Vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë

2
REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR TIRANE ________________________________________________________________ Nr.442 Akti VENDIM “Për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit” Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë prej: GJYQTAR: ILIR ÇELIKU Asistuar prej sekretares gjyqesore Ornela Dodaj, sot me datë 24.01.2013, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile me Nr.442 Akti, që i përket: KËRKUES: Argita Malltezi, e bija e Saliut, lindur me 29.03.1972 ne Tiranë, banuese ne Rrugen “Mustafa Matohiti”, Pallati Nr.7, ap.8/2, Tiranë, e përfaqësuar në gjykim nga av.Sokol Barci. Shkelzen Berisha, I biri Saliut, lindur me 27.02.1979 ne Tiranë, banues ne Rruga “Barrikadave”, Pallati 9, shk.4, ap.5, Tiranë, përfaqësuar në gjykim nga av.Sokol Barci. OBJEKTI: Lëshimi i urdherit të ekzekutimit per vendimin civil Nr 6538 dt 25.06.2012 i Gjykates se Rrethit Gjyqsore Tirane. BAZA LIGJORE: Neni 510, 511 i K.Pr.Civile Gjykata pasi administroi provat shkresore, dëgjoi pretendimet e fundit të përfaqësueses së kërkuesit, i cili kërkoi pranimin e kërkesës dhe e shqyrtoi çështjen në tërësi; VËREN Se kërkuesit Argita Malltezi dhe Shkelzen Berisha perfaqesuar me procure nga av.Sokol Barci i jane drejtuar Gjykatës sipas objektit te kerkeses. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë me vendimin civil Nr 7755 dt 10.10.2011 ka vendosur: Pranimin pjesërisht të padisë. Detyrimin e të paditurit Saimir Tahiri t’i shpërblejë palës paditëse Argita Malltezi dëmin jopasuror në shumën prej 2500000 (dy milion e peseqind mije) lekë. Detyrimin e të paditurit Saimir Tahiri t’i shpërblejë palës paditëse Shkelzen Berisha dëmin jopasuror në shumën prej 2500000 (dy milion e peseqind mije) lekë Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen pales se paditur”. Vendimi i mësipërm eshte ankimuar ne Gjykaten e Apelit Tirane, e cila me vendimin Nr.3011, dt.21.12.2012 ka vendosur : “Lenien ne fuqi te vendimit Nr 6538 dt 25.06.2012 te [Shqiptarja.com]

Transcript of Vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë

Page 1: Vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë

REPUBLIKA E SHQIPERISEGJYKATA E RRETHIT GJYQESOR

TIRANE________________________________________________________________Nr.442Akti

VENDIM

“Për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë prej:

GJYQTAR: ILIR ÇELIKU

Asistuar prej sekretares gjyqesore Ornela Dodaj, sot me datë 24.01.2013, mori nëshqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile me Nr.442 Akti, që i përket:

KËRKUES: Argita Malltezi, e bija e Saliut, lindur me 29.03.1972 ne Tiranë,banuese ne Rrugen “Mustafa Matohiti”, Pallati Nr.7, ap.8/2, Tiranë, epërfaqësuar në gjykim nga av.Sokol Barci.

Shkelzen Berisha, I biri Saliut, lindur me 27.02.1979 ne Tiranë,banues ne Rruga “Barrikadave”, Pallati 9, shk.4, ap.5, Tiranë,përfaqësuar në gjykim nga av.Sokol Barci.

OBJEKTI: Lëshimi i urdherit të ekzekutimit per vendimin civil Nr 6538 dt25.06.2012 i Gjykates se Rrethit Gjyqsore Tirane.

BAZA LIGJORE: Neni 510, 511 i K.Pr.Civile

Gjykata pasi administroi provat shkresore, dëgjoi pretendimet e fundit të përfaqësueses sëkërkuesit, i cili kërkoi pranimin e kërkesës dhe e shqyrtoi çështjen në tërësi;

VËREN

Se kërkuesit Argita Malltezi dhe Shkelzen Berisha perfaqesuar me procure ngaav.Sokol Barci i jane drejtuar Gjykatës sipas objektit te kerkeses.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë me vendimin civil Nr 7755 dt 10.10.2011 ka vendosur: “ Pranimin pjesërisht të padisë. Detyrimin e të paditurit Saimir Tahiri t’i shpërblejë palës paditëse Argita Malltezi

dëmin jopasuror në shumën prej 2500000 (dy milion e peseqind mije) lekë. Detyrimin e të paditurit Saimir Tahiri t’i shpërblejë palës paditëse Shkelzen Berisha

dëmin jopasuror në shumën prej 2500000 (dy milion e peseqind mije) lekë Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen pales se paditur”.

Vendimi i mësipërm eshte ankimuar ne Gjykaten e Apelit Tirane, e cila me vendiminNr.3011, dt.21.12.2012 ka vendosur : “Lenien ne fuqi te vendimit Nr 6538 dt 25.06.2012 te

[Shqiptarja.com]

Page 2: Vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë

Gjykates se Rrethit Gjyqsore Tirane me kete ndryshim: Detyrimin e të paditurit Saimir Tahiri per demshperblimin e paditëse Argita Malltezi

ne Shumen 1.000.000 lekë. Detyrimin e të paditurit Saimir Tahiri te demshperblej paditësin Shkelzen Berisha ne

Shumen 1.000.000 leke”.

Në këto kushte ky vendim perben titull ekzekutiv dhe në bazë të nenit 511 të K.Pr.Civileduhet lëshuar urdhëri i ekzekutimit.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata bazuar në nenet 510, 511 të K.Pr.Civile

VENDOSI:

Pranimin e kerkeses. Lëshimi i urdherit të ekzekutimit per vendimin civil Nr 6538, dt.25.06.2012 i

Gjykates se Rrethit Gjyqsore Tirane. Urdherohet Zyra e Sherbimit Permbarimor te ekzekutoje vendimin. Shpenzimet gjyqesore siç jane bere. U shpall sot me date 24.01.2013, ne Tirane.

SEKRETARE GJYQTAR

ORNELA DODAJ ILIR ÇELIKU

SHPENZIMET GJYQESORE

TAKSE PULLE 800 LEKE

[Shqiptarja.com]