VALA MAR - · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj...

21
VALA MAR RESIDENCES SHTËPIA JUAJ BUZË DETIT

Transcript of VALA MAR - · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj...

Page 1: VALA MAR -  · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik. 4 VALA MAR RESIDENES 5 VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën

VALA MARRESIDENCES

SHTËPIA JUAJ BUZË DETIT

Page 2: VALA MAR -  · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik. 4 VALA MAR RESIDENES 5 VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën

3

Destinacioni turistik dhe rekreativ i standardevemë të larta të cilësisëdhe sigurisë në Shqipëri dhe Rajon.

Një kompleks turistik e rezidencial që ndërthur eksperiencën, profesionalizimin dhe metodologjinë e përparuar, në interes të banorëve të ardhshëm,komunitetit lokal dhe turizmit në Shqipëri.

Residenca juaj perfekteDestinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik

Page 3: VALA MAR -  · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik. 4 VALA MAR RESIDENES 5 VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën

4 VALA MAR RESIDENCES 5

VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën e mrekullueshme të Gjirit të Lalzit. Me një shtrirje prej 1 km në bregdetin e Adriatikut, ky kompleks rezidencial e turistik do të shndër-rohet në destinacionin kryesor turistik të in-dividëve dhe familjeve që dëshirojnë të shi-jojnë natyrën por edhe kërkojnë siguri, cilësi ndërtimi dhe infrastrukturë. Gjiri i Lalzit ofron një ndër plazhet më të bukura të rivierës së Adriatikut.

Pak kilometra nga Tirana dhe Durrësi, Gjiri i Lalzit ofron plazhe të virgjëra me rërë të artë dhe mirëpret mijëra pushues vendas e të huaj. Rezidencat e kompleksit do të zhvillohen me një përzierje të përbërësve të banimit duke përfshirë vila dhe apartamente. Pozicionimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i infrastrukturës i jep këtij projekti vlera duke e kthyer në “stacionin e parë” drejt bregdetit verior si edhe në oazin e relaksit tuaj.

VALA MARRESIDENCES

Page 4: VALA MAR -  · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik. 4 VALA MAR RESIDENES 5 VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën

6 VALA MAR RESIDENCES 7

Vala Mar Residences ndodhet: 42 km nga Tirana 38 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës 26 km nga qendra e qytetit të Durrësit 26 km nga Porti i Durrësit 63 km nga Porti i Shëngjinit 101 km nga qyteti i Ulqinit, Mali i Zi nëpërmjet vendkalimit të Muriqanit 268 km nga qyteti i Prishtinës, Kosovë nëpërmjet vendkalimit në Morinë 163 km nga qyteti i Strugës, nëpërmjet vendkalimit të Qafë-Thanës

Vendndodhja

Zona gëzon lehtësirat e nevojshme si: rrjet energjitik, infrastrukturë rrugore,rrjet ujësjellësi, impiant për pastrimin e mbetjeve etj, të cilat janë elementë tërëndësishëm për zhvillimin e këtij projekti.

Gjithashtu, ky pozicionim kaq i favorshëm mundëson afërsinë me facilitetetë tjera jetese si: Qendra spitalore, Rajone Policie dhe Qendra Tregtare.

Temperatura - Mesatare e Lartë ̊C

Pranverë Verë Vjeshtë DimërMars-Maj Qershor-Gusht Shtator-Nëntor Dhjetor-Shkurt17-24̊C 29-32̊C 19-28̊C 12-20̊C

SHQIPERIA

42 km38 km26

km26 km

63 km

101 km 268 k

m

163 km

Page 5: VALA MAR -  · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik. 4 VALA MAR RESIDENES 5 VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën

8 VALA MAR RESIDENCES 9

Gjiri i Lalzit ndodhet në një nga zonat më të mirë-ruajtura të detit Adriatik, midis plazhit të dendur të Durrësit dhe atij të Shëng-jinit. E gjithë kjo zonë njihet për veçantitë e saj natyrore, historike dhe arkeologjike ndër të cilat mund të përmendim: “Rezervati i Gjuetisë Rushkull”, “Kështjella e Rodonit”, “Kepi i Rodonit” dhe “Parku Kombëtar Pyjor i Rushkullit”.

Zona karakterizohet nga bimësia natyrore me moshë 80 vjeçare që dominohet kryesisht nga pisha e butë dhe e egër. Në zonën e Gjirit të Lalzit gjendet edhe “Parku Kombëtar i Rrushkullit” në të cilin ndodhen 380 ha me pyje mjaft tërheqëse. Kjo vijë bregdetare gjendet relativisht larg zonave urbane dhe është një destinacion ideal për ata që pëlqejnë peshkimin apo lundrimin.

Kepi i Rodonit është një rrip toke në formë gadishulli në brendë-si të detit Adriatik. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug.

“Kalaja e Rodonit” u ndërtua në 1451-1452 nga heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe shërbente për lidhje detare me Europën Perëndimore. Pas vdekjes së Skënder-beut kalaja kaloi nën kontrollin e Venedikut. Sipas mitologjisë ilire, Rhodos ishte një hyj deti, si Poseidoni dhe Neptuni.

Nëse dëshironi të eksploroni zonën më tej, gjithçka ndodhet jo më larg se 20 minuta.

Histori dhe Kulturë

Page 6: VALA MAR -  · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik. 4 VALA MAR RESIDENES 5 VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën

10 VALA MAR RESIDENCES 11

Gjej veten në bukurinë dhe joshjen e Gjirit të Lalzit. I bekuar me diell gjatë gjithë vitit dhe ditë të ngrohta nga Marsi deri në Nëntor, Gjiri i Lalzit njihet për plazhet ranore gjysmë të virgjëra, ndër më të bukurat e detit Adriatik. Pozicionuar midis pishave dhe gjelbërimit karakteristik të zonës do të gjeni Vala Mar Residences, një destinacion elegant rezidencial dhe turistik.

Vala Mar Resiences është destinacioni kryesor i individëve dhe familjeve që dëshirojnë të shijojnë mrekullitë e natyrës, por edhe kërkojnë siguri, cilësi ndër-timi dhe infrastrukturë. Kompleksi përbëhet nga 5 tipe vilash dhe një shumëllo-jshmëri apartamentesh, duke garantuar një oaz qetësie larg stresit të botës.

Vala Mar Residences ofron hapësira rekreative si edhe hapësira të gjelbëruara, në mënyrë që banorët të shijojnë eksperiencën e plotë të jetesës pranë natyrës si edhe një strukturë të plotë jetese në komunitet.

Vala Mar Residences rrethohet nga hapësira të gjelbërta, tëpërshtatshme për dreka të qeta në natyrë, ku rezidentët dheturistët mund të shijojnë në qetësi muzgun pranë Adriatikut.Gjithashtu, përreth komunitetit mund të gjeni disa restorante të shkëlqyera tradicionale dhe dyqane tërheqëse.

Vala Mar Residences ndodhet në një zonë elitare, të pa-prekur nga turizmi masiv. Intensiteti i ndërtimit është për ndërtime të ulta. Qëllimi është transformimi i zonës në një destinacion turistik të zhvilluar në bregdetin verior të detit Adriatik.

Afërsia me qendrat kryesore të banimit i mundëson banorëvetë shijojnë jetesën e tyre në Vala Mar Residences jo vetëm gjatë stinës së verës apo gjatë sezonit të pushimeve, por edhe çdo fundjavë.

Vala Mar Residences ofron: - Apartamente: 1+1 dhe 2+1 - Vila 2 katëshe - Ambjente të përbashkëta rekreative - Parkime të hapura - Ambjente shërbimi dhe lehtësira

Vala Mar Residences

Page 7: VALA MAR -  · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik. 4 VALA MAR RESIDENES 5 VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën

12 VALA MAR RESIDENCES 13

Infrastrukura Kompleksi ka një rrugë hyrëse/dalëse për këmbësorë dhe automjete. Infras-truktura e brendëshme rrugore difer-encon rrugët automobilistike,trotuaret dhe pasazhet. Qarkullimi i brendshëm rregullohet nëpërmjet sinjalistikës rrugore dhe kompleksi zbukurohet nëpërmjet gjelbërimit shoqërues.

Planifikimi UrbanVala Mar Residences është e or-ganizuar në mënyrë efektive nga pikëpamja e shpërndarjes së ob-jekteve rezidenciale dhe hapësir-ave rekreative. Kompleksi gëzon infrastrukturën inxhinierike të duhur: gjeologji të përshtatshme terreni, si edhe mundësi furnizimi me ujë të pi-jshëm dhe energji elektrike. Projekti respekton morfologjinë, karakteristi-kat dhe veçoritë e zonës. Ndërtesat janë të tipologjive të ndryshme por të kombinuara sipas një strukture të përgjithshme të mirë-studiuar.

Sistemi i Sinjalizimit Kundra ZjarritSistemi i sinjalizimit kundra zjarrit është konvencional. Paneli është pajisur me dy zona zjarri dhe sinjalizon çdo zonë që i përket detektorit, i cili kalon në alarm. Sistemi i sinjalizimit kundra zjar-rit është paraqitur si sistem i pavarur dhe do të jetë pjesë opsional, referuar kërkesave të blerësit.

HidroizolimiNë Vala Mar Residences aplikohen dy tipe hidroizolimi: Sistemi me ka-trama në tarracë, dhe hidroizolimi me membranë bitumi me trashësi prej 4mm dhe temperaturë -10ºC. Tipi i dytë i hidroizolimit, sistemi dy-komponentësh, aplikohet kryesisht në tualete, ballkone, veranda dhe shkallët e jashtme.

FasadaFasadat janë dekorative dhe funksio-nale, me sistem kapot me trashesi 31 cm. Sistemet e dyerve dhe dritareve janë me veshje alumini, të parame-trave bashkëkohor dhe i përgjigjen kërkesave të projektit, si në pamje ashtu edhe në specifikime teknike të parametrave termik. Dritaret janë plastike dopio-xham.

Rrjeti i KanalizimitRrjeti i kanalizimit të ujrave të zeza është i përbërë nga linjat e vilave in-dividuale të cilat shkarkojnë në rrjetin dytësor dhe më tej në atë kryesor. Dërgimi në rrjetin kryesor bëhet në mënyrë mekanike: kolektorët bash-kohen në pjesën e poshtme të kom-pleksit dhe shkarkojnë në impiantin e trajtimit të ujrave të zeza, i cili do të ndërtohet në distancë nga komplek-si. Rrjeti i kanalizimit të ujrave të zeza është i ndarë nga ai i ujrave të bardha.

Page 8: VALA MAR -  · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik. 4 VALA MAR RESIDENES 5 VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën

14 VALA MAR RESIDENCES 15

VilatNëse preferoni që shtëpia juaj buzë detit të jetë një oaz qetësie dhe komoditeti, zgjidhja optimale janë vilat.

Vala Mar Residences ofron 5 tipe vilash. Vilat: Azure, Ultramarine, Iris, Celeste dhe Sapphire, të emërtuara sipasnuancave të ngjyrës blu të detit gjatë stinëve të ndryshme,ofrojnë privatësinë e dëshiruar të shtëpisë në bregdet.

Distanca e brezit të parë të vilave nga deti është vetëm 100m.

• Vila të bashkëngjitura me dy kate: 132 - 221m2

• Sipërfaqe trualli: 360 - 530m2

Page 9: VALA MAR -  · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik. 4 VALA MAR RESIDENES 5 VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën

16 VALA MAR RESIDENCES 17

Kati përdhe - 66m2:

• 1 Dhomë Gatimi dhe Ngrënie• 1 Dhomë Ndenje• 1 Tualet

Kati i parë - 66m2:

• 2 Dhoma Gjumi• 1 Tualet• 2 Ballkon

Më e vogla nga vilat në madhësi, por ofron gjithë komoditetet falë përdorimit efektiv të sipërfaqeve. Vilat Azure ndodhen në midis gjelbërimit të kompleksit. Me një sipërfaqje kopshti prej 370 - 410m2, rezidentët kanë mundësinë të shfrytëzojnë hapësirën për të krijuar oazin e qetësisë dhe relaksit familjar. Ky tip vile ofron 2 dhoma gjumi dhe 2 poste parkimi të hapura.

Sipërfaqe Totale e Vilës: 132m2

Sipërfaqe Parcele: 370 - 410m2

VILA AZURE

Kati Përdhe Kati i Parë

Page 10: VALA MAR -  · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik. 4 VALA MAR RESIDENES 5 VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën

18 VALA MAR RESIDENCES 19

Kati përdhe - 64.6m2:

• 1 Dhomë Ndënjie• 1 Dhomë Gatimi dhe Ngrënie• 1 Tualet

Kati i parë me sipërfaqe: 68.4m2

• 3 Dhoma Gjumi• 1 Tualet• 2 Ballkone

Vila Ultramarine ndodhet në brezin e dytë të vilave. Ky tip vile ka një sipërfaqe më të vogël, por është pranë freskisë dhe bukurisë së bregut të detit. Me një kopësht me sipërfaqe 390 - 470m2, Vila Ultramarine ofron hapësirë të dedikuar për të krijuar kënde lojrash për fëmijë dhe kënde bar-becue-sh, në mënyrë që ju të shijoni pasditet tuaja në bregdet. Kjo vilë ofron 3 dhoma gjumi dhe 2 poste parkimi të hapura.

Sipërfaqe Totale e Vilës: 133m2

Sipërfaqe Parcele: 390 - 470m2

Kati Përdhe Kati i Parë

VILA ULTRAMARINE

Page 11: VALA MAR -  · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik. 4 VALA MAR RESIDENES 5 VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën

20 VALA MAR RESIDENCES 21

Kati përdhe - 73m2:

• 1 Dhomë Gatimi dhe Ngrënie• 1 Dhomë Miqsh dhe Ndenje• 1 Tualet dhe 1 Depo

Moderne dhe midis pishave të kompleksit që ofrojnë privatësi, vilat Iris janë ideale për ata që dëshirojnë të shijojnë ecjet e përditëshme dhe shërbimet e facilitetet e kompleksit. Kjo vilë ofron dy tarraca private, si edhe hyrje të drejtpërdrejtë në parkun e kompleksit. Me një sipërfaqe toke prej 365 - 505m2, vila Iris mundëson shfrytëzimin e kopshtit për ambjente rekreative familjare ose ndërtimin e një pishine individuale. Kjo vilë ofron 3 dhoma gjumi dhe 2 poste parkimi të hapura.

Kati i parë - 79m2:

• 3 Dhoma Gjumi• 2 Tualete• 2 Ballkone

Sipërfaqe Totale e Vilës: 152m2

Sipërfaqe Parcele: 365 - 505m2

Kati Përdhe Kati i Parë

VILA IRIS

Page 12: VALA MAR -  · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik. 4 VALA MAR RESIDENES 5 VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën

22 VALA MAR RESIDENCES 23

Kati përdhe - 79.5m2:

• 1 Dhomë Gjumi• 1 Dhomë Gatimi dhe Ngrënie• 1 Tualet

Kati i parë - 89.8m2:

• 3 Dhoma Gjumi• 2 Tualete• 2 Ballkone

Vila Celeste është vila e mesme nga madhësia. Ky tip vile ofron hapësira të brendshme të mjaftueshme për familje të mëdha. Sipërfaqja e kopshtit prej 500 - 530m2 i jep mundësinë banorëve të krijojnë një ambjent rekreativ familjar, ose të ndërtojnë një pishinë ose Jacuzzi për kënaqësinë e tyre. Pozicionuar në brezin e mesëm të kompleksit, Vila Celeste është projektuar për t’u dhënë mundësinë banorëve të përfitojmë nga afërsia me detin, por edhe nga lehtësirat e kompleksit. Vila Celeste ofron 4 dhoma gjumi dhe 2 poste parkimi të hapura.

Sipërfaqe Totale e Vilës: 169.3m2

Sipërfaqe Parcele: 500 - 530m2

Kati Përdhe Kati i Parë

VIla CElESTE

Page 13: VALA MAR -  · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik. 4 VALA MAR RESIDENES 5 VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën

24 VALA MAR RESIDENCES 25

Kati përdhe - 98m2:

• 1 Dhomë Gjumi• 1 Dhomë Ndenjie• 1 Dhomë Gatimi dhe Ngrënie• 1 Tualet

Kati i parë - 123m2:

• 4 Dhoma Gjumi• 2 Tualete• 1 Ballkon

Pozicionuar në brezin e parë të kompleksit, vilat Sapphire janë vila buzë detit të cilat ju ftojnë të shijoni hapësirat më të mëdha në interior dhe eksterier. Vetëm pak metra larg detit, jetesa në ketë vilë do ju mundësoj të shijoni perëndimet romantike të diellit nga ballkoni i vilës tuaj. Ju do të keni mundësi të ndërtoni edhe pishinën tuaj individuale ose të krijoni një ambjent të gjelbëruar rekreativ individual në ambjentet e kopshtit me hapësirë 510 – 530m2. Vila ofron 5 dhoma gjumi dhe 2 poste parkimi të hapura.

Sipërfaqe Totale e Vilës: 221m2

Sipërfaqe Parcele: 500 - 530m2

Kati Përdhe Kati i Parë

VILA SAPPHIRE

Page 14: VALA MAR -  · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik. 4 VALA MAR RESIDENES 5 VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën

26 VALA MAR RESIDENCES 27

ApartamenteNëse preferoni ambjente më pak diskrete në shtëpinë tuaj të pushimeve, zgjidhja optimale janë apartamentet.

Vala Mar Residences ofron modele të ndryshme objektesh multifamiljare dhe apartamentesh, të cilat përshtaten me kërkesa të ndryshme bazuar në madhësi dhe tiplogji apartamenti.

Të gjithë apartamentet janë me pamje nga deti. Apartamentet në katin përdhe kanë në përdorim parcelën që e rrethon.

Brenda cmimit të një apartamenti përfshihet dhe një post parkimi i hapur.

• Apartamente 1+1: 56 - 72m2

• Apartamente 2+1: 72 - 84m2

Page 15: VALA MAR -  · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik. 4 VALA MAR RESIDENES 5 VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën

28 VALA MAR RESIDENCES 29

Apartamentet ofrojnë një dhomë ndenje, një kuzhinë, dhoma gjumi, tualete si edhe ballkone të mëdha për të shijuar gjelbërimin rrethues. Apartamentet janë projektuar të gjitha me pamje nga deti si edhe përfitojnë maksimalisht nga ndriçimi natyral i diellit.

Hapësira e ndërtimit e këtij tipi objekti është përafërsisht 870m2

1+1: 60 - 66m2 2+1: 78 - 84m2RESIdEnCë BanImI TIPI 1

Page 16: VALA MAR -  · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik. 4 VALA MAR RESIDENES 5 VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën

30 VALA MAR RESIDENCES 31

1+1: 58 - 72m2RESIdEnCë BanImI TIPI 2

Apartamentet ofrojnë një dhomë ndenje, një kuzhinë, dhoma gjumi, tualete si edhe ballkone të mëdha për të shijuar gjelbërimin rrethues. Apartamentet janë projektuar të gjitha me pamje nga deti si edhe përfitojnë maksimalisht nga ndriçimi natyral I diellit.

Hapësira e ndërtimit e këtij tipi objekti është përafërsisht 610m2

Page 17: VALA MAR -  · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik. 4 VALA MAR RESIDENES 5 VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën

32 VALA MAR RESIDENCES 33

1+1: 56 - 61m2 2+1: 72 - 78m2RESIdEnCë BanImI TIPI 3

Apartamentet ofrojnë një dhomë ndenje, një kuzhinë, dhoma gjumi, tualete si edhe ballkone të mëdha për të shijuar gjelbërimin rrethues. Apartamentet janë projektuar të gjitha me pamje nga deti si edhe përfitojnë maksimalisht nga ndriçimi natyral I diellit.

Hapësira e ndërtimit e këtij tipi objekti është përafërsisht 800m2

Page 18: VALA MAR -  · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik. 4 VALA MAR RESIDENES 5 VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën

34 VALA MAR RESIDENCES 35

Shërbimedhe Lehtësira

Vala Mar Residenceskujdeset për kënaqësinë

dhe sigurinë tuaj.

Komuniteti ofron një restorant dhe një beach bar ku ju mund të shijoni kuzhinën tradicionale të zonës apo një pije të freskët verore.

Restorant dhe Beach Bar

Ju do të jenë në gjendje të gjeni gjithçka për nevojat tuaja të përditshme në supermarketin dhe dyqanet brenda komunitetit.

Supermarket

Ju ofrojmë shërbim të jashtëm të sigurisë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, me roje dhe pajisje të instaluara.

Siguria

Komuniteti përfshin qender shëndetësore, funksionale 24orë/7ditë jave. Farmaci e qendra mjekësore gjenden lehtësisht në afërsi të kompleksit.

Qendër Shëndetësore

Ju lehtësojmë procesin e financimit, si edhe ju ndërmjetësojmë marrëveshjet me bankat më të mëdha.

Këshillim Financiar

Standarde europiane të mirëmbajtjes së ambjenteve të përbashkëta.

Mirëmbajtje Profesionale

Page 19: VALA MAR -  · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik. 4 VALA MAR RESIDENES 5 VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën

36 VALA MAR RESIDENCES 37

E ArdhmjaTuristikeGjiri i Lalzit ka njëtë ardhme turistike

premtuese.

Gjiri i Lalzit ofron luksin e një destinacioni lehtësisht të aksesueshëm duke u pozicionuar shumë pranë kryeqytetit, portit më të madh në vend, aeroportit ndërkombëtar dhe akseve rrugore më të rëndësishme të qarkullimit dhe transportit. Vetëm 30 minuta larg Aeroportit, Gjiri i Lalzit mirëpret vendas dhe të huaj për të zbuluar mrekullitë e zonës.

POZICIOnImI

Natyra ka projektuar një parajsë të vogël jetese kaq pranë qendrave më të rëndësishme të banimit në Shqipëri: Tiranë e Durrës. Kjo mundëson lehtësinë e ofrimit të faciliteteve dhe shërbi-meve të ndryshme. Zona ndodhet pranë faciliteteve dhe njëkohësisht mjaftueshmërisht larg për të shmangur zhurmën e metropoleve.

LEHTëSIRA

Një destinacion ideal turistik, Gjiri i Lalzit gëzon natyrën thuajse të paprekur dhe një vijë bregde-tare prej 14 km. Kjo zonë njihet për plazhet gjysmë të virgjëra me rërë, si edhe për privatësinë e tyre.

NATYRA

I ruajtur përgjatë gjithë këtyre viteve nga efektet anësorë të urbanizimit, Gjiri i lalzit do të përfitoj nga disa projekte zhvilluese infrastrukturore. Gjiri i Lalzit do të shndërrohet në një destinacion turistik me infrastrukturë të përparuar dhe zhvillim të lartë. Zhvillimi turistik në këtë zonë sapo ka nisur.

INFRASTRUKTURA

Page 20: VALA MAR -  · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik. 4 VALA MAR RESIDENES 5 VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën

3938 Vala maR RESIdEnCES

Masterplan

Page 21: VALA MAR -  · PDF fileResidenca juaj perfekte Destinacioni juaj ekskluziv Shtëpia juaj në detin Adriatik. 4 VALA MAR RESIDENES 5 VALA MAR RESIDENCES ndodhet në natyrën

KONTAKT:Vala Mar Residences - Gjiri i Lalzit, Albania

KONTAKT SHITJE:Rr.”Dervish Hima”, Pallati “Ambasador 3“, Kati 8, Nr.1 , Tirana, Albania

+355 69 8014999 +355 69 2020073 [email protected] www.valamarresidences.al

Vini re: Informacionet, materialet dhe fotot në këtë broshurë janë përdorur për qëllime ilustruese dhe janë subjekt ndryshimesh gjatë zhvillimit të projektit.

ZHVILLUES :