VULLKANET

12
PROJEKT TEMA:VULLKANET

Transcript of VULLKANET

Page 1: VULLKANET

PROJEKTTEMA:VULLKANET

Page 2: VULLKANET

Vullkani

Vullkani - Vullkanet janë forma të ngritura në Tokë, të cilat krijohen me shkarkimin e masës së zjarrtë-magmës, gazeve dhe avujve nga brendia e Tokës në sipërfaqe. Proceset e ndryshme të lidhura me to quhen vullkanizëm. Vullkani paraqet një dukuri sipërfaqësore në formë kupe. Kupa me kanal ose ndonjë çarje është e lidhur me brendinë e Tokës, nëpër të cilën lëvizë masa e zjarrtë dhe e lëngët-magma,gazrat, avulli e produktet tjera dhe shkarkohen në sipërfaqe. Ky proces i shkarkimit quhet erupcion. Në majë të kupës gjendet krateri në formë hinke. Anash kupës vullkanike shpeshherë shfaqen kupa dhe kratere parazit. Magama duke u nisur nga vatra e vullkanit, e cila gjendet në trysni të madhe është e lëvizshme. Magma kur ngurtësohet në brendi të korës së Tokës formon shkëmbinj të brendshëm magmatik (magmatizmi intruziv ose plutonizmi) ose të shpërthejë e të derdhet në sipërfaqe- vullkanizmi ose magmatizmi efuziv.

Page 3: VULLKANET

. Si produkt kryesor i erupcionit vullkanik është lava, me një

temperaturë 1000-1300 gradë celsius, dendësinë zakonisht e ka si të magmës dhe varet nga përbërja kimike, e në rend të parë nga përbërja e silicit. Kështu, lava bazike ose e bazaltit përmban 40-52% silic, e cila është më e lëngshme, ka ngjyrë të errët dhe lëviz shpejt, deri 30 km/orë. Lava acidike përmban 65 – 80% silic, është më e dendur, ka ngjyrë më të çelët dhe lëviz më ngadalë se ajo bazike.Format vullkanike-Me derdhjen dhe ftohjen e lavës si dhe grumbullimin e materialit tjetër vullkanik formohen forma të veçanta të relievit. Këto janë forma vullkanike, ku më të rëndësishmet janë: kupat vullkanike dhe platot ose pllakat vullkanike. Lartësia e kupave vullkanike është e ndryshme,prej disa dhjetëra deri në disa mijëra metra. P.sh., kupa e vullkanit Çimboraso në Ande ka lartësinë 6310 m, etj. Derisa lava e dendur acidike formon kupa vullkanike, lava bazike formon pllaka vullkanike. Kurse në Dekan të Indisë lava mbulon një sipërfaqe rreth 650 000 km2, shpeshherë ndodh që lava e kshtëzuar nga relievi përgjatë ndonjë lugine të rrjedhë në formë të lumit, e të rrezikojë shumë vendbanime përreth.

Page 4: VULLKANET

Vullkani dhe pjeset e tij . Vullkani:

1. Brendësia e madhe me llave2. Fundamenti3. Kanali (pipa)4. Baza5. Ndërprerja6. Kanali anësor 7.Shtresat e hirit të krijuara nga erupcioni8. Flank

9. Shtresat e llavës të krijuara nga erupcioni10. Fyti i vullkanit11. Koni parazitik12. Zvarritja e llavës13. Dalja14. Krateri15. Tym vullkanik

Page 5: VULLKANET

Tipet e vullkaneve Tipi i VezuvitTipi i Vezuvit karakterizohet me erupcion të fuqishëm, që derdhet sasi e madhe

e lavës së dendur acidike dhe me material të thërrmuar vullkanik - hirit dhe pluhurit etj. Këto vullkane me kupa të larta dhe me formë të rregullt konike,

quhen edhe stratovullkane ose shtresorë, sepse kupa e tyre është e ndërtuar prej shtresave të lavës së ngurtësuar dhe e hirit vullkani. Këtij tipi, përveç

vullkanit Vezuv,i përket edhe Etna, Fuxhijama, Kluçevskaja,Sopka etj. Tipi i Havajeve

Tipin e Havajeve e sajojnë ullkanet me erupcion mjaft të qetë të lavës më të lëngshme pa praninë e hirit dhe "bombave" vullkanike.Lava shpërndahet dhe ftohet në formë pllakash, që shtrihen njëra mbi tjetrën dhe formojnë kupa me bazë të shtrirë dhe shumë të gjerë dhe pa majë të theksuar. Psh., vullkanet Mauna Loa dhe Mauna Kea në ujdhesat e Havajeve lartësohen mbi 4000 m

mbi nivelin e detit, kurse diametrik i tyre në fundin e oqeanit arrin më se 400 km dhe shtrihen në thellësi më se 5000 m.

Page 6: VULLKANET

. Tipi Mon pele

Tipi Mon pele ka marrë emrin sipas vullkanit me të njëjtin emër Mon pele në ujdhesën Maritnik në grupin e Antileve të vogla. Karakterizohet me erupsion shumë të fuqishëm, me re pluhuri tym e gaze. Pas mbarimit të erupsionit lava e dendur dhe gjysmë e ngurtësuar ngadalë del nga gryka dhe merr një formë të një “brir” gjigant. Vullkanet, përveç formimit të trajtave relievore të ndryshme vullkanike, kanë rëndësi të madhe në sajimin e pasurive mineralogjike te një rëndësie të madhe ekonomike. Mirëpo shkaktojnë edhe dëme të mëdha materiale dhe viktima në njerëz. Kështu p.sh. vullkani Krakatao në një ujdhesë të vogël në mes të ujdhesave Java dhe Sumatra në Indonezi, në vitin 1883, shkaktoi 36 500 viktima në njerëz, më tepër nga valët e detit të lartë 15-30 m. Valëzimi është të regjistruar në të gjitha oqeanet, kurse pluhuri i ngritur e ka përshkuar tërë rruzullin tokësor.

Page 7: VULLKANET

Vullkanet aktive

Sot në botë ka rreth 550 vullkane aktive. Rreth 60 prej këtyre shpërthejnë në një vit duke shkaktuar vdekje dhe shkretëtime. Më tepër se 500 miljonë njerëz jetojnë përqark këtyre vullkaneve.Njohësit e vullkaneve flasin mbi vjellje në formën e derdhjes dhe të shpërthimit. Është përbërja kimike e magmës ajo që vendos nëse një vullkan është shpërthyes apo jo. Nëse në magmë janë çliruar vetëm disa gaze atëherë vullkani nis të derdhet jashtë. Kjo është vjellje në formën e derdhjes. Nëse sasia e gazit të çliruar në magmë është e lartë atëherë vullkani është shpërthyes. Hi dhe copa guri villen me kilometra lart në atmosferë. Maja e vullkanit mund të shpërthejë poashtu si tapa e shishes së verës së trazuar. Një shi hiri bjen mbi tokë. Përqark këtyre vullkaneve mund të formoheshin tä ashtyquajturat rryma piroklastike, të cilat janë orteqe të zjarrta dhe vdekjeprurëse që vërshojnë me shpejtësi prej disa qindra kilometrash në orë. Permasat e disa vullkaneve sipas kontinenteve:

Page 8: VULLKANET

.

Ne EvropeEtna ne Sicili ka nje Lartesi prei 3263 m dhe ka shperthyerper here te pare rreth vitit 1500.Hekla ne Islande eshte 1447 m dhe ka shperthyer per here te pare ne vitin 1104Vezuvi ne Itali eshte 1277 m dhe ka shperthyer per here te pare ne vitin79

Per kontinentin e AziseKlocecskaja Sopka ne Kamcatkeka lartesine prej 4750 m dhe la shperthyer per here te pare me 1679.Fuxhi Jama ne Japoni eshte 3778 m dhe ka shperthyer per here te pare ne 1708.Krakatau ,midis Sumatres dhe Javes eshte 813 m e ka shperthyer per here te pare ne 1600.Ringit ne ishullin Java eshte 1250 m.

Page 9: VULLKANET

.Per Afriken dallohet Kameruni i Madh i cili ndodhet ne Kamerun dhe eshte 4070

m dhe ka shperthyer per here te pare me 1922.

Per Ameriken Veriore

Mon Pele ne ishujt Antile. !350 m. Ka shperthyer per here te pare me 1792.Katmai ne Gad e Alaskes 2286 m Popokatepetl ne Meksike5482 m. dhe ka shperthyer me 1932 per here te pare

Per Ameriken Jugore

Kotopashi ne Ekuador. 5897 mLuilajlako ne Kili 6723 m.

Page 10: VULLKANET

Pamje nga vulkane te ndryshem

.

Page 11: VULLKANET

eriken Jugore

Kotopashi ne Ekuador. 5897 mLuilajlako ne Kili 6723 m.

.

.

Page 12: VULLKANET

.

.