Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 386 E përdyjavshme e pavarur … · 2020. 4. 29. · të...

16
AGROBIZNESI BOTIM I KËSHILLIT TË AGROBIZNESIT SHQIPTAR Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - Nr. 386 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarur E Premte, 27 Mars 2020 KËSHILLI I AGROBIZNESIT SHQIPTAR Faqe 2 Faqe 4 Faqe 5 Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al SHOQATAT ANËTARE KËSHILLAT RAJONALE Implemented by SARED Sfidat dhe propozimet e agrobiznesit përballë problematikave të krijuara për shkak të COVID-19 Faqe 11, 12 KËNDI I EKSPERTIT MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL GIZ RISI ALBANIA BioBes, pjesë e panairit BIOFACH në Nürnberg (Gjermani), panairi më i madh i produkteve organike Faqe 2 FED INVEST Faqe 5 COVID-19, GIZ: Vijojmë punën nga shtëpia për të siguruar vazhdimësinë e projekteve DISA MASA QË DUHEN MARRË NË SEKTORIN E BUJQËSISË, NË KUSHTET E COVID-19 Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC Propozim për një paketë masash në ndihmë të subjekteve në risk falimentimi, që punojnë në disa hallka të zinxhirit të prodhimit vendas të produkteve ushqimore COVID-19, AZHBR pezullon afatet e aplikantëve në programin IPARD II Faqe 4 Një grua e suksesshme, njihuni me Zana Koninin Faqe 6 Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH), Agim Rrapaj i kërkon qeverisë që të marrë disa masa në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, veterinarisë dhe mekanikës bujqësore pas situatës së krijuar nga koronavirusi. Këshilli kërkon që blegtorët, bujqit dhe veterinerët të lejohen që të qarkullojnë pa orar për të shmangur kolapsin agroushqimor COVID-19, Çuçi: Në asnjë urdhër nuk ka pengesë për fermerët, blegtorët dhe veterinerët që të vijojnë punën Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra “Kondor”, Tiranë; Cel.: 0672035581; 0684855580 KARANTINA, AGROBIZNESI THIRRJE QEVERISË: LEJONI BLEGTORËT E BUJQIT TË QARKULLOJNË PA ORAR, QË TË SHMANGIM KOLAPSIN

Transcript of Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 386 E përdyjavshme e pavarur … · 2020. 4. 29. · të...

Page 1: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 386 E përdyjavshme e pavarur … · 2020. 4. 29. · të certifikojmë produktet edhe sipas Standardit Organik të SHBA-ve, NOP. Po këtë

AGROBIZNESIBotim i Këshillit të AgroBiznesit shqiptAr

Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 386Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarurE Premte, 27 Mars 2020

Këshilli i AgroBiznesit

shqiptAr

Faqe 2 Faqe 4 Faqe 5

Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al

SHOQATAT ANëTARE

KëSHILLAT RAJONALE

Implemented by

SARED

Sfidat dhe propozimet e agrobiznesit përballë problematikave të krijuara për shkak të COVID-19

Faqe 11, 12

Këndi i eKspertit

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË,

SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

GiZ

risi albania

BioBes, pjesë e panairit BIOFACH në Nürnberg

(Gjermani), panairi më i madh i produkteve organike

Faqe 2

Fed inVest

Faqe 5

COVID-19, GIZ: Vijojmë punën nga shtëpia për të siguruar vazhdimësinë e projekteve

DISA MASA QË DUHEN MARRË NË SEKTORIN E BUJQËSISË, NË KUSHTET E COVID-19

Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC

Propozim për një paketë masash në ndihmë të subjekteve në risk falimentimi, që punojnë në disa hallka të zinxhirit të prodhimit vendas të produkteve ushqimore

COVID-19, AZHBR pezullon afatet e aplikantëve në programin IPARD II

Faqe 4

Një grua e suksesshme,

njihuni me Zana Koninin

Faqe 6

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH), Agim Rrapaj i kërkon qeverisë që të marrë disa masa në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, veterinarisë dhe mekanikës bujqësore pas situatës së krijuar nga koronavirusi. Këshilli kërkon

që blegtorët, bujqit dhe veterinerët të lejohen që të qarkullojnë pa orar për të shmangur kolapsin agroushqimor

COVID-19, Çuçi: Në asnjë urdhër nuk ka

pengesë për fermerët, blegtorët dhe veterinerët

që të vijojnë punën

Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra “Kondor”, Tiranë; Cel.: 0672035581; 0684855580

KARANTINA, AGROBIZNESI THIRRJE QEVERISË: LEJONI BLEGTORËT E BUJQIT TË QARKULLOJNË

PA ORAR, QË TË SHMANGIM KOLAPSIN

Page 2: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 386 E përdyjavshme e pavarur … · 2020. 4. 29. · të certifikojmë produktet edhe sipas Standardit Organik të SHBA-ve, NOP. Po këtë

2 AGROBIZNESI E Premte, 27 Mars 2020

STAFI I GAZETESKryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj; Bordi Drejtues: Zana Konini, Edmond Gjata, Shkëlqim Agolli, Ago Nezha, Enida Shena, Design & Layout: Elvira Çeku; Asistente: Rozi Martini; Adresa: Rr.“Mine Peza”, P. 87/3, Hyrja 2, Kati 1, Tel./ Fax: ++ 355 4 2229445: Web site: www.kashalbania.org E-mail: [email protected] Llog. Bank.: TIRAnA. BAnK: AL09206110040000100301826100; InTESA: AL75208110080000001023231803

risi albania KasH KërKesa qeVerisë

BioBes, pjesë e panairit BIOFACH në Nürnberg (Gjermani), panairi më i madh i produkteve organike

(Vijon në faqen 10)

BioBes ishte pjesëmarrëse në panairin që u mbajt në datat 12-15 shkurt, në Nurn-berg, në Gjermani, në një ndër panairet më të njohur për produktet organike. Pjesë-marrja në këtë panair bash-koi njerëz që ndajnë pasione të përbashkëta, duke krijuar mundësi në shkëmbimin e kontakteve dhe pikëpamjeve. Panairi i ka fillesat e tij që në vitin 1990.

BioBes është gjithnjë në ndjekje të eventeve e trendeve të fundit në industri-në e agrikulturës. Të qenurit një produkt organik është më shumë se një certifikatë, or-ganik do të thotë kualitet dhe përgjegjësi ndaj përdorimit të burimeve të natyrës.

Ata operojnë në fushën e prodhimit, grumbullimit, përpunimit dhe eksportit të bimëve aromatike dhe mjekë-sore. Kjo kompani është krijuar si një vijimësi e një biznesi të vogël familjar që prindërit e z. Besnik Koçi kanë menaxhuar prej vitit 1992.

Kompania bashkëpunon ngushtë me ferma të vogla familjare në zonat rurale që kanë traditë në kultivimin dhe mbledhjen spontane të bimëve aromatike dhe mjekë-sore. BioBes ka një portofol me më shumë se 100 produk-te që vijnë nga flora spontane dhe nga kultivimi i bimëve aromatike dhe mjekësore të Shqipërisë. Prodhimi organik është në fokusin e kompanisë dhe BMA-të organike zënë një pjesë të rëndësishme të spektrit të gjerë të produk-teve. Pjesa më e madhe e bimëve aromatike dhe mjekë-sore janë të certifikuara sipas Standartit Organik Europian dhe Standartit të SHBA-ve, NOP. Për më tepër, kompa-nia ka një qasje pozitive të veçantë ndaj mbrojtjes së mjedisit. BioBes dhe part-nerët e saj aplikojnë prak-tika miqësore me mjedisin dhe shfrytëzojnë në mënyrë të qendrueshme florën spon-tane të bimëve aromatike dhe mjekësore.

Ata kanë investuar në linja tharjeje dhe përpunimi që ruajnë cilësinë e bimëve aromatike dhe përpunojnë produktin sipas kërkesës së klientëve. Falë përpunimit, nuk eskportojnë vetëm lëndë të parë, por edhe produkte fi-nale për konsum.

Në vitin 2014, z. Besnik Koçi krijon kompaninë BioBes sh.p.k. mbi bazën e fermës familjare që menax-honte.

Në intervistën që ai dha

për gazetën “Agrobiznesi” theksoi rezultatet pozitive të panairit dhe foli mbi vizionin

e tyre për rritjen e cilësisë dhe potencialit për eksport.

1. Cilat ishin produktet me të cilat ju u prezantuat në pa-nair dhe si rezultoi?

Produktet me të cilat u pr-ezantuam në panair janë ato të cilat bëjnë pjesë në listën tonë të certifikimit. Ndër to mund të përmendim lulen e cianit, gjethen e urthit, lulen e kalen-doles, sherebelën, timusin, hithrën etj.

Ky panair zgjati katër ditë dhe rezultoi mjaft i susk-sesshëm për ne. Vendi ynë në sektorin BMA njihet si një vend që prodhon me cilësi dhe sasi të konsiderueshme. Në

këtë panair ne lidhëm kontrata të reja dhe vazhdojmë bisedi-met për produktet e sezonit. Madje për sezonin e ri që fil-lon në maj, presim vizitorët e rinj së sajë të kontakteve të krijuara në këtë panair.

2. Cilat produkte tërhiqen më shumë nga tregu i huaj?

Mund të themi që tërhiqen të gjitha produktet me cilësi dhe standard. Klima e vendit tonë dhe tradita e krijuar, mundë-son që produktet shqiptare të

jenë cilësore dhe të kërkuara. Tendeca e kompanive serioze janë për produkte të certifi-kuara organike. Shqipëria ka avantazh në kultivimin dhe tregtimin e produkteve të cer-tifikuara organike prodhimi i të cilave kërkon forcë punëtore më të madhe në kutlivim dhe në vjelje, gjithashtu kushte të caktuara klimaterike.

Ne arrijmë të prodhojmë produkte me standard të lartë cilësie por akoma në Shqipëri potencicali për kultivimin e bimëve organike nuk është shfrytëzuar..

Të qenurit një produkt or-ganik është më shumë se një certifikatë, organik do të thotë kualitet dhe përgjegjësi ndaj përdorimit të burimeve të natyrës.

3. Si paraqitet potenciali juaj në eksport dhe cili është vizioni juaj në përmirësimin e cilësisë?

Për vitin 2019 ne arritëm që të bëjmë 1.5 milion Euro xhi-

ro eksporti. Ne eksportojmë kryesisht në Gjermani, Austri, Izrael, Hungari dhe Greqi. Në sektorin BMA falë klimës dhe përvojës sonë arrijmë të kemi një produkt të mirë para vjeljes së produktit.

Në vitin 2019, ne arritëm të certifikojmë produktet edhe sipas Standardit Organik të SHBA-ve, NOP. Po këtë vit in-vestuam në linja dhe pajisje për prodhimin e vajrave esencialë.

Propozim për një paketë masash në ndihmë të subjekteve në risk

falimentimi, që punojnë në disa hallka të zinxhirit të prodhimit vendas

të produkteve ushqimore

Sektori i bujqësisë, blegto-risë, peshkimit, qendrave të grumbullimit, subjektet e

agropërpunimit dhe agrobiznesi, janë disa hallka shumë të rëndësishme të prodhimit vendas, në zinxhirin e furnizimit të popullit me ushqime.

Fermerët, blegtorët, peshkatarët, subjektet e qendrave të grumbul-limit, të agropërpunimit dhe agrobi-znesit, aktualisht janë duke punuar e përballuar me vështirësitë në dy fronte. Atë në luftë për të mbrojtur jetën nga infeksioni me Covid 19 dhe në frontin e vështirë të punës për të garantuar ushqimin e popul-latës sot dhe në të ardhmen, për ditë të mira e të vështira që po na presin.

Fermerët që kanë investuar dh-jetëra million euro në serra dhe po vjelin luleshtrydhe dhe kastarvec. Blegtorët që duhet të shesin qeng-jat dhe kecat. Peshkatarët, që po rrisin peshk në ambiente të mbroj-tura në kosha, të cilët duhet të vje-lin prodhimin e peshkut të gatshëm për treg dhe të hedhin rasatin për të prodhuar për periudhën në vijim. Janë aktualisht disa nga grupimet në risk për të falimentuar.

Këto grupime kanë prodhime të mbara këtë sezon, por edhe atë pak sasi prodhimi që po e shesin, çmimet e grumbullimit janë ndjeshëm nën kosto dhe 2-3 herë më pak se viti kaluar. Për eksportin e tyre po për-ballen me vështirësitë e shkaktuar nga Covid 19. Këto grupimet në risk, prodhimet që cituam ose duhet t’i vjelin dhe t’i shesin brenda një kohe, e cila për arsye objektive është e limituar, ose në të kundërt, Ata janë të detyruar t’i asgjësojnë prodhimet e tyre.

Gjithashtu qendrat e grumbul-limit, depot frigoriferike, subjektet e agropërpunimit dhe agrobiznesit është e njohur se kanë vështirësinë dhe anomalinë e krijuar në procesin e rimbursimit të TVSH. Këto subjek-te rimbursohen me 6 % për produk-tet që blejnë nga fermerët dhe duhet të paguajnë në buxhet 20 % kur t’i shesin ato mbas përpunimit. Këto hallka të rëndësishme të zinxhirit të prodhimit ushqimor aktualisht kanë mungesë financimi, mbasi ishin të papërgatitur për këtë situatë. Ata nuk mund ta përballojnë volumin e

grumbullimit të prodhimit të fermer-ëve, blegtorëve, peshkatarëve, të agropërpunuesve dhe agrobizne-sit, që aktualisht janë në risk fali-mentimi, as në kushte normale, as në pikun e vjeljes së tij. Ato nuk po i shfrytëzojnë të gjitha kapac-itet depozituese që kanë në pro-nësi dhe në përdorim, sepse nuk kanë financa të mjaftueshme, për të blerë dhe ruajtur lëndët e para dhe krijuar një stok të mundshëm, për t’u përpunuar e shitur në një periudhë të mëvonshme. Grupimi i prodhuesve të sipërcituar në risk falimentimi, nuk kanë kushte për t’i ruajtur dhe depozitojnë për një kohë të gjatë prodhimin e tyre edhe për shkak të çmimit të lartë të blerjes së energjisë elektrike që paguhet nga depot frigoriferike.

Pasojat me të cilat pritet të për-ballemi së shpejti do të jenë:

- Mungesa të këtyre produkteve në treg dhe rritje të çmimeve për konsumatorët.

- Mijëra vende pune të humbura. - Buxhetit do t’i mungojnë të ar-

dhuarat që paguajnë këto subjekte për taksat e tatimet, sigurimet sho-qërore dhe shëndetësore. Do të paguajë pagën e papunësisë dhe asistencës sociale.

- Bankat do të rrisin numrin e kre-dive të pakthyera etj.

Çfarë duhet dhe i sugjerohet grupit vendimmarrës që po menax-hon krizën:

1. Të mbështesë dhe trajtojë me të njëjtin status si edhe bankat e nivelit të dytë institucionin e mik-rokredise “FED Invest”, i cili krediton jo vetëm për 70 mijë fermerë, por edhe shumë subjekte të grumbul-limit, agropërpunimit, agroturizmit dhe agrobiznesit.

2. Kredia sovrane që u është premtuar bankave të nivelit të dytë për të dhënë kredi për pagat, të për-doret në kohën e duhur edhe për kreditimin e subjekteve të grumbul-limit, agropërpunimit dhe agrobi-znesit për të shmangur falimentin e tyre.

3. Agjensisë së Zhvillimit Bujqë-sor Rural t’i alokohen pa humbur kohë fonde financiare për të sub-vencionuar grupimet në rrisk fali-menti dhe veçanërisht fermerët që prodhojnë perime në serra.

Page 3: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 386 E përdyjavshme e pavarur … · 2020. 4. 29. · të certifikojmë produktet edhe sipas Standardit Organik të SHBA-ve, NOP. Po këtë

3 AGROBIZNESI E Premte, 27 Mars 2020

KasH

?????????????????DISA MASA QË DUHEN MARRË NË SEKTORIN E BUJQËSISË, NË KUSHTET E COVID-19

KARANTINA, AGROBIZNESI THIRRJE QEVERISË: LEJONI BLEGTORËT E BUJQIT TË QARKULLOJNË

PA ORAR, QË TË SHMANGIM KOLAPSINKryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH), Agim Rrapaj i kërkon qeverisë që të marrë disa masa në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, veterinarisë dhe mekanikës bujqësore pas situatës së krijuar nga koronavirusi. Këshilli kërkon që blegtorët, bujqit dhe veterinerët të lejohen që të qarkullojnë pa orar për të shmangur kolapsin agroushqimor

Kooperimi dhe Koordini-mi, është një nga katër pikat kryesore të platformës së bashkëpunimit të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, KASH me institucionet e linjës, në mbështetje të zhvillimit afat-mesëm, të sektorit të bujqësisë dhe agroindustrisë shqiptare, në vitet në vijim. Forma e or-ganizimit të këtij kompomenti në platformën e parashtruar nga KASH vjen në planin e çështjeve që kërkojnë zgjidhje dhe parashtrimin e alternati-vave konkrete që mbështesin zgjidhjen e ketyre çështjeve

Referuar statistikave të hershme rezulton se kanë përfituar tokë rreth 370 mijë familje fermere, janë regjis-truar në Drejtoritë e Bujqësisë si fermerë rreth 354 mijë, kanë marrë një dokument fiskal identifikimi NIPT Fermeri rreth 50 mijë.

Pra kemi si mazhorancë formën individuale të orga-nizimit me 304 mijë fermerë që posedojnë 85 % të tokës bujqësore, por që janë të pa-

formalizuar. Problemet e tyre kryesore që aktualisht kërkojnë zgjidhje janë dy: Kostot e larta dhe mungesa e vështirësi për shitjen e tepricës së produkteve në treg. Na rezulton e provuar se problemet e kostos, përmes formës së organizimit indi-vidual nuk u zgjidhen për një periudhë afër 30 vjeçare nga 1991 - 2020.

Format e tjera të organizim-it të femerëve që janë zbatuar kanë qenë Klasterat, që u zh-villuan përmes asistencës së fermerëve prej 224 qendrave aktuale të grumbullimit, si dhe shumë grumbulluesve indi-vidualë sezonalë. Pra faktori dhe katalizatori kryesor që

u formalizuan rreth 50 mijë fermerë ishte mbështetja që iu bë klasterit. Fermerët e orga-nizuar në formën e një klasteri nuk kishin një ligj specifik që i mbështeste, por perms qen-drave të grumbullimit kishin një paketë fiskale favorizue-se, e cila parashikonte rim-bursimin me 20 % të TVSH, për tepericën e lëndëve të para dhe produkteve të blera nga fermerë të pajisur me NIPT fermeri. Faktor pozi-tiv dhe katalizator që këto dy vitet e fundit nuk është më sepse rimbursimi TVSH për fermerët është reduktuar në masën 6 %. Po provohet në veprimtarinë praktike se kjo

formë organizimi nuk ka një perspektivë pozitive jo vetëm për blegtorinë por as për të for-malizuar e zgjidhur problemet e 304 mijë fermerëve individu-alë.

Formë tjetër e njohur në fushën e organizmit të ve-primtarive ekonomike në zonat rurale janë SHBB. Kjo formë organizimi mbështetet nga një ligj i posaçëm me nr 38/2012 “Për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor”. Rezultojnë të regjistruar në QKB mbas miratimit të ligjit 104 Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor. Shkaqet kryesore që SHBB nuk po rezultojnë efiçente dhe nuk po zgjerohen

janë: Reminishencat dhe paso-jat negative të kolektivizimit të rrënjosura thellë nga sistemi i kaluar. Konkurenca e pander-shme e 304 mijë fermerëve in-dividualë dhe e produkteve të importit që rezultojnë më mirë të subvencionuara në vendet e origjinës.

Mungesa e kapaciteteve njerëzore për drejtimin e tyre.

Ligji 38/2012 “Për SHBB” i paplotësuar dhe pa asnjë akt nënligjor për të reflektuar ndry-shimet e mëdha që kanë ndod-hur në veprimtarinë ekonomike të zonave rurale.

Subvencionet dhe paketa fiskale kanë qenë dhe janë jo favorizuese për SHBB.

Zgjidhja:Të vazhdojë mbështetja për

shtimin e qendrave të grum-bullimit dhe formës së orga-nizmit përmes konsolidimit të klasterave . Për këtë duhet të korigjohet pa humbur kohë forma e rimbursimit të TVSH për fermerët, e cila nga 6 % të bëhet siç ka qenë 20 %. Ose të unifikohet e të bëhet 6 % në shitje dhe 6 % në rimbursim për të gjitha subjektet.

Të plotësohet, amendo-het dhe të dalin aktet nënlig-jore për ligjin 38/2012 “Për SHBB”.

Në inisiativën për amnisti-në të përfshihet edhe falja e gjobave të papaguara nga SHBB.

Të hapen kurse pasuniver-sitare dhe të miratohen kurri-kula të posçme për drejtues të SHBB, si dhe për vlerësues të aseteve, si toka, pyje, kullota etj në zonat rurale.

Të lobohet dhe insistohet që të hapet pa humbur kohë masa 5 e Programit IPARD II për zbatimin e procesit Leader.

Deklarata e plotëDisa masat që duhen marrë

në sektorin e bujqësisë, bleg-torisë, veterinarisë dhe me-kanikës bujqësore. KASH solidarizohet plotësisht dhe ka udhëzuar të gjithë anëtarët e saj, që të zbatojnë rigoroz-isht masat e propozuara dhe vendimet e marra deri tani nga organet e specializuara dhe ato kompetente, për të prandaluar përhapjen e Covid 2019. Në funksion të qëllimit të më-sipërm, por edhe për të mos e futur në kolaps zinxhirin e pro-

dhimit ushqimor, ju propozo-jmë disa masa që duhen marrë dhe publikuar pa humbur kohë nga organet kompetente që drejtojnë betejën me Covid 2019, për disa kategori të spe-cializuara, që kanë kapacitete ta përballojnë këtë betejë pa u dëmtuar vetë dhe pa i dëmtuar të tjerët:

1. Mjekët veterinerë, zootek-nikët, ekspertët e inseminimit artificial, personeli i farma-cive bujqësore dhe atyre vet-erinare, personeli i stacioneve veterinare private, agronomët

e mbrojtjes së bimëve dhe per-soneli i farmacive bujqësore, të trajtohen nga organet e ruajtjes së rendit me të njëjtin status si edhe personeli shëndetësor hu-man, që nuk shërben drejtpër-drejt me të sëmurët e infektuar nga Covid 2019.

2. Drejtuesit e mjeteve të mekanikës bujqësore, disa punonjës të qendrave të shitjes dhe riparimit të mekanikës bu-jqësore, blegtorët, prodhuesit, përpunuesit dhe transportuesit e ushqimeve të blegtorisë, të bletarisë, të konsiderohen e

trajtohen nga organet e ruajtjes së rendit me statusin e mirat-uar deri tani për punonjësit që shërbejnë në hallkat e zinxhirit ushqimor për furnizimin e pop-ullit me ushqime.

3. Blegtorët, transportuesit e qumështit, vezëve, mishit, ad-ministratorët e shoqatave dhe fermave blegtorale dhe kom-plekseve të prodhimit të ushq-imit të blegtorisë, që ndodhen në kushtet e mungesave dhe kufizimit të fuqisë punëtore, të mos kufizohen me orare fikse në lëvizjet që Ata detyrohen të

bëjnë në këmbë ose me mjete të transportit publik ose per-sonale në drejtim të fermave të tyre.

4. T’u krijohen disa lehtësi në lëvizje dhe në furnizimin me preparate dezinfektuese cilësore, të miratuara nga orga-net kompetente shëndetësore, specialistëve të dizinfektimit të stallave dhe komplekseve blegtorale.

Ne jemi të bindur se propoz-imet e sipërcituara nuk i cënoj-në masat e marra deri tani për kufizimin e përhapjes së Covid

2019. I gjithë personeli i sipër-cituar është i aftë për të për-balluar këtë betejë, ka njohu-ritë e nevojshme dhe është i ndërgjegjësuar, për të realizuar të gjitha kërkesat e nevojshme dhe të domosdoshme për ku-fizimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid 2019. Ata kanë eksperiencë sepse janë ndeshur dhe kanë punuar në kushte të ngjashme vështirësie për përballimin e situatave që shpesh janë krijuar nga disa epidemi që kanë ndodhur më parë në kafshë.

Kooperimi dhe koordinimi një ndër pikat kryesore të platformës së bashkëpunimit të KASH me institucionet e linjës në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të

sektorit rural dhe agoindustrisë në vendin tonë

Page 4: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 386 E përdyjavshme e pavarur … · 2020. 4. 29. · të certifikojmë produktet edhe sipas Standardit Organik të SHBA-ve, NOP. Po këtë

4 AGROBIZNESI E Premte, 27 Mars 2020

aKtualitet

COVID-19, Çuçi: Në asnjë urdhër nuk ka pengesë për fermerët, blegtorët dhe veterinerët që të vijojnë punën

COVID-19, Rrapaj: Fermerët prodhojnë dhe eksportojnë, tregu po furnizohet normalisht

Bujqësia, blegtoria, pesh-kimi, agropërpunimi dhe qendrat e grumbullimit va-zhdojnë normalisht punën e tyre edhe furnizojnë tregjet e vendit me të gjitha produk-tet, ndonëse jemi në kushtet e kufizimit të lëvizjes, si masë ndaj COVID-19.

Kështu u shpreh Agim Rrapaj, kreu i Këshillit të Agrobizne-sit Shqiptar (KASH) në një intervistë televizive, ku ndër të tjera theksoi: “Fermerët në këtë periudhë janë në procesin e vjeljeve të prodhimeve dhe përgatiten për mbjelljet e reja

bujqësore”.“Situata e përhapjes së vi-

rusit COVID-19 - tha Rrapaj - ka ndikuar në uljen e kërkesës së eksporteve për luleshtryd-hen dhe kastravecin, duke sjellë vështirësi në bizneset e këtij sektori të cilat nuk po ar-rijnë të eksportojnë dot sasitë

e parashikuara”.“Po diskutojmë me ekspor-

tuesit dhe grumbulluesit, për të mundësuar eksportimin e luleshtrydheve”, tha Rrapaj.

“Ndërsa - theksoi ai - vi-jon normalisht furnizimi i tregjeve të vendit me produk-

te bujqësore blegtorale e ush-qimore. Një pjesë e mirë e mekanizatorëve janë në punë normalisht pavarësisht kush-teve të punës së kufizuar të agroserviseve”.

Rrapaj tha se për të vijuar trendin pozitiv të prodhimit sektori i bujqësisë, është shumë e rëndësishme që Ban-ka e Shqipërisë të përfshijë edhe institucionet mikrofinan-ciare në paketën e “lehtësimit të kredisë”, pasi, një pjesë e madhe e sektorit rural është kreditor në këto institucione.

Fermerët po përgatiten për mbjelljet e fasules, misrit dhe perimeve në serra ndërsa thek-soi se produktet bujqësore që zënë një vend të rëndësishëm në shportën e qytetarëve, janë në sasi të përballueshme në treg.

“Fermerët po prodhojnë dhe eksportojnë, por duhet të vijojmë me mbështetjen e këtij sektori me qëllim që të ruhet trendi pozitiv. Ndërsa për agrobiznesin, blegtorinë dhe agropërpunimin kërko-het të hartohet një skemë e veçantë e garancisë në kushtet e masave kundër COVID-19”, tha Rrapaj.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi u shpreh sot se në asnjë urdhër të nxjerrë nga institucionet e linjës, në këtë situatë, nuk ka pengesë për fermerët, blegtorët dhe veterinerët që të vijojnë punën, për të garantuar zinxhi-rin ushqimor.

Në një intervistë televizive, Çuçi theksoi: “Nuk ka asnjë urdhër që të ndalojë punën e veterinerëve. Vetë veterineri duhet të planifikojë t’i bëjë punët brenda orareve që para-shikon fasha orare e lëvizjes. Në 90% të rasteve funksionon kështu. Për ato 10% të rasteve ne i pajisim me një vërtetim që është veteriner, nga drejtoritë në rrethe dhe që për arsye pune do të duhet të shkojë pranë fermerit, për arsye emergjente dhe nuk ka pasur asnjë prob-lem”.

Ministri konfirmoi se, ek-sporti i produkteve bujqësore vijon normalisht. “Askush nuk e di se sa do të zgjasë kjo

gjendje, e cila nuk është vetëm për Shqipërinë, por për mbarë botën”, tha ai.

“Për transportin e produk-teve bujqësore ka pasur prob-

leme sporadike, por deri tani, ai vijon normalisht. Por nuk e dimë sa do të vijojë kjo situ-atë”, tha Çuçi.

Ministri tha se as krahu i pu-nës nuk preket nga karantina.

“Masat e kufizimit të

lëvizjes nuk i pengon fermerët të punojnë në ferma dhe ser-ra. Për këta punonjës nuk ka kufizim karantine dhe është porositur Policia që për këtë

kategori të mos ketë pengesa”, tha Çuçi.

Ndërsa bëri apel të zbato-hen masat kufizuese të vendo-sura nga qeveria, në mënyrë që të dalim të fituar nga lufta me COVID-19.

COVID-19, AZHBR pezullon afatet e aplikantëve në programin IPARD II

Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqë-sor dhe Rural, ka urdhëruar pezullimin e të gjithë afateve administrative, deri në një urd-hër të dytë, që kanë aplikantët/

përfituesit e programit IPARD II, nga Thirrja 1 dhe 2, në kushtet e shpalljes të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, nga

COVID-19.Sipas udhëzimit të pub-

likuar nga AZHBR, për të gjitha shkresat e reja që do u dërgohen aplikantëve/përfituesve në vijim të afatit

administrativ “Mosrespek-timi i këtij afati nuk do të jetë kusht skualifikimi gjatë peri-udhës së fatkeqësisë natyrore.

Numërimi do të fillojë ditën e nesërme të njoftimit zyrtar, për përfundimin e periudhës së fatkeqësisë natyrore”.

“Për kontratat të cilat kanë afatin e realizimit gjatë kësaj periudhe, por për arsye objektive nuk arrijnë të real-izojnë investimin, mjafton të dërgoni me postë, kërkesën për shtyrje dhe afatet admin-istrative do të pezullohen dhe amendimi i kontratës do të bëhet me një njoftim të dytë.

Aplikantët inkurajohen të plotësojnë sa më parë dokumentacionin shtesë, nëse kanë marrë një njoftim për të, në mënyrë që të vi-jojë procedura. Gjithsesi ju njoftojmë se mosplotësimi i tyre nuk është kusht skuali-fikues gjatë gjendjes së fat-keqësisë natyrore”, shprehet AZHBR.

COVID-19, AKU: Qytetarët të mos i prekin me dorë frutat dhe perimet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën apel sub-jekteve që tregtojnë fruta-perime, të respektojnë në mënyrë rigoroze zbatimin dhe forcimin e masave për ndalimin e përhapjes së Ko-ronavirusit.

Sipas AKU-së të gjithë subjektet që tregtojnë fru-ta-perime të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme këto masa: Të gjitha produktet fruta-perime duhet të jenë të mbuluara me qese plasmasi të tejdukshme në mënyrë që të shmanget kontakti me spërklat e mundshme gjatë të folurës apo tështitjes së personave; Të gjithë shitësit por edhe konsumatorët të shmangin prekjen e drejtpërdrejtë me

dorë të produktit; Zgjedhja dhe blerja e tyre do të bëhet

vetëm nëpërmjet dorashkave njëpërdorimshe ose qeseve që shërbejnë për mbajtjen e produktit.

AKU është shprehur se

këto masa vijnë si rrjedhojë dhe nevojë e forcimit të mëte-

jshëm të masave të mëparshme të ndërmarra, me qëllimin e vetëm mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të gjithë konsuma-torëve.

Masat shtrënguese ndaj COVID-19, Ahmetaj: Kompanitë e zinxhirit ushqimor punojnë pa ndërprerje

Ministri përgjegjës për koor-dinimin gjatë pandemisë së koronavirusit, Arben Ahmetaj u shpreh se kufizimi i lëvizjes dhe aktivitetit tregtar deri në orën 13:00 është vetëm për disa kategori biznesi. Shumë të tjerë lejohet të punojnë normalisht edhe pas orës 13:00.

Gjatë një interviste televizive, Ahmetaj tha për të sqaruar më tej ata që prodhojnë, ata që punojnë online, ata që bëjnë import, ata që shpërndajnë ushqime, ata që bëjnë eksport gjithashtu mund të vazhdojnë normalisht punën e tyre gjithmonë duke zbatuar dis-tancat sanitare, masat sanitare, në favor të ruajtjes së shëndetit dhe të jetës.

Sipas tij, masat shtrënguese

të qeverisë janë të domos-doshme. “Arsyeja pse numrat nuk janë shpërthyes të të infek-tuarve rishtas me COVID-19, i dedikohen masave të marra, të cilat duken tejet shtrënguese, por janë të domosdoshme. Ndërkohë ne kemi lejuar për një sërë industrish vazhdim normal të punës sipas listës së publikuar dhe vetëm 34 aktiv-itete të cilat mund të konsid-erohen si vatra të përhapjes së infeksionit, janë të ndaluara”, u shpreh ai.

“Mund të punojnë normal-isht përtej orës 13:00 të gjitha aktivitetet e lejuara. Deri në orën 13:00 janë qytetarët dhe tashmë me sistemin e ri me SMS ose nëpërmjet faqes së e-Albania, vetëm një person nga familja dhe pensionistët janë të ndaluar të dalin nga shtëpia. Ndërsa përsa i përket gjithë aktiviteteve të lejuara mund të vazhdojnë të punojnë, janë të lejuar të vazhdojnë të punojnë përtej orës 13:00 në bazë të Kodit të Punës duke zbatuar

me rigorozitet distancat sani-tare. Ndërtimi mund të vazh-dojë”, tha ai.

“Ndalimi nga policia në këto raste mund të jetë një fenomen, le të themi i izoluar dhe sporadik. Por, unë kam qenë në vazhdimësi në kontakt me Drejtorin e Policisë dhe policia për hir të së vërtetës dhe asaj që po ndodh në terren, po bën një punë të shkëlqyer. Patjetër diku-diku mund të ketë ndaluar edhe qytetarë që po kthehen nga puna, por në tërësi

kjo që unë po ndaj me qytetarët është zbatuar, megjithatë, ne do të vazhdojmë komunikimin me Policinë e Shtetit për orë, përditë për të mos pasur asnjë problem. Kështu p.sh prodhimi ushimor, bujqësia, ndërtimi, fasoneria, call center, indus-tritë minerare, punojnë me dy turne duke respektuar rigoroz-isht masat”- deklaroi Ahmetaj.

“Është e rëndësishme - vi-joi ai - që edhe shitjet e ush-qimeve, në tregje mbyllen në orën 13:00, por shitjet dhe

blerjet vijojnë 24 orë pa ndër-prerje online. Gjithashtu edhe furnizuesit e ushqimeve mund të vazhdojnë punë gjatë 24 orëve, duke paraqitur për çdo rast bexhin e ndërmarrjes apo të punës.

Për kompanitë e spedicion-imit që bëjnë importin eksport, apo transport të mallrave bu-jqësore në tregjet e brendshme janë të lejuar të punojnë duke respektuar, masat e mbrojtjes kundër përhapjes së COVID-19. Gjithashtu kompanitë pub-like janë të detyra të punojnë me kapacitet të plotë për të përshpejtuar projektet pub-like, janë të detyruar të vazh-dojnë projektet me dy turne”, deklaroi Ahmetaj.

Page 5: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 386 E përdyjavshme e pavarur … · 2020. 4. 29. · të certifikojmë produktet edhe sipas Standardit Organik të SHBA-ve, NOP. Po këtë

5 AGROBIZNESI E Premte, 27 Mars 2020

interVista

Sfidat dhe propozimet e agrobiznesit përballë problematikave të krijuara për shkak të COVID-19

Masat e jashtëzakonshme dhe kufizimi i orareve ka bërë që të shohim radhë të gjata në qytete të ndryshme të vendit, jo në pak raste kemi parë luhatje çmimesh për shkak të kërkesës në rritje dhe situatës së krijuar nga koronavirus. E gjithë kjo është bërë një sfidë për institucionet dhe bizneset. Për këtë situatë edhe dëmet e krijuara nga koronavirus, kryetari i Këshillit të Agrobi-znesit Shqiptar, Agim Rrapaj ishte i ftuar në TV Scan, ku foli për problemet e krijuara si luhatja e çmimeve, paso-jat në prodhimin bujqësor, sigurinë ushqimore, etj, por edhe propozimet e KASH për zgjidhjen dhe parandalimin e vështirësive të mëtejshme.

Përpara disa ditësh ju keni zhvilluar një takim me Min-istrin e Shtetit për Rindërtim por edhe përgjegjës për situ-atën ekonomike të krijuar nga Covid-19, Arben Ahmetaj, për çfarë u diskutua në këtë ta-kim?

Në këtë takim u diskutua për çështje të ndryshme, ku përmendim problemin e pro-dhimit bujqësor dhe blegtoral, mekanizatorët, për mënyrën sesi do të punojnë, për qend-rat e agroservisit, në mënyrë që edhe ky sektor të jetë në frontin e punës sepse dihet që në këtë periudhë fermerët bëj-në punimin e tokës, bëhet mb-jellja e misrit, fasules, etj. Në të njëjtën kohë edhe blegtorët sapo kanë shkëputur qengjat dhe kecat nga mëmat e tyre dhe janë në prodhimin intensiv të qumështit, gjithashtu u disku-tua për problemet e ushqimit të blegtorisë, punën e fermerëve, për problemet e veterinarisë në përgjithësi, etj.

Këto çështje vendosen në qendër të vëmendjes në këtë moment apo është një dis-kutim që vjen në mënyrë cik-like vit pas viti?

Këto kategori që unë për-menda, në këtë periudhë mar-rin një rëndësi të veçantë. Nëse ne nuk punojmë tokën për shkak të situatës që jemi dhe përfshihemi nga paniku i situ-atës, atëherë do kemi pasoja të rënda për prodhimin bujqësor. Duhet të parandalojmë një periudhë të rrezikshme në një

fazë të mëvonshme. Bujqë-sia ka avantazhe pasi njerëzit mund të punojnë në kushte më të mira sesa në zonat ur-bane duke ruajtur distancën, por edhe për disa elementë të tjerë. Ne duhet të punojmë për të parandaluar rënien e ekono-

misë bujqësore. Tashmë është shtuar vëmendja e të gjithëve drejt bujqësisë.

Veterenaria ka kaluar epi-demi të tilla në kafshë, e fun-dit ishte dermatoza nodulare. Ata kanë eksperiencë dhe mund të ndihmojnë blegtorët për të kaluar këtë situatë, të shmangin panikun, reduktoj-në frikën, pasi është një do-mosdoshmëri. Fermerët janë mësuar me vështirësi të tilla për vetë natyrën e punës që ata kanë. Edhe ne si KASH kemi ngritur një grup të gjerë për të punuar të gjithë së bashku, më shumë se 50 vetë, punojmë çdo ditë për të ndi-hmuar në vështirësitë që dalin për realizimin e detyrave të tyre. Nuk do lë pa përmendur që edhe nga policia ka pasur reflektim, pasi fermerët në fillim janë ndëshkuar duke iu marrë edhe makinat gjatë punës së tyre por ka qenë në fillim të nisjes së periudhës së izolimit.

A është i garantuar qarkul-limi i prodhimeve bujqë-sore brenda vendit por edhe produkteve të importit? A kemi garanci në plotësimin e nevojave të tregut?

Nevojat e tregut sigurisht që do të plotësohen, duke pasur

mirëkuptim nga ana e policisë për lëvizjen, por sigurisht duke zbatuar edhe kriteret e vendo-sura, pasi në radhë të parë qën-dron shëndeti.

Çfarë mund të themi për produktet që vijnë nga importi, pasi shumë nga vendet ku ne importojmë janë të karantinu-ara, si do të veprohet?

Ne jemi në kontakt me kolegët që merren me impor-tin dhe na kanë garantuar që deri tani nuk ka vështirësi, s’ka asnjë anullim kontrate pasi transporti i mallrave vazhdon, ka pasur probleme të vogla të zgjidhshme dhe këtu nuk ka një çështje për të diskutuar.

Qeveria ka një plan me të cilin do të ndihmojë ekonom-inë për të përballuar situatën e momentit si edhe në vazh-dim. Po KASH a ka dalë me propozimet e veta për kapër-cimin e kësaj situate?

Ne që në momentin që nisi

kjo situatë, kemi propozuar një paketë masash dhe i kemi nisur në pesë ministri, të cilat janë të lidhura direkt me zonat rurale, kemi bërë propozime konkrete për të punuar fort për marrjen e masave që do t’i shërbe-jnë kësaj situate por edhe më

tej. Kemi kërkuar lehtësi në lëvizjen e bujqëve dhe bleg-torëve, kemi kërkuar të mos ndërpriten disa shërbime jetike sidomos të veterinarisë dhe in-seminimit artificial, veprimtari-në e mekanizatorëvë, vjeljen e produkteve dhe dorëzimin e tyre deri në magazinë. Në këtë situatë është e sigurt që do kemi një rritje të kostos dhe uljes së rendimentit, kjo për shkak të rritjes së shpenzimeve për të përballuar koronavirusin dhe problemeve që lindin në këtë betejë me këtë virus të rr-ezikshëm.

Do ketë rritje të çmimeve në këtë situatë?

Besoj se për disa produkte do të ketë rritje të çmimit dhe kjo do të vijë si pasojë e rritjes së kostos dhe rendimentit më të ulët, këtu ndikojnë disa el-ementë ku përmedim çmimin e lartë të karburantit, energjisë elektrike, hedhjes së tepricës së produktit, informalitetin,

forma jo e mirë e organizimit dhe e papërshtatshme për këto situatë. Nuk jemi aq të bash-kuar për të përballuar një fluks të tillë problemesh. Nuk vjen e keqja nga diversiteti i men-dimeve dhe propozimeve, por nga filtrat që bëhen për t’i re-

alizuar këto propozime. Do më vinte keq nëse nuk reali-zohen ato kërkesa që qeveria ka mundësi për t’i realizuar, jo për ato për të cilat nuk kanë mundësi. Ne kemi gjetur një mirëkuptim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ru-ral dhe dua të vlerësoj veprim-tarinë e tyre në këtë situatë, pasi na janë përgjigjur për të gjitha pyetjet dhe problemet që kemi pasur.

Si e vlerësoni planin e qeverisë?

Edhe qeveria ka qenë e papërgatitur për një situatë të tillë kaq komplekse, kërkohet kurajo që të mos humbasim trendin e mbrojtjes nga koro-navirusi, por të përgatitemi për një periudhë afatgjatë.

Përgatitja afatgjatë është përgatitja e anës ekonomike, veçanërisht ekonomia bujqë-sore dhe blegtorale, e cila është përcaktuese në veprimtarinë e vendit tonë.

Po vërehet një luhatje çmimesh, janë spekulime apo për shkak të problematikave të krijuara?

Në këtë situatë mund të themi se ka dhe drurë të sh-trembër, ka nga ata tregtarë që veprojnë jashtë logjikës dhe normave që duhen zbatuar në këtë situatë që po kalojmë. Për momentin, nga informa-cionet që marr, por edhe ta-kimet e zhvilluara, nuk shoh një tendencë për të vepruar në mënyrë të qëllimshme dhe masive. Drurë të shtrembër do ketë, si në çdo sektor. Shpre-sojmë që të ruajmë raportin mes kostos dhe të ardhurave që vijnë nga shitjet, pasi fermerët nuk mund të përballojnë ko-stot e larta në realizimin e produkteve të tyre. Fermerët janë të brishtë në problemin e përballimit të kostove prandaj ne kemi propozuar një paketë prej katër masash për qeveri-në, sa të kalojmë periudhën e izolomit të futemi në zbatimin e tyre. Po përmend koston pasi është e lidhur me çmimin, konkurencën, volumin e pro-dhimit në vazhdim. Kostoja është fjala kyçe në këtë situ-atë. Nëse do të prodhojmë me kosto të lartë do të kemi rritje çmimesh, ulje të sasisë së pro-dhimit, do ngelen toka të pap-unuara dhe do futemi në një rreth vicioz që nuk mund të gjejmë dot zgjidhjen.

Sa do të ndikojë tek siguria ushqimore situata e korona-virusit?

Sigurisht që do të ketë ndi-kim, për këtë arsye përmenda që agronomët e mbrojtjes së bimëve dhe farmacitë bujqë-sore duhet të jenë në front të punës për të përballuar prob-lemet për mbrojtjen e bimëve. Mbrojtja e bimëve dhe e kaf-shëve është një problem i madh. Farmacitë veterinare, veterinerët, teknikët vet-erinerë, zooteknikët, stacio-net veterinare duhet të jenë në frontin e punës. Ka një ndërgjegjësim nga gjithëse-cili për sigurinë ushqimore, kjo edhe nga puna që bën media, mjekët, nga gjithë njerëzit për t’u mbrojur nga koronavirusi. Tani ka një vë-mendje të shtuar dhe mund të themi se në këtë situatë mund të ndihemi edhe më të sigurt sesa më parë.

COVID-19, GIZ: Vijojmë punën nga shtëpia për të siguruar vazhdimësinë e projekteve

Agjencia gjermane për Bashkëpunim Ndërkom-bëtar, (GIZ) që operon në vendin tonë, njofton se në kushtet e situatës së jashtëzakonshme, të veti-zolimit në shtëpi për t’u mbrojtuar nga përhapja e virusit COVID-19, po vijon punën në kushtet aktuale, për të siguruar vazhdimës-inë e projekteve.

“Ne po punojmë në kushtet aktuale për të sig-uruar vazhdimësinë e pro-jekteve dhe për t’iu gjendur pranë të gjithë partnerëve tanë dhe punonjësve në këtë situatë të vështirë”,

thuhet në një njoftim të GIZ Albania.

GIZ ofron mbështetje për institucionet qeveri-tare shqiptare dhe për grupe të tjera interesi, me synimin për të garantuar qëndrueshmëri në dialo-gun lidhur me projektet e GIZ në Shqipëri, në sajë të asistencës teknike gjer-mane. Një sërë projektesh që zbatohen në Shqipëri me mbështetjen e GIZ-it, janë adresuar kryesisht në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, jetës sociale dhe arsimit profesional.

Page 6: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 386 E përdyjavshme e pavarur … · 2020. 4. 29. · të certifikojmë produktet edhe sipas Standardit Organik të SHBA-ve, NOP. Po këtë

6 AGROBIZNESI E Premte, 27 Mars 2020

Fed inVest

Një grua e suksesshme, njihuni me Zana KonininKjo është Zana Konini. Një emër jo fort i njohur, por që ka dhënë shumë në fushën e ekonomisë.

Angazhimet e saj vendosi t’i ndërpresë për një ditë, për të na rrëfyer historinë e saj jo vetëm profesionale por edhe atë personale.

Në vitet ‘90, Zanës iu desh të punonte me orë të zgjatura, duke shëtitur fshat më fshat, për të mbërritur ku është sot.

“Në vitet ‘92 erdhi një mi-sion i Bankës Botërore që kishte si qëllim të identifikonte mjetet dhe mënyrat për zbutjen e varfërisë në zonat rurale të vendit. Unë qeshë e lumtur që e fillova si përkthyese për 2 javë, pastaj u shty me 3 muaj të tjerë.

“Më kujtohet një ditë kthe-heshim nga Gjinari, pas orës 9 të darkës dhe mezi po prisja të shkoja në shtëpi, kur në një moment ai eksperti kthehet nga unë dhe thotë: Zana si mendon, e shikon vetën të punosh me ne? Aty kuptova që më prisnin sakrifica të mëdha” tregon ajo

për Euronews Albania.Ky projekt do të kthehej në

një ndërmarrje të madhe, të cilën Zana do ta drejtonte për 26 vite. Megjithatë, do të vinte

një ditë që postin e saj do të duhej ta merrte dikush tjetër,

“më i ri”, siç ajo shprehet, por ajo vazhdon edhe sot të jetë e pranishme me këshillat e saj.

“Gjithë jetën jam përpjekur që vendimet t’i marrim bashkë,

strategjitë t’i gjejmë bashkë, si e vetmja mënyrë për të pasur sukses”.

Dita e saj është e mbushur me mbledhje, takime për ta

rritur edhe më shumë këtë sipërmarrje.

Kur e nisi këtë rrugëtim

ishte së bashku me bash-këshortin dhe me dy fëmijët e vegjël, vajza 12 vjeç dhe djali vetëm 9 vjeç. Familja e saj gjithmonë e ka përkrahur ndonëse prania e saj në shtëpi në ato vite, nuk ishte aq sa ajo do të donte.)

Zana sot është gjyshe e Duas që ende nuk i ka mbush-ur 2 vjeç dhe e Matisit, i cili duket se ka privatizuar çdo gjë në shtëpinë e gjyshes.

“Gjyshërit e tyre janë ku-jdesur shumë dhe nuk u ka munguar gjë por sidoqoftë mungesa ime ndihej. Ishte një zonjë Maria, grua e mrekul-lueshme, por sidoqoftë në familjen tonë lajmi që do vijë Maria, përjetohej si dramë nga fëmijët, sepse kjo domethënë që mami do të kthehej shumë vonë në shtëpi”.

Duket se historia përsëritet. Nëse më parë gjyshërit ku-jdeseshin për djalin dhe va-jzën e saj, sot kujdeset ajo për nipin dhe mbesën. Të gjitha këto janë gjithçka Zana Koni-ni ka dashur të arrijë në jetë.

Impakti i pandemisë COVID-19 dhe roli i mikrofinancës në financimin e 250 000 bizneseve

dhe familjeve shqiptare

Pandemia e Covid-19, pertej rrezikut shëndetësor akut ndaj mbarë popullatave, përbën një rrezik të jashtëzakonshëm për çdo ekonomi. Një rrezik që për një ekonomi ende jo të kon-soliduar si ajo e Shqipërisë, mund të marrë dimensione edhe më të mëdha. Bizneset e vogla dhe të vetëpunësuarit, të cilët tashmë janë mbyllur për shkak të karantinës, sëmundjes së pronarit familjar, apo pasig-urisë për të ofruar shërbimet karshi një klientele që mund të sjellë rrezik shëndetësor, e gjejnë veten shumë pranë mo-mentit kur nuk do kenë më të ardhura, ndërkohë që shpenz-imet utilitare, tatimet dhe de-tyrimet e tjera trokasin si sahat në bilancet e tyre në vështirësi. Flasim për qindra mijëra indi-vidë e familje.

Nga ana tjetër, bizneset e mëdha, në mos i kanë mbyl-lur ambientet e tyre ku grum-bullimi masiv do përbënte një rrezik, e kanë reduktuar në maksimum aktivitetin e tyre “on-site” dhe të vetmet që mbijetojnë, janë ato që ofrojnë produkte dhe shërbime të së përditshmes. Akoma nuk është zgjidhur dilema e fasoneve dhe “call centers”. Bankat dhe In-stitucionet financiare operojnë me shumë pak punonjës, orare dhe degë të reduktuara, ndër-kohë që shumica e stafit punon në distancë. Është një situatë fantashkence, që askush nuk e mendoi që mund të ndodhë

ndonjëherë në realitet. Në këtë kontekst, sektori i

mikrofinancës meriton një vë-mendje të veçantë për shkak të shtrirjes së thellë kapilare në ekonominë e vendit, si lider i financimit të biznesit të vogël, të fermës dhe të nevojave bazë të familjes shqiptare.

Rikujtojmë fillimisht që qël-limi primar i veprimtarisë së Institucioneve të mikrofinancës është ofrimi i shërbimeve fi-nanciare, kryesisht kredi për fermerë, për biznese të vogla dhe të mesme apo dhe për indi-vidë, të cilët e kanë të vështirë të kenë një akses normal në rrjetin e bankave tradicionale. Kjo pamundësi mund të lidhet qoftë me vendbanimin e kësaj klientele të ndodhur kryesisht në zona rurale apo semi-urbane, ashtu edhe me vështirësitë që ato hasin në plotësimin e kriter-eve komplekse për financim të vendosura nga sistemi bankar. Përpjekjet e mikrofinancës ba-zohen në nevojën për t’i shër-byer kësaj shtrese me shpejtësi, komoditet dhe duke prodhuar një impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së jetesës.

Sipas një sondazhi të bërë

nga Shoqata e Mikrofinancës Shqiptare bëhet e ditur se 41% e të intervistuarëve kanë si të ardhura kryesore pagat nga in-stitucionet private. 46% e të intervistuarve pranojnë se kanë para mjaftueshëm për ushqime, por hasin vështitrësi për blerjen e rrobave dhe pajisjeve shtëpi-ake si frigorifer dhe televizor. 64% e të intervistuarve pra-nojnë se nuk janë në gjendje të kursejnë para nga rrogat e tyre, ndërsa në zonat rurale kjo shifër shkon në 71%. Kur pjesëmar-rësit në sondazh u pyetën se sa mund të jetojnë me kursimet e tyre nëse do të humbasin ven-din e punës, rreth 48% e tyre pranuan se nuk kanë asnjë kursim. Veçanërisht të interv-istuarit të cilët jetojnë në zonat rurale, 57% e tyre pranuan se nuk kanë kursime. Vetëm 3% e tyre thanë se mund të përballoj-në shpenzimet e jetesës vetëm për një vit, në rast se humbin vendin e punës. Aksesi në fi-nancë dhe marrja e një kredie nga një institution mikrofi-nance, është e vetmja mundësi për mijëra familje shqiptare të aksesojnë një elektroshtëpiake që ul konsumin dhe faturën e

energjisë elektrike, e vetmja mundësi për mijëra fermerë të mbulojnë kostot e të mbjellave apo mbarështimit në fillim të çdo sezoni, e vetmja mundësi për mijëra sipërmarrës të in-vestojnë në zgjerimin e bizne-sit të tyre të vogël.

Në kontekstin e pande-misë Covid-19, sado që plani i Qeverisë për shtyrjen e de-tyrimeve të klientëve karshi sistemit financiar tingëlloi shpresëdhënës në momentin e parë, asnjë institucion financiar nuk e fsheh faktin që këto detyr-ime thjesht do të grumbullohen për t’u paguar në një moment të dytë. Edhe pse pa penalitete, ato nuk do të falen. Me shumë gjasa, do të ketë klientë të cilët do të vendosen para një rreziku real falimentimi financiar nëse mblidhen 3 – 4 këste për t’u paguar njëherazi. Ndaj nëse klientët nuk kanë absolutisht mundësi ripagimi, e vetmja alternative mbetet rinegociimi i skeduleve të ripagimit të kre-dive, për të eleminuar efektin ortek të detyrimeve që do të shkaktonte vonesa e tyre.

Le të ndalemi më në detaje tek ky proces dhe rrezikun që

paraqet për sektorin e mikrofi-nancës. Në dallim nga sektori bankar, i cili jo vetëm që ka likuiditet të mjaftueshëm për shkak të mbledhjes së depozi-tave të klientëve, por edhe për shkak të furnizimit me likuid-itet nga Banka e Shqipërisë, in-stitucionet e mikrofinancës nuk i kanë këto mundësi. Fondet e përdorura nga mikrofinanca për të akorduar kredi klientëve të tyre, janë fonde të kapitalit të brendshëm, instrumenta finan-cimi (si obligacionet apo letra të tjera me vlerë) dhe linjat e financimit që ato përfitojnë nga institucione financiare më të mëdha, si bankat e nivelit të dytë, apo ato rajonale të zhvil-limit. Ndaj shtyrja e ripagimit të kësteve nga huamarrësit e veg-jël ka ndikimin e vet në zinx-hirin e furnizimit me likuiditet dhe respektimit të detyrimeve të Institucioneve të Mikrofi-nancës dhe duhet konsideruar me seriozitetin që i takon.

Po kështu, detyrime të tjera për mikrofinancat janë pagat e stafit, qiratë e ambjenteve, uti-litetet dhe çdo shpenzim tjetër operacional që nuk mund të shtyhen në kohë. Fatkeqësisht

kjo pandemi i gjen këto insti-tucione dhe mbarë ekonom-inë në muajin kur bëhen të pagueshme dhe detyrimet ta-timore, të cilat po ashtu duket sikur nuk do të shtyhen. Duke qenë se institucionet e mikro-financës kanë një cikël shumë të shpejtë të shlyerjes së kre-disë, ato mund të qëndrojnë në këmbë ekonomikisht, vetëm nëse cikli kredimarrje-pagesë nuk shkëputet.

Në këto momente që flasim ky cikël është përçudnuar dhe pothuajse jo ekzistent, duke bërë që institucionet e mikro-financës të gjenden pa likuid-itet të mjaftueshëm për të qën-druar në biznes. Nëse këtyre kompanive nuk u lejohet një periudhë shtyrjeje për pagesën e taksave apo detyrimeve të tjera fianciare ndaj shtetit, ato do të gjenden përpara një ko-lapsi dhe do të detyrohen të ndërpresin një pjesë të mirë të kontratave që kanë me punon-jësit e tyre. Theksojmë këtu që 1,600 punonjës të mikrofi-nancës sot, jetojnë në pasiguri-në e pozicionit të punës dhe të ardhurave të familjeve të tyre, një fakt mjaft shqetësues për industrinë tonë.

Por ndikimi më i madh negativ i kësaj situate dhe masave financiare të ndër-marra nën kërcënimin e pan-demisë COVID-19, është pamundësia e institucioneve

(Vijon në faqen 7)

Page 7: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 386 E përdyjavshme e pavarur … · 2020. 4. 29. · të certifikojmë produktet edhe sipas Standardit Organik të SHBA-ve, NOP. Po këtë

7 AGROBIZNESI E Premte, 27 Mars 2020

tema të ditës

të mikrofinancës për të vi-juar normalisht për të ofruar kredi dhe financime për indi-vidët, bizneset dhe fermerët në nevojë. Këto të fundit, gjithashtu kanë pësuar ulje të ndjeshme, në mos ndër-prerje të të ardhurave të tyre për shkak të izolimit dhe bllokimit të aktivitetit ekono-mik. Mungesa e likuiditetit e shpjeguar më sipër, jo vetëm që nuk lejon që ritmet e kre-didhënies për institucionet e mikrofinancës të vijojë në përputhje me kërkesën e tregut, por nuk premton as për mbështetje minimale, nëse këstet nuk shlyhen në kohë.

Industria e mikrofinancës ka patur një rritje të madhe në vitet e fundit, pavarësisht që e parë në një këndvështrim më të gjerë ajo përbën vetëm 3.1% të të gjitha aseteve të sistemit bankar dhe vetëm 5% e volumit të të gjitha kre-dive të dhëna në vitin 2019, krahasuar me bankat. Por nëse në vlerë krahasimi është jo-domethënës, numri prej rreth 250.000 financimesh të disbursuara gjatë vitit 2019, e vendos qartazi sektorin e mikrofinancës në një pozi-cion lideri në financimin e individit dhe të biznesit të vogël në vend, krahasuar me sektorin bankar. Dhe nëse kjo nuk do të mjaftonte, rikuj-tojmë lexuesit se në 3 kërkesa për kredi në vend, 2 shkojnë drejt institucioneve të mikro-financës dhe 1 për institucio-net bankare.

Përpos zhvillimit të shpe-

jtë, liçensimit dhe shkëm-bimit aktiv me Bankën e Shq-ipërisë, kjo industri nuk merr ende vëmendjen e merituar nga ligjvënësit dhe autoritetet pub-like. Vendimmarrja aktuale që shtyn financimet vetëm për huamarrësit fundorë pa krijuar asnjë lehtësim për institucionet financiarë ndërmjetëse, është një dëshmi e këtij realiteti. Si pasojë aktualisht, sektori i mikrofinancës nuk mund ta përballojë pa humbje të mëd-ha, kufizimet e vendosura nga Qeveria Shqiptare. Theksojmë që kostot më të mëdha do të paguheshin në çdo rast në fund nga qytetarët, sipërmar-rësit e vegjël dhe fermerët shq-iptarë, pasi ata nuk do të kenë më një akses të shpejtë dhe të adaptuar ndaj nevojave të tyre. Financimi dhe premtimi për gjithëpërfshirje financiare nuk do të kishte mundësi të mba-hej.

Pikërisht për efektin e thellë që Mikrofinanca ka në vënien në lëvizje të ekonomisë ven-dase, duhet të studiohet imtë-sisht efekti që sjell kriza pande-mike. Po kështu, duhen riparë dhe masat e marra deri më tani të cilat do të sillnin pasoja të tjera të rënda financiare. Në një artikull nga ekspertë ndërkom-bëtarë të mikrofinancës (pub-likimin e plotë mund ta lexoni këtu https://www.cgap.org/

blog/covid-19-how-does-mi-crofinance-weather-coming-storm) shkruhet:

“Të gjitha kompanitë e Mikrofinancës kanë numër të lartë të pagesave të kësteve në mënyrë të vazhdueshme. Statistikisht një ulje në normat e ripagimit nga 95% në vetëm 85% do t’i vinte institucionet financiare jo banka në pozita të vështira ekonomike në më pak se një vit. Për shkak të të gjitha kufizimeve ripagimi i detyri-meve është në norma shumë të ulëta. Krizat botërore në in-dustrinë e mikrofinancës duhet të na japin një mësim të mirë: kur normat e ripagimit bien, ato bien me shpejtësi. Gjithçka bëhet edhe më e vështirë për shkak të rregullit të distancimit social dhe kufizimit kohor.”

Të gjitha pikat e mësipërme na japin një parashikim as-pak optimist për të ardhmen e industrisë së mikrofinancës. Efektet kanë filluar të ndihen në ekonominë shqiptare dhe po bëhen gjithmonë e më kokë-forta dhe ata që do t’i vuajnë më shumë pasojat e kësaj krize do të jetë vetë qytetarët. Ata qytetarë, për të cilat institucio-net e mikrofinacës u krijuan dhe që autoritetet publike zotohen se do t’i marrin në mbrojtje.

Pavarësisht nëse sektori i mikrofinancës do të mbije-tojë nga pandemia, do duhet

që COVID-19 të trajtohet si një kërcënimin themelor për industrinë, sepse ka shumë të ngjarë të jetë. Kjo industri ka nevojë për një tërësi masash “shpëtimi” për të lehtësuar disi hendekun që po krijohet çdo ditë e më shumë nga pamundë-sia e huamarrësve për të paguar këstet e tyre normalisht.

Së pari, sistemi bankar do të duhej të rishikonte finan-cimin e këtij sektori me kushte të lehtësuara si dhe shtyrje në afatin e pagesave, në mënyrë që të krijonte një frymëmarrje dhe akses për fonde. Kjo do të ndikonte menjëherë në nivelin e normave të interesit të mik-rokredive dhe do t’u krijonte mundësi institucioneve të mik-rofinancës që të respektojnë ripagimet e financimeve, duke sjellë dhe një nivel më të lartë likuiditeti.

Së dyti, Banka Qendrore duhet të fillojë të shohë indus-trinë e mikrofinancës si një entitet më vete dhe jo pjesë e sektorit bankar tradicional dhe si pasojë të gjenerojë një sërë masash të personalizuara për këtë industri. Nëse këto insti-tucione nuk do të konsidero-hen për ndihmë nga programet publike, shëndeti operacional i tyre do të vihej në diskutim.

Në planet e qeverisë për mbështetjen dhe zhvillimin e agrobiznesit, agroturizmit,

ndërmarrjeve të reja, bizneseve lokale, mikrofinanca duhet të ketë vendin e vet si ndërm-jetëse e fondeve rajonale dhe kombëtare nga Qeveria apo donatorët tek klienti fundor. Për shkak të specifikave të aktivitetit të saj në financimin e bujqësisë dhe sipërmar-rjes së vogël, i takon të jetë pjesë e grupeve konsultative, si edhe përfituese e paketave mbështetëse për këtë qëllim. Në fund të fundit, mikrofi-nanca është kanali më i duhur i shpërndarjes së këtyre ske-mave në të gjithë territorin, tek klienti fundor.

Qeveria gjithashtu duhet të mbështesë iniciativën e këtyre kompanive (disa edhe Fin-tech në origjinën e tyre) për të orientuar të gjithë individët drejt përdorimit të shërbimeve nëpërmjet internetit. Kjo përf-shin lejimin e përdorimit të zgjidhjeve të tjera që këto in-stitucione ofrojnë, përveç nën-shkrimit elektronik që ekziston sot. Këtu përmendim identifi-kimin biometrik të këtyre in-dividëve, që do të mundësonte disbursimin direkt në llogarinë bankare të klientit pa patur nevojë prezencën fizike të kli-entit në degët e institucionit.

Instituticionet Financiare sot gjenden përpara vendimeve të vështira, të cilat kanë im-pakt negativ direkt në biznesin

e tyre. Kjo do të thotë që të gjitha këto institucione kanë pranuar udhëzimin e Bankës së Shqipërisë për të shtyrë dhe ristrukturuar kreditë për të gjithë individët dhe bizneset, e impaktuar nga COVID-19. Edhe pse është një ndihmë e madhe për individët dhe bizne-set përfituese, pothuaj të gjitha këto institucione financare nuk kanë mundësi të zëvendësojnë mungesën likuiditetin që kjo ndihmë nënkupton. Dhe duhet ta themi, disa mund të mos e rimarrin veten më kurrë në nivelet e tyre të financimit para krizës. Kjo nënkupton, që janë dhjetëra miliona euro më pak të injektuara çdo vit në ekonominë rurale, të biznesit të vogël dhe të familjes shq-iptare çdo vit.

Nëse zgjidhja do të ishte e lehtë, kjo nuk do të quhej një krizë. Duket se pa mbështetje të konsiderueshme dhe vep-rime të bashkërenduara, Mik-rofinanca në Shqipëri që sot shërben rreth 68% të numrit total të aplikimeve për kredi në vend, është në rrezik në stuhinë që duket se ende nuk ka shpërthyer në potencialin e saj maksimal.

Tani kemi nevojë të mobi-lizohemi si një industri për të dalë nga kjo krizë dhe për të siguruar të ardhmen e meri-tuar. Në mënyrë që të mbajmë premtimin e përfshirjes finan-ciare të të gjitha shtresave në nevojë.

Fondi Besa, NOA, Fed Invest, UniFin, Agro & So-cial Fund, IuteCredit Albania Kredo Finance AK-INVEST Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar.

Impakti i pandemisë COVID-19 dhe roli i mikrofinancës në financimin e 250 000 bizneseve

dhe familjeve shqiptare

COVID-19, “Paga e luftës” në ndihmë të biznesit dhe qytetarëve, të hënën nisin aplikimet

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ftoi sub-jektet të plotësojnë kërkesën për të përfituar ndihmën financiare,

në situatën e fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke filluar nga dita

e hënë, (30 mars 2020).“Në ndihmë të qytetarëve

dhe bizneseve, fillojnë apli-kimet për ndihmën konomike. 60,421 individë të punësuar dhe të vetëpunësuar në biznesin e vogël me xhiro deri 14 milionë lekë do të përfitojnë nga kjo pa-ketë”- shprehet Denaj.

Ministrja i bën apel subjek-teve, të plotësojnë me përgjegjësi të dhënat personale të punonjësve dhe llogaritë e tyre bankare.

“Çdo qytetar do të përfitojë pagën prej 26 mijë lekë çdo muaj në llogarinë e tyre bankare. Proce-durat e mëtejshme dhe kriteret e aplikimit për të gjithë të interesu-arit gjenden në linkun e https://bit.ly/3bB2uOH”- shprehet Denaj.

Industria e blojës në vend, po vijon normalisht të furni-zojë me miell të gjitha furrat e bukës, duke garantuar furnizim normal të konsumatorëve me bukë, në kushtet e situatës së karantinës në të cilën është përfshirë vendi, për të paran-daluar përhapjen e COVID-19.

Shoqata e Blojës njofton se bizneset e këtij sektori, si pjesë e zinxhirit ekonomik të vendit do të vijojnë pa ndërprerje pu-nën duke siguruar furnizimin normalisht të tregut me miell dhe bukë.

Industria vijon normalisht punën, pasi edhe ecuria e im-porteve të lëndës së parë që është gruri po vazhdon me të

njëjtin ritëm, kryesisht nga Rusia dhe Franca dhe të gjitha bizneset e blojës në mënyrë të

përbashkët kanë vijuar shkar-kimin e anijeve nga Durrësi, me një rezervë për 2-3 muaj.

COVID-19, Fabrikat e miellit vazhdojnë normalisht furnizimin e furrave të bukës

Fermat shqiptare të copëzuara nuk e favorizojnë përhapjen e pandemisë

Mënyra se si është e or-ganizuar bujqësia shqiptare me ferma të vogla nuk e rrezikon infektimin e tyre e për pasojë, prodhimi në bujqësi mund të vijojë me ritmin e njëjtë. Epidemio-logu Alban Ylli ka një stu-dim të posaçëm për profilin e pandemisë në Shqipëri, ku referon se zonat më të thella dhe popullatat më të izolu-ara nuk ekspozohen ndaj infeksionit njësoj si popul-latat urbane me kontakte të

ngushta sociale. “Është e natyrshme që në një popul-latë përgjithësisht urbane, si Lombardia, të ketë një qarkullim më intensiv dhe kurbë më të shprehur epide-mike se në Shqipëri”, pohoi Ylli.

Aktualisht, bujqësia shq-

iptare, sipas të dhënave të INSTAT-it, është e orga-nizuar në 350 mijë ferma të vogla, sipërfaqja e të cilave, në një mesatare të përgjithshme, nuk i kalon të 1.2 hektarët. Sipërfaqja e parcelave të mbjella me një kulturë nuk i kalon të 0.2

hektarët.E organizuar më shumë

si ekonomi familjare, jo në plantacione, por në parcela të vogla, fshati në Shqipëri dhe fermat janë më pak të ekspozuara ndaj pan-demive. Altin Prenga, i cili drejton njësinë e agropër-punimit “Mrizi i Zanave”, pohon se fermerët shqiptarë duhet të rrisin sipërfaqet e mbjella, pasi çmimet prem-tojnë rritje dhe fitimet e tyre do të jenë më të larta.

(Vijon nga faqja 6)

Page 8: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 386 E përdyjavshme e pavarur … · 2020. 4. 29. · të certifikojmë produktet edhe sipas Standardit Organik të SHBA-ve, NOP. Po këtë

8 AGROBIZNESI E Premte, 27 Mars 2020

Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra Kondor (ish parku i autobuzave, poshtë “21 Dhjetorit”), TiranëTel: 0035542239968; Fax/Tel: 0035542220027; e-mail: [email protected]; Website: www.tasegroup.al; Celular: 0684855580 (Kushineta, Premistopa dhe rripa)Celular: 0672035581 (Pjesë këmbimi për traktorë)

www.kashalbania.org

Page 9: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 386 E përdyjavshme e pavarur … · 2020. 4. 29. · të certifikojmë produktet edhe sipas Standardit Organik të SHBA-ve, NOP. Po këtë

9 AGROBIZNESI E Premte, 27 Mars 2020

Page 10: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 386 E përdyjavshme e pavarur … · 2020. 4. 29. · të certifikojmë produktet edhe sipas Standardit Organik të SHBA-ve, NOP. Po këtë

10 AGROBIZNESI E Premte, 27 Mars 2020

inFormacione

(Vijon nga faqja 2)

E keqja, në prag apo përballë?!Një virus që u shfaq në dh-

jetor të vitit kaluar mbi 8000 kilometra larg prej këtu në provincën Wuhan të Kinës ka ndryshuar gjithçka në jetën tonë. 48 orë pas konfirmimit të rasteve të parë në Tiranë, jeta e gjithkujt ka ndryshuar. Hezi-tojmë të shtrëngojmë duart, të përqafohemi, të udhëtojmë me autobuz,apo të dalim në kafe me miqtë.

Janë zbrazur jo vetëm çerd-het, shkollat, katedrat univer-sitare, por janë pezulluar edhe aktivitetet sportive.

Janë pezulluar të gjitha flu-turimet me Italinë. Italia është partneri kryesor tregtar për Shqipërinë.

Këshillat mjekësore kanë mbushur ekranet e portaleve dhe televizioneve, por ko-ronavirusi nuk është më vetëm problem shëndetësor.

Paniku i dy ditëve të fundit

duket në raftet e zbrazura të supermarkete në boshllëkun në aeroportin ndërkombëtar dhe kafenetë e rralluara.

Një proverb i vjetër thotë: Kur teshtin Kina, bota sëmuret. Kina po shërohet dhe po e fiton betejën me koronavirusin falë edhe kulturës kolektiviste dhe shtetit autoritar. Këtu beteja vetëm sa ka filluar. Përballja e parë është me panikun dhe pro-va e parë është sistemi shën-detësor, zbatimi i masave të marra dhe përgjigja e gjithëse-cilit me vetëpërmbajtjen apo

vetëizolimin.Koronavirusi po ndryshon

mënyrën se si jetojmë, por a do të ndryshojë mënyra se si do të punojmë?

Koronavirusi nuk dëmton vetëm të prekurit, të moshuarit, të sëmurët me probleme kro-nike- virusi i padukshëm, për të cilin ende nuk është shpikur vaksina, dëmton ekonominë e gjithsecilit, ekonominë e vendit dhe padyshim i ka dhënë godit-jet e para ekonomisë globale.

Është ende shpejt për të folur për ndikimin e tij në ekonominë shqiptare, por në një botë të ndërlidhur përballja me të keqen është e pashmang-shme.

Sapo jemi futur në stinën e pranverës - por si rrallë ndon-jëherë sot nuk mund të thuash që pas pranverës do të vijë “vera”. Kemi përpara verën apo një dimër ekonomik?

Koronavirus - Nuk ka prova që ushqimi është një burim apo rrugë transmetimi

EFSA po monitoron nga afër situatën në lidhje me shpërthimin e sëmundjes ko-ronavirus (COVID-19) që po prek një numër të madh ven-desh në të gjithë globin. Ak-tualisht nuk ka asnjë provë që ushqimi është një burim ose rrugë e mundshme e trans-metimit të virusit.

Shkencëtarja e EFSA-s, Marta Hugas, tha: “Përvojat nga shpërthimet e koronavi-ruseve të mëparshëm, të tilla si koronavirusi i sindromës së rëndë respiratore akute (SARS-CoV) dhe koronavirusi i sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS-CoV), tregojnë se nuk ndodhi transmetimi përmes konsumit të ushqimit. Për momentin, nuk ka prova që të sugjerojnë se

koronavirusi është i ndryshëm në këtë drejtim”.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrol-lin e Sëmundjeve (ECDC) ka thënë se ndërsa kafshët në Kinë ishin burimi i mund-shëm i infeksionit fillestar, virusi po përhapet nga perso-ni në person - kryesisht pikat e frymëmarrjes që njerëzit thithin, kolliten ose nxjerrin. Më shumë informacion mbi koronavirusin dhe ushqimin mund të gjenden në faqen me FAQ të përgatitur nga BfR, organi i vlerësimit të rrezikut të Gjermanisë.

Shkencëtarët dhe auto-ritetet në të gjithë botën janë duke monitoruar përhapjen e virusit dhe nuk ka pasur ra-porte të transmetimit përmes

ushqimit. Për këtë arsye, EFSA aktualisht nuk është e përfshirë në përgjigjen ndaj shpërthimeve të COVID-19. Sidoqoftë, po monitorojnë literaturën shkencore për in-formacion të ri dhe të rëndë-sishëm.

Lidhur me sigurinë e ush-qimit, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka lësh-uar rekomandime paraprake duke përfshirë këshilla për ndjekjen e praktikave të mira të higjienës gjatë trajtimit dhe përgatitjes së ushqimit, siç është larja e duarve, gatimi i mishit në tërësi dhe shmangia e kontaminimit të mundshëm ndër ushqime të gatuara dhe të pjekura. Më shumë informa-cion mund të gjenden në faqen e internetit të OBSH-së.

Koronavirus, Kryetari i Dhomës Amerikane, Jaço - Efektet do të jenë edhe në ekonomi, duhen impulse

të reja për përballimin e situatës

Shfaqja e 6 rasteve me koronavirus në vend, si dhe kriza emergjente që po kalon Italia, pritet të japin efekte në ekonominë e vendit.

Kryetari i Dhomës Ameri-kane të Tregtisë, Enio Jaço u shpreh për “Zërin e Amer-ikës” se për përballimin e situ-atës nevojiten impulse të reja ekonomike.

“Një impakt ekonomik është i mundshëm. Është pak herët për të matur impaktin ekonomik që tani, por është e sigurtë që do ketë. Është e rëndësishme që të mos futemi në panik sepse na dëmton jo vetëm ekonomikisht, por edhe në aspekte të tjera. Por nuk është herët që të fillojmë të stu-diojmë një impuls ekonomik, se si të përballojmë situatën që do të kemi nga koronavirusi”, u shpreh Jaço.

Kryetari i AmCham, Jaço tha se kompanitë amerikane kanë shfaqur interes për inves-time në sektorët e bujqësisë, turizmit dhe energjisë.

“Bujqësia është një sek-tor interesant, sepse punëson rreth 45 % të popullsisë dhe ka produkte që kanë potencial për eksport për në Europë dhe gjithashtu në Amerikë.

Turizmi është gjithashtu një sektor që po ndryshon gjatë gjithë kohës, ka zhvillim dhe potencial. Shqipëria ka bu-rime natyrore, por ka gjithash-

tu mundësinë për t’u bërë një qendër rajonale në lidhje me shpërndarjen e energjisë”, shprehet Jaço.

Kreu i Dhomës Ameri-kane, Jaço duke folur për klimën e investimeve në vend, tha se shqetësim për bi-znesin mbeten monopolet dhe konkurrenca e pandershme. Shqetësim sipas Jaços është edhe vendosja e Shqipërisë në listën gri të pastrimit të parave.

“Kjo e dëmton besuesh-mërinë e Shqipërisë në sytë e

investitorëve ndërkombetarë. Diçka nuk ka shkuar mirë në lidhje me progresin që Shq-ipëria duhet të kishte bërë, duke u vendosur në atë që e quajmë zonë gri.

Është vullneti politik, që nuk mendoj se nuk ekziston, si dhe kapacitetet teknike që duhet të vendosen në dis-pozicion për përmirësimin e menjëhershëm të kësaj situ-ate. Shpresoj që vitin tjetër do të shohim një progres më të mirë”, u shpreh Jaço për VOA.

Qeveria pritet që së shpejti të bëjë publike edhe amnistinë fiskale, ku përfitues do të jetë biznesi i vogël dhe i madh, por kryetari i Dhomës Ameri-kanë shprehet se para zbatimit nisma duhet të konsultohet me biznesin.

Revista “Monitor”

BioBes, pjesë e panairit BIOFACH në Nürnberg (Gjermani), panairi më i madh i produkteve organike

Sigurisht që një rol shumë të rëndësishëm luan ruajtja e produktit pas vjeljes, procesi i tharjes i cili më parë ka qenë problematik. Problematika më e madhe që kanë të gjitha kom-panitë është procesi i tharjes që bëhet nga fermerët/vjelësit. Si rezultat ne si eksportues nuk marrim cilësinë e duhur dhe tharja nuk është uniforme. Fakti që bimët nuk thahen siç duhen ndikon tek çmimi që i paguhet fermerit/vjelësit por dhe çmimi dhe të ardhurat që ne si eksportues sigurojmë nga shitja. Pra, praktikat e pasvjeles janë një faktor kyç që ndikon në performancën, vlerën e produktit që eksporto-het nga Shqipëria.

Për të përmirësuar këtë situatë, RisiAlbania, një pro-jekt që financohet nga Agjen-cia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), na mbështeti për të provuar modelin e tharjes së qendër-zuar. Në këtë model tharja nuk bëhet nga fermerët por ata i dorëzojnë të njoma pra-në grumbulluesit rajonal dhe grumbulluesi bën tharjen. Falë këtij modeli që provuam

në bashkëpunim me grumbul-luesin tonë rajonal në zonën e Tepelenës kemi arritur re-zultate të larta pasi tashmë arrijmë të kemi cilësi të parë,

tharje uniforme, më shumë sasi dhe klientët tanë jashtë vendit janë të kënaqur për cilësinë. Gjithashshtu fermer-ët tanë sigurojnë më shumë të ardhura pasi malli i tyre është vlerësuar për cilësi të parë dhe ata nuk shpenzojnë

kohë për t’i tharë por mund të mbledhin më tepër apo të an-gazhohen më shumë në kul-tivime. Kemi konstatuar që dhe eksportues të tjerë të cilët

janë furnizuar nga i njëjti grumbullues rajonal dhe janë të kënaqur me cilësinë.

Perfundimisht ky është modeli shumë i sukesshem i cili na garanton më shumë cilësi, më shumë të ardhura për fermerët, për grumbul-

luesit, por ne si eksportues na jep mundesinë për të lidhur kontrata duke garantuar cilë-si dhe sasi për klientët tanë. Kompania BioBes vazhdon të shtrijë modelin dhe në zona të tjera si Elbasan, Lushnjë etj.

Ne bashkëpunojmë me 400 familje për grumbullimin e këtyre bimëve, ku 18 familje kanë kontratë me BioBes.

4. Si ka vijuar bashkëpuni-mi me Risi Albanian?

Me RisiAlbania kemi nisur bashkëpunimin që prej vitit 2018. Falë këtij bashkëpuni-mi kompania jonë përmirësoi modelin në tre drejtime krye-sore:

1.Në realizimin e modelit të tharjes, pra ofrimit falas të shërbimit të tharjes së bimëve medicinale. Pra, investim pranë fermerëve tanë për t’i shtuar vlerë produktit.

2. Stimulimin më tepër të kultivimeve dhe kalimin nga mbledhja e bimëve spon-tane në më shumë kultivime.

Kjo duke ofruar kontrata për blerjen e produktit, këshil-lim agronomik për kultivi-min organik gjatë gjithë vitit, ndërgjegjësimin për ndjekjen e praktikave të mira në mbledhjen e bimëve spontane dhe në ofrimin e inputeve për fermerët për t’i nxitur në kul-tivimin e bimëve medicinale. Kujtojmë këtu që kultivimi i bimëve medicinale është një potencial i madh, kjo pasi rreth 60% e tokës bujqësore është e pambjellë. Tokat që nuk janë mbjellë për një kohë shumë të gjatë paraqesin një mundësi për të bërë të mundur certifikimin organik shumë shpejt. Gjithashtu, trendi botëror është për më shumë produkte organike dhe kjo kërkesë është në rritje.

3. Në përqasjen e re të quajtur Klaster, Biobes mori inicativë për të themeluar një klaster në zonën e Tepele-nës. Ky klaster përbëhet nga fermerë, mbledhës të bimëve spontane, ekpertë të fushës,

grumbullues rajonalë, esk-portues, pushteti lokal etj.

Qëllimi, si fillim, të jetë një platformë komunikimi transparente për të gjitha problematikat në fushën e bimëve medicinale në këtë zonë. Falë këtij bashkëpuni-mi Bashkia Tepelenë ka përmirësuar përqasjen duke ofruar më shumë mbështetje për këtë sektor duke ofruar toka me qera për kultivi-min e bimëve dhe gjithashtu ka vënë në dispozicion një syresh ku bëhen takime të shpeshta.

Ky kanali i ri komuni-kimi ka ndihmuar për të ndërgjegjësuar shumë mbled-hës të bimëve spontane për të filluar kultivimet dhe për ndjekjen e praktikave të mira në mbledhjen spontane. Për të gjitha këto aktivitete RisiAl-bania na ka mbështetur finan-ciarisht por ajo që është më e rendësishmja të provojmë një model të ri. Pas mbështetjes së dhënë nga RisiAlbania, kompania po zgjeron bash-këpunimet dhe në zona të tjera. Pa këtë ndihmë, kom-pania nuk do kishte sigurinë për të vazhduar investimet sa më pranë fermerëve.

Page 11: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 386 E përdyjavshme e pavarur … · 2020. 4. 29. · të certifikojmë produktet edhe sipas Standardit Organik të SHBA-ve, NOP. Po këtë

11 AGROBIZNESI E Premte, 27 Mars 2020

KësHilla në sHërbim të FermerëVe

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

(Vijon në faqen 12)

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE KORÇЁ

KËSHILLA PËR FERMERËT QË KULTIVOJNË BIMË ARASH

Përgatitja e tokësPatatja për një mbirje normale dhe

uniforme kërkon përgatitjen e një shtrati të shkrifët për mbjellje. Jo gjithmonë, por në qoftëse është e nevojshme bëhet plugimi i dytë në thellësinë 20 cm (kur toka është shumë e vrarë nga dimri dhe ka infeksion të lartë nga barërat e këqija. Para hapjes së vijave për mbjellje bëhet frezimi për shkrifërimin e tokës.

Plehërimi Patatja duke qenë se është një kul-

ture që jep prodhim mesatërisht 300 kv/ha, tuberat kanë nevoje për një tokë me plehërim të mirë dhe të balancuar. Fermerët që kanë mundësi për të për-dorur plehun organik, në qoftëse nuk e kanë hedhur atë në vjeshtë para pl-ugimit të parë, tani të sigurohen që të përdorin pleh organik të dekompozuar

Drejtoria e Teknologjive Bujqësore: QTTB-Korçë:E-mail:[email protected]

plotësisht.Plehrat minerale përdoren në varësi

të përbërjes kimike të tokës, prodhimit të planifikuar dhe mundësisë për ujitje. Në varësi të këtyre treguesve mund të përdo-ren 4-5 kv/ha DAP para plugimit të dytë, ose frezimit kur nuk bëhet plugimi. Patatja është bimë potasike, prandaj duhet të për-doret deri në 3 kv/ha sulfatpotasi.

Përgatitja e farës Fara nuk mund të mbillet direkt pasi

nxirret nga ambientet e konservimit. Ajo i nënshtrohet një seleksionimi dhe pastaj

vendoset në ambiente sipas mundësive për bulëzim. Bulëzimi ka rëndësi sepse mund të largohen tuberat që nuk kanë mbirje, tuberat me fijëzim dhe bulazh, pasi nga cilësia e tuberit për mbjellje varet cilë-sia dhe uniformiteti i mbirjes, si rrjedhojë dhe i prodhimit.

Afati i mbjelljesPër një mbirje normale të tuberit të pa-

tates, mbjellja duhet të bëhet kur tempera-tura në thellësinë e mbjelljes së tuberit (10-12 cm) të jetë 8-10° C. në bazë të kësaj në zona të ndryshme ka afate të ndryshme.

Norma e mbjelljes norma e mbjelljes është në varësi të

madhësisë së tuberit dhe për të siguruar 4500-5000 bimë për dynym duhen 120-250 kg farë/dy.

Ata fermerë që e kanë mbjellë kul-turën e patates që në muajin mars, duhet të tregojnë kujdes përluftimin e barërave të këqija

Për kulturat grurë dhe elbJanë momentet dhe kushtet optimale

për plehërim suplementar. Të përdoret 0,8-1 kv/ha nitrat amoni, kjo në varësi të parabimës, kultivarit dhe gjendjes së zhvillimit të bimëve.

Luftimi i barërave të këqija në parcelat me infeksion mesatar e të rëndë duke përdorur herbicidin 2-4 D me normë 2.5 l/ha në 400 litra ujë.

PëR KULTURëN E PATATES

KËSHILLA PËR FERMERËT KULTIVUES TË MOLLËS

Pas përfundimit të krasitjes dimërore dhe pastrimit të pemëtoreve nga mbe-turinat bimore të lëna gjatë krasitjes, duhet që menjëherë të merren masat e nevojshme për kryrjen e trajtimeve kimike dimërore. Ky lloj trajtimi konsis-ton në eleminimin e bazës dimëruese të sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Spërkatjet e kësaj periudhe ndikoj-në në mënyrë preventive, pra duke zvogëluar infeksionet e mundshme të sëmundjeve dhe dëmtuesve, ku si bu-rim i bartjes së këtyre sëmundjeve janë fruta të kalbura e të mumifikuara, gjethe, lastarë e degë.

Pra, për të shmangur infeksionet në fillim të vegjetacionit në pemëtoret me

mollë nga këta faktorë, jemi të detyruar të kryjmë spërkatje me preparate të ndry-shme me bazë bakri në mënyrë që të kemi nën kontrol gjendjen fitosanitare të pemë-toreve.

në këtë mënyre zvogëlohet potenciali infektues për vegjetacionin e ardhshëm në pemëtore.

Fermerët këshillohen që të përdorin preparate si:Vaji mineral, i cili është

fungicid+insekticid dhe akaricid, që ve-pron në bazë kontakti, i përcaktuar për trajtim dimror të pemëve frutore. Përdoret në sasi 2-3 l/100 l ujë.

Duhet patur kujdes në cilësinë e trajtimit,

përgatitet mirë në tretësirë për spërkatje cilësore.

• Galmin, 2.5 l/100 l ujë, për efekt më të mirë kombinohet me preparate me bazë bakri.

• Vaj i bardhë, Oleodiazinon etj.• Tretësirë Bordolez me koncentrim

(2 %),• Champion (0.2%) etj.Krahas trajtimeve kimike dimërore

në këtë periudhë fermerët duhet të ple-hërojmë pemëtoren me plehra organo-minerale dhe njëkohësisht punimin e tokës rreth kurorave të bimëve men-jëherë mbas hedhjes së tyre, me qël-lim shfrytëzimin maksimal nga sistemi rrënjor i pemëve.

KëSHILLA E EKSPERTIT

MASAT PËRGATITORE PËR MBJELLJET E REJA TË JONXHËSAsllan Celami, Isuf Kaziu, Ilir Mehmeti, Sali Tërshalla

Mbjellja dhe instalimi fill-estar i bimëve të reja (livadhit) të jonxhës ka rëndësi të madhe në kultivimin me sukses të kësaj bime. Fakti që jonxha është bimë shumëvjeçare, një mbjellje apo instalim i mirë apo i keq, do të ketë pasoja gjatë gjithë jetës së saj. Për kultivimin me sukses të jonx-hës rëndësi ka zgjedhja dhe përgatitja e tokës, plehërimi i mjaftueshëm, mbjella në afate dhe zgjedhja e kultivarëve të përshtatshëm.

Jonxha pëlqen toka të pa-sura, të thella me përbërje mekanike të mesme deri në të lehta, me pH neutral, aftësi ujëmbajtëse dhe përshkuesh-mëri të mirë të ujit. Por, mund të kultivohet me sukses edhe në toka të rënda e ranore, me kusht që faktorët e tjerë të jenë optimalë për zhvillimin e bimësisë gjatë gjithë jetës së saj. Për kushtet e një ferme me sipërfaqe të kufizuar toke, mundësia e zgjedhjes së tokës

pothuase është zero. Për të minimizuar efektet negative të mundshme, të tokës në kushte të një ferme të vetme, rëndësi u duhet kushtuar elementeve të tjerë të teknologjisë së kultivi-mit. Në varësi me tipin e tokës, merren masat për kullimin, punimet bazë dhe përgatitore të saj në kohën, në sasinë dhe cilësinë e duhur.

Jonxha, në qarkullim, shkon mirë pas kulturave prashitëse, tokave ugare, të lashtave etj. Mbillet në të njëjtën tokë me shumë sukses (pas vetes) pas tre vjetësh por jo më pak se një vit nga jonxha parardhëse. Kur jonxha mbillet në të nje-jtën tokë duhet që bimësia e jonxhës të jetë tharë me herbi-cid total, pluguar dhe mbjellë kulturë ndërmjetëse së paku 6 muaj para se të mbillet livadhi

i ri i jonxhës. Në varësi me kul-turën paraardhëse, varet edhe përgatitja e tokës. Kur mbillet pas të lashtave është mirë që mbeturinat të copëtohen me një diskim dhe më pas të pritet momenti i përshtatshëm për pl-ugim. Kjo mundëson prishjen e barërave të këqija një dhe shumëvjeçare, nxit (stimulon) mbirjen e farërave që kanë rënë (rezervuar) në tokë duke përmirësuar kushtet për pl-ugim më të mirë. Pas bimëve prashitëse (misrit apo kultur-ave të tjera) nuk është nevoja e diskimit para plugimit, kur luftimi i barishteve të këqija është bërë me prashitje apo me trajtime me herbicide. Jonxha, në qarkullim, përmirëson pjel-lorinë e tokës me azot dhe lëndë organike, strukturën e saj dhe përshkueshmërinë nga

ujit (në sajë të sistemit rrën-jor të zhvilluar në thellësi i cili pas dekompozimit formon “kanale”nëntokësore )

Kullimi i parcelës para mbjelljeveRuajtja e një regjimi ujor

optimal në parcelën që do të mbillet me jonxhë, është me rëndësi të madhe për realiz-imin në kohë dhe me cilësi të mbjelljeve. Tokat e kulluara, qofshin të pluguara ose jo, ngrohen shumë më shpejt në pranverë se sa ato të pakullu-ara. Veçanërisht tokat e rënda, me përshkueshmëri të pakët të ujit, kur janë të pakullu-ara vijnë për punë pas fundit të marsit, kohë kur për zonat fushore dhe ku dominon ky tip tokash ka kaluar afati op-timal i mbjelljes së kulturës.

Prandaj, kullimi i parcelës që do të mbillet me jonxhë duhet bërë gjatë vjeshtës paraard-hëse, dimrit dhe vazhdimisht deri në mbjellje. Në momentin e periudhës ku tashmë jemi, të ndërmerret kjo masë dhe të plotësohet. Thellësia e vijave kulluese është në varësi me tipin e tokë si dhe pjerrësinë e parcelës. Për tokat me përbërje mekanike të rënda thellësia e vijave kulluese duhet të jetë 70 cm, ndërsa për tokat me përbër-je mekanike të lehtë e të mesme 50 cm. Kullimi i hershëm në kohë lejon që punimet përgati-tore dhe mbjellja e jonxhës të kryhet në afate optimale.

Plugimi Mbjellja e jonxhës pas të

lashtave duhet bërë gjatë mua-jve korrik e gusht ose, gjatë

muajve janar e shkurt në ditët me ngrica. Plugimet e verës krijojnë mundësinë për rezer-vimin e sasive të mëdha të lagështirës, mjaft të nevojshme për fazat e para të zhvillimit në vitin e parë. Edhe plugimet e janarit, të cilat bëhen kur para-bima është kulturë që e lëshon tokën në vjeshtë vonë, plotë-sojnë deri në një farë masë këtë funksion. Kur plugimi bëhet para mbjelljes (mars), duhet gjetur koha më optimale, kur lagështia e tokës lejon pl-ugimin me cilësi të lartë dhe të gjitha operacionet e tjera (dis-kim, frezim, mbjellje) duhen kryer zinxhir brenda një kohe sa më të shkurtër.

Kujdes! Para plugimeve duhet përmbysur 2/3 e sa-sisë së plehrave kimike dhe e gjithë sasia e plehut organik të planifikuara për t’u përdorur. Plehu organik duhet të jetë i kalbur mirë, ndryshe bëhet

Page 12: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 386 E përdyjavshme e pavarur … · 2020. 4. 29. · të certifikojmë produktet edhe sipas Standardit Organik të SHBA-ve, NOP. Po këtë

12 AGROBIZNESI E Premte, 27 Mars 2020

KësHilla në sHërbim të FermerëVe

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

KëSHILLA E EKSPERTIT

burim infeksioni barishtesh të këqija për jonxhën.

Thellësia e plugimit Jonxha reagon mjaft mirë

ndaj thellësisë së plugimit. Pl-ugimet e thella krijojnë mundës-inë për zhvillimin në thellësi të sistemit rrënjor. Bimësia me sistem rrënjor të zhvilluar është më e qëndrueshme ndaj thatësirës së verës. Thellësia e plugimt duhet të jetë 30-40 cm. Nuk aplikohet kjo thellësi kur është kryer për parabimën dhe kur tokat janë të lehta apo toka me horizont të cekët të punueshëm. Plugimet e tjera behen në thellësi 17-21 cm ose 21-26 cm në varësi me gjend-jen e tokës dhe veçanërisht pranisë së barishteve të këqija në parcelë. Kur plugimi bëhet direkt para mbjelljes, thellësia e plugimit është 26-31 cm.

Punimet përgatitore Punimet përgatitore syn-

ojnë përgatitjen e shtratit të përshtatshëm të mbjelljes. Në varësi me cilësinë e përgatitjes së tij, varen mbirjet uniforme dhe sigurimi i numrit të bimëve për njësi sipërfaqeje. Fara e jonxhës është e imët dhe bimë-sia e re e jonxhës është shumë e brishtë, prandaj ka shumë kërkesa për cilësinë e shtratit të mbjelljes. Punimet përgati-tore realizohen me plugime të cekta 17-21 cm, me diskime dhe me frezime. Kujdes nga operacionet e tepërta, pasi ato ngjeshin shumë tokën gjatë periudhës së pranverës kur toka është e lagët, ose mund të krijojnë pluhurizim të shtratit, i cili, në kushte të shirave të marsit apo ujitjeve në vjeshtë, mund të pengojë mbirjet, veça-nërisht kur fara hidhet thellë. Nëse përdoret freza për për-gatitjen e shtratit duhet që toka të qëndrojë (pushojë) 2-3 ditë para mbjelljes, në mënyrë që toka të “zërë” vend. Mbjellja direkt pas frezimit rrezikon që mbjelljet të kryhen në thellësi të mëdha dhe për pasojë rrezi-kohen mbirjet. Për të shmangur këtë fenomen dhe kur lagështia tokësore e lejon, menjëherë pas frezës dhe para mbjelljes bëhet një rulim. Rulimi para mbjelljes siguron thellësi opti-male të vendosjes së farës dhe mbirje uniforme. Rulimi bëhet edhe kur toka është e thatë (kjo ndodh vetëm në mbjelljet e vona) para dhe pas mbjelljes. Rulimi pas mbjelljes krijon mundësinë e rritjes së kontak-tit të farës me tokën, ngritjen e lagështirës në shtresat e sipërme në kontakt me farën, e për pasojë mbirje më të shpe-jta e uniforme si dhe nivelimin sipërfaqësor i cili krijon kushte për kositje uniforme të masës

(Vijon nga fq.11)

së njomë.

Plehërimi Jonxha ka kërkesa për lëndë

ushqyese dhe kryesisht fosfor dhe potas. Për azot ka kërkesa vetëm në fazat e para të zhvil-limit të saj dhe më pas këtë element ushqyes ajo e siguron vetë nëpërmjet fiksimit të azo-tit të atmosferës. Plotësimi i nevojave me lëndë ushqyese, që në fazat e para, është kërke-sa kryesore për sigurimin e një bimësie të fuqishme dhe të aftë të prodhojë masë në sasi dhe cilësi, që justifikojnë shpenz-imet dhe japin fitim. Plotësimi i nevojave të bimës me lëndë ushqyese bëhet me plehra ki-mike (superfosfat dhe potas) si dhe me plehra organike.

Plehërimi fosforik Bimët e reja të jonxhës

thithin sasi të mëdha të fosforit që në fazat e para të zhvillimit të tyre. Mungesa e këtij el-ementi shoqërohet me zhvillim të dobët të bimësisë, vonesë të lulëzimit dhe prodhim të pakët. Nganjëherë, shfaqen shenja me ngjyrë blu në të gjelbër, ose çngjyrosje periferike të gjethes. Sasia e fosforit që përdoret varet nga prania e fosforit të asimilueshëm në tokë, sasia e prodhimit që synohet të merret dhe nga kapaciteti i këmbimit të kationeve të këtij elementi në tokë dhe nga koeficienti i shfrytëzimit të këtij elementi nga toka. Me 1 ton sanë të prod-huar largohen nga toka 5.5-6.8 kg lëndë aktive fosfor. Koefici-enti i thithjes së këtij elementi nga toka është 40%. Një tokë e mesme me përmbajtjen e fos-forit, siguron vetëm 4 kg/dyn l.a, nga e cila nga bima thithet 1.6 kg. Diferenca prej 3.9 deri në 5.2 kg fosfor i nevojshëm për këtë sasi prodhimi duhet të sigurohet nga plehrat. Nga ana tjetër, koeficienti i shfrytëzimit të fosforit nga plehrat është vetëm 30 %, që do të thotë se duhen përdorur 13-17 kg/dy l.a fosfor për plotësimin e këtyre nevojave. Këto nevoja plotë-sohen me përdorimin 55 deri 85 kg/dy superfosfat me 20% lëndë aktive fosfor.

Sasia e superfosfatit që përdoret në fermë varion nga 40-60 kg/dy. Për sasinë e pro-dhimit prej 30 kv/dyn masë e njomë ose 6 kv sanë që mer-ret mesatarisht, kjo sasi plehu është e mjaftueshme. Në ras-tin kur jonxha kultivohet në kushte intensive me ujitje dhe kryhen 5 - 6 e më shumë ko-sitje në vit dhe merren rendi-mente prej 60-90 kv/dyn masë, kjo sasi plehu është krejtësisht e pamjaftueshme. Në këtë rast duhen përdorur doza më të lar-

MASAT PËRGATITORE PËR MBJELLJET E REJA TË JONXHËSta të plehërimit prej 65-85 kg/dy superfosfat.

Potasi Përdorimi i potasit në mb-

jelljet e jonxhës është praktikë e panjohur për vendin tonë. Kjo ndodh, sa për arsye të opinionit të përgjithshëm, se tokat tona janë të pasura me këtë element, aq edhe të kostos së lartë të plehut. Jonxha është bimë po-tasdashëse dhe e tërheq atë nga toka në sasi të mëdha që arrijnë nga 24 deri 29 kg për 1 ton sanë ose 5 herë më shumë se sasia e fosforit. Potasi ndikon në rritjen e qëndrueshmërisë së bimëve ndaj kushteve të disfavorshme të dimrit, rritjen e jetëgjatësisë së livadhit, nxitjen e zhvil-limit herët në pranverë dhe në intensitetin e ngritjes pas ko-sitjes. Të gjitha këto ndikojnë në rritjen e prodhimin të masës së njomë. Përdorimi i po-tasit bëhet i domosdoshëm kur jonxha kultivohet në kushte in-tensive me ujitje dhe kositje të shpeshta. Në një tokë të mesme me këtë element gjenden rreth 27 kg potas të përvetësueshëm nga bima. Nga kjo sasi vetëm 6.7 kg shfrytëzohet nga bima, pjesa tjetër e nevojave duhet plotësuar me plehra. Për një ton sanë prodhim për dynym duhet plehëruar 35 - 50 kg/dyn sulfat potasi. Për toka të pasura përmbajtja e potasit në tokë arrin 54 kg/dy dhe për pasojë edhe sasia e plehut potasik, që do të përdoret në këto toka, reduktohet në gjysmën e sasisë që përdoret në tokat e mesme. Nisur nga sa më sipër reko-mandojmë përdorimin e 15-20 kg/dy sulfat potasi me 50% lëndë aktive. Në mënyrë më të saktë percaktimi i nevojave për potas bëhet me analiza kimike të tokës apo me përcaktimin e nivelit të potasit në indet bi-more (analizën kimike të pjsës së sipërme të bimës)

Plehu organik Plehërimi organik furnizon

me elementët kryesorë ush-qyes dhe mikroelementë të domosdoshëm për zhvillimin e bimësisë, pasuron tokën me humus, nxit aktivitetin mikro-bik të tokës në përgjithësi dhe atë azotofiksues në veçanti. Rekomandohet 20-30 kv/dyn. Kujdes me plehun organik. Në gjendje të pakalbur mirë është burim i madh infeksioni me barishte të këqia. Mos e përdor direkt në jonxhë. Përdore në parabimë.

Plehërat përmbysen me plugime; plehu organik 100% para plugimit bazë; superfos-fati dhe potasi 2/3 në plehërim bazë dhe 1/3 para diskut ose

frezës së fundit.

Varieteti Në masën më të madhe,

në vendin tonë, kultivohet va-rieteti i vendit “Tomin” dhe ekotipet e Dibrës, Gjirokastrës dhe Korçës, sipas rajoneve. Janë mjaft të përshtatshme për kushtet klimatike tokësore dhe nivelin e teknologjisë që zbatohet në vendin tonë. Janë prodhuese të mira të masës dhe farës, qëndrojnë për 5-6 vjet (gjithmonë në kushte pa ujitje dhe me numër të kufizuar ko-sitjesh, 4-5 herë në vit). Për-dorni farë të këtyre varieteteve dhe ekotipeve të pastruara dhe mundësisht të dekuskutuara. Në mungesë të tyre, mund të mbillni farë të varieteteve të huaja që gjenden në tregun e imputeve bujqësore. Kur kul-tivoni varietete të huaja bëni kujdes se ata kanë kërkesa më të mëdha për tokën (toka të mesme në të lehta, të kulluara, të niveluara mirë), për lëndë ushqyese (fosfor dhe potas), për përgatitjen e tokës, mënyrën e shfrytëzimit (kositje në fillim të lulëzimit dhe në lartësi nga toka 5-7 cm) si edhe ujitje me norma të reduktuara 30-40 m3/dy dhe të shpeshta. Japin pro-dhimtari të mirë në vitin e parë dhe të dytë dhe më pas rendi-menti i tyre bie. Janë mjaft të përshtatshme për qarkullime bujqësore afatshkurtra (3-4 vjeçare), sidomos në fermat e mëdha blegtorale që menax-hojnë sipërfaqe të mëdha toke për sigurimin e bazës ushqi-more të blegtorisë.

Një kujdes të veçantë meri-ton edhe pastrimi i farës para mbjelljes. Për këtë qëllim këshillojmë, që sado e pastër të duket fara, ajo duhet t’i nënsh-trohet patjetër pastrimit të saj, ku domosdoshmërisht ajo duhet të kalojë procesin e dekus-kutimit (pastrimi nga kuskuta). E theksojmë këtë proces, pasi infeksioni nga kuskuta është bërë një shqetësim për livadhet e jonxhës në vendin tonë.

Periudha e mbjelljes (afati) Periudha më e përshtatshme

e mbjelljes së jonxhës për zo-nën fushore të vendit tonë është 10-20 mars, ndërsa për zonat malore në fillim të prillit (5-15 prill). Në këtë periudhë ka tem-peratura dhe lagështi të përshtat-shme për mbirjen e jonxhës. Temperaturat vijnë gradualisht në rritje duke plotësuar kështu kërkesat e bimës për tempera-turë në faza të para të zhvil-limit të saj, ndërsa lagështia në zbritje. Këto afate synojnë kom-binimin më të mirë të këtyre dy faktorëve që janë vendimtarë

për insatlimin e jonxhës.

Norma e farës Është në varësi me cilësinë e

përgatitjes së tokës, afatin e mb-jelljes, lagështirën tokësore pas mbirjeve deri në formimin e ko-sës së parë. Varjon nga 3-4 kg/dy. Kjo sasi fare siguron numrin e mjaftueshëm të bimëve për vi-tin e parë dhe vitet e tjera dhe garanton rendimente të larta. Pratika të përdorimit 5-6 kg/dyn farë në mbjellje nuk kanë ndikim në prodhimtarinë dhe cilësinë e barit në raport me normën 3-4 kg/dyn.

Thellësia e distancat e mbjelljes Fara e jonxhës është shumë

e vogël në përmasa. Si e tillë ajo duhet mbjellë shumë cekët 0.8 deri në 1.5 cm. Mbjelljet më

thellë apo më cekët vështirësoj-në mbirjet e për pasojë numrin e bimëve për njësi sipërfaqeje. Mbjellja duhet kryer me maki-

në mbjellëse të lashtash e cila gradohet për sasinë e farës, thellësinë e mbjelljes dhe dis-tancën midis rreshtave para se të fillojë mbjellja. Distancat e mbjelljes janë 12 cm rreshti nga rreshti. Pas mbjelljes, sipas rastit, kur kushtet e lejojnë dhe vërehet se ka farë të pambulu-ar, mund të kryhet një lesë për mbulimin e saj. Mirë është që pas mbjelljes të kryhet rulimi.

Kullimi i ngastrës së mbjellë Menjëherë pas mbjelljes

duhet të hapen vijat kulluese. Vijat kulluese mund të hapen edhe para mbjelljes. Në të dy rastet dheu që nxirret duhet të

shpërndahet sa më hollë në dy anët e vijës. Kur vijat hapen pas mbjelljes bëhet plotësim mbjellje me dorë, ndërsa kur hapen para mbjelljes, mbjellja e anëve të vijave kulluese bëhet njëherësh në gjithë ngastrën.

Plehërimi me azot Në fazat e para të zhvil-

limit, bimësia e jonxhës ka nevojë për azot. Prandaj duhet bërë një plehërim sipërfaqësor me 8-10 kg/dy nitrat amoni (32% lëndë aktive) në fazën e tre-katër gjetheve të para të përbërë. Pas kësaj faze, jonxha nuk ka më nevojë për azot, pasi e siguron atë nëpërmjet fiksimit të azotit në atmosferë nga bakteriet azotofiksuese.

Kositja e parë (larja) Në fazat e para të zhvil-

limit të saj jonxha rritet shumë ngadalë. Gjatë kësaj periudhe ajo rrit dhe zhvillon në thellësi sistemin rrënjor, formon qafën

e rrënjës dhe kështu përgatitet për të mbijetuar dhe prodhuar në kosat e tjera dhe në vitet në vazhdim. Koha e kryerjes së

kosës së parë është në varësi të zhvillimit të bimësisë së jonx-hës dhe shkallës së infeksionit nga barishtet e këqija. Kur parcela është e pastër, kositja bëhet në fillim të lulëzimit deri nga mesi i lulëzimit. Kur ka in-feksion nga barishtet e këqija kositja bëhet para kësaj faze, por jo më para se 60-65 ditë pas mbirjes. Në rastin e dytë, kosa e dytë (kosa pas larjes) shtyhet deri në mesin e lulëzimit. Kosat e tjera bëhen në fillim të lulëz-imit. Kositja duhet të kryhet në lartësinë 5-7 cm mbi tokë. Kjo është kërkesë e përhershme për shfrytëzimin e jonxhës por, e detyrueshme për kosat e para në vitin e parë të jetës.

Page 13: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 386 E përdyjavshme e pavarur … · 2020. 4. 29. · të certifikojmë produktet edhe sipas Standardit Organik të SHBA-ve, NOP. Po këtë

AGROBIZNESI13 E Premte, 27 Mars 2020

bujqësia në botë

Trendet botërore të bujqësisë dhe ushqimit për të ardhmen

(Pjesa e Parë)Përgatitur nga Prof. As. Dr. Eqrem Meçollari

Rritja e shpejtë e popull-sisë po kërcënon furnizimin me ushqime të popullsisë në shkallë botërore por sido-mos kjo është evidente për vendet e Botës së Tretë. Përveç pakësimit progresiv të sipërfaqes së tokës së kultivuar, ka ardhur duke rënë dhe sipërfaqja për frymë, si rrjedhojë e shtimit progresiv të popullsisë. Po kështu ndërsa prodhimi bujqësor ka shënuar rritje, kjo nuk do të jetë e mjaf-tueshme për të përballuar kërkesat gjithmonë në rritje për të ardhmen.

Probleme janë edhe urbanizimi dhe plakja e popullsisë. Sot, globalisht më shumë njerëz jetojnë në zonat urbane sesa në zonat rurale. Në vitet 2007-2008, për herë të parë në histori, popullsia urbane globale ka tejkaluar popullsinë rurale globale. Kjo do të ndikojë edhe në mënyrën e të ushqy-erit të kësaj popullsie, e cila do të përshtatet me kushtet e krijuara në mjediset urbane, ku një vend të rëndësishëm në ushqimin ditor të njerëzve zënë gatimet e shpejta (Fast Food) dhe produktet e për-punuara.

Për këtë një raport i FAO-s (Organizata e Bu-jqësisë dhe Ushqimit) e Kombeve të Bashkuara me titull: “Ardhmëria e ushq-imit dhe bujqësisë, trendet dhe sfidat”, trajton 15 ten-denca që ndikojnë trajekto-ren e prodhimit të ushqimit sot. Këto tendenca janë:

1. Rritja e popullsisë, urbanizimi dhe plakja e popullsisë Ndërsa, në përgjithësi,

rritja e popullsisë botërore po ngadalësohet, në disa rajone popullsia do të vazhdojnë të rritet edhe më tej deri në vitin 2050, dhe më tej. Për botën si një e tërë, normat e rritjes vjetore të popull-sisë kanë qenë në rënie për gati pesë dekada. Në fund të viteve 1960, normat e rritjes globale arritën në 2 përqind

në vit, ndërsa në vitin 2015, këto norma ranë në 1.2 përq-ind. Aktualisht, rritja vjetore absolute është rreth 80 mil-ionë njerëz. (Grafiku)

Këta tregues flasin për një popullsi botërore prej 9.73

miliardë deri në vitin 2050 dhe 11.2 miliardë deri në vi-

tin 2100. Rritja e popullsisë mund të rrezikojë seriozisht perspektivat e përgjithshme të zhvillimit të vendeve, të cilat mbështeten në mënyrë të konsiderueshme në bujqë-si për punësim dhe gjenerimi i të ardhurave, ajo gjithashtu do të pengonte perspektivat për përmirësimin e ushqimit dhe sigurisë së të ushqyerit. Rritja e shpejtë e popullsisë do të ndryshojë dhe struk-turën e popullsisë. Kështu mes viteve 2015 dhe 2050, në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, numri e njerëzve të moshës 15-24 vjeçare pritet të rritet nga rreth 1 miliard deri në 1.2 miliardë.

Urbanizimi i shpejtë po përshpejton tranzicionin di-

etik. Për dekada, popullsia e botës ishte kryesisht rurale, ndërsa sot pak më shumë se gjysma e popullsisë globale (54 %) është urbane. Ur-banizimi global deri në vitin 2050, mund të çojë në një sh-

tim prej 2.4 miliardë njerëz në qytete, shifër që është më

e madhe se rritja globale e popullsisë prej 2.2 miliardë.

Urbanizimi ndikon në modelet e konsumit të ush-qimit. Në vendet me të ar-dhura më të larta urbane ka tendencë të rritet kërkesa për ushqime të përpunuara, si dhe për ushqime shtazore, fruta dhe perime, si pjesë e një tranzicioni të gjerë dietik. Me këto ndryshime, dietat po bëhen më të pasura në kripë, yndyrë dhe sheqer dhe janë në përgjithësi, më të pasura me energji.

Në dekadat e ardhshme, bota ka gjasa të jetë jo vetëm më e populluar dhe më ur-bane, por edhe demografiki-sht më e vjetër. Gjatë 15 viteve të ardhshme, numri e personave të moshuar pritet

të rritet më shpejt në Amer-ikën Latine dhe Karaibe, me një rritje prej 71 % në popul-latën e moshës 65 vjet e lart, pasuar nga Azia (66 %), Afrika (64 %), Oqeania (47 %), Amerikëa e Veriut (41 %) dhe Europa (23 %). Me plakjen, potenciali i rritjes së ekonomisë ngadalësohet, sistemet sociale të sigurisë bëhen të paqëndrueshme dhe barra shëndetësore rritet. Plakja rurale ka implikime të mëdha në përbërjen e fuq-isë punëtore rurale, modelet e prodhimit bujqësor, pro-nësinë e tokës, organizimin social brenda komuniteteve rurale dhe zhvillimin social-ekonomik në përgjithësi.

2. Rritja ekonomike globale, investimet, tregtia dhe çmimet e ushqimit Rritja ekonomike mund

të përshpejtojë tranzicionin dietik dhe të ngrejë më lart kërkesat për prodhime bu-jqësore. Rritja ekonomike ka qenë e konsiderueshme

në dekadat e fundit. GDP globale u rrit me 2.6 për qind në vit në mes viteve 1990 dhe 2014, ndodhur krye-sisht në vendet në zhvillim dhe vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, vende ku GDP u rrit me rreth 5.1 për qind në vit. Kjo do të sjellë implikime serioze për përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Investimet në bujqësi janë në rritje, veçanërisht në Kinë. Nivelet globale të investimeve të gjera ekono-mike janë rritur gjatë 25 viteve të fundit. Rritja e in-vestimeve në vendet me të ardhura të larta mesatarisht ishin më pak se 2 për qind në vit, në mes të vitit 1991 dhe 2014. Niveli i investi-

meve ra me pothuajse 15 % në këto vende si pasojë e krizës globale financiare 2008-2009. Bujqësia mbetet shumë më pak kapitaliste në vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme ndonse sot, vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme investojnë në bujqësi më shumë, në terma absolutë, se vendet me të ar-dhura të larta, rreth 190 mil-iardë USD. Në vendet me të ardhura të larta, investimet u rritën nga rreth 120 mil-iardë USD në 190 miliardë dollarë, me një normë me-satare vjetore rritjeje rreth 2 përqind. Në Kinë, ajo u rrit nga më pak se 10 miliardë në 75 miliardë USD, me një rritje prej rreth 9 për qind, ndërsa investimi në bujqësi në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme u rritën nga 45 miliardë USD në 115 miliardë USD, me një rritje prej rreth 4 për qind.

Tregtia bujqësore ka ndjekur trendet ekonomike globale. Tregtia ndërkom-bëtare e produkteve bu-jqësore u përshpejtua me shpejtësi që nga fillimi i mi-jëvjeçarit të ri, por u rrëzua me krizën globale financiare të viteve 2008-2009. Pas kësaj u bë një rikuperim në vitin 2009, por rritja ka qenë e ngadaltë që nga ajo kohë. Tri marrëveshje të mëdha tregtare rajonale të viteve të fundit, që përfshijnë edhe bujqësinë synojnë liberaliz-imin e mëtejshëm të tregtisë bujqësore, ndryshimin e rregullave për sigurinë e ushqimit, shëndetin e kaf-shëve dhe bimëve dhe har-monizimin në standardet e produkteve ushqimore. Këto marrëveshje gjithashtu kanë edhe rregullore shtesë mbi përdorimin e subvencioneve për eksportet bujqësore dhe rrethanat nën të cilat kufiz-imet e eksporteve bujqësore mund të vendosen.

Ndonëse tregtia bujqësore ndërkombëtare është zgjeru-ar, shumica e ushqimit furni-zohet nga prodhimi brenda vendit. Përkundër rritjes përgjithësisht të shpejtë të tregtisë bujqësore, shumica e ushqimit të konsumuar në shumë vende prodhohet në vend, importet neto janë në rangun e 0-20 përqind të furnizimit të brendshëm të ushqimit në shumë vende.

Çmimet e ushqimeve kanë ardhur duke u ulur pas një kulmi të arritur në vitin 2011. Pas rritjes në vitin 2008 dhe përsëri në 2011, indeksi i vërtetë i

çmimeve të ushqimeve ka rënë përsëri në nivelet e arritura në fillim të viteve 1980, megjithëse mbeten mbi nivelet e viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000. Deri në vitin 2025, parashi-kohet se ndërsa çmimet e mishit dhe drithërave, do të bien në terma realë, çmimet për produktet e qumështit do të jenë të prirura të rriten gjatë 10 viteve të ardhshme. Në përgjithësi, çmimet janë parashikuar të mbeten strukturalisht më të larta se çmimet në dekadën para viteve 2007-2008. Nivelet e ardhshme të çmimeve të ushqimeve do të varen nga ajo se si prodhimi do të jetë në gjendje të përbal-lojë kufizimet shtrënguese të burimeve dhe ndryshimi i klimës.

3. Konkurrenca për burimet natyrore Parashikimet për vitin

2050 sugjerojnë shfaqjen e mungesave në rritje të buri-meve natyrore për bujqës-inë. Për miliona fermerë, pylltarë, blegtorë dhe pesh-katarë, kjo mund të krijojë barriera të pakapërcyeshme për përmirësimin e jetesës së tyre dhe shpëtimin nga varfëria. Megjithëse bujqë-sia në nivel global është bërë më e efektshme, deka-dat e fundit, konkurrenca për burimet natyrore është intensifikuar për shkak të ndryshimit në modelet e konsumit të nxitura krye-sisht nga rritja e popullsisë, duke ndryshuar modelet dietike, zhvillimin indus-trial, urbanizimin dhe ndry-shimet klimatike. Degradi-mi i tokës, shpyllëzimi dhe mungesa e ujit janë ndër manifestimet më të duk-shme të këtij konkurrimi të paqëndrueshëm. Në mënyrë paradoksale, disa përpjekje që synojnë reduktimin e emetimeve të gazrave serrë (GHG) kanë çuar në in-tensifikimin e mëtejshëm të konkurrencës për tokën dhe burimet ujore. Global-isht, 33 për qind e tokës bujqësore në botë është me-satarisht e degraduar. Ky degradim ndikon veçanër-isht në zonat e thata, duke ndikuar në cilësinë e jetesës së njerëzve lokalë dhe shëndetin afatgjatë të eko-sistemeve. Në përgjithësi, degradimi i tokës është një pengesë për të realizuar sig-urinë e ushqimit dhe reduk-timin e urisë. Zgjerimi i tokës bujqësore vazhdon të jetë si rezultat kryesor i shpyllëzimit. Zgjerimi glob-al i tokës bujqësore është stabilizuar gjatë 20 viteve të fundit në rreth 4.9 miliardë hektarë, ndërsa humbjet në pyje kanë arritur më pak se

(Vijon në faqen 14)

Page 14: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 386 E përdyjavshme e pavarur … · 2020. 4. 29. · të certifikojmë produktet edhe sipas Standardit Organik të SHBA-ve, NOP. Po këtë

AGROBIZNESI14 E Premte, 27 Mars 2020

bujqësia në botë

(Vijon në faqen 15)

100 milion ha. Projeksionet tregojnë se ka nevojë për rreth 100 milionë ha tokë shtesë për përdorim bujqë-sor në vitin 2050.

Konkurrenca për bu-rimet natyrore po rritet ndërsa vendet kërkojnë për alternativat e bioenergjisë me lëndët djegëse fosile. Kërkesa e parashikuar për bioenergji në prodhimin e energjisë elektrike do të ketë një rritje prej 50 për qind midis viteve 2013 dhe 2020, ndërsa bioenergjia për ngrohje është parashi-kuar të rritet me rreth 25 për qind. Konsumi i drithërave dhe bimëve vajore për pro-dhimin e biokarburanteve do të rritet dhe ky ndryshim në bioenergji ka implikime për bujqësinë dhe prodhimin e ushqimit.

Në vitet e fundit, ka pasur një rritje të ndjeshme në pro-dhimin e biokarburanteve, nga rreth 60 miliardë litra në vitin 2007, në rreth 130 miliardë litra në vitin 2015. Produkti parashikohet të rritet në 140 miliardë litra në vitin 2020, me ndikim përkatës në prodhimin dhe konsumin e ushqimit dhe kulturat e ushqimit.

Ekzistojnë rreziqe që kjo konkurencë mund të ketë gjithashtu ndikime të dëm-shme në sigurinë e ushq-imit dhe qasjen në burimet e tokës. Si rezultat i kërkesave konkurruese nga bujqësia, industria dhe qytetet, pellg-jet kryesore të lumenjve tani përballen me mungesë uji. Duke pasur parasysh këto kufizime, shkalla e zgjerimit të tokës nën ujitje është duke u ngadalësuar ndjeshëm. Megjithatë, me urbaniz-imin e shpejtë, kërkesa për ujë po bëhet gjithnjë e më e madhe dhe më shumë të përqendruar në hapësirë. Konkurrenca për ujë dhe ndërtimi i digave dhe objek-teve të tjera që ndërhyjnë në migracionin e peshqve, mund të ketë gjithashtu një ndikim të madh në pesh-kimin e brendshëm. Në këtë drejtim, gjetja e përdorimeve jo konkurruese të burimeve ujore, të tilla si përdorimi i ujrave të zeza urbane të traj-tuara për ujitje të kulturave, do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Mund të ketë disa mundësi për të shfrytë-zuar më tej burimet ujore, të tilla si lumenjtë dhe liqenet, për të rritur prodhimin e ushqimit përmes zhvillimit të akuakulturës në brendësi. Së fundi, presioni mbi bu-rimet natyrore do të drej-tohet jo vetëm nga ndry-shimet në kërkesë, por nga ndryshimet në klimë. Resh-jet dhe temperatura janë parashikuar të bëhen më të ndryshueshme me ndry-shimet klimatike, të cilat do

të çojnë në një incidencë më të lartë të thatësirës.

4. Ndryshimi i klimës Sipas një raporti i publi-

kuar në vitin 2014, nivelet e shkarkimeve antropogjene të gazeve serë (GHGs) janë tani më të lartat në histo-ri. Prodhimi bujqësor dhe efekti i saj në përdorimin e tokës janë burime krye-sore të këtyre shkarkimeve. Ndikimet e ndryshimeve klimatike pritet të jenë më të dëmshme në vendet me të ardhura të ulëta dhe me-satare, ku prej bujqësisëva-ren miliona njerëz dhe këto janë vende të prekshme

ndaj pasigurisë ushqimore. Gjatë 50 viteve të fundit, emetimet e gazrave serrë që rezultojnë nga bujqësia, pyjet dhe përdorimi i tokës gati janë dyfishuar dhe parashikimet sugjerojnë një rritje të mëtejshme deri në vitin 2050. Ky sektor prod-hon rreth 21 % të totalit të emetimeve globale të GHG. Bujqësia kontribuon me pjesën më të madhe të metanit global dhe ok-sideve tëazotit, si rrjedhojë e ushqimit të ripëtypësve dhe nga aplikimi i plehrave me bazë azoti dhe menaxhi-mi i plehut organik. Sasia e emetimeve të gazrave serrë rritet edhe nga përdorimi i karburanteve për makiner-itë bujqësore dhe nga për-dorimi i energjisë në për-punim, tregti dhe konsum të ushqimit, të cilat e shpien në rreth 26 % të emetimit total të gazit serrë nga ky sektor.

Rritja e ndryshuesh-mërisë së reshjeve dhe rritjes së frekuencës së thatësirës dhe përmbytjeve ka të ngjarë të zvogëlojë prodhimin në përgjithësi.

Nga një analizë e 1090 studimeve mbi rendimen-tet (kryesisht gruri, misri, oriz dhe soje) nën kushte të ndryshme të ndryshi-meve klimatike ka treguar se ndryshimi i klimës mund

Trendet botërore të bujqësisë dhe ushqimit për të ardhmen

të zvogëlojë ndjeshëm ren-dimentet në afat të gjatë. Temperaturat e larta dhe pakësimi i ujit do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e kafshëve dhe gjithashtu do të zvogëlojë cilësinë dhe furnizimin me ushqim dhe foragjere. Ka disa dëshmi se ngrohja globale ka prekur tashmë shpërndarjen e disa llojeve të peshqve detarë, duke zh-vendosur speciet e ujit të ngrohtë drejt poleve. Disa raporte deklarojnë se në disa rajone, rritja e temper-aturës prej 3°C do të shkak-tojë zhdukjen lokale të disa peshqve.

Si rrjedhojë e ndryshi-

meve klimatike, dëmtuesit dhe sëmundjet e bimëve dhe kafshëve mund të përhapen në zona ku ato ishin të pan-johura më parë. Ndryshimi i klimës gjithashtu do të kontribuojë në problemet ekzistuese afatgjata mje-disore, të tilla si pakësimi i ujërave nëntokësore dhe degradimi i tokës, të cilat do të ndikojnë në ushqimin dhe sistemet e prodhimit bujqësor.

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në sigurinë globale të ushqimit do të lidhet jo vetëm për furniz-imin me ushqim, por edhe me cilësinë e ushqimit, qasjen dhe shfrytëzimin e ushqimit, dhe stabilitetin e sigurisë ushqimore. Hu-lumtimet kanë gjetur se në kushtet e niveleve të ngrit-ura të dioksidit të karbonit, përqendrimet e lëndëve minerale në disa kultura si gruri, orizi dhe soja, mund të jenë deri në 8 % më të ulëta se normalja. Përqend-rimet e proteinave mund të jenë gjithashtu më të ulëta, ndërsa karbohidratet janë më të larta.

Adaptimi i praktikave të qëndrueshme nga prod-huesit e vegjël si aplikimi i plehrave minerale ose rota-cioni i kulturave mund të gjenerojë rendiment më të lartë nën kushtet mesatare

klimatike. Por kapërcimi i këtyre pengesave për adap-tim kërkojnë sisteme efek-tive të mbrojtjes sociale, të cilat janë vendosur në më shumë se 100 vende dhe janë një mjet i rëndë-sishëm për reduktimin e urisë. Ndryshimi i klimës do përkeqësojë pabarazitë ekzistuese gjinore. Kjo do të jetë veçanërisht e vërtetë në komunitetet bujqësore të varfëra, ku tashmë ka pasig-uri të rënda të ushqimit. Gratë fermere përbëjnë më shumë se gjysmën e fuq-isë punëtore bujqësore në disa vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe lua-jnë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e burimeve natyrore. Përgjegjësitë e shtëpisë së tyre janë të përcaktuara nga gjinia dhe ato mbajnë gjithnjë e më shumë ngarkesat e punës së rëndë në bujqësi për shkak të migrimit të meshkujve. Së fundmi, për të mbrojtur sigurinë e ushqimit, masat për ndryshimin e klimës, adaptimi duhet të apliko-het jo vetëm për prodhimin e ushqimit, por edhe për të gjithë fazat e tjera të zinx-hirit furnizues të ushqimit.

5. Produktiviteti dhe inovacioni bujqësorPër të përmbushur kërke-

sat, bujqësia në vitin 2050, do të duhet të prodhojë poth-uajse 50 për qind më shumë ushqim, ushqim për kafshët dhe biokarburant, sesa ai në

vitin 2012. Që në fillim të viteve 1970, konsumi për frymë i qumështit, produk-teve të qumështit dhe vajrave vegjetale pothuajse janë dy-fishuar, ndërsa konsumi i mishit pothuajse është trefi-shuar. Gjatë pesë dekadave të fundit, konsumi i peshkut për frymë është më se dyfi-shuar, sasi kjo e ardhur krye-sisht nga akuakultura. Në të ardhmen pritet që prodhimi i drithërave do të rritet nga 2.068 miliardë ton në 2005-

2007 deri në 3.009 miliardë ton në vitin 2050, me një rritje prej 43.4 % dhe 80 % e kësaj rritjeje do të vijë nga rritja e rendimentit, me një normë vjetore të rritjes prej 0.9 për qind.

Çelësi i rritjes së bujqë-sisë së qëndrueshme është përdorimi më efikas i tokës, punës dhe kontributeve të tjera përmes përparimit teknologjik, inovacionit so-cial dhe modele të reja bi-znesi. Vitet e fundit ka një trend në rritje drejt adaptimit të bujqësisë konservative e cila synon të zvogëlojë shqetësimet e tokës duke minimizuar punimet me-kanike, duke mbajtur një mbulesë organike mbrojtëse në sipërfaqen e tokës dhe kultivimin e një game më të gjerë të llojeve bimore, si vjetore dhe shumëvjeçare në bashkëshoqërim, në radhë ose në qarkullim që mund të përfshijnë pemë, shkurre, kullota dhe bimët e arave. Në mbarë botën, bujqësia konservative është adaptuar për rreth 117 milionë ha, ose rreth 8 për qind të totalit të tokës bujqësore.

Bujqësia klimatike e zgjuar synon rritjen e qën-drueshme të sigurisë ush-qimore dhe të ardhurave dhe përshtatjen dhe ndërtimin e elasticitetit ndaj ndryshi-meve klimatike. Ajo bashkon risi të ndryshme, si bujqësia konservative, agroekologjia, agropylltaria dhe zhvillimi i varieteteve të kulturave që janë më tolerante ndaj dëm-

tuesve, sëmundjeve, thatë-sirës dhe mungesës së ujit.

Bujqësia klimaterike ka promovuar sisteme të përzi-era blegtorale dhe prodhimin e qëndrueshëm blegtoral, të cilat integrojnë objektivat e mjedisit dhe prodhimit, për shembull, rotacionin e kullotave dhe bimët e for-agjereve për të rritur cilësinë e tokës dhe për të zvogëluar erozionin, dhe përdorimin e plehut blegtoral për të rua-jtur pjellorinë e tokës. Në

sektorët e peshkimit dhe akuakulturës, qasja “rritja e kaltër” përqendrohet në përmirësimin e sistemeve të prodhimit dhe performancës përmes rezistencës ndaj klimës, të cilat përfshijnë përmirësimin e sistemeve të peshkimit në dete dhe peshkimit në ujërat e ëmbla, akuakulturë, akuponikë dhe forma të tjera të prodhimit të kombinuar të akuakulturës dhe bujqësisë.

Rritja e produktivitetit në bujqësi kërkon përparim të vazhdueshëm teknologjik, si dhe risitë sociale dhe mod-ele të reja biznesi dhe inves-timesh.

Pas një dekade të ngadalësimit të rritjes në vitet 1990, shpenzimet globale në kërkimet dhe zh-villimet bujqësore u rritën me një mesatare prej 3.1 për qind në vit, gjatë periudhës 2000-2009, duke u rritur nga 25 miliardë dollarë në 33.6 miliardë dollarë amerikanë.

Bioteknologjitë variojnë nga qasjet e teknologjisë së ulët, si ndërzimi artificial, teknikat e fermentimit dhe biofertilizerëve, në qas-jet e teknologjisë së lartë dhe metoda të avancuara të ADN-së, siç janë organiz-mat e modifikuara gjene-tikisht (OMGJ). Një debat i madh dhe polarizues rreth OMGJ-ve ka filluar që nga viti 1990.

Rezistenca qytetare ndaj OMGJ-ve rrezikon të lëkundë kontributin e bioteknologjive të tjera në bujqësinë produktive dhe të qëndrueshme. Përshem-bull, varieteti i ri i orizit për Afrikën (NERICA) i krijuar duke përdorur biote-knologjitë dhe zhvillimi i tanishëm në Kinë për orizin shumëvjeçar, i cili është i aftë të ri-rritet pa patur nevojë për rimbjellje.

Nanoteknologjia gjithash-tu ofron mundësi për nova-cion. Tashmë, ushqime të bazuara në nanoteknologji dhe produkte ushqimore shëndetësore dhe materiale për paketimin e ushqimit, janë në dispozicion në disa vende dhe pritet që ata do të jenë gjithnjë në dispozicion të konsumatorëve në mbarë botën në vitet e ardhshme.

Telefonat celular dhe shkollat fushore të fermer-ëve gjithashtu, kontribuojnë në terren për inovacionin bujqësor. Teknologjitë e informacionit dhe komuni-kimit po luajnë gjithnjë e më shumë rol të rëndësishëm në informimin e fermerëve dhe sipërmarrësve ruralë për risitë bujqësore, kushtet e motit, disponueshmërinë e të dhënave, shërbimet finan-ciare dhe çmimet e tregut si dhe lidhjen e tyre me blerësit. Ata lejojnë peshkatarët dhe prodhuesit e akuakulturës,

(Vijon nga faqja 13)

Page 15: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 386 E përdyjavshme e pavarur … · 2020. 4. 29. · të certifikojmë produktet edhe sipas Standardit Organik të SHBA-ve, NOP. Po këtë

AGROBIZNESI15 E Premte, 27 Mars 2020

bujqësia në botë

(Vijon në numrin e ardhshëem)

(Vijon nga faqja 14)

të prodhojnë më me efektsh-mëri dhe të vendosin çmime më të mira.

Shkollat fushore të fermerit mbështesin fermerët në ndërtimin e aftësive të tyre teknike dhe organizative, përshtatjen e teknologjive me nevojat lokale dhe përzi-erjen e tyre me këto njohuri lokale. Qasja e shkollave në terren të fermerëve është përhapur në më shumë se 90 vende dhe është përdorur për të trajnuar rreth 20 milionë fermerë.

Reduktimi i zgjerim-it të shërbimeve publike

është shoqëruar nga rritja e përhapjes së teknologjive dhe praktikave në sektorin privat.

Por investimet publike dhe private në kërkime dhe zhvillim janë të përqendru-ara në vendet me të ardhura të larta dhe disa vende në zhvillim, kështu që në ven-det me të ardhura të ulta, ato kanë më pak ndikim.

Kjo nënvizon rëndësinë e rregullimit dhe forciminin e institucioneve shkencore dhe sistemeve rajonale dhe kombëtare të kërkimit bu-jqësor.

6. Dëmtuesit dhe sëmundjet ndërkufitareSiguria e ushqimit

kërcënohet nga një rritje alarmante e numrit të shpër-thimeve ndërkufitare të dëmtuesve dhe sëmundjeve të bimëve dhe kafshëve. Këto dëmtues dhe sëmundje rrezikojnë sigurinë e ush-qimit dhe kanë ndikime të gjera ekonomike, sociale dhe mjedisore.

Një prirje shqetësuese është rritja e sëmundjeve zoonotike, siç është ajo e gripit avian dhe gripi i der-rit, të cilët mund të kenë pasoja serioze për shëndetin e njeriut. Rreziku i shpër-thimeve serioze në këtë drejtim rritet me intensifi-kimin e lëvizjes nëpër kufi-jtë ndërkombëtarë dhe pasi sistemet e prodhimit të kaf-shëve bëhen më intensive. Këto janë një kërcënim i vazhdueshëm për jetesën e

Trendet botërore të bujqësisë dhe ushqimit për të ardhmen

pronarëve të kafshëve, sido-mos në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Në vitet e fundit, bota ka pësuar disa sëmundje pandemike të vjetra apo të reja, të tilla si spongiforme encephal-opathy tek gjedhët dhe gripi avian patogjen të lartë.

Për luftimin e këtyre sëmundjeve dhe për një blegtori të shëndetshme është i nevojshme koordin-imi i angazhuar ndërkom-

bëtar për të zhvilluar dhe zbatuar strategjitë kolektive globale të mbrojtjes shënde-tësore.

Globalisht, humbjet vje-tore të prodhimit nga dëm-tuesit e bimëve vlerësohen të jenë midis 20 deri në 40 për qind të prodhimit. Në kuptimin e vlerës ekono-mike, vetëm sëmundjet e bimëve kushtojnë ekonom-inë globale rreth 220 mil-iardë dollarë në vit dhe insektet invazive rreth 70 miliardë dollarë. Tren-det në përhapjen e këtyre dëmtuesve dhe agjentëve të sëmundjes në mjedise të reja janë në rritje.

Lëvizja e materialeve mb-jellëse, tregtia dhe udhëtarët mund të jenë mjeti kryesor për transmetimin në dis-tancë të gjatë të dëmtuesve të bimëve dhe sëmundjeve. Disa sëmundje, mund të përhapen nga era përtej ku-fijve. Vektorët e insekteve gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen lokale të shumë viruseve dhe bakterieve agjentë të sëmundjes. Mbikëqyrja e rregullt, qasjet e integruara, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe përgatitja adekuate janë thelbësore për parandalimin ndërkufitar të dëmtuesve dhe sëmundjeve të bimëve dhe përgatitjen e një përgjigjeje në kohë për të mbrojtur pro-dhimin.

Parandalimi i dëmtuesve ndërkufitar të bimëve dhe sëmundjeve ka provuar të jetë strategjia më efektive e kontrollit, mbasi zvogëlon

humbjetnë prodhim dhe minimizon përdorimin e pes-ticideve dhe ndikimet nega-tive në mjedis dhe kërkon më pak investime. Në disa raste, parandalimi mund të jetë e vetmja mënyrë për të mbrojtur kulturat, pasi op-sionet e tjera të kontrollit mund të jenë shumë të ku-fizuara. Kostoja e përsëritur e zbatimit të parandalimit të karkalecave në shkretëtirë në Afrikën Perëndimore dhe Veriperëndimore, është vlerësuar në 3.3 milion USD në vit, ndërkohë që kostoja e luftës kundër infektimit në vitet 2003-2005, ishte gati 600 milionë dollarë, të ba-rabartë me 170 vjet paran-dalim.

Ndikimi i mundshëm i sëmundjeve të kafshëve në shëndetin e njeriut është rritur më tej për shkak të rritjes së nivelit të rezis-tencës në bakteret, parazitët, viruset dhe kërpudhat të bar-nave antimikrobiale, të tilla si antibiotikë, antifungale, antivirale, antimalarike dhe antihelminte.

Antimikrobikët përdoren shumë jo vetëm për të ruaj-tur shëndetin e njerëzve dhe kafshëve, por më gjerësisht

në prodhimin e blegtorisë. Vlerësohet se nëse nuk mer-ret asnjë veprim në këtë drejtim, deri në vitin 2050, infeksionet rezistente ndaj barnave do të vënë në rrezik rreth 10 milionë jetë njerëz-ish në vit dhe një shpenzim 100 trilionë dollarë në pro-dhimin ekonomik. Ndryshi-mi i klimës dhe degradimi i burimeve natyrore po ndry-shojnë dinamikën e dëm-tuesve dhe sëmundjeve.

Ndryshimet klimatike dhe ndryshimet në mbulim-in e tokës, siç janë shpyllëz-imi dhe shkretimi, mund t’i bëjnë bimët dhe kafshët më të prekshme ndaj dëmtuesve dhe sëmundjeve.

Pjesërisht, ndryshimi

i klimës është gjithashtu përgjegjës për ngritjen në dëmtuesit ndërkufitare të bimëve dhe sëmundjet. Ndryshimet në temperaturë dhe reshjet mund të kon-tribuojnë për evoluimin më të shpejtë të llojeve të reja dhe më agresive të dëm-tuesve dhe sëmundjeve të bimëve, të cilat mund të ndikojnë në varietetet e kul-turave që janë tani rezistente ose tolerante.

7. Konfliktet, krizat dhe fatkeqësitë natyroreKonfliktet janë një fak-

tor kryesor i pasigurisë ush-qimore dhe kequshqyerjes. Ato zvogëlojnë disponuesh-mërinë e ushqimit, pengojnë qasjen në ushqim dhe ku-jdesin shëndetësor dhe mi-nojnë sistemet e mbrojtjes sociale. Këto konflikte janë komplekse nga natyra. Ndo-nëse fundi i Luftës së Ftohtë çoi në një rënie dramatike të tyre, prevalenca e konflik-teve u rrit dukshëm që nga fillimi i shekullit të XXI-të, deri në mesin e viteve 2000, për shkak të shfaqjes së shpejtë të disa faktorëve

në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar. Kjo është veça-nërisht e vërtetë për konf-liktet civile, të cilat në vitet e fundit janë bërë forma më e zakonshme e konfliktit të armatosur. Në vitin 2014, ishin 424 konflikte politike dhe 46 konflikte jashtëza-konisht të dhunshme në niv-el global.

Drejtimet e konfliktit specifik për bujqësinë dhe sektorët ruralë përfshijnë konkurrencën për tokën, ujin dhe burimet e tjera naty-rore, pasigurinë e ushqimit, keqmenaxhimin e mjedisit dhe neglizhimin e qever-isë për zonat e varfra dhe të margjinalizuara, siç janë zonat e thata dhe gjysëm të

thata, popullatat e varura nga blegtoria dhe bazat e peshkimit për ekzistencë.

Në vitin 2013, rreth 172 milionë njerëz në vendet me krizë të zgjatur ishin të kequshqyer, që përbëjnë afërsisht 20 % të njerëzve të kequshqyer në botë. Po kështu numri i kafshëve është zvogëluar për gjysmë dhe prodhimi i grurit është zvogëluar me 40 për qind dhe pritet të përkeqësohet më tej. Pasiguria në ushqim dhe uria shpesh shkaktojnë më shumë vdekje sesa dhu-na direkte. Mes viteve 2007 dhe 2012, humbën jetën rreth 70 000 njerëz në vit si rezultat i konfliktit të drejt-përdrejtë apo terrorizmit. Në të kundërt, si rezultat i urisë të shkaktuar nga thatë-sira dhe konflikti i zgjatur, më shumë se 250 000 njerëz vdiqën vetëm në Somali, midis tetorit 2010 dhe pril-lit 2012.

Shumica e konflikteve go-dasin më së shumti në zonat rurale dhe ato pengojnë pro-dhimin e ushqimit përmes shkatërrimit fizik dhe pla-çkitjes së bimëve, bagëtive dhe rezervave ushqimore.

Një prirje shqetësuese

është se ndikimet e pasig-urisë së ushqimit të shkak-tuar nga konflikti nuk janë të kufizuara vetëm në vende ose rajone të veçanta, por janë bërë globale. Në vitin 2015, më shumë se 65 mil-ionë njerëz në mbarë botën ishin zhvendosur me forcë, numri më i madh që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Zhvendosja e de-tyruar është një krizë që prek kryesisht vendet me të ard-hura të ulëta, të cilat presin 89 për qind e refugjatëve dhe 99 për qind të personave të zhvendosur brenda vendit.

Bujqësia ndikohet nga një tendencë në rritje e numrit dhe intensiteti i fatkeqësive natyrore në mbarë botën. Në

30 vitet e fundit ka patur një trend në rritje në shfaqjen e fatkeqësive natyrore, si thatësira, përmbytjet, dhe stuhitë. Rritja në lidhje me motin janë një shqetësim i rëndësishëm për bujqësinë, duke pasur parasysh varës-inë e sektorit bujqësor nga klima. Intensiteti i këtyre katastrofave po rritet dhe mund të vazhdojë ndikuar nga dryshimet klimatike.

Fatkeqësitë natyrore pen-gojnë prodhimin bujqësor, ekosistemet dhe jetesën, duke ndikuar në të ardhurat e fermerëve dhe punëtorëve të bujqësisë.

Meqenëse ndryshimet e klimës intensifikojnë rr-eziqet nga ngjarjet ekstreme të motit, reduktimi i rrezi-kut të fatkeqësive natyrore duhet të bëhet një prioritet urgjent në këto vende, nëse bota do të arrijë Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Reduktimi i rrezikut të fatkeqësive natyrore është gjithashtu një pikëhyrje për përshtatjen e ndryshimeve klimatike dhe ndërtimin e elasticitetit. Mundësitë për financimin e klimës duhet të krijohen në nivel kombëtar për të krijuar lidhje të forta midis DRR, përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe elasticitetit të programimit.

Puna për mbledhjen e të dhënave, monitorimin dhe raportimin mbi ndikimet në nivel kombëtar dhe lokal duhet të përmirësohet dhe të harmonizohet në të gjithë vendet, për të ndikuar më mirë planifikimin e zhvil-limit të qëndrueshëm.

Trendet tregojnë se rr-eziqet natyrore, fatkeqësitë dhe konfliktet kanë më shumë gjasa të ndodhin edhe në të ardhmen.

Ndryshimi i klimës, ur-banizimi i vazhdueshëm, luhatjet e çmimeve të ush-qimit, goditjet financiare dhe streset e tjera mund të formojnë dhe komplikojnë tendencat e ardhshme në ndërshfaqjen e fatkeqësive natyrore dhe konflikteve dhe të ndikojë negativisht në sig-urinë ushqimore, rezultatet e të ushqyerit dhe zhvillimin e përgjithshëm.

Ngjarjet ekstreme të motit që lidhen me ndry-shimet klimatike, të cilat kontribuojnë për rreziqet konfliktuale dhe presionin e lidhur me migrimin e popullsinë, pritet të shtojë një nevojë globale për ndi-hmë humanitare. Ndërkohë, më shumë se 75 përqind e të varfërve në botë varen drejt-përdrejt nga burimet naty-rore për jetesën e tyre. Men-dohet se deri në vitin 2050, do të ketë deri 200 milionë emigrantë mjedisorë që de-tyrohen të emigrojnë si re-zultat i ndikimeve negative të ndryshimeve klimatike.

Page 16: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 386 E përdyjavshme e pavarur … · 2020. 4. 29. · të certifikojmë produktet edhe sipas Standardit Organik të SHBA-ve, NOP. Po këtë

16 AGROBIZNESI E Premte, 27 Mars 2020