Vetëdijesimi i Nxënësve Në Mbrojtjen e Mjedisit

15
Projekt i hulumtimit në veprim Tema: Vetëdijesimi i nxënësve në mbrojtjen e mjedisit Kandidatet: SYNDYZE KARAGJYZI dhe HIDAJETE NIKÇI

description

Vetëdijesimi i Nxënësve Në Mbrojtjen e Mjedisit

Transcript of Vetëdijesimi i Nxënësve Në Mbrojtjen e Mjedisit

Page 1: Vetëdijesimi i Nxënësve Në Mbrojtjen e Mjedisit

Projekt i hulumtimit në veprim

Tema: Vetëdijesimi i nxënësve në mbrojtjen e mjedisit

Kandidatet: SYNDYZE KARAGJYZI dhe HIDAJETE NIKÇI

Page 2: Vetëdijesimi i Nxënësve Në Mbrojtjen e Mjedisit

PËRMBLEDHJE

Për të bërë motivimin dhe vetëdijesimin e nxënësve për mbrojtjen e mjedisit në shkollë kemi shfrytëzuar metodologjinë e hulumtimit në veprim, duke planifikuar aktivitete të ndryshme në hapësirat shkollore.

Përmes aktiviteteve të planifikuara jemi munduar të ndikojmë në motivimin dhe vetëdijesimin e nxënësve për mbrojtjen e mjedisit.

Për zhvillimin e aktiviteteve, jemi bazuar në rezultatet e marra nga intervistat me nxënës, pyetësorët, video-filmat si dhe nga literatura e ndryshme.

Në këtë hulumtim janë përfshirë 40 nxënës –ekolog, një klasë VI-4 dhe një arsimtare e biologjisë të shkollës së mesme e ulët „Asdreni” në Pejë.

Gjithsej i kemi realizuar tri aktivitete në motivimin dhe vetëdijesimin e nxënësve për ndarjen e mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit që do të ndikon edhe tek nxënësit tjerë.

Nga ky hulumtim do të përfitojnë nxënësit, mësimdhënësit, personeli administrativ, familjet duke u vetëdijesuar për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit.

Nxënësit zgjodhën aktivitete që janë të përshtatshme për ta dhe që kanë mundësi të realizohen në hapësirat shkollore për mbrojtjen e mjedisit.

Udhëheqësit e shkollës dhe mësimdhënësit duhet të sigurojnë mundësi për klasifikimin e mbeturinave të cilat zgjojnë interesim te nxënësit dhe i motivojnë ata për mbrojtjen e mjedisit si dhe ndikojnë në vetëdijesimin e nxënësve për mbrojtjen e mjedisit.

Hulumtimi u realizua në një periudhë kohore prej 4 javësh.

Fjalët kyçe: kompresim i shisheve të plastikës,deponi, riciklim, aktivitete praktike etj.

Page 3: Vetëdijesimi i Nxënësve Në Mbrojtjen e Mjedisit

Hyrje

Mbrojtja e mjedisit në hapësirat shkollore nga nxënësit është e një rëndësie të veçantë. Pa njohuri mjedisore thjesht nuk është e mundur të pritet zhvillimi i vetëdijes, kulturës, moralit, shprehisë, sjelljes dhe mënyrës mjedisore të jetesës në përgjithësi.

Duke mbrojtur ambientin nxënësit zhvillojnë shkathtësi, fitojnë njohuri të reja dhe vetëdijesohen për mbrojtjen e mjedisit gjatë gjithë jetës.

Ndotja e mjedisit edhe në hapësirat shkollore është një problem shumë i madh dhe shumë brengosës për udhëheqësit e shkollës dhe mësimdhënësit.

Interesimi i nxënësve për klasifikimin e mbeturinave në shkollë nuk është i kënaqshëm sepse nxënësit nuk kanë interesim për klasifikimin e tyre.

Kontejner e stërmbushur gjithashtu ndikojnë në ndotjen e mjedisit sepse nga ato mbeturinat shpërndahen nëpër tokë prandaj edhe për këtë duhet të kemi kujdes të veçantë.

Me hedhjen e mbeturinave në kontejnerë dhe dërgimin e tyre në deponi ku në vazhdim do të kenë tretman adekuat, ne bëjmë hapin e parë në aspektin e mbrojtjes së mjedisit nga mbeturinat.

Mbeturinat siç janë letra, qelqi, plastika dhe tekstili duhet të hedhen në kontejnerë të caktuar, të cilat pastaj dërgohen në riciklim ku klasifikohen, përpunohen dhe sërish vihen në përdorim. Vet fjala deponim nënkupton mbledhjen, grumbullimin apo akumulimin e ndonjë materiali.. Vendi ku deponohet dhe përpunohet materiali i mbledhur quhet deponi.

Dikur me emrin deponi janë emërtuar vendet ku janë mbledhur mbeturinat. Edhe në Kosovë ka filluar ndërtimi i deponive moderne me tendencë që çdo qendër regjionale të ketë së paku nga një objekt të këtillë për trajtimin e mbeturinave.

Riciklimi nënkupton mbledhjen e mbeturinave dhe përpunimin e tyre me ç’rast përfitohen prodhime të reja për destinim të njëjtë apo të ngjashëm.

Fjala riciklim rrjedhë nga fjalët RE+CYCLE që do të thotë cikli i përsëritur. Simboli për riciklim përbëhet nga tri shigjeta të cilat simbolizojnë fazat e riciklimit:

Page 4: Vetëdijesimi i Nxënësve Në Mbrojtjen e Mjedisit

1. mbledhja 2. përpunimi 3. prodhimi

Me riciklim sigurojmë: mbrojtjen e natyrës dhe pasurive të saj.

MBANI NË MEND

Riciklimi i mbeturinave është i mundshëm vetëm në qoftë se ato mblidhen të ndara

Si parakusht për fazën e riciklimit të mbeturinave është edhe mbledhja e tyre e selektuar. Mbeturinat të cilat dërgohen në riciklim duhet të mblidhen në kontejnerë special të cilët janë të ngjyrosur me ngjyra të caktuara :

- kontejneri për letër me ngjyrë të kaltër, - kontejneri për plastikë me ngjyrë të verdhë, - kontejneri për qelq me ngjyrë të gjelbër - kontejneri për kanaqe me ngjyrë hiri

Gjatë punës sonë dhe bisedave të ndryshme me kolegë kemi vërejtur se nxënësit në shkollat tona nuk tregojnë interesim për klasifikimin e mbeturinave dhe kjo reflektohet posaçërisht në orët e planifikuara për mësimin zgjedhor Ekologjia dhe Mjedisi.

Ne mendojmë se vetëdijesimi për klasifikimin e mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit është ndër çështjet më të rëndësishme në formimin intelektual të individit në mënyrë që të jetë individ i përgjegjshëm dhe i shëndoshë.

Ne si mësimdhënës vërejmë pasojat që i sjell mos vetëdijesimi i klasifikimit të mbeturinave andaj përmes disa pyetjeve e kemi paraqitur shqetësimin tonë.

Si të nxisim dhe motivojmë nxënësit për interesimin e tyre në mbrojtjen e mjedisit?

Çfarë mundë të bëjmë ne si mësimdhënës?

Si ndikon klasifikimi i mbeturinave në motivimin e tyre?

Cili është interesimi i nxënësve në shtypjen e shisheve?

Si mund të kuptojmë që nxënësit kanë interesim në klasifikimin e mbeturinave për mbrojtjen e mjedisit?

Page 5: Vetëdijesimi i Nxënësve Në Mbrojtjen e Mjedisit

Përmes këtij hulumtimi veprues synojmë të gjejmë dhe të vlerësojmë aktivitete të ndryshme të cilat ndikojnë në motivimin dhe vetëdijesimin e nxënësve për klasifikimin e mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit.

METODOLOGJIA

Metodologjia e këtij punimi është hulumtimi veprues. Për mbledhjen e të dhënave janë shfrytëzuar teknika të ndryshme: intervista me nxënës, pyetësorë ,vëzhgimi dhe listat e kontrollit si dhe mbajtja e shënimeve. HULUMTIMI NË VEPRIM Një formë e praktikës vetë-reflektuese është hulumtimi në veprim dhe mbështetet në studimin e veprimit që përfshin identifikimin e një çështjeje problematike, duke menduar në zgjidhje të mundshme, duke e provuar atë dhe duke vlerësuar funksionimin në drejtim të përmirësimit të praktikës. Hulumtimi në veprim paraqet një pjesë të punës së përditshme të individëve dhe si e tillë transformohet në mënyrë të vazhdueshme me qëllim të „zbulimit ” dhe „gjetjes” së rrugëve të përmirësimit.

Qëllimi i hulumtimit në përgjithësi është krijimi i njohurive duke u bazuar edhe në kontekste praktike dhe ka një rol shumë të rëndësishëm për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve nga vet mësimdhënësit apo nga një grup i mësimdhënësve për studimin e çështjeve që ndihmojnë në përmirësimin e shkollës në përgjithësi.

Përmes hulumtimit veprues mund të bëhet identifikimi dhe zgjidhja e problemeve nga vetë mësimdhënësit apo një grup mësimdhënësish që ndihmojnë në procese drejt përmirësimit të shkollave.

QËLLIMET DHE PYETJA E HULUMTIMIT

Qëllimi i hulumtimit është gjetja e mënyrave dhe aktiviteteve të ndryshme të cilat do të ndikojnë të nxënësit në mënyrë që të vetëdijesohen dhe të kenë interesim për të klasifikuar mbeturinat për mbrojtjen e mjedisit.

Pyetja e hulumtimit është: Çfarë ndikimi ka përfshirja e nxënësve në aktivitete të ndryshme për mbrojtjen e mjedisit?

KONTEKSTI I SHKOLLËS DHE PJESËMARRËSIT

Hulumtimi veprues është zhvilluar me grupin e ekologëve të shkollës së mesme të ulët „Asdreni” në Pejë. Po ashtu, pos grupit të ekologëve (21 vajza dhe 19 djem) të dhënat janë grumbulluar edhe nga klasa e VI-4 me 25 nxënës, ku janë realizuar aktivitete vepruese.

Page 6: Vetëdijesimi i Nxënësve Në Mbrojtjen e Mjedisit

PLANI I VEPRIMIT

Plani I

Aktiviteti: Vendosja e panove dhe rregullave për mbrojtjen e mjedisit në hapësirat shkollore.

Është mbajtur takimi me udhëheqjen e shkollës dhe me disa kolegë, si dhe është analizuar gjendja aktuale e mjedisit në shkollë. Pastaj i caktuam nxënësit që të zgjedhin grupin e ekologëve.

Sipas planit të parë, aktiviteti i veprimit tonë ka qenë që nxënësit të vendosin pano, rregullat e sjelljes në mjedis, mbajtja e mbledhjeve etj. Nxënësit kanë qenë të lirë në përzgjedhjen e panove, rregullave etj., dhe pastaj kanë mbajtur mbledhje në klasën VI 4. Nxënësve iu është dhënë mundësia që ata të bëjnë punime për klasifikimin e mbeturinave të cilët i shënuam në listën e kontrollit. Me këtë aktivitet kemi vërejtur që vetëm 5 nxënës nuk kanë kryer punimin. Nga realizimi i këtij aktiviteti, ne mendojmë që nuk ka qenë i mjaftueshëm për zgjidhjen e shqetësimit tonë por te nxënësit ka treguar interesimin për klasifikimin e mbeturinave.

Page 7: Vetëdijesimi i Nxënësve Në Mbrojtjen e Mjedisit

Plani 2

Aktiviteti: mbledhja e mbeturinave në hapësirat shkollore

Nxënësit së bashku me ne mësimdhënësit realizuam mbledhjen e mbeturinave në hapësirat shkollore duke bërë klasifikimin e mbeturinave, gjë e cila tek ta zgjoi interesim dhe i nxiti ata për mbledhjen dhe klasifikimin e tyre. Gjatë këtij aktiviteti ne vëzhguam nxënësit dhe morëm shënime për ta .

Mendojmë që nxënësit duhet të kenë interesim për klasifikimin e mbeturinave çdo herë.

Page 8: Vetëdijesimi i Nxënësve Në Mbrojtjen e Mjedisit

Plani 3: Presimi i shisheve të plastikës dhe punimi i kontejnerëve për vetëdijesimin e nxënësve tjerë.

ANALIZA E TË DHËNAVE DHE REZULTATET

Punimin tonë hulumtues e filluam me realizimin e një interviste me nxënës dhe një pyetësori ku kemi arritur të kuptojmë se nxënësit nuk janë të vetëdijesuar në mos hedhjen e mbeturinave dhe mos klasifikimin e tyre. Nxënësit nuk kanë dëshirë që ne mësimdhënësit t’i urdhërojmë për mbledhjen dhe klasifikimin e mbeturinave, ata dëshirojnë që të zgjedhin vetë aktivitete që për ta janë edhe relaksuese dhe jo vetëm në orët e mësimit zgjedhor „Ekologjia dhe mjedisi” të mbledhin dhe klasifikojnë mbeturinat, por çdoherë kur ata kanë mundësi.

Nga të dhënat e marra nga aktiviteti i parë, vetëm 5 nxënës nuk kishin dëshirë për të punuar pano dhe rregullat për mbledhjen dhe ndarjen e mbeturinave.

Page 9: Vetëdijesimi i Nxënësve Në Mbrojtjen e Mjedisit

Nga të dhënat e marra nga aktiviteti i dytë, nxënësit bënë mbledhjen dhe klasifikimin e mbeturinave dhe ne i vëzhguam dhe mbajtëm shënime në listën e kontrollit, të gjithë nxënësit mblodhën mbeturina dhe i klasifikuan ato.

Nxënësit pastaj në aktivitetin e tretë bënë presimin e shisheve të plastikës dhe punuan kontejnerë prej letrës, kanaqeve dhe shisheve të plastikës, që të ndikojnë edhe në vetëdijesimin e nxënësve tjerë, gjë që pati rezultate të kënaqshme.

Po ashtu, u realizua edhe një intervistë me mësimdhënësit tjerë, që nga të dhënat e marra kuptuam që nxënësit në klasën VI-4 dhe grupi i ekologëve ka ndikuar në vetëdijesimin e tyre për mbrojtjen e mjedisit. Edhe udhëheqja e shkollës janë të kënaqur me këtë vetëdijesim sepse ka ndikuar edhe në uljen e kostos së faturës për mbeturina.

DISKUTIMI DHE PËRFUNDIMI

Vetëdijesimi i nxënësve për klasifikimin e mbeturinave është faktor i rëndësishëm që nxënësit të jenë qytetar të përgjegjshëm dhe individë të shëndoshë.

Klasifikimi i mbeturinave dhe presimi i shisheve duhet të kuptohet si aktivitet ku nxënësit nuk do të ndjejnë detyrim por kënaqësi dhe gjithmonë ata do të bëjnë klasifikimin e mbeturinave.

PËRFUNDIMI

Hulumtimi në veprim i realizuar na ka ndihmuar në vetëdijesimin e nxënësve për klasifikimin e mbeturinave dhe presimin e shisheve të plastikës për mbrojtjen e mjedisit. Bashkëpunimi i grupit të ekologëve, klasës VI-4 dhe neve mësimdhënësve ishte shumë i kënaqshëm dhe po ashtu pati ndikim edhe te mësimdhënësit e tjerë, të cilët po ashtu ndërmorën hapa për vetëdijesimin e nxënësve për ruajtjen e mjedisit, meqë u motivuan nga rezultatet që ne i morëm gjatë këtij hulumtimi.

Ky hulumtim tregon se puna me projekte, dhe angazhimi i nxënësve do të mund t’i kontribuonte edhe shkollës, por edhe shoqërisë.

Çështje, tjetër është se nxënësit do të kenë mundësi të trajtojnë tema për të cilat janë të interesuar vetë dhe do të kenë mundësi të jenë në nivelin e hulumtuesit, prezantuesit dhe të kenë ndikim të drejtpërdrejt në ruajtjen e pastërtisë së ambientit shkollor.

Ky hulumtim, gjithashtu u sugjeron mësimdhënësve të praktikojnë punën me projekte kur është fjala e trajtimit të temave për ruajtjen e ambientit, sepse në këtë mënyrë të gjithë do të jenë të përfshirë dhe kjo mënyrë e punës do të sjellë kënaqësi gjatë zbatimit në praktikë. Inkurajimi i nxënësve nga hulumtimi bëri që nxënësit të motivohen dhe të vetëdijesohen ashtu siç e treguan që:

‘Të grumbullosh mbeturina është mirë t’i ndash ato është mirë, t’i shmangësh është më E MIRA!

Motoja e nxënësve është “ MBROJMË MJEDISIN –RUAJMË SHËNDETIN”.

Page 10: Vetëdijesimi i Nxënësve Në Mbrojtjen e Mjedisit

Ne si mësimdhënës nga rezultatet e marra rekomandojmë që:

Mësimdhënësit duhet që të zgjedhin aktivitete interesante për nxënës në mënyrë që ato të ndikojnë në motivimin dhe vetëdijesimin e tyre për mbrojtjen e mjedisit.

Aktivitetet e nxënësve nuk duhet të jenë të imponuara për klasifikimin e mbeturinave por ato duhet të zgjidhen nga vetë nxënësit.

Mësimdhënësit duhet që sa më shumë të bashkëpunojnë me nxënësit për klasifikimin e mbeturinave.

Bashkëpunimi me kolegët dhe personelin drejtues, si dhe me organizatat joqeveritare dhe firmat për mbledhjen e mbeturinave, duhet të jetë shumë i mirë.

Kërkimi i firmave për mbledhjen e mbeturinave dhe riciklimin e tyre.

Organizimi i vizitave nga organizatat e ndryshme në ambientet tjera.

LITERATURA

Mjedisi ,sq.wikipedia.org/wiki/mjedisi

Graber, R. K.; I. Robottom (1999). ―The OECD-ENSI project and its relevance for teacher training concepts in environmental education‖. Environmental Education Research, 5/3, 273-291. Rode, H., Bolscho, Dietmar (2001): Umwelterziehung in der Schule (Taschenbuch), Leske + Budrich, Opladen

Stenhouse, L. (1985): Research as a Basis for Teaching (botur nga, Rudduck, J./Hopkins, D.). London: Heinemann.

Vula, E. (2010): Hulumtimi veprues në arsim, Shtypshkronja e UP, Prishtinë.

Page 11: Vetëdijesimi i Nxënësve Në Mbrojtjen e Mjedisit

SHTOJCA

Page 12: Vetëdijesimi i Nxënësve Në Mbrojtjen e Mjedisit
Page 13: Vetëdijesimi i Nxënësve Në Mbrojtjen e Mjedisit
Page 14: Vetëdijesimi i Nxënësve Në Mbrojtjen e Mjedisit
Page 15: Vetëdijesimi i Nxënësve Në Mbrojtjen e Mjedisit