UNIVERSITETI I GJAKOVËS FAKULTETI FILOLOGJIK Gashi_Punim Diplome...4 DEKLARATA E KANDIDATIT Unë,...

31
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI FILOLOGJIK PUNIM DIPLOME TEMA:Emrat në veprën “ Gjenerali i ushtrisë së vdekur” Mentori: Kandidati: Prof. asc.dr.sc. Muharrem Gashi Albert Gashi Gjakovë, 2019

Transcript of UNIVERSITETI I GJAKOVËS FAKULTETI FILOLOGJIK Gashi_Punim Diplome...4 DEKLARATA E KANDIDATIT Unë,...

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI FILOLOGJIK

PUNIM DIPLOME

TEMA:Emrat në veprën “ Gjenerali i ushtrisë së vdekur”

Mentori: Kandidati:

Prof. asc.dr.sc. Muharrem Gashi Albert Gashi

Gjakovë, 2019

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI FILOLOGJIK

PUNIM DIPLOME

TEMA:Emrat në veprën “ Gjenerali i ushtrisë së vdekur”

Komisioni:

Kryetar________________

Anëtar_________________

Anëtar_________________

Mentori: Kandidati:

Prof. asc.dr.sc. Muharrem Gashi Albert Gashi

Gjakovë,2019

3

Përmbajtja

FALËNDERIME ...........................................................................................................................................4

HYRJE...........................................................................................................................................................5

I. VEPRA “ GJENERALI I USHTRISË SË VDEKUR” – ISMAIL KADARE .....................................6

1.1. Jeta dhe veprimtaria e Ismail Kadares ...........................................................................................6

1.2. Njohuri e përgjithshme e romanit “ Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. .............................................7

II. MORFOLOGJIA ...................................................................................................................................9

2.1. Objekti i morfologjisë....................................................................................................................9

2.2. Pjesët e ligjeratës .........................................................................................................................10

III. EMRAT NË VEPRËN “ GJENERALI I USHTRISË SË VDEKUR” – ISMAIL

KADARE ....................................................................................................................................................11

3.1 Emri ..................................................................................................................................................11

3.2 . Grupet leksiko – gramatikore të emrave..........................................................................................12

3.2.1. Emrat konkretë ..........................................................................................................................14

3.2.2. Emrat abstrakt ............................................................................................................................14

3.2.3. Emrat përmbledhës ...................................................................................................................15

3.2.4. Emrat e lëndës ...........................................................................................................................16

IV. KATEGORITË GRAMATIKORE TË EMRIT ....................................................................................18

4.1 Kategoria e gjinisë .............................................................................................................................18

4.2. Kategoria e numrit ...........................................................................................................................21

4.3. Kategoria e rasës ..............................................................................................................................23

4.4. Tipat e lakimit ..................................................................................................................................25

4.5. Kategoria e trajtës ............................................................................................................................28

V. Përfundimi ............................................................................................................................................30

VI. Bibliografia ...........................................................................................................................................31

4

DEKLARATA E KANDIDATIT

Unë, Albert Gashi, deklaroj se kjo temë e Diplomës e titulluar “ EMRAT NË VEPRËN GJENERALI I

USHTRISË SË VDEKUR”, e llojit të studimit: Rishikimi I literaturës ,është punim original i imi dhe

është përgaditur nga unë.

E gjithë literature dhe burimet tjera që janë shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të renditura në

referenca dhe plotësisht të cituara, në bazë të autorit dhe të punimit të caktuar.

Tërë ky punim është përgaditur duke respektuar rregulloren dhe duke u mbështetur në këshillat

për përgaditje e temës së diplomës të përcaktuara nga ana e Universitetit “ Fehmi Agani” në

Gjakovë.

FALËNDERIME

Falënderim të posaçëm i shpreh udhëheqësit të këtij punimi, Prof. ass. dr. Muharrem Gashi,

Profesor në Universitetin “ Fehmi Agani” në Gjakovë, i cili, me korrektësi maksimale, në çdo

kohë, ka qenë i gatshëm për të më dhënë këshilla, sygjerime dhe mendime për realizimin dhe

përfundimin e këtij punimi.

U jam mirënjohës të gjithëve që, në çfarëdo mënyre, kontribuan në kryerjen dhe përfundimin e

këtij punimi .

5

HYRJE

Gjuha e një kombi është themelore në jetën dhe zhvillimin e tij, aq më tepër që ajo është

pjesë e pandarë dhe e gjithanshme e hapave përparimtarë që një komb bën përpara.Kjo,

sepse gjuha është një organizëm i gjallë, që evuluon nëpër kohë dhe, si e tillë, i përgjigjet

emancipimit të shoqërisë, kulturës, arteve, letërsisë, publicistikës si dhe tërësisë së

problematikës bashkëshoqëruese të tyre.

Ky punim iështë referuar romanit “ Gjeneralii ushtrisë së vdekur” të shkrimtarit të njohur

dhe nominuesit të çmimit nobel për letërsi Ismail Kadare.

Gjatë këtij punimi lexuesit kanë mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre për tematiken e

romanit, vendin ku është zhvilluar ngjarja, kohën kur ka ndodhur dhe ngjarjet që kanë

ndodhur.

Duke pasur parasysh se një roman nuk mund të shkruhet pa elemtente të morfologjisë

atëherë në këtë punim jam angazhuar të studioj dhe të paraqes përpara lexuesit rëndësinë

dhe përdorimin e emrave , klasifikimin dhe kategoritë e tyre.Mbesë me shpresë se lexuesi

do të fitojë njohuri të nevojshme gjatë leximit të punimit tim.

Fjalët kyçe: Roman, gjeneral, ushtri, morfologji, emër, kategori etj.

6

I. VEPRA “ GJENERALI I USHTRISË SË VDEKUR” –

ISMAIL KADARE

1.1. Jeta dhe veprimtaria e Ismail Kadares

Ismail Kadare (lindur në Gjirokastër, më 1936) është një ndër shkrimtarët më të

mëdhenj bashkëkohorë .Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Gjirokastër.Kur u

vendos diktatura komuniste në Shqipëri ai ishte vetëm 8 vjeç. Në moshën 12 vjeçare

arrestohet nga regjimi i sapovendosur komunist nën akuzën “falsifikues monedhash”,

meqë gjatë lojës me shokun e tij kishin krijuar me plumb të shkrirë monedha 5-lekëshe

dhe ua kishin treguar gjithkujt me hare. Policia i arrestoi gjatë orës së mësimit në shkollë,

dy ditë përpara ditës së votimeve dhe Ismaili bëri dy ditë burg derisa ndërhyri avokati i

Kadarenjve dhe e liruan për shkak të moshës së mitur.1

Studimet universitare i kreu në Tiranë, ku më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë

në Universitetin e Tiranës dhe u diplomua për Mësuesi. Shkroi romanin e tij të parë

"Mjegullat e Tiranës", të cilin e përfundoi në prag të vijimit të studimeve.Në vitet 1958-

1960 studioi në Moskë, në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki".

Atje pati mundësi të lexonte letërsi bashkëkohore perëndimore e cila kishte filluar të

përkthehej në rusisht.

Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese.

Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas

edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.Deri më sot veprat e tij janë përkthyer

në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe

nëpër botë.

Kadare njihet si shkrimtar i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang

nga realizmi socialist dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen dhe u lavdëruan nga kritikët

dhe lexuesit anembanë botës.

1https://sq.wikipedia.org/wiki/Ismail_Kadare

7

Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën

shqiptare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të

shquar evropianë të shekullit të XX, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit 2 .

Veprat më të njohura të Ismail Kadaresë janë:

Poezitë:

Frymëzime djaloshare (1954),Ëndërrimet (1957), Shekulli im (1961),Përse mendohen

këto male (1964),Motive me diell (1968),Koha (1976).

Prozat:

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kështjella, Kronikë në gur, Ura me tri harqe, Kush e

solli Doruntinën, Prilli i thyer, Dosja H, Pallati i ëndrrave, Piramida, Pasardhësi.

1.2. Njohuri e përgjithshme e romanit “ Gjenerali i ushtris së vdekur”.

2Po aty.

8

Gjenerali i ushtrisë së vdekur është një roman i shkrimtarit Ismail Kadare i botuar së

pari më 1963 në Tiranë dhe e bëri të njohur në tërë botën 3 .

Ngjarja e romanit zhvillohet rreth një gjenerali Italian, i cili është dërguar në Shqipëri për

të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë Italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë.

Gjenerali dhe prifti rrugëtojnë nëpër Shqipëri, në udhëtimin e tyrë të shënuar jo vetëm

nga eshtrat, por gjithashtu edhe nga copëzat dhe mbeturinat e historisë: me gugna të

lodhur dhe të pastrehë.

Gjenerali e sheh vetveten si një ushtarak, që lehtëson therjen e vdekjes duke hequr të

vdekurit nga shtëpitë e tyre të përkohshmë: “Gjeneralët e tjerë kanë udhëhequr ato kolona

të pafundme të ushtarëve në disfatë dhe shkatërrim. Por, ai ka ardhur t’i rinxjerrë nga

harresa dhe vdekja ata që kanë vdekur.Zemërgur, kyrelartë dhe i pavëmendshëm ndaj

shqiptarëve përreth tij, gjenerali beson se misioni i tij është vetëm paqësor, por takimet e

papritura të tij provojnë dhunën e mbledhur nga e kaluara, të varrosur.

Skenë mjaft melodramatike është kur gjenerali që kryesontë misionin i gjen eshtrat e

kolonelit në ballafaqimin me një plakë shqiptare – Nica, e cila pati vrarë kolonelin me

sëpatë pasi ai i pati përdhunuar vajzën e saj 14-vjeçare, e cila pas kësaj fatkeqsie i dha

fund jetës,ndërsa plaka Nicë e varrosi kolonelin tek pragu i portës së vet.

Kur në fshatin e saj erdhi gjenerali Italian që mblidhte eshtrat, Nica i nxori eshtrat e

kolonelit të mbledhura në një thes dhe ia hodhi gjeneralit para këmbëve, në mes të

një dasme shqiptare ku ai pati shkuar, i paftuar.

Këtu na shfaqet dhe tragjizmi që merr romani dhe dramaciteti që përjeton gjenerali në

vetvete duke u bërë që gjenerali të ndjejë peshën e mëkatit, duke e barazuar veten me

kolonelin Z, duke u zhytur nëdepresion.

Dhe ky roman na paraqitet i tillë me ndryshime të thella psikologjike dhe jo vetëm

kaq, është një udhëtim nëpër një vend të frikshëm, të huaj dhe misterioz dhe udhëtaret

mësojnë se nuk mund t’i kapërcejnë kufijtë e vdekjes.

3https://sq.wikipedia.org/wiki/Gjenerali_i_ushtris%C3%AB_s%C3%AB_vdekur

9

Një udhëtim nëpër botën e të vdekurve: sa më tepër zgjat kjo sipërmarrje e çmendur,

aq me e pakuptimtë nis t’i duket e gjitha kjo gjeneralit.Hap pas hapi të vdekurit e

shkulin nga pozitat e njeriut sundimtar siç paraqitej në fillim dhe e çojnë deri aty se ai

pranon që plagët që hap lufta janë të pashërueshme.

II. MORFOLOGJIA

2.1.Objekti i morfologjisë

Morfologjia (nga greqishtja morfe = formë dhe logos= fjalë, dije) është ajo pjesë e

gramatikës, që merret në radhë të parë me studimin e trajtëformimit, d.m.th me

studimin e formave të ndryshme që marrin fjalët e lakueshme (emrat, mbiemrat

përemrat dhe numërorët) ose të zgjedhueshme (foljet), si dhe me studimin e

kuptimeve të këtyre formave. Por, në një vështrim më të gjerë morfologjia merret me

klasifikimin e fjalëve në kategori leksiko-gramatikore, që quhen pjesë të

ligjëratës.Gjithashtu në morfologji studiohen me tipat kryesore të fjalëformimit, në

radhë të parë tipi morfologjik dhe tipi morfologjik- sintaksor.Pra, objekt studimi për

morfologjinë është fjala, e cila në këtë pjesë të gramatikës studiohet edhe si pjesë e

ligjëratës përkatëse. Në këtë mënyrë morfologjia dallohet qartë nga leksikologjia, e

cila ka si objekt studimi po fjalën, por e vështron këtë si njësi të fjalorit, d.m.th si një

njësi që shërben për të emërtuar një send, një cilësi, një veprim, një rrethanë etj., pra

nga pikëpamja e kuptimit dhe prejardhjes, nga pikëpamja e përdorimit të saj në stile

të ndryshme etj.

Morfologjia nuk merret me studim e fjalëve të veçanta.Ajo studion veçoritë e

përbashkëta të fjalëve të së njëjtës klasë, duke nxjerrë kështu rregulla me karakter të

përgjithshëm, që kanë vlerë për mbarë klasën e dhënë e, si rrjedhim, edhe për secilën

nga fjalët e asaj klase.

10

2.2.Pjesët e ligjeratës

Të gjitha fjalët e një gjuhe, sipas veçorive të përbashkëta leksikore e gramatikore, grupohen

nëpër klasa e kategori leksiko-gramatikore, që quhen pjesë të ligjëratës. Të mbështeturit

vetëm në kriterin leksikor ose vetëm në atë gramatikor në mjaft raste nuk lejon të dallohen

shkoqur nga njëra- tjetra fjalë që nuk i përkasin së njëjtës pjesë të ligjëratës.

Në bazë të dy kritereve të lartëpërmendura në gjuhën shqipe dallohen shkoqur këto pjesë të

ligjëratës:

• Emri

• Mbiemri

• Numërori

• Përemri

• Folja

• Ndajfolja

• Parafjala

• Lidhëza

• Pjesëza

• Pasthirrma

11

III. EMRAT NË VEPRËN “ GJENERALI I USHTRISË SË

VDEKUR” – ISMAIL KADARE

3.1 Emri

Emër quhet ajo pjesë e ligjeratës, që emërton qenie të gjalla dhe sende4dhe ka kategoritë

gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës dhe të shquarsisë dhe të pashquarsisë.

Nga pikëpamja kuptimore në klasën leksiko-gramatikore të emrave përfshihen fjalë të

ndryshme që mund të emërtojnë veta e frymorë të tjerë (njeri, burrë, grua, dele, flutur),

sende konkrete ( gur, dru, shtëpi, qytet, mal), dukuri të realitetit ( dimër, furtunë, tërmet,

shi, borë), cilësi (bukuri, dashuri, mirësi, shkathtësi), veprime ose gjendje ( ecje, drejtim,

përkrahje, lodhje, tmerr), nocione abstrakte (e mira, e vërteta).

• Dukem pasur parasysh se cilësitë që mund të emërtojnë emrat, merren të

shkëputura nga bartësi i tyre, d.m.th. abstraktohen.

Për të sqaruar këtë, mjafton të krahasojmë disa emra që emërtojnë cilësi, me

mbiemra që u përgjigjen: gjatësi – i gjatë, trimëri – trim, drejtësi – i drejtë.

Po ashtu edhe veprimi ose gjendja që mund të emërtojë emir, është e shkëputur

nga vetat ose sendet që veprojnë, dhe nga koha në të cilën ndodh.

Kjo duket qartë, pot ë krahasojmë disa emra që emërtojnë veprime, me foljet që u

përgjigjen: punim – punoj, lëvizje – lëviz, mbyllje – mbyll, ndarje – ndaj.

Kategoritë gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës, dhe të shquarsisë dhe pashquarsisë

(trajtës) tek emir kanë karakter të mëvetësishëm; nuk përcaktohen nga ato të pjesëve të

tjera të ligjeratës.

Kështu, gjinia e emrave është një tipar i brendshëm i tyre; çdo emër ka një gjini të

caktuar, ndërsa mbiemri ndërron gjininë sipas emrit që përcakton.

4 Me termin send në gramatikë do të kuptohen, veç sendeve konkrete si dru, gur, shtëpietj., edhe nocionet abstrakte.

12

Emri dallohet nga pjesët e tjera të ligjeratës edhe nga pikëpamja fjalëformuese.

Në formimin e emrave përdorim më të madh më të madh kanë prapashtesat, që janë krejt

të ndryshme nga ato të foljeve e të ndajfoljeve.

3.2. Grupet leksiko – gramatikore të emrave

Duke u mbështetur në kuptimin e tyre të përgjithshëm leksikor dhe në veçoritë

morfologjike, gjithë emrat e gjuhës shqipe ndahen, së pari, nëemra të përgjithshëm e në

të përveçëm.

Emrat e përgjithshëm ndahen nëemra konkret dhe emra abstrakt.

Dallohen si grupe mëveteemrat përmbledhësdhe emrat e lëndës.

1. Emra të përgjithshëm - emërtojnë një klasë të tërë qeniesh të gjalla e sendesh sipas

tipareve të përbashkëta të tyre: fushë, brigje, shtet, ushtri,gjeneral, prift, himne, kambana,

ceremoni, eshtra, shkallë, etj.

2.Emrat e përveçëm - janë fjalë që emërtojnë veta, frymorë të tjerë dhe sende të veçanta,

që bëjnë pjesë në një klasë sendesh të një fare, pa pasur në vetvete asnjë tregues të

veçantë të klasës së cilës i përkasin:

Në krahasim me të përgjithshmit, emrat e përveçëm janë më të paktë.

Në emrat e përveçëm përfshihen:

1. Emrat dhe llagapet e njerëzve, peudonimet:Koloneli Z., Enver Hoxha, Lame

Spiri, Ramiz Kurti, Kristina, plaka Nicë etj.

2. Emrat e kafshëve:Xhuvi, Balo, Laro etj.

13

3. Emrat gjeografik ( të lumenjve, maleve, deteve, shteteve, krahinave, qyteteve,

rrugëve, shesheve etj.):Shqipëri, hoteli “ Dajti” , Lugu i Qyqës, Gropa e Shurdhit,

Përroi i Nusës, Kisha e Pasllmit, sheshi “ Skënderbej” etj.

1. Emrat e periudhave dhe ngjarjeve historike:Lufta e pare botërore, Rilindja, Lufta

antifashiste, Kongresi i Berlinitetj.

5. Emrat e institucioneve, të organizatave, të ndërmarrjeve etj.:Ministria e Luftës,

Kryesia e Kuvendit Popullor, uzina “ Partizani “ etj.

6. Titujt e veprave letrare, të gazetave e të revistave:“ Divizioni i Hekurt “ ,“

Batalioni 3 Alpin”, “Batalioni Blu “ , “ Divizioni i Dyt “ etj.

7. Emrat e trupave qiellorë:Marsi, Hëna, Jupiteri, Arusha e vogël etj.

Emrat e përveçëm dallohen nga emrat e përgjithshëm edhe nga ana gramatikore.

Emrat e përveçëm përdoren vetëm në një numër (zakonisht në njëjës), ndërsa

emrat e përgjithshëm përdoren në tëdy numrat.

Ndryshe nga emrat e përgjithshëm, emrat e përveçëm më shumë përdoren në

trajtën e shquar.

Kufiri që i ndan emrat e përveçëm nga emrat e përgjithshëm, nuk është i

mbyllur.Shpeshherë ndodhin kalime nga njëri grup në tjetrin.

Shumë emra të përveçëm njerëzish ose vendesh kanë dalë prej emrave të

përgjithshëm.

Dallimet leksikore dhe gramatikore midis emrave të përveçëm dhe të

14

përgjithshëm janë pasqyruar edhe ne drejtshkrim.Emrat e përveçëm shkruhen

gjithmonë me shkronjën e parë të madhe5.

Në radhën e emrave tëpërgjithshëm dallohen si dy grupe të veçanta, që i kundervihen

njëri – tjetrit nga pikëpamja kuptimore dhe gramatikore, emrat konkretë dhe emrat

abstraktë.

3.2.1. Emrat konkretë

Shënojnë frymorë, sende dhe dukuri të ndryshme, që mund të veçohen nga sendet,

frymorët dhe dukuritë e tjera të po asaj klase dhe për këtë arsye edhe mund të numërohen.

Pra, emrat konkret emërtojnë sende të numërueshëm, prandaj mund të quhen edhe emra

të numërueshëm6.

Gjithë emrat konkretë nga pikëpamja morfologjike karakterizohen nga fakti se mund të

marrin numërorë themelorë, dhe të përdoren në tëdy numrat, njëjës dhe shumës.

Për shembull: lumenj, brigje, luftë, qytet, njeri, mal etj.

Por ka edhe emra konkret që përdoren vetëm në shumës: gërshërë-t, syza-t, pantollona-t.

3.2.2. Emrat abstrakt:

Janë fjalë që tregojnë veprime, gjendje, cilësi dhe veçori të abstraktuara ose nocione

abstrakte:

trimëri, lëvizje, vrapim, vdekje, ulërimë ere, shpejtësi etj.

Përmbajtja kuptimore e emrave abstraktë përcakton edhe këtë vëçori gramatikore të tyre:

5Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f. 84 6Po aty.

15

kur përdoren me kuptimin e tyre themelor, ata nuk mund të kenë forma të numrit shumës

dhe as të përcaktohen nga numërorët themelorë.

Emrat abstrakt mund të përdoren pjesërisht edhe në shumës.Kjo ndodhë kur ata pësojnë

një ndryshim në kuptimin e tyre leksikor, duke emërtuar shfaqje konkrete të veprimeve,

të gjendjeve, proceseve, cilësive dhe veçorive.Emrat abstraktë përfshihen në katëgorinë

më të gjerë të emrave të panumërueshëm.

Sipas tipit të formimit ato ndahen në katër grupe:

a) emra të formuar nga mbiemrat, foljet ose ndajfoljet me anë prapashtesash si: -i, -(ë)ri, -

(ë)si, -im, -je, -esë, -atë, -më, -izëm etj.:trimëri, ndihmë, bukuri, zhvillim, thjeshtës,

mbledhje, kujtesë, zgjuarsi;

b) emrat asnjanës të formuar nga nyjëzimi i pjesores:të ecurit, të menduarit, të goditurit;

c) emrat e formuar nga emërzimi i mbiemrit në trajtën e gjinisë asnjanëse ( ose femërore):

të ftohtë, të errët, e qeshura;

d) emra të përbërë: marrëveshje, buzëqeshje, vëmendje, marrëdhënie, kryengritje etj.

3.2.3. Emrat përmbledhës

Midis emrave të përgjithshëm dallohen si një grup i veçant, për veçoritë e tyre leksikore

dhe gramatikore, emrat përmbledhës. Emrat përmbledhës emertojnë një tërësi vetash,

kafshësh ose sendesh te një fare, në formen e numrit njëjës. Ndryshe nga emir i numrit

shumës, emri përmbledhës emerton një shumice sendësh të njëllojta si një tërësi të

pandarë dhe nga pikëpamja sasiore, të panumërueshme. Megjithëatë, në përdorimin e tyre

në të folur, emrat përmbledhes shfaqin lidhjet e tyre të shumëfishta si me njëjësin, ashtu

16

edhe me shumësin, çka duket në formën e foljes-kallëzues, e cila vihet herë në njëjës e

herë ne shumës.

Emrat përmbledhës, si rregull, janë fjalë të prejardhura7.Ata në gjuhen shqipe emertojnë

frymorë por gjejmë tek-tuk edhe të atillë që emertojnë sende.Për formimin e emrave

përmbledhës nuk ka prapashtesa të veçanta.

Ata formohen me po ato prapashtesa që shërbejnë për te formuar edhe emra absraktë

cilësie, siç janë: -i –(ë) ri dhe –(ë)si: djalëri, trimëri, punëtori, fshatarësi, çmenduri,

bujari etj.

Shpesh herë e njejta fjalë mund të ketë kuptimin edhe të një emir abstrakt edhe të

njëemër përmbledhës:vajzëri, nusëri, burrëri, pleçëri, rini etj.

3.2.4. Emrat e lëndës

Në radhët e emrave të përgjithshëm që emërtojnë sende të panumërueshme, veç emrave

abstraktë dhe përmbledhës, dallohen si grup më vete edhe emrat e lëndës.

Nga shumë pikëpamje ata afrohen me emrat përmbledhës.Emrat e lëndes janë fjalë që

emertojnë një lëndë homogjene që mund të ndahet në pjesë dhe të peshohet, por që nuk

mund të numërohet.

Nga kuptimi i tyre leksikor emrat e lëndës janë fjalë të ndryshme, qëmund të

emërtojnëprodhime ushqimore, kultura bujqësore, metale e minerale, prodhime kimike

etj. Të tillë janë: mjaltë, qumësht, verë, duhan, hekur, grurë, qymyr, kos, nailon, gjizë etj.

Emrat e lëndës përdoren vetëm në një numër; shumica kanë vetëm formën e njëjësit dhe

pak emra vetëm atë të shumësit. Sikurse emrat përmbledhës, edhe këta s’kanë mundësi të

përcaktohen nga një numëror themelor, duke përfshirë këtu edhe numërorin themelorë

një, qoftë edhe me vlerën e përemrit të pacaktuar.

7Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f. 86.

17

Meqenëse tregojnë një masë lënde që, megjithëse nuk mund të numërohet, mund të matet

e të peshohet, emrat e lëndës kanë mundësi të përcaktohen nga fjalë që tregojnë një sasi

të pacaktuar si shumë, pak, ca: shumë qymyr, ca duhan, pak benzenë etj.

Përsa i përketë kategorisë gramatikore të shquarsisë dhe pashquarsisë, përemrat e lëndës

është karakteristike përdorimi i tyre në trajtën e pashquar njëjës.Nga pikëpamja

fjalëformuese emrat e lëndës në shumicën e tyre janë fjalë të parme.

Fjalët joteparme janë të pakta: të lashtat, qymyrguri, vajguri etj.

18

IV. KATEGORITË GRAMATIKORE TË EMRIT

4.1 Kategoria e gjinisë

Gjinia është një nga kategoritë gramatikore më katakteristike për emrat në gjuhën shqipe.

Nga natyra e saj, ajo dallohet nga kategoritë e tjera gramatikore të emrit, nga numri, rasa

dhe nga kategoria e shquarsisë dhe e pashquarsisë, sepse kundërvënia mashkullor –

femërorë – asnjanës ka të bëjë me gjithë klasën e emrave të marrë në tërësi dhe shfaqet në

shpërndarjen e tyre në gjini të ndryshme dhe jo në forma të ndryshme të së njëjtës fjalë.

Një emër duke u përdorur rregullisht në një gjini të caktuar, mund të vihet në rasa e trajta

të ndryshme ( në të shquarën dhe në të pashquarën), në numrin njëjës dhe në shumës.

Kategorinë e gjinisë e kanë të gjithë emrat e gjuhës shqipe.

Shumica e emrave janë të gjinisë mashkullore dhe femërore; vetëm një pakicë emrash

janë të gjinisë asnjanëse8.

Në numrin shumës disa emra mashkullorë kthehen në femërorë dhe kjo zbulohet nga

gjinia e mbiemrit, p.sh.:mal i lartë – male të larta. Kjo dukuri, që quhet dygjinishmëri

(ambigjeni), ndeshet mjaft në gjuhën e sotme shqipe dhe emrat që i nënshtrohen kësaj

dukurie, quhen të dygjinishëm ose ambigjenë.

Emrat mashkullorë gjatë lakimit në njëjësin e pashquar e të shquar marrin përgjithësisht

mbaresat -i dhe –u(gjinore, dhanore e rrjedhore e pashquar) dhe –i, -it, -in ose –u, -ut, -

un në format rasore të njëjësit të shquar.

8Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f.88.

19

Emrat femërorë gjatë lakimit në njëjësin e pashquar e në tëshquarin marrin mbaresat

–e/-je, përkatësisht –a/-ja, -së.

Sipas tingullit fundor të temës, në gjininë mashkullore hyjnë:

1. Përgjithësisht emrat që mbarojnë me bashkëtingëllore: faj, fshat, gëzim, krah, mal etj.

2. Gjithë emrat që në emëroren dhe kallëzoren e pashquar njëjës mbarojnë me një

zanore të theksuar dhe në gjithë rastet e tjera dalin me një temë të zgjeruar me

bashkëtingëlloren z: dru, mulli, tra, zëetj, dhe druri,drurit; zëri,zërit etj.

3. Disa emra që në emëroren dhe kallëzoren e pashquar njëjës mbarojnë në togun

zanor –ua, I cili në rasat e tjera këmbehet me zanoren –o : krua, ftua etj., dhe kro-

i, kro-it; fto-i, fto-it etj.

4. Disa emra që mbarojnë me –a,-i,-etë theksuara: njeri, vëlla, dhe, atdheetj.

5. Pak emra që mbarojnë me zanoren –ë të patheksuar: burrë, djalë, kalë etj

Në gjininë femërore hyjnë:

1. Gjithë emrat tema e të cilëve mbaron me zanoren –ë të patheksuar, me

përjashtim të atyre që u përmendën në piken 5 tek emrat mashkullorë: bukë,

punë, fushë, dorë etj.

2. Gjithë emrat që mbarojnë me zanoren –e të patheksuar, pa përjashtim: ardhje,

gjethe, lule, faqeetj.; shumicën e përbëjnë emrat abstraktë të formuar me

prapashtesën –je;

3. Shumica e emrave që mbarojnë me zanoret –i, -e, -a, -o të theksuara: bukuri,

dashuri, drejtësi, re, rrufe, byro etj.

20

4. Një pjesë e emrave që mbarojnnë me grupet e tingujve –ër, -ël, -ur, -ull: kodër, motër,

zemër, flutur, petull, vetull.

5. Gjithë emrat që mbarojnë me zanoren –o të patheksuar: depo, pallto, radio etj.

• Emrat e dygjinishëm (ambigjent)

Shumica e emrave në gjuhën shqipe përdoren në nje gjini të caktuar, sin ë njëjës, ashtu

edhe në shumës.Vetëm në disa tipa shumësi me prapashtesa ndodh ndodhë ndërrimi i

gjinisë nga mashkullore në femërore, çka gjen shprehje të mbiemrat dhe fjalët e tjera

përcaktuese të gjinisë femërore, që ata marrin në këtë numër.

Kështu formohet një grup i veçantë emrash të dygjinishëm, që qëndron midis gjinisë

mashkullore dhe femërore.Emrat mashkullorë që e formojnë temën e shumësit me

prapashtesën –e, në këtë numër përdoren si emra të gjinisë femërore.

Dukuria e ndërrimit të gjinisë së këtyre emrave në numrin shumës është e vjetër, ajo është

e përgjithësuar në gjuhën letrare dhe është bërë e detyrueshme edhe nga norma.

Kështu do të thuhet: këto male, malet tona, male të larta; qytete të mëdha, qytetet tona;

këto mendime, mendime interesante etj.

Ndërrimi i gjinisë vërtetohet edhe në shumësin e disa emrave të lëndës me

parpashtesën -ra; ujëra të ftohta, mallrat të mira, fshatra të reja etj.

Emrat e dygjinishëm shënojnë sende ose nocione abstrakte, pra jnë emra jofrymorësh.

Emra frymorësh që të ndërrojnë gjininë në shumës, ka shumëpak.

• Emrat asnjanës në gjuhën e sotmë letrare.

Gjinia asnjanëse në gjuhën e sotme shqipe përbën një kategori që vjen vazhdimisht duke

u rrudhur. Ajo është reduktuar në një numër të kufizuar fjalësh dhe me humbjen pothuaj

plotësisht të gjinisë asnjanëse të fjalëve përcaktuese ( të mbiemrave, të përemrave dëftorë

e pronorë), shfaqet vetëm morfologjikisht, në tipin e lakimit të shquar ( vetëm në rasat

emërore dhe kallëzore njëjës), në disa emra edhe në praninë e nyjës të për rasën emërore

21

njëjës, të ndryshme nga ajo e gjinisë mashkullore i dhe femërore e: krye-t, të ecur-it, të ri-

të.

4.2. Kategoria e numrit

Edhe numri është një nga kategoritë karakteristikë e emrit.Kjo shpjegohet me këtë që në

pjesën më të madhe emrat emërtojnë sende që mund të numërohen.

Gjuha shqipe njeh dy numra: njëjësin dhe shumësin, të cilët i kundërvihen njëri-tjetrit si

me anën e formave të vetë fjalës: mal-male, ashtu edhe me anën e fjalëve që përshtaten

me emrin në numër: shtëpi e re – shtëpi të reja etj.

Në formën e numrit njëjës emri tregon një fymor ose një send, që bën pjesë në një klasë

të caktuar frymorësh ose sendesh të një fare: mal, fushë, punëtor etj.Në formën e numrit

shumës emir tregon një shumicë të pacaktuar (nga dy e lart) frymorësh ose sendesh të një

fare: male, fusha, punëtorë etj. Emrat që përdoren rregullisht në tëdy numrat, tregojnë

sendet e numërueshme. Këta emra mund të përcaktohen me lehtësi nga një numëror

themelor, i cili tregon sasinë e saktë të sendeve: një djalë - dy djem, një fshat – katër

fshatra. Forma e njëjësit të këtyre emrave nga pikëpamja e kuptimit leksikor nuk ka

ndryshim nga ajo e shumësit.

Kështu ndodhë edhe me disa që nuk tregojnë sende të numërueshme, por shfaqet e

ndryshme të jetës psikike të veprimtarisë së njeriut dhe dukuritë e tjera. Edhe këta mund

të përcaktohen nga një numëror themelor: një mendim - dy mendime, një pikëpamje – tri

pikëpamje etj. Shumësi i këtyre fjalëve fiton një nuancë konkretësie.

Emrat që kanë vetëm njëjës (singularia tantum), përbejnë shumicën e emrave që

emërtojnë sendet e panumërueshme: errësirë, vapëetj. Forma e njëjësit këtu s’ka atë

kuptim si tek emrat qëtregojnë sendet e numërueshme. Disa emra me kuptim konkret, që

tregojnë sendet të përbëra nga disa pjesë dhe përdoren vetëm ose kryesisht në numrin

shumës (pluralia tantum), mund të shënojnë edhe nje send, edhe disa sende: pantollonat,

syzet, daret. Kur kemi parasyshë disa sende të tilla dhe duam të përcaktojmë numrin e

përpiktë të tyre, numërori themelorë e shoqerojme me emrin palë: një palë pantollona, tri

palësyze etj.

22

Nga pikëpamja e ndërtimit të trajtave të numrit shumës emrat e gjyhës shqipe ndahen ne

dy grupe:

1. Emrat që nuk nryshojnë temën në shumës: sy, sy-ve, sy-të; lule, lule-ve, lule-t.

2. Emra më tëme të veçantë në shumës: plepa, plepa-ve, plepa-t; brigje, brigje-ve, brigje-

t. Emrat e fundit përbëjnë shumicën.

Emrat që përdoren vetëm në njëjës.

Emrat që s’kanë formë shumësi dhe përdoren vetëm në njëjës, mund të grupohen si vijon:

1. Emra abstrakt në kuptimin e tyrë të mirëfilltë, si: guxim, mbarim, partishmëri, nxehtësi

etj.

2. Emra përmbledhës, si: ngrari, vllazëri, burrërietj.

3.Emra që tregojnë lëndë ne formën e një tërësie të pandashme e të panumërueshme: kos,

vaj, gjizë, uthull, benzinë etj.

4. Shumica e emrave të sëmundjeve, që afrojnë nga kuptimi i emrave abstrakt: fruth, li,

kollë, zgjebe etj.

2. Disa emra me kuptime të ndryshme që tregojnë drejtime të horizontit ose dukuri

atmosferike: jug, lindje, përendim, veri, brymë, breshër, vapë, vesë etj.

6. Emra të përveçëm, kur tregojnë frymorë ose sende të veçanta, unike.

7. Emrat e gjuhëve, të shkencave etj: shqipja, greqishtja, matematika, kimia etj.

23

Emrat që përdoren vetëm në shumës.

Shumë emra përdoren vetëm ose kryesisht vetëm ne formën e numërit shumës. Ata kanë

pergjithësisht një kuptim përmbledhës, sepse tregojnëjo një shumësi të thjeshtë si sasi,

por një shumësi tërthore, një shumësi në unitetin e saj. Duke u mbështetur në kuptimin e

tyre, këta emra mund të ndahen në grupet e mëposhtme:

1. Emra që tregojnë masë të një lënde, mbeturina, shuma e grumbuj të hollash, si:

makarona-t, të ashta-t, të mbjella-t, të holla-t, të ardhura-t etj.

2. Emrat që tregojnë sendet të përbëra prej dy ose më shumë pjesësh: pantollona-t,

leqe-t, pranga-t, rrathë-t etj.

3. Emrat që tregojnë një shumicë qeniesh (frymorë, njerez) si diçka të pandashme:

dhen-t, vetë (persona), shtojzovalle-t etj.

4. Emrat e ndryshëm abstrakt që tregojnë veprime ose gjendje abstrakte, emra

sëmundjesh ose emra lojrash: lajka-t, gjepura-t, plaka-t, kupa-t, pllaka-t etj.

5. Disa emra të përveçëm ose të përgjithshëm që tregojnë vende: Alpe-t, lugje-t, vise-t

etj.9

4.3. Kategoria e rasës

Emri në fjali përdoret në funksione të ndryshme sintaksrore, në rolin e gjymtyrëve të

ndryshme të fjalisë. Në varësi nga kjo ndryshon edhe forma e tij.Këto forma të emrit,

me anën e të cilave shprehen lidhjet e tij me fjalët e tjera në fjali, quhen rasa.

Emri në gjuhën shqipe ka pesë rasa: emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren dhe

rrjedhoren.

Gjuha shqipe nuk ka forma të vëçanta për pesë rasat.Në njëjësin e lakimit të pashquar

emërorja me kallëzoren dalin me të njëjtën formë, po ashtu edhe dhanorja me

rrjedhoren nuk dallohen prej njëra-tjetrës nga forma rasore.Po kjo gjë ndodhë edhe në

shumësin e pashquar, me këtë ndryshim që këtu rrjedhorja del me një formë të

vëçantë (me mbaresen sh).

9https://www.scribd.com/document/327547043/Emrat-Qe-Perdoren-Vetem-Ne-Shumes

24

Në njëjësin e shquar kallëzorja ndryshon prej emërores, ndërsa dhanorja me

rrjedhoren prapë nuk dallohet prej njëra-tjetrës.Në shumësin e shquar ndodhë po ajo

gjë si në njëjësin e pashquar, d.m.th.këtu dalin me të njëjtën formë si emërorja me

kallëzoren, ashtu edhe dhanorja me rrjedhoren.

• Kuptimet kryesore të rasave:

Rasa emërore:në fjalin shërben si kryefjalë, si pjesë e kallëzuesit emëror, si përcaktor

kallëzuesor I kryefjalës, si ndajshtim ose si thirror.

Rasa gjinore: përdoret kryesisht me emra në funksione të ndryshme përcaktuese. Ajo

mund të shërbejë: për të karakterizuar një send, për të treguar cilësi, lendëëtj., për të

treguar personin ose sendin që mbart një cilësi të caktuar, për të treguar personin a

sendin mbi të cilin bie veprimi i shprehur etj,.

Rasa dhanore: përdoret zakonisht me folje. Shënon rregullisht kundrinën e zhdrejtë.

Pra, tregon kryesisht sendin a personin, të cilit i drejtohet veprimi, personin që

përjeton një gjendje ( fiziologjike ose psikologjike), personin ose sendin, të cilit i

përket diçka

Rasa kallëzore:në shqipen e sotme përdoret vetëm me folje dhe mund të shënojë:

sendin mbi të cilin bie drejtëpërdrejtë veprimi i shprehur nga një folje kalimtare

(kundrinën e drejtë), një tipar të sendit të treguar nga kundrina, kohen e kryrjes së një

veprimi, tregon sasi e masë etj.

Rasa rrjedhore:mund të përdoret edhe me folje a mbiemra prejfoljorë edhe me emra.

Rrjedhorja pranëfoljore ngërthen në vetvete kuptime të ndryshme, ai ato të shkakut, të

mjetit, të vendit, të kohës etj., nga të cilat ai i prejardhjes ose i largimit, prej nga e ka

marrë emrin kjo rasë, paraqitet vetëm si njëri nga kuptimet e saj10.

10Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f. 108-110.

25

4.4.Tipat e lakimit

Në gramatiken e gjuhës shqipe emrat janë ndarë në disa lakime11:

• Lakimi i parë:

Në lakimin e parë hyjnë shumica dërrmuese e emrave të gjinisë mashkullore. Në

emëroren e pashquar njëjës ata dalin përgjithësisht në bashtingëllore; një numër i

kufizuar dalin me temë në zanore.

Emrat e lakimit të parë, si të gjithë emrat e tjerë, në rasat emërore dhe kallëzore të trajtës

së pashquar dalin me mbaresë zero, kurse në tri rasat e tjera marrin mbaresën –i. Në

trajtën e shquar ata marrin këto mbaresa: E: -i, Gj: -it, Dh: -it, K: -in, Rr: -it.

Trajta e pashquar: Trajta e shquar:

E: ushtar E: ushtar-i

Gj: i/e ushtar-i Gj: i/e ushtar-it

Dh: ushtar-i Dh: ushtar-it

K: ushtar K: ushtarin

Rr: ushtar-i Rr: ushtar-it

E: gjeneral E: gjeneral-i

Gj: i/e gjeneral-i Gj: i/e gjeneral-it

Dh: gjeneral-i Dh: gjeneral-it

K: gjeneal K: gjeneral-in

Rr: gjeneral-i Rr: gjeneral-it

11Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f.111-120.

26

• Lakimi i dytë:

Në lakimin e dytë hyjnë një numër i kufizuar emrash të gjinisë mashkullore që në

emëroren e pashquar njëjës dalin me k, g, h ose me zanore të theksuar.

Trajta e pashquar: Trajta e shquar:

E: shok E: shok-u

Gj: i/e shok-u Gj: i/e shok-ut

Dh: shok-u Dh: shok-ut

K: shok K: shok-un

Rr: shok-u Rr: shok-ut

• Lakimi i tretë:

Në lakimin e tretë hyjnë të gjithë emrat e gjinisë femërore. Në emëroren dhe kallëzoren e

njëjësit të pashquar emrat e lakimit të tretë dalin me mbaresë zero, ndërsa në rasat

gjinore, dhanore e rrjedhore marrin mbaresën –e.

Në trajtën e shquar emrat e lakimit të tretë marrin këto mbaresa: E: -a, Gj: -s(ë),Dh: -s(ë),

K. –n(ë), Rr: -s(ë).

Trajta e pashquar: Trajta e shquar:

E: vajzë E: vajza

Gj: i/e vajz-e Gj: i/e vajzë-s

Dh: vajz-e Dh: vajzë-s

K: vajzë K: vajzë-n

Rr: vajz-e Rr: vajzë-s

27

E: plakë E: plaka

Gj: i/e plak-e Gj: i/e plakë-s

Dh: plak-e Dh: plakë-s

K: plakë K: plakë-n

Rr: plak-e Rr: plakë-s

• Lakimi i katërt:

Në lakimin e katërt, hyjnë të gjithë emrat e gjinisë asnjanëse, të cilat nga pikëpamja e

ndërtimit janë emra të nyjshëm.Emrat e lakimit të katërt dallohen prej atyre të lakimit të

parë vetëm në rasat emërore dhe kallëzore të trajtës së shquar. Në këto rasa ata marrin të

njëjtën mbaresë–t/-it: të ecur-it, të nxënë-t, të folur-it.

Trajta e pashquar: Trajta e shquar:

E: të folur E: të folur-it

Gj: i/e të folur-i Gj: të folur-it

Dh: të folur-i Dh: të folur-it

K: të folur K: të folur-it

Rr: të folur-i Rr: të folur-it

Lakimi i emrave në numërin shumës.

Emrat e të katër lakimeve në numrin shumës lakohen njëlloj, Mbaresat e lakmit në tëdy

trajtat i shtohen temës së shumësit. Në trajtën e pashquar mbaresat janë: Gj: -ve, Dh: -ve,

Rr: -sh dhe në të shquarën: E: -t(ë)/ -it, Gj: -ve, Dh: -ve, K: -t(ë)/ -it, Rr: -ve.

Trajta e pashquar: Trajta e shquar:

E: ushtarë E: ushtarë-t

Gj: i/e ushtarë-ve Gj: i/e ushtarë-ve

Dh: ushtarë-ve Dh: ushtarë-ve

28

K: ushtarë K: ushtarë-t

Rr: ushtarë-sh Rr: ushtarë-ve

E: shokë E: shokë-t

Gj: i/e shokë-ve Gj: i/e shokë-ve

Dh: shokë-ve Dh: shokë-ve

K: shokë K: shokë-t

Rr: shokë-sh Rr: shokë-ve

E: vajza E: vajza-t

Gj: i/e vajza-ve Gj: i/e vajza-ve

Dh: vajza-ve Dh: vajza-ve

K: vajza K: vajza-t

Rr: vajza-sh Rr: vajza-ve

4.4. Kategoria e trajtës

Kundërvënia formale tratë e shquar/ trajtë e pashquar, që shfaqet në kundërvënien e

dy tipave të lakimit me sistemin e tyre të mbaresave, lakimit të shquar e të pashquar,

mbështete në kundërvënien kuptimore përkatëse. Të marra sëbashku, ato përbëjnë një

kategori gramatikore të veçantë të emrit.Kuptimi që fiton emri në trajtën e shquar,

quhet kuptim gramatikor i shquarsisë.

* Përgjithësisht emri del në trajtën e shquar në këto raste:

- Kur ka njëfarë lidhjeje objective, marrëdhënie, me një emër tjetër të një konteksti të

mëparshëm ose me tërë kontekstin në përgjithësi.

- Kur nga situate konkrete, në të cilën zhvillohet ligjërimi, merret vesh se për çka

flitet.

29

- Kur nga informacioni që kanë bashkëbiseduesit, merret vesh se bëhet fjalë për një

send a person për të cilin ata kanë biseduar më parë, në një situatë tjetër.

- Kur shënon sende unike, të vetme në llojin e tyre etj.

* Kuptimi dhe përdorimi i trajtës së pashquar:

Në trajtën e pashquar emri përdoret kryesisht me kuptimin e tij më të përgjithshëm,

abstrakt, si përfaqësues i një klase të tërë sendesh që formojnë një tip të vetëm në

bazë të tipareve të tyre të përbashkëta12.Atëherë emri paraqitet thjeshtë si një emërtim

abstrakt, si veshje material e një nocioni të gjerë e të papërcaktuar.

Rastet më të shpeshta, kur emri del i pashquar, janë:

- Si pjesë përbërëse e kallëzuesit emëror.

- Si përcaktor kallzuesor.

- Në disa shprehje fraziologjike, të formuara zakonisht prej një foljeje dhe një emri.

- Në fjali mohore.

- Kur tregon një pjesë të pacaktuar lënde.

12Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f.127.

30

V. Përfundimi

Po e përmbledh këtë punim shkencor me një shpresë që kam arritur mbase të shqyrtojë

atë, që është e rëndësishme lidhur me emrat. Temën të cilën e kisha për studim dhe të

cilën e punova me shumë dashuri e përkushtim është emri tek vepra “ Gjenerali i ushtrisë

së vdekur “ të shkrimtarit Ismail Kadare.Dua të theksoj se kam punuar me shumë

përgjegjësi, dhe jam munduar shumë që puna ime të jetë në dobi të atyre të cilët do ta

lexojnë.

Për trajtimit e kësaj teme duhet shumë punë dhe mund pasiqëështë një temë me shumë

peshë në Gjuhën Shqipe.

Çdo lexues dhe çdo shqipfolës duhet pasur njohuri për emrin dhe përdorimin e drejtë të

tij sepse gjuha jonë nuk lejon keqinterpretimin e saj para popujve të huaj.

Prandaj edhe unë jam përkushtuar më tërë qenien time për trajtimin e saj në mënyrë të

qartë.

Gjatë kësaj analize kam hasur në shumë lloje të ndryshme të emrave, në shumë kategori

që e përcaktojnë atë, në lakime e trajta të ndryshme.

Poashtu lexuesve ju shërbejë edhe përmbajten e romanit, veçantinë e tij si një kryeveper e

autorit.

Në fund dua të theksoj se nga ky punim kam arritur të kuptoj të se sa e pasur dhe sa e

pastër është gjuha jonë.

31

VI. Bibliografia

• Agalliu.F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A, Hysa. E, Lafe. E, Likaj.

E (2002):

•Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë.

• Kadare. I ( 2007) : Gjenererali i ushtrisë së vdekur, Tiranë.