Vallet popullore shqiptare.docx

12
Vallet popullore shqiptare Vallet popullore jane pjesë e kulturës artistike popullore,që përfshin kërcimet tradicionale në raste festash e argëtimesh popullore. Vallet popullore shqiptare janë aq të lashta , sa është i lashtë edhe vet populli shqiptar.Vallet tona paraqesin ngjarje specifike qoftë nga historia , luftërat e ndryshme deri tek motivet e dashurisë , fejesave dhe martesave popullore. Për kah lashtësia , mund të vërejmë se në kohërat kur nuk kishte instrumente muzikore , luheshin valle pa shoqërim instrumental , të cilat shoqëroheshin me ritmin e shuplakave të duarve , me ritmin e të rrahurit të këmbëve , apo edhe me shoqërim të këndimeve vokale nga ana e vet valltarëve , apo e ndonjë grupi këngëtarësh vokal.Sot ato shqërohen me ritmet dhe meloditë instrumentale , kurse ngjarjet dhe tematika e tyre shfaqet përmes lëvizjeve koreografike të këmbëve , duarve , kokës dhe shtatit në përgjithësi. Vallet popullore shqiptare dallojnë nga fshati në fshat e nga krahina në krahinë por ato të gjitha shprehin forcë , burrëri ,trimëri , karakterin luftarak , etj.me cilat karakterizohet edhe vetë populli shqiptar.

Transcript of Vallet popullore shqiptare.docx

Page 1: Vallet popullore shqiptare.docx

       Vallet popullore shqiptare

Vallet popullore jane pjesë e kulturës artistike popullore,që përfshin kërcimet tradicionale në raste festash e argëtimesh popullore.Vallet popullore shqiptare janë aq të lashta , sa është i lashtë edhe vet populli shqiptar.Vallet tona paraqesin ngjarje specifike qoftë nga historia , luftërat e ndryshme deri tek motivet e dashurisë , fejesave dhe martesave popullore.Për kah lashtësia , mund të vërejmë se në kohërat kur nuk kishte instrumente muzikore , luheshin valle pa shoqërim instrumental , të cilat shoqëroheshin me ritmin e shuplakave të duarve , me ritmin e të rrahurit të këmbëve , apo edhe me shoqërim të këndimeve vokale nga ana e vet valltarëve , apo e ndonjë grupi këngëtarësh vokal.Sot ato shqërohen me ritmet dhe meloditë instrumentale , kurse ngjarjet dhe tematika e tyre shfaqet përmes lëvizjeve koreografike të këmbëve , duarve , kokës dhe shtatit në përgjithësi.Vallet popullore shqiptare dallojnë nga fshati në fshat e nga krahina në krahinë por ato të gjitha shprehin forcë , burrëri ,trimëri , karakterin luftarak , etj.me të cilat karakterizohet edhe vetë populli shqiptar.Ndarja e përgjithshme e vallëzimeve popullore shqiptare bëhet në tre grupe:1.Valle të burrave

2.Valle të grave  dhe

3.Valle të përziera 

-Vallet e burrave janë kultivuar në vendet ku ka mbisunduar fanatizmi dhe kanunet e egra , të cilat nuk ua kanë mundësuar botës femërore bashkimin , argëtimin dhe vallëzimin në shoqëri bashkë me meshkujt.Këto valle kanë karakter luftarak dhe janë të

Page 2: Vallet popullore shqiptare.docx

rënda për tu vallëzuar dhe zakonisht janë të shoqëruara me surle dhe tupanë.

-Vallet e grave gjithashtu janë kultivuar në vendet rurale ku kanuni nuk lejonte argëtimin e përbashkët të grave dhe burrave.Vallet e grave kanë karakter lirik dhe gazmor dhe janë të shoqëruara me përcjellje të defeve , këndimit të këngëve dhe shoqërimit me të rrahurit e shuplakave.

-Vallet e përziera pë dallim nga dy të parat janë kultivuar në qendrat urbane ku ka dominuar emancipimi , civilizimi dhe

Page 3: Vallet popullore shqiptare.docx

arsimimi i popullatës.Këto valle kanë karakter lirik , janë më të përshtatshme për t’u vallëzuar nga femrat dhe meshkujt dhe shoqërohen nga formacione të kompletuara orkestrale.

Varësisht nga karakteri që trajtojnë vallet tona popullore dhe nga krahinat ku janë krijuar për herë të parë ato marrin edhe emërtimet e tyre , p.sh.:”Vallja e kaçakëve” , “Vallja e komitëve” , “Vallja e Osman Takës” , “Vallja e Isuf Arrapit” , “Vallja e Gjakovës” , “Vallja e Tiranës” , “Vallja e Prespës” , “Vallja dibrane” , “Vallja e Tropojës” , “Vallja e Shotës” , “Vallja e nuses së Fajës” e shumë të tjera.

-Vallja e Shotës është njëra nga vallet më të bukura popullore shqiptare që luhet kryesisht në Kosovë por e njohur në të gjitha trojet shqiptare.Emrin e ka marrë nga Shote Galica (një luftëtare e dalluar nga Kosova e cila luftoi për unifikimin e trojeve shqiptare

Page 4: Vallet popullore shqiptare.docx

dhe gjithashtu është deklaruar si  “Heroina e Popullit të Shqipërisë”).Kjo valle luhet në variante të ndryshme:dy vajza ose gra , dy djem ose burra , një burrë e një grua , etj.Vallja e Shotës luhet nga të gjithë shqiptarët zakonisht nëpër dasma , festivale popullore dhe raste tjera.

-                     

        Vallja e Osman Takës është valle popullore tradicionale e Çamëve , cila është bërë shumë e njohur në Shqipëri dhe Greqi.Kjo valle lidhet me emrin e Osman Takës , një prijës Çam , i cili ka luftuar kundër forcave osmane.Në vitin 1886 Osman Taka u burgos në Janinë dhe ishte i dënuar me vdekje.I pyetur për dëshirën e tij të fundit , ai do të kërkojë të vallëzojë. Gojëdhënat popullore thonë se vallja ishte aq e bukur , saqë xhandarmëria e ushtrisë osmane , nuk e ekzekutoi Osman Takën.

Page 5: Vallet popullore shqiptare.docx

Vallja ndjek një ritëm të rreptë me theks në qëndrimin , stilin dhe hijeshinë e valltarit.Është valle vargore , me prijësin e valles , i cili me shkathtësi interpreton hapat e ekzekutimit.Ai pastaj ulet në gjunjë , kthen shpinën në formë të harkut dhe ngren kraharorin e tij përpjetë duke formuar kështu një urë.Valltarët e tjerë pastaj shkelin në  stomakun e tij dhe vallzojnë mbi të.Kjo simbolizon forcën dhe rëndësinë e kryevallëtarit përderisa ai formon një urë me trupin e tij që burrat e tjerë të kalojnë përtej.  

Page 6: Vallet popullore shqiptare.docx

Valltarët mbajnë njëri-tjetrin për krahësh duke përkulur bërrylat  për 90 shkallë.Valltari i cili përkrah prijësin e valles dhe valltari i fundit duhet të jenë të guximshëm dhe energjik për shkak se luajnë rolin kryesor në lëvizjet e prijësit dhe rrjedhës së valles në tërësi.

-Vallja dardhare është valle grash me prejardhje nga fshati Dardhë i Korçës.Kjo valle luhet në formacion gjysëmrethi ku të kapura për duarsh gratë zhvendosen në varg nga e djathta.Vallja shoqërohet me këngë , pra , valltaret kërcejnë dhe njëkohësisht këndojnë.Vallja dardhare luhet me hapa të lehtë dhe karakterizon delikates dhe feminilitet tek gratë.

Page 7: Vallet popullore shqiptare.docx

  

Ninulle Tropojane[redakto]

Nina nine, po t'perkunde nanaNina nine, djepin me dushkT'martofte nana me' i qind krushqNina nine, djepin me saneTi u rritsh me babe e nane

Page 8: Vallet popullore shqiptare.docx

Nina nine, djepin me ferraTi u rritsh me treqind shtjerraNina nine, nana ty o nafakliTi u rritsh-o për Shqipni!.....

Ninull Tirane[redakto]

Nina-nina çunin-opër gjum` pellumin-operkun nate e perkun ditë,qe t`me rritesh çik nga i cike

Të rrit nana ty asgan,qe ti ngjash stergjyshve tanë,te rrit nana trim me flete,qe t`me japësh gezim ne jetënina nana çunin-omerre gjume pellumbin-o

Tiranë - 1974

'=== Ninull Mërgimtari===

Nina-nana djalin-oBaba ty po t'përkundëNina-nana djalin-o

Page 9: Vallet popullore shqiptare.docx

Baba ty po t'përkundë

O mor djal, o mor djalLumi baba që të kaO mor djal, o mor djalLumi baba që të ka

Nina-nana djalin-oBaba ty po t'përkundëNina-nana djalin-oBaba ty po t'përkundë

O mor djal, o mor djalLumi gjyshi që të kaO mor djal, o mor djalLumja gjyshja që të ka

Nina-nana djalin-oBaba ty po t'përkundëNina-nana djalin-oBaba ty po t'përkundë

O mor djal, o mor djalLumi axha që të kaO mor djal, o mor djalLumja halla që të ka ===Ninulla pylli===Nina-nana drita e syveerdhi nata n’qiell e n’pyjetët kallxoj sa shume ka yjenëpër vegime ti si hyje Nin-e-nin o zogu im flej në gjum’ deri n’agimfluturo në andërrimprek’ diellin plot gëzim Nina-nin e nina-nana

Page 10: Vallet popullore shqiptare.docx

t’shkoft’ jeta sikur përalla mbyll’ synin sa nuk shkoj nata diku n’errësir’ asht zana