VJESHTA RAHOVECIANE

21
BASHKË QEVERISIM VJESHTA RAHOVECIANE

Transcript of VJESHTA RAHOVECIANE

Page 1: VJESHTA RAHOVECIANE

BASHKË

QEVERISIM

VJESHTARAHOVECIANE

Page 2: VJESHTA RAHOVECIANE

144

BASHKË

QEVERISIM

VISARKORENICA

#VjeshtaRahoveciane

Page 3: VJESHTA RAHOVECIANE

Dy fjalë rreth Vjeshtës Rahoveciane…

144

BASHKË

QEVERISIM

Pamë çka pamë këto tetë vite, e dimë situatën faktike të komunës së Rahovecit.

Tash është koha të ofrojmë zgjidhje. Vjeshta Rahoveciane është zgjatja e dorës sime për ju, qytetarë të të gjitha shtresave – banori i fshatit dhe banori i lagjes, bujku dhe inxhinieri, profesori dhe sportisti – të bashkohemi në këtë rrugëtim të përbashkët për vlerësim, barazi e zhvillim.

Ky program vjen me projekte konkrete.

Mos më shikoni vetëm si deputet të Lëvizjes Vetëvendosje.

Unë jam njëri prej jush. Qytetar i pakënaqur që po sjell alternativën që do t'i japë fund keqqeverisjes, keqpërdorimit e propagandave boshe.

Visari është këtu për ty, bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe Kryeministrin Albin Kurti, që të bashkëqeverisim dhe të fillojmë një epokë të re për Rahovecin që përmbush potencialin e vet ekonomik, kulturor, turistik e shoqëror.

Koha është të ofrojmë zgjidhje. Unë kam një plan.

Por, këtë plan mund ta realizojmë vetëm bashkë.

Zgjatma dorën… ta kthejmë Rahovecin nga e mbara, në këtë Vjeshtë Rahoveciane!

Page 4: VJESHTA RAHOVECIANE

10 PROJEKTET KAPITALE PËR RAHOVECIN(Të Financuara nga Qeveria e Kosovës dhe të përkrahura nga Kryeministri Albin Kurti)

1. TRAFIKU URBAN – çdo fshat, çdo lagje 2. STADIUMI “JAHJA DANUZA” – histori që vazhdon3. TRI ZONAT INDUSTRIALE – për ringjallje 4. PISHINA GJYSMËOLIMPIKE – për komunën multisportive5. SHESHI QENDROR I QYTETIT – atraksion përtej çdo niveli6. TEATRI I QYTETIT – për kthim të krenarisë7. KOMPLEKSI REKREATIV – EPOPEJA 8. FSHATI TURISTIK – BUJTINAT TURISTIKE NË TOKAT BUJQËSORE9. SISTEMI I UJITJES PËR TOKAT BUJQËSORE10. IMPIANTI I UJËRAVE TË ZEZA – Pastrimi dhe rregullimi I shtratit të lumit Drini I Bardhë

144

BASHKË

QEVERISIM

Page 5: VJESHTA RAHOVECIANE

ARSIM CILËSOR PËR ZHVILLIM SHOQËROR

Lëvizja VETËVENDOSJE! e konsideron arsimin një nga shtyllat më të rëndësishme për realizimin e synimeve të saj për një shoqëri të drejtë dhe të zhvilluar. Pa arsim cilësor nuk mund të përgatiten kuadrot e nevojshme për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit.

Duke qenë të vetëdijshëm për gjendjen e rënduar dhe degradimin e vazhdueshëm të sistemit arsimor, veprimi institucional është i domosdoshëm për përmirësimin e tij.

Lëvizja VETËVENDOSJE do të ndërmarrë këto veprime:

•Afirmimi dhe koordinimi i masave me të gjitha instancat institucionale dhe partnerët relevantë për përkrahje të një sistemi gjithëpërfshirës arsimor që of ron qasje të barabartë dhe arsim cilësor. •Rrespektimi i rregullave institucionale dhe ligjore që mundësojnë zhvillim dhe organizim normal të procesit edukativo-arsimor, në pajtim me Ligjin mbi Arsimin në Kosovë.

•Luftimi i aferave korruptive dhe nepotiste në procesin e përzgjedhjes së drejtuesve dhe mësimdhënësve në kuadër të institucioneve edukative-arsimore.

•Punësimi dhe vlerësimi i drejtuesve të institucioneve shkollore dhe mësimdhënësve me kritere ligjore të përcaktuara qartë, si: përkushtimi në punë, aftësia pedagogjike, përvoja e punës, dhe kurrsesi përkatësia partiake apo e ndonjë grupi tjetër interesi.

144

BASHKË

QEVERISIM

Page 6: VJESHTA RAHOVECIANE

Meritokraci dhe transparencë e plotë në përzgjedhjen e kandidatëve potencialë dhe publikimi I dosjes së tyre.

•Rekurtimi i mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave do të bëhet me përfaqësim të komunitetit dhe me transparencë të plotë. •Digjitalizimi i shkollave. •Futja e lëndës digjitale - mësimi i kodimit nga klasa e parë. •Themelimi i qendrës didaktike. •Verifikimi i listës së mësimdhënësve. •Plotësimi zyrës së DKA-së me personel. •Shujtë për klasat nga klasa I deri te klasa V. •Stimulimi I mësimdhënësve dhe nxënësve të dalluar.

•Angazhimi për rritjen e numrit të psikologëve dhe punëtorëve socialë në shkolla.

•Investimi për futjen e pajisjeve të teknologjisë informative në të gjitha shkollat dhe ngritja e kabineteve të fizikës, biologjisë, kimisë, bibliotekave, etj.

•Përkrahja e bashkëpunimit mes institucioneve shkollore me të gjitha komunitetet relevante siç janë: komuniteti i prindërve, institucionet e sigurisë dhe të gjithë partnerët e shoqërisë civile.

•Përkrahja dhe mbështetja maksimale dhe financiare nga buxheti i komunës për arritjen e qëllimeve të lartcekura, si dhe orientime të reja për kërkimin e granteve të reja investuese.

•Transparencë dhe përkrahja e rinisë studentore të Rahovecit me bursa studimore në të gjitha nivelet akademike përmes një praktike të re duke dyfishuar shumat e bursave aktuale për drejtimet deficitare (shkencat natyrore dhe shkencat teknike).

144

BASHKË

QEVERISIM

ARSIM CILËSOR PËR ZHVILLIM SHOQËROR

Page 7: VJESHTA RAHOVECIANE

•Riparimi i infrastrukturës së brendshme dhe të jashtme shkollore, duke fillluar nga rregullimi i nyjeve të dëmtuara sanitare, ujësjellësi, ngrohja qendrore, rregullimi i oborrit të shkollës, etj.

•Zgjerimi i hapësirave ekzistuese rekreative e sportive, dhe përgatitja e ambienteve të reja.

•Lidhja e mesimit teorik me atë praktik permes lëndeve digjitale dhe shkollës profesionale.

•Hartimi i programit për digjitalizimin e notave dhe ditarit shkollor.

•Kontrollimi mjekësor i nxënësve nëpër shkollat e komunës, në funksion të ruajtjes së shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve të ndryshme.

•Përkrahja e autonomisë vetëpërgjegjese brenda shkollës si institucion edukativ-arsimor, me synimin që objektit të shkollës t'i kthehet fryma e lirë, me një ambient të pastër ekologjik, frymë disiplinore e rregulla mësimi dhe edukimi.

•Pagesa e rregullt dhe planifikimi buxhetor i shujtave, pagave pas pensionimit dhe pagave jubilare.

•Çerdhe të reja për fëmijë Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet që në çerdhet publike dhe private të krijohen kushte për përfshirjen e një numri sa më të madh të fëmijëve në këto qendra.

144

BASHKË

QEVERISIM

ARSIM CILËSOR PËR ZHVILLIM SHOQËROR

Page 8: VJESHTA RAHOVECIANE

SPORTI SI PRIORITET I QEVERISJES LOKALE

• Stadiumi i qytetit Jahja Danuza

•Shtigjet për çiklizëm, në fazën e parë 30km me mundësi zgjerimi.

• Riaktivizimi i klubeve të shuara në qytet dhe në fshatra.

• Terrene sportive 40m x 20m me infrastrukturë përcjellëse.

• Rregullimi dhe mirëmbajtja e fushave sportive në qytet dhe në çdo fshat.

• Financimi i shkollave me mjete të konkretizimit.

• Kompleksi sportiv në hapësirën e Drinit të Bardhë.

• Kompleksi sportiv në lokacionin tek EPOPEJA e Rahovecit.

• Fuqizimi dhe financimi i shoqatës së pedagogëve të kulturës fizike me qëllim të identifikimit të talentëve të rinj.

• Fuqizimi i klubit të Shahut dhe stimulimi më i madh i të rinjëve në këtë sport intelegjent.

144

BASHKË

QEVERISIM

Page 9: VJESHTA RAHOVECIANE

SHËRBIMET PUBLIKE

· Trafiku ndërurban falas që lidh fshatrat me qytetin dhe anasjelltas,

· Qasje në internet WIFI, informata rreth qytetit,

·Themelimi I ndërmarrjes publike që do të merret me deponitë e mbeturinave, mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, objekteve komunale dhe sigurimin e tyre.

·Rregullimi dhe mirmbajtja e të gjitha varrezave dhe parqeve të qytetit.

·Ndërtimi i trotuareve në qytet, pranë shkollave dhe në fshatrat e Rahovecit.

·Ndërtimi i parkingjeve publike.

·Kopshtari në çdo lagje dhe në çdo fshat.

·Strehimore për qenë endacakë.

144

BASHKË

QEVERISIM

Page 10: VJESHTA RAHOVECIANE

·Tregjet funksionale për prodhime vendore.

·Zyrë e posaçme ku do të angazhohen ekspertë të bujqësisë. Kjo zyrë do të ofrojë ndihma profesionale për të përfituar n g a d o n a c i o n e t , q a s j e n ë g r a n te v e n d o r e d h e ndërkombëtare si dhe këshillim të vazhdueshëm profesional për fermerët.

·Varësisht nga nevojat e fermerëve, do të bëjmë subvencionimin e naftës, farës, fidaneve, makinave bujqësore, rrjetës për mbrotjen nga breshëri, grumbullimin dhe finalizimin e produkteve bujqësore dhe blegtoriale.

·Zgjerimi i sistemit të ujitjes së tokave bujqësore.

·Mbrojtja e tokave bujqësore nga rreshjet atmosferike përmes funksionalizimit të kanaleve të kullimit.

·Panairi bujqësor ndërkombëtar.

·Kooperativat bujqësore që do funksionojnë si pika grumbulluese dhe përpunuese për produktet vendore.

·Oda Afariste Rahoveciane për të bërë bashkë investitorët vendas dhe ata në diasporë.

·Krijimi i infrastrukturës për zhvillimin e agroturizimit (bujtina, komplekse, fshati turistik), subvencionimi I promovimit të bizneseve që merren me agroturizëm.

·Formimi i laboratorit për analiza të tokës, të bimëve dhe të kafshëve.

·Kompenzim i 15 % të vlerës se kafshës së fermerit të dëmtuar nga shkaktarë të ndryshëm patogjen dhe natyror, si dhe të parcelave bujqësore.

144

BASHKË

QEVERISIM

ZHVILLIMI I BUJQËSISË DHE AGROTURIZMIT

Page 11: VJESHTA RAHOVECIANE

·Subvencionimi i inseminimit artificial të gjedheve. Në komunën

tonë janë rreth 6000 krerë gjedhë prej tyre rreth 2500- janë

lopë qumështore ku komuna do të subvencionojë deri në 2

inseminime artificiale për krerët.

·Subvencionimi i vaksinimit për sëmundje klostridiale dhe atyre

parazitare të rreth 12,000 ripërtypseve të imët (dele/dhi).

·Subvencionimi i preparateve bujqësore Bazike (herbicide dhe

pesticide) për Vreshta dhe një pjesë të Perimokulturës.

· Subvencionimi i inseminimit artificial të gjedheve. Në komunën tonë janë rreth 6000 krerë gjedhë prej tyre rreth 2500- janë lopë qumështore ku komuna do të subvencionojë deri në 2 inseminime artificiale për krerët.

·Subvencionimi i vaksinimit për sëmundje klostridiale dhe atyre parazitare të rreth 12,000 ripërtypseve të imët (dele/dhi).

·Subvencionimi i preparateve bujqësore Bazike (herbicide dhe pesticide) për Vreshta dhe një pjesë të Perimkulturës.

·Laborator për analiza fitogjenetike duke stimuluar biokimistë dhe shkenctarë që të krijojnë hibride të reja si të hardhisë, po ashtu edhe të pemëve, perimeve dhe hortikulturës.

·Në koordinim me MASHT dhe Ministrinë e Bujqësisë do të kërkohet që dega e vertarisë dhe vreshtarisë nga fakulteti Hasan Prishtina të bartet në Rahovec.

144

BASHKË

QEVERISIM

ZHVILLIMI I BUJQËSISË DHE AGROTURIZMIT

Page 12: VJESHTA RAHOVECIANE

·Një nga kushtët më të rëndësishme për hyrjen në familjen

evropiane është mbrojtja e mjedisit dhe ujërave të rjedhshëm.

·Për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është tejet shqetësues degradimi i vazhdueshëm i ambientit në komunën tonë por edhe në tërë Kosovën. Rahoveci ka nevojë për një ndërhyrje urgjente për largimin e mbeturinave me përbërje të ndryshme por me dëme shumë të mëdha.

·Pastrimi i hapësirave nga këto mbeturina, eliminimi i tyre dhe vendosja e kontrollit të duhur të inspektoratit për ruajtjen e pastërtisë nga ndotësit.

·Rregullimi i shtretërve të lumenjve dhe përrockave në fshatra dhe qytet.

·Së bashku me ministrinë e linjës do të angazhohemi për rregullimin e shtratit të Drinit të Bardhë.

·Brenda mandatit do të angazhohemi për zgjidhjen e problemeve me rrjetin e kanalizimit (ndarjen e ujëravefekale dhe atmosferike).·Do të fillojë faza e hulumtimit të fizibilitetit për ngritjen e

impiantit për trajtimin e ujërave të zeza përmes fondeve

të IPA-s.

· Infrastruktura për persona me mobilitet të zvogëluar.

·Ndërtimi i ishujve për rritjen e sigurisë në afërsi të shkollave.

· Themelimi i ndërmarrjes publike që do të merret me deponitë e

mbeturinave, mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave të

gjelbra, objekteve komunale dhe sigurimin e tyre.

144

BASHKË

QEVERISIM

PLANIFIKIMI HAPËSINOR DHE INFRASTRUKTUROR

Page 13: VJESHTA RAHOVECIANE

· Riprojektimi dhe perfundimi i rrugës Xërxë – Rahovec ne vitin

2022.

·Trafiku ndërurban falas që lidh fshatrat me qytetin dhe

anasjelltas.

·Finalizimi i projektit “GRAPELAND” që do shoqërohet me

pyllëzim.

·Korigjimi i PZHK-së dhe miratimi i Hartës Zonale.

·Restaurimi i lagjes së vjetër nga ish-berbertorja e Litë Durakut

deri në sheshin e dëshmorëve që të ruhet identiteti i

Rahovecit dhe t ëketë ndërlidhje të natyrshme me rrasa dhe

gurë nga poshtë deri te Teqja e Shejh Lazës dhe teqja deri në

Sheshin e Dëshmorëve (Gërdina).

·Restaurimi i Çarshisë së vjetër po ashtu me gurë dhe rrasa guri me

ndriçim publik në shtyll ame stil antikiteti nga rrethrrotullimi,

ish-fontana duke vazhduar kah Xhamia dhe Teqja e Shejh

Sylejmanit e deri te rruga e ndarë për varreza te lagjja “Sylka”.

·Të riaktivizohet Fontana e qytetit dhe të ndalohet komunikacioni

me Sheshin Qendror dhe të kultivohen pëllumbat.

·Shtëpia e Kulturës të rrënohet në tërësi e të ndërtohet/

shndërrohet në Teatrin e Qytetit me sallën e madhe

koncertale me kapacitet deri 2000 ulëse.

·Të rifasadohen natyrshëm me gurë shitoret e vjetra përballë dhe

përreth Xhamisë së Çarshisë.

144

BASHKË

QEVERISIM

PLANIFIKIMI HAPËSINOR DHE INFRASTRUKTUROR

Page 14: VJESHTA RAHOVECIANE

SEGMENTI KULTUROR I PLANIT ZHVILLIMOR KOMUNAL

Duhet të kemi parasysh se investimi në kulturë është investim afatgjatë dhe element rrënjësor i një kombi. Kultura është koncept shumë i gjerë dhe në vete ngërthen shumë aspekte si: Trashëgimia, Gjuha, Arti, Turizmi, etj.

Jeta kulturore në Rahovec – gjithnjë e më shumë si pasojë e mungesës së përkrahjes së kulturës – po tkurret në disa aktivitete dhe del që një vend i cili përpiqet të mbajë gjallë traditen, kulturën, edukimin kulturor në kohët modern duhet të kënaqet me këto pak angazhime.

Edhe Vinikultura është traditë dhe kulturë e cila kultivohet pothuajse tash e 2000 vjet, por jo falë aktorëve kulturorë por falë punës ekzistenciale të bujqve.

144

BASHKË

QEVERISIM

Page 15: VJESHTA RAHOVECIANE

Art144

BASHKË

QEVERISIM

Muzeu:•Ruajtja e kujtesës kolektive, videoarkivat e historisë gojore, veprat artistike, artefakte arkeologjike, etj.

Festivalet:

•Mbështetja e festivaleve ekzistuese si Hardh Fest, Festivali

Ndërkombëtar i Poezisë, Anadrinia Jehon, Agro Fest,

Festivali i muzikës për fëmijë përmes mbështetjes të

shkollës së muzikës Faik Sylka.

Teatri:

•Themelimi i trupës amatore teatrale dhe përkrahja e teatrit si dhe

rritja e audiencës për ngritje kulturore. Një vend nuk mund

të konsiderohet qytet pa një teatër. Në kuadër të Teatrit të

themelohet Korri I grave.

Galeria profesionale dhe digjitale:•Blerja e veprave artistike dhe publikimi i tyre përmes muzeut komunal në bashkëpunim me Koloninë Artistike.•Punimi i veprave me motive lokale në murale të cilat do t'i japin vendit më shumë ngjyra dhe gjallëri.

Artizanate:

•Mbeshtetja e grave permes granteve institucionale, sidomos në

industri të qepjes që njihet si traditë në vendin tonë, ku do

ofrohen mundësi zhvillimi dhe punësimi në këtë sektor.

Page 16: VJESHTA RAHOVECIANE

Libri:•Pasurimi i bibliotekës aktuale me fond shtesë dhe digjitalizimi i librave.•Stimulimi – mbështetja e shtëpive botuese për botime të librave me rëndësi.

144

BASHKË

QEVERISIM

Qendra Rinore:

•Qendra Rinore do të mbështetet në vazhdimësi dhe në asnjë rrethanë nuk do të lihet anash. Kjo qendër që nga paslufta ka ndikuar shumë në ngritjen e kapaciteteve dhe edukimin e të rinjve.

Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi:

• Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi:

Do të mbështetet fuqishëm ky fond i themeluar që t'i bëjë ballë varfërisë kulturore, artistike dhe shkencore në komunën tonë.

Art

Page 17: VJESHTA RAHOVECIANE

Hub Kulturor

•Media Qendra do të ofrojë hapësirë për të gjitha portalet informuese të cilat i përmbushin kriteret profesionale për informim. Në këtë hapësirë edhe kryetari i komunës edhe drejtorët do të mund të prononcohen për informim të drejtë dhe të gjithëmbarshëm për të gjithë qytetarët pa dallim.

•Të gjitha mediet lokale do të mund të gjenin hapësirë në këtë objekt.

Qendra e ngritjes së kapaciteteve njerëzore do të jetë objekt i rëndësishëm ku në një vend funksionojnë të gjithë aktorët e zhvillimit intelektual, moral dhe kulturor në Rahovec. Në fushëveprimtarinë e vet ajo ngërthen çdo veprmtari kulturore

144

BASHKË

QEVERISIM

Page 18: VJESHTA RAHOVECIANE

Kujdesi Shendetësor Primar do të përfshijë:Promovimin shëndetësor, parandalimin, zbulimin e hershëm, diagnostikimin, dhe mjekimin.Mbrojtjen parandaluese përmes programeve të promovimit të shëndetit dhe vizitave sistematike të femijeve dhe të rinjve në shkollat fillore dhe të mesme të komunës sonë.Ruajtjen dhe përparimin e shëndetit publik, përmes vaksinimit dhe edukimit shëndetësor të popullatës.Promovimin e shëndetit oral dhe kujdesit për shëndetin e dhëmbëve.

Organizimi i shërbimit të Urgjencës mjekësore.Shërbimet e shëndetit mendor.Prioritet i veçantë do të jetë zbatimi i Konceptit të Mjekësisë Familjare

•Rritja e kapaciteve profesionale përmes financimit të specializimit të doktorëve të mjekësisë, që të lehtësohet procesi i zonimit të populatës, duke synuar që çdo qytetari t'i mundësohet të ketë mjekun familjar. •Patronazhi Mjekësor (mjeku në shtëpi) – formimi i ekipeve të patronazhit mjeksor për persona me regjim të shtratit, për shtresat e margjinalizuara të popullatës, e në veçanti kujdesi paliativ për të moshuarit.•Krahas sistemit të SISh-it, do të funksionalizohet edhe kartoteka me të dhënat dhe historikun e pacientëve, duke u bazuar në rekomandimet e MSH-së. •Në kuadër të edukimit shëndetësor do të themelojmë qendrën për mirëqenien e nënës dhe fëmijës. Përmes kësaj qendre synohet përgatitja e nënës për lindje si në aspektin psikologjik ashtu edhe atë të planifikimit familjar (Qendra do financohet nga UNICEF).

144

BASHKË

QEVERISIM

Në kuadër të Kujdesit Shëndetësor Primar do të sigurohen kushte

për zbatimin e konceptit të Mjekësisë Familjare.

SHËNDETËSIA DHE MIRËQENIA SOCIALE

Page 19: VJESHTA RAHOVECIANE

•Aftës imi i personel i t në qendrat emergjente përmes trajnimeve profesionale, për përballje të sukseshme me situata emergjente shëndetësore. •Vënia në funksion e Qendrës së Dializës, e cila pa ndonjë arsye është stërzgjatuar për t'u vënë në funksion dhe shërbim të pacientëve në hemodializë (të cilët I kemi në numër të konsiderueshëm), duke kujtuar faktin se aty është investuar mjaft shumë nga buxheti komunal, dhe falë përkrahjes së donatorëve me aparatura bashkëkohore për hemodializë.

•Do të subvencionojmë lindjet përmes programit të mbeshtetjes finaciare si në vijim: për fëmijën e pare – 200 euro, për fëmijën e dytë – 300, për fëmijën e tretë – 400 euro, për fëmijën e katërt – 500 euro.

•Përmes Kuvendit Komunal dhe MSH-së do të inicojmë themelimin e shërbimeve sekondare në territorin e komunës sonë (Poliklinikë Shëndetësore në kuptim të ambulancave specialistike) sipas kushteve të parapara në ligjin për shëndetësi, duke konsideruar se pas funksionalizimit të Qendrës së Dializës shtimi i profileve shëndetësore të nivelit sekondar do të jetë i domosdoshëm për krijimin e sigurisë maksimale për pacientët në hemodializë në veçanti.

•QMF-të dhe AMF-të në mandatin tonë katërvjeçar do të bëhen plotësisht funksionale, me kuadro të nevojshme dhe furnizim të rregullt me barna esenciale, ndërsa ato që janë larg qendrës do te trajtohen me prioritet.

•Vizita të rregullta sistematike në shkolla, nga ekipe të kombinuara të mjekëve familjarë dhe stomatologë.

•Kalendari i obliguar i vaksinimit do të jetë prioritet, qytetarët do të njoftohen me thirrje apo SMS për marrjen e vaksinës.

•Laboratoret do të furnizohen rregullisht me material shpenzues për analizat dhe prioritet i yni në këtë drejtim do të jetë shitimi i llojeve të ndryshme të analizave laboratorike. Synojmë që të gjitha institucionet shëndetësore t'i avancojme me sistem të integruar të kamerave të sigurisë ndërsa personelin ta pajisim me kartela elektronike me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe sigurisë në punë.

144

BASHKË

QEVERISIM

SHËNDETËSIA DHE MIRËQENIA SOCIALE

Page 20: VJESHTA RAHOVECIANE

MBROJTJA SOCIALE

1. Trajtimi, zhvillimi dhe ngritja e standardit minimal për familjet strehuese, si formë e domosdoshme për strehimin e fëmijëve të braktisur dhe pa përkujdesje prindërore.

144

BASHKË

QEVERISIM

2. Përkrahja e qendrave për punë sociale dhe organizatave joqeveritare të cilat merren me trajtimin dhe rehabilitimin e fëmijëve recidivistë.

3. Bashkëpunimi i ngushtë me institucionet e sigurisë, shëndetësisë dhe punës sociale për parandalimin e formave të dhunës në familje.

4. Zhvillimi i qendrave të komunitetit në komunën e Rahovecit në të cilat grupe të caktuara nga komuniteti ushtrojnë aktivitete të ndryshme shoqërore.

5. Përkujdesja sociale për personat me nevoja të veçanta, në veçanti fëmijët, që të kenë qasje në shërbimet e ndryshme komunale sipas standardeve të kërkuara.

6. Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me partnerët publikë dhe privatë do të përkrahë projekte të punësimit për të gjithë pjesëtarët e kategorive të përfitimit të asistencës sociale.

7. Mbështetje substanciale Shoqatës së grave Hareja.

Page 21: VJESHTA RAHOVECIANE

LISTA JONË PËR ASAMBLE KOMUNALE

144

BASHKË

QEVERISIM

Një qeverisje e fortë do të thotë të kemi një kuvend mjaftueshëm

të përfaqësuar. Për t'i larguar ata që na morën dritën nga sytë,

duhet t'ua hapim horizontin të rinjve, profesionistëve dhe

personave të pakorruptueshëm dhe parimorë që gjenden në

listën tonë për Asamble Komunale.

1 Leonard Morina

2 Muharem Shtavica

3 Shqipe Kryeziu

4 Masar Shala

5 Ilir Pallqa

6 Vjosa Isma

7 Munib Durguti

8 Zana Qanta

9 Fikret Hoti

10 Sinan Kryeziu

11 Merisa Sharku

12 Hamdi Kastrati

13 Nashide Shehu

14 Samir Pista

15 Habib Dina

16 Shyhrete Jashari-Hoti

17 Mehmet Gashi

18 Dëfrim Kafexhiu

19 Mustafë Haxhimustafa

20 Betim Bytyqi

21 Elvedina Selmancena

22 Mërgim Sahitaj

23 Ramadan Krasniqi

24 Vlora Vuçitërna

25 Hazir Luta

26 Veton Thaqi

27 Doruntina Halilaj

28 Zymer Hoti

29 Refki Zeneli

30 Adelina Elshani

31 Hysni Kastrati

32 Eliesa Reshiti

33 Hasan Makshana

34 Leard Cana