UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës...

196
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË DISERTACION për gradën Doktor i Shkencave Historike Projekti i Federatës Ballkanike dhe Shqipëria 1945-1948 Udhëhoqi Punoi Ma. Elisabeta Luli Prof. Dr. Paskal Milo Tiranë, 2017

Transcript of UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës...

Page 1: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I HISTORISË

DISERTACION

për gradën Doktor i Shkencave Historike

Projekti i Federatës Ballkanike dhe Shqipëria

1945-1948

Udhëhoqi Punoi

Ma. Elisabeta Luli Prof. Dr. Paskal Milo

Tiranë, 2017

Page 2: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

ii

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I HISTORISË

DISERTACION

Në kërkim të gradës shkencore ―DOKTOR‖

“PROJEKTI I FEDERATËS BALLKANIKE DHE

SHQIPËRIA 1945-1948”

Udhëhoqi Punoi

Ma. Elisabeta Luli Prof. Dr. Paskal Milo

Mbrohet më datë____/____/2017

1. _________________________(Kryetar)

2. _________________________Anëtar (oponent)

3. _________________________Anëtar (oponent)

4. _________________________Anëtar

5. _________________________Anëtar

Tiranë, 2017

Page 3: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

iii

PASQYRA E LËNDËS

PARATHËNIE .................................................................................................................... iv

HYRJE .................................................................................................................................. 1

KREU I PARË: BASHKIMI BALLKANIK NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE .... 24

1.1 Projekti Britanik i Konfederatës Ballkanike .................................................................. 24

1.2 Organizimi i Shtabit Ballkanik ....................................................................................... 38

1.3 Partia Komuniste Jugosllave dhe Federata Jugosllave. .................................................. 58

KREU I DYTË: SHQIPËRIA NË PROJEKTIN JUGOSLLAV TË FEDERATËS

BALLKANIKE ................................................................................................................... 74

2.1 Koncepti jugosllav për Federatën Ballkanike 1945-1947 .............................................. 74

2.2 Synimet e Titos për ta përfshirë Shqipërinë në Federatën Jugosllave, vizita e Enver

Hoxhës në Beograd, nënshkrimi i Traktatit të miqësisë. ...................................................... 81

2.3 Thellimi i ndërhyrjes jugosllave në Shqipëri, 1947, vetëvrasja e Nako Spirut .............. 88

KREU I TRETË: FEDERATA BALLKANIKE NË FILLIMET E LUFTËS SË

FTOHTË ........................................................................................................................... 106

3.1 Bullgaria në projektin e federatës. Ҫështja maqedonase 1945-1947. ........................... 106

3.2 Qëndrimi sovjetik ndaj Federatës Ballkanike ……………………………………......114

3.3 Fuqitë Perëndimore dhe Federata Ballkanike ……………………………………......121

3.4 Lufta civile në Greqi …………………………………………………….…………...124

KREU I KATËRT: ALIBIA SHQIPTARE E STALINIT ………………………….. 143

4.1. Dyshimet dhe reagimi i Moskës ndaj projektit Tito-Dimitrov të federatës……….…143

4.2. Gjyqi i ashpër i Stalinit në Kremlin për udhëheqësit jugosllavë e bullgarë (shkurt 1948).145

4.3. Shqipëria i shpëton gëlltitjes jugosllave. ………………………………………….…149

4.4. Fundi i projektit dhe iluzioneve të Federatës Ballkanike……………………….……154

BIBLIOGRAFIA…………………………………………………………………….… 159

PËRMBLEDHJA…………………………………………………………………….… 169

Page 4: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

iv

PARATHËNIE

Kur themi se historia është një zinxhir i gjatë ngjarjesh e frutesh të individëve dhe

popujve, është e qartë se nëse ky zinxhir do të këputej në cilëndo hallkë të tij, atëherë

krijohet një vakum, paqartësi dhe amulli në trajtimin e ngjarjeve të mëparshme apo të

mëtejshme. Ideja e bashkëpunimit ballkanik nuk është pjellë e ndonjë personaliteti të

ndritur, as produkt frymëzimi e procesi intelektual, por krijesë e një rruge të gjatë historike

që e ka zanafillën e vet në lidhjet e ngushta të popujve ballkanikë, të cilat krijuan hapësirën

përkatëse historike të sotme.

Bazat dhe themelet për krijimin e hapësirës ballkanike u hodhën që në antikitet dhe

mesjetë. Periudha më e rëndësishme e formimit të hapësirës moderne historike ballkanike

është koha e sundimit osman, periudhë e cila karakterizohet nga precipitimi etnik i popujve

të Ballkanit, finalizimi i varësisë ekonomike të trevës ballkanike nga Fuqitë e Mëdha,

depërtimi dhe konsolidimi i sistemit kolonial si dhe lindja dhe forcimi i lëvizjeve nacional-

ҫlirimtare.

Të shkruash për Historinë, është më shumë se përgjegjësi. Në këtë Material do

argumentoj projektet përkrijimin e konfederatave ballkanike si dhe përfshirjen e Shqipërisë

në kampin komunist dhe shkëputjen nga kampi sllavo- komunist.

Për kryerjen e këtij punimi shkencor jemi konsultuar me burime arkivore dhe me një

literaturë të konsiderueshme. Me rëndësi primare ka qenë konsultimi i materialeve arkivore

në Arkivin e Shtetit të Republikës së Shqipërisë (AQSH), kryesisht marrëdhëniet shqiptaro-

jugosllave 1945-1948, dokumente përgatitur nga Ndreҫi Plasari dhe Luan Malltezi, Tiranë

1996. Në këtë kuadër janë shfrytëzuar burime në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme

të Shqipërisë (AMPJ), V.1945, D. 1. Arkivi i Partisë (më tej: AP), Fondi 14, viti 1944.

Kemi shqyrtuar me kujdes një seri dokumentesh të botuara nga arkivat shqiptare

dhe të huaja si: Branko Petranovic, “Federata Ballkanike 1943-1948, Beograd, 1991;

“Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse 1946-1962”, përgatitur nga Hamit Kaba dhe Ethem

Çeku, Prishtinë, 2011; “Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse”, përgatitur nga Islam

Lauka dhe Eshref Ymeri, Tiranë, 2006; “Shqipëria në rrjedhën e Luftës së Ftohtë”, Tiranë,

2007, nga Hamit Kaba. Punimi gjithashtu është mbështetur dhe në vlerësimin e të dhënave

të nxjerra nga shtypi i kohës si: Gazeta “Bashkimi” 1 Maj 1945, Gazeta “Korrieri”,

Gazeta “Koha Jonë”etj. Në interes të temës si dhe bazuar në periudhën përkatëse, kemi

përzgjedhur literaturën si vijon: “Historia e Popullit Shqiptar”, Vëllimi II, III dhe IV,

Page 5: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

v

përgatitur nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 2001,2007, 2008; “Shqiptarët

në Luftën e Dytë Botërore”, nga Paskal Milo, Tiranë, 2014; “Dosjet e Luftës” nga Ana

Lalaj, Tiranë, 2014; “Histori e Shqipërisë 1912-2000”, me autore Valentina Duka, Tiranë,

2007; “Rusia dhe Kosova”, me autor Shaqir Vukaj, Tiranë, 2007; Misha Glenny “Histori

e Ballkanit 1804-1999 nacionalizmi, luftërat dhe Fuqitë e Mëdha”, Tiranë, 2007.

Në Hyrje, është paraqitur një tablo e shkurtër historike, e konceptit të Federatës

Ballkanike (ose Republika Federative Ballkanike) projekti politik i bashkimit shtetëror të

gadishullit Ballkanik në parime federative. Ky material studimor është ndërtuar duke

ndërthurur kriterin kronologjik me atë tematik. Lufta e dytë Ballkanike (1913) jo vetëm që e

instaloi përsëri Turqinë në Europë me ripushtimin e Adrianopojës, por thërmoi për shumë

dekada me radhë pavarësinë e popujve të Ballkanit dhe evitoi mundësinë e tyre për

ndjekjen e një politike të paangazhuar. Për rrjedhojë, politika e shteteve ballkanike iu

nënshtrua aleancave të krijuara kohë pas kohe nga Fuqitë e Mëdha.

Gjatë viteve 1912 – 1918, për shkak të Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë

Botërore, shumë përfaqësues të Bashkimit Ballkanik u konfliktuan me njëri tjetrin.

Konferenca e tretë (e njohur më shumë si Internacionalja Komuniste ose Kominterni)

mblodhi të gjithë socialistët revolucionarë në të gjithë Ballkanin. Kominterni pranoi

krijimin e Federatës Ballkanike si bazë të politikës së tij në Ballkan. Për komunistët,

Federata Socialiste Ballkanike përfaqësonte “rrugëdaljen e vetme nga rrethi i urrejtjes

kombëtare, fragmentarizmit, varfërisë dhe shfrytëzimit kapitalist”.

Temë sa e vështirë dhe me aq përgjegjësi. Qëllimi i Projektit të Federatës

Ballkanike dhe Shqipëria 1945-1948, është që të ndriçohet kjo periudhë e rëndësishme e

historisë në rrugën për krijimin e konfederatave ballkanike në të ardhmen.

Lidhur me këtë ka rëndësi të vihet në dukje se gjatë Luftës së Dytë Botërore, Londra

ka qenë mjaft kohë qendra kryesore e lojës diplomatike në shkallë botërore. Veç asaj, dihet

se Londra gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë strehë për disa “qeveri të mërguara”, që

ishin larguar nga vendet e tyre. Në këto rrethana, diplomacia angleze mendonte se kishte

dorë të lirë të hartonte plane dhe projekte, të cilat sipas bindjes së saj të thellë, do të

përcaktonin pamjen e Evropës dhe të botës pas luftës.

Nga fuqitë e tjera të koalicionit antifashist, Shtetet e Bashkuara sapo kishin dalë

nga “Izolacionalizmi” tradicional dhe në Foreign Office kishin bindjen se partneri

amerikan duhej të mbahej për dore për t’u orientuar në labirintin e politikës

Page 6: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

vi

ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Bashkimi Sovjetik ishte angazhuar në një luftë për jetë a

vdekje me Gjermaninë hitleriane.

Në literaturën historiografike është i njohur kontributi që ka dhënë për Evropën

Juglindore “Qendra e Kërkimeve Shkencore për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Shërbimin e

Medias”( Foreign Research and Press Service-FRPS) në Oksford,e kryesuar nga historiani

i shquar Arnold Toynbee.

Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale,

historikisht e rrezikuar e shteteve të vegjël të Evropes Juglindore. Kuptohet, se në këto

rrethana, zgjidhja do të ishte vetëm një shtet multinacional, ku institucionet federale të

kombinuara me autonominë lokale, do të formësonin një shtet i madh në pozicionin e një

superfuqie, i aftë t’ì bënte ballë një agresioni gjerman të mundshëm.

Për shtjellimin e këtij punimi do të përdoren metodat empirike, e analizës dhe e

sintezës. Metoda empirike do të përdoret për grumbullimin e burimeve primare dhe

sekondare për shtjellimin e punimit. Metoda e analizës do të përdoret për të trajtuar tekstet

e ndryshme burimore të botuara dhe literaturën gjegjëse të trajtimit të Projektit Federativ

Ballkanik. Me metodën e sintezës do të bëhen vlerësime e përfundime relevante. Me këto

metoda sigurohet mundësia për shtjellimin e punimit në baza shkencore.

Në kapitullin e parë trajtohet bashkimi ballkanik në Luftën e Dytë Botërore e më

pas evidentohen përpjekjet për formimin e projektit Britanik të Konfederatës Ballkanike,

organizimi i Shtabit Ballkanik si dhe roli PKJ dhe Federatës Jugosllave.

Duke filluar nga vitit 1940, diplomacia angleze thurte projekte dhe plane lidhur me

Ballkanin. Foreign Office, por, në anën tjetër Ministria e Luftës së bashku me një sërë

organizatash kishin për detyrë organizimin e “aktiviteteve” në prapavijat e armikut. Degët

e këtyre organizatave vepronin kryesisht në territoret e Jugosllavisë dhe Greqisë dhe më

pas i kthyen sytë edhe nga Shqipëria. Gjithashtu u morën masat e para informative dhe

organizative mbi një studim të thelluar rreth Ballkanit, ku përfshiheshin kryeqytetet

“Athina, Beogradi, Sofja, Stambolli dhe Ankaraja”.

Referuar studimit, bazuar në kriterin gjeopolitik-ekonomik, federata lypte krijimin e

tre rajoneve të Evropës Qëndrore - Lindore, përkatësisht: Rajonin e Balltikut, Rajonin e

Danubit dhe rajonin e tretë, përkatësisht Rajonin e Ballkanit. Në të njëjtën kohë, këto

projekte implikonin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Në Foreign Office u arrit në konkluzionin

se “statusi i Shqipërisë”, qoftë kufijtë e saj, do të mund të ishin subjekt shqyrtimi në

Konferencën e Parisit pas përfundimit të luftës. Gjithashtu u shpreh mendimi se

Page 7: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

vii

“Shqipëria, si në të kaluarën, nuk do të mund të jetë në gjendje të jetojë pa përkrahjen e një

fuqie të madhe. Projekti parashikonte se kjo mund të ishte Italia, por vendin saj mund ta

zinte Jugosllavia apo Greqia, që të mund të “garantonin” bashkërisht Shqipërinë.

Në fillim të vitit 1943, çështja e Konfederatës po ndiqej më me ngulm. Britanikët u

përpoqën për të interesuar edhe Turqinë për planin e tyre, për qasje në konfederatën e

Evropës Juglindore. Ndërkohë, qeveria sovjetike shprehu mosinteresim për konfederatën në

Evropën Juglindore dhe Qëndrore. Përballë dështimeve diplomatike si dhe për shkak të

forcimit të pozitave sovjetike në Ballkan, britanikëve nuk u mbeti gjë tjetër dhe iu desh të

tërhiqeshin nga plani për krijimin e konfederatave.

Edhe një tentativë e fundit për krijimin e konfederatës që u bë nga Ideni, ministër i

punëve të Jashtme të Britanisë, në Konferencën e Ministrave të Jashtëm në tetor të vitit

1943, mori përgjigjen e vendosur të Molotovit, i cili pa dorashka deklaroi se “disa nga

planet për të krijuar federatën, i kujtojnë popullit sovjetik politikën e kordonit sanitar”, që

ka qenë drejtuar kundër B.S.

Lufta e Dytë Botërore ndihmoi rilindjen e planeve të bashkimit ballkanik. Në rolin e

inisiatorëve të parët dolën qeveritë në emigracion të Greqisë dhe Jugosllavisë, të

përkrahura nga Anglia, tek e cila ato gjetën strehë dhe përkrahje, pasi vendet e tyre në prill

1941 u pushtuan nga fashistët. Traktati i 15 janarit 1942 u la i hapur për bashkimin e

mëtejshëm me të edhe të vendeve të tjera ballkanike. Më e ndërlikuar shtrohej ҫështja e

përfshirjes në perspektivë të Shqipërisë brënda kësaj konfederate, lidhur me të cilën qeveria

greke në emigracion përkëdhelte planet e likuidimit të saj pas luftës si dhe ndarjen

ndërmjet Greqisë dhe Jugosllavisë.

Synimi për çlirimin e Ballkanit nga pushtimi fashist dhe regjimet prohitleriane u

kombinua në formën e bashkimit të një sërë shteteve ballkanike, në të cilën do të vendosej

pushteti i ardhshëm komunist. Ndoshta më shpejt nga të gjithë, synimi për bashkimin

ballkanik u shfaq te udhëheqja e Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ), e cila ishte në

krye të lëvizjes së rezistencës më të fuqishme në këtë rajon. Udhëzimi i Sekretarit të

Përgjithshëm të PKJ dhe komandantit të partizanëve jugosllavë, J.B. Tito, në fund të vitit

1942, iu delegua emisarit Vukmanoviҫ Tempos. Ky i fundit u dërgua në Maqedoninë

jugosllave (Vardar), zonë e cila ishte në kufi me Bullgarinë, Greqinë dhe Shqipërinë. Për

këtë thuhej se krijimi i shtabit ballkanik jo vetëm do të ndihmonte koordinimin e luftës

partizane, por dhe do të hapte rrugën për “sigurimin e pushtetit demokratiko-popullor” në

secilin prej vendeve si dhe “krijimin e konfederatës ballkanike”.

Page 8: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

viii

Kapitulli i dytë fillon me konceptin jugosllav për Federatën Ballkanike 1945-1947,

synimet e Titos për ta përfshirë Shqipërinë në Federatën Jugosllave e më pas duke

pasqyruar vizitën e E. Hoxhës në Beograd, nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë dhe

Ndihmës Reciproke si dhe thellimin e ndërhyrjes jugosllave në Shqipëri.

Bashkimi Sovjetik do t’ia linte Jugosllavisë tutelën për Shqipërinë, ndërsa vetë do të

parapëlqente rolin e arbitrit. Në periudhën 1945-1948, kuintesenca është ҫështja e

bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë, ҫështje që përbënte themelin e politikës së PKSH.

Në të vërtetë, procesi i bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë pati një ndërprerje,

ose më mirë një ngadalësim të dukshëm deri në gusht të vitit 1945. Përsa i përket politikës

së jashtme, referuar kushteve të papërshtatshme, Jugosllavia i imponoi Shqipërisë një farë

tutele dhe më pas u ra dakort që brënda një kohe shumë të shkurtër Shqipëria dhe

Jugosllavia të lidhnin paktin e miqësisë e të ndihmës reciproke. Procesin e ngadalësimit të

integrimit të Shqipërisë në federatën jugosllave, këtë politikë e shohim të mishëruar në

Pleniumin e 5-të të KQ në shkurt 1946, që thekson fitoren e diktaturës mbi demokracinë në

Shqipëri e më pas në Pleniumin e Jashtëzakonshëm të KQ të dhjetorit të vitit 1946.

Është e vërtetë se presioni i udhëheqjes Jugosllave me Titon së bashku me emisarët

e tij, sidomos Savo Zllatiç, ishte i madh dhe i vazhdueshëm. Por në shpellën e Polifemit

centimetër më centimetër mund të përfundoje në gojën e përbindëshit dhe Shqipëria e

sapodalë nga lufta ishte ndërmjet dy alternativave të projektuara nga jugosllavët: ose

konfederatë ose bashkim me Jugosllavinë. Nga dokumentacioni del se PKSH dhe

udhëheqësi komunist, E. Hoxha ka qenë ithtar i projektit të konfederatës (federatës)

ballkanike dhe i zhvillimit të PK dhe të vendit mbi baza federale me Jugosllavinë, i

bashkimit të ekonomive, i unifikimit të ushtrive si dhe zbatimin e një politike të brendshme

dhe të jashtme të përbashkët shqiptaro-jugosllave.

Siҫ dihet, projekti për krijimin e federatës shqiptaro–jugosllave kishte filluar të

parapërgatitej që në kohën e luftës nacionalҫlirimtare. Synimi ishte, pa mëdyshje, bashkimi

sa më i shpejtë i Shqipërisë me Jugosllavinë. Më 22 prill 1946, në kuadër të përplasjes së

papajtueshme midis Greqisë dhe Jugosllavisë lidhur me kërkesat e Greqisë për pretendimet

territoriale, Josif Broz Tito, në heshtje me gjithë forcën kërkoi që ta përfshinte Shqipërinë

brenda Jugosllavisë, u ngrit kundër kërkesave të Greqisë për të marrë troje shqiptare dhe

veҫanërisht Vlorën.

Tito, këmbëngulte se Vlora (Valona), në asnjë mënyrë nuk duhet t’i jepej Greqisë.

Rëndësia e saj ishte jashtëzakonisht e madhe pasi Vlora ishte një pikë mjaft e rëndësishme

Page 9: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

ix

strategjike. Nëpërmjet Vlorës, duke e lidhur atë me hekurudhë me Jugosllavinë, më vonë

mund të eksportonin dhe të importonin të gjitha mallrat. Vlora fitonte akoma më shumë

përparësi, nëse Trieste nuk do të ishte pjesë përbërëse e Jugosllavisë.

Nuk munguan bisedat diplomatike të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të

Jugosllavisë, J. Broz Tito me përfaqësuesit sovjetikë, me tone të tilla ku Shqipëria shihej si

një plaçkë tregu, që nuk i duhej dhënë Greqisë, por Jugosllavisë, e bëheshin pikërisht në

atë kohë kur qeveria jugosllave njohu zyrtarisht qeverinë demokratike të Shqipërisë.

U pa qartë se Moska në atë periudhë e bazonte veprimtarinë e saj në Ballkan

nëpërmjet Beogradit, por gjithnjë pa e lëshuar rolin e vet të arbitrit. Sipas dokumenteve të

kohës, Moska e konsideronte të panevojshëm kontaktin e drejtpërdrejtë me Partinë

Komuniste Shqiptare dhe sanksionoi kështu patronatin e Partisë Komuniste Jugosllave ndaj

asaj shqiptare. Ky patronat i heshtur partiak, pothuajse i ligjëruar dhe shtetëror, do të

kalonte në disa faza. Kështu, viti 1946 u shndërrua në vitin e krijimit formal të

bashkëpunimit Jugosllavi-Shqipëri.

Më 9 korrik 1946, midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë u nënshkrua Traktati për

Miqësinë, Bashkëpunimin dhe Ndihmën Reciproke me afat veprimi 20 vjet, duke lënë të

hapur edhe mundësinë e zgjatjes automatikisht për pesë vjet të tjerë. Po në këtë vit, u

nënshkrua edhe Traktati për Shkëmbimin e Mallrave dhe Pagesave. Më tej ai për

Bashkëpunim në Fushën e Kulturës dhe të Arsimit si edhe dy protokolle shtesë. Në total,

gjatë vitit 1946 u lidhën 21 marrëveshje, ndërsa viti pasardhës, 1947, u pasua nga

marrëveshje të tjera.

Vija e “bashkimit dhe vëllazërimit” me Jugosllavinë, ishte orientimi i Shqipërisë

drejt afrimit me Jugosllavinë, do të thoshte orientim i Shqipërisë drejt Bashkimit Sovjetik.

BS do të jepte mbështetje, por kjo nuk duhej afishuar kurrsesi, në mënyrë të tillë që

Shqipëria të mos dëmtohej.

Bazuar në vendimet e Pleniumit të Jashtëzakonshëm të dhjetorit të vitit 1946, ky

projekt duhej të ishte përmbaruar brenda vitit 1947. Por implementimi i këtij projekti

ndeshi në pengesa në vitin 1947, ku u shfaqën fërkimet e karakterit politik dhe ideologjik

midis Stalinit dhe Titos.

Po të dilnin në shesh këto fërkime, projekti për krijimin e konfederatës apo

(federatës) kishte rrezik të dështonte. Pavarësisht rrethanave, statusin e ″vëllait të madh″

ndaj Shqipërisë, Jugosllavia nuk kishte ndër mend që t’ia linte Bashkimit Sovjetik. Në

Partinë Komuniste të Jugosllavisë, synimi për afrimin e Shqipërisë shpjegohej me atë që në

Page 10: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

x

këtë vend (pra në Shqipëri), kushtet e brendshme politike tashmë ishin pjekur plotësisht për

realizimin e bashkimit. Në të njëjtën kohë, situata e jashtme ende nuk e lejonte Beogradin

që të zgjidhte në mënyrë të pavarur problemet politike të jashtme pa i konsultuar ato me

Moskën.

Udhëheqja jugosllave e padiste udhëheqjen shqiptare për një ngadalësim dhe

moszbatim të Konventës Ekonomike, për koordinimin e planeve, për njëhsimin e ҫmimeve

dhe barazimin e monedhës, për heqjen e kufijve doganorë si dhe shoqëritë e përbashkëta.

Këto duhet të kishin hyrë në fuqi më 1 prill të 1947, dhe pa dyshim gjithҫka i’u faturua

Nako Spirut, i cili u cilësua si armik i PKSH dhe i PKJ. Pikërisht në këtë kohë udhëheqja

shqiptare u padit edhe për shfaqjen e kristalizimin e një vije të dytë antijugosllave.

Në kapitullin e tretë do të trajtoj Projektin për Federatën Ballkanike në fillimet e

Luftës së Ftohtë, rolin që luajti Moska dhe Fuqitë Perëndimore për krijimin Federatës

Ballkanike. Gjithashtu, një vend të veҫantë zë qëndrimi sovjetik ndaj synimeve jugosllave

në Shqipëri. Në këtë punim është trajtuar edhe Lufta Civile në Greqi me gjithë rrjedhat e

saj në Ballkan.

Në këtë situatë, në përputhje me hierarkinë e marrëdhënieve në lëvizjen komuniste

dhe bllokun sovjetik që filloi të formohej, Tito mendoi të ushtronte presion te bullgarët duke

iu ankuar Stalinit për ta. Me porosi të Titos, këtë e realizoi anëtari i udhëheqjes jugosllave,

A. Hebrang në takimin me Stalinin më 9 janar 1945, i cili fajësoi palën bullgare për

sabotimin faktik të krijimit të federatës së sllavëve të jugut. Por Stalini shfaqi kundërshtim

në këtë takim ndaj propozimit jugosllav, si dhe u shpreh pro variantit dualist të federatës,

duke e motivuar këtë me domosdoshmërinë për të marrë parasysh realitetin e ekzistencës së

Bullgarisë si shtet dhe shmangien e asaj, që bullgarët e shihnin si “dëshirë për t’u gëlltitur

prej tyre” [jugosllavëve]. Stalini deklaroi gjithashtu se drejt federatës përgjithësisht duhej

ecur gradualisht, duke filluar në këtë etapë “me aleanca dhe traktate për ndihmë

reciproke”. Njëkohësisht, shkak tjetër jo më pak i rëndësishëm, i cili ndikonte në vendimin

sovjetik, ishte kundërshtimi nga qeveria britanike për krijimin e federatës ndërmjet

Bullgarisë e Jugosllavisë, pasi ata [britanikët] ishin në dijeni të bisedimeve bullgaro-

jugosllave të zhvilluara në fshehtësi. Qeveria britanike nisej nga fakti se Bullgaria, si vend i

mundur, duke qenë nën kontrollin e aleatëve, nuk mund të futej në këto lloj marrëdhëniesh

me shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, siç ishte Jugosllavia. Në të vërtetë,

kundërshtimi ishte kushtëzuar para së gjithash nga frika se bashkimi i këtyre dy shteteve do

të forconte seriozisht pozitat e bllokut sovjetik në Ballkan, në veçanti në dëm të sigurisë dhe

Page 11: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

xi

tërësisë territoriale të Greqisë, e cila ndodhej nën patronazhin britanik. Ndër të tjera, në

Londër ndjenin shqetësim edhe për shkak se bashkimi i Maqedonisë së Vardarit dhe të

Pirinit në kuadrin e krijimit të federatës së sllavëve të jugut, do të çonte në rrezikun e

shkëputjes së Maqedonisë së Egjeut nga Greqia.

Por rrjedha e ngjarjeve dëshmoi se Stalini pati frikë nga tentativat për krijimin e

konfederatave (federatave) të mëdha e të pakontrolluara tërësisht prej tij në kufijtë e

Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, pavarësisht nga presioni i kampit lindor dhe atij

perëndimor, idetë dhe projektet imagjinare të Titos nuk do të rreshtnin. Sipas shumë

studiuesve, udhëheqja sovjetike nuk kishte një qëndrim të përcaktuar qartë për bashkimin e

Bullgarisë me Jugosllavinë apo për krijimin e Federatës ballkanike ose të Federatës së

sllavëve të Jugut.

Në kapitullin e Katërt do të trajtohet alibia shqiptare e Stalinit, dyshimet dhe

reagimi i Moskës ndaj projektit Tito-Dimitrov e më pas qëndrimin e E. Hoxhës i cili do të

kalonte përfundimisht dhe plotësisht në anën e Stalinit, si rezultat i së cilës Shqipëria i

shpëton gëlltitjes jugosllave. E. Hoxha siguroi vazhdimësinë si lider i pazëvendësueshëm i

Shqipërisë komuniste, duke kaluar nga varësia jugosllave në varësinë sovjetike.

Ndërkaq, projektet për krijimin e konfederatës dhe federatës nuk reshtën edhe në

prag të Pleniumit të 8 –të dhe u zhvilluan një sërë mbledhjesh të Byrosë Politike për të

përcaktuar në parim pranimin e bashkimit shtetëror në një federatë ballkanike, ku do të

hynte, veҫ Jugosllavisë e Shqipërisë, edhe Bullgaria. Në mbledhjen e Byrosë Politike më 5

janar të vitit 1948, u shtrua ҫështja e bashkimit mbi baza federative të të dyja partive

respektive, PKSH dhe PKJ, me sekretar të përgjithshëm Titon, si kusht ky i domosdoshëm i

bashkimit të Shqipërisë me federatën jugosllave.

Pas përfundimit të këtyre tentativave, më 27 janar të 1948, Tito i kërkoi E. Hoxhës

që t’i jepej Jugosllavisë një bazë ushtarake në Korçë, ku do të vendosej një divizion

jugosllav me qëllim për ta mbrojtur Shqipërinë në rast të një agresioni të mundshëm grek.

Por në vitin 1948, ndodhi çarja në marrëdhëniet sovjeto- jugosllave. Si përfundim,

diplomacitë ndërmjet këtyre vendeve u ndërprenë menjëherë. Vendin e Jugosllavisë në

botën komuniste e zuri Bullgaria, ndërsa Shqipëria i ishte nënshtruar plotësisht kontrollit

komunist të Moskës.

Në këtë det plot stuhi dhe rreziqe, nëse nuk do të kishte ndodhur ftohja dhe çarja e

marrëdhënieve midis Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe asaj të Jugosllavisë,

atëherë nuk do të mund ta mendonim dot fatin e Shqipërisë.

Page 12: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

xii

Projekti për Federatën Ballkanike i përket një periudhe më të hershme se Lufta e

Dytë Botërore, por në parathënie jam fokusuar te përpjekjet e Britanisë së Madhe dhe të

Bashkimit Sovjetik, e më pas të Jugosllavisë për jetësimin e kësaj ideje në periudhën 1945-

1948. Studimi ynë modest është mbështetur në disa botime shqiptare e të huaja dhe në

burimet më të fundit arkivore. Ideja e një Federate të vendeve të Ballkanit është

konsideruar një mundësi e mirë për afrimin e vendeve ballkanike, për zhvillimin e tyre

ekonomik e kulturor dhe për të zbutur e shmangur problemet dhe sherret ndërmjet tyre,

sidomos për kufijtë. Por krahas kësaj, ajo ka pasur një sfond të qartë politik. Si Britania e

Madhe ashtu edhe Bashkimi Sovjetik e shihnin krijesën e ardhshme në favor të politikës dhe

të synimeve të tyre në Ballkan.

Ideja britanike për Federatën Ballkanike, por edhe për modele të tjera bashkimi, e

pati jetën më të shkurtër se ajo e Bashkimit Sovjetik, ndonëse u servir e para. Ajo u pa si

një mundësi e mirë për të “zgjidhur” problemin e kufijve të Shqipërisë me Greqinë dhe

Jugosllavinë. Ndërsa ideja e Bashkimit Sovjetik u skicua në vitet 1942-1943 dhe vazhdoi

edhe në vitet e para të pasluftës së Dytë Botërore. Avantazhet që siguroi politika sovjetike

në mbarim të luftës dhe pas saj i krijuan mundësinë të punonte fort për këtë ide.

Përkundrazi, Britania e Madhe pothuajse e braktisi atë, e detyruar nga zhvillimet

ndërkombëtare në disfavor të saj.

Bashkimi Sovjetik u tregua i kujdesshëm në politikën e tij me aleatët perëndimorë,

në lidhje me përmbushjen e idesë së Federatës Ballkanike. Këtë ide e “përvehtësoi”

udhëheqja jugosllave, e cila donte të realizonte një bashkim të Jugosllavisë me Shqipërinë e

Bullgarinë, duke ruajtur të drejtën e patronatit mbi këtë krijesë. Bashkimi Sovjetik i

vëzhgonte me kujdes aleatët e vet komunistë në Ballkan dhe politikën e Jugosllavisë së

Titos. Stalini nuk e pëlqente kontrollin e vendeve komuniste ballkanike nga udhëheqja

jugosllave, prandaj e frenoi idenë e Konfederatës (federatës) Ballkanike dhe e kundërshtoi

bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë.

Çarja sovjeto-jugosllave e vitit 1948 i dha fund realizimit të idesë së një Federate të disa

vendeve komuniste në Ballkan. Shqipëria do të kalonte nëpër skena dramatike -tragjike deri

sa të dukej drita e tunelit në vitin 1948, kur marrëdhëniet midis Bashkimit Sovjetik dhe

Jugosllavisȅ do të pësonin të çarën e madhe. Megjithatȅ, deri më atëhere do tȅ kalonin

shumë prova dhe sfida të njëpasnjëshme. Në përfundim dua të falenderoj në mënyrë të

veçantë udhëheqësin tim Prof. Dr. Paskal Milon, i cili më ka ndihmuar në realizimin e këtij

punimi. Me profesionalizmin e lartë dhe durimin e tij më ka dhënë këshillat e duhura në

Page 13: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

xiii

përfundimin e kësaj pune studimore. Së dyti, falenderoj në mënyrë të veçantë profesorët e

Departamentit të Historisë në Universitetin e Tiranës, si Prof. Dr. Valentina Duka, Prof.

as. Dr. Ilira Çaushin, Prof. as. Dr. Eva Hyskaj, Prof. Dr. Petrit Nathanaili, Prof as. Dr.

Ajet Shahun. Së fundi, dua të falenderoj në mënyrë të veҫantë, Prof. Dr. Hamit Kaba, miqtë

e mi të afërt Vladimir Bregu, Liri Shimani dhe Ukë Osmanaj si dhe kolegët dhe familjen të

cilët më kanë inkurajuar në përfundimin e kësaj pune studimore.

Page 14: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

1

HYRJE

Kur flasim për Projektin e Federatës Ballkanike, gjithmonë kemi parasysh krijimin e

kësaj Federate pas Luftës së Dytë Botërore, por nëse do t‘i referohemi historisë, do të

shohim se idetë për krijimin e një Federate të tillë janë shumë më të vjetra.

Siç e dimë, Federata ose Konfederata është bashkim shtetesh të ndryshme, me të

drejta të barabarta në të gjitha kuptimet e saj, pra mbi baza federative. Federata ballkanike

(ose Republika Federative Ballkanike) ishte projekti politik i bashkimit shtetëror të

gadishullit Ballkanik në parime federative. Federata Ballkanike ishte krijesë e një rruge të

gjatë historike.

Ajo u paraqit për herë të parë nga Righas Ferreos (Velestinlis), një figurë vizionare

greke. Në kohën e Revolucionit Francez, Righas u ndërgjegjësua se pushteti despotik i

Sulltanit i shtypte ―edhe të krishterët dhe myslimanët‖. Ai besonte dhe predikonte një

kryengritje të përbashkët popullore mbarë ballkanike. Vargu i tij kushtrim, u drejtohej të

gjithëve, armenëve, bullgarëve, helenëve, serbëve dhe arvanitasve. Qëllimi ishte që të

krijonin një Federatë me ―këshilltarë të zotë e patriotë‖, e pas zhdukjes së tiranisë të arrinte,

më në fund, t‘i këpuste fijet e vartësisë nga Fuqitë e Mëdha mbrojtëse‖ të kohës. Me

―Këngën e luftës‖, Deklaratën e të drejtave të njeriut dhe projektkushtetutën, ai u bë

zëdhënësi i kryengritjes së përgjithshme e të përbashkët ҫlirimtare të popujve të shtypur1.

Vëllazërimi i armëve ndërmjet serbëve, grekëve, rumunëve, bullgarëve, shqiptarëve,

vullnetarët e shumtë që shkuan te njëri-tjetri për ndihmë, dëshmonin një tipar shumë të

rëndësishëm të ndërgjegjes së popujve të Ballkanit. Qëllimet konvergjente të kësaj lufte

kërkonin edhe një unitet veprimi që Heteria2 u përpoq ta realizojë duke mbuluar me rrjetin e

saj gjithë gadishullin. Dhe R. Ferreos (Velestinlis), e shprehu këtë nevojë më mirë se

kushdo, kur deklaronte se: ―Bullgari duhet të ngrihet kur greku vuan e anasjelltas, dhe që të

dy (të ngrihen) për shqiptarin dhe vllahun3. Gjatë shekullit të 19-të, historiografia

antishkencore e varrosi lëvizjen mbarë ballkanike të Righas Ferreos në të gjitha vendet e

Ballkanit.

1Stefanaq Pollo. Në gjurmë të historisë Shqiptare 2, Akademiae Shkencave e Shqipërisë, Instituti I Historisë,

Tiranë: 2003, f. 352- 253; Historia e Shqipërisë, Vëllim i Dytë, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë:

1965, f.44. 2Nga greqishtja hetaireia – shoqëri, bashkim, shoqatë. Organizatë revolucionare e fshehtë greke, e krijuar në

fillim të shekullit XIX për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane. 3Stefanaq Pollo, Vep. e perm, f. 351 -352.

Page 15: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

2

Evropa Juglindore deri në mesin e shek.XIX, ka dhënë shembuj të miqësisë dhe

mirëkuptimit, të bashkëpunimit e të ndihmës së ndërsjelltë ndërmjet popujve të saj në të

gjitha fushat, e sidomos në luftën e përbashkët ҫlirimtare. Popujt ballkanikë kanë pasur një

fat të përbashkët historik, vuanin nga shtypës të huaj, kishin të njëjtat objektiva në luftën e

tyre ҫlirimtare.

Idetë e Righas Ferreos u zhvilluan më tej nga mendimtarët e shquar demokratë e

revolucionarë ballkanikë të shekullit të XIX, duke ruajtur të paprekur parimin bazë të

vëllazërisë, barazisë dhe sovranitetit të popujve, për t‘u rimarrë në fillim të shekullit XX

nga partitë social –demokrate. Ideja e federatës ballkanike e gjente justifikimin e vet në

nevojën për t‘u mbrojtur nga ndërhyrjet gjithnjë më brutale të Fuqive të Mëdha dhe për të

siguruar bashkëpunimin e mëtejshëm vëllazëror të popujve ballkanikë.

Duke mos qenë në parim kundër federatës, pjesëmarrjen në të rrethet patriotike

shqiptare e konsideronin vetëm në kushte të barabarta me popujt e tjerë dhe pasi të kishin

edhe shqiptarët shtetin e tyre kombëtar. Vetëm në federatën demokratike Ballkanike, të

projektuar nga social- demokracia revolucionare e Ballkanit dhe e Europës, Shqipërisë i

njiheshin të drejta të barabarta me vendet e tjera, si anëtare autonome të një federate

demokratike të Ballkanit ku Shqipëria, siҫ thuhet në manifestin e Kongresit ndërkombëtar

socialist të Bazelit të nëntorit 1912, mund të bëjë një jetë të vërtetë të pavarur4.

Ideja e Federatës Ballkanike u zhvillua gjatë shekullit 19-të nga lëvizja social-

demokratike në vendet ballkanike si alternativë e zgjerimit mbarënacional të shtetit të

sapokrijuar.. Pionierët e kësaj ideje ishin Hristo Botev në Bullgari dhe Svetozar Markoviç

në Serbi.

Pas krijimit të KQFB-së (Komitetit Qendror të Federatës Ballkanike) më 1872, tre

intelektualë nacionalistë bullgarë, Vasil Levski, Lubjen Karavellovi dhe Hristo Botevi,

hartuan plane për një luftë të armatosur kundër pushtuesit osman. Edhe sot e kësaj dite

Rakovski, profeti i revolucionit, Levski, Karavellovi e Botevi kanë mbetur simbolet

kryesore të idesë të federatës ballkanike. Rakovski dhe Karavellovi qenë mendimtarë

politikanë të shquar, të cilët u morën me shumë probleme që do të dilnin pas shembjes së

pushtetit osman në Ballkan5. Ata në teori e kuptonin nevojën për bashkëpunimin me popujt

e tjerë të Ballkanit si dhe nevojën për të siguruar mbështetje nga Fuqitë e Mëdha për ҫdo

luftë ҫlirimtare. Karavellovi madje shtjelloi konceptin e federalizmit ballkanik si një

4Historia e Shqipërisë. Vëllim i Dytë, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë: 1965, f. 352.

5Misha Glenny. Historia e Ballkanit 1804-1999. Nacionalizmi, Luftërat dhe Fuqitë e Mëdha, ―Toena‖, Tiranë.

2000, f. 119.

Page 16: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

3

zgjidhje politike që mund të neutralizonte hovin e konflikteve nacionaliste ndërmjet

vendeve të krishtera në Ballkan, të cilave u trembeshin jo pak. Në themel të argumentit të

Karavellovit ishte bindja se popujt e Ballkanit do të gëlltiteshin nga Fuqitë e Mëdha

ekspansioniste, në qoftë se nuk do të luftonin së bashku. ―Në këto kohë – ka shkruar ai –

kur fuqitë evropiane për nga numri i popullsisë shkojnë nga 50 deri në 70 milionë, popujt e

vegjël ose duhet t‘i nënshtrohen një fuqie të madhe e të heqin dorë nga ekzistenca e tyre

historike, ose duhet të bashkohen me popujt e tjerë mbi një bazë sa më liberale (si në rastin

e bashkimit në Zvicër ose në Amerikë) e kështu të krijojnë një federatë mbrojtëse‖6.

Që në ato kohë filluan të krijohen shoqata, organizata dhe grupe, të cilat kishin si

qëllim që t‘i paraprinin realizimit të idesë së krijimit të federalizmit ballkanik. Në vitin

1865, në Beograd, intelektualët radikalë ballkanikë, të frymëzuar nga idealet e revolucionit

francez, krijuan ―Federatën demokratike lindore‖. Në vitin 1884, në Athinë, u krijua

―Federata Lindore‖ me iniciativën e intelektualëve grekë dhe disa politikanëve ballkanas, e

cila përfaqësonte federalizmin borgjez, duke pranuar bashkimin e politikës demokratike dhe

nacionalizmit të moderuar. Në dallim nga grupimet organizative ballkanase, këta pranuan

orientimin konsekuent federalist dhe perspektivën Internacionale.

Në vitin 1893, në Selanik, u krijua Organizata revolucionare e Maqedonisë së

brendshme, qëllimi i së cilës ishte çlirimi i të gjithë Maqedonisë (Egjeut, Pirinit dhe

Vardarit) e që bëhet pjesë e pandarë e Federatës Ballkanike. Maqedonia ka qenë dhe është

në udhëkryqet e gadishullit ballkanik. Madje edhe Bismarku e pranonte pozitën e saj jetike

dhe strategjike. ―Ata që zotërojnë luginën e lumit Vardar – ka thënë ai – janë zotërit e

Ballkanit‖.7 Ideja e Federatës Ballkanike do të mund të zgjidhte problemin e maqedonasve,

të këtij populli me gjuhë dhe kulturë të veҫantë, i cili pas Luftës së Dytë Ballkanike në vitin

1913 iu shpërnda një pjesë Serbisë e pjesa tjetër Bullgarisë, duke u bërë në këtë mënyrë një

mollë e përjetshme sherri midis të dy këtyre shteteve8.

Në vitin 1894, në Francë, krijuan ―Ligën për konfederatën Ballkanike‖, me

pjesëmarrjen e socialistëve grekë, bullgarë, serbë, rumunë dhe armenë. Si president i Ligës

u zgjodh socialisti grek Pavllos Argjiriadis, i cili mbështeti autonominë e Maqedonisë në

6M. Glenny, Historia e Ballkanit 1804-1999 Nacionalizmi, Luftërat dhe Fuqitë e Mëdha, ―Toena‖,

Tiranë: 2000, f.120.

7 Po aty. Misha Glenny. f.156.

8Elisabet Barker, ―Macedonia‖, London: 1950, f.48; Georges Herman Hodos, Inskenimet Proceset politike

dhe spastrimet staliniste në Europën Lindore 1948-1956, ―Amfioni & Zeli, Tiranë: 2000, f. 33.

Page 17: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

4

Federatën Ballkanike, si e vetmja zgjidhje jetike e çështjes maqedonase që ngjallte grindje

ndërmjet Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë.

Në vitin 1909, në Selanik, u arrit në bashkimin e ―Shoqatës së punëtorëve

socialistë‖ të hebrenjve me dy grupet socialiste bullgare, dhe ―Federatën punëtore socialiste

të punëtorëve otomanë‖, organizata e parë internacionale në perandorinë Otomane, e cila

ishte aktive deri në falimentimin e saj9.

Më pas, tentativa për zbatimin e idesë së unitetit ballkanik u realizua në dhjetor të

vitit 1909, me thirrjen në Beograd të Konferencës së Parë Ballkanike Socialiste, ku morën

pjesë edhe socialistët e Turqisë. Në këtë konferencë u vendos, midis të tjerash, edhe krijimi

i Federatës Ballkanike Socialiste. Por në këtë konferencë të parë Ballkanike të Socialistëve,

del në pah dhe paraqitet si problem ―Ҫështja Maqedonase‖, rreth së cilës vërtitet një gamë e

tërë mosmarrëveshjesh dhe konfliktesh, ku kacaviret ―ҫështja kombëtare‖. Për kapërcimin e

vështirësive që krijoi problemi maqedonas, u ra dakort për përfshirjen e Maqedonisë, si

―union i barabartë‖, në federatën e ardhshme. Historiani H. N. Brailsford ka një pikëpamje

krejt tjetër. Ai thekson se ―realiteti që qëndron prapa kësaj rrëmuje konfliktesh etnike,

përveç shovinizmit të popujve të Ballkanit dhe hesapeve të Fuqive të Mëdha, është figura e

shpërfillur e fshatarit maqedonas‖10

.

Një nga përkrahësit e idesë së Federatës Ballkanike ka qenë lideri i partisë

socialdemokrate serbe D. Tucoviç. Ai kërkoi që në këtë Federatë të përfshihet dhe

Shqipëria, si anëtare me të drejta të barabarta. Kështu, në gazetën ―Radnicke novine‖, më 3

nëntor të vitit 1909, ai shkruan: ―Dhe shqiptarët kanë të drejtë dhe aftësi të zhvillohen nga

ana kulturore. Turqia, me sundimin e saj shumëshekullor, është fajtore që ata tani janë

rrezik me prapambetjen e tyre kulturore‖11

. Partia socialdemokrate serbe doli iniciatore dhe

organizatore e konferencës së partive socialdemokrate të vendeve ballkanike. Në

Konferencën e parë socialiste ballkanike, të mbajtur në Beograd më 25 – 27dhjetor 1910,

në të cilën morën pjesë partitë dhe lëvizjet socialdemokrate të Serbisë, Bullgarisë,

Maqedonisë, Turqisë, Kroacisë, Sllavonisë, Sllovenisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të

Zi dhe Rumanisë, ―referatin kryesor për problemin ballkanik e mbajti D. Tucoviç. Ai u bëri

thirrje socialdemokratëve të vendeve ballkanike për luftë të përbashkët për krijimin e

9Misha Glenny, Historia e Ballkanit 1804-1999 Nacionalizmi, Luftërat dhe Fuqitë e Mëdha, ―Toena‖, Tiranë:

2000, f. 212-213. 10

Misha Glenny, vep. e cituar, f. 205. 11

П. А. Искендеров. В «интерьере Балкан»: Юбилейный сборник в честь Ирины Степановны Достян.

Москва, ПРОБЕЛ, 2010. Ct.432.

Page 18: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

5

Republikës Federative Ballkanike, të bazuar në të drejta të plota të barabarta të popujve të

lirë. Në konferencë u krijua Federata socialiste ballkanike‖12

.

Në shkrimet dhe veprat e tij, D. Tucoviqi ka analizuar gjendjen e Ballkanit dhe për

këtë është shprehur: ―Gadishulli i Ballkanit është një përzierje kombesh me kujtime

historike të gërshetuara, si pasojë e së cilës pretendimet reciproke territoriale që kanë këtu

shtetet (Serbia, Bullgaria, Greqia dhe të tjerë) janë në kontradikta të papajtueshme me njëri-

tjetrin‖, dhe se këto probleme mund të zgjidhen me sukses vetëm me anë të krijimit, të

bashkimit të ri të popujve ballkanikë. Domosdoshmëria e bashkimit diktohet gjithashtu nga

nevoja e arritjes së tyre të pavarësisë ekonomike. Përveҫ kësaj, dhe vetë ―ҫlirimi kombëtar i

popujve ballkanikë është i pamundur pa bashkimin e të gjithë Ballkanit në një aleancë të

përbashkët‖13

.

Përkrahësi tjetër i Federatës Ballkanike, Svetozar Markoviç, demaskoi politikën e

militarizmit e të shovinizmit dhe bëri thirrje për bashkimin e popujve ballkanikë në

Republikën federative ballkanike. Në mesazhin drejtuar socialdemokratëve të vendeve

ballkanike, më 17 shtator [1912], dhe pastaj Byrosë socialiste ndërkombëtare,

socialdemokratët serbë propozuan të thërrasin Konferencën e dytë socialdemokrate

ballkanike me qëllim të demonstrimit të solidaritetit të proletariatit ballkanik dhe bashkimit

të përpjekjeve të tyre14

.

Në të njëjtën kohë, edhe fuqitë e mëdha europiane u munduan që në fillim të

krijonin një aleancë mes vendeve ballkanike. Kjo nismë rezultoi me dështim sepse

Bullgaria nuk mund të kapërdinte ndarjen e Maqedonisë mes Greqisë dhe Serbisë, sepse

Maqedonia do të konsiderohej ―si një ulҫer e miqësisë së vendeve të krishtera ballkanike‖,

por po aq rëndësi në këtë drejtim kishte edhe Dobruxha, e cila u fut përfundimisht nën

kontrollin e Rumanisë15

. As Bullgaria dhe as vendet e tjera ballkanike, nuk ishin të

përshtatshme për krijimin e një federate ballkanike, shprehet gazeta ―Le Monde‖, një ndër

gazetat e mëdha europiane.

Më 2 korrik 1912, para fillimit të Luftës së Parë Ballkanike, socialistët serbë dolën

në parlament me propozimin për krijimin e Federatës Ballkanike. Dragisha Lapçeviç, si

12На путях к Югославии: за и против. ―ИНДРИК‖, Москва, 1997. C. 306-307.

13П. А. Искендеров. В «интерьере Балкан»: Юбилейный сборник в честь Ирины Степановны Достян.

Москва, ПРОБЕЛ, 2010. Ct.449. 14

L. S. Stavrianos, ―Balkan Federation‖ a history of the movement towards Balkan unity in the modern

times‖, Winsconsin, 1944, Appendix C, Resolution of the congress, f. 186. (Material nga Wikipedia :

Балканская федеративная республика). 15

Ferdinand Schevill, Ballkani historia dhe qytetërimi, ―Uegen‖, Tiranë: 2002, f. 390 - 391.

Page 19: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

6

pacifist konseguent në Asamblenë (Skupshtina) e Serbisë, votoi kundër buxhetit të luftës në

prag të luftërave ballkanike. Profeti i partisë socialdemokrate serbe, Lapçeviç doli me

vendosmëri kundër luftës me Turqinë. Rrethet më të përparuara të lëvizjes çlirimtare

shqiptare, duke marrë parasysh kushtet e reja të krijuara pas fitores së revolucionit,

kërkonin të mos hiqej dorë nga qëllimet e fundit të lëvizjes ҫlirimtare dhe njëkohësisht të

përdoreshin për të mirën e saj liritë e kufizuara kushtetuese të shpallura nga xhonturqit.

Gjithashtu, në klimën e krijuar, ideja e unitetit dhe bashkëpunimit si dhe solidariteti

dhe vëllazërimi i popujve ballkanikë demaskoi atmosferën mbytëse të ideologjisë sunduese

të nacionalizmit dhe shovinizmit, e cila u shfaq me të gjithë forcën e saj gjatë Luftës së Parë

Botërore. Sipas socialdemokratëve, ndarja e Ballkanit në vende të vogla do të krijojë një

burim të ri fërkimi ndërmjet popujve dhe vendeve të Ballkanit. Ata paralajmëruan se askush

nuk mund të jetë i kënaqur nga kufijtë që do të krijohen dhe se çdo luftë, thjesht, është edhe

një luftë tjetër.

Socialistët serbë parashtruan faktin se në Ballkan jetojnë popuj të ndryshëm të

përzier, ku çdo shtet kombëtar, duke u çliruar vetë, faktikisht robëron tjetrin. Mendimi ishte

se nuk kishte logjikë ekonomike që kjo hapësirë të ndahet më tej, pasi për shkak të

copëtimit ekonomik ka më pak shanse për zhvillim. Në këtë pikëpamje, në skupshtinën

serbe, Lapçeviç dhe Trisha Kacleroviç, ―dolën, më 7 tetor, me deklaratën që përmbante

protestën kundër luftës, thirrjen për revolucionin demokratik dhe krijimin e federatës së

popujve ballkanikë‖16

.

E vetmja parti në Serbi, e cila dënoi politikën e qeverisë nga pozitat

internacionaliste ishte partia socialdemokrate serbe. Që në prag të luftës, socialdemokratët

serbë zhvilluan në shtyp dhe në parlament, në mbledhje dhe mitingje, një luftë aktive

kundër militarizmit, shovinizmit dhe kërcënimit të luftës që po afrohej. Më 8 shtator të vitit

1912, në Beograd, nga socialdemokratët u organizua një miting ku morën pjesë mijëra vetë,

në të cilin foli lideri i partisë Dimitrij Tucoviq, ―që demaskoi politikën e militarizmit dhe të

shovinizmit dhe bëri thirrje për bashkimin e popujve ballkanikë në republikën federative

ballkanike17

. Pozicion kundër luftës zuri gjithashtu dhe partia punëtore socialdemokrate e

Bullgarisë, organizatat socialdemokratike të Greqisë dhe Rumanisë dhe grupi socialist i

Turqisë (në veçanti anëtarët e federatës socialiste të qytetit të Selanikut).

16

История Югославии, Том I, Москва, 1963, Aкадемия Hаук СССР Институт Славяноведения c. 646. 17

История Югославии, Том I, Москва, 1963, Aкадемия Hаук СССР Институт Славяноведения c. 646.

Page 20: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

7

Pas fillimit të luftës së Parë botërore, në verë të vitit 1915, në Bukuresht u mbajt

Konferenca e dytë e socialdemokratëve të Ballkanit. Organizatori kryesor i kësaj ishte

Hristian Rakovski, anëtar i shquar i partisë socialdemokrate rumune. Përfundimi i

Konferencës ishte krijimi i ―Federatës së punëtorëve socialdemokratë të Ballkanit‖. Georgi

Dimitrov, një nga liderët e partisë socialdemokrate bullgare, e vlerësoi këtë me këto fjalë:

―Hapin e parë të rëndësishëm, në bashkimin e kombeve të Ballkanit, e bëri bashkimi i

proletariatit socialdemokrat të Rumanisë, Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë në Federatën

socialdemokrate të Ballkanit‖18

.

Më tej do të vinte radha e zhvillimit të punimeve të Konferencës së Tretë, e cila

mblodhi të gjithë socialistët revolucionarë në të gjithë Ballkanin. Kjo Konferencë doli me

përfundimin për krijimin e Federatës Ballkanike, si bazë të politikës së tij në Ballkan.

Federata Socialiste Ballkanike përfaqësonte ―rrugëdaljen e vetme nga rrethi i urrejtjes

kombëtare, fragmentarizmit, varfërisë dhe shfrytëzimit kapitalist‖19

.

Gjatë periudhës së viteve 1912 – 1918, në kohën e Luftërave Ballkanike dhe Luftës

së Parë Botërore, shumë përfaqësues të Bashkimit Ballkanik u konfliktuan me njëri tjetrin.

Në vitin 1919 ―Federata ballkanike e punëtorëve socialdemokratë‖ u shndërrua në

―Federata Komuniste e Ballkanit‖, si rezultat i së cilës komunistët e Ballkanit koordinuan

veprimet e tyre në përputhje me parimet e internacionalizmit.

Ideja për krijimin e një Federate Ballkanike u zhvillua edhe më tej pas përfundimit

të Luftës së Parë Botërore. Tani në këtë drejtim po punonin partitë komuniste të udhëhequra

nga partia bolshevike e Bashkimit Sovjetik. Për këtë qëllim, partitë komuniste u bashkuan

në një organizëm i cili u quajt Internacionalja Komuniste, ose siç njihet dhe ndryshe,

Kominterni. Idenë për krijimin e Kominternit e ka hedhur Lenini që më 1 nëntor 1914, me

artikullin ―Lufta dhe social-demokracia ruse‖, ku në përfundim citon: ―Rroftë

Internacionalja proletare, e çliruar nga oportunizmi‖20

.

Duhet thënë se edhe Perandoria Ruse e carëve ka qenë shumë e angazhuar për të

qenë e pranishme në Ballkan dhe për ta ndërtuar atë mbi idenë e pansllavizmit. Pas

përmbysjes së regjimit carist, edhe qeveria e Përkohshme e Rusisë e vazhdoi këtë politikë,

por ajo qëndroi në fuqi më pak se një vit më 1917.

18

Georgi Dimitrov. ―The significance of the Second Balkan Conference‖, ―Selected Work‘s‖, Vol. I, Sofie.

1972, f. 49-52; ( (Material nga Wikipedia : Балканская федеративная республика). 19

Ar. A. Ullunjan. Komintern i geopolitika: Ballkanskij rubjezh.1919-1938, Moskë: 1997, s .41. 20

V.I. Lenin. Vëllim. 21, 1900 – 1922. Shtëpia Botuese ―Naim Frashëri‖, Tiranë. 1970, f. 1 – 5; Иосиф

Линдер&Сергей Чуркин. Красная паутина. Рипол классик. Москва, 2006. C. 20.

Page 21: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

8

Me fitoren e Revolucionit bolshevik, idetë e sllavizmit nuk u mbështetën nga

udhëheqja bolshevike sovjetike. Dhe për këtë kishte arsye ideologjike dhe praktike. Nga

njëra anë ―‘trashëgimi i pansllavizmit reaksionar‘, që ishte në kundërshtim me

‗internacionalizmin proletar‘, dhe nga ana tjetër pothuajse të gjithë ‗komitetet sllave‘ jashtë

Rusisë vepronin kundër pushtetit sovjetik‖21

.

Bolshevikët rusë, për zgjidhjen e problemeve ballkanike niseshin nga pozita klasore

dhe mendonin se ―baza e bashkimit federal duhej të ishte solidariteti i punonjësve dhe

kishin arritur në përfundimin se Federata Ballkanike do të justifikonte shpresat vetëm si një

bashkim i republikave demokratike‖22

. Ky mendim, duket se ishte marrë nga Lenini, i cili

në veprën ―Shënime kritike për çështjen kombëtare‖, shkruan se: ―Kush don t‘i shërbejë

proletariatit, duhet të luftojë për bashkimin e proletarëve të të gjithë botës, duhet të luftojë

kundër nacionalizmit borgjez, para së gjithash nacionalizmit vendas dhe pastaj kundër atij

të huaj‖23

.

Më 24 janar 1919 në Moskë u mbajt një mbledhje ku në përfundim të së cilës u

krijua Internacionalja Komuniste, ose i njohur ndryshe si Kominterni. Kominterni do të

ishte si një shtab për organizimin dhe drejtimin e revolucionit botëror, për përmbysjen e

qeverive në vende të ndryshme të botës dhe vendosjen e regjimeve bolshevike sipas modelit

sovjetik.

Projekti i krijimit të Federatës apo Konfederatës Ballkanike mori zhvillim të madh

pas krijimit të Kominternit. Kështu, në fillim të viteve 1920, në Konferencën e Lozanës, në

Zvicër, delegacioni sovjetik paraqiti një memorandum ku hodhi idenë për krijimin e një

Konfederate Ballkaniko – Danubiane, në të cilën krahas popujve të tjerë të Ballkanit do të

përfshiheshin edhe shqiptarët. Ky dokument njihet si Memorandumi i delegacionit Ruso –

Ukrainas – Gjeorgjian, me titull ―Për problemin lindor‖. Konkretisht aty thuhet: ―Si rezultat

i Traktateve të Londrës dhe Bukureshtit të vitit 1913, traktateve në Sen-Zhermen, Trianon

dhe Neji, shtete dhe provinca të tëra, si për shembull Maqedonia, Mali i Zi, Thraka,

Dobruxha, territore dhe qytete të Shqipërisë, Dalmacisë, Kroacisë u përfshinë në përbërje të

shteteve të tjera pa pyetur popullsitë e tyre. Disa nga këto traktate morën miratimin e ish

Rusisë cariste. ... Popujt e Ballkanit dhe të Danubit duhet t‘i kthehen skemës së

bashkëpunimit, vullnetit për të punuar së bashku për krijimin e kushteve të favorshme për

zhvillimin e tyre ekonomik dhe politik. Dhe për këtë atyre nuk u duhet t‘i drejtohen luftës

21

Shaqir Vukaj, ―Federata Ballkanike dhe roli i Moskës për krijimin e saj‖. Revista Java, 21 janar 2013. 22

Po aty, Shaqir Vukaj. 23

Shyqyri Ballvora, ―Internacionalja III në luftë kundër oportunizmit‖, ―8 Nëntori‖, Tiranë: 1986, f. 26, 321.

Page 22: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

9

vëllavrasëse dhe aneksimit të territoreve të huaja. Ky mjet ishte bashkimi në konfederatë.

Vetëm me ruajtjen e autonomisë së secilit prej popujve, me bashkimin e të gjitha

përpjekjeve të tyre në emër të qëllimit të përbashkët, lugina e Danubit dhe gadishulli i

Ballkanit do pushonin së qëni teatër i luftërave lokale dhe karrem për luftërat botërore

imperialiste‖24

.

Pothuajse në të gjitha lëvizjet majtiste, socialiste, socialdemokrate dhe komuniste të

vendeve ballkanike ishte përhapur ideja për krijimin e një federate ose konfederate

Ballkanike. Në këtë drejtim më aktivët ishin komunistët jugosllavë dhe bullgarë. Partia

socialiste bullgare në maj të vitit 1919, pasi kishte spastruar radhët e saj nga reformistët e

djathtë dhe elementët oportunistë, ndryshoi emrin dhe u quajt Partia Komuniste e

Bullgarisë. Ndërsa në maj të vitit 1920, në Sofje u mbajt Konferenca e partive komuniste të

Bullgarisë dhe Jugosllavisë, si dhe të partive socialiste të Greqisë dhe të Rumanisë. Aty u

mor vendimi për krijimin e Federatës komuniste Ballkanike në përbërje të Kominternit. Në

perspektivë, në secilin prej vendeve të përmendura, parashikohej krijimi i republikave

socialiste sovjetike, me bashkimin e mëvonshëm në Republikën Federative Socialiste

Sovjetike të Ballkanit25

.

Në këtë Federatë, ku bënin pjesë komunistët bullgarë, jugosllavë, rumunë dhe grekë,

pozitë dominuese kishte partia komuniste e Bullgarisë dhe sekretar i saj u zgjodh Georgi

Dimitrovi, i cili ishte dhe në udhëheqje të Kominternit. Federata Komuniste e Ballkanit

mori përsipër rolin e lidershipit në zonën e ndjeshme të Ballkanit, koordinon politikën e

partive komuniste ballkanike, shpreh vullnetin politik të bashkimit të tyre dhe paraqitet në

të njëjtën kohë si hapi fillestar dhe skeleti i një federate të ardhshme të vendeve ballkanike,

me qëllimin final ardhjen e partive komuniste në pushtet.

Federata Komuniste Ballkanike jo vetëm mbështetej por edhe monitorohej direkt

nga Kominterni. Ajo, (FKB) ishte subjekti dhe instrumenti në shërbim të politikës dhe

projekteve të Internacionales së Tretë Komuniste në Ballkan. Internacionalja Komuniste

zhvillonte kongreset e saj për të analizuar punën e kryer dhe për të shtruar detyrat për të

ardhmen. Kongresi i tretë i saj u zhvillua në vitin 1921, i katërti në vitin 1922 dhe i pesti në

vitin 1924. Në kongresin e katërt Lenini, në referatin e tij nxit të gjitha partitë e vendeve

ballkanike për një bashkëpunim më të ngushtë, sepse vetëm lidhja e qëndrueshme dhe

koordinimi i parreshtur mund të sigurojnë fitoren e përbashkët. Edhe në Kongresin e pestë

24

Документы внешней политики СССР. Tом 6. Москва, 1962, с. 132. 25

.Иосиф Линдер&Сергей Чуркин. Красная паутина. Рипол классик. Москва, 2006. C. 166.

Page 23: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

10

Kominterni vendosi që të mbështeste lëvizjen e popullit shqiptar kundër rrezikut të

copëtimit të Shqipërisë nga ana e shteteve fqinje. Në thirrjen që lëshuan me atë rast

Presidiumi i Federatës Komuniste Ballkanike dhe Partia Komuniste Italiane, kryengritja e

qershorit u emërtua ―kryengritje e madhe‖, ―kryengritje popullore‖. Gjithashtu, organet e

Kominternit i ftuan punëtorët dhe fshatarët e Ballkanit e të Italisë që të kundërshtonin ҫdo

ndërhyrje të shteteve fqinje në ҫështjen shqiptare26

.

Në datën 7 qershor 1924, në Vjenë u mblodh Presidiumi i Federatës Komuniste

Ballkanike, i cili i kushtoi një vëmendje të veçantë situatës politike në Shqipëri. Në

relacionin përkatës u theksua se lidhur me ngjarjet që po zhvilloheshin në Shqipëri duhej të

viheshin në dijeni të gjitha partitë komuniste të Ballkanit. Duke nënvizuar rëndësinë e

këtyre ngjarjeve për të gjitha vendet e Ballkanit, duhet t‘u bënin thirrje partive komuniste

për të ndërmarrë një aksion kundër intervencionit të Italisë, Jugosllavisë dhe Greqisë, si dhe

të organizonin një miting solidariteti. Qëllimi final ishte përgatitja e kryengritjes së

armatosur kundër shteteve që pretendonin të dominonin në Ballkan, e cila kishte si qëllim të

vetin sigurimin e pavarësisë së Shqipërisë. Partive komuniste të Jugosllavisë dhe të Greqisë

u duhet të kryenin detyrat dhe direktivat e Komitetit Ekzekutiv të FKB-së për

domosdoshmërinë e vendosjes së lidhjeve me Shqipërinë27

. Diplomacia bolshevike, duke

patur si synim të saj planin për krijimin e Federatës Ballkanike, rriti intensitetin e

relacioneve për këtë pjesë të rajonit. Federata Ballkanike përfaqësonte në vetvete një

simbiozë të interesave sovjetike.

Nga 9 deri më 18 korrik 1924 u zhvillua Konferenca e VII e Federatës Komuniste

Ballkanike. Në këtë Konferencë vëmendje e veçantë iu kushtua problemeve që dolën në

Partinë Komuniste Jugosllave, konflikteve nacionale që kishin lindur mes popullsisë kroate,

sllovene dhe serbe, problemit maqedonas dhe ngjarjeve në Shqipëri. Revolucioni [i

qershorit] në Shqipëri përbënte një dukuri thjesht episodike, që nuk kaloi pa lënë gjurmë28

.

Po në këtë Konferencë u diskutua për Organizimin e drejtë të përgatitjes ushtarako-teknike

në vende të veçanta ballkanike dhe në përmasat e të gjithë Ballkanit. Për këtë u propozua që

t‘i kërkohej Kominternit një ―shok me experience‖, nëpërmjet të cilit të udhëzonte punën në

fushën ushtarake.

26

Selim Shpuza, ―Revolucioni demokratiko–borgjez i qershorit 1924 në Shqipëri‖, ―Mihal Duri‖, Tiranë:

1959, f. 27. 27

Eshref Ymeri. Islam Lauka, Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse, ―Toena‖, Tiranë: 2006, Vol. II,

Dok.nr. 7 (37), f. 28-30. 28

Eshref Ymeri.Islam Lauka, Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse, Qershor 1924- Dhjetor 1926, ―Toena‖

Tiranë: 2006, Dok.nr.6, f.34.

Page 24: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

11

Por një nga problemet kryesore politike të Konferencës së VII të Federatës

Komuniste Ballkanike ishte miratimi i rezolutës për problemin kombëtar dhe ideja kryesore

ishte pranimi i kombeve për vetëvendosje deri në shkëputje të plotë nga shteti ballkanik ku

jetonin. Sipas tyre, ―në Bullgari kombi më i shtypur njiheshin maqedonasit. Në Greqi –

turqit, bullgarët, shqiptarët dhe maqedonasit. Në Rumani – bullgarët, hungarezët dhe

ukrainasit. Në Jugosllavi – shqiptarët, boshnjakët, maqedonasit, sllovenët dhe kroatët.

Pakicat kombëtare duhej të shkëputeshin nga lëvizjet ekskluzivisht nacionaliste dhe të

tërhiqeshin në anën e partive komuniste. Liria e vërtetë e klasave punonjëse pranohej vetëm

në kuadrin e Federatës komuniste ballkanike‖29

.

Edhe Kongresi V i Internacionales Komuniste i kushtoi një vëmendje të

konsiderueshme ―Çështjes shqiptare‖. Lidhur me Shqipërinë, për pushtimin e së cilës po

bëhej garë mes Italisë, Jugosllavisë dhe Greqisë, ishte e domosdoshme të përkrahej me çdo

mënyrë lufta e popullit shqiptar për pavarësinë e tij30

. Megjithëse FKB përmban farën dhe

përbën maketin e një Federate të ardhshme të Shteteve Ballkanike, kthimi i ҫështjes së

federalizmit të Ballkanit në një parim programatik të Partive Komuniste Ballkanike, që

përsëritet dhe promovohet në të gjitha kongreset partiake që në vitin 1920 e në vazhdim,

nuk mjafton për të bërë realitet vizionin dhe idenë e unitetit dhe bashkëpunimit ballkanik.

Politika sovjetike në Ballkan në vitet ‗20, mishërohej në vendimet e KQ të

PKR(b)/PKP(b) dhe të Byrosë së saj Politike, në vendimet e Internacionales Komuniste, të

KPPJ të BRSS. Kjo politikë kishte për qëllim të maste pulsin e vendeve të gadishullit

ballkanik dhe pas kësaj të përpunonte masat për përgatitjen e drejtpërdrejtë të kryengritjes

së armatosur. Ajo i orientoi partitë komuniste të Ballkanit për shfrytëzimin e konflikteve

nacionale në interes të revolucionit. Në këtë periudhë, prania e doktrinës majtiste në arenën

ballkanike ishte jo vetëm e ndjeshme, por edhe e konsiderueshme. Antarësimi i partive

komuniste në Internacionale si dhe pranimi i Federatës së Komunistëve Ballkanas në

Komintern, synonte si dhe tentoi për një shtrirje të degëzimit të saj edhe në Shqipëri.

Në këtë drejtim është interesant edhe një fakt. Gazeta shqiptare ―Posta e shqypnies‖,

që dilte në Shkodër, njoftoi për kryengritjen në Petrograd, ku ―fituan punëtorët dhe

ushtarët‖31

. Kjo ka qenë një rastësi, që u botua një lajm i tillë apo kishte një qëllim të

caktuar?

29

Иосиф Линдер&Сергей Чуркин. Красная паутина. Рипол классик. Москва, 2006. C. 185. 30

Eshref Ymeri. Islam Lauka, Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse, Qershor 1924 - Dhjetor 1926,

―Toena‖, Tiranë: 2006, Dok.nr.5, f. 33. 31

Historia e Shqipërisë, Vëllim i dytë, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë: 1965, f. 451.

Page 25: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

12

Por qeveria bolshevike ruse, pas marrjes së pushtetit filloi të botonte dokumente të

periudhës së regjimit carist dhe që kishin lidhje të drejtpëdrejta me vendin tonë. Kështu, një

prej dokumenteve ishte dhe Traktati i fshehtë i Londrës për ndarjen e Shqipërisë. Ky lajm

bëri përshtypje të madhe në qarqet më të gjera të opinionit shqiptar, sepse në këtë mënyrë

regjimi bolshevik dilte në arenën ndërkombëtare si mbrojtës i vendeve të vogla, i pavarësisë

dhe sovranitetit të tyre. Gazeta ―Dielli‖ në mars 1918-ës, në lidhje me daljen në dritë të

përmbajtjes së Traktatit të fshehtë të Londres, shprehet se ishte ―sy për të verbërit dhe veshë

për të shurdhërit‖. Gjithashtu, përmbajtja e Traktatit u vlerësua si ―qefini i

Shqipërisë‖32

.Traktati i Fshehtë i Londrës, i prillit të vitit 1915, është ndoshta ekzemplari

më ―përfaqësues‖ i kësaj diplomacie, të cilën qeveria sovjetike e mbërtheu në ―shtyllën e

turpit‖ duke shkaktuar një pështjellim të paparë në selitë e politikës mbarëndërkombëtare.33

Si rezultat i revolucionit të qershorit të vitit 1924, në Shqipëri erdhi në pushtet

qeveria demokratike e Fan Nolit. Në Shqipëri u la e lirë hyrja e shtypit përparimtar të

jashtëm, ashtu siҫ u lejua dhe revista komuniste ―Federacioni Ballkanik‖, e cila sapo kish

filluar të botohesh në Vjenë në të gjitha gjuhët e popujve të Ballkanit34

.

Në një intervistë të dhënë në shtator 1924, korrespondentit të gazetës greke

―Politika‖ në Gjenevë, Fan Noli theksoi nevojën e bashkëpunimit midis dy vendeve si edhe

nevojën e bashkëpunimit të popujve të Ballkanit në këtë Konfederatë35

.

Pas rikthimit të Ahmet Zogut në pushtet, në fundin e dhjetorit të vitit 1924,

pothuajse pjesa më e madhe e kundështarëve të tij politikë, u detyruan të largoheshin nga

Shqipëria. Ata u vendosën kryesisht në Bari të Italisë, ku përfituan dhe statusin e azilantit

politik, si dhe në Francë e Austri. Grupi kryesor i kundërshtarëve të Zogut u vendos në

Vjenë dhe që nga kryeqyteti austriak ata vendosën ta vazhdonin luftën për përmbysjen e

qeverisë së tij. Në intervistën që i dha gazetës ―Pravda‖, Noli u shpreh se: ―populli shqiptar

ushqen simpati të madhe për BRSS dhe ҫlirimi i Shqipërisë do të jetë i mundshëm vetëm në

rrugën e krijimit të një federate ballkanike‖36

.

32

Historia e Shqipërisë, Vëllim i dytë, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë: 1965, f. 456; Gazeta

―Dielli‖ mars 1918.

33Arben Puto,‖Ҫështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit, vëll. II, ―8 Nëntori‖,

Tiranë: 1987, f. 3-9. 34

Eshref Ymeri. Islam Lauka, Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse, Qershor 1924-Dhjetor 1926, ―Toena‖,

Tiranë: 2006, Dok.nr.7, f. 34. 35

Selim Shpuza, Revolucioni demokratiko-borgjez i qershorit 1924 në Shqipëri, ―Naim Frashëri‖, Tiranë:

1959, f. 27, 32. 36

Arben Puto, Shqipëria Politike 1912-1939, ―Toena", Tiranë: 2009, f. 427; Kristo Frashëri, ―Historia e

lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe r themelimit të PKSH-së 1878-1941, Akademia e Shkencave, Instituti I

Historisë, Tiranë: 2006, f. 37.

Page 26: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

13

Federata Komuniste Ballkanike, që në manifestin e saj të datës 10 gusht 1920,

stigmatizonte politikën pushtuese të qeverive ballkanike lidhur me Shqipërinë e vogël. Në

këtë manifest, të nënshkruar nga KQ i PK Bullgare, KQ i PK të Greqisë dhe udhëheqja e

PK të Jugosllavisë, dënuan me vendosmëri synimet e Italisë për të pushtuar Shqipërinë. Më

vonë Federata komuniste ballkanike doli prapë në mbrojtje të Shqipërisë nga atentatet e

vendeve fqinje dhe fuqive europiane37

.

Në Shqipëri ende nuk kishte një parti që të ishte pjesëtare e Federatës Komuniste

Ballkanike, por elementë të ndryshëm të cilët përgatiteshin në Moskë për të drejtuar në të

ardhmen lëvizjen komuniste që po zhvillohej. Se çfarë ―partie‖ ishte ajo, e tregon letra e

G.V. Çiçerinit drejtuar Drejtorisë Qendrore të Bashkuar Politike, lidhur me gjallërimin e

punës me organizatat maqedonase: ―Pikërisht kështu duhen shfrytëzuar më energjikisht

lidhjet tona me të ashtuquajturën ―parti‖ në Shqipëri. Ajo nuk është aspak parti komuniste,

ajo është një organizatë komplotiste tipike ballkanike, por lidhjet tashmë janë kaq serioze

saqë ne mund të bënim më shumë‖38

.

Në Shqipëri ende nuk kishte parti politike të kristalizuara, përveҫ lëvizjes rinore e

grumbulluar rreth shoqatës―Bashkimi‖, e cila përfshinte në radhët e saj një numër të caktuar

simpatizantësh. Vendosja e lidhjeve të rregullta të FKB me elementë të majtë, gjithashtu

vendosja e lidhjeve të ithtarëve shqipëtarë të Internacionales komuniste, paraqitej si një

problem adekuat. Shpresa për krijimin në një kohë sa më të afërt, të një baze për formimin e

një grupi të vogël komunist, i cili do të zhvillonte një propogandë komuniste sistematike në

radhët e punëtorëve, fshatarëve dhe simpatizantëve, ishte një nga objektivat e FKB39

.

FKB i dha një ndihmë të madhe lëvizjes revolucionare shqiptare në çështjen e

orientimit të saj politik, në dhënien e drejtimit të duhur të punës, forcimit organizativ të

organizatave demokratike nacional-çlirimtare të sapokrijuara. Me ndihmën e Federatës

Komuniste Ballkanike, më 20 janar 1925 në Vjenë u mbajt konferenca me pjesëmarrjen e

përfaqësuesve të rrymave të ndryshme të lëvizjes në emigracion kundër qeverisë së Zogut.

Konferenca vendosi bazat e organizatës patriotike demokratike KONARE, Komiteti

Nacional-Revolucionar, të cilin e drejtoi Fan Noli. Në Komitet morën pjesë veprimtarë të

37

Елена Атанасова. Георгий Димитров и Албанское демократическое и коммунистическое движение

(1920 – 1939). СОФИЯ ПРЕСС 1979.стр. 7. 38

Eshref Ymeri dheIslam Lauka, Shqipëria në Dokumentet e Arkivave Ruse, ―Toena‖, Tiranë: 2006, Vol. I,

Dok.nr.3, f. 9-10. 39

Eshref Ymeri. Islam Lauka, Shqipëria në Dokumentet e Arkivave Ruse, ―Toena‖, Tiranë: 2006, Dok.nr. 20,

f. 52.

Page 27: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

14

tillë revolucionarë si Halim Xhelo, Riza Cerova dhe të tjerë40

. Më 5 maj 1925 organizata

shpalli programin në të cilin ishin formuluar detyrat e saj kryesore: përmbysja e qeverisë së

Ahmed Zogut dhe dëbimi i bashkëpunëtorëve të tij, feudalëve dhe bejlerëve, vendosja e

regjimit të vërtetë demokratik, zbatimi i reformës agrare në interes të fshatarëve si dhe

realizimi i një sërë transformimesh të tjera demokratike41

.

Më 24 prill 1927, Komiteti i Ҫlirimit Kombëtar doli me deklaratën se ҫlirimi i

Shqipërisë mund të realizohet vetëm në aleancë me popujt e tjerë ballkanikë, në të cilën

theksohej: ―Ndër aleatët e natyrshëm të popullit shqiptar u përmend BS, i cili me luftën e tij

për barazi të të gjithë popujve, për paqen, në mbrojtje të popujve të vegjël, fitoi simpatinë e

patriotëve dhe demokratëve shqiptarë42

.

Në radhët e emigracionit të majtë dallohej për një pozicion të tij të veҫantë Grupi

Komunist Shqiptar, që u krijua në Bashkimin Sovjetik në prill 1928. Grupi u vu menjëherë

nën urdhërat e Kominternit nën kujdesin e Georgi Dimitrovit, që ishte kryetar i Seksionit

ballkanik të Kominternit. Për Kominternin, formimi i Grupit Komunist ishte një hap

përpara, ishte organizata e parë shqiptare e lidhur me programin e tij. ―Djemtë e mësuar‖ do

të përbënin kontigjentin e parë që do të hapte rrugën drejt realizimit të objektivit për

krijimin e Partisë Komuniste në Shqipëri, si një parti e modelit Leninist, një elitë

revolucionarësh profesionistë43

.

Edhe Konferenca e Federatës komuniste ballkanike, që u zhvillua në Moskë në vitin

1928, dha udhëzime të çmuara lidhur me punën për krijimin e PKSH. Duke analizuar

situatën në Ballkan, Georgi Dimitrovi tregoi se: ―Kthesa kundërrevolucionare e Ahmet

Zogut në Shqipëri, në korrik 1925, e kryer me ndihmën e Jugosllavisë dhe me forcat e saj të

armatosura, zgjeroi frontin e reaksionit ballkanik deri në detin Adriatik, privoi popullin

maqedonas nga një bazë e luftës ҫlirimtare dhe lëvizjen revolucionare në Ballkan nga

njerën prej bazave të saj‖44

. Konferenca detyroi komunistët shqiptarë emigrantë të

40

Selim Shpuza, Revolucioni demokratiko-borgjez i qershorit 1924 në Shqipëri, ―Mihal Duri‖, Tiranë: 1959, f.

47. 41

Eshref Ymeri. Islam Lauka, Shqipëria në Dokumentet e Arkivave Ruse, ―Toena‖ Tiranë: 2006, Dok. nr. 32,

f. 69 - 72. 42

La Federation Balkanique, Nr. 15, 1 mars 1925, f. 201-202; Nasho Jorgaqi, Jeta e Fan S.Nolit, vol.2,

Shtëpia botuese ―Elve‖ ,Tiranë: 2005, f. 19. 43

Arben Puto. Shqipëria Politike 1912-1939, ―Toena‖, Tiranë: 2009, f.438; Kristo Frashëri, Historia e

lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSH-së, 1878-1941, Tiranë: Akademia e

Shkencave, Instituti i Historisë, 2006, f. 31-32. 44

Historia e Shqipërisë, II, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë: 1965, f. 557; International Press

Correspondence, Nr. 29, 17 maj 1929, f. 512.

Page 28: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

15

ktheheshin në Shqipëri dhe të udhëhiqnin luftën e klasës punëtore, të ndihmonin krijimin e

grupeve komuniste brënda vendit, të cilat në të ardhmen duhej të bashkoheshin dhe të

vendosnin bazat e PKSH, të vinin maksimumin e forcave për bashkimin dhe konsolidimin e

të gjitha forcave progresive dhe demokratike45

. Konferenca e VIII Komuniste Ballkanike,

që u mblodh në vitin 1928, i udhëzonte komunistët për ―organizimin e bashkimin e

elementëve më të përparuar punëtorë e fshatarë‖, që pastaj të arrihej në formimin e partisë

komuniste shqiptare46

.

Kjo parti, sipas mendimit të tyre, do të krijohej duke kombinuar lëvizjen

revolucionare në emigracion me lëvizjen revolucionare në Shqipëri. Kuptohej vetvetiu se

realizimi i këtij vendimi kërkonte përgatitje të gjatë dhe të kujdesshme, të cilën duhet ta

kryenin vetë revolucionaret shqiptarë. Komiteti i Ҫlirimit Nacional (KҪN), kishte filluar të

luante një rol të rëndësishëm ku komunistët shqiptarë prej vitit 1929, e përfaqësonin KҪN

në Komitetin e Federatës Komuniste Ballkanike. Si pasojë, KҪN u lidh edhe më ngushtë

me lëvizjen komuniste e demokratike ndërkombëtare47

.

Georg Dimitrovi kujdesej që në kohën e duhur të dërgoheshin mjetet e caktuara për

këtë qëllim, si dhe të hollat e domosdoshme për shtypjen e literaturës majtiste në gjuhën

shqipe. Ai këmbëngulte para Komitetit Ekzekutiv të Internacionales Komuniste: ―Duhet që

broshurat e zgjedhura shqiptare, më në fund të botohen. Të mos humbim kohë, veҫanërisht

në të ardhmen‖. Gjithashtu, Dimitrovi i dha udhëzime të hollësishme Ali Kelmendit për

punën e tij në Kosovë (Jugosllavi), ku ai do të shkonte për plotësimin e vendimeve të

FKB48

. Në vijim të korrespondencës, më 18 gusht 1930, Dimitrovi raportonte pranë

Sekretariatit Ballkanik të KEIK: ―Kelm[endi] tashmë ndodhet në Tiranë. Ai vendosi disa

lidhje dhe filloi punën‖.49

Dimitrovi kishte varur shpresa shumë të mëdha tek Ali Kelmendi

dhe ―miqtë e tij‖ e besonte tek ata. Duke realizuar vendimet dhe udhëzimet e Kominternit,

FKB dhe Ali Kelmendi zhvilluan një punë energjike për formimin e një ―qendre

organizative‖, si hap drejt krijimit të Partisë Komuniste me program revolucionin socialist

(program ―Bolshevik‖).

45

Historia e Partisë së Punës të Shqipërisë, ―Naim Frashëri", Tiranë: 1968, f. 15 - 16, 32. 46

Historia e Partisë së Punës të Shqipërisë, Naim Frashëri, Tiranë: 1968, f. 26; Letër e George Dimitrovit

drejtuar KE të Kominternit, 12 shtator 1929, AQP. 47

Historia e Partisë së Punës të Shqipërisë, ―Naim Frashëri‖, Tiranë: 1968, f. 26; Letër e George Dimitrovit

drejtuar KE të Kominternit, 12 shtator 1929, AQP. Po aty, fq. 617. 48

Historia e Shqipërisë II, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë: 1965, f. 617-619. 49 Елена Атанасова. Георгий Димитров и Албанское демократическое и коммунистическое движение

(1920 – 1939). СОФИЯ ПРЕСС 1979. стр. 34.

Page 29: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

16

Në vitin 1938, grupi komunist i Korҫës duke u mbështetur në udhëzimet e

Kominternit, doli me programin minimum, i cili u botua në organin e tyre të shtypit,

gazetën ―Përpara‖. Ata udhëhoqën luftën e grevave të punëtorëve, kryen me sukses

demonstrata masive nën parullën ―Bukë për popullin‖. Forcimi i ndikimit të tyre u shfaq

veçanërisht qartë në kohën e zgjedhjeve bashkiake në qershor 1938, ku në qytete të tilla si

Korça, Durrësi, Shkodra e të tjera komunistët morën shumicën e votave50

.

Pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste e fillimit të Luftës së Dytë Botërore,

Internacionalja komuniste bëri thirrje për krijimin kudo të Frontit Antifashist. Në këtë

kuadër, edhe në Shqipëri u mor vendim për shkrirjen e grupeve komuniste dhe krijimin e

PKSH, në 8 nëntor 1941.

Pjesa dërmuese e veprimtarëve të Internacionales Komuniste, po sidomos ata që

ishin nga vendet ballkanike, e kishin bërë moto të tyre dhe jetonin me idenë e krijimit të

Federatës Ballkanike, prandaj përpiqeshin në forma të ndryshme që ta propogandonin këtë

ide. Kjo mori një theks më të madh me afrimin e Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë saj. Në

këtë drejtim, më aktivët ishin udhëheqësit komunistë jugosllavë, të cilët pretendonin të

merrnin rolin e drejtuesit dhe të qendrës për organizimin e rezistencës antifashiste në vendet

ballkanike.

Krahas me përpjekjet që bënte Kominterni dhe partitë komuniste për krijimin e një

Federate Ballkanike, kuptohet pasi të vinin në fuqi regjimet komuniste, edhe regjimet

ekzistuese në Ballkan kishin filluar që të lëviznin dhe të organizoheshin për të krijuar një

lloj Bashkimi, i cili duhej t‘i bënte ballë synimeve ekspansive të Italisë së Musolinit dhe më

vonë të Gjermanisë hitleriane. Në vitet 1925 – 1926 ekzistonte një projekt për krijimin e

―Lokarnos‖ ballkanike, por nuk u realizua sepse nuk u arrit të mënjanoheshin kontradiktat

kryesore ndërmjet vendeve ballkanike dhe të vetë Fuqive të Mëdha. Edhe pse dështuan

përpjekjet për realizimin e një pakti ballkanik të garancisë dhe të sigurimit, të zhvilluara në

mesin e viteve ‗20 të shekullit të kaluar, kjo ide nuk qe braktisur. Ajo u rimor në fillim të

viteve ‘3051

.

Ky bashkim i ri mendohej të realizohej në frymën e Lidhjes së Kombeve, duke

vendosur midis tyre (shteteve të Ballkanit) lidhje më të ngushta se ato që kishin vendet

anëtare të Lidhjes së Kombeve, një liri më të madhe se ajo e kantoneve zvicerane, landeve

gjermane. Gjithë kjo veprimtari zhvillohej nën moton e preferuar serbe ―Ballkani-popujve

50

Historia e Shqipërisë, Vëll, II, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë: 1965, f. 663 - 666. 51

S. Shpuza, Revolucioni demokratiko-borgjez i qershorit 1924 në Shqipëri, ―Mihal Duri‖, Tiranë: 1959, f. 40.

Page 30: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

17

të Ballkanit‖, çka nënkuptonte që Jugosllavia të ishte strumbullari i kësaj lidhjeje rajonale.

Diplomati shqiptar Reuf Fico deklaronte: ―Jemi dakort që Ballkani u përket ballkanasve,

veçse duhet bërë një korrigjim i vogël. Ai u përket ballkanasve me të drejta të barabarta dhe

pa dhunë të një shteti ndaj një shteti tjetër52

.

Në fillim të viteve ‘30, organizime të tilla në Ballkan prireshin për t‘u rezistuar

tërheqjeve dhe presioneve të Fuqive të Mëdha. Këto organizime nuk pengonin vazhdimin e

debatit midis Bullgarisë dhe Greqisë, rreth një pikëdaljeje në Detin Egje. Bullgaria dhe

Rumania kishin probleme mbi trajtimin e bullgarëve në Dobruxha. Jugosllavia e shihte

ende Shqipërinë me dyshim, ndërsa Franca dhe Italia përkrahnin të mbrojturit e tyre në

gadishull. Sidoqoftë, marrëdhëniet në fund të vitit 1929 ishin më të mira se më parë, dhe ky

përmirësim ishte një faktor që hapi shtegun për thirrjen e konferencave ballkanike.

Ideologjia e unitetit dhe bashkëpunimit ballkanik, konsiderohet një mjet për

mbizotërimin e njërës apo të tjetrës fuqi të huaj në Ballkan. Në këtë kontekst, kuptohet lehtë

paqëndrueshmëria dhe karakteri i lëkundshëm i orientimit të shteteve të Ballkanit dhe i

politikës së tyre të jashtme. Orientimi fillestar i shteteve ballkanike drejt Antantës së Vogël

erdhi si pasojë e humbjes së Gjermanisë dhe shndërrimit të Francës në fuqi kryesore të

Europës Kontinentale. Orientimi i përbashkët filofrancez i shteteve të Ballkanit i jepte një

farë homogjeniteti politikës së jashtme. Nuk është e rastësishme por lidhet drejtpërdrejtë me

ndryshimet e brendshme në shtetet ballkanike, që sollën në qeveritë e këtyre vendeve,

përfaqësues politikë nga radhët e borgjezisë liberale dhe elementëve të borgjezisë së vogël

radikale. Në këtë periudhë shtetet ballkanike i kthejnë sytë nga Franca si dhe krijohet një

klimë paqësore mirëkuptimi midis shteteve të Ballkanit53

.

Antanta e Vogël (Çekosllovakia, Jugosllavia dhe Rumania) u krijua për të penguar

vendosmërinë e Hungarisë që të griste Traktatin e Trianon-it, kurse Pakti Ballkanik

(Jugosllavia, Rumania, Greqia dhe Turqia) për t‘iu kundërvenë kërkesave të Bullgarisë për

rishikimin e kufijve. Për pasojë, këta pakte e vinin Rumaninë patjetër brenda një konflikti të

armatosur, nëse ndonjë Fuqi e Madhe, që ishte për rishikimin e kufijve (Gjermania, Italia e

madje Bashkimi Sovjetik), vendoste të mbështeste Hungarinë ose Bullgarinë. Së këndejmi

del se të dy, Antanta e Vogël dhe Pakti Ballkanik vuanin nga i njëjti cen: ishin aleanca të

forta kundër të dobtëve dhe aleanca të dobëta kundër të fortëve. Gjithashtu, nga ana tjetër,

qeveria gjermane bënte kujdes, mbante sytë hapur kundër formimit të ndonjë aleance

52

Valentina Duka. ―Histori e Shqipërisë 1912-2000‖, KRISTALINA-KH, Tiranë: 2007, f. 166; Gazmend

Shpuza. Shqipëria ndërmjet Ballkaneve e Apenineve-1934-,―EXTRA‖, Tiranë. 1999, f. 41 53

Ferdinand. Scevill, Ballkani historia dhe qytetërimi, ―Uegen‖, Tiranë: 2002, f. 406-409.

Page 31: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

18

Francë- Rusi- Antantë e Vogël si dhe i shikonte me dashamirësi synimet e Hungarisë dhe të

Bullgarisë, veçanërisht për rishikimin e kufijve54

.

Në vijim të Paktit Briand-Kellog të vitit 1928, u inicua një lëvizje pacifiste për

organizimin e konferencave vjetore për të diskutuar ҫështje me interes të përbashkët për

popujt e Ballkanit, me synimin madhor arritjen e Federatës Ballkanike55

. Iniciator i këtij

propozimi u bë ish kryeministri republikan grek A. Papanastasiu, sipas të cilit arritja e

objektivave të mësipërme do të bëhej përmes afrimit politik, nënshkrimit të një pakti

shumëpalësh ballkanik të arbitrazhit e të miqësisë, bashkëpunimit ekonomik, krijimit të një

bashkimi të pjesshëm doganor, si dhe arritjen e një marrëveshjeje për hyrjen, qarkullimin

dhe veprimtarinë e lirë ekonomike56

.

Iniciativa gjeti mbështetje në të gjitha vendet ballkanike. U vendos që Konferenca e

parë të thirrej më 5 tetor 1930 në Athinë, me pjesëmarrjen e delegacioneve jozyrtarë të cilat

do të ishin të përhershme. Statusi jo zyrtar i këtyre delegacioneve u caktua për t‘i ҫliruar ato

dhe vetë konferencat nga tutela e qeverive të tyre.

Në fillim të viteve ‘30, çështja e një pakti ballkanik ngjalli interes edhe për

Shqipërinë. Shqipëria pranoi të përfshihet në këtë proces dhe qeveria, me një vendim në

korrik 1930, caktoi edhe delegacionin e përhershëm të përbërë nga Mehmet Konica, Patër

Gjergj Fishta dhe Mit‘hat Frashëri, që më vonë u zëvendësua nga Leonida Naҫi.

Delegacioni shqiptar me kryetar Mehmet Konicën, që në atë kohë ishte këshilltar i Mbretit

Zog, mori pjesë në katër Konferenca Ballkanike që u zhvilluan në (Athinë1930), (Stamboll

1931), (Bukuresht 1932) dhe (Selanik 1933)57

.

Në tetor të vitit 1933, ministrat e Jashtëm të Greqisë, Rumanisë, Jugosllavisë dhe

Turqisë u takuan në Ankara dhe përgatitën draftin e një pakti të ri ballkanik, i cili do të

çonte në krijimin e Antantës Ballkanike. Mbetja e Shqipërisë jashtë këtij forumi vuri në

lëvizje të gjerë diplomacinë shqiptare, e cila u kërkoi organizatorëve shpjegime për lënien e

saj jashtë tij. Sipas një bisede të ambasadorit shqiptar në atë kohë në Ankara, me ministrin e

Jashtëm turk, vendi mikpritës i takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve ballkanike,

Shqipëria mbeti jashtë tij sepse e pengonte neni 5 i traktatit të bashkëpunimit me Italinë58

.

54

Gazmend Shpuza. Shqipëria ndërmjet Ballkaneve e Apenineve-1934, ―EXTRA‖, Tiranë: 1999, f. 45.

55Paskal Milo. ―Politika e Jashtme e Shqipërisë‖, ―Toena‖, Tiranë: 2013, f. 814; Arben Puto. Shqipëria

Politike 1912-1939, ―Toena", Tiranë: 2009, f.520. 56

Paskal Milo, Shqipëria dhe Aleanca ballkanike, ―Studime Albanalogjike‖, 1977, f. 59. 57

Paskal Milo: Shqipëria dhe Aleanca Ballkanike. Studime Albanalogjike. I. Viti II (3). 1997/1, f. 53-82;

Paskal Milo, ―Politika e Jashtme e Shqipërisë‖, Toena, Tiranë: 2013, f. 814. 58

Valentina Duka. ―Histori e Shqipërisë 1912-2000‖, KRISTALINA-KH, Tiranë: 2007, f. 191.

Page 32: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

19

Aktivizimi i Shqipërisë në këto konferenca nuk ishte thjeshtë një akt solidariteti

ballkanik, ishte momenti kur mbreti Zog po kërkonte të manifestonte një farë pavarësie në

politikën e jashtme. Pjesëmarrjen në Paktin Ballkanik ai e shihte edhe si një rrugëdalje për

të zvogëluar, në mos për të eleminuar krejtësisht ndikimin italian59

.

Në fillim Zogu mendoi të luante, në këtë forum ballkanik, kartën e nacionalizmit, në

formën e mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve shqiptare në vendet fqinje. Shqipëria dhe

Bullgaria kushtëzuan dërgimin e delegacioneve, në Konferencën e parë në Athinë, me

vënien në rendin e ditës të diskutimit të ҫështjes së minoriteteve. Ndërsa në Konferencën e

Stambollit, delegacioni shqiptar u shpreh se nuk mund të flitej për afrim midis popujve

ballkanikë dhe aq më tepër për një Federatë Ballkanike, pa u zgjidhur ҫështja e

minoriteteve60

.

Por në Konferencën e tretë, në Bukuresht, në tetor 1932, Shqipëria u largua nga

kërkesa për trajtimin e ҫështjes së minoriteteve dhe kundërshtoi hapur edhe Bullgarinë, e

cila kërkoi që të shtyhej diskutimi për miratimin e projekt Paktit për Ballkanin, derisa ajo të

përfundonte marrëveshjen dypalëshe me Jugosllavinë, Rumaninë e Greqinë për ҫështjen e

minoriteteve. Edhe në Konferencën e katërt në Selanik, nëntor të vitit 1933, delegacioni

shqiptar heshti për këtë ҫështje61

. Ndryshimi i qëndrimit të Shqipërisë në dy Konferencat e

fundit nuk ishte i rastit. Acarimi i marrëdhënieve shqiptaro–italiane e afroi Zogun me

Beogradin. Këtë fakt e dëshmoi edhe mbështetja gjithnjë e më e hapur, që delegacioni

shqiptar u dha qëndrimeve jugosllave në Konferencat e Bukureshtit e të Selanikut62

.

Qëndrimet shqiptare në Konferencat Ballkanike ndiqeshin me shumë vëmendje në

Romë. Në vjeshtën e vitit 1933 kishin filluar përgatitjet intensive për të nënshkruar një Pakt

Ballkanik midis qeverive të vendeve të Ballkanit, mbi bazën e disa parimeve të diskutuara e

të miratuara në Konferencat Ballkanike deri në atë kohë. Nëse Konferencat ishin një formë

jo zyrtare, Pakti do të ishte një marrëveshje zyrtare midis shteteve ballkanikë, që mendohej

të kishte disa nene, në mes të të cilave garancitë për mossulmimin dhe atë për

pandryshueshmërinë e kufijve të tyre. Si pikënisje për nënshkrimin e Paktit Ballkanik

shërbyen traktatet greko-turke, turko –rumune e turko-jugosllave në shtator –nëntor, si dhe

ripërsëritja e traktatit turko-bullgar i vitit 1929. Me gjithë përpjekjet që u bënë për ta

tërhequr Bullgarinë në nënshkrimin e Paktit, ajo refuzoi kryesisht për shkak të klauzolës për

59

P. Milo, Politika e jashtme e Shqipërisë, Toena, Tiranë: 2013, f. 815. 60

Paskal Milo, Politika e Jashtme e Shqipërisë, vep. e cituar, f. 815. 61

Tel. i legatës shqiptare në Athinë për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, 27 nëntor 1933. AMPJ, Viti

1933. Dosja Nr.129. f. 94-97. 62

Paskal Milo, Politika e Jashtme e Shqipërisë, vep. e cituar, f. 816

Page 33: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

20

mosndryshimin e kufijve. Shqipëria nuk u ftua as në konsultimet paraprake, as edhe në ato

përfundimtare që u zhvilluan në Beograd dhe që ҫuan në nënshkrimin e Paktit Ballkanik më

9 shkurt 1934 nga ministrat e Punëve të jashtme të Greqisë, Jugosllavisë, Turqisë e

Rumanisë63

. Atij iu bashkëngjit edhe një protokoll sekret për bashkëpunimin ushtarak në

rajon. Qeveria shqiptare në Konferencën e katërt të Ballkanit e kuptoi se po mënjanohej nga

proҫesi dhe nga nënshkrimi i Paktit. Por nënshkrimi i traktatit të miqësisë e bashkëpunimit,

midis qeverisë Italiane me Presidentin e Shqipërisë të asaj kohe, Ahmet Zogun, që mori

emrin Pakti i Parë i Tiranës, Neni 2 praktikisht ia hiqte Tiranës të gjitha të drejtat për

politikë të jashtme të pavarur: ―Për të ruajtur interesat e mësipërme, palët e larta

kontraktuese marrin përsipër të japin mbështetjen dhe bashkëpunimin miqësor të

ndërsjelltë. Njëkohësisht ato zotohen të mos përfundojnë me fuqitë e tjera marrëveshje

politike ose ushtarake, që do të cenonin interesat e palës tjetër sikundër është përcaktuar në

këtë Pakt‖64

.

Musolini ushtroi një presion të madh e të drejpërdrejtë në kryeqytetet ballkanike për

të penguar thirrjen e Shqipërisë në nënshkrimin e Paktit. Kur ministri i Jashtëm grek D.

Maksimos, në fillim të janarit 1934 ndërmori një turne për të informuar por edhe për të

marrë pëlqimin e Fuqive të Mëdha Europiane për Paktin, në Romë, Musolini i kërkoi që

Shqipëria të mos pranohej aty. Vetë Maksimos do të pohonte se aderimi i Shqipërisë ―në

grupin ballkanik nuk do të mirëpritej prej Italisë, e cila është tejet e shqetësuar nga projektet

e mbretit Zog për të shpëtuar mbretërinë e tij nga tutela italiane‖65

.

Ambasadori Italian në Ankara përcolli mesazhin e Romës se Italia nuk do ta shihte

kurrë me sy të mirë që të thirrej Shqipëria për të marrë pjesë në Paktin Ballkanik. Ministri i

Jashtëm turk Tefik Ruzhdi, për shkak të kësaj ndërhyrjeje italiane, u deklarua se për

Shqipërinë ishte e pamundur që të merrte pjesë në Pakt, sepse ―ka një aleancë me Italinë

dhe kjo e fundit nuk ka dhënë pëlqimin e saj‖66

.

Në Bukuresht, Musolini nuk e pati fare të vështirë që të përfitonte përkrahjen

rumune për mospranimin e Shqipërisë. Zogu u ndje sa i izoluar, aq e i dëshpëruar. Për

sqarime e për të kërkuar mbështetje, dërgoi Mehmet Konicën në Beograd, Athinë e Ankara.

Këshilltari i mbretit nuk arriti të marrë përkrahjen e qeverisë turke e greke. Të dy këto

63

Paskal Milo, Politika e Jashtme e Shqipërisë, ―Toena‖, Tiranë: 2013, f. 817. 64

Valentina Duka, Histori e Shqipërisë 1912-2000, ―Kristalina-KH‖, Tiranë: 2007, f.165; Bernd Fischer

Jurgen, King Zog and the Struggle for Stability in Abania, New York: 1984, f. 99. 65

Paskal Milo, ―Politika e Jashtme e Shqipërisë‖, vep. e cituar, f. 817; AMPJ.Viti 1934.Dosja Nr.54. f.3

66 Telegram i legatës shqiptare në Ankara për ministrin e Jashtëm Xhafer Vila, 23 janar 1934, AMPJ, Viti

1934, Dosje Nr.54, f. 8 – 9.

Page 34: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

21

qeveri i dërguan mesazhe Zogut se nuk mund të prishnin marrëdhëniet me Italinë për shkak

të pranimit të Shqipërisë në Paktin Ballkanik. Ai gjeti një farë ngushëllimi në Beograd, i cili

për synimet e njohura kërkonte ta shkëpuste Shqipërinë nga influenca italiane dhe të

mbështeste pranimin e saj në Paktin Ballkanik. Por përkrahja jugosllave nuk mjaftoi për të

thyer qëndrimin negativ të qeverive të të tre vendeve të tjera ballkanike. Italianët, të

kënaqur nga që kishin penguar nënshkrimin e Paktit, nga Tirana deklaronin se ―Shqipëria

është zona jonë e praprekshme dhe kushdo që ka punë me të, në fillim duhet të marrë leje

tek Italia‖67

.

Qeveria shqiptare u ndodh në udhëkryq. U përgatit të shprehte zyrtarisht

pakënaqësinë e saj ndaj qëndrimit që mbajtën dy qeveritë, greke e turke, të cilin e

konsideroi si ―dashamirësi‖ ndaj Italisë, në dëm të Shqipërisë e për interesat e tyre të

veҫanta. Por u hoq dorë nga një protestë zyrtare e në nivel qeveritar, dhe u kalua në një akt

më simbolik. Me porosi të Zogut, këshilltari i tij M. Konica refuzoi ftesën për pjesëmarrjen

e përfaqësisë shqiptare në mbledhjen e Këshillit vjetor të Konferencës Ballkanike, që do të

mbahej më 31 mars 1934 në Athinë, në shenjë proteste për atë që Shqipëria nuk u ftua të

nënshkruante Paktin e Antantës Ballkanike68

.

Mbreti Zog nuk u tërhoq nga plani i tij për të antarësuar Shqipërinë në Pakt edhe pas

nënshkrimit të tij. Shfrytëzoi nenin 3 të Paktit, sipas të cilit Antanta Ballkanike ishte e

hapur për të gjitha shtetet e tjera ballkanike, pranimi i të cilave do të bëhej pasi kërkesa e

tyre të shqyrtohej nga qeveritë e vendeve anëtare. Ai këtë herë veproi hapur, por duke u

futur në rrugën e bisedimeve sekrete me Beogradin. Në maj, mbreti Aleksandër kishte

shprehur dëshirën që Shqipëria të aderonte në Paktin Ballkanik, duke kontribuar në ҫlirimin

e Ballkanit nga ҫdo ndikim dhe ndërhyrje e huaj.

Kontaktet e shpeshta e të fshehta shqiptaro - jugosllave nuk mbetën të panjohura për

Romën, por presionet e saj nuk frenuan Zogun që të vazhdonte përpjekjet.

Në verën e vitit 1935, qeveria shqiptare ndërmori një ofensivë të re diplomatike për

pranimin e Shqipërisë në Antantën Ballkanike. Mbreti shqiptar, në korrik u kërkoi

ministrave jugosllavë e rumunë në Tiranë që t‘u përcillnin qeverive të tyre kërkesën e tij për

antarësimin e Shqipërisë në Pakt69

.

67

Paskal Milo, ―Politika e Jashtme e Shqipërisë‖, Toena, Tiranë: 2013, f. 818. 68

Paskal Milo, ―Politika e Jashtme e Shqipërisë‖, vep. e cituar, f. 818; Telegram i legatës italiane në Tiranë

për ministrin e Punëve të Jashtme në Romë 23 mars 1934, AQSH, Viti 1934, Fondi 163. Dosja.Nr.30, f. 1, 10 69

Telegram i Ministrisë së Punëve të Jashtme Italisë për legatën italiane në Tiranë, AQSH, Viti 1935, Fondi

163, Dosja Nr. 25, f. 4

Page 35: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

22

Në Beograd, kryeministri e ministri i ri i Jashtëm M.Stojadinoviҫ i deklaroi Rauf

Ficos se dëshironte ta shihte Shqipërinë në Antantën Ballkanike70

. Përgjigje inkurajuese

erdhën edhe nga Bukureshti e Ankaraja, ndërkohë që Athina e kushtëzoi përkrahjen e saj

me zbatimin në praktikë të vendimit të gjykatës së Hagës për ҫështjen e shkollave të

minoritetit grek në Shqipëri.

Qeveria italiane, për shkak të agjenturës së saj në qeverinë shqiptare e në shërbimin

diplomatik shqiptar, ishte në dijeni të plotë të përҫapjeve të reja të Zogut, por preferoi të

heshtë e të mos protestohej zyrtarisht. Por nga ana tjetër veproi fuqishëm në kryeqytetetet e

tjera ballkanike, duke i kërkuar qeverive përkatëse që të mos ushtronin presion ndaj Tiranës

për t‘u futur në Antantën Ballkanike. Beogradi dhe Bukureshti i hodhën poshtë akuzat

italiane, por u tërhoqën sepse nuk dëshironin të provokonin Italinë dhe të hynin në konflikt

me të71

.

Pakti i Antantës Ballkanike kishte qëllim kryesor ruajtjen e statukuo-së territoriale

në Ballkan. Katër shtetet ballkanike detyroheshin, në mënyrë reciproke, të mos sulmonin

njëri tjetrin, ndërsa në rast të sulmit të njërit prej tyre, nga ana e ndonjë fuqie tjetër

ballkanike (domethënë nga ana e Bullgarisë ose Shqipërisë), pjesëtarët e tjerë të paktit

duhej t‘i vinin në ndihmë shtetit të sulmuar. Pakti parashikonte gjithashtu ndihmën e njërit

prej pjesëtarëve, i cili sulmohej nga ana e një shteti jo ballkanik (domethënë fuqi

evropiane), me kusht që ky shtet të mos futej në mënyrë të pavarur, për të ndihmuar ndonjë

shtet ballkanik. Ndihma reciproke e pjesëtarëve të paktit nuk shtrihej në rast se do të

sulmoheshin kufijtë aziatikë të Turqisë. Turqia në mënyrë të veçantë shpjegoi (vuri

klauzolë) se pakti i Antantës Ballkanike nuk bie në kundërshtim me marrëdhëniet e saj me

BRSS, sipas marrëveshjeve dypalëshe. Ishte parashikuar mundësia e bashkimit me Paktin,

me pëlqimin e të gjithëve pjesëtarëve, edhe i Bullgarisë e Shqipërisë. Por këto të fundit

refuzuan që të futeshin në Antantën ballkanike.

Karakteri i Paktit të Antantës Ballkanike ngjalli qëndrimin negativ të Gjermanisë

dhe Italisë. Përkundrazi, Anglia dhe veçanërisht Franca e përshëndetën krijimin e Antantës

Ballkanike, për të cilin shtypi i këtyre vendeve tha se ―Antanta Ballkanike është kështjellë e

paqes në Ballkan‖.72

Në të vërtetë Antanta Ballkanike, që bashkonte vetëm një pjesë të

shteteve të Ballkanit, në thelb ishte instrument i politikës franceze, aq më shumë që dy 70

Telegram i legatës shqiptare në Beograd për ministrin e Punëve të Jashtme në Tiranë, 8 korrik 1935, AMPJ,

Viti 1935, Dosja Nr. 141. f 3 - 4. 71

Paskal Milo, Politika e Jashtme e Shqipërisë, Toena, Tiranë: 2013, f. 820.

72L.S.Stavrianos, Ballkan Federation, A History of Movement toward Balkan Unity in Modern Times,

Northampton Mass, 1942,f. 519 - 523. ((Material nga Wikipedia : Балканская федеративная республика).

Page 36: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

23

pjesëmarrës të Antantës Ballkanike (Jugosllavia dhe Rumania) u futën njëkohësisht dhe në

Antantën e Vogël, e në këtë mënyrë sistemi francez i aleancave, me krijimin e Antantës

Ballkanike mori shtrirje të mëtejshme në juglindje të Evropës. Ky karakter i Antantës

Ballkanike u theksua me zgjedhjen e kryetarit të parë të Antantës Ballkanike, të ministrit

rumun të punëve të Jashtme Titulesku, që atëherë ishte kryetar i Antantës së Vogël. Duke

mbajtur fjalën në seancën e parë të Antantës Ballkanike, më 1935 në Bukuresht, Titulesku

deklaroi: ―Sot nuk duhet të ndajmë Francën nga Antanta e Vogël dhe ajo Ballkanike‖73

.

Ngjarjet do të tregonin se edhe në këtë kontekst, edhe në hapat e mëtejshëm,

politika e jashtme shqiptare do të ketë për bazë parimin e madh të Ismail Qemalit, se

shqiptarët ―dëshironin që të gjithë popujt e Ballkanit si dhe ata vetë të punojnë për të

përparuar, që urrejtja dhe hakmarrja të pushojnë, që të gjitha të drejtat e ligjshme të jenë të

shenjta për të gjithë, ҫdo ambicie dhe veprim i padrejtë të hasë në dënimin dhe garancinë

solidare nga ana e Fuqive të Mëdha‖. Rindërtimi i bllokut Ballkanik dhe garancia e

indipendencës së tij, do të ishte një nga faktorët më efikas për paqen në Europë e në botë.

Kjo ndërtesë ballkanike mund të konsolidohet vetëm me forcimin e Shqipërisë, e cila

përbën njërën nga të katër kolonat që e mbajnë për të mos u rrëzuar‖74

.

Synimi i paktit, që filloi të diskutohej në vjeshtën e vitit 1933, siç shpallej, ishte

sigurimi i shteteve ballkanikë, do të thotë ruajtja e pavarësisë politike dhe mbrojtja e

integritetit territorial të tyre. Gjithësesi, historia e konferencave ballkanike, si dhe përpjekjet

e mëvonshme, dëshmuan dhe dëshmojnë se nuk janë shteruar forcat e popujve ballkanas

për sigurimin e rajonit dhe shndërrimin e Ballkanit në zonë të paqes, në zonë bashkëpunimi

ekonomik e kulturor dhe mbi të gjitha politik.

73

Material nga Wikipedia (Berkeley, Cal. 1936. X, 271 p). 74

―The Memoirs of Ismail Kemal Bey‖, edited by Sommerville Story, London 1920, f.386; ―Quarterly

Review‖, f.168.

Page 37: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

24

KREU I PARË

BASHKIMI BALLKANIK NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE

1.1 Projekti Britanik i Konfederatës Ballkanike

Planet dhe skemat e ndryshme për integrimin e shteteve të Ballkanit, nuk munguan edhe

më vonë. Por në fundin e viteve ‗30-të, shtetet fashiste në Evropë si Gjermania dhe Italia u

futën përfundimisht në rrugën e përgatitjeve për luftë. Fuqitë fashiste u inkurajuan dhe nga

politika e lëshimeve e Fuqive të Mëdha Evropiane, Britania e Madhe dhe Franca, gjë që çoi

në pushtimin e Çekosllovakisë më 15 mars dhe të Shqipërisë më 7 prill 1939, nga

Gjermania naziste dhe Italia fashiste.

Antanta Ballkanike, misioni kryesor i së cilës ishte të mbronte vendet anëtare nga

kërcënimet e huaja për pavarësinë e integritetin e tyre territorial, dështoi.Vendet anëtare të

saj, nuk reaguan ndaj pushtimit të Shqipërisë. Rumania si vend anëtar, por edhe Bullgaria si

vend ballkanik, u bashkuan me Boshtin fashist, ndërsa Jugosllavia e Greqia u pushtuan nga

Gjermania naziste e Italia fashiste në prill 1941.

Projekti i federatës ose konfederatës ballkanike edhe në vitet e Luftës së Dytë Botërore

u diskutua, por jo më në vetë vendet e rajonit, por në kryeqytetet e Fuqive të Mëdha të

Kombeve të Bashkuara Antifashiste, veҫanërisht në Londër.

Britanikët paraqitën tre memorandume në vitet 1941, 1942 dhe 1943, ku u përpunua

ideja për krijimin e një konfederate në rajon75

. Të tre memorandumet bashkë ishin pjesë e

strategjisë së politikës, të diplomacisë dhe të organeve të specializuara britanike për të

vendosur influencën në rajonin e Ballkanit.

Memorandumi i vitit 1941 diskuton natyrën e zgjidhjeve të mundshme federale, të cilat

supozohen të bashkojnë pavarësinë kulturore e administrative të kombeve të prekura, me

bashkëpunim të ngushtë ekonomik dhe mbrojtje të përbashkët.

Federata e propozuar do të kishte një qeveri qëndrore me ҫështje të përbashkëta

(politika e jashtme, mbrojtja dhe tregtia), administrative ku secili shtet do të përdorte

gjuhën e vet, ndërsa në zonat e përziera me disa disa gjuhë, do të gëzonin njohje të njëjtë.

75

Ana Lalaj. Shqipëria dhe Projektet e (Kon) Federatave Ballkanike (1941-1945), Studime albanalogjike:

2009(3-4), f. 321; Benard Lori, Europa Ballkanike, Dituria, Tiranë: 2007, f. 20 - 21.

Page 38: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

25

Në një sistem të tillë federal, mendohej që kufijtë ndërkombëtarë do të humbnin

rëndësinë e tyre, ndërsa kufijtë e secilës njësi federative duhet të përcaktoheshin nga

konsideratat kulturore, historike, gjeopolitike, ekonomike dhe etnike. Sidoqoftë, duke qenë

se këta faktorë janë në konflikt me njëri –tjetrin, u parashtruan tre propozime të mundshëm,

të cilët qëndrojnë mbi të tjerët.

Sipas pikëpamjes kulturore, historike, dokumenti trajton: Bohemi-Moravinë, Poloninë

Perëndimore, Hungarinë, Transilvaninë, Vojvodinën dhe Kroacinë si shtete të Europës

Qëndrore, duke u nisur nga ndikimi katolik dhe mbizotërimit të perandorisë Habsburge76

.

Serbia, Bullgaria, Greqia, Mbretëria e vjetër e Rumanisë, Shqipëria dhe Polonia

Lindore, duke qenë të pushtuara nga Rusia apo Turqia dhe të ndikuara nga traditat

Bizantine Lindore, nga ana tjetër renditen si shtete Ballkanike ose të Europës Lindore. Por

vështirësia kryesore në zbatimin e ndarjes kulturore –historike, lidhet me faktin se, pas

lufte, pret mespërmes shtetet e Rumanisë, Polonisë dhe Jugosllavisë, për rrjedhojë lë të

nënkuptojë rishikimin total të Marrëveshjes së Versajës.

Linja ku ndarja bazohet në kriterin gjeopolitik–ekonomik, lyp krijimin e tre rajoneve të

ndryshme në Europën Qendrore Lindore (EQL). Rajoni i Balltikut, i kufizuar nga Deti

Balltik dhe nga vargmalet e Karpateve, do të përbëhej nga Polonia dhe shtetet Balltike,

përfshirja e të cilëve është një element i ri në këtë skemë federative. Rajoni i Danubit do të

përbëhej nga Hungaria, Sllovakia, Vojvodina, Rumania dhe Kroacia Lindore. Rajoni i tretë,

përkatësisht rajoni i Ballkanit, i ndodhur midis Detit Adriatik, Egje dhe të Zi do të

përfshinte Serbinë, Greqinë, Shqipërinë dhe pjesën Europiane të Turqisë. Memorandumi lë

të pavendosur të ardhmen e Bohemi-Moravisë dhe Kroacisë, pasi të dy rajonet ndodhen

midis dy ndarjeve të rëndësishme gjeopolitike77

.

Pra si përfundim, shihet qartë se projekt skema e mësipërme, ndryshe nga vija kulturore

–historike, nuk do të prekte Marrëveshjen e Versajës, në rastin që Bohemi – Moravia

përfshihej në rajonin e Danubit, shpërbërja e Jugosllavisë do të ishte i vetmi parakusht i

nevojshëm. Me shtjellimin e të tre ndarjeve të mundshme, dokumenti vijon të diskutojë mbi

rajonet e dyshimta në EQL, karakteristikat kulturore, gjeopolitike dhe kombëtare të të

cilave nuk shkojnë në të njëjtin drejtim. Përsa i përket Jugosllavisë, memorandumi mban të

njëjtin opinion, status-quo-të e paraluftës, pra shprehimisht duke e vendosur atë në një

76

Uollter Laker, Europa në kohën tonë 1945-1992, Dituria, Tiranë: 1996, f. 70-77. 77

Beretzky A‘gnes, British Confederation Plans concerning Central anf Eastern Europe(1939-1945), f.108-

110.On MACARTNEY‘s life‘s work see Hugh SETON-WATSON‘s Carlisle Aymler Macartney 1895-1978,

The Proceedings of the British Academy, London: 1981.

Page 39: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

26

federatë ballkanike me Bullgarinë, Greqinë dhe Shqipërinë. Pas shqyrtimit të kombinimeve

kryesore, vijohet me mbështetjen dhe krijimin e tre federatave: Balltike (Polonia me

ndryshime kufitare në favor të Rusisë, Bohemi-Moravia dhe Sllovakia), federata e Danubit

(Hungari, Rumani, Transilvania autonome dhe Ruthenia78

–autonome) dhe një federatë

Ballkanike (Slloveni, Serbi, Jugosllavi sëbashku me Bullgari, Greqi dhe Shqipëri)79

.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ballkani zuri një vend të rëndësishëm në planet

ushtarake dhe në diplomacitë e Luftës. Ballkani shfaqet si një rajon në rrezik për pozitën e

tij gjeostrategjike të rëndësishme, në kryqëzimin e rrugëve detare dhe tokësore

ndërkontinentale të vendeve ballkanike. Që në vitin 1939, Britania e Madhe ishte mjaft e

përfshirë në parashikimin e kufijve të rinj të pasluftës të Europës Lindore dhe Qëndrore. Në

literaturën historiografike është i njohur kontributi që ka dhënë për Europën Juglindore,

Qendra e ―Kërkimeve Shkencore për Marrëdhëniet me jashtë dhe shërbimin e Medias‖

(Foreing Research and Prees Service-FRPS) në Oksford, e kryesuar nga historiani i shquar

britanik Arnold Toynbee. Objekti kryesor i këtij ekipi u bënë popujt dhe vendet që

shtriheshin midis Gjermanisë në Perëndim dhe Rusisë në Lindje, dhe nga Balltiku në veri e

deri në Mesdhe dhe Adriatik në Jug. Qeveria Britanike i ngarkoi kësaj qendre detyrën për të

studiuar të ardhmen e Europës Juglindore, mbështetur në dokumentet historike. Zgjidhja që

ekipi i mësipërm ofroi ishin konfederatat multinacionale, ku njëra prej tyre do të ishte

Konfederata danubiane, e cila do të shtrihej në veri dhe do të përfshinte Poloninë,

Ҫekosllovakinë, Austrinë, Hungarinë; kurse e dyta do të përfshinte Jugosllavinë,

Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe mundësisht Rumaninë80

.

Koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e

rrezikuar e shteteve të vegjël të Europës Juglindore. Por edhe në pikëpamje ekonomike,

secila prej tyre kishte qenë një barrë për shtetet evropianoperëndimore, pavarësisht nga disa

përfitime të pjesshme. Për të kapërcyer këtë situatë, zgjidhja do të ishte vetëm një shtet

multinacional, ku institucionet federale të kombinuara me autonominë lokale, sëbashku do

të krijonin një shtet të madh, tolerant, të aftë të mbështeste veten kundër një agresioni

gjerman të rinovuar dhe të përballonte sfidat ekonomike81

.

78

Po aty, Beretzky A‘gnes, f. 111. (Ruthenia është toponim i perdorur për rajonet e Europës Lindore të

banuara nga popuj sllavë me origjinë skandinave). 79

Ana Lalaj, Dosjet e luftës, ―Toena‖, Tiranë: 2014, 357-358. 80

Pax Britanica, Wartime Foreign Office Documents Regarding Plans for a Postbellum East Central Europe,

Ed. Andras D.Ban, New Yourk: 1997, f. 111; AnaLalaj, Shqipëria dhe Projektet e (Kon) Federatave

Ballkanike(1941-1945), Studime albanalogjike: 2009(3-4), f. 321. 81

Arben Puto. Nëpër analet e diplomacisë angleze, ―8 Nëntori‖, Tiranë: 1980, f.206.

Page 40: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

27

Këto konfederata, që të bëheshin efektive, do të kishin jo vetëm vullnetin e qeverive

vendase, por edhe mbështetjen ekonomike, politike dhe diplomatike të Britanisë së Madhe,

SHBA dhe BS. Nga studimet nënkuptohet që orientimi i tyre anglo – sakson do të ishte

prioritet. Shumë shpejt, sugjerimet e Qendrës së ―Kërkimeve Shkencore për Marrëdheniet

me Jashtë dhe Shërbimin e Medias‖ për këtë rajon të Europës, u bënë politikë zyrtare e

Britanisë së Madhe. Diplomacia britanike nxitoi të përfitonte nga pozita delikate në të cilën

u ndodh Bashkimi Sovjetik pas sulmit të Gjermanisë, për t‘i imponuar atij, në rrëmujën e

shkaktuar prej humbjeve ushtarake fillestare, idenë e saj për rregullimin e Europës pas

Lufte. Në dhjetor të vitin 1941, në takimin që pati Ideni me Stalinin në Moskë, tema

themelore ishte rivaliteti britanik me B.S. Udhëheqësi sovjetik, aty, u shpreh për

rimëkëmbjen e Jugosllavisë dhe Greqisë si dhe për ‖pavarësinë e garantuar‖ të Shqipërisë.

Qëllimi i vërtetë doli në shesh kur Ideni u shpreh: ―Për këto arsye, Britania mirëpriste

bisedimet që po zhvilloheshin midis qeverive të mërguara të Ҫekosllovakisë dhe të Polonisë

për këtë qëllim‖, madje shpresonte ―që edhe shtetet e Ballkanit të provonin të formonin një

sistem të njëllojtë82

.

Hapat e parë në vijim të kësaj politike u hodhën në vitin 1941, kur qeveria britanike

organizoi një varg takimesh me përfaqësuesit e qeverive legjitime të vendeve të Europës

Juglindore në emigracion në Londër, pavarësisht se nuk kishte siguri, që këto qeveri do të

ktheheshin në pushtet pas luftës. Rezultati ishte nënshkrimi i Paktit greko-jugosllav, më 15

janar 1942 dhe i Paktit çekosllovako-polak, 8 ditë më vonë, më 23 janar 1942. Në Paktin

greko-jugosllav të nënshkruar nga kryeministri i qeverisë greke në mërgim, Tsouderos dhe

mbreti i Jugosllavisë, Sllobodan Jovanoviç, sanksionohej bashkimi i Greqisë me

Jugosllavinë, si bërthamë për organizimin e Bashkimit të ardhshëm Ballkanik. Parimi

politik i këtij bashkimi ishte ―Ballkani për popujt ballkanikë‖83

.

Bashkimi greko-jugosllav do të kishte organin e vet politik, ekonomik dhe ushtarak.

Marrëveshja do të ratifikohej nga parlamentet përkatëse sa më shpejt të qe e mundur.

Përfaqësuesit e të dy palëve nënshkruese deklaronin se ata do të ndërtonin konfederatën e

pas Luftës, e cila do të ishte e lirshme dhe e hapur për vendet e tjera të rajonit. Projekti i

diskutuar nga qeveritë greke dhe jugosllave në mërgim, në gjysmën e dytë të vitit 1941 dhe

i legalizuar më 15 janar 1942 në formën e traktatit për Aleancën Ballkanike, përfaqësonte

në vetvete një lloj simbioze të të dy ideve të përmendura më lart të tendencave tradicionale

82

Arben Puto, Nëpër analet e diplomacisë angleze, ―8 Nëntori‖, Tiranë: 1980, f. 203. 83

L.Stavrianos, Balkan Federation. A History of Movement Toward Balkan Unity in Modern Times, Hamden,

Connecticut: ―Archon Books‖, 1964, f.311.

Page 41: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

28

të bashkimit ballkanik. Pjesërisht atij i ishin dhënë karakteristikat e paktit të aleancës, që

parashikonte bashkëpunimin e ngushtë ndërshtetëror dhe ndihmën reciproke në fushat

ushtarake, të politikës dhe ekonomisë së jashtme, në interes të mbrojtjes së përbashkët të

vendeve pjesëmarrëse dhe mbrojtjes reciproke të qëllimeve të tyre të koordinuara në arenën

ndërkombëtare, kuptohet, kryesisht në periudhën e pasluftës. Në masë të konsiderueshme,

ai kishte karakteristikat dhe tiparet që marrëdhëniet e palëve, në fushat e përmendura më

lart, i çonin deri në shkallën e marrëdhënieve konfederative, në veçanti me anën e krijimit

të organeve koordinuese të përbashkëta ushtarake, politike dhe ekonomike dhe formimit të

bashkimit doganor dhe valutor84

.

Traktati i 15 janarit 1942 u la i hapur për bashkimin më vonë me të edhe të vendeve

të tjera ballkanike. Të dy qeveritë në emigracion, e veçanërisht pala britanike, nën drejtimin

e së cilës u përgatit dhe u nënshkrua traktati, llogaritnin se pas disfatës së ―boshtit‖, ai do të

bëhet baza e formimit të Konfederatës Ballkanike me pjesëmarrjen jo vetëm të Greqisë dhe

Jugosllavisë, të çliruara nga pushtuesit, por edhe të Bullgarisë e Rumanisë, qeveritë

prohitleriane të të cilave do të largoheshin nga pushteti.

Më e ndërlikuar qëndronte puna me përfshirjen në perspektivë të Shqipërisë në këtë

konfederatë, lidhur me të cilën qeveria greke në emigracion përkëdhelte planet e likuidimit

të saj pas luftës dhe ndarjen ndërmjet Greqisë dhe Jugosllavisë85

.

Krijimi i konfederatës ballkanike u konceptua në kontekstin e planeve të një

federimi më të gjerë të pasluftës, të një sërë rajonesh evropiane, e veçanërisht në Evropën

Qendrore dhe atë Juglindore. Këto plane stimuloheshin me forcë nga Anglia dhe

përkraheshin, edhe se në shkallë të ndryshme, jo vetëm nga qeveritë greke e jugosllave në

emigracion, por edhe nga ato polake e çekosllovake në emigracion, të cilat disa ditë pas

lidhjes së traktatit greko-jugosllav nënshkruan deklaratën lidhur me parimet e marrëveshjes

për konfederatën e ardhshme polako-çekosllovake.

Por prespektiva e krijimit të bashkimeve të tilla të mëdha shtetesh, të cilat gjithashtu

mund të ishin kryesisht nën ndikimin britanik, cenonte seriozisht interesat sovjetike, duke

pasur parasysh se fjala ishte për rajone që gjendeshin plotësisht pranë BRSS dhe që

vazhdimisht ishin zonë e synimeve parësore të politikës së jashtme të Kremlinit.

84

V. Duretic. Vlada na bespucu: Internacionalizacija jugoslovenskih protivorjeçnost na politickoj pozomid

drugog svjetskog rata.Beograd 1982.Fq. 119. 85

E. Barker, British Policy in South-East Europe in the Second World War, Londër: 1976, f. 130-131, 173;

Branko Petranoviç, Balkanska federacija. 1943-1948, Beograd: 1991, f. 34 -37.

Page 42: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

29

Problemi për federimin, para së gjithash në Evropën Qendrore dhe në Ballkan, lindi

në bisedimet sovjeto-angleze në dhjetor të vitit 1941. Udhëheqja e BRSS, që në atë moment

të rëndë synonte në rregullimin maksimal të marrëdhënieve me aleatët dhe ishte tepër e

interesuar që në traktatin e planifikuar atëherë me Anglinë të sanksionohej rivendosja e

kufijve sovjetikë në Evropë, të caktuara në vitet 1939 – 1940, fillimisht e konsideroi të

nevojshme të shprehte, në formë të përgjithshme, pëlqimin për mundësinë e krijimit të

federatave. Por në ato bisedime Stalini ngriti pretendimin për vendosjen faktike të kontrollit

sovjetik në Rumani, me anë të lidhjes së saj me aleancë ushtarake me BRSS dhe krijimit të

bazave ushtarake në territorin e saj, që, siç e vunë re menjëherë në MPJ të Anglisë, ishte në

kundërshtim me synimin britanik të konfederatës Ballkanike ose dhe me federatën.

Më vonë, në muajt e parë të vitit 1942, kur planet e krijimit të federatave, ndër të

tjera dhe në Ballkan, ekspertët në Moskë me shumë saktësi i vlerësuan si armiqësore ndaj

Bashkimit Sovjetik, e njëkohësisht pala sovjetike nuk mundi të arrijë përfshirjen në

traktatin e aleancës me Anglinë (ai u nënshkrua në maj 1942) dispozitën për rivendosjen e

kufijve sovjetikë të vitit 1941, Kremlini e tërhoqi pëlqimin e tij lidhur me krijimin e

federatave ose konfederatave, duke iu referuar tendencës së saj antisovjetike.

Qëndrimin negativ për krijimin e federatës së vendeve të Evropës Qendrore dhe

Juglindore, në veçanti me pjesëmarrjen e Jugosllavisë dhe të Greqisë, qeveria sovjetike e

shprehu dhe në kontaktet e mëvonshme me anglezët86

. Këta të fundit, duke synuar për të

arritur qëllimin e tyre, përpiqeshin që problemin për krijimin e konfederatës ose, siç ishte

formuluar me kujdes, ―bashkimin‖ e shteteve, ta shtronin për shqyrtim në konferencën e

Moskës të ministrave të Jashtëm të BRSS, SHBA dhe Britanisë së Madhe në tetor 1943.

Por pala amerikane, lidhur me këtë problem, atje mbajti një pozicion evaziv, ndërsa

komisari i popullit (ministri i jashtëm) i punëve të Jashtme të BRSS, V. M. Molotov lexoi

deklaratën e posaçme të qeverisë sovjetike, se është e parakohëshme ta shtrosh dhe aq më

shumë ta zgjidhësh këtë problem, sepse qeveritë në emigracion, ―të cilat nuk mund të jenë

shumë të lidhura me popujt e tyre‖, nuk zotërojnë në këtë mënyrë fuqi të plota

(kompetenca) për bashkimin, ndërsa vendet që kishin qenë satelite të Gjermanisë, tani nuk

mund të konsiderohen ―si anëtarë të barabartë të këtyre apo atyre federatave‖. Përveç kësaj,

në deklaratë theksohej posaçërisht se disa projekte të federatave të kujtojnë ―politikën e

86

Arben Puto, Nëpër analet e diplomacisë angleze, ―8 Nëntori‖,Tiranë: 1980, f .205

Page 43: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

30

kordonit sanitar‖ të drejtuar kundër BRSS87

. Përpara këtij pozicioni sovjetik, të shprehur

shumë qartë dhe me mungesën e mbështetjes amerikane, anglezëve iu desh të tërhiqeshin.

Nënshkrimi i Paktit greko-jugosllav, vinte menjëherë pas nënshkrimit të Deklaratës

së Kombeve të Bashkuara Antifashiste, nga përfaqësuesit të qeverive në emigracion, më 1

janar 1942. Të dy këto dokumente e shqetësuan mbretin Zog, i cili në atë kohë ndodhej në

Londër me statusin e një qytetari privat. Në politikën e tij, mungesa e firmës së

përfaqësuesit shqiptar në këto dokumente do të thoshte se Shqipëria do të lihej jashtë

rregullimeve të rëndësishme ballkanike dhe botërore. Ai shtoi përpjekjet te qeveria

britanike dhe ajo amerikane për t‘u njohur statusi i tij si Kryetar i shtetit shqiptar. Për këtë,

bëri një lëvizje edhe nga Stambolli, ku përfaqësuesi diplomatik shqiptar u kërkonte

qeverive amerikane dhe britanike të deklaroheshin për pavarësinë e Shqipërisë.

Për këtë, mbreti Zog i bëri një deklaratë gazetës ―The Daily Telegraph‖, ku thoshte:

―Qëkurse unë lashë vendin tim, ҫështja ime asnjëherë nuk më ka preokupuar….Unë do të

luftoj me të gjithë forcën time derisa të largohet nga territori kombëtar ushtari i fundit i

armikut. Pas kësaj, populli shqiptar dotë jetë i lirë të vendosë për qeverinë që ai dëshiron,

nëpërmjet organit të asamblesë Kombëtare të zgjedhur në mënyrë demokratike. Një shtet

demokratik shqiptar, sipas pikëpamjes time, do të futej në një konfederatë ballkanike të

përbërë nga të gjithë kombet e lira të Ballkanit88

.

Për ironi të përpjekjeve të mbretit Zog, deklarata e tre Aleatëve të Mëdhenj u lëshua

në dhjetor 1942, por në të, përveҫ se shprehej vullneti i tyre për njohjen e pavarësisë së

Shqipërisë, pohohej edhe se forma e regjimit do të vendosej nga ―vullneti i popullit shqiptar

pas Luftës…‖ dhe ―nuk paragjykoheshin rregullimet që Shqipëria mund të bënte me shtete

të tjerë të Ballkanit‖, gjë që do të thoshte se kreditet e Zogut si mbret i Shqipërisë kishin

rënë‖89

.

Planet për federatë a konfederatë në Europën Juglindore dhe Qëndrore ishin në

origjinë të konceptit çërçillian të hapjes së frontit të dytë, që duhej të përfshinte si një

element të pandarë hedhjen e forcave britanike në Ballkan. Uinston Çërchilli e bëri të vetën

87

Po aty, A. Puto, f. 209. 88

Beqir Meta, Tensioni greko-shqiptar 1939-1949, Qëndra e Studimeve Albanalogjike, Instituti i Historisë,

Tiranë: 2007, f. 52. 89

Arben Puto, Shqipëria Politike (1912 – 1939), Toena, Tiranë: 2009, f. 684; Ana Lalaj, Shqipëria dhe

Projektet e (Kon) Federatave Ballkanike (1941-1945), Studime albanalogjike: Tiranë; 2009(3-4), f.323.

Page 44: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

31

mendimin e Idenit dhe të Foreing Office se ―një rikthim ushtarak në Europën Juglindore

ishte me siguri i vetmi mjet‖ për të siguruar aty pozitat e Britanisë90

.

Në dhjetor të vitit 1942, britanikët, në konferencën e Kasablankës parashtruan

planin e tyre për veprim në Mesdhe, para se të fillohej sulmi në Europën Veriperëndimore.

Gjithashtu, në këtë konferencë ushtarakët britanikë përcaktuan dy objektiva lidhur me

Ballkanin. Së pari, të intensifikonin aktivitetet subversive dhe furnizimin me armë e pajisje

për forcat patriotike në Greqi, Jugosllavi dhe Shqipëri. Objekti i dytë ishte: ―Kur koha të

jetë pjekur, të dërgohen aty forcat aleate tona tokësore dhe ajrore për të vepruar si një pikë

bashkimi për veprimet ofensive të forcave kryengritëse në këtë zonë‖. Këtu, në parantezë,

duhet shënuar se politika britanike kërkonte bashkëpunim dorë më dorë me rusët në

Ballkan, por kjo nuk nënkuptonte ndarjen e zonave të influencës me ta91

.

Njëri nga funksionarët e Departamentit Jugor në Foring Office, D. Laskey,

shpegonte se britanikët nuk donin t‘i lidhnin duart vetes në transaksionet e ardhshme mbi

kufijtë e Shqipërisë dhe për projektin e federatës ose konfederatës ballkanike. Në shkurt të

vitit 1943, Laskey ruante ende të gjallë shpresën se Shqipëria mund të futej në konfederatë

me Greqinë, ose edhe me Jugosllavinë.

Për propozimet e saj për Konfederatën e Europës Juglindore, qeveria britanike

përgatiti edhe një material zyrtar të titulluar: ―E ardhmja e Polonisë, e vendeve të Danubit

dhe të Ballkanit‖, të cilën e paraqiti në Konferencën trepalëshe në Moskë, e mbajtur më 18

tetor deri më 1 nëntor 1943. Ministri i Jashtëm Sovjetik, Molotov paraqiti edhe një

deklaratë92

.

Në këtë kontekst, mund të parashtrojmë mozaikun e mendimeve dhe të arrijmë në

konkluzioninse: Në fillim të vitit 1943, çështja e konfederatës jo vetëm që s‘ishte arkivuar

por ndiqej gjithnjë me ngulm në Foreing Office. Po në shkurt të vitit 1943, anglezët bënë

një përçapje për të interesuar edhe Turqinë për planin e tyre të konfederatës në Europën

Juglindore. E gatshme për të përqafuar çdo ndërmarrje në drejtimin antisovjetik, qeveria e

Ankarasë ua shtiu në vesh inisiativën angleze edhe vendeve satelite të Boshtit: Rumanisë,

Hungarisë dhe Bullgarisë. Çështja nuk vonoi të merrej vesh edhe në Moskë, nga kjo mori

shkas Molotovi të shprehej se ―qeveria sovjetike nuk kishte asnjë dëshirë që ta angazhonte

veten për federatën në Europën Juglindore dhe Qëndrore‖.

90

Arben Puto, Nëpër analet e diplomacisë angleze, ―8 Nëntori‖, Tiranë: 1980, f. 207. 91

Po aty, A. Puto, f. 217. 92

Arben Puto, Nëpër analet e diplomacisë angleze, ―8 nëntori‖, Tiranë: 1980, f. 207.

Page 45: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

32

Këmbëngulja e Foreing Office nuk ishte e rastit, me këto projekte lidheshin interesa

të pjesëshme e të çastit, dhe doli se ato përbënin një nga aspektet më të rëndësishme të

politikës me afat të gjatë të Britanisë në Europën Juglindore, veçanërisht federata apo

konfederata ishte një strategjemë që kishte për qëllim të anulonte rezultatet e regjistruara në

sheshin e luftës, të zhvleftësonte terrenin e fituar nga lëvizjet nacionalçlirimtare në Ballkan

dhe të hapte rrugën për të shtrirë influencën britanike në këtë zonë.

Një ndër objektivat kryesorë që priste të arrinte Anglia pas fitores eventuale në

luftë, mund të arriheshin me dy mënyra: me mjetet e diplomacisë (mënyrë më e

pranueshme) ose me një aksion me armë. E megjithatë, diplomatët e Forein Ofisit reaguan

me të shpejtë, Houardi, Shefi i Departamentit Jugor, theksonte se ―një invazion i Ballkanit

nga ne dhe nga amerikanët do të na jepte mundësi ta mbajmë nën kontroll (to police) këtë

pjesë të botës.‖2

Në janar të vitit 1942, duke folur për vështirësitë që po delnin në orvajtjet e Foreing

Office për të avancuar planin e vet konfederativ, Sarxhenti tregonte vetëm një alternativë:

ndërhyrjen me forcë. Një mjet që ka në dorë Anglia, për t‘i prerë rrugën depërtimit rus (me

këtë nënkuptoheshin lëvizjet nacionalçlirimtare ―të majta‖), është ―politika e konfederatës

ballkanike‖.93

.

Në të vërtetë, gjendja aktuale e Shqipërisë parashtronte krijimin e një federate

ballkanike dhe integrimin e Shqipërisë në të. Më e mundshme ishte që Shqipëria të vihej

nën mbrojtjen britanike, por kjo do të binte në kundërshtim me ambiciet ruse, ashtu si dhe

një protektorat sovjetik, qoftë edhe mbi Jugosllavinë, do të ishte në kundërshtim me

ambiciet britanike. Arsyetohej se Shqipëria, megjithëse mund t‘i rriste territoret, do të

mbetej vendi më i vogël në Ballkan. Kështu zgjidhja e vetme, si për Shqipërinë ashtu dhe

për Bullgarinë, Jugosllavinë, Rumaninë, ndoshta edhe për Greqinë, ishte krijimi i një

federate ballkanike, në të cilën secili vend do të ruante sovranitetin e tij individual e

kombëtar dhe federata do të ishte e destinuar për të krijuar një front ballkanik të të gjithë

anëtarëve.

Ekipi i ―Kërkimeve Shkencore për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Shërbimin e

Medias‖ arrinte në këtë përfundim: ―Kjo federatë mund të ishte e vetmja zgjidhje, në qoftë

se duam të kemi paqe në Ballkan dhe ndoshta edhe në botë, sepse Ballkani ka qenë një

vend luftërash të ndezura për vite të tëra. Intrigat dhe kundërintrigat e kombeve të

ndryshme e kanë parandaluar formimin e një federate të tillë. Por zgjidhja që ofronin

93

A. Puto, Nëpër analet e diplomacisë angleze, ―8 nëntori‖, Tiranë: 1980, f. 207.

Page 46: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

33

amerikanët ishte shumë më e drejtë dhe më e qartë se sa ajo që rekomandonin britanikët.

Ndryshe nga britanikët, ata e konsideronin ―thelbësore ekzistencën e një Shqipërie të

pavarur‖ dhe shpreheshin me vendosmëri se ajo nuk mund të ekzistonte, në qoftë se

Greqisë i jepej një pjesë e madhe e Shqipërisë së Jugut‖94

.

Një grup specialistësh të Departamentit të Shtetit, duke analizuar gjendjen aktuale

në Shqipëri, dha disa konkluzione të cilat u morën në konsideratë nga diplomacia

amerikane. Në planin strategjik, për paqen e ardhshme të botës, i takonte SHBA të

insistonte që shtetet e Ballkanit të formonin një lloj federate midis tyre, pa u përzier ndonjë

fuqi, ose grup fuqish të huaja në programin e federatës para ose pas krijimit të saj, me

qëllim që të mos ishin të detyruar vazhdimisht të përfshiheshin në luftërat europiane.

―Mund të jepet një inkurajim natyral i idesë së federatës dhe i planeve për të‖95

. Ndërkohë

që Ballkani filloi të ziejë sërish, nacionalistët shqiptarë brenda vendit, frikën ndaj Paktit

greko- jugosllav do ta shprehnin në një mënyrë të vetën sa mosbesuese aq edhe egocentrike.

Në një telegram dërguar Churchillit dhe Idenit, më 18 janar 1944, Muharrem Bajraktari do

të shkruante: ―Kjo konfederatë (FB)duhet të ndërtohet me ndihmën e Kombeve Aleate mbi

bazën e nacionalizmit dhe në asnjë mënyrë mbi bazën e supremacisë sllave. Pikënisja për

nacionalizmin në Ballkan duhet të gjendet në mes të popullit shqiptar dhe ky popull do të

marrë inisiativën për zgjerimin‖96

.

Në vijimësi të përpjekjeve për krijimin e konfederatave, Ekipi i ―Kërkimeve

Shkencore për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Shërbimin e Medias‖ kreu një varg studimesh

ku u prekën problemet e kufijve midis shteteve anëtare, nëse ata do të ishin të përhershëm

apo të përkohshëm e fleksibël; problemet e minoriteteve, strukturat e përbashkëta

ekonomike, politike, ushtarake, pra, parë në përgjithësi, avantazhet dhe disavantazhet

ekonomike dhe politike të vendeve që merrnin pjesë në këto konfederata. Për të gjitha

propozimet britanike, ishte parashikuar dhe përgjigja potenciale e Bashkimit Sovjetik. Në

studimet për konfederatën Ballkanike, një vend të veҫantë zuri edhe Shqipëria. Ajo,

Shqipëria, ishte strategjikisht jetësore për Konfederatën e Jugut, me pozicionin e saj të

rëndësishëm në Adriatik. Por njëkohësisht Shqipëria ishte tepër e dobët dhe e prapambetur

94

Beqir Meta, Tensioni greko-shqiptar 1939-1949,Tiranë: Qëndra e Studimeve Albanalogjike, Instituti i

Historisë,Tiranë: 2007,f. 369; 95

Beqir Meta, Tensioni greko-shqiptar 1939-1949, Qëndra e Studimeve Albanalogjike, Instituti i Historisë,

Tiranë: 2007, f. 370. 96

Reginald Hibbert, Fitorja e Hidhur (Lufta Nacional ҫlirimtare e Shqipërisë”, Shtëpia Botuese e Lidhjes së

Shkrimtarëve, Tiranë: 1993, f.379; Ana Lalaj, Studime historike 3-4, QSA, Instituti i historisë, Tiranë: 2009,

f. 323.

Page 47: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

34

dhe kjo krijonte problem për sigurinë e Konfederatës. Prandaj studiuesit britanikë

supozonin që kufiri i vitit 1939 (i paraluftës) nuk duhej të ndryshonte, me qëllim që të mos i

shkaktohej dëm as Shqipërisë dhe as Greqisë. ―Pothuajse ҫdo kufi këtu, përfundon

Memorandumi, do të shkaktojë probleme të tregut dhe komunikimit, por le të shpresohet që

rregullimet konfederaliste do t‘i minimizonin këto97

. Por ndërkohë që Aleatët i mbyllën

kombinacionet për federatën në Europën Juglindore, të paktën deri në fund të luftës, në

Ballkan kishte filluar të fermentohej në tjetër lëvizje federaliste. Në vitin 1943, J.B.Tito

udhëhiqte lëvizjen nacionalçlirimtare në Jugosllavi. Gjithashtu, Tito, vlerësonte se

Jugosllavia zinte vendin udhëheqës në Ballkan si nga organizimi ushtarake ashtu edhe nga

pikëpamja politike.

Por ndërkohë, për të afirmuar rolin udhëheqës tëJugosllavisë si dhe figurën eTitos si

lider i Ballkanit, udhëheqësi jugosllav dërgoi në Maqedoni, në pranverën e vitit 1943,

Vukmanoviҫ Tempon ku i parashtroi Partisë komuniste greke (PKG), PKSH dhe Partisë

komuniste bullgare (PKB), propozimin e Shtabit Suprem Ushtarak të Jugosllavisë, për

krijimin e një shtabi ballkanik, i cili do të udhëhiqte luftën e popujve të Ballkanit për

çlirimin e tyre kombëtar dhe sigurimin e pushtetit demokratik.

Gjithashtu, partitë komuniste në këto vende kishin shtuar radhët dhe autoritetin e

tyre. Ndërkohë Churchilli, i pari kuptoi rrezikun e komunizmit të Ballkanit, më 12 gusht të

vitit 1944 takoi Titon në Napoli dhe i drejtoi atij pyetjen nëse e dëshironin Federatën

Ballkanike98

. Pavarësisht shmangies së përgjigjes të drejtëpërdrejtë nga ana e Titos,

Churchilli kuptoi fuqizimin e forcave të majta në Ballkan dhe bashkëpunimin e tyre për

bashkim. Më pas ai fluturoi në Moskë për të shpëtuar, aq sa mund të shpëtohej, nga procesi

i komunistizimit të Ballkanit. Në tetor 1944, në Moskë, ai kalkuloi me Stalinin

marrëveshjen më të jashtëzakonshme, atë që në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare

njihet si ―marrëveshja e përqindjeve‖ ose ―Ndarja e zonave të influencës‖99

. Ndërkohë,

Shqipëria kishte probleme kufitare me fqinjët e saj, Greqinë dhe Jugosllavinë, armiqësia e

të cilëve kishte arritur deri në projekte dhe veprime për copëtimin e saj. Por nëse lejohej ky

copëtim, do të dhunoheshin parimet e Kartës së Atlantikut, ku të dy shtetet ishin

nënshkrues. Prandaj studiuesit britanikë nxirrnin konkluzionin se përfshirja e Shqipërisë në

97

Ana Lalaj, Shqipëria dhe Projektet e (Kon) Federatave Ballkanike (1941-1945), Studime albanalogjike:

Tiranë; 2009(3-4), f.324. 98

Ana Lalaj, Shqipëria dhe Projektet e (Kon) Federatave Ballkanike (1941-1945), Qëndra e

Studimeve Albanalogjik, (3-4), Tiranë: 2009, f. 327. 99

Misha Glenny, Histori e Ballkanit 1804-1999, Nacionalizmi, Luftërat dhe Fuqitë e Mëdha, ―Toena‖, Tiranë:

2007, f. 522.

Page 48: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

35

konfederatën e planifikuar është e vetmja zgjidhje e drejtë, pavarësisht nga vështirësitë që

krijon ajo. Dhe nëse, ajo nuk do të ishte anëtare e asnjë bashkimi, atëherë vetëm një formë

speciale e ndihmës prej ekspertëve dhe këshilltarëve Perëndimorë mund ta kursente atë prej

ndarjes ndërmjet fqinjëve të saj100

.

Anglezët dhe amerikanët nuk e pranuan monopolin rus në Rumani dhe bënë ndonjë

protestë sporadike. Mirëpo, si profesionistë të Realpolitik-ës Fuqimadhe, ata e kuptonin

logjikën e veprimeve të Stalinit. ―Rusët e kanë patur në dorë pa diskutim që nga fillimi‖, i

thoshte Roosevelt-ti Curchill-it në mars 1945, ―dhe duke qenë se Rumania ndodhet në

pozicion të atillë, që ia pret vijat e komunikacionit, është më e vështirë t‘i dalim kundër

argumentit të nevojës dhe sigurisë ushtarake, që ata po përdorin për të përligjur veprimet e

tyre101

.

Alternativë ishte lufta ndërmjet B.Sovjetik dhe Perëndimit, rrezikut të së cilës

asnjëra palë nuk donte t‘i hynte. Në Ballkan do të vinte puna të bëheshin disa rregullime në

Jugosllavi e në Hungari (kryesisht në favor të Stalinit), por pas takimit të Moskës, Rumania

dhe Bullgaria ranë nën influencën sovjetike krejtësisht, kurse Britania do të kishte dorë të

lirë në Greqi.

Në muajt pasardhës, zhvillimi i mëtejshëm i situatës ushtarako-politike i vuri kryq

përfundimisht këtyre planeve: me mbërritjen e Ushtrisë së Kuqe në Ballkan dhe në Evropën

Qendrore, shumica e vendeve që gjenden aty (përveç Greqisë, e pushtuar nga forcat

britanike, dhe Austrisë së pushtuar së bashku nga forcat aleate) u bënë sferë e kontrollit

sovjetik. Në të njëjtën kohë, sa i përket Ballkanit, me likuidimin në vitin 1944 të sundimit

hitlerian, në Jugosllavi dhe në Shqipëri faktikisht u vendosën qeveri komuniste, ndërsa në

Bullgari dhe, në mars 1945 në Rumani u vendosën regjime me rol plotësisht ose

predominues të partisë komuniste, e cila më vonë u shndërrua në pushtet monopol

komunist. Në këto kushte, që shënonte dështimin e synimeve të qeverive emigrante dhe

britanike, doli qartë perspektiva e realizimit të planeve të tjera të bashkimit ballkanik, të

cilat gjatë luftës lindën në radhët komuniste.

Në projektin për formimin e Konfederatës Ballkanike, një vend të veҫantë zuri

Shqipëria. Shqipëria konsiderohej si një pike takimi e Lindjes me Perëndimin, e sllavëve

me Europën Perëndimore dhe duke kuptuar këtë pozicion, shqiptarët gjithmonë kishin

100

Ana Lalaj, Shqipëria dhe Projektet e (Kon) Federatave Ballkanike (1941-1945),Qëndra e Studimeve

Albanalogjik, (3-4), Tiranë: 2009, f. 323. 101

Misha Glenny, Histori e Ballkanit 1804-1999, Nacionalizmi, Luftërat dhe Fuqitë e Mëdha, ―Toena‖,

Tiranë: 2007, f. 523.

Page 49: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

36

dashur marrëdhënie të mira me të gjithë, por njëkohësisht ata ishin mosbesues ndaj të

gjithëve. Për këtë arsye, diplomacia amerikane arriti në përfundimin se ―Shqipëria ishte një

nga ato vende të vogla, të cilat mund të siguronin mbrojtjen e tyre nëpërmjet Organizatës së

Kombeve të Bashkuara dhe të gëzonte statusin e një rajoni neutral‖102

.

Por prioriteti i interesave britanike nuk ishte kolaudimi i interesave shqiptare apo i

atyre grekë. Në Foring Office bënin llogari që ―nëse federata ndodh, ne mund të na duhet të

konsiderojmë dhënien më tepër mbështetje kërkesave greke për epirin e Veriut103

.

Më e mundshme ishte që ajo të vihej nën mbrojtjen britanike, por kjo do të binte në

kundërshtim me ambiciet ruse, ashtu si dhe një protektorat sovjetik, qoftë edhe mbi

Jugosllavinë, do të ishte në kundërshtim me ambiciet britanike. Kështu zgjidhja e vetme, si

për Shqipërinë ashtu dhe për Bullgarinë, Jugosllavinë, Rumaninë, ndoshta edhe për

Greqinë, ishte krijimi i një federate ballkanike, në të cilën secili vend do të ruante

sovranitetin e tij individual kombëtar dhe federata do të ishte e destinuar për të krijuar një

front ballkanik të të gjithë anëtarëve.

Të gjitha njësitë përbërëse të saj duhej të binin dakort që të bashkonin të gjitha

burimet ushtarake dhe të organizonin njësitë ushtarake në mënyrë që ata të përbënin një

forcë kohezive dhe të unifikuar në rastin e një sulmi nga jashtë.

Ata duhej të bashkonin të gjithë burimet ekonomike dhe mundësisht të futeshin në

një union doganor, në të cilën të gjitha, ose një pjesë e tarifave doganorë midis njësive të

federatës duhej të hiqeshin, veprimet e rëndësishme për çështjet e jashtme duhet të liheshin

në dorë të një autoriteti qëndror. Kjo federatë mund të ishte e vetmja zgjidhje, në qoftëse

duam të kemi paqe në Ballkan dhe ndoshta në botë, sepse Ballkani ka qenë një vend

luftërash të ndezura për vite të tërë.

Dukuria e sovjetizimit të Europës Lindore ndodhi në përfundim të luftës, ku të

gjithë vendet e Europës Lindore dhe të Ballkanit, me përjashtim të Shqipërisë dhe

Jugosllavisë, ishin nën pushtimin sovjetik dhe të gjithë vendet në këtë zonë, me përjashtim

të Greqisë, duke përdorur termin zyrtar, u bënë ―demokraci popullore‖, ose termin më pak

të këndshëm të përdorur nga vëzhguesit, satelitë të B.S. Gjatë dekadës së parë të pasluftës,

zhvillimet politike në këto vende ishin shumë të ngjashme dhe u bë e zakonshme që ato të

konsideroheshin si një bashkësi.

2Beqir Meta, Tensioni greko-shqiptar 1939-1949, Tiranë: Qëndra e Studimeve Albanalogjike, Instituti i

Historisë, 2007, f. 368. 103

Beqir Meta, Tensioni greko-shqiptar 1939-1949, Qëndra e Studimeve Albanalogjike, Instituti i Historisë,

Tiranë: 2007, f. 369.

Page 50: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

37

Qeveria britanike i‘u përshtat situatës së re dhe u tregua e gatshme t‘ia bënte fli

Shqipërinë, Greqisë. Ndërkohë bëheshin plane në Ministrinë e Jashtme të Anglisë për

copëtimin e Shqipërisë midis Jugosllavisë dhe Greqisë, për hyrjen e saj (Shqipërisë) me to

në një konfederatë.

Por një ndryshim real tashmë ishte duke ndodhur, sepse PKJ kishte dalë me një lloj

prepotence në pozicionin e një superfuqie në Ballkan. Natyrisht që Tito do të zhvillonte

kontributet dhe përgjegjësitë e tij për intensifikimin e lëvizjes nacionalçlirimtare si dhe në

normalizimin dhe bashkëpunimin më të ngushtë të marrëdhënieve midis partive motra,

(PKG, PKB, PKSH). Në artikullin e tij, J BTito, në lidhje me marrëdhëniet me fqinjët

ballkanikë do të theksonte se gjithmonë ishte aspiratë e fuqishme bashkëpunimi me

Komitetin Nacional Grek, ku përfaqësuesi i Komitetit Nacional Grek dhe anëtar i KQ të

Greqisë, raportonte rreth vijueshmërisë së luftës nacionalçlirimtare. Kuptohet, ―kryengritja‖

britanike synonte ndryshimin e statusit të saj në sistemin e marrëdhënieve në Ballkan.

Përkundrazi, britanikët u shfaqën bashkëpunues e angazhues për një dialog konstruktiv

duke mundësuar një rol konkret të saj britanik. Britanikët e shohin Greqinë si zonë të

influencës së tyre, megjithëse janë larg të zotëruarit të situatës politike. Mbarë vendi, ashtu

si edhe vetë kryeqyteti helen, në pjesën më të madhe ishte në duart e rezistencës komuniste

(EAM-ELAS). Më tej, në analizën e tij J.B. Tito, rreth marrëdhënieve me fqinjët, do të

theksonte se linja e PKG, ishte mjaft e luhatshme dhe në njëfarë mënyre sektare, që, sipas

mendimit të PKJ, lëvizja çlirimtare greke kishte rënë në një situatë mjaft të vështirë, sepse

qarqet britanike dhe disa qarqe të tjera aleate po silleshin në një mënyrë mjaft të

pakëndshme ndaj saj. ―Tash më shumë se dy muaj është ndaluar çdo dërgim i materialit për

Elas-in. Nga rezoluta e tyre do të shihni se borgjezia, kapitalizmi, mjaft shpesh figurojnë në

materialin e tyre, në vend që të flasin për tradhëtarët e popujve të tyre. Forcat popullore

ushtarake për më tepër ishin të interesuara për klikat e brendshme reaksionare në vend, e

shumë më pak për luftën kundër okupatorit‖.104

―Rreziku për devijime të ndryshme brenda

PKG ishte i mundur për shkak të nivelit të ulët ideologjike, ndërsa rreziku tjetër ishte

izolimi nga forcat demokratike‖105

. Ndërkohë, kishte ndikuar konfliki që maqedonasit

jugosllavë shtronin çështjen e bashkimit të maqedonasve të Greqisë në Maqedoninë

Jugosllave. Por ndërkohë, përpjekjet britanike nuk rreshtën për të ushtruar influencën

britanike dhe jo atë sovjetike. Gjithashtu britanikët supozonin se këto aspirata

104

J. Broz Tito, Rrëfime autobiografike, Rilindja: Prishtinë, f. 418. 105

J. Broz Tito, Rrëfime autobiografike, Rilindja: Prishtinë, f. 419.

Page 51: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

38

ekspansioniste sllave ―mund t‘i sponsorizonte dhe BS, i cili kishte interesa strategjike në

detin ―Egje‖106

.

Përpjekjet për krijimin e Federatës Ballkanike në vorbullën e Luftës së Dytë

Botërore, kishin stimujt dhe shkaqet e tyre të dështimit. Planet e inicuara nga qeveritë në

emigracion, dolën të dështuara, si pasojë e faktit se në përfundim të Luftës së Dytë

Botërore, shtetet e Ballkanit me përjashtim të Greqisë u bënë pjesë e kontrollit sovjetik. Pas

përjashtimit të Jugosllavisë nga blloku sovjetik, mundësitë për Federatën ballkanike u bënë

edhe më të pakta. Çdo gjë u vendos në rrjedhën e kohës nga vetë koha, kushtet dhe

rrethanat, duke iu përshtatur fitimtarëve të mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore. Politika

botërore përcaktoi edhe fatet e Ballkanit, këtij gadishulli problematik të Europës.

Rol të rëndësishëm në këtë luanin jo vetëm motivet ideologjike, por në masë të

madhe ato gjeostrategjike: frika se krijimi në Ballkan i federatës nën kontrollin komunist,

do të jetë një faktor i fuqishëm i një ndryshimi të tillë të raportit të forcave, si në këtë rajon

ashtu dhe në të gjithë sferën e Mesdheut që ndodhet pranë, i cili godet seriozisht interesat

britanike në këtë pikë mjaft të ndjeshme për pozitat europiane dhe botërore të Anglisë.

Kështu në Ballkan, në pranverën e vitit 1945, raporti i forcave anonte mjaft nga

krahu i bllokut komunist. Madje dhe ndikimi britanik në Greqi mbetej problematik

Vizioni Perëndimor, në këtë situatë paraqitet me mjaf interes nga britanikët. Vizioni

perandorak klasik britanik ishte: ―mbrojtja e rrugëve për në Indi‖107

. Lufta Botërore bëri të

dalë në pah sërish rëndësia e Greqisë dhe në mënyrë të qartë të Kretës, për arsye të

sigurimit të Mesdheut Lindor. Kështu shpjegohet që në fillim të vitit 1943, aksioni britanik

nëpërmjet SOE-së merr një vrull të ri në Gadishullin Ballkanik108

.

1.2 Organizimi i Shtabit Ballkanik

Synimi që çlirimi i Ballkanit nga pushtimi fashist dhe regjimet prohitleriane u

kombinua me ndonjë formë të bashkimit të një sërë shteteve ballkanike, në të cilët do të

vendosej pushteti komunist, ndoshta më shpejt nga të gjithë u shfaq te udhëheqja e partisë

komuniste të Jugosllavisë (PKJ), që ishte në krye të lëvizjes së Rezistencës më të fuqishme

në këtë rajon. Për herë të parë ky synim u zbulua në fund të vitit 1942, dhe gjysmën e parë

106

Ana Lalaj, Dosjet e luftës, Botimet ―Toena‖,Tiranë: 2014, f. 381. 107

Benard Lori, Europa Ballkanike, ―Dituria‖, Tiranë: 2007, f. 33. 108

Ana Lalaj , Shqipëria dhe Projektet e (Kon) Federatave Ballkanike (1941-1945), Studime albanalogjike:

Tiranë; 2009(3-4), 210.

Page 52: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

39

të vitit 1943, lidhur me lindjen e problemit të krijimit të komandës së bashkuar të lëvizjeve

partizane të udhëhequra nga komunistët në Jugosllavi, Shqipëri, Greqi dhe Bullgari.

Propozimin për krijimin e komandës së bashkuar, komunistëve shqiptarë, grekë dhe

bullgarë ua bëri Svetozar Vukmanoviç-Tempo që u fut në lidhje me ta, të cilin sekretari i

përgjithshëm i PKJ dhe komandanti i partizanëve jugosllavë J.B. Tito, në fund të vitit 1942

e dërgoi si emisar në Maqedoninë jugosllave (Vardarit), e cila ishte në kufi me Bullgarinë,

Greqinë dhe Shqipërinë. Shtabi Ballkanik do të përbëhej nga ―përfaqësuesit ushtarakë dhe

politikë më të respektuar, e të caktuar në mënyrë të pavarur nga secili vend ballkanik‖. Ky

shtab do të udhëhiqte luftën e popujve të Ballkanit për ҫlirimin e tyre kombëtar dhe

sigurimin e pushtetit demokratik popullor në të gjitha vendet e Ballkanit dhe do t‘i

shërbente afrimit dhe dëshirës për vëllazërimin e vendeve të Ballkanit. Por pavarësisht nga

retorika, synimi i vërtetë ishte që nëpërmjet Shtabit Ballkanik, jugosllavët të rregullonin në

detaje qëndrimin ushtarak dhe më pas, atë politik në Shqipëri, Greqi dhe Jugosllavi109

.

Tempo paraqiti idenë e formimit të të ashtuquajturit Shtab ballkanik, nën komandën

e të cilit do të ishin forcat partizane të udhëhequra secila prej katër partive komuniste të

përmendura. Idenë e miratuan përfaqësuesit jugosllavë, shqiptarë dhe grekë të thirrur në dy

mbledhje me iniciativën e Vukmanoviç-Tempos në korrik 1943 (bullgarët aty munguan).

Për këtë thuhej se krijimi i shtabit jo vetëm do të ndihmojë koordinimin e luftës partizane,

por dhe do hapë rrugën për ―sigurimin e pushtetit demokratiko-popullor‖ në secilin prej

vendeve dhe ―krijimin e konfederatës ballkanike‖110

.

Plani i paraqitur nga udhëheqja komuniste jugosllave për krijimin e komandës së

bashkuar partizane në Ballkan, të parashtruar nga Vukmanoviç-Tempo për shumë vjet,

sipas versionit zyrtar jugosllav, thuhej se Vukmanoviçi veproi me iniciativën e vet, pa

udhëzime të Titos, i cili pasi mësoi, në vjeshtë të vitit 1943, për planin e organizimit të

Shtabit Ballkanik, e kritikoi atë. Këtë version e mbështeti dhe vetë Vukmanoviçi111

.

Vetëm shumë vite më vonë u bënë të njohura dokumentet nga të cilat del se në të

vërtetë ai kishte direktivën e Titos për krijimin e Shtabit Ballkanik. Dhe vetëm më vonë,

pas vdekjes së Titos, Vukmanoviçi pranoi se këtë direktivë e mori në fund të vitit 1942, kur

atij i ishte dhënë detyra të shkonte në Maqedoni. Por, sipas fjalëve të tij, Tito e porositi atë

109

Ana Lalaj, Shqipëria dhe Projektet e (Kon) Federatave Ballkanike (1941-1945), Qëndra e Studimeve

Albanalogjike: Tiranë; 2009(3-4), f.325-326; Ivo Banac, With Stalin against Tito, Ithaca and London: 1988, f.

29-30. 110

Ana Lalaj, 100 vjet pavarësi, Aktet e Konferencës, Vëllimi II, Botimet Albanalogjike, Tiranë: 2014, f. 192; DSP SFRJ, 1941-1945. Vol. I, Beograd: 1988, f. 347 – 363. 111

Vukmanoviç Tempo, Lufta për Ballkanin, Shkup: 1982: f. 113 - 132.

Page 53: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

40

që t‘u propozonte partive komuniste të Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë që me cilësinë e

Shtabit Ballkanik ata të pranonin Shtabin e Përgjithshëm të partizanëve jugosllavë.

Vukmanoviçi nuk mundi ta realizojë këtë plan: në mbledhjet e përmendura më lart, të

përfaqësuesve jugosllavë, shqiptarë dhe grekë në verë të vitit 1943, u arrit marrëveshja që

Shtabi ballkanik, në të cilin presupozohej dhe pjesëmarrja e bullgarëve, do të bazohej në

parimin e paritetit dhe do të përbëhej përkatësisht, nga katër komandantë dhe katër

komisarë. Prandaj dhe Tito, sipas mendimit të Vukmanoviçit, në vjeshtë të vitit 1943 nuk e

pranoi idenë e krijimit të Shtabit ballkanik, ndërsa autorësia e tij për një kohë të gjatë iu

atribua vetëm Vukmanoviçit112

.

Tito ia formuloi Vukmanoviçit porosinë për krijimin e Shtabit ballkanik. Udhëzimi i

dhënë në fund të vitit 1942, dëshmon se të paktën në atë kohë liderit të PKJ, i lindën

qëllime që shkonin shumë më larg integrimit ballkanik në baza komuniste. Nuk ka dyshim

se në kushtet e luftës së armatosur, të ashpër dhe mjaft të rëndë, që atëherë bënin forcat

partizane nën komandën e Titos, qëllimi i tij për krijimin e Shtabit Ballkanik më shumë

ishte i drejtuar në zgjidhjen e detyrave të drejtpërdrejta ushtarake. Aq më shumë që

pikërisht në territoret e Serbisë Jugore, Maqedonisë së Vardarit dhe Kosovës, të cilat ishin

pranë me kufijtë e paraluftës së Jugosllavisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Shqipërisë, lëvizja e

udhëhequr nga PKJ në atë kohë provonte vështirësi të mëdha. Por zor se mund të dyshojmë

dhe në faktin që Tito, nuk duhej t‘i kuptonte në masën e mjaftueshme pasojat politike të

bashkimit ushtarak të lëvizjeve partizane të kontrolluara nga komunistët e katër vendeve

ballkanike. Përveç kësaj, zhvillimi i mëtejshëm tregoi se qëllimet ushtarake të lidhura me

krijimin e Shtabit Ballkanik ishin të pandara nga qëllimet politike të udhëheqjes komuniste

jugosllave.

Marrëdhëniet midis partive Komuniste Ballkanike u tronditën, koherenca e

Federatës Komuniste Ballkanike u vu në provë të vështirë, botëkuptimi dhe pikëpamjet e

përafërta ideologjike nuk arritën të zbutnin dallimet dhe mosmarrëveshjet. Kominterni,

shpesh herë i pafuqishëm për të ushtruar ndikimin e vet, nuk arriti të mbante nën kontroll

konfliktet e lindura. Polemika rreth identitetit etnik të maqedonasve transferohet në kampin

komunist. Partia Komuniste Bullgare përqafon tezat e nacionalizmit bullgar se maqedonasit

janë me origjinë bullgare, kurse PKJ mbron tezën se maqedonasit e kanë prejardhjen nga

fiset sllave të jugut. Në këtë kohë u shfaqën shtrembërime historike, deri ―mbi mosnjohjen e

112

Vukmanovic Tempo, Revolucioni që vazhdon, Beograd: 1971: f. 332 – 337; Enver Hoxha, ―Titistët‖, ―8

Nëntori‖, Tiranë: 1982, f.47-57.

Page 54: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

41

kombësisë maqedonase‖.113

Kongresi i katërt i PKJ, ku Titoja u zgjodh anëtar i KQ të

Partisë, pas shumë debatesh vendosi federalizimin e PK të Jugosllavisë, d.m.th. krijimin e

partive të veҫanta në Serbi, Kroaci dhe Slloveni, që do të vepronin në të ardhmen nën

drejtimin e një udhëheqjeje të përbashkët qëndrore mbi bazën e parimit federal.

Njëkohësisht, kongresi i katërt i PKJ bëri të ditur predispozicionin e partisë për krijimin ―në

të ardhmen e afërt‖ edhe të një partie maqedonase. Sa mori vesh qëndrimin e PKJ, PK

Bullgare reagoi menjëherë, duke përsëritur deklaratat e saj se Maqedonasit nuk janë komb

më vete, por i takojnë kombit bullgar. Pikërisht mbi këtë bazë, ngritën pretendimin për

integrimin e komunistëve maqedonas në P.K. Bullgare. Në vitin 1941, me pushtimin e

Maqedonisë Jugosllave nga forcat pronaziste bullgare, polemika retorike mori përmasat e

një konflikti, sepse partia e atëhershme Komuniste Bullgare e dalë jasht ligjit, arriti të bënte

realitet integrimin e PK Maqedonase. P.K. Jugosllave e udhëhequr nga Tito protestoi dhe

denoncoi menjëherë këtë veprim, këtë e dëshmon më së miri letra e saj dërguar P.K.

Bullgare ku, midis të tjerash, me tone mjaft të ashpra shkruhet: ―A ka mundësi që

invazionet pushtuese fashiste të përbëjnë bazat për zgjerimin e një partie komuniste?‖

P.K. Bullgare vazhdoi me këmbëngulje përpjekjet e saj për integrimin e P.K.

Maqedonase dhe për të justifikuar qëndrimin e saj, mbështeti teorinë: ―Një shtet, një Parti‖.

Pas këtyre konflikteve, PKB arriti të bashkëpunonte me PKJ, të mundësonte rritjen për

qasje ideologjike si dhe ―bashkëpunimin midis partive si motra‖114

. Më 21 gusht 1941

Kominterni detyrohet të ndërhyjë dhe t‘i rekomandojë P.K. Maqedonase të mbetet edhe në

të ardhmen një degë e Partisë Komuniste Jugosllave, pavarësisht nga pushtimi i

Maqedonisë Jugosllave nga ushtria bullgare115

. Konflikti mes P.K. Jugosllave dhe asaj

Bullgare për ҫështjen e Maqedonisë vuri në rrezik ekzistencën e Federatës Komuniste

Ballkanike. Por, ndërhyrja e Moskës ndihmoi në gjetjen e një zgjidhjeje të kënaqshme, që

mbështeste në fakt pikëpamjet dhe tezat jugosllave. Georgi Dimitrovi u distancua nga

qëndrimi i P.K. Bullgare mbi ҫështjen Maqedonase dhe mbështeti qëndrimin jugosllav.

Partia Komuniste Jugosllave, që dilte nga një luftë e suksesshme antifashiste por edhe

nacionaliste, a do të qëndronte si e barabartë në vargun e pjesëtarëve të tjerë, apo duke

nxitur shovinizmin serb do të kalonte jo vetëm në marrjen e stafetës por edhe vetë stafetën 113 Josip Tito Broz, Rrëfime autobiografike, Vëllimi i parë (Marrëdhëniet me fqinjët ballkanikë), Rilindja:

Prishtinë, f. 422 114

Josip Tito Broz, Rrëfime autobiografike, Vëllimi i parë (Marrëdhëniet me fqinjët ballkanikë), Rilindja:

Prishtinë f. 418 115 Misha Glenny, Historia e Ballkanit 1804-1999 Nacionalizmi, Luftërat dhe Fuqitë e Mëdha, ―Toena‖,

Tiranë: 2000, f. 437- 519

Page 55: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

42

federative. Koha tregoi se Jugosllavia e Titos luajti rol serbomadh në këto tentativa

federative ballkanike. Kështu, kur Këshilli Antifashist Nacional-Ҫlirimtar Jugosllav

(AVNOJ) vendosi më 30 nëntor 1943, që Maqedonia të përbënte në të ardhmen një

komunitet brenda një shteti me popuj të barabartë e të bashkuar vullnetarisht, P.K. Bullgare,

në sajë të presionit të Georgi Dimitrovit u tërhoq dhe pavarësisht nga kundërshtimi i mjaft

komunistëve bullgarë dhe qëndrimi i udhëheqësit pro-bullgar i komunistëve maqedonas,

Satorov, pranoi planin jugosllav në kuadrin e një program më të gjerë të një federate

jugosllavo-bullgare, për të cilën kishin rënë dakort ―në parim‖ Titoja dhe Dimitrovi.

Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore ҫështja maqedonase vuri në pozitë të

vështirë edhe marrëdhëniet midis P.K. Jugosllave dhe EAM/ ELAS-it, duke qenë një nga

shkaqet kryesore të klimës së ftohtë në marrëdhëniet e tyre, gjë që pengoi krijimin e frontit

unik antifashist në Ballkan, që do të ishte në fakt zbatimi në praktikë i idesë së unitetit dhe

bashkëpunimit ballkanik116

.

Në qëndrimet e tyre kundërshtuese mbi ҫështjen maqedonase, komunistët helenë

dhe jugosllavë mbështeteshin nga shërbimet britanike që ndiqnin nga ana e tyre praktikën e

njohur ―Përҫa e sundo‖, për arritjen e qëllimeve strategjike të politikës angleze në

Ballkan117

.

Në kohën kur P.K. Jugosllave propogandonte idenë se Britania e Madhe nuk kishte

kundërshtime në lidhje me krijimin e një Maqedonie Autonome, së cilës do t‘i

aneksoheshin pas lufte Maqedonia greke dhe Maqedonia bullgare, EAM/ELAS dhe KKE

shpërndanin informata ku ekzagjeronin ―Perspektivat ekspansioniste të Titos‖118

.

Me mbështjetjen e shërbimeve britanike, kundërshtimi mbi ҫështjen maqedonase

shfaqet në një formë të veҫantë dhe konkrete në verën e vitit 1943, kur Vukmanoviҫ Tempo

i kërkon EAM –it të lejojë sllavomaqedonasit të krijojnë një front të veҫantë rezistence me

udhëheqje ushtarake të pavarur. EAM hedh poshtë propozimin e P.K. Jugosllave, ndërkaq

Anglia inkurajon kërkesën e Tempos, duke pasur edhe mbështetjen e eksponentëve me

origjinë sllave Tzimas dhe Samariotis. Në fillim të viti 1944 u krijua SNOV (EAM-i

sllavomaqedonas ) dhe u vendos që nga ana ushtarake të varej nga Ushtria Popullore

116 USNA, Dokument i paklasifikuar, relacion i Burton Y. Berry, Konsull i Përgjithshëm Amerikan në

Stamboll dërguar Departamentit të Shtetit. 117 Svetozar Vukmanovic, Strugle for the Balkans, ―Merlin Press‖, London: 1990, f. 90; Ivo Banac, With

Stalin Against Tito, Ithaca and London :1988, f. 29-30 118 Svetozar Vukmanoviç, Revolucioni që vazhdon, Beograd: 1971, f. 332 – 337; JosipTito Broz, Rrëfime

autobiografike, Vëllimi i parë, (Marrëdhëniet me fqinjët ballkanikë), Rilindja: Prishtinë, f. 415 – 416.

Page 56: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

43

Nacional –Ҫlirimtare Greke (ELAS). Më 2 gusht 1944 u krijua batalioni i parë SNOV,

kurse në shtator 1944 iu kërkua ELAS-it të lejonte shndërrimin e batalionit në divizion. Kjo

u bë shkak për thellimin e mëtejshëm të kontradiktave midis SNOV dhe EAM/ELAS deri

në atë shkallë sa, komandanti ushtarak i ELAS, general Sarafi, urdhëroi shpërndarjen me

forcë të batalionit të SNOV-it, kur konstatoi se SNOV merrte urdhërat direkt nga P.K.

Jugosllave dhe nuk i takonte ELAS-it.

Megjithë elasticitetin dhe lëshimet e bëra nga ana e P.K. Bullgare për ҫështjen

maqedonase, falë insistimit dhe autoritetit të Georgi Dimitrovit gjatë bisedimeve dhe

negociatave midis P.K. Jugosllave dhe P.K. Bullgare në dhjetor 1944 në Sofie, për gjetjen e

një zgjidhjeje më të qëndrueshme për problemet ballkanike në epokën e pas luftës, dolën në

sipërfaqe divergjenca të dukshme. Kështu, sipas P.K. Jugosllave, Bullgaria duhet të ishte

―Republikë e Shtatë Popullore‖ e Federatës Demokratike Popullore të Jugosllavisë. Nga

ana tjetër, P.K. Bullgare mbronte tezën se Bullgaria, si shtet i pavarur, duhet të gëzonte një

status të veҫantë në krahasim me demokracitë e tjera federale. Në pikëpamje të

Maqedonisë, Fronti Patriotik e formulonte pikëpamjen e vet: ―Që të evitohet ky gabim dhe

gabimet e reja historike dhe të arrihet paqja e qëndrueshme e Maqedonisë, Fronti Patriotik

thekson parullën ―Maqedonia maqedonasve‖119

. Kjo parullë do t‘i jepte fund rivalitetit

midis shteteve ballkanike. Kurrëfarë copëtimi nga ana e armikut, as kurrfarrë aneksimi të

tërësishëm me cilindo shtet ballkanik.

Duke gjykuar raportet e fundit nga Bullgaria, shihej se lëvizja partizane kishte gjetur

mirëkuptimin e masave të gjera popullore dhe se kishte kushte të zhvillohej një politikë e

drejtë e Frontit Patriotik, shpejt do të gjente edhe mirëkuptimin e përkrahjen e popullit

maqedonas. Tashmë politika e P.K. Bullgare nuk mund të jepte rezultate pozitive. Në

kapitullin, Marrëdhëniet me fqinjët ballkanikë, Tito analizon dhe citon: ―Është e qartë se as

P.K.Bullgare dhe as Fronti Patriotik nuk e kanë popullarizuar deri tash luftën heroike të

popujve të Jugosllavisë, e cila po zgjat më se tri vjet, e sidomos fitoret që i ka dhënë kjo

luftë dhe që janë të dobishme jo vetëm për popullin e Jugosllavisë por edhe për të gjithë

popujt e vegjël. Një qëndrim i tillë do të thotë rënie në pozitat e reaksionit bullgar dhe

dobësim i lëvizjes nacionalҫlirimtare në Ballkan. E të gjitha këto shkojnë në dëm të

përforcimit të popujve ballkanikë dhe të fitores definitive të forcave me të vërtetë

demokratike në Ballkan dhe, në perspektivë të fundit, në dëm të bashkimit të vendeve

119 Tito Broz J, Rrëfime autobiografike, Vëllimi i parë (Marrëdhëniet me fqinjët ballkanikë), Rilindja:

Prishtinë, f. 416 -417; Raport i Titos, 12 Prill 1937 (Vepra, 3)

Page 57: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

44

ballkanike në një familje të fuqishme vëllazërore‖120

. Pala bullgare gjithashtu mbronte

tezën se Federata Jugosllavo-Bullgare duhej të përbëhej vetëm nga dy shtete-anëtare të

barabarta. Mosmarrëveshja u zgjidh nga Stalini, i cili edhe pse në fillim përkrahte

pikëpamjen e P.K. Bullgare, mbështeti përfundimisht tezat e P.K.J ugosllave121

. Synimi

ambicioz i Titos dhe Dimitrovit u fundos gjatë përplasjes me dallgët e kundërshtarëve të

Aleatëve Perëndimorë, që u pranuan plotësisht nga Stalini, i cili nuk ngulte këmbë në

qëndrimet e tij të mëparshme. Qeveria sovjetike ―konsideronte që ҫështja e një federate

ballkanike e në veҫanti e një federate jugosllave-bullgare tani për tani nuk është aktuale dhe

nuk ka rëndësi praktike‖122

. Kështu, negociatat bullgaro-jugosllave për krijimin e Federatës

përfunduan me publikimin e një komunikate të përbashkët, ku vihej në dukje bashkëpunimi

vëllazëror mes dy partive dhe dy shteteve.

Për momentin mbizotëroi mendimi se u zgjidh, më në fund, ҫështja maqedonase dhe

u hap rruga për realizimin e vizionit të një Federate Ballkanike. Këto qëllime, në muajt

pasardhës, gjetën pasqyrim në krijimin në të ardhmen të federatës së sllavëve të jugut,

domethënë jugosllavo-bullgare, dhe në vendosjen e ―marrëdhënieve të veçanta‖ me

regjimet e mundshme komuniste që gradualisht lindën në formën e pushtetit kryengritës në

një sërë rajonesh të Shqipërisë, e pastaj dhe në Greqi, deri në një farë shkalle të ngjashme

me ato që në të vërtetë ndodhën, me një vrull të madh dhe intensitet të paparë në vetë

Jugosllavinë. Veçanërisht tipare të qarta ky kurs fitoi në vjeshtë të vitit 1943, kur duke lënë

pas periudhat e betejave më të rënda me pushtuesit, kohë kur rrezikohej vetë fati i

partizanëve dhe i gjithë lëvizjes së organizuar nga PK Jugosllave, udhëheqja filloi të

përgatisë konstituimin e shtetit të ri revolucionar jugosllav123

. Duke përcaktuar, në mes të

tetorit, planin e kryerjes së këtij veprimi, byroja politike e P.K. Jugosllave, ndërmjet të

tjerave, parashikoi se ajo do të shoqërohet me nxjerrjen e ―parrullës programatike‖ për

―Federatën e sllavëve të jugut‖ dhe mesazhe të veçanta popujve grek dhe shqiptar124

. Dhe të

parët (grekët) dhe të dytët (bullgarët) u ruajtën kryesisht nga joshja në planin jugosllav të

120 Tito Broz J, Vep e përm, f. 415 – 418. 121 Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova, ―Shënime të një diplomati‖, Enriko Kuҫo, Tiranë: 2007, f. 67; Cold War

International History project Bulletin, Washington D: Issue 10, f. 38 C. 122

Foreign relation of United States, Diplomatic Papers, The Conferences at Cairo and Teheran, 1943,

Washington : Unitet States Government Printing Office‖, 1961, f. 843; Ana Lalaj, 100 vjet pavarësi, Aktet e

Konferencës, vëllimi II, Botimet Albanalogjike, Tiranë: 2014, , f. 208 123 Josip Tito Broz, Rrëfime autobiografike, Vëllimi i parë (Marrëdhëniet me Aleatët), Rilindja: Prishtinë, f.

385; Nga letra e J.B.Tito dërguar G. Dimitrovit, Vis (5) korrik 1944 (A- KQ i LKJ, Fondi i KQ i PKJ, nr.

1944/386). 124

Ana Lalaj, 100 vjet pavarësi, Aktet e Konferencës, Vëllimi II, Botimet Albanalogjike, Tiranë: 2014 f 196.

Page 58: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

45

krijimit të Maqedonisë së bashkuar në përbërje të Jugosllavisë federative, që do të ishte e

lidhur me rrezikun e diskreditimit të komunistëve grekë e bullgarë në vendet e tyre, si forca

haptas antikombëtare, që ishin për t‘i lëshuar territorin e tyre shtetit tjetër. Liderët

komunistë grekë edhe pa këtë, në kuadrin e lëvizjes së Rezistencës me në krye partinë

komuniste, me dyshim të madh silleshin me krijimin e organizimeve të veçanta sllavo-

maqedonase në Maqedoninë e Egjeut, të cilat prireshin për lidhje me lëvizjen nën

udhëheqjen e PKJ në Maqedoninë e Vardarit. Ndërsa më vonë, në pranverë të vitit 1944,

PK e Greqisë mori masa për shpërndarjen e organizimeve të tilla125

. E vështirë ishte situata

e komunistëve në Bullgari, të cilët duke dënuar pjesëmarrjen e regjimit prohitlerian të

vendit të tyre në pushtimin e pjesëve jugosllave dhe greke të Maqedonisë, ndjenin presionin

e faktorit, që në vetëdijen e shumicës së bullgarëve e gjithë Maqedonia, pa folur tashmë për

atë të Pirinit, perceptohej si pjesë e pandarë e territorit kombëtar bullgar. Prandaj, duke

synuar të shmangë përgjigjen për pyetjen, nëse duhej që rajonet e Maqedonisë së Vardarit

dhe të Egjeut, të pushtuara nga forcat bullgare, t‘i ktheheshin Jugosllavisë dhe Greqisë, ose

e kundërta, të ruheshin për Bullgarinë, KQ ilegal i partisë komuniste bashkë me partnerët e

tij jo komunistë të të ashtuquajturit Fronti Kombëtar, në dhjetor 1943 shpërndanë

deklaratën në të cilën propozohej krijimi i Maqedonisë së bashkuar të pavarur, më vete nga

të gjithë shtetet ballkanike. Në të njëjtën kohë, në deklaratë përmendeshin pjesët e

Maqedonisë të shkëputura nga Jugosllavia dhe Greqia, por nuk përmendej Maqedonia e

Pirinit, e cila edhe para luftës ishte në përbërje të Bullgarisë. Sidoqoftë, propozimi për

krijimin e Maqedonisë së pavarur ishte në kundërshtim me planet e udhëheqjes komuniste

jugosllave për konstituimin e shtetit të ri jugosllav, që e shpallte Maqedoninë një nga

gjashtë pjesët përbërëse të Jugosllavisë federative (kishte parasysh Maqedoninë e Vardarit

dhe nënkuptohej se me atë më vonë do të bashkoheshin pjesët greke e bullgare).

Deklarata bullgare shkaktoi reagimin e ashpër negativ të Titos. Më 24 janar 1944, ai

dërgoi në Moskë radiogramin adresuar G. Dimitrovit, i cili në atë kohë ishte dhe udhëheqës

i PK të Bullgarisë edhe drejtues i Degës së informacionit ndërkombëtar të KQ të PK

(bolshevike) të Rusisë, që ishte krijuar në mesin e vitit 1943 për të vazhduar funksionet e

Kominternit të shpërbërë zyrtarisht.

Duke zhvilluar luftën e armatosur edhe në territorin e Maqedonisë së Vardarit,

krahas me zonat e tjera të Jugosllavisë, PK Jugosllave dhe lëvizja e udhëhequr prej saj

niseshin nga njohja e popullit të veçantë – maqedonasve – nga shumica sllave e popullsisë

125

Josip Tito Broz, Rrëfime autobiografike, Vëllimi pare, Rilindja: Prishtinë, f. 418.

Page 59: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

46

maqedonase. Rrjedhimisht, në kundërshtim me shtetin jugosllav të paraluftës, ata dolën me

parullën e çlirimit kombëtar të këtij populli bashkë me të gjithë popujt e Jugosllavisë. Por

tashmë vetë shpallja e qëllimit të çlirimit kombëtar të popullit maqedonas, shtronte dhe

domosdoshmërinë e përgjigjes për çështjen e perspektivës së bashkimit të të tre pjesëve të

Maqedonisë. Në të njëjtën kohë, duke qenë se komunistët jugosllavë qëndronin në pozitat e

integritetit të Jugosllavisë, e në veçanti e shihnin lëvizjen në Maqedoninë e Vardarit si pjesë

përbërse të pandarë të lëvizjes së përgjithshme jugosllave nën udhëheqjen e tyre, atëherë

doli se bashkimi i Maqedonisë duhej të realizohej vetëm si bashkim i asaj të Egjeut dhe të

Pirinit me atë të Vardarit126

. Faktikisht, kështu u shtrua problemi dhe në manifestin që doli

në tetor të vitit 1943, nga Shtabi i përgjithshëm i forcave partizane në territorin e

Maqedonisë së Vardarit. Por, kjo mënyrë e të shtruarit të problemit ishte mbarsur me

komplikacione edhe me partitë komuniste të Greqisë dhe të Bullgarisë, sepse, megjithëse në

politikën e tyre, në këtë apo atë masë pasqyroheshin orientimet e miratuara në Komintern

për njohjen e popullit maqedonas, megjithatë, interesat jetike të të dy partive ishin në

kundërshtim me prespektivën e shkëputjes nga vendi i tyre të pjesëve të territorit të

paraluftës në favor të Jugosllavisë127

.

Për partinë komuniste të Greqisë, përkrahja e një shkëputjeje të tillë do të thoshte, së

pari silurimi i të gjitha përpjekjeve të saj për krijimin, nën udhëheqjen e saj, të lëvizjes sa

më të gjerë, si qëllim i së cilës në radhë të parë paraqiteshin parullat patriotike të

rivendosjes së pavarësisë dhe integritetit të vendit të copëtuar nga pushtuesit, ndërsa për

partinë komuniste të Bullgarisë ishte aq më shumë e vështirë të mos merrte parasysh faktin

se në vetëdijen e shumicës së bullgarëve, Maqedonia, njëkohësisht jo vetëm ajo e Pirinit,

përgjithësisht perceptohehej si pjesë e pandarë e territorit kombëtar të popullit bullgar. Së

dyti, faktor serioz ishte dhe ai, se jo vetëm për PKJ, por dhe për partitë e tjera komuniste

gjatë luftës, si qëllim i drejtpërdrejtë qëndronte marrja e pushtetit, dhe sipas shkallës që

prespektiva e realizimit të këtij qëllimi bëhej më e afërt, secila nga partitë komuniste

gjithnjë e më shumë filloi t‘i perceptojë problemet që kishin të bënin me territorin dhe

kufijtë e vendit të vet nga pozitat e forcës së ardhshme drejtuse të shtetit.

Kujtojmë se, në verë të vitit 1943, në mbledhjet e mbajtura me inciativën e

Vukmanoviçit me shqiptarët dhe grekët, tashmë figuronte si qëllim: ―Krijimi i një shtabi

interballkanik, ose le ta quajmë shkurt, ballkanik dhe mendoj të përbëhet nga përfaqësues të

126

Ana Lalaj, 100 vjet pavarësi Aktet e Konferencës Vëllimi II, Botimet Albanalogjike, Tiranë: 2014, f. 207; Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova-Shënime të një diplomati-, ―Enriko Kuҫo‖, Tiranë: 2007, f. 72. 127

Josip Tito Broz, Rrëfime autobiografike, Vëllimi pare, Rilindja: Prishtinë, f. 422.

Page 60: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

47

shtabeve të përgjithshme të të gjitha vendeve ballkanikë. Këtij do t‘i ngarkohen funksione

të rëndësishme, do t‘i ....‖, kujton Enver Hoxha në takimin me Vukmanoviç Tempon128

.

Udhëheqësit shqiptarë, të ndodhur nën ndikimin jugosllav, e përkrahën idenë e një Shtabi të

përhershëm suprem të ushtrive nacionalҫlirimtare të Ballkanit. E. Hoxha caktoi Koçi

Xoxen, një nga sekretarët e KQ të PK Shqiptare, të ishte prezent në të gjitha mbledhjet për

Shtabin Ballkanik që do të organizonte Tempo në Greqi dhe Bullgari. Ndërsa përfaqësuesit

bullgarë dhe ata grekë e shtynë miratimin e krijimit të Shtabit Ballkanik. Ata u trembeshin

synimeve jugosllave në Maqedoni, unifikimi i së cilës brenda Jugosllavisë, e në kurriz të

kërkesave territoriale greke dhe bullgare, ishte duke u popullarizuar herë pas here nga

drejtuesit jugosllavë. Në marrëdheniet me fqinjët ballkanikë, Tito analizon ecurinë e punës

në Shqipëri. Në kuadrin e vlerësimit të zhvillimit të ngjarjeve, lideri jugosllav relaton se

gjërat në Shqipëri po ecin shumë mirë. ―Tashmë janë formuar 12 brigada dhe shumë aradha

partizane: është ҫliruar tërë Shqipëria e Jugut dhe ekziston bashkëpunimi më i ngushtë me

forcat e Ushtrisë sonë N.C. Partia shqiptare është e re, por po zhvillohet shumë mirë, sepse

në udhëheqje janë njerëz të rinj dhe shumë të vetëmohueshëm. Gjatë tërë kohës ne kemi

atje dy përfaqësues tanë dhe tash kemi ndërmend ta dërgojmë një përfaqësues më të fortë, i

cili do të ndihmojë edhe më shumë që përvojat tona të barten në Shqipëri dhe të

përforcohen lidhjet. Në fund duhet të shtoj edhe këtë, se edhe në Shqipëri edhe në vendet e

tjera të Ballkanit anglezët po punojnë me shumë ngulm dhe i kemi duart plot me punë që ta

paralizojmë sa më shumë punën e tyre, që ka për qëllim të mbjellë përҫarje midis vendeve

të Ballkanit dhe në secilin vend veҫ e veҫ‖129.

Nyje tjetër jo më pak e ndërlikuar, që pjesërisht të kujtonte rastin maqedonas, por që

i kthehej palës jugosllave në shembullin e kundërt, ishte problemi i Kosovës, shumica e

popullsisë të së cilës atëherë ishte shqiptare. Nga njëra anë, pjesa dërmuese e shqiptarëve të

atjeshëm përshëndeti bashkimin e këtij rajoni, më parë nga italianët dhe më vonë nga

gjermanët, me regjimin kuisling të Shqipërisë së pushtuar. Rrjedhimisht, kjo popullsi sillej

armiqësisht me lëvizjen e udhëhequr nga PKJ, e cila luftonte për rimëkëmbjen e

Jugosllavisë, qoftë dhe me ndryshime radikale. Kjo lëvizje mundi të mbështetet në Kosovë

vetëm në shtresa të caktuara të popullsisë serbe. Nga ana tjetër, partia komuniste e

Shqipërisë, e cila në vendin e saj, në një farë mase ashtu si në Jugosllavi, udhëhiqte lëvizjen

e fortë ushtarako-politike kundër pushtuesve dhe regjimit kuisling, edhe se ishte e lidhur 128 Enver Hoxha, Titistët, shënime historike, ―8 Nëntori‖, Tiranë: 1982, f. 47- 49.

129J. B.Tito, Rrëfime autobiografike. Vëllimi parë (Marrëdhëniet me Ballkanin), Rilindja: Prishtinë, f. 419.

Page 61: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

48

ngushtë me komunistët jugosllavë e bile në shumë gjëra ndodhej faktikisht nën patronatin e

tyre, megjithatë, nuk mundi të mos marrë parasysh qëllimet kombëtare shqiptare për

bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, të përhapura si në vetë Kosovën ashtu dhe në

Shqipëri. Prandaj, udhëheqja e PKSH shfaqi interesim që të merrej vesh me shokët

jugosllavë për prespektivën e bashkimit të Kosovës me regjimin e ardhshëm komunist të

Shqipërisë. Problemi i kësaj marrëveshjeje u shtrua përpara udhëheqjes së PKJ në verë të

vitit 1943, në fillim nëpërmjet Miladin Popoviçit, përfaqësues i KQ të PKJ pranë KQ të

PKSH, e më vonë edhe drejtpërdrejt në kontaktet e komunistëve shqiptarë me drejtuesit e

PKJ130

.

Por Tito e hodhi poshtë këtë propozim. Duke e siguruar udhëheqjen e PKSH në

devocionin e saj për të drejtën e kombeve për vetëvendosje, ndër to dhe aplikimin për

problemin e shqiptarëve në Kosovë, ai nxori argumentin se në këtë etapë çdo parullë në

favor të prespektivës së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, do të bënte lojën e

kundërshtarëve të lëvizjes, në krye të së cilës qëndronte PKJ131

. Në të vërtetë, një parullë e

tillë nga ana e komunistëve jugosllavë do të kërcënonte diskreditimin e tyre, para së

gjithash në popullsinë serbe, dhe do të ishte në kundërshtim me kursin e PKJ, i drejtuar për

ruajtjen e Jugosllavisë. Por nga ana tjetër, synimet kombëtare shqiptare nga ana e tyre

kërkonin zgjidhje. Komplikimi në rritje i problemit të Kosovës u shfaq për PKJ pak më

vonë, në fund të vitit 1943 dhe fillim të vitit 1944, pasi aktivi drejtues i saj në Kosovë doli

në mbështetje të së drejtës së rajonit të shqiptarëve për t‘u bashkuar me Shqipërinë132

.

Në këto kushte, ideja e bashkimit të Bullgarisë, Shqipërisë dhe Greqisë me

Jugosllavinë në parime federative ose konfederative, e cila mund të bëhej pas fitores së

komunistëve në këto vende, fitonte për udhëheqjen e PKJ një joshje të veçantë nga

këndvështrimi i zgjidhjes së problemeve të tilla, si ai maqedonas dhe kosovar. Lindja e një

federate ose konfederate të tillë do të krijonte mundësinë të bashkoheshin bashkë tri pjesët e

Maqedonisë ose të bashkonin Kosovën me Shqipërinë jo në kuptimin e ndryshimit

krejtësisht të kufijve shtetërorë me humbje territoriale të njërit apo tjetrit shtet, por vetëm në

formën e rigrupimit të strukturave të brendshme të shtetit të ri të madh, i përbashkët për të

130

Enver Hoxha, Titistët shënime historike, ―8 Nëntori‖, Tiranë: 1982, f. 92, 95, 108; Branko Petranović,

Kosovo u jugosllovensko-allbanskim odnosima i projekt ballkanske federacije. – Serbi i allbanci u XX veku. –

Serbs and Albanians in 20th Century, Beograd: 1991, f. 321. Vojislav Tankosić. Sukobi na Kosovu. Beograd.

1986, f.159 - 160. 131

Enver Hoxha, Titistët shënime historike, ―8 Nëntori‖, Tiranë: 1982, f. 95; Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova,

-Shënime të një diplomati-, Botimet ―Enriko Kuҫo‖, Tiranë: 2007, f. 89, Dokumenti centralnih organa KPJ:

NOR i revolucija 1941-1945. Libri 14. Beograd: 1990. f 391 - 409. 132

Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova, -shënime të një diplomati-, ―Enriko Kuҫo‖, Tiranë: 2007, f. 88.

Page 62: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

49

gjithë vendet dhe popujt pjesëmarrës. Në vijim të logjikës britanike, synimi jugosllav do të

sendërtohej plotësisht vetëm në rast se midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë do të krijohej një

federatë. Sipas britanikëve, Kosova me burimet e saj të shumta tokësore dhe nëntokësore do

t‘ia bënte të mundur Shqipërisë ―të qëndronte mbi këmbët e veta‖, por nga ana tjetër

Shqipëria londineze e bashkuar me Kosovën nuk jepte siguri për një federatë me

Jugosllavinë. Federata jugosllave–shqiptare mund të realizohej vetëm nëse drejtuesit

politikë jugosllavë do t‘ia ofronin Kosovën –Shqipërisë, por me kusht që kjo e fundit ta

konsideronte atë ―si shpërblim që Shqipëria të hyjë në ndonjë formë në federatën e

Sllavëve të Jugut‖133

.

Lidhur me këtë problem, ish Kryeministri i B. Sovjetik N. Rizhkov shkruan se:

―J.Tito ishte gati t‘i jepte Kosovën Shqipërisë në mënyrë që të realizonte idenë e bashkimit

të Shqipërisë me Jugosllavinë. Kjo do të zgjidhte edhe problemin e pakicës kombëtare

shqiptare në Jugosllavi134

.

Për këtë, rëndësi të dorës së parë kishte gjithashtu rrethana që Tito dhe rrethi i tij i

afërt niseshin nga llogaritë se, në një shtet të tillë të ardhshëm të bashkuar, roli dominues

duhej t‘i përkiste palës jugosllave. Llogari të tilla u shfaqën gjatë luftës nga udhëheqja e

PKJ, që në fillim të paraqitjes së planeve të integrimit të lëvizjeve komuniste të rezistencës

dhe më vonë të regjimeve komuniste në Ballkan. Siç u tha, nëse i besojmë Vukmanoviçit,

duke i dhënë këtij në fund të vitit 1942 detyrën lidhur me Shtabin Ballkanik, përgjithësisht

Tito kishte parasysh se si shtab të tillë partitë komuniste të Shqipërisë, Greqisë dhe

Bullgarisë do pranojnë Shtabin e përgjithshëm partizan jugosllav. Sidoqoftë, duke kritikuar

ashpër një vit më vonë Vukmanoviçin për marrjen e vendimit, në fund të vitit 1942, të

mbledhjeve të përmendura më lart jugosllavo-shqiptare-greke për formimin e Shtabit

Ballkanik në baza pariteti, me katër komandantë dhe katër komisarë, Tito theksoi se nga

përmasat e luftës së armatosur me pushtuesit dhe sipas sukseseve në krijimin e pushtetit të

ri revolucionar, Jugosllavia ―luan rol udhëheqës në Ballkan‖ dhe prandaj ―ne duhet të jemi

qendra për vendet ballkanike si në marrëdhëniet ushtarake ashtu dhe politike‖135

. Në fushën

politike, realizimin e këtij roli qendror Tito e shikonte në përdorimin e të njëjtave metoda të

cilat ai, sipas fjalëve të Vukmanoviçit, i quante të nevojshme t‘i përdorte në sferën

133 Ana Lalaj, Dosjet e Luftës. Botimet ―Toena‖, Tiranë: 2014, f. 379. 134 Shaqir Vukaj, 100 vjet pavarësi, Aktet e Konferencës, Vëllimi II, Botimet Albanalogjike, Tiranë: 2014, f.

256. 135

Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova,- shënime të një diplomati-, ―Enriko Kuço‖, Tiranë: 2007, f. 61; DSP

SFRJ, 1941 - 1945. Vol. I, f. 392,

Page 63: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

50

ushtarake për krijimin e Shtabit Ballkanik. Siç del nga dokumentet, udhëheqja e PKJ, duke

iu drejtuar në fillim të vitit 1944 komunistëve shqiptarë, shtroi para tyre detyrën për të

popullarizuar konstituimin e Jugosllavisë së re, e shpallur në nëntor 1943, e cila vetë duhej

të ndërtohej si shtet federativ, dhe për këtë theksoi rëndësinë e faktit për të propoganduar

―mundësinë e futjes së popujve të tjerë ballkanikë në këtë federatë dhe krijimin e shtetit të

madh e të fortë ballkanik të popujve me të drejta të barabarta‖, e më pas do të hapte rrugën

për krijimin e ―pushtetit popullor demokratik, në secilin vend, si dhe ―për krijimin e

Konfederatës Ballkanike‖136

. Me konstituimin e saj më 29 nëntor 1943, Jugosllavia e re

ishte shpallur shtet federativ i përbërë nga Serbia, Kroacia, Sllovenia, Bosnja dhe

Hercegoniva, Mali i Zi, Maqedonia (presupozohej Maqedonia e Vardarit).

Në këtë mënyrë, formimi i federatës në Ballkan, ose të paktën, realizimi më i

preferuar i federimit në kuadrin e rajonit, u mendua nga liderët komunistë jugosllavë si

zgjerim i Jugosllavisë federative me anë të përfshirjes në të, të vendeve të tjera ballkanike

në bazë të të njëjtit status, si dhe statusi i secilit prej gjashtë anëtarëve të federatës

jugosllave tashmë të shpallur137

. Në veçanti ky parim, si bazë i pjesëmarrjes së Bullgarisë

në federatën e menduar, në prill 1944 iu parashtrua nga Tito kreut të misionit ushtarak

sovjetik, gjeneral-lejtnantit N.V. Kornejev, që mbërriti para pak kohësh në shtabin e tij, për

të cilën ky i fundit njoftoi Moskën138

. Krijimi i federatës së sllavëve të jugut ose të

Ballkanit, në këtë mënyrë do të çonte në një rezultat shumë më të madh se sa zgjidhja e

problemit të Maqedonisë ose Kosovës, e cila në këtë kuadër, sikur do të vinte menjëherë.

Kryesorja ishte ajo, që ky plan i federimit do të thoshte gllabërimin e vendeve fqinje

ballkanike nga Jugosllavia, në të cilat, siç mendonte udhëheqja e PKJ, do të ishte vendosur

pushteti komunist. Në këto lloj synimesh të udhëheqjes së PKJ, e cila doli në krye të shtetit

të ri jugosllav që lindi gjatë revolucionit, bashkoheshin tok tendenca me origjinë të dyfishtë.

Nga njëra anë Tito, në thelb vazhdoi luftën për shtimin territorial dhe për mbizotërimin e

më të fortëve prej tyre ndaj fqinjëve më të dobët në rajon, tradicionale për marrëdhëniet

ndërmjet vendeve ballkanike.

Nga dokumentet, në veçanti nga direktiva e Titos për Vukmanoviçin në fund të vitit

1943, duket se udhëheqësi i PKJ e kuptonte se realizimi i masave të tilla, krijimi i Shtabit

Ballkanik ose nxjerrja publike e parullës së federatës në Ballkan, në atë moment do të

136

Po aty, Sh.Vukaj, f .61; Arkivi i PKJ, Beograd, Fondi KQ PKJ, nr. 12 - 14, 1940. 137

Ana Lalaj, 100 vjet pavarësi Aktet e Konferencës, Vëllimi II, Botimet Albanalogjike, Tiranë: 2014, f. 199. 138

Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova,- shënimet e një diplomati-, botimet ―Enriko Kuço‖, Tiranë: 2007, f. 67.

Ky informacion, pa shënimin se ai erdhi nga Kornejevi, në gjuhën bullgare në përmbledhjen e dokumenteve:

PKB, Kominterni dhe problemi maqedonas (1917-1946). Vol. II, Sofje, 1999, fq. 1101.

Page 64: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

51

shkaktonte reagimin më të ashpër në Perëndim, do të vlerësohej si përpjekje e bolshevizimit

të rajonit, e në këtë mënyrë, vetëm mund të vështirësonte situatën e Jugosllavisë së re të

saposhpallur, që atëherë kishte vënë të gjitha forcat që atë ta njihnin aleatët perëndimorë.

Në këto kushte, Tito e gjykoi të nevojshme që të përmbahej nga veprimi i drejtpërdrejtë në

drejtim të integrimit komunist ballkanik. Në përfundim, ai hoqi dorë jo vetëm nga plani i

krijimit të Shtabit Ballkanik, tashmë edhe pa këtë (planin) i skartuar, por dhe nga nxjerrja,

për konstituimin e Jugosllavisë së re, e ―parullës programore‖ për federatën e sllavëve të

jugut, ashtu dhe nga thirrjet e veçanta drejtuar popujve grek dhe shqiptar. Heqja dorë nga

shpallja publike e qëllimit të federimit në Ballkan u kushtëzua gjithashtu nga pozicioni

sovjetik kundër planeve britanike të federimit, të paraqitura në konferencën e Moskës të

ministrave të Jashtëm të tre shteteve aleate në tetor 1943 dhe i shprehur hapur atëherë në

shtypin sovjetik. Duke pasur në vëmendje veprimin e BRSS, Tito synonte të shmangte

hapat të cilat mund të shfrytëzoheshin nga anglezët si kundërargument139

.

Por, siç del po nga ato direktiva të Titos për Vukmanoviçin në fund të vitit 1943, kjo

heqje dorë ishte vetëm masë taktike e përkohshme. Vetë qëllimi i bashkimit federativ në

Ballkan, në të njëjtën kohë si më parë nën drejtimin e Jugosllavisë, mbeti. Këtë e vërtetojnë

qartë dhe dokumentet e udhëheqjes komuniste jugosllave që kanë të bëjnë me dimër-

pranverë 1944, në të cilat si më parë ishte e pranishme ideja e bashkimit të vendeve fqinje

ballkanike me Jugosllavinë federative. Funksionarët e përmendur të PKJ, V. Vllahoviç dhe

B. Masllariç, që në kohën e luftës punonin në Moskë, në shënimin special të përpiluar për

komisariarin e popullit të punëve të Jashtme të BRSS (ministrinë e punëve të Jashtme) në

fund të vitit 1943 dhe muajt e parë të vitit 1944, pëmendnin se megjithëse parulla e

federimit të sllavëve të jugut në këtë etapë të Jugosllavisë së re, tani për tani nuk mund të

nxirret, ky problem qëndron në rendin e ditës dhe mbetet i rëndësishëm dhe aktual në të

ardhmen140

.

Ndaj këtyre synimeve hegjemone jugosllave, vendet e tjera ballkanike që priteshin

të federoheshin kishin një qëndrim të përbashkët të modeluar, secili kishte këndvështrimin e

vet.

Qëndrimet e partive komuniste të Shqipërisë, Bullgarisë dhe Greqisë ndaj synimit

jugosllav ishin mjaft të ndryshme. Nga njëra anë, për komunistët e këtyre vendeve, dhe në

veçanti për liderët e partive komuniste, ideja e bashkimit federativ ose konfederativ në

139 Ana Lalaj, 100 vjet pavarësi Aktet e Konferencës, Vëllimi II, Botimet Albanalogjike, Tiranë: 2014, f. 193. 140 Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova, shënimet e një diplomati, Botimet ―Enriko Kuço‖, Tiranë: 2007, f. 68.

Page 65: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

52

Ballkan ishte po aq tradicionale sa dhe për shokët e tyre jugosllavë. Kjo ide gjithashtu ishte

pjesë e përfytyrimit të tyre doktrinal për të ardhmen socialiste të rajonit dhe, në një masë

ose në një tjetër, perceptohej si rruga e zgjidhjes së problemeve të diskutueshme

ekstraterritoriale ndërmjet shteteve ballkanike. Njëkohësisht, planet e hapave fillestare të

integrimit, në aspektin e formave të përcaktuara të bashkimit të lëvizjeve së Rezistencës të

udhëhequra nga komunistët, ishin joshëse edhe nga këndvështrimi i rritjes së forcave për

realizimin e detyrave aktuale që qëndronin përpara të gjitha partive komuniste të

përmendura më lart: suksesi në luftën për çlirimin nga pushtuesit ose regjimet prohitleriane

dhe për vendosjen e pushtetit të vet.

Në këtë kuptim, është karakteristike marrëveshja e arritur në verë të vitit 1943 nga

Vukmanoviçi, në mbledhjet me shqiptarët dhe grekët, lidhur me krijimin e Shtabit

Ballkanik dhe konfederatës së ardhshme. Nga ana tjetër, megjithëse po ky Vukmanoviçi, në

kundërshtim me synimet e Titos, nuk shtroi përpara partnerëve të tij problemin për

bashkimin e thjeshtë me jugosllavët, por fjala ishte vetëm për bashkimin në parime pariteti,

megjithatë, ndërmjet udhëheqësve të partive komuniste ballkanike pati dyshime, për shkak

të pretendimeve të jugsollavëve për të udhëhequr. Veçanërisht kjo u shfaq në mes të

komunistëve grekë e bullgarë, që kryesisht trembeshin lidhur me këtë respektivisht për fatin

e Maqedonisë së Egjeut dhe të Pirinit. Si përfundim, pavarësisht nga miratimi fillestar me

organizatën e Shtabit Ballkanik, udhëheqja e PK Greke u përpoq ta shtyjë miratimin e

krijimit të Shtabit Ballkanik. Përfaqësuesit e PKG dhe të partisë Punëtore Bullgare, e më

vonë PKB, i druheshin predominimit të Jugosllavisë në Ballkan141

.

Gjatë vitit 1943 – pranverës 1944, Dimitrovi dhe Byroja e partisë komuniste

bullgare e drejtuar prej tij në BRSS, e cila në të vërtetë ishte dhe udhëheqja e saj më e lartë,

përpunuan projektet politike të rregullimit të problemeve etnoterritoriale dhe kufitare në

Ballkan, e kuptohet, veçanërisht lidhur me Maqedoninë, duke u bazuar, si edhe planet e

Titos, në idenë e krijimit të federatës ballkanike, ose pak më vonë, të federatës së sllavëve

të jugut. Disa nga projektet hartoheshin për MPJ të BRSS, në veçanti në komisionet e

krijuara posaçërisht, ku kryhej puna e përgatitjes, për udhëheqjen sovjetike, të propozimit

lidhur me rregullimin dhe organizimin e pasluftës në botë dhe para së gjithash në Evropë,

përfshirë dhe në Ballkan. Dimitrovi dhe bashkëpunëtorët e tij për Byronë jashtë shtetit të

PK të Bullgarisë, kishin parasysh se në kuadrin e Federatës Ballkanike ose të sllavëve të

141 AQSH, Fondi 14, viti 1943, dosja. 40; Ana Lalaj, 100 vjet pavarësi, Aktet e Konferencës, Vëllimi II,

Botimet Albanalogjike, Tiranë: 2014, , f. 193.

Page 66: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

53

jugut, të menduar prej tyre, e cila do të krijohej në rast të fitores së komunistëve dhe

vendosjes së të ashtuquajturave pushtete demokratiko-popullore në vendet përkatëse

ballkanike, në veçanti do të zgjidhte dhe problemin e Maqedonisë: presupozohej krijimi i

Maqedonisë së bashkuar me të gjitha pjesët e saj, me kusht që ajo të bëhej një nga anëtarët

e federatës me të drejta të barabarta142

. Për këtë, siç shihet nga projektet e përmendura, tek

një sërë drejtuesish komunistësh bullgarë që morën pjesë në përpilimin e tyre, shfaqej

tendenca me dy faqe për ta parë popullsinë bullgare të Maqedonisë edhe si popull të

veçantë me të drejtën për vetëvendosje, dhe njëkohësisht, ose si bullgarë që përfaqësonin në

vetvete një të tërë me bullgarët. Rrjedhimisht, ideja për rregullimin e problemit maqedonas

në kuadrin e krijimit të federatës në Ballkan ishte jashtëzakonisht joshës, duke qenë se

realizimi i saj, nga njëra anë do të lejonte që Maqedoninë e bashkuar nga të tre pjesët, ta

veçoje në një farë formacioni autonom të veçantë; por nga ana tjetër, të mos e ndante atë

nga Bullgaria në formën e një shteti krejt tjetër, por ta shndërronte si njërin dhe tjetrin në

anëtarë të përbashkët të shtetit të ri për ta, bashkë me territoret dhe vendet e tjera, të cilat do

të futeshin në përbërje të federatës. Me këtë rast, në propozimet e hartuara për krijimin e

Federatës së sllavëve të jugut, që shihej më i realizueshëm në krahasim me Federatën

Ballkanike, në masë të konsiderueshme ishte i pranishëm synimi për ta shqyrtuar një

bashkim të tillë të sllavëve të jugut jo si federatë të Bullgarisë dhe Jugosllavisë, por si një

shtet tjetër krejt të ri, me lindjen e të cilit Jugosllavia si e tillë do të pushonte së ekzistuari

dhe do të shkrihej brenda federatës, në formën e territoreve autonome të veçanta të secilit

prej popujve të tjerë sllavë të jugut që popullonin Jugosllavinë, dhe me të drejta të barabarta

si me Bullgarinë ashtu dhe me Maqedoninë143

.

Kjo nuk ishte aspak ajo për të cilën synonte Tito në qëllimet e tij për federatën e

sllavëve të jugut ose ballkanike. Në këtë mënyrë, megjithëse në vështrim të parë ideja e

krijimit të federatës në Ballkan ishte e përbashkët si për liderët komunistë bullgarë në

Moskë ashtu dhe për udhëheqjen komuniste jugosllave, qëllimet faktike të secilës palë

përputheshin vetëm pjesërisht, por në masë të konsiderueshme dalloheshin seriozisht, bile

duke hyrë në kontradikta të dukshme me njëri tjetrën.

Njëkohësisht Dimitrovi, në mënyrën e shqyrtimit të problemit të Maqedonisë, në

dallim nga KQ ilegal në Bullgari, i jepte rëndësi të veçantë faktit që në Jugosllavi

142 Gibianskij Leonid J, (Идея балканского объединения и планы ее осуществления в 40-е годы XX

века), Voprosi istorii, (Вопросы истории). Viti 2001. № 11/12. С. 38-53 (fq. 38 – 53). 143 Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova- shënimet e një diplomati-, ―Enriko Kuço‖, Tiranë: 2007, f .64; Branko

Petranovic; CDA, f. 3 b. op. 4, a. e. 598, l. 17-18; f. 147 b, op. 2, a. e. 332, fl. 93-94.

Page 67: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

54

komunistët, gjatë luftës së armatosur, arritën suksese më të mëdha në krahasim me vendet e

tjera ballkanike. Dhe prandaj ai e konsideronte të domosdoshme të mbështeste jo vetëm

konstituimin e Jugosllavisë së re, të shpallur në nëntor 1943, por dhe vendimin e marrë aty

për Maqedoninë, si një nga njësitë federale në përbërje të Jugosllavisë. Dimitrovi nisej nga

fakti se pas këtij lloj vendimi, çdo plan i shkëputjes së Maqedonisë jugosllave nga

Jugosllavia, njësoj si ajo që nënkuptohej nga deklarata e përmendur më lart në favor të

Maqedonisë, e shpërndarë nga KQ ilegal në Bullgari në emër të Frontit popullor, do të ishte

në dëm të shtetit të ri revolucionar jugosllav të sapolindur. Rrjedhimisht, që në janar të vitit

1944, për KQ ilegal ai dha direktivën që të mos nxjerrin parulla për Maqedoninë e pavarur.

Ndërsa pasi mori radiogramin e Titos të 24 janarit, me protestën kundër deklaratës së

përmendur, Dimitrovi e përgënjeshtroi plotësisht këtë të fundit në përgjigjen e tij drejtuar

liderit të PKJ144

.

Ky pozicion i Dimitrovit ishte i pandarë nga pozicioni i udhëheqjes sovjetike, e cila

në strategjinë e saj politike të atëhershme lidhur me Ballkanin, gjithashtu i jepte rëndësi të

veçantë Jugosllavisë si një vend ku, duke pasur parasysh sukseset e luftës së udhëhequr nga

PKJ, krijoheshin prespektivat më shumë premtuese të fitores së komunistëve. Në përgjigje

të ankesës së Titos, paraqitur gjeneralit Kornejev lidhur me politikën e komunistëve

bullgarë për Maqedoninë, Stalini dhe Molotovi në mesin e prillit 1944 i përgjigjeshin me

radiogram se Moska sillet me Jugosllavinë e re si me aleatin kryesor të BRSS në Ballkan,

dhe e siguruan se asnjë vendim për problemin maqedonas nuk do të merret pa pëlqimin e

udhëheqjes komuniste jugosllave145

. Për sa i përket problemit të ngritur nga Tito, nëpërmjet

Kornejevit, të përfshirjes së Bullgarisë së ardhshme në Jugosllavinë federative, atëherë nga

pala sovjetike u projektua t‘i përgjigjej se në këtë etapë, duke pasur parasysh rrethanat e

ndërlikuara ndërkombëtare, ky shtrim i problemit tani për tani është i parakohshëm146

. Por,

në përfundim Kremlini preferoi përgjithësisht ta lerë në heshtje këtë temë tepër delikate,

dhe në këtë mënyrë të shmangej nga shqyrtimi i saj i padëshirueshëm në atë moment.

Lidhur me ankesat e Titos, për të cilat bëhej fjalë, Dimitrovi nga ana e tij, si duket në

përgjigje të kërkesës respektive të udhëheqjes jugosllave, po atëherë në mes të prillit, i

144 J. Koliopoulos & J. Hassiotis (eds), Modern and Contemporary History, Economy, Society, Culture, vol.

2, (Athine-Selanik, 1992), pp. 277-280; Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova, -shënimet e një diplomati-, Botimet

―Enriko Kuço‖,Tiranë: 2007, f. 65. 145 Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova-shënimet e një diplomati-, Botimet ―Enriko Kuço‖, Tiranë: 2007, f. 67;

Dragoicheva, Tsola, Women in World History, Sofie: 1979, f. 358-359; DSP SFRJ, 1941-1945, Vol. I, f.

372-373

146 (RGASPI – Rossijskij gosudarstvennij arhiv socialno-politiçeskoj istorii), F. 495, op. 74, d. 599. Fl. 41.

Page 68: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

55

paraqiti promemorjen shpjeguese Stalinit dhe Molotovit, ku paraqiste idenë e zgjidhjes së

problemit maqedonas në kuadrin e krijimit të Federatës së ardhshme të sllavëve të jugut, në

atë formë siç e kishte paraqitur atë Byroja e PK të Bullgarisë jashtë vendit. Por gjithashtu,

ai theksoi se është ende e parakohshme për të folur publikisht për këtë, por edhe e

dëmshme147

.

Duket se kjo pikëpamje e kënaqi udhëheqjen sovjetike edhe sepse e lejoi, tani për

tani, që të mos futej në diskutime të mbarsura me ndërlikime si me komunistët jugosllavë,

ashtu edhe me komunistët bullgarë, por më e rëndësishmja – në radhë të parë me aleatët

perëndimorë, pozicioni i të cilëve këtu duhej të merrej parasysh. Për BRSS ishte e

rëndësishme që të mos provokonte partnerët perëndimorë me shenja të tepërta të

prespektivës së integrimit komunist në Ballkan dhe ndër to, për të mos i dhënë shkas

anglezëve për ringjalljen e planeve të tyre të krijimit të Federatës Ballkanike ose

Konfederatës në Evropën Qendore dhe atë Juglindore. Kjo detyrë taktike atëherë dominonte

gjithë kohës, në veçanti në komisionin pranë MPJ, në të cilin për udhëheqjen sovjetike

hartoheshin propozime për shkak të politikës së BRSS lidhur me problemin e organizimit të

pasluftës në Evropë, përfshirë dhe në Ballkan148

. Megjithatë, siç u tha, në masë të

konsiderueshme linjës taktike analoge i përmbahej në atë moment dhe Tito.

Por në vjeshtë të vitit 1944, në situatën e futjes së forcave sovjetike në Ballkan,

likuidimin atje të sundimit hitlerian dhe ardhjes në pushtet të komunistëve në Jugosllavi,

Shqipëri dhe në një shkallë të madhe dhe në Bullgari, si Tito ashtu dhe Moska, e cila kishte

edhe fjalën vendimtare, menduan se erdhi momenti për realizimin e qëllimeve të krijimit të

Federatës së sllavëve të jugut. Kjo detyrë dhe masat që do të çonin në drejtim të realizimit

të saj, u shqyrtuan në kohën e vizitës së fshehtë të Titos në BRSS, që u zhvillua në gjysmën

e dytë të shtatorit 1944, ku ai (Tito) zhvilloi bisedime me udhëheqësit sovjetikë dhe me

Dimitrovin. Ky i fundit fiksoi në ditarin e tij marrëveshjen e arritur me Titon ―Për zbatimin

e vijës së caktuar prej nesh – krijimi i aleancës ndërmjet Bullgarisë dhe Jugosllavisë,

plotësisht deri në Federatën e sllavëve të jugut‖. Përmendja pikërisht e Federatës së

sllavëve të jugut149

ishte e kuptueshme në kushtet kur një ide e Federatës Ballkanike më të

147

PKB, Kominternt. Vol. II, fq. 1103; Komintern i vtoraja mirovaja vojna (Kominterni dhe Lufta e Dytë

Botërore), PJ. II, fq. 447; Josip Broz Tito, Rrëfime autobiografike, vëllimi parë, Rilindja: Prishtinë, f. 420 -

422. 148 Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova-shënime të një diplomati-, ―Enriko Kuço‖, Tiranë: 2007, f. 65 - 67;

Dokumente të politikës së Jashtme, Moskë: 2000, fq. 240-241, 242, 244, 245 149

Ana Lalaj, Dosjet e Luftës, ―Toena‖, Tiranë: 2014, f.381 – 382; G. Dimitrov, Dnevnik (Ditari) (9 mars

1933-6 shkurt 1949). Sofie: 1997, f. 440.

Page 69: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

56

gjerë nuk kishte prespektivë evidente, duke pasur parasysh përpjekjet britanike të drejtuara

për të mos lejuar vendosjen e pushtetit komunist në Greqi.

Po qëndrimi i Moskës në negociatat midis të mëdhenjëve, SHBA dhe Britanisë, si

do të ndikonin në këto përpjekje federative ballkanike?

Pavarësisht nga marrëveshja parimore e arritur në Moskë, bisedimet jugosllavo-

bullgare për marrëveshje konkrete lidhur me krijimin e Federatës së sllavëve të jugut

ndeshën në vështirësi serioze. Tito, sipas konceptit të tij të krijimit të federatës me anë të

zgjerimit të Jugosllavisë federative tashmë ekzistuese, tha që Federatën e sllavëve të jugut,

në bazë të statusit të barabartë, ta përbënin Bullgaria dhe secila nga gjashtë njësitë federale

të vetë Jugosllavisë.

Udhëheqja e bullgarisë, duke parë në këtë rrezikun e përfshirjes faktike të Bullgarisë

në Jugosllavi, e hodhi poshtë këtë variant dhe këmbënguli në karakterin dualist të federatës,

me status të barabartë të Bullgarisë dhe të gjithë Jugosllavisë. Mbeteshin edhe

mosmarrëveshjet lidhur me Maqedoninë. Pala bullgare pranoi bashkimin e pjesës së saj të

Maqedonisë me pjesën jugosllave, por këmbënguli në atë, që kjo mund të bëhet vetëm me

krijimin e Federatës së përbashkët të sllavëve të jugut. Jugosllavët përpiqeshin ta arrinin

bashkimin e Maqedonisë së Pirinit që në stadin e periudhës përgatitore kalimtare150

.

Në këtë situatë, në përputhje me hierarkinë e marrëdhënieve në lëvizjen komuniste

dhe bllokun sovjetik që filloi të formohej, Tito mendoi që të bëjë presion te bullgarët duke

iu ankuar Stalinit për ta. Me porosi të Titos, këtë e bëri anëtari i udhëheqjes jugosllave A.

Hebrang, në takimin me Stalinin më 9 janar 1945, i cili fajësoi palën bullgare në sabotimin

faktik të krijimit të Federatës së sllavëve të jugut151

. Por Stalini në këtë takim u shpreh jo

për propozimin jugosllav, por për variantin dualist të federatës, duke e motivuar këtë me

domosdoshmërinë për të marrë parasysh realitetin e ekzistencës së Bullgarisë si shtet, dhe

të shmangnin atë, që bullgarët e shihnin si ―dëshirë për t‘u gëlltitur prej tyre‖. Stalini

deklaroi se drejt Federatës përgjithësisht duhet ecur gradualisht, duke filluar në këtë etapë

―me aleanca, me traktate për ndihmë reciproke‖. Po këtij pozicioni ai iu përmbajt dhe në

mbledhjen që u bë dy javë më vonë, me përfaqësuesit udhëheqës të Bullgarisë dhe

150

Ana Lalaj, Dosjet e Luftës. ―Toena‖, Tiranë: 2014, f. 368-369; PKB. Kominternt. Vol. II, fq. 1177-1178,

1179-1191; Z. Avramovski. Devet projekata ugovora o jugoslovensko-bugarskom savezu i federaci (1944-

1947). Istoria 20 veka. 1983. Nr 2. 151

Ana Lalaj, Dosjet e Luftës, ―Toena‖, Tiranë: 2014, f. 369; Vostoҫnaja Evropa v Dokumentah Rosijskih

Arhivov 1944-1953, Tom I, 1944-1948, Moskva-Novosibirsk: 1997. dok 37,

Page 70: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

57

Jugosllavisë152

. Në kushtet e kontradiktave bullgaro-jugosllave, Stalini përgjithësisht

preferoi ta shtyjë zgjidhjen e problemit për federatën, duke u kufizuar tani për tani me

traktatin për aleancë ndërmjet dy shteteve.

Njëkohësisht, shkak tjetër jo më pak i rëndësishëm që ndikonte në vendimin

sovjetik, ishte kundërshtimi nga qeveria e Anglisë për krijimin e federatës ndërmjet

Bullgarisë e Jugosllavisë, që i ishte shprehur qeverisë sovjetike më 1 janar 1945, pasi ajo

ishte në dijeni të bisedimeve bullgaro-jugosllave të zhvilluara në fshehtësi. Qeveria angleze

nisej nga fakti se Bullgaria, si vend i mundur, duke qenë nën kontrollin e aleatëve, nuk

mund të futej në këto lloj marrëdhënieje me shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, siç

ishte Jugosllavia. Në të vërtetë, kundërshtimi ishte kushtëzuar para së gjithash nga frika se

bashkimi i këtyre dy shteteve do të forconte seriozisht pozitat e bllokut sovjetik në Ballkan,

në veçanti në dëm të sigurisë dhe tërësisë territoriale të Greqisë, e cila ndodhej nën

patronazhin anglez. Ndër të tjera, në Londër ndjenin shqetësim edhe për shkak se bashkimi

i Maqedonisë së Vardarit dhe të Pirinit, në kuadrin e krijimit të Federatës së sllavëve të

jugut, do të çonte në rrezikun e shkëputjes së Maqedonisë së Egjeut nga Greqia153

. Duke

pasur parasysh prerogativën e Anglisë, si një nga tre fuqitë aleate përgjegjëse për gjendjen

në Bullgari si vend i mundur, kundërshtimi britanik në fakt do të thoshte ―veto‖ në krijimin

e federatës. Stalinit iu desh që ta merrte dhe këtë parasysh.

Por rrjedha e ngjarjeve dëshmoi se Stalini pati frikë nga tentativat për krijimin e

federatave të mëdha e të pakontrolluara tërësisht prej tij, në kufijtë e Bashkimit Sovjetik.

Megjithatë, pavarësisht nga presioni i kampit lindor dhe ai përëndimor, idetë dhe projektet

imagjinare të Titos nuk do të rreshtnin. Sipas shumë studiuesve, udhëheqja sovjetike nuk

kishte një qëndrim të përcaktuar qartë për bashkimin e Bullgarisë me Jugosllavinë dhe për

krijimin e Federatës ballkanike apo të Federatës së sllavëve të Jugut.

Pra krijimi i bllokut etnik sllav, megjithëse kishte avantazhin e sigurimit të një

zgjidhjeje të problemit maqedonas, do të shoqërohen me një varg çrregullimesh në Ballkan,

që do të prishnin balancën e pushteteve ndërmjet shteteve ballkanike, do të thoshte forcim i

pozitës së BS në Egje.2

152

Dokumente të Arkivave Ruse, Vol. I. 1944-1948, Moskë: 1997, f. 128-129; Marrëdhëniet e Rusisë (BRSS)

me Jugosllavinë. 1941-1945, Dokumente dhe materiale. Moskë: 1998, f. 398, 405; G. Dimitrov. Dnevnik. f.

460, 463; CDA, fondi 147 b, op. 2, a. e. 1025, fl. 2. 153

Ana Lalaj, Dosjet e Luftës, ―Toena‖, Tiranë: 2014, f. 381; Arkivi i Politikës së Jashtme të Federatës Ruse.

Fondi 0144, op. 30, p. 118, d. 10, fl. 13-14; Britania e Madhe dhe Maqedonia, fq. 117-119, 141-142 (shih

gjithashtu PKB, Kominternt. Vol. II, fq. 1178-1179).

2. Po aty, A Lalaj, f. 362.

Page 71: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

58

1.3 Partia Komuniste Jugosllave dhe Federata Jugosllave.

Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, lëvizja puntore socialiste

ndërkombëtare përjetoi një përparim dhe hyri në një periudhë të re të zhvillimit të vet, e cila

shënoi formimin e partive të gjera socialiste. Kjo periudhë u shoqërua edhe me formimin e

shoqatës së re puntore ndërkombëtare, Internacionalen e dytë (1889-1914)154

.

Internacionalja e dytë ndihmoi në zhvillimin dhe forcimin e lëvizjes puntore dhe socialiste,

sidomos në forcimin e solidaritetit ndërkombëtar të klasës puntore. Socialdemokratët

sllovenë dhe kroatë e kërkonin zgjidhjen e çështjes kombëtare kryesisht të njohjes së

autonomisë kombëtare dhe kulturore të popujve, të njohjes së zhvillimit të lirë të gjuhëve në

kuadrin e Austro-Hungarisë, me riorganizimin e saj. Natyrisht, partia socialdemokrate serbe

nuk kishte një filozofi konkrete në lidhje me çështjen kombëtare, mirëpo në praktikë kishte

një qëndrim të drejtë, e konkretisht, nëshkurt të vitit 1908, dënoi aneksimin e Bosnjës dhe

Hercegovinës si vepër e politikës imperialiste të oborrit mbretëror të Vjenës e njëkohësisht

dënoi edhe planet pushtuese serbomadhe të qeverisë së Pashiqit ndaj Bosnjës. Gjithashtu,

partia socialdemokrate dënoi rreptësisht pretendimet pushtuese të qeverisë serbe ndaj

Shqipërisë. Në lidhje me çështjen maqedonase, partia socialdemokrate serbe zgjidhjen e

kësaj çështjeje e kërkonte në formimin e Federatës Ballkanike155

. Partia socialdemokratike

përkrahte tezën për formimin e federatës së popujve të çliruar dhe të barabartë ballkanikë,

të cilët mund t‘i bënin rezistencë depërtimit të imperializmit europian në Ballkan.

Si hap i parë në këtë drejtim, me inisiativën e kësaj Partie, në Beograd u mbajt më

7-9 shkurt 1910, Konferenca e parë socialdemokrate ballkanike, ku morën pjesë delegatët e

partive dhe organizatave socialdemokrate të Bullgarisë, Rumanisë, Turqisë, Kroacisë e

Sllovenisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe të Serbisë. Konferenca

pati si synim kryesor eleminimin e antagonizmit ndërmjet popujve në juglindje të Evropës,

të punonin për afrimin e këtyre popujve dhe të forconin fuqinë e tyre rezistuese ndaj

politikës pushtuese të kapitalizmit evropian.

Luftërat ballkanike patën pasoja të rëndësishme për fatin e mëtejshëm të shteteve

dhe popujve të Ballkanit. Në fillim të luftës ballkanike, në shtator të vitit 1912, Kongresi i

jashtëzakonshëm i Internacionales së dytë në Bazel aprovoi një Rezolucion (manifest), me

154

Pasqyrë e historisë së lidhjes së komunistëve të Jugosllavisë, Rilindja, Prishtinë: 1963, f.14. 155

Po aty, f.27

Page 72: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

59

anë të të cilit u thirrën partitë socialiste të Gadishullit Ballkanik, ku u propogandua

vëllazërimi i popujve ballkanikë dhe krijimi Federatës demokratike ballkanike.

Partia socialdemokrate serbe u ngrit kundër politikës së rënies së popujve të

ballkanit në luftë të re reciproke, për ndarjen e territoreve, duke i kushtuar vëmendje të

posaҫme krijimit të Federatës ballkanike, si të vetmen zgjidhje të drejtë të problemit

ballkanik. Deri në vitin 1914, partitë dhe organizatat socialdemokrate u formuan në të gjitha

vendet e Jugosllavisë, me përjashtim të Malit të Zi.

PKJ u formua në prill të vitit 1919, menjëherë mbas formimit të shtetit të përbashkët

të popujve jugosllavë, me unifikimin e partive dhe grupeve socialdemokrate. Në Kongresin

e III të Internacionales Komuniste më 1921, u miratua një rezolucion ―Mbi ndërtimin

organizativ të partive komuniste, metodat dhe përmbajtja e punës së tyre‖. Në ditët në

vazhdim, më 6 maj 1921, në Sofje u zhvillua Konferenca e Federatës Komuniste të

Ballkanit, e cila doli me rezolucionin se nën maskën e ―bashkimit kombëtar‖, po bëhej një

ndarje e re e popujve të Ballkanit, ku Jugosllavia mbante nën sundim pjesë të popujve

hungarezë, bullgarë, shqiptarë dhe gjermanë. Gjithashtu, vihet re se Greqia po e shtrinte

sundimin e vet mbi krahinat që populloheshin nga turqit, shqiptarët, bullgarët dhe serbët.

Partia Komuniste e Jugosllavisë ishte nën ndikimin e Leninit dhe të socialdemokracisë

serbe dhe ishte deklaruar për të drejtën e popujve për vetë vendosje. PKJ në Konferencën e

Tretë të mbajtur në Beograd, më 1924, kishte dënuar politikën e Serbisë si ―Politikë‖

pushtuese dhe koloniale në Maqedoni dhe kundër Shqipërisë… Dhe u hodh parulla që t‘i

njihet ҫdo populli e drejta e sovranitetit në caktimin e marrëdhënieve të veta, pra edhe e

drejta e shkëputjes së lirë dhe formimit të shteteve të tyre, respektivisht bashkimi me shtetet

e tyre amë156

. Këtë të drejtë komunistët e pranonin edhe për shqiptarët. Rezoluta për

ҫështjen nacionale pranonte të drejtën për vetëvendosje. Artikulli i Leninit ―Përfundimet e

diskutimit mbi vetëvendosjen‖ u botua në ―Sbornik Social-Demokrata‖ Nr.1, tetor 1916.157

Në vitet 1924-1925, në diskutimet mbi ҫështjet kombëtare në Jugosllavi inkuadrohet

edhe Internacionalja komuniste, si dhe vetë Stalini zbërthen mendimin e vet duke thënë se

ҫështja kombëtare në të vërtetë është: ―ҫështje fshatare‖. Kominterni njëkohësisht impononi

qëndrimin e vet mbi nevojën e shkatërrimit të Jugosllavisë dhe formimin e republikave të

pavarura të Kroacisë, Sllovenisë dhe të Maqedonisë, që do të mbetet politikë konstante e

PKJ deri në Konferencën e IV partiake në vitin 1934. Në kujtimet e tij, në kapitullin ―Për

156

V.I Lenjin, Nacionalno i kolonialno pitanje, Zagreb: 1959, f. 47; Desetog kongresa SKJ, 1919-1974,

Beograd: 1974, f. 45(Kongresi i dhjetë i PKJ-së 1919-1974) 157

―Sbornik Social-Demokrata‖ Nr. 1, tetor 1916. Vëllimi 22, f .391 -441, 468.

Page 73: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

60

herë të parë në Komintern‖, udhëheqësi jugosllav J. Broz Tito kujton: ―Në Sekretariatin

Ballkanik, ose siç e quanin lender-sekretariat, hynin partitë e Jugosllavisë, Greqisë,

Bullgarisë, Rumanisë dhe Shqipërisë. Ҫështjet shqyrtoheshin më parë në këto sekretariate,

që pastaj të flitej për to në mbledhjet e Kominternës. Kam marrë pjesë në mbledhjet e

Sekretariatit Ballkanik, edhe dy herë në mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv të Kominternës,

kur ishte fjala për ҫështjet jugosllave. Gjatë punës në Kominternë jam njohur me shumë

revolucionarë të dalluar, Georgi Dimitrovin, Palmiro Tolatin, Oto Kusinenin, etj.

Ndonjëherë u mbaja ligjërata dëgjuesve të Shkollës së Leninit dhe të Universitetit

Komunist të Pakicave Kombëtare të Perëndimit, ku ishte një sesion për shkollimin e

komunistëve jugosllavë158

.

Internacionalja Komuniste në Kongresin e pestë, më 1924 kishte miratuar Rezolutën

mbi ҫështjen nacionale në Jugosllavi, ku ndër të tjera theksohej: ―E drejta për vetëvendosje

duhej të shprehte kërkesën për formimin e shteteve të pavarura, në kuadër të republikave

punëtore –fshatare në Ballkan‖159

.

Kongresi i katërt i PKJ–së, i mbajtur në Drezden (1928), në Rezolutën mbi

solidaritetin e punëtorve revolucionarë dhe të fshatarëve të kombeve të tjera në Jugosllavi,

gjykohet rivaliteti i imperializmit italian dhe serbomadh ndaj kombit shqiptar dhe i

drejtohej Serbisë për bashkëpunimin me shqiptarët. Në Rezolutë shkruhej: ―Serbia duhet të

bashkëpunojë me Lëvizjen Nacional Revolucionare Shqiptare, në qënien e Komitetit të

Kosovës, dhe klasa punëtore e saj duhet ta ndihmojë pa kursim luftën e popullit shqiptar të

copëtuar dhe të shtypur, për një Shqipëri të pavarur dhe të bashkuar …Nuk duhet të lejohet

imperializmi italian dhe serbomadh të zgjerohen në kurriz të popullit shqiptar, si në

Shqipëri ashtu edhe në Jugosllavi. Populli shqiptar mund të ҫlirohet dhe të bashkohet duke

u mbështetur në punëtorët, në fshatarësinë dhe në lëvizjet e tjera të kombeve të shtypura të

Ballkanit, në luftën masive nacional revolucionare si kundër serbomëdhenjve, ashtu edhe

kundër imperializmit italian dhe kundra revolucionit të brendshëm në Shqipëri dhe në

Jugosllavi‖160

.

Ardhja e Hitlerit në pushtet dhe rreziku fashist në përgjithësi, filloi t‘u kërcënohej

shumë vendeve dhe popujve dhe i shtynë forcat përparimtare të botës, veҫmas partitë

komuniste, që t‘i ristudionin pozitat e veta dhe linjën politike. Kontribut të madh në këtë

158

Tito Broz J, Rrëfime autobiografike (Kryengritja e popujve të Serbisë më 1941), Beograd: f. 136;

J.S.Girjenko. ―Stalin –Tito‖, f. 44. 159

Desetog kongresa SKJ. 1919-1974, Beograd: 1974, f. 48 (Kongresi i dhjetëi PKJ-së 1919-19743. 160

Fehmi Pushkolli, Mbrojtja Kombëtare Shqiptare e Kosovës 1878-1990, Zëri i Rinisë, Prishtinë: 1991, f.82,

Ymeri Eshref dhe Lauka Islam,Shqipëria në Dokumentet e Arkivave Ruse, Dok.nr. 37(191).

Page 74: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

61

pikëpamje dha Georgi Dimitrovi, më parë me qëndrimin e vet të shkëlqyeshëm në procesin

e Lajpcigut, kur dha alarmin para rrezikut nga fashizmi, e pastaj me paraqitjen në

Kongresin e VII të Kominternës, ku u angazhua për frontin unik të klasës punëtore dhe për

krijimin e fronteve popullore si dhe ndryshoi radikalisht politikën dhe shtroi platformën e re

të luftës161

.

Fashizmi ishte cilësuar me të drejtë nga Kongresi i 7-të i Kominternit, më 1935, si

armiku më i madh i popujve në rrethanat konkrete të asaj kohe. Në këtë Kongres ishte

hedhur parrulla e frontit të përbashkët popullor antifashist, që duhej të krijohej në ҫdo vënd,

përkundrejt planeve dhe veprimtarisë agresive të shteteve fashiste. Në këto rrethana,

qeveritë e demokracive Perëndimore mbështetën dhe nxitën qeveritë hitleriane dhe fashiste

për të realizuar ëndrrën e tyre të ―hapsirës jetike‖ drejt Lindjes. Vendet e Europës Lindore

morën një nxitje dhe një hov për zhvillimin e luftës nacionalçlirimtare dhe krijimin në botë

të një raporti të ri forcash162

. Në Pleniumin e KQ të PKJ–së, në Split (1935), u theksua

qëndrimi i të drejtës për vetëvendosje të kombeve deri ne shkëputje, por shkëputja nuk do

të thotë të bëhej me ҫdo kusht, sepse zgjidhja e ҫështjes nacionale mund të bëhet edhe në

kuadër të bashkësisë shtetërore jugosllave. Për zgjidhjen e ҫështjes në frymën e Pleniumit të

Splitit, duhej të formoheshin udhëheqjet e PKJ–së sipas kombeve. Mbas okupimit të

Austrisë, agresorët e shtuan presionin mbi Jugosllavinë. Ky presion vinte dhe bëhej më i

rrezikshëm sa më shumë zbutej qëndrimi i qeverisë së Millan Stojadinoviqit ndaj

veprimeve agresive të Italisë dhe Gjermanisë. Kështu Jugosllavia mbeti e veҫuar para

orekseve gjithnjë e më të mëdha të Italisë dhe Gjermanisë, që Ballkanin dhe vendet e

Danubit i konsideronin si sferë të ndikimit të tyre. Por nga ana tjetër qëndronte frika e

popullaritetit të BS në planin ndërkombëtar si dhe prej lëvizjes puntore e lëvizjes

nacionalçlirimtare në vend, prandaj qeveria e Stojadinoviqit i përgjigjej politikës së lëshimit

pe para agresorëve fashistë. Kapitali gjerman, pas okupimit të Austrisë dhe Çekosllovakisë,

fitoi pozita të reja në ekonominë e Jugosllavisë. Zgjedhjet për kuvend në dhjetor të vitit

1938, qenë ngjarja më e rëndësishme në jetën politike të Jugosllavisë. Ato, para së gjithash,

qenë falimentim i unitarizmit si sistem politik. Në zgjedhje, në të vërtetë, fitoi Opozita e

bashkuar, por fitorja në zgjedhje qe edhe fillimi i shkatërrimit të saj. Opozita e bashkuar u

hyri bisedimeve me përfaqësuesit e borgjezisë serbomadhe sunduese. Si rezultat i këtyre

bisedimeve ishte e ashtuquajtura Marrëveshja Cvetkoviq-Maҫek, që u nënshkrua më 26

161

Broz Tito.J, Rrëfime autobiografike (Për herë të parë në Kominternë), Rilindja, Prishtinë, f. 136 – 139. 162

Hoxha Enver, ―Me Stalinin‖kujtime, ―8 Nentori‖, Tiranë: 1979, f. 9-22.

Page 75: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

62

gusht 1939163

. Josif Broz Tito u kthye në atdhe në mars të vitit 1938, e pasi u konsultua me

kuadrot udhëheqëse partiake, formoi Udhëheqjen e Përkohshme të P.K.Jugosllave. Në këtë

udhëheqje bënin pjesë: Edvard Kardeli, Franc Leskosheku, Miha Marinko, Josip Krashi,

Aleksandër Rankoviqi, Milovan Gjilasi dhe Moshe Pijade etj. Krijimi i udhëheqjes së re të

Partisë Komuniste të Jugosllavisë ishte hap vendimtar në rrugën e konsolidimit të

brendshëm të Partisë dhe të eleminimit të të gjitha mbeturinave të fraksionizmit. Menjëherë

udhëheqja e re vendosi lidhjet e drejtpërdrejta me udhëheqjet krahinore dhe udhëheqjet e

tjera më të ulëta164

. Gjatë kësaj kohe realizoheshin përgatitjet për Kongresin e IV të

Sindikatave të Bashkuara Punëtore. Në udhëheqjet krahinore të sindikatave dhe në qendrat

sindikale të degëve ishin komunistët. Duke marrë parasysh rolin e sindikatave dhe faktin se

komunistët dominonin në to, pasi kishin marrë orientim të fuqishëm antifashist,

socialdemokratët atëherë u detyruan të bashkëpunonin me komunistët. Në Kongresin e IV

të Sindikatave, që u mbajt në prill të vitit 1938, në Zagreb, shumica e udhëheqjes

socialdemokrate pranoi bashkëpunimin dhe hyrjen e komunistëve në Këshillin Ekzekutiv të

Sindikatave të SBP, më pas u lejuan në redaksitë e gazetave si dhe u ndalua fushata e

trysnisë kundër PKJ dhe Bashkimit Sovjetik.

Ishte Partia Komuniste Jugosllave në fillim të vitit 1938, në kohën e okupacionit të

Austrisë, që mori qëndrim në lidhje me luftën kundër fashizmit, tërhoqi vërejtjen mbi

ekspansionin dhe agresionin e mëtejshëm të fuqive fashiste, si dhe realizoi në Komintern

kërkesën që të gjitha forcat të koncentroheshin për luftërat e ardhshme që me siguri do të

vinin165

.

Më 4 mars 1941, ministri i punëve të Jashtme të Jugosllavisë, Markoviq dhe princi

Pavle, dhanë pëlqimin për hyrjen e Jugosllavisë në Paktin trepalësh. Në mesin e marsit

1941, KQ i PKJ nxori Proklamatën. Ndërkohë, Proklamata e KQ të PKJ e 27 marsit 1941,

ishte për krijimin e qeverisë popullore dhe që të lidhej pakti mbi ndihmën reciproke me BS,

si dhe absolutisht t‘i bënin rezistencë okupatorit, sado i fortë që ai të ishte. Njëkohësisht u

informua menjëherë edhe Moska, e cila e shikonte këtë Proklamatë me mosbesim, e cila

nuk besonte se P.K.Jugosllave të kishte një ndikim të veçantë në popull166

.

163

Pasqyrë e historisë së lidhjes së komunistëve të Jugosllavisë. Rilindja, Prishtinë: 1963, f.263-264. 164

Tito Broz.J, Rrëfime autobiografike, Vëllimi i Parë, Rilindja, Prishtinë: ―Kthimi i Titos në Jugosllavi‖,

f.144. ―Edhe një herë për ilegalen‖, f. 215 – 216. 165

Tito Broz J, Rrëfime autobiografike(Zgjidhja e krizës në PKJ dhe pozita e saj në Kominternë),Beograd: f.

190-191 166

Arkivi i PKJ, Beograd, Fondi KQ të PKJ, nr.12-14, 1940; Tito Broz J, Rrëfime autobiografike, Vëllimi i

parë (Tradhtia e ҫetnikeve”), Rilindja: Prishtinë, f. 304.

Page 76: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

63

Në artikullin e Titos, ―Partia Komuniste dhe kush janë gjithsej aleatët e

okupatorëve‖, në ―Proleter‖ nr. 14 – 15, mars – prill 1942, flitet se si në botën e jashtme

filloi të krijohej dhe të përforcohej legjenda për ―prijësin e kryengritësve jugosllavë‖

Drazha Mihailoviqin, të cilit, më 7 dhjetor, mbreti i akordoi gradën e gjeneralit të

brigadës167

. Një tjetër mashtrim i neveritshëm, ndoshta më i madhi gjatë Luftës së Dytë

Botërore, po përhapej nëpër botë. Kryetari i qeverisë jugosllave, gjenerali Simoviq, në

letrën dërguar ministrit të punëve të Jashtme, A. Idenit, më 3 dhjetor, duke i kërkuar

ndihmë, theksonte se nën udhëheqjen ushtarake politike të kolonelit Mihailoviq në vend po

krijohej dhe po forcohej ―fronti unik i të gjithë patriotëve‖, si dhe po punon energjikisht për

bashkimin e forcave popullore dhe realizimin e frontit ballkanik‖168

.

Qeveria britanike përkrahte dhe inkurajonte qeverinë në emigracion të Jugosllavisë,

e cila gjeti strehë dhe përkrahje pasi u pushtua nga fashistët italianë. Qeveria britanike

thurte plane që pas disfatës së Boshtit, Jugosllavia të ishte kryesisht nën ndikimin britanik,

por nga ana tjetër Kryeministri britanik, Churchill synonte të siguronte përparësinë e

interesave britanike edhe në Jugosllavi dhe inisiativën e plotë për të vepruar, për analogji

siҫ kishte vepruar edhe në Greqi. Në këtë moment mjaft delikat, anglezët dëshironin një

angazhim më të gjerë në Ballkan.

Por nga ana tjetër cenoheshin interesat sovjetike, duke patur parasysh se fjala ishte

për një vend që gjendej plotësisht pranë BRSS dhe që vazhdimisht ishte zonë e synimeve

parësore të politikës së jashtme të Kremlinit. Gjithashtu Kremlini synonte forcimin e

pozitave të komunistëve jugosllavë të Titos, në raport me forcat antikomuniste brenda dhe

jashtë vendit.

Në Jugosllavi, në vitin 1941, forcat antikomuniste donin të fitonin kurorën e

dafinave në një mënyrë të lirë dhe shkuan në mal e rrinin në qetësi, duke pritur që të

përfundonte lufta e pastaj ata të paraqiteshin si fitimtarë. Në krye të njerëzve të këtillë, të

ashtuquajturve heronj, ishte famëkeqi Drazha Mihailoviqi. Por ndryshe nga programi

politik i PK Jugosllave, Drazha Mihailoviqi ishte kundër luftës së armatosur, kundër luftës

përkundrejt një fuqie aq të madhe, pra Gjermanisë, e cila sa hap e mbyll sytë pushtoi

Francën, Poloninë, Ҫekosllovakinë e vende të tjera. D. Mihajloviqi informonte eprorët e tij:

―Se punonte energjetikisht për bashkimin e forcave popullore dhe realizimin e frontit

167

Artikulli i J.B Titos, ―Partia Komuniste dhe kush janë gjithsej aleatët e okupatorëve”, në “Proleter” nr. 14

- 15 mars – prill 1942. 168

Tito Broz J. Rrëfime autobiografike (Tradhtia e ҫetnikeve”). Rilindja. Prishtinë: f. 303- 305.

Page 77: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

64

ballkanik‖169

. Në antitezë me forcat antikomuniste, PK Jugosllave kishte fituar një autoritet

dhe popullaritet shumë të madh në popujt e Jugosllavisë. ―Linja e PKJ, ka qenë: Lufta

kundër okupatorëve në solidaritet dhe në anën e BRSS, pa marrë parasysh sakrificat dhe

vështirësitë. Luftë për ҫlirimin e popullit si dhe synimi për krijimin e një Jugosllavie të re

dhe demokratike‖170

.

Bazat e pushtetit të vërtetë popullor u hodhën në Krajinë, me brigadat proletare, me

luftëtarët serbë e malazezë, ndër të cilët ishte edhe një numër i konsiderueshëm i të gjithë

popujve të Jugoslavisë dhe aksionet e përbashkëta me njësitë e Bosnjës e të Hercegovinës

dhe të Kroacisë në vitin 1942, kishin një rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejshëm të

kryengritjes.

Ofensiva e pestë e armikut përfshin operacionet e forcave gjermane, italiane,

bullgare dhe kuinslinge, që u zhvilluan në Sanxhak dhe në Mal të Zi në periudhën 15 maj-

15 qershor 1943, me qëllim shpartallimin e Grupit kryesor operativ të shtabit Suprem të

UNÇ dhe APJ.

Shumë fitore mbi armikun në vitin e dytë të luftës, ndër të cilat me siguri, fitorja më

e rëndësishme ishte ajo në operacionin e Bihaҫit, i cili i dha nxitje të fuqishme formimit të

brigadave të para dhe organizimit të tyre në divizione dhe në korpuse.

Këshilli Kombëtar Antifashist i Ҫlirimit të Jugosllavisë (AVNOJ), organi më i lartë

ligjvënës dhe ekzekutiv i Jugosllavisë u krijua në nëntor të vitit 1942 në Bihaҫ, me

inisiativën e KQ të PKJ. Në sesionin e dytë të AVNOJ-it, në nëntor të vitit 1943, u

themelua Komiteti Kombëtar i Ҫlirimit të Jugosllavisë (NKOJ), në cilësinë e organit më të

lartë ekzekutiv dhe administrativ të pushtetit.

Sesioni i dytë i AVNOJ-it i hoqi qeverisë mbretërore jugosllave në Londër të drejtat

e pushtetit të ligjshëm dhe e ndaloi mbretin Pjetri II Karagjeorgjeviç të kthehet në

Jugosllavi deri në përfundim të luftës. Vendimi përfundimtar për problemin e mbretit dhe

monarkisë u shty deri në ҫlirimin e plotë të krejt vendit. Ekzistenca e territorit të lirë e të

madh të Republikës së Bihaҫit, mundësoi dhe realizoi mbajten e zgjedhjeve për këshilltarët

e këshillave nacionalçlirimtare. Në këtë territor të lirë u ndërtua sistemi unik i pushtetit, u

formuan edhe organet ushtarake territoriale, komandat e vendit dhe të qarkut. Këshillat

nacionalҫlirimtare, të cilat kishin fituar besimin e popullit, filluan të formohen edhe në

territorin gjysëm të ҫliruar, e madje edhe në territorin e okupuar.

169

Tito Broz J. Rrëfime Autobiografike (Zgjidhja e krizës në PKJ dhe pozita e saj në Kominternë). Beograd: f.

303. 170

Pasqyrë e historisë së lidhjes së komunistëve të Jugosllavisë. ―Rilindja‖, Prishtinë: 1963, f. 309.

Page 78: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

65

Në librin Rrëfime autobiografike, Josif Broz Tito tregon: ―Prandaj në vjeshtën e vitit

1942 u tregua e nevojshme që për tërë vendin të formohej një trup i përgjithshëm politik që

do t‘i ndërlidhte të gjitha përpjekjet e popujve tanë‖171

.

Në Kuvendin historik, më 26 nëntor 1942 në Bihaҫ, për herë të parë në historinë e

Jugosllavisë, u mblodh një përfaqësi e të gjithë popujve, e cila u lind në radhët e tyre në

jehonën e luftës dhe në ҫastet më të vështira. Ky Kuvend mori vendime largpamëse, të

orientuara që të bashkoheshin përpjekjet e të gjitha forcave patriotike në luftën

revolucionare për ҫlirimin definitiv të vendit dhe për ardhmërinë më të lumtur të popujve të

Jugosllavisë. Me formimin e AVNOJ-it u vunë themelet e vëllazërimit dhe të bashkimit të

vërtetë të popujve të Jugosllavisë, të një rregullimi të Ri dhe me të drejtë shoqërore172

.

Shtabi Suprem dhe Komiteti Qëndror, vendosën që të konvokohej Seanca e AVNOJ-it, në

të njëjtën ditë si në Bihaҫ. Pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e të gjithë kombësive dhe prej të

gjithë viseve. Ndërsa luftës po i vinte fundi, sigurimi i fitoreve duhej të materializoheshin

disi dhe të forcoheshin në një farë mënyre. Por më 29 nëntor 1943, në mbledhjen e II-të

tëAVNOJ-it (Këshilli Antifashist Nacionalҫlirimtar i Jugosllavisë), Tito pa e lajmëruar

Stalinin, realizoi ngrehinën e Federatës Ballkanike. Kjo vërtetoi edhe një herë mosbindjen e

nxënësit Tito, ndaj udhëzimeve të dhëna nga Stalini, i cili e etiketoi këtë veprim si një

―Goditje pas shpinës së BS dhe vendimeve të Teheranit‖173

. Më tej, vazhdon rrëfimin e tij

autobiografik, J.B.Tito, ―Propoganda kundër nesh në botën e jashtme ishte shumë e madhe.

Moska, edhe pse ishte në anën tonë, nuk ishte veçanërisht e kënaqur dhe unë pata frikë ta

informoja përsëri se do ta konvokonin Seancën e Dytë, si pata bërë një vit më parë në

Bihaҫ. Atëherë u kisha thënë se mendoj të bëj kështu e kështu, se mendoj ta formoj një

organ asisoj që do të ketë orientim legjislativ, që do të ketë detyrë të marrë vendime

legjislative. Në Jajcë vendosa të mos lajmëroj asnjë, sepse përsëri do të na pengonin. Dhe

nuk lajmërova asnjë, kurse konferencën po e përgatitnim‖174

.

Me një fjalë, situata dhe kushtet ishin të atilla për krijimin e një organi ligjvënës dhe

Komitetin Çlirimtar të çlirimit të Jugosllavisë si një lloj qeverie. Sepse duhej të ekzistonte

patjetër një organ ekzekutiv që do të udhëhiqte. Shtabi Suprem nuk mund t‘i udhëhiqte vetë

edhe këto punë, meqenëse ushtria rritej gjithnjë e më tepër dhe Shtabi Suprem, detyrat e të

171

Tito Broz J. Rrëfime autobiografike, (Republika e Bihaqit), f. 353; Nga punimi për librin ―Republika e

Bihaqit‖, Beograd, 11shkurt 1964. (Tito, lufta për paqe), XVII). 172

Po aty, f. 354 173

Referuar nga Ana Lalaj, Studime historike 3-4/2009, Tiranë, QSA, Istituti i Historisë, f.327; Dedijer

Vladimir, Dokumenti 1948, Beograd: 1979, f.15. 174

Tito Broz. J, Rrëfime autobiografike (Seanca e Dytë e AVNOJ), Rilindja: Prishtinë, f.384 - 385

Page 79: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

66

cilit ishin gjithnjë e më të vështira, duhej të merrej me aparatin ushtarak, me krijimin e

stategjisë ushtarake e të tjera175

.

Lufta duhej të fitonte definitivisht karakter të organizuar në kuptimin më

bashkëkohës, kështu që një organ shtetëror të mund të jepte urdhër ose të nxirrte dekret apo

ligj për mobilizimin e përgjithshëm, për obligimin e njerëzve që shërbenin në ushtri.

Ekzistonin një sërë problemesh dhe në Seancën e 29 nëntorit, Seanca e Dytë e AVNOJ-it, e

cila u mbajt në kohën kur në Jugosllavi lufta po zhvillohej me ashpërsinë më të madhe.

Sapo kishin marrë fund dy ofensiva të mëdha të armikut, ofensiva e katër dhe e pestë, të

cilat ishin më të rrepta se të mëparshmet dhe që kishin për qëllim të zhduknin Ushtrinë

Nacionalçlirimtare dhe ta shuanin tërë lëvizjen çlirimtare, dhe sapo kishte filluar ofensiva e

gjashtë e armikut. Në këtë situatë, në Seancën e Dytë të AVNOJ –it përpos marrjes së një

vargu vendimesh shumë të rëndësishme, u formua edhe Komiteti Nacional i Çlirimit të

Jugosllavisë, i cili mori karakterin e qeverisë së përkohëshme, me detyrë që t‘i ndërmerrte

të gjitha masat për zhvillimin e mëtejshëm të sukseshëm të luftës, për forcimin e pushtetit

popullor dhe funksionimin e drejtë të tij, për oganizimin e ekonomisë në territorin e çliruar,

për ndërmarrjen e masave për mbrojtjen e fitoreve të luftës nacionalçlirimtare176

.

Gjithashtu, shumë e rëndësishme ishte vendosja e lidhjeve me Aleatët e mëdhenj,

njohja e situatës dhe gjendja ekzistuese në Jugosllavi, përkatësisht për lëvizjen

nacionalçlirimtare dhe vendimet e marra të AVNOJ-it në Seancën e Dytë. Në kushtet e

rritjes së presionit të Gjermanisë dhe Italisë fashiste ndaj Jugosllavisë, Bashkimi Sovjetik

deklaroi më 17 tetor 1940 për ―simpatinë për Jugosllavinë, për luftën e popujve jugosllavë

për pavarësinë e tyre politike dhe ekonomike177

.

Në nëntor të viti 1940, BRSS kërkoi nga Gjermania hitleriane që të mos e zgjeronte

zonën e luftës në Ballkan, për të cilën qeveria sovjetike vuri në dijeni dhe qeverinë e

Jugosllavisë. Më 17 janar të vitit 1941, qeveria sovjetike i deklaroi përsëri Gjermanisë

fashiste se Bashkimi Sovjetik nuk mund të jetë indiferent ndaj ngjarjeve në pjesën lindore

të gadishullit ballkanik. Ajo (Jugosllavia) u copëtua dhe si e tillë tashmë në fund të prillit

1941, u zhduk nga harta politike e Europës. Në territorin e Kroacisë që më 10 prill 1941, u

krijua i ashtuquajturi ―Shteti i pavarur i Kroacisë‖, në përbërje të të cilit hynë gjithashtu

Bosnja, Hercegovina dhe Sremi. Me në krye ustashin A. Paveliç, në Serbi në gusht të vitit

175

Tito Broz J, Rrëfime autobiografike, Rilindja: Prishtinë, f.. 386. 176

Po aty. Tito Broz J. Vep.e përm, fq. 386. 177

Historia e diplomacisë. Moskë, 1975.T. 4.f. 157; Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova (Shënime të një

diplomati),‖Enriko Kuҫo‖, Tiranë: 2007, f.53.

Page 80: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

67

1941, pushtuesit gjermanë krijuan qeverinë kukull të kuislingut M. Nediç, ndërsa në Banat

u vendos sundimi i ri i forcave gjermane të pushtimit. Pjesën veriore e aneksoi Gjermania,

ndërsa pjesën jugore të saj, Malin e Zi dhe një pjesë të Dalmacisë i pushtoi Italia fashiste.

Territoret e Kosovës dhe të Metohisë si dhe Maqedonia perëndimore u përfshinë në

përbërje të së ashtëquajturës Shqipëri të Madhe, të krijuar nga Italia.

Udhëheqësi i PKJ deklaron: ―Neve na ka prirë një mendim se duhet të luftojmë

kundër okupatorëve në anën e BRSS, pa marrë parasysh sakrificat e vështirësitë: kjo ka

qenë linja e Partisë sonë prej vitit 1941 e deri më sot‖178

. Në proklamatën me rastin e 1

majit 1941, të KQ të PKJ theksohej se Partia ―do të organizonte edhe më me këmbëngulje

dhe do t‘i printe luftës së popullit kundër okupatorit dhe shërbëtorëve të vet, kundër nxitjes

së urrejtjes nacionale dhe për vëllazërimin e popujve të Jugosllavisë dhe gjithë popujve të

Ballkanit‖179

.

Zhvillimi i kryengritjes në Jugosllavi, në verën e vitit 1941 nuk ndodhi në mënyrë të

barabartë. Më vonë nga të tjerët, në luftën nacionalçlirimtare u përfshi Maqedonia, kjo ishte

e lidhur me faktin se sekretari i komitetit krahinor të PKJ për Maqedoninë, M.Shatorou

(Sharlo), u shpreh për ndarjen e organizatës së partisë maqedonase nga përbërja e

P.K.Jugosllave dhe bashkimit të saj (në kushtet e pushtimit të Maqedonisë nga Cari i

Bullgarisë) me punëtorët bullgarë. Pavarësisht nga lufta, Moska ishte angazhuar e po i

kushtonte vëmendje serioze zgjidhjes së problemit të Maqedonisë, e në përgjithësi

problemeve të ndërtimit të Europës e botës së pas luftës. Për këtë qëllim, në janar të

vitit 1942, ishte krijuar një komision i posaçëm, ku përpunoheshin variante edhe për të

ardhmen e Maqedonisë dhe të Ballkanit. Duke shprehur mospajtim me këto veprime të

M.Shatoroit, Tito iu drejtua për ndihmë Kominternit për zgjidhjen e problemit. Në

përgjigjen e KEIK, (Komiteti Ekzekutiv I Internacionales Komuniste) dërguar KQ të PKJ

dhe PKB në tetor të vitit 1941, sqarohej se ―Maqedonia duhet të mbetet në Jugosllavi për

arsye praktike dhe oportune‖. Për këtë theksohej: ―Lufta kryesore tani zhvillohet kundër

pushtuesit gjerman dhe italian. Mjeti kryesor i luftës është lëvizja partizane. Maqedonia

serbe (Maqedonia e Vardarit), duhet të bëhet bazë e kësaj lëvizjeje, e cila do të

ҫorganizonte prapavijën e Gjermanisë dhe Italisë në Ballkan. KEIK i rekomandonte të dy

partive të vendosnin bashkëpunim të ngushtë në territorin e Maqedonisë dhe t‘i

përmbaheshin të drejtës për vetëvendosje të popullit maqedonas‖.

178

Broz Tito. J, Rrëfime autobiografike, Marrëdhëniet me fqinjët ballkanikë, Rilindja, Prishtinë, f. 417. 179

Pasqyrë e historisë së lidhjes së komunistëve të Jugosllavisë, ―Rilindja‖, Prishtinë: 1963, f. 325.

Page 81: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

68

Linja e udhëheqjes së PKJ për krijimin e një Federate apo Konfederate Ballkanike, e

cila do të bashkonte të gjitha vendet e rajonit, nga njëra anë justifikohej me motive

doktrinarë që dominonin lëvizjen komuniste, nga ana tjetër, kryesorja, kishte për qëllim të

zgjidhte problemet tepër të rëndësishme territoriale për Jugosllavinë. Jugosllavia

trashëgonte territore me popullsi etnike të pushtuara, të dhëna padrejtësisht Serbisë, Malit të

Zi apo Jugosllavisë së krijuar artificialisht nga Fuqitë e Mëdha.

Mbasi hoqi dorë nga ideja e krijimit të Shtabit Ballkanik, Tito u tërhoq edhe nga

mendimi, që në sesionin e Dytë të AVNOJ-it, të shpallte si qëllim krijimin e Federatës

Ballkanike. Një veprim i tillë iu imponua Titos nga faktorë të jashtëm. Në Konferencën e

Ministrave të Jashtëm të BRSS, SHBA dhe Britanisë së Madhe, tetor 1943 dhe një muaj më

pas në konferencën e Teheranit më 28 nëntor - 1 dhjetor 1943, ku qeveria sovjetike ishte

shprehur kundër planeve britanike për krijimin e çdo konfederate në Europën Qëndrore dhe

Lindore, e detyroi Titon të tërhiqej, të paktën, të mos shpallte zyrtarisht qëllimin për

krijimin e Fedratës Ballkanike180

. Në vijim u vërtetua se kjo ishte një tërheqje taktike.

Menjëherë mbas sesionit të AVNOJ-it, udhëheqja komuniste jugosllave filloi të punonte

për krijimin e Federatës Ballkanike, por sipas saj, të një federate ku vendet e tjera do t‘i

bashkoheshin Jugosllavisë Federative. Një ndër vendimet kryesore të mbledhjes së II të

AVNOJ-it ishte vendimi për rendin federativ të shtetit të ri, ku sanksionohej barazia

nacionale e të gjithë popujve të Jugosllavisë, që kishin fituar në procesin e luftës

vendosmërinë që të bashkohen në një shtet të ndërtuar në bazë federative, demokratike181

.

Në fillim të vitit 1944, duke iu drejtuar komunistëve shqiptarë, udhëheqja jugosllave

kërkonte popullarizimin e vendimeve të AVNOJ-it për formimin e Jugosllavisë Federative

dhe të propagandonte mundësinë e futjes të popujve të tjerë në këtë federate dhe krijimin e

një shteti të fuqishëm Federativ Ballkanik të popujve të barabartë.

Në vijimësi të Konferencës së pestë të PKJ-së, e mbajtur në Zagreb (1940), PKJ e

Kosovës arrin të lidhet drejtpërdrejtë me KQ të PK të Jugosllavisë, me këtë kishte fituar

statusin e barabartë me krahinat e tjera në Jugosllavi për ҫështjen kombëtare. Aty, as për

popujt e tjerë nuk u miratuan vendime konkrete për zbatimin e qëndrimeve të Konferencës

180

Ana Lalaj, Studime historike, 3-4/2009, Tiranë, QSA, Istituti i Historisë, f.325; Foreign Relations of the

United States. Diplomatic Papers. The Conferences at Cairo and and Teheran, 1943. Washington: ―United

States Government Printing Office‖, 1961, f. 843. 181

Stipe Shuvar, Nacionalja dhe nacionalistja, Rilindja, Prishtinë: 1988, f. 15.

Page 82: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

69

së pestë të PKJ-së182

. Këtë Status të lidhjeve të drejpërdrejta e kishin shqiptarët dhe Kosova

gjatë Luftës Nacionalçlirimtare e deri në vitin 1945.

Në periudhën e luftës, në të gjitha dokumentet e shtetit në formim të Jugosllavisë,

sidomos në qëndrime dhe dokumente të PKJ-së, shqiptarët e kishin statusin e popullit dhe

me këtë edhe të drejtën për vetëvendosje deri në shkëputje. Edhe në të gjitha dokumentet e

PKJ-së së Kosovës dhe në dokumentet e këshillave nacionalçlirimtare si organe të pushtetit,

shqiptarët kishin statusin e popullit dhe kjo pa kontestime u siguronte të drejtën për

vetëvendosje deri në shkëputje dhe këtë e fituan me pjesëmarrjen në luftën antifashiste edhe

sipas Kartës së Atlantikut.

Në Rezolutën e Këshillit Krahinor Nacionalçlirimtar për Kosovë dhe Rrafsh të

Dukagjinit, mes të tjerash thuhej: ‖Garanci për këtë asht UNÇ e Jugosllavisë dhe UNÇ e

Shqipnis, me të cilën asht ngushtësisht e lidhun. Përveç këtyre për këtë garantojnë Aleatët e

mëdhenj, Bashkimi Sovjetik, Anglia dhe Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e

Moskës dhe e Teheranit)183

.

Përfaqësuesit e shqipëtarëve nuk morën pjesë në mbledhjen e Dytë të KAҪKJ-së, në

Jajcë më 1943, kur u hodhën themelet shtetërore të Jugosllavisë Federative Demokratike.

Kuptohet, shqiptarët nuk u përmendën fare si popull e as si pakicë kombëtare. Por sido që

të jetë, me dokumentet e miratuara si pakicë kombëtare ishin në të mirë të drejtës për

vetëvendosje deri në shkëputje, sepse aty shkruhej: ―Pakicave kombëtare u sigurohen të

gjitha të drejtat kombëtare‖, bazuar në parimin e barazisë së popujve, duke u mbështetur në

parimin e vetëvendosjes. Gjithashtu citohej: ―u sigurohen të gjitha të drejtat kombëtare‖,

nënkuptohet edhe e drejta për vetëvendosje. Por, nuk ndodhi ashtu184

. Udheheqësi

jugosllav, në betejën e Sutjeskës kujton: ―Por ne e dinim mirë pse luftonim, e dinim se

duhej të vendosnim marrëdhënie të fuqishme, të barabarta midis popujve tanë. Luftonim

për vëllazërimin e bashkimin, për ardhmërinë më të bukur, për të qenë më mirë sesa ishte

më parë, në kohën e Jugosllavisë së vjetër. Dhe kjo vetëdije i përshkoi të gjithë luftëtarët185

.

Në këtë moment deçiziv, shqiptarët u gjendën midis kërkesës për zbatimin e parimit për

vetëvendosje, të bashkimit me shtetin amë dhe kërkesës për formimin e republikës ku do të

përfshiheshin të gjithë shqiptarët në Jugosllavi, por për arsyet e sipërcituara, për ironi të

182

Në referatin e Moshe Pijade për ҫështjen kombëtare në Kosovë, Arkivi i PKJ, Beograd, Fondi KQ-PKJ,

nr.12-14, 1940.f.81. 183

Pjesë nga rezoluta e Këshillit Popullor i Krahinës Autonome të Kosovë-Metohisë 1943-1953. Prishtinë,

1955, f.11. (Pjesë nga Rezoluta në gjuhën origjinale). 184

Fehmi Pushkolli, Lëvizja e sindikatave të Kosovës 1910-1975, Prishtinë, 1977, f. 138. 185

Tito Broz. J. Rrëfime autobiografike (Seanca e Dytë e AVNOJ), Rilindja, Prishtinë, f. 377.

Page 83: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

70

fatit, ishin në disfavor të Shqipërisë, ku Kosova mbeti në kuadrin e një province kompakte

në kuadër të Serbisë.

Pas mbledhjes së Dytë të KÇKJ-së, respektivisht më 4 dhjetor 1943, Tito kishte

dhënë një kumtesë në të cilën në mes të tjerash kishte thënë: ―Ardhmëria e Kosovës do të

vendoset me plebishit dhe se kufijtë, nëse është nevoja, do të rregullohen në të mirë të

Shqipërisë‖186

. Kjo është e rendësishme të theksohet për faktin se, Tito për herë të parë

gjatë Luftës Nacionalҫlirimtare pranonte që Kosova e ka ardhmërinë në bashkim me

Shqipërinë. Tito gjithashtu pranon parimin e të drejtës për vetëvendosje të popullit në

Kosovë me plebishit. Bazuar në kushtetutën e parë jugosllave të pasluftës, Kosova mbeti

―Rajoni Autonom i Kosovës dhe Metohisë‖ brenda Republikës së Serbisë. Kjo nuk mund të

paragjykohet, por dihej se shumica e popullsisë së Kosovës ishte shqiptare dhe në zgjedhje

të lira do të deklaroheshin për bashkim me Shqipërinë.

Tito këtë e kishte shprehur në mënyrë deklarative, por nuk bëri asgjë që kjo të

sendërtohej praktikisht. Atë që nuk e bëri Tito dhe udhëheqja shtetërore në formimin e

Jugosllavisë, e bëri Komitetit Krahinor i Kosovës në Këshillimin e Sharrit, më 4-6 nëntor

1943, kur vendosi që të ndryshohej emërtimi nga Komitet Qarkor në Komitet Krahinor të

P.K. Jugosllavisë-së për Kosovë, ashtu edhe Shtabin e Përkohshëm të UNҪ-së për Kosovë

të ngrihej në shkallë më të lartë, Shtab Kryesor të UNÇ për Kosovë dhe të mbahej mbledhja

e përfaqësuesve të zgjedhur të popullit dhe vendime të tjera. Pas përgatitjeve të nevojshme,

delegatët e zgjedhur nga radhët e shqipëtarëve, serbëve dhe malazezëve u tubuan në Malësi

dhe e mbajtën Konferencën e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar për Kosovë dhe

Dukagjin në fshatin Bujan, më e njohur si Konferenca e Bujanit, më 31 dhjetor 1943 dhe 1

e 2 janar 1944. Konferenca Themeluese u konstitua si Këshilli Krahinor Nacionalҫlirimtar

për Kosovëdhe Dukagjin, ku morën pjesë 51 delegatë dhe zgjodhi Kryesinë e tij prej 9

antarëve. Këshilli ishte organi më i lartë politik dhe i pushtetit. Lidhur me të drejtën për

vetëvendosje deri në shkëputje, është me rëndësi se Konferenca e Bujanit miratoi Rezolutën

e Këshllit Krahinor Nacionalçlirimtar për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit, në të cilën në

mes të tjerash thuhet: ―Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit asht një krahinë banuese me

shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkue me

Shqipninë. Prandaj e ndjejmë për detyrë me i tregue rrugën e drejtë që duhet me e ndjekë

populli shqiptar për me i realizue aspiratat e veta. Rruga e vetme, pra që populli shqiptar i

186

Foreing Office. Londër, Relation Albania –Jugosllav, HQ. Force 399 C. M.F.SE/POL/SA/ BS, 16

december 1944; J.B.Tito, Sabrana Djela Tom Osamnaest, Beograd: Izdavacki Centar―Komunist‖, 1984.

Dokumentin nga gjuha angleze përkthyer nga Jashar Kabashi, f.82

Page 84: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

71

Kosovës dhe Rafshit të Dukagjinit të bashkohet me Shqipërinë asht lufta e përbashkët me

popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist e gjakatar e rrogëtarëve të tij, sepse

kjo asht e vetmja rrugë për me fitue lirinë, në të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli

shqiptar do të kenë mundësi me vendosë mbi fatin e vet me të drejtën e vetëvendosjes deri

në shkëputje. Garanci për këtë asht UNÇ e Jugosllavisë dhe UNÇ e Shqipnis, me të cilën

asht ngushtësisht e lidhun. Përveç këtyre për këtë garantojnë aleatët e mëdhenj, Bashkimi

Sovjetik, Anglia dhe Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e

Teheranit)‖187

. Një muaj më vonë, në konferencën e Teheranit, më 28 nëntor -1 dhjetor

1943, ideja e federatës ballkanike dhe ҫdo federate tjetër u braktis188

.

Rezoluta është shprehje e aspiratës së popullit shqiptar për bashkim me Shqipërinë.

Pjesëmarrja në luftë do të siguronte të drejtën për vetëvendosje deri në shkëputje. Kryesia

dhe Këshilli Krahinor i Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit nuk bënë asnjë hap për zbatimin

e Rezolutës që do të ishin të domosdoshëm, si Shtabi Kryesor i UNÇ të Kosovës dhe

Rrafshit të Dukagjinit të bashkohej me UNÇ të Shqipërisë dhe Komiteti Krahinor i PKJ –së

për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit të bashkohej me P.K të Shqipërisë. Gjithashtu KNÇ të

Kosovës dhe të Rafshit të Dukagjinit të bashkohen me organet e pushtetit të ngritura në

Shqipëri189

. Me këto masa Rezoluta nuk do të mbetej vetëm aspiratë, por do të bëhej realitet

dhe akt i kryer për bashkim kombëtar. Për këtë duhej të deklarohej edhe Shqipëria. Me

Jugosllavinë të bëhej vetëm koordinimi i luftës kundër nazizmit gjerman. Në Kryesinë e

Këshillit Krahinor edhe pse përfaqësuesi i Anglisë ishte në Bujan nuk kishte kërkuar

njohjen e këtyre vendimeve nga Qeveria e Anglisë sipas Kartës së Atlantikut.

Në Konferencën e Bujanit është miratuar edhe Proklamata drejtuar popujve të

Kosovës: shqiptarëve, serbëve dhe malazezëve. Proklamata i thërret popujt e Kosovës për

luftë antifashiste dhe premtonte se pas lufte do të fitojnë të drejtën për vetëvendosje deri në

shkëputje. Si Rezoluta ashtu edhe Proklamata janë miratuar në Konferencën e Bujanit.

Rezoluta kërkon bashkimin me Shqipërinë jo vetëm si aspiratë, por edhe me vendim praktik

nga organi që kishte të drejtë legjitime të shpallë bashkimin e Kosovës dhe rrafshit të

Dukagjinit.

Proklamata i fton popujt e Kosovës që pas fitores mbi fashizmin, mbështetur në

barazinë kombëtare me parimin e vetëvendosjes deri në shkëputje, të vendosin për fatin e

187

Këshilli Popullor i krahinës Autonome të Kosovë-Metohisë 1943-1953, Prishtinë: 1955, f.11, (Pjesë nga

Rezoluta në gjuhën e origjinalit). 188

Ana Lalaj, Dosjet e Luftës, ―Toena‖, Tiranë: 2014. f. 359. 189

Historia e Shqipërisë, Vëllim i Dytë, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë: 1965, f. 816 – 820.

Page 85: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

72

tyre. Këtë e kishte përkrahur edhe KQ i P.K.J –së, në letrën dërguar më 28 Mars 1944 me

vlerësime për përmbajtjen e këtyre dy dokumenteve themelore të Konferencës së Bujanit.

Të parën, e vlerëson si ―gabim për deklarim të bashkimit të Kosovës dhe Rrafshit të

Dukagjinit me Shqipërinë‖, kurse të dytën si të drejtë dhe të bukur‖190

.

Nga kjo rezulton se PKJ dhe Jugosllavia ishin deklaruar për të drejtën për

vetëvendosje deri në shkëputje si parim, por nuk lejonin zbatimin e tij as gjatë Luftës së

Dytë Botërore dhe as pas prefundimit të saj. Nga këto të dhëna mund të përfundojmë se

Rezoluta e Bujanit për bashkim me Shqipërinë ishte rrjedhë natyrore politike, historike,

etnike dhe logjike jo vetëm për periudhën e Luftës së Dytë Botërore, por edhe pas

përfundimit të saj dhe do të jetë aktuale deri sa të arrihet formimi i shtetit të Kosovës, i cili

duhet të përfshijë edhe të gjitha trojet etnike jashtë kufirit të Shqipërisë dhe pastaj me të

drejtën për vetëvendosje të formohet një shtet shqiptar në Ballkan.

Në shkurt të vitit 1944, në një buletin të ―Zërit të Popullit‖, u botua një artikull i

posaçëm për këtë ngjarje të rëndësishme. PKSH i shprehu urimet më të zjarrta konferencës

së Bujanit, u bënë përsëri thirrje vëllezërve kosovarë për t‘u ngritur më me furi në luftë dhe

jo pa qëllim nënvizuan e përshëndetën vendimet kryesore të konferencës. Gjithashtu në këtë

artikull evidentohej se lufta kundër pushtuesit nazist dhe veglave të tij ishte dhe mbetej e

vetmja rrugë për të fituar lirinë me të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar i

Kosovës dhe i Rrafshit të Dukagjinit do të kishin mundësi me vetvendosë mbi fatin e tyre

me të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje191

.

Arsyeja ishte se udhëheqja e PKJ me Titon në krye, pavarësisht nga një sërë

deklaratash ―parimore‖ mbi zgjidhjen ―e drejtë‖ të ҫështjes nacionale të kombeve e

kombësive të ish Jugosllavisë, gjithashtu kishte punuar e aspiruar për të ruajtur të paprekur,

madje për ta zgjeruar më tepër Jugosllavinë. Në mënyrë të veҫantë, shkelja dhe hedhja

poshtë e parimeve mbi ҫështjen nacionale nga P.K.J u konsakrua në mbledhjen e dytë të

AVNOJ-it në Jajcë, në fund të nëntorit të vitit 1943. Vendimi për ndërtimin e Jugosllavisë

së re mbi parimin federativ, që do t‘u siguronte, siç thuhej ―barazi‖ serbëve, kroatëve,

sllovenëve, malazezëve dhe Kosovës e viseve të tjera shqiptare, edhe këtë radhë u bë po aq

arbitrarisht, siç ishte bërë edhe nga fuqitë në traktatet e Versajës e të Londrës disa dekada

më parë. Intelektualët nga Shqipëria luajtën një rol të rëndësishëm në sensibilizimin dhe

organizimin antifashist të udhëheqjes së LANÇ-it në Kosovë, masivizimin e luftës

190

Pushkolli Fehmi, Kthesë historike, Prishtinë: 1987, f. 156. 191

Buletin i ―Zërit të popullit‖, Viti III, nr. 33, 7 shkurt 1944. AQP.

Page 86: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

73

antifashiste pas Konferencës së Bujanit si dhe çlirimin e Kosovës nga fashizmi. Gjithashtu

PKSH dhe forumet e saj nuk e shtruan kurrë për shqyrtim çështjen e Kosovës dhe të trojeve

të tjera etnike për bashkim me Shqipërinë. Në Konferencën e Dytë në Labinot, më 1943 u

miratua Rezoluta për Kosovën dhe Çamërinë, baza e të cilës ishte mbështetur në Kartën e

Atlantikut për të drejtën për vetëvendosje deri në shkëputje, por nuk pasuan masat për

sendërtimin e saj. Forcat Kombëtare në Shqipëri dhe në mesin e tyre edhe Balli Kombëtar

ishin deklaruar për bashkimin e trojeve etnike shqiptare në ish Mbretërinë e Jugosllavisë me

shtetin amë Shqipërinë qysh gjatë luftës së Dytë Botërore. Marrëveshja e Mukjes 1943,

parashikonte formimin e Shqipërisë etnike. Miladin Popoviçi në dy raste kishte kërkuar nga

udhëheqja jugosllave se si duhej të veprohej me kërkesën e shqiptarëve në Kosovë për

vetëvendosje deri në shkëputje dhe a mund të veprohej në mënyrë analoge siç ishte vepruar

me Istrën që me vetëvendosje u shkëput nga Italia e më pas iu bashkuan Jugosllavisë, por

nuk mori përgjigje. Në një trakt të KQ të PKSH, dhjetor 1943, i bëhej thirrje popullit të

Kosovës që të luftonte kundër pushtuesve nazistë bashkë me popujt e Jugosllavisë për të

fituar të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje192

.

PKJ dhe Jugosllavia si shtet ishte deklaruar për të drejtën për vetëvendosje dhe

shkëputje të çdo populli, por kur u shtrua çështja shqiptare dhe e territorit të Kosovës nuk iu

përmbajt. Kjo u vërtetua me Rezolutën për aneksimin e Kosovës dhe Metohisë në Serbinë

federale, e cila u miratua në mbledhjen e Kuvendit Krahinor të Kosovës dhe Rrafshit të

Dukagjinit në Prizren më 10 Korrik të vitit 1945. Deklarimi për bashkim me Jugosllavinë u

bë me trysni dhe dhunë të madhe ushtarako policore dhe nuk ishte deklarim me plebishit,

që ishte kërkuar në Kosovë nga populli shqiptar, por edhe në Shqipëri nga forcat

atdhedashëse193

.

192

Ndreҫ Plasari, Politika e PKSH dhe E.Hoxhës ndaj ҫështjes së Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Konferenca e Bujanit, Prishtinë: 1998, fq. 81. 193

Luan Omari, E vërteta mbi Kosovën dhe Shqipërinë në Jugosllavi. Ndryshimet Kushtetuese dhe autonomia

e Kosovës, f.523; Vukmanovic Svetozar, Struggle for the Ballkan, ―Merlin Press‖, London: 1990: f.90.

Page 87: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

74

KREU I DYTË

SHQIPËRIA NË PROJEKTIN JUGOSLLAV TË FEDERATËS

BALLKANIKE

2.1 Koncepti jugosllav për Federatën Ballkanike 1945-1947

Për koordinimin në Luftën ҫlirimtare, detyrë immediate e Titos ishte të largonte

vëmendjen e diplomacisë britanike nga projekti për krijimin e Shtabit Ballkanik, kuptohet

nga ana tjetër do të favorizonte zhvendosjen e aktorëve në skenën teatrale jugosllave, për

vënien në jetë, konstituimin e ―Jugosllavisë Federative Demokratike‖194

. Në filozofinë e

Titos, Jugosllavia e Jajcës ishte vetëm pikënisja e më pas ajo do të bëhej boshti i Federatës

së Sllavëve të Jugut e madje edhe i Federatës ballkanike. Pak nga pak, në mesin e vitit

1944, me këtë strategji të Titos, u pajtuan Stalini e Dimitrovi e më pas Hoxha.

Po përpjekjet për krijimin e Federates Ballkanike nuk reshtën deri në fund të vitit 1948.

Ballkani gjendet mes premtimeve boshe të Perëndimit dhe aspiratave të rrezikshme

komuniste. Por për Titon ishte e pamjaftueshme Republika Federative Popullore e

Jugosllavisë, ku udhëheqësi jugosllav synonte të bëhej Cezari i Ballkanit. Këtë e dëshmon

më së miri edhe intervista e Ministrit të Jashtëm të Jugosllavisë, Josif Smodllaka dhënë

gazetarit amerikan C. L. Sulzberger, në prill 1944, ende pa mbaruar lufta: ―Qëllimi ynë i

parë, deklaronte Smodllaka, është një Jugosllavi federative e lirë. Por kjo nuk është e

mjaftueshme për të siguruar paqen në Ballkan. Ne duhet të kemi një Federatë Ballkanike

dhe hapi i parë do të jetë bashkimi i Jugosllavisë me Bullgarinë. Hapi i dytë, ne do të ftojmë

Shqipërinë të hyjë në të, me të drejta të plota dhe të barabarta. Atëherë ne do të jemi mjaft

të fuqishëm për të përballuar ҫdo sulm prej ҫdo ane qoftë195

.

Në kuadrin e ideve dhe propozimeve për Federatën Ballkanike, udhëheqja e PKJ nxiste

shqiptarët dhe popujt e tjerë të Ballkanit që në të ardhmen t‘i bashkoheshin federatës

jugosllave për të krijuar një shtet të madh e të forte, që do të ishte një faktor i fuqishëm në

Europë.

Më 24 maj 1944, në deklaratën e Kongresit të Përmetit, midis të tjerash theksohej se

Lufta nacionalçlirimtare ―krijon konditat për krijimin e një Konfederate ballkanike, ku të

194

Ana Lalaj. Dosjet e Luftës. Botimet ―Toena‖. Tiranë: 2014, f. 363. 195

Ana Lalaj, Studime historike. Qëndra e Studimeve Albanalogjike. Istituti i Historisë, 3-4, Tiranë. 2009, f.

327.

Page 88: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

75

gjithë popujt të kenë të drejta të barabarta, të kenë mundësi të zhvillohen e të përparojnë në

të gjitha fushat; krijon konditat për një federatë që do të kishte një peshë të madhe për

zhvillimin e drejtë të politikës Europiane‖196

. Gjithësesi, prapaskena politike për krijimin e

Federatës Ballkanike u përshpejtua. Sipas projektit të Beogradit, federata duhej të ishte me

shtatë anëtarë, ku bashkimi i Bullgarisë dhe Jugosllavisë do të bëhej mbi baza pariteti, në

raportin 1:1. Në këtë kuadër, qëllimi final ishte që marrëveshja të nënshkruhej më 31

dhjetor të vitit 1944 dhe Federata të shpallej më 1 janar të vitit 1945197

. Për realizimin e

këtij evenimenti, qeveria jugosllave kishte marrë të gjitha masat paraprake për një

mbarëvajtje sa më të suksesshëm të këtij takimi të nivelit të lartë zyrtar. Referuar kujtimeve

të Moshe Pijade, në cilësinë e nënkryetarit të AVNOJ-t, ai tregon deri edhe hollësitë rreth

organizimit si dhe ishte parashikuar edhe një kabinet për Shqipërinë198

. Gjithashtu, në lidhje

me ekzistencën e kabinetit të sipërpërmendur, citohet edhe në veprën ―Titistët‖ e Hoxhës:

―Nuk e dija se tamam ky Pijade, qysh më 1945 donte të na ―rezervonte‖ kabinetin e 7-të në

kancelarinë e përgjithshme jugosllave199

. Shkurt, ―mbrojtësit‖ jugosllavë nuk mbronin

Shqipërinë si shtet i lirë e sovran, por mbronin ato troje, që në planet e tyre të fshehta,

përbënin gubernën jugore të ―shtetit të madh‖ shumëkombësh e shumëpopujsh jugosllavë të

ëndërruar prej shekujsh.

Më 9 janar 1945, në Moskë, shkoi kryetari i delegacionit të Komitetit Kombëtar të

Ҫlirimit të Jugosllavisë, A. Hebrang, i cili u takua me Stalinin. Gjatë takimit dhe bsiedës me

Stalinin, u analizua situata politike në Bullgari dhe në Shqipëri. Stalini u interesua për

Shqipërinë e veҫanërisht për raportet shqiptaro-jugosllave, ku këto marrëdhënie ishin në

lulëzimin e tyre. Në këtë situatë, britanikët përpiqeshin për një rinovim marrëdhëniesh me

Shqipërinë duke përdorur oferta të mëdha shumëmiliardëshe, në këmbim të mos rënies nën

ndikimin rus dhe jugosllav, pasi Moska dëshironte të rriste ndikimin në rajonin e Ballkanit.

Në strategjinë për jugosllavizimin e Shqipërisë kanë qenë të implikuar institucionet e

shërbimit sekret jugosllav. Nga ana tjetër, Shërbimi inteligjent Amerikan, i cili pas Luftës

kishte pësuar ndryshime organizative, u fut në lojë, në mënyrë që të realizonte mbylljen e

196

100 vjet pavarësi. Aktet e Konferencës Shkencore ndërkombëtare. Vëllimi i II, Tiranë. 26-27 nëntor 2012, f

196-197. 197

Branko Petranovic. Balkanska Federacija (1943-1948), Beograd: 1991, f. 121. 198

100 vjet pavarësi. Aktet e Konferencës Shkencore ndërkombëtare, Vëllimi i II. Tiranë. 26-27 nëntor 2012,

f. 198-199. 199

E. Hoxha, Titistët, Botimet ―8 Nëntori‖, Tiranë: 1982, f. 211.

Page 89: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

76

qarkut në Adriatik, që Jugosllavia dhe Rusia të mos guxonin të kërkonin bazë ushtarake apo

të tentonin për të dalë në Adriatik200

.

Më tej, Stalini vijon me probabilitetin, nëse situata ndërlikohet. ―A do ishte në

gjendje Shqipëria të luftojë kundër Anglisë, a ka ajo forca të mjaftueshme?! Ja kjo është

edhe një tjetër ҫështje. Lidhur me Shqipërinë duhet vrarë mendja. Anglezët njohin vetëm

forcën‖201

. Në vazhdim Stalini miratoi faktin që Traktati i ndihmës reciproke ende nuk ishte

ratifikuar dhe as shpallur, pra ishte një gjë e mirë dhe i këshilloi që traktati të mos

publikohej deri në muajin shkurt. Ekzistonin disa faktorë, që ndikuan te Stalini duke

këshilluar se tani për tani traktati të mos publikohej, e veҫanërisht të frenohej krijimi i

federatës dhe të punohej vetëm në nivel traktat aleance. Gjithësesi, Stalini këshillonte se

gjithmonë mbetej i hapur për ҫdo kërkesë dhe konsultë. Mesazhi i Stalinit ishte: ―Do të

ishte mirë të dinit mendimin tonë para se të merrni vendime të rëndësishme, ndryshe do të

gjendeni në pozitë të vështirë‖.202

Sidoqoftë, fati i Shqipërisë ishte paravendosur nga Fuqitë e Mëdha. Por ndryshe nga

ç‘ishte parashikuar në skenarin titist, akti i fundit mori një rrjedhë krejt të papritur. Pas

eleminimit të të gjithë kundërshtarëve vendas, lëvizja nacionalçlirimtare (e rinovuar Fronti

Demokratik, pas ardhjes në krye të vendit më 1945) tok me të edhe bërthama komuniste që

e kontrollonte, u kapërthyen keqazi në një krizë të brendshme rreth faktit se ç‘qëndrim

duhej mbajtur ndaj këshilltarëve të Titos, falë aftësive ideologjike dhe organizative të të

cilëve ajo ishte themeluar, zhvilluar dhe kishte shtënë në dorë pushtetin. Njëri fraksion i

prirë nga Koçi Xoxe, sekretar organizativ i PKSH dhe ministër i brendshëm (e për rrjedhojë

mbikqyrës i aparatit policor) mbronin vijën e pranimit të hegjemonisë ―vëllazërore‖

jugosllave deri në atë pikë sa e shihnin Shqipërinë të bashkangjitur Federatës Jugosllave203

.

Në këtë moment, Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë, e sapokrijuar, kërkonte njohjen nga

qeveritë Aleate.

200

Arben Puto, Nëpër analet e diplomacies angleze, Shtëpia botuese ―8 Nëntori‖, Tiranë: 1979, f. 107-108;

Lajme nga Dosier, Rivaliteti amglo-amerikan për misionet në Shqipëri; Wolff, R. L, ―The Balkan in our time.

Cambridge: 1970, f. 338; Pano.N. C, ―The people‘s Republic of Albania. New York, 1971, f. 58; E.Hoxha,

Titistët, ―8 Nëntori‖, Tiranë: 1982, f. 387-410 dhe 445 -454. 201

Восточная Европа в документах российских архвивов 1944-1953‖, Том I 1944-1948, Москва –

Новосибирск, 1997. C.130-137; Eshref Ymeri. Islam Lauka, Shqipëria në Dokumentet e Arkivave Ruse,

Qershor 1924 - Dhjetor 1926, ―Toena‖, Tiranë: 2006, Dok. nr.2(37), f. 99, 100; Ndreҫi Plasari. Luan Malltezi,

Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945 – 1948. DPA, Tiranë: 1996, f. 20. 202

Eshref Ymeri. Islam Lauka, Shqipëria në Dokumentet e Arkivave Ruse, Qershor 1924 - Dhjetor 1926,

―Toena‖, Tiranë: 2006 f.101 203

Pano, N. C, ―The people‘s Republic of Albania, New York: 1968, f.58; Georges Herman Hodo‘s,

Iskenimet, Proceset e spastrimeve staliniste në Europën Lindore, Amfioni & Zeli, Tiranë: 2000, f. 24-25.

Page 90: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

77

Më 1 maj 1945, në një Komunikatë të ATSH –së, për njohjen e qeverisë Shqiptare

nga qeveria Jugosllave, komunikohet se njeh zyrtarisht Qeverinë Demokratike të

Shqipërisë204

. Këshilli i Ministrave vendosi të lidheshin sa më parë raportet diplomatike në

mes të dy qeverive. Pra, ishte e para Notë zyrtare e Qeverisë Demokratike të Jugosllavisë

rreth njohjes së qeverisë së Tiranës. Në veprën ―Titistët‖, udhëheqësi shqiptar, E. Hoxha, në

lidhje me aktin e njohjes së Shqipërisë, pretendon: Të gjitha ―ndihmat‖ dhe ―përpjekjet‖ e

Beogradit për të ndikuar tek Anglia, SHBA -ja dhe Franca etj, që të njihnin pavarësinë e

Shqipërisë dhe Qeverinë tonë Demokratike, Titoja me shokë bënë, një njohje de jure të

Shqipërisë për ta gllabëruar Shqipërinë de facto205

.

Mbas zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese, para qeverisë komuniste u paraqit një

situatë e re që impononte një rishikim të vijës së PKSH. Në vijim të analizës së punës të

bërë nga Byroja Politike e KQ të PKSH, më 11 dhjetor 1945 u arrit në përfundimin se

PKSH kishte rënë në një pozitë kompromisi me reaksionin në vijën politike të Frontit si dhe

në politikën ekonomike. Tendenca oportuniste u shfaq nëpërmjet Sejfulla Malëshovës, i cili

teorizonte për problemin e ―Konfederatës‖, ose të ―Federatës Ballkanike‖206

.

Në këtë kuadër, përsa i përket politikës së jashtme, Pleniumi ritheksoi se

marrëdhëniet e Shqipërisë do të orientoheshin drejt Lindjes, duke i dhënë fund dilemës së

shfaqur për një qëndrim më të moderuar ndaj vendeve perëndimore, apo dhe për vënien e

tyre në një plan me Bashkimin Sovjetik dhe me RPFJ. Në fjalimin e tij, në Pleniumin e

pestë të KQ të PKSH, udhëheqësi shqiptar, E. Hoxha theksoi: ―Për ne, nuk mund të jenë në

një plan Bashkimi Sovjetik me Anglinë dhe me Amerikën‖207

. Më 21 shkurt 1946, në

raportin politik të E. Hoxhës në Pleniumin e 5-të të KQ të PKSH, udhëheqësi shqiptar

propogandonte me të madhe dhe parashtroi vijën e ―bashkimit dhe vëllazërimit‖ si dhe

zhvillimin e Shqipërisë dhe Jugosllavisë në të njëjtën rrugë të socializmit, për bashkimin e

ekonomive të të dy vendeve nëpërmjet koordinimit të planeve ekonomike dhe krijimit të

shoqërive të përbashkëta shqiptaro-jugosllave, bashkimit doganor, njëhsimit të monedhës,

barazimit të ҫmimeve, krijimit të Komisionit të përbashkët të Koordinimit, unifikimit të

ushtrive e mbrojtjes së përbashkët dhe më në fund, nëpërmjet bashkimit mbi baza federale

204

Ndreçi Plasari. Luan Malltezi, Marrëdhëniet Shqiptaro- Jugosllave 1945-1948, Drejtoria e Përgjithshme e

Arkivave, Tiranë: 1996, f.20; Gazeta ―Bashkimi‖, 1 Maj 1945. 205

Enver Hoxha, Titistët. Shënime Historike, ―8 Nëntori‖, Tiranë: 1982, f. 212. 206

Po aty, Enver Hoxha, Titistët. Shënime Historike, ― 8 Nëntori‖, Tiranë: 1982, f. 261. 207

AQSH, Fondi 14, viti 1946, lis.1, dos.1, fl.20. Raport mbi ―Gjendjen dhe zbatimin e vijës së Partisë‖,

mbajtur në Pleniumin V të KQ të PKSH, 21 shkurt 1946; Ndreҫi Plasari. Luan Malltezi, Marrëdhëniet

shqiptaro-jugosllave 1945 – 1948, DPA, Tiranë. 1996, f.27.

Page 91: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

78

të partive komuniste dhe bashkimit politik të Shqipërisë me Jugosllavinë mbi baza

federale208

.

Udhëheqësit shqiptarë ishin betuar që të mos pajtonin veten me politikat e SHBA

dhe të Britanisë së Madhe apo të krijonin marrëdhënie diplomatike apo çfarëdolloj raporti

tjetër me ta. Tirana, e mbështetur totalisht në ideologjinë e botës komuniste, nuk e kuptonte

që kërcënimi real i sovranitetit dhe pavarësisë, që ishte perceptuar se i vinte nga Aleatët,

ndërkohë rrezikohej nga Jugosllavia. Si rrjedhojë, perceptimi (i gabuar) motivoi kërkesën e

Shqipërisë së pasluftës për një ―mbrojtës‖ kundër SHBA dhe Britanisë së Madhe dhe rritjen

e kontakteve diplomatike të Shqipërisë me RFPJ.

Në rrethanat politike, ekonomike dhe ushtarake të krijuara gjatë viteve 1945-1946,

Shqipëria ishte e destinuar të binte nën kontrollin komunist, e veçanërisht atë jugosllav.

Shqipëria për ta (PKJ) ishte fëmija i vogël që duhej ushqyer me biberon, që duhej mbajtur

nën tutelën patriarkale dhe zëri i së cilës s‘kishte pse të dëgjohej në koncertin e politikës që

bënin vendet e tjera të demokracisë popullore. Projekti për aneksimin e Shqipërisë në

Federatën Jugosllave ishte tepër destabilizues.

Diplomacia Perëndimore ndiqte me interes situatat në Ballkan dhe e shikonte me

pesimizëm atë në Shqipëri. Perëndimi nga ana tjetër në asnjë mënyre nuk mund të lejonte

një gjë të tillë. Deri në këtë kohë Bashkimi Sovjetik nuk kishte treguar thuajse fare interes

për problemin shqiptar. Këtë vend ai ua kishte lënë jugosllavëve. Më 20 prill 1946, në

Moskë u zhvilluan bisedimet midis V.M. Molotov me të dërguarin e Shqipërisë në BRSS,

K.Tashko me abstrakt, ―Për situatën politike të brendshme e të jashtme të vendit‖. Vemë në

dukje se është vizita e parë e një përfaqësuesi të Republikës Popullore të Shqipërisë në

BRSS. Në fillim Molotovi tenton të kryejë një sondazh rreth marrëdhënieve shqiptaro-

jugosllave e më pas të ndikojë në orientimin dhe ndikimin e BRSS në Shqipëri përkundrejt

sjelljes virtuoze të Titos, i cili synon për më shumë mundësi ndërhyrjeje e deri në ngjitjen e

Shqipërisë me Republikën Federale Jugosllave. Dukuri e cila dukej se ishte e afërt dhe e

pashmangshme.

Udhëheqësit e PKJ silleshin me xhelozi ndaj faktit që Shqipëria do të sanksiononte

marrëdhënie direkte me BS. Sipas pikëpamjes së tyre (jugosllavëve), Shqipëria duhet të

kishte lidhje me B.S vetëm nëpërmjet qeverisë jugosllave‖209

.

208

Po aty, Ndreҫi Plasari. Luan Malltezi, f.28.

209 Eshref Ymeri. Islam Lauka, Shqipëria në dokumentet e Arkivave Ruse, Qershor 1924 - Dhjetor 1926,

―Toena‖, Tiranë: 2006, Dok.nr.7(145), fq.107.

Page 92: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

79

Referuar bisedës rreth marrëdhënieve të Shqipërisë me Aleatët, Tashko thekson

interesimin e Anglisë për ngushticën e Otrantos dhe sidomos për portin e Vlorës dhe

ishullin e Sazanit. ―Anglezët po mundohen ta izolojnë Shqipërinë nga vendet e tjera

demokratike. Ata po akuzojnë shqiptarët se këta të fundit nuk po u japin atyre mundësinë të

lëvizin lirshëm nëpër Shqipëri‖210

. Në vitet e para të pas ҫlirimit të Shqipërisë deri në

fundin e 1947, shohim një bashkëpunim të plotë të diplomacisë së fshehtë Beograd –Tiranë.

Ekzistonte rreziku i krijimit të federatës shqiptaro–jugosllave, proces i cili alarmoi

Moskën. Që kjo të mos ndodhte, qeveria sovjetike duhej të përballonte sfidat dhe ҫdo

proces të kalonte nëpërmjet Moskës, që Stalini dhe Molotovi kishin hartuar vetëm disa

muaj më parë. Por rrjedhja e ngjarjeve dëshmoi se Stalini kishte frikë nga federata shqiptaro

–jugosllave e pakontrolluar tërësisht prej tij.

Projekti për aneksimin e Shqipërisë në Federatën Jugosllave, ishte tepër

destabilizues, që Perëndimi në asnjë mënyrë nuk mund ta lejonte. Qeveria komuniste e

Tiranës u bë vasale e bindur e qeverisë jugosllave. Koncepti demokratik perëndimor ishte

se demokratizimi arrihet në vende të stabilizuara, ndërsa në vendet pa stabilitet janë pro

vendosjes së regjimeve komuniste. Sipas parimeve të së drejtës kombëtare, parim bazë edhe

i demokracive perëndimore ishte një Ballkan i lirë.211

Diplomatët britanikë relatonin se

mundësia e krijimit të federatës Jugosllavo-Shqiptare dukej edhe më e vogël pas suksesit të

komunistëve në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 1945 dhe pas hapjes së legatës sovjetike në

Tiranë. Por situata gjatë vitit 1946 kishte ndryshuar, kur influenca jugosllave në Shqipëri u

bë edhe më e fortë dhe ndërhyrja ruse e kufizuar. Atëherë pati një tendencë të fortë të

udhëheqjes shqiptare për të kërkuar ndihmë dhe mbrojtje nga Beogradi. Kuintesenca e të

gjithë dokumenteve ishte ҫështja e bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë, ҫështje që

përbënte themelin e politikës së jashtme të RFP Jugosllavisë për periudhën 1945 - 1948.

Marrëdhëniet shqiptaro - jugosllave në tërësi karakterizohen nga ndërhyrjet jugosllave në

punët e brendshme të Shqipërisë, gjë që do të ҫonte në integrimin e Shqipërisë në federatën

jugosllave. Udhëheqja jugosllave e orientoi PKSH të ecte përkrah Jugosllavisë e të luftonte

për bashkimin me të e për synimin madhor krijimin e Konfederatës Ballkanike me

Jugosllavinë në krye212

. Udhëheqja jugosllave përligjte dhe impononte politikën e saj të

210

Eshref Ymeri. Islam Lauka, Shqipëria në dokumentet e Arkivave Ruse, Qershor 1924 - Dhjetor 1926,

―Toena‖, Tiranë: 2006, Dok. nr. 7 (145), fq. 105 –106. 211

Dossier. Gazeta Korrieri 17 prill 2003, shkrim nga Elmaz Leci.

212Beqir Meta, Tensioni Greko-Shqiptar 1939-1949, Qëndra e Studimeve Albanalogjike, Instituti i Historisë,

Tiranë: 2012. f. 386

Page 93: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

80

jashtme mbi atë të udhëheqjes shqiptare. Mbizotëronte mendimi se në perspektivë Beogradi

do të rritej dhe do të zgjerohej si dhe do të bëhej qëndra e Ballkanit. Beogradi në të

ardhmen do të bëhej qëndra ku do të vinin gjithë demokracitë e reja të Europës për

eksperiencë, pra Jugosllavia po shfaqej si një miniaturë e BRSS në Ballkan. Ishte koha kur

sapo qe krijuar Informbyroja dhe fillimisht si qendër e saj u caktua Beogradi, bile atje doli

edhe organi teorik i Informbyrosë. Ky fakt bëhej për të paraqitur Titon dhe Beogradin si

―qendër të demokracive popullore‖213

. Krijimin e mitit të figurës drejtuese të Titos në

Ballkan, e jep më së miri F.Maclin në veprën ‖J.Broz Tito‖, ku udhëheqësi jugosllav në

përfundim të Luftës së Dytë Botërore, paraqitet madhështor me uniformën e tij të

mareshallit, në vizitat e tij në vendet e Europës Lindore. Fakt i njohur, i padiskutueshëm

dhe i pranuar nga kushdo ishte se J.B. Tito konsiderohej si pasardhësi iStalinit. Udhëheqësi

jugosllav kishte krijuar për veten e për Jugosllavinë një pikëpamje megalomane dhe në këtë

proces që vazhdonte ―revolucioni botëror‖, Jugosllavisë i caktohej roli kryesor.

Në këtë kuadër, Tito shfrytëzoi vizitat e tij dhe vizitat e të tjerëve në Jugosllavi për

diskutimin e problemeve që paraqesnin interes reciprok si dhe nënshkrimin e

marrëveshjeve, pothuajse gjithmonë pa miratimin e Moskës. Stalinit, natyrisht që nuk i

pëlqeu kjo sjellje e satelitëve214

.

Në të vërtetë, bashkimi i Shqipërisë me Jugosllavinë do ta bënte Jugosllavinë një

fuqi myslimane aq edhe kristiane dhe kështu ngjashmëria e saj me BRSS do të bëhej edhe

më e madhe. Gjithashtu, shtimi i një province tjetër jo sllave të pabarabartë në Federatën

Jugosllave do të ishte plotësisht në harmoni me frymën e kushtetutës jugosllave, e cila ishte

modeluar shumë sipas kushtetutës sovjetike215

.

Më 27 maj 1946, Tito me një delegacion të madh shkoi në Moskë për herë të tretë.

Pasi ishin diskutuar problemet kryesore që kishin të bënin me organizimin e lidhjeve

ekonomike ndërmjet të dy vendeve, zgjerimit dhe bashkëpunimit ushtarak ruso - jugosllav,

Stalini i propozoi të pranishmëve që të shkonin në daҫën e tij, siҫ u shpreh ai ―për të

ngrënë‖…… Afër darkës, Stalini i prekur, duke iu drejtuar Titos, me zë tha: ―Ruaje veten,

sepse unë nuk do të jetoj gjatë, ligjet fizike, ndërsa ti do të jesh për Evropën‖216

. Të

pranishmit e pritën këtë deklaratë shumë kuptimplotë në heshtje varri. Faktikisht Stalini

213

Shaqir Vukaj. Rusia dhe Kosova. Shënime të një diplomati, ―Enriko Kuҫo‖, Tiranë: 2007, f .97. 214

Ю. С. Гиренко. Сталин-Тито. Москва. 1991. С. 324. 215

Beqir Meta, Tensioni Greko-Shqiptar 1939-1949, Qëndra e Studimeve Albanalogjike, Instituti i Historisë

Tiranë: 2012, , f. 387 216

Лавренов, С. Я, Попов И. М. Советский Союз в локальных войнах и конфликтах.Москва. 2003. C.

244-245.

Page 94: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

81

shpalli pasardhësin e tij për udhëheqjen e kampit socialist. Gjithashtu, këtë fakt udhëheqja

jugosllave e shfrytëzoi për të penguar marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera të

demokracive popullore si dhe për të mbajtur totalisht atë të lidhur pas Jugosllavisë. Ishte i

ҫuditshëm fakti, se sa herë udhëheqja shqiptare shtronte mendimin për të dërguar ndonjë

delegacion në Bashkimin Sovjetik, në Bullgari apo në Ҫekosllovaki, jugosllavët i kapte një

nervozizëm që nuk arrinin ta fshihnin. Edhe në arenën ndërkombëtare udhëheqja jugosllave

i diktonte P.K.SH një praktikë pune me sufler.

2.2 Synimet e Titos për ta përfshirë Shqipërinë në Federatën Jugosllave, vizita e

Enver Hoxhës në Beograd. Nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë.

Ideja e unitetit dhe bashkëpunimit ballkanik ishte strategji e udhëheqjes jugosllave.

Ajo mendonte, meqenëse në Bullgari ende nuk ishin pjekur kushtet politike të jashtme dhe

të brendshme, pamundësia për bashkimin në formën e federatës, do të zëvendësohej

përkohësisht me një lidhje të fortë vëllazërore, nëpërmjet realizimit të ndihmës reciproke në

të gjitha fushat dhe kështu me anë të bashkëpunimit të përditshëm, praktikisht të krijimit të

të gjitha kushteve politike, ekonomike dhe morale për bashkimin e ardhshëm në formën e

federatës.

―Pothuajse njësoj qëndronte problemi me Shqipërinë, ku kushtet e brendshme

politike tashmë ishin pjekur plotësisht për bashkimin dhe Shqipëria vetë, nën udhëheqjen e

partisë komuniste nuk ka rrugë tjetër, përveç asaj që në mënyrën më të ngushtë të

mbështetet te Jugosllavia. Por duke qenë se kushtet e politikës së jashtme nuk janë të

përshtatshme për bashkimin, ne u morëm vesh me Shqipërinë që të lidhim me të paktin për

miqësinë dhe ndihmën reciproke, i cili duhet të nënshkruhet brënda një kohe shumë të

shkurtër‖. Kështu do të shprehej sekretari i KQ të PKJ, E. Kardel, në Degën e Informacionit

Ndërkombëtar të KQ të PK të BS, ―Për situatën në Jugosllavi‖217

.

Komunikata e sipërcituar për përfundimin e një pakti miqësie e ndihme reciproke në

mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, u finalizua më 3 korrik 1946. Mirëkuptimi reciprok dhe

qënia dakort në të gjitha ҫështjet e diskutuara, treguan jo vetëm një besim të plotë reciprok,

217

Советский фактор в Восточной Европе 1944 -1953 Т. 1.1944-1948, Москва, РОССПЭН, 1999, c. 199.

Page 95: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

82

por gjithashtu një mirëkuptim në njohjen e interesave të të dy vendeve218

. Pavarësisht nga

nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke, qeveria jugosllave gjatë një viti

të tërë, nuk i plotësoi detyrimet që rridhnin prej këtij traktati dhe nuk i dha ndihmë

Republikës së Shqipërisë.

Shfaqja e një strategjie ballkanike e Moskës kundrejt vendeve të rajonit u shkallëzua

nëpërmjet ndërhyrjes në punët e brendshme të këtyre vendeve. Rusia ndërroi taktikë. Ajo

nisi zbatimin e planit gjeopolitik të rrëzimit të qeverive aktuale për të realizuar ndryshimin

e kursit të këtyre vendeve, kurs i cili duhej t‘i nënshtrohej verbërisht dhe të mbante timonin

e orientimit të këtyre vendeve vetëm drej Rusisë.

Aplikimi i kësaj doktrine e prezanton BRSS si një fuqi e madhe, duke frenuar

kërkesat në drejtim të zgjerimit të influencave kundrejt fqinjëve. Kremlini i kuptonte me

vështirësi, për mos me thënë se nuk i kuptonte pretendimet e përfaqësuesve të popujve të

ndryshëm që përbënin Jugosllavinë e që në këtë kohë ishin në krye të udhëheqjes

Jugosllave (kroatëve, sllovenëve, serbëve dhe malazezëve etj), ku secili prej tyre (Kardeli,

Hebrangu dhe Popoviҫi), në kuadrin e zgjerimit të kufijve të Jugosllavisë, në forma të

ndryshme kërkonin edhe zgjerimin e kufijve të republikave prej nga ishin e që ata

përfaqësonin. Kështu, gjatë bisedimeve me Molotovin, Kardeli (me kombësi sllovene)

shtroi problemin e daljes në det të Sllovenisë, duke u ankuar se ―përsëri populli slloven nuk

do të ketë dalje në det‖. Molotovi, me ton, iu përgjigj se ―Mos vallë ju mendoni se ҫdo qark

duhet të ketë daljen e vet në det‖?219

. Ndërkohë rritja dhe interesimi i qeverisë jugosllave

kundrejt daljes në bregdetin Adriatik e shqetësoi Moskën. Por Beogradi nga ana tjetër sillej

me Shqipërinë e veҫanërisht me ngushticën e Otrantos, me këtë pikë strategjike dhe me kaq

interes për jugosllavët, sikur të ishte zot i trojeve shqiptare. Mungesa e daljes në det,

veҫanërisht për një sërë republikash të Jugosllavisë, ishte prioritet i Jugosllavisë.

Këtë e dëshmon më së miri dokumenti i datës 22 prill 1946, bisedë e Kryetarit të

Këshillit të Ministrave, marshallit J.B.Tito me ambasadorin e BRSS në Jugosllavi, A.I.

Llavrentjev, me lëndë ―Pretendimet territoriale të Jugosllavisë, planet e federatës

ballkanike‖. Tito me këmbëngulje theksoi se Valona [Vlora] në asnjë mënyrë nuk duhet t‘i

jepet Greqisë. Rëndësia e Valonës është jashtëzakonisht e madhe, duke qenë se Valona

është pikë mjaft e rëndësishme strategjike dhe duke qenë se nëpërmjet Valonës, duke e

lidhur atë me hekurudhë me Jugosllavinë, më vonë mund të eksportojmë dhe importojmë të

218

Ndreci Plasari. Luan Malltezi, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945-1948, Drejtoria e Përgjithshme e

Arkivave, Tiranë: 1996, f.43-47.

219Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova-shënime të një diplomati-, ―Enriko Kuҫo‖, Tiranë: 2007, f.74

Page 96: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

83

gjitha mallrat. Valona fiton akoma më shumë rëndësi atëherë kur Trieste nuk do futet në

përbërje të Jugosllavisë.Te Titoja ndjeheshin nota të llojit të tillë, që në fund të fundit,

Shqipëria duhet të futej në përbërje të Jugosllavisë Federative‖220

.

Por presionet e drejtpërdrejta mbi qeverinë e Tiranës, kishin kulmuar kur Beogradi

kërkoi bazë ushtarake jugosllave në bregdetin shqiptar. Nuk rreshtën duke asistuar në

përdorimin e metodës së vjetër, të institucioneve të specializuara jugosllave për organizimin

e protestave, shtimin e të pakënaqurve e për të sjellë në pushtet një qeveri projugosllave e

cila do të kthente timonin e orientimit të Shqipërisë drej Jugosllavisë. Duke analizuar

ecurinë e projektit për krijimin e Federatës Ballkanike, vërejmë se pas Luftës së Dytë

Botërore u përdor e ―njëjta formulë‖, pra ajo e krijimit të traktateve dhe ndihmës reciproke,

formulë e cila u zbatua në trinomin Jugosllavi, Bullgari dhe Shqipëri.

Faza e parë e këtij projekti ishte sheshimi përfundimtar i problemeve të mbetura

pezull, përbënte fundin e një faze bisedimesh të lodhshme e të tejzgjatura, të cilat edhe pse

u cilësuan si një komplet testues taktikash të qëndresës të secilës palë, më në fund kishin

arritur së paku të linjëzonin dëshirën për kapërcimin e anakronizmit që mbisundonte

ndërmjet këtyre vendeve dhe në realizimin final të krijimit të Federatës Ballkanike, e cila

do të ishte një sfidë në historinë e Ballkanit. Tek e ashtuquajtura ndihmë ekonomike e

jugosllavëve ndaj vendit tonë, shpejt u panë dhe u kuptuan përpjekjet e udhëheqjes

jugosllave për ta kthyer ekonominë shqiptare në një apendiks të ekonomisë jugosllave.

Nga 23 qershor deri më 2 korrik 1946, në RF të Jugosllavisë bëri një vizitë

delegacioni qeveritar i RPSH i kryesuar nga E. Hoxha, ku ky i fundit bëri një pasqyrë të

gjendjes në Jug të Shqipërisë si dhe në kufirin detar dhe ajror. Në këtë situatë, E. Hoxha i

parashtroi udhëheqjes jugosllave pikëpamjen mbi nevojën e nënshkrimit të një traktati në

mes të të dy vendeve, traktat miqësie e ndihme reciproke, ashtu siҫ kishte nënshkruar

Jugosllavia edhe me vendet e tjera të demokracive popullore. Udhëheqësi shqiptar arsyetoi

dhe argumentoi për nënshkrimin e këtij traktati si shumë të nevojshëm për mbrojtjen dhe

veҫanërisht të lirisë, të pavarësisë dhe sovranitetit të RPSH. Udhëheqja shqiptare, në

pamundësi për të patur ndonjë lidhje me Stalinin, mendonte se takimi me Titon do të ishte,

si me thënë, një transmetim dhe një zhvillim edhe i pëkëpamjeve të Stalinit. Në këtë kohë,

E. Hoxha mendon të trajtojë problemin për të ardhmen e Kosovës, ndërkohë Tito e

zhvendosi vëmendjen te problemi i Federatës Ballkanike. Në këtë kontekst, E. Hoxha,

220

Советский фактор в Восточной Европе 1944 -1953 Т. 1.1944-1948, Москва, РОССПЭН, 1999. C. 280-

281; Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova. Shënime të një diplomati, ―Enriko Kuҫo‖, Tiranë: 2007, f. 84.

Page 97: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

84

citon: ―Me jugosllavët kishim rënë dakort, në radhë të parë për nënshkrimin e një traktati

miqësie e ndihme reciproke, gjë që ne e konsideronim një sukses të madh politik, ekonomik

dhe për mbrojtjen‖221

.

Brenda Federatës Ballkanike ҫështja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë do të

ishte më e lehtë. Por në të vërtetë, as bashkëpunimi gjatë Luftës ҫlirimtare dhe as pasluftës

midis PKSH dhe PKJ nuk kishin arritur t‘i zgjidhnin problemet e mbartura historike. Por,

më e rëndësishmja për udhëheqësin e PKJ, ishte projekti për krijimin e Federatës

Ballkanike. Dhe ndryshe e perceptonte Tito projektin Federatës Ballkanike dhe të ardhmen

e Kosovës, i cili arsyetoi: ―Ne nga ana jonë do të dalim në kohën e duhur dhe me

propozime konkrete e do të shohim të gjitha rrugët e mundshme, por zemra na e do ta

ndërtojmë federatën. Shëmbulli dhe përvoja e Jugosllavisë së re Federative do të shërbejë

shumë në këtë drejtim. Por le ta lëmë për sot këtë problem‖222

.

Tito në parim, duke trajtuar idenë e Federatës ballkanike, synonte dhe luftonte që t‘i

aneksonte Jugosllavisë krejt Ballkanin e, në këtë kuadër, edhe Shqipërinë.

Branko Petranović, në librin ―Federata Ballkanike 1943-1948‖, për bisedat e J.B.

Titos me Enver Hoxhën, me rastin e qëndrimit të udhëheqësit shqiptar në Beograd nga 26

qershori deri në 2 korrik të vitit 1946, citon: ―Mund të mbështetemi vetëm në kujtimet e

mëvonshme të Enver Hoxhës te ―Titistët‖, pra në një burim të njëanshëm me karakter

memuaristik, sepse procesverbalin (por as shënimet) për këtë bisedë nuk i posedojmë‖223

.

E. Hoxha shkruan se parashtroi mendimin që Kosova dhe krahinat e tjera në Jugosllavi të

banuara me shqiptarë duhet t‘i kthehen Shqipërisë, e cila dëshiron të ketë shtet të lirë e

sovran. ... Tito gjoja u bashkua me pikëpamjen e Hoxhës, por i sigurt se tani ky problem

nuk mund të zgjidhet, sepse ―serbët ne nuk do na kuptojnë‖. Tito konsideroi se bashkimi i

Kosovës me Shqipërinë, në kuadrin e Federatës Ballkanike, do të ishte shumë më i mirë.

Me këtë u bashkua dhe Enver Hoxha, por ai, në ndryshim nga Tito, megjithatë e veçoi

çështjen e Federatës Ballkanike nga çështja e Kosovës, duke konsideruar se tani duhet

punuar në ―zgjidhjen e drejtë‖ të saj. Titua, sipas Hoxhës, premtoi se do të punojë në këtë

drejtim.

Ndërkohë, sjelljet e udhëheqjes jugosllave kundrejt regjimit komunist shqiptar ishin

mbisunduese nën inspirimin e diktatit sllav. Dhe nuk vonoi, në gusht të vitit 1946,

Konferenca e Paqes në Paris filloi punimet. Në këtë situatë, opinioni publik ndërkombëtar u

221

Enver Hoxha, Titistët. Shënime Historike, ―8 Nëntori‖, Tiranë: 1982, 250-251. 222

Enver Hoxha, Titistët shënime historike, ―8 Nëntori‖, Tiranë: 1982, f. 261. 223

Branko Petranović. Balkanska Federacija 1943-1948, Beograd: 1991, f.157

Page 98: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

85

informua për denoncimin e fortë të bërë nga Moshe Pijade, propozimit të Caldarasit për një

marrëveshje të fshehtë greko-jugosllave për copëtimin e Shqipërisë.

Në këtë plan inkuadrohen të gjitha synimet dhe pretendimet, ku Shqipëria ekzistonte

si një mollë sherri midis jugosllavëve dhe grekëve. Kryeministri dhe përfaqësuesi i Greqisë

në këtë Konferencë vijon propozimin: ―Shqipëria le të jetë si një mollë e ëmbël, e ndarë me

mirëkuptim përgjysmë!‖224

. Kjo mbrojtje deklarative e Shqipërisë, nga përfaqesuesi i

qeverisë jugosllave u interpretua (argumentua) në kuadër të ndihmës internacionaliste midis

qeverive të vendeve demokratike. Natyrisht, në varësi të kësaj strategjie ―mbrojtëse‖,

―internacionaliste‖, udhëheqësi jugosllav, Tito, investoi kapital në botën avangarde

demokratike, për t‘u ekspozuar si vend ―kampion i mbrojtjes‖ së të drejtave të vendeve

komuniste, si dhe duke u ekspozuar si një shtet dhe parti që s‘ushqejnë kurrëfarë ambiciesh

gjeostrategjike.

Në biografinë e tij për Titon, Vladimir Dedijer riprodhon një bisedë që ka zhvilluar

Stalini me Titon më 1946, ku Stalini citon: ―Ata kërkuan të vinin këtu, por nuk pranuan ta

linin Enverin të vinte vetëm: me të duhej të udhëtonte edhe Koëi Xoxe, për ta mbajtur nën

kontroll… Ne po e shtyjmë këtë vizitë nga një datë në tjetrën. Ju si mendoni: ―A duhej t‘i

prisnim këtu në Moskë? Na duket se kjo nuk është e domosdoshme. Po të vinin, kjo do të

ishte e pakëndshme për ata vetë, në radhë të parë, por edhe për ne. Do të ishte më mirë po

t‘i ndihmonim përmes jush‖225

. Tito reagon: ―Këtë ҫështje mund ta rregullojmë vetë ne me

―ta‖. KQ i PKJ këmbëngulte se marrëdhëniet e Jugosllavisë me Shqipërinë duhej të

karakterizoheshin ҫdo ditë nga ideja që bashkimi i të dy vendeve duhej të forcohej dhe të

ishte më i shëndoshë, si dhe miqësia të shkonte drejt vëllazërimit dhe bashkëpunimit të

popujve duke përfshirë këtu edhe Bullgarinë226

.

Radiogrami i A. Rankoviçit, (ministër i brendshëm) drejtuar K. Xoxes lidhur me një

gazetar britanik, më 10 shtator 1946, vijon si më poshtë: ―Majori Sajers, korrespondent i një

gazete angleze dëshiron që të vijë tash në Shqipëri. Mbase ky person merret në radhë të

parë me punët informative, do të ishte mirë që në këtë situatë të mos i jepni lejen e hyrjes

224

Hoxha Enver. Titistët shënime historike. ―8 Nëntori‖, Tiranë: 1982. f. 213 225

Dedijer. V, Tito. Published by Weidenfeld & Nicolson, Berlin: 1953, f. 264; E. Hoxha. Titistët shënime

historike, ―8 Nëntori‖,Tiranë: 1982, f.317. 226

AQSH. F. 14/ AP, dos.3, viti 1947. Ndreҫi Plasari. Luan Malltezi, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945

- 1948, DPA, Tiranë: 1996, f. 134-138.

Page 99: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

86

për në Shqipëri, në rast se do ta kërkonte‖227

. E verteta duhej kuptuar nga anglo-amerikanët

se për ҫdo problem në Tiranën zyrtare, kalonte nga Beogradi e Moska.

Ndërkaq, nga ana tjeter, udhëheqja shqiptare me përpjekje dhe këmbëngulje të

gjithanshme vazhdonte të kërkonte rrugë, mjete e mundësi të tjera për të vendosur

marrëdhënie diplomatike drejtpërsëdrejti me Bashkimin Sovjetik, pa ndërmjetësinë e

Jugosllavisë. Në takimet e udhëheqjes shqiptare me punonjës të ambasadës sovjetike në

Tiranë, ndonëse i mirëpritnin propozimet dhe kërkesat shqiptare, kurdoherë thoshin: ―Do

t‘ia raportojmë Moskës‖. Ishte e natyrshme që t‘ia raportonin Moskës, por Moska ndonjë

përgjigje të prerë nuk jepte dhe indirekt linin të kuptonin, derisa e konfirmuan hapur se:

―Ndihmat ekonomike do t‘jua japim nëpërmjet Jugosllavisë, pse asaj i japim ndihma të

konsiderueshme, pra edhe për ju. Prandaj drejtohuni jugosllavëve‖228

. Vijën e ―bashkimit e

vëllazërimit‖ me Jugosllavinë e mishëroi Pleniumi i jashtëzakonshëm i KQ, mbajtur më 18-

20 dhjetor 1946. Gjithashtu, kjo vijë do t‘i paraprinte unifikimit të ushtrive e mbrojtjes së

përbashkët dhe, më në fund, nëpërmjet bashkimit mbi baza federale të partive komuniste

dhe të bashkimit politik të Shqipërisë me Jugosllavinë mbi baza federative.

Por në raportin informativ të Nako Spirut, të datës 18 dhjetor 1946, dolën probleme

të mëdha, në industri, në buqësi dhe në sektorin minierar, si dhe për unifikimin e ҫmimeve.

Në fjalën e tij, N. Spiru citoi: ―Problemi i ekonomisë ishte problem kryesor. Për

indipendencën ekonomike të një vendi, vendin e parë e zë industria e rëndë. Ne me forcat

tona nuk shkojmë në socializëm. Ne jemi një vend i vogël, afër një shteti të madh. Ҫështja

kryesore për ne është koordinimi i planeve në bujqësi, blegtori, industrinë e lehtë dhe

arsim‖229

. Në këtë frymë u diskutua, më 8 janar 1947, në mbledhjen e Byrosë politike të

KQ të PKSH, në vazhdim ―të analizës së gjendjes së brendshme të Partisë në lidhje me

Nako Spirun‖. Në këtë mbledhje jep llogari Mehmet Shehu si dhe në fjalën e tij Koçi Xoxe

nuk jep garanci për Mehmetin, për të qëndruar në ushtri. Pikëpamjet e Mehmet Shehut në

lidhje me bashkëpunimin me Jugosllavinë dhe me gjithë vijën e partisë nuk ishin të drejta.

Në këtë mënyrë do të shprehej Koçi Xoxe: ―Në këtë situatë, kur bëhet unifikimi i ushtrisë

227

Luan Malltëzi. Ndreçi Plasari, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945-1948, DPA, Tiranë: 1996 f. 55:

Radiogram i A. Rankoviç drejtuar Koçi Xoxës lidhur me një gazetar britanik, 10 shtator 1946. AMB. D.

1623/9. 228

Enver Hoxha, Titistët. shënime historike, ―8 Nëntori‖, 1982, f.283 229

Luan Malltëzi. Ndreçi Plasari, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945-1948, f. 81.

Page 100: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

87

për një front të vetëm në të gjithë Ballkanin, deri në një shkallë, në këtë mënyrë, si puna e

Nakos, edhe Mehmeti ka zhvilluar një aktivitet‖230

.

Më 3 maj të 1947, në bisedën e kryeministrit të Shqipërisë E. Hoxhës me

ambasadorin sovjetik, në Tiranë, D.S. Çuvahin, Hoxha deklaroi kontradiktat shqiptaro –

jugosllave në fushat e ekonomisë dhe financave. Kontradikta konkrete ishte ҫështja e

përfundimit të planit ekonomik të Shqipërisë për vitin 1947; mbi ҫështjen e shoqërive

shqiptaro-jugosllave, për të cilat kishin nënshkruar dokumentet përkatëse të dyja palët, por

të cilat faktikisht nuk ishin zbatuar; mbi kushtet e ndihmës financiare për Shqipërinë, mbi

çmimet e mallrave dhe për një varg çështjesh të tjera‖231

.

Udhëheqësit e PKJ silleshin me xhelozi ndaj faktit që Shqipëria do të sanksiononte

marrëdhënie direkte me BS. Sipas pikëpamjes së tyre (jugosllavëve), Shqipëria duhet të

kishte lidhje me B.S vetëm nëpërmjet qeverisë jugosllave‖232

.

Në stategjinë e tij të sovjetizimit të Shqipërisë, Rusia ka pasur implikimin dhe

ndihmën e madhe të Kominformit dhe të shërbimit sekret rus, me qëllim që Jugosllavia të

largohej nga Shqipëria dhe kjo e fundit të mbetej nën ndikimin rus. Gjithashtu, ishte një hap

i rëndësishëm që sanksionoi largimin nga Aleatët properëndimorë, veҫanërisht në zbatimin

e politikës së jashtme dhe të pozitës zyrtare të qeverisë së Tiranës233

.

Në këtë periudhë delikate lindën mosmarrëveshje serioze në marrëdhëniet ndërmjet

dy vendeve, Jugosllavisë dhe Shqipërisë, kryesisht për problemet e bashkëpunimit të

mëtejshëm të të dy vëndeve. Periudha ―jo zyrtare‖, e kontakteve ndikoi në axhustimin e

interesave të palëve.

Kështu më 22 qershor 1947, u zhvilluan bisedimet shqiptaro-jugosllave për

marrëveshjen ekonomiko-tregtare. Në këtë projekt parashikohej faktikisht heqja dorë e

Shqipërisë nga monopoli i tregtisë së jashtme, projekt i cili nuk u nënshkrua nga kreu i

delegacionit, Nako Spiru, i cili iu referua domosdoshmërisë për t‘u konsultuar me qeverinë

shqiptare. Vështirësi të mëdha kishin lindur edhe gjatë diskutimit të projektplanit

230

Luan Malltëzi. Ndreçi Plasari, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945-1948, DPA, Tiranë: 1996, f. 163-

168. 231

Hamit Kaba. Hetem Ceku. ―Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse‖ 1946-1962‖, ―Brezi‖ 81, Prishtinë:

2011, f. 44-48. 232

Советский фактор в Восточной Европе 1944 -1953 Т. 1.1944-1948, Москва, РОССПЭН, 1999. C. 137,

Dokument Nr.240.S.708-709; Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova- shënime të një diplomati, ―Enriko Kuҫo‖,

Tiranë: 2007, f. 98. 233

Eshref Ymeri. Islam Lauka, Shqipëria në Dokumentet e arkivave ruse, ―Toena‖, Tiranë: 2006,

Dok.nr.7(145), f.105– 108.

Page 101: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

88

pesëvjeҫar të zhvillimit të ekonomisë së Shqipërisë234

. Udhëheqja jugosllave, nëpërmjet

emisarit Zllatiç, udhëzonte që të mos kishte projekte mbi projektet, këshilla mbi këshillat.

Gjithashtu, domosdoshmëria e organizimit më të mirë dhe forcimit të Komisionit të

Koordinimit ishte një nevojë imediate. Më tej Zllatiç theksoi se në ―Jugosllavi s‘ishte

planifikuar asgjë për planin tuaj‖, se ―propozojmë të hidhet poshtë plani autarkik

pesëvjeçar‖, ―të hidhet poshtë, bile, ideja e ҫdo lloj plani pesëvjeçar‖ dhe për vitin 1948 ―të

ndërtohet një plan njëvjeçar !235

.

2.3 Thellimi i ndërhyrjes jugosllave në Shqipëri gjatë vitit 1947, vetëvrasja e Nako

Spirut

Presioni i udhëheqjes Jugosllave me Titon në krye, edhe drejtpërdrejt edhe me anë

të emisarëve të saj, sidomos Savo Zllatiҫ dhe përfaqësuesve të tjerë të PKJ ishte i madh dhe

i vazhdueshëm236

. Midis të tjerash ambasadori jugosllav në Moskë u shpreh tekstualisht

kështu në lidhje me vizitën e delegacionit kulturor shqiptar në Bashkimin Sovjetik: ―Duhet

të kuptohemi mirë, të dy vendet tona janë të lidhura me një traktat të gjerë ekonomik. Ne

nuk e kuptojmë se si në një kohë kur jemi kështu të lidhur ekonomikisht, ju kërkoni të bëni

të tjera marrëveshje ekonomike e tregtare me vendet e tjera, ne nuk mund ta kuptojmë se si

pa u konsultuar me ne, pa u marrë vesh më përpara me ne, ju të bëni të tilla veprime. Ju

mund të bënit marrëveshje të tilla në rast se nuk do të kishit lidhur marrëveshje me ne. Këto

marrëveshje nuk janë të mira, nuk duhet bërë kështu, këto nuk pajtohen me marrëveshjet

tona‖237

. Synimi i Jugosllavisë që të bëhej një mbrojtës i tillë për Shqipërinë ashtu si dhe

Bashkimi Sovjetik për Jugosllavinë, me të gjitha ato parime të paternalizmit të madh, të

cilin vetë jugosllavët nuk donin ta pranonin, gjithnjë e më shumë filloi të ndeshej në

pakënaqësinë e Tiranës, e nxitur nga Moska. Në Shqipëri gjithnjë e më shpesh filluan t‘ia

venë veshin dëshirave të Moskës në dëm të interesave jugosllave238

.

234

Ndreҫi Plasari. Luan Malltezi, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945 – 1948, DPA, Tiranë: 1996, f. 104;

Gazeta ―Bashkimi‖, 17 korrik1947; Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova -shënime të një diplomati-, ―Enriko

Kuҫo‖, Tiranë: 2007, f.91. 235

Georges Herman Hodo‘s. Iskenimet. Tiranë, 2000. Proceset politike dhe spastrimet staliniste në Europën

Lindore 1948-1956. Amfioni & Zeli. Tiranë. 2000, f. 26; Ndreҫi Plasari dhe Luan Malltezi, Marrëdhëniet

shqiptaro-jugosllave 1945 – 1948, DPA. Tiranë: 1996, f. 143-146; AQSH. F. 14/ AP, dos.40, viti 1947. 236

Hoxha.Enver, Titistët shënime historike,―8 Nëntori‖, Tiranë: 1982, f. 335 – 336. 237

Hoxha Enver, Titistët shënime historike, ―8 Nëntori‖, Tiranë: 1982, f. 316 –317; Radiogram për takimin me

ambasadorin jugosllav në Moskë më 5 qershor 1947, AQP.6. 238

Советский фактор в Восточной Европе 1944 -1953 Т. 1.1944-1948, Москва, РОССПЭН, 1999. C. 474;

Юрий Павловец. Журнал международного права и международных отношений № 2 — 2006. C. 52-55.

Page 102: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

89

Udhëheqja jugosllave arriti të zhvillonte një fushatë politike kundër Shqipërisë. Ajo

fshihej dhe spekulonte me kredibilitetin e Stalinit dhe Bashkimit Sovjetik duke deklaruar

për besnikëri ndaj PKBS, duke krijuar përshtypjen se të gjitha veprimet e PKJ ishin në

koordinim të plotë me politikën e PKBS. Deri në gjysmën e dytë të vitit 1947, Koçi Xoxe,

në udhëheqjen shqiptare konsiderohej si i preferuari i Moskës, opinion i cili qëndronte në

themel të marrëdhënieve ruso - jugosllave. Ky fakt pasqyrohet në përfaqësimin e PKSH

nëpërmjet Koçi Xoxes në takimin e 9 -të partive komuniste që do të mbahej në Poloni. Në

këtë takim Koçi Xoxe zhvilloi bisedime konfidenciale me funksionarin e KQ të PK

Bolshevike, P.J. Mancha, që ishte ngarkuar nga udhëheqja sovjetike për të ndihmuar në

vend PKSH për një sërë problemesh e veҫanërisht për problemet organizative të partisë

etj239

. Të njëjtën gjë përsëriti me gojën e tij edhe Molotovi në Paris, kur ndodheshin në

Konferencën e Paqes, madje këtë gjë e thanë në prezencë të Kardelit e të Moshe Pijades.

Konfirmim i cili vërtetohet edhe në librin ―Shënime të Enver Hoxhës‖, nga bisedimet me

Stalinin në Moskë, më 16 korrik 1947, me lëndë ―Për marrëdhëniet me Jugosllavinë‖.

Stalini thekson se ndihmat e tyre do t‘i dërgonin nëpërmjet Jugosllavisë, për arsye se nëse

ato vinin drejpërdrejt dhe merreshin vesh nga anglo-amerikanët, këta të fundit do të krijonin

shumë pengesa. Gjithashtu, më tej udhëheqësi sovjetik udhëzon: ―Ju do t‘i bëni punët me

anën e Jugosllavisë dhe ne do t‘ju ndihmojmë. Në këtë bisedë Stalini nuk do të lerë shteg, të

aludojë për mosbesim të udhëheqjes shqiptare kundrejt udhëheqjes jugosllave.‖240

Bashkimi Sovjetik pa domosdoshmërinë në pakësimin e ndikimit jugosllav në

Ballkan, e cila dhe i parapriu kursit të mëtejshëm të politikës së jashtme të Moskës në rajon.

Projekti për aneksimin e Shqipërisë në Federatën jugosllave, ishte tepër destabilizues, që

Perëndimi në asnjë mënyrë nuk mund ta lejonte. Në këtë mënyrë qeveria sovjetike përpiqej

të ashpërsonte luftën për pushtet midis Xoxes, kanakarit të Titos, dhe Enver Hoxhës,

sekretarit të Përgjithshëm të PKSH. Hoxha e ndjeu se ishin pjekur kushtet për kthesë dhe

kaloi në sulm. Në këtë situatë mjaft të tendosur, nga 14 - 26 korrik 1947, E.Hoxha e

udhëhoqi vetë delegacionin, në të cilin bënin pjesë edhe Nako Spiro..Udhëheqësi shqiptar

tërhoqi vëmendjen me nota gjithmonë e më të ashpra për kushtet e pabarabarta në traktatin

ekonomik jugosllavo-shqiptar, duke i akuzuar këshilltarët jugosllavë se donin ta frenonin

239

Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova -shënime të një diplomati-, botime ―Enriko Kuҫo‖, Tiranë: 2007, f.99. 240

AQSH. F.14/AP. dos.1, v. 1947; Luan Malltëzi. Ndreçi Plasari, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945-

1948. DPA, Tiranë: 1996, f.117.

Page 103: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

90

qëllimisht zhvillimin e Shqipërisë241

. Bisedat me Stalinin dhe Molotovin u materializuan në

një marrëveshje, për t‘i dhënë ndihmë të konsiderueshme dhe kredi Shqipërisë, në pajisje

industriale e trajnim të specialistëve. Shqipërisë iu dha një kredi preferenciale, rreth 6

milionë dollarë amerikanë, një shumë e konsiderueshme për atë kohë. Gjatë këtij takimi u

vendos dhe për dhënien e armatimeve, pa pagesë. Vlerësimi për politikën e ndjekur nga E.

Hoxha shkon deri në dekorimin e E.Hoxhës. Më 11 gusht 1947, në horizont nuk vonoi

ravijëzimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare, dhe nga ana tjetër një largim e më pas në ҫarjen

shqiptaro-jugosllave. Kthesa drejt BRSS nga regjimi i Hoxhës ka qenë e orkestruar në

mënyrë të kujdesshme dhe përzgjedhëse. Fakti që Moska nuk i lajmëroi jugosllavët për

bisedimet e u dha shqiptarëve mbështetje që ata nuk pranuan t‘ua jepnin, ishte një gjest

paralajmërimi, që i tregonte Titos se Stalini nuk qëndronte më si më parë prapa politikës së

tij për Shqipërinë242

.

Akoma më tej, kjo vizitë ngjalli një zemërim akoma më të madh tek udhëheqja e

PKJ, ku jugosllavët nuk ishin pjesëmarrës në këtë event. Por kryeministri shqiptar, duke

ndjerë zemëratën jugosllave dhe për t‘u treguar një bashkëpuntor korrekt, pas kthimit nga

Moska, vuri në dijeni PKJ duke informuar rreth vizitës së PKSH në Moskë. Por vendosja e

marrëdhënieve të drejtpërdrejta të PKSH me Moskën, u konsiderua nga udhëheqja

jugosllave si një ndërhyrje në zonën e tyre të influencës. Këshilltarët dhe specialistët

jugosllavë në Shqipërishpreheshin hapur se ‖pas kthimit të Komandantit nga Moska, kishte

filluar një ftohtësi ndaj Jugosllavisë, madje më të guximshmit flisnin hapur edhe për një

fushatë frontale kundra Jugosllavisë‖243

.

Ndërkohë që udhëheqja jugosllave përpiqej për forcimin e marrëdhënieve

ekonomike, Tito gjithashtu nxitonte për një konsolidim të lidhjeve federative shqiptaro-

jugosllave në fushën ushtarake. Për këtë qëllim politika jugosllave ishte për instalimin në

Shqipëri të një grupi ushtarakësh me eksperiencë, e cila do t‘i shërbente procesit të

përshpejtuar të unifikimit të të dy ushtrive respektive. Në vijim të udhëzimeve të Titos, në

dhjetor 1947, në një situatë konfidenciale, u përgatit një promemorie nga përfaqësues të

241

Georges Herman Hodo‘s, Iskenimet. Proceset e spastrimeve staliniste në Europën Lindore, Amfioni & Zeli,

Tiranë: 2000, f. 27; Ana Lalaj, Shqipëria dhe Projektet e (Kon) Federatave Ballkanike (1941-1945), Studime

albanalogjike: Tiranë; 2009(3-4), f.107. 242

Georges Herman Hodo‘s, Iskenimet proceset politike dhe spastrimet staliniste në Europën Lindore 1948-

1956, Amfioni & Zeli, Tiranë: 2000, f.27.

2Ana Lalaj, Studime historike. Qëndra e Studimeve Albanalogjike, Istituti i Historisë, 3-4. Tiranë: 2009, f

f.108.

Page 104: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

91

shtatmadhorisë shqiptare dhe të shtatmadhërisë jugosllave për bashkimin e ushtrisë

shqiptare me ushtrinë jugosllave. Synimi i kësaj promemorie ishte në interes të përforcimit

të mbrojtjes të të dyja vendeve dhe përforcimit të ushtrisë shqiptare, në mënyrë të tillë që të

bëhej i mundshëm unifikimi i gjithë sistemit të punës së ushtrisë shqiptare me atë

jugosllave, me synimin final për krijimin e një komande unike. Gjithҫka po ecte siҫ ishte

parashikuar , sipas një plani stategjik për krijimin e një ushtrie moderne dhe të pajisur më

mirë teknikisht. I dërguari i radhës ishte gjeneral Hamoviçi, zëvendës i Vukmanoviҫ

Tempos244

.

Në parantezë shpegojmë se kjo promemorie u përgatit me porosi të udhëheqjes

jugosllave, pas një situate spastrimi (reforme) në radhët e ushtrisë shqiptare, pas largimit të

Mehmet Shehut nga detyra e Shefit të Shtatmadhorisë Shqiptare, dhe ngarkimit me detyrën

e shefit të shtatmadhorisë të Beqir Ballukut dhe me detyrën e drejtorit politik të ushtrisë të

Kristo Themelkos.

Në fund të vitit 1947, jugosllavët përshpejtuan hapat për të krijuar dhe konsoliduar

lidhjet federative Jugosllavi-Shqipëri.

Në korrik të vitit 1947 tendenca për vetëveprim e shfaqur nga PKSH, bëhej shkak

për akuza dhe mosmarrëveshje me këshilltarët jugosllavë. PKJ e akuzonte udhëheqjen

shqiptare për ―mungesë besimi‖ ndaj PKJ. Një akuzë e ngjashme iu bë PKSH më 4 korrik

1947 dhe në nëntor të 1947, nga deleguari i PKJ, Savo Zllatic. Ai artikuloi akuzën se në

praktikat e punës së KQ të PKSH po kristalizohej ―një vijë e dytë antijugosllave‖245

.

Gjithashtu theksojmë, se Komisioni i Koordinimit në zbatim të Traktatit të 27 dhjetorit

1946, për koordinimin e planeve ekonomike, bashkimit të doganave dhe barazimit të

monedhës, kryetari i këtij komisioni, Z. Sergej Krajger komunikon: ―Se duhet ndjekur një

dispozicion tjetër në rregullimin e planit përgjithësisht dhe për bilancin‖. Krajgeri filloi të

merrte kompetencat e ministrave shqiptarë dhe kërkonte drejtimin kryesor në industri dhe

miniera. Gjatë kësaj kohe insistohet nga ana e Krajgerit që të mos rritet plani i investimeve

dhe të lihet një pjesë rezervë, duke e parashikuar të zorshme realizimin‖246

.

Në këto kushte udhëheqja e PKSH ndjehej e ҫorientuar në qëndrimin e saj. Në një

situatë mjaft të komplikuar, në18 nëntor të vitit 1947, Hoxha revokoi mbledhjen e Byrosë

Politike të KQ tëPKSH. Kjo mbledhje ishte në kuadër të kritikës së Komitetit Central të

244

Ndreҫi Plasari. Luan Malltezi, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945 – 1948, DPA, Tiranë: 1996, f.149-

153; Enver Hoxha, Titistët. Shënime historike, ―8 Nëntori‖, Tiranë: 1982, f.401. 245

Luan Malltëzi. Ndreçi Plasari, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945-1948, DPA, Tiranë: 1996, f.121-

125.; AQSH.F.14/AP. dos. 3, v. 1947. 246

Po aty. Malltezi dhe Plasari,f.113

Page 105: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

92

Jugosllavisë. Pala jugosllave shpreh pakënaqësi në këto marredhënie, në një kohë kur

vendet e Ballkanit dhe të Europës Qëndrore po lidheshin gjithnjë e më tepër me

Jugosllavinë. Në kritikën (padinë) e dytë të udhëheqjes jugosllave kundrejt udhëheqjes së

PKSH, Savo Zllatiç, thekson ―na vjen keq që qeveria jugosllave të konstatojë që lidhjet me

Hungarinë dhe me Rumaninë, të mos flasim për Bullgarinë, janë shumë më të mira se sa me

Shqipërinë, me të cilën na lidhin luftëra e shumë gjëra të tjera‖247

. Gjithashtu Savo Zllatiç,

insiston se marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave ishin të dobëta dhe duhej një rishikim i ri i

përgjithshëm të të gjitha akordeve ekonomike shqiptare.

Kjo kritikë dhe këto teza të paraqitura nga S. Zllatiç, siҫ thotë E. Hoxha, me dijeninë

e Titos, u pranuan këtë herë pa rezerva nga udhëheqja shqiptare, e cila vendosi t‘i kërkojë

llogari për të gjitha Nako Spirut. Nga analiza e hollësishme e bërë nga udhëheqja shqiptare,

konkludoheshin qartë synimet dhe qëndrimet e udhëheqjes jugosllave në krejt procesin e

marrëdhënieve politike, ekonomike dhe ushtarake me vendin tone. Pas gjithë këtyre

zhvillimeve, shfaqej herë pas herë ideja e projktit të Federatës Ballkanike apo një Federatë

të Sllavëve të Jugut, ku të përfshihej edhe Shqipëria. Prezantimi i projektit të Federatës së

Sllavëve të Jugut u shfaq herë në formë sondazhi e herë si presion i jugosllavëve. Tezat e

para për bashkimin e Shqipërisë dhe Jugosllavisë u paraqitën nga Savo Zllatiç më5 dhjetor

1947.

Mbledhja e Byrosë Politike të KQ të PKSH, mori në shqyrtim tezat e paraqitura në

emër të KQ të PKJ. Qëllimii kësaj mbledhjeje ishte që të përcaktoheshin mirë marrëdhëniet

midis dy vendeve, të dominonte fryma e afrimit dhe bashkëpunimit deri në arritjen e

qëllimit final, në atë të vëllazërimit të popujve shqiptaro-jugosllav së bashku me popullin

bullgar.

Në fjalën e tij E. Hoxha thekson: ―Marrëdhëniet duhet t‘i shikojmë midis dy

vendeve tona dhe me popullin bullgar. Në praktikë, duke punuar kështu, ne punojmë për

Federatën Ballkanike, ndërtojmë themelet e kësaj federate, sigurojmë bashkimin e vërtetë.

Duke punuar në baza federative, praktikisht ne shkojmë drejt bashkimit të vërtetë,

pavarësisht se nga ana formale do të ruhet shteti me ministri të Jashtme‖248

.

Gjithashtu, më tej E. Hoxha argumenton se, nëse zhvillimi ekonomik i të tre

vendeve të jetë pa kufi, pra jo në kushtet të izolimit, atëherë zhvillimi i përbashkët në

247

Luan Malltëzi. Ndreçi Plasari, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945-1948, DPA, Tiranë: 1996, f.126-

133

248Luan Malltëzi. Ndreçi Plasari, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945-1948, DPA, Tiranë: 1996, f. 138-

146; AQSH.F.14/AP. dos. 40. v. 1947.

Page 106: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

93

fushën ekonomike do të ishte më frytdhënës, më rentabël, pra bazat ekonomike do të

ndërtoheshin mbi baza federative. Hoxha vazhdon: ―Duhen mbajtur vetëm format e

jashtme, si indipendenca, ministritë e jashtme, por politika e jashtme do të jetë në baza të

përbashkëta, e orientuar nga B.S. Udhëheqësi shqiptar rekomandon: ―Në kuadrot e ulët të

mos merret ndihma jugosllave si presion. Për Bullgarinë mund të thuhet se mund të rrojë

vetëm, kurse për Shqipërinë jo249

.

Rezistenca e Shqipërisë kundër hegjemonizmit jugosllav vazhdoi deri në mars të

1948. Zbatimi i rekomandimeve të Kremlinit lehtësoi afrimin e shteteve të Ballkanit, në

fillim punohej për një traktat miqësie e më pas në pjesëmarrjen në projektet e përbashkëta

për federalizimin e Ballkanit, pa harruar rolin e sovranit, pra të Moskës, dhe vasalit

Jugosllavisë nga ana tjetër, ku detyra e vasalit ishte bindje e plotë ndaj sovranit, Moskës.

Në rastin konkret, nuk duhet injoruar vetoja e Stalinit. Edhe pse në kohë pas kohe janë

shprehur vlerësime të ndryshme në lidhje me qëndrimin ndaj projekteve të periudhës së

pasluftës për federalizimin e Ballkanit, nuk është vërtetuar ende nga pikëpamja historike,

nëse nismat e Titos dhe Georgi Dimitrovit ishin ndërmarrë ―me dijeninë apo pa dijeninë‖ e

udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik. Është shprehur mendimi se Tito dhe Georgi Dimitrovi

ishin marrë vesh dhe kishin rënë dakort për hartimin e një politike që do të nxiste proceset e

afrimit dhe bashkimit të shteteve balllkanike. Vlen të theksohet se Titoja e respektoi veton

në vija të përgjithshme, kurse Dimitrovi iu nënshtrua plotësisht pretendimeve arbitrare të

Josif Stalinit dhe u tërhoq nga veprimet dhe inisiativat e tij të mëparshme.

Në periudhën ndërmjet viteve 1945-1948, kushtet e zhvillimit të brendshëm të

Shqipërisë dhe Jugosllavisë në shumë tipare përputheshin. Qeveritë e të dyja vendeve fqinje

vepronin sipas të njëjtit plan. Në sferën politike, ekonomike dhe ushtarake ndërmjet të dy

shteteve bashkëveprimi ishte i plotë. Me këtë marrëveshje u vendosën principet e

përgjithshme, mbi bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve. Pavarësisht nga

nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke, qeveria Jugosllave gjatë një viti

të tërë, nuk i plotësoi detyrimet që rridhnin prej këtij traktati dhe nuk i dhanë ndihmë

Republikës së Shqipërisë.

Është e pamohueshme që përpjekjet e Jugosllavisë dhe Bullgarisë për përqasje, të

ndodhura tashmë nën kontrollin partiak, shënuan një hap progresiv esencial drejt aleancës

së shteteve Ballkanike, nën një subjek shtetëror unik. Vendosja e regjimeve komuniste

249

Po aty, Luan Malltëzi dhe Ndreçi Plasari, f.140

Page 107: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

94

lehtësoi afrimin e shteteve të Ballkanit, por kushtet anormale në jetën politike të Greqisë së

pasluftës dhe lufta civile (1946-1949) nuk lejuan pjesëmarrjen e shtetit grek në projektet e

përbashkëta për federalizimin e Ballkanit. Faktorët që ndikuan në dështimin e kësaj

përpjekjeje të periudhës së pasluftës, në realizimin në praktikë të idesë së unitetit dhe

bashkëpunimit ballkanik në formën e një aleance të zgjeruar të shteteve ballkanike, ishin të

shumtë. Ndër të tjera, përkeqësimi i marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave pa i shkëputur nga

mosmarrëveshjet sovjeto-jugosllave, në sfondin e një situate mjaft të ndërlikuar

ndërkombëtare. Në nëntor 1947, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton një rezolutë

të posaçme ku dënoheshin Jugosllavia, Bullgaria dhe Shqipëria për ―ndërhyrje armiqësore‖

në punët e brendshme të Greqisë250

.

Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave gjatë vitit 1947-1948 kishin dritëhijet e veta. Në

kushte të detyruara PKSH, iu nënshtrua diktatit sllav dhe se kthesa shqiptare u diktua nga

interesa politike, ekonomike dhe nacionale. Pakënaqësitë e udhëheqjes së PKSH kundrejt

PKJ vinin duke u akumuluar dita ditës, shoqëruar nga përçarjet dhe konfliktet në vetë

udhëheqjen shqiptare që jo rrallë herë merrnin formën e dy vijave. Shqipëria gradualisht po

zhvendosej nga satelit i Jugosllavisë në satelit të Bashkimit Sovjetik.

Ndërkohë, udhëheqja sovjetike ndiqte pandërprerje dhe me kujdes situatën politike

në Shqipëri. Qeveria sovjetike ishte në dijeni të problemeve dhe mosmarrëveshjeve

reciproke shqiptaro-jugosllave. Udhëheqja sovjetike nga ana tjetër përpiqej të merrte sa më

shumë të dhëna nga burime dhe kanale të ndryshme, por në këtë periudhë, më të

rëndësishme vlerësonte informacionin e ardhur nga Beogradi. Ndërkohë, brenda udhëheqjes

shqiptare shfaqet rivaliteti midis Nako Spirus dhe Koçi Xoxes. Në filllim ky rivalitet u

shfaq për dominimin e pushtetit, por më pas u përmbys ky mendim. Gjithashtu Nako Spiru

do të bëhet pengesë në realizimin e planeve të udhëheqjes Jugosllave. Por nga ana tjetër

Nako Spiru e ndjen se jugosllavët po përpiqeshin për një shmangie të tij deri në eliminimin,

pra ―djegjen‖251

. Ndërmjet të tjerave, udhëheqja jugosllave e konsideronte z. Spiru si një

ndër inisiatorët e‖ frontit antijugosllav‖252

.

250

Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova-shënime të një diplomati-, botimet ―Enriko Kuҫo‖, Tiranë: 2007, f. 96.

251Eshref Ymeri. Islam Lauka, Shqipëria në Dokumentet e arkivave ruse, ―Toena‖, Tiranë: 2006,

Dok.nr.16,(233), f. 153-155; Dok.nr.17(250), f.155, 157-158. 252

Hamit Kaba. Ethem Ceku, Shqipëria dhe Kosova në Arkivat Ruse 1946-1962, ―Brezi‖ 81, Prishtinë: 2011

f.64; Enver Hoxha, Titistët shënime historike, ―Revanshi i agjentëve jugosllavë‖. ―8 Nëntori‖, Tiranë: 1982, f.

335 – 337; Eshref Ymeri. Islam Lauka, Shqipëria në Dokumentet e arkivave ruse, ―Toena‖, Tiranë: 2006, fq.

154.

Page 108: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

95

―Ҫështja‖ Nako Spiru, që lindi në fund të vitit 1947, ishte pasqyrim i kontradiktave

të ashpra në udhëheqjen shqiptare për problemin e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave.

Pala jugosllave konstatoi ekzistencën në Shqipëri të frontit të fshehtë antijugosllav dhe jo

vetëm kërkoi të gjejë dhe largojë organizatorët dhe përkrahësit e tij, por dhe përmendi

njerëz konkretë. Kjo ishte një kërkesë direkt për të gjetur, demaskuar dhe eleminuar ata që

nuk ishin dakort. Ndërmjet tyre figuronte dhe N. Spiru, që akuzonte E. Hoxhen dhe

K.Xoxen për kapitullim përpara jugosllavëve.

Udhëheqja jugosllave nuk rreshti akuzat për Nako Spirun, se ministry i ekonomisë

shqiptare ―zhvillonte politikën e shkëputjes së Shqipërisë nga Jugosllavia‖. Në këto

momente, del në pah sikur Nakua të ishte nyja gordiane që kishte futur në kolaps

marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave. Akuzat e qeverisë jugosllave arritën deri atje sa të

hidhnin tezën se ―Shqipëria është baza kryesore e spiunazhit anglo-amerikan dhe veprimeve

(të tij-red) në Ballkan253

.

Më 20 nëntor të vitit 1947, E. Hoxha informoi të ngarkuarin e përkohshëm me punë

të BRSS në Shqipëri, A. Gagarinovin për synimin e udhëheqjes shqiptare që të përmirësojë

marrëdhëniet me Jugosllavinë, duke dënuar pozicionin e Nako Spirut. Për këtë qëllim u

caktua mbledhja e Byrosë Politike të K.Q të PKSH. Në këtë situatë N. Spiru përpiqej të

siguronte mbështetjen e Gagarinovit, por ky refuzoi takimin. Duke i lënë Gagarinovit

shënimin me tezat e fjalimit që do të mbante në byronë politike, Nako Spiru ditën tjetër i

dha fund jetës me vetëvrasje përpara ndihmësve të vet254

.

Në kushtet e një situate tepër të trazuar në Ballkan, udhëheqja jugosllave kishte

detyrimin që i ngarkonte Traktati i miqësisë e i bashkëpunimit reciprok, të parashtronte

kërkesën për marrjen e bazes në Korcë, për një divizion dhe njësitë teknike. Në këtë mënyrë

do të krijohej mundësia e sigurimit të ndërhyrjes më të shpejtë në rast provokacioni.

Propozimi kryesor dhe urgjent i udhëheqjes jugosllave u realizua nëpërmjet gjeneral

Kupreshaninit255

. Një veprim i tillë do të acaronte gjendjen në Ballkan e në arenën

ndërkombëtare, pa lënë pas dore shtypin. Por dalja nga situata ishte parashikuar që, në rast

se shtypi pyeste, udhëheqja shqiptare do të deklaronte se: ―Kjo bazë është dhënë në

marrëveshje për nevojat e sigurimit jo vetëm të kufijve shqiptarë, por edhe të atyre

253

Hamit Kaba.Ethem Ceku, Shqipëria dhe Kosova në Arkivat Ruse 1946-1962, Botimet ―Brezi 81‖,

Prishtinë: 2011, f. 59, 60 – 64; Georges Herman Hodo‘s, Inskenimet. Proceset politike dhe spastrimet

staliniste në Europën Lindore 1948-1954, botimet ―Amfioni & Zeli‖, Tiranë: 2000, f. 27. 254

Pano, N. C, The People‘s Rebublic of Albania. New York: 1966, f. 78; Wolff, R. L, The Balkan in Our

Time, Cambridge: 1970, f. 276. 255

Enver Hoxha , Titistët shënime historike, ―8 Nëntori‖, Tiranë: 1982, f. 405-406.

Page 109: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

96

jugosllavë‖256

. Gjithashtu kjo promemorie u përgatit pas largimit të Mehmet Shehut nga

detyra e shefit të Shtabit të Shtatmadhërisë shqiptare dhe ngarkimit në këtë pozicion të

shefit të shtatmadhërisë, Beqir Ballukut. Megjithatë, pa humbur kohë, nuk vonoi, në dhjetor

të vitit 1947, Shqipërinë e vizitoi Shefi i Shtabit të Ushtrisë Jugosllave, K. Popoviç i

shoqëruar edhe nga dy drejtues politikë, po të forcave të armatosura. Qëllimi i vizitës së tij

ishte përforcimi i lidhjeve në fushën ushtarake, dhe në veçanti të realizohej dislokimi në

rajonin e Korçës të një divizioni jugosllav, si plotësim i një regjimenti ajror, gjoja për

mbrojtjen e përbashkët të kufijve jugorë të Shqipërisë, nga një sulm në përgatitje e sipër i

monarko-fashistëve grekë dhe imperialistëve anglo-amerikanë257

.

Në fillimtë viti 1948, udhëheqja e Beogradit e përqëndroi vëmendjen ndaj

Shqipërisë në dy fusha, në ekonomi dhe veҫanërisht në fushën e mbrojtjes, në ushtri.

Fanatizmi shkaktoi një protestë aktive të vendeve perëndimore, si dhe një reaksion negativ

në Bashkimin Sovjetik. Dhe nëse të parët i frikësoheshin zgjerimit të sferës komuniste të

influencës, pakënaqësia e udhëheqësit sovjetik në një shkallë jo të vogël ishte shkaktuar nga

rrethana se Beogradi e kishte marrë këtë vendim pa një marrëveshje paraprake me Moskën.

Fakti që Moska nuk i informoi jugosllavët për bisedimet si dhe u dha shqiptarëve

mbështjetjen që ata nuk pranuan t‘ua jepnin, ishte një gjest palajmërimi, që i tregonte Titos

se Stalini nuk qëndronte më si më parë prapa politikës së tij për Shqipërinë258

.

Nga ana tjetër, Shqipëria kishte të metën e madhe të të qënit larg B.Sovjetik, e

mbërthyer midis dy fqinjëve armiqësorë, siҫ ishin Greqia dhe Jugosllavia. Në këtë situatë

Shqipëria merr një rëndësi në aspektin gjeopolitik dhe gjeostrategjik. Së fundi, duhej të

mbahej parasysh parëndësia dhe humbëtira shqiptare, e cila në një të ardhme shumë të afërt

do të plotësonte vakumin e kampit socialist të krijuar në Ballkan.

Periudha gjatë dhjetorit të vitit 1947 dhe në fillim të janarit 1948, u shoqërua me një

varg mbledhjesh të Byrosë së KQ të PKSH. Mbledhja e Byrosë Politike e KQ të PKSH,

filloi më datë 1 janar 1948, si vazhdim i ―analizës së gjendjes së brendshme të Partisë në

lidhje me Nako Spirun‖. Në fjalën e tij Koçi Xoxe, ndër të tjera, thekson: ―Ne në

bashkëpunim me jugosllavët mund të ngremë edhe aviacion, edhe marinë, por të shkëputur

256

Enver Hoxha, Titistët shënime historike, ―8 Nëntori‖, Tiranë: 1982, f. 407; Letra e Titos e 26 Janarit 1948.

AQP. 257

Gazeta ―Panorama‖. ―Plani sovjetik për pushtimin e Shqipërisë në gusht 1962. Aleksandër Okorokov, Doc,

―Zig-zaget e politikës shqiptare‖, botuar më 8/3/2010. Buletin; Milovan Djilas, Rise and Fall, Penguin Books,

USA: 1985, f.1 85; Советский фактор в Восточной Европе 1944 -1953 Т. 1.1944-1948, Москва,

РОССПЭН, 1999. C. 510-521; Enver Hoxha, Titistët. shënime historike, ― 8 Nëntori‖, Tiranë: 1982, f. 405 258

Georges Herman Hodòs, Inskenimet. proceset politike dhe spastrimet staliniste në Europën Lindore 1948-

1956,botimet Amfioni& Zefi, Tiranë: 2000, f. 27.

Page 110: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

97

prej tyre jo. ―Ngritja e ushtrisë pa jugosllavët për Mehmetin do të thotë indipendencë. Nga

vetë zhvillimi i marrëdhënieve në praktikë me jugosllavët del se ai kishte një vijë tjetër. Ai

del me vijën për Sovjetët, sikur këtu të kishte një frymë antisovjetike, kurse tamam vija e tij

ishte antisovjetike, me iu largue lidhjeve me Jugosllavinë‖. Sa më sipër, del çështja se

―kush është njeriu përgjegjës në ushtri‖. Ashtu si Nakoja që dilte për të marrë pushtetin, po

ashtu edhe Mehmeti atë donte në ushtri‖259

.

Në mbledhjen e Byrosë politike të KQ të PKSH-së, 5 janar 1948, me subjekt,

―vazhdimi i analizës së gjendjes së brendshme të partisë në lidhje me Nako Spirun‖, në

fjalën e tij E. Hoxha citon: ―Procesi i zhvillimit dhe forcimit të udhëheqjes së Partisë ishte

në zhvillim e sipër. PKJ në këtë proces paraqitej me eksperiencë dhe stabilitet. Në vijim,

udhëheqësi shqiptar parashtron nevojën e bashkëpunimit në vijën politike, ekonomike dhe

ushtarake, pra i shtron problemet mbi baza federative ku më tej E.Hoxha thekson: ―Kjo

është koka, që të mos gabojmë, d.m.th. sekretar i përgjithshëm nuk jam unë, por

Mareshalli‖260

. “Ne jemi parti, si partitë e republikave të tjera, me sekretarët e saj, me vijën

e njëjtë me të tjerat. Këtu është ҫështja që ne ta kuptojmë partinë në këtë kuadër. Savon

(Zllatic) ta marrim pse duhet ta marrim, pse ai do të ndihmojë, pse është eksperienca e

Partisë Jugosllave‖261

. Projekti i Federatës Ballkanike, si më i miri, më efektivi e më

bashkuesi deri në këtë kohë, duhej të ushqehej dhe mbështetur me vendosmëri, që të

dobësoheshin, të eleminoheshin goditjet nga brenda dhe nga jashtë, që synonin ta pengonin

materializimin e arritjen e këtij projekti frymëzues. Nëse forcat kundër ecurisë së projektit

ballkanik, arrinin të fitonin terren, kjo do të ishte e rëndë për popujt e Ballkanit. Logjika e

Hoxhës kërkonte vënien e theksit te marrëdhëniet me Jugosllavinë për përmbarimin e

bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë Federative. Në këtë situatë, Hoxha paraqitet si më i

zellshmi për një bashkim të tillë, madje shkon edhe më larg ku shpreh mendimin që PKSH

të bashkohet me PKJ (mbi baza federative) me sekretar të përgjithshëm Titon, si kusht i

domosdoshëm i bashkimit të Shqipërisë me federatën jugosllave.

Biseda sekrete dhe e mbyllur e delegacionit jugosllav në Moskë, e kryesuar nga M.

Gjilas, M.Popoviç si dhe shefi i drejtorisë politike të ushtrisë jugosllave S. Vukmanoviç

Tempo, më 9 janar të vitit 1948, përmbante esencën e bisedës së Stalinit: ―Domethënë,

259

Ndreҫi Plasari. Luan Malltezi, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945 – 1948. DPA, Tiranë: 1996, f. 163-

168; AQSH.F.14/AP, dos. 52/1, 1948. 260

Ndreҫi Plasari. Luan Malltezi, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945 – 1948, Drejtoria e Përgjithshme e

Arkivave, Tiranë: 1996, f. 168,169 –175. 261

Po aty, Ndreҫi Plasari dhe Luan Malltezi, 170-175. Behet fjalë për Savo Zllatiҫ.

Page 111: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

98

anëtarët e K.Q. në Shqipëri vrasin veten për shkakun tuaj! Kjo nuk është e mirë, nuk është

mirë‖. Pas kësaj M. Gjilas përpiqej të shpegonte situatën: ―Nako Spiru ishte kundër

bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë. Ai izoloi veten në K.Q‖. Për këtë, Stalini iu

kundërvu: ―Ne nuk kemi interesa të veҫanta në Shqipëri. Ne jemi dakort që Jugosllavia të

bashkohet me Shqipërinë dhe sa më shpejt, aq më mirë‖262

.

Në këtë moment mjaft kritik, pikërisht më 19 janar të vitit 1948, mbërrin radiogrami

i Rankoviçit, dërguar Koçi Xoxes, duke e vënë në dijeni, se nga burime të sigurta kanë

marrë informacionin e mundësisë të provokacioneve të bandave monarko-fashiste greke, të

ndihmuar nga amerikanët, në afërsi të kufirit për një sulm mbi Shqipërinë. Jugosllavët

nxitojnë, Rankoviçi, nëpërmjet një radiogrami i dërgonte Hoxhës mesazhin e Titos për të

ardhur në Shqipëri një divizion ushtarak jugosllav, i cili do të vendosej në zonën e Korçës.

Atëherë, pa u vonuar Hoxha, më 20 janar 1948 iu përgjigj pozitivisht J.B.Titos, duke i

shkruar se ―pres sugjerimin nga ana juaj për mënyrën dhe momentin për ta kryer këtë

detyrë‖263

.

Në këtë frymë vazhdoi edhe mbledhja e Byrosë Politike e KQ të PKSH, e datës 22

janar 1948, rreth marrëdhënieve të PKSH me PKJ. Të gjitha diskutimet u përqendruan në

dënimin e Nako Spirut si dhe në këtë moment udhëheqësi i PKSH u pozicionua si nismëtar

i rrugës federalist, dhe duke ftuar shokët e KQ të PKSH të bënin autokritikë.

Në fund të fjalës së tij, E.Hoxha theksoi: ―Unë kam thënë se edhe partia duhet të

shkojë në baza në lidhje me Jugosllavinë, siç tha shoku Koçi, ajo ashtu është, është vija

jonë, dmth, marrëdhëniet tona me Jugosllavinë brënda kampit demokratik. Ato që thashë e

them prapë se të gjithë sektorët të shkojnë në atë rrugë, me baza federale, duke qenë kështu

Sekretar i Përgjithshëm Titoja‖. Kështu vendi do të shkojë në një federate‖264

. Në këtë

situatë, programi i integrimit të ngushtë ekonomik, unifikimit të ushtrisë, si dhe bashkimi i

doganave, për një front të vetëm në të gjithë Ballkanin, janë konturimet e para të një

federate fantastike. Si përfundim, kemi shfaqjen në skenë të një miniature të B.S në

Ballkan. Këto zhvillime në rajonin e Ballkanit nuk mund të mos tërhiqnin vëmendjen e

kampit Perëndimor dhe nuk mund të konsideroheshin thjesht si problem i rritjes së

bashkëpunimit ndërmjet shteteve të Ballkanit. Ndërkohë, shfaqet në horizont fillimi i një

262

Milovan Djilas, Conversation with Stalin, Frankfurt: 1962, f.143-146; Ю. С. Гиренко. Сталин-Тито.

Москва: 1991. С. 237. 263

Ana Lalaj, Studime historike, Qëndra e Studimeve Albanalogjike, Istituti i Historisë, 3-4, Tiranë: 2009, f.

112 264

AQSH.F.14/AP, DOS.53, V.1948; Ndreҫi Plasari. Luan Malltezi, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945 –

1948, DPA, Tiranë: 1996, f. 200-206.

Page 112: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

99

Lufte të Ftohtë, ku Ballkani është objekt strategjik dhe rivaliteti, në të cilin intensifikohet

ndërhyrja e BRSS. Këtë detyrë deri në këtë moment Stalini ia kishte deleguar Titos.

Diplomacia perëndimore i ndiqte me interes situatat në Bakllkan dhe e shikonte me

pesimizëm situatën në Shqipëri.

Më 26 janar 1948, mbërrin letra e Titos drejtuar E. Hoxhës, për dërgimin e gjeneral-

lejtnant Milan Kupreshaninit me një grup oficerësh, që të ndihmonin si për perfeksionimin

e të dy ushtrive shqiptaro-jugosllave ashtu dhe për marrjen e disa masave në lidhje me

situatën në kufirin greko – shqiptar, si dhe kërkesa për vendosjen në Korçë të një divizioni

jugosllav. Në këtë letër Tito lutet: ―që të na jepni bazën në Korçë për një divizion me

njësitë ndihmëse teknike. Në këtë mënyrë Juve do t‘u krijohet mundësia që sektorin në

drejtim të detit ta siguroni më mirë, dhe, në rast provokacionesh, njësitë tona të mund të

ndërhyjnë shpejt265

.

Në situatën e unifikimit të ushtrive në një front të vetëm në të gjithë Ballkanin si

dhe meqë gjendja në kufijtë Jugorë të Shqipërisë dhe Jugosllavisë, paraqitej nga jugosllavët

tepër e rrezikshme, për këtë qëllim Tito, do të dërgonte në zonën e Korçës, në kufirin me

Greqinë një divizion ushtarak të përgatitur në viset e Banja Lukës. Kjo situatë shkaktoi

takimin e përfaqësuesve partiakë jugosllavë në Moskë (E. Kardelit, M. Gjillasit dhe V.

Bakariçit) në shkurt të vitit 1948266

.

Në këtë suazë, V. M. Molotovi qortoi udhëheqjen e Jugosllavisë se sovjetikët për

futjen e trupave jugosllave në Shqipëri mësuan rastësisht, ndërsa shqiptarët ishin të bindur

se futja e trupave jugosllave në Shqipëri është rakorduar me Bashkimin Sovjetik. Titua

njoftoi ambasadorin e BRSS në Beograd, Anatolij Llavrentjev se vendimi për futjen e

forcave jugosllave në Shqipëri ishte biseduar me Enver Hoxhën dhe ishte kushtëzuar me

informacionin për sulmin e mundshëm ndaj Shqipërisë. Në kundërshtim me Moskën, Tito

konsideronte se anglo-amerikanët nuk do ndërhynin, përveçse do të pritej fushata

antijugosllave në shtyp. Divizioni jugosllav i përgatitur nuk hyri në Shqipëri, por u vendos

në krahinën e Ohrit. ... Edvard Kardelj në Moskë pranoi se në lidhje me Shqipërinë ishte

bërë një gabim serioz që BRSS nuk ishte informuar për synimin jugosllav që në këtë vend

do dërgonin divizionin, si masë mbrojtjeje nga provokacionet greke dhe dobësia e forcave

shqiptare që t‘u përgjigjen. Sipas shënimeve të Gjillasit, Stalini u nis nga fakti se tre fuqitë

e mëdha, BRSS, SHBA dhe Britania e Madhe garantonin pavarësinë e Shqipërisë.

265

Ndreҫi Plasari. Luan Malltezi, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945 – 1948, DPA, Tiranë: 1996,f. 206-

208. 266

Branko Petranovic, Balkanska Federacija (1943-1948), Beograd: 1991, f.199.

Page 113: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

100

Udhëheqësi sovjetik e quajti si ―hallkën më të dobët‖, ndërsa shtetet e tjera ishin në Kombet

e Bashkuara ose të pranuara. Stalini e konsideroi se, në qoftë se trupat jugosllave hyjnë në

Shqipëri, ―reaksioni‖ në Angli dhe Amerikë mund ta shfrytëzojnë dhe të dalin ―në rolin e

mbrojtësit të pavarësisë shqiptare‖. Në vend të dërgimit të trupave, sugjeroi intensifikimin e

punës për forcimin e ushtrisë shqiptare: shqiptarët duhet t‘i mësojmë dhe pastaj, nëse do ta

sulmojnë, kuvendi shqiptar le të thërresë Jugosllavinë në ndihmë. ... Për sa i përket

riorganizimit federativ në Ballkan, Stalini hoqi dorë nga federata jugosllavo – bullgare –

shqiptare267

.

E para, mendoi, duhet bashkimi i Jugosllavisë dhe Bullgarisë, e pastaj atyre t‘u

bashkohet Shqipëria. Sepse pas bashkimit politik të Jugosllavisë dhe Shqipërisë do të jetë

mjaft e vështirë të sulmosh Shqipërinë. Vetë bashkimi do duhej të shtrohej në kuvendet

popullore, ose ―vullnetit të popullit‖. Dëshirën për bashkim duhet ta shfaqë vetë Shqipëria.

Stalini qortoi Jugosllavinë se bashkimi duhet të bëhet gradualisht dhe indirekt dhe jo

―shpejt dhe ashpër‖, ―me çizme në grykë‖, sepse një shqiptar u vra (mendonte për Nako

Spirun), ndërsa jugosllavët duan të heqin dhe Hoxhën.

Kardeli dhe Gjillasi konsideruan se shqiptarët do ta presin mirë bashkimin, sepse

kanë interes kombëtar, duke marrë parasysh se rreth tetëqind mijë shqiptarë jetojnë në

Jugosllavi.

Nxitimi i Stalinit për krijimin e federatës bullgaro - shqiptare në fillim të vitit 1948,

nuk i përgjigjej Jugosllavisë. Në mbledhjen e zgjeruar të Byrosë Politike të KQ të PKJ, më

1 mars 1948, udhëheqja jugosllave i qëndroi pikëpamjes, se Jugosllavisë në këtë moment

nuk i intereson krijimi i federatës me Bullgarinë, ndërsa bashkëpunimin me Shqipërinë nuk

duhej ta braktiste. Pikëpamja e Titos në këtë mbledhje ishte formuluar qartë: ―Shqipërinë

duhet ta mbajmë fort, sepse kemi investuar shumë dhe ajo për ne është e rëndësishme‖.

―Nuk do të shkonte vetëm divizioni, tashmë do të shkonim me më shumë forca, pastaj, kush

e çfarë të rrëmbejë‖268

... Le të realizojnë marrëveshje me BRSS, por dhe me ne do t‘i

realizojnë. Kemi të drejtë të kontrollojmë çfarë bëjnë shqiptarët, çfarë marrëveshjesh

lidhin‖. Politika jugosllave ndaj Shqipërisë nuk donte të ndryshonte, por Shqipëria është e

detyruar të ―zbatojë detyrimet ndaj nesh dhe nëse dëshiron që të lidhë ndonjë marrëveshje,

duhet që ato t‘i rakordojë me ne‖269

. Udhëheqja e Jugosllavisë në këtë moment krize me

267

Branko Petranovic, Balkanska Federacija (1943-1948), Beograd: 1991,, f. 200. 268

Branko Petranovic. Balkanska Federacija (1943-1948), Beograd: 1991, f.201. 269

Po aty. Branko Petranovic. f. 201

Page 114: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

101

BRSS këmbëngulte që të kishte ndikim të plotfuqishëm në Shqipëri për shkak të rëndësisë

gjeopolitike të hapësirave shqiptare për Jugosllavinë, për shkak të investimeve të mëdha në

ekonominë dhe ushtrinë dhe popullsinë shqiptare në përbërje të saj. Interesat jugosllave dhe

sovjetike në tokën shqiptare në esencë u kryqëzuan, pavarësisht nga kapërcimi i situatës

aksidentale të dërgimit të një divizioni ushtarak në hapësirat kufitare shqiptare, pa

konsultimin me BRSS.

Udhëheqësi i BRSS, Stalini në mbledhjen e datës 10 shkurt 1948, i jep një leksion

përfaqësuesve jugosllavë, të cilët iu nënshtruan kritikës së ashpër të Stalinit për pavarësi të

tepërt. Në këtë stad të tensionuar të zhvillimeve politike, mesazhi i Stalinit ishte nënshkrimi

i marrëveshjeve ndërmjet BRSS dhe Jugosllavisë për konsultime të detyrueshme. Më 11

shkurt, në Kremlin, qeveria sovjetike hodhi poshtë kategorikisht idenë e futjes së ushtrisë

jugosllave në Shqipëri dhe preferuan vendosjen e marrëdhënieve të drejtpërdrejta dypalëshe

me RPSH. Në këtë mënyrë, roli i Jugosllavisë si ndërmjetës në marrëdhëniet sovjeto-

shqiptare u fshi njëherë e përgjithmonë. Përveç kësaj, komunistët shqiptarë iu nënshtruan

presionit të madh të Bashkimit Sovjetik, e cila lëshoi në fillim të vitit 1948, në Tiranë,

furtunën e propagandës antijugosllave270

.

Më 17 janar 1948, dy ditë para se Tito t‘i drejtohej Hoxhës, Gjillasi mbërriti në

Moskë për shqyrtimin e problemit shqiptar dhe pas disa orësh u prit në Kremlin nga Stalini,

në prezencë të Molotovit dhe Zhdanovit. Dukej se gjatë bisedës së zhvilluar ishte arritur

solidariteti i plotë. Stalini në përgjithësi u shpreh për bashkimin e Shqipërisë dhe

Jugosllavisë, duke rekomanduar vetëm që të mos nguteshin dhe ta bënin bashkimin në

momentin e përshtatshëm, me respektimin e dekorit të duhur, që ai të shihej si me vullnet të

lirë me palën shqiptare. Konflikti, presioni i PKJ për realizimin e bashkimit të Shqipërisë

me Jugosllavisë, duket sikur asnjë projekt nuk është formuluar me shkrim, por ideja e

krijimit të federatës qëndron si shpata e Demokleut. Stalini këtë projekt ia deklaron hapur

Milovan Gjilasit në janar të viti 1948: ―Për habinë time të madhe, Stalini tha: - Neve nuk na

intereson Shqipëria. Jemi dakort që Jugosllavia ta gëlltisë atë….Ai afroi këtë ҫast

gishtërinjtë e dorës së djathtë te goja, duke bërë gjestin e gëlltitjes271

. Ai i siguroi gjithashtu

se udhëheqja jugosllave që tani e tutje do të zhvillojë konsultime paraprake me palën

sovjetike për problemet e politikës së jashtme. Por krerët sovjetikë me këtë nuk u kënaqën.

270

N. D. Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, ―Ideart‖, Moskë: 2004, f. 290. 271

Bernard Lory, Europa Ballkanike nga 1945 deri në ditët tona, botimet―Dituria‖, Tiranë: 1996, f.

57; Milovan Djilas, Conversation with Stalin, Frankfurt: 1962, f.143-146; Girenko J. S. ―Stalin i

Tito‖, Moskva: 1991, f, 327

Page 115: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

102

Në ditët e para të shkurtit, në Beograd morën telegramin e tretë me firmën e Molotovit, në

të cilin përsëri përmbahej pohimi se ―ne me Ju kemi divergjenca serioze për problemet e

politikës së jashtme‖ dhe propozohej të dërgonin në Moskë jo më vonë se datat 8 - 10

shkurt 1948, ―dy – tri përfaqësues me përgjegjësi të Qeverisë Jugosllave për shkëmbim

mendimesh‖, që të ―likuidonin këto mosmarrëveshje‖. Mesazhi tejkaloi adresimin e një

kujdestari të shtetit dhe merr përmasat e një shqetësimi për rajonin e Ballkanit dhe të gjithë

vendeve komuniste. Thelbi i këtij takimi ishte identifikimi i ekzistencës së divergjencave

serioze ndërmjet BRSS dhe Jugosllavisë. Të gjitha mjetet e propogandës së BRSS me

jashtë po përqendroheshin në paraqitjen e këtij konflikti si një masë ndërshkimore ndaj

Jugosllavisë për ҫështjen e dislokimit të divizionit jugosllav në Shqipëri. Tito demonstron

nuhatjen se stabiliteti dhe prosperiteti i marrëdhënieve të BRSS dhe Jugosllavisë kërkonte

maturi dhe pjekuri nga përfaqësuesit e palës jugosllave.

Më 16 shkurt të vitit 1948, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare i kërkon

Ministrisë së Punëve të Brendshme, bazuar në marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes

Jugosllave, për lejimin e kalimit të kufirit të ushtarakëve jugosllavë, të pajisur me leje

kalimi nga sigurimi i Beligradit, Nishit dhe Shkupit272

.

Anglo-amerikanët ishin kundër politikës komuniste, e cila po të realizohej sipas

projekteve, do të ҫonte në destabilizimin e situatës ballkanike. Megjithëse objektivi

amerikan dhe britanik përputhej, në Shqipëri përsëri të dy shërbimet ishin më shumë rivalë,

sesa partnerë në këtë aventurë ballkanike. Edhe pse në dukje partnerë, amerikanët nuk

kishin shumë besim te Shërbimi britanik, i cili kërkonte me ҫdo kusht ruajtjen e dominimit

të Ballkanit në ҫëshjet e inteligjencës273

.

Projekti për aneksimin e Shqipërisë në Federatën Jugosllave, ishte tepër

destabilizues, që Perëndimi në asnjë mënyrë nuk mund ta lejonte. Kuintesenca e të gjithë

dokumentave ishte ҫështja e bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë, ҫështje që përbënte

themelin e politikës së jashtme të RFP Jugosllavisë për periudhën 1945 - 1948.

Marrëdhëniet shqiptaro - jugosllave në tërësi karakterizohen nga ndërhyrjet jugosllave në

punët e brendshme të Shqipërisë, gjë që do të ҫonte në integrimin e Shqipërisë në federatën

jugosllave.

Udhëheqja Jugosllave e orientoi PKSH të ecte përkrah Jugosllavisë e të luftonte për

bashkimin me të e për synimin madhor krijimin e Konfederatës Ballkanike me Jugosllavinë

272

AQU (Arkivi Qëndror i Ushtrisë, Fondi Shtatmadhoria, dos. 52, v.1948; Ndreҫi Plasari. Luan Malltezi,

Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945 – 1948, DPA. Tiranë: 1996, f. 211. 273

Dossier, 11 mars 2004.

Page 116: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

103

në krye. Udhëheqja jugosllave përligjte dhe impononte politikën e saj të jashme mbi atë të

udhëheqjes shqiptare. Mbizotëronte mendimi se në perspektivë Beogradi do të rritej dhe do

të zgjerohej si dhe do të bëhej qëndra e Ballkanit. Beogradi në të ardhmen do të bëhej

qendra ku do të vinin gjithë demokracitë e reja të Europës për eksperiencë, pra Jugosllavia

po shfaqej si një miniaturë e BRSS në Ballkan.

Në fund të vitit 1947 e në fillim të vitit 1948, dominoi retorika agresive dhe

konfliktuale në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave. Pikërisht në këtë situatë të brishtë,

udhëheqja shqiptare, ndoshta e frustuar apo e ndërgjegjësuar për përgjegjësinë në marrjen e

vendimit për dislokimin në Korçë të divizionit jugosllav, nga ana tjetër bën me dije edhe

udhëheqjen sovjetike. Nga qeveria sovjetike erdhi përgjigja se ajo ‖nuk kishte dijeni dhe se

ajo dyshonte nëse kishte ndonjë përgatitje për sulm të Greqisë kundër Shqipërisë‖274

.

Pas një analize të plotë të Pleniumit të 8-të të KQ të PKSH, më 26 shkurt 1948, ku u

diskutua situata e jashtme dhe brendshme, plani i shtetit për vitin 1948 dhe më kryesorja

propozimi i Byrosë Politke për zgjerimin dhe forcimin e Komitetit Central, udhëheqja

shqiptare hezitonte t‘u hapej edhe jugosllavëve dhe sovjetikëve. Në kuadër të kritikës, më

26 shkurt - 8 mars 1948 zhvilloi punimet Pleniumi i 8-të i KQ të PKSH, ku Byroja Politike

bëri disa propozime për të gjetur shkaqet e thella, konditat që favorizuan dhe i dhanë

mundësi armikut të partisë Nako Spirut që të bëjë fraksion dhe të dëmtojë partinë si dhe për

të nxjerrë mirë detyrat dhe mësimet që do të armatosnin partinë për të luftuar me sukses

kundër armikut të rrezikshëm. Pas një analizë të gjatë dhe të thellë, më pas E. Hoxha,

thekson: ―Vija e Bashkimit Sovjetik, ashtu si e ka thënë Stalini, Molotovi dhe Titoja ka

qenë dhe është që ne të forcojmë lidhjet më shumë me Jugosllavinë: Çdo veprim në

kundërshtim me këtë, jo vetëm që është në kundërshtim të interesave të Partisë dhe të

popullit tonë, me interesat e popujve të Jugosllavisë e të Ballkanit, por është edhe kundër

Bashkimit Sovjetik dhe kauzës së proletariatit275

.

Në sondazhin e kryer nga ambasadori jugosllav në Tiranë, Josip Gjergjia, në lidhje

me krijimin e federatës shqiptaro –jugosllave, ai do t‘i raportonte KQ të PKJ. ―Pa diskutim

cështja e federatës për udhëheqjen e këtushme përfaqëson një llahtar të

274

AQSH, F.14/AP, dos.64, fl. 7. 275

Ndreҫi Plasari. Luan Malltezi, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945 – 1948. DPA. Tiranë. 1996, f. 229.

Page 117: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

104

vërtetë….Ideologjikisht dhe politikisht shumë të papjekur, të pashkëputur nga pikëpamja e

shtetit komb‖276

.

Në periudhën e gjashtëmujorit të parë të vitit 1948, shënohet një pikë kthese e

ndikimit të politikës së Jugosllavisë kundrejt Shqipërisë subsatelite, gjë e cila ҫoi në dobi të

mbrojtjes së interesave të sovranitetit dhe integritetit të vendit, Shqipërisë. Në këtë situatë,

Rusia ishte e detyruar të bënte një rivlerësim të qëndrimit të saj ndaj shtetit të vogël

Ballkanik dhe të ndërronte taktikë, duke u pajtuar me realitetin e një anëtari të ri në të gjitha

aspektet ndërkombëtare.

Për një hop u duk sikur qëndrimi dhe politika e Xoxes mbizotëroi. Por sherri që u

ndez ndërmjet Titos dhe Stalinit më 1948, i dha një mundësi rivalit të tij E.Hoxha, i cili

ishte Sekretar i Përgjithshëm i PKSH e në të njëjtën kohë kryeministër, të përmbyste

gjendjen dhe të shfrytëzonte mbështetjen sovjetike si për t‘u ҫliruar nga kthetrat jugosllave,

ashtu edhe për të qëruar hesapet me kundërshtarët e vet në gjirin e Partisë. Duke i hequr

qafe jugosllavët e mposhtur, Hoxha përfitoi edhe diҫka tjetër, popullariteti i tij u rrit në sytë

e shqiptarëve. Në luftën verbale që vijoi më pas mbi precedentët dhe shkaqet e prishjes më

1948, shqiptarët i akuzonin jugosllavët se kishin ndjekur një politikë ekspansioniste nga viti

1944-1948, me Shqipërinë e varfër dhe të dobët, ndërsa jugosllavët protestonin se në

mënyrë altruiste ata kishin marrë mbi vete një barrë sakrificash për të ndihmuar shqiptarët

mosmirënjohës. Kufijtë e sfidës që qeveria jugosllave i bëri BRSS, po zgjeroheshin me një

ritëm që tejkaloi edhe dinamikën e kohës së luftës të zaptimit të zonave të influences. Ky

është kuptimi, që mund t‘i jepej nga pikëpamja strategjike provokacionit ushtarak jugosllav,

i cili kërkonte të dislokonte në Korçë, Shqipëri, Divizionin e 2-të të këmbësorisë.

Propozimi i qeverisë jugosllave, motivohej për interesat e mbrojtjes të një sulmi të

mundshëm nga shteti helen, Greqia. Ishte një sjellje e qeverisë jugosllave e cila

kompromentoi jo vetëm synimet dhe veprimtarinë jugosllave në Shqipëri, por sinjalizoi një

plan më të gjerë jugosllav277

. Përpjekjet diplomatike dhe ushtarake që propozonteTito, duke

realizuar dislokimin ushtarak në Korçë, turbulloi dhe acaroi logjikën gjeopolitike të

Moskës, të udhëheqësit të BRSS, Stalinit. Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia deri në këtë

moment kishin arritur të ruanin marrëdhënie të qëndrueshme dhe bashkëpunimi, me gjithë

acarimet dhe shpërthimet, kryesisht të padronit. Të dy shtetet kishin mundur të ruanin

276

Branko Petranovic. Balkanska Federacija (1943-1948), Beograd: 1991, f. 155; Ana Lalaj, Studime

Historike 3-4, Botimet Albanalogjike, Tiranë: 2009, f.120.

277 Enver Hoxha. Titistët shënime historike. ―8 Nentori‖. Tiranë:1982, f. 435.

Page 118: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

105

ekuilibrin e bashkëpunimit, por në këtë moment shfaqet një thyerje e politikës ruse në

marrëdhëniet me Jugosllavinë. Ishte një llogaritje e gabuar dhe një ҫmim tepër i lartë për t‘u

paguar nga pala jugosllave. Stalini nuk mund ta kalonte më ―problemin shqiptar‖, me një

ngritje të thjeshtë supesh278

. Duhet bërë një parantezë dhe duhet nënvizuar se në BRSS

vendimi i Titos shfaqet në sintoni të plotë me qëndrimin dhe vijën shtetërore, politike,

morale dhe filozofike të udhëheqjes jugosllave, pa marrë më parë pëlqimin e Moskës, dhe

dëshmoi se shkakoi një pakënaqësi të madhe.

278

Georges Herman Hodòs, Inskenimet proceset politike dhe spastrimet staliniste në Europën Lindore 1948-

1956, botimet ―Amfioni& Zefi‖, Tiranë: 2000, f. 28; Enver Hoxha, Titistët shënime historike, ―8 Nëntori‖,

Tiranë: 1982, f. 428, 435-436.

Page 119: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

106

KREU I TRETË

FEDERATA BALLKANIKE NË FILLIMET E LUFTËS SË FTOHTË

3.1 Bullgaria në Projektin e Federatës. Çështja Maqedonase.

Ende para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kur ajo ishte në ditët e fundit,

PKJ vazhdonte, me Titon në krye që të vinte në jetë planet dhe idetë e saj për bashkimin e

Ballkanit në një Federatë, ku rolin kryesor dhe drejtues duhej ta luante Jugosllavia. Dhe në

këtë drejtim dy kanë qenë shtetet në drejtim të të cilëve Jugosllavia dhe Titua punuan dhe u

përpoqën me të gjitha forcat për t‘i bërë pjesë të Federatës Jugosllave, Shqipëria dhe

Bullgaria. Në drejtim të kësaj të fundit shpresat ishin më të mëdha se të dy popujt ishin

sllavë, kishin çështjen e Maqedonisë, për të cilën vazhdimisht kishte pasur probleme dhe

mosmarrëveshje, si dhe mendohej dhe besohej se edhe Bashkimi Sovjetik do të ishte në

krah të Jugosllavisë. Ndërsa me Shqipërinë problemi qëndronte më ndryshe, pasi

jugosllavët kishin punuar shumë që gjatë Luftës, pak a shumë kishin arritur që ta futnin dhe

ta konsolidonin idenë e bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë, por të zgjidhnin edhe

problemin e territoreve me popullësi shqiptare brenda vendit të tyre federativ.

Edhe udhëheqja sovjetike, në forma të ndryshme herë pas here ngrinte problemin e

krijimit të federatave apo të konfederatave, në Ballkan e më gjerë. Projektideja për krijimin

e Federatës së Sllavëve të Jugut do të mund të zgjidhte problemin e Maqedonisë, e cila pas

Luftës së Dytë Ballkanike në verën e vitit 1913, një pjesë iu dha Serbisë dhe pjesa tjetër

Bullgarisë, duke u bërë në këtë mënyrë një mollë e përjetshme sherri midis këtyre

shteteve279

.

Me interes në këtë drejtim konsiderohej realizimi i Federatës bullgaro - jugosllave.

Në situatën e krijuar, konfederata nuk do të ishte forma e përshtatshme e bashkimit të

Bullgarisë me Jugosllavinë, por pikërisht, nëse vinte si rezultat i shkaqeve të brendshme

politike. Ndërkohë, reaksioni në Kroaci dhe në Slloveni kishte dalë kohët e fundit pikërisht

me parullën e konfederatës së popujve sllavë të jugut, dhe jo për federatë. Bashkimi me

Bullgarinë në formën e konfederatës, do të forconte këto tendenca si në Kroaci ashtu dhe në

Slloveni dhe do të çonte në dobësimin e lidhjeve ndërmjet popujve në Jugosllavi. Meqenëse

279

Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova -shënime të një diplomati-, botime ―Enriko Kuҫo‖, Tiranë: 2007,f.71.

Page 120: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

107

në vetë Bullgarinë ende nuk ishin pjekur kushtet politike të jashtme dhe të brendshme për

bashkimin në formën e federatës, do të ishte në të mirë të dy palëve, të krijohej një lidhje e

fortë vëllazërore, nëpërmjet ndihmës reciproke në të gjitha fushat dhe kështu me anë të

bashkëpunimit të përditshëm, praktikisht të krijoheshin të gjitha kushtet politike,

ekonomike dhe morale për bashkimin e ardhshëm në formën e federatës.

Sipas shumë studiuesve si dhe referuar dokumenteve, ushëheqja sovjetike nuk

kishte një qëndrim të prerë lidhur me këtë në atë periudhë.

Në fakt, për Titon dhe Dimitrovin, ky Bashkim do të ishte vetëm hapi i parë i

krijimit të një federate të të gjitha republikave popullore. Nëse ky problem shikohej me

seriozitet, mundej të realizohej bashkëpunimi rajonal në Rumani, Bullgari, Jugosllavi,

Shqipëri, Çekosllovaki, Poloni, Hungari, vende këto që ishin nën tutelën e Bashkimit

Sovjetik, por ndoshta edhe në Greqi, ku ende vazhdonte lufta. Bashkëpunimi rajonal i

këtyre vendeve, lidhur me çështjet që u përmendën më lart, pra lidhjet vëllazërore, ndihma

reciproke etj, do të krijonin kushtet e nevojshme për krijimin e një federate ose konfederate,

ku udhëheqjet e këtyre vendeve do të punonin se kur dhe si duhej të bëhej realitet plani për

krijimin e Federatës Evropiano-Lindore280

.

Marrëdhëniet ndërmjet Jugosllavisë dhe Bullgarisë vazhdimisht, gjatë historisë,

kanë qenë të komplikuara dhe këtu mund të përmendim se Bullgaria, në të dy Luftërat

Botërore ka qenë aleate me shtetet agresore. Gjatë gjithë periudhës së pasluftës,

mosmarrëveshjet tradicionale ndërmjet Jugosllavisë dhe Bullgarisë pasqyrohen me

fanatizëm, në të gjithë kurbën me luhatjet politike mbisunduese, shtytëse si dhe nxitëse

sovjetike ndaj këtyre vendeve satelite, pa harruar nxitjet apo sprapsjen në procesin e

krijimit të federatës. Qeveria sovjetike kishte përkrahur e mbështetur qeverinë e Titos, duke

i dhënë pushtet absolut, fakt të cilin e justifikonte nëpërmjet kontributit të dhënë prej saj

gjatë Luftës Antifashiste. Analistët e kësaj periudhe vërejnë se sa herë marrëdhëniet mes

Beogradit dhe Moskës ftoheshin, për shkak të moslëvizjes nga pikëpamjet e veta të Titos,

nga ana tjetër ngarkohej me faj Dimitrovi.

Udhëheqësi bullgar, Georgi Dimitrov, besonte në parullën e hedhur nga Stalini për

―rrugët kombëtare‖ të kalimit nga kapitalizmi në socializëm, por nuk miratoi kopjimin e

verbër të modelit sovjetik dhe kërkonte respektimin e interesave specifike e të kushteve të

veҫanta e karakteristike të secilit vend. Udhëheqësit e partive të të gjitha vendeve të

280

Georges Herman Hodòs, Inskenimet. Proceset politike dhe spastrimet staliniste në Europën Lindore 1948-

1956, Amfioni& Zefi, Tiranë: 2000, f. 34-35; ―Pravda‖, 23.1.1948, f. 11.

Page 121: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

108

demokracive popullore ishin stalinistë dhe i shkonin pas verbërisht, në ҫdo rast, mësuesit të

tyre, Stalinit.

Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, Bullgaria si shtet që iu bashkua Boshtit Berlin-

Romë-Tokio, arriti suksese unikale diplomatike; nga njëra anë, arriti të realizonte në

maksimum aspiratat e veta irredentiste, sigurisht nën patronazhin gjerman dhe nga ana

tjetër, të reduktonte në minimum pjesëmarrjen dhe angazhimin e saj në luftë krah forcave të

Boshtit, madje në një nivel më të ulët se ҫdo vend tjetër satelit.

Kështu, në shtator 1940, Bullgaria përfitoi nga Rumania Dobruxhën e jugut, kurse

në prill1941, aneksoi pjesën jugosllave të Maqedonisë, si dhe pjesën greke, po njëkohësisht

i shkëputi Greqisë edhe Thrakën. Edhe pse mirënjohëse ndaj Gjermanisë naziste për të

gjitha këto përfitime territoriale, qeveria e saj i ktheu mbrapsht presionet e Berlinit për të

prerë marrëdhëniet diplomatike me Bashkimin Sovjetik e për t‘i bashkuar trupat e veta me

ato të Boshtit në luftë kundër tij, duke respektuar ndjenjat tradicionale pansllave të popullit

bullgar dhe afeksionin e tyre për Rusinë. Bullgaria gjithshtu nuk lejoi trupat gjermane të

përdornin territorin bullgar si zonë tranziti për pushtimin e Jugosllavisë e të Greqisë në prill

të 1941, pavarësisht faktit që më 13 dhjetor të 1941, ajo i shpalli luftë formalisht Aleatëve

Perëndimorë, pas bombardimit të Pearl Harborit281

.

Aneksimi i trojeve të Maqedonisë, si në territorin grek ashtu edhe në atë jugosllav,

por edhe i Thrakës greke (gjë që e nxirrte në Egje) u mbështetën aq fort nga opinioni publik

bullgar sa që neutralizuan në një shkallë të madhe përpjekjet e forcave politike pro

Aleatëve, që i ishin kundërvënë politikës së jashtme të car Borisit. E vërteta është se edhe

komunistët bullgarë, të përfshirë në entuziazmin e përgjithshëm kombëtar, u rrekën të

kundërshtojnë legjitimitetin e partizanëve jugosllavë të Titos që vepronin në Maqedoni.

Por qëndrimet arbitrare dhe përbuzëse, me të cilat autoritetet bullgare administronin

politikën e tyre centralizuese ndaj Maqedonisë jugosllave, shumë shpejt e ftohën popullsinë

lokale, e cila fillimisht e kishte përshëndetur ngrohtësisht bashkimin me Bullgarinë. Në

Maqedoninë greke dhe në Thrakë, pushteti qëndror bullgar u soll edhe më vrazhdë;

internimet dhe vrasjet në masë të disa mijërave grekëve, mbollën një frymë urrejtjeje dhe

hasmërie etnonacionale.

Por, nga ana tjetër, gjatë pjesës së dytë të luftës, territoret e aneksuara u kthyen në

një peng diplomatik për bullgarët, të cilët tashmë ishin të shtrënguar të pranonin të gjitha

281

Joseph Rothschild, ―Kthim në Diversitet‖. Histori politike e Evropës Lindore dhe qëndrore nga Lufta e

Dytë Botërore e këndej, ―Onufri‖, Tiranë: 1998, f.88.

Page 122: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

109

klauzolat e armëpushimit me britanikët dhe amerikanët, që nga ana e tyre ishin zotuar të

plotësonin një për një pretendimet e aleatëve jugosllavë dhe grekë, përsa i takonte kthimit të

plotë të gjithë trojeve të humbura282

. Fronti për Atdheun në Bullgari formalisht u themelua

në qershor –korrik të vitit 1942 dhe përbëhej nga disa grupe në pakicë të Partisë Agrare dhe

Socialdemokrate, nga një bërthamë intelektualësh të majtë oficerësh rezervistë si dhe nga

Partia Komuniste në ilegalitet. Por deri në ardhjen në pushtet, në shtator të vitit 1944, Fronti

mbeti një trung i cunguar.

Por në vitet 1943-1944, qytetet bullgare e panë veten në pozicionin e ҫuditshëm të të

qenurit mes dy zjarrreve, nga njëra anë Aleatët, ndërsa nga ana tjetër Forcat e Boshtit. Me

mbarimin e luftës, Bullgarisë iu lejua që të mbante Dobruxhën e jugut, që ia kishte marrrë

Rumanisë, por u detyrua të kthente mbrapsht gjithë territoret që kishte aneksuar nga

Jugoslllavia dhe Greqia. Të gjitha meritat për politikën e hollë bullgare, në gjysmën e parë

të luftës, i shkojnë car Borisit të III, i cili ishte kurorëzuar më 22 janar tëvitit 1935, kishte

sajuar një grusht shtetëror dhe kishte nxjerrë jashtë loje sistemin shumëpartiak.

Ndërkohë, Partia Komuniste Bullgare, një nga stolitë e krenaritë e Kominternit në

periudhën ndërmjet dy luftërave, për militantizmin revolucionar, soliditetin organizativ dhe

popullaritetin midis masave, ishte gjunjëzuar në atë kohë të rrezikshme. Komunistët

bullgarë u kapën si në ҫark, pas kërkesës së Moskës që edhe komunistët bullgarë duheshin

të angazhoheshin në një luftë guerrilase kundër regjimit të Borisi, si pjesë e Boshtit, kërkesë

kjo që ata nuk ia dolën ta përmbushnin, pa zënë në gojë disa vrasje të kryera aty-këtu,

përgjatë vitit 1943, të disa figurave politike të dorës së dytë, të njohur si progjermanë dhe

funksionarë të regjimit. Shpesh herë komunistët bullgarë u vunë në lojë nga pala rivale

jugosllave dhe greke, sepse ata nuk arritën të organizoheshin dot në nivelet e një

militantizmi revolucionar të krahasueshëm komunist283

.

Por, do të ishte e pandershme të mos përmendnim faktin se si psikologjikisht,

moralisht, politiksht dhe logjikisht, ishte shumë herë më e vështirë të zhvilloje një luftë

guerrilase kundër një makine shtetërore ende e paprekur dhe një rendi në funksionim të

plotë në vendin tënd (siҫ iu kërkua të bënin komunistët bullgarë), sesa të luftoje kundër

282

Joseph Rothschild, ―Kthim në Diversitet‖. Histori politike e Evropës Lindore dhe Qëndrore nga Lufta e

Dytë Botërore e këndej, ―Onufri‖, 1998, f. 86, 88. 283

J. Broz Tito, Rrëfime autobiografike, Vëllimi i Parë, Marrëdhëniet me bullgarët, ―Rilindja‖, Prishtinë, f.

417,

Page 123: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

110

pushtuesve të vendit tënd, në një kohë kur aparati dhe autoriteti shtetëror ishte shpërbërë

plotësisht dhe materiali luftarak ishte ―sheshit‖ (siҫ paraqitej në Jugosllavi dhe në Greqi)284

.

Pavarësisht nga të gjitha këto pengesa, në vitin 1944 komunistët bullgarë arritën të

organizonin një veprimtari guerrilase edhe pse në shkallë modeste, formalisht nën emrin e

Frontit për Atdheun, por kjo lëvizje nuk ishte kurrësesi në gjendje të mposhtte ushtrinë

qeveritare ose të përmbyste regjimin, pa mbështetjen e forcave Aleate. Në pjesën më të

madhe të Maqedonisë, që i takonte Bullgarisë, qëndrimet bullgaromadhe për ―ҫlirimin dhe

bashkimin e viseve të Vardarit me kombin e madh bullgar‖ i pranoi borgjezia maqedonase

e orientuar në anën probullgare dhe e tubuar rreth organizatave fashiste VMRO dhe

―ilindenasve‖285

. Dëshira e papërmbajtur për të mos humbur trojet e aneksuara të

Maqedonisë dhe Thrakës, që bullgarët i konsideronin si një të drejtë legjitime, frika nga

shpagimi gjerman, dhe fakti që Rumania e ndërroi pllakën, i shtrëngoi bullgarët të

mblidhnin mendjen e t‘i jepnin fund plogështisë diplomatike. Atëherë qeveria bullgare nisi

të dërguarin e saj special në Kajro, për të diskutuar me Aleatët. Ndonëse nga ana ligjore kjo

lëvizje ishte mëse korrekte, politikisht rezultoi tepër e trashë për të injoruar në këtë farë

mase Bashkimin Sovjetik. Ndërkohë qeveria bullgare përfaqësohej nga një qeveri plotësisht

pro Perëndimore, e cila u angazhua të përshpejtonte procesin e armëpushimit me britanikët

dhe amerikanët.

Më 5 shtator 1944, Bashkimi Sovjetik i shpalli luftë Bullgarisë, duke i siguruar

vetes një vend në tryezën e negociatave. Armëpushimi i kërkuar së fundmi nga bullgarët u

pranua nga sovjetikët më 6 shtator dhe njëkohësisht më 8 shtator 1944 ata i shpallën luftë

Gjermanisë, duke mos hasur kurrëfarë rezistence. Ndërkohë në vend, Partia Komuniste

Bullgare ishte duke konsoliduar pushtetin, autoritetin e saj si dhe falë vendimeve strategjike

të Tre të Mëdhenjve, praktikisht kjo do të thoshte që këtë sipërmarrje ta merrte përsipër

ushtria sovjetike. Në vijim të bashkëpunimit midis lëvizjeve çlirimtare të Jugosllavisë dhe

Shqipërisë, marrëdhënie të mbështetura në barazinë dhe parimet e Internacionalizmit

proletar, patën rëndësi të madhe për forcimin e pozitës së brendshme dhe ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë u zhvillua bashkëpunimi me partinë bullgare (komunistëve) dhe me

qeverinë e Oteçestvenit, frontit të Bullgarisë.

Në historiografinë e sotme është bërë sundues mendimi se, Bashkimi Sovjetik dhe

vetë Stalini kanë qenë të interesuar që në vitet e para të pasluftës, që vendet europiano- 284

J. Broz Tito, Rrëfime autobiografike, Vëllimi i Parë, Marrëdhëniet me bullgarët, ―Rilindja‖, Prishtinë, 420-

423. 285

Pasqyrë e historisë së Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë. ―Rilindja‖, Prishtinë: 1963, f. 320.

Page 124: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

111

lindore duhej të ruanin marrëdhënie miqësore me fuqitë përëndimore, duke shmangur

konfliktet e mprehta politike. Në këtë periudhë të vështirë, ideja e Federatës Ballkanike u

gjallërua, duke hyrë në një fazë të re, më të organizuar e më premtuese, që u mishërua në

një varg projektesh për realizimin e saj. Në këtë fazë dallohen dy degëzime: njëri, jashtë

Ballkanit, i shprehur në një varg marrëdhëniesh kryesisht në Britani me mbështetjen edhe të

SHBA; ndërsa tjetri, u bë pjesë e programeve të grupeve të rezistencës brenda gadishullit,

me miratimin e Moskës286

. Në Konferencën e Jaltës u fol edhe për Shqipërinë, por në

mënyrë jo zyrtare. Shqipëria u përdor në Jaltë nga Stalini si një shembull për të

demonstruar brutalitetin e Fuqisë së Madhe dhe nëpërkëmbjen e diskriminimin e vendeve të

vogla287

.

Në këtë periudhë Kremlini nuk kishte përcaktuar një qëndrim të qartë as për

problemin maqedonas e as për Federatën ballkanike. Tito kërkonte ndihmën e Moskës për

zgjidhjen e problemit të Maqedonisë, kuptohet në favor të Jugosllavisë, si dhe shtronte

problemin e krijimit të Federatës së Sllavëve të Jugut apo Ballkanike, nëpërmjet zgjerimit

të Jugosllavisë Federative dhe përfshirjen brenda saj të vendeve fqinje. Direktivat,

urdhëresat, urdhrat, fjalimet dhe radiogramet e shumta, flasin qartë mbi veprimtarinë e

gjithanshme të Titos dhe ndikimin e tij të drejtpërdrejtë dhe vendimtar.

Si rezultat i studimeve analitike, materialeve të kohëve të fundit e veҫanërisht autorë

rusë, që janë marrë intensivisht me problemin ballkanik, konkludojnë se udhëheqja

sovjetike deri në gjashtë mujorin e parë të vitit 1944, nuk kishte një qëndrim të qartë e të

prerë për krijimin e federatës ballkanike nëpërmjet bashkimit të Bullgarisë dhe

Jugosllavisë, apo federatës së Sllavëve të Jugut. Ideja e krijimit të një Federate Ballkanike

u rimor më vonë nga B. Sovjetik, veҫanërisht kur trupat e Ushtrisë së kuqe u futën në

territoret e shteteve të Ballkanit. Politika sovjetike synonte të krijonte një organizim

kolektiv ballkanik të varur prej saj.

Në këtë fazë, kur lufta ishte drejt përfundimit, një nga problemet më të mëdha dhe të

rëndësishëm të Jugosllavisë në drejtim të politikës së saj të jashtme, ishte ҫështja e

qëndrimit ndaj Bullgarisë. Para marrjes së vendimit definitiv për bashkëpunim në planin

ushtarak me Bullgarinë e re, Tito kërkoi mendim nga KQ i PK të Maqedonisë dhe Shtabit

kryesor të UNҪ dhe AP së Maqedonisë (më 17 shtator 1944) dhe me atë rast tha se

―bashkëpunimi i ish-ushtrisë okupuese me ushtrinë tonë do të na sillte më shumë dëm sesa

286

Ana Lalaj, Dosjet e Luftës histori, Tiranë: 2014, f. 357-358 287

Konferenca e Jaltës (4-11 Shkurt 1945),‖Eurolindja‖, Tiranë: 1996, f. 10. (Përmbledhje nga P.Milo).

Page 125: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

112

dobi‖288

. Ndërkohë, bullgarët e dërguan delegacionin e tyre në Shtabin e Korpusit XIII të

UNҪJ me lutje që Tito t‘i priste në Vis. Por, Tito po përgatitej të shkonte në Moskë dhe

mbase nuk dëshironte të ndërmerrte kurrëfarë masash të tjera, derisa të konsultohej me

udhëheqësit sovjetikë, sepse trupat sovjetikë tashmë gjendeshin në Bullgari. Dokumentet e

datës 13 shtator 1944, drejtuar Shtabit Kryesor të UNҪ dhe AP të Maqedonisë, hedhin dritë

të plotë për bashkëpunimin e trupave bullgare me UNҪ dhe AP e Maqedonisë në luftë

kundër trupave gjermane, ku në këtë situatë, Tito udhëzon, si vijon: ―Vendosni menjëherë

lidhje me komandantin e Armatës së Pestë Bullgare në Maqedoni, komandant Keckarov

dhe mbani me të mbledhje, në të cilën, përpos jush, duhet të marrë pjesë edhe delegati ynë,

Tempo (Svetozar Vukmanoviqi), kryeshefi i Shtabit gjeneral-majori Iliq dhe në këtë

mbledhje merruni vesh për koordinimin e përbashkët të operacioneve289

.‖ Në vijim, po më

datë 13 shtator 1944, Tito urdhëron Shtabin Kryesor të UNҪ dhe AP të Maqedonisë, si

vijon: ―Duhet të rrënohen të gjitha vijat komunikuese që i shfrytëzojnë gjermanët, madje

edhe ato që nga Selaniku shkojnë në drejtim të Velezhit. Anglezët nuk kanë të drejtë të

urdhërojnë se ҫka duhet rrënuar. Duhet të rrënohen të gjitha ato që shërbejnë për

operacionet tona ushtarake. Në të ardhmen orientohuni sipas kësaj që u tha më sipër‖290

.

Tërheqja taktike dhe e përkohshme e udhëheqësit jugosllav nga ideja e krijimit të

Federatës ballkanike, filloi të ngrejë krye përsëri dhe kjo temë u bë objekt i diskutimeve

dhe shqyrtimeve të ashpra ndërmjet udhëheqësve sovjetikë, jugosllavë dhe bullgarë.

Projekti kishte historinë e tij.

Suksesi në rritje i partizanëve të Titos në Jugosllavi çoi në krijimin e kushteve të reja në

rajonin e Ballkanit, të cilat ishin në favor të jugosllavëve për zgjidhjen e çështjeve të

mprehta, siç ishte dhe ajo e Maqedonisë. Thënë më saktësisht: pikërisht sepse nën sundimin

nacionalist të Stalinit pretendimet territoriale ishin element deçiziv, përcaktimi nëse

maqedonasit ishin një nacionalitet i ndarë e i pavarur apo thjesht një grup regjional bullgar,

përbënte një rëndësi të madhe.

Ky konkluzion vërtetohet më së miri, në informacionin me shkrim të datës 16 prill,

të Dimitrovit, me lëndë: ―Mbi zgjidhjen e drejtë të problemit për të ardhmen e

Maqedonisë‖, ku Dimitrovi thotë se: ―Ҫfarë do të bëhet konkretisht në Maqedoni pas lufte,

zor se mund ta përcaktojë ndokush sot dhe unë nuk kam ndërmend ta bëj këtë‖. Gjithҫka do

të varej nga një mori faktorësh akoma të panjohur”. Në këtë moment Dimitrovi konkludoi

288

A-IUH, k.nr. 26, nr i regj.10-16/13; Josif Broz Tito. Vëllimi 23. 1 shtator deri më 5 tetor 1944. vepra.170. 289

A-IUH, k. 26, nr.8-3/12; Josip Broz Tito. Vëllimi nr.23. f. 128 290

A-IUH, k.234, nr.i regj. 20-52/1; Josip,Broz Tito. Sabrana djela, Vol. 23, fq.128, 129

Page 126: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

113

të formulonte idenë e krijimit të Federatës së Sllavëve të jugut, që do të përbëhej nga

bullgarët, serbët, kroatët, sllovenët, malazezët dhe maqedonët, mbi bazën e të drejtave të

barabarta. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë e dëshirueshme për Ballkanin dhe për

B.Sovjetik. Por më tej Dimitrovi vinte në dukje se: ―të flasësh tani për këtë, të

propogandohet kjo parrullë tani, për mendimin tim është e parakohshme e ndoshta, e

dëmshme‖291

.

Në pranverën e vitit 1944, (22 Prill 1944), Dimitrovi pohoi se maqedonasit ishin një

popullatë ose një konglomerat etnik i përbërë nga ‗‘bullgarë, maqedonas, sllavë, grekë dhe

serbë‘‘ por kurrësesi një komb (natsiia), pa evidenca ekzistuese të ndërgjegjjes kombëtare

maqedonase (natsional‘noe soznanie). Praktikisht, kjo nënkuptonte se Maqedonia nuk

mund të ekzistonte si një ‗‘shtet i ndarë apo i pavarur‘‘, por vetëm si një njësi e federatës

sllavo-jugore e përbërë prej ‗‘bullgarëve, serbokroatëve, malazezëve, sllovenëve dhe

maqedonasve‘‘. Kjo ishte zgjidhja e preferuar e Dimitrovit, siç evidentohet edhe në

negociatat e tij me Titon për ‗‘realizimin e një bashkimi midis Bullgarisë dhe Jugosllavisë, i

cili aktualisht përbëhej nga federata e sllavëve jugorë (bullgarë, maqedonas, serbë, kroatë,

malazezë dhe sllovenë), i shtrirë nga Adriatiku e gjer në Detin e Zi,‘‘duke e formuluar këtë

deklaratë në fillim të 27 Shtatorit të vitit 1944.

Më 5 tetor 1944, në Krajova u lidh marrëveshja ndërmjet Komitetit Kombëtar të

Çlirimit të Jugosllavisë dhe qeverisë së Frontit Kombëtar të Bullgarisë, ―Për bashkëpunimin

ushtarak në luftën kundër armikut të përbashkët, okupatorëve gjermanë‖, dhe palët

shkëmbyen projektet e marrëveshjes për krijimin e federatës jugosllavo-bullgare292

. Në

lidhje me këtë, doli komunikata zyrtare e Kabinetit Nacional të Ҫlirimit të Jugosllavisë më

5 tetor 1944, të cilën Radiostacioni ―Jugosllavia e Lirë‖ me urdhrin e Titos, e shpalli më 7

tetor 1944293

.

Në rrëfime autobiografike, ―Marrëdhëniet me Bullgarinë‖, J.Tito kujton se në bazë

të kësaj, përfaqësuesit e Komitetit Nacional të ҫlirimit kombëtar të Jugosllavisë në bisedë

me Dobri Terpeshevin dhe Petre Todorovin, që u zhvillua në atmosferë të përzemërt dhe

miqësore, arritën marrëveshjen e sipërpërmendur në nëntor 1944294

.

Në tekstin e marrëveshjes është thënë si vijon:

291

Sbornik. Komintern i Vtoraja Mirovaja Vojna. Cast II .S.446-447. 292

J.Broz Tito, Sabrana djela, Vëllimi 24, f.18; S. J Girjenko, Stalin –Tito. Moskë: 1991, f. 258-259 293

Josif Broz Tito, Vëllimi 24. 6 tetor- 15 nëntor 1944. vepra.19; A-IUH, 1.57-4, nr.regj.6-13/1. 294

Rrëfime autobiografike, Tito-Todorov, marrëdhëniet me Bullgarinë, ―Rilindja‖, Prishtinë, f. 420 – 423.

Page 127: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

114

Eshtë arritur marrëveshja mbi bashkëpunimin ushtarak në luftë kundër armikut të

përbashkët, pushtuesit gjerman.

Të gjitha ҫështjet që dalin nga marrëdhëniet aleate dhe bashkëpunimi miqësor i

Bullgarisë dhe i Jugosllavisë do të zgjidhen në frymën e vëllazërimit dhe të interesit të

përbashkët të popujve të Jugosllavisë dhe popullit bullgar.

Mbas marrëveshjes në Krajovë, Komiteti qëndror i PPB(K) më 2 nëntor 1944, i dërgoi

Titos një letër, në të cilën ndër të tjera theksoi se komunistët bullgarë ia kanë borxh PKJ,

―mirënjohjen e përjetshme dhe ndihmën vëllazërore‖ për krijimin e aradheve partizane

bullgare në Jugosllavi dhe se partia e populli bullgar ,‖e përshëndet ngrohtësisht shtetin e ri

maqedonas‖ në kuadrin e Jugosllavisë së re federative‖, me të cilën ҫelet rruga e parë

vendimtare drejt realizimit të idealeve të maqedonasve për Maqedoninë e lirë dhe të

bashkuar. Udhëheqja e PKJ theksonte se Bullgarisë së Frontit Popullor duhej me i dhanë

ndihmën ma të madhe ―sepse populli bullgar po ec sot drejt konsolidimit të brendshëm,

krijimit të demokracisë dhe bashkimit me popujt e Jugosllavisë‖295

. Në këtë kuadër, kjo

nënkuptonte bashkimin si garanci për një të ardhme më të mirë të të gjithë popujve

ballkanikë.

3.2 Qëndrimi sovjetik ndaj Federatës Ballkanike.

Në kuadrin e ideve dhe propozimeve për Federatën Ballkanike, vijuan takimet e

udhëheqësve komunistë të BRSS, Jugosllavisë dhe Bullgarisë. Në këtë takim zyrtar, Moska

miratoi këtë projektide, ku Tito së bashku me Dimitrovin morën konfirmimin nga

udhëheqësi sovjetik për krijimin e Federatës Jugosllavo-Bullgare. Menjëherë pas kthimit

nga Moska, Tito dhe Dimitrovi startuan punën për hartimin dhe implementimin e projektit

për Federatën respektive jugosllavo-bullgare, draftprojekt i cili u dërgua për shqyrtim në

KQ të PPB në Sofje296

. Ndërkohë KQ i PPB, iu kundërpërgjigj udhëheqjes jugosllave dhe i

parashtroi menjëherë një projekt të ri. Qëllimi final ishte që marrëveshja të nënshkruhej më

31 dhjetor të vitit 1944 dhe Federata të shpallej më 1 janar të vitit 1945297

. Për realizimin e

295

Pasqyrë e historisë së Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, ―Rilindja‖, Prishtinë: 1963, f. 445. 296

Thë Diary of Gëorgy Dimitrov 1933-1949, Introduced and edited by Ivo Banac. New Haven and London:

Jalë Univërsity Press, p.337. 297

Ana Lalaj, 100 vjet Pavarësi. Aktet e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare, Tiranë, më 26-27 nëntor

2012, Vëllimi i II, Tiranë: 2014, f. 198.

Page 128: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

115

këtij evenimenti, qeveria jugosllave kishte marrë të gjitha masat paraprake për një

mbarëvajtje sa më të suksesshëm të këtij takimi të nivelit të lartë zyrtar.

Duke qenë se Dimitrovi parashikoi federatën ―etnike‖ vetëm brenda skemës dualiste

dhe duke qenë se Bullgaria si një shtet Aksial i mundur, kishte vërtet nevojë për

sponsorizimin ndërkombëtar jugosllav, mendimi i tij për Maqedoninë evoloi pas 27 tetorit

të 1944, kur ai i kërkonte Titos, ―T‘i shpegojë shokëve maqedonas, se pavarësisht

qëllimeve ata nuk duhet të ngrenë çështjen e aneksimit të Maqedonisë Bullgare‖298

. Më 21

dhjetor të 1944, Dimitrovi i njohu maqedonasit si popull (narod) me të drejta të plota për

vetëvendosje dhe argumentoi se për kompensim të ‗‘aneksimit të territoreve të Maqedonisë

që në 1913 brenda kufijve të Jugosllavisë [të cilat i përkisnin Bullgarisë],‘‘ distriktet e

Bosilevgradit dhe të Caribrodit, të cilat i ishin dorëzuar Jugosllavisë në 1919 nga Traktati i

Neuilly-it, mund t‘i ktheheshin përsëri Bullgarisë, nëse populli i tyre e dëshiron këtë‖299

.

Politika bullgare, krahas pengesës së të qenurit të varur nga interesat sovjetike,

gjithashtu vuante për shkak të ―mëkatit origjinal‖ të Georgi Dimitrovit, më saktësisht

njohjen në vitin 1940 të precedencës së Titos mbi këtë çështje. Ai konçesion ishte i

barazvlefshëm me një pranim nga ana e bullgarëve të eksistencës së një ‗‘kombi

maqedonas‘‘, drejt njohjes së banorëve të Pirinit (Maqedonisë bullgare) si të ishin pjesë e

një kombi të ri të sapothemeluar, si dhe të miratimit që rajoni i Pirinit të përfshihej brenda

Republikës Popullore të Maqedonisë. Në vitet pasardhëse, edhe pse me vështirësi,

komunistët bullgarë u përpoqën t‘ia atribuonin ‗‘gabimin‘‘Dimitrovit, dobësinë bullgare të

shfaqur menjëherë pas luftës. Jugosllavët nuk u gjendën asnjëherë të përgatitur për të hequr

dorë nga ‗‘veprat e titulluara‘‘, të cilat Dimitrovi ua kishte dhënë atyre. Konçesionet e

mëpasshme do të realizoheshin nga udhëheqja bullgare pas rivendosjes së marrëdhënieve

jugosllavo-sovjetike në vitin 1955, kur regjistrimi zyrtar për vitin 1956, njohu prezencën e

188.000 ‗‘maqedonasve‘‘ në Maqedoninë bullgare300

.

Delegatët e qeverisë së Frontit Demokratik shfaqën gatishmëri që të bënin gjithҫka për

korrigjimin e padrejtësive që elementët fraksionistë fashistë të qeverisë bullgare i kishin

shkaktuar Jugosllavisë dhe u angazhuan në masë të plotë për normalizim të marrëdhënieve

298

The Diary of Georgy Dimitrov 1933-1949, Introduced and edited by Ivo Banac. New Haven and London:

Jalë University Press, p .337. 299

Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova -shënime të një diplomati-, ―Enriko Kuҫo‖, Tiranë: 2007, f. 72. 300

J. Koliopoulos & J. Hassiotis. Modern and Contemporary Macedonia. History, Ekconomy, Society,

Culture, vol.2, (Athens- Thessaloniki, 1992), pp.277-280.

Page 129: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

116

midis popullit bullgar dhe popujve të Jugosllavisë, në frymën e solidaritetit të plotë

vëllazëror.

Në vjeshtën e vitit 1944, Dimitrovi i qëndroi konsekuent mendimit dhe qëndrimit të

tij, duke i dërguar një mesazh Titos nëpërmjet të cilit e njoftonte, se kishte udhëzuar

komunistët bullgarë që të mbështesnin me të gjitha forcat politikën maqedone të

Jugosllavisë së re Federative dhe se nuk mund të bëhej fjalë që Maqedonia jugosllave të

ndahet nga Jugosllavia‖301

. Ndërkohë, udhëheqja e PKJ, bëri një hap para, përsa i përkiste

politikës së vet në Maqedoni, kështu më 2 gusht 1944, u konstitua njësia federale maqedone

në përbërjen e Jugosllavisë së re.

Pra, ende pa mbaruar lufta, udhëheqja jugosllave vendoste edhe për tokat shqiptare

e popullsinë dominuese shqiptare të Maqedonisë perëndimore. Gjithashtu problemi i

bashkimit të territoreve të Maqedonisë pirine (bullgare) me Maqedoninë vardare

(jugosllave), në kuadrin e Federatës së sllavëve të Jugut mbetej i hapur302

. Menjëherë pas

kësaj, në nëntor 1944 palët shkëmbyen projekt marrëveshjen për krijimin e Federatës

jugosllavo–bullgare. Fjala ishte faktikisht për një shtet të bashkuar. Fillimisht, kishin

parasysh të lidhnin marrëveshjen përkatëse para fundit të vitit 1944. Në telegramin e vitit

të ri, për kryetarin e qeverisë së Bullgarisë, K. Georgiev, Tito shkruante: ―Ne duam që viti

1945 të bëhet gjithashtu vit i krijimit të lidhjeve vëllazërore të pathyeshme ndërmjet

popullit bullgar dhe popullit tonë‖303

.

Paraprakisht, Tito draf-idenë për krijimin e kësaj federatë e kishte mbajtur në sirtar,

përpos kishte përcaktuar edhe afatin. Projekt-drafti mendohej të realizohej brenda vitit

1945. Në nëntor të vitit 1944, kur qeveria e re bullgare e Frontit Patriotik ishte ende disa

javësh, Titoja dërgoi në Sofje bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Eduard Kardelin, i cili u

parashtroi shokëve të tij bullgarë një plan me dy faza: Fillimisht bashkimin e menjëhershëm

të Maqedonisë së Bullgarisë (Pirinit) me Republikën Federative Jugosllave të Maqedonisë

dhe më pas krijimin e një komisioni të përbashkët me qendër në Beograd, që do të punonte

për bashkimin e të dy vendeve, ku Bullgaria do të ishte një Republikë e shtatë e Bashkimit

të ri federativ të Sllavëve të Jugut.

Por bullgarëve nuk u pëlqeu ky koncept i Titos. Ata propozuan një plan të barabartë,

ku të dy shtetet të ishin partnerë të të njëjtit rang. Udhëheqësi bullgar insistonte për

301

Dimitrov G. Dnevnik. (9 mars 1933-6 shkurt 1949). Sofie: 1997. f. 431-440; Shaqir Vukaj. Shqipëria dhe

Kosova (Shënime të një diplomati), ―Enriko Koҫo‖, Tiranë: 2007. f.69 302

Makedonia.Problemi istori i kulturi. Moska: 1962. T.VI. S.132 303

J.Broz Tito, Sabrana djela, Vol. 25, f.169.

Page 130: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

117

karakterin dualist të federatës së ardhshme, pra për anëtarësi të barabartë të Bullgarisë dhe

Jugosllavisë304

.Të dy palët ia paraqitën Stalinit, i cili vendosi në favor të variantit

jugosllav305

.

Një hap tjetër ishte përpjekja për realizimin e idesë së bashkimit të sllavëve në një

shtet të vetëm, e cila kishte zënë vend te udhëheqja sovjetike. Por sipas Dimitrovit, Stalini i

kushtonte vëmendje rilindjes së sllavofilizmit, por mbi baza të reja, të bashkimit të popujve

sllavë si të barabartë, për mbrojtjen e përbashkët në emër të ekzistencës dhe të ardhmerisë

së tyre306

.

J.Broz Tito shprehet me superlativa për unitetin dhe bashkimin e të gjithë popujve

sllavë. Në pritjen e Komitetit Pansllav nxori në pah dhe u shpreh jo vetëm për miqësinë, por

gradualisht të krijohen kushtet për bashkimin e tyre të ngushtë307

. Gjithashtu, M. Gjilasi i

ka kushtuar një vëmendje të veҫantë në faqet e veprës së tij, ―Lico totalitarizma‖, rolit

nxitës dhe njëkohësisht frenues dhe shfytëzues të udhëheqësit rus, Stalinit. Në pritjen e

Komitetit Pansllav, në prill 1944, në Moskë, Gjilasi evidentoi se të gjithë, pa përjashtim, e

kuptonin se duhej të rilindte diҫka që i përkiste të kaluarës,ose të grupoheshin sllavët rreth

Rusisë, të instalohej komunizmi, si dhe të paralizoheshin tendencat pansllave antisovjetike.

Theksojmë se përsëri ishte M.Gjilas, në Kongresin Pansllav, më 8 dhjetor 1946, ku theksoi

përsëri dhe nxori në pah domosdoshmërinë e forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit të

popujve sllavë dhe të shteteve të tyre, në unison me Bashkimin Sovjetik308

. Një vëmendje të

veҫantë Kongresit Pansllav të vitit 1946, i ka kushtuar edhe historiani rus Romanenko, duke

e analizuar ai shprehet se: ―Kongresi ka qenë një tentativë për të lidhur sllavizmin me

internacionalizmin proletar dhe në këtë mënyrë, për të lidhur më fort ideologjikisht dhe

psikologjikisht popujt sllavë të Europës Qëndrore dhe Juglindore me Bashkimin Sovjetik,

―nëpërmjet lidhjeve vëllazërore‖, ndërsa popujt jo sllavë ―për t‘i kërcënuar me rrethimin

sllav‖.

304

Ana Lalaj, 100 vjet pavarësi. Aktet e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare. Vëllimi i II, ―Botimet

Albanalogjike‖, Tiranë; 2014, f..199.

305Georges Herman Hodo‘s,― Inskenimet proceset politike dhe spastrimet staliniste në Europën Lindore 1948-

1956, ― Amfioni &Zeli, Tiranë: 2000, f. 34. 306

Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova, Shënime të një diplomati. ―Enrilo Kuço‖, Tiranë: 2007, f. 79; Ivo Banac,

The diary of Georgi Dimitrov 1933-1949, Yale University Press. New Haven &London, p. 464. 307

J Broz Tito, Sobrana diella, Beograd: 1997 T.27.S.50. 308

M.Gjilas, Lico totalitarizma, Moskva: 1992. S. 25; Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova. Shënime të një

diplomati, Tiranë: 2007, ―Enriko Kuço‖, f. 79.

Page 131: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

118

Më tej M. Gjilas parashtron tezën e Stalinit në lidhje me ―Idenë sllave‖. Ideja sllave

ishte një gur shahu mjaft i fuqishëm në dorën e udhëheqësit rus. Mjaft e fuqishme dhe

domethënëse mbetet deklarimi i udhëheqësit rus, ―nëse sllavët do të jenë unikë dhe solidarë,

atëherë, në të ardhmen askush nuk mund të luajë as gishtin e dorës309

.

Por udhëzimi i Moskës ishte i prerë, ndërkohë që përgatitjet për nënshkrimin e

Traktatit jugosllavo-bullgar ishte marrë vesh nga Aleatët. Moska rekomandoi të

nënshkruhej ky traktat pas futjes në fuqi të traktatit të paqes me Bullgarinë.

Megjithë elasticitetin dhe lëshimet e bëra nga ana e Partisë Komuniste Bullgare për

çështjen maqedonase, falë insistimit dhe autoritetit të Georgi Dimitrovit gjatë bisedimeve

dhe negociatave midis P.K. Jugosllave dhe P.K. Bullgare në dhjetor 1944 në Sofie, për

gjetjen e një zgjidhjeje më të qëndrueshme për problemet ballkanike në epokën e pasluftës,

dolën në sipërfaqe divergjenca të dukshme310

. Kështu, sipas P.K.Jugosllave, Bullgaria duhet

të ishte ―Republika e Shtatë Popullore‖ e Federatës Demokratike Popullore të Jugosllavisë.

Nga ana tjetër, P.K. Bullgare mbronte tezën se Bullgaria, si shtet i pavarur, duhet të gëzonte

një status të veçantë në krahasim me demokracitë e tjera federale311

.

Pala bullgare mbronte gjithashtu tezën se Federata jugosllavo - bullgare duhet të

përbëhej vetëm nga dy shtete-anëtare të barabarta1. Mosmarrëveshja u zgjidh nga Stalini, i

cili edhe pse në fillim përkrahte pikëpamjen e Partisë Komuniste Bullgare, mbështeti

përfundimisht tezat e P. K. Jugosllave. Synimi ambicioz i Titos dhe Dimitrovit u fundos

gjatë përplasjes me dallgët e kundërshtimeve të Aleatëve Perëndimorë, që u pranuan

plotësisht nga Stalini, i cili nuk ngulte më këmbë në qëndrimet e tij të mëparshme. Kështu,

negociatat bullgaro-jugosllave për krijimin e Federatës përfunduan me publikimin e një

komunikate të përbashkët, ku vihej në dukje ―bashkëpunimi vëllazëror mes dy Partive dhe

dy shteteve‖312

.

Në prag të Konferencës së Jaltës, më 9 janar 1945, kryetari i i delegacionit të

Komitetit Kombëtar të Ҫlirimit të Jugosllavisë, A. Hebrang u prit në një takim të posaҫëm

nga Stalini. Takimi me Hebrangun ishte i një rëndësie të veҫantë, mbasi aty për herë të

309

Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova- shënime të një diplomati-. ―Enriko Kuço‖. Tiranë: 2007, f. 81; 310

Pasqyrë e historisë së Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, ―Rilindja‖, Prishtinë: 1963, f. 445 -446;

Gibianski.L.J, Problema Makedonii i vopros o federaci Ballkan v otnosheniah mezhdu Moskvoj i

komunistami Jugosllavi i Bollgari v. 1941-1945. Moskva. S.244 - 245. 311

Shaqir Vukaj. Rusia dhe Kosova -shënime të një diplomati-, ―Enriko Kuҫo‖, Tiranë: 2007, f. 69; Dimitrov.

G. Dnevnik, S.431 – 432. 312

J. Broz Tito, Rrëfime autobiografike, Vëllimi i Parë, Marrëdhëniet me bullgarët, Rilindja, Prishtinë, f. 416;

Dedijer 288-293,313 (Serbian) Novi prilozi za biografiju Josipa Broza Tita. Mladost, Zagreb 1980; Serbian)

New Contributions to the biography of Josip Broz Tito. Vol.3, f. 288-293, 313, Mladost, Zagreb 1980.

Page 132: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

119

parë, kryetari i delegacionit jugosllav parashtroi para udhëheqjes sovjetike pretendimet

territoriale të Jugosllavisë ndaj Greqisë, Rumanisë, Hungarisë, Austrisë, Italisë, pa folur për

Shqipërinë e Bullgarinë, që ajo pretendonte t‘i përfshinte brenda kufijve të vet.

Hebrangu kishte shkuar i përgatitur në Moskë dhe me të filluar bisedimet parashtroi

para Stalinit hartën e Jugosllavisë dhe të gjithë rajoneve e krahinave të vendeve fqinje, që

sipas jugosllavëve duhej të përfshiheshin brenda Jugosllavisë313

.

Duhet punuar, - theksoi Stalini - për bashkimin e plotë dhe kjo do të jetë një epokë

në historinë e Evropës. Por drejt kësaj duhet shkuar gradualisht, me etapa, deri te bashkimi i

plotë.

Megjithatë, Stalini kundërshtoi federatën ‗‘etnike‘‘, të cilën ai e shihte si një përpjekje

të Jugosllavisë për ‗‘absorbimin e Bullgarisë.‘‘Ai favorizoi një federatë dualiste, ―diçka

përgjatë linjave të ish Perandorisë Austro-Hungareze‘‘. Sidoqoftë, duke qenë gjithmonë e

më shumë dyshues ndaj qëllimeve të Titos, ai e konsideronte politikën jugosllave të

ekzagjeruar: ‗‘Jugosllavët dëshirojnë të marrin Maqedoninë greke, të (Egjeut) dhe

Selanikun314

. Krahas kësaj, ata duan gjithashtu Shqipërinë, madje edhe pjesë të Austrisë e

Hungarisë. Kjo është alogjike dhe e paarsyeshme nga ana e tyre. Nuk më pëlqen aspak

mënyra se si ata po veprojnë.‘‘ I nënkuptuar në këtë kriticizëm ishte sigurisht mosaprovimi

i pozicionit të Jugosllavisë në Greqi, ku komunistët grekë po ndiqnin rrugën e përplasjeve

me perëndimin, gjë e cila bazohej në supozimin se Ushtria e Kuqe do t‘iu vinte në ndihmë.

‗‘Ne nuk mund ta bëjmë këtë kurrësesi,‘‘ konkludoi Stalini si rezultat i pakënaqësisë së tij

ndaj ‗‘marrëzisë‘‘ greke, duke u rrëmbyer nga acarimi i tij në rritje me Titon, të cilin e

konsideronte ‗‘pa eksperiencë‘‘ (10 Janar 1945).

Ai, [Titua] nisej nga një formulë tjetër politike. Sipas mendimit të tij, në qoftë se në

përbërje të Jugosllavisë hynin gjashtë republika federative (Serbia, Mali i Zi, Kroacia,

Sllovenia, Maqedonia si dhe Bosnjë-Hercegovina), atëherë bashkimi duhej të bëhej sipas

parimit të anëtarit të shtatë: gjashtë republika jugosllave plus Bullgaria. Formalisht, të

gjitha republikat do të ishin të barabarta, por faktikisht Beogradi do të kishte situatë

dominuese. Në fund të janarit 1945, këto probleme u bënë objekt i bisedimeve të vështira

dhe të ashpra në Moskë, ku mbërritën përfaqësuesit e Jugosllavisë dhe të Bullgarisë.

Përfaqësuesit e të dy vendeve i priti vetë Stalini. Por bisedimet nuk çuan në largimin e

313

Vostoҫnaja Evropa v dokumentah rosijskij arhivah, Tom I, 1944-1953, Moskva: s. 119-133; Shaqir Vukaj,

Shqipëria dhe Kosova (Shënime të një diplomati), ―Enriko Koҫo‖. Tiranë: 2007, f.72. 314

Shaqir Vukaj. Rusia dhe Kosova, Shënime të një diplomati, ―Enriko Kuҫo‖, Tiranë: 2007, f. 74.

Page 133: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

120

mosmarrëveshjeve të palëve lidhur me strukturën e federatës: secila nga palët qëndroi në

pozicionin e saj.

Megjithatë, pas vizitës së Hebrangut, nga pala jugosllave u ndërmor dhe një veprim

tjetër. Kështu, më 5 shkurt 1945, E. Kardeli dërgon në Degën e Informacionit

Ndërkombëtar të PKBS, raportin e tij për situatën politike në Jugosllavi, ku ndër të tjera

shkruan: ―Për sa i përket perspektivës, ne e konsiderojmë të domosdoshme që Jugosllavia të

lidhet ngushtë me Bullgarinë dhe Shqipërinë, si dhe me Austrinë dhe Hungarinë, në qoftë

se proceset politike në këto vende do të zhvillohen në atë drejtim, i cili do ta bënte të

mundur këtë lidhje.

Për sa i përket Bullgarisë, ne e konsiderojmë të domosdoshme të realizojmë sa më

shpejt të jetë e mundur federatën me Bullgarinë...‖315

.

Por, çështja e Federatës jugosllavo-bullgare doli përsëri në skenë menjëherë pas

kthimit të Dimitrovit nga Moska. Në një fjalim të tij para Asamblesë Kombëtare më 26

dhjetor 1944, Dimitrovi hoqi dorë nga të gjitha pretendimet bullgare mbi Maqedoninë

jugosllave. Dimitrovi foli bile për bashkimin e Maqedonisë bullgare dhe jugosllave dhe për

krijimin e një Republike Demokratike Popullore të Maqedonisë së pavarur dhe sovrane që

do të integrohej si shtet anëtar në Federatën e ardhshme jugosllavo-bullgare. Pavarësisht

nga numri i madh dhe intensiteti i reagimeve të brendshme partiake, propozimi i Georgi

Dimitrovit u përqafua nga Plenumi i K.Q. të P.K. Bullgare dhe, më 9 gusht 1945, doli në

formën e Vendimit të K. Q. të Partisë.

Kështu që, në vjeshtën e vitit 1945, me prezantimin e Jugosllavisë të standarteve të reja

linguistike maqedonase në Maqedoninë e Pirinit, shpërthyen acarime të shumta, të cilat u

konsideruan si ‗‘Serbizim‘‘- dhe pjesërisht kështu ishte. Jugosllavët vazhduan të ndiqnin

politikën e shkëmbimit të Maqedonisë së Pirinit me ‗‘tokat kufitare perëndimore,‘‘ të cilat

ishin respektivisht distriktet e Bosilevgradit dhe të Caribrodit (15 dhe 22 Prill 1946).

Jugosllavët insistonin që Maqedonia Pirine t‘i bashkohej asaj Vardare gjatë periudhës

kalimtare, ndërsa bullgarët insistonin se kjo mund të arrihej në të njëjtën kohë me krijimin e

Federatës së Sllavëve të Jugut316

.

Në sfondin aktual të kësaj periudhe ndodhi formimi i strukturave të bllokut sovjetik,

i bazuar në sistemin e lidhjeve reciproke dypalëshe të BRSS me secilin prej vendeve të

demokracive popullore. Ndër të tjera, Traktati sovjeto-jugosllav për miqësinë dhe ndihmën

315

Faktori Sovjetik në Evropën Lindore 1944-1953, Moskë. Dokumenti Nr 35. 316

; Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova-Shënime të një diplomati-, ― Enriko Kuҫo, Tiranë: 2007, f. 72.

Page 134: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

121

reciproke dhe bashkëpunimin e pasluftës, u nënshkrua më 11 prill 1945 në Moskë. Është e

domosdoshme të vemë në dukje se krahas me këtë konstruksion qëndror, lindja e dy

demokracive popullore shoqërohej me fillimin e vendosjes së lidhjeve dhe ndërmjet tyre,

gjithashtu, si rregull, në baza dypalëshe317

. Siç kujton më vonë shoku i luftës i Titos, Moshe

Pijade: ―Bullgarët donin të kishin një federatë të tillë, në të cilën dhe Bullgaria dhe

Jugosllavia do të përfaqësoheshin secila si një e tërë. Gjithçka do të ngrihej mbi baza

pariteti. Dhe në qeveri, dhe në parlament përfaqësuesit do të ishin të barabartë, domethënë

gjysma bullgarë dhe gjysma jugosllavë‖. Titon ky variant nuk e kënaqi318

.

Është vërtet e pakuptueshme sjellja kaq agresive e Beogradit me fqinjët, sjellje që e

ka patur ndikimin e vet te toleranca dhe indulgjenca e B.S. Kjo parashtroi problemin nëse

pati standarde të ndryshme vlerësimi për Jugosllavinë dhe të tjera kishte për shtete e tjera

satelite të Ballkanit. Sepse toleranca specifike e Moskës ndaj qeverisë së Beogradit kishte

mbyllur sytë ndaj genit gllabërues, nacionalist dhe radikal të udhëheqjes së Jugosllavisë.

3.3. Fuqitë Perëndimore dhe Federata Ballkanike.

Ndërkohë që ndikimi sovjetik po përhapej në Evropën Lindore, Stalini bënte kujdes

të mos alarmonte Anglinë dhe Amerikën. Mirëpo Ballkani paraqiste disa probleme

strategjike si për Stalinin, ashtu edhe për Jugosllavët. ―Barrierat malore të Ballkanit‖,

vërente një historian bashkëkohës, ―krijojnë një pengesë natyrore që e ndan Rusinë dhe

Evropën Verilindore nga Mesdheu. Vija ekzistuese të komunikacionit e ҫajnë këtë pengesë

malore vetëm në tre pika të rëndësishme – skaji verilindor i Adriatikut dhe Fiumes, lugina e

Vardarit, që zbret deri në Selanik, dhe Ngushticat e detit të Zi në Stamboll. Nuk është

rastësi që Triestja, Ngushticat në fjalë dhe Maqedonia janë tre pika rreziku në Evropën

Juglindore‖319

.

Njëkohësisht, në procesin e ndërtimit shtetëror në Ballkan u përzie Britania e

Madhe, e cila bashkë me SHBA dhe BRSS ishte anëtare e Komisionit Aleat të Kontrollit në

Bullgari, dhe bëri një protestë të ashpër.

317

Marrëdhëniet e Rusisë me Jugosllavinë, 1941-1945. Dokumente dhe materiale . Moskë: 1998, f.433-434;

Jurij Pavllovec, Revista “E drejta dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”, Nr.2, viti 2006. 318

Gibianski L.J, Problema Makedonii i vopros o federaci Ballkan v otnosheniah mezhdu Moskvoj i

komunistami Jugosllavi i Bollgari v 1941-1945, S. 244-246; ShaqirVukaj, Rusia dhe Kosova -Shënime të një

diplomati-, ―Enriko Kuҫo‖, Tiranë: 2007, f. 72; Ana. Lalaj, ―Dosjet e Luftës‖, Histori, ―Toena‖, Tiranë: 2014,

f. 369.

319Misha Glenny, Histori e Ballkanit 1804-1999. Nacionalizmi, Luftërat dhe Fuqitë e Mëdha, ―Toena‖,

Tiranë: 2007, f.533.

Page 135: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

122

Në tetor 1944 Çurçilli shkoi për vizitë në Moskë, ku në bisedë me Stalinin bëri

―ndarjen‖ e zonave të influncës edhe për Ballkanin, e njëkohësisht siguroi dorë të lirë për të

vepruar në Greqi. Në këtë këndvështrim, Britania megjithëse ishte e rraskapitur

ekonomikisht, përsëri Shërbimi Inteligjent britanik kërkonte me ҫdo kusht të ruante

kontrollin e vet në Ballkan, aq më tepër që britanikët kishin qenë partnerë seriozë të

partizanëve të Titos, si dhe të gjitha fraksioneve luftuese në Greqi, me qëllim që të ruanin

ekuilibrat, duke u përpjekur të influenconin pushtetin e ardhshëm320

.

Ndërkohë deklarata e qeverisë Britanike, më 1 janar 1945, drejtuar qeverisë

Sovjetike, denoncoi bisedimet sekrete që po zhvilloheshin midis Jugosllavisë dhe

Bullgarisë, pasi ata i trembeshin krijimit të Federatës Bullgaro-Jugosllav. Kjo deklaratë do

të thotë se Greqia merr gjithnjë e më tepër rëndësi, sesa ajo që duan dhe kërkojnë qeveria

sovjetike dhe shtetet satelite321

.

Britanikët supozonin se këto aspirata ekspansioniste sllave mund t‘i sponsorozonte

B.S, i cili kishte interesa strategjike në Egje. Ndërkohë Greqia, e cila ndodhej në një

moment kritik dhe e paaftë të mbronte interesat e saj, ―do të dobësohej edhe më shumë‖, si

dhe do të shoqërohej me një varg çrregullimesh në Ballkan, që do të prishnin balancën e

pushteteve ndërmjet shteteve ballkanikë322

.

Kjo situatë paraqiste kërcënim për Greqinë, specifikisht për Maqedoninë (greke), ku

kronika e lëkundjeve greke midis Rusisë dhe Perëndimit shënonte luhatje. Ekzistonte frika

se mos Greqia në këtë mënyrë bashkohet me synimet ruse dhe largohej nga politika e

Perëndimit dhe kursi i britanikëve për Ballkanin.

Më 26 janar 1945, Britania e Madhe deklaroi se deri në nënshkrimin e traktatit të

paqes, Bullgaria duhej të ishte me statusin e vendit që deri në shtator 1944 kishte luftuar

përkrah ―boshtit‖, prandaj ―nuk e miraton krijimin e federatës apo konfederatës vetëm

ndërmjet Bullgarisë dhe Jugosllavisë‖. Kështu politika evropiano–lindore e ballkanike e

Stalinit kishte dy qëllime: nuk duhet të kishte kurrëfarë provokimi ndaj Perëndimit dhe

kapërcim të kufijve të caktuar në Jaltë; nga aleatët europiano-lindorë pritej që politikën e

tyre të brendshme e të jashtme t‘ua nënshtronin interesave sovjetike. Gjilasi në mënyrë të

përsëritur e siguroi udhëheqjen sovjetike për besnikërinë dhe synimet e mira të udhëheqjes

320

Arben Puto, Nëpër analet e diplomacisë angleze‖8 Nëntori‖, Tiranë: 1979, f.132, f.207; E. Hoxha, Rreziku

anglo- amerikan për Shqipërinë. Kujtime, ―8 Nëntori‖, Tiranë: 1982, f.339-352; Lajme nga Dosier. Rivaliteti

anglo-amerikan për misionet në Shqipëri. 321

Ana Lalaj. ―Dosjet e Luftës‖. Histori, ―Toena‖, Tiranë: 2014, f. 383; 322

Gazeta shqiptare. Rubrika kulturë. Artikull nga A.Lalaj, 3 shkurt 2015.

Page 136: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

123

Jugosllave. ―Dhe si u pritën këto synime të mira?‖, arsyetonte ai më pas. ―Me arrogancë

dhe mohimin, tipike për qëndrimet e një Fuqie të Madhe ndaj një fuqie të vogël, i të fortit

ndaj të dobëtit323

.‖ Pakogjë i dallonte qëndrimet staliniste nga ato cariste ndaj Ballkanit.

Krijimi i një Federate me dy vendet jugore sllave, Bullgarinë dhe Jugosllavinë,

kishte qenë ëndërr e liberalëve, socialistëve dhe komunistëve për dhjetëra vjet më parë324

.

Si Titoja dhe Georgi Dimitrovi, kryetari i PKB, ishin përkrahës të flaktë të idesë së

federimit. Ajo u shkonte përshtat edhe planeve të Stalinit: Një Jugosllavi e Bullgari e

bashkuar, nën hijen e fuqisë së tij, do mund të ndërtonte një kështjellë të fuqishme kundër

ndikimit tradicional britanik mbi gadishullin e Ballkanit.

Fuqitë Perëndimore bënin të ditur se Bashkimi i Sllavëve të Jugut binte në

kundërshtim me marrëveshjet e bëra në Jaltë lidhur me Europën e pas luftës325

. Loja

gjeopolitike e BRSS për krijimin e Federatës së Sllavëve të Jugut solli një parametër të ri, u

desh pra që planet e federimit të frenoheshin, por prej tyre s‘u hoq dorë .

Po cili kishte qenë qëndrimi i Aleatëve për Maqedoninë?

Më 7 dhjetor të vitit 1944, në mbledhjen e Kabinetit të Luftës me subjekt ―Politika

për Maqedoninë‖, Zyra e Foreign Office ishte e shqetësuar në lidhje me formulimin e

politikës për Maqedoninë si dhe të informonte qeverinë sovjetike për pikëpamjet e tyre.

Dokumentet britanike theksonin rëndësinë për parandalimin e bashkimit të të gjithë popujve

sllavo – jugor në një shtet të vetëm Jugo – Sllavo – Bullgar, të shtrirë nga Adriatiku deri në

Detin e Zi326

. Për pasojë, britanikët u përpoqën të evitonin një bashkim të Jugosllavisë dhe

Bullgarisë, e cila do të inkorporonte Maqedoninë. Më tej, po në këtë dokument të 7

dhjetorit, citohet: ―Është qartësisht e papranueshme që Bullgarisë t‘i lejohet të përfitojë

nëpërmjet rekordeve të saj të luftës nga çfarëdolloj përvetësimi në Maqedoni. Si rrjedhojë e

kësaj, provinca/krahina e shumësynuar dhe e shumëdëshiruar nga të gjithë, duhet të

qëndrojë brenda Jugosllavisë. Çështja që shtrohet është në rradhë të parë padyshim politike

dhe fazat apo hallkat e zgjidhjes së saj duhet të menaxhohen nga Foreign Office (Zyra e

Punëve të Jashtme)‖327

.

323

Misha Glenny. Historia e Ballkanit 1804-1999. Nacionalizmi, Luftërat dhe Fuqitë e Mëdha,

―Toena‖, Tiranë: 2000, f. 534; Seton-Watson. The East European Revolution. f. 347; Milovan Djilas.

Razgovori sa Staljinom. Belgrade: 1990, f. 61 324

Bell. J. D, The Bulgarian Communist Party, Standford: 1985, f.15; Ulam. A. B. Titoism und thë

Cominform. Cambridge: 1971, f.86. 325

Ulam. A.B, ― Titoism and Cominform‖. Cambridge: 1971, f. 91. 326

TNA (The National Archives) HS 64/5. 327

Po aty, HS 64/ 5, Note on W.P.(44) 707.

Page 137: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

124

3.4. Lufta Civile në Greqi.

Ideja e një federate të vendeve të Ballkanit me pjesëmarrjen e Greqisë është

konsideruar një mundësi për afrimin dhe bashkëpunimin e këtyre vendeve. Krahas kësaj, ky

draftprojekt kishte një sfond të qartë politik. Si Britania e Madhe dhe B. S. e shihnin

krijesën e ardhshme në favor të politikës dhe të synimeve të tyre në Ballkan. Oreksi

lakmitar i B.S. nuk ishte i pakufizuar, po kështu në vitin 1945 Rusia nuk ishte aq e fortë për

të ndjekur një politikë agresive përtej kufijve që ishin pranuar në Jaltë dhe Postdam328

. Por

shembulli paralajmërues i luftës civile në Greqi, ku komunistët e kishin të qartë se ushtritë

amerikane dhe britanike do të kishin ndërhyrë ndaj ҫdo përpjekje për ta marrë pushtetin me

force, pasqyrohet në një dokument top-secret mbi takimin e 53-të, të mbajtur më 27 shkurt

1945 me subjekt ― Greqia-Politikat e ardhshme të saj‖,i cili zbulon se Komiteti ishte

informuar mbi një draft-memorandum, të cilin Z.Macmillian e kishte përgatitur në bazë të

diskutimit me Kryeministrin dhe Sekretarin e Jashtëm gjatë vizitës së tyre të fundit në

Athinë, në lidhje me politikën e ardhshme dhe zhvillimet në Greqi. Gjithashtu ky draft

përmbante një sugjerim, i cili mund t‘ia vlente të merrej në konsideratë, nëse ushtria

britanike dhe bazat ajrore nuk duhej të lëshoheshin në Greqi, në përputhje me precedentin e

vendosur nga marrëveshja britaniko-amerikane në Indinë Perëndimore. Z.Macmillian

kishte deklaruar: ―Nëse shefat e stafit, pas shqyrtimit të çështjes, e shohin të arsyeshme dhe

e konsiderojnë një hap të mençur, atëherë nuk ka pse të ketë vështirësi në arritjen e

vendosjes së një marrëveshjeje me qeverinë greke në një moment të caktuar‖. Kryeministri

kishte shënuar ―JO‖, kundër këtij paragrafi. Shefat e stafit konfirmuan se ata ishin

plotësisht dakort dhe se absolutisht e miratonin këndvështrimin e Kryeministrit.

Nga këndvështrimi strategjik, piksynimet e Foreign Offis mbi miqësinëe fortë midis

Greqisë dhe Turqisë ishte esenciale, bazike për pozicionin britanik në Mesdheun Lindor.

Greqia do të ishte virtualisht e paaftë të ruante pavarësinë e saj përballë një shteti të

bashkuar Sllavo – Jugor, i cili herët ose vonë do të kërkonte një dalje në Egje. Po ashtu,

pozicioni i Turqisë në Europë do të ishte fatalisht i kompromentuar, ku BRSS do të bënte

presion mbi Turqinë në mars të vitit 1945 për të vënë sërish në diskutim konventën e

Montrës mbi lundrimin në Detin e Zi dhe për të patur një bazë detare në Detin Marmara.

328

Uollter Lakër, Europa në kohën tonë 1945-1992,‖ ―Dituria‖, Tiranë: 1996, 2003, f. 61.

Page 138: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

125

Krahas këtyre pikëpamjeve në terma afatgjatë, britanikët ishin debitorë kundrejt

Greqisë. ―Ne jemi aktualisht shumë të angazhuar në përpjekjet dhe punën për stabilizimin e

pozicionit të saj. Do ishte pothuajse pa vlerë, nëse në fund të luftës ajo përballet me një

amalgamë jugosllavo – bullgare, i cili përbën një kërcënim të qëndrueshëm për portet dhe

kufijtë e saj veriorë. Gjendja aktuale e pafuqishme dhe përçarëse e Greqisë, ia bën asaj të

pamundur efektivitetin në ruajtjen e sigurisë të së ardhmes së saj. Për këtë arësye, ajo mund

të shfaqë mirënjohje ndaj rezultateve që ne synojmë të arrijmë, duke qenë se ato janë

praktikisht në interesin e madh të saj‖329

.

Marrëveshja Paqësore e Varkizës në shkurt të vitit 1945, i jep fund kryengritjes

komuniste që filloi në dhjetor, në rrugët e Athinës. ELLA-s, Ushtria Nacionalçlirimtare në

Greqi vepronte nën udhëheqjen e Frontit Nacionalҫlirimtar (EAM), i krijuar me inisiativën

e PKG në shtator të vitit 1941 dhe që bashkonte të gjitha forcat patriotike të vendit për luftë

kundër pushtuesve fashistë. Kjo marrëveshje, e cila përfshinte ҫarmatosjen dhe amnistinë e

njësive të ELLA-s, do të krijonte kushte për zgjidhjen e krizës politike greke. Por për disa

mijëra anëtarë radikalë të ELLA-s, situata e re ishte e papranueshme, e cila ishte e barabartë

me kapitullimin. Prandaj ata preferuan emigrimin330

. Shumica zgjodhi Jugosllavinë si

destinacion, ndërsa të tjerë shkuan në Bullgari dhe Shqipëri. Pjesa më e madhe ishin anëtarë

të ELLA-s nga zonat kufitare, kryesisht greke, por edhe të shumta sllavo-maqedonase. Në

maj të vitit 1945, në qytetin e Kumanovës u organizua një kamp i përkohshëm i cili shërbeu

për të pritur refugjatët e ELLA-s. Fshati Bulkes, u bë veҫanërisht i rëndësishëm në kohën e

shpërthimit të konfliktit sovjeto-jugosllav. Pikëpamje të ndryshme të çështjes Bulkes,

gjenden në raportimin e Arbadzis Kalikratis të 2 nëntorit 1945, drejtuar Komitetit Qëndror

të Partisë Komuniste të Maqedonisë (YPR), në të cilën ai ofron një analizë të detajuar të

dallimeve të thella në qasjen për zgjidhjen e ―Çështjes maqedonase‖, mes grekëve dhe

sllavo-maqedonasve, por gjithashtu ndërmjet vetë sllavo-maqedonasve331

.

Rrjedhoja imediate e suksesit sovjetik në Greqi do të ishin: bllokim, dekurajim i

programit të rindërtimit europian kundër komunizmit. Ky ka qenë një nga momentet më

delikate, i cili do të acaronte marrëdhëniet në pikën ekstreme dhe mund të shkaktonte një

luftë të armatosur në rajon. Në një raport të Sekretarit Ekzekutiv të Këshillit të Sigurimit

329

TNA, HS 64/ 5, ―The War Office, 6th

December, 1944‖. 330

R. Clogg, A Concise History of Greece. Cambridge University Press, Cambridge: 1993, p.137. 331

AJ, A CK SKJU, KMOV, Gr~ka, IX, 33/V- 248 - 267, k- 14, 1946 -1973, Veselinka Malinska, M.P of the

Parlament of Peoples Republic of Makedonia to Milar Bakic, Sekretary of the Presidency of the Yugoslav

Federal Government, 11. XI.1945; M. Mitrovic, p. 190.

Page 139: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

126

Kombëtar të SHBA, paraqitej qartë shqetësimi dhe pozita amerikane lidhur me

shkallëzimin e mëtejshëm të implikimit të shteteve komuniste ballkanike në krizën greke332

.

Në këtë situatë, Rusia nëpërmjet Jugosllavisë ishte e detyruar të ndërhynte, pra të hapte

portën në Maqedoninë e Egjeut e më pas të penetronte në Greqi. Njëkohësisht, Jugosllavia

duhej të bënte kujdes, të ndërronte taktikë për zgjidhjen e Çështjes së Maqedonisë.

Ndërkohë njihej ndërkombëtarisht përkrahja amerikane dhe e Britanisë së Madhe në drejtim

të interesave madhore që kishin Fuqitë Perëndimore kundrejt Greqisë. Gjithashtu, Britania e

Madhe kërkonte me çdo kusht ruajtjen e dominimit të Ballkanit e veçanërisht, interesat e

Greqisë. Reagimi i menjëhershëm i G. Dimitrovit vjen në raportin e datës 4 nëntor të vitit

1946, ku udhëheqësi Bullgar me një urdhër ndaloi transferimin e materialeve dhe personave

nga Jugosllavia në Greqi, e cila realizohej nëpërmjet linjës Gjevgjelia, Dojran dhe Bitola

(Manastir). Gjithashtu, në verën e vitit 1945, autoritetet jugosllave lejuan gazetarët

sovjetikë, francezë, zviceranë dhe çek për të parë nga afër këtë ―kamp ushtarak‖333

. Leja për

këtë vizitë ishte kryesisht, në mënyrë që Perëndimi të ndryshonte mendimin se nuk ishte

kamp ushtarësh.

Prioriteti i politikës së BRSS ishte kolonializimi i vendeve të intervenuara duke i

shëndrruar ato politikisht, ekonomikisht e ushtarakisht në një farë brezi kufitar të BRSS si

dhe duke detyruar modelin sovjetik në çdo aspekt të jetës së tyre shoqërore. Instrumenti më

i fuqishëm ishte ideologjia, koncepti stalinist i konformimit të detyrueshëm ishte model i

vjetër, i drejtë dhe i vlefshëm për të gjithë, ishte BRSS, interesat e të cilit duheshin vënë

mbi gjithçka tjetër. Pikësynimi i Rusisë ishte krijimi i një perandorie sovjetike, qeveritë e

shteteve satelite duhej të ndiqnin verbërisht linjën e jashtme dhe të brendshme politike të

diktuar nga Moska si dhe të pranonin vlerën universale të modelit sovjetik pa asnjë hezitim.

Në përfundim të konkluzioneve të komisionit, përfaqësuesit amerikanë pretendonin

se ―refugjatët kanë qenë‖ të nënshtruar në përgatitjen politike, propaganduese, me qëllim

final: ―rrezimin e qeverisë greke‖334

.

Në një dokument të ambasadorit të BRSS në Jugosllavi, I. V. Sadҫikov me të

dërguarin e Bullgarisë, P.Todorov, më 23 tetor 1945 në Beograd, u diskutuan hapat praktike

për krijimin e Federatës së sllavëve të jugut. Biseda vijon me pyetjen e përfaqësuesit

bullgar, nëse kishte ndonjë të re në raport me dorëheqjen e Shubashiҫit. Sadçikovi e

332

Beqir Meta, Tensioni greko-shqiptar 1939-1949, ―Kristalina- KH‖, Tiranë: 2012, f. 429. 333

The Bulkes Experiment. A “Greek Republic”in Yugoslavia 1945-1949 (Eksperimenti Bulkes’nje republike

greke”, në Jugosllavi 1945-1949. 334

AJBT, I-3-b/270. Project of American conclusion, 1947.

Page 140: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

127

informon atë për letërkëmbimin ndërmjet qeverive sovjetike dhe amerikane për problemin

jugosllav. Gjithashtu, Sadçikovi e informoi z. Todorov në lidhje me marrjen në Moskë, më

1 janar 1945, të një note proteste së qeverisë së Britanisë së Madhe, e cila mësoi rreth

bisedimeve sekrete ndërmjet Bullgarisë dhe Jugosllavisë, ku pala angleze doli kundër idesë

së Federatës Ballkanike në përgjithësi dhe veçanërisht kundër Federatës së Sllavëve të

Jugut. Në të njëjtën kohë ambasadori rus e informoi Todorovin në lidhje me propozimin e

qeverisë amerikane për njohjen e Shqipërisë. Z. Todorov u shpreh: ―Amerikanët nuk do të

heqin dorë nga përpjekjet për të penguar caktimin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe Jugosllavi.

Sidoqoftë, tha ai, në Jugosllavi dhe Shqipëri ata asgjë nuk do arrijnë. Por sidoqoftë, ҫfarëdo

përpjekje dhe ndërhyrje të britanikëve dhe amerikanëve, ishin të paracaktuara të dështonin,

për faktin se dy popujt, jugosllavë dhe shqiptarë ishin në unitet me njëri-tjetrin‖335

.

Qëndrimi i shprehur nga ambasadori i BRSS-së, dëshmon se Rusia kishte filluar të

adoptonte politikën e frymës së bashkëpunimit, reciprocitetit dhe bashkëkzistencës

paqësore midis popujve sllavë në Ballkan, por edhe realizimin e misionit ―të mbrojtjes së

popujve vëllezër sllavë‖. Ndërkohë qeveria sovjetike mbante një qëndrim të prerë, sepse

nuk donte t‘i jepte argumente SHBA-së e Britanisë së Madhe për krijimin e bllokut etnik

sllav.

Për momentin mbizotëroi mendimi se u zgjidh, më në fund, çështja maqedonase dhe

u hap rruga për realizimin e vizionit të një Federate Ballkanike.

J. B. Tito, para vizitës së tij në Moskë në maj 1946, u takua me ambasadorin e

BRSS në Jugosllavi, A.I. Llavrentjev, më datën 22 prill 1946. Në fokusin qendror ishin

―Planet e Federatës Ballkanike‖. Marshalli Tito foli gjerësisht për marrëdhëniet reciproke

me Bullgarinë. Tito u shpreh në tone mjaft të vendosura se ai tani nuk mund të mbështesë

idenë e federatës me Bullgarinë për një sërë arsyesh: së pari, sepse Bullgaria mbetet ende

formalisht vend monarkist dhe së dyti, sepse ndikimi i partisë komuniste në Bullgari në

mjedisin e popullsisë është shumë më i dobët në krahasim me ndikimin në Jugosllavi. Duke

folur për problemet aktuale Tito tha se ndërmjet Bullgarisë dhe Jugosllavisë mbeten të

pazgjidhura dy grupe problemesh – problemi territorial dhe problemi lidhur me

335

Sovjetskij Faktor v Vostoçnoj Evrope 1944-1953, Tom. I. 1944-1948, Moskva: 1999, c. 275; Islam Lauka.

Eshref Ymeri, Shqipëria në Dokumentet e Arkivave Ruse, ―Toena‖, Tiranë: 2006, Dok, 4 (99); APJ FR. F. 06.

Regj. 7. Dosje 53. Dok.868. Fl. 3-4.

Page 141: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

128

dëmshpërblimin nga ana e Bullgarisë të atyre dëmeve që pësoi Jugosllavia si rezultat i

pushtimit nga forcat bullgare të një pjese të Jugosllavisë336

.

Në këtë kompleksitet faktorësh, mareshalli Tito tregoi bisedën e zhvilluar me të

dërguarin bullgar, Todorov, edhe pse zyrtarisht Todorovi bëri një sondazh për truallin e

mundësisë së bashkimit federativ të Rumanisë, Bullgarisë dhe Jugosllavisë. Në këtë

sondazh Tito u tregua indiferent, por një gjë e dinte mirë udhëheqësi jugosllav, se

sëmundjet e vjetra të shovinizmit, në format e njohura historikisht, qëndronin si shpata e

Damokleut mbi ardhmërinë e idesë për krijimin e Federatës Ballkanike.

Gjatë kohës së takimit me Titon, më 27 maj 1946, Stalini përsëri ngriti problemin

për bashkimin e vendeve ballkanike në ―frontin e përbashkët‖ me BRSS. Domosdoshmëri

të dorës së parë ai konsideronte krijimin e shtetit të bashkuar për Jugosllavinë, Shqipërinë

dhe Bullgarinë337

. Tito shprehu pëlqimin që të pranojë Shqipërinë në Federatë, por me

Bullgarinë, vuri në dukje ai, ―nuk bëhet gjë‖. Stalini lëshoi një replikë të ashpër: ―Këtë

duhet ta bëni‖, dhe vazhdoi të këmbëngulë: ―Në kohët e para, mund të kufizoheni me paktin

për miqësinë dhe ndihmën reciproke, por në thelb duhet bërë më shumë‖. Tito heshti. Për

pozicionin e kujdesshëm të Titos, për këtë problem delikat, kishte bazë.

Intervista e Dimitrovit për gazetën londineze ―Daily Mail‖, në qershor të vitit 1947

e shqetësoi Stalinin. Rivaliteti i heshtur, i cili kishte filluar të dukej në horizont e trembi

Stalinin ku ai shikonte bërthamën e një plani strategjik të Titos për të ngritur një bllok

socialist të pavarur nga BS, shikonte shkeljen e principit, sipas të cilit vendimet e

rëndësishme duhej të merreshin në parim vetëm prej tij. Gjithashtu Stalini e konsideronte të

domosdoshëm publikimin e kundërvënies ku citon: ― Ajo për të cilën kanë nevojë vendet e

demokracive popullore, është forcimi dhe mbrojtja e sovranitetit dhe e pavarësisë së

tyre‖338

.

Më datën 22 korrik 1947, ambasadori sovjetik A.I. Llavrentjev u takua me të

dërguarin bullgar në Beograd, S. Ganovski, i cili e njoftoi se Georgi Dimitrov do të vinte

për vizitë në Jugosllavi nga data 27 – 28 korrik, e pastaj shtoi se ―ai di që problemi për

nënshkrimin e traktatit të miqësisë ndërmjet Bullgarisë dhe Jugosllavisë nuk do të bëhet,

sepse Moska rekomandon të nënshkruhet ky traktat pas futjes në fuqi të traktatit të

336

Hamit Kaba. Ethem Ceku, ― Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse 1946-1962”, Prishtinë: 2011, f. 23-27;

S. J. Llavrenov. I. M. Popov, ―Bashkimi sovjetik në luftrat dhe konfliktet lokale‖, Moskë: 2003, Kapitulli i

Peste―Federata e vendeve socialiste‖. 337

Islam Lauka. Eshref Ymeri, Shqipëria në Dokumentet e Arkivave Ruse, ―Toena‖, Tiranë: 2006, f.105. 338

Georges Herman Hodos, Inskenimet Proceset politike dhe spastrimet staliniste në Europën Lindore 1948-

1956, ―Amfioni & Zeli, Tiranë: 2000, 34-35.

Page 142: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

129

paqes‖.339

Por, prognoza e Ganovskit nuk u vërtetua. Më 30 korrik deri në 1 gusht 1947 në

qytetin jugosllav Bled u zhvilluan bisedimet jugosllavo–bullgare, gjatë të cilave u ra dakord

për Traktatin e miqësisë, bashkëpunimit dhe marrëdhënieve reciproke ndërmjet dy vendeve,

njëkohësisht Traktati duhej të ishte pa afat. Gjithashtu, Dimitrovi dhe Tito ranë dakort se

‗‘ne nuk duhet të punojmë për një bashkim direkt të regjionit të Pirinit me Republikën

Jugosllave të Maqedonisë‘‘.

Më 12 gusht 1947, J. Stalini në telegramin dërguar Titos shprehu qëndrimin e palës

sovjetike për ―paktin pa afat‖, ku citon: ―Qeveria sovjetike mendon se dy qeveritë bënë

gabim duke lidhur paktin, në të njëjtën kohë pa afat, pa hyrë në fuqi traktati i paqes,

pavarësisht nga paralajmërimet e qeverisë sovjetike. Qeveria sovjetike mendon se me

ngutjen e tyre, të dyja qeveritë lehtësuan punën e elementëve reaksionarë anglo–amerikanë,

duke u dhënë atyre edhe një pretekst për të forcuar intervenimin ushtarak në problemet

greke dhe turke kundër Jugosllavisë dhe Bullgarisë.... Qeveria sovjetike duhet t‘u

paralajmërojë se ajo nuk mund të marrë përgjegjësinë për pakte me rëndësi të mëdha në

fushën e politikës së jashtme, të cilat lidhen pa konsultimin me qeverinë sovjetike‖340

.

Në këtë kontekst, të dy udhëheqësit ranë dakort për të mos aprovuar tekstin e

Traktatit të Bashkëpunimit dhe Ndihmës Reciproke, për të mos i dhënë shkas vendeve

perëndimore341

. Në fund të fundit, interesat e shtetit dhe ndërhyrjet e Stalinit parandaluan

çfarëdolloj rezolucioni të çështjes maqedonase apo të problemit shoqërues si ai i bashkimit

jugosllavo-bullgar. Megjithatë, akoma nuk mund të provohet, ashtu siç janë përpjekur të

bëjnë disa, se Dimitrovi ishte pothuajse i vetmi brenda liderëve të PK Bullgare, i cili mbajti

një qëndrim veçanërisht pro Maqedonisë.

Në Konferencën e Paqes në Paris, përfaqësuesit e Jugosllavisë u përpoqën që ҫështja

e traktatit të paqes me Hungarinë dhe Bullgarinë të zgjidhej sa më drejtë. Duke patur

parasysh situatën e vështirë të Bullgarisë dhe detyrimet e saj të mëdha të reparacioneve,

Jugosllavia hoqi dorë nga shuma prej 25 milion dollarësh, të cilën Bullgaria ishte e

detyrueshme t‘ia paguajë si reparacion. Politika e ndjekur nga Stalini për bashkëpnimin dhe

lidhshmërinë e vendeve socialiste, që në fillim, ka qenë frymëzuese me aspiratë për

nënshtrim dhe hegjemoni. Kjo u shpreh në orvatjet e Stalinit që të siguronte të drejtën e

orientimit dhe të përcaktimit të politikës së jashtme të të gjitha vendeve socialiste dhe që

339

Faktori Sovjetik në Evropë në Lindore 1944-1953‖, Vol. 1. 1944-1948, Moskë: 1999, Doc.169, f. 473-474. 340

Гиренко Ю. С. Сталин – Тито. М., 1991, c. 325–326. 341

Po aty, Shaqir Vukaj. f. 96

Page 143: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

130

njëkohësisht me anë formash të ndryshme të bashkëpunimit ekonomik të kontrollojë

zhvillimin e tyre të brendshëm dhe ta dirigjonte atë.

Më datën 15 tetor 1947, Titua është takuar me ambasadorin sovjetik Llavrentjev, në

pritjen e dhënë në ambasadën e Hungarisë, me rastin e nënshkrimit të Traktatit të miqësisë

e ndihmës reciproke. Gjatë bisedës Titua, në prani të Ganovskit i tha se ―Jugosllavia dhe

Bullgaria kanë ndërmend këto ditë të botojnë tekstin e rakorduar të traktatit për miqësinë

dhe ndihmën reciproke. Por tani duhet përcaktuar përfundimisht afati i veprimit të traktatit.

Për këtë, meqenëse ishin shprehur disa kundërshtime nga qeveria sovjetike për shkak të

traktatit pa afat, ai lutet t‘i njoftojë mendimin e qeverisë sovjetike për këtë problem‖. Kur

Llavrentjevi i ka thënë se Velebiti këmbëngul në Traktatin pa afat, Titua vazhdoi se

―qeveria jugosllave nuk këmbëngul në këtë. Ajo është dakord për afat 20 vjet ose një afat

tjetër, si e konsideron këtë të përshtatshëm Moska342

.

Lidhur me këtë, autori rus J.S.Girenko thotë se kundër karakterit pa afat të traktatit

jugosllavo-bullgar ishte Stalini343

. Është e pamohueshme që përpjekjet e Jugosllavisë dhe

Bullgarisë për përqasje, të ndodhura tashmë nën kontrollin partiak, shënuan një hap

progresiv esencial drejt aleancës së shteteve ballkanike, nën një subjek shtetëror unik.

Duke pasur parasysh kritikën e Stalinit, nënshkrimi i traktatit jugosllavo-bullgar u

shty dhe u bë pas futjes në fuqi të traktatit të paqes me Bullgarinë, traktat i cili u finalizua

më 27 nëntor 1947 në Evksinograd, pranë Varnës, gjatë vizitës zyrtare të Titos në Bullgari.

Duke shpjeguar thelbin e Traktatit, pas ceremonisë së nënshkrimit, Tito u deklaroi

gazetarëve të huaj: ―Traktati ndërmjet Jugosllavisë dhe Bullgarisë vjen jo vetëm nga rreziku

i agresionit gjerman, por edhe nga rreziku i ҫdo agresioni tjetër, nga cilado anë që të vijë

…Prandaj ne jemi jo vetëm kundër imperializmit amerikan, por edhe kundër të gjithëve që

duan ta rrezikojnë pavarësinë tonë…344

. Kjo është e re në traktatin jugosllavo-bullgar. Kjo

do të përmbahet në të gjitha marrëveshjet e ardhshme të cilat ne do të lidhim. J. Tito,

deklaroi kryerjen së shpejti të bashkimit doganor ndërmjet Jugosllavisë dhe Bullgarisë. Nga

ana e tij G. Dimitrovi tha se tani ―në marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë së re dhe

Jugosllavisë së re……është zhdukur gjithҫka që në një mënyrë ose në një tjetër mund të

shfrytëzohej nga armiqtë e popujve tanë345

.

342

Sovjetskij factor v vostoҫnoj evrope 1944 – 1953. Tom. 1. 1944-1948, Moskva: 1999, S. 503-504 343

Гиренко Ю. С. Сталин – Тито. М., 1991, c. 325–326. 344

Sl. Neshovic. Bledski sporazum Tito-Dimitrov (19479). Zagreb. 1979, f. 161,164,165. 345

Sl.Neshovic. Bledski sporazum Tito-Dimitrov (19479). Zagreb. 1979, f.77.

Page 144: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

131

Shpresat morën formën e perspektivave premtuese gjatë takimit Tito-Dimitrov më

27 nëntor 1947346

. Udhëheqësit e të dy vendeve ranë dakort për nënshkrimin e traktatit të

miqësisë dhe ndihmës reciproke, për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, për bashkimin

doganor, harmonizimin e programeve ekonomike, rritjen e nivelit të komunikimit nëpëmjet

lehtësimit të procedurave të kalimit të kufirit, zgjerimin e rrjetit rrugor dhe hekurudhor në të

dyja anët e kufirit, përfaqësimin e përbashkët në Komisionin Ballkanik të Këshillit të

Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe së fundi në heqjen dorë të Jugosllavisë nga shuma

25 milion dollarë që Bullgaria i detyrohej asaj për dëmet e shkaktuara nga ushtritë bullgare

në Jugosllavi gjatë Luftës së Dytë Botërore347

. Klima e optimizmit pas nënshkrimit të

traktatit të mësipërm, duket si në përmbajtjen ashtu edhe në stilin e deklaratave të marshallit

Tito gjatë vizitës së tij në Sofie më 1947, në përgjigje të vizitës së Dimitrovit në Jugosllavi,

ku midis të tjerash theksoi: ―Do të ecim përpara drejt një bashkëpunimi aq të ngushtë dhe të

plotë, saqë çështja e një Federate do të përbënte vetëm një formalitet‖348

.

Edhe se Tito dhe Dimitrovi kishin aprovuar tekstin e Traktatit të Bashkëpunimit dhe

Ndihmës Reciproke, megjithatë kishin rënë dakort që të mos publikohej teksti i tij, për të

mos u dhënë shkas vendeve perëndimore për të reaguar. Dimitrovi kishte shkuar akoma më

larg, në njoftimin zyrtar për këto bisedime, duke publikuar dhe deklaruar se ky Traktat ishte

pa afat skadence. Gjithashtu, ishin bërë publike nënshkrimi i marrëveshjeve për rritjen e

bashkëpunimit ekonomik, për regjimin e ndërmarrjeve të përbashkëta si dhe përgatitjet për

krijimin e një sistemi unik doganor.

Kuptohet se lidhja e kësaj marrëveshjeje alarmoi vendet perëndimore, të cilët

shihnin rrezikun e fuqizimit të vendeve sllave. Gjithashtu, ata mendonin se këto veprime

nuk mund të bëheshin pa lejen e Moskës. Perëndimi reagoi menjëherë ndaj këtyre

marrëveshjeve, duke i cilësuar kërcënim për paqen në Ballkan.Vëzhguesit amerikanë i

cilësonin ato si rrezik për Geqinë dhe vinin në dukje se gjatë bisedimeve është diskutuar

dhe për krijimin e shtetit autonom Maqedon. Ndërkohë, në Turqi, kjo marrëveshje u cilësua

si ―ekspansion sllav‖.

346

Dedijer. V. Novi prilozi za biografiju Josipa Broza Tita. Mladost. Zagreb. 1980,Vol.3, f. 288-293, 313;

Georges Herman Hodo‘s. Iskenimet. Tiranë. 2000. Proceset politike dhe spastrimet staliniste në Europën

Lindore 1948-1956. Amfioni & Zeli, Tiranë: 2000, f .34. 347

Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova. Shënime të një diplomati,―Enriko Kuҫo‖, Tiranë: 2007, f. 96; Girenko

J.S. ―Stalin i-Tito, Moskva: 1991.s.f, 324; 348

Devedjiev, H. The modern Inquisition, London: 1962, f. 9; Sovjetskij factor v vostocnoj evrope

1944-1953. Tom. 1. 1944-1948. Moskva 1999, doc.169, fq. 473 – 474;

Page 145: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

132

Dhe reagimin e tyre e shohim edhe në dokumentet diplomatike italiane. Më datën 5

dhjetor 1947, ambasadori italian në Bukuresht, Scammacca, i dërgon një telegram ministrit

të Jashtëm italian Sforza, ku ndër të tjera i shkruan: ―Iniciativa e çuar në fund nga

mareshalli Tito, me firmosjen së fundmi të traktatit të miqësisë dhe ndihmës reciproke

ndërmjet Bullgarisë dhe Jugosllavisë, hapi fazën e tretë në organizimin me karakter uniform

dhe univok të shteteve të Evropës danubiano – ballkanike‖.349

Më tej ambasadori italian flet për ―një sistem të plotë marrëveshjesh solidare

politiko – ushtarake zinxhir në të cilin duhet të përfshihet edhe Shqipëria, tashmë e lidhur

shumë ngushtë me Jugosllavinë‖350

.

Lidhur me këtë marrëveshje informon edhe ambasadori Italian në Ankara, Prunas,

më datën 10 dhjetor 1947. Ai informon ministrin Sforza se ―Me marrëveshjet e Varnës të

27 nëntorit ndërmjet Jugosllavisë dhe Bullgarisë,vazhdon procesi për krijimin e një

federate, sigurisht drejt një komuniteti të sllavëve të jugut. .. Bashkimi i sllavëve jugorë, në

një farë kuptimi, më duket fatal dhe duke vepruar në këtë drejtim, Dimitrovi dhe Tito pra

më duket interpretojnë me besnikëri ndjenjat dhe pretendimet, jo aq në mënyrë të

vetëdijshme, por sigurisht shumë të lakuara më parë në të dy vendet‖351

.

Projekti jugosllavo - bullgar i Federatës, nuk mbetet vetëm një akt i shkruar falë

dëshirës së mirë, por u shtri në gjithë Ballkanin duke përfshirë bile dhe vendet që

përshkohen nga Danubi. Përtej klishesë diplomatike ruse, Bashkimi Tito-Dimitrov ishte

vetëm hapi i parë i krijimit të të gjitha republikave popullore. Marrëdhëniet e qëndrueshme

të bashkëpunimit rumuno- bullgare u përforcuan në bisedimet e Dimitrovit me Georgiu-

Dezhin, kryetar i partisë rumune, dhe më 17 janar 1948, Dimitrovi jepte një konferencë

shtypi para gazetarëve të huaj ku deklaronte: ―Në qoftë se piqet problemi i Federatës,

popujt tanë në Rumani, Bullgari, Jugosllavi, Shqipëri, Ҫekosllovaki, Poloni, Hungari,

ndoshta në Greqi, do t‘i marrin vetë vendimet. Do të jenë ata që do të përcaktojnë nëse

duhet krijuar një federatë apo konfederatë, dhe kur e si duhet që ajo të bëhet realitet‖352

.

Duke iu referuar detajeve të projektit të federalizimit të Ballkanit, Georgi Dimitrovi

deklaroi në mënyrë të qartë se shtetet e demokracive popullore (Rumania, Bullgaria,

349

I documenti diplomatici italiani, decima serie: 1943-1948, Volum VI, f. 962. 350

I documenti diplomatici italiani, decima serie: 1943-1948, Volum VI, f. 962. 351

I documenti diplomatici italiani, decima serie: 1943-1948, Volum VI, f. 977.Dokumenti Nr.795. 352

I documenti diplomatici italiani, Decima serie:1943-1848,VolumeVI, f. 926,Dokumenti Nr 779, Ministri në

Bukuresht, Scammacca dërguar ministrit të Jashtëm Sforza,Telegram me korrier 16828/033, Bukuresht, 5

dhjetor 1947 (ardhur dt 11); Gazeta ―Pravda‖, 23.01.1948; Georges Herman Hodo‘s, Inskenimet. Proceset

politike dhe spastrimet staliniste në Europën Lindore 1948-1996, Amfioni & Zeli, Tiranë: 2000, f. 35.

Page 146: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

133

Jugosllavia dhe Shqipëria ―do të marrin në kohën e duhur dhe në mënyrë të pavarur

vendimin përfundimtar në lidhje me krijimin e një Federatë apo një Konfederatë‖, mund

shohin si hap të parë në drejtim të proceseve integruese ―bashkimin doganor‖.

Me këtë lihej të kuptohej se proҫesi ka kaluar tashmë nga faza e librit të urimeve, në

fazën e parapërgatitjeve dhe përgatitjeve konkrete.

Ideja për krijimin e mundshëm në perspektivë, kur të piqeshin kushtet, të Federatës

ose Konfederatës së vendeve të Ballkanit dhe Danubit, me përfshirjen aty të Polonisë,

Çekosllovakisë dhe Greqisë, deklaratë e thënë nga Dimitrovi, më 17 janar 1948,

përforcohet në bisedën 10 minutëshe të M.Gjilasit me Zhdanovin, gjatë së cilës ai u

interesua për mendimin e Gjilasit lidhur me deklaratën e kryetarit të Këshillit të Ministrave

të Bullgarisë, Dimitrov353

.

Këto lëvizje shkaktuan një protestë aktive të vendeve perëndimore si dhe një

reaksion në Bashkimin Sovjetik. Nëse perëndimorët i friksoheshin zgjerimit të influencës së

sferës komuniste, pakënaqësia e udhëheqësit sovjetik në një shkallë jo të vogël ishte

shkaktuar nga rrethana se Beogradi e kishte marrë këtë vendim pa një marrëveshje

paraprake me Moskën. E gjithë kjo ishte parashikuar dhe ditur më parë, e vetmja gjë e re që

mund të tregohet lidhur me këtë është shpejtësia dhe madje ngutja për t‘i konkluduar; gjë që

sigurisht nuk ishte pa arsye dhe pa kuptim. Nën këtë profil mund të theksojmë interesin e

Moskës për të shfrytëzuar me shpejtësi avantazhin që rrodhi nga marrëdhëniet e tij të

prishura me ish aleatët për të siguruar pozita sa më solide të mundshme të kontrollit absolut

në këtë pjesë të Europës. Në këtë situatë, lind domosdoshmëria për të krijuar kushtet

paraprake ekonomike dhe administrative, për të vendosur bazat e një organizimi të

përbashkët të armatimit, sipas imazhit dhe shëmbëlltyrës së asaj të BRSS në të gjitha këto

shtete. Konsolidimi i ―bllokut demokratik‖ tashmë të shpallur si kundërvënie ndaj ―bllokut

antidemokratik‖, synonte mbështetje me demonstrimin e forcës në aspektet dhe veprimtari

të ndryshme të politikës së Moskës ndaj Washingtonit dhe Londrës, si në rrugë diplomatike

ashtu dhe në rrugë të brendshme.

Por G. Dimitrovi deklaratat e thëna në konferencën e shtypit i kishte bërë pa vënë në

dijeni paraprakisht qeverinë sovjetike. Kjo ngjarje, që qeverinë sovjetike e vinte para faktit

të kryer, si dhe vendosja nga ana e Jugosllavisë për dërgimin në Shqipëri të një divizioni

ushtarak, përsëri pa vënë në dijeni Moskën, duket se bënë që sovjetikëve t‘u sosej durimi.

Atëherë Stalini, me anë të Molotovit dërgon tre telegrame, ku përfundimisht thuhet se ―ne

353

J.S.Girjenko. Tito-Stalin. Moskë: 1991, f.333.

Page 147: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

134

me ju kemi divergjencat serioze për problemet e politikës së jashtme‖ dhe propozohej që të

dërgonin në Moskë, jo më vonë se 8-10 shkurti 1948 ―dy –tri përfaqësues me përgjegjësi të

qeverisë jugosllave për shkëmbim mendimesh‖354

.

Në 24 janar Stalini i dërgoi Dimitrovit një letër të mprehtë, ku e merrte në pyetje në

lidhje me deklaratat e tij të një konference për shtyp, gjatë së cilës Dimitrovi kishte referuar

për pashmangshmërinë e një federate, e cila do të mund të bashkonte të gjitha demokracitë

e popujve të Europës Lindore, duke përfshirë këtu edhe Greqinë. Stalini e karakterizoi

deklaratën e tij si ―të pakujdesshme dhe të pamenduar‖. Më 28 janar 1948 ―Pravda‖ doli me

kritikën e idesë për këtë federatë ose konfederatë dhe bashkimin doganor të vendeve

pjesëmarrëse, duke e quajtur atë ―problematike dhe artificiale‖355

. Stalini tashmë

argumentonte, edhe pse në mënyrë të paqëndrueshme, se të gjitha skemat e mundshme për

një federatë lindore jugosllavo-bullgare ose të çfarëdo lloji tjetër qoftë ajo, ishin të

dëmshme; çka do të thoshte se të gjitha këto masa luheshin në duart e ‗‘themeluesve të

Bllokut Perëndimor‘‘, veçanërisht për faktin se pothuajse të gjithë hamendësonin se ishte

pikërisht Moska, ajo që prapësoi inisiativat e Beogradit dhe Sofies.

Shumë shpejt ishte shtyrë përpara një proces paralel drejt një marrëveshjeje

ballkanike shumë më të gjerë, që përfshinte edhe dy vende jo sllave, Rumaninë dhe

Hungarinë, por së cilës sllavët i atribuonin drejtimin dhe udhëheqjen. Ky ishte një proces

më dinak se i pari dhe pak a shumë i imponuar nga lart, edhe sepse i pa mbështetur në

platformën e një familjeje të përbashkët race, por që, edhe kjo i përgjigjej një kërkese të

ligjshme të paqësimit dhe të bashkëpunimit dhe thuajse të antiballkanizimit të Europës

danubiane.

Një rëndësi e veҫantë i ishte kushtuar zbatimit të udhëzimeve të Stalinit për krijimin

kryesisht të traktateve të miqësisë dhe ndihmës reciproke, rritjen dhe përmirësimin e

bashkëpunimin ekonomik, si dhe zgjerimit të lidhjeve të ndihmës reciproke midis vendeve

të demokracive popullore, e më pas marrja e kompetencës në nivel ballkanik nga BRSS.

Nuk mund të imagjinohej lëshimi i kësaj competence, pavarësisht ekzistencës së barrierave

ekzistuese. Pavarësisht tentativave dhe inisiativave të vazhdueshme të vendeve ballkanike,

të orkestruara nga dirigjenti Stalin, ato ngelën formalisht në letër apo në një platformë

bukurshkrimi teorik, duke mos gjetur kurrë zbatim në arenën praktike. Fakti ishte se në këtë

354

Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

3, 1992г, с. 13-14. 355

S.J. Llavrenov dhe I.M.Poppov. Bashkimi Sovjetik në luftërat dhe konfliktet locale. Kapitulli ―Federata

Ballkanike e vendeve socialiste‖, viti 2003; fq. 80. Pravda, 23.1.1948, cituar nga po ai, f.11; Sovjetskij factor

v vostocnoj evrope 1944-1953, Tom. 1. 1944-1948, Moskva 1999, doc.185, fq. 526.

Page 148: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

135

periudhë i gjithë rajoni i Mesdheut ishte futur në zonën e rivalitetit midis kampit lindor dhe

atij kundërshtar perëndimor. Në këto kushte, mundësia e Bashkimit Sovjetik për të

kontrolluar ngushticat e Bosforit dhe të Dardaneleve, e vetmja rrugë detare në jug që lidhte

Bashkimin Sovjetik me detet e tjera dhe oqeanin botëror, si dhe prezenca konstante në

Mesdhe e Fuqive Perëndimore, përbënte një kërcënim të pashmangshëm për sigurinë e B.S.

Hapat e parë për ndryshimin e situatës ishin projektuar në mendjen e udhëheqësit sovjetik,

ku Rusia ndërmerr një përshkallëzim dhe mban një qëndrim të vrazhdë, me qëllim të mos i

jepte argument SHBA dhe Britanisë së Madhe për të rritur ndërhyrjen ushtarake në Greqi

dhe Turqi. Si përfundim, synimi final i Moskës ishte forcimi i bregdetit të Adriatikut, ky

piksynim ishte imediat.

Në shkurt të vitit 1948 në Poloni u zhvillua një mbledhje e partive komuniste të

vendeve të Evropës Lindore, për krijimin e Kominformit. Në dokumentin e përpiluar me

titullin: ―Ndikimi i vendimeve të mbledhjes së përfaqësuesve të nëntë partive komuniste në

rritjen dhe forcimin e forcave demokratike në Bullgari‖, datë 3 shkurt 1948, kritikohet dhe

njëherë ideja e Dimitrovit në konferencën e shtypit, e konkretisht thuhet: ―Ideja e gabuar e

Federatës së sllavëve të jugut, e cila ishte hedhur poshtë, del përsëri në skenë në

intervistën e shprehur nga G. Dimitrovi për gazetarët e huaj. Lidhur me këtë, pasoi

deklarata e njohur e redaksisë së ―Pravdës‖. Po kjo ide gjeti pasqyrimin e saj dhe në projekt

programin e Frontit Kombëtar: ―Guri themeltar i politikës së jashtme të Republikës

popullore të Bullgarisë, thuhet në projektin e programit, është miqësia e sinqertë, e

vazhdueshme dhe e pathyeshme me Bashkimin Sovjetik, vëllazërimi dhe uniteti me popujt

e Jugosllavisë, që përfshin krijimin e Federatës së sllavëve të jugut‖356

.

Siç dihet, mbledhja në Moskë u zhvillua më 10 shkurt të vitit 1948, ku përveç

jugosllavëve, me të cilët ―kishte divergjenca serioze‖, ishin ftuar edhe bullgarët. Studiuesi

jugosllav Vladimir Dedijer këtë takim e pagëzon me emrin ―Presioni i madh‖. Takimin e

hapi Molotovi i cili menjëherë në hyrje identifikoi ekzistencën e divergjencave serioze

ndërmjet B.S nga njëra anë dhe Jugosllavisë e Bullgarisë nga ana tjetër. Më pas kritikoi

idenë e krijimit të federatës me përfshirjen aty të të gjitha vendeve të Europës Lindore.

Udhëheqësi sovjetik demonstron përgjegjshmërinë e tij për rrugën e drejtë të ndjekur nga

udhëheqja sovjetike për shmangien e një konflikti të mundshëm dhe me largpamësi synon

të parandalojë pasojat që mund të kishte stabiliteti i kampit socialist.

356

Faktori Sovjetik në Evropën në Lindore 1944-1953, Tom. 1,Moskva: 1999, Doc. Nr.185, f. 526.

Page 149: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

136

Në vijim të takimit, më pas e mori fjalën E. Kardeli i cili pranoi se me traktatin

bullgaro-jugosllav ndoshta ishin nxituar. Në të njëjtën kohë Kardeli, duke justifikuar

qëllimin për dërgimin e divizionit jugosllav në Shqipëri, përsëri kujtoi se edhe më parë, me

kërkesë të qeverisë shqiptare, në Shqipëri ish dërguar regjimenti jugosllav i aviacionit,

veprim që nuk shkaktoi asnjë ndërlikim. Por Stalini përsëri iu kundërvu prerë duke u

revoltuar si dhe përsëriti frazën e tij të dashur: ―Ky problem u poq‖.

Lidhur me argumentet e Kardelit për domosdoshmërinë e mbrojtjes së Shqipërisë

nga kërcënimi i ndërhyrjes greke, Stalini papritur për bashkëbiseduesit e tij jugosllavë e

bullgarë, shtroi problemin nëse ka kuptim lufta e forcave partizane e udhëhequr nga partia

komuniste e Greqisë dhe dhënia e ndihmës së mëtejshme asaj, të realizuar nga territori i

Jugosllavisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, me rolin drejtues të jugosllavëve. Ai, sipas raportit

të Gjillasit, tha se ―në Greqi duhet ndihmuar, nëse ka shpresa për fitore, po nëse jo, atëherë

duhet menduar dhe për t‘i dhënë fund lëvizjes partizane‖. Ndaj fjalëve të Kardelit, se

jugosllavët besojnë në fitoren e partizanëve grekë, ―udhëheqësi‖ kundërshtoi dhe u shpreh

se: ― Udhëheqësit sovjetikë kohët e fundit dyshojnë seriozisht për këtë dhe nuk beson se në

Greqi puna mund të zhvillohet me sukses si në Kinë‖357

. Ndërsa ―lidhur me vërejtjen e

Dimitrovit, se në rast të fitores së monarko-fashistëve situata në Ballkan do të bëhej e rëndë

dhe serioze, Stalini citoi;‖ se kjo nuk është vërtetuar‖358

.

Sidoqoftë, të gjitha burimet që kemi ne, tani për tani, për takimin e 10 shkurtit,

dëshmojnë me siguri se orientimi i parashtruar nga Stalini për ndërprerjen e luftës në Greqi,

ishte i papritur për pjesëmarrësit jugosllavë e bullgarë. Kjo cenonte në një masë të caktuar

edhe problemin e rolit jugosllav në Shqipëri. Sepse realizimi i konceptit të patronazhit

jugosllav për mbrojtjen e Shqipërisë nga rreziku nga ana e Greqisë, në vitet e para të

pasluftës, në të vërtetë nuk ishte i lidhur aq me pretendimet greke për Epirin e Veriut,

domethënë Shqipërinë e Jugut, sesa me veprimet e mundshme ushtarake të qeverisë së

Greqisë kundër bazave të furnizimit dhe organizimit të partizanëve grekë, të vendosura në

territorin shqiptar (veprimtaria e bazave gjithashtu koordinohej me jugosllavët)

Armët që vinin nga BRSS, çoheshin në Jugosllavi ―për fqinjët tuaj‖359

. Jugosllavët

gjithashtu dërgonin pjesë të ndihmës së tyre në armë për partizanët grekë nëpërmjet

357

Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

3, 1992г, с. 42. 358

Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

3, 1992г, с. 42. 359

Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

3,1992г, с. 44.

Page 150: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

137

Shqipërisë, ku për koordinimin e kësaj veprimtarie me organet e punëve të brendshme

shqiptare ndodheshin përfaqësuesit e shërbimit të sigurimit jugosllav360

.

Në këtë kuadër, forcat qeveritare greke qenë në tërheqje të vazhdueshme gjatë vitit

1947, e megjithëse forcat partizane greke nuk rreshtën thirrjet e panumurta drejtuar

―vendeve vëllezër‖ për armë , Stalini nuk lejoi asnjë furnizim. Edhe pjesëmarrësit në forcat

partizane, sado të izoluar qenë nga bota e jashtme, e shihnin se për ҫdo mushkë të ngarkuar

me armë që u vinte si ndihmë e huaj, kundërshtarët merrnin një vapor plot.361

Politika e ndjekur nga Bashkimi Sovjetik nuk do arrinte të shmangte luftën me

SHBA, po t‘i ishte përgjigjur thirrjeve të panumurta për armë. Qeveria sovjetike natyrisht

po luante lojën e politikës Fuqimadhe në Ballkan, traditë e njohur e shtetit rus. SHBA, nga

ana tjetër po ndërhynin në punët e Ballkanit për herë të parë, pas ndërprerjes së mbështetjes

financiare nga ana e Britanisë së Madhe. Në shkurt të vitit 1948, kur fuqia e forcave

partizane arriti kulmin, meqë mbështetja e britanikëve për monarkistët po lëkundej, Stalini

mbajti një qëndrim kategorik të prerë në një bisedë me Edvard Kardeljin, anëtar i

politbyrosë në PKJ. Pyetja retorike e Stalinit vijon si më poshtë: ―Kryengritja në Greqi

duhet shtypur. A besoni ju në fitoren e kryengritjes greke? Kardeli në përgjigje të pyetjes së

shtruar nga Stalini për qëndrimin e mëtejshëm ndaj luftës partizane në Greqi, u shpreh në

favor të vazhdimit të saj, por me kusht që ndërhyrja nga jashtë të mos shtohet dhe

komunistët e PKG të mos binin në gabime të trasha politike e ushtarake‖. Udhëheqësi

sovjetik ishte skeptik në fitoren e PKG, pra ata nuk kishin as mundësinë e vogël për këtë

fitore.362

Një tjetër arsye e rëndësishme ishte se SHBA dhe Britania e Madhe nuk do të

lejonin ndërprerjen e arterieve të komunikacionit në Mesdhe. Gjithashtu, aleatët

Perëndimorë i trembeshin shtrirjes së Rusisë në Ballkan dhe veçanërisht në Mesdhe. Në

këtë kontekst, Dean Acheson, nënsekretar në Departamentin e Shtetit paralajmëronte:

―Ashtu si një mollë e prishur infekton gjithë shportën, prishja me Greqinë do të infektonte

krejt Lindjen dhe shtetet e tjera si Turqinë, Italinë, Francën etj. Kur paraqiti doktrinën e tij

në mars, Trumani e dinte fare mirë si t‘i trembte republikanët amerikanë për t‘i dhënë

fondet që kërkonte për Greqinë dhe Turqinë. Ndërkohë, Lufta e Ftohtë qe e thënë të niste

në Ballkan.

360

Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

3, 1992г, с. 44. 361

M. Gleny. f. 543 362

M. Gleny. f.544.

Page 151: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

138

Retorika e shtruar nga Stalini tërhoqi zvarrë pas vetes diplomacinë e Jugosllavisë,

Bullgarisë dhe të Shqipërisë. Pyetja e shtruar nga Stalini mos vallë ishte një provë e

konceptimit dhe e ndërtimit të marrëdhënieve midis shteteve të lartpëmendura dhe Greqisë?

Prioritet i qeverisë së BRSS ishte vendimi i prerë për të pezulluar dhe për të

ndërprerë në mënyrë kategorike ndihmën e dhënë forcave partizane të udhëhequra nga PK e

Greqisë. Qeveria sovjetike kishte ndjekur nga afër kronologjinë dhe dinamikën e

zhvillimeve të lëvizjes komuniste në Greqi dhe arriti në konkluzionin për të pezulluar ҫdo

ndërhyrje në politikën e brendshme të Greqisë. Vendimi i dhënë nga ―udhëheqësi i

popujve‖, për t‘i dhënë fund lëvizjes partizane në Greqi, pati një efekt bumerang. A vinte

kjo nga një pikëpamje infatile e mbjellë dhe e kultivuar në disa mendje të sëmura apo mos

vallë ishte një justifikim për negociata, për shmangien e mundësisë të një përplasjeje,

bazuar në raportet e tensionuara mes B.S dhe koalicionit Perëndimor ? Mesa duket, duhen

mbajtur parasysh angazhimet e forta të BRSS në Aleancën me SHBA dhe Britaninë e

Madhe. Gjithashtu, Stalini në dukje mundohej t‘i përmbahej marrëveshjes së Jaltës.

Ndërkohë nga ana tjetër koalicioni Perëndimor i trembej zgjerimit të B.S në Ballkan dhe

shtrirjes së Rusisë, veçanërisht në Greqi.

Në këtë takim mjaft të rëndësishëm të evokuar nga qeveria sovjetike iu dha fund

tentativave të rëndësishme për mundësinë e një ekspansioni ekonomik e politik në

Ballkan, si dhe në hartën politike shfaqet një tkurrje e sundimit të ngjyrës së kuqe, simbol i

komunizmit. Mesazhi nënkuptonte dhënien fund, në nivel dhënie ndihme PK Greqisë si dhe

lëvizjes partizane. Padyshim këtë rol Rusia mundohej ta realizonte nëpërmjet vendeve

satelite si Jugosllavisë, Bullgarisë dhe vendit subsatelit Shqipërisë. Udhëheqësi i BRSS,

Stalini mundohej të provonte forcën për të ndryshur kufijtë e Europës madje edhe të

Ballkanit, por u përmbajt, duke i qëndruar pozicionit, duke qëndruar fortë përballë vendeve

dhe fuqisë Perëndimore. Tronditja emocionale e shkaktuar nga lindja e papritur e konfliktit

sovjeto-jugosllav, nuk lejoi që brenda një kohe të shkurtër të ndryshojë drejtimi i politikës

së jashtme të vendit.

Megjithëse zyrtarisht u hoq dorë nga puna për krijimin e Federatës Jugosllavo-

Bullgare, gjatë takimeve të udhëheqësve të dy vendeve, ky problem nxirrte krye herë pas

here. Jugosllavët nga ana tjetër e kuptonin lojën e Stalinit. Një federatë e tillë do të

ndihmonte Stalinin të fuste kalin e Trojës dhe më pas të eleminonte Titon dhe udhëheqjen

jugosllave.

Page 152: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

139

Në këtë kuadër, gjithnjë referuar dokumenteve del në pah se udhëheqësi jugosllav

J.B.Tito, ka qenë ithtar i flaktë i konfederatës (federatës) ballkanike dhe i zhvillimit të PKB,

PKSH dhe të këtyre vendeve mbi baza federale me Jugosllavinë. Piksynimi final, realizimi i

bashkimit të ekonomive, i unifikimit të ushtrive, i një politike të brendshme e të jashtme të

përbashkët dhe finalja, realizimi i trinomit Jugosllavi-Bullgari-Shqipëri.

Në këtë drejtim është interesant edhe një dokument tjetër. Megjithëse ishte zhvilluar

mbledhja e Moskës më datë 10 shkurt 1948, jugosllavët vazhdonin programin e tyre në

drejtim të federatës. Kështu, ambasadori sovjetik në Beograd, Llavrentjev është takuar me

ministrin e Jashtëm S. Simiç më 5 mars 1948. Në informacionin e tij për Moskën ai shkruan

se ―sipas ambasadorit jugosllav në Sofie, njoftohej se Ministri i Punëve të Brendshme të

Bullgarisë, në një banket për nder të delegacionit jugosllav, deklaroi se pas 2 muajsh, pas 6

muajsh por jo më vonë se një vit, do të krijohej shteti i përbashkët jugosllavo-bullgar, lidhur

me këtë ishte edhe vendimi përkatës i Moskës. Simiҫ shprehu habi lidhur me këtë deklarim

të ministrit bullgar, duke thënë se për një vendim të tillë të Moskës, ai nuk ishte në dijeni

(Simiç), aq më shumë që ―Pravda‖para pak kohësh kishte kritikuar fjalimin e Dimitrovit363

.

Si rezultat i doktrinës ―Truman‖, Stalini shtoi trysninë mbi demokracitë popullore,

për të fshirë ҫdo opozitë ndaj regjimeve të tjera evropiano – lindore, ashtu si dhe ndër

partitë komuniste të Francës e të Italisë, më të mëdhatë në Perëndim, udhëheqja jugosllave

shihej si vegël në duart e Stalinit për të shtypur ҫdo qëndrim të kundërt. Pikërisht në këtë

situatë, ekuilibri ballkanik filloi të ndryshojë menjëherë. Në janar të vitit 1948, në

kontekstin komunist integrimi i gadishullit përfshirë edhe Greqinë ishte i përfytyrueshëm,

ku Jugosllavia vazhdoi mbështetjen për Ushtrinë Demokratike Greke. Kjo luftë civile ishte

mbështetur kryesisht në një vijë fronti të kalueshëm lehtësisht, një guerrilje e pakapshme

dhe sporadike kishte të mundur që të rezistonte gjatë. Por një vit pas deklaratës së

Kominformit, ―braktisja‖ për komunistët grekë, nga ana e Titos, konsiderohej si një goditje

pas shpine. Megjithatë, vendimi i qeverisë jugosllave përshpejton fundin e luftës civile në

Greqi364

. Përveç një sërë faktorësh të njohur dhe të përmendur më lart, fakti që kishte

acaruar marrrëdhëniet ruso-jugosllave, ndër të tjera ishte dhe ndërhyrja e Titos në Luftën

Civile në Greqi, megjithëse e papohuar zyrtarisht. Dukuri e cila shihej si një provokim dhe

acarim i pavend në marrëdhëniet e Rusisë me Britanikët dhe Amerikanët.

363

Faktori Sovjetik në Evropën në Lindore 1944-1953, Tom 1. Moskva: 1999, Doc. Nr. 194, f. 560. 364

Lory Bernard. Europa Ballkanikë nga 1945 deri në ditët tona. ―Dituria‖, 1996, f. 63, 65, 76.

Page 153: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

140

―Projekti për krijimin e një federate të madhe ballkanike ku përfshiheshin Hungaria,

Rumania, Jugosllavia Bullgaria, Shqipëria si dhe mundësisht një Greqi komuniste, ky

projekt në këndvështrimin e Stalinit nuk ishte gjë tjetër veҫse një komplot për krijimin e një

blloku të fuqishëm, që do të sfidonte hegjemoninë sovjetike‖365

. Në këtë kuadër, duhej

konsideruar moment delikat, nuk duhej t‘i lihej shteg qeverisë jugosllave të akuzonte B.S

dhe shtetet anëtare të kampit socialist për planprishje të Federatës Jugosllave. Kështu do të

shprehej Stalini në takimin e tretë prej 5 orësh me Enver Hoxhën në Suhumi, në nëntor të

vitit 1949. Një rrezik gjithnjë dhe më i hapur jugosllav ndaj Shqipërisë shfaqet përsëri.

Shqipëria në përputhje me pozicionin e saj gjeografik, strategjik dhe me raportet mjaft të

acaruara me Greqinë nga njëra dhe Jugosllavinë nga ana tjetër, në këtë situatë kërkon një

krah ku të mbështetet, bashkëpunim për sigurinë e saj territoriale. Ndër argumentat

kryesore të Stalinit, në lidhje me situatën e Shqipërisë, nga pikëpamja ndërkombëtare ishte

paracaktuar dhe nënshkruar në mbledhjen e tre ministrave të Jashtëm, të SHBA, Britanisë

së Madhe dhe të B.S, ku Stalini vijon të citojë: ― Ju i dini deklaratat e Hullit, të Idenit dhe të

Molotovit në këtë drejtim. Shumë zhurmë bëhet se Jugosllavia, Greqia etj, gjoja do të

sulmojnë Shqipërinë, por kjo s‘është një punë e lehtë as për ta, as për çdo armik tjetër‖366

.

Njoftimi i mbylljes së kufirit greko-jugosllav, më 10 korrik të vitit 1949, i dha një

goditje përfundimtare luftës civile greke. Deklarata e Kominformit e nxori Jugosllavinë

jashtë familjes komuniste. Udhëheqësit jugosllavë bëhen objekt i një fushate denigruese me

një dhunë e marrëzi të paparë, ku në mënyrë të veҫantë akuzohen nga partitë komuniste

ballkanike fqinjë.

Akoma më keq, jugosllavët po dërgonin një divizion ushtarak pranë një baze në

afërsi të kufirit greko-shqiptar. Stalini e konsideronte këtë lëvizje të barazvlefshme me

mundësimin e pretekstit për ndërhyrje nga Amerika. Për më tepër, ai ishte i bindur se kjo

manovër apo dredhi kishte ngjallur shpresa të ekzagjeruara te komunistët grekë, të cilët,

sipas pikëpamjes së tij, nuk do të arrinin dot të fitonin luftën civile në shtetin e tyre. Në këto

rrethana, jugosllavët ishin duarlidhur e të shtrënguar ‗‘të kufizonin‘‘ lëvizjet partizane

greke. ‗‘Ne nuk jemi të lidhur nga ndonjë obligim kategorik apo moral‘‘, argumentonte

Stalini.

Marrëdhëniet midis udhëheqësve të PKJ dhe PKB, i lidhte një miqësi e ngushtë.

―Dimitrovi ndante me Titon të njëjtat bindje, përveç asaj që lidhej me federatën e

365

Joseph Rothschild. Kthim në diversitet, historia politike e Evropës Lindore dhe Qëndrore nga Lufta e Dytë

Botërore e këndej. Onufri, Tiranë: 1998, f. 154,155. 366

Enver Hoxha. Me Stalinin. Kujtime. Shtëpia botuese―8 Nentori‖, Tiranë, dhjetor 1979, f. 138-139.

Page 154: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

141

demokracive popullore. Dimitrovi nuk e miratoi kopjimin e modelit sovjetk, por kërkonte

respektimin e interesave specifike e të kushteve të veçanta e karakteristike të secilit vend.

Dimitrovi kishte filluar të shfaqte dyshime në pagabueshmërinë e Stalinit, e veçanërisht në

lidhje me krijimin e federatës apo konfederates‖367

.

Ndërkohë Dimitrovi përpiqej të ndihmonte mikun e tij, Titon, me të cilin e lidhte një

miqësi e ngushtë dhe respekt i thellë për shokun e tij jugosllav. Në prill të vitit 1948, kur

treni me të cilin udhëtonte për në Pragë delegacioni bullgar, bëri një ndalesë në Beograd, në

vagonin e pritjeve Dimtrovin e vizitoi Gjjilasi, i cili tregon: ―Përshëndetëm njëri tjetrin.

Dimitrovi tha se kishte marrë vesh për letrën e KQ Sovjetik dhe besonte se disa gjëra në të

ishin të bazuara. Pastaj më zuri për duarsh dhe më tha: Qëndroni të patundur dhe gjithçka

do të vijë vetvetiu!‖368

.Toni i tij ishte tepër miqësor, por ai ndryshoi menjëherë sapo u futën

në vagon Çervenkovi me ca të tjerë. Velko Çervenkovi, kunati dhe roja personale e

Dimitrovit, ishte rekrutuar nga NKVD-ja369

.

Stalini gjithmonë i trembej Federatës Europiano –Lindore, Federatës së Sllavëve të

Jugut, si dhe unifikimit të planifikuar bullgaro-rumun të doganave. Udhëheqësi sovjetik

shikonte të fshehur prapa krahëve të tij, synimet strategjike jugosllave në drejtim të

Bullgarisë, Rumanisë dhe Shqipërisë. Kështu mund të shpjegohet edhe kërkesa e Stalinit, e

papritur e në dukje kontradiktore, drejtuar Jugosllavisë e Bullgarisë për të realizuar pa

vonesë bashkimin e të dyja shteteve, projekt ky, që vet ai kishte dashur ta pengonte jo më

shumë se dy vjet më parë. Me fjalë të tjera, qëllimi i Stalinit ishte të mbante nën fre rolin e

Titos me ndihmën e Dimitrovit të demoralizuar370

. Në këtë moment udhëheqja sovjetike

ndan një vizion, të cilët ndihen krenarë dhe dominues në çështjet ndërkombëtare.

Gjìthashtu, që të gjithë ata që vinin në diskutim prioritetin absolut të perandorisë sovjetike

duheshin asgjesuar. Stalini i dilte përpara kërcënimit që mund t‘i vinte nga një bllok i

federuar nën autoritetin e Titos dhe i krijuar nga vetë popujt që nga Polonia, në verilindje, e

deri në Bullgari, në juglindje.

Si rezultat i ngjarjeve të vitit 1948, marrëdhëniet diplomatike normale ndërmjet

RSFJ nga njëra anë, dhe BRSS e Shqipërisë nga ana tjetër, u ndërprenë. Vendin e

367

Georges Herman Hodo‘s. Inskenimet. Proceset politike dhe spastrimet staliniste në Europën Lindore 1948-

1956. Botimet ―Amfioni & Zeli, Tiranë: 2000, f. 37. 368

Georges Herman Hodo‘s. Inskenimet. Proceset politike dhe spastrimet staliniste në Europën Lindore 1948-

1956, f.37 369

Wolff, R.L, Balkan in Our Time, Cambridge: 1970, f. 384. 370

Georges Herman Hodo‘s. Inskenimet. Proceset politike dhe spastrimet staliniste në Europën Lindore 1948-

1956. Botimet Amfioni & Zeli, Tiranë: 2000, f.36.

Page 155: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

142

Jugosllavisë në botën komuniste e zuri Bullgaria, ndërsa Shqipëria iu nënshtrua plotësisht

kontrollit të drejtpërdrejtë të Moskës.

Mesazhi diplomatik i Stalinit ishte shumë domethënës dhe me më shumë vlerë sesa

lidhja gjenetike e Rusisë me Jugosllavinë, se në ekzistencën e kombit serb ka një ndërvarësi

zanafillore me kombin rus. Në këtë interpretim diplomatik mund të vërejmë divergjencën e

thellë midis mësuesit dhe nxënësit të pabindur, pra kryengritës (Tito). Por ―shkishërimi‖ i

Jugosllavisë nga Moska nuk u provokua nga papajtueshmëria në politikën e jashtme.

Herezia filloi me idenë për një federatë apo konfederatë ballkanike, projekt i paraqitur nga

Titoja, ashtu edhe nga udhëheqësi bullgar Georgi Dimitrov, ndonëse në trajta të ndryshme.

Page 156: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

143

KREU I KATËRT

ALIBIA SHQIPTARE E STALINIT

4.1 Dyshimet dhe reagimi i Moskës ndaj Projektit Tito-Dimitrov të Federatës.

Duket se nga fundi i vitit 1947, projekti bullgaro-jugosllav ka përparuar mjaft dhe

ka gjetur edhe pëlqimin e Moskës. Ndërkohë, kur Dimitrovi i lejon vetes të shprehë

publikisht zgjerimin e këtij projekti me vendet danubiane, Moska nuk vonon të shprehë

shqetësim dhe pakënaqësi. Mosmarrëveshjet sovjeto-jugosllave u ashpërsuan para së

gjithash në ato raste kur pala jugosllave ndërmerrte hapa në fushën e marrëdhënieve me

shtetet e tjera ―popullore-demokratike‖ të Evropës Lindore, në radhë të parë ballkanike, pa

konsultimin paraprak me Moskën, pa kërkuar mendimin e saj. Konkretisht, rasti i parë i

shfaqjes së një pakënaqësie të tillë kishte të bënte me deklaratën e përbashkët të

delegacioneve qeveritare jugosllave dhe bullgare, me në krye J. B. Titon dhe G. Dimitrovin,

që u takuan në liqenin Bled më 30 korrik – 1 gusht të vitit 1947, më saktë, me atë pjesë të

kësaj deklarate në të cilën thuhej se të dy palët përgatitën dhe rakorduan tekstin e traktatit

për miqësinë, bashkëpunimin dhe ndihmën reciproke ndërmjet Jugosllavisë dhe Bullgarisë.

Për qeverinë sovjetike deklarata ishte e papritur, përderi sa Beogradi dhe Sofja nuk e

njoftuan atë në kohën e duhur për qëllimet e tyre, ndërsa më parë BRSS i shprehu

Jugosllavisë dhe Bullgarisë mendimin se me këtë traktat duhet pritur deri sa të nënshkruhet

traktati i paqes me Bullgarinë, i cili duhej të hynte në fuqi vetëm më 15 shtator 1947.

Reagimi i Stalinit ishte i menjëhershëm. Në adresë të qeverive jugosllave dhe

bullgare ai dërgoi një telegram të ashpër, në të cilin e vlerësonte hapin e tyre si të gabuar

dhe, sipas fjalëve të tij, mund të shfrytëzohet nga ―elementët reaksionarë anglo-amerikanë‖,

duke theksuar se ky hap ishte ndërmarrë pa konsultimin me qeverinë sovjetike. Udhëheqësit

e Jugosllavisë dhe Bullgarisë, në mënyrë të dispilinuar, pranuan kritikën në adresën e tyre

dhe më tej në këtë problem vepruan duke marrë parasysh mendimin e Moskës: ata

nënshkruan zyrtarisht traktatin ndërmjet dy vendeve vetëm pasi hyri në fuqi traktati i paqes

me Bullgarinë dhe pasi Stalini e Molotovi vunë në dijeni qeveritë jugsollave dhe bullgare se

tani ata mund të lidhin traktatin për miqësinë. Në të njëjtën kohë qeveria jugosllave

paraprakisht njoftoi palën sovjetike për traktatin që do të nënshkruhej dhe i dërgoi projektin

Page 157: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

144

e përgatitur të saj. Me këtë, incidenti që lindi në gusht të vitit 1947 dhe që ruhej në fshehtësi

nga të gjithë pjesëmarrësit, sikur u zhduk371

.

Rasti i dytë ishte i lidhur me mesazhin e ndërmarrë nga Tito në janar 1948, drejtuar

udhëheqësit të Shqipërisë E. Hoxhës, që qeveria shqiptare t‘i jepte Jugosllavisë bazën

ushtarake në territorin e vendit të saj, në rajonin e qytetit të Korçës, dhe u morën vesh për

vendosjen atje të divizionit jugosllav. Ky hap motivohej me domosdoshmërinë e mbrojtjes

së Shqipërisë nga kërcënimi i mundshëm i ndërhyrjes nga ana e Greqisë, por, sipas

dëshmisë së M. Gjillasit, i vetmi i mbetur gjallë nga bashkëluftëtarët e atëhershëm të Titos,

shkaku ishte synimi i Titos për të forcuar rolin e ―padronit‖ ndaj Shqipërisë, të cilin

Jugosllavia e luajti në vitet e para të pasluftës. Sipas pohimeve të Gjillasit, Tito trembej se

mos rritja e pjesëmarrjes së palës sovjetike në problemet shqiptare, në veçanti në

marrëdhëniet reciproke të ndërlikuara dhe rivalitetin brenda udhëheqjes shqiptare, do ta

tërhiqte Shqipërinë nga sfera jugosllave në sferën e kontrollit të drejtpërdrejtë sovjetik. Por

autori L. Gibianskij mendon se ―Dokumentet që kemi sot nuk japin mundësinë të

përcaktosh qartë shkakun e vërtetë të vendimit jugosllav për futjen e divizionit në Shqipëri,

por fakti është se ai u miratua pa konsultimin paraprak me BRSS dhe bile pa asnjë lajmërim

të tij, megjithëse para dhe në momentin e miratimit të këtij vendimi zhvilloheshin bisedimet

sovjeto-jugosllave për shkak të situatës në Shqipëri dhe rolit jugosllav në këtë vend372

. Pa

humbur kohë, duket se Stalini ka ndërruar mendim, ai nxit realizimin e Federatës së

Sllavëve të Jugut, ndoshta duke shpresuar që me anë të bullgarëve mund të rivendosë

ndikimin e tij mbi Jugosllavi373

.

Më 17 janar 1948, dy ditë para se Tito t‘i drejtohej Hoxhës, Gjillasi mbërriti në

Moskë për shqyrtimin e problemit shqiptar dhe pas disa orësh u prit në Kremlin nga Stalini,

në prezencë të Molotovit dhe Zhdanovit. Dukej se gjatë bisedës së zhvilluar ishte arritur

solidariteti i plotë: Stalini në përgjithësi u shpreh për bashkimin e Shqipërisë dhe

Jugosllavisë, duke rekomanduar vetëm që të mos nguteshin dhe ta bënin bashkimin në

momentin e përshtatshëm, me respektimin e dekorit të duhur, që ai të shihej si me vullnet të

lirë me palën shqiptare. Në të vërtetë, mbetet e paqartë, pasqyronte kjo deklaratë pozicionin

e vërtetë të Stalinit apo zhvillohej një lojë dinake taktike me jugosllavët, me mision në të

vërtetë për t‘i përmbajtur ata, duke fshehur interesimin sovjetik për problemin shqiptar,

371

Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

3, 1991г, с. 13. 372

Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

3, 1991г, с.14. 373

Benard Lory. Europa Ballkanike nga 1945 në ditët tona. ―Dituria‖, Tiranë : 2007, f.61

Page 158: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

145

sipas mundësive për të fituar kohë për t‘u përgatitur për dhënien fund ambicijeve të

mëpasme aktive jugosllave në drejtim të Shqipërisë.

Por cilat do që të kenë qenë qëllimet e vërteta të Stalinit, në kuptimin e vërtetë të

fjalës, ai këtu u bind se dhe udhëheqja jugosllave ―nuk kishte lindur dje‖, sepse vetëm pas

disa ditësh ai mësoi se Beogradi pas shpinës së BRSS iu drejtua Tiranës dhe mori prej saj

pëlqimin për futjen e divizionit jugosllav në Shqipëri374

.

Reaksioni i Moskës këtë herë ishte shumë më i ashpër se sa në rastin e traktatit

jugosllavo-bullgar. Më 28 janar Molotovi dërgoi në Beograd një telegram, sipas të cilit futja

e divizionit ushtarak konsiderohej si mundësi për të provokuar ―anglo-saksonët‖ për

ndërhyrje ushtarake, me pretekstin e mbrojtjes së pavarësisë së Shqipërisë. Në përgjigje të

këtij telegrami, Moska u acarua edhe më shumë sepse ―Tito ‗i lejoi vetes‘ që në bisedë me

ambasadorin e BRSS në Jugosllavi A. I. Llavrentjev, të shprehë mospëlqimin me

argumentimin sovjetik‖375

. Tri ditë më vonë Molotovi i dërgoi një telegram tjetër Titos ku

mënyra, ―sesi qeveria e Jugosllavisë vendosi të dërgojë forcat në Shqipëri, jo vetëm pa u

konsultuar me qeverinë sovjetike, por edhe pa e vënë atë më vonë në dijeni, karakterizohej

si ―jo normale‖ dhe deklarohej për ―mosmarrëveshje serioze‖ të BRSS me udhëheqjen

jugosllave ―në kuptimin e marrëdhënieve reciproke ndërmjet dy vendeve tona‖376

. Vetëm

pas këtij ―dushi të ftohtë‖, Tito në bisedë me Llavrentjevin menjëherë shprehu pëlqimin për

faktin se vendimi për të dërguar divizionin pa u konsultuar me Moskën ishte gabim dhe i

siguroi se divizioni nuk do të futet (të cilin në atë kohë ende nuk mundën ta çojnë në

Shqipëri). Gjithashtu, Titua e siguroi se udhëheqja jugosllave që tani e tutje do të zhvillojë

konsultime paraprake me palën sovjetike për problemet e politikës së jashtme. Por krerët

sovjetikë me këtë nuk u kënaqën.

4.2 Gjyqi i ashpër i Stalinit në Kremlin për udhëheqësit jugosllavë (shkurt 1948)

Në ditët e para të shkurtit, në Beograd morën telegramin e tretë me firmën e

Molotovit, në të cilin përsëri përmbahej pohimi se ―ne me Ju kemi divergjenca serioze për

problemet e politikës së jashtme‖ dhe propozohej të dërgonin në Moskë, jo më vonë se 8 –

374

Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

3, 1991г, с.14. 375

Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

3, 1991г, с.14. 376

Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

3, 1991г, с.14.

Page 159: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

146

10 shkurti 1948, ―dy deri në tre përfaqësues me përgjegjësi të Qeverisë Jugosllave për

shkëmbim mendimesh‖, që të ―likuidonin këto mosmarrëveshje‖. Udhëheqja jugosllave, në

përgjigje të telegramit të marrë, urgjent dërgoi delegacionin në mbledhjen e Moskës, në të

cilin bënin pjesë dy bashkëluftëtarët më të afërt të Titos, E. Kardeli, njeriu i dytë për nga

rëndësia në udhëheqjen e atëhershme drejtuese jugosllave, që faktikisht drejtonte

delegacionin, dhe M. Gjillasi që në atë moment ndodhej në Moskë, si dhe udhëheqësin e

Kroacisë V. Bakariç, me më pak ndikim në krahasim me ta. Më 3 shkurt, Kardeli dhe

Bakariçi u nisën me tren nga Beogradi dhe më 8 shkurt në mëngjes mbërritën në Moskë, ku

ata i priste Gjillasi.

Por, në Moskë nuk ishin thirrur vetëm jugosllavët. Një ―ftesë‖ të tillë, njëkohësisht

mori edhe udhëheqja e bullgare e cila, sipas mendimit të Kremlinit, gjithashtu i lejoi vetes

disa pavarësi në problemet e politikës së jashtme. Pakënaqësi të veçantë te Stalini, përveç

episodit me traktatin jugosllavo-bullgar të vitit 1947, ngjalli deklarata e Dimitrovit me

rastin e perspektivës së krijimit të federatës dhe bashkimit doganor të shteteve ballkanike

dhe në tërësi të shteteve ―popullore-demokratike‖ të Evropës Lindore, të cilën e kishte bërë

gjatë bisedës me gazetarët më 17 janar 1948, duke u kthyer nga Bukureshti në Sofje, ku

ishte nënshkruar traktati bullgaro-rumun për miqësinë, bashkëpunimin dhe ndihmën

reciproke. Por duhet të mbajmë parasysh edhe fjalët e Dimitrovit, se detyra e krijimit të

federatës ballkanike ose Evropës Lindore nuk duhet tani për tani menjëherë, duke pasur

parasysh se është e parakohëshme, por në prespektivë ajo do të krijohet, e njëkohësisht në

radhët e pjesëmarrësve të saj të mundshëm ai përmendi jo vetëm të gjitha ―demokracitë

popullore‖ nga Balltiku në Adriatik, por dhe Greqinë ku zhvillohej lufta civile. Ai u shpreh

gjithashtu për përgatitjen dhe pastaj realizimin e bashkimit doganor me ―vendet e

bashkuara‖. Deklaratat e Dimitrovit u botuan në shtypin bullgar dhe të huaj. Më 23 janar

një përmbledhje të zgjeruar bëri dhe ―Pravda‖, që duhej të ishte, duke pasur parasysh

praktikën e atëhershme, si një bekim i palës sovjetike për atë që kishte thënë Dimitrovi. Por

shpejt pozicioni sovjetik ndryshoi shumë: nga Moska në Sofje u dërgua telegrami i shifruar

qortues i Stalinit.

Sipas L. Gibianskit, del se një kopje e këtij telegrami i është dërguar edhe Titos në

Beograd. Ky autor, i cili ka studiuar problemin e marrëdhënieve jugosllavo-bullgare-

shqiptare, shprehet se ―më parë ne shfrytëzonim tekstin e kësaj kopjeje, sipas botimit të saj

në përkthimin në gjuhën serbokroate nga Dedijeri. Tai ne mundëm të njiheshim me

Page 160: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

147

dokumentin original në gjuhën ruse, që ruhej në Arkivin e Josip Broz Titos në Beograd‖377

.

Ai ka dhënë edhe tekstin e plotë të telegramit, të cilin mendojmë ta sjellim edhe ne:

―Sofje – Dimitrovit. E konsiderojmë detyrë tonën t‘iu vemë në dijeni se fjala juaj në

konferencën e shtypit në Sofje, në pjesën që i përket federatës ose konfederatës së vendeve të

demokracive popullore, ndër to Greqia, Polonia, Çekosllovakia dhe të tjera, konsiderohet nga miqtë

e Moskës si e dëmshme, që i sjell dëm vendeve të demokracisë së re dhe lehtëson luftën e anglo-

amerikanëve kundër këtyre vendeve. Po aq e pakujdesshme dhe e dëmshme konsiderohet deklarata

juaj për bashkimin doganor ndërmjet vendeve të bashkuara. Rrjedhimisht, ndërmjet vendeve që

kanë pakte të ndihmës reciproke, në këtë mënyrë mund të kuptohet se këtu përfshihet edhe

Bashkimi Sovjetik, i cili ka ose në një kohë të shpejtë do të ketë me to pakt të ndihmës reciproke.

Është e vështirë të kuptosh çfarë iu detyroi juve të bëni në konferencën e shtypit deklarata aq të

nxituara dhe të pamenduara. Druzhkov‖.

(Druzhkov është emri i Stalinit, i përdorur atëherë në letërkëmbimin sekret).

Më pas Dimitrovi u kritikua publikisht, sepse më 28 janar ―Pravda‖ botoi deklaratën

e redaksisë në të cilën thuhej se botimi në gazetë i fjalimit të Dimitrovit nuk do të thotë

solidaritet me të për problemet e federatës dhe bashkimit doganor dhe se, përkundrazi,

redaksia i konsideron këto projekte ―artificiale‖. Në deklaratë thuhej se në vend të

projekteve të tilla, vendet që përmendi Dimitrovi kanë nevojë ―për forcimin dhe mbrojtjen e

pavarësisë dhe sovranitetit të tyre me anë të mobilizimit dhe organizimit të forcave

popullore-demokratike të brendshme, siç është thënë drejt për këtë në deklaratën e njohur të

nëntë partive komuniste‖378

, domethënë sipas deklaratës së miratuar në mbledhjen e

Informbyrosë në Shkljarsko Porembe, në shtator 1947 ku u krijua Informbyroja.

Megjithatë Titua, ende përpara ―zemërimit‖ të Stalinit si dhe para publikimit të

deklaratës së Dimitrovit jo vetëm në ―Pravda‖ por dhe në shtypin bullgar, më 19 janar i

dërgon një telegram Gjillasit, i cili ndodhej në Moskë. Po sipas Gibianskit, i cili ka studiuar

edhe Arkivin e J.B. Titos në Beograd, lidhur me deklaratën e Dimitrovit, Titua ngarkoi

Gjillasin që të bisedonte me udhëheqjen sovjetike ―për të ndikuar te shokët bullgarë që ata

të ishin të kujdesshëm duke bërë deklarata‖379

.

Nga analiza e ngjarjeve, ndaj ―dushit të ftohtë‖ të Moskës reagoi udhëheqja bullgare

dhe lideri i saj. Dimitrovi ishte jashtëzakonisht i shqetësuar me marrjen e telegramit të

377

Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

3, 1991г, с.14. 378

E. Kardelj. Borba za priznanje i nezavisnost nove Jugoslavije 1944-1957. Ljubljana. 1980, fq. 181 379

Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

3, 1991г, с.16.

Page 161: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

148

Stalinit. Ndaj qortimit të Moskës, Dimitrovi reagoi në frymën e disiplinës së zakonshme si

dhe shprehu solidaritetin me faktin që bëri gabim dhe ishte gati ―të nxirrte konkluzionet

përkatëse‖. Lideri bullgar ishte gati, pas kritikës staliniane, të hiqte dorë nga idetë

strategjike të shprehura në bisedën me gazetarët më 17 janar. Në mënyrë analoge edhe Tito,

jo aq me rrëmbim si Dimitrovi, veproi pas telegramit të dytë ‖shqiptar‖ të Molotovit,

megjithëse vendimi për futjen e divizionit në Shqipëri ishte menduar seriozisht.

Hierarkia e marrëdhënieve i detyronte udhëheqësit e ―demokracive popullore‖ të

përshëndesnin ushtarakisht përpara ―zemërimit të Kremlinit‖. Por situata në të cilën

ndodhej Dimitrovi dallohej nga ―episodi shqiptar‖ nga një veçori mjaft delikate. Dhe vetë

vendimi i Titos për të dërguar divizionin në Shqipëri, dhe zemërimi i krerëve sovjetikë për

këtë rast ishin pas kuintave, të fshehura nga publiku. Rrjedhimisht dhe pendesa e liderit

jugosllav, edhe anulimi prej tij i vendimeve fillestare gjithashtu ishin të fshehta, të fshehura

nga opinioni publik, nuk e kërcënonin atë me diskreditim publik. Me Dimitrovin puna

qëndronte ndryshe. ―Pranimi i gabimit‖ në heshtje këtu nuk mjaftonte. Rregullat e

―autokritikës bolshevike‖ kërkonin nga Dimitrovi një vetëndëshkim publik. Por ai përpiqej

të gjente zgjidhje tjetër, faktikisht të përgënjeshtronte thëniet e veta dhe të shprehte

solidarizim me deklaratën e redaksisë ―Pravda‖, në të njëjtën kohë ―duke ruajtur fytyrën‖.

Për këtë qëllim, dokumenti i botuar më 28 janar në ―Pravda‖, në emër të redaksisë, u botua

plotësisht më 29 janar në shtypin bullgar, njëkohësisht me njoftimin e përgatitur urgjent nga

Agjencia telegrafike bullgare, e cila, siç thuhej, ―është e autorizuar të japë shpjegimin e

mëposhtëm‖.

Në një situatë ndërkombëtare të tensionuar, Moska e pa të nevojshme të ftonte

udhëheqjen jugosllave dhe bullgare në një takim jozyrtar, për të eleminuar mosmarrëveshjet

nëpërmjet shkëmbimeve të mendimeve380

. Pjesëmarrës në këtë takim do të ishin të ftuar dy

deri në tre përfaqësues me përgjegjësi të qeverisë jugosllave dhe asaj bullgare. Mbërritja e

përfaqësuesve jugosllavë dhe bullgarë ishte rrethuar me një sekret shumë të madh dhe për

këtë nuk u publikua asgjë. Më 10 shkurt 1948, në rrethana mjaft sekrete u realizua në

Kremlin takimi i të dy delegacioneve me udhëheqjen sovjetike381

.

Gjithësesi, probleme immediate dolën në skenë: i pari kishte të bënte me

përfundimin e traktatit jugosllavo-bullgar dhe së dyti deklarata e Dimitrovit për federimin e

vendeve europiano-lindore dhe shteteve ballkanikë, ku përmendej edhe Greqia dhe së treti,

380 Sh. Vukaj. Rusia dhe Kosova. Shënime të një diplomati, ―Enriko Kuҫo‖, Tiranë: 2007, f.108.

381 Sh. Vukaj. Rusia dhe Kosova. Shënime të një diplomati, “Enriko Kuҫo”, Tiranë: 2007, f. 109.

Page 162: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

149

problemi shqiptar. Problem shqetësues ishte krijimi i mundshëm i federatës ose

konfederatës së vendeve ballkanike dhe të Danubit, me përfshirjen e Polonisë,

Ҫekosllovakisë dhe Greqisë, dhe krijimi i bashkimit doganor ndërmjet ndërmjet tyre.

Thembra e Akilit qëndronte te ―Bashkimi doganor dhe federata midis Rumanisë dhe

Bullgarisë‖. Në ҫështjen e krijimit të federatave apo konfederatave, si dhe bashkimit

doganor, Stalini qortoi Dimitrovin që kishte bërë deklarata të gabuara në lidhje me krijimin

e federatave të vendeve të ballkanit dhe të Danubit e më pas relatoi duke theksuar: Tjetër

është Federata midis Jugosllavisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë. Këtu ka lidhje historike dhe

lidhje të tjera. Pavarësisht nga këto diskutime, Stalini urdhëroi krijimin e federatës

Jugosllavi-Bullgari –Shqipëri, sa më shpejt dhe aq më mire, duke cituar: ―Po, sa më shpejt,

aq më mirë - menjëherë, në qoftë e mundur, që nesër. Po, nesër në qoftë se ka mundësi.

Menjëherë bisedoni për këtë‖. Në vijim të bisedës, Stalini tërheq vëmendjen se: ―Jo,

fillimisht federatë midis Bullgarisë dhe Jugosllavisë e më pas, të dyja me Shqipërinë‖, pra

papritmas propozoi variantin e krijimit të menjëhershëm të federatës bullgaro-jugosllave

4.3 Shqipëria i shpëton gëlltitjes jugosllave

Politika ekspansioniste e Beogradit, në lidhje me krijimin e Federatës Ballkanike në

shumë raste ngatërrohej qëllimisht me konceptin e Jugosllavisë Federative. Tito mendonte

se integrimi i Bullgarisë në Federatën Ballkanike do të thoshte bashkimi i Bullgarisë me

Jugosllavinë Federative. Për analogji, edhe bashkimi i Shqipërisë në këtë federatë, nga

Beogradi trajtohej si bashkim i Shqipërisë me Jugosllavinë Federative, ndërsa nga Tirana,

Moska e Sofja kjo federatë perceptohej si bashkim i trinomit Jugosllavi –Bullgari-Shqipëri,

ku ato do të ishin njësi të veçanta federative382

.

Ekzistenca e një probabiliteti dyshimi të madh për planet e vërteta të jugosllavëve,

nxiti Stalinin të propozonte variantin e krijimit të menjëhershëm të federatës bullgaro-

jugosllave. Deri në çastin e përjashtimit të Jugosllavisë nga Kominformi më 1948,

Shqipëria veproi si një satelit i Jugosllavisë dhe Tito synoi të përdorë kontrollin e tij mbi

partinë shqiptare për ta inkorporuar të tërë vendin në Jugosllavi. Marrëdhëniet mes

Shqipërisë dhe Jugosllavisë ranë, gjithësesi, kur shqiptarët filluan të ankohen se jugosllavët

po e shfrytëzonin Shqipërinë përmes kompanive të përbashkëta. Përveç kësaj, shqiptarët

kërkuan fonde investimesh për të zhvilluar industritë e lehta si dhe rafineri nafte, ndërsa

382 Sh. Vukaj. Rusia dhe Kosova. Shënime të një diplomati, ―Enriko Kuҫo‖, Tiranë: 2007, f. 256.

Page 163: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

150

jugosllavët deshën që shqiptarët të përqëndroheshin në bujqësi dhe nxjerrjen e lëndëve të

para. Kreu i Komisionit të Planit Ekonomik të Shqipërisë dhe një nga aleatët e Hoxhës,

Nako Spiru u bë kritiku kryesor i përpjekjeve të Jugosllavisë për të ushtruar kontroll

ekonomik mbi Shqipërinë. Tito nuk kishte besim te Hoxha dhe intelektualët, përmes Xoxes

dhe besnikëve të tij u përpoq t‘i rrëzonte.

Më 1948, udhëheqësit e Jugosllavisë hartuan një ofensivë të plotë kundër

komunistëve anti-jugosllavë të Shqipërisë, përfshirë Hoxhën dhe Spirun. Në mbledhjen më

27 mars 1948, zhvilloi punimet Pleniumi i 8-të i KQ, ku u shqyrtuan gabimet e konstatuara

në zbatimin e vijës së Partisë, u analizua situata e brendshme e Partisë, shtrembërimet në

vijën ekonomike të Partisë në marrëdhëniet me Jugosllavinë, detyrat për realizimin e planit

të shtetit për vitin 1948, propozimin e Byrosë për zgjerimin dhe forcimin e Komitetit

central të Partisë si dhe miratoi Rezolucionin në lidhje me aprovimin për përjashtimin nga

Partia të Liri Belishovës, Sejfulla Malëshovës dhe Ymer Dishnicës.

Në këtë kuadër, Komiteti Central analizoi imtësisht punën fraksioniste të Nako

Spirut, Rezolucioni do të punohej në organizatën e partisë nga 1 deri më 10 prill 1948383

.

Shkelja e vijës së Partisë dhe goditja e marrëdhënieve me Jugosllavinë, bëri që ekonomia

shqiptare të mos zhvillohej dhe të përparonte, duke mos u mbështetur dhe koordinuar

rrugën e koordinimit të planeve. ―Në këtë kontekst, Nako Spiru u përpoq me të gjitha forcat

e tij që ekonomia e vendit të zhvillohej në mënyrë indipendente dhe e shkëputur nga

ekonomia e Jugosllavisë. Për këtë gjë, ai punoi për të dalë me një plan të shtetit të fryrë,

ireal dhe në baza autarkike‖384

.

Për sa i përkiste situatës së jashtme dhe të brendshme, konstatohej se në vendet e

demokracisë popullore, ku në krye qëndronin partitë komuniste, frontet popullore dhe

demokracia popullore, po zhvilloheshin dhe po forcoheshin vazhdimisht. Në lidhje me

Greqinë situata paraqitej e turbullt, ku amerikanët dhe monarkofashistët përpiqeshin të

shuanin lëvizjen e popullit që po shtohej dita-ditës dhe ta bënin Greqinë një vatër sulmi

kundër vendit tonë. Sidomos gjatë vitit 1948 ishin shtuar sulmet dhe provokacionet e

monarko-fashistëve grekë në kufirin tonë, duke e konsideruar Shqipërinë si pikën më të

dobët të kampit demokratik, duke u përpjekur për të krijuar komplikacione ndërkombëtare.

383 Ndreҫi Plasari. Luan Malltezi, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945 – 1948, DPA, Tiranë:

1996, f. 417-418

384 Ndreçi Plasari. Luan Malltezi, ―Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945-1948, Dokumente, DPA. Tiranë:

1996, f. 423

Page 164: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

151

Kampi demokratik me në krye Bashkimin Sovjetik dhe me vendet e tjera të

demokracive popullore synonin forcimin e aleancave dhe një afrim sa më të madh, në radhë

të parë me popujt e Jugosllavisë Federative si dhe me Republikën popullore të

Bullgarisë385

.

Më 30 mars 1948, vijoi mbledhja e Byrosë Politike të KQ të PKSH, për tratativat

për krijimin e federates. Në këtë kohë Stalini e pat kritikuar publikisht Gjergj Dimitrovin

për pikëpamjet dhe përpjekjet për krijimin e një federate ballkanike me Jugosllavinë në

krye, Tito ishte promotori kryesor i të ashtuquajturës federatë ballkanike. Kjo ndodhte kur

konflikti midis Stalinit e Titos qe acaruar si rrjedhim i divergjencave politike dhe

ideologjike, për të cilat qenë këmbyer letra që kritikonin njëri-tjetrin386

.

Më 22 prill 1948 mbërrin letra e Titos drejtuar E. Hoxhës, ku KQ i PKJ kishte

arritur në mendimin e njëzëshëm se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, kohët e fundit

kishin filluar të përkeqësohen. Por shkaku i përkeqësimit të marrëdhënieve nuk mund të

ishin disa vërejtje të bëra nga gjeneral Kupreshanini, por shkaku kryesor mbetej i maskuar:

së pari, mungesa e besimit, sakrificat materiale të bëra nga qeveria Jugosllave për të

ndihmuar aleaten e vet, Shqipërinë, si dhe në fillim marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave

shikoheshin në mënyrë idealiste dhe jo reale e më pas ato kundërshtonin realitetin. Me fjalë

të tjera, Tito thekson se: ―Marrëdhëniet tona nuk janë ndërtuar mbi baza të drejta dhe neve

na duhet, nëse dëshirojmë me të vërtetë një afrim, të rishqyrtojmë bashkëpunimin tonë dhe

ta vëmë atë në një bazë të atillë që t‘i përgjigjet etapës aktuale dhe rrethanve

ndërkombëtare‖387

. KQ i PKJ, kishte vendosur të tërhiqte gjeneral Kupreshaninin,

vetëkuptohej se me këtë binte poshtë subvencionimi i ushtrisë shqiptare për llogari të

buxhetit ushtarak jugosllav. Por qeveria jugosllave ofronte zgjidhje të tjera, nëpërmjet

lidhjes së një marrëveshjeje në formë kredie ose në një mënyrë të ngjashme.

Nuk vonon të vijë edhe letra e dytë e Titos, drejtuar Presidentit të Republikës së

Shqipërisë, ku njoftohet tërheqja e gjeneral Kupreshaninit me gjithë instruktorët dhe

këshilltarët. Shkak kryesor i tërheqjes së instruktorëve ishte fakti se pranë ushtarakëve

shqiptarë qëndronin instruktorët ushtarakë sovjetikë. Në këtë moment, konstatohet një

përkeqësim i marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, e më pas Tito shprehet se: ―Ju ashtu si

385 Ndreçi Plasari. Luan Malltezi, ―Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945-1948, Dokumente, DPA,. Tiranë:

1996, f. 429 386

Ndreçi Plasari. Luan Malltezi, ―Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945-1948, Dokumente. DPA. Tiranë:

1996, f.433 -436. 387 Ndreçi Plasari. Luan Malltezi, ―Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945-1948, Dokumente, DP, Tiranë:

1996, f. 468

Page 165: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

152

dhe ne, kemi nevojë për instruktorët ushtarakë sovjetikë. Ju keni shumë nevojë për ta dhe se

duhet të kemi një bashkëpunim me ta. Jam plotësisht i një mendjeje me ju se në gjendjen e

sotme tërheqja e instruktorëve ushtarakë sovjetikë do të ishte politikisht e dëmshme‖388

.

Udhëheqësi jugosllav parashtron mendimin se duhej të bënin gjithҫka për të mos

prishur marrëdhëniet, por kërkonin bashkëpunim konstruktiv, pra të kapërcehej gjendja e

mosbesimit.

Më 25prill 1948, vijon mbledhja e Byrosë Politike e KQ të PKSH, e cila u inicua nga letra e

15 prillit që Stalini, në emër të KQ të PK(b) të BS, i dërgonte më 27 mars 1948 Titos dhe

KQ të PKJ, ku e padiste udhëheqjen jugosllave për një varg aktesh antisovjetike. Mbi këtë

bazë bëhej analiza e marrëdhënieve shqiptaro- jugosllave dhe të përcaktohej qëndrimi i

PKSH lidhur me këto marrëdhënie. Qëndrimi do të ishte pa mëdyshje prosovjetik dhe

antijugosllav, por do të tregohej kujdes dhe maturi për shkak të kompleksitetit dhe të

karakterit shumë të ngushtë të këtyre marëdhënieve (ato ishin në përfundim të procesit të

bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë). Akti i parë i këtij qëndrimi ishte hartimi i dy

letrave, njëra pas tjetrës, që Hoxha i dërgoi Titos në emër të Byrosë Politike, për ndërhyrje

në punët e brendshme të Shqipërisë, në ekonomi e në ushtri, të përfaqësuesve jugosllavë

pranë PKSH, Savo Zllatiç dhe të gjeneral Kupreshaninit, i dërguari i posaҫëm për

sedërtimin e unifikimit të ushtrive shqiptare e jugosllave.

Më 25 prill 1948, në Byronë Politike të KQ të PKSH u diskutuan letrat e Titos, por

ndërkohë anëtarët e Byrosë Politike ende nuk e merrnin me mend se sa e thellë ishte

thyerja midis Titos dhe Stalinit. Ndërkohë ata u treguan mbështetës ndaj BS, por edhe të

kujdesshëm duke shfaqur besim se ―udhëheqja e PKJ do ta kuptonte kritikën dhe do të

mundohej ta vinte në zbatim, ashtu siҫ këshillonte PKBS. Në fjalën e tij, Koçi Xoxe

mundohet të nxjerrë veten të pafajshëm, ndërkohë, që ai ishte luftëtar i zellshëm për

krijimin e federatës dhe bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, e më pas shkon më tutje

duke deklaruar se: ―Ҫështja e mosbesimit këtu mund të ketë patur vend, por ne kishim të

drejtë edhe për ҫështjen e federatës që e lamë të pyesim edhe Bashkimin Sovjetik, pse

ndodhte një gjë e re në Ballkan dhe në kamp, vinte një sistem i ri‖389

.

Në fjalën e tij, E. Hoxha thekson se nuk ishte dakord me pikëpamjet e Mareshalit Tito,

madje shkon edhe më larg duke cituar se: ―Mareshali këto çështje me kaq rëndësi nuk i ka

388 Ndreçi Plasari. Luan Malltezi, ―Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945-1948, Dokumente, DPA, Tiranë:

1996, f.471

389 Ndreçi Plasari. Luan Malltezi, ―Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945-1948, Dokumente, DPA, Tiranë:

1996, f.481.

Page 166: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

153

studiuar, në letrat e tij dalin pikëpamjet antimarksiste, nuk i shohin drejt marrëdhëniet tona

me popujt e Jugosllavisë as tashti e as më parë dhe kanë bërë gabime‖390

.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u shpreh frika se për shkak të lidhjeve të shumëfishta me

PKJ, edhe gjendja në PKSH ishte shumë ―alarmante‖ si dhe më pas u shpreh shqetësim për

marrëdhëniet midis PKSH dhe PKJ në të ardhmen. E. Hoxha këtu shprehu pikëpamjen e tij

lidhur me ardhjen e divizionit, duke cituar se: ―Ne kemi qenë plotësisht dakord me ardhjen

e divizionit, por kemi vënë në dijeni qeverinë sovjetike a titre d‘information‖ dhe kemi

vazhduar të marrim të gjitha masat, sikundër që ramë dakord391

.

Në mars të vitit 1948, PKJ përmes KQ akuzoi Hoxhën se po ndiqte politika ―të

pavarura‖ dhe po kthente popullin shqiptar kundër Jugosllavisë. Mungesa e rëndësisë së

rolit shqiptar në botën komuniste u vu në dukje qartë kur kombet e Europës Lindore nuk

ftuan partinë shqiptare në takimin themelues të Kominformit, në shtator të 1947. Në vend të

saj, Jugosllavia përfaqësoi Shqipërinë në takimet e Kominformit.

Megjithëse BS i dha Shqipërisë premtimin për të ndërtuar fabrika tekstili dhe sheqeri

apo fabrika të tjera, si dhe i dha Shqipërisë makineri industriale dhe bujqësore, Stalini i tha

Milovan Gjilasit, në atë kohë anëtar i lartë në hierarkinë komuniste të Jugosllavisë, se

Jugosllavia duhet ta ―gllabërojë‖ Shqipërinë. Fraksioni pro-jugosllav mbajti fuqi

vendimtare politike në Shqipëri deri në vitin 1948. Në mbledhjet e njëpasnjëshme të

pleniumeve të PKSH, udhëheqja komuniste votoi për të bashkuar ekonomitë e Shqipërisë

dhe Jugosllavisë si dhe ushtritë përkatëse. Hoxha në këtë moment mjaft kritik mbajti një

qëndrim oportunist duke zbatuar thënien e Stalinit, në radhë të parë, mbrohu, mblidh forcat

e më pas sulmo. Madje në qershor 1948, Koçi Xoxi shkoi më tutje, duke propozuar që t‘i

luteshin Beogradit të pranonte Shqipërinë si republikë e shtatë e Jugosllavisë. Kur

Kominformi përjashtoi Jugosllavinë më 28 qershor 1948, gjithësesi, Shqipëria bëri një

ndryshim të shpejtë të politikës kundrejt Jugosllavisë. Ndërkohë Shqipëria hyri në orbitën e

Bashkimit Sovjetik dhe në Shtator 1948, Moska ndërhyri për të kompensuar Shqipërinë për

humbjen e ndihmave nga Jugosllavia. Ndryshimi rezultoi i mirë për Shqipërinë, për shkak

se Moska kishte shumë më tepër për të ofruar se sa Beogradi i varfër.

Në këtë periudhë Moska ndërmori një fushatë të ashpër propagandistike kundër

Titos e udhëheqjes jugosllave.

390 Ndreçi Plasari. Luan Malltezi, ―Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945-1948, Dokumente, DPA, Tiranë:

1996, f. 482 391 Ndreçi Plasari. Luan Malltezi, ―Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945-1948, Dokumente, DPA, Tiranë:

1996, f.483.

Page 167: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

154

Problem mjaft i mprehtë ishte federata ballkanike, ku marrëdhëniet midis Bullgarisë

dhe Jugosllavisë dhe Shqipërisë përdoreshin për presion kundrejt Beogradit.

Gjithësesi, dyshimet dhe qëndrimi i Moskës ndaj projektit Tito- Dimitrov të

Federatës ishte mosbesues. Duke analizuar marrëdhëniet bullgaro-jugosllave, identifikohet

qëndrimi i Moskës.

4.4 Fundi i projektit dhe iluzioneve të Federatës Ballkanike

Udhëheqja sovjetike ishte mjaft e shqetësuar për shkak të reagimit të Fuqive

Perëndimore ndaj deklaratës së Dimitrovit dhënë gazetarëve për federatën dhe bashkimin

doganor, si dhe për futjen e forcave jugosllave në Shqipëri, nëse do të realizohej.

Shqetësimet e lartpërmendura dhe veҫanërisht deklarata e Dimitrovit, të përhapura nga

mjetet botërore të informimit masiv, ishin të afta të shkaktonin një reaksion të fuqishën në

Perëndim. Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe , E. Bevin, më 22 janar 1948,

ku mbajti fjalën e rastit në dhomën e komuneve doli me propozimin e tij për krijimin e

aleancës së shteteve evropianoperëndimore. Në të njëjtën kohë, në themel të

domosdoshmërisë të aleancës së Bevinit, në veҫanti theksoi tezën për rrezikun që vinte nga

BRSS, për krijimin nën egjidën sovjetike të bllokut të Evropës Lindore kundër Perëndimit.

Në këto kushte, vërtetohen shqetësimet e Stalinit se deklarata e Dimitrovit ndihmoi

efektivisht në sfondin propagandistik në favor të projektit britanik, ku pothuajse u mbështet

menjëherë nga një sërë vendesh të Evropës Perëndimore. Në këtë situatë të ndërlikuar, një

kthesë e tillë e problemit të federatës, ishte në kundërshtim të hapur me synimet sovjetike.

Udhëheqja sovjetike e priti krijimin e aleancës evropianoperëndimore tepër negativisht dhe

menjëherë u pasqyrua në shtypin sovjetik si dhe në komentet e ―Pravdës‖ dhe

―Izvestijas‖392

. Në arenën ndërkombëtare, organet e propogandës sovjetike dënonin planin e

paraqitur nga Bevini dhe nga ana tjetër njëkohësisht përpiqeshin të kundërshtonin

vlerësimin e përhapur në Perëndim, sipas të cilit marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet

shteteve ballkano-danubiane të ―demokracive popullore‖ në vetëvete përfaqësonin një hap

të ri për krijimin e ―bllokut sovjetik‖në lindje të Evropës Në këtë rast fjala ishte për një sërë

marrëveshjesh për miqësinë, bashkëpunimin dhe ndihmën reciproke që u nënshkruan në

392 Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

4, 1991г, с.27.

Page 168: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

155

periudhën nëntor 1947 – janar 1948: bullgaro-jugosllav, jugosllavo-hungarez, bullgaro-

shqiptar, jugosllavo-rumun, bullgaro-rumun, hungarezo-rumun.

Në kuadër të përpjekjeve propagandistike, Stalini publikisht e konsideroi të

domosdoshme, me anë të ―sqarimit‖ nëpërmjet ―Pravdës‖, botuar në gazetë më 28 janar, të

dënonte thëniet e Dimitrovit si të gabuara, të jepte prova se idetë e paraqitura nga lideri

bullgar i kundërvihen pikëpamjes sovjetike.

Në vijim të zhvillimeve të vrullshme politike-propagandistike, udhëheqja sovjetike

duke iu trembur reagimit të padëshirueshëm të Perëndimit, vendosi të fusë ndryshime në

marrëveshjet e përgatitura në atë kohë për miqësinë, bashkëpunimin dhe ndihmën

reciproke. Këtë njoftim sekret, ministri i Punëve të Jashtme të BRSS ia dërgoi G.

Dimitrovit dhe J.B Titos , më 4 shkurt 1948, nëpërmjet ambasadorëve të akredituar në

Sofje dhe Beograd.

Në të thuhej se ―intervista e papërshtatshme‖ e Dimitrovit ―i dha shkas çdo lloj

bisedimi për përgatitjen e bllokut evropianolindor me pjesëmarrjen e BRSS‖, e prandaj

―duke pasur parasysh situatën e krijuar, në Moskë arritën në konkluzionin se paktet e

ndihmës reciproke të cilat BRSS duhet t‘i lidhë me Rumaninë, Hungarinë dhe Bullgarinë,

duhet të jenë drejtuar kundër çdo agresioni të mundshëm të ardhshëm të Gjermanisë dhe

aleatëve të saj të mundshëm, e jo kundër çdo agresori, siç e konsideronte këtë Moska të

dëshirueshme deri para intervistës së Dimitrovit‖393

. Udhëheqja sovjetike, në këtë mënyrë,

udhëzonte që të ktheheshin në formulimin e përdorur në marrëveshjet e BRSS me Britaninë

e Madhe, Çekosllovakinë, Francën, Jugosllavinë, Poloninë, të lidhura që në kohën e luftës,

kur Gjermania ishte armiku i tyre i përbashkët.

Në disa traktate të lidhura ndërmjet vendeve evropianolindore, formulimi i

mëparshëm në thelb filloi të modifikohej ose të zëvendësohej krejt me tjetër. Kështu, ―në

traktatin jugosllavo-shqiptar (korrik 1946) mbrojtja e përbashkët parashikohej kundër çdo

sulmi, njësoj si agresionet e Gjermanisë hitleriane dhe të Italisë fashiste; në traktatet

jugosllavo-hungarez, jugosllavo-rumun, bullgaro-shqiptar, të lidhur në dhjetor 1947, në

bullgaro-rumun dhe hungarezo-rumun të nënshkruar në janar 1948, fjala ishte për

Gjermaninë ose ―ndonjë shtet të tretë‖, pa e përmendur që ai duhej të ishte i lidhur me

Gjermaninë; në traktatin ndërmjet Jugosllavisë dhe Bullgarisë (nëntor 1947) flitej vetëm për

393

Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

4, 1991г, с.28.

Page 169: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

156

çdo agresor394

. Në të njëjtën kohë, edhe në rastin e fundit kur Gjermania nuk përmendej

fare, kjo ishte bërë me dijeninë e palës sovjetike: projekti i traktatit jugosllavo-bullgar, i

rakorduar gjatë kohës së bisedimeve në Bled, u dërgua pastaj në Moskë, nga ku nuk erdhi

kundërshtim për këtë pikë. Por siç del nga njoftimi i Molotovit i 4 shkurtit, pas deklaratës

së Dimitrovit për federatën dhe bashkimin doganor, Moska e konsideroi të domosdoshme të

fshihej pas qëllimeve të deklaruara më parë, të kundërvenies ndaj rrezikut gjerman. ―Në

situatën e tanishme – thuhej në njoftim – lidhja e pakteve nga Bashkimi Sovjetik për

ndihmën reciproke, të drejtuara kundër çdo agresori, do të interpretohej në shtypin botëror

si hap antiamerikan dhe antianglez nga ana e BRSS, që mund të lehtësonte luftën e

elementëve agresivë anglo-amerikanë kundër forcave demokratike të SHBA dhe

Anglisë‖395

.

Gjithashtu, një rol thelbësor luajtën referimet e ashpra antiperëndimore (―kampi

kundër kampit‖), të shpallura në dokumentet e Mbledhjes Informative të nëntë partive

komuniste (shtator 1947), në vetë faktin e krijimit të Informbyrosë, kryesisht (përveç

partive komuniste të Francës dhe të Italisë) që bashkonte PKBS dhe partitë komuniste të

―demokracive popullore‖. Pikërisht për Informbyronë (Kominform, siç e pagëzuan atë në

Perëndim) flitej në kuptimin e thënë në fjalimin e Bevinit më 22 janar (lartpërmendur).

Intervista e Dimitrovit në të nuk përmendej aspak. Si hap për krijimin e bllokut nën egidën e

BRSS vlerësohej në Perëndim dhe seria e traktateve dypalëshe për miqësinë,

bashkëpunimin dhe ndihmën reciproke, të lidhur ndërmjet një radhë vendesh

evropianolindore gjatë nëntorit 1947 – janar 1948396

.

Por në njoftimin e Molotovit, pika për konsultime të detyrueshme duket se

praktikisht ishte shumë më e rëndësishme se sa formula për agresorin. Këtë e themi sepse,

nëse Kremlini si shkak kryesor të shqetësimit të tij kishte me të vërtetë intervistën e

Dimitrovit, për të cilin do të reagonte Perëndimi, atëherë kemi edhe anën tjetër të dukshme,

që pala sovjetike ky reagim i Perëndimit përdorej si argument kryesor në favor të

rakordimit rigorozisht të hapave të politikës së jashtme të ―demokrcaive popullore‖ me

Moskën.

394 Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

4, 1991г, с.28. 395

Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

4, 1991г, с.29. 396

Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

4, 1991г, с. 29.

Page 170: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

157

Në takimin sekret të Kremlinit, mbrëmjen e 10 shkurtit 1948, ku u bënë akuza të

ashpra ndaj jugosllavëve dhe bullgarëve, duhet thelluar edhe në disa shprehje të Stalinit dhe

të Molotovit, që e shoqëruan këtë takim.

Problemi është se duke hedhur poshtë vendosmërisht idenë e Dimitrovit për

perspektivat e përfshirjes së gjerë të federatës dhe sistemin e bashkimeve doganore të të

gjithë ose shumicës së vendeve evropianolindore, Stalini menjëherë pas kësaj u shpreh në

favor të krijimit në këtë rajon të disa bashkimeve federative dhe doganore më të vogla. Ai,

siç është shkruar në raportin e Gjillasit, ―paraqiti pikëpamjen sovjetike se në lindje të

Evropës duhet të krijohen tri federata, polako – çekosllovake, rumuno-hungareze dhe

jugosllavo-bullgaro-shqiptare‖. Duke iu referuar përsëri L. Gibianskit, që siç thamë ka bërë

një studim të hollësishëm lidhur me marrëdhëniet ndërmjet BS, Jugosllavisë, Bullgarisë e

Shqipërisë, gjejmë diçka tepër interesante. Lidhur me tri federatat e mësipërme, ai thotë se

―e njëjta gjë është fiksuar në kujtimet e Gjillasit. Por … shtohet se nga bashkimi i këtyre

fjalëve të Stalinit me aludime të paqarta, që vinin atëherë nga diplomatët sovjetikë, u krijua

përshtypja se krerët sovjetikë përkëdhelnin dhe mendimin për riorganizimin e BRSS me

anë të bashkimit të Ukrainës me Hungarinë dhe Rumaninë, Bjellorusisë me Poloninë dhe

Çekosllovakinë, ndërsa RSFSR me Jugosllavinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë. Por Gjillasi

theksoi se ide të tilla ishin shumë të mjegullta dhe hipotetike‖397

. Më tej Gibianski tregon se

në vitet 1989-1990 është takuar dhe vetë me Gjillasin, por nuk ka arritur që të sqarojë

ndonjë gjë konkrete lidhur me këtë problem. Edhe Kardeli, në kujtimet e tij pohon se Stalini

foli për krijimin e federatave në të ardhmen në Evropën Lindore dhe bashkimet e tyre, por

në fund Gibianskij thotë se ―… në raportin e Gjillasit për takimin [10 shkurtit 1948], i

shkruar menjëherë pas tij [takimit], nuk bëhet fjalë për ndonjë deklaratë të tillë të Stalinit,

as në përgjithësi për ndonjë aludim të këtij lloji nga pala sovjetike. Nuk ka të dhëna të

ngjashme dhe në telegramet e përmendura prej nesh të Kardelit, Bakariçit dhe Gjillasit, me

të cilët ata shkurtimisht informonin Beogradin për mbledhjen në Kremlin‖398

.

Lidhur me ndonjë afat që ka të bëjë me federatat, Stalini nuk tha asgjë të

përcaktuar. Me cilësinë e detyrës së afërt ai ngriti krijimin vetëm të federatës jugosllavo-

397 Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

4, 1991г, с.31. 398

Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

4, 1991г, с.31.

Page 171: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

158

bullgaro-shqiptare. Por e konsideronte të duhur të fillonin me Jugosllavinë dhe

Bullgarinë399

.

Gjithashtu, Perëndimi reagoi menjëherë ndaj Federatave, duke i cilësuar si një

kërcënim për paqen në Ballkan. Perëndimi dhe vëzhguesit amerikanë e cilësonin atë si

rrezik për Greqinë. Në këtë këndvështrim, shiheshin edhe marrëdhëniet midis Jugosllavisë

dhe Shqipërisë. Pikërisht këtë fakt dhe një të ashtuquajtur reagim të ashpër të qeverisë

greke ndaj Shqipërisë, u përpoq të shfrytëzonte udhëheqja jugosllave për të nënshtruar

ushtarakisht Shqipërinë, duke dërguar dy divizionë ushtarakë në jug të Shqipërisë.

Siç e shohim, për ndonjë frikë të ―reagimit të padëshirueshëm‖ të Perëndimit këtu

nuk bëhet as fjalë. Ato, si me shkopin magjik, u zhdukën nga llogaria e Stalinit. U zhdukën

pavarësisht nga fakti se dihej mirë për qëndrimin tepër negativ të fuqive perëndimore

pikërisht për perspektivën e bashkimit të Jugosllavisë dhe të Bullgarisë, krijimi prej tyre i

federatës. Del se, kur fjala ishte për planet e vetë Stalinit, argumentet për reagimin negativ

perëndimor, po nga Stalini, të pashqetësuara qëndronin mënjanë ...400

.

Në fund të tërheq vëmendjen dhe një moment tjetër me karakter më të përgjithshëm.

Puna është se duke akuzuar Sofjen dhe Beogradin për veprime që mund të ashpërsojnë

rrezikshëm marrëdhëniet me fuqitë perëndimore, udhëheqja sovjetike në politikën e vet e

konsideronte të mundshme t‘i drejtohej hapave mjaft të rrezikshëm që kërcënonin shumë

më tepër ndërlikimet me Perëndimin401

.

Projektet e federatës komuniste në Ballkan u refuzuan përfundimisht nga Perëndimi.

Lufta e Ftohtë me ndarjen e saj të thellë gjeopolitike dhe gjeostrategjike, e bëri të pamundur

perspektivën e bashkëpunimit në Ballkan, i dha fund iluzioneve të projektit të Federatës

Ballkanike.

399 Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

4, 1991г, с. 30-31. 400

Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

4, 1991г, с. 31. 401

Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te Cлавяноведение. Nr

4, 1991г, с. 31.

Page 172: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

159

BIBLIOGRAFIA

Burime arkivore

Arkivi Qëndror i Shtetit (AQSH), Tiranë.

Fondi Nr.14

Fondi Nr.163

Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (AMPJ), Tiranë.

Fondi AMPJ

Dokumenta të botuara

П. А. Искендеров. В «интерьере Балкан»: Юбилейный сборник в честь Ирины

Степановны Достян. Москва, ПРОБЕЛ, 2010.

На путях к Югославии: за и против. ―ИНДРИК‖, Москва, 1997.

История Югославии, Том I, Москва, 1963, Aкадемия Hаук СССР Институт

Славяноведения.

Иосиф Линдер&Сергей Чуркин. Красная паутина. Рипол классик. Москва, 2006.

Документы внешней политики СССР.Tом 6.Москва, 1962.

Иосиф Линдер&Сергей Чуркин. Красная паутина.Рипол классик.Москва, 2006.

La Federation Balkanique, Nr. 15, 1 mars 1925.

International Press Correspondence, Nr. 29, 17 maj 1929..

Letër e George Dimitrovit drejtuar KE të Kominternit, 12 shtator 1929.AQP.

Tel. i legatës shqiptare në Athinë për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, 27

nëntor 1933. AMPJ, Viti 1933. Dosja Nr.129.

Telegram i legatës shqiptare në Ankara për ministrin e Jashtëm Xhafer Vila. 23 janar

1934, AMPJ, Viti 1934, Dosje Nr. 54.

Telegram i legatës italiane në Tiranë për ministrin e Punëve të Jashtme në Romë 23

mars 1934, AQSH, Viti 1934, Fondi, 163. Dosja.Nr.30.

Telegram i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë për legatën italiane në Tiranë,

AQSH, Viti 1935, Fondi 163, Dosja Nr. 25.

Page 173: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

160

Telegram i legatës shqiptare në Beograd për ministrin e Punëve të Jashtme në Tiranë, 8

korrik 1935, AMPJ, Viti 1935, Dosja Nr. 141.

AJ, A CK SKJU, KMOV, Gr~ka, IX, 33/V- 248 - 267, k- 14, 1946 -1973, Veselinka

Malinska, M.P of the Parlament of Peoples Republic of Makedonia to Milar Bakic,

Sekretary of the Presidency of the Yugoslav Federal Government, 11. XI.1945.

Pax Britanica, Wartime Foreign Office Documents Regarding Plans for a Postbellum

East Central Europe, Ed. Andras D.Ban, New Yourk: 1997.

DSP SFRJ, 1941-1945. Vol. I, Beograd: 1988.

USNA, Dokument i paklasifikuar, relacion i Burton Y. Berry, Konsull i Përgjithshëm

Amerikan në Stamboll, dërguar Departamentit të Shtetit.

Cold War International History project Bulletin, Washington D: Issue 10.

Foreign relation of United States, Diplomatic Papers, The Conferences at Cairo and

Teheran, 1943, Washington : Unitet States Government Printing Office‖, 1961.

Letra e J.B.Tito dërguar G. Dimitrovit, Vis (5) korrik 1944 (A- KQ i LKJ, Fondi i KQ i

PKJ, nr. 1944/386).

Dokumenti centralnih organa KPJ: NOR i revolucija 1941-1945. Libri 14. Beograd,

1990.

Arkivi i PKJ, Beograd, Fondi KQ PKJ, nr. 12 - 14, 1940.

PKB, Kominterni dhe problemi maqedonas (1917-1946). Vol. II, Sofje, 1999.

AQSH, Fondi 14, viti 1943, dosja. 40.

DSP SFRJ, 1941-1945. Vol. I.

(RGASPI – Rossijskij gosudarstvennij arhiv socialno-politiçeskoj istorii), F. 495, op.

74, d. 599.

PKB, Kominternt. Vol. II, Komintern i vtoraja mirovaja vojna (Kominterni dhe lufta e

dytë botërore), PJ. II.

Dokumente të politikës së Jashtme.Moskë, 2000.

Vostoҫnaja Evropa v Dokumentah Rosijskih Arhivov 1944-1953, Tom I, 1944-1948,

dok 37, Moskva-Novosibirsk, 1997.

Dokumente të Arkivave Ruse. Vol. I. 1944-1948. Moskë, 1997. Marrëdhëniet e Rusisë

(BRSS) me Jugosllavinë. 1941-1945: Dokumente dhe materiale. Moskë 1998.

Arkivi i Politikës së Jashtme të Federatës Ruse. Fondi 0144, op. 30, p. 118, d. 10, fl. 13-

14;

Page 174: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

161

Sbornik Social-Demokrata Nr. 1, tetor 1916. Vëllimi 22.

Desetog kongresa SKJ, 1919-1974, Beograd, 1974, (Kongresi i dhjetëi PKJ-së 1919-

1974)

Arkivi i PKJ, Beograd, Fondi KQ të PKJ, nr.12-14, 1940.

Foreign Relations of the United States, Diplomatic Papers, The Conferences at Cairo

and and Teheran, 1943, Washington: ―United States Government Printing Office‖,

1961.

Në referatin e Moshe Pijade për ҫështjen kombëtare në Kosovë, Arkivi i PKJ, Beograd,

Fondi KQ-PKJ, nr.12-14, 1940.

Pjesë nga rezoluta e Këshilli Popullor i Krahinës Autonome të Kosovë-Metohisë 1943-

1953, Prishtinë, 1955.

Foreing Office. Londër, Relation Albania –Jugosllav, HQ. Force 399 C.

M.F.SE/POL/SA/ BS, 16 december1944.

Восточная Европа в документах российских архвивов 1944-1953‖, Том I 1944-

1948, Москва – Новосибирск, 1997.

AQSH, Fondi 14, dos.1,viti 1946,. Raport mbi ―Gjendjen dhe zbatimin e vijës së

Partisë‖, mbajtur në Pleniumin V të KQ të PKSH, 21 shkurt1946.

Ю. С. Гиренко. Сталин-Тито. Москва. 1991.

Лавренов, С. Я, Попов И. М. Советский Союз в локальных войнах и

конфликтах.Москва. 2003.

Советский фактор в Восточной Европе 1944 -1953 Т. 1.1944-1948, Москва,

РОССПЭН, 1999.

AQSH. F. 14/ AP, dos.3, viti 1947.

Rankovic drejtuar KoçiXoxës lidhur më një gazëtar britanik, 10 shtator 1946,

AMB.D.1623/9.

Советский фактор в Восточной Европе 1944 -1953 Т. 1.1944-1948, Москва,

РОССПЭН, 1999.

AQSH. F. 14/ AP, dos.40, viti 1947.

Radiogram për takimin me ambasadorin jugosllav në Moskë më 5 qershor 1947.AQP.6.

Советский фактор в Восточной Европе 1944 -1953 Т. 1.1944-1948, Москва,

РОССПЭН, 1999. Юрий Павловец. Журнал международного права и

международных отношений № 2 — 2006.

Page 175: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

162

AQSH, F.14/AP. dos.1, v. 1947;

AQSH, F.14/AP. dos.3, v. 1947.

AQSH, F.14/AP. dos. 40. v. 1947.

AQSH.F.14/AP, dos. 52/1, 1948.

Ю. С. Гиренко. Сталин-Тито. Москва. 1991.

AQSH.F.14/AP, DOS.53, V.1948

AQU (Arkivi Qëndror i Ushtrisë, Fondi Shtatmadhoria), dos. 52, v.1948;

AQSH, F.14/AP, dos.64, fl. 7

A-IUH, k.nr. 26, nr i regj.10-16/13; Josif Broz Tito. Vëllimi 23. 1 shtator deri më 5

tetor 1944. vepra.170.

A-IUH, k. 26, nr.8-3/12; Josip Broz Tito.Vëllimi nr.23.

A-IUH, k.234, nr.i regj. 20-52/1.

A-IUH, 1.57-4, nr.regj.6-13/1.

Makedonia.Problemi istori i kulturi.Moska 1962.

Marrëdhëniet e Rusisë me Jugosllavinë, 1941-1945. Dokumente dhe materiale .Moskë:

1998.

Seton-Watson.The East European Revolution. f. 347;

TNA (The National Archives) HS 64/5.

HS 64/ 5, Note on W.P.(44) 707

TNA, HS 64/ 5, ―The War Office, 6th

December, 1944‖.

AJ, A CK SKJU, KMOV, Gr~ka, IX, 33/V- 248 - 267, k- 14, 1946 -1973, Veselinka

Malinska, M.P of the Parlament of Peoples Republic of Makedonia to Milar Bakic,

Sekretary of the Presidency of the Yugoslav Federal Government, 11. XI.1945.

AJBT, I-3-b/270. Project of American conclusion, 1947.

Sovjetskij Faktor v Vostoçnoj Evrope 1944-1953, Tom. I. 1944-1948, Moskva: 1999.

I documenti diplomatici italiani, decima serie: 1943-1948, Volum VI.

Гибианский Л. Я. К истории советско-югославского конфликта 1948-1953гг. te

Cлавяноведение. Nr 3, 1992.

Sovjetskij factor v vostocnoj evrope 1944-1953, Tom. 1. 1944-1948, Moskva 1999.

Page 176: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

163

E. Kardelj. Borba za priznanje i nezavisnost nove Jugoslavije 1944-1957. Ljubljana.

1980.

Burime të dyta

Aktet e Konferencës, 100 Vjet Pavarësi, Vëllimi II, Botimet Albanalogjike, Instituti i

Historisë, Tiranë: 2014.

Атанасова. Елена, Георгий Димитров и Албанское демократическое и

коммунистическое движение (1920 – 1939).СОФИЯ ПРЕСС 1979.

Avramovski, Z. Devet projekata ugovora o jugoslovensko-bugarskom savezu i federaci

(1944-1947). Istoria 20 veka. 1983. Nr 2.

Ballvora, Shyqyri. ―Internacionalja III në luftë kundër oportunizmit‖.Tiranë: Akademia

e Shkencave, Istituti i Historisë, 1986.

Ban, Andras D. Pax Britanica, Wartime Foreign Office Documents Regarding Plans for

a Postbellum East Central Europe. NewYork, 1997.

Banac, Ivo. ―With Stalin against Tito‖, London: Cornell University Press, 1988.

Banac, Ivo. The diary of Georgi Dimitrov 1933-1949, Yale. New Haven London, 2003.

Barker, Elisabet. ―British Policy in South-East Europe in the Second World War‖,

London: Macmillan, 1976.

Barker, Elisabet. ―Macedonia‖, London: Royal Institute of International Affairs, 1950.

Bell, J. D. ―The Bulgarian Communist Party‖: Standford, 1985.

Beretzky A‘gnes, British Confederation Plans concerning Central anf Eastern Europe

(1939-1945), On MACARTNEY‘s life‘s work see Hugh SETON-WATSON‘s Carlisle

Aymler Macartney 1895-1978, The Proceedings of the British Academy, London: 1981.

Boriҫi, Gjon. Lufta për paqen në ish-Jugosllavi 1987-1999. UFO press, Tiranë, 2009.

Clogg, R. A Concise History of Greece.Cambridge University Press, 1993.

Dedijer, V. ―Tito‖. Published by Weidenfeld and Nicolson Berlin, 1953.

Dedijer, V. Novi prilozi za biografiju Josipa Broza Tita. Mladost, Zagreb 1980.

Dedijer, Vladimir. ―Dokumenti 1948”, Beograd: 1979.

Devedjiev, H. The modern Inquisition. London, 1962.

Dimitrov, G. Dnevnik (Ditari) (9 mars 1933-6 shkurt 1949). Sofie: 1997.

Dimitrov. Georgi , ―The significance of the Second Balkan Conference‖, ―Selected

Work‘s‖, Vol. I, Sofie. 1972.

Page 177: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

164

Djilas, M. Rise and Fall, Penguin Books, USA: 1985.

Djilas, M. Lico totalitarizma.Moskva, 1992.

Djilas, M. Conversation with Stalin. Frankfurt, 1962

Djilas, Milovan. Razgovori sa Staljinom. Belgrade, 1990.

Dragoicheva, Tsola. ―Women in World History‖, Vol. I: Sofie, 1979.

Duka, Valentina. ―Histori e Shqipërisë 1912-2000‖, Tiranë: KRISTALINA-KH, 2007.

Duretic, V. Vlada na bespucu: Internacionalizacija jugoslovenskih protivorjeçnost na

politickoj pozomid drugog svjetskog rata.Beograd, 1982.

Frashëri, Kristo, ―Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSH-së,

1878-1941 Tiranë: Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, 2006.

Gibianskij Leonid J, (Идея балканского объединения и планы ее осуществления в

40-е годы XX века), Voprosi istorii, (Вопросы истории), № 11/12, Moskva, 2001.

Gibianski.L.J. Problema Makedonii i vopros o federaci Ballkan v otnosheniah mezhdu

Moskvoj i komunistami Jugosllavi i Bollgari v. 1941-1945.Moskva.

Girenko J. S. ―Stalin i Tito‖. Moskva, 1991.

Glenny. Misha, Historia e Ballkanit 1804-1999. Nacionalizmi, Luftërat dhe Fuqitë e

Mëdha‖, Instituti i Dialogut dhe Komunikimit. Botimet Toena Tiranë, 2007.

Hibbert, Reginald. ―Fitorja e Hidhur (Lufta Nacional ҫlirimtare e Shqipërisë)”.

Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë .Tiranë, 1993.

Historia e Shqipërisë, Vëllim i Dytë, Tiranë, 1965.

Historia e Partisë së Punës të Shqipërisë. Shtëpia Botuese ―Naim Frashëri‖.Tiranë,

1968.

Hodos, Georges Herman.― Inskenimet Proceset politike dhe spastrimet staliniste në

Europën Lindore 1948-1956‖, Tiranë: botimet ―Amfioni & Zeli, 2000.

Hoxha, Enver. Titistët. Shënime historike. Tiranë: ―8 Nëntori‖, 1982.

Hoxha, Enver.Me Stalinin. Kujtime. Tiranë: ―8 Nentori‖, 1979.

Hoxha, E. ―Rreziku anglo- amerikan për Shqipërinë. Kujtime‖. ―8 Nentori‖: Tiranë,

1982.

I dashur Stalin.Letërkëmbimi i plotë i Franklin D. Ruzveltit dhe Josif. V.Stalinit.

SHEKULLI, Tiranë, 2006.

Jorgaqi, Nasho. Jeta e Fan S.Nolit, vol.2, Shtëpia botuese ―Elve‖ Tiranë.Tiranë 2005.

Page 178: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

165

Jurgen, Bernd Fischer, ―King Zog and the Struggle for Stability in Abania, New York,

1984.

Kaba, Hamit. UNRRA në Shqipëri: 1944-1947. Shtëpia botuese‖Shkenca‖.Tiranë, 2000

Kaba, Hamit. Shqipëria në rrjedhën e luftës së ftohtë: (Studime dhe Dokumente).

BOTIMPEX.Tiranë, 2007.

Kaba, Hamit. Shqipëria dhe të Mëdhenjtë. nga Lufta e Dytë Botërore në Luftën e

Ftohtë. Botimet KLEAN, 2015

Kaba, Hamit & Çeku, Hetem. Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse 1946-1962‖.

―Brezi‖ 81: Prishtinë, 2011.

Konferenca e Jaltës, 1945.(4-11 Shkurt 1945).Përmbledhje dokumentash. Tiranë:

EUROLINDJA, 1996.

Konferenca e Teheranit,(28 Nëntor -1 Dhjetor 1943). Përmbledhje dokumentash.

EUROLINDJA, 1997.

Koliopoulos, J. & Hassiotis, J. ―Modern and Contemporary History, Economy, Society,

Culture, vol. 2, Athine-Selanik, 1992.

Laker, Uollter. ―Europa në kohën tonë 1945-1992, Tiranë: Dituria, 1996.

Lalaj, Ana. ―Dosjet e luftës‖, Tiranë: Toena, 2014.

Lalaj, Ana. ―Shqipëria dhe Projektet e (Kon) Federatave Ballkanike (1941-1945),

Tiranë: Studime albanalogjike, 2009.

Lawrence, Burnett. Suzanne, Ogden.John P. Tuman.Politikat krahasuese.Kombet dhe

teoritë në një botë që ndryshon.Botimet ORA.Tiranë, 2003.

Lenjin, V. I, ―Nacionalno i kolonialno pitanje‖, Zagreb, 1959.

Lenin V.I. Vëllim. 21, 1900 – 1922, Tiranë: ―Naim Frashëri‖, 1970.

Lori, Benard. ―Europa Ballkanike”, Tiranë: Dituria, 2007.

Llavrenov, S. J. &. Popov, I. M. ―Bashkimi sovjetik në luftrat dhe konfliktet lokale‖.

Moskë: 2003,

Makedonia.Problemi istori i kulturi. T.VI.Moska 1962.

Meta, Beqir. ―Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”, Tiranë: Qëndra e Studimeve

Albanalogjike, 2007.

Meta, Beqir. Shqipëria dhe Greqia 1949-1990. Paqja e vështirë, Qëndra e Studimeve

Albanalogjike, Instituti I Historisë.Tiranë, 2012.

Page 179: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

166

Milo, Paskal.S hqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, I, 1939-1943. Botimet

Toena.Tiranë, 2014.

Milo, Paskal. ―Shqipëria dhe Aleanca ballkanike, Tiranë: ―Studime Albanalogjike‖,

1977.

Milo, Paskal. ―Politika e Jashtme e Shqipërisë‖, Tiranë: Toena, 2013.

Neshovic, Sl. Bledski sporazum Tito-Dimitrov (1947), Zagreb: 1979.

Omari, Luan. E vërteta mbi Kosovën dhe Shqipërinë në Jugosllavi. Ndryshimet

Kushtetuese dhe autonomia e Kosovës. Tiranë, ASH e RPSSH, 1990.

Pano.N. C, ―The people‘s Republic of Albania. New York, 1971.

Pasqyrë e historisë së lidhjes së komunistëve të Jugosllavisë, Prishtinë: Rilindja, 1963.

Pavllovec, Jurij, Revista “E drejta dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”, Nr.2, Moskva,

2006.

Petranoviç, B. Balkanska federacija. 1943-1948. Beograd, 1991.

Petranović Branko. Kosovo u jugosllovensko-allbanskim odnosima i projekt ballkanske

federacije. – Serbi i allbanci u XX veku. – Serbs and Albanians in 20th Century.

Beograd, 1991.

Plasari, Ndreҫi. ―Politika e PKSH dhe E.Hoxhës ndaj ҫështjes së Kosovës gjatë Luftës

së Dytë Botërore, Konferenca e Bujanit‖. Prishtinë, 1998.

Plasari .Ndreҫi & dhe Malltezi, Luan. Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945 - 1948,

DPA, Tiranë: 1996.

Pollo, Stefanaq. ―Në gjurmë të historisë Shqiptare 2, Akademia e Shkencave e

Shqipërisë. Instituti i Historisë.Tiranë, 2003.

Pollo, Stefanaq. ―Në gjurmë të historisë Shqiptare 1, Akademia e Shkencave e

Shqipërisë. Instituti i Historisë.Tiranë, 1990.

Pushkolli, Fehmi. ―Mbrojtja Kombëtare Shqiptare e Kosovës 1878-1990‖, Prishtinë,

Zëri i Rinisë, 1991.

Pushkolli, Fehmi. ―Lëvizja e sindikatave të Kosovës 1910-1975‖, Prishtinë: Rilindja

1977.

Pushkolli Fehmi, ―Kthesë historike‖, Prishtinë: Rilindja 1987.

Puto, Arben. ―Ҫështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit‖,

vëll. II, Tiranë: ―8 Nëntori‖, 1987.

Page 180: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

167

Puto, Arben.Pavarësia Shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912-1914.‖8

Nëntori‖.Tiranë, 1978.

Puto, Arben. ―Nëpër analet e diplomacisë angleze, Tiranë: ―8 Nëntori‖, 1980.

Puto, Arben. ―Shqipëria Politike 1912-1939‖, Tiranë: Toena, 2009.

Rothschild, Joseph. ―Kthim në Diversitet‖.Histori politike e Evropës Lindore dhe

Qëndrore nga Lufta e Dytë Botërore e këndej. Tiranë: Onufri, 1998.

Sazonov, Sergej Dmitrieviҫ.Kujtime. HELGA‘s SECRETS.Tiranë, 2009

Schevill, Ferdinand ―Ballkani: historia dhe qytetërimi, Tiranë: Uegen, 2002.

Smirnova, N. D. ―Historia e Shqipërisë përgjatë shekullin XX. Tiranë: Ideart, 2003.

Stavrianos, L. S. ―Balkan Federation‖. A history of the movement towards Balkan unity

in the modern times‖, Northampton, 1992.

Shpuza, Gazmend. ―Shqipëria ndërmjet Ballkaneve e Apenineve-1934-,―EXTRA‖,

Tiranë. 1999.

Shpuza, Selim. ―Revolucioni demokratiko –borgjez i qershorit 1924 në

Shqipëri‖.Tiranë: Naim Frashëri, 1959.

Shuvar, Stipe, ―Nacionalja dhe nacionalistja‖, Prishtinë: Rilindja, 1988.

Tankosić, Vojislav. ―Sukobi na Kosovu”. Beograd. 1986.

Tempo, S. Vukmanovic. ―Strugle for the Balkans‖, London: Merlin Press, 1990.

Tempo, S. Vukmanovic. “Revolucioni që vazhdon”, Beograd: 1971.

Tito, J.B. Sabrana Djela Tom Osamnaest, Beograd: Izdavacki Centar―Komunist‖, 1984.

Tito, Josip. Broz, ―Rrëfime autobiografike”, Vëllimi i pare, Prishtinë: Rilindja.

The Memoirs of Ismail Kemal Bey‖, edited by Sommerville Story, London 1920.

Ulam, A. B. Titoism und the Cominform. Cambridge: 1971

Ullunjan. Ar. A. ―Komintern i geopolitika: Ballkanskij rubjezh.1919-1938‖, Moskë:

1997.

Uollter Lakër. Europa në kohën tonë 1945-1992. Tiranë: Dituria, 1996.

Vukaj, Shaqir. Rusia dhe Kosova, ―Shënime të një diplomati‖, Tiranë: Enriko Kuҫo,

2007.

Ymeri, Eshref & Lauka, Islam, ―Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse, Tiranë:

Toena, 2006.

Xhonson, Pol. Kohët moderne. Bota nga 1920 në 1990, 2, Shtëpia botuese

―Apollopnia‖.Tiranë, 1996.

Page 181: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

168

Wolff, R. L, ―The Balkan in our time. Cambridge, 1970.

Gazeta

Gazeta ―Bashkimi‖, 1 Maj 1945.

Gazeta ―Bashkimi‖, 17 korrik 1947.

Gazeta ―Bashkimi‖, 28 qershor 1946.

Dossier, Gazeta Korrieri 17 prill 2003, artikull nga Elmaz Leci

Gazeta ―Panorama‖. ―Plani sovjetik për pushtimin e Shqipërisë në gusht 1962.

Aleksandër Okorokov, Doc, ―Zig-zaget e politikës shqiptare‖, botuar më 8 mars 2010.

Gazeta ―Dielli‖ mars 1918.

Artikulli i J.B Titos, ―Partia Komuniste dhe kush janë gjithsej aleatët e okupatorëve”,

në “Proleter” nr. 14 - 15 mars – prill 1942.

Pravda, 23.1.1948.

Dosier.Rivaliteti anglo-amerikan për misionet në Shqipëri, 9 dhjetor 2012.

Vukaj, Shaqir. ―Federata Ballkanike dhe roli i Moskës për krijimin e saj‖, Revista Java,

21 janar 2013.

Gazeta shqiptare. Rubrika kulturë. Artikull nga A.Lalaj, 3 shkurt 2015

Buletin i ―Zërit të popullit‖, Viti III, nr.33, 7shkurt 1944. AQP

Revista Java, 21 janar 2013.

Burime interneti

The Bulkes Experiment.A “Greek Republic”in Yugoslavia 1945-1949 (Eksperimenti

Bulkes’nje republike greke”, në Jugosllavi 1945-1949. https://www.imxa.gr/files/BalkanStudies_(7)%20Ristovic%20final%20021012.pdf

Stavrianos, L.S. Ballkan Federation, A History of Movement toward Balkan Unity in

Modern Times, Northampton Mass, 1942.

https://archive.org/.../BalkanFederation.AHistoryOfTheMovementTowardBalkanUnity.

Stavrianos, L. S. ―Balkan Federation‖. A history of the movement towards Balkan unity in

the modern times‖, Winsconsin, 1944, Appendix C, Resolution of the congress. (Material

nga Wikipedia: Балканская федеративная республика).

Page 182: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

169

Përmbledhja

Projekti i Federatës Ballkanike i përket një periudhe më të hershme se Lufta e Dytë Botërore.

Idea e bashkëpunimit ballkanik, e më pas ideja për krijimin e Federatës Ballkanike nuk është

pjellë e ndonjë personaliteti të ndritur, as produkt frymëzimi e procesi intelektual, por krijesë e

një rruge të gjatë historike që e ka zanafillën e vet në lidhjet e ngushta të popujve ballkanikë.

Lufta e Dytë Botërore ndihmoi rilindjen e planeve të bashkimit ballkanik. Lidhur me këtë ka

rëndësi të vihet në dukje se gjatë Luftës së Dytë Botërore, Londra ka qenë mjaft kohë qendra

kryesore e lojës diplomatike në shkallë botërore.

Veç asaj, dihet se Londra gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë strehë për disa “qeveri të

mërguara”, që ishin larguar nga vendet e tyre. Në këto rrethana, diplomacia angleze mendonte se

kishte dorë të lirë të hartonte plane dhe projekte, të cilat sipas bindjes së saj të thellë, do të

përcaktonin pamjen e Evropës dhe të botës pas luftës.

Natyrisht, Foreign Research and Press Service (FRPS) pas një studimi në lidhje me të ardhmen e

Europës Juglindore, konkludoi, me projektin për formimin e konfederatave multinacionale. Njëra

do të ishte e Konfederatës Danubiane dhe tjetra do të ishte Konfederata Ballkanike.

Koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e

shteteve të vegjël të Evropes Juglindore. Kuptohet, se në këto rrethana, zgjidhja do të ishte vetëm

një shtet multinacional, ku institucionet federale të kombinuara me autonominë lokale, do të

formësonin një shtet i madh në pozicionin e një superfuqie, i aftë t‟ì bënte ballë një agresioni

gjerman të mundshëm. Gjithashtu në Foreign Office u arrit në konkluzionin se “statusi i

Shqipërisë”, qoftë kufijtë e saj, do të mund të ishin subjekt shqyrtimi në Konferencën e Parisit

pas përfundimit të luftës. Gjithashtu u shpreh mendimi se “Shqipëria, si në të kaluarën, nuk do të

mund të jetë në gjendje të jetojë pa përkrahjen e një fuqie të madhe. Projekti parashikonte se kjo

mund të ishte Italia, por vendin saj mund ta zinte Jugosllavia apo Greqia, që të mund të

“garantonin” bashkërisht Shqipërinë.

Hapin e parë për krijimin e konfederatave efektive e hodhi qeveria britanik e cila organizoi një

sër takimesh të përfaqësuesve të qeverive legjitime të vendeve të Evropës Juglindore në

emigracion. Shumë studiues pranojnë se nënshkrimi i Paktit greko-jugosllav, më 15 janar 1942,

sanksionoi bashkimin e Greqisë me Jugosllavinë, u konsiderua si bosht për organizimin e

Page 183: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

170

Bashkimit e ardhshëm Ballkanik. Bashkimi Greko-Jugosllav do të kishte organin e vet politik,

ekonomik dhe ushtarak. Të dy palët nënshkruese deklaruan se ata do të ndërtonin konfederatën e

pas Luftës, e cila do të ishte e hapur edhe për vendet e tjera Europës Juglindore dhe të Ballkanit

Perëndimor.

Mund të thuhet se, nga studimet e bëra për konfederatën Ballkanike, Shqipëria zuri një vend të

veҫantë në projektin për krijimin e Konfederatës së Jugut, për vetë pozicionin saj strategjik. Në

rastin e Shqipërisë studiuesit britanikë konkluduan se përfshirja e Shqipërisë në Konfederatën e

planifikuar ishte e vetmja zgjidhje e drejtë, pavarësisht nga vështirësitë që krijonin e kryesisht

kufijtë shqiptaro- jugosllavë të para 1939, të cilët kishin lënë në Jugosllavi më shumë se një të

katërtën e popullsisë shqiptare në tërësi.

Në këtë kuadër, studiuesit britanikë sugjeronin që kufiri i vitit 1939 nuk duhej të ndryshonte.

Memorandiumi nuk mori në konsideratë ndryshimet e kufijve pasi shpresonte në rregullimet

konfederaliste.

Mund të thuhet se projektet për krijimin e Konfederatave të Europës Juglindore të servirura nga

qeveria britanike në Konferencën trepalëshe të Ministrave të Jashtëm të mbajtur në Moskë me

18 tetor -1 nëntor 1943, u konsideruan si “krijesa artificiale” të pafavorshme për popullin

sovjetik duke i etiketuar me termin e “kordonit sanitar” të drejtuara kundër Bashkimit Sovjetik.

Shumë studiues pranojnë se aleatët i mbyllën projektet dhe kombinacionet për federatën në

Europën Juglindore, deri në fund të Luftës. Mund të thuhet se në Ballkan kishte filluar të

fermentohej një tjetër lëvizje federaliste.

Synimi për çlirimin e Ballkanit nga pushtimi fashist dhe regjimet prohitleriane u kombinua në

formën e bashkimit të një sërë shteteve ballkanike, në të cilën do të vendosej pushteti i ardhshëm

komunist. Shumë studiues pranojnë se krijimi i Shtabit Ballkanik ,ndoshta më shpejt nga të

gjithë, synimi për bashkimin ballkanik u shfaq te udhëheqja e Partisë Komuniste të Jugosllavisë

(PKJ), e cila ishte në krye të lëvizjes së rezistencës më të fuqishme në këtë rajon. Krijimi i

Shtabit Ballkanik do të udhëhiqte luftën e popujve të Ballkanit, do të ndihmonte koordinimin e

luftës partizane si dhe do të hapte rrugën për “sigurimin e pushtetit demokratiko-popullor” në

secilin prej vendeve e më pas me qëllin kryesor, finalizimin e Fefederatës Ballkanike”.

Viti dyzet e katër solli suksese të Ushtrisë së kuqe në frontin e luftës i cili po shtyhej gjithnjë e

më shumë drejt Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor.

Page 184: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

171

Në këtë periudhë shfaqet fuqishëm bashkimi dhe konsolidimi i forcave të majta në Ballkan, po

instalohej procesi i komunistizimit të Ballkanit.

Si rezultat i studimeve analitike, materialeve të kohëve të fundit e veҫanërisht të autorëve rusë,

që janë marrë intensivisht me problemin ballkanik, konkludojnë se udhëheqja sovjetike deri në

gjashtë mujorin e parë të vitit 1944, nuk kishte një qëndrim të qartë e të prerë për krijimin e

Federatës Ballkanike nëpërmjet bashkimit të Bullgarisë dhe Jugosllavisë, apo Federatës së

Sllavëve të Jugut. Ideja e krijimit të një Federate Ballkanike u rimor më vonë nga B. Sovjetik,

veҫanërisht kur trupat e Ushtrisë së kuqe u futën në territoret e shteteve të Ballkanit. Politika

sovjetike synonte të krijonte një organizim kolektiv ballkanik të varur prej saj.

Në kuadër të frymës Staliniste, në rrethana premtuese, Stalini prezanton dhe rekomandon Titos

dhe Dimitrovit projektin për krijimin e federatës jugosllavo-bullgare.

Suksesi në rritje i partizanëve të Titos në Jugosllavi çoi në krijimin e kushteve të reja në rajonin e

Ballkanit, të cilat ishin në favor të jugosllavëve për zgjidhjen e çështjeve të mprehta, siç ishte dhe

ajo e Maqedonisë. Thënë më saktësisht: pikërisht nën sundimin nacionalist të Stalinit

pretendimet territoriale ishin element deçiziv, përcaktimi nëse maqedonasit ishin një nacionalitet

i ndarë e i pavarur apo thjesht një grup regjional bullgar, përbënte një rëndësi të madhe.

Në këtë klimë, mbi zgjidhjen e drejtë të problemit për të ardhmen e Maqedonisë, Dimitrovi

thekson: “Ҫfarë do të bëhet konkretisht në Maqedoni pas lufte, zor se mund ta përcaktojë

ndokush sot dhe unë nuk kam ndërmend ta bëj këtë”. Gjithҫka do të varej nga një mori faktorësh

akoma të panjohur”.

Në këtë moment Dimitrovi konkludoi të formulonte idenë e krijimit të Federatës së Sllavëve të

Jugut, që do të përbëhej nga bullgarët, serbët, kroatët, sllovenët, malazezët dhe maqedonët, mbi

bazën e të drejtave të barabarta. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë e dëshirueshme për Ballkanin

dhe për B.Sovjetik. Por më tej Dimitrovi vinte në dukje se: “të flasësh tani për këtë, të

propogandohet kjo parrullë tani, për mendimin tim është e parakohshme e ndoshta, e dëmshme”.

Kjo ishte zgjidhja e preferuar e Dimitrovit, siç evidentohet edhe në negociatat e tij me Titon për

„‟realizimin e një bashkimi midis Bullgarisë dhe Jugosllavisë, i cili aktualisht përbëhej nga

federata e sllavëve jugorë (bullgarë, maqedonas, serbë, kroatë, malazezë dhe sllovenë), i shtrirë

nga Adriatiku e gjer në Detin e Zi,‟‟duke e formuluar këtë deklaratë në fillim të 27 Shtatorit të

vitit 1944.

Page 185: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

172

Më 5 tetor 1944, në Krajova u lidh marrëveshja ndërmjet Komitetit Kombëtar të Çlirimit

të Jugosllavisë dhe qeverisë së Frontit Kombëtar të Bullgarisë, “Për bashkëpunimin ushtarak në

luftën kundër armikut të përbashkët, okupatorëve gjermanë”, palët shkëmbyen projektet e

marrëveshjes për krijimin e federatës jugosllavo-bullgare. Në lidhje me këtë, doli komunikata

zyrtare e Kabinetit Nacional të Ҫlirimit të Jugosllavisë më 5 tetor 1944, të cilën Radiostacioni

“Jugosllavia e Lirë” me urdhrin e Titos, e shpalli më 7 tetor 1944.

Në kuadrin e ideve dhe propozimeve për Federatën Ballkanike, vijuan takimet e

udhëheqësve komunistë të BRSS, Jugosllavisë dhe Bullgarisë. Në këtë takim zyrtar, Moska

miratoi këtë projektide, ku Tito së bashku me Dimitrovin morën konfirmimin nga udhëheqësi

sovjetik për krijimin e Federatës Jugosllavo-Bullgare. Menjëherë pas kthimit nga Moska, Tito

dhe Dimitrovi startuan punën për hartimin dhe implementimin e projektit për Federatën

respektive jugosllavo-bullgare, draftprojekt i cili u dërgua për shqyrtim në KQ të PPB në Sofje.

Në vjeshtën e vitit 1944, Dimitrovi i qëndroi konsekuent mendimit dhe qëndrimit të tij,

duke i dërguar një mesazh Titos nëpërmjet të cilit e njoftonte, se kishte udhëzuar komunistët

bullgarë që të mbështesnin me të gjitha forcat politikën maqedone të Jugosllavisë së re

Federative dhe se nuk mund të bëhej fjalë që Maqedonia jugosllave të ndahet nga Jugosllavia”.

Ndërkohë, udhëheqja e PKJ, bëri një hap para, përsa i përkiste politikës së vet në Maqedoni,

kështu më 2 gusht 1944, u konstitua njësia federale maqedone në përbërjen e Jugosllavisë së re.

Paraprakisht, Tito draf-idenë për krijimin e kësaj federatë e kishte mbajtur në sirtar,

përpos kishte përcaktuar edhe afatin. Projekt-drafti mendohej të realizohej brënda vitit 1945. Në

nëntor të vitit 1944, kur qeveria e re bullgare e Frontit Patriotik ishte ende disa javësh, Titoja

dërgoi në Sofje bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Eduard Kardelin, i cili u parashtroi shokëve të tij

bullgarë një plan me dy faza: Fillimisht, bashkimin e menjëhershëm të Maqedonisë së Bullgarisë

(Pirinit) me Republikën Federative Jugosllave të Maqedonisë dhe më pas krijimin e një

komisioni të përbashkët me qendër në Beograd, që do të punonte për bashkimin e të dy vendeve,

ku Bullgaria do të ishte një Republikë e shtatë e Bashkimit të ri federativ të Sllavëve të Jugut.

Por bullgarëve nuk u pëlqeu ky koncept i Titos. Ata propozuan një plan të barabartë, ku të dy

shtetet të ishin partnerë të të njëjtit rang. Udhëheqësi bullgar insistonte për karakterin dualist të

federatës së ardhshme, pra për anëtarësi të barabartë të Bullgarisë dhe Jugosllavisë.Të dy palët ia

paraqitën Stalinit, i cili vendosi në favor të variantit jugosllav.

Page 186: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

173

Në këtë klimë politiko-ideologjike J.Broz Tito shprehet me superlativa për unitetin dhe

bashkimin e të gjithë popujve sllavë. Tito, në pritjen e Komitetit Pansllav nxori në pah dhe u

shpreh jo vetëm për miqësinë, por gradualisht të krijohen kushtet për bashkimin e tyre të

ngushtë.

Gjithashtu, M. Gjilasi i ka kushtuar një vëmendje të veҫantë në faqet e veprës së tij, “Lico

totalitarizma”, rolit nxitës dhe njëkohësisht frenues dhe shfytëzues të udhëheqësit rus, Stalinit.

Në pritjen e Komitetit Pansllav, në prill 1944, në Moskë, Gjilasi evidentoi se të gjithë, pa

përjashtim, e kuptonin se duhej të rilindte diҫka që i përkiste të kaluarës,ose të grupoheshin

sllavët rreth Rusisë, të instalohej komunizmi, si dhe të paralizoheshin tendencat pansllave

antisovjetike. Lidhur me federatën jugosllavo-bullgare, M.Gjilas, në Kongresin Pansllav, më 8

dhjetor 1946, përsëri evidentoi domosdoshmërinë e forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit të

popujve sllavë dhe të shteteve të tyre, në unison me Bashkimin Sovjetik. Një vëmendje të

veҫantë Kongresit Pansllav të vitit 1946, i ka kushtuar edhe historiani rus Romanenko, duke

analizuar ai shprehet se: “Kongresi ka qenë një tentativë për të lidhur sllavizmin me

internacionalizmin proletar dhe në këtë mënyrë, për të lidhur më fort ideologjikisht dhe

psikologjikisht popujt sllavë të Europës Qëndrore dhe Juglindore me Bashkimin Sovjetik,

“nëpërmjet lidhjeve vëllazërore”, ndërsa popujt jo sllavë “për t‟i kërcënuar me rrethimin sllav”.

Në këtë kontekst, M. Gjilas parashtron tezën e Stalinit në lidhje me “Idenë sllave”. Ideja

sllave ishte një gur shahu mjaft i fuqishëm në dorën e udhëheqësit rus. Mjaft e fuqishme dhe

domethënëse mbetet deklarimi i udhëheqësit rus, “nëse sllavët do të jenë unikë dhe solidarë,

atëherë, në të ardhmen askush nuk mund të luajë as gishtin e dorës

Por udhëzimi i Moskës ishte i prerë, ndërkohë që përgatitjet për nënshkrimin e Traktatit

jugosllavo-bullgar ishte marrë vesh nga Aleatët. Moska rekomandoi të nënshkruhej ky traktat pas

futjes në fuqi të traktatit të paqes me Bullgarinë.

Megjithë elasticitetin dhe lëshimet e bëra nga ana e Partisë Komuniste Bullgare për

çështjen maqedonase, falë insistimit dhe autoritetit të Georgi Dimitrovit gjatë bisedimeve dhe

negociatave midis P.K. Jugosllave dhe P.K. Bullgare në dhjetor 1944 në Sofie, për gjetjen e një

zgjidhjeje më të qëndrueshme për problemet ballkanike në epokën e pasluftës, dolën në sipërfaqe

divergjenca të dukshme. Kështu, sipas P.K.Jugosllave, Bullgaria duhet të ishte “Republika e

Shtatë Popullore” e Federatës Demokratike Popullore të Jugosllavisë. Nga ana tjetër, P.K.

Page 187: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

174

Bullgare mbronte tezën se Bullgaria, si shtet i pavarur, duhet të gëzonte një status të veçantë në

krahasim me demokracitë e tjera federale.

Pala bullgare mbronte gjithashtu tezën se Federata jugosllavo - bullgare duhet të përbëhej

vetëm nga dy shtete-anëtare të barabarta. Mosmarrëveshja u zgjidh nga Stalini, i cili edhe pse në

fillim përkrahte pikëpamjen e Partisë Komuniste Bullgare, mbështeti përfundimisht tezat e P. K.

Jugosllave. Synimi ambicioz i Titos dhe Dimitrovit u fundos gjatë përplasjes me dallgët e

kundërshtimeve të Aleatëve Perëndimorë, që u pranuan plotësisht nga Stalini, i cili nuk ngulte

më këmbë në qëndrimet e tij të mëparshme. Kështu, negociatat bullgaro-jugosllave për krijimin e

Federatës përfunduan me publikimin e një komunikate të përbashkët, ku vihej në dukje

“bashkëpunimi vëllazëror mes dy Partive dhe dy shteteve”.

Megjithatë, Stalini kundërshtoi federatën „‟etnike‟‟, të cilën ai e shihte si një përpjekje të

Jugosllavisë për „‟absorbimin e Bullgarisë.‟‟Ai favorizoi një federatë dualiste, “diçka përgjatë

linjave të ish Perandorisë Austro-Hungareze‟‟. Sidoqoftë, duke qenë gjithmonë e më shumë

dyshues ndaj qëllimeve të Titos, ai e konsideronte politikën jugosllave të ekzagjeruar:

„‟Jugosllavët dëshirojnë të marrin Maqedoninë greke, të (Egjeut) dhe Selanikun. Krahas kësaj,

ata duan gjithashtu Shqipërinë, madje edhe pjesë të Austrisë e Hungarisë. Kjo është alogjike dhe

e paarsyeshme nga ana e tyre. Nuk më pëlqen aspak mënyra se si ata po veprojnë.‟‟ I nënkuptuar

në këtë kriticizëm ishte sigurisht mosaprovimi i pozicionit të Jugosllavisë në Greqi, ku

komunistët grekë po ndiqnin rrugën e përplasjeve me perëndimin, gjë e cila bazohej në

supozimin se Ushtria e Kuqe do t‟iu vinte në ndihmë. „‟Ne nuk mund ta bëjmë këtë kurrësesi,‟‟

konkludoi Stalini si rezultat i pakënaqësisë së tij ndaj „‟marrëzisë‟‟ greke, duke u rrëmbyer nga

acarimi i tij në rritje me Titon, të cilin e konsideronte „‟pa eksperiencë‟‟.

Ai, [Titua] nisej nga një formulë tjetër politike. Sipas mendimit të tij, në qoftë se në

përbërje të Jugosllavisë hynin gjashtë republika federative (Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia,

Maqedonia si dhe Bosnjë-Hercegovina), atëherë bashkimi duhej të bëhej sipas parimit të anëtarit

të shtatë: gjashtë republika jugosllave plus Bullgaria. Formalisht, të gjitha republikat do të ishin

të barabarta, por faktikisht Beogradi do të kishte situatë dominuese. Në fund të janarit 1945, këto

probleme u bënë objekt i bisedimeve të vështira dhe të ashpra në Moskë, ku mbërritën

përfaqësuesit e Jugosllavisë dhe të Bullgarisë. Përfaqësuesit e të dy vendeve i priti vetë Stalini.

Por bisedimet nuk çuan në largimin e mosmarrëveshjeve të palëve lidhur me strukturën e

federatës: secila nga palët qëndroi në pozicionin e saj.

Page 188: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

175

Pikërisht në këtë situatë, gjatë takimit Tito –Stalin, më 27 maj 1946, Stalinit i intresonte

të ngrinte problemin për bashkimin e vendeve ballkanike në “frontin e përbashkët” me BRSS.

Domosdoshmëri të dorës së parë ai konsideronte krijimin e shtetit të bashkuar për Jugosllavinë,

Shqipërinë dhe Bullgarinë. Mund të thuhet se midis Jugosllavisë dhe Bullgarisë po formohej një

“Antantë e vogël”, e cila u konsiderua si një aleancë miqësie dhe ndihme reciproke. Tito shprehu

pëlqimin që të pranojë Shqipërinë në federatë, por me Bullgarinë, vuri në dukje ai, “nuk bëhet

gjë”. Stalini lëshoi një replikë të ashpër: “Këtë duhet ta bëni”, dhe vazhdoi të këmbëngulë: “Në

kohët e para, mund të kufizoheni me paktin për miqësinë dhe ndihmën reciproke, por në thelb

duhet bërë më shumë”. Tito heshti. Për pozicionin e kujdesshëm të Titos, për këtë problem

delikat, kishte bazë.

Intervista e Dimitrovit për gazetën londineze “Daily Mail”, në qershor të vitit 1947 e shqetësoi

Stalinin. Rivaliteti i heshtur, i cili kishte filluar të dukej në horizont e trembi Stalinin ku ai

shikonte bërthamën e një plani strategjik të Titos për të ngritur një bllok komunist të pavarur nga

BS, shikonte shkeljen e principit, sipas të cilit vendimet e rëndësishme duhej të merreshin në

parim vetëm prej tij. Gjithashtu Stalini e konsideronte të domosdoshëm publikimin e

kundërvënies ku citon: “ Ajo për të cilën kanë nevojë vendet e demokracive popullore, është

forcimi dhe mbrojtja e sovranitetit dhe e pavarësisë së tyre”.

Më 30 korrik deri në 1 gusht 1947 në qytetin jugosllav Bled u zhvilluan bisedimet jugosllavo–

bullgare, gjatë të cilave u ra dakord për Traktatin e miqësisë, bashkëpunimit dhe marrëdhënieve

reciproke ndërmjet dy vendeve, njëkohësisht Traktati duhej të ishte pa afat. Gjithashtu, Dimitrovi

dhe Tito ranë dakort se „‟ne nuk duhet të punojmë për një bashkim direkt të regjionit të Pirinit

me Republikën Jugosllave të Maqedonisë‟‟.

Më 12 gusht 1947, J. Stalini në telegramin dërguar Titos shprehu qëndrimin e palës

sovjetike për “paktin pa afat”, ku citon: “Qeveria sovjetike mendon se dy qeveritë bënë gabim

duke lidhur paktin, në të njëjtën kohë pa afat, pa hyrë në fuqi traktati i paqes, pavarësisht nga

paralajmërimet e qeverisë sovjetike. Qeveria sovjetike mendon se me ngutjen e tyre, të dyja

qeveritë lehtësuan punën e elementëve reaksionarë anglo–amerikanë, duke u dhënë atyre edhe

një pretekst për të forcuar intervenimin ushtarak në problemet greke dhe turke kundër

Jugosllavisë dhe Bullgarisë.. Qeveria sovjetike duhet t‟u paralajmërojë se ajo nuk mund të marrë

përgjegjësinë për pakte me rëndësi të mëdha në fushën e politikës së jashtme, të cilat lidhen pa

konsultimin me qeverinë sovjetike”.

Page 189: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

176

Në këtë kontekst, të dy udhëheqësit ranë dakort për të mos aprovuar tekstin e Traktatit të

Bashkëpunimit dhe Ndihmës Reciproke, për të mos i dhënë shkas vendeve perëndimore. Në fund

të fundit, interesat e shtetit dhe ndërhyrjet e Stalinit parandaluan çfarëdolloj rezolucioni të

çështjes maqedonase apo të problemit shoqërues si ai i bashkimit jugosllavo-bullgar. Në

Konferencën e Paqes në Paris, përfaqësuesit e Jugosllavisë u përpoqën që ҫështja e traktatit të

paqes me Hungarinë dhe Bullgarinë të zgjidhej sa më drejtë. Duke patur parasysh situatën e

vështirë të Bullgarisë dhe detyrimet e saj të mëdha të reparacioneve, Jugosllavia hoqi dorë nga

shuma prej 25 milion dollarësh, të cilën Bullgaria ishte e detyrueshme t‟ia paguajë si reparacion.

Politika e ndjekur nga Stalini për bashkëpnimin dhe lidhshmërinë e vendeve komuniste, që në

fillim, ka qenë frymëzuese me aspiratë për nënshtrim dhe hegjemoni. Kjo u shpreh në orvatjet e

Stalinit që të siguronte të drejtën e orientimit dhe të përcaktimit të politikës së jashtme të të gjitha

vendeve socialiste dhe që njëkohësisht me anë formash të ndryshme të bashkëpunimit ekonomik

të kontrollojë zhvillimin e tyre të brendshëm dhe ta dirigjonte atë.

Ecuria e marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-jugosllave gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe pas

saj, lidhet ngushtë me dinamikën e ngjarjeve brënda dhe jashtë bllokut komunist.

Siҫ dihet, projekti për krijimin e federatës shqiptaro–jugosllave kishte filluar të parapërgatitej që

në kohën e luftës nacionalҫlirimtare. Në deklaratën e dalë nga Kongresi Antifashist

Nacionalҫlirimtar i Përmetit, në maj 1944, direktiva ishte ajo e vëllazërimit të shqiptarëve me

popujt liridashës të Ballkanit si dhe hodhi idenë për krijimin e konfederatës ballkanike, ku popujt

të kishin të drejta të barabarta zhvillimi. Duke e parë si një sfidë të tijën, PKJ, këto deklarata i

dririgjoi në kontekstin e një ideje romantike sesa të një platforme të përpunuar.

Në rastin e federatës shqiptare–jugosllave, si në fushën politike, ekonomike edhe atë ushtarake,

ato morën formën e një marrëdhënie padron-klient. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe

Jugosllavisë u zhvilluan në përputhje me kushtet konkrete të dy vëndeve, por duke ruajtur

pozicionin e padronit. Pavarësisht se këto dy shtete kishin dinamika të ndryshme zhvillimi,

pothuajse të njëjtin kohezion, ngjarjet ngjasonin shumë me njëra tjetrën, si: pushtimi nazifashist,

të dy vendet arritën të ҫlirohen vetë pa ndihmën e ndonjë fuqie nga jashtë, lufta për pushtet e

udhëheqësve komunistë, vështirësitë ekonomike si dhe futja në kampin komunist. Gjithashtu

“Kumbari”për ngritjen dhe rindërtimin e shoqërive, në të dy rastet ishte Bashkimi Sovjetik, ku

rolin e patronatit përsa i përkiste Shqipërisë, Moska i‟a delegoi PKJ.

Page 190: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

177

Qeveria jugosllave ishte e para që e njohu qeverinë shqiptare komuniste të pasluftës. Në arenën

ndërkombëtare jorallëherë Shqipëria përfaqësohej nga diplomatët jugosllavë. Shqipëria arriti të

fitojë mbështetje dhe njohje de jure vetëm nëpërmjet garacisë së qeverisë jugosllave, e pa dyshim

pas kuintave qëndronte BS. Ky status i Jugosllavisë në Shqipëri ishte plotësisht i njohur, i lejuar

dhe madje i inkurajuar nga Moska. Synimi ishte, pa më dyshje, bashkim sa më i shpejtë i

Shqipërisë me Jugosllavinë. Më 22 prill 1946, në kuadër të përplasjes së papajtueshme midis

Greqisë dhe Jugosllavisë lidhur me kërkesat e Greqisë për pretendimet territoriale, Josif Broz

Tito, në heshtje me gjithë forcën kërkoi që ta përfshinte Shqipërinë brënda Jugosllavisë, u ngrit

kundër kërkesave të Greqisë për të aneksuar troje shqiptare dhe veҫanërisht Vlorën.

Tito, këmbëngulte se Vlora (Valona), në asnjë mënyrë nuk duhet t‟i jepej Greqisë.

Rëndësia e saj ishte jashtëzakonisht e madhe pasi Vlora ishte një pikë mjaft e rëndësishme

strategjike. Nëpërmjet Vlorës, duke e lidhur atë me hekurudhë me Jugosllavinë, më vonë mund

të eksportonin dhe të importonin të gjitha mallrat. Vlora fitonte akoma më shumë përparësi, nëse

Trieste nuk do të ishte pjesë përbërëse e Jugosllavisë.

Nuk munguan bisedat diplomatike të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Jugosllavisë,

J. Broz Tito me përfaqësuesit sovjetikë, me tone të tilla ku Shqipëria shihej si një plaçkë tregu,

që nuk i duhej dhënë Greqisë, por Jugosllavisë.

U pa qartë se Moska në atë periudhë e bazonte veprimtarinë e saj në Ballkan nëpërmjet

Beogradit, por gjithnjë pa e lëshuar rolin e vet të arbitrit. Sipas dokumentave të kohës, Moska e

konsideronte të panevojshëm kontaktin e drejtpërdrejtë me PKSH dhe sanksionoi kështu

patronatin e PKJ ndaj qeverisë shqiptare. Ky patronat i heshtur partiak, pothuajse i ligjëruar dhe

shtetëror, do të kalonte në disa faza. Kështu, viti 1946 u shndërrua në vitin e krijimit formal të

bashkëpunimit Jugosllavi-Shqipëri. U nënshkruan dy traktate mbi të cilat u mbështetën

marrëveshjet, protokollet dhe akordet ndërmjet dy vendeve. Më 1 korrik 1946, u nënshkrua

Traktati mbi bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve respektive shqiptaro-jugoslLave, e më

pas më 27 nëntor 1946, u nënshkrua Traktati mbi koordinimin e planeve ekonomike, bashkimit

doganor dhe unifikimit të të valutës.

Më 9 korrik 1946, midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë u nënshkrua Traktati për Miqësinë,

Bashkëpunimin dhe Ndihmën Reciproke me afat veprimi 20 vjet, duke lënë të hapur edhe

mundësinë e zgjatjes automatikisht për pesë vjet të tjerë. Po në këtë vit, u nënshkrua edhe

Traktati për Shkëmbimin e Mallrave dhe Pagesave. Më tej ai për Bashkëpunim në Fushën e

Page 191: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

178

Kulturës dhe të Arsimit si edhe dy protokolle shtesë. Në total, gjatë vitit 1946 u lidhën 21

marrëveshje, ndërsa viti pasardhës, 1947, u pasua nga marrëveshje të tjera.

Vija e “bashkimit dhe vëllazërimit” me Jugosllavinë, ishte orientimi i Shqipërisë drejt

afrimit me Jugosllavinë, do të thoshte orientim i Shqipërisë drejt Bashkimit Sovjetik. Bahkimi

Sovjetik do të jepte mbështetje, por kjo nuk duhej afishuar kurrsesi, në mënyrë të tillë që

Shqipëria të mos dëmtohej.

Bazuar në vendimet e Pleniumit të Jashtëzakonshëm të dhjetorit të vitit 1946, ky projekt

duhej të ishte përmbaruar brenda vitit 1947. Por implementimi i këtij projekti ndeshi në pengesa

në vitin 1947, ku u shfaqën fërkimet e karakterit politik dhe ideologjik midis Stalinit dhe

Titos.Po të dilnin në shesh këto fërkime, projekti për krijimin e federatës kishte rrezik të

dështonte. Pavarësisht rrethanave, statusin e ″vëllait të madh″ ndaj Shqipërisë, Jugosllavia nuk

kishte ndër mend që t‟ia linte Bashkimit Sovjetik.

Në Partinë Komuniste të Jugosllavisë, synimi për afrimin e Shqipërisë shpjegohej me atë

që në këtë vend (pra në Shqipëri), kushtet e brendshme politike tashmë ishin pjekur plotësisht për

realizimin e bashkimit. Në të njëjtën kohë, situata e jashtme ende nuk e lejonte Beogradin që të

zgjidhte në mënyrë të pavarur problemet politike të jashtme pa i konsultuar ato me Moskën.

Udhëheqja jugosllave e padiste udhëheqjen shqiptare për një ngadalësim dhe moszbatim

të Konventës Ekonomike, për koordinimin e planeve, për njëhsimin e ҫmimeve dhe barazimin e

monedhës, për heqjen e kufijve doganorë si dhe shoqëritë e përbashkëta. Këto duhet të kishin

hyrë në fuqi më 1 prill të 1947, dhe pa dyshim gjithҫka i‟u faturua Nako Spirut, i cili u cilësua si

armik i PKSH dhe i PKJ. Pikërisht në këtë kohë udhëheqja shqiptare u padit edhe për shfaqjen e

kristalizimin e një vije të dytë antijugosllave.

Por rrjedha e ngjarjeve dëshmoi se Stalini pati frikë nga tentativat për krijimin e

konfederatave (federatave) të mëdha e të pakontrolluara tërësisht prej tij në kufijtë e Bashkimit

Sovjetik. Megjithatë, pavarësisht nga presioni i kampit lindor dhe atij perëndimor, idetë dhe

projektet imagjinare të Titos nuk do të rreshtnin. Sipas shumë studiuesve, udhëheqja sovjetike

nuk kishte një qëndrim të përcaktuar të qartë për bashkimin e Bullgarisë me Jugosllavinë apo për

krijimin e Federatës Ballkanike ose të Federatës së Sllavëve të Jugut.

Ndërkaq, projektet për krijimin e federatës nuk reshtën edhe në prag të Pleniumit të 8 –të,

ku u zhvilluan një sërë mbledhjesh të Byrosë Politike për të përcaktuar në parim pranimin e

bashkimit shtetëror në një federatë ballkanike, ku do të hynte, veҫ Jugosllavisë e Shqipërisë,

Page 192: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

179

edhe Bullgaria. Në mbledhjen e Byrosë Politike më 5 janar të vitit 1948, u shtrua ҫështja e

bashkimit mbi baza federative të të dyja partive respektive, PKSH dhe PKJ, me sekretar të

përgjithshëm Titon, si kusht i domosdoshëm i bashkimit të Shqipërisë me Federatën Jugosllave.

Pas përfundimit të këtyre tentativave, më 27 janar të 1948, Tito i kërkoi E. Hoxhës që t‟i

jepej Jugosllavisë një bazë ushtarake në Korçë, ku do të vendosej një divizion jugosllav me

qëllim për ta mbrojtur Shqipërinë në rast të një agresioni të mundshëm grek. Por në vitin 1948,

ndodhi çarja në marrëdhëniet sovjeto- jugosllave. Vendin e Jugosllavisë në botën komuniste e

zuri Bullgaria, ndërsa Shqipëria i ishte nënshtruar plotësisht kontrollit komunist të Moskës.

Në këtë det plot stuhi dhe rreziqe, nëse nuk do të kishte ndodhur ftohja dhe çarja e

marrëdhënieve midis Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe asaj të Jugosllavisë, atëherë

nuk do të mund ta mendonim dot fatin e Shqipërisë.

Bashkimi Sovjetik i vëzhgonte me kujdes aleatët e vet komunistë në Ballkan dhe

politikën e Jugosllavisë së Titos. Stalini nuk e pëlqente kontrollin e vendeve komuniste

ballkanike nga udhëheqja jugosllave, prandaj e frenoi idenë e Federatës Ballkanike dhe e

kundërshtoi bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë.

Çarja sovjeto-jugosllave e vitit 1948 i dha fund realizimit të idesë së një federate të disa vendeve

komuniste në Ballkan. Shqipëria do të kalonte nëpër skena dramatike -tragjike deri sa të dukej

drita e tunelit në vitin 1948, kur marrëdhëniet midis Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisȅ do të

pësonin të çarën e madhe. Megjithatȅ, deri më atëhere do tȅ kalonin shumë prova dhe sfida të

njëpasnjëshme.

Projekti i federatës jugosllavo - bullgar, nuk mbetet vetëm një akt i shkruar falë dëshirës

së mirë, por u shtri në gjithë Ballkanin duke përfshirë bile dhe vendet që përshkohen nga Danubi.

Përtej klishesë diplomatike ruse, bashkimi Tito-Dimitrov ishte vetëm hapi i parë i krijimit të të

gjitha republikave popullore. Marrëdhëniet e qëndrueshme të bashkëpunimit rumuno- bullgare u

përforcuan në bisedimet e Dimitrovit me Georgiu-Dezhin, kryetar i partisë rumune, dhe më 17

janar 1948, Dimitrovi dha një konferencë shtypi para gazetarëve të huaj ku deklaronte: “Në

qoftë se piqet problemi i Federatës, popujt tanë në Rumani, Bullgari, Jugosllavi, Shqipëri,

Ҫekosllovaki, Poloni, Hungari, ndoshta në Greqi, do t‟i marrin vetë vendimet. Do të jenë ata që

do të përcaktojnë nëse duhet krijuar një federatë apo konfederatë, dhe kur e si duhet që ajo të

bëhet realitet”.

Page 193: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

180

Duke i‟u referuar detajeve të projektit të federalizimit të Ballkanit, Georgi Dimitrovi

deklaroi në mënyrë të qartë se shtetet e demokracive popullore (Rumania, Bullgaria, Jugosllavia

dhe Shqipëria “do të marrin në kohën e duhur dhe në mënyrë të pavarur vendimin përfundimtar

në lidhje me krijimin e një Federatë apo një Konfederatë”, mund shohin si hap të parë në drejtim

të proceseve integruese,“bashkimin doganor”. Me këtë lihej të kuptohej se proҫesi tashmë kishte

kaluar nga faza e librit të urimeve, në fazën e parapërgatitjeve dhe përgatitjeve konkrete.

Ideja për krijimin e mundshëm në perspektivë, kur të piqeshin kushtet, të Federatës ose

Konfederatës së vendeve të Ballkanit dhe Danubit, me përfshirjen aty të Polonisë,

Çekosllovakisë dhe Greqisë, deklaratë e thënë nga Dimitrovi, më 17 janar 1948, përforcohet në

bisedën e Milovan Gjilasit me Zhdanovin, gjatë së cilës ai u interesua për mendimin e Gjilasit

lidhur me deklaratën e kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bullgarisë, Dimitrov.

Këto lëvizje shkaktuan një protestë aktive të vendeve perëndimore, si dhe një reaksion në

Bashkimin Sovjetik. Nëse perëndimorët i friksoheshin zgjerimit të influencës së sferës

komuniste, pakënaqësia e udhëheqësit sovjetik në një shkallë jo të vogël ishte shkaktuar nga

rrethana se Beogradi e kishte marrë këtë vendim pa një marrëveshje paraprake me Moskën. E

gjithë kjo, ishte parashikuar dhe ditur më parë, e vetmja gjë e re që mund të tregohet lidhur me

këtë ishte shpejtësia dhe madje ngutja për t‟i konkluduar; gjë që sigurisht nuk ishte pa arsye dhe

pa kuptim.

Nën këtë profil mund të theksojmë interesin e Moskës për të shfrytëzuar me shpejtësi

avantazhin që rrodhi nga marrëdhëniet e tij të prishura me ish aleatët për të siguruar pozita sa më

solide të mundshme të kontrollit absolut në këtë pjesë të Europës. Në këtë situatë, lind

domosdoshmëria për të krijuar kushtet paraprake ekonomike dhe administrative, për të vendosur

bazat e një organizimi të përbashkët të armatimit, sipas imazhit dhe shëmbëlltyrës së asaj të

BRSS në të gjitha këto shtete. Konsolidimi i “bllokut demokratik” tashmë të shpallur si

kundërvënie ndaj “bllokut antidemokratik”, synonte mbështetje me demonstrimin e forcës në

aspektet dhe veprimtari të ndryshme të politikës së Moskës ndaj Washingtonit dhe Londrës, si në

rrugë diplomatike ashtu dhe në rrugë të brendshme.

Por, Dimitrovi deklaratat e thëna në konferencën e shtypit i kishte bërë pa vënë në dijeni

paraprakisht qeverinë sovjetike. Kjo ngjarje, atë, qeverinë sovjetike e vinte para faktit të kryer, si

dhe vendosja nga ana e Jugosllavisë për dërgimin në Shqipëri të një divizioni ushtarak, përsëri pa

vënë në dijeni Moskën, duket se bënë që sovjetikëve t‟u sosej durimi. Atëherë Stalini, me anë të

Page 194: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

181

Molotovit dërgon tre telegrame, ku përfundimisht thuhet se “ne me ju kemi divergjencat serioze

për problemet e politikës së jashtme” dhe propozohej që të dërgonin në Moskë, jo më vonë se 8-

10 shkurti 1948 “dy –tre përfaqësues me përgjegjësi të qeverisë jugosllave për shkëmbim

mendimesh”.

Stalini tashmë argumentonte, edhe pse në mënyrë të paqëndrueshme, se të gjitha skemat e

mundshme për një federatë lindore jugosllavo-bullgare ose të çfarëdo lloji tjetër qoftë ajo, ishin

të dëmshme; çka do të thoshte se të gjitha këto masa luheshin në duart e „‟themeluesve të Bllokut

Perëndimor‟‟, veçanërisht për faktin se pothuajse të gjithë hamendësonin se ishte pikërisht

Moska, ajo që prapësoi inisiativat e Beogradit dhe Sofies.

Shumë shpejt ishte shtyrë përpara një proces paralel drejt një marrëveshjeje ballkanike

shumë më të gjerë, që përfshinte edhe dy vende jo sllave, Rumaninë dhe Hungarinë, por së cilës

sllavët i atribuonin drejtimin dhe udhëheqjen. Ky ishte një proces më dinak se i pari dhe pak a

shumë i imponuar nga lart, edhe sepse i pa mbështetur në platformën e një familjeje të

përbashkët race, por që, edhe kjo i përgjigjej një kërkese të ligjshme të paqësimit dhe të

bashkëpunimit dhe thuajse të antiballkanizimit të Europës danubiane.

Një rëndësi e veҫantë i ishte kushtuar zbatimit të udhëzimeve të Stalinit për krijimin

kryesisht të traktateve të miqësisë dhe ndihmës reciproke, rritjen dhe përmirësimin e

bashkëpunimin ekonomik, si dhe zgjerimit të lidhjeve të ndihmës reciproke midis vendeve të

demokracive popullore, e më pas marrja e kompetencës në nivel ballkanik nga BRSS. Nuk mund

të imagjinohej lëshimi i kësaj kompetence, pavarësisht ekzistencës së barrierave ekzistuese.

Pavarësisht tentativave dhe inisiativave të vazhdueshme të vendeve ballkanike, të orkestruara

nga dirigjenti Stalin, ato ngelën formalisht në letër apo në një platformë bukurshkrimi teorik,

duke mos gjetur kurrë zbatim në arenën praktike.

Fakti ishte se në këtë periudhë i gjithë rajoni i Mesdheut ishte futur në zonën e rivalitetit

midis kampit lindor dhe atij kundërshtar perëndimor. Në këto kushte, mundësia e Bashkimit

Sovjetik për të kontrolluar ngushticat e Bosforit dhe të Dardaneleve, e vetmja rrugë detare në jug

që lidhte Bashkimin Sovjetik me detet e tjera dhe oqeanin botëror, si dhe prezenca konstante në

Mesdhe e Fuqive Perëndimore, përbënte një kërcënim të pashmangshëm për sigurinë e B.S.

Hapat e parë për ndryshimin e situatës ishin projektuar në mendjen e udhëheqësit sovjetik, ku

Rusia ndërmerr një përshkallëzim dhe mban një qëndrim të vrazhdë, me qëllim të mos i jepte

argument SHBA dhe Britanisë së Madhe për të rritur ndërhyrjen ushtarake në Greqi dhe Turqi.

Page 195: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

182

Si përfundim, synimi final i Moskës ishte forcimi i bregdetit të Adriatikut, ky piksynim ishte

imediat.

Duke analizuar ecurinë e Projektit të Federatës Ballkanike dhe Shqipëria 1945-1948, mund të

dallojmë katër faza nëpër të cilat ka kaluar ky projekt.

Faza e parë përfshin vitet 1940-1945, e cila karakterizohet nga përpjekjet për bashkimin

ballkanik në Luftën e Dytë Botërore e më pas për formimin e projektit Britanik të Konfederatës

Ballkanike, me organizimin e Shtabit Ballkanik dhe krijimin e Jugosllavisë Federative.

Faza e dytë përfshin vitet 1945-1947, Jugollavia dhe Shqipëria u përpoqën të konsolidonin

marrëdhëniet dypalëshe me qëllimin final që Shqipëria të inkuadrohej në projektin jugosllav të

Federatës Ballkanike.

Faza e tretë e raporteve shqiptaro-jugosllave përkon me vitet 1947-1948, një periudhë e vështire

për Shqipërinë. Udhëheqja shqiptare filloi të ndërgjegjësohej se mbështëtja e Jugosllavisë nuk

ishte garanci e mjaftueshme për sigurinë e vendit. Për këtë arsye Shqipëria rivlerësoi politikën e

saj duke i drejtuar sytë drejt BRSS pasi i frikësohej pasojave negative që mund të sillte

intesifikimi i aleancës me Jugosllavinë Federative.

Faza e katërt lidhet me vitet e vështira që kaloi Shqipëria në vitet 1947-1948, reagimi i Moskës

ndaj projektit Tito-Dimitrov e më pas qëndrimin e qeverisë shqiptare, e cila do të kalonte

përfundimisht dhe plotësisht në anën e Bashkimit Sovjetik. Pra rezulton se Shqipëria i shpëton

gëlltitjes jugosllave.

Lufta e Ftohtë me ndarjen e thellë gjeopolitike dhe gjeostrategjiske e bëri të pamundur

perspektivën e bashkimit ballkanik i dha fund iluzioneve të Prtojektit të Federatës Ballkanike.

Page 196: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ... · Natyrisht, koncepti i federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale, historikisht e rrezikuar e shteteve të

Projekti i Federatës Ballkanike dhe Shqipëria 1945-1948

Pëmbledhja

Federate Ballkanike është projekti politik i bashkimit shtetëror të gadishullit të Ballkanit. Arsyet

kryesore për krijimin e Federatës Ballkanike zakonisht citohen: mundësia e madhe për zhvillim

ekonomik, pavarësia politike nga Fuqitë e Mëdha dhe zgjidhja e problemeve nacionale. Në etapën

përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore, shtetet e Ballkanit, me përjashtim të Greqisë, u bënë sferë

e kontrollit sovjetik dhe të vendosjes së pushtetit komunist. Domosdoshmëri e dorës së parë

konsiderohej krijimi i shtetit të bashkuar për Jugosllavinë, Shqipërinë dhe Bullgarinë. Pas

përjashtimit të Jugosllavisë nga blloku sovjetik, mundësia e bashkimit ballkanik në bazë të federimit

pushoi së ekzistuari. Situata ndërkombëtare e asaj kohe nuk e lejoi Jugosllavinë të zgjidhë plotësisht

në mënyrë të pavarur problemet e politikës së jashtme pa mbështjetjen e Moskës. Gjithashtu

Kremlini nuk donte të hynte në konflikt me aleatët perëndimorë, prandaj pengoi Beogradin të

realizojë pretendimet territoriale pothuajse me të gjithë fqinjët, duke patur parasysh shembullin e

sjelljes së viteve të fundit të padronit të saj të madh. Gjithashtu komunistët jugosllavë e kuptonin

shumë mirë pamundësinë e ndonjë bashkimi me Shqipërinë pa miratimin e Moskës. Moska e

konsideronte të panevojshëm kontaktin e drejtpërdrejtë me partinë komuniste Shqiptare dhe

sanksionoi patronatin politik të KQ të PKJ-së. Krijimi i Federatës Ballkanike më shumë u shndërrua

në parullë politike – propagandistike, e shfrytëzuar aktivisht si nga njëri ashtu edhe nga tjetri regjim

komunist, sesa një qëllim real i drejtpërdrejtë.

Fjalë kyçe: Federata Ballkanike, Blloku sovjetik, patronat partiak dhe shtetëror, rivaliteti,

kontradiktat, Konfederata e sllavëve të jugut

Project of the Balkan Federation and Albania 1945-1948

Abstract

The Balkan Federation is a political project for the unification of the Balkan Peninsula. The main

rationale behind the creation of the Balkan Federation usually cited is: the possibility for economic

development, political independence from the Great Powers and a solution to national problems. In

the final stage of World War II, the Balkan countries, with the exception of Greece, came under

Soviet control and its communist regime. A necessity of vital importance was the creation of the

unified state for Yugoslavia, Albania and Bulgaria. After the expulsion of Yugoslavia from the

Soviet bloc, the likelihood to create a unified Balkans under a federation ceased to exist. The

international situation at the time didn‘t allow for Yugoslavia to resolve completely in an

independent manner its foreign policy issued without Moscow‘s support. Kremlin was also not

interested in entering into a conflict with its Western allies so it prevented Belgrade from fulfilling

its territorial claims with all of its neighbours, by taking into consideration the example of its

patron‘s behaviour of the last years. Yugoslav communists clearly understood that there was no

possibility to unite with Albania without Moscow‘s consent. Moscow deemed the direct contact

with the Albanian Communist Party unnecessary and put sanctions on the political patronage of the

Central Bureau of the Yugoslav Communist Party. The creation of the Balkan Federation turned

more into a propagandistic political slogan, actively exploited from either political regime, rather

than its intended direct purpose.

Key words: Balkan Federation; Soviet Bloc; party and state patrons; rivalry, contradictions; The Southern Slavs Federation