nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web view15.6.1.2. Lloji dhe cilësia e prodhimeve...

46
Menaxhimi i prodhimtarisë 15.0.0.0. INVESTIMET NË PRODHIMTARI 15.1.0.0. NJOHURITË E PËRGJITHSHME Shpenzimet e mjeteve financiare për ngritjen, mirëmbajtjen, zëvendësimin, zgjerimin dhe shtimin e shkallës së shfrytëzimit të stabilimenteve dhe të objekteve të tjera të prodhimtarisë, si dhe të mjeteve të punës në përgjithësi, emërtohen investime. Si jemi njohur më parë, procesi i riprodhimtarisë në ndërmarrjen industriale është proces i shpenzimit të pandarë të mjeteve të prodhimtarisë- mjeteve dhe sendeve të punës. Për këtë arsye ndërmarrja pandarë duhet të disponojë me mjetet e prodhimtarisë, për të siguruar rrjedhën e këtij procesi. Me fjalë të tjera, organizata prodhuese duhet të ketë objektet e veta ndërtimore, ku do të zhvillohet procesi i prodhimtarisë, brenda këtyre objekteve duhet t’i ketë stabilimentet e veta dhe pajimet e nevojshme për zhvillimin e proceseve prodhuese e teknologjike, duhet të ketë veglat me të cilat do të mund t’i kryejë operacionet e caktuara punuese, si dhe duhet të ketë sendet e punës (materialet) mbi të cilat do të veprojë me qëllim që të prodhojë të mira të caktuara materiale, për prodhimin e të cilave edhe është themeluar sipas arsyeshëmërisë shoqërore dhe ekonomike. Përveç elementeve materiale prodhimtarisë, organizata prodhuese duhet të disponojë, shpeshherë edhe me burimet e energjisë ngasëse. Dhe në fund, të gjitha elementet e prodhimtarisë duhet të vihen në veprim reciprok për fitimin e efekteve të fuqisë punuese. 415

Transcript of nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web view15.6.1.2. Lloji dhe cilësia e prodhimeve...

Menaxhimi i prodhimtarisë

424

Organizimi i prodhimtarisë

423

Menaxhimi i prodhimtarisë

15.0.0.0. INVESTIMET në prodhimtari

15.1.0.0. NJOHURITË E PËRGJITHSHME

Shpenzimet e mjeteve financiare për ngritjen, mirëmbajtjen, zëvendësimin, zgjerimin dhe shtimin e shkallës së shfrytëzimit të stabilimenteve dhe të objekteve të tjera të prodhimtarisë, si dhe të mjeteve të punës në përgjithësi, emërtohen investime.

Si jemi njohur më parë, procesi i riprodhimtarisë në ndërmarrjen industriale është proces i shpenzimit të pandarë të mjeteve të prodhimtarisë-mjeteve dhe sendeve të punës. Për këtë arsye ndërmarrja pandarë duhet të disponojë me mjetet e prodhimtarisë, për të siguruar rrjedhën e këtij procesi. Me fjalë të tjera, organizata prodhuese duhet të ketë objektet e veta ndërtimore, ku do të zhvillohet procesi i prodhimtarisë, brenda këtyre objekteve duhet t’i ketë stabilimentet e veta dhe pajimet e nevojshme për zhvillimin e proceseve prodhuese e teknologjike, duhet të ketë veglat me të cilat do të mund t’i kryejë operacionet e caktuara punuese, si dhe duhet të ketë sendet e punës (materialet) mbi të cilat do të veprojë me qëllim që të prodhojë të mira të caktuara materiale, për prodhimin e të cilave edhe është themeluar sipas arsyeshëmërisë shoqërore dhe ekonomike. Përveç elementeve materiale të prodhimtarisë, organizata prodhuese duhet të disponojë, shpeshherë edhe me burimet e energjisë ngasëse. Dhe në fund, të gjitha elementet e prodhimtarisë duhet të vihen në veprim reciprok për fitimin e efekteve të fuqisë punuese.

Sendet e punës në procesin e prodhimtarisë shpenzohen në tërësi, dhe bëjnë mjetet qarkulluese, të cilat duhet të kompensohen pandarë, mjetet e punës (objektet ndërtimore, stabilimentet, makinat dhe veglat etj.), shpenzohen gradualisht, për më shumë cikle të prodhimtarisë ose për më shumë vjet, dhe bëjnë mjetet themelore, të cilat nuk duhet të ndërrohen dhe kompensohen menjëherë, mirëpo mund të vjetrohen teknikisht ose ekonomikisht, ose së bashku.

Meqë investimet, angazhimet e të hollave mund të bëhen për shkaqe të ndryshme në mjetet themelore ose qarkulluese, para marrjes së vendimit për angazhimin e mjeteve të reja, duhet pasur parasysh se deri në cilën masë të shpenzimit të mjeteve investuese investimet mund të jenë të arsyeshme dhe rentabile. Ndërsa, nëse investimet janë bërë, si të tilla duhet të analizohen dhe duhet gjetur mundësitë më reale për shfrytëzimin më efikas të tyre.

Investimet për qëllime prodhuese mund të bëhen nga këto arsye themelore:

- ngritja e objekteve ose stabilimenteve të reja, ose ndërtimi i

objekteve plotësisht të reja,

- mirëmbajtja e mjeteve ekzekutuese të punës,

zëvendësimi i objekteve dhe i mjeteve të tjera të punës që janë - vjetruara (fizikisht dhe ekonomikisht),

- shtimi, rikonstruktimi dhe përshtatja e mjeteve themelore

ekzistuese,

- rritja e shfrytëzimit të kapaciteteve, shtimi i prodhimtarisë me

mjetet ekzistuese të punës, por më mirë të organizuara, përkatësisht riorganizimi i vendeve të punës,

- shtimi i vëllimit të prodhimtarisë me ndërrimin e sasisë ose të

cilësisë së sendeve të punës,

- zgjerimi i hulumtimeve të afarizmit teknik e ekonomik (prodhues)

dhe të afarizmit ekonomik e komercial (qarkullues) të

prodhimtarisë,

- sigurimi i licencave, etj.

Që këto veprime të jenë sa më racionale duhet dalluar llojet e investimeve, në bazë të të cilave duhet zgjedhur investimet prioritare, për çdo rast investimi konkret.

15.2.0.0. LLOJET E INVESTIMEVE në prodhimtari

Me klasifikimin dhe studimin e investimeve duhet të krijohen mundësi për marrjen e vendimeve sa më të qëlluara lidhur me angazhimin e mjeteve të reja financiare. Posaçërisht ky studim i llojeve të investimeve ka rëndësi për zgjedhjen e investimeve prioritare, atëherë kur duhet vendosur me mjetet e caktuara se çka dhe kur të investohet. Sepse marrja e vendimeve të gabueshme ka pasoja afatgjate në organizimin e organizatave prodhuese. Përveç kësaj, dallimi i investimeve nevojitet edhe për gjetjen e llojeve të burimeve për investime në pajtim me aktet e përgjithshme normative shoqërore.

Investimet mund të klasifikohen sipas kritereve të ndryshme, në mesin e të cilëve dallohen:

- investimet sipas përkushtimit themelor,

- investimet sipas strukturës teknike,

- investimet sipas veçorive ekonomike,

- investimet sipas funksionit në proceset riprodhuese, dhe

- investimet sipas burimeve të mjeteve financiare.

Sipas përkushtimit themelor investimet ndahen në:

- investimet ekonomizuese, për shembull: për ndërtime kapitale, siç janë ngritja e objekteve ndërtimore për qëllime ekonomizuese, prodhimtaria e pajimeve të rënda (makinat operative, mjetet transportuese etj.), pastaj patentat, licencat, etj.

- investimet joekonomizuese, për shembull për standardin shoqëror

, siç anë shëndetësia, mbrojtja sociale, ushqimi shoqëror, banesat

objektet sportive, objektet e kulturës, objektet e arsimit dhe të

edukimit parashkollor dhe shkollor, etj.

Në bazë të investimeve në objektet prodhuese krijohen kushtet zhvillimore, sepse me këto objekte krijohen mundësi të reja për zhvillimin dhe përparimin individual, të përbashkët e të përgjithshëm shoqëror, si në pikëpamjen materiale ashtu edhe në pikëpamje shpirtërore. Për këtë arsye, pjesa më e madhe e investimeve bëhet në objektet e prodhimtarisë materiale, në objektet ekonomizuese, në bazë të suksesit afarist të të cilave zhvillohen edhe veprimtaritë joekonomizuese, për objektet e të cilave bëhen investimet joekonomizuese.

Sipas strukturës teknike dallohen investimet në:

- objektet ndërtimore,

- mjetet e punës, pajimet (makinat, veglat, aparatet, instalimet),

- montimin (instalimin) e mjeteve të punës (makinave,

stabilimenteve dhe pajimeve të tjera),

- përgatitja e kuadrove të reja sipas kërkesave të vendeve të reja të punës, të fituara në bazë të riorganizimit të vendeve të punës ose në bazë të hapjes së vendeve të reja të punës, me investime për

zgjerimin ose zëvendësimin e mjeteve prodhuese ekzistuese.

- puna shkencore e hulumtuese, puna laboratorike etj.,

- blerja dhe dëmshpërblimi, për shembull: për licenca, patenta, risi

dhe të drejta të tjera të autorit, etj.

Struktura teknike e investimeve paraqet faktorin vendimtar për afarizmin dhe investimin racional të organizatës prodhuese, meqë struktura teknike e investimeve mundëson harmonizimin e punimeve investive dhe angazhimin e planifikuar të mjeteve financiare e të përkushtuara për investime.

Sipas veçorive ekonomike investimet mund të jenë:

- bruto investime, dhe

- neto investime.

Bruto investimet. Këto investime paraqesin angazhimin e përgjithshme të mjeteve financiare, si për qëllime ekonomizuese, ashtu edhe për qëllime joekonomizuese.

Neto investimet. Këtu hyjnë investimet e bëra për nevojat e zgjerimit të procesit të riprodhimtarisë, përkatësisht investimet për zgjerimin e bazës materiale të prodhimtarisë.

Sipas funksioneve në procesin e riprodhimtarisë investimet mund të jenë:

- investimet për riprodhimtarinë e thjeshtë, siç është për

shembull: mirëmbajtja e prodhimtarisë së organizatës

prodhuese (ose e njësive të saja organizative) në nivel të

pandryshuar vetëm me zëvendësimin e pajimeve të

vjetruara fizikisht ose ekonomikisht,

- investimet për riprodhimtarinë e zgjeruar, siç është për

shembull:zgjerimi i bazës materiale të prodhimtarisë ose të njësive

të saja organizative (sektorëve, reparteve, klasave punuese,

punëtorive, etj.), me hapjen e vendeve të reja të punës ose në

ndërtimin e pajimin e objekteve të reja prodhuese,

Sipas llojeve të burimeve të financimit dallojmë:

- investimet me mjetet vetanake të organizatës prodhuese, të cilat

formohen me ndarjen e shumave të caktuara nga të ardhurat e tëra,

- investimet nga huazimet shumëvjeçare, nga mjetet e kredive

afatgjate,

- investimet nga mjetet e amortizimit, të cilat bëhen në formë

shpenzimi për zëvendësimin e mjeteve të vjetruara të punës

(fizikisht ose ekonomikisht të papërshtatshme për eksploatim të

mëtejmë).

15.3.0.0. PROGRAMI INVESTIV

Nëse nisemi nga fakti se çdo veprimtari prodhuese e njeriut duhet të ketë arsyeshëmërinë ekonomike e shoqërore, çdo investim i mjeteve financiare në objekte të reja prodhuese, në rikonstruktimin ose zgjerimin e objekteve ekzistuese, në hulumtimin e punëve të reja, në blerjen e licencave ose të patentave të rinj, me një fjalë çdo investim i ri paraqet rrezik të caktuar ekonomik.

Për t’iu shmangur këtij rreziku për çdo investim më parë duhet përpiluar programin investiv, për të cilin me kohë duhet hulumtuar:

- a janë të siguruara burimet e paralëndëve ose të materialit tjetër të nevojshëm për prodhimtarinë e paraparë, sipas planit dhe programit prodhues,

- sa është i gatshëm tregu të pranojë sasinë e paraparë të

prodhimtarisë me çmimet e arsyeshme ekonomike, të kushtimit

dhe të shitjes,

- a ekzistojnë mundësitë që të gjenden kuadrot e nevojshme me shpërblim të arsyeshëm për punë,

- çfarë janë rrugët e komunikacionit për sjelljen e paralëndëve dhe dërgimin e prodhimeve të gatshme, çmimi i transportit,

- a është i siguruar rentabiliteti i paraparë për mjetet e angazhuara

koha e prodhimtarisë rentabile, etj.

Sipas rezultateve pozitive të këtyre hulumtimeve duhet marrë vendimet përkatëse se çka është më rentabile dhe sipas këtyre vendimeve edhe duhet të bëhen investime ose për ngritjen e objektit të ri ose për rikonstruktimin ose zgjerimin e objekteve e të kapaciteteve ekzistuese të stabilimenteve.

Dokumentacioni i përgatitur në këtë mënyrë studioze paraqet studimin ose programin e arsyeshëm investiv.

15.4.0.0. ELABORATI INVESTIV

Programi investiv së bashku me projektet e duhura paraqet elaboratin investiv. Në të elaborohen të gjitha arsyet shoqërore e ekonomike për ndërmarrjen e investimit të ri, si dhe paraqiten mundësitë themelore teknike e teknologjike dhe kadrovike për realizimin të programit të parashtruar investiv.

Shënimet kryesore të cilat duhet t’i përmbajë elaborati investiv janë:

- rezultatet e punëve të ndërmarra hulumtuese,

- analiza e burimeve të sendeve të punës (paralëndëve ose të

materialit tjetër prodhues),

- analiza e tregut dhe mundësitë e plasmanit të prodhimeve, sipas

planit dhe programit të parashtruar prodhues,

- analiza e burimeve energjetike të energjisë ngasëse dhe të llojeve të tjera,

- zgjedhja e llojit të prodhimtarisë dhe të transportit të brendshëm e

të jashtëm me llojet e mjeteve transportuese (sistemet

transportuese),

- analiza e burimeve të kuadrove dhe e mundësive për sigurimin e

tyre,

- analiza e proceseve prodhuese dhe e proceseve teknologjike e

lidhur me këto, parashikimi i shkallës së mekanizimit të

prodhimtarisë, sistemi i prodhimtarisë dhe automatizimi i tij,

- kushtet e përgjithshme natyrore, shoqërore e ekonomike për realizimin e programit të parashtruar, zgjedhja e lokacionit,

(caktimi i lokacionit të gjerë dhe të ngushtë të ndërmarrjes),

- analiza e kyçjes së objektit të ri investiv në degën ekonomike të

cilës i përket dhe në ekonomizimin e vendit (ose të botës) në

përgjithësi,

- kalkulimi i mjeteve të nevojshme themelore dhe qarkulluese,

- kalkulimi i amortizimit,

- burimet e financimit me tregues të ekonomizimit dhe të

rentabilitetit të investimeve,

- struktura e çmimit të kushtimit dhe e çmimit të shitjes së prodhimtarisë,

- zgjidhjen ideore të vendosjes së objektit në lokacionin e gjerë dhe

të ngushtë,

- zgjidhja ideore e procesit teknologjik,

- lista e objekteve më të rëndësishme dhe më të mëdha ndërtimore

me zgjidhjet ideore të tyre (projektet ideore),

- lista e pajimeve më të rëndësishme nga aspekti i shpenzimeve investuese,

- plani orientues i realizimit, me dinamikën e fillimit dhe të përfundimit të punimeve.

Nga kjo që u tha shohim se elaborati investiv paraqet dokumentin e parë në bazë të të cilit hartohen dokumentet e tjera teknike e teknologjike, të cilat shërbejnë si bazë për marrjen e vendimeve investuese.

Pas të gjitha rezultateve pozitive nga programi investiv hartohen projektet investuese. Projektet investuese janë:

- projekti ideor, ose projekti kryesor i përgjithshëm , ose projekti

gjeneral,

- projekti kryesor realizues, ose thjesht projekti kryesor, dhe

- projekti ndërtues, ose projekti ekzekutues.

15.4.1.0. Projekti ideor

Projekti ideor ose projekti gjeneral përmban të gjitha parashtrimet e programit investues. Në këtë projekt jepen zgjidhjet harmonike të pjesës ndërtimore dhe të pjesës teknologjike të objektit investues e të pjesëve të tij. Për këtë arsye, projekti ideor duhet të përmbajë:

- vizatimet teknike të objekteve ndërtimore,

- prerjet e nevojshme të objekteve,

- përshkrimet teknike të të gjitha stabilimenteve dhe të mjeteve të

tjera të punës e të pjesëve të tyre,

- skemat e proceseve prodhuese e të proceseve teknologjike, me përshkrimet e hollësishme të vijimeve të tyre,

- kalkulimet e nevojshme (për shembull: numri i punëtorëve të nevojshme sipas kualifikimeve të tyre, sasia e energjisë së

nevojshme për ngasje me rrjetin e nevojshëm të përçuesve,

energjia e nevojshme për nxehje dhe klimatizim me mënyrën e

shpërndarjes së saj,

- sistemi i transportit me mjetet transportuese,

- mbrojtja e ambientit me mënyrat e zgjidhjeve,

- rregullimi i mjedisit të punës me zgjidhjet ideore të objekteve të parapara për standardin jetësor, etj.

15.4.2.0. Projekti kryesor realizues

Projekti kryesor realizues përmban shënimet e nevojshme për realizimin e objekteve, përkatësisht të zgjidhjeve të dhëna ideore të projektit ideor. Kështu projekti kryesor përmban:

- shënimet mbi aftësinë bartëse të tokës, ku duhet të ngrihet objekti investues,

- llogaritjen statistikore të objekteve,

- kalkulimet e punëve ndërtimore dhe zejtare,

- analizën e çmimeve për çdo lloj të punëve,

- skemën organizative të punishtes,

- paraqitjen dhe kalkulimin e të gjitha instalimeve, etj.

Në bazë të këtyre shënimeve të hollësishme nga projekti kryesor llogaritet vlera kalkulative e hollësishme e objektit investues.

15..4.3.0. Projekti ndërtues

Projekti ndërtues paraqet projektin e ekzekutimit të punimeve lidhur me aftësinë e objektit në tërësi për eksploatim. Zgjedhjet nga ky projekt mbështeten në shënimet teknike e teknologjike të projektit kryesor.

Të gjitha projektet e hartuara, sipas dispozitave ligjore u nënshtrohen rivendimeve të organeve kompetente e në pikëpamje të ekonomizimit funksionalitetit, konceptit të dhënë teknik e teknologjik, rregullshmërisë së vizatimeve, llogarisë statike, montimit të instalimeve e të ngjashme, në alternativa të ndryshme, prej të cilave duhet të zgjedhet alternativa më optimale, nga aspekti i arsyeshmërisë shoqërore e ekonomike të investimit.

15.5.0.0 ZGJEDHJA E LOKACIONIT TË OBJEKTIT

Pa marrë parasysh se a është fjala për ndërtimin e një objekti brenda oborrit të organizatës prodhuese, jashtë oborrit të saj, në afërsi, ose është fjala për ndërtimin e një objekti krejtësisht të ri e të pavarur prodhues, problemi i zgjedhjes së lokacionit është problem i parë i cili kërkon zgjidhje racionale në themelimin e objektit të ri prodhues, ose të ndonjë objekti për qëllime të tjera afariste ose joafariste.

Te ngritja e objekteve afariste të ekonomizimit prodhues, me zgjedhjen e lokacionit, kuptojmë vendosjen e tij në një pozitë gjeografike me arsyeshmëri shoqërore e ekonomike. Sipas kësaj dallojmë:

- lokacionin e gjerë ose makrolokacionin dhe

- lokacionin e ngushtë ose mikrolokacionin e objektit.

Makrolokacioni ka të bëjë me zgjedhjen e gjerë të pozitës gjeografike të objektit (industrial ose joindustrial) prodhues. Ndërsa, mikrolokacioni ka të bëjë me zgjedhjen e pozitës reciproke (ndaj objekteve të tjera ekonomizuese ose joekonomizuese) të objektit të ri prodhues.

Nga natyra e prodhimtarisë varet edhe pozita e gjerë ose e ngushtë e objektit prodhues. Në këtë pikëpamje dallojmë:

- ndërmarrjet të cilat janë të lidhura për bazën (burimet) e

paralëndëve (minierat, rafineritë, shkritoret, etj.),

- ndërmarrjet të cilat përdorin paralëndën për prodhimin e energjive (termoelektranat, gazifikimet, industria kimike, etj.),

- ndërmarrjet të cilave u nevojitet tregu i afërt (për shkak të mallit i

cili shpejt mund të prishet),

- ndërmarrjet të cilave u nevojitet fuqia e madhe e punëtorëve (me kualifikime të ndryshme shkollore dhe profesionale),

- ndërmarrjet të cilat janë të organizuara kah burimet e energjisë elektrike, etj.

Për investimet e reja, zgjedhja e lokacionit ka karakter shoqëror dhe ekonomik.

Karakteri shoqëror i lokacionit. Me locimin e objektit prodhues në pozitë të caktuar gjeografike, zhvillohet potenciali ekonomik i rrethit i cili graviton kah kjo qendër ekonomike, dhe në këtë mënyrë objekti prodhues ofron kushte të caktuara për punësimin e banorëve, me çka realizohet interesi individual i të punësuarve, e nëpërmes të këtij interesi realizohet edhe interesi i përbashkët (i rrethit të banuar) dhe interesi i përgjithshëm shoqëror.

Karakteri ekonomik i lokacionit. Karakteri ekonomik i zgjedhjes së lokacionit shprehet nëpërmes:

- shpenzimeve për ngritjen e objektit,

- shpenzimeve për sigurimin e kushteve të prodhimtarisë (shoqërore: kultura teknike e popullatës, objektet e banimit, të shëndetësisë, të kulturës, etj.; natyrore: nxehja dhe klimatizimi, konfiguracioni i terrenit, etj.; teknike: aftësia e rrugëve transportuese, e organizatave prodhuese të kooperimit të nevojshëm industrial, etj.),

- madhësia e mjeteve të angazhuara,

- kushtet paraprake për zhvillimin e organizatës prodhuese në të ardhmen (hapësira e nevojshme, burimet e energjisë, rrugët transportuese, etj.

Karakteri ekonomik i zgjedhjes së lokacionit posaçërisht vërehet tek angazhimi i mjeteve në riprodhimtarinë e organizatës prodhuese, si për formën e shpenzimit të elementeve të prodhimtarisë, ashtu edhe për formën e angazhimit të mjeteve.

15.6.0.0. ZGJEDHJA E PROGRAMIT PRODHUES

Çdo organizatë prodhuese themelohet me qëllim që në kuadër të saj ose të pjesës së saj të krijohen kushtet e nevojshme prodhuese për prodhimtarin e të mirave të caktuara materiale, me të cilat do të plotësohen nevojat shoqërore. Për plotësimin e kërkesave të caktuara ekonomike të realizimit të prodhimtarisë së caktuar materiale hartohen planet dhe programet prodhuese.

Në bazë të programit prodhues bëhet:

- zgjedhja e procesit teknologjik,

- caktimi i kapaciteteve të mjeteve prodhuese (makinave,

Stabilimentet, etj.),

- kalkulimi i llojeve dhe i masave të nevojshme të punës,

- llogaritja e sasisë së energjisë së nevojshme të të gjitha llojeve (elektrike, avulli, uji, gazi, etj.),

- llogaritja e të hyrave dhe të dalurave të përgjithshme,

- kalkulimi i shkallës së rentabilësisë së investimeve, dhe të

efikasitetit të tyre në përgjithësi, etj.

Mirëpo, programi prodhues me kohë duhet edhe të ndryshojë. Sepse me ndërrimin e kushteve të tregut ndryshojnë edhe kërkesat për llojin, sasinë cilësinë e prodhimeve të njëjta ose të ngjashme nga programi paraprak prodhues. Për këto ndryshime nevojiten mjetet e reja investive, për modernizimin, zgjerimin ose përsosjen e kapaciteteve prodhuese ekzistuese.

Këto ndryshime të programit prodhues posaçërisht kanë rëndësi, nga pikëpamja e investimeve, atëherë kur ato kanë të bëjnë me angazhimin e mjeteve të mëdha investive për mjetet e mëdha dhe të shtrenjta prodhuese me përdorim afatgjatë. Duke pasur parasysh të gjitha kërkesat të cilat parashtrohen para hartuesit të programit prodhues dhe kriteret ekonomike e shoqërore të cilat programi prodhues duhet t’i plotësojë, imponohet nevoja që të hartohet programi optimal prodhues.

Programi optimal prodhues, pra, duhet të mundësojë prodhimtarinë e prodhimeve të cilat lehtë mund të realizohen në treg (janë kurrent), me zbatimin e proceseve optimale të punës (prodhimtari normale), duke shfrytëzuar optimalisht mjetet dhe sendet e punës.

Me zhvillimin dhe përparimin e forcave prodhuese krijohen kushtet të reja për prodhimtarinë e prodhimeve të reja të ndryshme. Mjetet e reja dhe metodat e reja teknologjike kërkojnë përshtatjen e programit prodhues kushteve të reja të afarizmit. Në formimin e programit të ri optimal prodhues ndikojnë faktorë të ndryshëm të brendshëm ose të jashtëm. Ndër faktorët më stabilë me ndikim të madh në hartimin e programit optimal prodhues hyjnë:

- tregu i prodhimtarisë,

- baza e sendeve të punës (paralëndëve dhe e materialit tjetër prodhues),

- niveli i organizimit shoqëror të riprodhimtarisë shoqërore,

- kapacitetet e mjeteve ekzistuese të prodhimtarisë.

15.6.1.0. Tregu i prodhimtarisë

Tregu paraqet faktorin themelor për formimin e programit prodhues në kushtet e afarizmit sipas ligjshmërive të tregut. Prej kushteve të cilat burojnë nga ekonomizimi sipas tregut varet:

- plani dhe programi i prodhimtarisë,

- lloji dhe cilësia e prodhimeve,

- çmimi i prodhimeve.

15.6.1.1. Plani dhe programi i prodhimtarisë

Në bazë të mundësive që ka një prodhim i llojit të caktuar të shitet në treg hartohet plani i prodhimtarisë. Ky plan duhet të ofrojë mundësi për shtimin ose zgjerimin e tij dhe të programit prodhues. Kjo posaçërisht ka ndikim te vendosja e prodhimtarisë afatgjate, ku edhe investimet janë afatgjate dhe të mëdha. Sepse me kohë mund të ndryshojë edhe interesimi i tregut për prodhimet e llojit të caktuar, me cilësi dhe sasi që deri atëherë ka krijuar mundësi për prodhimtari rentabile. Ndodh ndonjëherë që tregu të pranojë disa ose vetëm një prodhim nga programi i caktuar prodhues, por me sasi të shtuar të tij ose me sasi të zvogëluar të tij. Në të gjitha këto raste nevojitet të bëhet përshtatja e gjerësisë së programit prodhues dhe shtimi ose zvogëlimi i vëllimit të prodhimtarisë, - që do të thotë ndryshmi i planit prodhues.

Këto zgjerime ose ngushtime të programit prodhues mund të jenë edhe pasojë e ndryshimeve të kushteve për furnizimin e organizatës prodhuese me lëndë të parë dhe me energji ngasëse. Kështu që , ngushtimi i programit prodhues dhe i planit prodhues është ekonomik dhe rentabil nga aspekti subjektiv i organizatës prodhuese, mirëpo mund të jetë joekonomik dhe jorentabil nga aspekti i tregut dhe i nevojave shoqërore (mungesa e artikujve të nevojshëm në treg, zvogëlimi i marzhës, i qarkullimit e me këtë edhe i kontributeve tatimore shoqërisë, etj.).

Për këtë shkak, duhet kërkuar ndikimin optimal të tregut në hartimin e programit optimal dhe të planit optimal prodhues të ndërmarrjes. Për zgjedhjen e tipave të prodhimtarisë (masiv, serik ose veçor) dhe të llojeve të proceseve prodhuese, ndikim të madh kanë jo vetëm sasia e prodhimtarisë (plani i prodhimtarisë), por edhe struktura e prodhimeve, që do të thotë struktura e programit prodhues.

Në figurën 87 është dhënë varësia e sasisë së prodhimeve nga struktura e programit prodhues:

ku janë:

q1 deri qn - sasitë e prodhimeve nga struktura e programit prodhues,

p1 deri pn - prodhimet nga struktura e programit prodhues.

Kushti për paraqitjen e varësisë së programit prodhues nga plani i prodhimtarisë si në figurën 87 është:

p1, p2, p3, ... , pn;

q1, q2, q3, ... , qn.

Te paraqitja e varësisë së strukturës së prodhimeve nga programi prodhues prej vëllimit të prodhimtarisë (sasisë së prodhimeve) hasim në dy situata:

· një prodhim ose më shumë prodhime të programit prodhues me

sasi të ndryshme (fig. 88), dhe

· një prodhim ose më shumë prodhime të programit prodhues me

sasi të pandryshuar (fig. 89).

Fig. 88.

Fig. 89.

Kjo ndarje e prodhimeve nga programi i prodhimtarisë ka rëndësi të madhe për racionalizimin e proceseve prodhuese.

Me grumbullimin e prodhimeve në grupe me karakteristika të njëjtë ose të ngjashme prodhuese, krijohen mundësitë për prodhimtarinë e tyre me mjetet e njëjta ose të modifikuara pak teknologjike të punës.

Në figurën 90 është paraqitur zgjedhja e metodës së punës (metodës teknologjike) në varësi nga struktura e prodhimeve dhe sasia e prodhimtarisë së tyre ( në varësi nga struktura e programit prodhues dhe plani i prodhimtarisë), Q në varësi nga P, ose anasjelltas: P në varësi nga Q.

Në ndërrimet e programit prodhues veprojnë ndikuesit me karakter të ndryshëm. Këto ndikime janë aq më të mëdha sa më të gjata të jenë perspektivat e programit prodhues dhe të planit të realizimit të tij (njëvjeçar, pesëvjeçar, dhjetëvjeçar, etj.).

Fig. 90.

Ndërrimet të cilat mund t’i pasojë plani dhe programi prodhues mund të jenë:

· sekondare, me tendencë shumëvjeçare dhe me rritje drejtvizore

(fig.91a) ose me rritje vijëlakore (fig.91b),

Fig. 91a

Fig. 91b

· cklike, të cilat përsëriten periodikisht (muaj-për-muaj, vjet-për-vjet, ose sezon-më-sezon), me ndikim të madh në strukturën e prodhimtarisë si dhe në organizimin e proceseve prodhuese dhe zgjedhjen e kapaciteteve, etj., figura 92, dhe

· rastore, rastësishme, të cilat nuk kanë karakteristika të përhershme kohore, pra nuk ndryshojnë në kohë (t).

cukli i 1. cikli i 2. cikli i 3. cikli i 4. cikli i 5.

Fig. 92

15.6.1.2. Lloji dhe cilësia e prodhimeve

Karakteristikat e prodhimit dallohen prej prodhimit në prodhim. Mirëpo, mund të ndryshojnë me kohë edhe karakteristikat e prodhimit të njëjtë (dimensionet, lloji i materialit krijues, konstruksioni i pjesërishëm) varësisht nga kërkesat e tregut. Sepse në kushtet e afarizmit sipas kërkesave të tregut nga kushtet e tregut varet se sa do të qëndrojë një prodhim në shitje me çmimin ekonomik, përkatësisht se sa do të prodhohet prodhimi i cilësisë së caktuar me ekonomësi dhe rentabilësi të nevojshme, që me realizimin e efekteve të mund të plotësohen obligimet ligjore dhe kontraktuese të ndërmarrjes. Ndonjëherë për t’i plotësuar kushtet të cilat i parashtron tregu në momentin e caktuar, mjafton që prodhimit t’i ndërrohen vetëm disa cilësi si për shembull: dimensioni i caktuar ose funksionaliteti i pjesës së caktuar e që prodhimi përsëri të jetë kurrent në treg. Në rastin tjetër nevojitet zhvillimi i prodhimit ashtu, për shembull, që mjafton t’i ndryshojë materiali i ndonjë pjese ose të tërë prodhimit që prodhimi t’i plotësojë kërkesat e reja të tregut, lidhur me prodhimin e programit të caktuar prodhues. Mirëpo, ndonjëherë nevojitet që prodhimi të zëvendësohet me ndonjë prodhim me karakteristika teknologjike e funksionale plotësisht të reja. Pra, në këto raste, nevojitet të hartohet programi i ri i prodhimtarisë me strukturë plotësisht të ndryshuar të prodhimit ose të prodhimeve. Kuptohet që në të gjitha këto raste nevojiten edhe mjete të reja investuese, ndonjëherë më të vogla e ndonjëherë më të mëdha, gjë që varet nga ndërmarrja e ndryshimeve e programit prodhues.

Që me kohë të mund të bëhen ndryshimet e nevojshme të prodhimit, nevojitet që prodhimi të përcjellët në mënyrë të organizuar e permanente, jo vetëm gjatë realizimit të krijimit, por edhe gjatë realizimit të shitjes së tij. Zhvillimi i prodhimit kalon nëpër disa faza (për prodhimin e ri, si për shembull (fig. 93):

Faza I: depërtimi në treg.

Faza II: ngritja e shitjes.

Faza III: arritja e kulmit (zenitit) të shitjes.

Faza IV: ngopja e tregut.

Faza V: humbja e interesimit (demodimi i prodhimit).

Me përcjelljen e kualifikuar të sjelljes së prodhimit (ose të prodhimeve) nga programi ekzistues prodhues në diagramin e kalimit të prodhimit në treg, mund të merren me kohë informatat se çka duhet ndryshuar në programin prodhues dhe në planin e prodhimtarisë dhe të shitjes, të çmimeve dhe sa duhet të jenë këto ndryshime. Nga lloji dhe përmasa e këtyre ndryshimeve merren edhe informatat se sa dhe çfarë mjetesh financiare nevojitet për investime në këto ndryshime ose ndërrime.

Fig. 93.

Nëse nevojitet të bëhet zgjerimi ose ngushtimi i programit ekzistues prodhues (shtimi ose zvogëlimi i asortimentit të prodhimeve), atëherë duhet caktuar gjerësinë optimale të programit të ri prodhues (kjo duhet të bëhet çdoherë kur të hartohet programi i ri prodhues) me hulumtimin e madhësive të pranimit të prodhimeve të programit të ri nga tregu (caktimi i planit të ri të prodhimtarisë). Për këtë qëllim shërben paraqitja grafike e varësisë së të hyrave të tëra, përkatësisht varësisë së shpenzimeve të tëra nga vëllimi i prodhimtarisë, figura 94.

Fig. 94.

Me ndërrimin e procesit prodhues ndryshojnë edhe të hyrat e tëra, përkatësisht edhe shpenzimet e tëra të prodhimtarisë. Ajo sasi e prodhimeve të ndryshme, të cilat e bëjnë programin prodhues për të cilën në diagram fitohet dallimi më i madh ndërmjet të hyrave të tëra nga realizimi i efekteve dhe të shpenzimeve të tëra të prodhimtarisë së realizuar sipas atij programi,paraqet sasinë optimale të prodhimeve të ndryshme nga programi prodhues

.

15.6.1.3. Çmimet e prodhimeve

Çmimet e prodhimeve mund të ndryshojnë. Nga dallimi ndërmjet çmimit të kushtimit të prodhimit dhe çmimit të shitjes së tij varet edhe rentabilësia e prodhimtarisë së organizatës prodhuese. Ky dallim mund të jetë vetëm aq, sa të sigurohet riprodhimtaria e thjeshtë e organizatës prodhuese, ose mund të jetë aq e madhe, sa të sigurohet rentabilësia e riprodhimtarisë së zgjeruar në të ardhmen e afërt ose të largët. Mirëpo, çdo herë te dallimet e mëdha (çmimet e fryra të shitjes) mund të fshihet rreziku për afarizmin e ardhshëm të ndërmarrjes.

Njëra ndër masat më efikase për sigurimin e kalueshmërisë së prodhimeve në treg është caktimi i çmimit real, sipas mundësisë pagese të shpenzuesve. Për caktimin e çmimit real të shitjes shërben kalkulimi i drejtë i çmimit të kushtimit të prodhimeve.

Gjatë kalkulimit të këtyre çmimeve duhet pasur kujdes të posaçëm për ndërrimet vijuese të cilat mund të paraqiten në të ardhmen e afërt ose të largët:

- përmirësimi i kushteve të punës e të jetës sipas standardeve të reja

e lidhur me këtë shtimi i të ardhurave personale,

- përmirësimi i metodave të punës dhe ndërrimi i i materialit, e

lidhur me këtë zvogëlimi i çmimit të kushtimit,

- ndërrimi i politikës tatimore shoqërore, e lidhur me këtë shtimi ose zvogëlimi i obligimeve ligjore ndaj shoqërisë,

- zhvillimi dhe përparimi i prodhimtarisë ose i tregut, e lidhur me

këtë parashtrimi i kërkesave për mjetet e reja të punës, etj.

Në bazë të gjitha këtyre mundësive të parashikuara për të ardhmen e ndërmarrjes mund të caktohet efikasiteti i investimeve të bëra tash dhe i investimeve që duhet bërë në të ardhmen e afërt ose të largët, në bazë të politikës së çmimeve të kushtëzuara me ndërrimet e kushteve të tregut.

15.6.2.0. Baza e sendeve të punës

Kjo bazë paraqet, në të vërtetë, fondin e paralëndëve dhe të materialit tjetër të nevojshëm për realizimin e programit prodhues. Baza e sendeve të punës mund të sigurohet me programin investiv në këto mënyra:

- me pasurinë natyrore të vendit, ose të lokacionit,

- me prodhimtarinë në vend (për materialin),

- me importimin e materialit (repromaterialit).

Bazën e sendeve të punës (paralëndëve dhe të materialit) e paraqesin rezultatet e hulumtimeve të dokumentuara, me çka dëshmohet se janë të siguruara sasitë e mjaftueshme të sendeve të punës për kapacitetet e parapara “sot” ose për kapacitetet e paraparë “nesër”, përkatësisht për kapacitetet e montuara, si dhe për kapacitetet e parapara me planin e zhvillimit të prodhimtarisë së organizatës prodhuese.

Për planifikimin njëvjeçar të shpenzimeve të sendeve të punës rëndësi të madhe ka hartimi i bilancit të materialit.

Bilanci i materialit paraqet nevojat e materialit për prodhimtarinë njëvjeçare të kapaciteteve të reja. Kurse sasitë e parapara bazohen në normativat teknike të shpenzimit të materialit.

15.6.3.0. Niveli i organizimit shoqëror

Këtu fjala është për shkallën e organizimit shoqëror të riprodhimtarisë, pra për organizimin e riprodhimtarisë shoqërore. duke pasur parasysh se organizata prodhuese i takon degës së caktuar të prodhimtarisë, ndërsa dega e prodhimtarisë i takon sistemit shoqëror ekonomik të vendit, niveli i organizimit të riprodhimtarisë shoqërore drejtpërsëdrejti ose tërthorazi ndikon në organizimin e riprodhimtarisë së organizatës prodhuese.

Gjatë marrjes së vendimeve investuese, gjithsesi duhet pasur parasysh parimin dhe nivelin e organizimit të sistemit shoqëror e ekonomik, pra organizimin e riprodhimtarisë shoqërore. Me zhvillimin dhe përparimin e prodhimtarisë së vet, me zbatimin e të mbërrimeve (arritjeve) të reja shkencore teknike, shtohet aftësia riprodhuese, jo vetëm e organizatës prodhuese, por edhe e degës dhe e shoqërisë në përgjithësi. Njëkohësisht, ndërmarrja duhet të dijë t’i shfrytëzojë të gjitha përparësitë të cilat i jep sistemi shoqëror e ekonomik në përgjithësi dhe aftësia e saj riprodhuese posaçërisht.

15.7.0.0. ZGJEDHJA E PROCESIT TEKNOLOGJIK

Në bazë të kërkesave të tregut, hartohet programi i prodhimeve të llojeve të caktuara dhe me cilësi të kërkuara. Pas zgjedhjes së prodhimeve të cilat do t’i prodhojë organizata prodhuese, bëhet caktimi i tipit të prodhimtarisë dhe zgjedhja e procesit teknologjik.

Në zgjedhjen e procesit teknologjik ndikojnë faktorët e shumtë e të llojllojshëm. Ndër më të ndikueshmit janë:

- lloji i prodhimit,

- sasia e prodhimeve, vëllimi i planifikuar i prodhimtarisë,

- lloji dhe niveli teknik e ekonomik i kapaciteteve ekzistuese dhe

sasia e mjeteve ekzistuese të punës,

- niveli i organizimit shkencor të punës në ndërmarrje,

- numri i kuadrove në dispozicion sipas kualifikimeve shkollore dhe profesionale e shkencore me eksperiencën prodhuese,

lloji i mjeteve të siguruara investuese (disponimi me valuta në

rastet kur kërkohet importimi i mjeteve të caktuara prodhuese për

procesin teknologjik të zgjedhur), etj.

Me hulumtimin e ndikueshmërisë së të gjithë faktorëve të përmendur, duhet gjetur procesin më të përshtatshëm të punës, e me këtë duhet caktuar edhe procesin teknologjik më përkatës. Procesi teknologjik i zgjedhur në këtë mënyrë paraqet procesin optimal teknologjik. Pritet që me zbatimin e procesit të tillë teknologjik do të zbatohen edhe metodat e tilla teknologjike të punës të cilat nuk kërkojnë njohuri të reja nga kuadri ekzistues, ose nëse ato do të kërkojnë njohuri, nuk do të jetë vështirë që t’i përvetësojë kuadri. Kështu në kushte të caktuara të reja të punës do të realizohet shkalla më e lartë e prodhimësisë së punës, me ekonomësi dhe rentabilësi të arsyeshëm.

Në figurën 95 janë paraqitur katër variante të proceseve teknologjike me P1 , P2, P3 dhe P4 , me shpenzime të tëra dhe të njëshme të ndryshme.

Fig. 95.

Në figurën 95 janë:

Q - sasia e prodhimtarisë, vëllimi i prodhimtarisë,

ç - çmimi i njëshëm i kushtimit të prodhimtarisë ose çmimi i

njëshëm i shitjes së prodhimtarisë,

P - varianti i procesti teknologjik,

A - pika e poshtme e rentabilësisë së variantit të procesit

teknologjik, rentabilësia e poshtme e procesit teknologjik,

B - pika e lartë e rentabilësisë së procesit teknologjik, ose

rentabilësia e lartë e procesit teknologjik,

Qopt - vëllimi optimali prodhimtarisë për të cilin duhet zgjedhur procesin teknologjik,

çP1 - çmimi i njëshëm i kushtimit të prodhimtarisë sipas

teknologjisë P1,

çP2 deri çP4 - çmimet e njëshme të kushtimit të prodhimtarive sipas

proceseve teknologjike P2 deri P4 ,

ççsh - çmimi i njëshëm i shitjes së prodhimtarisë,

Çk - çmimi i tërë i kushtimit të prodhimtarisë, shpenzimet e tëra të realizimit të prodhimtarisë sipas procesit të caktuar prodhues,

Çsh - çmimi i tërë i shitjes së prodhimtarisë, realizimi i tërë,

P1 deri P4 - variantet e proceseve teknologjike (katër varianta),

A1 deri A4 - rentabilësia e poshtme e procesit përkatës teknologjik,

B1 deri B4 - rentabilësia e lartë e procesit përkatës teknologjik,

Q1, Q2, Q3 dhe Q4 - katër vëllimet e ndryshme të prodhimtarisë të

realizuara me katër varianta të proceseve

teknologjike dhe me katër shkallë të ndryshme të

shfrytëzimit të kapaciteteve.

çP1min deri çP4min - çmimet e njëshme të kushtimit të vëllimeve

të ndryshme të prodhimtarisë të realizuara me

shkallë përkatëse të shfrytëzimit të kapaciteteve.

Mirëpo, që të mundë të zgjedhet varianti optimal teknologjik (teknika+logjika=teknologjia) i punës, përkatësisht që të mundë të zgjedhet procesi optimal, më parë hartohen disa varianta të proceseve teknologjike, si në figurën 95, dhe prej tyre atëherë zgjedhet ai variant i cili në rrethana të caktuara objektive dhe subjektive për organizatën prodhuese do të jetë optimal.

Nga figura 95 mund të shohim se sasia optimale e prodhimtarisë së realizuar gjendet ndërmjet vëllimeve të prodhimtarisë Q3 dhe Q4 , të realizuara me procesin teknologjik të variantit P3 dhe procesit teknologjik të variantit P4:

Sipas kësaj del se vëllimi Qopt i prodhimtarisë mund të realizohet me angazhimin e procesit teknologjik të variantit P3, ose me procesin teknologjik të variantit P4.

Se për cilin variant duhet caktuar varet prej:

- lartësisë së investimeve dhe cilësisë së mjeteve financiare në dispozicion, dhe prej

- planit dhe programit perspektiv zhvillimor të ndërmarrjes.

Në rastin konkret të paraqitur në figurën 95 varianti P3 kërkon më pak investime, ndërsa varianti P4 jep më shumë mundësi për zgjerimin e kapaciteteve për përdorim në të ardhmen, por njëkohësisht në momentin e vendimit për investime kushton më shtrenjtë.

Meqë procesi prodhues përbëhet nga proceset teknologjike, që të zgjedhet procesi optimal teknologjik i tërë procesit të prodhimtarisë ekzistojnë dy mënyra të zgjidhjes së këtij problemi:

- zgjedhja e proceseve optimale teknologjike paralele dhe me ndërlidhjen e këtyre proceseve parciale të formohet procesi optimal teknologjik për tërë procesin e prodhimtarisë (procesin krijues), ose

- nëpërmes procesit optimal teknologjik për tërë procesin e prodhimtarisë të zgjedhen proceset parciale optimale teknologjike,

për prodhimtarinë e pjesëve të prodhimit përfundimtar.

Procesi optimal teknologjik mund të bëhet edhe sipas kriterit:

- të shpenzimeve të njëshme optimale, dhe

- të dallimit maksimal ndërmjet të hyrave të tëra dhe të shpenzimeve

të tëra.

Sipas kriterit të shpenzimeve të njëshme optimale, për hpmin = hpopt , mund të bëhet zgjedhja e proceseve teknologjike për prodhimin e pjesëve, tërësive dhe nëntërësive të prodhimeve të gatshme (përfundimtare), si dhe të prodhimeve të ndryshme të gatshme, ose për procesin teknologjik të tërë organizatës prodhuese.

Në figurën 96 është paraqitur varësia e të hyrave të tëra nga variantet e proceseve teknologjike, si dhe lartësia e shpenzimeve të varianteve të ndryshme dhe dallimet maksimale ndërmjet të hyrave të tëra dhe të shpenzimeve të tëra.

Fig. 96

Sasia e prodhimtarisë realizohet sipas programeve të ndryshme prodhuese.

Në figurën 96 janë:

Q - prodhimtaria e realizuar sipas programit prodhues,

H - shpenzimet e tëra sipas programit prodhues,

P - variantet e proceseve teknologjike,

D - dallimet ndërmjet të hyrave të tëra dhe të shpenzimeve të tëra,

Th - të hyrat e tëra (realizimi i prodhimtarisë sipas varianteve të proceseve teknologjike).

Q1 deri Q5 - vëllimet e prodhimtarive të realizuara sipas varianteve teknologjike P1 deri P5 ,

P1 deri P5 - variantet e proceseve teknologjike me programet

prodhuese,

H1 deri H5 - shpenzimet e tëra të programeve prodhuese të realizuara

sipas proceseve përkatëse teknologjike,

D1max deri D5max - dallimet maksimale ndërmjet të hyrave të tëra (Th)

dhe shpenzimeve të tëra (H1 deri H5 ), të

programeve prodhuese të realizuara sipas

proceseve teknologjike (P1 deri P5),

Th - të hyrat e tëra të realizuara,

Qopt - vëllimi optimal i prodhimtarisë së realizuar sipas zgjedhjes së procesit optimal teknologjik.

VëllimiQopt gjendet ndërmjet vëllimeve Q4 dhe Q5 të prodhimtarisë. Që do të thotë se vëllimi optimal i prodhimtarisë mund të realizohet ose me programin optimal prodhues të procesit optimal teknologjik P4, ose me atë P5. Se cili proces prodhues teknologjik do të zbatohet, varet nga mundësia investuese e investitorit dhe nga planet zhvillimore të cilat duhet të kihen parasysh për të ardhmen e organizatës prodhuese. Dallimet ndërmjet të hyrave të tëra dhe shpenzimeve të tëra të prodhimtarisë janë:

D = Th - H,

dhe paraqesin afërsisht të ardhurat e tëra të ndërmarrjes të shprehur me:

Ta = Th - Ha

ku janë:

D - dallime ndërmjet të hyrave të tëra dhe shpenzimeve të tëra të prodhimtarisë,

Th - të hyrat e tëra,

H - shpenzimet e tëra,

Ta - të ardhurat e tëra,

Ha - shpenzimet e tëra afariste.

Zgjedhja e proceseve optimale teknologjike sipas kriterit të dallimit maksimal të të hyrave dhe të shpenzimeve të tëra, pra sipas kriterit afërsisht të të zgjedhurave të tëra, jep rezultate të dalluara nga rezultatet e kriterit të parë. Mirëpo, meqë zgjedhja sipas kriterit të parë ofron disa informata nga problemi i zgjedhjes së procesit optimal, kurse zgjedhja sipas kriterit të dytë ofron informata të tjera nga lëmi i njëjtë, atëherë përdorimi i të dy kritereve jep pasqyrë më reale për zgjedhjen e proceseve optimale teknologjike, dhe për këtë arsye duhet të zbatohen bashkërisht. Me kohë realizmin e programit të caktuar prodhues e përcjellin shumë ndikues teknikë e ekonomikë, të cilët bëjnë që programi edhe më tej të realizohet me rentabilësi të pritur e me ekonomësi të dëshiruar ose me rrezik të caktuar ekonomik. Në mesin e këtyre ndikuesve të shumtë dallohen:

- mundësia e humbjes së tregut,

- mundësia e zvogëlimit të çmimit të shitjes,

- mundësia e mospërmbushjes së planit të paraparë prodhues (vjetërsimi ekonomik dhe teknik i mjeteve të punës),

- mungesa e lëndës së parë ose e ndonjë sendi tjetër të punës, për

shkak të kushteve të ndryshuara furnizuese në treg ose në

transportimin e sendeve të punës,

- mundësia e ndryshimit të kushteve prodhuese (rritja e çmimit të energjisë ngasëse etj.).

Në mosrealizimin e programit prodhues më së shpeshti mund të ndikojnë zvogëlimi i çmimit të prodhimit në treg e me këtë edhe paraqitja e mundësisë që vëllimi i pandryshuar i prodhimtarisë së prodhimit të vazhdojë të realizohet joekonomikisht, përkatësish me ekonomësi dhe rentabilësi të zvogëluar. Një ndryshim i tillë i realizimit të prodhimtarisë mund të shihet në diagramin figura 97.

Fig. 97.

Në figurë janë:

Th - të hyrat e tëra të organizatës prodhuese para ndërrimit të çmimit

të shitjes,

H - shpenzimet e tëra të prodhimtarisë të ndërmarrjes para ndërrimit

të çmimit të shitjes së prodhimit në treg,

- të hyrat e ndërmarrjes pas ndërrimit të çmimit të prodhimit, zvogëlimi i çmimit të shitjes së prodhimit në treg,

H’ - shpenzimet e realizimit të prodhimtarisë me njërën nga

variantet e proceseve teknologjike pas ndërrimit të çmimit të

shitjes së prodhimit nga programi prodhues përkatës.

Në figurë shihet marrëdhënia e lakoreve të të hyrave të tëra dhe të shpenzimeve të tëra, para dhe pas ndërrimit të çmimit të shitjes së prodhimit në treg. Nëse me pikat A dhe B shënojmë pikën e poshtme, përkatësisht pikën e lartë të rentabilësisë, atëherë do të shohim se me ndryshimin e çmimit të shitjes (zvogëlimin) ndërrojnë pozitat edhe pikat e rentabilësisë së poshtme A dhe A’ dhe të rentabilësisë së lartë B në B’. Këto ndërrime i kanë shkaktuar rritja e shpenzimeve të tëra të prodhimtarisë H në H’ dhe zvogëlimi i të hyrave të tëra Th në

. Njëkohësisht nga figura 81 shohim se vëllimet e rentabilësisë kufitare (i poshtëm QA dhe i lartë QB) pësojnë ndryshime të dalluara. Vëllimi i realizuar i prodhimtarisë në kufirin e poshtëm të rentabilësisë (A) ndryshon me dallime më të vogla (QA në QA’) se sa vëllimi i realizuar i prodhimtarisë në kufirin e lartë të rentabilësisë (B), ku ky dallim është më i madh (QB në QB’).

Nga kjo që u tha del se, për kushtet e para dhe pas zvogëlimit të çmimit të shitjes, vëllimi optimal i prodhimtarisë duhet të gjendet ndërmjet vëllimit minimal të prodhimtarisë rentabile (QA) dhe të vëllimit maksimal të prodhimtarisë rentabile, pra duhet të kemi:

QA < Qopt < QB

Në shpenzimet e rritura në këtë rast hyjnë edhe investimet e reja të cilat bëhen për shkak të rritjes së çmimit të kushtimit, si dhe obligimet e tjera të rritura të organizatës prodhuese (fondi rezervë, anuitetet, etj.

15.8.0.0. ZGJEDHJA E MJETEVE TË prodhimtarisë

Në vargun e detyrave të shumta të cilat duhet të zgjidhen në kuadër të politikës investuese, vend të rëndësishëm ka edhe zgjedhja e mjeteve të punës. Sepse nga lloji, cilësia dhe sasia e këtyre mjeteve do të varet shumë edhe realizimi i planit dhe i programit prodhues.

Mjetet e punës përbëhen prej ndërtesave, stabilimenteve, makinave, aparateve, instrumenteve, veglave dhe instalimeve të tjera të nevojshme për realizimin e detyrave prodhuese në vendet e punës, në proceset prodhuese dhe në procesin e prodhimtarisë në përgjithësi. Kuptohet se lloji, sasia dhe cilësia e mjeteve të punës varen nga plani dhe programi i prodhimtarisë, nga një anë, dhe nga sasia dhe cilësia e mjeteve investuese, me të cilat disponon investuesi, nga ana tjetër.

Për këtë shkak, zgjedhja e mjeteve të punës kushtëzohet nga:

- faktorët teknikë, dhe

- faktorët ekonomikë.

Këta faktorë kanë ndikim të madh në procesin e marrjes së vendimeve për investime në mjetet e punës të ndërmarrjeve industriale.

15.9.0.0. ZGJEDHJA E SENDIT TË PUNËS

Me programimin prodhues caktohet prodhimi, i cili do të prodhohet. Konstruksioni i prodhimit cakton formën e prodhimit dhe materialin prej të cilit duhet të trajtohet prodhimi. Për cilësinë e materialit të prodhimit vendos teknologu. Teknologu bën edhe llogarinë e dimensioneve të sendit të punës prej të cilit në mënyrë më ekonomike mund të formohet prodhimi. Varësisht nga eksperienca profesionale dhe njohja e mundësive prodhuese të teknologjisë së montuar, si dhe të personelit të angazhuar në operativën krijuese, teknologu cakton edhe tepricat e dimensioneve të materialit prodhues.

Kështu, te caktimi i dimensioneve të vrazhda të materialit duhet pasur kujdes për këto çështje të rëndësishme teknike e ekonomike:

- teprica për punim,

- sasia e mbetjeve,

- cilësia e materialit,

- çmimi i materialit.

Për zgjedhjen e materialit, përkatësisht për zgjedhjen e sendit të punës duhet të merren parasysh të gjitha këto pikëvështrime të materialit prodhues, sepse vetëm me analizën komplete të sendit të punës mund të gjendet sendi më optimal i punës për krijimin e prodhimit, sipas programit të zgjedhur prodhues.

Teprica e sendit të punës. Teprica e sendit të punës, në të vërtetë, paraqet shtesën e sendit të punës në dimensione, peshë ose sasi të matur me ndonjë njësi tjetër fizikale, të nevojshme për nxjerrjen e formës ose dhënien e trajtës prodhimit përfundimtar. Mirëpo, çdoherë duhet pasur parasysh aspektin e shfrytëzimit ekonomik të materialit prodhues. Nëse sasia që shtohet dimensioneve normale (të prodhimit përfundimtar) është e vogël, prodhimi nuk mund të formohet. Nëse sasia është tepër e madhe, atëherë për trajtimin e materialit shpenzohet më shumë energji, kohë dhe material dhe çmimi i prodhimit rritet pa nevojë. Njëkohësisht me përpunimin e sasisë më të madhe të materialit shpenzohen pa nevojë edhe mjetet e punës. Për riaftësimin e tyre shtohen shpenzimet e mirëmbajtjes, kështu zvogëlohen prodhimësia, ekonomësia dhe rentabilësia i procesit të prodhimtarisë në përgjithësi.

Nga kjo që u tha lidhur me shtesën e materialit del se është e domosdoshme që të caktohen sasitë normale të shtesave të sendeve të punës, në mënyrë që të sigurohet procesi normal i prodhimtarisë së prodhimit të caktuar me programin prodhues, me shpenzimin e përdorimin normal të mjeteve të punës, të energjive dhe të fuqisë punuese, - me shpenzime normale të materialit e të regjisë së përpunimit. Për këtë qëllim bëhet normimi teknik i materialit.

Sasia e mbetjeve. Ndonjëherë forma e prodhimit kushtëzon që nga sendi i punës të futur në procesin prodhues të mbetet sasia e konsiderueshme e sendit. Se sa do të jetë sasia e mbetur e materialit, në masë të madhe varet nga saktësia e normimit teknik të materialit, si dhe nga niveli i përgatitjes së punës dhe aftësia profesionale e kuadrit operativ. Që kjo sasi të jetë sa më e vogël, pra që sendet e punës të mund të shfrytëzohen në masë sa më racionale, domosdo duhet hartuar tolerancat e lejuara të mbetjeve për çdo prodhim, si dhe të bëhet evidencimi i shpenzimit të materialit.

Cilësia e sendit të punës. Nga cilësia e sendeve të punës (paralënda dhe materialit tjetër prodhues) në masë të madhe varet, jo vetëm cilësia e prodhimit, por edhe cilësia edhe sasia e prodhimeve të mëngëta (defekte), pra edhe sasia e mbetjeve të sendeve të punës. Kështu, për zgjedhjen e materialit të prodhimit duhet të angazhohen ekspertët të cilët njohin mirë materialin, qysh nga çasti i porositjes së tij e deri te futja në procesin prodhues.

Zgjedhja e sendeve të punës sipas cilësisë paraqet problem të rëndësishëm dhe detyrë me përgjegjësi të madhe, posaçërisht tash kur teknologut si dhe konstruktorit i janë në dispozicion materiale të llojlloshme e cilësore me veti teknologjike të njëjta ose të ngjashme, por me çmime shumë të dalluara. Prandaj, zgjedhja e sendeve të punës paraqet problem teknik dhe ekonomik (e ndonjëherë edhe politik).

Çmimi i sendeve të punës. Këtu është fjala për çmimin e kushtimit të materialit. Çmimi i kushtimit të materialit ndonjëherë përbën pjesën më të madhe të çmimit të kushtimit të prodhimit (deri 80%). Prandaj, për shfrytëzimin ekonomik të sendeve të punës shfrytëzohet shkalla e shfrytëzimit të materialit. Për llogaritjen e shkallës së shfrytëzimit të materialit përdoren njësi të ndryshme për matjen e tij. Nëse për matjen e sasisë së materialit përdoret pesha e tij, atëherë dallojmë:

- peshën konstruktive (Gk), e cila paraqet peshën e prodhimit të gatshëm, përkatësisht peshën e dhënë në dokumentacionin teknik e teknologjik, në tabelën konstruktive,

- pesha e papërpunuar (e vrazhdë) (Gv), paraqet peshën e materialit para fillimit të operacionit të parë punues,

- pesha kalkuluese (Gd) e cila paraqet sasinë e domosdoshme të materialit që të mund të prodhohet prodhimi sipas programit prodhues, duke përfshirë këtu edhe mbetjet e domosdoshme të tij.

Në bazë të këtyre peshave mund të llogariten tri shkallë të ndryshme për shfrytëzimin e materialit:

, - shkalla e suksesit të konstruktimit të prodhimit, me të

cilën matet suksesi i zgjedhjes së materialit me shtesa,

, - shkalla e përgatitjes së materialit, rregulluesi i

procesit të përgatitjes së materialit, dhe

, - shkalla e shfrytëzimit të tërësishëm të materialit,

tregues i cilësisë së procesit krijues të prodhimit.

Ndër masat më të rëndësishme për racionalizimin e shfrytëzimit të materialit hyjnë:

- standardizimi dhe tipizimi i mjeteve të punës,

- zbatimi i metodave të reja teknike e teknologjike të përpunimit,

- disiplina teknologjike në zbatimin e metodave të matjes e të përpunimit,

- kontrolli i sistematizuar i të gjitha shpenzimeve të sendeve të

punës, të mjeteve të punës e të aftësisë së punëtorëve,

- shfrytëzimi ekonomik i mbetjeve të materialit,

- hartimi i masave stimuluese përkatëse për kursimin e materialit dhe kujdesin për ruajtjen e tij,

- zgjedhjen e sistemeve të mira transportuese të brendshme e të

jashtme me mjetet përkatëse transportuese,

- transportimi me kohë dhe i kujdesshëm (brenda procesit krijues)

dhe deponimi i rregullt dhe i kujdesshëm (i sendeve të punës dhe i prodhimeve të gatshme),

- bashkëpunimi industrial për shfrytëzimin sa më ekonomik të

mbetjeve të materialit e të sendeve të punës,

- hartimi i programit të mirë për shfrytëzimin e prodhimeve defekte

ose për përmirësimin e tyre.

Nga kjo që u parashtrua lidhur me zgjedhjen e sendeve të punës mund të kuptojmë se nuk ka prodhimtari të mirë të mjeteve të punës pa zgjedhjen e mirë të sendeve të punës, ashtu si nuk ka as prodhime të përdorshme materiale pa zgjedhjen e mirë të sendeve të punës, prej të cilave ato do të krijohen. Mirëpo, për sigurimin e sendeve të mira punuese nevojiten edhe shpenzime plotësuese investive, të cilat është më së miri të sigurohen me shitjen e prodhimeve në treg, e kjo është çështje e financimit të investimeve.

P1 P2 P3 P4 P5 P6 P7 P8 P9 Pj Pn

Q

q1

q2

q3

qj

qn

P

Fig. 87.

Q

q3

q2

q1

P1 P2 P3P

q3

P1 P2 P3

P

q2

q1

Q

II

I

II-1

II-1

II-3

programi i prodhimtarisë

prodhimtaria e

njëshme

njësia e prodhimtarisë

prodhimtaria masovike

prodhimtaria serike:

me seri të madhe (kontinuel.)

me seri të mesme (përsërit.)

me seri të vogla

Q

Q

P

III

t

t

tendenca e rritjes

drejtëvizore

t

drejtëvizore

t

Q

tendenca e rritjes

lakore

Q

drejtëvizore

t

Q

faza e I faza e II faza e III faza e IV faza e V

t

Q

zhvillimi i prodhimit të ri

Q

për Qopt: Tamax = Thopt - Hamin

shpenzimet afariste

të hyrat e prodhimtarië

zona e tdhurave

� EMBED CDraw5 ���

� EMBED CDraw5 ���

� EMBED CDraw5 ���

Qopt

T, H

Thopt

Hamin

(

� EMBED CDraw5 ���

� EMBED CDraw5 ���

1’

2’

4”

1

h� EMBED Equation.2 ���

h� EMBED Equation.2 ���

h� EMBED Equation.2 ���

h� EMBED Equation.2 ���

P3

P4

3’

4’

1”

2”

3”

h

t

ç

2

3

0

4

Q1

Q2

Q3

Q4

Qopt

Q

(

P1

P2

çsh

çP1

çP2

çP3

çP4

H,Tn

P1

P2

P3

P4

P5

H1

H2

H3

H4

H5

Th

Q1 Q2 Q3 Qopt Q4 Q5

(

Q

� EMBED CQuickDraw5 ���

� EMBED CQuickDraw5 ���

� EMBED CQuickDraw5 ���

� EMBED CQuickDraw5 ���

� EMBED CQuickDraw5 ���

H

QA QA’ Q1 Qopt QB’ QBQ

B’

A’

� EMBED CQuickDraw5 ���

� EMBED CQuickDraw5 ���

H, Th

(

Th

Th’

B

H’

A

� EMBED CQuickDraw5 ���

_893314529.unknown
_902695879.unknown
_902696528.unknown
_902697207.unknown
_902697228.unknown
_902697231.unknown
_902696530.unknown
_902696522.unknown
_902696525.unknown
_902695882.unknown
_899889858.unknown
_902695793.unknown
_902695799.unknown
_902695802.unknown
_902565705.unknown
_899889861.unknown
_899889853.unknown
_899889856.unknown
_899889851.unknown
_893314526.unknown
_893314528.unknown
_893314525.unknown
_893314524.unknown