Web view Mesimi I: Adobe Bridge Adobe Bridge eshte nje shfletues. Arsyeja qe ne perdorim Bridge...

download Web view Mesimi I: Adobe Bridge Adobe Bridge eshte nje shfletues. Arsyeja qe ne perdorim Bridge eshte

of 7

  • date post

    24-Jan-2020
  • Category

    Documents

  • view

    1
  • download

    0

Embed Size (px)

Transcript of Web view Mesimi I: Adobe Bridge Adobe Bridge eshte nje shfletues. Arsyeja qe ne perdorim Bridge...

Mesimi I : Adobe Bridge

Adobe Bridge eshte nje shfletues. Arsyeja qe ne perdorim Bridge eshte per te menaxhuar gjithe dokumentat tona pra jo vetem imazhet por dokumentat sepse Bridge suporton jo vetem imazhet por edhe dokumentat PDF, dhe opsione te ndryshme dokumentash por gjithashtu ne CS5 madje edhe video. Per ta lanchuar si program eshte e thjeshte dhe mund te zgjedhim disa menyra por menyra me e shpejte ndersa punojme ne PHOTOSHOP eshte te japim komanden direct nga PHOTOSHOPI. Ne momentin qe ne hapim per here te pare Bridge do te behemi pak konfuze ndoshta sepse eshte pak e ngaterrueshme dhe duket se ekrani eshte I ndare ne tre pjese: ne te majte jane adresa te ndryshme ku ne do te lokalizojme dhe gjejme dokumentat tona, ne qender kemi dritaren CONTENT ku do te shfaqen pikerisht dokumentat qe kemi gjetur dhe lokalizuar, dhe ne te djathte do te shohim disa panele qe do te na lejoje ne te vendosim me shume info per dokumentat qe na jane shfaqur ne dritaren kryesore. Bridge duhet kuptuar si nje vegel qe sherben per te menaxhur nje numer te madh imazhesh dhe dokumentash. Ne mund te shfletojme materialet tona tek Folders duke kerkuar dhe zgjedhur kategori pas kategorie por gjithashtu ne mund te lokalizojme materialet tona dhe ti depozitojme tek kategoria Favorites. Dhe kur ne klikojme dhe perzgjedhim nje dosje ne do te mund te shohim ne Bridge gjithe materialet e dosjes perkatese. Por ashtu si edhe photoshopi edhe Bridge ka Workspace te vetat qe na lejojne ne te shofim imazhet dhe dokumentat qe kemi te depozituar ne Bridge ne menyra te ndryshme.

Bridge eshte nje nga menyrat me te shpejta per ne te shohim pikerisht materialet qe deshirojme te shohim. Gjithashtu Bridge ka shume kritere qe ne mund te perdorim per te arritur per te gjetur pikerisht materialet qe ne deshirojme.mjafton te klikojme tek filter dhe ne mund te zgjedhim kriterin qe duam te ndjekim per te gjetur pikerisht ate material qe deshirojme te gjejme ne baze te kriterit. Dhe duke vendosur kritere dhe kufizime do te shohim te listuar gjithe imazhet ose dokumentet ne fillim dhe sa me shume kritere te shtojme aq me shume do te reduktohen materialet .

METADATA

Metadata ne fakt na jep ne mundesine te mesojme shume hollesi per nje imazh te caktuar duke filluar nga permasat deri dhe tek lloji I cameras qe kemi perdorur daten kur eshte bere foto etj. Dhe gjithashtu na jep mundesine qe ne te vendosim disa te dhena te tjera plus tek foto jone pergjithesisht kete mund ta bejme tek opsioni IPTC Core ku sic e shohim ne te djathte te opsioneve qe kemi aty ne mund te shkruajme te dhena + per nje imazh sepse sic e shohim aty ne kemi simbolin e lapsit qe do te thote se eshte I redaktueshem si opsion ne te dhenat e fotos. Dhe te gjitha keto informacione do te qendrojne me imazhin kudo ku ne do ta nisim kete foto.

KEYWORDS jane nje kategori tjeter e Metadat dhe ne do te shohim disa fjale kyce pra tek imazhi por gjithashtu ne mund te shtojme edhe vete opsione te tjera tek imazhi yne dhe ne mund te shtojme kategori dhe nenkategori tek ky opsion duke I vendosur edhe emertimet perkatese. Dhe pasi ne kemi krijuar kete keyword ne mund te shkojme dhe te bejme tag pikerisht keto imazhe qe I perkasin kesaj kategorie dhe pastaj pasi I kemi selektuar te gjithe automatikisht shkojme tek Kategoria ose nenkategoria dhe klikojme me te djathten dhe shikojme se ne fakt kriteri I barazimit eshte pikerisht ky opsion qe ne shtuam atehere kjo do te thote se ne I kemi krijuar vetes shume lehtesi ne konservimin e dokumentave dhe materialeve tona ne kompjuter.

SHKARKIMI I FOTOVE NGA KAMERA (APARATI FOTOGRAFIK)

Le te nisim qe nga fillimi kete aplikacion le te themi se ne kemi foto qe deshirojme ti shkarkojme nga kamera ose nje card reader (lexues kartash memorie) dhe deshirojme te shtojme keto foto ne kompjuter per ti menaxhuar me kujdes nepermjet Adobe Bridge. Shkojme tek menuja File→ Get Photos From Camera dhe automatikisht do te shfaqet nje dritare ku ne kemi disa opsione si psh . perzgjedhjen e pajisjes nga e cila do te importojme fotot si dhe mund te zgjedhim adresen se ku do te depozitojme keto foto ne kompjuterin tone tek opsioni Location, ose te krijojme nendosje nese duam te nisur nga kriteri I dates se kur jane bere keto foto tek opsioni Create Subfolder dhe gjithashtu kemi edhe opsione te tjera nder te cilat edhe None nese nuk duam te aktivizojme kete lloj kriteri. Pergjithesisht kur ne bejme foto me nje aparat te caktuar keto marrin nje emer qe mund te filloje me disa iniciale te shkronjave te emrit te aparatit dhe nje numer etj. Gjithsesi tek Rename Files ne kemi mundesi te vendosim nje emertim tjeter sipas opsioneve qe na paraqiten dhe nese ne deshirojme mund te aktivizojme edhe opsionin Advanced Dialog ku kemi edhe me shume opsione perdorimi te ketyre opsioneve.

WORKSPACES IN BRIDGE

Ne Bridge kemi shume opsione per sa I perket Workspaces te cilat ne mund ti perdorim, modifikojme ose te krijojme te reja.

ESSENTIALS : eshte Workspace I pare dhe me I perdorshmi ne Bridge, ky workspace perbehet nga tre pjese perberese: majtas kemi adresat ne qender materialet dhe djathtas kemi nje Preview normalisht te gjitha keto mund ti modifikojme dhe nese duam te kthehemi perseri tek opsioni I perzgjedhur qe ne fillim nga vete program mund te perzgjedhim edhe opsionin Reset Workspaces.

FILMSTRIP: Na jep mundesine te shohim materialet ne fund dhe me nje Preview me praktike.

METADATA: Eshte me shume e perqendruar tek informacioni qe na jep rreth fotos sesa tek fotot vete.

OUTPUT: Eshte me shume I dhene persa I perket menyres se si ne mund te krijojme publikime te ndryshme si psh . PDF ose Web Gallery.

KEYWORDS: Ne pergjithesi na jep mundesine te shtojme disa fjale kyc per te identifikuar fotot sipas perberjes se tyre.

PREVIEW: Na sherben per te pare me qarte nje prej imazheve.

LIGHT TABLE: Perqendrohet me shume tek perberesit duke fshehur opsionet e tjera rreth e rrotull.

Gjithashtu ne mund te ndryshojme radhitjet e ketyre workspaces duke I radhitur sipas preferences tone dhe mund te fshehim pjesen tjeter ose te bejme Reset Workspaces nese duam te kthehemi edhe nje here tek opsionet fillestare.

THUMBNAILS

Ka te beje me paraqitjet ne miniature te imazheve ose materialeve tona dhe ne mund te rregullojme madhesine nese ne deshirojme duke perdorur sipas deshires disa opsione si Slajderin qe kemi ne fund (CTRL+ ose -) dhe CTRL plus skrollin e mausit etj.

Gjithashtu mund te shtojme deri ne kater radhe info qe shfaqet poshte imazhit (zakonisht shfaqet vetem emri I fotos) ne mund te shkojme tek Edit→Preferences (CTRL+K) dhe tek Thumbnails mund te aplikojme te kater keto opsione ose fusha. Dhe nese ne I aktivizojme keto opsione por nuk deshirojme qe ti kemi gjithmone parasysh kemi nje shortkat (CTRL+T) por gjithashtu ne mund te aktivizojme edhe ToolTips nese deshirojme kjo do te na jepte mundesine te shihnim vetem imazhet dhe njekohesisht kur ne sjellim mausin mbi nje imazh te caktuar te shohim te gjithe info per keto imazhe.

BATCH & RENAME

Sic e thame edhe me siper ne mund te ndryshojme emrin e fotove dhe pasi I kemi vendosur fotot ne kompjuter nga kamera ne mund te shkojme dhe te selektojme fotot qe duam tu ndryshojme emertesat dhe pastaj te shkojme tek menuja Tools→ Batch & Rename dhe te shohim gjithe opsionet qe na jep kjo komande.

METADATA

Ky nocion ka te beje normalisht me info qe ruhet ne menyre automatike se bashku me foton dhe udheton me te qe do te thote se nuk ka rendesi ku publikohet nje imazh ne pergjithesi ai ruan ne vetvete nje sere informacionesh te fshehura. Nje pjese e informacionit I shtohet ne menyre automatike direkt nga aparati dhe gjithashtu ne mund te shtojme edhe disa info te tjera nese deshirojme. Per kete mund te perdorim panelin Metadata tek pjesa IPTC Core ku ne shohim ne fakt simbolin e lapsit dhe po te klikojme aty automatikisht na jepet mundesia te shkruajme (shtojme) info rreth imazhit/ imazheve. Por normalisht mund te na duhet shume pune per ti trajtuar nje nga nje imazhet per kete ne mund te pergatisim nje Template (shabllon, model te gatshem) dhe kete mund ta bejme nepermjet menuse Tools→ Create Metadata Template. Pasi I editojme fushat me info qe deshirojme I ruajme keto info me ane te komandes Save dhe pasi e bejme kete shkojme dhe zgjedhim fotot mbi te cilat duam ti aplikojme dhe pastaj zgjedhim tek menuja Tools→ Append Metadata ose Replace Metadata dhe ne te tille menyre kemi vendosur Info tek imazhet fotot tona.

KEYWORDS

Keywords jane nje menyre tjeter se si mund te identifikojme foto te caktuara ne kompjuterin tone. Per te aplikuar kete mund te shkojme tek paneli Keywords dhe do te shohim aty disa modele ose kategori te cilat mund ti perdorim nese duam ose ti injorojme nese nuk na pershtaten. Ne mund te shtoje kategori ose nen kategori tek Keywords dhe pastaj duke mbajtur CTRL selektojme fotot dhe pastaj pasi kemi selektuar fotot klikojme tek nenkategoria dhe automatikisht Bridge do ti shtoje ketyre fotove edhe keyword perkates. Pasi kemi bere kete ne mund te kontrollojme thjesht duke klikuar mbi nje nga fotot ku kemi modifikuar keywords ose tek Metadata.

PREVIEW

Normalisht kemi shume menyra per te bere nje preview te imazheve tona por nese n kalojme ne panelin Essentials dhe thjesht klikojme Spacebar ne tastiere atehere imazhi do te mbushe gjithe ekranin (full screen) dhe nese ne duam te kalojme ne 100% zoom atehere mjafton thjesht te klikojme me maus dhe automatikisht do te zmadhohet ne 100%. Dhe ndersa ndodhemi ne fit to Windows mode thjesht mjafton te shtypim shigjetat mund te kalojme ne foton tjeter. Dhe nese ne mund te shkojme dhe te selektojme keto imazhe nje numer te caktuar thjesht mund te shohim ne fito to window vetem ato foto qe patem selektuar paraprakisht.

REVIEW MODE

S