VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

32
LABORATORI I SHËNDETIT TË KAFSHËVE VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS Raporti final Dr. Behxhet Shala Prishtinë Qershor, 2009

Transcript of VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

Page 1: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

LABORATORI I SHËNDETIT TË KAFSHËVE

VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS

Raporti final

Dr. Behxhet Shala

Prishtinë Qershor, 2009

Page 2: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

2

PËRMBAJTJA HYRJE....................................................................................................................................... 3 1.0. PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE................................................................................4 2.0. POLITIKAT, INFRASTRUKTURA LIGJORE DHE ADMINISTRATIVE.......... 5 3.0. PËRSHKRIMI I PROJEKTIT TË PROPOZUAR................................................ 6 4.0. PËRSHKRIMI I VLERAVE MJEDISORE 9

4.1. Mjedisi fizik ..............................................................................................................9 4.2. Ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore....................................................................11 4.3. Kualiteti i ajrit .......................................................................................................12 4.4. Zhurma ...................................................................................................................12 4.5. Meteorologjia .........................................................................................................12 4.6. Popullsia.................................................................................................................13 4.7. Trashëgimi kulturore dhe natyrore .......................................................................13 4.8. Mjedisi biologjik .....................................................................................................13 4.9. Mjedisi socio-kulturor ............................................................................................13

5.0. EFEKTET E MUNDSHME TË PROJEKTIT NË MJEDIS.................................... 14

5.1. Efektet gjatë fazës së para-ndërtimit .....................................................................14 5.2. Efektet gjatë fazës së ndërtimit ...........................................................................14 5.3. Efektet gjatë fazës së funksionimit ......................................................................15

6.0. ANALIZA E ALTERNATIVAVE.............................................................................. 16 7.0. PLANI I MENAXHIMIT MJEDISOR...................................................................... 17

7.1. Plani i lehtësimit .....................................................................................................17 7.1.1. Masat gjatë fazës së para ndërtimit ................................................................17 7.1.2. Masat gjatë fazës së ndërtimit ........................................................................17 7.1.3. Masat gjatë fazës së operimit..........................................................................18

7.2. Plani i Monitorimit Mjedisor (PMM) .................................................................20 8.0. KONSULTIMET PUBLIKE....................................................................................... 21 9.0. REFERENCE LIST...................................................................................................... 25 Aneksi 1................................................................................................................................... 26 Aneksi 2................................................................................................................................. 31

Page 3: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

3

HYRJE Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Agjensioni i Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës kanë vendosur të ndërtojnë një laborator të ri të shëndetit të kafshëve (virologjik dhe bakteriologjik) brenda zonës së AVUK. Një nga segmentet e komponentëve të Laboratorit të kafshëve është e fokusuar në Forcimin e Kapaciteteve të Kontrollit të Sëmundjes dhe Përmirësimin e Inspektimit, Kapaciteteve Diagnostifikuese dhe Kërkimet e Aplikuara. Projekti i Gripit të Shpezëve (PGSh) është caktuar nga Banka Botërore si Projekt i kategorisë B, meqenëse përfshinë efekte mjedisore mesatare, që mund të menaxhohen gjatë implementimit të projektit. Për këtë një Vlerësim i Ndikimit në Mjedis (VNM) nevojitet për ndërtimin e ndërtesës së re. Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), i përgatitur në përputhje me kërkesat e Bankës Botërore dhe kornizën ligjore të Kosovës identifikon ndikimet në mjedis dhe masat për evitimin apo zvogëlimin e tyre gjatë fazës së para ndërtimit, ndërtimit dhe funksionimit të Laboratorit të ri për Shëndetin e Kafshëve në Kosovë. Projekti i laboratorit të kafshëve në Kosovë është përcaktuar si projekt i kategorisë mjedisore B sipas Bankës Botërore, meqenëse ai përfshin ndikime mjedisore të vogla ose mesatare, të cilat mund të menaxhohen gjatë zbatimit të projektit. Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis po ashtu i referohet ligjeve dhe rregulloreve ekzistuese në infrastrukturën ligjore të Kosovës. Sipas legjislacionit kosovar (Ligji i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis Ligji Nr. 03/L-024), projekti i ndërtimit të laboratorit, si çështje i takona komunës dhe për këtë shtrohet nevoja për Leje Mjedisore Komunale. Ndonëse aktivitetet e projektit në mjedis nuk priten të prodhojnë efekte të mëdha dhe të pa kthyeshme negative, megjithatë ato në vetvete mund të mbartin efekte mjedisore, të cilat duhet të vihen në konsideratë.

Page 4: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

4

1.0. PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE Në harmoni me standardet mjedisore të Bankës Botërore, ky projekt është kategorizuar si projekt i kategorisë B dhe për këtë arsye shtrohet nevoja e vlerësimit të ndikimit në mjedis. Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis dhe Plani i Menaxhimit Mjedisor përfshin një vlerësim të përgjithshëm të projektit dhe kontekstit te tij mjedisor, që nga faza fillestare e ndërtimit, duke trajtuar në mënyrë specifike komponentët e tij, masat e propozuara për të zbutur ndikimet negative në mjedis dhe monitorimin e zbatimit të këtyre masave zbutëse. VNM është përgatitur në harmoni me ligjet dhe rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare dhe siguron që të gjitha kërkesat dhe detyrimet mjedisore të merren në konsideratë dhe përmbushen gjatë fazës së hartimit dhe zbatimit te projektit në fjalë. Efektet e projektit janë marrë në konsideratë gjatë të tri fazave të zhvillimit. Procesi i përgatitjes së raportit të VNM për ndërtimin e Laboratorit të ri të kafshëve në kuadër të AVUK ka filluar shikimet e terrenit dhe mbledhjen e informatave nga autoritetet, vizitat në terren dhe projekti teknik. Vlerësimi mbi ndikimin e punëve për realizimin e këtij projekti në mjedis, është realizuar në bazë të: - Shikimi në vend-ngjarje - Vlerësimet shkencore dhe teknologjike të projektit - Hulumtimi i punimeve të ndryshme shkencore dhe literaturës - Përvoja e mëhershme në projekte të njëjta Në kuadër të këtij studimi janë evidentuar disa nga mundësit e ndikimit në mjedis, të cilat do të paraqiten në vazhdim sipas fazave të projektit. Faza para ndërtimit Gjatë kësaj faze efektet mjedisore janë të përqendruara kryesisht në hapësirën punuese dhe mund të jenë rezultat i punëve parapërgatitore (largimi i mbeturinave ekzistuese). Këto aktivitete mund të shkaktojnë një ndotje shumë lokale të ajrit dhe zonës së punës. Për këtë arsye janë propozuar edhe masat për parandalimin e këtyre ndotjeve, siç janë respektimi i procedurave të parapara sipas Ligjit për Ndërtimin dhe Ligjit për Mbeturina. Faza e ndërtimit Edhe gjatë kësaj faze disa efekte mjedisore janë kryesisht të përqendruara rreth hapësirës punese. Faza e ndërtimit gjithashtu rezulton në degradimin e tokës, në krijimin e mbeturinave nga materialet ndërtimore, ndotjen lokale e ajrit, shkarkimin e ujërave nga procesi i punës, si dhe aspektet e sigurisë në punë, etj. Për parandalimin e këtyre efekteve janë paraparë masat e nevojshme, siç janë respektimi i normave të ndërtimit të parapara me ligjin e ndërtimit, çështje e menaxhimit të mbeturinave do te rregullohet sipas Ligjit të mbeturinave dhe masat e tjera për zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe zhurmës. Toka e mihur do te depozitohet në një vend të veçantë, e cila më pastaj do të përdoret për mbushjen e hapësirave dhe rregullimin e zonës. Faza e operimit Faza e operimit është faza kur priten më shumë efektet në mjedis. Aspekti kyç gjatë fazës së ndjeshme të operimit është gjenerimi i mbeturinave të rrezikshme dhe

Page 5: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

5

infektive, ndotja e ujërave të shkarkuara, mundësia për ndotjen e ajrit dhe rreziku për transmetim të infeksioneve. Për të gjitha këto çështje janë propozuar masat për parandalimin, respektivisht minimizimin e këtyre efekteve. Mbeturinat e rrezikshme të prodhuara gjatë operimit të laboratorit do të menaxhohen në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe praktikat më të mira. Mbeturinat e Rrezikshme duhet të grumbullohen në kontejnerë të përshtatshëm, të konstruktuar në atë mënyrë që të mundësojnë mbajtjen e rrjedhjes së mbeturinave likuide dhe shkapërderdhjen e mbeturinave të ngurta. Mbeturinat e ngurta, varësisht nga tipi i tyre do të vendosen ndarazi në qese dhe enë me ngjyra të ndryshme. Duke marrë parasysh se në Kosovë ku ka deponi për mbeturina të rrezikshme, si opsion më i mirë për trajtimin e tyre rekomandohet djegia e tyre. Përdorimi i disa regjentëve dhe kimikateve për kërkime diagnostifikuese mund të shihet si potencial për ndotje të ujit nga laboratori. Uji i ndotur nga laboratori do të grumbullohet, trajtohet dhe monitorohet para se të shkarkohet në sistemin komunal të kanalizimit të Fushë Kosovës. Duke e ditur se afër laboratorit ekzistojnë disa puse, që përdoren për ujitje dhe që të sigurohemi se uji nuk do të ndotet, së paku çdo vit para fillimit të zezonës së ujitjes ku ujë duhet të analizohet. Kjo është nën përgjegjësitë e Agjensionit të Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK). Ajri është vlera e parë mjedisore që do të jetë subjekt i ndotjes. Në këtë vështrim, është e nevojshme marrja e të gjitha masave që sigurojnë pajtueshmëri me procedurat dhe udhëzimet në lidhje me llojet e ënjtja të punëve, p.sh. Udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Bazuar në vlerësimin e rrezikut për grupin e mikroorganizmave infektues, laboratori duhet të pajiset me të gjitha pajisjet e nevojshme dhe të ketë sistem të ajrosjes, që përmbush standardet e bio-sigurisë- (përfshirë instalimin e filtrave me efikasitet të lartë. Që parandalojnë fluksin e grimcave-HEPA). Të gjitha shkarkimet në ajër nga laboratori duhet të kalojnë përmes filtrave HEPA. 2.0. POLITIKAT, INFRASTRUKTURA LIGJORE DHE ADMINISTRATIVE Hartimi i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis është realizuar duke përfillur dokumentet politike dhe kërkesat e Bankës Botërore dhe infrastrukturën ligjore të Kosovës: Politikat mjedisore të Bankës Botërore:

• Politikat e Bankës Botërore dhe udhëzimet: Politikat Operacionale të Bankës Botërore 4.01: Vlerësimi Mjedisor, Politikat Operacionale të Bankës Botërore 4.12: Risistemimi jo vullnetar, Manuali i Bankës Botërore për Ndotjen dhe Zvogëlimin (1998) dhe Manuali i Zbulimit (Dhjetor, 2002).

Legjislacioni mjedisor në Kosovë: • Ligji i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis Ligji Nr. 03/L-024) • Ligji i Mbrojtjes së Mjedisit • Ligji i Tokave • Ligji i Administrimit të Mbeturinave • Ligji mbi kimikatet • Udhëzimi administrative për vajra • Udhëzimi administrativ për mbeturinat e konstrukt-demolimit

Page 6: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

6

• Udhëzimi Administrativ Nr. ---/2008 për vlerat kufitare të shkarkimeve në trupat ujor dhe në sistemin publik të kanalizimit.

Sipas politikave operacionale të Bankës Botërore ky projekt është subjekt i vlerësimit mjedisor dhe i takon kategorisë B. Në bazë të këtij klasifikimi si dhe natyrës së projektit shtrohet nevoja e hartimit të një raporti mjedisor, ku duhet të adresohen të gjitha ndikimet e projektit në mjedis si dhe masat për evitimin apo zvogëlimin e tyre gjatë tri fazave të projektit. Po ashtu projekti duhet të jetë i njohur për publikun dhe atë në fazën e draftit të VNM. Kjo çështje mbulohet po ashtu me legjislacioni vendor, në mënyrë specifike me Ligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis. Sipas Ligjit të VNM, projektet e kësaj kategori janë subjekt i niveleve komunale, për çka edhe Komuna e Prishtinës ka dhënë leje urbanistike për ndërtimin e këtij laboratori (Shtojca 1). 3.0. PËRSHKRIMI I PROJEKTIT TË PROPOZUAR Punët ndërtimore përfshijnë ndërtimin e laboratorit sipas projektit Kontrolli i Gripit të Shpezëve dhe Gatishmërisë dhe Reagimit ndaj Pandemisë Humane. Meqenëse ndërtesa do të ndërtohet brenda kompleksit të AVUK (Agjensioni i Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës) ku tanimë janë ndërtuar Laboratori i Kontrollit të ushqimit si dhe Administrata (fig. 1), punët do të kryhen në dy faza: FAZA 1: Demolimi i të gjitha materialeve të braktisura, pastrimi dhe përgatitja e zonës për ndërtimin e ndërtesës së re, dhe FAZA 2 : Ndërtimi i ndërtesës së re të Laboratorit sipas projektit Kontrolli i Gripit të Shpezëve dhe Gatishmërisë dhe Reagimit ndaj Pandemisë Humane, që do të përfshijë një sipërfaqe prej 300 m2 të katit përdhes si dhe ~100 m2 të hapësirës në çatisë që përmban pajisjet teknike për NVKA. Lokacioni gjendet në pjesën jugperëndimore të Prishtinës afër rrugës kryesore që shpie nga Fushë Kosova për në Prishtinë, brenda kompleksit ekzistues të AVUK-ut.

Page 7: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

7

Fig 1. Plani i Zonës Sfera e punëve fizike kryesore përfshinë përpunimin, transportin dhe dërgimin në zonë, instalimin, ekzekutimin, kompletimin, testimin dhe mbajtja e punëve: të gjitha punët civile, arkitekturale dhe strukturale për projektin, përfshirë pastrimin e mbeturinave të demolimit (struktura të ndryshme betoni) të krijuara gjatë punëve të mëhershme të deponuara këtë hapësirë, sasi e të cilave është vlerësuar të jetë e vogël,

Laboratori i Shëndetit të Kafshëve

Page 8: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

8

përgatitja e zonës, daljet emergjente në raste zjarresh, ndërtimi i ndërtesës së re me instalimet elektrike; furnizimin me ujë, punët e drenimit dhe kanalizimit, shtrimi i rrugëve dhe parkingjeve, zonat e gjelbra dhe vegjetacioni, për kompletimin e plotë. Laboratori do të pajisjet me të gjitha anekset e nevojshme: Bllokimi i ajrit Monitorimi Dhoma stafi/takimi Koridore Tualete&Gardëroba Sterilizimi Pastrimi i rrobave Vestibule Serologjia Bakteorologjia

Pranimi i mostrave Përgatitja e mostrave Gardëroba Dekontaminimi Administrata Virologjia Izolimi DNK Dhoma e errtë Autoklavë

Objekti do të dizajnohet, ndërtohet dhe instalohet sipas rregullave, instruksioneve, standardeve, procedurave, rregulloreve dhe udhëzimeve më të fundit ndërkombëtare, nën mbikëqyrjen teknike të punonjësve përfaqësues. Tab. 1: Lista e standardeve të aplikuara Standardi Përshkrimi DIN18-165;ONORM B 3480 Standardet për lesh mineral DIN 52210; DIN 52214 Standardet për ngurtësi dhe modul dinamik të elasticitetit të

materialeve izoluese për dysheme rezistuese ndaj ujit Standardet për karakteristikat mekanike-fizike të materiale

mbrojtëse ndaj zhurmës DIN 4102; ONORM B 3800 Standardet për ekzaminimin e djegshmërisë nga shpërndarja

e flakës Standard për ndërtimin e kateve me dysheme rezistuese ndaj

ujit DIN 4109; ONORM B 8115/12

Standard për mbrojtje akustike në dizajnin e ndërtesave dhe ndërtimit

Standard për kualitetin e plasterëve për plasterizim Standard për kualitetin e solucionit të ndërtimit për punë me

tulla ISO 3582 Standard për përcaktimin e shpërndarjes së djegshmërisë Standard për shpejtësinë e flakës që shpërndahet gjatë gjithë

sipërfaqes DIN 1748; DIN 17611 Standard për profilet e aluminit D1N1623/1 Standard për apartament dhe shtresa të profiluar të çelikut ASTM D2047 Standard për kate ASTM 494 TIP F Standard për aditivët mbrojtës ndaj lagështisë DIN 4030 Standardi për hidro-izolim Përpara fillimit të punëve janë marrë të gjitha masat dhe lejet në lidhje me ekzistimin e instalimeve nëntokësore, p.sh. kabllot elektrike, kanalet e ujërave, etj. dhe është konkluduar se kjo zonë është e lirë nga instalimet nëntokësore.

Page 9: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

9

4.0. PËRSHKRIMI I VLERAVE MJEDISORE Lokacioni ku do të ndërtohet Laboratori është në komunën e Prishtinës, më saktësisht në ngastrën kadastrale nr. 1539, e evidentuar në fletën poseduese nr.11451 zona kadastrale e Prishtinës, në zonën industriale të Prishtinës. Kjo hapësirë gjendet në pjesën jug-perëndimore të Prishtinës, pranë rrugës kryesore për në Fushë Kosovë, brenda kompleksit të Agjensionit të Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK). Në vazhdim kemi pasqyruar, vlerësuar dhe prezantuar të dhënat bazë mbi karakteristikat relevante të mjedisit brenda zonës së ndërtimit. 4.1. Mjedisi fizik Siç po shihet nga harta e tokës, sipërfaqja ku do të ndërtohet laboratori është tokë e llojit smonicë gëlqerore dhe si e tillë nuk paraqet vlera të mira bujqësore. Si do që të jetë, kjo tokë me kohë ka humbur karakterin prodhues të saj. Burimi: Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (2006) –Harta e toksës e Kosovës (1: 200.000)

Fig 2: Harta e tokës

Laboratory site

Prishtina

Page 10: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

10

Me qëllim të përshkrimit të ndërtimit të tokës në këtë zonë, është bërë një mihje deri në 2.5 m dhe paraqitet përmes profilit si më poshtë (foto. 1).

Foto. 1: Struktura litologjike e tokës ku do të ndërtohet laboratori.

Sipërfaqes së tokës ku parashihet të ndërtohet laboratori, tani më se ju ka ndërruar desitinimi dhe është kthyer në zonë ndërtimi, me çka vërteton edhe leja e leshura nga Komuna për këtë qëllim. Leja e lëshuar nga Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Ndërtimit të komunës së Prishtinës nuk parasheh kushte shtesë. Ajo përcakton se Laboratori duhet të ndërtohet në përputhje me projektin e pranuar nga komuna. Në këtë moment kanë nisur disa punë përgatitore të pastrimit të lokacionit për ndërtimin e ndërtesës së re. (foto. 2).

0 m

0,5

1.0

1.5

2.0

2.5

0 – 60 cm, argjilë me rërë të imët, ngjyrë e kafe në të zezë, me përmbajtje humusi

60 – 130 cm, argjilë me rërë të imët dhe kokrriza të trasha, ngjyrë kafe në të kuqe

130 – 250 cm, zhavorr me rërë dhe përmbajtje të vogël argjile, ngjyrë të kafe në të verdhë

Page 11: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

11

Foto 2: Zona e ndërtimit të laboratorit Zona ku do të ndërtohet laboratori duhet të ndërtohet është mbushur me plehra dhe mbeturinave nga burime të ndryshme, sikurse mbeturina të ngurta, mbeturina të plastikës (foto 3), kështu që kjo zonë kërkon një pastrim të plotë përpara fillimi të punëve.

Foto 3: Mbeturina të ndryshme në zonë 4.2. Ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore Në afërsi të kësaj zone nuk ka ndonjë rrjedhje apo grumbullim të ujërave sipërfaqësor që do të mund të ndikoheshin nga ky projekt. Lumi i Prishtinës (Prishtevka) gjendet rreth 1 km larg ky lokacion dhe nuk pritet të ndikohet nga aktivitetet e laboratorit (fig 4). Në anën tjetër niveli i ujërave nëntokësore, gjatë kohës me të reshura të larta atmosferike arrin deri afër sipërfaqes së tokës (1 deri 1,5 m nën sipërfaqen e tokës). Në momentin e mihjes, ujërat nëntokësor nuk janë takuar deri në thellësinë 2.5 m, edhe pse hulumtimet zunë u bënë gjatë sezonës me të reshura atmosferike. Shkaku themelor është se vetëm disa metra larg ekziston një kanal drenazhues i ndërtuar në

Page 12: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

12

Laboratory

ca. 1 km

Prishtina stream

Sitnica river Fushe Kosova

thellësi deri 3 m, çka ka ndikuar edhe në drenazhimin e ujërave nëntokësor dhe me këtë edhe uljen e nivelit të tij.

Fig. 3: Aero fotografi e zonës së laboratorit dhe rrjedhës së ujërave sipërfaqësore Në afërsi të laboratorit ekzistojnë disa puse për ujitje (të përdorura nga Ministria e Bujqësisë), ku njëri prej tyre gjendet në një distancë më të vogël se 10 m nga rezervari septik i AVUK-ut. Sistemi i kanalizimit komunal është i ndërtuar në këtë zonë, prej nga do të lidhen ujërat e zeza të laboratorit dhe objekteve tjera të AVUK-ut. 4.3. Kualiteti i ajrit Deri më tani mungojnë matjet mbi kualitetin e ajrit, por duke pasur parasysh, afërsinë e termocentraleve të KEK-ut, deponitë e hirit, fluksin e madh të trafikut, mund të konstatojmë se kjo zonë mund të ndotet kryesisht nga pluhuri, por nuk priten të tejkalohen vlerat kufitare të kualitetit të ajrit sipas të OBSH. 4.4. Zhurma Zhurma në këtë zonë është kryesisht si rezultat i zhvillimit të trafikut. Për shkak se distanca nga magjistralja (Prishtinë-Fushë Kosovë) është rreth 200 m, mund të konstatojmë se nivelet e zhurmës nuk janë mbi normat e lejuara. 4.5. Meteorologjia Mbizotërohet nga klima e mesme kontinentale, me vera të nxehta dhe dimra të ftohtë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, rezulton se temperatura mesatare e janarit është - 0.2 shkallë, ndërsa ajo e korrikut + 22.12 gradë.

Page 13: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

13

Tabela 1. Temperaturat mesatare gjatë viteve 2002-20061 I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Mes 2002 -2.6 5.1 7.4 9.8 15.9 20.1 21.9 20.4 15.1 11.9 7.2 1.5 11.1 2003 0.5 -3.0 4.6 8.8 19.0 22.1 22.4 23.8 15.1 10.6 6.9 0.6 11.0 2004 -1.0 2.6 6.3 11.8 13.1 19.3 22.5 20.7 17.1 14.2 5.3 1.6 11.1 2005 0.0 -2.6 5.0 10.1 15.8 17.4 21.1 19.6 16.8 11.0 4.2 1.8 10.4 2006 -3.5 -0.9 5.1 11.7 15.2 18.8 21.5 20.2 16.8 12.4 5.3 7.2 10.8 Po ashtu Instituti Meteorologjik i Kosovës, përcakton edhe sasinë e reshjeve në Kosovë. Kështu sipas qendrës kësaj qendre, gjatë viteve 2002 deri më 2006, kemi reshjet e cekura në tabelën 2. Tabela 2. Sasia e reshjeve mesatare gjatë viteve 2002-20062 I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Mes 2002 5.5 15.8 50.3 51.4 97.8 37.1 88.6 184.3 137.4 69.2 47.0 65.6 70.8 2003 113.4 13.5 0.9 42.3 41.5 20.3 23.7 32.3 54.0 119.9 49.6 39.5 45.2 2004 72.8 52.9 55.2 21.7 44.2 46.3 37.7 56.3 53.8 34.6 110.1 33.3 56.6 2005 30.7 34.7 51.0 54.1 98.2 55.4 55.6 76.8 21.1 35.9 41.7 87.6 53.6 2006 35.6 48.4 69.5 75.5 42.5 55.5 34.2 90.4 29.7 43.1 27.3 32.1 48.6 4.6. Popullsia3 Nga viti 1981, nuk ka pasur regjistrim të popullsisë në Kosovë. Pas luftës së fundit, Prishtina është mbingarkuar me popullatë. Manipulohet me shifra, por duke u mbështetur në analiza dhe numrin e votuesve, numri rezident i qytetarëve në qytetin e Prishtinës, mund të jetë përafërsisht 400,000 ndërsa me fshatrat deri 470,000. Gjatë ditës në kryeqytet mendohet se lëvizin deri në 500,000 qytetarë. Në afërsi të zonës së laboratorit nuk ka vendbanime, me përjashtim të ndonjë shtëpie individuale në disa qindra metra largësi. Mirëpo së fundi është e ndërtuar një banesë kolektive në një distancë prej vetëm ca. 50 m distancë, e cila tani për tani ende nuk është e banuar. 4.7. Trashëgimi kulturore dhe natyrore Gjurmët e banimit në kryeqytetin e Kosovës i gjejmë që në parahistori, gjithnjë në mbështetje të zbulimeve të deritashme arkeologjike të gjetura në lokalitetet si në Matiçan, Graçanicë, Ulpianë etj. Rreth zonës ku do të ndërtohet Laboratori nuk kemi objekte të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. 4.8. Mjedisi biologjik Në kuadër të florës dhe faunës mund të flasim vetëm për zonat që kufizohen me këtë objekt. Në këto zona rriten llojet me të zakonshme të florës dhe faunës. Në këtë zonë nuk rriten dhe zhvillohen llojet e mbrojtura të florës dhe faunës. Zona përreth ku do të ndërtohet laboratori është tokë bujqësore dhe përdoret për agrikulturë. 4.9. Mjedisi socio-kulturor Zona ku do të ndërtohet laboratori është zonë industriale. Edhe ky laborator do të jetë pjesë e kompleksit të AVUK. Në afërsi të këtij kompleksi është një banesë e banimit kolektiv. 1 Burimi MMPH-Instituti Hidrometeorologjik 2 Burimi MMPH-Instituti Hidrometeorologjik 3 ëëë.prishtina-komuna.org

Page 14: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

14

5.0. EFEKTET E MUNDSHME TË PROJEKTIT NË MJEDIS Janë analizuar dhe shqyrtuar me kujdes të gjitha efektet në mjedisin jetësor, çofshin ato efekte pozitive apo negative. 5.1. Efektet gjatë fazës së para-ndërtimit Aktivitetet që do të kryhen gjatë fazës së para-ndërtimit (përgatitjes së punishtes), të përshkruara në kapitullin 3.1. paraqesin disa efekte negative në mjedis, të cilat me një përkujdesje të vogël do të mund të minimizoheshin fuqishëm. Gjatë kësaj faze fillestare efektet në mjedis do të mund rezultofshin kryesisht nga:

Emisionet e zhurmës nga automjetet Emisionet e pluhurit, si rezultatet i largimit dhe heqjes së mbeturinave Kontaminimi i tokës nga rrjedhjet aksidentale të vajrave nga makinat Ndotja e platformës së AVUK dhe rrugës lidhëse si rezultat i qarkullimit të

automjeteve transportuese. 5.2. Efektet gjatë fazës së ndërtimit Gjatë fazës së ndërtimit të këtij Laboratori do të mund të krijohen efekte negative në mjedis, por me një menaxhim të mirë të këtyre efekteve, nuk do të kishim ndonjë dëm mjedisor. Në vijim janë të përmbledhura efektet (ndikimet) e mundshme të projektit në mjedis. Degradimi i tokës Si rezultat i aktiviteteve punuese do të vij deri te dëmtimi i tokës në zonën e ndërtimit, si rezultat i mihjeve. Me këtë rast do të vije deri te mihja e shtresës humusore. Po ashtu nga aktivitet e makinave, mund të kemi kontaminime të lehta të tokës. Kjo mund të vije si rezultat i rrjedhjes së karburanteve dhe materieve tjera në gjendje të lëngët nga automjetet. Po ashtu ndotja e tokës mund vije edhe si rezultat i deponimit jo adekuat të mbeturinave të ndryshme që krijohen nga ndërtimi (materialet ndërtimore, etj.) Zhurma Si rezultat i punimeve pritet të kemi edhe emisione të zhurmës. Zhurma kryesisht është si rezultat i punës së automjeteve punuese dhe trafikut të tyre. Emisionet në ajër Po ashtu edhe ndotja e ajrit vije si rezultat i emisioneve të pluhurit nga aktivitetet punuese dhe nga lirizmi i gazrave të automjeteve nga djegia e karburanteve. Krijimi i mbeturinave Si rezultat i aktiviteteve punuese mund të kemi gjenerim të mbeturinave të ngurta, sidomos inerteve. Shkarkimi i ujërave Aktivitetet e ndërtimit (puna me çimento dhe muratimi) mund të ndikojnë në shkarkimin e ujërave në ambientet përreth. Shëndeti i punëtorëve dhe siguria Shëndeti i punëtorëve mund të rrezikohet si rezultat i mungesës së pajisjeve adekuate të punëtorëve si dhe nga aksidentet eventuale. Aksidentet mund të ndodhin për arsye të ndryshme gjatë punës me ekskavatorë dhe kamionë dhe mjete tjera. Shembujt për rreziqe potenciale janë: - ndriçim joadekuat për punë gjatë natës, ose dukshmëri e dobët gjatë kohës me

stuhi e bën gjykimin e vozitësit më të vështirë si dhe detektimin e kushteve të vështira.

Page 15: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

15

- operimi me pajisje pa vendosur rripin e sigurisë. - përdorimi i kamionit me frena të prishur. - mungesa e vëmendjes dhe seriozitetit gjatë punës 5.3. Efektet gjatë fazës së funksionimit Ajri Bazuar në natyrën e hulumtimeve të cilat do të bëhen në këtë laborator, ajri është kompartmenti i parë i cili mund ti nënshtrohet ndotjes. Për këtë arsye shtrohet nevoja e marrjes së masave të rrepta për respektimin e procedurave dhe udhëzimeve të ndryshme që kanë të bëjnë me natyrën e tillë të punëve, siç janë udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Sipas OBSH patogjenet që shkaktojnë sëmundje të rrezikshme tek njerëzit dhe shtazët dhe se lehtë mund të bartet nga një individ tek tjetri, në mënyrë direkte apo indirekte, duke shkaktuar kështu rrezik të lartë për individin dhe komunitetin, kategorizohet si mikroorganizma infektiv të grupit të katërt (me rrezikshmëri të lartë). Ujërat Në laborator parashihen hulumtime diagnostike të cilat përfshijnë edhe analiza të ndryshme ku shtrohet nevoja e përdorimit të një numri të ndryshëm të reagjentëve dhe kimikateve. Mirëpo nga ana tjetër metodat e sotme të automatizuara dhe standardizuara që aplikohen për hulumtime, karakterizohen me përdorim të sasive shumë të vogla të materieve me të cilat kryhet analiza. Kështu p.sh. volumi standard i mostrës (gjak, serum, sekret) këtyre ditëve në pajisje moderne sillet rreth 5 – 50 µl dhe sasia e reagjentëve të përgjithshme 200 – 300 µl. Nga kjo rezulton fakti se maksimum 350 µl mbeturinë mund të krijohen për një hulumtim. Vëllimi i reaksionit (përzierja reagjent-mostër) pas matjeve duhet të hidhet dhe ena e reaksionit (epruveta) të shpërlahet shumëfish me ujë dhe detergjente. Bazuar në studimet e ndryshme si p.sh në spitale të ndryshme (Flöser, V. 2006), ujërat laboratorike përbëjnë vetëm rreth 1% të përdorimit të përgjithshëm të ujit. Bazuar në hulumtime dhe opinione të ndryshme (Flöser, V. 2006, Klein, C. R. 2005) ujërat e liruara nga spitalet e përgjithshme, sa i përket përbërjes mikrobiologjike, janë të ngjashme me ujërat e zeza komunale dhe për këtë arsye nuk paraqitet nevoja e sistemeve të veçanta të trajtimit paraprak. Megjithatë në rastin e përdorimit të tretësve të ndryshëm si ata me përqendrim të lartë të Formaldehid-it shtrohet nevoja e një kujdesi të veçantë. Në çoftë se ujërat e shkarkuara kanë një përqendrim më të lartë se 10% Formaldehid, rekomandohet që ato ujëra mos të shkarkohen në ujërat e kanalizimit dhe shtrojnë nevojën e trajtimit të veçantë. Toka Gjatë fazës së operimit të laboratorit nuk pritet të ketë ndikime negative në tokë. Mbeturinat Si rezultat i punës së këtij laboratori do të kemi edhe gjenerim të mbeturinave. Kryesisht do të krijohen këto lloje të mbeturinave

• mbeturina shtëpiak Si rezultat i aktiviteteve të laboratorit do të krijohen edhe mbeturina komunale, të cilat do të deponohen në kontejnerë adekuat. Këto mbeturina nuk guxohet të përzihen me mbeturina tjera që krijohen në laborator.

Page 16: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

16

• Mbeturina të rrezikshme Meqenëse aktivitet e laboratorit shoqërohen me ekzaminime të ndryshme mjekësore në shpezë me sëmundje dhe të ngordhura, ku do të përdoren edhe sasi të kimikateve të ndryshme, konstatojmë se kemi gjenerim të mbeturinave të ndryshme. Pra janë kryesisht mbeturina të kafshëve dhe mbeturina tjera infektuese, që krijohen nga aktivitet e ndryshme brenda laboratorit. Përveç ndikimeve mjedisore që mund të rezultojnë nga funksionimi i laboratorit, në ndërlidhje me këtë duhet të kihen parasysh edhe aktivitet e ekipeve punues gjatë kryerjes së punëve në terren. Qasja jo adekuate ndaj zogjve të kontaminuar dhe produkteve të shpezëve/mbeturinave nga ekipi mund të transportoj dhe të shpërndaj sëmundjen, që në vetvete paraqet rrezik mjedisor dhe rrezik për shëndetin publik. Ky transportim mund të zë vend përmes ekipit të kontaminuar, pajisjeve, rrobave dhe automjeteve. Efektet e pafavorshme përfshijnë: rrezikun e shëndetit për vetë anëtarët e ekipit ekzaminues

rrezikun e shëndetit për personat tjerë, që vijnë në kontakt me anëtarët e ekipit ekzaminues ose me rrobat, pajisjet dhe automjetet e kontaminuar.

shpërndarjen e sëmundjes në zona tjera të shpezëve. kontaminimin i ajrit, dheut dhe ujit, nga personeli i kontaminuar, rrobat, pajisjet

dhe automjetet. Rreziqe tjera që ndërlidhen me punët në terren dhe laborator mund të paraqiten edhe si rezultat i mos zbatimit adekuat të dekontaminimit, ku mund të ekspozohet stafi si dhe komunitetin ndaj agjentit kontaminues. Këto rreziqe mund të përmblidhen si në vijim:

Shpërndarja e sëmundjes si rezultat i dekontaminimit jo adekuat dhe të gabuar.

Rreziqe të shëndetit (helmimi) për stafin e projektit që kryen dezinfektimin. Rreziqe të shëndetit për komunitetin ku kryhet dekontaminimi. Kontaminimi i tokës dhe ujit nga agjentët dekontaminues. Dëmtimi i florës dhe faunës, që shkaktohet nga agjentët dekontaminues.

Zhurma Si rezultat i natyrës së punëve laboratorike, nuk pritet të ketë ndonjë ndikim në ngritjen e nivelit të zhurmës për mjedisin. 6.0. ANALIZA E ALTERNATIVAVE Çështja e zgjidhjes së lokacionit i ka takuar investitorit, por duke pasur parasysh zhvillimet e mëhershme, sipas planifikimit të zonës industriale të Prishtinës dhe ndërtimet e mëhershme të objekteve të AVUK (objekti i administratës dhe laboratorit të ushqimit), mund të konstatojmë se lokacioni është zgjedhur në përputhje të plotë me Planin Detal Urbanistik të zonës industriale të Prishtinës. Shikuar në aspektin e ndikimeve mjedisore të përshkruara në kapitullin 5 dhe masat për eliminimin, respektivisht minimizimin e këtyre efekteve të përshkruara në kapitullin 7 të këtij elaborati, mund të konstatojmë se efektet e ndërtimit dhe operimit të këtij Laboratori do të jenë kontrolluara dhe minimale për mjedisin.

Page 17: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

17

7.0. PLANI I MENAXHIMIT MJEDISOR PMM është hartuar si rezultat i kërkesave ligjore në Kosovë si dhe politikat e Bankës Botërore. Ky plan identifikon dhe vlerëson efektet potenciale mjedisore dhe rreziqet në shëndetin publik, që mund të shkaktohen nga projekti dhe gjithashtu rekomandon masat e lehtësimit dhe monitorimit për të reduktuar (nëse jo eliminuar tërësisht) këto efekte. Implementimi i këtij plani, jo vetëm që do të rris performancën mjedisore të projektit, por gjithashtu do të ndihmoj në rrjedhën e përgjithshme të menaxhimit mjedisor. Plani i menaxhimit mjedisor përfshinë Plani i lehtësimit dhe Planin e monitorimit. 7.1. Plani i lehtësimit Ky plan paraqet masat e zbutjes për fazat e para ndërtimit, ndërtimit dhe operimit. Objektivat e këtij plani janë për të parandaluar ose reduktuar efektet e mundshme në mjedis dhe vlerëson koston e përafërt të këtyre masave. Lista e masave zbutëse janë të bazuara në regullativën ekzistuese ligjore dhe implementimin e proceduarave të zbatueshme . 7.1.1. Masat gjatë fazës së para ndërtimit Para fillimit të organizimit të vend-ndërtimit, duhet të bëhet rrethimi dhe sinjalizimi i vend-ndërtimit sipas praktikave më të mira dhe legjislacionit në fuqi (Ligji i Ndërtimit i Kosovës). Në punë përgatitore përfshihet pastrimi i terrenit-lokacionit të ngushtë nga mbeturinat dhe gjësendet e dëmtuara nëpër sipërfaqet ndërtimore të parapara me projekt (platformat dhe shtigjet ekzistuese), e që nënkupton nivelimin e terrenit. Mbeturinat e krijuara gjatë kësaj faze duhet të barten nga punë kryerësi ose nga kompanitë e kontraktuara për në deponinë e autorizuar të hedhurinave. Vend-ndërtimi duhet të organizohet sipas skemave standarde të organizimit të vend-ndërtimeve, në funksion të:

- mjeteve të cilat do të përdoren gjatë punëve ndërtimore; - dinamikës së punëve ndërtimore; - sigurimit të personelit të punë-kryerësit dhe mbrojtjes së shëndetit publik,

Në rastet e krijimit të pluhurit të merren masa të spërkatjes së zonës. Punë-kryerësi të ketë kujdes që gjatë këtyre punimeve, të mos përdor mjete të stërvjetëruara apo me defekte, që mund të emitonin vlera të larta të zhurmës, që do të kishin efekte negative në mjedis. 7.1.2. Masat gjatë fazës së ndërtimit Është tejet e rëndësishme që lokacioni i operimit të shqyrtohet në lidhje me kushtet e pasigurta. Bazuar në këto shqyrtime, duhet të përgatiten rregullat për pikat e ndryshme të operimit. Në rast të ndryshimit të kushteve, atëherë duhet që edhe llogaritjet dhe rregullat e përmendura të revidohen. Para fillimit të operimit, dhe gjatë punës në ndërrime, operatorët dhe mbikëqyrësit e tyre duhet të kontrollojnë në formë rutinore zonën e operimit në lidhje me kushtet e pasigurta. Kushte te tilla duhet menjëherë të raportohen dhe të korrigjohen. Në këtë kontest punë-kryesi duhet të ndërmarr këto masa: - Mbikëqyrja e punimeve të bëhet rregullisht për të garantuar se kushtet e

pasigurta janë duke u korrigjuar dhe se janë duke u respektuar praktikat e sigurta. - Dheu i mihur, para së gjithash ai me përmbajtje humusi, të depozitohet dhe të

përdoret pas ndërtimit të objektit për nivelizim dhe rregullim të zonës.

Page 18: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

18

- Të jepen udhëzimet për operatorët e automjeteve të rënda. - Sigurimi i komunikimit mes punëtorëve në pikat e qasjes së automjeteve të

rënda. - Sigurimi që pajisjet janë mirë të mirëmbajtura dhe që pajisjet e sigurisë janë

funksionale. - Sigurimi i zonës së ndërtimit nga qasja e personave të pa autorizuar - Vendosja e sinjalizimit dhe shenjave drejtuese të komunikacionit - Pastrimin e automjeteve me rastin e daljes nga vendpunishtja, nëse ato bartin

ndotje 7.1.3. Masat gjatë fazës së operimit Përveç masave për zvogëlimin e ndotjes nga punët në laborator, në këtë fazë duhet përfshi edhe masat tjera që përfshijnë punët në terren e që kanë të bëjnë me aktivitet gjatë ekzaminimit, marrjes së mostrave dhe transportit. Për të zvogëluar rreziqet potenciale dhe efektet e dëmshme të lidhura me aktivitetet e ekipit ekzaminues, duhet të krijohen procedurat dhe udhëzimet për mënyrën e marrjes së mostrave, dekontaminim, bartjen e tyre dhe aspektet tjera të sigurisë, sipas praktikave më të mira të njohura dhe rekomandimeve siç janë ato të Organizatës Botërore për Shëndetësi. Po ashtu anëtarët e ekipit ekzaminues duhet të trajnohet me procedurat e punës, përdorimin pajisjeve personale mbrojtëse (PPM), aspektet mjedisore dhe masat tjera të sigurisë. Ajri Bazuar në nivelin e rrezikshmërisë së grupit të mikroorganizmave të infektuar laboratori duhet të jetë i pajisur me zona të bio-sigurisë dhe gjithashtu duhet të jetë i pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme dhe të ketë sistem të ventilimit që përmbush standardet e bio-sigurisë (përfshirë filtrat më efikasitet të lartë të ndaljes së grimcave (HEPA) Të gjitha shkarkimet e ajrit nga laboratori duhet të kaloj përmes (HEPA). Ujërat Edhe pse për trajtimin e ujërave të ndotura laboratorike nuk ka sisteme standarde për trajtimin e tyre, dhe në përgjithësi ato shkarkohen në sistemin e kanalizimeve (ujërat e zeza urbane), në këtë rast megjithatë rekomandohet që ujërat laboratorike të grumbullohen dhe të monitorohen para se ato të shkarkohen në kanalizimin e ujërave të zeza. Kjo do të ofronte një mundësi për monitorimin dhe trajtimin e ujërave të shkarkuara, që shkarkohet me legjislacionin vendor. Në rast të tejkalimit të nivelit të ndotjes, të përcaktuara sipas Udhëzimit administrativ për efluent (parametrat e lejuar në Shtojcën 2) shtrohet nevoja e para-trajtimit, përpara se ato të shkarkohen. Krijimi i mundësisë për trajtim do të duhej të krijohej aq më parë kur dihet se ujërat e zeza komunale tani për tani shkarkohen në lumin Sitnica ( rreth 4 kilometra larg nga laboratori-shiko figurën 4.) pa ndonjë trajtim paraprak. Ujërat e zeza janë të lidhura me sistemin e kanalizimit të Fushë Kosovës, por nuk ekziston ndonjë impiant i trajtimit të ujërave të zeza komunale (objekt trajtimi). Pasi që edhe laboratori fqinj i ushqimit nuk ka ndonjë impiant për trajtimin e ujërave të ndotura, do të ishte e preferueshme të ndërtohet një impiant i përbashkët për të dy laboratorët. Afër zonës së laboratorit ekzistojnë disa puse për ujitje. Njëri prej tyre është fare pranë gropës septike të AVUK. Me qëllim që të sigurohet se ujërat nëntokësore nuk do të afektohen ujërat e zeza, duhet të monitorohet. Analizat e ujërave nëntokësore

Page 19: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

19

duhet të bëhen më së paku një herë në vit, veçanërisht përpara fillimit zezonës së ujitjes. Toka bujqësore afër laboratorit është nën menaxhimin e Ministrisë së Bujqësisë, në kuadër të së cilës gjithashtu funksionon AVUK. Kështu që monitorimi i këtyre puseve duhet të jetë përgjegjësi e AVUK. Mbeturinat Mbeturinat komunale do të deponohen në kontejnerë adekuat dhe të njëjtat do të deponohen nga kompania publike në Deponinë Regjionale të Prishtinës. Mbeturinat e rrezikshme Trajtimi i mbeturinave të rrezikshme duhet të bëhet në përputhje me rregulloret dhe udhëzimet administrative në fuqi (Udhëzimi administrativ Nr.05/2008, Udhëzimi administrativ Nr.06/2008), që rregullojnë këtë fushë të mbeturinave. Në laborator dekontaminimi i mbeturinave dhe trajtimi përfundimtar i tyre janë të lidhura ngushtë. Në terme të përdorimit ditor, çdo material i kontaminuar duhet të largohet nga laboratori dhe të asgjësohet. Shumë enë të qelqit, instrumente dhe rroba të laboratorit do të ripërdoren ose riciklohen. Principi themelor është se materialet duhet të dekontaminohen, autoklavizohen ose incinerohen brenda laboratorit. Grumbullimi i mbeturinave të rrezikshme Mbeturinat e Rrezikshme duhet të vendosen në kontejnerë adekuat, të ndërtuar në atë mënyrë që të parandalojnë rrjedhjen e likuideve dhe shkapërderdhjen e mbeturinave të ngurta. Ngjyrat e qeseve dhe enëve për vendosen e mbeturinave janë si më poshtë: - ngjyra e kuqe për mbeturina patogjene dhe infektive; - ngjyra e verdhë për mbeturina kimike - ngjyra e gjelbër për mbeturina medicinale; - ngjyra e zezë apo e kaltër për mbeturina të ngurta. Procedurat e manipulimit dhe trajtimit për materialet e kontaminuara dhe mbeturinat Identifikimi dhe sistemi i ndarjes për materiale infektive dhe kontejnerëve të tyre duhet të përfshijë:

Mjetet e kontaminuara (infektive) “gjilpërat” – gjilpërat hipodermike, skalperët, thikat dhe qelqet e thyera; këto gjithmonë duhet të grumbullohen në kontejnerë me vrima të mbyllur dhe të trajtohen si infektuese.

Materialet e kontaminuara për dekontaminim përmes autoklavës dhe pastaj kësaj pastrimi dhe ripërdorimi

Materialet e kontamunuara për autoklavizim dhe asgjësim Materialet e kontaminuara për incinerim direkt.

Materialet e kontaminuata (infektive) Pas përdorimit, gjilpërat hipodermike nuk duhet të ripërdoren, thyhen ose zhvendosen nga shiringat. I tërë kompleti duhet të vendoset në kontejnerë për hedhjen e gjilpërave. Shiringat e hedhura, të përdoruar vetë ose me gjilpëra duhet të vendosen në kontejnerë të gjilpërave dhe të incinerohen, para autoklavizimit nëse kërkohet. Kontejnerët për hedhjen e gjilpërave duhet të rezistueshëm dhe me vrima dhe nuk duhet të mbushet deri në kapacitetin e plotë. Kur mbushet tri të katërtat, ato duhet të vendosen në kontejnerë të “mbeturinave infektive” dhe të incinerohen para

Page 20: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

20

autoklavizimit nëse praktikat e laboratorit e kërkojnë atë. Kontejnerët e gjilpërave nuk duhet të deponohen në deponi. Materialet e kontaminuara (potencialisht infektive) për autoklavizim ose ripërdorim Nuk duhet të bëhet asnjë përpjekje për pastrim të materialeve të kontaminuara (potencialisht infektive) që do të autoklavizohen dhe ripërdoren. Çdo pastrim i nevojshëm duhet të bhet pas autoklavizimit ose dezinfektimit. Materialet e kontaminuara (potencialisht infektive) për asgjësim Copat e gjilpërave, që përdoren me ato më sipër, të gjitha materialet e kontaminuara (potencialisht infektive) duhet të autoklavizohen në kontejnerë që nuk rrjedhin, p.sh. qese plastike me ngjyrë-të koduar, përpara trajtimit. Pas autoklavizimit, materiali mund të vendoset në kontejnerë për transport për në incinerator. Nëse është e mundur, materialet që dalin nga aktivitetet e kujdesit shëndetësor nuk diuhet të shkarkohen në deponi edhe pas dekontaminimit. Incinerimi Njëra ndër format e trajtimit të këtyre mbeturina është incinerimi i tyre në incinerator mobil ose të fiksuar. Incineratorët operojnë në një temperaturë prej minimum 800 oC dhe me kohë minimale prej 2 sekondave. Janë të pajisur me furrë ndihmëse që mund të fiket kur temperatura bie 850

oC. Ka sistem automatik të furnizimit të lidhur me matësin e

temperaturës. Për ti evituar emisionet e dioksinave dhe furaneve gjatë djegies, cofëtinat nuk duhet të para-trajtohen , me dezinfektues që prodhojnë klor ose nuk duhet të përmbahen në qese të PVC. Për të njëjtën arsye, asnjë material i destinuar për incinerim nuk duhet të përmbajnë kimikate që prodhojnë klor. Emisionet kyçe në ajër nga operimi i incineratorëve janë aroma, lënda e grimcuar, klorur hidrogjeni, oksidet e azotit, dyoksid sulfuri, monoksid karboni, kompozimet organike të avullueshme (nga metani në hidrokarbure policiklike aromatike) dhe dioksina dhe furane. Kur incineratori është në punë, gjithashtu do të ketë edhe zhurmë. Përveç kësaj do të ekzistoj rreziku i lirimit të virusit kur shpezët e ngordhur futen në incinerator. Aksionet kyçe të lehtësimit janë për tu siguruar se formimi substancave të rrezikshme evitohet përmes operimit në temperaturën e dizajnuar dhe furnizimi i ajrit për djegieje. Djegia e materialeve, p.sh. klorur polivinili (PVC) mund të qoj në formimin e substancave të rrezikshme. Emisionet kyçe në ujë nga procesi i incinerimit vijnë nga uji dhe dizinfektantët që përdoren në pastrimin e incineratorit dhe automjeteve të përdorura për transportin e materialeve të infektuara (cofëtinave dhe materialeve tjera mbeturinë) nga laboratorët dhe spitalet në incinerator. Po ashtu ekziston rreziku i rrjedhjes së karburanteve gjatë transportit dhe komisionimi i zonës së laboratorit ose rrjedhja e yndyrave nga incineratori. Veprimet kyçe të lehtësimit janë ofrimi i trajnimeve adekuate dhe materialeve punuese për operatorët e incineratorit dhe personelit tjetër dhe për të siguruar që zonat janë përgatitur duke parashikuar gjendjen dhe përmbajtjen e dizinfektantëve. 7.2. Plani i Monitorimit Mjedisor (PMM) Objektivi final i PMM është përmirësimi i performancës mjedisore të projektit dhe të siguroj që aktivitetet e propozuara nuk shkaktojnë nivel të papranueshëm të efekteve

Page 21: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

21

mjedisore ose rreziqe të shëndetit publik. Veçanërisht PMM do të përmbush funksionet si në vijim:

Përmbush kërkesat e legjislacionit të Kosovës dhe politikat e BB. Lehtëson implementimin e masave lehtësuese mjedisore të diskutuara me sipër. Definon mekanizmin e monitorimit mjedisor dhe identifikon parametrat e

monitorimit me qëllim që të: ▶ Siguroj se masat lehtësuese të diskutuara më sipër implementohet në

tërësi. ▶ Siguroj efektivitetin e masave lehtësuese në minimizimin e efekteve të

projektit në vlerat mjedisore. Identifikon kërkesat për trajnime mjedisore në nivele të ndryshme Definon komunikimin dhe protokollet e raportimit për menaxhimin mjedisor

Metodologjia që do të përdoret për monitorim do të jetë në varësi të aktiviteteve dhe nevojave të monitorimit, dhe është e përshkruar në tabelën në vijim (tabela 3) përfshirë edhe vlerësimin kostos. 8.0. KONSULTIMET PUBLIKE Në mars të vitit 2007 nga Grupi Punues i gripit të shpendëve dhe AVUK është përgatitur një Vlerësimit Mjedisor (VM) dhe Plani i Menaxhimit Mjedisor (PMM) për Projektin Kosovar të Kontrollit të gripit të shpezëve dhe Përgatitjes dhe Reagimit ndaj Pandemisë Humane. Në kohën e hartimit të VM dhe PMM janë mbajtur takime të ndryshme dhe konsultim me palët e ndryshme. Më 28 mars, 2007 u zhvillua një diskutim publik në sallën e takimit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR). Në prezantimin e publikut kanë qenë të ftuar të marrin pjesë e UNMIK-ut, MBPZHR-AVUK, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ministria e Shëndetësisë (MSH), përfaqësues të OJQ-ve dhe shtypit. Te pranishëm ishin 19 njerëz. MMPH duke marrë në konsideratë të gjitha këto takime, konsultime dhe diskutime publike dhe në përputhje me legjislacionin e Kosovës ka lëshuar Pëlqimin Mjedisor për Projektin Kosovar të Kontrollit të gripit të shpezëve dhe Përgatitjes dhe Reagimit ndaj Pandemisë Humane.

Page 22: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

22

PLANI I MENAXHIMIT MJEDISORE Aktivitetet e

projektit Efektet potenciale/çështjet Masat lehtësuese Përgjegjësia e masave të

lehtësimit Kërkesat për monitorim Kostoja

FAZA E PARA NDËRTIMIT Emisionet e zhurmës Përdorimi i pajisjeve të reja dhe pa defekte Punë-kryerësi Mbikëqyrësi/punëdhënësi Operacionale Emisionet e pluhurit Spërkatja e vend-punimit me ujë Punë-kryerësi Mbikëqyrësi/punëdhënësi Operacionale Kontaminimi i tokës Kontrolli vizual i automjeteve dhe pajisjeve Punë-kryerësi Mbikëqyrësi/punëdhënësi Operacionale Ndotja e platformës së AVUK Pastrimi i gomave të automjeteve Punë-kryerësi Mbikëqyrësi/punëdhënësi Operacionale

Pastrimi i mbeturinave dhe përgatitja e vend-punishtes Gjenerimi i mbeturinave Bartja dhe transportimi i mbeturinave nga

kompani regjionale AVUK/operatori Mbikëqyrësi/punëdhënësi Operacionale

FAZA E NDËRTIMIT Degradimi i tokës Largimi i humusit dhe ripërdorimi i tij për

rregullimin dhe nivelizimin e zonës pas fazës së ndërtimit

Punë-kryerësi Mbikëqyrësi/punëdhënësi Operacionale

Kontaminimi i tokës-kontaminime të lehta të tokës, si rezultat i rrjedhjes së karburanteve dhe materieve tjera në gjendje të lëngët nga automjetet. Po ashtu ndotja e tokës mund vije edhe si rezultat i deponimit jo adekuat të mbeturinave të ndryshme që krijohen nga ndërtimi (materialet ndërtimore, etj.)

Kontrolli vizual i automjeteve dhe pajisjeve tjera me potencial të rrjedhjes së vajrave. Ndarja e mbeturinave nga materialet ndërtimore dhe deponimi i tyre i përkohshëm ne vende të përshtatshme

Punë-kryerësi Mbikëqyrësi/punëdhënësi Operacionale

Hapja e themeleve të bazamentit

Ndotja e ujërave Ndërtimi i kanaleve paraprake të drenazhimit Punë-kryerësi Mbikëqyrësi/punëdhënësi Operacionale Emisionet në ajër

Emisionet e pluhurit nga aktivitetet punuese dhe nga lirizmi i gazrave të automjeteve nga djegia e karburanteve.

Spërkatja e vend-punimit me ujë Përdorimi i makinerive të reja dhe pa defekte

Punë-kryerësi Inspektorati i MMPH / AVUK

Operacionale

Punët ndërtimore Shkarkimi i ujërave Aktivitetet e ndërtimit (puna me çimento dhe muratimi) mund të ndikojnë në shkarkimin e ujërave në ambientet përreth. Sasi e këtyre ujërave do të jetë më e theksuar sidomos gjatë kohës kur bëhet ujitja e bazamentit të objektit dhe platformave të kateve.

Përdorimi i ujit në sasi të kontrolluara Punë-kryerësi Inspektorati i MMPH / AVUK

Operacionale

Page 23: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

23

Emisionet e zhurmës Zhurma kryesisht është si rezultat i punës së automjeteve punuese dhe trafikut të tyre.

Përdorimi i pajisjeve të reja dhe pa defekte Punë-kryerësi Inspektorati i MMPH / AVUK

Operacionale

Gjenerimi i mbeturinave Si rezultat i aktiviteteve punuese mund të kemi gjenerim të mbeturinave të ngurta, sidomos inerteve.

Grumbullimi dhe bartja e mbeturinave nga kompania regjionale e licencuar

Punë-kryerësi Inspektorati i MMPH / AVUK

Operacionale

Shëndeti i punëtorëve dhe siguria Aksidentet e ndryshme Shembujt për rreziqe potenciale janë: ndriçim joadekuat për punë gjatë natës, operimi me pajisje pa vendosur rripin e sigurisë. përdorimi i kamionit me frena të prishur. mungesa e vëmendjes dhe seriozitetit gjatë punës

Mbikëqyrja e punimeve të bëhet rregullisht për të garantuar se kushtet e pasigurta janë duke u korrigjuar dhe se janë duke u respektuar praktikat e sigurta. Udhëzimet për operatorët e automjeteve të rënda. Sigurimi i komunikimit mes punëtorëve në pikat e qasjes së automjeteve të rënda. Sigurimi i ndriçimit adekuat për operime natën. Sigurimi që pajisjet janë mirë të mirëmbajtura dhe që pajisjet e sigurisë janë funksionale. Përdorimi i rripave të sigurisë.

Punë-kryerësi Inspektorati i punës Operacionale

FAZA E FUNKSIONIMIT Emisionet e ajrit të kontaminuar nga laboratori

Implementimi i sistemit të ventilimit duke përdorur filtra HEPA

AVUK Inspektorati i MMPH dhe AVUK

1x 3000 EUR

Gjenerimi i mbeturinave shtëpiake Mbeturinat shtëpiake- të vendosen në kontejnerë Kompania regjionale për menaxhimin e Mbeturinave

KVFA Operacionale

Aktivitetet e laboratorit

Gjenerimi i mbeturinave të rrezikshme

Trajtimi i mbeturinave të rrezikshme në përputhje me udhëzimet administrative në fuqi (Udhëzimi Administrativ Nr.05/2008, Udhëzimi Administrativ Nr.06/2008), që administrojnë këtë fushë të mbeturinave. Opsionet e trajtimit duhet të zgjidhen në bashkëpunim me autoritetet dhe në përputhje me legjislacion vendor

AVUK Inspektorati i MMPH dhe AVUK

Operacionale

Page 24: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

24

Shkarkimi i ujërave Furnizimi dhe montimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura që duhet të montohet në bazamentin e Laboratorit ekzistues të Kontrollit të Ushqimit me të gjitha pajisjes e nevojshme. Kjo është me shumë rëndësi për funksionim korrekt të dyjave laboratorëve, atij të gripit të shpezëve dhe kontrollit të ushqimit. Furnizimi dhe montimi i një rezervari me acid për ti shkatërruar reagjentët dhe lidhja me sistemin e drenimit.

AVUK Inspektorati i MMPH dhe AVUK

Operacionale

Ndotja e ujërave nëntokësore Ndërtimi i sistemit të sigurtë të kanalizimit në përputhje me projektin e ndërtimit

Kontraktori Monitorimi i puseve të ujitjes (ujërave nëntokësore) afër zonës së laboratorit. Marrja e mostrave dhe analizimi i këtyre ujërave nëntokësore duhet të bëhet nga AVUK më së paku një herë gjatë vitit, kryesisht përpara zezonës së ujitjes. Inspektorati i MMPH-së.

Operacionale

Incinerimi i mbeturinave

Emisionet e dioksinave dhe furaneve, aromave, lëndës së grimcuar, klorur hidrogjenit, oksideve të azotit, dyoksid sulfurit, monoksid karbonit, kompozimeve organike të avullueshme (nga metani në kompozimet policiklike aromatike), zhurma, etj. Emisionet në ujë nga procesi i incinerimit arrijnë nga uji dhe dizinfektantët

Operimi i incineratorit në temperaturë të dizajnuar dhe furnizim të ajrit. Trajnim adekuat dhe personel tjetër të lidhur, dhe sigurimi se hapësirat janë përgatitur në mënyrë që të përmbajnë përmbajtjen e dizinfektantëve. Coftinat nuk duhet të trajtohen me dizinfektantë që përmbajnë klor ose nuk duhet të përmbahen në qese PVC

AVUK

Inspektorati i MMPH dhe AVUK

US$ 50.000 – 70.000

Page 25: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS LABORATORI I SHËNDETIT TË KAFSHËVE

25

9.0. LISTA E REFERENCAVE World Health Organization (2004): Laboratory biosafety manual (Third edition), Geneva Klein, C.R. (2005): Research laboratory wastewater neutralization systems (availably online). Flöser, V. (2006): Vortrag „Abwasserbelastung durch Krankenhäuser – ein Problem?“ 2. Krankenhaus-Umwelttag NRW der Krankenhausgesellschaft NW e. V. , Bochum.

Page 26: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS LABORATORI I SHËNDETIT TË KAFSHËVE

26

Aneksi 1

Page 27: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS LABORATORI I SHËNDETIT TË KAFSHËVE

27

Page 28: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS LABORATORI I SHËNDETIT TË KAFSHËVE

28

Page 29: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS LABORATORI I SHËNDETIT TË KAFSHËVE

29

Page 30: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS LABORATORI I SHËNDETIT TË KAFSHËVE

30

Page 31: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS LABORATORI I SHËNDETIT TË KAFSHËVE

31

Aneksi 2 Maximal allowed concentration of hazardous substances on waste waters allowed to be discharged on recipient environment or in collector Nr. Parameter Kat

II Kat III

Kat. IV

Kat. V

Discharge on collector

1 Temperature ºC ∆t ºC not more than :

25 2

30 3

35 3

35 3

45 -

2 Ph 6,5-8 6-8,5 6-8,5 6-8,5 5,5-9 3 Color pa weak weak weak - 4 Aroma pa weak weak weak - 5 Suspended Substances mg/l 35 35-60 60-150 150 300 6 Precipitation substances ml/1h 0,5 0,5 1,0 1,0 10 7 SHBO5 mg/l 3-5 5-9 9-15 15-25 50 8 SHKO mg/l 3-10 10-20 20-30 30-50 100 9 Organic Carbon total mg/l 15 30 30 40 - 10 Alumina mg/l 2,0 3,0 3,50 4,0 4,0 11 Arsen mg/l 0,05 0,1 0,2 0,2 0,5 12 Barium mg/l 2,5 3,0 4,0 5,0 5,0 13 Plumb mg/l 0,2 0,5 0,75 1,0 2,0 14 Borium mg/l 1,5 2,0 2,5 3,0 4,0 15 Cadmium mg/l 0,01 0,05 0,1 0,2 0,5 16 Cobalt mg/l 0,5 1,0 1,25 1,5 2,0 17 Chromium total mg/l 0,5 1,0 1,5 1,75 2,0 18 Chroumium 6+ mg/l 0,05 0,1 0,15 0,15 0,2 19 Iron mg/l 2,0 3,0 4,0 5,0 10,0 20 Copper mg/l 0,1 0,25 0,4 0,5 0,7 21 Nicel mg/l 0,5 1,0 1,0 1,5 2,0 22 Vanadium mg/l 0,05 0,05 0,075 0,075 0,1 23 Mercury mg/l 0,005 0,01 0,01 0,1 0,5 24 Argent mg/l 0,1 0,15 0,2 0,3 0,5 25 Mangham mg/l 1,5 2,0 2,5 2,5 4,0 26 Zinc mg/l 0,5 1,0 1,5 2,0 2,0 27 Tin mg/l 0,75 1,0 1,25 1,5 2,0 28 Selenium mg/l 0,02 0,03 0,04 0,05 0,1 29 Free chloral mg/l 0,2 0,25 0,3 0,3 0,3 30 Ammoniac si NH4

+mg/l 0,1-0,5 0,5-2.5 2.5-8 8-10 30 31 Nitrite mg/l 0,2 0,5 1,0 1,5 10 32 Nitrate mg/l 5-25 25-50 50-80 80-100 120 33 Total nitrogen mg/l 10 15 15 20 - 34 Cyanided mg/l 0,001 0,005 0,01 0,02 0,2 35 Flour mg/l 1,5 2,0 2,5 2,5 5,0 36 Orthophosphate mg/l 1,0 2,0 3,0 4,0 - 37 Total phosphor mg/l 10-25 25-50 50-125 125-200 300 38 Sulfate mg/l 150 200 250 250 400 39 Sulfite 1,0 2,0 4,0 5,0 10,0 40 Oils and grease mg/l 4 5 7 10 50 41 Mineral oils mg/l 0,5 1,0 2,0 4,0 10,0 42 Alde hides mg/l 1,0 1,5 2,0 2,0 2,0 43 Chlored hydro-carbures mg/l 1,5 2,0 2,5 3,5 5,0 44 Phenol mg/l 0,01 0,01 0,015 0,015 0,3 45 Washing liquid anions mg/l 1,0 2,0 4,0 4,0 10,0 46 Deterxhentet e pa jonizuara mg/l 1,0 2,0 4,0 4,0 10,0 47 Cationic Dish liquid mg/l 0,5 1,0 1,0 2,0 5,0 48 Hydro-carburets with aroma mg/l 0,01 0,02 0,03 0,05 0,2 49 Chlored organic pesticides mg/l 0,0025 0,003 0,005 0,007 0,05 50 organic-phosphoric pesticides mg/l 0,002 0,0025 0,003 0,005 0,01 51 Organic components mg/l 0,01 0,01 0,02 0,03 0,05 52 Alcohol total mg/l 0,5 1,0 1,5 1,5 10

Page 32: VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS - Raporti finalShkarko si

VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS LABORATORI I SHËNDETIT TË KAFSHËVE

32

53 Total radioactivity Bq/l 0,25 0,27 0,27 0,3 0,37 54 Toatl active materials in the surface mg/l 4,0 5,0 7,0 10,0 20,0 55 Koliformet totale TC në 100 ml 4500 5000 5500 6000 - 56 Koliformet fekalie FC në 100 ml 900 1000 1200 1500 - 57 Fecal Streptococ FS në 100 ml 90 100 120 150 - 58 Presence of pathogenic microorganisms pa pa pa pa -