Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web...

46
GJENDJA E DHUNËS NDAJ GRAVE marrë nga: G JENDJA E DHUNËS S HQIPËRI RAPORT ALTERNATIV PËR KOMITETIN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR TORTURËS 1 Sesioni i 34-t PËRGATITUR NGA: 1 Shënim: Komiteti Kundër Torturës (CAT) është struktura e ekspertëve të pavarur që monitorojnë zbatimin e konventës «Kundër torturës dhe trajtimeve ose ndëshkimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose degraduese» nga shtetet palë. Të gjitha shtetet palë janë të detyruara t’i paraqesin Komitetit raporte të rregullta për çështjen si janë zbatuar të drejtat e njeriut. Shtetet, si fillim, duhet të raportojnë një vit pas pranimit të konventës dhe, më pas, çdo katër vjet. Komiteti shqyrton çdo raport dhe u adresohet shqetësimeve dhe rekomandimeve të tija për shtetet palë në formën e «vërejtjeve përfundimtare». Komiteti i organizon takimet në Gjenevë dhe normalisht mban dy sesione në vit, që konsistojnë në një plenar (tre javë në maj dhe dy javë në nëntor) dhe një javë, grup pune parasesionar. Për më shumë informacion: http://www.ohchr.org/english/bodies/cat/index.htm 5

Transcript of Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web...

Page 1: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

GJENDJA E DHUNËS NDAJ GRAVE

marrë nga:

GJENDJA E DHUNËS NË SHQIPËRI

RAPORT ALTERNATIV PËR KOMITETINE KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR

TORTURËS1

Sesioni i 34-tPËRGATITUR NGA:

Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut (AHRG)

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNL)Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të

Fëmijëve1 Shënim:

Komiteti Kundër Torturës (CAT) është struktura e ekspertëve të pavarur që monitorojnë zbatimin e konventës «Kundër torturës dhe trajtimeve ose ndëshkimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose degraduese» nga shtetet palë.

Të gjitha shtetet palë janë të detyruara t’i paraqesin Komitetit raporte të rregullta për çështjen si janë zbatuar të drejtat e njeriut. Shtetet, si fillim, duhet të raportojnë një vit pas pranimit të konventës dhe, më pas, çdo katër vjet.

Komiteti shqyrton çdo raport dhe u adresohet shqetësimeve dhe rekomandimeve të tija për shtetet palë në formën e «vërejtjeve përfundimtare».

Komiteti i organizon takimet në Gjenevë dhe normalisht mban dy sesione në vit, që konsistojnë në një plenar (tre javë në maj dhe dy javë në nëntor) dhe një javë, grup pune parasesionar.

Për më shumë informacion:http://www.ohchr.org/english/bodies/cat/index.htm

5

Page 2: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

AHRG, QNL, CRCA, OMCT

në Shqipëri (CRCA)Organizata Botërore kundër Torturës

(OMCT)

Tiranë dhe Gjenevë, 18.V.2005

6

Page 3: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

GJENDJA E DHUNËS NDAJ GRAVE

1. Vështrim i përgjithshëmPeriudha e gjatë e diktaturës komuniste në Shqipëri

ka bërë që lufta kundër torturës dhe trajtimeve të tjera mizore, çnjerëzore apo poshtëruese të jetë një çështje mjaft e ndjeshme, jo vetëm për ligjvënësit dhe institucionet e ndryshme, por edhe për të gjithë popullin në tërësi2. Pa pasur për qëllim të përshkruajmë me hollësi situatën e torturës dhe të formave të tjera të keqtrajtimit në regjimin e kaluar të shtetit komunist, theksojmë se çështjet e torturës dhe të trajtimeve jonjerëzore ndaj grave dhe vajzave shqiptare duhet të konsiderohen si pjesë e ushtrimit të përgjithshëm të torturës dhe të formave të tjera të keqtrajtimit, në veçanti në burgje dhe në kampet e internimit.

Deri në vitet ’90, Shqipëria nuk ka qenë e angazhuar ndaj instrumenteve ndërkombëtare ose të nivelit europian, si konventa europiane, prandaj të drejtat themelore të sanksionura nga kjo Konventë, përfshirë edhe ato të sanksionuara nga neni 3, shkeleshin sistematikisht. Gratë persekutoheshin në të njëjtën mënyrë si burrat dhe, nëse 2 Shqipëria kaloi një periudhë të gjatë (46 vjet) dhe të egër të diktaturës komuniste. Nuk ndiqeshin, dënoheshin, ekzekutoheshin, burgoseshin dhe persekutoheshin vetëm bartësit e ideve te kundërta me ideologjinë komuniste, por edhe familjarët e tyre. Gjatë periudhës së diktaturës rezultojnë 34.135 të burgosur politikë, të dënuar me një mesatare burgimi mbi 8.9 vjet*. Janë internuar dhe dëbuar nga familjet dhe vendet ku jetonin e punonin mbi 59 mijë veta. Diktatura ekzekutoi 6027 persona, ndërsa në burgjet e ferrit komunist humbën jetën 7022 persona. 308 persona të tjerë humbën aftesinë mendore po në këto burgje. Persekutimi shkonte deri në lidhjet farefisnore të dyta dhe të treta. Mbi një pjesë të ndjeshme të të persekutuarve janë përdorur tortura fizike, ndërsa që të gjithë edhe sot e kësaj dite ruajnë shenjat e torturës psikike. Me të drejtë pjesa dërrmuese e ish-të përndjekurve politikë në Shqipëri konsiderohen sot nga shoqëria civile si viktima të torturave fizike dhe psikologjike. Rehabilitimi shoqëror dhe ekonomik i tyre përbën një problem të mprehtë të shoqërisë shqiptare. (Marrë nga “RAPORT ALTERNATIV MBI GJENDJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË FUSHËN E VIKTIMAVE TË TORTURËS DHE PROBLEMET E ZBATIMIT TË LIGJIT MBI SHËNDETIN MENDOR, përgatitur nga Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës (QSHRT), Tiranë, 2004.

7

Page 4: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

AHRG, QNL, CRCA, OMCT

bashkëshorti i tyre shpallej fajtor për shkak të bindjeve të ndryshme, edhe ato vuanin përndjekjen dhe internimin së bashku me fëmijët e tyre. Qindra gra me fëmijë mbaheshin në kampet e internimit të kohës, ku liria ishte e kufizuar, strehimi mungonte dhe gjendja ekonomike ishte e mjerueshme. Mbijetesa e tyre pa ndihmën e një mashkulli në moshë madhore ishte shumë e vështirë. Rastet e rralla kur gruaja shqiptare mund t’i shpëtonte përndjekjes rezultonte në kryerjen e divorcit të padëshiruar dhe ndarjen për së gjalli të gruas me bashkëshortin dhe të fëmijëve me babanë e tyre. Aktualisht, situata ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore3.

Zakonet dhe traditat shqiptare trashëgojnë nga e kaluara disa forma të diskriminimit të gruas në familje dhe në shoqëri, por jo të tipit të torturës, apo të formave të tjera të keqtrajtimit. Dukuria e gjakmarrjes që u rigjallërua pas viteve ’90, sidomos në disa zona të vendit, ka sjellë probleme edhe për gratë, por veçanërisht për fëmijët. Gjakmarrja është bërë pengesë për një jetë normale të tyre edhe për shkak të vështirësive që sjell ngujimi i burrave dhe i fëmijëve. Rastet kur për gjakmarrje është qëlluar mbi gruan paraqiten të rralla4. Kodi tradicional, “Kanuni”, praktikohet ende në Shqipëri, veçanërisht në Veri. Fatkeqësisht, pas viteve '90, shihet një riaktivizim i këtij kodi. Qeveria ka ndërmarrë disa qëndrime për të çrrënjosur këto praktika.

Marrëdhënia seksuale me dhunë ende konsiderohet “turp” për gruan dhe në disa raste (veçanërisht në zona rurale) passjell martesën e detyruar me përdhunuesin “për të vënë nderin në vend”5. Megjithatë, në zonat urbane, 3 Shih: Arben Puto, Ndalimi i torturës dhe i trajtimit ose dënimit çnjërëzor ose poshtërues, në Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, në përqasje me Kushtetutën e Shqipërisë”, Albin, Tirana, 2002. 4 Në qytetin e Shkodrës, në Veri të Shqipërisë është verifikuar një rast i tillë.5 Kodi i familjes, në nenin 37, parashikon që, në rast se martesa lidhet në rrethanat kur njeri bashkëshort është nën kërcënimin e tjetrit, pa të cilin martesa nuk do të lidhej, deklarohet nul dhe e pavlefshme. Neni 38 i Kodit të familjes siguron që padia për pavlefshmërinë e martesës parashkruhet, në rast se kalojnë 6 muaj bashkëjetesë e vazhdueshme mes bashkëshortëve, nga momenti që situata e kërcënimit ka përfunduar.

8

Page 5: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

GJENDJA E DHUNËS NDAJ GRAVE

situata ka ndryshuar, por në shumicën e zonave rurale e suburbane gruaja vazhdon të jetë nën trysninë e mendësisë patriarkale.

Dhjetëvjetëshi i parë i transicionit, 1990-2000, u karakterizua nga përhapja e dukurisë së trafikimit të grave dhe të vajzave me qëllim ushtrimin e prostitucionit. Në Shqipëri (Berat), më 18-19 maj 2002, u mbajt konfrenca rajonale e Rrjetit kundër Dhunës Gjinore e Trafikimit, e cila kreu analiza të rëndësishme dhe nxori disa rekomandime në lidhje me përmirësimin e legjislacionit shqiptar. Synimi ishte drejt forcimit të garancive procedurale të grave të dhunuara e të trafikuara dhe dëmshpërblimit të grave të trafikuara, si dhe parashikimit si vepër penale në legjislacionin përkatës të një figure të re krimi që parashikon vënien e personit në kushtet e skllavërisë.

Në janar të vitit 2003 qeveria e Shqipërisë paraqititi për herë të parë raportin e saj për zbatimin e standardeve të konventës “Për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas” (CEDAW) e ratifikuar nga Shqipëria në nëntor të vitit 1993. Problemet e paraqitura si më të ndjeshme ishin prostitucioni dhe trafikimi i grave dhe i vajzave. Komiteti për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave, pranë OKB-së, në sesionin e tij të 28-të (13-31 janar 2003), pasi dëgjoi këtë raport, dha disa rekomandime6. Këto rekomandime kanë udhëhequr veprimtarinë jo vetëm të mekanizmave shtetërorë, por

6 Në këtë raport renditim vetëm rekomandimet që kanë të bëjnë me çështjen objekt raportimi:- Të përdoren më mirë ligjet ekzistuese për të kundërshtuar aktet

e diskriminimit ndaj grave dhe të bëhet një evidentim i vendimeve gjyqësore për këtë qëllim.

- Të fuqizohen mekanizmat që do të punojnë për arritje efektive në zhvillimin e grave dhe të barazisë gjinore.

- Të përdoren masa që synojnë përmirësimin e gjendjes ekonomike të grave, duke konsideruar përparësi trafikun e vajzave dhe të grave.

- Të ndërmerret iniciativë ligjvënëse për dhunën në familje dhe të krijohen evidenca të rregullta për dhunën ndaj grave, kryesisht në familje.

- Të sigurohet dëmshpërblim, mbrojtje dhe akses për ndihmë ligjore ndaj grave të dhunuara.

9

Page 6: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

AHRG, QNL, CRCA, OMCT

edhe veprimtarinë e të gjitha OJF-ve që mbështetin, asistojnë dhe ndihmojnë gratë e dhunuara7.

Nga studimet e kryera prej tyre, rezulton se dhuna ndaj gruas në Shqipëri, në pjesën dërrmuese të saj kryhet brenda gjirit të familjes. Të pakta janë rastet e denoncuara të dhunës ndaj gruas, ushtruar nga institucionet shtetërore apo grupet e organizuara politike. Fatkeqësisht, edhe denoncimet dhe kallëzimet që gratë kryejnë në rastet e dhunës në familje, janë të pakta. Arsyet pse gratë nuk mund të divorcohen nga burrat e tyre mund të shpjegohen me frikën nga shoqëria apo nga besimi fetar, problemet psikologjike dhe varësia ekonomike.

Nga monitorimi i shtypit të përditshëm për vitin 2002-2003, rezulton se kanë humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar brenda familjes 56 gra e vajza në të gjithë Shqipërinë. Kanë pësuar dëme të rënda shëndetësore 74 gra e vajza të tjera. Gjithsesi, vetëm rreth 5 për qind e grave të dhunuara në gjirin e familjes denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre8. Kjo përqindje e ulët e grave që kanë denoncuar abuzimin, mund të shpjegohet me nivelin e ulët të njohurive. Megjithatë, në Kodin penal nuk ekziston një dispozitë e veçantë për dhunën në familje. Aktualisht, viktimat e dhunës në familje mbrohen përmes dispozitave të përgjithshme të Kodit penal, që rregullojnë keqtrajtimet fizike, fyerjen, plagosjen, vrasjen etj. Vepra penale e kryer, duke përfituar nga marrëdhëniet familjare, përbën rrethanë rënduese9.

Numri i vogël i ankesave dhe i kallëzimeve nga viktimat e dhunës në familje tregon që dhuna në familje vazhdon të konsiderohet çështje private nga publiku, 7 Janë një varg organizatash jofitimprurëse që i kushtojnë një pjesë të madhe të veprimtarisë së tyre parandalimit dhe mbështetjes së grave të dhunuara:Qendra “Vatra e Gruas Vlonjate”, me seli në qytetin e Vlorës; “Strehëza” për gra dhe vajza të huaja e shqiptare të trafikuara, me seli në Tiranë, themeluar dhe në administrim të ICMC-së dhe IOM-it; Qendra e Këshillimit për Gra dhe Vajza, me seli në Tiranë dhe me degë në Shkodër, Pogradec, Berat, e cila drejtohet me shumë sukses nga psikologia Silvana Mirija dhe Qendra Avokatore për Gratë, me seli në Tiranë dhe me degë të saja në qytetin e Shkodrës, themeluar nga Shoqata e Grave Juriste etj. 8 Monitorim i shtypit i kryer nga Qendra e Gruas, 2002-2003.9Kodi penal i Republikës së Shqipërisë, neni 50/g.

10

Page 7: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

GJENDJA E DHUNËS NDAJ GRAVE

gjithashtu edhe nga policia gjyqësore, e cila ushtron presion mbi viktimat për të mos bërë kallëzime.

Gjykatat, gjithashtu, ndikojnë në krijimin e një apatie në familjet ku ushtrohet dhunë, pasi nuk marrin vendime të drejta ndaj kriminelëve (shkelësve të ligjit). Në mjaft raste, vendimi i marrë ndaj autorit janë gjobat, të cilat rëndojnë mbi shpenzimet e familjes.

Vitin e kaluar hyri në fuqi Kodi i ri i familjes, i cili i forcon masat antidhunë ndaj grave10. U miratua ligji “Për një shoqëri gjinore të barabartë” (2004), që solli përmirësime në kuadrin e mosdiskriminimit. Ligji shqiptar “Për shëndetin riprodhues” (2003) është një ndër më modernët në Europë dhe një garant i së drejtës së gruas për të vendosur vetë për riprodhimin e saj. Gjithsesi, të gjitha këto përmirësime ligjore nuk e kanë plotësuar krejtësisht boshllëkun ligjor. Ende mungon një ligj antidiskriminim si dhe një ligj i posaçëm kundër dhunës në familje11. Në Kodin penal ekzistues nuk ka një nen të posaçëm kundër dhunës në familje, apo kundër ngacmimeve seksuale.

Megjithatë, procesi i dëmshpërblimit të gruas që ka pësuar torturë ose dhunë seksuale, ose forma të tjera të keqtrajtimit, në praktikë është i vakët.

Padia civile në procesin penal përdoret shumë rrallë. Faktori kryesor është mendësia sipas së cilës, “nderi nuk mund të blihet me para”, por ka, gjithashtu, edhe një sërë faktorësh të tjerë12.

10 Kodi i familjes, në nenin 61 të tij, përmban masat urgjente.Sipas kësaj dispozite, nëse njëri nga bashkëshortët nuk shlyen detyrimet e tija/të saja dhe rrezikon në këtë mënyrë interesat e familjes, gjykata, përmes padisë së bashkëshortit tjetër, mund të të vendosë të gjitha masat urgjente të njohura ndaj tyre. Kohëzgjatja e këtyre masave nuk mund të kalojë tre vjet.Neni 62 i Kodit të familjes i siguron bashkëshortit që është viktimë e dhunës, të drejtën për të kërkuar me padi në gjykatë marrjen e masës urgjente për largimin nga banesa bashkëshortore të bashkëshortit dhunues. 11 Një draft i ri është duke u përgatitur nga disa OJF, ndërkohë që draftet e përgatitura më parë nuk janë miratuar. Qendra Avokatore e Gruas merr pjesë në grupin e punës për hartimin e këtij projektligji.12 Faktorë të tjerë që shpjegojnë këtë fakt janë:

11

Page 8: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

AHRG, QNL, CRCA, OMCT

2. Çështje ligjore dhe institucionale në lidhje me torturën dhe keqtrajtimin e gruas

Kuptimi i torturës, i dhënë nga Kodi penal (nenet 86-87), mbështetet mbi atë të sanksionuar nga Kushtetuta dhe nuk lidhet posaçërisht me gratë. Legjislacioni shqiptar nuk na ka dhënë një përkufizim të torturës dhe nuk bën dallime për sa i takon mbrojtjes së shtetasve me përkatësi të ndryshme gjinore, moshe, feje etj. Përjashtim nga kjo janë rastet kur mbrojtja është e lidhur me disa cilësi të veçanta të subjektit, si mbrojtja e shtatzënisë, që përbën një cilësi natyrore të seksit femër etj.

Kuptimi që i është dhënë torturës në legjislacionin shqiptar, nuk e pengon gjykatën shqiptare të klasifikojë si torturë, në bazë të neneve 86 e 87 të Kodit penal, dhunën ndaj gruas edhe kur ajo ushtrohet nga një person jozyrtar ose kur ushtrohet brenda familjes. Edhe pse është pranuar ky kuptim, në praktikën gjyqësore rastet kur aplikohen dispozitat 86 e 87 të Kodit penal, në përgjithësi janë të rralla. Në çështje të dhunës në familje mund të mos jenë zbatuar fare. Për të arritur në këtë përfundim na ka ndihmuar praktika e rasteve të qendrës sonë dhe monitorimi i vendimeve gjyqësore të gjykatave Tiranë, Shkodër,Vlorë për vitet 2000-2003. Dispozita të tilla janë aplikuar shumë pak në rastet e dhunës në familje13. Sidoqoftë, tortura nga subjektet zyrtare si dhe lidhjet - Prokurorët nuk mund t'u sqarojnë viktimave të dhunës në

familje të drejtat e tyre për të ngritur padi civile në procesin penal- Në gjykatë ekziston një mungesë përvoje për llogaritjen e

dëmshpërblimit.- Viktimat, në rastin që kërkojnë kompensimin në gjykatë,

gjenden nën presionin e dhunës.13 Nga analiza e të dhënave të monitorimit të vendimeve gjyqësore në gjykatat e shkallës I, Tiranë, Shkodër, Vlorë, rezulton se dhuna në familje është ushtruar nëpërmjet këtyre veprave penale: vrasje me dashje (neni 76); vrasje me paramendim (neni 78); kanosje serioze (neni.84); plagosje të lehta me dashje (neni 89); dëmtime të tjera me dashje (neni 90); rrahje dhe disa vepra të tjera dhune; nuk ka asnjë rast të klasifikimit të veprave të dhunës ndaj gruas si torturë (studimi për dhunën në familje, pranë QAG-së). Nga vjetari statistikor i Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2003, rezulton se gjatë këtij viti, për krimin e torturës janë dënuar vetëm 2 persona.

12

Page 9: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

GJENDJA E DHUNËS NDAJ GRAVE

familjare përbën një rrethanë rënduese sipas nenit 50 të Kodit penal.

Çështje në lidhje me rastin Për veprat penale të parashikuara në nenet 86 dhe

87 të Kodit penal, në lidhje me torturën dhe trajtime apo dënime të tjera mizore, çnjerëzore apo poshtëruese, institucionet e drejtësisë hezitojnë të akuzojnë persona të veshur me fuqi zyrtare, p.sh.: oficerë policie ose nëpunës të tjerë.

Përgjithësisht, dënimi i personave të përgjegjshëm për keqtrajtim bazohet në nenin 250 të Kodit penal, i cili bëhet i mundur për veprimet arbitrare.

Hezitimi i gjyqësorit për të zbatuar nenet 86 dhe 87 të Kodit penal mund të shihet edhe gjatë klasifikimit të veprave penale në lidhje me subjektet e zakonshme të përgjegjshme. Në praktikë, megjithëse dhuna në familje, e ushtruar kryesisht nga burrat, ndonjëherë mund të cilësohet torturë, prokurorët dhe gjyqtarët ballafaqohen me vështirësi për ta cilësuar atë si të tillë. Justifikimi i tyre është mungesa e provave.

2.1 Çështjet ligjore dhe institucionale në lidhje me dhunën seksuale

Në Shqipëri, krimet seksuale, tradicionalisht, janë konside-ruar cenime tepër të rënda dhe të papajtueshme me nderin, moralin dhe respektin ndaj gruas.

Legjislacioni penal shqiptar mbron posaçërisht lirinë seksuale dhe shëndetin e njeriut, duke dënuar rëndë përdhunimin dhe krime të tjera seksuale. Kodi penal14, aktualisht, parashikon 9 figura veprash penale, si krime seksuale ose homoseksuale, të cilat konsiderohen krime kundër jetës dhe shëndetit të personit, për të cilat parashikohen dënime të rënda15. Krimet seksuale dhe homoseksuale përmbahen në seksionin VI të Kodit penal,

14 Kodi penal i RSH-së ka hyrë në fuqi në vitin 1995 dhe është amenduar disa herë.

13

Page 10: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

AHRG, QNL, CRCA, OMCT

“Krimet seksuale”, i cili është një prej 10 seksioneve të kapitullit II të këtij Kodi, “Veprat penale kundër personit, krimet kundër jetës”. Krimet seksuale dhe homoseksuale janë parashikuar në të njëjtin seksion. Gjithsesi, gjenden disa dispozita të veçanta, siç është rasti në nenin 102 dhe 102/a, i cili përkatësisht parashikon rastet e marrëdhënieve seksuale me të mitur. Ato ndryshojnë vetëm për sa u përket dënimit.

Me ligjin 8733, datë 24.I.2001, i cili amendoi Kodin penal me disa shtesa dhe ndryshime, u plotësua një sistem i tërë i marrëdhënieve seksuale. Ky ligj siguron njësimin e përgjegjësisë penale për krimet seksuale ose homoseksuale, në të cilin bazohet cilësimi si veprime të kundërligjshme me dashje, që cenojnë lirinë seksuale dhe shëndetin e femrës a të mashkullit16.

Në këndvështrimin bashkëkohor, Kodi penal aktual paraqitet më i plotësuari në goditjen e krimeve seksuale dhe homoseksuale, në raport me të gjitha kodet apo ligjet penale të mëparshme. Të gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale ose homoseksuale me dhunë, si dhe veprat e turpshme, klasifikohen si figura krimi më vete dhe jo si rrethana të cilësuara të kryerjes së krimit17.

15 Krimet seksuale përbëjnë seksionin VI të kreut “Vepra penale kundër personit. Krime kundër jetës”, kreu II i Kodit penal.16 Po aty.17 Krimet seksuale në Kodin penal klasifikohen si vijon: - marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur (neni

100); - marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë, me të mitur

të moshës 14-18 vjeç (neni 101); - marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë

për t’u mbrojtur (neni 102); - marrëdhënie homoseksuale me dhunë me të rritur (neni 103); - marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me kërcënim për

përdorim të armës (neni 104); - marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar

detyrën (neni 105);

- marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari (neni 106);

- marrëdhënie seksuale në vende publike (neni 107); - vepra të turpshme (neni 108).

14

Page 11: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

GJENDJA E DHUNËS NDAJ GRAVE

Të gjitha veprat e klasifikuara si më sipër paraqiten krime dhe kryerja e njërit prej tyre pasohet nga dënime të rënda. Dënimet janë më të rënda nëse veprat penale kryhen në rrethana rënduese. Prej këtyre bëjnë përjashtim marrëdhëniet seksuale ose homoseksuale në vende publike.

Në përgjithësi, këto vepra penale përbëjnë çështje të juridiksionit të gjykatave të zakonshme. Gjykata e Krimeve të Rënda, e krijuar në vitin 2004, ka juridiksion vetëm për rastet e konsideruara mjaft të rënda, të parashikuara në nenet 100 dhe 101 të Kodit penal, përkatësisht në rastet e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të miturat dhe të marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitura.

Jeta dhe shëndeti i grave dhe vajzave (duke përjashtuar të miturat, të cilat gëzojnë mbrojtje të veçantë) mbrohen nga krimet seksuale përmes disa dispozitave.

Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rriturat parashikohet si figurë e veçantë krimi në Kodin penal18. Karakteristikë për këtë figurë është se ajo kryhet me anën e dhunës, e cila duhet të verifikohet përmes provave. Dhuna është elementi kryesor i figurës së veprës penale dhe kërkon medoemos kundërshtimin e së dëmtuarës. Përveç dhunës fizike (rrahja, goditja, të lidhurit etj.), jurisprudenca pranon edhe dhunën psikologjike. Gjithsesi, dhuna psikologjike është pranuar si provë vetëm në rastet kur ka kanosje serioze për vrasje ose plagosje të rëndë. Gjithsesi, kanosja nuk përfshin përdorimin e armëve të zjarrit, që përbën një figurë tjetër krimi (neni 104). Nga praktika rezulton, gjithashtu, se vepra penale konsiderohet e mbetur në tentativë, nëse subjekti i veprës nuk e mposht viktimën.

Në rrethana të zakonshme, marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Gjithsesi, dënimi rritet në rast se vepra penale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose kur shëndeti i së dëmtuarës dëmtohet rëndë. Dënimi më i rëndë për subjektin që kryen veprën, është nga dhjetë deri në 20 vjet burg dhe jepet kur kjo vepër ka sjellë si pasojë

18 Neni 102 i Kodit penal.

15

Page 12: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

AHRG, QNL, CRCA, OMCT

vdekjen ose vetëvrasjen e viktimës. Në mënyrë analoge, neni 102 i Kodit penal është shtuar me nenin 102/a të Kodit penal, i cili parashikon të njëjtat sanksione për marrëdhëniet homoseksuale me dhunë me të rritur.

Në mbrojtjen e grave dhe të vajzave të rritura ndihmon edhe dispozita 105 e Kodit penal, e cila parashikon si figurë krimi marrëdhëniet seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën. Kjo figurë karakterizohet nga subjekte që kanë cilësi të posaçme, marrëdhënien e varësisë ose të detyrës me viktimën. Dënimi i parashikuar për këtë vepër shkon deri në tre vjet burgim. Ky nen është një dispozitë tipike që parashikon dhe dënon abuzimet seksuale të personave që përdorin dhe shpërdorojnë detyrën. Raportet e varësisë presupozohen në marrëdhëniet e punëdhënësit me punëmarrësin, por edhe lidhje të tipit të tillë, si mësues-nxënës. Viktima e këtij krimi mund të jetë edhe person i mitur, mjaft që ka mbushur moshën 14 vjeç dhe ka arritur pjekurinë seksuale. Edhe pse duket një dispozitë mjaft efikase, në praktikë përdoret rrallë, pasi në këto raste denoncimet kanë qenë të pakta. Më të pakta kanë qenë rastet e paraqitura si çështje në gjykata19.

Praktika ka krijuar edhe raste që kryhen në rrethana speci-fike, të paparashikuara shprehimisht në dispozitat e mësipërme.

Në rastin e paraqitur para gjykatës shqiptare, Emanuela M., shefja e financës në një kompani greke në Shqipëri, denoncoi personin B.N. se kishte tentuar të kryente me të marrëdhënie seksuale me dhunë, në zyrën e saj. Personi B.N. ishte shofer pranë Parlamentit shqiptar dhe frekuentonte mjediset e kompanisë për çështje pune private. Para gjykatës, e dëmtuara pretendoi se B.N. kishte kohë që e ngacmonte seksualisht dhe prishte

19 Nga vjetari statistikor i vitit 2003 rezulton se janë denoncuar 19 vepra penale për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura. Janë shqyrtuar nga gjykata 12 çështje gjyqësore me këtë objekt dhe janë dënuar gjithsej 20 persona si subjekte të kësaj vepre. Nuk ka asnjë denoncim, asnjë çështje dhe asnjë të dënuar për veprën penale të parashikuar nga neni 105 i KP, marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën.

16

Page 13: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

GJENDJA E DHUNËS NDAJ GRAVE

reputacionin e saj pranë drejtuesve të kompanisë, duke shfrytëzuar aksesin e tij20.

Probleme që evidentohen: Gratë përbëjnë shumicën e viktimave të dhunës

seksuale. Ato kanë barrën e provës në rastin kur abuzimi seksual ndodh. Gjithsesi, provat mblidhen përmes një raporti mjekësor dhe shpesh nuk bëhen hetime të menjëhershme tërësore. Për më tepër, dhuna psikologjike është tepër e vështirë të provohet dhe shpesh i lë autorët të pandëshkuar.

Dhuna përbën elementin kryesor të veprës penale dhe, kur viktima nuk mund të tregojë prova të shenjave të dhunës, krimi nuk mund të provohet.

Në praktikë ndodh të kërkohet nga viktima pikërisht të tregojë nëse e ka provokuar apo jo subjektin e krimit.

Abuzimet seksuale për shkak të shpërdorimit të varësisë ose të detyrës mbeten shpesh të heshtura dhe të padenoncuara. Ndërkohë, pozita zyrtare shpërdorohet edhe në rastet kur nuk ka ndonjë varësi të drejtpërdrejtë.

Çështja e dëmshpërblimit përmes padisë civile në procesin penal përgjithësisht vazhdon të mos ketë vëmendjen e duhur. Kjo kërkon angazhim të madh, mjete financiare për të paguar një avokat, pasi edhe pse legjislacioni procedural e parashikon diçka të tillë, gjyqtarët nuk pranojnë shqyrtimin e padisë civile brenda procesit penal.

Në praktikë, nuk ndeshen raste të denoncimit të dhunës seksuale midis bashkëshortëve, ndërkohë që jo rrallë ajo është bërë shkak për divorcet. Kodi penal nuk parashikon dispozitë të veçantë për marrëdhëniet seksuale me dhunë mes bashkëshortëve, por, nëse bashkëshortja vendos të denoncojë dhunën seksuale të ushtruar nga bashkëshorti i saj, ajo mund t’i referohet për t’u mbrojtur nenit 102 të këtij Kodi.

20 Shih “ Gazeta shqiptare”, e martë, 1.II.2005.

17

Page 14: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

AHRG, QNL, CRCA, OMCT

2.2 Çështje ligjore dhe praktike lidhur me trafikimine grave dhe të vajzave

a) Vështrim i përgjithshëm. Të dhëna statistikore

Shkaqet e përhapjes së trafikimit të grave dhe të vajzave në 15 vitet e fundit janë të shumta dhe lidhen me dobësinë e shtetit të ri demokratik për të goditur dukuri, si trafikimi. Në vitet 1990-2000, shoqëria shqiptare u mbërthye nga një varg problematikash, si: varfëria ekonomike, papunësia, emigrimi, lëvizja e lirë e njerëzve etj. Të motivuar nga fitimi në këtë veprimtari të kundërligjshme, trafikantët kanë përdorur forma të tilla, si: mashtrimi me premtim për punë, martesat e rreme etj. Ka pasur edhe ndonjë rast kur trafikimin e kanë mbështetur vetë familjarët e të trafikuarave, për nevoja ekonomike etj. Shumica e viktimave të trafikimit janë gra dhe vajza21

të moshës rreth 21 vjeç22.Ndërkohë, angazhimi dhe sensibilizimi i shtetit, i

organiz-mave ndërkombëtarë dhe i organizatave joqeveritare kombëtare ose ndërkombëtare për të luftuar dukurinë e trafikimit në Shqipëri është rritur. Këtij angazhimi i është përgjigjur përmirësimi i vazhdueshëm i situatës ligjore. Qeveria shqiptare ka hartuar strategjinë e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore si dhe ka krijuar mekanizma që të mundësojnë realizimin e saj. Pranë Ministrisë së Rendit Publik ndodhet Njësia e Antitrafikimit, e cila koordinon punën e saj me Policinë e Kufirit, me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe me 21 Duke iu referuar të dhënave të Ministrisë së Rendit, dinamika e trafikimit të femrave gjatë viteve 2001-2003 paraqitet si më poshtë:- Gjatë vitit 2001 janë evidentuar 113 raste të trafikimit të

femrave për prostitucion.- Për vitin 2002, për trafik të femrave për prostitucion janë

evidentuar 203 raste me 298 autorë.- Për vitin 2003, për të njëjtën vepër, janë identifikuar 126 raste

ku janë marrë në përgjegjësi penale 223 autorë.22 Shih: Valentina Leskaj, Edmond Dragoti, Theodhori Karaj, Fiona Thodhri, “Shoqëria shqiptare përballë sfidave të trafikut të grave dhe të vajzave”, Tiranë, 2004, f.18-19.

18

Page 15: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

GJENDJA E DHUNËS NDAJ GRAVE

struktura analoge në vende të tjera, apo me agjenci të ndryshme shërbimesh.

Gjatë viteve 2000-2004 u mor një nismë intensive për ndalimin e transportimit të paligjshëm të njerëzve përmes skafeve për në Itali, që uli ndjeshëm dyndjen e trafikimit të qenieve njerëzore.

Organet e policisë gjyqësore pranë Ministrisë së Rendit Publik kanë qenë të suksesshme në riatdhesimin dhe dorëzimin e femrave të trafikuara familjeve të tyre. Gjithsesi, gratë janë riatdhesuar pasi kanë siguruar informacion për identitetin e personave që i kanë shfrytëzuar. Ky informacion i hap rrugën prokurorisë dhe gjykatës për trajtimin me efektivitet të kësaj çështjeje23.

Bazuar në vendimin nr.589, datë 28.VIII.2003, “Për krijimin dhe bërjen funksionale të qendrës pritëse të viktimave të trafikimit”, një strehëz shtetërore është hapur në Linzë, e cili siguron një mbështetje për viktimat e trafikimit dhe i ndihmon ato jo vetëm për goditjen e trafikantëve, por edhe nga ritrafikimi.

Ndihmë të veçantë kanë dhënë edhe organizatat joqeveritare, ndërkombëtare ose kombëtare, të cilat kanë ofruar strehim, ndihmë për rehabilitimin, si dhe ndihmë ligjore për gratë dhe vajzat e trafikuara. Spikatin veprimtaritë e organizatës ndërkombëtare IOM, si dhe e strehëzave (ku spikat strehëza “Vatra” në Vlorë). Mundësimi i strehëzave pranë organizatave jofitimprurëse është realizuar si rezultat i mbështetjes financiare nga jashtë.

b) Kuadri ligjorNjë varg konventash ndërkombëtare, por edhe akte

të tjera që lidhen me to, qoftë drejtpërdrejt ose në një këndvështrim më të gjerë, janë ratifikuar nga Republika e Shqipërisë dhe përveç sa mund të zbatohen drejtpërdrejt, paraqesin detyrimin për të hartuar ligje kombëtare penale që ndëshkojnë trafikimin e qenieve njerëzore24.23 Shih Thoma Tutulani, revista ”Ligji, mundësi zhvillimi për gratë”, artikulli ”Prostitucioni, karakteristikat e hetimit dhe të gjykimit të tij”, Tiranë, 2003, f.33.24 Konventa ndërkombëtare "Për ndalimin e trafikut të grave dhe të fëmijëve", përfunduar në Gjenevë, në vitin 1921 dhe protokolli

19

Page 16: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

AHRG, QNL, CRCA, OMCT

Legjislacioni shqiptar dënon vetëm trafikimin e njerëzve në përgjithësi (nenin 110/a). Kjo vepër penale konsiderohet me rrezikshmëri shoqërore të lartë dhe, në përputhje me të, caktohen masa të rënda dënimi. Ajo është përpunuar nga jurisprudenca si dhe nga doktrina25. Sidoqoftë, ndryshime me qëllim përmirësimin e kësaj dispozite u bënë me ligjin nr.8733, datë 24.I.2001 e, më pas, me ligjin nr.9188, datë 12.II.2004.

Aktualisht, legjislacioni e parashikon këtë vepër në rrethana më të rënduara kur ajo kryhet në bashkëpunim26; më shumë se një herë, apo shoqërohet me dhunë fizike; kur ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin, apo vdekjen e

amendues i saj.- Konventa "Për ndalimin e trafikut të grave në moshë madhore",

përfunduar në Gjenevë në vitin 1933 dhe protokolli amendues i saj.

- Konventa "Për ndalimin e trafikut të personave dhe shfrytëzimit të prostitucionit të të tjerëve" dhe protokolli final i saj, më 1950-n.

- Konventa e Kombeve te Bashkuara "Kundër krimit të organizuar ndërkombëtar", 2000.

- Protokolli "Kundër trafikimit të migrantëve me rrugë tokësore, ajrore dhe detare" që plotëson konventën e Kombeve të Bashkuara "Kundër krimit të organizuar ndërkombëtar".

- Protokolli “Për parandalimin, pengimin dhe ndëshkimin e trafikut të personave,veçanërisht të grave dhe të fëmijëve”, që plotëson konventën e Kombeve të Bashkuara "Kundër krimit të organizuar ndërkombëtar".

- Konventa "Për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave", 1979.

25 Trafikimi përfshin rekrutimin, transportimin, transferimin, fshehjen ose pritjen e personave nëpërmjet kërcënimit ose përdorimit të forcës apo të formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike apo psikike ose dhënies apo marrjes së pagesave ose përfitimeve për të marrë pëlqimin e personit që kontrollon një person tjetër, me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose të shërbimeve të detyruara, të skllavërimit ose të formave të ngjashme me skllavërimin, të vënies në përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit.26 Në gjykimin e çështjes ndaj të pandehurve H.A. dhe A.C., akuzuar për kryerjen e veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion, Gjykata e Krimeve të Rënda, duke vlerësuar që kjo vepër është kryer në bashkëpunim, ka vendosur si masë dënimi për secilin nga të akuzuarit shtatëmbëdhjetë vjet burg, (Tiranë, 2004).

20

Page 17: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

GJENDJA E DHUNËS NDAJ GRAVE

të dëmtuarit dhe, që nga viti i kaluar, edhe kur kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik. Në këto raste konsiderohet vepër penale e cilësuar dhe parashikon masa më të rënda dënimi27.

Shtojca e Kodit penal, e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2004, bëri të mundur që vepra penale e trafikimit, e kryer nga subjekte që shfrytëzojnë funksionin shtetëror ose shërbimin publik, të konsiderohet në rrethana rënduese dhe të ketë efektet e saja parandaluese apo ndëshkuese ndaj personave zyrtarë. Deri në vitin 2004 kjo rrethanë e cilësuar rënduese nuk ishte parashikuar për trafikimin, por ishte parashikuar vetëm për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit me një shtojcë që i ishte bërë këtij Kodi në vitin 1999.

Protokolli i Palermos “Për parandalimin, pengimin dhe ndëshkimin e trafikut të personave, veçanërisht të grave dhe të fëmijëve”, në plotësim të konventës së Kombeve të Bashkuara "Kundër krimit të organizuar ndërkombëtar”28, u ratifikua nga Shqipëria. Neni 2 i protokollit të Palermos kishte si qëllim më vete “të parandalojë dhe të luftojë trafikun ndërkombëtar të personave, duke u kushtuar vëmendje të veçantë grave dhe fëmijëve”. Mbi këtë bazë, legjislacioni penal shqiptar u amendua duke i kushtuar vëmendje të posaçme mbrojtjes së grave dhe të fëmijëve nga trafiku. Në vitin 2001, në Kodin penal shqiptar u shtua një dispozitë e posaçme që parashikon si vepër penale më vete trafikimin e femrave për prostitucion (neni 114/b)29. Trafikimi për prostitucion nënkupton shitblerjen e këtyre femrave në mënyrë të fshehtë, me mashtrim ose me dhunë30, për të siguruar

27.Shih Kodi penal, neni 110/a, ndryshuar me ligjin 9188, datë 12.II.2004.28 Ligji nr. 8920, dt.11.VII.2002.29 Me ndryshimet e bëra në Kodin penal, me ligjin nr. 9188, datë12.II.2004, titulli i dispozitës nr.114/b, “Trafikimi i femrave për prostitucion”, u ndryshua në “Trafikimi i femrave”.30 Gjykata e shkallës së parë e krimeve të rënda, në vendimin nr. 26, datë29.IX.2004, në çështjen me objekt “Trafikim i femrave për prostitucion“ kundër B.G-së, deklaroi fajtor të pandehurin, i cili kishte trafikuar viktimën dhe, përmes dhunës fizike e psikike, e kishte detyruar të prostituonte. Në bazë të nenit 114/b-2 të Kodit penal, gjykata e dënoi të pandehurin me 16 vjet burgim.

21

Page 18: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

AHRG, QNL, CRCA, OMCT

fitime të paligjshme nga trafikantët, qofshin këto brenda vendit ose me trafikantë të shteteve të tjera fqinje.31

Historia tregon që femrat nuk janë shfytëzuar vetëm për prostitucion, por edhe për forma të tjera shfrytëzimi. Ky përfundim bëri që ligjvënësi t’i jepte kësaj dispozite karakter më të përgjithshëm duke e titulluar “Trafikimi i femrave”.

Kjo dispozitë bën një përcaktim të ngjashëm me trafikimin e personave në përgjithësi. Gjithsesi, është specifike për femrat lehtësimi i praktikës gjyqësore, duke iu përgjigjur më mirë realitetit, ku pjesa më e madhe e personave të trafikuar janë gra. Nga pikëpamja procedurale, me krijimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda (krijuar me ligjin nr.9110, 2004 dhe me seli në Tiranë), në vitin 2003, situata është përmirësuar 32. Për më tepër, Kodi penal parashikon një masë dënimi më të rëndë, e cila shkon deri në burgim të përjetshëm, kur krimi ka sjellë si pasojë vdekjen e viktimës.

Duke pasur parasysh se trafikimi i femrave është një nga format më të ashpra të krimit të organizuar, Kodi penal parashikon dënime të rënda edhe për subjektet që kryejnë organizimin, drejtimin dhe financimin e trafikimit të femrave33.31 Gjykata e Krimeve të Rënda, e shkallës së parë, për çështjen me objekt “Trafikim i femrave për prostitucion“ në bashkëpunim, kundër H.A.-së dhe A.C-së, në vendimin e saj nr. 3, datë 18.I.2005, deklaroi fajtor të pandehurit, pasi kishin realizuar në bashkëpunim, përmes mashtrimit për martesë, trafikimin e viktimës dhe i dënoi me nga 17 vjet burgim. 32 Gjatë vitit 2003 janë shqyrtuar nga gjykatat e shkallës së parë, 10 çështje të trafikimit të femrave për prostitucion (bazuar në nenin 114/b1 të Kodit penal), të cilat kanë përfshirë 13 vepra penale të konsumuara dhe 21 të dënuar.Po gjatë këtij viti, janë shqyrtuar nga gjykatat 4 çështje të trafikimit të femrave për prostitucion, bazuar në nenin 114/b2 të Kodit penal, të cilat kanë përfshirë 4 vepra penale dhe 5 të dënuar. Gjatë vitit 2004, në gjykatën e shkallës së parë për krime të rënda, Tiranë, janë paraqitur 18 çështje të ardhura të reja, me bazë ligjore nenin 114/b, trafikimi i femrave për prostitucion, nga të cilat kanë përfunduar tri çështje dhe kanë mbetur pa përfunduar 15 çështje.33 Nga praktika rezulton se veprat penale të trafikimit të femrave për prostitucion dhe shfrytëzimi i prostitucionit veçanërisht në rrethana rënduese kryhet nga organizata kriminale shqiptare në bashkëpunim me organizata kriminale të shteteve të huaja. Shkak

22

Page 19: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

GJENDJA E DHUNËS NDAJ GRAVE

c) Vështrim i praktikës gjyqësoreNga praktika e shqyrtimit të këtyre çështjeve, vihet

re se: Së pari, vepra penale e trafikimit të qenieve

njerëzore konkurron shpesh me veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, e cila, edhe kur bëhet me qëllim fitimi, drejtohet kundër kufirit shtetëror dhe regjimit të rregullt ligjor të tij. Por ato nuk mund të ngatërrohen me njëra-tjetrën, pasi vepra penale e trafikimit të personave drejtohet kundër lirisë së personit. Neni 2 i ligjit nr. 9188 emërton nenin 114/b të Kodit penal “Trafikimi i grave për prostitucion” dhe përcakton trafikimin e grave, të ngjashëm me trafikimin e personave (110/a). Neni 114 /b “Trafikimi i grave” është më i zgjeruar se i mëparshmi. Neni “Trafikimi i grave për prostitucion”, përveç elementeve të trafikimit të personave në përgjithësi, përmban edhe trafikimin e grave për qëllime prostitucioni dhe vazhdon të jetë i lidhur me veprat kriminale kundër moralit dhe dinjitetit, ndërkohë që trafikimi i personave parashikohet në seksionin VII të Kodit penal, si “Vepra penale kundër lirisë së personit”.

Së dyti, kërkohet shpejtësi e madhe në sigurimin e provës dhe në gjykimin e çështjes nga ana e gjykatës, pasi zgjatja e procesit e vendos viktimën ose dëshmitarët nën rrezikun e kërcënimeve të vazhdueshme34.

Së treti, ka një mangësi në praktikë të paraqitjes së padisë civile në procesin penal për shpërblimin e dëmit të ardhur si rezultat i trafikimit. Shkaqet e kësaj mangësie janë të ndryshme. P.sh., viktimat kanë frikë të ndërmarrin veprime civile ligjore në procedurat penale me qëllim që të kërkojnë kompensim, pasi kërcënohen nga organizatat e trafikantëve. Gjithsesi, në një procedim të ardhshëm civil gjyqësor, vendimi nuk do të zbatohet në favor të

për këtë është fakt se, si prostitucioni, ashtu edhe trafikimi për prostitucion, janë vepra penale nga të cilat vijnë si pasojë përfitime të mëdha ekonomike.34 Miratimi i ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve në mars 2004 ka kontribuar në luftën kundër trafikimit.

23

Page 20: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

AHRG, QNL, CRCA, OMCT

viktimave, sa kohë që pasuritë e trafikantëve janë goditur nëpërmjet vendimeve të sekuestrimit.

Kjo lidhet kryesisht me shmangien që bëjnë viktimat nga kjo kërkesë, për shkak të rrezikut që u vjen nga organizatat që trafikojnë dhe pasigurisë së jetës së tyre.

Janë të rralla rastet ku viktimat përfitojnë ndonjë shumë parash si kompensim dhe, fatkeqësisht, ato kanë nevojë për para, në mënyrë që të paguajnë për rehabilitim dhe ndihmë paraprake.

Së katërti, janë verifikuar shumë raste ku objekt trafikimi nuk kanë qenë vetëm gratë dhe vajzat shqiptare, por edhe ato të huaja. Në trafikim janë përfshirë grupet shqiptare dhe të huaja. Grupet e mëvonshme e kanë përdorur Shqipërinë si vend transiti.

Avokatja e Qendrës Avokatore për Gratë, Shqipëri, S.K., ka asistuar për t'u dhënë ndihmë ligjore në proceset hetimore dhe të sigurimit të provave dy vajzave me kombësi të huaj, M.G. dhe F.S., në qytetin verior të Shqipërisë SH. Ato ishin ndaluar nga policia shqiptare pasi ishin trafikuar me qëllim prostitucioni dhe kalonin përmes Shqipërisë (janar 2002). Vajzat u riatdhesuan më 11.VI.2002, pasi akuzuan për shfrytëzim prostitucioni edhe dy policë të policisë shqiptare.Vajzat e huaja ishin trafikuar dhe shfrytëzuar për prostitucion nga dy policët. As prokuroria dhe as gjykata nuk arriti në përfundimin që këto vajza ishin trafikuar për qëllime prostitucioni. Dy policët u dënuan thjesht për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa vajzat u riatdhesuan në vendet e tyre.

Së pesti, nga praktika e çështjeve gjyqësore, si dhe nga deklarimet e përditshme në media, rezulton se gratë janë subjekte të kryerjes së veprës penale të trafikimit të qenieve njerëzore, veçanërisht për gratë e tjera. Këto kanë tendencën të punojnë në çift ose të bashkëpunojnë me të tjerë.

Ndërkohë që kanë ndodhur raste që gra të vëna nën akuzën për trafikim për qëllime prostitucioni, të kenë akuzuar punonjës të policisë për keqtrajtime dhe presione.

Merita Kola, 22 vjeç, u arrestua më 23 korrik të vitit 2004 me akuzën trafikim për qëllime prostitucioni. Në një letër që i dërgoi më vonë Prokurorit të Përgjithshëm dhe Avokatit të

24

Page 21: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

GJENDJA E DHUNËS NDAJ GRAVE

Popullit, ajo protestonte se ishte e pafajshme. Pas publikimit të pretendimeve të saja në shtyp, Merita Kola u lirua dhe akuzat kundër saj u tërhoqën35.

Në gusht të vitit 2004, Merita Lala, së bashku me të fejuarin e saj, Arben Lala, u ndaluan nën akuzën trafikim për qëllime prostitucioni. U liruan pas tri javësh, pasi akuzat nuk u vërtetuan dhe ata denoncuan dhunën e ushtruar ndaj tyre36.

2.3 Prostitucioni. Çështje ligjore dhe praktike lidhur me trafikimin e grave dhe të vajzave

a) Vështrim i përgjithshëm. Të dhëna statistikore

Megjithëse prostitucioni është konsideruar si vepër penale, sipas Kodit penal, ligji nuk përmban ndonjë përkufizim të prostitucionit (neni 113).

Prostitucioni, një vepër penale, kryhet nëpërmjet: Ushtrimit të prostitucionit. Shfrytëzimit të prostitucionit. Trafikimit të femrave për prostitucion. Mbajtjes së lokaleve për prostitucion.

Nga studimet e bëra dhe intervistat e marra37

rezulton se në rrjetin e prostitucionit shqiptar janë përfshirë kryesisht vajza të mitura të moshave 13-14 vjeç38 (si më të parapëlqyerat në këtë tregti), ndërkohë që mosha mesatare e punëtoreve të seksit është 20-40 vjeç.

35 "Gazeta shqiptare", 6 gusht 2004, marrë nga Raporti i Amnisty Internacional, 2005.36 "Gazeta shqiptare", 12 gusht 2004.37 Studimi “Shoqëria shqiptare përballë sfidave të trafikut të grave dhe të vajzave”, i kryer nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin si dhe nga KEGME-ja (shoqatë greke).38 70% e të miturave nga zonat rurale mashtrohen pas fejesave dhe martesave jashtë shtetit dhe trafikantët përfitojnë nga gjendja e vështirë ekonomike e tyre apo prejardhja dhe niveli kulturor i tyre.

25

Page 22: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

AHRG, QNL, CRCA, OMCT

Vlen të përmendet situata e vështirë morale, shëndetë-sore dhe ekonomike me të cilën ato po përballen.

Karakteristikë është se gratë shqiptare e ushtrojnë prostitucionin kryesisht jashtë vendit (Itali, Greqi dhe më pak në Gjermani, Angli, Francë apo SHBA) dhe një përqindje mjaft e ulët e ushtron brenda Shqipërisë.

Gjithashtu, karakteristikë tjetër është se vetëm rreth 30 për qind e tyre e ushtrojnë këtë profesion me vullnetin e tyre të lirë, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre, pra 70 për qind, janë viktima të trafikut të paligjshëm për prostitucion.

Pjesa më e madhe e femrave shqiptare detyrohen me dhunë dhe presione të karakterit të ndryshëm, prandaj rezultojnë jo vetëm subjekte të ushtrimit të prostitucionit, por edhe viktima të krimit të trafikimit39.

Shqipëria nuk është vetëm vend transit, por edhe vend origjine, ku femrat shqiptare bien pre e organizatave kriminale40.

b) Kuadri ligjor në lidhje me prostitucionin

Nga viti 1995, legjislacioni penal është amenduar disa herë, me qëllim që të godasë sa më mirë vepra

39 Në gjykimin e çështjes ndaj të pandehurve H.A. dhe A..C., akuzuar për kryerjen e veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion, Gjykata e Krimeve të Rënda, duke vlerësuar që kjo vepër është kryer në bashkëpunim, ka vendosur si masë dënimi për secilin nga të akuzuarit shtatëmbëdhjetë vjet burg, (Tiranë, 2004).40 Nga të dhënat e marra nga Ministria e Drejtësisë për vitin 2003, rezulton se gjatë vitit 2003, gjykatat shqiptare kanë shqyrtuar 22 raste të shfrytëzimit të prostitucionit, bazuar në nenin 114 të Kodit penal, të cilat kanë përfshirë 26 vepra penale dhe 21 të dënuar.

Ndërkaq, çështje të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, bazuar në nenin 114/a, të Kodit penal, janë shqyrtuar 58 raste nga gjykatat shqiptare, të cilat kanë përfshirë 61 vepra penale dhe 73 të dënuar.

Nga të dhënat statistikore të Gjykatës së shkallës së parë të Krimeve të Rënda, për vitin 2004, rezulton se 18 raste të reja, përveç atyre të mbartura, janë paraqitur për gjykim për veprën penale trafikim femrash për prostitucion, nga të cilat 5 janë gjykuar, duke u vendosur fajësia në bazë të ligjit.

26

Page 23: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

GJENDJA E DHUNËS NDAJ GRAVE

penale shoqërisht të rrezikshme, që lidhen me prostitucionin41.

Legjislacioni i brendshëm (dispozitat e Kodit penal, në seksionin VIII të tij, “Vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit”, nenet 113- 115) përcakton katër figura veprash penale që lidhen drejtpërdrejt me ushtrimin e prostitucionit: ushtrimin e prostitucionit (neni 113), shfrytëzimin e prostitucionit (neni 114), trafikimin e femrave për prostitucion (trafikimi i femrave) (114/b) si dhe mbajtjen e lokaleve për prostitucion (neni 115).

Gjykata e shkallës së parë, Tiranë, në çështjen me objekt “Ushtrim të prostitucionit”, kundër P.B. dhe R.SH., në vendimin e saj nr. 1232, datë 16.XII.2004, ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurave, pasi, me vullnet të lirë, kanë ushtruar prostitucion në mjediset e një hoteli dhe i ka dënuar me nga 150.000 lekë gjobë, e zbritur në 100.000 lekë gjobë (sipas nenit 406 të Kodit të procedurës penale).

Organet e policisë gjyqësore dhe të prokurorisë kanë treguar vëmendje ndaj femrave që prostituojnë me vullnetin e tyre. Ato kanë sqaruar rolin që do të luajnë si dhe pozicionin e tyre ligjor në raport me shfrytëzuesit e prostitucionit. Në rastet kur gratë sigurojnë informacion për klientët e tyre, gjoba e vënë ndaj tyre hiqet (bazuar ne nenin 284\b të Kodit penal).

Për më tepër, dispozita në vijim (neni 114)42, shfrytëzimi për prostitucion, parashikon shtytjen, ndërmjetësimin apo shfrytë-zimin e prostitucionit, duke e dënuar subjektin e krimit me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

41 Ligji nr.7895, datë 27.I.1995, është amenduar për sa u përket veprave penale që kanë të bëjnë me prostitucionin. Ligji nr.8279, datë1515.I.1998; ligji nr. 8733, datë24.I.2001 dhe, së fundi, ligji nr.9188, datë 12.II. 2004. 42 Amenduar me ligjin nr.8279, datë15.I.1998 (ndryshuar titulli dhe shfuqizuar paragrafi i dytë i tij).

27

Page 24: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

AHRG, QNL, CRCA, OMCT

Rrethanat rënduese në kuptim të nenit 114\a, kanë të bëjnë me kryerjen e prostitucionit ndaj të miturve43, përsëritjen e së njëjtës vepër penale, shfrytëzimin e lidhjeve gjinore, përdorimin e dhunës fizike apo psikike, si dhe me organizimin e prostitucionit, qoftë individual apo në bashkëpunim, brenda apo jashtë territorit shqiptar, nga individë të thjeshtë apo persona të ngarkuar me funksione shtetërore dhe publike. Të gjitha këto elemente përmbajnë rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ndikojnë që në këto raste dënimi të jetë më i rëndë.

Faktet kanë treguar se, pas viteve ’90, persona të ndryshëm mbajnë, shfrytëzojnë, japin me qira lokale për ushtrim prostitucioni. Kjo vepër penale parashikohet në nenin 115 të Kodit penal44, për faktin se prostitucioni dhe trafikimi për prostitucion janë vepra penale që sjellin përfitime të mëdha ekonomike.

Problemet emergjente:

Qendra Avokatore për Gratë shpreh shqetësimin e saj për faktin se subjektet e posaçme që kanë kryer vepra penale të shfrytëzimit të prostitucionit, janë ndëshkuar me dënime të buta.

Rasti M. S. dhe A.P. kundër SH.U. dhe N.K.

Në 15 janar të vitit 2002, dy vajza me kombësi të huaj, M.S. dhe A.P., të cilat kishin

43 Nga statistikat rezulton se, duke nisur prej vitit 1998 dhe aktualisht, rreth 90 për qind e femrave shqiptare janë shfrytëzuar për ushtrim prostitucioni nga tutorët e tyre nën veprimin dhe konkurrimin e rrethanave rënduese, duke pasur parasysh këtu miturinë, lidhjen gjinore burrë-grua, lidhjet kushërinj-kushërinj, lidhje të tjera familjare, dhunën psikologjike, mashtrimin e të tjera. 44 Gjykata e shkallës së parë, Tiranë, në çështjen me objekt "Mbajtje lokali për prostitucion", kundër R.I.-së, në vendimin e saj nr.1232, dt.16.XII.2004, ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurit, i cili, duke qenë i punësuar si banakier në një hotel, ka mundësuar lejimin e përdorimit të këtij hoteli për ushtrim prostitucioni. Në bazë të nenit 115 të K.P., gjykata dha dënimin 15 muaj burg, i cili u zbrit në 10 muaj burg (sipas nenit 406 të K.Pr.P.).

28

Page 25: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

GJENDJA E DHUNËS NDAJ GRAVE

hyrë ilegalisht në Shqipëri, kanë hyrë në kontakt me dy persona Sh.U. dhe N.K., të cilët ishin efektivë të policisë të qytetit SH. Oficerët e policisë u akuzuan për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe u gjykuan në bazë të nenit 114 të Kodit penal, i cili e dënon këtë vepër me gjobë ose burgim deri në 5 vjet. Edhe pse gjykata ka pranuar si rrethanë rënduese faktin që të dy personat kanë qenë efektivë të forcave të policisë, realisht ky fakt nuk ka peshuar në masën e dënimit të caktuar nga gjykata. Ata janë dënuar përkatësisht me 14 dhe 24 muaj burgim45.

Shqetësim tjetër është fakti se denoncimet e rasteve të shfrytëzimit të prostitucionit nga persona të ngarkuar me funksione shtetërore dhe publike janë pothuaj të paqena.

45 Shih vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër, dt.2.V.2002, i cili ka marrë formë të prerë, më 24.VI.2002.

29

Page 26: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

AHRG, QNL, CRCA, OMCT

Rasti i “Bishtit të Pallës”:

Ngjarja ka ndodhur në pranverën e vitit 2003 në repartin ushtarak të Bishtit të Pallës, në qytetin D. të Shqipërisë. O.L., një vajzë 18-vjeçare, është shfrytëzuar për prostitucion për dy muaj rresht, në një nga mjediset e këtij reparti ushtarak. Procesi gjyqësor ndaj subjekteve të veprës penale ende nuk ka përfunduar, por, sidoqoftë, të gjithë të pandehurit në proces janë persona që kryejnë shërbimin ushtarak në këtë repart. Nuk rezultojnë të proceduar penalisht persona të ngarkuar me funksione shtetërore ushtarake, ndaj të cilëve janë marrë vetëm masa administrative (referuar dosjes gjyqësore në proces, pranë gjykatës në qytetin D.).

Me shfrytëzim të prostitucionit kuptojmë shtytjen, ndërmje-tësimin e femrave për të prostituar dhe marrjen e shpërblimit prej tyre për shkak të këtij aktiviteti.

Gjatë vitit 2003, gjykatat shqyrtuan 22 raste të shfrytëzimit për prostitucion, bazuar në nenin 114 të Kodit penal, të cilat kanë përfshirë 26 vepra penale dhe 21 persona të dënuar; 58 raste të shfrytëzimit për prostitucion në rrethana rënduese janë shqyrtuar bazuar në nenin 114/a të Kodit penal, të cilat kanë përfshirë 61 vepra penale dhe 73 persona të dënuar.

Në vitin 2004 u paraqit një tjetër çështje për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese, bazuar në nenin 114/a/5, e cila nuk ka përfunduar ende.

3. Mbrojtja ligjore e gruas në paraburgim(në rajonin e policisë)

Mbrojtja ligjore e gruas në rajonin e policisë është siguruar nga ligjet ekzistuese të përgjithshme (Kodi i

30

Page 27: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

GJENDJA E DHUNËS NDAJ GRAVE

procedurës penale, rregullorja nr.1075, 1999, e Ministrisë së Rendit Publik, sipas praktikës së policisë shqiptare, si dhe rregullorja nr. 3750/2, datë 23.VII.2003, e Ministrisë së Drejtësisë). Duhet përmendur që rregullorja e Ministrisë së Drejtësisë e shtrin kompetencën e saj vetëm në disa komisariate, pasi pjesa më e madhe e rajoneve të policisë ku vendoset edhe paraburgimi, janë nën varësinë e Ministrisë së Rendit Publik dhe i nënshtrohen rregullores së saj të vitit 1999, e cila u hartua pas shfuqizimit të asaj të vitit 1994. Sipas mendimit të Qendrës Avokatore të Gruas, për të njësuar kushtet dhe standardet e paraburgimit, është i domosdoshëm njësimi i rregulloreve.

Nga monitorimet e kryera dhe nga praktika, QAG-ja ka konstatuar se gratë merren në pyetje të paktën në praninë e dy personave. Ndodh që ky rregull të mos respektohet, rrjedhimisht, ato mund të pyeten edhe vetëm në prani të një mashkulli. Në shumë raste, gratë merren në pyetje vetëm nga burra dhe kjo për shkak se:

nuk ekziston një detyrim ligjor për marrjen në pyetje në prani të paktën të një femre dhe

numri i oficereve femra të policisë gjyqësore në komisariate është shumë më i vogël se numri i oficerëve meshkuj.

Neni 38 i Kodit të procedurës penale46 parashikon disa rregulla të përgjithshme për marrjen në pyetje, por pa përcaktuar rregulla të veçanta për pyetjen e grave. Gjatë marrjes në pyetje, sipas rregullit, asnjë person nuk zhvishet. Gratë shihen nga personat prej të cilëve pyeten, meqenëse ndodhen në të njëjtin mjedis. Deri tani, në organet e procedimit apo në shtyp, nuk ka pasur ndonjë 46 Artikulli 38 i Kodit të Procedurës penale, “Rregulla të përgjithshme për marrjen në pyetje”:

1. I pandehuri edhe kur është me masë sigurimi izoluese, ose kur i është hequr liria për çdo lloj shkaku tjetër, merret në pyetje i lirë, përveç rasteve kur duhen marrë masa për të parandaluar rrezikun e ikjes ose të dhunës.

2. Nuk mund të përdoren, as me pëlqimin e të pandehurit, metoda ose teknika për të ndikuar mbi lirinë e vullnetit ose për të ndryshuar aftësinë e kujtesës ose ndryshimit të fakteve.

3. Para se të ketë filluar pyetja, të pandehurit i shpjegohet se ka të drejtë të mos përgjigjet dhe se edhe po të mos përgjigjet, procedimi do të vazhdojë.

31

Page 28: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

AHRG, QNL, CRCA, OMCT

denoncim që të na bëjë të dyshojmë për ngacmime seksuale. Për përmirësimin dhe plotësimin e statusit të gruas në paraburgim rekomandojmë ndryshime të rregullores së re të Ministrisë së Rendit për komisariatet.

Në parim, njihet e drejta e ankimit të të paraburgosurave, por nuk ekzistojnë procedura të qarta ankimi për shkelje të mundshme brenda komisariateve.

Rregullorja nr.1075 e Ministrisë së Rendit, që zbatohet në komisariate, vjen në kundërshtim me ligjin “Për trajtimin e të dënuarve”. Të paraburgosurat nuk kanë asnjë mundësi për të dërguar ankesat e tyre, përveç takimit me avokatin, sepse atyre nuk u lejohet mbajtja e librave, e shtypit të përditshëm, e letrave dhe e lapsave47.

Kushtet e mjediseve të paraburgimit në Shqipëri nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Dhomat e dusheve, tualetet, dhomat e ajrimit, janë të njëjta si për gratë, ashtu edhe për burrat. Problem i vazhdueshëm ka qenë mbipopullimi i mjediseve të paraburgimit48.

Përveç kritikave, mund të konsiderohet shembull pozitiv situata në paraburgimin nr.313 në Tiranë lidhur me trajtimin dhe vëmendjen e veçantë që u sigurohet grave në paraburgim, si në punën edukative që bëhet me to, ashtu edhe me aktivitetet e tjera të përditshme49.

REKOMANDIM:

47 Shih: Sokol Berberi, “Krahasimi i nenit 3 të KEDNJ-së me ligjin dhe praktikën shqiptare”, në "Raportin për studimin e përqasjes së legjislacionit shqiptar me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut”, Tiranë, qershor, 2003. 48 Nga një vizitë e avokates A.N. të Qendrës Avokatore për Gratë, në komisariatin e policisë të Durrësit rerzultoi se, në datën 7 dhjetor 2004, në këtë komisariat kishte të paktën 230 persona të paraburgosur, nga 80 që ishte kapaciteti. Midis tyre ishte vetëm një grua. Për shkak të pamundësive që krijonte mbipopullimi dhe për faktin se ishte një e vetme, gruaja dilte në ajrim vetëm 15 minuta në javë. Rregullorja e sipërcituar e Ministrisë së Rendit parashikon të paktën 30 minuta ajrim në ditë për çdo person.49 Komiteti Shqiptar i Helsinkit, “Paraqitja e të dhënave të dala nga vëzhgimet e KSHH-së lidhur me respektimin e të drejtave të të paraburgosurve dhe të të dënuarve”, Tiranë, 9 shkurt 2005.

32

Page 29: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

GJENDJA E DHUNËS NDAJ GRAVE

Të zgjidhet çështja e debatuar për një kohë të gjatë në institucionet dhe shtypin shqiptar për njësimin e varësisë së të gjitha komisariateve të policisë nga Ministria e Drejtësisë dhe për krijimin e një kuadri të ri ligjor e rregullues për komisariatet e policisë. Nëse realizohen, këto masa do të përmirësojnë në mënyrë të konsiderueshme kushtet e trajtimit të grave në mjediset e paraburgimit.

4. Ekzaminimi mjekësorSipas legjislacionit, ekzaminimi mjekësor

gjinekologjik duhet të kryhet në prani të një infermiereje ose mjekeje femër.

Viktima mund të shkojë në komisariatin e policisë për të bërë denoncimin përkatës dhe aty i rekomandohet të shkojë tek mjeku ligjor. Viktimës i jepet akti i ekzami-nimit. Në rastet kur viktima shkon vetë tek mjeku ligjor, ai është i detyruar të bëjë denoncimin përkatës dhe ta pajisë viktimën me një akt ekzaminimi-ekspertimi. Përgjithësisht, në çdo procedim apo gjykim, në të cilin është i domosdoshëm mendimi i mjekut përkatës, ky i fundit thirret në gjykim me cilësinë e ekspertit. Akti i tij i ekspertimit ka vlerën e provës. Gjykata mund të thërrasë me cilësinë e ekspertit vetëm mjekët e miratuar si të tillë nga kryetari i gjykatës.

Sipas procedurës penale shqiptare, viktima nuk është palë në procesin penal, me përjashtim të rastit kur ajo ndërhyn në proces si paditëse civile. Nëse gjykata e veçon padinë civile nga gjykimi, atëherë viktima nuk është palë në proces. Kjo do të thotë që, gjatë procesit penal, viktima nuk asistohet nga një avokat dhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë në proces me kërkesa procedurale. Si rrjedhojë, viktima nuk ka të drejtë të zgjedhë një mjek të pavarur sipas dëshirës së saj gjatë gjykimit.

33

Page 30: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

AHRG, QNL, CRCA, OMCT

Mundësia ligjore për dëmshpërblim parashikohet nga neni 61 i Kodit të procedurës penale, “Personi që ka pësuar dëm material nga vepra penale, ose trashëgim-tarët e tij, mund të paraqesin padi civile në procesin penal kundër të pandehurit, për të kërkuar kthimin e pronës dhe kompensimin e dëmit”.

34

Page 31: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

GJENDJA E DHUNËS NDAJ GRAVE

5. Burgjet dhe kushtet e mbajtjes në burg

Femrat e dënuara me vendim të formës së prerë nga gjykatat shqiptare vuajnë dënimet e tyre në institucionin e vuajtjes së dënimit nr.325, Tiranë, në një seksion të ndarë nga meshkujt, ndërsa të paraburgosurat ndodhen në burgun nr.313, gjithashtu të ndara nga të paraburgosurit meshkuj.

Aktualisht, në burgun nr.325 ndodhen 58 të dënuara me vendim të formës së prerë të gjykatave shqiptare. 39 të paraburgosura femra janë duke pritur për vendimet përkatëse të dënimit të tyre në burgun nr.313. Në përgjithësi, kushtet dhe trajtimi i femrave është më i mirë sesa i meshkujve: në përputhje edhe me legjislacionin në fuqi, atyre u ofrohet një trajtim i veçantë dhe u kushtohet vëmendje më e madhe.

Raste të deklaruara apo të konstatuara të keqtrajtimeve apo të abuzimeve me to në vitet e fundit nuk ka pasur dhe nuk janë raportuar. Po ashtu, nuk ka pasur raste të dhunës fizike, seksuale apo të ngacmimeve të kësaj natyre nga ana e stafit.

Në regjimin e brendshëm shërben vetëm personeli femër, që merret me sigurimin dhe trajtimin e të dënuarave. Personeli meshkuj shërben vetëm në regjimin e jashtëm. Pjesa më e madhe e tyre janë të dënuara apo të akuzuara për vrasje, çka tregon për rrezikshmëri në veprat penale që ato kanë kryer. Si rrjedhojë, mjaft nga këto femra, pas kryerjes së veprës penale, janë braktisur nga familjet e tyre dhe pa ndihma ekonomike. Për pasojë, trajtimi i tyre merr rëndësi dhe përparësi të veçantë, gjë që është reflektuar edhe në praktikën e deritanishme të sistemit të burgjeve50.

Janë përmirësuar, gjithashtu, edhe kushtet e jetesës. Dhomat e tyre janë të pajisura me orenditë e nevojshme, kanë mjedise të veçanta për ushtrimin e riteve fetare, bibliotekë. Në përputhje me trajtimin sa më adekuat të tyre, siç parashikon legjislacioni në fuqi dhe duke marrë 50 Për më gjerë, shih: Komiteti Shqiptar i Helsinkit, “Kushtet e paraburgimit dhe burgjet në Shqipëri”, Tiranë, 2002.

35

Page 32: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

AHRG, QNL, CRCA, OMCT

parasysh rrethanat e tyre familjare, sociale, ekonomike etj., atyre u janë krijuar mundësi për kryerjen e kurseve të tilla, si: kurse kompjuteri, kurse për mësimin e gjuhëve të huaja (anglisht apo italisht), si dhe kurse për aftësimin profesional të tyre dhe, konkretisht, kurse rrobaqepësie, parukerie. Falë financimit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, në mjediset e burgut nr.325, në seksionin e grave është ndërtuar një serë lulesh ku punojnë disa nga gratë e dënuara.

Në bazë të ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve”, grave shtatzëna apo që kanë fëmijë në gji, u janë krijuar kushte të posaçme. Atyre u lejohet të mbajnë fëmijët deri në moshën 3 vjeç, kohë gjatë së cilës ato qëndrojnë në mjedise të veçanta. Përveç kësaj, brenda institucionit është ndërtuar një çerdhe e veçantë me kushtet e nevojshme për nënat e burgosura dhe fëmijët e tyre. Aktualisht, aty ndodhen 3 gra me fëmijët e tyre.

Ato trajtohen nga mjeku i institucionit, sidomos në rastet e sëmundjeve të rënda. Në rastet kur është i nevojshëm ekzaminimi mjekësor, bëhet kërkesë që duhet të miratohet nga prokurori.

Legjislacioni në fuqi parashikon se ndaj grave të dënuara, në rastet e shkeljeve disiplinore, do të zbatohen gjithmonë këto masa: qortim individual dhe vërejtje në prani të të dënuarave të tjera, duke përfshirë gratë shtatzëna apo që kanë fëmijë.

Masa të tjera disiplinore janë: 1)përjashtimi nga veprimtari të veçanta në grup, deri në 10 ditë; 2)përjashtimi nga ajrosja në grup, jo më shume se 20 ditë dhe 3)përjashtimi nga të gjitha veprimtaritë e përbashkëta, deri në 20 ditë. Ndaj grave shkon deri në 10 ditë. Për këto masa, të dënuarat mbahen në kontroll mjekësor të vazhdueshëm. Bazuar në trajtimin special që kërkon gruaja, izolimi nuk është aplikuar asnjëherë.

6. Rekomandime në lidhje me gratëAutoritetet e shtetit përkatës duhet:1. Të sigurojnë më mirë zbatimin e detyrimeve të

Shqipërisë për të drejtat e njeriut që burojnë nga e drejta

36

Page 33: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

GJENDJA E DHUNËS NDAJ GRAVE

ndërkombëtare, duke ndërmarrë disa aksione pozitive me qëllim mbrojtjen e grave dhe të vajzave nga tortura dhe trajtime të ngjashme çnjerëzore dhe poshtëruese.

2. Të zbatojnë masa për eliminimin e praktikës të së drejtës zakonore dhe kodet e sjelljes diskriminuese kundër gruas.

37

Page 34: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

AHRG, QNL, CRCA, OMCT

Në lidhje me legjislacionin përkatës

3. Të hartojnë dispozita të posaçme ligjore që garantojnë të drejtën e grave dhe të vajzave që mbahen nga policia, për t’u vizituar nga një mjek, nëse ata duan, përfshirë një mjek të zgjedhur prej tyre, si dhe të drejtën e grave të ndaluara për të informuar menjëherë familjen ose shokët për arrestimin dhe vendin e mbajtjes së tyre.

4. Të sigurojnë që ligjet shqiptare t’u bëjnë të mundur zbatimin e saktë, të kuptueshëm dhe të sigurt të procedurave dhe të mjeteve ligjore në lidhje me dhunimin e të drejtave të grave.

5. Të hartojnë një akt nënligjor ose së paku një kod të sjelljes së mirë për marrjen në pyetje nga policia si dhe kontrollin trupor prej saj, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe në përputhje me kërkesat që dikton fakti i të qenit grua.

6. Të rishikojnë aktet që rregullojnë informacionin që duhet të përfshihet në raportet mjeko-ligjore për të dëmtuarat gra e vajza. Nisur nga problematika që reflekton situata konkrete në fushën e ekzaminimit mjekësor, ne sugjerojmë se një ligj i veçantë është domosdoshmëri.

7. Të ndërmarrin ndryshime legjislative dhe politika për parandalimin e trafikimit dhe për masa asistence për viktimat e trafikimit. T’i bëhet thirrje Shqipërisë që t’u sigurohet grave dhe vajzave të trafikuara mbrojtja dhe mbështetja e nevojshme në mënyrë që t’i bëjë ato të afta të sigurojnë dëshminë kundër trafikantëve të tyre.

Trajnimi i punonjësve të policisë, prokurorëve, gjyqtarëve dhe ekspertëve mjeko-ligjorë

8. Të njihen më mirë ligjet ekzistuese që mbrojnë të drejtat e grave, mekanizmat institucionalë që inkurajojnë gratë të denoncojnë dhunimin e të drejtave të tyre dhe trajnimin e personelit të policisë dhe atij gjyqësor, dhe çdo zyrtari tjetër në qeveri që është në kontakt me shkeljen e të drejtave të grave, për t’i trajtuar rastet e dhunimit të të drejtave të grave në kuptimin gjinor. Ligji i dhunës në familje, përmes dispozitave të veçanta, duhet të detyrojë

38

Page 35: Veshtrim I Pergjithshem - Psikologjiapsikologjia.com/pdf/gjendja e dhunes ndaj gruas.doc · Web viewTë gjitha rrethanat e veçanta në të cilat mund të kryhen marrëdhëniet seksuale

GJENDJA E DHUNËS NDAJ GRAVE

personat e përgjegjshëm, si oficerët e policisë, personelin shëndetësor, të trajnohen për probleme gjinore. Kjo kërkon ngritje cilesore dhe profesionalizëm që të lejon të bëhesh i dëshirueshëm për target-grupin e grave dhe të vajzave.

9. Zbatimi i të gjitha dispozitave të konventës “Për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas", të platformës për veprim dhe rregullave të Pekinit dhe të deklaratës "Për eliminimin e dhunës ndaj gruas", të cilat janë instrumentet më të rëndësishme ndërkombëtare për sa u përket të gjitha formave të dhunës ndaj gruas.

39