosur:T'i parashtrojë Gjykatës së Lartë qëndrimin e saj lidhur me kompetencën tokësore të çështjes me nr. 2067 Regj. Them., datë 19.07.2018.Ky vendim tu njoftohet palëve.

253

Page 254: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë parashtron se:- Gjykata, pasi mori në analizë objektin dhe shkakun e mosmarrëveshjes objekt

gjykimi, vlerëson të theksojë se dispozita rregulluese për identifikimin e gjykatës kompetente nga pikëpamja territoriale për zgjidhjen e saj përfaqësohet nga neni 47 i K.Pr.Civile dhe neni 7 i K. Punës. Në interpretim dhe zbatim të drejtë të këtyre dispozitave, paditë që rrjedhin nga larrëdhëniet e punës mund të ngrihen: (i) në gjykatën e vendit ku ka banimin i padituri, ose (ii) në gjykatën e vendit ku ka banimin paditësi.

- I takon paditësit të zgjedhë gjykatën në të cilën dëshiron të gjykohet padia e tij, e drejtë e cila realizohet me ngritjen e padisë (vendimi nr. 00-2017-559, datë 03.03.2017 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë).

- Duke iu rikthyer çështjes objekt gjykimi, rezulton se paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si gjykatë kompetente, duke qenë se vendbanimi i tij ndodhet në Tiranë. Gjykata, në kushtet kur referuar të gjitha akteve të dosjes gjyqësore rezulton se vendbanimi i paditësit rezulton të jetë në Tiranë, gjykatë të cilën njëkohësisht vetë paditësi e ka zgjedhur si gjykatë kompetente në përputhje me nenin 54 të K. Punës, vlerëson se kompetenca tokësore për gjykimin e kësaj mosmarrëveshjeje i përket Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

- Në analizë të fundit, gjykata vlerëson të sjellë në vëmendje edhe parashikimin e nenit 51 të K. Pr. Civile, sipas të cilit: 1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46 të këtij Kodi, kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente. 2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret parasysh vetëm me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës gjyqësore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja civile nr. 11243-03121-00-2018 regj. them, që iu përket palëve: paditës Helidon Janina dhe e paditur Shoqëria “Avduli” Sh.p.k, me objekt: Detyrimin e palës së paditur për pagimin e pagave të prapambetura për 39.6 muaj, që rrjedhin nga kontrata e punës me nr. rep. 1396 dhe nr. kol 341, datë 23.03.2011 dhe pagimin e pagave të prapambetura për 17.7 muaj që rrjedhin nga kontrata e punës me nr. rep.709 dhe nr. kol. 218, datë 05.04.2016, etj....

2. Vendimi nr. 5117, datë 06.06.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedurial, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

I. Rrethanat:

3. Paditësi Helidon Janina ka qenë i punësuar pranë palës së paditur me detyrë Inxhinier Mekanik për Industri dhe Drejtues Teknik pranë kësaj shoqerie sipas kontratës nr. 1396 rep, nr. 341 kol, datë 23.03.2011 me afat 5 vjeçar, në përfundim të së cilës është lidhur kontratë tjetër me datë 03.04.2016 po me afat kohor 5 vjeçar. Paditësi duke pretenduar se është larguar nga puna para përfundimit të afatit të kontratës dhe nuk i janë paguar edhe paga

254

Page 255: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

të muajve që ka qënë në marrëdhënie pune me të paditurin. Në këto rrethana i është drejtuar gjykatës me kërkesëpadi, me objekt: Detyrimin e palës së paditur për pagimin e pagave të prapambetura për 39.6 muaj, që rrjedhin nga kontrata e punës me nr. rep. 1396 dhe nr. kol. 341, datë 23.03.2011 dhe pagimin e pagave të prapambetura për 17.7 muaj që rrjedhin nga kontrata e punës me nr. rep. 709 dhe nr. kol. 218, datë 05.04.2016, etj......

II. Procedura:

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 5117, datë 06.06.2018 ka vendosur:

Deklarimin jo kompetente nga pikëpamja tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile me nr. Regj. 9602 Them. që i përket palëve ndërgjyqëse:

Paditës: Helidon Janina e Paditur: Shoqëria “Avduli” Sh.p.kKalimin e kësaj çështjeje për gjykim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë pas

njoftimit të vendimit të arsyetuar.5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndër të tjera arsyeton se:..... Në nenin 61 të K.Pr.Civile, dispozitë kjo e emërtuar: Dërgimi i çështjes gjykatës

në nenin 61 të K.Pr.Civile, dispozitë kjo e emërtuar: Dërgimi i çështjes gjykatës kompetente parashikohet shprehimisht se: Gjykata kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente në rastin konkret referuar përmbajtjës se kërkesëpadisë.

Në nenin 42 të K.Pr.Civile të emërtuar “Kompetencat tokësore” parashikohet shprehimisht se: Paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku i padituri ka vendbanimin ose vendqendrimin e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit ku ai ka banesën e përkohshme. Kur i padituri nuk ka vendbanim, as vendqëndrim dhe as banesë të përkohshme në Republikën e Shqipërisë paditë ngrihen në gjykatën ku banon paditësi. Në nenin 43 të K.Pr.Civile, parashikon shprehimisht se: Kur i padituri është person juridik, paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku personi juridik ka qendrën e tij. Nga përmbajtja e dispozitës së sipërcituar rezulton që të jetë përcaktuar shprehimisht që paditë ngrihen në vendin ku ka selinë pala e paditur. Pala e paditur në rastin konkret e ka selinë në qytetin e Vlorës dhe si e tillë padia duhet të ngrihet po aty. Në rastin në fjalë në kuptim të nenit 16 të K.Pr.Civile, nga cilësimi i saktë i fakteve dhe veprimeve që bëhen me mosmarrëveshjen objekt gjykimi, rezulton që pretendimet e palës paditëse t’i drejtohen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ndodhur në këto kushte, gjykata çmon se kompetente për gjykimin e kësaj mosmarrëveshjeje me objekt “dëmshpërblim page”, është Gjykata e Vlorës, pasi aty ndodhet dhe selia e palës së paditur. Nisur nga sa u tha më lart nga ana e gjykatës arrihet në përfundimin se, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, duhet konsideruar jo kompetente nga pikëpamja tokësore për gjykimin e kësaj çështje, si dhe që një çështje e tillë duhet t’i kaloje për gjykim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë........

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr. s’ka, datë 26.07.2018 ka vendosur:

T'i parashtrojë Gjykatës së Lartë qëndrimin e saj lidhur me kompetencën tokësore të çështjes me nr. 2067 regj. Them., datë 19.07.2018.

Ky vendim tu njoftohet palëve.7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ndër të tjera arsyeton se:.....Gjykata, pasi mori në analizë objektin dhe shkakun e mosmarrëveshjes objekt

gjykimi, vlerëson të theksojë se dispozita rregulluese për identifikimin e gjykatës kompetente nga pikëpamja territoriale për zgjidhjen e saj përfaqësohet nga neni 47 i K. Pr. Civile dhe

255

Page 256: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

neni 7 i K. Punës. Në interpretim dhe zbatim të drejtë të këtyre dispozitave, paditë që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës mund të ngrihen:

(i) në gjykatën e vendit ku ka banimin i padituri, ose (ii) në gjykatën e vendit ku ka banimin paditësi.

I takon paditësit të zgjedhë gjykatën në të cilën dëshiron të gjykohet padia e tij, e drejtë e cila realizohet me ngritjen e padisë (vendimi nr. 00-2017-559, datë 03.03.2017 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë).

Duke iu rikthyer çështjes objekt gjykimi, rezulton se paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si gjykatë kompetente, duke qenë se vendbanimi i tij ndodhet në Tiranë. Gjykata, në kushtet kur referuar të gjitha akteve të dosjes gjyqësore rezulton se vendbanimi i paditësit rezulton të jetë në Tiranë, gjykatë të cilën njëkohësisht vetë paditësi e ka zgjedhur si gjykatë kompetente në përputhje me nenin 54 të K. Punës, vlerëson se kompetenca tokësore për gjykimin e kësaj mosmarrëveshjeje i përket Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në analizë të fundit, gjykata vlerëson të sjellë në vëmendje edhe parashikimin e nenit 51 të K. Pr. Civile, sipas të cilit: 1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi, kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente. 2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret parasysh vetëm me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës gjyqësore.......

III. Ligji i Zbatueshëm:

8. Neni 43 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se: Kur i padituri është person juridik, paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku personi

juridik ka qendrën e tij.Paditë që rrjedhin nga marrëdhënie juridike me një degë ose agjenci lokale të

personit juridik, mund të ngrihen edhe në gjykatën ku ka qendrën dega ose agjencia, si dhe në gjykatën e rrethit ku personi juridik ka një ndërtesë me aktivitet ose një përfaqësues të autorizuar që të paraqitet në gjykim për objektin e padisë.

9. Neni 47/1 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se: Paditë për kërkim ushqimi dhe paditë që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës, mund të

ngrihen si në gjykatën e vendit ku ka banimin i padituri, ashtu dhe në gjykatën e vendit ku ka banimin paditësi.

10. Neni 52 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se: Kompetenca tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve,

përveç rasteve të parashikuara në nenet 45 e 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë marrëveshje.

11. Neni 54 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se: E drejta e zgjedhjes ndërmjet shumë gjykatave kompetente i takon paditësit, e cila

ushtrohet me ngritjen e padisë.12. Neni 61 i Kodit Procedurës Civile parashikon se: Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose

me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

13. Neni 62 i Kodit Procedurës Civile parashikon se: Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e

mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

256

Page 257: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

14. Neni 7 i Kodit Punës parashikon se: 1) Paditë ndaj personave që banojnë në territorin e Shqipërisë ngrihen para gjykatës

së vendbanimit të të paditurit.2) Padia ngrihet edhe në vendin ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij. Kur

punëmarrësi nuk e kryen zakonisht punën e tij në të njëjtin vend, padia mund të ngrihet edhe në vendin ku ndodhet qendra e personit juridik që e ka punësuar atë.

3) Marrëveshjet që lidhen me juridiksionin janë të vlefshme vetëm nëse përcaktohen pas lindjes së konfliktit”.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

15. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, parashtrimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, përmbajnë shkaqe nga ato që parashikohen në ligj, prandaj ka arsye që vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të cënohet.

16. Në kuptimin e së drejtës proceduriale, kompetenca lëndore/tokësore është një kusht i domosdoshëm procedural, që bën të vlefshëm procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jo kompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari proceduriale dhe një gjykatë jokompetente duhet të deklarojë moskompetencën e saj (neni 61 K.Pr.Civile). Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, pretendimeve të parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës dhe shkaqeve të ankimit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në interpretim të dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Civile dhe Kodit të Punës, të zbatueshme për rastin konkret, nuk e gjen të bazuar në ligj arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në lidhje me kompetencën tokësore të shqyrtimit të çështjes objekt shqyrtimi.

17. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke mos evidentuar drejt elementët ligjor që përcaktojnë kompetencën tokësore në mosmarrëveshjet që lindin nga marrëdhëniet e punës dhe duke anashkaluar rregullimet e bëra në Kodin e Procedurës Civile dhe Kodin e Punës, arsyeton në mënyrë të gabuar për zgjidhjen e kompetencës tokësore të çështjes objekt gjykimi, duke mos patur parasysh dispozitat e Kodit Procedurës Civile konkretisht neni 52 të tij, në të cilin është parashikuar se palët kanë të drejtë të përcaktojnë me marrëveshje me shkrim gjykatën kompetente nga pikëpamja territoriale, ...përveç rasteve të parashikuara në nenet 45 e 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë marrëveshje . Ka rezultuar e provuar se ndërmjet palëve nuk kanë patur marrëveshje me shkrim në lidhje me gjykatën kompetente që do të shqyrtonte mosmarrëveshjet për interpretimin dhe zbatimin e kontratës së punës. Në këto rrethana për përcaktimin e gjykatës kompetente nga pikëpamja territoriale gjejnë zbatim dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe ato të Kodit të Punës.

18. Në vështrim të këtyre dispozitave rezulton se për paditë që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës ndodhemi përpara kompetencës tokësore alternative/konkurruese dhe, sipas nenit 54 të Kodit të Procedurës Civile e drejta “e zgjedhjes ndërmjet shumë gjykatave kompetente i takon paditësit, e cila ushtrohet me ngritjen e padisë”. Për rastin konkret ka rezultuar se pala paditëse në momentin e ngritjes së padisë ka zgjedhur si gjykatë kompetente Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si gjykata e vendbanimit të tij.

19. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se, parashtrimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, janë të bazuara në ligj, prandaj si të tilla ato duhet të pranohen dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

257

Page 258: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit të Procedurës Civile;

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. 5117, datë 06.06.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 27.11.2018

258

Page 259: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-02415-00-2018 Regj. ThemeltarNr. 00-2018- 1203 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në dhomën e këshillimit me datë 14.11.2018 mori në shqyrtim çështjen civile, që i përket:PADITËS: DRITA KODRA

FATIME MUSLLI ALEKS FOTI ALKETA HODOLLARI

I PADITUR: AGJENCIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE

PERSON I TRETË: ABEDIN DAPELLARI

OBJEKTI:

Ndryshimi i vendimit nr.946, datë 07.07.1995 të ish KKKP, Bashkia Korçë, pika 2/a, duke kthyer të lirë sipërfaqen prej 282 m2.

Ndryshimin e vendimit nr.1007, datë 18.06.2009 të AKKP, Zyra Rajonale, Qarku Korçë pika a.2,3, duke kthyer të lirë sipërfaqen prej 1.926 m2 truall i lirë, si pjesë e parcelës prej 21.655 m2, nga e cila sip.5.750 m2 trajtuar me vendimin nr. 946, datë 07.07.1995 të KKP Bashkia

Korçë.

BAZA LIGJORE: Nenet 32/a, 153, 154 të K.Pr.Civile, Ligji nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin e kompensimin e pronës”, i ndryshuar, neni 6/1, si dhe vendimi unifikues nr.

04, datë 10.12.2013 i Gjykatës së Lartë.

259

Page 260: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr. 144, datë 26.04.2018 ka vendosur:Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr. 21291- 00238-40-2017 (38/347) Akti, datë regj. 29.05.2017 të Gjykatës së Apelit Korçë.

Kundër vendimit të sipërcituar, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse paditëse Anesti Fejzolli, i cili kërkon:

Prishjen e vendimit nr. 144, datë 26.04.2018 të Gjykatës së Apelit Korçë.

Pala paditëse Anesti Fejzolli, në ankimin e veçantë parashtron këto shkaqe:- Nëse i referohemi edhe pretendimit se, me ligjin e ri për pronat që përdoret si argu-

ment nga vendimmarrja e Gjykatës së Apelit Korçë datë 12.042018, në kuptim të nenit 1, 2 dhe 3 ku përfshihen objekti i ligjit, qëllimi dhe fusha e zbatimit nuk lidhen me ndonjë rrugë të kthimit fizik të pronës në mënyrë administrative, nëse subjekti është trajtuar më parë për të drejtën e tij të pronësisë. Pra në këtë kontekst lind pyetja: Ku duhet të adresohet administrativisht subjekti (në këtë gjykim me cilësinë e paditësit) për të kërkuar kthimin e pronës së vet kur ka ndryshuar destinimi dhe statusi i saj nga momenti i trajtimit në 1995?

- Për çfarë arsye e mbi ç’bazë ligjore do të duhej subjekti i shpronësuar t’i kundrejtohej ndonjë organi administrativ përfshirë këtu të vetmin në fushën e pronave që është ATP-ja?Në këtë kontekst ne kërkojmë që çështja të rikthehet për tu gjykuar nga po kjo gjykatë kompetente, e cila është deklaruar e tillë edhe nga vendimmarrja e Gjykatës së Lartë 2017, lidhur me kompetencën.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

260

Page 261: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

1.Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja nr. 11243-2284-00-2018 regj. them, që iu përket palëve: paditësa Drita Kodra, Fatime Muslli, Aleks Foti, Alketa Hodollari, të paditur Agjencia e Trajtimit të Pronave, Tiranë, dheperson i tretë Abedin Dapellari, me objekt: Ndryshimi i vendimit nr.946, datë 07.07.1995 të ish KKKP, Bashkia Korçë, pika 2/a, duke kthyer të lirë sipërfaqen prej 282 m2............

2. Vendimi nr. 144, datë 26.04.2018 i Gjykatës së Apelit Korçë është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedurial, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

I. Rrethanat:

3. Paditësat i janë drejtuar gjykatës me kërkesëpadi, me objekt: Ndryshimi i vendimit nr. 946, datë 07.07.1995 të ish KKKP, Bashkia Korçë, pika 2/a, duke kthyer të lirë sipërfaqen prej 282 m2, aktualisht e lirë.....Ndryshimin e vendimit nr.1007, datë 18.06.2009 të AKKP, Zyra Rajonale, Qarku Korçë pika a.2,3, duke kthyer të lirë sipërfaqen prej 1.926 m2 truall i lirë, si pjesë e parcelës prej 21.655 m2, nga e cila sip.5.750 m2 trajtuar me vendimin nr.946, datë 07.07.1995 të KKP, Bashkia Korçë.....

II. Procedura:

4. Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.144, datë 26.04.2018 ka vendosur:Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr. 21291- 00238-40-2017

(38/347) Akti, datë regj.29.05.2017 të Gjykatës së Apelit Korçë.5. Gjykata e Apelit Korçë, ndër të tjera arsyeton se:

261

Page 262: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

....... Në këto rrethana, gjykata e apelit mbetet kompetente nga pikëpamja territoriale dhe lëndore për shqyrtimin e çështjes si gjykatë e shkallës së parë dhe në vlerësimin nëse kjo çështje i përket ose jo juridiksionit gjyqësor, në zbatim të nenit 59 të K.Pr.Civile, kjo gjykatë konkludon si më poshtë: Nga përmbajtja e akteve të dosjes gjyqësore rezulton se kërkesëpadia e paditësave Drita Kodra: etj, është paraqitur në gjykatë me datë 26.05.2016 dhe ka për objekt të kontestimit: Vendimin nr.946, datë 07.07.1995 të ish KKKP, Bashkia Korçë, pika 2/a, duke kërkuar kthimin të lirë të sipërfaqes prej 282 m2, mbi të cilin ka qenë ndërtuar një objekt që palës paditëse i është njohur e drejta e parablerijes por aktualisht është e lirë, si dhe; Ndryshimin e vendimit nr. 1007, datë 18.06.2009 të AKKP, Zyra Rajonale,Qarku Korçë pika a.2,3 duke kthyer të lirë sipërfaqen prej 1.926 m2 truall i lirë, si pjesë e parcelës prej 21.655 m2, nga e cila sip.5.750 m2 trajtuar me vendimin nr.946, datë 07.07.1995 të KKP Bashkia Korçë. Siç rezulton nga shpjegimet e përfaqësuesve të paditësave, me anë të vendimit nr.946, datë 07.07.1995 të ish KKP-së Bashkia Korçë, kësaj pale i është njohur e drejta e parablerjes për objektin kapanon në administrim të ndërmarrjes së famave, kjo e drejtë nuk ka mundur të ushtrohet për shkak të shkatërrimit të objektit dhe aktualisht trualli prej 282 m2 është i lirë fizikisht dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore t’i kthehet paditësave, të cilëve u është njohur e drejta e pronësisë. Ndërsa lidhur me vendimin nr.1007, datë 18.06.2009 të ish AKP, Zyra Rajonale Qarku Korçë, palës paditëse, për shkak të heqjes së kufizimit lidhur me sipërfaqen e pronës që duhet të trajtohet, i është njohur dhe një pjesë tjetër e pronësisë prej 21.655 m2 (parcela me sip.5750 njohur me vendimin nr.946), duke kërkuar kthimin të lirë të sipërfaqes prej 1.926 m2 truall, me arsyetimin se kjo sipërfaqe trualli është e lirë në kuptim të ligjit, nuk është e zënë me ndërtim, nuk është pjesë funksionale e ndonjë objekti dhe nuk është pronë në interes publik. Në këtë rast kemi të bëjmë me një padi që në themel kundërshton vendimin e marrë nga ish KKKP-të në rrethe ose në qark, me arsyetimin se shkaqet për të cilat është vendosur njohja e pronësisë por është refuzuar kthimi si i lirë, tashmë kanë rënë dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore për kthimin në natyrë të pronës, ndërsa lidhur me sip 1.926 m2 truall trajtuar me vendimin nr. 1007, datë 18.06.2009, është bërë një vlerësim i gabuar lidhur me konceptin pronë e zënë dhe pronë e lirë në raport me situatën faktike, rrjedhimisht kjo pronë duhet të kthehet si e lirë në favor të trashëgimtarëve të ish pronarit.

Në praktikën e Gjykatës së Apelit ndërkohë, krijuar për shkak të kësaj problematike, është marrë në vlerësim dhe qëndrimi i Gjykatës së Lartë në lidhje me juridiksionin gjyqësor, pasi në vendimet nr.00-2017-1370, datë 20.07.2017, nr. 00-2017-1580, datë 19.09.2017 etj., Gjykata e Lartë në përgjigje të argumentit dhënë nga Gjykata e Apelit se neni 29 i ligjit nr. 133/2015 e lidh kompetencën edhe me organin e dhënies së vendimit pasi përcakton se kundër vendimeve të Agjencisë së Trajtimit të Pronës mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit, ka argumentuar se: Derisa çështja është rregjistruar në gjykatën e shkallës së parë, para se të hynte në fuqi ligji i ri, automatikisht e drejta e ankimit kundër vendimeve të komisioneve të kthimit e kompensimit të pronave mund të bëhej në gjykatën e shkallës së parë, tregon se për këto çështje ishte përcaktuar juridiksioni dhe kompetenca gjyqësore e këtyre gjykatave. Në rastet e tjera edhe se marrëdhënia juridike ka lindur mbi bazën e ligjit të vjetër, por nuk ka patur mosmarrëveshje deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri (pra nuk është paraqitur padi në gjykatë për të kundërshtuar vendimin e komisionit), juridiksioni është përcaktuar ai administrativ dhe ankimi për pasojë do të drejtohet në Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe më pas në Gjykatën e Apelit, sipas rregullave të K.Pr.Civile të Republikës së Shqipërisë. Ne nenet 1-3 të Ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimit të procesit të kompensimit të pronave”, konstatohet se objekt i ligjit, qëllimi i tij dhe fusha e zbatimit, shtrihet edhe për vendimet e marra nga ish Agjensitë e Kthimit e Kompensimit të Pronave, me qëllim përfundimin e procesit të trajtimit të pronës sipas procedurave dhe dispozitave materiale që parashikon ky ligj......

262

Page 263: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

III. Ligji i Zbatueshëm:

6. Në nenin 36 të Kodit të Procedurës Civile, është parashikuar se: Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet

e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta.7. Në nenin 59 të Kodit të Procedurës Civile, është parashikuar se: Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim

nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ.8. Në nenin 60 të Kodit të Procedurës Civile, është parashikuar se: Kur një institucion shtetëror pretendon se mosmarrëveshja që ka pranuar gjykata për

një shqyrtim hyn në juridiksionin administrativ, mosmarrëveshja zgjidhet nga Gjykata e Lartë me kërkesën e institucionit shtetëror ose të prokurorit.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

9. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse paditëse Anesti Fejzolli, përmban shkaqe ligjore që e motivojnë cënimin e vendimit nr. 41, datë 08.02.2018të Gjykatës së Apelit Korçë.

10. Vendimi gjyqësor që disponon mbi juridiksionin është një moment i rëndësishëm procedural për procesin në tërësi, për të garantuar të drejtat themelore të individit për t’iu drejtuar gjykatës dhe për tu dëgjuar prej saj për themelin e kërkimit. Duke konsideruar rëndësinë e këtij momenti procedural në garantimin e të drejtave të individit për një proces të rregullt ligjor, është parashikuar ushtrimi i ankimit të veçantë në Gjykatën e Lartë, pa qenë e nevoja e ankimit në gjykatën e apelit (neni 59/2 i Kodit të Procedurës Civile). Çështja e juridiksionit është parakushti kryesor për të patur proces të rregullt dhe për ti lindur e drejta dhe detyrimi ligjor gjykatës që të shqyrtojë gjyqësisht pretendimet objekt gjykimi. Që në momentin e ngritjes së padisë nga pala paditëse duhet të përmbushen detyrimisht kushtet e ngritjes së saj dhe kushtet për të ushtruar të drejtën e padisë. Një nga kushtet thelbësore për të ushtruar të drejtën e padisë është fakti se, padia i përket juridiksionit gjyqësor dhe jo atij administrativ dhe në këto rrethana bazuar në efektet juridike të padisë në gjykatë, kjo e fundit është e detyruar që të marrë një vendim përfundimtar për të gjitha problemet e parashtruara në padi, pasi ndryshe shkelet një nga parimet themelore të procesit gjyqësor që gjen rregullim në nenin 1 të K.Pr. Civile...

11. Juridiksioni gjyqësor civil është parashikuar në nenin 36 të Kodit të Procedurës Civile, sipas të cilit janë në juridiksionin gjyqësor të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta. Juridiksioni gjyqësor është i përgjithshëm dhe i detyrueshëm (neni 1/2 i K.Pr.Civile). Një çështje mund të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor kur ligji në mënyrë eksplicite ka përcaktuar se subjekti pretendues, përpara se ti drejtohet gjykatës duhet të shterojë juridiksionin administrativ. Në këto raste mos ndjekja e juridiksionit administrativ e pengon marrjen në shqyrtim të çështjes nga ana e gjykatës. Në vendimin unifikues nr. 01/2010 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbajnë qëndrimin se, rekursi administrativ është i detyrueshëm vetëm në ato raste kur ligji specifik në mënyrë të shprehur e parashikon si të detyrueshme ndjekjen e rrugës administrative të ankimit, duke treguar edhe organin kompetent ku mund të paraqitet ky ankim.

263

Page 264: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

12. Në rrethanat si më sipër paditësi Anesti Fejzolli, me datë 25.05.2016 i janë drejtuar gjykatës me padinë me objekt:Ndryshimi i vendimit nr.946, datë 07.07.1995 të ish KKKP, Bashkia Korçë, pika 2/a, duke kthyer të lirë sipërfaqen prej 282 m2, aktualisht e lirë......Ndryshimin e vendimit nr.1007, datë 18.06.2009 të AKKP, Zyra Rajonale, Qarku Korçë pika a.2,3 duke kthyer të lirë sipërfaqen prej 1.926 m2 truall i lirë, si pjesë e parcelës prej 21.655 m2, nga e cila sip. 5.750 m2 trajtuar me vendimin nr. 946, datë 07.07.1995 të KKP, Bashkia Korçë.....

13. Në vendimin unifikues nr. 02/2009 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë mbajtur qëndrimin se: Ankimi administrativ, parashikuar në nenin 18 të ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” duhet kuptuar dhe zbatuar njëlloj si për ankimet nga subjekti kërkues që ndjek procedurën e plotë administrative dhe nuk paraqiten subjekte të tjerë kërkuese, ashtu dhe për ankimet nga një subjekt i ri pretendues kundër aktit administrativ të dhënë në favor të një subjekti tjetër, por që prek interesat e tij për të njëjtën pronë dhe nuk ka qenë palë në procedurën e plotë administrative të nxjerrjes dhe ankimimit të aktit. Në të dyja rastet, subjektet e shpronësuara janë të detyruara që të ndjekin procedurat e ankimit administrativ dhe vetëm pasi të jetë ezauruar plotësisht kjo rrugë ligjore, mund ti drejtohen gjykatës.

14. Parimi i ndarjes së pushteteve dhe e drejta e aksesit në gjykatë nënkuptojnë se, pasi individi të ketë ezauruar rrugën administrative të detyrueshme për t’u ndjekur sipas ligjit, individi ka të drejtë që çdo akt të pushtetit publik dhe administrativ ta kundërshtojë ligjërisht në pushtetin gjyqësor, për të testuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e mënyrës se si pushteti publik është ushtruar. Kjo do të thotë se, pasi organet administrative të kenë disponuar, të kenë refuzuar për të disponuar apo të kenë shprehur qartë dhe pa ekuivok qëndrimin e tyre mbi pretendimet e subjekteve, atëhere pushteti administrativ konsiderohet i ezauruar dhe brenda afateve ligjore të paraqitjes së padisë, individi mundet të ushtrojë të drejtën kushtetuese të aksesit në gjykatë. Ky është parimi dhe zgjidhja ligjore që rendi juridik universalisht në shtetin e së drejtës ndan juridiksionin administrativ me atë gjyqësor.

15. Kolegji Civil vlerëson se, nuk mundet që ndryshimet e ligjit të përtërijnë rrugën administrative të shqyrtimit për një pretendim të një subjekti të së drejtës tashmë të shqyrtuar administrativisht, pasi atij subjekti tashmë i ka lindur e drejta e padisë dhe se e drejta e padisë ushtrohet në juridiksionin gjyqësor, e më konkretisht në gjykatën që ushtron juridiksion fillestar për shqyrtimin e saj dhe të caktuar për këtë qëllim me ligj.

16. Kolegji Civil vlerëson se, sipas ligjit nr. 9235/2004 palës paditëse i ka lindur e drejta e padisë për të kontestuar ligjshmërinë e vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronës nr. 574, datë 25.07.1994, për rrjedhojë nisja e procedurës gjyqësore dhe ngritja e padisë në gjykatë është e drejtë e palës paditëse dhe një nga fakultetet e disponimit maksimal të së drejtës së padisë. Për rrjedhojë Kolegji Civil vlerëson se, ligji nr. 133/2015 nuk mund të shuajë apo të pengojë ushtrimin e së drejtës së padisë tashmë të lindur. Përkundrazi, interpretimi pajtues me Kushtetutën i këtij ligji, kërkon detyrimisht që fusha e zbatimit sipas nenit 3 të tij të interpretohet në mënyrë strikte dhe të kufizuar, në respektim të parimit të shtetit të së drejtës dhe sigurisë juridike të individit.

17. Për këto që u thanë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse Anesti Fejzolli, është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Apelit Korçë, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

264

Page 265: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 59 të K.Pr.Civile;

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. 144, datë 26.04.2018 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 14.11.2018

265

Page 266: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-02711-00-2018 Regj. ThemeltarNr. 00-2018 - 1204 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej gjyqtarëve:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në datën 14.11.2018 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit, çështjen që iu

përket palëve ndërgjyqëse:

PADITËS: NAFIJE KOSOVARI

I PADITUR: AGJENCIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE

OBJEKTI:

Njohje e vërtetësisë së vendimit nr. 500, datë 17.06.1996 i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Bashkia Berat.

BAZA LIGJORE: Neni 31, 32/c të K.Pr.Civile.

266

Page 267: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr. 533, datë 19.06.2018 ka vendosur:Deklarimin e mospasjes së kompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për shqyrtimin e çështjes civile me nr. 599 Akti, datë 26.02.2018 që i përket:Paditës: Nafije Kosovari.I Paditur: Agjencia e Trajtimit të Pronës, Tiranë.Objekti: Njohje si të vërtetë të vendimit nr. 500, datë 17.06.2000.Dërgimin për shqyrtim të kësaj kërkese dhe akteve shoqëruese, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Kundër vendimit të sipërcituar, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse Nafije Kosovari, e cila kërkon ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, duke parashtruar këto shkaqe:

- Bazuar në nenin 41 të Kodit të Procedurës Civile është shprehur qartë se: Në kompet-encë të gjykatës së shkallës së parë janë të gjitha mosmarrëveshjet civile mosmar-rëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod dhe në ligje të tjera. Kompetenca përcak-tohet në momentin e paraqitjes së padisë në gjykatë, pavarësisht ndryshimeve të më-parshme të faktit ose të ligjit. Lidhur nga sa më sipër çmojmë se kjo çështje është në kompetencë të gjykatës së shkallës së parë, pasi mosmarrëveshja civile është me Ko-misionin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Bashkia Berat, të cilët nuk e kanë depozituar dosjen me vendimin e sipër përmendur.

- Bazuar në nenin 45 të Kodit të Procedurës Civile është shprehur qartë se: Paditë për të drejta reale mbi sende të paluajtshme, për pjestimin e sendeve të përbashkëta dhe për posedimin ngrihen në gjykatën e vendit ku ndodhen sendet ose pjesa më e madhe e tyre, lidhur nga sa sipër dhe sipas kritereve të nenit 45 të K.Pr.Civile çmojmë se sendet objekt gjykimi janë në qytetin e Beratit dhe vendimi nr. 500, datë 17.06.1996 është lëshuar nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Bashkia Berat. Gjithashtu në gjykim kemi thërritur dhe dëshmimtar për të vërtetuar që ky vendim është i vërtetë, të cilët janë banor të qytetit të Beratit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

267

Page 268: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

1.Në Gjykatën e Lartë është rregjistruar çështja nr. 11243-2711-00-2018 regj. them, që iu përket palëve: paditëse Nafije Kosovari dhe e paditur Agjencia e Trajtimit të Pronave, me objekt: Njohjen e vërtetësisë së vendimit nr. 500, datë 17.06.1996 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Bashkia Berat........

2. Vendimi nr. 533, datë 19.06.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedurial, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

I. Rrethanat:

3. Paditësja i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, me kërkesëpadinë me objektin: Njohje e vërtetësisë së vendimit nr. 500, datë 17.06.1996 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Bashkia Berat. Në seancën përgatitore të datës 19.06.2018 gjykata, përpara fillimit të shqyrtimit të mëtejshëm të çështjes civile, pasi u njoh me parashtrimet e palës paditëse, si dhe me përmbajtjen e deklaratës së Avokaturës së Shtetit, Zyra Vendore Vlorë, mori në shqyrtim kryesisht kompetencën e saj lëndore për shqyrtimin e çështjes......

II. Procedura:

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr. 533, datë 19.06.2018 ka vendosur:

Deklarimin e mospasjes së kompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për shqyrtimin e çështjes civile nr. 599 Akti, datë 26.02.2018 që i përket:

Paditëse: Nafije Kosovari.I Paditur: Agjencia e Trajtimit të Pronës.Objekti: Njohje si të vërtetë të vendimit nr. 500, datë 17.06.2000.Dërgimin për shqyrtim të kësaj kërkese dhe akteve shoqëruese, Gjykatës

Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, ndër të tjera arsyeton se:

268

Page 269: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

.......Në rastin konkret nga cilësimi i fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen objekt gjykimi (bazuar në shpjegimet që u dhanë nga përfaqësuesi i palës paditëse në seancë përgatitore) si dhe nga provat e paraqitura deri në këto momente, rezulton se pretendimet e palës paditëse drejtohen ndaj palës së paditur që është ATP Tiranë një institucion shtetëror në mënyrë që me vendimin gjyqësor të njihet si i vërtetë një vendim me nr. 500, datë 17.06.1996 i nxjerrë nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Berat. Kjo, referuar përmbajtjes së kërkesëpadisë së paraqitur për shqyrtim nga ana e paditësve në të cilën rezulton të jetë përcaktuar qartë shkaku për të cilin është kërkuar njohja si i vërtetë i një dokumenti i nxjerrë nga një institucion shtetëror si ka qenë Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Nisur nga kërkimi i sipërcituar, si dhe shkaku ligjor i kërkesëpadisë së paraqitur për shqyrtim gjykata, për të përcaktuar se si do të konsiderohet mosmarrëveshja objekt gjykimi, analizon më poshtë: Në lidhje me përcaktimin e pozitës së të paditurit Agjencia e Trajtimit të Pronave Tiranë, gjykata çmon se pala e paditur është një institucion shtetëror publik dhe veprimtaria që ajo kryen në kuadër të ushtrimit të funksioneve të tyre kushtetuese është një veprimtari administrative, pra çdo vendim i marrë nga ky institucion konsiderohet si një veprimtari administrative. Në rastin konkret, bazuar në pretendimet e palës paditëse rezulton se vërtetë nuk kemi një akti administrative të nxjerrë nga ky institucion por kemi kërkimin për njohjen si të vërtetë të një vendimi Nr. 500, datë 17.06.2000 që është nxjerrë nga KKKP Berat dhe për këto vendime në bazë të ligjit nr. 133/2015 është kompetente ATP Tiranë. Kërkimi për njohje si të vërtetë të këtij vendimi passjell në mënyrë indirekte edhe detyrimin e palës së paditur që në përfundim të këtij gjykimi nëse padia do të pranohet të njohë vërtetësinë e këtij vendimi dhe më pas të marrë masa për zbatimin e këtij vendimi sipas ligjeve në fuqi. Sa më sipër, nisur nga tërësia e kuadrit ligjor të sipërpërmendur parë në raport me objektin e kërkesëpadisë, gjykata vlerëson se pavarësisht fazës në të cilën ndodhet shqyrtimi i kësaj çështjeje, në rastin konkret jemi përpara moskompetencës së kësaj gjykate nga pikëpamja lëndore për vazhdimin e shqyrtimit të kësaj çështjeje. Kjo për shkakun se tashmë me fillimin e funksionimit të gjykatave administrative të shkallëve të para, kompetente nga pikëpamja lëndore për konfliktet gjyqësore administrative ku palë është organ i administratës publike apo organi që ka në themel të veprimtarisë së tij kryerjen e shërbimeve publike, atëherë do të jenë këto gjykata kompetente për shqyrtimin e këtyre çështjeve......

III. Ligji i Zbatueshëm:

6. Neni 42/1 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin

e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme.7. Neni 43/1 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se:Kur i padituri është person juridik, paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku personi

juridik ka qendrën e tij.8. Neni 61 i Kodit Procedurës Civile parashikon se: Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose

me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

9. Neni 62 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e

mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët

dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

269

Page 270: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

10. Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, me anën e të cilit kjo gjykatë ka vendosur shpalljen e moskompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes dhe dërgimin e saj për gjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë është një vendim i marrë në zbatim të gabuar të ligjit procedural, prandaj për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se, kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural. Në përcaktimin e kompetencës lëndore/tokësore ose funksionale, gjykata i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative, përfshihet ose jo në territorin ku shtrin veprimtarinë e saj gjykata në fjalë. Në rastin në shqyrtim rezulton se, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të ligjit, duke mos bërë një identifikim të elementëve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret që shërbejnë për përcaktimin e kompetencës, prandaj ekziston shkaku ligjor që vendimi i saj të jetë i cënueshëm.

12. Kolegji Civil vlerëson se, ligji nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” pati si qëllim përfundimin efektivisht të procesit të trajtimit të pronës nëpërmjet njohjes dhe kompensimit të saj brenda një afati të arsyeshëm. Për këto arsye me këtë ligj u krijua një organ i vetëm, person juridik publik, vendimmarrës, konkretisht Agjencia e Trajtimit të Pronave, të cilës i kanë kaluar të drejtat dhe detyrimet e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës dhe do të trajtojë përfundimisht kërkesat e ish-pronarëve për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës.

13. Në nenin 29 të ligjit nr. 133/2015 është parashikuar se: Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë. Më tej në nenin 19 të ligjit nr. 133/2015 parashikohet se: .....Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet kundër vlerësimit financiar të kryer nga ATP-ja për përcaktimin e vlerës së pronës në Gjykatën Administrative të Apelit brenda 30 ditëve nga dita e publikimit, vetëm për vlerën e kompensimit, ATP-ja publikon vlerësimin në bazë të dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative. Pas kalimit të afatit 30-ditor, nëse subjekti i interesuar nuk ka bërë ankim, vlerësimi i vendimit përfundimtar të kompensimit ekzekutohet nga ATP-ja, sipas përcaktimeve të këtij ligji.

270

Page 271: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

14. Në rastin në shqyrtim pala paditëse kërkon njohjen e vërtetësisë së vendimit nr. 500, datë 17.06.1996 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Bashkia Berat, duke vënë si bazë ligjore të kërkesëpadisë nenin 32/c të Kodit Procedurës Civile. Pra në këtë rast pala paditëse nuk kundërshton ndonjë vendim të ish komisioneve të kthimit dhe kompensimit të pronave, por kërkon njohjen e vërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për të, që është vendimi 500, datë 17.06.1996 i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Bashkia Berat, prandaj kompetenca në lëndë nuk i përket gjykatës administrative, por gjykatës civile. Kolegji Civil arrin në këtë përfundim, sepse organit administrativ, i cili në këtë rast është konsideruar si “quasi” gjykatë (Agjencisë së Trajtimit të Pronave) nuk i kërkohet kryerja e ndonjë veprimi administrativ, për të ndërhyrë në akt (korrigjuar atë), por i kërkohet vërtetësia e këtij akti, duke u bazuar në një institut të të drejtës proceduriale civile, siç është neni 32/c i K.Pr.Civile, prandaj lënda për gjykatën administrative në rastin në shqyrtim mungon.

15. Për këto që u thanë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, parashtrimet e paraqitura nga pala paditëse Nafije Kosovari janë të bazuara në ligj, prandaj si të tillë ato duhet të pranohen dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për shqyrtim në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit të Procedurës Civile;

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. 533, datë 19.06.2018 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Berat dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 14.11.2018

271

Page 272: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-02280-00-2018 Regj. ThemeltarNr. 00 - 2018- 1205 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në dhomën e këshillimit me datë 14.11.2018 mori në shqyrtim çështjen civile, që iu përket:

PADITËS: FASLLI HEBEJA

I PADITUR: AGJENCIA E TRAJTIMIT TË PRONËS AVOKATURA E SHTETIT, ZYRA VENDORE VLORË

OBJEKTI:

Kundërshtimi i vendimit nr. 576, datë 27.03.2003 të K.K.K.Pronave, Qarku Fier; njohjen e së drejtës së pronësisë së ish-pronarit Gani Hebeja për një sipërfaqe tokë truall 4 ha dhe një

sipërfaqe toke arë 11 ha; kthimin e sipërfaqes së lirë dhe kompensimin për pjesën tjetër.

BAZA LIGJORE: Neni 296 i Kodit Civil, ligji nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”, ligji nr. 7698, datë 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin

e pronave” dhe ligji nr. 133/2015.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 62-2016-1178 (313), datë 16.03.2017 ka vendosur:

Të nxjerrë jashtë juridiksionit mosmarrëveshjen civile nr. 21239-01418-62-2016 (1348/114), datë 21.06.2016.Të dërgojë aktet e kësaj çështje civile për shqyrtim, pranë Agjensisë së Trajtimit të Pronave.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr. 76, datë 20.03.2018 ka vendosur:

Të shpallë mungesën e juridiksionit gjyqësor për shqyrtimin e çështjes civile nr. 254 akti, datë 22.06.2018, pasi kjo çështje i përket juridiksionit administrativ.

Kundër vendimit të sipërcituar, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse Faslli Hebeja, i cili kërkon:

Prishjen e vendimit nr. 76, datë 20.03.2018 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Pala paditëse Faslli Hebeja, në ankimin e veçantë parashtron këto shkaqe:o Gjykata e apelit ka shpallur moskompetencën dhe ia ka dërguar çështjen për shqyrtim

organit administrativ, Agjensia e Trajtimit të Pronave.

272

Page 273: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

- Me këtë vendim të gjykatës së apelit nuk jam dakord, pasi padia e paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier është padi rivendikimi e pronarit joposedues, i cili është zhveshur nga pronësia nga vetë shteti shqiptar i kohës së komunizmit.

- Në rrethanat e mësipërme pronari i ligjshëm i është drejtuar gjykatës për njohjen dhe kthimin e pronës, duke vendosur si bazë ligjore përveç dispozitave të ligjeve të posaçme për kthimin e pronës edhe nenin 296 të K.Civil.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja nr.11243-02280-00-2018 regj. them., që iu përket palëve: paditës Faslli Hebeja dhe të paditur Agjensia e Trajtimit të Pronës dhe Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Vlorë, me objekt: Kundërshtimin e vendimit nr. 576, datë 27.03.2003 të K.K.K.Pronave, Qarku Fier, njohjen e të drejtës së pronësisë së ish-pronarit Gani Hebeja për një sipërfaqe toke truall prej 4 ha dhe një sipërfaqe toke arë prej 11 ha; kthimin e sipërfaqes së lirë dhe kompensimin për pjesën tjetër........

2. Vendimi nr. 76, datë 20.03.2018 i Gjykatës së Apelit Vlorë është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedurial, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për shqyrtim në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

I. Rrethanat:

3. Në datë 21.06.2016, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier është rregjistruar për gjykim çështja civile, që iu përket: Paditës: Faslli Hebeja dhe e paditur Agjensia e Trajtimit të Pronës, etj., me objekt: Kundërshtimin e vendimit nr. 576, datë 27.03.2003 të K.K.K.Pronave, Qarku Fier, njohjen e të drejtës së pronësisë së ish-pronarit Gani Hebeja për një sipërfaqe tokë truall prej 4 ha dhe një sipërfaqe tokë arë prej 11 ha; kthimin e sipërfaqes së lirë dhe kompensimin për pjesën tjetër....

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka marrë në shqyrtim kryesisht çështjen e kompetencës lëndore, duke arsyetuar se në zbatim të nenit 29 të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, kompetencën lëndore e kanë gjykatat e apelit dhe konkretisht Gjykata e Apelit Vlorë, që shtrin juridiksionin e saj në territorin ku ndodhet pasuria e paluajtshme objekt gjykimi, prandaj aktet i janë përcjellë për shqyrtim kësaj gjykate.

II. Procedura:

273

Page 274: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 62-2016-1178 (313), datë 16.03.2017 ka vendosur:Të nxjerrë jashtë juridiksionit mosmarrëveshjen civile nr. 21239-01418-62-2016 (1348/114), datë 21.06.2016.Të dërgojë aktet e kësaj çështje civile për shqyrtim, pranë Agjensisë së Trajtimit të Pronave. 6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ndër të tjera arsyeton se:..... Vendimet e organeve administrative që kanë pasur si kompetencë kthimin dhe kompensimin e pronave në vite, nuk mund të konsiderohen akte administrative në kuptimin normal juridik të termit (strictu sensu), por akte “siu generis” të nxjerra nga një organ “siu generis” për të cilin Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka përdorur termin e ri leksikor “quasi gjykatë”. Në këto kushte kur një person vinte në lëvizje me kërkesë K.K.K.P, kjo kërkesë ishte e barazvlefshme si të ishte bërë para gjykatës dhe vendimi i k.k.k.p ishte në gjendje që të krijonte të individi të njëjtën pritshmëri që krijon një vendim gjyqësor, i cili i njeh individit pronësinë mbi një send. Në këtë përfundim ka arritur edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në çështjen Viasu kundër Rumanisë, Ramadhi apo Hamzaraj, kundër Shqipërisë, duke barazuar vendimin e K.K.K.P me një vendim gjyqësor, i cili krijon pritshmërinë e ligjshme të individit ose do të vihet në posedim të pronës ose do të dëmshpërblehet.........7. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr. 76, datë 20.03.2018 ka vendosur:Të shpallë mungesën e juridiksionit gjyqësor për shqyrtimin e çështjes civile nr. 254 akti, datë 22.06.2018, pasi kjo çështje i përket juridiksionit administrativ.8. Gjykata e Apelit Vlorë ndër të tjera arsyeton se:

274

Page 275: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

.......Gjykata e Apelit Vlorë nuk mund të shprehet për pretendimet në lidhje me themelin e mosmarrëveshjes, pasi vlerëson se në rastin konkret juridiksioni i çështjes civile objekt gjykimi, i përket organit administrativ, Agjencia e Trajtimit të Pronave. Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë në të gjitha rastet ka orientuar gjykatat se, kompetenca duhet kuptuar dhe nuk është gjë tjetër veçse sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e funksioneve të saj çdo gjykate. Kompetenca është më kusht procedurial i vlefshmërisë së procesit gjyqësor dhe i akteve të realizuara gjatë tij në kuptimin “Një gjykatë që nuk është kompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale”. Kompetenca e gjykatës në gjykimin e një çështjeje, qoftë kjo lëndore apo tokësore, lidhet dhe përcaktohet nga natyra e mosmarrëveshjes që përbën themelin e pretendimeve të palëve. Identifikimi i kësaj mosmarrëveshje e llojit të padisë së ngritur, duhet të bëhet paraprakisht nga gjykata, me qëllim pranimin ose jo të çështjes për shqyrtim, në kompetencën e saj lëndore. Sa më sipër, gjykata e apelit identifikoi paraprakisht natyrën e mosmarrëveshjes juridike që do të përbënte themelin e pretendimeve objekt padie, si dhe të kritereve që do të shërbenin në këtë rast për përcaktimin e kompetencës lëndore. Në rastin objekt shqyrtimi, nga pala paditëse është kundërshtuar vendimmarrja e Agjencisë Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, sipas vendimit nr. 576, datë 27.03.2003 të K.K.K.Pronave, Qarku Fier, duke u kërkuar që ky vendim të ndryshohet, duke bërë njohjen e të drejtës së pronësisë së ish-pronarit Gani Hebeja për një sipërfaqe tokë truall 4 ha dhe një sipërfaqe toke arë 11 ha; kthimin e sipërfaqes së lirë nga gjykatat për shumë vite. Gjithashtu Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka sjellë në vëmendje të gjykatave të shkallës së parë se, Kolegjet e Bashkuara me vendimin nr. 07, datë 24.03.2005, kanë pranuar se, fuqia prapavepruese e ligjit është e lidhur kryesisht me ligjin material dhe ajo nuk është në natyrën e ligjit procedural. Siç citohet në vendimin unifikues të mësipërm, palët nuk mund të parashikonin se, ligji do të ndryshonte dhe se rregullat e vendosura do të ndryshonin. Të pranosh të kundërtën është me pasoja të rënda jo vetëm për palët, të cilat gjatë apo në përfundim të ndjekjes së procedurave ligjore, të detyrohen të ndjekin të tjera. Derisa çështja është regjistruar në gjykatën e shkallës së parë para se të hynte në fuqi ligji i ri automatikisht e drejta e ankimit kundër vendimeve të komisioneve të kthimit e kompensimit të pronave mund të bëhej në gjykatën e shkallës së parë tregon se për këto çështje ishte përcaktuar juridiksioni dhe kompetenca gjyqësore e këtyre gjykatave......

III. Ligji i Zbatueshëm:

9. Në nenin 36 të Kodit të Procedurës Civile, është parashikuar se: Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet

e tjera, të parashikuara në këtë Kod dhe në ligje të veçanta.10. Në nenin 59 të Kodit të Procedurës Civile, është parashikuar se: Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim

nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ.11. Në nenin 60 të Kodit të Procedurës Civile, është parashikuar se: Kur një institucion shtetëror pretendon se mosmarrëveshja që ka pranuar gjykata për

një shqyrtim hyn në juridiksionin administrativ, mosmarrëveshja zgjidhet nga Gjykata e Lartë me kërkesën e institucionit shtetëror ose të prokurorit.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

275

Page 276: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse Faslli Hebeja, përmban shkaqe ligjore që të motivojnë cënimin e vendimit nr.76, datë 20.03.2018 të Gjykatës së Apelit Vlorë, me të cilin është vendosur shpallja e mungesës së juridiksionit gjyqësor.

13. Duhet vënë në pah se, përcaktimi i juridiksionit është një moment i rëndësishëm procedural për procesin në tërësi, për të garantuar të drejtat themelore të individit për t’iu drejtuar gjykatës dhe për tu dëgjuar prej saj për themelin e kërkimit. Duke konsideruar rëndësinë e këtij momenti procedural në garantimin e të drejtave të individit për një proces të rregullt ligjor, është parashikuar ushtrimi i ankimit të veçantë në Gjykatën e Lartë, pa qenë e nevoja e ankimit në gjykatën e apelit (neni 59/2 i Kodit të Procedurës Civile).

14. Çështja e juridiksionit është parakushti kryesor për të patur një proces të rregullt dhe për ti lindur e drejta dhe detyrimi ligjor gjykatës që të shqyrtojë gjyqësisht pretendimet objekt gjykimi. Që në momentin e ngritjes së padisë, nga pala paditëse duhet të përmbushen detyrimisht kushtet e ngritjes së saj dhe kushtet për të ushtruar të drejtën e padisë. Një nga kushtet thelbësore për të ushtruar të drejtën e padisë është fakti se, padia i përket juridiksionit gjyqësor dhe jo atij administrativ dhe në këto rrethana bazuar në efektet juridike të padisë në gjykatë, kjo e fundit është e detyruar që të marrë një vendim përfundimtar për të gjitha problemet e parashtruara në padi, pasi ndryshe shkelet një nga parimet themelore të procesit gjyqësor që gjen rregullim në nenin 1 të K.Pr.Civile.

15. Juridiksioni gjyqësor civil është parashikuar në nenin 36 të Kodit të Procedurës Civile, sipas të cilit janë në juridiksionin gjyqësor të gjitha mosmarrëveshjet civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta. Juridiksioni gjyqësor është i përgjithshëm dhe i detyrueshëm (neni 1/2 i K.Pr.Civile). Një çështje mund të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor kur ligji në mënyrë eksplicite ka përcaktuar se subjekti pretendues, përpara se ti drejtohet gjykatës duhet të shterojë juridiksionin administrativ. Në këto raste mos ndjekja e juridiksionit administrativ e pengon marrjen në shqyrtim të çështjes nga ana e gjykatës. Në vendimin unifikues nr. 01/2010 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbajnë qëndrimin se, rekursi administrativ është i detyrueshëm vetëm në ato raste kur ligji specifik në mënyrë të shprehur e parashikon si të detyrueshme ndjekjen e rrugës administrative të ankimit, duke treguar edhe organin kompetent ku mund të paraqitet ky ankim.

16. Pala paditëse me datë 21.06.2016 (pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 133/2015) i është drejtuar gjykatës me padinë me objekt: Kundërshtim i vendimit nr. 576, datë 27.03.2003 të K.K.K.Pronave, Qarku Fier dhe njohjen e së drejtës së pronësisë të ish-pronarit Gani Hebeja për një sipërfaqe toke truall prej 4 ha, etj....Në vendimin unifikues nr. 02/2009 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë mbajtur qëndrimin se: Ankimi administrativ, parashikuar në nenin 18 të ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” duhet kuptuar dhe zbatuar njëlloj si për ankimet nga subjekti kërkues që ndjek procedurën e plotë administrative dhe nuk paraqiten subjekte të tjerë kërkuese, ashtu dhe për ankimet nga një subjekt i ri pretendues kundër aktit administrativ të dhënë në favor të një subjekti tjetër, por që prek interesat e tij për të njëjtën pronë dhe nuk ka qenë palë në procedurën e plotë administrative të nxjerrjes dhe ankimimit të aktit. Në të dyja rastet, subjektet e shpronësuara janë të detyruara që të ndjekin procedurat e ankimit administrativ dhe vetëm pasi të jetë ezauruar plotësisht kjo rrugë ligjore, mund ti drejtohen gjykatës.

17. Kolegji Civil vlerëson se, gjykata e apelit nuk ka vlerësuar drejt kur ka arritur në konkluzionin se, në rastin konkret jemi para mungesës së juridiksionit gjyqësor, pasi palët paditëse e kanë ezauruar juridiksionin administrativ që më parë dhe Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave e Qarkut Fier ka shprehur qëndrimin e saj, duke dalë me një vendim, i cili ka qenë i ankimueshëm në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila nuk egziston më, pasi është krijuar Agjencia e Trajtimit të Pronave, e cila vepron si

276

Page 277: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

“quasi” gjykatë, duke u konsideruar si shkallë e parë dhe vendimet e saj ankohen në gjykatën e apelit në zonën ku ndodhet prona, ose në Gjykatën e Apelit Administrativ në rastin kur kërkohet ndryshimi i vlerës së kompensimit të pronës.

18. Në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” nuk janë parashikuar dispozita kalimtare, të cilat rregullojnë ankimin ndaj vendimeve të mëparshme të dhëna nga ish Komisionet e Pronave, por neni 29 i tij parashikon se kundër vendimeve të dhëna nga ATP-ja, e cila është një organ “quasi” gjyqësor, ankimi bëhet në gjykatën e apelit në territorin e të cilës ndodhet sendi i paluajtshëm. Sipas këtij ligji të ATP-ja është personi juridik që ka marrë përsipër të drejtat dhe detyrimet e ish komisioneve të mëparshme të këtij lloji, prandaj përderisa në ligj nuk parashikohen shprehimisht se, vendimet e ish komisioneve të mëparshme do të trajtohen sipas ligjit të mëparshëm, kompetenca funksionale për shqyrtimin e të tilla çështjeve, kur pala kundërshton vendimin e vet të marrë nga ish komisionet e pronave, i përket gjykatës së apelit dhe jo gjykatës së shkallës së parë.

19. Duhet thënë se, ndryshimet e ligjit nuk mund të përtërijnë rrugën administrative të shqyrtimit për një pretendim të një subjekti të së drejtës tashmë të shqyrtuar administrativisht, pasi atij subjekti i ka lindur e drejta e padisë dhe se e drejta e padisë ushtrohet në juridiksionin gjyqësor dhe më konkretisht në gjykatën që ushtron juridiksion fillestar për shqyrtimin e saj dhe të caktuar për këtë qëllim me ligj. Në zbatim të ligjit nr. 9235/2004 palës paditëse i ka lindur e drejta e padisë për të kontestuar ligjshmërinë e vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, të Qarkut Fier, prandaj nisja e procedurës gjyqësore dhe ngritja e padisë në gjykatë është e drejtë e palës paditëse dhe një nga fakultetet e disponimit maksimal të së drejtës së padisë.

20. I ndodhur në këto rrethana, Kolegji Civil vlerëson se, ligji nr. 133/2015 nuk mund të shuajë apo të pengojë ushtrimin e të drejtës së padisë tashmë të lindur. Përkundrazi, interpretimi pajtues me Kushtetutën i këtij ligji, kërkon detyrimisht që fusha e zbatimit sipas nenit 3 të tij të interpretohet në mënyrë strikte dhe të kufizuar, në respektim të parimit të shtetit të së drejtës dhe sigurisë juridike të individit, duke u konsideruar e ezauruar rruga administrative e ankimit, prandaj në këtë rast juridiksioni gjyqësor nuk mungon dhe meqenëse pala paditëse kundërshton vendimin e një ish komisioni rajonal të kthimit dhe kompensimit të pronave, i cili ka disponuar mbi kërkesën e saj dhe kërkesëpadia është rregjistruar në gjykatë pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 133/2015, duke u bazuar në vendimin njehsues nr. 611, datë 07.02.2018 që iu përket palëve: paditëse e kundërpaditur Drita Kodra, etj., kompetenca funksionale për shqyrtimin e kësaj çështje i takon Gjykatës së Apelit Vlorë, si gjykata e vendit ku ndodhet sendi, pasi Rrethi i Fierit përfshihet në territorin ku ushtron aktivitetin e saj Gjykata e Apelit Vlorë.

21. Për këto që u thanë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse Faslli Hebeja, është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për shqyrtin në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 59 të K.Pr.Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. 76, datë 20.03.2018 të Gjykatës së Apelit Vlorë për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor dhe dërgimin e saj në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

277

Page 278: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Tiranë, më 14.11.2018

278

Page 279: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-02284-00-2018 Regj. ThemeltarNr. 00 - 2018- 1206 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në dhomën e këshillimit me datë 14.11.2018 mori në shqyrtim çështjen civile, që iu përket plëve:

PADITËS: IFETE HALILI

I PADITUR: AGJENCIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE

PERSON I TRETË: ENGJELL DARDHA ZYBEJTE DERVISHIPERIJE METOHUHASIJE HYSENIZAMIR DARDHABUKURIE DARDHASALI DARDHAADIJE KASAPIRUHIJE POLOVINAYLLI POLOVINANDRIÇIM POLOVINAHEROINA KOROVESHIISAN POLOVINAFATIME POLOVINAGRAMOZ POLOVINABARDHYL DARDHARAMIZ DARDHAMANUSHAQE TUSHAIRFAN DARDHAHYSEN DARDHATEFTA NGJEQARIBARIJE NURIMIMOZA VIGANIMARIA DARDHAHIQMET DARDHAANESTI DARDHAELISABETA LAMÇAJLULJETA PELIVANIALBERT KACELIANESTI KACELI

279

Page 280: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

STILIANO KACELIRESMIJE DARDHAYMER DARDHAHEKTOR DARDHAABIBE MICISHQIPONJA VELÇANIZEGJINE DARDHAFERDINAND DARDHANIKO FANISFATOS DARDHAPËRPARIM DARDHAGJYLJANA LAÇAJLUMTURI DARDHAADRIAN KUÇIILIR DARDHAMERITA ÇINARI MAJLINDA TROKADRITA DARDHA ESED DARDHAOLTION DARDHA

OBJEKTI:

Ndryshimin e pikës 1 të vendimit nr.219, datë 25.11.2002 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Berat, të ndryshuar me vendimin nr.778, datë 04.07.2016, pika 2/c e dispozitivit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe kthimin e sipërfaqes prej 628.700 m2

tokë bujqësore nga të cilat 300.000 m2 me vendndodhje në fshatin Gegë Kuçovë dhe 304.200 m2në fshatin Frashër Kuçovë dhe 24.500 m2 në fshatin Mbreshtan Kuçovë.

BAZA LIGJORE: Nenet 32, 154 të K.Pr.Civile dhe ligjj nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”, i ndryshuar.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr. 41, datë 08.02.2018 ka vendosur:Nxjerrjen jashtë juridiksionit të çështjes civile nr.302 regjistri me datë rregjistrimi 28.07.2017.

Kundër vendimit të sipërcituar, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse Ifete Halili, e cila kërkon:

Prishjen e vendimit nr. 41,datë 08.02.2018 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

280

Page 281: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Pala paditëse Ifete Halili, në ankimin e veçantë parashtron këto shkaqe:- Gjykata në arritjen e konkluzionit se, çështja nuk hyn në juridiksionin gjyqësor, por

në atë administrativ, ka arsyetuar se: Meqenëse ka hyrë në fuqi ligji nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në nenin 29 të të cilit përcaktohet se:Kundër vendimit për njohjen e të drejtës së pronësisë, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtën të bëjnë ankim brenda 30 ditëve në Gjykatën e Apelit....

- Pra sipas gjykatës me hyrjen në fuqi të këtij ligji ne duhet të ishim drejtuar me parë ATP-së për marrjen e vendimit prej saj dhe vetëm ndaj vendimit të kësaj të fundit mund të ushtrojmë të drejtën e ankimit në gjykatë. Ky arsyetimi gjykatës është në kundërshtim me ligjin dhe provat e paraqitura nga ana jonë bashkë me kërkesëpadinë, si dhe me pretendimet tona të parashtruara në kërkesëpadi.

- Ndryshe nga sa ka arsyetuar gjykata në vendimin objekt ankimi rezulton e provuar se nga ana jonë është konsumuar rruga administrative për ndryshimin e pjesshëm të vendimit nr.219, datë 25.11.2002 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Berat dhe kthimin e sipërfaqes së mësipërme dhe në këtë rast ka mbetur vetëm rruga gjyqësore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

281

Page 282: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

1.Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja nr. 11243-2284-00-2018 regj. them., që iu përket palëve: paditëse Ifete Halili, të paditur Agjencia e Trajtimit të Pronave Tiranë dhe persona të tretë Engjëll Dardha, etj, me objekt: Ndryshimin e pikës 1 të vendimit nr. 219, datë 25.11.2002 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Berat, të ndryshuar me vendimin nr.778, datë 04.07.2016, etj............

2. Vendimi nr. 41,datë 08.02.2018 i Gjykatës së Apelit Vlorë është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedurial, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

I. Rrethanat:

3. Paditësja Ifete Halili i është drejtuar gjykatës me kërkesëpadinë me objektin e mësipërm. Konkretisht paditësja Ifete Halili kundërshton vendimin nr. 219, datë 25.11.2002 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Berat që ka njohur pronësinë për trashëgimlënësin e personave të tretë Engjell Dardha, duke pretenduar se ky vendim është i pabazuar në ligj dhe në prova, duke parashtruar se ajo ka të drejta pronësie mbi këtë pasuri që burojnë nga trashëgimlënësi i saj Shaban Dardha, si dhe kthimin e një pjese të sipërfaqeve të njohura në vendimin që kundërshtohet.

II. Procedura:4. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr. 41, datë 08.02.2018 ka vendosur:Nxjerrjen jashtë juridiksionit të çështjes civile me nr.302 regj. me datë rregjistrimi

28.07.2017.5. Gjykata e Apelit Vlorë ndër të tjera arsyeton se:.......Gjykata sipas nenit nr.59 të K.Pr.Civile ka të drejtë që në çdo fazë të gjykimit të

konstatojë qoftë dhe kryesisht nëse çështja bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ. Në rastin konkret mungesa e juridiksionit gjyqësor u konstatua kryesisht nga gjykata që në seancën gjyqësore, duke u shtruar për diskutim juridiksioni i gjykatës. Në këtë mënyrë vendimi për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor është marrë në përputhje me kërkesat proceduriale të nenit 59 të K.Pr.Civile. Në ligjin nr.133/2015 janë parashikuar një sërë dispozitash ligjore, që rregullojnë mënyrën e disponimit të Agjencisë së Kthimit të Pronave dhe rrugën gjyqësore për ankimin e vendimeve të agjencisë në varësi të shkakut për të cilin ankimohet vendimi i agjencisë trajtimit të pronave. Në nenin 29 të ligjit nr.133/2015 parashikohet se: Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Pr.Civile të Republikës së Shqipërisë. Bazuar në këtë dispozitë, e cila ka qenë në fuqi në kohën e ngritjes së padisë, pala e interesuar ka të drejtë të ngrejë padi në Gjykatën e Apelit për kundërshtimin e vendimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Në rastin konkret rezulton se paditësja në objektin e padisë nuk kundërshton vendimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronës, të dhënë sipas ligjit nr.133/2015, por vendimin nr.219/2002 të dhënë nga Komisioni i Kthimit të Pronave Berat të dhënë në bazë të ligjit nr.7698/1993. Pas daljes së ligjit nr.133/2015, juridiksioni gjyqësor i shqyrtimit të çështjes me objekt ankim ndaj vendimeve të komisioneve të kthimit të pronave ose zyrave rajonale të Agjencisë së Kthimit të Pronave lind vetëm, pasi personi i interesuar i është drejtuar Agjencisë së Trajtimit të Pronave, rrugë administrative që nuk rezulton të jetë ndjekur. Në këto kushte çështje i përket për shqyrtim juridiksionit administrative, pasi ende nuk është shqyrtuar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave pretendimi i paditëses për kthimin e sipërfaqes së njohur në pronësi me vendimin nr.219/2002 të Komisionit të Kthimit të Pronave sipas ligjit nr.133/2015......

282

Page 283: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

III. Ligji i Zbatueshëm:

6. Në nenin 36 të Kodit të Procedurës Civile, është parashikuar se: Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet

e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta.7. Në nenin 59 të Kodit të Procedurës Civile, është parashikuar se: Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim

nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ.8. Në nenin 60 të Kodit të Procedurës Civile, është parashikuar se: Kur një institucion shtetëror pretendon se mosmarrëveshja që ka pranuar gjykata për

një shqyrtim hyn në juridiksionin administrativ, mosmarrëveshja zgjidhet nga Gjykata e Lartë me kërkesën e institucionit shtetëror ose të prokurorit.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

9. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse Ifete Halili, përmban shkaqe ligjore që e motivojnë cënimin e vendimit nr. 41, datë 08.02.2018 të Gjykatës së Apelit Vlorë, me të cilin është vendosur nxjerrja e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

10. Vendimi gjyqësor që disponon mbi juridiksionin është një moment i rëndësishëm procedural për procesin në tërësi, për të garantuar të drejtat themelore të individit për t’iu drejtuar gjykatës dhe për tu dëgjuar prej saj për themelin e kërkimit. Duke konsideruar rëndësinë e këtij momenti procedural në garantimin e të drejtave të individit për një proces të rregullt ligjor, është parashikuar ushtrimi i ankimit të veçantë në Gjykatën e Lartë, pa qenë e nevoja e ankimit në gjykatën e apelit (neni 59/2 i Kodit të Procedurës Civile). Çështja e juridiksionit është parakushti kryesor për të patur proces të rregullt dhe për ti lindur e drejta dhe detyrimi ligjor gjykatës që të shqyrtojë gjyqësisht pretendimet objekt gjykimi. Që në momentin e ngritjes së padisë nga pala paditëse duhet të përmbushen detyrimisht kushtet e ngritjes së saj dhe kushtet për të ushtruar të drejtën e padisë. Një nga kushtet thelbësore për të ushtruar të drejtën e padisë është fakti se, padia i përket juridiksionit gjyqësor dhe jo atij administrativ dhe në këto rrethana bazuar në efektet juridike të padisë në gjykatë, kjo e fundit është e detyruar që të marrë një vendim përfundimtar për të gjitha problemet e parashtruara në padi, pasi ndryshe shkelet një nga parimet themelore të procesit gjyqësor që gjen rregullim në nenin 1 të K.Pr.Civile...

11. Juridiksioni gjyqësor civil është parashikuar në nenin 36 të Kodit të Procedurës Civile, sipas të cilit janë në juridiksionin gjyqësor të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta. Juridiksioni gjyqësor është i përgjithshëm dhe i detyrueshëm (neni 1/2 i K.Pr.Civile). Një çështje mund të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor kur ligji në mënyrë eksplicite ka përcaktuar se subjekti pretendues, përpara se ti drejtohet gjykatës duhet të shterojë juridiksionin administrativ. Në këto raste mos ndjekja e juridiksionit administrativ e pengon marrjen në shqyrtim të çështjes nga ana e gjykatës. Në vendimin unifikues nr. 01/2010 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbajnë qëndrimin se, rekursi administrativ është i detyrueshëm vetëm në ato raste kur ligji specifik në mënyrë të shprehur e parashikon si të detyrueshme ndjekjen e rrugës administrative të ankimit, duke treguar edhe organin kompetent ku mund të paraqitet ky ankim.

283

Page 284: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

12. Në rrethanat si më sipër paditësja Ifete Halaili me datë 20.02.2017 i është drejtuar gjykatës me padinë me objekt: Ndryshimin e pikës 1 të vendimit nr. 219, datë 25.11.2002 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Berat, të ndryshuar me vendimin nr. 778, datë 04.07.2016 (pika 2/c e dispozitivit) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe kthimin e sipërfaqes prej 628.700 m2 tokë bujqësore nga të cilat 300.000 m2 me vendndodhje në fshatin Gegë Kuçovë, 304.200 m2në fshatin Frashër Kuçovë dhe 24.500 m2 në fshatin Mbreshtan Kuçovë.....

13. Në vendimin unifikues nr. 02/2009 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë mbajtur qëndrimin se: Ankimi administrativ, parashikuar në nenin 18 të ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” duhet kuptuar dhe zbatuar njëlloj si për ankimet nga subjekti kërkues që ndjek procedurën e plotë administrative dhe nuk paraqiten subjekte të tjerë kërkuese, ashtu dhe për ankimet nga një subjekt i ri pretendues kundër aktit administrativ të dhënë në favor të një subjekti tjetër, por që prek interesat e tij për të njëjtën pronë dhe nuk ka qenë palë në procedurën e plotë administrative të nxjerrjes dhe ankimimit të aktit. Në të dyja rastet, subjektet e shpronësuara janë të detyruara që të ndjekin procedurat e ankimit administrativ dhe vetëm pasi të jetë ezauruar plotësisht kjo rrugë ligjore, mund ti drejtohen gjykatës.

14. Parimi i ndarjes së pushteteve dhe e drejta e aksesit në gjykatë nënkuptojnë se, pasi individi të ketë ezauruar rrugën administrative të detyrueshme për t’u ndjekur sipas ligjit, individi ka të drejtë që çdo akt të pushtetit publik dhe administrativ ta kundërshtojë ligjërisht në pushtetin gjyqësor, për të testuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e mënyrës se si pushteti publik është ushtruar. Kjo do të thotë se, pasi organet administrative të kenë disponuar, të kenë refuzuar për të disponuar apo të kenë shprehur qartë dhe pa ekuivok qëndrimin e tyre mbi pretendimet e subjekteve, atëhere pushteti administrativ konsiderohet i ezauruar dhe brenda afateve ligjore të paraqitjes së padisë, individi mundet të ushtrojë të drejtën kushtetuese të aksesit në gjykatë. Ky është parimi dhe zgjidhja ligjore që rendi juridik universalisht në shtetin e së drejtës ndan juridiksionin administrativ me atë gjyqësor.

15. Kolegji Civil vlerëson se, nuk mundet që ndryshimet e ligjit të përtërijnë rrugën administrative të shqyrtimit për një pretendim të një subjekti të së drejtës tashmë të shqyrtuar administrativisht, pasi atij subjekti tashmë i ka lindur e drejta e padisë dhe se e drejta e padisë ushtrohet në juridiksionin gjyqësor, e më konkretisht në gjykatën që ushtron juridiksion fillestar për shqyrtimin e saj dhe të caktuar për këtë qëllim me ligj.

16. Kolegji Civil vlerëson se, sipas ligjit nr. 9235/2004 palës paditëse i ka lindur e drejta e padisë për të kontestuar ligjshmërinë e vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nr. 574, datë 25.07.1994, për rrjedhojë nisja e procedurës gjyqësore dhe ngritja e padisë në gjykatë është e drejtë e palës paditëse dhe një nga fakultetet e disponimit maksimal të së drejtës së padisë. Për rrjedhojë Kolegji Civil vlerëson se, ligji nr. 133/2015 nuk mund të shuajë apo të pengojë ushtrimin e së drejtës së padisë tashmë të lindur. Përkundrazi, interpretimi pajtues me Kushtetutën i këtij ligji, kërkon detyrimisht që fusha e zbatimit sipas nenit 3 të tij të interpretohet në mënyrë strikte dhe të kufizuar, në respektim të parimit të shtetit të së drejtës dhe sigurisë juridike të individit.

17. Për këto që u thanë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse Ifete Halili është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

284

Page 285: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 59 të K.Pr.Civile;

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. 41, datë 08.02.2018 të Gjykatës së Apelit Vlorë për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor dhe dërgimin e saj në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 14.11.2018

285

Page 286: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-02411-00-2018 Regj. ThemeltarNr. 00 - 2018- 1207 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në dhomën e këshillimit me datë 14.11.2018 mori në shqyrtim çështjen civile, që i përket:

PADITËS: MARJANA ZEKA (TAHIRAJ)

I PADITUR: AGJENCIA E TRAJTIMIT TË PRONAVEAVOKATURA E SHTETIT, ZYRA VENDORE KORÇË

PERSON I TRETË: DREJTORIA E SHËRBIMIT PYJOR KORÇËBASHKIA KORÇËBASHKIA ERSEKË

OBJEKTI:

Ndryshimin e vendimit nr.683, datë 07.12.2012 të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

BAZA LIGJORE: Nenet 32/a, 153, 154 dhe 324/a të K.Pr.Civile, neni 18/1 pika c dhe 6 paragrafi i tretë, të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, i ndryshuar me ligjin nr. 9583, datë

17.07.2006.

286

Page 287: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr. 213, datë 30.05.2018 ka vendosur:Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr. 454 Akti, datë regj. 14.09.2017.

Kundër vendimit të sipërcituar, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse paditëse Marjana Zeka (Tahiraj), e cila kërkon:

Prishjen e vendimit nr. 213, datë 30.05.2018 të Gjykatës së Apelit Korçë.

Pala paditëse Marjana Zeka (Tahiraj), në ankimin e veçantë parashtron këto shkaqe:- Pala paditëse çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Korçë është dhënë në interpretim

jo të drejtë të ligjit. Ajo i ka dhënë fuqi prapavepruese ligjit nr.133/2015 duke e kon-sideruar atë dispozitë proceduriale, që sjell efekte edhe për çështjet që janë në gjykim, pa vlerësuar drejtë kohën kur kishte lindur marrëdhënie juridike objekt konflikti dhe ligjet ne fuqi në kohën e lindjes së saj. Kështu sipas ligjit nr. 133/2015 Gjykata e Apelit është kompetente për të shqyrtuar ankimet kundër vendimeve të dhëna Agjen-cia e Trajtimit të Pronave për njohjen e të drejtës së pronësisë. Në rastin konkret vendimi objekt kundërshtimi nuk është dhënë nga Agjencia e Trajtimit të Pronave në bazë të ligjit nr.133/2015, por nga Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë në bazë të ligjit nr.9235/2004, i ndryshuar, që u shfuqizua nga ligji nr.133/2015. Pra marrëdhënia juridike objekt konflikti ka lindur në bazë të ligjit të mëparshëm nr. 9235/2004.

- Pala paditëse e ka depozituar kërkesëpadinë fillimisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me objektin të përshkruar në pjesën hyrëse të padisë. Konkretisht padia është depozituar që në vitin 2011 ndërkohë që ligji nr.133/2015 është miratuar në datën 05.12.2015 dhe ka hyrë në fuqi në datën 23.02.2016. Në rastin në shqyrtim çështja është regjistruar në gjykatën e shkallës së parë shumë kohë përpara se të hynte në fuqi ligji nr.133/2015, i cili duhet të zbatohet vetëm për ato raste kur paditë paraqiten për shqyrtim para gjykatave të shkallës së parë pas hyrjes në fuqi të tij dhe jo për paditë që kanë qenë në shqyrtim në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit. Në këtë kërkesëpadi, pavlefshmëria e vendimit të komisionit nuk është kërkimi kryesor, pasi shkaku i padisë është i lidhur me të drejta pronësie të pretenduara. Padia në shqyrtim ka për shkak të drejtën e pronësisë së pretenduar nga ana e palës paditëse.

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, duke pasur kompetencë tokësore e përcaktuar në nenin 45 të K.Pr.Civile, e cila është një nga rastet e kompetencës tokësore ekskluzive referuar dhe vendimit unifikues nr. 04, datë 10.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë sipas të cilit gjykimet me objekt kundërshtimin e vendimeve të ish Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Bashki apo rrethe, si dhe kundërshtimin e vendimeve të ish Zyrave Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Qarqe dhe të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave rezulton të jenë konsideruar si mosmarrëveshje të natyrës civile ka dhe kompetencën lëndore për zgjidhjen përfundimisht në themel të të drejtës së pasurisë objekt gjykimi ndërmjet palëve në gjykim pasi në fund të fundit kemi të bëjmë me rivendikim të pronës nëse pranohet padia e palës paditëse.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

287

Page 288: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja nr. 11243-2284-00-2018 regj. them, që iu përket palëve: paditëse Marjana Zeka (Tahiraj), të paditur Agjensia e Trajtimit të Pronave, Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Korçëdhe persona të tretë Drejtoria e Shërbimit Pyjor Korçë, Bashkia Korçë dhe Bashkia Ersekë, me objekt: Ndryshimin e vendimit nr. 683, datë 07.12.2012 të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.......

2. Vendimi nr. 213, datë 30.05.2018 i Gjykatës së Apelit Korçë është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedurial, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

288

Page 289: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

I. Rrethanat:

3. Pala paditëse i është drejtuar gjykatës me kërkesëpadinë, me objekt: Ndryshimin e vendimit nr.683, datë 07.12.2012 të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave,etj.....

II. Procedura:

4. Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr. 213, datë 30.05.2018 ka vendosur:Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr.454 Akti, datë

regj.14.09.2017.5. Gjykata e Apelit Korçë, ndër të tjera arsyeton se:....... Nga përmbajtja e akteve të dosjes gjyqësore rezulton se kërkesëpadia e paditëses

Marjana Zeka është paraqitur në gjykatë me datë 28.09.2016 dhe ka për objekt të kontestimit vendimin nr.683, datë 07.12.2012 të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, duke u thirrur palë e tretë Drejtoria e Shërbimit Pyjor, baskitë Korçë dhe Ersekë. Në praktikën e Gjykatës së Apelit ndërkohë krijuar për shkak të kësaj problematike, është marrë në vlerësim dhe qëndrimi i Gjykatës së Lartë në lidhje me juridiksionin gjyqësor, pasi në vendimet nr.00-2017-1370, datë 20.07.2017, nr.00-2017-1580, datë 19.09.2017, etj., Gjykata e Lartë në përgjigje të argumentit dhënë nga Gjykata e Apelit se, neni 29 i ligjit nr.133/2015 e lidh kompetencën edhe me organin e dhënies së vendimit, pasi përcakton se kundër vendimeve të Agjencisë së Trajtimit të Pronës mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit, ka argumetuar se: Derisa çështja është regjistruar në gjykatën e shkallës së parë, para se të hynte në fuqi ligji i ri, automatikisht e drejta e ankimit kundër vendimeve të komisioneve të kthimit e kompensimit të pronave mund të bëhej në gjykatën e shkallës së parë, ç’ka tregon se për këto çështje ishte përcaktuar juridiksioni dhe kompetenca gjyqësore e këtyre gjykatave. Në rastet e tjera edhe pse marrëdhënia juridike ka lindur mbi bazën e ligjit të vjetër, por nuk ka patur mosmarrëveshje deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri, pra nuk është paraqitur padi në gjykatë për të kundërshtuar vendimin e komisionit. Juridiksioni është përcaktuar ai administrativ dhe ankimi për pasojë do të drejtohet në Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe më pas në Gjykatën e Apelit, sipas rregullave të K.Pr.Civile të Republikës së Shqipërisë. Në dispozitat e Ligjit nr.133.2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” (nenet 1-3), përcaktohet se, objekti i ligjit, qëllimi i tij dhe fusha e zbatimit, shtrihet edhe për vendimet e marra nga ish Agjencitë e Kthimit e Kompensimit të Pronave, me qëllim përfundimin e procesit të trajtimit të pronës sipas procedurave dhe dispozitave materiale që parashikon ky ligj. Nga aktet në dosjen gjyqësore dhe shpjegimet e përfaqësuesit të paditëses, rezulton se paditësi Spiro Sinjaku, si një nga trashëgimtarët e ish pronarit nuk ka depozituar ankim administrativ pranë ATP-së, por i është drejtuar drejtpërdrejtë me padi gjykatës. Si rrjedhojë, nisur dhe nga qëndrimi i mbajtur nga Gjykata e Lartë, çështja nuk i takon juridiksionit gjyqësor, por atij administrativ si më sipër u arsyetuar.......

III. Ligji i Zbatueshëm:

6. Në nenin 36 të Kodit të Procedurës Civile, është parashikuar se: Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet

e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta.7. Në nenin 59 të Kodit të Procedurës Civile, është parashikuar se: Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim

nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ.

289

Page 290: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

8. Në nenin 60 të Kodit të Procedurës Civile, është parashikuar se: Kur një institucion shtetëror pretendon se mosmarrëveshja që ka pranuar gjykata për

një shqyrtim hyn në juridiksionin administrativ, mosmarrëveshja zgjidhet nga Gjykata e Lartë me kërkesën e institucionit shtetëror ose të prokurorit.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

9. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse paditëse Marjana Zeka (Tahiraj), përmban shkaqe ligjore që të motivojnë cënimin e vendimit nr. 213 datë 30.05.2018 të Gjykatës së Apelit Korçë.

10. Vendimi gjyqësor që disponon mbi juridiksionin është një moment i rëndësishëm procedural për procesin në tërësi, për të garantuar të drejtat themelore të individit për t’iu drejtuar gjykatës dhe për tu dëgjuar prej saj për themelin e kërkimit. Duke konsideruar rëndësinë e këtij momenti procedural në garantimin e të drejtave të individit për një proces të rregullt ligjor, është parashikuar ushtrimi i ankimit të veçantë në Gjykatën e Lartë, pa qenë e nevoja e ankimit në gjykatën e apelit (neni 59/2 i Kodit të Procedurës Civile). Çështja e juridiksionit është parakushti kryesor për të patur proces të rregullt dhe për ti lindur e drejta dhe detyrimi ligjor gjykatës që të shqyrtojë gjyqësisht pretendimet objekt gjykimi. Që në momentin e ngritjes së padisë nga pala paditëse duhet të përmbushen detyrimisht kushtet e ngritjes së saj dhe kushtet për të ushtruar të drejtën e padisë. Një nga kushtet thelbësore për të ushtruar të drejtën e padisë është fakti se, padia i përket juridiksionit gjyqësor dhe jo atij administrativ dhe në këto rrethana bazuar në efektet juridike të padisë në gjykatë, kjo e fundit është e detyruar që të marrë një vendim përfundimtar për të gjitha problemet e parashtruara në padi, pasi ndryshe shkelet një nga parimet themelore të procesit gjyqësor që gjen rregullim në nenin 1 të K.Pr. Civile...

11. Juridiksioni gjyqësor civil është parashikuar në nenin 36 të Kodit të Procedurës Civile, sipas të cilit janë në juridiksionin gjyqësor të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta. Juridiksioni gjyqësor është i përgjithshëm dhe i detyrueshëm (neni 1/2 i K.Pr.Civile). Një çështje mund të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor kur ligji në mënyrë eksplicite ka përcaktuar se subjekti pretendues, përpara se ti drejtohet gjykatës duhet të shterojë juridiksionin administrativ. Në këto raste mos ndjekja e juridiksionit administrativ e pengon marrjen në shqyrtim të çështjes nga ana e gjykatës. Në vendimin unifikues nr. 01/2010 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbajnë qëndrimin se, rekursi administrativ është i detyrueshëm vetëm në ato raste kur ligji specifik në mënyrë të shprehur e parashikon si të detyrueshme ndjekjen e rrugës administrative të ankimit, duke treguar edhe organin kompetent ku mund të paraqitet ky ankim.

12. Në rrethanat si më sipër paditësja Marjana Zeka (Tahiraj), me datë 23.09.2016 i është drejtuar gjykatës me padinë, me objekt: Ndryshimin e vendimit nr. 683, datë 07.12.2012 të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Në vendimin unifikues nr.02/2009 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë mbajtur qëndrimin se: Ankimi administrativ, parashikuar në nenin 18 të ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” duhet kuptuar dhe zbatuar njëlloj si për ankimet nga subjekti kërkues që ndjek procedurën e plotë administrative dhe nuk paraqiten subjekte të tjerë kërkuese, ashtu dhe për ankimet nga një subjekt i ri pretendues kundër aktit administrativ të dhënë në favor të një subjekti tjetër, por që prek interesat e tij për të njëjtën pronë dhe nuk ka qenë palë në procedurën e plotë administrative të nxjerrjes dhe ankimimit të aktit. Në të dyja rastet, subjektet e shpronësuara janë të detyruara që të ndjekin procedurat e ankimit administrativ dhe vetëm pasi të jetë ezauruar plotësisht kjo rrugë ligjore, mund ti drejtohen gjykatës.

290

Page 291: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

13. Parimi i ndarjes së pushteteve dhe e drejta e aksesit në gjykatë nënkuptojnë se, pasi individi të ketë ezauruar rrugën administrative të detyrueshme për t’u ndjekur sipas ligjit, individi ka të drejtë që çdo akt të pushtetit publik dhe administrativ ta kundërshtojë ligjërisht në pushtetin gjyqësor, për të testuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e mënyrës se si pushteti publik është ushtruar. Kjo do të thotë se, pasi organet administrative të kenë disponuar, të kenë refuzuar për të disponuar apo të kenë shprehur qartë dhe pa ekuivok qëndrimin e tyre mbi pretendimet e subjekteve, atëhere pushteti administrativ konsiderohet i ezauruar dhe brenda afateve ligjore të paraqitjes së padisë, individi mundet të ushtrojë të drejtën kushtetuese të aksesit në gjykatë. Ky është parimi dhe zgjidhja ligjore që rendi juridik universalisht në shtetin e së drejtës ndan juridiksionin administrativ me atë gjyqësor.

14. Kolegji Civil vlerëson se, nuk mundet që ndryshimet e ligjit të përtërijnë rrugën administrative të shqyrtimit për një pretendim të një subjekti të së drejtës tashmë të shqyrtuar administrativisht, pasi atij subjekti tashmë i ka lindur e drejta e padisë dhe se e drejta e padisë ushtrohet në juridiksionin gjyqësor, e më konkretisht në gjykatën që ushtron juridiksion fillestar për shqyrtimin e saj dhe të caktuar për këtë qëllim me ligj.

15. Kolegji Civil vlerëson se, sipas ligjit nr. 9235/2004 palës paditëse i ka lindur e drejta e padisë për të kontestuar ligjshmërinë e vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronës nr. 574, datë 25.07.1994, për rrjedhojë nisja e procedurës gjyqësore dhe ngritja e padisë në gjykatë është e drejtë e palës paditëse dhe një nga fakultetet e disponimit maksimal të së drejtës së padisë. Për rrjedhojë Kolegji Civil vlerëson se Ligji nr. 133/2015 nuk mund të shuajë apo të pengojë ushtrimin e së drejtës së padisë tashmë të lindur. Përkundrazi, interpretimi pajtues me Kushtetutën i këtij ligji, kërkon detyrimisht që fusha e zbatimit sipas nenit 3 të tij të interpretohet në mënyrë strikte dhe të kufizuar, në respektim të parimit të shtetit të së drejtës dhe sigurisë juridike të individit.

16. Për këto që u thanë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse Marjana Zeka (Tahiraj) është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Apelit Korçë duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 59 të K.Pr.Civile;

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. 213, datë 30.05.2018 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 14.11.2018

291

Page 292: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 90200-02930-00-2018 Regj. ThemeltarNr. 00-2018 – 1208 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në datën 20.11.2018 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit, çështjen që iu përket palëve të mëposhtme:

KËRKUES: SHOQËRIA “ALBA CONSTRUKSION” SH.P.K

OBJEKTI:

Lëshimi i urdhërit të ekzekutimit për faturën tatimore të shitjes nr. 29, nr. serie 72440568, datë 31.08.2014 në shumën 20,3335,308 lekë.

BAZA LIGJORE: Nenet 510, 511 të K.Pr.Civile, ligji nr. 48/2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare”.

292

Page 293: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 7723 regj. them, datë 24.09.2018 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes nr. 7723 regj. them, datë 13.09.2018.Dërgimin e çështjes nr. 7723 regj. them, datë 13.09.2018 gjykatës kompetente Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.

Kundër vendimit të sipërcituar ka paraqitur ankim të veçantë kërkuesja Shoqëria “Alba Construksion” Sh.p.k, e cila kërkon:

Prishjen e vendimit nr. 7723 regj. them, datë 24.09.2018 Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kërkuesja Shoqëria “Alba Construksion” Sh.p.k, në ankimin e veçantë parashtron këto shkaqe:

- Arsyetimi i gjykatës është i pabazuar, pasi bie ndesh me nenin 510 germa “e” ku thuhet se: ..... Janë Tituj Ekzekutiv... e) aktet e tjera që sipas ligjeve të veçanta quhen tituj ekzekutiv. Referuar ligjit nr. 48/2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kon-traktore dhe tregtare”, neni 16 të ligjit, i cili parashikon: Detyrimet monetare të lindura nga veprimet juridike tregtare, të cilat nuk janë shlyer brenda afatit të pagesës përkatëse sipas këtij ligji, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga neni 485 i K.-Civile, përbëjnë titull ekzekutiv dhe vihen në ekzekutim nga përmbaruesi gjyqësor, pavarësisht vlerës, kur b) kreditori ka lëvruar mallrat apo kryer shërbimet sipas kon-tratës dhe ligjit b) debitori nuk e ka kundërshtuar detyrimin.

- Në këto raste detyrimi së bashku me kamatëvonesta dhe me shpërblimin për shpenzi-met për rikthimin e kredisë mund të vihen në ekzekutim të detyrueshëm në përputhje me parashikimet e K.Pr.Civile. Në rastin konkret referuar dokumentacionit bashkëlidhur provohet që arsyetimi i gjykatës është i gabuar pasi: Kërkuesi Shoqëria “Alba Construksion” Sh.p.k, ka përmbushur detyrimin kontraktor në kryerjen e punimeve sipas Kontratës së Sipërmarrjes nr. 6835/11, datë 20.07.2012. Provohet që Shoqëria “Alba Construksion” Sh.p.k, kreditori ka lëvruar mallrat apo kryer shërbi-met sipas kontratës dhe ligjit. Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë Sh.a debitori nuk e ka kundërshtuar detyrimin. Gjykata ka arsyetuar gabim, duke vendosur rrëzi-min e kërkesës në kundërshtim me nenin 4 të këtij ligji.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja civile nr. 90200-02930-00-2018 regj. them, që i përket: kërkuese Shoqëria “Alba Construksion” Sh.p.k, me objekt: Lëshimi i urdhërit të ekzekutimit për faturën tatimore të shitjes nr. 29, nr. serie 72440568, datë 31.08.2014 në shumën 20,3335,308 lekë.

2. Vendimi nr. 7723 regj. them, datë 24.09.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

I. Rrethanat:

293

Page 294: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

3. Pala kërkuese i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesën më objekt për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për faturën tatimore të shitjes nr. 29, nr. serie 72440568, datë 31.08.2014 të Shoqërisë “Alba Construksion” Sh.p.k, ndaj Shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime” Tiranë Sh.a.

4. Kjo faturë sipas palës kërkuese pasqyron vlerën e shërbimit në fushën e ndërtimit që Shoqëria “Ujësjellës Kanalizime” Tiranë Sh.a, ka ndaj Shoqërisë “Alba Construksion” Sh.p.k sipas kontratës së sipërmarrjes nr. 298/11 prot, datë 27.04.2011.

II. Procedura:

294

Page 295: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 7723 regj. them, datë 24.09.2018 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes nr. 7723 regj. them, datë 13.09.2018.

Dërgimin e çështjes nr. 7723 regj. them, datë 13.09.2018 gjykatës kompetente Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndër të tjera arsyeton se:...... Gjykata thekson se kontrata e lidhur me një subjekt tregtar në pronësi të

Bashkisë (organ publik që përdor fonde publike) bazuar në një ligj me natyrë publike siç është ai i prokurimeve publike është e natyrës administrative. Për pasojë edhe kërkesë për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit të pretenduar për një detyrim që buron nga kontrata administrative nr. 298/1 prot, datë 27.04.2011 të lidhur mes Shoqërisë “Alba Construksion” Sh.p.k dhe Shoqërisë “Ujësjellës Kanalizme” Tiranë Sh.a duhet të shqyrtohet nga gjykata administrative......

III. Ligji i Zbatueshëm:

7. Neni 42/1 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin

e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme. 8. Neni 61 i Kodit Procedurës Civile parashikon se: Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose

me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

9. Neni 62 i Kodit Procedurës Civile parashikon se: Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e

mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

10. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, ankimi i veçantë i paraqitur nga kërkuesja Shoqëria “Alba Construksion” Sh.p.k, nuk përmban shkaqe nga ato që parashikohen në ligj, prandaj nuk ka arsye që vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të cënohet.

11. Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin e tij se, kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje nga pikëpamja tokësore/funksionale dhe lëndore është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës ajo nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

12. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arritur në përfundimin se, kompetenca në lëndë për gjykimin e kësaj çështje i përket gjykatës administrative, pasi detyrimet rrjedhin nga zbatimi i një kontrate publike. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, përfundimi që ka arritur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është i bazuar në ligj, pasi në rastin konkret kemi të bëjmë me një kontratë publike, e cila përbën një nga format e kontratës administrative të parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative. Qëllimi i këtyre kontratave është kryerja e punëve në interesin publik me përdorim të fondeve publike dhe mirë administrimi i tyre.

295

Page 296: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

13. Meqenëse në rastin në shqyrtim ndodhemi përpara një marrëdhënie juridike me natyrë krejtësisht administrative, kompetente nga pikëpamja lëndore për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit është gjykata, e cila ka në kompetencë lëndore gjykimin e të gjitha mosmarrëveshjeve që lindin nga kontrata administrative. Është momenti për tu thënë se, në bazë të ligjit edhe urdhëri i ekzekutimit është një akt procedurial që duhet lëshohet nga gjykata, e cila ka kompetencën lëndore edhe për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që rrjedhin nga kontrata publike, mosmarrëveshje të cilat kurrsesi nuk mund të zgjidhen nga gjykata civile.

14. Për sa thamë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, ankimi i veçantë i paraqitur nga kërkuesja Shoqëria “Alba Construksion” Sh.p.k është i pabazuar në ligj dhe si i tillë ai nuk duhet të pranohet, prandaj vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit të Procedurës Civile;

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr. 7723 regj. them, datë 24.09.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 20.11.2018

296

Page 297: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Nr. 11243-02801-00-2018 Regj. ThemeltarNr. 00-2018 - 1209 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori KryesuesArdian Dvorani AnëtarMedi Bici Anëtar

Në datën 20.11.2018 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu përket palëve:

PADITËS: KOMANDA MBËSHTETËSE (REP. USHTARAK NR. 4001)

I PADITUR: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME PËRMETSHEFKI RIZA VRENOZISERVIJE VRENOZIGJYLIZA SELACI(VRENOZI)SUZANA KADILLI (VRENOZI)

PERSON I TRETË: MINISTRIA E MBROJTJES

OBJEKTI:

Kundërshtimin e titujve të pronësisë.Detyrimin ZVRPP Përmet të fshijë regjistrimin e kryer në favor të Servije Vrenozi dhe

Shefki Riza Vrenozi për pronën nr.651 dhe regjistrimin e saj në favor të Komandës Mbështetëse (Reparti Ushtarak nr. 4001).

BAZA LIGJORE: Nenet 32, 324, e vijues të K.Pr.Civile, nenet 2,3,13 dhe 14 të ligjit nr.8743, datë 22.01.2001 “Për Pronat e Paluajtshme të Shtetit”, K.Pr.Administrative, ligji

nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”,VKM nr.515, datë 18.07.2003 “Për miratimin e listës së

inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, i ndryshuar.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër, me vendimin nr. 172 (31114-00086-85-2018), datë 04.07.2018 ka vendosur:

Të veçojë kërkimin për kundërshtimin e titullit të pronësisë, vendimit nr. 525, datë 15.10.1996 të Komisionit të Kthimit të Pronave të Rrethit Përmet, duke e kaluar këtë kërkim për kompetencë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.Pezullimin e gjykimit lidhur me kërkimin për fshirjen e regjistrimit të pronës së palës së paditur deri në përfundim të gjykimit të kërkimit kryesor në Gjykatën e Apelit Gjirokastër.

297

Page 298: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Gjykata e Apelit Gjirokastër ka parashtruar qëndrimin e saj përpara Gjykatës së Lartë për rregullimin e kompetencës, duke parashtruar këto shkaqe:

o Gjatë kohës që çështja është duke u gjykuar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër rezulton se, Gjykata e Lartë të ketë marrë vendimin njëhsues nr. 00-2018-611, datë 07.02.2018 të botuar në Fletoren Zyrtare nr. 85 me datë 12.06.2018. Në këtë vendim njëhsues të praktikës gjyqësore rezulton që ndër të tjera të jenë dhënë këto konkluzione njëhsuese të detyrueshme për praktikën gjyqësore “Gjykimi i padisë” kundërpadisë apo padisë së ndërhyrësit kryesor kundër vendimeve të ish-AKKP-së të ish-KKKP-ve apo ish-ZRAKKP-ve, dhënë në favor të një subjekti, duke pretenduar tërësisht apo pjesërisht për vetë sendin e paluajtshëm objekt vendimmarrje nga këto organe kur këto vendime kundërshtohen si tituj pronësie janë në kompetencë të gjykatave të shkallës së parë ku ndodhet sendi i paluajtshëm.

o Nga zbatimi i këtij konkluzioni në përmbajtje të këtij vendimi njëhsues në raport me faktet e provuara në çështjen konkrete objekt gjykimi, rezulton se Komanda Mbështetëse ka cilësinë e personit të tretë që pretendon të drejta pronësie mbi sendin e paluajtshëm që është trajtuar në vendimin nr.525, datë 15.10.1996 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Përmet në favor të subjektit Shefki Vrenosi. Për rrjedhojë për shkak të efekteve detyruese, që ka ky vendim njëhsues i Gjykatës së Lartë në praktikën gjyqësore për çështjet që janë ende në gjykim vlerësojmë se Gjykata e Apelit Gjirokastër nuk është kompetente për shqyrtimin e kësaj çështje si gjykatë e shkallës së parë dhe se vendimi i Gjykatës Administrative i Shkallës së Parë Gjirokastër, për shkak të këtij zhvillimi të ri të praktikës gjyqësore duhet të prishet dhe të urdhërohet vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor të çështjes në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet, si gjykata e shkallës së parë ku ndodhet sendi i paluajtshëm, objekt i vendimmarrjes nga ish-Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Përmet.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja nr.11243-2801-00-2018 regj. them, që iu përket palëve: paditës Komanda Mbështetëse (Reparti Ushtarak nr. 4001), të paditur Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Përmet, etj dhe person i tretë Ministria e Mbrojtjes, me objekt: Kundërshtimi i titujve të pronësisë, etj.......

2. Vendimi nr. 172 (31114-00086-85-2018), datë 04.07.2018 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër është pjesërisht i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi me ndryshimin, që çështja ti dërgohet për shqyrtim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, si gjykata kompetente nga pikëpamja lëndore.

298

Page 299: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

I. Rrethanat:

3. Pala paditëse i është drejtuar gjykatës me kërkesëpadinë, me objekt: Kundërshtimin e titujve të pronësisë. Detyrimin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Përmet që të fshijë regjistrimin e kryer në favor të Servije Vrenozi, etj.........

II. Procedura:

4. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër,me vendimin nr. 172 (31114-00086-85-2018), datë 04.07.2018 ka vendosur:

Të veçojë kërkimin për kundërshtimin e titullit të pronësisë, vendimit nr. 525, datë 15.10.1996 të Komisionit të Kthimit të Pronave të Rrethit Përmet, duke e kaluar këtë kërkim për kompetencë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Pezullimin e gjykimit lidhur me kërkimin për fshirjen e regjistrimit të pronës së palës së paditur deri në përfundim të gjykimit të kërkimit kryesor në Gjykatën e Apelit Gjirokastër.

5. Gjykata e Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër ndër të tjera arsyeton se: ......Gjykata çmon se çështja lidhet me kundërshtimin e një vendimi të Komisionit të

Kthimit të Pronave nuk është në kompetencën lëndore të gjykatës administrative sipas ligjit nr. 49/2012 dhe praktikës unifikuese të Gjykatës së Lartë, por në kompetencën lëndore të Gjykatës së Apelit Gjirokastër. Në këto rrethana gjykimi për kërkimet e tjera të ndërvarura nga kërkimi i parë janë në kompetencë të kësaj gjykate dhe gjykimi konform nenit 297/c i K.Pr.Civile duhet të pezullohet deri në përfundimin e gjykimit të kërkimit të parë…..

6. Në parashtrimin e qëndrimit përpara Gjykatës së Lartë për rregullimin e kompetencës lëndore, Gjykata e Apelit Gjirokastër ndër të tjera arsyeton se:

......Gjatë kohës që çështja është duke u gjykuar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër rezulton se, Gjykata e Lartë të ketë marrë vendimin njëhsues nr. 00-2018-611, datë 07.02.2018 të botuar në Fletoren Zyrtare nr. 85 me datë 12.06.2018. Në këtë vendim njëhsues të praktikës gjyqësore rezulton që ndër të tjera të jenë dhënë këto konkluzione njëhsuese të detyrueshme për praktikën gjyqësore “Gjykimi i padisë” kundërpadisë apo padisë së ndërhyrësit kryesor kundër vendimeve të ish-AKKP-së të ish-KKKP-ve apo ish-ZRAKKP-ve, dhënë në favor të një subjekti, duke pretenduar tërësisht apo pjesërisht për vetë sendin e paluajtshëm objekt vendimmarrje nga këto organe kur këto vendime kundërshtohen si tituj pronësie janë në kompetencë të gjykatave të shkallës së parë ku ndodhet sendi i paluajtshëm. Nga zbatimi i këtij konkluzioni në përmbajtje të këtij vendimi njëhsues në raport me faktet e provuara në çështjen konkrete objekt gjykimi, rezulton se Komanda Mbështetëse ka cilësinë e personit të tretë që pretendon të drejta pronësie mbi sendin e paluajtshëm që është trajtuar në vendimin nr. 525, datë 15.10.1996 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Përmet në favor të subjektit Shefki Vrenosi. Për rrjedhojë për shkak të efekteve detyruese, që ka ky vendim njëhsues i Gjykatës së Lartë në praktikën gjyqësore për çështjet që janë ende në gjykim vlerësojmë se Gjykata e Apelit Gjirokastër nuk është kompetente për shqyrtimin e kësaj çështje si gjykatë e shkallës së parë dhe se vendimi i Gjykatës Administrative i Shkallës së Parë Gjirokastër, për shkak të këtij zhvillimi të ri të praktikës gjyqësore duhet të prishet dhe të urdhërohet vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor të çështjes në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet, si gjykata e shkallës së parë ku ndodhet sendi i paluajtshëm, objekt i vendimmarrjes nga ish-Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Përmet........

III. Ligji i Zbatueshëm:

7. Neni 42/1 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se:

299

Page 300: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme.

8. Neni 61 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se: Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose

me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

9. Neni 62 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se: Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e

mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

10. Vendimi nr. 172 (31114-00086-85-2018), datë 04.07.2018 i Gjykatës Administrative te Shkallës së Parë Gjirokastër, me anën e të cilit, kjo gjykatë ka vendosur: Të veçojë kërkimin për kundërshtimin e titullit të pronësisë, vendimit nr. 525, datë 15.10.1996 të Komisionit të Kthimit të Pronave të Rrethit Përmet, duke e kaluar këtë kërkim për kompetencë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, është pjesërisht i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi me ndryshimin që çështja duhet të dërgohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet për vazhdimin e gjykimit.

11. Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se, kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural. Në përcaktimin e kompetencës lëndore/tokësore ose funksionale, gjykata i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative, përfshihet ose jo në territorin ku shtrin veprimtarinë e saj gjykata në fjalë, ose gjykimi i çështjes i përket gjykatës së shkallës së parë, ose një gjykatë më të lartë, që në rastin në shqyrtim është gjykata e apelit në territorin e së cilës ndodhet resi (sendi).

12. Kolegji Civil sjell edhe njëherë në vëmendje të gjykatave të shkallës së parë se, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin nr. 07, datë 24.03.2005 kanë pranuar se: Fuqia prapavepruese e ligjit është e lidhur kryesisht me ligjin material dhe ajo nuk është në natyrën e ligjit procedural. Palët citohet në vendimin unifikues të mësipërm nuk mund të parashikonin se ligji do të ndryshonte dhe se rregullat e vendosura do të ndryshonin. Të pranosh të kundërtën është me pasoja të rënda jo vetëm për palët të cilat, gjatë apo në përfundim të ndjekjes së procedurave ligjore, të detyrohen të ndjekin të tjera.

13. Për të eliminuar qëndrimet e ndryshme që mbanin gjykatat, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka marrë vendimin njëhsues nr. 00-2018-611, datë 07.02.2018, i cili është botuar në Fl. Zyrtare nr. 85, datë 12.06.2018. Në këtë vendim, Gjykata e Lartë ndër të tjera arsyeton se: ....Gjykimi i padisë, kundërpadisë apo padisë së ndërhyrësit kryesor kundër vendimeve të ish-AKKP-së të ish-KKKP-ve apo ish-ZRAKKP-ve, dhënë në favor të një subjekti, duke pretenduar tërësisht apo pjesërisht për vehte sendin e paluajtshëm objekt vendimmarrje nga këto organe kur këto vendime kundërshtohen si tituj pronësie janë në kompetencë të gjykatave të shkallës së parë ku ndodhet sendi i paluajtshëm., etj..... Në rastin në shqyrtim pala paditëse Komanda Mbështetëse pretendon të drejta pronësie mbi sendin e paluajtshëm që është trajtuar në vendimin nr. 525, datë 15.10.1996 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Përmet në favor të subjektit Shefki Vrenosi, prandaj

300

Page 301: PERMBAJTJA · Web viewNë nenin 9 të kësaj kontrate është parashikuar se: “Për mosmarrëveshjet e krijuara gjatë vlefshmërisë së kësaj kontrate, palët do të përpiqen

kompetencën në lëndë për shqyrtimin e kësaj çështje e ka gjykata e shkallës së parë e territorit ku ndodhet sendi, që është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet.

14. Për këto që u thanë më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, parashtrimet e paraqitura nga Gjykata e Apelit Gjirokastër, janë të bazuara në ligj dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, duhet të ndryshohet vetëm përsa i takon gjykatës kompetente, duke e dërguar çështjen në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit të Procedurës Civile;

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr. 172 (31114-00086-85-2018), datë 04.07.2018 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër me këtë ndryshim:

Dërgimin e akteve të çështjes lidhur me kërkimin për kundërshtimin e titullit të pronësisë, vendimit nr. 525, datë 15.10.1996 të K.K.K.P Përmet, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, si gjykatë kompetente për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 20.11.2018

301