VENDIM PER REFUZIM TE KERKESES

8
REPUBllKA E KOSOVEs - PEI1YBJIHKA I(O(;OBO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHH CY.lI: CONSTITUTIONAL COURT Prishtine, me 27 shtator 2021 Nr. ref.:RK 1854/21 VENDIM PER REFUZIM TE KERKESES ne rastin nr. KI101/21 Parashtrues "N. T .Sh. Morina B" Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit [C.nr.398/09] te Gjykates Themelore ne Gjakove, te 29 tetorit 2015 GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKES SE KOSOvES e perbere nga: Gresa Caka-Nimani, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare, dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar. Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa eshte parashtruar nga "N.T.Sh. Morina B", e perfaqesuar nga Yll Xhiha, avokat nga Gjakova (ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses). 1

Transcript of VENDIM PER REFUZIM TE KERKESES

Page 1: VENDIM PER REFUZIM TE KERKESES

REPUBllKA E KOSOVEs - PEI1YBJIHKA I(O(;OBO - REPUBLIC OF KOSOVO

GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHH CY.lI:

CONSTITUTIONAL COURT

Prishtine, me 27 shtator 2021 Nr. ref.:RK 1854/21

VENDIM PER REFUZIM TE KERKESES

ne

rastin nr. KI101/21

Parashtrues

"N. T .Sh. Morina B"

Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit [C.nr.398/09] te Gjykates Themelore ne Gjakove, te 29 tetorit 2015

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKES SE KOSOvES

e perbere nga:

Gresa Caka-Nimani, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare, dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar.

Parashtruesiikerkeses

1. Kerkesa eshte parashtruar nga "N.T.Sh. Morina B", e perfaqesuar nga Yll Xhiha, avokat nga Gjakova (ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses).

1

Page 2: VENDIM PER REFUZIM TE KERKESES

Vendimi i kontestuar

2. Parashtruesi i kerkeses e konteston kushtetutshmerine e Aktgjykimit [C.nr.398/09] te Gjykates Themelore ne Gjakove Cne tekstin e metejme: Gjykata Themelore], te 29 tetorit 2015.

Objekti i ~eshtjes

3. Objekt i <;eshtjes eshte vleresimi i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te lartcekur te Gjykates Themelore, permes se cilit pretendohet se parashtruesit te kerkeses i jane shkelur te drejtat dhe lirite themelore te garantuara me nenet 3 [Barazia para Ligjit] dhe 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem] te Kushtetutes se Republikes se Kosoves Cne tekstin e metejme: Kushtetuta).

4. Parashtruesi i kerkeses po ashtu kerkon vendosjes e mases se perkohshme.

Bazajuridike

5. Kerkesa bazohet ne paragrafin 4 te nenit 21 [Parimet e Pergjithshme] dhe paragrafet 1 dhe 7 te nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] te Kushtetutes, ne nenet 22 [Procedimi i kerkeses], 27 [Masat e perkohshme] dhe 47 [Kerkesa individuale] te Ligjit nr. 03/L-121 per Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves Cne tekstin e metejme: Ligji), rregullin 32 [Parashtrimi i Kerkesave dhe Pergjigjeve] dhe rregullin 56 [Kerkesa per mase te perkohshme] te Rregullores se punes se Gjykates Kushtetuese Cne tekstin e metejme: Rregullorja e punes).

Procedura ne Gjykate

6. Me 17 maj 2021, bazuar ne paragrafin 5 te nenit 114 [Perberja dhe Mandati i Gjykates Kushtetuese] te Kushtetutes dhe rregullit 12 CZgjedhja e Kryetarit dhe e Zevendeskryetarit) te Rregullores se punes, gjyqtarja Gresa Caka-Nimani u zgjodh Kryetare e Gjykates Kushtetuese. Bazuar ne paragrafin (4) te rregullit 12 te Rregullores se punes dhe Vendimit te Gjykates KK-SP 71-2/21 u percaktua qe gjyqtarja Gresa Caka-Nimani, detyren e Kryetares se Gjykates e merr pas perlundimit te mandatit te Kryetares aktuale te Gjykates Arta Rama-Hajrizi, me 26 qershor 2021.

7. Me 25 maj 2021, Gjykata Kushtetuese e Republikes se Kosoves Cne tekstin e metejme: Gjykata) pranoi kerkesen e parashtruesit te kerkeses, e cila ishte dorezuar ne poste me 21 maj 2021.

8. Me 25 maj 2021, bazuar ne piken 1.1 te paragrafit 1 te nenit 9 (Perfundimi i mandatit para kohes) te Ligjit dhe rregullit 7 CDoreheqja e gjyqtareve) te Rregullores se punes, gjyqtari Bekim Sejdiu paraqiti doreheqjen e tij nga pozita e gjyqtarit prane Gjykates Kushtetuese.

9. Me 4 qershor 2021, Kryetarja e Gjykates Arta Rama-Hajrizi caktoi gjyqtaren Remzie Istrefi-Peci gjyqtare raportuese dhe Kolegjin shqyrtues, te perbere nga

2

Page 3: VENDIM PER REFUZIM TE KERKESES

gjyqtaret: Gresa Caka-Nimani (kryesuese), Selvete Gerxhaliu-Krasniqi dhe Safet Hoxha.

10. Me 9 qershor 2021, Gjykata e njoftoi perfaqesuesin e parashtruesit te kerkeses per regjistrimin e kerkeses dhe kerkoi nga ai qe te plotesoje kerkesen me dokumentet dhe informatat si ne vijim:

1. te specifikohet sakte kush eshte parashtrues i kerkeses para Gjykates Kushtetuese sepse procedurat para gjykatave te rregulltajane zhvilluar ndaj kompanise "N.T.Sh. Morina B", ndersa ne formularin e kerkeses eshte shenuar Florent Morina, si parashtrues i kerkeses. Gjithashtu, autorizimi per avokatin eshte dhene ne emer te "N.T.Sh. Morina B";

2. te specifikohet sakte akti konkret i autoritetit publik te cilin e kontestoni para Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves;

3. te dorezoje ne Gjykate kopjet (e plota) e te gjitha vendimeve qe nderlidhen me rastin e parashtruesit te kerkeses e qe nuk jane dorezuar me kerkesen fillestare, duke perfshire, pergjigjen e Prokurorit te Shtetit;

4. te njoftoje Gjykaten nese lidhur me rastin e tij, parashtruesi i kerkeses ka ushtruar ndonje mjet tjeter juridik lidhur me te cilin eshte duke pritur pergjigje. Nese po, te specifikohet cili mjetjuridik eshte ushtruar.

11. Me 26 qershor 2021, bazuar ne paragrafin (4) te rregullit 12 te Rregullores se punes dhe Vendimit te Gjykates KK-SP 71-2/21, gjyqtarja Gresa Caka-Nimani morri detyren e Kryetares se Gjykates, ndersa bazuar ne piken 1.1 te paragrafit 1

te nenit 8 (Perfundimi i mandatit) te Ligjit, Kryetarja Arta Rama-Hajrizi perfundoi mandatin e Kryetares dhe te gjyqtares se Gjykates Kushtetuese.

12. Me 6 korrik 2021, Gjykata i dergoi perfaqesuesit te parashtruesit te kerkeses perseritjen e kerkeses per informatal dokumente shtese, te 9 qershorit 2021.

13. Me 15 korrik 2021, ne pergjigje te kerkeses se Gjykates, perfaqesuesi i parashtruesit te kerkeses dorezoi ne Gjykate nje shkrese ne te cilen sqaroi se: i) kerkesa eshte dorezuar ne emer te kompanise "N.T.Sh. Morina B"; ii) para Gjykates kontestohet Aktgjykimi i Gjykates Themelore [C.nr .398 1 09]; iii) lidhur me rastin e tij jane shterur te gjitha mjetetjuridike. Perfaqesuesi i parashtruesit te kerkeses nuk dorezoi te plote kopjen e Aktgjykimit te Gjykates se Apelit, dhe as Pergjigjen e Zyres se Kryeprokurorit te Shtetit, te kerkuara nga Gjykata permes shkreses se 9 qershorit 2021. Lidhur me Pergjigjen e Zyres se Kryeprokurorit te Shtetit, ai deklaroi se "Pergjigj[ aJ nga Zyra e Kryeprokurorit te Shtetit i ka hum bur avokatit paraprak".

14. Me 8 shtator 2021, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtares raportuese dhe njezeri i rekomandoi Gjykates qe ta refuzoje kerkesen me procedure te shkurter.

3

Page 4: VENDIM PER REFUZIM TE KERKESES

Permbledhja e fakteve

lS. Me 8 janar 2008, ne mes te Komunes se Gjakoves, si qiradhenese dhe parashtruesit te kerkeses, si qiramarres ishte nenshkruar kontrata per menaxhimin e tregut ne fshatin Rogove ku do te tregtoheshin, mes tjerash, bageti, peme e perime, produkte te qumeshtit e veshmbathje (ne tekstin e metejme: Kontrata). Kontrata ishte lidhur per nje periudhe nje vje<;are, pra deri me 8 janar 2009, me mundesi vazhdimi nese arrihet pelqimi i te dy paleve, me qira mujore ne vlere 2,SOO.00 euro. Kontrata parashihte se shkeputja e kontrates mund te behej me njoftim paraprak 30 ditesh, ndersa ne rast te kontestit eventual lidhur me kontraten ne fjale kompetente ishte Gjykata Komunale (tani Themelore) ne Gjakove.

16. Ne nje date te pasaktesuar, Komuna e Gjakoves kishte paraqitur padi ne Gjykaten Themelore per shkak te mospageses se qirase sipas Kontrates se lartcekur per muajt: korrik, gusht, shtator dhe tetor te vitit 2008, duke kerkuar qe parashtruesi i kerkeses te detyrohet qe t'i paguaje, ne emer te qirase, Komunes se Gjakoves shumen prej 10,000.00 euro, me kamaten perkatese ligjore.

17. Me 29 tetor 201S, Gjykata Themelore permes Aktgjykimit [C.nr.398/09] e detyroi parashtruesin e kerkeses qe Komunes se Gjakoves, ne emer te borxhit per qirane e papaguar t'ia paguaje shumen prej 10,000.00 euro, me kamate perkatese ligjore.

18. Ne nje date te paspecifikuar, parashtruesi i kerkeses, kunder Aktgjykimit te lartcekur te Gjykates Themelore, paraqiti ankese ne Gjykaten e Apelit te Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata e Apelit), duke pretenduar shkelje esenciale te dispozitave te procedures kontestimore, vertetim jo te plote dhe te gabuar te gjendjes faktike, si dhe zbatim te gabuar te se drejtes materiale.

19. Me 9 dhjetor 2019, Gjykata e Apelit, permes Aktgjykimit [Ac.nr.30S/16], refuzoi si te pabazuar ankesen e parashtruesit te kerkeses duke vertetuar Aktgjykimin [C.nr.398/09] te Gjykates Themelore.

20. Ne nje date te pasaktesuar, para Zyres se Kryeprokurorit te Shtetit parashtruesi i kerkeses kishte paraqitur propozim per inicimin e kerkeses per mbrojte te ligjshmerise ne Gjykaten Supreme kunder Aktgjykimit te Gjykates Themelore [C.nr.398/09] dhe Aktgjykimit te Gjykates se Apelit [Ac.nr.30S/16]. Parashtruesi deklaron se lidhur me propozimin e lartcekur, ka pranuar pergjigje negative nga Zyra e Kryeprokurorit te Shtetit.

Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

21. Parashtruesi i kerkeses pretendon se Aktgjykimi [Ac.nr.30S/16] i 9 dhjetorit 2019 i Gjykates se Apelit eshte nxjerre ne shkelje te te drejtave dhe lirive themelore te tij te garantuara permes neneve 3 [Barazia para Ligjit] dhe 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem] te Kushtetutes.

4

Page 5: VENDIM PER REFUZIM TE KERKESES

22. Parashtruesi i kerkeses thekson se Aktgjykimi i Gjykates Themelore atakohet per shkak te shkeIjeve esenciale te dispozitave te procedures kontestimore, si dhe per shkak te Ligjit per Gjykatat, duke shtuar se "me Statutin e komunes se Gjakoves, neni 2 par.2.2 thuhet se "Komuna e Gjakoves [ ... J e ka statusin e personitjuridik, te drejten e posedimit dhe administrimit te prones, mundesine per te ushtruar padi dhe per te qene e paditur ne gjykata, te drejten per te lidhur kontrata dhe te drejten per te marre punetore ne pune", ndersa tek neni 16 i Ligjit per Gjykatat ligjvenesi ju jep te drejten Gjykatave Ekonomike ne kompetencen lendore per zhvillimin e procedures apo per me shume: "Departamenti per ~eshtje Ekonomike i Gjykates Themelore te Prishtines eshte kompetent per ~eshtjet ne vijim: 1.1. kontestet ndermjet shoqerive tregtare vendore dhe te huaja lidhur me ~eshtjet e tyre te ndersjella afariste, perfshire edhe kontestet gjyqesore qe burojne nga Ligji per Shoqerite Tregtare".

23. Ne kete kontekst, parashtruesi thekson se Gjykata Themelore nuk ka vIeresuar drejte dispozitat e Ligjit per Proceduren Kontestimore (ne tekstin e metejme: LPK) dhe Ligjin per Gjykatat, pasi Gjykata Themelore nuk ka pasur kompetence per te vendosur per rastin.

24. Sa i perket vendosjes se mases se perkohshme, parashtruesi i kerkeses kerkon "te vendoset masa e perkohshme e sigurise tek permbaruesi privat [GJ.R.J tek numri PPP.nr.141/21 e cila eshte ne fazen e shtjellimit te prapesimit dhe se eshte fakt notor se procedura permbarimore zhvillohet shume shpejt, andaj kerkoj urgjentisht te shtjellohet lenda dhe te aprovohet propozimi yne".

25. Ne fund parashtruesi i kerkeses kerkon nga Gjykata qe te anuloje "vendimet e Gjykates ne kompetence jo lendore [ ... J si dhe te vendoset masa e sigurise tek permbaruesi privat [Gj.RJ".

Pranueshmeria e kerkeses

26. Gjykata fillimisht shqyrton nese parashtruesi i kerkeses i ka permbushur kriteret e pranueshmerise, te parapara me Kushtetute dhe te specifikuara me tej me Ligj dhe me Rregullore te punes.

27. Ne kete drejtim, Gjykata iu referohet paragrafeve 1 dhe 7, te nenit 113 te Kushtetutes, te cilet percaktojne:

"1. Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngritura para gjykates ne menyre ligjore nga pala e autorizuar. [. .. J

7. Individetjane te autorizuar te ngrene shkeljet nga autoritetet publike te te drejtave dhe lirive te tyre individuale, te garantuara me Kushtetute, mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetet juridike te percaktuara me ligj."

28. Gjykata i referohet edhe nenit 22 [Procedimi i kerkeses] te Ligjit, qe parashohin:

5

Page 6: VENDIM PER REFUZIM TE KERKESES

Neni22 [Procedimi i kerkeses]

"[ ... J

4. Nese kerkesa [ ... J nuk eshte e [ ... J kompletuar, gjyqtari raportues njofton palet apo pjesemarresit perkates per kete dhe ia cakton nje afat prej jo me shume se 15 (pesembedhjete) diteve per te [ ... J plotesuar kerkesen [ ... J

[ ... J."

29. Perve<; kesaj, Gjykata i referohet rregullit 32 [Parashtrimi i kerkesave dhe i pergjigjeve] te Rregullores se punes, i cHi specifikon:

[ ... J "(2) Kerkesa, po ashtu, duhet te permbaje edhe:

[ ... J (e) mbrojtjenjuridike te kerkuar; [ ... J (g) arsyetimin procedural dhe substantiv te kerkeses; dhe (h) informacionet dhe dokumentacionin mbeshtetes;

(3) Nese pala ka perfaqesues, perfaqesuesi dorezon ne Gjykate bashke me kerkese, autorizim te vlefshem [ ... J."

30. Ne vazhdim, Gjykata gjithashtu i referohet edhe nenit 48 [Saktesimi i kerkeses] te Ligjit, te cilet percaktojne:

Neni48 [Saktesimi i kerkeses]

"Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe ne kerkesen e tij te qartesoj saktesisht se cilat te drejta dhe Uri pretendon se ijane cenuar dhe eili eshte akti konkret i autoritetit pubUk te eilin parashtruesi deshiron ta kontestoj."

31. Andaj, ne vleresimin nese perfaqesuesi i pretenduar i kerkeses i ploteson kriteret kushtetuese dhe ligjore per vleresimin e kerkeses se tij, Gjykata rikujton se neni 48 i Ligjit specifikisht detyron parashtruesit e kerkesave qe te qartesojne saktesisht aktin konkret te autoritetit publik te cHin e kontestojne dhe qe te qartesojne saktesisht se cilat te drejta dhe liri pretendojne te jene cenuar. Ndersa, rregulli 32 (2) (e), (q) dhe (h) te Rregullores se punes parasheh qe kerkesa e parashtruesve te permbaje edhe mbrojtjen juridike te kerkuar, arsyetimin procedural dhe substantiv te kerkeses si dhe informacionet dhe dokumentacionin mbeshtetes.

32. Ne kele aspekt, Gjykata rikujton se kerkesen e perfaqesuesit te pretenduar e kishte pranuar me 25 maj 2021. Megjithate, kerkesa e parashtruesit te kerkeses nuk ishte e plotesuar ashtu si kerkohet me dispozitat e Ligjit dhe te Rregullores se punes pasi: i) nuk ishte specifikuar sakte kush eshte parashtrues i kerkeses

6

Page 7: VENDIM PER REFUZIM TE KERKESES

para Gjykates sepse procedurat para gjykatave te rregullta ishin zhvilluar ndaj kompanise "N.T.Sh. Morina B", ndersa ne formularin e kerkeses eshte shenuar Florent Morina, si parashtrues i kerkeses; ii) nuk ishte specifikuar sakte akti konkret i autoritetit publik qe kontestohej para Gjykates; iii) nuk ishin dorezuar apo nuk ishin dorezuar te plota te gjitha vendimet qe nderlidhen me rastin e parashtruesit; si dhe iv) nuk ishte qartesuar nese lidhur me rastin e tij, parashtruesi i kerkeses ka ushtruar ndonje mjet tjeter juridik lidhur me te cilin eshte duke pritur pergjigje, Gjykata me 9 qershor 2021 dhe me 6 korrik 2021, i kerkoi parashtruesit te kerkeses plotesimin e kerkeses me informatat dhe dokumentet e lartcekura.

33. Me 15 korrik 2021, ne pergjigje te kerkeses se Gjykates, perfaqesuesi i parashtruesit te kerkeses dorezoi ne Gjykate nje shkrese ne te cHen sqaroi se: i) kerkesa eshte dorezuar ne emer te kompanise "N.T.Sh. Morina B"; ii) para Gjykates kontestohetAktgjykimi i Gjykates Themelore [C.nr.398/09]; iii) lidhur me rastin e tij jane shterur te gjitha mjetet juridike. Megjithate, perfaqesuesi i parashtruesit te kerkeses nuk e dorezoi te plote kopjen e Aktgjykimit te Gjykates se Apelit, dhe as Pergjigjen e Zyres se Kryeprokurorit te Shtetit, te kerkuara nga Gjykata permes shkreses se 9 qershorit 2021, te perseritur permes shkreses se 6 korrikut 2021. Lidhur me Pergjigjen e Zyres se Kryeprokurorit te Shtetit, ai deklaroi se "Pergjigj[ aJ nga Zyra e Kryeprokurorit te Shtetit i ka humbur avokatit paraprak".

34. Ne kete aspekt, Gjykata vlereson se perkunder kerkeses specifike te Gjykates, perfaqesuesi i parashtruesit te kerkeses nuk i kishte dorezuar te gjitha vendimet qe nderlidhen me rastin e parashtruesit te kerkeses, ne rastin konkret, Aktgjykimin (e plote) te Gjykates se Apelit [Ac.nr.305/16] dhe Pergjigjen e Zyres se Kryeprokurorit te Shtetit, duke theksuar per kete te fundit se "Pergjigj[ aJ nga Zyra e Kryeprokurorit te Shtetit i ka humbur avokatit paraprak".

35. Andaj, ne baze te Rregullores se saj te punes, Gjykata nese konstaton se kerkesa eshte e paplote ose e paqarte mund te refuzoje kerkesen me procedure te shkurter. Ne kete aspekt, Gjykata i referohet rregullit 35 te Rregullores se punes, i cHi percakton si ne vijim:

Rregulli 35 [Terheqja, hedhja poshte dhe refuzimi i kerkeses]

"35 (5) Gjykata mund te vendose te rejuzoje nje kerkese me procedure te shkurter ne qofte se kerkesa eshte e paplote ose e paqarte perkunder kerkesave te Gjykates ndaj pales qe te plotesojne apo qartesojne kerkesen, [ ... J."

36. Gjykata rikujton se barra per te ndertuar, sqaruar dhe plotesuar kerkesen bie mbi parashtruesit e kerkeses, te cilet kane interes te drejtperdrejte ne menyre qe pohimet dhe pretendimet e tyre te adresohen ne menyre efektive nga Gjykata. Ne rastet kur parashtruesit e kerkeses nuk i pergjigjen kerkeses se Gjykates per qartesimin dhe plotesimin e kerkeses, Gjykata, i deklaron keto kerkesa si te paqarta dhe jo te plota, dhe si rezultat nuk i shqyrton pretendimet e parashtruesve te kerkeses (shih rastet e Gjykate Kushtetuese: KI137/20,

7

Page 8: VENDIM PER REFUZIM TE KERKESES

parashtrues Ali Latifi si perfaqesues i pretenduar i M.S., vendim per refuzimin e kerkeses, i 11 nentorit 2020, paragrafi 24; KI89/18 Agim Jashari, Vendim per refuzimin e kerkeses, i 27 nentorit 2018, paragrafi 29; dhe KI48/17, Sladana Radojkovic-Marinkovic, Gjykata Kushtetuese, vendim per refuzimin e kerkeses, i 4 dhjetorit 2017, paragrafi 21).

37. Rrjedhimisht, Gjykata konsideron se kerkesa e parashtruesit, nuk i permbush kriteret procedurale per shqyrtim te metejme, per shkak te moskompletimit te saj me dokumentacion mbeshtetes, ashtu si<; kerkohet me nenet 21, 22-4 dhe 48 te Ligjit dhe me rregullin 32 (2) (h) te Rregullores se punes.

38. Prandaj, Gjykata perfundon se kerkesa duhet te refuzohet me procedure te shkurter.

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese, ne pajtim me nenin 113.7 te Kushtetutes, ne nenet 22-4 dhe 48 dhe te Ligjit dhe ne pajtim me rregullat 32 (2) (h) dhe 35 (5) te Rregullores se punes, me 8 shtator 2021, njezeri

VENDOS

I. TE REFUZOJE kerkesen;

II. T'UA KUMTOJE kete vendim paleve;

III. TE PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 20-4 te Ligjit;

IV. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

Gjyqtarja raportuese Kryetarja e Gjykates Kushtetuese

8