VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · ne mesimin online që mos të shkaktojmë pengesë gjatë...
Transcript of VEREJTJE - SH.M.E "ALI HADRI" PEJE · ne mesimin online që mos të shkaktojmë pengesë gjatë...
VEREJTJE
Ju lutem që gjatë pjesëmarrjes në
mesimin online të veproni të gjithë në
këtë mënyrë:
1. Ndaleni kameren tuaj gjatë pjesëmarrjes
ne mesimin online që mos të shkaktojmë
pengesë gjatë lidhjes dhe komunikimit
2. Ndaleni mikrofonin tuaj, që të mos
krijojmë interfoni të zerit gjatë mesimit
3. Nese keni dicka per te thene atehere
shfrytezoni pjesen e chatit per te shenuar
Lenda : Kontabilitet
Drejtimi: Administrim Biznesi dhe Kontabilitet
Profesoreshe: Atifete Misiri
Pejë, Prill 2020
REZULTATI FINANCIAR
Pasqyra e kapitalit të pronarit
Kapitali neto i pronarit në fund të
periudhës
Kapitali neto i pronarit në fillim të
periudhës
Rezultatin financiar pozitiv
Rezulatin financiar negativ
Pasqyra e kapitalit të pronarit
Kjo pasqyrë tregon të gjitha ndryshimet që kanë
ndodhur në madhësinë e kapitalit të pronarit
gjatë një periudhe të caktuar kohore.
Ekuacioni:
Gjendja e kapitalit në fillim të peridhës:
◦ + E.A.N
◦ + Investimet e pronarit
◦ - Terheqjet e pronarit
◦ - Dividenda
= Kapitali i pronarit ne fund të periudhës
Pasqyra e kapitalit të pronarit
Dy komponentet kryesore, përkatësisht burimet e
kapitalit aksionar janë:
◦ Kapitali i kontribuar
◦ Fitimi i mbajtur
Kapitali aksionar
Rritet
Shitje (emitim) e aksioneve
Zvogelohet
Riblerja e aksioneve
Fitimi imbajtur
Rritet
Fitimi neto iperiudhes
Zvogelohet
Humbja neto e peridhesdhe dividenda
Pasqyra e kapitalit të pronarit
Kapitali i kontribuar paraqet shumen e
investuar në korporatë nga ana e pronarëve të
saj. Me fjalë të tjera, kapitali i kontribuar
përfaqëson shumat e paguara nga aksionarët në
kohën e shitjes së aksioneve nga korporata.
Fitimi i mbajtur është shuma e fitmit të
pashpërndarë për dividend, i cili mbahet për t’u
riinvestuar në korporatë.
Shembull:
Supozojmë se kompania “X” ndërton pasqyren e
kapitalit të pronarit per vitin 2019, si në vijim:
◦ Kapitali i pronarit më 1 janar 2019 të kompanisë “X”
është 130.000 euro.
◦ E ardhura neto e periudhës e kompanisë “X” gjatë vitit
2019 është 45.000 euro
◦ Terheqjet e pronarit gjatë vitit 2019 janë 30.000 euro
◦ Kerkohet të përgaditet pasqyra e kapitalit të pronarit në
fund të periudhës raportuese?
Zgjedhja e shembullit:
Hapi 1
• KAPITALI I PRONARIT MË 1 JANAR 2019 130.000 euro
• + E ARDHURA NETO E PERIUDHËS NE VITIN 2019 45.000 euro
Hapi 2
• TOTALI 175.000 euro
Hapi 3
• - TERHEQJET E PRONARIT GJATE VITIT 2019 30.000 euro
• KAPITALI I PRONARIT MË 31 DHJETOR 2019 145.000 euro
Rezultati financiar
Rezultati financiar =
◦ kapitali neto i pronarit në fund të periudhës
◦ – kapitali neto i pronarit në fillim të periudhës
Në qoftë se K.N.P në fund > K.N.P. në fillim,
atëherë rezultati financiar është pozitiv për
pronarin/ët e njësisë së biznesit.
Ndersa, në qoftë se K.N.P në fund < K.N.P. në
fillim, atëherë rezultati financiar është negativ për
pronarin/ët e njësisë së biznesit.
Rezultati neto
Rezultati neto =
◦ Rezultati Financiar
◦ + Terheqjet
◦ – Investimet e kapitalit nga pronari
Në mënyrë më të detajuar rezultati neto mund tëllogaritej:
◦ Kapitali neto në fund
◦ – Kapitali neto në fillim
◦ + Terheqjet e pronarit
◦ – Investimet e kapitalit nga pronari
◦ = Rezultati neto
Rezultati neto
Shprehur në terma financiare fitimi pasqyron një fond të
vecantë financimi i prodhuar nga drejtimi i njësisë
ekonomike.
Një fond i tillë mund të reduktohet kur fitimi shpërndahet
midis aksionarëve, bashkëpronarëve ose pronarit të
njësisë ekonomike.
Matja dhe llogaritja e saktë e rezultatit neto (fitimit apo
humbjes) është e domosdoshme sepse një informacion
i tillë u duhet drejtueseve dhe pronarëve të biznesit për
të përcaktuar shkallën e suksesit të veprimtarisë së
biznesit
E ardhura neto ose humbja neto
E ardhura neto ose humbja neto =
◦ Të ardhurat – Shpenzimet
Në qoftë se:
◦ E ardhura – Shpenzimet > 0 => FITIM
◦ E ardhura – Shpenzimet < 0 => HUMBJE
◦ E ardhura – Shpenzimet = 0 => BARAZIM (Rezultati=0)
Të ardhurat
Të ardhurat janë hyrje ose shtim aktivesh në njësi,
ose shtim i detyrimeve që kanë të tretët ndaj
njësisë (ose kombinimi i të dyjave), qe rezultojnë
nga shpërndarja e të mirave të prodhuara, kryerja
e sherbimeve apo aktiviteteve të tjera, që përbëjnë
veprimet bazë që ndodhin në njësinë ekonomike.
Me thjeshtë mund të thuhet qe ato janë të
barabarta me cmimet e mallrave, produketeve të
shitura ose sherbimeve të kryera gjatë një periudhe
kontabël.
Shpenzimet
Shpenzimet, janë dalje ose konsum tjeter i
aktiveve, lindje detyrimesh të njësisë (ose
kombinimi i të dyjave), që rrjedhin nga shpërndarja
e të mirave të prodhuara, kryerja e shërbimeve ose
aktiviteteve të tjera që përbëjnë veprimet bazë dhe
kryesore që ndodhin në njësinë ekonomike.
Shpenzimet janë kostoja e mallrave dhe
sherbimeve të konsumuara gjate procesit të
realizimit të të ardhurave.
Detyre shtepie
1. C’ është rezultati financiar i biznesit?
2. Si llogaritet rezultati financiar?
3. Nga ndryshon rezultati financiar nga kapitali neto?
4. C’ është e ardhura neto e biznesit?
5. Nga ndryshon e ardhura neto nga rezultati financiar?
6. C’janë të ardhurat dhe shpenzimet e biznesit?
7. Cfarë efekti kanë ato mbi kapitalin e pronarit?
***Informacion: Po ashtu, pyetjet i gjeni në faqe 151.
Pyetje